Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Vetem politik
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Jul 26 2009, 02:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
KUSH TRIUMFON: KULTI I RAMES APO RROTACIONI?

Andrea Stefani

Ndryshe nga ç‘pritej, nuk është fitorja dhe pushteti, por disfata në garën për pushtet në zgjedhjet e 28 qershorit ajo që po bën të shpërthejnë në sipërfaqe mendësitë dhe potencialet autokratike të politikës "së re" të Edi Ramës, si dhe të një klani të grupuar rreth tij në më pak se 4 vjet. Dhe sikundër ndodh tradicionalisht me autokratizmin, kryesimptoma e tij është, edhe në këtë rast, mbytja e kritikës ndaj liderit, i cili sapo ka pësuar disfatë, ndëshkimi i zërave kundër, e madje edhe shpallja dhe propagandimi i disfatës historike si një fitore historike.

Kjo që po tentohet të realizohet sot në Partinë Socialiste, pra mbajtja në krye e një lideri humbës, ka ndodhur gjatë një tranzicioni të tërë me Partinë Demokratike. Berisha ka humbur disa beteja elektorale, ka humbur edhe pushtet, por nuk është larguar kurrë nga drejtimi i PD-së, duke treguar se ai e zotëron atë parti, ashtu si kryetari tribunë e vet. Megjithatë, tribalizmi në kampin blu është zhvilluar pa zhurmë. Zakonisht, aty nuk pipëtin as miza kundër liderit. Por edhe kur është ngritur ndonjë kritikë, ajo e ka bezdisur Berishën jo më shumë sesa një mizë.

Ndryshe duken gjërat në kampin rozë. Atje autokratizmi ramist dhe tribalizmi në mbështetje të tij, duhet të konfirmohen në përplasje dhe debat të zhurmshëm me segmente të shquara të lidershipit të PS-së. Është një përplasje që do të përcaktojë se ç‘drejtim do të marrë PS, atë të një partie që bën liderin apo atë të një lideri që bën partinë.

***
Përgjithësisht, mendohej se kultet politike të Sali Berishës apo të Fatos Nanos ishin produkte fatale të një momenti historik dhe pra do të ishin të papërsëritshme si vetë ai moment historik. Në këtë kuptim, edhe largimi nga drejtimi i partisë së një lideri si Edi Rama, në rast humbjeje është përfolur, të paktën deri në datën e zgjedhjeve, si një rrjedhojë e vetvetishme që nuk ia vlen të diskutohet. Edhe Edi Rama vetë ka deklaruar se nuk është nga ata liderë që nuk largohen në rast disfate. Por dorëheqja qenka një lloj heroizmi. Ajo qenka e lidhur edhe me një lloj idealizmi, që na pëlqen ta shpallim si virtyt tonin në kohë shprese për fitore, por që i largohemi si djalli nga temjani kur pësojmë disfatë. Prandaj, dhe sjellja politike e Edi Ramës na kujton sot vargjet e Fan Nolit:

S‘ka, s‘ka si heroizma,

edhe si idealizma,

por kur në dimër del behari,

s‘ka si zjarri...

Rama është një nga ata liderë që është përbetuar për demokracinë brenda Partisë Socialiste, është ai që zuri gjithë qejf vendin e të dorëhequrit Fatos Nano, pas disfatës së korrikut 2005. Por duket i ka bërë të gjitha këto me mendjen e fjetur se nuk do të vinte një ditë që ai vetë, lideri i politikës së "re", Edi Rama, do të ishte në të njëjtën pozitë të liderit të politikës së "vjetër", Fatos Nano pra, i detyruar nga statuti i partisë të japë dorëheqjen, duke u larguar nga udhëheqja e partisë. Dikush mund të thotë se Rama është një lider shumë më i mirë se Nano dhe prandaj ai i duhet akoma Partisë Socialiste. Madje, ka që thonë se pa Ramën, PS do të marrë fund, se Rama është i pazëvendësueshëm.

Po a nuk thonë kështu edhe berishistët për PD-në? A nuk thonë edhe sot e kësaj dite shumë nanoistë se Nano i duhet përsëri PS-së? Të gjithë këta "harrojnë" se, po të mos ishte dorëhequr Nano, as Rama nuk do të kish pasur mundësi ta zhvillonte talentin e tij politik (që mjerisht e çoi PS-në në disfatë) dhe as ata që ngrihen sot në mbrojtje të kultit prej lideri të Ramës nuk do të kishin mundur të zhvillonin dot idhujtarinë e tyre të radhës. Pra, Ramës ia dha shansin për t‘u bërë lider demokracia në PS, një rrotacion lidershipi që nuk ishte parë në asnjë prej dy partive të mëdha. Hiqni liderin të gjeni liderin! Kështu funksionon demokracia. Ndaj askujt nuk i lejohet që sot ta shkatërrojë këtë mekanizëm që, ashtu sikurse "polli" liderin Rama, do të jetë në gjendje të promovojë liderë të tjerë, të cilët mund të tregohen më të aftë se Rama për të ndjekur më me zgjuarsi fillin e fitores në labirintin e ndërlikuar të politikës shqiptare, ku parimësia gërshetohet me kompromisin dhe intrigën.

Mbajtja me demagogji, kult dhe mashtrim në krye të PS-së e Edi Ramës, do të ishte një kthim prapa i vetë PS-së para vitit 2005. Ajo do të humbte kështu të vetmin avantazh që ka nga PD-ja e Sali Berishës, faktin që është një organizëm më i hapur, forca e të cilit bazohet më shumë te ndryshimi, kritika dhe qarkullimi, e jo te përjetësimi, kultet dhe fanatizmi. Në këto momente, në qëndrimin ndaj çështjes së Edi Ramës do të provohet nëse PS do të rikonfirmohet si një parti që nuk ka të ngopur, duke testuar të renë, apo do të llucoset në kënetat e ndenjura të lidershipëve, nëse do të jetë një parti që kërkon strehë e shpëtim te lidershipi i vjetër, apo që rigjen shpresë për fitore te lidershipi i ri. Kulti absurd dhe i paargumentuar i Edi Ramës (i krijuar me ngut në më pak se 4 vjet) dhe mbështetësit e këtij kulti, gjithë klani i politikës "së re", nuk duhen lejuar t‘u heqin PS-së dhe socialistëve shansin për të promovuar dhe provuar liderë dhe lidershipë të rinj, potenciale të reja, shanse të reja.

***
Rrotacioni i liderit dhe lidershipëve nuk është një garniturë, por një mekanizëm i fuqishëm suksesi. Asnjë lider, asnjë gjeni i politikës nuk mund të ketë të krahasuar me forcat, energjitë dhe kapacitetet që mobilizon parimi i rrotacionit. Në fakt, nëpërmjet tij demokracia shfaq dhe materializon avantazhin e vet ndaj tribalizmit e autokratizmit. Nëpërmjet tij partia nuk mbetet asnjëherë skllave e një "koke" apo truri, por pasuron pafundësisht lidershipin me liderë, vizione dhe energji nga radhët e mbështetësve. Në një parti moderne liberale, lideri nuk është partia sikundër është "Lenini" në partitë e tipit bolshevik, lideri nuk është makina, por vetëm një pjesë këmbimi. Vërtet një pjesë këmbimi shumë e rëndësishme, por një pjesë këmbimi ama.

Në këtë kuptim, janë antidemokratike goditjet që po u bëhen sot kritikëve të Ramës në PS nga delfinët e rinj apo të vjetër të "politikës së re". Janë gjithashtu vulgare pretendimet se, pavarësisht disfatës, Edi Rama duhet të çojë deri në fund "misionin" e tij. Përse po flasin? Ç‘është ky term mistik që përafron politikën me religjionin? Flasin për "Mesian" apo për liderin e radhës? Rrotacioni i liderit nuk është mosmirënjohje e partisë, as cinizëm, por përgjegjësi. Një parti që nuk ndërron liderin pas një disfate të papërligjur, tregohet e papërgjegjshme me fatet e veta edhe në rastin e PS-së, edhe të Shqipërisë. Në një parti pa demokraci dhe tribale (si për shembull PD) flitet për themeluesin ose për atë që e ribën partinë nga e para, flitet për shpëtimtarin e partisë dhe të popullit. Në një parti me demokraci flasim për liderin e radhës, që partia jo vetëm nuk ngurron, por nxiton ta zëvendësojë me një tjetër, aq më tepër pas një disfate.

Parimi i rrotacionit është edhe një test lirie brenda partisë. Kur ai realizohet, do të thotë se brenda partisë ka liri, ka konkurrencë, dhe ambiciet synojnë të realizohen jo duke iu nënshtruar apo servilosur liderit, jo duke i thurur ditirambe atij si shpëtimtar i pazëvendësueshëm, por duke e konkurruar denjësisht atë. Kur lidershipi nuk ndërrohet me pretekste "historike" nga më të çuditshmet, do të thotë se konkurrenca dhe liria në parti kanë vdekur e se partia është shndërruar tashmë në një tribu të lidhur me liderin deri në vdekje.

Koha do të provojë se në ç‘kategori do të bëjë pjesë Partia Socialiste këtej e tutje. Por nëse kulti i ri i Ramës do të dalë më i fortë se parimi i rrotacionit, humbja do të jetë e madhe. Dhe jo vetëm për Partinë Socialiste. Qëndrimi i Ramës në krye të PS-së jo vetëm nuk do ta dobësonte, por do ta forconte Berishën. Sepse ai nuk do të kish më përballë një parti rivale të ndryshme nga partia e tij, një parti me lidership të ri, një parti vërtet demokratike që do të bënte edhe më kontrast me modelin tribal të partisë së krijuar nga Berisha. Prandaj, ndryshe nga ç‘deklaron, Berisha nuk e do largimin e Ramës nga kreu i PS-së. Ai do të dëshironte një largim të Ramës, vetëm nëse kjo do të pasohej me rikthimin e Nanos në krye të socialistëve, pra, në kushtet kur PS do të përdhoste parimin e rrotacionit të liderit që nuk është zbatuar kurrë në PD.

Një lidership i ri i kundërshtarit e tmerron Berishën, sepse ia nxjerr më në pah vjetërsinë. Por jo vetëm për këtë. Një lidership i ri do të ishte më i vështirë për t‘u përballuar nga një Berishë gjithnjë e më i vjetër. Vetëm një lidership i ri do t‘i krijonte PS-së një shans të ri. Disfata e 28 qershorit është qartazi frut i hidhur i një mendësie autokratike që, ndërsa shprehej për bashkim populist të shqiptarëve rreth Ramës, thellonte çarjen absurde në gjirin e së majtës. Ajo është qartazi disfatë e liderit që e personalizoi fushatën, jo vetëm të PS-së, por edhe të së majtës, më shumë se kurrë më parë. Edi Rama e keqpërdori shansin e vet si lider në liri të plotë. Prandaj, vetëm një parti pa demokraci do t‘i ofronte atij, me servilizëm, një tjetër shans. Duke vepruar kështu, do t‘i jepte mundësi që (siç shprehej dikur Zogaj për Berishën) t‘i avitej fitores "disfatë pas disfate". Por ky është vetëm një privilegj i autokratëve. Një privilegj që, siç shihet pas rreth 20 vjet tranzicion, e ka dëmtuar rëndë Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

© Gazeta Shqip - 2006-2008

Edhe ky zotni Andrea Stefani deri dje shkrravi bisht me fut ne rradht e shumshresume te qeveris Rama, por kaqi ju doli hurc tash kthehen tane me shpata ne dore me fajsu gjithmone dike tjeter, tipike shqyptarit gjithmone fajet i ka tjera kush asnjihere si kan ata vete.


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 03:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E shkuara sekrete e Ristanit

Çfarë e ka mbajtur peng nga e shkuara kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani

Lorenc Vangjeli

"Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij". Dhe pikërisht, në momentin kur Partia Socialiste ka shumë dilema për të ardhmen e saj, kryetari Edi Rama flet papritur për të shkuarën e një prej personazheve më të debatueshëm në vend. Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, është shndërruar në një magnet për të gjitha mallkimet postelektorale të socialistëve, të cilët e konsiderojnë atë jo si arbitër të zgjedhjeve, por si një arkitekt të vjedhjes së tyre nga Partia Demokratike. "Rikthimi te mandati ynë i nëntë në Fier i kësaj KQZ-je të kthyer në vegël qorre të Sali Berishës, përmes një kryetari të dënuar në të shkuarën e tij jo të largët për marrje ryshfeti dhe një shumice që nuk i nënshtrohet ligjit po oreksit të Sali Berishës, është kuptimplotë për të gjithë ata që duan realisht të dinë se çfarë ka ndodhur më 28 qershor...", u shpreh Rama më 20 korrik. Në të njëjtën ditë, sulmit të Ramës, çuditërisht nuk i përgjigjet vetë i akuzuari për probleme me të shkuarën e tij, Ristani, por ai merret në mbrojtje direkt nga PD-ja. "Ristani... ka kryer me integritet të lartë detyrën e besuar dhe informojmë opinionin publik se midis 3 kandidaturave të paraqitura nga PD për këtë post, është Edi Rama që ra dakord për zotin Ristani, ndaj dhe sulmet e tij nuk janë tjetër veçse një rrugaçëri dhe pafytyrësi politike", u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Por dhe në këtë rast, enigma mbeti, as Rama nuk u shpreh më gjatë se çfarë dinte për skedinën penale të Ristanit dhe as PD nuk foli për të, por thjesht e mbrojti të shkuarën e tij me punën e sotme të tij. Kaq është e mjaftueshme për të ngritur një pyetje, që është në interes të thellë të publikut për të marrë përgjigje; një pyetje që ngjan me një titull të vjetër filmi bardhezi, që dikur TVSH-ja e transmetonte rregullisht: Cili jeni ju zoti Ristani?

Zemërata e Berishës

Në adresën e tij në faqen zyrtare të KQZ-së dëshmohet se Arben Ristani ka mbushur plot 40 vjeç në fundmarsin e këtij viti. Ai është një nga përfaqësuesit më të spikatur të një brezi studentësh, që mbaruan Fakultetin Juridik në kapërcyellin e ndërrimit të sistemeve dhe falë edhe këtij fakti, patën fat në karrierën e tyre të mëpasshme. Gjyqtarët e vjetër komunistë u përfshinë në vitin 1992, vit kur Ristani dhe një grup i madh kolegësh të tij mbaruan universitetin, në një valë shkarkimesh nga detyra. Vakumi i krijuar nisi të mbushej me studentë që sapo kishin mbaruar fakultetin dhe një vit më pas, edhe me juristët e "përshpejtuar" të dalë në seri nga serra e shkollës së Plepave, në Durrës. Konkurrenca me ta ishte fare e lehtë për t‘u fituar dhe për herë të parë, me firmën e ish-presidentit Berisha, Ristani emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jashtëm në universitetin që sapo kishte mbaruar, kjo ishte një karrierë për t‘u pasur zili, por normale për atë kohë. Deri sa fati do të shënonte ditë të zeza, krejt papritur edhe për atë që dukej si i shenjuari vetëm i ditëve të bardha. Në vjeshtën e vitit 1993, Aleksandër Frangaj, atëherë kryeredaktor kurajoz i "Koha Jonë", gazeta më e madhe e pavarur në vend, detyrohet të kalojë në arrest shtëpie në Lezhë, në pritje të gjykimit të tij penal: akuza, kishte nxjerrë sekretin shtetëror për kalimin e një autokolone me tanke drejt Veriut të Shqipërisë. Dhe në Shqipërinë e atëhershme, me një President të konsideruar më tej ai armik i shtypit, ky ishte një mëkat i frikshëm. Frangaj do të gjykohej në Lezhë, ku kishte shkuar për ta gjykuar si i komanduar pikërisht gjyqtari i ri, Ristani. Avokat mbrojtës i Frangajt, ishte Spartak Ngjela. Në një sallë të mbushur me kolegë të Frangajt dhe deputetë të opozitës, Ngjela foli gjatë, pa harruar madje as "të drejtën anglosaksone" dhe e "hutoi" prokurorin lokal që mbronte akuzën, i cili madje tërhiqet prej saj. Frangaj fiton pafajësinë e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton mërinë e ish-presidentit Berisha. Që për një përkitje të rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin në apartamentin e tij të vjetër në Brakë. Ky ishte dhe momenti që e ndau njeriun më të fuqishëm të vendit, me juristin që dukej se kishte një të ardhme të garantuar. Një ndarje që në fakt do të vazhdonte gjatë, me vite dhe do të kalonte dhe mes problemesh shumë më të rënda se kaq. Sepse ky do të ishte vetëm fillimi. Ajo që do të vijonte, do t‘i ngjante si një kurdisjeje fatkeqe rrethanash, po ashtu dhe një loje ku më i dobëti do të priste vetëm faljen nga më i forti që nuk harron kurrë. Deri në ditën, kur të paktën sipas kritikëve të tij nga PS-ja, do të bënte shërbimin e jetës për Berishën.

Arrestimi

Në mesin e viteve ‘90, "Koha Jonë" ishte shndërruar përfundimisht në shqetësimin e pafundmë të ish-presidentit Berisha. Basti i tij me botuesin Nikollë Lesi dhe drejtuesit e saj, Aleksandër Frangaj e Martin Leka, do të vazhdonte dhe më tej. Thjesht pritej rasti për të rigoditur. Dhe ai erdhi me një padi të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar atëherë nga i ndjeri Safet Zhulali. "Të dënohet me burg kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka, që kanë nxjerrë sekretin ushtarak shtetëror". Sot tingëllon qesharake se sekret atëherë quhej fakti që oficerët ishin të detyruar të linin armatimin e tyre personal në repart dhe se nuk mund ta merrnin më, si më parë, në apartamentet e tyre vetjake. Të dy gazetarët arrestohen dhe në prill 1994 dalin në gjyq. Gjyqtar i tyre ishte sërish Ristani. Vetëm 25-vjeçar, Ristani do të gjykonte kështu procesin më të rëndësishëm të jetës së tij, do të gjykonte për fajësinë a pafajësinë e pothuaj dy bashkëmoshatarëve të tij. Natyrisht ishte nën një presion të madh: nga njëra anë shtypi opozitar, por dhe ai ndërkombëtar, shoqatat e gazetarëve vendase dhe të huaja, institucionet e të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër, "fqinji" i pushtetshëm në rrugën e Brrakës, që i donte me çdo kusht në burg gazetarët.

Dhe sa kohë që vazhdon procesi, një tjetër element hyn në lojë: Nikollë Lesi, botuesi emblematik i "Koha Jonë", bën një lëvizje "të dëshpëruar". E fton Ristanin në një lokal dhe në këmbim të pafajësisë së gazetarëve të tij, ofron madje edhe një shpërblim. Ristani nuk pranon, ai e refuzon fort këtë ofertë, por si njeri, kishte dhe ai dobësitë e tij. I kërkon Lesit ta ndihmojë me dy viza greke për të afërmit e tij. Ajo çfarë nuk dinte Ristani dhe Lesi, ishte që në tryezën pranë tyre, agjentë të SHIK-ut, të drejtuar atëherë nga Gazidede, kishin xhiruar dhe fotografuar gjithçka. Madje, edhe momentin e dorëzimit të pasaportave. Nuk mund të thuhet me saktësi se sa ka ndikuar ky "nder" i Lesit te vendimmarrja e Ristanit, por vendimi i firmosur prej tij nuk do të kënaqte Berishën. I cili, megjithatë, bën një veprim të pamendueshëm për karakterin e tij të rrëmbyer në atë kohë: ndonëse njoftohet në moment për rezultatin e përgjimit të gjyqtarit Ristani, ai nuk ngutet. Pret dhe në fakt nuk pret shumë. Ose më saktë, jo më shumë se dy apo tri javë. Kur një short "fatkeq" e detyron Ristanin të gjykojë një tjetër çështje të nxehtë. Një anije e kapur me naftë kontrabandë pret vetëm firmën e tij që të dalë nga gjendja e sekuestrit në Portin e Durrësit. Dhe vetëm dy ditë më pas, ndërsa Ristani mbahet i mbyllur në një mbledhje që zgjat më shumë se tri orë në Gjykatën e Tiranës, në cepin tjetër të saj, në apartamentin e tij në Brrakë, kishte mbërritur policia dhe agjentët e SHIK-ut me një mandat për kontrollin e tij. Kërkonin për para të fshehura, që duhet të ishin shpërblimi i mundshëm për lirimin e anijes me naftë. Fatmirësisht për Ristanin, asgjë e dyshimtë nuk u gjend në banesën e tij, por kjo nuk pengoi që për të, gjërat të rrokullisen në një mënyrë të rrufeshme poshtë e më poshtë. Ristani arrestohet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe një mitëmarrjeje të pavërtetuar. Qëndron vetëm pak kohë në qeli me të njëjtët njerëz që i kishte dënuar vetë më parë nga pozicioni i gjykatësit. Ndonëse nuk pranon asgjë në proces, vendimi për të ishte marrë: dënohet me burg për një vit heqje lirie, vendim që i kthehet me kusht për dy vjet. Dhe i rikthehet liria. Duket se dhe në këtë pikë, dora e "fqinjit" ishte ndalur pikërisht në hedhjen e lopatës së fundit me dhe´ mbi një karrierë të shkatërruar dhe një jetë njerëzore të frakturuar dhimbshëm. Por fati, edhe në këtë rast, nuk e kishte harruar Ristanin. Për të, mbas rënies së thellë, do të kishte sërish ngjitje, madje të bujshme. Deri në vitin 1997 do të ishte avokat dhe do të mbronte dhe një tjetër personazh të njohur të kohës. Ristani do të mbronte me sukses të pjesshëm Ilir Hoxhën, të birin e Enver Hoxhës, të akuzuar në mënyrë qesharake, sepse kishte guxuar të mbronte të atin në një gazetë periferike të kohës. Kaq dukej se do të mbushte kupën në mërinë e tij me "fqinjin" President, por ndërkohë kishte ardhur viti 1997, kur ish-presidenti kishte halle shumë më të mëdha për veten e tij. Madje, edhe atë të gjetjes së një avokati personal. Ristani rifutet në shërbim shtetëror, kësaj radhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë deri në vitin 1998, më pas kalon katër vjet të tjerë në profesion të lirë si avokat, deri në momentin kur fati i keq duket se i kishte perënduar përfundimisht.

Te Presidenti tjetër

Një tjetër ish-president do të bëhej fati i tij i mirë dhe i keq në të njëjtën kohë për juristin me halle. Alfred Moisiu do t‘u besonte rekomandimeve të jashtëzakonshme për juristin e aftë dhe do ta ftonte Ristanin në kabinetin e tij të ngushtë me detyrën e këshilltarit juridik. E kaluara dukej se ishte harruar dhe se për ish-avokatin karriera do të rridhte e qetë në paradhomën komode të një Presidenti të zgjedhur me konsensus dhe që e pëlqenin të gjitha palët. Por dhe kjo histori do të ndërlikohej shumë shpejt. Në grindjet që nisën mes Moisiut dhe ish-kryeministrit Nano, në vitin 2003, për herë të parë hyri një element i ri në luftën politike të ditës, ai që në median e kohës, do të quhej lufta mes stafeve. Dhe stafi i Kryeministrit Nano duket se ishte furnizuesi i medias me disa të vërteta të hidhura për dy nga këshilltarët e zotit Moisiu. Një nga ta ishte vetë Ristani. I zhgënjyer, Moisiu i kërkon llogari vartësit të tij për detajin e të shkuarës që ai i kishte fshehur. Por nuk kishte mundësi të bënte më shumë, veç t‘i komunikonte se rrugët e tyre tashmë ishin ndarë. E megjithatë, kjo thyerje e radhës nuk do të thoshte se rruga e Ristanit drejt karrierës personale ishte e mbyllur përfundimisht. Ai i rikthehet sërish avokatisë deri në vitin 2006. Dhe plot tre vjet më parë, më 31 korrik 2006, Ristani ishte një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar i KQZ-së. Në një nga seancat më dramatike e më qesharake të Kuvendit të shkuar - opozita pushtoi sallën e Kuvendit - ai votohet në godinën e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, bashkë me kandidatët për KKRT-në dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së. Si anëtar i KQZ-së ai punon me një tjetër ish-gjyqtar dhe mik të vjetër të tij, Çlirim Gjata dhe kalon provën e zjarrit me zgjedhjet lokale të shkurtit 2007. Bie pak në sy, por nuk dihet se pse, një vit më pas, në vjeshtën e 2008, largohet nga KQZ-ja dhe emërohet nga Presidenti Bamir Topi si drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Vetëm për katër muaj, sepse tashmë arrin sërish në majë: emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha për kryetar të KQZ-së. Në shkurt 2009 ai votohet nga Kuvendi dhe nga ky moment, bëhet njeriu tek i cili shumëkush, përfshirë edhe Ramën vetë, do të besonte se do të bëhej arbitër i zgjedhjeve.

Rreshtimi i dukshëm me PD-në

Në të vërtetë, Ristani, një jurist në karrierë dhe i mburrur pafund nga miqtë e tij për aftësitë e tij profesionale, tregoi se nuk ishte ulur në karrigen e arbitrit për të qenë i tillë. "Kot merremi me "KETA", po e humbasim kohën kot, "ATA" e kanë ndarë mendjen të mos hyjnë në zgjedhje". Kjo fjali i përket në një mbledhje publike vetë kryetarit të KQZ-së, Ristani dhe "KETA" e "ATA" nuk ishin tjetër, veç Partisë Socialiste dhe anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ. Fjalia e tij paralajmëruese, ndonëse u publikua nga të gjitha mediat, kaloi shpejt në harresë: vendi ishte në prag të fushatës elektorale dhe rrjedha e lajmeve ishte kaq e fortë sa një kambanë e tillë alarmi, u përcoll me pak kuriozitet në selinë e PS-së. Më pas gjithçka është histori. Standarde të dyfishta të drejtimit të KQZ-së, ironi e madje edhe kërcënime për anëtarët e saj të opozitës, rreshtim i hapur në favor të "ish-fqinjit" President dhe madje edhe karshillëk ndaj faktorit ndërkombëtar që i "propozonte zbatimin e ligjit në vendimmarrjen e institucionit që ai drejton". Ristani sheh që nuk ka më kthim mbrapa. Në momentin kur dhe ai vetë voton në favor të një mandati shtesë për Partinë Socialiste në Fier, flet për "sharlatanë dhe sharlatanizma". Nuk ka asnjë dyshim: ai që duhej të ishte arbitri i zgjedhjeve, ndan njërën palë nga tjetra dhe atë palë që nuk e pëlqen, e konsideron as më shumë dhe as më pak, por "sharlatane". Duke e ftuar me arrogancë të mbyllë gojën e të heshtë. Ndihet i fituar dhe hesht edhe vetë kur kryetari i PS-së, Edi Rama, e sulmon rëndë për të shkuarën e tij. Në fakt, nuk ka shumë për të thënë: nuk është aq i pasur sa për të blerë harresën për të shkuarën e tij. E cila ndoshta i është rikthyer sërish në të sotmen e tij shumë më pak profesionale se politike, duke e bërë të ndikojë në të ardhmen e vendit. Pa dyshim shumë më shumë se cilido tjetër që ka qenë në pozicionin e tij.

Marrë nga revista MAPO


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 02:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rama dhe Berisha, sa ngjajnë!

Written by Gazeta SOT

Sunday, 26 July 2009 21:04
Nga Av. Idajet BEQIRI

Zhurma e 28 qershorit 2009 ende nuk ka sosur. Fitusi fërkon barkun, qesh me hipokrizi, dhe sulmon humbësin e madh. Humbësi, nën ndikimin e fjalës së urtë “sheh rrushi-rrushin dhe piqet”, ka marrë tabijatet e Berishës. Për Berishën, së paku këto 20 vjet, janë zgjedhje të drejta e të ndershme, vetëm ato kur del ai fitimtar. Në rast se ai humbet, gjithçka mallkohet dhe nuk pranohet. Të njëjtin “stil”, për fatin e keq, po ndjek edhe humbësi i madh i 28 qershorit Edi Rama.
Njeriu i “përtej së majtës dhe të djathtës”, njeriu i “politikës së re për ndryshim”, megjithëse i humbi zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe e la të majtën në Shqipëri edhe 4 vjet të tjera në opozitë, në vend që të thellohet në analizën e shkaqeve dhe faktorëve që ndikuan në këtë katastrofë që pësoi e majta, përpiqet t’i mbushi mendjen vetes dhe tifozëve të sëmurë të së majtës se “Berisha i vodhi votat e 28 qershorit”!
Tifozët e sëmurë të së majtës, ata që humbjet i quajnë “mjaltë e qumësht”, në raport me të qënurit në krye të “Monarkisë së Majtë” të “Edi Ndryshimit”, ngopen me lugën e zbrazët që u afron Rama. Ata janë gati të shesin parimet, të përçudnojnë principet e demokracisë, të nëpërkëmbin si pa gjë të keqe interesat e së majtës dhe të popullit në përgjithësi, janë gati të vuajnë edhe më tej keqqeverisjen e të djathtëve, për gabimet e pafalshme, e madje të qëllimshme të Ramës, ndaj alternativës së majtë në Shqipëri, por “derrin match” nuk e lëshojnë nga dora!

Në se në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 pati shumë manipulime, shumë parregullsi, shumë pandershmëri, shumë deformime dhe shumë pisllëqe gjithfarëshe, burimi i tyre duhet kërkuar te marrëveshja Rama-Berisha lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin e Zgjedhjeve.
Këto fenomene negative, që i shpërfytyruan zgjedhjet e 28 qershorit 2009 deri në këtë farë feje, nuk do të ishin në këto përmasa, në se Rama-Berisha do të pranonin sistemin zgjedhor proporcional kombëtar. Nuk do të ishin në këto përmasa, në se të gjitha forcat politike që u regjistruan në KQZ në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të kishin komisionerët dhe numëruesit e tyre. Nuk do të ishin kaq të mëdha, në se kasetat filmike që regjistruan në monitor votat e shqiptarëve, do t’u jepeshin të gjitha forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhje, dhe KQZ e Kolegji Zgjedhor, do t’i pranonte ato si prova, në se partitë politike do të kishin kontestime të ndryshme.

