Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Arbreshet
 
<< Previous thread | Next thread >>
Jul Variboba - Giulio Variboba
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Tue Feb 21 2017, 11:27pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264





Jul Variboba lindi më 16 prill 1725, në Mbuzati (San Giorgio Albanese), dhe vdiq më 31 dhjetor 1788, në Romë. Prift, shkrimtar arbëresh nga Kalabria, Itali.


Ishte rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.


At Juli, prift uniat, mësimet i filloi e i mbaroi në kolegjin e përmendur arbëresh të Shën Adrianit, në Shën Mitër të Koronës (San Demetrio Corone). Bashkëkohësit dëshmojnë se At Juli ka qenë një prift i drejtë e shpresëtar. Meqë ishte djalë i vetëm, prindët dëshironin ta martonin përpara se të dorëzohej prift. Variboba nuk ishte i atij mendimi sepse e urrente martesën, por pas shumë lutjesh nga familja e farefisi, pranoi të shkonte në Napoli për të gjetur nuse. Pasi qëndroi disa kohë në qytetin e madh, u kthye më në fund në fshat ku hapi fjalën se nusja do të mbërrinte së shpejti. Nuk mbeti njeri pa dalë të shikojë e të përshëndesë nusen e Varibobës, por u çuditën së tepërmi kur panë në vend të nuses një shtatore të Zonjës Shën Mëri. Djaloshi s'përmbahej dot nga gazi, hoqi unazën e tij dhe ja shkoi në gisht Zonjës së Bekuar duke thënë se ajo ishte nusja e tij.


Më vonë At Juli u padit në Vatikan se kish rënë në mëkat me një vajzë të fshatit, mëkat të cilin e pohon edhe vetë ne kreun e dytë të veprës së tij, dhe për të cilin u dërgua syrgjyn në Romë. Në Qytetin e Përjetshëm u njoh me shumë dijetarë e filozofë të Kishës, u pendua për mëkatin që kishte bërë dhe shkroi veprën e tij të pavdekshme "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër", e cila u botua në Romë më 1762. At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qëndroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.



[ Edited Sun Mar 12 2017, 07:45pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 21 2017, 11:39pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRIS VIRGJËR E TIJ (I)
- Shkruan: Italo K. FORTINO [1]




1. Të dhënat biografike


Studimet mbi figurën dhe veprën e poetit italo-arbëresh Jul Variboba (Giulio Varibobba)[2] deri tash janë mjaft të kufizuara, mirëpo, në deceniet e fundit janë bërë përpjekje që të posedohet një dokumentacion krejt i panjohur, edhe pse botimi i veprës së tij i vitit 1762[3] është praktikisht i pagjindshëm, kurse ky që ofrohet, tani sipas dy botimeve të Vinçenco Librandit[4], është pak i besueshëm. Duke mos i njohur aspak të dhënat biografike, shpesh shumë studiues kanë shfaqur mendime jo të sakta dhe pa mbështetje në dokumentet e duhura, deri nga fundi i vitit 1960, kur qenë publikuar rezultatet e një kërkimi arkivor pranë Propaganda Fide të Romës[5], kurse më 1977, u rigjet ky material në Vikariatin e Romës, në aktin e vdekjes së këtij autori. [6] Tani e dimë saktësisht datën e vdekjes, dëshminë e 31 dhjetorit 1788, nga ky dokument i zbuluar së fundi në një shkrim të qëllimshëm për figurën e tij, i cili gjendet në kishën e Famullisë së Sh. Gjergjit Arbëresh (S. Giorgio Albanese). [7] Pa pasur mundësi të përcaktohet data e lindjes, sepse dy burimet e lartpërmendura në këtë pikë ndryshojnë, duhet thënë se dokumenti i aktit të vdekjes thotë se Variboba ka vdekur në moshën 63 -vjeç, që është në kundërshtim me shkrimin e Sh. Gjergjit (S. Giorgio), i cili e paraqet vdekjen “në moshën 64 vjeçare.” [8]


Kjo divergjencë mbetet edhe më tutje, me shpresë se do të mund të sqarohet përmes kërkimeve të vazhdueshme edhe më shpresëdhënëse arkivore [9].


Variboba ka lindur në Shën Gjergjin Arbëresh, [10] fshat me origjinë arbëreshe, në provincën e Kosentinës, më 1724 (ose 1725), nga babai Gjovani (Giovanni), që atëbotë ishte prift i ritit greko-bizantin në Famullinë e Sh. Gjergjit Arbëresh. J. Variboba studimet kishtare i mori në kolegjin Korsini në Sh. Benedeto Ulano deri në institucionin[11] e fundit; ai kishte hyrë në këtë kolegj në moshën 12 vjeç[12] për të mbetur deri në përfundim të studimeve të mesme (të ulëta e të larta), sikundër edhe të atyre universitare, duke pranuar shugurimin priftëror më 1749 dhe duke mos e preferuar martesën, që megjithatë është e lejueshme te priftërinjtë e ritit grek.


Kolegji Korsini, i themeluar më 1732 nga Papa Klementi XII, kishte për qëllim edukimin dhe arsimimin e kandidatëve për priftërinj të ritit bizantin, ai jepte përgatitje bazë për materiet klasike në mësimin e latinishtes dhe të greqishtes, në ciklin e parë të studimeve të disiplinave filozofike e teologjike, kurse në ciklin e dytë duhej gjithashtu të kujdesej për formacionin liturgjik të ritit bizantin. [13]


Këtu Variboba ishte një prej nxënësve të parë të këtij kolegji, ku rektor ka qenë D. Feliçe Samuele Rodota, i emëruar më 1737 ipeshkëv dhe kryetar i të njëjtit[14] kolegj, ku mbaroi ciklin e studimeve nën udhëheqjen e D. Nikolla de Markis, i cili qëndroi në kolegj nga v. 1742 deri më 1757.


Drejtimet në studimet e kolegjit, sipas qëllimit të themeluesit, duhej të ishin ngritja dhe formimi i priftit të ri me një kulturë të mirë bazë dhe me një njohje të saktë të praktikës liturgjike e me karakter shpirtëror greko-bizantin për dhënien e një ndihme për vendin me gjithë varfërimin kulturor e shpirtëror, në të cilin vargënuan një pjesë e madhe e priftërinjve të ritit grek në komunitetet arbëreshe. Realizimi i parimeve të shenjta drejtpërdrejt nga bula pontifikale (shkresa e papës), por, me mjaft vështirësi duke pasur parasysh, nga njëra anë, edhe shkaqet objektive të krijuara në fazën e parë nga shkëputja e institucionit, dhe nga ana tjetër, prej mospërfilljes e ndoshta nga qartësia e paktë e ideve të drejtuesve të të njëjtit kolegj dhe, në fund, nga influenca e ushtruar nga ipeshkvijtë lokalë latinë, të cilët, me qëllim të latinizimit të komuniteteve arbëreshe, nuk ndërprenë veprimet për të penguar zhvillimin e kulturës[15] së tyre.


Variboba, i pajisur me “kujtesë të mrekullueshme, me talent të madh dhe me një fond të madh të shpirtmadhësisë”, [16] në studimet e tij arriti një kulturë solide, të cilën do ta zbatojë në aktivitetin e vet të ardhshëm. Sigurisht ky është një fakt i kuptueshëm, i cili ka filluar më 1751 nga ipeshkvi – kryetar, monsinjor Nikolla de Markis, që e kishte emëruar pikërisht Varibobën, priftin e ri, rektor të kolegjit. Mirëpo, është edhe një fakt i çuditshëm që Variboba kishte filluar me aktivitetin e vet publik me anë të polemikës dhe të kundërshtimit, të nxitura nga kundërshtari i tij Don Françesko Avati, i cili donte të merrte po atë titull nga Komuna e Sh. Benedeto Ulanos. [17]


Në maj të vitit 1751, pas pak muajve të rektoratit, Variboba hoqi dorë nga kjo detyrë, ngase babai i tij, Gjovani, famullitar në Shën Gjergj, ishte plakur dhe i sëmurë, u kthye në vendin e vet për t’u zgjedhur në funksionin e ekonomit, si ndihmës i babait dhe në përkujdesje të famullisë. [18]


Së shpejti ai zëvendësoi mirë gjithë aktivitetin pastoral të babait, një punë që e bëri me mirëbesim në praktikë me shumë përgjegjësi dhe me përkushtim të shpirtit. I pajisur me aftësi kulturore dhe organizative, ai mendonte të programonte punën katekistike në ngritjen e ndjenjës religjioze te njerëzit. Formoi një kongregacion të vogël për të devotshmit, me qëllim të arsimimit në doktrinën e krishterë, që të ngjallte tek ata ndjenjën e mëshirës, me një kult shumë të dëgjuar për Krishtin e mëshirshëm. Në të vërtetë, më 25 të çdo muaji, në kujtim të lindjes së Jezusit, këta njerëz të devotshëm mblidheshin për një meditacion të përmuajshëm, kurse pasdreke këndonin këngë në gjuhën arbëreshe, të mbledhura nga vetë Variboba. [19]


Kështu ai gjeti në këtë lloj të kongregatës edhe këngë të gjuhës arbëreshe – në gjuhën e folur nga njerëzit e komunitetit të vet, që ishte mjeti më i përshtatshëm për të arritur në popull një formë të thjeshtë e të kuptueshme. Padyshim pikërisht në ato momente duket se ta ketë nxjerrë gjenezën e veprës së vet Gjella e Shën Mëris Virgjër, të kompletuar në formën përfundimtare në Romë, në të cilën paraqet në brendinë e vet ndërshtënie (interpolacione) të ndryshme në këngët e kushtuara Marisë, Jezusit dhe shenjtorëve, por edhe elemente kryesore të doktrinës së krishterë.


Ndërkaq, aktiviteti i tij pastoral shpirtëror nuk ishte i qetë. Një mendim i qëndrueshëm që ngatërron ekzistencën, vorbullën ose pikën e njohjes së kthimit gati në përballim të ndonjë luftimi për të qetësuar shqetësimin e shpirtit të tij, ishte kalimi nga riti grek në ritin latin në komunitetin e vet, sepse në këtë të fundit kishte mundësinë për një veprim më të madh e më të dobishëm për të mirën e vet dhe të besimtarëve të vet. Dhe Variboba në rrëfimin e tij, duke i shkruar Kardinal Spinellit, prefektit të Propagande Fides, thotë: “Kalimi im në ritin më të mirë, disa herë të mirëpritur nga hirësia juaj, është i vetmi që më qetëson ndërgjegjen e vetëdijes sime për ngatërrimin, në të cilin gjendet tani riti grek. Ngatërrim i çuditshëm ky, i cili nuk gjendet tashmë te dy priftërinjtë, edhe pse janë në të njëjtën shtëpi, në uniformat e shërbimit dhe në meshë, nuk e pengojnë askënd për një kalim, nëse mund ta shpien popullin e përkulur më shumë se unë në ritin latin, që vazhdimisht e lë meshën për të dëgjuar latinët; pa inovacion tjetër kundër bulës së të ndjerit Papë, duke mbajtur këtë Famulli, ku çdo funksion është latin”. [20]


Lufta e Varibobës për kalimin në ritin latin i karakterizon gati të gjitha vitet e apostulatit si ekonom nga v. 1751 deri në v. 1761.


Çështja e interesimit të komunitetit të Shën Gjergjit, me kryetarin Basilio Kinigň në krye të dioqezës së Rossanos, nën jurisdiksionin e të cilit gjendej Shën Gjergji Arbëresh [21] dhe të Kongregatës së Propagande Fide së Romës.[22]


Qarkullimin e letrave që shkonin në Shën Gjergj, Rossano dhe Roma i merrte me qëllim të pandryshueshëm don Juli, duke marrë trasferimin e dëshiruar, kurse luhatja e Kuries së Rossanos, që e diskutonte çështjen në mes të lejes për të vepruar Variboba dhe të mospëlqimit sipas urdhrave të ardhura nga Roma, dhe në fund qëndrimi i papërkulur i Propaganda Fides, që mbronte ritin grek dhe ndalonte veprimin e ndërmarrë të Varibobës. Ndër të tjera, nga këto dokumente mund të nxjerrim jo pak informata të sakta për të shpjeguar qëndrimin e njëjtë të don Julit dhe sigurinë e tij në përmbajtje dhe arsyen e drejtë, edhe pse me disa pamaturi, të cilat rrallohen nga zmadhimet e pashmangshme të polemikave, mund të kontribuojnë për të hedhur dritë mbi veprimtarinë e tij, për një gjykim historik objektiv.


Bula Etsi Pastoralis e Papës Benedikti XIV, e publikuar më 1742, e cila kishte ndërmend të rimerrte legjislacionin për italo-grekët, në fakt, kishte një efekt jo të sigurt e të parëndësishëm në kulturën religjioze të Varibobës, mbi të gjitha, ngase ajo u pranua me parim të “Praestantia Latini ritus” (Epërsia e ritit latin), ku Variboba bëri të ngrihej dhe të ndihej për autorizimin moral që të vazhdonte në praktikën religjioze të Famullisë së vet, në festimet dhe shërbimet në mënyrën tipike latine. [23]


Në mbështetje të kësaj dhe sipas parimeve të mira të bulës e të qëndrimit të përmbajtur të favorshëm të Kuries së Rossanos, ai vazhdoi të mbante me forcën e vet bindjen, përballë kohëve që të mos sillte disa risi në rit. [24]


Çështja bëhet shumë aktuale më 1759, kur don Juli i drejtohet përsëri drejtpërdrejt Papës për të kërkuar kalimin në ritin latin dhe kur Kuria e Rossanos, e pyetur nga Propaganda Fide, i jep pamje të favorshme, duke dalluar të mirat, me qëllimet më të sinqerta të Varibobës, sepse ai qe i shtyrë “nga animi madhshtor” për ritin latin. [25]


Ky gjykim i favorshëm e liroi nga protesta e kryetarit Kinigo, i cili e akuzoi egërsisht Varibobën, duke dyshuar edhe në sjelljen e tij morale dhe në qëllimet e kongregatës së devotshme, të cilën ai e kishte formuar, duke shkaktuar një gjendje të tensionuar ndërmjet ithtarëve dhe kundërshtarëve të tij. Dy herë e kishin pezulluar nga funksioni i ekonomit me ndalesën e Rosanos për disa muaj, me shpresë se situata mund të normalizohej. Por nuk doli ashtu, sepse, më vonë, me kthimin e tij në vend, vazhdojnë ta vërshojnë polemikat dhe akuzat reciproke. Në këtë pikë, në fund të rikthimit të paqes në Shën Gjergj, Oborri i Napolit parashikonte ta largonte nga vendi don Julin dhe don Nikolla Mashin, edhe pse këta priftërinj të ritit grek kishin vendosur të përpiqeshin për ritin latin. [26]


Variboba duhej të merrte mërgimin në “Tokën e Kampanjës”, ku kaloi në Napoli me shpresë se do të fitonte revokimin nga masa paraprake, por ende jo edhe ridaljen, deri në fund të vitit 1761, me ftesën e Romës,[27] ku vazhdonte të qëndronte deri në fund të jetës, më 1788.


Në kryeqytet më 1764 ai zgjodhi funksionin e rrëfyesit pranë kishës së Shën Mërisë të Paskolit në dhënien e mënjëhershme të gjendjes së re, sepse lidhja me tokën e vendlindjes, nuk ia shoi dëshirën e kthimit. Kështu ai s’heq dorë nga kërkesa për t’u kthyer përsëri te Papa dhe te Kongregata e Propaganda Fides, por pa sukses.[28] Në Shën Gjergj nuk u kthye më, ndoshta për shkak të celebrimit sipas ritit latin[29] dhe kjo do të vazhdojë të “qetësojë ndërgjegjet” [30] me vazhdimin në një jetë më të qetë.


Me gjithë shqetësimin konstant, të shkaktuar nga problemi i ritit grek dhe nga polemikat pasuese, Variboba gjeti momente të qeta dhe të përshatshme për të hartuar një himn të frymëzuar poetikisht e të pastër, kushtuar Shën Mërisë. Pas pak muajsh nga arritja e tij në Romë, ai e dha në shtyp poemën Gjella e Shën Mëris Virgjër, të cilën kishte filluar ta hartonte në Shën Gjergj dhe ta kompletonte për pak kohë në Romë, sigurisht para 24 majit 1762, kur Tomaso Nikolla Masaraki, prifti italo-arbëresh nga Sicilia, i dha së pari mendimin favorizues se vepra mund të botohej.


____________________________

[1] Punimi është botuar më parë si Hyrje (Prolegomeni) te: Giulio Varibobba, La vita di Maria, (Prolegomeni, trascrizione, traduzione, glossario e note di Italo Constante Fortino), Edizioni Brenner, Cosenza, 1984, pp. 13-55. (Shënim i përkthyesit)

[2] Preferojmë të shkruajmë “Varibobba”, me b-në e dyfishtë në fund, sepse kjo korrespondon me autografin.

[3] Gjella e Shën Mëris Virgjër, Roma, 1762

[4] Vincenzo Librandi, Grammatica con le poesie rare di Variboba, U. Hoepli, Milano, 1897 (Botimi I pa përkthim në italishten); 1928 (Botimi II me përkthim). Për variante të ndryshme fonetike dhe leksikore, të dhëna në tekstin burimor të Gjella e Shën Mëris Virgjër nga V. Librandi në dy botimet e tij, krh. Shaban Demiraj, Gjella e Shën Mëriis Virgjër e Jul Varibobës rreth botimit të parë të 1762 dhe transkriptimit të saj prej V. Librandit, te: ”Buletin për shkencat shoqërore”, Nr. 3, Tiranë, 1956, pp. 262 -270.

[5] P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, Documenti su Varibobba nell’ archivio di Propaganda Fide (estratto dalla rivista Shejzat – Le Pleiadi), Roma, 1960, pp. 48. Dokumentet shqyrtojnë kryesisht çështjen kontestuese në Shën Gjergjin Arbëresh ndërmjet Varibobës, i cili kërkon kalimin në ritin latin, dhe opozitarëve, të udhëhequr nga kryetari Basilio Chinigo. Do t’u referohemi shpesh atyre, sepse vazhdimisht kanë mbetur burime më të pasura dhe më të sigurta mbi çështjen.

[6] Cosmo Laudone (nga përkujdesja e të cilit), L’Atto di morte di Giulio Varibobba, estratto dal Bollettino della Badia Greca di Grottaferrata, Nuova Serie, vol. XXXI, 1977

[7] Cosmo Laudone, vep. e cit., p.1.

[8] Ibidem p. 1.

[9] Në arkivin parokien të Shën Gjergjit Arbëresh në Regjistrin e të Lindurve nuk rezulton faqja ku duhet të referohej te Variboba.

[10] Sh. Gjergji Arbëresh është quajtur Mbuzat nga italo-arbëreshët. Mbi këtë dokumentacion krh. Domenico Zangari, Le Colonie italo-albanesi di Calabria – Storia e demografia secoli XV-XIX, Napoli, 1940, p. 110.

[11] Angelo Zavarroni, Historia erectionis Pontificii Collegii Corsini italo-graeci et deputationeis episcopi titularis ritus graeci. Napoli, 1750; Pietro Pompilio Rodota, Dell’ origine progresso e stato del rito greco in Italia, Libro III, Roma, 1763, pp. 73-78.

[12] P. Vasa e E. L. Mbuzati, op. cit., p. 46. Kërkesa e Pietro Cortese dhe Basilio Chinigo te kardinali i Propaganda Fide, më datë 22 prill 1762 nga Sh. Gjergji.

[13] Krh. Letrën e themelimit Inter multiplices të Klementit XII, datë 5 tetor 1732 dhe Ex iniuncto Nobis nga i njëjti Papë nga data 19 prill 1735 mbi rregullat e Kolegjit.

[14] Me Letrën Provida Pastoralis nga prilli 1737 i besohet drejtimi i Kolegjit një ipeshkvi grek, bartës i jurisdiksionit të ipeshkvit të Bisinjanos, nën dioqezën e të cilit gjendej Sh. Benedeto Ulano.

[15] P. P. Rodota, op. cit., 59.; Në relacionin e monsinjor Cardamone, argjipeshkvit të Rossanos… Përgjigjja e Filalete, Napoli, 1796, pp. 36-38.; Vittorio Peri, Chiesa romana e “rito” greco, Brescia, 1975, pp. 191-205.

[16] Nga relacioni i monsinjor Cardamone … op. cit., p. 63.

[17] P. Vasa e E. L. Mbuzati, op. cit. pp. 4-5.; Mbi Francesco Avatin krh. Dhimitër Shuteriqi, Françesk Avati, te: ”Studime filologjike”, 3/1975, Tiranë, 1975, pp. 115-126. P.P. Rodota, op. cit., p. 77.

[18] P. Vasa e E.L. Mbuzati, op. cit., p. 19.

[19] Po citojmë atë që referon kryetari i Bashkisë së Sh. Gjergjit Arbëresh, Basilio Kinigo (Chinigo), në letrën drejtuar kard. G. Spinelli në dhjetor 1759: ”Pas detyrave në drekë fillonin të këndonin disa këngë në gjuhën arbëreshe, të cilat janë krijuar prej të njëjtit (Variboba) me emërtimin e emrave të secilit nga citatet hyjnore për çdo strofë, dhe fjalët kanë më shumë përmbajtje profane sesa shpirtërore, dhe i njëjti i shoqëruar nga ata, këndonte me çapare dhe shumë herë në kohë të papritur bashkoheshin në kishë dhe e shoqëronin këndimin e përmendur me organo”. P. Vasa dhe E.L Mbuzati, op. cit., p. 25. Me të njëjtin ton është Memoriali i D. Mikelangjelo Kiodit, arkipret i Shën Gjergjit, më 1762: “ Kur celebrohej ndonjë festë, tuboheshin për çdo muaj të pamartuarit, me gra të tjera pendestare, duke u përzier me njerëzit e shtëpisë së Don Julit, ku gostiteshin me tinguj dhe këngë greqisht.” P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p.43.

[20] P. Vasa e E. L. Mbuzati, op. cit. p. 23.

[21]Sh. Gjergji Arbëersh juridikisht i takonte Dioqezës së Rossanos, në kohën e mons. Camaldarit, kurse administrativisht Abacisë del Patire, e njohur si abaci italo-greke, pra tanimë e latinizuar.

