Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Vetem politik |
Go to page 1 2 3 4 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Një zë nga shkretëtira shqiptare Nga Agim HAMITI Agjensia e Lajmeve "SOT" "Më së fundi!", thashë me vete, kur lexova në Internet artikullin e Z. Kastriot Myftaraj "Partia e Sigurimit dhe partia e Denoncuesit", botuar në gazetën “Sot”. Vlera e vërtetë e atij artikulli për mua nuk qëndronte në epitetet e merituar adresuar PS dhe PD, dy nofullave të morsës së kuqe që ka mbërthyer në fyt Shqipërinë e po i merr frymën, por tek denoncimi i dorës së fshehtë që vajis e shtrëngon gradualisht atë morsë – diplomacia anglo-amerikane. Sikur PS dhe PD të mos punonin për interesat e të huajve por t’iu shërbenin vërtet shqiptarëve, dy kryesitë e tyre sot do të ishin doemos në burg pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, të papranueshme edhe për vendin më të prapambetur të Afrikës. Por SHBA dhe Evropa, jo vetëm që nuk iu thanë “plaç!” me gojë atyre, por u rrahën edhe krahët e i lanë përsëri në pushtet, për të vepruar sipas urdhrave që do t’iu jepeshin. Sa më e zhytur të jetë në krim e korrupsion një qeveri kukull, aq më e bindur do të jetë ndaj urdhërdhënësve të saj. Për të zbardhur të vërtetën e firmave piramidale, shembja e të cilave u përdor si shkak për t’i zhytur shqiptarët në një luftë vëllavrasëse të verbër, e fitoi « tenderin » një firmë financiare angleze (kush e ka harruar, të shfletojë shtypin e kohës). Pas dy muajsh, kjo firmë kërkoi asistencën teknike të një simotre amerikane (Inteligjencë-Servisi fton gjithmonë CIA- n për të hermetizuar kapakun e problemeve irrituese). Pasi morën shpërblimin e premtuar prej 3 milionë dollarësh nga qeveria shqiptare për shërbimin e kryer, dy firmat e lartpërmendura u larguan qetësisht, duke e varrosur njëherë e përgjithmonë të vërtetën makabre të firmave piramidale. Ku shkuan 7 miliardë dollarët e përfolur nga shtypi shqiptar që disponoheshin prej këtyre firmave? Ndofta kanë shkuar për të kërkuar dosjen e floririt të grabitur që sipas raportit të paraqitur prej ish ministrit të kontrollit të shtetit, Blerim Çela, në vjeshtë të vitit 1993 në parlamentin shqiptar, bëhej fjalë për 279 ton ar të zhdukur pa adresë dhe një vakum dokumentacioni prej 12 vjetësh, pikërisht në periudhën kur diktatura ka sekuestruar me dhunë floririn e tregtarëve e të familjeve të pasura. Për më tepër, gazeta RD denoncoi më 1991një grabitje rishtas të arit shqiptar me urdhër të R. Alisë. Madje u dhanë edhe hollësi lidhur me përmasat e arkave ku ishin vendosur lingotat e floririt që fluturoi me avion dhe emri i “sipërmarrësit të mallit” – zvicerani Xhon Megou. Ku përfundoi gjithë ky flori i grabitur prej atij vendi pa zot me emrin Shqipëri? Me siguri atje ku përfundojnë përshpirtjet e një populli të tradhtuar, tek kolonizatori i maskuar si mik. Pikërisht për këtë arsye më impresionoi artikulli pasardhës i Z. Myftaraj "Letër e çifutit Marks drejtuar çifutit lavash…". "Sa shumë m’u desh të prisja – nëntë vjet! – para se të dëgjoja këtë zë të ardhur nga shkretëtira shqiptare", mendova. Ishte dita e Ujit të Bekuar – 6 janari 2000, kur së bashku me gruan e dy fëmijët e mitur u largova me dokumente false nga Shqipëria. Një person i besuar kishte shtypur në Itali 1000 kopje të librit tim me ngjarje të jetuara e personazhe realë, Odiseja e një detektivi. Mbi kopertinë ishte shkruar “roman”, për të shmangur rrezikun momental të personave që do t’i shpërndanin kopjet e librit midis studentëve të gjithë fakulteteve të universitetit të Tiranës. Megjithëse i shtypur me gabime nga shtypshkronja italiane, mesazhi i librit ishte i qartë: kolonizimi i fshehtë i Shqipërisë nga Anglia nëpërmjet rekrutimit agjenturor të Enver Hoxhës prej misionarëve anglezë – kuadro me përvojë të Inteligjencë-Servisit-, që vepronin pranë Shtabit të Përgjithshëm partizan gjatë viteve të luftës. Ngjarjet e librit, të jetuara në kampin e punës së rëndë të detyruar të të burgosurve politikë në Qafë-Bari, Pukë, i përkasin periudhës shtator 1983 – korrik 1984. Me sugjerim të protagonistit të ngjarjeve, ish agjent sekret i nivelit të lartë botëror, (larg qoftë i tipit Asim Aliko!), duhej respektuar parimi i ruajtjes së sekretit me rëndësi të veçantë për një afat 15 vjeçar. Pra, dorëshkrimi nuk duhej publikuar para korrikut 1999. Pas largimit tim nga Shqipëria, bashkëpunëtorët e mi shpërndanë, më 20 janar 2000, 850 kopje të librit nëpër fakultetet e universitetit të Tiranës dhe 50 kopje në Durrës e Vlorë. Më vonë, 100 kopjet e fundit u janë dhënë në dorë intelektualëve të veçantë në SHBA, Kosovë e Maqedoni. Vetëkuptohet, kuadrot neokomunistë janë mbushur me frymë të lehtësuar duke mësuar nëpër faqet e librit se "militaristët e Londrës", siç i quante diktatori padronët e tij, dhe "imperialistët e Ëashingtonit" ishin dadot, miqtë dhe përkrahësit e zjarrtë të "heronjve të internacionalizmit proletar". Të tjerët, të humburit (dhe këtu hyn shumica dërrmuese e shqiptarëve), kanë ndjerë shijen e hidhur të zhgënjimit. Muajt e vitet kalonin dhe mungesa e plotë e reagimit në ndonjë farë forme të pjesës së painfektuar të inteligjencies shqiptare më habiste. Mendoja: "Si është e mundur të mos reagohet ndaj denoncimit publik të një problemi madhor kombëtar, i cili i ka lënë e po i lë pa të ardhme Shqipërinë e Kosovën? Edhe lopët reagojnë ndaj gjakut tek vendi ku theret ndonjëra prej tyre. Pajtimi me skllavërinë ka çmim shumë më të shtrenjtë se përpjekja për t’u çliruar prej saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një përpjekje të qytetëruar, pa dhunë, pa arrogancë, por me një mjet shumë të denjë për kohën tonë, me një mjet kulture, me libër". Nuk ma donte kurrsesi zemra të pranoja se në vendin tim kishte hedhur rrënjë dukuria fatale shoqërore e përshkruar prej një antropologu: "Si pasojë e degjenerimit të tij, populli është i prirë t’i përshtatet në një mënyrë organike gjendjes së tij të degraduar". Personazhet realë të atij libri, pjesa më e madhe e të cilëve mbajnë emrat origjinalë edhe në botimin shqip, kanë vëllezër, motra, kushërinj, miq e shokë në Tiranë e gjetkë. Emrat e tyre figurojnë në zyrat e gjendjes civile të Tiranës. Kushdo mund ta provojë një gjë të tillë, mjafton që ta dojë të vërtetën dhe t’i interesojë ajo. Gazetarët e moralshëm rrezikojnë jetën në vende të huaja, për të ndriçuar ngjarjet në zonat e nxehta të globit, të cilat ndikojnë fare pak apo aspak në të ardhmen e vendeve të tyre. Mesatarisht, 60 gazetarë në vit humbasin jetën në krye të detyrës nëpër botë. Edhe ata e duan jetën njësoj si gazetarët shqiptarë, veç profesionin dhe të vërtetën i duan më shumë se kolegët e tyre shqiptarë. Për arsye të atij libri, mua më është njohur e drejta e azilit politik të posaçëm në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria shpreson të hyjë një ditë. Do të kisha dëshirë që qeveria shqiptare në bashkëpunim me urdhërdhënësit e saj – ambasadorin amerikan e atë anglez në Tiranë – të më padisin në gjyq, se iu kam njollosur "aleancën historike". Motivacioni me të cilin më është njohur e drejta e azilit politik në Bruksel është një shuplakë morale për ata dhe paraardhësit e tyre. Ose, të paktën, të ndërhyjnë pranë autoriteteve belge të më mohohet e drejta e azilit, se për këtë gjë i kam ndihmuar pak edhe unë: i kam deklaruar me shkrim qeverisë së Belgjikës se jam gati të kthehem (si person) vullnetarisht në vendin tim 6 muaj mbasi ajo të ketë botuar në Shqipëri (nëpërmjet konsullatës së saj) dy vëllimet e librit tim mollë sherri (në të vërtetë, ai ka dy vëllime). Këtë deklaratë e kam depozituar gjithashtu pranë Oborrit Mbretëror belg, Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Gjenevë, Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë dhe redaksisë së gazetës Le Monde në Paris (së bashku me disa dokumente për t’i mbajtur në ruajtje kjo e fundit). Shoqëria e çoroditur shqiptare është sot viktimë e një manipulimi antishqiptar të studiuar e të investuar fuqishëm nga jashtë e nga brenda. Varfëria e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga pushtetarët, shkatërrimi ekologjik i vendit, degradimi total i arsimit, atrofizimi kulturor e shpirtëror i shoqërisë, nxitja e shthurjes morale galopante të brezit të ri e fenomene të tjerë negativë aspak të rastësishëm errësojnë të ardhmen e vendit dhe kanalizojnë energjinë e popullit në dëm të tij. I dërguari i Asfalisë në Tiranë, Janullatos, e ka nderë rrjetën e merimangës së zezë në gjithë Shqipërinë e drobitur, që është katandisur si Rosinanti e mezi qëndron në këmbë. Ai do e mbjellë së shpejti tokën shqiptare me eshtra grekësh, për t’iu shtruar rrugën me kurora planeve aneksioniste të Athinës ndaj vendit tonë. Varfëria i ka detyruar një pjesë të shqiptarëve të lënë jo vetëm vendin e tyre, por edhe kombësinë, veprim ky i nxitur nëpërmjet përfitimesh të çastit nga organizatat vorio-epiriote. Minoriteti grek në Shqipëri ngjiret duke thirrur se jeton në tokat e tij, ndërkohë që të parët e tyre kanë jetuar si bujq me mëditje tek pronarët shqiptarë dhe nuk trashëgojnë asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. Ndikimi i ekonomisë dhe kulturës greke në disa qytete të jugut është dominant dhe rritet vazhdimisht. Në të ardhmen, duke përfituar edhe nga legjislacioni i një Evrope tinzare të Bashkuar vetëm në pamje, Athinës do t’i mjaftonte organizimi i një referendumi në zonat jugore të Shqipërisë për t’i kaluar administrativisht ato nën kontroll të saj. Ndërkohë ndaj rinisë shqiptare ushtrohet një propagandë e shfrenuar për braktisje të ndjenjës kombëtare, në emër të evropianizimit, të globalizimit, «të qytetarit planetar». Tullumbace diplomatike me destinacion vendet e pazhvilluara. Në Hënë valëvitet flamuri amerikan, jo ai i OKB që do të përfaqësonte gjithë planetin. Për të përballuar krizën e përgjithshme ekonomike që ka pllakosur botën e industrializuar, në teori përpilohen plane të përbashkëta, por shpejt hiqet dorë prej tyre dhe aplikohen plane proteksioniste kombëtare të shteteve më të fuqishëm, siç qe dhe ky i fundit i presidentit Obama. Ndërsa shqiptarët duan t’i katandisin t’ju vijë turp një ditë të quhen të tillë. Ajo që duket sot në bulevardet e Tiranës dhe qyteteve të tjerë është vetëm fasada e një drame të heshtur, metastazat kanceroze të së cilës po paralizojnë gradualisht shoqërinë shqiptare. Adelbert Shamizo ka shkruar: Gjithkush i a ka për borxh atdheut gjak e gjithçka, Dikush ia ha me qejf atdheut gjak e gjithçka. Në Shqipërinë e sotme punohet me të gjitha mjetet që shoqëria të prodhojë sa më shumë monstra që ia hanë me qejf atdheut gjak e gjithçka. Për këtë shfrytëzohet me sukses trashëgimia e egërsisë së diktaturës komuniste. Dikur, një grup oficerësh sigurimi i prenë këmbët me sharrë për së gjalli ish sekretarit të Gurakuqit, Lazër Shantoja, duke i bërtitur derisa dha shpirt ky atdhetar i shquar: "Hë, po tani, a e do më Shqipërinë Etnike?" Bën mëkat t’i quash njerëz krijesa kaq të përçudnuara, pa le më shqiptarë! Ëndrra e armiqve të Shqipërisë është ta shikojnë shoqërinë shqiptare të dominuar pikërisht nga këta kanibalë. Politikanët shqiptarë janë thjeshtë marioneta. Ata janë zgjedhur me kujdes si individë që janë të gatshëm për të bërë gjithçka për hir të karrierës së tyre të pamerituar. Pavarësisht se u pëlqen të vetëquhen qeveritarë, ata janë në të vërtetë skllevër rrethanash. Për rolin e ulët që kanë marrë përsipër në dëm të popullit e të atdheut të tyre, ata janë të padenjë t’i urresh, veç t’i neverisësh. Në këto kushte, mefshtësia e pjesës së ndershme të inteligjencies shqiptare i krijon hapësirë së keqes. Dhe vjen një ditë që e keqja ose do të të bëjë për vete, ose do të të nxjerrë jashtë shtëpisë. Sa më gjatë ta lësh pa sulmuar sëmundjen, aq më i vështirë bëhet shërimi prej saj. Megjithatë, punën me librin unë do ta çoj përpara edhe i vetëm. Nuk do të vonojë shumë e ai do të botohet në një gjuhë premtuese. Sipas një proverbi romak, "pika e ujit e shpon shkëmbin jo me forcën, por me këmbënguljen e saj". Edhe mendimi i vyer i një kundërshtari mund të të ndihmojë: "Humbja nuk është fatale, suksesi nuk është i përhershëm ; vendimtare është vendosmëria e përpjekjes", ka thënë Ëinston Churchill, njeriu që i dha OK gjeneral Dejvisit më 1943 për të rekrutuar Enver Hoxhën në cilësinë e agjentit potencial, me pikësynim uzurpimin e pushtetit në Shqipëri me ndihmën e tyre. Megjithëse disponoja prova të pakundërshtueshme për motivimin e kërkesës time për azil politik në Bruksel, autoritetet belge u treguan shumë të ngurta. Sigurisht, me rekomandimin e aleatëve të tyre të mëdhenj. Këmbëngulnin se njohja e të drejtës së azilit politik me atë motivacion që pretendoja unë dëmtonte imazhin politik të Shqipërisë dhe vështirësonte hyrjen e saj në BE. Për kompensim të dorëheqjes nga ky status, më bëheshin oferta ekonomike të favorshme, të shoqëruara me njohjen e nënshtetësisë belge. Meqenëse unë isha i prerë në vendimin tim, ata aplikuan një taktikë tjetër, për të ma vështirësuar në maksimum arritjen e objektivit tim. U thirra pesë herë për dhënie interviste, ndërkohë që ligji procedural parashikon vetëm dy herë. Më thërrisnin pas orës 14, kur shumica e zyrtarëve largoheshin. Për disa orë rresht, më duhej t’iu përgjigjesha një mori pyetjesh të parapërgatitura nga ekspertë. Për secilën pyetje të drejtuar në frëngjisht (pa përkthyes, për ruajtje sekreti), kisha në dispozicion një numër të caktuar minutash për t’u përgjigjur me një kusht të rëndësishëm : që nga çasti që nisja përgjigjen, nuk kisha më të drejtë të mendohesha. Ndërprerja e të folurit për dhjetë sekonda, e bënte përgjigjen të pavlefshme. Përgjigjet shkruheshin e regjistroheshin. Personi që më intervistonte kishte shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar disa detaje që kishin të bënin me personazhet realë të librit tim. Pas tri thirrjeve të para, duke e kuptuar që njohja e të drejtës së azilit politik sipas motivacionit që kërkoja unë po bëhej e pashmangshme, nuk më thirrën më për tre vjet, ndërkohë që u përgjigjeshin me heshtje letrave të mia për të vazhduar intervistën. Një shkelje flagrante e ligjit të tyre procedural. Avokat nuk angazhoja dot, mbasi ma kishin bërë të qartë se çështja ishte delikate e ata nuk përgjigjeshin për pasojat e mundshme të publikimit të saj. Megjithëse me zemër të thyer, pas dy thirrjesh të tjera të mëvonshme, autoritetet belge më njohën të drejtën e azilit politik sipas motivacionit të pretenduar nga unë. [ Edited Thu May 13 2010, 02:50pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35amPosts: 4466 | nuk ma kishte marr mendja se arrij me nigju nojher se enver hoxha paska ken agjent anglo-amerikan. teori konspirative ma pa lidhje se ikyt nuk kam lexu nojher. a thu e kam kuptu gabim? ahahahah | ||
Back to top | | ||
Shqiptar. |
| ||
![]() Registered Member #2181 Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pmPosts: 445 | guest ka shkruar: nuk ma kishte marr mendja se arrij me nigju nojher se enver hoxha paska ken agjent anglo-amerikan. teori konspirative ma pa lidhje se ikyt nuk kam lexu nojher. a thu e kam kuptu gabim? ahahahah Metaman qa s'nin njiri, nuk quditem me ni se noshta ka ken edhe agjent i cis, hajde gazetar hajde hahahahahahha | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gënjeshtrat statistikore apo arratisje nga realiteti Gjergj Erebara Disa javë më parë, duke bredhur nëpër faqet e gazetës së përditshme britanike "Financial Times", zbulova se ne shqiptarët, kishim një lidhje gjaku me gënjeshtrat statistikore. Një artikull te FT bënte të ditur se kishte zbuluar "gënjeshtrën më të madhe statistikore të shekullit të njëzetë". Dhe për fatin tonë të keq, qe Enver Hoxha autori i kësaj gënjeshtre: "Mos harroni se Shqipëria dhe Kina bëjnë së bashku një të gjashtën e popullatës së botës", shkruante gazetari Brian Groom, duke cituar një fjalim të vjetër të diktatorit shqiptar. Kjo deklaratë, si shifër është tërësisht e saktë, por nuk do të thotë se mbart ndonjë të vërtetë brenda, pavarësisht se thuhet që shifrat nuk gënjejnë kurrë. Ndonëse gënjeshtra është një metodë e parapëlqyer e të bërit politikë në të katër anët e botës, Shqipëria bën përjashtim edhe këtu: për arsye shumë të çuditshme dhe ende të paeksploruara nga sociologët, politikani shqiptar ka një dashuri të veçantë për gënjeshtrat statistikore. Gjatë njëzetë viteve të fundit, politikanët shqiptarë kanë dëshmuar se besojnë aq shumë te rëndësia e shifrave në fjalimet e tyre elektorale, sa kanë ngritur sisteme të shumëfishta të manipulimit të shifrave. Në një vend ku statistikat kombëtare janë në një gjendje të mjerë, duket se ka më shumë angazhim për të prodhuar shifra të rreme sesa për të përmirësuar të dhënat kombëtare. Por kjo është një çështje tjetër. Shqipëria është në prag zgjedhjesh. Një vend me kaq probleme sa Shqipëria, është një parajsë e vërtetë për tema debati. Aq sa shumë gazetarë perëndimorë e kanë kthyer në një vend pelegrinazhi në kërkim të lajmit interesant. Nga ëndrrat bërthamore te martesat mes feve të ndryshme, apo të drejtat e minorancave seksuale. Çdokush është në gjendje të gjejë tema të debatueshme dhe që tërheqin vëmendjen e publikut, me përjashtim të politikanëve. Të dyja partitë kryesore duket se po bazojnë fushatat e tyre elektorale mbi shifra boshe dhe të pakuptimta. Sot ngjan se përdorimi i shifrave në fushatë është i vetmi tregues statistikor me rritje me të vërtetë mbresëlënëse. Nga numri i pemëve të mbjella te kilovatët e eksportuar të energjisë elektrike, shifrat vihen në funksion të konkluzioneve dhe jo konkluzionet në funksion të shifrave. Ajo çka mund të jetë një debat i mërzitshëm teoricienësh të ekonomisë, është baza e politikëbërjes në Shqipëri. Atë lloj debati që votuesi evropian nuk e honeps dot, i ushqehet me dhunë votuesit shqiptar. Në fakt, më shumë sesa dëshirë për të gënjyer shqiptarët e paditur me shifra të pakuptueshme, fenomeni i përdorimit ekstensiv të statistikave në retorikën politike fsheh një të vërtetë edhe më të hidhur: politikanët shqiptarë arrijnë në këtë mënyrë të arratisen nga realiteti. Në vend që të diskutohet se si mund të zgjidhen problemet tokësore të shqiptarëve, për të cilat politikanët duket se nuk ia kanë idenë dhe as që duan ta vrasin mendjen, popullit i ofrohen statistika qiellore, të cilat nuk hahen, nuk piqen në sobë në vend të mishit dhe nuk vishen. Shqiptarët shqetësohen për papunësinë, - thotë sondazhi i ZOGBY-t. Por në vend që të japin ndonjë ide se si do të hapen vende të reja pune, politika përgjigjet me statistika. "Papunësia në Shqipëri është më e ulët se në Itali e Gjermani", - i kundërpërgjigjet qeveria e sotme këtij shqetësimi të popullit. Edhe qeveria e mëparshme i ka dhënë të njëjtën përgjigje shqetësimit mbi papunësinë. Shqetësimi i shqiptarëve për korrupsionin zgjidhet gjithashtu me shifra të pakuptimta. Në rritje apo në rënie qofshin, sipas interesit të palës përkatëse politike, në total, këto shifra nuk i drejtohen askujt. Statistikisht të dyja qeveritë, kishin të drejtë. Praktikisht, këto janë thjesht gënjeshtra, por më shumë se gënjeshtra, janë një arratisje nga realiteti. Politikani shqiptar nuk ka faj për këtë. Është shumë i zënë me punë të tjera për t‘u marrë me problemet tokësore të vendit dhe për më tepër, nuk ia ka shumë idenë se çfarë mund të bëjë për të zgjidhur këto probleme. Përdorimi i statistikave për fushatë vë në pah defektet e rënda të sistemit të politikëbërjes në Shqipëri. Askush nuk ka dalë të pyesë se çfarë i shqetëson shqiptarët (me përjashtim të sondazheve) dhe askush nuk përpiqet, qoftë edhe duke sajuar platforma të gënjeshtërta, të ofrojë zgjidhje për këto probleme. Në këtë pikëpamje, fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme, duket se do të jetë më e neveritshmja mes fushatave të zhvilluara në dy dekadat e fundit, për sa i përket përdorimit të shifrave si zgjidhje e shqetësimeve tokësore të shqiptarëve. Në vend të punës dhe mirëqenies, njerëzve po u ofrohen statistika. Marre prej Gazeta Shqip Online [ Edited Thu May 13 2010, 02:52pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | 14:00/23.03.09 - Vahzdon dhuna: Digjet nje mobileri dhe nje banke Serish akte dhune ne Greqi. Nje dyqani dhe selise se nje banke ne Athine u eshte vene zjarri dhe nga flaket jane shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Ngjarja ndodhi oret e para te mengjesit. Banka eshte nje nga filialet e Aspis te Pireut, ndersa dyqani ishte nje mobileri ne periferi te kryeqytetit. Ky i fundit u shkrumbua krejt, pasi dhjetera njerez me maska hodhen bomba Molotov. Athina qe prej dhjetorit eshte shnderruar ne skene te nje serie episodesh dhune. Sipas nje sondazhi te fundit te gazetes “Kathimerini”, 60 perqind e qytetareve kane mbeshtetur masat drastike te qeverise per perdorimin e njesive te nderhyrjes se shpejte per te ndalur aktet e dhunes dhe krimet. 