Në se në 28 qershor 2009 u bë një masakër me vjedhje të votave, këtë masakër e bënë paralelisht PD-ja dhe PS-ja. Gjithkush nga këto dy forca politike veproi në hesapin e vet. PD-ja nuk vodhi votat e PS-së dhe të majtëve të tjerë. Ajo vodhi vetëm votat e aleatëve të saj dhe të “Polit të Lirisë”. Ndërsa PS-ja vodhi me të dyja duart votat e aleatëve të saj dhe të LSI e PSV 91. Ky është realiteti, dhe këtë realitet e regjistruan me fakte konkrete, qindra herë, në gjithë vendin, vëzhguesit ndërkombëtar.
Në këto kushte përse qahet Edi Rama? Kujt i qahet Edi Rama?

Edi Rama për të justifikuar gabimet e pafalshme që bëri në raport me të majtën shqiptare në përgjithësi, të cilën e bëri humbëse të madhe, në një kohë që duhet të ishte fituesja e madhe historike e 28 qershorit, kërkon të mos i njohë zgjedhjet parlamentare. Ai nuk po lë mallkim pa hedhur mbi KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor. Madje i konsideron këto dy institucione të rëndësishme të shtetit, si “vegla qorre në duart e Berishës”. Të njëjtat fjalë, pa pikë dhe pa presje tha edhe Sali Berisha në vitin 1997, 2001 dhe 2003, kur ishte një humbës i madh i zgjedhjeve parlamentare e vendore.
“Politikani i ri i ndryshimit”, siç e konsideron veten Edi Rama, për fatin e keq, konsideron “ndryshim” mendësitë berishiste të mohimit dhe sulmit të paprincip të institucioneve të shtetit ligjor.
KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk bëjnë ligje. Ligjet i bënë Kuvendi i Shqipërisë. Kodin Zgjedhor e bëri Rama-Berisha. Këto dy institucione janë për të zbatuar me përpikmëri të gjitha nenet e Kodit Zgjedhor. Në rast se Edi Rama ka sylesh, marifetçinj, servil dhe interesaxhinj të shkallës skandaloze me mendësinë “para mandatit tim, vaftë në djall e majta”, dhe jo juristë të mirëfilltë dhe specialistë që nuk falin kalime gafash skandaloze në Kodin Zgjedhor, fajin e dështimit nuk duhet t’a kërkojë te Kolegji Zgjedhor.
Kolegj Zgjedhor nuk bënë ligje, por jep drejtësi në emër të ligjit. Në se ligji ka të meta, ka pasaktësira, ka mangësi serioze, këto boshllëqe nuk mund t’i plotësojë sipas dëshirës së Ramës Kolegji Zgjedhor. Ky Kolegj nuk mund të bëjë rinumërimin e votave, kur Ligji Rama-Berisha e ndalon këtë gjë. Ky Kolegj nuk ka në kompetencë të ndryshojë vullnetin e komisioneve të numërimit, apo të Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve, të cilat kudo vepruan thuajse me konsensusin e të dyja palëve PD-PS.

Atëherë, çfarë u afron shqiptarëve “politika e re e ndryshmit” të Edi Ramës, ripërsëritjen e sloganeve bajate të Berishës kur ishte humbës? Për këtë ka nevojë ky vend dhe politika e re? Kujt i shërben kjo nëpërkëmbje si pa gjë të keq të Kolegjit Zgjedhor, si organ i vetëm drejtësie, ku bëhet përplasja e fundit e ankuesve në zgjedhje, dhe jepet një vendim në emër të ligjit?
Subjektivizmat Rama dhe Berisha le t’i mbajnë për veten e tyre. Le t’ua “shesin” edhe “fansave” të tyre, të cilët, për ironi të fatit, e duan Ramën dhe Berishën shumë herë më shumë kur i “lënë në baltë”, kur humbasin zgjedhjet dhe betejat e tjera, kur i bëjnë keq popullit e vendit.
Të sulmosh një organ të rëndësishëm drejtësie, siç është Kolegji Zgjedhor, autoriteti më i rëndësishëm vendimmarrës i mosmarrëveshjeve që lindin midis subjekteve elektorale, siç bënë Rama, njëlloj si Berisha dikur, është shumë e frikshme. Ç’mund të presësh nga një person i tillë nesër kur të vij në pushtet? Ai, me psikologjinë e “Monarkut”, do përdor parimin e Luigjit të 14 “Ligji jam Unë”, duke nëpërkëmbur dhe sulmuar si “leckë” institucionet e shtetit ligjor, me një ndryshim të vetëm se nuk do quhet “Berisha”, por “Rama”!
Edi Rama i humbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Mjafton edhe një mandat deputeti më tepër të ketë marrë PD-ja, nga PS-ja, dhe Edi Rama dhe e majta që përfaqësoi ai aq keq dhe aq me papërgjegjshmëri në 28 qershor, të quhen humbës. Votat e LSI-së Edi Rama nuk ka të drejtë morale dhe faktike t’i zërë me gojë.

Edi Rama nuk la gurë pa lëvizur, nuk la mallkim pa përdorur, nuk kurseu madje edhe milionat e taksapaguesve shqiptar pa hedhur në tregun elektoral të 28 qershorit, me blerje masmediash, personash, të zgjedhurish etj, kundër LSI e PSV 91, por “lopata nuk i mori ujë”. LSI mori votat e saj, dhe jo votat e Edi Ramës. Edi Rama nuk e llogariti LSI dhe PSV 91 në fitoren që kërkoi në 28 qershor 2009. Ai përmes një mendësie paranojake, donte një fitore individuale, kundër LSI, PSV 91 si dhe kundër Fatos Nanos e atyre që nk ishin “përtej së majtës dhe të djathtës”!

Në këtë nisëm donkishoteske ai doli i humbur. Tani të iki dhe t’a lërë të majtën të marrë veten dhe të përballojë sfidat që e presin.
Në rast se Rama do vazhdojë të bëjë rolin e “viktimës”, dhe “fansat” e shpërfytyruar socialist do t’a “martirizojnë” edhe më tej këtë humbës të madh, për fatin e keq të shqiptarëve e majta do e meritonte mallkimin “mos ardhsh kurrë në pushtet, sa të kesh në krye Edi Ramën”!

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:27.07.09


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 02:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Blushi: Malaj:

Nëse Rama shkon me opsionin se zgjedhjet nuk njihen, pse duhet të rikandidojë?

Rama injoroi përgjigjen për humbjen që i shkaktoi të majtës

- Çfarë ndodhi, pse për herë të parë në Asamblenë e PS nuk u lejuan kamerat?

Kjo ishte një shenjë e keqe që në hyrje të Asamblesë. Nuk e besoja dot, të përfundonim në këtë pikë, aq më tepër që kjo nuk ishte mbledhje rutinë, por ishte një ndër mbledhjet më të rëndësishme për PS, ku diskutohej qëndrimi ndaj zgjedhjeve. Qëndrimi dihej, se në parapritë të asamblesë, kishte disa qëndrime që nuk ishin të ngjashme. Detyrimi për lejimin e kamerave, u rrëzua me votë shumice, është njësoj si në Parlamentin e Shqipërisë. Nëse do të ishin kamerat të pranishme, atëherë publiku do të ishte më i qartë ndaj qëndrimeve.

- Çfarë ndodhi në Asamblenë e PS?

Gjatë Asamblesë së djeshme nuk ka pasur konflikt, por ishte një ballafaqim qëndrimesh dhe opsionesh, që lidheshin me zgjedhjet. Një rezolutë, e cila në fund të ditës u miratua. Për shkak të rezolutës që solli Rama, zgjedhjet nuk janë njohur. Ndërsa ne, një grup anëtarësh të Asamblesë kishim një qëndrim tjetër, që njihte manipulimin deri në një shkallë, për të faktuar më shumë se kaq, që synonte të fuste PS në parlament. Është qarkulluar dy javët e fundit, deklarata për të nxjerrë PS nga parlamenti. Ndaj dhe jam i kënaqur, për faktin se cilësisht kjo gjë u arrit, ne kemi arritur të imponohemi për detyrimin, që opozita të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë. Ka pasur një linjë tepër të ashpër, që mund edhe të shkonte deri në bojkot të Parlamentit.

- Kjo ka qenë linja e Ramës?

Deri më tani ai e kishte mbështetur këtë linjë, por në Asamblenë e djeshme u tërhoq. Nuk ishim palë armike brenda asamblesë, më vjen mirë që në frymë, por jo në germë, rezoluta që paraqiti Rama edhe me artikulimin, që u bë në fund, arriti të pranojë që opozita të mos dal nga Kuvendi. Për shkakun modest edhe tonin, PS do të marrë pjesë në Parlament, gjë e cila ishte e rriskuar. Kjo nuk ishte betejë numrash, ne kishim një ballafaqim idesh dhe kemi detyruar PS të hyjë në Parlament edhe për shkak të këtij presioni.

- Pse paragjykuat se nuk kishit numrat e mjaftueshëm?

Sepse, një pjesë e madhe kolegësh e shohin çështjen të lidhur me fatin e Ramës dhe neglizhojnë nuancat e ndryshme politike dhe thonë se kjo rezolutë është kundër Ramës. Ky votim është ndarë si i tillë. Është ajo që ka ndodhur në Asamblenë e djeshme.

- Disa prej të majtëve, gjatë këtyre ditëve janë shprehur se nuk kemi humbur?

Nuk i paragjykojë këta persona. E di pse e bëjnë këtë gjë, ata duan të mbrojnë Ramën, por ka mënyra të tjera për të mbrojtur atë. Mbrojta nuk kalon aq më pak nga fshehja e humbjes. Madje edhe ditën e djeshme u kam thënë se, nëse duan ta mbrojnë Ramën, nuk ka arsye që të nxjerrin PS nga Parlamenti. Vet Rama i ka shtyrë këta persona drejt këtyre ekstremeve, që të konsiderojnë zgjedhjet të papranueshme. Unë personalisht nuk hyj tek ata. Në disa raste, përtej 28 qershorit këto zgjedhje nuk respektuan standardet, por në fakt ne nuk kemi prova për t’i vërtetuar. I kam kërkuar këto prova edhe në Asamblenë e djeshme, për të vërtetuar që fitorja e PS është vjedhur. Ne nuk na është vjedhur ai numër mandatesh, që na ka mohuar fitoren.

- Pse socialistët, nuk fituan zgjedhjet?

Prisja që kjo asamble të ndante qëndrimin e zgjedhjeve, duke u marrë me arsyet e humbjes. Por një fakt i tillë, u injoruar që në çastet e para nga Rama. Prisja prej tij, që në Asamblenë e djeshme t’i thoshte PS, pse koalicioni i majtë nuk morri rezultatin e pritshëm në zgjedhje. Ai nuk veproi kështu, por lexoi vetëm një rezolutë. Ndërsa unë kam bërë të kundërtën, kam analizuar arsyet pse humbëm, ku një veprim të tillë, duhet ta bënte Rama. Ky është një debat i munguar. Kjo është arsyeja, që mbetem ende i pangopur. Ai duhet të bënte një debat politik, për të analizuar arsyen pse erdhën aty ku erdhën, pavarësisht ankesave, që procesi nuk ishte korrekt, apo se pati defekte”

- Çfarë nuk shkoi para 28 qershorit?

Ka disa arsye, që ne nuk morëm rezultatin që prisnim. Mund të ishte një ngushëllim i keq për ne, vota e shqiptarëve është e ndarë përgjysmë, gjë kjo që është akoma më e hidhur për ne. Prisnim të merrnim mandat për të ndryshuar qeverisjen, por reklamuam politikë të re përtej të majtës e të djathtës, që rezultoi e pasuksesshëm dhe jo efikase. Nuk i dhamë shqiptarëve programin, që i kishim premtuar. Ne nuk patëm program të detajuar për të gjetur një zgjidhje, por patëm vetëm shtatë shtylla, të cilat nuk i mbushëm. I thamë shqiptarëve se jemi përtej të majtës dhe të djathtës, në fakt nuk e mbajtëm këtë premtin, që nuk morëm këtë votë, por morëm një votë tradicionale, që për shumë arsye ka rreth 18 vjet që PS e merr. Është e vërtetë që PS ka dal e para, por mbetet ngushëllim i pajustifikueshëm, sepse ne nuk ishim në garë me PS në vitin 2005, por ishim në garë me qeverinë 2009, të cilën duhet ta mundnim.

- Rama bëri opozitë të dobët ndaj Berishës? Cilat janë arsyet?

Shqiptarët kishin nevojë për të votuar për programin. Për aq sa unë e lexoj votën, ata kanë bërë një votim pragmatist të pamjaftueshëm, sepse morën një ofertë të pamjaftueshme. Patëm një disavantazh koalicionesh, koalicioni i PD ishte tepër i fryrë, ndërsa koalicioni ynë ishte më modest, gjë që nuk prodhoi aq shumë vota sa prisnim prej tyre. Mosbashkimi me LSI ishte një humbje e madhe e këtyre zgjedhjeve.

- Rama ka deklaruar se ka qenë gjithnjë ai, që e kanë pësuar nga sulmet e Metës?

Pse u tejkaluan kjo marrëveshje në vitin ‘07, ku ne fituam shumë bashki të mëdha të Shqipërisë? Më pas, gjërat rrodhën ndryshe dhe nuk është vendi as për të fajësuar PS se dhe LSI nuk është se ishte elastike në raport me ne. Për shkak të zgjedhjeve të 2005 dhe për këtë që ndodhi pas 28 qershorit, del që PS ka qenë partia më nevojtare. Ka qenë pikërisht PS, ajo që ka pasur nevojë më tepër për të bashkuar votat dhe për të bashkuar mandatet me LSI. E vërteta e këtyre zgjedhjeve është se pas 28 qershorit, kur Meta dhe Berisha vendosën krijimin e koalicionit, diferenca e këtij koalicioni me koalicionin tonë ishte dhe është një hendek me 100 vota, të cilat PS ka detyrim ta tejkalojë. Përpara kemi zgjedhjet lokale, ndaj duhet të mendojmë duke u kthyer tek programi, tek aleanca shumë më të gjera se këto, që kishim, të cilat duhet t’i mbledhim për të mos i neglizhuar, duke shmangur mesa është e mundur edhe duke sakrifikuar interesa personale. Zbatimi përmes rregullave të PS

- Ndarja në asamble deri ku shkon?

Janë ndarë njerëzit, shpresojmë të mos shkojmë kaq larg. PS është ndarë në disa raste, sepse njerëzit janë të ndarë. Nëse ndahen idetë edhe kur ato janë të kundërta, njerëzit mund të jenë bashkë, shpresojmë të fusim teknologjinë e konfliktit të ideve në PS, e cila duhet të ndryshojë. Jam i kënaqur për nga cilësia e debatit të djeshëm të Asamblesë, pavarësisht se shumë gjëra nuk do të doja t’i dëgjoja fare. Anëtarët e PS, i trembin kot, sepse ky gogol nuk ka për të qarkulluar më në korridoret e selizë rozë, ajo duhet të respektojë statutin e vet dhe t’i jap opozitës një identitet që fillon duke hequr dorë nga eksperimentet e politikës së re. Kjo politikë e re dështoi se ishte politikë kundër njerëzve, jo kundër ideve. Ajo nuk ishte politikë për reformat, ajo u konceptua me hipokrizi si politikë kundër dikujt që nuk pëlqente sot dhe nesër, ajo do të kishte sukses nëse do të servirte reforma. Nuk i kam thënë këto gjëra përpara zgjedhjeve, sepse ne kemi hyrë në këto zgjedhje si ekip i ndershëm. Ishim në ndeshje dhe kemi luajtur me shumë besim se do të fitonim, edhe pse shihnim kapitenin që jo çdo pas e jepte në rregull.

- Kjo është lojë individuale e Ramës?

Është metaforë, u vërtetua si projekt personal. Pati një fushatë, ku thuhej “Votoni Ramën”, dhe nuk thuhej “Votoni PS”. Ne e lamë këtë duke besuar se do të fitonim. Po lexoj atë që ka ndodhur që të mos dëshmojë asnjë grimë inati apo mërije.

- Çfarë ka ndodhur tjetër që nuk doni t’i fshihni?

Në 28 qershor erdhëm me program të paplotë, zhvilluam një fushatë të personalizuar. Pozicioni i Ramës nuk është se dha shumë siguri, dhe kishim përballë një koalicion më të gjerë. Mendoj se Rama po të kishte ikur nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, do të krijonte më tepër siguri. Ka elementë pasigurie që mund të kenë ndikuar në një votë, që prisnim. Ishim në ndeshje dhe defektet e secilit prej nesh nuk mund t’i thoshim, por nga ana tjetër kjo nuk na jep të drejtën të mos flasim pas zgjedhjeve.

- Këto ia keni thënë Ramës në komunikim privat?

Kam pasur shumë pak mundësi për të folur me Ramën pas 28 qershorit, madje një gjë e tillë u anashkalua edhe ditën e djeshme. Kryesia e PS është mbledhur vetëm gjysmë ore, dhe në këtë kohë unë kam kërkuar që PS të mblidhej për ditë. Janë gjëra që i kam thënë edhe para zgjedhjeve, nuk ka arsye të mos i them pas zgjedhjeve, është kurajë për të folur duke i kthyer në arsye për të rregulluar mungesën e arsyes.

- A do të zbatohet ose jo statuti?

Statuti është zbatuar që ditën e djeshme pas vendimeve që ka marrë Asambleja. Vendimet e saj janë zbatimi i statutit, ku Ramës i është ndërprerë mandati si kryetar i PS. Ai duhet të kishte dal në publik menjëherë pas vendimeve të marra nga Asambleja, dhe të thoshte se më është ndërprerë mandati për këto arsye. Nuk kishte pse t’i thoshim ne këto, sepse ky ishte detyrimi i tij për të bërë transparencë para publikut. Ai duhet të dilte përballë mediave dhe të thoshte se nuk morëm mandatin që prisnim, se zgjedhjet ishin të papranueshme, apo sepse nuk kishim koalicionin e duhur. Janë shumë arsye, që njerëzit presin t’i dëgjojnë nga vet Rama. Mandati i tij është ndërprerë me statut. Rezoluta që futi, kërkon thirrjen e Kongresit që kërkon zgjedhjet e kryetarit, sepse kryetarit i PS i është ndërprerë mandati, kjo është arsyeja që shkojmë në zgjedhje të parakohshme në parti.

- Rama do rikandidojë sërish?

Mesa kuptova unë po. Ndër të tjera, ai duhet të bënte edhe transparencën që duhet të thoshte se do të rikandidojë. Kjo është e padrejtë, sepse ndërprerja e mandatit nuk lejon një rikandidim të dytë. Ruçi, shkon me një teori të vjetër, në rastin tonë nuk është kështu. Ndërprerja e mandatit nuk nënkupton rikandidim, që do të thotë të fillosh një projekt të ri, se projekti yt u mbyll. Nëse ai shkon me opsionin se zgjedhjet nuk njihen, pse duhet të rikandidojë? Ai duhet t’i shkonte deri në fund me korrektësi, nëse do të na bindte se zgjedhjet janë vjedhur, atëherë do të isha unë i pari që do e mbështesja të mos hiqte dorë. Nuk kemi marrë mandatin, që prisnim për shkak të drejtuesit të ekipit tonë.

- Pakti juaj me Ramën, e mbështesnit deri në zgjedhjet e përgjithshme dhe më pas do ua linte ju garën?
Rama në këtë rast nuk e ka problemin as me mua, as me një shumicë socialistësh. Por, Rama e ka problemin me logjikën e vet politike, ai këtë problem duhet ta zgjidhë me kurajën për të pranuar, atë që ka ndodhur. Të thuash se zgjedhjet janë të papranueshme dhe nga ana tjetër të thuash se do të rikandidojë? Këto janë gjëra që nuk shkojnë.

- Rama nuk diti si ta kërkojë një shans të dytë?

Mund ta kishte kërkuar dhe mesa duket këtë do të bëjë, por pa e çuar PS drejt bojkotit të Parlamentit. Duhet t’i detyronte ata për të thënë të vërtetën, kjo do të ishte më shumë e ndershme. Kjo është e vërteta sipas meje, ky projekt ka dështuar, duhet të nisemi nga e vërteta, për të ndërtuar opozitën e re të Shqipërisë.

- Do kandidoni përballë Ramës?

Është një vendim që nuk është personal. Mua më kanë kundërshtuar personalisht, ku disa njerëz më kanë thënë se e bëjë për arsye personale. Unë, nuk kam asnjë vendim personal, sepse nuk e konsideroj si një projekt personal. Jo, të gjithë më inkurajojnë, por jo të gjithë më dekurajojnë, nuk lidhet me karrierën time, sepse unë mund të rri në Parlament dhe të flas, të shkruajë libra, të flas brenda PS sa herë që më duket se e vërteta errësohet. Nuk kam asnjë vendim, sidomos rikandidimi i Ramës e bënë këtë garë qesharake. Sepse arsyet për të rikandiduar kanë rënë, nuk është normale, në frymën e statutit të PS, nuk pranohet rikandidimi. PS është një trupi i plagosur, që kërkon imunitet.

-Projektin e ri kush do e drejtojë?

Kjo nuk është në dorën time. Kjo nuk është rezoluta ime, kjo është rezoluta e 37-38 njerëzve me shumë eksperiencë, që vendosën të mbështesin këtë qëndrim. Askush nga ata që firmosën votën nuk është tërhequr, por votimi përfundoi me 15 vota, se kuorumi i një dite të gjatë e të lodhshme, bëri që shumë njerëz të largoheshin. Në fund fare kuorumi ka qenë përgjysmë.

- Humbja e zgjedhjeve, ka qenë personale e Ramës, apo ka pasur edhe faktorë të tjerë?
Ishte humbje e të majtës, për të cilën Rama duhet të mbajë përgjegjësi. Ishim një ekip dhe shumë prej nesh kanë autorësi dhe përgjegjësi. Këtë kemi kërkuar edhe në Asamble, sepse ka shumë gjëra për të cilat ne të gjithë bashkë duhet të mbajmë përgjegjësi për humbjen. Duhet të kishim gjetur një tjetër zgjidhje, por duhet ta thoshte Rama këtë gjë, të cilën ia kam kërkuar që të flas, por më është përgjigjur që do të flas në Kongres.



Filozofia e Ramës dështoi, se kërkonte lider të fortë dhe institucione partiake të dobëta

Deputeti socialist Arben Malaj ka pranuar dje gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste se filozofia e kreut aktual Edi Rama ka dështuar, duke humbur kauzën për të cilën ka luftuar kjo parti në zgjedhjet parlamentare 2009. Sipas tij, eksperimenti i liderit të fortë dhe institucioneve partiake të dobëta rezultoi i dështuar dhe i dëmshëm për Partinë Socialiste. Malaj gjithashtu u bëri thirrje socialistëve që të mos kenë frikë të shprehin hapur qëndrimin e tyre për situatën paszgjedhore. Ja fjala e plotë e Arben Malajt, mbajtur ditën e djeshme në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste
E kam konsideruar publikisht domosdoshmërinë e fitores së 28 Qershorit një mision të përbashkët për tre arsye kryesore:

E para - për të larguar nga qeverisja e vendit qeverinë e dështuar Berisha

E dyta - Për domosdoshmërinë historike që Partia Socialiste si forcë moderne të ishte në qeverisjen e vendit në momentet historike të integrimit europian, të bënte të mundur gjatë mandatit 4 vjeçar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe përfitimin e statusit të vendit kandidat. Arsyeja e tretë pse ne duhet të fitonim kishte të bënte me eliminimin e virusit që gjendet sot në shumë parti të majta europiane, ku humbjet e përsëritura kanë krijuar grindje të përsëritura dhe dështime elektorale të përsëritura. Për fatin e keq të shqiptarëve, PS dhe koalicioni i saj nuk arriti ta largonte qeverinë Berisha nga pushteti. Pasojat e keq qeverisjes së saj u ndjenë që gjatë zgjedhjeve, vendi dështoi të përfitonte vizat, miliarda lekë investime elektorale janë keqpërdorur, kriza ekonomike i ka goditur rëndë shqiptarët, perspektiva ekonomike e vendit është në risk. Për arsyen e dytë të domoshmërisë historike të fitores sonë, dëshiroj të theksoj se është një moment shumë kritik për të gjithë ne socialistët. Çdo forcë politike lufton me tërë kapacitetet që të jetë pjesë e momenteve historike të vendit të saj. Sot vendi ka si moment historik anëtarësimet në institucionet ndërkombëtare. Edhe pse e nxorëm vendin nga kriza më e rëndë sociale, edhe pse u kthyem shqiptarëve lirinë e munguar dhe shpresën për të ardhmen, edhe pse plotësuam tetë nga dhjetë planet e veprimit për anëtarësimin në NATO, ne nuk u gjendëm në maxhorancë në këtë moment historik për vendin. Edhe pse çelëm negociatata me BE për fazën e parë të perspektives reale europiane të vendit tonë, ne nuk u gjendëm në maxhorance për të dorëzuar kërkesën zyrtare për anëtarësimin e vendit në BE. Edhe pse e rikthyem shtetin ligjor të shpërbërë në vitin 1997, edhe pse i kushtuam vëmendje të veçantë forcimit të kontrolleve dhe luftës kundër krimit të organizuar, ne nuk ishim sërish në maxhorancë për të përfituar lëvizjen e lirë të vendit.

Historia politike do të bëjë analizat e saj, Partia Socialiste e meritonte të ishte maxhorancë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe të përshpejtonte proceset e ngadalësuara të përfitimit të lëvizjes së lirë apo të përfitimit të statusit të vendit kandidat. Nëse rezulton që nuk arritëm të ishim maxhorancë për këto sfida historike të vendit, është e papranueshme dhe e dëmshme për të ardhmen e Partisë Socialiste që në të vetgjendemi jashtë parlamentit, pikërisht në momentin që për këto sfida, për këto vonesa dhe dështime të maxhorancës Berisha, ne të mund të zhvillojmë një opozitë efektive, pse jo të kërkojmë që kontrollin parlamentar të plotësimit për liberalizimin e vizave ta marrë opozita, pse jo kontrollin periodik të ecurisë për përfitimin e statusit të vendit kandidat ta marrë në parlament opozita. Nuk do të ishte mirë për të ardhmen politike të Partisë Socialiste, që kur shqiptarët të përfitojnë lëvizjen e lirë për në Europë, ne të gjendemi jashtë Parlamentit, rrugëve dhe në një rrugë politikë që vetëm në standardet e politikës moderne europiane nuk të çon. Nuk do të ishte mirë për çdo socialist dhe aq më keq për ne, të mandatuarit e tyre, që kur shqiptarët të përfitojnë lirinë për të lëvizur, ku prindërit takojnë lirisht fëmijët e tyre, ku fëmijët takojnë lirisht prindërit e tyre në mërgim, ku mijëra studentë mund të lëvizin lirisht për ëndrrat e tyre për të studiuar, ku mijëra familje nuk do të jenë më të ndara me murin e vizave dhe me shumë probleme të varfërisë së tyre ekonomike, ne socialistët të gjendemi jashtë institucioneve të vendit.

Jo, bojkotit

Nuk do të ishte mirë për asnjë nga ne, që në momentin kur vendit i pranohet kërkesa për vend anëtar i BE, edhe pse ky proces shkon nga 4 deri në 10 vjet, në të gjendemi jashtë institucioneve të tij. Nëse kjo kërkesë pranohet dhe fillon shqyrtimi i saj, qeverisë dhe institucioneve të vendit do t`i dalin një sërë detyrash, përfitimi i statutit të vendit kandidat mund të marrë disa vite, por mund të eci edhe më shpejtë. Jashtë institucioneve, ne minimalisht nuk jemi pjesë e këtij zhvillimi pozitiv dhe historik të vendit dhe maksimalisht ne mund të jemi qoftë edhe përkohësisht vonues apo pengues të këtij procesi. Qoftë edhe përkohësisht, ne do të ndiejmë në të ardhmen peshën e rëndë të gabimeve të momentit, thjesht për një solidaritet të sëmurë që duhet t`i tregojmë kryetarit tonë pas dështimit të përsëritur të Partisë dhe koalicionit tonë. Qëndrimi jashtë institucioneve, bojkotimi i tyre, mosnjohja e zgjedhjeve, kur tre anëtarët tanë ekspertë ligjor në KQZ, i njohën plotësisht ato, nxitimi për qëndrime kategorike pa pritur vlerësimin ndërkombëtar nga OSBE/OHDIR, si i vetmi institucion që e ka këtë atribut, na heq ne socialistëve çdo argument ligjor dhe politik dhe e bën forcën tonë politike regresive në raport me institucionet e shtetit ligjor, në raport me bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe në raport me të ardhmen tonë. Kryetari, këtu nuk na qartësoi asnjë solidaritet që ky veprim kaq kritik ka gjetur nga partnerët ndërkombëtare që ndoqën zgjedhjet në vendin tonë, nuk na qartësoi që me mandatin e tij të ketë arritur sensibilizimin dhe mbështetjen nga institucione të së majtës europiane, të europarlamentarëve socialistë në Parlamentin Europian, të socialistëve europiane në Këshillin e Europës dhe institucioneve të tjera shumë të rëndësishme. Ne socialistët, nuk mund t`i keqpërdorim votuesit dhe mbështetësit tanë për qëndrime që nesër mund të rezultojnë tërësisht të pambështetura nga asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë dhe të kolegëve tanë në institucionet europiane. Ne socialistët nuk mund të prezantohemi si parti europiane jashtë filozofisë, institucioneve, solidaritetit dhe mbështetjes së kolegëve tanë evropiane. Qëndrimet emocionale bojkotuese janë të lehta për t`u arritur, por ato janë shume të vështira për t`u argumentuar si qëndrime të prera dhe afatgjata. Keqpërdorimi i tyre për interesa të vogla dhe personale janë dëmi më i madh që një lider mund t`i bëjë forcës së tij politike, pse jo edhe vendit të tij.

