Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Guzhina Shkodrane - Gatimi Tradicional
 
<< Previous thread | Next thread >>
Receta guzhine
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
123456
Wed Aug 08 2007, 11:36am

Registered Member #1001
Joined: Thu Aug 02 2007, 11:18am

Posts: 394
Ketu po hapi nje teme shume INTERESANTE! !lol !lol !lol Mos u habitni se nje djale po hap nje teme te tille, po edhe pak e do te nisem per ne Itali, e atje se kam nanen me m'ba me hanger. Keshtu mund te me ndihmoni ju vajzat me ndonje recete, se un libra guzhine nuk kam nder mend me marre me vete. Me gatu di bajagi mire, por me pelqen me provu edhe pjatanca te reja. Un tash po ju coj receta prej Italiet, me ndoj gja te vecante qe hahet atje.

[ Edited Wed Aug 08 2007, 11:37am ]
Back to top
Guest2983928
Wed Aug 15 2007, 02:58am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Japrak me gjethe rrushi

Zakonisht kjo lloj gjelle përgatitet në pranverë, kur gjethet janë ende të njoma. Gjethet lahen dhe hidhen në ujë të vluar për 1-2 minuta, që të zbuten. Kullohen e hapen në tavolinë një nga një (pjesa e shkëlqyer nga posht). Vendoset mbushja dhe mbështillen në formë roleje duke futur anët nga brenda.
Mbushja përgatitet në këtë mënyrë: orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo japrak mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atherë duhet të kalohet në makinë.
Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë.
Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të javashëm për 25-30 minuta. Japrakët mund të shoqërohen me kos,ose me lëngun e vet të prerë me vezë e limon.
Për 4-5 persona duhen:
gjethe rrushi 40-50 copë, oriz një filxhan e gjysmë çaji, qepë të njoma 4-5 copë, vaj 2 filxhanë kafeje, kripë, piper, kopër.
Back to top
Guest2983928
Wed Aug 15 2007, 03:00am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Qofte

Për 4 vetë duhen:
- Mish 1 filxhan çaji
- qepë 2 kokrra
- bukë 75 g (2 feta)
- vezë 1 kokërr
- miell 2 lugë gjelle
- vaj 4-5 lugë
- perime sipas dëshirës
- kripë, piper, majdanoz

Gatimi:
Qoftet përgatiten zakonisht me mish viçi. Pritet mishi në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë perben rreth 25% te mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me vaj nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë vaj. Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.
Back to top
Guest2983928
Wed Aug 15 2007, 03:02am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Fërgesë Tirane

Për 4 vetë duhen:
- speca 10 copë mesatare
- domate 4-5 kokrra mesatare
- vaj 2 filxhanë kafeje
- miell 1 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- hudhra 4-5 thelpinj
- gjizë 4-5 lugë gjelle
- spec djegës (sipas dëshirës)

Gatimi:
Pasi u eshte hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen.
Në vajin qe ngelet hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaverdisen derisa masa
të trashet, hiqen nga zjarri dhe shtohen vezët, speci djegës, majdanozi
i grirë hollë, gjiza ose
djathi.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
Back to top
Guest2983928
Wed Aug 15 2007, 03:07am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Sheqerpare

Për 4 vetë duhen:

Për brumin:
Miell 3 gota uji
Gjalpë 1 gote
Vezë 1 kokërr ose 2 të verdhaSheqer 1 gotë uji
Sodë një majë luge kafeje
Pak vanilje

Për shërbetin:
- 2 gota sheqer
- 1 1/2 gotë ujë

Gatimi:
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.
Back to top
Guest2983928
Wed Aug 15 2007, 03:08am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
GURABIE
Per 1 kg miell perberesit jane :

1 filxhan çaji kos
3 veze
1 filxhan sheqer
1/2 filxhani gjalpe i shkrire
1 luge kafeje sode buke
vanilje (sipas deshires)

Përgatitja

Ne fillim vendos miellin ne tepsi, pak a shume ne formen e nje vullkani dhe ne pjesen e kraterit hidh perberesit. (mire eshte qe soden e bukes ta perziesh me kosin ne fillim dhe pastaj ta hedhesh tek mielli).

