Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Historia e Shkodrës
 
<< Previous thread | Next thread >>
Historia e Scoder - Scodra "Shkodres"
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Nov 10 2008, 03:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
_jack_ ka shkruar:



1) Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte
kryeqendra e Zetes.Gjate shek.

2) Me 1936 u pushtua nga
venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.
Shkodra.

3) Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.
______________________




Zotni _jack_ jam dakord me ty per shumicen e shkrimit pa da data menoj se jan gabim ma siper si edhe pika e trete asht komplet gabim per menimin tem pa dasht me hap argmnta me ty zotni

1) Ramja shkodres nen Mretnin Serbo_Malazeze te Zets ka ken ne 1081

2) Ne shekullin e 14 nuk asht pushtu prej Venediktit por familja e Balshajve ja ka shit Venediktit Shkodren e Lezhen

3) Shkodra nuk asht cliru ne 29 nanor te 1944 sepse dihet se trupat naziste u terhoqne vete per ne Gjermani me mrojt frontet me Rusin e anglo-Amerikant. Shkodra taman e taman u pushtu prej Stalo-Komunizmit ma te shemtum qe ka njoft najhere historia e saj. Pamvarsisht se ishin Shqiptare Enver Hoxha me shoke e pushtovi, poshtnovi e shkatrrovi Shkodren zotni dhe kjo asht pjese e historis t'vertet e shkodres zotni i nerum _jack_


[ Edited Mon Nov 10 2008, 03:03pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 29 2009, 03:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kanuni dhe qytetet mesjetare

“Një nga monumentet e Shqipërisë mesjetare, teksti më i vjetër ligjor, produkt i jetës shqiptare”

Autori i Lajmit: red.

Zbulimi i Statuteve të Shkodrës dhe botimi i tyre në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe (2002), është një ngjarje me rëndësi të madhe për historinë e shtetit të së drejtës shqiptare. Me këtë dokument historiko-juridik, së bashku me Statutet e Durrësit, Tivarit, Drishtit e të Budvës, krijohet mundësia të merren njohuri më të plota për organizimin e zhvillimin e qyteteve-shtete mesjetare, siç ishte Shkodra. Botimi i Statuteve të Shkodrës, siç thonë në parathënie Lucia Nadin dhe historiani Oliver Schmitt, janë "një monument i vërtetë i Shqipërisë mesjetare, teksti më i vjetër ligjor, podukt në territorin e Shqipërisë". Sipas Gerhard Ortalit, statutet janë "dokument me rëndësi themelore nga shumë pikëpamje".

Deri tani, shkencat historike e juridike shqiptare dhe shumë studiues të huaj janë përqëndruar kryesisht në studimin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit, që i referohet nga gojëdhëna popullore mesjetës (shek.XV). Mirëpo, dihet se Kanunet përmbanin norma që rregullonin marrëdhëniet juridike të njerëzve në zonat malore të qeverisjes vendore në Jug, në Veri të Shqipërisë e deri në Kosovë, ndërsa në qytete nuk vepronin. Me zbulimin e Statuteve të Shkodrës të dhjetëvjeçarëve të parë të shek.XIV, plotësohet një boshllëk i madh për njohjen e vetëqeverisjes së qyteteve.

Nga njoftimet e dhëna në artikujt hyrës të statuteve del se në vitin 1907, për herë të parë Leone Fontana, në Bibliografinë statutore shënonte ekzistencën e një statuti të Shkodrës: Scutari (Albania), Statuti di Scutari Ms. Museo Civico Correr Venezia. Studiuesja italiane Lucia Nadin, nisur nga interesa gjuhësore dhe Oliver Jons Schmitt për interesa historike, bënë kërkime intensive derisa hodhën në dorë Statutet, në dorëshkrim në 40 fletë, të shkruara në gjuhën veneto-veneciane. Dorëshkrimi ishte kopjuar nga origjinali prej Marino Dulcik, në arkivat e Këshillit të të Dhjetëve në Arkivin e Shtetit të Venecias. Dorëshkrimi nuk përmban datën e kopjimit, por sipas historianit Oliver Schmitt, ky është dokument unikal, që pasqyron korpusin tërësor të statuteve të qytetit të Shkodrës në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XIV.
Statutet e Shkodrës, hartuar sipas modeleve të qytet-shteteve italiane
Statutet janë hartuar sipas modeleve perëndimore të qyteteve- shtete të Italisë: Venecia, Milano, Ankona etj. dhe përmbajnë parime evropiane, ndonëse Shkodra në këtë periudhë historike ndodhej nën sundimin e mbretit Stefan Dushanit, Rasha. Në fakt në krerët (nenet) 1, 2, 3, 54, 84, 92, 99 e 224, flitet për mbretin. Ky fakt është me shumë rëndësi që tregon se Statutet janë hartuar para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car). Ky fakt vërteton gjithashtu edhe origjinalitetin shqiptar të Statuteve të Shkodrës kundrejt zakonik-ut (Kodit ligjor) të Stefan Dushanit që hyri në fuqi në vitin 1349, dmth. pas statuteve.Veç asaj, origjinaliteti i Statuteve vërehet edhe në përmbajtjen e tyre, që ndryshon shumë nga zakonik-u i Dushanit, sepse statutet përmbajnë shumë më tepër norma penale se sa zakonik-u, që kërkohej të zbatohej në perandorinë e tij, në Thesali, Maqedoni dhe Shqipëri.

Pas vdekjes së Stefan Dushanit (1355), Shkodra kaloi nën sundimin e Balshajve, të cilët e shtrinë pushtetin e tyre deri në Vlorë e në Berat. Kështu kreu (neni) 271 i statuteve i përket kohës kur ishte në fuqi Gjergj Balsha, i cili më 1396 kërkoi protektoratin e Venecias.

Nga viti 1396-1479 Shkodra bie nën sundimin e Venecias. Kështu shpjegohet që në Arkivin e Venecias ka shumë dokumente për Shkodrën. Me sa duket, pas pushtimit të Shkodrës nga Turqia në vitin 1479, shkodranët e emigruar në Venecia morën me vete këto dokumente, përfshirë edhe statutet e qytetit të tyre.

Meritë e madhe historike u përket studiuesve Lucia Nadin dhe Oliver Schmitt që i gjetën e i botuan Statutet e Shkodrës, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë e posaçërisht shkencës juridike shqiptare.

Përmbajtja e Statuteve

Statutet përmbajnë 268 krerë (nene) origjinale dhe 11 krerë (nene) shtesë. Të 268 krerët i përkasin dhjetëvjeçarëve të parë të treqindës, kurse 11 krerët (nenet janë shtesa të viteve 1392-1479).
Në krerët e parë flitet për qytetarinë, për apostujt e shenjtorët, pastaj vijnë krerët me radhë për ndërtimin e shtëpive, për punët bujqësore, për punët artizanale, për peshëmatjet, për zgjedhjet e funksionarëve, për marrëdhëniet midis komunës dhe klerit, për pozitën e gruas që gëzon disa privilegje, ndryshe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, për gjykimet (procedura penale) dhe në pjesën e fundit për normat e së drejtës penale, që përbën objektin e këtij shkrimi. Gjuha e përdorur në statute, sipas Giovan Batista Pelegrinit është e qartë, veneto-veneciane, por përmban edhe pak shprehje orientale. Statutet janë përkthyer në gjuhën shqipe nga Pëllumb Xhufi.

Prof. Ismet Elezi hulumton mbi Statutet e Shkodrës
Mbrojtja me fanatizëm e të huajve, mikpritja shkodrane në ligj


Mikpritja shkodrane i ka rrënjët jo vetëm tek e kaluara zakonore por edhe tek e kaluara ligjore. Miku duhet të pritet mirë dhe duhet mbrojtur. Ky është një parim “universal” për jetesën në këtë qytet. E sanksionuar që në nenin 1 “Mbi lirinë e të huajve për të ardhur e për t u vendosur në qytetin tonë”, mikpritja shihet si një detyrim për këdo që banon në Shkodër. Vetë ligji u kujton shtetasve se të huajt duhet të mbrohen në çdo mënyrë.

Por, nga ana tjetër, po këtu vendoset edhe detyrimi i të huajit që ka vendosur të qëndrojë përgjithmonë, për t i shërbyer këtij vendi dhe askujt tjetër. Ndërsa në rastin kur i huaji vendoset në shërbimin e një padroni vendas, është vendasi ai që detyrohet të paguajë taksën ndaj Mbretit dhe jo i huaji. ligji thotë gjithashtu se “Të gjithë qytetarët e Komunës sonë duhet t i mbrojnë të ardhurit në çdo mënyrë”. Por akoma më i privilegjuar bëhet vizitori i huaj në periudhën e festave si ajo e Shën Stefanit. Në kreun 7 bëhet e ditur se për një periudhë gjashtëditore, tre ditë para e tre ditë pas festës se tij ,të huajt që vijnë në qytetin e Shkodrës enkas për këtë festë, nuk duhet të preken e trazohen. Ai person që do t u bjerë në qafë në territorin apo zotërimet e qytetarëve, dënohet me 50 hyperperë (shumë parash).

Pjesë nga Statutet e Shkodrës

Mbi murin që zbret nga lart poshtë
Kreu 18


Në rast se midis dy shtëpive gjendet një mur që ngjitet nga posht lart ose zbret nga lart poshtë, muri i përket të dy palëve, me përjashtim të rastit kur njëra palë është në gjendje të provojë se muri i përket tërësisht asaj. Kjo vlen edhe për murin që ndan në mënyrë trasversale dy shtëpi. Muri duhet t i përkasë shtëpisë së sipërme. Përveç rastit kur shtëpia e poshtme mund të provojë se muri ose një pjesë e tij i përkasin asaj.Të vendoset ashtu siç tregojnë provat.

Mbi murin që rrezikon të shembet
Kreu 19


Nëse në qytetin tonë do të konstatohet një mur që rrezikon të shembet dhe gjendet se muri i përket atij apo këtij personi, gjykatësit duhet të urdhërojnë pronarin e murit ose të arkitraut që ta riparojë atë dhe nëse nuk mund të riparohet, ta rrëzojë përtokë në mënyrë që mos të dëmtojë njeri. Nëse ky rrefuzon ta rrëzojë, atëherë këtë le ta bëjë gjykatësi me shpenzimet e pronarit të murit.Veç kësaj ,ky i fundit duhet të dënohet me 8 hyperperë, që ndahen përgjysëm midis Kontit dhe Komunës.

Mbi bashkëpronësinë në hapësirën midis dy shtëpivë
Kreu 20


Në rast se bëhet fjalë për hapsirën poshtë dy shtëpive dhe as njëra e as tjetra palë nuk është në gjëndje të ofrojë ndonjë provë pronësie, secila palë do të vazhdojë të zotërojë ashtu si më parë,qoftë mbi tokë e qoftë nën tokë, pjesën e bodrumit ose të qilarit që ka pasur më parë.

Mbi derdhjet e ujërave
Kreu 21


Ndalohet të drejtohen derdhjet e ujërave mbi çatinë e fqinjit, gjë që do ta dëmtonte atë. Për këtë të veprohet siç ka qënë zakon më parë. Nëse dikush vepron kundër, të paguajë si gjobë 12 grosh të Sklavonisë, prej të cilavë gjysma i shkon Kontit dhe gjysma paditësit.

Mbi hedhurinat
Kreu 24


Urdhërojmë që askush të mos flakë plehra nga dritarja, ballkoni,qilari në rrugë publike ose në çdo lloj rrugëkalimi tjetër të qytetit tonë. Kundravajtësit do të ndëshkohen me 12 grosh gjobë, gjysma e të cilave do t i shkojë Kontit dhe gjysma Komunës.

Mbi dherat e themeleve
Kreu 25


Urdhërojmë që askush nga ata që ndërtojnë shtëpi të re ose që meremetojnë të vjetrën, të mos hedhë në rrugë dheun e nxjerrë nga hapja e themeleve apo qilarit. Kush vepron kundra ligjit do të paguajë një gjobë prej 4 hyperperesh të Sklavonisë, prej së cilës gjysma do t i kalojë Kontit dhe pjesa tjetër paditësit.Veç kësaj, kundravajtësi duhet t i zhvendosë dherat jashtë rrugës së qytetit.

Mbi qeranë e shtëpisë
Kreu 26


Kur shtëpia lëshohet me qera për një vit apo disa muaj, urdhërojmë që i zoti i shtëpisë të mos e nxjerrë jashtë qeramarrësin përpara se të mbarojë afati, përveç rastit kur vetë i zoti i shtëpisë vendos të banojë vetë në atë shtëpi përara se të mbarojë kontrata: Por, në një rast të tillë qeramarrësi i nxjerrë jashtë përpara afatit nuk është i detyruar të paguajë kurrfarë qeraje. Nëse qeramarrësi e lëshon shtëpinë përpara mbarimit të kontratës dhe jashtë dëshirës së pronarit, atëherë ai ështe i detyruar të paguajë për gjithë vitin. Qeramarrësi duhet të shlyejë çdo dëmtim që provohet që është bërë prej tij: nëse shtëpia ka nëvojë për meremetim, këtë duhet ta bëjë pronari i shtëpisë, nëse ky refuzon ta bëjë këtë, atëherë qeramarrësi duhet të ankohet tek gjykatësi, të cilët duhet ta urdhërojnë pronarin ta marrë përsipër punimin.Por nëse ky nuk dëgjon ta bëjë një gjë të tillë, atëherë qeramarrësi mund të kujdeset vetë duke i zbritur shpenzimet nga qeraja.

Mbi qeramarrjen
Kreu 27


Urdhërojmë që në rast se dikush i kërkon fqinjit një shtëpi me qera, i zoti i shtëpisë mos t ia lëshojë dikujt tjetër, por këtij fqinji me të njëjtin çmim që do t ia jepte një tjetri. Kjo vlen, nëse ujdia vlen para fundit të vitit dhe nëse për shtëpinë ka kërkesa të tjera. Por nëse deri ditën e parë të vitit të ri, fqinji nuk shfaq ndonjë interes për shtëpinë, pronari është i detyruar t ia lëshoje kujt të dojë, ndërkohë që fqinji e humb të drejtën të shfaqë pretendimin mbi të, derisa të mbyllet viti.
(Shkëputur nga botimi i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar)

Ky lajm është publikuar: 29/01/2009


Si dënohej femra për moral, pa prova, vetëm mbi fjalët e burrave

Ekskluziviteti i Mbretit për të gjykuar kurorëthyerjen dhe vrasjen e shërbëtorëve

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Duket se për çdo çështje gjyqësore që lind në qytet mes qytetarëve, Sllavëve, Arbëreshëve dhe të huajve të çdo lloji, Mbreti ia beson të drejtën për të gjykuar gjykatësve. Këtu përjashtohen katër çështje, të cilat i gjykon vetë Mbreti dhe që kanë të bëjnë me kurorëthyerjen, me vrasjen e shërbëtorit, me atë të shërbyeses dhe me vrasjen e kalit. Duket se këto vepra penale kanë pasur karakter tepër delikat në atë kohë dhe pse shumë të ndryshme në përmbajtje nga njëra-tjetra.

Shkodra mesjetare nuk ka qenë aq tolerante në çështje të moralit sikurse duket në ditët e sotme. Në vitet 1400, ligjet ndëshkonin rreptë jetën e lirshme të gruas, shprehjen publike të seksualitetit, marrëdhëniet jashtëmartesore. Bie në sy se ajo është e vetmja e ndëshkuar dhe nuk ka bashkëfajtorë meshkuj. Gruaja që thyente normat e sjelljes që priteshin prej saj, ishte “delja e zezë” e cila nuk tregohej thjesht me gisht, por goditej e dëbohej nga qyteti, gjë që të kujton pasazhe nga Ligji i Shenjtë i Hebrenjve. Ashtu si mësonin farisenjtë në Izrael popullin, banorët e Shkodrës guxonin të vinin dorë mbi një grua dhe ta fyenin atë publikisht për shkak të moralit të saj të prishur. Kreu 87 “Mbi gratë e përdala” thoshte se, kur një grua provohet se është e përdalë nga dëshmia e dy ose tre burrave, nuk lejohet të mbajë kapele mbi kokë, siç është zakoni dhe e as të shoqërohet me këdo. Pra, vetëm dëshmia e burrave pranohej si e vërtetë, gjë që ligji e lë të nënkuptuar, përderisa nuk thotë të njëjtën gjë për gratë. Fjala e burrave për moralin e grave me sa duket shihej e besueshme, jo pse vetëm këta-burrat mund të kishin prova si partnerë seksualë ose të provokuar prej këtyre grave, por sepse nuk shihej të kishin “konflikt interesi”, siç mund të ishte në këtë kontekst, gara mes femrave, cmira dhe shpifja që buron nga rivaliteti brenda gjinisë.
Persekutimi i gruas së pamoralshme shkon deri në izolimin e saj nga shtresat e larta më pas në dëbimin nga qyteti. Asaj nuk i lejohej të rrinte e të banonte pranë zonjave fisnike. Ligji nuk thotë “pranë çdo gruaje të ndershme”. Pra, rrjedhimisht një grua me njollë nuk mund të ishte as shërbyese e grave të pasura dhe për rrjedhim ajo kishte humbur shumë shanse për t u punësuar e mbijetuar. Nëse vepronte ndryshe, do të gjobitej me 8 hyperperë që ndaheshin midis Kontit dhe paditësit.

Bie në sy, se deri në këtë moment, ligji jep ndëshkime me karakter social, të cilat bazohen tek opinioni i keq, fjalosja që ekzistonte për një grua. Pra, edhe vetëm me opinion ajo ndëshkohej. Por, sa më i rëndë bëhej ndëshkimi, kur provohej shthurja e saj. “Nëse provohet se një grua e përdalë bën punë të liga ose kërkon të prishë të tjerët, ajo duhet të lërë qytetin brenda tre ditësh dhe nëse e kapërcen afatin, të ndëshkohet me 8 hyperperë gjobë, të sillet rrugëve të qytetit duke u rrahur me shkop dhe në fund të syrgjynoset dhe kurrë të mos kthehet në vendin tonë”. Këtu, Statutet e Shkodrës mesjetare ngjasojnë në këtë pikë edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit, i cili flet për turpërim, djegie të grave e dëbim të tyre nga vendi. Por statutet e Shkodrës, së paku nuk flasin për vrasje të grave.

