Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gobekli Tepe: tempulli qe nuk duhet te egzistonte
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Vaskja
Tue Jul 23 2013, 08:29pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617

Gobekli Tepe (perkthim: kodra e rrumbullaket - kerthiza) eshte nji sit arkeologjik rreth 18km ne veri-lindje te qytetit Şanlıurfa ne Turqin e sotme, ne afersi te kufirit me Sirin, ne te cilen eshte gjetur shembulli me antik i nje tempulli prej guri, qe daton ne vitin 9600 para krishtit dhe qe po hedh poshte gjitha bindjet mbi origjinen e civilizimit.

Göbekli Tepe, na kujton se pakmi Stonehenge, por eshte ndertuar shume perpara tij, dhe jo me blloqe guri te medha te prere por me shtylla prej guri gelqeror te gdhendura ne pjeset e poshtme: nje sfilat gazelash, gjarperinjsh, dhelprash, akrepash, derrash te eger.





Kompleksi daton 7 mijevjecare para Piramidave te Gizes ne Egjipt, dhe eshte shmbulli me antik i arkitektures monumentale. Rreth viti 8000 para krishtit siti u braktis qellimisht dhe u varros vullnetarisht me dhé te sjelle nga njeriu.

Arkeologet vazhdojn ende te germojn dhe te diskutojn rreth perses. Göbekli Tepe dhe site te tjera te lindjes se mesme po ndryshojn mendimet tona mbi themelet e historis njerezore: rrevolucioni neolitik, ku gjahtaret-mbledhesit nomad u transformuan ne fermeret e pare.

Siti gjindet ne nje koder artificiale te gjate rreth 15m dhe me diameter 300m, e ndodhur ne piken me te lart te nje ngritjeje ne forme te zgjatur, qe dominon peisazhin perreth, ndermjet vargut Tauro dhe Karaca Dağ dhe lugines ku gjindet qyteti Harran. Siti i perdorur nga njeriu duhet te kete patur nje shtrirje nga 300-500m².



Deri tani me pak se 1/10 e sitit eshte nxjerr ne drit, por mjafton per te dhene iden e frikes qe i fuste tempulli pelegrineve qe mblidheshin ketu 7000 vjet para ndertimit te Stonehenge.

Gobekli Tepe u identifiku per her te pare me 1963 nga nje grup kerkuesish turko-amerikan, te cilet vune ne dukje nje mal te konsiderueshme me fragmente te ndryshme stralli, shenje e aktiviteti njerezor ne epoken e gurit. Siti me pas u rigjet 30 vite me vone nga nje bari i zones, qe vuri re ca gur te cuditshem qe dilnin nga toka.

Lajmi arriti tek pergjegjesi i muzeut te qytetit te Şanlıurfas, qe kontaktoi ministri qe me pas kontaktoi insitutin arkeologjik gjerman ne Stamboll.

Germimet nisen me 1995 nga nje mision i perbashket i muzeut te Şanlıurfa dhe insitutit gjerman te arkeologjis nen drejtimin e Klaus Schmidt, i cili nje vit me pare po punonte ne disa site arkeologjike te zones. Ne 2006 germimet kaluan nen kontrollin e universiteteve gjermane te Heidelbergut dhe Karlsruhes.

Germimet sollen ne drit nje faltore monumentale te megalitikut, ndertuar nga nje koder artificiale e kufizuar nga nje mur guri te pa punuar. Gjithashtu u gjeten 4 rrethime te rrumbullaket te kufizua nga shtylla prej guri gelqeror prej nje peshe rreth 10 ton secili, mendohet te punuar me vegla guri. Sipas drejtorit te germimeve, guret e ngritur vertikalisht dhe te vendosur ne rreth simbolizojn mbledhje njerezish.



Zbulimi me intresant jane rreth 40 gur ne forme "T" te larta rreth 5m e gjysem. Blloqet prej guri gelqeror 5 toneshe secila u sollen aty nga nje shpell ne afersi edhe pse njerezit e asaj kohe nuk njihnin rroten dhe as nuk kishin zbutur kafshet per pun.

Pjesa me e madhe tyre jane te gdhendur dhe paraqiten figura kafshesh te ndryshme (gjarperinj, rosa, lejlek, dema, dhelpra, luane, derra te eger, lope, akrepa, milingona). Disa nga gdhendjet jane fshire qellimisht, ndoshta per te pergatitur guret mbi gdhendje te reja. Gjinden gjithashtu elemente decorativ, si bashkesi pikash apo motive gjeometrike.

Hetime geomagnetike kan treguar gjendjen e 250 gureve te tjere akoma te groposur. Nje tjeter gur ne form "T" e nxjerr vete ne gjys te shpelles, esht gjendur rreth 1 km larg sitit. Kishte nje gjatesi rreth 9m e cila mendohet se kishte destinacion faltoren.



VAZHDON......


Back to top
Vaskja
Wed Jul 24 2013, 04:25pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Pervec gureve na paraqiten dhe skulptura te izoluara, prej argjile, shume te degradume prej kohes qe na paraqesin me shume mundesi nji derr te eger ose dhelper. krahasimet mund te behen me statuja te te njejtit tip te gjetura ne sitet arkeologjike te Nevalı Çori dhe Nahal Hemar.