Momenti i tretë historik për domoshmërinë e fitores sonë në këndvështrimin tim ishte detyrimi që nëpërmjet fitores të eliminonim virusin që gjendet sot në shumë parti të majta europiane, ku humbjet e përsëritura kanë krijuar grindje të përsëritura dhe dështime elektorale të përsëritura. Ne nuk e arritëm dot as këtë objektiv dhe sot gjendemi nën momente emocionale dhe kritike. Ndjehem i zhgënjyer për mënyrën sesi solidariteti socialist që është një vlerë e çmueshme, keqpërdoret për përfitime të momentit dhe me kosto të rëndë për socialistët. Për fat të keq më duhet të pranoj, që gjatë këtyre katër vjetëve Partia Socialiste ka funksionuar me konceptin deri diku të vetëpranuar nga një pjesë e madhe e socialistëve, që më mirë një lider i fortë sesa institucione të forta. Institucionet e Partisë Socialiste u venitën, liria për t`u shprehur u kufizua deri në asfiksi, pushteti personal i kryetarit u absolutizua, qëndrimet kritike u konsideruan herezi deri në përjashtim. Opinioni publik u bë më kritik me lidershipin e Partisë Socialiste, analistët opinionbërës, mbështetës të liderit të PS dhe të Partisë Socialiste, u reduktuan. Çoroditjet organizative në parti u bënë të shpeshta, mosnjohja dhe në shumë raste hedhja poshtë e kontributeve të çmuara të shumë të zgjedhurve socialistë, u bë jo e rrallë. Promovimi mbi preferenca individuale dhe në disa raste jashtë çdo kontributi në mos partiak në atë publik, u bë denigrues për shumë socialistë të talentuar dhe të përkushtuar. Filozofia e liderit të fortë dhe dobësimi i institucioneve të zgjedhura të Partisë Socialiste, u bënë dominuese dhe rritën riskun e sfidave të ardhme të partisë. Frika për t`u shprehur apo dëshira për të mos u shprehur u bënë sunduese në institucionet e Partisë Socialiste, kryesi apo asamble. Edhe ky takim, është një rast konkret. Asnjë forcë politike serioze nuk e mbledh asamblenë e saj pa një draft dokument të diskutuar në kryesi dhe në varësi nga qëndrimi politik, i detyrueshëm ky për t`u miratuar në asamble apo edhe në kongres. Përçmimi ndaj institucioneve dhe absolutizimi i pushtetit vendimarrës në zhvillimet në partinë politike dhe në vendin tënd, janë me pasoja të rënda për demokracinë, janë rrënjët e humbjes apo edhe të fitoreve, që në realitet rezultojnë humbje për pasojat diktatoriale, që i sjellin funksionimit të një force politike apo të qeverisë së saj. Ne nuk mund të jemi optimistë për të rifituar mbështetjen publike dhe kredibilitetin publik, pa i dhënë më shumë liri, më shumë demokraci, më shumë pavarësi çdo individi dhe çdo forumi të Partisë Socialiste.

Eksperimenti i liderit të fortë dhe institucioneve partiakë të dobëta rezultoi i dështuar dhe i dëmshëm për Partinë Socialiste. Ai duhet ndalur menjëherë. Rruga më e mirë për ta bërë këtë është të respektojmë filozofinë e statutit tonë. Ndërprerja e mandatit të kryetarit duhet të ndodhë automatikisht, pikërisht për të ndërprerë çdo diskutim emocional pro dhe kundër. Këtë fushatë duhet ta ndalë i pari Edi Rama, ta ndalë në detyrim të mirënjohjes për Partinë Socialiste dhe mbështetësit e saj për tre mandate si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe lider i PS. Personalisht jam kundër solidaritetit, që vjen nga frika se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk do të jetë kryetar i PS. Nuk besoj se Edi Rama nuk do ta respektoje filozofinë me të cilën synoi të bënte histori, nuk besoj se do të keqpërdorë solidaritetin njerëzor për interesa personale të karrierës politike.

Dështoi filozofia e Ramës

Nuk e dëshiroj ta shikoj Edi Ramën të dështuar në filozofinë e tij, është tjetër gjë të humbasësh një palë zgjedhje dhe është tjetër gjë të humbasësh filozofinë mbi të cilën ke ndërtuar suksesin tënd dhe me të cilën ke theksuar dallimin tënd nga politika e vjetër. Humbja e kauzës është humbja me e madhe për çdo lider. Theksoj publikisht se Partia Socialiste duhet t’i njohë Ramës meritat e tij si kryebashkiak i suksesshëm i kryeqytetit të Tiranës, duke krijuar modelin e ri kthimi të shpresës dhe optimizmit në kryeqytetin e vendit më të mbyllur të Evropës. Ne duhet t’i njohim Edi Ramës disa merita në tendencat për ta bërë më të hapur dhe më të pranueshme Partinë Socialiste edhe për individë apo grupe sociale jo tradicionalisht mbështetëse të saj, edhe pse si rezultat elektoral ato nuk ishin të menjëhershme. Ndjej detyrim dhe kam kurajën politike të qartësoj qëndrimin tim që solidariteti nga frika nuk i sjell Partisë Socialiste, inspirimin dhe optimizmin për sfidat që nuk janë të largëta.

Partia Socialiste ka nevojë për mirënjohjen dhe kontributin e të gjithë të zgjedhurve të saj. Nuk ka moment më kritik se ky sot për të bashkuar të gjitha angazhimet dhe përgjegjësinë që ta largojmë PS nga grindjet, ta largojmë nga debatet e personalizuara dhe denigruese. Partia Socialistë duhet të ristartojë funksionimin e saj duke u mbështetur më shumë te institucionet e saj. Çdo lider i ri duhet të jetë një kontribut shtesë dhe pozitiv për të arritur fitoret, por kurrë më një faktor i vetëm i fitores. Lideri i ri duhet të jetë tërësisht i orientuar nga respekti njerëzor dhe mirënjohja edhe politike ndaj çdo socialisti dhe mbështetësi të Partisë Socialiste, bile ndaj çdo qytetari të vendit të tij. Liria e të shprehurit, liria për të qenë kritike, liria për të kërkuar më shumë efikasitet dhe sukses nuk duhet të cënohet nga asnjë disiplinë dhe unitet partiak. Një parti politike moderne e arrin efikasitetin e saj politik dhe i arrin objektivat e saj elektorale jo nga disiplina ushtarake ndaj liderit të saj por nga fleksibiliteti i mendimeve alternative, nga respektimi i debatit dhe nga maksimizimi i kontributeve të të gjithëve.

Humbëm zgjedhjet

Sot është një ditë e rëndësishme, sot është një ditë kritike për Parinë Socialiste, sot kërkohet më shumë përgjegjësi për të ardhmen e Partisë Socialiste. Ne humbëm sërish një palë zgjedhje, por ne nuk duhet të humbasim thelbin e misionit të çdo force politike moderne, opozite sa më të qartë, sa më efikase në institucionet e vendit tonë. Ne nuk duhet ta krijojmë këtë precedent të keq të tranzicionit shqiptarë. Deklaroj se jam kundër bojkotimit të institucioneve, sot asambleja mund të bëj vetëm vlerësimin e shkelje të procesit zgjedhorë. Vendimi politik të vij pas raportit të zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR, të jetë plotësisht i harmonizuar me kolegët socialiste në institucionet evropiane. N.q.s Shqipëria ngec në plotësimin e standardeve të zgjedhjeve dhe BE bllokon shqyrtimin e kërkesës sonë për anëtarësim në BE, ky është momenti që Partia Socialiste bashkë me të gjithë aleatet potenciale politike dhe shoqërore, në parlament, dhe me shumë argument dhe force të kërkoj zgjedhje të parakohshme. Ky opsion i tregon opinion publik shqiptare se Partia Socialiste si një forcë moderne dhe në rruge institucionale angazhohet ta nxjerr vendin nga dështimi i përsëritur i qeverise Berisha. Në këtë rast ne do të jemi humbës por fitues të përgjegjësisë për ta nxjerrë vendin nga kriza e rëndë politike dhe ekonomike.


Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:29.07.09



Zgjedhjet, Asambleja voton për "Ramën"

Forumi i lartë drejtues rrëzon rezolutën e paraqitur nga Blushi. Votohen pikat e paraqitura nga kreu i PS: Nuk ka bojkot, por zgjedhjet nuk njihen

Aurora Thomollari

Me 15 vota kundër, rezoluta e propozuar nga kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka arritur të marrë pëlqimin e shumicës së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Kreu i kësaj të fundit, Gramoz Ruçi, deklaroi vendimet e marra pas mbledhjes nga forumi më i lartë vendimmarrës midis dy kongreseve. Sipas Ruçit, në punimet e Asamblesë diskutuan mbi 35 shokë dhe shoqe dhe në përfundim u vendos të miratohej me votim të hapur rezoluta e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Duke iu referuar pikave të kësaj rezolute, Ruçi tha se ajo i konsideron zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit se nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare dhe bën përgjegjës Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për "deformimin e qëllimshëm të procesit zgjedhor". Në pikën e dytë të rezolutës, shkruhet se rezultati i zgjedhjeve është "i papranueshëm dhe shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit". Në pikën e tretë, Rama thotë se çdo produkt i këtyre zgjedhjeve është me legjitimitet të cunguar dhe zgjedhjet e parakohshme, janë objektiv i imponuar për t‘i dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik Parlamentit dhe mandat legjitim qeverisë. Në pikën e katërt të rezolutës së firmosur nga kreu i Partisë Socialiste dhe mbështetësit e tij thuhet se "PS distancohet nga çdo rrugë për t‘i imponuar asaj dhe opozitës miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit". Ndërsa në pikën e pestë sqarohet qëndrimi se Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. PS është e palëkundur për të bërë deri në fund transparencë të procesit me gjithë instrumentet ligjore dhe kushtetuese. Një tjetër vendimmarrje e djeshme e forumit të lartë të socialistëve ishte thirrja e Kongresit të Partisë më datën 29 gusht, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve ku dhe do të merren në shqyrtim dy çështje. Qëndrimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit dhe së dyti problemi organizativ për zbatimin e neneve të statutit pas zgjedhjeve. "Në asnjë rast, në asnjë moment, asnjë aktor apo faktor i Partisë Socialiste deri më sot nuk ka shfaqur asnjë ide për të mos marrë pjesë në Parlament", tha Ruçi. Kushdo në këtë vend, tha Ruçi duke iu referuar rikandidimit të Ramës, është i lirë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kreu i Asamblesë Kombëtare sqaroi publikisht se ka mbështetur gjatë debateve në Asamble, rezolutën e propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste. Ruçi ironizoi median teksa tha se ishin të pakuptimta hamendjet nëse do të zbatohej statuti brenda partisë më të madhe politike apo jo. Ruçi tha se këtë shenjë të zbatimit të statutit e dha vetë Rama i cili propozoi rezolutën, por edhe thirri Kongresin e Partisë Socialiste.

Çfarë parashikon Kodi për procesin elektoral brenda partisë

Kongresi i 29 gushtit vendos për fatin e Ramës në krye të partisë


Kandidimi? Blushi e Malaj s‘konfirmojnë ende

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare, Edi Rama, ka pranuar se do të zbatojë statutin e partisë dhe si rrjedhojë e kësaj ka propozuar thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 29 gusht. Kongresi pritet të vendosë kalimin në proces zgjedhor të brendshëm për kreun e partisë. Pas kësaj vendimmarrjeje të pritshme nga Kongresi hyn në lojë Kodi Zgjedhor i Partisë Socialiste. Teksa Rama ka lënë të kuptohet se mund të rikandidojë sërish për të mbajtur postin e kryetarit nuk ka pasur deklarata të qarta nga "sfidantët" Ben Blushi dhe Arben Malaj. I pari tha se nuk ia kishte bërë këtë pyetje vetes, ndërsa i dyti pohoi se do merrte pjesë nëse gara nuk do konceptohej si sherr. Ky dokument parashikon që Kongresi i PSSH-së administron kandidaturat për kryetar të PSSH-së dhe vendos datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi jo më vonë se 2 muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Emrat e kandidatëve të regjistruar nga Kongresi i dërgohen Komisionit Zgjedhor të Partisë brenda 48 orëve nga sekretari i Përgjithshëm i PSSH. Kandidatët për kryetar, brenda 3 ditëve nga mbyllja e Kongresit, regjistrohen në KZP ku paraqesin si dokumente: kërkesën me shkrim drejtuar Kongresit, vendimin e Kongresit për miratimin e kandidaturës për konkurrim dhe emrin e mbiemrin e përfaqësuesit zyrtar të tij pranë KZP dhe pikat e kontaktit. Asnjë kandidat nuk mundet të marrë pjesë në zgjedhje si i tillë nëse nuk është regjistruar në këtë procedurë. Lista e zgjedhësve përgatitet nga KZP dhe përfshin anëtarët e partisë të regjistruar si të tillë deri në datën kur merret vendimi nga organi përkatës i PSSH-së për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të PSSH-së. Asambletë socialiste në rrethe/bashki dërgojnë në KZP, listat e zgjedhësve të firmosura nga Kryetari e Sekretari Organizativ dhe në formë elektronike jo më vonë se 10 ditë nga data e vendimit për zhvillimin e zgjedhjeve. Lista e zgjedhësve shpallet në vendvotimet përkatëse 10 ditë para ditës së zgjedhjeve. Nëse kërkohet, i jepet një kopje e listës së zgjedhësve çdo kandidati për kryetar. Sipas Kodit Zgjedhor, Komisioni Zgjedhor i Partisë, pasi merr tabelat përfshirëse të rezultateve nga të gjitha komisionet e dyta e të treta, harton tabelën përfundimtare të rezultatit. Mbi bazën e të dhënave të pasqyruara në tabelën përfundimtare KZP, në përputhje me statutin e PSSH-së, pika 18.7, i konsideron zgjedhjet të vlefshme kur në to kanë marrë pjesë jo më pak se 50% plus 1 të anëtarëve të partisë të regjistruar në listën e zgjedhësve, plotëson procesverbalin dhe shpall si fitues kandidatin i cili ka marrë 50% plus 1 të votave të vlefshme. Nëse asnjë nga kandidatët nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave të vlefshme, zgjedhjet përsëriten në një datë sa më të afërt që caktohet nga Kryesia e PSSH me propozim të KZP-së.

Blushi: Fitore që bindëm Asamblenë që PS të hyjë në Parlament

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, i cili kryeson listën e rezolutës së dytë të paraqitur në Asamble, Blushi konsideroi si fitore të këtij grupi dhe kësaj fryme vendimin për të hyrë në Parlamentin e ardhshëm. Por, sipas tij, opozita duhet të jetë realiste, të njohë atë që ka ndodhur më 28 qershor dhe të jetë e pranishme në Kuvendin e ri. "Për shkak të asaj që ndodhi më 28 qershor dhe nuk ndodhi ajo që ne prisnin, PS duhet të hyjë në një proces normal të një reflektimi të strukturave të saj duke respektuar rregullat e statutit", u shpreh Blushi. Duke bërë një analizë më të thellë, Blushi vërejti se nuk zgjedhjet e 28 qershorit nuk janë humbje personale e Ramës, por në këtë mes, ka humbur filozofia e tij. Në rezolutën e paraqitur nga anëtari i kryesisë të PS-së, Ben Blushi, dënohen veprimet e qeverisë për deformimin e zgjedhjeve ashtu si në rezolutën e Ramës, por kërkohet të pranohet humbja.

Malaj: Partia Socialiste duhet të njohë rezultatin zgjedhor

Arben Malaj, një prej firmëtarëve të rezolutës që mban emrin e Ben Blushit, vërejti dje se PS duhet të njohë rezultatin zgjedhor të 28 qershorit. "Pas rezultatit përfundimtar të KQZ-së, ku u miratuan mandatet duhet të pranojmë rezultatin. PS nuk mund të humbasë më kohë me debate për rezultatin zgjedhor, ajo duhet të përgatitet me një vizion të gjatë se si do ta rikthejë kredibilitetin politik, si do t‘u kthejë shqiptarëve besimin", theksoi Malaj. Ndërkohë, sipas Malaj, pjesëmarrja në Parlament do ta lejojë opozitën të identifikojë problematikat në lidhje me deformimin e procesit zgjedhor. "Opozita parlamentare nuk do të thotë se PS heq dorë nga vlerësimet e saj kritike për deformimet e mëdha që pati procesi zgjedhor. Pjesëmarrja jonë në Parlament na lejon të identifikojmë problematikat", u shpreh Malaj.

Replika midis funksionarëve të lartë mbi dy rezolutat e propozuara dhe kryetarin e partisë

Nëntë orë debate mes socialistëve, pas dyerve të mbyllura të Asamblesë


Anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të rinj e të vjetër, nuk mundën t‘u shpëtonin debateve e mendimeve të ndryshme lidhur me dy rezolutat e rrymat e ndryshme që janë kristalizuar edhe më parë në PS. 35 anëtarë të Asamblesë, më shumë se kurrë më parë, kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit, duke u shprehur pro ose kundër, kanë replikuar apo debatuar mes tyre, gjithmonë rreth dy qëndrimeve, atë të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së kreut të PS-së. Larg parashikimeve, mbledhja nisi menjëherë me dyer të mbyllura, duke e tensionuar disi situatën. Anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, kërkoi që mbledhja të zhvillohej e hapur dhe të lejoheshin mediat. Kërkesa është hedhur në votim, duke mos e pranuar propozimin. Por ajo shkaktoi disa reagime. Kreu i AK-së, Gramoz Ruçi, pas kërkesës së Blushit deklaroi se "nuk mund të bëjmë këtu KPD-në e vitit 2001". Fjalën e pasoi një tjetër anëtar, Ylli Manjani, i cili deklaroi se "kjo mbledhje nuk duhet të transmetohet direkt nga mediat, sepse është një mbledhje e turpshme". Pas këtij propozimi jashtë rendit të ditës janë lexuar dy rezolutat. Rezoluta e parë është lexuar nga kryetari Edi Rama. Në përfundim të fjalës së tij, ish-deputetja Rajmonda Stefa ka ndërhyrë, duke i kërkuar publikisht ndërprerjen e mandatit. "Këtë kam thënë në rezolutë, që do zbatohet statuti", është përgjigjur kryesocialisti. Mjaft domethënëse ishte deklarata e ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili dha një mesazh të qartë për socialistët. Ai iu përmbajt tezës së bashkimit të socialistëve dhe nevojës për të mos rënë pre e diversioneve të Berishës. "Nuk duhet të përçahemi. Duhet të bëjmë një analizë dhe të mos biem pre e diversioneve të Berishës. Por duhet të vijojmë punën. Së pari, duhet ngritur një grup pune për hetimin e parregullsive të zgjedhjeve dhe se sa ato kanë ndikuar në rezultat", tha Pëllumbi. Rezoluta e Ben Blushit është paraqitur nga Mimoza Hafizi. Një prej firmëtareve dhe më pas edhe Ben Blushi ka mbajtur fjalën e tij. Blushi ka bërë një analizë të rezultatit të zgjedhjeve, duke u ndalur te mungesa e një programi dhe kauze. Por, sipas tij, nuk ka humbur Rama personalisht, por filozofia e tij. Blushi tha se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe aty të ketë rolin e saj për të bërë opozitë kundër kësaj qeverie dhe për të ndihmuar në hapat e integrimit të Shqipërisë në BE. Blushi ka konstatuar si shkaqe të humbjes çarjen e së majtës, mungesën e programit për të cilin ai tha se nuk kam parë asnjë faqe të tij dhe dështimin e filozofisë së Ramës. Blushi ka deklaruar se koalicioni PD-LSI u krijua nga Partia Socialiste me qëndrimet që mbajti dhe se konflikti nuk ishte PS-LSI, por Rama-Meta. Pas Blushit, ka folur edhe anëtari i Kryesisë, Arben Malaj. Duket se kundërshtarët nuk kanë pranuar të dëgjojnë fjalët e njëri-tjetrit. Në momentin kur Malaj mbajti fjalimin e tij, Rama u largua për të pirë një kafe me deputetët Luiza Xhuvani dhe Fidel Ylli, duke mbërritur sërish në sallë në fund të fjalimit, ashtu sikundër u largua Braçe kur foli Ben Blushi. Por, ashtu si mendimet ndryshe, reagimet kanë pasur herë pas here tone ironike për qëndrimet e ndryshme që u vunë re në sallë. Damian Gjiknuri ishte mjaft kritik ndaj atyre që deri dje ishin këshilltarë të fushatës dhe sot kanë ndryshuar qëndrim. "Disa njerëz që ishin këshilluesit tanë, tani janë kthyer menjëherë kundër", është shprehur ai. Për të vijuar me deklaratën e një tjetër mbështetësi të Ben Blushit, Marko Bello. Bello është shprehur se PS-ja i ka humbur zgjedhjet, duke hedhur kritika për koalicionin që u ndërtua nga ana e kësaj partie. Ndërsa deputeti Taulant Balla u shpreh për zgjedhjet dhe standardet e tyre. "Në asnjë moment e kontekst dhe për interesat e askujt ne nuk duhet ta çojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve të pranueshme. Këto zgjedhje janë të papranueshme politikisht dhe për këtë shkak nga sot ne na lind detyra dhe misioni për të kërkuar zgjedhje të parakohshme". Për sa i përket kreut të PS-së, Edi Rama ka qëndruar i tërhequr dhe ka dëgjuar me vëmendje gjithë mendimet e shprehura në sallë. "Unë do flas në Kongres", u shpreh ai.

Rezoluta "Rama" që u miratua
Asambleja vendosi që:


1. T‘i konsiderojë zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi të humbur për të përmbushur në një moment kyç të historisë sonë bashkëkohore standardet demokratike europiane dhe aspiratat e popullit shqiptar për zgjedhje të lira e të ndershme, duke bërë përgjegjëse qeverinë e Sali Berishës për deformimin e qëllimshëm të procesit e të rezultatit të tij

2. Ta vlerësojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve të papranueshëm, si një shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral para, gjatë dhe pas 28 qershorit

3. Të konsiderojë me legjitimitet thellësisht të cunguar çdo produkt institucional dhe politik të rezultatit të këtyre zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për t‘i dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik Parlamentit dhe mandate politikisht legjitime qeverisë së vendit

4. Të distancohet hapur nga çdo rrugë e përpjekje për t‘i imponuar Partisë Socialiste, opozitës në tërësi e opinionit publik, miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor, që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit shqiptar dhe të nxisë komunikimin intensiv të kësaj force të madhe politike me qytetarët shqiptarë e komunitetin ndërkombëtar për gjendjen kritike të demokracisë në vend

5. Të afirmojë vullnetin e palëkundur të Partisë Socialiste për të bërë deri në fund transparencën e plotë të procesit zgjedhor me të gjitha instrumentet ligjore e kushtetuese; të shprehë predispozitën e plotë të forcës sonë politike për të përdorur çdo mjet demokratik për këtë qëllim, si edhe të bëjë publikisht të qartë angazhimin tonë për një opozitë pa kompromis me një qeveri pa mandate politikisht legjitime

Rezoluta "Blushi" që u rrëzua

a) Dënohen të gjitha veprimet e qeverisë e të PD-së, të drejtuara nga Sali Berisha lidhur me të gjitha mangësitë dhe deformimet e zgjedhjeve

b) Përcakton si përgjegjëse kryesore për mosrritjen e standardeve për zgjedhje të lira e të ndershme qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha, PD-në dhe përfaqësuesit e PD-në në KQZ

1. Angazhohet të përgatisë një analizë të thelluar të humbjes dhe të identifikimit të shkaqeve të rezultatit zgjedhor përmes një platforme, ku përcaktohen masat për përmirësimin e situatës dhe përgatitjen për ballafaqimet e ardhshme elektorale, të cilat duhet të diskutohen dhe miratohen në një Kongres të Jashtëzakonshëm, pasi të jenë kryer të gjitha këto veprime në organizatat dhe forumet e zgjedhura të partisë

2. Angazhohet dhe kërkon respektimin rigoroz të të gjithë rregullave statutore lidhur me përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve dhe funksionimin e institucioneve e të forumeve të partisë

3. Kërkon zhvillimin e veprimit politik opozitar në Kuvendin e Shqipërisë dhe distancohet nga çdo nismë apo qëndrim që çon në bojkotimin e Kuvendit dhe e largon grupin kuvendor apo forumet e partisë nga veprimi institucional

4. Nuk pajtohet me çdo veprim që synon goditjen e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, duke kërkuar në të kundërt zhvillimin e një fryme gjithëpërfshirëse, solidariteti e pune të përbashkët në ekip

5. Kërkon përgatitjen e një strategjie efikase për marrjen e nismave që synojnë përmirësimin e institucionalizimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me të gjithë aleatët e koalicionit "Bashkimi për Ndryshim", si edhe zgjerimit të marrëdhënieve bashkëpunuese me aleatë të tjerë brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë, të gatshëm për zhvillimin e veprimeve opozitare, të përbashkëta në funksion të bashkëpunimit në ballafaqimet e ardhshme elektorale

6. Kërkon përmes grupit të saj kuvendor hetimin parlamentar të të gjithë deformimeve e parregullsive të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 03:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dështimi në zgjedhje, dështim i linjës pro-greke të Koalicionit të Majtë

Written by Gazeta SOT

Tuesday, 28 July 2009 22:53

Nga Pirro PRIFTI*

Përveç shqetësimit të madh se si ka mundësi që një elektorat i majtë të votojë PS dhe koalicionin e saj, koalicion dhe parti të majta pa asnjë program sfidues dhe serioz, del në pah pyetja tjetër e rëndësishme që lidhet me të: përse PBDNJ u largua aq pa papritmas nga Koalicioni me PD në një kohë kur ky koalicion kishte jo vetëm një program relativisht të mirë por se ishte duke e zbatuar me sukses? Këtyre pyetjeve mundet t’ju jepet përgjigje duke u bazuar në fakte të cilat dalin herë pas here të shkëputura por që po t’i analizosh, mund të vëresh se asnjë lëvizje brenda koalicionit të majtë dhe asnjë veprim mediatik i bërë nga drejtuesit e këtij koalicioni nuk është bërë rastësisht.

Ta analizojmë arsyen e parë: se përse një elektorat i majtë kaq i madh të votojë verbërisht një Parti të sajën e koalicionin e saj duke e ditur që programi i hedhur në qarkullim nuk kishte asgjë të veçantë dhe sfiduese përveç tre sloganeve kryesore prapa të cilave përhijëzohej një program tjetër aspak për elektoratin e majtë e aq më pak për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë? Megjithë zhurmën programatike që të kujtonte tam-tamet dhe sihariqet e kohës së diktaturës, Programi i shpallur në Pallatin e Kongreseve (disa javë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit) nuk kishte asgjë të re përveç se një “copy-paste” e programeve të veçanta të bëra nga çirakët e administratës 2001-2005 sipas ministrive të atëhershme, dhe të përkthyera në gjuhën propagandistike të fushatës elektorale ai program ishte kallp pa asnjë bosht pa asnjë projekt cilësor i cili do të mund të konkurronte me programin praktik të qeverisë Berisha. Atëherë çfarë mbeti nga kjo zhurmë propagandistike e cila hutoi gjithë elektoratin e majtë, i cili me thënë të drejtën votoi si një i verbër që nuk po sheh tek cila kuti po e çojnë. Tek ajo me kokrra të bardha për zhvillimin e vendit apo tek kutia me kokrra të zeza për vazhdimin e armiqësive, luftës së klasave, e brutalitetit dhe arrogancës së drejtuesve ish-komunistë. Ndodhi që në vend të miratimit të programit difektoz, elektorati i majtë përkrahu tre sloganet politike -që nuk të çonin asgjëkundi dhe me të cilat nuk mund të fitosh një betejë elektorale pa program- slogane me të cilat ishte mësuar dhe kishte luftuar për në të kaluarën dhe gjatë qeverisjes Berisha 2005-2009:
- Të largojmë Berishën nga pushteti (slogan i vjetër dhe fare i padobishëm sepse nuk ka parti në botën perëndimore që të largojë nga pushteti partinë tjetër duke i sharë kryetarin por dhe se ishte një slogan i konsumuar)
- Të rrëzojmë qeverinë e Gërdecit (por Gërdeci mund ti kishte ndodhur fare mirë dhe socialistëve ashtu siç u ndodhën ngjarje në kohën e tyre që ishin larg aftësive të tyre për ti parandaluar si ajo e mbytjes së janarit etj)
- Të mbrojmë “me gjak” votat, një slogan komunist (i dalë nga zyrat e R. Alisë dhe të ish Ministrit të Brendshëm të asaj kohe) i cili ashpërsonte jo vetëm fushatën elektorale por kishte dhe kuptimin që jo vetëm do ta shohim PD si armike e jo si partnere por edhe si një alibi në rast humbje, gjë që në fakt ndodhi siç e parashikova.
Duke parë këtë mbivendosje të studiuar të planit të veprimeve, PS arriti të bindë elektoratin se nuk ka rëndësi një program i mirë në Shqipëri sesa ka rëndësi të largojmë Berishën?! Dhe disfata ndodhi. Argumenti tjetër i rëndësishëm ose i dyti që përmenda më lart është shumë i lidhur me të parin por ka të bëjë me një aspekt tjetër që nuk e nderon aspak inteligjencën e drejtuesve të PNDNJ por që tregon se një linjë e nostalgjikëve në drejtim të PS dhe tek aleatët e saj të rëndomtë e kanë më për zëmër të vonojnë integrimin dhe të mos bashkëpunojnë me kundërshtarët e tyre për hir të interesave të vendit sesa të lënë për një plan të mëvonshëm linjën greke të programit të integrimit të Shqipërisë për në BE. Këtij fakti unë e theksoj se nuk ka asnjë argument logjik kthesa e papritur e Dules me koalicionin e PS në një kohë që ishte aktualisht dhe mban edhe ajo një përgjegjësi morale për Gërdecin (nëse flasim me gjuhën e linjës së nostalgjikëve aktualisht drejtues të PS dhe të partive të vogla të majta në koalicion), nëse nuk përmendin hipotezën që Partia e Dules duhet të ketë marrë patjetër një sugjerim nga grekët për të lënë Berishën e për t’u bashkuar me Ramën. Arsyeja se përse nuk duhet të ketë lidhje që e majta do të fitonte zgjedhjet sesa me një aspekt tjetër të pa thënë të historisë së supozuar. Pjesa e pathënë ka të bëjë me lidhjen e ngushtë të së majtës shqiptare me të majtën greke gjë që e tregoi dhe ardhja e Papandreut disa javë para zgjedhjeve, mos dëshira e të majtës shqiptare për të mbaruar sa më parë e me çdo kusht të autostradës Durrës-Kukës, smirës së të majtës që koalicioni i djathtë me në krye një Berishë kaq të përfolur brenda dhe jashtë vendit- arriti të futë në një kohë rekord Shqipërinë në NATO, që bëri më së miri avokatin e Kosovës e cila jo vetëm fitoi pavarësinë gjatë mandatit qeverisës së PD por dhe u njoh nëpërmjet edhe eforteve të Koalicionit të djathtë deri tani nga 60 vende e nuk është pak.

