Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Historia e Shkodrës
 
<< Previous thread | Next thread >>
Historia e Scoder - Scodra "Shkodres"
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Miri74, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Feb 21 2008, 03:47AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Scodra-Scutary-Shkodra dhe historia e saj




Shkodra nodhet si pozit gjeografike ne lindje t'liqenit te Shkodrës, liqeni ma i madh ne Ballkan qe ndahet ne gjys me Malin e Zi ku 169. km kateror te ktij liqeni i perkasin Shkodres dhe 199. km kateror i perkasin Mal te Zi. Rrethi Shkodran laget poashtu prej lumejve Drin, Buna, Shala, Kiri dhe Gemi. Ndodhet i rrethuem prej malit t'Jezerc (Jezerca, 2,694 m a.s.l.).

Shkodra, njifet ne Italisht si Scutari , asht e njoftun gjithashtu si Skadar ne Serbisht dhe si Iskenderie ne Turqisht, asht kryeqenra e zons veriore Shqiptare, qytet shum interresant me nji histori sa t'vjeter njaq edhe te turbullt, cohet si qytet prej nji pike strategjike dhe shum t'randsishme n' brigjet e Adriatikut per qytetart e saj, ''Kalaja e Rozafs'' afron vedin si pik mshtetje.
Scoder asht nji qytet Shqiptar qi ka pas gjithmone lidhje t'ngushta me trojet shqiptare perr rreth, sidomos me trojet shqiptare te Plav-Guci-Kosove-Manastir-Mirdite-Diber.
Po ashtu lidhjen kane ken t'vazhdueshme dhe pa nderpremje me Italine, si per tregti ashtu edhe per kulturore.
Shumica e popullsis Shkodrane i perket dy feve kryesore, feja Muslimane dhe feja Katolike, te dyja kto fe jane te ardhuna prej t'huejve, por vehet re nji ner mardhaniet ma t'shkelqyeshme nder shekuj mes tyne, edhe prej vet faktit se ne nji familje ka ndodh, e ndodh qi me pase fe te nryshme pjestart e saje.
Origjina e besimeve t'Shkodranve ashtu si tane shqiptarve sot ka ardh prej pushtimeve dhe kulturat e huja.
Pamvarsisht lidhjeve dhe pozicionit gjeografik qe ka leju Shkodren te jete nje ner qenrat e civilizimit rajonal dhe vete Europian, rrethi i Shkodres dominohet prej fshatnave dhe alpeve qi ne nji far menyre kan rujt jasht maset primitivitetin, ose sic asht thirr ma mir ''Toka e Jets te Kalume nga Edith Durham udhtarja e kohs Eduardiane'' 'Land of the Living Past' by Edith Durham.
Shkodra esht nji nder qytet ma te vjetra historike n'Shqipni.
Ka shum gjurme te pushtimeve parahistorike te gjetura n'kyt zone.
N'kohen Ilire ky qytet u gjet nga labets (Labeates) n'fillimin e mivjecarit perpara lindjes t'Krishtit ose ''BC'' , mrapa u mor nga fisi i Ardianeve n'shekullin e 3 tre perpara ers tone. Athere ishte vend i nji mretnie shum te fuqishme Iliriane me nji reputacion te keq per piratsi, i gjetur prej Mretit Agron Scoder shtrihej prej liqenit t'Shkodres deri ne gjinin e Kotorit qe qovi edhe ne nji konflikt te gjat me Rromen. Genti Mreti i funit i Ardianve te Iliris u fut ne konflikt me Rromen nga Perseus. Krijoj monedhen e vets dhe bani nji marveshje per bashpunim me Mretin e Maqedonis Mretin Perseus (179-168 BC) por u mposht n'vitin 168 perpara ers tone gjate luftes tret Iliriane te organizuar prej Gjeneralit Paul Emil (228-160 perpara ers ton).
Historiani Titus-Livy raporton se qenra qyteti i Gentit Scodra ishte i mrojtun me mure, kulla dhe shum pengesa por u pushtue gjithsesi prej Rromakve '. Shkodra u rikthye prap ne qendren e zons te "Previlitania = Praevalitania", mrapa ju dha zons te Lebitve. Qyteti vazhdoj si wender nen Bizantint ose Rromakt e lindjes.

Simas harts dhe pergjegjsis t'perandoris Rromake ne vitin 395, Shkodra u shtrite ne lindje te perandoris (Byzantine Empire).




Ne shekullin e XI, Shkodra ju transferu te Lordt e Serbis prej Zets =sot Mali i Zi, qi edhe zhvilloj ekonomin e qytetit, ma von ju transferu familjes Shqiptare Balshaj, qi n'at kohe kontrolloshin komplet veriun Shqiptar. Nen presionin e Perandoris Otomane familja e Balshajve e shitne Shkodren te Veneciant ne vitin 1396; Shkodra vazhdoj me kene qender te zhvillume ballkanike. Qyteti u pushtu ne vjetin 1474 deri ne vjeten 1478 prej Otomane, qe nuk mujtne me e majt. Ata ma ne fun e pushtune perfunimisht ne vitin 1479, mbas nji n'rrethim qytetit qi asht edhe pasqyrua ne pikturen e famshme te Paolo Veronese (1528-1588). Ramja e Shkodres ne durt e Otomanve shkaktoj nji shperngulje masive te popullsis te qyteit ku shum ju drejtune Italis dhe maleve Shqiptare, ata qi e shperngulne prej Scoder per n'Itali sot njifen si komuniteti Arbresh i Kalabris dhe i Sicilis, por dihet se shum prej tyne emigrune ne shum qytete Italiane te asaj kohe.,E ndihmueme dhe e ndikueme prej vete pozits gjeografike qi e lidhte Shkodren me shumicen e vendeve t'rensishme te asokohve, Shkodra ka ken gjithmone qender kryesore ne kulturen Shqiptare, vecanarisht perpara krijimit te shtetit Shqiptar e deri peprpara pushtimit te kuq. Historiani Marin Barleti (d. 1512) jetoj ne Shkoder gjate 3 sulmeve Otomane; dhe mas pushtimit emigroj ne'Itali ku dhe publikovi ne Latinisht (De obsidione Scodrensis) (Ramja e Shkodres, Venecie, 1504) dhe historia dhe jeta e Gjergj Kastriotit Skenderbej Rome, 1508 (Historia de vita et gestis Skanderbegi) (History of the life and acts of Skanderbeg, Rome, 1508). Libri i printum u perhapi famen e Skenderbeut.

Mas nji kohe nen pushtimin Otoman, Shkodra e pushtume fillimisht prej vet Otomanet u rigjeneru prap mas shkatrrimit qi pruni pushtimi saj, ne shekujt XVII-XVIIIth ; ne at kohe (1767-1773) u nertu (xhamia e plumit. Ne 1756, Mehmed Pasha Plaku krijoj n'Shkoder dinastin e Bushatlive, me rregullat e veta. Nen Kara Mamoud Pasha Bushati, Shkodra kishte 70,000 banor dhe ishte shum e njoftun per artizanatin artistik.
Shkodra mas disa shekujsh t'pushtimit Otomane mrriti prap mu ba nji nder qenrat ma te mllaja Sanxhake qe ne Turqisht do te thot Provinc. Udhheqsit e saj fillune me tregu pamvarsi prej Stamollit ose ish Constaninopulit. Shkrimi i par ne Shqip u printu ne Shkoder ne shekullin e 16-te. Feudali lord Mehmet Bej Bushati u ba Pasha ne 1757, dhe mrriti me ba pashakllekun Shkodrane fuqi rajonale, dhe me influenc. Familja Bushati u ban pasus te Pashave. Mizotnimi i tyne shtrihej prej mren ne Kosov ne linje deri ne veri te Beratit ne jug.
Ne 1831, Sultani organizovi nji sulm ushtarak per me hek qafet rregullat dhe komandimin e Bushatlive.

Gazeta par e publikume ne Shqip dhe Turqisht u publiku ne Shkoder ne vitin 1879. Qyteti u ba gjithashtu nji qener komerciale shum e ransishme, dhe ma e madhja ne Shqipni. N'kyt kohe edhe jezuit Franqeskan hapne shkolaa nen patronazhin e Vatikanit.

Gjate rilindjes Shqiptare, protestat popullore kuner perandoris Otomane plasne ne Shkoder ne 1876, 1880, 1910, 1911 dhe 1912. Serbt dhe Malazest e rrethune Shkodren gjate luftes se Ballkanit, por nuk ja arritne ta aneksoshin kurr megjithse shume troje te ajat u aneksune me ndihmen e Konferenc t'paqes dhe me rivendosjen fatkeqe te kufive qi coptuene Shqipnine ne 6 copa. Gjat lufts par Botnore, Shkodra ishte nen kontroll Internacional, mrapa u pushtu prej Austriakve, Francezve (1918-1920), dhe perfunimisht ne Shtetin Shqiptarn.

Shkodra asht venlinja e Migjenit (1911-1938) - poet dhe ai qe filloj artin modern te poetris. Migjeni ishte pseudonim i Millosh Nikolla, qe ishte vet pjestar i minoritetit Serb ne qytetin e Shkodrers.

Ne fillimet e viteve 1945 Shkodra e gjeti vetin nen nji sistem te ri te quajtur Komunizem nga pakujdesia e shkalls politiko-Intelektuale dhe nen pretendimet e nji rilindje Shqiptare te asaj kohe, qe edhe me te drejt konsiderohet nga vet Shkodranet sot, si nji nder shkatrrimtart dhe fatkeqsit ma te mllaja qe i ka nodh kti qyteti qysh me pushtimin Ottoman.
Plagt e Komunizmit nuk ishin vetem johumane dhe diskriminuse kundrejt ish kryeqytetit Ilirik, por ishin edhe pothujse komplet fatale, Shkodra u paralizue ekonomikisht me mbylljen e portit dhe kufive te ri nen pushtim, qi pamvarsisht influenc ishin e vetmja lidhje tregtare. Intelektualt u zhdukne ne mnyr barbare sistematikisht sepse u shifte si problem nga vet regjimi egzistenca e nji shkalle intelektualsh qi deri asokohe ishte qener rajonale si ne tregti ashtu edhe ne influenc dhe kulture, plagt dhe pasojat e ksaj periulle komuniste fatale per Shkodren esht vet qyteti i Shkodres sot, si prej mizotnimit t'arkitekturs senofobike komuniste si edhe prej prapametjes ekonomike.

Lec Neli


[ Edited Wed May 26 2010, 10:46AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Thu Feb 21 2008, 04:29AM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
ke harru me permend contin e SCODRES......ke harru me permend lidhjen e principatave te arberve ne lesh(lezhe)ku beri lidhjen e beses gjergj kastrioti dhe krijoji flamurin e arberit me shkaben dy kreresh ku dmth:pajtim gjaku mes dy fisesh arbnore ku ishin nga dukagjini.gjergj kastrioti pranoi kanunin e lek dukagjinit.dhe ne ket lidhje merte pjese dhe principata e balshajve me princin malazias gjithashtu....
Back to top
L - N
Thu Feb 21 2008, 12:32PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
belgium ka shkruar:

ke harru me permend contin e SCODRES......ke harru me permend lidhjen e principatave te arberve ne lesh(lezhe)ku beri lidhjen e beses gjergj kastrioti dhe krijoji flamurin e arberit me shkaben dy kreresh ku dmth:pajtim gjaku mes dy fisesh arbnore ku ishin nga dukagjini.gjergj kastrioti pranoi kanunin e lek dukagjinit.dhe ne ket lidhje merte pjese dhe principata e balshajve me princin malazias gjithashtu....


Zotni belgium falemners per kujtimet por per sa i perket Contit te Scodres nuk ka asnji fakt historik Shqiptar qe ban Contin e Scodres figur te ransishmje historike per nji arsy apo tjeter, pervec se nji gojllan legjend qe asht ma famoze te kojshit tan se vet Shqiptart, kurse historia Arbrit dhe Skender Beut apo Gjergj Kastriotit asht ma shum histori e Arbrit dhe e Shqipnis sesa e Shkodres, tema qe hapa un asht Historia e Shkodres dhe jo historia Shqiptare dhe ne qoft se e gjej najher kohen me ba nji permledhje te historis Shqiptare ather do te jet e domosdoshme perfshimja e historis te heroit komtar Gjergj Kastriotit, po e lexove shkrimin e masiperm te Historia e Shkodres taman gjen se kam permen Balshajt dhe se Balshajt e moren pricipaten e Shkodres prej pricipats Malazeze te Zetes, biles asht ala si mister se si mretnia e Zets-Malazeze ja dha Principaten e Shkodres Balshajve dhe i vetmi justifikim apo arsy qe munet me supuzu ashtu si ka nodh neper tana principatat Mretnore Eropiane asht besimi i (lidhje fisnore) mes Mretnis te Zets me familjen Balshaj se per hater te argumjentit martesat mes qytetarve te Mretnis te Malazezve te Zets dhe Shqiptarve ka ken dicka normale ne at koh perpara pushtimit Otoman sepse Shkodra ka nejt nen mretnin Malazeze per rreth 500 vjet po aq sa nejti nen Perandorin Otomane

[ Edited Thu Feb 21 2008, 12:44PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Fri Feb 22 2008, 09:19AM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
i nerum z.lec.
deri ne kohen e balshajve,nuk kishte ceshtje kombetare sepse arberija ishte nji zone principatash ku ai misteri qe nuk po e gjen ti eshte ne nji zone te croatise se sotme qe quhet arbanas ok?.nuk me pelqen etiketimi nen mbreterinemalazeze por duhet te thuhet saktesisht se si malazezet dhe SCODRA JAN FISE ILIRE.....po per varrin e princeshes serbe qe gjindet ne derdhje te bunes qe eshte me origjine franceze ku pelqeu SCODREN dhe la porosine te varroset ne ket zone te bunes pse nuk thuhet nga historianet shqiptar?shiko dhe sot ne mes te beogradit jan te detyrum te quajn rrugen e shkodres ne beogradin e vjeter.dhe armiqesit qe filluan ndaj mreterive ishte koha e turqeve qe moren scodren...ka shum shtremberime nga albanologjia vendase mbi realitetin e ketij qyteti.
Back to top
belgium
Fri Feb 22 2008, 09:21AM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
ndersa per kontin e SCODRES te hpallun prej venedikut esht e dokumentume ne historin e vertete te gjergj kastriotit ne viene.
Back to top
migu
Fri Feb 22 2008, 09:24AM

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 11:26AM

Posts: 234
nuk e kam koptu hala pse ne beograd kjo rruge quhet hala rruga shkodres si e ka historin ,a ban me e dit flm.

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Sun Feb 24 2008, 12:56PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
migu ka shkruar:

nuk e kam koptu hala pse ne beograd kjo rruge quhet hala rruga shkodres si e ka historin ,a ban me e dit flm.



a ban me ma shpjegu pse ne bruxelles asht busti i gjergj kastriotit te krujes?a ban me e dit faleminderit.
Back to top
belgium
Sun Feb 24 2008, 12:59PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
migu ka shkruar:

nuk e kam koptu hala pse ne beograd kjo rruge quhet hala rruga shkodres si e ka historin ,a ban me e dit flm.


quhet kjo rruge ne respekt per qytete te medha dhe me histori te verteta.dhe aq me teper ishte qyteti i preferume i princeshes serbe por franceze me prejardhje dhe varri i saj gjindet ne pak kilometra larg shkoders.sepse e ka quajtuj shkodren nji parajs ne toke te gadishullit balcanique.
Back to top
beat
Sun Feb 24 2008, 02:38PM

Registered Member #1676
Joined: Sat Feb 23 2008, 06:14PM

Posts: 9
edhe ne gjeneve ne zvicerr eshte busti i skenderbeut,ai eshte nje njeri i madh per kombin tone, por nen hunde europiant thojne se ai ishte luftetari me i madh i kryqezatave,pra ishte luftetar per kryqezatat.prandaj edhe e nderojn, po nuk e di i sigurt, keto jane pak a shume mendime te mija,kurse turqit e paten quajt skanderbek, sepse ishte luftetari me i madh i kohes, dhe per ta nderu i vune emrin iskander, pastaj bei, qe ne turqisht do te shot, aleksandri madh, qe edhe vete emri aleksandri i madh shpjegohet vetem ne gjuhen shqipe, as ne greqisht, e as ne serbisht, kam lexu ne wikpedia, se emri aleksandri i madh,shpjegohet veq ne shqip qe do te thot,aligander sic thuhej atehere ne gjuhen e asaj epoke, qe sot do te thot,nje enderr e lige. te pakten keshtu ishte e shkruar,ben mire beogradi qe na respekton qytetin se e meriton.
Back to top
L - N
Sat Mar 01 2008, 04:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
belgium ka shkruar:

i nerum z.lec.
deri ne kohen e balshajve,nuk kishte ceshtje kombetare sepse arberija ishte nji zone principatash ku ai misteri qe nuk po e gjen ti eshte ne nji zone te croatise se sotme qe quhet arbanas ok?.nuk me pelqen etiketimi nen mbreterinemalazeze por duhet te thuhet saktesisht se si malazezet dhe SCODRA JAN FISE ILIRE.....po per varrin e princeshes serbe qe gjindet ne derdhje te bunes qe eshte me origjine franceze ku pelqeu SCODREN dhe la porosine te varroset ne ket zone te bunes pse nuk thuhet nga historianet shqiptar?shiko dhe sot ne mes te beogradit jan te detyrum te quajn rrugen e shkodres ne beogradin e vjeter.dhe armiqesit qe filluan ndaj mreterive ishte koha e turqeve qe moren scodren...ka shum shtremberime nga albanologjia vendase mbi realitetin e ketij qyteti.


Me rrespekt te pershnes zotni belgium ne radh te par.
Tetan europa ka ken me principata jo vetem Arbria por asht fakt se principatat e Arbris kan fol te njajten gjuh te pasume direkt prej ilirishtes. Me vjen keq qe ty ste pelqevi etikimi i nen Mretnin Malazeze sepse nuk e kuptoj se pse nuk te pelqevi, sepse asht fakt historik qe Mretnia Serbo-Malazeze e Zets nuk njifes si pasuse e iliris apo bizantinve por njifet dhe pranohet si Mretni sllave ose barbart e linjes qe erdhne ne ballkan rreth shekullit 6-7 mas ers ton ose mas linjes se krishtit. Kurse per pretendinmin tan se Malazezt jan ilir ti je ner ata te pakt njerz qe marrin guximin me mshtet kyt teori sepse sot pranohet si fakt se popullsia Malazeze nuk asht pasuse ilire, perkunrazi nuk hellet posht fakti se ka perzimje Iliro-romano-sllave qe me kalimin e kohs ka pas asimilim komplet sllav zotni i nerum, vet fakti se Mali Zi anon me gjuh dhe kulture si popull sllav e ban jo autekton ballkanas pasus te ilirve kurse ne krahun tjeter dihet dhe pranohet me fakte arkeologjike dhe krahasim gjyhet se shqipja sot asht direkt pasuse e ilirishtes kurse Serbo-Kroatishtja vjen prej ish udhtarve Rus ose barbnarve te linjes.
Kurse per sa i perket shtremnimeve te albanologve edhe ajo teori hellet posht sepse shumica e tyne jan te huj Europian dhe jo Shqiptar qe tentojn te jen bajas ose te padrejt. Biles tash qi pa hapet ky muhabet un i mahem tu u bazu ne at qe di se vetem ne Shqiptart jena pasuesit e vetem te iliris dhe principatave te arbrit, javen e kalume lexova nji artikull ku specialistat e kodit gjenetik pohojn se DNA e Shqiptarir asht 78% indo Europiane qe e ban puthujse komplet te njajte me Keltikt e Europs se veriut dhe nuk ka asnji gja te perbashkt me kodin gjenetik Grek-Turk apo Sllav. Armiqsit me Sllavt nuk kan fillu sot por kan fillu qysh ne shekullin e 4tert kur sllavt fillune me zbarku ne ballkan zotni i nerum dhe vazhdohen edhe sot me pretendimet e papranushme te vet historis qe gatujn nacionalistat sllavo-grek se gjoja ne Shqiptart jena meturina te mretnis otomane te venosun ne kta toka prej Turqve, edhe ma e forta asht pretendimi qesharak Serb se Kosovo Polje kenka zemra e shtetit Serb sepse ka ken gjithmon e tyne kur dihet se Dardania dhe Shqiptart kan jetu aty qysh ne koh te iliris pamvarsisht nryshimeve kulturore e fetare qe ju jan impunu prej pushtimeve te nryshme.
Kshtu qe zotni belgium pretendimin tan se Malazezt jan Ilir un nuk e pranoj sepse faktet arkeologjike, historike, kulturore, dhe gjuhsore thojn te kunerten se Malazezt jan thjesht popull Sllav qe mund te ket nji perzimje te vogel ilire. A asht e ransishme apo jo ajo asht pun tjeter por personalisht sot per sot besoj dhe jam i binun se te vetmit pasardhsa te Ilirve jena ne shqiptart ne Ballkan dhe te tjert jan perzimje e shum rracave.


[ Edited Wed Jul 02 2008, 10:49AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Dritan_it
Thu Mar 13 2008, 02:21PM

Registered Member #57
Joined: Sun Oct 08 2006, 11:43AM

Posts: 59
une po arrij te gjej i hart qe e kam shiku para shum kohesh harten e lirise qe e maj men shum mire qe serbija nuk ka egzistu ne ate harte edhe fiset ilire vinin deri ne kufi me triesten qe sot asht kroaci e slloveni

l,amore vero e il cammino in due verso la luce di une ideale comune
Back to top
Dritan_it
Thu Mar 13 2008, 02:24PM

Registered Member #57
Joined: Sun Oct 08 2006, 11:43AM

Posts: 59
beat ka shkruar:

edhe ne gjeneve ne zvicerr eshte busti i skenderbeut,ai eshte nje njeri i madh per kombin tone, por nen hunde europiant thojne se ai ishte luftetari me i madh i kryqezatave,pra ishte luftetar per kryqezatat.prandaj edhe e nderojn, po nuk e di i sigurt, keto jane pak a shume mendime te mija,kurse turqit e paten quajt skanderbek, sepse ishte luftetari me i madh i kohes, dhe per ta nderu i vune emrin iskander, pastaj bei, qe ne turqisht do te shot, aleksandri madh, qe edhe vete emri aleksandri i madh shpjegohet vetem ne gjuhen shqipe, as ne greqisht, e as ne serbisht, kam lexu ne wikpedia, se emri aleksandri i madh,shpjegohet veq ne shqip qe do te thot,aligander sic thuhej atehere ne gjuhen e asaj epoke, qe sot do te thot,nje enderr e lige. te pakten keshtu ishte e shkruar,ben mire beogradi qe na respekton qytetin se e meriton.

skenderbeu ka qen gjenerali ma i madh qe ushtria osmane ka pase edhe pse gjith europa e nderon kete njeri e nderon sepse ai ka mbrojt ndaj sundimit osman jo vetem shqipnin por te gjith europen


l,amore vero e il cammino in due verso la luce di une ideale comune
Back to top
Dritan_it
Thu Mar 13 2008, 02:28PM

Registered Member #57
Joined: Sun Oct 08 2006, 11:43AM

Posts: 59
Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti më i vjetër në shqip
Dr.Musa Ahmet

Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, "duhet" të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa "Formula e pagëzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe "Meshari" nga viti 1555.

Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për "Perikopenë e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se "Formula e pagëzimit" dhe se "Meshari". Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin. Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: "Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre". Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore. DOJA TE SHTOJA QE NUK ESHTE MESHARI LIBRI I PARE SHQIP!!

l,amore vero e il cammino in due verso la luce di une ideale comune
Back to top
L - N
Fri Mar 14 2008, 06:10AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Dritan_it ka shkruar:

Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti më i vjetër në shqip
Dr.Musa Ahmet

Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, "duhet" të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa "Formula e pagëzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe "Meshari" nga viti 1555.

Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për "Perikopenë e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se "Formula e pagëzimit" dhe se "Meshari". Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin. Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: "Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre". Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore. DOJA TE SHTOJA QE NUK ESHTE MESHARI LIBRI I PARE SHQIP!!



Ne rradh te par te pershnes me rrespekt zotni i nerum Dritan_it.
E lexova me imtsi shkrimin tan te masiperm per sa i perket shkrimit shqip te par e me bahet qefi qi ka interresim ne kyt aspekt por gjithsesi duhet me pas edhe publikim te faktum per mu marr parasysh nji fakt i ri apo ja. Se tash pa dal ne tem tjeter, kastan besoj se historia Shqiptare duhet rishiku sepse asht komplet histori e bazume ne ideologji komuniste ku edhe vlerat dhe arti i shum artisteve te veriut apo Geg asht i diskriminum deri ne at mas sa po lexove librat e shkollave te duket si joegzistus.
Une jam ne procesin e nertimit te nji websiti ne Anglisht te historis, kulturs e gjuhs Shqiptare per turistat e bots Anglisht folse dhe me knaqsi do ta kisha perfshi kyt qe ti permene ma siper por nuk munem me bazu ne supozime dhe ne ca flitet apo ja gjithsesi pres me padurim qe ishalla kushdo qe ka akses ne librarin e vatikanit te na e nxjerrin kyt gja te vertet, megjithse besoj se duhet te ket edhe fakte tjera neper bibloteken e Vatikanit rreth Shqipnis. Tash po e shtrij ifije ma shum se duhet kyt diskutim se noshta i jepet kuj munsia me pas akses ne bibloteken e perandoris ottomane se nuk i dihet e munen me na dal fakte tjera historike rreth fenomenit dhe egzistenc ton ne ballkan. Personalish besoj se kta 17 vjet e funit nuk ka pas asnji interesim me zbulu fakte dhe historin e vertet te popullit Shqiptar ne Ballkan sepse akademia e shkencave dhe kulturs ka ken komplet e klanizume me ish ideologji komuniste e diskriminuse karshi disa zonave mrena Shqipnis si ka ba vet Enveri me Komunizmin dikur. Un personalish jam tu perdor material te Albanologve te huj sepse albanologt shqiptar jan te shtremnume e mohuse te shum gjanave historike sidomos te rilinjes dhe intelektualve geg qe kan dhan shum per letersin e artin.
Gjithsesi falemners per at qe na diftove se asht nji fjal e urt angleze qi thot ku ka tym ka edhe flak ose kur ka fjal sasht pa gja.
Te pershnes zotni i nerum Dritan_it


[ Edited Fri Mar 14 2008, 06:16AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Dritan_it
Fri Mar 14 2008, 11:04AM

Registered Member #57
Joined: Sun Oct 08 2006, 11:43AM

Posts: 59
Zotni lec albanologt shqiptar thojn qe kalaja e beratit asht ma e vjetra ne shqipni 2400 vjecare apo jo?? duke ba muhabet ne shkoder per pune historiet nji i moshum njohes i historise me thot qe kto qe jan shkru ne histori te sotme per shqipnin jan tana rrena kam ni qe kalaja e rozafes ka ma shum se 3000 vjet

l,amore vero e il cammino in due verso la luce di une ideale comune
Back to top
Dritan_it
Sun Mar 16 2008, 02:34AM

Registered Member #57
Joined: Sun Oct 08 2006, 11:43AM

Posts: 59
tash me falni qe po nerhyj por po me duken si muhabete
kto shkendija nqs dona me bisedu per historine e shqipnise e te shkodres po bisedojm me aq te dhena sa kena nqs do fillojm me fol me kuja po e lajm krejt e po i lutemi adminit ta fshijn krejt kyt tem.Paqja qofte mbi gjith shqiptaret!!!!

l,amore vero e il cammino in due verso la luce di une ideale comune
Back to top
belgium
Tue Mar 25 2008, 12:34PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
Dritan_it ka shkruar:

tash me falni qe po nerhyj por po me duken si muhabete
kto shkendija nqs dona me bisedu per historine e shqipnise e te shkodres po bisedojm me aq te dhena sa kena nqs do fillojm me fol me kuja po e lajm krejt e po i lutemi adminit ta fshijn krejt kyt tem.Paqja qofte mbi gjith shqiptaret!!!!



i nerum zotni DRITAN .....menoj se historija nuk pergojohet por shkruhet ajo qe eshte per tu vleresua
Back to top
belgium
Tue Mar 25 2008, 12:40PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
belgium ka shkruar:

Dritan_it ka shkruar:

tash me falni qe po nerhyj por po me duken si muhabete
kto shkendija nqs dona me bisedu per historine e shqipnise e te shkodres po bisedojm me aq te dhena sa kena nqs do fillojm me fol me kuja po e lajm krejt e po i lutemi adminit ta fshijn krejt kyt tem.Paqja qofte mbi gjith shqiptaret!!!!



i nerum zotni DRITAN .....menoj se historija nuk pergojohet por shkruhet ajo qe eshte per tu vleresua


me fal per shkrimin e pare se u shpejtova hhahahhahah flm


mendoj se historija nuk pergojohet e as kopjohet sepse jeta eshte ne vazhdim dhe jemi perberes te faqeve te ketij libri,qe titullohet(jete) e jo histori.....ketu shoh nji separatizem dhe nji nacionalizem te vonum,qe duhet lene sepse nuk ka vlere....apo doli komjutri dhe do kopjojme nga nji pageweb ne tjetren deri sa te explozoje faqet.....ehu prralla nuk me pelqejne por vepra ato reale....puno per te jetuar thone e jo jeto per te fituar cfare ? nji medalje qe nuk i perket atij? jo mor zatni se nuk ka asgja ai ma shum se une jemi egale(baraz)....shendet.
Back to top
L - N
Tue Sep 16 2008, 03:43AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Historia e Gegërisë sipas kalorësit francez

Historia që një kon sull francez ka ndërtuar mbi Shqipërinë e Epërme, vjen edhe për lexuesin shqiptar. Shtëpia botuese "Plejad", provon sot pasdite, ora 18:00 në ambientet e hotel "Mondial" librin "Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë". Luigj Iasinth Hekard, kalorës i Legjionit të nderit kishte ndërtuar një thesar të vërtetë që i vjen lexuesit shqiptar 150 vjet më vonë. Vepra e tij është përkthyer nga frëngjishtja nga Oriana Tamburi. Në 520 faqe të librit Hekard ndërton një përshkrim të hollësishëm dhe të vyer të jetës së këtyre viseve. Mes faqeve të këtij libri gjenden fakte të ndryshme, të përshkruara me syrin objektiv të një të huaji, gatigati i dashuruar me Shqipërinë, për doket dhe zakonet shqiptare: lindjen dhe vdekjen, pagëzimet, martesat, ushqyerjen dhe jetesën në përgjithësipër organizimin politik të jetës në qytete e në male dhe ligjet që sundojnë aty. Ndonëse nuk dihet me saktësi se kur dhe për sa kohë ka qëndruar Hekardi si konsul

Marre prej gazets Shqiptare


[ Edited Thu Jan 14 2010, 11:48AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Vaskja
Wed Sep 24 2008, 11:31AM
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 05:29PM

Posts: 3605
KAP. V
SHKODRA E KRAHINA E SAJ NË MESJETË

Prej Dr. Konstantin Jireèek-ut

(Dalë sërbisht në Glasnik të Shoqatës Gjeografike Sërbe në Belgrad, moti 3, 1914, blê 4, botuem gjermanisht së pari këtu, i hartuem risht prej Auktorit vetë.)

