Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: VLLAZNIA JONE
 
<< Previous thread | Next thread >>
SKENDERBEU
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Vaskja
Sat Mar 09 2013, 03:50pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
si ka mundesi qe ty e dit qe te gjith qe vllaznia asht djepi i futbollit shqiptar e ty e dit qe data e krijimit asht viti 1919

kur shef stemen e klubit te skenderbeut shef vitin 1909


e ty lexu nga wikipedia shkrun qe: "The first team in the city of Korçë was created on 15 April 1909 under the name "Vllazëria" by politician and poet Hilë Mosi." ma posht lexon edhe qe: "But it was not until 1925 that Skënderbeu would be born"

kurse ke historiku i vllaznis dime qe Hile Mosi ai qe i msoi me lujt futboll korcareve ishte ner themelusit e klubit vllaznia edhe krytar biles...

Sinqerisht kjo gja me duket si vjedhje identiteti...e gjaja qe me ban pershtypje asht se nuk kam lexu asnji pronuncim te drejtusve te vllaznis rreth ktij fakti...edhe une personalisht rastesisht rash ne kte situat kur po flitsha me nji shok korcar i cili po me mburrej per kto vitet e fundit me skenderbeun...e une i thash qe gjithsesi prej nesh ka nis futbolli...kur ai ma pret ja ma ne jena para jush e une i them qe para 1919 nuk ka pas futboll taman ne shqipni e ai me xjerr stemen e skenderbeut...

Si mendoni ju a i duhet kerku klubit te skenderbeut me ndrru stemen dhe pse nuk e kerkon klubi i vllaznis?


Back to top
Special_One
Sat Mar 09 2013, 04:06pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Itesh pa e marr vesht i gja tè tillè....edhe pa me çuditè !!!

Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
Special_One
Sat Mar 09 2013, 04:20pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Mjeshtri i merituar Teodor Vaso rrëfen historinë 101-vjeçare të futbollit Korçar


Lajmi kishte marrë dhenë. Më 16 prill të vitit 1930 do të zhvillohej kampionati i parë i futbollit. Kjo datë ishte përcaktuar nga organi qëndror në Tiranë i quajtur “Enti kombëtar”. (FSHF-ja u krijua më 6 qershor 1930). Ishin përcaktuar edhe skuadrat. Në këtë aktivitet do të merrnin pjesë Tirana, Skënderbeu, Bashkimi shkodran, Teuta, Urani (Elbasani) dhe Vlora”.

Kështu e nis rrëfimin e vet, Mjeshtri i merituar Todo Vaso, i dekoruar me Medaljen e Artë për merita të shquara në sport; futbollist nga vitet 1957-73 dhe trajner nga viti 1973 e deri më sot. “Për korçarët kishte qënë lajmi më i shumëpritur. Gjithnjë kishin ëndërruar për një kampionat mbarëkombëtar. Deri atëherë Korça kishte organizuar kampionate lokale me qytet e saj. Kampionatin e parë prefektura e Korçës e kishte organizuar më 1928. Tashmë kishte mbërritur çasti për të treguar futbollin e vet. Dëshironin të ishin të parët në vend, pse jo edhe në Ballkan. Më 1926 Korça kishte luajtur dy ndeshje edhe me qytetin e Manastirit: njërën e kishte fituar me rezultatin 5-2, ndërsa tjetra përfundoi me barazimin 2-2; kishte luajtur edhe me qytetet greke, Selanikun dhe Hermin dhe kishte bërë dy ndeshje me Kavallën. Në transfertë humbi 1-0, por në Korçë fitoi me rezultatin 2-0. Korça kishte një skuadër të madhe: Skënderbeun.