Mbi gratë e përdala
Kreu 87


Nëse një grua provohet se është e përdalë nga dëshmia e dy ose tre burrave, të mos lejohet të mbajë kapele mbi kokë, siç është zakoni ynë, e as të shoqërohet me këdo. Nuk i lejohet të rrijë e të banojë pranë zonjave fisnike. Nëse vepron ndryshe, do të gjobitet me 8 hyperperë, që ndahen midis Kontit dhe paditësit. Nëse provohet se një grua e përdalë bën punë të liga ose kërkon të prishë të tjerët, ajo duhet të lërë qytetin brenda tre ditësh dhe nëse e kapërcen afatin, të ndëshkohet me 8 hyperperë gjobë, të sillet rrugëve të qytetit duke u rrahur me shkop dhe në fund, të syrgjynoset dhe kurrë të mos kthehet në vendin tonë.

Si ndëshkohej ndërtimi pa leje i shtëpive, shkallëve e hapja e dritareve
Konfliktet me fqinjët: Ndalohej hapja e portës ballë për ballë me fqinjin
Banesa, bashkëjetesa me fqinjët, respektimi i normave të ndryshme në ndërtimin e shtëpive dhe konfliktet e mundshme janë parashikuar hollësisht përmes shumë neneve në statutet e qytetit të Shkodrës. Kjo pjesë dëshmon qartë kulturën e zhvilluar qytetare dhe principet e një jete që njeh dhe merr në konsideratë detyrimet dhe nevojat në një bashkësi. Të ndërtoje një shtëpi në Shkodrën mesjetare nuk kërkonte kaq shumë letra sa sot, por njëherësh as nuk ishte e mundur të ndërtoje pa ligj si sot. Vetë statuti i qytetit, ligji mbi të cilin zgjidhej çdo konflikt, përcaktonte kushtet në të cilart ndërtohej një shtëpi. Saktësisht në kreun 8 thuhej: “ Nëse dikush ka ndërmend të ndërtojë një shtëpi më gurë apo me dru, në një truall ku nuk ka pasur ndërtesë me parë, së pari duhet të thërrasë gjykatësit dhe duhet të rrethojë vendin me mur ose me gardh. Përtej rrethimit mbetet një hapësirë dy hapash. Nëse nuk i fillon punimet, detyrohet t i paguajë Komunës 20 hyperperë duke humbur edhe truallin. Këto gjëra duhet të kryhen me akte të noterit”. Ndërsa kreu vijues flet për shtëpitë e rindërtuara. Aty përcaktohet se Personi që fillon të punojë e të rindërtojë shtëpinë e trashëguar nga prindërit ose të dhënë në pajë, qoftë kjo prej druri apo prej guri, mund t i vazhdojë punimet deri në fund, në rast se brenda tre ditëve nga fillimi i punimeve nuk paraqitet ndonjë ankesë. Po në këtë kapitull është parashikuar se si zgjidhen kontradiktat në rast meremetimi të një shtëpie. (neni 10). Nëse dikush kërkon të meremetojë një shtëpi më qëllim shitjeje ose këmbimi, duhet të jetë i pajisur me një dokument të noterit ose një garanci te besueshme.Nëse brenda ditës nga filimi i punimeve nuk paraqitet ndonjë ankesë, ai mund të vazhdojë i pashqetësuar punimet. Por sa e madhe lejohej të ishte një banesë? Duket se ligji i kohës ka qenë shum zemërgjerë duke u lejuar qytetarëve të tij që të ndërtonin aq hyrje sa persona ka shtëpia dhe për të kundërshtuar këtë, nuk pranoheshin ankesa. (Veçse nuk kemi të qartë se çfarë kanë parasysh me “hyrje” në këtë rast: një dhomë, një kthinë tip garsonieri apo një apartament të tërë të bollshëm, konvertuar ky në fjalorin e sotëm. (Kreu 11: Lejohet që një banesë të ketë aq hyrje sa persona ka dhe për këtë nuk mund të ketë ankesa.

Po të kihet parasysh arkitektura shkodrane në ndërtimet e banesave, “korpusi i fqinjërimit”, mund të kuptohen më mirë nenet që zgjidhin marrëdhëniet midis banorëve. Kështu, hapja e një porte apo dritareje nuk ishte një punë kaq e thjeshtë dhe duhet të respektonte të drejtën e të tjerëve për të pasur intimitetin e tyre. Ligji e ndalonte hapjen e portës së shtëpisë apo të qilarit si dhe hapjen e dritares ballë për ballë me fqinjin, me përjashtim të rasteve kur në momentin e ndërtimit të shtëpisë , i zoti kishte lënë një hapësirë të mjaftueshme për ndërtimim e shkallëve në një moment të dytë. Atyre që vepronin në kundërshtim me këtë dispozitë, u ndalohej të bënin shkallë dhe u pritej një gjobë prej 8 hyperperësh, që ndahej mes Kontit dhe paditësit. Vihet re se thuajse në të gjitha rastet, gjobat e vendosura ndaheshin mes Kontit dhe paditësit. Qytetarët duhet të parashikonin mirë çdo gjë në ndërtim. Ata nuk mund të ndërtonin shkallë aty ku nuk ishte prashikuar dhe nuk ishin hedhur themele që në fillim për një gjë të tillë.

Konfliktet e pronësisë rregulloheshin ose parashikoheshin me një varg nenesh si neni 14 “mbi themelet” që sanksiononte se, nëse dikush gjente themele shtëpie ose shkallë brenda territorit e kufijve të vet, ato konsideroheshin pronë e tij. Dritaret kanë qenë shumë “të lakuara” në ligj dhe me sa duket problematike.

Në kreun 15 “Mbi dritaret që dalin mbi fqinjin” thuhet se gjithkush mund të hapë dritare mbi shtëpinë e fqinjit për të marrë dritë, por në asnjë mënyrë kjo dritare nuk duhet përdorur për të hedhur plehra apo për të shtruar mbulesë dërrase mbi shtëpinë e fqinjit. Kundravajtësi dënohet me 12 hyrperperë gjobë dhe me murosjen e dritares. Dritarja duhet të muroset edhe kur fqinji vendos të ngrejë katin e shtëpisë së vet.

Gjithashtu, nëse dikush kapet natën apo ditën duke hedhur themele të paligjshme shtëpie ose shkallë dhe nëse kjo provokohet me dëshmi të ligjshme, kundravajtësi gjobitet me 8 hyperperë, të cilat ndahen përgjysmë mes Kontit dhe paditësit.(kreu 16).

Ky lajm është publikuar: 29/01/2009


Marre prej Gazeta Ballkan Online


[ Edited Thu Jan 14 2010, 04:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 01 2009, 02:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ilirët e vërtetë, nuk duhet ngatërruar me fantazitë e vjedhura sllave



Vështrim kritik mbi librin e ri të prof. Lucia Nadin, “Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim (1479 1552)” , Nga Agron Luka

Aty nga fund maji 1997, pata rastin të njihesha dhe të diskutoja personalisht me prof. Lucia Nadin, në Tiranë, meqenëse edhe unë isha marrë gjerësisht me këtë temë. Ajo më dhuroi disa nga punimet e saja, përfshirë edhe punimin e parë mbi gjetjen e “Statuteve të Shkodrës”, me “Stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës” dhe bashkë me to edhe një fotokopje të një “Testamenti dhe Privilegje të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve”. (“Studiuesit italianë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, bot. USHLG, 1997; prof. L. Nadin, prof. L. Za, “Sugli antichi statuti della citta di Scutari”, f 41-49) Herën e dytë, jemi takuar në Shkodër, me rastin e promovimit për botimin e librit të saj madhor “Statuti di Scutari”, giugno 2002, të cilin ma dhuroi personalisht dhe me autograf në Tiranë, pas një takimi në zyrën e dr. Moikom Zeqo, në MHK. Në librin e ri, “Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim (1479 1552)” prof. Nadin, porosit: “...studimet rreth marrëdhënieve mes Venedikut dhe Albanisë lypset të vijojnë”. Këtu konkretisht do përqendrohem mbi tre çështje, mbi të cilat vërej se prof. Nadin nuk ka interpretuar drejtë e me objektivitet.

Mbi vendosjen dhe prezencën venedikase në Komunën e Shkodrës nga vitet 1390-1479

Nuk ka qenë viti 1396, kur Republika e Venedikut, e mori Shkodrën, ashtu thjeshtë e vetëm me atë marrëveshjen dhe shit-blerjen e pjesës feudale të Balshajve, siç i do qejfi historiografisë shqiptare!

Ka mjaft dokumente që vërtetojnë se, qytetarët shkodranë kishin zhvilluar aty nga viti 1400, edhe disa traktativa bisedimesh, ku me tagrin e Komunës Qytetare të tyre kishin rënë në një marrëveshje me Shahin Beun e Shkupit, me kusht për të ruajtur autonominë e Komunës, kundrejt një shume të përvitshme prej 2000 dukatesh në vit.

Unë do të shprehesha, po ashtu siç e kishin konstatuar edhe vetë rilindësit tonë republikanë të shek XV, se, më shumë përfitoi Republika e Venedikut dhe tërë Italia nga territoret albane, nga Komunat qytetare dhe nga lufta heroike e tyre në shek XIV-XV, se sa e kundërta. Mendoj se historiografia jonë, më shumë se sa për recetat e gatshme interpretative, “alla filo italiane” apo “alla filo turke”, ka më shumë nevojë për interpretimet e rregullta të dokumenteve që ekzistojnë dhe kështu edhe për zbulimet e reja arkivore.

Çështja e “Testamentit dhe e Privilegjeve të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve”

Në librin e ri, prof. Nadin e ka ritrajtuar më gjerësisht dhe me prurje të reja, çështjen e këtij Testamenti dhe Privilegjeve të Aleksandërit, akorduar ilirëve (f 122-124). Mirëpo, megjithëse e pranon se treva iliro-albane-epirote dhe Shkodra kishin qenë realisht e historikisht, brenda rrethit trashëgimor të Aleksandërit të Madh, përsëri ajo ngul këmbë se ky “testament dhe këto privilegje ishin hipotetike mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar”, si një dokument apokrif i përpunuar më vonë etj. (f 123). Unë mendoj se prof. Nadin, nuk ka të drejtë ta vendosë, Ilirinë dhe kryeqytetin e saj Shkodrën, në të njëjtën pozitë dhe raport të barabartë me falsifikimet e mëvonshme mesjetare sllave apo edhe ato italike, duke i futur të gjitha në një thes! Për sa i përket falsifikimeve e artificialiteteve fantazitë sllave, prof. Nadin ka plotësisht të drejtë. Por, për sa i përket ilirëve dhe Shkodrës më konkretisht, kam përshtypjen se Nadin e ka kaluar pak si lehtë dhe me ngut çështjen. Kam mendimin dhe sigurinë se prof. Nadin as nuk i ka lexuar fare vërejtjet tona. Po detyrohem, t’ia ribëj prezent prof. Nadin: a)Së pari: pavarësisht autorëve që ajo ka cituar si, Plutarku dhe Jul Valeri i i shek IV, të cilët ishin një bazë për një falsifikim të mundshëm me emrin e Aleksandërit të Madh, ka një burim e bazament të shkruar të Diodori i Siçelisë, ku ai theksonte shprehimisht:
“Në këtë vit, 324 p.e.r., erdhën në Babyloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë e përgëzonin mbretin Aleksandërin e Madh për fitoret e tij, të tjerë i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmuara, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca; më në fund disa erdhën për t’u shfajësuar për akuzat që u kishin bërë. Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën edhe shumë dinasti nga Europa dhe Libia...”(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690; Lib. XVII, 113, 1,2), b)Së dyti: ka edhe një bazament dhe burim të shkruar për një “Testament dhe disa Privilegje” nga Aleksandri i Madh, ende me gjalljen e tij, ku ai sugjeronte një lloj ndarje paraprake të territoreve. Kjo ndarje, sipas porosisë së vetë Aleksandërit të Madh, figuron e shkruar në Biblën e Vjetër, kështu: “Aleksandri, biri Filipit, maqedonas... arriti deri në skajin e tokës e pushtoi shumë popuj... Atëherë u sëmur dhe e pa se po vdiste. I thirri oficerët e vet, bujarët që ishin rritur bashkë me të që në moshën e re dhe, ndërsa ishte ende gjallë ua ndau mbretërinë e vet. Ne e kemi ndjekur këtë pjesë të Biblës së Vjetër edhe në konfrontimin me realitetin historik dhe na ka rezultuar në përgjithësi i vërtetë. Prandaj, Zonja Nadin, për rastin tonë të ilirëve dhe të qyteteve ilire adriatike, ju nuk keni pasur as njohuri të sakta dhe as konkluzione më të arsyetuara! Ndoshta-ndoshta, juve ju ka mbajtur disi peng edhe krenaria italiane, sepse e kam konstatuar qysh në fillim se nuk ju ka pëlqyer ai formulimi: “Aleksandri i Madh ua la si trashëgim ilirëve, tokat e bregdetit të Adriatikut italik nga veriu në jug, nga Aquiloni deri te Kepi Japigjia ku edhe tërë njerëzit e saj do të ishin të nënshtruar e si robër të ilirëve”. Ju, qysh herën e parë deklaroheshit se, nuk kishit dijeni që Aleksandri i Madh kishte pasur të bënte me Italinë! Kurse ne ju sollëm disa ilustrime. Kështu ne shohim, te autorët antikë se, ilirët që ishin ndër aleatët e kontribuuesit kryesorë të fuqisë ushtarake të Aleksandërit të Madh, morën jo vetëm territoret e veta, por edhe mjaft territore e shpërblime të tjera. Ne i kemi analizuar gjerë e gjatë dokumentacionet e shkruara dhe s’kemi pse t’i ripërsërisim këtu. Ajo që duhet nënvizuar fort në këtë pikë, dhe që ne e kemi avancuar më me kujdes se herën tjetër, është se, edhe sikur të kishte pasur për ilirët, ndonjë copë falsifikim-manipulim të një dokumenti, gjithsesi këto ngrihen mbi pretendime faktike dhe të justifikuara të kontributeve të ilirëve dhe në kronologjinë reale. Kështu pjesa ilire, e ilirëve të vërtetë, absolutisht nuk duhet ngatërruar me bllofet, kopjet artificiale e fantazitë e vjedhura sllave, siç në mënyrën jo realiste e antishkencore ka rënë në këtë batak prof. Lucia Nadin! Ndërkaq ne duhet ta vëmë në dukje mirë, edhe atë që gjithashtu nuk e ka vërejtur Nadin, se Statutet, përfshijnë edhe pjesë nga Statute antike të humbura edhe pjesë nga e drejta jonë zakonore gojore, siç e shohim edhe me atë “Vendimin kolektiv të Pleqve të Shkodrës”. Për një turp e një alarm kombëtar, e ngre zërin këtu se, Shkodrën në pjesën e ish qytetit poshtë, vetëm sa e kanë gërvishtur pak nga krosta aty-këtu, me nja tre-katër sezone sondazhe verore gërmimesh!

