Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Fri Jan 18 2013, 05:36pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Mendova te hapi kyt teme per kumund te diskutojme per Edith Durham,
Nuk i asht degju asnjehere emri saj ne librat e shkolles gjate perjudhes komuniste ose te pakten kur isha un ne bankat e shkolled. ...Sot, nuk e di.

Edith ka shkru disa libra rreth Ballkanit dhe shqiperise rreth viteve 1905 dhe fotot e saja kane mbetur ne histori.

Ajo vdic ne Londer ne Nentor tevitit 1944, 2 jave para se shqiperia te bjere nen diktaturen komuniste




Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.

per ma shum trokit ketu

[ Edited Sun Jan 20 2013, 08:12pm ]
Back to top
lissandro
Fri Jan 18 2013, 06:14pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Te lumshin durt bud, e meriton Edith.... kishte shkru shum per Shkodren dhe Shqipnin.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Fri Jan 18 2013, 06:21pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
High Albania

High Albania by Edith Durham (1863-1944) London: Edward Arnold, 1909
trokit ketu



[ Edited Fri Jan 18 2013, 06:47pm ]
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sun Jan 20 2013, 02:25am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Keka shume interresant nuk e kisha ndigju naj here aq ma teper qe paska shkru per Shqiperine. I'll check it out

I care and I wish well!

Back to top
~*Christel*~
Sun Jan 20 2013, 06:50pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
asht bajagi e famshme a-cat dhe nder te paktat qe ka shkru e fol mire per shqiptaret. Madje rruges per theth i kane ba edhe nji moument te vogel ne shenj kujtimi e mirenjohjeje
Back to top
SuperGirl
Sun Jan 20 2013, 07:39pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Here it is, edhe monumenti.
Ka te shkrume: 'Durham, krajlica e malsoreve - populli i Shales'







Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Sun Jan 20 2013, 07:49pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
ty ose olin po pritsha me vu foton
Back to top
SuperGirl
Sun Jan 20 2013, 07:54pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kishim edhe at ku jena ne anash, desha me e pre me lan vec kambt, po nuk me pelqynen kamt e mia



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Sun Jan 20 2013, 08:10pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
hahahahah
Back to top
::bud::
Sun Jan 20 2013, 08:18pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
THE BURDEN OF THE BALKANS
Liber qe tregon rreth trazirave te ballkanit ne vitet 1905

trokit ketu
Back to top
LUPEN
Sat Feb 18 2017, 04:53am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Çka i këshillonte shqiptarët Edit Durham më 1917


Fati i Shqipërisë qëndron në duart e shqiptarëve. Ky është lajtmotivi i një letre me këshilla të urta që më 20 maj 1917 ua drejton shqiptarëve të Amerikës mikja e tyre, Edith Durham, nëpërmjet veprimtares së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Parashqevi Qiriazi.



Edit Durham



Edith Durham lindi në Londër më 1863, në një familje konservatore nga babai dhe reformatore nga nëna. Gjyshi i E. Durhamit, pedagog përparimtar dhe mësues i fëmijëve të mbretëreshës Viktoria, ndikoi fuqishëm në intelektin dhe aspiratat e mbesës së tij. Ajo u arsimue si artiste në shkollat e Akademisë Mbretërore.


Në moshën 37 vjeçare, për të dalë nga vite të pafundme monotonije ngjyrë gri dhe depresioni që e kishte pllakosur, e këshilluar nga mjeku i saj, ndërmori një udhëtim me avulloren Austrian Lloyd përgjatë bregdetit dalmat. E magjepsur prej bukurive të pejsazhit, ajo ndërmori disa eskursione të guximshme në bjeshkët e Malit të Zi. Meqenëse kishte parë disa shqiptarë “të veshur mahnitshëm”, ajo ndërmori rrugën drejt Shkodrës, qytetit të tyre.


Angazhimi i Edith Durham me pasion ndaj Shqipërisë zuri fill që me vizitën e parë në vitin 1900 dhe mori fund me vdekjen e saj. Udhëtimet nëpër Shqipëri e mbushën me një vlerësim të pashoq për njerëzit dhe kulturën e tyre unike. “Ndërsa Shqipëria i dha një kuptim jetës së saj, zonjusha Durham e rivendosi Shqipërinë në Kujtesën e Europës” shkruan bashkëfushatuesi i saj, parlamentari britanik Aubrey Herbert.


