Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Vetem politik
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
visho
Tue Jan 15 2008, 07:35pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
Duke marr shkas nga disa shkrime ne faqe te par qe me teper jan lajme qe ne na informojm dhe rreplikat qe behen ne to i ftoj zotnit qe shkruajn dhe bejn debate te pa fund duke dalur dhe jasht temet te shkruajn ktu te gjith pakenaqesit e tyre ndaj politikes ne pergjithsi .


Ps :kyt tem e kam hap ma teper per Selmanin,scuterin e shkodranin ne mergim edhe per mu se kena dal shum prej temet anej



Back to top
JAMES
Wed Jan 16 2008, 09:59am

Registered Member #772
Joined: Sun May 06 2007, 05:48pm

Posts: 1458
O VISHO DIL EDHE NJËHER TI NE FAQEN E PAR DHE BANI THIRRJE ATYRE TJERVE SE MË DUKET ATO AS NJËHERË NUK HYN KËTEJ NGA DHOMA E BURRAVE ,DHE MUNDESISHTË NA NGACMO ME NDOJ TEMË ,DUHET ME NA DHAN PAK BUK SE DJATHIN E KENA VETË ,
PËR SA IPËRKET ASAJ QË THUA TI SE NE DALIM JASHTË TEME
UNË TË THEM SE KUR TË BASKBISEDOSH ME TY ME SKUTARIN ,ME SHKO. në EM. APO ME DISA TË TJER, JO ME DAL PREJ TEMET PO ME DAL KREJTË PREJ AUTOSTRATËS ,NJË FJAL TË MIRË NUK E THOJNË ,UNË I DI MË MIR SE ATO TË KËQIAT POR UNË DI DHE TË MIRAT JO ÇDO GJË ESHTË E ZEZË SIQ E BËJNË SHUMË ZOTRI NË KËTO FAQE TË NDERUARA .
TË FALENDEROJË QË NA KE DHENË KËTE MUNDESI .











Back to top
scutari82
Tue Jan 29 2008, 07:31pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
thanx visho dmth ktu munena me dal prej temes sa t'kena qejf
Back to top
visho
Tue Jan 29 2008, 07:39pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
ktu sa te deni se ja vem e dhe i pull te kuq e sna nin ma per ken e mas te bajn kush gabim me moderu ktu ktu ska censur



Back to top
scutari82
Tue Jan 29 2008, 08:02pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pa t'kisha ken politikan i kisha than ik pjerdhu amerikes isha knaq tu vjedh atje shtet kisha ken
Back to top
visho
Tue Jan 29 2008, 08:17pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
shyqyr qi ske kry per politik, qe tan tuj than i hajn ma pak per fukaran



Back to top
scutari82
Tue Jan 29 2008, 08:18pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
shife kush pa flet per me hanger
Back to top
visho
Tue Jan 29 2008, 08:33pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
qe u njall enveri pas buk tleni ju ma hora



Back to top
Z. Zamir Kaceri
Tue Jan 29 2008, 08:54pm
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
O Selman ca bertet o njeri? CA kujton ktu se je ne demostrata a? Je msu me rremuja ti. A je hala me Salen apo ke nderru ngjyre?

Lumi Dushes
Back to top
scutari82
Wed Jan 30 2008, 06:09am

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
qysh sot e mrapa un jam deputet edhe ty visho ngaqe je i madh pa t'marr si bodygard selmanin pa e marrim shofer kafsceten e du si sekretare zamir ty t'kam grup a ke qejf nji vend anej ka dogana
Back to top
L - N
Thu Jun 05 2008, 10:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gruevski i mposhti shqiptaret

Kim Mehmeti

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atë, jo vetëm në bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshëm e turpshëm edhe shqiptarët e Maqedonisë. Kuptohet, atë e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se për Gruevskin, shqiptar i mirë është vetëm ai që e dhunon shqiptarin. Edhe atë, për kohë dhe afat të caktuar. Duke qenë i tillë, Gruevski i lejoi asaj të bëjë ç‘të dojë me votuesin shqiptar gjatë fushatës parazgjedhore. Këtë ia lejoi kësaj partie edhe ditën e zgjedhjeve, sepse Gruevski e dinte se ç‘ka do që të bënte PDSH-ja me shqiptarët, ajo do të realizonte vetëm konceptin e tij politik: do të shpaloste vetveten si parti dhunuese e votuesit shqiptar, si parti që njollos popullin e vet si të dhunshëm e të pacivilizuar, e nga ana tjetër, do ta dobësonte BDI-në, e cila nuk kishte ndihmën institucionale që t‘i kundërvihej kësaj dhune. Pra, Gruevski kishte qëllim më të lartë se që mund ta kuptonin partitë shqiptare: donte rezultat të plotë në bllokun politik maqedonas dhe mposhtje sa më përbuzëse për shqiptarët e këtushëm.

Për ta arritur këtë fitore, Gruevski i filloi parapërgatitjet qysh në vitin 2006, kur shkeli mbi vullnetin shumicë të shqiptarëve të këtushëm dhe mbolli grindjen brendashqiptare. E që pastaj, të arrinte këtë që ka sot përballë vetes: dy parti shqiptare në dukje thuajse njësoj të dobëta. Dhe të vazhdojë të bëjë atë që është duke bërë këto ditë: të burgosë sa më shumë aktivistë edhe të PDSH-së edhe të BDI-së. Me qëllim që t‘i barazojë në fajësi që të dyja partitë dhe të shfajësojë vetveten. Me qëllim pra që t‘u dëshmojë të huajve se sa rëndë e ka me këto dy parti shqiptare. Pra, ai tani e zhvillon betejën e fundit drejt triumfit të tij të plotë: ua plotëson dëshirën të dyja partive shqiptare, të cilat kërkojnë ndihmën e tij, që të burgosë sa më shumë aktivistë të kundërshtarit politik. Dhe tani, ai u përgjigjet kërkesave të tyre: i burgos radhazi edhe ata që deri dje ishin të "pakapshëm" për policinë e tij, a në të vërtetë qëndronin pranë krerëve të PDSH-së, sa herë që ata bënin fotografitë grupore parazgjedhore, për ta bindur popullin se ku mbështetej forca dhe arroganca e tyre. Ai tani i mbush burgjet me aktivistë partiakë shqiptarë, që të mbulojë lëshimet e strukturave shtetërore që kishin për obligim të siguronin zgjedhje të lira e të qeta edhe për shqiptarët e këtushëm. Ai tani e shpall fajtor tërë një popull për atë që ndodhi edhe në regji të disa strukturave shtetërore.

Sido që të jetë, jeta do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve skandaloze e tragjike të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Jeta nuk do ketë më asnjëfarë kuptimi vetëm për të riun e vrarë në fshatin Haraçin, në afërsi të Shkupit. Jeta do të ketë krejt kuptim dhe rrjedhë tjetër për familjarët e këtij të riu, si edhe për dhjetëra entuziastë të rinj partiakë që shijuan plumbin, apo tani shijojnë terrin e burgut. Jeta do ndryshojë për ata që u flijuan vetëm që të vazhdonte më tej jeta e parlamentarëve dhe ministrave të ardhshëm shqiptarë, të cilëve mbase edhe nuk do t‘u rikujtohet gjithaq shpesh se ulëset e tyre janë të njollosura me gjakun e të riut të vrarë nga Haraçina dhe me gjakun e dhjetëra të plagosurve të tjerë. Apo do t‘u kujtohet aq sa u rikujtohet politikanëve të sotëm gjaku i të riut Fatmir Jakupi nga fshati Kondovë në afërsi të Shkupit, të vrarë në vendvotim gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2000. Vrasje e cila dëshmon se shkupjanët, shumë më herët kanë ngrënë plumba për shkak të demokracisë "alla shqiptarçe", të ushqyer e të nxitur edhe nga strukturat shtetërore.

Pas të gjithave që ndodhën në vendbanimet shqiptare gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Maqedoni, u bë e dukshme ajo që disa e përsërisnin vite me radhë: se qarqet antishqiptare nëpër institucionet e këtij shteti, u lejojnë partive të këtushme shqiptare të "banditizohen", ta kriminalizojnë shoqërinë shqiptare, por vetëm me një kusht: nëse i mbajnë duart larg vendbanimeve të etnitetit maqedonas. Para se të fillonte fushata parazgjedhore, shumë njohës të rrethanave të këtushme politike, përsërisnin se në këto zgjedhje BDI-ja nuk do ketë përballë vetes vetëm aktivistët e PDSH-së, por edhe një pjesë të strukturave shtetërore, të cilat do t‘i barazojnë shqiptarët njësoj si fajtorë për atë që ua kurdisi shtetit. Por, këto vlerësime ishin të pavlefshme edhe për disa politikanë të "moderuar" të BDI-së, të cilët më me rëndësi e kishin sa herë do paraqiten në ekranet televizive dhe a do bëhen zëvendëskryeministra, se sa a do ta nxjerrin popullin nga kjo rrugë drejt vëllavrasjes. Thëniet se BDI-ja kësaj radhe duhet me vendosmëri të demaskojë strukturat shtetërore që ndihmojnë kriminalizimin e shoqërisë shqiptare, nuk kishin vlerë për disa partiakë të lartë të strukturave të BDI-së, të cilët e dinin saktësisht kur është Dita e Evropës, por nuk dinin asgjë për netët përplot trishtim të atyre që duhet të votonin për ata.

Cilatdo qofshin ambiciet e aktivistëve të partive të këtushme shqiptare, mbetet e vërteta se shqiptarët e Maqedonisë janë humbësit më tragjikë të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe që humbja të jetë më e plotë, kryetari i PDSH-së, atë e emëroi si "fitore më të lezetshmen" që e ka shijuar gjatë karrierës së vet. Shqiptarët e Maqedonisë edhe kanë mundë të habiten e të pyesin veten për cilën fitore flet kryetari i PDSH-së, por vetëm nëse kanë harruar se ai me kohë, edhe atë publikisht, i paralajmëroi se nuk e interesonte ardhmëria e partisë së tij, por rritja e popullaritetit të VMRO-DPMNE-së. Kështu që nuk kishte si mos ta ndjente këtë fitore të VMRO-DPMNE-së si "më të lezetshme" dhe si sukses personal. Dhe kështu e poshtëroi Tetovën, duke kremtuar këtë "fitore më të lezetshme" të vetën.

