Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kosova Pamvarun. Pavarsia e Shqypnis veri-linore
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Jul 10 2009, 09:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Serbia refuzon Samitin e Kroacisë për shkak të Kosovës

(Dërguar më: 10/07/09) Serbia zgjedh të bojkotojë Samitin e Dubrovnikut duke nxjerr si justifikim pjesmarrjen e gabuar të Kosovës. Por, TV kroate sqarojnë se Serbia hoqi dorë nga Samiti pasi kërkoi të hapte Samitin me fjalim, gjë që ishte planifikuar për të tjerë të ftuar.

BEOGRAD-Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kroacisë, në Dubrovnik, për shkak se siç ka shpjeguar ai, “Kroacia nuk e ka respektuar marrëveshjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Serbisë dhe atyre të Kosovës”. Lajmi behet i ditur sot nga shume agjenci te lajmeve kosovare.
“Me organizatorët e Samitit të Kroacisë është bërë një marrëveshje precize rreth formatit të pjesëmarrjes së delegacionit të Serbisë dhe përfaqësuesve të ‘institucioneve të përkohshme të Kosovës’. Pala kroate, në momentin e fundit e ka shkelur këtë marrëveshje dhe nuk kemi pasur zgjidhje tjetër përvec që të anulojmë pjesëmarrjen tonë në Dubrovnik”, ka thënë Ministri I Jashtëm serb, Jeremic për mediat serbe.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror kroat ka bërë të ditur se, delegacioni serb nuk do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë sepse Jeremicit nuk i është mundësuar të flasë në hapje të këtij takimi, kur fjalën e tyre do ta mbajnë Jadranka Kosor, zëvëndës-ndihmë-sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, dhe shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt.

Nga Kosova në këtë samit do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, dhe shefi i diplomacisë, Skender Hyseni.
Cështja e Kosovës është bërë më shumë se një herë debat duke lënë karrige bosh ne takime tën ndryshme rajonale. Para pak kohësh në Novi Sad të Serbisë mungoi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar nuk pranoi pjesmarrjen ne Samitin e Rajonit pasi mungonte përfaqësuesi I shtetit të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)


[ Edited Mon Aug 24 2009, 02:49pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 10 2009, 09:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Konsumatori i qetë


Nga Albin Kurti më 10.07.2009 në ora 9:09
Jemi apo nuk jemi shtet funksional? Cilado përgjigje do të mund të ishte e saktë. Sepse pyetja është e gabuar. Nuk duket se jemi shtet tamam. Ose, mbase, vetëm duket se jemi shtet tamam. Shteti i Kosovës ngjan si një ‘objekt për të tjerët’ (61 të tjerë) dhe jo si ‘objekt në vetvete’. Me shprehjet e Immanuel Kantit, shteti i Kosovës është një phenomenon pa noumenon. Shteti e ka monopolin në përdorimin legjitim të dhunës, thoshte Max Weberi. Kësisoj, paradoksalisht, del se në Kosovë shtet janë KFOR-i e EULEX-i, që nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. KFOR-i, sikurse EULEX-i, është neutral karshi statusit.

E po mirë atëherë, jemi apo s’jemi një vend funksional? Përsëri, cilado përgjigje do të mund të ishte e saktë. Sepse, sërish pyetja është e gabuar. Funksional për çfarë dhe për kë? Dhe, kush po pyet kështu? Janë me qindra shtete, krahina e regjione anekënd globit që janë shumë funksionale… si koloni. Ato janë funksionale, në radhë të parë, për ata që i eksploatojnë ato. Ka shtete të mirënjohura që shkëlqejnë së funksionuari, ama në kuadër të një kornize politike dhe ekonomike që quhet neokolonializëm.

Neokolonializmi është i verbër ndaj skllavërisë që e shkakton. Ai nuk e dallon aq robërimin e njerëzve prej eksploatimit të pasurive natyrore. Sepse, nuk e dallon aq natyrën nga njerëzit: është natyrë sepse është indigjene; është indigjen sepse është natyror. Të drejtat e njeriut bëhen të drejtat e natyrës të cilën e bleu korporata. Privatizimi këtu është veçse eufemizëm për uzurpimin dhe eksploatimin, mutacion bashkëkohor i asaj që tradicionalisht është quajtur okupim. Nëse të tjerët na e bëjnë këtë pyetjen “A jemi funksionalë?”, së paku ne s’duhet t’ia bëjmë vetes sonë, apo jo?

Pyetja “A jemi funksionalë?” gjithsesi nuk është pyetje e jona. Është pyetje e korporatave të huaja dhe politikanëve që janë në shërbim të tyre. Ajo shpërfaq një vizion teknologjik të tyre mbi neve dhe vendin tonë. Martin Heidegger e urrente teknologjinë. Ai konsideronte që ajo e shndërron botën në resurs (që duhet shfrytëzuar, natyrisht) duke e tëhuajsuar Dasein-in nga bota e natyra si habitus spontan të tij.

Kjo pyetje e tyre, në fakt, është përgjigje. Pyesin nëse Kosova është shtet funksional sepse të tillë duan ta bëjnë. Të funksionueshëm. Që do të thotë: të shfrytëzueshëm. Konstatimi se Kosova nuk është shtet funksional bëhet për t’i hapur rrugë mënyrës së tyre të bërjes së Kosovës shtet funksional.

Ankesat për mosfunksionimin e Kosovës e sheshojnë terrenin për funksionimin e saj. Ende ka pengesa legale e juridike, ende mungojnë marrëveshjet midis politikanëve, dhe ende ka popullatë jo aq të disiplinueshme, që e bëjnë Kosovën një vend jo sa duhet funksional. Në njërën anë politika dhe në anën tjetër mekanizmat represivë të shtetit janë lehtësuesit e procesit të funksionalizimit të Kosovës.
Ky funksionalizim kohë pas kohe koagulon në shifra. Si p.sh.: 2100 MW. Kaq do të jetë kapaciteti energjetik që planifikohet të ndërtohet. Kapacitet mbi rezervat e thëngjillit në Sibofc, të cilat do t’i shfrytëzojë korporata fituese. Argumenti kryesor i tyre është që Kosova nuk ka mundësi veteksploatuese. Mbase, njëmend s’kemi kapacitete financiare që bëjnë ndërtime për eksploatimin e një miliard ton linjiti për 2100 MW, porse kaq shumë energji as që na duhet. Pra, na duhet ta pranojmë se s’paskemi kapacitet, por ama për projektin e tyre!

Ndoshta po bëhemi gjithnjë e më funksionalë pikërisht pse s’jemi shtet me gjithë mend? Ndoshta po mbetemi ‘light shtet’ që të funksionalizohemi më kollaj? Ndoshta.
Mirëpo, shteti, edhe sikur ta kishim të njëmendtë, vetëm si i tillë, nuk është zgjidhje garantuese.

Shteti është thelbësisht koncept konservativ. Shteti e ruan rendin ekzistues, apo jo? Shteti është policia që do qetësi të publikut. Megjithëkëtë, tërësia e mekanizmave dhe organeve shtetërore i nënshtrohen politikës shtetërore e cila më së shumti varet nga Qeveria. Atëherë, cili është drejtimi politik dhe ekonomik që ‘light shtetit’ të Kosovës ia ka dhënë Qeveria? Është ky drejtimi që s’është i tyre, e vegla të të cilit janë ministrat në krye me Hashim Thaçin: neoliberalizmi, tregu si rregullator i derregullimit. Pra, tregu pa shtet? Jo bash ashtu. Tregut të lirë dhe ‘shenjtërisë’ së pronës private, megjithatë iu nevojitet shteti si aparat i dhunës për t’i mbajtur e ruajtur, që do të thotë se ato s’janë aq të natyrshme siç na predikojnë ekspertët e ekonomisë së pushtetit.

Por, cila atëherë duhet të jetë pyetja jonë, pyetja jashtë të qenit funksional, pyetja që duhet t’ia bëjmë vetvetes? Në vend të pyetjes “A jemi funksionalë?”, duhet të kalojmë tek ajo tjetra: “Çka prodhojmë dhe si duhet rritur prodhimi ynë?”. Prodhimi në Sibofc nuk do të jetë yni. Për pasojë, as profiti. Përgjigja jonë në pyetjen tonë se çka prodhon Kosova, në radhë të parë për popullin e saj, dhe si duhet rritur prodhimi, do të paraqiste një qëndrim strukturues dhe organizues të vendimeve të mëtutjeshme për politikën ekonomike të Kosovës. Kalimi nga fjalët ‘funksion’ dhe ‘funksional’, te fjalët ‘prodhim’ dhe ‘prodhimtari’, është parakusht i çfarëdo politike ekonomike vendore. Mjafton t’i shikojmë Mitrovicën dhe Gjakovën, dikur qytete të zhvilluara industriale, për të parë se ku jemi katandisur në mungesë të një politike ekonomike të vendit e për interesa të vendit.

Përndryshe, pa politikë ekonomike të veten, Kosova do të mbetet një vend i konsumit pa prodhim. Një vend me shitore shumë afër rrugëve (qofshin ato edhe magjistrale apo autostrada). Sepse, s’ka më fabrika, por veçse shitore pa fund. Do të mbetemi një vend i konsumatorëve që kërkohet të mbesin të qetë. Po pra: konsumatori i qetë. Konsumator para billbord-ave ku lexon “Thuaji jo dhunës!”. Ky është ideali i korporatave të huaja: t’i konsumojmë produktet e tyre dhe vendi të jetë stabil. Duke konsumuar je më i qetë; duke qenë i qetë, konsumi është më i kollajshëm. Ata janë prodhuesit e egër të cilëve ne iu duhemi si konsumatorë të qetë.

Gazeta Express
trokit ketu


[ Edited Fri Jul 10 2009, 09:57am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Dergutsiani
Tue Jul 14 2009, 06:24pm

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
Nuk kam flaj tjeter ... vetem te isha kryeminister grekve e serbve ja kisha zhduk faren as emrin mas me ja dit ikaq di me than ...

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 01:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryetarja e Kuvendit lobing për njohjen e Kosovës në takimin e kryeparlamentarëve botërorë


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenteve. Ky takim u zhvillua nën drejtimin e Presidentit të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar (IPU), Theo-Ben Gurirab, në Gjenevë më 16 dhe 17 Korrik.

Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë tryezë për t'i paraqitur IPU-së kërkesën që Parlamenti i Kosovës të bëhet pjesë sa më parë e kësaj organizate dhe të mundësohet prania e kryeparlamentarit të Kosovës në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve. Po nga kjo tryezë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, falenderoi Jordaninë, Francën, Finlandën, Australinë dhe vendet e tjera që kanë njohur Kosovën, ndërsa i kërkoi homologëve të saj të Brazilit, të Egjiptit, të Afrikës së Jugut, të Beninit dhe vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e ri, të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së saj për të inkurajuar një rajon në përpjekjet e tij bashkëpunuese për integrim.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike.


[ Edited Mon Aug 24 2009, 02:50pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 10:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bisedimet me Beogradin, Feith: Politika po e ekzagjëron

Prishtinë -Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë Pieter Feith, ka deklaruar se është në dijeni për bisedimet e EULEX-it me zyrtarët në Beograd, madje, sipas tij, për këtë janë në dijeni edhe zyrtarët kosovarë.
Në një intervistë për Top Channel, Feith theksoi se çështja e bisedimeve mes EULEX dhe Beogradit është ekzagjeruar nga lidershipi kosovar. Sipas tij, bisedimet e EULEX-it janë me qellim që të forcohet efikasiteti i këtij misioni.

“Po, unë jam në dijeni. Nuk duhet që ta ekzagjerojmë apo ta mbivlerësojmë rëndësinë e kësaj çështjeje. Këto janë instrumente teknike për të cilët po bisedohet në nivel teknik nga udhëheqësi i njësisë së policisë bashkë me homologun e vet në Beograd, me qëllimin që të forcohet efikasiteti i misionit EULEX”, ka pohuar Feith.

Për më tepër, Feith theksoi se gjithçka po bëhet në transparencë të plotë me qeverinë e Kosovës, pasi kreu i EULEX Iv de Kermabo është në kontakt të vazhdueshëm me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

“Gjithçka po bëhet në transparencë të plotë. Shefi i EULEX, Iv De Kermabo është në kontakt të vazhdueshëm për këtë çështje me zv/kryeministrin. Unë jam i sigurt se konkluzioni do të jetë se kjo është në përputhje të plotë me pozicionin e autoriteteve të Kosovës. Qëllimi i vetëm është që të ndihmohet EULEX-i që ta bëjë punën e vet në mënyrën me efektive të mundshme”, ka theksuar Feith.

2009-07-24 10:49

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Mon Aug 24 2009, 02:51pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 06 2009, 06:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vështrim/Ideja e Rohrabacherit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e pazbatueshme

05-08-2009 / Nga Skënder Mulliqi


Deklarata e kongresmenit amerikanë, Dan Rohrabacher për shkëmbim territorësh me Serbinë, ishte sa e pabesueshme, aq edhe e befasishme. Opinioni ynë i gjerë e di se Rohrabacher me disa kongresmenë të tjerë ishte ndër të parët që mbështeti dhe artikuloi pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Por, më duket se deklarata e tij për shkëmbim territoresh është e dëmshme politikisht dhe e papranueshme për shqiptarët. Kur themi kështu, kemi për bazë se Kosova Lindore me shumicë shqiptare nën adminstrimin e Serbisë është territor që u takon shqiptarëve. Atëherë për çfarë shkëmbim territoresh mund të bëhet fjalë? Kosova është shumë e vogël që t’i falë toka Serbisë, e cila nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e veta për krijimin e Serbisë së Madhe. Këto orekse të serbëve aq më shumë janë rritur edhe për faktin se veriu i Mitrovivcës, tashmë dhjetë vjet pas përfundimit të luftës po funksionon si i ndarë. E ndërsa në brendi të Kosovës, ende po funksionojnë strukurat ilegale kriminale serbe. Të gjitha këto përbëjnë atë 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, të cilin edhe po e kërkon Serbia. Prandaj, deklarata e kongresmenit amerikan bie ndesh me vetë qendrimin e Amerikës dhe Evropës për mosndarje në baza etnike të Kosovës, ose shkëmbim territoresh, siç shprehet më këtë rast Rohrabacher. Edhe austriaku Volgan Petriç e kundërshtoi Rohrabacherin, duke thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk përkon me integrimet evropiane. Rohrabacher për “Zerin e Amerikës” tha se: “shkëmbimi i territoreve e stabilizon rajonin”. Edhe pse Amerika është miku më i madh i shqiptarëve, ashtu edhe ambasadori në fjalë, më duket se më këtë rast Rohrabacher bëri gabim të madh. Një gjë e tillë do të sillte luftëra të reja në Ballkanin Perëndimor. Më e logjikshme do të ishte nga kongresmeni amerikan të deklaronte se shqiptarëve u duhen kthyer të gjitha territoret e grabitura nga hegjemonistët serbo-sllavë. Shqiptarët padrejtësisht u ndanë në gjashtë pjesë. Pas pavarësimit të Kosovës, Shqipërisë Etnike sipas çdo logjike duhet t’i kthehet edhe pjesa e Iliridës në Republikën e Maqedonisë, t’i kthehet pjesa e banuar me shqiptarë ne Mal të Zi, si dhe Çamëria në Greqi. Ky do të ishte një pretendim real dhe i drejtë i shqiptarëve, por që momentalisht duket e parealizueshme, kur i kemi parasysh rrethanat politike e gjeostrategjike ne këtë pjesë të Evropës.

