Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Adoleshenca |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Adoleshenca cilesohet si nje moshe ku njeriu perjeton emocione te forta dhe ka nje paqendrueshmeri te konsiderueshme te personalitetit. ajo shihet nga disa studiues si nje kalim nga femijeria ne moshen e rritur........ cfare mendimi keni ju mbi kete periudhe misterioze te jetes? si e keni perjetuar ju ate? Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
sT... |
| ||
PeAcE![]() ![]() Registered Member #261 Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pmPosts: 788 | Me goditi fraza periudhe misterioze! Do doja te dija pse e konsideron si periudhe misterioze, dhe nese te tille e cileson ti apo ndonje studiues tjeter? Persa i perket periudhes time adoleshenciale mund te them qe nuk kujtoj asgje shocking, shqetesuese apo misterioze. Normalisht eshte faze rritjeje; nuk besoj se studiuesit perqendrohen tek percaktimi i fjales. Mjafton te keshillosh fjalorin dhe gjen the definition (nese duam te dime kuptimin). Pastaj, nuk besoj se emocione te forta ose paqendrueshmeri personaliteti perjetohen vetem ne adoleshence. Megjithate ju jeni psikologe, prandaj ju le fjalen e fundit. In heaven, all the interesting people are missing | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Edhe une nuk kam perjetuar asnje gje misterioze ne adoleshence, por nga te gjithe studiuesit pranohet qe ajo eshte nje periudhe moshore shume e paqendrueshme. ja si e perkufizon A.Frojd moshen e adoleshnces: Adoleshentet janë jashtëzakonisht egoistë, e konsiderojnë veten qendër e botës dhe subjekte unikale të denjë për interes, dhe në të njëjtën kohë në asnjë nga periudhat paraardhëse të jetës së tyre nuk janë të aftë për një besnikëri dhe sakrifikim të tillë. Ato futen në marrëdhënie pasionante dashurie vetëm e vetëm që t’i ndërprejnë aq papritur sikurse dhe i filluan. Nga njëra anë ato përfshihen me entuziazëm në jetën e shoqërisë, ndërsa nga ana tjetër janë të përfshirë nga pasioni për vetmi.ato lëkunden midis nënshtrimit të verbër ndaj të zgjedhurve apo lidërve dhe shkaktojnë rebelim kundër pushtetit të kujtdo. Ato janë egoistë dhe materialistë dhe njëkohësisht të mbushur me idealizëm të pastër. Ato janë asketikë, por papritur zhyten në një indisiplinim dhe mungesë bindje të karakterit më primitive. Nganjëherë sjellja dhe qëndrimi i tyre në lidhje me njerëzit e tjerë janë brutale dhe nuk kanë ceremony, megjithëse ato vetë plagosen tmerrësisht shpejt. Gjendja e tyre shpirtërore lëkundet midis optimizmit të lartë dhe pesimizmit më të errët. Nganjëherë punojnë me entuziazëm të pashterur, dhe nganjëherë janë të ngathët dhe apatikë. Ana Freud Ps. ju lutem mos me thoni psikologe se me vini ne siklet, thjesht jam rruges! Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Z. Zamir Kaceri |
| ||
Lumi Dushes![]() ![]() Registered Member #106 Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pmPosts: 1625 | Supergirl me fal per injorancen dhe padijen por a mund te me njohesh pak me shume me kete A. Frojdin pasi nuk kam degjuar ndonjehere per te. Njoh vetem nje Sigmund Frojd por ndoshta edhe mund te kene lidhje farefisnore midis tyre. Te lutem a mund te ma tregosh lidhjen midis ketyre dy njerezve? Lumi Dushes | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Ana Freud eshte e bija e Sigmundit te mirenjohur, dhe ka ndjekur gjurmet e te atit deri diku. ok? Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Z. Zamir Kaceri |
| ||
Lumi Dushes![]() ![]() Registered Member #106 Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pmPosts: 1625 | Nuk shkruaj me. Me impresionove. [ Edited Sat Mar 10 2007, 10:56pm ] Lumi Dushes | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | pseeeeeeee? qe ta dish me ke e ka bere Sigmundi...me Melani Clain. edhe kjo psikologe. alamet familje eh? Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Z. Zamir Kaceri |
| ||
Lumi Dushes![]() ![]() Registered Member #106 Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pmPosts: 1625 | Flm per informimin por nuk jam ndonjem admirues i madh i Frojdit. Aty nga klasa e shtate kam pas filluar te lexoja psikoanalizen e tij edhe nuk e mbarova se nuk me pelqente, ngaqe nuk e kuptoja sigurisht. Lumi Dushes | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Po ta lexosh me kujdes, eshte shume interesante, dhe per mendimin tim qendron. Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Postimet me siper fshire nga supergirl Jashte teme [ Edited Mon Feb 11 2008, 12:10am ] Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
:::ShkoderZemer |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1 Joined: Mon May 22 2006, 08:16pmPosts: 1803 | Po shfaqni talentin ne kete teme m'duket ![]() ![]() http://www.shkodraonline.com/galeria | ||
Back to top | | ||
shkodra |
| ||