Sa i përket kremtimit të së dielës mbrëma të aktivistëve të PDSH-së dhe të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, nuk ka dyshim se ai manifestim, shqiptarëve të këtushëm, ua rikujtoi ato që bëheshin në Beogradin e viteve të nëntëdhjeta, kur në Kosovë vriteshin të rinj shqiptarë, e Millosheviqi kremtonte në Beograd "fitoret" e arritura në Kosovë. Pra, në njëfarë mënyre, asaj nate, Tetova i ngjante Beogradit të dikurshëm. Dhe në këtë qytet, disa shqiptarë të PDSH-së dhe maqedonas të VMRO-DPMNE-së, të vëllazëruar, kremtuan fitoren e Gruevskit mbi shqiptarët, fitoren e paguar me një të vrarë, me dhjetëra të plagosur, me më se tridhjetë të burgosur. Fitore e cila mbase paralajmëron një ardhmëri të pasigurt për Maqedoninë. Ardhmëri e cila do mund t‘i çojë shqiptarët e këtushëm një ditë të thonë - ju faleminderit, por Maqedonia e Gruevskit neve nuk na nevojitet.

Shqiptarët e Maqedonisë humbën, por edhe si humbës tragjikë, ata do të kenë përfaqësuesit e vetë në Parlament, si edhe qeveritarë në kabinetin e Gruevskit. Sepse kështu e do rendi demokratik i Gruevskit, rend që ofron siguri institucionale për maqedonasit etnikë, e sa më shumë trishtim për shqiptarët. Dhe duke ndërtuar demokraci dystandardëshe, Gruevski u bë i shurdhër ndaj thirrjeve të BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore që të frenonte strukturat policore që dhunonin popullin. Gjatë fushatës parazgjedhore, ai nuk donte të reagonte, sepse i trembej fitores bindëse të BDI-së. I trembej mundësisë që shqiptarët të kenë një subjekt të fortë politik. Dhe bëri çmos që kjo të mos ndodhë.

Përndryshe, sa i përket Ali Ahmetit, ai thuajse e ka fat jetësor që të mos ta shijojë kurrë të lehtën. Kështu që sa më shumë e përkrah populli, aq më të shumta bëhen qarqet antishqiptare që duan ta asgjësojnë. Se sa Ahmetit i beson dhe e përkrah populli, më së miri e dëshmoi mitingu madhështor parazgjedhor i BDI-së, i mbajtur në sheshin e Shkupit. E në këtë miting, shkupjanët e pritën dhe e përcollën Ali Ahmetin me ovacione që i ruajnë vetëm për njeriun të cilit i besojnë. Në këtë miting, shkupjanët i përcollën me duartrokitje përplot entuziazëm edhe fjalimin e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Por, ata e përcollën me fishkëllima Musa Xhaferin dhe me mospërfillje zëdhënësen e kësaj partie. Mbase duke dashur t‘ia përcjellin Ali Ahmetit porosinë se Shkupi është i gatshëm të hajë edhe plumba për të, por jo edhe për ata që vlerë të vetme kanë atë se "janë rritur me të" dhe mendojnë se kjo mjafton që të kenë ardhmëri të pakontestueshme politike.

Sa u përket shkupjanëve, ata janë barometri më i saktë i asaj se si qëndrojnë partitë politike shqiptare në Maqedoni. Edhe gjatë kësaj fushate parazgjedhore, ata u treguan qartë BDI-së edhe PDSH-së se deri ku kanë arritur. Kështu që për BDI-në e mbushën sheshin më të madh të Shkupit, e për PDSH-në e lanë zbrazur sallën ku krerët e kësaj partie shpresonin se do të realizonin paraqitje pompoze. Sallë të cilën krerët e PDSH-së e mbushën me tetovarët që i shëtisnin nga një vendbanim shqiptar në tjetrin. Mbase kësaj radhe krerët e PDSH-së me kohë e kishin kuptuar se Shkupi nuk gjunjëzohet aq lehtë. Apo kishin bërë çmos që ta gjunjëzonin Tetovën dhe t‘ia mundësonin Gruevskit të kremtojë fitore të dyfishtë: atë që e arriti në bllokun etnik maqedonas dhe mposhtjen tragjike që ua bëri shqiptarëve.

Marre prej gazets shqip


[ Edited Thu May 13 2010, 03:06pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 05 2008, 10:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qeverisja e mirë si zhvillim

Dikur ekonomistët këshillonin qeveritë të rregullonin politikat e tyre. Tani i këshillojnë të rregullojnë institucionet e tyre. Përparësitë përfshijnë një listë të gjatë objektivash, mes të cilave uljen e korrupsionit, konsolidimin e shtetit ligjor, rritjen e shkallës së llogaridhënies dhe efektivitetit të institucioneve publike, si dhe sigurimin e aksesit dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve.

Nga Deni Rodrik**
Thu, 05 Jun 2008 08:26:00





Dikur ekonomistët këshillonin qeveritë të rregullonin politikat e tyre. Tani i këshillojnë të rregullojnë institucionet e tyre. Përparësitë përfshijnë një listë të gjatë objektivash, mes të cilave uljen e korrupsionit, konsolidimin e shtetit ligjor, rritjen e shkallës së llogaridhënies dhe efektivitetit të institucioneve publike, si dhe sigurimin e aksesit dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve. Teorikisht, ndryshimi real dhe i qëndrueshëm është i mundshëm vetëm duke shndërruar “rregullat e lojës” - pikërisht marrëdhëniet e ndërsjella qeveri-sektor privat.

Qeverisja e mirë është, natyrisht, thelbësore, pasi i kthjellon më shumë njerëzit në tërësi dhe i bën më të sigurt investitorët në shpërblimin e përpjekjeve të tyre. Theksimi i qeverisjes, gjithashtu, do të ndihmonte në orientimin e reformës drejt objektivash qenësisht të dëshirueshëm. Rekomandimet tradicionale si, për shembull, tregtia e lirë, kurse kompetitive këmbimi valutor, si dhe politikë e arsyeshme fiskale, kanë kuptim vetëm nëse ato ndihmojnë në arritjen e objektivave të tjerë të dëshirueshëm, të tillë si rritje më e shpejtë ekonomike, nivel më i ulët varfërie dhe barazi më e madhe.

Në kontrast, është e dukshme rëndësia e padiskutueshme e shtetit ligjor, transparencës, të drejtës së fjalës, llogaridhënies ose qeverisjes efektive. Madje, mund të thuhet se qeverisja e mirë, është në vetvete zhvillim.

Fatkeqësisht, shumica e debateve rrethreformave të qeverisjes nuk bëjnë dallim mes qeverisjes si qëllim dhe qeverisjes si mjet. Si rezultat, ka paqartësi dhe strategji të papërshtatshme reformash.

Për ekonomistët dhe agjencitë e ndihmave do të ishte më e dobishme nëse do të kthenin sytë nga ajo, që mund të quhet “qeverisje e vogël” (anglisht “governance writ small” - fjalë për fjalë: “qeverisje me germë të vogël” - shënim i përkthyesit). Kjo kërkon largim nga agjenda e gjerë qeverisëse dhe fokusim në reformat e institucioneve specifike për të zbuluar e ndrequr kufizimet e ndërlikuara, që frenojnë rritjen ekonomike.

Vendet e varfra ballafaqohen me një mori vështirësish që pengojnë rritjen dhe reformat efektive duhet të orientohen në zgjidhjen e atyre më serioze. Në përgjithësi, qeverisja mediokre, si e tillë, mund të ndikojë për keq për rritjen ekonomike në Zimbabve dhe në një sërë vendesh të tjera, por jo në Kinë, Vietnam ose Kamboxhia - vende që rriten me tempe të shpejta dhe pse me qeverisje të dobët - dhe tashmë me siguri jo në Etiopi, Afrikë të Jugut, Salvador, Meksikë ose Brazil.

Si rregull, një reformë madhore në qeverisje nuk është as e domosdoshme, as e mjaftueshme për të sjellë rritje ekonomike. Nuk është e domosdoshme, sepse në praktikë është efektiv mënjanimi në vijim i pengesave, qofshin ato stimujt e dhënë në bujqësi, mungesa e infrastrukturës, ose kostoja e lartë e kredive. Është e pamjaftueshme, përderisa frytet e reformës në qeverisje, kur nuk shoqërohen me rritjen ekonomike, krijojnë vështirësi. Sado që janë të dëshirueshëm shteti ligjor dhe reformat analoge në një perspektivë afatgjatë dhe për zhvillimin në tërësi, rrallë meritojnë përparësi si pjesë e strategjisë së rritjes ekonomike.

Qeverisja e vogël, gjithsesi, fokusohet në këta mekanizma institucionalë, të cilët më mirë se të tjerët mund të mënjanojnë kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike. Për shembull, ta zëmë se jostabiliteti makroekonomik është identifikuar si pengesë në aksh ekonomi konkrete. Në epokën e mëparshme, një këshilltar për ekonominë do të rekomandonte politika specifike fiskale dhe monetare - ulje të shpenzimeve buxhetore ose tavan për kredi - me synim, rivendosjen e ekuilibrave makroekonomikë.

Sot, ai këshilltar do t’u shtonte këtyre rekomandimeve të tjera, të cilat kanë natyrë më institucionale dhe që në thelb lidhen me qeverisjen. Në këtë mënyrë, ai ose ajo do të mund të mbronin pavarësinë e bankës qendrore për të reduktuar ndërhyrjen politike ose për të ndryshuar kuadrin e menaxhimit të politikës fiskale - si për shembull, vendosja e rregullave fiskale ose ndalimi i miratimit të pjesshëm të propozimeve buxhetore në Parlament.

