Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Arkitektura
 
<< Previous thread | Next thread >>
Petro Korçari
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Fri Mar 03 2017, 04:58am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Arkitekt dhe inxhinier ndërtimesh, përfaqësues i arkuteturës shqiptare të periudhës së pashallëqeve të mëdha. Mendohet që lindi më 1770, në fshatin Opar të Korçës, dhe u bë i njohur si kryearkitetkt i Ali Pashë Tepelenës. Drejtues energjik i kantiereve të ndërtimit, mes viteve 1800-1808 projektoi dhe zbatoi një numër veprash social-kulturore, civile e ushtarake në shumë krahina e qytete të pashallëkut të Janinës.

Mendohet që pas vitit 1812 është larguar nga atdheu dhe nuk është dëgjuar më prej tij. Është vrarë ose ka vdekur në dhe të huaj. Veprat më të përmendura të tij mbeten ansambli i madh arkitekturor i Litharicës në Janinë, sarajet dhe kalaja e Tepelenës dhe kështjella e Sulit.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Mar 03 2017, 05:17am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
E vërteta për kryearkitektin e Ali Pashës
- nga Dr. Irakli Koçallari


Rreth kësaj figure intriguese dhe tepër interesante, në vitin 1978, shkrimtari dhe hulumtuesi ynë i shquar Dhimitër S. Shuteriqi, botoi një studim modest të titulluar: “Petro Korçari – kryearkitetkti i Ali Pashës”. Për të vërtetuar origjinën “nga Korça” të këtij arkitetkti, Shuteriqi me shumë korrektësi i është referuar atyre pohimeve dhe pasazheve të pakta që ofronin gjer atëhere publikimet e udhëtarve të huaj në pashallëk, të tillë si konsulli anglez Ë.M. Lik, Konsulli francez F. Pukvili, ushtarakët S. Hjuxh, Vadenkur, udhëtari J. Hobhauz e ndonjë tjetër.

Publikimi për herë të parë, mbas 200 vitesh, i dokumenteve që mbante brenda vetes Arkivi personal i Ali Pashës, ka ofruar veç të tjerave mundësinë të rishikohen dhe korrigjohen shumë çështje të jetës dhe veprës së Pashait tepelenas, të cilat ose janë interpretuar gabim, ose kanë mbetur të pasigurta, ose për shkak të mungesës së informacionit, të provave apo dokumenteve janë prezantuar pasaktësisht apo kanë lënë hije dyshimi. Dokumentet e shumta të këtij Arkivi kanë zbuluar gjithashtu edhe fakte të tjera të panjohura apo prova e dokumente të pakontestueshme për të korrigjuar shumë pohime, shkrime, studime apo konkluzione të biografëve dhe historianëve të së kaluarës, të cilat për shkak të mangësive dokumentare, burimeve arkivore, etj,duket se kanë pasur pasaktësi por në ndonjë rast edhe gabuar!

Por, kjo nuk ka qenë dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen një gjë e re në studimet dhe kërkimet historike. Zbulimi apo prurjet e reja dokumentare do të “detyrojnë” përherë historinë e shkruar “të ulë kokën” për të riparë, pasuruar dhe korrigjuar vetveten për të shkuar kështu përherë e më shumë në kufijtë e së vërtetës. Rishikimi i historisë nën dritën e prurjeve të reja është në fund të fundit vlerë dhe shenjë e vitalitetit shkencor të saj!

Kryearkitekti i Aliut, nga qyteti i Korçës?

E njëjta gjë do të duhet të ndodhë edhe me një numër jo të vogël ngjarjesh, faktesh dhe personazhesh të epokës së Ali Pashës por edhe me vetë këtë të fundit, pas hapjes së këtij fondi arkivor. Në radhën e të papriturave të këndshme që na zbulon me kënaqësi Arkivi i dokumenteve të Ali Pashës janë edhe disa letra – “Ankesa nga populli”, “Urdhra të Vezirit për shpërblime” apo “Vërtetim pagesash”, të cilat sqarojnë përfundimisht mjaft çështje të mbetura të mjegullta, të pasigurta apo të pasakta rreth disa personazheve historikë pranë Pashait të Janinës.

