Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Aftesite e kufizuara mendore dhe fizike
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Sun Apr 06 2008, 11:08pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Koncepti i aftësisë së kufizuar mendore dhe fizike nuk është i vjetër në pedagogji dhe në disiplinat e përafërta. Një koncept më të gjerë kishte gjithashtu edhe në gjuhën juridike. Në vitet 1920 u shfaq koncepti i aftësisë së kufizuar mendore dhe fizike në pedagogjinë gjermane të shërimit dhe në administrimin e përkujdesjes, në mënyrë të veçantë për njerëz me aftësi të kufizuara fizike. Në ligjin e arsimit të detyruar të regjimit nazist të vitit 1938 u vendos dhe u përshkrua për herë të parë ndjekja e shkollave të ndryshme speciale, si: “detyrim shkollor për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike”, ku aftësia e kufizuar duhet të përcaktohet qartë nëpërmjet shtesës “mendore dhe fizike”. Ndërsa sot përdoret pa këtë shtesë si në gjuhën e përditshme, ashtu edhe në atë juridike. Qysh në vitin 1960 përdoret koncepti “aftësi mendore dhe fizike” si një përshkrim i përgjithshëm për nxënësit e shkollave speciale, ashtu edhe në legjislacion, si p.sh.: ligji për ndihmë sociale i vitit 1961 përfshinte këto grupe:
1. njerëz me aftësi të kufizuara fizike apo që mund të rrezikohen të bëhen të tillë;
2. të verbër apo që mund të rrezikohen të bëhen të tillë;
3. për njerëz të cilët mund të jenë me aftësi të kufizuar të të dëgjuarit;
4. për njerëz që mund të jenë me aftësi të kufizuara të përkohshme;
5. për njerëz që kanë një zhvillim të dobët të aftësive mendore.

Aftësia e kufizuar mendore dhe fizike përcaktohej sipas llojit të dëmtimit në organizëm (në planin organik dhe biologjik). Në pikëpamjen mjekësore anashkalohet fakti se vetëm një dëmtim i tillë nuk mjafton për të përcaktuar nëse një njeri është me aftësi të kufizuara. Sipas kësaj pikëpamjeje vlejnë njerëzit që për shkak të dëmtimit të funksioneve fizike, mendore dhe shpirtërore janë të cenuar meqë vështirësohen detyrat e tyre jetësore dhe pjesëmarrja e tyre në jetën shoqërore.
Aftësia e kufizuar është pasojë e një mangësie apo e një të mete. Dëmtimi mund të shfaqet në nivelin fizik dhe atë biologjik, i cili mund të diagnostikohet më tej, por dëmtimi mund të shfaqet edhe në nivelin shpirtëror e mendor. Këto të fundit përcaktohen me më vështirësi në nivelin emocionalo-konjitiv.
Shumë përpjekje shkencore bëhen për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare konceptin e aftësisë së kufizuar mendore dhe fizike. Në përgjithësi shkencëtarët më përpara u nisën nga një koncept i gjerë i aftësisë së kufizuar, koncept i cili ishte i praktikueshëm në pikëpamjet e ndryshme të teorive shkencore, të së drejtës sociale të pedagogjisë dhe të gjuhës së folur. Një ndër përcaktimet më të hershme jepet nga Heinz Bach, për të cilin cenimi është koncepti kryesor dhe aftësia e kufizuar është një ndër format e shumta të cenimit.
Tregues për numrin e madh të përpjekjeve për të dhënë një përkufizim është se ato burojnë nga “paaftësia”, sesa nga një tipar apo një veçori e personave të caktuar, kjo është mbështetje e modelit tradicional të mjekësisë (dhe atë të sëmundjes).
Jantzen dhe Beidick konstatojnë se aftësia e kufizuar mendore dhe fizike është cenimi i realizimit të një qëndrimi të nivelit mesatar, sepse kjo aftësi e kufizuar nuk është një cilësi, por një relacion ndërmjet gjendjes individuale dhe joindividuale. Duhet të studiohet një tjetër lidhje mes aftësisë së kufizuar dhe mjedisit shoqëror.