Nji nga lëqêjt mâ të mëdhajt të gjysishullit balkanik âsht ai i Shkodrës. Romakët e quejshin "lacus Labeatis" ase "palus Labeatis", me emnin e fisit të Labeatvet. në librin e Presbyter Diocleas-it quhet Balta, ashtu siç e quejshin në fund të mesjetës edhe lëqêjt e vogjël moçalakë të bregut të detit afër Ulqinit, Durrsit e Vlonës. Njerzit e mësuem në mes të Sërbve të moçëm e quejshin "lëqên i Djoklitís" (....). Lëqêni âsht 42 km. gjatë, 14 km. gjânë e me 362 km. katrore sipërfaqe. Bregu perëndimuer âsht i përpjetët e shkrepuer me ishuj mbi të cilët gjinden gërmadha kuvêndesh të vjetra e qytezash. Bregu linduer âsht fushë e plot me moçale. Në mes shtrihet 12 km. thellë përmbrênda kah an'e lindjes nji bërryl nja 1-2 km. gjânë. Pjes'e përjashtme e mâ e gjânë e këtij bërryli quhet lëqên'i Kastratit, e mbrêndshmja lëqên'i Hotit, mbas emnave të dy fiseve t'afëra shqiptare. Rrafsh'i lëqênit s'âsht mâ i nalt se 6m. përmbi faqen e detit. Prandej klim'e zonës së brigjeve të tija âsht aq'e ngrohtë sa brigjet e detit me pemë juge gjithfarësh, ullînj et. Ujnat mâ të mëdhaj qi derdhen në tê janë: prej veriut Moraça me krahët e vet Zeta, Ribnica dhe Cemi (Cjevnja, në qv. XIV Cjemva); mâ përtej kah perëndimi lum'i madh Crnojeviæ dhe mâ i vogli Crmnica. Prej lindjes vjen lum'i Rijollit ("fiume clamado Rivola"-1426- me nji emën të vjetër latin, rivulus). Lëqên'i Shkodrës âsht përgjithsisht i cekët, simbas Cvjiqit nja 2-7 m. e vetëm në disa vênde nga mâ të thellat andej kah bregu perëndimuer mbërrîn deri në 44 metra.

Shumë rândsí ka pasun gjithmonë gjoja e peshkut në këtë lëqê, sidomos ajo e saragavet (alburnus scoranza, italisht scoranza, ndër dokumenta të mesjetës saracha). Rrafsh'i lëqênit ka ndërrue shpesh. Porsa të çante rrugë Drîni për me u derdhun në Buenë, ndalej rryma e ksaj prej lëqênit e faqja e këtij niste me hypun. Thuhet qi tash ka mâ se 40 vjet qi hyp, pikrisht qyshse âsht hapun përsri lidhja ndërmjet dy lumejve të mëdhaj. Ndër kohnat kur Buena s'kishte lidhje me Drînin rrafsh'i lëqênit ulej.

Malet e bregut perëndimuer pak rândsí kanë pasun heret. Kjo anë ishte e dame në dy Zhupa (qarqe administrative), nga të cilat njâna ishte Crmnica.Pjesa mâ e madhja e katundeve të ksaj nën Nemanjidët e Balshiqët ishin vakufe të monastirit të Shën Nikollit të Vraninës. Në jugë të Crmnicës qëndronte zhup'e Krajinës (nga ky emën Kraja e soçme), dikur zona kufitare e Sërbvet kundrejt Grekvet sa kohë qi këta kishin në dorë Shkodrën. I këndohet emni qyshë ke Diokleasi (Craini) dhe ndër dokumenta. Nji princ sërb, Shën Vladimiri, e kishte oborrin e vet në Krajinë pranë nji kishe të Shën Mrís, në të cilën pat qênë edhe vorrue, kur aty në 1016 shtiu e mbyti Car'i mbrapëm i Ohrit Gjon Vladislavi në ishullin e lëqênit të Prespës. Qyshë prej qv.XIV trup'i këtij shênjti gjindet i vorruem në manastirin e Shën Gjon Vladimirit afër Elbasanit. Duket qi kur trupat e Despotit t'Epirit Mhill I qenë shtrëngue me e lëshue përsri Shkodrën mbasi u a patën rrëmbye nji herë Sërbvet për nji kohë të shkurtën në 1215, do të kenë pasë marrë edhe eshtnat e shênjtit nga kisha e Shën Mrís e çue në Durrës. Manastir'i moçëm i Krajinës përmêndet edhe në kohnat e Balshiqvet si "Shën Mrija Virgjën e Krajinës". Jastrebov-i e Rovinskij i tregojnë gërmadhat e këtij manastiri tri or'e gjymsë kâmbë larg nga Shkodra në rrânxë të malit të Taraboshit, në nji katund qi sod âsht i banuem vetëm prej myslimanësh shqiptarë. Ippen-i ka gjetun këtu, në katundin e Ostroshit, gërmadhat e nji kishe të madhe me nji pirg katërkândsh përmbi portën. Nën Ostroshin gjinden katundi i gjysshkretuem i Shtitarit në breg të lëqênit. Ndërmjet Shtitarit e Shkodrës në breg të lëqênit gjindet katundi Shkja me nji kishë të vogël, në të cilën shihen ende shênja të padallueshme të freskut.

Mbi ishujt kanë qênë pesë monastire të vogla. Mâ i madhi ishte manastir'i Shën Nikollit n'ishull të Vraninës, kundruell grykës së Moraçës. Mbi kët ishull janë dy maja shkâmbi të nalta 330 m. me nji pamje të gjânë rreth e rrotull përmbi lëqê e rrethsinën e tij. Monastiri ka qênë i pajuem me dhuntina të shumta si prej anës së Nemanjidvet ashtu edhe prej Balshiqvet e mâ vonë (1527) prej Skanderbeg Crnojeviqit. Nji kohë të gjatë ka qênë i lidhun me monastirin sërb të Shën Mhillit e Shën Gabrielit në Jeruzalem, të cilit i a kishte dhânë Cari Stefan Dushan. Ka pasë mbetun shkret ndër kohnat e vona, kur Tyrqit mbas 1843-s ndërtuen mbi at'ishull nji kalá me topa kundra Malazezvet. U përtri mbandej prap në 1886. N'ishullin e afër Kom gjindej nji monastir i Zonjës Shën Mrí. Ndër muret e tija gjindej vorr'i Llesh Gjurasheviqit (Crnojeviq), nji kryekomandantit të Despotit Stefan, me nji mbishkrim. Mâ tej âsht Starèeva Gorica, nji monastir dikur i njohun me nji nga dorshkrimet e vjetra. Tash âsht krejt shkret. Këtu ka qênë vorrue Bozhidar Vukoviqi (1540) qi shtypte libra kishet sërbisht në Venedik. N'ishullin Beshka Gorica kanë qênë dy kisha, nji e Shën Gjergjit e tjetra e Shën Mrís nánë. Ndër gërmadhat e ksaj së fundit gjindet vorr'i Lenës, së bijës së Princit Lazarit sërb, e cila mâ parë ka qênë e shoqja Gjergj Strashimiroviq Balshiqit e mbas tij e Vojvodës së madh të Bosnes Sandal (+1442). Mbi ishullin Moraçnik ka qênë nji monastir i vogël i Shën Mrís nânë qi ka qênë dorovitun prej të mbrapmit Balshiq, Balsha III Gjurgjeviqit.

Mâ shumë rândsí kishte bregu linduer i lëqênit të Shkodrës, në pjesën mâ të madhen i ulët, sepse ksajt përshkohet rruga e madhe prej Shkodre në luginën e Narentës tue kalue në Nikshiq, e njohun qysh në kohnat e Romakvet. Në fushën pjellore të medisit të Moraçës, atje ku ky lumë piqet me Zetën, 5 km. në veri të Podgoricës, gjinden gërmadhat e Doclea-s, mâ të madhit qytet romak të ksaj krahine. Në fillim gjindej këtu qyteza e fisit illyr Dokleatën qi banojshin ndër malet e soçme të Malit të Zi. Tash vonë janë gjendun mbishkrime latinishte krenësh Dokleatënsh në katund të Vilusi-t afër Grahovo-s ndër gërmadhat e kështjellit romak Salthua. Doklea muer organizim qyteti si "municipium" romak prej Perëndorit Vespasian ase të të bijvet. (....)Qyteti u rrenue ndër kohnat e duhishme të qv. VII, por emni s'i u ka harrue kurrë. Duket se këtu ishte vëndosun nji popullsí e vogël. Përmêndet si selí e peshkopit Diokleías nën metropolitët grekë të Durrsit dhe si qytet i famshëm Diokleía në historí të Perëndorit Manuel Komnenos prej Kinnamos-it. Nën influencën e gojdhânavet mbi Perëndorin Diocletian, emni Doklea u kthye në Dioklea. Bozhidar Vukoviqi tue shkrue për veten e tij ende në 1520, thotë se kishte lemë në Podgoricë, "afër qytetit të quejtun Dioklitia, të cilin dikur e kishte themelue Perëndori Diokletian me emnin e vet". Malazezt i quejnë edhe sod gërmadhat Duke, Dukla dhe rrëfejnë store të ndryshme për "Car Duklanin". Në mesjetë u quejt krejt krahina rreth atij qyteti Dioclia, Diokleía, sërbisht Dioklija ase Dioklitija, dhe në veprat e Perëndorit Kostantin Porphyrogennetos e të kryekomandantit Kekaumenos vend'i fisit sërb t'atjeshëm "Dioklitianë". Edhe nji pasardhës mohamedan i së mbrapmes dynastí të maleve të Malit të Zi, Skanderbeg Crnojeviqi, shkruhej në 1523 "Sanxhak i Malit të Zi dhe Zotní i gjithë vêndit të Djoklitís". Me gjithë këtê qyshë prej qv. XII ky emën filloi të zvëndsohet pak nga pak prej atij të lumit Zeta (lat. Zenta, Genta). Zeta e Epër shtrihej ndër malet e Njegushit përmbi Katorrin deri n'anën lindore të lëqênit të Shkodrës e Zeta e Poshtër në bregun e detit të krahinës së fisit të Pashtroviqvet afër Budvës deri te monastir'i Shën Shirqit në breg të Buenës.

Qyteza e Medunit në krahinën e fisit të Kuçit âsht mâ e vjetër se Doklea. Ajo âsht qytez'e Meteon-it ase Medeon-it në vênd të fisit të Labeatvet, ku, simbas raportimeve të Polybios-it e të Livius-it, Legat'i Romës Perperna zû rob në 168 p.K. të shoqen e mbretit Genc (Genthius) Mbretneshën Etleva me të bijt Scerdilaedus e Pleuratus. Ndër kohnat e Despotit sërb Gjergj Brankoviq ajo qytezë përmêndet si Medonum ase Modon. Mbas nji përshkrimi venecjan, ajo ishte vetëm nji pirg (una torre) me nji kështjelll të vogël ku mezi mund të banojshin komandanti me disa rojtarë. Ende në 1456 atje komandonte Miloshi, nji vojvodë i Despotit, por shpejt u futën në Medun Tyrqit. Atëherë Stefan Crnojeviq'i Malit të Zi desh t'u a rrëmbente këtyne "këtë çels të dy Zetavet" qi qëndronte "në fillim të Zetës s'Epër" e për këtë qëllim muer madje edhe nji top prej Venedikasit, por u mundue kot. Mariano Bolizza, nji aristokrat prej Katorri, shkruente në 1614 qi Meduni ishte nji kalá e pamarrshme, por "mal guardata e quasi destrutta" me 200 banorë e nji Aga ase dizdar tyrk për komandant. Dihet se ç'rândsí ka pasun ky log edhe në historín mâ të re për Malazezt. Sido qoftë Meduni âsht nji ndër qyteza të paka t'Evropës, historija e të cilavet shtrihet përtej 20 qind vjetsh.

Trashigimtarja e Doklés u bâ Ribnica, në qv. XII vêndlindja e Zhupanit të Madh sërb Nemanja. Sod Ribnicë quhet lumi qi rrjedh nëpër qytet të Podgoricës e s'ka dyshim qi ky qytet âsht Ribnic'e vjetër. Emn'i Podgoricës përmêndet për herë të parë në mâ të moçmin libër noterak të gjyqit të Katorrit, në të cilin figurojnë tregtarë lëkurash e këpucarë podgoriçâj (1330). Lidhet me emnat e zhupave t'asaj kohe: n'anën lindore të lëqênit ishte zhupa e Gorës (e Malit) qi përmêndin Presbyter Diocleas dhe dokumentat e Zhiça-s (1220), mâ vonë, ndër dokumenta të Prizrenit në kohë të Car Stefan (1348) e në kadastrën venecjane të Shkodrës në 1416, krahin' e Podgorës (Nënmalit). Ende në 1448 kishte selín e vet në Podgoricë nji vojvodë i Despotit Gjergj, fisniku sërb Altoman. Qyteti ra shpejt nën zotnim të Venedikut, por qyshë mbas pak vjetsh gjêjmë aty Tyrqit, të cilët e mbajtën deri në 1877.

Nji banore e lashtë âsht edhe Tuzi, kundruell Podgoricës, i përmêndun ndër dekretet e arta të monastirit të Deçanit (1330) si "katun" (komune barijsh) i Llesh Tuzit, në kadastrën venecjane (1416) shënohet me 150 shtëpí; i zoti ishte i detyruem aso kohe të nxirrte 500 burra t'armatosun, nji pjesë kalorë e nji pjesë kâmbsorë. Nji gërmadhë në buzë të malit quhet Samobor. Mâ përtej kah juga banojnë fiset shqiptare: Hoti, i përmêndun qyshë në 1330, qi në qv.XV ishte nji fis i fortë e, simbas Bolizza-s (1614), kishte 212 shtëpí dhe nxirrte 600 burra t'armatosun; Shkreli, i përmêndun qyshë në 1416, simbas Bolizza-s me 30 shtëpí; dhe Kastrati, gjithashtu i përmêndun qyshë në 1416, edhe ky simbas Bolizza-s me 50 shtëpí.

Trí orë prej Shkodret afër bregut të Rijollit gjindet Maj'e Balezit me nji pamje të gjânë. Sipër janë gërmadhat e Balezo-s. Simbas përshkrimit të Jastrebovit, rreth'i këtyne, i matun në mest, âsht mâ i ngushtë se ai i qytezës së Shkodrës; tepricat, ndër të cilat dallohen nji kishë e madhe dhe nji e vogël, i kanë mbulue shkurret. Simbas Ippen-it maj'e kodrës ka nji rreth prej 1000 hapashalësh. Në mes të shkurrevet shihen tepricat e mureve të qytetit e të nji kishe; por gërmadhat janë mâ të lâna se ato të Svaçit, të Sardës e të Drishtit. Këtu gjindej qytet'i vogël i Baleçit (Balezo, Baleço, Ballegio, Ballesio, Baleçio të qv. XIV e XV) me nji peshkop (Balaçensis episcopus) të mvarun prej kryepeshkopit të Tivarit. Por qyshë në 1356 qahej peshkopi se s'kishte t'ardhuna mbasi peshkopija e tij ishte plot me shqizmatikë. Ndër libra t'arqivës së Raguzës përmenden artizanë të këtij qyteti, si zdrugarë e këpucarë. Mbas kadastrës së 1416-s "la cità da Balezo" kishte aso kohe vetëm 25 shtëpí. Pak mâ vonë u shkretue krejt. Në 1474 Gjon Crnojeviqi lajmonte Venedikasit se Tyrqit po dojshin me e forcue prap. Barletius (Bardheci) e përmênd logun si gërmadhë, 12 mil romak (nji mil r.=1000 hapashalë) prej Shkodre, 5 prej Drishti.

Në rreth të Balezo-s gjindet fshati mohamedan Koplik (Cupelnich te Presbyter Diocleas-i, Kupêlnik ndër pronat e monastirit të Kryêngjëllit themeluem në Prizren prej Carit Stefan Dushan në 1348, Copenico në kadastrën venecjan të 1416-s). Simbas ksaj kadastre atje banojshin ende aso kohe shumë priftën grekë të kishës sërbe dhe civila mâ e shumta e banorvet kishin aso kohe emna sërb.(.....).

Shkodra qëndron në nji fushë, vetëm 18 m. mbi rrafshin e detit, në të cilën çohet qyteza mbi nji shkâmb t'ishulluem në formë vezore e 135m. të naltë prej detit me pamje të gjânë përmbi lëqênin e gjithë rrethin, sidomos kah malet e nalta të Malit të Zi e të Shqipnís. Vetëm detin i a zên nji varg sukash. Përmbi këtë shkâmb ka pasun qyshë prej kohnash mâ të lashtash gjithmonë nji kalá.

Pranë Shkodrës rrjedh Buna qi del nga lëqêni. Mâ përtej kah lindja i ka çelë vetes rrugë nëpër malet e Shqipnís nji ndër lumnat mâ të mëdhaj të gjysishullit balkanik, Drilo i Helenvet, Drino (gjen.-onis) ase Drinius i Romakvet, në mesjetë latinisht Drinus ase me artikullin roman Ludrin, Lodrino, Oldrino, Uldrinum, shqip Drin, sërbisht në mesjetë sidhe tash Drim. Rrânja âsht der (iranisht derena, darna,= plasë, grykë malesh; gr. deírô; sl.derem, drati), sikurse ke emni Drina ndërmjet Bosnes e Sërbís. Të dy emnat kanë nji kuptim, siç e ka shënue Tomascheku. Ky lum përmbledh e çon në det t'Adrijatikut ujnat e nji krahine të madhe. Drîn i Zi del prej lëqênit t'Ohrit, Drîn'i Bardhë prej maleve të nalta afër Pejës. Drîni e ka grykën në det afër Leshës, por veç ksaj ai ka hapun shpesh herë edhe nji krah të dytë në Buenë, shi afër Shkodrës. Kështu ka qênë gjithmonë në kohnat romake. Livius-i shkruen se Shkodra qëndron ndërmjet dy lumnash, nga lindja Clausala (Drinassi a Kiri) dhe nga perëndimi Barbanna (Buena), të cilët bashkohen e bien në oriundus flumen (kështu në dorshkrime, oriundus për Drinus i cili vjen "ex monte Scardo" (mal'i Sharit) dhe derdhet n'Adrijatik. Mâ qartë flet Plinius qi thotë se Shkodra gjindet 18 mil romak larg detit e në breg të Drinit. Kjo lidhje ndërmjet dy lumnavet ishte edhe në qv. XIII-XV, kur Buena quhet shpesh "flumen Drini", Shën Nikolli në grykë të Buenës "San Nicolo de Drino" ase "de Oldrino" (në librat e arqivës së Raguzës) e Shën Shirgjit në breg të Buenës "portus Sancti Sergii de Drino" (1282) ase "de Oldrino" (1349), "Sanctus Sergius Lodrini" (1391). Por gjeografi venecjan Domenico Negri shkruen qyshë në fund të qv. XV qi Drini kishte ndërrue rrugë e afër Shkodrës shihej nji shtrat i moçëm i mbuluem. Ky shtrat i vjetër âsht shënue edhe në kartën e Venecjanit Cornelli në 1688. Nji shtegtar anonim nga Venediku shkruen në 1557 se anët e Buenës janë të blera, mbasi ky lum s'e ka zakon me shtue. Ami Boué, ka shkrue në Recueil d'itinéraires I, 334 se "la plaine de Scutari, qui, en son niveau bas, servait probablement une fois à réunir les eaux du Drin à celles du lac et de la Bojana". Mâ në funt Drini ka hapun përsri në dimën të vjetës 1858 e 1859 nji rrugë kah veriperëndimi. Pêndat e dobta të ndërtueme atje u fshinë prej tij dhe gjatë dy dimnash gjithë fusha e Shkodrës u mbyt n'ujë prej vërshimesh të mëndershme, deri qi, të tretin dimën ai çau nji shtrat të ri. Banorët thonë se dy të tretat e ujit rrjedhin nëpër këtë shtrat të ri e vetëm nji e treta nëpër të vjetrin kah Leshja.

Shkodra, s'e ka ndërrue emnin e vet ka mâ se dymijë vjet e këndej. Romakët e quejshin Scodra, gjithashtu Grekët, Byzantinët nganjiherë kanë përdorë formën shumse Skodrai. Presbyter Diocleas shkruen Scodaris, n'adjektiv Scodrinensis. Qyshë prej vjetës 1287 shihet forma Scutarum (adj. Scutarensis). Form'e moçme sërbe ishte Skëdër, me dy gjyszânore; kështu ndihet nga nji herë edhe tash në Mal të Zi. Form'e re Skadar shihet qyshë prej mbarimit të qv. XIV. Italisht qyteti quhet Scutari, shqip Skodra ase Shkodra, tyrqisht Skenderije ase Iskenderije1. Hahni e spjegon emnin prej fjalës kodra shqip.

Mbretnat ilirë e kishin selín e tyne në Shkodër. Ka edhe pare me mbishkrim Skodreinôn e nji figurë helmet. Mâ të vjetrin përshkrim të qytetit e ka bâmë Livius-i 168 v.p.K. në historín e luftës kundra mbretit ilir Gencit (Genthius). Shkodra ishte qyteza mâ e forcuemja dhe mâ e vështirë me u pushtue e fisit të Labeatvet, në nji vênd të fortë prej natyre, rrethuem me mure, me pirgje përmbi portat. Kur pretori Lucius Anicius u duk përpara qytezës, Mbreti Genc (ka edhe pare të këtij me mbishkrim grek) bâni nji mbësymje përjashta, por u shty mbrapësht e u shtrëngue me u tërhjekun në qytezët. Lypi mandej nji armpushim e ndërsa po bisedohej për këtê iku në nji anije në lëqê. Por kur pa se rrugën e ikjes e kishte të preme, vojt e i u dorzue kryekomandantit romak, i cili të mbrapmin mbret illyr e çoi në Romë. Shkodra u bâ nji qytet romak, nji ndër kryevêndet jugore të provincës së Dalmatís, ku mâ vonë Perëndori Diocletian formoi nji provincë të re me emën Praevalis. Kristjanizma u shtrî këtu qyshë heret dhe prej të IV qv. në qytet filluen me u emnuem peshkopë.

Historija e ksaj peshkopije zgjatet e papreme qyshë prej kohës romake deri në ditë të soçme. Kur perëndorija u coptue në nji perëndorí romake të Perëndimit dhe në nji të Lindjes, Shkodra me të tânë provincën mbet me Romën e Lindjes nën Stambollin. Ndërkohë, kur në qv.VII mbërrîtja e Slavëvet i ndryshoi të gjitha kushtet e këtyne viseve, Byzantët e bânë Shkodrën me Drishtin, Leshën, Ulqinin e Tivarin nji pjesë të provincës së Durrsit. Sado qi shumica e banorve të këtyne qyteteve ishin pasardhës të Romakve të hershëm, peshkopët e tyne i gjêjmë ndër katalogët e vjetër të mvarun prej metropolitvet grekë të Durrsit. Në qv. XI Shkodra ra në duer të Sërbvet, të cilët aso kohe përkrahshin kishën latine kundra Grekvet. Kështu peshkopët e këtyne qyteteve u vûnë nën jurisdikcjonin e kryepeshkopit latin të Tivarit. Kur në 1096 u përshkuen këndej kryqtarët e Francës jugore, gjetën në Shkodër Mbretin sërb Bodin, i cili i priti prinjsat e Provencalvet miqsisht. Perëndorët e familjes së Komnenvet e sidomos Perëndori Manuel, e përtrinë zotnimin byzantin përmbi këtë krahinë bregdetare. Por si ra poshtë perëndorija e Stambollit me vdekën e Manuelit (1180), Shkodrën me të gjithë qytetet e tjera rreth e rrotull i pushtoi Zhupan'i Madh sërb Stefan Nemanja. Sprovimin e fundit për t'a përtrimë zotnimin grek në këtë krahinë e bâni në 1215 i pari Despot i Epirit Mhill I. Ky i a shkëputi Shkodrën të birit Nemanjës, Zhupanit të Madh Stefanit, qi mâ vonë u bâ mbret e u quejt Kunorzuem'i Parë. Mirpo Epiroti vdiq papritmas e atëherë Sërbt e pushtuen prap qytetin, i cili mbet gjithnji në dorë të tyne gjatë qindvjetvet XIII e XIV.