Një e tillë është edhe ajo që lidhet me emrin, veprat dhe origjinën e Kryemjeshtrit (Kryearkitektit) të ndërtimeve të Pashallëkut të Janinës, që gjer më tash është thirrur “Petro Korçari”.

Rreth kësaj figure intriguese dhe tepër interesante, në vitin 1978, shkrimtari dhe hulumtuesi ynë i shquar Dhimitër S. Shuteriqi, botoi një studim modest të titulluar: “Petro Korçari – kryearkitetkti i Ali Pashës”. Për të vërtetuar origjinën “nga Korça” të këtij arkitetkti, Shuteriqi me shumë korrektësi i është referuar atyre pohimeve dhe pasazheve të pakta që ofronin gjer atëhere publikimet e udhëtarve të huaj në pashallëk, të tillë si konsulli anglez Ë.M. Lik, Konsulli francez F. Pukvili, ushtarakët S. Hjuxh, Vadenkur, udhëtari J. Hobhauz e ndonjë tjetër.

Autorët e përmendur më sipër në shkrimet e tyre vlerësojnë ndërtimet dhe punimet e ndryshme fortifikuese apo hidroteknike nëpër territoret e Pashallëkut duke shprehur bashkë me admirimet edhe konsiderata për vetë arkitektin e ndërtimet e tij. Kështu, Liku shkruan: “...chief architect named Peter of Koritza ëho constructet bridge and sarai ....” (1) Ë.M.Leak:” Travels in Northern Grece and...”, London 1835, vol I, f 223.) Ndërsa në një pasazh të mëvonë po ky autor shkruan: “ ... his property and family are at Koritza....” (2) (Ë.M.Leak:” Travels in Northern Grece and...”, London 1835, vol I, f. 254.) Po me këtë titull e gjejmë të emërtuar Petron edhe në shkrimet e Pukvilit: “... Mjeshtër Petrua...” (3) F.C.H. L. Poqueville: “Voyage de Grece”, Paris 1826, Vol II, f. 41, f. 271). Ndërsa ushtaraku Vadencourt shprehet: “fortifikimet e Aliut zakonisht drejtohen ... nga një Shqiptar me emrin Petro....” (4) (Vadencourt :”...

Nisur nga këto dhe dëshmi të shkurta dhe kalimtare, të lëna në ditaret e shënimeve apo botimet e mëvona të tyre, Shuteriqi në monografinë e tij të admirueshme ka konkluduar se: “Ky qytet i lindjes kush mund të jetë tjetër veçse Korça, prej të cilit Petroja ka marrë emrin?.... Petroja është pra edhe familjarisht banues i qytetit të Korçës.” (5) ( Shuteriqi , Dh. S.; “Petro Korçari – Kryearkitekt i Ali Pashë Tepelenës.”, Mihal Duri, Tiranë 1978, f.14)

Jo Petro Korçari, por Petro Vithkuqari!

Padyshim, duke mos pasur synim dhe interes të veçantë qëmtimin e biografisë së mjeshtrit, udhëtarët dhe diplomatët e huaj i janë referuar për t’u orientuar thjesht emrit Petro dhe për ta identifikuar më tej atë, kanë vendosur për mbiemër, emrin e viseve prej nga ai vinte - Korçën ...

Por, kjo natyrisht nuk nënkuptonte që ai nuk ishte pikërisht nga ky qytet – Korça, se kishte lindur në këtë qytet – Korçë dhe që kishte brenda në këtë vend banesën e tij.

Një dokument fare i thjeshtë por tepër interesant, që gjendet brenda rradhës së dokumenteve personale të Arkivit të Ali Pashës, na sqaron tanimë gjithçka rreth, origjinës dhe vendbanimit të Kryearkitektit të Ali Pashës, Petros.

