Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: I*N*T*E*R*E*S*A*N*T*E
 
<< Previous thread | Next thread >>
Thuj dicka interresante qe ke msu kohet e fundit
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8 9
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
eltoni7
Mon Jan 07 2008, 03:23am

Registered Member #149
Joined: Sat Nov 11 2006, 01:52am

Posts: 104
pehkaqejt na kan frig ma shum se ne ato. LOooooooooL mos e ke lexu kyt gja interesante te naj website humoristik,se une skam pa naj here peshkaqen tu ik vrep prej njeriut...

me mire nje qen mik,se nje mik qen...
Back to top
Beb_e_Vogel
Mon Jan 07 2008, 04:09am

Registered Member #1528
Joined: Tue Dec 25 2007, 11:40pm

Posts: 140
hahahahahahh me ken i veshun si njiri mar.... jo si fok si veshen ato ne at drrasen me uj ose ato si shkojn me pa token nen uj....
sa shum qef ke mem qesh he dreq.... gja interresant si e mesova itesh
Back to top
belgium
Mon Jan 07 2008, 08:47pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
beb i vogel maj dreq i vogel ke te drejt se po i dukena si fok por jan orkat qe pelqejn ma teper fokat e vogla por njeriun nuk e ka frik por e ngaterron per noj gja tjeter si peshk,kazan zhumilesh,karas etj .....mùu vesh me ngjyr roze ban gabim se peshkaqeni a i keq e bjen dashni ruju ....hahahahaha ooo duhesh me hi nudo se nuk te han ....
Back to top
Vaskja
Fri Jan 11 2008, 03:03pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
sot msova se vajzat qe ecin me taka e kan trunin e vogel ma te lodhun se ato qe nuk ecin me taka.......(e cuditshm por e vertet.) bre qe shkojn si pula pa kry do qe perdorin takat.........hahahahaha


Back to top
Holly
Fri Jan 11 2008, 03:48pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
hahahahahaha une veq kur be ban halli i veshi taka hhaahahahhahahaahahahhahhah

me ec me taka nuk mundem veq i veshi prej ne shpi deri e ne ne makine ,(te dera e oborrit) .

...edhe nese jam tu shku ndonje raste te veqante sa me u duke pak me e gjate .hahahhahaahhahahahhahaha


* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Vaskja
Fri Jan 11 2008, 03:57pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
nuk asht rren asht e vertet ka edhe shpjegim shkencor se pse ndodh kshtu.


Back to top
Rozafa-usa
Fri Jan 11 2008, 04:57pm

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
hahahah eshte edhe nje vajze qe punojme bashke e me ka thane se edhe kur ban punet e shtepise vesh kepuce me taka hahaha
tesh e kuptova pse sja pret shume asaj.hahahah
Kurse une i veshi me raste kur dal e kur kthehem i marr kepucet ne dore.hahahah
Back to top
SuperGirl
Sat Jan 12 2008, 08:17pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
shife shife! ca nuk po na ndin veshi! edhe un s'jam tu i perdor shum, por edhe kur i kam perdor shum trunin e kam pas ne rregull

vaskja cili asht shpjegimi shkencor? jam kurioze...



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
*Princess*
Sat Jan 12 2008, 08:32pm

Registered Member #1282
Joined: Thu Sep 27 2007, 11:03am

Posts: 1998
Vaskja ka shkruar:

sot msova se vajzat qe ecin me taka e kan trunin e vogel ma te lodhun se ato qe nuk ecin me taka.......(e cuditshm por e vertet.) bre qe shkojn si pula pa kry do qe perdorin takat.........hahahahaha



e forte kjo,edhe une kam lexu dicka te tille,dhe shpjegimi shkencore eshte qe ne trunin i vogel jane qendrat e ekuilibrit dhe nqs keto qendra sforcohen se tepermi,dobesohen(ne rastin konkret me taka 10 cm neper rruget me gropa,bre me majte ekuilibrin,ca ke me prit prej trunit te shkrete....,hahhahaha )

[ Edited Sat Jan 12 2008, 08:34pm ]

Do te jepja jeten per te mos vdekur kurre...
Back to top
Vaskja
Sun Jan 13 2008, 10:24pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
SuperGirl ka shkruar:

shife shife! ca nuk po na ndin veshi! edhe un s'jam tu i perdor shum, por edhe kur i kam perdor shum trunin e kam pas ne rregull

vaskja cili asht shpjegimi shkencor? jam kurioze...