[22]Kongregata e Shenjtë “De Propaganda Fide” qe themeluar në v. 1622 nga Papa Gregori XV, me qëllim të pajtimit në një bashkim të kishave ortodokse dhe protestane, për të promovuar dhe organizuar shërbimin pastoral të katolikëve që jetojnë bashkë me protestantët e ortodoksët dhe të misioneve ndërmjet paganëve. Krh. AAVV., Compendio di storia della Congregazione per l’evangelizzazione dei popoli o “Propaganda fide” (1622-1972), Roma, 1974

[23]Kjo vërtetohet nga dokumente të ndryshme, veçanërisht po citojmë një pjesë nga Kujtesa e don Michelangelo Chiodi: “ Në vite të kaluara dhe pikërisht rreth v. 1752, nga don Jul Variboba, prift italo-grek, ngrihet në këtë kishë riti latin, me dhënien e lirisë në këtë popull të prapambetur, që po humbte gjënë e mirë, kreshmet dhe festat greke dhe që të përqafonte latinët dhe të mund të bënte në frymën e bulës Etsi Pastoralis… udhëzon përdorimin nga zyra e vogël e së Lumës Virgjër, si të të vdekurit në të njëjtën kishë të Shën Gjergjit.“ P. Vasa dhe E.L. Mbuzati, op. cit., p. 43.

[24] P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit. pp. 30,33-34, 43.

[25] Idem, pp. 10,22.

[26] Te relacioni i mons. Kardame, op. cit., p. 66.

[27] Në vazhdim d. Nikola varet nga pjesëmarrja e tokës së Kropalatit, ku qëndroi shumë muaj. Nga d. Juli ishte i caktuar vendi i tij i mërgimit krahina e Kampanjës, i durueshëm nuk deshti të bindej që të shkonte në Napoli, ku duhej të tentonte për lirimin e vet, pastaj fshehurazi e solli atë në Alma Citta. Kujtime të D. Michelangelo Chiodi të 7 prill 1762, P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit. p. 44. Krh gjithashtu edhe Alla Relazione di Monsignor Cardamone, op. cit., p. 64.

[28] P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit. pp. 47-48.

[29] Nga Relacioni i mons. Cardamone, op. cit. p. 86.

[30] Krh. shënimin nr. 20.

drita.info trokit ketu


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 21 2017, 11:49pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRIS VIRGJËR E TIJ (II)
- Shkruan: Italo K. FORTINO




2. Personaliteti i tij


Mendimet e formuara në të kaluarën mbi Varibobën për më shumë kanë pasur si bazë një shqetësim të natyrës morale, të ndikuar jo pak prej shpirtit moral të rrënjosur nga kritikat e njëjta, për shkak se prej rastit të veçantë, qe karakterizuar një periudhë kuptimplotë të jetës së tij. Afeksioni në traditat më tepër religjioze sesa qytetare të komunitetit etniko-linguistik italo-arbëresh është një përbërës i patjetërsueshëm me rëndësi në përcaktimin e qëndrimeve të marra në përqasjen e një përbërësi të këtij komuniteti, i cili ka tentuar të dobësonte ngjyrimin tipik tradicional. Si i tillë, Variboba ka qenë i mohuar dhe i larguar prej grupit të njëjtë etnik, gati si bir i padenjë dhe si heretik. Besimtarët e komunitetit të Sh. Gjergjit Arbëresh, që janë identifikuar në tezat e mbajtura të kryetarit të bashkësisë Basilio Kinigo, nuk ngurronin të qortonin qëndrimin e tij, që nuk ishte në harmoni me kanonet e priftit të ritit grek dhe me arsimimin e marrë në kolegjin Korsini, ku ndër të tjera, ishte betuar në ritin grek për tërë jetën: “Alumni tota vita in Greco ritu permanebant” (Nxënësit qëndronin gjithë jetën në ritin grek).[1] Dhe në ballë të asaj zgjatjeje në vazhdimin me qëndrueshmëri në mbajtjen e bindjeve të veta dhe në veprimin mendjelehtë të latinizimit, edhe në vazhdim të masës tani të lehtë e të vendosur nga kuria e Rossanos, nga të gjitha këto së bashku, duket nami i pabindur dhe kokëfortë. Më pastaj u paraqit polemika dhe në fund u ndërlikua gati në gjithë popullin, i cili ishte mobilizuar prej të dy anëve me peticione dhe ankesa, duke i shtuar edhe epitetin e trazuesit të qetësisë publike. Gjykimet negative të mbrojtësve të ritit grek rishikuan në një pikë edhe qëndrimin e tij moral dhe anuan në gërryerjen e shëmbëlltyrës së priftit të zënë në aktivitetin pastoral.


Shoqëria e të devotshmëve, e themeluar nga ai, e vizituar prej grave, të cilat ndiqnin prej së afërmi katekizmin liturgjik, ishte marrë në shënjestër nga kundërshtarët dhe ishte e akuzuar prej pasionit lajkatar për Jezusin Fëmijë, aq më pak prej shprehjeve pietistike të stërhollura që kur kishte dashur të ishin të ndërtuara e të zgjedhura me rezultate të kundërta, deri aty sa u bë skandaloz në vendin publik. Gjithashtu nuk mungonte një çështje në lidhje me maturinë e posaçme të don Julit në ndonjërën prej devotshmërive dhe insinuatës që në ndonjë sjellje pak i shkonte gjendjes së tij.


Këtyre akuzave të fundit Variboba nuk u kishte dhënë asnjëherë peshë të madhe dhe në mbrojtje prej sulmeve të kryetarit të Bashkisë i përballonte ekskluzivisht me problemin e ritit, duke treguar, në buzë të dokumenteve zyrtare të lëshuara prej Kishës së Romës dhe me fuqi të historianëve të mëparshëm, mundësinë reale të ligjeve për kalim në ritin latin.


Në lidhje me “ekstravagancën” e të devotshmëve të tij që “dhanë materie në publik për dyshim dhe për thashethëna”[2] paraqitet i përvuajtshëm dhe merr çdo përgjegjësi kur, duke i shkruar prefektit të Propaganda Fides, deklaron se njeh çdo mangësi të zënies ngojë të kryetarit të Bashkisë, por mendon gjithashtu se nuk mund të pranojë akuzat e ashpra sa i përket aspiratës së tij të kalimit në ritin latin. [3]


Në shekullin XVIII, para së gjithash në Jug, Vëllezërit kishin zënë fill ngapak gjithandej: ndikimi i kundëreformacionit, misticizmi religjioz i shekullit shtatëmbëdhjetë, thirrja në mëshirën popullore, stimuluan iniciativën e famullitarëve në tentimin e formave të bashkimit religjioz që ka mundësuar forcimin e fesë. Dhe Variboba nuk ishte jashtë tendencave të kohës, përkundrazi, i përqendruar në thellësinë e bindjeve të veta, që nevojitej për të prekur njohuritë dhe ngjalljen e ndjeshmërisë së shpirtit human, ai përqafon misionin e vet me entuziazëm dhe kërkon të shfrytëzojë të gjitha mjetet për zbatimin e këtyre parimeve për të cilat ishte thellësisht i bindur. Prej kohës kur gjendej në Sh. Benedetto Ulano, së pari si nxënës, e pastaj si rektor, ka mundur të njihte aktivitetin e Vëllazërisë së “Papërlyerës dhe të Sh. Rokut”, të themeluar prej don Mikelangjelo Rodotës më 1726, që kishte si synim formimin civil dhe religjioz të qytetarëve.[4] Këtu duhet pasur parasysh se kur ai organizoi Shoqërinë e të Devotshmëve, për të cilën gjithashtu flasin dokumentet se kush ishte ai, para së gjithash, ndër kundërshtarët nuk e dëshironin kuptimin dhe funksionin shpirtëror, duke veçuar vetëm sjelljet e tij jo gjithnjë ortodokse.


Të njëjtat gjykime, të nxjerra nga kryetari i Bashkisë së Sh. Gjergjit, nga ana tjetër, nuk janë të gjitha të pastra, veçse në përcaktimin e lidhjeve të vetme dhe pa interesim në ritin grek. Në të vërtetë, shqetësimi i tij ishte gjithashtu të sistemonte pikërisht llojin klerik të ritit grek, në Sh. Gjergj prej një latinizimi eventual të Famullisë, gjithsesi pa i ngatërruar dallimet. [5]


Faji më i madh që i vihet Varibobës në fund, është vetëm lidhja e tij e thellë me ritin latin që nuk është i shkaktuar absolutisht nga ndonjë interes material, por vetëm shpirtëror dhe moral. Këtë e vërteton De Martinis, vikari gjeneral i Dioqezës së Rossanos,[6] që e ka ripohuar edhe don Mario Komes, sekretari i Kardinal Spinelit, me një fjali shumë elokuente: “Ai prift nuk është bërë i njohur të cenojë tjetrin, veçse të jetë i dashuruar tepër në ritin latin në rrënim të atij grek, në të cilin është lindur, siç e pamë”[7] I njëjti Mikel Belushi,[8] që duke iu përgjigjur më 1796 ipeshkvit të Rossanos, mons. Kardamone, nuk tregoi shumë simpati ndaj denigruesve të ritit grek, në çështjen e Varibobës pa e mallkuar, kështu që më vonë, pasi që i kishte kuptuar dhuntitë e tij natyrore dhe morale, ka mundur të lejonte të bëhej një “personalitet i madh”, të cilit i qe veshur gabimi se është “i rrëmbyer nga një fanatizëm, që ka bërë kalimin e rebelimit dhe të talljeve”.[9]


Kundër fanatizmit të Varibobës për ritin latin dhe kundër botëkuptimit dhe postimit të veprës poetike Gjella e Shën Mëris Virgjër, ka ngritur zërin e ashpër Jeronim De Rada në shekullin e kaluar.


Poeti nga Makia, sypatrembur dhe mbrojtës i traditës etnike, qytetare dhe religjioze të arbëreshëve të Italisë dhe luftëtar i bindur i një rilindjeje të vërtetë politike e kulturore, nuk mund të provojë skandalin në ballë të një eksponenti të fisit të vet, që, megjithatë, i pajisur me frymëzim të fuqishëm poetik, nuk i respektoi më parimet e veta dhe veprën e vet për shpirtin e arbëreshëve: “Ai i njëjti, poet i lindur, nuk ka një mendim as në religjion as një tjetër gjë që i ngritë lart masat e gjera dhe nderimet e shtëpisë për atë”.[10] Është shpirti etnik që fuqimisht theksohet te De Rada, i cili sugjeron shumë rreptësi, sikur te funksioni i caktuar në veprën poetike dhe në botëkuptimin e tij të linguistikës dhe stilistikës së pastër e bindjes që të refuzojë me mllef poemën e Varibobës, duke pohuar se ”pamja që ai tregon, është një realitet i paarritshëm “. [11]


Dashamirës dhe i qetë, por edhe pa mbështetje në dokumentacion të mjaftueshëm, është gjykimi i Alfonso Kinigos, i cili më 1887 deshi të fillonte publikimin e Gjellës në revistën Arbri i rii.


Pasi kishte shprehur respektin e vet të thellë për një personalitet që kishte qenë i nderuar “për mirësi të shpirtit dhe për doktrinën e tij”,[12] pa bërë zë megjithatë zërat që i kishin shpifur për mashtrim e me shpirtligësi,[13] nuk u lëkund të pranonte se i ka “në zemër kujtimet për arbëreshët (shqiptarët), një emër i madh, dhe do të kujdeset për një libër që përmban ndëshkimin e leximit “.[14] Kinigo, i cili për më shumë sjell shëmbëlltyrën e Varibobës, ashtu siç kishte qenë shënuar në traditën e popullit, nuk bëri ndonjë vërejtje në çështje të ritit dhe besonte në nderin e ruajtur të njerëzve dhe në mesazhin e arritur nga vepra e tij, që ka mbetur e gjallë në këngë dhe në dijen e shumë brezave.


S’ka dyshim se ndodhemi përballë një personaliteti me mençuri të mprehtë e një personaliteti të spikatur, e as që mund të mos njohim mirësinë e shpirtit, fenë e thellë dhe përgjegjësinë e brendshme të madhe që e kishte stimuluar të bënte çmos për të mirën e bashkësisë së vet. Këto kualitete, nga ana tjetër, e kanë mbështetjen jo vetëm në dokumentacionin e pazbuluar në Propagande Fides të Romës, por janë të theksuara, siç shihet edhe në veprën e tij Gjella e Shën Mëris Virgjër, ku del në pah fuqia e dëgjimit dhe bindjes së tij religjioze, lidhja me doktrinën ungjillore dhe përkujdesja konstante e predikimit te njerëzit mbi fshehtësinë e Krishtit jo në formë akademike, por në formë të thjeshtë dhe të arsyeshme, edhe për ata të cilëve u mungon kultura e lartë.


Metoda pedagogjike e zbatuar nga Variboba, e bëri atë një thesar të vazhdueshëm dhe komunikativ të afërt në popull, që është ligjërimi i përditshëm me njerëz, tërthorazi të cilëve me shëmbëlltyrat e trajtuara realiste të ambientit ia doli t’u fuste në mendje besimtarëve parimet dhe teoritë teologjike, pak të kuptueshme; ai gjeti ngushëllim dhe mbështetje në faktin se në distancë prej dy shekujsh veprat e tij qarkullonin akoma në gojën e njerëzve dhe i mallëngjente shpirtrat e tyre me forcën e brendshme. Është e kuptueshme se populli o lidhur me dënimin dhe pafajësinë e tij, në fund të shekullit të kaluar për të thoshin se kishte qenë “prift i shenjtë”[15]. “Fanatizmi” i tij për ritin latin dhe polemika relative që nuk rezulton, nuk janë nga efekti i bindjeve personale dhe interpretimet e acaruara të bulave papnore, ku pra i jepej vlerë së vërtetës së pamohueshme, veçse formimi i pranuar në kolegjin Korsini, ku elementet teologjike latine i donte që t’i bashkëjetojë me format, shpesh të kontaminuara, të ritit greko-bizantin.


Mendjemprehtësia e Varibobës, pretendimi që të bazohej mbi parimet e qarta, logjika e konsekuencës e kishte përcaktuar për një zgjedhje se takim, më në fund, mohimi prej autoriteteve të njëjta latine, për shkak të efektit burimor dhe të refuzimit të një pjese të mirë të italo-arbëreshëve, të cilët në veprimin e tij shihnin se si përfundimisht mund të ishin të rrezikuar në tipizimin e tyre religjioz, e ndoshta edhe etnik. Ndjenja etnike nuk është ngritur tek ai aq lart në nivel të vetëdijes, kështu që ishte ajo e shuar që nuk do të thoshte zgjidhje radikale e ndërgjegjes në ritin grek prej depërtimeve të rreme nga jashtë në aspektin kulturor dhe etnik arbëresh. Ai nuk gjeti përkrahje në këtë drejtim, prej atyre formave të jashtme e të kontaminuara, që nuk kishin mbështetje në bazën teologjike dhe kulturore të qëndrueshme dhe nuk i jepnin garanci për një mision autentik.


Situata religjioze e arbëreshëve gjatë dy shekujve të qëndrimit në Itali ishte keqësuar jashtëzakonisht shumë. Vetëm në gjysmën e parë të shekullit XVII, qenë të shënuara prej mons. Laskarit, argjipeshkëvi i Durrësit, kushtet e vuajtjeve, në të cilat gjendej kleri arbëresh. Ai nuk ngurronte të fliste për “injorancën e madhe të priftërinjve greko-katolikë, që gjendeshin në Mbretërinë e Napolit” dhe “kërkesën e madhe që kishte pasur ata prej se qenë vizituar, ngase duke jetuar në mes latinëve dhe duke mos u kuptuar mirë për shkak të ritit grek dhe për shkak se ngatërroheshin njëri me tjetrin në celebrimin e shërbesave dhe të meshëve, në dhënien e sakramenteve, në vrojtimin e agjërimit dhe në të gjitha gjërat e tjera “ [16].


Përgatitja e priftërinjve, para themelimit të Kolegjit Korsini (1732), bëhej në mënyrë të parregullt; disa vinin të sistemuar pa përcjellë ndonjë kurs të rregullt të studimit dhe vetëm pas një periudhe mësimi mjaft të shkurtuar në ndjekje të ndonjë famullitari që u jepte elementet themelore të frymës shpirtërore dhe të ritit, të tjerët ishin formuar pranë këtij seminari latin dhe shumë pak në Kolegjin Grek të Romës,[17] ku ishin të rezervuar vetëm katër vende për seminaristët italo-arbëreshë. Mirëpo, pikërisht këta të fundit, që teorikisht duhej të kishin qenë më të përgatiturit, nuk ktheheshin në kolonitë arbëreshe, por vazhdonin karrierën ekleziastike duke preferuar shpesh privilegjet e ritit latin, edhe pse në të njëjtin Kolegj Grek u kushtohej pak kujdes studimeve shpirtërore edhe ritit grek. Në të vërtetë, don Gjovani Kamilli, një prift grek nga Skio, që kishte studiuar në Kolegjin Grek të Romës dhe që kishte vizituar kolonitë italo-arbëreshe të Mbretërisë së Napolit, dëshmon qartë në një relacion dërguar Propaganda Fides kësisoj: “Arsyet për të cilat nuk dëgjohet se bëjnë ndonjë përfitim janë këto që pasojnë: që të rinjtë të cilët në këtë Kolegj pranohen, nuk janë zgjedhur si më të aftë për këtë detyrë… sepse, kur dalin nga ky Kolegj, nuk kthehen në vendlindjen e tyre, por ndalen njëri këtu e tjetri atje për të siguruar veten sa më mirë… për të pasur komoditet dhe për të shkuar më përpara, siguronin kalimin në ritin latin dhe që lehtësisht të përfitonin, kështu që bëheshin të paaftë në kultivimin e këtyre popujve… sepse në Kolegjin e sipërthënë nuk bëhej asnjë studim i ritit kishtar, por i kushtohet kujdes vetëm studimit të shkencave, dhe atyre gjërave që më shumë kishin rëndësi në këto pjesë, por që nuk bëhej në asnjë mënyrë”.[18]


Me themelimin e Kolegjit Korsini kërkohej të vendosej mbrojtja nga anomalitë e pranishme në komunitetet arbëreshe, mirëpo nuk ishte kuptuar shtruar kthimi i baraspeshës ndërmjet dy riteve, që paraqitnin kushtet e përshtatshme për respektimin e traditave bizantine. Dy shekuj të braktisjes dhe të përzierjes bënë të dëgjohej pesha e tyre dhe që kishin shkaktuar kthjelltësi të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.


Një mentalitet latinizues qarkullonte ndër kuadrot udhëheqëse të të njëjtit kolegj, që kishte tiparet filozofike e teologjike orientale dhe cenimi i shprehjes liturgjike e rituale.


I pari ipeshkëv-kryetar i Kolegjit Korsini, mons. Feliçe Samuele Rodota, që kishte studiuar në Romë pranë Kolegjit Grek dhe deri në emërim, së pari për rektor e ipeshkëv, pastaj kishte punuar në Bibliotekën e Vatikanit, gjithashtu duke bërë çmos për themelimin e një kolegji për italo-arbëreshët, e mishëroi rendin në njëfarë hibridizimi ritual dhe teologjik bizantin. Ai kishte përqafuar në Romë ritin latin me pëlqimin e shprehur nga i njëjti Papë, Klementi XII,[19] për të cilin në momentin e pranimit të postit të ri pranë Kolegjit Korsini të Shën Bendetto Ulanos duhej kërkuar kthimi në ritin grek që ishte aprovuar prej të njëjtit Papë, me specialin e shkurtër Dilecte filii datë 15 shtator 1735. Formacioni i njëjtë që dile nga Kolegji Korsini, nuk mund të vështronte një situatë të hibridizimit të të dy riteve. Jepeshin mësime të filozofisë e teologjisë latine nga profesorë me formim perëndimor, që ishin të rendit bazilian[20] dhe të rendit dominikan,[21] përderisa profesorët e ritit grek i cenonin.


Mjafton të kujtohet kjo që vinte në dukje mons. Karaffa, në relacionin e tij Propagande Fides, pasi kishte realizuar një vizitë të inspektimit në Kolegj: ”Rektori është i vetmi mësues i ritit grek që ata kanë. Si duket kjo është pak për Kolegjin, në të cilin kryesorja deri në fund është greqizimi, aqë më tepër kur Rektori në të njëjtën kohë duhet të ketë parasysh si drejtimin shpirtëror, ashtu edhe ekonomik të Kolegjit, si edhe përkujdesjen shpirtërore të fshatit të Shën Benedetit, në të cilin ai është Famullitar”. [22]


Qëllimi pse ishte themeluar Kolegji, nuk siguronte një punë gjithnjë të rregullt, kishte një pakujdesi vërtet të përgjithshme që favorizonte shpërdorimin dhe parregullësitë, deri edhe te ipeshkvi – kryetari Nikolla De Markis, që kishte zëvendësuar Rodotën më 1742, e nuk ushtronte funksionin e vet me kujdes, po deri mungonte me vite nga Shën Benedeti. [23]


S’ është e kuptueshme as prania e konviktorëve latinë[24] në një instuticion që duhej të kishte drejtime precize dhe një funksion të përgjithëshëm e të veçantë, nëse nuk konsiderohet qëndrimi i ipeshkve të dioqezave latine, e kundërt me praninë e një ipeshkvi grek dhe të një Kolegji grek në Kalabri: “Lidhja e grekëve dhe e latinëve në Kolegjin e sipërpërmendur nuk do të mund të mbahet pa rrezikun e ngatërrimit të riteve ose të shqetësimit të komunitetit… dhe në fund nuk do të jetë e nevojshme që në këtë Kolegj të pranohen latinët, të cilëve kanë në dispozicion të gjitha kishat e Kalabrisë, seminaret ipeshkëvnore”. [25]


Prej relacionit të mons. Karafës dalin tri të dhëna themelore: nga një anë, një mungesë e madhe e arsimit liturgjik grek, e përshtatshme në një institucion të themeluar pikërisht për këtë qëllim, nga tjetra anë, prania e profesorëve latinë (dominikanë) që jepnin mësime të filozofisë e teologjisë, dhe në fund asnjë shenjë për kulturën dhe realitetin arbëresh, për të cilin ishin të caktuar priftërinjtë e ardhshëm që formoheshin në Kolegjin e përmendur. Mjaftojnë këto pak të dhëna për të shpjeguar me jo pak arsyetime që të japin efekte devijimi që mund të jepte një realitet – realiteti arbëresh – i lënë pasdore me shekuj dhe duke u bërë shenjë e vazhdueshme përpjekjesh të absorbimit nga ana e elementit kulturor më të fuqishëm.