![]() ![]() Registered Member #237 Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pmPosts: 13849 | hahahah kur ka me fol marrina ja lajm vedit ! no comment...... | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Adoleshece e vonuar............looooool ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | eshte nje kalim ose ure lidhese mes dy moshave : Krakteristikat e adoleshentit ne planin psikologjik jane :EGOCENTRIZMI_te gjithe duhet te mendojne e te veprojne si ata .Jane te zotet te bejne cdo gje vete (dhe pse deshiren ndoshta e kane por pjekjen trupore , fizike ala)Nuk duhet tju hek kush vrejtje , jane te pa stabilizuar ne ndjenja , ne shoqerime dhe ne veprime , miqesia e tyre mbaron (si rregull) shpjet , ate qe thone sot se thone neser , jane lehtesishte ne manipulushem etj etj MENDOJ SE NXORRA DISA VECORI ME TE KAPSHME (JASHTE GJUHES SHKENCORE) ....shnet, lek e sex :S MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Ehhh ca ban psikologjia zhvillimore. ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | dekasha shyyyyyyyyyyttttttttttttt maj se ne nuk njihena lol hahahahahahahahahahahah une jam per edukator(cikel i ult) hahahah hmmm si ja kalove sot ne mraje te m. zatnis se ishe me pune eee smujta :S bye [ Edited Mon Feb 11 2008, 12:12am ] MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Edhe te edukatoret bejne ps.zhvillimore mor maaaa.....mramja shkoi shume mire. ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | adolishenca.nje bote shume e bukur. ku njeriu ka shume endrra dhe cudia e kesaj bote eshte se cdo enderr eshte pa pengesa. e ndjen veten te forte,optimiste,te arritshem........gezohet per cdo gje qe ai arrin vete,ndjehet krenare........flet e dashuron me nje bote te paster.....per nje prindet mosha me e lodhshme se nuk binden kollaj.....i shikojne gjerat me syrin e nje te rriturit dhe duan ti prekun me doren apo me ndjenjat e tyre.....por prap do te theksoja nje moshe shume e bukur sa do e lodhshme..... nese femija qe ne vogli e ka krijuar nje marredhenje te ngushte mes prinderve,besoj se edhe andolishenca nuk do te jete aq e veshtire te kaloje dhe te arrij moshen e pjekurise ne baza te shendoshta..... me shume nostalgji dhe admirim do te shkruaja per kete moshe.....dhe do ta cilesoja mosha e endrra te bukura. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
drejtesia |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2554 Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53amPosts: 1411 | me kujtohet kur pata shkruajtur nje ese mbi kte tem adoleshenca eshte nje gjurm e madhe ne jete,qe ndikon me pas dhe ne te ardhmen ne ate mosh ekzistojn shum kontradita qe duan nje kujdes shum te madh,nuk po shkruaj shum se po tja filloj mbush 3 faqe por po bashkohem me mendimin e Engel | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | drejtesi flm. per mendimin tandt.dhe te them te drejten cdo njeri shkruan me shume kenaqesi mbi kete teme. por do ti thoja se jeta nuk eshte aspak e lehte dhe njeriu duhet te mesohet te marre pjeset me te bukura te tijat dhe ti kujtoj me shume kenaqesi.se cdo gje e bukur apo jo eshte faktore qe luajten rrolet ne jeten tone. flm. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Debora |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2743 Joined: Sat Mar 07 2009, 05:04pmPosts: 15 | Atehere une po siell ca materiale per Adoleshencen ![]() Besoj se do jene interesante per ju. ...Mos jeto pa buzeqeshur, sepse dikush jeton nga buzeqeshja jote...! | ||
Back to top | | ||
Debora |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2743 Joined: Sat Mar 07 2009, 05:04pmPosts: 15 | Ç'duhet të dini për adoleshencën? Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri / gruaje të moshuar. Fëmijët nuk e kanë dhe krejt njësoj se ç'mendojnë të tjerët për ta. Në atë moshë, numër i madh i fëmijëve mendojnë se nuk mund të lëndohen. Ata janë të bindur se çfardo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t'u ndodh. Cilat ndryshime llogariten si normale? Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër. Çfarë kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentëve? Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. I besoni dhe i lejoni që të sjellë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mud të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Për shembull: *Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e fëmijës. *Nuk është e pranueshme të vozitet me shokë kur është i dehur, me këtë kërcënohet siguria e fëmijës. Është domosdoshme fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla e përgatit që të vazhdojë më tutje në jetë, të punojë dhe të fitojë për jetë. Për disa gjëra mund të bëhet kompromis (së bashku merreni vesh ç'është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë) p.sh. a do t'i ngjyrosë flokët ose a do ta rregullojë shtratin. Si të ballafaqoheni me konfliktet? Ndëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç'ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Kahzojuni nga ajo që t'i caktoni caket e përbashkëta, në vend që ta kontrolloni fëmijën si vjen deri te ato. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t'i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdrojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t'ju injorojë e më vonë t'ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme. Cilat tema duhet t'i diskutoni me fëmijën tuaj? Duhet të diskutohet rreth përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve të modës. Parashtroni këto tema para se t'ju pyesë fëmija për to dhe para se të bëhen problem. Pirset dhe tatuazhet. Sot fëmijët vendosin pirse në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda, kërthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtë. I jepni kohë fëmijës që të mendojë vetë, a do vërtetë pirs apo tatuazh. Bisedoni për rreziqet. Gjatë vetë aplikimit mund të ndodh infektim siç është hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund të infektohet lehtë me bakterie. Do duhet rregullisht të lahet me sapun dhe me ujë të ngrohtë, çdo ditë. Le të bisedojë me shokë që kanë pirs apo tatuazhë. Cilat janë anët e mira dhe të këqija? Nëse sërish vendos që ta bëjë, siguroni që ta bëjë atë në vend