Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Mbreti A.ZOGU, atdhetare apo tradhtare.
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Feb 21 2009, 11:05am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ataturku nuk e njohu shpalljen mbret të Ahmet Zogut

Spiro Nakuçi | 20/02/2009 Rrëfimi i diplomatit për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë

Nga fundi i 1924-ës, ose fillimi 1925-ës, nga ana e qeverisë shqiptare u dërgua një delegacion, i përbërë: Kryetar, Estref Frashëri (dhe anëtarë,-shën.im) Rauf Fico, Xhafer Vila, Nerzir Leskoviku. Ky delegacion lidhi një marrëveshje shtetësie, domethënë, të gjithë shqiptarët që ndodhen në Turqi, në rast se nuk paraqiten brenda një viti në Legatën ose konsullatat shqiptare, që gjenden në Turqi për marrjen e pasaportave, ata që donin të mbeteshin nënshtetas shqiptarë, më përpara të kishin likuiduar pasuritë e tyre dhe pastaj të ktheheshin në Turqi.
Në rast se këta nuk do të paraqiteshin, konsideroheshin si shtetas Turq. Për shtetet e tjera që duheshin të paraqiteshin pranë legatave turke dhe të deklaronin se do të mbeteshin nënshtetas shqiptarë ose do të ngeleshin nënshtetas turq. Ky traktat cenonte interesat shqiptare dhe që qeveria shqiptare e pranoi këtë.

Për këto arsye, më 1921-22, Mustafa Qemali (Ataturku,-shën.im), bëri kryengritje në Turqi, dërrmoi ushtrinë Greke, e cila shkaktoi zmbrapsjen e gjithë Azisë së Vogël nga elementët grekë, që ishin afër dy milionë njerëz, të cilët erdhën të gjithë në Greqi dhe u vendosën në Maqedoni, Thrakë e në vise të tjera të Greqisë. Nga kjo ngjarje iku dhe një pjesë tjetër e grekëve që ka qenë e vendosur në Stamboll. Grekët kishin zbarkuar më 1921-shin në Izmir dhe në beteja të ndryshme i ishin afruar Ankarasë.
Nga ana e Anglisë, Greqisë i ishte dhënë Izmiri në Azinë e Vogël, por Mustafa Qemali, i ndihmuar indirekt nga frëngët dhe italianët, shpartalloi ushtritë greke dhe konfiskoi të gjithë pasuritë që kishin grekët në Azinë e Vogël. Lidhja e Kombeve, duke parë këtë gjendje, dërgoi një komision miks, i përbërë prej shteteve të ndryshme, që ishin anëtarë në Lidhjen e Kombeve. Kryetar i këtij komisioni ishte Gjenerali De-Llarua, spanjoll.
Nga ky shkëmbim, paraqitën edhe elementin çam si turk dhe një numër prej këtyre shkuan në Turqi. Pastaj, pas shumë përpjekjesh, Qeveria Shqiptare, më 1926-ën, ndërhyri dhe ky komision përjashtoi nga shkëmbimi elementin çam, tue e konsiderue nga raca dhe gjuha shqiptare, dhe i lanë këta në vendin e tyre.

Ky traktat i lidhur në mes Turqisë dhe Shqipërisë, me konditat e sipërme, ishte bërë për arsye se shqiptarët ortodoksë, që banojshin në Prefekturën e Stambollit, të kërkojshin nga Qeveria Shqiptare që të lidhshin këtë traktat dhe të mos hyjshin në shkëmbimin që bënte Komisioni Miks, ku turqit kishin konfiskuar pasuritë e shqiptarëve që kishin ikur para Luftës së Parë Botërore 1914-1918, e pas mbarimit të kësaj lufte dhe të një pjesë të shqiptarëve, që u larguan në Luftën Greko-Turke, që u bë më 1921-'22.

Nga ana e Qeverisë Shqiptare, është kërkuar që t'u ktheheshin pasuritë këtyre shqiptarëve, por pa asnjë rezultat. Delegacioni shqiptar që shkoi në Turqi, lidhi marrëveshjen mes dy vendeve me këto pika:
a)-Një marrëveshje shtetësie
b)-Një marrëveshje vendosjeje dhe
c)-Traktat miqësie

Këto u ratifikuan nga Parlamentet e të dy vendeve dhe dokumentet e ratifikimit u shkëmbyen në Ankara nga fundi i 1925-ës, ku nga ana e qeverisë shqiptare ishte si delegacion, Rauf Fico, (sipas K. Meksit: - tjetrin s'e mbante mend). Nga fundi i 1925-ës ose fillimi i 1926-ës, u çel Legata Shqiptare në Ankara, duke u emnue si ministër Rauf Fico dhe sekretar i parë, Asaf Xhaxhuli, ndërsa Turqia e kishte legatën e saj këtu.
Se në ç'vit ka ardhur Legata Turke në Tiranë, ekzaktësisht nuk e di, por para 1925-ës, Legata Turke në Tiranë ka ekzistue dhe ka pasur Selinë e saj në rrugën e "Kavajës", ku më vonë ka qenë strehë vorfnore. Ndërtesa nuk di se e kujt është. Se kush ka ardhur ministër i Parë i Turqisë dhe të tjerët (si staf,- shën. im), nuk i mbaj mend emrat e tyre.
...Rauf Fico ka qëndrue si ministër i Shqipërisë në Ankara prej vitit 1925-'26, deri 1928, kur Zogu u prokllamue Mbret. Raufi u bë ministër i Jashtëm, pastaj si i Ngarkuar me Punë ........Sekretar i parë, Asaf Xhaxhuli, ku Neziri ka qëndrue pak kohë mbasi legata u suprimue për arsye se Qeverija Turke refuzoi të njohi Zogun si Mbret.

Në atë kohë, Mustafa Qemali mdodhesh në Stamboll për verim (pushime, - shën. im) dhe një gazetar erdhi dhe i bëri pyetje se: "Ç'mendoni ju mbi prokllamimin e Zogut si Mbret"?
Ai pinte pak (Mustafa Qemali, - shën. im) dhe si ishte në qejf, i tha se: "unë këtë gjë nuk do ta njof". Ky lajm u botue në gjithë shtypin në Turqi dhe u komentua në favor të Mustafa Qemalit. Edhe Rauf Fico, që ishte ministër i Shqipërisë në Ankara, u kishte thënë gazetarëve se: "nuk besohej që Zogu të shpallte monarkinë".
Kështu që, më 1929-ën u mbyll legata dhe është rihapur përsëri nga fundi i 1932-shit ose fillimi i 1933-shit, duke u emnue ministër Fuqiplotë, Xhavit Leskoviku (në burgun e Burrelit...) me sekretar të dytë, Gjergj Gjeço (i burgosur...). Xhaviti ka qëndrue si ministër deri në fund të 1937. Në fillim të 1938-ës, akredituan Asaf Xhaxhulin si ministër Fuqiplotë, por gradën e ka pas si këshilltar legate. Ky ka qëndrue deri në okupimin e Shqipnisë.
Sidomos kjo e Turqisë dhe Legata e Egjyptit, nuk ju bindën urdhrave të Qeverisë Shqiptare t'okupacionit italian. Deri këtu merr fund ekzistenca e funksionimit të Legatës Shqiptare në Ankara.
Pas okupimit të Shqipërisë...të gjitha legatat që ishin në Tiranë u suprimuan, ashtu dhe Legata Turke, e cila u kthye në konsullatë, duke ikur nga ndërtesa e Dr. Qemal Jusufatit në rrugë të "Durrësit" dhe shkoi në rrugën e "Elbasanit", në shtëpinë e Sokrat Dod Bibës, ku pastaj, pas çlirimit të Tiranës, dy tre muaj më pas, është larguar nga Shqipëria si kjo, ashtu dhe gjithë të tjerat.
...Konsullatë të hapur Turqia ka pasur, me sa më kujtohet mua, në Sarandë ka qenë hapur një n/Konsullatë Turke, por nuk e di se në ç'vit, por që është hapë pas legatës. Kjo ka ekzistue për një kohë të shkurtër, arsyen nuk e di, hollësira më të gjera nuk di për këtë.
...Kolonija shqiptare, që ndodhesh në Stamboll, para krijimit të konsullatës përpiqesh pranë autoriteteve turke për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë në atë qytet dhe nga viti 1924 është krijuar Konsullata Shqiptare në atë qytet, me konsull Bezir Leskovikun dhe sekretar Asaf Xhaxhulin, kjo është krijuar para se të krijohesh legata në Ankara, kur Zogu më duket se ka qenë Kryeministër.
Pas Nezir Leskovikut, ka ardhur si konsull Ferit Dervishi nga Kosova, tashti nuk di ku gjindet. Pas këtij ka qenë Avdyl Sula nga Dibra, tani jashtë shtetit. Pas këtij ka shkuar Asaf Xhaxhuli, një kohë të shkurtër ky; dhe asht emnue Xhemal Frashëri (në burgun e Ri), i cili ka qëndrue deri n'okupacionin e Shqipërisë nga Italia.
Sekretarët e Konsullatës në Stamboll kanë qenë: Asaf Xhaxhuli, qysh nga krijimi e deri nga mesi i 1925-ës, pastaj në këtë vit jam emnue unë si sekretar, ku kam qëndrue deri nga mezi ose fundi i vjetit 1927. Pastaj ka ardhur Koço Mima, i cili ka qenë deri nga fundi i vjetit 1929. Pastaj ka shkuar Servet Xhaxhuli, i cili ka qëndruar deri në 1937-ën.

Pas këtij është emnue Shaqir Hajrullau, i cili ka qëndruar atje deri në vjetin 1939. Në kohën e Italisë, nga viti 1941, është dërgue nga Ministria e Jashtme e Romës Rexhai Bega, pranë Konsullatës Italiane në Stamboll, i cili merrej me punët shqiptare.
Rexhai besoj se është në Stamboll, mbasi është martue atje. Gjithashtu, po nga qeveria e Romës, në bashkëpunim me qeverinë e Vërlacit (Shefqet Vërlaci, - shën. im), është dërgue pranë Legatës Italiane në Ankara, Xhemal Frashëri, si sekretar i parë për çështjet e shqiptarëve në Turqi. I pari ka qëndrue deri në kapitullimin e Italisë, kurse i dyti ka ardhur në Tiranë para kapitullimit t'Italisë.
...Në legatën Turke në Tiranë, në pritje të ndryshme kanë shkue ministrat, deputetët dhe të ftuar të ndryshëm, tash nuk më kujtohen emrat e tjerë që të kenë frekuentuar Legatën Turke në Tiranë.


Këto që thashë, i di, se kam qenë shef i Protokollit në Ministrinë e Jashtme...


Marre prej Gazeta Shekulli Online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 09:38am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 07 2009, 09:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Thesari i Ahmet Zogut, E vërteta e floririt që mbreti mori me vete pas arratisë

» Dërguar më: 05/04/2009 - 12:11

MA. Hazis Gjergji

Ministria e Punëve të Brendshme kishte përhapur fjalë se Zogu kishte ndërmend të vishte opingat dhe ta organizonte qëndresën e shqiptarëve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: “Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalë i ri malsor që jetonte në malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritë në qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumë i pasun, gjana që ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, për personin e tij, familjen dhe pasuninë.”

