Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Problemet e Shkodres Sot |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dy «P»-të ![]() Fatos Çoçoli 08/12/2010 11:14:00 Përmbytje dhe protesta. Një togfjalësh i mjerë. I pari vjen nga natyra, nga tërbimi i saj. I dyti nga verbimi i një formacioni politik. Protesta për një çështje politike (ajo e zgjedhjeve të 29 qershorit 2009), ndërkohë që i gjithë vendi jeton me ankthin e të ngujuarve të Shkodrës, me sytë tek lëvizja e reve apo zezimi i qiellit. Opozita nuk duhet të bjerë pre e një pasioni të sëmurë, e kllapisë së luftës për pushtet. Ajo mund të jetë kritike dhe të kritikojë sa të dojë operacionet e shpëtimit apo të furnizimit të të ngujuarve të Shkodrës me bukë, batanije dhe me ujë, por jo të bëjë protesta politike. Vendi sot na do të gjithë të bashkuar. Në radhë të parë Shkodra. Luftë për ta fituar përfundimisht këtë qytet martir pa përmbytjet që po ia deformojnë jetesën. Lufta nuk ka të bëjë dhe aq me thasët me rërë përpara pallateve apo dyqaneve të saj, nën ujë. Me kamionët e ushtrisë apo barkat e xhenierëve që transportojnë të sëmurët nëpër spitalin e qytetit. Me ekskavatorët që punojnë në argjinaturën e Torovicës, për të mos lejuar përmbytjen katastrofike të Lezhës. Beteja për Shkodrën është epokale. Rrethimi i ujërave në dhjetor 2010 nuk është si rrethimi i Sulltanit osman më 1478. Nuk është as si rrethimi i janarit 2010. Kambana hidrike duhet të zgjojë sot një popull të tërë! Dhe qeverisjen e politikën e tij. Pa protesta për të rifituar pushtetin. Lufta e mirëfilltë për Shkodrën fillon tani. Kur dalëngadalë kthehet shpresa e mijëra njerëzve për një jetë më normale, pas dëmeve, shkatërrimeve, hidhërimit, frikës për humbjen e jetës. E cila, nis edhe ajo largohet me ujin, pas inatit për ndihmat e munguara. Është beteja për të mos harruar. Pësimi i këtij dhjetori 2010 duhet të shërbejë si një mësim i madh. Jo vetëm pse meteorologët flasin për një muaj plotësisht të lagshëm (plot shira) dhe që mund të bëjë që njolla e ujit të qëndrojë gjatë, shumë më gjatë se sa në janar të këtij viti. Dhe të shtojë hallet e vështirësitë e shkodranëve. Porse ndryshimi i klimës po kërkon, madje ulëret që ndaj natyrës t’i kthejmë sytë. Edhe fondet. Shkodra jeton pranë kaskadës së Drinit. Kjo kaskadë po na jep 100 milionë euro eksporte të energjisë këtë vit. Përse të mos marrim një eurobond të dytë prej 200 milionë eurosh gjatë vitit të ardhshëm? Dhe me këto fonde të nisim thellimin e Bunës, si dhe lartësimin edhe më tej të argjinaturave? Do të ishte njëra zgjidhje, që përmbytjet të mos prishnin jetët e kaq shumë mijëra njerëzve. Ndërkohë, këtyre njerëzve të përmbytur duhet t’u shkojë e plotë ndihma jonë. Tani, pa humbur kohë. Jemi lart nga 200 familje shqiptare që jetojmë nëpër qytete. Ku gjenden bankat dhe llogaria e hapur e Ministrisë sonë të Financave, e quajtur “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës”. Duhet të shkojmë një përfaqësues nga çdo familje. Edhe familja më e varfër nuk do ta ketë vështirë të ruajë pesë mijë lekë të vjetra për vëllezërit e motrat tona në Shkodër. Dhe ta derdhë në bankë, pranë kësaj llogarie. Ndërsa familjet me të ardhura të mesme mund të japin edhe 50 mijë lekë të vjetra secila. Le ta quajmë një dhuratë të Vitit të Ri për të lagurit në palcë, të pastrehët dhe shpresëpaktët. Kurse ai 20-përqindësh i popullsisë që ka para jo pak, mund të kontribuojë me nga 100 mijë lekë të vjetra e lart. Duhet ta bëjmë këtë. T’i japim shembull vetë shtetit e qeverisë sonë si mblidhen paratë. Nëse arrijmë ta bëjmë, pa frikë në më pak se një javë do të mblidhen mbi 20 milionë euro për të përmbyturit, dhe këto para nuk janë pak. Do të përbënin fillimin e shndërrimit të madh. E kthimit të shoqërisë sonë në një shoqëri të përgjegjshme për fatet e njerëzve të vet. Pa