Me pas perzje miellin me perberesit, pak a shume njesoj si mund te punoje brumin per lakror. (perberesit mund ti hedhesh dhe tek makinat e bukes, ne gjysem proces e ti perziesh dhe perpunosh atje).

Pasi ke pergatitur brumin, me forma te vogla kuzhine mund ta ndash ne pjese (ose mund te formosh me dore trekendesha te vegjel). Copat e vogla te brumit (te prera ne forma) vendosi mbi tepsine e lyer me gjalpe (copezat vendosi pak larg nga njera tjetra qe mos ngjiten).Lyej nga siper copezat me veze te rrahur dhe pluhur sheqeri dhe leri te piqen.

Nuk jam e sigurt ne cfare temperature duhen te piqen, por si do qe te jete nuk duan te piqen gjate (duhet tu rrish tek koka aq min sa i le ne furre, qe mos digjen.
Back to top
DIABOLIK
Sun Aug 19 2007, 05:11pm

Registered Member #865
Joined: Tue May 22 2007, 12:39pm

Posts: 57
Keto na duhen ne. Ta po cmenen italiant kur ti hajne.
Ju lutem nqs dikush di si behet tava e kosit do jua dija per nder sikur ta shkruanit. flm tung.

Sa mire me ken shkodran.
Back to top
vALBONA
Sun Aug 19 2007, 06:12pm
Registered Member #1071
Joined: Sun Aug 12 2007, 02:41pm

Posts: 9
per taven e kosit duhen;
mish qingji
kos, veze, pak miell, kripe, byber simbas deshires
zihet mishi i qingjit, pastaj ne nje ene te vecante perzihet kos +veze dhe pak miell shtohet pak nga lengu i mishit. dhe hidhen ne nje tepsi ku vendoset dhe mishi i zier dhe futet ne furre. do ta lesh ne furre derisa kosi te kete shterruar pak dhe te kete marre ngjyre te pjekuri.Shpresoj qe ta kam plotesuar deshiren. DIABOLIK - NICE NAME.
Back to top
SuperGirl
Mon Feb 11 2008, 03:57pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Tasqebap

tasqebapi zakonisht pregatitet me mish vici ose dashi. mishi tul pritet ne shirita te holle ne drejtimin e kundert te fijeve ose ne copa katrore. skuqet ne yndyre sebashku me qepet e prera fije-fije, derisa t'i avulloje uji dhe te krijohet njw shtrese e kuqe. shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me vere, hidhet salce domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudra, kripe dhe uje deri sa te mbulohet mishi. Lihet te zihet ne zjarr te ngadalte, deri sa gjella te jete gati. tasqebapi shoqerohet me salcen e vet. sipas deshires mund te shoqerohet edhe me garniture perimesh; ne menyre te vcante shkon me pure patatesh ose patate te ziera.

per 4-5 persona duhen:
- 500 g mish
- 2-3 kokrra qepe
- 4-5 luge gjelle me yndyre
- 1 luge gjelle me miell
- gjysem filxhan caji me vere
- 1 gjethe dafine
- gjysme luge gjelle me salce ose 2-3 kokrra domate mesatare
- 3-4 thelpinj hudhra
- kripe dhe pak spec i kuq






Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Holly
Fri Feb 22 2008, 09:15pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Patëllxhanë të mbushur .

Për 4 vetë.

Duhen:

- Patëllxhanë 1 kg
- qepë 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripë, piper, majdanoz

Gatimi:

Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe lëkura në tre rripa nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit dhe vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi, shtohen domate të qëruara dhe të prere në forme kubike; vazhdon kaverdisja në zjarr të ngadalshem në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak vaj pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.




* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Rozafa-usa
Sat Feb 23 2008, 02:24am

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
Këshilla të rëndësishme për kuzhinën tuaj

1.Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon.

2.Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit.

3.Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo cdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.

4.Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.

5.Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të meken.

6.Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore.

7.Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen.

8.Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre.

9.Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore.

10.Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta.

11.Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë.

12.Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore.

13.Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.

14.Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.

15.Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.

16.Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.

17.Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.

18.Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos.

19.Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.

20.Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur.

21.Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.

22.Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë.

23.Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë.

24.Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore.

25.Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull.