Mesa duket PS dhe koalicioni i saj nuk po e kupton që SHBA kërkon një faktor shqiptar të fortë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë e Maqedoni, por vazhdon me linjën greke e cila çuditërisht nuk e ka njohur Kosovën, është në grindje tre vjeçare me Maqedoninë për emrin (dhe emri ka të bëjë jo vetëm me historinë e atij shteti por dhe me vetë shqiptarët që jetojnë aty), nuk pranon të njohë si problem faktorin çam i cili me të vërtetë mund të mos jetë politik por është një fakt historik, fakt që e ka zanafillën që në kohën para Zogut, dhe është në grindje e sipër me Turqinë. Pra e sheh veten të rrezikuar në të ardhmen e saj. Kjo linjë që vazhdoj ta quaj linja pro-greke e nostalgjikëve të PS dhe të aleatëve të saj nuk ka të bëjë me faktin se socialistët i duan grekët dhe ne të tjerët jo. Në asnjë mënyrë. Greqia në fakt e sheh të rrezikuar rolin e saj në Ballkan nga fuqizimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Greqia nuk i ka marrëdhëniet mirë me SHBA ashtu si i kemi ne, disa politikanë grekë mendojnë se Sali Berisha është më nacionalist se e majta (megjithëse me Berishën kanë arritur më shumë suksese diplomatike) e për pasojë mendojnë se me të majtët mund të manovrohet më mirë në planin dy vendësh për arsye se të majtët shqiptarë janë në një farë mënyre borxhlinj ndaj grekëve sidomos për 1997; prandaj mendohet se të majtët shqiptarë mund ta mbajnë Shqipërinë edhe disa vite më shumë larg integrimit në Europë në mënyrë që ata (grekët) të përfitojnë sa më shumë lëshime nga Shqipëria. Greqia e di fare mirë të vërtetën se “deadline” i lëshimeve më të mëdha financiare, ekonomike dhe politike të politikanëve shqiptarë është dita kur Shqipëria do të futet në BE! Këtu hyn në lëvizje linja politike greke duke urdhëruar Dulen të ndërrojë aq pa pritur drejtim (?!) e të futen tek miqtë e tyre: nostalgjikët ish-komunistë shqiptarë. Përshpejtimi për futjen në BE ka disa miq të fortë si SHBA, Gjermania dhe Italia dhe disa “armiq” që punojnë të kamufluar kundër nesh: Greqia e cila favorizoi propozimin për futjen e Serbisë dhe Malit të Zi në BE, duke lënë pa propozuar Shqipërinë, Maqedoninë deri diku, dhe Bosnjën! Në përfundim them që fitorja e koalicionit të djathtë ishte një fat për Shqipërinë sepse është më mirë të arrish finishin në BE ashtu me Sali Berishën me plot të meta e gabime por që ka projekte dhe i zbaton sesa me një koalicion të majtë pa program, me një koalicion plot komplekse e armiq imagjinarë, me një koalicion në të cilin ka 19 vite që nuk janë larguar nga politika dy ish-ministra të PPSH, në një koalicion i cili për arsye borxhesh nuk do trenin e shpejtë që të çon në Europë –trenin e SHBA-Itali- Gjermani, por kërkon trenin ballkanik të interesave bizantine të Greqisë.

*Analist

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:29.07.09



Edhe ambasadori Withers duhet të pranojë, se Berisha i mundi kundërshtarët

Nga Robert PAPA
A e di, i nderuari ambasadori Withers, se duam apo s'duam, Berisha fitoi?! A ia lehtësoi Rama, Meta apo edhe Ai, nuk ka shumë rëndësi. Berisha arriti të jetë mbi Ramën, sipër Metës dhe jo nën ambasadën amerikane. I nderuar Withers, shqiptarët e kuptuam se ju kishin një dashamirësi dhe afinitet me Ramën, por shqiptarët nuk duan që ish- partia e Enver Hoxhës të vinte në pushtet dhe aq më shumë me tolerimin e vendit më antikomunist në botë, SHBA. E kuptuam, ose keqperceptuam se ju dhe ambasada e juaj nuk donit lidhjen Meta-Berisha, por kjo është politika.

Dhe ne e kemi mësuar këtë nga ju. A nuk mbajti Obama i madh, Gates si sekretar të mbrojtjes?! Pse iu vjen habi që Meta të jetë ministër i Jashtëm, apo i Brendshëm i Berishës?! Mbase një qeveri mes PD dhe PS do ishte zgjidhja perfekte, por ju, të huajt, nuk ishit të qartë. Ose thuajeni haptas: numëroni kutitë, ose pranoni fituesin Berisha. Ne duam të hyjmë në BE, sepse tregu i punës te ne nuk i plotëson aftësitë tona ngaqë korrupsionin e patëm trashëgim nga 500 vite pushtim. Në vitin 2001, personalisht, nuk kam lënë zyra në Departament, Senat dhe Kongres e deri në Shtëpinë e Bardhë duke dërguar provat, edhe filmike, të vjedhjeve të zgjedhjeve, por asokohe, Washingtoni mbajti anën e Metës, edhe pse zgjedhjet u vodhën. Kemi qenë me Arbnorin, kur kemi dorëzuar me dhjetëra prova, por skenari qe i tillë që ju nuk dëgjuat dhe kjo mbase ngaqë ne nuk e kuptonim dot sofistikimin tuaj. Tash koha ka ndryshuar.

I nderuar Withers, në zyrat e ambasadës tuaj, kur ishte i ndjeri Limpreht vinin dhe shanin Berishën me dhjetëra emra të politikës. (Madje shumica, edhe nga nëntogerët e Berishës). Pse nuk i dëgjoni sot, sepse janë nën Berishën. Ata që e shanin dje, sot thonë të tjera fjalë. Besojeni Shehun e Pollon, Rulin, Xhaferrin dhe shumë e shumë të tjerë dhe do bindeni se Berisha fitoi. A ka pasur manipulime?! Si PD dhe PS kishin komisionerë. Ligji ishte i tillë dhe ju nuk duhet ta kishit toleruar. Romakët thoshin se: "Fituesi nuk gjykohet!", kurse amerikanët, unë e di mirë, se gjithmonë bëhen me të fortit, dhe duam apo s'duam, edhe kësaj here, i forti ishte Berisha.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:05.08.09


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:49am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 06 2009, 09:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Malaj: Unë në garën për kreun e PS, Rama të mos rikandidojë

» Vendosur: 05/08/2009 - 08:08

Ilirian Agolli

Deputeti Arben Malaj është i pari kandidat zyrtar në garën për kryetarin e Partisë Socialiste. Anëtari i kryesisë së PS-së, pranoi dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se do të garojë në zgjedhjet për kreun e partisë, madje duke u shprehur se do të paraqesë një platformë që është duke e punuar. “Me një grup kolegësh ekspertë të politikës dhe ekonomisë, unë po punoj për ta paraqitur platformën time në kongresin e 29 gushtit. Sigurisht që modernizimi i forcës politike është shtylla kryesore. Unë besoj që prioriteti kryesor i Partisë Socialiste është efikasiteti i saj brenda institucioneve”, Malaj. Në të njëjtën kohë ai i kërkoi kryetarit aktual të partisë, Edi Rama të mos kandidojë në këto zgjedhje, për shkak se mënyra me të cilën ai drejtoi partinë rezultoi humbëse më 28 qershor. “Unë mendoj që Partia Socialiste, një nga mësimet e para që duhet të ketë marrë nga humbja e saj, është kufizimi i demokracisë së brendshme, krijimi i modelit të keq në politikë, një lider absolut që do të kishte përgjegjësi absolute për humbjen. Ky eksperiment doli i pasuksesshëm dhe ndoshta nuk do të jetë më i vlefshëm jo vetëm në Partinë Socialiste por as për partitë politike shqiptare. Unë besoj shumë që Rama t’i përmbahet filozofisë së tij dhe një nga këto do të jetë edhe moskandidimi i tij, për shkak se është ndërprerë mandati pas humbjes”, theksoi më tej Malaj.
Cili është komenti juaj për rezultatin e zgjedhjeve, situatën në Partinë Socialiste pas tyre?
Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve duket që këto zgjedhje do të rezultojnë një shans i humbur për standardet evropiane. Si një parti që respekton shtetin ligjor dhe institucionet ne do të presim edhe vlerësim përfundimtar nga OSBE –ODIHR, një vlerësues ndërkombëtar i cili do të qartësojë përfundimisht edhe qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare për këto zgjedhje. Kjo nuk na pengon të themi që duke e parë edhe si një sfidë kombëtare përveçse politike, ne nuk arritëm përfundimisht të plotësonim disa standarde, të cilat duhet të na ndihmonin në sfidat integruese të vendit. Kjo përbën një kosto shtesë për vendin.
Zoti Malaj, asambleja e fundit krijoi një kohë relativisht të gjatë deri nga fundi i gushtit, kur është thirrur kongresi i Partisë Socialiste...
Një nga produktet pozitive të asamblesë kombëtare ishte fakti që edhe për shkak të një imponimi publik që ne i kemi bërë opinionit mbështetës, në PS u arrit përfundimisht që të unifikohet një qëndrim që PS e sheh misionin e saj dhe i ka mundësitë e plota për të kontribuar vetëm në institucionet e saj, ku vendi i saj tashmë edhe pse në opozitë, ndoshta edhe pa e merituar, është pikërisht në parlamentin e vendit tonë.
Si do ta karakterizonit ju këtë periudhë kohore, është kjo një periudhë për reflektimin e rezultatit të zgjedhjeve apo një periudhë kur po përgatiten kandidaturat e reja për postin e kryetarit të partisë?
Unë mendoj që Partia Socialiste, një nga mësimet e para që duhet të ketë marrë nga humbja e saj është kufizimi i demokracisë së brendshme, krijimi i modelit të keq në politikë, një lider absolut që do të kishte përgjegjësi absolute për humbjen. Ky eksperiment doli i pasuksesshëm dhe ndoshta nuk do të jetë më i vlefshëm, jo vetëm në Partinë Socialiste por as për partitë politike shqiptare. Unë besoj shumë që Rama t’i përmbahet filozofisë së tij dhe një nga këto do të jetë edhe moskandidimi i tij, për shkak se është ndërprerë mandati pas humbjes. Nuk e shikoj këtë si një sfidë personale por Rama duhet të mbahet mend si njeriu që solli një përgjegjësi për rastet e humbjeve sesa si njeriu që për interesa dhe solidaritet të momentit do ta zhgaravisë jo thjesht këtë paragraf të statutit, por këtë filozofi.
Në kongresin e fundit të gushtit, midis kandidaturave të tjera do të jeni edhe ju. Çfarë përmban platforma juaj dhe paketa juaj në kandidimin për postin e kryetarit të Partisë Socialiste?
Me një grup kolegësh ekspertë të politikës dhe ekonomisë, unë po punoj për ta paraqitur platformën time në kongresin e 29 gushtit. Sigurisht që modernizimi i forcës politike është shtylla kryesore. Unë besoj që prioriteti kryesor i Partisë Socialiste është efikasiteti i saj brenda institucioneve. Partia Socialiste në asnjë mënyrë nuk duhet të mungojë në parlamentin e vendit të saj, tashmë kur vendi është në sfidën për të plotësuar elementët teknikë të përfitimit të lëvizjes së lirë, dhe janë mijëra shqiptarë që e presin. Ne duhet të rrisim eficencën në parlament dhe me kontrollin parlamentar qeveria të mos na e fshehë më dështimin se përse shqiptarët mbetën jashtë përfitimit për heqjen e vizave. Nuk kërkohet një vendim politik, por kërkohet plotësim kushtesh teknike dhe kjo është detyra numër një e opozitës. Paaftësinë e maxhorancës mund ta nxjerr në pah opozita. Vendi është në fazën që duhet të marrë statusin e çeljes së negociatave, për t’u bërë kandidat i Bashkimit Evropian. Nuk flitet thjesht për një fitore politike, flitet për akses në rritje në politikat e bashkimit evropian dhe në fondet e tij për tre elementë të rëndësishëm: fonde më shumë për të ngritur kapacitetet, pra një shtet ligjor dhe administratë efikase; fonde më shumë për zhvillimin rural ku Shqipëria ka probleme të mëdha sepse jeton pjesa më e madhe e popullsisë dhe prodhohet 22 për qind e asaj që prodhon ekonomia shqiptare; dhe fonde më shumë për bashkëpunimin ndërrajonal pasi ekonomia shqiptare nuk mund të përballojë kriza pa zgjeruar mundësinë për tregje të reja. Pra ne nuk duhet ta quajmë fatkeqësi faktin që nuk erdhëm dot në pushtet dhe po rrimë në opozitë për një mandat të dytë. Nuk është e lehtë për mijëra socialistë, nuk është e lehtë kur kjo qeveri abuzon me pushtetin e saj ndaj mbështetësve dhe votuesve tanë por përballë një fakti që ka ndodhur ne duhet të orientohemi pikërisht nga sfidat dhe jo nga analiza e të shkuarës, nga keqpërdorimi i solidaritetit socialist qoftë dhe për interesave kongresuale duke i dhënë një imazh krejt ndryshe nga çfarë Partia Socialiste është në thelbin e saj. Eshtë një forcë moderne, ka kapitalin njerëzor shumë të kualifikuar, njerëz me vlera dhe përgjegjësi konkrete, të cilët duhen maksimizuar dhe nuk duhen keqpërdorur.


Blushi: Tre pikat e platformës sime në Kongresin e PS

» Vendosur: 04/08/2009 - 07:40

Anëtari i Asamblesë, Ben Blushi, i bën sërish thirrje kryetarit Edi Rama të mos kandidojë në kongresin e 29 gushtit për postin e kreut të kësaj partie. Në një intervistë në Ora News, në emisionin “Ora e debatit”, kandidati i mundshëm për kreun e partisë më të madhe të opozitës, tregon tre pikat e programit që do të paraqesë në kongres teksa shton se mungesa e ofertës për Metën pas zgjedhjeve të 28 qershorit, i hoqi PS-së mundësinë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Çfarë bëtë ju në ato momente, kur mësuat se Rama nuk vuri emrin e vet në listë?
Unë nuk mund të reagoja sepse ishte vendim personal, të cilin e pranuam në heshtje. Nëse një muaj para zgjedhjeve do kishim bërë debatin që bëmë sot, mund të kishte pasur efekt dëmtues më shumë në fushatë. Njerëzit në këto katër vite kanë thënë pse nuk flisni. Edhe tani më thonë pse flet. Para zgjedhjeve nuk flisnim sepse kishim frikë se dëmtonte fushatën tonë dhe kjo ishte një zgjedhje me koshiencë. Por kur folëm pas zgjedhjeve, kur rezultati kishte dalë dhe ne nuk kishim fituar, prapë thanë pse nxitoheni. Po kur duhet të flasim ne? Kur të mbarojnë pushimet? Problemi nuk është se nuk folëm ne, por cilësia e vendimit për të mos kandiduar. Nuk e them dot se çfarë efekti pati. Nuk ka masë kjo gjë. Por mund të ketë shtuar pasigurinë për zgjedhje. Para zgjedhjeve, komisionerët tanë kanë lënë punën më 28 qershor dhe pas zgjedhjeve PD i ka listuar dhe sot janë të gjithë të hequr nga puna. Nga këta komisionerë, pse nuk tha asgjë kryetari i partisë? Komandanti i ushtrisë sonë duhet të sakrifikonte i pari. Nuk kam arsye të them, po të isha shumë negativist edhe mund të thosha që Rama është përgatitur më shumë për të humbur se sa për të fituar. Kjo që po ndodh pas 28 qershorit tregon se ka qenë më shumë i përgatitur për të humbur se për të fituar, por s’po shkoj kaq larg. Fakti që nuk dha dorëheqjen nga bashkia, do të thotë që ka menduar...
Do t’i përmbaheni deklaratës se nëse Rama do kandidojë, ju do tërhiqeni?
Unë se kam bërë këtë deklaratë. Këtë s’e kam thënë dhe s’kam ndërmend ta them. Nëse më pyesni a duhet të rikandidojë Edi Rama, unë do të them jo. Kjo për shkak të statutit dhe e dyta për shkak të një precedenti që ne e kemi në vitin 2005 dhe s’kemi arsye ta shkelim dhe e treta për shkak se projekti i tij ka dështuar dhe nuk ka çfarë projekti tjetër i ofron PS-së.
Si është e mundur që në qytet fiton PS dhe në fshat fiton PD?
Në thelb mbetet oferta e pamjaftueshme që kemi dhënë apo që japim, oferta e pamjaftueshme që i kemi dhënë të varfërve përreth qyteteve, ata që kanë braktisur male apo zona të thella dhe kanë ardhur në periferi të qyteteve me një shpresë se do gjejnë punë apo se do kenë një shkollë të mirë për fëmijët, apo ata që i kanë ikur mungesës së ujit apo punës atje ku kanë qenë. Përgjithësisht këta njerëz kanë votuar djathtas. Për sa kohë të jetë Berisha, vota e PD-së në veri do vazhdojë të jetë e fortë. Si ka mundësi që votojnë djathtas? Ne atyre nuk u kemi dhënë ofertën e duhur. Fshati ka votuar djathtas në 2007 dhe 2009. Ne erdhëm në 2007, ne kishim 200 komuna dhe PD 100, është kthyer me kokë poshtë, sot ka PD dhe e djathta 200 komuna dhe ne kemi 100. Fshati në dy zgjedhjet e fundit ka votuar djathtas. Ne kishim një program të mirë për fshatin, por mesa duket nuk mjaftoi.
Çfarë përmban platforma juaj?
Janë tre elemente ku ne do investojmë në këtë kongres: së pari demokratizimi i Partisë Socialiste, duke i dhënë më shumë fuqi forumeve me ndryshime statutore. Ne do kërkojmë të ndryshojmë disa elementë të statutit për të cilët besojmë se mund t’i japë më shumë fuqi vendimmarrjes brenda PS-së, për të mos u kritikuar se pse flet vetëm një njeri dhe nuk flasin forumet e PS-së. Së dyti është cilësia e PS në opozitë, çfarë opozite do bëjmë ne, çfarë raportesh do kemi me qeverinë në fuqi, sa pragmatist dhe sa qëndrestar do jetë grupi parlamentar dhe nëse këto rregulla zbatohen dhe ka një nocion që mund ta ndajnë të gjithë bashkë dhe dalim në një kongres me këtë frymëmarrje grupi parlamentar do të jenë më i motivuar dhe nuk ka asnjë arsye të ketë shizma në perspektivë. E treta është një korrektim i doktrinës së PS-së. PS nga përtej të majtës dhe të djathtës vjen dhe e formaton veten brenda një të majte të re. Një element organizativ, një element parlamentar dhe një element doktrinar. Ka nevojë për filozofi që i çon çdo zgjedhësi në Shqipëri mesazhin që ai pret.
Çfarë ndodh nëse projekti juaj rrëzohet në Kongres?
PS nuk ka arsye të shkojë në një çarje. Për sa varet nga unë dhe nga kolegët e mi, PS nuk rrezikon të çahet më. Nëse ka një gjë që na ka dëmtuar është kjo dhe nuk mund t’i fusim një thikë tjetër vetes. Ne do të respektojmë vendimet e shumicës. Nuk dua ta fus kongresin në përplasje njerëzish, por në ballafaqim idesh. Ne nuk mund të shkaktojmë dot zgjedhje të parakohshme përveç se me rrugë parlamentare. Nuk mund të shkaktojmë dot zgjedhje të parakohshme duke qëndruar në bulevard, nga “Skënderbeu” te sheshi “Nënë Tereza”. Ne mund të marrim dot zgjedhje të parakohshme përveçse me rrugë parlamentare. T’i thuash hajde rrimë në rrugë se i imponojmë zgjedhje të parakohshme, kjo nuk bëhet për arsye të shqiptarëve apo socialistëve por për arsye personale. Kjo është arsyeja pse jam kundër.
Udhëheqës tjetër i PS do ta kishte mundësinë për të realizuar divorcin Meta- Berisha?
Unë këtë nuk e di sepse kjo nuk varet nga Partia Socialiste, por varet pak edhe nga Partia Socialiste në perspektivë. Shkesi i qeverisë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ishte për fat të keq Partia Socialiste.
Ishte Rama shkesi?
Në një kuptim ishte Edi Rama dhe Partia Socialiste, sepse ne nuk lamë asnjë rrugë përtej 28 qershorit. Ditën që u kuptua që Sali Berisha kishte 70 vota, ne kishim 66 vota dhe Ilir Meta kishte katër vota. Ilir Meta përveç arsyeve personale që kishte, një inat me Edi Ramën, ai zgjodhi që mes dy palëve të shkojë me atë që kishte më shumë vota. Rama ka dalë në televizor dhe ka thënë se nuk i ka bërë asnjë ofertë Ilir Metës. Duhet t’i kishte bërë një ofertë. Po cila ishte oferta? Oferta ishte që Ilir Meta të rrinte në opozitë me ne. Ai nuk pranoi ofertën të rrinte në opozitë, nëse ka pasur një ofertë, por zgjodhi të shkonte në pushtet.
Meta mbajti një qëndrim...
Pragmatizmi ynë nuk do kapërcejë asnjëherë cakun që kapërceu LSI për të shkuar në qeveri me Sali Berishën.
Nëse Meta s’do bashkohej me Berishën, cila do ishte zgjedhja teknike?
Këtë pyetje bëjani Metës, sepse ai vendosi të mos bëhej me 66, por me 70.
Meta deklaroi se kishte një ofertë nga Rama...
Unë jam i prirur të citoj kryetarin e Partisë Socialiste, i cili deklaroi që nuk i ka bërë Ilir Metës asnjë ofertë dhe nëse nuk i ka bërë Ilir Metës asnjë ofertë ka bërë një gabim. Duhet të kishte bërë një ofertë, kushdo qoftë ajo, qoftë edhe për të ndenjur në opozitë 70-70, mbase ajo do të provokonte zgjedhje të parakohshme. Mundësinë për zgjedhje të parakohshme të shpejta ne e humbëm në ditën që nuk i bëmë Ilir Metës një ofertë.
Nëse autobusi juaj ndryshon shoferin, do ta pranoni shoferin?
Autobusin nuk kam arsye ta ndryshoj. Megjithëse edhe autobusi i Partisë Socialiste është si çdo autobus i Shqipërisë, herë ecën herë mbetet, herë ecën më shpejt seç duhet, herë shoferi kthen kokën mbrapa dhe se ka mendjen dhe del nga rruga, herë ka njerëz që shkojnë i gjuajnë shoferit mbrapa koke dhe fshihen. Është një tragjedi dhe komedi shqiptare autobusi i Partisë Socialiste, për të cilin ankohemi duke qeshur, por prapë mbetemi aty, sepse duhet të rrimë aty.
Sa shanse ka Nano për rikthimin në krye të PS?
S’e di këtë gjë. Edi Rama dhe Fatos Nano sot janë në të njëjtën pozitë, të dy kanë humbur një palë zgjedhje. I pari në vitin 2005, i dyti në vitin 2009. Janë në pozita të barabarta në raport me moralin politik. Të dy kanë të drejtë të kërkojnë një rikandidim. Unë do isha kundër secilës alternativë. Rikandidimin i njërit apo tjetrit do ishte një kthim mbrapa i Partisë Socialiste. Për fat të keq edhe Edi Rama sot është e shkuara e Partisë Socialiste, nuk është më e ardhmja. Kjo është ajo që na diferencon shumë. Unë mendoj për të ardhmen, shumica e Partisë Socialiste mendon për të ardhmen, Edi Rama sot është më afër të shkuarës se të ardhmes.
38 firmëtarët që kanë firmosur rezolutën tuaj, asnjë nuk është deputet i ri që futet për herë të parë në Parlament. Rrezikon kjo ndarje në të vjetër dhe të rinj në PS?
Nëse ju mendoni se unë jam i vjetër dhe Gramor Ruçi është i ri, i hyjmë kësaj ndarje. Sepse kështu po thoni apo jo? Unë nuk e di ku është fillimi dhe fundi i politikës së re. Jam i paqartë. Nëse ka një njeri që kurrë në katër vjet nuk ka përdorur termin politikë e re, jam unë sepse nuk kam qenë kurrë i bindur. Asnjëherë s’kam folur për politikë të re, sepse kam qenë i bindur se politika e re më shumë se sa një diferencë në ide dhe reforma për të cilat kishte nevojë Shqipëria më 28 qershor, si një ofertë e jona, ishte një diferencë mes Edi Ramës, Fatos Nanos, Sali Berishës dhe kujtdo, në fund fare dhe Ilir Metës që doli kundër. Edi Rama preferoi ta quante politikë të vjetër çdo njeri që mendonte ndryshe nga ai. Nesër mund të shihni ndonjë zëdhënës të PS që të thotë se Ben Blushi është politikë e vjetër. Kjo s’do me thënë asgjë. Kjo është arsyeja që s’më ka bindur kurrë. Është gjynah që t’i themi edhe Gramoz Ruçit dhe një deputeti që ka marrë mandatin për herë të parë, t’i themi që këta janë politikë e re dhe ne jemi politikë e vjetër, apo e kundërta. Dikush mendon se PS duhet të ecë përpara duke mos e njohur 28 qershorin. Unë hyj tek ata që duhet të ecë përpara duke njohur defektet e 28 qershorit dhe nuk ka rrugë tjetër PS, për karrierën e secilit prej nesh dhe në fund fare për Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për një opozitë realiste dhe një opozitë që nuk njeh realitetin, është një opozitë që e ka të vështirë të njohë edhe Shqipërinë në fund fare.


© Gazeta Panorama


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 10 2009, 11:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623

KRYEMINISTRI SOCIALIST


Aleksandër Çipa

Kryeministri i vendit është zhytur kokë e këmbë në fushatën pa shumë dilema të garës për kryetarin e ri të Partisë Socialiste. Në emër të këtij qëllimi, Kryeministri po e mbart dekorin dhe podiumin e fushatës zgjedhore të 28 qershorit nëpër fshatra e nëpër rrugë edhe në ditët e këtij gushti të nxehtë. Po bën një fushatë pas fushate, jo për vetveten, por për të ndikuar sa do pak në fatin e ri të opozitarizmit në vend. Flet për të sulmuar kundërshtarin e tij politik të mundur, duke u kënaqur që e ka kundërshtar që i nevojitet për shkak të dobësisë së tij. Është i preokupuar sikur të jetë në datën 20 qershor dhe jo në mesgusht dhe, vetëm 15 ditë para krijimit të kabinetit të ri qeverisës. Kurrë ndonjëherë në jetën e tij politike nuk ka qenë kaq afër me fushatën e brendshme zgjedhore të kreut të partisë kundërshtare, madje kaq i interesuar të dijë edhe se si do të variojnë qëndrimet e kandidatëve të shfaqur dhe atyre të paangazhuar përballë Edi Ramës.

Një interesim i tillë në politikë është gjithmonë i logjikshëm, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një politikan që udhëton kaq gjatë me suksesin e qeverisësit. Është normale të njihesh me rrethanat e kundërshtarit dhe me momentet e ardhme të reagimit dhe aksionit politik të opozitarëve të tu. Në një farë kuptimi kjo mund të lexohet edhe si syçelësi e politikanit të vjetër ndaj kampit të kundërshtarit që, sipas të gjitha gjasave, ka vendosur të riciklohet në përballjen e tij me mandatin e qeverisjes mikse të zotit Berisha.

Mirëpo, duke qenë kaq e tejzgjatur dhe gati e përditshme, madje duke vijuar si një fushatë pas fushate, të lë shijen se Kryeministri i së djathtës në qeverinë mikse, duket se po merr angazhime prej socialisti.

Beteja për kryesuesin e ri të Partisë Socialiste, sipas premisave të deritanishme, nuk po duket se do të jetë e tillë. Pra, nuk kemi shanset të shohim një betejë nga të dikurshmet që zhvillonin socialistët nëpër kongreset e tyre. Më shumë se betejë mund të kemi diversione. Shenjat e para për këtë të fundit janë dhënë. Kryetari socialist i ndërprerë Rama, po sulmohet së pari nga krahët. Në daljen e fundjavës, zëdhënësja e re e Partisë Demokratike listoi në një mënyrë përgjithësuese disa prej emrave që njihen si krahë e mbështetje e kryebashkiakut-kryetar Rama. Polemika politike mes PD-PS-së nuk po kursehet as në muajpushimin e tanishëm. Në mënyrën se si po orientohet dhe se si ka nisur, ajo të bën të besosh se kësaj here në jetëpërplasjen Berisha-Rama nuk do të ketë paqe e pakte. Kjo mundësi tashmë është humbur, si për shkak të fitores së re Berisha, edhe për shkak të përfshirjes së re Meta.

Marrëdhëniet pozitë-opozitë në Shqipëri po skicohen qysh në prolog, si një kapitull i ri i mbushur me refuzime dhe akuza antagoniste. Qetësi, sipas pohimeve të deritanishme të mbështetësve të Ramës në PS, nuk do të ketë për qeverinë. E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë që qeveria Berisha-Meta është thjesht një kabinet, të cilin grupi politik i Ramës do ta konsiderojë si qeveri teknike. Drejt këtij konsiderimi po shtyn fjalën e çdo reaguesi të përditshëm nga selia që ka lënë për sezonin e pushimit, kryetari i pushuar Rama. Ky është një fillim, mesa duket i pandryshueshëm prej tij. Ka zgjedhur mungesën në këto ditë në Tiranë, ndërkohë që ndjek, si të jetë këtu, lëvizjet dhe takimet që bëjnë kandidatët e shfaqur, deri tani, për postin që do të shpallë të konkurrueshëm Kongresi i jashtëzakonshëm. I pazyrtarizuar, por me një hap më të shpejtë organizimi strukturor, Ben Blushi po vijon fushatën e vet anti-Ramë në PS. Arben Malaj është vetëshpallur, duke alternuar lëvizjen përmes shprehjes së përditshme, por edhe duke tentuar të shprehë angazhime të një kandidati kryeopozitari. Është ndër të paktët krerë të socialistëve që gjatë këtyre ditëve i kujton Kryeministrit se ka detyrimin të përballet me "këtë kohë krize" si qeverisës dhe jo si politikan fushate.

