Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Problemet e Shkodres Sot |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Drejt zhdukjes gjurma e fundit e kulls me karakoll ( 04/10/08) Oliverta Lila Një banesë e veçantë për sa i përket arkitekturës, kulla me karakoll në Shqipërinë e Veriut është drejt zhdukjes. Gjurmët e fundit i gjejmë në fshatin Kokdodë të Pukës. Pothuajse e rrënuar, kjo banesë, e ngritur në terrenin malor të Veriut, pas disa kohësh ndoshta nuk do të ekzistojë më. Prej 5 vjetësh është braktisur nga pronarët e saj, të cilët, si shumica e banorëve të këtyre zonave kanë shtegtuar në kërkim të një jete më të mirë. Ndonëse nuk është pjesë e listës së monumenteve të kulturës, ky ndërtim përfaqëson një tip të rrallë të banesës fshatare të Shqipërisë Veriore. Albanologë të njohur si Hanh, që në ato vite udhëtuan e zhbiruan këto vise, nuk i kanë lënë pa përmendur në udhëtimet e tyre këto kulla. Kulla me karakoll nuk i shpëtoi as vëmendjes së etnologes së njohur Edit Durham. Teksa ajo ka kaluar aty rreth vitit 1908 e ka parë, e ka vizituar dhe është shprehur se "kjo është një nga banesat më interesante të Shqipërisë së Veriut". Disa gdhendje në gurë në pjesën anësore dhe ballore të saj kanë shtuar edhe më shumë kërshërinë e saj. Ato ruhen edhe sot. Dallohen qartë disa figura në dukje naive, të cilat nuk kanë marrë ndonjë shpjegim të saktë për mungesë të studimeve. Pak kohë më parë, studiuesi Jaho Brahaj ka udhëtuar drejt kullës së Kokdodës. Ka udhëtuar disa orë në këmbë, në një peizazh malor që ia vlen për t'u shijuar, dhe ka fiksuar në fotografi imazhet e kullës së fundit me karakoll. Pamjet flasin qartë për mungesën e përkujdesjes. Çatia është në gjendje të mjeruar, pothuajse e shkatërruar plotësisht. Kjo ka lejuar që kushtet klimatike të bëjnë punën e tyre. Edhe muret janë të kërcënuara. Një e çarë dallohet qartë në pjesën anësore të saj, ndërsa gurët kanë rënë në tokë. Në fakt, do të mjaftonte që të shpenzohej pak për të ndërtuar një çati, që kjo gjurmë që vjen nga mesi i viteve 1800, të shpëtonte. As pronarët e saj, të cilët nuk jetojnë më aty prej 5 vjetësh, nuk kanë menduar ta ruajnë. Edhe pse sot po flitet gjithnjë e më shumë për turizëm malor e kulturor njëkohësisht, edhe pse vizitorët që shkojnë drejt viseve malore vijnë në rritje. Ndërsa vëmendja e shtetit është akoma edhe më larg këtyre dëshmive të veçanta, kur ende ka probleme të mëdha me ato që janë monumente kulture. Kulla Kulla me karakoll daton rreth viteve 1856-'57. Deri në vitet '70, në Shqipërinë e Veriut kanë ekzistuar 3 të tilla. Një ka qenë në fshatin Dardhë të Pukës në breg të Drinit. Sot e ka mbuluar liqeni i Fierzës. Një tjetër banesë e këtij tipi ka qenë në rrethin e Hasit dhe e treta, ajo që vazhdon të ekzistojë edhe sot është kulla në fshatin Kokdodë. Ky ndërtim është vendosur në një nga fshatrat më të lartë të Malësisë së Pukës dhe dominon mbi liqenin e Komanit. Kjo është një kullë trekatëshe dhe quhet me karakoll sepse ka një si tip kampaniele që përdoreshin për këmbanat. Ajo është një kat më lartë se banesa. Por kjo shtesë në ndërtimin e kësaj kulle nuk është përdorur asnjëherë për këmbanë. Ajo është ngritur me qëllimin për t'u mbrojtur. Në lartësinë e saj ka edhe disa frëngji që u shërbenin për luftim. Ashtu siç