Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Problemet e Shkodres Sot
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu May 01 2008, 07:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
KRRT-ja e Shkodres pa asnje arkitekt

Rudina Llazari
E Enjte, 01 Maj 2008

Ndertimet e viteve te fundit po prishin urbanistiken dhe traditen e qytetit te Shkodres. Nje pjese e specialisteve, qe merren me ndertime ne Shkoder, kane kete mendim, ndersa pjesa tjeter i sheh ndertimet e reja si pjese e modernizimit te qytetit. Per me teper, qyteti nuk ka nje plan rregullues. Ndersa ecet me nje plan qe i perket 13 viteve me pare, ndertimet kane ecur me hapa galopante. "Ndertimet e viteve te fundit ne Shkoder i ngjajne nje kaosi e rremuje te vertete. Nuk ka shume rendesi se ku eshte vendi, ne qender ne lagje te mire a ne periferi; ndertohet sipas deshires me projekte individuale, pa pyetur shume nese ajo ndertese i prish pune urbanistikes a tradites se nje qyteti, dikur te famshem per ndertimet e tij". Keshtu eshte thene ne nje nga mbledhjet me te fundit te KRRT-se ne Shkoder. Bashkia e kryeqendres se veriut, institucioni qe duhet te beje "zap" ate qe ndodh me ndertimin ne qytet ngre supet duke nxjerre si justifikim mungesen e nje fondi per te paguar studimet e tipit arkitekturor. Qe prej 15 vitesh, shumica e ndertimeve ne qytetin e Shkodres jane bere pa nje plan studiues dhe pa nje perspektive zhvillimi ne te ardhmen. Objektet e ngritura pa kriter dhe me miratimin e KRRT-se kane cuar ne zvetenimin e vlerave te ketij qyteti, i cili ne shekuj eshte dalluar per ndertesat me arkitekture specifike. Alarmi jepet nga vete specialistet. Ata pohojne se humbja e imazhit te dikurshem te nje qyteti karakteristik vjen nga mungesa e arkitekteve ne KRRT-ne e Bashkise, pasi eshte pikerisht kjo KRRT qe ka dhene lejet e ndertimeve qe prej vitesh kane nisur te lulezojne. Zef Cuni, arkitekt dhe njekohesisht anetar i Keshillit Bashkiak, deklaron se qyteti demtohet nga investimet pa kriter qe jane duke u bere ne fushen e ndertimit. "Furia e ndertimeve te reja ne qytetin e Shkodres po "fshin" dita-dites, traditen e dikurshme te ndertesave karakteristike", thote arkitekti. Anton Marku, specialist ndertimi, eshte shprehur, per "Koha Jone", se "kohet e fundit ka nje tendence qe te behen ndertime shume te larta, te cilat i bien ndesh arkitektures qe gjithnje ka dalluar kete qytet nga qytetet e tjera te vendit. Mungesa e syrit vleresues te arkitektit eshte e dukshme sapo futesh ne kete qytet". Amullia e ndertimeve qe po behen pa nje studim paraprak, si dhe pa iu permbajtur tradites ka terhequr vemendjen e specialisteve te ndryshem, te cilet u bejne apel organeve perkatese qe t'i thone "stop" rrenimit te vlerave te qytetit. "Eshte absurde qe ne KRRT te mos kete arkitekt. Shkodra para 100 vitesh ka pasur arkitetin e njohur Kole Idromeno, ka pasur ndertime me nje arkitekture specifike, te cilat vazhdojne t'i qendrojne kohes dhe jane nje nder pasurite e qytetit, ndersa sot nuk ka asnje", thote specialisti Marku. Nderkohe edhe vete Bashkia e Shkodres ka bere te ditur se nje nga prioritetet e punes se saj eshte pikerisht hartimi i nje plani rregullues qe do t'i jape fund kesaj situate kaotike ne fushen e ndertimeve.


Kriteret e reja per te ndertuar

Mbledhja e fundit e KRRT-se percakton kriteret e reja per ndertimet ne qytetin verior,

ndertesa jo me shume se tete kate. Fasadat e objekteve do te jene dhe uniforme ne zona te ndryshme e konform trashegimise dhe ligjit per urbanistiken. Vec kesaj, kerkohet perdorimi i materialeve te ndertimit te nje cilesie te larte per te garantuar sigurine e jetes te qytetareve. Gjithashtu, KRRT-ja e Bashkise se Shkodres kerkon qe te mos te abuzohet me lejet e dhena, per te mos cenuar pronat e te tjereve. Gjithashtu, jane miratuar lejet e shesheve te ndertimit per 14 objekte

Deshtojne ndertimoret, asnje shpjegim

Deshton aksioni i policise ndertimore i paralajmeruar ne Velipoje. Asnje shpjegim zyrtar per moszbatimin e urdhrit te prishjeve te ndertimeve pa leje ne zonen turistike. Gjate mengjesit te djeshem disa punonjes te komunes dhe perfaqesues te mediave kane pritur me kot mberritjen e fadromave te ndertimoreve, te cilet kishin paralajmeruar prishjen e 67 objekteve te ndertuar pa leje pergjate vijes bregdetare. Askush nuk ka njoftuar per anulimin e aksionit, ndersa rreth mesdites edhe punonjesit e inspektoratit te komunes se Velipojes jane larguar nga zona ku do te beheshin prishjet.

Vendimi, ja ku do te ndertohet

Ne mbledhjen e fundit te KRT-se se Bashkise se Shkodres jane miratuar kerkesat per studimet urbanistike te 11 objekteve, ku pese prej tyre jane shumekateshe. Materialet qe do te perdoren do te verifikohen ne terren dhe ne rast shkeljesh normalisht qe do te kete penalitete sipas ligjit. Pas shume debatesh dhe diskutimesh, KRRT-ja ka vendosur zonat ne te cilat mund te ndertohet aktualisht. Te tilla jane dy anet e rruges se Unazes, rruga "Alqi Kondi", rruga "Isuf Sokoli", qendra e qytetit etj. Nderkohe qe KRRT-ja ka vendosur dhe nje here ruajtjen e zones muzeore te qytetit, duke theksuar se do te parandaloje cdo ndertim pa leje ne te. Ky vendim vjen ne nje kohe kur shume individe kane kerkuar qe te ndertojne ne keto zona

E marrun prej gazets Koha Jone


[ Edited Sat Sep 04 2010, 03:30pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Thu May 01 2008, 09:34am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
flm Lec per kyt teme.

Nuk e kuptoj si bahen ndertime ne Shkoder pa aprovimin e Bashkise?
Back to top
zjermi
Sun May 04 2008, 07:19pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
o bud bashkia i aprovon, po ti thuj a e kane marre mendimin e specialistave ma para. leje e ndertimit jepen simbas preferencave

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 09:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Thirrje për mbrojtjen e vlerave natyrore

06/06/2008 Dita ndërkombëtare e Mjedisit

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Mjedisit, Forumi Shqiptar “Liqeni i Shkodrës” ka dhënë një deklaratë para mediave, ku përveç sensibilizimit të të gjithë qytetarëve të Shkodrës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe vlerave natyrore të zonës ka dënuar dhe ndërtimet pa kriter në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe të lumit Buna.

Kjo deklaratë u bë nën moton “Ekosisteme të shëndetshme, njerëz të shëndetshëm” që ishte dhe mesazhi i forumit në fjalë. Në këtë deklaratë të lexuar nga prof. dok. Mahir Hoti, forumi i drejtohej komunitetit shkodran e më gjerë, shoqatave të shoqërisë civile e në radhë të parë atyre mjedisore, që nuk janë pak, biznesit, strukturave të specializuara të qeverisjes vendore, institucioneve menaxhuese, pasi gjithsecili nga shkalla e ndërgjegjësimit apo e përgjegjësisë duhet ta trajtojë me seriozitet çështjen aq të rëndësishme dhe parësore në mbrojtje të mjedisit.

“Bashkojmë zërin tonë të protestës për raste shkeljesh flagrante nga individë apo subjekte të ndryshme të papërgjegjshme që kanë dëmtuar rëndë biodiversitetin e liqenit të Shkodrës, kanë ndikuar në pakësimin drastik të sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirave publike, kanë dëmtuar kurorën e gjelbër të qytetit, ndaj atyre që bëjnë hedhjen masive të mbetjeve jashtë vendeve të caktuara, bëjnë ndërhyrjet në shtratin e lumit Buna me ndërtimet etj. Këto ndërhyrje pa kriter që përbëjnë shkelje të normave qytetare dhe ligjeve për mjedisin nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën dhe traditën e Shkodrës së pastër dhe Shkodrës së luleve”, thuhet në deklaratë.

Marre prej gazets Metropolonline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 09:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vdekshmëria foshnjore në nivele tepër të larta

PRANVERA KOLA
06/06/2008 Prej vitit 2002 nuk është kryer asnjë studim për evidentimin e statistikave

Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë mbetet në nivele tepër të larta, pavarësisht se nuk ka statistika të mirëfillta në këtë drejtim, specialistë të fushës janë shprehur se ky tregues rezulton të jetë problematik për vendin tonë. Kjo për faktin se shoqëria shqiptare jo vetëm nuk përcakton programin e planifikimit familjar, por nuk evidentohen dhe abortet që kryen sidomos në klinikat private. Ndonëse nga institucionet zyrtare është pohuar se ka një ulje të numrit të tyre, asgjë nuk dihet realisht me përjashtim të evidencave dhe raportimeve që bëjnë maternitetet e kryeqytetit. Aktiviteti i klinikave private mbetet në hije të plotë për shkak të mosraportimit të situatës. Ndërsa zonat verilindore në vend janë paraqitur më problematiket në këtë drejtim.

Studimi

Megjithatë, ajo që është paraqitur dhe më e rëndë ka të bëjë me faktin se qytetarët shqiptarë janë ende larg planifikimit familjar, çka shoqërohet me rritjen e këtyre fenomeneve negative që janë shtuar në masë në rrethe. Sipas Shoqatës së Shëndetit Riprodhues, vijohet të thuhet se vdekshmëria foshnjore në vendin tonë është në nivele alarmuese, por duke filluar që nga 2002 dhe deri më sot nuk është bërë asnjë lloj studimi në lidhje me këta tregues. Pavarësisht formës në të cilën është kërkuar që të bëhen këta të fundit, çka tregon se shëndeti riprodhues nuk ka statik në vend mbi bazën e të cilave mund të programohen dhe masat parandaluese.

Raportimet

Ndonëse jo me të dhëna të sakta zyrtare, pohohet se fatkeqësisht janë shtuar abortet në institucionet private nga mosha të reja e që mbeten të paevidentuara. Ndërsa ministri i shëndetësisë ka pohuar se ky raport është 1 për çdo katër lindje, specialistët pohojnë se shifrat janë edhe më të larta. Kjo gjë është bërë e ditur gjatë mbledhjes së zhvilluar dje nga Këshilli rajonal i Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar, është deklaruar se të dhënat mbi abortet që kryhen në vendin tonë janë të pjesshme dhe në shumë raste të paevidentuara. Kjo sidomos në klinikat private, të cilat nuk raportojnë rastet duke mosdeklaruar shifrat. Ndërkohë të dhëna japin vetëm maternitet shtetërore.