72 perqind e tyre thone se situata e sigurise eshte perkeqesuar vitin e fundit ne vend Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | e di qe nuk eshte mire me kene raziste,dhe nuk duhet ushqy veti,po per nji kyt komb nuk me vjen hiq gjynaj.ketu kane masakruar mbi te rinjte shqiptare qe nga halli per buken e gojes kam kerku fatin e tyre ne kete vendt. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Engel ka shkruar: e di qe nuk eshte mire me kene raziste,dhe nuk duhet ushqy veti,po per nji kyt komb nuk me vjen hiq gjynaj.ketu kane masakruar mbi te rinjte shqiptare qe nga halli per buken e gojes kam kerku fatin e tyre ne kete vendt. pa mas harro Zonja Engel se shum qe shkun per her te par ne greqi nuk punun per buken e gojes por grabiten e ban shum krime . pastaj ban pak realiste se me ardh naj komb i huj ne shqiperi me i ba ata poshtersina shife ti si pa i presim ne kurse per ne me i ba ne vendet e huja nuk paska gja fundi fundit ishtu asht kur shkon me jetu ne shtetet e huaja nuk te ven kush ne kry te vendit ........ Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | nuk ishte vetem greqia vendi ku marrshuan emigrantet,por thuajse gjithe europen,dhe asnji vendt nuk e ka be ato skandale si greqia.dhe po vazhdon me i ba. edhe ne gjermani ka shume shqiptare qe nuk kane la gja pa ba, por nuk eshte dhuna e perdhunimi ajo qe mundesh ti si shtet me perdore, por ke ligjet e zbatoj.ndoshta jam edhe gabim,por eshte nje komb qe nuk kam asnje simpati per te.thuajse gjithe europen e kam vizituar i vetmi vendt qe nuk me terheq as per kuriozitet per ta pare. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Engel ka shkruar: nuk ishte vetem greqia vendi ku marrshuan emigrantet,por thuajse gjithe europen,dhe asnji vendt nuk e ka be ato skandale si greqia.dhe po vazhdon me i ba. edhe ne gjermani ka shume shqiptare qe nuk kane la gja pa ba, por nuk eshte dhuna e perdhunimi ajo qe mundesh ti si shtet me perdore, por ke ligjet e zbatoj.ndoshta jam edhe gabim,por eshte nje komb qe nuk kam asnje simpati per te.thuajse gjithe europen e kam vizituar i vetmi vendt qe nuk me terheq as per kuriozitet per ta pare. Fatkeqsisht maj Engel jane edhe da shtete tjera qe per qefe as anej si bi mem dale rruga sepse ka njerz qe nuk na dojn si Greqia, megjithse taman e taman prej ne Art e siper tane Shqiptare (Epiriot) si Shqiptart e jugut te Shqipnis sot kane ken dikure pamvarsisht se jane asimilu nen nikim te kishs Ortodokse Greke, pra edhe Grekt kur keqperdorin Shqiptarin ka shum munsi me ken vet me origjine Shqiptare injoranti, po nejse pak rensi ka kjo pune se nuk me ka impresionu Greqia se kam ken ne 1992 per her te par kur kam ike prej Shkodret. Gjithsesi duhet me pas parasysh se nuk jane tan Grekt Shqiptar urrysa e nuk jan tan Grekt qe kan nji opinjon te keq per ne Shqiptart por na takon ne me nigju gjithmone ata grek qe bajn zhurm e qe qojn zanin e injoranc qe kane. Gjithsesi nuk jam kurrsesi dakord qe Shqiptart kan dhan kontribut te shemtum ne greqi sepse fakti asht se pamvarsia e Greqis asht shpalle me kontributin direkt te shqiptarve dhe se qeveria e pare greke ka pas shumicen e kabinetit me Shqiptar (Epiriot), pa marr parasysh se edhe herojt e pamvarsis Greke jane shumica me origjine Epiriote. Hajt se nuk i interreson kuj per t'kalumen por sot asht fakt se shqiptart kane dhan shum kontribut ne ekonomin Greke tash 17 vjet me puntore te lire e tu ju punu cdo pun qe grekt si kishin perkit me shkop, nuk besoj kurrsesi se Shqiptari duhet mu gjeneralizu me krimin ne Greqi apo kudo kjoft sepse jo se jena te kullum por ju kena myll ne nevoj kuptohet cdo bire marketit te puns ne greqi e kena nimu direkt ne mirqenjen e shtetit grek tash 17 vjet ashtu si kena ba e si bajm gjithkun ku kena emigru [ Edited Tue Mar 24 2009, 08:17am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | O sa mir me qen pa shtet. Nuk kam ndër mend ta fsheh se u gëzova sa më s‘ka me atë fundin e turpshëm të të paturpit, por po e them që në fillim se nuk kam ndër mend të bëj edhe unë analizën e mbërtheckave që nuk hapeshin apo të pizhameve që nuk uleshin. Halli im është tjetërkund. Ajo çka bëri vaki ishte prova e njëmijë e njëtë e asaj se këtu, në vendin e shqiptarëve, shteti nuk funksionon. Doli se kot e paskemi Komisionin e Kontrollit të Pasurive, me gjithë komisionerë e me gjithë ligj të tyre. Se, me ç‘pamë në kamera e me ç‘tha edhe vetë, pasuritë e ministrit zinin njëra-tjetrën po nëpër karta s‘u dukej as maja e gjilpërës. Doli se kot e paskemi miratuar ligjin e konfliktit të interesit, qëkurse ministri vazhdonte të milte Institutin e tij, duke bëtë atë akrobacinë se demek ja kishte lënë institutin mbesës. Doli se kot e paskemi miratuar ligjin e shërbimit civil dhe kot e mbajmë edhe një goxha Komision të Shërbimit Civil, qëkurse me ç‘pamë, rekrutimet bëheshin në linjë direkte, nga rruga drejt e në krevatin e ministrit. Doli se kot prishim pará për të paguar gazetat që publikojnë vendet e lira të punës, kur me ç‘pamë këto lajmërime shërbejnë vetëm për të identifikuar viktimën e radhës. Doli se kot e paskemi edhe numrin e celularit që na ka lënë Berisha në dispozicion për denoncime, pasi me ç‘u fol në media, në këtë numër qenkan regjistruar nja 160 denoncime për ngacmime seksuale dhe Kryeministri i Bjeshkëve nuk paska ndjekur asnjërin. Doli se kot i paskemi Drejtoritë e Auditit nëpër Ministrira e Kryeministrira, kur asnjëherë asnjë syresh nuk futi hundën të shihte se ç‘bëhej në strofullën e Ministrisë së Kulturës. Të gjitha dolën kot, madje kot doli edhe ajo që menduam të gjithë, se ministri do fshihej e se s‘do dilte më në dritë. Pa kaluar as 24 orë, ai na u shfaq në televizor, duke na kallur krupën më keq se na i kish kallur deri atëherë. Pra, asgjë nuk funksionoi. Siç nuk funksionoi asgjë në Gërdec, ku të gjithë dinin gjithçka, por askush nuk bëri detyrën, derisa u bë kiameti. Ashtu si në Liqenin e Farkës, ku prapë të gjithë dinin që gjithçka ishte pa leje, po që prapë asnjë levë e shtetit nuk funksionoi, derisa uji u mbush me fëmijë të mbytur. Ashtu si në Gjirokastër, ku prapë të gjithë ishin bërë pjesë e mekanizmit "e di, po s‘luaj as gishtin" dhe u desh që prapë të rrënohej fund e krye një pallat i tërë, pa të vraponin të gjithë. Apo mos funksionuan gjë levat e shtetit më ‘97-ën, në daç për të paralajmëruar furtunën që po vinte, a në daç për të mbajtur themelitë e shtetit, që ja shkulëm deri te guri i fundit. Po meqë punët qenkan kështu, mos na del më mirë hesapi që të mos kemi shtet fare? Në mos për tjetër, të paktën s‘do harxhojmë për të mbajtur mbi zverk gjithë këtë ushtri rrogëtarësh. Mor po, do isha dakord edhe t‘ua japim rrogat e të rrijnë në shtëpi, se edhe kështu do bënin më pak dëm sesa bëjnë duke u kapardisur zyrave. Ka dy rrugë. O të marrim malet si stërgjyshërit, duke thirrur "O sa mir me qen pa shet, oe oe", o përndryshe t‘u kthehemi zyrave të këtij shteti e t‘i ribëjmë nga themeli. MBERTHECKAT Atë që nuk e bëra dot unë me dhjetëra artikuj të shkruar për tretjen e trashëgimisë sonë kombëtare; Atë që nuk e bëri dot përfundimi në prush, hi e tym, i 12 shtëpive monument kulture në Shkodër, Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, që u dogjën nën hundën e ministrit për t‘i hapur vend ndërtimit; Atë që nuk e bëri dot Lorenc Bejko, që dha edhe dorëheqjen nga drejtorllëku i Institutit të Monumenteve të Kulturës, për të treguar se në ç‘katastrofë kish hyrë kjo punë me atë ministër në krye; Atë që nuk e bëri dot hapja e dhjetëra plagëve të reja në nëntokën e Durrësit, duke shkëmbyer mermerin e nëntokës me betonin që ngrihet drejt qiellit; Atë që nuk e bëri dot vazhdimi i rrënimit të mureve e çative të Gjirokastrës sa herë që Perëndia hedh shi mbi atë qytet; jo se ministrat e mëparshëm kanë bërë çudira atje, po të paktën janë justifikuar me mungesën e parave, ndërsa ky i fundit dogji 2 milionë euro, duke u bërë provë e asaj se, po mungoi vullneti politik, nuk bëjnë fajde as tërë paratë e botës; Atë që nuk e bëri dot Igli Tare, që u përpoq ta bënte me turp ministër-zinë për plaçkitjen që po i ndodhte deri edhe statujave, duke paguar nga xhepi harxhet që duhet të paguante ministria për t‘i kthyer ato në atdhe; Atë që nuk e arritën dot nervat e tendosura të Tan Shkrelit që, sapo merrte vesh gjëmën e radhës, nxitonte të më telefononte e të më thoshte me dëshpërim: "Tano, si do ta ndalojmë sa pa i prishur të gjitha"; Atë që nuk e bëri dot denoncimi publik, me emër e mbiemër, i atij zotërisë nga Durrësi, se ministri më kërkoi kaq para për të më rinovuar kontratën e kullës; Atë që nuk e bëri dot Ardian Klosi që, kur pa se nuk i dilej me të keq, u përpoq me ironi e me finesë të shponte pandjeshmërinë e ministrit; Atë që nuk e bëri dot federata jonë e sportit dhe, bashkë me të, edhe ajo evropiane, që kanë tre vjet që i vetmi sport që bëjnë është sherri me ministrin; Atë që nuk e bëri dot peticioni i njëzet e ca të urtëve për shpëtimin nga gijotina të sallës elegante të Shtëpisë së Oficerëve në Tiranë, që shkoi e vate, u shkatërrua e na la shëndenë; Atë që nuk e bëri dot tretja e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe kthimi i tij në një i vdekur i pakallur; Atë që nuk e bëra dot unë, duke ju ulur edhe në gjunjë atij njeriu për të shpëtuar muret e Kalasë së Tiranës; (ore, me që ra llafi, kushedi sa qesharak do jem dukur unë, kur harxhoja kohë e bëja debate me ministrin për strategjira të turizmit e të monumenteve, ndërsa ministri e kish hallin te të tjera monumente. Ehu, ku i bija unë e ku ai!); Atë që nuk e bëri dot ofshama e dhjetëra studentëve e studenteve, që nuk e kaluan dot klasën pa mbushur ose xhepin, ose krevatin e tij; Atë që nuk e bënë të gjitha këto, e bënë dy copka teli që s‘ua dinte emrin njeri, por që, nga sot e tutje do të quhen mbërthecka. marre nga interneti lajmet e dites. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | engel dhe lec neli du me ju ba nji vrejtje mos me shkru kaq gjat se na bat per me shku te okulisti :-B HAHAH TALLEM JU PERGEZOJ SE JENI ME TAMAN SHUM TE MIR ME VJEN MIR QE KENI SHUM NJOHORI DHE NA INFORMONI NE FMIVE AHAHHAHA =D> ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | KeJsi ka shkruar: engel dhe lec neli du me ju ba nji vrejtje mos me shkru kaq gjat se na bat per me shku te okulisti :-B HAHAH TALLEM JU PERGEZOJ SE JENI ME TAMAN SHUM TE MIR ME VJEN MIR QE KENI SHUM NJOHORI DHE NA INFORMONI NE FMIVE AHAHHAHA =D> flm. kejsi,e qova neper mendt po nuk kishte asnji gja me ja shkurtu fjalet se ishin te gjitha me rendesi. ![]() Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | po mu maj nuk po me ![]() ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Edi Rama “Gordon Brown” shqiptar Agjensia e Lajmeve "SOT" Nga Kastriot MYFTARAJ E kam shumë seriozisht. Nëse Edi Rama i fiton zgjedhjet, ai do të jetë “Gordon Brown” shqiptar. Unë jam i bindur për këtë. Në fakt, Edi Rama po ua kërkon votën shqiptarëve me idetë e “Neë Labour” të Tony Blair dhe Gordon Brown, të së ashtuquajturës “rruga e tretë”, modeli i së majtës britanike të përpunuar dhe në librin e Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, të cilin Edi Rama e kishte marrë me vete herën e fundit që doli në emisionin “Top story” të Sokol Ballës, për të mbështetur moton e tij të re. Gordon Brown, pati fatin të ishte kryeministri i majtë britanik i cili do të ishte imazhi i dështimit ekonomik të së majtës britanike në këto 12 vjet në pushtet. Gordon Brown erdhi në postin e kryeministrit në qershor 2007, duke zëvendësuar Tony Blair, në qeverinë e të cilit kishte qenë ministër i financave (Chancelor of Exchequer), që nga ardhja në pushtet e laburistëve në 1997. Si ministër i financave Brown kishte pasur një rol të madh në këtë katastrofë ekonomike, kështu që e meritonte që kulmi i saj të lidhej me emrin e tij si kryeministër. Për të kuptuar se çfarë po i bën Gordon Brown dhe e majta e tij ekonomisë britanike, mjafton të sjellësh këto shifra. Qeveria britanike filloi të marrë për herë të parë borxh në vitin 1691. Që nga ai vit dhe deri në 1997, kur laburistët erdhën në pushtet me Toni Blair (dhe që po e mbajnë pushtetin ende dhe sot prej 12 vjetësh) qeveria britanike ka marrë 307 miliard paund borxh. Qeveria e Gordon Brown ka shpallur se do të marrë, në dy vjetët e ardhshëm, 2009-2010, 350 miliard pound (sot një paund është 1.12 euro) borxh, pra më shumë se të gjitha qeveritë britanike që nga viti 1691! Sipas buxhetit të vitit 2009 qeveria do të huazojë 180 miliardë paund, ndërsa në 2010. Për vitin e ardhshëm, që është vit zgjedhor (do të mbahen zgjedhjet parlamentare) qeveria do të huazojë 170 miliard paund. Borxhi shtetëror në 2008 arriti në 697.5 miliard paund, ose në 47.2% të GDP të vendit. Me borxhet që ka shpallur se do të marrë qeveria e Gordon Brown në dy vitet 2009-2010, borxhi shtetëror pritet të rritet në 58.5% në 2009, dhe në 70% në 2010, që është shifra më e lartë e borxhit shtetëror në Britaninë e Madhe që nga viti 1970. Kështu, viti zgjedhor 2010, pritet të jetë një deja vu e vitit 1970, kur një tjetër qeveri e majtë, ajo e Harold Wilson, e cila pas gjashtë vjetësh në fuqi, e kishte çuar borxhin në këtë shifër alarmante, ia dorëzoi pushtetin një qeverie të djathtë të kryesuar nga lider i dobët si Hith, që nuk ishte në gjendje të merrte vendime të forta për të nxjerrë vendin nga kriza. Nga kriza ekonomike ku e futi e majta Britaninë e Madhe e nxori, duke filluar nga fundi i viteve shtatëdhjetë qeveria e djathtë e Margaret Thatcher, e cila kur u largua nga posti i kryeministres në 1990, e kishte çuar borxhin e trashëguar në pikën më të ulët që para Luftës së Dytë Botërore, në 27%. Por gjërat janë edhe më keq se ç’ pranon kryeministri Brown. Qeveria “Brown” ka shpallur, se me rastin e krizës globale do të mbështesë me 500 miliard paund humbjet në tregun e pasurive të patundshme. Nëse kjo realizohet, atëherë borxhi shtetëror arrin në 100% të GDP të vendit. Vetë kostoja e pagimit të kësteve të borxhit shtetëror ka filluar të bëhet një problem serioz. Në 2008 kjo kosto arrit në 31 miliard paund. Në 2009 është llogaritur në 35 miliard paund, aq sa shpenzimet ushtarake të vendit në këtë vit! E megjithatë, vizioni i së majtës të Gordon Brown, një vit para zgjedhjeve parlamentare, është më tepër borxhe. Pa shaka! Ministri i Financave i Qeverisë “Brown”, Alastair Darling këtë vit ka shpallur një plan për të huazuar 700 miliard paund në pesë vitet e ardhshme. Nëse ndodh kjo borxhi shtetëror do të rritet në 1.4 miliard paund në pesë vitet e ardhshme. Por këtë vit që jemi qeveria qe e paaftë madje edhe të merrte borxh, se nuk bliheshin bonot e shitura prej Thesarit britanik, çka tregon mosbesimin tek qeveria e Gordon Brown. Por kryeministri Brown e ka zgjidhjen, rritjen e taksave. Qeveria laburiste njoftoi një rritje taksash për ata me të ardhura mbi 150 mijë paund, në masën 50%. Opozita konseravatore e komentoi këtë si një luftë klasash ndaj shtresës së mesme, në vend të rrugës së tretë. Klasa e mesme, e cila ka pësuar pjesën më të madhe të 600 miliard paund humbje nga bankat për shkak të krizës, është shumë e pakënaqur me qeverinë. Në ndërkohë që taksat rriten ekonomia parashikohet të bjerë me 3.2% në vitin 2009. FMN ka parashikuar se ekonomia britanike do të bjerë edhe vitin e ardhshëm, e pakta me 1.1%. Dreqi e di se si do të shkojnë gjërat në pesë vitet e ardhshme nëse laburistët do të jenë në pushtet, duke njohur recetën e tyre ekonomike të shtimit të shpenzimeve shtetërore, duke marrë borxhe. Nuk është çudi që nëse të majtët fitojnë zgjedhjet e ardhshme, borxhi shtetëror të arrijë e të kapërcejë rekordin që është në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur për shkak të shpenzimeve të luftës borxhi ishte 150%. Atëherë Britania e Madhe shikonte me shpresë nga aleatja e saj e përtej Atlantikut, SHBA, e cila i dha ndihma të mëdha. Sot nuk ekziston as kjo shpresë se SHBA ballafaqohen vetë me një