Çështja e Stemës Heraldike të Qytetit, Komuna e Shkodrës në shek XIV-XV Është ngritur kaq herë kjo çështje, për të nxjerrë një stemë të re të Bashkisë nga ky bazamenti qytetar komunar republikan, por kjo ka rënë në veshët tërësisht të shurdhër dhe në disa shije orientale... Në lidhje me këtë, një grup autoritetesh shkencore dhe disa studiues e dashamirës qytetarë, me aprovimin dhe miratimin edhe të autoritetit shkencor W. Kamsi, i patën dërguar KBSH dhe BSH edhe një Kërkesë-Peticion për diskutimin dhe debatimin e kësaj çështje. Stema aktuale që mban BSh, ka qenë propozuar qysh më 1939, nga G. Valentini, mbi bazën e një monedhe të kohës së Balshajve. Mirëpo edhe në këtë rast, paraqitja origjinale është ç’tjetësuar, stilizuar e madje edhe deformuar, ku ylli i Davidit 6 cepash shndërrohet në 8 cepash edhe ngjyrat janë vendosur arbitrarisht si të klubit sportiv Vllaznia! Edhe dihet se Balshajt, duke qenë edhe si një familje e madhe numeroze, kanë pasur disa stema e monedha të ndryshme ku ka edhe me ujk etj. Gjithsesi, në realitetin historik, kjo stemë që mban sot Bashkia Shkodër, nuk duket se ka qenë ndonjëherë si një stemë e sigurt dhe e argumentuar që të kishte përfaqësuar qytetin komunë.
Për stemën që kishte zbuluar prof. Nadin, vetë ajo dhe të gjithë interpretuesit heraldistë italianë, e kanë interpretuar dhe shprehur qysh në botimin e parë se kemi të bëjmë me “Stemën heraldike të Qytetit Komuna e Shkodrës”. Në simpoziumin e vitit 2002, edhe prof. Nadin u informua nga ne, mbi propozimin që kjo stemë të përshtatej me ndonjë përzgjedhje dhe përmirësim estetik, si një stemë e re e Bashkisë së qytetit dhe ajo vetë e ka miratuar këtë ide. Mund të konstatohet se edhe në librin e sapobotuar, prof. Nadin rikonfirmon plotësisht, se kemi të bëjmë me stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës, të shel XIV-XV. Për cilësinë e pikturimit në akuarel, prof. Nadin kishte deklaruar dhe deklaron përsëri se, kemi të bëjmë me një lloj kopje-pikturim të ish origjinalit, nga vetë kopjuesi i Statuteve, i cili nga që edhe nuk ishte një piktor profesionist, detyrimisht kishte realizuar një kopje pikturë jo profesionale. Ai e kishte bërë këtë stërmundim, thjeshtë i detyruar nga shqetësimi që nëse origjinali unik humbiste nëpër morinë e arkivave, të paktën kjo kopje të mos humbiste. Në lidhje me simbolin e shqiponjës së zezë njëkokëshe (megjithse nga puna jo profesionale e piktorit, plus keqdashjen e qëllimtë, edhe kjo mund të ngatërrohej si “sorrë e zezë”), prof. Nadin dhe ekspertët italianë e kanë pranuar dhe shkruar qartazi në unison se, kemi të bëjmë me një simbol autoktoniteti dhe autonomie të fuqishme qytetare që, buronte jo vetëm nga thellësia e mesjetës por edhe nga lashtësia. Këtë mendim e kishte shprehur edhe vetë M. Barleti, përderisa edhe shkodranët, siç e deklaronte ai, mburreshin se zanafillonin e lidheshin me Pirron si epirotë-albanë, me Aleksandërin e madh, si “zogjtë e shqiponjës” etj. Shqiponjën e zezë ne e kemi trajtuar të lidhur me vargjet homerike me shqiponjën murrosh-zeshkane, si simboli i mbarë gadishullit dhe i zotit Zeus, madje edhe qysh në kohë të lashta mitologjike me të tre vëllezërit trinjakë Gerionë. (A. Luka, gaz. 55, datë 23-24 Maj 2004, “Shqiponjat epirote të Zeusit dhe të Gerionit të Trefishtë”; bot. në rev. “Illyria”, New York, 26-29, nëntor 2004;
“Tre Gerionët e Epirit Pellazgjik, si sinonimi i miqësisë njerëzore”, “Koha Jonë, 31 gusht 2006; bot. në gaz. Shekulli , në replikë me akademikun Qose etj.). Ndërsa ishte shprehur qartazi për shqiponjën e zezë, për luanin e bardhë, për një lloj tekanjozi, çuditërisht prof. Nadin, ripërsërit atë interpretimin e parë, se në këtë stemë heraldike kemi të bëjmë me “një qenush të bardhë me një kockë në gojë”! (f 124) Për këtë, rast të çuditshëm, Nadin shprehej se, kemi të bëjmë me një lloj shtese tragjikomike, nga një “humorist shkodran” i fund shek XV, si një dhuratë ironike ndaj turqve okupatorë etj. Mirëpo ky interpretim nuk vërtetohet e nuk argumentohet me asgjë dhe kësisoj mbetet thjeshtë vetëm një lloj hipoteze. Unë ia kam kërkuar me këmbëngulje argumentimin se ku mbështetet ky tregim, mirëpo kjo mbetet një mister?! A thua ky komik e kishte bërë këtë shtesë direkt te origjinali dhe këtë e hëngri edhe kopjisti, apo kjo shtesë ka qenë vetëm te kopja?! Unë, në interpretimet e mija, kisha sjell një hipotezë-interpretim se me atë qenush, kemi të bëjmë me kopjimin e keq dhe jo profesional dhe kështu kemi një luan me një çelës të qytetit në gojë. Ndërkaq, ky argumenti qesharak i “qenushit me kockë në gojë”, shërbeu për dijelerët e Këshillit Bashkiak dhe për vetë Kryebashkiakun demokrat, si një “argument gurç”, për të mos e marrë fare as deri në masën e një diskutimi këtë çështje, ku unë kam edhe mjaft argumente të tjera. Madje, dhe është mjaft turp të thuhet kjo, një titullari aktual të Këshillit Bashkiak të Shkodrës edhe shqiponja e zezë i duket pa asnjë lloj dyshimi si një sorrë e zezë! Injoranca e disa bashkiakëve shkodranë shkon deri aty, sa të çuditen e të mos binden nga argumentimi se, vetë fjala Komunë, jo vetëm që ka një përparësi, një origjinalitet e një përdorim alban mesjetar e antik, por edhe se ka të njëjtën ekuivalencë me fjalën Bashki dhe nuk bie asnjë një gram në një rrang më poshtë se Bashkia! Diskutimi e konsultimi, nuk kishte përse të mos përfillej fare si çensurë, nuk ishte e thënë me domosdo o luanin o vdiqëm, pastaj stema-monedha Shkodra mund të nxirrte sa të duash, mjaft të përmendim edhe anijen e Gentit dhe Karavantit.

(Vetë Karavanti, vëllai i Gentit, ishte edhe komandant i flotës së anijeve karava me vela, që prodhoheshin në kantjerin e ndërtimit të anijeve në Shkodra. AL). Kohët e fundit, në këtë “diskutim akademik”, ka replikuar e ka ndërhyrë edhe një profesor, i cili ka ngritur edhe një interpretim tjetër, në lidhje me atë qenushin e bardhë me kockë në gojë, ku i bie ndesh edhe vetë prof. Nadin dhe kronologjisë së saj mesjetare. Profesori, shprehet për një lloj mashtrimi dhe vënie dorë nga një oficer fashist italian, ku sipas “artefaktit” të tij me një foto, në vendin e luanit ka qenë edhe një copë shqiponjë tjetër e zezë, po aq identike edhe si “sorrë”! Çudi e madhe se nga e ka siguruar profesori këtë “artefakt origjinal”! Ky do të bënte mirë që sa më shpejt, një orë e më parë, ta botonte atë studimin e premtuar të tijin, sepse kështu do të ndihmonte shkencën për të dalë nga ky ngërç dhe krizë, do të ndihmonte heraldistët italianë, prof, Nadin dhe mua. Të paktën të shpëtojmë shqiponjën e zezë nga turpi i sorrës! Profesori, sidoqoftë mendon se “një luan si bojë jeshil autokton ka pasur vetëm Drishti”, sipas asaj stemës heraldike të botuar të Engjëllorëve, te gazeta Shqip. (Shih nga ne në gaz.

Shqipëria Etnike dhe në internet, “Edhe një herë për Stemën Heraldike të qytetit të Shkodrës mbi bazën e ish stemës origjinale”) Në këtë vorbull, replikash në internet e në propagandën nga poshtë të mejtepeve, u fut edhe një dijetar anonim (?), i cili më quan mua edhe si “regresist, vrasës e si persekutor i traditës 600 vjeçare”! Unë asnjëherë nuk kam kërkuar që ish kisha e Shën Stefanit, të kthehej në një kishë funksionuese, as si xhami funksionuese e Sulltan Mehmetit II, dhe aq më pak si një hibride xhami-kishë, por të rregullohej/restaurohej me një çati etj, nga institucionet e specializuara shtetërore dhe të kthehej në një muzeum për vetë atë objekt. Aty mund të muzeoheshin shumë objekte, përfshirë edhe atë peshqeshin e mermertë të Sulltan Mehmet Fatihut. (që sigurisht se është një vepër historike dhe artistike).

Dhe në qoftë se kjo çështje na paska qenë kështu kaq e thellë e kaq përçarëse e dy traditave, përse nuk ka reaguar ende zyrtarisht stafi shkencor dhe historik i Këshillit Bashkiak dhe i Bashkisë Shkodër, pse nuk ka reaguar vetë ministri Ylli Pango?!

Edhe vetë Nadin, duhet të sjellë argumentime të sakta, në qoftë se ekzistojnë, kështu që ose qenin ose luanin, ta bëjmë dalje. Si i fundit në këtë mesele e dava, ku duhet me domosdo ndërhyrja akademike, është nakatosur edhe dr. A. Plasari. Ky, në një studim, të titulluar “Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit”, bot. në Gaz. “55”, dt. 5 dhjetor 2008, çuditërisht në botimin kësaj steme heraldike, të zbuluar nga prof. Nadin, ka vendosur diçiturën si “Stema heraldike e Familjes së Kastriotëve”! Po, përse “kujdestari i kolanës” së librit të fundit të prof. Nadin, nuk e tha këtë, direkt e te libri?! Ishte, kjo një lapsus i diçiturës nga vetë gazeta 55, apo një nga ato vetë-mbushjet e dr. Plasarit si, ajo puna e Nënë Terezës me origjinë aromune-romene?!

Nga sa dihet nga botime të ndryshme aktuale dhe nga një përmbledhje që e kishte botuar P. Xhufi te rev. “Shkenca dhe Jeta” e vitit 1990, njihet se pjesëtarë nga familja e pasardhësve Kastriotë, në Itali kanë pasur nën një shqyt, nga njëra anë një shqiponjë të zezë dykrenore dhe nga ana tjetër një luan etj, në pllakat e tyre mortore, që ruhen ende. Por, absolutisht, asnjëherë nuk ishte bërë fjalë as për ndonjë sorrë e as për ndonjë qenush të bardhë me një copë kockë me dhëmb 90? në gojë! Unë, ç’kam pasur për të thënë për shqiponjën dhe luanin e Shkodrës, pastaj për faktin se, çelësi i kështjellës përmendej edhe në burimet osmane, ku qytetarët ia kishin dorëzuar Daut Pashë Ganjollës etj, i kam konsumuar.

Ka burime se luani i bardhë i Nënës së Madhe, njihej në Shkodër, së paku edhe më herët se koha e Aleksandërit të Madh etj, dhe për këtë arsye nuk kishte përse të konfondohej si luani i Shën Markut, si luani i Shën Stefanit apo si luani i Shën Gjon Vladimirit! E po ç’ti bësh bashkiakëve-beledijetarëve dhe mejtepxhinjve fanatikë shkodranë, që na kanë lënë pa luan të bardhë edhe pa çelës qyteti, po e po, por edhe pa shqiponjën e zezë me një kokë! (Me një kokë e ngriti edhe I. Qemali shqiponjën edhe në Vlorë o dijetar...) Edhe më kulmi, mejtepexhiu më etiketon mua edhe si nostalgjik mesjetar, kur nuk ia ka fare idenë se stemat heraldike si më zakonisht merren nga mesjeta.

Por, në qoftë se ti o replikant anonim, që edhe vetë identitetin tënd e maskon pas gëlqeres së bardhë, meqenëse pohon se ke plot 600 vjet identitet, dëshiron si Stemë atë pllakën e mermerit me flamujt dhe dedikimet që ka lënë Mehmeti i II, me rastin e marrjes së Iskënderies, thuaje ore pa frikë e pa hipokrizi mendimin tënd, madje atë pllakë mermeri mund ta vendosësh edhe mu në qendër të Shkodrës, meqenëse edhe atë monumentin e 29 nëntorit 1944 e keni përdhunuar dhe fshirë me gëlqere të bardhë... Fatkeqësisht kështu ka shkuar puna e historisë në Shkodër, si një problem mekanik transporti me një Tadano apo Ta Kraft, sa që edhe me një VKB mund të bësh çfarë të duash! Apo, mos dëshiron edhe ti si stemë ndonjë Shatrivan të Bahçisarajit?!

Tirana, krahas kullës së sahatit oriental, të cilin e ka modifikuar si Venecian fare vonë, është pasur edhe me një ujk-luan me bishtin me tufë dhe me shiritin e kuq të kryebashkiakut, kurse Shkodra i ka rënë lanet!

Deri kur të jenë zbuluar materiale të reja argumentuese bindëse 100% edhe për trutë antidialektikë e injorantë, unë me mjaft kënaqësi, do ia shkarkoja këtë temë, një debati midis “dijetarëve” të Këshillit Bashkiak e Bashkisë Shkodër, profesorit kompetent, “dijetarit” të mejtepit dhe prof. dr. Aurel Plasarit. Le ta vërtetojë dr. Plasari, tashti atë Stemën, në se familja Kastrioti mbante nga këta qenë këlyshë kaq trima, sa që guxonin të lehnin edhe kundra luanit të bardhë të Aleksandërit të Madh, edhe kundra ujkut të Balshiçëve, edhe kundra ujk-luanit të Skurrajve, pastaj nëse kishte edhe nga ato sorrat e zeza të stërvitura që guxonin të sfidonin në qiell edhe skifterët edhe vetë mbretëreshën e qiellit shqiponjën/kaponjin!


[ Edited Wed May 26 2010, 02:43pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Sun Mar 01 2009, 02:35pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Je editu se ke dal jasht temet Belgium.

Tema sic e shef asht Historia e shkodres ne qoft se ke naj gja me shtu apo me diskutu per histori te shkodres je i mirpritun, per nrysh ankesat apo sygjerimet ke tema apastafat ku munesh me i shpreh


[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:40pm ]
Back to top
Engel
Thu May 21 2009, 08:20am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Shkodra 2400 vjecare qendroi gjithmone si kryezonje e
pamposhtur, ne nje kohe kur simotrat e saj Shasi , Drishti e Shirqi
pushuan se jetuari, cka deshmon se banoret e saj vitale e ruajten,
e deshen dhe e mbrojten pa u tundur, prandja ajo qendroi e patronditur
ketu prane kalase "Rozafat".Ja se si i kendon kenga ketij Qyteti:
"Karafil ne koder,drandofil ne koder, keshtjelle e forte ne Shkoder,
shkodra e bukurise"dhe vazhdon me tej "Kir e bun e Dri,
ke pasqyre per bri, t'kqyrin per hijeshi,shkodra e bukurise"

Ky qytet, shkruan Kadare,.." pervec keshtjelles dhe kishave,
pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore.
Ajo kishte Intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare
problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie,
dyqane ku shiteshin libra ,disqe e parfume te Parisit... por
dhe kopshte t bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga malet,
vajza si zana qe mund t'i kete zili hyjneshat greke..."

Ky qytet pati pazarin me te madh ne Ballkan me rreth 300 Dyqane,
per te cilin nje vizitor i huaj shkruan: "..Aso kohe Shkodra ishte
Qendra e tregetise se madhe. Pazari ishte plot popull nga te gjitha anet.."

Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filoi veprimtarine e vet dhe banka e pare shqiptare.
Ndersa "Oda e Tregetise" e ketij qyteti hijerende rezulton te jete
krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes.
Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem , qe i atribuan shkodres
autoritetin e Burses te Ballkanit.
Per kete Shkoder do te shkruaje nga larg Migjeni yne i mallengjyer
"... Shkodra, dashnorja e qiellit te kalte.. e liqenit andrimta, ne te cilin
ne mengjezet e kullueta lane hijen e vet.."
Arkitektura dhe pamja e ketij qyteti te vecante, ku cdo lagje
shpaloste fizionomine e vet, ku mbreteronte gjelberimi, rregulli, pastertia,ku shtepite rrethoheshin me mure te larta e nje dere te madhe ne mes e ku dilte perpara banese tipike me cardak e shkalla guri, mbasi kaloje neper oborre plot lule te shumellojshme, frymezuan banoret e tyre qe t'i kendonin aq bukur jetes me te gjitha shfaqjet e saj


[ Edited Thu May 21 2009, 10:35am ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Fri Jun 12 2009, 08:30pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Engel ka shkruar:

Shkodra 2400 vjecare qendroi gjithmone si kryezonje e
pamposhtur, ne nje kohe kur simotrat e saj Shasi , Drishti e Shirqi
pushuan se jetuari, cka deshmon se banoret e saj vitale e ruajten,
e deshen dhe e mbrojten pa u tundur, prandja ajo qendroi e patronditur
ketu prane kalase "Rozafat".Ja se si i kendon kenga ketij Qyteti:
"Karafil ne koder,drandofil ne koder, keshtjelle e forte ne Shkoder,
shkodra e bukurise"dhe vazhdon me tej "Kir e bun e Dri,
ke pasqyre per bri, t'kqyrin per hijeshi,shkodra e bukurise"

Ky qytet, shkruan Kadare,.." pervec keshtjelles dhe kishave,
pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore.
Ajo kishte Intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare
problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie,
dyqane ku shiteshin libra ,disqe e parfume te Parisit... por
dhe kopshte t bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga malet,
vajza si zana qe mund t'i kete zili hyjneshat greke..."

Ky qytet pati pazarin me te madh ne Ballkan me rreth 300 Dyqane,
per te cilin nje vizitor i huaj shkruan: "..Aso kohe Shkodra ishte
Qendra e tregetise se madhe. Pazari ishte plot popull nga te gjitha anet.."

Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filoi veprimtarine e vet dhe banka e pare shqiptare.
Ndersa "Oda e Tregetise" e ketij qyteti hijerende rezulton te jete
krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes.
Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem , qe i atribuan shkodres
autoritetin e Burses te Ballkanit.
Per kete Shkoder do te shkruaje nga larg Migjeni yne i mallengjyer
"... Shkodra, dashnorja e qiellit te kalte.. e liqenit andrimta, ne te cilin
ne mengjezet e kullueta lane hijen e vet.."
Arkitektura dhe pamja e ketij qyteti te vecante, ku cdo lagje
shpaloste fizionomine e vet, ku mbreteronte gjelberimi, rregulli, pastertia,ku shtepite rrethoheshin me mure te larta e nje dere te madhe ne mes e ku dilte perpara banese tipike me cardak e shkalla guri, mbasi kaloje neper oborre plot lule te shumellojshme, frymezuan banoret e tyre qe t'i kendonin aq bukur jetes me te gjitha shfaqjet e saj




sa here qe e lezoj me jep me shume mall.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Mon May 24 2010, 06:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kujtimet e At Justinit: Si e bombarduan malazezet Shkodren e 1912-es



Át Vitor Demaj, ofm


Shqipnia po përgatitej me dalë Zojë në veti. Po shkundte zgjedhën osmane që e mbajti për mâ shumë se 400 vjet, pa të drejtat e saj mâ themelore atë të lirisë së vetësundimit e vetëqeverisjes, dhe të lirisë së fesë. Tashmâ të tana kombet që ishin nën Perandorinë Osmane e kishin fitue pamvarësinë. Shqipnia ishte e fundit që po priste me padurim ditën e lume dhe të begatë, e të bekueme me gjakun e sa e sa bijve shqiptarë, martirë që përgjatë shkujsh e dhuruen jetën e tyne për idealin e naltë dhe fisnik atë të dashnisë për Atdheune e tyne.



Anë e kand u organizuen kryengritje kundra ushtrisë Turke, tue fillue me udhheqsin e trojeve t'malsis Shkodrane Dedë Gjo Lulin, italo-shqiptarin e madh Terenc Toçin, me Ismail Qemail, Luigj Gurakuqin, Dom Nikoll Kaqorrin, Át Shtjefen Gjeçovin, e të tjerë bashkëatdhetar që zemra e tyne nuk prani për pa e pá edhe nji herë, Shqipninë Gjergj Kastriotit të pamvarun e të bashkueme rreth nji flamuri e nji ideali.
Edhe pse Perandoria turke tashmâ i kishte ditë e numrueme në vendin e arbënit, nga ana tjeter Shqipnia po kërcënohej përseri në pamvarësinë së saj: grekët në jug e në veri ushtria serbe e malazeze.