të sigurtë. Mos lejoni që të shkojë te joprofesionalist. Seks i sigurtë. Është normale që fëmija juaj të ndiejë tërheqje seksuale. Informacionet për këtë i merr në shkollë apo nga mediat. Pastroni në qoftë se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojë pyetje. Udhëzojeni për rreziqet nga aktiviteti seksual, siç është gjasa të mbetet shtatzënë ose të fitojë sëmudje që transmetohet seksualisht (siç është HIV-i). I thuani të mendojë se a është i përgatitur. Trupi mund të jetë i përgatitur, por a është edhe emocionalisht i përgatitur? Diskutoni për standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bëni presion. Diskutoni për abstinencën, si për një opcion dhe zgjedhje të mundshme. Nëse fëmija juaj prapë se prapë vendoset për seks, kontrolloni se sa di për seskin e sigurtë. Diskutoni për kontracepsionin, përorimin e kontraceptivëve dhe prezervativëve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij për seksin. Mos lejoni që të turpërohet. Bindeni se ndjenjat e tij janë normale. Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla të qarta. I tregoni se çdo të ndodh nëse këto rregulla thyhen. Flisni për rreziqet nga duhani dhe nga përdorimi i alkoolit. Fëmija juaj nuk duhet të pijë asnjëherë kur vozit. Gjithashtu nuk duhet të vozitet në veturë me ndonjë që ka pirë. Në rast se ka pirë, i thoni që t'ju thërrasë në rast të duhet të vozisë. Mos e dënoni atë natë. Flisni për atë ditën e ardhshme. I thuani që ka sjellë vendim të drejtë kur u ka thirrur. Cilat shenja do të më paralajmërojnë se fëmija im ka problem? Gjatë adoleshencës probleme të shpeshta janë Depresioni, përdorimi i drogave, çrregullimet në të ushqyerit, stresi ose problemet në shkollë, shokët ose familja. Në qoftë se fëmija juaj tregon disa nga shenjat që vijojnë, mundohuni ta vërtetoni për çfarë bëhet fjalë: *Humbje e shprehur në peshë apo përkundrazi fitim i shprehur e peshës. *Probleme me gjumin. *Ndryshim drastik i shokëve. *Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave. *Depresion. Flet për vetëvrasje, çdo e përmendur, bile edhe me tallje, duhet të shkaktojë brengosje. *Simptome për përdorim të drogës. *Probleme me ligjin. Disa këshilla për prindërit Merrni pjesë në gjithçka. Duhet që ju vetë të jeni shembull. Fëmijës tuaj i tregoni mënyrë se si të ballafaqohet me stresin dhe si të sjell vendime. Lexoni libër për adoleshencën. Do t'ju ndihmojë të dini se ç'ju pret dhe do t'ju përgatis të dilni në fund me konfliktet. Mbajuni konzistent për qëndrimet tuaja. Nëse fëmija juaj ikën nga shkolla mos pranoni se “ai kalon në ndonjë fazë”. Mosha e fëmijës tuaj nuk është arsyetim për sjellje joadekuate. Njoftoni shokët dhe prindërit e shokëve të fëmijës tuaj. Punoni bashkë që të jeni në rrjedhë. Bëhuni më tepër mbikqyrës, e jo pjesëmarrës. E respektoni intimitetin e fëmijës tuaj. Në atë moshë fëmija juaj do një kohë dhe një vend të caktuar që të jetë vetë me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet të jenë privat. Duhet të jeni të informuar se ç'lexon fëmija, ç'sheh në TV dhe ç'sheh në internet. Çfarë video lojërash luan? Me cilën komunikon në internet? Fëmija juaj mëson nga mediat. Qartësojeni çdo informatë të gabuar. Kuptojeni se ku del fëmija juaj dhe me cilën, por mos pritni që t'ua tregojë të gjitha detajet rreth aktiviteteve të tij. Nëse dyshoni se bëhet fjalë për problem të vërtetë, normal është të jeni më aktiv. Doemos ta mbroni fëmijën tuaj që të jetë i sigurtë dhe i shëndoshë. Kur duhet të konsultoni mjek? Çdo bisedë për vetëvrasje nuk duhet të injorohet. Kjo është shkak që menjëherë të drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun çdo herë kur mendoni që ju nevojitet sugjerim apo ndihmë. [ Edited Sun Mar 08 2009, 12:16pm ] ...Mos jeto pa buzeqeshur, sepse dikush jeton nga buzeqeshja jote...! | ||
Back to top | | ||
Debora |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2743 Joined: Sat Mar 07 2009, 05:04pmPosts: 15 | Shpesh herë gjërat nuk funksionojmë siç duam ne: probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim. E provojmë ndryshe: Komunikojmë së bashku. Adoleshenca: Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë! Këtu flitet për pubertetin dhe jepen disa këshilla për prindërit e adoleshëntëve. Sigurisht nuk bëhet fjalë për gjëra që i dëgjoni për herë të pare: Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperienca e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave. Gjithësesi më poshtë janë renditur disa sugjerime të cilat synojnë t’ju ndihmojnë në të kuptuarit nga ana juaj të rëndësisë së rolit si prind në zhvillimin normal të adoleshentit, në kapërcimin e problemeve të shkaktuar nga specifika e moshës. Nga ana tjetër këto këshilla vënë në dukje se vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t’i japin atyre mundësinë për t’i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve. Çfarë është puberteti? Puberteti është periudha në të cilën arrihet maturimi seksual dhe organet riprodhuese bëhen të afta për riprodhim. Shënjat e pubertetit janë të lidhura me shfaqjen e karakteristikave seksuale sekondare siç janë rritja e gjoksit dhe ardhja e menstruacioneve tek vajzat dhe ejakulimi i parë dhe trashja e zërit tek meshkujt. Tek vajzat rritmet e rritjes janë shumë të vrullshme në moshën 8-10 vjeç dhe pika kulminante është rreth moshës 13 vjeç. Ndërsa tek djemtë këto ritme janë më të larta në moshën 10-12 vjeç dhe pika kulminante është rreth 14 vjeç. Megjithëse në këto parametra është arritur në bazë të një sërë studimesh të realizuara në disa vende të botës përsëri mund të ketë përjashtime: përveç normave të përgjithëshme duhet të mirren në konsidertatë edhe karakteristikat individuale: disa adoleshentë mund të zhvillohen më përpara ose më mbrapa në krahasim me moshatarët e tyre, por këto mospërputhje ritmesh nuk duhet të bëhen burim shqetësimi për adoleshentët dhe prindërit e tyre. Si ndikon puberteti i adoleshëntëve tek prindërit? Një ose dy vjet para arritjes së pubertetit, fëmija ndryshon në aspektin fizik dhe emocional. Rritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhënëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta këtë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij aq më të paekulibruara do të jenë këto marrëdhënie.Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të të bezdishëm, pashpresë, dhe jashtë mode. Nga ana tjetër prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk respektojnë normat. Shprehja më tipike e prindit përballë një fëmijë që e sheh si të huaj është: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarë’’. Këtu mund të fillojë distancimi i parë prind- fëmijë: prindi që ndihet i paaftë për të kuptuar fëmijën dhe fëmija që ndihet në mëshirë të fatit. Si duhet parë konfliket që krijohen në këtë moshë? Tensioni i krijuar midis prindërve dhe fëmijëve është normal. Në fakt mungesa e këtyre problemeve në komunikim duhet të shqetësojë prindërit: në këtë rast mund të dyshohet se në jetën e adoleshentit po ndodhin ndryshime jo pozitive të cilat ai përpiqet t’i kompensojë nëpërmjet indiferencës dhe apatisë. Si ndihen adoleshentët gjatë pubertetit? Në këtë periudhë adoleshentët nuk ndihen mirë me imazhin. Kur i pyesim ata thonë se nuk e pëlqejnë pamjen e tyre, format e trupit, flokët, lëkurën. Problemet e shkaktuara nga puberteti ata i kanë të vështirë t’i diskutojnë me persona të tjerë p.sh me një psikolog ose me një mjek. Për shkak të këtyre ndryshimeve me të cilat ata nuk e kanë të lehtë të përshtaten ata janë të pasigurtë dhe të turpshëm. Në këtë moshë djemtë dhe vajzat duan që të jenë si të gjithë të tjerët: vajzat nuk ndihen mirë nëse gjoksi i tyre është më vogël në krahasim me atë të shoqes ose djali nëse shoku i tij është më i gjatë se ai. Reagimet jo pozitive ndaj ndryshimeve, krahasimet jo të favorëshme për ta i bëjnë të arrijnë në vlerësime jo pozitive për veten. Për të ndihmuar sa më shumë adoleshentin… Disa prindër kanë aftësi prindërore më të mira në krahasim me disa të tjerë… për disa adoleshenca është një periudhë që i ndihmon të forcojmë shumë marrëdhënien më fëmijët, për të tjerët kohë antagonizmi, ndërprerje komunikimesh. Si mund ta ndihmojmë më shumë adoleshentin, si mund të ta keni më të lehtë për të përmbushur rolin tuaj? Diskutoni me fëmijën tuaj Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmijën e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë: nëse ju nuk flisni me fëmijën tuaj do ta keni të vështirë të krijoni marrëdhënien e pershtatshme me ta. Bisedat e përditshme duhen të jenë të rregullta dhe të spontane. Për të arritur deri tek bisedat do të ishte mirë të hartonin një skedulë të shkurët: së pari: përcaktoni një orar gjatë ditës në të cilin ju dhe fëmija juaj do të jeni më tw relaksuar. Përcaktoni një interval kohor: jo më pak se 30 minuta për të folur me të. Sa më shumë kohë të diskutoni me fëmijën në kushte të përshtatshme, aq më shumë i prirur do të jetë ai të flasë. Së dyti përpiquni të jeni sa më të hapur, sa më kurioz, sa më të interesuar për jetën e fëmijës suaj. Ju duhet të dini se çfarë mendon ai, çfarë fantazon, çfarë marrëdhëniesh ka me shkollës dhe çfarë e streson. Së treti, përpiquni të shmangni diskutimet e tipit disiplinues. Nëse synoni disiplinën, fëmija do t’ju shmangë. Kjo nuk do të thotë shmangie disipline, por bërje kujdes për të mos e përfshirë atë edhe në bisedat e lira. Në të gjithë bisedat që zhvilloni me adoleshentin përpiquni që ai të flasë në pjesën më të madhe të kohës. Ju thjesht duhet të ngacmoni atë për të treguar sa më shumë. Në këtë periudhë njeriu ka më shumë nevojë të dëgjohet sesa të dëgjojë.Për çfarë mund të flitet me adoleshentin?Ju mund të flisni për shumë gjëra me fëmijën tuaj, por tema kryesore mbetet shoqëria. Nëse i jepet mundësia adoleshentët mund të flasin pa fund për shokët dhe shoqet e tyre. Nëse fëmija juaj është “llafazan” mjafton një pyetje ose dy që ai të tregojë gjithçka çfarë ndodh në shkollë. Nëse fëmija juaj është pak i tërhequr ju duhet të bëni pyetje të cilat përqëndrohen më tepër tek prirjet e përgjithështme të shokëve dhe shoqeve dhe më pak tek individë. Një temë tjetër për të cilën mund të diskutoni është vetë-imazhi i adoleshentit. Adoleshenca është koha në të cilën formohen identitetet tona, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre. Ata duan të dinë se çfarë mendoni ju ose të tjerët për pamjen e saj\ të tij. Zbuloni se cilët janë modelet e fëmijës suaj, ose pyeteni nëse i pëlqën aparenca e saj. Nëse vajza juaj thotë se nuk është simpatike, kërkoni t’ju tregojë sesi arriti në këtë përfundim. Falë këtyre diskutimeve ju do të zbuloni gjëra që ju nuk i dinit, ndërsa fëmija do të ndihet më i qetë pasi ka folur me ju. Ju mund të flisni me të edhe për probleme të tjera, p.sh për aktivitetet jashtëshkollore, për dashurinë, për marrëdhëniet seksualem për drogën. Diksutimi i këtyre temave mund të jetë i vështirë për të dy palët. Por nëse ju flisni me ta ata do ta kenë më të lehtë t’ju tregojnë për dikë do t’i pëlqente ta kishin të dashur ose nëse një shoku i tyre përdor drogë apo për diçka tjetër. Këto