Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kosova Pamvarun. Pavarsia e Shqypnis veri-linore
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Nov 26 2009, 09:43pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova për herë parë flitet si shtet i pavarur në PE

Bruksel - Kosova, në draftin e rezolutës e cila do të mbahet sot para Parlamentit Evropian, për herë të parë do të trajtohet pa u lidhur me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Sipas BBC, në versionin e parë të draftit të dorëzuar deputetëve të PE-së për Kosovën flitet për herë të parë si shtet i pavarur pa kurrfarë rezervash. Kështu, në këtë draft-rezolutë thuhet se PE është e kënaqur që Komisioni Evropian ka paralajmëruar marrëveshjen afatmesme tregtare dhe heqjen e vizave për Kosovën, si dhe që Serbia duhet të sillet në mënyrë konstruktive në Kosovë dhe i rekomandohet Komisionit Evropian që sa më parë të nisë dialogun për heqjen e vizave "me autoritetet e Kosovës".

Në draftin e rezolutës së PE-së gjithashtu thuhet se ky forum përshëndet faktin se EULEX-i mund të ketë "mundësinë e plotë" që të instalojë shtetin e së drejtës dhe demokracinë në tërë territorin e Kosovës, dhe në këtë mënyrë "të hapë dyert për integrimin e Kosovës në BE".

Sipas BBC, për trajtimin e Kosovës në draft rezolutë, ka pasur shumë diskutime, por drafti është votuar nga shumica ashtu siç u është dorëzuar deputetëve. Po sipas BBC, ekziston mundësia që deputetët grekë në PE të paraqesin amendamente për këtë draft rezolutë për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, para votimit përfundimtar të versionit të rezolutës në seancën plenare të PE-së.

2009-11-26 10:06

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 18 2009, 07:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
OSBE premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Prishtinë – Vizioni i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në institucionet ndërkombëtare, siç është edhe OSBE-ja, deklaroi presidenti Fatmir Sejdiu.
Presidenti i Republikës së Kosovës zhvilloi dje një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Marc Perrin de Brichambaut.

“Republika e Kosovës ka arritur rezultate të dukshme që nga shpallja e pavarësisë duke u shndërruar në një faktor të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Sejdiu, i cili, me këtë rast falënderoi Brichambaut për ndihmesën e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë dhe po jep për Kosovën.

Ndërsa, Brichambaut e siguroi presidentin Sejdiu për përkushtimin e kësaj organizate që të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat e jetës edhe në të ardhmen.

2009-12-18 08:58

Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 29 2009, 03:10pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron BE-në

Berlin – Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ka porositur deputeti gjerman Klaus Peter Vilsh, anëtar i partisë në pushtet Unioni Demokrat.
"Para Serbisë gjendet një rrugë e vështirë, sepse lufta në Ballkan të cilën e nisi Millosheviçi, nuk ka shumë kohë që ka përfunduar. Bashkimi Evropian është i gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve, por tema e Kosovës është një test

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Thu Jan 14 2010, 07:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 14 2010, 07:08am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mauritania e njeh Republikën e Kosovës


Nga Express më 13.01.2010 në ora 17:06

Republika Islamike e Mauritanisë e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë shteti i 65-të që e njeh realitetin e ri të krijuar pas 17 shkurtit 2008.

“Pas komunikimesh intensive midis ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Mauritanisë dhe takimeve në nivel ministrash të Jashtëm të dy vendeve, Republika Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, ka marrë vendim që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp.

Njoftimi për njohje është bërë sot përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju- Jork, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, saktëson MPJ.

“Duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni, dërguar ministrit të Jashtëm dhe të bashkëpunimit të Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh”, thuhet në notën verbale të njohjes.

Mauritania ka shprehur bindjen se ky vendim hap mundësi të mëdha të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Mauritania gjendet në Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin, Algjerinë dhe Marokun.

Marre prej Gazeta Express
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 14 2010, 07:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Takohet me Shtetin

Goran Bogdanovic, më në fund, u takua me Shtetin e Kosovës. U dëbua nga Policia, kur po zhvillonte aktivitete provokuese politike në Shtërpcë. Ai e mori mesazhin se Ministër për Kosovë mund të jetë vetëm në Serbi. Z. Bogdanovic, tjera herë kërko leje.


Nga Jeton Musliu më 14.01.2010 në ora 8:00

Bogdanoviq nën përcjelljen e Policisë së KosovësGoran Bogdanovic u dëbua nga Kosova. Ai e përjetoi atë që shqiptarët e Kosovës e kanë provuar për dekada. Për dy orë, Bogdanovic e ndjeu se si është të jesh i padëshiruar për një shtet tjetër. Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kaloi kufirin Kosovë-Serbi në Merdar, të mërkurën në orën 14 e 30 minuta.

I përcjellë nga forca të mëdha të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, krejt çfarë i mbeti për të thënë ishte slogani i njohur se “Kosova është territor i Serbisë” dhe se ai kurrë nuk do të kërkojë leje për të ardhur në Kosovë. Megjithatë, edhe pse “territor i Serbisë”, pa dëshirën e tij, ai u detyrua të largohet. I nervozuar sepse nuk dëshironte të legjitimohej nga Policia Kufitare, për disa çaste situata ishte e tensionuar në Merdar. Urdhri i marrë nga Policia e Kosovës që të fikej vetura tip Toyota me targa të Kosovës, në të cilën ndodhej ai, u respektua nga vozitësi i tij. Por pas kërkesës së policisë që ai dhe personat që e shoqëronin të paraqisnin dokumentet përkatëse, vozitësi i Bogdanovicit ndezi veturën dhe u bë gati të nisej.

“Ne nuk i japim askujt llogari. Çfarë dokumentesh t’ju tregoj juve”, dëgjoheshin ata duke bërtitur. Në këtë moment, zyrtarët e Policisë Kufitare të Kosovës i dolën para duke i dhënë sërish urdhër që vetura të fikej dhe të mos lëviznin nga aty pa përfunduar procedurat e legjitimimit. Trupat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e shoqëruan Goran Bogdanovicin, ende qëndronin aty. Përveç kësaj, pjesëtarë të tjerë të kësaj njësie kishin zënë pikat kyçe të vendkalimit kufitar, brenda territorit të Kosovës. Tërë kjo ngjarje nuk mund të zhvillohej pa dëshmitarë ndërkombëtarë. Gjatë tërë kohës, një polici gjerman i misionit të EULEX-it me telefon në dorë raportonte atë çfarë shikonte në pikën kufitare të Merdarit.

Më në fund, pas procedurave, në zonën neutrale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bogdanovic vendosi të flasë për media. I pyetur nga Expressi nëse ndihet i turpëruar me mënyrën se si po largohet nga Kosova, Bogdanovic tha se nuk ndihet ashtu, pasi vetë është banor i këtij vendi. “Unë kam ardhur në vendin tim dhe Kosova e Metohia nuk është një shtet tjetër, përveçse territor i Serbisë”, tha ai, duke shpjeguar se Policia e Kosovës ka pasur sjellje korrekte ndaj tij. “Unë nuk kërkoj leje dhe nuk do të kërkoj kurrë. Unë jetoj në territorin e Kosovës dhe Metohisë së bashku me familjen time. Unë nuk jam ministër i ndonjë shteti tjetër, unë jam ministër i Qeverisë së Serbisë, jam njeri që dua të bisedoj më popullin tim dhe po ashtu edhe me shqiptarët”, u shpreh Bogdanovic, duke u përpjekur që nervozizmin e tij ta fshehë pas buzëqeshjeve. “Nuk duhet asnjë leje dhe asnjëherë nuk do të kërkoj leje për t’u futur në Kosovë. Unë jam i gatshëm të më fusni në burg, të bëni çka të doni, por unë jetoj në Kosovë”, tha ai, duke shpjeguar se familja e tij jeton në Leposaviq.

“Nëse kjo është arsyeja të më dëboni mua dhe familjen time dhe serbët e tjerë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, që të kërkojnë të gjithë leje të jetojnë këtu apo të vizitojnë vendin e tyre dhe familjarët, atëherë më falni”, tha Bogdanovic, duke shtuar se nuk ka ardhur në Kosovë të hapë kazermat e ushtrisë dhe as të futet në stacionet policore.

“Nuk kam ardhur të përcjell mesazhe të urrejtjes, kam ardhur t’i dëgjoj hallet e qytetarëve serbë këtu”, tha Bogdanovic, dikur ministër në Qeverinë e Kosovës.
Por dëgjimi i halleve të qytetarëve duket se nuk ka asnjë lidhje me takimet e tij politike të mbajtura me drejtuesin e strukturave paralele serbe në Shtëprcë, Zvonko Mihajllovic.

“Takimet e tij kanë qenë tërësisht të karakterit politik dhe urdhri i marrë për dëbim të tij është marrë nga Qeveria e Kosovës”, thotë zyrtari i policisë, i afërt me rastin.