(Todo Vaso)


Lindja e Skënderbeut

“Lindja e Skënderbeut nuk kishte qënë e rastësishme, tregon Todo Vaso. Skuadra e parë në Korçë me emrin “Vllazëria” ishte krijuar më 15 prill të vitit 1909 nga Hil Mosi. Pas saj, gjatë viteve 1920-1922, në Korçë nisën të krijohen shoqëritë e para të futbollit, si “Përparimi” apo Sport klub “Korça”; më 1923 u themelua shoqëria “Shpresa” e liceut frances në Korçë, ndërsa në vitin 1925 do të vinte në jetë Skënderbeu. Futbolli ishte kthyer në një ëndërr të madhe. Futboll luhej në çdo oborr shtëpie. Lagjet e Korçës përpiqeshin të nxirnin skuadrat e tyre. Pas Skënderbeut më 1926 u krijua shoqëria “Zhgaba”, ndërsa në vitin 1927 lagjet nxorën skuadra të tilla, si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri, Diamanti etj, por Skënderbeu, kjo skuadër e qytetit, shkëlqente. Ajo do t’u mbijetonte vështirësive që do t’i dilnin përpra, madje edhe intrigave të politikës. Do të rrëzohej gjatë rrugës, por gjithnjë do të ringrihej për të kërkuar lavdinë e saj”.


Kampionatet e viteve ‘30-të

Todo Vaso vazhdon rrëfimin: “Dita e kampionatit, (16 prill 1930), kishte mbërritur. Skënderbeu u nis të ndeshej me rivalët e vet. Korçarët përcollën skuadrën e tyre dhe ju uruan suksese: “U kthefshi me fitore”! Lojtarët dukeshin të emocionuar. Deri në pritjen e lajmit nëse Skënderbeu kishte fituar apo humbur, qyteti qëndronte në ankth. Klubet dhe kafenetë mbusheshin me njerëz dhe flisnin vetëm për futbollin. Entuziazmi po vinte në rritje. Skuadra e qytetit të tyre po kthehej me fitore. Tirana, Korça dhe Shkodra po bënin emër të madh. Ata ishin të pamposhturit. Në këtë kampionat të parë Skënderbeu u shpall nënkampion. Atë ditë korçarët festuan gjatë. Tifozët e gdhinë me këngë e serenata deri në mëngjes. Megjithatë ky qytet kërkonte më shumë nga skuadra e tyre. Pas tre vitesh, më 1933, Skënderbeu doli kampion kombëtar. Skuadra e vitit 1933 përbëhej nga Marjani, Bimbli, Çani, Miti, Petro, Stasa, Dishnica, Ypi, Vangjeli, S. Teufik Agaj, Kulla dhe Trebicka. Atë vit pati lot dhe gëzime. Servet Tefik Agaj ishte shpallur qëndërsulmuesi më i mirë i kampionatit. Kishte shënuar 9 gola; portieri Klani Marjani ishte kthyer në legjendë, porta e tij nuk ishte e lehtë të prekej nga topi i kundërshtarit; Miço Plluska kishte shkëlqyer me lojën e tij. Edhe Teli Samsuri ishte shpallur gola shënuesi më i mirë. Atë vit ai shënoi 9 gola. Samsuri do të mbetej si qëndërsulmuesi më i mirë i kohës së tij. Në vitin 1934 u shpallën sërish nënkampion. Samsuri kishtë shënuar sërish 7 gola. Trajneri i ekipit Skënderbeu, Qemal Omari nuk përmbahej dot nga gëzimi. Ky trajner do ta mbante skuadrën deri në vitin 1937-38, duke i dhuruar Korçës vetëm lavdi. Në atë kohë kampionatet kishin nga 6 deri në 10 skuadra. Skënderbeu kishte hyrë në kampionat dhe po qëndronte denjësisht. Ose do të ishte në krye të tabelës, ose mund të zbriste deri në vendin e katërt. Këtë vend e mbajti për katër vjet me radhë. Renditja si i fundit as nuk mund të imagjinohej. Krejt ndryshe kishte ndodhur me disa skuadra të tjera. Hynë në kampionatin e parë dhe nuk morën dot pjesë në kampionatin tjetër. Ata që hynë përsëri ishin Elbasani, Vlora dhe Berati, kurse Kavaja, Pogradeci dhe Lezha hynë disa vjet më vonë. Skënderbeu ishte gjithnjë aty. Kjo skuadër ishte kthyer në krenari për qytetin. Ndoshta kështu do të kishte vazhduar gjatë, por erdhi një ditë dhe gjithçka u ndërpre në mes. Kishte filluar Lufta e Dytë Botërore”.