kontribute nga politika, të cilës as ia duam ndihmën, as ia ndiejmë nevojën në këto momente. Beteja për Shkodrën, por jo vetëm për atë, por për gjithë ngrehinën tonë shpirtërore si shqiptarë, fillon dhe mbaron tek këto para që sot duhet të nxjerrim nga xhepi. Beteja për Shkodrën nuk është vetëm për 14 mijë të evakuuarit apo për mijëra të tjerë që ende rezistojnë mes ujit. Ajo është beteja brenda dhe për ndërgjegjen tonë. Ka ardhur koha të zëvendësojmë dështimet nga politika me nismën tonë si shqiptarë e si qytetarë. Nëse japim sot kontributin që na takon, akoma dhe më të fortë e aspak mospërfillëse do ta kemi llogarinë që do t’u kërkojmë strukturave shtetërore, qeverisë, nëse nuk investojnë si duhet në Bunë dhe tek argjinaturat. Kësaj radhe, pa vonesa, pa frikëra për fonde tejet të kushtueshme. Kësaj radhe, përpara tryezës së opinionit publik të një populli të tërë. Dhe pa protesta... Marre prej Gazeta STANDARD trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Apel dramatik i prefektit të Shkodrës për ndihmë ![]() Publikuar: Sot, më 09 dhjetor 2010 ![]() Lorenc Luka Përmbytjet, fatkeqësia më e rëndë e 150 vjetëve të fundit në Shqipëri Shkodër, 9 dhjetor - Prej më shumë se një jave zona e Shkodrës vazhdon të mbetet në një situatë kritike për shkak të përmbytjeve. Shpresa se situata po përmirësohej u zbeh sot në mëngjes, kur rinisën reshjet e shiut, që kishte pushuar për gati dy ditë. Ndonëse jo me intensitet të lartë, ato kanë ndikuar që të zgjerohet sipërfaqja e tokës nën ujë, e cila falë dy ditëve të fundit pa shi, ishte tkurrur në 13.150 ha tokë nën ujë. Shifrat e fundit të Shtabit të Emergjencave flasin për më shumë se 14 mijë ha tokë nën ujë. Agjencia e lajmeve Balkanweb bën të ditur se sot, në mesditë, niveli i ujit në zonën e Harkut të Bërdicës është rritur duke dalë në aksin nacional Shkoder- Tirane. Korrespondeti i NEWS24 informon se niveli i ujit në rrugë arrin 10 cm. Gjatë natës është rritur dhe niveli i ujit në lagjen Bahcallëk dhe në fshatin Kuc të Gurit të Zi. “Në këto dy zona, niveli i ujit, për shkak të pushimit të reshjeve të shiut në dy ditët e fundit, kishte rënë, dhe uji ishte tërhequr nga banesat, por sot informohet për një tjetër situatë. Uji i është rikthyer banesave dhe niveli është rritur. Shkak janë shkarkimet e ujërave nga HEC-et. Në komunat e Nënshkodrës, Dajc, Ana e Malit, Velipojë ku niveli i ujit arrin mbi 3 metra, rënia e tij është e papërfillshme. Që situata vazhdon të mbetet kritike e tregon qartë dhe niveli i ujit në lumin Buna dhe në lumin Drin. Shtabi i Emergjencave raporton për 1 m e 50 cm mbi pikën kritike të nivelit të ujit në këto dy lumenj. Në lagjen Xhabije, në hyrje të qytetit, në Perash, Tophanë lëvizja bëhet me varkë. Nga dita e djeshme në këto lagje mund të lëvizej dhe me mjete ushtarake. Të dhënat e fundit të Shtabit të Emergjencave flasin për më shumë se 14 mijë ha tokë dhe 2880 banesa të përmbytur, 4610 shtëpi nën ujë dhe 14. 210 persona të evakuar. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka i bën apel të gjithë shqiptarëve për ndihmë. Duke theksuar se situata është kritike dhe se punohet ‘non stop’ për përballimin e saj, kryebashkiaku kërkon solidarizimin e të gjithë shqiptarëve. “Zona e Shkodrës po përballet me një situate problematike që prej mëse një jave. Fatkeqësia natyrore që ka pllakosur gjithë qarkun ka përmasat e një katastrofe. Shkodra ka kontribuar për kombin, por sot ajo ka nevojë për ndihmë”. – shkruhet në apelin e kryebashkiakut Luka. Njoftohet se presidenti Topi ka udhëtuar drejt Gjadrit për të parë nga afër operacionet e shpërndarjes së ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet. Kreu i shtetit është takuar me trupat shqiptare, greke dhe turke të cilat marrin pjesë në operacionet e shpërndarjes së ndihmave. Në takimin me ta ai përgëzoi punën