Qytez'e Shkodrës në jetëshkrimin e Nemanjës të shkrueme prej Stefanit të Parkunorzuem (1215) quhet Rosafë. Me formën Rosapha e njeh kët'emën edhe Marin Bardheci (Marinus Barletius) në 1480, ashtu siç përmêndet edhe te disa auktorë të qv. XIX. Ky emën i përket nj'asaj kategorije toponimash për t'u vûmë ré, ndonse jo të rrallë, qi nën influencën e gojdhânavet merren hua prej vêndesh tjera. Ka qênë nji qytet Rusafa në Lindje të Syrís, në shkretí të lumit Frat, jo larg nga Palmyra e hershme, sod i lânë, por i ruejtun shumë mirë me muret e ndërtesave të tija. Emn'i tij do të jetë bartun prej ushtarvet romakë nëpër legjendën e Shën Shirgjit e shëna Baftit. Nën Shkodër ka qênë në breg të Buenës nji monastir i përmêndun i këtyne dy shênjtënve dhe populli solli vêndin e këtyne martyrve syrjanë në rrethin e afër.

Nën Nemanjajt Zeta me gjithë Shkodrën shpesh herë ka qênë vênd'i trashigimtarve të thronit. Si u shkatrrue mbretnija sërbe, këtu pat zotnue qyshë aty kah vjeta 1360 familja e Balshajvet. Në funt Tyrqit zûnë rob në 1392 Gjergj Stracimiroviq Balshën dhe e lanë mbandej të lirë vetëm kur ai u dorzoi Shkodrën. Zotnim'i Tyrqvet në Shkodër e në Shën Shirgj ngjati ksaj here nën kryekomandantin Shahin dy vjet (1393-1395). Mbasandej Gjergji vërtet i qiti përsri, por mbrapa u shtrëngue me u a kalue Venedikasvet Shkodrën me gjithë Drishtin, Denjën dhe Shën Shirgjin (prill 1396). Këta e mbajtën Shkodrën 83 vjet (1396-1479). Përfaqsuesi i tyne këtu ishte nji "capitaneus et comes" i Republikës. Sërbt u rrekën kot me e shtimë prap në dorë qytetin. E patën rrethue dy herë, të parën në mbarim të 1421-shit Despoti Stefan Lazareviq dhe të dytën mbas nja nji vjete prap despoti vetë e mbas tij Kryekomandanti Mazarak, deri sa Niccolò Cappello, i cili qëndrote me flotën venecjane përpara Shën Shirgjit, nji natë shëndreu i mbësyni Sërbt me nji sulm të fortë e i bâni me u tërhjekun kah Denja.

Tyrqit mbasi thyen Shtetet e krishtêna të Sërbís, Bosnes e Shqipnís, u rrasën përsri në kët'anë. Në kohën e Sulltan Mehmetit II Beglerbegu i Rumelís Sulejmani rrethoi Shkodrën në 1474. Por Antonio Loredano e pruejti trimnisht qytetin me 2500 ushtarë, me ndihmën e flotës venecjane në Buenë e në lëqê e i përkrahun edhe prej Crnojeviqve të Malit të Zi e prej Shqiptarve të malsivet. Nji rrethim të dytë në 1478, të përshkruem në nji shkrim latinisht prej Marin Bardhecit, e komandoi vetë Sulltan Mehmeti II. Venedikasit e pruejtën qytetin me heroizëm, por në funt u shtrënguen me e lirue me paqen e 1479-s. Prej 1600 ushtarësh qi pat pasun, vetëm 450 i kishin mbetun gjallë. Qytetarët u shpërngulën nën prinjsin e tyne Florio Jonima në Venedik, Ravenna e Treviso. Qyshë atbotë e deri në 1913 Shkodra mbet për 434 vjet nën sundimin tyrk.

Qândra e Shkodrës së vjetër ka qênë qyteza (castrum), me të hymë vetëm prej nji ane. Mbas përshkrimit t' Ippen-it, ajo âsht e rrethueme me nji mur të dyfijshëm. Në forcimet e saja kudo shihen shênjat e arqitekturës venecjane. Ndërtimet e soçme janë dâmtue shumë prej disa plasjesh depozitash baruti në qv. XIX. Të hymët të çon përpara trí portash secila me nga nji pirg mbë vete e mbas këtyne vijnë trí oborre. N'oborr të medisëm gjindet nji xhamí me teprica qemerësh gotikë të kryqzuem e skulptura. Kjo âsht pa fjalë kathedralja e dikurshme e Shën Shtjefnit, e cila ka qênë në zâ prej disa mrekullísh të vjetës 1346. Tyrqit e kthyen këtê në xhamí, por deri në 1685 ka qênë ende atje mbrênda nji orgën i prishun, ruejtun si trofé. Mbrênda qytezës gjindej nji pallat, në të cilin punojshin heret zyrtarë sërb e mâ vonë ata të Venedikut, sidhe burgjet.

Përmêndet ende nji kishë e Shën Nikollit "në Shkodrën e famshme". Mbretnesha Lenë, e vej'e Mbretit Stefan Urosh I, qi ishte frênge, atje n'atë kishë ka qênë veshun mungeshë prej mungarit Hiob. Në kadastër të 1416-s âsht e shënueme "San Nicolo apresso la porta". Tjera kisha katholike në Shkodër ishin: Shën Mrija kundruell qytezës, kisha e françeskâjvet (1395), kisha e Shën Ilís në kuvênd të Domenikâjvet (1444), Sh. Aponali, Gjithë Shênjtat, Shën Mjekët, dmth. Shën Kozmai e Shën Damjani, dhe dy kisha qi qyshë në 1416 ishin gërmadha: Shën Theodori e Shëna Kryqja. Sërbt kanë pasun në Shkodër nji monastir të Sh.Pjetrit qi mvarej prej Metropolitit të Zetës. Përjashta qytetit (Sub-Scutari = Nënshkodra) banojshin tregtarë raguzanë afër nji kishe të Shëna Vlashit. Në 1416 shtëpít e qytetit ishin të ndërtueme me gurë ase me dërrasa, aty-këtu me pullaz petavrash ase kashtet.

Pallat'i kralavet, mâ vonë i carvet sërb ishte përjashta qytetit në breg të lumit Drinac, të quejtun Negri Drinax, prej tjerë Venecjanve Drinase, sod Drinasi ase Kiri. Atje ishte selija e Mbretit të ri Stefan Dushan, kur ai në 1331 luftonte me t'anë Stefan Uroshin III. Simbas rrëfimit të përmbledhjes së jetëshkrimeve të Kryepeshkopit Daniel, i ati pat shkretue gjithë vëneshtat, pemishtat dhe arat e "urdhnue qi të shêmbej me gjithë themela edhe Oborr'i të birit nën Shkodër në breg të Drinacit me shumë pallate të mrekullueshme". Ende në 1416 kadastra venecjane përmênd "la corte de lo imperador" afër Shkodrës. Jastrebovi mendonte se pallat'i dynastís shqiptare Bushatlli në Kosmaç, i rrenuem prej nji vërshimi të Drinit në 1881, do të ketë qênë nji pjesë e këtyne ndërtesave; sepse nën nji mistrí të shkueme përsipër prej Tyrqvet u shihshin ende në dy salla teprica pikturash të vjetra kishtare. Por mbas fjalve të Danjelit Oborrin e Dushanit duhet me e kërkue mâ afër Shkodrës e mu në breg të Kirit.

Peshkopi katholik i Shkodrës qyshë prej qv. XI mvarej te kryepeshkop'i Tivarit. Peshkopët shpesh herë kanë bâmë për mbretnat sërb udhtime diplomatike. Kështu në 1321 Peshkopi Pjetër qe dërgue prej Uroshit II në Raguzë. Zyrtari politik mâ i nalti i qytetit ishte comes-i. Në 1347 përmêndet nji farë Comes Petrus Chranimiri. Bashkija quhej "commune et universitas Scutari" (1356); në krye fare qëndrojshin gjyqtarët e kshilltarët, "judices et consiliarii civites Scutari" (1401).

Në sekretarí të qytetit aktet u shkruejshin vetëm latinisht. Në 1330 përmêndet nji "Clemens filius Gini, notarius communis Scutari" shkrues për dokumenta sërbisht, në të njâjtën kohë edhe dragoman, njihet vetëm nën sundimin venecjan.

Në Shkodër janë premë edhe pare me mbishkrim latinisht. Mbret Konstantini, i biri Mbretit Stefan Urosh II Milutin, i cili qe vramë shpejt në luftë me të gjysvëllán Stefan Urosh III (1322), pritte pare t'argjênta 5 typesh: "S. Stefanus Scutari", n'anën tjetër mbreti mbi thron e përqark mbishkrimi "dominus rex Constantinus". Paret e qytetit prej bronxi kishin në nji anë fytyrën e Shën Shfjefnit e në tjetrën të Shëlbuemin me mbishkrimin "civitas Scutarensis". Gjergj Stracimiroviqi pritte këtu edhe pare argjêndi me fytyrën e vet dhe atê të Shën Shtjefnit, sidhe 20 typa "Follari" prej bakri. Paret e bakrit të kohës venecjane kishin në njânën anë Shën Shtjefnit e në tjetrën Sh.Markun.

Në Drisht, Ulqin e Tivar ka pasun në mes të qytetarvet shumë teprica Romakësh të moçëm ase Romanësh, të cilat mund të njihen nga emnat e familjevet. Por në Shkodër në qv. XIV emnat ishin mâ e shumta shqip. Ndër librat e arqivës së Raguzës e të Kartorrit përmênden: "Petre de Bercia", Andrea Span, Duchesa, Moisa Travalo" (1330), "Guin nepos Petri Chranimiri" (1331), "Progon Tudori de Scutaro" (1352), "Vita filius Duche" (1370), "Tole de Paraviso" (1395), et. Kishte edhe nji parsí qyteti: "Ser Marinus, filius comitis Stefani de Scutaro" (1417), et. Në qv. XV rrojshin në qytet edhe shumë familje fisnike qi për shkak luftash të papreme s'u pëlqente mâ me banue ndër pallatet e tyne në fshat. Kishte sidomos "Proniare", të cilët ishin të detyruem me shkue n'ushtrí me kalorí të vet, si heret nën Sërbt ashtu edhe mâ vonë nën Venecjanët. Tregtia ishte e gjallë, sidomos me Prizren e me Novo Brdo. Prej së mbrêndmi vinte sidomos argjênd e dyllë e çoheshin atje pëlhurna, krypë deti, peshk lëqêni i krypun. Buena ishte e zânë mun afër qytetit me pênda për gjojë peshku e për mullîj; Venecjanët në 1422 deshën t'i hjekin këto pengime, kështu qi anijet e lëqênit të mujshin me ardhun deri mbrênda në Shkodër.(.....).

Krahin'e Shkodrës shtrihej në të XV qv. prej bregut të detit ndërmjet grykës së Buenës e të Drînit deri në Tuz, e dame në dy rrethe: "sotto Scutari" (Nënshkodra) e "sopra Scutari" (Mbishkodra). Katunde kishte 114 (38 në rrethin e epër e 76 në të poshtrin) me 1237 shtëpí. Emnat e tyne për mâ të shumtën ishin po ata të soçmit, b.f. bash afër qytetit Lubani (sod Jubani), Vulcatani (tash Vukatani), Spatari, Cusmaci (tash Kosmaçi), Ulijari (mbajtës blete) s'âsht mâ. Ishte përmbi Shkodër e prej andej âsht i datuem nji dokument dhânë Raguzanvet në 1395 prej Kostantinit, të birit Gjergj Balshës e Theodorës qi ishte nji e motra Despotit Dragash. Nga qytetet mâ të rândsishmit kanë qëndrue vazhdimisht Shkodra, Leshja e Ulqini, që të tre themeluem para kohës romake. Âsht për t'u vûmë re se qysh janë shkretue prej XV qv. e këndej shumë qytete të vogla, sidomos selí peshkopësh si Balezo, Drishti, Sarda, Sapa e Svaçi. Ky fenomen përsritet në dy vênde të gjysishullit: në Thrakë, ndërmjet Gallipolit e Edrenes, si pasojë e fushatavet pushtimtare tyrke kur Osmanllinjt kaluen n'Evropë në 1354, dhe në Shqipní, rreth Durrsit e Shkodrës, si pasojë e luftave të mëdhá tyrke në qv.XV kundra Skanderbegut e Venedikasvet.

Fortesa kryesore rreth Shkodrës ishte nja 10 km.larg kah lindja në breg të Kirit, ku fillojnë malsìt: Drivasto, latinisht Drivastum, në sërbishten e vjetër Drivost..Qyteza mund të jetë ilire ase romake. Shqip quhet sod Drishti. Âsht nji log i naltë nja 150 m. mbi nji kodër, i kufizuem kah veriu dhe perëndimi prej luginës së thellë të Kirit, kah juga prej grykës së përronit të Drishtit, kështu qi vetëm prej lindjes jet i hapët. Në medis të ksaj kodre qëndron katundi, me nji xhamí e me tepricat e qytetit të moçëm me dy porta. Nja 60-80 metra mâ nalt, mû në majë, âsht qyteza e hershme, kalaj'e Drishtit, e rrethueme me murna në formë të nji poligoni të parregullt me tepricat e pirgjevet. Ndërmjet qytetit e kalás gjindet gërmadha e nji kishëze të vogël me tri altare rrumbullake. Te nji portë âsht nji armore me tre yj mbi nji rrasë guri. Nga gërmadhat hapet nji pamje e gjànë mbi Shkodër e lëqê. Bardheci lavdron ujin e ajrin e mirë të Drishtit.

Ndër katalogët e vjetër të peshkopvet grekë, Drishti shënohet i mvarun prej metropolitve të Durrsit; por ndër qv.XI-XV ai mvarej nga kryepeshkop'i Tivarit. Drishtin e kanë pasun për nji kohë të gjatë Byzantinët, deri qi e pushtoi Nemanja bashkë me Shkodrën. Nën zotnimin sërb qyteti mbet nji bashkí e privilegjueme, me nënpunës të zgjedhun e ligjë lokale. Mbretin e përfaqsonte nji Comes (1251). Kur në 1242 erdhën Tatarët nga Hungarija nëpër Dalmatí për me kthye në Rusí kah Sërbija e Bullgarija, simbas rrëfimeve t'asokohshmit Arqidjakon Thomas nga Spalato, qytetet e Svaçit e Drishtit u rrethuen prej sish e banorët e tyne u prenë. Drishti mbasi mbet bashkë me Shkodrën për dy vjet (1393-1395) në dorë të Tyrqvet, hyni në 1396 nën zotnimin e Venedikut. Republika i vërtetoi "antiqua statua"-t, rregulloi kufíjt ndërmjet rrethit të tij e të Shkodrës dhe siguroi shitjen e venës së vendit tue ndalue atê të përjashtmen. Komandanti i rrethit të Drishtit ishte nji pushtetar (podestà, potestas) venecjan. Balsha III qe mundue me e shtimë në dorë përsri qytetin. Në nji rrethim të gjatë në 1418, Komandantit Correr i mbetën gjallë vetëm 40 ushtarë, e të tânë të tjerët i diqën zijet e etjet. Me këtë gjêndje e për nji ditë shiu të fortë shtatori, Balsha sulmoi qytezën dhe pa humbje prej anës së tij muer rob Pushtetarin me gjithë të shoqen e ushtarët. Në 1421 Drishtin e pushtuen mbandej trupat e Despotit e për këtë pushtim u erdh tepër keq Venedikasvet "quia sine Drivasto civitas Scutari parum valet" (pse pá Drishtë vien pak qyteti i Shkodrës). Despotët sërb e mbajtën Drishtin deri në 1442. Në nândorin e 1426-s qe nënshkrue atje ndërmjet Venedikut e Sërbís nji traktat i hollsishëm kufîjsh e Venedikasit e zotnuen mbandej atë qytet edhe 36 vjet (1442-1478). Mbrapa patën vërtetue prap privilegjat e qytetit.

Qyteti e qyteza dallohen qartas prej shoshoqit: civitas et castrum. Kathedralja ishte nji kishë e Shën Gjergjit. Përmêndet edhe nji kishë e Shën Mrís dhe nji tjetër e Shën Françeskut. Peshkopi kishte nji tog kishtarë, kanonikë, nji kryeprift e shumë priftën. Por mbasi t'ardhunat ishin të pakta, shumë prej sish shërbejshin në Raguzë, në qytet e rrethin e tij .Rreth'i Drishtit kishte mjaft venë e voj. Por për shkak të luftave të padame kishte fillue me u shtue vorfnija. Simbas përshkrimit të Bardhecit, banorët e Drishtit e quejshin veten me krení si pasardhës të Romakvet (Romanorum colonos se appellantes). Me të vërtetë ndër emna familjesh të qv.XIV e XV gjinden shumë emna thjesht romanë: Palombo ase Colomba, de Leporibus Barbabiancha, Summa, Bello. Pranë këtyne pa dyshim ka edhe emna shqiptarë si: Bariloth, Trekalo, Skapuder( e para gjurmë e emnit kombtar të Shqiptarvet, nga 1368) dhe sërb, si Berivoj ase grekë, si Calageorii e Spano (spanós =mjekër-rruemi). Familja fisnike mâ e nâlta ishin Shpanajt (Span, Spano, sërbisht Spanoviqi). Nji degë e ksaj familjeje në qv. XV ka qênë në shërbim të Venedikut. Nji tjetër ishte partizane e Sërbvet. Prej sish përmêndet shpesh ndër librat e arqivës raguzane nji Peter Span, Shqiptari katholik, vdekun pas 1458-s. Ky kishte tre djelm: Bozhidarin (+para 1474), Lleshin (Alexius, filius Petri Spani ase Lje_ Spanoviæ), në 1454 vojvodë i Despotit Gjergj në qytetin malsuer Novo Brdo (në 1474 ishte ende gjallë), dhe Hrvoje (gjallë në 1478). Mbas 1474-s përmêndet edhe i biri i Bozhidarit Pjetri me t'âmën Gojsavën e të shoqen Ljubosavën. Venecjanët në qv. XVI i quejshin malet mbrapa Drishtit në veri të Drinit "monti delli Spani" dhe ato në jugë të Drinit "monti delli Ducagini". Qytet'i Drishtit ka premë edhe pare të remta shumë të vjetra. Shihet mbi to nji qytet me pirgje e nji portë, përmbi këtê nji figurë zambaku.

Toponomastika e rrethit âsht pjesrisht romane: Fundina (fontana), Kryqe (crux): në 1402. Nën malin Maranai (në qv.XV Marinaa ase Marinaj) gjîndej kuvêndi benediktin i Shën Gjonit, dhânë prej papës në 1356 peshkopit të Balezos. Ky mâ vonë i përkitte qarkut të Drishtit, në katundin Stole ase Strilalio dhe abati duhej t'ishte gjithmonë nji Drishtas. Gërmadhat, nji pirg i nâltë katërkândsh me tepricat e kishës e të kuvêndit, gjinden në fushë të Shtojit, qi bie në veri të Shkodrës afër katundit të Rrashit. Në qv.XIX për këto gërmadha të kishës së Shën Gjonit të Rrashit kanë pasë dalë grindje të mëdhá ndërmjet katholiqvet e orthodoksve të shpërngulun nga Mal' i Zi.

Gjatë rrethimit të mbrapëm të Shkodrës, Tyrqit patën pushtue Drishtin në 1478 dhe marrë 300 Drishtas rob. Sulltan Mehmeti II urdhnoi me u premë kokat të gjithë këtyne para murevet të kalás së Shkodrës për të tronditun Venecjanët e me i bâmë qi të bieshin në dorë. Tue u nisun prej Shkodret fushës mbi rrugën e Prizrenit, për dy or'e gjymsë mbërrîn njeriu në Drî, mû n'atë vênd ku ky i lên malet mbrapa. N'anë të mângjët kah juga çohet nji kodër në trajtë kumbone, me tepricat e nji qyteze të lashtë, qi Shqiptarët e quejshin Dajino2. Nën kodrën gjindet nji fshat i vogël, Vau i Denjës. Atje âsht nji kishë e Shën Mrís, sod kisha famullitare e katundit të Laçit, nji ndërtesë e shëndoshë me kube të naltë e fresqe mjerisht fort të dâmtueme: mâ të rijt kanë qênë pikturue përmbi mâ të vjetrit e mbishkrimet e saja janë do latinisht e do greqisht. Këtu ka qênë vau i moçëm ku kapërcehej Drîni me varka të mëdhá parake të përshkrueme edhe prej Boué-ut ("pareço" e "ladia" të raportevet raguzane në 1377).

Qyteza âsht e njohun mirë nga përmêndoret e qv.XIV e XV, latinisht Dagnum ( mercatum Dani, de Dano, de Dagno), italisht Dagno, sërbisht Danj. Mbreti Stefan Urosh III u ka pasë dhânë këtyne Raguzanvet nji privilegjë tregtije në 1326. Cari Stefan Dushan i a kishte falë kishën aty në 1348 monastrit të Kryêngjëllit të themeluem prej tij afër Prizrenit, "kishën e Shëm Mrís në Danj me gjithë njerzín e tokat, me katundet Prapratnica e katundin Lonçari". Nën të birin e Dushanit, nën Carin Urosh, përmêndet në Denjë (1361) nji peshkop latin i mvarun te Kryepeshkop'i Tivarit. Ke Farlati shtrihet rresht'i këtyne peshkopve, qi mâ vonë kishin vetëm titullin e jo mâ selí atje deri në vjetën 1520. Nën Balshajt përmêndet shpesh dogana e këtushme (carina na Dani, Danju). Gjergj Stracimiroviqi në 1396 desht'u a lëshojë Venecjanvet edhe Denjën bashkë me Shkodrën, por atê para se t'a dorzonte i a përlau fisniku Koja Zakaria i cili shkruhej "dominus Sabatensis et Dagnensis" dhe zotnonte qytezën. Aty në 1431 ka qênë atje për nji kohë të gjatë nji sundimtar (qefalí) tyrk. Në funt Zonja Bola ase Boja, e bija e Kojës, u a dorzoi Venecjanvet në 1444 qytezën e Denjës, të forcueme me 7 bumbardha, qytezën e Shatit dhe do vise tjera. Në 1447 Denjën u a shkëputi Venecjanvet Skanderbegu, por mbas nji vjete u a ktheu prapë. Në 1456 mbandej e muerën Dukagjinajt, por mbas dy vjeç Lekë Dukagjini me të vllaznit prap u a kthyen Venecjanvet. Ndërkohë Zonja Boja ankohej në 1456 sepse papa i a kish dhânë "capellam Sancte Marie subtus Dagnum" nji kishtari latin. Republika u përgjegj se ajo s'e kishte në dorë me i shlye dekretet e papës, prandej zonja mujte me i u ankue këtij vetë. Rreth'i Denjës ishte i punuem mirë aso kohe, plot me katunde e me vëneshta të vjetra e të reja.

Mâ tutje kah lindja, afër katundit të Mazrekut, në të djathtën e Drinit bash ndër ngushticat nëpër të cilat përshkohej uji âsht nji kishë 27 hapashala e gjatë me pirg, pjesë e teprueme e nji monastiri të vjetër; nji mbishkrim përmênd "rex Vros" dhe "abas" të monastirit "cum universo suo clero". Ippen-i e quen këtë kishë Shën Nikolli i Shatit.

Kundruell, dy orë larg Shkodret, n'anën e mângjët të Drinit, gjinden gërmadhat e nji qyteti me qytezë përmbi nji gjysishull shkâmbi, të rrethuem në trí anë prej lumit; shquhen ende tepricat e pirgjevet katërkândshe mbi muret e qytetit, porta e qytezës dhe dërmí të kishës, krejt dalë prej nji punimi trashaman pa stolí. Ky ishte qytet'i Sardës, selí peshkopi nën kryepeshkopí të Tivarit. Peshkopët "Sardenses" ase "Sardanenses" përmênden 1190-1460. Nga nji herë ata titullohen edhe peshkopë të "Polatum minus", qi âsht nji banore afër malit, por mâ vonë peshkopija e tyne bashkohet me atê të Sapatës. Gërmadhat quhen sod Shurdha ase Shurza.

Jet me shënue diça edhe mbi udhën prej Shkodre në det, në grykë të Buenës dhe n'atê të Drinit. N'anë të djathtë të Buenës vjen mâ së pari katund'i Oblikës nën Tarabosh (572m.). Këtu ka qênë qyteza Obliquus, në të cilën, simbas rrëfimit të Presbyter Diocleas, Cari Samuel i Ohrit pat rrethue e zânë gjallë princin sërb Vladimirin. Në qv. XV Gojçin Crnojeviqi kërkonte prej Venedikut Oblikën, të cilën e kishin zotnue dikur të parët e tij (1444, 1452). Mâ poshtë vjen katund'i Trushit, dikur Trunsi ase Trompsi, mbi "insula Sancti Sergii", i cili në 1423 i pat mbetun besnik Venedikut.

Logu kryesor i bregut të Buenës ka qênë monastiri benediktin i Shën Shirgjit e Baftit në të mângjët e në jugë të lumit, 18 mil prej detit e 6 (nji or'e gjymsë) prej Shkodret. Nuk dimë se kur e prej kujt âsht themelue ky monastir. Adhurim'i këtyne dy shênjtënve syrjanë kishte mbërrîmë në kulm në qv.VI nën Perëndorin Justinian, i cili u kishte kushtue edhe nji kishë të madhe në Stamboll. Presbyter Diocleas-i raporton se n'abatí të Shën Shirgjit ishin vorret e mbretënve djokletjanë të qv. XI e XII, të Mhillit, Bodinit, e pasardhësve të tyne. Gjinden të ruejtuna mbishkrimet latinishte mbi të përtrimët e kishës prej Mbretneshës Lenë e të bijvet, Mbretnave Stefan (Dragotin) e Stefan Uroshi II (Milutin) në 1290 e 1293. Pranë monastirit ishte skela për anije tregtare, nji zyrë doganore e magazí krype. Kjo âsht arsyeja qi flitet aqë shumë ndër përmêndore të mesjetës, sidomos raguzane, për Sanctus Sergius, San Serzi ase portus Sancti Sergii de Drino (Oldrino), sërbisht Svti Srgj. Përmêndet edhe nji treg i përvjetshëm (panajir) në Shën Shirgj (1377). Mbartoheshin pëlhurna, venë Dalmatije e Italije, krypë deti et.e zhbartoheshin drû, dyllë, plumb e argjênd nga Sërbija, peshk nga Shkodra et. Zyrtarë të mbretnavet sërb ishin p.sh. nji përfaqsues i Mbretneshës Lenë, "baiulus domine regine ad portum Sancti Sergii" Bogdasha (1335). Nga depozitat e këtushme të krypës, në bazë të dekreteve mbretnore e perëndorake sërbe, merrrshin nji dhuntí të përveçme monastiret e Vraninës, Banjakës dhe Prizrenit. Në kohën e luftimevet ndërmjet Tyrqvet e Gjergj Stracimiroviqit sundonte në Shkodër e në Shën Shirgj (1393-1395) Shahini, "capitaneus Turcorum". Gjergji i dëboi Tyrqit, por qyshë në 1396 edhe këtë skelë u a dorzoi Venecjanvet. Ndër luftat e Venedikut kundra Balshës III e Despotvet sërb si liman ka pasun nji rândsí të madhe. Këtu rrijshin galerat venecjane për projën e Shkodrës e prandej në 1423 pranë monastirit ka qênë ndërtue nji mburesë e përkohshme, llagore me nji gardh hûjsh të trashë e të naltë. Në korrik të 1423-s u duk atje Gjergj Brankoviqi, i nipi i Despotit Stefan, me 8000 kalorë, por qyshë në gusht u vû nji paqë ndërmjet Venedikiut e Sërbís mu n'atë mburesë gardhi. Me këtë paqë Venecjanët mbajtën Shkodrën, Leshën, Ulqinin e Shën Shirgjin dhe Sërbt muerën Drishtin, Tivarin e Budvën. Në funt Tyrqit filluen me sulmue Shkodrën, Shën Shirgji ka përbâmë nji pikpështetje me rândsí për Venecjanët.