Politika makroekonomike është një fushë ku ekonomistët kanë studiuar mirë kushtet paraprake institucionale. Po kjo është e vërtetë dhe në disa fusha të tjera, si politika arsimore dhe rregullimi i telekomunikacioneve.

Por në fusha të tjera si tregtia, punësimi ose politika industriale, që mbizotërojnë mendimin, është ose naive ose mungon fare. Kjo është diçka e trishtueshme, përderisa të kuptuarit e çështjeve thelbësore, obsesioni profesional me stimujt dhe vëmendja ndaj pasojave të paparashikuara u jep ekonomistëve epërsi të natyrshme në konceptimin e mekanizmave institucionalë për arritjen e objektivave të vënë, njëkohësisht duke minimizuar shfytyrimet në mënyrën e sjelljes.

Përpunimi i mekanizmave përkatës kërkon gjithashtu njohje si të kushteve vendore, ashtu dhe trajtim krijues. Ç’është i frytshëm diku, është i pafrytshëm diku tjetër.

Teksa liberalizimi i importeve është i frytshëm për integrimin në ekonominë botërore, kur konkurrenca e produkteve të importit është e dobët dhe rritja e lartë e kursit valutor është pak e besueshme, subvencionet e eksporteve ose zonat ekonomike speciale do të jenë edhe më të frytshme në rrethana të tjera. Në mënyrë të ngjashme, pavarësia e bankës qendrore mund të jetë ide e mirë, kur jostabiliteti monetar është pengesë frenuese, por do të ketë efekt të kundërt, kur sfidë reale është aftësia e ulët konkurruese.

Për fat të keq, tipi i reformës institucionale, i nxitur në veçanti nga Banka Botërore, FMN-ja dhe Organizata Botërore e Tregtisë, anon nga një model i praktikës më të mirë, që nënkupton mundësinë e përcaktimit të një sërë mekanizmash universalë institucionalë dhe që sheh konvergjencën përballë tyre, vetvetiu, të dëshirueshme. Por modelet e institucioneve të praktikës më të mirë, sipas definicionit, nuk janë kontekstuale dhe nuk llogarisin veçoritë lokale. Dhe meqenëse ato shkurtojnë dhe nuk zgjerojnë menynë e zgjedhjeve institucionale që janë të arritshme, i shërbejnë keq kauzës së qeverisjes së mirë.

Qeverisja e mirë, është pozitive në vetvete. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme për rritjen ekonomike kur orientohet në mënjanimin e pengesave kufizuese. Fokusimi më i madh në çështje të gjera si shteti ligjor ose llogaridhënia, mund t’i bëjë politikëbërësit të luftojnë me mullinj me erë, duke shpërfillur me këtë rast, sfidat e ve çanta të qeverisjes, që janë të lidhura më ngushtë me rritjen ekonomike.

*Titulli në origjinal “Getting Governance Right”

**Deni (Dani) Rodrik është profesor i Ekonomisë Politike në Shkollën e Administrimit Publik “Xhon F.Kenedi” (John F. Kennedy School of Government) të Universitetit të Harvardit. Autor i librit më të fundit me titullin “Një ekonomiks, shumë receta: globalizimi, institucionet dhe rritja ekonomike” (One Economics, Many Recipes: Globalization, Institutions, and Economic Groëth).

Përktheu: Vladimir Mustaqi

Marre prej gazets shekullionline


[ Edited Thu May 13 2010, 03:07pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 05 2008, 07:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dobrica i Vogël

Nga Ali Podrimja
Dobricës së vogël i doli gjumi dhe e pa veten se ishte i shpëluar nga zjarmia. Më mirë të isha në Stepe se që zbrita buzë Danubi të kaltër. Dukej për gjynah se ëndrra e kishte tradhtuar dhe vatani nuk ishte aq sa e kishte parë në ëndërr. Orë e çast i zvoglohej dhe Serbia e Madhe, i bëhej gjithnjë më e vogël. Ishte zgataraqur dhe kishte rënë nga shtrati; kishte pëshpëritur se vërtetë çdo gjë sërbe qenka ngritur mbi rrenën. Disi lexuesit kishin zënë t’u besojnë fjalëve të tij, se Dobrica nuk na qenka më i përrallave, por kishte zbritur në tokë dhe do t’i vëhen pas, edhe në kasaphane, atje në fund të botës.

Ndodhën luftëra dhe Serbia nuk ishte ajo çfare e kishte parë në ëndërr. Ishte një pashallëk, të cilit i mungonte “Makbethi i Pozharevcit”. Pra, ku t’ia niste kur në atdhe nuk kishte më as vend për varre. Popujt deri dje “vëllezër” të një shteti fantom që ishte ngritur brenda konturave të një ëndrre e që nacionalizmi serb e shikonte si Serbi të Madhe, përjetonte tërmete. Se kishin zënë të shkëputen popujt, të ngrisin çatitë e tyre, të kujdesen për atë pëllëmbë toke, që u takonte e të mbytur në gjak.

Dobrica i vogël kishte dalë në Çarshi aty tek Kalamegdani, kishte tubuar pleqtë e kombit tek fajësonte para tyre Kushtetutën e vitit 1974, që u kishte dhënë një trohë të drejtë dhe të tjerëve. Por të vogëlit Dobricë i bëhej gjithnjë më i vogël Pashallëku, dhe nuk mund t’i bënte ballë rrënimit të ngadalshëm të ëndrrës së tij, nuk besonte as ta pranonte. Diçka në vete e hante, si ndodhi shqiptarët: “ajo fundrrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit, tribal dhe barbar, i bën aleat Amerikën dhe Bashkimin Evropian në luftë kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të ndritur të Ballkanit”(! Sic). Fjalë më të rënda nuk mbaj mend se ka thënë kush për shqiptarët. Kishte harruar i gjori se në Gadishulli Ilirik kur gjallonin të parët tanë, fisi i tij bridhte diku në Stepen e largët. E kishte zënë gjumi, fqinjët iu kishin shfaqur përreth si kunguj që binin nga shpata e “Makbethit të Pozharevcit”. Sytë e përlotur në fërk, i kishte drejtuar nga Stepa dhe e kishte lëshuar fuqia. “Dielli është larg”, vërtet na qenka larg, kishte pëshpëritur, për gjynah. Tani thonë se e kërkojnë nëpër vrimat e historisë, por si t’i skajojnë kungujt përreth, se nuk mund të merrkan frymë aty në Pashallëk. Dikur kishte klithur: ku janë Pavli, Amfilohije Radoviq? Ta kërkojnë edhe varrin e fundit në Albani, se ne e çliruam.

Anamalasit e mbajnë në mend këte të dytin, këte farë Radoviqin i cili në majë të Rumisë kishte vënë kupolën e ortodoksizmit me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë së Serbisë, ditën kur shqiptarët bartnin gurë nga rrënza në majë e që dëshironin të duket ajo më e lartë, se e konsideronin mal të shenjtë. Pra nacionalizmi serb me Dobricën e vogël ka filluar një propaganda më se të çuditshme përmes varreve të paqena të luftojë të qenit e qenies shqiptare. Ndërsa shteti shqiptar bën sehire tek shikon kuajt e vdekjes si ladrojnë.

Megjithate, Dobrica i vogël mbet xhuxh se bota ndryshe e pa realitetin.

Marre prej Gazets Tema Online


[ Edited Thu May 13 2010, 03:08pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 24 2008, 07:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Demokratët të "pakënaqur" nga ndarje e fondeve

Ndarja e fondeve në bashki dhe komuna përplas deputetët me qeverinë


Megjithëse vendimi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do t‘i detyrojë të japin votën pro, një pjesë e deputetëve demokratë kanë shprehur hapur pakënaqësitë që kanë ndaj buxhetit të hartuar nga Ministria e Financave për vitin 2009. I cilësuar ndryshe si buxheti elektoral, drafti, i cili pritet të kalojë në Parlament, ka gjetur kontestimet e para jo vetëm nga selia rozë, por edhe nga demokratët. Deputetët Sali Shehu, Dashnor Sula dhe një grup tjetër deputetësh demokratë shprehën hapur votën e tyre ndaj buxhetit, por kundërshtuan disa pika në draftin e përgatitur nga Ministria e Financave. Një grup deputetësh demokratë i shprehën hapur kundërshtimet e tyre në mbledhjet e komisioneve që janë zhvilluar gjatë kësaj jave në Kryesinë e Kuvendit. Qëllimi i demokratëve është që të ketë sa më shumë të ardhura për zonat e tyre elektorale. Ngritja e zërit të PD-së lidhet edhe me afrimin e zgjedhjeve, ku secili deputet kërkon më shumë investime në zonat e tyre zgjedhore për t‘i treguar elektoratit se partia që ata votuan në zgjedhjet e 2005-ës ka sjellë shumë ndryshime. Dhënia e fondeve të mëdha për bashkitë që drejtohen nga socialistët ishte një tjetër argument që shkaktoi acarimin e deputetëve demokratë. Strategjia e qeverisë është që të joshë ato zona të cilat i ka humbur në zgjedhjet e 2005-ës, ndërkohë që deputetët e djathtë kërkojnë që të mos lihen pas dore edhe bastionet e vjetra të PD-së. Acarimi i një pjese të deputetëve demokratë lidhet edhe me faktin se nga buxheti i ri, disa komuna marrin më shumë fonde sesa bashkitë. Kampi opozitar në kundërshtim me buxhetin e ka cilësuar ndarjen e fondeve për vitin 2009 si politike, ndërkohë që edhe vet Partia Demokratike ka shfaqur pakënaqësi për buxhetin me të cilin qeveria e djathtë do të kërkojë një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet e 2009-ës.