biseda mund të fokusohen edhe tek e ardhmja, në këtë mënyrë ata do të bëhen më largpamës dhe do të binden se nuk do të mbeten gjithnjë të vegjël. Ju mund ta pyesni se çfarë mendon ai në lidhje me shkollën, karrierën, martesën, lindjen e fëmijëve. Ju mund të diskutoni edhe për çështje të lidhura me politikën, ekonominë, ngjarje të rëndësishme. Kështu ju do të kuptoni se cilat janë qëndrimet e fëmijës suaj, sa i ndjeshëm është ai ndaj problemeve, si është shkalla e të arsyetuarit të tij. Silluni si prind Ju mund të jeni i besueshëm dhe miqësor por duke qënë në rolin prindëror. Në fakt në disa raste mund të jetë e vështirë të jesh personi i cili vë kufinj dhe të dëgjon pa gjykuar siç bën një mik. Ju jeni gjithmonë prindi, dhe ky pozicion do të reflektojë në marrëdhënien tuaj me fëmijën. Në këtë mënyrë ju i jepni fëmijës atë për të cilën ai ka nevojë: dikë i cili mund ta dëgjojë dhe ta kuptojë, por edhe të ketë eksperiencë dhe të japë ato këshilla të cilat një moshatar nuk i jep dot. Kështu adoleshentit i transmetohet siguria për të cilën ai ka nevojë. A mund të diskutojë një adoleshent gjithçka me ju? Sigurisht që jo, por falë bisedave të përditshme ju mund të krijoni një marrëdhënie besimi dhe përgjegjësie, marrëdhënie kjo që do t’ju ndihmojë të kapërceni momentet e vështira që mund të krijohen. Është mirë të njohësh shokët e fëmijës Gjatë periudhës së adoleshencës shoqëria ushtron një ndikim të madh tek adoleshenti. Kjo është një gjë e paevitueshme dhe e pranueshme. Ndaj për prindërit është e domosdoshme të njohë sa më shumë që të jetë e mundur rreth ndikimit të shoqërisë tek fëmija. Mënyra më e mirë për të arritur deri këtu është të diskutosh për ta me fëmijën tuaj, t’i njohësh sa më shumë miqtë e tij. Ju mund t’i krijoni kushtet që një ose disa herë gjatë javës të gjithë fëmijët të mblidhen së bashku në shtëpinë tuaj. Ju mund të flisni me ta gjatë kohës që ata janë në aty, por pa i bërë të ndihen të vëzhguar. Disa prej tyre mund të jenë më të prirur për të folur në krahasim me të tjerët. Nuk duhet të harroni që tiparet individuale të çdo njërit janë në bazë të bisedave që zhvilloni me ta. Nga ana tjetër ju mund t’i njihini miqtë e fëmijë suaj duke marrë pjesë në aktivitete të organizuara në shkollë, p.sh koncerte të ndryshme, ndeshje sporti etj. Në këtë mënyrë do të keni mundësi t’i ndiqni nga afër në vende ku ata ndihen më mirë. Sigurisht askush prej jush nuk mund të jetë përfekt në zbatimin e këtyre këshillave. Në një moment të ditës mund të jeni shumë të ngarkuar dhe një e bërtitur ju duket rruga më e shkurtër se toleranca… provoni çdo ditë të ndihmoni fëmijën tuaj për të shmangur problemet që mundt të vijnë më. [ Edited Sun Mar 08 2009, 12:21pm ] ...Mos jeto pa buzeqeshur, sepse dikush jeton nga buzeqeshja jote...! | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Debora ka shkruar: Ç'duhet të dini për adoleshencën? Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri / gruaje të moshuar. Fëmijët nuk e kanë dhe krejt njësoj se ç'mendojnë të tjerët për ta. Në atë moshë, numër i madh i fëmijëve mendojnë se nuk mund të lëndohen. Ata janë të bindur se çfardo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t'u ndodh. Cilat ndryshime llogariten si normale? Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër. Çfarë kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentëve? Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. I besoni dhe i lejoni që të sjellë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mud të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Për shembull: *Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e fëmijës. *Nuk është e pranueshme të vozitet me shokë kur është i dehur, me këtë kërcënohet siguria e fëmijës. Është domosdoshme fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla e përgatit që të vazhdojë më tutje në jetë, të punojë dhe të fitojë për jetë. Për disa gjëra mund të bëhet kompromis (së bashku merreni vesh ç'është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë) p.sh. a do t'i ngjyrosë flokët ose a do ta rregullojë shtratin. Si të ballafaqoheni me konfliktet? Ndëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç'ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Kahzojuni nga ajo që t'i caktoni caket e përbashkëta, në vend që ta kontrolloni fëmijën si vjen deri te ato. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t'i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdrojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t'ju injorojë e më vonë t'ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme. Cilat tema duhet t'i diskutoni me fëmijën tuaj? Duhet të diskutohet rreth përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve të modës. Parashtroni këto tema para se t'ju pyesë fëmija për to dhe para se të bëhen problem. Pirset dhe tatuazhet. Sot fëmijët vendosin pirse në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda, kërthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtë. I jepni kohë fëmijës që të mendojë vetë, a do vërtetë pirs apo tatuazh. Bisedoni për rreziqet. Gjatë vetë aplikimit mund të ndodh infektim siç është hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund të infektohet lehtë me bakterie. Do duhet rregullisht të lahet me sapun dhe me ujë të ngrohtë, çdo ditë. Le të bisedojë me shokë që kanë pirs apo tatuazhë. Cilat janë anët e mira dhe të këqija? Nëse sërish vendos që ta bëjë, siguroni që ta bëjë atë në vend të sigurtë. Mos lejoni që të shkojë te joprofesionalist. Seks i sigurtë. Është