Në mbarë Shqipërinë, Edith Durham u bë e njohur si Kralica e Malësorëve, Mbretëresha e Malësorëve. Ajo u bë luftëtare e palodhur për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur, veprimtare bamirëse, infermiere, e para grua korrespondente lufte, artiste, shkrimtare dhe etnografe.


Gjatë vizitës së saj më 1904, në qytetin e Beratit, Durham do shkruante në ditarin e saj: ”Me sa kam mësuar deri tani, ajo çka Shqipëria kërkon vërtetë është pavarësi dhe njohje prej Europës… Në mbarë vendin, njerëz nga të gjitha klasat nxitojnë të më shpjegojnë shpresat dhe frikën e tyre për atdheun, dhe luten që anglezët të njohin ekzistencën e tij. Më përshëndetën si shpëtimtare. Isha krejtësisht e papërgatitur për një gjë të tillë dhe u tmerrova”.


Duke përfituar nga Kushtetuta, ajo ndërmori udhëtimin e saj në Kosovë më 1908. Përballë pengesave gjithnë e më të mëdha të autoriteteve Osmane, ajo e përshkruan Perandorinë Turke si “një shtëpi e vjetër, e kalbur, që po shembet, të cilën e kanë përforcur nga brënda dhe nga jashtë. Nuk dihet edhe për sa kohë do të qëndrojë… por është tepër vonë për ta ndrequr”.
Gazetari britanik, Henri Nevinson, që e shoqëroi Durhamin kur ajo administronte ndihmat për malësorët shqiptarë, gjatë luftrave ballkanike të 1911 – 1913, duke përshkruar cilësitë që e shndërruan atë në legjendë, thekson: “Qysh kur vuri këmbën në Shqipëri, ajo u bë shqiptare me zemër dhe shpirt”.


Edith Durham, gjatë vitit 1913, ndoqi nga afër zhvillimet në veriun dhe jugun e Shqipërisë, duke punuar edhe si korespondente lufte. Në vitin 1913, në gazetën “Përlindja e Shqipërisë”, për nder të saj u botua një artikull ku thuhej: “Miqësia që kjo grua guximtare ka treguar ndaj kombit tonë me veprimet e saj bujare, nuk mund të shprehet me fjalë”.
Në gusht të vitit 1914, pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, E. Durhami u detyrua të kthehej në Londër. Në përfundim të luftës, bashkë me deputetin e parlamentit Britanik, Aubrey Herbert, nën flamurin e Shoqatës Anglo-Shqiptare, që ata kishin formuar në vitin 1912, fushatuan fuqishëm për pranimin e Shqipërisë nga Lidhja e Kombeve.


Si sekretare e shoqatës ajo shkroi me qindra letra, duke fushatuar për të drejta e shqiptarëve.
Ndërkohë, E. Durham në mënyrë të vazhdueshme takohej dhe mbante korespondencë edhe me personalitetet kryesore shqiptare duke u përpjekur me zell të kontribuonte në hapat e rëndësishme që po hidheshin për kombin shqiptar. Në një nga këto letra, që ajo ia drejton Parashqevi Qiriazit, më 20 maj 1917, jep disa këshilla të urta për shqiptarët, duke u hequr vërejtjen tërë patriotëvet shqiptarë se “një nga kundërshtimet që kanë të jashtmit për një Shqipëri të lirë është se shqiptarët janë të përçarë edhe zihen kaq shumë midis tyre sa me gjithë që e dëshirojnë lirin’ e Shqipërisë nuk e shohin dot si mund të realizohet edhe në u realizoftë si mund të përmbahet”.


Në kohën kur shkruhej kjo letër, Shqipëria kishte kaluar përvoja të hidhura me rivalitetin në mes Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, drejtuar nga Ismail Qemal bej Vlora, dhe Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme, nën influencën e Esad pashë Toptanit; me kryengritjen e Shqipërisë së mesme me frymë osmaniste; me pushtimet dhe masakrat nga fqinjët në jug dhe veri të Shqipërisë etj.; ndërkohë që ishte e pushtuar nga fuqitë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore që përfaqësonin Antantën dhe Bllokun Qendror.


