Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: I*N*T*E*R*E*S*A*N*T*E
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fantashkenc....jo edhe aq shume.
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Vaskja
Sat Mar 15 2014, 06:53pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Hand Tree, pastrus ajri per tu majt ne dor


Nga konkursi Electrolux Design Lab nji konceptim potencialisht rrevolucionar per permirsimin e kualitetit te ajrit: Hand Tree nji paisje qe veshet.

Ideja e propozume prej studentit rus Alexandr Kostin per konkursin e pervitshem Electrolux Design Lab asht perzgjedh nga 20 finalistet dhe duket se i ka letrat ne rregull per te fitu cmimin perfundimtar prej 5000$. Paisja quhet Hand Tree dhe, sic duket edhe prej emrit, ka nji funksion qe zakonisht e gjejm ne natyr nga bimet me fotosintezen: merr dioksid karboni dhe cliron oksigjen.

Fal filtrit te mrendshem, mundet gjithashtu me hek pluhnin, tymin dhe substanca te tjera ne pergjithesi te damshme per njirin. Nji lloj pastrus ajri portativ per ta pas gjithmon me vedi ne dore duke e ba me punu ne Personal Mode, ose per ta vendos mbi cfar do lloj siperfaqje ne benefic te tan te pranishmve ne mjedisin rrethus me Global Mode. Nji konceptim hala shum larg prodhimit apo shitjes ne mas, por qe perputhet pa asnji dyshim ne menyr inovative me problemin e ndotjes mjedisore, me ajrin e qyteteve nganjiher te rrezikshem per shndetin.



Hand Tree funksionon me nji bateri, pra nuk mund te quhet 100% eco-friendly, por edhe mbi kte aspekt mund te punohet, ndoshta duke mundesu energjin e nevojshme per karikim me ane te nje paneli te vogel diellor te integrum, eksperiment ky i bam realitet vite ma par ne disa smartphone. Gjindet gjithashtu nji vend i posacem ku mund te vendosim fishek me essenca aromatizuse, ne menyr qe me majt eren qe ne na pelqen.

Nji indikator, se fundmi, i tregon perdorusit gjendjen e bateris dhe te filtrit, qe duhet periodikisht ndrru ose pastru. Obiektivi i nji projekti te till ash bojagi ambicioz: te transformosh qytetet ne zona qe ne vend qe te prodhohet PM10, te simulohet ajo qe ndodh ne pyje apo zonat jeshile, ku pemet ne vend qe te mjedhen, jane zevendsu prej paisjesh teknologjike qe veshen si sahat doret.








Back to top
Vaskja
Sat Mar 15 2014, 07:40pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Si Google Earth, por ne HD dhe direkt


Skybox Imaging parashikon te ardhmen per sa i perket hartes territoriale: jo ma pamje satelitare statike, por te azhornume direkt.

Imagjinoni te hapni Google Earth (ose Google Maps) dhe te zmadhoni ne cfado lloj pike te hartes derisa te mrrini me dallu rrugt, shpiat e ndertesat. Imagjinoni edhe qe ato pamje qe shifni ne ekran nuk jan foto statike te shkrepme muj apo edhe vite ma para, por nji rrym pamjesh te azhornume ne kohe direkte, me nji definicion te tille sa me mrrit me dallu deri edhe ngjyren e makinave ne levizje rrugeve.

Fantashkenc? Po te pakten per momentin. Skuadra e Skybox Imaging ka dhan nji parashikim se ca mund te ndodhin ne te ardhmen. Per ta kuptu mjafton me pa videon e bashkanjitme ma poshte, ku asht e mujtme me pa skeletet e avioneve qe ulen ne pisten e Capital International Airport te Pekinit. Jane vetem 30 sekonda por te mjaftushem me pershkru ate qe po flasim. Duke rrit zmadhimin e shkalles mrrijm me pa edhe makinat qe levizin rrugeve ne afersi. Videoja asht rregjistru me 30 dhetor 2013, me ndihmen e te parit microsatelit SkySat-1 i hedhun ne orbit nga kompania gjat vitit te kalum, te cilin do ti bashkanjiten te tjer (prej nji totali 24 njesi) mes 2015 dhe 2016. Bahet fjal per makineri me permasa bojagi te permajtme, 60x60x90 cm, dhe nji pesh vetem 120 Kg.



Nji teknologji e ktij lloji mund te perdoret ne fushen industriale per shembull per te monitoru mbrritjen dhe bankimin e anijeve ne nji port, te mbikqyresh sigurin e gazsjellsve. Simas Skybox Imaging risolucioni asht kaq i nalt sa mund te dallosh kjart vendete bosh ne nji parking apo nivelin e naftes te pranishem ne nji konteiner te hapun.