Tregtija lulzonte në Shën Shirgj edhe në kohën e Tyrqvet, atje u mblidhshin anijet e karvanet. Ende në 1685 ishte mbë kâmbë nji kumbonore kishe e naltë e shumë e bukur qi lante gjithë fushën. Sod kisha e Shën Shirgjit âsht nji gërmadhë e shkretë, nji ndërtesë e madhe tri sallash e tre altarësh me mure guri e tulle tue u ndërrue këta palë-palë, teprica të nji shtrese mozaiku dhe shênja fresqesh të moçme dy shtratesh nji mbë nji. Pullazi ka mbarue e mbrênda kishës rriten drûj. Në nji anë muret janë gërrye fort prej Buenës nën ta. Atje afër gjindet fshat'i Shirqit a Shirgjit.

Fusha në veri të Buenës quhej në qv.XIV e XV Zabojana (pas Buenet). Sod porti mâ i rândsishëm i këtij lumi âsht Oboti, qi gjindet në breg të djathtë e qi mundet me qênë "Scala" e qv. XV. Samrishi në breg të mângjët, dikur Samarisi, ka qênë nji çiflik i hershëm i Gjurasheviqvet a Crnojeviqvet, porse Venecjanët s'deshën me va kthye mâ atyne e kështu va falën do besnikve të vet prej familjes fisnike të Pamaljotvet. Mâ tutje në krah të djathtë âsht Gorica, banuem prej Shqiptarësh të krishtênë, Garica e Presbyter Diocleas-it, Santa Maria de Goriç de Ludrino në regjistrat e kancellarís raguzane në 1387. Asokohe këtu ngarkoheshin drú për të dërgue me anije përjashta. Mâ së mbrapmi vjen Sanctus Petri de flumine Drini (1278) dhe Ecclesia Sancti Theodori in flumine Drini (1282, 1374) e katundi Belleni (Bellani), sod Beleni ase Belaj, në breg të mângjët.

Nga an'e djathtë derdhet ne Buenë lumi Megjureç, nja 20 km. i gjatë, qi del prej lëqênit të Sashit, ky nja nji gjys'ore larg bregut të Buenës. Ky lëqê s' âsht tjetër veçse nji shtrat lumi i zgjânuem, i gjatë 500 m. e mbas shinash të fortë edhe deri në 4 km. Lugina e epër âsht moçalore e e pashëndeçme. An'e djathtë âsht pyllore, e mângjëta e xhveshtë e gurishtë me gërmadha të nji qyteti të vjetër. Këtu ishte Svaçi latinisht Suacia ase Soacia, italisht Suaço ase Soaço, selí e nji peshkopi të kryepeshkopís së Tivarit, përmêndun qyshë në 1067 e deri në 1530. Prej kohës së Nemanjës e mbrapa Svaçi ka qênë në dorë të Sërbvet, âsht rrenue në 1242 prej Tartarvet, mbandej përtrimë, por prap pat fillue me ramë para 1400-it. Njihen pare të preme prej këtij qyteti: në njânën anë kanë fytyrën e Shën Gjonit Pagzues e në tjetrën nji logjí dy podesh me kube e në majë nji pirg me mbishkrimin "Sovaci civitas". Muret e qytetit ishin në 1406 në nji gjêndje aqë të keqe qi peshkopi shkoi si i dërguem i qytetit në Venedik me kërkue lejë për "fortificare et murare locum illum", tue qênë se Tyrqit kishin fillue me plaçkitun rrethin. Raguzanët i apin peshkopit në 1413 tjegulla për të mbuluem pullazin e kishës. Në qv.XVI qyteti ishte i lânë e i shprazët. Giustiniani shkruen në 1553 se në "antichissima città della Suazzi" muret edhe pirgjet ishin ende mbë kâmbë dhe hendeqet para murevet ende lirë.". Sod katundarët e rrethit i quejnë gërmadhat "Kishat" ase "Shas", siç quhet edhe nji fshat i vorfën mohamedanësh aty afër.3 Qëndrojnë ende muret e qytetit me dy porta: veç këtyne shihen edhe teprica të disa kishave sidhe gërmadhat e nji kishe të madhe me altar në pirg e të nji kishe tjetër me teprica pikture e me vorrin e nji peshkopi të quejtun Mark e të vdekun në 1262.

Mâ larg janë disa katunde qi përmênden në kadastrën e 1416-s me këta emna: Penetari (tash Pentari), Prekali (edhe tash ashtu), Luarisi (tash Luarsi), Reçi (tash gjithashtu). Në grykë të Buenës âsht mânjtas Polani ase Pulani (tash Pulaj), djathas nji monastir i moçëm benediktin i peshkopís s'Ulqinit, San Nicolo de Boiana ase de Drino (Oldrino) ase edhe"abadia de San Nicola de la foza de la Boiana" (foza, latinisht fauces= grykë). Kët emën e ka edhe sod nji katund shqiptar i atyshëm, Shinkolli. Dikur, sigurisht ende para mesjetës, gryk'e Buenës gjindej mâ tutje kah veriu, mâ afër Ulqinit, atje ku âsht sod lëqên'i Zogaje, në nji fushë të ngrohët e pjellore, plot me pyllë, drithna e pemë.

Gryka e Buenës e ajo e Drinit janë nja 20 km. largas. Toka qi i dán, me kodra deri 551 m. nalt, në mesjetë ka qênë e mbushun dendun me banorë. Sod âsht shkret. Në det gjindet port'i Shkodrës Shëngjin i Medvës, i përmêndun qyshë në 1336 si portus Medue, në shënimet raguzane të 1414-s "Miedua , portus Alesii", në kartën e Italjanit Benincasa në 1476 Medova. Limani âsht po ai qi përmênd Qesari në de bello civili 3 mil romakë (4 km. e gjymsë) prej Leshjet si "tutissimus portus" Nympheum.(limani fort i sugurtë i Nympheum) Skanderbegu pat kërkue prej Venedikut, edhe ky i a pat lëshue, viset Medoa dhe Vilipeje (tash Velipoja) për me mujtun me dërgue grigjet e tija për kullotë në tokë të Republikës. Kadastra e 1416-s përmênd këtu shumë katunde: Barbarossi (tash Barbullushi), n'anë të djathtë të Drinit, Chacharichi (Kakariqi), Baladrini (Balldrêni), Renisse in la Medoa (Mal'i Rrencit, 551 m. nalt, në veriperëndim të Shëngjinit).

Drîni, i quejtun edhe "flumen Lesii"(Alexii), kishte në mesjetë nji rândsí shumë mâ të vogël se Buena. Asnji lajm s'na thotë se anijet tregtare i janë ngjitun këtij lumi aqë larg sa Buenës. Krahina afër Denjës quhej Rogamania, me katundet e përmênduna ndër dokumenta me emnat: La Virda (tash Vjerdha), Lissani (tash Lisna), Dodice (tash Dodej), Medoja (tash Mjedja). Mbandej vjen krahin'e përmêndun qyshë në qv. XV në të mângjëtën e Drinit Zadrima (pas Drinit). I thojshin edhe "pian del Sati" (1459) me qytezën Sati (castrum Satti, Satum, Sat, castello di Sati), nën "monte de Satti". Qyteza e Denjës, Shatit, Sapatës dhe krahinat e Zadrimës e Rogamanís i përkitshin aso kohe familjes Zakarija e mâ vonë Dukagjinvet. Gjindet sod atje edhe nji fshat i quejtun Nënshat. Por logu kryesuer ishte Sapa ase Sapata, selija e "epicopus Sappatensis" qi varej prej kryepeshkopís së Tivarit. Popullsija e vêndit e përtrinë në 1291 qytetin e shkretuem "Sava" dhe lypën nji peshkop qi papa, mbas lutjes së kryepeshkopit të Tivarit, ja kishte premtue dhe Mbretnesha Lenë lejue. Katundet e krahinës janë të njohun mirë nga traktatet e lidhuna ndërmjet Venedikut e Dukagjinit: Aimeli (tash Hajmeli), Scaramani (Sharomani, afër Nënshatit), Fontanella et. Në 1452 ishte nji fshat qi quhej Gladri dhe lumi "fiume del Jadro", sod Gjadri. Stefan Dushani i pat falë monastirit të kryêngjëllit në Prizren nji kishë të Shën Mrís nânë e nji pyllë në breg "del Gladra" e bashkë me këta edhe katundin Zheravino, i cili në qv. XV figuron si çiflik "pronia" (feud) i familjes Zakarije. Peshkopija e Sapatës mbas 1490-s qe bashkue me atê të Sardës dhe qëndron ende sod. Mbas nji përshkrimi të 1685-s në këtë kohë shiheshin vetëm pak teprica të mureve të Sapës nën mal të Kryêngjëllit (vestigi delle sole muraglie della città di Sappa alla costa del monte detto S. Angelo-Theiner). Ky âsht mali qi sod i thonë i Shën Mhillit, me nji gërmadhë kishe. Në rrânxë të malit tregohet vêndi ku ka qênë Sapa. Nji gjyms'ore mâ përtej âsht selija e soçme e peshkopit të Sapatës, prej të cilit mvaren katholiqt e Zadrimës e të Dukagjinit, mâ se 2000 shtëpí.

Afër Leshës gjindet logu Suffada (Zufada), ku ngarkohej drû e krypë, mbas nji lajmi venecjan në 1393, 8 mil prej Leshës, Shufadaj ndër dokumenta të Princ Gjon Kastrijotit në marredhânjet e tija me Raguzanët në 1420. Këndej u përshkojshin aso kohe tregtarët për Prizren "të Zotit Despot" nëpër dheun e Gjon Kastrijotit. Tre vllaznit Balshaj e kanë datue nji letër në 1368 për Raguzanët "pranë urës së gjânë të Leshës". Ky log ka qênë ndoshta vetë Shufadaj, mbasi bash nga depozitat e Urës së Gjânë tërhiqshin dhuntí krype mot për mot monastiret e Banjskës e Prizrenit.

Gjasht'orë nën Denjën, n'anën jugore të grykës së Drinit qëndron qyteti i Leshës, i quejtun kështu prej Shqiptarvet e Sërbvet, Lissos prej Helenve të hershëm, Lissum prej Romakvet, Elissos prej Byzantinvet, në qv. XIII-XV latinisht Lessium (Lexium, Lessum), në qv.XV Alexium ase Alessium, italisht Alessio. Mbi nji majë shkâmbi 200 m. qëndron nji qytezë e moçme katërkândshe, ku mund të ngjitet njeriu vetëm nga an'e lindjes. Qyteti gjindet nën atë qytezë në rrânxë të shkâmbit. Simbas Diodorit, në vjetën 385 p.K. Denysi Plak "tyrani" i Syrakuzës themeloi në Lissos nji koloní greke. Qytez'e ksaj, e njohun nga raportet e Polybios-it, u quejt Akrolissos. Hahni shënon themele të vjetra të mureve të qytezës, prej blloqesh të mëdhá guri mbas mënyrës së murevet "qyklopike" të Heladës. Ka edhe pare të "Lissiotvet" me mbishkrime greke. Mâ vonë këtu zotnuen Ilirët. Nën Romakët Leshja ishte qyteti mâ juguer i provincës së Dalmatís, piknisja e rrugave të mëdhá kah Salona, Nishi (Naissus) e Durrsi. Gjatë luftavet me Normandët, Anna Komnena lavdron pozitën e fortë e të pambësyshme të qytezës, prej kah edhe Byzantinët në luftën e tyne kundra Boemundit i çojshin Durrsit për det ushqim e armë. Në kohën e Nemanjës nuk përmêndet Leshja, por mbrapa shpejt na del nën zotnimin sërb. Peshkop'i saj heret mvarej prej metropolitvet grekë të Durrsit, por mâ vonë kaloi n'anën e kishës latine (episcopus Lessiensis, qyshë në 1371). Ndër akte tregtije Leshja vetëm rrallë përmêndet me ndonji farë rândsije. Balshajt banojshin shpesh në këtë qytet. Në 1393 shohim qi ky u dorzohet Venecjanvet prej dy vllazënve Dukagjinaj, Progonit e Tanushit. Aso kohe Leshja quhej si "syn'i djathtë i Durrsit". Skanderbegu, kur vdiq në 1468, u vorrue në kishë të Shën Nikollit të Leshës. Kur e muerën Tyrqit këtê në 1478, çelën vorrin dhe i shpërdanë eshtnat e prinjsit të famshëm të Shqiptarvet gjithandej për talisman (hajmalí). Këtu Farlati përmênd 5 kisha: Shën Nikollit (ndoshta në qytezët), e kthyeme në xhamí, e Shën Gjergjit e rrënueme, e Shën Sebastjanit, e Sancta Maria a Nivibus ase Zonj'e Borës (depojë tyrke), e Sancta Maria ab Angeli salutatione ase Sh.Nuncjata, mbandej jashta qytetit ajo e Sancta Margarita e Sancta Maria, kishë françeskane. Tash Françeskâjt banojnë n'anë tjetër të lumit në kuvênd të Shëna Ndoit. Peshkopi katholik i Leshës, prej të cilit mvaren edhe Mirditasit, nën Tyrqín e kishte selín e tij në Kallmet. Mbrênda qytezës janë gërmadhat e kështjellit të bejlerve të dikurshëm të Leshës. Deti ndërmjet grykës së Drinit e të Buenës quhej prej Venecjanvet, edhe ndër kohna të vona, "il golfo dello Drino".

marre ngs libri "Vëzhgime Iliro-Shqiptare" Përpiluem prej: Dr. Ludwig von Thallóczy-t

Me pjesmarrjen e Prof. Dr. Konstandin Jireèek-ut, Prof Dr. Milan von _ufflay-t, Shef Sekcjoni Theodor Ippen-it, Prof. E.C. Sedlmayr-it, Arqivar Dr. Josef Ivaniè-it, të ndjyemit Emmerich von Karácson-it, Kshilltar Sekcjoni i mbr. Hung.. Béla Pech-it dhe Karl Thopia-s.

Përkthyesi shqip Mustafa Merlika- Kruja


[ Edited Mon Jun 15 2009, 01:49AM ]


Back to top
Vaskja
Wed Sep 24 2008, 11:32AM
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 05:29PM

Posts: 3605
Në qoftë se bajmë fjalë për nji kulturë shkodrane, ketë do ta marrim në nji veshtrim mâ të gjanë, tue përfshî gjithë Shqipninë e Veriut dhe mâ përtej. Sepse Shkodra ndër shekuj ka qenë nji pikë referimi, si në pikëpamje politike ashtu edhe ekonomike, tregtare e kulturore për arsye edhe të pozicionit qe ka zanë e zen edhe sot me male, me fusha e me ujna që e rrethojnë.

Na ka ndodhë, edhe ne këta vjetët e fundit, që kosovarë të ardhun prej Gjakove, Prizrendi e krahinave të tjera të Kosovës, të na shpreheshin pa mëdyshje dhe me bindje të plotë se kryeqyteti, kryeqendra edhe e Kosovës, gjithmonë ka qenë dhe mbajnë Shkodrën, e cila në të gjitha kohët qe frymëzuese e aspiratave të të gjitha trevave që formojne hinterlandin e saj.

Tue pasë parasysh ketë rol të randësishëm, të luejtun gjatë rrjedhës së shekujve, e pse jo të mijëvjeçarëve, nuk âsht pa vend të theksohet me të madhe se jo vetëm Veriu i Shqipnisë, por edhe krejt Shqipnia, mbrenda kufijve të vet etnikë, i detyron Shkodrës çdo shfaqje të tipareve të veta shpirtnore, e joshpirtnore, që e kanë bâ të njohun në botën e lashtë, të mesme e të soçme.

Detyra e jonë âsht që, tue hy sa mâ thellë në të kaluemen, të krijojmë premisat për ta kuptue mâ mirë ketë njimendësí të historisë sonë.

Qysh në kohën e shfaqjes së krishtenimit në Ilirinë e lashtë, mbas afro dy shekujsh pushtimi romak, në të cilin qenë përndjekë me egërsinë mâ të madhe ndjekësit e kësaj feje,(1) të së mirës, të dashunisë midis njerëzve, Shkodra pati përfaqësuesit e vet në Koncilet e para. Dhe qenë ipeshkvijtë e parë të Shkodrës që, me formimin e tyne filozofik e teologjik, përfaqësuen me aftësí e denjësisht dioçezet e veta në areopage aq të cilësueme. Vetëm kjo na bân të mendojmë se shkalla e zhvillimit të vendeve që përfaqësojshin ishte e atillë sa me përligjë nji shfaqje të tillë personalitetesh me randësí botnore. Për çka kuptohej si botë në atë kohë.

Zhvillimin kulturor të Shkodrës prej mesjetës e këndej mund ta ndajmë në tri periudha, të cilat kanë ndikue në mënyrë të posaçme në jetën e qytetit, të rrethit të tij dhe të viseve përtej. Në qoftë se periudha e parë kufizon, në skajin e saj të fundit, me pushtimin turk, periudhë në të cilën lulëzuen emnat e mëdhaj të humanistëve tonë, kryesisht shkodranë si dhe të viseve që gjindeshin në rrethinën e saj; periudha e dytë pëson befas nji ramje e cila ka me u ndie për nji kohë të gjatë, dhe që mujti të shkapër-cehej, ndonse me vështirësí të mëdha, vetëm prej atdhetarisë e kambënguljes së nji kleri katolik që, tue i ndejë afër popullit të vet, e përkrahte në përpjekjet që bante për të mos iu nënshtrue pushtuesit aziatik. Periudha e tretë përfshin Rilindjen si dhe kohën e Pavarësisë kur, me formimin e Shtetit Shqiptar lulëzuen lirisht gjurmimet, studimet, krijimtaria letrare, kur, me nji fjalë, patëm ringjalljen shpirtnore të shqiptarëve, e cila merr fund me pushtimin e Shqipnisë prej komunizmit internacionalist e antishqiptar.

Tue lanë mënjanë periudhën në të cilën Shkodra shkëlqej politikisht e historikisht, kur ilirët ishin vetsundimtarë të kësaj njimendësie të quejtun Ilirí, para pushtimit romak, gjatë pushtimit romak e mbas vershimit të fiseve barbare, na do të shohim se pak a shumë në ato çaste kur fillojnë të përmenden arbënorët si banorë autoktonë, trashigimtarë të drejtpërdrejtë të ilirëve, por me nji emën të rí, kemi shfaqjen e nji vargu dukunish në jetën mendore me njerëzit e Kishës, me filozofët, me njerëzit e ligjës. Këta u përhapën, tue u nisë prej trevave tona, në krejt bregun dalmatin me përfaqësues të denjë të kulturës humanistike, por edhe me artistë, gdhendës të gurit, ndërtues kishash e ngrehinash të tjera të përdorimit qytetës.

Kah fundi i shekullit XIII nëpër Shkodër kalon e përhapet në thellësi të Ballkanit drejt Kosovës nji stil që, ndërsa në Europën Veriore pat ruejt pastërtinë e vet, e kemi fjalën për stilin gotik, në Shqipní u shartue me atê romanik tue i dhanë shkas ndërtimit të nji vargu kishash të cilat kanë me lanë gjurmë në ndërtimet e kësaj natyre. Në Shkodër njihen mbeturinat e kishës së Shirqit, dhe ndërtuesi i saj shkodrani Abat Pjetër Dochne; në kështjellë kisha katedrale e Shën Shtjefnit e në Vá të Dêjës kisha e Sh' Mërisë, e vetmja e ruejtun e plotë që, fatkeqësisht, qe shembë me dinamit prej «mbrojtësve të monumentëve». Skaji mâ i largët i përhapjes së këtij stili qe në kishat e ashtuquejtuna të Rashës, simbol i të cilave âsht kisha e Deçanit. (2)

Sa na kanë mbetë prej këtyne gjurmëve në trollin tonë, të mbulueme nën dhé, e kemi të vështirë ta thomi. Gjetje të rastit, të pakta, na flasin për nji art të zhvilluem, i cili qe shprehje e atyne zejtarëve që patën shkrî krejt dijen e aftësitë e tyne. Këto objekte të pakta e të rralla gjinden sot në muzé të Shkodrës e në ato të qendrave e të vendeve të tjera mbrenda e jashtë Shqipnie, për me dishmue nji të kalueme në shêj kur, para pushtimit turk, Shqipnia ishte pjesë e vërtetë e Europës, në kuptimin e plotë të fjalës, kur në të gjitha shprehjet e veta europiane barazohej me nderë e dinjitet me të gjithë popujt e përendimit e të lindjes të përparuem, në nji kontekst vlerash të shqueme shpirtnore e morale të elementit themeltar të kësaj kulture, siç ishte krishtenimi te këta popuj.

Tashti, tue u kthye te periudha e parë, mjafton të përshkojmë veprat e plejadës së autorëve humanistë të shekullit XVI. Ndonse këta i botojnë veprat e tyne kur në trojet tona kishte zanë vend pushtuesi turk, krejt i huej për mentalitetin europian të Shqipnisë mesjetare, do të bindemi se me kulturën, dijen, filozofinë e teologjinë e krishtenë, i dhanë nji pështetje të vlefshme brezit të ardhshëm të autorëve tonë. Në qoftë se nji palë, sidomos në periudhën e parë, u formue në nji ambjent kulturor rilindas europian, nuk don me thanë, si âsht pohue, se ata tue përdorë edhe latinishten, që ishte gjuhë universale e kulturës europiane, «nuk patën lidhje të tjera me Shqipërinë përveç atyre të krijuara ndoshta nga rrënjët e tyre etnike».(3) Kjo mënyrë interpretimi nuk mund të pranohet sepse vetë veprat e humanistëve tonë shkodranë, Barleci, Beçikemi, si dhe ata që mund t'i mbajmë të tillë si qe Buzuku, e të tjerë që na kanë mbetë të panjohun prej rrethanave e ngjarjeve që përshkuen vendin tonë, trajtuen krejt hapët e shprehimisht çështje e probleme që kishin të bajshin me Shqipninë e Shqiptarët. Kjo lindi prej nji diçkaje që i kapërcente caqet e nji studjuesi apo humanisti të zakonshëm, pa dyshim me nji nivel të naltë kulturor shqiptar ndonse në veprat e tyne kishin atë tharm që i bashkonte me vargun e humanistëve bashkëkohorë të Europës. Por kurrsesi të shkëputun prej botës së tyne shqiptare.

Në qoftë se historiografia shqiptare e ka fillimin e vet te Marin Barleci, si e kemi thanë mâ sipër, këtij do t'i shtojmë Dhimitër Frangun, drishtjan, kushrinin e Imzot Pal Engjëllit, i cili pat shkrue nji historí të Gjergj Kastriotit-Skanderbegut po aq të randësishme sa ajo e Barlecit, megjithse me nji numër faqesh mâ të vogël.

Në se e kemi fjalën për nji kulturë europiane te këta humanistë, dalluese për të gjitha këto treva që përbajnë Europën, e në të cilat përfshihej edhe Shqipnia, nuk mund ta shkëpusim prej bazës së vet të krishtenë e cila e formoi. Kulturë europiane pa themele të krishtena nuk ka e nuk mund të ketë.

Elementët mâ të spikatun, që e dalluen Shkodrën në kontekstin europian, qenë ata të cilët i dhanë shkas dhe lindën kulturën e humanistëve të mëdhaj, që ndritën në ambjentet e dijtuna të mesjetës e në veçantí të Rilindjes europiane. Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Gazulli, tue folë për ata që i përkitshin trevave tona, ndër të tjera qenë priftën. Nuk âsht pa vend të vêhet në dukje përkatësia e tyne klerit katolik, me gjithë propagandën e shfrenueme kundër tyne nga ana e anmiqve të krishtenimit të të gjitha ngjyrave, i cili kishte në vetvete edhe vlerën e patjetërsueshme të përkatesisë kombtare. Kjo pasqyrohet në të gjitha veprat e veprimet e tij, e përveç atyne të karakterit thjesht fetar, e shprehi veten me gjurmime, me mbledhje të traditës kombtare, me studime, me botime që kurdoherë kishin lidhje me vendlindjen, me Shqipninë. Pra «Fé e Atdhé» nuk âsht nji shpikje e vonë dhe demagogjike, por shprehë nji njimendësí pa të cilën sot nuk do të kishim as Shqipní e as shqiptarë, të shkombtarizuem e të asimiluem si do të ishim prej pushtuesit pesëshekullor.

Atë Zef Valentini shkruen: «Prandej bashkësia katolike kishte nji jetë të veten, të mbledhun në vetvete për sa i përket marrëdhanieve me grupet e tjera qytetare, por kurrsesi të mbyllun. Tregtia e mbante në marrëdhanie të vijueshme me të gjithë botën ballkanike jugore, për arsye nevoje; me skelat e Adriatikut, sidomos Venedikun e Trieshtën, për arsye që do t'i quejshim afërsie zgjedhëse; kleri i saj, për çka na rezulton, ndryshe prej atij të maleve, ishte i gjithë shqiptar, madjè shì shkodran; por, që i përkitte në pjesën mâ të madhe familjeve të mira ose fisnike ose të pasuna, i kishte krye studimet rregullisht ose në Romë, ose në Loret, ose në Fermo, e mund të krenohej për nji kulturë jo mâ të pakët se ajo e klerit italian të asaj kohe».

Populli shqiptar kishte në vetvete traditën e lashtë të nji populli trashigues të nji kulture klasike të veten dhe me vlera të pashoqe, mbasi Shqipnia, në kapërcyell midis Lindjes e Perëndimit, jo vetëm u përshkue prej këtyne kulturave, tue u bâ përçuese e tyne, por edhe ia nënshtroi këto nji përpunimi në pajtim të plotë me mënyrën e vet të të menduemit.

Qytetet bregdetare të Dalmacisë dhe ato qendra të kulturës në Italinë e Rilindjes në shek. XIV-XVII patën plot njerëz të dijtun që përfaqësuen denjësisht Shkodrën, Drishtin e te tjera qytete shqiptare. Kanonikë, noterë, mësues na dalin në nji varg dokumentash të arkivave mesjetare, tue dishmue me përkatësinë e tyne, zhvillimin e naltë kulturor të trevave e të qyteteve prej të cilave vijshin.(4)

Tue ardhë në kohët mâ të vona historiografia kombtare duhet t'ia dijë edhe nji vargu studiuesish shkodranë si Tefë Curani,(5) Dom Ndoc Nikaj (me dy vëllime)(6) dhe botimeve të posaçme te revistës LEKA kushtue ngjarjeve të mëdha kombtare siç ishin Lidhja e Prizrendit, 25 vjetori i Pavarësisë Kombtare,(7) e dokumenta të tjerë të randësishëm nën drejtimin e albanologut të shquem, i cilësuem ndër albanologët mâ të mëdhaj të shek. XX, At Zef Valentinit S.J.