Megjithatë kaq është shumë pak për ta shtyrë Kryeministrin Berisha në reflektim. Ky muaj për të është muaj i interesimit për zhvillimet në kampin e kundërshtarëve. Në këtë marrëdhënie të re, ai duket se po vë në përdorim interesimin e vjetër për socialistët. Kësaj here nuk është i vetëm në regjinë e shantazhit apo të ndikimit përmes zërave dhe lëvizjeve. Socialistët shantazhohen përmes pasinqeritetit që kanë në raport me njëri-tjetrin. Berisha nuk ka faj që ua njeh këtë dobësi. Për këtë arsye ai po i trajton ata jo me cinizmin e triumfuesit, por me cilësinë e njohësit të veseve dhe të ceneve të tyre njerëzore e politike.

Por a mund të jetë Kryeministri Berisha një aleat indirekt për kundërshtarët e shtuar të Ramës? A mund të ndikojë ai në garën pa garë përballë Ramës?

Retorika e pjesshme e këtyre pyetjeve do të mishërohet në ditët e fundgushtit dhe në ato të messhtatorit të këtij viti. Socialistët janë në hall me vetveten, me atë brenda partisë dhe me atë të përkatësisë. Halli i tyre kësaj here duhet trajtuar si hall qenieje dhe jo si sëmundje. Iluzivisht një pjesë e mirë e udhëheqësisë së tyre e ka trajtuar dhe vijon ta trajtojë këtë gjendje, si pasojë e sëmundjes së thellë. Ndërkohë që koha e të qenit në opozitë në katër vjetët e shkuara, duhet të mjaftojë si provë themelore për ikjen prej mashtrimit të sëmundjes. Koha e tanishme e të mbeturit në opozitë mund të trajtohet si kohë tjetër, vetëm nëse iket nga iluzionet dhe nga ortakëritë meskine. Kryeministri Berisha është tashmë një ortak të majtësh, por kurrsesi një ortak me të gjithë të majtët e matanistët e së majtës. Rama dhe partia e tij me të tjerë ka mbetur vetëm në alternativën e të pranuarit të Berishës, si një ortak antagonist. Socialistëve të kapur e të pakapur u ka mbetur vetëm një pretekst, Berisha, i cili, siç ngjet jo rrallë në politikë, virtuzoisht ka triumfuar jo vetëm mbi Ramën.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Jan 11 2010, 07:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 08:44am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pse nuk feston e djathta?

Nga Lorenc Vangjeli

Gjithçka ngjan e mbetur pezull. Një shumicë që është rikonfirmuar në pushtet dhe sillet si në mes të një mandati normal qeverisës dhe një pakicë e rimbetur në opozitë që flet sikur zgjedhjet e ardhshme janë pothuaj në prag; kjo është pamja e përgjithshme e situatës politike në vend. Të paktën në sipërfaqe dhe atë çka shfaqet në publik. Por në pritje të çertifikimit të standarteve të zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar – ku me të gjitha gjasat sërish Shqipëria do të ngelë në klasë – ka një morri faktorësh që e bëjnë si shumicën, si pakicën të pasigurtë për të nesërmen. Ato fillojnë që me disa detaje të pabërë më parë publikë, për përfshirje në trukimin e rezultatit zgjedhor të personave të shpallur në kërkim, atyre me precedentë penalë apo dhe të liruar përkohësisht nga burgu, me vështirësitë për të kompozuar aleancën qeverisëse me LSI-në, me marrëdhëniet gjithmonë e më të ndërlikuara brenda vetë të djathtës e deri me krizën apo dhe emrin e ndonjë biznesmeni të njohur që me të gjitha gjasat, shpejt do të bëhet edhe faktor i rëndësishëm në lojën politike të ditës.

Dosjet e fshehta

Shumëkush tashmë e di, por gjithkush hesht për këtë fakt. E dinë aktorë dhe faktorë lokalë në vend, por dhe partnerët ndërkombëtarë që e kanë përfshirë detajin përvëlues në raportet e tyre konfidenciale. Një detaj që qëndron si një minë me sahat në themel të fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit dhe që nuk dihet se kur dhe si do të shpërthejë. Janë një numër ende i papërcaktuar provash që “helmojnë” rezultatin e arritur, kryesisht në qarqet zgjedhorë në veri të vendit, por dhe gjetkë, si në Fier e Berat. Natyra e këtyre provave është disi “e çuditshme”: gjatë ndjekjes për llogari të hetimeve të ndryshme, kryesisht për trafik droge, janë evidentuar një numër personash që ishin të përfshirë në procesin zgjedhor. Burime të rezervuara të revistës MAPO pohojnë se ekzistojnë me dhjetra transkripte të bisedave telefonike të këtyre personazheve. Sidomos në datën 28 qershor, komunikimet e tyre, në shumicë me precedentë penalë apo dhe të burgosur të dalë me lejë shpërblyese nga qelitë, janë intesifikuar në mënyrë progresive. Përgjithësisht “abonentë” me ta kanë qenë jo vetëm miq e të njohur të tyre, por, dhe ky është fakti enigmatik, edhe kandidatë për deputetë. Bisedat kanë qenë diskrete dhe përmblidheshin sidomos me nxjerrjen e rezultatit paraprak në kutitë ende të mbyllura atëherë të votimit. Kutitë përmendeshin sipas adresës së tyre gjeografike – vendodhjes – dhe diskutohej për sasinë e votave që do të duhej të merrte njëra apo tjetra nga dy partitë e mëdha. Fjala vjen, në biseda telefonike thuhej sesa vota duheshin hedhur në “x” kuti dhe sa vota i duheshin lënë partisë kundërshtare.

Nuk dihet nëse do të bëhen edhe më tej të ditura hollësi të mëtejshme për një situatë të tillë, për të cilën janë në dijeni pothuaj të gjithë drejtuesit e shtetit e natyrisht edhe opozita shqiptare. “Nuk mund të them më shumë sesa të përmend vendosmërinë tonë për të shqyrtuar çdo detaj e çdo provë që dëshmon rezultatin e trukuar të 28 qershorit. Shumë prej tyre ende nuk janë bërë publike, por në tërësinë e tyre ato provojnë se makineria shtetërore e PD-së ka përdorur për të trukuar rezultatin e zgjedhjeve çdo mjet. Përdorimi i elementëve me precedentë penalë dhe madje edhe të burgosurve të liruar përkohësisht nga burgjet me leje shpërblyese, ishte një gjë e zakontë dhe e përdorur fort nga PD-ja”, pohon një burim nga Partia Socialiste. Me një gjuhë të përgjithshme, por që lë të kuptohet jo thjesht faktin se ata janë në dijeni të një situate të tillë, por dhe që janë në përpunim e sipër të idesë sesi do të përdoret ky informacion brenda dhe jashtë vendit. “Veç shumë e shumë arsyesh, kjo është një më shumë që kushtëzon mungesën e festës së fitores në PD”, shton i njëjti burim.

Nuk ka fishekzjarre

Kanë kaluar më shumë se dy muaj kur Berisha e konsideroi të pamundur një aleancë paszgjedhore qoftë me PS-në e qoftë me LSI-në. Kryeministri i konsideroi të dy këto parti si “gjysma të të njëjtës mollë të kalbur”. Tani, për shkak të shifrave, që prej një muaji, Berisha ka zgjedhur të bëjë qeverinë me njërën nga këto gjysma, por që herë pas here, t´i shkelë syrin dhe partisë tjetër, PS-së, për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen. E megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë hap të paktën konkret në formimin e qeverisë.

Në të paktën një element të përhershëm të traditës së zgjedhjeve shqiptare, zgjedhjet e kësaj rradhe, ndryshojnë dukshëm. Nuk ka pasur fishekzajrrë feste. Apo më saktë ka pasur atëherë kur nuk kishte ende një arsye për të festuar: menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit dhe daljes së sondazheve paraprake për rezultatin e mundshëm dhe kur LSI vendosi të pranojë ftesën e Berishës për bashkëqeverisje. Në të gjitha ditët në vijim, përgjithësisht ka pasur heshtje në të djathtën e shpallur fituese. Konferencave pothuaj të përditshme të shtypit të kreut të PS-së Edi Rama për të denoncuar rezultatin e zgjedhjeve, nga PD-ja i përgjigjeshin vetëm me replika batutash nga zëdhënësit. Berisha vetë, por sidomos Topalli dhe figurat e tjera më të larta të PD-së kanë heshtur duke dashur t´i lenë gjerat të rrjedhin në një shtrat më të qetë. Në rastin më të mirë, ose kanë prodhuar lajm për mediat nga pushimet e tyre, ose kanë vazhduar një tur inagurimesh të dyshimtë, të paktën për mundësinë e financimit të tyre. Në të njëjtën kohë, menjëherë mbas 28 qershorit, një aksion i mirëfilltë mediatik, hodhi në treg idenë e asaj çfarë duhej të ndodhte me PS-së dhe kreun e saj. Ndërkohë që ende numëroheshin votat apo dhe kontestoheshin kuti që mund të ndryshonin rezultatin paraprak të atyre ditëve, në rend të ditës u vu dorëheqja apo jo e Edi Ramës nga kreu i PS-së. Një debat krejt normal në kushte të tjera, por që veç të tjerash la padiskutim në hije gjithë ekuacionet e mundshme të qeverisjes së nesërme të vendit. Të cilat, edhe për këtë arsye të zhvendosjes së vëmendjes, kanë mbetur tërësisht në hije.

Veç disa pak tentativave mediatike për të mësuar emrat e nesërm në kabinetin qeverisës, asgjë nuk është bërë publike zyrtarisht. Madje për më shumë se kaq, në fillim zyrtarë të LSI-së e më pak edhe nga PD-ja, kanë mohuar me ngulm të ketë pasur bisedime e negociata për ndarjen e posteve ministrorë në qeverinë e ardhshme. Një mundësi e tillë – negociatat – është përgënjeshtruar madje me kaq zell sa dukej se bëhej fjalë për mëkat. E në të njëjtën kohë, përtej deklaratave të zakonta me terma krejt të përgjithshëm, është bërë e qartë se nuk ka absolutisht asnjë përpjekje mes dy partive për të përafruar programet e tyre dhe për të dalë me një dokument të përbashkët si program qeverisës. Vetë Berisha ka thënë më shumë se njëherë se nuk do të nxitohet, se nuk do të bëjë publike asnjë listë qeverisëse për të mos demotivuar administratën dhe kabinetin aktual. Një justifikim tërësisht formal për të fshehur mungesën e formës së qeverisë së ardhshme.

Në fakt, burime të rezervuara nga të dy partitë pohojnë të kundërtën: që bisedimet PD-LSI për ndarjen e posteve në qeverisjen e nesërme vazhdojnë në mënyrë intesive, por jo të suksesshme deri më tani. Ato kanë qenë edhe të tipit ballë për ballë, por dhe në mënyra të tjera, që në kushtet e sotme, janë fare të thjeshta për t´u realizuar. Ajo që mbetet e fshehtë dhe kërkohet të mbahet larg vëmendjes së publikut, është se dhe në PD-në e drejtuar ende me dorë të hekurt nga zoti Berisha, nuk mungojnë të pakënaqurit me pjesën e tortës që do të vihet në dispozicion të LSI-së. “Nëse aleanca me LSI-në ishte zgjidhja e vetme që kishim, tani jemi në mes të një ekuacioni me shumë zgjidhje. Që patjetër do të ketë një përfundim, por nuk di se me çfarë kostoje për ne”, pohon një burim nga PD-ja për MAPO-n. Sipas tij, nuk mund të thuhet me saktësi asgjë në lidhje me emrat konkretë dhe postet konkretë që diskutohen. “Çdo gjë mund të ndryshojë në çdo moment, por kryesisht bëhet fjalë për kreun e Kuvendit, ministrinë e ekonomisë, të shëndetësisë e sidomos, për ministrinë e brendshme dhe zëvendëskryeministrin”, pohon burimi ynë.

Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë konfirmim dhe për negociatat me dy prej aleatëve një mandatësh të PD-së, Partinë Republikane dhe PDI-në. E para e ka jetike një post qeverisës, sa kohë që deputeti i saj i vetëm dhe kryetar i partisë, Fatmir Mediu, është në gjykim në Gjykatën e Lartë për tragjedinë e Gërdecit. Mendohet se ai ka kërkuar ministrinë e integrimit, por ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete, edhe pse ngjan si një lëvizje rutinë fakti që do t´i rikërkohet sërish imuniteti si deputet për të vazhduar hetimin gjyqësor në ngarkim të tij. Po kaq i paqartë mbetet dhe pozicioni i PDI-së në skalionin e parë të qeverisjes, për sa kohë që poste të niveleve të dyta dhe të treta nuk kanë asnjë problem që t´i vihen në dispozicion.

Kriza, e panjohura e madhe

Përtej fitores elektorale, Shqipëria ka një betejë, përmasat e të cilës për momentin është mjaft e vështirë të bëhet të qarta. “Një mandat i marrë në këtë kohë ngjan edhe si një dënim për fitimtarin. Në Shqipëri, shpesh dallgët e të keqes vijnë më vonë se gjetkë, por kur vijnë dëmi është shkatërrues”. Në PS, një nga ekonomistët e saj bën një parashikim të zymtë për krizën ekonomike në të cilën ka hyrë vendi dhe që për më shumë, nuk pranohet ende nga qeveria. “Duke e injoruar ekzistencën e saj, kriza thjesht bëhet edhe më e frikshme sepse masat kundër saj do të jenë të pjesshme, sporadike dhe ndoshta edhe të vonuara”, thotë ai duke mos dashur të identifikohet. “Industria e ndërtimit punon vetëm me 65 për qind të kapacitetit të saj, do të ketë rënie të prodhimit bujqësor dhe më keq akoma, do të jetë gjashtëmujori i vitit të ardhshëm. Sipërmarrësit pohojnë se se nuk kanë plane të investojnë apo të rrisin numrin e të punësuarve”, thotë Ilir Beqja, deputeti i ri socialist, në të njëjtën linjë me burimin e MAPO. Por burimi shkon dhe më tej, kur pretendon se sidomos gjendja e likuiditeteve, shpenzimet e pakontrolluara të qeverisë dhe vetë fushata elektorale, kanë prishur gjithë sistemin i cili tashmë ngjan në prag të një kolapsi të plotë. Ndërhyrjet e herëpas hershme të Bankës Qëndrore dhe fakti që si rrallë herë Guvernatori Fullani po del gjithmonë e më shumë në publik, dëshmojnë edhe më shumë se fjalët konkrete, krizën konkrete që po paralajmërohet. “Në ajër ndjehet e njëjta aromë si në vitin 1996, kur dukej se gjithçka do të kalonte mbarë për të njëjtën shumicë qeverisëse, por që ra shumë shpejt në mënyrë të dhunshme”, thotë burimi i MAPO-s.

Një biznesmen si kryelajm

Sa herë që bëhet fjalë për Rezar Taçin, ai është lajm. Disa lëvizje të mirëstudiuara të tij në marrëdhëniet me publikun, e bënë atë, pjesën e dukshme të tij, mjaft të njohur në Tiranë. Sjellja dy herë e Milanit të madh në Tiranë, ishte një ndodhi po aq e bujshme sa dhe privatizimi problematik prej tij e kompanisë ARMO. Sesi ka ndodhur një gjë e tillë – privatizimi – kjo është një histori tjetër, por kësaj jave, Taçi vërtet mundi të shënojë emrin e tij në histori. Dhe ndoshta si në çdo histori perfekte që lidhet me paratë, është gabuar në një detaj të vetëm: në historinë e blerjes së klubit italian të Bolonjës. Taçi do të bëhej i pari i huaj që do të kishte pronësinë e një klubi të Seria A dhe si i tillë, ai u prit nga shtypi italian herë si kuriozitet, e herë si një lajm që ja vlente të komentohej më gjatë se një shitblerje e këtij lloji. E nëse ishte vërtet lajm interesant sa kohë kishte afruar 40 milionë euro për shumicën e aksioneve të klubit, ai u shndërruar dhe në shumëçka tjetër, kur u largua dhe hoqi dorë nga oferta e tij. Me apo padashje, Taçi tashmë ka hyrë në një prej ingranazheve më fanatikë të medias evropiane, shtypit italian, i cili duket se këto ditë ka vënë një bast me biznesmenin shqiptar që e ka nisur nga “kamarieri i picave” për të përfunduar në milioner nafte. Një burim i rezervuar nga ministria shqiptare e financave as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi se në adresë të saj kishte mbërritur një kërkesë zyrtare nga Italia që kërkonte të dinte origjinën e parave të Taçit dhe “sekretin” e pasurimit të tij të shpejtë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja e tërheqjes enigmatike të tij nga procedura e blerjes së Bolonjës, por tashmë me vonesë: lajmi ka marrë dhenë dhe është e pamundur të “blihet” heshtja e shtypit – në mos e shtetit italian – për Taçin. I cili pikërisht në këtë moment, do të ketë mësuar përfundimisht vërtetësinë e proverbit qëe “heshtja është flori”. Nuk dihet me saktësi se çfarë do të dalë nga ky hetim, por nga ana tjetër e Adriatikut nuk kanë dyshime, ashtu si gazeta TemA në Shqipëri, e vetmja që gjithashtu nuk dyshon se mbas Taçit fshihen interesa financiare të Berishës dhe familjes së tij. “Punëtorët e ARMO-s në Ballsh kanë mbi tre muaj që nuk paguhen. Nëse kjo situatë merr ters për Taçin, atëherë protestat për zgjedhjet që flet opozita, nuk është çudi që të nisin nesër pikërisht nga Ballshi”, pohon një vëzhgues i huaj i proceseve në Shqipëri.

Janë të gjithë këta faktorë që e kanë bërë të djathtën të mos festojë ende. Me të gjitha gjasat, do të ketë një shishe shampanje që do të hapet në mes të shtatorit kur të krijohet qeveria e re, por problemi shtrohet ndryshe: sa do të zgjasë?

© Copyright 2007 tema.al.


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 07:44am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Analiza në bazë, PD-ja shtyn kongresin

NEVILA PERNDOI | 12/08/2009

TIRANË - Ndërsa vëmendja e politikës është përqendruar tek Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste më 29 gusht dhe Kryeministri Sali Berisha nuk ka ditë që mos merret me mandatin e Edi Ramës, ai vetë duket se ka harruar që në krye të Partisë Demokratike është një kryetar pa mandat. Madje, Berisha e bëri fushatën për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, pa u rikonfirmuar në krye të PD-së. Selia blu kishte prillin, si muajin kur duhet të thërriste kongresin e rregullt zgjedhor, por as Berisha dhe asnjë zyrtar i kësaj partie nuk dha asnjë shpjegim zyrtar, qoftë për anëtarësinë apo për publikun, rreth shtyrjes së kësaj gare të brendshme.
Analiza në PD
Por, burime të selisë blu tregojnë për gazetën "Shekulli" se arsyeja qëndron pikërisht tek analiza e brendshme, që po bëhet në të gjitha degët e PD-së. Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në të 12 qarqet e vendit, ka nisur analiza nëpër seksione, ç'ka do të shtyjë edhe më shumë mbajtjen e Kuvendit, që jo zyrtarisht u përfol se do të mbahej në fund të muajit shtator. Pikërisht në njësinë më të vogël organizative të partisë, seksionet, zgjedhjet e 28 qershorit janë në fokusin e kësaj analize, ndërsa mësohet se nuk kanë munguar pakënaqësitë e shprehura nga anëtarësia për drejtorët e drejtorive në rrethe për 4 vitet e shkuara të të qenit në pushtet. Konsumimi nga pushteti padyshim sjell pakënaqësi në bazë dhe seksionet janë forumet e para që po dëgjojnë ankesat e anëtarësisë së PD-së, duke kërkuar në të njëjtën kohë që të mbahen premtimet e bëra në adresë të tyre gjatë zgjedhjeve të fundit. Mbledhja e seksioneve ka filluar paralelisht në të gjitha qarqet e vendit. Më pas do të vijojnë mbledhjet e grup-seksioneve, nëndegëve dhe në fund do të thirret aktivi i degës së Partisë Demokratike. Aty do të votohen edhe delegatët për Kongresin Zgjedhor të partisë më të madhe në spektrin e djathtë, si dhe do të përfundohen të gjitha përgjegjësitë për humbjen në ato qarqe ku PD-ja pretendonte më shumë deputetë.
Kongresi
Shtatori do të jetë i ngarkuar me formimin e qeverisë, fillimin e punës së saj, ndarjen e tortës PD-LSI, si në nivel qendror dhe në atë lokal. Ndërkohë, sipas statutit, nuk janë zgjedhur ende as delegatët, që pritet të miratohen vetëm në fazën e fundit të zgjedhjeve të brendshme, atë të kuvendeve të degëve. Madje, sipas statutit, kjo procedurë që ende nuk ka filluar, duhet të ndodhë dy muaj para mbajtjes së kongresit, ç'ka do të thotë se paralelisht me analizën, PD-ja është shumë prapa edhe me përzgjedhjen e delegatëve dhe përgatitjes së strukturave për Kuvendin Zgjedhor, që në bazë të statutit të PD-së, mbahet një herë në 4 vjet. Ndaj, koha më e mundshme për të zhvilluar kongresin, sipas burimeve, është muaji nëntor, pavarësisht se janë kaluar të gjitha afatet sipas statutit të selisë blu. Kuvendi pritet të zgjedhë kryetarin dhe sipas gjasave dhe deklaratave të vetë Berishës, ai do të qëndrojë sërish, si gjatë këtyre 19 viteve në krye të PD-së. Kongresi do të zgjedhë edhe Këshillin e Ri Kombëtar, forum prej të cilit do të dalë kryesia e ardhshme dhe sekretariati i PD-së.

Kompetencat kryesore të Kuvendit Kombëtar:

1- Vendos për programin e partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;

2- Miraton statutin e PDSH-së dhe ndryshimin e tij;

3- Zgjedh me votim të fshehtë 100 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga një listë përfaqësuese ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues sipas modaliteteve të përcaktuara nga Kryesia e Partisë;

4- Zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e partisë.


Parimi "një anëtar, një votë", PD e zbatoi vetëm për seksionet

TIRANË - Parimi "Një anëtar, një votë", që katër vite më parë solli ndryshimin kryesor të statutit të Partisë Demokratike në Kuvendin e muajit prill, pati fatin të zbatohej vetëm për zgjedhjen e seksioneve, që është njësia bazë organizative e partisë. Zbatimi i këtij parimi, sipas zyrtarëve të lartë të selisë blu, do të fillonte në fillim të vitit 2009 me zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Por edhe kësaj here, kryetarët e degëve të PD-së u miratuan me procedurën e vjetër dhe në bazë të një udhëzimi, që nxori kryesia e PD-së. Sipas drejtuesve të selisë blu, parimi "një anëtar, një votë" nuk u zbatua sërish, sepse ende në strukturat e PD-së nuk ekziston infrastruktura e duhur. Për zbatimin e këtij parimi, plot katër vite më parë, Partia Demokratike firmosi edhe një memorandum me Institutin Demokratik Amerikan. Por, marrëveshjet mbetën në letër dhe ky parim nuk do të zbatohet as me zgjedhjen e kryetarit të partisë në Kuvendin e radhës. Berisha pritet të rizgjidhet sërish me votat e delegatëve, duke bërë që PD-ja të jetë e vetmja parti e qendrës së djathtë në Europë, që nuk praktikon zgjedhjen e kryetarit përmes parimit "një anëtar, një votë". Mungesa e zbatimit të këtij parimi ka bërë që anëtarësia e partisë të mos ketë asnjë rol në zgjedhjet e forumeve të larta, e për pasojë, zgjedhjet të jenë ende peng i një grupi të vogël njerëzish në PD.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 08:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Muhedini: Berisha na premtoi ministri nëse merrnim deputet

» Vendosur: 12/08/2009 - 16:11

BLEDAR HOTI

Partia Drejtësi dhe Integrim i kërkon Kryeministrit Sali Berisha që të mos e lërë jashtë përfaqësimit në kabinetin e ardhshëm qeveritar. Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, në një intervistë për “Panorama” shprehet se lideri i PD-së, Berisha, duhet të zbatojë marrëveshjen për t’i dhënë një portofol ministror partisë së tij. Rezultatin e këtyre zgjedhjeve, Muhedini e cilëson historik për PDI dhe vetë atë.
Zoti Muhedini, për herë të parë Partia Drejtësi dhe Integrim futet në Parlament. Si e vlerësoni ju këtë moment?
Për PDI-në dhe për mua personalisht ky është një moment historik. Ne jemi një forcë e re politike, e krijuar katër vjet më parë, që marrim pjesë në spektrin politik shqiptar. Neve këtë rezultat e arritëm falë punës së madhe që kemi bërë këto katër vite, ne kemi marrë përsipër një çështje shumë të rëndësishme, shumë delikate, shumë madhore dhe shumë tragjike, siç është zgjidhja e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.
Tani që ju keni zërin tuaj institucional në Kuvend, si do të veproni në të ardhmen për sensibilizimin e kësaj çështjeje?
Deri dje ne jemi marrë në rrugë private për mbrojtjen e kësaj çështje. Tani do të kërkojmë që edhe nëpërmjet deputetëve tanë që shkojnë në seanca parlamentare në KE apo në institucione të tjera ndërkombëtare të ngrenë më të madhe këtë çështje dhe të mos flasin vetëm për respektimin e minoritetit grek. Duhet të dini se para tre vitesh nuk dihej nga KE dhe BE që ekzistonte një çështje e tillë. Fillimisht ne do të bëjmë një lobing, duke kërkuar mbështetjen e spektrit të majtë dhe të djathë për miratimin e një rezolute për çështjen çame.
A keni një marrëveshje pwr çështjen e qeverisjes me PD-në dhe ku konsiston ajo?
Siç dihet ne kemi bërë një akt marrëveshje, parazgjedhore me Kryeministrin Berisha për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje, para dhe pas votimeve të 28 qershorit. Ka qenë një pakt xhentelmentësh, në të cilën ishte rënë dakord se nëse ne do të merrnim mandat në Kuvendin e ardhshëm, do të kishim portofol ministror në qeverisjen e ardhshme. Në rast se nuk do t’u përfaqësoheshim në Kuvend do të kishim poste në nivele të dyta dhe të treta, në rang drejtorësh. Deri më sot nuk kam biseduar ende me kreun e PD-së, Berisha, presim që të na thërrasë për të diskutuar për mënyrën e bashkëqeverisjes në këto katër vjet.
Ju si PDI insistoni që të merrni patjetër një portofol ministror në qeverinë e ardhshme?
Unë mendoj se forca jonë politike i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë të marrë një vend në qeverinë e ardhshme, me një post ministror. Dhe për derisa ne kemi objekt një çështje kaq madhore, respektimi i të drejtave të njeriut, mendoj se është me vlerë të veçantë përfaqësimi jonë në Qeveri. PDI ka intelektualë nga shoqëria civile, të papërlyer nga problemet e diktaturës, të burgimeve apo vrasjeve. Kështu që prania jonë në kabinetin qeveritar i bën mirë edhe politikës shqiptare, por i bën mirë edhe njëkohësisht doktor Berishës. Neve si PDI i kemi të gjitha kapacitetet që jo të drejtojmë vetëm një ministri, por disa ministri po të na jepet mundësia. PDI është gatshme të japë kontributin e tij në të gjitha dikasteret.
Nëse ju kërkohet që mos keni post ministror, ju nuk do të bëheni pengesë për krijimin e qeverisë së re?
Unë mendoj se nuk ka asnjë lloj pengese, që PD-ja dhe lideri i saj, Berisha të mos na vlerësojë neve si PDI në formimin e kabinetit të ri qeveritar. Ne jemi e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë korrekte, që i ka shërbyer koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, nuk kemi dëmtuar PD-në, madje e kundërta ka ndodhur, aty ku nuk kemi pasur peshë në elektorat u kemi kërkuar që të votohet PD-ja. Kështu në qarkun e Vlorës, ne jemi dëmtuar pasi PS dhe PD kanë pasur kandidatë nga komuniteti çam, si Shpëtim Idrizi dhe Leonard Demi. Pra kjo u bë për të dëmtuar pikërisht partinë tonë.

© Gazeta Panorama


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 17 2009, 04:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sa majtas ka shkuar Partia Demokratike?

Nga Fitim Zekthi

Këto ditë është duke u zhvilluar një debat i përciptë në lidhje me faktin se sa e majtë është dhe sa duhet të jetë partia socialiste. Partia Demokratike që ka fituar zgjedhjet është në një fushatë të përhershme, por jo mbi natyrën e saj si parti e djathtë, jo mbi qasjen apo largimin e saj ndaj të djathtës. Partia Demokratike i është larguar gjithmonë një çështjeje të tillë dhe gjithë këto ditë po dëshmojnë se ajo është duke zënë vend në të majtë të politikës shqiptare, jo thjesht me faktin që është e angazhuar në një fushatë të përhershme, e cila për definicion është një qasje plotësisht e majtë. Në debatin mbi të majtën dhe të djathtën që në krye duhet thënë se një tregues më i vërtetë për bindje të tilla është metoda e argumentimit se sa deklarimi i parimeve. E djathta beson se arsyeja njerëzore ka gjithnjë kapacitet të vogël dhe se eksperienca me dijen e akumuluar janë ato që duhet të sundojnë vendimmarrjen. Ndryshimet rrënjësore janë shkatërruese ose të pamundura. Të djathtët nuk besojnë tek pushteti i planeve 10 pikëshe apo tek programet 100 ditësh. Të majtët besojnë tek ky pushtet, ata janë shumë të dhënë pas zotësisë së arsyes individuale dhe aftësive për ndryshime rrënjësore. Nisur nga ky këndvështrim të djathtët gjithnjë kanë luftuar për qeveri të vogël. James Madison, një prej themeluesve të SHBA-së dhe të kushtetutës së saj, në lidhje me rolin e qeverisë thoshte se “nëse njerëzit do të qeveriseshin nga engjëj atëherë nuk do të kishte nevojë për kontroll të brendshëm të qeverisë, por nëse autoritetet qeverisëse do të ishin engjëj duhet të kishte patjetër kufizim mbi atë se çfarë duhet të bënte dhe çfarë nuk duhet të bënte qeveria.” Tërë mendimi politik mbi të djathtën e ka shumë të rëndësishme këtë fjali e cila ka çuar në programe, teori e kushtetuta të shumë vendeve. Partia Demokratike në Shqipëri është duke folur këto ditë për tokat që nuk punohen dhe për martesat e homoseksualëve.