Marre prej Gazets Shqip Online


[ Edited Thu May 13 2010, 03:09pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 16 2008, 11:00am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
SPIUNET", GJYQTARET QE IKIN

Dërguar më: 15/12/2008 - 07:42

Lajme te ngjashme
Ja gjyqtarët “spiunë” që ikin nga Gjykata e Lartë
• Datë: Dec 15, 2008

TIRANE-Zbardhen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që priten të penalizohen nga ligji i spiunëve që pritet të miratohet në parlament nga maxhoranca. 10 nga 16 gjyqtarët e gjykatës së Lartë do ta kenë shumë të vështirë të shqyrtojnë çështje pasi PD dhe maxhoranca do të miratojnë ligjin për hapjen e dosjeve në kuvend. Njëra nga pikat ka të bëjë jo vetëm me penalizmin e prokororëve por edhe të gjyqyarëve të cilët në kohën e diktaturës komuniste kanë shqyrtuar çështje politike të asaj kohe. "Ky ligj është antikushtetues. Asnjë gjyqtar i gjykatës së lartë nuk mund të largohet nga detyra dhe funksioni i tij kushtetues pavarësisht se është miratuar një ligj me shumicë të thjeshtë, kur vetë këta anëtarë të gjykatës së lartë, miratohen dhe shkarkohen në bazë të kushtetutës vetëm me 3/5 e anëtarëve të parlamentit që do të thotë me 94 vota" thotë një nga ekspertët e kushtetueses. Por duket se qeveria ka ndërmend të bëjë realitet synimin që i ka vënë vetes. Mes anëtarëve të gjykatës së Lartë që preken nga ligji, një pjesë e mirë e tyre janë ata që do të shqyrtojnë edhe çështjen në ngarkim të ministrit të jashtëm Lulëzim Basha për akuzën e korrupsionit në rrugën Durrës-Kukës.
"Nuk është e thënë që kjo çështje të mos merret në shqyrtim. Nëse do të ketë çështje të ligjit që do të merret në shqyrtim, kjo do të thotë që pjesa më e madhe e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të lënë detyrën dhe kjo nuk është e mundur, sepse është e përcaktuar në kushtetutë. Një ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë votash, nuk mund të predominojë mbi parimet kushtetuese, minimalisht do të shkojë në gjykatën Kushtetuese" tha një ekspert iGjykatës së Lartë.
Veprimi
Por duket se Partia Socialiste e mbështetur nga shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të prekur në rastin konkret, do të çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Edhe në këtë gjykatë gjenden gjyqtarë të cilët në kohën e komunizmit kanë shqyrtuar të paktën një çështje politike, sipas ligjeve që kanë qenë në fuqi. Kjo do të thotë se ka shumë pak shance që ligji i miratuar nga mazhoranca në parlament, qoftë edhe për presion ndaj anëtarëve të gjykatës së Lartë, prokurorëve dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të miratohet në kuvend. "Nëse maxhoranca miraton të hënën në kuvend ligjin, kjo do të thotë që vendimi i menjëhershëm është dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm kështu mund të kemi një rezultat të qartë dhe mbylljen e ciklit ligjor. Asnjë anëtar i gjykatës së Lartë dhe i gjykatës Kushtetuese nuk mund të hiqet nga një komision i çfarëdoshëm i ngritur nga parlamenti, kur ligji dhe kushtetuta thonë ndryshe për rastet konkrete" thonë ekspertët. Pritet që duke filluar që nga dita e sotme të merren hapat e duhura ligjore për të pezulluar ligjin e spiunëve që kërkon të miratojë mazhoranca.
Marre prej Gazets shqiptare Online


[ Edited Thu May 13 2010, 03:11pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 18 2008, 10:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miratoni urgjent Kodin Zgjedhor

03:25/18.12.08 - LOHAN:
Në Shqipëri kreu i delegacionit të komisionit europian Helmut Lohan tha sot se miratimi i kodit elektoral është nevojë urgjente.

Komisioni europian tha ambasadori Lohan, në 6 mujat e fundit, ka nënvizuar në shumë raste se kodi elektoral duhet të miratohet shumë kohë përpara zgjedhjeve të qershorit 2009. Tani po i afrohemi fundit të 2008 dhe procesi i miratimit të kodit duhet të finalizohet përpara se të bëhet akoma më urgjente, theksoi ai.

Deklarata e ambasadorit Lohan vjen ne nje moment kur parlamenti duhet te shqyrtoje Kodin e kthyer pas nga presidenti Bamir Topi. Ndonëse dy forcat politike kritikuan presidentin se po pengonte cështjen e kodit, u bë gati dy javë që ato vetë nuk kanë treguar ndonjë shpejtësi. Të hënën u ringrit komisioni i Reformës Zgjedhore.
|||Lajme.Net|||


[ Edited Thu May 13 2010, 03:16pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Shqiptar.
Fri Jan 09 2009, 01:52pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Kyt fjalen politike duhet me nryshu me fjalen krahine ne fjalorin shqiptare
Tash cila krahin ishim na hahahaha
Back to top
L - N
Thu Feb 05 2009, 11:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Analiza/ Vendi ynë mund të hyjë në bllok së bashku me Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi

"Financial Times": Shqipëria në BE pas vitit 2015

Kroacia ka shanset që të afrohet me Bashkimin Evropian në 2011


Shqipëria mund të integrohet në Bashkimin Evropian në intervalin kohor mes viteve 2015-2020. Në këtë konkluzion arrin gazeta prestigjioze "Financial Times" në analizën që i bën qasjes së vendeve të Ballkanit në procesin integrues në strukturat evropiane. Viti 2009 parashikohet të jetë i rëndësishëm, shkruan gazeta, pasi në dhjetor Bashkimi Evropian mund të shikojë Kroacinë duke kompletuar etapën e bisedimeve, Turqinë duke bërë një progres dhe Maqedoninë duke u përgatitur për të startuar negociatat për anëtarësim. Vendet e tjera të rajonit, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia do të përfundojnë procedurën e aplikimit për vend kandidat. "Ata që thonë se ne po nxitojmë në zgjerim, nuk e dinë se për çfarë po flasin", citohet të thotë për FT një zyrtar i ngarkuar të merret me zgjerimin. Sipas analizës, Kroacia ka shansin të pranohet në union në vitin 2011 në rastin më të mirë. Për pjesën tjetër është shumë e vështirë të thuhet një datë hyrjeje. Nisur nga preferencat e Bashkimit Evropian për pranim në grup dhe jo një nga një, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të bëhen pjesë e bashkimit në të njëjtën periudhë 2015-2020. Sakaq, për Turqinë, askush nuk mund të thotë me siguri një përgjigje. Gjithsesi, shumë çështje mbeten për t‘u sqaruar deri në këtë moment. Integrimi i Kroacisë do të hasë në një problem që lidhet me konfliktin që ky vend ka me Slloveninë. Brukseli është i alarmuar për zgjimin e ndjenjave nacionaliste në Kroaci dhe Slloveni çka mund ta kalojë çështjen në një problem evropian. Një prej mundësive që pritet të ofrohet është krijimi i një grupi ekspertësh të drejtuar nga Martti Ahtisaari, që do përgatisin terrenin për të mundësuar avancimin e Kroacisë drejt integrimit në BE. Dobësia e institucioneve të shtetit në raport me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të përbëjë problem për vendet e rajonit në rrugën e tyre integruese. Rruga e Serbisë mund të errësohet nisur nga paaftësia për të arrestuar gjeneralin famëkeq të luftës, Ratko Mlladiç. "Financial Times" thotë se në rastin e Maqedonisë rruga integruese duket e vështirë nëse nuk gjendet një zgjidhje me Greqinë sa i takon emrit zyrtar të këtij shteti. Gjithsesi, situata në raport me perspektivën zgjeruese duket të jetë komplikuar pas referendumit në Irlandë dhe kundërshtimit të traktatit të Lisbonës. Kjo e detyroi Francën dhe Gjermaninë të deklaronin bllokimin e zgjerimit derisa traktati i Lisbonës të mund të ratifikohej. "Kur ekonomia bie, njerëzit priren të mbyllen në vetvete e të thonë: Jo më zgjerim, le të zgjidhim fillimisht problemet tona", thotë një funksionar i Bashkimit Evropian.

Marre prej Gazets Shqip Online

artikulli origjinal vijon maposht

Battered Europe keeps hope alive in the waiting room
By Tony Barber


Published: February 4 2009 02:00 | Last updated: February 4 2009 02:00

With their economies in recession and financial systems under more pressure than ever before in the European Union's 50-year history, the bloc's leaders arguably face more urgent questions than whether they should admit yet more countries.

That is certainly how things look in some of the older, more prosperous EU states, where the public is still coming to terms with the Union's rapid expansion from 15 to 27 members between 2004 and 2007.

Yet 2009 may turn out to be a year of surprises. By December, the EU could see one country (Croatia) completing its accession talks, another (Turkey) making pro-gress, a third (the former Yugoslav republic of Macedonia) preparing to start membership negotiations, and five others (Albania, Bosnia-Herzegovina, Iceland, Montenegro and Serbia) having submitted formal applications to join.

Not that the EU is suddenly about to turn into a 35-member club. "Those who say we're rushing enlargement don't know what they're talking about," says one official involved in the enlargement strategy.

Of the eight countries in question, only Croatia and Iceland have a chance of joining in 2011 at the earliest - and even they face obstacles. For the rest, it is almost impossible to predict an entry date. But given the EU's preference for accepting new members en bloc rather than one by one, a reasonable guess is that Albania, Bosnia, Macedonia, Montenegro and Serbia may all join together at some point between 2015 and 2020. As for Turkey, no one can truthfully say they know the answer.

First, however, many matters remain to be cleared up. Croatia's membership bid is in serious trouble because of a border dispute with Slovenia. In December the Slovenian government defied the wishes of its 26 EU partners, as well as the European Commission, and blocked the start of talks on nine of the 35 "chapters", or policy areas, that Croatia must complete before it can join.

Brussels, alarmed at rising nationalist rhetoric in Croatia and Slovenia, says the dispute has turned "from a bilateral issue into a European problem". It is offering to set up an experts' group, possibly to be led by Martti Ahtisaari, Finland's 2008 Nobel Peace Prize winner, that would prepare recommendations on how to solve the border dispute while letting Croatia's membership talks proceed.