Qysh në vjetin 1910 malësorët, filluen luftën e tyne për pamvarësi, ku për me shue ket kryengritje qeveria e Turqve të Ri prej Stambolli nisi me të shpejtë nji gjakëbás, Turgut Pashën me 30.000 ushtar turq.

Këtij qellimi nuk i a arriti Turguti me ushtarët e tij, pse malësorët me në krye Dedë Gjo Lulin me 6 Prill 1911 ngritën flamurin në Deçiq, tue diftue kështu ballafaqe botës se edhe Shqipnisë i kishte ardhë ora e dita me dalë e pamvarun krahas shteteve te tjera. Kryengritjet shkojshin tue u shtue dita-ditës, për herë e mâ shumë, si ne veri po ashtu në jug të Shqipnisë. Rizgjimi kombëtar u pá jo vetëm nga ana politike për pamvarësi territoriale, por edhe nga ana kulturore me themelime kongresesh gjuhësore, botime librash në gjuhën shqipe, të përkohëshmeve të ndryshme, etj. Me 28 nandor 1912 në Vlonë u ngrit flamuri kombëtar. Edhe pse u ngrit flamuri i lirisë prap Shkodra gjindej në pragun e nji pushtimi të ri.

Shkodra ishte në rrezik jo vetëm pse ishte ende nën kthetrat e pushtuesit shekullor, por edhe se po perballej me rrezikun e nji rrethimi dhe pushtimi të mundëshem e të dukëshem nga ana e Malit të Zi. Knjaz Nikolla ambicjen e tij për me e pas Shkodren nën sundimin e vetë, po e bante realitet.
Rrethim i Shkodres nga ana e ushtrisë malazeze filloi me datën 8 tetor 1912. Të gjitha kronikat e asaj kohe e paraqesin rrethimin e Shkodres si nji tragjedi që çoi qytetin drejtë nji shkatërrimi të dhimbshem në të gjitha aspektet themelore të jetës së saj.

Shumë kanë marrë mundimin me na i lanë kujtimet e tyne mbi rrethimin e Shkodres në vitet 1912-1913, në forma të ndryshme, ditari, kronike, kujtime e përjetime, etj. Krahas këtyne librash i shtohet edhe nji libër tjeter me kujtime historike, ai i gjuhëtarit të njohun Át Justin Rrotës. Botimi i librit të Át Justinit ban pjesë në serinë e botimeve françeskane që ka arritë në 32 vepra të botueme. Âsht kjo nji ndihmesë e përvujtë që të bijt e Shen Françeskut duen me ja bâ popullit shqiptarë.

Dihet se lufta nuk sjell lule. Ajo mbart me vete shkatrrim, vuejtje, mizori të ndryshme, vrasje, uri, sidomos sjell vuejtje te mâ të dobëtit, gratë, femijët, pleqët.

Prandej për me krijue nji ide se çka do me thanë me qendrue nën rrethim, e i ngujuem nji vend e në rasën tonë Shkodra, Át Justin Rrota me stilin e tij të bukur prej gjuhëtari e shkrimtari na e banë të pranishem, para syve tanë, atë realitet të dhimbshem që hoqi Shkodra përgjatë disa muejve të rrethimit të saj të vjetit 1912-1913.

Shkodra ka pá e ka perjetue disa herë momente kritike rrethim, ja se si na e paraqet Át Justin në rolin e historianit e jo të gjuhëtarit rrethimin e Shkodres në shekuj: “Shkodrës sonë jetike nuk ishte, si dihet, ky rrethim, ma i pari, që i tokonte me pësue. Vendue qyteti, për natyrë, në një pozicjon strategjik fort t’aftë për qëndresë, për me e shtî në dorë, anmikut përherë i u desh me hjekë fort keq. Këndej, kanë mbetë të përmenduna në histori faktet burrnore, heroike e legjendare, që rrokull shekujvet shenjohen nga historjografët se ndodhnë, si prej anet së sulmuesvet, si, posaçe, prej anet së mbrojësvet.

Mjafton të çekim këtu, sa ngusht i a çoi Romakut edhe sa shumë flî i kushtoi këtij, kur desh t’i a hiqte doret Shkodrën mbretit të saj të pafat, Gjencit, Gjenerali romak i famshëm, Luc Emil Pali, vjetin 168 p.K.- Kujtojm këtu, sa punën i a qiti turkut vjetin 1474 e 1478, Shkodra e qëndrueme në kështjellin e Rozafatit, për me e marrë me luftë e ma fort me û.- Shtojm sulmet vigane, që bani vjetin 1811 Mustafa Pasha i Bushatit, për me e shtî në dorë Shkodrën zamadhe.” (Át Justin Rrota, Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 19)

Ndërmarrja për me shkrue këto kujtime për Át Justinin nuk qe e lehtë, tue e pá rrethanat në të cilat shkroi Ati Françeskan, e sidomos tue pasë parasysh edhe se çështja e rrethimit të Shkodres âsht trajtue shumë herë në mënyra të njëanëshme e subjektive që nuk pasqyronin aspak ngjarjen reale e historike të atyne muejve. Qe, pse, bash në parathanjen e librit Át Justini shkruen tue largue prej sish çdo hije dyshimi për njianëshmëni: “Ndërkaq, na prej anet sanë, tue krye këtu detyrën e kronistit të ndërgjegjshëm, do të mundohemi ndër shprehje gjithkun të diftohemi sa ma objektiv, të drejtë e të paanshëm, sidomos në theksimin e ngadhnjëmevet të të dyja palëvet.” (Po aty, fq. 19).
Jo vetëm se âsht përqendrue në kujtimet e tij, por âsht bazue e ka konsultue krejt bibliografinë që flet mbi atë rrethim tragjik: “Kemi konsultue, mund të thomi, krejt bibljografín përkatëse, botue deri më tash nga auktorët e vendit e të huaj. Do t’i shfrytzojm mundsisht të gjithë, sidomos përsa i përket kronologjís ekzakte të ngjarjevet të këtij rrethimi, që, si thámë, njehet sigurisht ndër ma të gjatët e tragjikët, që regjistron historia.” (Po aty, fq. 19).

Rrethimi i Shkodrës zgjati plotë 8 muej. Këto “momenta tragjik për qytetin” siç i quen gjuhëtari Rrota e gjunjëzuen Shkodren si në aspektin politik e administrativ, edhe në atë humanitar deri në mungesë totale të elementeve kryesore për jetesë.

Kryekomandanti i ushtrisë turke Hasan Rizaja si strateg i mirë me kulturë e formim gjerman e mbrojti shumë mirë Shkodrën, tue mos u lanë hapsinë aspak ushtrisë malazeze të dëpertoj brenda rrethimit. Në pamundësi të thymjes së rrethimit ushtria malazeze filloi bombardimin e qytetit, tue krijue panikë, vujetje, frikë, terror e viktima nder qytetarët e pafajshem. Gjatë bombardimeve nuk pati dallime lagjeve apo zonave, u fillue me bombardimin e vendbanimeve myslimane, mandej me lagjet e të krishteneve, të përfaqësive nderkombëtare, si dhe me institucionet fetare myslimane e katolike. U bombardue Katedralja e kompanjeli i Shkodrës, Kuvendi Françeskanë, shkolla e Stigmatineve, etj. Át Justini na e rrëfen shumë mirë strategjine e kryekomandantit e qendresën e shkodranëve për me qendrue deri ne pikën e fundit në mbrojtje të qyetit.

Rrethimi prej disa muejve shkatoi shumë humbje në njerëz, nder ushtar turq e malazezë, si dhe në civila e njerëz që kishin dalë në mbrojtje të qyetit. Shkodra u rrethue nga të gjitha anët tue nderpre çdo lidhje e kontakt me jashtë. Ushtria malazeze kishte zanë vend afer Taraboshit e bregut e Bunes, Fushat e Shtojit e në Kodrat e Bardhajve, etj. Në të gjitha anët kishte luftime mes ushtrisë turke e asaj malazeze, që ma vonë i erdhi në ndihmë edhe ajo serbe. Prej këtyne vendqendrimeve ushtria malazeze bombardonte pa prà mbi Shkodër.

Át Justini gjatë shkrimit të kujtimeve të tija nuk u ndal vetëm në paraqitjene e gjendjes së luftës, por edhe në pershkrimin e jetës së brendshme të qytetit gjatë këtij rrethimi. Se si njerëzit filluen me ndie peshën, çmimin e kësaj lufte në pikëpamje ekonomike e psikologjike. Ndihej mungesë në ushqime të para për jetesë, njerëz që msyenin furrat e bukë nga uria, lypsa rrugësh, taksa në gjithçka. Simbas rrefimeve të Át Justinit mbretnonte në zemrat e shkodranëve nji anarki e plotë, lufta nga njena anë e gjendja keqe brenda me mungesën e gjanave thelbesore të jetës e kishin kthye qytetin ne nji vend pa jetë e pa shpresë.

Ndërkohë po baheshin perpjekje të Arqipeshkvit të Shkodres Imz. Jak Serreqi me Hasan Rizan për të mirën e Shqipnisë si dhe për ngritjen e flamurit ne Kala të Shkodrës. Át Gjergj Fishta caktohet si ndërmejtës. “Ndër kondita tjera që i vente Hasan Rizás Arqipeshkvi, ishte kjo: të piqeshin një herë bashkë edhe të studjoheshin planet e mënyrën e veprimevet të kryengritjes. Në këte rasë do t’i jepej një sigurim popullit, se qeveria otomane ishte tue punue kështu për të mirën e dobín e Shqipnís; edhe si shenj dokumentár, Kryekomandanti do të ngrehte flamurin e Shqipnís në kështjellin e vjetër të Rozafatit, nën flamurin e Turkís. Hasan Riza Beu i pranonte këto propozime t’Argjipeshkvit, me të vetmin kusht, që malsorët katolikë shqiptarë të rrokshin armët kundra serbo-malazezësh. Detajet e veprimevet u lánë me u bisedue për një ditë tjetër në mjedis së kryekomandantit e të delegatit t’Argjipeshkvit. Ky përfaqesues i Argjipeshkvit ishte një ndër kryetarë Françeskaj (Gjergj Fishta). Takimi do të bâhej në një barakë të veçantë ndër kodrat e Dervish Tepes, mbasi ishte vendi ma i përshtatshëm për këso bisedimesh. Me 30 kallënduer pra, 1913, ditën e ejte, n’orën 15.30 do të vinte i naltpërmenduni përfaqesuesi i Françeskanëvet, P. Gjergj Fishta, në shtëpínë e Esat Pashës. Mendimi i Hasan Riza beut ishte, që kryengritja kundra serbvet të fillonte në jugun e Zadrimës, në katundin e Nenshatit, simbas instrukcjonevet të dërgueme prej si nga Shkodra.”
Mbas vrasjes tradhëtisht të Hasan Rizas që ndodhi me 31 kallnduer (janar) 1913, qytetin e mori në dorëzim Esad Pashë Toptani. Ky i fundit ua lëshoi në dorë qytetin malazezëve. Me 22-23 prill 1913 u nënshkrue akti i dorëzimit të Shkodrës mes Esad Toptanit e Princit trashigimtar Danili. Me 24 prill në Tarabosh filloi me valvitë flkamuri i Malit të Zi. Po atë ditë ushtarët malazezë hyn në Shkodër.

Pushtimi i Malit të Zi në Shkodër nuk zgjati shumë. Pakënaqësia e parisë së Shkodrës dukej tashma për gjithë vend. Kleri katolik nga ana e tjeter organizonte takime, mbledhje për me e nxjerr Malin e Zi prej Shkodres, dhe për me e shpall Shkodrën kryeqytetin e Shqipnisë. Át Gjergj Fishta shkruen nji shkrim të posaçem në Hyllin e Dritës për me bâ Shkodres kryeqytet të Shqipnisë.

Prandej për me krijue nji idé të qartë për mbi rrethimin e Shkodrës gjatë viteve 1912-1913, libri i Át Justinit âsht mâ i miri sot për sot për shtjellimin me imtësi, në mënyrë origjinale e me besnikëri të atyne ngjarjeve që ende sot kanë peshën e tyne historike në jetën e Shkodrës.
Në keto pjesë të zgjedhuna të librit që po paraqesim për lexuesin del në pah pakënaqësia e populli dhe klerit katolik ndaj pushtuesve të rij. Në Troshan ku ishte edhe qendra ma kryesore e françeskajve në atë kohë u organizue nji mbledhje për dëbimin e malazeve, e kështu me e shpall Shkodren kryeqytet të Shqipnisë si dikur motit në kohën e mbretenve ilir.
Në vazhdim po paraqesim disa pjesë të librit që na përshkruejnë çaste nga Rrethimi i Shkodrës i vjetit 1912-1913.

“Momenta kritik!

Ana e krishtenimit lëvizin e punojnë si nën dhé, tue u vû në përpjekje të padáme me fshatarët për rreth, ku thonë se kanë fillue kryengritje plot. Prap mandej, ka ardhë fjala këtu, se malsorët e Mbishkodrës kanë vrá nja 3 malazez. Këta, por sidomos Hoti e Kastrati, kanë çue fjalë, se janë gati me u ulë e me i rá Shkodrës, ditën që të marrin vesht, se qyteti i âshtë shenjue definitivisht me i mbetë Malit të Zí.

Ma fort se kurrkun por, kazani âshtë tue vlue në fushën e Zadrimës. Aty flasin, se janë ngrehë shumë shoqní a komitete, pjesëtarët e të cilavet kanë bâ bénë e madhe, se duen me e pá Shkodrën të librueme prej malazezësh, e të bame kryeqytetin e Shqipnís së ré. Ndërkaq por, qeveria provizore ban çmos, për me e shutitë këtê propagandë. Ka vû roje të madhe sidomos mbi gjithata që hýjnë e dalin prej urës së Bahçallekut.
Mbi tjerë, Kleri posaçe âshtë marrë më sý prej qeveriet. Disa prej fretënsh e priftënsh, tue e dijtë se janë vû si në shenj për ndiesí atdhetare që kanë diftue kurdoherë, mendojnë me u largue sa për një herë prej qytetit tinëz, natën, ditën a kurdo, ndërrue petkash, për mos me u njoftë.

Ndërkaq, qeveria e kishte bâ gati një shpallje popullit, edhe i a kishte dërgue Arqipeshkvit të qytetit, Timz Ják Serreqit, për me e nënshkrue. Po, por Arqipeshkvi nuk ndëgjoi me vû dorë. Kjo punë qeveritarëvet u ka rá fort në sý, edhe u ka bâ një përshtypje të kthelltë. Arqipeshkvi këso dore, tue mos ndëgjue me vû dorë n’atë shpallje, vjen si me dashë me mësue popullin shqiptár përmbi mënyrën, si do të siellen ndaj qeverís e Malit të Zí.

Në Troshan prap âshtë tue u bâ këso ditësh një mbledhje e jashtëzakonshme, ku marrin pjesë qinda e qinda krenësh së popullit, disa Ipeshkëvîjsh, ndër të cilët i përmenduni e fort i njohtuni prej popullit, Imzot Prend Doçi, Abati i Mirditës. Ndër ta edhe shumë krenësh myslimanë nga Mati e Dibra; Të tanë një mendimi, me e shpallë Shkodrën si kryeqytetin e Shqipnís në veti.” (Át Justin Rrota, Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 182-183.)

Fuqitë e mëdha detyrojnë Krajl Nikollen me e lanë Shkodren të lirë. Ushtria malazeze largohet prej Shkodre me 13 maj 1913: “E vërtetë, malazezët po shkojnë. Por edhe, me dalë e me e lanë një qytet, që për me e shtie në dorë kanë ndêjë ma se 6 muej tue luftue, tue hjekë ditën e zezë dhe tue derdhë gjithatë gjak, sigurisht që do të jétë për ta e vështirë; zemra e tyne e di!
Shkodra njëmend ka tagër e ta thotë arsyeja, që jétë shqyptare; por n’anën tjetër, as malazezët s’kanë faj e të dhimben kahë i sheh njeri tue u endë si miza pa krye, të rrêjtunë e të tradhtuemë prej fatit a rrezikut të vet!
Ç’i ka gjetë!... Mbas gjithatij gjaku, me dalë e me e lanë Shkodrën, ushtarët të duken si me kenë ata të mujtunët e vërtetë të luftës, jo mujtsët!
Krajli i Malit të Zí, s’ka pasë kahë me i a mbajtë; i a dashë përdhuni me e çue në vend urdhënin e fuqivet të mëdhaja, edhe ka urdhënue me i tërhjekë ushtarët e vet prej Shkodret; por ushtarët sod, mbas gadi 7 muejsh luftet, mbasi kanë shkue tue mbulue mal e fushë me të dèkunë e të varruemë, mbasi kanë shkue tue kuqë me gjak të vet tre lumej, ata sod s’munden, s’u bâhet kurrsi me dalë e me e lanë një qytet, për të cilin u shkrinë e u fikën me të gjitha!” (Po aty, fq. 183-184).

Kryekomandanti i operacjonevet.

Në krye të gjitha fuqivet ushtarake ndodhte aso here, fati i Shkodrës, një burrë fort trim e i zoti, Hasan Be Rizaja.
Ky Kryekomandant i squet, emnin e të cilit qyteti i Shkodrës nuk do ta qesë kurr në harresë, kishte lé në Bagdad, vend i përmendun i Turqís Azjatike, permbi lumin e Tigrit: Qytet, që ka nderën të mburret, se ka ma të vjetrin Universitetin e botës, themelue prej arabësh.

Hasan Riza beu kishte krye këndimet e para të degës ushtarake në Stambollë; mandej shkue e dhanë fund këtyne në Berlin. Prejse qyshë heret u diktue burrë i mendshëm, i gjallë e i zoti, sidomos, në degën ushtarake, t’u këthyemen në vend të vet, në të shpejtë i duel zani si një ndër ma të mirët oficjera t’ushtrís mbretnore; edhe qyshë nën Abdul Hamidin kje çmue vlera e zotsia e tij e jashtëzakonshme. Kështu që, me gjithëse aq i rí, mbërrijti m’u emnue pashë, ase gjeneral ushtriet.

