Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Koalicioni i 1 Prillit
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Shkodra100
Sun May 19 2013, 04:33am
Registered Member #4246
Joined: Sat Nov 06 2010, 06:16am

Posts: 124
Koalicioni i 1 Prillit.
Pak dite me pare shqiptaret ishin deshmitare edhe njehere te nje perseritje te historise 72 vjecare , kete here e mbajtur ne qytetin tim; qytetin e Shkodres liridashese, te Shkodres se madhe patriotike, te Shkodres luftetare per liri dhe integritet kombetar. Pasardhesve te bllokmenve do ju duheshin pikerisht dicka me teper se dy dekada qe te ktheheshin ne identitetin e baballarve. Pikerisht para disa diteve ne qytetin lokomotor te demokracise dhe luftes kunder armiqve shekullor te shqiptareve, atyre Serbo-Sllave, u mbajt mbledhja e te ashtequajtures Internacionale Socialiste qe ne vertete kishte perfaqesues te njejte me ate Nentorit 1941; tradhetaret me te medhenj te atij kombi, Serbo-Sllavet ish komuniste remnaja nga vendet e ish Jugosllavise, Serbia, Mali i ZI, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercogovina. Edhe pse e trumbetuar me te madhe, ne kete te ashtuquajtur konference Eurosocialiste nuk denjuan te marrin pjese as vellezerit e tyre komuniste nga Greqia. E majta shqiptare u mundua ta paraqese kete si nje konference pan-ballkanike por nuk ishte gje tjeter pervecese nje bekim i bashkimit te se majtes nga sivellezerit komuniste Jugasllav; pikerisht ne koherence te plote me Nentorin e vitit 1941.
E majta shqiptare nenshkroi traktatin e bashkepunimit pikerisht nen bekimin e vellezerve te tyre komuniste Jugosllave. Pse valle zgjodhen pikerisht qytetin e Shkodres per te perdhosur edhe njehere dinjitein e kesaj kalaje te shqiptarizmes? A mos eshte kjo nje paraprirje e Nentorit 1941, kur me themelimin e partise komuniste shqiptare, lind bekimi dhe shpresa e marrjes se pushtetit pikerisht nga kumbarot ish komuniste Jugosllave? Sikurse afro 72 vite me pare, qellimi i kesaj vellazerie eshte pikerisht rikthimi ne kthetrat e pushtetit te se majtes shqiptare. Shqiptaret jane deshmitare te fruteve te nje aleance te tille pothuajse gjysemshekullore. Kjo aleance eshte ne vrazhden e maredhenieve te ngushta qe kane rezultuar pothuajse per afro 72 vite. Ishin te paret e ketyre sharlatanve qe erdhen ne pushtet pikerisht me bekimin e baballarve te Tadicit dhe pjesermarrsve te tjere ne takimin e Shkodres.
Te gjithe jemi deshmitare te krimeve te kryera mbi shqiptaret gjate regjimit te baballarve te ketyre qe sot na paraqiten si rilindas. Me urdher te Mugoshve, dhe viceve te tjere u masakruan me qindra shqiptare dhe atdhetare, rruge e cila pritet te ndiqet me perpikmeri nga nipi i Spiro Kolekes dhe i biri i firmetarit te te gjitha vendimeve xhelate kunder atdhetarve dhe elites se djeshme antikomuniste. Nuk besoj se shqiptaret ta kene harruar masakren e Tivarit te dirigjuar nga Serbo-Sllavet titiste ne bashkepunim me parardhesit e te majtes se sotme shqiptare, ku nen drejtimin e Serbo-Sllavit Ramiz Alia u masakruan me shume se 8000 atdhetare, antikomuniste shqiptare. Nuk ishte aspak e rastesishme qe Kosova nuk po i nenshtrohej urdherave te Titos Sllav, dhe u desh nderhyrja gjoja negociuse e cetave partizane shqiptare qe patriotet e Kosoves te terhiqeshin me moton se “nuk luftojme kunder vllaznve tane”, dhe me vone duke u masakruar po nga keta “vllazen” me urdher te Mugoshes. Edhe kete here sikurse ne vitin 1941-44, e majta shqiptare vihet ne sherbim te interesave Serbo-Sllave duke u munduar me te gjitha menyrat qe te coje Shqiperine, vendin e plogosur te shqiponjave drejt vellavrasjes, ndarjes krahinore Veri-Jug, maloke-laluce dhe luftes civile. Aleanca me Serbo-Sllavet ka rezultuar si fatkeqesia me e madhe e ndodhur ndonjehere ne kurrize te trojeve shqiptare. Edhe kete here keta pagane te se majtes shqiptare dhe antishqiptarizmes vihen ne sherbim te interesave vetjake e personale duke punuar me te gjitha forcat kunder interesave mbarekombetare, shqiptare. Te gjithe jemi deshmitare te Katovices se Ramiz Alise dhe zbatimit me perpikmeri te saje nga te emeruarit prej tije ne skajet politike shqiptare te pas viteve 90. Eshte tashme i njohur fakti qe Sllobodan Milloshevici shpenzoj afro $35 milion per te shkaterruar shtetin shqiptar ne vitin 1997. Keto fonde perfunduan ne koferat private te se majtes shqiptare te udhehequr nga Fatosis Nanos dhe elita e tije Ramiziste. Te gjithe jemi deshmitare te takimint Nano-Milloshevic ne Greqi ne vitin 1998, kohe ne te cilen po ushtrohej nje genocid i papare mbi popullin shqiptar te Kosoves, kur Fatosis Nanos me bindje te plote deklaron se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi. Te gjithe