Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Lagjet e Shkodrës
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gjuhadol - G'juhadol
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Thu Feb 02 2017, 10:14pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Gjuhadoli (ose Gìuhadol, G'juhadol, Gëjuhadol) përmendet herët në analet e historisë, fillimisht si një fushë pjellore. Kështu, në vitin 1610, sipas disa dokumentave historike, thuhet se “kur meshtari kërkonte me dhânë meshë në Rremaj, përshkohej neper fushen pjellore te Gjuhadolit”. Me kalimin e viteve, duket se nga fushë pjellore, Gjuhadoli kthehet në një lagje të qytetit të Shkodrës. Sërish duke ìu referuar dokumentave historike, mësojmë se rreth vitit 1857 Gjuhadoli merr formën e një lagjeje, madje duke u shënuar ndër të rejat e qytetit, përveç atyre që ndodheshin rrotull kalasë. Në vitin 1923, Gjuhadoli përmendet nga autoritetet si një ndër 30 lagjet që kishte qyteti i Shkodrës.


Dom Gjergj Meta, në një artikull, ndër të tjera thotë: .... Një ndër legjendat thotë se prej aty doli gjuha, në këtë lagje në zemër të Shkodrës, e për këtë e quajnë Gjuhadol. Gjuha është shtëpia e qenies thoshte Heidegger-i e Gjuhadoli është shtëpia e gjuhës. E gjuha në fakt hyri ndër ato qela fretnish si në punishten e një mjeshtri, u punua me kujdes e me dashuri prej patër Justinit e të tjerëve, filloi të rritej e të hidhte shtat, por u degdis ndër burgje e u dhunua ndër vendime politike. Ka diçka të “magjishme” në ato rrugica e sidomos kur, duke ecur nëpërmjet tyre, të del përballë kisha e fretënve dhe kuvendi i Gjuhadolit që, sikurse e përshkruan Lazër Shantoja, kishte një oborr “ …plot erë marshalloje e diell Shqipnije”.... Aty flitej “…pak si mirë shqip”. Ndër ato rrugica ende ndihen hapat e patër Fishtës, Harapit, Gjeçovit etj., njerëz që punuan deri në vdekje për t’u rritur me integritet shpirtëror e për një integritet kombëtar....

[ Edited Thu Feb 02 2017, 10:23pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2081 sec, 0.0484 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,469kB