Nji vepër e randësishme, endè sot aktuale për kombin tonë, por që mjerisht mbeti te vëllimi i parë, për ngjarjet që u zhvilluen mbas vitit 1944 me pushtimin komunist të Shqipnisë qe «Të drejtat e Shqipnisë etnike»,(8) vepër e dy viganëve të mendimit shkencor historik shqiptar, jezuitit At Toldo e Fratel Gjon Pantalisë, kosovar, kushrini i Nanë Terezes, i masakruem prej komunistëve. Sasia e panumërt e veprave të konsultueme, mprehtësia e analizës, qëndrimi tejèt atdhetar shqiptar i autorëve, ndër të cilët vetëm njeni shqiptar Kosove, kurse tjetri italian, e bajnë nji vepër të çmueshme dhe që do të ishte tepër e dobishme, sidomos në momentet tragjike që jemi tue jetue (shkrimi âsht përpilue në nëntor 1998, në kohen e zhvillimeve ma të vrudhshme rë Revolucionit Kombëtar në Kosovë. Shën i red "Phoenix") Por si po shohim, historiografia zyrtare, e vetquejtun shqiptare, nuk e njeh ketë vepër, apo nuk don ta njohë, për mos me iu ra ndesh aleatëve të saj ideologjikë antishqiptarë.

E para shtypshkrojë qe themelue në Shkodër me 1870. E prunë jezuitët. Në dukje ajo do të botonte vetëm libra të karakterit fetar, por me zgjuetsí aty qenë botue edhe libra të tjerë të karakterit jofetar, në përkrahje të anës kombtare të lëvizjes për pavarësí, tue i maskue keta libra, qoftë tue u dhanë si vend botimi nji emërtim pak të zakonshëm, si ishte rasa e librit të Tef Curanit,(9) që shënohet i botuem në Skenderye, ashtu si e quejshin turqit Shkodrën, apo «Shahiri elierz»,(10) me vjersha të Dom Ndré Mjedës e të Dom Ndue Bytyqit, i cili doli i lidhun e në fund të nji libri tjetër me përmbajtje fetare. Ishte koha kur çdo libër në gjuhën shqipe ishte i ndaluem, çdo libër me përmbajtje gjuhësore ose historike ishte e sigurtë se përbante nji rrezik të madh për pushtuesin turk dhe për përkrahësit e tij në vend, të cilët me ringjalljen e shqiptarësisë shihshin rrezikun e humbjes së privilegjeve që kishin gëzue ndër shekuj prej pushtuesit. Dhe hymja e këtyne librave dënohej ashpër tue nisë prej çuemjes syrgjyn në Jemenin e largët e deri me vdekje me helmatisje të atdhetarëve.

Nji tjetër lamë, në të cilën u bâ pikë referimi Shkodra, qe lavrimi i gjuhës shqipe. Qysh me 1716, kur botohet gramatika e parë prej Atë Françesk Maria Da Lecce, gegënishtja përban nji pasuní të pazavendsueshme për kulturën kombtare, dhe këtê e ka tregue në të gjitha kohët. Gjuha e mâ se 2/3 e shqiptarëve, që përcakton nji mënyrë së menduemi, nji mënyrë së shprehuni të ndjenjave e të atdhetarsisë kombtare e ka bazën e vet në Shkodër e në krejt Shqipninë Veriore e Qendrore. Dhe Shkodra, si kemi thanë përfaqësonte vendin ku u lavrue dhe pati zhvillim së tepërmi gjuha shqipe. gegënishtja u bâ simbol. Dhe ketë po e vërtetojmë tue bâ nji analogjí në mes nji të madhi italian e nji të madhi shqiptar, dhe ku shqiptari ia kaloi në kohë atij italian: Aleksandër Manzoni, autori i Të fejuemve, dhe Imz. Pjetër Bogdani, autori i Çetës së Profetëve. Ky, kosovar, pra joshkodran, e kaloi nji pjesë të randësishme të jetës së vet në Shkodër, qoftë edhe në shpella për me i shpëtue përndjekjes së turqve e të ndjekësve të tyne.

Si dihet Aleksandër Manzoni, kur i dha fund librit të vet, e pau të udhës të shkonte në Firence, për me e lá, si thonte, veprën e vet në ujnat e lumit Arno (që âsht lumi që përshkon Firencen). Kjo ndodhte në fillim të shekullit XIX. Ishte nji përpjekje pozitive dhe e dobishme për zhvillimin e gjuhës letrare italiane, tue u pështetë në gjuhën që përfaqësonte të folmen simbol të unjisisë së italishtes së pastër e të lavrueme. Ndërsa, gati dy shekuj para Manzonit, Imz. Bogdani kishte bâ të njajtën punë, si shkruen: «Ashtu ende prej meje bukurin'e giuhësë nuk' e ké ndjerë ndanet; përse tue kjanë unë prej Guri ndë Hast', Sangjakijet së Dukagjinit, Dioçezit së Presërendit; m'anshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhé të Shkodersë; e tue kjanë vepëra fort e naltë, e hollë: gjuha jonë qi me Dijet dvuer ende fjalëtë, feshtir mundetë gjithë punëtë ndijerë ndë skanjt me i çtjellë».(11) Vorfëninë e gjuhës së vet erdhi dhe e pasunoi në Shkodër, mbasi ajo kishte humbë bashkë me dijen edhe fjalët, dhe kjo i kishte krijue vështirësí për me shprehë mendimet e nalta që shtjellonte në faqet e së parës vepër originale teologjike e filozofike në gjuhën shqipe.

Te Bogdani, që âsht pararendës kundrejt Manzonit, në vlerësimin pa paragjykime të qendrës mâ të randësishme që përfaqëson djepin e gjuhës së lavrueme shqipe, kemi nji paraprijës të lëvizjes për zhvillimin e kodifikimin e gjuhës shqipe.

Dy shekuj mâ vonë, me 1908, në Monastir, mblidhej Kongresi i Alfabetit, dhe aty u panë edhe delegatët e qytetit të Shkodrës: At Gjergj Fishta, që do të ishte edhe kryetar i Komisionit të alfabetit, D. Ndré Mjedja, Luigj Gurakuqi, i cili ndonse shkodran n'atë rasë përfaqësoi Arbëreshët e Italisë, Mati Logoreci e Hil Mosi. Aty u paraqitën tri alfabete: i Bashkimit, i Agimit dhe i Stambollës. Me ndryshime u pranue i Bashkimit, (12) alfabet latin i përshtatshëm për propagandën kombtare, si alfabeti mâ praktik për botimin e librave kudo në shtypshkrojat e botës, gjâ që nuk mund ta realizonte nji alfabet si ai i Agimit, që, me të vërtetë ishte shkencor, por jo praktik për qëllimin e përhapjes së letërsisë kombtare, po ashtu sikurse ishte edhe alfabeti i Stambollës.

Alfabeti i Stambollës qe pranue, mâ shumë për të mos i prishë qejfin palës që e kishte përdorë për njifarë kohe, por, për të njajtën arsye të mungesës së prakticitetit, humbi rrugës dhe nuk u botue mâ gjâ me tê. Ndërsa për alfabetin turko-arab as nuk bahej fjalë sepse, për ambjentet atdhetare myslimane, ortodokse e katolike ishte antikombtar, sikurse ithtarët e tij, ishte shprehje e nënshtrimit ndaj pushtuesit turk, e gjithashtu nuk përfaqësonte prejardhjen indoeuropiane të gjuhës shqipe.

Nji tjetër fushë e dijes ishte ajo e traditës popullore, e mbledhjes së folklorit dhe në veçantí të ciklit të Kreshnikëve, me bukurinë e vet të posaçme, dhe me pasuninë e spikatun të gjuhës së përdorun. Edhe këtu qe Shkodra ajo që e mblodhi ketë pasuní të madhe të Kombit, me folkloristë të shquem si Frang Bardhi, si mbledhës i parë te fjalëve të urta, apo Imzot Vinçenc Prendushi. Atë Donat Kurti e Atë Bernardin Palaj, Filip Fishta e Karl Gurakuqi (13) qenë mbledhësit e vëllimeve të para të Visareve të Kombit, serí e cila qe nji ngjarje me randësí për kulturën shqiptare, çmue jashtëzakonisht edhe në botën shkencore të huej. Në atë serí qenë përfshi edhe katër vëllimet e botueme prej revistës Leka, dy nga të cilat patën si mbledhës Atë Gjon Karmën e Kolë Kamsin.(14) Me nji vëllim të çmueshëm u paraqit edhe mësuesi Kasem Taipi.(15) Nji vëllim që pati vlerësimin e lexuesve dhe i cili qe prî nga nji parathanie e Ernest Koliqit.

Fatkeqësisht kemi disa «historianë» të cilët po përpiqen të shkruejnë nji historí në të cilën mohohet Shkodra, sidomos ajo katolike. Edhe mâ keq kur këta mendojnë se nuk ka dokumenta që t'u kundërvehen falsifikimeve të tyne.

Ka dokumenta dhe nji letërsí mjaft të pasun për me pohue të kundërtën e për me rivlerësue kulturën shkodrane, me shfaqje të shumta e me vetje që punuen e u përpoqen për rilindjen e saj mbas pushtimit turk, por edhe të atij komunist. Kemi shkapërcye shumë ngjarje e shumë emna për mos me bâ nji rreshtim të randë e të mërzitshëm.

Sidoqoftë kemi bindjen se pa trysní të mendeve e të zemrave e vullnet të mirë nuk ka me marrë epërsinë e të ringjallet kultura e Shkodrës që të ndrisë përsërí në krejt trojet arbnore, ashtu si thotë Fishta ynë i madh: «Për inat të djallit e të anmikut».

--------------------------------------------------------------------------------

1. Zef MIRDITA, Krishtenizmi ndër shqiptarë. Prizren-Zagreb, 1998, ff. 122-140.

2. Vili KAMSI, Një kishë e stilit romanik-gotik në Shqipërinë e Veriut. Tiranë 1980. Dh. DHAMO, Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës. Në: "Studime historike", 1964, nr. 3, ff. 47-70; Sergio BETTINI, N'arte nella zona del Kossovo. Në: "Le terre albanesi redente. I. Kossovo". Roma 1942, ff. 113 vv..

3. Robert ELSIE, Histori e letërsisë shqiptare. Tiranë-Pejë 1997, f. 22.

4. Shih në kohë të ndryshme: Acta et diplomata res Albaniæ mediæ ætatis illustrantia. Vëll. I-II. Vindobonæ, 1913, 1918, me mbledhës L. THALLÓCZY, C. JIREÇEK, E. SUFFLAY.

5. T'nnollunat e Sccypniis prei gni Gheghet ci don vênnin e vet. Skenderie 1898; N.D.N[IKAJ], Historia è Shcypniis. Brusel 1902; D. Ndoc NIKAJ, Historija e Shqypniës. Shkoder 1917.

6. "Leka", Numer i veçantë. Botim i kujtimit të 60-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Vëll. I, X/1938, nr. 10-12; Vëll. II, XI/1939, nr. 6-12; "Leka", Numer kujtimuer i XXV-vjetorit të pávarsís komtare 28.XI, IX/1937, nr. 8-12, Blêni I; IX/1937, nr. 8-12 e X/1938, nr. 1-3, [Blêni] II.

7. "Leka", XII/1940, Numer i veçantë në vazhdim të numravet kujtimorë të XXV vjetorit të pávarsís komtare. [kryesisht me dokumenta të Pavarësisë prej arkivit të Mustafa Merlika-Krujës], Shkoder 1942.

8. Të drejtat e Shqipnisë Ethnike. Vëll. I Parë. Tagret e Shqipnisë per Pamvarsi politike. Shkoder, «Zoja e Paperlyeme», 1944. xiv-382 ff. Shih edhe: "Leka", XV/1943, nr. 10-12, Bleni I; XVI/1944, nr. 4-8, Bleni II.

9. Shih notën 5.

10. J. JUNK, Kulscedra e Scpirtit zblue t'riive. S.l., s.a.; në fund të këtij libri: Scahiri elierz. Do beita ci kaa cit N.M[JEDJA] i S.J.; D.Nnue BYTYÇI, Do beita.

11. Pjeter BOGDANI, Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi et eius evangelica veritate, italice et epirotice contexta. Paduæ 1685, Të Primitë perpara Letterarit.

12. Tomor OSMANI, Udha e shkronjave shqipe. Histori e alfabetit. Shkodër 1999. ff. 494-498.

13. Mario ROQUES, Le dictionnaire albanais de 1635. Paris 1932. Përkth. Shqip nga Vili KAMSI: Gjurmime mbi tekstet e vjetra shqipe. Në: "Buletin shkencor", I/1964, nr. i pos., ff. 386-409 e 1965, ff. 398-422; V. PRENNUSHI, Visari Komtaar. I. Kângë popullore. Blêe i parë. Kângë popullore gegnishte. Sarajevo 1911; "Visaret e Kombit". Vëll. I. Kângë trimnije dhe kreshnikësh. (Pjesë të folklorës së botueme). Zgjedhë e komentuem nga Prof. Karl GURAKUQI e Prof. Filip FISHTA. Tiranë 1937; Vëll. II. Kângë Kreshnikësh dhe Legenda. Mbledhë e redaktuem nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti. Tiranë 1937; Blêni III. Pjesëtë folklorës së botueme. Zgjedhë e komentuem nga Prof. Karl GURAKUQI e Prof. Filip FISHTA. Tiranë 1937.

14. "Folklorë" I. Zakone e doke. Shkoder 1940; II. Nder male tona. Kerkime t'A. Gjon KARMËS S.J. nder male të Veriut. Shkoder 1940; III. Kangë e vajtime. Shkoder 1940; IV. Goja e popullit tonë (Proverbi). Mbledhë nga Kolë KAMSI. Shkoder 1943.

15. Kasem R. TAIPI, Zâna popullore (Kangë popullore). Vol. I. Shkoder 1933.

Nga: Willy Kamsi

[ Edited Thu Jan 29 2009, 10:59AM ]


Back to top
Vaskja
Wed Sep 24 2008, 11:33AM
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 05:29PM

Posts: 3605
Shkodra, qytet i famshëm i kohës së mesme, si e cilëson Shufflaj, para periudhës së invazionit shkatërrues osman, lulëzoi krahas Durrësit, Vlorës, Ulqinit, Tivarit, Prizrenit dhe mjaft qyteteve të tjera të trevave shqiptare, duke u bërë në vitet 60-80 të shekullit XIV qendra më e rëndësishme ekonomike e trevës shqiptare1) në pjesën veriore. Qendra e rëndësishme në shekuj, e rrethuar nga një trevë e pasur dhe e begatë, me një pozitë gjeografike shumë të favorshme për zhvillimin ekomomik, kështjellë me një pozicion shtrategjiko-ushtarak shumë të përshtatshëm në të dy formacionet ekomomiko-shoqërore: në rendin skllavopronar dhe në atë feudal; nyje e vazhdueshme komunikacioni tokësor dhe ujor, duke u lidhur nëpërmjet lumit të Bunës me detin; nëpërmjet liqenit në krahinat e brendshme veriore dhe nëpërmjet rrugëve tokësore në krahinat e tjera veri-lindore dhe jugore; në një nivel të mirë zhvillimi ekonomik dhe në vazhdimësi edhe në fusha të tjera, e solli historia Shkodrën deri në shekujt XIV-XV, etapë e lulëzimit të marrëdhënieve feudale. Proçesi i zhvillimit në të gjitha fushat dhe gjithnjë në rritje në këtë vijë kohore, ka edhe zbatica të përkohshme të shkaktuara nga rrethana politike të disfavorshme, të jashtme në radhë të parë, por edhe të brendshme. Megjithatë Shkodra e ka ruajtur pothuajse të pandryshuar deri në shek. XV një tipar, qënien e saj si qendër ekonomike në radhë të parë, por edhe si qendër me rëndësi të madhe politike për Shqipërinë e veriut.

Lulëzimin e parë të madh të saj e njohu në periudhën antike pararomake, si kryeqendër e shtetit Ilir në fazën e tij më të zhvilluar. Ky lulëzim i kësaj etape, si dhe një seri rrethanash të tjera, e bënë Shkodrën që dhe mbas pushtimit romak të mbetet kryeqendër, tani e provincës së Prevaletanies.

Mbas ndarjes së Perandorisë Romake, Shkodra, u përfshi në përbërjen e Perandorisë Bizantine, si trevë periferike e saj.

Ajo erdhi në mesjetën e hershme në shekujt V-X me toponimin e saj Ilir2), me pothuajse të njëjtën pozitë topografike, me të njëjtën kështjellë të famshme nga ana strategjike ushtarake.3)

Ndonëse dokumentat e shkruara janë varfra, duke operuar me të si dhe me të dhëna nga fusha të tjera, mund të thuhet se Shkodra me hiderlandin e saj, mbas goditjes që pati nga pushtimi romak e në veçanti nga faktorët e disfavorshëm që shkaktuan dyndjet barbare, e rimori vehten. Zhvillimi social-ekonomik e kulturor, ndonëse me rritje të ngadalshme, eci vazhdimisht përpara. Rifunksionimi e rrugëve të vjetra tregtare, që e lidhnin Shkodrën me krahinat veriore, lindore dhe jugore të trevës Ilire, funksionimi i tyre, riparimi dhe forcimi me stacione ndërmjetëse të mbrojtura nga kështjella të vogla . gjatë sundimit romak, lundrimi nëpër Bunë dhe vazhdimi i saj si rrugë tregtare, lulëzimi i Shirqit (Sergut) si skelë e Shkodrës më periudhëne vonë antike e mbi të gjitha për mendimin tonë, lindja e qëndrave të reja të vogla urbane rreth shekujve VI-IX si: Drishti, Balësi, Sapa, Sarda, Shasi etj. dhe gjallërimi i qyteteve të vjetra Ilire: Lezha, Tivari, Ulqini, etj., të cilat në mënyrë rrethore vendoseshin jo shumë larg Shkodrës, janë dëshmi të zhvillimit të forcave prodhuese në këtë trevë të Ilirisë jugore në etapën e mesjetës së hershme. Ekzistenca e një vargu të shumtë qendrash urbane në këta shekuj, i dhanë shkas shkëmbimit dhe forcimit të marrëdhënieve të brendshme ekonomike. Shkodra mori pamjen e një qyteti tipik mesjetar me çitadelën e tij të fortifikuar dhe varoshin. Lagja e vjetër romake e vendosur në rrezen jugore të kodrës së fortesës4), ishte e rrethuar me mure që u rindërtuan dhe u përforcuan në kohën e Justinianit. Qyteti njihte një organizim të brendshëm, kishte milicinë e vet qytetare, me flamurin e vet origjinal, në fushën e të cilit spikati muri i qytetit. Kjo shenjtë do të zërë vend më vonë në vulën e qytetit, duke u bërë simbol i stemës së ardhshme të qytetit. Pa mohuar interesat ekonomike që treguan romakët apo bizantinët për këtë trevë, faktori themelor dhe përcaktues i progresit ekonomik në këto periudha, qe pa dyshim ekzistenca e një substrati ekonomiko-kulturor ilir, që kishte fituar qëndrueshmëri në shekuj në etapën e zhvillimit dhe të lulëzimit të shtetit skllavopronar, i cili në kushtet e reja të rendit feudal, u bë bazë e proeeseve të reja ekonomike dhe e ritmeve të shpejta të zhvillimit të tyre.

Që nga shekulli i XIII, për afro 150 vjet Shkodra u përfshi në shtetin serb të Nemanjanëve, duke qenë në ndonjë periudhë dhe kryeqendër e tij. Proçesi i zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror nuk u ndërpre, megjithë piksynimet politike, kolonizuese e serbizuese që donte të arrinte shteti serb në këto treva shqiptare. Dëshmi për këtë është edhe shtrirja që merr qyteti duke krijuar lagje të reja që quhen të jashtme, borgo të pambrojtura, që filluan të marrin rëndësi të veçantë. Në zonën e përmendur nën Skandar thekson Shufflaj5) në breg të Drinazit, gjindet lagja e bukur, plot pallate e oborrit të mbretërve serbë, seli më vonë e Balshajve, e cila deri në fillim të shekullit XV është quajtur la corte delo imperator.

Shkodra dhe treva e saj gjatë kësaj periudhe lidhjet e tyre ekonomike i mbajnë kryesisht në këtë shtet. megjithëse në trojet shqiptare u vendosën mjaft kolonistë serbë, si të gjithë pushtuesit paraardhës edhe këta nuk i realizuan dot ato qëllime që i kishin vënë vehtes, kolonizimin e vazhdueshëm dhe çkombtarizimin e trevave shqiptare.

Në këtë shkallë zhvillimi të jetës ekonomike, krahas fuqizimit dhe rritjes së qyteteve, erdhi edhe forcimi ekonomik i klasës feudale, e cila në kushtet e ekzistencës së perandorisë serbe të Stefan Dushanit gjendej në pozita vasaliteti. Me krizën dhe shkatërrimin e kësaj perandorie, feudalët shqiptarë, si Balshajt, Dukagjinët, Shpanët, Dushmanët etj. të fuqizuar me kohë ekonomikisht, e ndienë vehten të fortë për të krijuar principatat e tyre të pavarura, duke futur nën mvartësinë e tyre dhe qendrat qytetare. Kështu Skodra u bë kryeqendër e principatës më të madhe feudale së dinastisë së Balshajve, duke arritur në vitet 60-80-të të shekullit XIV, kulmin e zhvillimit të saj dhe si një nga qendrat më të mëdha zejtare e tregtare të trevave të Shqipërisë. Kjo principatë që u shtri në Berat, Vlorë dhe Himarë, nuk arriti dot të realizojë qoftë dhe bashkëkohësisht centralizimin e plotë politik për një seri faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm.

Qyteti i Shkodrës, në këtë periudhë, arrinë shtrirjen më të madhe urbane në krahsim me të gjitha periudhat e tjera paraardhëse. Rritja e numurit të popullsisë dhe i ndërtimeve sjellin zgjerimin në shtrirje të vetë qytetit. Krahas ndërtesave të qytetarëve, fillojnë të zënë vend qëndror ndërtesat me karakter publik.6) Në kushtet e një hapësire të kufizuar nga muret mbrojtëse të qytetit dhe Kështjellës, shtëpitë vendosen shumë afër njëra tjetrës deri lart pranë kalasë duke u mbështetur në murin rrethues të saj. 7) Qyteti përshkohet në këtë kohë nga tri rrugë kryesore; rruga publike, rruga e përbashkët dhe rruga e bashkisë. Ai kishte dhe sheshin e vet.

Një rëndësi e veçantë ju vu kështjellës së qytetit. Ajo u rindërtua plotësisht në kohën e sundimit venecian. Muri i saj rrethues u përforcua me 8 pirgje në formë ovale, 3 në veri, 4 në lindje dhe 1 në jugë, dhe hendekun e barbakanit.

Qyteti kishte tregun e vet dhe statutin, në të cilin paracaktoheshin rregullat urbane të ndërtimit, higjenizimit etj. Në territorin e qytetit u përfshinë edhe disa fshatra të afërt, kryesisht mendojmë në pjesën lindore të cilët, shdërrohen në lagje periferike të tij, duke formuar kështu la citta borgo, qytet-fshat.8) I gjithë territori i qytetit ishte i rrethuar nga tri anë nga ujërat: liqeni dhe lumi i Kirit në veri dhe verilindje, lumi i Drinit në jugë dhe lumi i Bunës në perëndim. Vetëm pjesërisht pjesa lindore kufizohej me tokë.

Zona qytetare e rrethuar me mure ka pasur hyrjet e veta. Të gjitha shpenzimet që nevojiteshin për mirëmbajtjen e qytetit, sidomos për fortifikimin e tij, nxirreshin nga të ardhurat doganore.

Rreth e rrotull qytetit shtriheshin zonat tokësore e qytetarëve. Tokat pranë qytetit kanë qenë kryesisht të specializuara në kulturat bujqësore,10) si: kopshte, vreshta, ullishte, etj.

Ndryshimet demografike që ndodhen nën këtë etapë dhe mbi këtë bazë, shtrirja dhe rritja e qytetit, janë rezultat i proçesit të thellimit të diferencimit shoqëror të banirëve të kësaj treve. Fshati, ku ishin të vendosura plotësisht marrëdhëniet feudale, filloi të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në forcimin dhe zhvillimin e shkëmbimit me tregun e qytetit.

Tregu i Shkodrës me produktet e shkëmbimit që realizonte brenda trevës së vet, i dha shkas zhvillimit të tregëtisë dhe përtej kësaj treve, dhe treva të tjera shqipëtare brenda vendit dhe jashtë nëpërmjet Adriatikut apo rrugëve tokësore. Sasitë e mëdha të grurit, melit, venës, peshkut të ndryshëm, lëndës drusore e të tjera prodhime, ishin në bazë të këtij sërbimi. Në kushtet e ekzistencës së plotë të marrëdhënieve feudale dhe të lulëzimit të tyre, interesat e dinastive feudale i lidhën gjithnjë e më shumë me qytetet të cilat reciprokisht duke siguruar mbështetjen e tyre, përpiqeshin të fitonin qetësinë dhe sigurinë në veprimtarinë e tyre. Influenca e feudalëve të mëdhenj mbi qytetet shihet dhe në vulat e qyteteve, ku vërehen shtesa të elementeve të stemave feudale.11)

Ky fuqizim i klasës feudale vendase nuk qe në rastësi. Krijimi i dinastive feudale shqiptare qe rezultati i proçeseve të mëdha ekonomiko-shoqërore të brendshme që ndodhin në këta shekuj, i nivelit të lartë që arritën zhvillimi i forcave prodhuese, që sollën si pasojë thellimin e diferencimit sicial të popullsisë. Dinastitë feudale shqiptare, u bënë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ngjarjeve të brendshme, i tendencës për unjizimin territorial të tokave shqiptare, fenomen i shfaqur që në shekullin XII.

Lulëzimi i marrëdhënieve feudale në shekujt XIV-XV, solli si pasojë jo vetëm fuqizimin e klasës feudale vendase së bashku me kontradiktat e tyre, por dhe një interesim më të madh nga monarkitë feudale të Ballkanit dhe Evropës për të vendosur lidhje tregëtare, apo futjen e këtyre trevave nën mvartësinë e tyre. Të dy këto tipare në fushën e jetës politike i ndeshëm të gërshetuara edhe në trevën e Shkodrës. Kështu në vitet 60-80-të të shekullit XIV, kur në krye të trevës së Shkodrës është një nga dinastitë feudale shqiptare nga më të fuqishmet, ajo e Balshajve, e cila bëhet vazhduese e këtyre nismave të klasave feudale shqiptare paraardhëse të zonës së Shqipërisë së mesme dhe të jugut për një centralizim politik të trevave shqiptare, ky piksynim gjen zgjidhje të pjesëshme në shtrirje dhe të përkohëshme në kohë, si rezultat i veprimit të këtyre faktorëve. Nga kjo situatë përfitoi republika e Venedikut, një nga shtetet feudale më të zhvilluara, lakmitë e së cilës për këto treva ishin të njohura, të paktën që nga shekulli XI.

Tendenca objektive më thelbësore që shfaqet në këtë periudhë në 1/2 e dytë të shek. XIV, ajo për formimin e një shteti feudal të centralizuar (tendencë kjo e njëkohshme dhe me vende të tjera europiane) mbi bazën e konflikteve midis principatave feudale shqiptare nuk pati sukses. Një influecë të madhe në mos realizimin e këtij objektivi ushtroi Republika e Venedikut.