Për më tepër, dyshohet se Bogdanovic ka ardhur të vizitojë strukturat paralele pikërisht në kohën kur Serbia ka paralajmëruar se do të mbajë në muajin prill, zgjedhjet lokale në Kosovë, për të rizgjedhur strukturat paralele.

Por duket se takimet e tij kanë mbetur përgjysmë. Kjo për faktin se urdhri për ndalimin e Goran Bogdanovicit dhe dëbimin e tij nga Kosova është marrë direkt nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.

Pas raporteve që ai ka marrë nga terreni se çfarë Bogdanovic është duke bërë, ministri Pajaziti ka dhënë urdhër të menjëhershëm për ndalimin dhe dëbimin e tij nga territori i Kosovës.

Ndalimi është bërë në orët e paradites të së mërkurës në fshatin Sevçe të komunës së Shtërpcës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se ndalimi dhe dëbimi i Bogdanovicit ka ndodhur pasi ai nuk i ka respektuar procedurat e rregullta për të hyrë në Kosovë. “Goran Bogdanovic është ndaluar nga policia, sepse nuk ka kërkuar leje paraprake për vizitë dhe qëndrim në Kosovë”, thotë Baki Kelani.

Ndërkohë, burime të Expressit nga Policia e Kosovës tregojnë se Bogdanovic ka hyrë në Kosovë para tri ditësh, saktësisht të premten, përmes pikës kufitare 1, e cila ndodhet në veri të vendit, në Leposaviq. Meqë Bogdanovic është banor i Kosovës dhe ka deklaruar se vjen për vizitë private, ai është lejuar të hyjë në territorin e vendit, pa ndonjë leje të veçantë nga autoritetet e Prishtinës.

“Por ai ka qenë nën përcjellje gjatë tërë kohës”, thotë ky zyrtar për Express, i afërt me ngjarjen. Meqë një pjesë e të afërmeve të Bogdanovicit jetojnë në Leposaviq, ai ka qëndruar atje për pak kohë, për t’u nisur në drejtim të pjesës tjetër të Kosovës, saktësisht, drejt enklavave me shumicë serbe.
Por gjatë qëndrimit është parë se Goran Bogdanovic, nga vizita e tij e karakterit privat, ka filluar të merret me çështje politike, duke organizuar takime me serbët lokalë të komunës së Shtërpcës. Nuk është hera e parë që Goran Bogdanovic përballet me Policinë e Kosovës. Ai dy herë nuk është lejuar as të hyjë në territorin e vendit, pa leje të Qeverisë së Kosovës. Por kjo është hera e parë që autoritetet e Kosovës dëbojnë atë si njërin nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Serbisë.

ICO
Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë, ICO, përmes një komunikate për media ka dhënë sqarime për vizitën e ministrit serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, duke thënë se ekzistojnë procedura të dakorduara ndërmjet Beogradit, BE-së dhe Prishtinës për vizita zyrtare, të cilat në këtë rast, sipas kësaj zyre, nuk janë respektuar. “Ekzistojnë parime dhe procedura të dakorduara ndërmjet Beogradit, BE-së dhe Prishtinës për

Marre prej Gazeta Express

trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 02 2010, 02:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turqia: Mbështetje për KosovënShekulli Online | 02/02/2010 | Rajoni

Institucionet më të larta të Republikës së Turqisë i kanë bërë një pritje madhështore Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në këtë vend mik, me ftesë të Presidentit Abdullah Gul.

Presidenti Sejdiu e ka filluar vizitën duke vizituar Muzeun Anitkabir, ku ka vënë kurora lulesh dhe ka nderuar kujtimin e krijuesit të Republikës modern të Turqisë, presidentit Kemal Ataturk, si dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e këtij vendi.

Pastaj, presidenti Sejdiu është pritur personalisht nga presidenti Abdullah Gul. Me të dëgjuar himnet e dy shteteve, të cilat u intonuan të shoqëruara me të shtëna solemne topash, presidenti Sejdiu ka nderuar Gardën Kombëtare të Turqisë dhe është përshëndetur me delegacionin që shoqëroi në takim presidentit Gul.

Të dy presidentët patën një takim kokë më kokë, për të ardhur së bashku në takimin me delegacionet e të dyja vendeve, në të cilin ata sërish rikonfirmuan zotimin e Republikës së Turqisë dhe të Republikës së Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të gjithanshme dhe vëllazërore në mes vendeve tona.

Presidenti Gul tha se Turqia i gëzohet çdo ditë progresit të arritur në Kosovë, që është një argument se ky vend është faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon.

"Popujt e dy vendeve tona janë në solidaritet të plotë me njëri-tjetrin. Ne e mbështesim Kosovën në të gjitha forumet ndërkombëtare në të cilat marrim pjesë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë përherë, duke lobuar kudo për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga sa më shumë vende", tha presidenti Gul, i cili vlerësoi se njohja e Kosovës nga 65 vende të botës, si dhe anëtarësimi i saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, është dëshmi se në Kosovë janë arritur suksese.

Duke shfaqur bindjen se procesi i njohjes së Kosovës do të ketë nxitje pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Gul vlerësoi se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në institucionet euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të siguronte paqe dhe stabilitet të përhershëm në gjithë rajonin.

"Republika e Turqisë ka qenë udhërrëfyese për të gjitha vendet e botës islamike, duke e njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, ndaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga vendet e kësaj konference që edhe ato, sa më parë, të ndjekin rrugën tonë", pohoi presidenti Gul.

Duke e falënderuar presidentin Gul për ftesën, presidenti Sejdiu theksoi se në Turqi kishte ardhur për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e madh të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka dhënë dhe po jep Republika e Turqisë për vendin tonë.

"Ju jeni pjesë e historisë së Kosovës në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë", tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se mbështetja e Turqisë për Kosovën ka qenë dhe është substanciale.

"Na jeni gjetur pranë në orët më të liga të historisë sonë dhe po na ndihmoni edhe sot, si në procesin e njohjeve dhe të integrimit, ashtu edhe në atë të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit, ndaj ne jemi thellësisht të përkushtuar që marrëdhëniet tona të intensifikohen edhe më shumë për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve", vijoi presidenti Sejdiu.

Krejtësisht në frymë të njëjtë miqësie e mirëkuptimi ka qenë edhe takimi me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mehmet Ali Shahin, i cili ritheksoi vendosmërinë e këtij institucioni të lartë të shtetit turk për të mbështetur parlamentarët e Kosovës edhe në të ardhmen.

Duke vlerësuar lart nivelin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, Shahin theksoi se komunitetet që jetojnë në vendet tona janë një urë e artë e bashkëpunimit dhe e miqësisë në mes popujve tanë.

Shahin gjithashtu premtoi se ai dhe udhëheqësit më të lartë të Turqisë do të vazhdojnë të ndikojnë në kontaktet e vazhdueshme me vendet e Konferencës Islamike që edhe ato ta njohin sa më parë Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 12:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer uron Presidentin Sejdiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, z. Walter Maria Stojan, i cili i solli letrën e urimit të Presidentit të Austrisë, z. Heinz Fischer, dërguar Presidentit Sejdiu me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës. Në letër këtë, Presidenti Fischer shkruan:
Shkëlqesisë së Tij

Dr. Fatmir Sejdiu

President i Republikës së Kosovës

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe t'ju përcjell urimet e mia më të ngrohta.

Po e shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale, si dhe për një të ardhme të lumtur të Republikës së Kosovës.

Heinz Fischer

President Federal i Republikës së Austrisë.

Presidenti Sejdiu, duke e falënderuar ambasadorin e Austrisë për këtë urim, shprehu përkushtimin e Tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat.

© Copyright 2007-2009
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 05 2010, 02:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ministrat e NATO-s diskutojnë sot për Kosovën

Stamboll - Ministrat e NATO-s filluan mbrëmë në Stamboll takimin dyditorë, i cili do të fokusohet kryesisht në shqyrtimin e operacioneve në Afganistan.
Në këtë takim, pritet që sot të diskutohet edhe për situatën në Kosovë, duke pasur parasysh vendimin e 1 shkurtit për reduktimin e trupave në rreth 10 mijë. Sot pritet të konfirmohet se ky numër mund të reduktohet në 5700 trupa deri në fund të vitit 2010, nëse situata në Kosovë mbetet e qetë.
2010-02-05 10:58

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 07 2010, 02:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Serbia në NATO, Rusia njeh Kosovën

Bruksel - Rusia do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës nëse Serbia synon të hyjë në NATO, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm rus në Aleancën Veriatlantike, Dmitrij Rogozin.
Rogozin, në një intervistë për gazetën “Blic”, ka thënë se nëse Serbia dëshiron të hyjë në NATO, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga Kosova, ndërsa Rusia nuk dëshiron të jetë më serbë se vet serbët – andaj, edhe do të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Por, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, një situatë tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën”, ka thënë përfaqësuesi rus, njofton Telegraf.