profesionale që po bëjnë në shërbim të komunitetit. Në Gjadër presidenti është i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Marre prej KOHA Ditore trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Përmbytjet, ngrihet komisioni për vlerësimin e dëmeve ![]() Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Sipas vendimit të qeverisë këto komisione do të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve, në subjektet private, në banesa apo ekonominë e tyre si dhe do të vlerësojnë, gjithashtu, edhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës, etj. Vlerësimi do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtim. Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin, për të bërë vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike © RTV ORA NEWS trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Ultra-Shkodrane |
| ||
![]() Registered Member #3169 Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pmPosts: 106 | Pervec permytjeve, varfnise, papunsis edhe koha per dreq asht ba shum ftokt | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodër, uji tërhiqet nga qindra ha tokë ![]() Shkodër – Pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit, situata në Shkodër po shkon drejt përmirësimit. Një ditë më parë pati reshje të dendura shiu në shumë zona, duke sjellë prurje të mëdha në lumin Drin si dhe duke fryrë liqenin e Shkodrës. Por, sot vihet re një përmirësim i situatës. Burime nga Shtabi i Emergjencës në Shkodër, thonë se deri më tani përfaqja nën ujë është në 5 170 ha nga 5820 që ishte ditën e djeshme. Kjo tregon se uji po tërhiqet me shpejtësi, duke çliruar tokat. Komuna e Dajçit, ku gjendja është më e rënduar, sipërfaqja e tokës së përmbytur është 1900 hektarë nga 2000 hektarë që ishte dje. Përmirësime të ndjeshme ka edhe në komunat e tjera të zonës së Nënshkodrës, në komunën Rrethina, si dhe lagjet periferike të qytetit. Në tërheqjen e ujërave ka ndikuar edhe ulja e shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, ku nga 830 metër kub për sekondë që ishte dje, sot shkarkimet janë ulur në 680 metër kub për sekondë, duke ndikuar drejtpërdrejt në një ulje prej 17 centimetrash të nivelit të ujit në shtratin e lumit Drin./S.Ll/Start/ 2010-12-27 14:33 Ky shkrim asht marre prej Gazeta Start Online Copyright 2009 © GazetaStart.com Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet ![]() Pas një muaji nga përmbytja e pestë masive brenda këtij viti, situata në zonat e përfshira prej saj ka një tendencë përmirësimi. Tashmë në lagjet e qytetit që ishin të përfshira nga përmbytjet ka rifilluar jeta, por njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë me frikën se mos përmbytja përsëritet. Në zonat me më shumë probleme në qytet njerëzit janë më shumë të interesuar për shpërblimet që u takon të marrin pas dëmeve të panumërta që kanë pësuar shtëpitë apo bizneset e tyre. Ndërsa në Nënshkodër, ndonëse në shumë zona uji ka tendencë rënieje, ai vazhdon të mbetet sërish prezent. Kështu, shumë banesa në Daragjat, Shirgj, Çast dhe Luarez kanë prezencë të lartë uji në shtëpitë e tyre. Prezenca e ujit vazhdon të mbetet shkak për bllokimin e rrugës nacionale të komunës Dajë dhe të rrugës Shkodër-Velipojë, të cilat janë të pakalueshme. Kjo gjendje, sipas shtabit të emergjencës, mendohet të zgjasë dhe pak ditë, ndërsa në vijimësi gjithçka do të jetë në varësi të motit. Ndërkohë, prurjet në digat e hidrocentraleve dhe lumenjve në alpe kanë rënë ndjeshëm, dhe kjo ka bërë që të ketë ulje të ndjeshme të shkarkimeve nga hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin. Burime nga shtabi i emergjencës bëjnë të ditur për gazetën “Shqip” se, shkarkimet do të vazhdojnë të bëhen të kontrolluara nga Vau i Dejës me qëllim që të parandalohet më e keqja nëse do ketë reshje të dendura shiu