super shpjegimin shkencor ta ka dhan aja siper meje qe kshtu mundoju me i perdor sa ma pak takat


Back to top
belgium
Mon Jan 14 2008, 03:29pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ne nji parc zoo nji nene arushe e bardhe e braktisi femijen e saj qe ne lindje mas 20minutash tani punonjesit e parcut po e mbajne ne nje dhome te vogel plastike me ngrohje me llampa neone dhe ushqim me biberon.imagjinoni se cfar kaosit po fillon ne bote dhe kafshet fillojn te mos respektojne ciklin e jetes shkaqet jane te dukshme prisionet atmosferike te paqendrueshme qe ndikojne ne sistemin imunitar si ne kafshe ashtu dhe njerez..
Back to top
Kafscett@
Fri Jan 18 2008, 10:33am
°*°OnE LikE NonE°*°

Registered Member #642
Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pm

Posts: 1370
Dje mora vesht se kishte nja nji muj qe kishte dek baba i muzikes elektroakustike moderne Karlheinc Stockhausen. Tu mendu qe vetem ne maj kam ken ne nje koncert te tij edhe ai ishte i pranishem.

Iluzjone optike

Back to top
Kafscett@
Fri Jan 18 2008, 11:41am
°*°OnE LikE NonE°*°

Registered Member #642
Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pm

Posts: 1370
Kyt e lexova te ShekulliOnline e mu duk nje artikull interesant. Edhe un kam pas nje pytje te till dhe gjeta nje artikull ku diça intesesante shkruhej, te pakten per mendimin tim.

"Shqiptar", lidhet me shqiponjën, apo do të thotë "Ai që kupton"?

SHËNIM I REDAKTORIT: Materiali i mëposhtëm është një përgjigje e zgjeruar nga DR. E SHKENCAVE ANILA OMARI, (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) lidhur me pyetjen e një lexuesi që na ka kërkuar prejardhjen e fjalës "Shqiptar" dhe kuptimin e Etimologjisë. Redaksia falënderon Dr.Omarin për gatishmërinë dhe ndihmesën.

Emri etnik shqiptar, vjen nga ndajfolja shqip që emërton gjuhën. Në zanafillë kuptimi i kësaj fjale duhet të ketë qenë "qartë, kuptueshëm", siç ka mbetur në gjuhën e komunikimit të përditshëm në shprehjet "a ha shqip?", "a merr vesh, a kupton?", "shqip po ta them", "po ta them qartë, kuptueshëm". Për prejardhjen e fjalës shqip është shprehur, së pari, Gustav Meyeri në Fjalorin e tij Etimologjik të vitit 1891. Ai e lidh me foljen shqipoj të cilën e jep me vështrimin "kuptoj", siç ruhet ende në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës në fjalën shqiptoj (p.sh., ti shqypton si ne?, "a kupton si ne?", nok shqiptoj, "nuk kuptoj", khs.Selim Islami, BSSH, nr.2, 1955; Sefer Musliu dhe Daut Dauti "Shqiptarët e Ukrainës. Udhëpërshkrime dhe punime shkencore", Shkup, 1996).

Në shqipen popullore kemi edhe shqipëlloj "shpjegoj diçka qartë e kuptueshëm, ia them shqip" (FGjSSh 1980). Vetë foljen shqipoj Meyeri e nxjerr nga latinishtja excipio "kuptoj, dëgjoj", pra sipas tij shqiptar është në thelb "ai që kupton". Kjo etimologji e Meyerit nuk është pranuar përgjithësisht nga gjuhëtarët, me argumentin që fjala latine nuk do të thotë "kuptoj", por "marr, vë mënjanë, përjashtoj, pranoj" (Çabej), dhe se folja shqip-oj nuk është parësore, por një rrjedhojë e shqip, dhe më e re se kjo, meqenëse nuk përdoret në të gjitha krahinat e Shqipërisë (Demiraj). Nga një kërkim që kemi bërë në Fjalorin latinisht-italisht të Calonghit, rezulton se, ndër kuptimet e shumta të foljes excipio të latinishtes, gjenden edhe vështrimet "kap me shqisa, me veshë", "mësoj, dëgjoj", "pranoj në gjykim", "interpretoj" e disa të tjera që u afrohen kuptimeve që jep Meyeri. Kështu, në mbështetje edhe të fjalës shqiptoj "kuptoj" të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës, teza e Meyerit mund të rivlerësohet, ndërkohë që mbetet kritika për karakterin e prejardhur dhe përhapjen e kufizuar të foljes shqipoj, shqiptoj, shqipëlloj.