Çarja, pra, e orientimeve të Kolegjit Korsini është prej cilësimit të faktorëve të brendshëm, të cilët mund të ishin zvarritës të latinizimit të brendshëm nga të njëjtit punonjës kulturorë, të dëmtuar në drejtimin e ambientit të pranishëm dhe nga faktorët e jashtëm, të kërkuarit në qëndrimet dyshuese të ipeshkvijve latinë, prej të cilëve vareshin komunitetet italo-arbëreshe, nuk ishin të pranuara me dashamirësi prej ordinarëve latinë. Në të vërtetë, vetëm pas vdekjes së ipeshkvit të parë grek, ordinari i Bisinjanos, në të cilën dioqezë u ngrit Kolegji, me qëllim emëroi pasardhësin, me plan që të vinte administrimin e drejtë. Kështu ipeshkvijtë e tjerë latinë të Rossanos dhe të Kassanos nuk ndërprenë rastet për të bërë ngatërrime dhe për t’i shtuar të drejtat në kontrollin e seminaristëve që erdhën të çrregulluara.[26] Gjatë kohës, konfliktet dhe akuzat reciproke nuk u pakësuan dhe pasqyonin me përpikëri pasigurinë e marrëdhënieve ndërmjet elementit lokal latin dhe elementit të imigruar greko-arbëresh. Bula e papës Benedikti XIV Etsi Pastoralis, viti 1742, duhej të kishte rregulluar marrëdhëniet ndërmjet ritit latin dhe ritit grek. Por nuk ia doli të siguronte baraspeshimin e qëndrimeve, sepse pati si bazë epërsinë e ritit latin mbi të tjerët dhe zyrtarisht ritheksoi procesin e latinizimit vetëm si akt. [27]


Njëherë qe pranuar ideja më e madhe e përsosmërisë së ritit latin që rrodhi me argumentime të ndryshme logjike që favorizonin praktikisht kalimin në ritin latin dhe kundërshtonin kthimin ose ndalonin kalimin në ritin grek. Interesant është të kujtohet se Bula, pasi vërtetonte varësinë juridike të komunitetit arbëresh të ritit grek nga Ordinariati latin, nuk theksohente se qëllimi i fundit për të cilin e mbanin si të përshtatshme për ruajtjen e ritit grek në Itali, ishte shfaqur ekskluzivisht nga fakti se pontifikët në të kaluarën u kishin premtuar dhe se për këtë në bazë të kësaj tradite u siguronin vazhdimësinë.


Ajo do të mbetet në fuqi për më tepër se një shekull dhe do të kontribuojë në konsolidimin e afirmimit dhe të prestigjit të katolicizmit latin, në të cilën kërkohej të mbrohej dhe të ruhej regjistrimi i saktë i fesë larg prej çfarëdo kontaminimi të gabimeve nga ortodoksët grekë dhe nga ndikimi shizmatik i Patriarkut të Kostantinopojës. Efektet e Etsi Pastoralit në kulturën religjioze të italo-arbëreshëve nuk ishin fort të rëndësishme: duke jetuar në një kontekst latin, juridikisht dhe tradicionalisht kompakt dhe mirë të organizuar, e të nënshtruar nga ordinarët latinë që pak dinin për ritin grek dhe pastërtinë e të cilit ende pak mundoheshin të interesoheshin, italo-arbëreshët vuanin dalëngadalë nga një absorbim natyror prej anës së ritit “praestantior” një humbje natyrore e asaj tipike, që zyrtarisht kishte marrë një besim të inferioritetit. Nga ana tjetër varfërimi gradual i shprehjes liturgjike greke, e pakësoi në një formë gati të pa shpirt, sepse fryma shpirtërore teologjike orientale vinte gradualisht e zëvendësuar prej asaj latine, e shtyer në besimin që proçesi i latinizimit ishte bërë tashmë i pakthyeshëm dhe në distancë të vogël kohore kishte përfshirë të gjitha komunitetet.


Në vërtetimin e kësaj përshtypjeje nuk mungonin sigurisht shembujt e latinizmit tërësor të komuniteteve të ndryshme, të zhvilluara në shekullin XVII: Specano Albaneze, Fallkunara Albaneze, Çerceto, Ururi, Barile, Shën Markono etj.[28] Prandaj për këtë arsye pas përkrahjeve morale dhe parimeve të ratifikuara nga Bula papnore dhe kjo më e qartë se e ipeshkëve lokalë që nuk fsheh dëshirën ta kontrollonin edhe sa i përket pikëvështrimit ritualin e komuniteteve arbëreshe, të konsideruar se struktura e re e Kolegjit nuk ofronte të plotë për një revitalizim të ritit grek, Variboba, i ndjeshëm më shumë në ndërlidhjen e fesë se në ruajtjen e formave rituale të konsideruara tashmë të shablonizuara, besimi i përshtatshëm i veprimit në ndërrimin radikal me prerjen e këtyre degëve, tanimë të thara. I nënçmuar, por megjithatë, limfë vitale komuniteti arbëresh e ruante brendinë e vet dhe aftësinë e reagimit nga tentimi i mbytjes religjioze ose kulturore. Ngjarjet historike vijuese e paraqiten shtrembër Varibobën, por rasti i tij nuk kaloi pa vëmendje, i dënuar apriori, i përmbajtur vetëm në kuadër të kulturës së kohës dhe të situatës qytetare dhe religjioze në të cilën ai u gjet dhe veproi. Personaliteti i spikatur, hovi i tij i sinqert misionarik, që imponon marrjen në konsideratë esencën e dërguar, dhe rrethanat e veçanta kulturore e nxitën për një zgjedhje që nuk dha efektet e shpresuara, por shkaktoi një proçes shpërthimesh të reagimeve.


Rasti i tij ngjalli vëmendjen e atyre autoriteteve latine sesa ato greke për problemet mjaft të rënda, për të cilat duhej të kishte një përgjigje pozitive për një shekull e gjysëm distancë kohore në riorganizimin autonom të komunitetit arbëresh në Eparkinë Greke të Llungros, të themeluar më 1919, nga papa Benedikti XV.


__________________________

[1] Bula Ex iniuncto Nobis e Papës Klementit XII nga 19 prill 1735

[2] Atti della Sacra Congregazione di Propaganda Fide, v. 1760, te: P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 38.

[3] “Ngritja pra e Zotit se e keqja dhe e mira kanë ardhur në atdhe për shkakun tim: dhe Z. J. (zotëria juaj) gjithashtu ka mundur të më besojë që qortimet e zjarrta kundër meje në letrën e tij të nderit, megjithatë, m’u drejtuan mua e duhej për të tjerët dhe shumë mëkate të mia, për këtë nuk i meritoj kështu të ashpra”., nga letra e Jul Varibobës kardinalit Spineli, prefektit të Propaganda Fides, te: P.Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 23.

[4] P.P. Rodota, op. cit. p. 71.

[5]Në parashtresën që Variboba shkruan prefektit të Propaganda Fides shprehet kështu: “Ai ka një vajzë të martuar për një klerik grek dhe është bindur mirë që në mua gjallërisht nuk pati fat të shohë Preiterën: pra në pafundësinë e kurdisjes së vazhdueshme të akuzave që vendoseshin nga i tmerrshmi i njëjti demon”. P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p.24. Ky version është vërtetuar nga d. Nikolla Mashi në letrën e njëjtë që i dërgoi prefektit të Propaganda Fides. Krh. P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 28

[6] Krh. shënimin nr. 24.

[7] Letra e Mario Komesit prej 19.01.1760, te: P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 32. Citojmë edhe mendimin e kanonikut Gjuzepe Intercati nga Rossano: “Sacerdos Julius est vir prudens et omnigenae litteratura non vulgariter praeditas, nam ob suas eximias virtutes in Colegio Clementino Italo-Graeco in Calabria sito Rectoris munus exercere promeruit.” P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p.33.

[8] Mikel Belushi është autor i Relacioneve të mons. Kardamone, arkipret i Rossanos…Përgjigjja e Filaletes, op. cit.

[9] Në relacionin e mons. Kardamone…, op. cit., p. 63., ku thuhet: “Po bindem se riti grek është shpërndarë dhe aty tek ai nuk do të mund të shpëtoj shpirtin e lidhur me d. Nikolla Mashin, që kishte hyrë në të njëjtat pamje inkurajuese dhe të përmbajtura nga Ordinariati Argjipeshkvor Kamaldari, duke filluar në predikimin dhe veprimin në popull dhe në çështjet për mënjanimin e tërësishëm të kësaj kolonie të ritit grek.”

[10] Jeronim De Rada, Antologjia arbëreshe, Napoli, 1896, p. 59, shën. 1. Për gjykimin e De Radës krh. edhe Gjuzepe Ferrari, Jul Variboba në gjykimin e De Radës, te: “Shejzat”, v. II, 1958, nr. 3-4, pp.89-96.

[11] Jeronim De Rada, Ant. arb., p. 59. shën. nr.1.

[12] Arbri i rii, v. I, 1887, nr. III, shtojca p.III. Kinigo publikon në shtojcën te Arbri i rii vetëm dy proza hyrëse të veprës së Varibobës.

[13] “Gjuha e keqe përhapet se ajo është e zënë në mëkat me ndonjërën prej saj: edhe pse don Juli dhembjetherës nga zëri nënçmues, që të marrë rrugën e mërgimit dhe të kthehet në Romë.” Arbri i rii, op. cit. p. III.

[14] Ibidem, p. II.

[15] Ibidem, p. II.

[16] Archivo di Propaganda fide, Acta Sacris Congregationis, anno 1659, f. 228.

[17] Mbi Kolegjin Grek të Romës krh. P.P. Rodota, op. cit. pp. 146-205; Antonius Fyrigos (në përkujdesje të), Kolegji Grek i Romës – kërkime mbi nxënësit, drejtuesit, aktivititi, Roma, 1984

[18] Arkivi i Propaganda Fide, Shkrimet origjinale të referuara në Kongresin e përgjithshëm 9 janar dhe 12 shkurt 1674, vëll. 445, f. 330.

[19] “Duke iu gëzuar hirësisë që të mund të celebrojë meshën edhe në ritin latin në tokat latine në lëshimin për ndihmën e posaçme të Klementit XII, vishej me një ngjyrë ndriçuese si prelatët latinë. P.P. Rodota, op. cit., p. 77.

[20] Për këtë në një letër në Propaganda Fide, dërguar nga disa profesorë dhe studentë të Kolegjit Korsini prej Shën Benedeto Ulanos, thuhet “riti i të cilëve është më shumë i përzier si rit i vërtetë.” Arkivi i Propaganda Fides, ASC, v. 1751, f. 10.

[21] “Janë dy klerikë dominikanë me zakone të shkëlqyeshme dhe literaturë të mjaftueshme për studimet e filozofisë e të teologjisë”, nga relacioni i mons. Karafas, argjipeshkëv i Miletos, krh. Domenico Morelli, Situata e Kolegjit Korsini më 1757 në shën Benedeto Ulano”, dokument i pabotuar i Bibliotekës së Vatikanit, te: “Risveglio -Zgjimi”, Roma, 1973, nr. 3, p.32.

[22] Domeniko Morelli, Situata…,p. 30.

[23] “Nuk mund të mohohet se peshkopi i Nemezit për shumë vite në këtë anë nuk është parë në Kolegj, sepse qëndronte në Lungro”. Krh. Domeniko Morelli, op. cit., p.31.

[24] “Duke shikuar librat e Kolegjit, kam vënë re se në vitet e mëparshme nxënësit grekë ishin katërmbëdhjetë, por në ndonjë vit në këtë anë kishte nëntëmbëdhjetë… mbi atë të numrit të sipërshënuar të nxënësve, janë të pranishëm 16 konviktorë, gati të gjithë latinë.” Krh. Domeniko Morelli, op. cit., p. 31.

[25] Ibidem, p. 33.

[26] Argjipeshkvi i Rossanos, me qëllim të përgatitjes së drejtuesve, jep gjykime mjaft të rënda. “Disa grekë të bërë priftërinj në Kolegj, të pranuar në provime për t’i mbajtur aftësitë e dëgjimit të rrëfimit, prej kësaj kishnin marrë pezullimin a divinis si të paditur për sakramentin e altarit dhe të substancës së tmerrshme të sakrificës së meshës.” Arkivi i Propaganda Fide, ASC, viti 1751, f. 274-275.

[27] “Rectus enim latinus propter suam praestantiam, eo quod sit ritus sanctae Romanae Ecclesiae omnium Ecclesiarum Matris et Magistrae, sic supra Graecum ritum praevalet.” Nga Etsi Pastoralis, paragrafi.

[28] P.P. Rodota, op. cit., pp. 93-104; Italo Kostante Fortino, Latinizimi i Specano Albaneze, nxjerrur nga <<Risveglio- Zgjimi>> Kozencë, 1981, n. 1.

drita.info trokit ketu


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 21 2017, 11:55pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRIS VIRGJËR E TIJ (III)
- Shkruan: Italo K. FORTINO




3. Vepra poetike


Jul Variboba e dha në shtyp me 1762 në Romë veprën poetike Gjella e Shën Mërisë Virgjër (Jeta e Shën Mërisë Virgjër), një poemë lirike, e shkruar kryekëput në të folurën e Shën Gjergjit Arbëresh për nder të Shën Mërisë dhe për kënaqësinë shpirtërore të besimtarëve.


Vepra e parë e madhe poetike e frymëzuar dhe e krijuar në gjuhën arbëreshe, e thurur për nder të Virgjërës. I ndërgjegjshëm për atë që autori shfaq mahnitje pikërisht për atë, se asnjëherë më parë nuk kishte krijuar poezi në këtë gjuhë, i përfshirë i tëri për mrekullinë e këtij misioni të lartë.


Në dy prozat hyrëse të veprës: Oj e ndërurja Rrexhin (Oj Mbretëresha e nderuar) dhe Oj ti çë dhjavasën (Ori ti që mëson), gjejmë shumë elemente që e kthjellojnë zanafillën, zhvillimin dhe qëllimin e poemës.[ 1]


Nga Variboba nuk kanë ardhur te ne vepra të tjera, edhe pse në rini kishte provuar kompozicione poetike laike, siç i kujtohene dhe atij[2] jo vetëm në veprat e prozës, por gjithmonë me argument religjioz, siç dëshmon edhe Alfonso Kinigo. [3]


Përvoja e tij e mëparme letrare largoi çdo mundësi të fshehjes së improvizimeve poetike dhe forcoi gjykimin e De Radës që, megjithëse ndërmjet kritikave të ashpra, nuk dukej se mbahej nga përkufizimi “poet i lindur”.[4] Fryti që ai i ofroi Virgjërës është sigurisht “i ashpër, dimëror dhe shtazor”,[5] nuk mund të mbahet në krahasim më tjerët të rritur dhe të shijshëm, por si vepër e parë me frymëzim të madh, e shfrytëzon një gjuhë të cilën nuk e përdor në trajtimin e temave shpirtërore dhe doktrinore, e që mund të gjejë kuptim të gjerë.


Në theksimin e së resë dhe të unitetit të veprës në sferën arbëreshe, me bindje që kjo gjuhë është ende “e lënë, e varfër dhe e ashpër” [6] hynë për së pari herë në qiellin e përhapjes së këngës së vet, të shtyturit në besimin që injoron ose që nënçmon[7] përkthimet dhe veprat e shkurta poetike të arbëreshëve nga Sicilia dhe se një numër i shkrimtarëve akoma i mundur në Shqipëri veç kishte provuar përvojën letrare dhe i kishte në të pranishme vështirësitë e problemit të gjuhës.[8]


Mirëpo është dashur gati pothuaj një shekull, sepse fushën letrare arbëreshe e prishte izolimi dhe nisja e këtij procesi të guximshëm si mungesë në të kaluarën.[9] Nga ana tjetër e tëra është e kuptueshme shqetësimi gjuhësor që e mundonte Varibobën, i vetëdijshëm se duhej t’i shfrytëzonte për tema komplekse dhe t’i përmirësonte, një instrument të mbetur në nivel të zhargonit të përditshëm. Nuk duhej, pra, ai të injoronte pasurinë tradicionale të këngëve popullore qofshin ato laike – këngë lirike njëstrofëshe dhe rapsodi – qofshin ato religjioze, të cilat para së gjithash të ashtuquajturat kalimere (poezi tregimtare me temë religjioze), në të cilat përmenden të njëjtat hyrje, por që kishin shfaqur një bazë shumë të kufizuar për dhënien e frymës së mjaftueshme në një vepër më organike; dhe në çdo rast ishte në rrjedhë të përpjekjeve për transkriptimin e disa fonemave tipike të arbërishtës.[10]


Shfrytëzoi të folurën e vendit të vet sepse mund të ishte e kuptuar prej njerëzve, por, duke mbajtur pak llogari për purizmin e gjuhës, tejkaloi në italianizma për nevojat e terminologjisë teologjike, dhe gjithashtu për nevojat metrike.[11]


Ai përgjigjet me një imperativ hyjnor se dëshiron lëvdërimin e Marisë në të gjitha gjuhët e Tokës, me një nevojë të besimtarëve që duan këngën shpirtërore[12] dhe në mundësimin e sublimimit të lëvizjeve të veta shpirtërore në momentet e zymta të mërgimit në Romë. [13] Në Kryeqytet kah fundi i vitit 1761, kur u nis në mërgim, në maj të viti 1762, data e letrës së parë nga aprovimi i veprës, nga ana e Tomaso Masarakit, [14] e kompozoi sipas gjasës nga struktura tregimtare e veprës, duke interpretuar një numër të mirë të këngëve të krijuara më përpara në Shën Gjergj. [15]


Puna e tij ishte e shpërblyer me bollëk – thoshte ai – nëse duhej të ishte e pranuar ose jo te arbëreshët, ekspertët në artin e ironisë, të paktën në Shën Marisë, në konsiderim të vështirësisë objektive të kompozimit me shkathtësi në një gjuhë qe për herë të parë paraqitet në ndjenjat e poezisë dhe sepse në atë janë të përmbajtura principet e besimit të krishterë.[16] Skepticizmi i tij për suksesin e veprës në mesin e popullit, shumë herë i shfaqur me ton sa humoristik, sa ironik, do të jetë i përgënjeshtruar nga historia: vepra do të jetë e mirëpritur nga komuniteti arbëresh i Kalabrisë dhe këngët e tij, hyjnë në funksion paraliturgjikë, do të jenë me gjelozi të ruajtura nga kujtesa e përbashkët.[17] Ai ka mbledhur pyetjet që vinin prej njerëzve dhe e pasqyron realitetin kulturor popullor, do të afrojë një mjet të përshtatshëm të lutjes dhe do të formojë prejardhjen e trashëgimisë poetike tradicionale italo-arbëreshe këngën, kalimerën, këngën lirike njëstrofëshe[18] dhe shumë lloje të vargjeve italiane. [19]


Dy prozat janë të lehta dhe të këndshme për lexim, i japin dritë personalitetit të autorit dhe brendisë së veprës, sqarojnë shkaqet dhe qëllimet, inkuadrojnë një realitet që ka ndihmuar në kujtimin e qëndrimeve dhe të zgjedhjeve në këtë vepër.


Një shenjë e humorit të këndshëm e ngërthen në brendi shkrimin në të cilin theksohet personaliteti i fuqishëm i autorit, se pa diçka të një veçorie të karakterit, nëse jo të fanatizmit; i cili nëpër mundimet e veta të përvojës misionarike, e pasur me konflikte, nuk ka lëshuar t’ia zvogëloj fuqinë e brendshme, as shumë i prekur nga pasionet dhe mllefi. Kurse shumica shpresonin se do të neutralizohej në mërgim për ta shtyer në heshtje, por ai vazhdoi i patundur në emërimin e tij të apostulatit, i mbërthyer në faktet humane në sytë e Providencës dhe në vend se të mallkoj kundër kundërshtarëve, siç është zakon i njerëzve, do të ngris lartë një përvojë të hidhur njerëzore në këngën shpirtërore, edhe pse nuk mundte të fshihte të tërën prej mendjes sjelljet ndonjëherë të liga të shumtë bashkëvendësve të vet.


Elementi shpirtëror, veç në këto dy proza hyrëse, i thurur në vazhdimësi me elementin njerëzor, është paralajmërim i tiparit zotërues në poezinë e tij. I pandryshueshëm në parimet e besimit të zjarrtë, autori do të arrij në popull, e shfrytëzon një mjet komunikues të afrueshmërisë së lehtë dhe pasuri të drejtimit teologjik te njerëzit, përndryshe abstrakte dhe largim i dobët. Realiteti vendor është i pranishëm vazhdimisht në gjuhë dhe në ngjyrimet folklorike që shpesh paraqiten në vepër.


___________________________________

[1] Një shtjellim analitik i këtyre dy prozave është bërë nga Gjuzepe Gradilone, Dy prozat hyrëse të Varibobës në veprën e tij në “Studimet tjera të letërsisë arbëreshe”, Roma, 1974, ff. 273-281.

[2] Në prozën e parë Oj e ndëruaja Rrexhin (f. 62) ai thekson: “U mba mend se kur isha djalë dhjavose rrima gjith shartëshit, e bëra para llatin por vjershe, o për të qeshër o për të qëlltër dhun “kujtim që në rini krijoi vargje nga të gjitha llojet dhe kompozimet edhe në italisht të vargjeve ose për qeshje ose për shaka”.

[3] Deri tani e dimë që Variboba është vetëm këngëtar i “Jetës së Zojës”, por nga viti i kaluar më është shfaqur një dorëshkrim me përmbajtje të panegjirikëve, të shkruar në italisht për nderë të Shën Gjergjit, të Marisë dhe të Shenjëtërve të tjerë të kënduar në “Jetën”. Dorëshkrimi nuk mban emër të autorit, por Variboba është i konsideruar si ai; nga ky dorëshkrim mundemi të besojmë se komentin e ka shfaqur shkrimtari i lindur nga Mbusati dhe libri është i shkruar më 1746, besoj kur akoma poeti ynë gjindej në vendlindjen e vet. Nëse në “Jetën” do të dallojmë këngëtarin popullor, në këtë tjetrën vepër do të tregohet si i ditur dhe orator i aftë, dhe megjithatë shumë i përshpirtshëm të Varibobës, (A. Kingo, Shtojca te “Arbri i rii), Palermo, 1887, ff. IV-V.

[4] Jeronim De Rada, Antologjia Arbëreshe, Napoli, 1896, f. 59, nr.1.

[5] Krh. prozën: Oj e ndërmja Rrexhin, f. 61.

[6] Ibidem, f. 61.

[7] Do të referohemi te shkrimtarët Lukë Matranga (1567-1619), Nikolla Filja (1691-1769) dhe Nikolla Brankati (1675-1741). Për këtë krh. Gjuzepe Skiro, Historia e letërsisë arbëreshe, Milano, 1959, ff. 76-78, 101-102.

[8] Kujtojmë vetëm Gjon Buzukun (1555), Pjetër Budin (1566- 1623), Pjetër Bogdanin ( -1689), Frang Bardhin (1606-1643). Për këto khs. Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, ff. 30-41.