Studimet për vdekshmërinë foshnjore

“Vdekshmëria foshnjore mbetet një nga problemet kryesore të sektorit të shëndetësisë në Shqipëri. Vihet re një tendencë e zvogëlimit të vdekshmërisë foshnjore (vdekjet e fëmijëve 0-1 vjeç) nga 41.5 vdekje për 1 mijë lindje në 1990, në 13 vdekje për 1 mijë lindje në 2007, megjithatë mbetet larg shifrave të vendeve të Bashkimit Europian”, pohohet nga zyrtarët e shëndetësisë. Kjo për faktin se shumë nga të dhënat në këtë rast nuk evidentohen. Megjithatë, mungojnë të dhënat e sakta në këtë drejtim, pasi nuk janë kryer studime të mirëfillta mbi këta tregues, duke filluar që nga viti 2002, çka ka bërë që në shumë zona jo vetëm të mbetet e panjohur niveli i vdekshmërisë foshnjore, situatë e cila ka çuar në mos marrjen e masave të duhura parandaluese në kohë kundrejt këtij fenomeni. Zonat që kanë shfaqur probleme të shumta në këtë drejtim janë pikërisht ato verilindore, ndërsa njohja e planifikimit familjar në këto të fundit duket se është në nivele të ulëta, situatë që faktohet me shifrat e larta të publikuara vetëm pjesërisht.

Klinikat private nuk raportojë abortet

Niveli i lartë i vdekshmërisë së foshnjave të evidentuara në vend vjen dhe si pasojë e numrit të lartë të aborteve që kryhen në klinikat private dhe ato shtetërore. Ndërsa identifikimi i tyre mbetet i vogël. Përveç maternitete shtetërore klinikat private nuk bëjnë deklarimin e aborteve të kryera, duke fshehur në këtë mënyrë këta tregues.
Abortet e raportuara nga institucionet publike në gjysmën e parë të vitit të kaluar numërohen në 5092, sipas Ministrinë e Shëndetësisë. Ky dikaster, nga të dhënat që ka marrë nga maternitetet në vend dhe shtëpitë e lindjeve, konstaton se numri i aborteve gjatë 2007, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2006 (5321 aborte) të kaluar ka shënuar ulje. Të dhënat dëshmojnë se kryerja e aborteve nga viti në vit ka pësuar rënie. Tre vjet më parë numri i ndërprerjeve të shtatzënisë ishte 10.517, një numër që në vitin 2005 ishte 9403. Abortet në dekadën e fundit kanë ardhur duke u reduktuar, pas një periudhe piku në vitet 1994-1995, që korrespondon me aprovimin e ligjit të ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë.

Kontrollimi i klinikave private

Për të parandaluar rritjen e mëtejshme të këtyre treguesve Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë po zbatojnë një program të veçantë mbi ngritjen e sistemit të survejancës së abortit në Shqipëri. Konkretisht kjo për sektorin privat dhe atë publik në të gjitha rrethet e vendit. Ndërkohë që ky program konsiston në ndërmarrjen e masave për krijimin e rrugës së raportimit të aborteve dhe dokumentit raportues (skeda e abortit për të gjitha subjektet klinike në vend, kjo sidomos në rrethe. Kështu, për herë të parë pas një periudhe dhjetëvjeçare po mbledhin të dhënat përkatëse për abortin edhe në klinikat private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë, ndërkohë që nga qershori i 2007-s raportimi ka nisur në të gjitha maternitetet në vend, me përjashtim të qyteteve të Mallakastrës, Kuçovës dhe Malësisë së Madhe. Sipas koordinatores së projektit të survejancës së aborteve Alba Merdani, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u raportuan mbi 500 aborte nga 14 klinika, 10 prej të cilave në Tiranë, por studimi i të dhënave do të vazhdojë edhe në rrethe.

Vdekshmëria foshnjore sipas zonave

Zonat e pjesës verilindore janë ato që vuajnë në masë nga ky fenomen, por që evidentohet pjesërisht. Kështu, në zona verilindore si Dibër, Malësi e Madhe, Mirditë vdekshmëria foshnjore është dy herë më e lartë. Ndërkohë që zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas monitorimeve të pjesshme që kanë bërë, pohojnë se vdekshmëri të lartë foshnjore kanë edhe disa rrethe të mëdha të vendit, si Tirana dhe Elbasani. Edhe rrethet e tjera në Jug të vendit paraqesin këto probleme, por që vuajnë mungesën e evidentimit të tyre. “Për këto arsye politikat shëndetësore aktualisht janë fokusuar në përmirësimin e shërbimit në tri nivelet e kujdesit, me prioritet kujdesin shëndetësor parësor, duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe më tej", ka pohuar ministri Ndoka.


Marre prej Metropolonline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:23am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 01:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ne Shkoder Burrat, të "persekutuar" në punësim
Nga 15 mijë të papunë, 9 mijë janë burra. Gratë më shumë hapësirë


Statistikat Në bazë të shifrave zyrtare, Shkodra konsiderohet si një nga qytetet me numrin më të madh të të papunëve në shkallë vendi. Kjo jo vetëm për shkak të dyndjeve të popullsisë nga zonat urbane, por dhe për shkak të investimeve minimale e mungesës
së hapësirave për punësim gjatë 18 viteve në këtë qytet.

Brikena Shllaku
SHKODER
Meshkujt në Shkodër janë të diskriminuar për sa i takon punësimit. Statistikat tregojnë
se diferenca mes meshkujve dhe femrave në qytetin e Shkodrës nga viti në vit ka ardhur duke u rritur. Zyrtarisht në qytetin e Shkodrës janë rreth 15 mijë të papunë. Nga këta, 9 mijë janë të papunë meshkuj dhe 6 mijë janë femra. Këto shifra janë bërë zyrtare nga Bashkia e Shkodrës, të bazuara nga një studim për 3 muajt e fundit. STATISTIKAT
Ndërkohë, sipas sindikatave të punëtorëve, numri i të papunëve është më i madh. Numri më i madh i të papunëve është në grupmoshën 20-30 vjeç. Nuk mbetet prapa dhe mosha
mbi 45 vjeç, e cila duket se është e papreferuar nga punëdhënësit. Për meshkujt, i vetmi vend punësimi është ndërtimi. Nga studimi i bërë mësohet "diskriminimi" i meshkujve vjen nga tregu i punës. Në Shkodër, ndërmarrjet që ofrojnë punë jo vetëm që janë të pakta, por edhe ato janë të profilizuara në punë që preferohen gra si, rrobaqepësi, konfeksione,
këpucë (qepje), etj. Në këto kushte, për meshkujt ofertat janë shumë të pakta.
Prej 18 vitesh nuk jepen shifra të sakta të të papunëve. Shifra të tjera jep Zyra e Punës, e të tjera Konfederata Sindikale dhe Sindikata e Pavarur. Institucionet shtetërore
japin shifrën 15 mijë të papunë në Shkodër, sindikatat japin mbi 30 mijë. Sipas Zyrës së Punës, të papunë llogariten vetëm ata që deklarohen si të tillë, ndërsa sindikatat pohojnë
se shifrat e ulëta jepen për të fshehur realitetin. SINDIKATAT Për këtë problem, Fatmir
Smajli, kreu i Konfederatës në Shkodër u shpreh se "situata bëhet akoma më e rëndë,
pasi nuk shohim një perspektivë për të zgjidhur problemin e papunësisë. Në vend
që të hapen vende të reja punë, këtu tek ne janë në vështirësi edhe ato pak fabrika
që janë të hapura". Sipas tij, gjëja e parë që duhet të bëhet është një paraqitje
reale e situatës, sepse vetëm atëherë mund të bëhen politika të qarta zhvillimi dhe
mund të gjenden rrugët për të zbutur këtë realitet. Të ardhurit nga zonat rurale
pas vitit 1990, mbipopulluan qytetin dhe shtuan numrin e të papunëve. Nga 80
mijë banorë që kishte Shkodra, tani ka shkuar në 120 mijë. Kësaj i shtohet edhe
mungesa e ndërmarrjeve private si dhe investimet e pakta që janë bërë në këtë qytet
në dy dekadat e fundit.


Marre prej gazets Gazeta Shqiptare


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jun 11 2008, 09:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Të varrosun mes plehnash

Në lashtësi te vorret e të mëdhajve të kombit mbasardhësit kanë djegë kem dhe aroma të kushtueshme, kurse ne te vorri i të mëdhajve të kombit djegim plehnat e nji qyteti mbarë.
Nga Ardian Ndreca
Wed, 11 Jun 2008 08:09:00

Në lashtësi te vorret e të mëdhajve të kombit mbasardhësit kanë djegë kem dhe aroma të kushtueshme, kurse ne te vorri i të mëdhajve të kombit djegim plehnat e nji qyteti mbarë.

Mjafton me shkue tek të ashtuquejtunat “vorreza të dëshmorëve” në Shkodër, ku prehen eshtnat e Pashko Vasës, Luigj Gurakuqit dhe Migjenit për me pa degradimin e plotë të atij që duhet të ishte altari i kombit.

Ai që pat këndue “O moj Shqypni e mjera Shqypni, kush të ka qitun me krye në hi” – sot gjindet vetë me krye në pleh.

Ai që shpalli në Vlonë pamvarsinë e që ma vonë stigmatizoi me forcë veset e politikës shqiptare në parlamentin e viteve ’20 – sot prehet vetëm pak metra larg plehnave të qytetit të vet.

Ai që pat shkrue “Poemën e Mjerimit” dhe Novelat e qytetit të veriut gjindet sot i rrethuem me male plehnash gjithfarësoji që lëshojnë drejt qiellit nji erë të qelbt, të athët e të padurueshme.

Mes atyne maleve me plehna kullosin derra të zhigatun e lopë krymçale e fëmijë gabelësh mbledhin shishe e hekura, ndërsa pak ma tej kope qejsh të unshën sillen në kërkim të ndonji gjaje për me hangër.


Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 24 2008, 03:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale

E Marte, 24 Qershor 2008
Pushuesit duket se vit pas viti po e braktisin plazhin e Velipojes. Mungesa e investimeve dhe kushtet qe lene per te deshiruar, jane shkaqet qe per kete sezon veror, prenotimet ne kabina apo banesa me qira e hotele jane te pjesshme. Ndersa hotelet jane te mbushura me familjare, qe gezojne nje gjendje financiare te mire, nje nga kater kabinat e Velipojes ende nuk eshte zene, megjithese po perfundon muaji qershor dhe cilesohet si piku i prenotimeve 15-ditore. Ajo qe bie me teper ne sy eshte fakti se, kete vit hasen pushues ditore me shume se ata sezonale. Nje tjeter faktor qe ndikon ne kete situate mbeten edhe cmimet e larta, papastertite dhe mosperfundimi i rruges, kurse pushuesit pjesa me e madhe jane nga Qarku i Shkodres. Pronaret e hoteleve tregojne se, ne krahasim me vitin e kaluar, fluksi ka ardhur ne renie dhe turistet jane me te paket. Kete vit, drejtuesit vendore ne Velipoje kane llogaritur te presin te pakten 60 mije pushues, ndersa eshte shtuar numri i hoteleve dhe banesave qe leshohen me qira. Megjithese pritej nje fluks me i madh nga viti i kaluar, duket se shifrat do te jene ndryshe. Per momentin jane te zena te gjitha dhomat e mbi 12 hoteleve te medhenj te zones dhe te gjitha dhomat e godinave 2-3 kate buze detit, deri ne largesi 150 metra. Kurse ne brendesi te fshatit turistik ranor dhe lagunor, vetem 24 km larg Shkodres, edhe ne ndertimet e reja te ketij sezoni, ka plot dhoma te pazena dhe kjo nuk kishte ndodhur prej 10 vitesh te shfrytezimit te madh te ketij plazhi ne veri te vendit, qe zakonisht qershori e gjente te mbipopulluar. Nje nga faktoret e mos prenontimit te Velipojes ka qene dhe shkaterrimi i segmentit rrugor Shkoder-Velipoje, i cili ka nxjerre jashte “lojes” se turizmit mbi 5 mije familje te Qarkut te Shkodres dhe kryesisht te qytetit te madh dhe rrethinave qe kane vendosur te jene ditore ne kete plazh me makinat e tyre. Nje tjeter fakt negativ, qe ndikon ne renien e fluksit, eshte edhe aplikimi i prenotimeve 15-ditore, nderkohe qe pjesa me e madhe e pushuesve kerkojne pushime njejavore, kurse cmimet jane te kripura. Po t’i shtosh kesaj edhe mos uljen e cmimeve, atehere 15-20 mije pushues te munguar ne nje nga 15-diteshat me te rendesishem, ai i muajit korrik, duhet thene se “suksesi” i investuesve dhe hoteliereve te Velipojes nuk ka qene i njejte si ne vitin qe shkoi. Po keshtu, mund te thuhet se edhe turistet kosovare muajin e pare te sezonit veror, nuk kane qene ne ato shifra qe mendohej, por me pak nga viti 2007. Ne prononcimet e dhena, pushuesit kane ngritur lart vlerat e Velipojes, por jane ankuar per kushtet e pastertise ne kete plazh te lakmuar nga te gjithe. Shume prej tyre kritikojne papastertite. Ardit Bushati shprehet se kushtet lene per te deshiruar. “Ne jemi nje grup shokesh qe vijme per cdo te diel dhe te shtune deri me 1 gusht. Jemi te rinj dhe na pelqen, por ta shpif papastertia ketu, edhe pse qendrojme ne plazhe private”, shprehet Arditi. Cdokush paguan deri ne 5 mije leke per te kaluar disa ore ne buze te detit, por, sipas pushuesve, askush nuk kujdeset per kete gje. Sipas tyre, njerezit qe kane plazhet private me shume kujdesen per parate qe duhet te mbledhin dhe klientelen sesa per te pastruar mbeturinat e ndryshme qe gjenden gjithandej neper rere.
“Shpresoj te fitoj me tregtine”
Drita Zhega eshte rreth te 45-ve dhe jeton ne Velipoje, ndersa ka zgjedhur tregtine per kete sezon ne plazh, per te siguruar te ardhura. “Kam kohe qe jetoj ne Velipoje. Une vete jam nga Shllaku dhe jetesa ketu eshte nje mrekulli per mua dhe femijet e mi. Punoj gjate te gjithe sezonit te Veres. Tani shes kinkalerira dhe gjera te vogla, kurse pas nje muaji nisin misrat dhe atehere fitimi eshte goxha i mire. Sivjet kushtet duken shume me te mira, kurse plazhi ne fakt ka nisur me heret se zakonisht dhe do perpiqem te fitoj sa me shume me kete tregti, pasi nuk kemi menyra te tjera per te mbijetuar. Mund te behet edhe me shume per Velipojen”, thote ajo.
“Gjen plazhe me te lira jashte vendit”
Pjerin Kola eshte nga Shkodra, por prej dhjete vitesh ka emigruar ne Gjermani, ku dhe eshte martuar. I riu preferon me teper Velipojen si pushues, se plazhet e tjera. “Ne, shkodranet, as qe duhet te na pyesesh per Velipojen. Qe kur kam lindur, kaloj pushimet ketu, megjithese kam tash dhjete vite qe jetoj ne Gjermani. Kam gruan gjermane dhe ketu kalojme te gjithe veren se bashku. Qendrojme deri ne muajin gusht. Natyrisht qe cmimet kete vit jane pak me te kripura. Mund te gjesh plazhe me te bukura dhe me me pak para kudo neper bote. Megjithate, une them se reren dhe ujin e Velipojes nuk e gjen askund. Kete mendim ka dhe nusja ime, qe eshte gjermane, por eshte bukur t’i kalosh ketu pushimet verore”, thote Pjerini.
“Duhet te kete me shume argetim”
Gertruda ka udhetuar nga Shkodra per te shijuar reren e Velipojes se bashku me familjen. Gruaja 35-vjecare mendon se ne kete plazh ia vlen te pushohet, por terheq vemendjen per kushtet dhe mungesen e kendeve te lojerave. “Qe kur jam martuar, vijme ne vere ketu ne Velipoje. Eshte mire dhe ka nje bukuri me shume se natyrore. Per femijet eshte nje mrekulli. Vajza jone nuk i ndjen me kembet dhe i pelqen te levize gjithandej. Vecse theksoj se mungon argetimi dhe per kete duhet investuar me teper me kende lojerash nga me te ndryshmet, apo edhe jeta e nates. Ketu ne 11:00 ose maksimumi ne 12:00, gjithcka mbyllet. Do te doja me shume te argetohesha naten”, thote Gertruda.
“Me pensionin s’perballoj cerekun e qirase”
Martin Preka i ka kaluar te 60-at, por nuk mund t’i rezistoje dot mrekullise se Velipojes. Se bashku me djemte e sapo kthyer nga Amerika, shkodrani eshte vendosur ne nje prej zonave me te lakmuara. “Une jam plak dhe me kenaq ajri dhe deti. Kemi ardhur me heret kete vit, pasi djemte u kthyen me pare se zakonisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Per mua, cmimet s’kane ku te vene me shtrenjte nga c’jane. Lere mos na pyet per keto cmime. Me pensionin tim te nje muaji nuk paguhet as nje e treta e qirase te 15-diteshit, pa le te tjerat qe nuk i perballojme dot. Nuk mund te pish as ujin, se eshte i rende dhe duhet ta blesh me bidona. Nuk ke cfare te besh tjeter, ndryshe mbetesh fare pa plazh e pushime verore”, shprehet ai.
“Te mos na heqin dritat”
Tahir Sokoli eshte tregtar dhe zoteron nje dyqan ne Velipoje. “Plazhi ne fakt ende nuk ka nisur ashtu si duhet. Megjithate me keqardhje duhet te them se cmimet rriten nga dita ne dite. Jam ne te njejtin dyqan dhe shoh ndryshimet, ndersa fitimi yne duket se do te jete me shume kete vit. Por me vjen mire te them se kushtet jane duke ndryshuar perdite e me mire. Njerezit kane shume me teper pajisje ne dhomat qe leshohen me qira dhe kam pare qe kane ardhur furnizime te reja. Dritat deri tani nuk kane qene problem, ndersa vitet e tjera ishte nje tmerr i vertete. Ne plazh dhe nje gjysme ore te nderpritet energjia, te prishet shume pune dhe ka probleme nga me te ndryshmet”, ankohet Sokoli.
“Nuk ka as WC per pushuesit ditore”
Altini qendron i ulur ne nje tavoline lokali afer plazhit te Velipojes dhe eshte pushues i perditshem. I riu 27-vjecar kritikon kushtet dhe cilesine per kete vit.
“Zakonisht ne fundjave me pelqen te vij ne Velipoje, por paradite nuk dal fare ne plazh. Vetem pasdite disi dhe vetem po te jete uji i paster. Kam shume bezdi ujin e papaster. Per njerezit qe vijne me pushime ditore nuk ka banja dhe kryejne nevojat personale ne det. Ky eshte nje tmerr me vete. Komuna ketu duhet te mendoje dhe per kete dukuri, pasi neglizhenca mund te sjelle ndonje epidemi te pushuesit dhe pasojat te jete te renda. Mendoj se cilesia duhet te rritet me teper dhe te investohet”, thote ai.
“Grindem me prinderit per Velipojen”
Eraldi nuk i ka mbushur ende te 15-at dhe per here te pare viziton Velipojen se bashku me shoket e tij te klases. “Une jam i ri dhe kete vit per here te pare kam mundur te vij me shoket e mi per te kaluar nje dite ne plazh. Me pelqen shume Velipoja, rera dhe uji. Madje, grindem perhere me prinderit e mi, sepse ata duan te shkojne ne Vlore dhe Sarande. Por, mua me pelqen ketu. Ketu me shoke e shoqe kalohet shkelqyeshem. As qe duam t’ia dime nese uji eshte i paster apo i papaster, ka apo nuk ka drita dhe uje. Velipoja per ne eshte nje mrekulli me vete dhe me pelqen te vij me shpesh ketu, ndersa duhet te kete me teper kende lojerash dhe per ne”, thote vogelushi.

Marre nga Koha Jone online


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 28 2008, 10:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rikonstruksioni i “Nazmi Kryeziut”: Parregullsitë, bashkia 3 milionë lekë gjobë firmës

VIRTYT ABDYLI

28/06/2008 Ishin bllokuar tubacionet e ujërave të zeza dhe furnizimi me ujë i banorëve
Parregullsitë e vërejtura në rikonstruksionin e rrugës së shumëpërfolur “Nazmi Kryeziu” janë bërë shkak i gjobitjes së firmës ndërtuese të saj nga Bashkia e Shkodrës. Kanë qenë vetë banorët e rrugës ata që kanë reaguar ndaj punimeve të firmës ndërtuese që përveç zvarritjes kohore të ndërtimit të saj krijoi mjaft anomali të tjera, të shkaktuara nga puna jo cilësore e saj.
Pas këtyre ankesave Bashkia e Shkodrës ngriti një grup pune të përbërë nga specialistë të departamentit të shërbimeve, të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, mbikëqyrëses së punimeve si dhe kolaudatorit të punimeve në këtë rrugë që u mor me verifikimin e këtyre punimeve. Pas kontrollit të ushtruar në këtë rrugë u konstatuan dëmtime dhe parregullsi në rrjetin e rikonstruktuar të kanalizimeve, kryesisht të ujërave të zeza, që kishin sjellë si bllokimin e tubacioneve ashtu dhe daljen e këtyre ujërave në oborret e banorëve të “Nazmi Kryeziut”.

Në përfundim të kontrollit në rrugën “Nazmi Kryeziu” Bashkia e Shkodrës vendosi gjobitjen e firmës së ndërtimit me shumën 318.360 lekë. Kjo masë gjobe u vendos pasi u konstatua se rrjeti ekzistues i kanaleve të ujërave të zeza është dëmtuar në një gjatësi prej 5 metër linear, ku kishte shembje, dëmtim dhe bllokim me materiale inerte të pusetave ekzistuese, ndërkohë që kishte dhe mangësi tubacionesh në këtë gjatësi.
Firma e ndërtimit kishte mbuluar pusetat me asfaltin e rrugës, çka u desh që për gjetjen e problemit të çahej asfalti i sapo shtruar.
Ndërkohë nuk ishin vendosur dhe dy kapakë pusetash të parashikuara në projekt.
Mangësi u vërejtën dhe në rrjetin e kanalizimit të ujësjellësit, ku u konstatua se nga firma ndërtuese nuk ka kryer punimet në ndërtimin e dy pusetave kryesore të linjës së re të ujësjellësit dhe nuk ka realizuar lidhjen me rrjetin kryesor, duke penguar funksionimin e ujësjellësit për banorët e kësaj rruge. Për të mënjanuar të gjitha këto mangësi është vendosur që të punojë ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, Shkodër.