Aftësi e kufizur mendore

Simptomat: më në dukje dalin në vështirësitë gjatë procesin të të mësuarit, në shkollë. Ngadalësimi i zhvillimit kognitiv dhe intelektual në fëmijëri, si edhe mundësia e ulët për abstraksion. Jo vetëm inteligjenca maksimale sipas mesatares është e cenuar, por pjesërisht edhe aftësia për t’u përshtatur dhe pjekuria sociale e ajo emocionale. Aftësia e kufizuar mendore shpesh është e lidhur me veçoritë e tjera si autizmi, çrregullime në procesin e të mësuarit, sëmundjet e trurit, aftësi të ulët motorike dhe të folurit e gjuhës. Aftësia e kufizuar mendore nuk ndikon në aftësinë për të pasur ndjenja si gëzimi, tërbimi, por patjetër që duhet një ndihmë nga jashtë për të komunikuar me këto ndjenja.
Shkaqet: Si shkaqe për aftësinë e kufizuar mendore janë faktorët endogjenë dhe ekzogjenë (të jashtëm dhe të brendshëm), faktorët endogjenë tregojnë në shumicën e rasteve për një bazë trashëgimie ose për vecoritë e kromozomeve. Rasti klasik është Daun Sindrom. Tek faktorët ekzogjenë përmblidhen dëmtimet e fituarra cerebrale si: nëpërmjet një aksidenti, mungesës së oksigjenit gjatë lindjes, infeksionit të trurit apo të cipës së trurit, konsumi i alkolit gjatë shtatzanisë ose i rrezeve.


Aftësit e kufizuara fizike

Dallohen dy nivele apo aspkete të aftësisë së kufizuar fizike: niveli i parë është aspekti somatik dhe niveli i dytë është niveli social.
Aspekti somatik: aftësia e kufizuar fizike është pasojë e një dëmtimi të organeve të mbështetjes dhe të lëvizjes. Këtu mund të përmendim Spina Pifita, Distrofi muskulare etj..
Aspekti social: aftësia e kufizuar përcaktohet sipas atyre mënyrave të të sjellurit, që priten nga anëtarët e grupeve të personave të rëndësishëm të vetë të sëmurëve, prandaj edhe aftësia e kufizuar ndodh jo vetëm nga shmangia që bëhet nga figura ideale, por edhe nga ndikimi i drejtpërdrejtë i kësaj shmangieje në mënyrën e të sjellurit. Se deri ku është i kufizuar rendimenti i punës kognitive nuk është i qartë, sepse është relative si është një person nuk është një tjetër, por kufiri mes aftësisë së kufizuar fizike dhe kognitive nuk është krejt i paqartë. Ajo mund të përcaktohet duke parë se deri ku cenimet fizike të trurit janë shkak për një dëmtim të aftësive kognitive.


Aftësia e kufizuar shqisore.

Nën konceptin e kësaj aftësie të kufizuar përmblidhen aftësi të tilla që prekin kanalet e largëta dhe të afërta shqisore. Kanalet e larta shqisore përfshijnë shqisën e të dëgjuarit dhe të të parit. Kanalet e afërta shqisore janë nuhatja, shija dhe prekja. Kanalet shqisore të larta marrin një vëmendje të veçantë pedagogjike, sepse janë bartës kryesorë për marrjen e informacionit.
Për mbështetjen e njerëzve me aftësi të kufizuara shqisore ka mësues të arsimuar në mënyrë të veçantë, si edhe institucione përkatëse të cilat fillojnë patjetër me një mbështetje të parakohshme deri në shkolla profesionale.




SuperGirl




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Wed Nov 19 2008, 08:15pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Me kujtohet,dhe eshte per te ardhur keq, qe tek ne personat qe kishin aftesi te kufizuara mendore kane qene margjinale.
Edhe me keq, i kemi braktisur e perbuzur.Ne Shkoder klasat e femijeve me te meta mendore psh kane qene turpi i qytetit.Kur shoh se ç'fare trajtimi dinjitoz i behet kesaj kategorie ne perendim bindem edhe me teper per revolucionin e disa mentaliteve qe duhet te ndodhe tek ne.
E njejta gje ishte edhe per femijet jetime por kjo eshte teme tjeter.



Back to top
L - N
Wed Nov 19 2008, 08:24pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Me kujtohet,dhe eshte per te ardhur keq, qe tek ne personat qe kishin aftesi te kufizuara mendore kane qene margjinale.
Edhe me keq, i kemi braktisur e perbuzur.Ne Shkoder klasat e femijeve me te meta mendore psh kane qene turpi i qytetit.Kur shoh se ç'fare trajtimi dinjitoz i behet kesaj kategorie ne perendim bindem edhe me teper per revolucionin e disa mentaliteve qe duhet te ndodhe tek ne.
E njejta gje ishte edhe per femijet jetime por kjo eshte teme tjeter.



Jam shum dakord me logjiken tane zotni i nerum Miri74

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1996 sec, 0.0738 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,571kB