Një hipotezë tjetër shumë e përhapur e prejardhjes së emrit shqiptar është ajo që e lidh atë me emrin e shpendit shqipe si emër totemi (M. Lambertz) qysh prej kohës së Skënderbeut. Këtë mendim në fillim e pati pranuar me njëfarë rezerve edhe Çabej, por më pas e kritikoi me arsyetimin se tek autorët e vjetër këto dy trajta dallohen qartë: shqip shkruhet me i, ndërsa emri i shpendit shkruhet rregullisht me y, shqype, çka tregon se janë dy fjalë të ndryshme. Në autorë veriorë të mëvonshëm ndeshet edhe trajta me y për gjuhën, emrin e banorit dhe vendin: shqyp, shqyptar, Shqypni, por këto mund të jenë asociacione me emrin e shpendit, duke i lidhur të parët me "etimologji popullore" me të dytin.

Janë shprehur edhe mendime të tjera për burimin e këtij emri, të cilat nuk kanë gjetur miratim të gjerë. Është një gjë e njohur se emrat e popujve përgjithësisht mbeten të errët për nga kuptimi e burimi etimologjik. Dihet se për herë të parë emri shqiptar del në vendimet e Kuvendit të Arbënit të vitit 1703, botuar në vitin 1706, në fjalinë "… a dīnë mir giuhën e shqipëtarëvet". Më parë dhe krahas tij është përdorur emri arbën/arbër. Kohët e fundit është zbuluar Fjalori italisht-shqip i Da Leçes, 1702, nga studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, ku del gjithashtu emri shqiptar, që e hershon (anticipon) kështu në kohë shfaqjen e emrit. Në parathënien e Fjalorit, Da Leçe shkruan: "Këte Dikcionār, oh Shqipëtār i dashun, e shkrova jo për zotinī tande, qi di mā fort se unaj vete për vetëhe, qi jam për së largu e giuhënë e shqipëtarëvet e kam posi nji kafshë së huoje".

ÇFARË ËSHTË ETIMOLOGJIA?

Etimologjia është një degë e Gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve, historinë e tyre, kohën kur kanë hyrë në një gjuhë, nga cili burim dhe se si kanë ndryshuar në kohë, format dhe kuptimet e tyre. Kjo është Etimologjia Shkencore. Ajo rindërton gjenealogjinë e fjalës, duke u nisur nga gjendja e sotme e saj dhe duke u ngjitur në gjendjen më të hershme që mund arrihet. Ndërsa me Etimologji Popullore kuptohen ato etimologji që e përcaktojnë në mënyrë të gabuar prejardhjen e fjalëve, duke u mbështetur zakonisht te ngjashmëritë thjesht tingullore me fjalë të tjera të njohura, pa marrë parasysh ligjet e zhvillimit historik të gjuhëve. Etimologjia Popullore është një mënyrë arsyetimi, me të cilën ai që flet lidh në mënyrë të vetvetishme, por gabimisht, një fjalë me një tjetër.


Iluzjone optike

Back to top
Guest2983928
Sat Feb 09 2008, 04:18am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Plutoni (Pluto ne anglisht) nuk ben me pjese ne sistemin tone planetar...pra nuk eshte ma nje planet. Kjo per shkak se kan konfirmuar se planeti sillet rreth henes se vet.

[ Edited Sat Feb 09 2008, 04:20am ]
Back to top
SuperGirl
Sat Feb 09 2008, 02:42pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
wow, metamam? po me vjen keq...jena msu me sistemin e perhershem planetar



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
belgium
Mon Feb 11 2008, 01:07pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
duke ba zaping me telecomande ne stelit hotbird 13 est,gjet nji kanal te babilon ISHTAR ku po jipte meshe ne gjuhen shqipe dhe vertetova qe ka shqiptar qe banojne ne zona kurdistane te irakut.....pershendetjet ato i bejne shqip dhe nuk kuptoj pse shqiperia nuk i indentifikon keto njerez......
dhe e dyta AZERBAYXHANI qe eshte pupulluar nga arberit e kurbinit,te detyruar forcerisht nga turqia otomane.shqiperia duhet te kerkoje me force identifikimin e arberise dhe pse jo te rivendose emertimin e vertete te shtetit ARBERIA.....sepse jane shume vise arbereshe qe jne te harruar nga kjo toke vetem per interesat e turqise dhe sot........