Skulpetort duhej te punonin direkt ne rrafshnalten e faltores, ku jan gjetur dhe gur te pa perfunduar me vrima prej formave te myseta ne gurin argjilor, sipas nje teknike te njohur te perdorur gjat kohes se epipaleolitikut per te nxjerr argjil per skulpeturat ose per perforcimet e mureve.



Ne shkemb mund te gjejm gjithashtu forma dhe figura mashkullore, qe ndoshta datojn ne epoka me te mevonshme duke gjet krahasime me kulturat sumere dhe mesopotamike(sitet e Byblos, Nemrik, Helwan e Aswad).



Deri me sot, 45 nga keto gure jane nxjerr ne drit, por ka te dhena qe ka akoma shume per te nxjerr ne drit. Hetimet gjeomagnetike tregojn se ka qindra gur te tjer qe priten te zbulohen. Nese Gobekli Tepe do ishte vetem kaq, do ishte nje sit i jashtzakonshem, nje lloj Stonehenge turk.

Shume faktor unik e ngrejn Gobekli Tepen ne stratosferen e arkeologjis dhe ne boten e fantastikes. Se pari mosha. Datimi me radiocarbon tregon se daton te pakte 12000 vjet perpara.

Kjo tregon se eshte ndertuar rreth vitit 10 000 para krishtit. Gobekli Tepe eshte keshtu me i vjetri sit arkeologjik i ktij lloji. Esht aq e vjeter sa paraprin jeten sedentare te njeriut, para qeramikes, para shkrimit, pra cdo gjeje. Gobekli na vjen nga nje pjes e historis njerezore qe eshte shume-shume e vjeter, ne te kalume e thell te gjahtareve-mbledhesve.

Si munden njerzit e shpellave te ndertonin dicka kaq ambicioze?! Arkeologu Klaus Schmidt, mendon se grupe gjahtaresh jane mbledh rastesisht tek siti, gjat dhjetvjecareve te ndertimit, jetonin ne tenda prje lekura kafshesh dhe ushqeheshin me kafshet e zones perreth. Shigjetat e shumta prej stralli te gjetura perreth e perforcojn kte mendim, gjithashtu dhe datimin e sitit.

Ky zbulim qe njerezit e shpellave te epokes se gurit, mund te ken ndertuar dicka si Gobekli, ndryshon rrenjesisht visionin e botes, sepse trgon qe njerzit e lashte te shpellave te ksaj zone te Turqis ishin me te avancuar nga sec mendohej deri tani. Eshte sikur hyjni te zbritura nga qielli ta ken ndertuar me vet duart e tyre kete sit.

Vendosja e vecant e Gobekli Tepe na kujton vendodhjen e yjeve kryesor te kostelacionit te Pleiadi (te njohura edhe si 7 motrat, te quajtura nga romaket e lasht Vergilie) qe permbledhin disa yje te dukshme me sy te lir ne kostelacionin e Demit, prej te ciles shume site te tjera arkeologjike duket se mundohen ti ngjasojn.



Pak vite me pare, arkeologet zbuluan ne afersi te Cayonu, nje grumbull kafkash njerezore. Keto u gjeten posht nje pllake altari, te lyer me gjak njeriu. Asnje nuk eshte i sigurt, por kjo mund te jet prova e sakrificave njerezore per her te pare: nji nga sjelljet njerezore me te pashpjegueshme, qe mund te jen shfaq vetem perball nje stressi social intensiv.

Ekspertet po debatojne provat e Cayonu. Po ajo qe asnji nuk mohon eshte se ka pase sakrifikim njerezor ne zonat perreth palestines, Izraelit dhe Canaan. Provat arkeologjike tregojn se viktimat u vrane ne gropa te medha te vdekjes, femijet varroseshin te gjall te futur ne vazo, te tjere digjeshin ne kazan te medhenj prej bronxi.

Kto akte jane thuajse te pakuptimte, nese nuk mendohet qe njerzit kishin mesuar te kishin frik Perendit, sepse ishin debuar nga parajsa. keshtu do arrinin te kompensonin denimi e Hyjnive. Keto barbarizma, mund te jen ne fakt celsi per zgjidhjen e nji tjetri misteri. Ornamente e gureve te Gobekli Tepe jane ruajtur ne menyr te mir ne fakt per nje arsye te cuditshme.

Shume kohe me pare, siti, sistematikisht dhe qellimisht u gropos me nje pune kolosale se bashku me gjith guret dhe monumentet, rreth viti 8000 para krishtit, krijuesit e Gobeklit varrosen krijimin e tyre posht mijera toneve dhé, duke kriju kodrat artificiale mbi te cilat bariu ecte ne 1994. Arsyeja qe i coi krijuesit ta varrosnin pergjithmon Gobekli Tepen ngelet ende sot mister.


[ Edited Wed Jul 24 2013, 04:32pm ]


Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2343 sec, 0.1011 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,526kB