Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Bankat, parazitet e xhepit te popullit shkodrane |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Bankat, parazitet e xhepit te popullit shkodrane Po e hapi kete teme ne menyre qa te pakten ato shkodrane qe i lexojn ketu te mesojne sado pak nga mendimet dhe debatet e emigranteve shkdran qe tani e njohin veprimtarine e Bankave neper bote. Me ka bere jashtzakonisht pershtypje numri aq i madh i bankave ne Shqiperi dhe ne Shkoder ne nje kohe qe as shtete ma te medha ne bote nuk kane kaq shum. Ja nje disa nga to banka e shqiperise banka amerikane banka italo - shqiptare Banka Emporiki alpha bank credins PROCREDIT BANK BANKA KOMBETARE GREKE TIRANA BANK BANKA NDERKOMBETARE TREGETARE BANKA E KREDITIT SHQIPTAR banka bashkuar shqiptare BANKA E PARE E INVESTIMEVE DARDANIA BANK BANKA Raiffeisen BANKA KOMBETARE TREGETARE BANKA popullore lista vazhdon.... Njeriu shtron pyetjet; "velle me paret e kujt ushqehen gjithe keto banka"??? "Pse shumica prej tyre jane te huaja"??? Kujdes popull mos bini viktime e tyre, lexoni mire e mire Kushtet para se te hapni nje conto apo te merrni kredit, sepse ju rjepin. Qfare mendoni ju? | ||
Back to top | | ||
visho |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1144 Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pmPosts: 2064 | ca mi hap syt ky popull mar sju ka met gja vec ne ju merrshin morrat se njata ju kan met | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | sa bankat kekan ma? mas jan edhe ato si piramidalet e declarojn mas 5vjetve falimentim? | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Belgium ma ke heke per gojet se edhe ate mendim shkruva po nuk e paskam postu. Kjo asht nji liste e shkurter e tyre dhe jam i sigurete qe ka edhe dy here aq. Ashtu them edhe un qe keto jane "Piramidat Moderne" prandaj me vjen keq per ata njerez qe bien viktima se nuk tja dalin ma. cartat e credit qa duhen ne shqipni kur me hanger e me pi, blene cash. Ma mire i mani leket nen jastek sesa ne Banke qe te "marrin leke me perdore leket tuaja" | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | ::bud:: ka shkruar: Belgium ma ke heke per gojet se edhe ate mendim shkruva po nuk e paskam postu. Kjo asht nji liste e shkurter e tyre dhe jam i sigurete qe ka edhe dy here aq. Ashtu them edhe un qe keto jane "Piramidat Moderne" prandaj me vjen keq per ata njerez qe bien viktima se nuk tja dalin ma. cartat e credit qa duhen ne shqipni kur me hanger e me pi, blene cash. Ma mire i mani leket nen jastek sesa ne Banke qe te "marrin leke me perdore leket tuaja" hahhahahahahahah ja per gja bud por kujtoj thanjen e berishes ne samitin e bukureshtit: ku tha me bunkerat qe disponojme jan baraz me ndertu piramidat e EGYPTIT....e te keshilloj ban kujdes se ai vec sa her qeveris , kur merzitet ja fut piramide ai....hhahhahahahahahahahaahhaahahha | ||
Back to top | | ||
zjermi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1293 Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38amPosts: 2976 | nuk mendoj se bankat rrjepin. duhet me e dit mire situaten se per qa merr lek ne banke, dhe me e kuptu mire se sa asht interesi qe pagun deri ne fund ti o pellum simbol i paqes, nder shekuj popujt t'kane rrespektu ndalo pak ti n'shkodren teme nje mesazhe urim prej meje me ju dergu. dje prej jush une jam nda ne vend t'huej per me lulzu nje premtim prindve ju kam ba sa te jem gjalle me i nderu! (marre nga ZEST) | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | nuk ka ja kam friken rrjepjes sa ja kam falimentimit total. nuk ka me ken e larget dita qe disa nga keto kane mu fshi nga lista Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Bankat ne shqipni besoj se kan me marr valixhet e kan me i lan tan me gisht ne goje. Edhe at pune mundem me e ba se ska qa i ban kush. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Si asht e mundun sot me gjithe ato kriza bankare neepr bote sot ne shqiperi spo ka luhatje ne keto banka?,qa tregon kjo ?? | ||