Marre prej Mertopolonline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jun 30 2008, 10:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjakmarrja, qendër kombëtare për trajtimin e fëmijëve

PRANVERA KOLA

28/06/2008 Një qendër kombëtare për trajtimin dhe përkujdesjen sociale ndaj fëmijëve që gjenden të ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Ndonëse aktualisht në vendin tonë funksionon një qendër për përkujdesjen sociale të kësaj kategorie, Shërbimi Social Shtetëror së fundi i ka propozuar Ministrisë së Punës që kjo qendër të marrë statusin e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Fëmijëve të Ngujuar, çka synon shtimin e shërbimeve, duke përfshirë në masë sigurinë e jetës së tyre dhe arsimimin, por tashmë në nivel kombëtar dhe jo të një qendre të thjeshtë. Duke synuar sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit për kategorinë e fëmijëve të ngujuar, statistikat e të cilëve janë ende të pjesshme. Sipas drejtoreshës së SHSSH-së Vilma Premti, pohohet se “ngritja e një qendre kombëtare për fëmijët e ngujuar shkon paralelisht me reformat e sistemit të mbrojtjes sociale të fëmijëve, përmes të cilave një vëmendje e veçantë po i kushtohet mbështetjes dhe përkujdesit për fëmijët e rrezikuar nga ngujimi dhe gjakmarrja”. Për të siguruar jetën e tyre, godina do të mbikëqyret rreptësishtë nga Policia e Shtetit gjatë tre turneve. Mbrojtja parashikon dhe shoqërimin në masa të rrepta sigurie të fëmijëve gjatë vajtje-ardhjeve në shkollë.

Shërbimet

"Për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetet të këtij shërbimi, pas përfundimit të projektit të Bankës Botërore dhe nisur nga nevojat për zgjerimin e kapaciteteve pritëse të qendrës, i kemi propozuar Ministrisë së Punës kthimin e saj në një institucioni kombëtar me statusin e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Fëmijëve të Ngujuar", - deklaroi Premti.

Ndërkohë do të synohet që kjo qendër e re kombëtare të ofrojë shërbime sociale të llojit rezidencial, ku duhet të garantohet siguria e fëmijëve 24 orë nga policia, ashtu siç veprohet edhe në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut në kryeqytet. Kjo nismë do të finalizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës, ndërsa qendra do të jetë në varësi të shërbimit social. Përzgjedhja e stafit dhe mënyra e financimit dhe shpenzimet për ofrimin e shërbimeve do të përcaktohen me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, qendra parashikohet të ketë një kapacitet për afro 100 fëmijë, që mund të vijnë nga zona e Shkodrës apo rrethe të tjera, që do të përballen me fenomenin e gjakmarrjes.

Situata

Sipas statistikave të nxjerra, megjithëse theksohet se të dhënat janë të pjesshme, në të gjithë vendin janë rreth 87 fëmijë të ngujuar për shkak se familjet e tyre ndodhen nën tutelën e gjakmarrjes. Aktualisht në qendrën rezidenciale trajtohen 20 fëmije, nga të cilët 7 vajza dhe 13 djem të moshave 6-14 vjeç. Kryesisht këta fëmijë i përkasin qytetit që e vuan më shumë fenomenin e gjakmarrjes: Shkodrës, me komunat si Curraj i Epërm, Dukagjin, Shosh, Shalë, Gjinoj si dhe lagjet rreth qytetit Shkodër-Kiras dhe Bunë, Postribe. Në qendër ofrohet akomodim, veshje, ushqim, kujdes mjekësor, programe për zhvillimin dhe socializimin e fëmijëve, edukim, aktivitete socialkulturore dhe mbështetje për ndjekjen e shkollës.

Situata

Sipas shifrave të pjesshme, pohohet se sot në të gjithë vendin numërohen 87 fëmijë të ngujuar, që u përkasin kryesisht zonave të ndryshme në Shkodër dhe Malësi të Madhe.

Qendra Kombëtare

Aktualisht trajtimi i fëmijëve të ngujuar jepet nga shoqata “Për edukim arsimor e social të fëmijëve të ngujuar e në nevojë”, për të cilën është propozuar që të marrë statusin kombëtar.

Ndihma ekonomike

Përveç të tjerave është parashikuar që të bëhet trajtimi financiar i familjeve që për shkak të gjakmarrjes ndodhen të ngujuara. Kjo nëpërmjet dhënies së ndihmës ekonomike.

Shërbimet sociale

Në këtë qendër duhet të garantohet siguria e fëmijëve 24 orë nga policia, ashtu siç ndodh deri tani, ose siç veprohet në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut në Tiranë


Marre prej Gazets Metropolonline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:27am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 01 2008, 07:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Germadhat pushtojne Velipojen

E Marte, 01 Korrik 2008
Rudina Llazari

Komuna dhe ndertimoret nuk kane bere asgje per t'i larguar, shkak mungesa e fondeve

Velipoja eshte kthyer ne nje grumbull mbeturinash pas aksionit te fundit te ndertimoreve, per te cilat askush nuk eshte kujtuar qe t'i heqe. Madje, kjo panorame, behet shqetesim edhe per pushuesit e shumte, qe vetem pak metra larg kurrizit te tyre shohin germadhat e godinave te shembura. Tek-tuk shihet edhe ndonje rindertim, por zyrtaret e Ndertimores shpjegojne se eshte vetem nje objekt qe pretendon se ka leje dhe i eshte bere prishja ne menyre te gabuar. Gjithsesi, shifrat e ndertimeve pa leje jane katastrofike. Numerohen te pakten 1200 ndertime pa dokumente ne Velipojen turistike, ndersa vetem 4 prej objekteve zoterojne nje leje te tille. Aktualisht, te gjithe pronaret jetojne me ankthin e prishjes se ndertimeve. Jane te pakten 1200 objekte, te cilat jepen me qira diteve te veres dhe qe nxjerrin jo pak fitime per pronaret e tyre. Por ka edhe pallate, hyrjet e te cilave jane blere, apo ndertesa qe rrezikojne shembjen nga fadromat dhe pronaret jane ne hall te madh. Me sa duket, kjo ngjan te jete edhe arsyeja kryesore e shteses ne qirane e sivjetshme. Por historia e pervitshme perseritet ankthshem, ndersa prek vetem pak persona. Nderkohe qe gjurmet e prekjes qendrojne muaj e muaj aty, e askush nuk kujtohet te pastroje keto grumbuj qe jane nje pasqyre e shemtuar per plazhin e lakmuar.

Por Velipoja qe tashme ka nisur te jete jehona e te gjithe zones se Shkodres dhe Veriut te vendit, megjithese 23 km larg qytetit, ka shume probleme te tjera. Ne nje vije bregdetare prej 12 km, ndodhen me shume se 1200 ndertime pa leje. Ndersa ne paradoks me gjithe kete situate, plazhit i mungojne investimet. Edhe ato pak para qe jane hedhur nga individe te vecante, jane ndertime ne me te shumten e rasteve pa leje. Por, probleme te tjera ne Velipoje mbeten infrastruktura, energjia elektrike, uji i pijshem dhe kanalizimet. Infrastruktura e zones le shume per te deshiruar. Rruga Shkoder-Velipoje eshte e shtruar vetem nga njera ane. Qendra dhe rruga deri ne Luginen e Vilunit, nga ana tjeter, aty ku eshte dhe fluksi me i madh i ndertimeve, nuk eshte prekur. Ndersa "pronaret" e rinj dhe te vjeter jane kujdesur qe te bejne per kete sezon rrethimin e atyre qe mund te figuroje ne letra a jo si prone e tyre. Zona te rrethuara me tela apo me shkopinj e me mjete te tjera te tipit rrethanor. Infrastruktura shkakton edhe vonesen ne udhetim, pasi per te mberritur nga Shkodra deri ne Velipoje te duhet nje ore. Nderkohe qe edhe banoret e Velipojes i ka zene ankthi i prishjes se shtepive qe i kane leshuar me qira per pushuesit. Nje pjese e tyre kane kryer prenotime banesash dhe prisnin te futeshin ne to, por te tjere kane edhe biznese te medha, si hotele e komplekse. Kreret e pushtetit vendor shprehen se ky eshte nje aksion i ligjshem dhe se per germadhat kerkohen fonde, pasi nuk mund te hiqen pa nje buxhet te komunes. Por mbeturinat e inerteve kane shemtuar se tepermi plazhin e Velipojes kete fundmuaji, ndersa sikurse edhe ne vezhgimin e para disa diteve, vihet re renia e fluksit te pushuesve ne krahasim me vitin e kaluar. Edhe kete vit llogaritej te vinin rreth 100 mije pushues, ose dicka me teper se 30 mije persona, por nje numer i madh hyrjesh jane bosh dhe te paprenotuara.

"Nuk po marrim vesh c'po behet ne Velipoje"

Albert Nikaj eshte 50 vjec. Ai eshte punetor i sektorit elektrik te mirembajtjes dhe shprehet se nuk kupton asgje nga situata ne Velipoje. "Nuk merret vesh se cfare eshte duke u bere ne kete vend. A ka letra te rregullta ketu, a nuk ka ne asnje vend tjeter. Pronaret kane kohe qe merren me tregti dhe biznesin e ndertimit e njohin mire. Pra, as qe mund te pretendohet se ka qene ndertim pa leje. Nuk e di. Erdhen ate dite fadromat dhe hyne me mjete, duke shembur gjithcka, pa pyetur dhe pa folur me askend. Flitet se do te kompensohen ato qe jane prishur gabimisht, por deri tani nuk eshte pare asgje. Madje dhe as nuk jane pastruar germadhat dhe komuna duhet te veproje sa me pare, pasi kjo situate vetem se shemton Velipojen dhe largon pushuesit, duke mos i dhene zhvillim turizmit ne kete zone", thote elektricisti 50-vjecar.

"Zonen po e shemtojne me teper"

Gasper Melaj eshte punetor i lulishtes ne Velipoje, ne varesi te komunes."Prej kater vitesh punoj ketu dhe nuk kemi pasur nje surprize te tille, gjithmone ne sensin negativ. Te vije tjetri dhe te prishe ate duket me bukur se ne asnje vend tjeter. Une banoj pak metra me tej, ne nje kthine qe me kane siguruar pronaret. Kam nje jete qe merrem me lule dhe lulishte dhe te jeni te sigurt se nuk gjen jo ne Velipoje, por edhe me larg nje pike te tille. Madje, kisha per te thene se ky vend u imponon kulture njerezve. Kam pare lloj-lloj njerezish qe vijne e pushojne ne lulishten tone, por askush nuk prish asgje, nuk kepusin ndonje lule, a te hedhe nje mbeturine pertoke. Mendoj se per nje pjese te objekteve eshte vepruar gabim dhe se duhej rishikuar dokumentacioni i tyre", shprehet Melaj.

"S'kemi fonde per te hequr inertet ne germadha"

Nikolle Marku eshte kryetari i Komunes se Velipojes. Ai thote se ngarkesa ne pune e ka stresuar, sidomos me fillimin e sezonit, por mendon se gjithcka do te shkoje mire. "Ka perfunduar rruga deri ne Vilu dhe kjo lehteson rrugetimin ne plazh. Eshte sistemuar shetitorja, megjithese duhet punuar serish per te. Per sa u perket ndertimeve, pritet vendimi i qeverise ne lidhje me legalizimet e te gjithe zones bregdetare. Drita dhe uji, sipas marreveshjeve qe jane perfunduar me ndermarrjet perkatese, nuk do te kete mungesa. Per sa i perket mbetjeve te inerteve, pas prishjes se ndertimeve, presim fondet nga qeveria per t'i larguar sa me shpejt qe te jete e mundur. Ndersa kemi planifikuar per argetimin zona te vecanta dhe jane bere investime nga ana e institucionit", thote Marku.

"Nese jane pa leje, le te prishen te gjitha"

Alma Metollari eshte nje banore e zones dhe njekohesisht pushuese, qe nuk i sheh me sy te mire grumbujt e mbeturinave e germadhave te shkaktuara pas prishjes se ndertimeve pa leje. Por, ajo vlereson zbatimin e ligjit dhe shembjen e objekteve te paligjshme. "Jam dakord te prishen te gjithe ndertimet pa leje. Edhe komplekset qe prishen nese nuk kane leje, mendoj se veprohet drejte nga ndertimoret. Tashme ka 18 vjet demokraci dhe gjerat duhet te shkojne ne vendin e tyre. Por duhet te jene te gjithe njesoj dhe jo ca te nenes dhe ca te njerkes. Po te jete per t'u prishur, le te prishen te gjithe objektet, nese nuk kane nje leje ndertimi te ligjshme. Ndryshe si do te funksionoje shteti, apo te pushojne rehat ata qe vijne ne Velipoje, apo ne te gjitha plazhet e tjera qe jane publike", perfundon Alma.