(1) Në të vërtetë, Ahmet Zogu ishte përgatitur me kohë për largimin e tij drejt Anglisë, pasi në “Lloyds Bank” të Londrës kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenës e Londrës, Çatin Saraçi, dëshmon se transportuesi kryesor i parave të Zogut jashtë Shqipërisë kishte qenë tutori i tij, Lalë Krosi: “I pajisur me pasaportë diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valutë, i ndihmuar e i shoqëruar nga roja të armatosura për të mbërritur në destinacion shëndosh e mirë. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri tradhtie. Rruga më e rëndomtë ishte ajo nga Durrësi në Bari dhe prej andej drejt e në Gjenevë, në Zvicër. Në çastin që paratë ndodheshin të sigurta në një bankë të huaj, atëherë përcilleshin urdhra me shkrim për t’i transferuar paratë në një vend tjetër edhe më të sigurt se i pari – për rrjedhojë, pjesa më e madhe e këtyre parave gjendet në “Lloyds Bank” të Londrës. Unë vetë, me dorën time, kam shkruar një sërë urdhrash të kësaj natyre, si dhe i kam ardhur në ndihmë tutorit të moshuar, analfabet, për të mbërritur në kufi me Zvicrën. Sa herë që kryheshin transaksionet bankare të Zogut, ai kurrë nuk e zinte ngoje shumën; unë isha i detyruar ta lija bosh hapësirën e caktuar për të vendosur shumën e parave, e cila plotësohej prej tij, pak para se të postohej.”

(2) Dikur, në një bisedë intime që Zogu kishte bërë me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: “Ju, me siguri e dini fjalën e urtë turke që thotë: ‘Në Turqi ruaj kokën, në Rumani gruan dhe në Shqipëri pasurinë!’ Këtu nuk bëhet fjalë se çfarë duhet apo mundet të ndryshojë nesër; këtu lipsen siguruar sa më shpejt paratë që mund t’i humbësh shumë shpejt dhe pastaj të presësh se çfarë të sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotësisht të drejtë me këtë parim, të cilin e ndoqi me këmbëngulje gjatë tërë kohës së qeverisjes së tij në Shqipëri. Kur ai u detyrua të ikte nga marshimi i trupave të Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetëm që largohej nga vendi me bindjen disi ngushëlluese se po merrte me vete një thesar tingëllues prej 250.000 apo 300.000 stërlina ar dhe se armiqve u kishte lënë vetëm keqardhjen që nuk u kishte rënë në dorë as vetë, as paratë e tij.”

(3) Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretërisë Shqiptare në Uashington, Faik Konicën, sa ishte borxhi i Shqipërisë ndaj Italisë fashiste. Konica do t’i përgjigjej se borxhi kishte kapur shifrën e 30 milionë dollarëve amerikanë, të harxhuar kryesisht për ndërtimin e rrugëve strategjike në drejtim të Jugosllavisë. Për pyetjen e dytë të sekretarit Hall mbi qëllimet e pushtimit fashist italian të Shqipërisë, Konica do të shprehte mendimin se Italia fashiste, në bashkëpunim me Gjermaninë naziste, do ta përdorte Shqipërinë si pedanë për t’u hedhur në drejtim të Greqisë e Turqisë.

(4) Për më tej, biografi Jason Tomes shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte të paktën 50 mijë paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në Chase Manhatan Bank (SHBA), me përqindjet e të cilave ai mund të shpenzonte deri në 12 mijë paund në vit... Zogistët thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve në Mat. Praktikisht të gjithë të tjerët, përfshi këtu edhe zyrtarët e tjerë zogistë, dyshonin për këtë, pasi dihej se ai kishte marrë ryshfete italiane, duke futur në xhep përqindje të tëra parash.... Kufijtë e vetpasurimit të tij ndaleshin vetëm përpara pengesave të rastit. Gjatë qeverisjes së tij 14-vjeçare, të ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1–2 milion paund në vit, ndërsa kreditë italiane në përgjithësi kishin qenë 8 milion paund.”

(5) Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohë në bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit të arit që gjeti në thesarin e shtetit. Sipas një relacioni të hartuar më 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraçi, në pasditen e datës 6 prill 1939, me linjë telefonike, ai ishte urdhëruar nga kryeministri Kostaq Kotta që t’i jepte togerit të gardës së mbretit Selim Gjoçi të gjithë sasinë e floririt që gjendej në kasafortën e Thesarit. Shufrat dhe kallëpet e floririt që togeri Selim Gjoçi, mori në Thesarin e degës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë, gjendeshin në “Llogarinë relative të pafrytshme metal-ar në roje”, e çelur në datën 23 tetor 1937, për llogari të Oborrit Mbretëror.

(6) Deri më datën 6 shkurt 1939, në këtë llogari ishin futur herë pas here shufra floriri me vlerën e 643 535 fr. ari, e barabartë me 209 kg. ar, të përfituara në doganat e vendit nga kursi i këmbimit të floririt me kartëmonedhat. Nga shuma e përgjithshme kishin dalë 200 mijë franga ari që ishin shpenzuar për ceremoninë e martesës së Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit të Shpalljes së Monarkisë. Kështu, në kasafortën e thesarit gjëndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartë me 566.975 fr. ari dhe e gjithë shuma iu dorëzua pa ndonjë dokument Mbretit Zog në shtëpinë e kryeministrit Koço Kotta.

(7) Në lidhje me arkat e mbushura me florinjtë e thesarit të Mbretërisë së falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrëfen se Zogu “kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numër të madh oficerash. Në këtë udhtim shoqnohej prej gardës së tij, deri në Qafë Kërrabë, kufini në mes Tiranës dhe Elbasanit. Përtej Elbasanit u shoqnue vetëm prej 200 gardistëve. Gjithë kolona përbahej prej 45 makinave, të udhëhequn prej disa kamionave me ushtarë të gardës. Familjen bashkë me dy motrat, mbreti i kishte nisë nji ditë ma parë për në Greqi. Më 7 prill në mbrëmje kishin mbërritë në Follorinë. Mbreti kishte mendue me kalue natën në Korçë, ku kishte dërgue për me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin të eksitueme dhe, bile, ai vetë mezi kishte shpëtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshëm për banim e kalim. Për këtë arsye, Mbreti e kalon natën në Zemblak, nji fshat afër qytetit të Korçës, në shtëpi të agallarëve.Të nesërmen, më 8 prill, paradreke, tue kalue në mes të britmave Juha! Turp! dhe pështymave të popullit të Bilishtit, qi ishin gru-mbullue në të dy anët e rrugës, kolona mbretnore mbërrini në Kapshticë, në kufinin grek...”

(8) Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: “Zogu”, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijë dollar ar. Dy milion dollarë të tjerë i kishte depozituar që më parë në “Chase National Bank. Si përfundim, siç shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin në ruajtje të vazhdueshme. Ato përmbanin shufra ari të cilat u bënë legjendë në shtypin e kohës, aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej, veç për valixhet misteri-oze, të cilat thuhej se përmbanin thesarë të mëdhenj, duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore, që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive të bankave franceze e zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner në stërlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milion paund. Komenti i tij: “Unë do të doja të isha aq i pasur sa kritikët e mi thonë që jam”. Mbreti Zog pranoi se kishte marrë 36 mijë paund nga fondi publik i thesarit shqiptar më 1939, duke u justifikuar: “Më mirë që i mora unë sesa t’i lija në dorë të Musolinit...”

(9) (1)(F. Quku, Qëndresa shqiptare..., vëll. I, f. 90).
(2) (Ç. Saraçi, Zogu i shqiptarëve, vep. e përm., f. 60–61).
(3)(Eqrem bej Vlora, Kujtime... 1885-1925, Tiranë, Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548).
(4) (Haris Silajxhiq, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999, f. 215).
(5) (J. Tomes, King Zog of Albania..., f. 241–242)
(6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave, vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraçit për ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939).
(7)(Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj... (1936–1939), Tiranë, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vëll. I, Tiranë, Botimet 55, f. 408–409).
(8)( F. Quku, Qëndresa shqiptare..., vëll. I, f. 110).
(9)(Hurbert Neuwirth, Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939–1944), përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (“News Review”, 12 mars 1942; “Daily Sketch”, 17 mars 1942; “The Times”, 28 maj 1943);


Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 09:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 07 2009, 10:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
7 prill 1939, Udhekryqet e mbreti Zog

» Dërguar më: 05/04/2009 - 12:11

MA. Hazis Gjergji

Shqipëria në prag të pushtimit... Në gjysmën e dytë të marsit 1939, udhëtarët e linjave Bari–Durrës e Brindisi – Vlorë kishin filluar të sillnin në Shqipëri lajme të dyshimta mbi grumbullime trupash ushtarake italiane në portet e Barit e të Brindisit; ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë fashiste, konti Çiano (Galeazzo Ciano), shkroi në “Ditar”: 23 mars 1939

Duçja vendos të shpejtojë kohën për çështjen shqiptare dhe vetë harton një projektmarrëveshje shumë të shkurtër, me tre artikuj të thatë. Projekti ka më shumë formën e një dekreti se sa të një pakti ndërkombëtar. Po përgatis edhe unë një... Është një akord që, duke ruajtur format, pranon një aneksim efektiv të Shqipërisë. Duçja e miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e parashtruara prej nesh, ose ne ndërmarrim pushtimin ushtarak të vendit. Për këtë qëllim po mobilizojmë e përqendrojmë në Puglia katër regjimente bersalierësh, një divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e pare”

(1) Më 26 mars 1939, zarfi sekret me projektmarrëveshjen e “aneksimit efektiv” të Shqipërisë ndodhej mbi tavolinën e mbretit Zog. Me këtë rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: “Mbreti Zog qëndroi i vetëm për orë të tëra në zyrën e tij të tymosur, duke e lexuar e rilexuar projektmarrëveshjen, tek thithte nikotinë e rrufiste kafe. Qetësia thyhej vetëm nga përplasja e fortë e shiut në dritaret. Po atë të shtunë, më 26 mars 1939, nën të njëjtin shi të fortë, Musolini mbajti përpara 200.000 vetave në Romë, fjalimin e tij në përkujtim të njëzetvjetorit të themelimit të fashizmit. Ai e quajti paqen e përjetshme një katastrofë dhe përfundoi me fjalët: ‘Më shumë topa, më shumë aeroplanë me çdo kosto e mënyrë; edhe nëse duhet të spastrojmë të gjithë atë që ne e quajmë jetë të civilizuar!’”