Me pranimin e Serbisë në NATO, sipas tij, Beogradi do të detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Madridit dhe Moskës. “Ne thjesht nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët”, tha Rogozin.

2010-02-06 08:48

Copyright 2009 © GazetaStart.com




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 20 2010, 09:39am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Serbia vështirë të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Vjenë - Hannes Swoboda, deputet austriak në Parlamentin Evropian, nënkryetar i socialistëve evropianë dhe raportues i PE për Kroacinë, konsideron se “Bashkimi Evropian nuk mund të kërkojë nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse disa shtete të BE-së po ashtu nuk e kanë njohur atë”.
Në një deklaratë për gazetën serbe “Politika”, ai ka vlerësuar se “një zgjidhje megjithatë duhet të arrihet” para hyrjes së Serbisë në BE.

Gazeta përkujton se në paraqitjen para deputetëve të PE në Strasburg Sëoboda pos tjerash ka thënë se “askush nuk e di formulën sipas të cilës Serbia ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës mund të hyjë në BE” dhe se “kjo do të jetë formulë e vështirë diplomatike, të cilën Serbia duhet ta gjejë”. (zëri/start)

2010-02-20 08:51
Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu

Ashton: BE e bindur, e ardhmja e Kosovës në union

Prishtinë - Bashkimi Evropian është absolutisht i bashkuar në qëndrimin se e ardhmja e Kosovës është në BE, tha sot në Prishtinë, kryediplomatja evropiane Katerine Ashton.
Ashton inkurajoi vendet e rajonit të kultivojnë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, si pjesë e politikave që e shpien Ballkanin kah BE-ja.

Në kuadër të vizitës në rajonin tonë, Ashton ka qëndruar sot edhe në Prishtinë, ku ka zhvilluar një takime me përfaqësuesit ndërkombëtare në Kosovë. Gjithashtu, ajo është takuar edhe me kryeministrin, Hashim Thaçi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e lartë të pranisë ndërkombëtare.

Pavarësisht faktit se 5 nga 27 vende të BE-së nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, Ashton ka thënë se ka një pajtueshmëri të plotë se Kosova dhe rajoni kanë perspektivë evropiane dhe paraqesin prioritet në agjendën politike të BE-së.

“Ajo që Bashkimi Evropian është absolutisht i bashkuar 100 për qind, është se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ashton, duke rikujtuar përkrahjen që Brukseli i ofron Kosovës në fushën e sundimit të ligjit përmes misionit të EULEX-it dhe investimeve të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të saj, para se të bëhet anëtare e BE-së.

Në planin e brendshëm, ajo ka kërkuar nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që të vazhdojnë bashkëpunimin me EULEX-in dhe t’i përkushtohen zhvillimit ekonomik në mënyrë që të sigurohen edhe investimet nga jashtë.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe është e gatshme që, si dy shtete të barabarta, të bashkëpunojë edhe me Serbinë, në kuadër të procesit të integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike.

Ashton në anën tjetër, i ka konfirmuar kryeministrit Thaçi se Bashkimi Evropian, brenda dy javësh do ta dërgojë në Kosovë një delegacion, i cili do të bisedojë për procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë kësaj vizite të shkurtër në Prishtinë, zyrtares së lartë të BE-së i është drejtuar edhe një letër e hapur nga Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Përveç shqetësimeve që shprehen për shkallën, si thuhet, të ulët të përparimeve në fushën e sundimit të ligjit, ky Këshill shpreh shqetësime lidhur me rihapjen e procesit gjyqësor nga ana e EULEX-it ndaj Albin Kurtit dhe për mungesën e hetimit për vrasjen e dy demonstruesve nga Policia e Kombeve të Bashkuara, që pati ndodhur më 10 shkurt të vitit 2007.

2010-02-19 16:34

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu

Ashton: Kosova partner në bashkëpunimin rajonal

Beograd - Kosova ka perspektivë evropiane dhe në mënyrë pragmatike duhet të bëhet patjetër partner në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, theksoi shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.
Deklarata e zj. Ashton erdhi gjatë një takimi që zhvilloi dje me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd. Sipas BBC-së, Ashton ka theksuar se dallimet që ekzistojnë rreth Kosovës nuk duhet të ngadalësojnë zgjidhjet e problemeve aktuale.

"Kosova duhet të bëhet patjetër partner në bashkëpunimin rajonal", ka thënë Ashton, duke shtuar se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të vendeve anëtare, BE si tërësi e shikon rajonin me të ardhme evropiane.

Ndërkohë, në një komunikatë të presidentit serb Boris Tadiç thuhet se në bisedimet me Ketrin Ashton kanë dominuar çështjet e integrimit të Serbisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe situata në Kosovë.

Tadiç ka përsëritur qëndrimin se Beogradi kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si dhe ka shtuar se "plani për integrimin e veriut të Kosovës" është kërcënim për stabilitetin në tërë rajonin.

2010-02-19 09:56

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Republika e Kosovës çel ambasadën në Zagreb

Zagreb - Republika e Kosovës ka hapur sot zyrtarisht ambasadën në qendër të Zagrebit, në një ceremoni ku ka marrë pjesë presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtëm kroat Gordan Jandrokoviç.
"Kroacia është për ne një vend shumë i rëndësishëm. Ajo është shembull i mirë që mund të ndiqet sa i përket integrimit në NATO, që është edhe qëllim i Kosovës, si dhe në Bashkimin Evropian, nga i cili Kroacinë e ndan vetëm një hap", tha ambasadori i Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku.

Marrëdhëniet Kroaci-Kosovë u vendosën në 30 qershor, 2008.

2010-02-19 14:47

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 20 2010, 08:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vatikani dhe Kosova

(Dërguar më: 19/04/10) Nga Petrit Haliti

Heshtja dhe neutraliteti kane qene dhe jane dy tiparet baze klasike te diplomacise se Vatikanit, gje qe ka bere shembull, që shumë pak në Shqipëri ta dinë se Vatikani nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës.

Por, një deviacion nga kjo linjë tradicionale e njërit prej diplomatëve më në zë të Vatikanit, kardinalit Valter Kasper, krijoi një rrethanë të re informative, e cila ngacmoi shumë vetë të pyesin se përse Vatikani nuk e njeh Kosovën. Deri tani, arsyetimi lidhur me këtë pyetje në qarqet shqiptare, europiane apo ndërkombëtare, ka qenë se është e drejta e shtetit të Vatikanit të gjykojë dhe të vendosë mbi çështjen e njohjes dhe të marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Kosovës. Ajo është një çështje e brendshme e shtetit të Vatikanit, por që pas hapit publik të kardinalit, parametrat për t'u konsideruar e tillë sikur u tretën.

Kardinali Kasper, president i Këshillit Pontifikal për Unitetin Kristian, me deklarimet e tij mbi çështjen e Kosovës, më 12 prill, për agjencinë 'Kathpress', hapi disa pikëpyetje për vetë parimet themelore të diplomacisë së Vatikanit, si për neutralitetin, ashtu edhe për heshtjen që duhej të shoqëronte procesin e vendimmarrjes diplomatike e shtetërore.

Kardinali diplomat shpalli se Vatikani nuk e njeh Kosovën për hatër të Kishës Ortodokse Serbe, dhe çka është jo shumë e këshillueshme për një diplomat, rreshtoi si të tijat gjitha argumentet e diplomacisë serbe për të shpjeguar këtë mosnjohje të Kosovës, që nga përralla e djepit dhe e qendrës së ortodoksisë serbe, e deri tek "brutaliteti kulturor" që ushtrohet ndaj monumenteve serbe në Kosovë.

Ne nuk do të hyjmë në përsëritjen e argumenteve shkencore dhe historike me të cilat rrëzohen pretendimet mitologjike serbe mbi Kosovën, sepse në Bibliotekën e famshme të Vatikanit ka me qindra libra e burime arkivore, të cilat mbështesin realitetin autokton historik të shqiptarëve, por do ta shtrojmë problemin në këndvështrim diplomatik.

Parashtrimi i kardinalit diplomat shpreh në mënyrë të njëanshme, anësinë dhe përkrahjen ndaj qëndrimit të Serbisë mbi Kosovën, duke kapërcyer vijën e neutralitetit të ndjekur nga Vatikani në historinë e gjithë konflikteve dypalëshe apo shumëpalëshe, të ndodhura në botë gjatë 100 vjetëve të fundit.