normale që fëmija juaj të ndiejë tërheqje seksuale. Informacionet për këtë i merr në shkollë apo nga mediat. Pastroni në qoftë se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojë pyetje. Udhëzojeni për rreziqet nga aktiviteti seksual, siç është gjasa të mbetet shtatzënë ose të fitojë sëmudje që transmetohet seksualisht (siç është HIV-i). I thuani të mendojë se a është i përgatitur. Trupi mund të jetë i përgatitur, por a është edhe emocionalisht i përgatitur? Diskutoni për standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bëni presion. Diskutoni për abstinencën, si për një opcion dhe zgjedhje të mundshme. Nëse fëmija juaj prapë se prapë vendoset për seks, kontrolloni se sa di për seskin e sigurtë. Diskutoni për kontracepsionin, përorimin e kontraceptivëve dhe prezervativëve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij për seksin. Mos lejoni që të turpërohet. Bindeni se ndjenjat e tij janë normale. Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla të qarta. I tregoni se çdo të ndodh nëse këto rregulla thyhen. Flisni për rreziqet nga duhani dhe nga përdorimi i alkoolit. Fëmija juaj nuk duhet të pijë asnjëherë kur vozit. Gjithashtu nuk duhet të vozitet në veturë me ndonjë që ka pirë. Në rast se ka pirë, i thoni që t'ju thërrasë në rast të duhet të vozisë. Mos e dënoni atë natë. Flisni për atë ditën e ardhshme. I thuani që ka sjellë vendim të drejtë kur u ka thirrur. Cilat shenja do të më paralajmërojnë se fëmija im ka problem? Gjatë adoleshencës probleme të shpeshta janë Depresioni, përdorimi i drogave, çrregullimet në të ushqyerit, stresi ose problemet në shkollë, shokët ose familja. Në qoftë se fëmija juaj tregon disa nga shenjat që vijojnë, mundohuni ta vërtetoni për çfarë bëhet fjalë: *Humbje e shprehur në peshë apo përkundrazi fitim i shprehur e peshës. *Probleme me gjumin. *Ndryshim drastik i shokëve. *Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave. *Depresion. Flet për vetëvrasje, çdo e përmendur, bile edhe me tallje, duhet të shkaktojë brengosje. *Simptome për përdorim të drogës. *Probleme me ligjin. Disa këshilla për prindërit Merrni pjesë në gjithçka. Duhet që ju vetë të jeni shembull. Fëmijës tuaj i tregoni mënyrë se si të ballafaqohet me stresin dhe si të sjell vendime. Lexoni libër për adoleshencën. Do t'ju ndihmojë të dini se ç'ju pret dhe do t'ju përgatis të dilni në fund me konfliktet. Mbajuni konzistent për qëndrimet tuaja. Nëse fëmija juaj ikën nga shkolla mos pranoni se “ai kalon në ndonjë fazë”. Mosha e fëmijës tuaj nuk është arsyetim për sjellje joadekuate. Njoftoni shokët dhe prindërit e shokëve të fëmijës tuaj. Punoni bashkë që të jeni në rrjedhë. Bëhuni më tepër mbikqyrës, e jo pjesëmarrës. E respektoni intimitetin e fëmijës tuaj. Në atë moshë fëmija juaj do një kohë dhe një vend të caktuar që të jetë vetë me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet të jenë privat. Duhet të jeni të informuar se ç'lexon fëmija, ç'sheh në TV dhe ç'sheh në internet. Çfarë video lojërash luan? Me cilën komunikon në internet? Fëmija juaj mëson nga mediat. Qartësojeni çdo informatë të gabuar. Kuptojeni se ku del fëmija juaj dhe me cilën, por mos pritni që t'ua tregojë të gjitha detajet rreth aktiviteteve të tij. Nëse dyshoni se bëhet fjalë për problem të vërtetë, normal është të jeni më aktiv. Doemos ta mbroni fëmijën tuaj që të jetë i sigurtë dhe i shëndoshë. Kur duhet të konsultoni mjek? Çdo bisedë për vetëvrasje nuk duhet të injorohet. Kjo është shkak që menjëherë të drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun çdo herë kur mendoni që ju nevojitet sugjerim apo ndihmë. Debora ka shkruar: Shpesh herë gjërat nuk funksionojmë siç duam ne: probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim. E provojmë ndryshe: Komunikojmë së bashku. Adoleshenca: Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë! Këtu flitet për pubertetin dhe jepen disa këshilla për prindërit e adoleshëntëve. Sigurisht nuk bëhet fjalë për gjëra që i dëgjoni për herë të pare: Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperienca e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave. Gjithësesi më poshtë janë renditur disa sugjerime të cilat synojnë t’ju ndihmojnë në të kuptuarit nga ana juaj të rëndësisë së rolit si prind në zhvillimin normal të adoleshentit, në kapërcimin e problemeve të shkaktuar nga specifika e moshës. Nga ana tjetër këto këshilla vënë në dukje se vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t’i japin atyre mundësinë për t’i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve. Çfarë është puberteti? Puberteti është periudha në të cilën arrihet maturimi seksual dhe organet riprodhuese bëhen të afta për riprodhim. Shënjat e pubertetit janë të lidhura me shfaqjen e karakteristikave seksuale sekondare siç janë rritja e gjoksit dhe ardhja e menstruacioneve tek vajzat dhe ejakulimi i parë dhe trashja e zërit tek meshkujt. Tek vajzat rritmet e rritjes janë shumë të vrullshme në moshën 8-10 vjeç dhe pika kulminante është rreth moshës 13 vjeç. Ndërsa tek djemtë këto ritme janë më të larta në moshën 10-12 vjeç dhe pika kulminante është rreth 14 vjeç. Megjithëse në këto parametra është arritur në bazë të një sërë studimesh të realizuara në disa vende të botës përsëri mund të ketë përjashtime: përveç normave të përgjithëshme duhet të mirren në konsidertatë edhe karakteristikat individuale: disa adoleshentë mund të zhvillohen më përpara ose më mbrapa në krahasim me moshatarët e tyre, por këto mospërputhje ritmesh nuk duhet të bëhen burim shqetësimi për adoleshentët dhe prindërit e tyre. Si ndikon puberteti i adoleshëntëve tek prindërit? Një ose dy vjet para arritjes së pubertetit, fëmija ndryshon në aspektin fizik dhe emocional. Rritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhënëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta këtë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij aq më të paekulibruara do të jenë këto marrëdhënie.Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të të bezdishëm, pashpresë, dhe jashtë mode. Nga ana tjetër prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk respektojnë normat. Shprehja më tipike e prindit përballë një fëmijë që e sheh si të huaj është: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarë’’. Këtu mund të fillojë distancimi i parë prind- fëmijë: prindi që ndihet i paaftë për të kuptuar fëmijën dhe fëmija që ndihet në mëshirë të fatit. Si duhet parë konfliket që krijohen në këtë moshë? Tensioni i krijuar midis prindërve dhe fëmijëve është normal. Në fakt mungesa e këtyre problemeve në komunikim duhet të shqetësojë prindërit: në këtë rast mund të dyshohet se në jetën e adoleshentit po ndodhin ndryshime jo pozitive të cilat ai përpiqet t’i kompensojë nëpërmjet indiferencës dhe apatisë. Si ndihen adoleshentët gjatë pubertetit? Në këtë periudhë adoleshentët nuk ndihen mirë me imazhin. Kur i pyesim ata thonë se nuk e pëlqejnë pamjen e tyre, format e trupit, flokët, lëkurën. Problemet e shkaktuara nga puberteti ata i kanë të vështirë t’i diskutojnë me persona të tjerë p.sh me një psikolog ose me një mjek. Për shkak të këtyre ndryshimeve me të cilat ata nuk e kanë të lehtë të përshtaten ata janë të pasigurtë dhe të turpshëm. Në këtë moshë djemtë dhe vajzat duan që të jenë si të gjithë të tjerët: vajzat nuk ndihen mirë nëse gjoksi i tyre është më vogël në krahasim me atë të shoqes ose djali nëse shoku i tij është më i gjatë se ai. Reagimet jo pozitive ndaj ndryshimeve, krahasimet jo të favorëshme për ta i bëjnë të arrijnë në vlerësime jo pozitive për veten. Për të ndihmuar sa më shumë adoleshentin… Disa prindër kanë aftësi prindërore më të mira në krahasim me disa të tjerë… për disa adoleshenca është një periudhë që i ndihmon të forcojmë shumë marrëdhënien më fëmijët, për të tjerët kohë antagonizmi, ndërprerje komunikimesh. Si mund ta ndihmojmë më shumë adoleshentin, si mund të ta keni më të lehtë për të përmbushur rolin tuaj? Diskutoni me fëmijën tuaj Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmijën e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë: nëse ju nuk flisni me fëmijën tuaj do ta keni të vështirë të krijoni marrëdhënien e pershtatshme me ta. Bisedat e përditshme duhen të jenë të rregullta dhe të spontane. Për të arritur deri tek bisedat do të ishte mirë të hartonin një skedulë të shkurët: së pari: përcaktoni një orar gjatë ditës në të cilin ju dhe fëmija juaj do të jeni më tw relaksuar. Përcaktoni një interval kohor: jo më pak se 30 minuta për të folur me të. Sa më shumë kohë të diskutoni me fëmijën në kushte të përshtatshme, aq më shumë i prirur do të jetë ai të flasë. Së dyti përpiquni të jeni sa më të hapur, sa më kurioz, sa më të interesuar për jetën e fëmijës suaj. Ju duhet të dini se çfarë mendon ai, çfarë fantazon, çfarë marrëdhëniesh ka me shkollës dhe çfarë e streson. Së treti, përpiquni të shmangni diskutimet e tipit disiplinues. Nëse synoni disiplinën, fëmija do t’ju shmangë. Kjo nuk do të thotë shmangie disipline, por bërje kujdes për të mos e përfshirë atë edhe në bisedat e lira. Në të gjithë bisedat që zhvilloni me adoleshentin përpiquni që ai të flasë në pjesën më të madhe të kohës. Ju thjesht duhet të ngacmoni atë për të treguar sa më shumë. Në këtë periudhë njeriu ka më shumë nevojë të dëgjohet sesa të dëgjojë.Për çfarë mund të flitet me adoleshentin?Ju mund të flisni për shumë gjëra me fëmijën tuaj, por tema kryesore mbetet shoqëria. Nëse i jepet mundësia adoleshentët mund të flasin pa fund për shokët dhe shoqet e tyre. Nëse fëmija juaj është “llafazan” mjafton një pyetje ose dy që ai të tregojë gjithçka çfarë ndodh në shkollë. Nëse fëmija juaj është pak i tërhequr ju duhet të bëni pyetje të cilat përqëndrohen më tepër tek prirjet e përgjithështme të shokëve dhe shoqeve dhe më pak tek individë. Një temë tjetër për të cilën mund të diskutoni është vetë-imazhi i adoleshentit. Adoleshenca është koha në të cilën formohen identitetet tona, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre. Ata duan të dinë se çfarë mendoni ju ose të tjerët për pamjen e saj\ të tij. Zbuloni se cilët janë modelet e fëmijës suaj, ose pyeteni nëse i pëlqën aparenca e saj. Nëse vajza juaj thotë se nuk është simpatike, kërkoni t’ju tregojë sesi arriti në këtë përfundim. Falë këtyre diskutimeve ju do të zbuloni gjëra që ju nuk i dinit, ndërsa fëmija do të ndihet më i qetë pasi ka folur me ju. Ju mund të flisni me të edhe për probleme të tjera, p.sh për aktivitetet jashtëshkollore, për dashurinë, për marrëdhëniet seksualem për drogën. Diksutimi i këtyre temave mund të jetë i vështirë për të dy palët. Por nëse ju flisni me ta ata do ta kenë më të lehtë t’ju tregojnë për dikë do t’i pëlqente ta kishin të dashur ose nëse një shoku i tyre përdor drogë apo për diçka tjetër. Këto biseda mund të fokusohen edhe tek e ardhmja, në këtë mënyrë ata do të bëhen më largpamës dhe do të binden se nuk do të mbeten gjithnjë të vegjël. Ju mund ta pyesni se çfarë mendon ai në lidhje me shkollën, karrierën, martesën, lindjen e fëmijëve. Ju mund të diskutoni edhe për çështje të lidhura me