Marre prej KohaJoneonline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 11 2008, 06:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiperia po qelbet, duhet te nderhyjme


Korresp. 24-ore.com on 09 July, 2008 08:55:00

Shqipëria po mbytet nga mbeturinat, i tërë vendi po qelbet. Nuk është një
shqetësim ambientalistësh, të cilët reagojnë kur parametrat e pluhurit në
ajër kalojnë normën e lejuar shkencërisht. Është një alarm që duhet
marrë seriozisht. Zakonisht, në të tilla raste thuhet sa pa qenë vonë, por
për këtë problem është vonë e madje shumë vonë. Por të veprosh,
gjithsesi nuk është kurrë vonë. Kësaj vere, ashtu si mijëra njerëzve që
kërkojnë t‘i fshihen vapës apo të kalojnë një fundjavë larg zhurmës
së makinave e pluhurit të qytetit, kam shkelur shumë vende nga ato që në
hartën tonë i shënojmë si pika turistike. Nga parku natyror i Llogorasë,
në pyllin dhe parkun e Divjakës, parkun e Velipojës, të Shëngjinit, malin
e Dajtit apo luginën e Drinit në Fierzë. Dhe kudo e njëjta pamje mizerjeje,
i njëjti imazh kontradiktor, mes asaj që ka prodhuar natyra dhe
monstruozitetit të sjelljes njerëzore me natyrën. Mbeturina kudo, qese,
gazeta, shishe, kanoçe. Kushdo që shkon e shijon natyrën, lë pas çdo gjë
që nuk i nevojitet më. Çdo ditë, çdo vit, të gjithë kanë kontribuar në
krijimin e një situate të rëndë në të gjithë territorin e vendit. Në
çdo plazh, shesh e lëndinë, njerëzit po sillen me mjedisin më keq se
kafshët, një sjellje barbare, e cila që tani po na kushton shtrenjtë.
Shumë mjedise tashmë janë thuajse të papërdorshme për t‘u frekuentuar.
Në parkun e Divjakës, Velipojës apo Shëngjinit është vështirë të gjesh
një vend ku mund të shkosh për piknik. Mendoni se si do të jenë këto vende
pas dy apo tre vitesh, kur mijëra njerëz të tjerë të kenë qëndruar aty e
të kenë lënë pas mbeturinat si një ushtri në arrati.
Edhe në qytete, ku makinat e pastrimit tërheqin çdo ditë mbeturinat,
situata nuk është më e mirë. Në shumë pika grumbullimi, më shumë
mbeturina ka jashtë se brenda në kazanë. Në pallatet e reja, ku gjallon më
së shumti ruralizimi i veshur me firmato emigracioni, ka gra të parfumosura
që i lënë mbeturinat në ashensor, pasi e kanë për ofendim t‘i shikojnë
ndërsa mbajnë në dorë qesen me mbeturina. Në mjediset e brendshme të
blloqeve të banimit gjen gjithmonë mbeturina që hidhen nga njerëz që nuk
kanë asnjë element edukate qytetare, nuk kanë asnjë nocion të jetesës në
komunitet. Dikur shqiptarët nuk prodhonin shumë mbeturina, nuk shkonin në
piknikë dhe nuk e frekuentonin masivisht plazhin. Ndoshta ky ka qenë shkaku
që vendi ynë nuk ka qenë i ndotur. Themi kështu, pasi nuk mund ta besojmë
se dikur kemi qenë të edukuar e tani befas u shqytetëruam, u bëmë
bastardë dhe të qelbur.
Nëse këto do të na i thoshte ndonjë gazetar i huaj që do të vëzhgonte
sjelljen tonë me mjedisin, ne do të mërziteshim në mënyrë kolektive, e
befas do të rrëmonin në arkiva për t‘i treguar botës se jemi popull me
tradita të lashta, që jemi pasardhës të ilirëve dhe në Mesjetë u bëmë
mbrojtësit e krishterimit nga vërshimi i hordhive osmane. Po kjo është e
vërtetë, ne kemi qenë të tillë, por sot ama ne jemi populli më i
paedukuar në Evropë dhe më i paqytetëruar edhe se fqinjët tanë. Të na
ndiejnë mbrojtësit e qytetërimit, pasi kjo mund t‘i prekë e të na thonë
se një popull i qytetëruar nuk gjykohet nga të tilla sjellje, por nga kultura
dhe trashëgimia. Mund të jetë plotësisht e vërtetë, por nuk di se si t‘i
quajmë ata njerëz që shkojnë në një lëndinë për piknik dhe ikin duke
lënë pas një thes me mbeturina, ata që s‘e kanë për gjë të hapin
xhamin e makinës e të hedhin në rrugë ambalazhe pijesh apo ushqimesh që
kanë konsumuar brenda në makinë apo të hedhin mbeturinat nga dritarja e
apartamentit drejt e në lulishte.
Me gjithë këto konstatime të neveritshme, problemi është se si mund të
zgjidhet kjo çështje. Njëra është që qeveria të ndërmarrë një aksion
e të pastrojë plazhet, parqet, pyjet e lëndinat. Por lukunia e paedukatë do
të turret sërish e do t‘i qelbë brenda një vere të vetme prapë dhe
qeveria nuk mund të paguajë nga një pastrues për çdo pushues. A duhet ne
të presim derisa të qytetërohet shoqëria jonë, pra që njerëzit të
revolucionarizohen në mentalitet dhe mënyrën e jetesës? Kjo zgjidhje
ndoshta është e pamundur, pasi askush nuk na garanton se fëmijët do të
jenë vullnetarisht më të edukuar se etërit. Ndaj zgjidhja mbetet ligji.
Qeveria është e zënë me plot probleme të mëdha dhe kjo puna e edukimit
ligjor të qytetarëve duket si jo fort emergjente. Por gjendja ku është
katandisur mjedisi ynë është më shumë se emergjente, ndaj dhe duhet
urgjent të ndërmerren lëvizje ligjore në këtë drejtim. Policisë rrugore
duhet t‘i njihen kompetenca më të gjera për të penalizuar drejtuesit e
automjeteve që ndotin mjedisin. Policia bashkiake, e cila sot duket si
skuadër xhandarësh që i shërben kryetarit-qehaja për ndonjë ndërtim pa
leje, duhet të ushtrojë më shumë funksione dhe të hetojë e penalizojë me
gjoba qytetarët që shkaktojnë ndotjen e mjedisit publik. Në qytete duhet të
stimulohen qytetarët që të denoncojnë individë apo familjeve që hedhin
mbeturinat në rrugë e parqe publike. Me pak fjalë, ne duhet të bëjmë atë
që bëhet fare rëndom në vendet e tjera. Nëse në një vend perëndimor hedh
në rrugë qoftë edhe ambalazhin e një pakete, gjobitesh. Përse të mos
bëhet edhe në Shqipëri kjo?
Disa ditë më parë, ndërsa ndiqja një debat mes qytetarëve dhe kryetarit
të Bashkisë së Pogradecit, një banor e pyeti atë: Përse nuk gjobiten
qytetarët që i hedhin mbeturinat jashtë kazanëve? "Epo, boll kemi punë të
tjera ne, s‘do të merremi edhe me ata që hedhin plehrat në rrugë", ishte e
habitshme përgjigjja e kryetarit, e cila na bën të mendojmë se më parë
duhet të edukohen kryetarët e bashkive, pra pushtetarët.


Marre prej trokit ketu


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 13 2008, 12:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Shkarkim e ndjekje penale dy prokurorëve në Shkodër dhe tre gjyqtarëve në Elbasan


ALMA ÇUKA
12/07/2008 Ministri i Drejtësisë, tjetër kërkesë për masa e ndëshkim ndaj personave të akuzës e drejtësisë

TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, kërkon largimin nga detyra dhe ndjekje penale për dy prokurorë të Shkodrës dhe tre gjyqtarët të rrethit gjyqësor Elbasan.

Dje në një koferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë kërkoi marrjen e këtyre masave nga Presidenti i Republikës që është njëkohësisht dhe kryetar i KLD-së dhe Prokurores së Përgjithshme.

Sipas ministrit, gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë kanë shkelur ligji. Nga njëra anë prokurorët kanë lënë në burg me pa të drejtë një shtetas për 75 ditë, ndërsa gjyqtarët e Elbasanit kanë dhënë pafajësi për një shtetas, i cili akuzohet për vrasje dhe Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg.

Prokurorët

Enkelejd Alibeaj tha dje se Ministria e Drejtësisë në ushtrim të të gjithave të drejtave prerogative që ligji “Për Ministrinë e Drejtësisë”, ligji “Për Prokurorinë e Përgjithshme” dhe ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, ka ushtruar kontrolle sistematike dhe periodike qoftë në sistemin e Prokurorisë dhe në gjyqësor.

“Jam këtu për t’ju deklaruar rastin e fundit skandaloz të verifikuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër dhe Prokurorinë e Apelit, nga verifikimi i të cilit ka rezultuar se një shtetas i dënuar me një vendim gjyqësor penal është mbajtur në burgim për një periudhë kohe prej 2 muajsh e 13 ditësh pa një vendim gjyqësor, është mbajtur për 75 ditë në heqje të plotë të lirisë, ndërkohë që organi i ngarkuar për zbatimin e vendimit gjyqësor ka qenë ai i Prokurorisë. Për 75 ditë këtij qytetari të Republikës së Shqipërisë i është hequr liria. Është rrëmbyer në terma ligjor e penal dhe Prokuroria nuk ka vepruar”, tha ministri Alibeaj.

Gjyqtarët

Një tjetër verifikim është bërë edhe në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan.

Një treshe gjyqtarësh në këtë gjykatë e kryesuar nga ish-kryetari i gjykatës, gjyqtari Bujar Musta, kanë dhënë një vendim gjyqësor duke shpallur të pafajshëm, autorin e një vepre penale të një vrasje me paramendim të ndodhur në këtë qytet.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me burgim prej 25 vjetësh.

Nga ana e saj gjykata ka deklaruar pafajësinë e të pandehurve duke injoruar provat e akuzës.

Ai shtoi se verifikimi është bërë në bazë edhe të një shkrese të dërguar prej Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe në bazë të një kontrolli të inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë. Në përfundim të këtij verifikimi, ministri i Drejtësisë ka vendosur të ushtrojë detyrën si ministër për të kërkuar marrjen e masave disiplinore deri në shkarkimin e prokurorëve e gjyqtarëve, rrepsektivisht nga Prokurori i Përgjithshëm dhe nga Presidenti i Republikës e KLD-ja, si dhe për të bërë kallëzim penal ndaj prokurorëve të Shkodrës e gjyqtarëve të Elbasanit.

Prokurorët e Shkodër

Brahim Dragjoshi dhe Arta Marku

mbajtën 75 ditë në burg Arben Ndojan

TIRANE - Nga kontrolli i ushtruar në Gjykatën e Apelit Shkodër ka rezultuar se i dënuari Arben Ndoja ka vuajtur padrejtësisht 2 muaj e 13 ditë burgim si pasojë e moszbatimit të dispozitave urdhëruese procedurale penale nga prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër me vendimin penal nr. 4, datë 09/01/2007 ka deklaruar fajtor dhe ka dënuar të pandehurin Arben Ndoja me 2 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë të parashikuara nga nenet 278/2 e 280 të Kodit Penal.