Nuk duket se ky parashtrim përputhet edhe me qëndrimin zyrtar, të shprehur nga zëdhënësi i Papa Benedikti i XVI, Federiko Lombardi, ku lidhur me pavarësinë e Kosovës thuhet se, "deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, që mbështetet në bazën e rekomandimeve të paraqitura në planin e ndërmjetësuesit të OKB-së, Marti Ahtisari, krijon një situatë të re, që natyrisht do të ndiqet me vëmendje të madhe nga Selia e Shenjtë, e cila duhet të vlerësojë kërkesat eventuale që mund të mbërrijnë me këtë rast".

Duke devijuar nga qëndrimi i kujdesshëm, neutral dhe mbi palët, i formuluar nga Papa, kardinali e orienton kursin e makinës diplomatike në korsinë e Serbisë. Vështirë të krijojë bindje apo ta përligjë këtë devijim shpjegimi se mosnjohja e Kosovës bëhet për hatër të Kishës Ortodokse Serbe. Sepse, vetiu mund të lindë pyetja: Po hatri i Kishës Katolike Shqiptare dhe i katolicizmit shqiptar pse nuk shërbeka si argument? Sepse, në komunikatën zyrtare të Vatikanit për takimin e Papa Benediktit të XVI me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 2 shkurt 2008, thuhet tekstualisht: "Papa shprehu afërsinë me gjithë popullin e asaj toke, ku kristianizmi ka qenë prezent qysh në shekujt e parë të erës sonë". Kemi një referencë të qartë për popullin shqiptar të Kosovës, sepse në shekujt e parë nuk kishte këmbë serbi në Ballkan.

Nuk janë plotësisht të qarta rrethanat dhe kombinacionet diplomatiko-pastorale që mund ta kenë shtyrë kardinalin diplomat të ndërmarrë një hap diplomatik të shprehjes publike të një anësie në favor të Serbisë. Elementi, që e shton më shumë konfuzionin lidhur me këtë hap jo të zakontë, është koha kur ndërmerret.

Dihet se Vatikani është një shtet i rëndësishëm, me peshë në arenën ndërkombëtare dhe me influencë diplomatike, sidomos në shtetet që kanë shumicën e popullsisë të besimit katolik.

Karakteristikë interesante dhe që duhet të dihet në Vatikan, është se shumica dërrmuese e 66 shteteve që kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës, kanë shumicën e popullsisë të besimit katolik. Italia, Polonia, Franca, Gjermania, Kroacia, Sllovenia, etj. janë disa prej tyre.
Në logjikën diplomatike, hatri dhe qëndrimi i këtyre shteteve me shumicë popullsie katolike duhet të ketë peshë më të madhe se sa hatri i Kishës Ortodokse të Serbisë, ku shumica e kishave edhe sot e kësaj ditë kundërshtojnë me forcë një vizitë të mundshme të Papa Benediktit të XVI në Serbi.

Kosovën e kanë njohur si shtet të pavarur edhe shtete me shumicën e popullsisë ortodokse, si Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, etj., dhe del jashtë logjikës diplomatike se përse hatri i këtyre kishave ortodokse të këtyre shteteve nuk është përfshirë në rrethin e konsideratës për njohje.

Qëndrime si ky i kardinalit Kasper krijojnë më shumë mjegull diplomatike, sepse ndërmerren në një kohë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ndodhet në procesin e marrjes së një vendimi për dhënien e një mendimi këshillimor lidhur me ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë nga shteti i Kosovës.

Edhe pa paragjykuar për ndonjë prapavijë apo lëvizje taktike të kardinalit, fakti është se në planin diplomatik, qëndrimi i tij merr formën e një presioni të drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse ai shpreh mbështetje për qëndrimet dhe argumentet e shtetit të Serbisë. Të gjithë e kanë të qartë efektin moral, juridik dhe diplomatik, të zërit të përfaqësuesve të Vatikanit në arenën ndërkombëtare.

Pa vënë aspak në dyshim integritetin e anëtarëve të nderuar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe soliditetin e besimit të tyre, nuk mund të përjashtohet plotësisht se një jehonë e një qëndrimi të njëanshëm të këtij përfaqësuesi të lartë të Vatikanit mund të mbërrijë deri te veshët e ndonjërit prej tyre...

Qëndrimi i kardinalit në favor të Serbisë ka efekte negative, sidomos në ato shtete me shumicë popullsie të besimit katolik, në Amerikën Latine, në Azi apo në Afrikë, të cilët nuk e kanë njohur ende Kosovën dhe të cilët nuk kanë as informacion të plotë, e as ndonjë interes të veçantë për çka ndodh në Ballkan e në Kosovë, dhe mund ta marrin qëndrimin e kardinalit si një porosi enciklike.

Diçka që e bën sa interesante, dhe akoma më të errët enigmën e motiveve të ndërmarrjes së një hapi mbështetës ndaj Serbisë, është se ky hap tenton të përligjet në funksion të lidhjeve me politikën dhe interesat e Rusisë. Deklarata e kardinalit Valter Kasper se, "Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe të Kishës së saj mbi çështjen e Kosovës", është pak të cilësohet e habitshme në politesën diplomatike.

Kjo do të thotë se Rusisë i njihen të drejta mbi popuj e shtete sovrane, që as kanë qenë pjesë e perandorisë sovjetike, e as janë pjesë e sferës së influencës ruse.

Kjo do të thotë t'i njihet Moskës një e drejtë mbi çështjen e Kosovës, si një ligjërim i interesit të saj të drejtpërdrejtë shtetëror dhe kishtar. Kjo do të thotë se Rusisë i njihet një e drejtë për të shtruar kërkesa dhe kushte për Kosovën. Në një interpretim më të thelluar, kjo do të thotë se Rusisë i njihen të drejta të protektorit mbi vetë Serbinë, sepse Kosova pretendohet nga Serbia si pjesë e territorit të saj. Në një situatë të tillë, do të ishte e natyrshme që çdo diplomat t'i drejtohej kardinalit me pyetjen, nëse duhen "kuptuar edhe shqetësimet" e SHBA, Kanadasë, Britanisë së Madhe, e deri të Japonisë, të të gjitha shteteve më të zhvilluara të botës të grupit G-7, të cilat e kanë njohur shtetin e pavarur te Kosovës.

Implikime të kësaj natyre dalin si një pohim se diplomacia e Rusisë dhe e Serbisë po ushtrojnë presione të mëdha dhe të gjithanshme në drejtim të shteteve dhe qendrave të influencës diplomatike për të mos njohur Kosovën. Është e drejtë e Vatikanit të përcaktojë qëndrimin, rolin dhe vendin e vet në ekuilibrat diplomatike ndërkombëtare dhe në lojërat botërore të fuqisë, por historia nuk ka sjellë deri tani ndonjë provë apo dëshmi të përfitimeve të Vatikanit nga Rusia apo Serbia.

Vatikani është një shtet që ka potencial politik e diplomatik dhe influencë përtej dimensionit të tij fizik, potencial që buron nga pesha historike, morale dhe pastorale. Por, qëndrime si ato të kardinalit Kasper vështirë se favorizojnë një rritje të kësaj peshe në Ballkan e në Europë.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


"Demek ne teori Vatikani perfaqson morain hynore Katolik" Por ne rrealitet sjellet simas interresave te veta, pra sjellet si egoja tipike njerzore, ku interresi vetjak per arsy perfitimi zapton cdo komunikim/politik/praktike dhe sjellje te saje.

S'ka as moral hynore e as zot kur cenohet influenca e interresi t'Vatikanit sado pak, por ka vetem interresin e vet, nejse se edhe Vatikani e ka te detyrushme me jetu ne boten materialiste, dhe influenca e materializmi jan vegla te egzistenc te tij se kastan asht kriju.

Tuj dite se historikisht Shqiptart kane kene te persekutum e te shfarosun prej Sllave dhe gjithkuj tjeter qi ka lakmu territoret Iliro-Shqiptare, por edhe tuj pase parasysh genocidin e funit n'Kosove, un per vedi s'munem me pa ndrysh Vatikanin pervec se, si strofull bushtrash.





[ Edited Tue Apr 20 2010, 08:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Tue Apr 20 2010, 11:34pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
si vatikani ashtu edhe shumica vendeve islamike nuk e kan njoft kosoven. ku ka fanatizem fetar asht zor me pa liri e drejtsi.


Back to top
belgium
Fri May 07 2010, 09:30am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ban me njoft DARDANIN do te thot me hap luft ballkanike dhe nje heri dhe ARBERIA do humbas prap shkodren(shkodra do i bashkangjitej prap raguses-dubrovnikut)
por mas mi ik ma lerg shum kosova do hyj ne europe ngadal si shtet pa shtet (komb pa komb)e me j adhan nji cop laknur njaty n dor boll ka te rrijn urt se vet fajin eka ne historin ehershme ku filloj me lan trojet eme emigru drejt rumanis, egati 80% te popullates e flijoi per armaten omanllije turke, ku bani lufte kunder fqinjeve te tij ne emer te turqis.etash te pendohet pak ete kerkoj t falun ndaj fqinjeve kristian.
Back to top
guest
Fri May 07 2010, 10:35pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
asht me te ardhe keq kur sheh njerz kaq t'cekt. kam mendu se gjithe njerzit me kalimin e kohes msojn edhe e hapin horizontin e tyne por ndodhka edhe e kunderta. injoranca nuk ka brina, thojn.