26.Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija.

27.Për të zier një kg. fasule duhen 2-3 litra ujë.

28.Për të përmirësuar shijen e fasuleve gjatë zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

29.Gjatë gatimit të gjellëve të nxehta mos i mbani fëmijët pranë.

30.Mos përdorni mjetet elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kanë difekte teknike.
31. Kur ne frigorifer mbetet 1/2 kokre qepe e qeruar, qe te ruaj shijen dhe aromen, lyhet vendi i prere me margarine.

32. N. q. s supes i eshte hedhur shume kripe, nuk duhet shtuar uje,por merret nje gote miell ose 1/2 gote oriz,vendoset ne nje nape dhe futet ne supe te zieje per 5--10 minuta.

33. Gjate zierjes se patateve te vjetra ,qe te mos krijohen njolla te zeza,u hidhet pak uthull.

34. Mishi i pjekur ose i skuqur do te jete me i bute, n. q. s pasi te pergatitet mbahet per 5 min mbi nje tenxhere me uje qe valon.

35. N. q. s salca e pergatitur nuk shtrohet menjehere ne tryeze, duhet te lyhet ne siperface me gjalp,keshtu qe shtresa e holle e gjalpit nuk e le salcen te thahet e te zere kore.

36. Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame,grihen me pare 2--3 kokrra patate,pastaj lahet.

37. Mishi i ngrire nuk keshillohet te shkrihet ne uje te ftohte,por duhet te vendoset ne tenxhere me kapak te mbyllur rreth 2--3 ore.Lengu qe del nga shkrirja duhet te perdoret,sepse eshte i pasur me proteina,kripra minerale dhe vlera te tjera ushqimore.

38. Gjat skuqjes se mishit ne copa,keshillohet qe ena te mbulohet me kapak,pasi ne kete menyre avulli nuk del,por mbetet ne mish duke i dhete atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.

39.Trute para se te perpunohen duhet te vendosen per 1--2 ore ne uje te ftohte qe tu hiqet cipa.

40. Trute para se te skuqen duhet te zihen

41 .Vezet eshte me mire te mos ruhen ne frigorifer.

42.Gjate zierjes se plancit shtohet uthull,se perndryshe nuk mund te pritet ne thela me vone.

43.Enet eshte me mire te lahen menjehere mbas vaktit, sepse me vone eshte me veshtire .

44.Erezat me te thjeshta jane qepa dhe hudhra.

45.Nese mishi eshte ziere apo jo duhet provuar ne dhemb cdo nje cerek ore (mbasi ka ziere nje cope kohe)dhe vetem kur jemi te sigurte se ka ziere shtojme edhe perimet.

46.Peshkut duhet qe ti pritet koka dhe ti vihet kripe.

47.Nje metode per kriposjen perfekte te peshkut ,eshte qe te lihet 2-3 ore ne uje me kripe para gatimit.

48.Nese mendoni se gjella me leng eshte shume e kripur ,shtoni 1-2 patate.

49.Eshte mire qe gjella e ndenjur ne frigorifer para se te konsumohet,te lihet jashte per gjysem ore ne vend qe ta veme per tu ngohur.(vecanerisht kur eshte vere)

50.Nese me te vertete doni te kenaqeni me peshk, gatuani me shume lloje peshku ne nje vakt.

51.Djema, kur gatuani per nje vajze dhe jeni fillestare, perpiquni te beni dicka te thjeshte dhe te sigurte dhe mos u komplikoni me receta, se nuk del mire.

52.Nese brumin e gatuar per qofte dhe ne copat e prera te mishit per berxolle qitet nje cope e akullit mishi do te behet i bute

53.Qe mishi gjate skuqjes te krijon kore te bukur ne siperfaqe gjithmon para se t pjekum duhet ta fshijm me pecet

54.Nese do te dish se a jane peshqit e fresket pasi qe te blesh mbush nje ene me uje dhe futi peshqit,ata qe fundosen jane te fresket,ate qe nuk jane te fresket rrin mbi uje.