ne jemi deshmitare te kryengritjes se armatosur te vitit 1997 dhe te atyre udheqesve te asaj kryengritje qe sot jane anetare te se majtes dhe te djathtes shqiptare, deputete ne tribunin e lirise, dhe qe nderonin me simbolin Serbo-Sllav te ngritjes se tre gishtave lart. Jane pikerisht keta te majte qe ne cdo demokraci te botes do ishin denuar per tradheti ndaj atdheut dhe interesave kombetare, nderkohe qe ne Shqiperi nderthurin aleanca pikerisht me ata qe dje ndihmuan baballaret e tyre te fitonin pushtetin. Sikurse ne 1944, ashtu edhe 1997, me ndihmen e vellezerve Serbo-Sllave, ne pushtet erdhen komunistet shqiptare, strategji e cila po pergatitet edhe sot neper zyrat e Beogradit dhe bodrumet e selise roze te zbatuesve te Kotovices, antare te se majtes famekeqe shqiptare. Nuk eshte aspak e rastesishme kjo aleance Serbo-Sllave me te majten shqiptare, kohe e cila perkon me driten ne fund te tunelit per kombin shqiptar. Ideja e nje Shqiperie te madhe dhe e shqiptareve te bashkuar i tmerron deri ne palce te kurrizit Serbo-Sllavet dhe sivellerzerit e tyre komuniste shqiptare. Sepse vetem ne kete menyre ju dalin ne pah tradhetite shekullore te komunisteve ndaj shqiptareve. E verteta i tmerron keta gjakpires dhe antishqiptare. Qe kur Shqiperia ka njohur formimin e saje si shtet e deri me sot, nuk mbahet mend qe komunistet shqiptare te kene marre pushtetin me voten plebishitare te sovranit, por vetem me ndihmen e sivellezerve te tyre Serbo-Sllave. I njejti skenar po pergatitet te vihet ne jete teksa flasim, dhe pikerisht nga e majta shqiptare, pasardhese e PKSH dhe PPSH. Uroj qe shqiptaret mos te verbohen nga kjo pluherosje e qellimshme Serbo-Sllave qe tashme ka gllaberuar gjithe hapesiren politike shqiptare.
Me cfare te drejte i kerkojne voten popullit shqiptar keta antishqiptare qe aleancen e tyre e bekoi ish presidenti Serb Tadic i cili ishte edhe kunder mareveshjes se fundit te arritur ne mes Kosoves dhe Serbise! E majta shqiptare u mundua ta quaje nje sukses te jashtezakonshem marveshjen e Shkodres mes kryemadhit dhe te gjatit, nen bekimin e Tadicit. Terri informativ qe ka ushtruar media e kontrolluar prej viceve ne Tirane ka qene i paprecedent per kete ngjarje duke e lene komplet ne harrese. Kjo u be me porosi te vicve delegate ne perkujtimoren e Shkodres. Kjo me ben te mendoj qe edhe pozita te ciles nuk ju degjua zeri fare, te jete pjese e planeve te Katovices se Ramiz Alise dhe Ramizizmit. Si mundet qe lideri i opozites shqiptare te deklaroje se do nenshkruaj traktat miqesie me Kosoven, nderkohe qe Kosova eshte toke shqiptare? Nga kush e mori kete ide sh. Rama qe te beje kete deklarate pikerisht disa dite pas bekimit te aleances me Ilir Kryemadhin? Me cfare paturpesie viziton Kosoven ky pseudolider? Kosova dhe kosovaret nuk jane vendi mik dhe miqte e Shqiperise sic i paraqet Edi Rama dhe e majta shqiptare; ata jane vellezerit e nje gjaku Shqiptar dhe autoktone ne trojet e veta Ilire. E majta shqiptare po mundohet me cdo kusht te kthehet ne identitet, dhe me ndihmen e sivllezerve Serbo-Sllave po ja arrin qellimit deri dikund.
Kercenimi i kthimit te se majtes komuniste po i troket pas dere kombit shqiptare dhe eshte kercenimi me serioz qe i kanoset mbare shqiptareve ne shekullin e 21te. Kjo eshte nje perseritje e skenareve famekeqe te Serbo-Sllaveve per ta mbajtur kombin shqiptar ne erresire ashtu sic e katandisen per afro gjysem shekulli.. Uroj qe Shqiperia e NATO’s dhe e vlerave te mbizoteroje mbi pucin e te majteve dhe te antivleres. Uroj qe shqiptaret te zgjohen nga gjumi dhe ti thone jo ketij rreziku qe po i troket ne dere. Kjo eshte tashme e zhveshur plotesisht si Rilindja e Edvin Kristaq Rames dhe se majtes shqiptare. Uroj qe me 23 Qershor populli shqiptar te vendos te ece perpara ne rrugen e konsolidimit te demokracise duke i dhene goditjen e merituar te majtes ish komuniste shqiptare.

P.S. Shkrim i derguar gazetave shqiptare ne Shqiperi dhe te gjitha refuzuan ta botojne.



Back to top
~*Christel*~
Sun May 19 2013, 05:38pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Pyte vedin pse se kam publiku
Back to top
Shkodra100
Mon May 20 2013, 07:15pm
Registered Member #4246
Joined: Sat Nov 06 2010, 06:16am

Posts: 124
Une e di dhe jam shume i ndergjegjshem per arsyet e mospublikimit nga gazetat shqiptare, por uroj qe shqiptaret te zgjohen nga gjumi dhe te mbrojne te drejtat e tyre qyetare, themelin e çdo demokracie; te drejtat e tyre njerezore e qytetare. Uroj qe vota e tyre e lire tu jape nje goditje te fuqishme implimentuesve te Katovices se Ramiz Alise.
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2760 sec, 0.0789 of that for queries. DB queries: 36. Memory Usage: 2,555kB