[ Edited Fri May 07 2010, 10:36pm ]


Back to top
L - N
Sun May 09 2010, 12:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Xhibuti njeh pavarësinë e Kosovës



Prishtinë - Shteti afrikan i Xhibutit ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se në bazë të informacioneve që kanë marrë nga Ambasada e Kosovës në Paris,shteti afrikani Xhibutit,ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës , ndërsa së shpejti pritet të dërgohet edhe nota e njohjes.

Republika e Xhibutit me rreth një milion banorë, e cila kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

2010-05-09 14:39

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 11 2010, 11:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vështrim/Asnjë negociatë me Serbinë në këtë situatë



11-05-2010 / Nga Skënder Mulliqi


Bashkësia ndërkombëtare, e cila na ndihmoi shumë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, në vend që menjëherë ta pranojë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, filloi me kushtëzime.Kushtëzimi i adminsitratorit Shtajner për plotësimin e standardeve para statusit politik, ishte kusht jo i menduar mirë . Standardi kryesor ishte decentralizimi i pushtetit lokal . Ky standard dhe standardet e tjera shkuan në favorin e politikës së Beogradit, duke e faktorizuar atë në raport me Kosovën. Të gjitha standardet e proklamuara nga faktori ndërkombëtar, u plotësuan nga pala shqiptare. Me planin mbi decentralizmin e pushetit lokal, serbët, si minoritet, përfituan të drejta më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Pra, ky kushtëzim nuk ishte mekanizëm praktik që synon demokratizimin e shoqerisë së re të vendit tonë.
Kushtëzimi tjetër që iu bë palës shqiptare, ishte futja në bisedime për dëfinimin e statusit me palën serbe. Bisedimet maratonike dypalëshe të Vjenës nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisaari , nuk sollën asgjë të re, pos edhe një zvarritje tjetër të procesit. Dihet se Plani i Ahtisarit u refuzua nga Serbia dhe Rusia, edhe pse ky plan është i favorshëm edhe për minoritetin serb. Rusia kishte kërcënuar se me veto do t’i pengojë rekomandimet e këtij plani. Me faktorizimin e Serbisë, në një masë të madhe, edhe u amnestua fajësia kolektive shekullore serbe.
Ish-Jugosllavia ishte një krijesë artificiale, e cila herdokurdo është dashur të shpërbehet. Ajo ishte sajuar dhunshëm mbi bazat e disa kontratave të lidhura mes tetë njësive federale, ku pjesë e saj ishte edhe Kosova. Nuk mund të bëhet asnjë krahasim i Kosovës me Abhazinë dhe Osetinë Jugore, siç pretendoi shpesh Rusia.Tash bashkësia ndërkombëtare sërish po kërkon zhvillimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, pa u saktësuar mirë se për çka në të vërtet do të bëhët fjalë. Të bisedohet me Beogradin për çështje teknike nuk ka ndonjë të keqe, siç e tha edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu .Por, duket se këto bisedime më shumë do të jenë të nivelit politik.Nga shumë zyrtarë serbë, këtyre ditëve, u riakutualizua teza për ndarejn e Kosovës .
Dihet fakti se veriu i Mitrovicës po funksionon i ndarë, dhe enklavat e tjera në bredi të Kosovës, atëhërë nuk ka se si të mos ekzistojë dyshimi se Serbia, në këto bisedime eventuale, do të kërkon ndarjen e Kosovës . Aplikimi i gjashtëpikëshit famoz të Ban Ki Munit dhe Plani i Ahtisarit për decentralizimin i ka krijuar shumë favore Serbisë për ta futur nën juridiksionin e saj atë 15 përqindëshin e territorit të Kosovës shumë herë të proklamuar. Edhe nëse kufijtë e jashtëm të Kosovës mbesin ata që janë , në fakt me Planin e Ahtsarit dhe të Ban Ki Munit, Kosova faktikisht me miniterritore të krijuara serbe, mbetet e ndarë. Me planin e decentralizimit, dihet se formohen tetë komuna, ku pusheti do t’i takojë minoritetit serb. Beogradi zyrtar është i mendimit që këto bisedime të fillojnë pas mendimit këshilldhënës për legjitimitetin e shpalljës së pavarësisë nga GJND-ja.Gjatë kësaj kohe, kur po pritet edhe vendimi nga kjo gjykatë, Serbia arriti t’i stopojë njohjet e reja të pavarësisë së Koso Ser Ser Ser Ser Ser Ser Ser Sertë krijuara në Kosovë (rasti Limaj), dhe në Shqipëri
(protestat e përditëshme të opozitës), janë tregues se futja në bisedime e Kosovës me Serbinë, është e pavolitshme për shqiptarët…

Marre prej Gazeta 55 Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun May 16 2010, 12:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Artikulli i Nikolas Gvosdev për Kosovën në revistën “Foreign Affairs”, si simptomë e establishmentit strategjik amerikan



Written by Gazeta SOT
Sunday, 16 May 2010 00:00
Nga Kastriot MYFTARAJ

Një artikull për Kosovën, i botuar në revistën “Foreign Affairs” është gjithmonë interesant, se kjo është revista e Consil on Foreign Relations, i cili është një think tank i rëndësishëm me mjaft impakt në përcaktimin e politikës së jashtme amerikane. Në numrin e maj-qershorit 2010 të revistës “Foreign Affairs”, të maj qershorit 2010, është botuar artikulli i Nikolas Gvosdev, me titull “Çngrirja e Kosovës: rikonsiderimi i kufijve në Ballkan”. Autori është jo më pak interesant se artikulli. Nikolla Gvosdev është një amerikan me origjinë ruse, i cili ka qenë editor i revistës amerikane “National interest”. Nga viti 2008 ai është profesor në Naval War College, në Newport, Rhode Island. Naval War College është shkollë për përgatitjen e oficerëve të flotës ushtarake detare, si dhe qendër studimore gjeostrategjike.

Nikolas Gvosdev në fakt vepron si një lobist rus në establishmentin strategjik amerikan. Ai është për një politikë të appeasement ndaj Rusisë dhe madje është edhe një apologjet i regjimit të sotëm autoritarist të Kremlinit, për të cilin ka shpikur termin “pluralizëm i menaxhuar”. Gvosdev në fakt është një lobist rus në SHBA-të dhe fakti se ai është në zemër të establishmentit strategjik amerikan, është simptomë e së keqes së shoqërisë amerikane sot, dhe do të ishte një detaj më tepër në radhën e atyre që e bënë Samuel P. Huntington të shkruante librin-testament “Kush jemi ne: sfidat ndaj identitetit nacional amerikan”. (2004)

Gvosdev në artikullin e vet, thotë se SHBA-të me sponsorimin e pavarësisë së Kosovës kanë hyrë në një rrugë pa krye, se nuk u arrit që Kosova të njihej nga pjesa më e madhe e vendeve të botës, se Kosova është një shtet i dështuar nga pikëpamja ekonomike dhe institucionale, dhe se mbështetja e SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës ka bllokuar bashkëpunimin e Amerikës me Serbinë. Gvosdev sugjeron: “Për të lëvizur para, Washingtoni duhet të shkëpusë lidhjen mes çështjes së pavarësisë nga çështja e kufijve. Me fjalë të tjera, debati nëse duhet të ketë një shtet të pavarur me shumësi shqiptare në Kosovë, duhet të trajtohet i ndarë prej çështjeve territorial. Ekzistojnë precedentë për këtë qasje: pas Luftës së Parë Botërore, bashkësia ndërkombëtare njohu se duhej të krijoheshin Armenia dhe Polonia, si shtete të pavarura, para se kufijtë e tyre të krijoheshin definitivisht; sot, procesi i paqes Izrael-Palestinë filloi prej një pikënisjeje sipas së cilës zgjidhja duhet të finalizohej me krijimin e dy shteteve, ndonëse nuk u bënë zgjidhje për çështjet territorial. Madje, edhe që nga bisedimet e dështuara të paqes në Rambouillet, në 1999, diplomatët kanë bërë gabimin që të insistojnë se një Kosovë e pavarur duhet të mbulojë tërësinë e provincës, siç ajo u definua nga udhëheqësi komunist Josip Broz Tito… Çështja e ndreqjeve territorial duhet të jetë sigurisht në tryezë. Vijat e përgjithshme të një zgjidhje janë të qartë: Regjionet me shumësi serbe në veri të Lumit Ibër duhet të mbeten pjesë e Serbisë, me disa lloj rregullimesh të bëra për vendet e rëndësishme të trashëgimisë serbe dhe enklavat në jug të Kosovës”.