Në kërkim të vetvetes

“Pas vitit 1944 skudra e Skënderbeut u mblodh sërish. Për banorët e Korçës ishte një nga ditët më të bukura, tregon Todo Vaso. Nëpër rrugë dëgjoheshin thirjet: “Fitor! Fitore! Ju duam kampion! Ju jeni kampion”! Por nuk ndodhi kështu. Çuditërisht ekipi nuk po gjente dot veten. Skuadra përbëhej nga K.Sherko, Mushka, Çollaku, Demçe, Kita, Muke, Mile, Tego, S. Koça, S. Kondi, (Qirinxhi), M. Ndini etj. Në skuadër ishin kthyer edhe disa lojtarë të viteve ’30: K.Marjani, Bellovoda, Saro, por sërish diçka nuk po shkonte mirë. Nuk po shfaqeshin më lojrat e mrekullueshme të K. Marjanit, Servet Tefik Agait, Miço Plluskës e Teli Samsurit etj. Dy vitet e para, 1945-a dhe ’46-a kaluan pa lënë ndonjë gjurmë. Korça nisi të ndihej e shqetësuar: “Ku kishte mbetur vallë Korça e viteve ’30? Përse po ndodhte kështu me një ekip që kishte qënë kaq famoz? Në krye të tabelës kishte filluar të qëndronte Vllaznia e Shkodrës. Dy vjet me radhë doli kampion. Lojtarët e saj që luanin edhe me Kombëtaren: L.Boriçi. M. Dibra, P. Mirashi, Xh. Shaqiri ishin shndërruar në famozë. Pas saj renditeshin Tirana dhe Vlora. Korça po ndihej e lënduar. Trajneri Tato Bimbli solli në skuadër lojtarë të rinjë që i kishte stërvitur vetë: S.Lubonjën, M. Prodanin, K.Koçen, Ë. Korçën, S.Tolen, Z.Çelën etj. Shpresat u ringjallën përsëri. Pas dy vjet përpjekjesh, në vitin 1947, Korça zuri vendin e tretë. Edhe atë ditë u festua gjatë. Për tifozët e Skënderbeut atë natë nuk pati gjumë. Tashmë Skënderbeu ndoshta e kishte gjetur vetveten…”.


