Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Vetë, unë dhe ajo |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Natë e errët! Besoj se ishte ora dy e ditës së sotme, pra 19 prill 2016. Isha shtrirë në divan dhe me sy të përgjumur, gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, po shikoja një film. Njërën dorë e kisha vënë nën kokë, ndërsa me tjetrën mbaja telekomandën. Isha në atë fazë që po përpiqesha të bindë veten për të shkuar në shtrat, e si rrjedhojë, dhe filmin nuk po e ndiqja me vëmendje. Sapo doja të ngrihesha, dëgjoj një zë të ëmbël gruaje që vinte nga televizori. Me gjysmë dëshire hapa disi më shumë njërin sy, dhe po përpiqesha të vë në fokus pamjen e saj. Syri i mjegullt nga lodhja dhe pak lotues, pasi kam qenë dhe me grip këto ditët e fundit, nuk më lejonte të shikoja mirë. Ndërkohë që ajo vazhdonte të fliste, tek unë rritej kureshtja. Doja ta shikoja se kush ishte dhe se për çfarë po fliste. Pagjumësinë e ndjeja të varur në trup, e megjithatë u ngrita dhe qëndrova ndenjur. Fërkova sytë dhe u përqendrova. Zëri i ëmbël që vinte nga televizori ishte i një gruaje në të katërdhjetat; flokët onde-onde që i zbrisnin mbi supe; fytyrë të bukur dhe pak e ndrojtur; truphollë por me forma të hijshme; lëkurë të lëmuar e të bardhë; elegante dhe e rafinuar; toleruese por edhe e vendosur në vendimet e saj. Nuk e kisha ndjekur me kujdes filmin që në fillim kështu që nuk e kuptova mirë arsyen se pse ajo po fliste disi e zemëruar me një burrë, edhe ai në të katërdhjetat, që me sa dukej ishte i dashuri i saj. Ajo që kuptova, në fund të bisedës, ishte se ato i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit. Fika televizorin dhe u drejtova për tek dhoma e gjumit. Ashtu siç isha, me këmishë e me xhinse, u shtriva në shtrat të flija. Sillu e pështillu, nuk po më zinte gjumi. Në kokë më ishte fiksuar ajo gruaja e cila, si për nga pamja dhe si për nga karakteri, më solli në mendje një vajzë që kam dashur shumë. U mundova ta largoj mendjen nga ajo, isha i lodhur dhe më duhej të zgjohem të nesërmen të shkoj në punë, dmth sot, por ishte e kotë. Vajza që aq shumë kam dashur nuk më largohej nga mendja. U ngrita dhe shkova në kuzhinë. Hapa frigoriferin, nxora një lëng portokalli dhe u ula në karrige duke e pirë ngadalë. Hajt të shkruaj diçka - thashë me vete - ishallah po më kalon. Jo se jam shkrimtar apo poet, por nganjëherë më ndodh që të shkruaj diçka të vogël, sa për t'u "engletisur". Lapsin, letrën dhe fillova... Drita asht duke zbardhe Nata m'shkoi moj tuj t'mendue Tash qe n'mendje me ke ardhe Nuk po di si me t'largue. Nc! Jo, nuk më duket gja si fillim - thashë me vete. Hajt se po provoj diçka tjetër... A e mban mend moj kur me thoje: Ahh Lupen, sa shume te due... Der sa t'thahen lumej e kroje, Kurr une ty s'kam me t'harrue. Ahh Lupen - përsëri unë me vete - mirë që nuk je shkrimtar apo poet, por ti dikur disa vargje ke mundur t'i shkruash! Qa të bëj more njeri - prap unë, vetes - kur nuk më vjen vargu nuk më vjen. Hajt se po provoj diçka ndryshe... Po shkruj ketu per ty moj shpirte, Se po shof qe ma nuk vjen... Der sa t'shuhet e diellit drite, Sikur ty s'do t'due kerkend. Joo, po lën namë Lupen - i thashë vetes - mos të dijë burri të shkruaj më shumë se katër rreshta. A din qa - prap unë, vetes - a po më lëni rehat, si ti e si ajo, se jam i lodhur. Tani po shkoj të fle... Hajt se po e provoj edhe njëherë, por të betohem që është e fundit. Provoje, provoje ... Ftyra e jote me vjen nder mend, Sa here hana driten lshon... Si ajo flutura kah shkon e vjen Per ty mallin sec ma shton. Lum kush t'pati ne ket jete, Une pa ty tash jetoj kot, Do te endem si i shkrete, Der' ate dite qe t'me qajne me lot. ______________________________________ #Vetë, @Unë dhe Ajo Dhe me të vërtetë u nisa të fle. Kur... #A din çka more Lupen... Nji fjale ndigjoma mue Flutur e hane a po i len Se n'pesimizem ke kalue... Ty qe jeta te ka ike Qit e prit miq e kojshi, Naten e pate kthy