Duke shikuar anën tjetër të medaljes, kurrfarë paralelizmash nuk mund të bëhen midis Kosovës Lindore, apo Luginës së Preshevës siç e quan kongresmeni Rohrabacher, dhe veriut të Mitrovicës. Mitrovica është një vend të cilin serbët pretendojnë ta kenë për shkak të pasurive që gjinden aty. Ndersa kur bëhet fjalë për Kosovën Lindore nuk ka ndonjë leverdi të madhe ekonomike. T’i falen Serbisë të gjitha ato vendabanime më shumicë serbe që rrethohen me Serbinë, në kompensim me një territor të vogël siç është Kosova Lindore nuk mund të merret me mend. Kjo i shkon për shtat më së shumti Rusisë së neokomunistit Vladimir Putin dhe Serbisë së Boris Tadiqit të pareformuar. Ky shkëmbim territoresh do ta kthente kohën e konferencave të viteve të largëta dhe më të afërta kur u fol dhe u vendos në dëm të Shqipërisë. Gjatë një vizite të bërë Beogradit dhe Podgoricës, kohë më parë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov i pat sugjeruar Beogradit që ta okupojë me forca policore dhe ushtarake veriun e Mitrovicës ne rast se njihet pavarësia e Kosovës nga faktori ndërkombëtar. Fatkeqësisht Mitrovica mbeti ende e ndarë në atë serbe dhe shqiptare edhe përkundër proklamimeve të shumta të ndërkombëtareve që ajo duhet të bëhët një. Kështu edhe pas zyrtarizmit të pavarësisë u rritën orekset e serbëve për ndarjen e Kosovës. Asnjëherë forcat e shumta policore dhe forcat ndërkombëtare ushtarake nuk e vunë kontrollin e plotë në veri të Mitrovicës. Srukturat ilegale paralele serbe bashkë me sherbimet e tyre sekrete në vazhdimësi me shumë akte dhune u përpoqën që vendin ta mbajnë të destabilizuar. Me deklaratën e Rohrabacherit mund të përfitojë Serbia, duke u trimëruar në pretendimet e veta hegjemoniste.

Nuk dyshojmë në qëllimin e mirë të kongresmenit amerikan, por një propozim i tillë bie ndesh edhe me të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare. Rusia dhe Serbia, shumëherë deri me sot e sfiduan Amerikën dhe perëndimorët. Deklarata e kongresmenit amerikan mund të keqkuptohet nga serbët për të filluar ndonjë aksion për spastrim etnik. Raprezaljet karshi shqiptarëve në Luginë serbët moti i kanë filluar...

Gazeta 55 Online



[ Edited Mon Aug 24 2009, 02:52pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 09:08am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zgjedhjet lokale serbe ne Kosove,te pavlefshme per qeverine "Thaci"

E Premte, 07 Gusht 2009


Qeveria e Serbise paralajmeroi mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme lokale ne Kosove per institucionet paralele serbe ne Komunen e Prishtines dhe ate te Pejes. Qeveria e Kosoves thote se do t'i shpalle te pavlefshme. Qeveria e Kosoves do te shpalle te pavlefshme cfaredo zgjedhjesh serbe, qe organizohen ne Kosove, mirepo nuk do te ndermarre veprime te dhunshme qe te parandaloje organizimin e zgjedhjeve. Keshtu thote per DW zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi, pas njoftimeve nga qeveria e Serbise, e cila ka paralajmeruar se do te organizoje zgjedhje lokale ne dy komuna te Kosoves, ne Prishtine dhe ne Peje me daten 16 gusht. Zgjedhjet lokale serbe, qe u organizuan ne maj te vitit te shkuar, perfshine edhe Kosoven, por autoritetet serbe thane se ne disa komuna jane verejtur shkelje te ligjit dhe se Komisioni Zgjedhor i Serbise ka vendosur perseritjen e zgjedhjeve per dy komunat, ku besohet se ka nje shumice serbe. Per komunen e Prishtines zgjedhjet parashihen te mbahen ne Gracanice, jo larg Prishtines, ndersa per komunen e Pejes ne fshatin Gorazhdevc, i banuar me shumice serbe. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi, thote se vetem institucionet e Kosoves mund te organizoje zgjedhje ne Kosove dhe askush tjeter. "Ne nuk e kemi logjiken e perdorimit te forces, por paraprakisht do te marrim vendim qe ato te shpallen inekzistente, te papranueshme dhe njekohesisht besoj se organizimi i tyre nuk do te jete i lejueshem", thote Hajredin Kuqi. Edhe perfaqesuesit e partive politike shqiptare te Kosoves thone se qeveria e Serbise nuk ka mandat qe te organizoje zgjedhje ne Kosove, cfaredo zgjedhjesh qofshin ato, te rregullta, apo te jashtezakonshme. Ata thone se cdo institucion ne vendbanimet serbe, qe merr direktiva nga Beogradi ne Kosove do te cilesohet institucion paralel. Mirepo sekretari i shtetit ne Ministrine per Kosoven, Oliver Ivanovic, thote se me mbajtjen e zgjedhjeve nuk do te krijohen institucione paralele, meqe sipas tij behet fjale per nje territor serb. "Per ne keto nuk jane paralele. Per ne ato jane te vetmet institucione ekzistuese dhe te vetmet, qe populli serb i respekton. Institucione paralele jane ato te tjerat, te cilat dikush tjeter po mundohet te na i imponoje", thote Oliver Ivanovic. Ministri i Pushtetit Lokal ne qeverine e Kosoves, Sadri Ferati, thote se qeveria e Serbise po manipulon me serbet e Kosoves. Ai thote se Serbia duhet t'i therrase serbet qe te marrin pjese ne zgjedhjet e Kosoves, qe do te organizohen me 15 nentor. "Ne shprehim keqardhjen tone te vazhdueshme dhe po punojme ne kete drejtim qe te zbusim dhe te eliminojme kete ndikim, qe Beogradi akoma ka mbi serbet e Kosoves dhe qytetaret serbe i perdor per politika ditore. Une mendoj qe kualiteti i jetes se qytetareve sidomos ne pushtetin lokal nuk eshte dashur te jete pjese e projeksioneve politike te Beogradit", thote ministri, Sadri Ferati. Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope, OSBE, thote se nuk do te ndihmoje ne mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Zedhenesja e ketij misioni ne Kosove, Edita Buqaj, thote se organizimi i cfaredo zgjedhjeve ne Kosove tani eshte kompetence e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te Kosoves. "Roli i OSBE-se ka ndryshuar. Qysh ne zgjedhjet e kaluara ne kemi thene se OSBE-ja gradualisht do te terhiqet dhe organizimi i zgjedhjeve do te behet nga institucionet pergjegjese per organizimin e zgjedhjeve, pra nga KQZ-ja. OSBE tash ka rol keshilledhenes dhe i ofron asistence teknike Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne kuptim te ngritjes se kapaciteteve dhe ngritjes se stafit te KQZ-se", thote Edita Buqaj. Sidoqofte Serbia edhe ne te kaluaren ka organizuar zgjedhje ne Kosove, edhe perkunder kundershtimeve te vazhdueshme te autoriteteve kosovare. Nderkohe prania nderkombetare ne vazhdimesi eshte deklaruar se nuk i organizon, por as nuk i pengon zgjedhjet e tilla. Megjithw keto qendrime serbet e Kosoves te mbeshtetur nga Beogradi kane krijuar strukturat e tyre paralele me ane te zgjedhjeve dhe per me shume se dy vjet ata kane ne funksion edhe Kuvendin e komunave serbe te Kosoves me seli ne veri te Mitrovices.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Mon Aug 24 2009, 02:53pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 09 2009, 08:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës heton dyshimet për trafik organesh
Nga

Këshilli i Evropës ka nisur hetimet për dyshimet për një trafik të mundshëm organesh të qytetarëve serbë, që dyshohet se është kryer nga UÇK gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999.

Raportuesi special i KE për hetimet, Dick Marty, po zhvillon një vizitë në rajon në lidhje me këtë çështje. Pas vizitës në Beograd, ai vizitoi dje dhe pardje Tiranën, ku u takua me ministrin e Drejtësisë dhe ministrin e Brendshëm. Takimet u bënë pa praninë e gazetarëve. Palët nuk folën për mediet as pas përfundimit të bisedimeve.

Historia e dyshimeve për trafik organesh të qytetarëve serbë zë fill pas botimit të kujtimeve të ish-kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte, vitin e kaluar, ku ajo thotë se gjatë hetime për krime lufte ajo mësoi se 300 serbë ishin rrëmbyer dhe vrarë për trafik organesh. Rrëmbimi, sipas saj, ishte bërë nga luftëtarët e UÇK dhe viktimat ishin transportuar në Shqipëri në fshatin Guri i Bardhë i rrethit të Matit.

Tirana dhe Prishtina e kanë mohuar në mënyrë kategorike ekzistencën e trafikut të organeve, duke i konsideruar deklarimet e zonjës Del Ponte si trillime. Edhe përfaqësues të Gjykatës së Hagës të ardhur në Shqipëri kanë arritur në përfundimin se nuk ka patur prova konkrete për një trafik të mundshëm organesh.

Zyrtarët serbë thonë se i kanë dorëzuar një hetuesi evropian prova që sipas tyre tregojnë se luftëtarët e ish-UÇK kanë rrëmbyer serbë dhe u kanë hequr organet, të cilat i kanë shitur në tregun e zi. Në tetor të vitit të kaluar për këtë çështje erdhi në Tiranë edhe prokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç.

Një zëdhënës i prokurorit të Serbisë për krimet e luftës tha se zyrtarët ia paraqitën provat senatorit zviceran, Dick Marty, i cili drejton një hetim të ndërmarrë nga Këshilli i Evropës për këtë çështje.

Gjatë vizitës dyditore në Beograd senatori Marty u takua me prokurorin Vladimir Vukçeviç, i cili në tetor të vitit të kaluar bëri një vizitë në Shqipëri në lidhje me këtë çështje.

Dick Marty është senatori zviceran që kryeson delegacionin e Këshillit të Evropës, që do të raportojë përpara Asamblesë Parlamentare të KE për hetimet.

Pala shqiptare është treguar e hapur për hetime ndërkombëtare, por jo për hetime të njëanshme serbe.

Dick Marty njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Mon Aug 24 2009, 02:54pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 08:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mësimi që na vjen nga SHBA

» Vendosur: 12/08/2009 - 16:11

Ideja për copëtim të Kosovës është e pranishme në opinionin publik që nga viti 1996, kur revista prestigjioze italiane “Limes” intervistoi shkrimtarin dhe akademikun serb Dobrica Qosiç. Se copëtimi i Kosovës është rreziku më i madh për Kosovën dhe se është një qëllim i fundit i Beogradit kjo është thënë nga autori i këtyre rreshtave në gazetat e Tiranës më 1994, që do të thotë edhe dy vite para se Qosiçi ta thoshte këtë në mënyrë eksplicite, ndërsa është dokumentuar shkencërisht në disertacionin e mbrojtur në maj 1999 me titullin “Tendencat serbe për copëtimin e Kosovës” Nexhmedin SPAHIU ...po nga autori i këtyre rreshtave dhe i botuar një muaj më vonë. Koketimi me këtë tendencë serbe është bërë edhe nga ana e disa personaliteteve publike të Prishtinës me idenë për shkëmbim territoresh. Në kohën kur Prishtina Shqiptare nuk kontrollonte as Veriun e Kosovës e as Luginën e Preshevës, ndërsa Beogradi i kontrollonte që të dyja, ideja për shkëmbim territoresh nuk ishte asgjë më tepër se sa legjitimim i politikës së Beogradit për copëtim të Kosovës.
Në fakt, reagimi i Prishtinës në tendencat serbe për copëtimin e Kosovës ka qenë vazhdimisht jo adekuat. Në kohën kur Kosova ishte e pushtuar, reagimi i Prishtinës ishte tejet naiv: “Kosova nuk mund të copëtohet, sepse Kosova nuk është Bosnje”. Pas vitit 1999 kur u pa që Kosova u copëtua de-facto, atëherë reagimi i Prishtinës ishte se tani pushtetin e ka UNMIK-u dhe pasi Kosova ta fitojë pavarësinë çdo gjë do të rregullohet. Erdhi koha dhe Kosova e shpalli pavarësinë po copëtimi i saj u bë edhe më evident. Sa më shumë që ecën koha, aq më të vogla bëhen gjasat për integrimin e vendit dhe aq më shumë shtohen zërat për legalizimin e copëtimit të Kosovës si një realitet politik. Për fat të keq të Kosovës tani po futemi në fazën kur këtë gjë po e përkrahin jo vetëm aleatët e Beogradit, por pak e nga pak edhe disa nga miqtë tanë të deridjeshëm.
Tani Prishtina zyrtare ka ngulmuar se është kundër shkëmbimit të territoreve që praktikisht do të thotë se nuk qanë kokë për Luginën e Preshevës. Ky qëndrim është tërësisht i gabuar dhe në funksion të thellimit të mëtutjeshëm të copëtimit të Kosovës. Në fakt, çështja e Luginës së Preshevës nuk është vetëm çështje e përkatësisë etnike të popullsisë së saj. Çështja e të drejtave të banorëve të Luginës së Preshevës afekton situatën politike e ekonomike në Kosovë nga vetë fakti se ndodhet në kufi të Kosovës pa shtuar faktin e përkatësisë etnike. Edhe kur të jetë fjala për zhvillimet politike e ekonomike në Sanxhakun e Novi Pazarit, Prishtina do t’ishte tejet e papërgjegjshme nëse do të tregohej mospërfillëse.
Gjëja më kryesore është se Kosova duhet të zhvillojë politikë konsistente me parimet e saj të zhvillimit si komb. Nëse multi-etniciteti, barazia, shanset e barabarta, tregu i lirë, shoqëria e hapur etj., janë parimet e këtij kombi të porsakrijuar atëherë lidershipi i Kosovës duhet të sillet konform këtyre parimeve edhe në politikën e jashtme.
Nëse Beogradi nuk është i interesuar të integrojë Luginën e Preshevës apo Sanxhakun e Novi Pazarit dhe popullsia e këtyre krahinave dëshiron t’i bashkëngjitet Kosovës, Kosova nuk duhet ta refuzojë këtë. Është tjetër gjë nëse Prishtina do të zhvillonte politikë agresive me qëllim të marrjes së këtyre krahinave gjë e cila do t’ishte tejet aventureske. Por Prishtina nuk ka përse ta kundërshtojë vullnetin e preshevarëve për bashkim me Kosovën. E njëjta gjë do të vlente nëse këtë do ta shprehte Sanxhaku i Novi Pazarit. Parimet e Grupit të Kontaktit për moskthim prapa, mosbashkëngjitje një shteti tjetër dhe mos ndarje të Kosovës nuk kanë të bëjnë edhe me mundësinë që Kosovës t’i shtohet ndonjë territor në mënyrë të vullnetshme. Edhe pse kjo gjë është jashtë mundësive reale për të ndodhur, sepse Kosova nuk po është në gjendje të realizojë kontrollin e kufijve të vet e lëre më të marrë territore tjera, deklaratat si këto të fundit të lidershipit kosovar janë të dëmshme. Qëndrimi Kosovar do të duhej t’ishte: “Jemi dakord që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës, por ne nuk japim asnjë pëllëmbë të Kosovës. Kosova nuk ka arsye të ndahet”. Kosova ka qasje multietnike dhe s’ka përse të ndahet. Nëse për politikën e Beogradit Lugina e Preshevës është një pengesë për shkak të qasjes së saj jo të drejtë ndaj pakicave etnike, ne jemi të gatshëm të bisedojmë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës nëse veç ky është i vullneti banorëve të Luginës.
Në fakt, siç thashë më lart, e gjithë zhurma që bëhet në këtë drejtim nuk bëhet për këmbim territoresh po për copëtim të Kosovës. Derisa lidershipi Kosovar deklarohet kundër shkëmbimit të territoreve, për banorët e Luginës së Preshevës kjo tingëllon demoralizuese. Beogradi zhvillon trysni për shpërnguljen e tyre drejt Kosovës e më këtë ngritë tensionet etnike në Kosovë. Çdo ngritje e tensioneve etnike në Kosovë shkon në favor të copëtimit të Kosovës. Prandaj Uashingtoni zyrtar dha përgjigjen meritore: “Jemi kundër copëtimit të Kosovës” duke i bërë me dije kosovarëve dhe opinionit të gjerë se kjo zhurmë nuk ka të bëjë me shkëmbim territoresh, por me copëtim të Kosovës. Kjo duhet të jetë një mësim për lidershipin Shqiptare kosovar.

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Aug 24 2009, 02:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dell: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Prishtinë - Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kurse mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës do të jetë e pandalshme, ka thënë në Prishtinë, Kristofer Dell, i cili tashmë ka marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë.

Republika e Kosovës mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë sot ambasadori amerikan Kristofer Dell.

