Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Lagjet e Shkodrës |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Gjuhadol - G'juhadol |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Gjuhadoli (ose Gìuhadol, G'juhadol, Gëjuhadol) përmendet herët në analet e historisë, fillimisht si një fushë pjellore. Kështu, në vitin 1610, sipas disa dokumentave historike, thuhet se “kur meshtari kërkonte me dhânë meshë në Rremaj, përshkohej neper fushen pjellore te Gjuhadolit”. Me kalimin e viteve, duket se nga fushë pjellore, Gjuhadoli kthehet në një lagje të qytetit të Shkodrës. Sërish duke ìu referuar dokumentave historike, mësojmë se rreth vitit 1857 Gjuhadoli merr formën e një lagjeje, madje duke u shënuar ndër të rejat e qytetit, përveç atyre që ndodheshin rrotull kalasë. Në vitin 1923, Gjuhadoli përmendet nga autoritetet si një ndër 30 lagjet që kishte qyteti i Shkodrës. Dom Gjergj Meta, në një artikull, ndër të tjera thotë: .... Një ndër legjendat thotë se prej aty doli gjuha, në këtë lagje në zemër të Shkodrës, e për këtë e quajnë Gjuhadol. Gjuha është shtëpia e qenies thoshte Heidegger-i e Gjuhadoli është shtëpia e gjuhës. E gjuha në fakt hyri ndër ato qela fretnish si në punishten e një mjeshtri, u punua me kujdes e me dashuri prej patër Justinit e të tjerëve, filloi të rritej e të hidhte shtat, por u degdis ndër burgje e u dhunua ndër vendime politike. Ka diçka të “magjishme” në ato rrugica e sidomos kur, duke ecur nëpërmjet tyre, të del përballë kisha e fretënve dhe kuvendi i Gjuhadolit që, sikurse e përshkruan Lazër Shantoja, kishte një oborr “ …plot erë marshalloje e diell Shqipnije”.... Aty flitej “…pak si mirë shqip”. Ndër ato rrugica ende ndihen hapat e patër Fishtës, Harapit, Gjeçovit etj., njerëz që punuan deri në vdekje për t’u rritur me integritet shpirtëror e për një integritet kombëtar.... [ Edited Thu Feb 02 2017, 10:23pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System