Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
WORLD
Thu Oct 18 2012, 10:13am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Ketu mund te paraqesni problemet qe ju keni.
Ne do mundohemi qe ti trajtojme.

ps: Mund te perdorni dhe mesazhet private, per ceshtje konfidenciale!

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Tue Nov 06 2012, 10:08pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
ani dhe në Shkoder!

Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive (QShPP)
Në bashkëpunim me World Association for Positive Psychotherapy (WAPP)
International Academy for Positive and Cross-cultural Psychotherapy (IAPP)
Wiesbadener Akademie für Psychotherapie (WiAP) me seli në Wiesbaden-Gjermani
dhe Qendrën e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike Shkodër (QKSHP)

Ju ftojnë në trajnimin bazë në 'Psikoterapi Pozitive' , që do të nisë në muajt Janar-Shkurt 2013 pranë QKSHP Shkodër.

Nëpërmjet këtij trajnimi mund të fitoni titullin “Basic Consultant of Positive Psychotherapy” (Konsulent Bazik në Psikoterapi Pozitive)
Trajnimi është i akredituar edhe nga Shoqata Evropiane për Psikoterapinë (EAP)

Ne ditët në vazhdim do ju njohim me informacione më të detajuara.

*PS: Në përfundim të këtij trajnimi, ju kemi kursyer shumë orë rrugë, ca para dhe kohën tuaj.
Zgjidhni pozitivisht!

Për çdo na kontaktoni:
QENDRA E KESHILLIMIT DHE SHERBIMEVE PSIKOLOGJIKE (SHKODER)
Cel: +355 67 30 17 299
email: -email-


MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Sat Nov 10 2012, 05:01pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Carl Jung's theory of personality



MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Wed Nov 14 2012, 11:03pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
INFORMACION I DETAJUAR MBI TRAJNIMET E PSIKOTERAPISE POZITIVE NE SHKODER

Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive (QShPP)
Në bashkëpunim me
World Association for Positive Psychotherapy (WAPP)
International Academy for Positive and Cross-c
ultural Psychotherapy (IAPP)
Wiesbadener Akademie für Psychotherapie (WiAP)
Qendra e Keshillimit dhe Sherbimeve Psikologjike Shkoder (QKSHP)
Ju ftojnë në trajnimin bazë në
'Psikoterapi Pozitive'
Për të fituar titullin
“Basic Consultant of Positive Psychotherapy”
(Konsulent Bazik në Psikoterapi Pozitive)
I akredituar edhe nga
Shoqata Evropiane për Psikoterapinë (EAP)
Drejtuar në gjuhën angleze (me përkthim në shqip)
nga
Trajnerë ndërkombëtarë e psikoterapistë me përvojë në
Psikoterapi Pozitive dhe fusha të tjera të psikoterapisë

Datat e moduleve të trajnimit:
4-6 janar 2013 - Moduli 1 – Trajner: Selma Henrichs
8-10 shkurt 2013 - Moduli 2 – Trajner: Christian Henrichs
5-7 prill 2013 - Moduli 3 – Trajner: Enver Çesko
14-16 qershor 2013 - Moduli 4 – Trajner: Selma Henrichs

* Per regjistrime dhe paqartesi na kontaktoni:
Email: -email-
Cel: +355 67 30 17 299
Fcb: Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri

Me poshte do te gjeni informacion te detajuar mbi kushtet e pjesemarrjes, modulet e trajnimet, dhe hollesite mbi regjistrimin.


