Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Guest2983928
Thu Aug 02 2007, 04:11am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Unë dhe Deja

Herë më duket se i njoh mirë këta personazhe, herë më bëhet ky i dyti paksa i panjohur Unë është gjithmonë vetvetja, Deja ndryshon sipas disa faktorëve të jashtëm. Në të vërtetë nuk kam dy karakatere, pavarësisht se në pamje të parë duken dy. Në një farë mënyre detyrohemi të përshtatemi me ambjentin, me rregullat, me njerzit, zakonet, traditat......a nuk na bën kjo vetvrasës....vrasës së UNIT?

Sa "real" jeni ju? Korrespondon "Uni" juaj me personin që njohin të tjerët?


[ Edited Thu Aug 02 2007, 04:11am ]
Back to top
SuperGirl
Tue Aug 21 2007, 02:49pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Une dhe une..........sipas ligjeve te matematikes i bie te jemi dy...dhe une e di qe jemi dy...njera pjese eshte e bardhe bore, perfaqeson miresine, paqen, dashurine...pjesa tjeter eshte sketerre e zeze, me terheq te vdekja, vuajtjet. Kush jam une? me c'te drejte mund ta flas une per 'uni-n' tim, se mos ka qene ai ndonjehere i lire....gjithnje duke shkuar pas deshirave idilike, por gjithnje me nje ego te forte qe ia ka prere krahet ne fluturim. Kurre nuk e mesova si e krijova, di vetem qe isha krenare per te, per ate pjese qe njihja. Sot nuk jam me e tille, cdo gje ndodh rreth meje me ka tjetersuar, nuk me pelqen ky UN i ri, ky UN i tjetrsuar.....pse te jem gjithnje konform rregullave? pse nje moral i drejte, nje gje krejt e jashtme, krejt periferike te ndikoje ne ate qe une jam?! Kam frike nga ky ndryshim, hej Zot, eshte kaq e dhimbshme, nuk dua te sundoje pjesa e zeze te une, nuk e dua erresiren....qe po ze vend dita dites te une! Te tjeret nuk e shohin, as une nuk e shoh, thjesht vuajne pasojat, dhe UN-i im eshte shkaku.
Mos valle do shkoj ne Ferr, ngaqe pjesa ime e erret ben te tjeret te vuajne? Ok, ta ndaj ne dysh me mire, te hedh ne zjarr erresiren....sepse ana ime e shndritshme eshte e denje per Parajsen...e meriton ate. Por une nuk dua te ndahem ne dy, tri apo me shume copa qe do ishte veshtire t'i mblidhje. Une dua e jem nje, unike, ajo qe kam ndertuar me shume mund, ajo per te cilen isha krenare dikur........e do jem perser.....nje dite...



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
.: Deno :.
Tue Aug 21 2007, 08:36pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
ca ishti kjo super ... mos noshta shfajsim ... per ke ? ti je ajo qe je... nuk besoj se ke ndryshu ... jam i bindur qe je ajo qe ke ken dhe do jesh ajo qe je ... edhe un luftoj per kete, qe te mos lajm momentet emocionale, qastet qe si drejtojm ne, te na ndryshojn jeten , veten, unin .... perball emocionit esht llogjika... ne krah te llogjikes, esht emocioni ... kupto ket, dhe do kuptosh se UNI yt ka shum ma shum vlera se vetja jote

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Wed Aug 22 2007, 01:04am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Uni tjetersohet Bossi...fatkeqesisht, nga cdo gje e jashtme, nga cdo gje qe ndodh rreth nesh. Detyra jone eshte qe ta ndryshojme ne aspektin pozitiv...secilit i ndodh te kete lufte me vetveten....secilit i ndodh te kete frike nga skutat me te erreta te shpirtit te tij, qe mund te ngjallin dhe panik ndoshta jam ajo qe kam qene, ndoshta thjesht 'uni' im po perjeton nje zbritje te castit...thjesht nuk dua qe ai te jete larg nga idealja ime...dua qe kjo ideale te perputhet me realen, dhe kjo eshte e veshtire.........pa merak, I'll be fine



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
shkodra
Fri Aug 24 2007, 07:47pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
jm dakort me super ........
gjdo njeri ka dy personalitet..qe i perdore ne momente te caktuar .si per mire edhe per keq......

no comment......
Back to top
ShKoDrAn_NyC
Fri Aug 24 2007, 08:22pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
po kur i ke te dy personalitet kot krejt si me ia baaa? lol

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
Rusjani
Sun Aug 26 2007, 05:02pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
"Sekreti i jetes"

Nese jeton ne kete moment,

je perjetim i erresires dhe drites,

qdo gje qe shijon me te vertet,

Jeta, eshte dhurat e natyres

Kur ne kerkojme meshire,

qetesine shpirteore te vetevetes,

pajtohu me zemer e deshire,

Dashuria, dhurat e jetes.

Qdo Çast qe e jeton, falë,

respekt, shprese e gjallerise,

Ne ty nje jet e re po lind,

Puthja, dhurat e dashurise.

Njeriun fjala e nderton,

sherim i syrit bukuria,

e nga mbrenda e vlereson,

Rrenja e fjales eshte Dashuria...