55.Qe djathi te mos therrmohet gjate prerjes duhet te vehet ne uje te vaket per disa minuta

56.Qe limonit ti del i gjithe lengu para shtrydhjes duhet te rri ne uje te vaket per disa minuta

Shpesoj qe tju vi ne ndihme sado pak.....
Back to top
SuperGirl
Sat Feb 23 2008, 11:50am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Flm rozafa! gjana qe duhet me i dit edhe ne qe nuk gatujm



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:38pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998

Byrek me domate dhe salmon


Përbërësit për katër persona:

200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min

Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.




Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:40pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Pastiço pikante me patate të furrës


Përbërësit për katër persona:


1 kile patate të zjera
lëng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugë majdanoz i grirë
kripë dhe vaj ulliri
spec i kuq djegës
një kokër qepë
200 gr ton
një lugë majonez
Koha 1 orë.


Përgatitja: Patatet e zjera ende të ngrohta, prijini në feta dhe i përzieni shpejt me lëngun e limonit, 2 lugë majdanoz të grirë, kripë dhe specin djegës të grirë hollë. Përzijeni mirë dhe lëreni pak ashtu. Vendoseni mbi një letër zjarrduruese të lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t'i dhënë formë. Bëni një shtresë të parë me patatet duke ushtruar një presion të lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepën e grirë dhe pastaj vendosni pjesën tjetër të patateve. Futeni në frigorifer dhe lëreni për të paktën 1 orë. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurën dhe vendoseni pastiçon në pjatë.



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:41pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Fërgesë Tirane


Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:42pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Pastiço me djathë


Për 4-5 persona duhen:

Makarona 300 gram, vezë 2 kokrra, djathë 100 gram, qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji, kripë, piper, gjalpë e djathë kackavall të grirë 1 lugë gjelle.
Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpëlahen,kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:43pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Tullumba


Për 25 copë duhen:

Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë treçerek gote.


Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:45pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Tavë peshku me hudhra


Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa,i hidhet kripë,piper,lyhet me miell dhe skuqet
në tigan me yndyrë të nxehtë.Në yndyrën që tepron na skuqja hidhen hudhra të grira,shtohet
shtohet miell i cili kaperdiset pak,pastaj salcë domatesh ose domate të freskëta
të grira hollë.Të gjitha këto përzihen,shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë,kripë,piper
e dafinë.Pasi të mbahet në furrë 15-20 minuta dhe kur të jetë bërë gati i hidhet majdanozi grirë hollë.


Përberja


Për një kilogram peshk duhen:
vaj 2 filxhanë kafeje,
hudhra 3 kokrra,
uthull 1 filxhanë,
salcë 1 lugë gjelle ose domate 3-4 kokrra,
ujë 2 filxhanë çaji,
2 fletë dafine,
kripë e piper

Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 08:47pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Biskote me manaferra


Perberesit per kater persona: • 200 gr. miell, • 100 gr. gjalp, • 100 gr. sheqer, • 150 gr. manaferra te fresketa, • recel manaferrash. Pergatitja: Ne fillim zbusni gjalpin per gjysem ore dhe priteni ne kuba te vegjel (mos e shkrini). Ne nje ene sitni miellin, shtoni gjalpin, sheqerin dhe punojeni perberjen derisa te formohet nje brum elastik. Mbulojeni me nje pecete dhe lereni ne frigorifer per gjysme ore. Lyeni me gjalpe nje tave rrumbullake, shtroni brumin duke i dhene forme, ne menyre qe te formoje nje rreth me te gjere se tava. Kujdes: Trashesia e brumit nuk duhet te jete me e vogel se gjysem centimetri, perndryshe brumi thahet! Shtroni mbi brum pak recel manaferrash dhe mbi te vendosni me kujdes manaferrat e fresketa; vendoseni ne furre per rreth 40 minuta ne temperature 170°. Mund te perdorni edhe fruta te tjera sipas deshires.


Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 09:03pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Tave spinaqi i pjekur me veze, dhe qepe...

perberesit:

1 kg spinaq (2 lbs)
5 kokrra veze
1-2 luge gjelle gjalpe
1 qepe
kripe
Udhëzime per pregaditje
Pastroni dhe grini spinaqin
Hidhni gjalpin oe yndyren ne tenxhere
Hidhni qepet dhe pastaj spinaqin derisa te fergohen mire (15-20 minuta)
Pastaj, hidhni spinqin ne tepsi, rrafshonje, dhe hiddhni vezet a parrahura ne krye.
Futeni ne furre for 30-35 minuta--ne temperature te larte.