Shkurt, ajo çka sugjeron Gvosdev është që Kosova të ndahet, duke marrë Serbia një pjesë të saj, ndërsa pjesa tjetër të mbetet shteti i pavarur i Kosovës. Gvosdev nuk kujdeset asfare që të mos duket proserb. Ai thotë se ishte gabim që u morën si të mirëqenë kufijtë që dizenjoi Tito për Kosovën, por nuk thotë se edhe këto kufij qenë në dëm të shqiptarëve se lanë jashtë Kosovës Luginën e Preshevës, çka është evidente. Nëse bën një marrëveshje- tokë në këmbim të njohjes- me Serbinë, kjo zgjidh vetëm një pjesë të problemeve të Kosovës, që paraqiti Gvosdev, duke iu referuar edhe një zyrtari të lartë amerikan, se: “Siç tha së fundmi Asistent-Sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon, Kosova është duke u shtypur nga “papunësia e madhe, investimet e pakta, dhe baza ekonomike relativisht e vogël”. Qeveria në Prishtinë kërkon ndihmën perëndimore për të plotësuar shpenzimet e veta. Ndërkaq Kosova mbetet një qendër për narkotikët, armët dhe trafikun e qenieve njerëzore, me korrupsionin si një frenues të madh të investimeve të huaja”.
Nëse Kosova ndahet, këto probleme do të mbeten, duke qenë në origjinë të tyre baza e vogël ekonomike, për shkak të përmasave të vogla të vendit. Kosova do të jetë një vend i varfër me rreth 9000 km² dhe mbi 2 milion banorë, çka nuk e bën tërheqëse për investimet e huaja. Do të krijohet një rreth vicioz ku institucionet nuk mund të funksionojnë, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohen për shkak të varfërisë, ndërsa varfëria nuk mund të zbutet për shkak të mungesës së investimeve të huaja.

Atëherë, çka mbetet, që pas disa vitesh Kosova të copëtohet edhe një herë? Nëse bëhet fjalë për ndarje të Kosovës, siç sugjeron Gvosdev, atëherë ka vetëm një skenar të arsyeshëm dhe që e zgjidh çështjen: ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Nëse do të vihet në tryezat diplomatike çështja e ndarjes, atëherë bisedimet nuk duhet të mbahen mes Beogradit dhe Prishtinë, por mes Beogradit dhe Tiranës.

Kjo do të ishte zgjidhja optimale për problematikën që paraqet Gvosdev. Kështu, dy milion shqiptarët e Kosovës do të gjendeshin në një shtet prej 38 mijë km², me dalje të gjerë në bregdet, ku tashmë ka investime të huaja të rëndësishme, të çilat do të shtriheshin automatikisht në tregun e Kosovës. Rritja e tregut të Shqipërisë me 2 milion njerëz, do të nxiste të tjerë investitorë të huaj për të ardhur në vend. Nëse ndarja e Kosovës do të bëhej mes Shqipërisë dhe Serbisë, atëherë do të vihej në tryezë dhe çështja e Luginës së Preshevës, si kompensim për territorin që do të merrte Serbia në veri të Kosovës.

Por Gvosdev nuk do që Kosova të ndahet mes Serbisë dhe Shqipërisë, se ai kërkon që shteti i pavarur i Kosovës të mbetet, ashtu që Serbia, kur të krijohet situata ta aneksojë atë, duke i spastruar etnikisht shqiptarët. Gvosdev ofron në artikullin e vet një ekspedient, të cilin Serbia mund ta përdorë për këtë gjë në të ardhmen, kur sugjeron zgjidhjen për vendet e trashëgimisë kulturore serbe që mbeten në shtetin e Kosovës dhe komunat me shumësi serbe atje: “Një model i mundshëm është marrëveshja e arritur midis Italisë dhe Vatikanit në 1929. Për dekada, Kisha Katolike nuk e njohu marrjen e Romës nga Italia në 1870; shteti Italian, ngjashmërisht nuk ishte i prirur që të cedonte pretendimin e tij mbi kryeqytetin e tij. Traktati Lateran e zgjidhi këtë çështje duke themeluar Qytetin e Vatikanit, si një shtet neutral port ë pavarur. Si shtesë, Vatikani mori të drejta ekstraterritoriale mbi vendet e shenjta në Romë, përreth saj dhe në pjesë të tjera të Italisë. Sigurisht, rasti i Kosovës nuk është identik, por modeli lateran mund të sigurojë vijat e përgjithshme për një marrëveshje të qëndrueshme”.

Ky profesor Gvosdev nuk është injorant, kështu që ai me vetëdije thotë rrena të trasha, si lobist ruso-serb që është. Traktati Lateran u bë për të siguruar vazhdimësinë e ekzistencës së Selisë së Shenjtë, si shtet, siç kishte qenë deri në vitin 1870, territori i atyre që njiheshin si Shtetet Papale, u aneksua nga Mbretëria e Italisë.

Në rastin e Kosovës, profesor Gvosdev kërkon që t’ ia japë statusin e shtetit Kishës Serbe.

Me Planin “Ahtisaari”, pikat e të cilit tashmë janë shndërruar në ligje nga Kuvendi i Kosovës, Kisha Serbe e Kosovës fiton praktikisht statusin e një shteti derisa ajo ka sovranitet mbi territore të gjera, të vendeve të shenjta kishtare në Kosovë, dhe në një territor përreth tyre. Gjithashtu Kisha Serbe e Kosovës ka fituar dhe atribute të tjera që i mundësojnë të sillet si shtet, ndër të cilat privilegje doganore dhe tatimore, të drejtën për të eksportuar dhe importuar mallra me privilegje të tilla, kinse për veprimtarinë ekonomike që ushtron Kisha Serbe e Kosovës për të mbajtur veten. Por këto dispozita janë aq të gjera, dhe Kisha serbe ka të drejtë të importojë e eksportojë makineri, lëndë të para, mallrat ë ndryshme, çka e bëjnë atë qendër kontrabande dhe evazioni fiskal për gjithë komunitetin serb në Kosovë, dhe në perspektivë edhe për pjesëtarët e komuniteteve të tjera të cilët do të bashkëpunojnë me të. Kisha Serbe në Kosovë është në pozitë shumë të favorshme për ta bërë këtë, se ajo ushtron sovranitetin mbi 42 vende, të quajtura zona të mbrojtura, dhe që janë të përhapura gjithandej Kosovës.

Kisha Serbe në Kosovë ka një veçori për të cilën ajo nuk mund ta marrë statusin që fitoi Vatikani në Itali me Traktatin Lateran. Vatikani nuk ishte i lidhur me një shteti tjetër, dhe qendrën e kishte në Romë, dhe jo në ndonjë shtet tjetër. Kurse, Kisha Serbe e Kosovës është pjesë e Kishës Serbe me qendër në Beograd dhe si e tillë njihet nga Plani “Ahtisaari”. Për një arsye të ngjashme u ngrinë marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Mbretërisë së Italisë, deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Selia e Shenjtë, me qendër në Romë, kishte qenë e lidhur tradicionalisht me Imperinë e Shenjtë Romane, trashëgimtare e së cilës ishte Austro-Hungaria. Mbretëria Italiane, e krijuar në 1861, i shikonte me pakënaqësi të madhe marrëdhëniet speciale të Vatikanit me Vienën. U desh shpërbërja e Imperisë Austro-Hungareze në përfundim të Luftës së Parë Botërore, që të krijoheshin kushtet për marrëveshjen mes Italisë dhe Vatikanit. Nëse Kisha Serbe e Kosovës do të marrë statusin që ka Vatikani në Itali, ky në fakt do të jetë një ekspedient shtetëror i Serbisë brenda Kosovës së mbetur. Kisha Serbe në Kosovë, do të jetë një mikroiimperi me 42 mikroprincipata të përhapura gjithandej Kosovës, e cila do t’ i shpallë luftë shtetit të Kosovës. Nëpërmjet kësaj baze, Serbia do të zbatojë skenare për të shpërbërë shtetin e Kosovës, sipas shembullit të veprimeve të Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Kështu, do të inskenohen skenare të atentateve terroriste islamike ndaj vendeve të shenjta serbe, çka do të çojnë në ndërhyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë. Sa më tepër që zvogëlohet numri i trupave të KFOR në Kosovë, aq më tepër do të joshet Serbia që ta bëjë këtë në të ardhmen.

Nga shkrimi i Gvosdev shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë rreziqet që mund t’ u vijnë andej nga nuk e presin, nga SHBA-të. Shqiptarët e Kosovës duhet të nxjerrin një mësim nga fakti që serbët po e përdorin fenë për të rifituar kontrollin mbi Kosovën. Serbia e humbi Kosovën me luftë, dhe po e fiton në paqe, me anë të Kishës Serbe.