Mbi ankimin e të pandehurit Arben Ndoja, Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin penal nr. 104, datë 12/06/2007 ka vendosur lënien pjesërisht në fuqi dhe ndryshimin pjesërisht të vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë. Në vijim, Gjykata e Apelit Shkodër ka dhënë vendimin nr. 44, datë 13/02/2007 me të cilin ka urdhëruar korrigjimin e gabimit material në vendimin e saj nr. 104 dhe ka saktësuar se dënimi i dhënë përfundimisht për të pandehurin Arben Ndoja është 18 muaj burgim.

Ndonëse në të dy gjykimet penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Shkodër ka marrë pjesë organi i Prokurorisë (nëpërmjet prokurorit Brahim Dragjoshi) dhe rrjedhimisht ka qenë në dijeni të plotë mbi faktet e konstatuara dhe të gjykuara nga Gjykata e Apelit, Prokuroria ka vepruar me nxjerrje të urdhrave të ekzekutimit (nëpërmjet prokurores Arta Marku) në referim të vendimit penal me shkrim me gabime materiale. Në këto rrethana, pavarësisht se Prokuroria ka kuptuar në mënyrë të qartë qëndrimin e mbajtur nga gjykata, nëpërmjet veprimeve të mbajtura në fazën e ekzekutimit të vendimit penal ka shkaktuar qëndrimin e padrejtë në burgim të të dënuarit Arben Ndoja saktësisht për 2 muaj e 13 ditë burgim.

Marre prej Metropolonline



[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:35am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Bujana's
Sun Jul 13 2008, 03:50pm

Registered Member #1493
Joined: Sat Dec 15 2007, 01:04pm

Posts: 813
Zoti LEC ,flm per temen shume me kuptim dhe menquri ..une spo copy tekstin por po them qe lexova ktu tek shkodraonline per korriptimet ne Unniversitetin e Shkodres ..shume u habita ,kam degju nga njerezit e mi ne Shkoder por kurr se kam besu e kam kujtu se nuk me sojne e dojne qe provimet me i marr me miq siq thuhet ne text...te len shume per te menduar ...tash po i besoj kusherinave te mija qe me thojshin ..bujana se ke iden veq me miq qdo gja ..me vjen shume keq ...bile I'm very very sorry for the debate I had with them kack home...

Friends like you, are special hugs from GOD.
Back to top
L - N
Tue Jul 15 2008, 07:16am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Klima e biznesit në Shqipëri, më e vështirë se në Bosnjë dhe Serbi

Nga Fitim Zekthi
Një raport i Bankës Botërore për klimën e biznesit për vendet e Ballkanit e ka renditur Shqipërinë pas Maqedonisë dhe Kroacisë duke e lënë atë në një grup me Bosnjën dhe Serbinë dhe në disa tregues të rëndësishëm, edhe pas tyre. Raporti, i cili për herë të parë ka studiuar lehtësitë dhe klimën e biznesit në disa prej qyteteve të këtyre vendeve, thekson një prej tipareve më të rëndësishme që karakterizon ekonomitë në këto vende. Tri qytete të Shqipërisë, Vlora, Shkodra dhe Tirana, janë krahasuar me disa qytete të Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë. Qytetet shqiptare zënë vendet e para për kohën e hapjes së një biznesi dhe regjistrimin e tij, por ato janë qytetet e fundit në listë për zbatimin e marrëveshjeve, lidhjen e tyre, regjistrimin e pronës, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe të gjithë treguesit e tjerë që kanë të bëjnë me ecurinë e biznesit. Në treguesit bazë të klimës së biznesit Shqipëria është pas Serbisë, Bosnjës dhe madje Kosovës

Në listë vihet re se Bitola (Manastiri) në Maqedoni është në krye të renditjes së qyteteve të vlerësuara nga ky raport. “Ne jemi të kënaqur që ky qytet është zbatuesi më i mirë”, - shprehet Patricia Rader, drejtoreshë e Misionit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Shkup. “Reformat e biznesit kanë shumë rëndësi për zhvillimin. Investitorët kanë nevojë për siguri, qeverisje të mirë dhe ligj kontraktual dhe rajoni ka nevojë për investime, me qëllim stimulimin e zhvillimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, - tha ajo. Raporti thekson konkretisht se në nisjen e një biznesi Shkodra, Vlora dhe Tirana zënë respektivisht vendet 3, 4 dhe 5, çka do të thotë se ato zënë një vend të mirë në renditje, megjithëse krahasimi bëhet me vende që nuk janë anëtare të BE, madje as nuk kanë marrë ftesën për NATO. Ndërkohë që për të marrë një licencë ndërtimi, para qyteteve tona ndodhen thuajse të gjitha qytetet që janë shqyrtuar në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe mbetet pas vetëm një qytet në Serbi dhe një në Kroaci e një në Kosovë. Raporti Doing Business i Bankës Botërore e përforcon edhe më shumë faktin që biznesi në Shqipëri ka lehtësi në çeljen e tij dhe vështirësi të mëdha në ecurinë e tij, edhe në treguesin e regjistrimit të pronës. Në këtë tregues qytetet tona janë pas disa qyteteve jo vetëm të Maqedonisë dhe të Kroacisë, por edhe të Serbisë dhe të Bosnjës, dy vende këto që janë pas me reformat dhe që kanë kaluar luftëra. Nënshkrimi i kontratave dhe zbatimi i tyre është një prej treguesve të tjerë që rëndon klimën e biznesit në Shqipëri dhe qytetet tona të marra në shqyrtim, Shkodra, Tirana dhe Vlora, janë pas qyteteve të Serbisë, Zrenjanin, Uzice, Beograd Krushevac, pas Bitolës, Maqedoni, pas Zagrebit dhe Osijekut të Kroacisë, pas Pleviljes Mali i Zi etj. Raporti thekson se, përderisa disa ekonomi kanë arritur një progres të dukshëm në përmirësimin e klimës së biznesit në nivel kombëtar - Kroacia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë renditen ndër 10 vendet e para për sa i përket reformave në nivel global vitin e kaluar - ka ende hapësira ku mund të zgjerohen reformat në nivel lokal.


MARRE PREJ GAZETS TEMAONLINE


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 18 2008, 07:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Një denoncim qytetar për komunën Guri i Zi”


Jam Viktor Hila, banor i Komunës Guri i Zi, në Shkodër. Me anë të kësaj letre dua të raportoj për një shqetësim jo vetëm timin personal por dhe komunitetit ku unë jetoj. Komuna Guri i Zi dhe pse merr fonde të pakta, ato i shpenzon për qëllime dëfrimi, ndërsa ka mjaft probleme ku ato mund të investoheshin.

Viktor Hila
Thu, 17 Jul 2008 08:07:00

Jam Viktor Hila, banor i Komunës Guri i Zi, në Shkodër. Me anë të kësaj letre dua të raportoj për një shqetësim jo vetëm timin personal por dhe komunitetit ku unë jetoj. Komuna Guri i Zi dhe pse merr fonde të pakta, ato i shpenzon për qëllime dëfrimi, ndërsa ka mjaft probleme ku ato mund të investoheshin.

Komuna e Gurit të Zi, abuzon me paratë e taksapaguesve. Një ndër sloganet kryesore të fushatës elektorale të PD, në vitin 2005, ishte: “Me duar të pastra”. Më pas, zoti Berisha deklaroi tolerancë zero ndaj krimit të organizuar, luftë kundër korrupsionit dhe se çdo zyrtar i shtetit shqiptar do të përgjigjej deri në një për çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë. Dua të evidentoj një fakt se si funksionon qeveria “me duar të pastra” e PD-së në pushtetin vendor. Konkretisht, bëhet fjalë për një nga komunat më të varfra të qarkut të Shkodrës, atë të Gurit të Zi, e cila që me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri qeveriset nga përfaqësuesit e PS. Prej ditësh, komuna shërben në mënyrë të reduktuar, pasi kryetari, një pjesë e stafit të komunës dhe disa prej anëtarëve të Këshillit të Komunës ndodhen me pushime në Turqi. Kjo, pasi Këshilli i Komunës ka miratuar një fond prej 16 mijë eurosh për këtë qëllim, duke mundësuar që 17 anëtarë të këtij këshillit dhe 15 pjesëtarë të administratës të kalojnë pushimet në Turqi me paratë e taksapaguesve.

Dhe kjo ndodh në një kohë kur kjo komunë ka mjaft probleme dhe këto para do të mund të viheshin në shërbim të komunitetit për të lehtësuar sado pak vështirësitë me të cilat ai ndeshet. Dhe kjo është padyshim një abuzim i pastër kur drejtues e staf i komunës, së bashku me një pjesë të anëtarëve të këshillit të saj, i përdorin paratë për të pushuar në Turqi. Madje disa nga këshilltarët që nuk kanë dashur të shkojnë për këto pushime për arsye të ndryshme, e kanë marrë pjesën e tyre të parave, pra 500 euro, si para në dorë. Kjo është vetëm një pjesë e atij abuzimi të madh që bëhet me komunën tonë prej 17 vitesh. Edhe ato pak investime që janë bërë, lënë mjaft për të dëshiruar në drejtim të cilësisë së tyre dhe nuk i shërbejnë si duhet komunitetit. Ky është një shembull i qartë i qeverisjes “me duar të pastra” të përfaqësuesve të PD-së, të cilët sloganin e trumbetuar nga formacioni i tyre politik, e kanë zëvendësuar me abuzimin për qëllime personale.

Marre prej gazets shekullionline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:38am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 18 2008, 08:12am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shendetesia eshte e nenvleresuar dhe i kane munguar investimet

E Merkure, 16 Korrik 2008


Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, por edhe ish-ministra, fajesojne nen financimin per situaten ku ndodhet shendetesia shqiptare. Nard Ndoka deklaron se qeveria aktuale e ka prioritet shendetesine vetem ne letra, pasi buxheti qe i jep eshte nga 2-5 here me i ulet se vendet e tjera te rajonit. "Edhe ne mandatin e kesaj qeverisjeje prioritare jane rruget, dihet qe edhe buxheti shtese qe kaloi ne parlament perseri ka prioritet Ministrine e Transporteve. Edhe nje vit te vetem, sistemi shendetesor nese ka nje financim te kenaqshem ne parametrat e larta se ai ekzistues, ku tu kushtohet nje vemendje pajisjeve mjekesore, kualifikimi i mjekeve dhe nje vemendje me e vecante per pagesat e personelit shendetesor do te kete nje ngritje te sistemit shendetesor", eshte shprehur Ndoka. Nderkohe ish-ministri i Shendetesise, Gjergj Koja, pohon se edhe gjate qeverisjes se socialisteve, vemendja nuk ka qene asnjehere te shendetesia. Nje tjeter ze qe pranon nen financimin eshte edhe kryetari i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu, i cili thote se duhet te gjenden rruge alternative pertej buxhetit te shtetit. Ndoka, Koja e Shehu deklarojne se, ne kete pike, ku ka arritur shendetesia shqiptare, nuk duhet hapur lufte me bluzat e bardha. Sipas tyre, fenomeni i korrupsionit eshte pasoje e sistemit te pa reformuar.

Prej me shume se tre muajsh, sistemi shendetesor eshte ne krize. Fillimisht me mungese te ilaceve me pas me shperthime te ujerave te zeza, apo mungese te ujit te pijshem dhe me se fundmi shperthime te infeksioneve spitalore

E marrun prej KohaJone


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:39am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
zjermi
Fri Jul 18 2008, 04:50pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
qa bahet keshtu.....