[9] Në lidhje me shekujt e mëparmë (XVI-XVIII) Koliqi thekson: “Vepra e shkrimtarëve të këtyre qendrave, u zhvillua me dekada e që asnjëri nuk i njihte shkrimet e tjetrit. Cilido fillonte për llogarinë e vet një copëzim të historisë letrare, duke injoruar në të gjithat përpjekjet e mëparshme analoge, shpesh edhe ato të ardhura nga e njëjta qendër letrare dhe në të njëjtën epokë”, Ernest Koliqi, Rrymat e reja të letërsisë arbëreshe, në “ Sagën e Letërsisë Shqiptare”, Firencë, 1972, f. 216.

[10] Në prozën Oj ti çë dhjavasën (p.64) Variboba shkruan: “Se të mos lidhesh ndë të dhjavasurit bën të dish, se stambaturi nëng kish, gramatin arbërisht (8) e vu an shtrëmbër; mëngu kish (6) e vu e fen shtërëmbër si e sheh” = “ për të mos rënë në vështirësi të leximit, të paralajmëroj se shtypshkruesi nuk e kishte shkronjën shqip (8) dhe e kam përshtatur a e përmbysur; nuk kishte as (o) dhe kam përdorur effe të përmbysur sa të mundet të shënohet”.

[11] Mbi këtë argument khs. Italo Konstante Fortino, Huazimet italiane në Jul Varibobën, nxjerrë nga “Lidhja – Unione”, Kozencë, 1983, nr. 9.

[12] Autori në ballinë të veprës (p. 58) thotë se shkruan “ për ndër t’asaj Rrexhin e për spas të atire dhivotrave, çë së duam të këndonjën kënk namurije, ma duan të thën kënk spirituall “për nderë të asaj Mbretëreshe dhe për kënaqësin e këtyre të përshpirtërve, që nuk duan të këndojnë këngët e dashurisë, por duan të recitojnë këngë shpirtërore”.

[13] Në prozën Oj ti çë dhjavasën (f.64) shkruan: Atje In’Zot më bëri e njoha se ish’vullandata e tij jo të llamëndonesh dhistinit, si këngën grat, o t’e kesh’ me ata çë qen ‘kauz’, pëse dish prapju Zotin ashtu për të mirët tim, me t’i këndonj të Shën Mëris, çë atje më se gjatk më pat kur e pruni – dhe nxje” = “Po aty (në Romë) Zotriu Ynë më ka bërë të njoh se isha bërë vullneti i tij e jo të kthehem kundër fatit, siç bëjnë gratë, as të ndihem kundër atyre që ishin nga shkaku ; sepse këta ishin shënuar prej Zotëriut Tonë për të mirën time, por me ngritjen e një kënge Shën Marisë, që më shumë se kudo më ka bërë çmos kujdesin dhe provaninë”.

[14] Khs. Imprimatur, f. 67.

[15] Khs. shënimin nr. 18.

[16] Në prozën Oj ti çë dhjavasën (f.64) autori shkruan: “Bëra penxier se këto rrima kan’ t’i pëlqenjën në mos t’Arbëreshet, çë së din jatër art më mir mose të qellnjën dhun, allminu Sh. Mëris për di mative: pse ësht një kënk ndë një gjuh’ çë për sa di u nëng ka stambortur edhe ndonj’ rrim’ spirituall e para pse, mbrënda ndë ktë kart, ësht edhe dhotrina e Krishtit = kam menduar se këto vargje nuk do t’iu pëlqejnë arbëreshëve, që tjetër nuk dinë pos të tallen, e dinë së paku Shën Marinë për dy qëllime: sepse është një këngë në një gjuhë në të cilën – për sa e di – nuk është shkruar ndonjë varg i argumentit religjioz dhe pse në këtë kompozicion është përmbajtja e doktrinës së Krishtit“.

[17] Antonio Belushi, Këngët e shenjta, Shën Konstantini Arbëresh 1971; revista Risveglio – Zgjimi, Kozenca, 1963, n. 1, f. 3-7; 1964, n. 1-2, f. 20; 1965, n 1-3, fq. 12-13; Katandi ynë, Çivita, 1974, n. 14 f. 4,6.

[18] Gjuzepe Gradilone, Kënga lirike njëstrofshe në komunitetin arbëresh të Kalabrisë, në “Studimet e letërsisë arbëreshe“ . Roma 1960, fq. 233-247.

[19] Gjithnjë në Oj ti çë dhjavasën (f. 64) lexojmë: „Disha pëstaj të këndoja jo mbe një short vjershi, ma mbë gjith ata vjershi çë u gjegja se këndonen Rrom ndë Dhotrinët, se ata çë duan të këndonjën, të kën vjershin e kangjelit, të kalimerës, të vjershevet çë shtien natën, e shum’ vjershe para lëtisht“ = „Nuk kam dashur, pastaj, të bëj vetëm një metër poetik, por të gjithë këto rima që kam degjuar të këndohen në Romë në doktrinë, sepse kush dëshiron të këndojë mund të përshtat ritmin e këngës, të odës, të këngëve të cilat këndohen në nota dhe të shumë motiveve të tjera edhe italiane“.


drita.info trokit ketu



[ Edited Wed Feb 22 2017, 12:03am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 22 2017, 12:03am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRIS VIRGJËR E TIJ (IV)
- Shkruan: Italo K. FORTINO




4. Tregimi


Vepra e Varibobës mund të ndahet, për nga pëmbajtja dhe forma, në dy pjesë themelore tregimi dhe interpolimi i këngëve, po aty është e përfshirë edhe Doktrina e krishterë. Këto ndryshime dallohen vetëm për lehtësinë e shtjellimit, pa hequr asgjë nga njësia e përgjithshme e poemës, që gjen në praktikën katekistike pikën e bashkimit ndërmjet shpjegimeve të rivelacionit të krishterë, të lavdërimit, tërthorazi këngës, të vërtetës hyjnore dhe kodifikimin e tyre ekleziastik të ndërvënë ne dozë të ekuilibrit pikërisht mbi bazë të një metodologjie tradicionale pedagogjike në kohë të gjatë të përshtatur të komunitetit arbëresh të ritit grek.


Nga ana tjetër, këto veprimtari pasqyrojnë momentet e spikatura celebruese të ciklit vjetor liturgjik dhe në poemë përmbajnë tonin koral të një komuniteti në lëvizje. Duhet shiquar jo zërin e një të vetmit individ, por asaj prezente në kualitetin e lëvizjes, të kuvendit të mbrendshëm eklezial që personifikohet në ngjarjet e hershme, por të gjalla dhe aktualizuese në të tashmen. Vepra, kështu, bëhet e theksuar në realitetin vendor, në panoramën popullore të Shën Gjergjit, prej të cilit merr ngjyrimet tipike dhe elementet tradicionale, të rishikuara në mendjen e autorit me entuziazëm të veçantë dhe me vlerësim të plotë për shënimin e tij, të një mesazhi që, për të mbetur i zgjidhur, përmban një paraqitje më humane dhe të përshtatshme në aftësinë respektuese të komunitetit. Shpirti popullor është i pranishëm jo vetëm në këngën tradicionale – kalimerat ose vjershat – por edhe aty ku do të pritej në një diskutim teologjik mbi fshehtësinë, në tregimin e ngjarjeve mbinjerëzore dhe të vërtetës që e sundojnë logjikën njerëzore. Tregimi përshkon një periudhë të ngjarjes që shkon prej Ngjizjes së Marisë, në vdekjen e saj dhe ngritjen, dhe për largimin e gjerë në kozmos nga dy ngjarjet më të rëndësishme të Zbulesës – Lindja dhe Vdekja e Krishtit – nuk lejon, pra, të vazhdojë në një nëndarje të poemës në dy pjesë të veçanta – Gjella e Shën Mëris Virgjër (Jeta e Shën. Marisë Virgjër) dhe Gjella e Shën Bambinit (Jeta e Shën Fëmiut) si e ka thënë me nxitim Librandi,[1] sepse përmbajtja është e koncentruar në figurën e Marisë që është gjithnjë prezente edhe aty ku fjala është e kthyer nga i biri.


Mbi bazë të strukturës së poemës, mund të shihen tri interpolime dhe një shtojcë e këngëve, të nxjerra edhe nga shtypi i botimit të vitit 1762, që ndahet në katër pjesë ashtu individuale:


1) prej Ngjizjes së Marisë në Lindjen e Krishtit (VV. 1-524);

2) prej Rrethprerjes te ikja në Egjipt (VV. 2687-3118);

3) prej kthimit nga Nazareti në Kryqëzim (VV. 3143-3574); dhe

4) prej Ringjalljes në Ngritjen (VV. 3849-3980). [2]


Vepra fillon me thurrjen klasike, në këtë rast të Marisë ngase e frymëzon “vargu i ri” meridional (V.2), ky i mirënjohur prej Varibobës, i marr në huazim nga ai i letërsisë italiane. Në të vërtetë pjesa tregimtare përbëhet prej kuartinave të tetërrokshit me rimë të fundit ABCB, të harmonizuara prej melodisë së rimës së brendshme në vargun e dytë AA dhe të dy gjysëmvargjeve në të tretin të përputhura ndërmjet vete CC. Rima shkon në ngërthimin ashtu mbi tetërrokshin e poezisë popullore të traditës italo-arbëreshe në respektimin edhe të rrokjeve të gjata dhe të shkurta. [3]


Shtjellimi respekton në vijë të madhe burimin biblik që e bën prej fijes vazhduese, por jo pak elemente të tjera vijnë të bashkuara, të arritura në veçanti nga tradita shekullore që nxjerr origjinën e Ungjillit apokrif. I referohemi në një mënyrë shembullit të figurës së Anës dhe Joakimit, prindërve të Marisë (VV. 21-28), që në pleqëri, pas agjërimit, të lutjeve dhe përshpirtërisë së parreshtur në Zotin, që ua plotëson dëshirën e tyre që të kenë një vajzë, ose në qëndrimin e Marisë në Tempull që prej tre vjetësh (VV. 33-36), dhe në fund dyshimi i fakteve të Jozefit në të vërejturit se bashkëshortja e tij është misteriozisht shtatëzënë dhe keqardhja e tij pasuese (VV. 197-234) në vazhdim dhe zbulimi i së vërtetës nga ana e ëngjëllit.[4]


Prandaj në temat e njohura, autori, nuk bie në shtërrpësi dhe në nderim: Tema thurret me një dialog të gjallë ndërmjet autorit që personifikon natyrën njerëzore të habitur përballë ngjarjeve e gjërave të jashtëzakonshme, dhe Marisë, bërses së fshehtësisë së mishërimit, që bën rrugën ndërmjet qëllimit të Zotit dhe Njeriut. Gjithashtu, në zërin bisedues autori e shpie lexuesin dalëngadalë në skenën që shihet dhe ku zhvillohen veprimet këmbëngulëse dhe tërheqëse, i përcjellin dhe ndërrohen ndërmjet protagonistëve dialogët sa të shkurtra, aq edhe të gjata që e gjallërojnë tregimin, i japin gjallëri dhe spontanitet, e kthejnë pjesëmarrësinë si lexues të fakteve që e prekin pikërisht atë si bashkëpjesëmarrës të fateve njerëzore.


Shfaqet shpesh toni didaktik, por jo si ngarkesë e peshës dhe pedantërisë; ai i shënon disa herë në temë personazhet, disa herë në tregimin e sjellur përpara të autorit. Maria, për shembull, në dialog me Elizabetën (VV. 125-172), pasqyron besnikërisht tregimin ungjillor (Luka 1,46) dënon mendjemadhësinë dhe lëvdërimin e përvujtërisë që përfytyron fshehtësinë e shpëtimit. Autori nga ana tjetër, nuk e lë përgjysëm së theksuari zgjedhjen e Krishtit që lind Fëmijën në një ahur pa komoditete prej të fuqishmëve të tokës (VV. 369-380).


Pjesa e parë e poemës (VV. 1-524) mund të jetë e konsideruar një himn për përvujtërinë, në të cilin përmbyllet esenca e shpirtit të krishterë, se tema mbi virgjërinë e Marisë (VV. 45-60), e thekson me qëllim autori (VV. 123-220 dhe 401-408), prek ligjin e ri natyror që shquhet me aftësi në zgjedhjen e Mishërimit, e kthen logjikën njerëzore duke i riparashtruar nën një dritë të re kontrastet shekullore ndërmjet natyrës njerëzore dhe sublimimit hyjnor.


Variboba, edhe pse ishte plotësisht i bindur në ndjenjën e argumentit, nuk mbeti në nivelin teorik, asnjëherë nuk u largua prej realitetit në të cilin është drejtuar tema. Nga ambienti vendor buron vitaliteti dhe ngjyrimi që u jep fuqi dhe madhështi shëmbëlltyrave. E vërteta teologjike, gjithnjë e kthjellët në përmbajtje, është e veshur nga veshja popullore dhe është lëshuar në humanizëm tërthorazi depërtimit të mentalitetit njerëzor që formon komunitetin e besimtarëve. Struktura e poemës, lëvizë ndërmjet formës shpjeguese dhe formës bisedore, duke e kthyer me shumë shkathtësi dhe afrueshmëri lexuesin. Në këtë kuadër shkojnë të vendosura periudha, frazeologjia dhe një shpirtmadhësi e sigurt edhe në zgjedhjen leksikore. Disa shprehje mund të shtyjnë kritikët për një gjykim më të ashpër,[5] në këtë shiqim gjetëm arsyetimin e tyre dhe domethënien, si projektim të një bote kulturore popullore deri tani të pakrijuar, në një vepër që nëpërmjet fuqisë krijuese, e bën pikërisht dhe e forcon. Kështu anakronizmat – Shën Ana që bën celebrimin e meshës për të pasur një djalë (VV.25-28), ose Shën Maria që reciton rruzarën (V.352) ose që thirret në Ungjillin (V. 1485) – nuk janë lajthitje të autorit, por një formë popullore e shprehje që modifikon vlerën semantike të termineve.[6] As tjetri interpretim nuk mund të caktojë formë të blasfemisë e vënë në gojën e Shën Jozefit (V.223) ose kërcimin e tij të krahasuar nga ai i gjelit (V.447).


Nga ana e poetit nuk ka pasur ndonjë qëllim të mosrespektimit, as ashpërsi ose gjendje jo e lumtur, por vetëm kërkesa e shprehshmërisë, e aftë për t’i dhënë fuqi dhe mprehtësi në temë dhe në shëmbëlltyrë, ashtu siç është e zakonshme të bëj mençuria popullore. Dhe në harmoni me fshehtësinë e Mishërimit, poezia e poemës nuk e nënçmon të shfaqurit e momenteve të zellshmërisë praktike të Jozefit që përgatit djepin dhe Marisë që me kujdes përgatit ndrizat dhe teshëzat e qëndisura (VV. 317-324). E njëjta mosmarrëveshje njerëzore për fshehtësinë e amësisë virgjërore e bashkuar në dyshimet e kuptueshme është mirë e pasqyruar në monologun e Jozefit (205-232), që i zemëruar nuk ia arrin të japë paqë, as që mund të japë vetës shpjegimin si të japë një burim që forcon ”arritjen e ujit dhe zjarrit” (V.228). Kontradiktat e qarta të ngjarjes, lëkundjet në mes të dyshimit të mbuluar dhe bindjes në besnikërinë e gruas, nuk ia dalin ta bindin Jozefin në kërkimin e së vërtetës, por e tregojnë në qëndrimin e vet të ikjes me gjithë dobësinë njerëzore dhe me ngushtësinë e aftësisë depërtuese në logjikën hyjnore. Kështu njerëzor dhe karakteristik është qëndrimi i Shën Jozefit në çdo shfaqje, gjithashtu njerëzore dhe konkrete shfaqet edhe figura e Marisë, që, pasi iu kishte përgjegjur në mënyrë pohuese thirrjes hyjnore, në provimin e të gjitha rrjedhimeve dhe mospërfilljeve të bëra në ngarkimin e rëndësisë së punëve më të thjeshta. E deklaruar totalisht në besimin e vet të gruas në të fejuarin jo të qetë, e shohim të thelluar në kujdesin e të bërave shtëpiake, ngushëllon Jozefin në momentet më të rënda dhe me përvuajtëri të dhuruar strehohet në një stallë, e cila ajo e njëjta e pastron për t’i dhënë dritën Shpëtimtarit.


Dhe aty në stallë në të ftohtin e dimrit, e lehtësuar vetëm nga vakësia e ngrohtësisë së flakadasë e tymit të ndezur nga Jozefi, zemra e tij e dridhur, vuan e pastaj gëzohet në përqafimin, sikur të nënës, me të voglin e sapolindur e të pambrojtur. Asnjë iluzion, asnjë privilegj për të qenë nëna e (Zotit), vetëm përvujtëria e vetëdijshme e cila shfaqet në rolin e nënës, në qendrimet më të zakonshme të ndonjë çfarëdo gruaje të popullit që ka dhembje të lindjes jashtë shtëpisë. Në shenjën e thjeshtësisë do të zhvillohet edhe pamja e barinjëve që ngarendin në stallë. Jo të gjithë të vetëdijshëm për të ndodhurën por besimplotë në fjalët e ëngjëllit, do të përgatiten në shpejtësi për nisje, pa harruar të sjellin dhuratat.


Ata janë të trajtuar nga autori në ambientin e tyre të fshatit dhe si të tillë do të përpiqen si në garë të marrin për vete, si shenjë të dashurisë, dhuratat të cilat i kanë: gjizët, kecërit, qengjat, viçat. Bisedat ndërmjet barinjëve rrjedhin shpejtë dhe bëhen edhe më të vetvetishëme dhe të gjalla kur personazhet e veçanta prezentojnë karakteret tipike të tyre individuale dhe me emrat e vet. Disponueshmëria e tyre, të bashkuar në veçanti me zemërgjerësinë e njeriut të fshatit, nuk vie e zhgënyer; të bashkuar në stallë, ku ndodhet Fëmiu, të mbushur plotë prej dhuratave të tyre e tregojnë gëzimin e tyre shpirtëror me këngë, valle dhe tinguj të fyjeve. Pjesëmarrja e tyre nuk përfundon këtu, e ndjejnë se duhet informuar tërë vendin për ngjarjen e madhe dhe e kthejnë nderin, afrohen për të dhënë lajmin shtëpi për shtëpi.


Variboba në përshkrimet e veta folklorike pasqyron me besueshmëri zakonet dhe trajtimet kulturore të ambientit të vet, i kthen të gjalla pamjet dhe ndez shpirtin e lexuesit me shqetësim entuziazmi që depërton nga fjalët e personazheve të veçanta.


Megjithatë, duke i paraqitur argumentet e njohura dhe të përgjithshme në fushën kulturore jugore – na kujtohet shkurtimisht se e njëjta pamje e barinjëve ishte e bërë edhe nga Nikolla Brankati nga Sicilia [7] e megjithatë shëmbëlltyrat, të pasura me fuqinë e jashtëzakonshme të mbrendshme, rrjedhojnë shpesh të reja, sepse janë të portretizuara me ngjyrat e pikërishme të dellit poetik. Përsëritshmëria e temës nuk e dëmton kompozicionin, sepse vishet përsëri nga drita e re dhe qartësia, madje, intenziteti i frymëzimit poetik është aq më shumë i vlefshëm sa që më shumë mbërrin t’i japë shpirtit argumentet veçse të sprovuara.


Pas ndërprerjes së parë dhe interpolimit të gjatë të këngëve, autori e merr përsëri tregimin ungjillor duke kujtuar shkurtimisht ngjitjen e emrit të të Birit (VV. 2687-2706), që vie e celebruar nga Maria me një himn që parashtron refrenet e vargëzimit popullor (VV. 2707-2730). Një moment, që shkakton sensacion të thellë dhe paralajmërim të dramës së ardhshme të Pasionit, është Prezentimi në tempull, i shoqëruar nga profecia e Simonit plak (VV. 2847-2886). Një re e errët e mbështjellë shpirtin e Marisë, fshin shijen e kënaqësive të para dhe kujton me mizori realizimin e rrugës që tregohet e dhembshme. Nga tash e pastaj çdo shpërthim i kënaqësisë do të jetë gjithmonë e mbuluar nga pamja e dhembjes, dhe në mendjen e Marisë do të pasojnë, sikur në një refren, ngjarjet e ardhshme të tradhtisë, të mundimeve, të gozhdave dhe të vdekjes. Tregimi prek shënimet më të rënda dhe shndërron atmosferën e gjallë në një errësirë të thellë dhe shqetësim. Nuk vonohen së bëri të gjalla efektet e para me ikjen në Egjipt dhe kërdia e tmerrshme e të pafajshmëve që shfaqë të parën sakrificë në rrugën e Kalvarit. Ky ndryshim i zërit duket se përmbys autorin njëkohësisht që tregohet i zemëruar me Simonin plak për të zbuluar fatin e llahtarshëm. Kjo, në mbrojtjen e pakënaqësisë së autorit e keqëson më tutje atmosferën psikologjike, duke u treguar të gjithë besimtarëve rrugën e vuajtjes dhe të mundimit jetësor si të vetmën që sjellë shpëtimin.


Rruga e gjatë dhe e pasigurt, drejt Egjiptit nuk është humbur prej referimeve në tregimet e traditës popullore; virtyti shërues i gurëve të larë prej pikave të qumështit të Marisë (VV. 3035-3038); takimi me hajdutin[8] e më mirë falja e Jezusit që kërkon lëmoshë te Maria (VV. 3039-3058); druri që ka dhembshuri për pelegrinët dhe lëkund pemët e veta (VV. 3059-3062), tregimi, i pasuruar prej këtyre ngjarjeve të dashura, bëhet edhe më familjar dhe akoma një herë tregon kuptushmërinë e vet dhe afrimin e vet ndaj prirjes popullore. Kështu edhe qëndrimi në Egjipt për shtatë vite është shfaqur në format dhe në rrethanat më të zakonshme të familjes së shtrënguar në mërgim; qiraja e shtëpisë, puna e zellshme e Jozefit dhe Marisë, raportet e mira me fqinjët, nuri i Fëmijës që së shpejti do t’i bëj për vete njerëzit.


