Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Asdreni - Aleksandër Stavre Drenova (1872-1947) |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ora e zemres Shkrihen ujrat ner liqene, Qielli fletet nis e hap Mbyllur zemra rri si qene S'do te çohet jashte nje çap. Strehevet treten dhe kongjijte, Shterrin lotet gjith pike pike Zemra hesht e mbledh peqinjte Me nje sy me sheh te lik. Maje biskut zogu tundet, Rreze vere gjith po pret, Gjumit zemra s'do te shkundet, As nje ndjenje asaj si flet. Kryet kacja qet si trime Qilimin e bardhe e flaku tej, Tuf e barit dje si qime, Sot çel bishtrat musi hej. Dhe gjinkalla mer kitaren Nje arratises vjershetor Rri mpreh zerin mi te paren, fije barit prandveror. Hapu zemer, vjen pranvera Rreze shkasin ne çdo skaj Merr lahuten dil tek dera, Nisia kenges e mos qaj! Thuria kenges dhempshurije Çele zemren magjiplote, Ligjeraten dashurije Qe dha qielli doreplote. Çohu zemer, shteri lotet, Bjeri tingullit ledhatar Se gjesendi s'vlejne motet Sa vlen çasti magjistar... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ***** Larg vatrës derdhëm gjerë vala gjaku, Si lis pa degë mbetëm veç ne gdhënj, Më s’mbet filiz të mbahet gjallë plaku, Por male shkarpash veshur me shkëmbinj. Me gunën tonë të endur flokësh dhie, Në vend ta mprojmë veten motit t’keq, E bëmë strehë pritje miqësie, Përsa që kishim brenda nga një dreq. Për një lavdi të kotë shkrijtëm eshtrat, Ku tjetrit s’i pat kurrë shkuar këmba, U ropmë gjersa na u zbardhnë leshrat Në vend kurorash, korrëm ferra, gjemba. U vranë për të tjerë kotsëkoti, Treguam trimëria pa dobi, Për vete s’na piku kurrë loti, Sa mbetmë veç një dorë për habi. Të verbër nga padia edhe feja Dëshirë kemi sendesh të pavend, S’mendojmë se prap’ ne do t’jemi preja Kujt zgjatim dorën, lypës të pamend. Na kënda mirërrojtja pa mundime, Çdo punë toke bëhet pa një hir, I shkojmë ditët gjithë me sendërgjime, Duke e mashtruar veten me pahir. Mos qahemi se faj na kanë fqinjët, Kurse ne jemi foshnja, mituri, Na vetë po ja hapim gjerë gjiret. Një komb i mbledhur rreth një vatre. Një vatër zanash dielli bukuri, Mallkim përsa lakmojnë pas një tjetre Mos rritet madhërisht një brez i ri. Tiranë, 1938 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Vegim perenedimi Me nje habie shoh tej largesiren dhe rete nen vetull si dremitin, shoh rrezet qysh e prekin erresiren, me mijra shtiza syresh qe rreshqitin. I lodhur dalngadale po zhduket dielli, sikur dikush e heq pareshtur, porsi nje liber i madh, mbyll faqet qielli me pamjen e madheshtise se tij te heshtur. Dhe hije e murrme vjen me fletet hapur, me hovin e paprehur t'ameshimit, nder thonjte e saj shpirtin duke ma kapur, si bisha pa kurrfare perdellimi. Dek hena me syte e saj depertonjes dhe me veshtrim te thelle magjistari, cdo send e namatis me hov qellonjes me deh me plot menyra ginjeshtari. Ne heshtje dhe ne endrra bote se paprekur e caj mergimin e ndjenjave te mia, me mendje tej pafundin duke ndjekur, vezhgoj cdo yll ta shkoj mbi vigje e vija. Nis endet disa prej pelhures zeze, sa nates gjurme fare me s'i mbetet, mbi toke, gjere shtrihet nje tryeze, ku drita derdhet posht' si ar qe tretet. I dehur jam prej bukurise se dites, prej kaltersise se qiellit te kulluar, q'e kqyr si cdo send me sy shetites, plot etje te nje endjes se pashuar. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Qytetërimi Sot qytetërimi ësht’ një fjalë e thatë U duk me punë e ngjarje që pohohen, Se zjarri që i ra botës gjërë e gjatë Si faqe libri janë që s’mohohen! Ç’do ditë ësht sot porsi nj’ e tmerrtë natë Me sy po sheh kaq vepra si dërmohen, Ato që vet’ krijon njeriu i ngratë Po në një grimë posht’ prej tij rrëzohen! Mësimi i zbut vetijat sa për faqe, Se egërsimi mbet në trup krejt brënda, Kur sheh papra qysh derdhen vala gjaqet! Ja fryti i qytetërimit gjer më pikë Njeriu në shtazë ndrrohet kur i kënda: Si penda që ju ndrrua sot në thikë! 1917 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dituria Ku jini ju, o mjeshtrit e dëgjuar, Shkëlqim me veprat botës ju që i dhatë, Ju filozofër mëndjes gjë që s’latë, Ku janë ato që i shkuat nëpër duar? Politikanë e diplomat’ të shquar Si mendjemprehtë kokë e tru që vratë, Këshilla që pë pndanit ditëe natë Dhe predikonit paqen pa pushuar? Qysh, fjal’ apo me bisht gënjeshtra ishin Me dorën tuaj gjithë ato që shkruat, A lodra qenë që ta prishin? O mjer ata që mendjes suaj merren, Ju veprat në varreza sot i ndrruat; Se mbi vëllimet njerëzit po theren!... 1916 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Jeta Si prej druvarit pylli poshtë kur bie, Apo me kazmën dërmën i ve shtëpisë, Ashtu dhe sot çdo zot i një mbretërie Ka zënë rrugën krejt të marrëzisë. Me këmbë shkelen ligje shoqërie Sikur ka rënë urgjia e Perëndisë, Ndër ta më s’mbet as pikë dashurie, Që ngrihen mbi kurriz të njerëzisë. Gjakderdhësit më dysh sot janë ndarë, Dje putheshin si miq të vërtetë, Sot u përleshën krejt mu si barbarë. Që tejmatanë bota mbet e shkretë, Ata mbi frona po tallen si të marrë, Kur jashtë po shkrihet kot një e bukur jetë. 1914 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | I dashur Atdhe Me vite jam larguar, i dashur Atdhè, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhè, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Sa të dua, o Shqipëri! Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhè, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhè shpirtin tim për të ushqyer! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Pamje vjeshte Shkoi vera ...Si hije, Fryn era, ...Shi bie. Lart qielli ...Si plumbi, Shkoi dielli, ...Na humbi. S'ka jetë- ...Ra brymë, Bar, fletë ...Pa frymë. Rri zogu ...Te hajë, Te shtogu ...Mi majë. Ka gojë; ...Do jetën, Ta rrojë ...Të shkretën! Gjahtari ...Del gjahut; Druvari ...Dru krahut. Del bujku ...Mbleth berrat; Te ujku, ...Nër ferrat! Larg fshatit ...Tingllime Rreth shtratit: ...Dëfrime! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Vjeshta U zhduk vapa, shkoi vera, dhe bilbili më s'këndon, erdhi vjeshta me të tjera, syri ynë që i shikon. Teret koha, hapen retë, ngjyra plumbi përsëri, duket prapë tjetër jetë, që natyra ndërron tashti. Era fryn, fletët bien, pemët zhvishen si nga mot, mali, fusha më s'ka hijen, që e kishin gjer' në sot. Bukurite janë zhdukur, shiu e bryma zuri vend, bari lulet kopshti i bukur, u ndryshuan në çdo kënd. Por e mirë është vjeshta, sepse bujku gjithmon' punon, për të vjelur sot ka vreshta, nesër arat po lëron. Njerëzit në çdo anë, posa ngrihen në mëngjes, nëpër fusha çdo gjë kanë, rendin, mbledhin me kujdes. Pra me punë gjith' të rrojmë, se vec puna ne na vlen, sepse ndryshe s'trashëgojmë, verën tjetër që po vjen. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Interesi Hap sytë e rri mendohesh pa të duash Kur sheh qysh rron në kohë të vështirë, Se çdo që vjen mbi krye do ta vuash Dhe veten tënde më s’e gjen të lirë! Rreziku kur afrohet s’mund ta gjuash, Një forcë e naltë rrugën e ka nxirë, Sa më çdo çap, syrin pak po tallash, Drejt në greminë mund të jesh i shtrirë! Kjo luftë me tmerre të pathënë, Ku jeta e njeriut në peshë s’vihet Tek vete e vjen, ndër leqe je i zënë! Njeriu q’e njeh sot masën e egërsimit Së piri gjak vëllau ay më s’ngihet: Për ar i shkel krejt ligjet e njerzimit! 