Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Mitologji |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Mitologjia Shqiptare |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Me shkoj menja per me e hap nji ket tem, duke e marre parasysh qe jemi shum te pasun per nga Mitologjia si Popull, pa marr parsysh se ka shum gjana qe mbase jan te verteta. Apo kan ndollur por jan te futura ne klasen e mitologjis mbase qe jan te lashta ose qe nuk jan te faktume. Afersisht sa di un kemi te thuash me shum se 50 mithe te ndryshme nga legjendad apo njerz me forca te mbinatyrshme, apo mithe te karaktereve te ndryshme si psh Shtojzotvallet, Zanat e'malit, shtrigat, lugat , kucedra,Gjer Elez Alia, Konstandini,Xhind, etj. Un po flas pak per shtojzovallet, si shembull pastaj ju flitni per cfar te keni qef ju. shtojzovalles janë krijesa të vogla meshkuj dhe femra me nje bukuri të jashtëzakonshme. Ata jetojnë në pyje dhe kullota dhe të kalojnë kohën e tyre duke kënduar dhe vallëziuar . Ata kanë aftësinë për të fluturuar. Ato janë të padukshme për njerëzit dhe një njeri mund të shohin ato vetëm në qoftë se ata heqin një vel të padukshme para syve të tyre. Ndonjëherë njerëzit dhe shtojzovalles janë të martuar, por një qenie njerëzore mund të mbani një vajzë shtojzovalle vetëm nëse ai i jep asaj rrobat e tij të veshin. Nëse një njeri ndërton shtëpinë e tyre në tokat e banuara nga shtojzovallet, shtëpia do të jetë e shqetësuar nga shtrëngimi shtojzovalles zinxhirë të rënda hekuri. Thohet se kur Kyeengjelli Michael, kur ishte tui luftu Me Dreqin Keta engjullit e tjere mbajten qendrim neutral dhe nga kjo arsye u kthyen ne shtojzovalle. edhe sot e kesaj dite ato rrin duke qajtë në pendim për neutralitetin e tyre dhe në qoftë se lotët e tyre bie mbi një njeri ai do të vdesë edhe prandaj ka met si shprehej i ka ra pika. Ju uroj Kureshtje dhe lexim te kendshem . Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | trokit ketu ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Shum interesant libri Olive na qite pun tesh me e lexu ![]() | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | mfal ![]() ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | A munesh me e gjet edhe nji tjeter Olive, se nuk pa me duket i mjaftushem ![]() Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | a mundesh me na gjete librat e legjendes se Mujos dhe te Halilit Olive? Kena dal perj temes. U kthy tema ne "qfar libri kerkoni" ![]() | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | ::bud:: ka shkruar: a mundesh me na gjete librat e legjendes se Mujos dhe te Halilit Olive? Kena dal perj temes. U kthy tema ne "qfar libri kerkoni" ![]() legjendat e mujit e halilit jane t tregime te mocme shqiptare prej Mitrush Kutelit. ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | OLIVE OYL ka shkruar: ::bud:: ka shkruar: a mundesh me na gjete librat e legjendes se Mujos dhe te Halilit Olive? Kena dal perj temes. U kthy tema ne "qfar libri kerkoni" ![]() legjendat e mujit e halilit jane t tregime te mocme shqiptare prej Mitrush Kutelit. Jane te 'Tregimet e Mocme Shqiptare' dhe neper librat e letersise kur kena studiu Eposin e Kreshnikeve. M'kujtohet sa e kam recitu pjesen 'Ajkuna qan Omerin' e di hala permendsh, sa prekese asht! Neper internet arrita me gjet ita: Eposi i kreshnikëve Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) është një epos legjendar i përbërë nga kënge të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës"). “Vajtimi i Ajkunës” Drita a dale e drite s’po ban, ka le dielli e nuk po nxeh : ça ka ba Gjeto Basho Muji ; Djalin n’dhe Muji e ka shti... A dredhe Muji e në shpi ka shkue, nana e djalit po e pyet ; - Mujo, djalin ç’ma ka gjete ? N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ? Qyqe vetëm rrugën paska marre, kane zane vend yjt’ vajin me e ndie ! Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha, atëherë nana hanen ka mallkue : - T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane, qe s’ma çove atë natë nji fjalë, n’Lugje t’Verdha, shpejt më dalë bashkë me hy n’nji varr me djalë ! Kur ka shkue te varri i djalit, ka pa ahin treqind vjeç, ahi ishte rrema-rrema, nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin Mire po pshtetet për degë t’ahit pikon loti mbi varr te djalit Kane lanë kangen zogjtë e malit, kane lanë kangen me veshtrue ! - Po a s’e din se kush ka ardhe, qe nuk cohesh për m’u fale, more i miri i nanes-o ? Amanet, o more bir, dil nji here ksi burgut t’erret, fol me nanen që t’ka rrite s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite ! More Omer i nanes-o ; A thue gjokun me ta prue ? Dil nji here për me lodrue bjer nder gurra me u freskue kërko majat bashke me zana se ty varrin ta ruen nana, mori i miri i nanes-o ! ![]() [ Edited Wed Jan 09 2013, 06:20pm ] Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Fuqia e Mujit Lum e lum për t’lumin Zot, Nu’jem kanë e Zoti na ka dhanë ! Kurr ish’kanë Muja djalë i ri, M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni ; Coban lopesh zotnija e ka ba, Për gjith ditë bjeshket Muja tu’i kerkue ; Për gjith ditë nder gurra t’u u freskue, Për gjith ditë nder mriza tuj pushue Rruge as shtek pa njofte nuk ka lanë M’i çon lopët gjithhere ku s’i’n kanë ‘I nate lopët cobanit i paskan hupe E tu shpija nu’ka mujte me dredhe Buze nji shkambit m’u ndalë asht ngushtue Asht ule djali aty për me fjete Paj dy djepa aty ki’n qillue ; E kan marre brimen e tuj kjajte M’asht avite Muja me i shikjue Po i pajton tuj i pekunde E t’dy djepat ika vun në gjumë Bardhe si drita dy Zana atëherë kanë ardhe - Ty, qysh të thonë – Mujon e kan pvete- Zo’ ! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete !- Muja atëherë shka u ka thanë Rrogtar lopesh un kam qillue Për gjith dite kto bjeshke i kam kerkue Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe M’kan hupe lopët, e askund s’kam mujte më i gjete Ktu m’xu nata e u ngja për me fjete S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie Ishin kanë tuj kajte keta dy fmi Kurrkund carje fmia nu’m’kan lanë M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue Po Zo’ ! shka jeni me gjithë ket drite ?- - Zana jemi, Mujo, tuj shetite, - Tuj u sjelle na njërzvet me u ndihmue, Ti c’farë ndere, Mujo, po na lype ? Qi dy djepat na ike vu në gjumë ? A don force, Mujo, me qindrue ? A don lufte, Mujo, me luftue ? A don gja, Mujo, a don mall ? A don,dije, Mujo a don gjuhe ? Lyp shka te duesh Mujos te i kan thanë Kqyr Muji atëherë c’ka qite e ka thanë : - Shpesh po m’ngucin cobanija Shum inad cobajt si me kanë Paj me force me ja u kalue un due Njana shoqes Zanat atëherë i kan thanë : - Tamel gjiut Mujit për me i dhanë Tamel gjiut i kan dhanë me pi Me tri pika djalin m’a kan ngri E ika fale Zoti kaq fuqi Sa me e luejte shkambin ma t’madhin - Kape gurin ! - Zanat i kan thanë Njimi okesh e ma guri ish’kanë E ka kap gurin njimi okesh Badihava peshue me duer e ka ; Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma Njana shoqes Zanat atëherë i kanë thanë : - Edhe do tamel Mujos me i a dhanë E ka marre tamlin Muji e e ka pi E ka kape gurin me e peshue Deri në gju ai gurin e ka cue E ka ugje prap n’toke e ka pushue Kqyre Zana sa mire ka thanë : - Edhe pak gji Mujo me i a dhanë I ka dhanë prap gji për me pi Sa don Zoti t’i ka dhanë fuqi E e ka marre gurin me e peshue Deri në shoge (brez) gurin e ka cue E kan pa Zanat e kan kqyre Njana tjetrës prap te i kan thanë : - Opet (përsëri) Mujit gji lypet me i dhanë E ka marre Muji gji me pi O ! se c’po i ep edhe Zoti fuqi Kenka ba si me kanë drangue Ka marre gurin me e peshue N’cep te krahit Muji e ka vdue Njimi okesh gurit i ka qindrue Njëna shoqes Zana c’ka i ka thanë : - Tjetër gji Mujit mos me i dhanë : Pse tjetër gji Mujit për me i dhanë E batis dyrnjan ana-m’ane, Atëherë Zanat Mujin po e zhgjertojne Se sa t’vogël qi po flasin : Përmbi krye hana tuj i shikjue Përmbas shkambit hija tu’u zgjatue Sa miqsisht me te kan kuvendue Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thanë : - Probatin na, Mujo, duem me te xane : Fol ti, Mujo tash qysh po thue ?- - Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue !- E ka fale Zoti sabahin Ferk e ferk Muji kanka cue I ka gjet lopët e në shpi ka shkue N’fushë t’Jutbines Muji kur a ra Bytym shoket e mbledhun i ka pa Se me Mujin aty i’n kenë msue Me i a mujte Mujit tuj ladrue Kqyre seri Muji shka ka ba : I a ka nise me cobaj me ladrue Send ma t’fortin me dore e ka kape Pese konope perpjete i ka dhanë As kurrkush me fole nuk po flet Se me thue kur po i bjen Dekun n’toke gjinden po i qëte Prej zotnis – tha – Mujit asht largue Prej zotnis – burri kur asht da Ka dredhe n’shpi - tha – nanen për me e pa *Tha – I a ka nise Muji tuj punue *Tha – I a ka nise Muji tuj luftue ! E n’sa lufta Muji si po bjen Ai gjith here me ndere si po del Martesa e Halilit Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh ! C’po e merr fryma rrapin e Jutbines ! Bore e madhe paska ra : Randojne ahet për me u thye Kanë cetinat vetëm kreshtat Ushtojne lugjet prej orteqesh Prej orteqesh kah po bijne nder gropa Kanë ra vashat me gja në lume Kanë gjete lumin ngri akull Kanë nise vashat me lype krojet Kanë gjete krojet tane ngri hej ! Ka dalë Muji me kreshnike A thue ndeshet me ndoj gja malit Sa shpejt diellin ma zu reja ! Shpejt ma endi njëi pelhure t’gjane e t’gjate E ia ka veshun majat rreth e rrotull Qe kur jane kap trimat-o te lumi Kaq perzi i ka fryma e plajm e re Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin Ngrine trimat, u sharruen Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit T’tane për darke Muji i ka ndalë Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji E ka vu një barre dru t’vogël në zjarr Treqind vete prihere m’u nxeh… Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet ! Kanë marre llafin e po llafiten Kanë marre gazin e po gazmojne Kanë nise trimat Mujin, po pyesin - N’vater tande, Muje, kemi qëllue mos na ki rande për nji fjale… Qysh Halilin s’e martove ?