• Kushtet për ata që mund të marrin pjesë
- Profesionistët, të diplomuarit ose studentë të vitit të fundit (të paktën të nivelit bachelor) në fusha të tilla si: shkenca humane, shkenca sociale (punë sociale, psikologji, pedagogji), shëndetësi ose mjekësi.
- Studentëve të universitetit, kjo certifikatë i lëshohet vetëm pasi të jenë diplomuar nga universiteti me diplomën e nivelit bachelor. Përpara përfundimit të studimeve të tyre, ata do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes nga Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive, e cila do të shkëmbehet me certifikatën e lëshuar nga WAPP pas diplomimit.
• Kohëzgjatja (200 orë; të shpërndara në 4 module seminaresh në një periudhë 6-8 mujore)
- 120 orë teori, praktikë dhe vetë-zbulim në Psikoterapi Pozitive (PPT): maksimumi katër seminare në fundjava.
- 30 orë grup intervizimi të rregullt ndërmjet seminareve
- 40 orë studimi të literaturës (bibliografia bazike e librave të Psikoterapisë Pozitive
- Numri maksimal i orëve të një moduli seminaresh është 30 orë akademike (45-minutëshe).
• Detyrat, provimet dhe certifikatat
- Një raport vetë-reflektimi me 5 faqe të shkruara: përshkrim i zhvillimit të vetes në fushën e Psikoterapisë Pozitive, duke u bazuar në studimin e literaturës së rekomanduar (min. 10 orë). Ky raport mund të shkruhet në anglisht ose në gjuhën shqipe, duke përmbajtur një abstarkt të shkurtër në anglisht.
- Në bazë të detyrave të shtëpisë, një provim me gojë do të zhvillohet nga trajneri në fund të seminarit mbyllës.
- Pjesëmarrësi duhet të përmbushë kushtet e mësipërme dhe ta kalojë me sukses provimin me gojë, që të pajiset me certifikatën me titull “Basic Consultant of Positive Psychotherapy”.
- Pas çdo seminari (moduli) pjesëmarrësi do të marrë një “Certifikatë Pjesëmarrjeje” (lëshuar nga Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive).
- Certifikata përfundimtare do të lëshohet,vuloset dhe nënshkruhet nga WAPP pas bërjes së pagesës për certifikatën.
- Pjesëmarrësi më pas mund të aplikojë për anëtarësim të plotë pranë WAPP.
• Kosto & pagesat (për përballimin e shpenzimeve organizuese të trajnimit)
- Pagesa për çdo seminar (modul) është 100 Euro (por mund të përfitohet 10% ulje për një person ekstra të sjellë për regjistrim dhe po të njëjtin përfitim ka edhe personi tjetër)
- Për grupe mbi 5 persona që regjistrohen së bashku, përfitohet 20% ulje për person
- Pagesa e regjistrimit kryhet 2 muaj përpara datës së parë të seminarit në masën 50% dhe pjesa tjetër kryhet në ditën e parë të seminarit. Pagesat për modulet vijuese bëhen një muaj përpara datës së modulit
- Pagesa për certifikatën përfundimtare është 50 Euro
- Pra, i gjithë trajnimi kushton 450 Euro në total në rast regjistrimi individual.