(2) E shtuna e 2 marsit 1939 ishte edhe dita e njëmbëdhjetë e aneksimit të Çekosllovakisë nga Gjermania naziste e Adolf Hitlerit. Duket se veprimi rrufe i aleatit të tij gjerman e kishte nxitur Duçen të hidhte hapin e parë për aneksimin e presë së tij - Shqipërisë. Në të vërtetë, për arritjen e këtij objektivi, Duçja kishte 14 vjet që punonte, duke filluar me Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe huan SVEA (1925), Paktin I (1926) dhe II të Tiranës (1927); marrëveshjet ushtarake në prag të hipjes së Zogut në fronin mbretëror dhe, së fundi, 17 marrëveshjet zyrtare të shpallura dhe të fshehta të 19 marsit 1936. Në një telegram dërguar legatës italiane në Tiranë, në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, Duçja i kishte porositur të dërguarit e vet me një frazë të vetme: “E rëndësishme është që të mbetet ndonjë thikë në dorën tonë” (“Importante che resti qualche coltello per il manico”)

(3) “Thika”, sipas porosisë së Duçes, ishte kamufluar në nenet e marrëveshjes së fshehtë ushtarake të marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar për miratim as në Parlamentin e Mbretërisë Italisë e as në atë të Shqipërisë. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, qeveria fashiste italiane kishte financuar buxhetin e ushtrisë mbretërore shqiptare në vitet 1936–1939, me afro 3 milionë e 500 mijë fr. ari në vit. Financimi ishte realizuar me para në dorë nga oficerët e Shtabit Madhor të ushtrisë fashiste italiane, nënkolonelëve Xhovani D’Antoni dhe Manlio Gabrieli. Sipas dokumenteve tashmë të botuara, duke filluar nga 27 gushti i vitit 1936 deri më 27 mars të vitit 1939, qeveria fashiste italiane kishte derdhur për pagesa rrogash, veshmbathjesh, ushqime e municione luftarake rreth 10 milionë e 492 mijë fr. ari ose sa 60% e buxhetit të qeverisë së mbretit Zog për ushtrinë

(4) Shtabi Madhor i ushtrisë fashiste italiane nuk ishte vetëm financuesi më i madh i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, por edhe ideatori kryesor i saj. Në bazë të ligjit themelor të saj, i hartuar nga Shtabi Madhor i Ushtrisë Fashiste Italiane dhe i dekretuar nga mbreti Zog në mars të vitit 1937, efektivi i ushtrisë shqiptare kishte në efektivin e saj 675 oficerë e 6000 nënoficerë, gardistë e ushtarë aktivë. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, mijëra “këshilltarë”, “organizatorë”, “instruktorë”, “specialistë” fashistë italianë kishin zënë pozitat kyçe në ushtri, xhandarmëri, ekonomi, arsim, kulturë etj. Vetëm në ushtri, nga postet nga më të larta komanduese e organizuese, si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm e deri te specialitetet më të rëndësishme të armëve të ndryshme luftarake, ishin caktuar 280 oficerë fashistë italianë.”

(5) Sipas përllogaritjeve të studiuesit italian, Gayda Virginio, në librin “Che cosa vuole l’Italia” (1940), nga vitit 1925 deri më 7 prill 1939, Italia fashiste kishte shpenzuar në Shqipëri mbi 1 miliard e 837 milionë lireta. Duke komentuar bilancin e këtyre parave të shpenzuara në Shqipëri, kolonel Faik Quku dëshmon: “Kur Zogu erdhi në fuqi, në vitin 1924, gjeti nji Shqipni të vorfën, por me nji ekonomi të paprekur; me nji financë pa asnji borxh, nji shtet të pavarun politikisht e me nji funksion me të vërtetë ekuilibrues në Ballkan e Adriatik; me nji administratë të ndershme shembullore, me nji demokraci në fillim, por në zhvillim e sipër; me nji popullsi, që me sakrifica të mëdha kundër nji bote, kishte mujtë me imponue pavarsinë e vet e për këtë ishte kryenaltë e entuziaste.... Gjatë 15 vjetëve të regjimit diktatorial të Zogut, të lidhun mbas qerres italiane, burimet ekonomike e financiare, si bankat, minierat, tregtia e jashtme, ujnat e bregu i detit, peshku, ndërmarrjet e ndryshme, vijat e portet ajrore ishin kaparua prej italianëve.”

(6) Mbreti Zog shkeli betimin e bërë mbi Bibël e Kuran
Para 11 vjetësh, më 1 shtator 1928, Mbreti Zog ishte betuar mbi Bibël e Kuran: “Unë, Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, me rastin e marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem përpara Zotit të Gjithëfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të shtetit...” Ndërsa, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kushtetuese, kishte deklaruar se e pranonte fronin, pasi “besonte që ky ishte vullneti i popullit dhe, nëse ai nuk do të tregohej i denjë për shpresat e tij, do t’ia linte vendin një njeriu më të mirë”. Ai e kishte mbyllur deklaratën e shkurtër me fjalët se do t’i shërbente Shqipërisë me të gjitha forcat e tij dhe, “po të ishte e nevojshme, do të jepte edhe jetën për të”. Në bazë të Kushtetutës së Mbretërisë Shqiptare, Ahmet Zogu përfaqësonte autoritetin më të lartë të qeverisjes së popullit dhe të ushtrimit të pushtetit sovran: ai kishte të drejtën “e shpalljes së luftës në rast mbrojtjeje”.

(7) Por, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, mbreti Zog nuk nënshkroi as shpalljen e luftës për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit fashistë dhe as e mblodhi Parlamentin “në një sesion të jashtëzakonshëm”, siç e përcaktonte Kushtetuta. Mbreti Zog ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për mbajtjen e stërvitjen e të cilave kishte harxhuar çdo vit afro gjysmën e buxhetit të shtetit; e megjithatë, ato ditë, kur duhej të ishte në krye të tyre në mbrojtje të atdheut, sipas detyrës së tij kushtetuese, ai dezertoi nga fronti i luftës, duke e lënë ushtrinë në duart e organizatorëve fashistë italianë dhe të agjentëve të SIM-it (Servizio Informazioni Militari). Se çfarë atmosfere u krijua ato ditë të zymta në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, kolonel Faik Quku dëshmon: “Ndërkaq, atmosfera shqiptare vjen gjithnji tue u ba ma e randë. Kudo, nëpër qytete, në male e në fusha, djem burra, pleq kanë nji dëshirë: me luftue. Kudo populli kërkon armë, por, simbas urdhnit të Mbretit, nuk i jepen kujt, me përjashtim të rrallë për ndonji të besueshëm dhe vetëm me urdhnin e tij. Në Berat, ku gjindesha unë, përditë grumbulloheshin qytetarë, malsorë e fshatarë, para prefekturës për me kërkue armë prej qeverisë...”

(8) Në ato ditë përcaktuese për fatin e Monarkisë Shqiptare, mbreti Zog u gjend në udhëkryqin më të madh të jetës së tij. Udha e parë e ftonte të vazhdonte bashkëpunimin e nisur qysh para katërmbëdhjetë vjetëve me Benito Musolinin dhe të sanksionuar me Paktin 20-vjeçar të “Aleancës Mbrojtëse” (1927), si dhe 17 marrëveshjet me shkrim e me gojë të marsit 1936, të cilat tashmë e kishin futur de facto e de jure Shqipërinë në orbitën e Italisë fashiste. Ndonëse mbreti Zog ishte i lidhur me njëmijë fije të dukshme e të padukshme me kreun e fashizmit italian, Benito Musolinin, prapëseprapë nuk pranoi ta vazhdonte më tej bashkëpunimin me të. Në fakt, përfundimi i luftës vërtetoi se në këtë pikë qëndrimi i Zogut qe i drejtë, pasi mbretërit e Belgjikës, Rumanisë, Bullgarisë e Jugosllavisë, të cilët nënshkruan dhe bashkëpunuan me forcat e Boshtit Romë–Berlin–Tokio, i humbën përfundimisht fronet e tyre mbretërorë.
Ndërgjegjja kombëtare dhe zërat e demonstruesve të kryeqytetit që ishin grumbulluar përpara kangjellave të pallatit të tij i bënin thirrje mbretit Zog të “mbathte opingat” dhe të vihej në krye të qëndresës së armatosur të popullit shqiptar. Në një takim të fundit me përfaqësuesin e ‘Foreign Office’, Sir Thomas Hohle dhe ministrin britanik të akredituar në Tiranë, Sir Andre Ryan, vetë Zogu kishte deklaruar: “Ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë cenimin e tokës sonë, që ta marrë vesh e gjithë bota e qytetëruar me atë fuqi që kemi”.

(9) Megjithatë, kur trupat fashiste italiane filluan zbarkimin e tyre në bregdetin shqiptar, mbreti Zog nuk e pa të udhës të udhëhiqte rezistencën e popullit shqiptar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Vetëm katër orë përpara mbarimit të ultimatumit që i kishte dërguar Duçja, mbreti Zog thirri në rezidencën mbretërore vetëm Kryesinë e Parlamentit dhe anëtarët e qeverisë. Ndër të tjera, aty do të lexohej edhe letra e komandantit të rajonit të xhandarmërisë në qarkun e Beratit, kolonel Faik Qukut, dërguar komandantit të mbrojtjes kombëtare. Koloneli shtronte kërkesën legjitime të oficerëve patriotë shqiptarë për organizimin e qëndresës së armatosur kundër pushtuesve fashistë të atdheut. Por, mbledhja nuk mori as vendim për qëndresë e as vendim për dorëzim. Për më tej, kolonel Quku shprehet: “Në realitet, duket se Mbreti Zog e kishte marrë me kohë vendimin për të mos luftue, sepse me gjithë bisedimet e gjata me Italinë dhe me ultimatumet e saj se do ta pushtonte Shqipninë, ai nuk bani mobilizimin e forcave të armatosuna, nuk shpërndau armë popullit dhe nuk bani asnji përgatitje për luftë. Mbledhjen e fundit në pallatin e tij, me shumë vonesë për organizimin e luftës, ai e ka ba me kërkesën e komisionit të parlamentit dhe, ndoshta, simbas zakonit të tij, me ia hedhë përgjegjësinë të tjerëve, të cilët, si përherë, kanë shfaqë mendimin simbas dëshirës së tij...”

(10) Për të justifikuar mosveprimin e Zogut në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, një ndër avokatët mbrojtës të tij parashtron pyetjen: “Po a kish shanse Shqipëria me 800 mijë banorë t’i rezistonte Italisë, që vetëm ushtarë kishte 8 milionë?” Dhe, po vetë përgjigjet: “Lufta nën udhëheqjen e mbretit Zog mund të fillonte, por do të kish viktima njerëzore e dëme materiale të pa llogaritshme.”

(11) Por, përgjigjen e duhur se cili duhet të ishte qëndrimi i mbretit Zog përpara pushtimit fashist të atdheut, e dhanë vetëm gjashtë muaj më pas, Presidenti i Polonisë, Wladyslaw Raczkievicz, kryeministri Wladyslaw Sikorski e zëvendësi i tij Stanislaw Mikolajczyk, të cilët nuk i morën parasysh humbjet në njerëz e materiale, por u vunë në krye të rezistencës anti-hitleriane të popullit të tyre dhe gjaku i derdhur u shndërrua në një përmendore të nderit dhe lavdisë së popullit polak. Në krye të rezistencës anti-hitleriane të popujve të tyre do të viheshin edhe Mbretëresha Wilhelmina e Holandës, si dhe Mbreti Haakon VII i Norvegjisë. Pas rezistencës së parë në vendet e tyre, ashtu si anëtarët e ekipit qeverisës polak, mbretëresha Wilhelmina dhe mbreti Haakon VII u ftuan nga qeveria e Mbretërisë së Britanisë së Madhe për ta vijuar veprimtarinë e tyre udhëheqëse antifashiste nga Londra. Me fitoren e Luftës së Dytë Botërore, pjesëtarë të ekipit qeveritar polak, Mbretëresha Wilhelmina dhe Mbreti Haakoni VII u kthyen me nder në vendet e tyre.

