Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Si te ... :: Ndihme për PC
 
<< Previous thread | Next thread >>
Si të krijojmë një blog (Blogger / Blogspot)
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Thu Mar 17 2016, 06:30pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264


Kemi dëgjuar shpesh termin Blog e, megjithatë, disa prej nesh nuk e dinë në të vërtetë se çfarë është dhe si funksionon.

I shtyrë nga kureshtja, ditë më parë, bëra disa kërkime në Google për të pasur një ide të përgjithshme mbi krijimin dhe evolimin e këtij fenomeni, i cili çdo ditë e më shumë po bëhet një mjet i rëndësishëm në përhapjen e kreativitetit (letësi, fotografi, kulturë), informacionit dhe biznesit.

Këto ditët e fundit kam vizituar mbi 100 blogje personale (në shqip, anglisht e italisht). Pa marrë parasysh formën, përmbajtja e argumenteve që trajtojnë, në shumicën e rasteve më ka emocionuar.

Blogu lind si një ditar personal në të cilin autorët (persona të thjeshtë si unë e si shumica prej nesh) mund të tregojnë përvojat e tyre. Kjo, për mendimin tim, është e veçanta dhe një nga pikat kyçe e suksesit të tij.

Pse!?

Ne të gjithë kemi një diçka që na dallon nga të tjerët. Në të vërtetë kemi kaq shumë, që mund të konsiderohemi të pashembullt. Historitë dhe përvojat e secilit prej nesh, janë ato që na bëjnë në mënyrë të jashtëzakonshme të veçantë.

Imagjinoni në këtë moment sikur me dhjetëra, apo me qindra persona nëpër botë po kërkojnë (në Google, Yahoo apo Bing) një informacion mbi diçka që ju e dini shumë mirë.

- Parantezë

Blog apo social media (Facebook, Twitter)?

Është realitet se njerëzit sot janë të zënë. Shumica e atyre që përdorin internetin si burim kryesor të informacionit kanë pak kohë për të lexuar ndonjë gjë më të gjatë se një cicërimë në Twitter ose një përditësim në Facebook. Janë me miliona tweets dhe përditësime në Facebook që postohen çdo ditë por, nëse Facebook dhe Twitter janë aq revolucionare, atëherë pse kaq shumë kompani të mëdha e personazhe të njohur botërisht ende krijojnë blogje "të dalur mode" apo website? (një Blog mundemi ta kthejmë edhe në një website të mirëfilltë me pak shpenzime, por për këtë do të flasim më vonë nëse shfaqet kjo çështje)

Një Blog mundemi ta lidhim edhe me një faqe apo profil në Facebook apo Twitter.

SI TË KRIJOJMË NJË BLOG


Një tjetër pikë e fortë e Blogjeve është se ato ofrohen falas dhe nuk nevojiten njohuri të veçanta kompjuterike. Mjafton të kemi një adresë e-mail e të regjistrohemi në një nga shumë platforma në web që ofrojnë mundësi për të krijuar një blog nga e para me disa hapa të thjeshtë. Janë shumë por unë po citoj disa nga më të popullarizuarit:

Blogger, i njohur edhe me emrin Blogspot. Ofron garanci dhe cilësi të një produkti të firmosur Google. Për të përdorur atë duhet që ju të keni një llogari Gmail.

Platforma të tjera të popullarizuara që ofrojnë mundësi për të krijuar blog falas, por që duhen trajtuar në tema përkatëse për më shumë hollësi, janë:
WordPress
Joomla
Tumblr

Duke e rrokur me një vështrim përmbledhës gjithë sa u parashtrua më sipër, kam bindjen që duhet të krijojnë një blog të gjithë ato që dëshirojnë të përhapin edhe më tepër përvojat, prirjet, biznesin dhe kreativitetin në fusha të ndryshme.

#######################################

Në postimin tjetër do t'ju tregoj si të hapni një Blog në Blogger/Blogspot. Mundeni ta provoni edhe vetë ju pa pritur postimin tim. Ftoj anëtarët e forumin qe kanë krijuar një blog (jam i sigurtë që ndonjëri e ka krijuar) të japin kontributin e tyre në lidhje me temën.

Po fërkoj duart nga padurimi që të shikoj blogjet e juaja. Dhe mos harroni t'i ndani eksperiencat këtu, në ShkodraOnline


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Apr 03 2016, 04:59am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Jemi skllevër të kohës. Faktorët janë individuale dhe të ndryshme për secilin prej nesh. E them këtë sepse unë kam disa ditë që dua të shkruaj këtu, por për arsye të kohës (forma në të cilën është konceptuar dhe matet kalimi i ngjarjeve) nuk kam shkruar.

Për t'u kthyer në temë, krijimi i një blogu në blogger/blogspot është shumë i thjeshtë dhe intuitiv. Unë po ju paraqes disa imazhe dhe pak përshkrim.

Pra, supozojmë se kemi një llogari në GMail dhe kemi hyrë aty. Si pikënisje po përdorim faqen kryesore të Google.

1.


2.


3. Që të regjistrohemi në Blogger, do të na kërkojë fjalëkalimin përsëri (duhet të shkruajmë të njëjtin fjalëkalim që përdorim për të hyrë në llogarinë GMail)

4. Këtu ne mund të zgjedhim profilin që lexuesit do të shohin kur ata do të lexojnë postimet tona. Mund të zgjedhim midis profilit që kemi në Google+ ose të krijojmë një identitet tjetër blogger, të tillë si një pseudonim.



5.


6. Si titull të blogut ne mund të zgjedhin çfarëdo, por gjërat ndryshojnë në zgjedhjen e adresës. Nëse adresa që kemi zgjedhur nuk është e disponueshme, duhet të provojmë një adresë tjetër.



7. Pasi çdo gjë ka vijuar me sukses, në këtë pikë kemi krijuar blogun tonë dhe jemi gati të bëjmë postimin e parë.




8.



9.




10.




11.




12.




13.





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1279 sec, 0.0164 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,525kB