Në periudhën e pushtimit venecian, gjatë shekullit XV deri në pushtimin turk, Shkodra nuk e ndërpreu proçesin e zhvillimit ekonomik, por gjithçka duhet të bëhej nën kontrollin venecian. Qyteti merr tiparet e plota të një qyteti komunë. Në juridiksionin e saj përfshihen fshatra, pyje, ara, livadhe, pemishte, ullishte dhe vreshta. Territori i Shkodrës arrinte nga bregu i detit midis derdhjes së Bunës e Drinit deri në fshatin Tuz afër Podgoricës, ku përmenden rreth 114 fshatra të shtrira në dy distrikte: 38 në distriktin e sipërm dhe 76 në të poshtëmin.12)

Në shekujt XIII-XV që përbëjnë pikën më të lartë ku arrijnë marrëdhëniet feudale në këtë trevë, Shkodra shdërrohet në një qendër nga më të rëndësishmet e prodhimit zejtar dhe e shkëmbimit të mallrave. Dokumetacioni historik i kohës hedh dritë për zejet e shumta që ushtroheshin në këtë qytet. Një zhvillim të madh mori punimi i metalit. Ari dhe argjendi, ndonëse nuk ka dokumentacion që të shprehë se nga sigurohej si lëndë e parë: brenda trevës apo vinte nga treva të tjera, punohej me shumë shije e mjeshtri të lartë nga argjendarët shkodranë, që prodhonin sende luksi. Hekuri punohej nga kovaçët që prodhonin vegla bujqësore: shetër, plugje, etj.. por dhe gozhdë, këmbana etj. Punohej mirë dhe plumbi, i cili sillej nga brendësia e Ballkanit. Qytetet e Shqipërisë veriore, veçanërisht Shkodra përmenden dhe për punishtet e prerjes së monedhave. Si dëshmon Shufflaj premja e monedhave në Shkodër dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë Veriore, u bë simbas shembullit të kohës antike.13) Monedhat e prera kanë qenë prej sermi dhe bronxi. Në periudhën e sundimit të Kostandinit14) në Shkodër u prenë pesë tipe paresh sermi. Shkodra, Drishti e Svaçi kanë bërë dhe prerjet e tyre autonome të monedhave prej bronxi. Në periudhën e sundimit të Balshajve, u bënë në Shkodër prerje të veçanta monedhash me emrat e sundimtarëve të kësaj dinastie feudale. Kështu gjatë sundimit të Gjergjit të II të Strazimirit, janë prerë 20 tipe monedhash.15) Edhe gjatë periudhës së sundimit venecian vazhdoi në Shkodër prerja e monedhave.

Përdorimi i parave me një kontinuitet pothuajse të pandërprerë dhe prerja e tyre në vend janë dëshmi për shkallën e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të shkëmbimit që realizoheshin në qytetin e Shkodrës dhe në trevat e saj, veçanërisht në shekujt XIV-XV. Ashtu siç dëshmon edhe kadastri venecian, marrëdhëniet monetare kishin depërtuar plotësisht në jetën ekonomike të fshatit. Vetë shlyerja e detyrimeve edhe në të holla është dëshmi e këtij procesi, i njëkohshëm ky fenomen dhe në shtete të Evropës me marrëdhënie feudale të zhvilluara, që bëhet bazë në shekujt e ardhshëm në këto shtete për procese të tjera të mëdha; ndërsa në kushtet e vendit tonë për arsye të pushtimit turk, këto proçese u ndërprenë duke e hedhur prapa zhvillimin disa shekuj.

Teknika e lartë në prerjen e monedhave dhe sasia e madhe e tyre e kane bazën tek tradita e lashtë dhe tek vazhdimësia e këtij profesioni.

Degë tjetër e rëdësishme e prodhimit zejtar në shekuj XIV-XV në Shkodër ishte dhe ajo e punimit të lëkurës. Dukuri kryesore në këtë degë është kufizimi i eksportit të lëkurave të lopës, dhenve, dhive etj. Kjo mendojmë se u shkaktua si rezultat i përpunimit në vend të tyre. Në industrinë e punimit të këtij artikulli morën zhvillim disa zeje si: punishtet e regjieve të lëkurëve (tabakëve) dhe mbas këtij procesi, punimi i saj nga këpucarë, opingarë, gëzoftarë e saraçë, të cilët prodhonin mallra kryesisht për të plotësuar nevojat e vendit, por edhe për eksport.

Shkodra përmendet dhe për industrinë tekstile. Mbizotëronte kryesisht prodhimi i pëlhurës prej lini e kerpi dhe i cohrave të leshta. Tërësia e këtyre prodhimeve përdoreshin për konfeksione, mbulesa kuajsh dhe zbukurime interioresh. Në bazë të disa burimeve që i përkasin antikitetit të vonë dëshmohet se punimi i leshit dhe i shajakut ka qenë një traditë e vjetër. Rrjedhimisht përhapja dhe zhvillimi i kesaj zeje në mesjetë e ka bazën e vet tek tradita e vjetër, por e ngritur kjo mbi një bazë të re më të avancuar. Këtë e dëshmon përhapja e gjërë e qeleshes dhe e shajakut në veshjet popullore dhe eksportimi në sasi të konsiderueshme i shajakut.16)

Zeja tjetër e rëndësishme në prodhimin e pëlhurave ishte dhe ajo e mëndafshit. Prodhimi i mëndafshit. si lëndë e parë, ka zënë një vend të rëndësishëm në kuadrin e përgjithshëm të prodhimit shoqëror në Shqipërinë e veriut, në shekujt XIV-XV.

Që në mesjetën e hershme në Perandorinë Bizantine në shekujt VI-VIII ishte mjaft e përhapur zeja e punimit me thurje. Gëlçiç s kruan se në mesjetë në brigjet lindore të Adriatikut punimi i mëndafshit ishte në lulëzim, ndërsa në perëndim ishte në hapat e para.17) Hapat e para të filaturës, së mëndafshit në Venedik lidhen me shekujt X-XI 18) ndërsa lulëzimin e vet kjo degë e ka në shekujt XIII-XIV. Duke qenë se trevat shqiptare ndodheshin në rrugët e krahinat midis lindjes dhe perëndimit, ka të ngjarë që të jenë bërë këto treva si urë kalimi për kulturën e prodhimit dhe punimit të mëndafshit.19)

Nga ana tjetër një dokument venecian i vitit 1303 dëshmon se Senati kishte marrë vendin që asnjë tregtar venedikas të mos lejohet që të çojë ose të bjerë nga skela e Durrësit mëndafsh të punuar, pëlhura mëndafshi e tjera, pa qenë barka e armatosur. 20)Megjithëse mungojnë dokumentat historikë mesjetarë për të na informuar mbi shkallën e zhvillimit të zejes së filaturës në qytetet shqiptare, faktet e mësipërme hedhin dritë mbi ekzistencën e saj, mbi prodhimin e pëlhurave të mëndafshta dhe eksportimin e tyre.

Shkodra duke u ndodhur pranë zonave kryesore të rritjes së krymbit të mëndafshit mendojnë se që herët është qendër e rëndësishme filature. Artikujt e mëndafshit janë prodhuar edhe mbi bazën ekonomike familjare, kryesisht për nevojat e brendshme të familjes, por edhe mbi bazën e punishteve të vogla të specializuara ku prodhoheshin artikuj gjysëm të punuar së fije e dredhur e gatshme për thurje, ashtu dhe pëlhura e konfeksione si këmisha e veshmathje të tjera, të përhapura gjërësisht në veshjen popullore siç dëshmon edhe folklori në ciklin e këngëve mbi kreshnikët. Është kjo traditë e përpunuar në shekuj, e cila e përbën bazën mbi të cilën u zhvilluar në një nivel të lartë zeja e prodhimit të artikujve të mëndafshit në Shkodër, edhe më vonë, duke dalë përsëri në shekullin XIX si qendra më kryesore që furnizonte me të tilla prodhime jo vetëm trevën shqiptare e ballkanike, por edhe vendet jashtë gadishullit. 21)

Mendimi i dhënë se në shekujt XIII-XIV mëndafshi eksportohej si fshikëz, si lëndë e parë dhe pastaj vinte i përpunuar si pëlhurë apo komfeksion nga Venediku e Raguza dhe se dinastët shqiptarë si Balshajt, pëlhurat që u nevojiteshin i sillnin nga Venediku, s'na dukej e drejtë. Mundet që me zhvillimin e filaturës në bregun perëndimor të Adriatikut u rrit çmimi i mëndafshit si lëndë e parë, në krahasim me periudhat e mëparshme, kur filatura në perëndim ishte në hapat e para të zhvillimit, por në asnjë mënyrë ajo s'ka pushuar e s'është eliminuar duke e zëvendësuar nga importi.

Me rëndësi të veçantë ishte dhe zeja e punimit të drurit. Lënda drusore në këtë periudhë përbën materialin bazë për ndërtimin e godinave. Jo vetëm çatia që në pjesën më të madhe të ndërtesave ishte e bmuluar me drasa (patavra) që punohej në vend, por edhe pjesë të tjera të konstruksionit të godinës ishin në përgjithësi jo prej guri e tulle, por prej druri. Përpunimi i lëndës së drurit në këtë periudhë përfshinte disa zeje si: marangozë, ndërtues barkash, gdhënës të drurit, etj.

Ashtu siç theksohet në dokumentacionin e kohës, në Fushën e Bunës u krijuan punishtet e lundraxhijve. Përgjithësisht zejatarët lundraxhinj ishin me origjinë nga Kraja. Kjo zeje si rezultat i zhvillimit të madh që mori pashkimi dhe tregëtia mori zgjerim të madh. Kjo jo vetëm arriti formën e prodhimit zejtar por ishte ngritur dhe në ndarje më të imta të procesit të punës, në specializime më të vogla duke krijuar degë të reja zejtarie, si: atë në nxjerrjes dhe të tregëtimit të lëndës drusore, marangozë, kallafatë 22) e yjera. Përveç ndërtimit të enëve (kështu thirreshin varkat e llojave të ndryshme) nxirreshin në treg dhe eksportoheshin mjete lundrimi si: dërrasa për lundra, lopata, trungje dhe dyrekë anijesh, etj.

Në zë ishte dhe mjeshtëria e zënies dhe e përpunimit të peshkut. Përgatitja e saragave dhe e putarkave ishte prodhimtari specifike e qytetit të Shkodrës. Këto artikuj ushqimor kishin zë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në të gjithë Dalmacinë dhe në Itali.

Mjeshtëri e veçantë ishte dhe punimi i gurit. Guri i nxjerrë në zona të posaçme, të njohura si gurore, përdorej jo vetëm për ndërtim e për prodhim gëlqereje, por edhe gur i punuar për mokra, për mure kështjelle, për rrethimin e qytetit, për ndërtimin e portave të hyrjes në qytet dhe në kështjellat e tjera. Mbi bazën e kësaj lënde të parë, e cila ishte me shumicë dhe në afërsi, u zhvilluan zejet e gurgëdhënësve dhe të gëlqerëxhijve.

Në regjistrin e kadastrit venecian përmendet toponimi gëlqerorja, diku pranë malit Tarabosh, apo Mali i Larit në Vaun e Dejës, i njohur për nxjerrjen e gurëve të mullirit. 24) Guri i mullirit ishte një artikull që kërkohej mjaft, mbasi mullinjtë për bluarjen e drithrave ishin të përhapur shumë. Vetëm në rrjedhjen e lumit të Rrjollt përmenden 5 mullinj. 25)Përveç zejeve të mësipërme në qytetitn e Shkodrës kishte dhe mjaft furrtarë, nallbanë, kasapë etj. Megjithatë qytetipërbën vazën e prodhimit zejtar, kjo është e perhapur dhe në zonat rurale. Një shtrirje e tillë tregon për shkallën e lartë të zhvillimit të forcave prodhuese në shekujt XIV-XV, për një ndarje gjithnjë e më të thellë të punës dhe një nivel të përgjithshëm zhvillimi ekonomik që solli përçimin e lidhjeve të krahinave me tregjet e tyre lokale, duke shënuar kshtu hapa progresive në lindjen e një ejte të përbashkët ekonomike. Kështu në zonën e Pultit ku prodhohej mëshikëza e mëndafshit, në familje nxirrej edhe fija dhe ky mall tregtohej nga kjo zonë dhe si fshikëzë dhe si fije. 26)

Pjesë e ekonomisë familjare në fshat ishte dhe punimi i leshit. Mjaft konfeksione shfaqeshin në treg nga fshatarët. Nxjerrja e gurëve dhe e lëndës së drurit, ishte kryesisht punë e fshatarëve, të cilët kontraktoheshin me zejtarët në qytet. Ndërsa prodhimi i verës e përpunimi i produkteve blegtoralë ishin tërësisht mjeshtëri e fshatit.

Zhvillimi i madh i zejtarisë në Shkodër dhe në trevat e saj në këta shekuj, erdhi si rezultat në rradhë të parë i hiderlandit mjaft të pasur të saj dhe e lidhjeve që kjo krijon brenda trevës dhe me treva të tjera.

Në prodhimin zejtar morën hov ato degë prodhimi lënda e parë e të cilave sigurohej kryesisht brenda trevës së vet. Përjashtim mendojmë se bëjnë metalet. Kështu rritja e krymbit të mëndafshit që zinte një peshë të rëndësishme në ekonominë fshatare (në mesjetë shquhej për prodhimin e kësaj kulture krahina e Pultit) 27), furnizonte me lëndë të parë zejtarët e Shkodrës, Drishtit etj. Nga zonat malore qyteti i Shkodrës furnizohej në sasi të mjaftueshme me lëndë druri për ndërtim, përpunim dhe për eksport. Blegtoria ishte e zhvilluar përveç zonës malore dhe në atë fushore dhe ku sigurohej lëkura, leshi, përveç produkteve të tjera ushqimore. Liqeni i Shkodrës, është mjaft i pasur me peshk të llojeve të ndryshme, ishte burim i vazhdueshëm për saragë e putargë, që aq shumë kërkoheshin e tregtoheshin.

Shprehje e nivelit të lartë që arrit në trevën e Shkodrës në shekujt XIV-XV është dhe organizimi korporativ. Si kudo dhe në vendin tonë korporatat lindën nga nevoja e zejtarëve dhe të tregtarëve për të zgjidhur problemet e shumta dhe të ndërlikuara të ekonomisë feudale qytetare në zhvillim, për t'i prerë hovin konkurencës së lirë në kushtet e tregut të kufizuar lokal, si dhe për të frenuar qëndrimin arbitrar të feudalëve. Lindja e këtyre organizatave ishte rezultat i zhvillimit të brendshëm të forcave prodhuese, i ngritjes dhe i zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë feudale shqiptare. Korporatat me rregulloret e tyre përcaktonin prodhimet si sasi dhe cilësi, çmimet e mallrave, rregullat e të pajtuarve rishtaz në puën etj. Ata u dukën që në periudhën bizantine, ku si theksoi Shufflaj, shteti ishte njëkohësisht edhe sipërmarrës dhe i blinte produktet e tyre. 28)

Në Shkodër, në shekujt XIV-XV, korporatat shfaqen të organizuara në vëllazëri, bamirësie, fetare apo të ndihmës reciproke. Në vitin 1416 gjejmë, në Shkodër La scuola overo frateglia de S. Barbaro, Marcucio, grosie. 29) Në regjistrin e katastrit venecian ndeshemi me pronat tokësore të vëllazërisë së Shën Markut (fl. 19/6 faqe 35), të Shën, Kryqit (fl. 21/6, faqe 37) etj. Ekzistojnë mjaft dokumenta të karakterit juridik që hedhin dritë për pajtimin e qytetarëve në Shkodër, në shekullin e XIV, jo tek zejtarë të veçantë, por tek korporatat, ku përcaktohej koha e pajtimit dhe detyrimet e të pajtuarit dhe të korporatës ndaj tij. 30)

Bartës dhe zhvillues të jetës ekonomike në degët e prodhimit zejtar si në sigurimin e lëndës së parë ashtu dhe në përpunimin e saj bëhen shtresat e ulta dhe të mesme të popullsisë qytetare e asaj fshatare. Pushtuesit (është fjala kur këto troje kanë qenë nën sundimin e huaj) dhe klasa e pasur vendase ka zënë postet e larta të drejtimin të administratës së qytetit dhe të kështjellës. Është për këtë arsye që ne se krahasojmë gjetjet e kulturës materiale dhe duke u mbështetur në të dhëna historike të drejtpërdrejta ose të tërthorta, disa prej zejeve të kësaj etape, shekujve XIII-XV, me periudhën para mesjetare, ato kanë vazhdimësi. Kështu prerja e monedhave, përpunimi i lëndës së drurit, ndërtimi i enëve (anijeve) të vogla e tjera; janë zeje në vazhdimësi, që ruajnë tipare të mëparshme, por që kanë marrë edhe tipare të reja duke iu përgjigjur nivelit të zhvillimit social ekonomik të kësaj etape, si dhe duke u bërë ballë këtyre forcave shthurëse të brendshme e të jashtme. 31)

Niveli i lartë që arriti në shekujt XIV-XV zhvillimi i zejtarisë në qytetin e Shkodrës dhe trevën e saj duke krijuar edhe korporatat si forma më e lartë e prodhimit zejtar, i dha një shtytje të madhe zhvillimit të tregtisë së brendshme dhe të jashtme. Edhe kjo degë e ekonomisë mori tiparet e një tregtie tipike mesjetare, ashtu si dhe në trevat e tjera të Shqipërisë, apo dhe në qytetet shtetet republika dhe në monarkitë e centralizuara dhe të decentralizuara të Evropës. Vënia në funksion të plotë e rrugëve të vjetra tregtare të periudhës antike, lindja e rrugëve të reja, qarkullimi i madh i mallrave, krijimi i shoqërive tregtare i agjensive tregtare dhe i lagjeve të veçanta të tregtarëve të huaj, janë dëshmi të lulëzimit të tregëtisë dhe në trevat e Shqipërisë veriore, me qendër Shkodrën gjatë shekujve XIV-XV.

Krahas shumë treguesve, vetë zhvillimi dhe zgjerimi i madh i rrjetit rrugor gjatë kësaj periudhe, janë shprehje të këtij fenomeni. E tërë Shqipëria veriore përshkohet nga një rrjet i gjërë dhe i dëndur rrugësh qëndrore e sekondare, ujore e tokësore, të cilat konvergonin të gjitha në Shkodër. Kjo shtrirje e rrjetit rrugor, që gjatë shekujve XIV-XV arrijnë kulmin e saj në krahasim me të gjitha periudhat paraardhëse, krijoi mundësinë e qarkullimit të mallrave në tërë Shqipërinë veriore. Kjo i dha shkas lindjes dhe zhvillimit të panaireve ndërkombëtare, forcoi lidhjet midis krahinave dhe hodhi bazat për një unitet ekonomik ndërkrahinor.

Në tërësinë e rrjetit rrugor që lidhin Shkodrën me krahinat veriore dhe lindore të Ballkanit, dallojmë këto arterie kryesore: rrugën e antikitetit të vonë Lissus-Ulpiana, që lidhte Shqipërinë bregdetare me zonë lindore të Ballkanit që vazhdoi të funksiononte edhe në mesjetë. Në regjistrin e kadastrit të vitit 1416 del në Shkodër toponimi rruga tatareska, që permendimin tonë, është rruga që të çon prej Shkodrës në Vaun e Dejës dhe që lidhte këtë me rrugën lindore. Rrugën nga Shkodra në Prizren karvanet e përshkonin për 33 orë. 33) Gjatë kësaj rruge u ndërtuan disa stacione, qëndra të vogla urbane, 34) për mbrojtjen e të cilave u ndërtuan kështjella të vogla të tipit mesjetar. 35) Kjo rrugë degëzohej në Va Spas. Dega e re ndjek luginën e kumit të Grudës dhe del në Gjakovë. Dokumentat mesjetare hodhën dritë dhe për rrugë të tjera që bashkojnë Shkodrën me Kosovën. 36) Duke qenë se këto nuk përmenden në burimet antike, mendojmë se lindën gjatë mesjetës, e pikërisht në fazën e lulëzimit të marrëdhënieve feudale. Këto rrugë përshkonin tejpërtej krahinë veriore të Dukagjinit dhe bashkojnë Shkodrën e Podgoricën me Pejën, Gjakovën, duke vazhduar më tej deri në Novi-Pazar.

Brenda arterieve kryesore filluan funksionimin dhe lulëzuan dhe një seri rrugësh të ndërmjetme që bënin të mundur lidhjen e plotë të krahinave sado të thella që të ishin. 37)Shkodra lidhej me krahinat veriore kryesisht nëpërmjet dy rrugëve të vjetra të periudhës së instiktit të vonë. Ajo që vinte gjatë bregdetit dalmat nëpër Trebinjë (Ad-zisi), Budva (Batua), Tivar (Antivaris), Ulqin (Olqinium), Shas, kalonte Vaun e Bunës në Belaj 38), nëpër Dajç 39) dhe arrinte në Shkodër si dhe rruga e Shkozës 40) e cila duke ardhur nga mali i Zi (Nikshiq - Saderva antike - shënimi ynë) kalonte gjatë bregut lindor të liqenit duke zbritur poshtë në Shkodër.41) Ekzistencën e kësaj rruge e vërteton dhe toponimi që del në regjistrin e Kadastrit 1416, rruga skjavoneske, që do të thotë rruga për në vendet sllave.Dokumentat mesjetare vërtetojnë dhe rrugë të tjera të krahinës veriore që lulëzon në mesjetë.42) Ato lidhnin krahinat e brendshme me arteriet kryesore si: rruga Medun-Kuç-Plavë 43), Shkodër-Depeduhen-Medun, të cilat siguronin komunikimin e plotë të trevës veriore brenda për brenda saj dhe lidhjen me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ekzistonte dhe një sistem i tërë rrugësh që lidhnin Shkodrën me qytetet që e rrethonin e zonat e rëndësishme të afërta si: rruga Via publike që del qartë në hartën e Cornelit 44), e cila kalonte nëpër qafën e Shtinqit 45), fshatin Reç e gjatë rrjedhës së Bunës nëpër fushën e pasur të velipojës arrinte në Pulaj; rruga Shkodër-Koplik-Krevenicë 46), Shkodër-Balezë, Shkodër-Drisht 47) dhe Shkodër-Lezhë.48)

Përveç rrugëve tokësore Shkodra lidhej me zonat e tjera dhe me rrugë ujore. Liqeni i Shkodrës lundrohej shumë në mesjetë. Shkodra ishte një port i vërtetë ku ankoroheshin mjetet e lundrimit që vinin mga krahinat përreth liqenit. Një rëndësi të veçantë mori lumi i Bunës, i cili ishte i lundrueshëm. Nëpërmjet tij Shkodra lidhej me detin. Deti nuk qe element veçues për Shkodrën si qytet i vendosur në brendësi. Krahas skelës Pulaj në derdhjen e Bunës; lulëzoi në mesjetë edhe Shirqi, i cili u kthye në një port të rëndësishëm të Shkodrës. Duke qenë Shkodra pikë konvergjente e sistemit rrugor të Shqipërisë Veriore, lundrimi nëpër Bunë mori një rëndësi të veçantë dhe pati një intensitet të madh, du ke u shdërruar së bashku me Shirqin në qendra tranzite të mallit që eksportohej dhe importohej. Në këtë mënyrë e gjithë zona nga Shkodra në Pulaj u shndërrua në një zonë të rëndësishme tregtare. Dëshmi e këtij fakti janë krahas të tjerave, dhe numri i madh i fshatrave të shtriheshin gjatë rrjedhës së Bunës dhe që njihen për zhvillimin e tyre ekonomik.49)

Përësia e rrugëve të sipërme përbën në shekujt XIV-XV një sistem unik rrugor, i cili lidhte më së miri krahinat e Shqipërisë Veriore me trojet e tjera shqiptare brenda vendit, por edhe me shtete të tjera. Zhvillimi dhe lulëzimi i këtij rrjeti komunikacioni mjaft të gjërë dhe shkëmbimi që realizohej nëpërmjet tij janë një tregues tjetër kryesor për premisat që krijojnë gjatë kësaj etape të zhvillimit historik për bashkësinë e jetës ekonomike të këtyre trojeve. Brenda kësaj treve ndërkrahinore lulëzuan mjaft qytetete si Tivari, Ulqini, Budva, Plava, Peja, Prizreni etj., por Shkodra mbeti në tërësinë e tyre qëndra më kryesore ekonomike. Baza e zhvillimit të madh të këtij rrjeti të gjatë komunikacioni të Shkodrës duhet kërkuar në vetë zhvillimin e brendshëm e konomik të kësaj treve, në shekujt XIV-XV, në hiderlandin e pasur të saj duke shdërruar në këta shekuj Shkodrën në një qendër të rëndësishme traziti që lidhte zonat veriore e veri-lindore në Shqipërinë e mesme e jugore dhe në pellgun e Adriatikut dhe të Jonit nëpërmjet rrugëve detare.

* * *

Shkodra në shekujt XIV-XV ishte një nga qëndrat më të rëndësishme tregtare për trevat shqiptare dhe jashtë saj. Bazën e qarkullimit të mallrave e përbënin prodhimet zejtare dhe ato bujqësore e blegtorale, që prodhoheshin në trevën e saj, por dhe në të gjithë pjesën veriore e veri-lindore të Shqipërisë. Mbi këtë bazë ekonomike mori zhvillim të madh tregtia e brendshme. Dinamika e zhvillimit të rrjetit rrugor, lulëzimi i shumë qendrave urbane, doganet e të ardhurat që nxirrte ajo etj., e shprehim më së miri këtë aspekt.

Forca e tregut të Shkodrës mbështeti në rradhë të parë në prodhimet e juridikasionit të saj të pasur, por thithte dhe mallrat e krahinave të brendshme e të thella të Shqipërisë veriore, si Pultin, Shoshin, Shalën, Kelmendin, Piperin, Palabardhin, Zhabiakun, Shestanin, Merkodin, krajën etj. Një drejtim tjetër kryesor të lidhjeve tregtare e përbënin qytetet shqiptare të bregut dalmat si Tivari, Buna, Kotorri e Ulqini. Nga veri-lindja lidhjet tregtare të Shkodrës të çonin në zonën e Alltun ilisë (zonë në mes të Gjakovës, Junikut dhe Tropojës) dhe shtriheshin në tërë zonën e Kosovës. Në qytetin e lulëzuar të kësaj treve, në Prizren, tregtarët shkodranë kishin përfaqësuesit e tyre. Së fundi, me tregun e Shkodrës lidhej dhe zona e Mjetit, në jug, (perëndim të saj. Në një territor të tillë të gjërë, me një shtrirje ndërkrahinore të tregtisë së brendshme realizohej një qarkullim me shkëmbim të madh dhe të shumëllojshëm mallrash.50)

Në tërësinë e këtyre shkëmbimeve tregtarët e brendshëm të Shkodrës, jo gjithmonë dhe njëkohësisht në shekujt XIII-XIV kanë ekzistuar lidhje me tërësinë e këtyre trevave. Kjo ka qenë e kondicionuar si nga pushtuesit e huaj: sundimi serb dhe ai venecian në këta shekuj, ashtu dhe nga feudalët vendas, në veçanti gjatë sundimit të dinastisë së Balshajve, ku synimet e tyre politike kanë përcaktuar dhe orientimet në fushën e lidhjeve tregtare si të brendshme ashtu dhe të jashtme. Për pasojë sferat e këtyre lidhjeve ose është ngushtuar ose shtrirë duke ddalë në plan të parë herë lidhjet e Shkodrës me trevat e tjera shqiptare veriore dhe veri-lindore, herë me ato jugore, perëndimore dhe veri-perëndimore.