The reaction from Ljubljana is cautious. "It might be a step in the right direction. It might lead to progress," says Samuel Zbogar, Slovenia's foreign minister, in an interview with the Financial Times. However, alluding to concerns over corruption, organised crime and the rule of law in Croatia, he adds: "There are some chapters that are not even ready for opening, above all justice and home affairs."

Ivo Sanader, Croatia's prime minister, wins praise in Brussels for having launched a crackdown on organised crime since last October, when a prominent lawyer's daughter was shot dead in Zagreb and a car bomb killed a newspaper editor and one of his managers in the city centre.

Elsewhere in the Balkans, however, the inability of weak state authorities to tackle corruption and organised crime is perhaps the main impediment to entry. Among western European governments, and even in Brussels, a commonly heard view is that the EU should have pushed Bulgaria and Romania harder on this issue before allowing them to join the bloc in 2007. Leaders are acutely aware that, once a country is inside the club and an equal member, it becomes far harder to lecture its government on its behaviour.

One exception to the rule of feeble Balkan institutions is Serbia, viewed in Brussels as relatively well advanced because it was the fulcrum of the 20thcentury Yugoslav state. But Belgrade's prospects are clouded by its inability or reluctance to arrest Ratko Mladic, the former Bosnian Serb general and war crimes suspect. Until it does so, it is uncertain whether Serge Brammertz, the chief UN war crimes prosecutor, will certify that Serbia is fully co-operating with his work. This in turn is allowing the Netherlands, against the wishes of most EU governments, to put Serbia's EU ambitions on hold.

In the opposite corner of Europe, Iceland, still recovering from financial meltdown, has not asked for EU membership and will not do so until it holds an election next April or May and a referendum on whether to apply. However, its accession process would be relatively fast because two-thirds of its laws are already compatible with EU rules, leaving fisheries and finance as the main areas to sort out.

For most policymakers in Brussels - especially those with a Nordic perspective, such as Olli Rehn, the EU's Finnish enlargement commissioner - Iceland would be a welcome addition. In an ideal world, the entry of Iceland and Croatia would be twinned to simplify ratification by the existing 27 member states.

But the subsequent round of EU expansion will not be easy. It seems inconceivable that Macedonia can join unless it strikes a deal with Greece over what its official name should be. Bosnia, torn between its Muslim-Croat and Serb halves, barely functions as a united state. Turkey's entry talks, far from advancing, may plunge into crisis later this year unless the Cyprus dispute is settled. The situation has been complicated by Ireland's rejection of the EU's Lisbon treaty in a referendum last June, which prompted France and Germany to say that they would block any further enlargement until the treaty was ratified.

Meanwhile, the financial crisis casts its shadow. "When the economy dips, people tend to close their minds and say: 'No more enlargement, let's solve our own problems first'," says one EU policymaker ruefully.
Copyright The Financial Times Limited 2009


[ Edited Thu May 13 2010, 03:17pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Thu Feb 05 2009, 11:42am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
CROACIJA edhe mas me hy ne BE ranci ka qe passaporta e tyne hyn kudo pa vize ne evrop eee?? e shqipnija edhe se po aderohe tne NATO spo e fton kush hala me na hek vizat??serbija dhe bosnia bashk me shqipnin jan tre vendet ma te prapametuna ne rajonin tone sot per sot!jan keto tre vende qe spo an lejn me i ba stop konflikteve dhe paqes ne evrope!deri kurrrrrrrrrr??
Back to top
L - N
Mon Feb 09 2009, 04:32pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
[size]
Traktati i ri i Varshavës nga Europa në Azi

» Dërguar më: 09/02/2009 - 09:58


Lajme te ngjashme
Traktati i ri i Varshavës nga Europa në Azi
• Datë: Feb 09, 2009


PETRIT HALITI

Në lojën e madhe gjeostrategjike, që po luhet në hapësirat euroaziatike, Rusia ndërmori më 4 shkurt një hap të madh sfidues ndaj SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Europian. Në sesionin e jashtëzakonshëm të samitit të Organizatës së Traktatit të Sigurimit Kolektiv, CSTO, të zhvilluar në Moskë, ajo vendosi krijimin e një force të përbashkët ushtarake të bllokut të shtatë vendeve pjesëmarrëse, Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kirgizisë, Kazakistanit, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit. Ajo u emërua forcë kolektive e ndërhyrjes së shpejtë, që do të përbëhet nga forcat ushtarake të shteteve anëtare dhe me një komandë unike me seli në Moske, ku Rusia do të jetë komanduesi, kontrolluesi, financuesi dhe furnizuesi kryesor me trupa. Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, në konferencën e shtypit, të mbajtur pas samitit së bashku me presidentët e shteteve të tjera anëtare, deklaroi se qëllimi i krijimit të forcës ushtarake kolektive është përballimi i agresioneve ushtarake, pa specifikuar se nga cila anë ai i mendon se do të vijnë këto agresione ushtarake. Në të njëjtën kohë, u njoftua krijimi i një fondi të përbashkët prej 10 miliardë dollarësh në dispozicion të kësaj force ushtarake kolektive, ku Rusia do të kontribuojë me 75 për qind të shumës.
Krijimi i kësaj aleance të re ushtarake, apo forcimi i komponentit ushtarako-teknik të organizatës, siç e klasifikoi presidenti rus, përbën një zhvillim të ri të rëndësishëm në skakierën gjeostrategjike të rajonit të Kaukazit dhe të Azisë Qendrore. Ajo ka një shtrirje gjeografike, që shkon nga Bjellorusia, në Kaukaz dhe deri në Azinë Qendrore, pra në të dy kontinentet, në Europë dhe në Azi. Në shumë qarqe diplomatike perëndimore produkti i ri ushtarak rus u quajt “Traktati i ri i Varshavës”, në shembullin e Traktatit ushtarak të dikurshëm, që Bashkimi Sovjetik i Stalinit kishte krijuar në kohën e luftës së ftohtë, duke vendosur kontrollin ushtarak mbi shtetet komuniste të Europës Lindore, nga Baltiku deri në Adriatik. Por, tani “Traktati i ri i Varshavës” ka një shtrirje më të gjerë dhe nis nga Europa e shkon deri në Azi.
Tërheq vëmendjen se krijimi i kësaj force të përbashkët ushtarake, të drejtuar nga Rusia, u shoqërua me disa hapa të tjera, të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Menjëherë sekretari i përgjithshëm i CSTO-së bëri të ditur se blloku i ri ushtarak i shtatë shteteve do të ketë gjithashtu një sistem unik të mbrojtjes ajrore, i cili do të ndërtohet e financohet nga Rusia. Ky sistem unik i mbrojtjes ajrore parashikohet nga shumë ekspertë se do të jetë, jo vetëm kontroll i hapësirës ajrore të aleancës dhe përdorim i saj për qëllime ushtarake nga Rusia, por një mundësi e re e forcave ushtarake ruse për të dislokuar sistemet e tyre të raketave në këto vende, si kundërpërgjigje e projekteve amerikane për të vendosur sistemin antiraketë në Poloni dhe në Republikën Çeke.
Një hap tjetër, që shoqëroi krijimin e bllokut të ri ushtarak, ishte edhe njoftimi që bëri presidenti i Kirgizisë, Bakijev, i cili zgjodhi Moskën, ku kishte ardhur për samitin e CSTO-së, për të shpallur se qeveria e tij ka vendosur që të mbyllë bazën ajrore që SHBA kanë me qira në Kirgizi dhe që e përdorin si bazë furnizimi për forcat e tyre në Afganistan. Është një bazë, që e kanë me mandat të OKB-së. Është sekret i njohur nga të gjithë, dhe i pohuar edhe në shtypin rus, se presidenti i Kirgizisë e mori vendimin për mbylljen e bazës nën presionin e Rusisë dhe pasi Rusia i ofroi 2,5 miliardë dollarë kredi dhe 150 milionë dollarë ndihmë, që duket jo rastësisht është e njëjta shifër me atë që SHBA i japin Kirgizisë si ndihmë çdo vit. Në Kirgizi edhe Rusia ka një bazë ushtarake, që nga viti 2003, por presidenti kirgiz nuk tha gjë për ndonjë mbyllje të saj.
Moska po bën një lëvizje të re dhe të rëndësishme strategjike me karakter sfidues, pa u mbushur mirë dy javë nga dita kur presidenti i ri amerikan, Barak Obama, filloi detyrën e tij si president dhe kur ai ka shpallur luftën kundër talebanëve në Afganistan një nga prioritetet e tij dhe ka njoftuar dyfishimin e trupave amerikane në atë vend.
Baza në Kirgizi është e vetmja që SHBA kanë në Azinë Qendrore dhe një nga rrugët më të sigurta për furnizimet në Afganistan, në një kohë kur furnizimet nëpërmjet Pakistanit janë të pasigurta dhe me kosto të lartë financiare dhe njerëzore. Duke i hequr SHBA-së këtë bazë dhe këtë vijë tranzitimi, Rusia e vë SHBA-në, dhe sidomos presidentin Obama, në një pozitë të vështirë. Në kushtet e mbylljes së bazës kirgiziane, SHBA do të detyrohen të hyjnë në tratativa me Rusinë për vijat e furnizimit dhe Moska menjëherë ofroi gatishmërinë për të biseduar për mundësinë e kalimeve nga territori i saj. Në këtë mënyrë, Rusia siguron largimin e SHBA nga Kirgizia dhe nga rajoni i Azisë Qendrore, dhe e kthen situatën strategjike në favor të vet. Që sfida ndaj Amerikës të jetë më e madhe, presidenti Medvedev i ofroi presidentit të Afganistanit gatishmërinë ruse për të ndihmuar forcat ushtarake afgane dhe për të zëvendësuar atje ndihmën amerikane.
Krijimi i një blloku të ri ushtarak të drejtuar nga Rusia në zonën e Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, ku janë pellgjet e rëndësishme gaz e naftëmbajtëse, manifeston përpjekjen e Rusisë për të kontrolluar këtë rajon strategjik me rëndësi botërore. Kontrolli ushtarak i rajonit do të thotë kontroll mbi burimet dhe politikat energjetike dhe vijat e eksportit apo të tranzitimit të këtyre shteteve. Rusia synon që të jetë ajo kyçi për burimet, rezervat e gazit dhe të naftës, në Azinë Qendrore, gjë që do të forconte pozitat e saj të një lojtari strategjik me peshë më të madhe botërore.
Faza e re ku po hyjmë, është se Rusia po kalon në një shkrirje të përdorimit të energjisë si instrument i politikës së saj ndërkombëtare të rivendosjes së statusit imperial të Bashkimit të dikurshëm Sovjetik, me përdorimin e kërcënimit të përdorimit të forcës ushtarake si instrument i arritjes së qëllimeve të veta strategjike. Kjo nuk përfaqësohet vetëm nga krijimi i këtij blloku të ri ushtarak, që do të jetë instrument i kontrollit rus në këto rajone, por edhe nga përdorimi i presionit ushtarak ndaj shteteve të tjera të rajonit të Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, të cilët nuk kanë pranuar të bëhen anëtarë të blloqeve të njëpasnjëshme, që po krijon Rusia. Nuk duket rastësi që menjëherë Moska shpalli se do të ndërtojë një bazë të madhe ushtarake në pjesën e territorit gjeorgjian, që ajo e pushtoi gushtin e vitit të kaluar, në Abhazi.
Krijimi i një Traktati të ri të Varshavës në një hapësirë që përfshin Azinë Qendrore, Kaukazin dhe Europën Qendrore, përbën një lëvizje strategjike e drejtuar kundër NATO-s. Aluzioni i presidentit rus se “forcat kolektive të bashkuara” do të jenë të një niveli si ato të NATO-s, është thjesht konfirmim i asaj politike konstante të Rusisë për t’iu kundërvënë NATO-s, dhe sidomos përhapjes së demokracisë perëndimore në ish-republikat sovjetike. Moska kërkon të përfshijë në kontrollin ushtarak sa më shpejt që të jetë e mundur shtetet e Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, për të evituar çdo mundësi të aspiratave apo orientimeve të tyre për anëtarësim në NATO. Ajo kërkon t’i bëjë presion të drejtpërdrejtë ushtarak Gjeorgjisë dhe Ukrainës, sepse këto dy shtete, që kanë kërkuar të hyjnë në NATO, kufizohen me anëtarë të këtij blloku të ri ushtarak rus.
Do të ishte një naivitet që të klasifikohej hapi i ri ushtarak i Rusisë për krijimin e këtij blloku si një lëvizje vetëm kundër SHBA-së dhe NATO-s. Ai drejtohet edhe kundër Bashkimit Europian, jo vetëm pse shumica e shteteve të tij anëtare janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, por edhe si organizatë. Traktati i ri i Varshavës po krijohet në kufijtë e BE-së. Rusia po kërkon të mbërthejë ushtarakisht burimet dhe linjat e furnizimit me gaz dhe naftë, që vijnë nga Azia Qendrore. Janë ato linja e burime, tek të cilat BE-ja planifikon të ketë akses dhe të pakësohet kështu varësia e madhe energjetike nga Rusia. Nga ana tjetër, një bllok i ri ushtarak, që shtrihet nga Bjellorusia deri në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, është një instrument i rrezikshëm në rivalitetet e mëdha të influencës në hapësirat europiane dhe aziatike, që në fund të fundit do të thotë pakësim dhe neglizhim i aspiratave të BE-së për të qenë një nga polet e fuqisë botërore.
Tani kemi një pamje të re të luftës gjeostrategjike mes Rusisë dhe Perëndimit. Ajo në disa drejtime po merr elemente dhe përmbajtje të kohërave të luftës së ftohtë. Këtu nuk ka asgjë për tu habitur. Vërtet lufta e ftohtë ka perënduar, por nuk kanë perënduar ato ambicie, ato strategji, ato ideologji imperiale, që krijuan dhe ushqyen luftën e ftohtë. Një Rusi, që ka ambicien të rikthejë Bashkimin Sovjetik, do të jetë vazhdimisht një burim ushqyes për luftërat e reja të ftohta në shekullin e 21-të