Fíll mbas Konstitucjonit (hyrrjetit) qeverís së ré nuk i a mbushshin kurr synin oficjerat e rregjimit të Abdul Hamidit. Sado të zotët e me një kulturë të gjanë, disa i kishin marrë ashtu shpejt e shpejt shkallët ma të naltat ushtarake.

Ishte koha atëherë për ashtu! Në numrin e këtyne oficjerave të rritunë në pakë kohë, ishte edhe Hasan Rizaja; Edhe ky, me tjerë, kje degradue e bâ kolonel.

Hasan Beu por, nuk e ndjeu gjithaq këte degradim. Ishte i ri, edhe kishte miq e të njohtunë plot ndër rrethet e nalta të komandës ushtarake të mbretnís. Edhe njëmend; çdo punë a zyrë, që i ngarkoi qeveria e ré, ai gjithmonë e kreu ma së mirit, tue korrë kështu lavde e simpatí përherë ma të madhe nga eprorët e vet.

Ndërkaq, shkaku i uzdajës së madhe, që të parët kishin mbi zotsín e tij, kje dërgue në Shkodër, si komandant permbi 30.000 ushtarë të rrègullt.

E mërkuere, 30 tetuer 1912.

Për herën e parë malazezët sod filluenë me hjedhë gjyle edhe përmbi qytet. Bombardimi ngjati, të thuesh, pa u këputë kurr, deri me 19 të nandorit, njashtu nja 3 javë. Kje një punë që i shtini tmerën Shkodrës! Nuk ishin mësue!
Si mos me kenë mjaft, t’i a filluenë me e gjue rreptësisht me topa edhe Taraboshin prej së gjitha anësh. Kahë muzgu i natës Mali i Zi mësyni me furi të madhe edhe llogoret e Fushës së Shtojit.

E tash qe këtu tekstualisht, si e difton fillesën e bombardimit t’atyne ditve të fundit të tetorit 1912, një plak mysliman i qytetit: “Fillimi i bombardimit të Shkodrës ka nisë së parit te Ura e Maxharrit, te fusha e Rusit të Vogël edhe ka vazhdue andej kahë Xhamia e kësaj lagjeje (“Xhamia e Begos”).
Bombardimi, zakonisht, zente fíll rreth orëvet të mbrames, mbas kumbonëvet t’akshamit, tue vijue ndër orët ma të vona të natës.

Ma e shumta e banorëvet të këtyne lagjeve të bombardueme i lêjshin shtëpiat, sado natën për terr, i madh e i vogël; me ta edhe grát me fëmijët e vogjël ngrykë a për dore. Kah i a mbajshin ashtu atë kohë?... I a mësýjshin t’afërmvet e miqvet, n’atë krah ku asi shtegu nuk mësýheshin nga bombarduesët; d.m.th. kahë çinari i Hoxhës së Dheut, apo kah Rusi i Madh etj.
Vargu i këtyne fatzezvet, të ngushtuem me marrë rrugat natën për terr nga bombardimet, mbërrîjte ndoshta deri në Tophanë, tue kërkue strehim shtëpi në shtëpi, kush t’u a çelte derën me i përbûjtë.

Ky si thámë, ka kenë bombardimi i parë i qytetit prej anet së malazezvet; të cilët gjuejshin prej Vraket e Mesit e Myselimit. Menjëherë mbas, i a filloi bombardimi edhe prej Taraboshit. N’atë rasë popullsia myslimane, mbasi këta sidomos asi shtegu ishin ma në shêj, i a mbajtnë kahë Draçi, Vekshari apor kahë Tepja.

Kryefamiljarët n’atë rasë merrshin me qirá kulla sanet e çka gjêjshin, veç si të mujshin me shpëtue gjallë me frymë.

E ejte, 14 nanduer 1912.

Viktimat e bombardimit.
Sod, njaty pak mbas mjesditet, një gjyle rá andej kahë lagjet e myslimanëvet, edhe mbytë 4 vëllazën.

Një herë së parit kujtuenë gjindja se predha âshtë shprazë gabimisht n’atë krah; I ka shkue dora topçís, e kurrgjâ! Po fíll mbas, tjera gjyle filluenë me rá gjithnjë n’atë krah. Britmë, panik, pështjellim e tmerrë. Mali i Zí e kishte sod me lagjet e myslimanëvet; e vetëm me këto!
Banorët e krahut të bombarduem, tue lanë gjithçka kishin pasë mbas shpirtit, u çuen e iknë, qyshë ndër ato të gjuetjet e para, tue u strukë ka lagjet e të krishtenëvet. S’ishte lojë: Një minut me u pasë vonue, rrezikoheshin me mbarue me të tana.

Me i pá ! Ishin shumica grá me fëmijë të vogjël për doret. Kush kishte mujtë n’atë pështjellim, kishte marrë e bartë me veti atë grimë bukë e atë fije miell që u kishte qëllue te shtëpia: Kaq; sa mos me dekë unit. Disa grásh kishin ngrykë, pështjellë ndër shpërgâj, foshnjet e vogla; e shkojshin tue i shtrëngue për zemër, si me dashë me i pruejtë prej gjylesh s’anmikut.
Zanë vend kajherë kudo mbë rrugë të madhe, sa me marrë pak frymë; ashtu shpejt e shpejt shoqe me shoqe, tue kallëzue çka kanë pá e çka kanë lanë; Shtëpia tue u djegë e tue u shkrumue prej flakëvet; gjithkun mure tue u rrenue, gjithkahë veç të dekunë e të varruemë!... Njena thotë, se ka pá me sý të vet, jo ma pakë se 9 të dèkunë; ajo tjetra i kallëzon shoqes, se vetëm në shtëpí të vet ka lanë shtrî 6 të dèkunë!... Një nanë e shkretë difton se ka lanë trûq për tokë 3 fëmijët e vet, të mbytun prej topit!... Edhe, tue u a diftue shoqevet çka e ka gjetë, nuk kján ma as s’bërtet; thue se âshtë tue folë për të huaj; Kaq ka tretë prej tmerrit!

Të vrámë e të varruemë prej topash e shrapnelash shihen gjithkahë. Prej kahmos ndihen tue britë prej disprimit, tue lëshue namë kundra anmikut dhe tue lypë ndihmë. Por, me shkue e me u ardhun në ndihmë atyne fatzezëvet nuk ka kush, mbasi secili dro për veti. Predhat e topavet e plumbat e shrapnelavet bien gjithnjë pa i a dá një minut. Kushedi, ndoshta njandej kahë muzgu i natës, bombardimi diçka ka me prâ. Porse deri atëherë ka me kenë tepër vonë. Edhe shumica e të varruemëvet, prejse s’ka me pasë kush me u rá mbrapa menjëherë, s’kanë për të kenë të zotët të qëndrojn gjallë gjatë, edhe tash desin prej dhimbash nën peshën e rrenojavet.

E ejte e e prende 14,15 nanduer.

Lufta në frymë të qytetit
Qyshë prej oret 4 të nades vlon gjithnjë e rreptë e e përgjakshme lufta kahë Fusha e Shtojit, kahë Renci e deri ndër lagjet e Kiras. Nga qyteti ndihej batarja e pushkëvet, me t’u dridhë këmisha në shtat!... E ngjati që se bani dita, pa pushue një ças. U muzg, u err, e batarja gjithnjë s’dijti me prá. Dikur natën vonë, kahë të zbardhunit e ditës diçka nisi me u zhdavaritë.

E prende, 22 nanduer 1912.

Serbët në Dajç të Zadrimës
Ndërsa veshët e të rrethuemvet ránë diçka në fashë, prejse përnjëherë u duk se prani gjithkahë bombardimi, sod prap filloi me u ndie pushkë e top andej kahë Bardhanjorët.

Njëkohësisht, turku edhe prej kodravet të Bërdicës i drejtoi të gjuemet e topavet ushtrís s’anmikut, që synonte me i bá rrethin qytetit të Shkodrës kahë jugu. Artileria ngjati veprimet strategjike të vetat gati gjithë ditën e lume.
Moti i mirë, si pisha. Malazezët kambë-kambë njëmend, por shtýhen tue zanë pozicjone luftarake maje kodrinash, ku nemose s’janë në rrezik me u mbytë prej ujnash e kënetash e baltash.

Mbramë serbët kanë mbërrijtë deri në Dajç të Zadrimës. Lajmin ma i pari e pruni në qytet telegrafisti, i cili kishte pasë ikë si tinëz prej atij katundi. Njëherit ai bani me dijtë edhe, se telegrafa me Shkodrën kishte punue deri në ma të mbramin ças që e kishte lanë zyren.

E mërkure, 27 nanduer 1912.

Buka, buka, buka!
Ka fillue të përhapet në popull fjala: Tak, tuk: Shkodra pa bukë! Tash nja trí dit moti âshtë tue mbajtë s’ka ma mirë. Po, por këtê gjâ qyteti për shpírt nuk kishte me e dashë. Nuk dëshrohet sod moti i mirë, ma parë e ma dalë, pse kështu mullìjtë nuk mund të bluejn. Njata dy a tre mullìj të qytetit, s’dij çka mund të bâjn ma parë. Sadoqë nuk pushojn së bluemit as ditë as natë, prap, nuk mund të mjaftojn për popull njëherit e për ushtrí.
Ku puna e mullìjvet, ku edhe pse ka fillue me mungue drithët, ndërkaq, janë mbyllë sod edhe 5 furra tjera, në pazár e në qytet. Natyrisht populli tash kahë s’ka ku mbytet, mësýen me ma shumicë ato pak furra, që kanë mbetë çelë endè.

Por furrëtarët e këtyne furrave fatlume, kanë rá ngusht edhe fort keq kanë hjekë prej popullit, për arsye se ata dojshin me ndreqë ma para ata klientat (myshterít) e vet.

Grátë sidomos, me qinda kanë shkue sod nën dritësoret e Bashkís, tue britë si të disprueme, se kishin û e dojshin bukë, bukë!... Dita më ditë janë kahë 5-6 apor edhe ma tepër, mbasi s’ka kontroll, - që desin për bukë. Me e këqyrë, as aq shumë nuk janë këto viktimat e ûsë, kur të mendohet, se sod u banë 5 muej, qëse i a ka nisë lufta, edhe qyteti ka kenë zanë papritmas, të thuesh; s’âshtë kenë shtrëngue me bukë, për një qëndresë aq të gjatë.
Ka familje sod në Shkodër, që nuk hán, veçse një herë krye 5 a 6 ditësh, bukë thatë, merret vesht; kurrgjâ tjetër për me e mëlmye a me e përcjellë, posë ujit.

E marte, 25 fruer 1913.

Bombardimi i Katedrales e i Kuvendit të Gjuhadolit
Sistematikisht, me rrègullë, njashtu krye 10 minutash nuk pushojnë tue rá mbi ndërtesat e qytetit predhat e topavet të mëdhaj e të vogjël. Shkodra, thueja ma mirë, populli i paqët âshtë tue e pague shtrêjtë qëndresën e vet. Mund të thuhet tashma, se zakonisht bien mbi qytet, me rrègullë e me orar të caktuem, kun nja 70 apor 100 gjyle dita me ditë; e kun nja 20 a 30 në natë. E bien gjylet, pa farë rregullet, kudo; mbi ndërtesa qeveritare, mbi banesat e qytetarëvet, për mbi Kisha e Xhamia, mbi smundtore e shtëpia bamirësiet. Gjithkun, si e patën të ngrehun mbi pullaz flamurin e bardhë, si s’e patën.
Ma se 100 shtëpia janë bâ, të thuesh, rrafsh për tokë, se ma të damtueme prej topash e shrapnelash, këto s’njehen, kaq shumë janë. Kahdo të shkojsh rrugës, sheh njeriu mure të rrëxueme a kryekëput, apor për gjysmë; ndeshet njeriu ndër gropa të kthellta, të çeluna njatëherë prej gjylesh së kalibrit të madh.
Vetëm në një shtëpí predha e topit ka varrue randë 10 vetë; shumica damtue nga rryma e hovi i saj, pa i prekë ndoshta aspak thërmiat e saja.
Rreth Katedrales e Kishës së Françeskânëvet kanë shkrepë gjyle topash e mitraloza sa bari, s’njehen. Idhnimin anmiku me këto farë bombardimesh nuk ka dashë me e shfrye gjithaq drejt për drejt kundra kishëvet, sa ma fort, pse e di mirë, se priftënt e fretënt sidomos, janë të gjithë gati autonomista; nuk duen që të vîjë kush i huaji, sidomos Mali i Zí, me e sundue Shkodrën e Shqipnínë.

E mërkurre, 12 mars 1913.

Një bombardim i jashtëzakonshëm
Përcjellë prej dy oficjerësh, ministri Z. Plamenac erdhi prap me vapor e zdrypi në doganë. Ma të parën fjalë, paska pasë kërkue, t’u dorëzonte qyteti. Mbasi ndêjën tue bisedue me Esat Pashën gati tri orë, këtij nuk i u mbush mendja kurrë me i rá në dorë Malit të Zí. Atbotë i kje dhanë Shkodrës një ultimatum, që do të mbaronte mbrenda 48 orëve. Ultimatumi ngjati deri sod nade. Pa pritë pa kujtue, njaty n’orën 10 paradite t’i a filluen me rá si breshni mbi të ngratën Shkodër topa e shrapnela prej kahmos, por posaçe nga Bardhanjorët.

Ky s’kje, veç shenjë se do të zente fíll bombardimi i përgjithët. Kështu që me të parën u duk, cilat krahina të qytetit ishin dá me gisht, për me gjuejtë atë ditë nga qendrat e ndryshme të malazezvet. Andej prej Zogaj gjuejshin Pazarin edhe Parrucën; prej Bardhanjorëvet synojshin me e dyndë anën e krishtenimit. Ata tjerët, prej Mesit e Myselimit qitshin pa dá, me topa edhe ma të mëdhaj, përmbi ndërtesa ma në shenj e ndër disa pika të caktueme. Ky bombardim i përgjithët ngjati gjithë ditën. Njandej kahë mbramja e la për ndonjë orë; mandej i a nisi prap.

Hidhshin mbi qytet kësi shtegu ma fort shrapnela. Këta, ashtu dame të mëdhaja me bâ nuk banë, e vërtetë; por i a qitën popullit frikën; edhe i u desh dikuj-dikuj me dalë e me e lanë atë strofullin e vet e me kërkue strehim ngjeti.
Rrenime e dame të mëdhaja por, për kundra, banë topat me gjyle 21 e 24 mm hjedhë përmbi qytet prej Mesit e Myselimit. Ata, po, trandshin e zhgulshin shtëpiat që prej themelit; murin ase avullín e rrëxojshin, edhe gati njashtu një cope e hidhshin një herë përpjetë deri në 10 a 15 metra nalt, që shkonte e binte kun larg, prej ku e kishte zhgulë.

Mandej sod, më sa dukej, anmiku e kishte me Kishën Katedrale të qytetit. Po ma se 20 gjyle aso së mëdhajash i kanë rá Kishës së madhe, ku gjindeshin strukë nja 1000 vetë, gati të sigurtë, se aty nemose do të gjêjshin shpëtim, mbasi Mali i Zí deri atëherë kurr nuk kishte synue vendet shêjte.
Por atë ditë qitën edhe këtu. Mbytën 9 vetë edhe varruen plot tjerë. Predhat, sa uji, kanë rá sidomos në pjesën e të hýmit të Katedrales. Ballin gjylet i a kanë repë faret e i a kanë shëmtue keqas. Ashtu edhe anash, pullazi e lterët, shumica kjénë çartë e vojtë me t’u dhimbtë. Shkurt, Kisha e madhe e Shkodrës e ka ndie fort: ma se gjysma, prej bombardimit, ka vojtë dam. Sakristia mandej, âshtë rrenue e bâ të thuesh, një grumbull germadhash, tue çue dam gjithato petka meshet e orendí lterësh fort të kushtueshme, që ndryente mbrendë. Prej sakristiet zjarmi, mbasi ishte aty ngjitë me tê, u kap edhe te kumbonarja. Nuk mbeti kush pa kjá ndër katolikë atë natë a zemër pa u lkundë, kur natën për terr filluen me u dukë prej dritësoresh të kumbonares shkulmet e flakëvet e fjollat e tymit. Edhe kumbonët të gjitha, të pêstat djegë e shkrumue kasteli që i mbante, ránë mbë tokë, tue u bâ copë e grimë.

Bombardimi i qytetit ka ngjatë gjithë natën e lume mbramë edhe ka vijue sod gati gjithë ditën. vetëm sod mbasdite n’orën 3 deri në 5, njatëherë diçka na kanë pushue veshët. Malazezët i a kanë dalë qëllimit. Mbasi nuk mujtën me e marrë Shkodrën me armë, tash janë tue bâ çmos, për me i a shtie frikën e panikun popullit të shkretë, i cili tashma ka vojtë prej mjerimit e disprimit ke s’ve’ ma: Me t’u dhimbtë!
Ngarkue mbi shpinë dyshekë e jorgana, shihen të shuemët tue ngá andej e këndej, si miza pa krye. Shkojnë tue kërkue vendet diçka ma të sigurta, të cilat Mali i Zí i ka kursye e s’i ka rá në mendë, a s’dihet pse, me i bombardue.

Ndërkaq, gjindja janë bâ si të marrë prej friket. E ngasin të shkretët për të kërkue vend ku me u strukë, sa me shpëtue me krye. Njëkohësisht por, nën njatë breshní topash e shrapnelash janë të ngushtuemë me e kërkue kun për një kafshatë, që s’dijnë as ata vetë, ku merret. Mandej, edhe kur u del m’e gjetë një grimë odë, paksi ma të sigurtë prej bombardimit, njaty do të struken 20 deri në 30 vetë, tue u rreshtue mbrendë si fyshekët në qese.
Jase, po s’mujtnë me gjetë kun ndonjë strofull, sa me shtie kryet, zanë vend kudo, njashtu, ndihmo Zot, rrugës, mbas ndonjë shtëpiet së madhe, a mbas ndonjë muri së naltë; ku janë në rrezik doemos, me mbetë si nën bat prej një çasi në tjetrin.