10 vjet pa shkëlqim

Çuditërisht atë vit skuadrës së Korçës ia hoqën emrin “Skënderbeu” dhe e quajtën “Dinamo”. Dukej sikur ky emër nuk i shkonte fare. Këtë emër e mbajti deri në vitin 1948. Më pas emri i Skënderbeut do të ndryshonte sërish. Më 1949 -50 e pagëzuan me emrin “Korça”. Nga viti 1951 deri në vitin 1958 mbajti emrin “Puna e Korçës”. Fjala “puna” tashmë po u ngjitej të gjitha skuadrave të qyteteve. Skuadrës do t’i rikthehej emri i saj vetëm në vitin 1959. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, dukej se diçka kishte ndodhur me skuadrën. Ishte e tmerrshme. Skënderbeu nuk po e kalonte dot mesin e tabelës, vendrenditja e tij ishte gjithnjë nga mesi i tabelës dhe poshtë. Tato Bimbli e kishtë lënë skuadrën. Në vend të tij kishte ardhur Spiro Koçe, i cili do ta drejtonte skuadrën deri në vitin 1957. Ai po bënte të pamundurën. Në vitin 1950 formacionet dilnin nga lojtarët Kita, T.Veriga, Mile, Lubonja, Sholla, Prodani, Çela, Strati, Mborja, M.Prodani, Koça, Lera, Deli, Zh. Pilika, Shëllira, M.Tuxhari, N. Tuxhari, N. Andrea. R.Sholla, P. Toshi dhe N. Kola. Pas 10 vjet përpjekjesh, në vitin 1957, Spiro Koça i dha Korçës vendin e tretë. Pati entuziazëm. Po atë vit bëri një lojë mbresëlënëse me skuadrën çeke Ruda Zvezda, të Bernës, që e mbylli 1-1 me gol spektakolar të shënuar nga sulmuesi i majtë, Gaqo Lara. Ishte rikthyer besimi te lojtarët dhe tifozët. Banorët e Korçës uronin njëri-tjetrin për suksesin që kishin arritur. Por, pikërisht, në këtë kohë, kur Korça e kishte gjetur vetveten, brenda ekipit diçka ndodhi. Askush nuk ka mundur ta shpjegojë. (Ndoshta një grindje mes ekipit). Skënderbeu nisi të merrte sërish tatëpjetën. Spiro Koça ia dorëzoi skuadrën S.Qirinxhiut, i cili në vitin 1960 mori si trajner të dytë M.Prodanin. Ata po vinin të “operonin” traumën që kishte pësuar Skënderbeu brenda vetes. Korça priste me ankth “shërrimin” e skuadrës së tyre. Nuk do të mbeteshin të zhgënjyer. Skuadra e Skënderbeut e udhëhequr nga dy trajnerët, përfundoi me sukses në vitin 1960 ndeshjet e Pejofit dhe zuri vendin e katërt. Ky klasifikim ishte i rrallë në e ekipin Korçar ndër vite. Në këtë kohë ishte afruar për disa javë edhe trajneri i të rinjve P. Mile, i cili në vitin 1948 u kishte dhënë të rinjve të Korçës titullin e kampionit. Ndërkohë kishte çuar te skuadra e Skënderbeut edhe lojtarët e tij: A. Pilikën, M.Tuxharin, V.Samarxhiun, V.Bicollin, Dh. Dhamin dhe K.Sevon. Për disa vjet me radhë nga viti 1958 deri në vitin 1963 nisi të shkëlqente me elegancën e tij si golashënuesi më i mirë, qëndërsulmuesi Aleko Pilika”.


Në skenë, Partizani dhe Dinamo

“ Megjithatë shpresat se Korça do të ngjitej sërish në krye të tabelës u bënë gjthnjë e më të pakta, tregon Todo Vaso. Në vitin 1947 doli në skenë Partizani, në vitin 1950 erdhi skuadra e Dinamos. Skuadrat e tyre u krijuan nga lojtarët e Kombëtares që luanin me Shkodrën, Tiranën, Durrësin, Kavajën. Për 15 vjet me radhë të dy skuadrat ushtarake u bënë barikadë për ekipet e qyteteve të tjera. Ato ndërronin vendin e parë me njëra-tjetrën. Vetëm kur doli në horizont 17 Nëntori i ri me lojtarët e talentuar S.Halili, F.Frashëri, G. Kasmi, A.Memo, D. Bytyçi, S.Hyka, M. Xhaçka, të cilët nuk mund t’ia merrnin dot 17 Nëntorit, kampionati nisi të merrte një kuptim tjetër. Tirana po u rezistonte dy skuadrave ushtarake, por tashmë tre skuadrat nisën të dominonin. Në një situatë të tillë, Korça jo vetëm që nuk mund të rivalizonte për vende parësore, por dy vjet pas vitit 1957, vit kur kishte zënë vendin e nderit, zbriti në vendin e fundit. FSHF-ja aplikoi ndeshje kualifikimi që Korça të konkuronte për të qëndruar në kategorinë e parë. Skënderbeu eleminoi Lezhën dhe Lushnjën dhe pas kësaj, në vitin 1958 Korça nisi udhën e mbarë.