krizë pa precedent që nga Depresioni i Madh i kohës ndërmjet dy luftërave botërore. Ironikisht buxheti për vitin 2009 i paraqitur nga ministri i Financave Alastair Darling, ka devizën “Ndërtimi i së ardhmes britanike”. Kjo devizë bëhet e qartë nëse konsiderohet se Alastair Darling është një ithtar i deklaruar i grupit amerikan të rrokut me emrin kuptimplotë “The killer”. Modelin e dështuar të së majtës britanike, Edi Rama e ofron si formulë suksesi në Shqipëri. Edi Rama bën premtime të pafundme me kosto të lartë financiare në turin e tij, të quajtur “Dialogu me Shqipërinë”. Edi Rama u bën premtime ish-ushtarakëve, pensionistëve, mësuesve, fermerëve, invalidëve, mësuesve etj. Për t’ i përmbushur këto premtime, pa harruar ato që ka bërë Erion Veliaj për peshkatarët dhe minatorët, Edi Ramës i duhet të ndjekë shembullin e së majtës britanike, pra të marrë borxhe dhe të rritë taksat. Borxhe vështirë se do t’ i japë kush shumë, kështu që Edi Ramës nuk i mbetet veçse rritja e taksave. Nëse Edi Rama do të ndjekë shembullin e Gordon Brown të taksimit të shtresave me të ardhura relativisht të larta, atëherë ai do të armiqësohet me pjesën më të madhe të elektoratit socialist, se në Shqipëri pjesa më e madhe e shtresës së mesme është politikisht e majtë, për shkak të mënyrës si u bë privatizimi masiv i objekteve të vogla në Shqipëri, që në vitin 1991, nga Qeveria “Nano” e asaj kohe. Rama nuk mund ta prekë shtresën e mesme, që realisht përbën një pjesë të madhe të elektoratit të tij, por ai nuk mund të prekë as biznesin e madh, që përbëhet kryesisht nga njerëz me origjinë të majtë dhe të afërt me partitë e majta. Në anën tjetër Ramës kryeministër i duhet të mbajë buxhetin së paku në nivelin që arriti Berisha, ose aty afër, që gjërat së paku të jenë kështu si janë sot. Se si do ta bëjë këtë Rama, mbetet mister. Buxheti qeveritar nuk bëhet duke shumëfishuar taksat e fakirfukarenjve për gjelbërim, pastrim etj., siç bën Rama sot. Edi Rama i ardhur në pushtet në zgjedhjet e ardhshme me Gordon Brown si model, në fakt do të jetë karikatura e Gordon Brown, madje edhe më keq. -email- [ Edited Thu May 13 2010, 02:53pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Frika, perulja, perbaltja pergjunja , Edi Rama dhe Sali Berisha Bejdo Malo 1. Frika “Edi Rama është dhe do të jetë kryetar bashkie por aspiron dhe për kryeministër... Sali Berisha është por dhe do të jetë kryeministër”. Ky është slogani i vërtetë i kësaj fushate elektorale. Të tjerat nuk kanë rëndësi fare. Gjëja e parë që lexohet është frika dhe tmerri që ka zënë Edi Ramën. E thënë më thjesht burrit të gjatë i ka “hyrë lepuri në bark”.Fakti i parë nga deklarata “bombë” e Edi Ramës që do jetë hem kryetar bashkie dhe hem kryeministër. Ky është paralajmërimi i humbjes nga ana e këtij burri të gjatë. Ai nuk ka asgjë të sigurt. Domethënë ka frikë. Për të mos ngelur pa gjë ai ka vendosur që të mos e dorëzojë mandatin e kryetarit të bashkisë. Edhe po humbi ai përsëri mbetet me pushtet. “Mos e gëzofsh as postin e kryetarit të bashkisë dhe as mos e arrifsh postin e kryetarit të shtetit” e mallkonte dje Edi Ramën një prej militanteve të PS tek rrugë e Kavajës. Asaj i ishin hedhur si skifterë policët e bashkisë se po shiste në një tezgë ambulante qeska me çajëra mali “Bio” të mbledhura në malin e Dhëmbelit. “Dashka dy kunguj nën një sqetull lumëmadhi- mallkonte ajo. “Dashka një nuse të vjetër për postin e kryetarit të bashkisë dhe një nuse të re për postin e kryeministrit. U e zeza unë. Ai është frikacak. I ka shpëtuar në të mbathura ende pa u çelur fushata”. Mjaftoi një “tradhti” e vogël nga ZOGBI dhe TOP Canal me Sokol Ballën në krye dhe Edi Rama, basketbollisti i talentuar u tmerrua. Frika e Edi Ramës lexohet me kilometra larg por kaq hapur nuk kishte bërë vaki asnjëherë. Duket sikur është e vërtetë ai thashetheme që qarkullon nëpër Tiranë, që Edi Rama po ta ka frikën është tjetër njeri dhe po e pa që ja ke frikën të shkel me këmbë. 2. Përulja Të gjithë ata që e ndoqën intervistën e Sali Berishës ditën e enjte në një televizion të djathtë dhe ballafaqimin me katër gazetarët e panë që ai ishte shumë i qetë. Përtej pyetjeve të gazetarëve ai na konfirmoi se ata nuk i llogariste fare dhe në këtë intervistë kishte gjetur rastin të komunikonte me elektoratin e tij. Madje në pjesën e dytë të intervistës maratonë ai i mbizotëroi dhe vetë gazetarët. Ai ishte i prerë, i qartë, e kishte betonuar mirë llogoren e tij, ka vënë në punë tërë makinerinë që di ti shërbejë atij dhe që e ka sprovuar në disa zgjedhje dhe ka rikuperuar shumë nga faktorët që kërkonin të ngroheshin në tjetër diell në PD. Me fjalë të tjera edhe pse e thanë në mënyrë arrogante ai e shprehu qartë që fitorja është fitore dhe duhet të sigurohet me mund dhe me sakrifica. Madje ai lëshoi shumë pe dhe tregoi se këtë herë vërtet merr një risk shumë të madh mbi vete. Ai këtë risk kërkon ta marrë edhe pse vjen me nga një qeverisje katër vjeçare. Ai arriti që ta përulë Edi Ramën. Gjithë ai burrë i gjatë u përthye si gjembaçet e shkretëtirës së Amazonës kur vonohet shiu vetëm katër ditë para dhe nga një intervistë e kryeministrit aktual. Përulja e tij ishte shumë qesharake naive dhe e pështirë. Ai u dorëzua. Ai nuk është në gjendje as ta sfidojë dhe as ta përballojë Sali Berishën. PS, ndodhet në ditën më të keqe të saj falë aftësive të tij dhe të Gramos Ruçit. Në dukje shtiret si Gandist, por 100 vjet para Gandit të vërtetë dhe jo si 100 vjet pasi ai ka vdekur. E thënë më thjesht aq shumë u përkul dhe u përul sa më në fund e tha. “Sa pa gjë të mbetem me një gjë. Vërtet nuk bëhem dot kryeministër, por mbetem kryetar bashkie”. Përbaltja Përballë atyre që mund të quhen gabime të Sali Berishës por koha vërtetoi se është e kundërta Edi Rama provoi se është i përbaltur. Ende pa mbërritur në Spitalin Ushtarak viktimat e Gërdecit, Edi Rama tregoi se është i përbaltur. Berisha në intervistën e fundit ja tha hapur dhe qartë. Jozefina Topalli, kjo grua karizmatike dhe sfidante e denjë zbuloi se përbaltja e Edi Ramës është mbi 200 tabulate telefonike. Gojë të tjera të liga thonë se përbaltja është akoma më e madhe. Mos e gërvisht Bashkinë e tij Tiranës se përbaltja është shumë e madhe. Delijorgji ishte usta i madh. Baltën e madhe ja hodhi në surrat Edi Ramës dhe gjeneralëve, i pari vazhdon të jetë i përbaltur nga ai pasi i jep një leje ndërtimi në 5 ditë dhe të dytët u mashtruan për dy aspra. Për një shtëpi 200 metra katrorë dhe për një rrogë me dollarë në dorë. Por po të ishte vetëm kjo përbaltje Edi Rama ja kishte hedhur. Lepuri fle thellë nënë ferrë. Janë shumë e shumë kusure të tjera. Realisht Edi Rama problemet e mëdha nuk i ka fare as me shqiptarët dhe as me Sali Berishën. Hallet e mëdha i ka me PS. Ai e quajti një makinë të vjetër dhe të ndryshkur. Por e vërteta është krejt ndryshe. PS është si rrota e mullirit të erës që ti shtyp kockat avash avash. Parti e vjetër ajo. Të bluan ngadalë. Vërtet të lë t’ja hipësh por nuk qëndron dot në kurrizin e saj. Ajo e ka shpinën si të asaj pelës së pa çjerrë dhe të pazbutur. Vajhalli që të jesh i përbaltur dhe t’ja hipësh asaj në kurriz. Ata që Edi Rama i përbalt në PS, janë ustallarë të vjetër me lidhje dhe aleanca shumë e shumë të thella dhe të vjetra të gatuara në dhoma profesionistësh dhe dinë ta përbaltin vetë Edi Ramën me duart e të tjerëve. Këtë nuk ka kuptuar ai. Sa ta marrë vesh ai lojën e hollë të Ylli Bufit. Kastriot Islamit, Ben Blushit, Namik Dokles të tërë të ashtuquajturës gardë të vjetër, xhindet kanë vrarë dhe vetë vrasjen e xhindit thuhet në një fjalë të urtë në Përmet. Të tërë këta ustallarë profesionistë në zanatin e tyre duke qenë edhe kryetar bashkie edhe kryetar i PS, e përbaltën aqë shumë sa nuk ta merr mendja. Është e konfirmuar se ata bënë koktej të madh kur ai nuk dorëzoi postin e kryetarit të bashkisë për postin e kryetarit të PS. U rrekën duke vrapuar e duke i thënë se kështu ka ndodhur dhe në Francë e të tjera gjepura. Aq e madhe është përbaltja sa la dhe pa gojë sondazhi i ZOGBIT miqtë dhe analistët më të mirë të medias shqiptare Mustafa Nano, Skënder Minxhozi dhe Eduart Zaloshja. Në prapantezë ky i fundit është qind për qind mall importi në prag të “skadencës”. 3. Përgjunja Kur pashë fjalimin e Edi Ramës në varrezat e dëshmorëve më 5 maj mu kujtua fjalimi i tij para arkivolit të të ndjerit deputet Fatmir Xhindi që uroj ti bëhet dheu sa më i lehtë pa vrasësit është vështirë të gjenden. Fjalimi para arkivolit të të ndjerit Fatmir Xhindi më kujtoi marshimin e tij nga Gërdeci në Tiranë para nja një muaji dhe fjalimin e tij mallëngjyes. Pavarësisht se ai i lexoi në këmbë dhe me sytë nga qielli këto fjalime mua mu duk sikur i lexoi gjunjazi. Sikur vërtet ti kishte lexuar gjunjazi ashtu siç numëroi votat për kalimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2009, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të na kishte mallëngjyer më shumë dhe do të na kishin shpëtuar dhe lot. Por unë ashtu e kam dëgjuar sikur i ka lexuar gjunjazi. Opozita në Shqipëri është e gjunjëzuar. Ajo nuk bën as detyrën më të thjeshtë të saj. Dhe këtë lloj gjunjëzimi ja ka dhënë një i gjunjëzuar. Të 60 deputetët aktualë të PS lozin me gjunjëzimin e tij. Ata si erdhën në pushtet si nuk erdhën njësoj e kanë. Paratë i kanë bërë të gjitha gjerat i kanë rregulluar. Pse të mos i nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e një qyrtyku. Agjensia e Lajmeve "SOT" � 2008 Gazeta "Sot" - Krijuar nga Albanian Webmasters Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiptarët para zgjedhjeve nuk janë as me Salën, as me lalën (Edin) Written by Gazeta SOT Agjensia e Lajmeve "SOT" Tuesday, 12 May 2009 10:26 Orhan ZARSHATI Edi Ramën e mbiquajtëm lalë (fjalë me origjinë perse: lalâ, ka kuptimin e një personi i cili kujdeset për fëmijën, ose vëllain e vogël të një dinjitari), ashtu siç i thonë vëllait më të madh në Shqipërinë e Mesme, sepse lalë Edi(jo lalë Gjoni), si “kreator i politikës së re”, po përpiqet të mbledhë e të kujdeset për sa më shumë të rinj rreth vetes, që t’i mbajë ata nën sqetullën e tij dhe të PS-së, për të shkuar drejt rrugës së ndritur të” mrekullisë sociale”. Sali Berisha dhe Edi Rama, në këtë periudhë të nxehtë parazgjedhore, janë shpallur i pari si shpëtimtar dhe i dyti si kujdestar të popullit që pret pas zgjedhjeve ditën e bekuar të mirëqenies së lakmuar europiane. Që të dy thonë se do t’i fitojnë zgjedhjet e 28 qershorit, sepse “Vincere aut mori!”, fito ose përndryshe vdis, është sllogani i tyre i preferuar, si kundërshtarë të egër politikë që janë. Këta dy kryeliderë, shihen përditë në ekranet e televizorëve. Saliu e ka “modus vivendi et operandi” (mënyrë jetese e veprimi), daljen e përditshme dhe të mërzitshme ekraneve, që kur ishte Presidenti i parë demokrat i Shqipërisë; kurse Edi, si më i riu që nuk mbart mbi supe mëkatet e Saliut të vjetër (1996-97, 1998, Gërdeci etj.), del ekraneve për të marrë bekimin e popullit fshatar e qytetar, si “benefaktor” i ardhshëm. Analistët dhe opinionistët japin shumë mendime e bëjnë shumë komente me brendi të sofistikuar, për dukuri të thjeshta e monotone të jetës dhe ngjarjeve në Shqipëri. Por populli i thjeshtë këto gjëra nuk ka nevojë t’i mësojë nga mediat, ku shkruajnë apo shfaqen analistët e opinionistët! Frika, tashmë maniakale, nga manipulimi i përfundimit të zgjedhjeve, për të cilën çirren politikanët (mbasi ata e dinë dhe e njohin mirë këtë paudhësi) dhe janë të shqetësuar qytetarët e thjeshtë, ka bërë atë që shumë shtetas nuk duan të shkojnë në zgjedhje. Sondazhet nuk mund të ekstrapolohen mbi të gjithë masën e shtetasve qe kanë të drejtën e votës, sondazhet me të drejtë shikohen si të vështrime të pavlefshme. Fushata elektorale, natyrshëm rrok shumë çështje e probleme, që kanë shumë komponente. Psh problemi i dhimbshëm i kthimit dhe i kompensimit të pronave, më parë nga socialistët dhe Edi Rama, shihej si jashtë axhendës së tyre politike; kurse tani e kanë modifikuar qëndrimin dhe thonë se do ta kenë në konsideratë. Ndërsa Sali Berisha mburret se e ka vënë në vijë këtë problem dhe thotë se 98 për qind e pronarëve janë me të dhe i besojnë atij; megjithëse këtë kërkesë madhore të demokracisë, Partia Demokratike deri më sot e ka bërë çorap. Para zgjedhjeve politikanët i vejnë theksin problemeve të varfërisë, punësimit, energjisë (Saliu për TEC-e me qymyr dhe Centrale Bërthamore), furnizimit me ujë, mjedisit, bujqësisë dhe zonave rurale, shëndetësisë, arsimit, emigracionit dhe rinisë. PS me gojën e Edi Ramës, flet për ngritjen e një ministrie të çështjeve rurale; ndërsa PD me gojën e Sali Berishës, thotë se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë braktisja e zonave rurale. Por as socialistët, që nuk bënë asgjë për 8 vjet dhe as demokratët, që nuk i mbajtën premtimet; nuk kanë bërë diçka të ndjeshme për zhdukjen e varfërisë, dhe nuk i kanë mbajtur premtimet paraelektorale të vitit 2005. Politikanët përpiqen t’a bëjnë për vete rininë dhe duke akuzuar njeri tjetrin thonë se palës kundërshtare i kanë dështuar politikat sociale për rininë. Dikur edhe Fatos Nano,që tani nuk ndihet dhe nuk dihet se me çfarë merret, fliste e premtonte shumë për rininë; kurse sot takohen e mbajnë ligjërata para tubimeve dhe forumeve të rinisë: Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Erion Veliaj, Petro Koçi, Genc Ruli, Blendi Klosi, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, madje edhe Dashamir Shehi i Polit të Lirisë. Fushata elektorale nuk të lejon në asnjë mënyrë të harrosh rininë! Sidomos për t’u psalltur të rinjve programet e bukurqendisura të partive konkurruese. Genc Ruli nënvizon se politika e PS-së nuk mund të konsiderohet si “politikë e re”, nga që mbledh në tubime të rinjtë. Por ulëritësit Erion Braçe dhe Taulant Balla, ngulmojnë për të kundërtën. Dhe kështu shqiptarët,ndodhen para një lumi kundërshtish politike, çka i bën ata edhe më indiferentë për të marrë pjesë në votime. Mbas 18 vjet që Shqipëria po qeveriset nga një sistem kuazidemokratik, populli e ka më se të qartë bindjen se politikanët luftojnë vetëm për karriget e tyre, për të patur maksimumin e përfitimeve të gjithanshme materiale. Publiku me nivel intelektual mesatar, ose ndën të, që shfaqet çdo ditë mëngjeseve në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës, në Neës 24, ankohet shumë e shpreh dhembjen e thellë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke bërë shkaktar politikanët dhe veprimet e tyre të mbrapshta. Sjellja e tyre, shihet nga populli si rrjedhojë e shpirtit meskin e egoist dhe e mendësisë retrograde, që i prin ata në kryerjen e detyrës ndaj vendit. Kjo duket e bije në sy nga veprimtaria e politikës në Parlament. Populli kërkon të dijë a do t’i sjellin gjë Shqipërisë zgjedhjet politike të 28 qershorit, mbas anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për t’u pranuar në BE? A do të jenë ato zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendohet nga politikanët tanë të mazhorancës, për të justifikuar aspiratën për integrimin euroatlantik të vendit? Opozita ven pikëpyetjen e madhe për shkak të konfuzionit me kartat e identitetit dhe realizimit të objektivit të pajisjes së popullit me to deri ditën e zgjedhjeve. Nejse punë e opozitës thotë PD me gojën e liderit, por edhe të Aldo Bumçit dhe të Ferdinand Xhaferit! Por në kushtet e krizës botërore financiare-ekonomike dhe ndikimin që duket se do të jetë tronditës për ekonominë e vendit tonë, megjithë opinionet dhe analizat e shumta të ekspertëve tanë, si nga mazhoranca, ashtu dhe nga opozita nuk po shohim një program konkret masash për përballjen e ekonomisë shqiptare me krizën botërore dhe mënjanimin e pasojave të saj. Përveç deklarimeve euforike të liderit omnipotent të PD-së për rritje ekonomike dhe marrjes së kredive të mëdha tregtare, që nuk ka mundur t’i marrë asnjë vend tjetër nga mazhoranca shprehet bindja se Shqipëria do të jetë një “eldorado” ekonomike në Europën Juglindore, me indeks të lakmueshëm të rritjes ekonomike vjetore. Ndërsa opozita shpreh mosbesimin dhe pesimizmin për ekonominë e vendit në kushtet e krizës botërore, dhe është njëfarë “schvarzseher”-i, dmth që e sheh situatën vetëm zi dhe pa asnjë perspektivë; gjë që natyrisht nuk është e drejtë. Kuptohet se çfarëdo mrekullie ekonomike të arrijë mazhoranca në pushtet, Shqipëria nuk mund t’ia kalojë për hov zhvillimi ekonomik 5 “dragonëve” të Lindjes së Largme: Singaporit, Malajzisë, Taivanit, Hongkongut dhe Koresë së Jugut! Por Astrit Patozi i PD-së mburret duke deklaruar se në 2005-sën kishim shpresën se ky vend do të ndryshojë, ndërsa tani thotë ai, kemi bindjen se po ndryshon. Po si dhe sa, pyesin njerëzit e thjeshtë mbi kurrizin e të cilëve, bie barra e vështirësive ekonomike, çmimeve të larta, taksave e tatimeve, papunësisë etj, pavarësisht rritjes së rrogave dhe pensioneve. Konkurrentët e garës elektorale formulojnë përkufizime për veprimet e vullnetin politik të kundërshtarëve; Edi Rama shprehet se ne jemi përtej të djathtës dhe të majtës dhe se me politikën e re (që zgjedhësit e nënkuptojnë vetëm si politikë e vjetër), duhet të ndryshojmë politikën e derisotme për të ndryshuar qeverinë. Sali Berisha deklaron se po të votoni për të majtën keni votuar për kthimin mbrapa, duke nënkuptuar se e djathta (por që populli e kupton si të majtë, që ka veshur petkun e të djathtës), është e vetmja alternativë e progresit. Labilët e politikës 18 vjeçare, të partive të vogla, si Neritan Ceka dhe Skënder Gjinushi, përfshirë dhe ministrin anekdodik Lufter Xhuveli edhe këtë herë e vazhduan flirtin tradicional me partitë e mëdha. Ndërsa labili tjetër nga minoriteti, Vangjel Dule dhe partia e tij PBDNj (të cilët janë të pranishëm në jetën politike të vendit në sajë të dobësisë së politikanëve shqiptarë, që i nënshtrohen trysnisë së fqinjit jugor), janë në pritje se me cilin koalicion të lidhen, me atë të djathtë si deri më tani, apo koalicionin e majtë si më parë; por si gjithnjë do të jenë të pranishëm në qeveri. Por këtë herë,mbas gjithë këtyre ngjarjeve politiko-shoqërore në jetën e vendit, duhet thënë se partitë politike do t’a kenë pisk, mbasi vëzhgimi dhe monitorimi nga ndërkombëtarët, sidomos mbas hyrjes në NATO e aplikimit për kandidat anëtarësimi në BE, do të jetë si kurrë ndonjëherë. Ndërkohë që zgjedhësit janë më të zhgënjyer se çdo herë tjetër. Këtë herë vota dhe ruajtja e sajë do të jenë më