Një qeveri e djathtë është për natyrë e kufizuar dhe gjërat bazë që e kufizojnë një qeveri të djathtë janë familja, feja, shkolla dhe biznesi. Një prej teoricienëve më të rëndësishëm sot të mendimit politik mbi rolin e qeverive të djathta, Ryan Messmore, thotë se një qeveri e djathtë ka për detyrë të shprehë dhe të artikulojë të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve dhe t’i mbrojë ato kur kërcënohen. Një qeveri nuk ka të drejtë të krijojë të drejta. Partia Demokratike, duke u larguar në skaj nga ky qëndrim themelor për të djathtën, ka krijuar të drejtën e marrjes së tokës kur nuk punohet dhe ka hapur rrugën për të drejtën e martesës së njerëzve me sekse të njëjta. (Rastet kur qeveria ka krijuar të drejta janë shumë më të mëdha e nuk do forconin argumentin duke i numëruar.) Benjamin Franklin thoshte se një popull i virtutshëm është në gjendje të jetojë i lirë dhe kjo është arsyeja pse familja, feja, shkolla dhe biznesi janë kufizuesit themelorë të veprimit të një qeverie të djathtë. Partia Demokratike dhe qeveria e saj janë në sulm për të shkuar gjithnjë e më majtas dhe kjo jo thjesht me fushatën e përhershme si përmasë e majtë apo me artikulimet mbi pronat dhe martesat gay. Partia Demokratike, për shembull, vetëm duke u nisur nga argumente të bazuar mbi kushtet e tashme dhe nga rrethanat mbron të dënuarit nga komunizmi dhe sulmon njerëzit e regjimit të djeshëm. Ajo është duke e thelluar këtë gjë dhe nuk ka artikuluar mendim të bazuar jashtë kushteve dhe rrethanave. Edhe vendimet që janë marrë për këtë gjë janë ndikuar po nga kjo mënyrë argumentimi dhe jo nga ajo që Richard Weaver e quan etikë e fisme. Mendimi i djathtë i artikuluar nga Partia Demokratike në lëmë të uljes së disa taksave nuk ka ardhur bazuar në besimin se qeveria duhet thjesht të artikulojë të drejtat e individit (si edhe përgjegjësitë e tij) dhe jo të krijojë të drejta apo se qeveria duhet të çmojë se duke më e vogël ajo nxit shpresën, besimin dhe pritshmëritë se familja dhe feja, shkolla dhe organizimet vendore kanë më shumë rol në mbrojtjen e virtytit njerëzor. Vendimet e tjera të qeverisë së Partisë Demokratike në lidhje me arsimin dhe shëndetësinë, për shembull, tregojnë qartë se ajo ka shkuar shumë majtas. Qeveria ka marrë përgjegjësitë për të arsimuar gjithkënd duke mos i lënë atij asnjë përgjegjësi, as për të kaluar klasën për shembull. (Argumentet pse shëndetësia dhe arsimi janë moçale të majta janë shumë më të gjëra.) Një muaj pas zgjedhjeve të fundit, Partia Demokratike nuk po shfaqet fare në spektrin e djathtë të politikë shqiptare. Edhe ligjet që po propozon dhe ata që ka bërë më parë i ka bërë nisur nga një pozicion që e beson shoqërinë siç është artikuluar nga mendimi i majtë, si një kontratë rusojane mes qytetarëve dhe qeverisë. E djathta, që nga E Burke e deri tek R Kirk, R Weaver apo E Fuelner, e mendon shoqërinë si një kontratë mes njerëzve dhe Zotit, mes njerëzve që janë sot e atyre që kanë qenë dje dhe me ata që do të vijnë nesër. Në mendimin që artikulon Partia Demokratike e Shqipërisë këto gjëra nuk gjenden askund. Ajo ka miratuar ligje nisur nga arsyetimi majtist se ligji është për të rregulluar një gjendje ekzistuese dhe kësisoj harton rregulla se sa punonjës duhet të ketë një ndërmarrje, se sa duhet të jetë paga minimale, legalizon zënien e pronave, hedh idenë për të legalizuar martesat mes sekseve të njëjta etj. Në mendimin e djathtë një ligj bëhet për të treguar se si duhet të jetë diçka dhe jo për të rregulluar një gjendje ekzistuese. Është e qartë se Partia Demokratike nuk e ka bërë një debat mbi atë se sa e djathtë është, ajo ka vepruar bazuar në argumentet rrethanorë si e djathtë duke shfaqur njëherazi tërë të brendshmen e saj si një e majtë. Ky është një debat shumë i gjerë dhe situata e sotme në vend e ka kufizuar shumë mundësinë e një debati të tillë. Megjithatë debati në partinë socialiste duhet të jetë një shenjë se edhe PD-ja ka nevojë për një tillë. Ndoshta PS në një kohë shumë të shkurtër mund të mos ketë vend më si parti e majtë.

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 18 2009, 12:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rama e Malaj shpallin kandidaturën për kryetar të PS, Ben Blushi i pasigurt

Nga Tema

Edi Rama do të rikandidojë për postin e kryetarit të PS-së. Ai konfirmoi rikandidimin e tij në një intervistë dhënë për një të përditshme, ndërsa ka shpjeguar edhe arsyet të cilat çuan në vendimin e tij për të rikandiduar.

“Po, unë do të rikandidoj për kreun e Partisë Socialiste. Dhe lejomëni të shtoj se jam krenar që sot, pas një procesi zgjedhor dramatik, jo vetëm për ne socialistët, po për demokracinë në Shqipëri, partia që kam drejtuar e reformuar për katër vjet me radhë, është një hapësirë ku ka liri për ekspozimin e pikëpamjeve të ndryshme dhe mundësi konkrete për të vënë në provën e konkurrencës demokratike çdo alternativë drejtimi në një moment kur kjo forcë e madhe politike duhet e do të ristartojë”, shprehet Rama.

Edi Rama e Arben Malaj janë deri tani dy kandidatura të shpallura publikisht për postin e kryetarit të PS-së. Në intervistat e dhëna për mediat, Edi Rama e Arben Malaj shpallën kandidimin për postin e kryetarit të PS-së, ndërsa Ben Blushi ende nuk e ka artikuluar qartë nëse do të jetë kandidat për kryetar i PS-së, apo jo. I pyetur nëse do të kandidojë apo jo, Blushi përgjigjet: “Unë mund të them se ajo që më intereson më shumë sot është Partia Socialiste dhe pastaj kryetari i saj. Nëse kjo ju duket një lojë fjalësh për të mos thënë të vërtetën, apo për të mos u përgjigjur, merreni si të doni. Por unë besoj se PS dhe opozita kanë nevojë të gjejnë një projekt bashkimi, kanë nevojë të ecin majtas dhe jo djathtas, kanë nevojë për një start të ri dhe mbi të gjitha kanë nevojë për një rrugë të re. Meqë dikur e kam krahasuar PS-në me një autobus, po e vazhdoj aty ku e kam lënë duke thënë se, sot PS ka nevojë të gjejë rrugën dhe pastaj shoferin. Rruga është vetëm një, ndërsa shoferët mund të jenë më shumë se kaq dhe kjo është ajo që më dallon nga shumë kolegë që mendojnë se ka vetëm një shofer dhe asgjë tjetër”, tha Blushi.

Statuti aktual i PS-së nuk e ndalon rikandidimin e Ramës për postin e kryetarit e PS-së. Statuti shprehet për ndërprerje të mandatit të kryetarit, ndër të tjera edhe në rastin kur humbet zgjedhjet e përgjithshme, por nuk ka asnjë pikë, e cila ndalon rikandidimin e tij për këtë post.

“Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: jep dorëheqjen; partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative; humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP)”, thuhet në nenin përkatës të statutit të PS-së.

Por platforma e Ben Blushit, e cila pritet të propozohet për miratim në kongresin e 29 gushtit, parashikon ndryshime në statut pikërisht në pikën për rikandidimin ose jo të kryetarit të partisë, kur partia humbet zgjedhjet. “Të sqarohet përfundimisht në statut çështja e rikandidimit të kryetarit të PSSH, në rast humbje të zgjedhjeve të përgjithshme”, thuhet në një ndër pikat e platformës Blushi.

Në pikën e parë të nenit përkatës të statutit të PS-së thuhet se: “Kongresi i Partisë analizon veprimtarinë e saj gjatë periudhës ndërmjet dy kongreseve dhe përcakton objektivat kryesore për të ardhmen”.

Por, sipas burimeve në PS, kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve, i cili do të mbahet në 29 gusht, do t’i përmbahet dy pikave të rendit të ditës të miratuara në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, miratimin e rezolutës për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së pas humbjes së zgjedhjeve. Në kongres nuk do të ketë asnjë analizë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi pika e parë, ajo e rezolutës së mosnjohjes së zgjedhjeve, e rrëzon analizën e rezultatit. Disa prej strukturave lokale të PS po mbështesin këtë qëndrim, madje duke kërkuar edhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Përballë kësaj alternative, e cila do të udhëhiqet nga kryetari aktual Edi Rama, gjenden deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PS-së, të mbledhur rreth Ben Blushit, të cilët do të kundërshtojnë këtë qëndrim të PS në kongresin e 29 gushtit. Kjo pritet të jetë edhe pika ku dhe do të përqendrohen më shumë debatet midis dy grupimeve në PS. Grupi i deputetëve dhe anëtarëve të Asamblesë kërkojnë njohjen e humbjes dhe bërjen e një analize të thellë për të parë shkaqet që çuan socialistët në këtë humbje. Vetë Ben Blushi është shprehur dy ditë më parë në një të përditshme se Edi Rama nuk duhet të rikandidojë.

Kongresi i jashtëzakonshëm socialist i 29 gushtit zhvillohet pas humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit dhe nevojës për zgjedhje të reja në PS, pikërisht për zgjedhjen e kryetarit të PS, pasi sipas statutit të kësaj partie, kryetarit i ndërpritet mandate kur partia humbet zgjedhjet e përgjithshme. Sipas statutit të PS-së, përfaqësia e Kongresit administron kandidaturat për Kryetar të PSSH-së, shoqëruar me kërkesat për kandidim dhe platformat për drejtimin e partisë të paraqitura prej tyre. Kandidatët për kryetar të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat përfaqësimi politik si të zgjedhur në AK të PSSH. Kandidatët për kryetar të PSSH paraqesin në Kongres platformat e tyre. Kongresi vendos datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të PSSH sipas parimit një anëtar një votë, jo më vonë se dy muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Sipas statutit, dita e votimit për kryetarin e PS-së do të jetë jo më vonë se sa 29 tetori i këtij viti.

Për dy muaj radhë, duke nisur qysh më 29 gusht, zhvillohet beteja reale midis kandidatëve për kryetar të PS-së, deri në ditën e zgjedhjeve. Më pas, dalja e rezultatit të zgjedhjeve, të cilat do të kryhen sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku anëtarësia zgjedh midis kandidatëve, mund të shoqërohet edhe me kontestime të procesit qysh në hartimin e listave të anëtarësisë, procesin e votimit, si dhe atë të numërimit të votave. Kontestime të rezultatit të zgjedhjeve në PS, apo të të gjithë procesit zgjedhor ka pasur në vitin 2007, kur Edi Rama u zgjodh në krye të PS-së sipas parimit “një anëtar, një votë”. Disa krerë të PS-së në kryeqytet kontestuan procesin qysh në hartimin e listave të anëtarësisë, ku dhe u pretendua se në listën e votuesve të PS-së, ishin përfshirë njerëz që s’kishin të bënin me PS-së, por që ishin në ato lista për të shtuar numrin e anëtarëve të PS-së që votojnë për Ramën si kryetar. Një ndër problemet më serioze të procesit të zgjedhjes së Edi Ramës në krye të PS-së në vitin 2007 ishte edhe dorëheqja e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PS, Zamira Caka, e cila dha dorëheqjen dy orë para përfundimit të procesit të numërimit të votave, duke deklaruar se procesi po manipulohej.

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 23 2009, 01:13pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rreth-rrotullimi, si zgjidhje për të mos u përplasur

Nga Besi BEKTESHI

(Borgjezia e re, shtetarët politikanë dhe populli, në rreth rrotullim, për të mos u përplasur)
Qyteti më i madh i veriut, ka qenë dhe pjesërisht është qyteti më i madh në Shqipëri, ku trafiku si njerëzor dhe ai i makinave të bën të mendosh në dyshim nëse je pjesë e qytetërimit apo jo. Pak nga prapambetja në rrugë, pak nga shtimi i popullsisë dhe pak nga zakoni i keq i njerëzve (sidomos të ardhurve) në qytet, për të mos zbatuar asnjë lloj tabele, por sidomos nga mungesa e madhe e sinjalistikës dhe nivelit të policisë rrugore... trafiku është një marrëzi kolektive në Shkodër. Tashmë një pjesë e madhe e rrugëve janë shtruar, një pjesë e madhe e disa akseve kryesore janë riparuar dhe ka edhe trotuare, një pjesë e madhe e akseve kanë tabela dhe po ashtu sinjalistikë horizontale, por... mungon akoma edukata dhe po ashtu cilësia e policit. Nejse, në Shkodër në Zyrën e Trafikut Rrugor sikur e kanë bërë me “ligj” që “polici i trafikut duhet të jetë patjetër një person që asfaltin e ka parë vetëm kur është bërë polic..” Patjetër që ka djem të mirë... por shumica me të vërtetë që duhet të mësohen një herë vetë me asfaltin, shenjat e kalimit dhe tabelat dhe pastaj...! Duke pasur këtë infrastrukturë dhe duke pasur edhe këtë kulturë të shkatërruar qytetare sidomos dekadat e fundit, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ka ngritur dhe po zbaton përditë teorinë, tashmë praktikë, të “rreth-rrotullimeve” në nyjet e akseve kryesore në Shkodër. Shkodra është e dyta mbas Tiranës që ka kaq shumë kryqëzime të mëdha. Patjetër kur e kam pyetur Lukën për rreth-rrotullimet më është përgjigjur tepër i vendosur për ti shtuar, dhe në të vërtetë ka të drejtë. Unë gjithmonë kam kritikuar pse nuk ka semaforë... por Luka në fakt pëlqen rreth-rrotullimet në kryqëzim. Kuptohet se ai është kryebashkiaku, por nuk është gjithçka. Edhe sikur të ketë semaforë, ka dy probleme...njerëzit nuk do ti zbatonin, sepse nuk janë mësuar.

Por do të kishte problem edhe pse polici nuk reagon për gabimet e kalimtarëve, e deri te makinat, e po ti shtosh se ikin edhe dritat apo energjia... del se semafori tani për tani, nuk është ndonjë vet-rregullim i trafikut rrugor. Luka ka vendosur të ketë një arritje më të shpejtë dhe që nuk kërkon polic apo edhe kaq zbatim të rregullit te njerëzit. Një vetërregullim në saj të “detyrimit” me rreth-rrotullim. Sepse kryqëzimet e Shkodrës kanë qenë një vend përplasjesh dhe sherresh por edhe bllokimesh e kaosi urban. Sot Kryetari Luka nuk ka probleme në fillimin e Xhabijeve, në Rus në Parrucë dhe po ashtu në Sarreq, por edhe në Perash dhe kështu me radhë, kjo metodë po përhapet në të gjithë Shkodrën duke e bërë qytetin më të komandueshëm, pa pasur nevojën e policit dhe pjesërisht semaforit. A është gjithçka..? Ndoshta jo, por ama....ka zgjidhur problemin e qarkullimit dhe evituar rrëmujën duke shtuar rregullin në qarkullim. Mirëpo kjo metodë patjetër që është efikase edhe në shtet apo edhe administratë dhe shoqërinë tonë. Padyshim që kemi një administratë, shoqëri, politikë dhe popull që janë gjithmonë në kryqëzim dhe zor se ka për të pasur një polic të përgatitur dhe të aftë dhe po ashtu zor se ka për të pasur edhe semaforë.

Problemi është se “jemi gjithmonë në kryqëzim me shumë pjesë të shoqërisë dhe përplasemi pa kuptim sepse edhe polici i trafikut (ligji) është paksa...kot.. dhe semaforët nuk punojnë dhe nuk janë... në punë... me një fjalë..! Sot Berisha po mundohet të vendosë rreth rrotullime përpara se të fillojë qeverinë e re me zotin Meta. Çfarë ka rënë në sy? Po shumë kush, nuk e ka marrë me rëndësi faktin e përmendjes disa herë nga Berisha të termit “borgjezi e re”..!? Duket si një term i përdorur në komunizëm..! Po ashtu është, por në fakt..! Kam parasysh një debat midis Luka Montezemolos si shef i Konfindustri-as në Itali dhe Eugenio Skalfarit në “La Republica”. Nejse, Montezemolo shtron problemin e një borgjezie të re e cila është partnere por jo politikante..ose pjesëmarrëse e rëndomtë politikisht. Montezemolo kërkon të japë zgjidhje dhe të ndriçojë rrugë, duke ëndërruar një borgjezi të modelit të ri. Skalafari percepton dhe reagon për pikërisht borgjezinë e re në Itali dhe tregon edhe si ka vepruar e vjetra... etj etj.

Në atë kohë idetë e borgjezisë së re u kapën edhe nga e majta e Veltronit dhe Fassinos. Pra një djathtas shiko... nga e majta italiane. Por edhe një majtas kujdes... nga e djathta italiane, me ëndrrën e borgjezisë së re të Montezemolos e të tjerëve mbas tij. Në një editorial të Dario Di Vico në “Corriere Della Sera” profondohet kështu në ide: E megjithatë, borgjezia e re nuk aspiron të uzurpojë mjeshtërinë e politikanëve, nuk kultivon idenë e fabrikimit të partiçkave të reja, Rivendikon vetëm të drejtën për t’ju dëgjuar zërin e saj. Kërkon që fjalët si meritë,rrezik e konkurrencë të hyjnë dhe u bërë pjesë stabël e vokupolarit politik... Nejse ... nuk jemi në Itali, por ama vazhdojmë ti ngjajmë (si kopje jo kaq e arritur) pjesërisht asaj, politikisht, dhe sidomos në formë. Berisha ka kuptuar se sot i kërkohet të jetë disi më i sinqertë me konceptet e majta në përpunim të së djathtës tonë të re. Ne nuk kemi pasur “borgjezi të vjetër” që të kemi të renë, por ama duhet të shikojmë disi më realisht marrëdhëniet midis klasës politike, borgjezisë së re ose borgjezisë ekzistente dhe njerëzve që rëndom politika i quan.. popull..! Berisha kërkon të mos lejojë borgjezinë e re të trajtojë veten si “jo borgjezi” në taksa. Në qoftë se në Itali borgjezia e re kërkon të ndajë disi punët me politikën, te ne nuk dihet se ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra.

Berisha sot kërkon të ndërtojë një rreth-rrotullim ku të mos përplasen pikërisht borgjezia e re, populli dhe politika apo politikanët, që kanë lidhjen midis borgjezisë dhe popullit. Një kalim në skaj të politikave të djathta dhe të një borgjezie pa mëshirë, sidomos në kalimin 2000-2008 deri sa erdhi administrata Obama, politika pro një borgjezie haptas arrogante ka sjellë edhe krizën e madhe. Por ama ashpërsimi i fjalëve dhe veprimeve të presidentit Obama ndaj Wall Street-it dhe asaj pjese të financës me rregulla jo të deshifruara të lojës, solli dhe tashmë të deklaruarin “stabilizim të tregjeve dhe mbarim të rënies ekonomike. Ne na mungojnë politikat e forta sociale të sigurisë shoqërore dhe Berisha me “punonjëset e shtëpive të borgjezisë dhe fëmijë rritëset” që duhen deklaruar, është vetëm në një rreth - rrotullim i vogël për të dalë pastaj te tokat dhe pronat që “borgjezia e re” duhet tashmë të paguajë. Berisha pastaj kalon te kreditë e buta për ato që duan të shtojnë një dhomë..largimin e shoferëve te qeveritarët, investimet publike të karakterit shoqëror.... etj etj. Ka shumë mundësi të dëgjojmë edhe ide të reja në këto drejtime. Bashkëqeverisja me një parti të majtë si LSI do të detyrojë patjetër Berishën të jetë më afër konceptit që largon përplasjet. Ndoshta jo kaq me prirje majtas apo në qendër, se sa një kapitalizëm... human..! Patjetër largimi i përplasjes në fillim është rreth-rrotullimi dhe mandej fillon edhe praktika e “amortizatorëve socialë” që te ne nuk janë, akoma të ndërtuar normalisht.

Normalisht që Kryeministri i Shqipërisë nuk është kundër “Borgjezisë së Re” por ama ai tashmë kërkon që kjo borgjezi të marrë përgjegjësinë e saj, jo vetëm të klasës ku është, por edhe atë financiare, për më tepër se dihet qartë se ka aksione të mëdha si “ ajo në politikë dhe politika në të”. Patjetër që shumë kush ka dëgjuar të thonë.. sa më i pasur aq më shumë taksa paguan.. ! Por edhe shtet të iniciativës private dhe të taksave të ulëta....një bazë e borgjezisë së re..! Në anën tjetër, ajo pjesë e popullit poshtë, që kupton koncepte ose rikujton ato të dikurshmet “qetësohet”, sepse shpreson në një rikonceptim të kapitalizmit shqiptar. Ndoshta ky është edhe momenti për të pasur kujdes në politikat si financiare dhe ato ekonomike të mëdha. Ndoshta është momenti që të marrin të gjithë up-date, për të kuptuar se ka vend për të rregulluar trafikun e madh, të dëshpëruar, dhe nganjëherë të rrezikshëm të shoqërisë tonë. Tashti është momenti

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:23.08.09
? 2008 Gazeta "Sot"


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:24pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 25 2009, 12:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli drejt rikonfirmimit në postin e kreut të Kuvendit

Nënkryetarja e PD-së pritet të mos përfshihet në kabinet

Erjon Ajazi

Numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, pritet të mos përfshihet në kabinetin e ri qeveritar. Drejtimi i Parlamentit do të vazhdojë të jetë misioni i ardhshëm i nënkryetares së PD-së. Burime të sigurta pranë Partisë Demokratike pohojnë se nënkryetarja i ka kërkuar Kryeministrit Sali Berisha drejtimin e Kuvendit dhe se ka marrë "bekimin" e tij që ajo të ulet sërish në karrigen e numrit dy të shtetit, atë të kryetarit të Kuvendit. Jozefina Topalli mes kryediplomates shqiptare dhe kryeparlamentares mësohet se ka zgjedhur këtë të fundit, ku ka nisur edhe punën për riorganizimin e Kuvendi të ri. Deri në një dalje zyrtare të Kryeministrit Berisha, ku të prezantojë qeverinë e re dhe të firmosë publikisht marrëveshjen e bashkëqeverisjes PD-LSI, askush nuk mund të flasë publikisht për të zbuluar sekretet e marrëveshjeve brenda së djathtës. Përpos ambicies për të qenë në krye të diplomacisë shqiptare, duket se Topalli i ka bërë mirë llogaritë për të mos u përfshirë në qeveri dhe të vazhdojë të drejtojë një institucion të rëndësishëm siç është ai i Kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse është kontaktuar nga "Shqip" për këtë çështje, Kryetarja aktuale e Parlamentit nuk ka preferuar të japë detaje për këtë fakt, duke mos pohuar apo mohuar qëndrimin e saj në vitet në vazhdim në krye të Kuvendit. Karrigia e kryeparlamentarit mësohet se ka qenë një kërkesë edhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila në rastin konkret pritet të kënaqet edhe me postin e nënkryetarit të Kuvendit. Negociatat

Kryeministri Sali Berisha, dilemat për ndërtimin e qeverisë së re pritet t‘i zgjidhë edhe këtë herë me bashkëpunëtoren e tij më të ngushtë, Jozefina Topalli. Nga takimet që Berisha dhe Topalli kanë zhvilluar ditëve të fundit mësohet se drejtimi i Kuvendit nuk do të lihet në dorë të LSI-së, por do të kontrollohet nga demokratët. Topalli do të vazhdojë të jetë edhe për vitet në vazhdim si Kryetare e Kuvendit. Seanca e parë për këtë legjislativ do të mbahet në fillim të shtatorit dhe do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili në rastin konkret është 64-vjeçari Sali Berisha. 76 deputetët e rinj dhe 64 deputetët e "vjetër" që u përballën legjislaturën e kaluar me rregullat e ashpra të kryeparlamentares Topalli do të vazhdojnë t‘i binden njeriut me më shumë influencë në Partinë Demokratike pas Sali Berishës.

Seanca e parë

Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të tij, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që në rastin konkret ai është Kryeministri Sali Berisha. Tre deputetët, ndër ata me moshën më të re, do të caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Sipas Rregullores së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat. Me hapjen e mbledhjes së parë të legjislaturës, drejtuesi i seancës i njofton Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre. Menjëherë pas verifikimit të mandateve deputetët do të bëjnë betimin në Parlament.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:24pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 09:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha: Qeveria ime, me 15 ministra

Fatjona Mejdini
Enjte, 10 Shtator 2009

Pas nje "shtrydhje", pothuajse mbi dymujore, qeveria e koalicionit te djathte me ne fund eshte bere publike mbreme nga ana e kryeministrit Berisha, ne nje konference per mediat. Duke i ruajtur surprizat deri ne minuten e fundit, te cilat nuk kane munguar, qeveria e re, e cila do te marre persiper drejtimin e vendit per kater vitet e ardhshme, eshte bere e ditur per publikun, dhe pritet tashme te marre dekretimin e Presidentit, Bamir Topi dhe miratimin e parlamentit, per te nisur punen normalisht. Vetem dy dite pas mbledhjes se Parlamentit dhe brenda dites, kur Presidenti e dekretoi per te drejtuar qeverine edhe per kater vitet e ardhshme, kryeministri, teksa u ka dhene fund hamendesime per emrat e kabinetit, duke i prezantuar ate ne menyre rendore, ku vec prezantimit, ka shprehur dhe konsideratat e tij per secilin minister te perzgjedhur, por dhe ata ne ikje. "Deri edhe pak minuta para konferences per shtyp jam konsultuar me aleatet e mi dhe bashkepunetoret e mi. Kaq gjeresisht, nuk jam konsultuar ndonjehere", tha Berisha, duke pranuar keshtu dhe njehere se formatimi i ketij kabineti ka qene teper i veshtire. Perpara medieve, Berisha zbuloi shtimin e nje ministrie te re, asaj te Shtetit, e cila do te drejtohet nga zevendeskryeministri aktual, Genc Pollo dhe do te sherbeje per nje lidhje me te mire te ekzekutivit me Parlamentin por dhe per reformat. Teksa eshte shprehur se puna per ndertimin e ketij kabineti, kishte filluar qe dy muaj me pare, Kryeministri theksoi se gjithcka kishte kaluar permes konsultave me bashkepunetoret e tij. Dhe se me gjithe kohen e mjaftueshme, deri ne minutat e fundit, ndryshimet nuk kishin munguar, kjo si rezultat i personaliteteve me eksperience dhe kontribute te medha qe kishte grupit parlamentar i PD-se. Ne kabinetin e ri qeveritar jane shtate ministri te rinj, mes tyre perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet do te drejtojne ministrin e Jashtme, ate te Shendetesise, dhe ministrine e Ekonomise dhe Energjetikes. Kryeministri Berisha, emeroi ne postin e ministrit te Mbrojtjes, Arben Imamin, i cili aktualisht mban detyren e Shefit te Kabinetit ne Kryeministri. Po keshtu Berisha e emeroi keshilltarin e tij te arsimit, Myqerem Tafajin ne postin e ministrit te Arsimit. Nje "hyrje" e re ne kabinet eshte edhe ajo e deputetit te PD-se, njekohesisht sekretarit te Marredhenieve me Publikun ne PD, Ferdinad Xhaferraj, i cili do te drejtoje ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Nderkohe qe per here te pare pjese e kabinetit Berisha eshte deputeti minoritar i PD-se, Spiro Ksera. Ne ruajtje te tradites per sa i perket partive te minoritetit, Berisha e emeroi Kseren si minister te Punes dhe Shanseve te Barabarta. Ndersa ne kabinet, serish eshte perfshire e vetmja femer, ministrja e Integrimit, Bregu. Ndonese eshte shprehur se ky eshte vetem fillimi.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:24pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jan 11 2010, 07:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sikur ambasadori amerikan të kishte treguar për banorët e zonave të përmbytura një grimcë të shqetësimit që tregoi për gjyqtarët dhe prokurorët-vrasës juridikë të diktaturës komuniste

Written by Gazeta SOT

E Diele, 10 Janar 2010 00:00
Nga Kastriot MYFTARAJ

Ata që panë angazhimin e madh të ambasadorit amerikan Withers para disa kohësh në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sotëm të cilët prekeshin nga ligji i lustracionit për shkak se në kohën e diktaturës kishin bërë procese politike, duhet të ketë pritur që kur ndodhën përmbytjet këtë vit, ambasadori amerikan të ishte ndër të parët që do të shkonte në zonat e përmbytura për të ofruar solidaritetin e tij, pse jo dhe për të dhënë ndihmë materiale,

qoftë edhe simbolike. Ne kemi parë se si ambasadori amerikan Withers, kur i është dashur ka shkuar edhe në një kopësht fëmijësh, për të treguar një përrallë, ku bënte aluzion për ligjin e lustracionit (As Mustafa Nano, as Erion Kristo, të cilët kanë shkruar për përdorimin politik të fëmijëve, nuk reaguan në këtë rast), në fund të vitit 2008. Ne kemi parë se si ambasadori amerikan Withers doli edhe në emisionin humoristik “Portokalli” vitin e kaluar, për të bërë paralajmërime kërcënuese në vazhdim të fushatës së tij kundër ligjit të lustracionit.