Ardhja e brezit të ri

“Për Skënderbeun kishte filluar epoka e brezit të ri, vijon të tregojë Todo Vaso. Lojtarët nisën të shpalosnin dukuri të futbollit modern. Gjithçka kishte filluar të bëhej ndryshe qysh pas përfundimit të kampionatit botëror të vitit 1958 në Suedi. Korça po linte pas periudhën e humbjes së shkëlqimit të saj. Stadiumi nisi të mbushej sërish nga cepi në cep. Nisën të dëgjohen thirrjet: “Fitore! Fitore! Duam gol! Duam gol…! Korça është kampion…!” Tashmë skuadrat, si Trana dhe Vllaznia, nuk mund të fitonin dot më ndaj Korçës me rezultate mbi 4-0. Ajo periudhë e dhimbshme, kur Korça dilte e lënduar nga stadiumi kishte përfunduar. Gjithçka kishte nisur mbarë. Po kujtoheshin edhe fitoret e viteve ’30. Fitorja e parë u shënua në Korçë 1-0 me Partizanin në vitin 1957. Stadiumi u duk sikur do të shpërthente nga entuziazmi dhe thirrjet. Në vitin 1960, Skënderbeu u klasifikua i katërti. Në vitin 1961 Pilo Qirinxhi u bë shefi i Klbit Sportiv të Skënderbeut dhe M. Prodani i ndihmuar nga S. Tole, i cili sapo kishte përfunduar studimet në Bullgari, drejtuan ekipin deri në vitin 1966. Në vitin 1962 Korça barazoi në Tiranë 1-1 me ekipin kampion Partizani. Në vitin 1963 fitoi në Tiranë 1-0 me Dinamon. Po këtë vit fitoi në Korçë 1-0 me Partizanin. Në vitin 1965 Skënderbeu i Korçës po shkonte i sigurtë, dinjitoz dhe plot shkëlqim drejt në finales për Kupën e Republikës. Për qytetarët e saj ishte një ngjarje e rrallë. Bashkë me Vllazninë u bënë dyshja më mirë e Shqipërisë për edicionin në fjalë. Ndeshja përfundoi 1-0 për Vllazninë. Megjithatë trajneri M.Prodani, kishte nisur të realizonte ëndrrën e vet. Po i kthente qytetit atë që i kishte munguar prej vitesh. Në skenë si golashënuesi më i mirë gjatë viteve 1963- 1970 kishte dalë Maksim Tuxhari”.


Epoka e Ilia Shukes

“Në vitin 1966, Skënderbeu filloi epokën e trajnerit të ri, Ilia Shuke. Ai prodhoi 29 ndeshje radhazi pa asnjë humbje (3 ndeshje miqësore). Profesori zemërngrohtë që jetoi në Korçë në hotelin e ftohtë “Borova”, e filloi karrierën e tij me një barazim 0-0 në Korçë me ekipin kampion 17 Nëntori dhe po aq në Tiranë me Partizanin. Fitoi 2-0 në Vlorë, fitoi 4-0 në Elbasan. Në vitin 1968 fitoi 2-0 në Berat. Mori shumë fitore të tjera me ekipet e qyteteve të tjera në Korçë. Më 1969 fitoi përsëri 1-0 me Partizanin kampion. Fitoi 1-0 në Tiranë me 17 Nëntorin. Më 19.05 1970, Skënderbeu fitoi në Korçë kundër Partizanit 1-0 dhe në shtator, 1-0, fitoi edhe me 17 Nëntorin me një gol të shënuar në stadiumin e Korçës nga një largësi 40 metra, disi si ai i fitores tonë të fundit në Korçë kundër Tiranës. Në vitin 1970, Elbasani u largua nga Korça duke marrë me vete 4 gola, ndërsa më 1971 po me kaq gola do të largohej nga Korça edhe ekipi i Vlorës. Ishte koha kur Skënderbeu ose fitonte ose barazonte në të gjitha qytet e Shqipërisë. Kampionati i vitit 1970-71 mbylli epokën e Ilia Shukes. Ajo kohë e futbollit, e fotografuar, tregon një stadium katërcipërisht të mbushur me njerëz. Për herë të parë në shkallët përkarshi tribunës qëndrore korçarët dolën me parulla: “Duam gol”! “Skënderbeu në Kupën ballkanike”. Në atë periudhë Skënderbeu kishte 3- 4 lojtarë me ekipin kombëtar. Pas viteve 1971 si golashënuesi më i mirë do të shfaqej qëndërsulmuesi Neim Tuxhari, i mbiquajturi “Snajperi” , kujton jo pa nostalgji Todo Vaso.