1916 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Lufta botës Pa pik’ mëshire derdhet gjak ushtari, Lumenj e fusha me të kuqe ngjyhen, Kurorë e shqeptra bashkë me fronet ari Me dorë vetë mbretërit i lyen. Përmbysen tempuj e shtatore thyhen Rrënime në çdo rrugë flagë zjarri, Si gojë ferri hapet gojë varri Tek hyjnë ata si bishat kot q’u shqyen! Se ç’gjënë e prishje botës që i vu tmerrin: Të vejat zi po mbajnë pa pushuar Për famën s’di të kujt fitimn’ e nderin! ...Por fama ësht për sa që s’kanë vuar Dhe nderi po s’kuptoj kujt i ka hije; Kur plumbi korr e korr pa fund urije! 1914-1918 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kosovës Kosovë, o vend' i famshëm i trimnis, Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis! Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke, ...Si vashë e virgjen: nuse sikur je; Dhe malet me bor Mikrye i ke kunor! Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis! Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon Difto-u e zonja; koha sot e don Ti t'çohesh përseri N'luftë t'mbarë për liri! Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija Me burra ti q'i len, t'gjatë si selvija, Sakola mali, shoq në bot' që s' kanë Si luaj e si dragoj plot forcë që janë, Që e derdhin gjakun prrue Atdheun për m'e shpëtue! Ke bij që s'kanë drojë asnjë pikë As syni far' u tutet, s'dinë as frikë Anmikut kur i sulen merrebtsi Si breshni mi te hidhen me duhi. Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue! Për nder të shtëpis s'vet; E falin shpirt e jet! Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë Detyrën tin' e ke me dal sot n'ballë Se mbrrini koha, tokën për m'e mprue Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue Se mjaft e kanë robnue Dhe n' zjarm e kanë prue! A mund m'e durue pa pra kët zgjedhë Që të huejt para syve të t'venë ledhe Për me t'rrzue nër kamb' e për me t'shkel Për me t'ba gjithë copë, mirë si ju del Dhe duersh mos të lëshojn' Prej faqes s'dheut të t'shojn! Disa "Serbi e vjetër" duen me i thanë "Maqedhoni" do t' jerë emnin ja lanë! Atyne si u pëlqen kufijt i venë Shqipnija veç mbas dojes s'tyne me kjenë; Mendojnë pa turp kurrfarë Se s'ka nji komb Shqiptarë! Përpara burra, rrokni hut' e shpatë Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë At' nanën t'uej t'lidhun kamb' e dur Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur, Me lott qi qan e ankon E asnji nuk i ndihmon! Shqyptarë mos kujtoni bes' e fè Po nanën ju kujtoni qi u ka lè Qi ka mbet fill e vetum si gru e vè Prej bijet e harrume mi ket dhe! Se ansht turp i math për ju Të huejt me i u çnderu! Sot ora mbrrini, dita e bekueme Shqipnin m'e ba në bot' një vent t'lirueme! Kosovës emnin me ja ngref te qilli Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli Me rrnue një Shqypni Si zonjë në lumni. Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini Si Geg' e Toskë nalt flamurin e ngrini! Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë Një trup bani-e an' e mb'anë Shqypninë Si ç'trimit mirë i prek Me nder n'luftë me dek! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Vlorës Ti je balli me florinj, ti je lulja e Shqipërisë dhe trumbeta e lirisë. Pleq që ngjalle dhe të rinj, tërë kombi të sjell nder, me lavd emrin ta ka shkruar se ti trime vet' me duar fij't e flamurit ke tjerr! Je kurora me shkëlqim gurështrenjt', margaritarë, që do mjeshtër magjistarë t'i radhuan me qëllim. Zjarr lëshojnë, që verbon, si yj rrotull të shëndrisin, rreze njyrash, llamburisin, për sy bërë që lakmon!... ...Rrotull fqinjët sa fuqi, sa mënyra nuk përdorin, me pahir që të na korrin çdo send, Vlorë, mban në gji! Mund e bij ke pas' armiq, me syt' katër gjith' pas arit, jasht' zakonit të shqiptarit, që s'shet besën për ca fiq. Por ti, Vlorë, mos u dro! Mbaj mburojën me qëndresë, se kush vetes i zë besë, e mat grushtin me këdo. Se dhe Deti mik kur fle, n'ëndrrat kryen një dëshirë mbret të jet' e zot i lirë veç për tokën q'i dha bè. [ Edited Fri Mar 10 2017, 10:28pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Varri i Leshit Atje në Lesh një varr është i harruar Që në kujtim ka mbetur si përrallë, Se ka pas qen’ dikur një trim i gjallë, Kujt eshtrat qenë çdukur pa mbuluar. Si varri q’ësht’ i zbrazur, i shkretuar, Sa gjurmë nuk i mbeti trimit vallë, Veçse ndër t’huaj një e ndryshkur pallë, Pa shpresë për qëllimin q’ish gatuar. Por, si u çduk ay, dhe trimëria, Ashtu u çduk prej nesh përgjithmonë, Se sot s’ka, jo, më trim si atë Shqipëria. Si s’qenë të zot eshtrat t’ja nderojnë; Veç grindje dhe përçarje në mes tonë! Sot mëkatet le t’i lajm’ se i meritojmë. 1938 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: I dashur Atdhe Me vite jam larguar, i dashur Atdhè, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhè, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke. Zor se i vjen atdheut ma shoku i Asdrenit Na ka ba atdheu egoista ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: I dashur Atdhe Me vite jam larguar, i dashur Atdhè, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhè, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke. Zor se i vjen atdheut ma shoku i Asdrenit Na ka ba atdheu egoista E vërtetë OLIVE ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Letrë prej katundit tim Urdhëroni, zot, në fshatin tonë me shtëpi të bardha si gjithmonë, me avlli dhe porta pleqërishte gjith' me buzëqeshje dhëndërrishte. Kur dritaret qeshin bukurije nga të vendit lule plot me hije: borzilok i gjelbër që mban erë, që të deh sikundër deh një verë; me të bashk' e bufka magjistare, që tërheq me pamjen ledhatare dhe qershiz' e turpshme porsi vashë q'i çel syth' e kuq të saj gjumashë. Si dhe karafil e trëndafili që padashur vjen të fton secili. Po të hyni brenda do të shihni si ju prehet syri nga q'e shtini. Në të bardhë muret gjithë të lyer si një trup i paqm' e i papërlyer; Dhomat poshtë e rrotull bukur shtruar gjithë me shtresa dore zonje shkruar q'u shkëlqejnë ngjyrat qysh ylberi me fytyra zhgabe dhe skifteri. Prej shtëllungash dita pa u gdhirë tjerrur lesht' e bardhë e fijedlirë n'avlimend punuar ditë e natë siç tek na me zell punojnë gratë. Çdo q'u del nga duart e qëndisur është gjith' lule e flutura stolisur Më çdo send të vet e të shtëpisë duket dora, mjeshtr' i bukurisë. Pale diellit rrezet kur i çohen! Faqe-faqe ngjyrat sheh si ndërrohen dhe kur hën' e plotë vjen e bie sheh pallate prrallsh plot magjije, ku gjen krejt një pritje miqësore si nër viset tona malësore, tek ju presin jo më pak bujare, zonja si dhe vajza shtatkrenare. Urdhëroni, zot, në fshatin tonë që pret dyerhapur si gjithmonë se mundimi kot s'ka për t'ju vajtur sado mend të keni për ta mbajtur. Se një drek' e darkë do të gjeni dhe një shtrat të