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
L - N
Mon Jul 21 2008, 10:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, "kërpi" është kanabis. Mbyllet telenovela 8 vjeçare.

Nisin arrestimet

(Dërguar më: 21/07/08) Faktohet përfundimisht se kërpi industrial që mbillej në Shkodër është mirëfilli kanabis sativa. Policia arrestoi sot kryetarin e shoqatës së fermerëve të komunës Shkrel, Martin Pëllumbin duke i dhënë fund telenovelës që vazhdon prej 8 vitesh; nëse kulturat e mbjella nga fermerët e zonës janë kërp industrial apo kanabis. Analizat laboratorike në Angli hodhën përfundimisht poshtë alibinë e kërpit.

SHKODER- Është rikthyer edhe një here historia e kërpit në qytetin e Shkodrës për të cilën policia ishte e bindur se kishte të bënte me kanabis.
Pas mbërritjes së analizave zyrtare nga Britania ditën e djeshme, policia arrestoi sot Martin Pëllumbin, kryetar i shoqatës së fermerëve të komunës Shkrel. Analizat e kërkuara nga policia treguan se nuk bëhej fjalë për kërp por për kanabis sativa dhe që kultivohej në masë nga fermerët e zonës.
Kjo histori ka rreth 8 vjet që perseritet. Në vitin 2000 në kohën kur i arrestuari ishte kryetar komune policia asgjësoi rreth 500 mijë rrënjë kanabis sativa. Fermerët pretendonin se kishin të benin me kerp madje në 2005 Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e dëmit në vlerën 112 mijë dollarë amerikanë.
Po në vitin 2005 policia u sekuestroi fermereve 1 ton nga kjo bimë si dhe arrestoi Martin Pëllumbin dhe katër persona të tjerë. Disa muaj më vonë ata u lanë të lirë sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore e nxori si kërp industrial. Policia këmbënguli dhe nisi analizat ne Angli dhe dje erdhi përgjigjja se fermerët e Shkrelit kultivonin kanabis. I gjithë ky kultivim bëhej nën kujdesin e një shoqate bamirëse humanitare, e cila herë pas here ka dalë në mbrojtje të fermerëve.

Marre prej BallkanWeb.com


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 27 2008, 05:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pango harron Nënë Terezën dhe Migjenin

(Dërguar më: 27/08/08) Nga Oliverta Lila

Asnjë ceremoni përkujtimore nuk është organizuar në Tiranë për 98- vjetorin e lindjes së bamirëses shqiptare Nënë Tereza. Në 70-vjetorin e vdekjes, Migjeni nuk kujtohet as në qytetin e lindjes, në Shkodër.

TIRANE- Me gjak jam shqiptare... por i përkas gjithë botës", ka shkruar Nënë Tereza. Kjo i përkëdhel krenarinë çdo shqiptari. Po ashtu edhe të deleguarve të institucioneve tona shtetërore nëpër botë. Një misionare e paqes, e cila nderohet nga të gjithë popujt. Por duket se kjo ndodh sapo kalojnë kufijtë e u duhet një figurë për përfaqësim. Brenda vendit, i kap harresa. Dje është shënuar 98-vjetori i saj i lindjes. Tirana ka qenë plotësisht në heshtje. Dikush edhe e ka thënë një lutje për shpirtin e saj, ndërsa institucionalisht asgjë. Nga Ministria e Kulturës nuk pati asnjë lajmërim për ndonjë aktivitet. Madje nuk ka as ndonjë njoftim modest për këtë përvjetor. Sigurisht që me shpirtin e madh, Nënë Tereza do të na e kishte falur këtë harresë. Do të kishte bërë një lutje edhe për Shqipërinë dhe "mëkatarët" e saj. Ndërsa përmes internetit, vijnë lajmet nga India. Në Kalkuta, aty ku bamirësja konsideronte shtëpinë e saj, janë mbajtur që në mëngjes ceremoni në kujtim të murgeshës. Kanë qenë motrat e Misionit Humanitar, që janë mbledhur rreth varrit të Nënë Terezës për 98-vjetorin e saj të lindjes. Me lule, ato kanë shkruar "Happy Birthday Mother" mbi varrin e saj. Njëkohësisht në mëngjes, nga murgeshat e Urdhrit që ndërtoi Nënë Tereza dhe besimtarë të tjerë, është mbajtur një seancë speciale lutjesh. "Ne u lutëm për paqen e Nënë Terezës dhe falënderuam Zotin që na dërgoi atë si shpëtimtare", - ka thënë Motër Nirmala, drejtuesja e Misionit Humanitar. E lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup, Nënë Tereza do të njihej në të gjithë botën për ndihmën që i dha të varfërve. Në qytetin e saj të lindjes janë organizuar disa aktivitete përkujtimore, duke nisur që nga vizita në memorialin e saj, përurimi i librit "Nëna ime, Nëna Terezë" dhe ndarja e çmimeve shtetërore, "Nënë Tereza". Për shqiptarët, figura e saj është bërë vonë e pranishme. Regjimi nuk e ka lejuar. Pas viteve '90-të filloi të flitej shumë për të, aq më tepër pas vizitës në Shqipëri. Por siç duket, tek ne është e theksuar sindroma e harresës kur këto personazhe nuk janë fizikisht. Ndoshta ministria mund të justifikohej me faktin se nuk është një përvjetor i rëndësishëm, ose me faktin që tani është periudhë pushimesh. Ndoshta edhe pse vjet, kjo ministri e kujtoi në 10- vjetorin e vdekjes me disa ceremoni, të cilat sigurisht që u njoftuan shumë më vonë aktiviteteve që vinin nga vende të ndryshme të botës. Por Nënë Tereza nuk është rasti i vetëm. Nëse do të ngulmonim te përvjetorë të plotë, atëherë do të ndalonim te Migjeni. Po dje, është shënuar 70-vjetori i vdekjes së "poetit të mjerimit".
Migjeni
Millosh Gjergj Nikolla vdiq i vetëm më 26 gusht të vitit 1938, në sanatoriumin e Torre Peliçes në Itali. Shkroi me fjalë dëshpërimin e heshtur. Pas 70 vitesh që nga dita e vdekjes, emri i tij vazhdon të mbështillet me këtë tis. Në këto ditë, përmes shkrimeve të ndryshme, Migjeni është afruar paksa mes atyre që "zhyten" në realitetin e poetit "revolucionar". Si për ironi të fatit, guximi i djaloshit që u shua në moshën 27-vjeçare, do ta linte në harresë për vite me radhë. As për të nuk ka pasur ndonjë aktivitet përkujtimor. Jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por heshtje ka qenë edhe në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Aty ku i gjendet vetëm një bust i gjymtuar dhe varri që shumë nga shkodranët as që e dinë ku është. Asnjë aktivitet nuk është planifikuar nga Bashkia e këtij qyteti, ku mund të mendohet se ndjenja e pranisë së tij është më e madhe. Sot personazhet migjeniane do të kishin një skamje më të madhe, por shpirtërisht. Ndonëse Ministria e Kulturës nuk e kujtoi në këtë përvjetor, ministri Pango e ka një meritë. Emri i Migjenit i është dhënë një prej çmimeve letrare të konkursit, që më parë është quajtur "Penda e Artë dhe e Argjendtë". "Për të inkurajuar autorët e rinj në fushën e prozës dhe poezisë, krijohet çmimi "Migjeni". Ky çmim do t'u jepet atyre autorëve të rinj, të cilët me krijimtarinë e tyre të botuar përgjatë një viti, kanë mundur të përcjellin tek lexuesi shqiptar modele dhe një nivel të lartë letrar", ishte motivi se pse lindi ky çmim.
Eqerem Çabej
Më 6 gusht u shënua 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit të njohur Eqerem Çabej. Edhe kjo ditë u kalua në heshtje. Në fakt nga Ministria e Kulturës ky vit, në nder të tij ufol për një sërë aktivitetesh që do të organizoheshin me këtë rast. Në konferencën për shtyp nuk u dha një kalendar i programuar, por u premtua se gjatë kohës do të kishte sesione shkencore dhe të tjera veprimtari që do t'i kushtoheshin gjuhëtarit. Në fakt, pjesa më e madhe e vitit ka kaluar dhe aktivitete të rëndësishme që u thanë nuk janë parë.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 02 2008, 07:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, asgjësohen 9 parcela me kanabis

Policia e Shkodrës asgjëson 9 parcela me kanabis sativa. Në vazhdim të operacioneve antikanabis të drejtorisë së policis

Anila Dushi
Hene, 01 Shtator 2008 09:11:00

SHKURT
SHKODËR- Policia e Shkodrës asgjëson 9 parcela me kanabis sativa. Në vazhdim të operacioneve antikanabis të drejtorisë së policisë së Shkodrës , në vendin e quajtur Cungu i Zi në fshatin Ducaj të komunës Shkrel, janë gjetur dhe asgjësuar 5212 rrënjë kanabis sativa të mbjellura në 9 parcela. Ato kanë qenë të mbjella në tokë malore të shpyllëzuar, në një distancë rreth 2 km larg fshatit Ducaj. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë kultivuesit e bimës narkotike. Në këtë zonë, vetëm disa ditë më parë janë asgjësuar mbi 20.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativanga policia lokale.


Ndërtimorët, aksion në Shkodër

SHKODËR- Inspektorati i Ndërtimit pranë Bashkisë së Shkodrës ka nisur prishjen e 15 objekteve pa leje në rrugën “Mehmet Pashë Plaku”. Fillimisht janë prishur dy objekte, një pikë karburanti pa leje si dhe një parukeri, për të vazhduar me të tjera objekte të cilat kanë penguar kryerjen e investimit të bashkisë në sistemimin e trotuarit.Gjithashtu, në fazën e dytë të këtij projekti, inspektorati i ndërtimit do të vijojëprishjen e ballkoneve dhe shtesave të pallateve qëgjenden në këtë rrugë. Rruga “Mehmet Pashë Plaku” ka dy financime prej 4.2 milionë lekësh për lyerjen dhe rikonstrukcionin e fasadave te pallateve në këtë rrugë, ndërsa 8.1 milionë lekë është fondi për rikonstruksionin e trotuareve në këtë segment rrugor.