Me veshtiresi sistemi do te jet ne dispozicion per tane, per qellime thjesht perfitimi, te pakten fillimisht. Implikimet ne termat Privacy nuk do vonojne s'lindmi. Do te flitet shume shpejt mas nji viti. Nderkoh te imagjinosh nuk kushton asgja.


Back to top
SuperGirl
Sun Mar 16 2014, 12:06pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Vaskja ka shkruar:

Hand Tree, pastrus ajri per tu majt ne dor


Nga konkursi Electrolux Design Lab nji konceptim potencialisht rrevolucionar per permirsimin e kualitetit te ajrit: Hand Tree nji paisje qe veshet.

Ideja e propozume prej studentit rus Alexandr Kostin per konkursin e pervitshem Electrolux Design Lab asht perzgjedh nga 20 finalistet dhe duket se i ka letrat ne rregull per te fitu cmimin perfundimtar prej 5000$. Paisja quhet Hand Tree dhe, sic duket edhe prej emrit, ka nji funksion qe zakonisht e gjejm ne natyr nga bimet me fotosintezen: merr dioksid karboni dhe cliron oksigjen.

Fal filtrit te mrendshem, mundet gjithashtu me hek pluhnin, tymin dhe substanca te tjera ne pergjithesi te damshme per njirin. Nji lloj pastrus ajri portativ per ta pas gjithmon me vedi ne dore duke e ba me punu ne Personal Mode, ose per ta vendos mbi cfar do lloj siperfaqje ne benefic te tan te pranishmve ne mjedisin rrethus me Global Mode. Nji konceptim hala shum larg prodhimit apo shitjes ne mas, por qe perputhet pa asnji dyshim ne menyr inovative me problemin e ndotjes mjedisore, me ajrin e qyteteve nganjiher te rrezikshem per shndetin.



Hand Tree funksionon me nji bateri, pra nuk mund te quhet 100% eco-friendly, por edhe mbi kte aspekt mund te punohet, ndoshta duke mundesu energjin e nevojshme per karikim me ane te nje paneli te vogel diellor te integrum, eksperiment ky i bam realitet vite ma par ne disa smartphone. Gjindet gjithashtu nji vend i posacem ku mund te vendosim fishek me essenca aromatizuse, ne menyr qe me majt eren qe ne na pelqen.

Nji indikator, se fundmi, i tregon perdorusit gjendjen e bateris dhe te filtrit, qe duhet periodikisht ndrru ose pastru. Obiektivi i nji projekti te till ash bojagi ambicioz: te transformosh qytetet ne zona qe ne vend qe te prodhohet PM10, te simulohet ajo qe ndodh ne pyje apo zonat jeshile, ku pemet ne vend qe te mjedhen, jane zevendsu prej paisjesh teknologjike qe veshen si sahat doret.









This is soooo cool!!!
Kur mendoj qe ka njerez qe jetojne ne vende si puna e singaporit psh qe i mbyt smogu!








Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Vaskja
Tue Mar 18 2014, 05:10pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Commute-Case, motorri elektrik ne valixhe

Green Energy Motors Corp. prezanton nji motorr elektrik bojagi te vecante: mund te paloset e te bahet valixhe qe mund ta marrish me vedi kudo.

Mobilat e te ardhmes kalojn nga zgjidhje qe kujdesen per mjedisin, sic kan kallxu konceptimet e Sallonit te Makines ne Gjenev. Eco-friendly nuk asht nji filozofi qe i aplikohet vetem automobilave, por cfardolloj mjeti edhe atyneve me 2 rrota. Kena shembullin e Commute-Case, nji motorr elektrik kujt karakteristika krysore nuk asht motorri.

Mjeti asht mendu nga nderrmarrja Green Energy Motors Corp. me nji objektiv te percaktum: portatshmeria. Pra asht e mujtun me e mydh kur nuk nevojitet edhe ta marrish me vedi si nji valixhe e zakonshme. Perdoshmeria asht e shpjegume ne menyr shum te kjart nga videoja e maposhtme. Nuk bahet fjal per nji ide te cuditshme te ndonji inxhinieri te cuditshem, por nji produkt i vertet, qe mund ta bleni trokit ketu . Cmimi asht 5990 dollar, ose 2995 dollar (50% ma pak) per ke vendos me e ble direkt, duke financu ne kte menyr fazen e prodhimit. Asht e mujtun gjithashtu me zgjedh mes 8 ngjyrash te ndryshme: blu, ar, jeshil, roz, lejla, kuq, serm dhe te zi.