Mbreti Zog nuk ndoqi as udhën e tretë: atë të kompromisit, ku njihej botërisht si një ndër politikanët më dinakë të kohës. Ish-ministri Jacomoni e këshilloi më se një herë mbretin Zog që të pranonte zbarkimin paqësor të trupave fashiste italiane në portet dhe pikat strategjike të Shqipërisë, por të qëndronte në vend dhe të shfrytëzonte garancitë e Musolinit për “ruajtjen e dinjitetit dhe mbrojtjen e sovranit dhe dinastisë së tij”. Përvoja e Luftës së Dytë Botërore tregoi se këtë rrugë e ndoqi mbreti i Danimarkës, Christiani X. Kur trupat e naziste pushtuan Danimarkën, ai u tërhoq nga jeta politike, por ruajti integritetin mbretëror të familjes së tij, sipas garancive që i dha Hitleri. Në vitet 1943–1945, Christiani X filloi ngritjen e grupeve klandestine anti-naziste dhe nuk e ndërpreu punën edhe kur hitlerianët e dënuan me arrest shtëpie, duke u bërë simbol i rezistencës daneze dhe pas luftës e rifitoi fronin legjitim të tij. Duke mos u larguar nga Shqipëria, mbreti Zog do të ishte bërë një element i fuqishëm në ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve dhe në organizimin e rezistencës popullore antifashiste. Prezenca e tij në Shqipëri do t’i pengonte komunistët shqiptarë të dilnin në krye të Rezistencës dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të popullit shqiptar, si dhe do t’ua vështirësonte ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e pushtetit të tyre pas Luftës në Shqipëri.
Kështu, mbreti Zog zgjodhi udhën e katërt: atë të braktisjes së popullit të vet në orën e tij më të vështirë, duke ikur nëpër natë për të shpëtuar kokën e familjen e vet, arkat e florinjve dhe oborrtarët e tij. Në këtë mënyrë, “Mbreti i Shqiptarëve” Zog I, e hodhi mbas krahëve betimin solemn që kishte bërë para “Zotit të Gjithëfuqishëm”, me njërën dorë mbi Bibël e tjetrën mbi Kuran, se do të ruante “unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit” dhe se “po të ishte e nevojshme”, do të jepte “edhe jetën për të”(!)
Përkundrazi, në mëngjesin e 7 prillit 1939, kur agresorët fashistë italianë kishin pushtuar të gjitha qytetet e bregdetit shqiptar, “Mbreti i shqiptarëve” i drejtoi popullit të tij një shpallje ku, ndër të tjera, deklaroi: “Unë jam i bindun se populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt, do të dijë në këto momente me dhanë prova të ndjesive ma të forta kombëtare që ushqen dhe që i ka trashëgue prej të parëve. Jam i bindun se nji popull i bashkuem në këtë mënyrë do të ketë mbrojtjen e Perëndisë!”

(12) Pas kësaj deklarate absurde, në pasdrekën e asaj “të Premteje të zezë”, për shqiptarët, Mbreti Zog e la Tiranën në fshehtësi dhe mori rrugën e Elbasanit për t’u arratisur në Greqi. Nuk ka asnjë dyshim se ikja e Mbretit Zog pati përkrahjen dhe mirëkuptimin e ministrit të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Italisë fashiste në Shqipëri, gjeneralit Françesko Jakomoni, i cili ka hedhur në kujtimet e tij konkluzionin e mëposhtëm:
“Rreth shkaqeve të braktisjes së vendit prej Zogut janë ngritur mjaft hamendje. Shumë njerëz thoshin se ai ndihej i kërcënuar, siç edhe në fakt ishte, prej hakmarrjeve të panumërta personale që karriera politike aventurore i kish shkaktuar. Sipas meje, në atë rast ai dha jo një provë frike, por përkundrazi, një provë të vizionit të tij largpamës politik. Ai ishte i qetë për të ardhmen e afërt të popullit të tij përderisa ajo i qe besuar Italisë, ndjenjat e së cilës ndaj shqiptarëve njiheshin mirë. Nga ana tjetër, ashtu siç mbreti kishte pasur shumë herë rastin për të ma thënë mua dhe të tjerëve, një Luftë e Dytë Botërore i dukej tashmë se qe shumë pranë. Vështirë të besohej se Italia mund të qëndronte mënjanë. Duke u larguar, ai mund të shpresonte, po qe se Italia fitonte luftën, në miqësinë e saj, nëse nuk do të na shkaktonte shqetësime. Në qoftë se fatet e luftës nuk do t’i buzëqeshnin Italisë, ashtu siç besohet në fakt se ishte dhe bindja e tij e thellë, ai mendonte se duke emigruar në Angli, do ta rifitonte fronin e Shqipërisë përmes mbështetjes angleze.”

(13) Duke mos iu përgjigjur detyrës së shenjtë që kishte marrë përsipër, mbreti Zog e humbi mbështetjen e popullit shqiptar dhe të Koalicionit Botëror Antifashist. Vërtet ish-mbreti Zog, në vitet e Luftës së Dytë Botërore u strehua në Francë e Angli, por u trajtua thjesht me status personal, pa iu njohur statusi institucional i “Mbretit të Shqiptarëve”, siç pretendonte.

Referencat

(1). Galeazzo Ciano, “Ditari” (1937–1943). Shqipëria, përkthyer nga Akil Çani, Tiranë: ‘Albinform’, 1994, f. 28–29.
(2) Jason Tomes, “Mbreti Zog i Shqipërisë, monarku i vetëshpallur mysliman i Europës”, ‘New York University Press’, 2004, f. 219-220)
(3) AQSH. Fondi Legata Italiane, viti 1936, dosja 87: tel. i B. Musolinit, nr. 19, 13 shkurt 1936
(4) AQSH. Fondi Legata Italiane, viti 1936, dosja 38, dok. 2477/966, 19 mars 1936
(5) “Historia e popullit shqiptar” vëll. III, Tiranë: ‘Toena’, 2007, f. 332–333
(6) F. Quku, “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës I Botërore”, vëll. I, Tiranë: Ilar, 2006,f. 43–45.
(7) Gazeta “Fletorja zyrtare”, viti VII, nr. 99, 6 shtator 1928).
(8) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”..., vëll. I, f. 84.
(9) Hysen Selmani, “Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve, Tiranë, 2008, f. 302
(10) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”..., vëll. I, f. 87–89
(11) Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zogu I”, Tiranë, 1995, f. 340.
(12) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”..., vëll. I, f. 107).
(13) Francesco Jacomoni, “Gjysma ime shqiptare”, Tiranë, ‘Ora’, 2005, f.118-119.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Wed Sep 09 2009, 09:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
:.A*S*R.: 1927
Wed Apr 15 2009, 06:04pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
As tradhtar as adhetar.
Ka punu me rraksionin e jashtum per pushtet

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
L - N
Wed Sep 09 2009, 09:37am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Beqir Meta: Ja pse Ahmet Zogu i donte minoritetet


(Dërguar më: 08/09/09) Fatmira Nikolli

Vendi ynë rezulton të jetë një ndër shtetet ballkanike që i ka dashur dhe respektuar më shumë minoritetet. Një "dashuri" e njëanshme kjo, kur kemi parasysh se minoritetet tona në vendet fqinje e kanë pasur të vështirë të mbijetonin. Herë-herë ata kanë vuajtur edhe politikat asimiluese. Ky është pak a shumë konkluzioni në të cilin ka arritur historiani Beqir Meta, i cili pas pak kohësh do të botojë një monografi mbi minoritetet. Në harkun kohor nga krijimi i shtetit shqiptar deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore, studimi historik tregon se shteti shqiptar ka respektuar të drejtat e minoriteteve në një kohë që shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të shtetit mëmë nuk iu respektohej as e drejta e ekzistencës. Në një intervistë, Beqir Meta tregon pikat kryesore të studimit të tij, një monografi që jep panoramën e viteve 1912-1939, në bashkëjetesën e shqiptarëve me minoritetet.
Ju po përgatisni një monografi për minoritetet e huaja që kanë jetuar në Shqipëri.

Çfarë do të ketë ky libër?

Është një studim i gjerë, që bëhet për herë ta parë në Shqipëri, për historinë e minoriteteve të huaja që jetojnë në vendin tonë. Periudha kohore e studiuar fillon që nga krijimi shtetit shqiptar deri në mes të shekullit të 20-të, pra deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore. Studimi ka si synim që të evidentojë historinë e këtyre popullsive që kanë qenë nga vende të tjera, por që jetën e tyre e kanë pasur të lidhur me zhvillimet e vendit tonë. Jam marrë edhe me trajtimin e origjinës së tyre, pra cila është parahistoria e krijimit të minoriteteve në vendin tonë, si ka rrjedh procesi historik i formimit të tyre, janë analizuar një sërë teorish e studimesh, argumentesh historike se si janë formuar minoritetet. Kjo është një risi që nuk është në studime e deri sotme.

A mund të na jepni në vija të përgjithshme temat kryesore që trajtohen në kapitujt e kësaj monografie?

Një kapitull i veçantë që trajton minoritetet në fazën e parë të krijimit të shtetit shqiptar. Kjo nënkupton periudhën kur shteti ynë ishte në momentet e para dhe të vështira të krijimit të vet. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë vjen Lufta e Parë Botërore, ndërhyrjet e shteteve ballkanike e pushtimi i territoreve shqiptare etj. Këtu shihet roli i minoriteteve, çfarë qëndrimi mbajtën ata ndaj pavarësisë së Shqipërisë, si reaguan shtetet fqinje për t'i përdorur, për t'i instrumentalizuar minoritetet në raport me shtetin shqiptar, qëndrimin e qeverive shqiptare ndaj tyre në këtë periudhë. Një kapitull tjetër mjaft interesant është ai që i kushtohet problemit të zhvillimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Shihet se çfarë politikash kanë ndjekur qeveritë shqiptare në vitet 1921-1924 dhe pastaj 1925 -1939, për të forcuar identitetin kombëtar. Identiteti kombëtar në momentin e krijimit të shtetit, është në një formë goxha të zhvilluar por kjo nuk do të thotë se ka përfunduar si proces. Shteti shqiptar bën përpjekje të mëdha për të shtrirë arsimin në të gjithë viset e popullsisë shqiptare, për të sfiduar influencën e shkollave të huaja që nxisnin përçarjen dhe për të futur një arsim unik që drejtohej nga shteti. Pjesë e kësaj ka qenë edhe krijimi i një kishe efektive autoqefale kombëtare e cila të respektonte ortodoksinë, katolicizmin, por edhe të edukonte dashurinë për atdheun dhe për vendin. Pra, të plotësonte identitetin fetar dhe ta vinte atë në funksion të identitetit kombëtar. Kjo politikë ka qenë e vështirë për t'u realizuar, sepse shteti shqiptar ka ndeshur rezistencë të jashtëzakonshme të shteteve fqinje. Këto të fundit, me pretekstin që po mbrojnë minoritetet e veta, interesoheshin të pengonin politikat e kombëtarizimit e plotësimit të identitetit kombëtar shqiptar. Greqia, është përpjekur të sabotojë të gjitha politikat që bënte Shqipëria në afirmimin e identitetit kombëtar të ortodoksëve shqiptarë. Po kështu, ka pasur ndërhyrje edhe nga Jugosllavia në drejtime e segmente të ndryshme të popullsisë ku ata kishin interesa për të cenuar procesin e shtetformimit tonë. Kjo është një nga pikat më interesante dhe këtu hiqet një vijë demarkacioni politikave të shtetit për forcimin e identitetit kombëtar.

Si kanë qenë politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve dhe politikat e shteteve fqinje ndaj minoriteteve tona?

