Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Berisha jep doreheqjen - Zgjedhje 2013
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Wed Jun 26 2013, 09:39pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Me 23 Qeshor patme zgjedhjet historike qe e kthynen shkodren dhe shumicen e Shqipnise nga ngjyra blu ne kuq (pink a whatever ).

Surpriza ma e ma dhe ishte Shkodra.

Sot kryeministri Berisha doli per konference per shtyp e dha doreheqjen. Ne syte e mi gjest fisnik e nji model i mire per politiken shqiptare.

Jepni opinionet tuja rreth ktyne zgjedhjeve.
Si mendoni se kane me ken 4 vitet e ardhshme me kryeminister Ramen?
A mendoni qe shqipnia e kishte te nevojshme nji rotacion te tille.
Pse Shqiptaret banen ket zgjedhje? Ishin lodh me te njejten figure tesh 23 vjet, apo bani ai dicka gabim qe i zhgenjeu shqiptart?

Diskutim t'mbare!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 26 2013, 10:06pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Mendimi jem:

Nuk jam eksperte ne politike. Nuk i ndjeku shum debatet sepse ta shpifin ekzistencen vec njerz tu u sha. Jam gjithmone skeptike dhe nuk jam me asnjenen parti politike: Du fryme te re, njerz me shkolla e jo halabake qe sot pagujne e bahen deputet.

Gjithsesi une e shof Shqipnine me sy bajagi kritik, kshtuqe mundem me ba nji vleresim.

Tu e njoft popullin shqiptar e krytin qe ka, nuk jena ne popull me pas te njejten figure ne krye te shtetit per tre mandate rresht. Kena jetu 50 vjet diktature. Berisha asht ne politiken Shqiptare tesh 23 vjet dhe nuk do e kishte shlu at vend edhe per 10 vjet te tjera me e pas lan. Kur e mori pushtetin mas partise socialiste, Shqipnia ishte zhele. Ishte mas tranzinave te 97tes (qe po ju la juve me e vleresu pse u shkaktunen) me ekonomi nen 0 e me shqiptar te trazum emocionalisht. Normal qe s'pat ca me ba PS-ja. Bani njaq sa mujti. Shyqyr kur erdhi prap PD-ja, u panen da ndryshime. Infrastruktura, dritat/ujnat, interneti neper shkolla e gjana te tilla. Gjana shum te randsishme per popullin shqiptar. Normal qe do t'u bate ky progres, sepse nuk i lete ma kush vete me vjedh per vedi e mas me ndryshu gja.
Ka ana tjeter kto zotnit kane zaptu tan shqipnine. Tu fillu prej Shkodres me Topallin e tu vazhdu me Berishen qe e bija asht nder njerzit ma te pasun te Shqipnise. Ba me hi ifije neper rrugicat e shkodres, pertej pedonales se famshme e te bukur ku duket se cdo gja lulzon, ka mjerim. Njerzit hala blejne ushqime me lista!! Nuk ka ndihma sociale, pensionet jane pertoke, arsimi asht i shkatrrum, jepen liçensa per universitete private vec me prodhu diploma, mjeksia asht skandal. Ku jane reformat?? Shqiptart thojne 'ne knaqena me pak'. Un them qe ka ardh koha me kerku ma shum!! Ka ardh koha me pa pertej dritave, ujnave, e rrugve te shtrume.
Berisha ka etje per pushtet, neuroze, qe i asht transmetu njerzve e asht ngulit ne mentalitetin e tyne. Kjo ka me dasht da vite te mira me ndryshu. Njerzit jane ba te etun, te shtypin, te zhdukun! Studentat pagujn per provime, te smuret pagujne mjekt se perndryshe i lajne me dek. Dikush mund te thojne qe asht faji i njerzve. Un them qe asht faji i shtetit, qe nuk ven sanksione. Shteti duhet me ken rregullator, shteti duhet me i vu n'vije njerzit. Po cili shtet??

Shkodra u permbyt tre vjet rresht. Dhe ka njerz qe hala pysin vedin pse nuk e kane votu Berishen! Really?? MUnd te thojne qe nuk asht faji i tij qe fryhet Buna. Jam dakord. Nuk ishte faji i tij vitin e pare. Po vitin e dyte e te trete mujte te pakten me pa minimumin per me punu te bypass-i. Punimet fillunen e u lanen ne 10%.