Nji her qe e palosim, Commute-Case mund ta marrim me vedi ne avion (ndoshta ne check-in do ishte mire te shpjegofet lloji i valixhes), ne tren ose ne makin. Pesha gjithsej asht 12 Kg, per sa i perket autonomis, nji karikim i vetem mjafton per me ba 40 Km. Ne mrendsi kena edhe nji vend te posacem ku mund te vejm sendet tona personale.

Gjat levizjeve me motorrin elektrik duhet te rrish ne kam, ty majt ne dy kamaleca qe dalin ne pjesen e poshtme. S'ka informazione rreth shpejtsis qe mund te mrrijn, qe gjithsesi ty pa objektin duhet te jet bojagi e permajtun.




Back to top
Vaskja
Tue Mar 18 2014, 06:07pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Unreal Engine 4 per te lufutu Alzheimerin dhe crregullime tjera mendore

Lind Forest Project, nji loje e vecant qe shfrytzon fuqin e Unreal Engine dhe te Kinect-it per te ndihmu ato persona qe vujn nga crregullime mendore, te bashkveprojn me boten.

Asht ne fazen e zhvillimit nji loj e re qe mund te ndryshoj thelbesisht menyren se si persona te prekun nga Alzheimeri apo cregullime tjera bashkveprojn me mjedisin per rreth, ne tentativen per te permiresu kualitetin e jetes tyne: asht quajt Forest Project dhe sapo asht pa ne Pozible per nji fushat crowd funding, per te arrit financimet e duhuna per te rrealizu kte projekt.

Forest Project shfrytezon fuqin perllogaritese te motorit grafik Unreal Engine 4 se bashku me ate te Kinectit per te kriju, nepermjet nji TV te zakonshme, nji mjedis virtual ne te cilin ato qe jan te prekun nga smundje te tilla mund te argetohen, relaksohen dhe bashkveprojn si me persona ashtu edhe me elementet e mjedisit per rreth. Nji karakteristik kryesore e nji mjedisi te till asht aftesia per te kriju nji simulim shum-shqisor me drit, tinguj, ngjyra dhe pamje vizive, elementa qe te lidhun bash japin nji realitet virtual ndryshe nga ato deri me sot.

Duke shfrytezu teknologjin e Kinectit - sensori i Microsoftit qe njef lvizjet e trupit - pjesmarrsit e Forest Project ne kte menyr do te jen te zhytun ne nji eksperienc virtuale qe do i mundsoj atyne te eksplorojn nji mjedis nepermjet syve te nji personi te prekun nga smundje te tilla.
"Imagjinoni te keni nji smundje qe ju hek aftesin e komunikimit", shpjegon Tanya Petrovic e Alzheimer’s Australia Victoria, "aftesine e te angazhuarit. Kjo asht ajo qe mund tju bajn kta smundje. Duke perdor teknologjin e lojnave dhe te terapis shqisore po mundohemi ti rikthejm ktyne personave aftsine per tu angazhu ma shume".

"Ajo qe mundohena me mrrit asht iper-realismi, ma reale se realja. Terminologjia teknike asht “Disney snow”, edhe ma e rehatshme se jeta reale", specifikon skuadra e shvillimit. Ideja mas ktij projekti asht ajo qe ti bajm te kuptojn ktyne personave se ca ndjehet duke ndejt jasht: mes flladesh te left e te amel, floke boret qe bijn, flutra qe fluturojn ne nji bote te qete...kush vun nga kto smundje mund te eksperimentoj me shqisat e veta se ca don me than te bashkveprosh me nji bote te jashtme te komplikume sic asht ai i nji pylli, por duke pas nji fare kontrolli ne veprimet e tyne.

Fushata e finanzimeve do tu sherbej skuadres per te vazhdu zhvillimin e ktij aplikacioni, ne tentativen per te shtu elemente te matejshme ktij mjedisi dhe ti shtojn nivelin e argetimit. Duke ba fjal pa dyshim per nji projekt te vecant: deri sot vidiolojnat jan pa nga shume persona si "dica banale", qe sherbejn "vetem per te humb kohe", por gjithsesi fal teknologjive te reja - ne vecanti fale mundesive te Kinectit - po fillojn te lindin lojna te ndryshme, qe i sherbejn nji funksioni specifik. Asht ky rasti i Forest Project, qe do te kallxohet gjat GDC 2014, ne sken pas pak kohe ne San Francisco.




Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1938 sec, 0.0760 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,640kB