Është një letër e thjeshtë e shkruar nga banorët e Vithkuqit, apo më saktë një “ankesë nga populli” drejtuar Vezirit, Ali Pashës. Është një reagim kolektiv ndaj shpërdorimit të pushtetit nga nënpunësit e tij. E thënë ndryshe, është një pakënaqësi ndaj arbitraritetit të funksionarve të shtetit. Duket se arbitrariteti i hirerarkive është një plagë aq e vjetër sa edhe vetë shteti dhe duket se kjo e keqe e ka shoqëruar aparatin shtetror nga një kohë në tjetrën, deri në ato moderne. Letra e vithkuqarve drejtuar Ali Pashës ka numrin arkivor 1091 dhe mban datën 22 Korrik 1818. Në të thuhet:

Letra-Ankesë e Vithkuqarëve drejtuar Ali Pashës

I madhërishmi dhe i shumëndrituri zoti ynë Vezir, Ali Pasha! Skllevërit e tu të bindur të përulen, të nderojnë me respekt dhe puthin dorën tënde duke iu lutur Zotit... të të japë shendet dhe fuqi!

Mbetemi plotësisht të bindur dhe në shërbimin tënd në tërë vendin tonë... duke shkuar dhe shërbyer aty ku ka nevojë emri dhe autoriteti yt dhe nëse nuk bëjmë atë që do urdhëri yt le të ndëshkohemi nga shpata e jote.

Por, gjëmën që na ka bërë Aris agai së bashku me Bylykbashin e ri nuk shkruhen me asnjë lloj pene dhe karte... Ata u lëshuan mbi bagëti dhe qingja dhe ç’u pëlqente, i rrëmbenin dhe nuk paguanin asgjë... Dhe nuk mjaftuan gjithë këto, por erdhi edhe djali i Sito Gjançit, i cili pasi kishte marrë një letër nga Ariz agai, së bashku me Bylykbashin dhe një grup djemsh përdhosën një mëhallë të tërë. Mandej, duke mos u ndalur, ata rrëmbyen një vajzë të fejuar, e cila atë kohë ndodhej brenda në shtëpinë e të fejuarit. Kjo vajzë është bijë e kushëriut të Mjeshtrit Petro, shërbëtorit tënd të ndërtimeve.

Në radhët e shtëpive që ata hynë me dhunë dhe i përdhosën, e para ishte shtëpia e Mjeshtrit Petro dhe mbas saj të njëjtin fat pësuan tërë shtëpitë e mëhallës. Me një paudhësi të shfrenuar ata nuk nguruan të vënë dorë edhe mbi gratë që kundërshtonin aktet e tyre, aq më keq ata dhunuan pa pikë turpi edhe vajzën e cila ndodhej brenda në shtëpinë e Mjeshtrit tënd të ndërtimeve, Petro.

Aman, o Zoti ynë! Të puthim këmbët dhe të lutemi t’u tregosh vendin dhe ndëshkosh ata që bënë këtë turp, duke filluar nga Sito Gjançi dhe të gjithë të tjerët që i shkonin pas si djali i konomatit, Naum Tavanxhiu, Kristo Luçi, dhe të tjerë.

Tu bëfshin vitet me mijë!
22 Korrik 1818

Të gjithë ne Vithkuqarët të vegjël, të mëdhenj, burra e gra, duke mbetur të bindurit e tu, të përulemi me nderime dhe me shpresë.

(6)(“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos G, Instituto Neoelenikon Erevnon,Athina 2007, f.124-125).


Pa dashur të bëjmë komente të gjata për këtë dokument, duket qartë përmes pohimeve të banorve të Vithkuqit se shtëpia e Kryearkitektit të Ali Pashës, Petros ndodhet në Vithkuq dhe se ky mjeshtër është nga ky vend. Bëjmë më dije gjithashtu se, Ariz Laska, i cili përmëndet në këtë dokument, vërtetohet edhe nga një numër aktesh dhe shkresash të tjera të këtij Arkivi se ka qënë njeri i policisë të Ali Pashës dhe pikërisht këtë vit, 1818, ai ka qënë i ngarkuar të shërbejë në Vithkuq dhe fshatrat përreth.

Por, radha e mjeshtërve të ndërtimit nga këto vise, - krahinat e Korçës duket se nuk mbaron me kaq.