Intrigat politike

“Kur skuadra e Skënderbeut gjendej në formën më të mirë, ndodhi diçka e papritur. Pushtarët e kohës në Tiranë vendosën t’i thoshin ndal Skënderbeut. Dukej sikur ata kërkonin t’i përcillnin Korçës një mesazh: “Jemi ne, pa jeni ju”! Kjo ndodhi në shtator të vitit 1970, kur “Skënderbeu” fitoi 1-0 kundër “17 Nëntorit”. Një javë më parë Tirana kishte marrë një barazim me Ajaksin e Krojfit. Tre skuadrat e mëdha të Tiranës po i druheshin fuqisë së Skënderbeut. Ndiheshin të shqetësuara. (Nga viti 1971-72 ekipi u drejtua nga Petro Mile dhe nga viti 73-75 nga dyshja T. Vaso dhe A.Deli). Kur ky ekip, në kampionatin e vitit 1976-1977, po shkonte drejt titullit kampion, publicisti B. Dizdari shkruan: “Buja është e pranueshme në qarqet e Tiranës, tepër e frikshme në forcën e saj. I gjithë kryeqyteti ngre krye kundër Korçës, çdo shkrim gazete kishte diskutime pa fund, kërcënime, gacmime, telefonata, letra anonime, madje gazeta “Bashkimi” reziston me kurajo”. Ndeshja me 17 Nëntorin po afronte. Ndihej në ajër se diçka do të ndodhte. Dhe dita erdhi. Ishte 19 janar i vitit 1977. Korça shkoi në Tiranë për t’u ndeshur me 17 Nëntorin. Ajo që pritej, ndodhi. Ndeshja u kthye në një skandal të vërtetë. Pushtetarët kërkonin me çdo kusht fitoren e Tiranës. E ardhmja e Skënderbeut tashmë do të ishte edhe më e vështirë”.


Skënderbeu gjyq me FSHF

“Pushtetart e Tiranës të shqetësuar nga hovi që kishte marrë Korça gjatë viteve 1976-77, vijonin t’i shkaktonin pengesa e vështirësi gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Drejtimin e skuadrës e kishte marrë Aleko. Pilika, qëndërsulmuesi i rrallë i Skënderbeut. Ai i kishte sjellë lojës befasinë. Kaçi- Ballço- Xhambazi- Kërçiçi ishin kuarteti i kampionatit. Rreth tyre Dembo, Qiriazi, Muhazhiri, Tole, Lika, Floqi, në mbrojtje, Foto Avramushi, Prifti, Thimio në mesfushë, Lubonja Toshi në sulm plotësonin portretin e paharrueshmëm të Skënderbeut të vitit 1977. Skënderbeu ishte nënkampionija e madhe e A. Pilikës, e Jani Kaçit, e Dh. Xhambazit, e M kërkiçit. Po të mos kishte qënë Dinamo, Skënderbu do të kishte titullin e dytë kampion, por ekipi u bë edhe finalist i Kupës së Republikës. E megjithatë Skënderbeun po e lodhnin vështirësitë që i krijoheshin. Trajneri Aleko Pilika dhe ndihmësi i tij, Kosta Koça nuk mund të qëndronin të heshtur. Për këtë arsye gjatë kampoinatit 1980-81 Skënderbeu bëri gjyq sportiv me FSHF. Në atë gjyq morën pjesë përfaqësues nga gjithë organizmat sportive përkatëse. Përfaqësuesit e Skënderbeut sollën fakte dhe argumente për atë çka po ndodhte, por nuk u zgjidh asgjë. Pala tjetër nuk ishte në gjendje të kundërshtonte me argumente, por nuk mundej të aprovonte. E tillë ishte koha. Githsesi futbolli i qytetit të Korçës vazhdoi pa ndërprerje traditën e shkëlqyer të rezultateve dhe lojrave dinjitoze nga ekipet e të rinjve dhe para të rinjve. Tato Bimbli dominoi kampionatin e të rinjve, për 3 vjet rresht duke u bërë tre herë kampion për vitet 1951,52 dhe 53. Petro Mele e solli titullin kampion për të rinj në Korçë gjatë vitit 1958. Dy trajnerët Todo Vaso dhe Maksim.Tuxhari, në 4 vjet shpallën ekipin e të rinjve Skënderbeu tre herë nënkampion kombëtar gjatë vitev 1975-1978. Disa vjet të rinjtë korçarë me trajnerët K. Koça dhe Z. Çelën u kulifikuan në vend të tretë dhe të katërt. Prurjet e elementit për ekipet në fjalë u bënë nga trajnerët T.Veriga, T.Vaso, K. Koço, R Çingo, Z.Çela, Gj. Avramushi, Gj. Kushe, S. Lubonja, B. Baçe, R. Mile, Gj Rapo, P.Stefa, dhe Beni Beta. Tradita e futbollit Korçar nuk mund të humbiste. Në dekadën e viteve ’80 në skuadrën e Skënderbeut u aktivizuan lojtarët GJ. Kushe, D. Kushe, Gj. Pilkati, V. Bakiu, A Hoxha, E Bashllari, A.Gura, N.Andoni, GJ. Prifti, R Kallço, I.Terpo. I. Papa, A, Sotiri, S Xhambazi, GJ. Thimio. A. Balli, R. Liço. F.Kosti etj.