lirë ku të fleni dhe tek një i varfër po të shkelni pa ju pritur mirë s'do të delni. Ka secili miqtë për t'i prekur Një lakror a mish a zog të pjekur, vez' e petka gjalp' e kos a salcë po gjith' aq të majmë mu si palcë. Pale djathë, gjizë e dhallë! Plot, se fshati ka mjaft gjë të gjallë: dhen e dhi, si kecër ka dhe shqerra lopë, viçër, dema dhe mëshqerra nër kullota çuar me barinjtë të shijojnë barin e kërthinjtë. Dalëngadalë kur kthehen mbrëma herë fyell e këmborë ziejnë n'erë. Tufa-tufa malit kurse vijnë të zë malli kur po blegërijnë që t'ua mjelësh qumështin e majmë, siç tek na q'e kanë mend sa mbajnë. Urdhëroni, zot, në fshatin tonë ky fryn er' e malit si gjithmonë, se katundi ynë, fala Zotit, është plot nga çdo prodhim të motit: grurë ka, dhe misër e tërshërë, pale vreshtat, zot, kur janë bërë: t'ëmbël mjaltë rrushtë si ngaherë që del syresh fort e shijshmja verë. Ka dhe ara e qershi e thana, por nër ne më shumë bëhen mana. Porsi vëthë varg q'u mvaren sërët gjersa skuqen, nxihen në të bërët, që prej frytit tyre kaq të shquar del një e pirë me emër të dëgjuar. Pa ka dhe fasule t'ëmbla shumë, se burimet rrjedhin porsi lumë. Nër luadhe rritet bar me lule dhe nër kopshte kunguj plot me tule. Uj' i ftohtë derdhet nëpër kroje, ujë q'ep shëndet po pive soje, që del malit, shket përmes lajthie, gur mi gur me sulmin ëngjërvie. Pa ne kemi bujq e punëtorë gjith' flori që del ku venë dorë. Në fshat tonë burrat nuk përtojnë, si diku, që gratë t'u lërojnë. Ca dhe vatrës tyre në largohen gjith' për fshatn' e vet ata mendohen, nga të gjitha t'jetë plot shtëpia, siç e do dhe nderi dhe vetija. Portën miqve ne gjithmonë ua çelim se zakonet, zot, ne nuk i shkelim se ky vendi ynë mund ka të meta, por për pritje miqsh i tretet jeta. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Flutura O flutur e vogel e kraheshkruar, sa e kendshme qenke ne tu dukur, kudo ti qe shkon duke fluturuar, s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur! Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell, natyra qesh dhe bota eshte ne gezim se ti, vogelushe, dimrin e percjell dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim! Gjethi me ty ka shije kur bleron, si dhe pylli ku eshte ne lulezim, kur lehte si pupel mbi to qendron dhe fletet e mallshme i puth me defrim! Fluturo, bukuroshe, na pergezo, perkedhelna me ate embelsire, sic perkedhel lulet kur qendron mbi to, dhe fushes kur me lodra i jep hir! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Nje ore lumtesie Hena ndrinte porsi argjent Kur nde kopshtije bashke vinim Dhe me doren mbi krahun tend Te ndihnja mbi bar te rrinim. Ah, sa embelsire ndjeva Kur doren ma zgjate Atthere fare me s'e msheva Miredashjen zemres sate. Lulet na çonin nje ere Shume te embel e te pelqyer Edhe zefiret nga here Na kujtonin pa kursyer. Rrezet qe na pergezonin Kur ishim te perqafuar Dashurine na e shtonin Me nje mall te pa rrefyer. Sa fjal' t'mbla me thoshe Kur perkedheleshim te dy Dhe me syçkat bukuroshe Me benje te mos ndahem nga ty. Po dyshimi nuk me linte te te besonj se ti me do Si hena qe rrezet mshifte Dhe i çonte ku desh ajo. Veç athere kupetova Se je zemer plot meshire Dhe veten time e ngrova Kur me puthe me deshire. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Përrallë e vjetër Kish mbetur në vetmi edhe harrim Dhe bota rreth i dukej si e shkretë Përhera vetë pyetej ç’do jetë Kjo rrojtja pa kurrfarë një kuptim? Përnjëherë e gëzoi një lumtëri, Për të një ngjarje krejt e pashpresuar, Ish paras që po ndjente dashuri Dhe paras ish kur qe i dashuruar. Ashtu siç gjykoi ai me mend Se më të rëndin t’jetës tij problem E pati zgjidhur, po, me një poem, Aq sa prej gazit më nuk gjente vend. T’i mbushet ëndrra dot që s’e pat lidhur, Siç as aherë as kurrë nuk u mund, Problemi mbet siç ish gjith’ i pazgjidhur, Por poemi, patjetër mori fund. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: Flutura O flutur e vogel e kraheshkruar, sa e kendshme qenke ne tu dukur, kudo ti qe shkon duke fluturuar, s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur! Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell, natyra qesh dhe bota eshte ne gezim se ti, vogelushe, dimrin e percjell dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim! Gjethi me ty ka shije kur bleron, si dhe pylli ku eshte ne lulezim, kur lehte si pupel mbi to qendron dhe fletet e mallshme i puth me defrim! Fluturo, bukuroshe, na pergezo, perkedhelna me ate embelsire, sic perkedhel lulet kur qendron mbi to, dhe fushes kur me lodra i jep hir! Ne kto raste pyetja e par qe na bashin në shkollë ishte :ça personifikon (ne kyt rast) flutura dhe ça ka dasht me than autori. Tesh që i lexoj për kënaqësi e pa detyrim them se ska personifikim kërgja thjesht ka fjalezu nji vizitë të fluturues. Si të filmi 'the book thief' ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dashuro! Shëko lisi si me flet Fjale t'embla si me ushton, Deget unj e me therret Dashuro, se koha shkon! Maj' e plepit gjithënje, Kur tunt kryet me qorton, Perpjek flete me çon ze Djale ç'pret e s'dashuron! Er' e malit me nje ushtim Dhe mburimi qe kullon, Gjithe me thone plot gezim: Dashuro, se koha shkon! Kopeshtit vasha qe po pret Si zog pylli qe kendon, Buzeqeshur me therret, Djale ç'pret e s'dashuron! Mua zemera gjith me rreh Brenda gjaku me valon Ma ndes mallin me ve re Dashuro, se koha shkon! Çdo gje rrotull me pyet Djale ç'pret e s'dashuron Ditet shkojn, jeta shket Dashuro, se koha shkon! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kthime Kur te pashe me s'te lashe, T'u afrova e s'tu ndashe Dhe me ze t'embel te thashe: "Sa te dua o moj vashe!" edhe ne gjunje te rashe, T'u luta gjersa u vrashe Po nga zemera psheretita U treta, u lebetita, Se asnje fjale s'te qita, Gjersa shpresen far' e ngrita Se m'u merzit sa te prita, Aq sa u ngrys edhe dita. Vetem pastaj une u zgjova Dhe mendjen time nderrova Kur zemeren ta kuptova Dhe ika e te harrova, Nga tere mundimet shpetova Si dhe shpirtin e qetova. Pastaj ti mbremanet heret Me vjen rrotull si nje shqerre Si nje fytyre ne vere Dhe me lutesh aqe here Po tashti shëko te tjere S'e ste dua moj e mjere. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: Nje ore lumtesie Hena ndrinte porsi argjent Kur nde kopshtije bashke vinim Dhe me doren mbi krahun tend Te ndihnja mbi bar te rrinim. Ah, sa embelsire ndjeva Kur doren ma zgjate Atthere fare me s'e msheva Miredashjen zemres sate. Lulet na çonin nje ere Shume te embel e te pelqyer Edhe zefiret nga here Na kujtonin pa kursyer. Rrezet qe na pergezonin Kur ishim te perqafuar Dashurine na e shtonin Me nje mall te pa rrefyer. Sa fjal' t'mbla me thoshe Kur perkedheleshim te dy Dhe me syçkat bukuroshe Me benje te mos ndahem nga ty. Po dyshimi nuk me linte te te besonj se ti me do Si hena qe rrezet mshifte Dhe i çonte ku desh ajo. Veç athere kupetova Se je zemer plot meshire Dhe veten time e ngrova Kur me puthe me deshire. So pure ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System