Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Kosova Pamvarun. Pavarsia e Shqypnis veri-linore |
Go to page 1 2 3 4 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Hejg: Pas GJND-së debati për statusin e Kosovës ka përfunduar ![]() Britania e Madhe ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe ka ftuar vendet që nuk kanë njohur Kosovën të bëjnë një gjë të tillë. “Kosova funksionon si shtet i pavarur dy vjet e gjysmë. Inkurajojmë të gjitha vendet që të njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është rast unik dhe nuk paraqet precedent”, ka deklaruar ministri i Jashtëm britanik Uilijam Hejg. “Britania e Madhe fuqishëm beson se statusi i Kosovës si shtet me territorin e definuar në kufijtë e tashëm, paraqet forcë pozitive stabiliteti për Ballkanin perëndimor”, thuhet në deklaratën e shefit të diplomacisë britanike. “Ftojmë Kosovën dhe Serbinë të shfrytëzojnë rastin që të pajtohen dhe të bëhen fqinjë të mirë”, thotë Uilijam Hejg dhe shton se “Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në etapat e ardhshme në përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. “Procedura ligjore para GJND-në ka përfunduar. Kjo do të thotë edhe fund i debatit për statusin e Kosovës”, thuhet pos tjerash në deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, Uiliam Hejg. Kthehu | 23.07.2010 © Copyright 2007-2009 Bota Sot. trokit ketu Ministri Francez: Franca po inkurajon të gjitha shtetet ta njohin Kosovën ![]() Sekretari i shtetit francez për çështje evropiane, Pierre Lellouche ka thënë se tani Franca do të nxisë edhe më shumë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë këtë, ndërsa shprehu përkushtimin për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës edhe në respektimin e ligjit. Lellouche i ka bërë këto deklarata pas takimit të ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me ç’ rast ka vlerësuar se qëndrimi i tij në Kosovë pas dhënies së mendimit të GJND-së është i rastësishëm, porse do të ndikoj shumë në lidhjen e Francës me Kosovën. “Ne mendimin që kemi dhënë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kemi thënë që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe që ishte konformë Rezolutës 1244. Ky mendim tash më është ndarë dhe nga autoriteti më i lartë i GJND-së dhe ne do t’i shtyjmë shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të bëjnë këtë dhe të përgatisim së bashku me ne fazën politike të pajtimit”, ka thënë ai. Franca është njëra nga vendet e para që ka njohur pavarësisnë e Kosovës dhe që nga viti 1999 ajo ka kontribuar me numër mjaft të madh të ushtarëve në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Sekretari Lellouche shprehu edhe gatishmërinë e Francës që të vazhdoj të mbështes zhvillimin e Kosovës, sidomos në fushën e respektimit të ligjit. “Kontributi që Franca ka bërë për Kosovën është shumë i gjerë, nuk e kam qëllimin as dëshirën që të arsyetoj veprën e shtetit të Francës. Franca është shumë krenare për atë çka ka bërë dhe vazhdon të bëjë këtu, jo për arsye të interesit ekonomik sepse ai nuk ekziston. Nëse kemi këtu gjykatës, policë dhe ushtarë francezë nuk është vetëm për kënaqësinë që të shpenzojmë të holla. Jemi këtu për shkak të parimit të drejtësisë, por jemi këtu për pjesëmarrje në procesin e respektimit të ligjit”, ka deklaruar ai. Ndërkaq presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe do të punojnë shumë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më shpejtë pjese e institucioneve euro- atlantike. “Rreth Kombeve të Bashkuara do të nevojiten procese të mbështetjes me njohje ndërkombëtare dhe unë besoj se shpejt do të