Teshi, tu pas parasysh tan ita gjana, shqiptaret kishin nevoje per ndryshim. Alternativa ishte Rama. Kur ita njerz te ofrohen, do bash nji zgjedhje sesban. Shqiptart dojne ma mire, dojne fryme te re. Kishin mundesi me votu edhe Topin, por jo, votunen Ramen se asht ne opozite e asht ma i forte politikisht.

Ramen po e qujne psikopat, po e qujne skizofren, po e qujne nudist. Po thojne qe e ka rrah te shoqen, e ka lan lakuriq mas deret. Bla bla bla.
Rama ishte 8 vjet ne kry te bashkise ne Tirane. Like a boss, 4 vitet e para e ka ndrru Tiranen 100%. Sdi ju, po un kam shku rregullisht ne Tirane se kam njerz aty. E kam pa parkun rinia si ka ken, e si asht. Nuk ka ken e lehte me e ba nji gja te tille, me prish tan ato ndertime pa leje. Vec nji 'psikopat' mund ta bate nji gja te tille. Ne mandatin e dyte e lshoi ifije, e ndertimet pa fund fillunen - normal dote pjesen e vet edhe ai. E Tirana u ba si asht sot, te merret fryma!

Tesh ikja ishte alternativa. Iket votunen Shqiptart. Pjesa tjeter qe nuk e ka votu, thote te mjeret ju ca i bat vedit. Un them prit iher te rrijm urt, te shofim ca po ban, e mandej te flasim. Ai po e merr pushtetin me buxhet 0 e me borxh te pergjithshem 66% (kta i kam ndi prej Christelit ) kshtuqe fillimi ka me ken i veshtire, e ishalla ka me dit me e menaxhu.

Un mendoj qe nji fryme e re iu dote Shqipnise, sesban!

Nuk e vleresoj reagimin e Rames para kater vjetsh kur humbi zgjedhjet. Ka ken i ulet e negativ. Po 4 vete u vrane, e kerkush nuk mori pergjegjesi. Kjo asht politika jone!! Nuk e vleresoj qe si opozite, Rama nuk ka pranu me bashkepunu me Berishen. Nuk ka votu per ligje e gjana. Ka refuzu me hi ne parlament.

Por me kto zgjedhje, Rama doli dje e i uroi tana t'mirat Berishes.
Berisha sot doli e dha doreheqjen, gja qe nuk asht pa hala ne politiken shqiptare. Mori pergjegjesi per humbjen. Per mu ishte nji gjest fisnik dhe e vleresoj. Kena nevoje per modele te tilla. Kena nevoje qe te pakten politikanet sillen ne menyre te civilizume. Nuk e di ca ndodhi, ndoshta dikush ia ka terhek veshin per sjelljet e ma perparshme, ndoshta populli ia terhoqi veshin me kto zgjedhje, tu i tregu qe asht i forte kur don! Njata nenpunsa qe i ka xjerr me zor neper mitingje, tan kane shku me kry poshte, po n'fund nuk ia dhanen voten. Hallall!!

Kto mujt e fundit kisha fillu me e hup besimin te shqiptart. FIllova me mendu qe nuk jane ma te zot me ba protesta, me kerku ma shum. Por me kto zgjedhje, shqiptaret banen revolucion! Po po, revolucion te heshtun! Diten me u ba shumica nji mendje, e me tregu qe nuk jena t'marr!! Nuk jena dele!

Per Meten, sdu me fol.

Ikaq kisha. Mas me thoni 'too long didn't read'

Edited: se mkujtohen gjana here mas hereet e vi e i shtoj

[ Edited Wed Jun 26 2013, 11:14pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 26 2013, 10:20pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Gazetari Marin Mema i shkrun shum bukur Berishes. Ma kopjoi ket qe shkruva un mduket

Edhe vazhdimi i shkrimit asht interesant, nese doni shkoni shifne ne fb te faqja e tij.







Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Cen Durimadhi
Wed Jun 26 2013, 11:18pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Meqi po jam itu qut pa shprehi edhe une mendimin une as nuk e njaf politiken ashtu si duhet as nuk kam sy kritik pa mendimin pa e shprehi

Ne rradh te pare jam shum pa shum i gzum qe shkodra i dha ket pergjigje Jozit qe ka zaptu gjysen e shkoders.