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 09:05pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Embelsire shume e thjeshte po e shijshme..

perberesit
6 veze
1 lt qumesht
nje pakete vanilje
1/2 kg sheqer
per karamelin: 5 luge sheqer ,
Udhëzime per pregaditje
Se pari pergatisni karamelin duke perzier mire sheqerin deri sa t’e perfitoni nje leng te kafte te cilin do ta shperndani neper tasa.Nga ana tjeter zijeni qumeshtin ne nje tenxhere dhe lijeni te ftohet pak.

Ne nje tas rrihni duke perdoru mikser vezet se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa te behen si shkume.Me pas perzijini me qumeshtin e vaket ne zjarr te ulet.

Shperndajeni kete mase neper tasat qe hodhet kremin e karamelit si per pare dhe lijeni te ftohet ne frigorifer per disa orese ta servirni kthejini tasat mbrapsht ne menyre qe karameli te vije siper dhe zbukurojeni me thela qitroje.Ju befte mire!



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
*Princess*
Sat Feb 23 2008, 09:06pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Bakllava

perberesit
1/2 kg bajame tė qėruara
1/2 kg mjalte
700 gram sheqer
1/2 liter ujė
400 gram gjalpe
40 gram kanelle dhe karafile
1 kg pete bakllavaje
Udhëzime per pregaditje
1. I pėrvėlojmė me ujė tė nxehtė bajamet dhe u qėrojmė cipėn (po tė duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu siē janė) dhe, si t'i thajmė duke i fėrkuar pak me njė pecetė, i shtypim ose i presim me thikė nė mėnyrė qė tė bėhen si njė trahan i trashė. Shtypim, njėkohėsisht, dhe kanellėn bashkė me karafilėt, pastaj vėmė gjalpin tė shkrijė nė zjarr.

2. Marrim njė tepsi tė pėrshtatshme, tė llogaritur me shtresat e petėve, e lyejmė mirė me gjalė dhe shtrojmė nė tė dy petė bashkė, lyejmė sipėrfaqen e petės me gjalpė dhe hedhim mbi tė disa thėrrime bajamesh e pak pluhur erėzash (kanellė e karafil). Shtrojmė mbi to njė petė tjetėr e, si ta lyejmė me gjalpė, hedhim pėrsėri mbi tė bajame dhe kanellė. Vazhdojmė pastaj duke shtruar nga dy petė e mbi to njė shtresė bajame, duke pasur parasysh se, mė nė fund, do tė shtrohen pėrsipėr 3 petė, tė lyera me gjalpė por pa shtresė bajamesh mbi to.

3. Sė fundi lyejmė mirė me gjalpė edhe sipėrfaqen me majėn e njė thike tė mprehtė. Maja e thikės duhet tė futet derisa tė cikė petėt e fundit e tė shkojė pa ndėrprerje deri nė fund tė ēdo vije, por cipat tė mbeten tė bashkuara njėra me tjetrėn. Gjithashtu, petėt nuk duhet tė ngjeshen gjatė heqjes sė vijave, prandaj thika duhet tė jetė e mprehur mirė. Pasi ta kemi pėrgatitur nė kėtė mėnyrė, tepsinė e vėmė nė furrė me nxehtėsi mesatare, qė bakllavaja tė piqet pėr afro njė gjysmė ore. E lėmė pastaj tė ftohet pothuaj krejt dhe vetėm atėherė i hedhim pėrsipėr shurupin, e jo kur ėshtė ende e nxehtė



Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
Rozafa-usa
Sat Mar 01 2008, 01:33am

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
SuperGirl ka shkruar:

Flm rozafa! gjana qe duhet me i dit edhe ne qe nuk gatujm



asigja naqe gjithcka per shkodraonline :-*
Back to top
Rozafa-usa
Sat Mar 01 2008, 01:34am

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
tave peshkut (krap)