ne dite T'u pi whisky me shoqni!!! Tash m'thue qe po ke mall Per nji vajze qe nuk asht ma? Mos u ban mar kaq budalle, T'rafte e mira si t'ka ra. @Po! M'ka marre malli me e perqafue, Me ia puthe ato dy buze, Fort prej belit me e shterngue, Me ia lane nji sheje nen gushe. Dua gjoksin t'ja ferkoj, Dhe t'ja ve buzet mbi gji, Me sy mbyllun aty t'qendroj, Si fmija kur don me pi. Masandej me ike, me trete Neper shtrat, t'u u rrotullue E t'u u gjujtun me jasteke, Loje qe kande asaj e mue. E njashtu si t'jena, (zh)veshe Afer saj dua te rri, T'u iu avitun e t'u iu njeshe Der' n't'zhbardhun, t'u ba dashni. #Hemm! Heu Lupen se name po len, Qa po shkrun a je t'u dijte? Paske mbetun krejt pa mend, Midis tanve po na korite!! @Oou! Tash ti mue si shume m'nale, Une kurre s'kam korite kend, Hiqmu se m'u bane hale, Krejt m'i more ita mend. #Mire, mire por.. @Tash ndigjoma more djale: Ma len fjalen me mbarue Se, dhe fort nuk ka me zgiate, N’jete pertej un' me kalue. Se kah m’len asht zemra e gjore, Drue se shpejt ka ajo me m'lane, Asht' kah ngrihet si zogu n'bore, Dimni i ftofte at'e ka xane. Nuk po diej kurrsi qyshe T'rrahunit krejt ashte kah pushon, Ikja zemer e thyme n'dyshe Gjysen tjeter asht kah kerkon. Edhe syet jane t'u m'u çartun, Dite t'bukra ma s'shikojne, Nuk guxoj me i mbajtun hapun, Si curril lotet pikojne... Hapi veshte, para se me hike Nji porosi du me ta dhane: Kur nji vajze te don me shpirte Ti ate kurr mos me e lane... #Mire! Mire more t'paska dashte me shpirte, Se edhe ti i keq nuk je, Por nji gja une du me dijte, E para tanve ti me m'ba be.... @Fol, cka don me dijte, T'betohem para tanve Do ta them cka kam ne shpirte. #Iket vajze qe je ka thue, Tash dy ore tue livdue, Dy ore t'mira, po, ti tue m'diftue, E kam dasht - e do ta due, Der' sa dielli ka m'u shue Edhe malet t'jen sheshue, Kurr ate ske m'e harrue Der' sa zemra ka me t'pushue. Me t'pushue, po, zemra e shkrete Se keq asht ajo kah hjeke, Kah hjeke keq - e asht' kah vuen Kah sheh vedin n'trup qe s'luen, E prej aty i jepet me hike Permbi gjoks ajo me zbrite. Edhe shef se puna asht' ngusht, Fillon vedit me i ra grusht, Tue luftue asht me vedi t'vet Se dhe koha ma nuk pret, S'don ajo qe shpirti m'u fike Si kanili qe s'ban ma drite. Jo nuk don m'u fike me e lane Ndihmen fundit pa ia dhane... Eeeh, spo rrij tash shume me shkrue E fjalt e tua me persrite, Tash ti mue me tregue Ate qe une deshta me dijte. Se cudi, po, pasha buken Fatin idhte je kah loton, Si lugat ti je kah m'duke Neper ode kah vjen e shkon. Ti Lupen Ket vajze, itu me na kallxue E ke dashtun me gjithmend? A je kot itu t'u shkrue? Se... edhe ndodhe more ne jete Disa burra me xan dashnore, Kush per halle - e kush per qejfe Sa me shfry, bie fjala, njata... @Hemm! Pasione? #Po, pasione desha me thane... Dhe mos harro se ke ba be E para tanve je betue, T'rafte n'krye more nji rrufe Nqs rrena je kah thue. @Tashiii.. #Po mendohesh? @Me fillue nuk je t'u mlane!!! E mos m'fol njashtu n'vesh Si e ke zakon, del e rri njatje m'at'ane Se ma bane kryet pshesh. #Hemm! @Boll besa po mi kande Fjalte e tua, t'u m'pelqy Dhe pyetja qe m'bane, Shpejt pergjigje due m'i kthy. S'asht kollaj m'e pershkrue M'e pershkrue e m'e krahasue Ate dashni, se qellue s'i ka kurrkuej Aq m'u gzuemun e aq me vuejt Per nji vajze, t'bukur si Zana Thue me kmishe e ka ba nana, Kullue n'are, si thome na, le Kurrkund t'tjera s'ka mbi dhe Si ajo, s'keni me gjete Bash me iu sjellun rruzllit terthuer S'ka me i raumun kurrkuej nder duer, T'amlen vajze me e shterngue Se ajo fill ka me fluturue Thik perpjete, krahet hape neper ajri Trupin mire t'u e shtri, Edhe duket se kah noton Sa n'nji re ne tjetren shkon, Rete e bardha, po, thue pamuk Jane kah ia pershkon ate trup, Me gaz n'ftyre hidhet e kcen Duket se fort asht kah i pelqen Edhe era, kah ia ledhaton ballin e faqet, Edhe duket se asht kah i shperthen Gjoksi, kur era e ngrohte aty i bjen, E picingul fillon me u ule N'nji prrue, m'u freskue e me pimun