lëvizin çështjet edhe atje. Unë dua të besoj se nuk them në këtë afat që kemi në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, por mendoj që vitin e ardhshëm do të shprehim kërkesën tonë”, theksoi Sejdiu. Në këtë rast, Sejdiu ka vlerësuar se Franca ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e rëndësishme e zhvillimeve historike në Kosovë. Kreu i vendit po ashtu tha se e ka njoftuar sekretarin francez për zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në fushën e ekonomisë, atë të bashkëpunimit bilateral dhe shprehjen e interesit për bashkëpunim ndër fqinjësor, përfshirë edhe Serbinë. Kthehu | 23.07.201 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Lufta pas GJND’së ![]() Një ditë pas shpalljes së opinionit të GJND’së, nuk ka ndryshuar asgjë, përveç disponimit. Shtetet përkrahëse të Kosovës kanë thënë se opinioni forcon pavarësinë, ndërsa ato kundërshtare kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre për mosnjohjen e Kosovës. Autoritetet në Prishtinë kanë pranuar urime, përderisa në Beograd vazhdon përgatitja e skenarëve për përballje me Kosovën. Nga Shpend Limoni më 24.07.2010 në ora 8:07 Shtete të ndryshme të botës kanë vazhduar të reagojnë një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli se Deklarata e Pavarësisë nuk e ka shkelur Ligjin Ndërkombëtar. Bazuar në reagimet e para, mendimi i Gjykatës së Botës nuk i ka ndryshuar shumë gjërat përveç disponimit në Prishtinë dhe Beograd. Vendet përkrahëse të pavarësisë kanë vazhduar ta bëjnë të njëjtën gjë, përderisa ato që janë pozicionuar kundër, kanë mbetur të tilla - së paku për fillim. Në Prishtinë festa ka vazhduar. Personalitete botërore kanë uruar autoritetet kosovare për opinionin e GJND’së. Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se Presidenti Fatmir Sejdiu ka pranuar një telefonatë nga Martti Ahtisaari, i cili ka udhëhequr bisedimet për statusin në cilësinë e emisarit të OKB’së. “Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND’së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja”, thuhet në një njoftim të Presidencës. Po ashtu, Sejdiu është uruar edhe nga Frank Wisner, negociator amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës si dhe nga Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic. Shtetet sponsore të shtetësisë së Kosovës kanë deklaruar se opinioni i GJND’së ka forcuar pavarësinë. Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka deklaruar se, "Mendimi i GJND’së shumë qartë vërteton se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit". Diplomati francez ka vlerësuar se opinion i GJND’së vetëm sa e forcon pavarësinë e Kosovës. Ai u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që tash ta ndërmarrin këtë hap. Kouchner ka thënë se pret që Serbia dhe Kosova të ndërtojnë raporte të mira ndërshtetërore dhe në një të ardhme të afërt të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Një ditë më herët kishin reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe duke kërkuar njohjen e Kosovës. Një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Jashtme e Turqisë, e cila konsideron se mendimi i GJND’së duhet të konsiderohet si një dritare e re për paqen në rajon. Ankaraja vlerëson se opinioni duhet t’u hapë rrugë përpjekjeve për dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, por thekson se ruajtja e integritetit territorial është shumë e rëndësishme. Për opinionin e GJND’së fjalën e tyre e kanë thënë edhe dy vendet fqinje të Kosovës - Mali i Zi dhe Maqedonia. Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka theksuar se opinioni i GJND’së për pavarësinë e Kosovës paraqet bazë të mirë dhe shtysë të fortë për përparimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. “Vendimi i GJND’së është me peshë specifike juridiko-ndërkombëtare. Me këtë GJND’ja e konfirmoi kredibilitetin juridiko-ndërkombëtar të politikës së Republikës së Maqedonisë ndaj njohjes së shtetit të Kosovës”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen, ka deklaruar se fakti që GJND’ja me shumicë votash ka konstatuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, jep përgjigje në shumë dilema. “Stabiliteti i rajonit është diçka që të gjithë ne bashkë na mëson për progres më të shpejtë në rrugën e integrimeve europiane”, ka thënë Rocen. Gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Times” në artikullin e saj rreth opinionit të GJND’së, duke u thirrur në ekspertë juridikë, ka shkruar: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë legale, por Gjykata nuk është deklaruar se shteti i Kosovës është legal nën ligjin ndërkombëtar”. Sipas kësaj gazete, kjo përbën një “kompromis të ngushtë dhe të kalibruar kujdesshëm, i cili do t’u mundësojë të dyja palëve të shpallin fitoren”. Një vlerësim i ngjashëm është bërë të premten në Beograd. Qeveria e Serbisë ka miratuar një raport të ekipit të ekspertëve serbë, i cili ka ardhur në përfundim se, “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk është përgjigjur në pyetjen substanciale rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë si dhe nuk ka legalizuar recesionin e motivuar etnikisht të Kosovës”. Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic ka konfirmuar se Serbia do të propozojë një draftrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së për negociata të reja për Kosovën, në vjeshtë. Në favor të Serbisë janë shprehur edhe disa shtete anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si Spanja, Rumania dhe Qiproja. Shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos ka thënë se mendimi i GJND’së hap një periudhë të re në zgjidhjen e çështjes së Kosovës nëpërmjet të një dialogu me Serbinë. Ai ka thënë se Spanja respekton vendimin e GJND’së, por kjo “assesi nuk e ndryshon mendimin e Spanjës që të mos njohë pavarësinë e Kosovës”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Qipros thuhet se ky vend do të vazhdojë të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Por diplomacia qipriote vlerëson se GJND’ja ka bërë një dallim mes rastit të Kosovës dhe Qipros. Rumania po ashtu nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për mosnjohje të Kosovës. “Ministria rikonfirmon pozicionin e saj të cilin e ka shprehur pa ekuivoke viteve të fundit që përkufizohet me mosnjohjen e Kosovës”, njofton MPJ e Rumanisë. Për opinionin e GJND’së kanë folur edhe profesionistë dhe analistë të ndryshëm. Harold Hongju Koh, këshilltar ligjor i Departamentit të Shtetit, ka thënë se opinioni nuk lë vend për dyshime dhe debate mbi të ardhmen e statusit të Kosovës. “Nuk ishte një vendim i marrë me votim të ngushtë. Dhjetë kundër katër, është një fitore e thellë në konceptin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Koh. Ai ka sqaruar opinionin e GJND’së nga pikëpamja ligjore dhe ndikimin e mundshëm në pjesë të tjera të botës. “Opinioni i Gjykatës ishte bazuar ngushtë në situatën unike faktike të Kosovës. Në këtë kuptim, opinioni nuk ka një zbatim më të gjerë sa i përket të drejtës për shkëputje apo vetëvendosje të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ai. Analistë serbë kanë vlerësuar se vendimi i GJND’së është një shuplakë për diplomacinë serbe. Dusan Janjic ka thënë se Serbia ende ka hapësirë për luftë, por duhet ta ndryshojë strategjinë. Ai ka