Ambasadori Dell, i cili ka filluar tashmë detyrën e tij të re në Kosovë, ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Fatmir Sejdiu, duke e siguruar atë dhe popullin e Kosovës për interesimin e vazhdueshëm të Uashingtonit për Kosovën.

“Mund t’ju siguroj juve si president dhe popullin e Kosovës se mund të llogarisni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner tuajin”, tha Kristofer Dell.

Në vazhdim, ambasadori amerikan rikujtoi parimet kryesore të politikës amerikane ndaj Kosovës, të cilat ai tha se janë shumë të thjeshta, por edhe të qarta.

“Së pari, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kurse mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës do të jetë e pandalshme. Së dyti, Qeveria amerikane mbetet e përkushtuar të mbështesë një Kosovë demokratike, shumetnike dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, tha ambasadori Dell.

Ambasadori amerikan është shprehur i bindur se populli i Kosovës dhe ai amerikan mund të jenë të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta. Ai ka përmendur pesë angazhime të përbashkëta, në të cilat Qeveria e Kosovës do ta ketë mbështetjen e Qeverisë amerikane.

“Unë i shoh 5 pika që duhet t’i përmbushim së bashku. Të vazhdojmë ndërtimin e institucioneve demokratike. Të sigurohemi që Kosova të mbetet shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë të marrin pjesë në procesin e ndërtimit të së ardhmes. Të krijojmë një qëndrueshmëri ekonomike për të ofruar prosperitet për qytetarët. Të punojmë bashkë në sundimin e ligjit dhe përfundimisht të punojmë me partnerët evropianë për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë ambasadori Dell.

Dua t’ju ndihmoj në arritjen e këtyre qëllimeve dhe jam i sigurt që së bashku do t’ia dalim, tha ai. /rel/start


Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 01 2009, 02:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ahtisari - BE-së: Anëtarësoni Serbinë, pasi të njohë Kosovën

Shekulli Online | 01/09/2009

Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, në një intervistë të publikuar në numrin e sotëm të gazetës vjeneze "Die Presse", i sugjeron Bashkimit Evropian që të mos e pranojë Serbinë në radhët e saj, para se ky vend të njohë pavarësinë e Kosovës.

"Bashkimi Evropian nuk mund të importojë probleme të tilla, ashtu siç ka bërë me rastin e Qipros apo si në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë", ka theksuar nobelisti finlandez.
Ahtisari ka theksuar se BE-ja duhet të hapë njësoj portat e anëtarësimit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përndryshe ky organizëm do të humbë besimin.

Ish-presidenti i Finlandës, i cili udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës, shprehet i bindur se Kosova do t'ia dalë në rrugën e saj edhe pa mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për investime në shtetin i ri.

"Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillimit ekonomik dhe investimet në prioritet shtetëror. Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane", është shprehur Ahtisari.

Sipas tij, një nga shanset e zhvillimit të Kosovës është fusha e energjetikës, sepse Kosova me rezervat e saj të qymyrit dhe linjitit mund të shndërrohet në një vend të rëndësishëm eksportues të energjisë.

"Para së gjithash duhet krijuar vende pune për të rinjtë, ndryshe ata do të bien viktima në kurthin e kriminalitetit. Puna duhet kryer edhe në reformimin dhe ndërtimin e administratës. Sa iu përket problemit etnik, serbët dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk do të bëhen kurrë anëtarë të Bashkimit Evropian, nëse nuk merren vesh të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit", ka theksuar Ahtisari.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 01 2009, 04:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Unioni Europian nuk gjen asgja kontestuese sepse Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë ligjore EULEX me nënshkrue marraveshjen teknike me Policine e Serbisë, me qëllim të mbikëqyrjes së kufinit të Kosovës.

Unioni Europian nuk gjen asgja kontestuese sepse Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë ligjore EULEX me nënshkrue marraveshjen teknike me Policine e Serbisë, me qëllim të mbikëqyrjes së kufinit të Kosovës.

Kjo duhet me u pa si bashkëpunim rajonal kundër krimit t’organizuem, thane per agjencisë serbe të lajmeve “Beta”, zyrtarë të Këshillit të ministrave t’Unionit në Bruksel.

© Copyright 2009 - Rrokum TV - -email-


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 03 2009, 10:26am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dy incidente në Kodrën e Minatorëve

Nga Express më 03.09.2009 në ora 9:14

Dy incidente, përleshje dhe shpërthim, janë regjistruar gjatë natës së mbrëmshme në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të Mitrovicës, njoftoi sot policia.

Incidenti i parë i përleshjes në mes të dy grupeve të personave, shqiptarë dhe serbë, është regjistruar rreth orës 19, e shoqëruar me gjuajtje të gurëve në mes vete, bëri të ditur Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Rasti besohet të ketë qenë iniciuar në momentin kur një grup i personave të përkatësisë etnike serbe, kanë hedhur gurë në drejtim të disa shtëpive shqiptare, ndërsa grupi tjetër i personave të përkatësisë etnike shqiptare në kundërpërgjigje kanë hedhur gurë në drejtim të grupit tjetër.

Njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë i janë përgjigjur këtij incidenti, ndërsa nuk kanë arritur të evidentojnë dëme materiale ose lëndime trupore të personave.

Policia ka takuar një grup shqiptarësh nga të cilët ka marrë ankesat lidhur me rastin.

Incidenti i përleshjes dhe hedhjes së gurëve në mes të banorëve shqiptarë dhe serbë të kësaj lagjeje është i dyti me radhë në dy ditët e fundit, ndërsa situata e sigurisë në atë pjesë të qytetit konsiderohej e qetë dhe pa incidente madhore.

Rreth orës 21:50, dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar të kenë zënë vend në zoën e kësaj lagjeje.

Ekipet policore të përkrahura edhe nga njësi të forcave të KFOR-it nuk kanë arritur që të përcaktojnë vendin ku janë hedhur mjetet eksploduese, ndërsa në vend të ngjarjes policia ka kontaktuar banorët e shqetësuar të kësaj lagje, të cilët kanë deklaruar se dy shpërthimet janë dëgjuar, ndërsa vendi ku shpërthimet kishin zënë vend, është i panjohur.

Mjetet eksploduese të llojit ende të paidentifikuar, të cilat nën rrethana ende të pasqaruara kanë shpërthyer, besohet të kenë qenë hedhur në një vend të hapur në lagjen Kodra e Minatorëve, ndërkaq nuk ishte regjistruar për dëme materiale apo lëndime të personave.

Policia ka iniciuar hetimet e këtij rasti ndërsa besohet se shpërthimet janë të motivuara pas incidenteve. Edhe një ditë më herët, policia ka raportuar për përleshje ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe serbë të kësaj lagjeje, pas një loje futbolli.

Shkrimi masiperm asht marre prej Gazetës Express


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 05 2009, 01:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Çka mbikëqyr mbikëqyrësi?

Në Kosovë problem nuk është krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe të sigurisë, në krye me EULEX-in, e kërkojnë krimin jashtë sistemit. Jashtë sistemit ato e gjejnë vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE!, të cilën e persekutojnë. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftës dhe kontrabanda në Kosovë ndodhin e ndodhen përbrenda sistemit dhe sidomos në majat e tij.

Nga Albin Kurti më 04.09.2009 në ora 13:39

Nëse EULEX-i do t’i përmbahej sinqerisht zotimit për luftimin e korrupsionit, kontrabandës, krimeve të luftës dhe krimit të organizuar, atëherë atij do t’i duhej t’i arrestojë partnerët e vetë. Në njërën anë, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte politikanët kryesorë kosovarë, të cilët aq shumë para kanë përvetësuar përgjatë kësaj dekade të pasluftës, saqë imagjinata e tyre është e kufizuar për t’i shfrytëzuar të gjitha ato. Ndërkaq, në anën tjetër, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele të Serbisë që janë përplot njerëz të MPB-së së Serbisë, e me të cilën EULEX ka paralajmëruar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim policor. Gjithsesi, EULEX-i nuk i arreston bashkëpunëtorët e tij.

Askund nuk ka korrupsion sikurse te krerët e partive e institucioneve të Kosovës dhe te grupet e interesit të lidhura për ta. Shpërputhja midis pagave të tyre dhe jetës që bëjnë e pasurisë së tyre që shihet, flet vetë. Askund nuk ka kontrabandë, krim të organizuar dhe kriminelë lufte sikurse në veri. Që të gjithë janë nën kontroll të MPB-së së Serbisë, e cila i paguan për punën që ata bëjnë. Po EULEX-i, çfarë bën ai? EULEX-i mbikëqyr, natyrisht. Mbikëqyrësi është ai i cili kujdeset që punët të shkojnë vaj. Edhe atëherë kur makinat pa targa qarkullojnë në veri, kurse kamionët që hyjnë nga Serbia nuk paguajnë fare doganë. Edhe atëherë kur zhduken 48 kilogramë drogë nga dhoma më e sigurt e Policisë së Kosovës dhe askush as dorëheqje nuk jep.

Por, pse atëherë EULEX-i premton luftimin e korrupsionit, kontrabandës, krimeve të luftës dhe krimit të organizuar? Pse zyrtarët e EULEX-it aq shpesh na i çajnë veshët nëpër media me këto gjëra që s’i bëjnë? EULEX-i është dyfish i pasinqertë. Ai premtonte për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe për ta lehtësuar asisoj shtrirjen e tij në Kosovë. Pra, EULEX-i e dinte se çfarë duan qytetarët e Kosovës, e dinte se çfarë u pëlqen qytetarëve të Kosovës të dëgjojnë dhe ai ua premtoi atë gjë për të mos e mbajtur premtimin mandej. Kjo e dyfishon krimin e EULEX-it. E kanë ditur se çfarë duan qytetarët, e kanë keqpërdorur këtë dhe pastaj kanë bërë diçka tjetër.

Në Kosovë problem nuk është krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe të sigurisë, në krye me EULEX-in, e kërkojnë krimin jashtë sistemit. Jashtë sistemit ato e gjejnë vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE!, të cilën e persekutojnë. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftës dhe kontrabanda në Kosovë ndodhin e ndodhen përbrenda sistemit dhe sidomos në majat e tij. Krimi është në sistem dhe shpesh ai i shfrytëzon edhe mundësitë e sistemit. Në fakt, kur u zunë 48 kilogramë drogë nga Policia e Kosovës, krimi jashtë sistemit dështoi. Mirëpo, ishte krimi brenda sistemit ai i cili e korrigjoi këtë: Policisë së Kosovës iu vodhën 48 kilogramë heroinë përderisa kjo po i ruante ato.

As serbët në veri që hedhin granata dhe shtinë me armë zjarri në drejtim të punëtorëve e pronarëve shqiptarë, nuk janë jashtë sistemit. Ata janë në kuadër të strukturave të Serbisë, e cila nuk e pranon Kosovën e pavarur, siç nuk e pranon as EULEX-i. Baza e EULEX-it është plotësisht e favorshme për Serbinë. Rezoluta 1244, 6 Pikëshi i Ban Ki-moon-it dhe Veprimi i Përbashkët i Këshillit të BE-së i 4 shkurtit 2008, nuk i pengojnë Serbisë. Përkundrazi, ajo shpesh edhe thirret në këto. Prandaj, nuk ka se si EULEX-i ta cenojë Serbinë me funksionimin e tij në Kosovë përderisa baza e tij është e pranueshme për Serbinë dhe e volitshme për të. Kur Serbia ankohet kjo nuk do të thotë se Serbia po humbet diçka, por vetëm se ajo e ka parë shansin që mund të fitojë edhe më shumë.

Më parë sesa për t’i korrigjuar institucionet e Kosovës, fuqitë ekzekutive EULEX-i i ka për t’i anashkaluar ato. EULEX-it i nevojiten fuqitë ekzekutive për një mori marrëveshjesh që do t’i bëjë me Serbinë e të cilat e di se janë të papranueshme dhe të dëmshme për Kosovën. Pas Protokollit për bashkëpunimin policor vjen ai për bashkëpunimin në gjyqësi, mandej protokolli për dogana, të gjitha këto si realizim i 6 Pikëshit dhe njëkohësisht trasimi i rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ndërkohë, krerët tanë institucionalë do të kujdesen që të mbahet e mbyllur tema e Protokollit dhe e protokolleve të ardhshme. Sikur të ekzistonte vetëm një argument bindës pse ky Protokoll është i dobishëm për Kosovën, nuk do të kërkohej të shpallej e mbyllur tema e Protokollit të cilën Sejdiu e Thaçi e gjetën të hapur. Por, jo. S’ka argument të tillë. Andaj, Sejdiu e Thaçi, këta shpallës të mëdhenj, sikurse me rastin e shpalljes së pavarësisë, sikur me rastin e shpalljes së vdekjes së 6 Pikëshit, edhe kësaj radhe, e bënë një shpallje tjetër për të mos vepruar asgjë.

EULEX-i i këtillë po e mbikëqyr veçse shtimin dhe trashjen e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i i këtillë po e mbikëqyr Kosovën jashtë BE-së, gjersa ndihmon Serbinë t’i afrohet BE-së. Kosova e këtillë po përfundon në situatën në të cilën të luftosh kundër EULEX-it e protokolleve të tij dhe të luftosh për sovranitet e pavarësi të plotë, është veçse e njëjta gjë e thënë dy herë.

Marre prej Gazeta Express Online


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 14 2009, 12:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Manipulimi i rrezikshëm i lidershipit politikë në Kosovë

Ardian Zejnaj

“Ai që i sundon të tjerët, është i fortë. Ndërsa ai që sundon veten, është i aftë”. Duket se ky është thelbi i “konfrontimit” të ditëve të fundit mes Misionit të Bashkimit Europian për Gjyqësi dhe Drejtësi në Kosovë (EUELX) dhe institucioneve të Kosovës. Bashkimi Europian po hiqet si i fort, për shkak se po na sundon neve, ndërsa që institucionet e Kosovës po rezultojnë të paafta, për shkak se nuk po arrijnë ta sundojnë as veten e tyre.

Në këtë kontekst edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë ripërsëritur qëndrimin, se nuk tërhiqen nga mbështetja për EULEX-in, që ky mision të nënshkruaj Protokollin e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. EULEX-i si palë e “fort”, me këtë rast ka ofruar për institucionet e Kosovës, në shkëmbim të pranimit të protokollit, futjen nën-kontroll të Prishtinës të pjesë veriore të Kosovës në një periudhë afatmesme apo afatgjatë.

Në anën tjetër, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, të mbështetur edhe nga opozita dhe shoqëria civile, edhe pse të “paaftë”, vazhdojnë të refuzojnë nënshkrimin e një marrëveshje të tillë mes EULEX-it dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës si e “paaftë” përveç refuzimit, nuk ka ofruar as edhe një zgjidhje alternative, nëse refuzon ndihmën e EUELX-it, përmes së cilës do të na binde përmes veprimeve që dërgojnë në vendosjen e kontrollit të saj mbi gjithë territorin e Kosovës. Siç e dimë, në letrën e Presidentit Sejdiu, EUELX-i është ftuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës, duke i dhenë edhe disa fuqi ekzekutive, të cilat tani po kontestohen po nga udhëheqja e Kosovës.

Megjithatë, lidershipi politik i Kosovës ka të drejtë të shqetësohet për veprimet që dikush mund të ndërmarr në emër të Kosovës, por nuk ka të drejtë të ankohet për gjërat që ka bërë apo i ka pranuar vetë. Kjo krekosje e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës më shumë na ngjanë në një tentim për ta shpëtuar fytyrën, sesa për të mbrojtur të drejtën, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Është po ky lidership politikë që ka pranuar Planin e Ahtisarit, ka ftuar EULEX-in në Kosovë dhe nuk ka vepruar në parandalimin e Planit gjashtë pikësh të Ban ki-Mun, pjesë e të cilit është Protokolli i EULEX-it. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës asnjëherë deri më sot nuk kanë dëshmuar apo nuk na kanë bindur me veprimet e tyre, qoftë për t’i parashikuar, e aq me pak për t’i parandaluar marrëveshjet që është ditur se janë në disfavor të Kosovës.