MODULE:
MODULI 1 – Hyrje në Psikoterapinë Pozitive (PP)
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Psikoterapia Pozitive: përkufizimi, organizimi, efikasiteti i metodës, modeli i trajnimit
• Tre parimet e Psikoterapisë Pozitive
• Imazhi pozitiv për njeriun, përqasja pozitive, interpretimi pozitiv
• Përqasja trans-kulturorore, sfidat dhe përfitimet e jetës në botën multi-kulturore
• Teknikat Inovative në PP (hyrje): Modeli i Ekuilibrit; Modeli i Modelimit; Aftësitë Bazë dhe Aktuale; 5 Fazat e Terapisë (AD) dhe Vetë-ndihma; 3 Fazat e Ndërhyrjes; Konflikti Bazë, Aktual, i Brendshëm dhe Kyç; Interpretimi Pozitiv; Letër ndaj Simptomës; Përdorimi i humorit, tregimeve dhe fjalëve të urta
• Konflikti Aktual, aftësia për të reaguar ndaj konfliktit
• Konflikti kyç
• Modeli i Ekuilibrit: 4 dimensionet në jetë
• 4 sferat e reagimeve në konflikte dhe mekanizmat e ‘ikjes’ dhe ‘kompensimit’
• Tipet e reagimeve; modeli i zgjidhjes dhe ikjes (normal/hipo/hiper/)
• Psikosomatika (prezantim i shkurtër i Modelit të Ekuilibrit)
• Identifikimi profesional si objekt për trajnim profesional (diskutim duke përdorur Modelin e Ekuilibrit)
Detyrë: Praktikimi i Psikoterapisë Pozitive në përvojën personale
përcaktimi i Modelit të Ekuilibrit personal
==============================================================================
MODULI 2 – Zgjidhja Pozitive e Konfliktit
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Reflektime nga përvoja personale në përcaktimin e Modelit të Ekuilibrit në jetën e përditshme
• Aftësitë bazë si mundësi për zhvillim
• Aftësitë parësore dhe dytësore, Konflikti Bazë, Kultura familjare, konceptet dhe traditat. Efektet e vlerave kulturore në koncepte dhe raporte (traditat dhe keqkuptimet)
• Teoria e mikrotraumës dhe përmbajtja e konfliktit. Inventari i Analizës Diferenciale (IAD)
• Dimensioni i katër modeleve nga përvoja e të kaluarës
• Mungesa si pjesë e zhvillimit, problemet si faktor apo instrumente komunikuese
• Interpretimi pozitiv i konflikteve/çrregullimeve si hipoteza psikodinamike
• Katër dimensione në raporte dhe përgjegjësi (vetë-zhvillim)
• Pesë nivelet në zgjidhjen e konflikteve
• Supervizim dhe raste studimore
==============================================================================
MODULI 3 – Marrëdhënia Pozitive Terapeutike
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Reflektime nga përvoja personale në përcaktimin e Modelit të Ekuilibrit në jetën e përditshme
• Marrëdhënia Klient – Psikoterapist Pozitiv
• Efektet e vlerave kulturore në marrëdhënien terapeutike
• Përdorimi i tregimeve, fjalëve të urta dhe humorit në Psikoterapinë Pozitive; funksionet, burimet, pengesat, ushtrime praktike
• Pesë fazat e trajtimit dhe konsultimit
1. Vëzhgimi; makro- dhe mikro-trauma; instrumentet në vëzhgim; interpretimi pozitiv, përqasja trans-kulturore
2. Inventarizimi; instrumentet e inventarizimit; formulimi i konfliktit: bazik, aktual, i brendshëm dhe kyç
3. Inkurajimi; gjetja e burimeve; instrumentet e stimulimit
4. Verbalizimi; instrumentet e verbalizimit
5. Zgjerimi i synimeve; instrumentet e zgjerimit të synimeve
• Demonstrimi i pesë fazave në seancë terapeutike
• Fushat e përgjegjësisë terapeutike (vetë-zhvillim në grupe të vogla)
• Supervizime dhe studime rastesh në fund të çdo dite
==============================================================================
MODULI 4 – Aplikimi i Psikoterapisë Pozitive
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Reflektime nga përvoja personale në përcaktimin e Modelit të Ekuilibrit në jetën e përditshme
• Plani i trajtimit në Psikoterapinë Pozitive
• Pesë fazat në intervistën e parë në Psikoterapinë Pozitive
• Pesë fazat e terapisë/këshillimit
• Pesë fazat e seancës
• Pesë fazat në vetë-ndihmë dhe edukim
• Psikoterapia Pozitive Familjare; instrumentet në terapinë familjare, roli i Psikoterapistit në terapinë familjare
• Psikoterapia Pozitive Familjare në profesionet e ndryshme (detyra për student, format e ndryshme nga këndvështrimi i vetë studentëve), psikosomatika, mjekësia, psikiatria, grupet, fëmijët dhe adoleshentët, lidershipi, edukimi, biznesi, etj
• Supervizim dhe studim rasti
==============================================================================
Datat e moduleve të trajnimit:
4-6 janar 2013 - Moduli 1 – Trajner: Selma Henrichs
8-10 shkurt 2013 - Moduli 2 – Trajner: Christian Henrichs
5-7 prill 2013 - Moduli 3 – Trajner: Enver Çesko
14-16 qershor 2013 - Moduli 4 – Trajner: Selma Henrichs
=============================================================================
Hollësi mbi regjistrimin:
Duke u bazuar në numrin e lartë të kërkesave për regjistrim on-line deri në këtë moment, si dhe në pyetjet individuale që kanë ardhur si mesazhe nga miq të interesuar, do të ishte e dobishme, për të siguruar një sistem regjistrimi që u jep mundësinë atyre që janë të interesuar me të vërtetë, të kihen parasysh pikat e mëposhtme për regjistrimin pranë zyrës së QKShP, Shkodër:
(1) Mundësisht njoftoni një ditë më parë në telefon apo e-mail znj.Irena Kraja prane QKSHP, që do të paraqiteni individualisht apo si grup për regjistrimin pranë QKShP. Data 23 nëntor 2012 është mundësia e fundit për regjistrimin, ku z. Etion Parruca, Koordinator i Trajnimit nga QShPP, do jetë i pranishëm në intervalin 12.00-16.00 për kryerjen e regjistrimit, si dhe për çdo pyetje a paqartësi që mund të keni për trajnimin.
(2) Lidhur me dokumentacionin, duhet të paraqiteni me mjet identifikimi (kartë identiteti, ose pasaportë, ose patentë – kjo për efekt certifikimi me emrin/mbiemrin e saktë pas përfundimit të çdo moduli dhe gjithë trajnimit), si dhe të dorëzoni një CV, një kopje të diplomës së degës relevante, ose vërtetim që jeni në vitin e fundit të studimeve bachelor, për studentët)
(3) Përsa i përket pagesës për regjistrimin, nuk ka një proces seleksionimi të mirëfilltë, por regjistrohen 40 të parët që paraqiten, të cilët i plotësojnë kriteret, si dhe duke bërë pagesën prej 50% të shumës së modulit të parë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe jeni të mirëpritur për pyetje, qartësime e kërkesa të mëtejshme!