Duhej pritur pra që ambasadori amerikan Withers të nisej dhe të vizitonte banorët e zonave të përmbytura, duke afruar një ndihmë sado modeste materiale, ndonëse SHBA duhet të na kishin dhënë një ndihmë shumë të madhe materiale, në përpjestim me angazhimin politik në Shqipëri. Shqipëria është ndër vendet e fundit në listën e atyre që marrin ndihmë ekonomike dhe ushtarake amerikane, krejt në shpërpjestim me angazhimin politik të SHBA në Shqipëri, dhe kështu ka qenë gjatë gjithë këtyre 20 viteve. Shqipëria është shumë larg Armenisë (vendi që renditet i treti në listën e përfituesve të mëdhenj të ndihmës ekonomike amerikane, për frymë të popullsisë), edhe pse kjo është aleate e ngushtë e Rusisë. Kuptohet këtu është influenca e lobit armeno-amerikan, çka është një simptomë e politikës së jashtme amerikane.

Megjithëse në Shqipëri ka përmbytje të mëdha prej rreth dy javësh, i vetmi reagim i ambasadës amerikane në Tiranë, ka qenë lëshimi në datën 7 janar 2010 i një njoftimi paralajmërues për qytetarët amerikanë që gjenden në Shqipëri, që të mos udhëtojnë në zonat e përmbytura. Me të vërtetë cinike në kulm! Të gjithë banorët e zonave të përmbytura, ose që rrezikohen prej përmbytjes, rreth gjysmë milioni njerëz, nuk paskan vlerë për ambasadën amerikane as sa një grusht kriminelësh të organeve të dhunës së diktaturës komuniste, në mbrojtje të të cilëve ambasada amerikane doli kur ata u rrezikun që të humbin çelësat e gjithë shkallëve të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë në Shqipëri.

Kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij se dikush në ambasadën amerikane dhe pas të gjithë gjasave edhe në Washington, do të kënaqej shumë nëse do të shpërthenin digat e Drinit, çka do të sillte vdekjen e rreth 500 mijë shqiptarëve. Ç’ kuptim tjetër ka kur SHBA nuk na ofrojnë as asistencë për mbikqyrjen e rrjedhës së lumenjve me anë të satelitëve, gjë të cilën duhet ta sigurojnë nga Italia, kur dihet që SHBA kanë sistemin satelitor më të fuqishëm në botë?

Amerikanët e dinë shumë mirë se Enver Hoxha e ndërtoi kaskadën e Drinit në një mënyrë të tillë që në rast lufte ta shkatërronte më lehtë dhe të asgjësonte me anë të përmbytjeve masive pjesën më të madhe të popullsisë së Veriut të Shqipërisë, të cilën ai e shikonte si joluaje ndaj regjimit të tij. Kjo është pika e dobët e sistemit të digave të kaskadës së Drinit, të cilën e dinë mirë ata specialistë që dalin në televizione dhe flasin për të. Prandaj sot duhet të qenë amerikanët të parët që do të ofronin asistencë teknike, se ata janë në gjendje ta kuptojnë problemin.

Është kurioze, se ashtu siç ndodhi në rastin e ligjit të lustracionit, kur ambasadori amerikan dhe ambasadori britanik i kohës qenë më aktivët në mbrojtje të atyre që prekeshin nga ligji i lustracionit, edhe këtë herë, ambasadorja britanike, nuk është bërë e gjallë për këtë çështje. E pra, ambasadoren britanike para pak kohësh e kemi parë deri edhe të dalë në krah të Sami Nezës, kryeredaktorit të gazetës “Standard” në një konferencë për mediat, për një projekt që paska Samiu me ambasadën britanike! Unë në fillim kur e pashë këtë zonjë simpatike bionde në krah të Samiut, mendova se gazeta “Standard” paska sjellë në Shqipëri aktoren e madhe Gwyneth Paltrow, por pastaj na doli se kjo ishte ambasadorja britanike! Çudi e madhe!

Nuk është bërë i gjallë as ambasadori holandez, vendi i të cilit mund të jepte një ndihmë mjaft të kualifikuar për përmbytjet, posaçërisht për përmbytjet nga deti, se Holanda është vendi që ka më së shumti eksperiencë në këtë çështje. Ne kemi parë një ambasador britanik të shkojë në Veri, në zonat që sot janë të përmbytura, dy vjetësh, por për të pompuar politikisht Erion Veliajn. Nëse Holanda donte të bënte seriozisht diçka të dobishme për Shqipërinë, ajo nuk duhej të kishte si investimin të saj kryesor në Shqipëri Erion Veliajn, por mbrojtjen e tokave nga deti. Por duket se interesi i Holandës në Shqipëri është dekonstruktiv dhe jo konstruktiv.

Në kohën e fushatës së diplomacisë amerikane kundër ligjit të lustracionit, ambasadori Withers the se ne (SHBA) jemi duke folur shumë qartë. Këtë herë ambasadori Withers është duke folur shumë qartë me heshtjen e tij dhe po kështu dhe ata që qëndrojnë pas tij në Washington. Tashmë është shumë e qartë se ambasadori Withers, një linjë e fuqishme zyrtare në Washington, Soros, do të kënaqeshin shumë sikur në Shqipëri përmbytjet të shkaktonin një Holokaust të vërtetë. Këtë herë krahu antishqiptar në Washington i zbuloi më tepër se kurrë kartat, dhe e rëndoi llogarinë e tij me kombin shqiptar. Ky krah antishqiptar në Washington me këtë i vuri vetes në ballë stigmën e terroristit.

-email- This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

© 2008 Gazeta "Sot"


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 10:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rama, pazare me deputetët për të mos u futur në Parlament

Pas reformatorëve, rreth 25 deputetë të tjerë pritet të hyjnë në Kuvend


Afrimi i 6 Marsit afati i fundit kushtetues kur digjen dhe mandatet e deputeteve të opozitës, ka rritur tensionin në selinë rozë. Pas deklarimit publik të pesë deputetëve reformatorë, Blushi, Malaj, Harasani, Islami dhe Bello se do të hyjnë në Kuvend duke mos lejuar kështu djegien e mandateve të tyre, situata në grupin parlamentarë të PS, po tensionohet çdo ditë dhe më shumë pasi kryetari Rama, nuk po arrin ta ketë nën kontroll grupin parlamentarë të PS.

Një pjesë e mirë e deputetëve të grupit parlamentarë të PS, kanë deklaruar se do të ndjekin të njëjtën linjë si pesë deputetët reformatorë, duke hyrë në Kuvend brenda afateve kushtetuese për të mos djegur mandatet e tyre të deputetit. Sipas burimeve brenda selisë rozë, janë gati 20-25 deputet, të cilët në seancën e 4 Marsit pritet të hyjnë në sallën e parlamentit duke dalë kështu kundër qëndrimit të kryetarit të partisë. Për të mos arritur deri në këtë pikë, pasi nëse ndodh kështu, Rama shënon humbjen e tij si kryetar partie, sepse nuk arrin të mbajë nën kontroll grupin parlamentarë prej disa ditësh, ai ka nisur takime kokë me kokë me deputetët e grupit parlamentarë, duke ju kërkuar që të mos dalin kundër vendimit të grupit për të mos hyrë në Kuvend. Kryetari i PS Rama, ka filluar të kuptojë se tashmë nuk e ka të gjithë grupin nën kontrollin e tij dhe konkretisht deputetët, të cilët vijnë nga fusha e biznesit dhe në politikë janë futur për një qëllim të caktuar, për të forcuar biznesit e tyre. Sepse para zgjedhjeve ju është premtuar fitorja, ndaj shuma që ata kanë hedhur gjatë fushatës ka qenë e konsiderueshme, shumë e cila tashmë ata kërkojnë ta zëvendësojnë, por duke qenë jashtë Kuvendit kjo gjë vetëm sa vështirëson situatën për biznesin e tyre. Kategoria e deputeteve biznesmen kanë pritur për gati gjashtë muaj që Rama të ndryshojë vendimin e tij dhe ti lejojë të hyjnë në Kuvend, ose të mbante premtimin për të kaluar vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat më pas do të fitoheshin nga PS dhe ata do të kishin mundësi të fuqizonin bizneset e tyre. Kjo skemë naive nuk u realizua dhe tashmë ata janë të ndërgjegjësuar, që mos futja e tyre në Kuvend do tu shkaktojë vetëm pasoja, do të humbin mandatin e deputetit dhe bizneset e tyre do të pësojnë vetëm humbje. Pas zgjedhjeve të qershorit deputet e opozitës respektuan vendimin e kryetarit duke mos hyrë në Kuvend me shpresën se kjo kapriço do të merrte fund shumë shpejt. Por muajt ikën dhe vendimi i Ramës sa vinte e fuqizohej më shumë, ai i nxori në protesta mbështetësit e partisë duke kërkuar hapjen e kutive dhe largimin e kryeministrit Berisha. Një kauz që ‘vdiq” pa lindur, pasi hapja e kutive nuk u pranua nga mazhoranca dhe idea e largimit të qeverisë nuk u mbështet nga faktori ndërkombëtar. Sot Rama ndodhet para një dileme të madhe, të lërë të gjithë grupin të hyjë në Kuvend apo të përballet me rrjedhjen e deputeteve, të cilët mësohet se do të largohen një nga një duke u bërë pjesë e Kuvendit. Nëse kjo ndodh atëherë do të jetë një disfatë për kryetarin e PS, i cili duhet të pranojë humbjen para të tijve dhe të deklarojë publikisht se PS ka mbetur në opozitë.

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 11:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ramës i del jashtë kontrollit grupi parlamentar, frikë nga votimi i fshehtë

Bojkoti, kreu i PS refuzon votimin e fshehtë nga frika e humbjes së mbështetësve



Vështirësohet lufta e reformatorëve socialistë për ta kthyer Partinë Socialiste në rrugën institucionale. Kërkesës së Ben Blushit dhe Marko Bellos për ta hedhur në votë të fshehtë vendimin për bojkotin e Parlamentit, kryesocialisti Rama e ka refuzuar në mënyrë të prerë. Reagimi i Ramës dëshmon edhe një herë dyshimin e tij për mbështetjen e grupit Parlamentar të PS. Refuzimin e votimit të fshehtë Rama e ka bazuar në dëshirën e bazës për ta pasur atë kryetar.

Mirëpo, kur u kërkoi anëtarësisë ta votonin pas humbjes së zgjedhjeve, Rama u premtoi atyre se me anë të bojkotit dhe protestave do të hapte kutitë e votimit, në të kundër do të rrëzonte qeverinë. Siç po e vërteton koha çdo ditë, ndonëse kanë kaluar 5 muaj bojkot, hapja e kutive dhe rrëzimi i qeverisë jo vetëm që nuk janë realizuar, por tani Rama po rrezikon të djegë edhe ato mandate që fitoi me 28 qershor. Frika e Ramës për të matur realisht mbështetjen e grupit Parlamentar të PS, shpjegohet edhe me humbjen e shumicës në Kryesi, të cilën ka tre muaj që nuk e mbledh. Gjithashtu një numër i madh deputetësh të njohur si mbështetës të tij, kanë shprehur vullnetin për të hyrë në Parlament sa për të mos humbur mandatin. Më konkretisht janë deputetët Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Erion Braçe, Alfred Dalipi, Ilir Beqja, Blendi Klosi, Eglantina Gjermeni etj., të cilët në një farë mënyre janë shprehur hapur për t’i dhënë fund bojkotit të Kuvendit. Megjithatë Rama vijon të këmbëngulë se mandatet nuk do të digjen dhe se qeveria nuk ka fuqi të zbatojë Kushtetutën, pa dhënë asnjë argument ligjor. Gjithashtu Rama vijon ta gënjejë bazën socialiste, se me anë të bojkotit do të krijojë zgjedhjet e parakohshme.

Refuzimi i votimit

Duke iu përgjigjur propozimit të deputetëve reformatorë që vendimi për bojkotin të bëhet me votë të fshehtë, Rama ka theksuar se nuk i druhej asnjë lloj votimi të fshehtë. “Unë, përmes një votimi të fshehtë kam marrë mandatin. Rregullat e demokracisë janë këto. Unë jam zgjedhur kryetar i PS-së pasi dhashë dorëheqjen, pasi u hap një garë dhe pasi konkurrova me një propozim të thjeshtë. Kërkova votën e Partisë Socialiste për të vazhduar betejën për demokraci, duke bojkotuar Parlamentin deri në realizimin e kërkesave tona dhe duke i organizuar në rrugën e protestave për hapjen e kutive. Nuk ka votë të fshehtë të përfaqësuesve të popullit për qëndrimin, ka votë të fshehtë për zgjedhje. Por, nuk ka votë të fshehtë për qëndrime, as në Parlament. Ka transparencë qëndrimesh, sepse populli që të ka zgjedhur, do të dijë çfarë qëndrimi ke”, theksoi Rama.

Votimi i fshehtë

Deputeti socialist dhe ideatorit i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Ben Blushi ka shprehur bindje se 90 % e grupit parlamentar socialist janë kundër bojkotit, nëse do të bëhej një test me votë të fshehtë. Blushi ka theksuar do të propozojë që në grupin parlamentar të PS-së apo në forumet e tjera të bëhet votim i fshehtë për të vendosur rreth hyrjes në Kuvend. Sipas tij, të gjithë deputetët e PS-së dëshirojnë të hyjnë në Kuvend dhe ky debat sipas tij, do të marrë një përgjigje brenda muajit shkurt, kur më shumë deputetë socialistë do të flasin për të hyrë në Kuvend. “Ka shumë njerëz që kërkojnë të hyjnë në Parlament. Akoma nuk kanë arsye ta thyejnë bojkotin në mënyrë personale. Unë besoj se 90% e grupit parlamentar do të shprehej për ta thyer bojkotin”, ka theksuar Blushi. Sipas tij, Edi Rama nuk ka guximin edhe sot t’i thotë Shqipërisë se përse humbi zgjedhjet. “Që nga viti 1991, PS-ja nuk ka qenë kurrë më e dobët nga mbështetja ndërkombëtare”, ka pohuar ai.

Frika nga Kryesia

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste janë shprehur me shqetësim se ka disa muaj që Kryesia e ka humbur funksionin e saj, për shkak se Rama e ka humbur shumicën në të. Ndërkaq, Asambleja është mbledhur pesë herë deri më tani duke marrë vendime të rëndësishme për fatin e partisë, ndërsa Kryesia asnjëherë. Sipas mendimit ndryshe, kjo është bërë në mënyrë të qëllimtë nga kryetari i partisë, për t’iu shmangur përbaltjet me zërat më racional që kërkojnë hyrjen në Parlament dhe analizën e zgjedhjeve.

Reformatorët, të vendosur në thyerjen e bojkotit

Vazhdon të mbetet e acaruar situata brenda Partisë Socialiste. Nga ana e tyre, pas apelit dhe argumenteve disamujore për kthimin në Kuvend, 5 deputetët reformatorë kanë shprehur vendosmërinë e tyre se do të futen në Kuvend, pavarësish vendimit të shumicës. Reformatorët janë të bindur, se pas thyerjes së akullit nga ana e tyre, më shumë se gjysma e grupit parlamentar socialist do ta braktisin strategjinë e Ramës. 5 deputetët socialistë, janë të mendimit se protestat për votën e lirë mund të vazhdojnë edhe duke qenë në Kuvend. Ata janë të bindur se bojkotin e shpiku Edi Rama në çastin kur, këtij të fundit iu kërkua dorëheqja për humbjen e zgjedhjeve.


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Thu May 13 2010, 02:49pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu May 13 2010, 02:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Opozita, midis shembullit perëndimor dhe lindoro-komunisto- anarkist grek

Written by Gazeta SOT
Thursday, 13 May 2010 00:00
Nga Besi BEKTESHI

Janë tre lloje zgjedhjesh në kontinentin e vjetër që kanë sjellë edhe krahun politik në të cilin arrin të kontrollojë veten ekonomikisht pikërisht Europa. Normalisht ishte fitorja

e bundeskancelares Merkel në Gjermani që tregoi tendencën e CDU-së e cila u ndërpre nga sakrifica e pikërisht Gjermanisë për të ndihmuar shtetin e llastuar dhe lindor në koncepte... shtetin grek. Gjermania dhe Merkel janë ndëshkuar nga populli i tyre në zgjedhjet e një prej zonave industriale dhe arsyeja ishte pikërisht mbështetja dhe sakrifica, por edhe vazhdimi i ndihmës për Greqinë. Në këtë mënyrë si Franca dhe Gjermania, në zgjedhjet e tyre, janë ndëshkuar se kanë dashur të mbajnë të lidhur unionin e madh të BE-së, me një të sëmurë të madhe që është Greqia. Por në Italinë e Berlusconit, e majta është ndëshkuar në sistemin e saj qendror, në përçarjen e madhe të ideve dhe në retorikën anti premier që kanë bërë, apo destruktivitetin ndaj personit dhe mos nxjerrjen e alternativës së vërtetë. E treta ishte Britania e Madhe që sot ka si Kryeministër, konservatorin David Cameron në bashkëpunim me liderin e demokratëve liberalë Nick Glegg. Për herë të parë mbas vitit 1945-së Britania e Madhe është jashtë sistemit dypartiak që ka komanduar lirshëm. Një dorëheqje moderne dhe burrnore e Gordon Brown, i cili mbas 13 viteve drejtim të laburistëve, largohet për ti dhënë jetë një qeverie të fortë vendit të tij. Ku është problemi? Problemi është se si Italia dhe Gjermania apo edhe Britania janë në krizë ekonomike. Si GDP-të dhe papunësia, janë tepër të luajtshme dhe në tepër rrezik, por...!? Por klasa politike e vendeve të tilla, dhe organizimet e masave, janë në mënyrë deçizive të bindura që shkatërrimi i një sistemi apo goditja politike me protesta apo edhe goditje të mëdha politike, nuk janë mënyra për të dalë nga kriza. Recesioni dhe momenti i vështirë që Europa është kërkon bindje dhe ndjenja kolektive të daljes nga kriza. Ka një shembull që duhet të dëgjojnë socialistët shqiptarë në pandershmërinë e tyre politiko-ekonomike. Cameron, lideri i djathtë konservator thotë ditën e parë në Downing Street: Vendi jonë ka një parlament të "varur", ku asnjë parti ka shumicën absolute. Mirëpo çështjet që duhet të përballim janë të rënda dhe urgjente. Ka një defiçit tepër të madh (ne e kemi më të vogël në përqindje se sa BM-dhe), probleme të rënda sociale, dhe një sistem politik që duhet reformuar. Cameron ka falenderuar paraardhësin e tij, dhe ka kërkuar nga i gjithë vendi mobilizim. Normalisht është një afërsi e madh në ngjarje me ne. Kurse trasnparenca e anglezëve për zgjedhjet as që bëhet fjalë dhe çdo gjë aty zgjidhet vetëm me sistem gjyqësor. Nuk ka kamera mbi fletët e votimit dhe nuk ka as kontrolle... edhe pse është shteti më me kamera në botë. Nejse, kështu zgjidhen krizat në Britani, Itali dhe Gjermani apo edhe Francë. Njerëzit binden, se ka probleme dhe vazhdojnë punën e tyre të përditshme kur opozita e lë kërkesën për pushtet, dhe bën opozitën. Mirëpo ne kemi shembullin tjetër që i referohemi. Ne kemi Greqinë, ose të sëmurën e botës... jo thjesht Europës. Greqia ka gati 2 vite që bën protesta. Njëherë pse u vra nga policia një fëmijë, dhe pastaj ekonomia dhe rrëzimet e qeverisë së djathtë, por edhe asaj të majtë që është properëndimore. Në fakt protesta greke, kanë një model dhe një ndikim. Modeli është rrëzim pushteti cilido qoftë ai dhe ata që shtyjnë janë anarkistët dhe komunistët. Asnjë prej tyre, nuk do që Greqia, të jetë në Europë. Si anarkistët e organizuar në kolona medemek të karakterit kombëtar dhe cilësi medemek të djathta dhe ish komunistët, por edhe komunistë të zëmëruar me SHBA-në dhe BE-në, nuk duan një shtet të monitoruar nga organizmat më të mëdha botërore dhe demokratikë. Nuk duan as NATO-n, dhe as BE-në, apo edhe FMN dhe BB. Terminologjia e tyre është absurde, dhe e poshtër, në raport me perëndimin. Një pjesë e falangave të tyre djegin, vrasin dhe bëjnë atentate. Këto lloj falangash që kanë edhe në periferitë e PASOK-ut dhe Nea Demokracisë, njerëz që ndikohen, nuk duan një Greqi me rregulla europiane loje. Ato duan Greqinë e mafies dhe të sistemit sundues në Ballkan. Modeli që sot ka vendosur të ndjekë një pjesë e lidershipit socialist edhe për dashuri të madhe me religjionin politik dhe ato të vërtetë kombëtar grek, është protesta dhe destabilizmi i vendit. Në dy vite protesta dhe djegie e thyerje, Greqia, ka thyer mitin e një vendi Europian. Në BE sot, Greqinë e kanë një "halë në sy" edhe pse Papandreu po bën të pa mundurën, të mbajë frenat e lojës. Sëmundja e Greqisë, si ajo ekonomike, dhe ajo politike e lojës pa rregulla....ka tentuar të sëmurë edhe disa vende të vogla, por Europa, u nis shumë shpejt për ti riparuar. Modeli i Greqisë dhe ashpërsia e sjelljes kundër institucioneve dhe shtetit, është marrë si shembull nga PS-ja. Nuk është njësoj si viti ‘97, sepse dinë se po vepruan si në atë vit, dikush pastaj do të ndëshkohet rëndë, shumë rëndë, biles aq rëndë, sa do të paguajë edhe fajet e njerëzve të ‘97-tës. Por ama, kanë bërë një diçka që nuk ka lartësinë e grekëve. Partitë kryesore greke, nuk kanë dalë vetë në krye të protestave të dhunshme, por kanë "sekonduar" sipas pushtetit, anarkistët, grupet radikale dhe komunistët, por dhe sindikatat e tyre të tërbuara deri në drogim. Këtë shembull kanë marrë edhe radikalët e Ramës, apo edhe lidershipi socialist shqiptar. Normalisht që kanë një rezultante!! Greqia ka pasur momentin e daljes nga kriza dhe unitetit me Europën dhe protestat e zhytën akoma më thellë, kurse Shqipëria ka momentin e vizave dhe integrimin dhe protestat tentojnë ta ndalojnë pikërisht integrimin. Mirëpo kërkesa është e njëjtë. Si në Greqi, në mënyrë shumë më të fshehur... nuk duan Europën dhe biles edhe Amerikën, edhe te ne...!?? Nën shembullin e grekëve edhe në Tiranë kanë djegur flamurin e (megjithëse unë besoj se ka qenë ndonjë idiot që e ka ngatërruar me atë të PD-së) NATO-s. Nuk i duan as NATO dhe as BE-në, dhe protestojnë e protestojnë, për një çështje që zgjidhet vetëm me disa burokraci të vogla dhe të thjeshta. Pa asnjë dyshim që çështja kuti, zgjidhet vetëm nga institucionet dhe nuk hyn në punë fare politika, por...! Por radikalët duan rrëmujë dhe protestë, si për të prishur imazhin dhe larguar Europën, ashtu edhe për të rrëzuar pushtetin. Shembulli intelektual i PS-së është Marco Panela që vjen të thotë modernizmin e tij seksual, apo edhe eksperiencat e urisë që e kanë bërë një plak 80-të vjeç, me shëndet të plotë. Por edhe Elsa Lila që nuk i ka rënë në mënd të votojë për Ramën... dhe tani futet në grevë që të shikojë "votën e saj". Kjo është akoma më keq se sa intelektualizmi grek, që në fund të fundit, nuk është bashkuar me shkatërrimin dhe destabilitetin e vëndit, kur kërkohet një unitet dhe përballje e madhe e krizës.
Tani protestat "alla grecce" që tentojnë të thyejnë dhe bllokojnë, janë shembulli më i keq për të bërë "europianin" në sy të pikërisht Europës. Mirë se militantët bllokojnë dhe tentojnë të bëjnë edhe "heroin" nëpër rrugë, por kur është katandisur puna që Arta Dade dhe prof Rukaj të ulen në rrugë, apo në Durrës të gjuhen me shqelma makinat e njerëzve, apo të bllokohen autobusët në shumë vende dhe të sulmohet policia por të thuhet "na sulmoi"... si Majko në Korçë!! Nuk ka një pamje filmike ku policia të ketë sulmuar militantët e PS-së, asnjë, përkundrazi ka shumë e shumë pjesë filmike që tregohet qartë provokimi, dhe pastaj edhe zhgërryerjet në tokë për të luajtur filmin me "dëshmorë" në protestë. Opozita është një sistem greko-protestues dhe ka një diçka këtu: Protestuesit greko-anarkistë dhe komunistë janë të gjithë anti Europë dhe anti integrim, si në BE dhe NATO. Nuk e kanë thënë deri tani, por drejt kësaj po shkohet edhe te ne. Kjo është e jashtëzakonshme pastaj... e jashtëzakonshme! Por akoma më shumë është një turp.

Last Updated on Wednesday, 12 May 2010 21:40

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu May 13 2010, 03:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kërkesa e Edi Ramës për Senatin informal, duke i lënë Berishës dhomën e ulët, dhe marrëveshja Rama-Topi

Written by Gazeta SOT
Thursday, 13 May 2010 00:00
Nga Kastriot MYFTARAJ

Përfshirja nga ana e PS e çështjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në listën e gjashtë kërkesave që i janë drejtuar mazhorancës, duke konsideruar

praktikën e punës së Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, në fakt është një kërkesë për ta bërë Kuvendin e Shqipërisë me dy dhoma në mënyrë informale. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, që kur ka ardhur PD në pushtet, në 2005, në fakt ka vepruar si dhoma e lartë e Kuvendit të Shqipërisë, pra si Senat informal, duke rrëzuar aq shumë ligje të Kuvendit, sa edhe Senati amerikan kur kontrollohet nga një parti e ndryshme nga ajo që ka Kongresin dhe Presidentin.
Tashmë që u ka mbaruar mandati gjashtë anëtarëve, nga nëntë që ka Gjykata Kushtetuese është vënë në dyshim ushtrimi i këtij atributi informal nga Gjykata Kushtetuese. Prandaj Edi Rama kërkon që të zgjedhë në Gjykatën Kushtetuese njerëz të besuar, të cilët do të sigurojnë vazhdimësinë e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhomë e lartë e parlamentit të Shqipërisë, duke e bërë fiktiv Kuvendin. Kështu, Edi Rama siguron bashkëqeverisjen me Berishën, deri në 2013, se ky i fundit nuk mund të miratojë asnjë ligj pa miratimin e Edi Ramës.
Kjo kërkesë e Edi Ramës hap dy probleme, një afatshkurtër dhe një afatgjatë. Problemi afatshkurtër është marrëveshja Rama-Topi. Ndryshimi i qëndrimit të Edi Ramës ndaj Bamir Topit, të cilin e quajti president të zgjedhur me vota të blera, erdhi pasi të dy bënë një marrëveshje antiberishë, sipas së cilës Topi pati shumë përfitime, veç premtimit se do të zgjidhej edhe për një mandat president, në 2012. Kjo marrëveshje erdhi pas ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës në prill 2008, sipas marrëveshjes Rama-Berisha. Rama luajti në të krahët, duke bërë marrëveshje me Berishën, edhe me Topin. Në rrethin e afërt të Ramës këtë lojë të dyfishtë e quanin provë të gjenialitetit politik të Ramës. Berisha iu kundërpërgjigj marrëveshjes Rama-Topi me marrëveshjen Berisha-Meta. Marrëveshja e fshehtë Rama-Berisha e fundit të vitit 2007, për ndryshimin e Kushtetutës, në prill 2008, solli prishjen e marrëveshjes Rama-Meta, të bërë para zgjedhjeve vendore të vitit 2007.
Edi Rama, që në ditët e para pas zgjedhjeve, punoi fort sidomos në drejtim të Berishës, për të prishur marrëveshjen Berisha-Meta, por dështoi se nuk ofroi si çmim prishjen e marrëveshjes Rama-Topi, ose së paku nuk e ofroi në mënyrë të besueshme. Marrëveshja Rama-Topi është edhe në këtë moment pengesa më e madhe për një marrëveshje Rama-Berisha. Shenjat e marrëveshjes Rama-Topi janë krejt të qarta. Bamir Topi, në mënyrë antikushtetuese ka vonuar emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke krijuar vakum institucional, dhe kjo nuk ka shpjegim tjetër veç atij se vonesa është bërë për t’ u sinkronizuar me agjendën e Edi Ramës të grevës së urisë, njëra prej kërkesave të pjesëtarëve të së cilës ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Bamir Topi, definitivisht po i qëndron marrëveshjes me Ramën. Presidenti Topi nuk mund të thotë se është duke bërë veprime institucionale, siç ka dëshirë të shprehet, se vetë konsulta që ai bëri për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kishte konflikt interesash skandaloz. Në konsultë ishte dhe Aleks Luarasi, pronari i universitetit privat ku është diplomuar për juriste vajza e presidentit, e cila u mor në punë në Bankën e Shqipërisë nga Ardian Fullani, edhe pse universiteti që ka mbaruar vajza e presidentit nuk e ka marrë akreditimin. Gjë që është kundërshtim me ligjin. Por Ardian Fullani me këtë vazhdon paguan çmimin për emërimin e gruas së tij anëtare e Gjykatës së Lartë nga Presidenti Topi. Këto janë veprimet “institucionale” të Topit!
Sipas marrëveshjes Rama-Topi, pas dy vjetësh Bamir Topi duhet të rizgjidhet president për një mandat të dytë, gjë të cilën Berisha as që dëshiron ta dëgjojë. Por Berisha do që karriera politike e Bamir Topit të marrë fund në 2012, mundësisht edhe më parë. Berisha nuk mund të rrezikojë marrëveshjen me Ramën, sa kohë që është në fuqi marrëveshja Rama-Topi. Sepse ekzistenca e marrëveshjes Rama-Topi, në kohën që Berisha ka vetëm një mazhorancë të brishtë parlamentare, do të thotë që ata të dy mund të bashkëpunojnë në çdo kohë për të shkëputur nga mazhoranca së paku pesë-gjashtë deputetë, në mënyrë që ajo të prishet. Gjithashtu, Berisha nuk mund të pranojë që Rama të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese deri në vitin 2019 dhe presidentin deri në vitin 2017. Rama duhet të zgjedhë midis këtyre të dyjave.
Por Rama i ka ndërlikuar gjërat se ai tashmë e ka të vështirë ta bindë Berishën se e ka prishur vërtet marrëveshjen me Topin, edhe nëse ia premton këtë gjë. Mënyra më e mirë për të zhbllokuar krizën Rama-Berisha do të ishte që PS të shtonte dhe kërkesën për shkarkimin e presidentit të zgjedhur me vota të vjedhura, dhe të zgjidhej një president i ri konsensual, i cili më mirë të ishte i majtë se të jetë ky që është. Për Berishën, më mirë do të ishte që president të ishte Pëllumb Xhufi apo Sabit Brokaj, të cilët së paku dihet që janë të majtë, se Bamir Topi që shtiret si i djathtë dhe bën të majtin ekstremist me veprimet e tij “institucionale”. Së paku një president i majtë do të ketë preokupimin për t’ u treguar më bashkëpunues me mazhorancën e djathtë.