Marre prej gazets shqiptare Online


[ Edited Thu May 13 2010, 03:18pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 01:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Spartak Ngjela zyrtarizon partinë më të re në spektrin e djathtë

Partia e avokatit, për Ligj dhe Drejtësi regjistrohet në gjykatë
Partia Ligj dhe Drejtësi është forca politike më e re e regjistruar në vendin tonë. Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka shtuar në regjistrin e partive politike edhe këtë forcë politike e cila do ti përkas spektrit të djathtë. Partia e Spartak Ngjelës është edhe partia më e re që i është shtuar listës së gjatë të partive politike. Ndonëse është përfolur për këtë parti që shumë kohë më parë, avokati Ngjela ka arritur ta ligjërojë partin e tij vetëm ditën e djeshme me regjistrimin në Gjykatën e Tiranës. Partia Ligj dhe Drejtësi do të identifikohet me shkurtim si PLiDr dhe kryetari i parë i kësaj force politike do të jetë avokati Spartak Ngjela. Në gjirin e kësaj partie pritet të jetë edhe ish deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli i cili kohët e fundit është parë më afër se kurrë avokatit Ngjela. Këta dy deputetë i bashkon gjithashtu edhe largimi nga Partia Demokratike. Vetë Ngjela ka konfirmuar pak kohë më parë zërat e shumtë brenda mazhorancës për domosdoshmërinë e një koalicioni të djathtë, por jo në një çadër me kryeministrin Sali Berisha. Ngjela ka bërë të ditur se pjesë e këtij koalicioni, do të jenë dy partitë që kanë qenë jo pak kritike ndaj politikave të qeverisë, PDK-ja dhe LZHK-ja. Vetë Ngjela do të jetë në krye të partisë së re, që do të që është zyrtarizuar vetëm ditën e djeshme.
Ngjela është shprehur prej kohësh se, partia “Ligj dhe Drejtësi” do të ngrihet mbi principe të qarta dhe ka si qëllim “ringjalljen e besimit të shqiptarëve për daljen nga gjendja e paralizuar ku ndodhen”. Menjëherë pas konstituimit të partisë së tij, Ngjela pritet që të angazhohet në lëvizjen surprizë, pikërisht në fillimin e negociatave me dy partitë e tjera, LZHK-në e PDK-në, për krijimin e një koalicioni të djathtë, që pritet të ketë një qëndrim të ndryshëm nga koalicioni qeverisës. Mbi të gjitha, faktin se ata e shohin të pamundur një bashkëpunim me kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa LZHK-ja, prej kohësh është shprehur se do të dalë e vetme ose në një koalicion tjetër, por jo me Berishën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Drejtuesi i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se deri më tani politikat e qeverisë Berisha nuk kanë qenë aspak të djathta, duke shkuar gjithnjë majtas. Ndaj, Shehi, ka paralajmëruar se do të krijojë koalicion me ato parti që, në thelb të programit, por edhe angazhimit të tyre, do të kenë pikërisht politikat e djathta.
Politikat e PLD
Partia për Ligj dhe Drejtësi, ka paraqitur edhe principet ku do të mbështetet programi i saj politik. Ndërtimin e një demokracie liberale pluraliste në Shqipëri, të mbështetur në Kushtetshmërinë moderne, në Parlamentarizëm dhe në të Drejtat dhe Liritë Universale të Njeriut. Shmangien e të gjitha konflikteve të brendshme që kanë ardhur si pasojë e mungesës së gjatë të një qeverisjeje demokratike të mbështetur gjithnjë në zbatimin e saktë e të barabartë të ligjit. Mobilizimin e të gjitha burimeve fizike dhe intelektive; duke u vënë theksin gjithmonë e më tepër investimeve të reja në intelekt, në mënyrë që ky pastaj të bëhet mbështetja kryesore e investimit të kapitalit privat dhe shtetëror dhe vetë menaxhimit modern të shoqërisë, në të gjitha fushat e jetës. Ne duhet ta kthejmë shoqërinë tonë drejt punës; që qytetari të pasurohet dhe të jetojë më dinjitet nëpërmjet punës së vet.
Përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave joqeveritare në administratën publike, për të krijuar një bashkëpunim real brenda shoqërisë, drejt një administrimi publik transparent, dhe një shteti që do të dijë të ruajë ekuilibrat shoqërorë, duke respektuar maksimalisht personalitetin e individit. Konceptimin real e procedurial të transparencës së plotë dhe përgjegjshmërinë permanente në çdo fushë të jetës publike. Debat bashkëkohor, racional, realist dhe gjithmonë krijues, për të gjetur zgjidhje optimale në fushat si: ekonomia, politika e jashtme, kultura, arti, arsimi, shëndeti, bujqësia dhe blegtoria. Ne besojmë fuqimisht se ky program do të zgjidhë problemet e Shqipërisë dhe do të hapë rrugët e përparimit të saj. Ne presim që ky program, të cilin e prezantojmë për vlerësimin e publikut tonë, do të bëhet një nismë e re për Shqipërinë. Duke qnë brenda frymës dhe aspiratave të popullit, ne kemi bindjen se çdo gjë do të bëhet më mirë me zbatimin e kësaj alternative.