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Mon May 24 2010, 08:35am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed May 26 2010, 03:32pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Historia e Shkodrës dje dhe sot





GJON FRANI IVEZAJ

24/05/2010 Është qyteti që prej shekujsh njihet si djepi i kulturës dhe civilizimit të lartë brenda trojeve etnike shqiptare. Historia e saj është e mbushur me ngritje dhe ulje ndër shekuj. Ajo gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë kombëtare shqiptare. Shkodranët kanë qenë ndër shekuj nderi dhe lavdia, të parë në të gjitha këndvështrimet, duke zënë në këtë mënyrë një vend nderi në histori.

Do të mundohem që të cek nga pak majat e krenarisë së qytetit dhe të vetë banorëve të saj ndër shekuj, duke u bazuar në shumë burime historike, që janë dëshmi e mbijetesës së lavdishme të zonës dhe qytetit dhe të vetë banorëve vendas kulturëdashës.

Shkodra, ky qytet i lashtë 2500-vjeçar, është një nga qendrat më të shquara qytetare të Shqipërisë e të Ballkanit, i njohur si kryeqendër tradicionale e kulturës shqiptare.

Duke ndier në këmbët e saj përplasjen e dallgëve të liqenit të Shkodrës dhe në gjoks gurgullimën e lumenjve të Bunës, Drinit e Kirit, me një dorë të mbështetur në bedenat e kështjellës legjendare të Rozafës dhe tjetrën në Alpet shqiptare, Shkodra të ofron bukuri të virgjëra natyrore që rrallë i has në një vend tjetër të globit.



Në rrjedhë të shekujve, veç etjes së saj për liri e pavarësi, ka afirmuar vlera të patjetërsueshme në rrafshin e kulturës e të artit, tradita të cilat kanë ardhur me bukurinë e tyre deri në ditët tona.

Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm, por duke filluar nga periudha e bronzit, ato kanë një prezencë intensive e të pandërprerë.

Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeatëve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera, që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës si një treg e vendbanim ilir. Kështu, që në shekullin e IV p.K. e fillon jetën ky qytet ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis, sot Shkodra.



Pushtimet e ndryshme ia kanë ndërprerë zhvillimin, e kanë shkatërruar shpesh dhe nga themelet, por Shkodra është ngritur edhe nga hiri. Në afro pesë shekuj të pushtimit osman shkëlqimi i qytetit u venit, por në shek. XVII do të jetë përsëri një qendër e rëndësishme jo vetëm administrative, por edhe ekonomike e Shqipërisë. Në këtë periudhë kishte 1800 shtëpi dhe 25.000 banorë dhe gradualisht bëhet një qendër e rëndësishme kulturore. Në Shkodër lindën institucionet e para kulturore në vend.

Qyteti është themeluar në shek e IV para Krishtit, prej fisit të Labeatëve, gjatë sundimit të Gentit (181-168) përreth kështjellës Rozafa.

Zona përreth vendit ku ndodhet sot Shkodra ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura ruhen në muzeun e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo, sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga bronzi i hershëm (2000 para Krishtit). Në shekullin V-IV para Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit, në një lartësi 130 m.

Në atë periudhë treva banohej nga fisi ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 para Krishtit. Nga monedha mësojmë emrin që ka pasur qyteti në atë kohë, Scodrinon.

Në vitin 181 para Krishtit bëhet kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullit II para Krishtit, në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Aty kalonin rrugë tregtare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.

Ajo pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shekullin e Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e principatës së familjes Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut, e cila rikonstrukton kalanë dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.



Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i papushtuar.



Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash, i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani françeskan, humanisti At Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504.

Pas pushtimit qyteti u rrënua, por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.

Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase të Bushatlinjve. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlinjve tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, që më vonë u shtyp nga Perandoria Osmane.

Më 1718 janë hapur në Shkodër agjencitë e para konsullore. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri më 1809 ndërtohet bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit.

Në shekullin e XIX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare, ose pazari, ka rreth 2500 dyqane dhe është më i madhi në Ballkan.




Qyteti arrin në 50, 000 banorë dhe bëhet qendër vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, që eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Në qytet janë 6 konsullata të fuqive evropiane dhe vendeve fqinje. Në vitin 1867 qyteti bëhet qendër e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, doganë.

Më 1865 kalaja braktiset, pasi lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti është kthyer në port lumor dhe tregton me botën nëpërmjet skelave ndërmjetëse si ajo e Obotit, Shëngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti shquhet për mjedise të gjelbëruara dhe oborret me lule.



Në vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për moscopëtimin e trojeve të Shqipërisë. Shkodra bëhet një vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare.



Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e territoreve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kështu një periudhë trazirash për qytetin, që reflektohet në rënien e shpejtë të numrit të popullsisë.



Shkodranët morën pjesë aktive në luftën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, duke luftuar me armë dhe duke nxjerrë figura të shquara udhëheqësish dhe njerëzish të pendës.



Pas fillimit të Luftës së Parë Botërore Shkodra sulmohet nga ushtritë malaziase, të cilat më 1915 hyjnë në qytet. Në janar të 1916-ës pushtohet nga austriakët, të cilët e bëjnë Shkodrën qendër të zonës së tyre të pushtimit. Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjës, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres.



Në vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale.



U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i transformuar sipas ideologjisë së re.



U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijëravjeçar. Megjithatë, ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë, që në janar të vitit 1990.



Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shekullin XV, me shkrimet e para në gjuhën shqipe.



Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII-XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane.



Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe më vonë kinemaja dhe energjia elektrike.

Firmat e fuqishme tregtare bëjnë tregti me të gjithë botën deri në Japoni, duke sjellë në qytet prodhime ekzotike. Në familjet shkodrane nuk mungojnë pianofortet dhe pikturat e klasikëve botërorë.


Zanafilla e Shkodrës...

Në kohën kur popullsia ilire e territorit shqiptar kishte arritur zhvillimin më të lartë ekonomik e kulturor, në vitin 181 para Krishtit bëhet kryeqytet i Mbretërisë Ilire.



Me ndarjen e Perandorisë Romake, Shkodra, sikurse e gjithë Iliria e jugut kalon nën kontrollin e Bizantit, por vazhdoi të varej nga Kisha Katolike e Romës.

Duke përballuar pushtimet e shumta të barbarëve, që pushtuan territoret shqiptare ndërmjet shekujve XI-XIV, Shkodra përjeton edhe një periudhe vetëqeverisjeje.

Në vitin 1040 qyteti u bë kryeqendra e Zetës, qendër e rëndësishme, komunë autonome me institucione të zhvilluara.



Ajo në vitin 1360 bëhet kryeqendra e shtetit feudal të familjes Balshaj.

Kalaja e Balshajve Ulqin

Po në këtë kohë rikonstruktohet kështjella legjendare dhe qyteti merr emrin Scutari.

Në vitin 1396 qyteti antik do të pushtohet nga Venediku, sundimi i të cilit u ndërpre nga një varg kryengritjesh të popullsisë.

Kështjella Rozafa është monumenti historik më i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek V-IV para Krishtit, ndërmjet lumit Drin dhe Buna. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen në liqenin e Shkodrës, si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

Kisha më e vjetër në Shkodër është ajo e Shna Ndout dhe Kisha e Shën Kollit, në anën tjetër të Bunës.

Nuk ka ndonjë dokument konkret për të argumentuar të dhënat e ndërtimit të Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë, që njihet si Pajtorja e Shqipërisë. Por nga brezi në brez besimtarët katolikë kanë mbajtur gjallë me veneracion bindjen në mrekullinë e datës 25.04.1467, ku këtë ditë figura e Zonjës së Shkodrës, që gjendej në një afresk të Kishës në fjalë, u shkëput nga vendi dhe e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë të quajtur De Xhorxho dhe De Skavis, shkoi e zuri vend në kishën e Genazzano (në Itali).



Karnavalet në Shkodër festohen që para ardhjes së pushtuesve osmanë.

Më 1499-1500 ndërtohet ura e Bunës nga osmanët. Thuhet se ka qenë ndërtuar një tjetër më parë përballë ish-fabrikës së çimentos, por se kur nuk dihet.

Që në vitin 1565 Shkodra do të ketë shtypshkronjë. Në shek. XVII, në Shkodër ndërtohet rruga “13 Dhjetori” nën ndikimin venecian.

Më 1718 Shkodra do të ketë 7 selitë e konsullatave të Fuqive të Mëdha të Evropës. Si port përdorej Oboti e Ulqini e më vonë Shëngjini. Në vitet 1757-1831 Shkodra është nën sundimin e Bushatlinjve. Familja feudale shkodrane e qeverisi pashallëkun e Shkodrës në formën e një dinastie të trashëguar thuajse të pavarur.



Më 1807-1809 ndërtohet bexhisteni, i cili përmbante 2.500 dyqane të stilit persian (iranian). Pazari i Vjetër ishte një kompleks i rëndësishëm, i ngritur përbri kodrës mbi të cilën ngrihet kalaja Rozafa, dhe ku ushtroheshin rreth 80 lloje zejesh. Afër Pazarit ekzistonte një molo në lumin Bunë, ku akomodoheshin barka e anije të vogla, ndërmjet të cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun.

Rreth viteve 1840 ngrihet ndërtesa e bibliotekës së Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3 000 volume teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike, astronomike e deri në ekzemplarë. Libra me vlera u grumbulluan më vonë edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike jezuite e françeskane. Po këtë periudhë u themeluan shoqëritë letrare, kulturore e sportive, si “Bashkimi” dhe “Agimi”.

Arkitekti, piktori Pjetër Marubi fillon punimet e tij të para fotografike në vitet 1858-1859. Ai lidh miqësi me familjen e Rrok Kodhelit, fshatar nga Kodheli i Zadrimës. Djemtë e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, të pasionuar pas fotografisë, do të drejtojnë punimet fotografike në vitet e mëvonshme dhe do të njihen me mbiemrin Marubi. Më 1970, fototeka e pasuruar prej 150.000 negativash iu dhurua shtetit.

Më 7 prill 1858 themelohet katedralja e Shkodrës, një ndër objektet kristiane më të bukura në Ballkan asokohe.

Fillimet e institucionit të Bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865. Në fillim u quajt “Beledie”, deri në vitin 1913.

Prej këtij viti e deri më 1920 “Perlimtare” dhe më pas Bashki.

Shkodra në vitin 1870 kishte 50.000 banorë.



Në vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugëve natën me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodrës. Deputetët e parë shkodranë në parlamentin turk në vitin 1877 janë: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuçkoviq. Në vitin 1878 ngrihet në Shkodër banda e parë muzikore e vendit. Po këtë vit hapet shkolla e jezuitëve, e para për popullin.

Themelohet më 1880 Muzeu i Jezuitëve, i cili ishte i ndarë në disa seksione me përmbajtje shumë interesante e tepër të hershme.

At Shtjefën Gjeçovi, diletanti i arkeologjisë, i cili ka qenë edhe mbledhësi dhe përpiluesi i Kanunit të Lekë Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskanëve, në vitin 1890.

Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhës së aristokracisë mesjetare, është ndërtuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhur këtu rreth çerekut të fundit të shek. XIX.

Në Shkodër, në vitin 1890 ndërtohet “Teatri i Kolegjit Saverian”.

Qyteti më 1 qershor 1905 përjeton ngjarje katastrofale nga tërmeti që shkaktoi dëme të mëdha, vdesin 159 vetë dhe plagosen 250 të tjerë. Lëkundjet do të zgjasin afro një vit. Lagjet e vjetra pothuaj u sheshuan, si dhe u përmbytën shumica e tokave.

Shfaqja e parë kinematografike në Shqipëri njihet në Shkodër në vitin 1912 nga Kol Idromeno.



Shkodra ka në vitet 1913-1914 shkollën e parë laike. Po në nëntor të këtij viti ngrihet për të parën herë flamuri kombëtar në bashkinë e vjetër.



Më 1913-1914 qyteti administrohet nga Fuqitë e Mëdha, nga Komisioni Ndërkombëtar.



Po në këtë periudhë u themelua seminari jezuit dhe kuvendi françeskan, me mbështetjen e klerit katolik.



Shkodra, si qytet i lashtë përkrah disa qyteteve të rëndësishme të Ballkanit dhe Evropës, ka luajtur një rol ekonomik, politik dhe kulturor shumëdimensional, që duket nga burimet e ndryshme që citova pak më lart.



Shkodra e Gentit dhe e Teutës është sot për ne shqiptarët nderi dhe krenaria e përhershme, përpara së cilës unë dhe të gjithë shqiptarët përulemi me respekt të thellë.


© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


[ Edited Wed May 26 2010, 04:30pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 12 2010, 04:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiponja e zezë, luani i bardhë dhe skjapi i simbolikave pellazgjike/ iliro-epirote në heraldikën mesjetare në Shkodër




Nga Agron Luka

(PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM)

Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh,bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në vitin 325 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.
(“Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma.)