Prandaj, kjo neglizhencë e vazhdueshme e udhëheqjes së Kosovës, duhet të na bëjë shumë të kujdesshëm në reagimet tona, për të mos renë nën ndikimin e populizmit të tyre, që mund të jetë i rrezikshëm për të ardhmen tonë dhe të bëhemi bashkë me “JO-t” e tyre patriotike, që fundja kanë për qëllim shpërndarjen e fajit, sesa zgjidhjen e problemit. Më sjelljet tona, të gjithë po bëhemi fajtor, edhe ata që i kishin paralajmëruar këto zhvillime shumë herët, e, edhe ata që i shpallni të vdekura planet e zyrtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, e që po u ringjallen sot. Përmes sjelljeve prej populistave, udhëheqja e Kosovws po humbim aftësinë e një gjykimi të drejtë, që do të ndihmonte në tejkalimin e gjendjes së krijuar, aspak në favor të Kosovës dhe proceseve që i ka përpara.

Ky populizëm politik që ka krijuar agoni dhe vetëkënaqësi të vazhdueshme tek udhëheqja e Kosovës, sidomos pas pavarësisë së vendit, i ka dhenë të drejtë, për të mos thënë se e ka detyruar bashkësia ndërkombëtare të veproj vetë. Agonia e vendorëve dhe aktivizimi i ndërkombëtarëve tani na rezulton i keqkuptuar, që i ka komplikuar gjërat, duke i shndërruar të palët në bashkëfajtor për këtë gjendje dhe kjo për të paktën për dy arsye.

Arsyeja e parë ka të bëjë me brishtësinë e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend, siguri dhe për të menaxhuar me problemet e brendshme. Kjo paaftësi e institucioneve të Kosovës, që të vendosin kontroll mbi gjithë territorin e vendit, u ka dhenë mundësi ndërkombëtarëve, që edhe pse shtet i pavarur dhe i njohur nga 62 shtete, 22 nga ato anëtare të Bashkimit Europian, të ndërhyjnë për të menaxhuar me problemet e Kosovës. Ndërkombëtarët ndërhyrjen e vet e arsyetojnë me faktin se, çështjet për të cilat po angazhohen nuk janë rrezik vetëm për të ardhmen e Kosovës, por edhe të rajonit dhe vetë Europës, ngase po flasin për krimin dhe kontrabandën.

Kosova as edhe pas dhjetë vjetëve të “çlirimit” dhe rreth një vit e gjysmë të të qenit shtet i pavarur, nuk po arrin të vendos kontroll mbi gjithë territorin e vet. Veriu është krejtësisht jashtë këtij kontrolli, vetëm shikon zhvillimet e fundit atje dhe e kuptoni se kush qeverisë me atë pjesë. Një pjesë e qytetarëve (serbët) nuk njohin institucionet e shtetit të ri dhe janë barrikaduar në disa tampon-zona, ku qeveria e Kosovës më vështirësi mund të depërtojë. Krimi, korrupsioni, njohjet, zhvillimi ekonomik, papunësia, varfëria, etj., janë segmente që do të duhej ta shqetësonin dhe të mos e lenë të flejë rehat as një qeveri në Kosovë. Qeveria jo që fle rehat, por as e merr mundin për t’u marr vet më këto çështje, që do të ishte sinjal i qartë edhe për EUELX-in që të mos përzihet dhe as bëjë marrëveshje në emër të Kosovës, ngase do t’i thuhej se ka kush përkujdeset për këto gjëra.

Një parim i vlefshëm në politikën ndërkombëtare na mëson, se një shtet i ri për të qenë në gjendje që të funksionojë sipas rregullave dhe politikës ndërkombëtare, duhet që paraprakisht të krijojë institucione të forta dhe të qëndrueshme brenda, të cilat pastaj do të reflektonin dhe aplikonin një politikë të balancuar dhe të matur kundrejt të tjerëve. Kosova deri më tani nuk ka dëshmuar aftësi në këtë drejtim, edhe pse në shumë vende të botës qeveritë e shteteve në zhvillim janë shumë ambicioze në synimet e tyre për ta shtrirë sa më shumë rrjetën e vet. Megjithatë, ne kemi nevojë që ta rrisim paraprakisht fuqinë minimale të institucioneve shtetërore për të siguruar funksionet themelore që ato kanë kapacitet për t’i kryer. Ndryshe, rruga që po ndiqet nga udhëheqja e Kosovës nuk tregon qartë se për ku janë nisur dhe as ku dëshirojnë të arrijnë në fund të gjithë kësaj.

Arsyeja e dytë, pse tani po përballemi me situata të tilla konfuze dhe “konfrontuese” në relacionin ndërkombëtar-vendor, ka të bëjë me mendësinë e ndërkombëtarëve, se ata patjetër duhet të jenë të fundit që vendosin për çdo gjë në Kosovë. Burokratët ndërkombëtarë nuk po arrijnë të kuptojnë, se ndërhyrja direkte e tyre në punët e brendshme të një shteti në ndërtim apo konsolidim e sipër nuk ndihmon në përmirësimin e gjendje, përkundrazi vetëm sa mund ta përkeqësojnë atë. Shumë autorë që janë marr më shtet-ndërtimin, thonë se komuniteti ndërkombëtar di vetëm si të ofrojë shërbime qeveritare, por ajo që nuk di është, si të krijojë institucione vendase të vet-qëndrueshme.

Zyrtarët e Bashkimit Europianë shihet se nuk kanë mësuar asgjë nga keq-administrimi i OKB-së, përmes UNMIK-ut, edhe pse ishin deklaruar që në fillim se do të punojnë ndryshe. Kjo gjendje më shumë ngjanë në një bartje të mandatit nga OKB-ja tek BE-ja, e që metodat e punës dhe sjelljet kanë mbetur të njëjta. Ende mbizotëron raporti subordinues, ku ndërkombëtarët sillen si shefa, ndërsa vendorët si shërbëtor. Megjithatë, nuk duhet mohuar faktin se kjo gjendje është krijuar me fajin e vendorëve, ngase për dhjetë vjet kemi parë një servilitet dhe nënshtrim të turpshëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe asnjëherë një iniciativë dhe dëshmi se dimë t’i bëjmë vetë gjërat.

Prandaj, ky servilitet ka bërë që europianët të mos vetëdijesohen dhe as të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, krahasuar me atë të UNMIK-ut. Misionet europiane këtu nuk e kanë kuptuar ende problemi, se administrata e UNMIK-ut është shembull klasik që dëshmon se “qeverisja ndërkombëtare” vetëm administron më problemet e një shteti në ndërtim, por nuk ofron asnjëherë ide se si duhet të krijohen institucione të qëndrueshme, të besueshme dhe funksionale. Kjo për shkakun e vetëm se OKB-ja nuk u ka dhenë shansin institucioneve të Kosovës për ta dëshmuar vetën, por përkundrazi u ka vendosur tani në qaf dy misione të reja evropiane, ICO-në dhe EULEX-in, njëri politik e tjetri teknik, që të dyja me mandat neutral ndaj pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, nuk është e domosdoshme që gjithnjë të thuhen gjërat drejtpërsëdrejti që ato të kuptohen drejtë, ngase mjafton një vëmendje më e madhe ndaj mesazheve që jepen, për të kuptuar, se çfarë mendon shefi i ICO-së, Pieter Feith, kur e quan pavarësinë e Kosovës si të njëanshme. Apo ish kryenegociatori për statusin e Kosovës, Martih Ahtisari, kur thotë se nuk dëshiron të jetë pjesë e një marrëveshje të re për statusin e Kosovës. Ose insistimi i deputetëve evropianë, që Brukseli të pozicionohet me qartë rreth statusit të Kosovës.

Më siguri, edhe këto deklarime, nga udhëheqja e Kosovës do të cilësohen si të pavlera, të tejkaluara apo si plane të “vdekura”. Por, mos të harrojmë faktin se nga janari i vitit 2010 presidencën e BE-së e merr Spanja dhe kryesimin e Asamblesë së OKB-së për një vit do ta ketë Libia, dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo do të jetë një periudhë edhe me e rend për Kosovën, ngase do të ketë përplasje mes të drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur, e që nuk e pranojnë Spanja dhe Libia dhe shkeljes që gjoja Kosova i ka bërë të drejtës ndërkombëtare, kur ka shpallur pavarësinë, të cilin mendim e mbrojnë Spanja dhe Libia, por që e hedh poshtë Kosova.

Prandaj, nëse vazhdon edhe më tej ky “konfrontim” mes vendorëve dhe ndërkombëtare për çështje strategjike, atëherë duhet ta kuptojmë se Kosova ka kaluar në binarë të gabuar, që mund t’i vejë në dyshim të arriturat e deritanishme, pasojat e të cilave mund të jenë të paparashikueshme. Mesazhet që vijnë nga burokratët e BE-së, qoftë në Kosovë apo Bruksel, besoj se duhet të na alarmojnë për faktin, se po rritet disponimi negativ për Kosovën, që cili kërkon rishqyrtimin e qasjes së BE-së në raport me Kosovën.

Gjendjet e tilla “konfrontuese” në Kosovë, si kjo e ditëve të fundit, përveç që po i forcon argumentet e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës brenda BE-së, dhe përtej saj, edhe po i shton zërat në favor të rishikimit të qasjes ndaj statusit të Kosovës. Për me shumë, kjo qasje populiste e lidershipit politik në Kosovë, po venë në rrezik atë që kemi ndërtuar për vite, ngase manipulimi i masës për interesa të ngushta që lidhen me pushtetin, mund të rezultojë me një përmbysje të të gjithë sistemi apo situatës.

(Autori ka magjistruar për politikë të jashtme dhe punon si gazetar i politikës)

2009-09-11


E-HU-LESH!(Lexojeni EULEX)!

Alban TARTARI

Ajo që u gatua në kuzhinën e misionit të BE-së në Prishtinë, EULEX siç duket me kuzhinierë serbë, u servir.

Me gjithë kundërshtimet për këtë gjellë helmuese nga zyrtarët kosovarë, serish misioni që zëvendësoi të mëparshmin me emrin më familjar “UNMIK”, pra EULEX nuk ndryshoi qëndrim. Ajo që EULEX bëri nuk ishte thjesht marrëveshje, por një bonus për Serbinë!

E para, EULEX shumëzoi me zero SHPK-në, pra strukturën policore të Kosovës;

E dyta, i dha fuqi Serbisë dhe më shumë karta për të luajtur;

E treta, mori me të mirë Beogradin në një përpjekje “evropiane” që po rehabiliton shtetin “më të prekur” nga gjithë krimet, spastrimet, përdhunimet, etj. që u bënë në 10 vjeçarin e fundit të shekullit XX (por që çuditërisht i bënë vetë ata!);

E katërta, po mbush kupën me pakënaqësinë që ka krijuar në shoqërinë kosovare. Madje edhe ata që mendonin se djemtë e Albinit po e ekzagjeronin, kanë nisur të mendojnë se ndoshta ky palo mision duhet zhdukur nga Kosova;

E pesta, politikanët kosovarë ky pakt do t’i detyrojë të jenë më pak bashkëpunëtorë me këtë mision;

E gjashta, po na mbushet mendja top edhe ne të tjerëve se Evropa, apo BE siç u pëlqen të quhen, as nuk ka në mendje dhe as do të mundë ta zgjidhë çështjen e Kosovës ashtu siç gatoi në mënyrën më të ndyrë atë që sot quhet Bosnje e që në fakt nuk dihet se ç’është dhe që kurrë nuk do ta zgjidhë!

EULEX i ka futur një dru haptas nën rrota policisë kosovare duke e trajtuar atë si të paaftë për të zgjidhur çështjet që në fakt gëlojnë edhe në policinë italiane, franceze, britanike dhe vendet përkatëse. EULEX padyshim me direktiva nga Brukseli i dha edhe një dorë fushatës së Serbisë që të kërkojë më shumë e të fitojë më shumë nga lufta diplomatike dhe ligjore që bën për Kosovën. Por Brukseli duhet të kujtohet që 22 nga 27 vendet anëtare e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe se nuk duhet të mbështesë idiotësi që ende nisin me rezolutën 1244...

EULEX negocion dhe nënshkruan me një polici e cila për 13 vjet nuk e kapi Karaxhiçin e as që ja ndjen të kapë Mlladiçin edhe sot e kësaj dite, dy kasapët, kriminelët, mostrat e Serbisë.

EULEX nënshkruan me një shtet e një polici që ende nuk kanë zbardhur masakrat e të paktën tu kthejnë eshtrat e më se 300 kosovarëve të humbur. 300 nëna pyesin, në emër të cilit parim bëhet kjo marrëveshje?

EULEX rrënoi mundësinë e suksesit të misionit në Kosovë. Gjithë opinioni kosovar dhe ai shqiptar në tërësi nuk i beson më paanësisë dhe dëshirës së mirë për të ndihmuar Kosovën dhe për të asistuar mëkëmbjen e saj. Që unë i pari personalisht kam kundërshtuar udhën radikale të Albin Kurtit dhe grupit të tij... por që nga sot do ta kisha kënaqësi të protestoja së bashku me ta ndaj këtij palo misioni. E sigurt që një thes me domate do ta çoja unë për të gjuajtur xhamat e zotit Kermabon!

Kosova në bashkëpunim me NATO-n ka fituar një luftë në fushën e betejës. Dhe Kosova në bashkëpunim me EULEX-in nuk mund ta humbasë një kauzë në tryeza ministrish serbe ku 10 vite më parë vendosej shfarosja e shqiptarëve.
Shteti Shqiptar duhet të reagojë fuqimisht ndaj kësaj farse. Askush s’duhet të ketë frikë nga Lohan-i, Barroso-ja, Rehn-i, Solana e ndonjë tjetër. Evropa ende po bën eksperimente dhe fatkeqët që janë zgjedhë janë sërish Kosovarë, Shqiptarë e Boshnjakë.

Edhe shoqatat e partitë politike në Tiranë, s’duhet të heshtin para këtij EULESHI! Të gjithë duhet të reagojnë në të kundërt, kurrkush të mos kalojë më nga varret e Ismailit, Isës, Ademit e Ibrahimit, se fundi i fundit nuk ka ç’tu thotë më!

2009-09-13


Copëzimi i faktorit politik shqiptar në Ballkan

Niuton MULLETI

Ndërkohë që sistemi i ri zgjedhor në Shqipëri prodhoi pothuajse një bipolarizëm, “të prishur” pak nga mbijetesa politike e LSI-së në parlamentin e ardhshëm përkundër faktorëve që e penalizonin, fatkeqësisht e kundërta ka ndodhur me faktorin politik shqiptar në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, ku shqiptarët janë popull pakicë.

Në fillimet e pluralizmit politik në Maqedoni, skena politike e shqiptarëve të atjeshëm u mbizotërua nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), e themeluar në muajin prill 1990. Në vitet 1992-1998, PPD ishte pjesë e koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Në vitin 1994, PPD pësoi çarjen e parë me largimin e grupit të udhëhequr nga Arbër Xhaferri dhe Menduh Thaçi, të cilët mbështesnin një politikë më këmbëngulëse dhe agresive në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Duke filluar nga viti 1998, kjo parti ka qenë në opozitë dhe ka pësuar një rrjedhje të vazhdueshme të elektoratit, ku në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2008 arriti të marrë vetëm 0.53% të votave.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e themeluar në vitin 1997 dhe e udhëhequr fillimisht nga z. Xhaferri dhe aktualisht nga z. Thaçi, ka arritur të jetë gjatë dekadës së fundit një nga partitë kryesore përfaqësuese të spektrit politik shqiptar në Maqedoni, ku në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, 2006 dhe 2008 ka rezultuar parti e dytë e shqiptarëve. Nga ana tjetër, që prej themelimit të saj si parti në vijim të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pas përfundimit të konfliktit të armatosur mes saj dhe forcave ushtarake maqedonase në vitin 2001, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përfaqësuar praktikisht partinë më të madhe të shqiptarëve të Maqedonisë, duke arritur të marrë pjesën më të madhe të votave të shqiptarëve në zgjedhjet e zhvilluara pas vitit 2002.
Demokracia e Re (DR) është forca politike më e re shqiptare në Maqedoni, e themeluar në vitin 2008 nga Imer Selmani, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e PDSH-së në qeverinë maqedonase gjatë viteve 2006-2008. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, z. Selmani u rendit i pari ndër kandidatët shqiptarë, duke marrë dyfishin e votave të Agron Buxhakut, kandidat i BDI-së. Ky zhvillim tregoi se DR është pozicionuar tashmë me një farë force në skenën politike të Maqedonisë.