gjatë ditëve në vazhdim. Top Channel Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Uji më përpiu shtëpinë, 3 javë në haurin e kafshëve” ![]() 0diggsdiggPër pasojë, uji ka tentuar të afrohet në pjesën periferike të qytetit, por pa arritur që të depërtojë në brendësi të lagjeve të qytetit të Shkodrës. Aktualisht, uji është barazuar me shëtitoren pranë urës së Bunës, por pa arritur që ta përmbytë atë. Ndërkohë, të rrezikuara kanë qenë sërish banesat në thellësi të lagjes së Livadheve nga ngritja e nivelit të liqenit. Kjo është një nga arsyet kryesore që banorët e kësaj zone vazhdojnë të qëndrojnë në konvikte, pasi nuk janë të sigurt për qëndrimin e tyre në banesa, nga frika e përmbytjeve sërish nga uji. Por gjithsesi, nga ana e drejtuesve të Shtabit të Emergjencave në Shkodër mësohet se tendenca e zonave të përmbytura është drejt përmirësimit. Megjithëse situata e përmbytjeve në rajonin e Shkodrës po përmirësohet nga dita në ditë, në Malin e Jushit të komunës Bushat vazhdojnë të jenë të përmbytura rreth 100 shtëpi, ndërsa të rrethuara nga uji janë 180 shtëpi të tjera. Sipërfaqja e tokës së përmbytur në këtë zonë arrin në rreth 2000 hektarë tokë. Niveli i ujit, sipas vetë banorëve, mendohet të ketë arritur në 3 metër lartësi, nivel ky që nga banorët nuk mbahet mend ndonjë herë. Sipas banorëve, atyre më “fatlumëve”, ndonëse uji u është larguar nga banesat, ato kanë pësuar dëme të pallogaritshme. “Ka rreth 5 vite që unë e kam ndërtuar shtëpinë në këtë zonë, – shprehet Kolë Rrotani, banor i këtij fshati. -Fillimisht mendova se duke e ngritur rreth 2 m nga toka, nuk do të kem problem me ujin. Por si erdhi uji sivjet, kisha qenë krejtësisht i gabuar, pasi uji jo vetëm që e kaloi këtë lartësi, por ai hyri edhe mbi 1 metër tjetër në banesë. Pra, uji në tokat tona ka qenë mbi 3 metër. Unë jam 54 vjeç, por në këtë nivel as kam parë, as kam dëgjuar prej më të moshuarve që uji të ketë ardhur në zonat tona. Nga përmbytja, shtëpia ka pësuar dëme të pallogaritshme, pajisjet janë përfshirë të gjitha nga uji, po kështu edhe rrobat e trupit. Muri ka pësuar dëmtime të mëdha, saqë vende-vende ka filluar të bjerë suvaja”. Rrotani thotë se bashkë me gruan e 4 fëmijët ka qëndruar për 3 javë në kasollen e bagëtive, pasi fatmirësisht atje nuk arriti uji. “Merreni me mend si jemi ndier duke jetuar tek vendi i lopëve. Por kjo fatkeqësi u bë e dyta herë që po na ndodh. Megjithatë, si ajo e këtij fillimdhjetori nuk ka të përshkruar. Faktikisht, kjo zonë njihet për praninë e ujit edhe në vitet e tjera, por që uji të arrijë deri në 3 m, nuk kishte ndodhur ndonjë herë”. Rrotani kujton, por dhe në bazë të thënieve të më të vjetërve, se në vitin 1963, i cilësuar deri tani si vit kur ndodhi përmbytja më e madhe, një situatë e tillë me këto përmasa nuk kishte ndodhur. “Ndoshta ngaqë atëherë nuk ishte e ndërtuar argjinatura e Torovicës, ose benti, siç thirret ndryshe ajo”, shprehen banorët e kësaj zone. Në vitin 1963, uji erdhi në zonën tonë, por më pas kaloi në Torovicë e më tej në zonën e Lezhës, por asnjëherë në këto përmasa. Kjo gjendje ka nisur prej 1 dhjetorit, por ende nuk dihet se kur do të mbyllet gjendja e emergjencës civile, duke u varur direkt nga kushtet e motit. Kosova, në ndihmë të Shkodrës Ndërkohë që rajoni i Shkodrës po kalon një situatë të tillë të rëndë, nuk kanë munguar edhe aktet e humanizmit nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Gjatë paradites së të shtunës, në zyrën e prefektit të Shkodrës, Maxhid Cungu, ishte i pranishëm një delegacion i Komunës së Ferizajt, që kryesohej nga vetë kryetari i saj, Bajrush Xhemajli, të cilët kanë sjellë një trajler me ndihma ushqimore, të mbledhura nga bizneset e këtij qyteti. Njëkohësisht, Xhemajli ka shtuar se në ditët në vazhdim, në drejtim të Shkodrës do të vijnë edhe 4 kamionë të tjerë, të cilët