thënë se autoritetet e Beogradit kanë bërë politikë të gabuar. “Është më së lehti të thuhet se Vuk Jeremic është fajtor, por kjo është politikë e tërë Qeverisë”, ka thënë ai. Predrag Simic, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq, ka thënë se Serbia ka humbur nga dora një nga argumentet më të rëndësishme pas shpalljes së opinionit të GJND’së. marre prej Gazeta Express Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Beogradi kundërsulmon, shqiptarët njohin "miqtë" e tyre të dikurshëm ![]() Written by Gazeta Sot E Shtune, 24 Korrik 2010 00:00 Nga Besi BEKTESHI Gjykata Internacionale e Ajas tashmë ka bërë të vetën dhe dje Kosova, por edhe kombi shqiptar, kanë marrë edhe ligjërisht një nga të drejtat e mohuara prej shekujsh, por edhe një besim të madh nga miqtë realë me të cilët tashmë si Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë, dhe besoj do të kenë përjetë. SHBA dhe BE, por edhe shumë e shumë shtete të tjera, të cilat kanë njohur edhe pavarësinë e Kosovës, proklamimin e saj me datën 17 shkurt të 2008-tës, tani kanë edhe ligjërisht të drejtën e kthimit të historisë në vendin e saj, aty ku duhet, dhe ka vendin të jetë në raport me shqiptarët. Normalisht mbas viteve 90-të, si në shtetin e konsoliduar shqiptar dhe në republikën autonome të Kosovës, lidhjet me perëndimin ishin pika e parë e rendit të ditës. Normalisht që edhe pse me vështirësi, ish komunistët shqiptarë të Ramiz Alisë edhe pse nuk kishin dëshirë, dhe nuk kishin aspak moral të afërt me SHBA-të dhe BE-në e asaj kohe arritën edhe nën trysninë e madhe të Partisë Demokratike, të pranojnë edhe lidhjen e madhe të vendit me perëndimin. Normalisht edhe Kosova nën Millosheviçin këtë drejtim po merrte dhe u la edhe me gjak. Tani vijmë mbas shumë viteve që edhe Gjyqi i Ajës të ligjërojë pavarësinë, duke deklaruar se kjo shpallje pavarësie, nuk ka dhunuar as të "drejtat internacionale dhe as rezolucionin 1244 të UNO-s". Nuk mund të ketë gëzim më të madh, dhe shumë testata mediatike të botës, i kanë bërë një jehonë të madhe kësaj dite. Por serbët nuk mund të kalojnë me kaq, këtë drejtësi të një gjykatë kaq të lartë dhe Boris Tadiç shprehet qartë se "Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës" dhe ajo që preferojnë të bëjnë është se "Gjykata Interancionale ka vetëm vendime teknike, kurse vendimet politike i ka Asambleja e UNO-s në shtator" dhe ky me sa duket, ka për të qenë dhe fillimi i lojës politike të Serbisë për të bërë edhe kthimin e vendimit ligjor mbrapsht. Nejse, Serbia edhe me anën e Presidentit Tadiç dhe të Ministrit të Jashtëm Jeremiç kanë filluar lobingun për të kundërshtuar këtë vendim të gjykatës. Normalisht që miqtë e Serbisë janë Rusia dhe Kina dhe që ditën e sotme ata janë vënë në krah të vendit agresor ballkanik në kundërshtim jo vetëm me Gjykatën e Ajës, por edhe në kundra pozicion me SHBA-në dhe pjesën më të madhe të shteteve të Europës të cilat kanë përplasur duart për këtë vendim të dalë këto ditë. Normalisht që në Europë dhe në gazetat e mëdha të saj, janë kujtuar edhe shifrat zyrtare të vrasjeve nga Serbët në Kosovë, shifra që janë tepër të zvogëluara, por që gjithsesi duan të thonë diçka të rëndësishme mbi agresorin dhe viktimën, që janë përballur në AJA. Në konfliktin e ‘98-‘99 në konfliktin e padrejtë midis serbëve dhe kosovarëve, janë shkaktuar 13 mijë viktima dhe akoma janë të humbur 1.862 persona dhe mbas 17 shkurtit të 2008-tës, Kosovën e kanë njohur 69 vende nga 200 që janë në UNO, por midis tyre janë pothuaj të gjitha shtetet e mëdha dhe demokratike të botës. Tanimë objektivi i Kosovës, por edhe BE-së dhe SHBA-së është që shtetin e