Duke marrë në konsideratë faktin që vetëm në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998 shqiptarët kanë arritur të dalin të bashkuar, shanset që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen janë edhe më të vogla tani që BDI, PDSH dhe DR janë tre forca kryesore që luftojnë për votat e shqiptarëve të Maqedonisë. Në zgjedhjet ku janë paraqitur të ndarë, shqiptarët kanë humbur 1-2 mandate deputetësh dhe në këtë kuadër, mbetet për t’u parë nëse ky copëzim i shtuar i skenës politike të shqiptarëve të Maqedonisë do të ndikojë në humbjen edhe të më shumë mandateve në të ardhmen.

Edhe tek shqiptarët e Luginës së Preshevës gjendja nuk paraqitet më e mirë. Përveç partisë së parë politike në Luginë, Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të themeluar në vitin në vitin 1991 dhe të drejtuar nga Riza Halimi, me përfundimin e konfliktit të armatosur të viteve 1999- 2001 ndërmjet forcave ushtarake serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, u themeluan forca të reja politike si Partia e Bashkuar Demokratike Shqiptare (PDSH), Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH).

Është qartë që një numër i tillë forcash politike është i tepërt për një bashkësi si ajo e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2002 numëronte 59.952 banorë. Një fakt pozitiv është që në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi në vitin 2008 forcat politike shqiptare garuan në një koalicion të vetëm duke siguruar një mandat deputeti në parlamentin serb. Megjithatë, është fakt se përçarja e forcave politike shqiptare ka rrezikuar fitimin e zgjedhjeve vendore në Komunën e Bujanovcit, ku shqiptarët përbëjnë vetëm 55% të popullsisë.

Jo e ndryshme paraqitet situata tek shqiptarët e Malit të Zi. Me një popullsi rezidente prej 31.163 banorësh sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2003, skena politike e shqiptarëve konfigurohet në gjashtë parti politike, ku përveç dy partive historike Lidhja Demokratike e Malit të Zi (LDMZ) themeluar në vitin 1990 dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) themeluar në vitin 1993, janë themeluar edhe katër parti të tjera gjatë viteve 2000: Forca e Re Demokratike – FORCA, Alternativa Shqiptare (ASH), Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” dhe Partia për Prosperitet Demokratik (PPD). Një veçori e partive politike shqiptare në Mal të Zi është që ato janë të bazuara më shumë në dallimet rajonale (Ulqin, Malësi dhe Krajë), fetare, fshat-qytet etj.. të shqiptarëve të Malit të Zi. Copëzimin e skenës politike shqiptare në Mal të Zi e shton edhe fakti qe të paktën 25-30% e shqiptarëve të atjeshëm votojnë për partitë politike malazeze, kryesisht Partinë Socialiste Demokratike (PSD) të Milo Gjukanoviqit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2009, subjektet politike shqiptare garuan të ndara, ku UDSH, koalicioni ndërmjet LDMZ-së dhe ASH-së, FORCA dhe “Perspektiva” fituan nga një mandat, ndërsa një mandat në zonën zgjedhore shqiptare e fitoi një përfaqësues i PDS-së. Megjithatë, vlen të përmendet që në këto zgjedhje subjektet politike shqiptare fituan gjithsej 14.000 vota, që përbën numrin më të madh të votave të fituara nga partitë shqiptare në Mal të Zi që nga zhvillimi i zgjedhjeve të para pluraliste në këtë vend në vitin 1990.

Tabloja e mësipërme tregon më së miri copëzimin e faktorit politik shqiptar në ato vende të rajonit ku shqiptarët janë pakicë. Më shumë se sa për çështje programore apo ideologjike, mund të thuhet lehtësisht se dallimet ndërmjet partive politike shqiptare të atjeshme bazohen kryesisht në figurat e kryetarëve të tyre dhe amplifikohen nga dallimet krahinore-lokaliste si dhe të interesave të strukturave të tyre udhëheqëse.

Në këtë pikë një detyrë e rëndësishme i lind edhe politikës së jashtme të Shqipërisë, por edhe asaj të Kosovës, për të ushtruar të gjithë ndikimin e tyre tek faktori politik shqiptar që të harmonizojë qëndrimet dhe veprimin e tij politik me qëllim promovimin e interesave të shqiptarëve në vendet përkatëse. Minimalisht duhet të sigurohet që në zgjedhjet parlamentare dhe vendore, partitë politike shqiptare të garojnë në formë koalicionesh ose federatash, për të shmangur shpërndarjen e panevojshme të votave. Një shembull të mirë për këtë përbën Koalicioni i Hungarezëve të Vojvodinës, i cili arrin të mbledhë partitë hungareze të Vojvodinës, duke siguruar hyrjen e tyre nën një sigël të vetme në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe vendore të zhvilluara në Serbi pas vitit 1990.

Me një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe një Kosovë që gjithnjë e më tepër po arrin ta imponojë ekzistencën e vet si një shtet sovran dhe i pavarur, është një fakt i pakundërshtueshëm që faktori shqiptar në rajon është fuqizuar, por nga ana tjetër edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës duhet të arrijnë që këto zhvillime pozitive t’i kanalizojnë drejt maksimalizimit të objektivave politikë të shqiptarëve të atjeshëm. Dhe për të arritur këtë, bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërmjet tyre mbetet i një rëndësie thelbësore.

2009-07-15

Protesta në Prishtinë: "Bac u kry – e shitën Kosovën”

Prishtinë – Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Prishtinë kundër nënshkrimit të marrëveshjes midis EULEX-it dhe Serbisë.
Rrjeti i 20 organizatave joqeveritare u bashkuan për ti thënë Jo këtij protokolli. Me thirrjet: “Serbisë viza për udhëtim, Hashimit udhërrëfyes për nënshtrim”, “Bac u kry – e shitën Kosovën”, “Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK-së më 1999, zëdhënës i EULEX më 2009”, “Kosova në BE, jo nën BE”, “Jo EULEX-it”, “BAC u KRYmb, rrjeti i organizatave protestuan përpara ndërtesave qeveritare në kryeqytetin kosovar.

Demonstrata e filluar para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ka mbledhur një numër jo shumë të madh të qytetarëve – ndërsa vazhdon me një marshim të demonstruesve para institucioneve të vendit, për të përfunduar më pastaj para selisë qendrore të EULEX-it. Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në fjalën e mbajtur para BKUK-së, tha se nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, i jep qasje Beogradit në dokumentet dhe dosjet e Policisë së Kosovës, ndërsa e kundërta nuk vlen edhe për Beogradin.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe nënshkrimin e protokolleve të tjera që janë paralajmëruar në fushën e dogave dhe të gjyqësisë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë Kosovës jo vetëm që i mohohet pavarësia, por edhe i pamundësohet që edhe në të ardhmen ta ushtrojë atë. Organizatorët e demonstratës kanë akuzuar krerët e institucioneve shtetërore të vendit, të cilët sipas tyre, nuk punojnë për Kosovën dhe popullin e saj, por për interesa të veta. /telegrafi/start

2009-09-14 13:10


Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Tue Nov 10 2009, 07:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 24 2009, 10:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zapatero: Spanja nuk do ta njohë Kosovën as në 2010

Madrid - Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka ritheksuar qëndrimin e vendit të tij për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk është korrekte të njihet Kosova, pasi që kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë të mërkurën mbrëma në New York, kryeministri spanjoll, duke iu përgjigjur interesimit të mediave nëse Madridi zyrtar do të ndryshojë qëndrimin në lidhje me njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë se Spanja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj edhe kur të jetë kryesuese e radhës e Presidencës së Bashkimit Evropian, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Duke shpjeguar qëndrimin kundër njohjes së Kosovës, Zapatero ka thënë se Spanja ka politika strikte sa i përket krijimit të shteteve të reja dhe njohjen e tyre.

Spanja është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk ka njohur Kosovën. Ky vend tashmë ka tërhequr edhe trupat e saja në kuadër të KFOR-it, pas dhjetë vjet shërbimi në Kosovë, për shkak se Madridi zyrtar nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. (rtv21/start)

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ne fund te funit, mosnjoftja e shtetit te ri shqiptare te Kosovs nuk duhet mu ba shkak mos me kerku njohjen e pamvarsis prej shteteve tjera, por edhe nuk duhet mu ba shkaka me ndale bashkpunimin dhe forcimin e regtise dhe biznesit, me pak fjale qenrimet nryshohen simas rrethanave, dhe ajo qi asht ma e ransishmja asht se shteti ri Shqiptare i Kosovs njifet tashma prej shumic te veneve te zhvillume, dhe prioritet duhet mu ba venet si India-Kina, e venet e ameriks Jugut dhe Arabe qe jane shtete ne zhvillim, qi me forcu edhe mardhanjet tregtare qi me perfitu biznesi dhe tregtia shiptare n'Koseve

[ Edited Thu Sep 24 2009, 10:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 09 2009, 12:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ku bashkohem dhe ku ndahem me Albin Kurtin

Nga Behgjet Pacolli
E Hene, 09 Nentor 2009


Fushata zgjedhore po vazhdon dhe njehere tjeter kam rastin e trishtuar te konstatoj se opinioni publik i Kosoves, politika qendrore e saj po vazhdon te injoroje temat e medha me te cilat duhet te merremi. Pak dite me pare iu drejtova ketij opinioni me ftesen dhe propozimin qe ne kushtet e krizes ekonomike qe ndihet sidoqofte ne Kosove te gjejme rruge e forma per te gjalleruar ekonomine, nepermjet rishikimit te procesit te privatizimeve. Sot me duket e udhes te flas per nje ceshtje tjeter gjithaq te rendesishme.

Vetem pak dite me pare, njeri nga figurat me te shquara te shoqerise civile kosovare, Albin Kurti shtroi para nesh shqetesimin per demarkacionin e kufijve me Malin e Zi. Shqetesimi i tij eshte pjese e nje aktiviteti te dendur qe zoti Kurti, nje perfaqesues i palekundur i "ndergjegjes kritike" te shoqerise sone, vazhdon te kryeje ne Kosove.

Gjithmone kam admiruar shqetesimin qe qendron mbrapa iniciativave te tij, anipse jo gjithmone kam qene dakord me rruget qe ai dhe Levizja e tij ka ndjekur per te realizuar perfshirjen e publikut ne keto shqetesime. Kam menduar se cdo levizje kombetare, shtetformuese ka nevoje per dy krahe, te pellumbave dhe te skiftereve qe duhet te bashkepunojne me njeri tjetrin dhe ne kete kuptim gjithnje kam qene i vemendshem per ate qe ai ka bere dhe ka thene.

Edhe pse mund te mos jem dakord me perfundimet e tij, nuk kam dyshim se ai niset nga qellime te mira. Nje vend normal si ky qe ne duam te ndertojme ka nevoje per zera te tille, te artikuluar qarte, te pakorruptueshem nga veset e pushtetit dhe per kete i jam mirenjohes atij dhe aktivisteve te tij. Ne lidhje me aktivitetin e tij te fundit, qofte per ceshtjen e kufirit, qofte per ceshtjen e bojkotit te zgjedhjeve megjithate do te doja te thosha dhe une pikepamjet e mia.

Ne lidhje me kufirin

E ndoqa me vemendje parashtrimin e tij dhe te aktivisteve te tij qe kishin shkuar ne terren dhe kishin bere verifikimet e duhura te atyre qe ai i quan si shmangiet e ardhshme te kufirit midis dy vendeve. Mu duk pune serioze, ashtu sic m'u duk gjithaq serioze dhe verejtja e tij se problemet me te medha po na krijohen prej Marreveshjes se Kumanoves, ku ushtaraket serbe kane arritur te "kontrabandojne" nje harte me pasaktesi te medha qofte ne kufirin me Maqedonine, qofte ne kufirin me Malin e Zi.

Dicka e ngjashme me litarin e amanetit te vdekurit qe u vendos mbi varrin e tij dhe ku pengoheshin te gjallet. Nuk kam kompetence prej eksperti per te thene sot se nga cila ane qendron e verteta. Me njohurite qe kam per ligjin, jam i prirur te besoj se Marreveshja Ahtisaari, Aneksi 8, neni 3, paragrafi 2 ne pjesen per kufirin, i ka dhene nje zgjidhje te drejte ceshtjes se kufijve te Kosoves. Ajo i referohet perkufizimit te ketij kufiri te bere ne 31 dhjetor 1988, i cili edhe sipas Vetevendosjes quhet perkufizim i kenaqshem i vijes sone kufitare. Por kjo nuk do te thote se nuk do te kete probleme ne lidhje me kufirin. Per kete arsye une ne cilesine e kryetarit te AKR-se, kerkoj qe shoqeria jone, mediat, politika, parlamenti, te zhvilloje nje diskutim serioz ku te ftohen dhe perfaqesuesit e Vetevendosjes.

Nuk ka ceshtje me te rendesishme per nje shtet te ri sesa te perkufizoje hapesiren e mbijeteses se tij kombetare, te shtrirjes se autoritetit te tij shteteror, te hapesires ku do te gjalloje jeta ekonomike e qytetareve te tij. Asnje problem nuk duhet te krijohet me fqinjet qe mund te na shqetesoje, sot, neser dhe ne te ardhmen. Kosova dhe keshtu eshte mjaft e vogel per t'i falur fqinjeve te saj territore, qofte dhe prona te qytetareve pa angazhuar dhe qytetaret qe mendojne si Albin Kurti. Askush nuk ka toka te teperta: prona eshte e shenjte dhe atdheu eshte dhe prona. E imja, e qytetarit nga Peja, apo nga cilado zone qofte neper tere Kosoven.

Ne lidhje me bojkotin

Aktivistet e Vetevendosjes po levizin ne kete jave thelbesore per cilesine e zgjedhjeve tona duke bere thirrje per bojkotin e tyre, pasi sipas Vetevendosjes "ti voton, por ata perfitojne".

Edhe njehere me duhet te pohoj se jam plotesisht dakord me verejtjet qe kjo Levizje adreson per klasen tone politike ne pushtet. Idete e shprehura prej meje ne nje editorial te fundit per fazen ku ka hyre Kosova rezonojne me kritikat e Vetevendosjes. Shume prej politikaneve ne pushtet, por jo te gjithe sigurisht, jane duke deftyer ne kete faze te zhvillimit te Kosoves shume vese tipike pushteti. Duke u mburrur me nje te kaluar qe na perket te gjitheve, ata nuk po merren me qytetarin, por me perfitime personale. Ne pergjithesi ne shoqerine tone dhe mes te rinjve vecanerisht ndihet njelloj skepticizmi prej 6 votimeve ne 9 vjet te lirise; ndihet njelloj zhgenjimi nga politika e ketyre 10 vjeteve, dhe thirrjet per te bojkotuar zgjedhjet duan ta mbajne larg rinine nga politika e dites qe vjen prej qeverise. Por vini re: nga politika e qeverise! Ne nuk jemi qeveria, ne nuk jemi bere pis prej qeverisjes!

Une jam plotesisht dakord me Albinin per ate se sa pak eshte bere ne pikepamje te zhvillimit ekonomik ne Kosove ne keto vite. Po s'jam dakord ne lidhje me ate sesa eshte bere per shtetesine e Kosoves, per lirine dhe pavaresine e saj. Ndaj mendoj se te gjithe keto kritika te Albinit nuk jane arsye te mjafta per te na shtyre ne, per te shtyre te rinjte tane te mos votojne. Mos valle mendoni se 30% te qytetareve qe dolen ne votim ne zgjedhjet e fundit kane te drejte te vendosin per ne te gjithe, pra per 100% te popullsise? A ju duket normale qe sot te rinjte thirren te mos votojne? Nuk votojne, thote Kurti, apo nuk duhet te votojne sepse nuk ju pelqen dhe nuk duhet t'i pelqeje politika.