Back to top | | ||
drejtesia |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2554 Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53amPosts: 1411 | zotni bud ke shum te drejt me kete tem qe ke hap,se vec me ba mashtrime jan pothujse tana | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Kriza e bankave, 10 fakte që duhet t’i dini tani: Nëse banka jote shkon drejt falimentimit, si mund t’i merrni paratë tuaja sërish? A janë kreditë tona të mbrojtura? Po investimet? Me krizën e madhe financiare që ka ngërthyer SHBA-në, këto janë disa nga pyetjet që çdo njeri i bën pothuajse çdo ditë. Si mund ta marr vesh unë që banka ime mund të falimentojë? Përgjigjja e shkurtër: Ti s’mund ta marrësh vesh. Zyra Federale e Depozitave dhe Sigurimeve nuk i publikon emrat e bankave në “listën e saj të zezë”. Duke iu referuar Shoqërisë së Bankave të Amerikës, shumica e bankave që janë në “listën e zezë”, në shumë raste ia arrijnë të marrin sërish veten pa ndërhyrje nga jashtë apo shteti. Si mund ta marr vesh unë që banka ime mund të falimentojë? Përgjigjja e shkurtër: Ti s’mund ta marrësh vesh. Zyra Federale e Depozitave dhe Sigurimeve nuk i publikon emrat e bankave në “listën e saj të zezë”. Duke iu referuar Shoqërisë së Bankave të Amerikës, shumica e bankave që janë në “listën e zezë”, në shumë raste ia arrijnë të marrin sërish veten pa ndërhyrje nga jashtë apo shteti. Nëse banka ime falimenton, a do të kem unë sërish të drejtën e përdorimit të llogarisë sime bankare? Ju do të keni shumë mundësi që përdorimi i llogarisë tuaj bankare nuk do të ketë asnjë ndërprerje, edhe sikur paratë tuaja të jenë transferuar në një bankë të re. Rregullatorët zakonisht i mbyllin bankat ditën e premte. FDIC (Zyra Federale e Depozitave dhe Sigurimeve) punon gjatë gjithë fundjavës për transferim depozitash dhe për tërheqje parash). Gjithashtu depozituesit mund t’i përdorin llogaritë e tyre bankare me ATMs, karta krediti dhe çeqe. Ndërsa të hënën fillon puna bankare si zakonisht. Në raste të rralla kur FDIC nuk mund të gjejë një blerës dhe kur një bankë e re ende nuk është krijuar, atëherë banka juaj mbyllet dhe përdorimi i llogarisë tuaj bankare do të bëhet disa ditë më vonë. Kartat e kreditit dhe ato të ATMs nuk do të punojnë, po ashtu edhe çeqet. Ndërsa të hënën FDIC do të fillojë të dërgojë çeqet për klientët për shumat e parave që ata kanë depozituar. Janë shoqëritë kreditore të sigurta? Të gjitha bankat kreditore federale dhe shumica e bankave kreditore të shteteve janë të sigluara tek Fondi Kombëtar i Shoqërive Bankare të Kredive, e cili është një fond federal që përkrahet ashtu si FDIC nga një besim i plotë dhe me kredi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Fondet në union kredish janë mbi 100,000 dollarë vetëm për depozituesit dhe mbi 250,000 dollarë vetëm tërheqje. Shumë pak banka kredish nuk mbështeten nga NCUSIF, por ato e marrin sigurinë nga sigurues privatë siç është Aksionet Amerikane të Sigurimeve, por që nuk përkrahet nga qeveria e SHBA-së. Po rreth investimeve të mia? Janë ato të sigurta? Fondet e investimeve edhe ato që janë nëpër degët bankare, nuk janë të siguruara nga FDIC. Por megjithatë, ato janë të siguruara nga Koorporata për Mbrojtjen e Fondeve të Investimeve të Fondeve, e cila jep fonde mbi 500,000 dollarë klientët për të kthyer fondet e investuara në bankat me probleme dhe në firmat që janë në andralla. Megjithatë mbrojtja e SIPC’s (Koorporata për Mbrojtjen e Fondeve të Investimeve të Fondeve) është e limituar. Ajo nuk mund të mbrojë apo të japë sërish fondet tuaja, për shkak që t’i humbet pse falimenton për shkak të lëkundjeve të tregut apo kur investimet e tua dështojnë, ose kur gabon. Dhe që të jesh i siguruar duhet që të jesh edhe anëtar i Koorporatës për Mbrojtjen e Fondeve të Investimeve të Fondeve (SIPC). A duhet t’i heq depozitat nga një treg i ngecur? Sigurisht që duhet t’i tërhiqni, por ama nëse ju i keni të