Politikat ndaj minoriteteve ndahen në disa kapituj, ku dy janë më kryesorët. I pari ka të bëjë me periudhën 1920-1924, ku jemi në procesin e konsolidimit. Shteti ka një stabilitet jo të qëndrueshëm, dhe qeveritë ndërrohen shumë shpejt, pra ka probleme të brendshme. Një tjetër kapitull flet për politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve në periudhën e Zogut. Këtu flitet për qëndrimin ndaj minoritetit grek, ndaj atij bullgar (minoriteti i sotëm maqedonas që në atë kohë quhej bullgar), qëndrimi ndaj vllehëve, ndaj minoritetit malazez në Vrakë etj. Është parë politika arsimore e ndjekur ndaj tyre, ato të konsolidimit e shumë procese e faktorë të tjerë të jetës e të zhvillimit të tyre. Një kapitull i veçantë i është kushtuar përplasjes dhe debateve që ka pasur shteti shqiptar me fqinjët për problemet e minoriteteve. Është bërë një analizë e qartë e politikave respektive. Analiza është krahasuese e në këtë mënyrë krahason politikat e fqinjëve ndaj minoriteteve shqiptare atje, dhe politikat e shtetit tonë ndaj minoriteteve të huaja. Kjo analizë e bërë për herë të parë jep të gjitha dimensionet e politikës së shtetit tonë në qëndrimet e të huajve. Si e respektonte ai të drejtën e pronës së tyre, si e respektonte të drejtën e arsimimit, të përfaqësimit politik në rang kombëtar apo lokal, të drejtën e besimit fetar. Shtetet fqinje u munduan t'i impononin Shqipërisë politika të disbalancuara, në raport me minoritetet. Kjo do të thotë se ata kërkonin që Shqipëria të respektonte maksimalisht të drejtat e pakicave të tyre në Shqipëri, në një kohë që pakicave shqiptare në vendet e tyre nuk iu respektonin as të drejtat më minimale. Kjo e drejtë minimale është ajo e ekzistencës së tyre. Nga Shqipëria nuk u dëbua asnjë minoritar, dhe ky është një rekord historik. Greqia në të kundërt, deri në vitet '30 kreu spastrim të pjesshëm por shumë rrënjësor të shqiptarëve, të cilin do ta përfundonte plotësisht më vonë. Po kështu, Ish-Jugosllavia kreu një spastrim të rëndësishëm etnik të shqiptarëve me anë të metodave të ndryshme, që në libër janë analizuar. Në një kohë që në Shqipëri minoritetet sa vinin e konsolidoheshin, në Greqi e ish-Jugosllavi, filloi procesi i dobësimit të minoriteteve shqiptare. Nga ana tjetër kemi qëndrimin ndaj pronës dhe pasurisë së minoritarëve. Një politikë krejt e kundërt është e Shqipërisë me këto vende, dhe këto vende kryen reforma agrare specifike ku dënohen minoritetet dhe bëhet një presion i madh ndaj tyre. Ata grabiten, iu merren pronat, me qëllim që ata të mbeten pa mbështetje ekonomike dhe të detyrohen të emigrojnë. E kundërta ndodh në vendin tonë. Minoriteti grek në Shqipëri, konsolidohet ekonomikisht. Grekët në vendin tonë ishin më së shumti bujq, por si rezultat i konsolidimit dhe politikave shqiptare ndaj tyre, tek ata shtohet numri i pronarëve. Procesi tjetër, është ai i përfaqësimit politik. Minoriteti grek në vendin tonë ka qenë i përfaqësuar në parlament, në ministri, nëpunës në nivel qendror e lokal, ndërsa minoritetet shqiptare, ose kishin pak ose aspak përfaqësim. Çamëria nuk kishte e përfaqësuar as në parlament, as në pushtetin qendror e as në atë lokal. Ka ndodhur procesi i shpërnguljeve të minoriteteve ndërkohë që shtetet fqinje nuk e kanë lejuar rikthimin e minoritarëve, i yni po. Kemi një rast, atë të Vrakës në Shkodër, popullsia e së cilës pa pasur asnjë presion nga shteti, por për arsye të vetat, është larguar dy herë nga vendi, dhe është rikthyer sërish. Hera e fundit ishte në kohën e Luftës së Kosovës, kur iku duke menduar se do të gjente një "El Dorado" në Jugosllavi, por kur iku atje, pa se nuk ka gjetur atë që mendonte dhe është rikthyer sërish, në Vrakë.

Minoritetet e huaja në Shqipëri kanë qenë pro vendimeve që shteti ynë merrte në lidhje me jetën e tij si shtet, apo kanë qenë kundër? A kanë qenë pro çështjes shqiptare, apo kundër saj?

Kjo është një pyetje interesante dhe në studim trajtohet me faqe të tëra. Në momente dhe në faza të ndryshme ka pasur qëndrime të ndryshme, ashtu si edhe minoritetet e ndryshme kanë pasur qëndrime të ndryshme. Në fazën e parë, minoriteti grek nuk ka qenë mbështetës i pavarësisë së Shqipërisë dhe ishte në agjendën e politikës shoviniste greke. Ka pasur një angazhim që minoriteti grek këtu të përdorej kundër pavarësisë, qoftë në Luftën Ballkanike, qoftë në momentin e asaj që është quajtur tragjedia e lëvizjes së popullsisë vorio-epirote. Por Greqia, për interesat e saj ka përdorur edhe shqiptarët grekomanë, të cilët u përdorën si armë e politikës. Por nuk kanë qenë arma kryesore. Ata nuk kanë dashur të nxjerrin minoritetin në majë të heshtës. Kanë qenë kompanitë të caktuara që kanë qenë me ushtarë grekë, që visheshin si civilë, që kryen masakra në popullsinë shqiptare për të spastruar Shqipërinë e Jugut. Popullsia minoritare nuk u ekspozua, por pati një angazhim të kujdesshëm. Pas viteve '20, popullsia ka qenë më paqësore. Kjo nuk do të thotë se popullsia minoritare ka qenë pro konsolidimit të shtetit shqiptar. Tendenca e përgjithshme ka qenë që minoriteti grek nuk përbënte rrezik, por u përpoq të instrumentalizohej nga qeveria greke për të penguar disa procese të konsolidimit të shtetit tonë. Për shembull, procesi i mbylljes së shkollave greke jashtë zonave të minoriteteve, u kundërshtua nga Greqia. Ajo u kap tek minoriteti për të penguar këtë proces. Kjo ishte një e drejtë legjitime e shtetit tonë, për t'i dhënë popullit shqiptar shkollim në gjuhën e vet. Minoriteti doli kundër krijimit të kishës Autoqefale Shqiptare. Minoriteti maqedonas (bullgar), duke parë që mbetej shumë i rrezikuar po të mbetej nën Serbinë apo Greqinë e vitit 1913, ka kërkuar që atëherë që të mbetej nën sovranitetin e shtetit shqiptar. Pra ishte një kërkesë vullnetare e një minoriteti për të qëndruar me një shtet. Ky është një rast i veçantë sepse ata parashikonin se do të kishin më shumë liri dhe mbrojtje tek ne, se sa tek shtetet e tjera, ku do të ishin përballë rrezikut të asimilimit. Kjo popullsi ka qenë miqësore ndaj shtetit, ashtu si shteti ndaj tyre, dhe kemi një bashkëjetesë të mirë. Po kështu ka ndodhur edhe me vllehët. Këta të fundit, në Konferencën e Londrës më 1913-ën, edhe në atë të Parisit, duke parë që në shtetin shqiptar mund të jetonin më të lirë dhe me popullin shqiptar do të ishin më mirë, sepse nuk shihnin shenja asimilimi, kërkuan të përfshihen brenda shtetit shqiptar.

Si është sjellë Ahmet Zogu me minoritetet?

Mund të përkufizohet si një qëndrim pozitiv, realist dhe një qëndrim që ka respektuar të drejtat e minoriteteve. Kjo e bën qeverinë e Zogut krejt të dallueshme nga qeveritë e vendeve të tjera ballkanike. Është interesant fakti që megjithëse kjo ishte një qeveri autoritare, në politikat ndaj minoriteteve ishte një qeveri që mbante qëndrime liberale. Por, ndryshe nga qeveritë e viteve 1921-1924, kur situata ishte e turbullt, politikat e Zogut ndaj minoriteteve ishin shumë më të qarta dhe shumë më të përcaktuara. Ai iu jepte ato të drejta që iu takonin, por u përpoq që të mos lejonte shtetet e huaja të instrumentalizonin minoritetet në funksion të politikave të tyre ndaj shtetit shqiptar. Ky kujdes shpjegon nismat që mori qeveria e Zogut në vitin 1934, për mbylljen e shkollave private e të huaja në Shqipëri. Ai mbylli shkollat private, por nuk ndaloi mësimin e gjuhës në greqisht me ato tekste dhe lëndë. Shkollat i mbylli, sepse duke qenë të subvencionuara nga jashtë zhvillonin propagandë politike kundër shtetit shqiptar. Ai u përpoq të eliminonte ndërhyrjen politike në arsim, për ta përdorur pastaj si instrument. Po kështu, deshi të mbyllte edhe shkollat me ndikim italian. Qeveria e tij ishte në kulmin e krizës me Italinë. Ai u përpoq të eliminonte "arsimin" si element që ndërhynte në politikë, duke krijuar kështu një arsim publik kombëtar ku të respektoheshin interesat e shtetit shqiptar. Nuk ia arriti dot qëllimit për shkak të presionit dhe prishjes së marrëdhënieve me shtetet e huaja, sepse e shihte të dëmshme përkeqësimin e marrëdhënieve me ta.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Wed Sep 09 2009, 09:45am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Oct 10 2009, 12:11pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Eshtrat e Mbretit Zog do kthehen në atdhe

Qeveria ngre një komision shtetëror. Negociata edhe për eshtrat e Nënë Terezës

Eva Gjura

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se qeveria do të krijojë një komision qeveritar shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Mbretit Zogu I dhe anëtarëve të familjes mbretërore. Berisha tha se qeveria shqiptare e merr këtë vendim, duke njohur Ahmet Zogun Kryeministër, President dhe më vonë, Mbret i shqiptarëve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar, si njërin prej personaliteteve më të mëdha, më të shquara, me kontribut më madhor në historinë e kombit shqiptar. "Ahmet Zogu bëri që Shqipëria, e cila pas pavarësisë, për shkak të ambicieve antishqiptare të fqinjëve, por edhe absurditeteve të qëndrimit të drejtuesve lokalë të asaj kohe, po përjetonte një kaos, në doktrinën se si e si ky vend të faktonte që nuk mund të bëhej shtet", theksoi Kryeministri Berisha. Më pas, duke vlerësuar lart figurën e Mbretit Zogu I, Kryeministri Berisha u shprehur se ai, "krijoi fillimisht Republikën e më pas, Mbretërinë, në të cilën në tërësi liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, liria e pronës, liria e besimit, liria e udhëtimit dhe liritë e tjera, u respektuan dhe u garantuan me ligj. U ndërtuan të gjitha institucionet shtetërore, në përputhje dhe në kuadër të një monarkie konstitucionaliste". Sipas Kryeministrit Berisha, "Ahmet Zogu, pas pushtimit të vendit, u largua në ekzil, për të vazhduar luftën për çlirimin e Shqipërisë. Gjatë gjithë Luftës së II Botërore, nga Londra ku ishin të mërguar të gjitha oborret e pushtuara nga fuqitë e boshtit, ai mbështeti fuqishëm lëvizjen çlirimtare të kombit shqiptar, u përfaqësua në këtë luftë nga tribunë popullorë si Abaz Kupi dhe luftëtarë të tjerë të mëdhenj të lirisë". Në mënyrën më antishqiptare, theksoi Berisha, Kongresi i Përmetit, aleatin e aleatëve në Luftën II Botërore, Mbretin Zog, e ndaloi të rikthehej në Shqipëri dhe nisi një sagë të pafundme shpifjesh, trillimesh, falsifikimesh ndaj tij. Gjithashtu, tha Berisha, ai pas luftës, vazhdoi gjithë përpjekjet për lirinë e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë. Procesi i kthimit të eshtrave në atdhe, tha Berisha, do të ketë të gjitha nderimet dhe kujdesin shtetëror që i takon Mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne. Gjithashtu, ai theksoi se qeveria e tij po bën të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre. "Ne kemi filluar negociatat dhe po negociojmë me qeverinë e Indisë dhe do t‘i intensifikojmë gjatë këtij viti këto negociata, në mënyrë që, po të jetë e mundur, në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, të rikthejmë eshtrat e saj dhe ajo të prehet në Shqipëri", u shpreh Berisha. Kryeministri vlerësoi kthimin e eshtrave të shkrimtarit, diplomatit, atdhetarit të shquar, Faik Konica, dhe ai prehet, së bashku me vëllezërit Frashëri, në kodrat e Liqenit. Ndërsa në lidhje me eshtrat e Nolit, Berisha është shprehur se do të vazhdojmë përpjekjet dhe do të diskutojmë me përfaqësuesit tanë të diasporës. Por, theksoi ai, ka edhe një problem, si primat i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Noli frymëzoi dhe frymëzon diasporën shqiptare në atdhetarinë e saj, në dashurinë e saj të pakufishme ndaj Shqipërisë. Ndaj dhe Kisha Shqiptare e Bostonit e ka Nolin realisht si shenjtorin e saj të pashpallur. Por qeveria shqiptare do të nisë përpjekjet për të kthyer në Shqipëri eshtrat e atij që e cilëson burrin e madh të Kombit, Mit‘hat Frashërin dhe personalitete të tjera