Ketyre te rinjve une u them: vertet doni ta lini fatin tuaj ne duart e atyre qe nuk ju pelqejne? E kuptoj qe eshte zbavitese te thuash se politika nuk me pelqen. Eshte snobizem. Por eshte luks i tepruar per Kosoven tone. Nje kosovar nuk mund te sillet si nje amerikan i pasur, megjithese dhe amerikanet po shkojne gjithnje e me shume ne votime. Pjesemarrja ne votime kudo ne perendim po rritet! Keto jane votimet e para te Kosoves si shtet dhe duhet te sillemi si miqte tane amerikane qe sfiduan te ftohtin dhe zgjodhen presidentin e tyre. Duhet te sillemi si qytetare te pergjegjshem qe marrin ne dore fatin e tyre dhe e zgjedhin vete pushtetin.

Por le te marrim per te vertete thirrjen e Kurtit dhe te pranojme se askush nuk del ne votime. C ndodh? Ose do te kemi qeverisje ilegjitime, ose nuk do te kemi qeverisje fare. Ju duket perspektive e drejte kjo? Jo, ne asnje menyre. Kjo do te ishte thirrje per anarki, do te ishte thirrje qe Kosova te qeverisej nga anarkia. E kuptoja deri diku thirrjen per bojkot, kur ne qeveriseshim me se shumti prej nderkombetareve, por sot po votojme per organet e pushtetit lokal. Per me shume rruge, ndihme sociale, punesim, kanalizime, tregje, shkolla te mira per te cilat sot, ne Kosoven e pavarur vendosim vete.

Dhe nje verejtje tjeter. Kudo, zgjedhjet lokale sherbejne per te sjelle ne pushtet, per te formuar nje klase te re administratoresh qe behen gati per qeverisjen qendrore. Ne nuk kemi tradite ne qeverisje, ne jemi nje republike e re.

Mos valle nuk duhet ta krijojme kete klase administratoresh derisa Vetevendosja te shnderrohet ne parti politike? Kush do te na qeverise deri atehere? Te keqijte per te cilet flet Vetevendosja? Jo, ndaj une bej thirrje per te votuar me te miret. Nuk po ju bej thirrje te votoni domosdoshmerisht per ne te AKR-se, megjithese ne po i ofrojme vecanerisht ne keto zgjedhje, nje klase te re administratoresh dhe menaxheresh lokale. Tekniciene, afariste, profesore, qe nuk jane te perlyer me politiken. Une ju them thjesht: votoni per me te miret!

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 10 2009, 07:25am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zelanda e Re njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës

Prishtinë - Zelanda e Re ka marrë vendimin për të njohur pavarësinë e Reapublikës së Kosovës.
Ky vend ka dhënë pëlqimin për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni. Zelanda e Re është shteti i 63-të që njoh pavarësinë e Kosovës.

2009-11-09 15:37

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Nov 15 2009, 11:06am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
SHPK: Serbët në Kosovë vetëm me pasaportë


BEOGRAD- Shërbimi policor i Kosovës ka deklaruar se duke filluar nga 12 nëntori qytetarët serbë dhe malazezë u duhet të pajisen me pasaporte për të hyrë në Kosovë.

Qytetarët serbë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm me kartën e tyre të identitetit, pasi qeveria kërkon respektimin e ligjit për të huajt, i cili është miratuar në parlament disa muaj më parë.

Në një prononcim për B92, zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës Brahim Sadriu deklaroi se serbët do të pajisen në kufi me një kartë të vecantë e cila do të ketë rolin e vizës.
(s.g/BalkanWeb)

Copyright 2009 BalkanWeb.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Sun Nov 15 2009, 01:10pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
nuk kuptoj pse jetoni a la me te kaluaren trojet shqiptare..ku as kosova as ,ali i zi ash maqedonia nuk bajn pjese me shqiperien...ku nuk ekni me hape nje teme e me perkufizu shqiperine qe ne kohen e ilirve...

no comment......
Back to top
L - N
Mon Nov 16 2009, 07:44am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zgjedhjet në Kosovë, situatë e qetë me probleme sporadike

Prishtinë – Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur të dhënat e para nga terreni, bazuar në raportet e vëzhguesve të tyre.
Kështu, në vazë të të dhënave deri në orën 10:00, në përgjithësi, procesi i votimit është zhvilluar i rregullt, me përjashtim të disa rasteve të caktuara të parregullsive dhe incidenteve. Deri në orën 10:00, janë paraqitur disa parregullsi në Prizren, Sreckë dhe Novosellë, ka pasur vonesa në procesin e fillimit të votimeve. Në Malishevë, fshati Temeqinë, procesi i votimit ka filluar me vonesë. Vonesa ka pasur edhe në fshatin Novak të Prizrenit.

Po ashtu, kanë ndodhur disa raste ku kanë munguar materialet. Në Fshatin Sreckë të Prizrenit, ka munguar fillimisht vula, në Mitrovicë ka munguar lampa, në Podujevë-Pollatë ka munguar kapaku i kutisë, me ç’rast ka pasur improvizim të kapakut. Një element i përgjithshëm në tërë Kosovën, është mungesa e listave të kandidatëve nëpër kabina. Në disa raste ka pasur edhe disa incidente të vogla.

Në fshatin Brod të Shtërpces, ka pasur disa tensione, me ç’rast Policia ka qëndruar brenda vendvotimeve. Policia brenda vendvotimeve, kjo për shkak të tensioneve, ka qëndruar edhe në Tusus të Prizrenit dhe në Prishtinë. Në fshatin e Ri, në Malishevë, ka pasur një rast ku kryesuesi i një vendvotimi ka shtyrë votuesit të votojnë numrin 30 – PDK. Në Mitrovicë, në qendrën e votimit në shkollën Ismail Qemali, ka pasur raste të votimeve familjare. (telegrafi/start)


Dell: Ndërkombëtarët edhe 10 vite në Kosovë


Uashington - "Kosova është sovrane dhe e pavarur, të paktën sa është edhe Serbia", është shprehur ambasadori amerikan në Prishtinë, Cristopher Dell, në një intervistë për "Zërin e Amerikës" (serbisht).
Por, sipas tij, shoqëria kosovare aktualisht nuk është në situatën që të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet në Kosovë, të paktën edhe dhjetë vjet.

Në konstatimin e gazetarit se si institucionet e Kosovës nuk kontrollojnë tërë territorin e Kosovës dhe se siguria ruhet nga NATO, Dell tha se "as Serbia nuk ka kontroll mbi tërë territorin e saj", sepse dispozitat e marrëveshjes së Kumanovës e detyrojnë atë që forcat e saj ushtarake dhe policore nuk guxojnë pesë km nga kufiri me Kosovën. "Natyrisht se Serbia është vend sovran dhe i pavarur pavarësisht kufizimeve të cilat i janë imponuar me këtë marrëveshje dhe natyrisht Kosova është e pavarur dhe sovrane pavarësisht kufizimeve që lindën pas konfliktit këtu", tha Dell.

I pyetur nëse SHBA-të do të tërheqin njohjen e Kosovës po qe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerëson se kjo nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Dell në mënyrë kategorike hedh poshtë një mundësi të tillë duke thënë: "Jo, nën çfarëdo rrethanash".

Ai sqaron se bëhet fjalë për një çështje ngushtësisht të përkufizuar juridike. Por, sipas tij, "është çështje nëse vetë akti i shpalljes së pavarësisë ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare apo jo", është shprehur Dell. Ambasadori amerikan është i mendimit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë parasysh të gjitha faktet e dokumentuara nga SHBA-të. (qik/start)

2009-11-15 15:41


Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 16 2009, 07:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zgjedhjet, PDK: Fituam Kosovën. LDK: Morëm Prishtinën pa balotazh

Shekulli Online | 16/11/2009

PRISHTINË(UPDATE)- Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur që në orët e para të ditës së sotme të japë rezultatet paraprake për vetëm 9 komuna të Kosovës, dhe ato kryesisht komuna të vogla, apo të sapokrijuara në bazë të procesit të decentralizimit.

Rezultatet janë prezantuar në orën 04:00 të mëngjesit nga kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, e cila ka rikujtuar faktin se këto rezultate edhe mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, dhe votat përmes postës.

Edhe partitë politike kanë shpallur rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve.
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ka fituar në 20 komuna të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi, që drejton këtë parti, ka thënë se ndër qendrat e mëdha, PDK-ja ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj.

Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar dhe uruar edhe subjektet tjera politike për fushatën e bërë gjatë katër javëve të fundit.

"Urime të gjitha partive politike, urime të gjithë kryetarëve të zgjedhur të të gjitha partive politike. Faleminderit të gjithëve për fushatën e qetë, të lirë dhe demokratike", ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka fituar bindshëm në kryeqytet.

"LDK-ja ka shënuar fitore të madhe në Prishtinë. Kryeqyteti ka dominuar me votë absolute", ka thënë Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka fituar që në raundin e parë në 4 komuna, ndërsa në 10 të tjera do të shkojë në balotazh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se përveç tri komunave që ka udhëhequr deri më tash, Pejës, Gjakovës, Deçanit, ka fituar edhe në komunën e katërt, në Junik.

Ndërkohë, partitë tjera, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, kanë kritikuar subjektet politike që kanë dalë me rezultate para se ato t'i shpallte Komisioni Qendror Zgjedhor.


Rezultatet zyrtare më të plota janë njoftuar për sot në orën 19:00, ndërsa rezultatet preliminare të KQZ-së janë si vijon:

Klinë

Enver Berisha, AAK - 5.337 vota
Haki Morina, PSK - 162 vota
Sokol Bashota, PDK - 6.153 vota
Pjeter Coli, PSHDK - 459 vota
Zenun Zeqa, LDD - 706 vota
Adem Gashi, 98 vota
Fadil Gashi, LDK - 3.555 vota
Ibish Rraci, PSD - 118 vota

Shtime

Hetem Pajaziti, AAK - 382 vota
Naim Ismajli, PDK - 5.400 vota
Enver Ademi, LDD - 1477
Ismail Hasani, LDK - 2.655 vota
Halil Halili, PSD- 545 vota

Obiliq

Enver Gashi, AAK - 1.965 vota
Haki Mjekiqi, PDK - 2.850 vota
Hamdi Tovërlani, AKR - 358 vota
Aziz Bici - 183 vota
Shukri Klinaku, LIB - 1.238 vota
Mehmet Krasniqi, LDK - 2.160 vota
Sejdi Halimi, PEK - 15 vota
Sanije Graiqevci, PSD - 68 vota

Dragash Burim Piraj, AAK - 878 vota
Salim Jonuzi, PDK - 4.962 vota
Fitim Tefiku, AKR - 392 vota
Qasip Kushi, Vakat - 1.609 vota
Halim Shemsedini, LDK - 4.652 vota

Junik

Agron Kuçi, AAK - 1.081 vota
Nimon Tofaj, PDK - 127 vota
Ali Kasumi, AKR - 23 vota
Shpejtim Gacaferri, LDD - 231 vota
Tahir Isufaj, LDK - 622 vota

Hani i Elezit

Rufki Suma - 1.833 vota
Menduh Vllashi, AAK - 214 vota
Mehmet Ballashi, PDK - 1.519 vota
Myzafer Dernanji, LDK - 583 vota

Mamusha

Berzad Morina, PDK - 333 vota
Arif Bytyqi, KDTP - 1.402 vota
Mehmet Mazrek, AKR - 197 vota

Ranillug

Perica Andjelkovic, SKMS - 167 vota
Dragimir Mikic, GIOR - 397 vota

Leposavic

Ardita Hasani, AAK - 30 vota



Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja 45.36%

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njofton se rreth 45.36 për qind e elektoratit ka dalë në votime gjatë ditës së sotme.

Vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00, ndërsa zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se 709,362 votues në nivel të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

Pjesemarrja deri ne oren 15.30

Në gjithë Kosovën, deri në orën 15.30 kanë votuar 32.86% e votuesve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë hedhur votën e tyre për vendorët 513 mijë e 805 zgjedhës persona ose 32.86 për qind. Në komunat e vendit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është si më poshtë:

Deçan 32. 42 %
Gjakovë 36. 67 %
Drenas 38.53 %
Gjilan 35. 63 %
Dragash 28.80 %
Istog 32.76%
Kaçanik 37. 80 %
Klinë 38.36 %
Fushë Kosovë 31.95 %
Kamenicë 36.12 %
Mitrovica 25.55 %
Leposaviq 0.48 %
Lipjan 36.60 %
Novo Bërdë 17.47%
Obiliq 32.46 %
Rahovec 31.31 %
Pejë 30.93 %
Podujevë 40.02 %
Prishtinë 30.55 %
Prizren 30.08 %
Skenderaj 41.36 %
Shtime 37.36 %
Shtërpcë 23.44 %
Suharekë 41.16 %
Ferizaj 30.08 %
Viti 38.45 %
Vushtrri 32.77 %
Zubin Potok 5.61 %
Zveçan 0.64 %
Malishevë 41.79 %
Junik 39.58%
Mamushë 43.39 %
Hani i Elezit 47.33 %
Graçanicë 14.22 %
Ranillug 9.15 %
Kllokot 13.93 %



ora 16.40 'Demokracia në Veprim', raporti i parë për zgjedhjet në Kosovë

UPDATE- Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim", ka publikuar raportimet e para nga terreni, bazuar në raportet e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim. Bazuar në të dhënat e pardites, në përgjithësi, procesi i votimit është zhvilluar i rregullt, me përjashtim të disa rasteve të caktuara të parregullsive dhe incidenteve.

Deri në orën 10:00, janë paraqitur disa parregullsi: Në Prizren, Sreckë dhe Novosellë, ka pasur vonesa në procesin e fillimit të votimeve. Në Malishevë, fshati Temeqinë, procesi i votimit ka filluar me vonesë. Vonesa ka pasur edhe në fshatin Novak të Prizrenit.

Po ashtu, kanë ndodhur disa raste ku kanë munguar materialet. Në Fshatin Sreckë të Prizrenit, ka munguar fillimisht vula, në Mitrovicë ka munguar lampa, në Podujevë-Pollatë ka munguar kapaku i kutisë, me ç'rast ka pasur improvizim të kapakut.

Një element i përgjithshëm në tërë Kosovën, është mungesa e listave të kandidatëve nëpër kabina. Në disa raste ka pasur edhe disa incidente të vogla.

Në fshatin Brod të Shtërpces, ka pasur disa tensione, me ç'rast Policia ka qëndruar brenda vendvotimeve. Policia brenda vendvotimeve, kjo për shkak të tensioneve, ka qëndruar edhe në Tusus të Prizrenit dhe në Prishtinë.

Në fshatin e Ri, në Malishevë, ka pasur një rast ku kryesuesi i një vendvotimi ka shtyrë votuesit të votojnë numrin 30 - PDK. Në Mitrovicë, në qendrën e votimit në shkollën Ismail Qemali, ka pasur raste të votimeve familjare.

Në disa raste, në komuna të ndryshme, si Mitrovicë, Pejë e Rahovec, ka pasur ndërrim të vendvotimeve, ku më pas ka shkaktuar rritje të numrit të votuesve me kusht. Në disa raste në Rahovec kanë munguar zarfet e vegjël për votim me kusht. /Telegrafi/


ora 13.50 Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Kanë votuar 15.29% e zgjedhësve

UPDATE- KQZ-ja në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 11 e 30 minuta në tërë republikën kanë votuar 239 mijë e 154 votues apo 15.29 për qind. Të dhënat zyrtare për secilën komunë të vendit janë:

Deçan 13.79 %
Gjakovë 14.97 %
Drenas 16.30 %
Gjilan 13.21 %
dragash 1.33 %
Istog 13.84%
Kaçanik 16.60 %
Klinë 20.68 %
Fushë Kosovë 13.17 %
Kamenicë 13.72 %
Mitrovica 15.64 %
Leposaviq 0.32 %
Lipjan 17.11 %
Novo Bërdë 7 %
Obiliq 14.75 %
Rahovec 14.84 %
Pejë 14.03 %
Podujevë 15.69 %
Prishtinë 18.07 %
Prizren 15.51 %
Skenderaj 21.95 %
Shtime 21.82 %
Shtërpcë 10.57 %
Suharekë 21.69 %
Ferizaj 13.21 %
Viti 20.45 %
Vushtrri 12.76 %
Zubin Potok 2.42 %
Zveçan 0.21 %
Malishevë 19.81 %
Junik 19.13 %
Mamushë 24.06 %
Hani i Elezit 23.34 %
Graçanicë 8.46 %
Ranillug 2.92 %
Kllokot 6.10 %


Kosova zgjedh drejtuesit lokalë, KQZ: Në veri nuk votohet

PRISHTINË- KQZ njoftoi se janë hapur pothuaj të gjitha qendrat e votimit, përveç atyre në komunat në veri të Kosovës. Mbi 1.5 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.