përshkruhet edhe në disa monografi të hartuara nga specialistët për banesat fshatare të Veriut, kati i parë i këtyre kullave përdorej për të strehuar kuajt e miqve që vinin, kati i dytë përdorej si ambiente për ndenje për familjarët, ndërsa kati i tretë ishte i rezervuar për miqtë. Të veçanta janë edhe gdhendjet që gjenden në disa gurë të murit të kësaj kulle. Brahaj tregon se janë kryesisht në pjesën anësore dhe ballore të saj. Diku sheh një figurë njeriu, diku tjetër një formë kryqi e më tej një formë gjeo-metrike të cilës nuk mund t'i japësh një për-kufizim përfundimtar. Duken paksa si gdhendje nga ato që gjendeshin në shpellat e hershme. Nuk ka një studim që të mund të përcaktojë nëse ato kanë qenë të gdhendura më parë në gurët gëlqerorë që më pas janë marrë për ndërtimin e shtëpisë, apo janë gdhendur aty. Gjithsesi, ato do të mbeten një pjesë kureshtje për ata që do të kenë dëshirë të udhëtojnë në historinë e këtyre zonave. Kjo kullë me karakoll është e dokumentuar edhe në arkivat e Institutit të Kulturës Popullore. Në një ekspeditë të bërë në fillim të viteve 1980 nga Instituti i Kulturës Popullore, profesor Pirro Thomo e ka përfshirë në banesat tradicionale bashkë me të dhënat për rëndësinë arkitektonike dhe tipologjinë që e dallon nga të gjitha kullat e tjera. Në këtë fshat ka edhe kulla të tjera, por jo të këtij tipi. Kështu, në vazhdimësinë e tarracave ku ndodhet kjo kullë me karakoll janë edhe dy-tri kulla të tjera, jo me të njëjtat vlera historike dhe arkitekturore, por të dallueshme në stilin e ndërtimit. Edhe ato janë të braktisura nga pronarët e tyre. Të tilla duken edhe më mistike. Me një histori që fshihet në heshtjen e rëndë të gurëve me të cilat janë ndërtuar. Nga përshkrimet e albanologëve që i kanë vizituar për kureshtje, por edhe për të njohur jetën shqiptare, mund t'i imagjinosh personazhet e 1800-ës që kanë jetuar brenda rrethimit të saj. Ambienti që i rrethon e dëshmon braktisjen. Bimësia e çrregullt ka mbuluar pjesën më të madhe të oborrit dhe rrugës që të çon atje. Udhëtimi Për të mbërritur deri te këto banesa karakteristike të duhet të udhëtosh edhe në këmbë. Makina arrin deri në afërsi të fshatit Kokdodë, ndërsa pjesa tjetër, për shkak të terrenit, duhet përshkuar në këmbë. Atje mund të shkohet edhe nga liqeni i Komanit me varkë dhe më pas të ecet për rreth një orë e 20 minuta. Panorama që ofrohet është një shtrirje e të gjitha Alpeve, Pashtriku, Lugina e Valbonës dhe po të jetë kohë e kthjellët, mund të shohësh deri në majën e Tomorrit. Marre prej Gazeta Shqiptare Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:47am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
shehrezade |
| ||
![]() Registered Member #1166 Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pmPosts: 149 | ME FALNI A DINI GJA TE [shhttt] thuhet se greqija dan me hap konsullat ne shkoder.Nuk mund ti hapi ma lajmet ma ne at sit se kuptoj pse vec titujt mund te shifen kush ma shpjegan.Me duket u shty kufini i vorio epirit deri te NA | ||
Back to top | | ||
shehrezade |
| ||