Tesh a u desht kjo zgjedhje qe bani sovrani? une mendoj qe po. Sepse sot njerzit siç e ka than edhe Superi, nuk hajn ma bar edhe nuk jan tmarr.
Berisha asht duk krejt qart vitet e fundit, tu fillu prej te neglizhenca edhe nji injorim qe i bate tan kohen kreut ma te madh te shtetit shqiptar , ish presidentit Topi ( qe per mendimin tem ai president e ka pas hak edhe mandatin e dyt e jo me vu nishanin qe asht nji figur katastrof per me ba presidentin, por edhe kjo qe dicka qe Sala e vendosi vet ). Sals mduket i hini vedi nqef ( tesh me e than shkodranshe ) edhe desht mduket me u ba 'zoti' i shqiptarve, qe me sa di une ket gja e ka ba Enver hoxha.
Por ket gja mbahet shum qefi qe populli ose shumica e popullit shqiptar nuk e lejunen ( po la jasht at pjes te popullit qe i kan pas xhepat mush e qe ne fb shkrushin nuk dona largimin e Sals nga kryetari i pd, ose Sala asht zoti, nder i kombit e tu e krahasu me skenderbeun , ismail qemalin e tjeter e tjeter qe mu ma kan shpif tesh krejt salen si figur edhe skisha dasht me e pa hiq ma neper tv e ja ma ai me ba pjes prep te ndonje forum politik ) .

Pse shkodra pati ket reagim?
Une tham se PD vet e bani shkodren me reagu ishtu, tu pa listen e kandidatve, ket her lista e PD tka lan per me deshiru ( ktu tesh pa shprehi edhe pa knaqsin qe kam me listen e ps, as lista e ps sme ka pelqy, edhe mvjen shum keq qe Sait Fishta nuk u ba deputet, une prsh kisha dasht qe ne vend te Tom doshit ose kti koplikut, sait fishta me ken po nejse ).
Shkodra ka pas edhe nji reagim tjeter qe tesh une nuk mund te rri pa e permend. Nshkoder na deshme zdeshme ana e katolikve dhe muslimant dallohet. Investimet ca jan ba ka ana e katolikve nshkoder nuk jan ba kurr ka muslimant. Edhe dica tjeter theksojn qe ket her kan hek prej listet Astrit Bushatin e vuni ne list nji 'trathtar' siç e kan qujt Nard Ndoken ose nji tjeter qe e kan pru prej tiranet me kandidu ne shkoder.

Por mas te harrojm edhe Agronin te LSI , po mas tkishte ken LSI ne shkoder e majta kishte dal prep humbse. Tu pa se Cela ka kontribu edhe hala kontribon per shkodren ne cdo aspekt, se prsh ndertesat qe firma tyne ban, tana vendee punet jan, apo te Grand hoteli edhe ktu vende punet, apo fabrikat qe kan, vende punet. Tham se shkodrant e kan shperbly edhe e kan votu.
Por ça pa ndihet , thojn se zatnia ju ka rrah 50 milekshat ndor per me e votu

Sa i perket 4 viteve te ardhshme, une tu pas parasysh se ca ka ba Edi per tiranen, tham se aj vend ka me ndryshu si nata me diten, po edhe pse duhet pun sepse siç e ka than superi shtetin asht tu e marr te rrenum si ne 2001 mas qosha gabim, e lene tesh ca kan me e grry prep deri ne shtator. ps kan me u lshu demokrat si terbum me marr ca tju dalin perpara.

Besoj shum te kjo Rilindje, tham se ka me u ba pun e mir, shpresoj qe mas tzhgenjehm .