gjitha paratë e nevojshme. Por nëse ju doni që të tërhiqeni nga tregu, planifikuesit financiarë do t’iu këshillojnë që të mbani të paktën 50% të aseteve tuaja në tregun e ngecur, pasi sipas tyre, kjo do të rrisë inflacionin dhe që të mos largoheni nga tregu pa një fitim të madh. A janë fondet e tregjeve financiare ende të sigurta? Në 17 shtator ne morëm lajmin shqetësues se njëra nga bankat më të vjetra falimentoi, ose lejoi uljen e çmimeve të aksioneve nga deri në 1 dollar. Nga 65 bilionë dollarë të rezervave të kësaj banke, për shkak të kolapsit ngelën vetëm 785 milionë dollarë, çka solli që të gjitha investimet e kësaj banke tani të jenë në fije të perit. Kjo është vërtet një çështje mjaft e vështirë, pasi shumë tregje vareshin vetëm nga kjo bankë. Analisti i “MSN Financës”, Jim Jubak, që vitin e kaluar e kishte parashikuar kolapsin bankar. Po ashtu pati deklaruar edhe analisti tjetër i “MSN”, Jon Markman, në rubrikën “Siguria e parave tuaja nuk është më kaq e sigurt”. Pra, vazhdoni t’i lexoni këta dy djem, nëse ende s’e keni bërë. Unë jam i siguruar tek AIG (Banka e Ndërkombëtare Amerikane). A vazhdoj të jem i sigurt për paratë e mia? Po. AIG ka shumë mundësi dhe aftësi pagimi. Kjo kompani ndërmerr rreziqe në fusha të ndryshme të sigurimeve, specifikisht në shitjen e kontratave për të mbrojtur klientët. Po rreth siguracioneve? A duhet të jem unë i shqetësuar për to? Ju gjithmonë duhet t’i monitoroni fuqishëm siguracionet tuaja dhe mundësitë e kompanisë tuaj për të shlyer shumat që keni depozituar. Shumë kompani kanë tarifa të ndryshme, por kompanitë më të njohura si “A.M. Best” dhe “Moody’sand Standard & Poor’s”, “Insure.com”, ju ofrojnë juve që t’i shikoni vetë shumat tuaja dhe t’i tërhiqni ato kurdoherë. Nëse ju dëshironi t’i kaloni figuracionet tuaja nga një kompani në një tjetër, ju mund të keni shumë zgjedhje, por edhe mund të mos keni asnjë mundësi. Nëse ju keni një figuracion jete apo shëndeti, ju do ta keni mjaft të vështirë të merrni figuracione të tjera. Nëse ndodh një krizë edhe për kartat e kreditit, si do të mi kthente banka ime e kartave të kredive shumën e parave? Kartat e kreditimeve janë mjaft të rrezikuara, jo vetëm nga krizat bankare, por edhe për shkak të elementëve të tyre të pakta të sigurisë. Ja pse një pjesë e madhe huamarrësve me karta krediti mesatare dhe të këqija në shpesh raste shikon se shuma e parave të tij nuk është më ajo e para. Kjo ndodh edhe për shkak të gabimeve të bankave, por edhe për shkak të hakërasve. Çfarë do të ndodhë pas kësaj krize? Asnjë nuk e di. Punët mund të marrin për keq, shumë për keq ose për më mirë. Nëse ju doni të bëni diçka të mirë tani, atëherë, pa hezitimin më të vogël, kontribuoni në para tek Kryqi i Kuq Amerikan. E ndërsa ne shqetësohemi se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, le të shqetësohemi për atë që po ndodh tani. Kryqi i Kuq Amerikan është duke u marrë me ngritjen ekonomike dhe duke dhënë ndihma për viktimat e uraganit Ike. Jep nga kuleta jote disa para për dikë tjetër, dhe unë do të bëj një predikim: Tani ju do të ndjeheni pak më mirë. *Analiste amerikane e ekonomisë Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kriza, bankat abuzojne me interesat Blerina Hoxha E Hene, 08 Qershor 2009 Diferenca e normave te interesit ndermjet kredive dhe depozitave, ne sistemin bankar shqiptar eshte rritur dukshem kete vit. Kjo do te thote se interesat qe bankat marrin per kredite ndaj klienteve te tyre jane shume me te larta se, normat e interesit qe ofrojne per kursimet e qytetareve. Sipas nje vezhgimi te Bankes se Shqiperise per kete qellim, kostoja e ndermjetesimit ne leke, eshte rritur ne gjate 2009. Per monedhen vendase diferenca ndermjet interesit te kredive dhe depozitave eshte rezulton 6.61 pike perqindjeje nga 5.81 pike perqindjeje, qe ishte ne fund te 2008. Gjithashtu diferenca e interesave per kredite dhe depozitat eshte thelluar edhe per monedhen evropiane. Norma mesatare e ndermjetesimit