[ Edited Thu May 13 2010, 03:19pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 05 2009, 02:57pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sfida

Ilir Meta lëshoi në Shkodër dorashkën e sfidës televizive ndaj Edi Ramës.Dhe dukej që ishte serioze Deri në masën e përballjes me kryesocialistin në televizionin që thuhet se kontrollohet prej tij dhe në një fushë që sipas socialistëve Rama e ka të kontrollueshme. Pra Meta, pranon ta nisë sfidën qoftë edhe me dy pikë minus. I mbetet Ramës vendimi publik për ta pranuar këtë sfidë.
Nëse ai pranon, nuk do t'i bëjë vetëm një "nder" multi-fitimprurës televizionit që do të organizojë debatin. Por me këtë rast do të marrin fund edhe zërat akuzonjës se vetë Rama nuk hyn kurrë në debat. Do të reshtin hamendësimet se Rama e ka frikë përballjen me Metën për shkaqe që vetëm ata të dy i dinë. Do të sfumohen pandehmat se Rama nuk e parapëlqen debatin "LIVE", sepse nuk e kontrollon dot. E përveç këtyre, Rama do të ketë edhe mundësinë më të madhe për t'i thënë direkt ish-mikut Ilir, se ku ka gabuar, se pse ka gabuar, se ku po vazhdon të gabojë dhe si mund të korrigjojë gabimet. Por fitorja më e madhe e pranimit të debatit nga ana e Ramës do të jetë për vetë socialistët, që vazhdojnë të quhen kështu vetëm për inerci. Janë ata që e ndiejnë handikapin më të madh e një mossqarim publik për ndarjen e së majtës dhe tejthellimin e hendekut që çan LSI me PS. Socialistët duhet të kuptojnë se pse u shërben në këtë moment ideja përtej tyre dhe përtej së djathtës, kur vetëm me bashkimin e të gjithë së majtës ata ishin fitimtarë në 2005-ën, jo më në 2009, kur mbi Berishën rëndojnë me dhjetëra zullume. Pse të majtët duhet të rrezikojnë në një fushë të minuar, ku lëvizin edhe të djathtët (sipas idesë së përtejshme), kur vetëm me pak dëshirë dhe vullnet ata janë të sigurt në fitoren e tyre. Dhe ishte pikërisht premtimi i këtij bashkimi që i ka dhënë Ramës fuqinë e besimit. Ky do të ishte sqarimi publik që kërkohet prej kreut të PS-së dhe që pranimi i sfidës së Metës ia jep mundësinë e shpëlarjes së ndërgjegjes. Por nga ana tjetër do të jetë vetë Rama që do t'i japë përgjigje pretendimeve të Metës. Pra, nuk do të jetë i detyruar të nxjerrë pas çdo pasthirrme të kreut të LSI-së, zëdhënësit e shumtë të PS-së, apo ndonjë partie të re.
Por ka shumë gjasa që Rama edhe të mos pranojë, ashtu si në fakt ka bërë deri tani. Pa paragjykime apo profetizime, nuk duhet besuar se kjo sfidë e kësaj radhe e Metës mund të jetë më e veçantë se të tjerat, që ta bindin Ramën për një debat televiziv pa dorashka dhe manipulime montazhesh. Ndoshta ende nuk e ka kuptuar se mijëra njerëz, votues potencialë, por edhe të kënduar e të parë nëpër botë, vlerësojnë më shumë debatin e hapur e të drejtpërdrejtë, rrahjen e ideve, por qoftë edhe përballjen e akuzave, se sa mitingjet elektorale, ku të kënaqet syri me ngjyra e të ngrohet veshi me thirrje, por ku nuk të mbetet asgjë në mendje. Mospranimi i debatit nga vetë kryetari i Partisë Socialiste, do të përforcojë "thashethemnajën" që qarkullon nëpër studiot televizive, se ai nuk toleron që në një debat ku janë të ftuar ekspertët apo drejtuesit e LSI-së të jenë edhe homologët e PS-së. Eshtë kjo një strategji për të treguar se partia që drejton Rama është shumë e madhe dhe nuk ka kohë të humbasë me parti të vogla si ajo që drejton Meta, apo vazhdon të mbizotërojë shprehja "gjigande" e Ruçit, se LSI është pika e ujit në detin e së majtës (tani përtej saj), këtë mund ta shpjegojë vetëm Rama.
Mospranimi i sfidës televizive nga Rama nuk do të jetë gjë tjetër, veçse pohimi pa zë i dyshimit të madh se ai nuk i përballon dot tensionet e një debati, ku "gabimi" i fundit i këtij lloji nga ana e kryesocialistit daton vite më parë, dhe as nuk mbahet mend p.sh., nga vullnetarët e rinj. Por nuk janë të paktë këta vullnetarë të rinj që kanë ndjekur me ëndje debatet mes Obamës (idhulli i Ramës) dhe rivales Klinton brenda një force politike e më pas mes Obamës dhe Mekein, kundërshtarë politikë. Dhe ndoshta edhe për hir të këtyre vullnetarëve të rinj, që besojnë se Rama do t'u sjellë politikën e re, ai duhet të pranojë debatin. Sepse një politikë e re, që flet 24 orë për engjëllin Obama, ndërsa vepron si djalli Mugabe, nuk është gjë tjetër veçse politikë pedokrate.
Në të vërtetë jemi të etur të shohim një debat që e tejkalon monotoninë e përballjeve të sotme. Rama duhet ta mësojë që debati është pjesë e fitores që ai kërkon. Në një përballje televizive ai merr, ose humbet pikë, kjo është në varësi të zotësisë. Drejtpërdrejtë, përballë kundërshtarit politik, atij i vlerësohen dhjetëra të dhëna personale që duhen për një aspirant-burrështeti. Si fillim Rama duhet të pranojë sfidën.
Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Thu May 13 2010, 03:20pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Thu Mar 05 2009, 09:58pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
kur te bajn meta me salen kualicon mos me lan psikopatin rama me ardhe ne pushtet


Back to top
L - N
Fri Mar 06 2009, 11:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dorëheqja e Edi Ramës nga kryetar Bashkie para zgjedhjeve, kushti që të justifikohet paralajmërimi ogurzi i ambasadorit amerikan për Revolucion “Portokalli” pas zgjedhjeve