Por që Serbia ta fitojë këtë betejë në paqe, duhet që Kosova të ketë profil islamik, me xhamia, tyrbe, medrese, turma besimtarësh muslimanë që falen në ditët e festave fetare. Në këto rrethana, shqiptarët e Kosovës kanë vetëm një alternativë, që ta deislamizojnë Kosovën. Ose shqiptarët e Kosovës do të vetëdeislamizohen, ose Islami do t’ i mbytë ata, duke i shërbyer Serbisë si laku me të cilin do t’ i mbysë shqiptarët e Kosovës. Shumëkujt në Kosovë nuk i bëhet vonë për këtë, se mendon që është më mirë të shkohet në Xhehnet, i mbytur nga serbët, se në Xhehnem si mohues i Islamit. Por unë kam bindjen se pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës nuk mendojnë kështu. Shqiptarët e Kosovës duhet të mendojnë për një referendum për deislamizimin e Kosovës.



Last Updated on Saturday, 15 May 2010 19:36
© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jun 11 2010, 04:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prishtina feston 11-vjetorin e çlirimit
Prishtina shënon sot 11-vjetorin e çlirimit nga pushteti shtypës i Beogradit.




11 vjet më parë ndërhynë në Kosovë dhe mundësuan largimin e forcave serbe, të cilat kishin filluar krimet masive ndaj popullsisë shqiptare.



Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës së çlirimit mbahet edhe një ceremoni solemne. Ndërkohë presidenti Fatmir Sejdiu organizon një pritje me rastin e Ditës së Lirisë së Kosovës.

Qytetarët prishtinas e shohin sot qytetin e tyre ndryshe nga 11 vjet më parë, dhe normalisht kërkesat kanë ndryshuar.

Në kryeqytetin kosovar vërehet atmosferë festive për ditën e çlirimit. Megjithatë, ajo që presin qytetarët është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe rritja e punësimit.
2010-06-11 17:21

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 22 2010, 04:10pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
GJND: Pavarësia e Kosovës legjitime



Nga Nefail MALIQI, I dërguari ynë special në Hagë
Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara sapo dha opinionin e saj, duke thënë se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk shkeli ligjin ndërkombëtar.
Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovaada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë aspekt, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor.

Pro mendimit se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur asnjë dokument të së drejtës ndërkombëtare, kanë votuar 10 anëtarë të Gjykatës, ndërkaq 4 kanë qenë kundër.

“Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se Rezoluta 1244 paraqet ndalesë për shpalljen ose është kundër shpalljes. Nuk mund të rrjedhë një gjë e tillë nga gjuha që kuptohet në këtë kontekst. Rezoluta 1244 është në këtë aspekt dykuptimëshe dhe objekti dhe qëllimi i rezolutës është krijimi i një administrate të përkohshme”, ka thënë Ovada.

Sipas tij, asnjë dispozitë e të drejtës ndërkombëtare nuk është shkelur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Ovadak ka thënë se gjykata tashmë ka vlerësuar se deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk ishte nxjerrë nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes.

“Autorët e deklaratës së pavarësisë nuk obligoheshin nga kompetencat dhe përgjegjësitë e Kornizës Kushtetuese. Prandaj gjykata konsideron se deklarata e pavarësisë nuk e ka shkelur Kornizën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Paraprakisht kryetari i Gjykatës ka paraqitur një pasqyrë të të gjitha ngjarjeve që i kanë paraprirë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke nisur që nga vendosja e misionit të OKB-ve në Kosovë dhe vendosja e KFOR-it dhe organizatat tjera.

Ovada ka theksuar se shpallja e pavarësisë e pasqyron atë se negociatat për statusin përfundimtar kanë dështuar dhe kjo përcaktohet edhe në preambulën e deklaratës, ku i referohet viteve të negociatave të sponsorizuara nga ndërkombëtarët.

Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se "e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë", raporton AP.

Vendimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk është detyrues. Por analistët thonë se një vendim që mbështet Kosovën mesa duket do të bëjë që më shumë vende të tjera ta njohin pavarësinë e saj.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu



Sejdiu: Sot është ditë e bekuar për Kosovën




Nëpërmjet një Deklarate, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu pas publikimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë: " Sot është edhe një ditë e bekuuar për Republikën e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj! Para pak çastesh, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj për shpalljen e ligjshme të pavarësisë së Kosovës.

Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës e mirëpresin dhe e çmojnë shumë lart urtësinë e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ky mendim eksplicit iu përgjigj pozitivisht çdo pike të ngritur në favor të vendimeve që ka marrë Kosova.

Ky mendim rikonfirmoi fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës ka qenë vendim në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe në të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje", thuhet në deklaratën e Presidentit Sejdiu.

Më tej në deklaratë thuhet "Mendimi i sotëm i GJND-së i ka konfirmuar qartë argumentet e fuqishme dhe të parrëzueshme që ka paraqitur Kosova dhe të gjithë mbështetësit e pavarësisë së saj nga e mbarë bota demokratike.

Ky mendim përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t’i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Prandaj, ne u bëjmë thirrje sërish këtyre vendeve që të marrin sa më parë vendimet e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Pra, siç shihet edhe nga ky mendim i GJND-së Kosova nuk paraqet rast precedent për asnjë rast tjetër në botë.

Mendimi i sotëm i GJND-së paraqet një vlerë të veçantë të së drejtës ndërkombëtare, e cila e njeh të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë dhe të pavarur. Po kështu, ky mendim hap udhë për progresin e mëtejmë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar që të jetë edhe më tej partner dhe kontribues i qenësishëm për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha vendet fqinje dhe ato të rajonit.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për zbatimin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari në tërë vendin dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie.

Me këtë rast, e ftojmë Republikën e Serbisë t’i bashkëngjitet vizionit të përgjithshëm të shteteve të rajonit për një të ardhme më të ndritshme dhe për integrim sa më të shpejtë euroatlantik.

Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, duke qenë në fqinjësi të parë, duhet të punojnë për krijimin e një fryme të re të bashkëpunimit në interes të mirëqenies dhe perspektivës së qytetarëve të të dyja shteteve sovrane.

Republika e Kosovës rithekson se vizioni ynë i vetëm është integrimi i saj i shpejtë në BE, në NATO dhe në vetë OKB.

Duke vlerësuar se Kosova është një rrëfim suksesi i një investimi të madh ndërkombëtar, Republika e Kosovës shpreh sërish falënderimin e saj të thellë për të gjitha vendet që e kanë mbështetur Kosovën në udhën e saj të lirisë dhe të pavarësisë, në procesin e njohjes së saj në botë, si dhe për mbështetjen e dhënë në GjND.

Në këtë kuadër, shfrytëzoj rastin të falënderoj për rolin e veçantë që kanë luajtur dhe mbështetjen e dhënë, SHBA-të, vendet e BE-së, si dhe të gjitha vendet e tjera të botës demokratike. Po kështu falënderojmë NATO-n për rolin unikat që ka pasur dhe ka për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në veçanti, i falënderojmë vendet fqinje dhe ato të rajonit për rolin e madh mbështetës për të gjitha zhvillimet pozitive që ka pasur dhe ka Kosova.

Gjithashtu, falënderojmë tërë ekipin e Kosovës që ka përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme para kësaj kësaj gjykate të lartë të së drejtës ndërkombëtare", thuhet në fund të deklaratës së Presidentit Fatmir Sejdiu.

Kthehu | 22.07.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu






Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 22 2010, 04:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
ICJ to rule on legality of Kosovo's independence



The International Court of Justice has begun ruling on the legality of Kosovo's 2008 secession from Serbia.

Judges are issuing a non-binding ruling on Serbia's claim that Kosovo's declaration of independence was a violation of its territorial integrity.

If the ICJ sides with Serbia, Kosovo could be pushed into negotiating a settlement. The opposite could see more countries recognising its independence.

Earlier, the US reaffirmed its "full support" for an independent Kosovo.


The commander of the Nato-led peacekeeping force meanwhile said its 10,000 troops were ready for any violence sparked by the ruling.

"On the field we don't have indications about nervousness, about any upcoming threat," said German General Markus Bentler of the Kosovo Protection force, K-for.

Serbian forces were driven out of Kosovo in 1999 after a Nato bombing campaign aimed at halting the violent repression of the province's ethnic Albanians, who constituted 90% of its two million population.


Kosovo was then administered by the UN until February 2008, when its parliament voted to declare independence.

Most countries do not recognise Kosovo as independent, but it is thought others might do so if the ICJ decides in its favour.

So far 69 of the UN's 192 countries are in favour of recognition. They include the US, UK, neighbouring Albania and Croatia.

Those opposed include Russia, China and Bosnia.


The EU is not united on the issue - Spain and Greece are among five of its 27 members to be opposed.

Serbia still regards Kosovo as part of its territory and challenged its legality at the ICJ at The Hague.