Last Updated on Wednesday, 12 May 2010 21:43

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Thu May 13 2010, 08:32pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Jam shume dakord me analizen ndaj PS ne situaten aktuale pavaresisht se per mu jane te dyja PS-PD qe po e qojne vendin ne humnere.Prap.



Back to top
L - N
Fri May 14 2010, 08:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Jam shume dakord me analizen ndaj PS ne situaten aktuale pavaresisht se per mu jane te dyja PS-PD qe po e qojne vendin ne humnere.Prap.



Mir zotnia edhe un jam dakord me te dyja shkrimet e masiperme, por sa gjeta nji shkrim tjeter qi mu me duket se i ven vulen pa pase nevoje me zgjate vete personalisht


Si shumë po i lodh njerëzit shoku Rama!

Vendosur: 13/05/2010

Saimir Kumbaro*

Gabuat në zgjedhjen tuaj si politikan. Nuk je fare politikan shoku Rama. Vetë e ke deklaruar. Të bësh politikë duhet të dish, të njohësh dhe të kesh kulturë të madhe. Ti nuk i ke këto cilësi.

Je karizmatik, flet bukur dhe i tërheq e ndez turmat, por kjo nuk mjafton. Mbi të gjitha duhet të jesh i mençur. Nuk mjafton të jesh i zgjuar.

Nuk po marrim vesh se ku do dalësh me armën që ke zgjedhur! Ku do ta shpiesh atë pjesë të popullit që ke marrë përsipër të mbrosh. Më vjen keq kur shoh përqark teje, njerëz që u ngjajnë dallkaukëve që i rrotullon era sa majtas djathtas. Ata edhe ty një ditë do të kthejnë kurrizin. Janë tashmë të provuar. Ata nuk kanë ideale, pra bëj kujdes nga babëzia për karrige e disa politikanëve që të vijnë rrotull.

Si një prej firmëtarëve të apelit që një grup artistësh, mjekësh dhe profesorësh shqiptarë ju bënë për ndërprerjen e grevës së urisë, organizuar prej jush, dhe si një qytetar që dëgjoj fyerjet më banale nëpërmjet kanaleve televizive, e ndjej sërish për detyrë t’ju drejtohem.

Në vitin 2000, ju u zgjodhët Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Komuniteti i artistëve dhe shkrimtarëve shpresoi se do shndërroheshit në një promotor në dobi të jetës kulturore e artistike të kryeqytetit. Kam besuar se do ta kthenit Tiranën në një prej qendrave më të rëndësishme të promocionit kulturor rajonal e më gjerë. Kam besuar se do i jepnit jetë iniciativave private artistike, duke vepruar si gjithë kolegët tuaj perëndimorë, që i ofrojnë artistëve hapësira publike dhe mjete për të realizuar krijime bashkëkohore. Kam besuar se do përpiqeshit ta shtrinit më tej emancipimin e popullit.

Mirëpo, ajo çfarë ti ke bërë në fushën e kulturës dhe lëvizjes artistike rezulton të jetë një masakër e vërtetë. Ti jo vetëm që nuk ndërtove institucione të reja, siç mund të ishin Galeria dhe Muzeu i Bashkisë, Teatri për të rinjtë, jo vetëm që nuk përkrahe iniciativat për organizime e aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, por iu sule atyre pak institucioneve artistike dhe i shkatërrove. Kujtoj inaugurimin e kinema “Republika”, që ti e quajte “Milenium 1”. Ku është? E rrafshove nga faqja e dheut. Rrafshove kinema “17 Nëntorin”, kinema “Ali Demin”, kinema në Kombinat, Laprakë, kinema “Partizanin”, dhe së fundi i dhe dërrmën kinema “Dajtit”. Nga të buron gjithë kjo urrejtje për artin shqiptar? Ti shkatërrove Estradën e Tiranës. Deshe të shkatërroje edhe Teatrin Kombëtar, por nuk të eci. Mban të mbyllur kinema “Agimin”!

Përse gjithë ky vrer për krijimtarinë kombëtare?


Më kujtohet mirë një mbledhje në Teatrin Kombëtar, kur talle dhe përbuze artisten e popullit Violeta Manushi. Ti nuk ke respekt për asnjë lloj zhanri dhe artisti që krijon art kombëtar. Ti e përbuz krijimtarinë e artistëve dhe shkrimtarëve shqiptarë. Ti shan dhe etiketon me gjithfarë epitetesh artistët e krijuesit që nuk janë pro teje. I quan ahengxhinj e dajrexhinj, kalemxhinj e bojaxhinj. Epiteti i fundit do t’ju përshtatej më së miri, se e ke treguar veten që në këtë fushë s’ta kalon njeri. Mbete një piktor amballazhesh. Kryeveprat tuaja janë pallati me shigjeta në unazën e Tiranës dhe fasadat pa shije të godinave socrealiste. “Bunkeri” yt në Die të Francës i mbuluar me rrecka, të cilin ti e deklarove para publikut francez si një copë Shqipëri. Një tjetër kryevepër ishin çarçafët me të cilët mbulove Bashkinë e Tiranës. E mbulove me slogane si ato që ke rreshtuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ty të përkrahin ata artistë që financon me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ke mbjellë urrejtjen dhe përçarjen mes njerëzve. Mos i nxit njerëzit të vrasin njëri-tjetrin o njeri. Një fjalë e urtë thotë: “Kur lind një konflikt shfaqet një kategori njerëzish që nxit”. Këta njerëz janë pjesa më e keqe e shoqërisë. Ti po nxit.
O Kryetar i Bashkisë së Tiranës! Ti që “mbron” interesat e banorëve të kryeqytetit, ti që administron çdo pëllëmbë tokë në Tiranë. Dil e shih si e ke katandisur kryeqytetin. Të zë tmerri kur mendon të dalësh nga shtëpia me makinë, gjithandej stres, zhurmë e pluhur. E vetmja gjë e mirë që ke bërë ka qenë prishja e kafeneve dhe kioskave. Të fortët që ti i ke shumë frikë, i kompensove me toka në zona parqesh. Ti je frikacak dhe oportunist! Të njoh mirë dhe e di që nuk je trim, përkundrazi. Shkrimet e tua nuk janë gjë tjetër veç se “fletë\rrufe të stilit të revolucionit kulturor kinez”. Prano një këshillë si koleg: Mos ofendo ata që dikur të kanë mbështetur, të kanë dalë krah dhe të kanë votuar. E di dhe e kuptoj që je i ngarkuar emocionalisht, e kuptoj që barra që ke marrë mbi supe është e rëndë, por harron se gjunjët e tu nuk e mbajnë dot këtë ngarkesë. Nuk merret pushteti me dhunë o njeri. Në një emision të Adi Krastës dëgjova kryetarin e G 99. E.Veliaj na quajti krunde. Ata pak artistë që të mbështesin i quajti miell. Sa qesharak mu duk mullixhiu yt, ky pioner i Ramiz Alisë. Na quajti krunde se nuk jemi dakord me rrugën tënde. Ky djalë që të imiton dhe që ka goxha rrugë përpara, është ende i njomë të fyejë me banalitete ordinere armatën e artistëve. Është ende i vogël të cilësojë si krunde zonjat Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qiriako, Lili Cingu, Jera Kruja, Edi Luarasi, zotërinjtë Agron Aliaj, Mirush Kabashi, Rexhep Çeliku, Edmond Zhulali, Zhani Ciko, Mihal Luarasi, Halim Kosova, Dhori Kule, Shezai Rokaj, Marenglen Spiro etj! Asistenti yt, E. Veliaj është ende i vogël të përbuzë e përgojojë në emisionet televizive emra të tillë që janë nderi i kombit. Tjetër gjë është zoti Dokle. Ai si një politikan i vërtetë dhe njeri me kulturë, i vlerësoi artistët që ti përbuze. U mundua t’u verë në vend nderin e përkëmbur nga ju. Namik Dokle mori një dimension tjetër para nesh. Mëso nga ata që dinë më shumë se ty në politikë. Zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i socialistëve! Mos nxit urrejtje mes nesh. Mos përça artistët, mjekët e profesorët se gabon rëndë.
Si një prej firmëtarëve të asaj letre që aq shumë të ka acaruar, të pyes: Përse nxit me grevën tënde? Përse bëhesh pengesë e njerëzve që integrimi me botën duhet t’i bashkojë. Nxitësit e së keqes janë kategoria më negative e shoqërisë. Përse duhet të na ngresh një çadër-pritë dhe të bllokosh rrugët? Po ndalon qarkullimin e njerëzve dhe ky veprim dënohet nga ligji. Edhe në Paris ka greva e demonstrata, por askush nuk guxon të bllokojë sheshin e Bastijës ose Champ Elisene. Njerëzit protestojnë, edhe me dele e lopë, por janë në lëvizje dhe jo më shumë se tre-katër orë në ditë. Ti organizon anarkinë se ky tipar është pjesë e karakterit tënd. Për ty dhe ata që kanë hyrë në grevë, kjo protestë është e drejtë, por ajo shkel parimin bazë të demokracisë. Greva jote në mes të Tiranës shkel të drejtat e anës tjetër që nuk është dakord me ty. Do qe e udhës të zgjidhje një tjetër vend, që mos pengonte qarkullimin e njerëzve. Rruga është e udhëtarit dhe e Zotit dhe jo e pasuesve të tu. Përse kërkon të na kthesh në shekullin e kaluar, kur nxitësit e 97-ës dogjën e vranë mbi 4500 njerëz? Me nxitjen e tyre dhe etjen për pushtet shkatërruan shtetin e brishtë, që nuk kish më shumë se katër-pesë vjet jetë. Disa nga ata që sot të rrethojnë, nxitën njerëzit dhe dogjën vendin, duke penguar ecjen e shqiptarëve drejt të ardhmes. Fjala luftë që ti e ke qejf ta përdorësh shpesh, ngjit shumë në masën e njerëzve të paditur. Në 1997 u sajua një luftë absurde, një luftë ku shqiptarët të nxitur nga partia që t’i përfaqëson dhe aleatët tuaj, që sot mbajnë fjalime patetike, nuk bëjnë gjë tjetër veç nxitjes drejt së keqes. Hidh sytë pas dhe kujto se ç’gjëmë ra mbi popullin e pafajshëm në 1997. Fjalori fyes që ti përdor kundër atyre që nuk mbajnë anën tënde, nuk i shërben askujt. Fjalori yt nxit urrejtjen. Gjej mor burrë një mënyrë dhe zgjidhni këtë nyje gordianë që ke gatuar vetë. Nëse vërtetë nuk je i zoti, ik nga skena politike, ik dhe merru me tjetër gjë. Armata e artistëve është e fuqishme dhe bëj kujdes kur sulesh kundër tyre. E më në fund, nëse vërtetë nuk rrije dot pa “pushtuar” bulevardin e shqiptarëve, përse duhej bërë pikërisht ditën kur Evropa me firmat 12 Ministrave të Jashtëm nënshkroi vullnetin e saj për të na hapur derën? Pra edhe njëherë, ndale ngujimin ku ke futur burra, gra e nëna të nderuara dhe ulu e dialogo me kundërshtarët e tu, për të mirën e shqiptarëve. Bëj një gjest qytetarie, se do dalësh i fituar. Flake fjalorin e rrugës, flake atë fjalor që nuk të nderon. Fjala vret si plumbi o njeri dhe ti këtë e di. “Pushteti fitohet me grykën e pushkës”, ka thënë Lenini. Por dije se dhuna pjell diktaturë dhe diktatura pjell pushtet të pakufishëm, diktatura qëndron mbi ligjin. Jep shembull i pari e mos shkel ligjet e vendit, që shumë nga ata që kanë hyrë në grevë i kanë votuar. Mos dhuno ata gra e burra të mbyllur në çadrën e vdekjes, se ashtu të pëlqen ty. Mos dhuno njerëz shoku Rama. E drejta e jetës është nga më themeloret e të drejtave të njeriut. Ti jep urdhra që nën emrin e kauzës, njerëzit të vdesin ndërsa vetë me kollare dhe kostum firmato bën xhiro para kamerave televizive si në një sfilatë mode. Me një sy të përlotur mes atyre që vuajnë dhe nuk kanë fuqi të rrinë në këmbë i përkëdhel dhe u lëmon flokët. I puth e përqafon për të demonstruar dashurinë e pakufishme që lideri ka ndaj njerëzve të sakrificës. Nisesh deri në Paris të rekrutosh të tjerë artistë. Po përdor çdo mjet që të zgjatësh agoninë tënde në politikë. Unë jam regjisor dhe i dalloj kollaj pozat dhe gjestet teatrale që mirë i ke përvetësuar. Je aktor i mirë, herë komik dhe herë dramatik. Do ta jepja me qejf rolin e “heroit’ të realizmit socialist. Ja kalon Dedës, Nebi Surelit, Ademit të digës, Koçit të zonjës nga qyteti dhe gjithë heronjve të socrealizmit, që ne kemi krijuar në filmat tanë për 40 vjet. Të premtoj se do ta ofroj një rol heroin e filmin e ardhshëm. Shoku Edi Rama, koha e dhunës ka mbaruar. Për të shkatërruar duhet vetëm një cilësi, përdorimi i forcës. Je orator i madh o Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i socialistëve, dhe kjo është dhunti natyrore, por fjalët nuk i zgjedh mirë. Në fjalimet që mban dëgjoj që përdor shpesh fjalët: “betejë”, “luftë”, “mbi trupat tanë do mbrojmë..””, “shkëmb graniti” “kauzë” etj, si këto që na kujtojnë pushtetin e zi që shporrëm njëherë e mirë në vitin 1992. Sloganet e zjarrta që ti ke zgjedhur çojnë peshë vetëm ish-sigurimsat që kanë filluar të mblidhen edhe më shumë rreth teje. Fjalori yt nuk na frymëzon, përkundrazi na revolton. Nuk do të lejojmë të përpiqesh që të përdorësh dhe manipulosh njerëzit hallexhinj. Koha e dhunës ka vdekur. Ta zëmë se e more pushtetin! Pastaj? Kurrë nuk ke dhënë një alternativë, kurrë s’ke paraqitur një platformë në shërbim të njerëzve. Nuk dimë se si do ta drejtosh këtë shtet apo do ta bësh bordell, siç ke bërë Tiranën? Aftësinë për organizim shoqatash ta njoh mirë. Por vetëm kaq. Je i limituar. Është vështirë të drejtosh një shtet, aq më tepër që nuk je politikan siç ke deklaruar edhe vetë. E vërtetë është që je orator i madh.
Më kujtohet një prej mitingjeve në sheshin para stadiumit “Qemal Stafa”, ku shave dhe akuzove pushtetin komunist: Të kujtoj që ata që të rrethojnë sot, kanë qenë ministra të Ramiz Alisë. Nuk u lë gjë pa thënë e pa sharë. I shave dhe përbuze para 40 mijë mbështetësve që të duartrokitën e brohoritën me shpirt e zemër. Ngrite zërin si një aktor tragjedie dhe the: “Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë.” Të kujtohet? “Na nxiu si shqiptarë”. Pushteti që ti lakmon nuk merret me revolucion, nuk merret me dhunë. Nuk e kuptoj përse Qeveria të toleron ty o njeri që shkel ligjet e vendit. Mos përfito nga butësia dhe zbatimi i ligjit që demokracia nganjëherë e ka. Shko në Paris dhe blloko Champ Elisene. Të zënë për zverku dhe të sikterisin dyzet pash nën dhe. Mos përfito e provoko demokracinë infantile shqiptare. Si nuk e kupton që çdo ditë është në disfavorin tënd. Zjarri që kërkon të ndezësh do të përpijë e përcëllojë ty vetë. Përse je bërë kaq agresiv o Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe socialistëve? Ku u zhduk piktori i guximshëm Edi Rama? Ku humbi njeriu i të famshmëve “Refleksione”. Mos na fyej o njeri, mos shaj se ky fjalor nuk të nderon. Mos ofendo njerëzit me fjalë të pamatura. Kthjellohu e ftillohu, thirri arsyes dhe flake të kuqen bolshevike që të është ngjitur si tatuazh. Dikur bërtisje kundër diktaturës. Çudi! Ku u tret e humbi antikonformisti i dikurshëm! E dalloj qartë armiqësinë ndaj liderit të maxhorancës Sali Berisha. Të është kthyer në obsesion emri i tij. Është zgjedhja jote. Urrejtja që ke ndaj tij nuk duhet t’i ngjaj benzinës që ndez zjarrin, nuk duhet ndërzejë njerëzit. Mos i përçaj shqiptarët se jemi pak për të qenë armiq të njëri-tjetrit. Koha e dhunës ka mbaruar, ajo i përket të shkuarës dhe ti kot përpiqesh të kthesh pas rrotën e historisë. Nxirri njerëzit nga ngujimi dhe dil njëherë fshatrave të shohësh se sa kanë ndryshuar gjërat. Dil njëherë dhe shih se s’ka më shtëpi qerpiçi e rrugë me baltë, por vila e rrugë të asfaltuara që zbukurojnë e lehtësojnë jetesën e shqiptarëve.. Dil njëherë dhe do bindesh se sa ka ndryshuar jeta e popullit. Ka edhe njerëz me lista, ka edhe të varfër, por janë një kategori që nuk e do punën, se fushat rrinë djerr e nuk i punon njeri. Vetëm tek ne quhet fjalë e urtë “Kam gjetur një punë, pallë ariu”. Këta janë ata që hanë me lista. Dil njëherë dhe shih sa ka ndryshuar, Divjaka, Postriba, Preza e Petrela, Farka dhe Zara, Pojani e Tropoja. Dil o kryetar i socialistëve, që të bindesh se sa është rritur mirëqenia e këtij populli. Shqiptarët sot ndjehen më shumë se kurrë evropianë, e mbi të gjitha njerëz të lirë! Edhe njëherë të bëj thirrje: Mos i nxit njerëzit dhe mos i pengo drejt vëllazërimit dhe së ardhmes.
*Regjisor

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


[ Edited Fri May 14 2010, 08:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun May 16 2010, 12:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mashtruesit e shifrave dhe sakrificave, janë dhe hajdutët e votave

Written by Gazeta SOT
Sunday, 16 May 2010 00:00
Nga Besi BEKTESHI


Kanë tre mitingje që megafonët dhe altoparlantët e PS-së, por edhe të disa prej mediave që komandohen ose më mirë "binden" në qëndrimin anti integrim, japin

shifra që deklarojnë 200.000 protestues, dhe dje arritën të deklarojnë 250.000 demonstrues në bulevard. Kuptohet se kjo bëhet në sajë të "propagandës bolshevike" të modelit më stalinist të ende përdorur në botë, për të mbushur si mendjen e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, se kanë të gjithë popullin me vete. Janë po ata stalinistë të dikurshëm, por që veprojnë në idiotizëm në vitin 2010. Që shqiptarët braktisën Ramën, Gjinushin, por edhe patologjikun "anglosakson" Ngjela, "mikun e madh" të shtetit shqiptar dhe nxitësin e anarkisë në foltoren përpara kryeministrisë kryetar të PBDNJ-së Dule, po ashtu ish kundërshtarin me libra ndaj "Tregut të Përbashkët" dhe sot nxitësin me fjalë të turmës Milo, djalin gojëshqepur dhe të akuzuar për hajdutërira, por në grevë urie Veliaj... nuk dyshohet, por se do të kishin një fiasko të tillë, kjo pastaj është madhështore. Më kujtohet një nga arsyet pse im atë u dënua nga partia në vitin 1974. Kishin zakon në ato kohë që të mashtronin me arritjet në prodhimin e grurit, duke deklaruar 40-50 e dikush-dikush edhe 60 kuintal grurë për hektarë. Në fakt nuk kishte bukë për të ngrënë. Çfarë ndodhte, kryetarë kooperativash, sekretarë maskarenj partie, spiunë të sigurimit të inkriminuar dhe mashtrues, hajdutë ordinerë dhe të veshur me poste politike në ministrira dhe deri në byronë politike, kishin ngritur sistemin e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ata rritnin sipërfaqet e tokës së mbjellë (hapnin toka të reja) dhe nuk e deklaronin, duke shtuar në mënyrë artificiale kuintalët për hektar. Këtë gjë gazetari i vjetër Bekteshi nuk e pranonte, e denonconte dhe normalisht plaste skandali, deri sa një ditë, jo vetëm e larguan nga ajo monstër partie ku ai kishte qenë që në fillimet e saj, por e përplasën si qen në rrugë me një makinë të ATSH-së, për ta lënë me paterica gjithë jetën. Kështu bëjnë edhe sot pasardhësit e denjë të PPSH-së, që mashtrojnë popullin me pjesëmarrjen në miting. Idiotët e tribunave, që kujtojnë se janë në vitin 1974, deklarojnë se në shesh kanë qenë 200.000 pjesëmarrës dhe harrojnë se ka foto, filmime dhe përllogaritje që numërojnë çdo pjesëmarrës. Harrojnë se njerëzit dinë të shumëzojnë metrat katror dhe të vendosin sa njerëz qëndrojnë në një metër katror... harrojnë!! Harrojnë se ka ardhur një kohë tjetër, e cila vërteton se në mitingun e 30 qershorit nuk kanë qenë më shumë se 22 mijë vetë, në mitingun e parafundit vetëm 10 mijë njerëz, dhe në mitingun e famshëm përpara çadrave që pretendohej të ishin 250.000 njerëz... nuk ishin më shumë se 15.000-18.000 demonstrues, duke mashtruar me mbi 12-13 herë.
Dje, komunistëtë anëtarë leverdie të Enverit dhe Nexhmijes, por dhe Ramizit, mashtronin me dy herë më shumë prodhimin për hektarë, sot mashtruesit ordinerë të Ramës, e gënjejnë atë (në fakt, ai si Enveri i mëson vetë të mashtrojnë) me mbi 12 herë. Janë të pandreqshëm dhe kanë sëmurur dhe parti të tjera, me të tilla vese të ndyra, që kanë pasur dhe kanë akoma më shumë sot.
Në foton e bërë nga ajri, por edhe përllogaritjet për metër katror në bulevard, nuk kanë mundur të vijnë mbi 15 mijë njerëz dhe disa qindra të shpërndarë nëpër hije. Turp, dhe një maskaradë e madhe në vazhdim të një klike komunistësh që nuk kanë kurrfarë ideali, por vetëm etje të pashuar për pushtet. Të tillë mashtrues ordinerë, por që kanë qëllime të poshtra politike, jo vetëm që kanë tërhequr zvarrë një popull dhe penguar edhe integrimin për vite e vite, jo vetëm që kanë përgatitur ‘97-tën dhe ndarë vendin përgjysmë, por tentojnë edhe sot të bëjnë rrafsh një vend të lodhur nga poshtërsitë e racës së tyre, pa asnjë lloj morali shqiptar dhe europian.
Mirëpo ka dhe më! Dje Rama qau kur po përqafonte Shegën dhe femrat e tjera të grevës së urisë. Në fakt fytyra e Kryetari të Partisë Socialiste ishte e zbehtë, e lodhur dhe e frikësuar. Patjetër ajo shpallte emocionin e momentit dhe hallin e madh për përgjegjësinë ku ka futur partinë, që ka marrë përsipër të drejtojë. Po ashtu edhe fytyra e Arta Dades, normalisht e lodhur dhe pa asnjë dyshim në momente të vështira të jo vetëm lodhjes, por dhe krizës së përgjithshme dhe impenjimit për demonstrime dhe organizime. Çfarë më stërbën përshtypje? Fytyra e Shegës, grave dhe vajzave të tjera në 15 ditë grevë urie, ku ka 360 orë që nuk konsumojnë ushqim... ishte e bukur, e rrafshët, e shkëlqyer e mahnitshme. E hatashme, gra që kanë mbi 15 ditë pa ngrënë dhe ju shkëlqen fytyra nga shëndeti si kaçamill, kur kryetarit të tyre i zverdhet dhe prishet përditë nga halli dhe mundimi, por edhe të tjerëve që janë jashtë, por nuk rrinë pa ngrënë. Të gjithë respektin për sakrificën e tij, zotit Arben Hametaj, (dhe disa të tjerëve) por ai nuk ka pse vë dorën në zjarr, për disa kolegë/e të tij, që shikohet qartë, se nuk janë si ai në respekt të grevës. Mashtruesit i kalojnë edhe caqet e logjikës për të arritur qëllimin e tyre të bujshëm, por të dobët në moral. Mashtrojnë edhe me grevën e urisë. Të tillë njerëz vjedhin edhe votat. Të tillë njerëz nuk ndalen përpara asnjë lloj morali të prishur dhe përpara asnjë lloj denatyralizimi njerëzor. Janë një turp për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, por edhe shoqërinë ku po mundohemi të shkojmë. Janë shtresa më e keqe e prapambetur nga komunizmi, që është mësuar të mashtrojnë dhe kalërojë mbi mashtrimin, për ti marrë shpirtin nesër njerëzve. Si mund të besojmë nesër, po të "bëjë vaki"... do të ishte e hatashme me të tillë mashtrues, që nuk mashtrojnë me ligje, me shifra, me premtime, me arritje, me kapërcime të ylberit dhe sidomos me zgjedhjet e tyre!? Si të besojmë? Nuk janë vetëm mashtrues, por edhe budallenj, sepse sot nuk mund të mashtrosh në vazhdimësi, ngaqë është koha e komunikimit të madh, të mjeteve të fuqishme që depërtojnë gjithkund dhe shikojnë gjithçka, dhe që njerëzit i kanë nëpër duar. Në kohën ku të gjithë mund të kenë një regjistrues dhe që mësohet se çfarë thuhet si ballas dhe mbas çadrave, pretendojnë të mbushin mendjen e popullit se janë shumë... dhe të ndershëm. Turp, turp i madh dhe aspak i fundit, sepse kam bindjen se të tillë mashtrues vetëm përshtaten, por nuk ndërrojnë mënyrë jetese e cila është normalisht një jetë bumallash, që bëhet në kurrizën e popullit të tyre.

Last Updated on Saturday, 15 May 2010 19:41

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Thu Aug 19 2010, 09:21pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Karla del Ponte

19.08.2010
“The Guardian”

Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, personi që dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet rreth akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si dhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.

Gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe dy prokurorëve kyç që vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, përkatësisht Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon.

Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar.

Kjo është hera e parë në 17 vitet e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës.

Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por dhe shumë kundërthënëse. Ajo u largua nga detyra në vitin 2007.

Akuzat kundër saj lidhen me shqetësimet rreth praktikave të përdorura nga ekipi i hetuesve të saj në procesin e Vojisllav Sheshelit, një prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.

“Disa nga dëshmitarët kanë folur për presion dhe kërcënime të bëra nga hetuesit e prokurorisë”, thuhet në një deklaratë nga gjyqtari i rastit të Sheshelit. “Prokuroria ka marrë dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve, apo blerjes së dëshmitarëve”.

Një dëshmitar serb tha se i është ofruar një punë e paguar mirë në Shtetet e Bashkuara nëse dëshmonte në favor të Prokurorisë.

“Deklarata flet për pagjumësi të detyruar gjatë marrjes në pyetje, presion psikologjik dhe në një fazë dhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”.

Një hetues i pavarur, që besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë rreth akuzave për gjashtë muaj. Prokuroria në Hagë i ka hedhur poshtë akuzat, por ka premtuar se do të bashkëpunojë.

“Besojmë se ekipi ynë e ka bërë punën në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, këshilltar i posaçëm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, që zëvendësoi Del Ponten.

Gjyqtar Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, e njëherësh drejton gjykimin e Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrë shumë seriozisht akuzat dhe hodhi poshtë mundësinë se mund të ketë cenim të të drejtave të të akuzuarit.


Back to top
L - N
Sat Sep 25 2010, 12:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prifti: Meta, kloun që kërkon të bëhet kryeministër





Tiranë – Dritan Prifti ka reaguar ndaj akuzave të Ilir Metës, duke i cilësuar deklaratat e këtij të fundit si qesharake.
Ilir Meta e akuzoi Priftin se po bënte puc parlamentar së bashku me Edi Ramën për të rrëzuar qeverinë e Berishës, ndërkohë që ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti përgënjeshtroi akuzat e zëvendëskryeministrit dhe kreut të LSI-së, se gjoja ai ishte bërë korrier i Ramës.

Prifti shkoi më tej, duke e cilësuar Metën si kloun që kërkon të bëhet kryeministër. Sipas Dritan Priftit, Ilir Meta po komunikon prej dy muajsh me Edi Ramën duke i ofruar atij 4 votat e LSI-së për të rrezuar kryeministrin Berisha në parlament, dhe në shpërblim të kësaj Ilir Meta të behet kryeministër.

Akuzat e dy drejtuesve të lartë të LSI-së ndaj njëri-tjetrit janë të njëjta, megjithëse të dy konfirmojnë se do të vazhdojnë koalicionin me kryeministrin Sali Berisha. Prifti deklaron se ka qenë ai që ka bllokuar planin e Ilir Metës për të bashkuar votat e LSI-së me PS-në në vitin 2009, duke u bashkuar kështu në koalicion me Berishën.

Ndërkohë, aktualisht pritet ndërhyrja e vetë kryeministrit Berisha për të dhënë shpjegime për atë se cpo ndodh me aleatët e tij në qeveri.

2010-09-25 09:10

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5959 sec, 0.1022 of that for queries. DB queries: 59. Memory Usage: 3,950kB