përcaktuese, pavarësisht nga çfarëdo skemë manipulimi të stërholluar që mund të ketë mazhoranca (si forcë politike në pushtet) dhe skeme kundërmanipulimi të opozitës. Last Updated on Tuesday, 12 May 2009 11:48 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | "Nuk jam në PD, se nuk pres të mendojë Berisha për mua" Kandidati i "Polit të Lirisë", Aleksandër Meksi Eva Gjura Ish-kryeministri Meksi, i cili kryeson listën në Tiranë për grupimin "Poli i Lirisë", sqaron objektivat kryesorë të kësaj force dhe rëndësinë e këtij poli në politikë. Zoti Meksi, me çfarë objektivash hyn në garën elektorale grupimi politik "Poli i Lirisë"? Objektivi kryesor në planin politik të "Polit të Lirisë" është të shkëpusë Shqipërinë nga ky udhëkryq që ndodhet mes tranzicionit dhe integrimit në Evropë. Opinioni ynë është se për këtë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore, të cilat konsistojnë në një kthim real në reformat e ekonomisë së tregut, në reformat për një shtet të së drejtës dhe respektim të të drejtave të njeriut. Ne mendojmë se këto nuk realizohen ashtu siç duhet dhe kjo është një arsye që ne kërkojmë të jemi të pranishëm në Parlamentin e ardhshëm, për të realizuar objektivat tona, të cilat në planin ekonomik janë heqja e barrierave për biznesin që janë shumëplanësh, heqja e monopoleve, formalizimi i ekonomisë, një amnisti fiskale, pagimi i tatimeve dhe taksave në përputhje me strukturat përgjithësisht të pranuara nga BE në të cilën ne aderojmë, përcaktimi i saktë i kufizimit nën të cilin nuk paguhen tatime mbi të ardhurat personale, që është për ne 150 lekë të vjetra për frymë dhe jo apriori. Caktimi i pensioneve minimale dhe pensioneve maksimale, jo menjëhere, por në përputhje me kontributet që japin njerëzit. Jo më lojë politike me kontributet sa herë që i bëhen premtime një grupi apo një grupi tjetër, pasi kjo pakëson kontributet që individët japin, sepse do të thotë se nesër, pensionet do të jenë më të ulëta, të cilat ne mendojmë që në fund të katërvjeçarit të jenë 60-70% të pagës neto si kudo në botë. Nga ana tjetër jemi që ndihma sociale dhe pensionet e pjesshme të mos jenë më pak se ajo që quhet minimumi jetësor. Kemi një program për ndërtimin e infrastrukturës, që janë rrugët e telekomunikacioni dhe ujësjellës kanalizime, që janë infrastrukturë e domosdoshme për një funksionim të rregullt të shoqërisë, ku do të ketë plane të detajuara për përfundimin e Korridorit nga Hani i Hotit deri në Vlorë, superstradë me katër kalime nga Morina deri në Vorë, përfundimin e rrugës së Arbërit, që ka të njëjtën rëndësi në planin kombëtar si edhe rruga e Kukësit, sepse lidh Maqedoninë, ku shqiptarët në kushte janë më të vështira sesa shqiptarët në Kosovë, në kuptimin politik. Ndërtimin e rrugës së re Përrenjas-Korçë, përfundimin e rrugës Levan-Tepelenë, bërjen e rrugës Tiranë-Elbasan dhe bërjen e Unazës së Madhe në Tiranë. Do të ketë një plan të detajuar për ujësjellësit. Për sa i përket energjisë, mendojmë se është urgjente moszvarritja më e interkonjuksionit Elbasan-Podgoricë, e cila do të mundësonte me koston e ditës marrjen e energjisë dhe jo me kontrata tremujore, të cilat sheshit kanë qenë korruptive. Sa i përket arsimit dhe shëndetësisë, ne jemi për dyfishimin e buxhetit për secilin nga këta sektorë. Pra është një plan i detajuar, të cilin ne jemi munduar ta bëjmë publik edhe nëpërmjet mediave. Bujqësia është prioritet i ynë, mjedisi, integrimi gjinor, turizmi, çështja e pronave dhe ish të përndjekurit politikë. Konkurrimi i dy koalicioneve në të djathtë e dobëson apo e forcon rezultatin e final të këtij kampi? Kjo është një parullë dashakeqëse e nxjerrë nga drejtuesit e tjerë të partisë së djathtë, e cila nuk e imagjinon dot jashtë skemës së pseudopluralizmit të Ramizit që të ketë njerëz që mendojnë ndryshe. Përderisa ka njerëz që mendojnë ndryshe nuk kanë pse përfshihen në një parti ku është autoritare dhe s‘ka të drejtë të mendojë askush dhe shkojë me shpresën se mbase mendon lideri. Ne marrim ato vota të cilat nuk ju jepen atyre që nuk e gjejnë veten aty dhe janë kundër tyre. Kjo nuk prish asgjë, është që këto vota të mos shkojnë majtas dhe të mos rrisin përqindjen e kampit tjetër. Pra kjo është thjesht një demagogji e kampit tjetër për të përfituar në ato krahina me metodën e përçarjes dhe të shpifjes. Nëse pas zgjedhjeve, Kryeministri Berisha do të kërkojë votën e grupimit tuaj për të formuar qeverinë, a do të vendosni kushte? Pra, do të futeni në një qeveri me Berishën Kryeministër apo do kërkoni një tjetër person në krye të ekzekutivit? Pas zgjedhjeve është ish-kryeministri Berisha dhe pas zgjedhjeve do të shohim se çfarë mund të bëhet. Ne nuk hyjmë në asnjë qeveri, e cila nuk i realizon kërkesat bazë që ka programi ynë, sepse mendojmë se janë kërkesat demokratike që të çojnë në Evropë. Në planin e pronave, në planin e të përndjekurve, në planin e integrimit, pajisjen e shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, sepse ne mendojmë se do të mund të bëjmë që të lëvizin pa viza në zonën evropiane brenda vitit 2010, sepse është shtyrë duke mos dhënë karta identiteti, që të kishte akrobaci në votime. Ju z. Meksi jeni një person me përvojë të gjatë në skenën politike. A keni një pritshmëri tuajën për rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet, pra si do të ndahen 32 mandatet mes kampeve? Nuk kam parashikim dhe nuk ka nevojë të bëhen parashikime, jam i sigurt që "Poli i Lirisë" do të afirmohet bindshëm në këto zgjedhje me shumë mandate në zonën e Tiranës, por edhe në qarqe të tjera. Aleksandër Meksi - Diplomohet në Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1960 - Ka punuar në Institutin Arkeologjik, në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Tiranë, si dhe në kantierin e ndërtimit të HEC Shkopetit - Ka një sërë punimesh shkencore, kryesisht në fushën e arkitekturës - Ka qenë Kryeministër i vendit për periudhën 1992-1996 Edhe un kisha me than te njajten gja si zotni Aleksander Meksi se nuk jam me PD-ne pamvarsisht se me binje jam i djatht sepse nuk pres asnji hajer e nuk pres kurr qe zotni Sali Berisha me menu per mu apo ma shum me menu per Shkodren e veriun e varfen shqyptare [ Edited Thu May 13 2010, 02:53pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Identikiti i maxhorancës dhe opozita » Vendosur: 10/06/2009 - 08:07 Skënder Minxhozi Ka një identikit të parë shumë herë në 20 vjetët e fundit në këtë vend. Një identikit që përkufizohet pak a shumë në refrenin popullor të atij që “ka vjedhur shumë, por edhe ka punuar shumë”. Demokratët u lodhën dekadën e fundit, duke ia faturuar këtë përcaktim Edi Ramës por ranë edhe vetë viktimë e tij. Berisha nuk i shpëtoi dot fatkeqësisht këtij identikiti. Në katër vjet ai rrëshqiti gradualisht, nën efektin dekompozues të pushtetit, në hendekun ku janë dergjur rëndom të fuqishmit e këtij vendi. Njeriu që për 15 vjet rresht kishte sfiduar çdo kundërshtar, duke e damkosur me akuzën e hajdutit, sot gjendet rob dhe peng i identikitit të së njëjtit personazh, që kërkon të shkëmbejë me zgjedhësit, si në një tregti të pandershme, faktin se përkundër akuzave që e rrethojnë nga të gjitha anët, përkundër skandaleve që ia kanë rralluar me radhë ministrat që ka në krah, ai ofron një kundërpërgjigje: ka ndërtuar rrugë, tunele dhe hidrocentrale. Ky imazh i liderit politik që herë shfaqet si drejtor ndërmarrjeje Rruga-Ura, herë si drejtor ujësjellësi e herë si shef nënstacioni elektrik, është përqafuar plotësisht dhe pa asnjë dilemë nga kryeministri, pavarësisht se është tejet e përdorur dhe e konsumuar në sytë e publikut në 18 vjetët e fundit. Berisha nuk ka një mjet tjetër për të kompensuar imazhin e tij të dëmtuar rëndë nga skandalet e njëpasnjëshme, përveçse të shitet para zgjedhësve si një njeri i aksionit dhe i punës. Një gjetje krize në një moment krize. Por Sali Berisha nuk po e kalon fort keq në këto zgjedhje. Fushata e tij nuk mund të konsiderohet më e vështira dhe më problematikja e mundshme. Të paktën jo deri tani. Kjo i detyrohet jo edhe aq zotësisë së tij, cilësisë së fushatës së PD apo ndonjë rrethane tjetër që lidhet me maxhorancën, sesa qëndrimit të butë të socialistëve. Skena që shpalosin imazhet e mitingjeve, përballjet televizive dhe lufta e posterave nëpër rrugë e sheshe, është ajo e demit të plagosur që ka para tij një toreador që po ngurron të ngulë shpatën dhe t’i japë fund shfaqjes. PS ka impostuar një fushatë që nuk parasheh gjeste të forta dhe që i beson më tepër inercisë dhe zhargonit pajtues, sesa thyerjeve të forta dhe toneve të ndezura. Opozita e sotme po kompleksohet shumë kollaj nga planimetritë e ngjyrosura që demokratët po tundin nëpër emisione televizive, ku duken blloqet e pallateve të Delijorgjit në Tiranë. Mjafton kjo hile e vogël mediatike, që socialistët të tkurren e të harrojnë (ose të bëjnë sikur) se i njëjti person që akuzohet se ka ndarë para me kreun e bashkisë për të ndërtuar në trojet e Tiranës, vetëm pak kilometra më tutje ka kurdisur një tjetër biznes, kësaj radhe me pasoja tragjike për qindra jetë njerëzish. Të ndërtosh, sipas këtij koncepti hipokrit, qenka “krim kundër njerëzimit”, “mynxyrë e përbindshme” etj., etj., kurse të hedhësh në erë Shqipërinë e Mesme, na u dashka konsideruar si “aksident”, “fatkeqësi” apo si një episod që nuk duhet përmendur sepse na u shkelka “kodi i vdekjes”. Kamuflimi i skandaleve si ai i Gërdecit, me akuza për favorizime në lejet e ndërtimit, tingëllon i ngjashëm me historinë e gjethes së fikut. E cila megjithatë po duket se funksionon, nëse shikon sesa vakët dhe pasivisht reagon PS dhe aleatët e saj. Opozita e sotme dhe jo Sali Berisha duhet ta shpjegojë para zgjedhësve të saj se cilat janë arsyet që po ndodh një paralelizëm i tillë inegzistent dhe i sforcuar. Përse Gërdeci duhet të vlejë në sytë e publikut po aq sa disa leje ndërtimi? Kjo tingëllon e pakuptimtë kur sheh sesa e pasur dhe “pluraliste” paska qenë axhenda telefonike e biznesmenit të Gërdecit. Të gjithë paskan dashur të kenë një komunikim me Delijorgjin, të mbajnë kontakte të rregullta telefonike me të. Por aktualisht vetëm një palë bërtet “kapeni hajdutin”. Është pikërisht pala që aferën me Mihal Delijorgjin e shndërroi në një eksplozion spektakolar, që ka mbetur i gdhendur në mendjet dhe sytë e shqiptarëve. Përse ndaj Delijorgjit dhe tutorëve të tij politikë në maxhorancë u dashka qëndruar në majë të gishtave, kur shihet qartë në dritën e diellit sesa e përfshirë ka qenë qeveria shqiptare me aferat e këtij personi? Cilat janë më në fund arsyet që opozita e sotme belbëzon më shumë sesa flet, për faktin se disa prej ministrave ose ish-ministrave të kësaj qeverie, në vend që të shkojnë në gjykatë, vazhdojnë të qetë fushatën? Pse kjo PS elektorale preferon kryesisht të dëgjojë dhe të pësojë, dhe thuajse kurrë të replikojë apo të kundërsulmojë? E majta po e përjeton dramatikisht, shumë përtej lidhjeve dhe eventualisht fajeve që ajo ka, përballjen me listën e skandaleve katërvjeçare të qeverisë aktuale. Ajo që kujtohej si një kartë fituese në këto zgjedhje për të majtën, lista e gjatë e skandaleve të kësaj maxhorance, po lihet pa u shfrytëzuar në një cep, a thua se distanca mes krahëve është e tillë, saqë mund t’i lejosh vetes luksin të ulësh shpejtësinë dhe të braktisësh garën! Socialistët vijojnë t’i besojnë një fushate pozitiviste dhe me tone të ulura, megjithë frymën jo fort të karrikuar që po vërehet në kampin e tyre. Tre javë para ditës së zgjedhjeve duket se ka vend për ta rishqyrtuar strategjinë elektorale, duke nisur nga studiot e debatit, e deri tek mesazhet që hidhen në mitingjet dhe takimet e përditshme elektorale. Ndoshta është koha për të kuptuar se një politikë e përqendruar me kokëfortësi vetëm tek moderacioni, rrezikon të shihet si shenjë dobësie nga zgjedhësit, më shumë sesa si një filozofi e re e paqtimit dhe e refuzimit të dhunës. Politika e re e socialistëve ndoshta do të jetë vërtet një shans historik për shqiptarët, por më së pari asaj do t’i duhet të mbijetojë dhe mundësisht të dalë fitimtare në përplasjen e 28 qershorit. Ndryshe, gjithçka do të jetë e kotë dhe pa asnjë të ardhme. © Gazeta Panorama [ Edited Thu May 13 2010, 02:54pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Te mbrofte Ymeri! E Diele, 19 Korrik 2009 Ne shqiptaret, serish nuk e patem fatin kete here te "nderrojme sistemin", edhe pse ate na e kerkuan me ngulm disa politikane dhe gazetare malariket, si fjala vjen Ymeri (Baze) dhe Edi (Rama). A nuk i keni pare gjate ketyre diteve kur dalin ne TV-te e tyre, se si kullojne djerse dhe dridhen nga ethet e sterzgjatura Sado semundje apo epidemi te tjera, si fjala vjen gripi i derrit te pllakosin serish njerezimin, perseri malaria per mua mbetet epidemia me e rende per kete vend evropian, te padezinfektuar dhe te pasperkatur nga insekticidet, te mbushur nga mocalet e vjetra dhe te reja te politikes pertej asgjeje. Ethet e malaries, thone te vjetrit, shkaktohen nga parazite te gjinise plasmodium e qe i shfaqen njeriut nga pickimi i mushkonjave te gjinise Anofelis. Ethja zgjat disa ore dhe bie me djersitje te shumta, per tu rikthyer diten e trete ose te kater, por ajo mund te mbetet e larte per shume dite. Keto lloj mushkonjash po te zune, nuk te leshojne edhe sikur te nderrohet sistemi... politiko-shoqeror! Ne shqiptaret, serish nuk e patem fatin kete here te "nderrojme sistemin", edhe pse ate na e kerkuan me ngulm disa politikane dhe gazetare malariket, si fjala vjen Ymeri (Baze) dhe Edi (Rama). A nuk i keni pare gjate ketyre diteve kur dalin ne TV-te e tyre, se si kullojne djerse dhe dridhen nga ethet e sterzgjatura? Keto te dy figura edhe pse sot eshte data 19 Korrik 2009, vazhdojne te ngushellojne njeri tjetrin se: "Berisha nuk i ka fituar zgjedhjet e 28 qershorit"! Jane keto portatore malaria Anofel qe edhe pse jane banore te infektuar, akoma se kane kuptuar se me politikanet ndodh njelloj si me banoret e vendeve malarike; ose vdesin te rinj ose i zene te njeqind vjetet ne drejtim. A nuk po ndodh keshtu me ne ne kete vend o politikane te rinj te pickuar e infektuar nga malaria? Tashme s'ka doktor t'ju sheroje ne kete vend. Sigurisht, larg qofte nuk po ju kerkon njeri t'ju ndodh hataja, por edhe keshtu te semure ne ethe, radikale dhe ekstremiste pa fund s'ju duron me njeri ne kete vend. Koha dhe vitet i ndryshon reputacionet. Ju nuk jeni me ato te djeshmit, qe ju mbanin nen sqetull shefat. Ndofta, era e sqetulles, nga ju dolet, i mblodhi mushkonjat qe ju pickuan ju o te semure kronike. Sot, pas betejes se humbur, me plot gojen mund te quheni vetem "prijesa te deshtuar te nje sekti revolucionar". Nga mesazhet tuaja politike apo nga ato me SMS, vendi vetem qedere ka sot e me tutje. Qeveri teknike- thoni ju ne deshperim e siper. Te bashkohen ne nje koalicion taktik humbesish dhe fituesish, vetem se Ju, ju ka kapur alarmi i humbesit, dhe i borxhliut njeheresh!? Mirepo, koalicionet kunder fituesve legjitim kane ardhur zakonisht vetem ne fund te nje vargu te gjate tradhtish. A nuk ka ndodhur keshtu me ju o tradhtare te perjetshem. Nuk i tradhtuat ju para do kohesh, Nanon, Berishen, Meten, apo edhe... Violeten e Teatrit Popullor, kur i kujtuat edhe mbathjet e varura ne tel etj, vetem pse nuk ju erdhen sipas arsyes tuaj pirate? Njerezit me te rrezikshem jane ata qe besojne se kane epersi morale dhe qe ua mohojne kete atribut kundershtareve te tyre. Ne renditjen e vlerave tuaja deri me sot ne vend te pare eshte vetem paraja dhe pushteti, ndaj edhe humbet. Prandaj edhe duhet te terhiqeni shpejt, perndryshe vetem karantina ju pret. Per semundje te tilla, ne mungese te shtrimit ne spitale apo dispanseri doktori rekomandon si profilaksi, izolimin, larjen e herepashershme, qethjen tulle dhe sperkatjen e vazhdueshme me DDT. Disa nga keto rekomandime ju i keni zbatuar edhe me iniciative, si p.sh, qethjen zero. Ju mbetet vetem sperkatja me DDT dhe izolimi. Te shkuara ne zgjedhjet e ardhshme. © 1991 - 2009 Koha Jone [ Edited Thu May 13 2010, 02:55pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Parodi e antikomunizmit apo nostalgji e komunizmit (Dërguar më: 19/07/09) Aleksandër Meksi Me përmbysjen e regjimit diktatorial komunist, në Shqipëri filloi një proces i ndërtimit të një shoqërie të mbështetur në shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe ekonomin e tregut të lirë. Të gjitha këto filluan të ndërtohen jo pa vështirësi, me ndihmën e demokracive perëndimore dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Sigurisht, jo pa vështirësi e të meta, e jo pa pengesa objektive e subjektive, çka duhet të analizohen duke nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë. Me ndodhitë e vitit ’97, proceset e reformave u ndërprenë deri u anuluan, për të rifilluar shkallë-shkallë, nën presionin e opozitës dhe ndërkombëtarëve që monitorojnë Shqipërinë, me një sërë paragjykimesh dhe mentalitetesh të lidhura me formimin komunist të atyre që erdhën vazhdimisht në pushtet. Mjafton të përmendim privatizimin korruptiv (ish-komunistët nuk e njohin pronën, ata e grabisin, sepse e quajnë të grabitur), kontrabandën dhe trafiqet, prokurimet e drejtpërdrejta me shumicë, monopolet, rikthimin e njerëzve të regjimit dhe sigurimit në poste, ndërprerjen dhe zvarritjen e trajtimit për ish-të përndjekurit dhe pronarët real, rikthimin metodave etatiste në ekonomi e të tjera. Një nga dëshmitë më të qarta të këtij procesi është dhënia e pafajësisë për ata gjerarkë të lartë komunistë të dënuar për krime kundër njerëzimit, që dhe u dëmshpërblyen më përpara viktimave të tyre, që ende presin në listat e qeverive që drejtohen nga ish-komunistë. Mbijetesa në politikë e njerëzve dhe e mentalitetit komunist, nostalgjia për atë kohë po bëjnë një stërzgjatje të tranzicionit me gjithë aspektet negative të tij, duke bërë të humbin shpresat e shqiptarëve për një jetë më të mirë e anëtarësim në Evropën e Bashkuar. Ka pasur të drejtë Agim Isaku në artikullin e tij, “Parodi e antikomunizmës shqiptare” (“Shqip” 14.12.2006), kur shkruante se: “...në vendin tonë, dhe gjërat më serioze degradojnë dhe shndërrohen kësisoj në parodi të vërteta...”, por mbase duhej edhe të vërente se në mjaftë raste kjo bëhet qëllimshëm, për të larguar nga vëmendja e publikut probleme që dikujt (vetëkuptohet, jo popullit të thjeshtë) nuk i pëlqejnë. Pavarësisht nga këndi i tij i vështrimit dhe nxitja apo synimet, edhe ai vëren