Në fondin e dokumenteve të panjohura të Arkivit të Ali Pashës gjejmë edhe shkrime dhe letra të tjera që na rrëfejnë se në shërbimt të Ali Pashës dhe për nevojat e ndërtimit të veprave më të rëndësishme inxhinjerike me karakter ekonomik, social apo ushtarak shërbenin edhe disa “Mjeshtra ndërtimi” të tjerë nga viset e Korçës.

Ai që tërheq më së shpeshti vëmëndjen në radhët e tyre është një “Usta dhe mjeshtër i ndërtimeve – Themëli....” Nga këto dokumente, kryesisht “evidenca”, “situacione” të punimeve të kryera, vërtetohen një sërë ndërtimesh dhe punime në objekte të rëndësishme që ai ka realizuar për shumë vite.

Duke renditur disa prej tyre do të përmëndim të parin një situacion të plotë dhe të gjërë punimesh që ai ka kryer për rikonstruksioni e plotë të Sarajeve të Ali Pashës në Tepelenë. Dokumenti mban datën 16 Gusht 1809 dhe bën të njëhur se “...Usta Themëli ka punuar nga 12 Tetori 1808 gjer më 15 Korrik 1809, për rikonstruksionin tërësor të sarajeve të Pashit, në Tepelenë dhe ka kryer konkretisht këto punime....”(9) (“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos B, Instituto Neoelenikon Erevnon, Athina 2007, f. 98).

Një dokument tjetër i kësaj natyre, që mban datën 1 Gusht 1809, bën fjalë për “përfundimin e punimeve fortifikuese ushtarake, ndërtimin e kullave mbrojtëse, të kryera në Qafa e Rehovës - Berat, të drejtuara nga “Usta Themeli....”. Dokumenti verteton shumën që kanë marrë punëtorët për punimet e kryera. (9).(“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos B, Instituto Neoelenikon Erevnon, Athina 2007, f. 91-3.

Ndërsa, në një “Urdhër” të lëshuar nga Ali Pasha për financjerin e tij – Tito Baltadorin mësojmë një fakt tepër interesant. Ai na zbulon se nga ç’vend është Usta Themeli dhe kush janë të afërmit e tij. Ky dokument mban datën 17 Shkurt 1813 dhe flet për “Mjeshtër – Themelin”, pagesën e marrë nga Dhimitër dhe Zafir Themeli, djali dhe nipi i tij, për punimet e kryera në Gjirokastër.

Nëse u referohemi kohës kur ai ka kryer punimet në këtë qytet dhe sasisë së parave të mara duket se Usta themeli ka drejtuar punë voluminoze dhe nuk përjashtohet që ato të lidhen me rikonstruksionin e Kalasë së Gjirokastrës që u krye me Urdhër të Ali Pashës, në vitet 1812-1813.

Dokumeti në fjalë shkruan konkretisht:

Tito Baltadorit, - Janinë.

Jepi mjeshtrit Themeli, që punon në Gjirokastër groshë 500,( pesqind grosh) dhe mbaje mirë llogaritë e bëj diferencën, asgjë më shumë.

Dora vetë Ali Pasha
Preveza, 17 Shkurt 1813


Poshtë këtyre fjalëve, mbi të njëjtin dokument është bërë shënimi i njerëzve që kanë tërhequr shumën e parave të urdhëruara nga Ali Pasha. Në të thuhet:

“Sipas urdhërit të Zotit tonë, unë Dhimitri dhe Zafiri nga Marjani muarrëm nga Tito Baltadori grosh pesqind, pra 500.” - Unë, Dhimitri djali i Usta Themelit dhe nipi i tij, Zafiri, muarrëm këtë shumë.
Sot më datë 20 Shkurt 1813".

(9) (“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos B, Instituto Neoelenikon Erevnon,Athina 2007, f.324).