Në kuadër të këtyre ngjarjeve njerëzore, me natyrshmëri të skajshme autori fut elementet mbinatyrore; yllin që udhëheq magët, lajmet hyjnore tërthorazi ëndrrës, paralajmërimi i Simonit, fuqia që liron prej Fëmiut dhe që rrëzohet e shkatërron idhujt. Edhe pse disa strofa të ekstrapoluara (nxjerra) prej kontekstit mund të jenë të gjykuara si të ftohta, të ngërthyera në skicën e përgjithshme, edhe ato marrin pasqyrimin me dritën që lëshohet prej ngjyrave të forta nga mozaiku i madh. Në vazhdim do të gjendemi përballë jetës së thjeshtë, të zënë prej kujdesit njerëzor në të cilin shfaqen ndjenjat, botëkuptimet, qëndrimet, rrethanat e njerëzve të cilët jetojnë përvojën e përditshme ndërmjet të papriturave, zhgënjimeve, gëzimeve dhe vuajtjeve. Lexuesi është lehtësisht i dërguar në përvetësimin e perzonazheve në rrethanat që lindin nga zhvillimi i jetës së çdo dite, do të jenë kur pasionet njerëzore shtrembërojnë parashikimet dhe shkaktojnë shqetësime të thella, dhe kur shkëndija e gëzimit përhapet në depërtimin e qetësisë e që për një moment bënë të harrojnë të mbledhurit e reve në horizont.


Kthimi i shtegtarëve në Nazaret zhvillohet ndërmjet mallëngjimit të ndarjes së të afërmëve (VV. 3155-3162), tanimë të bërë familjarë në shtatë vite të qendrimit ndër vete, frikat e Jozefit që bëri së ndërhyri dy herë ëngjëllin për ta siguruar se Herodi nuk është më (VV. 3167-3174) dhe pritja e hareshme e nazaretasve (VV. 3175-3190), të lumtur e së mëkëmburi ndërmjet vete duke adhuruar Fëmiun e rritur.


Autorit nuk i shmanget së shënuari edhe ato aspekte sekondare që duhet kujtuar dhe në zhvillimin e një teme kështu të ngritur; e që shpesh janë gjërat e vogla, momentet e jetës së përbashkët që vitalizojnë veprimin dhe japin një prerje domethënëse në brendi të veprës. Në hyrjen e shtëpisë modeste të Nazaretit, e mbetur mbyllur për shtatë vjet, me pak orendi të vogla (VV. 3219-3222), dhe sjellja e Fëmiut që u bindet prindërve, pastron shtëpinë, shkon te burimi për të mbushur ujë (VV. 3231-3238), i sugjerojnë Varibobës rrethanat e përshtatshme për të krijuar këndet e jetës tradicionale dhe ofrojnë mundësinë e ripohimit të vlerës së thjeshtësisë si mënyrë të jetesës.


Ndjenjë e fuqishme është skena e Jozefit dhe Marisë që kërkojnë të birin të mbetur në tempull duke predikuar ndër dijetarëve (VV. 3263-3326). Në shqetësimin njerëzor është i bashkuar një pasqyrim konstant introspektiv të dy protagonistëve: asnjë shkak i pranueshëm nuk mund t`iu shpjegojë të papriturën e humbjes së djalit dymbëdhjetëvjeçar, dhe kërkimin rraskapitës, që shkakton një gjendje shpirtërore të humbjes dhe të dëshpërimit, që do të shndërrohet te prindërit në pyetje të vazhdueshme shqyrtimi e vetëkritikë.


Qetësia do të kthehet kur, të larguar nga ankthet njerëzore, do të drejtohen në tempull, ku do të gjejnë të birin që për së pari herë ka zbuluar misionin e vet të veçantë. Të gërshetuarit e arsyeve njerëzore dhe paralajmërimi hyjnor, veç në këtë rrethanë, prania e dhembjes si realitet i pazgjidhshëm i veprimit të shpërblyer, edhe pse me përshkrimin e kthimit në jetën normale autori e ushqen ndonjë iluzion të njëjtë me prindërit.


Mbi mrekullitë dhe mbi jetën publike të Krishtit, Variboba nuk do të ndalet shumë, përshkruan vetëm pjesëmarrjen në netet e Kanasë në të cilën ai vepron, pas lutjes së Marisë, ndërhyrja e tij e parë se zbulon natyrën e dyfishtë të saj. Kjo zgjedhje i përgjigjet nevojave të përmbajtjes së veprës që përqëndrohet mbi figurën e Marisë dhe vërteton prirjet në parapëlqimin e ngjyrimeve vendore dhe folklorike.


Stili i titujve të dhëna nga autori është respektuar edhe në përfundimin tragjik të jetës së Krishtit. Edhe pse duke u ndalur gjatë në sakrificën e fundit, autori ngjarjes nuk i kushton tepër kujdes mbi viktimën që flijohet, por e vështron vdekjen e tij përballë dhembjes së Nënës, që edhe në këtë ngjarje mbetet protagonistja e vërtetë. Momentet e ndryshme të pasionit, tradhtia, burgimi, fshikullimi, rruga drejtë Kalvarit dhe së fundi kryqëzimi e vdekja janë parë përballë pasqyrimit të gjendjes shpirtërore të Marisë. Është një vazhdim që e rrit dhëmbjen e mjerueshme që prek kulmin në momentin e vdekjes, kur e rraskapitur nga urrejtjet vendos një vaj sfilitës, vajtimin (VV.3511-3554). Pyetjet i grumbullohen pa përgjigje dhe e rëndojnë me vuajtje; judejtë, gozhdat, kurora e gjembave, shtizat që flasin vetëm për temën e dhëmbjes më mizore e që shpie në thirrjen e vdekjes si të vetmën rrugëdalje.


Strofat e vajit të Marisë, janë të popullarizuara në vazhdim në shumë bashkësi arbëreshe të Kalabrisë, por vëmendje të madhe tragojnë nga dramatizimi prej një vargu në tjetrin, e që janë ndër më prekëset në tërë veprën. Vargjet do të zgjidhen të ngatërruara, dhe me to tingulli i thellë për të përcjellur vazhdimin e zanorës “u” në rimën e dytë dhe në vargun e katërt, bartin jehonën kobzezë vajtuese të zjartë dhe pikëlluese. Autori në të zë ekuilibrin e plotë ndërmjet përmbajtjes dhe formës, i jep ndjenjës lirike ngjyrimin e drejtë, duke ia dalur në krijimin e faqeve të poezisë së sinqertë, të mbushur me ndjenja të forta dhe të zotëruar prej vështrimit të dhembjes në nivelin më të ndjeshëm.


Pjesa e fundit e veprës shënon një plogështi të rënies në angazhimin e autorit. Kalimthi do të shënojë në Ngritjen, Rrëshajët dhe përshkrimin e Ngritjes së Marisë, së cilës i jep më shumë frymë, por nuk i afron momente të vëmendjes së posaçme. Autori plotëson tregimin duke kujtuar famën e Marisë në qiell dhe prirjen e saj të Nënës në ndihmë të fëmijëve të mbetur mbi tokë. E përmbyll me thirrjen besimtarëve në bashkimin e asaj për himnin e fundit të kthyer me të që ka mundur fuqitë e ferrit dhe që është e kurorëzuar Mbretëreshë, sepse prej famës së saj i kthen pjesëmarrësit në besimtarë të vet. Lidhja ndërmjet njerëzores dhe hyjnores, e përforcuar përballë fshehtësisë së Mishërimit, bëhet vepruese dhe e shënon historinë e re njerëzore.


_____________________________

[1] Vinçenco Librandi, Gramatika arbëreshe me poezi të rralla të Varibobës, I ed. Milano, 1897, ff.11, 127; II ed. Milano 1982, ff. 70, 246. Angjelo Noçili (1832-1899) prej Specano Albaneze që me 1877 ka përgatitur një botim të Gjella-së, ndërmjet tjerash asnjëherë e publikuar, ka ndarë veprën në këngë, për lehtësi të lexuesit. Dorëshkrimi i Noçitit sot është në posedim të Drejtorit Prof. Gjovani Loviola, që e falenderojmë për pjesëmarrjen në konsultime.

[2] Khs. edhe Gjuzepe Ferrari, Jul Variboba dhe veprën e tij poetike arbëreshe, Bari s.d., ff. 50-73.

[3] Mbi metrikën arbëreshe krh. Mikele Markiano, Këngën popullore arbëreshe të Kolonive të Italisë, Fogjia 1908, ff. LIII – LIX; Dhimitër Shuteriqi, Metrika shqipe, Prishtinë, 1972; Hysni Hoxha, Struktura e vargut shqip, Prishtinë, 1973

[4] M. Alfonso Di Nola (në përgatitje të) Ungjillit aprokrif. Lodi, 1977, ff. 31-35, 37, 41, 63-67, 74.

[5] Jeronim De Rada, Antologjia arbëreshe, op. cit, f. 59 shënimi 1; Arbërit, 1885, nr. 3. II-III, nr. 4.f. VII.

[6] Mbi këtë argument krh. studimin e Gjuzepe Skiroit (Junior); Arti dhe gjuha te Jul Variboba; në “Rivista d’Albania”, Akademia e Italisë, Roma 1944, viti V, fasc. 1, f. 24-40.

[7] Gjuzepe Skiro (i vjetri), Këngët e shenjta të Kolonive arbëreshe të Sicilisë (Canti sacri delle Colonie albanesi di Sicilia), Napoli 1907, pp. XII, 80-86; Demetrio Kamarda, Shtojca në Studimin e gramatologjisë krahasuese, Prato 1868, pp. 180-184; Mikele Markiano, Poezia e shenjtë arbëreshe, Napoli, 1908, pp. 40-53.

[8] M. Alfonso Di Nola, op. cit., p. 127.


drita.info trokit ketu




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 22 2017, 12:19am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRIS VIRGJËR E TIJ (V)
- Shkruan: Italo K. FORTINO




5. Këngët


Pëmbledhja e këngëve të pranishme në Gjellë nëse janë të inkuadruara në skicimin e përgjithshëm të veprës, do të duhej të krijonte një thyerje të vërtetë në poemë. Në të vërtetë mbi 4716 vargje, në të cilat kompozohet vepra, këngët zënë më shumë se 2300, pjesën më të madhe të të cilave e gjejmë në një ndërlidhje intime me kontekstin, ndërsa të tjerat (VV.3999-4716) mund të jenë të konsideruara si një shtojcë e vërtetë. Këto këngë disa janë të komponuara prej Varibobës, por në rrethana të veçanta, kurse të tjerat janë parafraza të teksteve paraekzistuese të cilat shpesh ruajnë vetëm tematikën e thellë duke rezultuar gati si kompozime të reja dhe duke i tejkaluar në disa raste, në tiparet estetike të njëjtat me prejardhje origjinale.


Një vëmendje të posaçme shkaktojnë kalimerat, të përfshira pas tregimit të lindjes, të pasionit dhe të ngjalljes së Krishtit, ato momente themelore të ciklit fetar liturgjik.


Prej një shqyrtimi të strukturës dhe të analogjive të tyre me kalimerat e tjera të pranishme në komunitetin italo-arbëresh të përmendura në këto dhe në përsëritjet religjioze dhe munguese në veprën e Varibobës, do të duhej hipotizuar, në sasi të mirë të së vërtetës, që kalimerat si lloj do të duhej të paraekzistonin përballë kangjeleve (odeve) dhe vjershave (këngëve), ashtu si duhet të kuptohen nga e njejta hyrje në vepër (p. 64).


Termi kalimera (gr. = mirëdita) është me kuptim “shëndet, përgëzim”, sepse këto këngë vijnë të realizuara natën e mëparshme të festës së njerëzve që kalojnë nëpër shtëpitë e vendit për të dhënë lajmin e festës që bie në ditën pasuese. Nga ana tjetër edhe arbëreshët e Greqisë akoma edhe sot ruajnë të njëjtën mënyrë për shënimin e një himni të shenjtë tradicional kushtuar Krishtit, Shën Mërisë ose Shenjtërve.[1] Kjo kontribuon në vërtetimin e tezës nga tradita e lashtë e këtyre këngëve, duke u dukur mjaftë e fortë për hipotezimin e një shpërnguljeje të tyre në Greqinë pasuese te Variboba.


Në vërtetimin e hipotezës ndihmon prania e afërt e komunitetit italo-arbëresh e kalimerave të tjera, jo të sjellura nga Variboba, që megjithatë kanë të njëjtën strukturë në kompozicion dhe janë ndonjëherë të munguara prej rimës ose me këtë akoma në zanafillë. [2]


Kënga tipike e kalimerës kompozohet prej disa vargjeve filluese të shëndetit të drejtuara zotërinjëve të shtëpisë, të trupit në të cilin tregohet ngjarja ungjillore ose një fakt i kuptueshëm i jetës së shenjtërve dhe në fund një përfundim i shkurtë lamtumirës dhe i përgëzimit për familjen, por më tepër i thirrjes për të bërë ndonjë dhuratë. Kjo skenë te Variboba është e pasuruar nga përfshirja në kalimerën e njëjtë, pas tregimit, të një kënge, që në Kalimeren e Natallevet është e përcjellur prej barinjëve të shoqëruar nga Shën Jozefi (VV. 569608) në këtë të Pasionit, Kultonjëm sa për në Krishti duroi, të Marisë (VV. 3657-3680), ndërsa në Kalimera e Pashkëve prej besimtarëve të shoqëruar nga engjëjt (VV. 3821-3844). Ndër disa kalimere të arbëreshëve të Italisë, të Shqipërisë dhe të Greqisë ekziston një harmoni e mahnitshme në mënyrën e të shprehurit të përshëndetjeve në familje dhe të kërkimit të ofertës së dhuratës, edhe pse ky akti i fundit është përpara në tregim.


Mjafton të ballafaqohemi me kalimerën e Lazarit të Shqipërisë Lazare, o Lazare[3] me atë të arbëreshëve të Greqisë; Erdhi Lazëri për ve [4] dhe në fund me Kalimer’ e Lazërit[5] të arbëreshëve të Italisë.


Ndër këto të triat më së shumti bashkëpërkuese në skenë janë kalimerat e Arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë, sepse përtej ndërlidhjes së dhuratave, në të vërtetë në të triat do të kërkohen vezë, ky simbol i pashmangshëm i Pashkëve, dhe në shprehjet përshëndetëse, do të tregojnë tregimin kryesor të ringjalljes së Lazërit, paralajmërimin e atij të Krishtit: ndërsa kalimera e Shqipërisë, veç kjo këtu të cilës i drejtohemi, periudhë të gjatë të shekujve ka shkuar duke humbur drejtimin në faktin ungjillor, duke i ruajtur vetëm aspektet laike të dhuratave dhe të përshëndetjeve.


Këto pak shenja do të forcojnë bindjen se Variboba ka shfrytëzuar në kalimerat e veta një material tradicional të origjinës së lashtë dhe në kohën e tij të përhapur ndër komunitetet arbëreshe, duke u përmbajtur sipas zakonit të vet me theksime të shijes personale.


Disa këngë përkatëse të Kërshëndellave janë, gjithashtu, të kthyera në sferën jugore mjaftë të gjerë. Do t’i drejtohemi në nina nanës Kuç, bir, jeta ime (VV.647-738) që Variboba e vë në gojën e Shën Mërisë, e cila përderisa e vë në gjumë të birin rijeton, sikur në një vizion profetik, vuajtjet e pasionit, dhe që duam t’i afrojmë – Viva,viva il nato Re (Le të jetojë, jetojë i linduri Mbret) gjerësisht e përhapur në Kalabri akoma edhe në Ninën e Fëmiut (Ninna del Bambino) e origjinës pulieze (Pulia), e parafrazuar në arbërishte nga Nikolla Filja dhe e kaluar prej Dorëshkrimit të Kieutit. [6]


Gjithashtu tematika e ballafaquar në këngën Kur një hër për një hër (VV. 923-1078), që tregon qëllimin e Fëmiut që me mjeshtëri të jashtëzakonshme i përvetëson zemërat, është e shijes tradicionale. Ndonjë shenjë të pamjeve e gjejmë te Shën Alfonso da Linguori, ku lexojmë “Ti je hajn, por i dashurisë”, “që ti shkon duke i përvetësuar zemrat “[7] por një shtjellim më i gjerë, si parafrazë e një kënge italiane më e vjetër, se që e ofron Nikolla Brankati nga Piana e Arbëreshëve në Një ditë vet u lojasja[8] ku krahasojmë ngjajshmëri të ndryshme: Fëmiu që me dinakëri përvetëson zemrën, njeriu që i kthehet nënës për rrëfimin e faktit, këmbëngulësia e zemrës së cilës është shenjë për gjetjen dhe në fund njohja nga ana e zemrës së njeriut që i takon më shumë Fëmijut se sa vetvetës. Kemi bërë referimin në parafrazën e Nikolla Filjas (1691-1769) dhe Nikolla Brankati (1675-1741), priftërinjë shkrimtarë arbëreshë të Sicilisë, sepse nuk përjashtojmë që Variboba ia kishte dalë të njohë fuqin e Romës nëpërmjet të ndonjë prifti arbëresh të Sicilisë, të dhënat në kontaktet e mundshme, që mund të kuptohen nga gjykimet e imprimaturës së veprës të nënshkruar nga priftërinjët arbëreshë të Sicilisë Tomaso Nikollo Masaraki dhe Gjuzepe Stasi (p. 67).


Në Kënka e të zgjuarit (VV. 747-828) autori paraqet figurën e Marisë që e zgjon djalin sepse janë në arritje barinjët me këngë, zëre dhe valle. Ata i tregon, pastaj, një nga një duke i ilustruar dhuratat e ndryshme të cilat i kanë sjellur. E gjithashtu për këtë pjesën e parë të këngës nuk mungojnë referimet në këngën e sferës jugore pikërisht sepse tema i kushtohet shfaqjeve të shenjta të kërshëndellave dhe formojnë një pjesë folklorike përbërëse të betlemit tradicional. Variboba, pra, nuk ua kushton brendinë e këngës vizitës së barinjëve, të cilët i kishte trajtuar më parë (VV. 465-524), por kalon në prezentimin, në pjesën e dytë të këngës, të djaloshit që nga grupi i të përshpirtshmëve ngarendin ta vizitojnë janë gratë e vendit Ifigjenia, Rakela, Debora, Susana, Elisabeta, Noemea, Dilusha, Belina, Marta etj. që sjellin dhurata kësulësa, kordele, rripa, pelena të qëndisura, ndriza, këmishëza të linjta etj.


Lista e grave, edhe pse e përshtatur mjaftë mirë në skenarin e veprës i jep ngjyrime, ngjyrë dhe tonalitet lokal, por zgjatja e mirësisë së autorit shndërrohet në vështrim tepër të stërzgjatur që bie në përsëritshmërinë e pamjeve, duke humbur edhe më tepër fuqinë e brendshme. Gjithashtu shprehjet korale të devotshmëve rreth betlemit në këngën Shën Bambin i bekuem (VV, 849-922), gjithashtu duke vazhduar qartësisht shprehjen e Varibobës, gjejmë një përputhje me Laudet (Himnet) e Jakopone da Todit, [9] për analogji të pamjeve.


Përveç kësaj edhe këngët e tjera mbi Kërshëndellat pasqyrojnë shkëndijat e dritës që tanimë kanë hyrë në dellin poetik të këngëtarit të Todit. Dhe nuk mund të jetë ndryshe e konsideruar si ndjeshmëri e brendshme e të dyve, bashkësi e argumenteve dhe për një varg të sigurt vërvitet prej entuziazmit mistik, edhe pse kjo e Jakopones është ruajtur vazhdimisht në sferën e shpirtërores, ndërsa te Variboba anon kah shndërrimi i soditjes humanizuese të hyjnores. [10]


Pas këngëve korale të kushtuara Fëmiut në Betlehem Variboba që i vë në gojën e një të devotshmi të ri disa fjalime për nder të Marisë që tërheq vëmendjen e sapolindurit i cili dëgjon duke qeshur. Bëhet fjalë për dhjetë kompozimet (VV. 1099-1451) që sjellin në një substrat të traditës religjioze italiane, që Variboba e mori për të shtuar përsëri në popullatën arbëreshe (Ave Maria, Salve Regina, Ave Maris Stella, O bella mia speranza, La piu bella verginella etj.- Falemi Mëri, Të falem Mbretëreshë, Të falem Ylli i Detit, Oh shpresa ime e bukur, Më e bukura virgjër etj). Duhet dalluar një interpolim në brendi të silogjës së këngëve nëse nuk gjejmë fijen përcjellëse që lidh pjesët e ndryshme në praktikën propedeutike, me ndikim në komunitetin italo-arbëresh, që i ka paraprirë katekizmit nga fjalimet dhe këngët. Në të vërtetë duke përcjellë edhe këtu Doktrinën e krishterë shohim, se do të jetë e predikuar nga e njëjta Mari. Falemi Mëria (VV.1099-1116) që nga hyrja nuk tregon ndonjë origjinalitet në lidhje me tekstin italian, por në shumë vargje është një përkthim i thjeshtë.


Ndryshe prej tjetrës (VV, 1433-1451) që e mbyll këtë seri të këngëve, ku dëgjohet intenziteti më i madh shprehës dhe më shumë liri në ndërtim, duke bërë megjithatë në një stil të sigurt liturgjik për ta përsëritur fjalën “harepsu” kujtohet Himni Akatisto[11] nga shërbimi bizantin. Pak interesim poetik mban Kunçecjona jote shejt (VV.1117-1131) për aspektin e vet lakonik të fjalëve prekëse. Zonja Sh. Mëri (VV.1132-1187) më e pasur në ndjenja, rikujton kontrastin gëzim-pikëllim të shpirtit ndërmjet pranisë dhe mungesës së Marisë duke pasqyruar matinon jakoponiane të Himneve LXVI dhe LXVII[12]. Në parafrazën e Të falemi Mbretëreshë (VV.1188-1231) do të gjejmë në ballë një shtim të strofave duke respektuar tekstin italian, me gjasë për të rikthyer më qartë se sa shpesh përmbledhin një fjalë. Prirja e autorit në zgjerimin e mënyrës shprehëse duke respektuar zanafillën origjinale do të përsëritet edhe në këngët e tjera dhe ndoshta është kjo një tendencë e epokës së Sh. Alfonso de’ Liguori që bëri në mënyrë[13] të këtillë.


Në Falemi ylli të Detit (Ave Maris stella) (VV. 1232-1275) vërejmë pikërisht një ndarje në dysh të strofave të veçanta duke respektuar origjinalin, por që bën t’i shtohet diçka e rëndësishme. Këngët Oh shpresa ime e bukur (O. bella mia speranza), (VV.1276-1315) dhe Më e bukura virgjër (La piů bella verginella) (VV.1316-1351) shumë parafraza janë përkthime të vërteta prej dy teksteve alfonsiane[14] me ndonjë variant më të lehtë për arsye të rimës, arrin të pasqyrojë me shumë spontanitet të njëjtën freski dhe intenzitet përzemërsisht origjinalin. Në Oj ëma e tim Zot (VV.1352-1421) pas një pjese të parë, ku dëgjohen motivet e trajtuara prej popullorës O Maria nostra speranza – Oj Mari shpresa jonë, me të zakonshmën e madhe stërgjatjen, Variboba i shton disa strofa të lëvdërimit të virgjërisë me reformimin në atë të nderit të vlerës së vogël që japin një të mirë kështu të çmueshme. Ky grup i këngëve, edhe pse duke mos mbajtur vazhdimisht tonin poetik, është megjithatë e kuptueshme për disa trajtime që vënë në fokus botëkuptimet tipike të Varibobës: këmbëngulja mbi vlerën e virgjërisë (VV.1402-1413) e përcjellur nga ndonjë inovacioni kundër atyre që dëmtojnë, ndarjes së dashurisë tokësore të shënuar më parë (VV.1053-1062) dhe këtu të ripërsëritur (VV.1429-1431) dhe sublimimi përkatës në devotshmërinë e plotë të Marisë (VV.1432-1435), ku nuk është vështirë të dallohen referimet në ngjarjen e vet njerëzore.