në këtë shkrim se, në kundërshtim flagrant me kërkesën evropiane për dënimin dhe çrrënjosjen e komunizmit, dhe largimin e njerëzve të diktaturës nga postet kyçe të qeverisjes shqiptare dhe shtetit shqiptar, shihet në mediat e paskrupullta një prani e orkestruar e personazheve kriminalë dhe e historive të asaj kohe të turpshme, e proceseve të montuara kundër njëri-tjetrit (kur populli i thjesht thoshte “hëngshin kokat e tyre”), shfaqen e rishfaqen filma të kaluar me propagandë komuniste (ato nuk mund të jenë vepra arti, sepse gjarpri nuk është kurrë i bukur), ekspozita apo paraqitje nga historianë arti të pikturave po aq socrealiste sa dhe filmat, si dhe praninë me këmbëngulje, si dëshmitarë të historisë, të gjerarkëve të krimit, të komunistëve me të kaluar kriminale, ata që pas një procesi si i Nurembergut duhet të ishin ende në burgje, (burgjet e sotme janë më njerëzor se të tyret), aq më tepër kur thonë të pavërteta ose jo gjithë të vërtetat dhe asnjëherë për krimet barbare të komunizmit që kanë dijeni dhe ato të tyret personale, për të cilat nuk kanë shfaqur asnjëherë pendesë. Nuk është e vërtetë se kjo nostalgji erdhi si pasojë “e abuzimit dhe arrogancës... të fillimit të viteve ’90 të rehabilitimit të figurave të së djathtës nacionaliste antikomuniste” (Pirro Misha, ‘Shqip’, 20.9.2006), por si rezultat i ardhjes në pushtet të ish-komunistëve që kishin mbetur të tillë. Po kështu, artistët shqiptarë, çuditërisht, ende nuk po krijojnë për atë kohë, duke përjashtuar ato vepra ku në qendër janë autorët që kanë vuajtur vetë. Kjo tërthorazi dëshmon vlerësimin, gjykimin apo qëndrimin e tyre për atë periudhë. Kjo që po ndodh është e turpshme, sepse diktaturat janë faqe të zeza në historinë e një populli, që politika e sotme duhej ta shmangte, madje duke e quajtur këtë veprim të mediave, apologji të krimit komunist, t’i ndalonte, siç bëhet gjetkë për apologji të Hitlerit me shokë. Por, prania në drejtim të shtetit e ish-komunistëve fanatikë, që nuk mohojnë dot dhjetëvjeçarë të jetës së tyre, pra të pranojnë që ato vite ju kanë shkuar dëm, apo janë vite të një antijete të përdorura për punë çnjerëzore e kriminale, nuk e ka mundësuar një gjë të tillë. Dhe, po kështu dhe spiunët e Sigurimit të Shtetit komunist, denoncuesit dhe dëshmitarët e proceseve politike, duke shtuar këtu, çka nuk duhet ta harrojmë kurrë, që edhe çdo komunist e kishte për detyrë të denonconte gjithçka që dëgjonte dhe shikonte dhe që quhej kundër regjimit, pra njëlloj si spiunët, madje jo nga frika, por nga bindjet. E njëjta dukuri u vërejt kohën e fundit në Kosovë me “festimet” e Diktatorit, që ishin glorifikim i krimit komunist, pafytyrësi dhe fyerje për viktimat në mbarë trojet shqiptare, e aq më keq kur kishte dhe njerëz të politikës zyrtare në to. Në këtë kuptim, flitet sa për formë (se kështu duhet), për antikomunizëm nga pozita të kriptokomunizmit apo nga endekomunistë, pra luhet teatër; prandaj dhe gjithçka është parodi. Veçse, ndryshe nga si e mendojnë sot shumë njerëz nostalgjia e komunizmit është sheshit dhe e legalizuar (një term ligjor që politika e përdor për të përligjur të keqen) në Shqipëri në këto dymbëdhjetë vjetët e fundit, elementë të tij janë themel të aberracioneve dhe devijimeve të viteve ’92-‘97. Dhe, parodia qëndron pikërisht në kërkesat deklarative për dënimin e çrrënjosjen e tij. Kjo parodi-nostalgji nuk është e rastit, por e stisur nga të njëjtat qendra okulte të politikës (për të mos thënë të pushtetit) në Shqipëri. Në këtë optikë shikohet me entuziazëm “internacionalist” dhe lavdërohet komunizmi kinez, pikërisht sepse mbijetoi deri sot “me sukses”, ani se tymi do i dali më vonë. Po kështu, partitë e vetëquajtura të djathta mbushen me njerëz me të kaluar, prejardhje dhe të tashme komuniste, apo që ndërrojnë partitë për të qenë përherë në pushtet. Por, ndërkohë që në vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore nuk është qëndruar në fjalët, por dhe janë kryer veprime dekomunistizuese, ndër ne sot nuk duan t’ia dinë. Kështu që akuza që pret vërtetim, se dënimin e komunizmit, çrrënjosjen e tij, largimin e aktorëve aktivë të asaj kohe dhe të komprometuarve me ta, e pengojnë pikërisht ata që janë me shumicë në pushtet, opozitë e media, ka bazë për t’u pranuar, qoftë dhe pjesërisht (për kaq ju siguroj dhe unë sot për sot). Kështu, me këtë klimë absurde, tragjike dhe të turpshme, ka nga ata që thonë se viktimat e terrorit të kuq ishin fajtorë që nuk e duruan komunizmin, ndërsa ata që i shërbyen komunizmit për hartimin dhe realizimin e një politike çnjerëzore dhe kriminale, duke u përlyer me gjak e jetë njerëzish, si luftëtarë të bindur të pushtetit, kryen detyrën. Nuk është kështu. Me qindra e mijëra u dënuan me vdekje me akuza të rrema, me nene të shpikura e në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut (në emër të tyre, sot na kërkojnë kujdes në hapjen e dosjeve), shumë të tjerë vdiqën në tortura çnjerëzore, të tjerë u vranë pa gjyq dhe askush nuk u përgjigj. Tashmë është e qartë se dikush nuk dëshiron sot e kësaj dite që kriminelët të përgjigjen dhe që komunizmi të dënohet. Ka pasur mjaft kohë për ta bërë këtë dhe deri sa nuk u bë e nuk bëhet, do të thotë që nuk e dëshirojnë. Kot e kanë, sepse një ditë do të përgjigjen. Duhet pranuar se ky është një problem moral për shqiptarët, që ju kushtëzon të tashmen dhe të ardhmen. Sot nuk hetohen dhe nuk evidentohen krimet e komunizmit, sepse askush nuk merret, në kuadër të ndonjë programi kërkimor shtetëror, me studimin real e kritere shkencore të historisë së përgjakshme të veprimtarisë gjysmëshekullore të komunizmit shqiptar, kërkime që duhet t’ju mundësohen dhe individëve. Madje, kam bindjen se dhe po u ngrit ndonjë pseudo institut, në të do të punojnë “shkencëtarë të emëruar”, të përzgjedhur me kritere krahinalisto-nepotike e jashtë profilit dhe detyra e vetme e tij do të jetë të bllokojë aksesin e të tjerëve (antikomunistëve) tek dokumentacioni historik. Por, kjo një ditë do bëhet. Kjo është dhe arsyeja që duhet rishkruar historia e atyre viteve dhe ajo në përgjithësi, për çka herë pas here dalin kundër “isha” e mëkatarë. Kështu do të mënjanohen favoret që ju jepen disave të përzgjedhur, që botojnë herë pas here “zbulime” kur këtë mundësi duhej të kishin të gjithë. Ritheksoj se duhet të krijohet Arkivi Historik i ish- Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku të mblidhet dokumentacioni i ndarë sot në dy vende, i kësaj strukture të dhunës komuniste. Njëherazi, duhet të vihet në dispozicion të cilitdo prej studiuesve materiali i ruajtur i Arkivit të ish- Partisë së Punës, që nuk lidhet me interesa të larta të shtetit si mbrojtja e vendit dhe marrëdhëniet me shtete të tjera. Gjithçka tjetër duhet të jetë e hapur. Vetëm atëherë shqiptarët do të mësojnë të vërtetat e atyre viteve dhe do kemi mohim e dënim të komunizmit, mënjanim të keqbërësve dhe shpresë për një çrrënjosje apo de-komunistizim. Besoj se atëherë nuk do të mburren në publik se kanë qenë, se janë ende komunistë, dhe në qoftë se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, shumica e shqiptarëve do t’iu kthejnë krahët. I duhet bërë e qartë publikut dhe historisë; veprimtaria e komunistëve shqiptarë, e mbështetur në një doktrinë mizore, amorale dhe po aq dhe kriminale, me parime të shpallura publikisht, si kontrolli i tyre mbi jetën e vendit dhe individin, dhuna e pashpirt e regjimit të tyre, vuajtjet e një pjese të madhe të popullit kampeve, burgjeve, internimeve, dëbimeve, punës së detyruar, privacionet për luftë klasash. Shqipëria komuniste u karakterizua nga vështirësitë ekonomike, prapambetja, mbajtja në padije dhe izolimi prej botës së qytetëruar, ndonëse ishte dy hapa larg nesh, e të tjera e të tjera. Vetëm duke i evidentuar këto fakte do të arrijmë të kemi një gjykim real për këtë periudhë të turpshme, e jo vetëm për protagonistët e djeshëm, por dhe për ata që sot nxijnë faqet e gazetave me turpet e asaj kohe, për të na mbushur mendjen se bëmat e asaj periudhe ishin një gjë normale dhe se historia nuk duhet të refuzohet. Po, historia nuk refuzohet e as të vjen mbrapa, atë nuk mund ta ndryshosh, veçse duhet tua bësh të ditur njerëzve. Është kjo një detyrë shumë e rëndësishme dhe fisnike. Pra, mjaft me propagandë komuniste dhe përralla. Po kështu, duhen identifikuar për publikun ata që drejtojnë e financojnë sot këtë lojë të fëlliqur, për të na mbushur mendjen, ndër të tjera, se etatizmi dhe autoritarizmi dhe vjedhje e votave që sot po shfaqen, krahas kultit të liderit, janë të dobishme, dhe sidomos ata opinionbërës, gazetarë dhe historianë që ju shërbejnë, si dikur diktaturës, pa më të voglin ndryshim nga agjitatorët famëkeq komunistë. *** Një temë përherë e pilotuar në mediat shqiptare, për të larguar vëmendjen nga problemet e kohës dhe që shoqërohet me debate të shumta publike, është dhe “hapja e dosjeve” ose “spiunët”. Para së gjithash duhet të saktësojmë se në vendet e Lindjes ish-komuniste çështja u shtrua: strukturat e hartimit të politikave dhe të zbatimit të dhunës përfshirë këtu ish-policinë politike (Stassi-Gjermani, Securitatea-Rumani...) e bashkëpunëtorët e tyre, pra jo vetëm hallka e fundit, por dhuna e komunizmit dhe të gjithë ata që i shërbyen. Duke dalluar këtu ata përkrahës të komunizmit, bashkëpunëtorë të fshehtë në radhët e kundërshtarit, që së bashku me vetë komunistët, ishin heronj të heshtur dhe “luftonin armikun e klasës”, nga ata “të deklasuar” që dëmtonin njerëzit e sërës së tyre, duke i dërguar drejt vdekjes, burgut, internimit e tjera. Edhe në këtë problem, përherë i pranishëmnë shoqërinë shqiptare të sotme, kemi të bëjmë me një tentativë shmangieje të dënimit të komunizmit dhe çrrënjosjes së tij, duke mbajtur në politikë dhe drejtim të shtetit të atyre që ushtruan dhunën dhe u komprometuan me regjimin, gjë që bie në kundërshtim flagrant me kërkesat e perëndimit dhe rezolutën e Këshillit të Evropës. Nuk është e rastit kur në mes të vitit 1992 Qeveria punonte për fillimin dhe vënien në jetë të reformës ekonomike dhe politike, grupi parlamentar i PS paraqiti me nxitim një projektligj për këtë çështje, ku e lokalizonte problemin vetëm tek spiunët (lexo: bashkëpunëtorët sekret të Sigurimit), ndërkohë që kishte një përvojë në këtë drejtim (Gjermani, Çeki e Hungari). Qysh atëherë, ata gjithnjë kur del problemi nga të tjerët, por edhe kur janë vetë iniciues, këmbëngulin vetëm në këtë aspekt të problemit, sepse, së pari, mënjanojnë përgjegjësitë e sistemit komunist dhe njerëzve të tij: komunistë dhe sigurimsa; dhe, së dyti, ndëshkojnë dhe një herë ata që në shumicën dërmuese ishin jo nga radhët e tyre, por të rekrutuar me dhunë: “rrethana shtrënguese”. Po e ripërsërisim se, ne e hartuam qysh në shtator të atij viti Ligjin, sipas modeleve të mësipërme, dhe zbatuam gjatë gjithë kohës për ata që ishin në vartësi të ekzekutivit. Kohët e fundit debati mbi këtë çështje degjeneroi duke u kthyer në një pazar të fshehtë prapa termit konsensus, sepse tashmë ata janë me shumicë (në të dy palët) në strukturat e shtetit shqiptar dhe kërkonin (pozita), që të hiqeshin vetëm ata që “vërtetohet” se kanë dëmtuar në procese politike ndokënd, dhe vetëm disa kategori, por jo më të rëndësishmit ata që hartuan dhe zbatuan politikat e shtetit dhe sigurimit. Por, kush njeh problemin e kuptoi mirë se me këtë ligj pakkush do largohet dhe se neve do të na qeverisi dhe do të drejtojë vendin, edhe për shumë kohë llumi i shoqërisë shqiptare të djeshme dhe të sotme - të ligjtë, çka do të jetë me rezultate katastrofike për vendin. Sherri që dhe bllokoi pseudo ligjin për Lustracionin lidhej me gjyqtarët që do të gjykonin çështje delikate për maxhorancën. Ndërkohë, vërejmë se partia në pushtet i kishte të gjitha mundësitë që, së paku, në krahun e ekzekutivit të largojë njerëzit e dhunës dhe mëkatarët (edhe nëse i ka punësuar vetëm si të tillë, në çka unë besoj pa më të voglin dyshim), e të paraqiste ligjin sipas modeleve të vendeve që përmendëm më lart për krahët e tjerë (ligjvënësit e gjyqësori), të cilët të mos t’i propozojë për këto struktura nëse venë ndesh me kërkesat që këmbëngul (ajo i futi në vende të sigurta në listat e deputetëve, që nga operativët ilegal e deri informatorët). Po kështu, duhet të hiqen titujt, dekoratat e tjera, që regjimi komunist i jepte njerëzve të vet, dhe jo të ndodhi e kundërta, që mëkatarët nderohen me tituj e dekorata të larta edhe sot, ju vihen emrat e tyre shkollave dhe rrugëve për ta përjetësuar turpin. *** Sistemi diktatorial komunist ishte një sistem i dhunës të shtetit, të një pakice mbi shumicën. Ishte sundimi i partisë së komunistëve ndaj shumicës së popullit, që duhej të bindej verbërisht në gjithçka nën presionin e një terrori të egër e çnjerëzor ndërsa sot shkojmë drejt diktaturës së një klani tepër të ngushtë. Kuptohet që kur ishte e mundur, individët dhe mund të shmangnin urdhrat, rregullat e ligjet e rrepta të sistemit, por këtë e bënin duke rrezikuar dhe jo se kjo lejohej si dyzim i sistemit, kur në këtë mënyrë ishin bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, siç shprehet tash së fundi, Blendi Kajsiu (‘Panorama’, 26.08.2008). Është më se e të qartë se, kjo tezë u shërben mëkatarëve (komunist ose jo) për të mbrojtur ata dhe ndihmoi shumë prej të komprometuarve gjatë diktaturës si dhe antimitingashët dhe vullnetarët e Enverit, që të futen në politikë me lista të emëruarish, madje të lozin dhe rolin e antikomunistit të egër (për të fshehur të kaluarën ose me porosi për të kryer, detyra të reja). Për ata që e kanë dëgjuar dhe mësuar sot këtë parullë, duhet të sqarojmë se atë e përdorën pak njerëz, ndërsa përgjithësisht, militantët real të PD dhe e djathta e kundërshtuan. Në atë kohë të fëlliqur komuniste, ligjit mund t’i bëje bisht, por rrezikun e kishe ti, nuk është e vërtetë që kishte tolerancë që buronte nga dyzimi i shoqërisë. Sigurisht që duhej të bindeshe. Veçse nuk vidhnin të gjithë se kishte bllok të udhëheqjes, vidhnin ata që cubllikun e toleronin (cub- ai që vjedh për të mbajtur frymën), por jo të gjithë. Dhe, hajdutët ndëshkoheshin (vjedhja e grabitja nuk legalizohej). Sigurisht që për komunistët, ushtarakët e njerëzit e tyre, kishte favore që duhen quajtur “përfitime në natyrë” (rroga të mira, vende pune, të drejta studimi e të tjera). Degjenerimi i sistemit në vitet kur shumica dërmuese e shqiptarëve nuk besonte se socializmi ishte toka e premtuar dhe se gjendja sa vinte e keqësohej, u shoqërua dhe me vënie dorë në mallin e shtetit, por fjala nuk ishte për hise në tendera, licenca koncesionesh ndotëse e hidrocentrale në letër, leje ndërtimi e privatizime shumëmilionëshe, por në tulla, gozhdë, misër që përgjithësisht mungonin në treg. Ishin shumë të pakët ata që jetonin duke shitur mallra të vjedhura. Dhe, kush vinte dorë mbi mallin e shtetit nuk mburrej se ishte i fortë apo i zoti, e shumta mundoheshin të justifikoheshin se po mbanin fëmijët me bukë. Komunizmi, me privilegjimin e një pakice, me prishjen e barazisë në të drejta e mundësi, krijoi idenë se disa favore ju lejohen një pale e të tjerëve jo. Kujtoni këtu të ashtuquajturën politikë penale. Por, ajo që ishte mbizotëruese ishte barazitizmi në varfëri dhe në pësimin e dhunës. Që t’i quash të gjithë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, do të thotë që askush nuk ju kundërvu regjimit haptazi apo në heshtje, do të thotë që të gjithë u dhunuan e që të gjithë përfituan e mëkatuan. Kjo nuk është aspak e vërtetë, madje është më shumë se fyese për ata që vuajtën, u vranë, u burgosën, u internuan, ju privuan të drejta, u dëbuan nga vendlindja, ju mor prona, bënë punë të detyruar e tjera. Madje, në atë kohë pati dhe komunistë që mënjanoheshin apo dhe ndëshkoheshin, sepse nuk tregoheshin të zellshëm ose zbehnin luftën e klasave, dhe ndër ta asnjë nga ata që pas ’90-ës janë kthyer në demokratë. Sot po, mbase jemi bashkëfajtorë, sepse mund të distancohesh dhe të kundërshtosh pa pasur frikë (deri diku), nëse nuk je në punë shteti e bën biznes të mirë, për sa kohë që regjimi të mos ketë degjeneruar, pa kthim, në shtet të krimit. Komunizmi u luftua me armë si gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu dhe pas marrjes së pushtetit prej tyre, u luftua me rebelim (Postriba) dhe me çeta e luftëtarë të lirisë të desantuar nga ajri, u luftua politikisht nga deputetët dhe intelektualët që organizoheshin, u kundërshtua nga kleri, qenë mijëra ata që arratiseshin nga kufiri e të shumtë ata që kapeshin dhe vriteshin ose burgoseshin. Të gjithë u përgjakën, u dhunuan barbarisht ata dhe familjet e tyre, u vranë pa gjyq e me gjyqe komuniste, vdiqën nën tortura e nuk kallëzuan askënd. U internuan mijëra familje (gra e fëmijë), me qindra vdiqën urie dhe nga epidemitë kampeve, të tjerëve internimi apo dëbimi u mbaroi pas viteve ’90. Burgjet ishin gjithnjë plot, madje kishte dhe fushata internimesh, kishte Burrel, Spaç. Qaf-Bari, Maliq, Beden e Bënçë, e të tjera. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, hartoheshin dhe lista të atyre (të ashtuquajturit “kontingjent”) që do të pushkatoheshin, internoheshin apo deportoheshin në rast lufte. Ishin me dhjetëra mijëra ata që e ngrysën jetën me kokën lart, edhe pse vuajtën, që nuk fshehën “biografinë”, nuk mohuan të afërmit e nuk u divorcuan, që nuk ndryshuan mbiemrat e që nuk u nënshtruan burgjeve e kampeve. Ishin të shumtë ata që praktikuan fenë dhe nuk e mohuan, dhe me besim tek Zoti pranuan martirin. Ishin të shumtë ata të cilëve ju mohuan të drejtat për arsimim, për punë në profesionin e tyre, të drejtat për të shkruar e botuar, si “armiq të klasës”, si njerëz me “biografi” të keqe. E pësoje në ato kohë të këqija për një fjalë, pse dëgjoje radio e muzikë të huaj, pse lexoje libra jo me kapak të kuq, për veshjen dhe flokët. E veprimtarët komunistë më aktivë të atëhershëm në këtë dhunë, sot na predikojnë demokraci, pa dënuar të kaluarën, pa pendesë. Gjithashtu, pati nga ata që u burgosën, internuan dhe ju hoqën të drejtat pse nuk pranuan të bëhen spiunë, nuk pranuan të bënin dëshmitarin në procese politike, nuk denoncuan kënd. Të tjerë rezistuan, pati dhe që nuk u aktivizuan. Të gjitha këto grupime të fundit ishin shumica e popullsisë të qyteteve dhe qendrave të mëdha të banuara, e jo vetëm ata që përqafuan e mbështetën menjëherë pluralizmin. Pikërisht, pse ishte kundër regjimit shumica e shqiptarëve, u rrethua kufiri me tel me gjemba e fusha të minuara. Nuk mund të quhet faj antikomunizmi i tyre, rezistenca reale ose pasive e tyre dhe për një gjë të tillë t’i dhunosh. Përkundrazi. E gjithë kjo mënyrë ndryshe e të menduarit, e të jetuarit, e të rezistuarit ndaj regjimit nuk është gjë tjetër veçse disidencë. Nuk ka rëndësi forma e shprehjes së saj. Mos e kërkoni atë si në Çeki, Poloni e gjetkë, sepse e ndryshme ishte dhuna dhe pasojat, madje këtu quheshe armik dhe kur nuk brohorisje. Madje, kishte dhe disidencë pasive. Shkrimtarë që refuzuan të shkruajnë romane që t’i përgjigjeshin flakë për flakë vijës së partisë, apo vjersha për partinë dhe Enverin e parë, piktorë që u mbyllën në studio, historianë që refuzuan të shkruajnë për Haxhi Qamilin e të tjerë. U quajtën intelektualë borgjezë e nacionalistë, u diskriminuan. Veçse, nuk mund të quhet disidencë kundërshtimi i regjimit nga një pjesë e njerëzve të Bllokut pasi futeshin burgjeve baballarët e tyre dhe ata, ose të quash komunistë “të mirë” ata që regjimi i eliminonte dhe përpara pushkatimit thërrisnin për partinë dhe diktatorin. Ata duhen respektuar kur vuajtën dhe mbetën të ndershëm. Pati nga ata, jo të pakët, që heshtën e bën sikur nuk panë kur dhunoheshin shokët e punës, fqinjët apo të afërmit, nga ata që praktikuan hipokrizinë, për të mos thënë të vërtetën, por “siç duhej”, dhe sjelljen dhe indiferencën e tyre e justifikonin me konservimin. Mundet që të ketë luajtur një rol këtu dhe individualizmi i shqiptarit dhe vështirësia për jetë e veprime të përbashkëta si dhe u shfrytëzua dobësia njerëzore për të qenë me të fortin, atë që të siguron përfitime. Pati dhe më keq, njerëz që gëzoheshin për këtë, pati puthadorë e servilë të zellshëm; por, pati dhe nga ata që i shërbyen regjimit: spiunë, dëshmitarë denoncues, komunistë e operativë. Këta nuk ishin shumica. Indiferentizmi dhe mosrezistenca lehtësonte regjimin, por kjo nuk ishte përcaktuese. Komunistët shqiptarë treguan qysh gjatë luftës, se për ta duhej pushteti dhe se për mbajtur atë nuk kishte humanizëm e as tolerancë për kundërshtarët dhe ata që nuk ishin të një mendje me ta, veçse “zjarr e hekur”, madje dhe “ligjet” e tyre ishin kriminale, e kjo duhet njohur dhe treguar. Edhe për t’u mos u përsëritur. Do të mjaftonte “porosia” e Enverit të Parë për Zai Fundon, për t’u kuptuar makabriteti i regjimit të ardhshëm komunist shqiptar: “Torturojeni deri në vdekje, pastaj pushkatojeni”. Vazhdimi me këmbëngulje gjatë diktaturës i një politike absurde e pa asnjë reformim në drejtim të tolerancës dhe liberalizimit të jetës së vendit, e shoqëruar përherë me një politikë represive në rritje dhe shkelje të të drejtave më elementare të njeriut, detyroi gjithnjë e më shumë njerëz të heshtnin, të nënshtroheshin, të bëheshin konformistë, e madje dhe të zellshëm, sepse rrugë tjetër mbijetese nuk kishte, sepse dhe askush nuk po ju dilte zot shqiptarëve. Veçse nuk po i shohim të bëjnë autokritikë (siç ua kërkonin viktimave para dënimit), as dhe pendesë, dhe kjo është një e keqe e madhe. Prandaj, komunizmi luftohet; dënohet dhe çrrënjoset duke ju bërë të ditur njerëzve metodat, zbatuesit dhe krimet që shkaktonin apo kryenin, historinë gjysmëshekullore me fakte dhe shifra, parime e veprime, duke mos harruar rishkrimin e historisë së asaj periudhe, sidomos në tekstet shkollore. Atëherë do të dimë çfarë të shmangim: ide, metoda, e njerëz që nuk ndryshojnë dot. Duke kryer këtë proces njohjeje e demaskim-dënimi, kemi luftuar rrënjët e nostalgjisë, d.m.th., praninë e vazhdueshme të metodave dhe mjeteve propagandistike të regjimit të dikurshëm, që dhe sot, qoftë fshehurazi, qoftë sheshit, i ndeshim përditë, e që mundohen të na i shtien në mendje që nga populizmi, ilegalizimi, parazitizmi, shteti pa taksa, dezinformimi (shpifje për kundërshtarët, shifra e suksese të rreme për vete), antikorrupsioni fiktiv, vjedhje të votës së lirë, angazhime e parulla që harrohen e të tjera. Prandaj, dhe nostalgjia duhet të shqyrtohet e të shihen rrënjët e saj ideologjike, ato në mentalitetin tonë, por sidomos, mbijetesa e njerëzve të inkriminuar të së kaluarës, të cilët me praninë e tyre deri në sferat e larta të politikës dhe të shtetit, mundohen të krijojnë iluzionin e vazhdimësisë, se ka pasur gabime, por vija e përgjithshme ka qenë e drejtë e të tjera përralla, që në farë mënyre është legalizim i krimit komunist, duke u mbështetur nga mediat shërbëtore të tyre në këtë operacion perfid, dhe nga thuajse mungesa e opozitës me të cilën është njësuar. Lufta kundër krimeve të komunizmit, njohja e atij realiteti në të gjitha aspektet dhe përpjekjet për çrrënjosjen e tij, nuk janë luftë civile në Shqipëri, d.m.th. luftë kundër njeri-tjetrit. Me individin në demokraci merret ligji, jo qytetarët. Ata, shumë-shumë bëjnë denoncime e akt-padi, praktikë kjo që u përdorë rrallë këtu tek ne, mundet nga që siç vëren Mehdi Frashëri se, “i ndjekuri bëhet gjithnjë liberal se ka vuajtur vetë” (‘Probleme shqiptare’,73), ose nga mosbesimi tek drejtësia. Megjithatë, kam dyshimin se si në shumë vende të tjera ku ka pasur luftë civile ose thuajse luftë civile (Spanjë, Greqi, Itali etj), kundërvënia e së majtës me të djathtën bart mbi vete të kaluarën, e cila nuk harrohet lehtë. Kjo është një arsye më tepër për njohjen e plotë të së kaluarës dhe dënimin e saj. Sjellja e së majtës shqiptare, që nuk dënon të kaluarën, por përdor mjete të tërthorta, në mos të drejtpërdrejta, për të mbajtur gjallë nostalgjinë për regjimin e urryer komunist dhe kultivuar idenë e vazhdimësisë, qoftë dhe me ndryshime por jo çrrënjosjen, sjellje me të cilën bashkohen dhe të tjerë ish-komunistë dhe vegla të tyret, të shtyjnë natyrshëm të mendosh se ndërmjet nesh ka ende njerëz primitiv që e gjykojnë si një veprim normal dhunën, luftën e klasave (ose të kundërtën: krahinalizmi dhe nepotizmi e klientelizmi feudal, tanët dhe të tjerët), vjedhjen dhe korrupsionin, etatizmin dhe autoritarizmin e të tjera. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për atë që sot pretendon se është e djathta, por që s’ka asnjë lidhje me të në njerëz e program, Kjo është arsyeja e nevojës imperative për dënimin dhe çrrënjosjen e komunizmit si doktrinë, mentalitet e praktikë, duke e gjykuar si një përvojë negative në historinë e shqiptarëve, pa të cilën nuk do të ketë përparim, pajtim real kombëtar e integrim real pa probleme të pa zgjidhura në Bashkimin Evropian dhe NATO. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë e nuk duhet të pranojnë që fantazmat e së kaluarës të lozin me fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre, të përdorin tranzicionin dhe mëkatarët (vrasës, spiunë, hajdutë dhe të korruptuar), për ta kthyer Shqipërinë në një vend - të hajnave dhe të ilegalitetit, që për t’u kthyer në normalitet do të duhen dhjetëvjeçarë në mos shekuj, për ata që do pranojnë të mbeten këtu apo që nuk ikin dot gjëkundi. Kur të njihet mirë e mbi fakte historia e kësaj periudhe turpi dhe asaj që pasoi, atëherë le të flasim, por asnjëherë mbi histori kafenesh e me përralla e tregime komuniste. Prandaj, nuk duhet përzierë “kashta me kokrrat” që të mos dallohet e mira nga e keqja, fajtorët dhe mëkatarët për krime, me viktimat. Çudia tjetër në skenën e politikës shqiptare, rezultat i kësaj filozofie pështjelluese, është se asnjë i akuzuar në publik për spiunë, nga radhët e politikanëve, nuk mbrohet, edhe kur akuzat dhe fyerjet në media janë ekstreme për individin dhe grupimin politik apo institucionin që drejton me të tjerë, kur sot, për hiç gjë, ka të tjerë që vriten. Askush pra, nuk mbrohet nga kjo fyerje dhe ulje e dinjitetit të tij (nga këndvështrimi antikomunist), as dhe shteti nuk ndërhyn për të mbrojtur institucionet kur poshtërohen titullarët. Të krijohet bindja se akuzat janë të vërteta dhe se janë krenarë që i shërbyen diktaturës, pra, për ta, këtu nuk ka asgjë të keqe. Këtë mendim na i përforcon fakti se me ndonjë përjashtim të rrallë, tek ne mungojnë shembuj të pendesës nga mëkatarët (nuk është i tillë pranimi i mëkatit kur i është bërë i njohur publikut nga mediat). Është jashtë çdo dyshimi që sot, nga krerët të zhytur në rrugën e keqe, kërkohen njerëz me mëkate të së kaluarës apo të sotmes, por nuk është e vërtetë se edhe po u more i ndershëm, nuk do mbetesh pa u njollosur. Përgjithësisht, sot njerëzit përzgjidhen me njolla apo të lidhur me establishmentin krahinalisto-nepotik, për t’i shërbyer atij, pra njerëz të gatshëm për t’u njollosur. Shembull janë të “emëruarit” në listat e deputetëve të Qeverisë. Po kaq e vërtetë është se kur shteti dhe politika merr rrugë të shtrembër, të dobëtit mund të thonë vemi dhe ne me ta, të përfitojmë, por ata e dinë mirë se kjo është rrugë e keqe e antiligjore dhe e padobishme për vendin. Legalizimi i veprimeve të gabuara nuk është shërim. Këta nuk janë shumica. Lufta ndërmjet së mirës dhe të keqes ka qenë gjithnjë gjatë historisë njerëzore, por i takon klasës politike të japi shembullin e mirë dhe të luftojë për të. Kjo ende nuk po ndodh. Krimet e epokës komuniste nuk duhen harruar, sepse prej saj - kujtesës, do fillojë rilindja. Kështu Rilindja Shqiptare filloi tek arbëreshët, me kujtesën historike, të cilët kurrë nuk e harruan vendin e të parëve, vuajtjet e të parëve, fenë e të parëve, historinë e të parëve, heroin e të parëve Gjergj Kastriotin. Vetëm atje është rilindja e jonë, tek kujtesa e vuajtjeve, tek kujtesa e mbrapshtësisë dhe turpit, tek nevoja për të mos e përsëritur dhe detyrimin për të ndryshuar. Nuk ka trishtim më të madh se të shohësh ekraneve të mediave të flasin me paturpësi për mëkate të asaj kohe dhe dënimin e mëkatarëve vetëm mëkatarët, që nuk e kryen kur katarsisin (të bindur që kryetarët nuk do t’i shesin). Ky front i përbashkët i ish-komunistëve me mëkatarët nuk mund të jetë i përjetshëm e as duhet të na trembi. Fundi i tyre do jetë i turpshëm, edhe nëse për këtë do duhet një dhjetor i dytë. Sot ose kurrë më, nesër do të jetë tepër vonë. Të gjithë ata që aspirojnë demokracinë perëndimore dhe që Shqipëria të integrohet sa më parë në Evropë, nuk duhet të rrinë në mëshirën e fatit që na e kushtëzojnë ish-komunistët dhe mëkatarët, kjo që po ndodh është më keq se parodi dhe qëndrimin tonë indiferent nesër askush nuk do të na e fali. Fati jonë, i fëmijëve tanë, fati i gjithë shqiptarëve dhe i kombit, nuk mund të jetë e nuk duhet lejuar të jetë në duart e hajdutëve të votave. Gazeta Shqiptare Online Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Thu May 13 2010, 02:57pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | A rrezikojmë një regjim “alla Putin”? Një nga metodat që ka përdorur Putin për të forcuar partinë e tij dhe pushtetin e tij ka qenë “blerja” e kundërshtarëve, duke i futur ata në poste në pushtet. Me fjalë të tjera, duke i absorbuar siç vëmë re të jenë absorbuar partitë e vogla në vendon tonë Nga OpEd - Të Tjerë më 19.07.2009 në ora 12:30 Fatos Lubonja Në shkrimet para këtyre zgjedhjeve kam shprehur më se një herë idenë se Shqipëria po rrezikon të shkojë drejt një regjimi “alla Putin”. E them këtë në kuptimin e konsolidimit të një mazhorance të fortë që kontrollon interesat kryesore të vendit, prandaj edhe politikën, duke pasur përballë një opozitë të dobët dhe të pafuqishme për të bërë opozicion dhe rotacion. Kam qenë i mendimit se cilido të ishte fituesi, Berisha apo Rama, ky rrezik do të ishte shumë i fortë. Është e natyrshme të shtroj pyetjen nëse e vërtetuan këto zgjedhje këtë hipotezë apo ajo rezulton e gabuar. Fakti që elektorati u nda thuajse më dysh, mund të na çojë në tezën se nuk na rrezikon një gjë e tillë, pasi opozita do të mbetet e fuqishme, përballë një mazhorance të brishtë. Fakti që në vend të një Berishe Putin kemi edhe Ilir Metën në koalicon me të, që në një farë mënyre mendohet se do të punojë për të forcuar partinë e tij dhe jo për ta dobësuar, i shtyn disa të mendojnë se ai mund ta kontrollojë sadokudo Berishën, çka le shpresë se regjimi “alla Putin” nuk mund të ndodhë. Megjithatë, gjej jo pak argumente në favor të idesë sime se ky rrezik mbetet i madh. Vë në dukje se kur them “rrezik” - kam parasysh se këtë proces nuk duhet ta mendojmë si të determinuar tashmë, si të pashmangshëm, por si një tendencë ndaj të cilës duhet bërë rezistencë, për ta frenuar dhe shmangur. Ndoshta rreziku Putin mund të ishte më i madh me një fitore të Ramës, duke pasur parasysh se ky do të kontrollonte edhe qeverinë qendrore edhe Bashkinë e Tiranës, dhe se me një fitore të tij - do të nxirrte jashtë loje edhe Berishën edhe Metën. Por, kurrsesi nuk mund të thuhet se vendi nuk e ka këtë rrezik me fitoren e Berishës. Ka disa tregues për këtë që, sipas meje, i vërtetuan edhe këto zgjedhje dhe zhvillimet pas tyre. Së pari, do të thosha se ky rrezik buron nga vetë struktura e ekonomisë sonë që dikton edhe politikën. Nëse do të ndjekim rrjedhën e zhvillimeve të vendit këtë dekadën e fundit, mund të thuhet se partitë tona politike kanë ardhur gjithnjë e më shumë duke i shëmbëllyer njëra tjetrës. Vërtet kanë mbetur disa ndryshime, që kanë të bëjnë me prejardhjen e militantëve (ku kam parasysh jo vetëm atë klasore, por edhe atë gjeografike), por gjykoj se kjo ka ardhur duke u zbehur në favor të atyre grupimeve brenda partive që kanë qenë edhe mbështetja kryesore e tyre në fushatat elektorale dhe që kanë prirje për transversalitet. Prirja e tyre për transversalitet është provuar tashmë në shumë projekte ku ata kanë bashkëpunuar dhe diktuar kompromise politike, por kalimi i LSI në kampin e PD më duket se është një vërtetim pa mëdyshje i këtij transversaliteti, për të mos thënë një pikë kulimante e tij. Së dyti, një tipar tjetër i partive tona që të çon drejt këtij rreziku, dhe që e ilustroi edhe bashkimi i PD me LSI, është ngjashmëria e programeve, ose përafrimi me forcë i programeve, në emër të interesave të shprehura në paragrafin më sipër. Sikurse e kam thënë edhe në shkrimin paraardhës, fjala “integrim” apo “punësim”, që, sipas liderëve të PD dhe LSI, tregojnë programet e përbashkëta, tregon se vërtet në thelb nuk ka programe të ndryshme. Edhe parulla e hedhur nga Rama “përtej së majtës dhe së djathtës”, e që sot po aplikohet (kundër tij) nga Berisha – Meta është tregues e kësaj tendence. Me siguri mund të thuhet se ajo çka u humb me futjen e LSI në koalicion me Berishën është ekzistenca e një partie ku mund të gjenin strehë të gjithë ata që ishin kundër sistemit që kanë ngritur dy të mëdhenjtë. Pra, në një farë mënyrë, ky gllabërim i LSI brenda PD mund të shihet edhe si një hap i mëtejshëm drejt regjimit “alla Putin”. Së treti, zhvillimet paraelektorale dhe pas elektorale treguan se edhe për sa i përket strukturës së partive, kemi shumë ngjashmëri me udhëheqësinë “alla Putin” në këto parti, me të cilën kam parasysh liderin absolut i cili, edhe kur detyrohet të largohet nga një post, mbetet lideri i vërtetë. Ajo çka vërtetuan këto zgjedhje është akumulimi i mëtejshëm i pushtetit në duart e liderëve të partive strukturat piramidale të të cilave duket sikur i kanë humbur edhe më hallkat lidhëse ndërmjet liderit dhe bazës në favor të lidhjes direkte lider - bazë. Ideja e dorëheqjes së liderëve humbësve, që është një nga mënyrat për të krijuar demokracinë e brendshme në parti, as nuk u shkon ndërmend këtyre liderëve, por duket se as nuk ka struktura ndërmjetëse që t’ua imponojnë këtë atyre. Shumë liderë partish sot duhet të kishin dhënë dorëheqjen, duke përfshirë Metën dhe Ramën, por në vend të kësaj pamë demostrime solidariteti të masave militante për liderin e tyre. Duke pasur parasysh tre pikat që përmenda më lart, dhe duke u ndalur më së pari tek mazhoranca, a nuk është e drejtë të shtrohet pyetja se pse do të duhen nesër dy parti në mazhorancë dhe jo një e vetme? Ndryshe, kjo pyetje mund të shtrohet edhe në formën: A do të ketë LSI të njëjtin fat me atë të PSD së Gjinushit apo të Aleancës Demokratike të Cekës me partinë e Pollos e me radhë, apo edhe atë të një partie që dukej se kishte një identitet të vetin të fortë, PPDNJ, e që tani u katandis me një deputet të vetëm? Për t’i qëndruar paralelizmit me regjimin e Putinit (sigurisht duke thjeshtëzuar) vë në dukje se një nga metodat që ka përdorur Putin për të forcuar partinë e tij dhe pushtetin e tij ka qenë “blerja” e kundërshtarëve, duke i futur ata në poste në pushtet. Me fjalë të tjera, duke i absorbuar siç vëmë re të jenë absorbuar partitë e vogla në vendon tonë. Prandaj, mendoj se rreziku për të shkuar drejt një regjimi “alla Putin” mbetet i fortë. Në këtë shkrim nuk po merrem me prirjet që ka treguar Berisha për kontrollin e tërë institucioneve të tjera që duhet të funksiononin si garant të kontrollit të pushtetit të tij ekzekutiv e me faktin se është evidente se me fitoren e dytë të Berishës këto institucione (kam këtu parasysh psh. pushtetin gjyqësor apo edhe vetë institucionin e Presidentit) do të ndjehen shumë më të dobët për të ruajtur pavarësinë relative që kanë pasur deri dje. Duke pasur parasysh edhe këtë fakt, duket sheshit se rreziku i një regjimi “alla Putin” bëhet edhe më i madh. Nuk do shumë mend për të përfytyruar se vazhdimi i këtij procesi të rrezikshëm përqendrimi pushteti do të jetë shkatërrimi i opozitës deri në lënien e saj shumë të dobët. Është i imagjinueshëm një angazhim Berisha - Meta për shkatërrimin e çdo llogoreje kundërshtare apo edhe për larje përfundimtare hesapesh. Them se rritja e kontrollit nga ana e tyre mbi pushtetet mediatike dhe financiare do ta lehtësojë këtë proces. Këtu ngrihet pikëpyetja se çfarë duhet të bëjë opozita në këto kushte. Cili mund të jetë fati i Edi Ramës? Çdo të thotë qëndrimi apo ikja e tij nga PS në raport me rrezikun e regjimit “alla Putin”. Këtë temë po e le ta trajtoj në shkrimin pasardhës. Gazetës Express trokit ketu [ Edited Thu May 13 2010, 02:58pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Majtas, nuk deshën ta kuptojnë se “bastioni” merret në qendër dhe jo në zonat rurale!! Nga Besi BEKTESHI (Ato që kanë hedhur lekë në fushatë, janë djegur në Shkodër) Një nga mënyrat për të pasur qytetin më tradicional dhe konservator për nga standardet e formuara, është që të “kapësh” qendrën qytetare të tij. Në fakt deri tani me Shkodrën edhe pse vetëm me më pak se sa 40% të votuesve, këtë gjë e ka bërë PD-ja. Megjithëse në shumë raste mediokritetin në përfaqësim, dhe natyrat shumë “qetësohu” që PD-ja ka paraqitur, ka pasur dy apo tre individë që