At the start of the deliberations last December, Serbia's representatives argued that the move both challenged its sovereignty and undermined international law.

Kosovo's representatives meanwhile warned that any attempt to reverse its independence might spark further conflict.

'Moment of truth'

Although non-binding, the court's ruling will provide a framework for diplomats to try to establish a working relationship between Serbia and Kosovo.

The dispute remains an obstacle to Serbia's hopes of joining the EU, and has hindered Kosovo's ability to attract foreign investment. Parts of northern Kosovo also remain tensely divided between ethnic Albanians and Serbs, and clashes occasionally erupt.

The ruling will also be closely watched by several other countries facing secessionist challenges themselves, such as China and Spain.

"The first and foremost consideration for any democratic government in the world is the preservation of its own sovereignty and territorial integrity," Serbian Foreign Minister Vuk Jeremic told the BBC.

"We do expect that the court is not going to endorse the legality of the unilateral act of secession, because if they do so then no border anywhere in the world where a secessionist ambition is harboured will ever be safe."

During a meeting with Kosovo Prime Minister Hashim Thaci in Washington on Wednesday, US Vice-President Joe Biden "reaffirmed the United States' full support for an independent, democratic, whole, and multi-ethnic Kosovo whose future lies firmly within European and Euro-Atlantic institutions", the White House said in a statement.

Mr Biden also "reiterated the United States' firm support for Kosovo's sovereignty and territorial integrity," it added.

A senior US official told reporters that it was confident the ICJ would rule in favour of Kosovo's declaration of independence.

The BBC's Mark Lowen in Belgrade says Serbia has called this "the moment of truth", and whatever the outcome it will be historic - the first time the ICJ has ruled on a case of territorial secession.


BBC © MMX The BBC is not responsible for the content of external sites. Read more.
trokit ketu


Kosovo declaration of independence ruled lawful



By Neil MacDonald in Belgrade and Michael Steen in Amsterdam

Published: July 22 2010 16:09 | Last updated: July 22 2010 17:18

Kosovo’s declaration of independence in February 2008 “did not violate international law”, the International Court of Justice has decided in a precedent-setting ruling on Thursday.

The overview given by the chairman of the 15-judge panel appeared to vindicate the position of Kosovo, the mainly ethnic Albanian breakaway state still claimed as a province by Belgrade.


Yet Serbia could continue to reject the division of its territory as illegal, with the court not ruling on the legality of secession as such.

Vuk Jeremic, Serbia’s foreign minister, conceded that the outcome was a setback, but said Belgrade would continue its diplomatic battle in the UN general assembly.

“We are not going to admit the independence of Kosovo,” he told reporters outside the court in The Hague. “We have to continue ... fighting [by peaceful means] for our territorial integrity.”

But he urged Serbs to remain calm and not respond to provocations. Ethnic Serbs in northern Kosovo – the part most closely tied to Belgrade – said they would demonstrate against the ICJ ruling later on Thursday.

Serbia had requested the court’s non-binding advisory opinion in the hope of slowing down Kosovo’s worldwide recognition. So far, 69 out or 192 United Nations member states recognise the new south-eastern European state.

Legal and regional experts noted that the court had chosen the narrowest possible definition of the question before it: whether the act of declaring independence violated international law, rather than whether secession was illegal.

“Anyone can declare independence but good luck when it comes to recognition,” James Ker-Lindsay, a senior research fellow and Balkans expert at the London School of Economics, said. “That seems to be the line the court has taken.”

“They [the court] didn’t want to be seen to be creating a new legal framework for secession so they took the narrowest possible argument here which actually doesn’t upset the balance that much, it allows both sides to declare victory,” he said.

The four judges opposing the ruling all came from states that do not recognise Kosovo, including Serbia’s ally Russia and an EU member, Slovakia.

Countries with fears about their own minority-controlled provinces have tended to sympathise with Belgrade. The ruling provided Russia, which was bitterly opposed to Kosovo’s declaration of independence, legal backing for its own decision to recognise the Georgian breakaway regions of South Ossetia and Abkhazia in the face of opposition from western states, Mr Ker-Lindsay said.

Ethnic Albanians make up around 90 per cent of Kosovo’s population of more than 2m people. Nato intervened in 1999 to end a harsh crackdown by Serb forces against ethnic Albanian separatist rebels, leaving Kosovo as a UN protectorate

Kosovo’s leaders made the nominally unilateral independence declaration in close co-ordination with the US and leading European Union member states. Yet five EU members back Serbia in the dispute, forcing the 27-member bloc to maintain “status neutrality” even while working closely with Kosovo’s authorities on judicial reform and policing.

EU foreign ministers are to meet on Monday to respond to the ICJ ruling, hoping to encourage better co-operation between Belgrade and Pristina on practical matters, such as border security.

Bibi van Ginkel, a senior research fellow in international law at the Clingendael Institute, said the ruling would not douse secessionist flames, since the court had not declared such a step illegal but nor did it offer such groups any new legal ammunition. “So far no one has told them that they cannot hope for secession in the future, but on the other hand they don’t have any more reasons to be hopeful than yesterday,” she said.


Copyright The Financial Times Limited 2010. You may share using our article tools. Please don't cut articles from FT.com and redistribute by email or post to the web.

© Copyright The Financial Times Ltd 2010.
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 22 2010, 04:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
US praises World Court's ruling that Kosovo independence was legal
By The Associated Press (CP)




WASHINGTON — The United States is welcoming the ruling by the United Nations' highest court that found Kosovo's 2008 declaration of independence legal.

State Department spokesman P.J. Crowley on Thursday called the decision "a judgment we support."



He added "Now it is time for Europe to unite behind a common future."

The United States had backed Kosovo in its drive for independence from Serbia.

The nonbinding opinion, passed in a 10-4 vote by court judges, sets the stage for Kosovo to renew its appeals for further international recognition.

The tiny Balkan country has been recognized by 69 countries, including the United States and most European Union nations. It needs 100 for full statehood.

Copyright © 2010 The Canadian Press. All rights reserved.
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 22 2010, 04:32pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
US asks Europe to 'unite' after Kosovo ruling
(AFP)





WASHINGTON — The United States asked European nations Thursday to "unite" behind a UN court ruling validating Kosovo's independence, with Vice President Joe Biden reaching out to Serbia.

In a non-binding verdict, the International Court of Justice in The Hague rejected Serbia's argument that Kosovo's declaration of independence in 2008 had no legal basis.

"The ICJ ruling strongly asserts that Kosovo's declaration of independence is legal, a judgment we support," US State Department spokesman Philip Crowley told AFP.



"Now it is time for Europe to unite behind a common future," he said.

Shortly before the verdict, Biden telephoned Serbian President Boris Tadic and stressed the US "unwavering commitment to Kosovo's sovereignty and territorial integrity," the vice president's office said.

Biden urged the Serbian government "to work constructively to resolve practical issues with Kosovo to improve the lives of the people of Kosovo, Serbia, and of the region," it said.

A day earlier, Biden met in Washington with Kosovo's Prime Minister Hashim Thaci and renewed US support for the young nation, which was a UN protectorate after a 1998-99 NATO air campaign ousted Serbian forces.

In his call to the Serbian leader, Biden "commended President Tadic and the Serbian government?s actions to improve and strengthen Serbia's relations with Croatia and Bosnia and Herzegovina," the statement said.

"The vice president also warmly welcomed Serbia?s ongoing commitment to cooperate fully with the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia," it said.

Serbia, which considers Kosovo to still be its province, said backing for the declaration of independence would imperil borders around the world and urged the court to respect its territorial integrity.

But the United States argued at the court in support of Kosovo, saying that recognition of nations amounted to a political act that cannot be undone by judges.

Copyright © 2010 AFP. All rights reserved
trokit ketu


[ Edited Thu Jul 22 2010, 04:34pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
:::ShkoderZemer
Thu Jul 22 2010, 05:20pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Rrofte Kosova dhe populli shqiptare.

Nje vendim shume pozitiv per te ardhmen e saj.

Deri tani 69 shtete e Kane pranuar pavarsine, duhen 100 shtete ta pranojne qe te marrin statusin e plote ne baze te ligjeve internacionale.

Ky vendim do ta bajne kete proces shume ma lehte per ta pranuar Kosoven si shtet.

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
L - N
Thu Jul 22 2010, 05:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
:::ShkoderZemer ka shkruar:

Rrofte Kosova dhe populli shqiptare.




T'lumt e falemners :::ShkoderZemer per kyt urim teper t'mrekullueshem.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Thu Jul 22 2010, 10:27pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Shortly before the verdict, Biden telephoned Serbian President Boris Tadic and stressed the US "unwavering commitment to Kosovo's sovereignty and territorial integrity," the vice president's office said.
_______________

that's bad. no one would want to be in position of serbia's president ahahahahah that's so embarrassing hahahahah


Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4586 sec, 0.1363 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,332kB