… Jane martue krejt mosha e tij… Djemt’e tyne n’loje te tane kanë dalë A t’u dhimbsen paret për me i dhanë ? A t’u dhimben dasmat për me i ba ? Tutna djalin dikush po na e rre Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja Rob te gjalle djalin po e zane Le konakun, Muje, po ta fikin Ma zi fisin, Muje, po na koritin… - Faqebardhe, more shoke,ju qofshi Se mire hallin po ma ditki, burra !… Ju t’pavllazen shoke s’keni qëllue Kujt po i dhembe dasmat për vlla t’vet ? Ky edhe s’asht or burra cub flligshish Mire e njihni se asht daji trimnish- Atëherë djali ka nise me fole - Kah kam vlla e kah kam moter vdeksha para n’u martofsha se gjithë gratë e Krahines ku jane se gjithë vashat e Jutbines ku jane bash si motra që po m’duken dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit po s’e mora Tanushen e kralit E une Tanushen vete e kam pa Gja ma t’mire s’sheh njëri nën kete diell Vetulla e saj e drejte si fiskaja Shtegu i ballit si shtegu i malit Kur merr hana me prendue Syni i saj si kokrra e qërshis E ka qërpikun si krahu i dallendeyshes Fytyra e saj si kuqet molla n’dege Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes Goja e vogël si lulja që shperthen Dhambet e bardhe si gurezit e lumit Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli Qafa e saj si qafa e pellumbit Shtati i saj porsi shtat cetine Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri) Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta Kurrrkund nji shteg që nuk me late Për me dalë deri në Krajli !- Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue ! Sa shpejt deti ka ndigjue ! E e ka cue nji fryme te forte E e ka cue një fryme te nxehte Bijne orteqet nëper gropa Ushtojne malet si prej motit ! Por tri dite e ma s’ka zgjate A shkri bora e ka ra n’lume Por tri jave e ma s’ka zgjate Cka e ka ba lumi ate te bardhe ? T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det Cpo kendojne bilbilat n’mal c’po lodrojne femija n’fushë - Shpejt më dalë te t’bani (stan në bjeshke) se ka shperthye ahi ! – Atëherë djali Mujit i ka thene : - Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhanë… Atëherë djali i ka kcye gjokut n’shpine : - T’mire u pafshim ! – Mujit i ka thanë Ka marre rrugen për krali Dy here djalin kurkush s’e ka pa Kalojne male e kalojne lugje Kalojne brështë (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe) Kal ojne dite e kalojne nët… - C ’ka ka hana që s’po del ? Kan e pyet bilbilat e malit Pritni pak more zogjt e malit Ju me kndue tjetër pune s’keni Hana sonte ka ndodhe zane Ka nji ndore (ne mbrojtje) me përcjelle…- Qatëherë djali sa kish ra n’breg t’lumit Ka lidhe gjokun brenda në nji imshte (ahishte me drure te rinj) Imshta ishte tane ahishte Vete shatorret nëper muzg te nates po i lyp Kur ta mbrrite të cadra e kuqe… Ka zane vend përmbas nji lisi Rranjët e lisit shpernda në lume … Sa urtisht djali që po e msyn (sulmon) Ma ka nxjerr thike ma te mprehten Kamba-doras asht avite… - Po ket fytyre ku e ka pa qe po me gjet me te Halilit ?- Ma gjate djali s’ka durue : - Po je a njëri që ke bese ? - Te thafshin krahet more djale i ri se fort thelle që paske hy !… Hajde brenda, kopil (djale i shkathet) ; - po i thote Se ja vdesim te dy pernjihere Ja te dy kemi shpetue !- Atëherë djali brenda ka hy E ka marre vasha për dore Shpejt e shpejt te nj’ode i prin… I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat… Krejt si cike djali po ngjan… N’breg te detit, përmbi shkamb Dymbedhjete katesh kulla e nalte Kurrkund shoqen nuk e kishte Treqind hapash kulla e gjane Te tana ballet guri te lemue Anash krejt guri te latue Latue shkambi prej mermeri Aty gurrat me flladite Aty kopshti me u mahite (për te kaluar kohen) Aty velat me valzue (për te lundruar) Me valzue për shpine te detit… Me Halilin brenda kanë hy… Sa fort shpejt kralica gati asht ba !… Kur ka pa sokol Halilin A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni… Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force) Fill te krali paska shkue… - Te kanë ardhe cubat e Jutbines e ty kullat t’i kanë zaptue erzin marre, cikat cnjërezue ! - Krali shpejt qënka shtrengue t’dy prej krahu krajli i ka kape… n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye rrugen e madhe Tanushes ia ka dhanë Mire po e ndal Jovani (një mik) e po e pyet : - C’asht ky vaj Tanushe lum motra ? – i thote- Se kso britme kure nuk kemi ndi ! - Rob kanë zane Halilin e Mujit e mue rruget tata m’i ka dhanë ma për t’gjalle te shpia mos me kthye !… Nji fjale Mujit te dera me ia cue Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe ! – E ka gjete nji njëri te beses Menjihere Mujit naten ia ka nisun N’nestret nadje djali asht kape te kulla Nji ka nji punet ia kallzon Mujit T’madhe burri paska nise me qëshe : - A t’kam thanë taraku (dem, mezat) i Kotorrit se Kotorret kanë me ta hanger kryet ?