I devotshmi i ri, përfundon këngën e vet, lëshon vendin së Virgjërës e cila me zë të ëmbël, në prani të besimtarëve dhe të Fëmijës që e dëgjojnë, jep këshillat themelore të Doktrinës së krishterë. Tema shkon rrjedhshëm ndërmjet shpjegimeve të unitetit të trinisë së Zotit me shembuj të përshtatshëm në mirëkuptimin e popullit (VV.1484-1507), parafraza e Besojmës – Credo (VV.1524-1565), paraqitja e Urdhërimeve – Comandamenti (VV.1566-1581) dhe e Porosive të Kishës-Precetti della Chiesa (VV.1582-1643) për të përqëndruar pastaj me bollëshmëri të veçantë në rrëfim dhe mbi dhembjen e lindur të mëkatarit të penduar (VV.1596-1722), në të cilën nuk është larguar nga Himnet Lauda XCVII të Jakopones [15] dhe këngës Te Jezusi i pasionuar – A Gesu appasionato të S. Alfonso. [16]


Mëshir Zoti im – Miserere mei Deus (VV.1733-1774), përkthim i psalmit të pendesës së Davidit nr. 50, me përjashtim vetëm të dy vargjeve në të cilat i bëhet referimi në mirësinë e drejtë të Sionit dhe në ndërtimin e murit të Jerusalemit, përmban edhe në arbërisht tërë spontanitetin dhe intenzitin e ndjenjës së thellë të dhëmbjes prej origjinalit. Kështu Mbi thellësinë – De profundis (VV. 1855-1872) pasqyron psalmin 129, me një variant të lehtë në dy vargjet e fundit, ku në origjinal bën referimin e Shpëtimit prej Izraelit dhe në vargun e parë ku Variboba e shton fjalën “purgatorit”-Purgatori. Pas numërimit të Sakramenteve (VV.1899-1908) dhe parafrazës Ati ynë (Pater noster) VV. 1909-1926) pasojnë këngët kushtuar Shpirtit Shenjtë (VV.1927-2026) edhe këto parafraza janë mjaft të gjera të himneve Veni Sancte Spiritus dhe Veni Creator Spiritus (Eja Shpirti Shenjt dhe Eja Shpirti Krijues) nga tradita liturgjike latine.


Kungimi, si moment i lartë për shpirtin që bashkon në Krishtin, zë një hapësirë të rëndësishme në jetën e të krishterit dhe Variboba ka dashur të nënvizojë pozitën e tij qendrore me tri himne të gjata katekistike, që lëshojnë zell, ngazëllim dhe në të njëjtën kohë frikë. Është një jezuit në Ola’ fedeli – Ore besimtarë (VV.2027-2112) që punon si mësues dhe shoqëron shpirtrat në altar për Kungim, ndërsa në Digjem i tëri për të ditur – Bromi or Sapere (VV.2113-2360) himni i gjatë i kompozuar që në pjesën e parë merr formë më të gjërë dhe më të stërgjatë tematikën e këngës paraprake, është hapur një dialog i gjatë ndërmjet Krishtit dhe shpirtit që e njofton (VV.2269-2360) ku ngrihet një gërshetim ndërmjet humanitetit ngurues e frikësues dhe ndërrimit të fytyrës hyjnore që të tërën e përqafon dhe ripërtrin. Himni pasues Shpirti i penduar – Alma contrita (VV.2361-2538), gjithmonë e përqëndruar mbi Kungimin (Eukaristi) e tregon mjaft ndryshueshëm: fillon me një këngë të vendit në gojë të komunikimit që shkon e thënë në distih (dyvargësh) të vlerës didaktike të kthyera shpirtit, për ta shndërruar pastaj në dialogë ndërmjet Krishtit dhe shpirtit dhe për të konkluduar në fund me një këngë korale të asaj se janë kunguar, që të ngazëllyer lidhin edhe një valle. Këto dy këngët e fundit kanë tërë aspektin dhe shenjat e një lidhjeje të më shumë këngëve në përdorim të shërbesës liturgjike latine, të parafrazuar nga Variboba dhe të lidhura ndërmjet tyre me strofat tjera plotësuese.


Gjithashtu është një parafrazë Te Deum laudamus – Ty Zot të lëvdojmë (VV.2539-2598) prej të njëjtës këngë së liturgjisë latine, përsëritet zakoni i autorit që ti shtojë strofat shpjeguese për ti dhënë frymëzim më të madh në këngë, ashtu si ndodh edhe në pasuesen Jezu kurorë e virgjër – Jesu corona da virginum (VV.2599-2622) pra edhe kjo një parafrazë, e pasuar me dy strofa. Mbaron këtu Doktrina e krishterë me këngët në atë të lidhura, dhe duke rilidhur me tregimin e ndërprerë, Variboba udhëzon besimtarët, ndezjen e dashurisë, derisa largoheshin prej Betlehemit në kthim në shtëpi, ngrisin edhe dy këngë kushtuar Fëmiut: “Është Shën Bambini një konfet” (VV.2647-2670), ku shfaqet tërë gëzimi i tyre duke thirrur me zë të lartë, dhe “Majdhe për Sh. Bambinin na muar malli” (VV.2671-2686), në të cilën saktësohen keqardhjet që provojnë për të mos mundur të qëndrojnë gjithmonë afër, të kompozimeve varibobiane dhe për referimet lokale të dalluara mirë.


Pjesën e dytë të tregimit e mbyllë një këngë (VV.3119-3142) e përcjellur nga besimtarët që vajtojnë nisjen e detyruar të Fëmijës për Egjipt dhe mbështetjen e çdo shprese në Marinë, sepse i shkel i pabesi Herod që ka nxitur kërdi të panumërta dhe shumë vuajtje Familjes së Shenjtë. Pranë kësaj kënge, në të mirë e harmonizuar në tri tetëshe (oktava) të cilat i ka komponuar, autori përfshin një tjetër (VV.3191-3214) të krijuar gjithashtu prej tri tetësheve (oktavave) që megjithatë keq lidhën ndër vete, duke trajtuar të parën e Fëmijës që ka mbart me vete nga qielli bukën dhe verën, pastaj nga dashuria e lëkundshme e një të sigurtës Aurora dhe në fund bindja që hynë në shpirtin e të besimtarëve kur kthehet Fëmiu. Në kalimerën “Kultonjëm sa për në Krishti duroi” (VV.3575-3684) të Pasionit, e përcjellë nga “Stabat Mater” – Rri Nëna (VV.3689-3768), parafraza e së njëjtës së atribuar nga Jakopone da Todi. Prej origjinalit ripërshkon të gjitha strofat zgjeron shprehjet e pamjet dhe përforcon intenzitetin e ndjenjës së dhembjes. Variboba mbyll pjesën e fundit të tregimit me një këngë të lëvdërimit kushtuar së Virgjërës (VV.3981-3998), duke dashur me këtë të përfundojë poemën, siç e manifeston botërisht kur ia bashkangjet në fund të këngës fjalën u furnua = č finito (është kryer).


Shtatë këngët e fundit që e përcjellin duhet, megjithatë, të konsiderohen si një shtojcë e lidhur me poemën për afrimin e instrumenteve të besueshme të lutjes në gjuhën arbëreshe për nderimin e Shenjtërve, të Trinisë dhe Marisë. Shtojca e këngëve hapet me një himn të gjatë, të drejtuar Shën Mërisë së Këshillit të Mirë të Gjenecanos (VV.3999-4258), në të cilën autori i kujton besimtarët me rrugën e mrekullueshme të shëmbëlltyrës së shenjtë nga Shkodra për në vendin e Lacios, ku prej një gruaje të devotshme u ngrit një kishë. Kënga është e ndryshueshme në kompozicion, e pasur me motive dhe jo e ndërprerë aty këtu me të arriturit e pamjeve poetike që japin vitalitetet të vazhdueshëm në tregim. Por edhe kjo është një parafrazim i sigurt i një teksti paraekzistues, si e mbetjes që dëgjon qartësisht autori në titull, e shpjegueshme edhe me faktin se në Shën Benedetto Ullano, ku ai qëndroi për më shumë se një decenie, nderohej shëmbëlltyra e Shën Mërisë së Këshillit të Mirë.[17] Pason një përgjegje e shkurtër e Shën Antonit (VV.4259-4274), me vlerë të vogël poetike, kënga e gjatë kushtuar Shën Gjergjit (VV.4275-4494) pajtor i fshatit, që dallohet për gjerësinë e përgjithshme frymëzuese, e njohur dhe për dellin poetik që e realizon në përshkrimin e stuhisë (VV.4311-4330), dhe këngëve të kushtuara shenjtërve Kozmës dhe Damianit (VV.4495-4552), të nderuar në fshatrat fqinjë, në Shën Vinçenco (VV.4553-4624) dhe në Shën Gjuzepe (VV.4625-4668), nga të cilat Variboba ka njohur origjinalet. E përfundojnë shtojcën gjashtë tetëshe (oktava) në lëvdatë të trinisë dhe në veçanti të Krishtit të ringjallur.


Siç mund lehtësisht të kuptohet, Variboba nuk shquhet për origjinalitet të përmbajtjes; merita e tij qëndron në dhënien e formës dhe të jetës, shprehja edhe ngjyrimi i një materije, e pasur në vete, por e rënduar shpesh prej kallëzimeve popullore dhe të dobësuara prej përdorimit të përsëritshmërisë. Jo në të gjitha këngët ai ia del të mbajë të lartësuar tonin poetik, ndonjëherë në të vërtetë është i tepruar nga thatësia e tekstit origjinal, por në tërësi nuk është vështirë të kuptohet delli i tij i veçantë, pasuria e fantazisë dhe aftësia e ripërtrirjes me shije dhe talent që pikërisht i ka.


Variboba në veprën e tij i ka shfrytëzuar masat e ndryshme poetike, siç paralajmëron ai edhe në hyrje. Se vazhdimisht është në përdorim te pjesa narrative e tetërrokshit të vendosura në kuartina me rimë të brendshme dhe dy gjysëmvargje, te këngët, pra, takojmë një shumëllojshmëri të madhe metrike: prej pesërrokshit në rimën e alternuar dhe të përputhur. Vargjet, pra, nuk janë gjithmonë të përsosura qoftë gjatësi se në rimë, ku Autori e ka plotësuar me rënien e ritmit të vargut në rastin e parë, me konsonancë dhe asonancë në të dytën.


Përpjekja e Varibobës që të provojë çdo lloj të metrit në gjuhën arbëreshe, pa marrë parasysh papërsoshmërinë e kuptueshme, e vën në shesh elasticitetin e gjuhës së përdorur në ngjalljen e ritmit të poezisë popullore arbëreshe me metër silabik (rrokjesor) prej poezisë italiane, dhe në të njëjtën kohë mjeshtëria e autorit në të arriturën për komponim të vargjeve të rrjedhshme dhe harmonike.


__________________________________

[1] Antonio Belushi (në përgatitje të Canti Sacri) Këngët shenjte, S. Konstantino Albanese, 1971, ff. 54. 65.

[2] Italo Çifti (në pregatitje të) Le Calimere, Kalimeret, në “Risveglio – Zgjimi”, Kozencë, 1963, nn, 3-6 ff. 12-14; nn. 7-8 pp. 13-16; nn. 1-2 p. 20; nn. 3-6 p. 17; nn, 7-10 pp. 26-27; nn 11-12 pp 19-20.

[3] Qemal Haxhihasani (në pregatitje të), Thimi Mitko, Tiranë, 1981, ff. 90-91.

[4] Ibidem, f. 92.

[5] Kalimera pasuese është e shënuar me 1975 në Shën Benedetto Ullano (CS) dhe publikisht këtu për herë të parë:

Ndrimi Iurin margaritar
pjot kukule trualli e kanicar!
Ngreu m’u ngreu m’u, zonj’e shtëpis,
e shih se ësht një gonez me ve;
mirrmë katër o pes koke ve
me di të kuqe e di të bardha për ne!

E shëjta Mart e shëjta Matallen
e shëjti Lazër ishin motra e vullezëra,
ishin të shkruajtura ndër foj kart
e kjo foj kart më thoj se Lazërin m’e kemi rënd
e po jatri e jatronj mbrënda ng’u gjënd.

E ndodhi e shkoi Zot’i madh atej e m’e thëriti tre her.
Lazëri m’e gjegj e m’u pataks
e gjith populli m’u tramaks!

E bëshi grur e mel, kukule shum
e bëshi ver sa mbëron një lum!

Zoti Krisht ndë kopsht bëj racjona
e gjak dërsij pë mbukat’e tona,
e vejn rrodhe Pillatit të mund e sëjin.

E m’u përgjegj Zonja Shën Mëri
e me at’ gojëz m’e thërriti fort:
– E tij si t’e dhan, tij kët mort?
– Qetmu, qetmu, ti mëmza ime,
mosnjeriu nëng i bëra keq
e mosnjeri për mua foli dreq.

E gjith diqtin e ndë Parrajs van
e atje ligjën ja dhan;
e gjith diqtin e ndë Pisën më van
e atje gjetin mjerin dru, mjerin dru
pa fare lipis e Krishtin e vun ndë varrëz i ri.

Njëra të shtun e madhe mjezdit
m’u hapu varri i Zotit Krisht,
e gjith jetën bekoi me gjisht
e pura juve ju bekoi e gjith jetën e gazëlloi
e poka ndë thiqi tha me hare
se ndë kët Pashk Krishtin e kemi me ne.

E poka xura se djalin e ke
më t’u ritht e më të patht hje,
e më t’u bëtht një trimët i mir
e qotht i bukur si një pasisir,
edhe ndë skollëz të m’e dërgosh
edhe një zot i madh sa të m’e bësh.

E poka xura se vazhën, e ke
e më t’u rritht e më t’u patht hije,
e më t’u bëtht një kopile e mir
e qotht e bukur si një pasiqir,
e m’e martosh mbë dimbëdhjet vjet
e marrt një burr pa fare dëtir,
e patht miell e ve, bëtht kuleçe,
mbajtët me karvele,
stisët di pullese mbi kët dhe
e mbajtëth katër o pes pënd qe!

[6] Mikel Markiano, Poezitë e shenjta arbëreshe, Napoli, 1908, ff. 101-115.

[7] Oreste Gregorio (në përgatitje) Përmbledhje këngësh alfonsiane, Angri, 1933, f. 256.

[8] Demetrio Kamarda, Shtojca në studimin monografik të gramatologjisë krahasuese, Prato, 1868, ff. 168-173.

[9] Jakopone da Todi, Le Laude (Himnet), (në përgatitje të Gjovani Ferri), Bari, 1915, ff. 210-218.

[10] Franka Kuçi, Jul Variboba dhe vepra e tij poetike, në “Risveglio – Zgjimi”, Kozencë, 1968, n. 3.ff. 19-26.

[11] Karlo Del Grande (në përgatitje të), Himni akatistik për nder të Nënës së Zotit, Firenze, 1948

[12] Jakopone da Todi, op. cit., ff. 155-159.

[13] Gregorio Oreste, op. cit., f. 315.

[14] Ibidem, ff. 261-262, 264-265.

[15]Jakopone da Todi, op. cit., ff. 239-241.

[16] Gregorio Oreste, op. cit., ff. 246-247.

[17] P.P. Rodota, op. cit., ff. 71-72.


Nga italishtja përktheu: Oliver SEDAJ
drita.info trokit ketu





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 07:54pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Në shekullin XVIII, jeta kulturore e arbëreshëve u bë më e dendur. Në këtë kohë u hapën dy kolegje, njëri në Kalabri dhe tjetri në Sicili (1732–1734). Ata pëgatitnin klerikë që do të shërbenin në ngulimet arbëreshe, po që ndihmuan edhe për gjallërimin e jetës letrare e përgjithësisht kulturore. Një pjesë e krijimeve u shkri me poezinë popullore, disa mbetën të shpërndara në dorëshkrime, një shumicë humbën. E zhvilluar në kushtet e feudalizmit, edhe letërsia e vjetër arbëreshe ka qenë një letërsi fetare dhe didaskalike. Autorët e saj përkthyen ose përshtatën letërsinë kishtare italiane e latine, dhe, më rrallë, krijuan poezi mistike origjinale. Ky prodhim, relativisht i pakët, qe një kapërryell për në letërsinë artistike.

Jul Variboba.

Jetën e poetit më të njohur të letërsisë së vjetër arbëreshe, Jul Variboba, nuk e njohim ende mirë. Lindi në fshatin Mbusat të Kozencës edhe mësoi në seminarin e Sh. Benedikut Ulanos, ku ishte ndonjë vit edhe rektor. Punoi si prift në fshatin e lindjes dhe pati mosmarrëveshje të mëdha me bashkëkombasit, sepse deshi t’i kthente katolikë, gjë që s’ishte në interesin e tyre. Ai kështu qe i detyruar të largohet nga Kalabria dhe përfundoi më 1762 në Romë. Atje vdiq si sekretar i një urdhri fetar. Atje, po më 1762, ka qenë shtypur vëllimi i tij poetik, «Gjella e Shën Mërisë Virgjër».

Variboba është i pari autor arbëresh që hartoi një vepër, e cila i ka shumë më të dukshme synimet artistike e që shënon një urë kalimi nga letërsia e llojeve të shkurtra në letërsinë e llojeve më të gjata. "Gjella" nuk është kaq një poemë se sa një përmbledhje poemthash e vjershash të shkruara në kohë të ndryshme, me lidhje tematike, më shumë se me një subjekt të vetëm të shtjelluar. Ajo synonte propagandën fetare ndër masa. Nga pikëpamja kompozicionale nuk kemi të bëjmë me një vepër të njësuar. Vende–vende mundon frymëzimi dhe bihet në vargënim të thjeshtë. Cilësitë artistike shfaqen sidomos në humanizimin e ndonjë nga personazhet, në lirizmin e vetvetishëm të poetit, në humorin që përshkon shpesh vargun e tij, po edhe prozën (kushtimi e parathënia, me të cilat çelet vëllimi).

Figura kryesore e veprës është ajo e Sh. Mërisë. Varibobba e koncepton atë sipas përfytyrimit kishtar tradicional, po shpesh shkëputet prej këtij pëfytyrimi, ia heq veshjen hierarkike, duke i dhënë personazhit tipare krejt njerëzore.

Ishte një karakteristikë kjo e poezisë gjysmëpopullore ("populare xhiante") fetare italiane të kohës, që spikat edhe te poetët arbëreshë të Sicilisë. Ndjenjat e Sh. Mërisë paraqiten në krijimet e Varibobës si ndjenjat e një nëne të zakonshme: "Bir, si të vranith"/ Mua, ku më ljanith? / Si s’të pan lipsi? / Si s’të ndihu mosnjeri? / Me tij bir dua të shihem. / ndë kët varr dua të mbëllihem!".

Në këtë mënyrë e qan nëna djalin që i kanë vrarë dhe po varroset. Mund të thuhet se poeti nuk vepron po kështu edhe me figurën e Krishtit. Ky përgjithësisht ka mbetur një personazh pa gjallëri: në këtë rast, autori i qëndroi më pranë përfytyrimit kishtar dhe pak e arriti poezinë.

Atmosfera e veprës së Varibobës, vepër e krijuar përmes tregimit të ungjijve, mbetet thellësisht mistike. Poeti ka ndjerë nevojën që ta bëjë tregimin sa më të afërt për lexuesin dhe këtë e realizon duke krijuar mjedise fshatarke të ngjashme me mjediset arbëreshe të kohës. Në vjershat e tij rikrijohet atmosfera e fshatit arbëresh, me lirizmin e tij. Elementet e jetës arbëreshe (përshkrimi i disa zakoneve, përdorimi i emrave të bashkëfshatarëve të poetit për disa personazhe episodikë, përmendja e ndonjë toponimi arbëresh), mjete të ndryshme të gjuhës e të figuracionit, toni popullor i vjershës, të gjitha këto i japin poezisë së Varibobës ngjyrën e kohës dhe të vendlindjes, i theksojnë notat njerëzore dhe origjinale të saj.

Autori është një lirik i lindur. Ngjarjet dhe klishetë e ungjijve nuk e pengojnë që shpesh ai të shfaqë gjallërisht, thjesht e ngrohtë, qëndrimet dhe ndjenjat e veta. Lirizmi i poetit rrjedh p.sh. në ninullat e në këngët e barinjve, që janë dhe aq pranë mënyrës popullore.

Sidoqë stili i tij është më se një herë proliks dhe jo i pëgjithësuar i punuar, Variboba gjen figura të goditura, që burojnë prej figuracionit popullor: "Duall si dielli del nga menat, / i bukur, i shkëlqier, i pamëkat". Ka raste kur portretet e tij janë vërtet të gjalla: "Nguqën si një trëndafile, / sbardhën si bora ndër male; / i shkëlqen leshëthit. / i bën dritë ballëthit. / Ka të zez sizit, / ka të kuq veshzit, / ë cukar buzëza / moll’e kuqe faqeza".

Është një autor me kulturë poetike, tek i cili bie në sy pasuria e metrave dhe e mjeteve të tjera të vjershërimit. Ai përdor lloje të shumta vargjesh, nga pesërrokëshi te katëmbëdhjetërrokëshi i dyzuar, më shpesh me rimë të puthur e më rrallë të kryqëzuar. Në dhjetërrokëshin e dyzuar, ai vendos mjeshtërisht rimën e brendshme në mes, si një cezurë. Vjershëtor i shkathët, Variboba krijon vargje dhe strofa të punuara. Po qëllon që ato të përziehn pa kriter, sepse krijon shpejt e jo përherë me një kujdes të mjaftueshëm. Rimat e tij janë të kërkuara dhe e arrijnë shpesh qëllimin.