Edhe i gja deshta me citu te shkrimi i superit
"Berisha sot doli e dha doreheqjen, gja qe nuk asht pa hala ne politiken shqiptare."
Ket gja nuk asht Berisha qe e ban i pari, ket gja e ka ba njishi i PS Fatos Nano qe shpresoj vitet ne vazhdim do ta shofim president

Kaq kisha


Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 26 2013, 11:25pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
haha, po e vertete Cen, kisha harru Nanon
Po atij i doli populli me parulla tu i than 'Nano Ik', ca mas me ik ai. Njisoj ia bani edhe Sales tesh, pa parulla, vec me vote!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Cen Durimadhi
Wed Jun 26 2013, 11:27pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
haha pa pa njashtu asht. pa veç nkohen e Nanos e kapen shqiptart pak vedin se i la pak si lirshem, po kush me ja dit thuj

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 26 2013, 11:29pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Mas fol si komunist tesh



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
666
Thu Jun 27 2013, 09:03am

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Kan vjedh votat kta rilindasit !

Touch screen phones piss me off
Back to top
- Stella -
Thu Jun 27 2013, 09:54am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
I lexova me vemendje tana ita postime. Shprehin shum t'verteta e jam dakort n'pergjithsi. Du me than se ky mbet gjithmon nji mendim e nji vajz te re qe shpreh interes n'politike e don vec me pa ndryshime n'vendin e vet. Nuk asht per mi dhan mend kuj e as me ngacmu mendimet e kerkuj. Du me ken bajagi e drejtperdrejt,du mi dhan hakun seciles pale pa mbeshtet as njenen pale.

Dje e kam ndjek krejt fjalimin e Sali Berishes. E vlersova veprimin e tij si akt fisnik, e pranoj me kryultesi humbjen e votimeve. Per mu asht qysh itu ndryshim per ne si popull. Kena nevoje per akte te tilla qe te ne nuk kan ken aq t'ndime.

Per mu Sali Berisha asht e ka me mbet nji ner liderat me karizmatik qe kena pase. Me gabime,me vjedhje e me gjithca por deri itu na ka pru t'thush mire. Ka ba edhe ai shum gabime e sinqerisht disa jane edhe mu denu por ne pergjithsi ka vu ne praktike nji politike bajagi reformatore. Sidomos n'politiken e jashtme ka dhan nji fare stabilitetit e na ka paraqit ne menyre bajagi dinjitoze.

Shqiptaret harrojne shpejt. Me mendu se mas trazinave te '97 s'kena pas as uj,as drita,as rrug,ke pas frig me dal ne rrug se ca po t'gjen,kena pas kanalizimet n'qiell t'hapun, s'asht ba fjale per shkollim a punesim,kena ken ZERO. Nuk mund te pretendosh qe ti bash tana periher sidomos n'Shqipni ku iher mendohet me vjedh e mandej me rregullu naj gja.

Duhet me u rikthy kajher mrapa e me mendu se si kena ken per me kuptu se si ka punu PD ne pushtet e se cili do te jete drejtimi i jone nt'ardhmen. Un mendoj se ne Shkoder jan ba permirsime edhe pse jo gjithkund. S'kena pas perfaqsusa aq t'denje me than t'drejten. Mu s'me kan pelqy deputet qe ka pas Pd n'Shkoder. Por mas hallit duhet me i vlersu ata punime qe jan ba nqoftese dona me fol realitetin.

Ka prep SHUM por SHUM mu ba,ne 23 vjet nuk mund t'pretendosh mu ba New York Shqipnin,nuk mundesh me pretendu me ba mrekullina aq ma teper ne nji gjendje t'mjerushme qe na kena ken,sidomos n'ate katastrofe qe kena jetu.
Normalisht na qe jena jasht shtetit thojm 'po pse ktu jan ba,po pse ktu ka sherbime cilesore,pse shkolla asht ma e mire etj. Ne dona ma shum,nuk mjaftohena ma me dy rrug e i shkolle te re pikerisht ngaqe rriten nevojat tona si qytetar edhe ngaqe itu ku jetojm ifije mirqenie,rregull,pune shkolle e kena edhe bajme krahasime e na vjen keq qe kto gjana ala nuk mund ti shohim ne vendlindjen tone.

Por harrojme se edhe vendet e botes nuk jane ndertu tak-fak. Shembull praktik: Italia ka fillu ndertimin e disa autostradave ne 1930 e ma vone ne kohen e Musolinit,pra 70 e sa vjet ma pare. Ne i kena fillu ita vitet e fundit. Na jena vende n'faze zhvillimit jo me kot. Na duhet VJET E VJET me mrrit ktu ku ka arrit bota.
Kena i hu reforma me ba,si ne legjislature e para edhe ma krysorja,n'shendetsi qe asht me taman skandal,ku rryshfeti e korrupsioni qeveris sovran,n'shkollim sidomos aj universitar don i rreform rradikale,n'punesim qe po desin dyrnjaja me gjet i qyqe punet etj se me hi me diftu s'dalim der neser.