Përjashtim, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, bëjnë qendrat e votimit në komunat veriore të Kosovës.

"Përqindja e vendvotimeve të hapura është 98.49%. Ndërsa, në 1.55 për qind, vendvotimet nuk janë hapur", tha Lushta në konferencën për gazetarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, që sivjet i organizon zgjedhjet pa ndihmën ndërkombëtare.

Lushta bëri të ditur se vendvotimet nuk janë hapur tërësisht në komunat në veri të Kosovës, ku komuniteti serb është treguar i rezervuar në lidhje me votimet.

"Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile", tha Lushta.

Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas Nesrin Lushtës, janë hapur të gjitha vendvotimet.

"Në Graçanicë janë hapur 25 vendvotime, në Ranillugë - 7 dhe në Kllokot - 5", tha Lushta.

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka bërë të ditur pjesëmarrjen e deritashme të votuesve, ndërkohë që ka njoftuar se rrjedha e votimit është duke shkuar në mënyrë të rregullt.

Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalinje dhe të Malit të Zi, një e egjiptasve, goranëve dhe romëve.

Në zgjedhjet e gjashta me radhë që nga paslufta, të drejtë vote kanë më shumë se një milion e gjysmë qytetarë.

KQZ thotë se listat e votuesve janë të rifreskuara me të dhëna të reja, por, për një çështje të tillë, disa nga anëtarët e KQZ-së patën kritikuar institucionet e vendit dhe vetë KQZ-në, se nuk kanë rifreskuar mirë dhe me kohë listën e votuesve.

Ata patën thënë se nga kjo listë nuk ishin larguar emrat e atyre që nuk jetojnë më.

Specifika e zgjedhjeve të sivjetme është se ato po zhvillohen edhe në tri komunat e reja me shumicë serbe: në Graçanicë, në Kllokot dhe në Ranillugë.

Këto komuna u formuan gjatë verës së sivjetme, në kuadër të planit të decentralizimit.

Ndërsa, edhe pse të parapara me këtë plan qenë edhe dy komuna tjera, ajo e Parteshit dhe Mitrovica veriore, ato nuk u formuan për shkak të mosinteresimit të komunitetit lokal.

Institucionet thonë se në këto dy vendbanime, zgjedhjet do të mbahen pas 6 muajve.

Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë. Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka angazhuar rreth 2,400 vëzhgues.

Nesrin Lushta shpjegoi:

"Janë 746 qendra të votimeve dhe 2,256 vendvotime në këto qendra votimi. Zgjedhjet do të zhvillohen në 12 rajone zgjedhore, në 36 komuna të Kosovës. Ndërsa, nga KQZ-ja tashmë janë akredituar mbi 21,300 vëzhgues".

Nga ana tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se janë marrë të gjitha masat që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme.

Granit Fetahu, drejtor i policisë për planifikim dhe zhvillim pranë departamentit të rendit publik, bëri të ditur se për sigurinë janë të angazhuar më shumë se 5 mijë policë.

"Policia e Kosovës është shumë e përgatitur për të ofruar siguri gjatë procesit zgjedhor. Planifikimet kanë filluar shumë herët; të gjitha çështjet janë të planifikuara. Policia e Kosovës ka një numër të madh të zyrtarëve policorë të angazhuar, diku më tepër se 5 mijë".

"Të gjitha qendrat e votimit, të gjitha depot, të gjitha vendet ku do të jetë materiali sensitiv, do të sigurohen nga policia. Nuk do të lejohet lëvizje e materialeve dhe fletëvotimeve pa prezencën e policisë. Po ashtu, po ofrojmë siguri për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë", tha Fetahu.

Përfaqësues të misioneve ndërkombëtare u kanë bërë thirrje të gjithë vëzhguesve që të jenë syhapur gjatë procesit të votimit. (rel)

Kosovë, heshtje zgjedhore

Në Kosovë ka hyrë në fuqi heshtja parazgjedhore dhe partitë politike kanë përfunduar me tubimet e tyre. Zgjedhjet për pushtetin vendor mbahen nesër, të dielën dhe ato janë vlerësuar tepër të rëndësishme për shtetin e Kosovës.


Gjatë fushatës për pushtetin lokal, subjektet politik premtuan se do të zhvillojnë komunat e Kosovës, duke realizuar projekte për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës, dhe projekte tjera që do të ndikojnë direkt në ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rreth 40 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në këto zgjedhjet dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre të ligjshëm në zonat e banuara prej tyre. Por, udhëheqësit e serbëve të Kosovës janë të ndarë në qëndrimet e tyre.

Zgjedhjet e sivjetshme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është vlerësuar se është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike.

Policia e Kosovës njoftoi se në ditën e zgjedhjeve komunale, më 15 nëntor, do të angazhohen më shumë se 5 mijë policë, në mënyrë që të sigurohet një proces normal dhe zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët.


Policia thotë se është kujdesur edhe për planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet.


Presidenti Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar prej tyre të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në mënyrë masive, dhe të përcaktojnë vetë se kush do t'iu prijë në qytetet e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.


"Dua t'ju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Po kështu, ju shpreh mirënjohjen time edhe partive politike dhe kandidatëve të pavarur për kryetarë dhe të këshilltarë komunalë, të cilët zhvilluan një garë dinamike dhe korrekte. Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit assesi nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate", thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.


Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit - sipas kreut të Shtetit - janë një test i madh i demokracisë për të gjithë ne, "ndaj ju thërras sërish që këtë të diel, në mënyrë masive, të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni vetë se kush do t'ju prijë në qytetet tuaja gjatë katër vjetëve të ardhshëm".


Mosdalja në zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, automatikisht na e heq të drejtën e kërkimit të llogaridhënies nga ata që do të marrin mandatin për të qeverisur komunat tona, andaj ai i ftoi qytetarët të marrin pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm dhe me anë të votës së lirë të japin kontribut të drejtpërdrejtë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes në komunën e tyre.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 17 2009, 11:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova kaloi testin e demokracisë


Udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare kanë përgëzuar subjektet politike, qytetarët dhe organizmat tjerë që kontribuuan në organizimin e zgjedhjeve të djeshme komunale, të cilësuara tashmë si të lira e demokratike. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se Kosova e kaloi testin e parë të demokracisë me organizimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve. "Është një provim i dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe ecjen tonë si vend dhe natyrisht për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit", tha Sejdiu, gjatë një konference për media. Presidenti Sejdiu, megjithatë, nuk e fshehu edhe befasinë e tij me shpejtësinë e publikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e KQZ-së, duke besuar se reagimi i këtij trupi do të duhej të ishte më i shpejtë. "T'ju them të drejtën, unë kam pritur të ketë komunikim më të hershëm të rezultateve. Mendoj se duhet një urgjencë më tepër. Por, duhet ta them se është përvoja e parë e këtij trupi që të punojë si i pavarur vetë". "Me rëndësi është që të ketë objektivitetin, edhe pse të ketë shpejtësinë, të reagojë si i pari, po ashtu është tepër e nevojshme", theksoi presidenti kosovar. Sejdiu falënderoi edhe monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë për kontributin e dhënë për mbarëvajtjen e procesit.

Presidenti i Kosovës përshëndeti edhe pjesëmarrjen e serbëve të pjesës qendrore në zgjedhjet lokale, përderisa për komunat me shumicë serbe në veri, tha se do të veprohet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe në harmoni me ligjin se si do të instalohet qeverisja lokale atje. "Një është e sigurt: strukturat paralele nuk do të legjitimohen", tha presidenti Sejdiu. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se zgjedhjet e para komunale në Kosovën e pavarur, dëshmuan se Kosova është kampione në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike. "Secili shtetas i Republikës së Kosovës duhet të ndihet shumë krenar për suksesin e shtetit tonë, për suksesin që arritëm në zgjedhjet lokale, të parat në Kosovën e pavarur - një organizim i shkëlqyeshëm". "E kam thënë edhe më parë dhe e them edhe sot, se Kosova u dëshmua si kampion i demokracisë në rajon", theksoi Thaçi. Organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve e përshëndeti edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. "Votuesit e Kosovës, politikanët e saj dhe zyrtarët e ngarkuar me organizimin dhe udhëheqjen e zgjedhjeve, i kanë treguar botës se një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë", tha ambasadori Dell, nëpërmjet një komunikate për opinion. Ambasadori Dell i inkurajoi kosovarët që të mbeten të angazhuar në numërimin e fletëvotimeve dhe shpalljen e rezultateve. Ai u shprehu lëvdata edhe serbëve që morën pjesë në votime, duke i përgëzuar për guximin. "Në mënyrë të drejtë, ju e pranuat se zgjedhjet ju japin një mundësi unike për të formësuar ardhmërinë tuaj dhe ardhmërinë e komuniteteve tuaja", tha Dell, duke ofruar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë amerikane për realizimin e premtimeve të dhëna për këtë komunitet.

Pack: Zgjedhje korrekte

Përfaqësues të Parlamentit Evropian, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, për t'u njoftuar nga afër me procesin zgjedhor, e kanë vlerësuar këtë proces si korrekt. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, udhëheqësja e delegacionit evropian, Doris Pack, tha se duhet t'i jepet kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me rezultatet preliminare, meqë, siç tha ajo, rezultatet nuk mund të publikohen pa u verifikuar fillimisht. "Mendoj se, procesi ka qenë korrekt. Numërimi, për aq sa di unë, ka qenë korrekt dhe ka pasur probleme që duhet të kontrollohen", tha zonja Pack, duke e quajtur si të arsyeshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pritur verifikimin. "Mendoj se, nuk ka problem në këtë drejtim dhe nuk ka mundësi të bëhen mashtrime në ndërkohë, sepse numërimet kanë përfunduar", tha zonja Pack. Ajo gjithashtu mirëpriti edhe daljen e pjesëtarëve të komunitetit serb në zgjedhjet e së dielës. Rreth 45 për qind e 1,5 milionë zgjedhësve votuan për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë gjatë këtyre zgjedhjeve të para të organizuara plotësisht nga autoritetet e Prishtinës që prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008.

Ambasadori amerikan tha se, Kosova është një vend ku demokracia lulëzon

SHBA: Zgjedhjet përmbushën standardet


"Votuesit e Kosovës, politikanët e saj dhe zyrtarët e ngarkuar me organizimin dhe udhëheqjen e zgjedhjeve, i kanë treguar botës se një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë", ka thënë ambasadori amerikan, Kristofer Dell. "Kosova dhe qytetarët e saj mund të jenë shumë krenarë sot. Votuesit e Kosovës, politikanët e saj dhe zyrtarët e ngarkuar me organizimin dhe udhëheqjen e zgjedhjeve, i kanë treguar botës se një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë dhe lulëzon". Këto vlerësime vijnë nga ambasadori amerikan i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell. Nëpërmjet një komunikate për opinion, ai ka shprehur lëvdata për "numrin e madh të qytetarëve të Kosovës, të cilët ndanë kohën e tyre për të shkuar në votime dhe për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike".

"Votat e juaja theksuan se një qytetari aktive dhe e angazhuar është jetike për një demokraci të shëndoshë. Ju inkurajoj që të mbeteni të angazhuar kur fletëvotimet të numërohen dhe rezultatet të shpallen, dhe ju inkurajoj që të kërkoni përgjegjësi nga udhëheqësitë e reja komunale", ka thënë ambasadori amerikan. "Shumë serbëve që votuan të dielën, u shpreh lëvdata për vendimin e tyre për të marrë pjesë dhe për guximin e tyre. Në mënyrë të drejtë, ju e pranuat se zgjedhjet ju japin një mundësi unike për të formësuar ardhmërinë tuaj dhe ardhmërinë e komuniteteve tuaja. SHBA-të presin që të vazhdojnë punën me ju, në mënyrë që të përmbushet premtimi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve", thuhet në komunikatën e ambasadorit amerikan.

Ai ka lavdëruar edhe partitë politike dhe politikanët, "që kanë bërë fushata energjike dhe përgjithësisht pa incidente, të cilat ishin të bazuara në çështje reale, si: shkollat, ekonomia dhe shërbimet komunale, që me të vërtetë kanë rëndësi për votuesit e juaj". "Fituesit janë të obliguar të qeverisin me transparencë dhe të marrin vendime, që i çojnë përpara aspiratat e votuesve të tyre për të jetuar në një Kosovë demokratike, shumëetnike, dhe prosperuese", ka thënë Dell. Në fund të komunikatrës, ambasadori Dell ka lavdëruar edhe Komisionin Qendror Zgjedhor, vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë, duke thënë se, ndajnë pikëpamjet se "zgjedhjet në përgjithësi kanë përmbushur standardet ndërkombëtare". "Urime gjithë popullit të Kosovës për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Ju duhet të jeni krenarë për suksesin e juaj dhe ne mburremi me juve", thuhet në fund të komunikatës së ambasadorit amerikan.

Vlerësohet pjesëmarrja e serbëve në pjesën veriore të Kosovës

Eurodeputetët përgëzojnë Kosovën


Një delegacion i deputetëve evropianë të cilët morën pjesë në zgjedhjet e para lokale të organizuara në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë, përgëzoi dje popullin e Kosovës që mori përsipër përgjegjësitë e tij dhe votoi. "Përgëzojmë popullin e Kosovës që mori përsipër përgjegjësitë e tij dhe votoi në zgjedhjet lokale të ditës së dielë. Delegacioni kërkon të përmendë veçanërisht pjesëmarrjen e serbëve në pjesën veriore të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën", deklaroi eurodeputetja gjermane Doris Pack, e cila drejtonte delegacionin parlamentar evropian. Edhe pse delegacioni i përbërë nga shtatë anëtarë nuk mori një mandat të posaçëm vëzhgimi të zgjedhjeve, deputetët shkuan në disa qendra votimi të vendit, përfshirë ato në disa bashki të reja. "Shpresojmë se këto zgjedhje do ta nxisin minoritetin serb të angazhohet politikisht në veri të Kosovës, ku janë parashikuar zgjedhje pas gjashtë muajve. Këmbëngulim gjithashtu të përshëndesim komisionin zgjedhor qendror për rolin e luajtur në organizimin e zgjedhjeve", u shpreh Pack. Autoritetet e Kosovës u shprehën se "kryen me sukses testin e demokracisë" një ditë pas zgjedhjeve të para të organizuara që prej shpalljes së pavarësisë dhe që u karakterizuan nga pjesëmarrja e një pjese të minoritetit serb.

"Kosova u dëshmua si kampione e demokracisë në rajon", deklaroi dje pasdite kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë shtypi duke vlerësuar si të shkëlqyer organizimin e zgjedhjeve lokale të djeshme, që për herë të parë organizohen nga vetë kosovarët. "Këto zgjedhje lokale tejkaluan përfundimisht kornizat e kuptimit elektoral lokal", tha Thaçi dhe vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë të spektrit politik dhe të gjitha komuniteteve. "Këto zgjedhje marrin kuptimin e referendumit dhe besimit për qeverisjen e mirë në Republikën e Kosovës", theksoi kryeministri. "Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhanë provimin e demokracisë në Kosovën e pavarur dhe demokratike", deklaroi ai. "Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, ishin zgjedhje të drejta, zgjedhje të lira, demokratike, të konkurrencës së lirë, dëshmuan pjekurinë më të lartë gjatë gjithë fushatës elektorale, gjatë ditës së votimit, por edhe të administrimit të votës, të shpalljes së rezultateve dhe pranimit unanim të rezultatit zgjedhor nga gjithë spektri politik", tha Thaçi. "Pra, fitoi Kosova, fituan qytetarët e Republikës së Kosovës, fitoi shteti i Kosovës", deklaroi Thaçi. Kryeministri shpjegoi se "këto zgjedhje kanë konsoliduar shumë fuqishëm Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj". "Me suksesin e plotë dhe shumë të fuqishëm të institucioneve tona, të popullit tonë, me këto zgjedhje, ne e kemi çuar republikën e Kosovës, shtetin tonë, edhe më afër integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO", theksoi kryeministri Thaçi.