Gjuha e Varibobbës është gjuha e fshatit të tij. Po ndryshe nga krijimet e shumë autorëve arbëreshë të shekullit, poeti i rëndon vjershat me italianizmat që përdor, zakonisht për të sajuar rimën. Ndikimi italian është i tepruar mbi gjuhën dhe prozodinë e tij, po ashtu si te bejtexhinjtë tanë ndikimi oriental. Po fryma popullore me të cilën ai shkroi, bëri që krijimet e Varibobës që njohin suksesin, të përhapen edhe si këngë anonime. Disa prej tyre kështu dëgjohen gjer në ditët tona dhe janë bërë pjesë e folklorit.

Ali Xhiku: Jul Varibobba (1724 – 1788)
Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, Prishtinë, 1989: 79 – 87.





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 08:47pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Vëzhgime mbi veprën Gjella e Shën Mërís Virgjër të Jul Varibobës
- nga Anton Nikë Berisha

Në bazë të dhënave të historisë sonë të letërsisë, të njohura deri më sot, poeti i parë shqiptar është Pjetër Budi. Në librat e botuara, të përkthyera shqip, Doktrina e krishtenë (1618) dhe Pasqyra e t'rrefyemit (1621) ai përfshiu edhe disa poezi, që kapin rreth 3300 vargje. Kjo poezi është thellësisht e përshpirtshme dhe mbështetet në Besëlidhjen e Vjetër e në Besëlidhjen e Re (i pari që theksoi vlerat e kësaj poezie është poeti arbëresh, Zef Skiro). Mbas Budit vjen Pjetër Bogdani, i cili në traktatin e tij teologjiko - filozofik, Cuneus Prophetarum (Padovë, 1685) botoi edhe disa poezi të njohura me emrin sibila dhe një poezi kushtuar krijimit të rruzullimit. Në këtë vepër të Bogdanit u botua edhe një poezi (në tetërrokësh, në shqip, prej njëzet strofash katërshe, kryesisht me rimë të llojit ABAB) e Lukë Bogdanit, që i kushtohet autorit të librit. Në vitet '30-‘50 të qindvjetshit tetëmbëdhjetë intelektualët arbëreshë Nikollë Brankati, Nikollë Filja, Nikollë Keta e ndonjë tjetër krijuan një varg poezish të përshpirtshme, që mbetën në dorëshkrim. Disa prej tyre u gjetën në Dorëshkrimin e Kieutit (1735-1650).

Vepra Gjella e Shën Mërís Virgjër (4718 vargje) e Jul Varibobës, arbëresh nga Mbuzati, ngulim arbëresh në Kalabri, e botuar më 1762 në Romë1, dëshmon për vazhdimësinë e veprimtarisë letrare ndër arbëreshët e Italisë. Ajo është vepra e parë poetike, e njohur deri më sot në letërsinë tonë, e botuar më vete dhe me një argument tërësor e të njësuar. Për vlerat e saj mendimet, si theksonte, qysh më 1936, gjuhëtari Eqrem Çabej, janë të ndara.

Me mënyrën e shtjellimit të tekstit dhe me veçantinë e stilit, të gjuhës e të sistemit të shprehjes vepra e Jul Varibobës Gjella e Shën Mëris Virgjër të vë, doemos, para disa mëdyshjeve. Kjo gjë nuk ndodh për arsye se ajo ka një strukturë tekstore të ndërliqshme, që të përballë me vështirësi për ta zbërthyer e për të komunikuar me të dhe as për arsye se sistemi i saj kuptimor është shumështresor dhe i ngritur mbi bazën e një filozofie të pasur e të vështirë për ta kuptuar e për ta bërë pjesë të mendimit. Ajo s'ka as një gjuhë arbërishte të pasur e poetikisht të ngritur si dëshmohet në poezinë gojore arbëreshe, pastaj në poezitë e shkruara të Nikollë Filjes, Nikollë Brankatit, Nikollë Ketës në fillim të qindvjetshit të tetëmbëdhjetë e as (më vonë) në veprat e Frangjisk Anton Santorit ose të De Radës. Mirëpo, janë disa çështje të tjera që të vënë para sprovave të ndryshme dhe që kërkojnë ndriçimin e tyre.

Natyrisht për t'u dhënë përgjigje e për t'i shtruar këto çështje në mënyrë të mirëfilltë, nuk mjafton njohja vetëm e kësaj poeme të Varibobës, po është e domosdoshme njohja e traditës letrare paraprake shqiptare, gojore dhe të shkruar, sidomos asaj arbëreshe.

Çështja e parë që shtrohet pashmangshëm është: çfarë poeti dëshmohet Variboba në këtë vepër dhe çfarë forme të traditës së shkrimit paraqet ajo në letërsinë tonë; sa mbështetet në traditën letrare gojore arbëreshe, për çfarë përbërësish largohet prej saj e me çfarë përbërësish afrohet me poezinë italiane të kohës së tij. Çështja e dytë ka të bëjë me strategjinë e rrëfimit dhe me shtjellimin e kësaj poeme si tekst, si krijesë tërësore dhe si vlerë poetike. A ka zbatuar Variboba ndonjë stil ose ndonjë model letrar të caktuar ose vepra e tij është një sprovë, që nuk gjakon as krijimin e ndonjë modeli të qëndrueshëm, as shpalimin dhe shqiptimin sa më poetik të dukurive që i trajton. Them kështu për arsye se në qoftë se një poet nuk gjakon që vepra e tij të ketë një formë sa më të përsosur e të ngritur shtjelluese dhe shprehëse, një strategji rrëfimi që mundëson një perceptim dhe në të njëjtën kohë një shqiptim sa më të pasur e më thellësor, një gjuhë poetike e një shtjellim të menduar të strukturës së tekstit e të sistemit të të shprehurit, me të cilat veprat letrare, me shumë se me çdo gjë tjetër, përligjin qenësinë e tyre poetike dhe jetësinë (gjallimin) nëpër rrjedhë të kohëve, atëherë për çfarë vlerash mund të bëhet fjalë.

Pas një leximi të vëmendshëm dhe pas një analizimi më të përimtë të Gjellës së Shën Mërís Virgjër mund të thuhet se në qenësinë e saj ajo dëshmon fazën e kalimit prej traditës letrare gojore arbëreshe në traditën e shkruar. Këtë mendim e përligj, para së gjithash, vetë teksti i veprës po dhe tradita letrare arbëreshe para Varibobës si dhe mbas tij. Në bazë të disa dëshmive që dalin nga tekstet e Dorëshkrimit të Kiuetit poezia gojore arbëreshe në fund të qindvjetshit të shtatëmbëdhjetë (me Rapsodinë e Pal Golemit, lënë në dorëshkrim nga prifti italian, Nilo Katalano) dhe sidomos në fillim të qindvjetshit tetëmbëdhjetë, bënte jetën e saj në dy forma: në atë gojore dhe në atë të shkruar. Të vetëdijshëm për vlerat e saj të shumta artistike intelektualët arbëreshë mblidhnin llojet e ndryshme të kësaj poezie, po për arsye se nuk kishin mundësi t'i botonin, atëherë i kopjonin dhe ua dërgonin të tjerëve për t'i lexuar dhe për t'i përhapur më tutje. Natyrisht duke u kopjuar ato përhapeshin më shumë, jo vetëm në një rreth të caktuar, po edhe në vise të ndryshme të ngulimeve arbëreshe, gjeografikisht të largëta. Kjo dëshmohet me të dhënën se disa poezi gojore - rapsodi të katundeve arbëreshe të Kalabrisë - u gjetën në Siçeli ose në krahina të tjera të Italisë me ngulime arbëreshe. Vendet, ku më se shumti lindnin dhe bënin jetë dorëshkrimet e tilla, ishin kishat arbëreshe të ritit bizantin (me ndonjë rast edhe kishat e ritit roman), të cilat shekuj me radhë luajtën një rol të madh e të shumëfishtë për ruajtjen e botës e të shpirtit arbëresh. Në këtë mënyrë, krijimet e shkruara të autorëve arbëreshë, po edhe krijime të poezisë gojore, të shënuara nga subjekte të ndryshëm, siç ndodhi me disa rapsodi arbëreshe, komunikonin nëpërmjet formës së shkruar, pra nëpërmjet dorëshkrimeve, formë që te popujt e tjerë ishte dëshmuar shumë më parë. Po kujtojmë këtu, fjala vjen, vetëm versionet e shkruara të eposeve Kënga e Rolandit dhe Kënga e Nibelungëve. Natyrisht, kopjuesit arbëreshë, kryesisht priftërinj, gjatë punës individuale bënë, herë-herë, ndryshime në dorëshkrime ose kopjuan vetëm pjesë të veçanta të tyre. Kjo gjë pati si rrjedhojë krijimin e një numri variantesh të krijimeve e të dorëshkrimeve, pra ndryshimet midis tyre, po njëherit përcaktoi përhapjen dhe rëndësinë që luajtën ato në një rreth më të gjerë.

Mbrenda kësaj lëvizje kulturore e letrare arbëreshe të shekullin XVIII, siç është e njohur, vepruan një varg krijuesish e intelektualësh arbëreshë, sidomos në Siçili dhe në Kalabri.

Pa dashur të zgjatemi më shumë rreth kësaj lëvizje të rëndësishme kulturore-letrare po përmendim kalimthi vetëm Nikollë Brankatin dhe Nikollë Filjen, të cilët lanë në dorëshkrim disa poezi me vlera të dukshme artistike.

Brankati merret me të drejtë si përfaqësuesi më kryesor i poezisë religjioze arbëreshe në fillim të shek. XVIII, i cili, sipas poetit Zef Skiroi, "është autor i këngëve në të cilat është për admirim të denjë bukuria e formës, pastërtia e shqiptimit, rregullsia e metrit; që dinte të transformojë me aq art elemente të huaja të shfrytëzuara, autor që zë njërin nga vendet e para midis poetëve shqiptarë, duke mos përjashtuar edhe ata nga mëmëdheu". Mandalà i cilëson Filjen dhe Brankatin si poetë popullorë, ku i pari dallohet për motivimin që t'i përgatisë poezitë e tij për përdorim të drejtpërdrejtë në liturgji, i dyti tregon një aftësi të jashtëzakonshme të improvizimit, prandaj shumë poezi të Brankatit, pa mbajtur emrin e autorit, thotë ky studiues, u përvetësuan nga arbëreshët e Horës dhe u përcollën gojarisht.

Nuk do mend se vepra e Varibobës Gjella e Shën Mërís Virgjër duhet parë në rrjedhën e kësaj tradite letrare të shkruar, natyrisht me ato ndryshime që sjell ajo si realizim i mëvetësishëm tekstor e shprehës poetik.

Në qoftë se veprën e Varibobës e vështrojmë në një rrafsh përballues me traditën letrare gojore arbëreshe, atëherë mund të themi se ajo afrohet me të me një pjesë të gjuhës dhe me shprehje e vargje, me tablo dhe me figura të ndryshme poetike si metafora, krahasime, epitete, hiperbolizime, që i ndeshim shpesh në llojet e ndryshme të poezisë gojore arbëreshe dhe asaj gjithëshqiptare, pastaj me elemente të jetës së katundit arbëresh, që shprehen dhe brenda tematikës së veçantë të veprës së tij si dhe rite e doke të ndryshme, që ishin ose pjesërisht janë ende pjesë e jetës së arbëreshëve. Në disa pjesë të veprës së vet Variboba përdori modele e formula të ndryshme të poezisë gojore në përgjithësi dhe të poezisë gojore arbëreshe në veçanti, të cilat në forma të ndryshme u futën dhe u shkrinë në konceptin e tij krijues dhe në strukturën teksture.

Ajo që e largon më së shumti Gjellën e Shën Mërís Virgjër nga poezia gojore arbëreshe, mbijetuar nëpër rrjedhë të shekujve, është gjuha e trazuar me shumë italianizma (ndoshta shkollimi në gjuhën italiane kishte lënë pasoja të rënda në gjuhën arbëreshe të poetit). Fitohet përshtypja se autori s'ka bërë përpjekje që rrëfimin e vet ta shprehë, para së gjithash, nëpërmjet një gjuhe arbëreshe të pastër e të pasur, si e gjejmë, fjala vjen, në poezinë gojore arbëreshe të viseve të ndryshme të Italisë dhe të katundeve të veçanta, pastaj edhe në poezitë e shkruara të paraardhësve të tij, Brankatit, Filjes, Ketës. Çështja tjetër, që poezinë e Varibobës e largon nga tradita letrare gojore arbëreshe, është vargu metrik, strofa dhe rima e llojeve të ndryshme, shpesh herë të bëra me asonanca. Këta përbërës të poezisë poeti i Mbuzatit i mësoi dhe i shfrytëzoi nga tradita letrare italiane, gojore ose e shkruar, brenda saj dhe nga tradita kalabreze.

Te Variboba ndodh, sipas të gjitha gjasave, ajo që e kam thënë për poezinë e Budit në punimin e botuar më 1987 me titull Poezia e Pjetër Budit dhe vargu gojor: "Këndimi – poezia ishte nevojë shpirtërore. Dhe pikërisht kjo vjen e shprehet te Budi në mënyrë tipike e të plotë. Në esencë Budi është poeti i parë shqiptar që njohim deri më sot që, qoftë me përkthime, qoftë me vjersha origjinale, paraqet fazën e kalimit prej këngëtimit, përkatësisht prej vargut gojor, në varg të shkruar. Pra, Budi mund të merret si krijues që në vend që të këndonte dhe nëpërmjet kësaj forme të shprehte ndjenjat e veta dhe si receptor të krijimit të tij ta kishte dëgjuesin, siç vepronin qindra e mijëra këngëtarë, mbi bazën e kësaj tradite ai i hyri përkthimit të poezive të ndryshme në vargun tetërrokësh, hartoi edhe vetë në këtë formë dhe hapi shtegun e një forme tjetër të transponimit e të transmetimit të krijimit letrar gojor – krijimin e poezisë dhe të vargut të shkruar. Dhe pikërisht mosshkëputja nga tradita letrare gojore dhe kalimi në formë tjetër të mundësisë së komunikimit të krijimit letrar artistik përbën një nga esencat e poezisë së Budit, por edhe të poezisë që u krijua në gjuhën shqipe në përgjithësi". Në punimin e përmendur kam shkruar edhe këtë: "Ç'është e vërteta, Pjetër Budi nuk është vetëm autor që po e lëvronte dhe po e pasuronte traditën letrare shqiptare, duke përfillur një formë që ishte më e përshtatshme dhe më jetëgjatë - shkrimin -, por bëri përpjekje që ndryshimi midis këtyre dy formave të ekzistimit të krijimeve letrare të vërehet sa më pak, ose të themi më drejt, ta ndihmojnë dhe ta pasurojnë njëra tjetrën në mënyrë të ndërsjellë".

Vepra e Varibobës Gjella e Shën Mërís Virgjër përligj disa nga përbërësit kryesorë të dukurisë që ngjet me poezinë e Pjetër Budit në fillim të qindvjetshit të shtatëmbëdhjetë. Ndodh pikërisht ajo që vë në dukje me plot të drejtë Henrik Lacaj për tetërrokëshin e poezisë së Budit: "…tetërrokëshi, për hir të asaj shkathtësie e rrjedhshmënie që zotnon edhe si varg i shkurtën, e ban poetin popullor ta recitojë apo ta deklamojë edhe pa melodi" dhe se "Vjershat e Budit të thuruna në tetërrokësha dhanë mundësi praktike përvehtësimi, të mësuemi përmendësh edhe nga masa pashkollë që i dëgjonte prej të tjerëve".

Vepra Gjella e Shën Mërís Virgjër në të vërtetë dëshmon se Variboba më shumë i afrohet poetit popullor, një këngëtari të zakonshëm, sesa një poeti të mirëfilltë, që i kushton kujdesin e shtuar çdo përbërësi të veprës poetike të shkruar, çdo shprehje e çdo vargu si dhe tërësisë që duhet të krijohet në veprën poetike.

Variboba thotë vetë se ajo që krijonte ishte një kënkë arbërisht, një vjersh, një këndim, pra krijim që shkruhej për t'u kënduar. Mirëpo, poeti ynë në të vërtetë nuk dëshmohet një krijues i mirëfilltë gojor, pra një këngëtar i mirëfilltë, i cili krijimin e vet e përfton me përkushtim, i përfill dhe i shtjellon përbërësit që e cilësojnë tekstin gojor dhe lehtësojnë përvetësimin e përcjelljen e tij gojore prej një individi te tjetri, prej një gjenerate në tjetrën si strukturë tekstore dhe si mesazh poetik. Çdo krijim gojor që nuk i përmban veçantitë përkatëse, që lidhen dhe e kushtëzojnë përcjelljen e tij gojore, nuk do të pranohet dhe nuk do të mund ta kalojë, siç e quanin studiuesit e shquar, Roman Jakobson dhe Pjotr Bogatirjov – preventivën e cenzurës së mjedisit.

Variboba nuk është poet i atij rrafshi dhe i asaj cilësie që e koncepton dhe e përfton krijesën e vet të shkruar si shprehje të qenësisë dhe të mëvetësisë vetjake krijuese, ta dëshmojë atë përmes së veçantës dhe së resë që sjell në konceptimin e asaj që trajton, në mënyrën e shtjellimit dhe në sistemin shprehës. Atij i mjaftonte të krijonte diçka që mund të kuptohet, të pranohet, të lexohet dhe të këndohet nga të tjerët; i mjaftonte ta shqiptonte atë që ka zgjedhur për objekt trajtimi: jetën e Shën Mërisë dhe të Jezu Krishtit dhe t'i shfaqte mendimet dhe ndjenjat e veta; t'i shprehte sa më thjeshtë në mënyrë që t'i kuptonin e t'i përvetësonin, para së gjithash, bashkëfshatarët e tij, po edhe arbëreshët e katundeve të tjera.

Në bazë të përimtimit të vëmendshëm të veprës së tij fitohet përshtypja se Variboba e përfton atë aty për aty, pra e improvizon (mendoj se De Rada thotë se Variboba ishte poet i lindur në kuptimin e aftësisë të krijojë aty për aty), ashtu si ndodh me krijuesin gojor, i cili shpesh është në gjendje të krijojë, të improvizojë krijesën kurdo që e kërkon nevoja e rasti, si ndodh, fjala vjen, me këngët e dasmës, me vajtimet, me gjëmët e me ndonjë lloj tjetër të poezisë dhe të prozës gojore.

Variboba sikur s'ka kohë ose nuk don t'i kthehet e ta përpunojë shprehjen, vargun e vet, t'i kthehet mendimit; marrëdhënies midis fjalëve, vargjeve e pjesëve, tërësive më të mëdha; ta përpunojë gjuhën, të përdorë nuanca figurative të fjalëve, të fusë sa më shumë sinonime për të mos i përsëritur fjalët e njëjta; të mos përsërisë atë që nuk është e nevojshme e me të cilën nuk mbërrihet ndonjë cilësi stilistike. Atij kryesisht i intereson të rrëfejë dhe të shprehë atë që mendon se është e rëndësishme për marrësin, për besimtarin dhe për lexuesin e mundshëm. Pra, me tekstin dhe me rrëfimin e tij ai nuk gjakon një nivel të ngritur artistik, një strukturë të tekstit që kërkon përpjekje dhe përkushtim për ta përftuar e pastaj për të vënë komunikim sa më të veçantë e më të ngritur, që duhet të jetë cilësi e çdo krijimi të mirëfilltë poetik.

Qëllimi i tij është që atë që krijon të jetë, siç u tha, e kuptueshme dhe të përfillet nga marrësi. Ai këmbëngul, madje dhe e përsërit disa herë, kërkesën, që përbën thelbin e kuptimit të veprës së tij: dosmosdonë e përvujtnisë, të mëshirës dhe të gatishmërisë së flijimit për hirin e Zotit Krisht e të Nënës së tij, Shën Mërisë. Për këtë arsye themi se krijesa e tij, për disa përbërës të krijimit të mirëfilltë poetik, mbetet, në të shumtën e rasteve, nën nivelin e mjeshtërisë së shtjellimit dhe të sistemit të të shprehurit artistik të poezisë gojore arbëreshe, e cila ishte, edhe në kohën e tij, për shumëçka e pasur dhe e veçantë.

S'ka dyshim se Variboba krijon kryesisht në bazë të parimit të krijuesit gojor, po nuk i përmbahet rreptësisht këtij parimi dhe pikërisht kjo shmangie dëshmon se ai bën hapat e rëndësishëm të përftimit të veprës poetike të shkruar në traditën letrare arbëreshe.

Vepra e tij është një rrëfim që nuk ndërtohet me mund, që vazhdon, që mbindërtohet mbi atë që është thënë një herë nga vetë poeti ose nga një personazh; thuhet e përsëritet, varësisht nga gjendja dhe nga nevoja që të përforcohet mesazhi: qenësia e besimit në Zotin dhe forcimi i besimit në Shën Mërinë e në Jezu Krishtin.

Një nga qëllimet kryesore të Varibobës për hartimin e Gjellës së Shën Mrís Vigjër ishte që ta shpjegonte arbërisht e ta bënte sa më të njohur e më të qartë edhe nëpërmjet formës së shkruar doktrinën e krishterë, krahas asaj që bënte në kishë nëpërmjet ligjërimeve e formave të tjera, prandaj shkruan: dua tju spjeghár arbërisht (lexo:Doktrinën). Pra Variboba do(n) t'i bindë besimtarët dhe ata që do ta lexojnë veprën e tij se besimi në Zotin është një gjë e rëndësisë së dorës së parë, është virtyt që e pasuron shpirtin dhe botën e njeriut në jetën e përditshme. Besimi në Hyun, sipas tij, është diçka e gjallë dhe sa më shumë që njeriu e shton dhe e bën më të fortë besimin, aq më shumë do ta njohë vetveten, tjetrin dhe botën, aq më drejt do ta kuptojë fatin e tij dhe aq më tepër do të jetë i lumtur e do t'i përballojë vështirësitë në gjallimin e përditshëm. Së këndejmi, besimi në hirin e Zotit dhe në gjithëpushtetësinë e tij shenjëzohet si qenësi:

Besa e gjall' tij t'e bufton, / besa vetëm t'e zbulon.
Sá më ti bes e ké, / më e shegh e ké gharé.
Besa tij qaru t'e thot, / ruaj këtu: ësht in' Zot. (v.2401-2406)

Variboba këmbëngul që mesazhi i tij i shkruar në formë të këngës e të vjershit për përshpirtshmërinë e devotshme ndaj Hyut dhe doktrinës së krishterë, të jetë sa më i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Kjo përligjet edhe nga fakti se ai jo një herë përmend kundërshtarët, armiqtë, që nuk përfillin Trininë e Shenjtë, mirësinë, flijueshmërinë dhe dinjitetin përballë besimit në Shën Mërinë dhe në Zotin Krisht.