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
sabah08
Tue Oct 20 2009, 05:54pm

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119
Si do qe ka qene biografia e tij,Ahmet Zogu arriti ta beje shtet shqiperine dhe jo vetem aq.Shqiperia si shtet ne kohen e Zogut kishte reputacionin e duhur ne Evrope.Pasaporta e leshuar prej mbreterise shqiptare ne kohen e Ahmet Zogut i hapte pa asnje veshtiresi dyert e shteteve evropiane.Leku shqiptar kishte stabilitet dhe shkembehej nga cdo banke ne vende te ndryshme evropiane.Kushtetuta e mbreterise shqiptare eshte shume e avancuar.Ajo eshte e aktuale edhe per ditet e sotme,nese shqiperia do te ishte mbreteri.Keto jane anet pozitive te mbreterise shqiptare te drejtuar nga Ahmet Zogu.Si cdo burre shteti edhe ai pati anet e erreta te tij.


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
L - N
Sat Nov 14 2009, 02:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjeneral Araniti: Mbreti Zog, fajtor për pushtimin italian

» Dërguar më: 13/11/2009 - 14:55

Auron Tare

Dokumenti i përzgjedhur për t'u botuar në numrin e kalur dhe në numrin e sotëm të Dosiereve të Arkivave Britanike është një raport i hartuar nga një ekspert mjaft i mirë i Zbulimit Anglez i cili e njihte Shqipërinë nga eksperienca e tij personale gjatë viteve të Mbretërisë Shqiptare.

Oficeri Britanik D/H 274 jep një pasqyrë interesante të mërgatës shqiptare të vendosur në Stamboll pas pushtimit Italian duke zbuluar detaje të shumta të jetës së disa prej figurave politike të ish Mbretërisë Zogiste. Gjithsesi duhet theksuar se këto dokumenta japin këndvështrimin britanik për këto personazhe duke i shikuar ato aspektin e vlerësimit që këta persona do të kishin për Shërbimin Britanik.

Ky dokumentacion i rrallë i cili del nga Arkivat Britanike për herë të parë jep informacione të ndryshme mbi personazhet e Mërgatës Shqiptare e cila kishte braktisur Shqipërinë pas pushtimit Italian.

Ish drejtuesit e Mbretërisë Shqiptare apo ish Drejtues të Ushtrisë Mbretërore tashmë janë refugjatë të cilët mundohen të jetojnë me të hollat që kanë sjellë me vete apo me punëra të rëndomta në Stamboll.

Me se duket shteti turk nuk i ka klasifikuar ata si refugjatë politikë dhe nuk ka pasur asnjë ndihmë financiare për ta në mënyrë që të përballonin jetesën e vështirë. Deri më tani burimet arkivore mbi jetën dhe aktivitetin e ushtarakëve shqiptarë që u arratisen nga Shqipëria me Mbretin Zog kanë qenë mjaft të pakta dhe fati i shumë prej tyre nuk dihet se si u zhvillua pas largimit.

Megjithëse Konsullata e vetme e një Shqipërie Mbretërore qëndronte ende e hapur, nga dokumentet e Shërbimit Britanik mësojme se kjo me sa duket është më shumë meritë e diplomatëve shqiptarë të mbetur në këtë Konsullatë sesa ndihma e pakët që ka dërguar Mbreti Zog.

Të mbetur pa ndihmë financiare diplomatët shqiptarë mundohen të mbijetojne si të munden megjithatë të bie në sy përpjekjet e tyre të lavdërueshme për pak dinjitet kombëtar duke bëre të mundur që megjithë vështirësitë e shumta të mbetej e hapur e vetmja Seli Diplomatike e një Shqipërie të Lirë.

Eshtë interesant fakti që fuqitë e mëdha si Anglia, Amerika apo edhe Franca e kishin pranuar pushtimin Italian të Shqipërisë dhe suprimimin e Misionit Diplomatik duke i mbyllur edhe selitë e tyre ne Shqipëri por edhe ambasadat shqiptare në vendet e tyre. Me sa duket ishin shumë të pakta vendet që nuk e kishin bërë këtë hap dhe Flamuri Shqiptar ishte akoma i ngritur në Stamboll dhe Egjypt.

Përveçse një vëzhgim mbi personazhet e Mërgatës Shqiptare në Stamboll nga këto dokumente mësohet një fakt shumë i rëndësishëm i cili ndoshta nuk ka qenë publik deri më sot. Sipas raportit të Zbuluesit anglez D/H 274 Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Shqiptare tashmë refugjat në Stamboll, Gjeneral Araniti, fajëson Mbretin Zog mbi pa aftësinë për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmi Italian. Kjo akuzë e rëndë e bërë nga personaliteti më i lartë i Ushtrisë Shqiptare është një fakt i rëndësishëm historik dhe tregon gjendjen reale të trupave ushtarake shqiptare. Një tjetër e dhënë mjaft interesante që vjen nga dosja e këtyre dokumentave është fakti që dy nga personat më të afërt te Mbretit Zog në Shqipëri, Abdurraman Krossi dhe Musa Juka ish Ministër i Brendshëm janë lënë në Stamboll nga Zogu. Me sa duket Zogu nuk preferonte ti kishte me vete gjatë udhëtimit të tij të gjatë nëpër Europë me destinacion final Londrën. Nuk dihet shumë mbi marrëdhëniet e Zogut me dy ish njerzit e tij më të besuar pas largimit të tij nga Shqipëria por nga dokumentet në vazhdim shikohet qartë se Musa Juka nuk ka pasur marrdhënie me Zogun apo e thënë më qartë nuk ka qenë më pjesë e rrethit të tij të ngushtë. Ky rol me sa duket i është lënë Kolonel HYsen Selmanit i cili për gjatë të gjithë kohës së Luftës ka qenë edhe emisari zyrtar i Zogut.

Ky fakt shikohet qartë edhe nga përpjekjet e mevonshme që bën Musa Juka për tu shndërruar në një faktor për ngjarjen në Shqipëri nëpërmjet zbulimt Anglez. Në numrat në vazhdim do të botojmë disa dokumente që flasin për rolin e ish Ministrit më të famshëm të Zogut Musa Juka në Shërbimin e Zbulimit Anglez dhe ngajrjet në Shqipëri.

-email-

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
green_eye
Fri Nov 27 2009, 01:56pm

Registered Member #2513
Joined: Fri Dec 19 2008, 09:58pm

Posts: 42
Per mu Ahmet Zogu kur te rishkruhet historia ka me u vlersu si nje nder njerzit ma te mdhaj te historise shqiptare..
Ka kene i pari qe u mundu shtetin LIGJOR shqiptar,tuj miratu Kodin Civil, Kodin Penal qe ishin shume moderne e te perparume per kohen.
E vetmja gja qe ndoshta edhe mu nuk me pelqen te ai,asht largimi i tij prej vendit para pushtimit fashist,por me thoni ju miqte e mi ca mund te bate ai me nji grusht njerzish perballe nji prej potencave me te forta ushtarake te kohes???
Back to top
Hannibal
Mon Jan 11 2010, 02:26pm

Registered Member #3602
Joined: Wed Dec 23 2009, 12:11am

Posts: 31
Si teme eshte shume e bukur e len vend per shumee diskutime.
Un nuk i lexova te gjitha postimet e antareve qe kan pas mirsin me shkru por dihet qe dilema eshte tradhetar apo atdhetar, e si perher trajtohet o e bardh o e zez.
Ne fakt eshte e veshtir te kthehet nje mendim i brymosur ne 50 vjet Komunizem e te shifet ne menyre objektive perjudha e sundimit te Ahmet Zogut. Na sot e trajtojme ne raport me kushtet qe jetojme por besoj qe duhet qe cdo sistem te rivendoset ne kohen ne te cilen sundoj, si dhe ne begraundin ekonomik, kulturor e social.
Duke u nisur nga keto faktor, ne smund te trajtojme Ahmet Zogun jasht kultures me te cilin u rrit, jasht njerzve qe kishte perreth si dhe shoqeris shqiptare te asaj kohe.
Duke u nisur nga nje shprehje e Bernard Fisher ne librin e tij mbi Mbretin Zog ku thote: "Arriti te bente shtet ne nje vend ku njerzit as Zotit nuk i thonin Zot pasi i dukej me i nalt se vedi.." ok pak e egzagjeruar ose tmerrsisht realiste kjo shprehje, vetem me ket pjes Arriti te bente shtet mjafton qe te respektohet e jo te hillet posht ashtu siq jemi mesuar te bejme me cdo figur historike.
Per mendimin tem, Ahmet Zogu, ishte burr shteti i formum ne shkollat e perandoris turke, me nje njohje te jashtzakonshme te natyres shqiptare si dhe me nje tolerance politike ( per kohen kjo) qe ne raport te drejte mundet me ken e deshirueshme edhe sot.
Per vrasjet e Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, ne fakt duhet te dime qe megjithese ishin patriot te medhej e ket sja hek kush ne kohen qe Shteti shqiptar sapo po lindte nuk mund te pretendohej zgjerimi i kufijve te tij( ketu kemi shembullin e Ismail Qemalit i cili u detyrua te jap dorheqjen pas zbulimit te tratativave te tij me nje kolonel turk per marrjen e disa pjeseve te Cameris).
Sot mund te dalin shume shkrime prej bashkpuntoreve te tij e pse jo duhet te lexohen e te trajtohen me qetsi por nje opozitar i hershem i Ahmet Zogut Z.Eqerem Bej Vlora, ne kujtimet e tij, thote: " ishte fatkeqsi qe ne zgjollem luften nga jashte vendit, pasi u detyruam per nje arsy apo nje tjeter te behemi klienta te shteteve te huja e te perkrahnim nje politik aspak kombetra te ketyre shteteve"
E sa per bashkpuntor besoj eshte e ditur qe Gjeneral Sarreci, i cili u plagos ne atentatin e Vjenes ne mbrojtje te Ahmet Zogut me 7 Prill 1939 hyri ne Tirane me uniforme Italiane, e pra ishte besniku numer nje i tij si dhe adjutant i pare i Naltmadhnis, prandaj un mendoj qe Ahmet Zogu zgjolli nje politik te arsyshme per kohen si dhe zgjellja e Monarkis si forme regjimi ne kushtet e mendsis shqiptare te asaj kohe ishte e gjetur, ishte nje burre shteti qe meriton rrespekt si dhe vlersim pasi krijoi te parin shtet shqiptar te mirfillte si dhe institucione te mirfillta kombetare.