![]() Registered Member #1166 Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pmPosts: 149 | edhe dica per kanabisin Lec a te erdhi keq qe e kan djeg a se mu po me vjen keq ngase a ma i shtrejti ne EU.produkt i vetem luksi qi kena | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | shehrezade ka shkruar: edhe dica per kanabisin Lec a te erdhi keq qe e kan djeg a se mu po me vjen keq ngase a ma i shtrejti ne EU.produkt i vetem luksi qi kena Hahahahahaha e ka fik tregun Shqiptar maj shehrezade se me taman asht i vetmi produkt i shtrejt qe eksportojm hahahahahaha Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | shehrezade ka shkruar: ME FALNI A DINI GJA TE [shhttt] thuhet se greqija dan me hap konsullat ne shkoder.Nuk mund ti hapi ma lajmet ma ne at sit se kuptoj pse vec titujt mund te shifen kush ma shpjegan.Me duket u shty kufini i vorio epirit deri te NA Ja maj shehrezade mas te hin friga ja se pamvarsisht konsullats Grekt e njofin kufinit e Vojro Epirit maron te lumi Shkumbin hahahahahahahaha Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
shehrezade |
| ||
![]() Registered Member #1166 Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pmPosts: 149 | jo se jam ok me kufinin ne shkumbin..ekspansioni snjeh kufi...un tham qi don me e kap edhe veriun ekonomikisht po sbesoj masi ktu a italija qe e konkurrencon.dmth po u hapka.Nuk ka arsy me pas disa ambasada ne 1tin shtet.... | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | shehrezade ka shkruar: jo se jam ok me kufinin ne shkumbin..ekspansioni snjeh kufi...un tham qi don me e kap edhe veriun ekonomikisht po sbesoj masi ktu a italija qe e konkurrencon.dmth po u hapka.Nuk ka arsy me pas disa ambasada ne 1tin shtet.... Tash nuk di ca me te than shehrezade por po supozoj ose ma Shqip po flas me hamenje. Noshta kta (Greko-Italiant) shofin naj potencial ose inteligjent ose ekonomik ne kyt zone Shqiptare (Shkoder ose ish Scoder) qe dojn tetan me hap konsullata, gjithsesi si thu vet koht kan nryshu tash e influenca mi tregjet asht ma e rensishme se pushtimet dikur tuj pas parasysh se Europa me perjashtim te (Kosovs prej genocidid Serb) e ka si pjes te kushtetuts mos me nryshu kufit, gjithsesi tash qi jan pjes e Europs Greko-Italiant noshta ban vaki qe jan tu u munu me i nimu biznesit te vet me mujt me zan tregjet Shqiptare kaqi jena tejet te varfun, gjithsesi e shof si te pamujtun anrren Greke me marr pjesen e veriut te Vorjo Epirit apo Jugun e Shqipnise sepse Shqiptart me duket mu pamvarsisht percamjes krahinore qe kane se jan tu u munu me kriju nji komb mare Shqiptar e ishalla ja mrrim. Gjithsesi personalisht nuk kam asnji lloj besimit as te Italian-Grekt apo Sllavt por shpresoj se ishalla vjen dita qe Shqiptari me vu Shqiptarin para te hujit e kur kombi shqiptar vjen perpara gjithcaje. Mu ma merr menja qe per nji shtet te vogel si Greqija tregjet ekonomike jan shum te rensishem per me shtri influencen e tyne si ekonomike ashtu edhe kulturore per me pasunu vedin ne radh te pare e masanej me influencu ne kultur si ka ba USA tash nja 63 vjet me Europen e Azin. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqipëria karakterizohet nga niveli i lartë dhunës Qeveria gjermane ka hartuar një raport mbi politikën e të drejtave të njeriut, për hartimin e të cilës kanë punuar edhe ekspertë të Ministrisë së Jashtme gjermane. Raporti me 192 faqe është i ndarë në tri pjesë. Shekulli Diel, 12 Tetor 2008 10:15:00 Qeveria Gjermane harton raportin për situatën në Shqipëri e Kosovë duke e ndarë në pika të veçanta Qeveria gjermane ka hartuar një raport mbi politikën e të drejtave të njeriut, për hartimin e të cilës kanë punuar edhe ekspertë të Ministrisë së Jashtme gjermane. Raporti me 192 faqe është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë përshkruhen pikërëndesat e politikës gjermane për të drejtat e njeriut, në pikën e dytë roli i institucioneve ndërkombëtare si Këshilli i Evropës ose Kombet e Bashkuara dhe në pikën e tretë, gjendja e të drejtave të njeriut në gjithë botën. Shqipëri Në tranzicionin nga një regjim totalitar komunist në shtet juridik, shkelja e të drejtave të njeriut është ulur shumë megjithatë ekzistojnë ende fusha me probleme. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizata të tjera joqeveritare mund të ushtrojnë të lira aktivitetin e tyre. Megjithatë standardet perëndimore nuk janë arritur ende në garantimin e të drejtave në jetën e përditshme dhe në zbatimin e tyre nga gjykatat vazhdojnë të ekzistojnë deficite. Nivel i lartë i dhune Pjesë të shoqërisë shqiptare karakterizohen nga niveli i lartë i dhunës (ringjallja e gjakmarrjes, përhapja e armëve të zjarrit, kriminaliteti i organizuar). Arsye për shqetësim jep kryesisht dhuna kundër grave, e cila shpesh mbetet e padënuar. Me gjithë përmirësimet e bëra Shqipëria mbetet vend burimi dhe tranziti për tregtinë e njerëzve (për shembull nga Kina). Gra dhe fëmijë kthehen kryesisht viktima të prostitucionit të detyruar dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Diskriminim i homoseksualëve, romëve si dhe egjiptianëve të Ballkanit Disa pakica diskriminohen në shoqëri. Të prekur janë kryesisht homoseksualët, romët si dhe egjiptianët e Ballkanit, që nuk zyrtarisht nuk njihen si pakicë. Romët vuajnë nga kushte më të këqija jetese se sa shumica e popullsisë. Vërtet që nuk ekziston represion shtetëror kundrejt grupeve të caktuara të shoqërisë për shkak të racës, përkatësisë fetare, kombësisë ose bindjeve politike, megjithatë ka njoftime për shkelje të të drejtave të njeriut të homoseksualëve dhe romëve nga policia. Kushtet të rënda paraburgimi Kushtet e burgimit, kryesisht në marrjen në pyetje nga policia janë të rënda. Në marrjen në pyetje nga policia ka pasur keqtrajtime të të arrestuarve dhe arrestime pa bazë ligjore. Gjendja e klinikave psikiatrike si dhe trajtimi dhe kujdesi për të sëmurët nuk i përgjigjet standardit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Kosova Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e quan mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut në Kosovë shprehimisht detyrë kryesore të pranisë civile në Kosovë. Për të marrë parasysh ankesat e personave që ndihen të prekur në të drejtat e tyre ose për shpërdorim të posteve nga autoritetet ndërkombëtare dhe lokale, është vendosur një ombudsman. Që prej vitit 2006 ky post është nën përgjegjësinë e kosovarëve. Policia lokale nuk ushtron tortura Banorët e Kosovës nuk kanë patur deri tani qasje në institucionet e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Policia lokale nuk ushtron tortura. Kjo sigurisht vlen edhe për administratën ndërkombëtare ose njësitë e NATO-s të stacionuara në vend. Dënimi me vdekje nuk ekziston në Kosovë. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndër të cilat mekanizmat për mbrojtjes e pakicave dhe çështjet e kthimit të refugjatëve, kanë luajtur një rol të rëndësishëm si gjatë bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës ashtu edhe gjatë bisedimeve me trojkën evropiane, SHBA-në dhe Rusinë. Gjermania është përpjekur në organizmat përkatëse për vendosjen e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të grupeve të ndryshme të popullsisë. Institucionet e Kosovës që shpalli më 17 shkurt pavarësinë, kanë bërë vazhdimisht të ditur se mbështesin këto parime. Marre prej gazets Shekulli Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:48am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Markajt, familja që po vdes për bukë ( 13/10/08) Armir Mehja PUKE Kur dimri është në prag, 9 pjesëtarë të familjes Marku nga fshati Buxhon i komunës së thellë të Iballës në Pukë, të mbledhur në një barakë dërrase, vështirë të jenë të gjallë në pranverën e ardhshme nëse dikush nuk do të mendojë për këta fatkeq. Ata janë në varfëri të tejskajshme, nuk kanë asnjë mundësi punësimi apo burim jetese për të mbushur barkun me bukë, shtëpia që kishin u shemb e as që mund të mendohet të ngrenë një tjetër. Tre fëmijët, ndonëse në moshë, asnjëri nuk vazhdon shkollë… "Jemi në ditë të hallit, nuk duam gjë tjetër, vetëm të hamë bukë e ta kalojmë të gjallë këtë dimër", - pohon Marte Marku, e zonja e shtëpisë. VARFNIA Për të mbërritur në Buxhon të Pukës, ku tashmë familjet e mbetura numërohen me gishtat e dorës, të duhen rreth 8 orë udhëtim në këmbë mes maleve të thepisura. Ndërsa, hall mbi hall është jetesa për familjen e Ndue Markut. Shtëpia u është shembur nga dëbora më shumë se një vit më parë. Nga ajo kohë, bashkëshortët Marte e Ndue Marku, nëna e kryefamiljarit si dhe 6 fëmijët, Agimi 14 vjeç, Kujtimi 12, Nikolini 11-vjeçar, Besiani dhe Lushi jetojnë nën një barake të ndërtuar afër mureve të mbetura të banesës së shembur rrethuar me pece e plastmas. Martja na thotë se kjo barakë është shtëpia e tyre. "Këtu jetojmë që kur na u shemb shtëpia e desh na zuri brenda. Asnjë ndihmë nuk na e kanë ofruar, as nga komuna dhe as struktura të tjera të shtetit, ndonëse nuk kemi lënë derë pa trokitur. Ushqimi i vetëm për ne është buka, por dhe këtë na e japin fshatarët apo bamirës. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Nuk dihet a do ndryshojë fati ynë i zi", - rrëfen kryefamiljarja. FEMIJET Kur vëren jetesën e kësaj familjeje, fatin e dhimbshëm të fëmijëve të saj barkbosh e të pashkollë, legjenda e "Luli të vocërr" e Migjenit, do të ishte një luks për këta. Djali i dytë i Markajve, Kujtimi 12-vjeçar, vetëm pas 3 orësh mes kësaj familjeje pranoi të hapë gojën e të flasë. Na thotë se bashkë me 3 fëmijët e tjerë të familjes në moshë, nuk shkojë në shkollë se nuk kanë libra, fletore, mjete të tjera mësimore; nuk kanë as rroba e as këpucë për të veshur. "Kemi dëshirë të shkojmë, por kështu nuk mundemi", - shprehet mes lotëve ai. Por tjetër hall ka ai: nuk ka bukë për të ngrënë, se mielli mbarohet… "Na dhurojnë murgeshat, por mielli mbarohet. Muajin e fundit kemi mbetur 3 ditë pa ngrënë, derisa Nikolinit 11 vjeç i ka rënë të fikët e babi u detyrua të kërkonte borxh", - shton më tej Kujtimi. DHIMBJA Gjyshja 80 vjeçe, më e moshuara e shtëpisë, e ndodhur në këtë mjerim ekstrem, teksa i lutet Zotit "të largojë këtë fat të zi që po u merr jetën nipërve", përsëri hesht e mblidhet në vetminë e saj. Familjarët Marku duan të punojnë, duan një mundësi vetëm për bukën e gojës… Por vetë janë të pamundur e askush nuk ua krijon këtë mundësi. Puka asht pjese e qarkut te Shkodres Marre prej Gazeta Shqiptare Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:49am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gjuha shqipe, përballë sfidave të reja Kolec Topalli: Shqipja nuk mund të qëndrojë jashtë dukurive gjuhësore, që tani kanë pushtuar botën Hapja e kufijve të Shqipërisë pas viteve '90, rritja e kontakteve dhe marrëdhënieve me botën, emigracioni, por dhe shumë faktorë të tjerë, kanë ndikuar që dhe gjuha shqipe të përfshihet nga globalizmi. Këto dukuri, e kanë vendosur sot gjuhën shqipe, përballë sfidave të reja. Prof. Kolec Topalli shpjegon për ATSH-në, se "ndikimi i gjuhëve të huaja deri rreth viteve '90 ka qenë kryesisht nga gjuhët romane, italishtja e frëngjishtja. Pas kësaj periudhe, pa u pakësuar ndikimi i këtyre gjuhëve, është rritur ndjeshëm ndikimi i anglishtes, si gjuha më e përhapur në glob, që po fiton terren gjithnjë e më shumë, pasi përmes saj, kryhet pjesa më e madhe e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo dukuri ka shkaqet e veta, pasi anglishtja ka fituar sot statusin e një gjuhe ndërkombëtare, sepse atë e kanë rreth 400 milion njerëz si gjuhë kombëtare, ndërsa dyfishi i këtij numri, e përdor si gjuhë të dytë. Sot, anglishtja është gjuhë e biznesit, e financës, e internetit, e konferencave ndërkombëtare dhe e jetës moderne." Për Topallin, shqipja nuk mund të qëndrojë jashtë dukurive gjuhësore, që tani kanë pushtuar botën. Ndaj dhe është gjuhë e hapur për të thithur fjalë e shprehje të ndërkombëtarizuara, që përdoren në të gjitha gjuhët e sotme. "Në kushtet e zhvillimit të ekonomisë, marrëdhënieve të shumta ndërkombëtare, kontakteve të vazhdueshme me botën e jashtme, është e nevojshme që shqipja, krahas pasurimit me fjalë e terma të huaja, duhet të ruajë identitetin si gjuhë e një populli të lashtë, duke mos pranuar pa kriter, fjalë të huaja kur i ka mundësitë, që t'i zëvendësojë me fjalë të shqipes," nënvizon Topalli. Sipas tij, sot gjuhëtarët në shumë vende të Evropës, nisur nga shtrirja e pashmangshme e përdorimit të gjuhës angleze, po hartojnë politika mbrojtëse për gjuhët e tjera të kontinentit. Politika të tilla është e nevojshme të hartohen edhe për gjuhën shqipe, pasi është e nevojshme që të luftohen ndërhyrjet e fjalëve të huaja aty ku nuk janë të domosdoshme, aty ku shqipja ka mjetet e saj të shprehjes. Topalli shpjegon më tej për ATSH-në se, nuk mund të shmangen fjalë të tilla si kompjuter, internet, celular, etj, të cilat tashmë janë ndërkombëtarizuar, pasi përdoren në të gjitha gjuhët. Por nga ana tjetër, duhen shmangur fjalë të tjera, që fare mirë mund të zëvendësohen me fjalë shqipe, si psh, "sejvoj", me "ruaj", apo "killer", me "vrasës", "horror" me "tmerr", "implementoj" me "zbatoj", "lider" me "udhëheqës", "draft" me "projekt", etj. Topalli kritikon fenomenin që ndjekin mediat ku çdo ditë dëgjojmë të përdoren fjalë të huaja, të zëvendësueshme me fjalë të shqipes. Nga ana tjetër, shqipja po humbet terren në fushën e reklamave. Në tabelat e dyqaneve, duket se po bëhet