5 persona
1 peshk(krap)
1kg qepe
2 thalba huder
gjeth larit
mender
salce
biber

Pergaditja
qepet duhen grire sa me imet
dhe i skuqim shum,ngadale me flak pak, mbasi te skuqen
mire i hedhim salcen dhe e skuqim edhe pak , hedhim hudren
e grire, mendren, biberin ose spec djeges simbas deshires)
dhe mandej i shtojme 2 gota uje, e hedhim ne nje tave
mandej vendosim peshkun e prere ne copa dhe vendosim edhe
sipas deshires 2-3 gjethe larit dhe e fusim ne furre te nxehte perpara
derisa te pjeket peshku ne te dyja anet
Back to top
Rozafa-usa
Sat Mar 01 2008, 01:46am

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
nje arsye me shume per me konsumu ma shume .......

..........................................BIZELET...................................

1 Ndihmojne kunder semundjes se Knacerit
2 ulin pasojat e gjendjes gripale.

Ne pergjithesi, thuhet nje shprehje "e gjelbra eshte e shendetshme"..
Bizelja eshte nje nder zarzavatet me veti te medha ushqyese dhe me veti mbrojtese ndaj Kancerit.
Ajo ndihmon gjithashtu, ne uljen e Kolosterines ne gjak.Kjo ndodh per shkak te nje permbajtjeje ne Bizele, ne formen e nje Pigmenti.
Bizelja, permban shume vitamine C dhe kjo vetem ne Bizelen e fresket dhe jo ne ate te konservuar ne te cilen humbin komplet vlerat e saj.
Megjithate, kur nuk eshte sezoni, afersisht te njejten sasi vitaminash, mund ta gjesh dhe ne bizelet e ngrira.
Nje studim nga Danimarka tregon qe perdorimi i 125 grame Bizeleve ne dite,jane metoda me e mire ne uljen e ankesave ndaj pacenteve te zemres..

.........................GROSHA (fasule )...................................


1 Ul vlerat e kolosterines,
2 Stabilizon vlerat e sheqerit(diabetit)
3 Ndihmojne ne mbrojtjen ndaj rrezikut te prostatit dhe kancerit te gjoksit..

Grosha hyn tek Zarzavatet me fuqi te madhe,pasi eshte shume e pasur me Vitamina dhe minerale..
Sipas studiuesve te Semundjes se Kancerit, eshte arritur, se cdo lloj e Groshe (e kuqja,e bardha,me lara)kane substanca, me veti te vecanta mbrojtese..
Grosha, ndihmon shume ne jashtqitjen e njeriut.
Perdorimi i 250 grameve ne dite, ulin vlerat e Kolosterines ne gjak,brenda 6 javeve ne 10%(DR.Patti Bazzel)dhe duke u arritur kjo gje ulet dhe rreziku ite zemres..
Ne universitetin e Kentucky, u be nje studim me 20 burra qe, kishin vlera te larta te kolosterines dhe u ushqyen cdo dite(nder te tjera)dhe me 200 gr grosh dhe u pa qe brenda tre javeve,qe u ulen keto vlera ne 19%.
Shume te semure, nuk i dine vlerat e groshes..
250 gr permbajne vetem 1 gr lyre..GJithashtu, ato permbajne vitamine B si dhe Kalium te dobishme per te mbajtur konstant, tensionin e larte.

............................LULESHTRYDHET....................................


1 Mbrojne nga Kanceri
2 Ndihmojne ne jashteqitje
3 Ulin rezikshmerine e infeksioneve

Romaket e vjeter..besoni shume tek luleshtrydhet..qe nga levizja e nje dhembi,deri tek infektimi i bajameve..
Ne nje studim, te bere me kafshet,duke i futur substancen qe permban ky frut..u vu re qe arrihej te ulej ne menyre te dukshme rreiku u Tumoreve te melcise.Gjithashtu Luleshtrydhet kane shume Vitamin C..Keshtu 100 Gram luleshtrydhe shperndajne 62 miligram ose 83 % me vitamine C,e barabarte kjo me nje frut Qiproje..