politikën, ekonominë, ngjarje të rëndësishme. Kështu ju do të kuptoni se cilat janë qëndrimet e fëmijës suaj, sa i ndjeshëm është ai ndaj problemeve, si është shkalla e të arsyetuarit të tij. Silluni si prind Ju mund të jeni i besueshëm dhe miqësor por duke qënë në rolin prindëror. Në fakt në disa raste mund të jetë e vështirë të jesh personi i cili vë kufinj dhe të dëgjon pa gjykuar siç bën një mik. Ju jeni gjithmonë prindi, dhe ky pozicion do të reflektojë në marrëdhënien tuaj me fëmijën. Në këtë mënyrë ju i jepni fëmijës atë për të cilën ai ka nevojë: dikë i cili mund ta dëgjojë dhe ta kuptojë, por edhe të ketë eksperiencë dhe të japë ato këshilla të cilat një moshatar nuk i jep dot. Kështu adoleshentit i transmetohet siguria për të cilën ai ka nevojë. A mund të diskutojë një adoleshent gjithçka me ju? Sigurisht që jo, por falë bisedave të përditshme ju mund të krijoni një marrëdhënie besimi dhe përgjegjësie, marrëdhënie kjo që do t’ju ndihmojë të kapërceni momentet e vështira që mund të krijohen. Është mirë të njohësh shokët e fëmijës Gjatë periudhës së adoleshencës shoqëria ushtron një ndikim të madh tek adoleshenti. Kjo është një gjë e paevitueshme dhe e pranueshme. Ndaj për prindërit është e domosdoshme të njohë sa më shumë që të jetë e mundur rreth ndikimit të shoqërisë tek fëmija. Mënyra më e mirë për të arritur deri këtu është të diskutosh për ta me fëmijën tuaj, t’i njohësh sa më shumë miqtë e tij. Ju mund t’i krijoni kushtet që një ose disa herë gjatë javës të gjithë fëmijët të mblidhen së bashku në shtëpinë tuaj. Ju mund të flisni me ta gjatë kohës që ata janë në aty, por pa i bërë të ndihen të vëzhguar. Disa prej tyre mund të jenë më të prirur për të folur në krahasim me të tjerët. Nuk duhet të harroni që tiparet individuale të çdo njërit janë në bazë të bisedave që zhvilloni me ta. Nga ana tjetër ju mund t’i njihini miqtë e fëmijë suaj duke marrë pjesë në aktivitete të organizuara në shkollë, p.sh koncerte të ndryshme, ndeshje sporti etj. Në këtë mënyrë do të keni mundësi t’i ndiqni nga afër në vende ku ata ndihen më mirë. Sigurisht askush prej jush nuk mund të jetë përfekt në zbatimin e këtyre këshillave. Në një moment të ditës mund të jeni shumë të ngarkuar dhe një e bërtitur ju duket rruga më e shkurtër se toleranca… provoni çdo ditë të ndihmoni fëmijën tuaj për të shmangur problemet që mundt të vijnë më. Falemners shum e te lumshin durt per per informacionin e masiper Debora, flas gjithmone per vedi, un kyt informacion jam tu i gjet shum te volitshme, flas edhe si prin kastan, biles i perbledha bashk me i printu ma kollaj zoj/zonjush se as statusin nuk ta di taman. [ Edited Sun Mar 08 2009, 01:09pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Adoleshenca nuk është thjesht një periudhë ndryshimi midis femijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një nervozizm dhe liri, që shpesh herë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe te afërmit . Periudha e adoleshences, përbën pjesën më të rëndësishme në jetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje te ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç një herë, akoma dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonshme. Cili është qëndrimi i prindërve përballë adoleshenteve? Në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj femijëve adoleshente eshte pak i ekzagjiruar. Mundohen t’i mbrojnë me mënyre të gabuar. Duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Mentaliteti shqiptar, nuk e ka lejuar psikologjine e tyre te dalë jashtë “kornizave të tabusë”, dhe të mirëkuptoj rëndësinë e fjalës “adoleshencë”. Për ata adoleshenca është një periudhë e zakonshme… madje për ndryshimet në sjelljen e femijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët/shoqet me të cilët shoqërohen. Sa herë na ka ndodhur të gjithëve të na thonë prindërit, mos u shoqero me x shoke/shoqe, se do të influencoj negativisht në jetën tënde?! Nga ana tjetër, dhe adoleshentët duhet të kenë një vetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes te bie “viktimë” e realitetit të shëmtuar që jetojmë. Ekzistojnë rrjete të ndryshme individesh me qëllime shfrytëzuese ndaj ketyre grupmoshave, te cilet presin nga çasti në çast që t’i “peshkojne”. Rrugët e errëta në të cilat mund t’i drejtojne jane nga me te ndryshmet, si për shembull lëndet narkotike, trafikimi etj. A kanë të njejtin reagim të gjithë adoleshentët? Modeli prindërve luan një rol të rëndësishëm, në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijes. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes. Nëse përpara syve te femijeve ndodhin skena te ndryshme kinematografike, është mëse e sigurte që një ditë do t’i adoptojnë ne familjet që do të krijojnë. Por akoma edhe ne keto raste ekstreme, ka femije te cilet kane shfaqur sjellje shembullore, fale ngrohtesise qe kanë gjetur pranë të afërmëve të tjerë por edhe shokëve që kanë njohur. Akoma edhe nëse femijet rriten brenda një klime të shëndetëshme familjare, prapë kanë nevojë të vijnë në kontakt me njerëz te tjerë, të cilët do t’i ndihmojnë të zgjerojnë horizontet e tyre në shumë aspekte, p.sh. te ndihen te lirëshem me shoqërinë, të shprehin ndjenjat erotike në gjininë tjetër, të mësojnë te zhgënjehen, akoma dhe kjo ështe pjesë e jetës… populli thote “duhet të pësosh që të mësosh”. DIKUSH dikur tha se “adoleshenca eshte shkalla e fundit para pjekurise, dhe mundësia e fundit për të korrigjuar sjellje të gabuara për kompletimin e personalitetit”. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System