kanë qenë “gatitu” dhe e kanë marrë qytetin dhe periferitë e tij mbarë..!! Qyteti i madh i veriut, ka qenë prej viteve ’97-të në mungesë në votime. Edhe kësaj radhe ishte pak, megjithëse më shumë se në 2005-ën. Shkodranët nuk dalin në votim, dhe kjo do të thotë se... nuk duan të çohen dhe të prishin ditën, as për PD-në dhe as për PS-në. Ndoshta se e para i ka mërzitur disi këto 19-të vite, edhe pse ka dy-tre vite që “ndërton”, dhe për PS-në, sepse nuk u bë njëherë të vetme pjesë e qytetit dhe të “sulmojë” qytetarinë shkodrane aty ku i “djeg” asaj. Nejse, edhe kësaj radhe nuk është për tu marrë në analizë PD-ja e Berishës dhe Topallit në Shkodër. Nuk është për tu marrë në analizë, sepse “ka kuptuar më mirë konceptin shkodran të ndërtimit të politikës që sjell avantazh”. Kurse në PS-në e Shkodrës ka akoma prej atyre që deklarojnë se “nuk ke çfarë i bën qytetit që voton PD-në”..! Një pjesë deklaron se “nuk ke çfarë i bën PS-së që është shumë fshataro-komuniste”...!! Kurse pjesa tjetër rënkon se... PS-ja nuk do që nuk do, të përfaqësojë mentalitetin e qytetit të saj... Unë vetë shumë herë si me eksponentë demokratë dhe socialistë në qytet, e bisedojmë këtë mënyrë të çuditshme të sjelljes së një force politike të majtë, ndoshta nga më të habitshmet në Shqipëri. PS-ja e Shkodrës nuk është përfaqësuar me intelektualë të lartë në Tiranë..! Asnjëherë..!! E para, se ka pasur faj vetë nga që i është përgjigjur me “ruralizma” PD-së dhe e dyta se në PS-në si të Nanos dhe të Ramës, nuk ka mundur askush nga shkodranët socialistë të ketë “aftësitë” të çajë modelin jugor të të folurit dhe menduarit në Kryesinë vlonjato-mallakastro- lushnjo-gjirokastro dhe Tiranaso-Jugore të Partisë Socialiste...!! Gjithë respektin krahinave të përmendura por ama... tetë mandate që Berisha ka marrë më shumë në veri (në krahasim ne reston)e kanë lënë PS-në të qëndrojë në freskun e saj apozitar. Ndoshta këtë e dinë për inteligjencë në PS, por ama... Në këtë kryesi gjithmonë kanë qenë dy apo tre persona që Shkodrën e konsideronin një aset politik të PD-së. E në fakt, kështu në një farë mënyre e kanë shitur deri afër kohët e fundit. Kur Rama filloi të duket në qytet, u formuan disa grupe të ndryshme si brenda partisë dhe jashtë saj si bashkëpunime “civile” dhe me emra nga më të ndryshmet. Kushedi.... se ku e ka hallin Kryetari socialist thoshin dhe po ashtu edhe ne jashtë po ashtu. Rama me sa duket do të “ndryshojë” koncept. Megjithatë karakteri instiktiv i Ramës solli që fundi të ishte një gabim tjetër i madh i tij dhe parimeve jo socialiste të pikërisht formimit të tij. Rama kujtoi se PS-ja është aset-pronë e tij..Si PD-ja!! Por është gabuar rëndë. PS-ja është aset i të gjithëve, sidomos në Shkodër. i malësorëve dhe fusharakëve, i qytetarëve dhe pukjanëve apo koplikasve dhe rrethinave të Shkodrës, i katolikëve dhe myslimanëve, i veteranëve dhe modernëve apo edhe shtresave të tjera. Nuk mundesh kurrë me një të rënë të lapsit të largosh dhe të marrësh rekomandime aty për aty, për të vendosur pastaj veton..! Ok..! Kësaj radhe PS-ja ka humbur më tepër në zonat rurale ku medemek është hedhur lekë nga njerëz të pasur. Ju kanë shkuar dëm lekët..!! Janë mbi 25 % më pak se dikur..! Kanë humbur Pukën dhe Koplikun dhe me “nder”. Ju janë marrë lekët dhe kanë votuar ku kanë dashur, kaq primitivizëm është treguar. Por Rama nuk do të besojë se qarku dhe Shkodra merren nga qyteti. Nuk e njihnin Namik Koplikun dikur qytetarët e Shkodrës, por u mësuan me të. E shikonin në këshillin e qytetit. Patjetër që ishte edhe një qytetar dhe intelektual. Në fakt një nga socialistët në opsione reflektimi dhe kritike ka qenë gjithmonë Zef Çuni arkitekti, por Rama me sa duket e ka pasur të vështirë ta besojë ose nuk dihet se çfarë..!! Ka pasur edhe shumë të tjerë ndër forume dhe jo.. të dikurshëm dhe të tashëm..por!!?? Zoti Beqja!! Me të vërtetë djalë i mirë por “nuk din të tregojë barcaleta shkodrane”..jo nuk tregon dot, dhe për më tepër filloi edhe të bërtasë në televizione përballë demokratëve që nuk kanë asgjë në dorë. Jo atyre që “bëjnë ligjin”..!! Nuk mund ti mbushësh mendjen shkodranëve se i do shumë, duke ju thënë se “ju dua shumë”. Pastaj edhe duke mos pyetur shumë strukturat e partisë që përfaqëson, sikur nuk i bën monet fitoreje vetes! Sa do pikë dhe vota që të tentohet të merren në zonat rurale, më shumë merren në qytet dhe është qyteti që ndikon edhe te “fiset” dhe lagjet e katundeve, dhe kështu ka për të qenë edhe për disa kohë, përderisa të kemi këto organizime partiake. Rama ka vënë një bast për Shkodrën dhe në fakt nuk ka marrë pak, por nuk ka marrë ai votat e Shkodrës, por qyteti ka votuar (socialistët dhe antiberishianët) kundër Berishës..!! Jo se kanë parë më mirë dhe se kanë parë përfaqësim më të mirë. Përsëri duke dashur të ndëshkojë PS-në e Shkodrës dhe pasur njerëzit e tij, zoti Rama ka forcuar pozitat e PD-së, ose më mirë e ka bërë këtë të fundit të tall pak b..thën me të tjerët e të gjithë spektrit politik. Sepse, përsëri i ka lënë në mos prezantim të qartë qytetar pikërisht qytetin e Shkodrës. Nuk bëj fjalë për Becin e as për të të tjerë, por ama them se qendra e Shkodrës, si traditë, kulturë, religjion dhe evolucion politik, nuk është përfaqësuar. Po, ka ndodhur që Rama ka dëgjuar dy apo tre persona dhe për më tepër “persone” që “kaq shumë e kanë dashuruar PD-në” sa kjo e fundit nuk “i dashuron” më dhe është e kënaqur që janë të PS-ja. Natyrisht që shikimet e tyre mbi qytetin dhe zakonet e tij apo edhe “radiografinë” që ai përdor, nuk dalin dot, sepse nuk kanë këto kapacitete dhe logjika të formuara. Ndonjëra nuk ka as moshë..!! Kurse ajo që djeg më tepër, është siguria që ka pasur lideri maksimus Rama. Një siguri që ka qënë në mos dëgjimin e njerëzve që dinë diçka. Në fakt ishte dashur krijuar një data-base me të tilla mendime. Sepse prej shumë kohësh nuk ka dëgjuar në Shkodër dhe është marrë vetëm me celularët e tij. Kaq shumë... sa thonë se dikush i ka thënë kur Rama luante me dy celularë: Kryetar ça po ban, po i çon mesazh vetes..!! Po një mesazh që nuk arriti kurrë...! Kurrë... Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:21.07.09 [ Edited Thu May 13 2010, 02:59pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Majko: Berisha humbi referendumin popullor "Situata nuk besoj se zgjidhet thjesht duke i thënë Edi Ramës largohu nga zyra" I ftuar në emisionin e mëngjesit në BBC, ish-kryeministri Pandeli Majko ka analizuar gjatë zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, e majta rezulton fituese, sepse vota popullore nuk preferoi një mandat të dytë për të djathtën. Koalicionin Berisha-Meta, anëtari i Kryesisë së PS-së e cilëson si të rastësishëm. Majko thotë se nuk e shikon dot Metën në një koalicion me Berishën, por gjithsesi vë re se PS hyri në zgjedhje duke menduar skenarin më të keq, aleancën PD-LSI. Në njëfarë mënyre, thotë Majko, kjo e ndihmoi krijimin e këtij koalicioni pas zgjedhjeve. Majko mendon se në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi ta rikuperojmë të gjithë këtë histori të çuditshme të zhvilluar pas 28 qershorit. "Nuk besoj se kjo zgjidhet thjesht duke i thënë Edi Ramës largohu nga zyra, apo duke nxitur një histori e cila në thelb do të nxiste një demotivim në radhët e socialistëve", konstaton Majko. Zoti Majko, cili është mendimi juaj për këtë proces? Një histori e vjetër, e cila pavarësisht nga ndryshimet që ndodhin, mbetet e njëjta. Kjo situatë tregon që kemi ende një sistem politik, i cili nuk ka prodhuar zgjedhje që brenda 24 orëve të japin fituesin apo humbësin, të cilat në njëfarë mënyre e lodhin qytetarin e Shqipërisë. Disa ditë më parë kishim përfaqësuesin e qeverisë, i cili thoshte se mazhoranca ka fituar 71 vota dhe tani këto vota hap pas hapi janë duke marrë numërimin mbrapsht. U fitua mandati i 9-të në Fier nga PS dhe sigurisht pritet hapja e kutive në Tiranë, Shkodër dhe në Berat. Në pritje të verdiktit të gjykatës, në qendër është vënë e majta, pra partia juaj, PS, për atë se çfarë ndodhi me PS-në në zgjedhjet e fundit. A ka pasur prononcime deri tani se si duhet të veprojë lidershipi i PS-së? Mendoj që kriza në politikën shqiptare nuk zgjidhet me atë se si do të zbatohet statuti i PS-së. Historia që po diskutohet sot ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve, me mospasjen e një rezultati zgjedhor dhe me kërkesën e faktorit ndërkombëtar, që dje u ripërsërit për të pasur një qeveri legjitime në Shqipëri. Kjo pastaj mund të sjellë një histori në vazhdim, nga e cila nuk do të shkëputet as debati i brendshëm, të cilin unë e konsideroj normal brenda radhëve të PS-së. Zoti Majko, cili është qëndrimi juaj: i humbi koalicioni i prirë nga PS-ja këto zgjedhje? Mendoj se zgjedhjet që erdhën në Shqipëri - këtë e kam thënë edhe më përpara datës 28 qershor - do të ishin një referendum për vazhdimin ose jo të qeverisjes nga z. Berisha. Këtë referendum e humbi zoti Berisha, me diferencë të madhe votash, duke pasur parasysh dy dallimet e politikave zyrtare të koalicioneve të majta dhe të djathtës në krahun tjetër. Tanimë bëhet fjalë për një histori koalicioni mes zotit Berisha dhe zotit Meta, por mendoj se kjo ndërlidhet me histori rrethanash rastësore, sesa histori me shpallje humbësish apo fituesish. Gjithsesi jemi ende herët për të dhënë rezultat përfundimtar, duhet pritur rezultati nga Kolegji Zgjedhor. Është e përsëritur historia, për fat të keq, që rezultati merret vesh nga gjykata. Edhe sipas rezultatit të parë që vjen nga KQZ-ja, koalicioni i prirë nga zoti Berisha është para koalicionit të prirë nga Partia Socialiste? Kjo është një histori për t‘u parë në vazhdim. Nuk dëshiroj të bëj atë që dredhon nga përgjigjja e një pyetjeje direkte. Mendoj se tanimë koalicioni i deklaruar mes zotit Berisha dhe zotit Meta u jep atyre një lloj matematike votash, e mjaftueshme për të diskutuar një histori qeverisjeje. Është për t‘u parë në vazhdim. Mesa duket, Partia Socialiste do të jetë në opozitë, duke pasur parasysh koalicionin rastësor të LSI-së me zotin Berisha. Mendoj që gjërat duhen parë kështu, pres në vazhdim, siç ndodhi me kutitë e Fierit, të kemi një histori tjetër politike, për sa i përket situatës në Shkodër, në Berat dhe Tiranë. Zoti Majko, e keni të vështirë ta shikoni ish-kryeministrin shqiptar, zotin Meta, si përfaqësues i së majtës në një koalicion qeverisës me të djathtën? Padyshim, por mendoj se kemi të bëjmë me politikanë profesionistë dhe jo me fëmijë. Mendoj se nëse mund të kishim një dyshim parësor të përgjigjes që dha zoti Meta në konferencën e shtypit dy orë pasi ishte bërë thirrja po me konferencë shtypi nga ana e zotit Berisha, vendimi i marrë nga institucionet drejtuese të LSI-së në një mënyrë apo tjetër e shmangi, në mënyrë objektive, që kemi të bëjmë me një vendim shumë të personalizuar. Kemi të bëjmë me një vendim i cili ka pasur debatet e veta nga LSI-ja, të paktën atë që kam lexuar në shtyp, por kemi të bëjmë më vendimin e një partie për të hyrë në koalicion me një parti tjetër, gjëra të cilat, në një mënyrë apo tjetër, duhet t‘i pranojmë ashtu siç janë. Kjo lidhet me një varg rrethanash rastësore, të cilat në një mënyrë apo tjetër e çuan LSI-në në koalicion me zotin Berisha. Sigurisht, dëshiroj të nënvizoj fjalën "rrethanat rastësore", sepse mendoj që janë rrethanat rastësore ato që e çuan një parti të majtë në koalicion me zotin Berisha. Është vendimi i një partie, janë vendimet e politikanëve profesionistë. Dëshiroj të them që secili merr përsipër kostot dhe fitimet nga një ndërmarrje e tillë kaq e pazakontë saç ishte kjo. Mendoj që zoti Meta nuk do ta kishte parë as në ëndrrën e tij më të keqe koalicionin me Sali Berishën, për ta mbajtur atë Kryeministër. Dhe karshi kësaj mund të dëgjohet se qëndrimi i partisë suaj dhe lidershipit tuaj nuk ka qenë shumë i drejtë ndaj LSI-së dhe zotit Meta? Të jemi të sinqertë, ne u përgatitëm për skenarin më të keq, dhe duke u përgatitur për skenarin më të keq të një bashkëpunimi të mundshëm të LSI-së me PD-në, në fakt ndihmuam për realizimin e këtij skenari. Pra sot kemi një bashkëpunim legal të PD-së me LSI-në për të mbajtur Sali Berishën në zyrën e Kryeministrit. Zoti Majko, sipas mendimit tuaj, a do të ndryshojë diçka në mënyrën e të bërit opozitë në katër vitet e ardhshme në Partinë Socialiste? Mendoj se ka shumë gjëra për të diskutuar aktualisht në Shqipëri dhe jam partizan i faktit që korrigjimi është më i mirë se operacioni. Duke vazhduar në logjikën e lajmit të BBC-së, unë jam në logjikën e ftohtë se korrigjimi është gjithmonë më i mirë se sa operacioni. Ka një debat që do të vlerësojë situatën e krijuar në Shqipëri, por unë jam optimist, jo thjesht për të qenë i tillë, mendoj se kemi një histori për të ndryshuar para nesh, një histori e cila duhet të zhvlerësojë një histori politike parullash, pas së cilës fshihet një boshllëk i madh intelektual, prapa gjuhës së ashpër ku fshihet një vakum i përgjithshëm, që fsheh druajtjen dhe mungesën e çdo ndjenje drejtimi. Me pak fjalë, mendoj se në këto vite kemi arritur të realizojmë një politikë e cila na ka dhënë këtë rezultat që kemi sot, të cilin e konsideroj rezultat rastësor. Jam në pritje, si çdo socialist, me ankth, dhe mendoj që në çdo rast kjo që ka ndodhur duhet parë si një përmbledhje e rrethanave rastësore dhe jo si një dështim i madh. E ritheksoj, nuk kemi të bëjmë me një dështim të Partisë Socialiste, kemi të bëjmë me një varg rrethanash rastësore të cilat thjesht vonuan, ose po vonojnë konkluzionin për të cilin ne kemi vite që po punojmë. Ajo që unë shoh në vazhdim është që, duke korrigjuar vetveten, ne kemi mundësi që në një të ardhme të afërt ta rikuperojmë të gjithë këtë histori të çuditshme të zhvilluar pas 28 qershorit. Dhe nuk besoj se kjo zgjidhet thjesht duke i thënë Edi Ramës largohu nga zyra, apo duke nxitur një histori e cila në thelb do të nxiste një demotivim në radhët e socialistëve. © Gazeta Shqip - 2006-2008 [ Edited Thu May 13 2010, 03:01pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Nostalgjikët e së majtës, penguesit kryesorë të reformimit dhe të integrimit Nga Pirro PRIFTI* Pas mbledhjes së famshme me studentët dhe pas direktivave famëkeqe për futjen në partitë e reja të njerëzve të saj, R. Alia dhe grupi i punës më në fund e hapën kutinë e Pandorës duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm të pallogaritshëm, dëm i cili vonoi për 19 vite integrimin e Shqipërisë në BE. Edhe nëse dikush thotë që e di kush është kutia e Pandorës po të shohë mitologjinë mund të vlerësojë sesa e dëmshme për njerëzit ishte hapja e saj ndoshta e detyrueshme. Sipas mitologjisë zyrtare, pas vjedhjes së zjarrit Perëndive që bëri Prometheu, Zeusi urdhëroi Hefest-in të krijonte gruan e parë Pandorën si pjesë të ndëshkimit të njerëzimit. Nga frika e ndëshkimit Prometheu paralajmëroi vëllain e tij Epimeteus-in që të mos pranojë asnjë dhuratë nga Zeusi, por i vëllai nuk e dëgjoi dhe u martua me Pandorën e cila kishte marrë si dhuratë një kuti. Pandorës i ishte dhënë një instruksion nga Zeus që të mos e hapte kutinë, por ajo nuk e dëgjoi dhe nga kurioziteti e hapi. Kur ajo e hapi nga kutia dolën shumë të këqija si sëmundje, djallëzi e djaj, punë e detyrueshëm fatkeqësi që njerëzimi nuk i kishte njohur më parë; megjithatë, në fund të kutisë së hapur ishte dhe shpresa e cila doli së bashku me të këqijat. Pandora e mbylli kutinë por ato kishin dalë nëpër botë. Me këtë histori të mitologjisë që është varianti alternative i gjenezës së njeriut nga Bibla, mundet të aludojmë me historinë e shkatërrimit të komunizmit dhe me dhënien e kutisë së Pandorës në duar të disa ish-komunistëve të cilët e hapën dhe me dashje apo pa dashje kutinë famëkeqe të të këqijave të cilat mund të mos kishin ndodhur nëse do të kalonin nëpërmjet një revolucioni të kadifenjtë në kapitalizëm por në të kundërt, me djallëzi vendosën të këqijat e kutisë nëpër partitë e reja të post-komunizmit dhe vonuan me dashje integrimin për në Europë gjë që po e bëjnë dhe tani nëpërmjet mos pranimit të humbjes me dinjitet, duke i quajtur gjysmën tjetër të elektoratit armiq nëpërmjet veprave të tyre, duke mos pranuar asnjë bashkëpunim serioz për progresin e kombit dhe integrimin e tij në Europë, dhe duke mbajtur gjallë luftën e klasave nëpërmjet mbajtjes gjallë të konflikteve të vjetra midis ish-diktaturës me ish-kulakët edhe në kohën e sotme. Kjo linjë e vjetër dhe në minorancë në të majtën shqiptare që mund të quhen pa frike nostalgjikët e të kaluarës janë ende në drejtim të politikave dhe të strategjive të majta, dhe siç i thonë një fraze të vjetër... “për një plesht ata djegin dhe jorganin...”, këta nostalgjikë në drejtim për të mbajtur këtë pushtet nuk e kanë për gjë që t’i thonë elektoratit të majtë frazeologjinë e njohur ‘do të mbrojmë kutitë e votimit me gjak e dokrra të tjera që të kujtojnë frazat revolucionare të ish-udhëheqësve të PPSH. Nostalgjikët janë mbështetja e E. Ramës sepse nëpërmjet tij, duke parë që ai e ka pohuar dhe vetë që “... nuk vij nga politika”, vazhduan ta përdorin atë duke e futur thellë në rrokullimën e interesave ekonomiko-financiare e klienteliste duke e bërë të harrojë përse erdhi në krye të PS. Nostalgjikët nuk honepsin demokracinë dhe ata kërkojnë debatin konstruktiv sepse ata në shpirt janë plot me paragjykime nga e kaluara dhe të mbushur me mllefe për dështimin e madh që u ndodhi më 22 mars dhe më vonë. Nostalgjikët janë nga pikëpamja filozofike sektarë dhe autokratë që vuan vetëm të drejtojnë dhe nëse qarkullon pushteti në mënyrë ritmike çdo katër vjet ata dhe sot e kësaj ditë në mjediset e tyre obskurantiste e quajnë largimin e pushtetit nga duart një gjëmë të madhe që nuk pranohet, duke bërë e duke luajtur çdo gur për ta mbajtur atë. Edhe në rastin më të mirë për këta nostalgjikë siç ishte rasti i humbur i 28 qershorit nëse ata do ta rimerrnin pushtetin a e dini se çdo të ndodhte? Jo vetëm që ata do të fillonin pastrimin e administratës, jo vetëm që do të vazhdonin klientelizmin dhe korrupsionin “sans frontiere” si në vitet 2001-2005, jo vetëm që do të vononin reformat për tu integruar në Europë (sepse Europa Perëndimore apo BE për ta është si lavanderitë e pastrimit që pastrojnë gjithçka duke filluar nga xhaketat e vjetra e deri tek idetë e vjetra të revolucionit permanent trockist). Nostalgjikët tremben nga integrimi si djalli nga temjani sepse integrimi është vdekja përfundimtare