ri, ta njohin edhe Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia që normalisht janë një pjesë e vogël e BE-së, por edhe shtetet që jo vetëm kanë miqësi të madhe me shtetin Serb, por kanë edhe probleme me "shtytje autonomiste dhe minoranca" të cilat pastaj, mund të zgjohen në saj të kësaj pavarësie të Kosovës njohur me ligj sipas tyre. Në fakt këtu është edhe rëndësia, dhe për këtë edhe Katherin Ashton ka duartrokitur këtë vendim të rëndësishëm duke filluar edhe lobingun e madh pro Kosovës. Në Europë, si Serbinë dhe Kosovën, i duan në BE dhe kjo është edhe diviza e një bashkimi ideor për pavarësinë dhe bashkëpunimi shtetëror. Kush janë ato që janë kundër, kush janë ato që janë fortësisht kundër historisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe kombit shqiptar? Kur në vitet 45-48-të mbaroi edhe lidhje e Shqipërisë me angloamerikanët dhe Enver Hoxha zgjodhi miqtë e tij Rusë dhe Jugosllavë historia tregonte se "ai zgjodhi miqtë e rinj". Por në të vërtetë janë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha që kanë promovuar dhe krijuar jo vetëm PKSH-në por edhe Enver Hoxhën dhe pastaj Ramiz Alinë, si drejtues të vendit, që do të kishte miqtë Jugosllavë-Serbë, Rusë dhe Kinezë. Kosova dhe kombi shqiptar, jo vetëm janë vrarë, por edhe lënë pa ngrënë dhe të ndarë nga perëndimi e kultura perëndimore, vetëm në saj të komunistëve enverianë, sepse normalisht bënin punën e tyre, punën e Miladinit dhe Dushanit të cilën as Ramizi nuk e la përgjysmë dhe e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Makabriteti i lidhjeve dhe zgjidhjeve me tre miqtë e mëdhenj jugosllavët, rusët dhe kinezët, ka qenë Kosova, dhe kombi i ndarë përgjysëm. Miqtë e Shqipërisë së Enver Hoxhës, dhe komunistëve pro rusë dhe kinezë janë armiqtë e Shqipërisë dhe sot kanë përballë edhe ato që nuk duan të njohin Republikën e Kosovës. Normalisht që këtë vend, miqtë e "lartë" Serbë, Rusë dhe Kinezë e kanë plaçkitur dhe vrarë, e kanë denigruar edhe e larguar, duke e bërë shembull të izolimit në saj të një perversi që është Enver Hoxha dhe në saj të një jude që quhet Ramiz Alia, por edhe në saj të një gruaje-diktatori që quhet Nexhmije Hoxha. Prishjet me të tre këto perandori antishqiptare, njëra në Ballkan, tjetra në lindje të Europës dhe tjetra në Azi, janë bërë nga Hoxha, sepse në të tre këto armike të kombit shqiptar, ka ardhur dita që të mos e përtypnin perversin dhe kriminelin Enver, dhe në këtë moment dhe sidomos në momentin e lidhjes së tyre me perëndimin Enveri është larguar, duke lënë pa bukë dhe të shqyer popullin e tij. Sot, jo vetëm kosovarët, por ne shqiptarët, duhet të kuptojmë se me kë kemi qenë miq, me kë kemi lidhur "krushqi" dhe i kemi bërë vëllezër...kë!! Shteti i famshëm amë, por dhe disa kosovarë të cilët akoma e kësaj dite "e kanë legjendë Enver Hoxhën" duhet të kuptojnë se çfarë ju ka bërë ai, duke shitur mënd me trimëritë ndaj jugosllavëve dhe ushtrinë e tij të kartonit. Si ne, që akoma kemi spiunë dhe dogmatikë të frymëzuar nga rusët dhe kinezët, por edhe kosovarët, duhet të kuptojmë se kush na i solli "miqtë" dhe kush i vuri ato në majë të kokës për na dhjerë sipër, dhe biles kur ndonjë rebeloheshin ndaj tyre e vrisnin! Pastaj kur prisheshin me "miqtë"... pushkatonin të tjerë si bashkëpunëtorë të tyre. Dhe kjo punë ka zgjatur shumë rreth 5 dekada. Ndoshta akoma po zgjat, dhe miqtë e dikur "miqve" tanë jugosllavë, rusë dhe kinezë vazhdojnë të prishin punë në Shqipëri dhe Kosovë. Po, vazhdojnë!!. Last Updated on E Premte, 23 Korrik 2010 18:16 © 2008 Gazeta "Sot" trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 | |
Powered by e107 Forum System