Duke pasur këtë parasysh mund të themi se Gjella e Shën Mërís Virgjër është një këngë lavdie dhe krenarie, një këngë përkushtimi shpirtëror (përshpirtshmërie), hirësie, përzemërsie dhe ngrohtësie. Variboba ishte prift dhe mesazhin e këtillë ua thoshte gojarisht në meshë ose në raste të tjera besimtarëve dhe banorëve të katundit të tij ose atyre që ishin nën famullinë e tij, po ai donte që edhe nëpërmjet formës së shkruar, veprës letrare të shkruar (tekstet e këtilla në formë të shkruar u përdorën në raste të ndryshme fetare, madje edhe në vetë ritualin e meshës si vepruan Budi, Brankati e Filja), t'ua thoshte, në mënyrë që ata mund ta përdornin sa herë të kenë e të ndjejnë nevojë për hirin e Zotit, për Shën Mërinë e për Krishtin. S'do mend se ai e njihte botën e besimtarëve të tij, njihte aftësinë dhe përgatitjen e tyre kulturore e intelektuale; njihte gjuhën që përdornin ata, prandaj shkruante në mënyrë të thjeshtë
e me atë gjuhë komunikonte me ta.

Në Gjella e Shën Mërís Virgjër vërehen tri shtresa kryesore të rrëfimit, që ndërlidhen dhe gërshetohen në gjithë veprën. Shtresa e parë shprehet nëpërmjet përshkrimeve të figurës së Shën Mërisë si grua e zgjedhur e Hyut për nënë, e cila do të lindë Krishtin, pastaj të bukurisë së saj trupore, të madhështisë, të përvujtnisë e të mëshirës si shenjtore. Vetë lindja e saj shenjëzohet si hare e qiellit dhe e dheut, një lindje që krahasohet me diellin ose me trëndafilin e me butësinë e lules.

Kúr ti u leve, e qiell e dhé / Bëri gharé ndër gjith kondat,
gharét i solle kúr ti dolle, / dolle si dielli e pámëkat. (v. 29-32)

ose

O e virgjër trëndafile, / si pumbak e but' si lul. (v. 1260-1261)

Shqiptimin e figurës së Shën Mërisë dhe të tablove të lindjes, të kryqëzimit dhe të ringjalljes së Krishtit, poeti i bën ashtu si janë të njohura në Shkrimin e Shenjtë ose, si thotë Variboba, në Kartë. Krishti krahasohet me lulet e majit, me kristalin, me dritën dhe me shkëlqimin e yjve. Pikërisht çasti i lindjes së Tij shprehet në mënyrë madhështore; në qenien e Birit të Shën Mërisë janë të njësuara bukuria, pastërtia, shkëlqimi dhe ngrohtësia:

Kúr erth mjeznata, ora e bekuar, / Zoti Krisht i duall, ju vú ndër duar.
Duall si dielli del nga menat, / i bukur, i shkëlqier, i pamëkat. (v. 539-542)

Natyrisht, poeti ka shtuar tablo e veprime, që shqiptojnë edhe elemente të jetës së përditshme arbëreshe, para së gjithash të katundit të lindjes, Mbuzatit, gjë që ndërlidhet edhe me qëllimin e tij që vepra të jetë sa më e afërt, sa më konkrete dhe sa më e përfillshme pikërisht nga rrethi shoqëror ku jetonte.

Shtresën e dytë e bëjnë qëndrimi dhe ndjenjat vetjake të autorit (Variboba ndonjëherë flet edhe në emër të të tjerëve) përballë Shën Mërisë dhe Krishtit, rëndësisë që kanë ata për të, për ndriçimin që i japin jetës dhe shpirtit të tij, për mëshirën, ndihmën dhe për faljen e mëkateve dhe fitimin e parajsës në jetën qiellore.

O e bukura sperënx, / o e ëmbëla nerënx,
oj Parrajs, oj máll, / oj amuri im i pár.
Oj drit, oj pasiqír, / oj mëma ime e mír,
oj gjell', oj lipisí, / oj e Zonja e Shën Mërí. (v.1276-1283)

Shtresën e tretë e bëjnë qëndrimi dhe ndjenjësimi i të tjerëve ndaj Shën Mërisë dhe Krishtit shëlbues, ndërmjetës midis Zotit dhe njerëzve, ku shprehen hiri, adhurimi, përvujtnia dhe gatishmëria për flijim për të përmbushur në jetën e përditshme urdhërimet e Hyut. Kjo gjë bëhet e qartë nëpërmjet mendimeve që shprehin ata ose nëpërmjet dhuratave kushtuar Shën Mërisë dhe birit të saj.

Me veprën Gjella e Shën Mërís Virgjër dëshmohet guximi i krijuesit që të ballafaqohet me një objekt artistik, sa të ndërliqshëm, aq dhe të qenësishëm: jetën e Shën Mërisë dhe të Birit të saj, Krishtit; me një anë të japë atmosferën e gëzimit, të haresë, të ngazëllimit të lindjes së Tij, më anë tjetër, të shprehë çaste tronditëse të një flijimi të pazakontë për hir të njeriut dhe të jetës konkrete. Themi kështu për arsye se tematika e tillë është, thënë me nocionet e gjuhësisë strukturale, e kodifikuar dhe s'duron trajtime e përftime të lira vetjake, jashë qenësisë së dogmës.

Rrëfimi i Varibobës, edhe pse i thjeshtë dhe shpesh i njëtrajtshëm, është realizuar nëpërmjet vargjesh metrikisht të ndryshëm; janë dhënë tablo të rralla të lindjes së Krishtit dhe tablo tronditëse të pësimit dhe të gozhdimit të Tij, si një nga shembujt më të denjë të përligjësimit të mëshirësisë dhe të përshpirtshmërisë përballë Hyut. Po përmendim këtu gatishmërinë e besimtarëve për devotshmëri, për përvujtshmëri dhe për besim të përhershëm ndaj Krishtit, shprehur nëpërmjet një vargu poetikisht të ngritur dhe kuptimisht jashtëzakonisht të pasur:

Zëmërën për djep i shtronjëm (v.910).

Përkundër të dhënës që Veriboba me Gjellën e Shën Mërís Virgjër nuk ia doli të hartojë një vepër letrare me vlerë të mirëfilltë poetike, megjithatë vargje e pjesë të ndryshme të saj përligjin pandërmjetësisht aftësinë e tij krijuese. Po veçojmë disa:

Gjith atë nat kjo e pamëkat / shtú lot sá bën një lum (v. 239-140);

Ndë ktë nat liu gëzoi, / suall qumësht edhe kroi, /
val e mjalt déti u sporris / se Zoti ká qiellt u nis. (v. 623-626);

Rebeluça, ç'ësht e nëmur, / por me dór suall atë zëmër (v. 821-822);

Oj Bambin, ti jé amur, / ti vë zjarr' ti çelen úr (v.1021-1022); Jeta ime Zoti Krisht (v. 2282);

afër kriqit sot rrij e qáj / e bën një váj sa gurët thien, /
ruan të bír çë duaj mír / e me gjak lot' i përzien (v.3487-3490);

Errët u mbíll e qajti gjak (v. 3563);

Trí ór Krishti rroi mbë kriqët, / vdiq pëstaj e më ndëleu armiqët.
Dielli e ghëna u nxín, dheu gjëmoi, / gurët u thien te Krishti perëndoi (v. 3647-3650);

edhe gozhdhët ndë ktë dhé / t'i duronj u me gharé (v.3751-3752);

kjo drit e madhe çë sot na verboi (v. 3796);

Qaghët gjith ju bën si trëndafile (v. 3805);

Kí zjarm' e dhezi, kurmin ja doq, / ndutu ja poq me máll të fort (v. 3869-3870);

S'und rrëfighen sot sá gharé / muses ré ndër qiell bën, /
një sexh me ár ju pariqár / lart, kte lart, atje e vën. /
Illëzit kurorën, dielli coghën, / ndër këmb't'e shoghën ghëna u vú, /
e pat hajdhí sot mbí hajdhí, / oh, sá më s'e prit me trú (v. 3921-3928).

Variboba gërshetoi dhe shkriu në veprën e vet rrëfimin, dialogun dhe monologun; bëri përshkrime të veprimit e të bukurisë; shqiptoi çaste tronditëse, që nuk mund të kuptohen ndryshe pos si një katarsë shpirtërore, herë-herë aq e nevojshme për botën e brendshme të njeriut vdekatar, të ndeshur shpesh dhe në veprat e poetëve të tjerë arbëreshë; përafroi jetën konkrete me jetën qiellore dhe vështroi çështje të tjera të rëndësishme të botës në përgjithësi.

Përsëritjet e shpeshta, janë të ndërtuara mbi modelin e përsëritjeve të krijimeve gojore ose të përsëritjeve që i krijoi vetë poeti. Kjo ndodh për arsye se ai dëshiron të qartësojë e të përforcojë atë që thoshte, sidomos rëndësinë e figurës së Shën Mërisë Virgjër e të Birit të saj. Këto përsëritje e formulësime s'janë të bëra sipas një sistemi të menduar, mirëpo si të tilla, i japin veprës një mëvetësi dhe një ngjyrim vetjak, gjallëri dhe ritëm, një rrjedhë që dëshmon aftësinë krijuese të autorit.

Këtë gjë e provojnë vargjet masash e ritmesh të ndryshme dhe rima e disallojshme, të përdorura në dyvargëshin e njohur nga tradita gojore ose në strofë. Në disa pjesë të veprës disa herë me radhë ai shkruan shkurtesën it. ecc. (e të tjera), për të shnenjëzuar mundësinë e vijimit të krijimit, domethënë të përsëritjes, sipas individit, aftësisë ose nevojës që të vazhdohet edhe me tej renditja e shqiptimit ose e përshkrimit të dukurive ose e objekteve konkrete përkatëse. Natyrisht në një vepër të mirëfilltë të shkruar një dukuri e tillë (shënimi i shkurtesës ecc.) do të ishte paradoks, mirëpo te një vepër e cilësisë dhe e llojit të tillë, çfarë është Gjella e Shën Mërís Virgjër, kjo është e natyrshme dhe duhet lidhur me konceptin e autorit që vepra është përftuar para së gjithash që të recitohet ose të këndohet. Kjo shkon e
dëshmohet dhe nga një e dhënë tjetër e rëndësishme: pjesët që i japin një ngjyrim dhe një përmasë të mëvetësishme kësaj vepre janë pikërisht ato të përftuara mbi bazën e traditës së poezisë gojore arbëreshe, që ndërlidhen e shkrihen me pjesët e tjera të strukturës tekstore si rrjedhojë e punës krijuese të bërë nga poeti. Modeli i shfrytëzuar nga poezia gojore arbëreshe, sidomos përsëritjet e ndryshme, që zënë fill nga fjalët, shprehjet, vargjet, (dhe vargje të tëra) ka mundësuar që vepra e Varibobës të receptohet lehtë nga dëgjuesi dhe lexuesi arbëresh, të bëhet pa ndonjë vështirësi pronë e njerëzve të katundit të tij ose më gjerë, të recitohet ose të këndohet e të përcillet gojarisht si të ishte krijim i traditës letrare gojore.

Për ta dëshmuar ndërlidhjen e kësaj vepre të poetit të Mbuzatit me poezinë gojore arbëreshe mund të silleshin një varg shembujsh, duke filluar nga pjesët, që shprehin ngazëllimin për lindjen e Krishtit (të ndërtuara mbi bazën e modeleve të këngëve të lindjes e të djepit) e deri te pjesët që kanë cilësi të poezive të përshpirtshme gojore, të njohura si kalimere, në mënyrë të veçantë vajtimet e Shën Mërisë bërë djalit po dhe pjesë të tjera, që përdoren në vende të ndryshme të poemës. Në vijim po sjell vetëm disa, që janë më tipikë.

Thonie, mbre, të nëmura, / si ju doq zëmëra:
digjemi e dhezemi, / çelemi e losemi,
digjemi e ngrisemi, / ngrisemi e digjemi.
S'kém se ku sheghemi,/ tekdo vemi dukemi.(v.863-870)

***

I shkëlqen leshëthit, / i bën drit ballëthit,
ká të zez' sízit, / ká të kuq veshëzit.
E cukar buzëza, / moll' e kuqe faqeza. (v.885-890)

***

Leu xha Krishti e nd'ato duar,/ fanmira duar, i fjuturoi.
Ora çë thé kúr ti e pé, / o Shën Mërí, e të façoi?
Thirre ti fort: "O biri im, / oj mall im, oj jeta ime,
oj belic', oj kutëndic', / oj parrajs, oj drita ime! (…)
Vetëmith dua u t'e shtërngonj / e t'e dërtonj belicën time;
ai ësht imi, ju mos m'e ngini, / u të t'mbánj, zëmëra ime".
Kështu i fjit jëma e békuar / kúr ndë duar të bír e kish',
por e lëmon, por e shtërngon / e por e puthën e i jip sis.
Oj ëm' e virgjër, oj ti fanmír, / oj pasiqír oj ndéra jon',
thuajm si e pate, o e pámëkate, / gjithë këtë hjé me tën' Zon'. (v. 409-432)

Variboba shpesh gërsheton përbërësit letrarë poetikë të dy shtresave të artit të fjalës – gojore dhe të shkruar -, qoftë kur vë në përdorim përsëritjet ose shprehjet formulative gojore, qoftë kur krijon pjesë, që i përkasin veprës së shkruar. Ç'është e vërteta, ndonjëherë nuk mund të përcaktohet me saktësi se ku fillon e ku mbaron kufiri mes këtyre dy formave krijuese letrare. Kjo ndodh për arsye se Variboba, si u theksua edhe më lart, me qëllim nuk do të verë kufirin midis tyre dhe të dëshmojë mëvetësinë e tij në shtjellimin, në gjuhën dhe në mënyrën e të shprehurit. Pjesët që po i sjellim në vijim, hedhin dritë për këtë dukuri.

Zëri ju kangjel', zonjat e mia, / se gjith gharét i suall e Sh. Mëria.
Zëri bashk me né vjershin e rí, / Djalit çë u le bëni hajdhí.
Puthnie gjith e mos e sparanjoni, / orën çë u le békoni:
"Ç'ësht e mira kjo nat, / kjo nat e pámëkat,
kjo nat çë bën drit / më se dielli mjezditë.
Ndë ktë nat qiellja u ghap, / ëngjëlit gjith rrodh vrap,
se ká Zonja e Sh. Mërí / in' Zot u bë njerí.
Ndë ktë nat liu gëzoi, / suall qumësht edhe kroi,
val e mjalt déti u sporris / se Zotín ká qiellt u nis.
Mír se erth kí regj i rí, / mír se erth për gjithnjerí,
mír se erth se të na sallvonj', / gjithnjerí lé të gëzonj?". (v. 609-630)

***

Mëma e Bonkunxilit, / mír se erdhe me né,
erdhe si lule e prillit / me djalët çë na dhé.
Rrëtrati it i mír / Skutarin ndéroi,
ma iku e u partír / porsa turku façoi.
Mëpár se të fjuturon / andej kjo Perëndesh
lleçenx vate kërkon / bularëvet arbëresh.
E ditën çë u rrëzua / pámet ju dha avis,
pámet më ju buftua / e gjith me të u nis.
Mbjatuth u shqít ká muri / e si zok fjuturoi,
u shqít mose kulluri, / ma muri atje qëndroi.
E njota ká qiellt / gjith ëngjëlit i nisi
vet Zonja çë si diell / shkëlqeu e llambarisi.
Një mjegull si kullon' / ditën i kumbanjár,
si zjarrm' nj'atër kullon / natën i lluminár. (v. 4000-4027)

Me qasjen dhe me vëzhgimet e bëra në këtë punim u synua të hedhet dritë rreth disa çështjeve të rëndësishme të botës poetike të veprës Gjella e Shën Mërís Virgjër të Jul Varibobës, duke pasur parasysh vetë tekstin e saj, po dhe traditën paraprake letrare - gojore dhe të shkruar - arbëreshe dhe gjithëshqiptare. Qëllimi ynë nuk ishte që t'i shpallim vlerësimet dhe gjykimet si të vetme e përfundimtare, por të provojmë mundësinë e një vështrimi dhe analizimi më të ndërliqshëm e më thellësor dhe të dëshmojmë rëndësinë e analizimit të vetë tekstit, po aq dhe të intertekstit në interpretimin e veprës si krijesë poetike.

Kozencë, tetor 1999



[ Edited Sun Mar 12 2017, 09:02pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 09:08pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Giulio Variboba lindi nga fillimi i shek. të 18. në katundin S. Giorgio Albanese, arbërsiht Mbuzàt, në provincë të Cosenzës në Kalabri. Qe një nga nxënësit e parë të Kolegjit S. Adriano në katundin shqiptaro – kalabrez S. Benedetto Ullano. Ky kolegj u themelua më 1735, prej Klementit XII, që e kishte t’ëmën italoshqiptare, për arësimin e djalërisë shqiptare të Kalabrisë. Kolegji më vonë u transferua në S. Demetrio Corone, ku qëndron edhe sot.

Variboba si kreu studimet u kthye në Mbuzàtin e tij dhe këtu ushtroi veprimin e priftit. Pjesën e fundit të jetës e kaloi në Romë dhe këtu vdiq.

Vepra që i ka lënë Variboba literaturës shqipe është Gjela e Shën Mëris Virgjër (Vita di S.Maria Vergine), shtypur në Romë më 1762. Gjuha e kësaj vepre është krejt dialekti i katundit Mbuzàt, mbushur me fjalë italiane. Shprehet në të një religjiozite i zjarrtë me një gjuhë të krumpuar. Poeti këndon lindjen, jetën dhe vdekjen e Krishtit. Disa nga vjershat e Varibobës janë bënë këngë popullore në Mbuzàt e në katundet afër dhe këndohen prej popullit në ceremonitë e ndryshme fetare.

Gjykimet përmbi vlerën poetike të Varibobës janë të ndara. Shkrimtarët italoshqiptarë i përflasin gjuhën e tij të shkatërruar. Por duhet thënë përfundimisht se Variboba është më i vjetri poet i vërtetë i literaturës shqipe. Sa për gjuhën e tij duhet vrejtur se Variboba në frymë e në formë është poet popullor. Aty ka dashur të kupëtohet prej masës së popullit. Prandaj gjuha e tij është gjuhë populli me italianizmat e shumta.

Eqrem Çabej: Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 09:21pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Poeti i parë arbëresh vërtet i talentuar

Variboba lindi në fshatin Mbuzat (ital. San Giorgio Albanese) në krahinën e Kozencës, në një familje me prejardhje, thuhet, nga Mallakastra në Shqipërinë Jugore. Ndoqi studimet në seminarin Korsini (Corsini) në Shën Benedhiti (ital. San Benedetto Ullano), qendër e dijes dhe e shkollimit për klerin bizantin grek. Ky seminar, i rhemeluar më 1732 nga Papa Klementi XII, pati ndikim në zhvillimin kulturor të arbëreshëve të Kalabrisë në shekullin e tetëmbëdhjetë, të ngjashëm me atë të seminarit grek në Palermo për arbëreshët e Sicilisë. Variboba, një nga studentët e parë të seminarit, u shugurua prift më 1749 dhe u kthye në Mbuzatin e tij për të ndihmuar të atin e moshuar Xhovani, kryeprift i famullisë. Qysh gjatë studimeve në seminarin Korsini, Variboba kishte pasur një parapëlqim të theksuar për ritet latine (katolike) përkundër ritit tradicional grek bizantin në kishën arbëreshe. Me kalimin e kohës përkrahja e tij për kalimin në ritin katolik ngjalli mjaft kundërshtime dhe i dha emër jo të mirë si në famullinë e tij ashtu edhe në hierarkinë kishtare vendore në Rossano, sidomos pas thirrjes së drejtpërdrejtë që i bëri Papës. Me sa duket u detyrua të emigrojë, në fillim në Kampanjë e pastaj në Napoli, e më 1761 u vendos në Romë, ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës. Variboba vdiq ditën e fundit të vitit 1788.

Me gjithë trazirat e këtyre viteve, Variboba duhet të ketë kaluar edhe periudha të qeta, sepse menjëherë pas ardhhjes në Romë u botua Ghiella e Shën Mëriis Virghiër, Romë 1762 (Jeta e Shën Mërisë Virgjër), i vetmi libër arbëresh i shtypur në shekullin e tetëmbëdhjetë. Kjo poemë prej 4717 vargjesh, me një strukturë pjesësh jo fort të lidhura, e shkruar tërësisht në dialektin e Mbuzatit dhe e ngarkuar me mjaft fjalor të italishtes së Kalabrisë, i kushtohet jetës së Shën Mërisë nga lindja deri në Ngjitjen në qiell. Duke u nisur nga jeta e poetit dhe nga qëndrimi i tij i patundur polemik ndaj riteve të kishës, mund të mendohej se kjo do të ishte poezi e mendimit të thellë shpirtëror. Ndërkaq, Ghiella dëshmon më shumë për një tonalitet lirizmi e balade popullore, duke përdorur Kalabrinë e Varibobës si sfond të lidnjes dhe duke i shndërruar personazhet besimtarë të Dhjatës së Re në fshatarë truplidhur kalabrezë të shekullit të tetëmbëdhjetë. Variboba nuk e ka shoqin në letërsinë e vjetër shqiptare si për ndjeshmërinë e kthjellët e të thjeshtë poetike ashtu edhe për larminë e shprehjes ritmike, ndonëse cilësia artistike e tij ka dallime të mëdha nga një varg te tjetri. Forca e ‘Jetës së Shën Mërisë së Virgjër’, e ndërthurur siç është me këngë popullore, qëndron madje në stilin realist e konkret, shpesh të përshkuar nga humori e naiviteti, si dhe në ngjyrimin e freskët lolkal të figuracionit që i jep autori. Një nga pjesët më karakteristike, e përmendur shpesh është Kënka e të zgjuarit, në të cilën Shën Mëria e zgjon me kujdes të voglin e saj për të marrë adhurimin e barinjve të thjeshtë, Nikollë, Frangut, Xhuditës, Elizabetës, të gjithë me dhurata nga fshati.

Para jetës së Shën Mërisë janë vënë dy hyrje të shkëlqyera në prozë:

Oi e ndeermia Regin (O e nderuara Mbretëreshë)

dhe

Oi ti cië diavisën (O ti që më lexon),

të cilat përcjellin mjaft nga stili i poetit dhe ku ai shpjegon synimet e tij.

Robert Elsie: Histori e letërsisë shqiptare (2001)





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 09:36pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264




Gjella e Shën Mëris Virgjër




[ Edited Sun Mar 12 2017, 09:37pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 10:03pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264




Jul Variboba - Giulio Variboba





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4097 sec, 0.0339 of that for queries. DB queries: 44. Memory Usage: 3,371kB