uje, Qe kah i pikon n'qafe e n'gji T'duket ma e lehte vdekja, sa m'e shikjue Kah e kalon doren m'u fshi.... Edhe Engjejt n'qiell e kane zili Kah ia kqyrin trup e floke Rrin kah thone: Si ka mundsi Nji shoqe jona ka ra mbi toke!!! Njena prej nesh thue ka gabue Me kta t'vdekshmit asht bashkue? Se taku e paska nji djale Qe Lupen e queka vehten, Tane e njifkan per faqebardhe E per te asht kah mohon jeten. Pale, ta marrim vesht nji here Cka asht ky djale t'u thane, Se ka nja njiqind here Kah shkapete ato duer e kame. Po! Po besa, t'u i shkapete jam bile dhe fort Se i zi me shkoi ky mot, M'shkoi i zi e pa nji dite t'lume, E me gjak ata t'lotueme, Se edhe Zoti m'ka mohue, Kurr nji lutje s'ma ka ndigjue Per ate vajze e jo per mue, S'lashe xhami e kishe pa shkue Une nji ndihme per me kerkue, Jo makine apo cigare, Jo buke apo pare, As per ata qe m'kan bamun kryet, Por per dicka qe asht kah myet. Shkurt m'i ra per mos m'e zgiate Ju betohem, per iket nate E per njata yje dhe njat hane, Qe mire fort munden me dishmue Kah rrine sante tue m'shikjue, E kam dashte e prap e due Ate vajze, e nase lutjen teme ka me ndigjue Zoti sante, prap me te ka me m'bashkue... #Tashi due me t'nderpre.... E ke thane bukur e qarte, Me gjithe shpirte e paske dashtun, Por nder burra s'ashte zanate Per nji femen kaq shume me vuejtun!!! @Pse!!! Pse more a ban me e diejt??? Nji zemer meshkujt a e kane? Po nji moter, a nji nane qe u ka ndej te kryet Dite e nate, pa pushue e pa ngrane Qysh diten qe kane hapun syet? #Ban mire m'u ndale Se edhe nata t'shkoi t'u shkrue, Jeni dashte - e jeni lane Vajzen krejt ti m'e harrue. Ka me ardhun prep prendvera Do t'kaloje dimni i ftofte Kane me cilun lule tjera Nji vajze tjeter ke me njofte. Ka me ndrrue stina e moti E ditet e zeza me prendue Me t'u tha ka ne ftyre loti E prap zemra ka me t'u gzue. Tash ti me ndryshue pak vargje E ifije humor me ba, Letren hiqe qafe Se dhe lapsi s'po shkruen ma. Lexojne gjindte e t'u mendue Ky i shkret ka met pa nuse, Sa ashte lodhe kaq shume me shkrue T'kishte thirre more nji vatuese! Hihihihi @Jo, po, i marre une qe ndigjoj tye, Ti vec vedin po tregon, Mbasi mbane mire me shfrye Tash po m'thue je kah vajton. #Mos e merr more pernjimend, Ma jep doren te bajme paqe, Une si tye nuk due kerkend Ba me muejt t'kisha puthe n'faqe. @Edhe tash, si n'forme nenshkrimi #Dua tanve me ju falenderue, @Uroj mos t'ju ken lane shikimi #Deri n'fund t'u e lexue. #Vajzen, para se me fjete, a po e pershendete? @Po more se hala s'kam ike, Gjitha t'mirat t'uroj ne jete E shpresoj t'a lexojsh nji dite. #Pa shkuemun n'gjyse ka m'i ramun t'fikte... @Boll tash, e fike njate drite. Lupen për shkodraonline.com/19 prill 2016 [ Edited Mon Apr 25 2016, 05:23pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Po kthehem të shkruaj përsëri në këtë temë. Në fakt është vazhdimi i asaj që isha nisur të shkruaj por që nuk arrita ta përfundoj pasi e kisha shkruar në disa copa letre të cilat, të shpërndara aty-këtu, nuk arrita t'i rendoj në kohë kur bëra postimin e parë. Fillimisht mendova ta lë me kaq dhe postova atë pjesë të cilën e kisha të plotë në një fletë të vetme letre. Në ditët që vijuan isha i ngarkuar me punë e sot, duke qenë se isha pushim, i gjeta të gjitha, i mblodha, i rendova dhe mendova t'i publikoj, ashtu siç i kisha shkruar dhe pa e korregjuar. Por isha në dyshim: të bëj një postim të ri apo ta bashkangjis me të parin!! Duke qenë se në këtë temë për momentin nuk ka replika apo postime të tjera, vendosa ta bashkangjis me të parin. Besoj se në këtë mënyrë bëhet më mirë e lexueshme, se sa i ndarë në dy postime, me që bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje dhe e plotëson atë. Lexim të këndshëm. *Midis dy postimeve kam vënë një vizë ndarëse. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Ai momenti kur sdin a je me bluhin apo me të ziun! Faleminderit qe e ke nda me ne LUPEN ![]() ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System