Përmes reshtave të mësipërm, djali dhe nipi i Mjeshtrit Themeli, na zbulojnë qartas se prej nga janë dhe kush është vendi i origjinës së tyre – pra Marjani i Korçës, një fshat me qytetërim të hershëm dhe tradita të njohura në ndërtimtari edhe në kohët moderne. Besojmë që edhe sot duhet të ketë pinjollë të kësaj fare në ato vise apo në Korçë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Mar 03 2017, 05:27am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Petro Korçari - kryearkitekti i sarajeve të Ali Pashës
- nga Qemal Gegollari


Arti shqiptar ndër vite njeh edhe një arkitekt shqiptar me vlera të jashtëzakonshme. Ai është inxhinier Petro Korçari, për të cilin sot dihet shumë pak. Petro ka qenë kryearkitekt i sarajeve të mrekullueshme të Ali Pashë Tepelenës. Shkrimtari Dhimitër Shuteriqi në librin Petro Korçari na jep një vizion më të qartë për figurën e këtij mjeshtri të rrallë. Ai u është referuar disa autorëve të huaj si Likut (këshilltar ushtarak pranë Ali Pashës), Pukvilit (i dërguari i N. Bonopartit) Hujcit etj. të cilët kanë shkruar se Petro Korçari si kryearkitekt i vezirit të Janinës, është shembull i rrallë në fushën e ndërtimit. Ai ka qenë inxhinier me kulturë të lartë dhe mund të ketë kryer studimet në Perëndim. Për një periudhë gati 10-vjeçare, ndërtoi gjithë kalatë, sarajet, urat e e Pashallëkut të Janinës. Petro u ndikua nga kultura orientale, ishte antifeudal, antiklerikal, dhe i lidhur me idetë progresiste të kohës.

Petro Korçari ka lindur aty nga fillimi i vitit 1770 të shekullit XVIII në Opar të Korçës. Ndërkohë që thuhet se ka jetuar deri në vitin 1840. Gjithë karrierën e tij ia kushtoi sarajeve dhe fortifikimeve në Pashallëkun e Janinës.

Ali Pashë Tepelena sundoi në një territor të gjerë, dhe shumë rrallë e pyeste Portën e Lartë për punët e pashallëkut. Kjo pavarësi nuk e linte të qetë sulltanin. Gjendja në të cilën ndodhej Aliu, e detyronte që të ndërtonte fortesa, pirgje për të mbrojtur krahët e veta.

Pra Aliu kishte një oreks vigan për ndërtime dhe Petro Korçari iu përgjigj këtij oreksi me një veprimtari të jashtëzakonshme. Të dhënat direkte për ndërtimet që bëri Petro Korçari i kemi nga Liku e Pukvili. Ky i fundit ka parë gjithë ndërtimet e tij në Janinë, Prevezë, Artë, Sul, Përmet, Gjirokastër etj. Liku thotë: Ai që ka vizituar pallatin e Tepelenës, përpara se të digjej, në janar të vitit 1819, domethënë ashtu siç e kishte ngritur mjeshtri korçar, tregon se ai skish shoq, për madhështi e luks. Ndërsa Hobahauzi, kur vizitoi kalanë e Tepelenës më 1899 dhe kaloi ca ditë aty me Bajronin, i bëri përshtypje madhështia e ndërtesës.

Në Janinë, Ali Pasha kishte tre pallate të vetat dhe dy të djemve të tij, Myftarit dhe Veliut. Pallati i parë mbante emrin Kastros (kështjellë), i dyti - Lithoricin dhe i treti - Qoshku. Të tre pallatet ishin ndërtuar mbi liqen, njëri nga ana e jugut, dy të tjerë nga veriu mbi Siujdhesë, ku ishin dhe dy pallatet e djemve. Udhëtarët e huaj janë çuditur nga luksi i tyre i brendshëm. Hjuzi, profesori i Universitetit të Kembrixhit, ka shkruar: Hymë në pallat përmes një vestbili që shërbente si strehim, dhe që aty, duke ngjitur një palë shkallë të gurta, në katin e parë. Pasi përshkruam një sallë të madhe prej 49 metrash ku qëndronin oborrtarët, na futën në një sallon të bukur të mobiluar mirë. Dyshemeja ishte mbuluar me një qilim shumë të madh Turqie, jastëkët e divanët prej kadifesë më të bukur të Qipros, dritaret me kanata të mëdha xhami, gjithë dekorët e këtij pallati qenë madhështorë. Më tutje, duke dhënë pamjen e sarajit ai thekson: Ishin të stilit më të mirë turk. Ndërsa Pukvili gjykonte: Ato janë ndërtuar si gjithë veprat turke, por kanë të veçantë afresket, për të cilat punuan bojatitës armenë.