Marre prej gazets shekulli online


[ Edited Wed Oct 07 2009, 11:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 04 2008, 02:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Unaza (RRUGA) e qytetit të Shkodrës,

"peng" i procesit gjyqësor
14 familje paditën Ministrinë e Transporteve


Pasi kanë provuar të gjitha dyert e pushteteve lokale dhe qendrore në
Shkodër dhe Tiranë, shpresa e vetme për 14 familjet shkodrane është
gjykata, si i vetmi institucion që ka të drejtën e korrigjimit
të vendimit të Këshillit të Ministrave


Unaza e Shkodrës e konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme në
infrastrukturën e këtij qyteti, mbetet peng i procesit gjyqësor. Ndërsa duhen vetëm 500 metra rrugë që të përfundojë projekti i cili do t'i japë pamje bashkëkohore kryeqendrës së veriut, 14 familje kanë bërë padi në gjykatë në lidhje me shpronësimin e pronave të tyre. Dosja ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës dhe tani në shtator pritet të fillojë gjyqi pas ndarjes së shortit. Pas protestave të njëpasnjëshme,
banorët e zonës që preken nga projekti, paditën Ministrinë e Transporteve dhe Drejtorinë e Shpronësimeve, duke kërkuar ndryshimin e
masës së kompensimit që u ka caktuar qeveria. Kërkesa për përcaktimin e vlerës së tokës për kompensimin e pronave, ka pasuar me ndërprerjen
e punimeve në Unazën e qytetit të Shkodrës. Mësohet se zbatimi i projektit në fjalë, në pjesën më të madhe të tij ka ecur me ritme
të kënaqshme, por duhen dhe 500 metra rrugë që ai të përfundojë
plotësisht. Këto metra janë penguar nga vetë banorët, të cilët janë të pakënaqur me çmimin që Drejtoria e Shpronësimeve ka caktuar për pronat e tyre. Tashmë pa dhënë një vendim

gjykata, nuk mund të veprojë askush. Sipas banorëve që janë bërë pengesë për vazhdimin normalisht të punimeve dhe përfundimin e saj, shpresa e fundit për ta mbeten organet e drejtësisë dhe konkretisht gjykata. "Ne
shpresojmë që gjykata të marrë një vendim objektiv, pra thjesht të na japë atë që na takon", - shprehen përfaqësuesit e 14 familjeve. Vazhdimisht, banorët e zonës ku kalon Unaza e qytetit të Shkodrës,
kanë kundërshtuar zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, të dhjetorit të vitit 2007, sipas të cilit, çmimi i vlerës së tokës ku do të
kalojë Unaza, është përcaktuar të jetë në vlerën 4.500 lekë metri katror. Ndërkohë, banorët vazhdojnë të kërkojnë kompensimin e tokës në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, që daton 25 shkurtin
e këtij viti. Sipas vendimit të fundit, pas publikimit të hartës së vlerës së tokës, rezulton që çmimi në zonën ku kalon ndërtimi i Unazës, kap vlerën 21.500 lekë metri katror Pasi kanë provuar të gjitha dyert e pushteteve lokale dhe qendrore në Shkodër dhe Tiranë, shpresa e vetme për 14 familjet shkodrane është gjykata, si i vetmi institucion që ka të drejtën e korrigjimit të vendimit të Këshillit të Ministrave. Me
përfundimin e gjyqit në favor të tyre, i hapet drita jeshile
përfundimit të Unazës, investimit madhor në qytetin e Shkodrës. Por në rast të humbjes së procesit gjyqësor, askush nuk është në gjendje
të japë një përgjigje të saktë sesi do të shkojnë punët me këtë segment rrugor të bllokuar prej kohësh.


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 14 2008, 12:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, 100 fëmijë të ngujuar mbeten pa shkollë

Fëmijët e privuar nga vajtja në shkollë për shkak të ngujimit kanë qenë në qendër të apelit të misionarëve të pajtimit në Shkodër. Misionarë të ndryshëm, të cilët prej vitesh merren me pajtime gjaqesh e shuarje konfliktesh, jo vetëm në qarkun e Shkodrës,

Anila Dushi
Diel, 14 Shtator 2008 08:50:00

Apeli i misionarëve të paqes: Shteti të merret seriozisht me këta fëmijë, të cilët jetojnë si në arrest shtëpie
SHKODËR-Fëmijët e privuar nga vajtja në shkollë për shkak të ngujimit kanë qenë në qendër të apelit të misionarëve të pajtimit në Shkodër. Misionarë të ndryshëm, të cilët prej vitesh merren me pajtime gjaqesh e shuarje konfliktesh, jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por dhe në zona të tjera të vendit, kanë kërkuar që shteti me strukturat e tij të merret seriozisht me këtë plagë të shoqërisë.

Sipas kryetarit të misionit të paqes e pajtimit të Shqipërisë , Mustafë Daija, në rrethin e Shkodrës janë rreth 100 fëmijë të ngujuar, që të hënën nuk do të kenë mundësi t’i drejtohen bankave të shkollës për shkak të ngujimit nga gjakmarrja. Daija ka përshëndetur projektin e drejtorisë arsimore të Shkodrës , të mbështetur nga Ministria e Arsimit , që mundëson mësimin e 57 fëmijëve të ngujuar tëarsimit bazë 9- vjeçar në kushteshtëpie.

Misionarët e paqes kanë qenë të ashpërndaj pushtetarëve vendorë e qendrorë, që sipas tyre janë indiferentë ndaj këtij fenomeni, ndërsa respekti i tyre për punën e misionarëve është zero. Fran Shullani, misionar i paqes, ka shpjeguar se në emër të kanunit abuzohet sepse në asnjë fletë të tij nuk thuhet se duhen ngujuar e vrarë fëmijët e gratë. Ai ka qenë kritik dhe ndaj legjislacionit aktual të shtetit dhe zbatimit të tij në dhënien e dënimeve për autorët e vrasjeve. “Ai që qëllon i pari dhe vret një person dënohet me 10 vjet apo dhe më pak, ndërsa ai që vret se shteti nuk e dënon sa duhet vrasësin e njeriut të tij dhe i drejtohet vetëgjyqësisë dënohet me së paku 20 vjet . Për çfarëdo rrethane që ndodh një vrasje, dënimet duhet të jenë më të rënda, pasi vetëm duke qenë të tilla , minimizohet vetëgjyqësia “ -ka thënë misionari Shullani.

Sipas misionarëve të paqes e pajtimit të Shqipërisë, në harkun kohor të një viti janë realizuar 20% më shumë pajtime se një vit më parë dhe këto në 16% të tyre kanë qenë konflikte të ndodhura para vitit 2007. Në takim ështëtheksuar se emancipimi i qëllimeve dhe ndryshimi i taktikave të ndërhyrjes , ka ndikuar në shuarje konfliktesh pa arritur që ato të kenë pasoja të rënda.

Misionarët e paqes kanë bërë apel shtetit për të ndërhyrë në eliminimin e fenomenit të ngujimit tek fëmijët , status i të cilëve është i barabartë me atë të arrestit në shtëpi, si dhe për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët në zhdukjen e gjakmarrjes , hakmarrjes e vetëgjyqësisë.Sipas misionarëve të pranishëm në takim, numri i familjeve të ngujuara në qarkun e Shkodrës është tre shifror.

Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 14 2008, 03:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Për një qytet të pastër", blihen 600 kazanë plehrash e 9 automjete

Por pajisjet po dëmtohen e po vidhen

SHKODER

600 kazanë të rinj për hedhjen e mbetjeve urbane dhe 9 automjete të pastrimit të prodhuara në vitin 2001, janë vënë në shërbim për pastrimin e qytetit të Shkodrës. Por një pjesë e këtyre kazanëve po vidhen apo po dëmtohen. Presidenti i firmës sipërmarrëse, Xhemal Shkaju kërkon ndërgjegjësimin e banorëve. Deri para 2 javëve, gjithë qyteti i Shkodrës numëronte 230 kazanë, të cilët mbulonin një territor prej 1320.96 km katrorë sipërfaqe dhe 248.480 banorë. Në këto kushte, nuk plotësonin as 30 për qind të nevojave. Kështu, bashkia e Shkodrës, me një fond prej 18 milionë lekësh, bleu 600 kazanë, të cilët plotësojnë normalisht nevojat e qytetit. Gjithashtu, blerja dhe e 9 automjeteve funksionale (që u shtohen atyre ekzistuese), krijoi mundësi që mbetjet urbane të evadohen në kohë, pa krijuar ndotje të mjedisit e shqetësime të tjera për banorët. Por fatkeqësisht, ky investim dhe këto përpjekje nuk po gjejnë mbështetjen e një pjese të banorëve. Kështu, jo vetëm nuk ka një sensibilizim për mjedise të pastra në qytet, por shkohet deri atje sa të dëmtohen apo të vidhen dhe kazanët e plehrave. Kazanët, në shumë raste janë mbushur me inerte, me shkurre, drurë e hekurishte që hidhen nga familjarë që pastrojnë shtëpitë, oborret apo dhe objekte të tjera në pronësi të tyre. Për specialistët e pastrimit të qytetit, dëmtimi i kazanëve e pajisjeve të tjera, më tepër se sa vlera financiare që vjen nga ky veprim, ndikon direkt në cilësinë e punës për një mjedis qytetar, të pastër e të kulturuar. "Qyteti ynë njihet për kulturë e qytetari, ndaj bëjmë apel që për Shkodrën e pastër, duhet të mendojmë e punojmë të gjithë", -

Marre prej gazets Shqiptare


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 24 2008, 11:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodra e varfër, djeg 70 për qind të fondit të investimeve

Prefektura analizon punën e institucioneve: Vetëm 30 për qind e parave janë përdorur


Kur duhen dhe tre muaj që të mbyllet viti 2008, shifrat e realizimit të investimeve në Qarkun e Shkodrës nga institucionet shtetërore janë në masën 36%, shifër kjo tepër e ulët për një zonë si Shkodra e varfër, ku nevoja e investimeve është imediate. Po të krahasohet me numrin e banorëve, Shkodra është qyteti që ka marrë më shumë fonde nga qeveria se asnjë qark tjetër, por realiteti tregon se institucione në qytetin më të madh verior nga padija, apo nga mosdashja për motive që ata i dinë, nuk po shfrytëzojnë fondet e akorduara për qytetin e tyre. Pak vite më parë, pushtetarët e Shkodrës shpreheshin se nuk u akordoheshin fonde për motive politike, ndërsa sot, kur ka fonde me bollëk, të njëjtit drejtues institucionesh nuk dinë se si t‘i kthejnë paratë në investime. Sipas relacionit të kryetares së Degës së Thesarit në Shkodër, Emilia Koliqi, në analizën e prefektit të Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, me institucionet qendrore në nivel lokal, nga të gjitha fondet e pushtetit vendor përfshirë edhe grandet konkurruese të akorduara gjatë këtij viti dhe atyre të trashëguara, për Qarkun Shkodër, që kapin shifrën e 1 miliard e 70 milionë lekëve, janë realizuar 332 milionë lekë investime, kryesisht në infrastrukturë. Pra, nga fondi total nuk janë realizuar 738 milionë lekë investime, ndërkohe që kanë mbetur edhe afro 3 muaj deri në përfundim të vitit 2008. Për këtë mosrealizim investimesh, prefekti Maxhid Cungu i ka justifikuar institucionet vendore, duke thëne se "askush nuk duhet të shqetësohet, pasi një pjesë e infrastrukturës dhe institucioneve ku janë duke u bërë investime janë në proces e sipër dhe gjithçka përfundon dhe quhet e realizuar pas përfundimit të kontratave në objektet që është duke u punuar". Edhe në planin e investimeve nga buxheti i shtetit për vitin 2008, vërehet një shume e madhe e mosrealizimit të investimeve. Plani i investimeve për institucionet nacionale është në shumën 486 milionë dhe janë realizuar 174.2 milionë lekë. Konkretisht, Ministria e Bujqësisë ka planifikuar 51.2 milionë lekë, janë realizuar 26.5 milionë. Ministria e Punëve Publike ka planifikuar 27.3 milionë lekë, me realizim 19 milionë. Ministria e Arsimit ka planifikuar 104 milionë lekë, me realizim 74 milionë, ndërkohë që në formën e grandit konkurrues kjo ministri ka planifikuar 125 milionë lekë, nga të cilat janë realizuar 76 milionë lekë investime. Ministria e Kulturës ka planifikuar 80.5 milionë lekë, nga të cilat janë investuar 18 milionë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka investuar asnjë qindarkë nga fondi 76.5 milionë, që është planifikuar për Shkodrën. Fonde nga grande të pakushtëzuara janë 130 milionë lekë të bartura nga vitit 2007. Shifrat flasin qartë se institucionet shtetërore në Qarkun e Shkodrës kanë lënë pas dore shuma të konsiderueshme fondesh, të cilat do të kishin ndikuar për përmirësimin e situatës në qytetin e varfër të Shkodrës

Marre prej Gazets shqiponline


[ Edited Thu Sep 03 2009, 08:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4311 sec, 0.0971 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,339kB