për iluzionet radikale komuniste e sektare dhe vdekja e idesë së pushtetit të marrë me dhunë. Largimi përfundimtar i linjës së nostalgjikëve nga e majta do të jetë në fakt njëkohësisht dhe reformimi i së majtës së degjeneruar për 19 vjet, së majtës që ende për 19 vite lëkundet midis nostalgjisë të gjithëpushtetit të së kaluarës dhe demokracisë brenda partisë. Fakti më domethënës dhe më fatkeq i pas zgjedhjeve është mos pranimi I humbjes; gjë që tregon sesa të lidhur janë me paragjykimet e mos pranimit të humbjes “gjëmëmadhe” të pushtetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër tregojnë sesa borxhlinj u janë huadhënësve të ideve të luftës për pushtet me aspiratën ‘gjithçka ose asgjë’, huadhënës të cilët jo vetëm u dhanë një parti me detyrim për ta futur në koalicion por edhe idenë idiote të përjashtimit të LSI dhe të partive të tjera për arsye të lakmisë së madhe për ta zhvatur pushtetin të vetëm qoftë dhe pa program siç ndodhi në fakt. Një turp i vërtetë nga ana parimore: të kërkosh pushtetin pa i ofruar asnjë program elektoratit të majtë që i dha votën verbërisht, është një katastrofë politike e kësaj së majte që drejtohet pa pikë turpi nga nostalgjikët të cilët nuk u bëhet vonë që të mos ofrojnë asgjë në interes të elektoratit të majtë pa le Shqipërisë të cilën e shohin si një thellë mishi në sallatën greke. Duhet patur parasysh se jo vetëm është mungesë kulture kombëtare por dhe intelektuale që të sakrifikosh interesat kombëtare në një kohe kur ato janë më imperative se çdo gjë tjetër në këtë periudhë të artë për Shqipërinë, kur faktori shqiptar shihet me interes dhe kërkohet nga Europa për tu integruar (sigurisht duke plotësuar disa standarde bazë). Po si mund të integrohet Shqipëria kur e majta që është në dorë të nostalgjikëve akoma nuk ka veprues një parti e koalicion pro-shqiptar duke pranuar humbjen edhe tani pas 30 ditëve? Po si mund të integrohet Shqipëria kur nostalgjikët kanë dhënë urdhër servilëve të së majtës që të qëndrojnë fort në llogoret e tyre e të mos zbythen duke kërkuar idiotësira edhe në Kolegj Zgjedhor (kujtoni: kërkojnë ri-llogaritjen e votave të Beratit në një kohë kur kry-komisionerët i ka patur socialistë)?! Vetëm një shpjegim ka: Janë interesa personale të nostalgjikëve dhe servilëve përreth tyre të cilat detyrojnë një parti të tërë, një elektorat të tërë që të mos pranojnë humbjen. *Analist Rama tërhiqet nga bojkoti, pranon humbjen, nuk njeh qeverinë Kryesocialisti shton presionet mbi kolegjin zgjedhor Pas disa deklaratave për ditë me radhë se nuk do të njohë zgjedhjet, kreu i selisë rozë Edi Rama më në fund ka pranuar që do t’i njohë zgjedhjet e 28 qershorit, por nuk do të njohë legjitimitetin e qeverisë. Pas pranimit të humbjes nga eksponentët brenda të majtës, edhe kryesocialisti Rama është tërhequr nga bojkoti, duke i hapur rrugë garës për kreun e PS. Por, ashtu siç parashikohej, sulmet e kryesocialisti Rama nuk kanë vonuar edhe ndaj Kolegjit Zgjedhor. Dëshira e verbër për të qëndruar me çdo kusht në krye të PS, për t’u hedhur hi syve me të gjithë socialisteve të zhgënjyer, e shtyn Ramën të sulmojë çdo vendimmarrje që nuk është në interes të tij, të sulmojë institucionet e pavarura të shtetit. Ndonëse Kolegji Zgjedhor është zgjedhur me konsensus të plotë midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, më në fund kreu i PS, Edi Rama, nuk i ka kursyer akuzat ndaj këtij institucioni sapo u rrëzua kërkesa ankimore e Beratit si e pabazuar në ligj. Megjithatë presioni i Ramës ndaj Kolegjit Zgjedhor ka filluar qysh se janë depozituar kërkesat ankimore, madje presioni i tij është denoncuar nga shumë parti politike. Domethënë është fakti se të gjithë eksponentët e PS, madje edhe ato në KQZ, e kanë vlerësuar punën balancuese të Kolegjit dhe vendimet e tij, ndërsa i vetmi që e kundërshton është vetë kreu i selisë rozë. Kështu, një ditë pasi Kolegji Zgjedhor e rrëzoi ankimin e PS për Beratin, ka reaguar kreu i selisë rozë, Edi Rama, ku ka akuzuar kryeministrin Berisha se po ushtron presion ndaj Kolegjit Zgjedhor si dhe po grabit mandatin e PS në qarkun e Beratit. “Dje Kolegji Zgjedhor nuk i rezistoi dot presionit të pushtetit të Sali Berishës dhe dha një vendim skandaloz, në kundërshtim të plotë me Kodin zgjedhor, që në çështjen e rinumërimit të votave, është i qartë si drita e diellit. Mjafton që 2 anëtarë të KQZ ta kërkojnë rinumërimin dhe kjo bëhet pa asnjë lloj kushti”, u shpreh Rama. Sipas tij, drejtësia e vendosur nën presionin e pushtetit, nuk dha drejtësi, por thelloi padrejtësinë ekstreme të KQZ ndaj Partisë Socialiste, duke e degjeneruar edhe më tej procesin zgjedhor nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke e bërë edhe më të rëndë barrën e përgjegjësisë së opozitës, e cila mbetet përditë e më shumë e vetmja forcë dhe e vetmja shpresë e njerëzve për të rezistuar në emër të lirisë dhe të demokracisë, pa u bërë pjesë e kësaj farse përditë e më të neveritshme, ku pushteti po mbyll, dita-ditës, çdo kanal të pavarur të funksionimit të demokracisë përmes presionit në rritje ndaj drejtësisë, medias, sipërmarrjes, dhe qytetarit. “Dje, pushteti mbylli përmes një padrejtësie alarmante rrugën e transparencës ligjore mbi procesin zgjedhor në Berat. Por, hapi rrugën e mos njohjes nga ana jonë të legjitimitetit të qeverisë, që do të dalë nga kjo maskaradë elektorale, e cila e bën të detyrueshme rrugën tonë të kontestimit demokratik me të gjitha mjetet që ka në dorë opozita, të këtij pushteti të korruptuarish e korruptuesish, që duan ta kthejnë Shqipërinë në një republikë pa opozitë demokratike, pa drejtësi të pavarur, pa media të lirë, pa sipërmarrje të panënshtruar, pa qytetarë të pakërcënuar për shkak të bindjeve të tyre politike”, tha ai. Rama i ka quajtur këto zgjedhje si ato të vitit 1996, duke akuzuar Berishën se për pushtetin personal sakrifikon interesat e vendit e të një populli të tërë, dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në grabitjen e këtyre zgjedhjeve, apo në ligjërimin e kësaj grabitje, qoftë duke dhënë vendime të padrejta, qoftë duke ndërtuar alibi të pavërteta. “Sot, është e sigurt që PS do t’i kundërvihet këtij pushteti të korruptuar dhe korruptues, pa asnjë rezervë, pa asnjë kompromis, pa asnjë pauzë. PS do të angazhohet deri në fund për zbardhjen medoemos të krimit elektoral të 28 qershorit, duke i përfaqësuar denjësisht të gjithë shqiptarët e shqiptaret që e votuan në shumicë, për një politikë të re për ndryshim dhe që duan me të drejtën e Zotit, të ligjit, e të qytetarisë evropiane, mbrojtjen e të drejtës së tyre të mohuar nga politika e vjetër për mashtrim”, vijoi ai. Së fundi Rama siguroi se PS do të dalë nga kjo betejë me vetëdijen e plotë se misioni i saj është të mbroj lirinë dhe të shpëtoj demokracinë e sakatuar nga një pushtet i kthyer në një regjim, që kërkon t’i nënshtroj të gjithë e të kontrolloj gjithçka, duke i kthyer edhe zgjedhjet në një farsë me një fund të përcaktuar në favor të pushtetit, pavarësisht se si voton qytetari. Patozi: Deklaratat e Ramës, sulm ndaj institucioneve për të ndryshuar me dhunë rezultatin Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas akuzave të Ramës ndaj Kolegjit Zgjedhor, duke i cilësuar sulmet e kreut socialist si formë e hapur presioni ndaj institucioneve të pavarura të shtetit për të ndryshuar me dhunë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ishte deputeti i PD, Astrit Patozi, i cili në emër të Partisë Demokratike i bëri apel Ramës dhe Partisë Socialiste që të heqin dorë nga presioni ndaj institucioneve që administrojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe të pranojë humbjen me maturi. “Partia Demokratike dënon sulmet e paprincipta të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi Kolegjin Zgjedhor, duke i konsideruar ato si formë e hapur presioni ndaj institucioneve të pavarura të shtetit për të ndryshuar me dhunë rezultatin e zgjedhjet. Këto forma të qarta presioni që kanë nisur që ditë më parë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këto sulme nuk kanë asgjë të përbashkët me integrimin në Bashkim Evropian dhe forcimin e shteti ligjor dhe të pavarur”, u shpreh Patozi. Më tej, Patozi i ka komentuar presionet e Ramës si një praktikë për të mbuluar humbjen e zgjedhjeve, pasoja të cilat do t’i vuajë vendi në ngadalësimin e reformave për integrimin në BE. Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:24.07.09 [ Edited Thu May 13 2010, 03:03pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Koalicioni PD-LSI risi historike, mungon programi qeverisës” Vendosur: 24/07/09) Besnik Mustafaj Përtej ankimimeve të partive politike dhe përgjigjes përfundimtare, që do të marrin ato në Kolegjin Zgjedhor, fituesi i zgjedhjeve të 28 qershorit njihet, siç dihet me siguri që ishte një fitore e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj elektoral, por e pamjaftueshme për të qeverisur vetëm në katër vitet e ardhshme. Në një përpjekje të sinqertë për të kapërcyer parapëlqimet e mia të palëkundura personale, do të thosha gjakftohtësisht se përmasat e kësaj fitoreje janë kështu më të përshtatshme për interesat e vendit në këtë periudhë, pasi premtojnë të na japin në katër vitet e ardhshme një qeverisje më të përmbajtur e sidomos më të ekuilibruar në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. Ndjesia e mirë e këtij premtimi m’u përforcua nga shpejtësia me të cilën u gjet mirëkuptimi midis Berishës dhe Metës për të ngritur një koalicion qeverisës, duke shënuar në thelb një risi shumë të rëndësishme për jetën dhe maturitetin e klasës sonë politike: do të kemi në krye një koalicion qeverisës i të djathtës me të majtën. Kaq mund të thuhej me entuziazëm gjykuar mbi pikën e nisjes së këtij koalicioni. Më tej mbetet të na provohet në realitet nëse do të ngrihet vërtet një koalicion qeverisës atipik për historinë tonë politike dhe shtetformuese, që do të thotë ndarje e përgjegjësive dhe sidomos bashkim i vizioneve midis të djathtës dhe një pjese të përfillshme të së majtës në përballimin e sfidave historike, që e presin vendin në katër vjetët e ardhshme, apo ishte thjesht një marrëveshje midis Berishës dhe Metës për të ndarë pushtetin dhe përfitimet e tij gjatë periudhës së këtij mandati. Nëse ndodh kjo e dyta, atëherë ky moment nuk do të mbetet në asgjë historike. Fill pas arritjes së mirëkuptimit në fjalë, Berisha deklaroi qetësisht se negociatat praktike për ndarjen e posteve ministrore dhe shtetërore do të fillojnë pas datës 28 gusht, duke dhënë edhe argumentin e qendrueshëm se një ndarje e mëhershme e posteve ministrore do të shkaktonte pashmangshëm një dekurajim dhe çmobilizim në qeverinë aktuale, e cila e ka për detyrim kushtetues dhe moral të jetë në efeciencë të plotë. Nuk na lejohet të humbasim dy muaj punë, theksoi me të drejtë Kryeministri Berisha. Por, ndërkohë, shpjegimi i tij i mbetur me kaq lë shkas të dyshohet për konceptin e tij rreth përmbajtjes së koalicionit të ardhshëm qeverisës. Sigurisht që vetëm dëme ka shpalosja parakohe e konturit qeverisës PD-LSI. Ama ne, qytetarët votues të Shqipërisë, presim që qeverisja e përbashkët të jetë mirëfilli një program i përbashkët qeverisës, çka nënkupton doemos një punë përgatitore të përbashkët e të thelluar për hartimin e këtij programi. Përndryshe, do të kemi në fillim të shtatorit as më pak e as më shumë veç një ndarje portofolesh ministrore, gjë që nuk do të shënonte kurrfarë grade të re në pjekurinë e klasës sonë qeverisëse. Nëse do të merrej seriozisht, kjo punë përgatitore për hartimin e programit të përbashkët qeverisës do të ishte në shumë aspekte edhe më e vështirë se vetë zbatimi i një programi të tillë. Të dyja partitë kryesore të koalicionit, PD dhe LSI, por edhe dy partitë e tjera pjesëmarrëse në këtë koalicion, ajo Republikane dhe PDI, sapo kanë dalë nga fushata elektorale, kur, për afro dy muaj, e kanë bombarduar shoqërinë shqiptare me programet e tyre. Gjatë kësaj periudhe intensive politike, secila prej këtyre partive natyrshëm është përpjekur me shkrim e me gojë të nxjerrë në pah sa më qartë pasurinë e vet dalluese programore krahasuar me konkurrentet e veta, qofshin ato brenda të njëjtit krah e aq më tepër kur ato përfaqësojnë alternative opozitare, si në rastin PD-LSI. Tani me koalicionin paszgjedhor do të duhet të kemi një program qeverisës gjithëpërfshirës, hartimi i të cilit nuk mund të jetë ndryshe veçse një vepër e nisur nga e para për gërshetimin e vizioneve të secilës palë për zhvillimin e vendit, gjë që detyron lëshime parimore nga e djathta dhe e majta për të arritur në një simbiozë origjinale, pa të cilën vetë qeverisja e nesërme nuk do të kishte koherencën e nevojshme. Të paktën kështu na mëson shkenca e politikës, por edhe përvoja e koalicioneve të ngjashme, të realizuara vite më parë në Austri e tani së fundmi në Gjermani. Strategët e të gjitha partive të këtij koalicioni do të duhej të ishin ulur sëbashku qysh të nesërmen e arritjes së marrëveshjes. Kjo gjë nuk ka ndodhur ende, ndërkohë që ka rrjedhur gati gjysma e kohës, që Kushtetuta u lë atyre në dispozicion deri në krijimin e qeverisë së re. Jo vetëm nuk ka ndodhur, por nuk shohim as gjasa se do të ndodhë së shpejti. Po ndalem në një fakt: Berisha u ka dhënë urdhër publikisht anëtarëve të kabinetit në detyrë të nisin punën për hartimin e buxhetit të ri. Dihet se skema e përdorimit të buxhetit është një nga pikat parimore që ndan qartësisht të djathtën nga e majta. Në rastin tonë ne kemi parë një qeveri, e cila gjatë katër vjetëve të shkuara e ka shtyrë ekonominë e vendit dhe reformimin e shtetit me vetëdije të plotë nëpër një rrjedhë zhvillimi shumë liberal, filozofi kjo e kritikuar në vazhdimësi dhe ashpër nga Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tij. Në vija të përgjithshme do thënë se kjo zgjedhje ideologjike doli e sukseshme për qeverinë që po ikën. Logjikisht, pra, nuk kemi asnjë argument sot të besojmë se kësaj here Berisha dhe kabineti i tij ende në detyrë do ta mbështesin buxhetin e ri në ndonjë skemë të re. Por kemi të drejtë të çuditemi për diçka tjetër: buxheti i ri nuk do të zbatohet më nga të njëjtët aktorë qeverisës, pavarësisht se në krye do të jetë përsëri Berisha. Pse Kryeministri merr atëherë vendime me pasoja të mëdha në të ardhmen dhe vepron sikur do të qeverisë përsëri i vetëm? Siç kemi po ashtu arsye të shqetësohemi pse Meta nuk shfaqet për t’i ndalur dorën. Meta ka rastin e parë t’i dëshmojë mbarë shoqërisë e veçanërisht elektoratit të majtë se ka hyrë në këtë koalicion për të sjellë në maxhorancën e re parlamentare jo vetëm numra deputetësh, por edhe idetë, për të cilat është votuar. Të gjitha cilësimet e bujshme si tradhti e tij ndaj popullit të majtë pse pranoi pjesëmarrjen në koalicion janë retorikë banale parapolitike. Tradhti politike ndaj elektoratit të vet ai do të kryejë vetëm në qoftë se nuk bëhet bashkëhartues substancial i programit të ri qeverisës, për ta lënë veten dhe partinë e tij të reduktohet në qeverisje në të njëjtin rol që luajtën gjatë katër vjetëve të shkuara PBDNJ dhe Partia Agrare Ambientaliste. Ka edhe mjaft shembuj të tjerë problematikë të shfaqur gjatë këtyre javëve, ku Berisha me fjalën e tij dhe Meta me heshtjen e tij na e ftohin shpresën se ky koalicion qeverisës do të jetë vërtet një risi politike dhe shtetbërëse në historinë e Shqipërisë. Po ndalem përsëri te buxheti që po hartohet, si një rast i mjaftueshëm laboratorik për të shtruar shqetësimin. Para fushatës, gjatë fushatës dhe tani pas fushatës Berisha i është përmbajtur dhe vazhdon t’i përmbahet deklaratës së tij se kriza botërore as nuk e ka prekur dhe as nuk do të prekë vendin tonë. Le t’i lëmë mënjanë paralajmërimet e institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare si edhe ato të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë! Por, vetë Meta, si para ashtu edhe gjatë fushatës elektorale ka shqiptuar kritikat më të ashpra ndaj qeverisë dhe posaçërisht ndaj Kryeministrit pikërisht për këtë gjë, duke përdorur madje edhe përcaktime nga më ekstremet, të cilat më mirë të mos i kujtojmë tashmë. A e ka këtë bindje lidhur me kërcënimin e krizës Meta edhe tani, pas zgjedhjeve? Unë personalisht besoj se po. Atëherë, si mendon ai t’i zbusë efektet e krizës, në qoftë se një gjë e tillë nuk parashikohet qysh sot në buxhet? Për këtë pyetje, e cila më duket shumë e rëndësishme, unë nuk kam përgjigje. Bashkë me shumë të tjerë po e pres edhe unë këtë përgjigje dhe madje sa më shpejt nga vetë Meta. Ne nuk kemi nevojë për ndonjë alibi nesër nga ana e tij, kur kriza të godasë ballas. Gjithësesi, programi i ri qeverisës është traseja, nëpër të cilën do të ecë vendi në katër vjetët e ardhshme. Rrjedhimisht, nuk duhet harruar se në mbështetje dhe në zbatim të këtij programi do të jenë edhe dy parti të tjera, të cilat, sado të vogla, dëshmuan nëpërmjet votave që morën me 28 qershor se përfaqësojnë profile politike dhe programore me zë të dëgjueshëm në shoqërinë shqiptare. Fjala është për Partinë Republikane dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim. Nuk do mend që secila prej tyre ka thënë diçka të dallueshme qoftë edhe brenda koalicionit të djathtë, pa edhe ka siguruar aq mbështetje sa të hynte në parlament. Këto dy parti, paçin ose jo portofole ministrore, janë në të drejtën e tyre më legjitime të kërkojnë haptas dhe me transparencë të jenë kontribuese të drejtëpërdrejta në hartimin e programit të ri qeverisës, si mënyra e vetme për të lënë edhe ato në atë program gjurmën e tyre të dukshme. Nuk shoh arsye pse këto dy parti të kompleksohen nga fakti se përfaqësohen në parlament me vetëm nga një deputet. Përkundrazi. Në qoftë se ato heshtin tani, i kanë të gjitha gjasat që pas katër vjetësh të shuhen fare. Në qoftë se ata flasin qysh tani, në respekt të identitetit të tyre politik dhe të angazhimeve për të cilat janë votuar, i kanë të gjitha shanset që pas katër vjetësh të paraqiten më të rritura, më shpresëdhënëse. Një zgjedhje për ta pohuar veten gjatë rrugës, rrezikon të jetë e vonuar. Dhe Shqipëria, e veçanërisht e djathta, nuk do të ketë asnjë dobi nga shuarja e tyre, pavarësisht nga ç’mendon ndokush prej udhëheqësve të Partisë Demokratike. Edhe ky është një mësim i thjeshtë që na e jep shkenca e politikës. © Gazeta Panorama [ Edited Thu May 13 2010, 03:04pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 | |
Powered by e107 Forum System