Gjithsesi ky eshte mendimi im

Me respekt per Ju Hannibal
Back to top
L - N
Tue Dec 14 2010, 10:33am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Historia e vërtetë e periudhës së mbretërisë shqiptare nuk është shkruar akoma

PETRIT KAZIU

09/12/2010 Historia e tejlashtë e popullit dhe e kombit shqiptar është e mbushur me ngjarje, figura dhe periudha madhështore të ndritura historike si të asnjë populli tjetër në kontinentin evropian, ashtu dhe në shkallë botërore. Por fatkeqësisht historia e vërtetë dhe e plotë e gjithë kësaj rrjedhe mijëvjeçare të qenies dhe gjallimit të popullit më të lashtë të Evropës dhe një nga më të lashtët e botës akoma nuk është e shkruar. Arsyet janë të shumta dhe të ngërthyera me njëra-tjetrën ngushtësisht, por shkaku themelor që e ka sjellë këtë gjendje ku ndodhet sot sendërtimi i një historiografie të vërtetë kombëtare shqiptare, ashtu si dhe vetë fati tragjik i mbijetesës së trojeve shqiptare të copëtuara, është vazhdimësia e pandërprerë e pushtimeve të huaja, që zënë në një mënyrë të llahtarshme një hark kohor mbi dy mijëvjeçarësh. Plagët e thella të shkaktuara nga këto pushtime në trupin e stërmunduar të kombit shqiptar vazhdojnë të kullojnë gjak edhe sot e kësaj dite, duke mbetur ende të mbyllura për shkak të moszgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Akoma pjesët e ndara të trungut të përbashkët kombëtar, duke përfshirë dhe shtetin zyrtar shqiptar, vazhdojnë të gjenden nën thundrën dhe mëshirën e të huajve, të armiqve tanë shekullorë dhe të aleatëve të tyre të fuqishëm, të cilët me forma të stërholluara duan ta mbajnë përsëri këtë komb të martirizuar të shqyer në disa copa dhe ta çojnë drejt zhdukjes përfundimtare nga skena e historisë botërore. Parë nga ky këndvështrim, edhe i ashtuquajturi “shtet i pavarur shqiptar” i dalë nga skëterra e Konferencës së Londrës, që u organizua nga njerkat e pashpirta europerëndimore dhe nga “mamia-lubi” – kujdestare e Lindjes dhe e rritjes së shteteve sllavoortodokse ballkanase, mbeti gjithmonë një krijesë e gjymtuar dhe e dobët, që nuk pati dot fuqinë e duhur për tu kthyer në shtetin amë, i cili do të merrte përsipër rolin e përbashkuesit të viseve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, dobësi dhe pafuqi që shihet fare mirë sot e kësaj dite dhe që u provua në sa e sa raste gjatë shekullit të 20-të, që sapo u mbyll.

Mbi këto fuqi të mëdha rëndon edhe djegia e shansit unikal historik të bashkimit të trojeve shqiptare dhe të korrigjimit të padrejtësive të mëdha historike të së kaluarës me rastin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945. Përgjegjësia më e madhe këtu bie mbi fuqitë aleate perëndimore të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, që nuk e përkrahën krijimin e Shqipërisë etnike në kufijtë e saj natyralë dhe rikthimin e mbretit shqiptar Zog I në fronin e sovranit të kombit të bashkuar shqiptar, por i lanë përsëri viset e shqyera nga trupi i këtij kombi nën sundimin çnjerëzor të shovinistëve fqinjë, ndërsa në territorin e shtetit zyrtar shqiptar ndihmuan materialisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sollën në pushtet komunistët. Me këtë akt tragjik për fatin e popullit shqiptar dhe të turpshëm për këto shtete të mëdha, të vetëshpallura me shumë bujë si kampione të demokracisë dhe të lirisë, iu dha goditja më e rëndë çështjes sonë kombëtare dhe nacionalizmit shqiptar, që morën goditje vdekjeprurëse. Krahas eliminimit fizik të atdhetarëve të vërtetë shqiptarë, qoftë në viset e pushtuara nga armiqtë tanë shekullorë, qoftë në Shqipërinë zyrtare, burgosjeve, torturave, internimeve, rrëmbimit të pasurive të familjeve të mëdha dhe të shquara, goditje të rënda iu dhanë edhe simboleve kryesore të qenies dhe të jetës sonë kombëtare: gjuhës, kulturës, traditës, zakoneve, flamurit, veshjeve tona kombëtare.

Në këtë kuadër, një goditje tepër e fuqishme asfiksuese iu dha edhe shkrimit të të vërtetave të mëdha historike që lidhen me të kaluarën e kombit shqiptar, shtrembërimit dhe zhdukjes të sa e sa figurave dhe ngjarjeve madhore historike për hir të koniunkturave ideologjike dhe politikës së ditës që ndiqej nga regjimi komunist në Shqipërinë zyrtare. E theksoj këtë ndarje territoriale sepse, sado e dhimbshme që është, e vërteta duhet thënë ashtu siç është, që pikërisht në atë pjesë të atdheut tonë të ndarë, e cila përfytyrohej me plotë të drejtë si qendra e jetës mbarëkombëtare për të gjitha pjesët e tjera të ndara, u goditën po aq ashpërsisht, sa edhe viset e sunduara nga të huajt, simbolet tona kombëtare, ashtu si dhe vetë atdhetarët e shquar, mbartës të këtyre simboleve dhe të shpirtit nacionalist dhe ku dëmin më të madh e pësoi pikërisht hartimi i një historiografie me të vërtetë kombëtare shqiptare. E gjithë kjo tragjedi ndodhi sepse kështu u përcaktua fati i Shqipërisë nga të fuqishmit e kësaj bote dhe në krye të këtij vendi, në pjesën e mbetur për mëshirën e “të mëdhenjve” si vend “i lirë”, u sollën mbeturinat e këtij vendi, të cilët në të shumtën e rasteve ishin dhe vazhdojnë të jenë me prejardhje të huaj etnike. Në këtë kuadër duhen dalluar dy faza të rëndësishme të sulmimit dhe të denigrimit të historisë së vërtetë të kombit shqiptar: faza e parë përfshin vitet 1945–1990, kurse faza e dytë përfshin vitet 1990–2005. Gjatë fazës së parë, pra gjatë periudhës gjysmëshekullore të sundimit të drejtpërdrejtë të regjimit komunist, vërehet një dukuri komplekse e hartimit të historiografisë së re shqiptare: nga njëra sulmohen përballen, fshihen nga kujtesa e popullit, kryesisht e brezave të rinj, shumë ngjarje dhe personalitete të shquara, kurse nga ana tjetër ngrihen në piedestal dhe himnizohen disa pika kyçe dhe figura qendrore të historisë së popullit shqiptar, siç është rasti me periudhën e lavdishme të luftës së madhe në shekullin XV të popullit shqiptar të udhëhequr nga Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastioti - Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ngritja e flamurit tonë kombëtar dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë më 1912 etj. Problemet më të mëdha shtrembërimi i historisë së vërtetë të popullit shqiptar i pati me ngjarjet e ndodhura dhe me figurat historike, pjesëmarrëse në to në gjysmën e parë të shek. XX, kurse kulmin falsifikimi i kësaj e pati me ngritjen në piedestalin e historisë së periudhës së sundimit të regjimit komunist, e cila përfaqëson pjesën më të errët të historisë sonë kombëtare, por që në të kundërt nga historiografia komuniste shqiptare u paraqit si epoka më e ndritur, që solli lirinë, begatinë dhe plotësimin e çdo ëndrre për masat e gjera të popullit shqiptar. Kulti i individit të Enver Hoxhës – diktatori komunist u bë simbol i këtij panegjerizmi të gënjeshtërt për “heroin-çlirimtar” të atdheut, arkitektin “gjenial” të ndërtimit të shoqërisë soc-komuniste në Shqipërinë e pasluftës, udhëheqësin-diell, që mbulonte me rrezet e tij të shkëlqyera çdo kënd të atdheut të “ri”, duke i udhëhequr masat drejt “fitorjeve të reja”. Por populli shqiptar ka një fjalë të urtë shumë kuptimplotë, që thotë: “Dielli me shoshë nuk mbulohet dot!”. Jeta vetë tregoi se kjo periudhë gjysmëshekullore nuk ishte aspak një parajsë e ndritur, ku shkëlqente dielli i paperëndueshëm i “udhëheqësit të Partisë”, por vetëm një skëterrë e zezë sterrë, ku u dënua për të shkuar një jetë të mallkuar popullsia shqiptare e territorit zyrtar të kombit të coptuar shqiptar. Ishte e natyrshme, sipas mendësisë së mbrapshtë komuniste, që për të ngritur piramidën e propagandës për sukseset madhështore dhe të papara që po arrinte populli shqiptar në të gjitha fushat e jetës nën udhëheqjen e faraonit Enver Hoxha, në themelet e nëmura të kësaj godine-murtajë të spërkatur me gjak atdhetarësh të kulluar shqiptarë të bëhej kurban një dash, d.m.th. një figurë tjetër e madhe dhe një periudhë tjetër e historisë sonë kombëtare, për tia bërë kështu themelet të patundura kësaj kalaje “fanar i pashuar në brigjet e Adriatikut”.

Këtë rol të turpshëm u ngarkua që ta luajë pikërisht historiografia e re soc-komuniste “shqiptare” e pasluftës, e cila me anë të mjeranëve servilë të regjimit në fuqi guxoi që të tërë blozën e mynxyrave dhe poshtërsive që ushtroi mbi këtë popull kuçedra e kuqe komuniste dhe përbindëshi i mallkuar Enver Hoxha tia derdhte në kurriz periudhës së ndritur të mbretërisë shqiptare dhe sidomos figurës më të madhe historike që ka nxjerrë populli shqiptar pas vdekjes së Skënderbeut, mbretit Zogu I.

Për ta çuar tamam në vend urdhrin e të paudhit, këta historianë të vetëshpallur, ateistë dhe të zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtare, e nxinë kaq shumë atë kohë të artë që jetoi populli shqiptar dhe sidomos vetë figurën vigane të mbretit të shqiptarëve, sa në vend të një dashi të zi për të trembur brezin e ri dhe fëmijët e vegjël, të cilët, duke mësuar në librat e historisë në bankat e shkollës për vuajtjet e mëdha që kishte hequr populli ynë në vitet 20-30 të shek. XX nga ky arap i tmerrshëm, ndoshta nuk arrinin që ta kuptonin dot se si kishin shpëtuar gjallë gjyshërit dhe gjyshet e tyre pa u ngrënë nga kjo lubi e tmerrshme.

Pasoja e drejtpërdrejtë e tërë kësaj maskarade të neveritshme dhe tepër të ulët është gjendja e sotme e territ informativ që sundon nivelin e njohurive të mirëfillta të çdo shqiptari e në veçanti të brezit të ri për periudhën e ndritur të mbretërisë shqiptare, periudhë historike kjo, vendimtare me plot kuptim e fjalës për lindjen, konsolidimin dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri shqiptar të pavarur pas shekujsh të tërë luftërash pushtuese dhe robërie nga ana e të huajve.