* - * - * - * - *
“Nëse dëshiron diçka që nuk e ke patur më parë, bëj diçka që nuk e ke bërë më parë.”
-- Prof. Dr. Nossrat Peseschkian (Themeluesi i Psikoterapisë Pozitive)
* - * - * - * - *

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
West****
Thu Nov 15 2012, 06:23pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
100 euro, per trajtim ? si ide e mire, po cmimi absurd duke dite se 80 % kane nevoje per psikoterapi pozitive, pasi edhe vetvehten e shofin me dyshim
Back to top
WORLD
Fri Nov 16 2012, 09:18am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
ciao west! Absrud ne sensin qe eshte i larte apo i ulet ?

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
West****
Fri Nov 16 2012, 08:54pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Varet se sa i sherben njerezve.. po thash i shtrejte se mund te ken shume njerez deshire te shkojne por se perballojne dot, me kushtet qe kalon Shkodra , falas te ishte ba do te ishte ma mire.
Back to top
WORLD
Sat Nov 17 2012, 03:15pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
ke te drejte! Por trajnuesit qe do vine, jane te githe nga jashte Shqiperie dhe ata kane honoraret e tyre. Plus biletat e avionit, plus qendrimi ne hotel etj.... Ne kemi zhvilluar dhe trajnime me kosot deri ne 7 euro, sepse keshtu na eshte kerkuar ....

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Wed Nov 21 2012, 10:11pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Të nderuar studentë!
Ju njoftojmë se këtë të Premte dt 23.11.2012 ora 11.00
pranë prane Universitetit "Luigj Gurakuqi" Fakultetit të Shkencave të Edukimit, salla 304,
do zhvillohet një orë seminari të hapur me temë
“Psikoterapia Pozitive”.

Ky seminar organizohet në kuadrin e bashkëpunimit:
Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike - Shkoder (QKSHP),
Qendra Unive
rsitare e Këshillimit Psikologjik (QUKP)
Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive (QSHPP).

Në këtë seminar do të jenë gjithashtu të pranishëm pedagogë dhe përfaqësues nga organizata dhe institucione të ndryshme.

Hyrja e lire!

“Nëse dëshiron diçka që nuk e ke patur më parë, bëj diçka që nuk e ke bërë më parë.”
Prof. Dr. Nossrat Peseschkian (Themeluesi i Psikoterapisë Pozitive)

Me shume info:
QENDRA E KESHILLIMIT DHE SHERBIMEVE PSIKOLOGJIKE (SHKODER)
Cel: +355 67 30 17 299
email: -email-

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Sun Nov 25 2012, 06:35pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
inagurohet Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri



MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Sun Nov 25 2012, 06:38pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
FOTO TE QENDRES:







MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
Cen Durimadhi
Thu Dec 13 2012, 02:14pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
gja e bukur se i ka mungu shkodres, urime!

ps pa tham i gja per humor tesh se spa mundem me ndejt
per sy tballit gjysa e shkodres ma par shkojn te hoxha se sa shkojn nder qendra per probleme qe kan

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
Gurabi
Thu Dec 13 2012, 07:21pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
Cen Durimadhi ka shkruar:

gja e bukur se i ka mungu shkodres, urime!

ps pa tham i gja per humor tesh se spa mundem me ndejt
per sy tballit gjysa e shkodres ma par shkojn te hoxha se sa shkojn nder qendra per probleme qe kan



hahahhahahaha vertet se skan pas opsion tjeter

shume e mire sidomos per fmite edhe adoleshente

urime ishalla ju shkon mbare


Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
Cen Durimadhi
Thu Dec 13 2012, 09:06pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
gurab se ti keke dora e ktyne si shkojn ner hoxha
a ke ni per hoxhen me laptop hahaha

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
Gurabi
Thu Dec 13 2012, 09:10pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
Cen Durimadhi ka shkruar:

gurab se ti keke dora e ktyne si shkojn ner hoxha
a ke ni per hoxhen me laptop hahaha



ja naq une te fallxhorja ajo mshnosh hahahhaha



Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
Cen Durimadhi
Thu Dec 13 2012, 09:15pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Gurabi ka shkruar:

Cen Durimadhi ka shkruar:

gurab se ti keke dora e ktyne si shkojn ner hoxha
a ke ni per hoxhen me laptop hahaha



ja naq une te fallxhorja ajo mshnosh hahahhaha





hahhaa kena harru ata si xjerrin istihar
asht njena si mka hedh dekun i dit si e shifte hahaha
ps at dit qellova nshpi per sherr e kam ni e jam aj tu qesh kur ka ik, i jav rresht kam pas fjalt e saja ngoj


[ Edited Thu Dec 13 2012, 09:16pm ]

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2546 sec, 0.0675 of that for queries. DB queries: 51. Memory Usage: 2,905kB