Megjithese e pranoj se kan punu pak per sa kishin mujt. Si gjithmon interesat vetjake marrin pushtetin mbi interesat e qytetarit,per fat t'keq. Na i vujm pasojat se ata mbesin rahat,shetisin tan boten,hajn e pijn e shkrrajn e populli dishron buken e gojs.

Per sa i perket fitores,un mendoj se rotacioni ne politik asht i domosdoshem. 3 mandate kishin ken shum te gjata nqs do ti kishte fitu Pd. Duhet ifije ndryshim.

Edvin Ramen un nuk e simpatizoj,programi qe don me vu ne plan asht bajagi utopik tuj ken se ja kam lexu e sinqerisht nuk i besoj fort se gjate fushates e per votime na bajm tan namin haha.
Kadal iher! Koha do ta diftojne se ca ka me ba,n'Tirane ka punu asht e vertet po duhet me pa sa ka me punu n'Shkoder aq ma teper masi ne si bastion i pd jena kthy n'ps,ja kena dhane besimin tone si qytetare, se ne fillim tan marrin zemer e hijn si shpetimtare mandej mushin xhepat e veta e fillojne e leshojn.

Un shpresoj metaman qe ne ket mandat te vejn ne praktik tpakten gjysen e asaj qe ka than. Me vjen mir me shku ne vend tem percdo vjet e me pa ndryshime cilado pale qofte ne pushtet. Kena vujt shum si popull e cdo gja e mir na sjell harmoni e gzim edhe ne. Ishalla ka maru koha e harushllekut e marris t'shfrenume.

[ Edited Thu Jun 27 2013, 10:21am ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Thu Jun 27 2013, 10:36am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Taman maj stella, ishalla bahet mire per at vend se kush asht ne pushtet ska naj randsi. vec te punojn aman!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Thu Jun 27 2013, 10:38am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
666 ka shkruar:

Kan vjedh votat kta rilindasit !



Se Sala nuk i vjedhi para 4 vjetsh n'fakt, hic

Me vjedh skane pas ca me vjedh kto simjet se nuk i len kush tu ken ne pushtet PD-ja. Thuj i kane shit edhe asht fakt qe LSI-ja ka cu 50mije leksha neper shpia per cdo antart te familjes qe me votu per te. Da shqiptar jane cheap krejt. LSI-ja asht tu i ba tana gjanat sheshit tashma, as lodhen me u rujt ifije.

PS-ja ska pas as ca me shit, as ca me vjedh se shqiptart jane lodh me Berishen e doshin ndryshim e jam e sigurt 100% qe e kane votu!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Cen Durimadhi
Thu Jun 27 2013, 10:57am
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
666 ka shkruar:

Kan vjedh votat kta rilindasit !


pa ma kan vjedh vota, 84 mandate per tmajten e 56 per tdjathen

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
666
Thu Jun 27 2013, 05:26pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Hajna votash :p

Nejse ju e keni marre seriozisht kyt pun, un tham ishalla po na ehap edi nji plazh nudistash tesh

Touch screen phones piss me off
Back to top
Cen Durimadhi
Thu Jun 27 2013, 05:42pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
tduket ty se e kena marr seriozisht, une jam shum sportiv per kshu gjanash i marr me sportivitet Lene superi i her si i ka me fakte ktu nforum sa sportive asht

amin

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Thu Jun 27 2013, 06:49pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Superi merr gjithca me sportivitet. No one shum take life so seriously



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Fri Jun 28 2013, 07:48am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Mendimi jem:

Nuk jam eksperte ne politike. Nuk i ndjeku shum debatet sepse ta shpifin ekzistencen vec njerz tu u sha. Jam gjithmone skeptike dhe nuk jam me asnjenen parti politike: Du fryme te re, njerz me shkolla e jo halabake qe sot pagujne e bahen deputet.

Gjithsesi une e shof Shqipnine me sy bajagi kritik, kshtuqe mundem me ba nji vleresim.