Karakteristikë për të tërë kohën e sundimit të regjimit komunist deri në vitin 1990 në lidhje me trajtimin historik shkencor të periudhës 1924–1939 është trajtimi deklarativ, i pastudiuar në mënyrë analitike nga ana e shërbëtorëve grafomanë të regjimit komunist, të cilët pjesën e caktuar të historiografisë soc-komuniste që lidhet drejtpërdrejt me atë kohë e përdorën si një enë eksperimentale, ku gurgullonin pa pushim “ujërat e kristalta” të sharjeve, epiteteve, fyerjeve, shpifjeve dhe gënjeshtrave të paskrupullta, që buronin nga gurra gjithmonë “e freskët” e gojës së udhëheqësit “legjendar” të të ashtuquajturës “Shqipëri e re” marksist-leninistit dhe stalinistit me damkë Enver Hoxha dhe zagarëve të tjerë të bandës së kuqe, që i mori shpirtin këtij vendi për gjysmë shekulli me radhë. E thënë në mënyrë të përmbledhur, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk pati as edhe një vepër të vetme objektive qoftë për periudhën e mbretërisë shqiptare në tërësi, qoftë për ndonjë fushë të jetës në veçanti, pa folur pastaj për figurën e mbretit Zogu i I, duke krijuar kështu një njollë të madhe të zezë dhe një boshllëk të jashtëzakonshëm të njohjes së historisë së vërtetë të shqiptarëve në kohën e sotme. Është krijuar në këtë mënyrë në opinionin e përgjithshëm në mënyrë artificiale ideja e një “deux ex machina”, pra të kryerjes vetvetiu të të gjithë procesit historik gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, pa figura konkrete historike dhe pa ngjarje madhore historike, duke bërë që brezat e rinj më mirë të dinë dhe të kenë një përfytyrim shumë më të saktë për ilirët dhe për kohën e Skënderbeut sesa për kohën e mbretërisë shqiptare, që ishte përjetuar drejtpërdrejt nga baballarët apo nga gjyshërit tanë.

E njëjta gjendje, me pak ndryshime, vijoi të ruhej edhe gjatë kësaj periudhe që kaluam si vend pas vitit 1990, d.m.th. në vitet 1990-2005, për sa i përket ndriçimit të së vërtetës historike dhe hartimit të veprave të mirëfillta shkencore për çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të kohës së mbretërisë shqiptare, si dhe për sa u përket ndryshimeve rrënjësore që duheshin bërë në tekstet mësimore të lëndës së historisë. Me përjashtim të disa retushimeve të zbehta, akoma nuk është bërë davaritja e mjegullës që mbulon trishtueshëm këtë faqe të shkëlqyer të historisë së popullit shqiptar. Arsyet janë shumë të thjeshta për tu marrë me mend nga ajo pjesë e popullit shqiptar që ka vijuar të jetojë këtu pa ndërprerje edhe gjatë dhjetëvjeçarit: pushtetin politik vazhduan ta trashëgojnë sot e kësaj dite këlyshët e kuq të baballarëve përbindësha. Nuk mund të jetë aspak në interesin e tyre që ta nxjerrin në shesh të vërtetën historike. Po kështu në Institutin e Historisë, në sektorin e historisë pranë Akademisë së Shkencave, në komisionet e hartimit të teksteve mësimore të lëndës së historisë vazhdojnë të vegjetojnë mumiet e fosilizuara të së kaluarës, ose në mungesë fizike të një pjese të tyre vazhdon të ruhet e paprekur trashëgimia ideologjike pseudoshkencore nga ana e bijve të tyre shpirtërorë, duke e lënë trajtimin e periudhës së mbretërisë shqiptare në një gjendje të turpshme hiq e mos e këput. Sasia e materialeve dokumentare në Arkivin Qendror të Shtetit është tejet e madhe, edhe liria e përdorimit dhe publikimit është me pash, por përsëri, për ironi të fatit, hartimi i veprave të reja historike në bazë të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve vazhdon të mbetet një mollë e ndaluar nga ana e historiografisë zyrtare shqiptare. Është një fakt i pamohueshëm se gjatë këtij dhjetëvjeçari të kaluar në territorin e shtetit zyrtar janë botuar një numër librash për figurën e mbretit Zog I, kryesisht dhe pothuaj asnjë libër për periudhën e mbretërisë shqiptare si tërësi, vepra këto të hartuara nga autorë shqiptarë me iniciativën dhe shpenzimet e veta materiale si dhe disa përkthime nga autorë të huaj.

Ndër autorët shqiptarë që kanë ndërmarrë hartimin e veprave historike të kësaj natyre mund të përmendim së pari të ndjerin Ilir Ushtelenca me librin e tij “Diplomacia e mbretit Zogu I”, librin “Oxhaku famëmadh Zogu” me dy vëllime nga shtëpia botuese “Dardania”, zotin Ramiz Lushaj me librin e tij “Ahmet Zogu dhe monarkia shqiptare”, si dhe zotin Adil Biçaku, që tashmë jeton në Suedi, Eugen Shehun, që jeton në Zvicër etj. Ndërsa nga autorët shqiptarë që kanë ndërmarrë shkrimin e veprave historike në periudhën e mbretërisë shqiptare mund të përmendim zotin Kristo Dako me veprën “Ahmet Zogu - jeta dhe puna e tij për Shqipërinë”, zotin Teki Selenica me veprën “Dhjetë vjet mbretëri shqiptare 1928-1938” etj. Ndërsa në aspektin ekonomik si vepra e vetme e njohur deri tani e hartuar nga një autor shqiptar gjatë viteve 90 për periudhën e mbretërisë shqiptare është ajo me titull “Ndërhyrja e kapitalit të huaj në ekonominë e Shqipërisë në vitet 1936–1939” e zotit Iliaz Fishta. Nga autorët e huaj mund të përmendim së pari zotin Bernd Fisher me veprën e tij “Përpjekja e mbretit Zog I për stabilitet në Shqipëri”, “Valixhja diplomatike” e ish-ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 30, zotit Pietro Kuaroni, “Kombësia dhe feja në Shqipëri në vitet 1920–1944” të autorit italian prof. Roberto Moroco della Roça”, “Geraldina - mbretëresha e shqiptarëve” e autores franceze Jozefine Dedet, “Diplomatë të huaj për mbretin Zog I”, “Ngritja e një mbretërie” të autorit Jozef Swire etj.

Por edhe pas renditjes së këtyre titujve dhe pasqyrimit të punës dhe përpjekjeve të ndërmarra nga autorë të veçantë, shqiptarë apo të huaj, më duhet të them se humnera e krijuar për një periudhë gati 65-vjeçare mund të mbyllet vetëm me ngritjen e një komisioni të posaçëm të përbërë nga historianë të shquarë, që do të bëjë të mundur hartimin e veprave të mirëfillta historike, të cilat do të mbulojnë secila vetëm nga një fushë të veçantë të jetës shoqërore, politike, kulturore, arsimore, ekonomike, ushtarake, fetare, diplomatike, sportive etj. të kohës së mbretërisë shqiptare.

Për ta bërë të mundur sendërtimin e një ndërmarrjeje të tillë në praktikë, duhet që në radhë të parë të përzgjidhen autorë të besueshëm me origjinë etnike shqiptare, që kanë dhënë prova të seriozitetit dhe të aftësisë profesionale në hartimin e veprave dhe të artikujve historikë që kanë publikuar më parë, të cilët duhet të përzgjidhen në radhët e autorëve shqiptarë me banim brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, për të pasur në këtë mënyrë një ansambël të figurave më të shquara të historiografisë shqiptare të dhjetëvjeçarëve të fundit, kryesisht ata që janë shkolluar e specializuar jashtë vendit, në universitetet perëndimore, të cilët do të bashkojnë energjitë dhe metodat më të fundit bashkëkohore të hulumtimit të materialit dhe të hartimit të një vepre të plotë historike me përvojën dhe njohuritë e historianëve të brezit të vjetër të formuar brenda vendit. Këtu është vendi që të theksoj me forcë se është një faj shumë i rëndë i organizmave qeveritare, por edhe e Ministrisë së Arsimit, që nuk i kanë mbështetur nga ana financiare në atë masë që kërkohet për dërgimin e një kontingjenti të madh studentësh të rinj për të kryer studime të plota universitare për degën e historisë në vendet më të zhvilluara perëndimore, të ndara sipas profileve të kësaj dege gjatë këtij dhjetëvjeçari që kaloi, ashtu siç nuk kanë mbështetur projekte të tjera për botime veprash historike si dhe për kërkime nëpër arkivat e huaja, të cilat kërkojnë shuma të mëdha parash.

Parë nga ky këndvështrim, edhe për periudhën historike të mbretërisë shqiptare, megjithëse është shumë e vonuar ndërmarrja e një programi botimesh të detajuara të veprave historike me këtë temë, përsëri duhet thënë se kjo është një domosdoshmëri historike që e kërkon vetë koha, e kërkon vetë kujtesa kolektive historike e popullit shqiptar, e kërkon vetë shpirti dhe identiteti kombëtar i një populli që kërkon të dijë dhe ta ketë përjetësuar në libra të kaluarën e vet.

Detyra e parë e këtij komisioni ekspertësh është grumbullimi i të gjitha materialeve arkivore brenda dhe jashtë vendit, përpunimi, përkthimi i atyre që janë në gjuhë të huaj, ndarja sipas degëve dhe fushave të veprimtarisë jetësore, politike dhe shoqërore dhe mbi bazën e tyre të bëhet fillimi i hartimit të veprave të mirëfillta shkencore historike. Me qëllim që të arrihet objektiviteti në shkallën më të lartë të mundshme në hartimin e këtyre veprave në çdo fushë, duhet të jenë disa autorë, të cilët duke e konsultuar disa herë çdo material arkivor nga disa këndvështrime do të arrijnë në një përputhje të dëshiruar të ideve dhe të pikëpamjeve vetjake gjatë trajtimit të çdo ngjarjeje, figure historike, fenomeni apo të tërësisë së periudhës së mbretërisë shqiptare. Në përputhje me metodat bashkëkohore të hartimit të veprave historike për çdo fushë të jetës për periudhën në fjalë nuk do të hartohet një vepër e vetme, por një cikël me një numër veprash, numri i të cilave do të varet nga rëndësia dhe shumësia e çështjeve që ngërthen çdo fushë në vetvete. Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët e sotëm do të kenë në duar cikle me vepra të mirëfillta shkencore historike dhe një përfytyrim të qartë për nivelin e zhvillimit të kulturës, llojeve të artit dhe të letërsisë, të filozofisë, të arsimit dhe të shkollës shqiptare, të politikës dhe të diplomacisë, bujqësisë, industrisë, detarisë, sportit, llojeve të armëve të ushtrisë shqiptare, të zhvillimit të fesë dhe të komuniteteve fetare shqiptare, të shtypit shqiptar të asaj kohe, të policisë dhe të xhandarmërisë, të ndërtimtarisë, të legjislacionit dhe të fushës juridike në përgjithësi. Po ashtu do të ketë një përfytyrim të qartë të mentalitetit të shoqërisë shqiptare të viteve 20-30 për familjen shqiptare, për vendin dhe rolin që zinte burri, gruaja apo fëmijët në të, për vendin dhe rëndësinë e zakoneve dhe traditave shekullore shqiptare, për përpjekjet për modernizimin e shoqërisë shqiptare etj. Këtij qëllimi duhet ti shërbejë edhe realizimi i dokumentarëve televizivë historikë për këtë periudhë, ku deri më sot është turp që të thuhet se nuk ka as edhe një dokumentar të vetëm të krijuar nga TVSH-ja apo televizionet private shqiptare në bashkëpunim me institucionin e historisë të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu edhe përgatitja e albumeve fotografike mbi ngjarje dhe figura të asaj kohe.


© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3644 sec, 0.0423 of that for queries. DB queries: 47. Memory Usage: 3,095kB