… Ka dalë trimi në beden te kulles Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine - S’kam cka u them more aget e mi vec me koriti sokol Halili Me u shtrengue burra si te mundni Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen ! – Kanë ba ashtat trimat me ushtue Kanë ba lumin trimat mu turbullue Kanë ba gjoket trimat me fluturue E t’jane kape te Kotorret e Reja… Neper rane t’detit Muji i ka shpernda : - Ver me goje mos guzoje kush me ba… Se shume njërez qënkan mbledhe n’Kotorre ! Me kushtrim krali i ka thirre – Midis logut asht nji djale i ri Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh Ai asht Halil aga i ri Mbare Kotorret me ate po qëshin : - A po e sheh Halil, vdekjen me sy ? Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qën ? Kuvend burrash djali paka shtrue… - S’asht ngushte njëriu deri n’dite te vdekjes - Fjalen e mbrame në pac me e fole se ty jeta m’at hu t’u ka sose !… - Pese dekika (minuta) liri me me dhanë : Tjetër t’mire në t’paret nuk na kanë lanë Kurrnji nësh mos me vdeke në shtrat Por me shpate m’u pre tuj kendue…- Edhe duert mire ia shpengojne Ia kanë dhanë lahuten në dore Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre Krejt po e kendon kangen në gjue te pareve Qaty Muji nëper fushë ka dalë E e ka ba nji piskame te madhe Jane shembe kullat gjer në themele U trand deti me hy brenda Kanë gjemue malet si për mot t’lig ! Kurrnji trimat nuk po e lanë me ike Lufte e rrepte aty që po bahet Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre Notojne kurmat thelle në det Notojne trupat nëper gjak Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei Sa thelle trimi me paska hy !… Muji djalin e ka shpengue A turre djali si i terbue Gjalle me dore kralin e ka zane Me shpin në hu ditet i mbaroi Qatëherë burrat kanë rroke unat (urat e zjarrit) Shpejt qyteti ka marr zjarr Ka marre zjarr krejt në fund e në maje Sa fort Muji m’asht terbue ! Aspak dhimbe trimi s’po ka As për kulla që rrenohen As për t’vdekun që shkrumbohen !… Tri here dielli ka prandue Tri here hana ka ague Kurrkund zjarri me pushue Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ![]() Besa e Kostandinit Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë, Doruntina trembëdhjetë !... Ish njëherë e një mot një nënë shumë e mirë i kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kishte një bijë të bukur mbi shoqet të gjitha, që ia thoshin Doruntinë . Vasha u rrit e u bë për tu martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi askush nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin askush s'guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndjente veten të zotin për ta marrë për shoqe. Atëherë na vjen një trim i largët; i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që t'a kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Kostandini donte. - T'ia japim zonja mëmë - thosh ai - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër. - Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do t'a kem; se në e daça për helm, për helm nuk do t'a kem. - Të jap besën zonja mëmë, se kur t'a duash ti Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë e t'a sjell!. Mëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit u bindën: e vluan dhe e martuan Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë ... ... Shumë luftra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Të dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin e tyre dhe u vranë një pas një të gjithë. Kur iu vra djali i parë, mëma psherëtiu e tha: - Biri im unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd e më mbeten dhe njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë. Kur iu vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur, ajo derdhi vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t'i vriten dhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një psherëtimë të madhe sa uturoi tërë vendi: - Mjerë unë, ç'helm i madh të mos kem Doruntinën pranë në këtë zi që më mbuloi shtëpinë!. Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri: - Bobo, ç'vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani kush mund ta dijë a s'ma ke marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të dëshiruarën! Kur u gdhi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve. Dymbëdhjetë djem kish pasur, dymbëdhjetë varre kish tani... Mbi çdo varr ndezi nga një qiri e bëri një vajtim, po mbi varr të Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bëri dy vajtime, qau me ngashërime dhe thirri tre herë: - O biri im! O biri im! O biri im!... Edhe tri herë të tjera: - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin! Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua: - Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi! Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve. Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje... Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e të motrës, nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve, I pyeti: - Bij të zemrës, ku është zonja, mëma juaj? - Kostandin, o zoti lalë, - i thanë ata - mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë. Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura tek këndonin e vallonin dhe tha me vete : "Të bukura jeni, moj vasha, por për mua nuk jeni, sepse unë s'jam nga kjo botë...". Dhe u afrua të pyesë: - Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime? - Shko përpara trim, se do ta gjesh tek kërcen hareshëm veshur me petk të ndritshm kadifeje. Kostandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po Doruntina e pa vetë dhe i thirri: - Kostandin, o im vëlla! Dhe iu afrua e përqafoi. Kostandini i tha: - Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëpi!. Më thuaj vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz , do të vete të marr stolitë më të mira, por po të më dojë (mos qoftë e thënë) për helm, do vete të vishem me të zeza. - Eja motër, ashtu si je!. E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur. Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë: - Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk? - Doruntinë, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë. - Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur? - Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhrosi flokët. -Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s'kanë dalë përpara të na presin? - Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s'presin të vemi sonte. - Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt? - Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti. Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës: - Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem! Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes. Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë. - Mëmë hapma derën! - Kush je ti që trokëllin aty tek dera? - Hapma zonja mëmë - Jam jot bijë Doruntina. - Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time! - C'po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote. - Ngul gishtin tek vrima e kycit që të ta shoh e të t'a njoh. Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kycit - atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën. - Kush të solli këtu, o zemra ime? - Më solli Kostandini, im vëlla. - Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë... Dhe si rinin të dyja, njëra tek praku e tjetra në derë, plasën si qelqi me verë... Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Rozafa Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c'thotë kjo gojëdhënë......... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë. - Puna e mbarë , o tre vëllezër. - Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë. Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë . C'të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ? - Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them . - Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë.. Plaku i mirë mendohet e pyet : - A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ? - Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ? - Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t'ju sjellë bukën , t'a merrni e t'a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndrojë për jetë e mot. Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa. Vaj ! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet . Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen... Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë . I thotë së madhes: - Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë. Nusja e madhe ia kthen: - Besa nënë , sot s'mund të shkoj se jam sëmurë. Kthehet i thotë së mesmes: - Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë. - Besa nënë , sot s'vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur. - Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël . - Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në këmbë: - Urdhëro zonja nënë ! - Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë. - Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan. - Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi. - Puna mbarë , o mjeshtër ! Po c'është kështu? Cekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës. - Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë ! Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj... Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi. Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Shum te bukura jan te tana qe ti lexosh, Un kam lexu edhe kur kam ken i vogel, per Muajin dhe Halilin. Kush te ket dijen qe ta spjegojne, se si arriti qe keta te dy te bejn pjese ne mitologjin Shqiptare. Sa di une, keta i perkasin Popullit Boshnjak, dhe fusha e "Jutbines " ajo ndodhet ne Serbi te thuash afer ne kufi me Bosnjen. Nuk jam shum i sigurt per nga prejardhja e tyre, por kisha qef ta di. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Lissandro, Jutbina asht fshat ilir, pyta kyt shokun tem prej bosnjet po nuk e njifte historin E Mujos dhe te Halilit, por e gjeti ne kroatisht, ne nje forum bosnjak trokit ketu kurse duke lexu ketu ma poshte te jem ma shum shpjegime. trokit ketu trokit ketu | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | ::bud:: ka shkruar: Lissandro, Jutbina asht fshat ilir, pyta kyt shokun tem prej bosnjet po nuk e njifte historin E Mujos dhe te Halilit, por e gjeti ne kroatisht, ne nje forum bosnjak trokit ketu kurse duke lexu ketu ma poshte te jem ma shum shpjegime. trokit ketu trokit ketu Flm Bud, e pash por nuk mu kujtu hiq qe sllavet, kan ardhur aty ne 700 AD kjo esht edhe arsyeja sepse jam keqkuptu un flm edhe nje her qe ma bane te kjart. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