per monedhen evropiane eshte rritur ne 5.14 pike perqindjeje, krahasuar me 4.76 pike perqindjeje qe ishte ne funt e 2008. Autoriteti qendror bankar njofton se, kjo rritje ka ardhur kryesisht si pasoje e uljes se interesave per depozitat dhe rritjes se lehte te interesave te kredise ne te dyja monedhat. Deklaratat paralajmeruese se, bankat e nivelit te dyte nuk bejne loje te ndershme me klientet jane dhene me pare edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka e Shqiperise. Ne nje studim te meparshem te FMN thuhet se eshte evidentuar, se ne sistemin bankar shqiptar kostoja e ndermjetesimit ka ardhur vazhdimisht ne rritje. Kjo rritje e larte i referohet rritjes se investimeve te bankave ne aktivitet me rrezik me te larte dhe ndryshimit te struktures se depozitave ne favor te atyre ne valute, me norma me te uleta interesi. Kostot e larta te ndermjetesimit pengojne zhvillimin ekonomik dhe tregojne mungese eficence ne sistemin bankar. Per te siguruar fitime te larta, bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences. Kete konstatimin e ka bere edhe Banka e Shqiperise. Shqetesimi i Bankes Qendrore qendron ne faktin qe bankat, me se shumti e japin huane ne valute, nderkohe qe te ardhurat jane ne leke. Norma e interesit, eshte cmimi i parase se dhene ose te marre hua. Prandaj niveli i saj percaktohet ne radhe te pare nga kerkesa dhe oferta per kredi e depozita. Per shembull nese rritet kerkesa per kredi, atehere edhe cmimi i kredise, d.m.th. norma e interesit, rritet dhe e anasjellta. Niveli i normave te interesit ka nje ndikim te konsiderueshem ne ekonomi. Kur normat e interesit jane te uleta, atehere eshte me e lehte per njerezit te marrin hua per te blere banesa, pajisje shtepie, automobile. Duke u shtuar blerjet rritet kerkesa per prodhimin e pajisjeve dhe automobilave apo ndertimin e banesave, rritet aktiviteti per shoqerite qe i tregtojne apo firmat qe i prodhojne. Keto te fundit, per te perballuar kerkesat e rritura, investojne me shume ne kapacitetin prodhues e ndertues, hapin vende te reja pune dhe keto investime shtese i financojne duke marre kredi nga bankat. Ne kete menyre, ekonomia zhvillohet. Nderkohe keto perfitime humbasin kur norma e interesit eshte e larte. Nje norme e larte interesi nuk ndikon shume tek niveli i depozitimeve. Nga njera ane, depozituesit rrisin kursimet per te perfituar prej normes se larte te interesit dhe nga ana tjeter, rritja e te ardhurave prej depozitave i ben ata te ndihen me te pasur, per pasoje te shpenzojne me teper. Loja me interesat, bankat zmadhojne fitimin Zbatimi i njeanshem i politikave monetare te Bankes Qendrore Evropiane dhe Bankes se Shqiperise i maksimizon fitimet e bankave ne menyre abuzive. Bankat ne vendin tone kane nje norme fitimi ekstra vetem se, respektojne politiken monetare te bankave qendrore, duke ulur interesat e depozitave dhe duke rritur ate te kredive. Normat e interesit per kreditimin ne euro nuk jane ndikuar nga ulja e euriborit, i cili pesoi renie te menjehershme pas uljes se normes baze nga BQE, perkundrazi ato jane rritur ne vendin tone. Interesat per depozitat me afat ne euro, gjate muajve janar-shkurt kane shenuar renie te ndjeshme, si pasoje e uljes se normes baze nga BQE dy here, ne muajin dhjetor 2008 (-0.75%) dhe ne janar 2009 (-0.50%). Ulja me 1.25 pike perqindjeje nuk eshte pasqyruar me te njejtin marzh ne interesat e depozitave ne euro ne vendin tone. interesi mesatar ne tre muajt e pare ka shenuar 2.56 per qind nga 2.92 per qind qe rezultoi ne janar ose 0.58 pike perqindjeje me poshte se ne muajin dhjetor te 2008. Nderkohe qe sipas maturimeve, interesat per depozitat 12-mujore kane shenuar 4.47 per qind ne shkurt, 0.24 pike perqindjeje me poshte se ne muajin paraardhes. Normat e interesit per depozitat 3-mujore kane shenuar ulje me 0.84 pike perqindjeje duke u kthyer ne nivelet e meparshme, para ofertave te fundvitit. © 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System