Kështu tregtia e jashtme pësoi një rënie dhe përfufizim të përkohshëm pas shkatërrimit të mbretërisë serbe, në veçanti në rrugët tokësore. Rritja e pushtetit të klasës feudale vendase dhe anarkia feudale që vihet re në këtë periudhë e bënë të pasigurta rrugët tregtare duke dobësuar përkohësisht lidhjet e krahinave si brenda vendit ashtu dhe në trevat e tjera. 51) Kjo gjendje vazhdoi derisa mbi të gjithë feudalët vendas të trevës së Shkodrës u fuqizua pushteti i dinastisë së Balshajve, gjatë kohës së sundimit të së cilës iu krijuan kushtet për një zhvillim të mëtejshëm si të tregtisë së brendshme ashtu dhe asaj të jashtme. Prirja e republikave të Raguzës e Venedikut per afrim e aleancë me Balshajt, krahas interesave të tyre politike që donin të arrinin në veçanti Republika e Shën Markut, ato kishin dhe synimet e tyre ekonomike për një shfrytëzim sa më intensiv të kësaj zone të pasur.

Nga të dy Republikat kishte më të favorshme për marrëdhënie tregtare kishte Raguza e cila marrëveshjet për lundrime e shkëmbime tregare me Shkodrën i përsëriste disa herë në vit sipas stinëve. Ndërsa Republika e Venedikut duke pasur nën kontrollin e vet mjaft skela bregdetare të trevës shqiptare donte të fuste nën vartësinë e vet politike edhe Shkodrën, si nyje më të rëndësishme të trevës Shqiptare në pjesën veriore. Në fushën ekonomike kjo donte të vendoste monopolin e saj në tregtinë e drithit, verës etj. Megjithë këtë kondicionim nga fusha politike, tipari themelor i tregtisë në këta shekuj mbeti zhvillimi i tij në gjërësi dhe thellësi, i një niveli të tillë që shënon etapën më të lartë që kishte arritur në zhvillimin e kësaj dege, deri në këta shekuj në trevat veriore. Qarkullimi i mallrave në një shtrirje të tillë ndërkrahinore ishte i madh dhe i shumëllojshëm. Vendin kryesor në këto shkëmbime e zinte drithi. Në qytetin e Shkodrës kishte vend të veçantë për këtë tregtim, që thirrej fusha e drithit. Në trevën veriore në zonën fushore prodhohej: grurë, mel, elb dhe bathë, ndërsa në zonën malore dhe në Kosovë edhe thekra e tershëra. Megjithëtë këto, siç del nga dokumentacioni i kohës kultura e grupit ishte kultura bazë. Detyrimi i grurit për të gjitha fshtarat si gjatë sundimit bizantin, venecian dhe atij turk mbetej detyrimi kryesor. Përmenden në këta shekuj drithorja e fushës së Shkodrës, e Sanjës dhe e Drishtit si zona që kultivonin këto kultura.

Në llojet e drithrave që tregtoheshin vendin e parë e zinte gruri. Më vonë filloi dhe tregtimi në masë i melit. Gruri blihej pjesërisht nga fshtrat e zonave malore, ndërsa pjesa tjetër eksportohej jashtë trevës. Shkodra fuqizonte vazhdimisht me drith qytetet shqiptare të bregut dalmat, të cilët në mjaft raste shndërroheshin në një qendër ndërmjetëse tranziti për tregtimin e drithit në vendet e tjera të pellgut të Adriatikut. Tregtimi i drithit brenda për brenda trevës shqiptare ishte një fenomen i vjetër. Ndësa tani në shekujt XIV-XV, në kushtet e lulëzimit të marrëdhënieve feudale, sigurohej nëpërmjet detyrimit (rentës feudale) një sasi e konsiderueshme tepricë që shërbente për tregtim të brendshëm dhe për eksport, duke realizuar nëpërmjet formës së shkëmbimit mall-para. Vetë përhapja e kësaj forme të re dhe më të lartë të shkëmbimit, pothuajse si proces i njëkohshëm dhe me vende europiane me marrëdhënie feudale të zhvilluar, është një dëshmi i nivelit të lartë të arrirë që arriti zhvillimi i forcave prodhuese në këto treva në këto shekuj.

Tregu i Shkodrës konsiderohej si një ndër katër tregjet kryesore të drithit të trevës shqiptare. Në Shkodrën e Shirq ekzistonin magazina ku kgrumbulloheshin sasira të mëdha gruri rezervë. Veçanërisht në vitet 20-të të shekullit XV, Shkodra e bë një qendër e rëndësishme e depozitimit dhe e tregtimit të drithit. Këtë rezervë të madhe drithi administrata veneciane e përdorte jo vetëm për të plotësuar nevojat ekonomike të komunës e për eksport, por edhe në shërbim të synimeve të veta politike. 52)

Krahas drithit me shumicë tregëtohej edhe vera. Ishin të përmendura në mesjetë plantacionet e vreshtave në Nënshkodër (Bërdicë, Bardhaj), në bregun lindor të Liqenit (Kalldrun, Koplik etj). Duke u shtrirë nga lindja deri në rrëzë të Maranajt plantacionet e Drishtit e Danjës. 53) Prohimi i verës ishte mjaft i madh. 54) Përveç prodhimit të fushës, tregu i Shkodrës përfshinte dhe prodhimin e verës së zonave të brendshme si të Dushmanit 55), të Pultit 56), etj. Vera në përgjithësi tregtohej në voza 57).

Një shtrirje të gjërë në hiderlandin e Shkodrës kishin dhe ullishtat 58), prodhimi i të cilave tregtohej si frut, por dhe i përpunuar: si vaj në voza. Vetë ekzistenca e doganës së vajit në Shirq tregon se tregtohej kryesisht bimë të përpunuar. 59)

Frutikultura dhe aplikatura ishin të përhapura kryesisht në Zadrimë 60), një zonë mjaft e pasur me punë dhe që kultivonte bletën. Nga kjo krahinë sillej dhe tregtohej në Shkodër kryesisht mjaltë dhe dyllë.

Rëndësi të veçantë kishte dhe tregtia e lëndës së drurit. Kjo sillej nga zonat e brendshme malore dhe shkëmbehej me drithë, kripë dhe prodhime industriale të zejtarisë vendase në radhë të parë por edhe të jashtme. Zakonisht lënda drusore sillej e papërpunuar në formën e shtyllave që përdoreshin kryesisht për ndërtim. 61) Sipas nevojave kjo lëndë përpunohej në Shkodër dhe tregothej si drrasë, dyrekë anijesh, etj.Lidhjet tregtare të fushës me zonat malore realizoheshin edhe nëpërmjet shkëmbimit të prodhimeve bujqësore e zejtare me ato blegtorale. Veçanërisht zona e Dukagjinit kishte të zhvilluar blegtorinë. Tregtoheshin bagëti, derra, kuaj si dhe mishi i freskët dhe i përpunuar (i thatë dhe i kripur). 62)

Një peshë të madhe zinte tregtimi i peshkut si rezultat i ujrave të shumta që e rrethonin Shkodrën (Liqeni, Lumi i Drinit i Bunës dhe Deti). 63) Peshku tregtohej i freskët por edhe i përpunuar (i thatë).64)

Gjithashtu në tregun e Shkodrës realizohej tregtimi i fshikëzave të mëndafshit dhe i fijes së përpunuar.

Në sferën e gjërë të shkëmbimit të mallrave bujqësore e blegtorale me mallrat industriale të vendit ose të importuara, një rëndësi të veçantë merrte tregtimi i kripës. Tregtimi i këtij malli e lidhte Shkodrën në këta shekuj me të gjithë zonën bregdetare shqiptare. Në portin e Shkodrës, në Shirq, grumbullohej sasi e madhe kripe, e cila tregtohej në tërë trevat veriore dhe verilindore. Për rezervat e mëdha të saj në këtë port flasin dokumentat e kohës. 65) Kripa sillej nga Vlora, Durrësi e kripërat e bregut dalmat që, megjithëse të vogla, qenë të shumta në vitin 1425.66) E përmendur ishte kripa e bardhë e Durrësit (sal albus Durachin, 1284).67)

Transportimi i kripës kryhej me anije private, pronarët e të cilëve kontraktonin me shoqëritë tregtare. Dokumentacioni i kohës hedh dritë mbi përmbajtjen e kontratave të nënshkruara, ku përcaktohen detyrimet e të drejtat e kontraktuesve. 68) Qarkullimi i kripës si mall kishte filluar që herët dhe në këtë sferë tregtia ishte e zhvilluar shumë dhe kishte fituar "pjekuri".

Në mjaft raste tregtarët shkodranë i bënë lidhje dhe me portin e Durrësit dhe i tregtonin mallrat, sidomos drithin, edhe ngakjo skelë, veçanërisht në periudhën e konflikteve politike, kur portet nga gryka e Bunës ishin të bllokuara. Krahas tregtisë së brnedshme ishte e zhvilluar mjaft edhe tregtia e jashtme. Shkodra tregtonte me trevat e tjra jo vetëm mallrat që prodhonte qyteti dhe hiderlandi i saj, por si qendër tranziti grumbullonte e tregtonte mallra që vinin nga zonat e thella malore veriore, apo nga treva e gjërë dhe e pasur e Kosovës.

Në veri-lindje Shkodra nëpërmjet rrugës së Prizrenit lidhej nga njëra anë me trevën serbe dhe nga ana jugore me Shkupin dhe Selanikun.

Lidhjet me pellgun e Adriatikut Shkodra i zhvillonte nëpërmjet lumit të Bunës ku përveç skelës së Pulaj (në grykën e derdhjes së lumit) ekzistonte dhe skela shumë e përmendur e Shirqit, e cila u shdërrua në një qendër të madhe tregtare që varej nga Shkodra. Këtu ishte vendosur zyra e doganës dhe shumë magazina e sheshe ku depozitoheshin mallra të importuara ose për eksport, si magazinat e kripës, verës, drithit dhe sheshet e grumbullimit të lëndës së drurit, qeramikës etj. Eksportin e përbënin kryesisht mallrat si drithra, lëndë drusore, dyllë, peshk, veshmbathje, armë, vegla pune, orendi, kripë, tjegulla, 69) dhe në ndonjë rast edhe verë apo grurë kur kishte korrje të këqia.

Për sasinë e mallit që grumbullohej në skelën e Shirqit dhe për rëndësinë e vetë skelës flasin doganat që lidheshin me eksport importin e mallrave në këtë skelë 70). Ekzistenca e shoqërisë së doganierëve dhe kthimi i kësaj skele në një vendbanim të drejtorëve të shoqërisë tregtare dëshmojnë se Shirqi 71) ishte një qytet skelë me rëndësi, përpara hyrjes për në Shkodër. Marrëdhëniet tregatare të Shkodrës me pellgun e Adriatikut kanë qenë mjaft dinamike nga dy nga republikat feudale më në zë gjatë periudhës së mesjetës së lulëzuar, me atë të Raguzës dhe të Venedikut. Mallrat e trevës së Shkodrës i kaloni caqet dhe të këtyre republikave, në të gjitha tregjet e bregdetit Dalmat deri në Istria dhe përtej saj. Blerës të rëndësishëm ishin dhe tregtarët italianë, të cilët tregtonin me Shkodrën ose direkt ose indirekt nëpërmjet Venedikut apo Raguzës, që luanin në këto raste rolin e ndërmjetësit në ngarkim shkarkim dhe në shkëmbimin e mallrave. Në tregjet e Apuljes, Otrantos, Brindizit, Bolonjës, Firences tregtoheshin mallra që dilnin nga skelat e Bunës. Në jugë lidhjet regtare përfshini jo vetëm Greqinë perëndimore dhe atë lindore, por dhe mëtej këtyre territoreve.

Trasportues të mallrave ishin kryesisht lundërtarët ulqinakë dhe tivaras por shpesh dhe anije të Raguzës e Venedikut.

Potencën e madhe të tregtisë që zhvillohej në vende të tjera e shpreh më së miri fakti i anijeve të shumta në që qarkullonin në lumin e Bunës, ku brenda vitit në Shkodër ankoroheshin mbi 200 anije tregtare. 72)

Republika e Raguzës dhe ajo e Venedikut janë dy nga Republikat mesjetare, që mbajnë marrëdhënie tregtare pothuajse të vazhdueshme në këta shekuj me të gjithë trevën shqiptare bregdetare. Në Shkodër dhe në Shirq ato kishin përfaqësuesit e tyre në formën e agjencive tregtare. Madje raguzanët kishin krijuar në Shkodër edhe lagjen e tyre të banuar nga kolonë raguzanë73). Këto agjensi tregtarë interesoheshin për të gjithë veprimtarinë tregtare, për mbarëvajtjen sa më të mirë të saj. Ato kontraktonin për mallrat e ndryshme dhe ndërhynin pranë administratës qytetare në çdo rast që dëmtoheshin interesat e tregtarëve, sidomos në rastet kur sulmoheshin karvanet tregtare apo anijet, duke kërkuar dëmshpërblim74).

Në kohën e dinastisë së Balshajve të dy republikat bëjnë përpjekje për të siguruar tregëti të lirë dhe kushte lehtësuese, veçanërisht për tregtuesit të drithit. Madje vetë këto Republika për të inkurajuar tregtimin e drithit kanë nxjerrë mjaft urdhëresa që lidheshin me stimulimin e kësaj tregtie75)

Edhe në kushte të disfavorshme politike, që kanë shërbyer si faktor frenues në zhvillimin e tregtisë së jashtme, eksportimi i drithit pothuajse nuk kanë pushuar asnjëherë. Kjo lidhej dhe me leverdinë ekonomike të këtyre Republikave mbasi çmimi i drithit i trevës shqiptare ishte më i lirë se ai i drithërave të Sicilisë dhe Apuljes. Prandaj drithi shqiptar ka mbetur gjithnjë në qarkullim tregtar të Adriatikut.

Një rol të rëndësishëm në forcën tregtare të Shkodrës luante grumbullimi i mallrave, veçanërisht të klarakterit bujqësor e blegtoral por dhe minerale që vini nga treva epasur e Kosovës. Një dëshmi e rëndësishme për këtë është Dogana e Vaut të Dejës, e cila sillte të ardhura të mëdha (2200 perper) që ishin pothuajse të barabarta me të ardhurat që nxirrte Komuna e Shkodrës nga dogana e peshkimit (2362 perper) kur dihet që kjo ishte një nga degët kryesore të ekonomisë së qytetit.

Shkëmbimet tregtare bëheshin me të holla, por kishte raste edhe mal me mall76).

Tregtia i nënshtrohej kontrollit të pushtetit qendror (pushtetit të komunës qytetare) e cila nëpërmjet doganave të ndryshme që kishte vënë për mallrat që hynin në qytet e që dilnin jashtë, siguronte të ardhura të mëdha. Përveç kontrollit Komuna gëzonte të drejtën e monopolit tregtar në disa artikuj si: drithë, verë, etj. dhe lejohej shitja e lirë e tyre vetëm me urdhërin e saj.

Forcimi i jetës ekonomike dhe lulëzimi i tregtisë bënë që nga fundi i shekullit XIV juridiksioni i Shkodrës të zgjerohet mjaft duke përfshirë qendra urbane që më parë lulëzuan si pika autonome si: Sarda, Balëzi dhe të ngushtohejë shumë juridiksionin e Komunës së Drishtit77).

Më vonë, në gjysmën e parë të shekullit XV, Shkodra si qendër ndërkrahinore, hyn në grindje për çështje kufiri edhe me qytetet e Tivarit, Ulqinit e Kotorrit78). Kësaj periudhe i përket ajo shkallë e zhvillimit të jetës ekonomike në të cilën marrëdhëniet mall-para nuk ishin kufizuar vetëm në zonën bregdetare por përfshinin edhe zonat e brendshme, ku ekonomia natyrore kishte rrënjë më të thella.

Nga këta tregues të nivelit të marrëdhënieve tregtare të Shkodrës në shekujt XIV-XV del se ato kishin arritur një shkallë të mirë zhvillimi. Edhe kjo fushë tregon për marrëdhënie feudale në lulëzim.

Megjithatë, në shekullin XV deri në periudhën e pushtimit turk, kur rrethanat e brendshme ishin të favorshme për të bërë hapa të mëtejshme në drejtim të centralizimit politik, Republika e Shën Markut, e cila kishte shtënë në dorë të gjitha qytetet kryesore bregdetare, midis tyre dhe ato të trevës shqiptare veriore si Kotorrin, Buduan, Tivarin, Ulqinin, Drishtin, Lezhën dhe Shkodrën, që krahas qyteteve të tjera bregdetare ishin qendrat më të zhvilluara ekonomike, ku mund të mbështetej klasa feudale vendase, ashtu sikurse kishte ndodhur dhe në vende të tjera Europiane, për te realizuar centralizimin politik, me ndarjen në njësi administrative më vete të të gjithë këtyre qyteteve ajo cënoi atë unitet ekonomik që këto qendra kishin vendosur më përpara me tokat e tjera shqiptare.

Rënia e Shkodrës më 1479 dhe e trevave të tjera shqiptare përrreth saj nën zgjedhen turke, shkatërrimet masive dhe kthimi i këtyre qendrave thjesht në kështjella ushtarako-administrative, ishte goditje që i hodhi mbrapa disa shekuj, proceset e reja që kishin marrë zhvillim.

Nga:
Prof. Menduh Dërguti
Prof. Manol Tasellari


[ Edited Thu Jan 29 2009, 11:00AM ]


Back to top
Vaskja
Wed Sep 24 2008, 11:35AM
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 05:29PM

Posts: 3605
Historia e familjeve te njohura shkodrane ne nje liber monografi e shkencore

Firmat tregtare Coba - Bianki 1795-1912 shkruar nga Prof. Dr. Adrian Papajani

nga Klajd Kapinova Manhattan New York

Studiuesi i ri tiranas, pas viteve '90 Dr. Adrian Papajani, përmes një analize serioze dhe shkencore, ka bërë një kronikë të traditës së hershme të zhvillimeve ekonomike kapitaliste të trevës së Veriut të Shqipërisë.
Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Shqiptare anglezja Miss Edith Durham për qytetin e Shkodrës shkruan: "Shkodra më mrekullon...ajo është qyteti më i mirë në botë".
Shkodra, ka një histori të lashtë e të lavdishme duke qenë njëherazi një nga kryeqendrat e kulturës së qytetërimit shqiptar. E themeluar në shekullin IV para Krishtit arriti lulëzimin e vet gjatë sundimit të mbretit Gent, kur u bë kryeqendër e Ilirisë. Në shekullin III para Krishtit preu monedhat e para të veta... Në shek XVIII u kthye në qendër të rëndësishme tregtare që kanë shtrirje gjeografike në disa kontinente të botës. Dr. Adrian Papajani, me pasionin e vullnetit të lirë u muar me hulumti min e veprimtarisë ekonomike tregtare të firmave tregtare shkodrane të njohura si Çoba - B ianki. Si pasonjë e një pune voluminoze 5-vjeçare me dokumentat e familjeve tregëtare të njohura Çoba - Bianki fiton gradën shkencore doktor i shkencave historike në vitin 1996.
Vepra është e ndarë në tre pjesë dhe që shquhet për një llogjikë e gjuhë të pastër komunikimi me lexuesin e studiuesin, të shoqëruar me disa konkluzione të monografisë. Vepra ka një fond të pasur burimesh dhe litetaraturë historike të shfrytëzuar e zbardhur deri më sot. Që në hyrje gjendet pema gjenealogjike e familjeve të përmendura shkodrane në fjalë, e disa foto që botohen për herë të parë.
Zhvillimi i tregëtisë në viset shqiptarenë shekullin XIX dhe në fillimin e shekullit XX, ka qenë objekt studimi nga studiues të vendas dhe të huaj. Në këto studime ata duke u mbështetur në të dhëna burimore historike deri më sot, kanë dhënë një tablo të përgjithshme. Por siç dihet rajone e zona të ndryshme kanë pasur veço ritë e tyre. Këto të fundit të përcaktuara nga faktorë ekonomikë, politikë, gjeografikë, e tj. Pra pas krijimit të një panorame të përgjithshme ekonomike tejvendit tonë për këtë periudhë ka ardhur koha për kryerjen e hulumtimeve të detajuara dhe probleme të veçanta. Nëpërmjet këtyre studimeve realizohet një plotësim dhe pasurim i gjithanshëm ekonomik dhe pse jo argumentohen e dalin në pah teza të reja të historiografisë të panjohura më parë nga pseudohistorianët e sistemit shterp para vitit 1990. Mirëpo këtij qëllimi i shërben edhe monografia e sapobotuar e dr.Adrian Papajani, e cila tashmë i krijon mundësi historianëve, studiuesve, mësuesve të historisë dhe lexuesve për t'u njohur më afër me zhvillimin e veprimtarisë së biznesit të ndershmë që kanë ndjekur dy firmat shkodrane me zë. Botimi i kësaj monografie e pasuron literaturën historike shqiptare e sidomos atë pjesë të saj që i kushtohet zhvillimit ekonomik të trevës veriore të Shqipërisë gjatë dy shekujve të fundit. Për përpilim in e kujdeshëm të librit të ri është dashur të kalohen nëpër duar rreth 45-5000 dokumenta.
Baza e burimeve e kësaj monografie, përbëhet nga dokumentacioni mjaft i pasur i fondit "Firmat tregëtare Çoba - Bianki" i cili përfaqëson sot fondin më të pasur në llojin e vet, të depozituar në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe fondet e Arqipeshkëvisë së Shkodrës, dhe ai i firmës tregëtare Muzhani. Dokumentacioni përbëhet nga hyxhete (dokumente pronësie) të këtyre dy familjeve të cilat janë dhe dokumente më të hershme, por edhe akte të tjera të mëvonshme pronsie si dhe regjistra, kopje - letrash, një korrespodencë shumë e larmishme e zhvilluar me tregtarë e agjentë vendas e të huaj, korrespodencë familjare. Një vend të rëndësishëm zë pasqyrimi i ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës, qofshin këto politike (ndërrimi i Valinjëve në qytetin e Shkodrës), ekonomike (falimentimi i tregëtarëve të ndryshëm, importet, zhvletësimi i monedhës) por edhe ngjarje të jetës së përditshme (si p ërmbytja epazarit dhe një pjesë e qytetit nga lumi Buna, vjedhjet që bëheshin në pazar, së mundjet, rënia e tërmetit, etj).
Gjuha e dokumentacionit për atë pjesë të tij që bën fjalë mbi pronësinë është osmanisht, ndërsa në pjesën e pasme për secilin prej tyre, është pasqyruar një përmbledhje në italisht e përzier në shqip në vitin 1800) ose edhe vetëm italisht e shkruajtur nga vetë pjesëtarët e familjes Çoba- Bianki. Pjesa tjetër e dokumentacionit është në italisht dhe shqip. Shfrytëzimi nga autori në mënyrë shteruese i një baze të tillë burimore kaq të pasur, autentikë dhe mjaft konkrete për të dy këto familjeje tregtare shkodrane, përbëjnë një kontribut mjaft të vlefshëm në drejtim të njohjes gjithnjë e më të plotë të aktivitetit të pastër të biznesit në qytetin veriperëndimor të Shqipërisë, në rrethina e më gjerë.
Aktivitetin e suksesshëm të dy firmave në fjalë Dr. Papajani e shtrin deri në aktivitetin e Pavarësisë më 1912. Ekzistenca si bashkëpronarë Çoba-Bianki të 50 anij eve të kohës si dhe ekzistenca e anijeve avullore shqiptare tregtare shkodrane tregon se e dhe shqiptarët nuk ishin më pas se kombet e tjera në fushën e lundrimit dhe të biznesit, ku elementët e zhvillimit shprehen më dukshëm tek këto firma të fuqishme tregtare të Shqipërisë së Veriut. Dhe Shkodrës i mungonte një vlerësim i tillë ng autori joshkodranë që gjithsesi kanë kënaqësi kur punojnë për të rivlerësuar lerat e humbura gjatë 60 vjetëve.


[ Edited Thu Jan 29 2009, 11:00AM ]


Back to top
L - N
Mon Nov 03 2008, 10:27AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
E vërteta rreth qëndrimit të Mbretërisë së Malit të Zi më 1912-1913





ROMEO GURAKUQI (UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANëS)
03/11/2008 Prezantimi pretendon të japë një pasqyrë përgjithësisht të detajuar të qëndrimit të shtetit malazez ndaj çështjes shqiptare në muajt e zhvillimit të një prej konferencave ndërkombëtare më të rëndësishme për përcaktimin e tërësisë së shtetit shqiptar, gjegjësisht gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër.


Detyrohem ta risjell në vëmendje të opinionit publik serish këtë trajtim, pas deklaratave krejt të përqarta të bëra dje në Shkodër nga Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse malazeze Amfiloje rreth pwrmbajtjes sw Luftës për Mbrojtjen e Shkodrës gjatë Luftws sw Parë Ballkanike 1912-1913.

Për të penguar që zhvillimet anësore të Luftës Ballkanike të mos çonin në prishjen e paqes dhe ekuilibrave të paracaktuara në Europë, Fuqitë e Mëdha nxituan dhe mblodhën më 17 dhjetor 1912 në kryeqytetin e Anglisë, Londër, Konferencën e Ambasadorëve. Në fakt, që nga nëntori 1912, Fuqitë kishin pranuar propozimin austro-italian për krijimin e Shqipërisë si principatë autonome. Problemi qëndronte se brenda cilëve kufij do të krijohej kjo njësi e re shtetërore ballkanike. Problemi u shqyrtua që në mbledhjet e para të Konferencës. Diskutimi i kufijve të brëndshëm, veçanërisht atyre veriorë dhe verilindorë, u shoqërua me një kontrast të thellë pikpamjesh dhe interesash në mes Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe Serbisë dhe Malit të Zi nga ana tjetër, të përkrahura në një masë pothuajse të plotë nga ana e Rusisë dhe Francës. Kufiri i propozuar nga Austro-Hungaria, ndonëse nuk përfshinte të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, mund t’i jepte shtetit të ri shqiptar një shans të arsyeshëm për arritjen e qëndrueshmërisë dhe përparimit. Përndryshe, kufiri që u vendos nga kjo konferencë, nën presionin e vazhdueshëm të rusëve, francezëve dhe aleatëve ballkanikë dhe para nevojës së mbrojtjes me çdo çmim të “koncertit europian”, ishte një shfaqje e qartë e dhunimit të çdo konsiderate etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike.

Po cili ishte qëndrimi i Malit të Zi, si në planin diplomatik ashtu edhe në atë ushtarak?

Përfaqësues të qeverisë së Malit të Zi në Londër, fillimisht si delegatë të Konferencës së Paqës, por njëkohwsisht edhe si ndjekës të zhvillimeve të Konferencës së Ambasadorëve, kanë qenë diplomati i karrieres Llazar Miushkoviq, Konti Luigj Voinoviq (nënshtetas austriak nga Raguza), dhe Jovan Popoviq (ministër në Kostandinopojë). Edith Durham duke analizuar përbërjen e delegacionit pati arritur në konkluzionin se përbërja e tij është “një pohim i heshtur që Mali i Zi nuk ishte në gjendje të përgatiste tre politikanë me peshë, të përshtatshëm për misionin e Londrës” Sidoqoftë, ekspozimi i qëndrimit malazias është bërë edhe nëpërmjet kanaleve të tjera diplomatike, gjegjësisht drejtëpërdrejt nga Cetina, nëpërmjet diplomatëve të akredituar atje.