ⓐ-ⓒⓐⓣ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #670 Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09amPosts: 24799 | SuperGirl ka shkruar: Rozafa Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c'thotë kjo gojëdhënë......... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë. - Puna e mbarë , o tre vëllezër. - Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë. Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë . C'të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ? - Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them . - Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë.. Plaku i mirë mendohet e pyet : - A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ? - Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ? - Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t'ju sjellë bukën , t'a merrni e t'a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndrojë për jetë e mot. Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa. Vaj ! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet . Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen... Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë . I thotë së madhes: - Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë. Nusja e madhe ia kthen: - Besa nënë , sot s'mund të shkoj se jam sëmurë. Kthehet i thotë së mesmes: - Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë. - Besa nënë , sot s'vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur. - Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël . - Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në këmbë: - Urdhëro zonja nënë ! - Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë. - Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan. - Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi. - Puna mbarë , o mjeshtër ! Po c'është kështu? Cekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës. - Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë ! Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj... Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi. Sa e bukur e diftoj gjithmone po lindin pytje te shumta hahaha skeptik femijet e mi kur ishin ne moshe me besu ![]() I care and I wish well! | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ::bud:: ka shkruar: Besa e Kostandinit Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë, Doruntina trembëdhjetë !... Ish njëherë e një mot një nënë shumë e mirë i kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kishte një bijë të bukur mbi shoqet të gjitha, që ia thoshin Doruntinë . Vasha u rrit e u bë për tu martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi askush nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin askush s'guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndjente veten të zotin për ta marrë për shoqe. Atëherë na vjen një trim i largët; i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që t'a kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Kostandini donte. - T'ia japim zonja mëmë - thosh ai - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër. - Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do t'a kem; se në e daça për helm, për helm nuk do t'a kem. - Të jap besën zonja mëmë, se kur t'a duash ti Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë e t'a sjell!. Mëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit u bindën: e vluan dhe e martuan Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë ... ... Shumë luftra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Të dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin e tyre dhe u vranë një pas një të gjithë. Kur iu vra djali i parë, mëma psherëtiu e tha: - Biri im unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd e më mbeten dhe njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë. Kur iu vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur, ajo derdhi vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t'i vriten dhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një psherëtimë të madhe sa uturoi tërë vendi: - Mjerë unë, ç'helm i madh të mos kem Doruntinën pranë në këtë zi që më mbuloi shtëpinë!. Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri: - Bobo, ç'vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani kush mund ta dijë a s'ma ke marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të dëshiruarën! Kur u gdhi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve. Dymbëdhjetë djem kish pasur, dymbëdhjetë varre kish tani... Mbi çdo varr ndezi nga një qiri e bëri një vajtim, po mbi varr të Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bëri dy vajtime, qau me ngashërime dhe thirri tre herë: - O biri im! O biri im! O biri im!... Edhe tri herë të tjera: - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin! Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua: - Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi! Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve. Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje... Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e të motrës, nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve, I pyeti: - Bij të zemrës, ku është zonja, mëma juaj? - Kostandin, o zoti lalë, - i thanë ata - mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë. Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura tek këndonin e vallonin dhe tha me vete : "Të bukura jeni, moj vasha, por për mua nuk jeni, sepse unë s'jam nga kjo botë...". Dhe u afrua të pyesë: - Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime? - Shko përpara trim, se do ta gjesh tek kërcen hareshëm veshur me petk të ndritshm kadifeje. Kostandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po Doruntina e pa vetë dhe i thirri: - Kostandin, o im vëlla! Dhe iu afrua e përqafoi. Kostandini i tha: - Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëpi!. Më thuaj vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz , do të vete të marr stolitë më të mira, por po të më dojë (mos qoftë e thënë) për helm, do vete të vishem me të zeza. - Eja motër, ashtu si je!. E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur. Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë: - Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk? - Doruntinë, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë. - Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur? - Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhrosi flokët. -Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s'kanë dalë përpara të na presin? - Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s'presin të vemi sonte. - Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt? - Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti. Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës: - Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem! Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes. Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë. - Mëmë hapma derën! - Kush je ti që trokëllin aty tek dera? - Hapma zonja mëmë - Jam jot bijë Doruntina. - Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time! - C'po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote. - Ngul gishtin tek vrima e kycit që të ta shoh e të t'a njoh. Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kycit - atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën. - Kush të solli këtu, o zemra ime? - Më solli Kostandini, im vëlla. - Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë... Dhe si rinin të dyja, njëra tek praku e tjetra në derë, plasën si qelqi me verë... "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes." Repost ![]() ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Ups... Me m'fal se nuk e kam by re qe e kishe postu te njejten legjende. Po menyra se si e kena shrku asht krejt identike. Me perjashtim te naj pike apo presje. ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | E paskena marr te i njejti burim ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | SuperGirl ka shkruar: E paskena marr te i njejti burim ![]() Te krroni jone nuk shkojn zanat, shif mas e ke marr te naj krrue tjeter! ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | ![]() Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes. "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja. "Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi. "Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!" I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte. I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet." | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | ::bud:: ka shkruar: ![]() Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes. "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja. "Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi. "Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!" I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte. I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet." E kam lexu edhe diku tjeter ket histori, paske ba mire qi e paske pru ktu shum e bukur se si e kena marr emnin Shqiptar. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System