Tu e njoft popullin shqiptar e krytin qe ka, nuk jena ne popull me pas te njejten figure ne krye te shtetit per tre mandate rresht. Kena jetu 50 vjet diktature. Berisha asht ne politiken Shqiptare tesh 23 vjet dhe nuk do e kishte shlu at vend edhe per 10 vjet te tjera me e pas lan. Kur e mori pushtetin mas partise socialiste, Shqipnia ishte zhele. Ishte mas tranzinave te 97tes (qe po ju la juve me e vleresu pse u shkaktunen) me ekonomi nen 0 e me shqiptar te trazum emocionalisht. Normal qe s'pat ca me ba PS-ja. Bani njaq sa mujti. Shyqyr kur erdhi prap PD-ja, u panen da ndryshime. Infrastruktura, dritat/ujnat, interneti neper shkolla e gjana te tilla. Gjana shum te randsishme per popullin shqiptar. Normal qe do t'u bate ky progres, sepse nuk i lete ma kush vete me vjedh per vedi e mas me ndryshu gja.
Ka ana tjeter kto zotnit kane zaptu tan shqipnine. Tu fillu prej Shkodres me Topallin e tu vazhdu me Berishen qe e bija asht nder njerzit ma te pasun te Shqipnise. Ba me hi ifije neper rrugicat e shkodres, pertej pedonales se famshme e te bukur ku duket se cdo gja lulzon, ka mjerim. Njerzit hala blejne ushqime me lista!! Nuk ka ndihma sociale, pensionet jane pertoke, arsimi asht i shkatrrum, jepen liçensa per universitete private vec me prodhu diploma, mjeksia asht skandal. Ku jane reformat?? Shqiptart thojne 'ne knaqena me pak'. Un them qe ka ardh koha me kerku ma shum!! Ka ardh koha me pa pertej dritave, ujnave, e rrugve te shtrume.
Berisha ka etje per pushtet, neuroze, qe i asht transmetu njerzve e asht ngulit ne mentalitetin e tyne. Kjo ka me dasht da vite te mira me ndryshu. Njerzit jane ba te etun, te shtypin, te zhdukun! Studentat pagujn per provime, te smuret pagujne mjekt se perndryshe i lajne me dek. Dikush mund te thojne qe asht faji i njerzve. Un them qe asht faji i shtetit, qe nuk ven sanksione. Shteti duhet me ken rregullator, shteti duhet me i vu n'vije njerzit. Po cili shtet??

Shkodra u permbyt tre vjet rresht. Dhe ka njerz qe hala pysin vedin pse nuk e kane votu Berishen! Really?? MUnd te thojne qe nuk asht faji i tij qe fryhet Buna. Jam dakord. Nuk ishte faji i tij vitin e pare. Po vitin e dyte e te trete mujte te pakten me pa minimumin per me punu te bypass-i. Punimet fillunen e u lanen ne 10%.

Teshi, tu pas parasysh tan ita gjana, shqiptaret kishin nevoje per ndryshim. Alternativa ishte Rama. Kur ita njerz te ofrohen, do bash nji zgjedhje sesban. Shqiptart dojne ma mire, dojne fryme te re. Kishin mundesi me votu edhe Topin, por jo, votunen Ramen se asht ne opozite e asht ma i forte politikisht.

Ramen po e qujne psikopat, po e qujne skizofren, po e qujne nudist. Po thojne qe e ka rrah te shoqen, e ka lan lakuriq mas deret. Bla bla bla.
Rama ishte 8 vjet ne kry te bashkise ne Tirane. Like a boss, 4 vitet e para e ka ndrru Tiranen 100%. Sdi ju, po un kam shku rregullisht ne Tirane se kam njerz aty. E kam pa parkun rinia si ka ken, e si asht. Nuk ka ken e lehte me e ba nji gja te tille, me prish tan ato ndertime pa leje. Vec nji 'psikopat' mund ta bate nji gja te tille. Ne mandatin e dyte e lshoi ifije, e ndertimet pa fund fillunen - normal dote pjesen e vet edhe ai. E Tirana u ba si asht sot, te merret fryma!