Kapslliku, eshte nje problem i madh, i diteve moderne.Njeriu duhet te pije sa me shume lengje, qe ta arrije kete gje pa probleme..
Nje faktor ndihmes, eshte edhe Luleshtrydhja,pasi eshte nje frut qe deperton shume shpejt, ne Zorren e trashe, duke ndihmuar pra ne
jashteqitje..
Ne pergjithesi, Luleshtrydhet,mbahen pa u lare..vetem para ngrenies behet kjo gje..
Nje tjeter metode mund te jete,mbajtja e tyre ne ngrirje,duke mund ti perdorur te fresketa ne cdo kohe

....................BANANET....................

1.Shume te rendesishme kundra emoragjise cerebrele,
2.Ulin tensionin e larte
3.Zbusin uthin e stomakut
4.ndihmojne kundra diares...

Ne qofte se, vuani nga tensioni i larte..duhe te mendoni gjithmone, per frutin tropikal te Bananes..
Dielli, eshte ai qe e ngre tensionin,ndersa Bananja ben te kunderten e tij.
Studimet kane treguar qe Bananja..eshte frut shume i pasur me Kalium,dhe si e tille..ndihmon pra ne uljen e rrezikut te emoragjice carebrale.
Bananja eshte burim kaliumi..Nje Banane ka 396 miligram ose 11 perqind te mineralve te nevojshme te nje dite.
Dy deri tre banane ne dite jane optimale,thote Biofisikanti David Young.

Nje mrekulli tjeter, nepermjet ketij fruti eshte dhe ulja e ndjeshme,qe shkakton kundra thartesise ne stomak(urthit)..
Studiuesit, thone qe Bananja, mbron stomakun..pasi arrin te bllokoje bakteriet qe mund te jene, aktive ne te.

Gjithashtu, shume e njohur eshte ndikimi, pozitiv i Bananes, ne semundjen e Diarese..ku njeriu humb shume minerale dhe ujera nga trupi,aq te domosdoshme per shendetin e tij..
Dr. Ruderman, shpjegon qe Pektini, qe permbajne Bananet, eshte si ai sfungjeri qe thith ujin,dhe jep ndihmen e menjehershme ,ne kete rast.

Bananet me te shijshme, jane ato te Karaibit dhe Amerikes jugore..
Shume njerez,e quajne te merzitshme blerjen e bananeve..pasi lekura e jashtme e tyre shpesh nxihet..
Nje stil, per te mbajtur bananet te fresketa eshte ky..Mbajeni frutin ne frigorifer..edhe pse lekura eshte e nxire,fruti brenda eshte gjithmone i fresket..

............................................MOLLA..............................


Frut, me ndikim te madh pozitiv..
1 Ul ne menyre te dukshme, rezikun e semundjeve te zemres,
2 Ndihmon kundra kapsllikut,
3 Mbajne konstante,vlerat e sheqerit ne gjak..

Molla, eshte sinonim i vitalitetit dhe shendetit.
Mrekullia tjeter e molles si frut,eshte qe ate mund ta hash ne cfaredo lloj kohe..pra ajo mund te quhet ndryshe dhe nje "Snack fruit":

Nje molle ne dite.dhe ti nuk ke nevoje per doktor..-thote nje fjale e urte.

Mrekullia e frutit te molles,qendron sidomos tek lekura..Vitamina C dhe betakarotin,qe kane dhe ndikimin pozitiv ne shendetin tone.
Nje studim ne Hollande,ku njerezit e testuar u ushqyen me nje molle ne dite ,gjithashtu me 2 luge qepe te grire,dhe 4 gota caj.arriten te ulin ne menyre te dukshme rezikun e semundjes se zemres.
Gjithashtu,molla ben nje ulje te dukshme te kolosterines ne gjak duke ndihmuar keshtu ne semundjen e diabetit, apo te emoragjise cerebrale.
Ka lloje te ndryshme mollesh,por ai me specifiku per keto lloj semundjeje eshte,molla e ngjyres se gjelber,qe ne bote njihet me emrin
"Grany Smith".
Duhet te shtojme, se Vitaminat e molles mund ti marrim ne nje fare menyre dhe nepermjet lengut te saj(Kalium dhe Eise):Megjithate duhet theksuar,se asnjehere lengu i molles,nuk do te ishte nje zevendesim i vete frutit..
Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 2.9797 sec, 2.7697 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,173kB