Në ditët e para të vitit 1913, Mbreti Nikolla i Malit të Zi i kërkoi ambasadorit britanik në Cetinë Count de Salis t’i paraqiste Ministrit të Jashtëm Britanik Edward Grey, që ishte njëkohsisht edhe kryetar i Konferencës së Ambasadorëve, një apel urgjent ku i kërkohej mbështetje në pohimin e pretendimeve malazeze mbi Shkodrën dhe lumin e Drinit si kufi të ri të shtetit të tij. Insistimin ai e lidhte me atë që, “populli i (Malit të Zi) nuk do të mund të lejonte kurrë vullnetarisht të hiqte dorë nga një pretendim i tillë dhe do t’i kundërvihej kundërshtimit austriak me të gjitha mënyrat dhe fuqitë”. Ai deklaronte gjithashtu se stabiliteti i dinastisë do të ishte i kërcënuar, në qoftë se atij do t’i mohohej Shkodra. Ndryshe nga ç’është pretenduar nga ndonjë studiues shqiptar qeveria e Malit të Zi, nëpërmjet përfaqësuesve të vet në Londër, i dërgoi Konferencës së Ambasadorëve më 17 janar 1913 edhe një memorandum, në të cilin paraqiste pretendimin e vet për Shkodrën, Pejën dhe Gjakovën, në emër të interesave jetësore ekonomike dhe të të drejtave historike dhe gjeografike. Memorandumi, i cili ishte hartuar drejtëpërdrejtë nga delegatët malazezë në Londër dhe nuk ishte në disponim të autoriteteve malazeze në Cetinë , përmbante edhe një trillim në përpjekjen e vet argumentuese: Sipas tij, pretendimet malazeze ndaj Shqipërisë veriperendimore pranoheshin edhe nga popullsitë gjegjëse të Shkodrës dhe Malësisë . Madje shkohej deri atje sa thuhej se, edhe Arqipeshkvi i Shkodrës ishte në favor të një aneksimi të tillë. Dua të nënvizoj raportimet e ambasadorit britanik në Cetinë Count de Salis, i cili qartësisht shprehet se, “e gjithë ajo çfarë unë di me thotë të kundërtën” . Malësorët, të cilët kishin marrë pjesë gjatë nëntorit në luftime kundër forcave turke në Tuz, në vijim të përpjekjeve të tyre për lirinë e vendit, sapo u qartësuan synimet malazeze drejt Shkodrës dhe Malësisë, u tërhoqën menjëherë nga veprimet ushtarake dhe në një mbledhje që mbajtën në muajin janar në Podgoricë, vendosen të shkëpusnin të gjitha lidhjet me Malin e Zi. Gjithashtu, ambasadori britanik sjell si argument kundër pretendimeve malazeze edhe qëndrimin e popullsisë shqiptare të Malit të Zi, e cila është e pakënaqur me refuzimin e lejimit të arsimimit në gjuhën shqipe dhe me mungesen e tolerancës fetare. E një rëndësie të veçantë në sqarimin e diplomacisë britanike është edhe një letër e Edith Durham, që është depozituar në Foreign Office. Ajo shkruan: “duket krejt qartë se masa e shqiptarëve të vilajetit të Shkodrës nuk dëshiron të bëhet subjekt malazias. Shqiptarët shprehen se, ne nuk kemi luftuar kundër turqve mbi dy vjet me radhë për problemin e gjuhës, që më pas të detyrohemi të mësojmë serbishten.... Traktati i Berlinit shkaktoi gjakderdhje të pafund duke injoruar të drejtat private dhe ato të pronësisë dhe unë shpresoj se ky gabim nuk duhet të përsëritet, mbasi këtë radhë ai do të jetë më serioz”.

Më datën 28 janar 1913 dy nga tre delegatët malazezë në Londër, i kërkuan takim Edward Grey-t, në të cilin, duke i shprehur vendosmërinë e Mbretit Nikolla për të mos hapë rrugë mbi Shkodrën, bënë edhe një deklaratë të qartë kërcënuese që godiste drejtëpërdrejtë stabilitetin europian. Ato u shprehen: Për mbretin Nikolla “është absolutisht thelbësore marrja e qytetit.... Në qoftë se Austro-Hungaria sulmon Malin e Zi, opinioni publik rus do të lëvizë në mënyrë mjaft fuqishme” . Rreth kësaj deklarate ministri i jashtëm britanik bën vëzhgimin e mësipërm: “Unë konstatoj se kjo nënkupton që, në qoftë se Austro-Hungaria marshon kundër Malit të Zi, Rusia do të marshojë kundër Austro-Hungarisë; Gjermania atëhere do të marshojë kundër Rusisë dhe Franca do të marshojë kundër Gjermanisë: e gjithë kjo për llogari të Shkodrës. Një gjë e tillë është e palejueshme”. Eshtë e kuptueshme se situata kërkonte dhënien e një zgjidhjejeje sa më të shpejtë të problemit, para se të shoqërohej me ndërlikime më të rënda. Hap të rëndësishëm përpara, por ende larg afrimit të pozicioneve të Austro-Hungarisë dhe Rusisë shënon propozimi gjerman i bërë në mbledhjen e datës 6 shkurt 1913 nga Prince Lichnowsky. Sipas këtij propozimi, “kufiri do të nisej nga Adriatiku dhe do të ndiqte rrjedhën e Bunës deri në pikën që ndodhet midis Rrushkullit dhe Samrishtit, pastaj do të drejtohej drejt Liqenit të Shkodrës duke ia lënë Taraboshin Shqipërisë, do të përshkonte liqenin deri tek gjiri i Liqenit të Hotit dhe do t’i linte Malit të Zi Hotin e Grudën, ndërsa Shqipërisë do t’i mbeteshin Kastrati, Kelmendi dhe Shkreli. Plava, Gucia, Peja dhe Manastiri i Visokiveçenit do të mbeteshin jashtë Shqipërisë .

Siç mësohet nga burimet diplomatike, Mbreti Nikolla fillimisht kishte qenë kundër një sulmi të përgjithshëm për marrjen e qytetit duke shpresuar në një zgjidhje diplomatike të pretendimit të tij. Por, më kalimin e kohës, i vënë nën një presion të dyfishtë, prej ministrave të tij dhe prej qeverisë serbe, ai do të fillojë përgatitjet për ndërrmarrjen e një sulmi të përgjithshëm. Siç duket, në ndërmarrjen e sulmit të përgjithshëm të datës 7 shkurt ndaj Shkodrës, duhet të ketë ndikuar edhe rrjedha e zhvillimeve të Konferencen e Ambasadorëve, pas propozimit të skemës gjermane të ndarjes së kufirit verior, të paraqitur më lart. Mali i Zi tashmë nxiton të bëjë fakt të kryer caktimin e kufirit. Kështu, më datën 7 shkurt, forcat e bashkuara malazeze dhe serbe ndërrmarrin sulmin e përgjithshëm mbi Shkodrën. Malazezët ndeshën një rezistencë jo të madhe në Mes- Muselim, të cilën e morën, por, në kodrat e Bardhajve ato u detyruan të ndalen. Një përpjekje e dytë me datën 8 shkurt nuk qe më e suksesshme, por me datë 9, të mbështetur edhe nga një bateri me rreze të shkurtër veprimi ata ia arritën të çajnë edhe këto pozicione pas një lufte tepër të ashpër. Këto operacione i kushtuan malazezëve rreth 2000 të vrarë.

Dhe ndërsa rreth Shkodrës Mali i Zi po shpenzonte të gjitha energjitë e tij njerëzore dhe materiale, në Konferencën e Ambasadorëve, më 15 shkurt 1913 skicohet një zhvillim i rëndësishëm: për herë të parë linja ruse e kufirit priret ta kalojë Shkodrën brenda shtetit të ri shqiptar. Këtë moment të rëndësishëm drejtuesi i Konferencës Edward Grey do të përpiqet ta shfrytëzojë, për t’i dhënë rrugëzgjidhje kontradiktave të thella mes të cilave ishte e mbërthyer Konferenca. Megjithatë, konferenca do të rendë edhe për disa javë të tëra derisa do të arrijë të fitojë lëshimet e mjaftueshme reciproke të Austro-Hungarisë në Shqipërinë Verilindore dhe të Rusisë për Shkodrën, që të arrihej në një vendim të përbashkët mes Fuqive. Ndërkaq, Mbreti Nikolla do të vazhdojë krahas veprimeve të ashpra ushtarake edhe një propagandë diplomatiko-politike, të cilësuar nga raportet e diplomatëve të pranishëm, si të paarsyeshme deri në qesharake. Më 24 shkurt gazeta franceze “Temps” botoi një telegram të diktuar nga vetë ai. Tre janë paralajmërimet themelore të bëra nga Mbreti i Malit të Zi: 1. së pari Shkodra është një çështje me rëndësi jetësore për këtë vend; 2.së dyti, shkëputja e këtij qyteti nga Mali i Zi e kishte penguar për shekuj zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit; dhe 3. së treti, Europa nuk duhet ta detyrojë me forcë Malin e Zi të heq dorë nga kërkesat e saj të ligjshme, për shkak të nevojës së marrjes së “një zgjidhjeje supreme”. Por synimi i Mbretit Nikolla ecte në kah krejtësisht të kundërt me rrjedhën e punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, madje edhe me vetë rrugën e zgjidhjes së problemeve që kishte kuptuar edhe Rusia. Kjo e fundit, duke mos dashur të gjindej e vetme, dhe në rrethanat e plotësimit gradual të predentimeve të saj, gjegjësisht të Serbisë, për kufirin verilindor shqiptar, vendosi të mos e përkrahte më me të njejtën mënyrë Malin e Zi. Rreth datës 5 mars, ambasadori rus në Cetinë i komunikoi mbretit Nikolla opinionin e Fuqive, se Shkodra duhet t’i përkiste Shqipërisë. Prandaj vazhdimi i betejës për qytetin dhe viktimat të reja rreth tij do të ishin të padobishme. Në një komunikim të bërë si në Cetinë, ashtu edhe në Beograd prej qeverisë ruse, thuhej se, Mali i Zi nuk duhej të llogariste më shumë tash e mbrapa se një mbështetje diplomatike për çështjen e Shkodrës. Ky qëndrim është i lidhur drejtëpërdrejtë me zhvillimet në Konferencë. Në mbledhjen e pasditës së datës 6 mars, u arrit në një mendje të përbashkët se, “për kufirin shqiptar e vetmja çështje e diskutueshme mbetej ajo e Gjakovës” .

Në ditët që pasuan, ambasadori rus bëri edhe ndërhyrje të tjera, në të cilat ai mjaft ashpër i deklaroi Mbretit Nikolla se, “në qoftë se vazhdonte t’i qendronte qëllimit të tij, duke bërë sulme të mëtejshme ndaj Shkodrës, kjo do të thoshte se ai vepronte në kundërshtim me këshillat e Rusisë”. Në fakt, paralajmërime të tilla qenë pa efekt dhe përgatitje edhe më intensive për luftë vazhdonin të zhvilloheshin.

Lufta tani u bë gjithnjë e më shumë një betejë për zotërimin e Shkodrës në mes shqiptarëve dhe sllavëve. Turqit tashmë ishin përfundimisht jashtë lojës.

Pas mbledhjes së datës 11 mars 1913, ministri i jashtëm britanik Grey, mbasi kishte marrë edhe miratimin e Rusisë , i komunikoi delegatëve malazezë se fati i Shkodrës do të vendosej prej Fuqive dhe se operacionet në vijim tani kundër Shkodrës, nuk do të ndikonin në këto vendime. Në forma më të qarta dhe gjithpërfshirëse e trajton këtë problem rezoluta e mbledhjes së datës 19 mars: “Shqipëria është e rezervuar për t’u përkufizuar politikisht prej Fuqive; dhe deri sa kufiri të jetë përcaktuar, asnjë veprim i ndërrmarrë prej Serbisë dhe Malit të Zi në Shqipëri nuk do të konsiderohet si një e drejtë e fituar; edhe në qoftë se, për shembull Shkodra do të bjerë, fati i saj do të vendoset prej Fuqive dhe jo prej pushtimit malazias” .

Rezistenca diplomatike austro-hungareze për kufirin verilindor do të zgjasë deri më datë 22 mars. Këtë ditë, ministri i jashtëm i perandorisë Austro-Hungareze Berchtold, vendosi ta lëshojë pretendimin mbi Gjakovën si pjesë e Shqipërisë, me kushtin që kufiri verior i Shqipërisë të vendosej sipas vijës nga Buna drejt Liqenit të Shkodrës. Kushti i dytë kishte të bënte me ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive dhe evakuim të shpejtë të ushtrive serbe dhe malazeze nga territoret e dhëna Shqipërisë, kusht që do të duhej të garantohej nëpërmjet një komunikimi kolektiv diplomatik prej përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Cetinë dhe Beograd. . Kështu, pas më shumë se dy muajsh përpjekjesh, dhe mundimesh që synonin shmangien e ndërmarrjes së veprimeve të rrezikshme të izoluara, Konferenca ia arriti t’i zgjidhë me një marrëveshje të përbashkët çështjet në diskutim. Në qoftë se çështja do të konsiderohej ekskluzivisht mbi bazen e parimit të kombësisë, krahinat e kundërshtuara do t’i ishin dhënë pa dyshim Shqipërisë, meqë banoheshin kryesisht nga banorë shqiptarë. Por në këtë konferencë, ky parim kishte kaluar në plan të dytë para nevojës së ruajtjes me çdo kusht të “koncertit europian” dhe para disa parimeve të tjera siç ishin fitoret ushtarake të aleatëve ballkanikë dhe konsiderimi i sjelljeve të popujve në këtë luftë. Qeveria ruse e mirëpriti vendimin austro-hungarez mbi çështjen e kufirit dhe pranoi njëkohsisht edhe idenë e një aksioni kolektiv diplomatik në Beograd dhe Cetinë.

Kompromisi i arritur rreth kufijve verior dhe verilindor të Shqipërisë shënoi fundin e periudhës akute të mosmarrëveshjeve austro-ruse, por në të njejtën kohë hapi periudhen e një konflikt të dhunshëm dhe dramatik mes Fuqive të mëdha dhe shtetit të Malit të Zi.

Më 26 mars, Këshilli i Pallatit Mbretëror të Malit të Zi vendosi të mos i perulej ndaj çdo komunikimi të bërë nga Fuqitë dhe të vazhdohej sulmi mbi Shkodrën .

Në pasditën e 29 marsit, përfaqësuesit e Fuqive ndërmorën hapin e shumëpritur të përbashkët në Cetinë dhe Beograd, duke i komunikuar të dyja qeverive vendimet e Konferencës së Ambasadorëve. Qeveria malazeze nuk u përkul as përpara kësaj ftese formale: më 31 mars rimori përsëri me fuqi sulmin mbi Shkodër , ndërsa më 1 prill 1913 i dorëzoi përfaqësuesve të Fuqive përgjigjen ku refuzohej plotësimi i kërkesave të lartpërmendura. Sulmi i fuqishëm mbi Shkodër edhe kësaj radhe doli pa sukses. Brenda dy ditëve Mali i Zi humbi 1200 ushtarë dhe të dëshpëruar për këtë humbje filluan të bombardojnë lagjet qytetare të Shkodrës, përfshirë edhe konsullatat e huaja. Edhe konsullata britanike qe sulmuar ndërsa zevëndës konsulli, shkodrani Nikolla Suma u plagos. Fuqitë, të cilët kishin arritur në marrëveshje pas një pune të lodhshme dhe të vështirë, u acaruan mjaft nga ky qëndrim mospërfillës dhe vendosen të ndërmarrin një demonstrim detar kundër Malit të Zi. Më 5 prill, një skuadron ndërkombëtar i përbërë nga tre anije austriake, dy italiane, një franceze, një angleze, dhe një gjermane (qeveria ruse, megjithëse e aprovoi demonstrimin, nuk dërgoi anije) arriti para Tivarit dhe Ulqinit. Komandanti flotës ndërkombëtare, zëvendës admirali britanik Cecil Burney, i dërgoi një notë tjetër Cetinës zyrtare duke i kërkuar tërheqje të menjëhershme trupave. Këtij frikësimi qeveria malazeze iu përgjigj përsëri me një refuzim të prerë, ndërsa mbreti Nikolla me një deklaratë në të cilën shprehej qartë se nuk do të tërhiqej as me forcë. Dhe pothuajse asgjë nuk shërbeu në këtë drejtim, përfshirë edhe këshillat e Rusisë , as premtimet për kompensime ekonomike, as kërcënimet e Austro-Hungarisë , dhe as shpallja e bllokut detar nga porti i Tivarit deri në grykderdhjen e Drinit.

Pikërisht gjatë kësaj kohe, më 14 prill, ambasadat e Rusisë dhe të Austrisë u morën vesh për një tekst tjetër të ndryshëm nga ai i miratuar me 22 mars për kufirin e Shqipërisë. Sipas kësaj marrëveshje, kufiri i Shqipërisë në pjesën veriperendimore dhe veriore “do të nisej nga bregdeti Adriatik në grykën e derdhjes së Bunës dhe do të ndiqte rrjedhen e këtij lumi gjer në fshatin Goricë që ndodhet në bregun e djathtë. Që andej , ai arrin në majën e maleve që ndajnë Bunën nga Liqeni i Shkodrës, duke ia lënë Taraboshin Shqipërisë. Ai e përshkon liqenin afër fshatit Zogaj, që do t’i mbetet Shqipërisë, gjer në gjirin e Liqenit të Hotit, prej nga ai do të ndjekë kufirin midis fiseve të Grudës e të Hotit, që i lihen Malit të Zi, nga njëra anë, dhe fiseve të Kastratit e të Kelmendit, nga ana tjetër, duke ia lënë të dyja këto fise Shqipërisë. Pastaj ai bashkohet me kufijtë e sotëm midis fiseve malazeze të Kuçit, nga njëra anë, dhe fisit të Kelmendit, nga ana tjetër, gjer në territorin e Gucisë e të Plavës, të cilat i mbesin Malit të Zi...”

Më 22 prill, Count Berchtold-i e vlerësoi situatën më kritike se asnjëherë tjetër. Bllokada ndërkombëtare e Malit të Zi ishte krejtësisht e qartë se kishte dështuar në dhënien e ndonjë efekti dhe tani ishte bërë imperative që një forcë ndërkombëtare duhej të zbarkonte për të pushtuar Tivarin dhe Ulqinin, duke qenë e mbështetur nga zjarri topave të flotës. Ndërsa Italia dhe Gjermania e mbështetën këtë propozim, Franca do ta kundërshtonte zbarkimin e trupave. Atëhere Berchtold-i, ministri i jashtëm austro-hungarez do të shkonte më tej, duke deklaruar se qeveria perandorake, nuk do ta lejojë që Shkodra të vihet nën zotërimin malazias edhe në qoftë se ajo bie. Madje Austro-Hungaria ishte e vendosur t’i nxjerrte jashtë ushtritë malazeze nga ky qytet së bashku me Fuqitë, me Italinë, ose fare e vetme. Pikërisht në këtë moment situata do të ndërlikohet nga një zhvillim edhe më negativ: në orën 3 të mengjezit të datës 23 prill 1913 Shkodra do të dorëzohet. Esad Pashë Toptani, pasi kishte vrarë kolegun e tij dhe komandantin e shquar turk të qytetit Hasan Riza Pasha, pasi kishte siguruar siç duket 80000 lirat turke të kërkuara për shitjen e qytetit , dhe pasi kishte ndërrmarrë bisedime të fshehta me gjeneralin serb Bojeviq mbi mënyrën e tërheqjes, shpalli kapitullimin dhe kreu në mënyrë të qetë dorëzimin. . Mbreti Nikolla deklaroi menjëherë se dëshironte të vendosej në Shkodër përgjithnjë, madje u fol edhe për një hyrje mbretërore në qytet. Në të njejtën kohë qeveria austro-hungareze do t’i kërkojë Konferencës të marrë një aksion energjik për të rehabilituar plotësisht dinjitetin e dhunuar. Më 25 prill, Konferenca e Londrës refuzoi propozimin e bërë nga Austro-Hungaria për një zbarkim të trupave ndërkombëtare në Tivar dhe Ulqin dhe dy ditë më pas, përfaqësuesit e Fuqive në Cetinë, të ngarkuar nga qeveritë e tyre, i paraqiten kryeministrit malazez një notë ku i kërkohej që qyteti i Shkodrës duhej të evakuohej brenda një kohë sa më të shkurtër dhe t’i dorëzohej Fuqive të Mëdha të përfaqësuara nga komandanti i forcave detare ndërkombëtare.

Më datën 2 maj, Mali i Zi i përgjigjet kësaj note duke sqaruar se, “duke rezervuar të drejtën e diskutimit me to, gjatë negociatave për kushtet paraprake të Paqes dhe kufijve të Shqipërisë, e shtynte zgjidhjen e çështjes së Shkodrës në këtë diskutim të përbashkët” . Në këto rrethana Austro-Hungaria vendos fillimin e operacioneve ushtarake. Në mengjezin e datës 2 maj, në mbledhjen e Këshillit Ministerial të Çështjeve të Përbashkëta të Perandorisë Austro-Hungareze, të kryesuar nga ministri i jashtëm Count Berchtold-i, u vendos që operacionet ushtarake kundër Malit të Zi duhej të fillonin të martën datë 6 maj, në qoftë se mbreti Nikolla nuk do të binte dakord për tërheqjen nga Shkodra. Filluan edhe shkëmbimet e pikpamjeve mes kabineteve të Vjenës dhe Romës, rreth mënyrës së shtrirjes së operacioneve të përbashkëta ushtarake në rajon. Kështu arrijmë tek momenti, kur Mali i Zi, para presioneve të gjithanshme politike dhe ushtarake, në mbrëmjen e datës 4 maj 1913, do të detyrohet të pranojë ta dorëzojë qytetin e Shkodrës në duart e Fuqive të Mëdha. Më 14 maj trupat malazeze u detyruan të lëshojnë qytetin e Shkodrës dhe t’ia hapin rrugën, hyrjes së trupave ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë përmbyllet në linjat e veta kryesore një nga episodet më dramatike të Luftës së Parë Ballkanike, episod që la pas një rindarje të dytë ende më brutale të trungut kombëtar shqiptar në pjesët e tij veriore, dhe një zgjerim të dytë të rëndësishëm të Mbretërisë së Malit të Zi në drejtim të tokave të banuara nga shqiptarët.

Vitet e Luftës Ballkanike, të mbarsura me një shfrenim të plotë pasionesh për ndarje territoresh tek vendet Aleate, shënojnë edhe për Malin e Zi një rizgjim të prirjeve zgjeruese të kësaj monarkie të vogël ballkanike. Themi rizgjim, duke pasë parasysh se vetëm një vit e gjysëm më parë Mali i Zi i kishte kërkuar Rusisë njohjen sa më parë të autonomisë së Shqipërisë , duke parashikuar drejt që ky territor mund të bëhej shumë shpejt një terren kontradiktash mes vendeve ballkanike si rrjedhim edhe mes Fuqive të Mëdha. Por ky propozim mjaft i përshtatshëm për shqiptarët, në atëkohë nuk mund të merrej parasysh sa kohë balanca e Fuqive e kërkonte mosprishjen status quo-së. Por shumë shpejt u pa se parashikimet e Mbretit Nikolla, për një trazim të shpejtë të situatës ballkanike, dhe një shndërrim të tokave shqiptare në një shesh kontradikash u vertetuan. Por jo vetëm kaq. Vetë Mali i Zi do të përfshihet në këtë klime të re luftë në Ballkan. Veçori e rëndësishme për qëndrimin e Mbretërisë së Malit të Zi është se, prirja përparimtare për shporrjen e Perandorisë së kalbur aziatike nga Ballkani, u tejkalua nga ky shtet që në momentet e para të fillimit të Luftës, në një qëllim të qartë kundrejt së drejtës të një populli po aq dëshiruar për liri, për mevetësim dhe krijim strukturash të plota shtetërore-nacionale. Gati krejtësisht ndryshe me qëndrimin dhe premtimet e bëra gjatë Kryengritjes Shqiptare të vitit 1911, qarqet monarkiste të Malit të Zi, drejtuan një operacion ndaj popullsisë shqiptare të ngjashëm me ato të ndërrmarra nga ekspeditat e Turgut Pashës. Si i tillë ky operacion u shoqërua me vuajtje të rënda për popullsitë vendase, atëherë ende të pashëruara nga plagët e shkaktuara nga ekspeditat ndëshkuese turke të një viti më parë.

Në planin gjeo-politik, Mali i Zi vertet nuk ia arriti të aneksonte Shkodrën, por ia doli të vihet në zotërim të një territori shumë më të gjërë se sa më 1880, territor i banuar tërësisht nga një popullsi e nacionalitetit shqiptar. Kështu Shkodra vertet u ruajt në Shqipëri, por asaj iu shkëputën territore të rëndësishme të Anës së Malit, pjesë të Krajës, Hotit, Grudës, duke vijuar më pas në Plavë dhe Guci. Shkodrës për të dytën herë iu prenë arteriet e komunikimit dhe atij zhvillimi që e kishin ngritur në vendin e parë të qytetrimit shqiptar.

Në planin diplomatik, përgjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, konstatohet një prirje veçimi gjithnjë edhe më e përshkallëzuar ndaj kërkesave të Malit të Zi nga ata e Fuqive. Duke qenë një shtet i vogël, i vendosur fare pranë kufirit me Perandorinë Austro-Hungareze, dhe i orientuar në synimet e saj, pikërisht në një zonë të Shqipërisë, gjëgjësisht të Perandorisë Osmane, ku monarkia dualiste ushtronte protektoratin e vet të kultit, Mbretëria e Malit të Zi u privua në Konferencë nga korrja e fitores maksimale të dëshirueme, dhe rrezikoi në një moment kokëfortësie dhe mungese realizmi, një ndëshkim të rëndë ushtarak. Rusia, ndonëse e dëshirueshme në mbrojtje të interesave të mbretërisë malazeze, nuk mundi të bënte më shumë për të, për shkak se pjesën e vet në balancën e Fuqive, e rëndoi më tepër në drejtim të mbrojtjes së aspiratave aneksioniste të shtetit tjetër më të fuqishëm, Serbisë. Kësisoj, Mali i Zi i ndodhur mes ambicjes për një zgjerim të rëndësishëm territorial dhe pamundësisë praktike për ta realizuar një gjë të tillë për shkak të arsyeve të mësipërme, kaloi gjatë punimeve të Konferencës një veprimtari të paqendrueshme dhe të pamotivueshme në planin e veprimtarisë diplomatike. Kërkesat e pabazuara në planin etno-historik dhe ekonomik ngjallën shpesh herë në Konferencë, situata të pamotivuara ballafaquese. Por duhet të kuptohet se një qëndrim i tillë ishte pjesë e pashkëputur e kohës kur zhvilloheshin ngjarjet dhe e tipareve që ajo mbartte. Konceptimet moderne të të drejtave të popujve mbeteshin vetëm në letër, apo ishin të pranishme vetëm në konceptimin e ndonjërit prej shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Ambasadorëve. Ndersa Ballkani i asaj kohe ishte përfshirë nga një ndjenjë e përzier, që varionte mes lirisë së shumëpritur nga dhunuesi i tij shekullor dhe imitimit të veprave famëkeqe që ai kishte bërë në kurriz të tij.

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Wed May 26 2010, 10:48AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
☆_CorOnA_☆
Mon Nov 10 2008, 09:08AM
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 09:26AM

Posts: 1274
Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e
rendesishme
ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te
Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles
se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte
qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e
shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket
me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe
neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte
kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me
institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga
venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u
beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje
heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin
Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb
dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut
dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj..
U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be
qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies
te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman
(1833-1836,1854,1861- 62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000
banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me
3500 dyqane.Me 1807- 1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet
kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve
te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e
fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi
franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e
levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe
nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e
Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per
mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me
arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet
bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me
pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria
?Bashkimi? dhe ?Agimi?.U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista
brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra
nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra
eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve
te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike
dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i
Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te
cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende
qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne
baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por
duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder.
Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro- Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me
mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me
11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne
gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit
serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike- revolucionare ne vitet
1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese
votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe
nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u
ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923
Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje
shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti ?Malet tona?,shoqeria sportive e
kulturore ?Vllaznia?.
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e
demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.
______________________







████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.7050 sec, 0.0200 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,596kB