Për këtë temë kam shkruar disa herë dhe këtu po mundohem të jem sa më i sintetizuar. Qysh nga viti 1997, kur studiuesja italiane prof. L. Nadin, solli informatat e para, për Statutet e Shkodrës, për Privilegjet dhe Testamentin e Aleksandrit të Madh, akorduar ilirëve dhe për Stemën Heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës dhe më pas nga viti 2002, kur ajo studiuese botoi edhe librin e plotë (të cilin ma ka dhuruar me një autograf dhe shënim të veçantë), unë plotësova disa rrjedhime nga shkrimet e mija më të hershme. Unë interpretova një kronologji relativisht të hershme të tekstit të Privilegjeve dhe Testamentit të Aleksandrit të Madh, edhe sikur ky të merrej si një lloj apokrifi (Interpretim i dr. M. Zeqos) a falsifikimi dhe e lidha edhe me disa objekte arkeologjike artefakte, veçanërisht për shqiponjën e zezë, skjapin/edhin dhe luanin, duke pretenduar një ripërtëritje vazhdimësi mesjetare të ish objekteve antike. Vetë statutet mesjetare zanafillonin herët, më e pakta para Zakonikut të Stefan Dushanit, dhe zbrisnin akoma më poshtë ndoshta deri te shek XI, kur qytetarët në Shkodër mbasi e kishin përzënë Jovan/Gjon Vladimirin, kishin vendosur “një farë qeverimi popullor”. (M. Barleti, Rr.Sh., ribotimi i 1981, f 38)
Më në fund Satutet, përmendnin dhe një të drejtë juridike antike të traditës gojore etj. Privilegjet e Aleksandrit të Madh akorduar ilirëve, ishin përdorur te këto Statute si një lloj Preambule hapëse dhe mbrojtëse, me qëllim që mbretërit e perandorët okupatorë, siç edhe sundimtarët vendas t’ia rikonfirmonin në një fare mënyre një autonomi relative qytetit të Shkodrës etj.
Simbas interpretimit tim, “Privilegjet dhe Testamenti” gjenin një farë pike bazimi edhe në literaturën e autorëve antikë, në Biblën e Vjetër edhe në Kuran. (Diodori i Siçilisë, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVIII, 113, 1, 2: BV, “Libri i parë i Makabejve”, kapitulli, “Aleksandri i Madh dhe ndarja e Perandorisë”, 1, 1-9, f 1311; “Profecia e Danielit”, f 1217-1221 etj, bot. 1994; “Kurani”, Suria El Kehf, Dhulkarnejni, Ajetet 83-99 etj)
Stema e zbuluar në Muzeun Correr nga prof. Nadin, shënohet e qartë si stemë heraldike e qytetit komunë të Shkodrës dhe pa asnjë dyshim nga ajo dhe heraldistët italianë është trajtuar e përfunduar si e tillë pa asnjë diskutim. Por ka ndonjë cen, për mendimin tim, sepse në stemat heraldike nuk fut kush ironira si “qenushi që lëpihet me kockë në gojë, si dhuratë/peshqesh për okupatorët turko-osmanë”, mbas pushtimit më 1479! Kontestimi duhet të bëhet me studime e argumente e jo me hipoteza e me fjalë gojore! Për mua ky qenush është një luan i bardhë me çelësin e qytetit në gojë.
E kemi lexuar te Barleti, te “Rrethimi i Shkodrës” shprehje deklaratën e Mehmetit II i mrekulluar para kështjellës Rozafate: “Oh, se ç’vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vehten e vet dhe për folenë e zogjve të vet”. ( Rr. Sh., f 56) Këtë thënie e përjetësoi më 1503, V. Karpaci në bazorelievin e famshëm në “Shkollën e Albanëve”, në Venedik, bazoreliev që ekziston edhe sot e kësaj dite. Shqiponjë, Mehmeti II quante Aleksandrin e Madh/Iskender Z?lkarneyn-Dhulkarnejn dhe foleja e shqiponjë ishte populli alban-epirot, si trashigimtari i Aleksandrit, ndërsa Shkodrën turqit e kishin quajtur Iskenderie qysh nga koha e Balshajve në fundin e shek XIV. Turqit e kishin futur herët Gj. S. Balshën në një formë vasaliteti haraçpagues e harem furnizues. Në Kadastrën venedikase të v. 1417, kemi edhe një “Rruga e Kan[d]aros , matanë Bunës etj. (Shih, S. Pulaha, “Lufta shqiptaro-turke në shek XV. Burime Osmane, bot. 1968, Idriz Bitlisi, f 132, “Sundimtari i Iskenderies”; f 163, “Iskenderia themeluar për herë të parë nga Aleksandri i Madh/Iskender Z?l-karneyn etj; “Bur. Të Zgj. për Hist. Shqip”,1962, vell II, Dok. Nr. 147, f 228 etj)
Tashti del më se e qartë se këtë Iskenderie, nuk e shpikën turqit, por e gjetën në traditën vendase. Te bazorelievi i Karpaçit, krahas Sulltan Mehmetit II, është edhe veziri shkodran-shqiptar Daut Pash Ganjolla, i cili simbas dokumenteve merr edhe çelësat e kalave etj. (Nuk po ndalem në hollësira këtu)
Helmeta me kokë luani, te Aleksandri i Madh gjendet edhe në sarkofakun e mermertë të Aleksandrit në Muzeun e Stambollit dhe ky simbol trashëgohej nga i pari i fisit të Aleksandrit, nga Herakliu pellazg. Luani i bardhë lidhet edhe me luanët e bardhë të Nënës së Madhe imitonte edhe luanët e lashtë asiro-babilonas etj. Unë besoj se Aleksandri i Madh, nën ndikimin e fuqishëm të Olimpisë ishte i prirur që të gjitha mitologjitë me metamorfizime me lidhje me simbolet e kafshëve t’i imitonte e përshtaste. Përveç kultit të gjarpërit orë-bollë, si legjenda e Zeusit të shndërruar në bollë që e la shtatzënë Olimpinë, Aleksandri mori edhe kultin e dhisë/sqapit, dragoit etj.
Aleksandri i Madh vendosi kultin e njeriut, si i biri i perëndisë diell Zeus, Amon dhe të një zoti Hermes- diell afganistanas (tre zota në një zot), në të katër koordinatat e tokës, siç del fare e qartë nga dokumenti Preambul i Shkodrës.
Idenë për diskutimin dhe zëvendësimin e stemës aktuale, unë e hodha në një simpozium, ku asistonte edhe vetë prof. Nadin, studiuesi autoritar Ë. Kamsi etj dhe në parim ajo u miratua. Po kjo ide ishte diskutuar e miratuar edhe në zyrën e prof. dr. Moikom Zeqo, ish drejtor i Muzeut Kombëtar etj.
Ish kryetari i Bashkisë Shkodër, aso kohe, z. Ormir Rusi, më kërkoi t’i paraqisja një Kërkesë, ku të kishte edhe disa firma nga tre a katër autoritete intelektuale të qytetit tonë, duke më premtuar ta hapte një diskutim në Këshillin Bashkiak etj. Sigurisht ia plotësova dhe ia dërgova simbas rregullave protokollare. Nuk e di sepse u zvarris, ndoshta se qe koha e shkurtë që z. Ormir e dorëzoi detyrën. Kjo Kërkesë u ripërsërit edhe më vonë.
Z. B. Lohja, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak, më kërkoi vjet t’i paraqisja disa materiale si fotokopje etj. Ky, meqenëse dikujt i ishte dukur “luani si qenush me një kockë në gojë”, me pak humor shkodran më deklaroi se “edhe shqiponja e zezë mbase shkonte si një sorrë e zezë”…
Realisht, siç do e shikoni edhe nga fotoskanimi, riprodhimi në akuarel si kopje nga origjinali (sepse origjinali nuk është gjetur akoma në arkivat italiane) është bërë nga një piktor jo specialist, nga një shkrues shkodran, i cili kopjon e përkthen edhe Statutet, me qëllimin e lartë fisnik “për të mos humbur”. Kjo besoj se është arësyea që në këtë pikturë shqiponja dhe luani qëndrojnë artistikisht shumë më poshtë se rafigurimet e monedhave antike!
Dikujt andej nga vijnë urdhërat, dmth nga qendra Tirana, mbase nuk i erdhi e këndshme apo si e papërshtatshme. Ky paska thënë: “More, po çfarë don këtu firma e dr. Ferit Hotit, te propozimet e Agron Lukës”? Ja kështu “u fik si qiriu kjo histori”…
Unë sigurisht mundem ta përsëris Kërkesën, por duhet edhe dikush ta dëgjojë paraprakisht nga Bashkia. Këtu nuk ka asgjë konspiracioniste e të frikshme. Kërkohet një diskutim, le të paraqiten të gjitha mendimet, diskutimet e argumentet pro e kundra. Unë marr përsipër të paraqes edhe disa objekte artefakte etj. Nuk ka asnjë lloj diskutimi se stema aktuale e adoptuar është nxjerrë nga një ish monedhë mesjetare e kohës së sundimtarit Gj. Strazimir Balshiç, madje edhe kjo është modifikuar paksa…
Po të ishte se stemat u dashka të nxirren nga monedhat, atëhere çdo qytetar shkodran, e njeh monedhën e Genthit me anijen ilire labiatane dhe me gjarpërin ujor. Ja, le të diskutohet edhe kjo si një kandidate. Mund të ketë edhe ndonjë kompozim me dy tre kombinime, duke i hequr elementet e huaja, pse jo, sepse këtu po flitet për një stemë aktuale e jo për sa simbole-monedha dhe për sa stema kanë pasur sunduesit feudalë, okupatorët e aleatët vendas në Shkodra.
Shkodra, ka një histori të lashtë po aq sa Troja, është e lidhur me liqenin, me tre lumej, me detin, me kodrat, me kodërshkambin e saj të shenjtë si një trung- piramidë natyrale, që kullon qumësht të shêinjt. Eshtë një nga qytetet më të vjetra europiane me kontuinitet banimi. Ohu sa duhet me folë e me shkrue për Shkodër locen.
Uroj që diçka të lëvizë për mirë edhe andej nga kahu nga zanafillon identiteti historik i Shkodrës dhe të hapet një dritë jeshile për një diskutim fillimisht.
Shkodra, minimumi e meriton shqiponjën e zezë dhe anijen e Genthit me atë gjarpërin që ushqehet me peshk liqeni, që i ka trashëgime autoktone e origjinale ndër të parat qytete në Europë… Po e mbylli me kaq. Nuk ka asnjë lloj dilentantizmi këtu.

Libri me Stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës, një kopje jo profesionale në akuarel nga ish origjinali i cili është në proces kërkimi në arkivat italiane.

Fotoskanim i Kërkesës, ku spikasin firmat intelektuale, prof. Ë. Kamsi, dr. prof Mikel Prendushi, dr. Ferit Hoti, prof. dr. Ahmet Osja, prof. dr. David Luka, etj, vazhdon lista e gjatë me firmat.

Bishti dhe një këmbë e luanit, relikte në Portën hyrëse të Kështjellës së Shkodrës

Monedhë argjendi e Aleksandrit të Madh, me helmetë me kokë luani e gjetur në Shkodër.

Mozaik i shek III p.e.r. Aleksandri i Madh lufton kundra luanit të bardhë, si një kopje e mitologjisë ku zanafilluesi i fisit të tij, Herakliu ka mundur luanin e Nemesë etj.

Pjesë nga sarkofagu i Aleksandrit të Madh me helmetën me luan. Ndodhet në muzeun e Stambollit.

Monedhë argjendi e gjetur në Shkodër e përdorur si varëse qafe. Nga njëra faqe ka figurimin në profil të perëndeshës Athina që ka në përkrenare një qenie mitologjike detare, dragua me kokë shqiponje dhe me krahë fluturues. Ana tjetër paraqet një luan dhe shkrimin gr. YE?????. Kjo monedhë sipas katalogut është me prejardhje nga Epiri, nga prerjet e Pirros në Lukania të Italisë.

Medalion i Aleksandrit të Madh gjetur në Tarso, Itali. Vini re krahasimin e grafisë me medalionin e gjetur nga ne në Shkodra/Iskenderie.

Monedhë argjendi e Aleksandrit të Madh me brirët e dashit Amonit e gjetur në Shkodër.

Medalion bronzi gjetur në Shkodër. Paraqet në profil Aleksandrin e Madh me përkrenare, ku në anësore ka një sqap me bri si Zeusi dhe lart një kokë luani me krifë. Ky episod del edhe në Biblën e Vjetër…

Shkrime piktografike kuneiforme në pllaka balte, 5500 vjeçare p.e.r., gjetur në Tartaria në krahinën Alba Iulia. Vini re sqapin. Shikoni edhe “Pemën e Jetës”...

Herakliu/????????, me helmetë me kokë luani, pasi ka vrarë qenin Ortro duke luftuar me “Gerionin e Trefishtë”, i cili në mburoje/shqyt ka shqiponjën e zezë murroshe të Epirit. Amforë e shek VI p.e.r.

Helmeta me kokë luani e Herakliut

Motivi i mësipërm, nxjerrë nga një reliev i një mburoje të shek VI p.e.r. Vini re shqiponjën e Gerionit që ka kaluar në një paraqitje heraldike statike. Këtu Gerioni paraqitet ndryshe edhe në trefishin e tij.

Monedhë argjendi e Basileusit Ptolemeu I i Egjiptit, njëri nga gjeneralët e Aleksandrit. Shqiponja e Aleksandrit të Madh, që ka vënë nën kthetra krokodilin, simbolin e Egjiptit. Gjetur në Shkodër.

Kupë nga Atika e shek VII p.e.r. Shikoni Herakliun dhe Prometeun e rracës albane-evropoide me veshjet tipike të malësorëve shqiptarë! Herakliu, reformator dhe eksplorator i lashtë, pararendësi i fis-rracës së Aleksandrit të Madh. Herakliu, duke ndjekur udhën e patës së egër është ngjitur në majën e Shqiponjës në Kaukaz, duke thyer edhe “urdhërin e Zeusit”, po çliron Prometeun, duke e gjuajtur edhe shkaponjën/shqiponjën e Skitisë/Shkithisë me shigjeta. Kjo shqiponjë i hante mëlçinë Prometheut titan, biri i Euromedontit barbar dhe vëllai i Atlantit. Prometheu, ky hero i stërlashtë i mbërthyer për mal, i vodhi zjarrin Perëndive duke ia dhuruar njerëzimit. Vini re edhe botën glob edhe interpretimin e yje-diejve..

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 06:45pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Shkeputur nga ebay

1831 OTTOMAN TURKEY ALBANIA SCUTARI ISHKODRA SILVER MEDAL DECORATION ORDER







Scutari (Ishkodra), 1831

29mm - 12.61gram

After the destruction of the powerful corps of Janissaries, the Sultan revoked the power of countless military fiefs across the empire, and brought them directly under the domain of the central government. The Governors of Albania, Mehmed Bushati and his descendants, had wielded enough power in the region extending from Scutari to Tirana to challenge Ottoman central authority for almost fifty years. They rose up against the Imperial government, but their power play was crushed by the Ottoman army in 1831 when Mehmed's grandson Moustafa Bushati was captured in the Rosafat Citadel in Scutari. To recognize the victory, Sultan Mahmud II erected a mosque on the shores of the bosporus - the Nusret mosque (which is still standing). The medal commemorating this campaign came in a dizzying number of varieties, apparently representing no less than seven classes. At the bottom is a bronze medal, 25mm in diameter, followed by silver and gold medals the same size. Then there is a silver medal of 29mm, a gold medal of 29mm, and finally two diamond-rimmed medals - one with rose-cut diamonds, said to have been for the Sultan's Ministers, and one with larger diamonds for the Sultan himself. The obverse of all classes bears the tughra of Sultan Mahmud II on a multi-pointed star, above a crescent with the inscription "Mahmud Khan, Son of Abdulhamid, The Ever Victorious", and "Medal of Glory". The reverse has an image of the Nusret mosque, with the date AH 1247 (1831 AD).
Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 06:56pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
...1880 Albanians Scutari Crossing Boyana Dulcigno War

Full page from the Illustrated London News dated 1880


Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 07:12pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
...1925 Albania Mohammedan Scutari Albanian Costumes Kymograph Gramaphone





Poshte lexon:

Christmas in Albania was not a day of "peace and goodwill towards men"; on the contrary, it marked the revolt by Ahmed Bey Zogu against the Nationalist Prime Minister, Bishop Fan Noli, and his Government. the revolt was entirely succesfull, in that the Government took fight, and very few casualties occurred on either side. Russian officers and men, formerly of General Wrangel's army, helped the victors. These are the first pictures of the encounter to reach this country
Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 07:14pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
C1920 Highlanders Latin Church Scutari Albanians





MEETING OF TOWNSMEN AND HIGHLANDERS OF THE WARLIKE LATIN CHURCH OUTSIDE SCUTARI CATHEDRAL

(takimi i Malsorvet te Mirdites me qytetareet jashta Kishes Katedrake Shkoder

Much had the Mirdite mountaineers and their town kinsmen to discuss together in the precincts of their great cathedral at Scutari. Their fate hung in the balance at the Council of League of Nations, and their town was at the mercy of the Serbian forces of the hostile Eastern Church. They were well advised to remain passive and trust the Council. Though Christians, many of them wear fez, others a scull cap and some a scarf twisted round head and neck.

Photo Edith Durham






[ Edited Fri Jan 04 2013, 07:26pm ]
Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 07:37pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
1849 War In Hungary Montenegrin Refugees Scutari Sir William Paterson
Source: Illustrated London News of 1849




[ Edited Fri Jan 04 2013, 07:38pm ]
Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 07:51pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
...Ww1 1916 Montenegrins Lake Scutari Soldiers




wheeled transport being obviously impossible over country like this, the Montenegrins had to transport their stores and munitions by pack-horses.
Bringing a wounded warrior down the slope of the mountains, for whose freedom he has fallen. Inset: Montenegrins filling shells on the shore of Lake Scutari. It seams incredible that men of the type shown in these two photographs could ever surrender
Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 08:03pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
...1880 Montenegrin Outpost Pecorica Scutari Antivari War



Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 08:12pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
.



Back to top
::bud::
Fri Jan 04 2013, 08:34pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
This is an original 1923 halftone print featuring three women of the upper class at Shkoder, previously known as Scutari, a city located in northwestern Albania. Photograph by A. Frankl.


Back to top
LUPEN
Thu Jan 19 2017, 12:37am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
I bukur dhe interesant postimi i Lecit (Mon May 24 2010, 07:58AM)

Libri i Àt Justin Rrotes: "Ditet E Mbrame Te Turqise Ne Shkoder Ase Rrethimi I Qytetit", mund te konsultohet/shkarkohet online ne kete link trokit ketu

[ Edited Thu Jan 19 2017, 12:39am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Mar 10 2017, 09:07pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Dorëzimi i Shkodrës nga Esat Pashë Toptani
- nga libri “Esat Pashë Toptani - Njeriu, Lufta, Pushteti”


Trupat e Esatit po sfiliteshin nga uria. Nga mesi i prillit, në Tarabosh, Bërdicë dhe Bardhajn e Vogël kishin nisur rebelimet e shqiptarëve. Në Bërdicë Esati nuk arriti të vendosë menjëherë qetësinë, prandaj dha urdhër të pushkatoheshin 50 nga të pabindurit. Ai mendonte se kalaja mund të mbahej. As vetë malazezët nuk besonin se Shkodra mund të merrej me forcë. Gazetari Guelfo Civinini, i cili më 20 prill arriti në kampin malazez të Muriqanit, e përshkruante kështu atmosferën në shtab: “Ishte përhapur bindja se pushtimi i Shkodrës nga Mali i Zi qe bërë thuajse i pamundur. Prandaj, mbreti Nikollë kishte vendosur që me një përpjekje të fundit ta merrte me çdo kusht Taraboshin dhe t’i detyronte Fuqitë që t’i jepnin Malit të Zi krejt bregun e djathtë të Bunës, duke përfshirë Taraboshin. Si përgatitje për sulmin, artileria malazeze, me këshillën e majorit italian Cattagani, shkatërroi urën mbi Bunë, duke i izoluar pozicionet turke të asaj ane.”

Një mbrëmje, Seadin beu, oficer i lartë turk dhe mik i Esatit, i shkoi në shtëpi pashait për të biseduar. Esati, i mërzitur në kulm, ecte me çape të mëdha nëpër sallon. I tha Seadinit:

- Unë po bëj çfarë mundem për çështjen shqiptare, por janë ushtarët shqiptarë që më dalin kundër. Janë ata që më presin krahët. Kështu si po shkojnë punët nuk besoj se do t’ia dalim dot.

Esati vazhdonte të ecte, duke u menduar dhe duke shprishur me gishta flokët e kuqërremtë. Një çast u qetësua dhe u përpoq të ndreqë atë që sapo kishte nxjerrë goje: - Nuk duhet harruar, – tha, – se këta fshatarë të ngratë, trima e bujarë kanë dhënë gjithçka që mund të jepnin. Kanë shtatë muaj që flenë nëpër llogore, janë vrarë e sakatuar në luftë, kanë hequr shumë nga uria, nga të ftohtët e nga shiu dhe nuk kanë bëzajtur. Kaq shumë vuajtje njerëzore asnjë ushtri tjetër nuk do ta kishte përballuar dot. Fajtorët janë tjetërkund dhe unë e di se cilët janë. Kur këtu bëhet gjithë kjo sakrificë, janë ca të tjerë që nuk e kanë mendjen të na ndihmojnë, por duan si e si të përvetësojnë frytin e sakrificës sonë.

- Seadin, - vazhdoi Esati. - Nuk mund t’i quajmë vëllezër ata që e presin lirinë t’u vijë si lëmoshë, ata që kurdisin plane për të patur një princ francez, austriak, anglez apo italian të zgjedhur shpejt e shpejt, sikur të kërkonin një padron. Fatet e Shqipërisë janë më të larta. Unë e shkatërroj Shqipërinë nëse ajo e ul veten aq poshtë. Hiç nuk do të ngurroja.

Pashai bëri një pushim të shkurtër dhe tha:

– Seadin, e kam marrë vendimin. Nuk kthehem më prapa. Rebelimet nuk po ndaleshin. Duke u gdhirë e shtuna, 19 prill, qindra vullnetarë braktisën llogoret dhe hynë në qytet. Shqiptarëve të rebeluar u ishin bashkuar tani edhe trupat e rregullta turke. Një batalion i Taraboshit kishte hedhur armët në llogore, pasi ishte marrë vesh se mishi që u ishte shpërndarë kishte qenë kërmë.

Atë ditë, Esati thirri në kala shefin e shtabit Abdurrahman Nafiz dhe të dy shëtitën pranë vendit ku sot është kapiteneria. Esati i tha:

– Bukë nuk kemi më dhe uria sa vjen e po rëndohet. Shkodra do të bjerë, por nëse ajo bie, kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe për mua dhe për ty personalisht. Armiqtë e mi politikë do të përfitojnë, populli do të ngrihet kundër meje dhe vuajtja ime nuk do të ketë fund. Ç’mendon?