Gjithsesi, vërejmë se disa nga këto këshilla të urta të mikes së vërtetë të Shqipërisë, Edith Durham, janë aktuale edhe sot e kësaj dite, kur klasa politike shqiptare nuk ka krijuar akoma modelin e një kompromisi dhe bashkëpunimi për çështjet themelore të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.
Këtë letër të Edith Durham, të botuar në “Ylli i Mëngjesit”, revistë e përdyjavshme që drejtohej nga Parashqevi Qiriazi dhe botohej në Boston (SHBA), po e japim në vijim për lexuesin e gazetës “Standard”.


Këshilla të urta për shqiptarët e Amerikës nga Edith Durham – mikja e vërtetë e Shqipërisë


Editoresha e Yllit Mengjezit disa dit më parë (qershor 1917-V.H.) mori një letër nga e dëgjuara filo-shqiptare Miss M. Edith Durham, e cila midis të tjeravet shkruan këto:

Pik së pari u falemndersë për “Yllin e Mengjezit”.


Me këtë rast dëshironj t’u heq vërejtjen tërë patriotëvet shqiptarë se një nga kundërshtimet që kanë të jashtmit për një Shqipëri të lirë është se shqiptarët janë të përçarë edhe zihen kaq shumë midis tyre sa me gjithë që e dëshirojnë lirin’ e Shqipërisë nuk e shohin dot si mund të realizohet edhe në u realizoftë si mund të përmbahet. Se ka të këtilla përçarje unë shumë mirë e dij; po besoj se shqiptarët mund ta kapërcejnë këtë rrezik po të jenë të gatshëm t’i lënë mënjanë çështjet vehtiake edhe fetë edhe të mentojnë vetëm për të mirën e përbashkët. Jam e bindur se fetë e ndryshme i kanë zili njëra-tjetrës edhe është gjë e vështirë të kuptohet se fetë janë vetëm udhë të ndryshme me anën e të cilavet njerëzit përpiqen të arrijnë gjithë atë vënt.


Është një mjerim për Shqipërinë se ka tri fe të ndryshme kundërshtare. Më të shumtat e luftravet edhe mjerimevet të kësaj bote janë shkaktuar prej fevet. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë të gjithë për njerëzimin, edhe jo për një parti të veçantë priftërinjsh edhe për besimet e tyre.
Një komb si një njeri i veçantë lipset të rritet vehtë si një trup. Asnjeri tjetër nuk mund ta bëjnë këtë punë për të. Fati i Shqipërisë qëndron në duart e shqiptarëvet. Në qoftë se shqiptarët do të i lënë mënj’anë mendimet e tyre të pathemelta edhe dëmprurëse për hir të lirisë së kombit, besoj se Shqipëria do të ketë një të pritme të madhe. Po në qoftë se kundërshtimi midis Veriut edhe Jugës edhe mërzitja midis fevet pason, atëherë nuk mund të shoh përveçse ndarjen e Shqipërisë, gjë për të cilën do të më vinjë shumë keq.


Në kohën e tanishme e para pyetje që më bëhet është, “Në qoftë se u jepet shqiptarëve lirija ç’qëllojnë të bëjnë? Çfarë qeverie mund të formojnë? Cilët janë jerëzit që kanë besimin e tërë popullit?” Pyetje në të cilat asnjeri nuk mund të përgjigjet sot.
U lutem ja u bëni të njohur këto shqiptarëve të Amerikës.


Unë po përpiqem të bëj atë që mund për t’i shërbyer çështjes shqiptare; po është një gjë shumë e vështirë se nuk mund të përgjigjemi në tërë pyetjet me rëndësi duke mos patur shqiptarët vehtë një politikë të përbashkët edhe të vendosur.
Shpresoj se kjo letër do të të bjerë në dorë. U lutem jepni të falat zonjës Dako (Sevasti Qiriazi-V.H.). Sa gjëra me rëndësi kanë ngjarë që kur se e pashë të pastajmen herë.


London, Maj 20, 1917


M. Edith Durham




Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe për emancipimin e gruas shqiptare, gazetare e publiciste, Mësuese e Popullit. Lindi në qytetin e Manastirit si motra e vogël e Gjerasim, Gjergji dhe Sevasti Qiriazit.
Ylli i Mëngjesit (1917-1920), revistë e përdyjavshme politike, historike, gjuhësore, letrare, pedagogjike e kulturore. U drejtua nga Parashqevi Qiriazi dhe u botua në Boston.


koha.net trokit ketu


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Feb 18 2017, 04:57am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Edith Durham





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3233 sec, 0.0790 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 2,804kB