Back to top
SuperGirl
Sun Aug 26 2007, 10:42pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
E bukur rusjan

Shkodra e ke gabim, une nuk kam thene kurre qe ne jemi me dy personalitete kam thene qe kemi dy pjese te vetja jone qe shpesh jane ne lufte, dhe kjo eshte nje gje krejt tjeter.
Te kesh dy personalitete eshte patologji ne vetvete, hyn te crregullimi i personalitetit te shumfishte, qe ne gjuhen e psikologjise eshte tmerr i vertete, kurse ne gjuhen popullore je njeri me 500 fytyra, kapish? Mos i ngaterro gjerat



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Sun Sep 09 2007, 07:33pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Eshte natyrale me pas "2 Altin-a" ata kan linde me mu , jane pjese e jemja , ushqej vedin , ishqehen dhe ata , ata jne te ndame ne 2 "foltore" njeni ne vesh te majte e tjetri ne te djathte ..... une jam s.egoja qe ve balancen por shpesh .....i mbaj me hater , favorizoj veshin e majte ...por dhe shpesh here te djthtin .....kam gjete zgjidhjen "kam vu pamuk ne veshin e majte " loool
Bye all

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
**Topolake**
Tue Feb 05 2008, 11:47am
KoTeLe

Registered Member #959
Joined: Fri Jul 27 2007, 11:26pm

Posts: 75
shiko veten o njeri!!! shiko veten te lutem, ti je me i rendesishem se cdo gje tjeter ne kete bote! te jesh egoist nuk eshte mekat, te jesh egoist do te thote te besh me te miren per veten tende....e po nuk ia deshe te miren vetes, kujt dreqin do ia duash??????????
shiko veten tende, mos i ler endrrat te treten si kripa ne uje....ato jane gjeja me e rendesishme per ty, meso t'i arrish, dhe mos u ndal para veshtiresive!!! lufto, lufto deri ne fund per ate qe do...si duhet te ta them ndryshe????? nese nuk e ben per veten tende, beje per nje njeri qe do, e te do.......hiqe nje here te vetme guasken qe i ke vendosur vetes, hiqe masken, ate 'vete' qe duan te tjeret qe ti te jesh....por ti je ndryshe, je me i mire se c'mendojne te tjeret...uni yt vlen me shume se 1000 maska te tilla, ti je nje thesar qe shume pak persona e kane zbuluar....jepja mundesine te te shijojne....

8-< 8-< 8-<
Back to top
.: Deno :.
Wed Feb 06 2008, 11:29am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Sa egoiste je maj naq.... edhe brenda egoizmit ke egoizem, por gjthnje paradoksal ....
ti je nje thesar i zbuluar tashme

KIS KIS ty folt

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Thu Feb 21 2008, 03:50pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Po shoh foton time....kam dale shume bukur....si gjithmone. jam fotozhenike. vetulla e djathte...hmmm me duhet ta rregulloj pak, eshte me e holle se tjetra... ok gje qe rregullohet. ato pucrat e vogla ne balle....dhe disa dite e do zhduken...por do dalin te tjera...pssssss, nejse i mbuloj me korrektor, dhe dukem ok!
po floket? sot ne mengjes i kisha skandal...por tani sikur u ulen pak, dhe ne foto duken per mrekulli....eshte dhe bardh e zi, dhe i mbulon pak defektet....
sa me shume e shoh veten ne foto..aq me shume mundohem ta kristalizoj veten, ta ndal kohen, te jem gjithmone ashtu si isha ne foto...ndoshta nga frika, qe pasi te bej foton, do bej shume gjera te tjera...gabimet e radhes........ne cdo fotografi kam nje mekat me pak....jam me pak 'e keqe'...jam me e pranueshme......
oh te kjo fotoja tjeter kam qene 15 vjec....sa e bukur...me e cilter....buzeqeshje me e bukur, vetulla te pahequra, me qeshnin syte........sot nuk jam me e tille.
sot rregulloj fytyren...pucrat...makiazh...stilim flokesh....jam ok, me e mire, me terheqese.......por kjo eshte pamja e jashtme....si ta rregulloj ate te brendshmen?
pse ska nje makiazh per zemren? si ta sheroj shpirtin? dua puder. ndoshta llak...me pak mjeshtri dhe te isha perfekte, dhe brenda.....por ska puder te tille, as llak
bobo.....gjithmone flas kot. deshira te vrullshme qe eshte e kote ti mendoj. eshte si te thuash: do ta bej henen te kuqe. ajo eshte e bardhe...nuk ndryshon. brenda une jam e tille...nuk ndryshoj...
e vendosa! nuk do bej me foto! ne secilen prej tyre mbaj mend ndjesine...gjendjen shpirterore ne te cilen kam qene kur kam shkrepur aparatin.......por nuk do bej me, qe te mos perjetoj me ato ndjesi...qe te mos kem me deshire qe te jem me e mire.............
do vazhdoj te bej gabime...do vazhdoj ne mosperfeksionin tim...........
ndoshta nje dite............................................

[ Edited Thu Feb 21 2008, 03:52pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2298 sec, 0.0691 of that for queries. DB queries: 51. Memory Usage: 2,801kB