Nafizi u përgjigj:

– Nuk e përfytyroj dot se si mund ta dorëzojmë Shkodrën. Por e vërteta është se ushqim nuk kemi dhe populli po vuan. Nëse ky është fundi, atëherë le ta mbyllim me nder. Të çajmë rrethimin dhe kush të shpëtojë të shpëtojë, kush të vdesë të vdesë.

Esati nuk foli, por një ditë më vonë thirri komandantët. Mbledhja u bë në kala, në sallën e armëve, dhe u shqyrtua ajo pjesë e rregullores ushtarake, ku flitej se në ç’kushte mund të jepeshin fortesat. Pas një diskutimi të gjatë, u vendos dorëzimi për shkak të urisë. Shtatmadhoria paraqiti një justifikim me shkrim ku renditeshin arsyet: mungesa e ushqimit, rebelimet mes rezervistëve shqiptarë, pamundësia për të çarë frontin armik dhe rreziku i asgjësimit të ushtrisë, në qoftë se përpjekja dështonte. Komandantët nënshkruan me radhë. Esati vendosi të dërgojë oficerët e shtabit, Nafizin dhe Qeramudinin në Mal të Zi me një letër për Princin Danillo. Në fillim Nafizi nuk pranoi, sepse nuk donte që në letër të përmendej fjala dorëzim. Pas diskutimeve me Esatin ai u bind dhe ndërkaq fjala poshtëruese u hoq nga teksti.

Ishte 20 prill, e diel pasdite, kur dy oficerët u nisën me anijen e blinduar Mesudije që ndodhej e ankoruar përpara doganës. Anija mbante flamurin e Turqisë dhe një tjetër të bardhë. Kur oficerët arritën në Zogaj, një kapiten malazez shtatmadh u lidhi sytë të ardhurve dhe i përcolli për në shtabin e gjeneralit Janko Vukotiç. Me t’u njoftuar me telegraf, princi Danillo u nis nga Cetina dhe rreth orës 10 të mbrëmjes erdhi në Zogaj me një anije të vogël. Pastaj kërkoi që dy oficerët turq ta takonin në bord.

Letra që këta kishin sjellë ishte në turqisht dhe pak a shumë në të thuhej: “Nisur nga gjendja e tanishme, gjykoj se vazhdimi i mbrojtjes së kalasë është një gjakderdhje e kotë nga të dyja anët. Meqenëse edhe ju mendoni njëlloj, ju lutem të dërgoni në Shkodër njerëzit tuaj për të negociuar së bashku kushtet e nevojshme. Pranoni nderimet e mia. Valiu dhe komandanti i korpusit të Shkodrës, Esat.”

Princi tha se me shprehjen “kushtet e nevojshme” ai kuptonte dorëzimin, por dy oficerët u përgjigjën se nuk kishin ardhur të bisedonin për këtë dhe se nuk mund të bënin interpretimin e asaj që ishte shkruar në letër. Siç shihet nga këto veprime të oficerëve, ndonëse thelbi i vizitës ishte dorëzimi i Shkodrës, në librin e tyre ata përpiqen të tregojnë se në këtë pikë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Danilloja ngarkoi gjeneralin Vukotiç për të biseduar me Esatin dhe oficerët turq u kthyen në Shkodër po atë mbrëmje. Mali i Zi bllokoi menjëherë shërbimin postar. Mbreti Nikollë dha urdhër që asnjë letër apo telegram të mos dilte nga Mali i Zi pa përfunduar bisedimet. Askush jashtë mbretërisë së vogël nuk duhej të dinte se Esati kishte ndërmend të dorëzohej. Të hënën, më 21 prill, në orën 9 të mëngjesit, Vukotiçi arriti në doganën e Shkodrës në shoqërinë e Pllamenacit dhe një adjutanti të princit.

Të ardhurit u pritën nga Esat Pasha, Nafizi dhe Qeramudini dhe u ftuan në një dhomë të rregulluar për miq në katin e dytë të ndërtesës. Pa u ulur mirë, Vukotiçi, ky malazez trupmadh e përherë i vrenjtur, iu drejtua Esatit:

– Shkëlqesë, ja ku kemi ardhur me kërkesën tuaj. Jemi ushtarë dhe ndodhemi ende në luftë. Le të hyjmë drejt e në temë, nuk kemi përse zgjatemi.

Esat Pasha zbërtheu dy kopsa të xhaketës, pastaj nxori ngadalë nga xhepi një copë letër të palosur dhe e vuri mbi tryezë.

– Shkëlqesë, – tha ai, – mbrojtja e mëtejshme e kalasë nuk është e mundur. Prandaj, pardje në mëngjes thirra gjithë komandantët për të biseduar dhe vendosëm ta dorëzojmë. Shikoni! – tha Esati dhe tregoi tekstin e letrës me nënshkrimet.

– Ky është vendimi ynë. Dhe këto janë firmat e të gjithë komandantëve që kanë të drejtën e votës për çdo vendim. Mbi bazën e kësaj zgjidhjeje, i dërgova edhe princit Danillo letrën për mbretin. Por, në kohën që njerëzit e mi ndodheshin tek ju, gjërat morën një kthesë të papritur, sepse në pozicionet tona në Bërdicë erdhën disa përfaqësues serbë me flamur të bardhë. Njerëzit e mi i pritën, por serbët filluan të bërtasin me sa kishin në kokë: Lufta mbaroi! Tani jemi në paqe! Jemi miq! Atje na dhanë edhe këtë, – tha Esati dhe i dorëzoi Vukotiçit një letër, të cilën ky ia kaloi Pllamenacit.

– Serbët, – vazhdoi Esati, – na kërkuan leje për të hyrë në qytet. Pasi u informova me telefon për gjithçka, i lejova të hyjnë. Ata shëtitën gjatë në Shkodër. Blenë bizhuteri dhe biseduan me njerëzit në rrugë, të cilëve u thane hapur se lufta kishte mbaruar, se ushtria e tyre do të largohej nga Shkodra, se flota europiane ndodhej në ujërat malazeze dhe se e kishte bllokuar Malin e Zi.

Fjalët e tyre u përhapën si rrufe kudo në Shkodër dhe në të gjitha pozicionet. Njerëzit tani ishin të gëzuar se nuk do t’u dorëzoheshin malazezëve, duke shpresuar se ushtritë europiane do të vinin t’i shpëtonin. Komandantët nga të gjitha pozicionet në Shkodër më uruan me telegram që e mbajta kalanë. Ja, shikoni, -tha Esati dhe i tregoi gjeneralit malazez një vandak me telegrame. -Pas kësaj i trajtova përfaqësuesit serbë si miq dhe i lashë të shkonin për të pare robërit e tyre e për të biseduar me ta. Për të gjitha këto, Shkëlqesë, konsideroj se lufta ka mbaruar dhe me këtë ka marrë fund edhe çështja e Shkodrës. Vukotiçi u kthye nga Pllamenaci dhe e pyeti:

– Petre, ç’është ajo letër?

– Çudi, – u përgjigj Pllamenaci. – Komandanti i një farë garnizoni serb, paska sjellë një telegram nga Veziri i Madh i Turqisë drejtuar komandantit të Shkodrës. E pabesueshme!

Telegrami ishte në frëngjisht dhe aty thuhej: “Komandantit të Shkodrës. Nën trysninë e forcave europiane, ushtria serbe do të largohet nga Shqipëria. Mos i ndiqni. Veziri i Madh.”

Vukotiçi iu drejtua Esatit:

– Shkëlqesë, nuk është e vërtetë që është vendosur paqja. Para se ne ta marrim Shkodrën nuk do të ketë paqe. Sepse ne malazezët, nga mbreti e deri te ushtari i fundit, do të vdesim në kala nëse nuk e marrim qytetin. Sidoqoftë, na lejoni të ikim nga erdhëm. Dhe kur të kthehem te garnizoni im, ju dhe shkodranët do të shihni nëse është vendosur apo jo paqja.

Kur Vukotiçi po matej t’i jepte dorën Esatit, ky i kërkoi të rrinte edhe ca dhe të vazhdonin bisedën. Gjenerali malazez i tha:

– Nuk ka ç’të flasim më, veç nëse ju e dorëzoni Shkodrën menjëherë.

Përndryshe unë iki.

Gjithnjë sipas rrëfimit të Vukotiçit, Esati u përgjigj:

– Unë personalisht nuk mundem dhe nuk kam të drejtë të nënshkruaj marrëveshje për tërheqjen nga kalaja, prandaj duhet që përsëri të thërras këshillin ushtarak dhe këtë do ta bëj sot. Nëse janë dakord, ata do të vënë firmat dhe çdo gjë do të jetë në rregull. Nëse jo, ju jap fjalën e nderit se ushtarët, që u binden urdhrave të mia dhe që janë gati gjysma, do të dorëzohen te ju.

Unë vetë do të vij të jetoj në Mal të Zi dhe ju mund të më bëni ç’të doni. Ishte e qartë se Esati po përpiqej t’i hiqte zvarrë bisedimet, pasi tani ai kishte mësuar diçka të re: se ushtria serbe ishte tërhequr, se flota ndërkombëtare kishte bllokuar bregdetin e Malit të Zi dhe se Fuqitë kishin marrë një vendim për Shkodrën. U ra dakord që, të nesërmen, më 22 prill, njerëzit e Esatit të shkonin përsëri në kampin malazez.

Me t’u kthyer Vukotiçi në shtabin e tij, mbi Shkodrën dhe mbi pozicionet rreth saj u hap zjarr me të gjitha armët. Predhat binin si breshër. Bombardohej sidomos Bërdica, e cila kishte qenë objekt i topave të ushtrisë serbe. I gjithë ky zjarr, që dukej sikur do t’i çante më dysh tokën dhe ujërat e Shkodrës, kishte një qëllim të vetëm: t’u tregonte mbrojtësve se nuk bëhej fjalë për paqe dhe se ushtria malazeze nuk ishte dobësuar si pasojë e tërheqjes së serbëve.186 Ferri i natës zgjati deri në orën 9 të mëngjesit, kur në horizont u dukën të dërguarit e Esatit, Nafiz dhe Qeramudin, të cilët u pritën nga Princi Danillo në anijen e tij. Të ardhurit i dorëzuan princit një tjetër letër nga Esati, i cili shkruante se do të largohej nga kalaja, por me dinjitet, pra kërkonte që ushtarët të lejoheshin të iknin bashkë me armët, duke përfshirë çdo gjë: topat, anijet dhe armatimet e tjera.

Kjo nuk i pëlqeu Danillos. Në letrën e parë topat nuk përmendeshin, ndërsa tani Esati kërkonte t’i merrte me vete dhe këtë princi nuk mund ta lejonte, sepse kishte dobësi për topat e shpejtë të turqve. Vukotiçi u përpoq t’i mbushte mendjen. I tha se kur Esat Pasha shkroi letrën e parë, ai nuk e dinte se ushtria serbe po ikte dhe se forcat europiane po e shtrëngonin Malin e Zi të hiqte rrethimin e Shkodrës. Tani gjërat kishin ndryshuar. Prandaj le t’i merrte topat Esati.

U vendos që Vukotiçi të shkonte prapë për të biseduar me pashain. Gjenerali malazez dhe shoqëruesit arritën në doganën e Shkodrës në orën 11 paradite. Bisedimet u hapën me çështjen e topave. Pllamenaci nguli këmbë që e gjithë artileria turke t’i mbetej Malit të Zi dhe menjëherë pas kësaj filloi grindja. Atëherë foli Vukotiçi, i cili propozoi që Pllamenaci dhe Qeramudini të hidhnin në letër pikat kryesore të ujdisë, pra që ushtria e Esatit të tërhiqej dhe të merrte me vete pajisjet dhe armatimet. Ishte e martë pasdite. Esati urdhëroi që konsujve në Shkodër t’u shpërndahej një komunikatë, në të cilën thuhej se ushtria kishte rezistuar gjashtë muaj pa asnjë ndihmë, duke përballuar të gjitha shkatërrimet dhe privimet. U bë e qartë se dorëzimi ishte punë e kryer.

Mirëpo në doganë negociatat nuk kishin mbaruar, sepse shumë hollësi nuk ishin sqaruar. Kur u shtrua pyetja se në ç’kohë dhe në ç’mënyrë do të largohej nga Shkodra ushtria mbrojtëse, Vukotiçi propozoi që kjo të bëhej të nesërmen në orën 6 të mëngjesit. Me të dëgjuar këtë, Esati brofi në këmbë, vetullat iu ngritën përpjetë dhe tha se kjo nuk ishte e mundur, sepse i duhej kohë të përgatiste ushtarët për marshimin, për më tepër trupat nuk mund ta kalonin dot Drinin për të dalë nga Shkodra, sepse ura e Bahçallëkut ishte prishur dhe duheshin tri-katër ditë për ta ndrequr. Vukotiçi propozoi që trupat e Esatit të linin pozicionet herët në mëngjesin e 23 prillit dhe të grumbulloheshin në qendër të Shkodrës. “Pas kësaj, -tha ai, – trupat tona do të marrin pozicionet dhe ju keni kohë sa të doni për t’u përgatitur.” Por Esati u përgjigj se kjo do të ishte e rrezikshme, pasi dy ushtritë do ta gjenin veten përballë njëra-tjetrës dhe malazezët mund të hakmerreshin.

Sipas kujtimeve të Vukotiçit, gjatë diskutimit që vazhdoi deri në mesnatë, ai disa herë i kërkoi Esat Pashës të shënonte kohën dhe mënyrën se si do të largohej nga secili pozicion dhe pastaj të nënshkruante marrëveshjen. “Nëse nuk pranon, – i tha, – më mirë më lër të iki dhe le të fillojnë përsëri luftimet.”189 “Esati, – kujton Vukotiçi, – herë-herë dilte nga dhoma për të biseduar me parinë e Shkodrës dhe, çdo herë që kthehej, na kërkonte të prisnim edhe dy-tri ditë para se të dorëzonte pozicionet.”

Siç duket, bisedat e tij me parinë nuk ishin të lehta. Esati u shpjegonte atyre gjendjen dhe vendimin për të braktisur qytetin, duke u thënë se kush dëshironte mund të largohej bashkë me ushtrinë. Mes tij dhe parisë u shkëmbyen fjalë të ashpra. Siç tregon Gino Berri, gjashtë të krishterët e pranishëm, ndonëse dukeshin të brengosur për rënien e qytetit dhe të gatshëm për të bërë sakrifica, thanë se komuniteti i tyre ishte në kushte tepër të trishtueshme dhe se numri i të vdekurve nga uria rritej çdo ditë. Shumica e myslimanëve thanë se as ata nuk mund të jepnin ndonjë ndihmë me vlerë për t’i rezistuar rrethimit. Megjithatë, disa propozuan që të bëhej edhe një përpjekje, për ta shtyrë edhe ca ditë. Njëri prej tyre, Sulçe beu, i ofroi valiut njëqind lopë dhe tha se këtyre do t’u shtoheshin së shpejti po aq të tjera. Por Esati e ndërpreu me një gjest zemërimi:

– Nëse ke vetëm kaq për të thënë, më mirë kurseji fjalët! Është qesharake të ofrosh dyqind a treqind lopë për njëzet mijë njerëz që ushqehen keq prej një muaji. Është cinike të bësh këtë ofertë tani që i kam helmuar ushtarët e mi me kërmat e kuajve.

Esati tha se askush nuk mund ta mësonte se si ta kryente detyrën e tij.

– Kur them që dorëzimi është i domosdoshëm, – vazhdoi ai, – kjo do të thotë se kam pritur deri në çastin e fundit, përtej të cilit nuk mund të vazhdohej më pa cenuar dinjitetin dhe nderin tonë. Shihni si janë katandisur ushtarët. Nuk na ka mbetur asnjë thes miell. Racioni për sonte ishte një gjysmë peksimadhe dhe një grusht stafidhe. Kam dymijë të sëmurë dhe të plagosur nëpër spitale. Municionet e topave thuajse janë shteruar dhe një sulmi malazez nuk i përgjigjem dot më gjatë se 15 minuta me artileri. Nuk ju ka lezet të bëni patriotizëm në orën e fundit.

Esati heshti pak dhe nisi të flasë me një ton më të butë:

- Harroni për një çast se jeni tregtarë. Ajo që ndodhi ndoshta ishte e pashmangshme. Por nuk e di nëse e keni ndërgjegjen të qetë. Në qoftë se Turqia po humbet një krahinë, kujdes se mos humbisni atdheun tuaj. Unë do të iki bashkë me ata që mbetën gjallë nga ky rrethim i lavdishëm, por po ju lë atë që është më e shtrenjtë: të vdekurit.

Ndërkaq, gjatë gjithë kohës që brenda doganës vazhdonte kjo betejë e fundit, ku njëra palë ishte në agoni dhe në ankth, ndërsa tjetra mezi ç’priste ta shtrëngonte fort në dorë fitoren, malazezët nuk e ndalën demonstrimin e forcës. Ata e goditën qytetin me mbi 300 predha.

“Pasi kaloi mesnata, – tregon Vukotiçi, – u ngrita dhe i thashë prerë Esat Pashës: ose të vëmë firmat, ose unë dhe njerëzit e mi ikim nga Shkodra. Esati tha: a mund të prisni edhe një çast? Dhe doli. Nuk kishin kaluar as pesë minuta, kur ai u kthye, u ul në tryezë, nxori vulën, e vendosi mbi marrëveshje, pastaj mbi kopjen e saj dhe i nënshkroi të dyja. Në këto e sipër, ai shante nëpër dhëmbë parinë e Shkodrës: Sojsëza! Ju që nuk deshët të më jepnit as njëqind lopë për ushtrinë, më kërkoni tani të mbroj qytetin!” Ishte data 23 prill, pak pas mesnate.







Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 10:12pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264




Esat Toptani ia dorezon kalane e Shkodres Princit malazez Danillo, 25 prill 1913.

Ne mes, gjeneral Vukotiç, majtas Esatit eshte oficieri i shtabit, Qeramudin.





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Mar 12 2017, 10:22pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264




Esat Toptani largohet nga kalaja pas dorezimit te qytetit malazezeve, 25 prill 1913








Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3995 sec, 0.0798 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,572kB