Kështu, psh. në pallatin e Veliut, djalit të Aliut, në tavan ishte pikturuar qielli me diellin e zënë, dhe një kometë me bisht të gjatë.

Për sarajet e Bonitës, pallatit të preferuar të Aliut, i cili ishte ngjitur me Janinën, Pukvili thotë: Fakti flet për shije të gjerë evropiane të Petro Korçarit. Një pallat tjetër ishte ai i Prevezës, i cili lartësohej buzë detit. Pukvili këtë e quante të bukur pa masë. Ndër sarajet e preferuara të Aliut, i ndërtuar me mjeshtri të rrallë nga Petro Korçari ishte ai i fshatit Karkollopollo, pranë Janinës, ndërsa atij të Parmës, edhe pse qe i vjetër, iu bë konstruksioni i plotë.

Ali Pashë Tepelena zotëronte dhe një numër shumë të madh shtëpish pushimi, të ndërtuara nga mendja e ndritur dhe duart e arta të Petro Korçarit. Këto shtëpi kishin pamjen e sarajeve të vogla, sidomos në viset rreth Janinës, në Muzhar, Xhegelovë, Stavraq, Delvinaq, Artë, Konicë-Pazar, pranë Artës etj. Në vitin 1805 Petroja përfundoi kalanë më të rëndësishme, atë të Sulit. Kjo kështjellë mbrohej nga një kolonë muresh. Atje u ndërtua edhe një saraj e një xhami. Kala të tjera u ndërtuan, si ajo e Nivicës, Shevasilit në Butrint, në Porto-Palermo etj. Petro Korçarit, iu desh të ndërtonte e meremetonte një numër të madh urash, si psh. në rrugën Janinë-Strugë. Kjo rrugë kalonte edhe në qendra të tjera, Leskovik, Kolonjë, Korçë. Pukvlili, i cili përshkroi këtë rrugë theksonte se atje qenë ndërtuar 28 ura. Këto ura ai i vlerësoi si tepër solide.

Pra ndërtimet e Petro Korçarit, si kryearkitekt në Pashallëkun e Janinës, përfshijnë që nga fortifikimet e thjeshta dhe fare të vogla deri te ansamblet arkitekturore, të cilat duke përjashtuar ato të Stambollit, ishin nga më të mëdhatë në Ballkan. Merita e mjeshtrit oparak ishte se ai luajti një rol të veçantë, që flet për unitetin e arkitekturës shqiptare në gjithë hapësirën e ndërtimeve të Pashallëkut të Janinës. Kështu, duke folur për pallatin e Lathiricës, Hujzi i përshkruan shkallët e gurta, ashtu siç i kanë zakonisht shtëpitë shqiptare, po kështu edhe mjediset e brendshme. Pra në të gjithë ndërtimet e Petro Korçarit, pavarësisht nga huazimet e pashmangshme, sidomos ndikimit të Lindjes, që ka patur midis arkitekturës orientale dhe vendeve ballkanike, ai mbetet një arkitekt vendas. Ndërtimet e të gjitha kategorive të projektuara nga Petro Korçari i qëndruan kohës. Rrënimi i madh nuk erdhi nga dobësia e tyre, por nga furia e otomanëve në vitet 1820-1822.

Duke gjykuar nga çthamë më lart, themi se Petro Korçari ishte një kryemjeshtër, me aftësi të rralla, organizues e drejtues në fushën e arkitekturës, njeri me një horizont e kulturë të gjerë. Ndërtimet e kryera nga kjo figurë e jashtëzakonshme i shërbejnë kulturës shqiptare dhe specialistëve për nxitje e kërkime të frytshme në fushën e arkitekturës.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1448 sec, 0.0210 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,597kB