Ata lavdi Korçës i dhanë

Dëshiroj të them edhe diçka tjetër thotë Todo Vaso: “ Ja çfarë shkruan për sportistët e Korçës, B. Dizdari: “Pas luftës, Skënderbeu është personifikim i Koçes, G. Larës, Qirinxhiut, M Ndinit, S. Lubonjës, Çelës, Miles, M.Tuxharit, Prodanit, Dvoranit, Pilikës, e Raqi Piskut, të cilët vetëm luftuan të mbanin një traditë. Skënderbeu është i Todo Vasos, legjendës së Kombëtares së Shqipërisë, stoikut të paharueshëm të gjermanëve; është i A. Pilikës, qëndërsulmuesit ndër më modernët e Shqipërisë, njeriu që e bëri Korçën sfiduese të 77-ës. Skënderbeu është i Koço Dinellës, portierit gjigand të Shqipërisë, por edhe i papërkuelshmëve Dembo e Shule. Skënderbeu është i Jani Kaçit, i portierit më elegant të futbollit shqiptar. Skënderbeu është i Dhimitraq Xhambazit e Milutin Kërçiçit, modernët e fundit të Korçës. Skënderbeu është i Shqipërisë, pjesë e ndritur e futbollit kombëtar” “Traditën e Korçës, vijon të tregojë Todo Vaso, do ta vazhdonin lojtarët G. Rapo, R. Rapo, A. Tytka, D. Xhemo, C. Stratobërdha. H.Shkurti, A.Vaso, S. Xheka, B.Kadiu, L.Bimo, R Dembo etj. Jo pa krenari Todo Vaso kujton edhe Diça tjetër: “Klubi i Skënderbeut është përfaqësuar me ekipet kombëtare në të gjitha moshat e ekipeve përfaqësuese, me T. Vaso, K. Dinellën, J. Kaçin, me Ibron, A. Pilikën, T. Dembon, M. Kërçiçin, B. Shkëmbin, T. Osmanin me ekipin kombëtar të Shqipërisë, me Shpresat DH. Xhambazi, M. kërçiçi. Gj. Avramushi, D. Kushe, G.Rapo, Gj. Kushe, G. Liçi etj. Gjithsesi aktualisht Skënderbeu ndodhet në gjendjen e tij më të mirë, Korça pret shumë prej tij, është në pritje të një epoke të ndritur të futbollit Korçar”. Me këto fjalë e përfundoi rrëfimin e tij Mjeshtri i merituar Todo Vaso, i lindur në Korçë më 15 shtator të vitit 1941.

Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2091 sec, 0.0740 of that for queries. DB queries: 36. Memory Usage: 2,596kB