Written by Gazeta SOT
Friday, 06 March 2009 10:29
Nga Kastriot MYFTARAJ
Paralajmërimi për Revolucion “Portokalli” të llojit ukrainas në Shqipëri, i bërë nga ambasadori amerikan Withers, ditën e diel është një gjë sa kuptimplote aq edhe e rëndë. Mesazhi diplomatik është i qartë derisa ambasadori Withers nuk hezitoi që të dilte në emisionin humoristik “Portokalli” në Top Channel, ku foli për Revolucion “Portokalli”, çka fiton një domethënie të qartë, po të mendojnë se diplomati amerikan doli pikërisht në mes të një skene ku imitohej ai vetë, duke treguar një përrallë ku qortohej Berisha, çka e kënaqte shumë Edi Ramën të pranishëm. Në Shqipëri, Revolucioni “Portokalli” precipiton në luftë si në vitin 1997, prandaj është një përgjegjësi e madhe të flasësh në këto terma. Ky veprim i ambasadorit amerikan mund të justifikohet vetëm me atë se amerikanët kanë të dhëna të sigurta se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri mazhoranca i ka të humbura dhe se Berisha planifikon t’ i manipulojë zgjedhjet për të siguruar edhe një mandat tjetër qeverisës. Në rast se është e vërtetë që amerikanët kanë të dhëna se Berisha kërkon të manipulojë zgjedhjet, atëherë dalja e ambasadorit amerikan në “Portokalli” duhet përshëndetur si një gjetje me vend, madje brilante diplomatike, e denjë për manualet diplomatike. Nesër, në rast se qielli i Tiranës do të portokallizohet nga plumbat, të gjithë do ta kujtojmë paralajmërimin e ambasadorit amerikan.
Në rast se ambasadori amerikan ka vepruar duke u nisur nga shqetësimi i Washingtonit, atëherë daljen e tij në emisionin “Portokalli” mund ta konsiderojmë një mision të “Good office” në raport me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Por ka një problem dhe ky qëndron tek Edi Rama. Edi Rama nuk po vepron si një lider, i cili ka sigurinë se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë mjaft që të krahasojmë sjelljen e Edi Ramës me ish-liderin e së majtës italiane, Valter Veltroni, të cilin Edi Rama e shikonte si model dhe si të ngjashmin e vet, për shkak se Veltroni kishte qenë kryetar i Bashkisë së Romës para se të bëhej lider i partisë më të madhe të së majtës italiane, si dhe për shkak se Veltroni dhe Rama kishin të njëjtin pasion për basketbollin (Veltroni është president nderi i Ligës së basketbollit të Italisë).
Veltroni, në prag të të parave zgjedhjeve parlamentare ku do ta udhëhiqte të majtën si kryetar partie, zgjedhjeve të 12-13 prillit 2008, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Romës, në mënyrë që ta vinte emrin i pari në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së vet. Veltroni dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Romës dy muaj para zgjedhjeve, në 13 shkurt 2008. Me këtë gjest Veltroni tregoi seriozitet në angazhimin e vet politik në krye të së majtës italiane, në zgjedhje. Veltroni mund të kishte hezitime se do t’ i fitonte zgjedhjet, megjithatë ai nuk e bëri veten, që kur e kapërceu “Rubiconin” e vet, të ruante një “barkë shpëtimi” në rast humbjeje. Veltroni me dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë para zgjedhjeve parlamentare tregoi se besonte tek fitorja dhe do të jepte gjithçka për të, duke mos mbajtur rezerva.
Në rast se Edi Rama do të besonte vërtet tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme, ai duhej të ndiqte shembullin e Veltronit dhe të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë, për ta udhëhequr PS-në në zgjedhjet e ardhshme si kandidat për kryeministër, emri i të cilit është i shënuar i pari në listën e kandidatëve të PS, në çdo qark, siç i takon kryetarit të partisë. Fakti që Edi Rama nuk do të veprojë kështu, nuk mund të justifikohet me frikën se Berisha mund t’ i manipulojë zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama duhet të urojë që Berisha ta bëjë këtë gjë, sepse në rast se ndodh kështu, atëherë do të justifikohet zbatimi i skenarit ukrainas të Revolucionit “Portokallit”. Në rast se Berisha do të manipulojë zgjedhjet e qershorit, atëherë reagimi ndërkombëtar do të jetë i tillë që Berisha nuk do të arrijë që të rrijë në pushtet më tepër se disa muaj, dhe në vjeshtën e këtij viti do të kemi përsëri zgjedhje. Kjo do të ishte një fitore e dyfishtë për Edi Ramën. Madje, dorëheqja e Edi Ramës paraprakisht nga posti i kryetarit të Bashkisë, për të qenë i pari në listën e kandidatëve të PS, do të shihej si prova përfundimtare se PS vërtet nuk ka hyrë në zgjedhjet parlamentare me dyshime se nuk mund t’ i fitojë ato edhe sikur të jenë të lira dhe të ndershme.
Që të besohet se shqetësimi i ambasadorit amerikan, tekefundit edhe i qeverisë që ai përfaqëson, është i sinqertë, duhet të Edi Rama të kishte dhënë dorëheqjen paraprakisht nga posti i kryetarit të bashkisë, me çka Rama do t’ i obligonte edhe më tepër ndërkombëtarët për t’ u angazhuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme. Derisa Edi Rama nuk jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë para zgjedhjeve parlamentare dhe ta marrë seriozisht rolin e vet si lider i PS dhe kandidat i saj për kryeministër në zgjedhje, atëherë paralajmërimi i ambasadorit amerikan për Revolucion “Portokalli” në Shqipëri fiton një kuptim tjetër. Ky kuptim tjetër është se ambasadori amerikan po i bën shantazh mazhorancës në pushtet që të lëshojë në zgjedhjet e ardhshme, në favor të Edi Ramës, duke pranuar që t’ i humbë vetë ato, nën kërcënimin amerikan për një rebelim të armatosur pas zgjedhjeve. Shkurt, ambasadori amerikan i bën presion Berishës që jo thjesht të pranojë humbjen e zgjedhje, por të veprojë në mënyrë që zgjedhjet t’ i fitojë Edi Rama, pra që PS të ketë mazhorancën e vetme në parlamentin e ardhshëm. Nuk përjashtohet që PS e Edi Ramës t’ i fitojë zgjedhjet e vetme, dhe në rast se i vidhet fitorja të ketë të drejtë të bëjë një Revolucion “Portokalli”, por dorëheqja e Edi Ramës para zgjedhjeve nga posti i kryetarit të bashkisë, do të ishte kushti që paralajmërimi i ambasadorit amerikan të mos ngjajë si një ultimatum për grusht shteti në rast se Berisha nuk kapitullon në zgjedhje.
Kjo është një gjë shumë e rëndë, është atentat ndaj Kushtetutës, demokracisë dhe gjithçkaje të imagjinueshme. Me deklaratën për Revolucionin “Portokalli” ambasadori amerikan ka filluar fushatën elektorale në favor të Edi Ramës, në mënyrën më të dhunshme të imagjinueshme. Deklarata e ambasadorit amerikan është simptomë e panikut të Edi Ramës. Edi Rama tash ka vetëm një shqetësim, se mos humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në një mënyrë të qartë, dhe të pakundërshtueshme, kur nuk do të ketë çfarë të thotë. Këtu nuk e kam fjalën se zgjedhjet do t’ i humbë e majta në përgjithësi, por se në zgjedhjet do të humbë PS e Edi Ramës. Në këtë rast, Edi Ramës do t’ i duhej të ndiqte shembullin e Veltronit dhe, sipas statutit të PS, të jepte dorëheqjen. Këtë gjë Edi Rama nuk do që ta bëjë. Edi Rama kërkon që t’ i fitojë zgjedhjet në tavolinë, me anë të ambasadorit Withers.
Edi Rama e di se duke mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë para zgjedhjeve parlamentare, në kohën që do ta udhëheqë partinë e vet në këto zgjedhje, ai ka një kosto elektorale. Se në zgjedhje mazhoranca e sotme do të dalë me kandidatin e vet për kryeministër që është Berisha, blloku i udhëhequr nga LSI do të dalë me kandidatin e vet për kryeministër që është Ilir Meta, dhe që të dy do të jenë në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e ardhshme. Nëse Edi Rama do të jetë kandidati i PS për kryeministër, ai do të jetë i pari kandidat për kryeministër në historinë e politikës së vendeve demokratike, që nuk kandidon edhe si deputet. Kjo nuk është e detyrueshme, por është qartësisht mungesë respekti për parlamentin. Ky ekuivok i Edi Ramës sigurisht që do të influencojë tek një përqindje votuesish të së majtës, që të mos votojnë për PS, por për LSI.
Mosdhënia e dorëheqjes nga posti i kryetarit të Bashkisë, nga ana e Edi Ramës para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të jetë një provë e lakmusit për të treguar se a ka qenë vërtet kushtetuetshmëria, motivi i ambasadorit amerikan në angazhimin e tij kundër ligjit të lustracionit. Në rast se PS do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke pasur si kryetar, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, atëherë kjo përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke u nisur nga natyra e ligjit zgjedhor aktual, edhe në rast se Edi Rama nuk kandidon për deputet. Sipas ligjit zgjedhor në fletën e votimit shënohet emri i partisë dhe i kryetarit të saj, çka do të thotë se në fletën e votimit në krah të emrit të PS do të jetë dhe emri i Edi Ramës, që është dhe kryetar bashkie i Tiranës. Kjo do të thotë se, pavarësisht se Edi Rama nuk e vendos emrin në listën e kandidatëve, ai, sipas ligjit është në situatë të papajtueshmërisë së mandateve, mes dy pushteteve, atij vendor dhe atij legjislativ, sipas interpretimit që është bërë ligjit në rastin e kandidimit për kryetar bashkie të Tiranës të deputetëve Spartak Ngjela dhe Sokol Olldashi. Në rastin e Ngjelës dhe Olldashit papajtueshmëria e mandateve u konsiderua sikur fillonte që në momentin e kandidimit për kryetar bashkie, çka i detyroi ata që të japin dorëheqjen si deputetë që në momentin e kandidimit. Në rastin e Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai duhet të japë dorëheqjen në momentin që PS do të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që emri i tij të shënohet në fletën e votimit, si kryetar i partisë. Se tekefundit, thelbi i rënies ndesh me Kushtetutën, ka të bëjë me interferimin e dy pushteteve, çka është e ndaluar me Kushtetutë.
Ambasadori amerikan sigurisht që i di të gjitha këto, por nuk i bëjnë përshtypje se ai është pjesë e kësaj loje mafioze, me shumë përfitim edhe për të. Me deklaratën e tij për Revolucionin “Portokalli” ambasadori amerikan i ka future marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në një tunel të errët në fund të së cilit nuk ka aspak dritë, e aq më pak ngjyrë portokalli. Unë pyes veten se si do të reagojnë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, zyrat e specializuara të shërbimit sekret shqiptar, në analizat e tyre. Këto zyra kanë detyrim që të analizojnë çdo rrezik për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, dhe deklarata e ambasadorit amerikan është qartësisht një rrezik i tillë. Por ambasadori amerikan e di mirë se ai Bahri Shaqiri dhe as Ina Rama nuk guxojnë të shkojnë ndërmend gjëra të tilla, se ata e shohin veten si nomenklaturë e ambasadës amerikane. Por ambasadori amerikan, nuk duhet të presë as që shqiptarët e përgjegjshëm të tremben nga Bahri Shaqiri dhe Ina Rama, kur është fjala për ta frenuar këtë ambasador të papërgjegjshëm, i cili po sillet si “Travisi” i tërbuar.

-email- This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it


[ Edited Thu May 13 2010, 03:21pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Mar 06 2009, 12:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ish-deputetë e zv.ministra të PS kalojnë tek LSI

Vendosur: 06/03/2009 - 09:06

Deputetë ish-ministra socialistë dhe anëtarë forumesh i janë bashkuar dje LSI-së. Gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili përshëndeti vendimin vullnetar të tyre dhe bashkimin e forcave të majta për fitoren e 28 qershorit. Pjetër Dema, ish-deputet i PS, ish-zv.ministër i Energjetikës, Hasan Hoxha, ish-deputet, drejtues i PS në Tiranë dhe anëtar i KPD të PS për shumë vite, Qemal Kuçi, Ish-sekretar i PS në Tiranë, Lufti Lami, ish- sekretar i PS për rrethin e Tiranës dhe këshilltar Bashkia Kamëz dhe të tjerë i janë bashkuar dje Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas tyre arsyeja e largimit nga Partia Socialiste ka qenë mënyra se si lidershipi i saj po drejton këtë parti, duke përjashtuar ata që kanë pasur kontribute që në krijimin e saj. Nga ana e tij, Petrit Vasili ka akuzuar dhe kryetarin socialist Edi Rama, se me anë të premtimeve për leje ndërtimi po godet elementë të dobët të LSI-së, për t’i tërhequr drejt PS-së. “Amoraliteti i blerjes me leje ndërtimi dhe para të thata në dorë të individëve të tillë nuk i ka bërë asnjë dëm LSI-së, përkundrazi ka pasur një efekt spektakolar pozitiv, sepse e çliruar prej tyre LSI ka shtuar radhët e saj me qindra e qindra anëtare dhe organizata të tëra partish në të gjithë vendin, që i bashkohen asaj dhe moralit të shëndoshë politik dhe personal të saj”, tha Vasili. Ndërkaq tre anëtarë të Këshillit Bashkiak të Vlorës, përfaqësues të LSI-së i janë bashkuar PS-së. Albana Hodaj, Marand Hoxha dhe Artan Licaj deklaruan dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se “puna e tyre në strukturat e LSI-së së Vlorës nuk është vlerësuar dhe e shikonin si një forcë me pak perspektivë dhe jo largpamëse”.

Marre prej Gazeta Panorama Online

Asnji prej antarve dhe deputetve te klas politike shqiptare nuk nryshon parti per principe politike por shumica nryshojn grupime vetem per me fitu ka ana ekonomike personalisht. Ky fenomen asht ba tipike e klas politike Shqiptare. Si nuk po bahna njerz kurr mor zot, a thu vjen najhere ajo kohe qe shumica e klas politike shqiptare me vu kombin perpara fites personale me cdo kusht, ku ku per popullin tem ne dore te kuj ka met e ma ku ku per popull temin qi ju nep voten hajdutave te vet.


[ Edited Thu May 13 2010, 03:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2948 sec, 0.0807 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,335kB