Sejdiu: Zgjedhjet, test i suksesshëm për zhvillimin e demokracisë

Në një konferencë për media të mbajtur dje, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e vlerësoi procesin zgjedhor si një provim të dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, për ecjen tonë si vend dhe për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit. "Dua të vlerësoj konkurrencën e mirë të partive politike, të kandidatëve të pavarur, dhe në përgjithësi procesin zgjedhor. Nëse ka ndonjë ankesë sigurisht do të shkojë në Komisionin Qendror përkatësisht në Komisionin e Ankesave dhe të Parashtresave dhe ata do të merren me to. Ky është një provim i dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, për ecjen tonë si vend dhe natyrisht për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit", theksoi Presidenti. Në këtë kuadër, Presidenti Sejdiu e falenderoi KQZ-n për punën që e ka bërë, si dhe të gjithë mekanizmat monitorues ndërkombëtarë dhe mekanizmat e tjerë në Kosovë, që kanë përcjellë këtë proces të rëndësishëm. "Dua të falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një mbështetje të veçantë që i kanë dhënë procesit përmes ekipit të monitoruesve, por edhe format e tjera, të cilat kanë qenë në një angazhim permanent, sikur edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian në ditën e djeshme", tha Presidenti.

Në konferencën për media, Presidenti Sejdiu iu përgjigj interesimit të gazetarëve për vonesën e publikimit të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, me ç'rast u shpreh të ketë pritur se do të ketë komunikim më të hershëm të rezultateve. "Kam pritur se do të ketë komunikim më të hershëm të rezultateve dhe mendoj se duhet një urgjencë më tepër. Është një përvojë e parë e këtij trupi, që të punojë si i pavarur dhe me rëndësi është që të ketë objektivitetin e vet, që është themelorja", tha Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, në lidhje me bojkotimin e zgjedhjeve në masë të madhe nga serbët në veri të vendit për dallim nga pjesëmarrja e kënaqshme e tyre në pjesën qendrore dhe lindore të vendit, Presidenti Sejdiu tha se, është një progres i mirë i përgjithshëm me pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në shumë parti politike, ku nga gati 75 subjekte garuese, 22 prej tyre kanë qenë subjekte të serbëve të Kosovës. Pra, kjo ka qenë një përgjigje e drejtpërdrejt për Beogradin, se nuk mundet më të shkojë në një mbajtje peng të këtyre njerëzve, që të luftojnë kundër interesave të vetvetes.

"Ne do të dëshironim që numri i pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje të ishte edhe më i madh, por kjo është një pjesëmarrje sinjifikative, që flet shumë dhe në pjesën veriore ka një presion më të madh, ata njerëz atje mbase ende mendojnë se dikush do të ketë ndonjë ide tjetër për çështjen e statusit të Kosovës dhe fatkeqësisht janë peng të drejtpërdrejt i politikave të këqija të Beogradit në relacion me ata", tha Presidenti. Duke u përgjigjur në pyetjen se si do të veprohet me tri komunat në veri të Kosovës, të cilat i kanë bojkotuar zgjedhjet, Presidenti Sejdiu tha se në atë pjesë, meqë kemi mbështetjen e EULEX-it dhe të ICO-së, do të konsultohemi dhe do të veprojmë sipas ligjit dhe se një gjë është e qartë se strukturat paralele nuk do të legjitimohen asnjëherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e votimeve vetëm në nëntë komuna

LDK fiton Prishtinën, AAK Gjakovën, PDK Ferizajn

Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka dalë me rezultate preliminare të zgjedhjeve në 12 komuna. Sipas këtij koalicioni, në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 56 përqind të votave. Pas tij vjen Vegim Gashi, nga koalicioni AKR-LDD, me mbi 20 përqind të votave dhe i treti është radhitur Astrit Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës me mbi 11 përqind të votave. Në Gjakovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 50.84 përqind të votave. Në Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike prin me mbi 51 përqind të votave. Në Deçan, ka fituar Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me mbi 63 përqind të votave. Në Mamushë, ka fituar Partia Demokratike Turke me mbi 72 përqind të votave. Në Prizren, Rahovec dhe Gjilan, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike hyjnë në balotazh. Në Mitrovicë, Partia Demokratike gjithashtu hyn në balotazh me koalicionin AKR-LDD. Balotazh ka edhe në Pejë, Obiliq dhe Klinë midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha këto të dhëna janë nga rrjeti "Demokracia në Veprim".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e votimeve vetëm në nëntë komuna të vogla të Kosovës. Një pasqyrë më e plotë e rezultateve pritet në mbrëmjen e së hënës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të shpallë rezultatet preliminare për komunat kryesore të Kosovës, edhe pse një gjë të tillë ka premtuar se do ta bënte pak orë pas mbylljes së vendvotimeve. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të shpalljes së rezultateve preliminare, KQZ-ja, pas orës 4 të mëngjesit, ka bërë të ditur rezultatet vetëm për nëntë komuna të vogla të Kosovës. Sipas KQZ-së, Komunën e Klinës e ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, i pasuar nga ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por pa sqaruar nëse duhet raund i ri zgjedhor. Në Obiliç ka fituar kandidati i PDK-së, i pasuar nga ai i LDK-së. Në Junik, prin AAK-ja, ndërsa në Dragash PDK-ja. Në Mamushë udhëheq kandidati i Partisë Demokratike Turke. Ndërsa, në Ranillugë, komunën e re të banuar me shumicë serbe, udhëheq kandidati i Iniciativës Qytetare për Komunën e Ranillugut. Në Shtime, sipas KQZ-së, fiton sërish PDK-ja, ndërsa në Han të Elezit, prin kandidati i pavarur, Rufki Suma. Në Leposaviq, prin kandidati i AAK-së.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka shpjeguar mbi pamundësinë e shpalljes së rezultateve për komunat e mëdha. "Ne nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme që të përgatisim rezultate për të gjitha, andaj kemi punuar intensivisht dhe kemi arritur që t'i bëjmë këto rezultate", është shprehur Lushta. Por, rezultate preliminare për katër komuna të tjera ka dhënë rrjeti i Organizatave Joqeveritare "Demokracia në Veprim". Sipas këtij rrjeti, në Suharekë prin AAK-ja, në Malishevë PDK-ja, në Podujevë fiton pa balotazh LDK-ja, ndërsa Graçanicën do ta drejtojë Bojan Stojanoviç.

Drejtuesi i koalicionit "Demokracia në Veprim", Ismet Kryeziu, dha të dhëna të detajuara për secilën komunë: "Në Malishevë, sipas rezultateve për kryetar të komunës, me 50.09 përqind avancon PDK-ja, LDK-ja me 34.43 përqind. Në Suharekë, PDK-ja ka 31.8 përqind, LDK-ja ka 31.30 përqind, AAK-ja 35.59 përqind". Sipas "Demokracisë në Veprim", Komunën e Podujevës e ka fituar pa balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kandidati Agim Veliu. Ndërsa, komunën e re me shumicë serbe, të krijuar tash, Graçanicën, sipas rezultateve të "Demokracisë në Veprim", do ta drejtojë kandidati serb, Bojan Stojanoviç, i cili ka marrë 57.41 përqind të votave. Ndryshe, rezultatet preliminare, pas mbylljes së vendvotimeve, i kanë shpallur edhe partitë politike.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ka fituar në 20 komuna të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi, që drejton këtë parti, ka thënë se ndër qendrat e mëdha, PDK-ja ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj. Kryeministri Hashim Thaçi ka falenderuar dhe uruar edhe subjektet e tjera politike për fushatën e bërë gjatë katër javëve të fundit. "Urime të gjitha partive politike, urime të gjithë kryetarëve të zgjedhur të të gjitha partive politike. Faleminderit të gjithëve për fushatën e qetë, të lirë dhe demokratike", ka thënë Thaçi. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka fituar bindshëm në kryeqytet. "LDK-ja ka shënuar fitore të madhe në Prishtinë. Kryeqyteti ka dominuar me votë absolute", ka thënë Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se, ka fituar që në raundin e parë në 4 komuna, ndërsa në 10 të tjera do të shkojë në balotazh. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se, përveç tri komunave që ka udhëhequr deri më tash, Pejës, Gjakovës, Deçanit, ka fituar edhe në komunën e katërt, në Junik. Ndërkohë, partitë e tjera, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, kanë kritikuar subjektet politike që kanë dalë me rezultate para se ato t'i shpallte Komisioni Qendror Zgjedhor.

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, katër komuna të mëdha në balotazh

LDK fiton Prishtinën, AAK Gjakovën, PDK Ferizajn


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës publikoi në orët e mbrëmjes rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale. Nga qendrat e mëdha, Prishtinën e fiton pa balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës fiton në Ferizaj, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton në Gjakovë. Në katër qendrat e tjera të mëdha, në Prizren, Pejë, Mitrovicë e Gjilan, shkohet në balotazh. Ndërkohë, edhe Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim", ka dalë me rezultate preliminare të zgjedhjeve në 12 komuna. Sipas këtij koalicioni, në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 56 përqind të votave. Pas tij vjen Vegim Gashi, nga koalicioni AKR-LDD, me mbi 20 përqind të votave dhe i treti është radhitur Astrit Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës me mbi 11 përqind të votave. Në Gjakovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 50.84 përqind të votave. Në Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike prin me mbi 51 përqind të votave. Në Deçan, ka fituar Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me mbi 63 përqind të votave. Në Mamushë, ka fituar Partia Demokratike Turke me mbi 72 përqind të votave. Në Prizren, Rahovec dhe Gjilan, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike hyjnë në balotazh. Në Mitrovicë, Partia Demokratike gjithashtu hyn në balotazh me koalicionin AKR-LDD. Balotazh ka edhe në Pejë, Obiliq dhe Klinë midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha këto të dhëna janë nga rrjeti "Demokracia në Veprim".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e votimeve vetëm në nëntë komuna të vogla të Kosovës. Një pasqyrë më e plotë e rezultateve pritet në mbrëmjen e së hënës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të shpallë rezultatet preliminare për komunat kryesore të Kosovës, edhe pse një gjë të tillë ka premtuar se do ta bënte pak orë pas mbylljes së vendvotimeve. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të shpalljes së rezultateve preliminare, KQZ-ja, pas orës 4 të mëngjesit, ka bërë të ditur rezultatet vetëm për nëntë komuna të vogla të Kosovës. Sipas KQZ-së, Komunën e Klinës e ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, i pasuar nga ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por pa sqaruar nëse duhet raund i ri zgjedhor. Në Obiliç ka fituar kandidati i PDK-së, i pasuar nga ai i LDK-së. Në Junik, prin AAK-ja, ndërsa në Dragash PDK-ja. Në Mamushë udhëheq kandidati i Partisë Demokratike Turke. Ndërsa, në Ranillugë, komunën e re të banuar me shumicë serbe, udhëheq kandidati i Iniciativës Qytetare për Komunën e Ranillugut. Në Shtime, sipas KQZ-së, fiton sërish PDK-ja, ndërsa në Han të Elezit, prin kandidati i pavarur, Rufki Suma. Në Leposaviq, prin kandidati i AAK-së.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka shpjeguar mbi pamundësinë e shpalljes së rezultateve për komunat e mëdha. "Ne nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme që të përgatisim rezultate për të gjitha, andaj kemi punuar intensivisht dhe kemi arritur që t'i bëjmë këto rezultate", është shprehur Lushta. Por, rezultate preliminare për katër komuna të tjera ka dhënë rrjeti i Organizatave Joqeveritare "Demokracia në Veprim". Sipas këtij rrjeti, në Suharekë prin AAK-ja, në Malishevë PDK-ja, në Podujevë fiton pa balotazh LDK-ja, ndërsa Graçanicën do ta drejtojë Bojan Stojanoviç.

Drejtuesi i koalicionit "Demokracia në Veprim", Ismet Kryeziu, dha të dhëna të detajuara për secilën komunë: "Në Malishevë, sipas rezultateve për kryetar të komunës, me 50.09 përqind avancon PDK-ja, LDK-ja me 34.43 përqind. Në Suharekë, PDK-ja ka 31.8 përqind, LDK-ja ka 31.30 përqind, AAK-ja 35.59 përqind". Sipas "Demokracisë në Veprim", Komunën e Podujevës e ka fituar pa balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kandidati Agim Veliu. Ndërsa, komunën e re me shumicë serbe, të krijuar tash, Graçanicën, sipas rezultateve të "Demokracisë në Veprim", do ta drejtojë kandidati serb, Bojan Stojanoviç, i cili ka marrë 57.41 përqind të votave. Ndryshe, rezultatet preliminare, pas mbylljes së vendvotimeve, i kanë shpallur edhe partitë politike.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ka fituar në 20 komuna të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi, që drejton këtë parti, ka thënë se ndër qendrat e mëdha, PDK-ja ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj. Kryeministri Hashim Thaçi ka falenderuar dhe uruar edhe subjektet e tjera politike për fushatën e bërë gjatë katër javëve të fundit. "Urime të gjitha partive politike, urime të gjithë kryetarëve të zgjedhur të të gjitha partive politike. Faleminderit të gjithëve për fushatën e qetë, të lirë dhe demokratike", ka thënë Thaçi. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka fituar bindshëm në kryeqytet. "LDK-ja ka shënuar fitore të madhe në Prishtinë. Kryeqyteti ka dominuar me votë absolute", ka thënë Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se, ka fituar që në raundin e parë në 4 komuna, ndërsa në 10 të tjera do të shkojë në balotazh. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se, përveç tri komunave që ka udhëhequr deri më tash, Pejës, Gjakovës, Deçanit, ka fituar edhe në komunën e katërt, në Junik. Ndërkohë, partitë e tjera, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, kanë kritikuar subjektet politike që kanë dalë me rezultate para se ato t'i shpallte Komisioni Qendror Zgjedhor.

Feith: "Zgjedhjet, hap i madh drejt perspektivës europiane"

Duke folur për zgjedhjet e 15 nëntorit, Përfaqësuesi special i BE-së, Piter Feith, ka uruar popullin e Kosovës për atmosferën e mirë dhe konstruktive që ka mbretëruar gjatë procesit të zgjedhjeve lokale. "Uroj popullin e Kosovës për zhvillimin përgjithësisht të rregullt të zgjedhjeve lokale dhe për atmosferën e mirë dhe konstruktive që ka mbretëruar. Kjo e ndihmon Kosovën në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumetnike dhe në përpjekjen e saj për të sjellë qeverisje më efektive dhe më afër popullit", ka thënë Feith në një deklaratë. Ai ka lëvduar punën e KQZ-së që ka pasur përgjegjësinë e plotë, si edhe përkushtimin dhe angazhimin e shoqërisë civile në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Përfaqësuesi i BE-së ka përshëndetur pjesëmarrjen në këto zgjedhje të të gjithë komuniteteve, sidomos atij serb, duke shtuar se kjo "tregon se ka vullnet në mesin e të gjitha komuniteteve për ta marrë të ardhmen në duart e tyre dhe për ta ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Kosovë". Feith ka thënë se, Bashkimi Evropian po i përcjell nga afër këto zgjedhje "me besimin që udhëheqësit politikë në Kosovë do t'i trajtojnë rezultatet dhe përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve në dhjetor, me frymën dhe maturinë e mirë si deri më tani". "Këto zgjedhje lokale paraqesin një hap thelbësor në angazhimin e Kosovës për të ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe stabile, duke kontribuar në bashkëpunimin rajonal drejt avancimit të mëtejmë të perspektivës evropiane si pjesë e Ballkanit Perëndimor", ka përfunduar Feith.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Wed Nov 18 2009, 02:59am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
gzohem pa mase qe kosova e kaloj ket test me sukses dhe shpresoj e uroj qe tesh ta njohin edhe ma shum shtete saqe e kan njoft deri sot.


Back to top
S~erenity
Wed Nov 18 2009, 03:06am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
T'lumshin durt Z.lec per info qe na sjell gjithmone, dhe knaqesi me lexu shkrimet tuja gjithmone.Shume lajm i mire per kosoven
Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4371 sec, 0.0441 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,549kB