Tesh ikja ishte alternativa. Iket votunen Shqiptart. Pjesa tjeter qe nuk e ka votu, thote te mjeret ju ca i bat vedit. Un them prit iher te rrijm urt, te shofim ca po ban, e mandej te flasim. Ai po e merr pushtetin me buxhet 0 e me borxh te pergjithshem 66% (kta i kam ndi prej Christelit ) kshtuqe fillimi ka me ken i veshtire, e ishalla ka me dit me e menaxhu.

Un mendoj qe nji fryme e re iu dote Shqipnise, sesban!

Nuk e vleresoj reagimin e Rames para kater vjetsh kur humbi zgjedhjet. Ka ken i ulet e negativ. Po 4 vete u vrane, e kerkush nuk mori pergjegjesi. Kjo asht politika jone!! Nuk e vleresoj qe si opozite, Rama nuk ka pranu me bashkepunu me Berishen. Nuk ka votu per ligje e gjana. Ka refuzu me hi ne parlament.

Por me kto zgjedhje, Rama doli dje e i uroi tana t'mirat Berishes.
Berisha sot doli e dha doreheqjen, gja qe nuk asht pa hala ne politiken shqiptare. Mori pergjegjesi per humbjen. Per mu ishte nji gjest fisnik dhe e vleresoj. Kena nevoje per modele te tilla. Kena nevoje qe te pakten politikanet sillen ne menyre te civilizume. Nuk e di ca ndodhi, ndoshta dikush ia ka terhek veshin per sjelljet e ma perparshme, ndoshta populli ia terhoqi veshin me kto zgjedhje, tu i tregu qe asht i forte kur don! Njata nenpunsa qe i ka xjerr me zor neper mitingje, tan kane shku me kry poshte, po n'fund nuk ia dhanen voten. Hallall!!

Kto mujt e fundit kisha fillu me e hup besimin te shqiptart. FIllova me mendu qe nuk jane ma te zot me ba protesta, me kerku ma shum. Por me kto zgjedhje, shqiptaret banen revolucion! Po po, revolucion te heshtun! Diten me u ba shumica nji mendje, e me tregu qe nuk jena t'marr!! Nuk jena dele!

Per Meten, sdu me fol.

Ikaq kisha. Mas me thoni 'too long didn't read'

Edited: se mkujtohen gjana here mas hereet e vi e i shtoj






Edhe 'Edit' e ke shpjegu per ca e ke ba. 100% Redditor. Proud of you



Back to top
Al Bundy
Fri Jun 28 2013, 07:49am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Gazetari Marin Mema i shkrun shum bukur Berishes. Ma kopjoi ket qe shkruva un mduket

Edhe vazhdimi i shkrimit asht interesant, nese doni shkoni shifne ne fb te faqja e tij.




Nuck. Ma interesant ishte i joti.Pa ja hek meritat si gazetar , ky e paska 'A t'pata than"



Back to top
Al Bundy
Fri Jun 28 2013, 08:12am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Mendimi jem:

... Ai po e merr pushtetin me buxhet 0 e me borxh te pergjithshem 66% (kta i kam ndi prej Christelit )....



Next time find unbiased sources




Back to top
~*Christel*~
Fri Jun 28 2013, 08:15am


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Miri74 ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Mendimi jem:

... Ai po e merr pushtetin me buxhet 0 e me borxh te pergjithshem 66% (kta i kam ndi prej Christelit )....



Next time find unbiased sources



shka mar
Back to top
MiCoLjA
Fri Jun 28 2013, 09:41am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
kyt her i blene votat nuk i vjedhen

Un personalisht nuk jam me asnji parti kurr skam votu e se kam plan deri qe te shoh te arsyshme vertet Shqiperia kishte nevoj per frym te re Per Rilinndje Po kishte nevoj edhe per figur te Re nejse....

Ishalla ka me e qu para Shqiperin Edi e ka me ju myll gojen tanve atyne qe sot spo lajn gja pa than per te.
Tan po e shjn Jozin po qysh se jozi u vu ne parlament fillune me ndyrshu shkodren . Kishte mujt me ba ma shum shum ma shum biles po he

Po shofim qa po ban Edi ater flasim se tesh asht e kote me hedh hipoteza e opinione pa ja dhan munsin taman

Past fat !

[ Edited Fri Jun 28 2013, 09:44am ]

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2705 sec, 0.0909 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,034kB