dhe sefundi ne dalje te ures se bosforit kostantinoplit eshte nji qytet shkodra-scutari cfare dmth ka dhe historianet e tiranes zyrtare a shqetesohen ndo pak??? qyteti ku ne jetojme quhet SCODRA dhe jo shkodra apo scutari,por SCODRINON PO..cfar fshehtesiet ruan bashkija SCODER kete duhej me mire ta zbulonte ajo me mire......un sot e mrapa ndodhem ne scodra online dhe jo shkodraonline turke...
Back to top
::bud::
Mon Feb 11 2008, 01:50pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
interresante belgium do ta pys nji inxhinjer qe punon me nu dhe asht kurdish (irakjan) e po sho qa po me thote.
.. dhe ke plotsisht te drejt persa i perket historise se arberise.

Po SCADAR a asht e vertet qe quhej SHkodra?
Back to top
belgium
Mon Feb 11 2008, 01:57pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
z.::bud:: SCODRA asht ne te verteten dhe scadar thirret serbisht,ku gabimisht thirret ne italisht scutari sepse scodra eshte ne latinisht keshtu qe nuk duhet ta therasim scutari por SCODRA.......Ne emblemen e qytetit sot ke vetem germen *S* me ket dy yje shumkendesh dhe ngjyrat kuq e blu.......dhe per kurdish pyete dhe do te tregoje te verteta sepse relisht shqiperia po njohu kombin kurd para turqise mongole,vetem atehere do ishim arberia e vertete....
Back to top
belgium
Mon Feb 11 2008, 02:07pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
dhe nji tjeter gja z.::bud:: sipas nji libri qe kam ne dur qe tregon luftrat e para boterore flet per token e arbrit qe ne vitin 2jnar 1913 shkodra i bashkohet tiranes zyrtare dhe prinz FRANZ i austrise krijon nji principate te emeruar albania...dhe vendoset prinz vidi deri ne fund te ketij viti ku fatkeqesisht mbreterija austro-hungareze bie dhe austria humbet gjermanine si dhe hungaria humbet vojvodinen keshtu qe albania mbeti shtet alien i austrise dhe gjermanise ku nuk pati luftra deri ne hyrjen e komunisteve duke e mbylle shqiperine per qeshtje te konzervimit te ketij kombi aq te humbur nga luftrat turke.SCODRA i ka pase keto 5konsullatat deri ne kohen e austrise per nga pamvaresia qe kishte ndaj arberise dhe cetinjes sepse mali i zi zyrtarisht ne vjene njihej zne e balshajve deri me 2janar 1913.keshtu qe kot mburren ne shkoder me begjestenin sepse begjesteni ishte fundi i turqise ne rajon....dhe balkani fuqi baruti eshte konsideru nga falimentimi i austrohungarise ne shkoder dhe ne sarajeve ne vrasjen e princit..
Back to top
belgium
Mon Feb 11 2008, 02:10pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
shkatrrimi i veprave te kultit ne shkoder gjate kohes se diktatures ishte vetem nji realitet qe duhej te zhdukej,ku forca apo regjime nuk kishin force pervec diktatures.fatkeqesisht rrezikuan kulturen kristiane bizantine.....
Back to top
belgium
Mon Feb 11 2008, 02:15pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
dhe se fundmi ARNAUT nuk duhet ta pranojme te quhemi prej turqve sepse relisht jemi ARBER dhe per kete n theret turqia ARNUT.ndryshe duhet te vendoset ky dallim ARBERIA sepse dardania po arrin pâmvaresine dhe ne nuk duhet te quhemi arnaut e kosova cfar pervec DARDANIA.
Back to top
visho
Mon Feb 11 2008, 02:18pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
ca e paskeni mar seriozisht ma




Back to top
SuperGirl
Mon Feb 11 2008, 02:34pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Cakmaku u shpik perpara shkrepses



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
::bud::
Tue Feb 12 2008, 10:21pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
a mund te krijoni zjarr nga nje cope akulli?
a mund te krijoni zjarr nga nje cope cokollate dhe nje kanaqe?
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Feb 12 2008, 10:24pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Kali i detit mashkulll asht ai qe bahet shtatzane dhe kujdeset per bebat hahahaha...me kene kshtu ne boten e nejerzve...hajde e ndalja ankesen burrave hahahahaha...

I care and I wish well!

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8 9  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2786 sec, 0.0476 of that for queries. DB queries: 69. Memory Usage: 3,170kB