do të sjellin ndihma ushqimore për gjënë e gjallë, në zonat e përmbytura. Ky është rasti i dytë që Komuna e Ferizajt iu gjendet zonave të përmbytura të Shkodrës, duke sjellë ndihma dhe duke akorduar mbështetje në të holla, pas ndihmave në fillim të vitit. Marre prej Gazeta Panorama Online Copyright © 2010 Panorama ONLINE. [ Edited Tue Dec 28 2010, 03:17pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | trokit ketu Sekretarja e shtetit për imigracionin në Mbretërinë e Belgjikës De Block në Shkodër: “Belgjika ofron mikpritjen e saj për ata që kanë nevojë, por kur vërehen abuzime, ka procedura shumë të shkurtra, mes të cilave përfshihet edhe kthimi mbrapa” Sekretarja e shtetit për imigracionin në Mbretërinë e Belgjikës De Block Sekretarja e shtetit për imigracionin ne Mbretërinë e Belgjikës, Maggie De Block, ka shprehur shqetësimin e qeverisë belge lidhur me numrin në rritje të shqiptarëve që kërkojnë strehim në Belgjikë. Në një takim të zhvilluar në Prefekturën e Shkodrës me përfaqësues të pushtetit vendor, zonja De Block tha se ka një shtim të numrit të azilkërkuesve, në krahasim me vitin e kaluar dhe se 90% e tyre vijnë nga zona e Shkodrës. “Në muajin nëntor të vitit të kaluar kemi patur 342 kërkesa. Kjo është zvogëluar dhe, aktualisht, kemi një mesatare prej 45 kërkesash në muaj, por që është një numër shumë i lartë po të krahasohet me vitin e kaluar, ku mesatarisht ka patur 31 kërkesa në muaj. 90% e këtyre kërkesave, që vijnë nga Shqipëria, janë nga Shkodra dhe kanë si motiv gjakmarrjen” është shprehur ajo. Sekretarja e shtetit për imigracionin të Belgjikës ka thënë se janë shtuar veçanërisht kërkesat e azilit që kanë si arsye gjakmarrjen dhe kërkoi që shteti shqiptar të luftojë rastet e abuzimeve me dokumentet e falsifikuara. “Në Belgjikë kemi marrë shpesh masa gjatë muajve të fundit. Më e rëndësishmja është vendosja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, gjë që do të thotë se kërkesat për azil trajtohen në një kohë më të shkurtër, rreth 15 ditë. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj e drejta për lëvizjen e lirë në zonën Shengen, por është po aq e rëndësishme që qytetarët të mos abuzojnë. Ndaj është në të mirë të dy vendeve lufta kundër çdo abuzimi, për të mos lejuar marrjen e dokumenteve të falsifikuara, për të mos lëshuar vërtetime të rreme përsa i përket gjakmarrjes. Belgjika ofron mikpritjen e saj për ata që kanë nevojë, por kur vërehen abuzime, ka procedura shumë të shkurtra, mes të cilave përfshihet edhe kthimi mbrapa” ka vazhduar ajo. Sekretarja e shtetit belg për imigracionin vlerësoi punën e autoriteteve shqiptare për ndalimin e dokumenteve të falsifikuara si dhe për masat e marra ndaj disa autoriteteve vendore dhe përfaqësuesve të shoqatave që merren me fenomenin e gjakmarrjes. Sidoqoftë ajo shtoi se njerëzit janë të prirë të gjejnë mënyra të reja, ndaj bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare për të forcuar masat për parandalimin e rasteve abuzive për kërkim të strehimit në Belgjikë. Edhe vitin e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit i Belgjikës, Roosemont, ishte në Shkodër për të takuar autoritetet lokale. Edhe ai, përveçse paralajmëroi se kërkesat për azil do të vënë në rrezik heqjen e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë, u kërkoi ndihmë autoriteteve shqiptare për ndalimin e kësaj dukurie. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | trokit ketu Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
shkodra |
| ||
![]() ![]() Registered Member #237 Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pmPosts: 13849 | Besoj problemet e shkodes jan si ato te gjith shqiperis... Qetesia edhe shendetsia...kta jan kryesoret e ne shqiperi si ke asnjenen... no comment...... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System