modë shkrimi në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht por edhe në gjuhë të tjera. Në gjuhën shqipe, thotë ai, është e nevojshme të ruhet struktura gramatikore, fjalori, dhe kur është e mundshme, fjalët e huaja të zëvendësohen me fjalë të gjuhës shqipe. Por kjo arrihet kur tregohet kujdes në përdorimin e gjuhës, kur atë e trajton si një pasuri të vërtetë kombëtare, e cila nuk lejohet të shpërdorohet, pasi gjuha është një thesar i përbashkët i qytetarëve, i bashkisë së njerëzve, të cilët e përdorin. "Gjuha është pasuri kombëtare, është shenja e parë e identitetit", shprehet Prof.Topalli. Sipas tij, kjo pasuri mund të rritet, mund të shtohet, të pasurohet, të bëhet më e efektshme, më e gjallë në përdorim, por kurrsesi të humbasë, të tjetërsohet dhe të rrezikohet me zhdukjen e saj. Për Topallin, qëndrimi ndaj gjuhës është qëndrim ndaj kombit. Ndikimet e huaja në ditët e sotme kanë prekur kryesisht sferën e leksikut, pasi fjala depërton më shpejt nga njëra gjuhë, tek tjetra. Ndërsa mbetet më i paktë ky ndikim në fushën e frazeologjisë dhe akoma gjithnjë e më i paktë, në strukturën gramatikore. Në fushën e frazeologjisë, ndikimi shfaqet në formën e kalkeve, pra në përkthimin fjalë për fjalë të njësive frazeologjike të gjuhëve të tjera. Nxjerrja në dritë dhe zëvendësimi i këtyre shprehjeve me burim të huaj, është me rëndësi të veçantë për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës. Kështu, psh. në vend të shprehjes së huaj, "në stil të gjerë", mund të përdoren shprehjet shqipe "me hov, me vrull"; në vend të shprehjes "gjysmë i vdekur", mund të përdoren shprehjet, "gati i vdekur", apo në vend të shprehjes, "kam një besim të verbër", mund të përdoret "vë dorën në zjarr". Prof. Kolec Topalli thekson se rreziku më i madh i ndikimit të huaj në gjuhë duket sidomos në depërtimin në strukturën gramatikore. Por gramatika është pjesa që i pranon më pak se sistemet e tjera ndikimet e huaja. Pikërisht, kjo është arsyeja që, megjithëse shqipja gjatë historisë, ka marrë mjaft fjalë të huaja, ndryshe ka ndodhur në sistemin gramatikor, që është më i ruajturi dhe nuk ka pranuar ndikime të huaja. Por sot, në epokën e globalizmit, kur janë shtuar së tepërmi njerëzit që njohin gjuhë të huaja, është rritur dhe rreziku, që elementi i huaj të depërtojë edhe në strukturën gramatikore, në një kohë, kur shqipja, sidomos në këtë fushë, është e aftë dhe në gjendje që t'i shprehë konceptet e reja me mjetet gjuhësore, pa qenë nevoja të marrë "hua" struktura të huaja. Kështu ka filluar të përdoret dendur përemri "gjithë" para formës së përcjellores në shprehje të tilla si: "si gjithë duke përfshirë, gjithë duke pasur parasysh", që janë të ndërtuara sipas frëngjishtes. Ndikimi i gjuhëve të huaja vihet re edhe në përdorimin e nyjës joshquese një, ku disa gjuhë të sotme të Evropës, që e kanë humbur lakimin, e përdorin më dendur se shqipja. Kështu, nga gjuhët e huaja janë ndikuar shprehje të tilla si: "e mbanin për një djalë trim", kur shqipja thotë, "për djalë trim", ose, "qenka një peshk pa hala", në vend, "peshk pa hala", etj, shpjegoi prof.Kolec Topalli. Ç'rrënjosja e ndikimeve të tilla të huaja në gjuhën shqipe, mbetet detyrë e gjithë shoqërisë, e çdo qytetari, por në radhë të parë, e intelektualëve, që janë dhe bartësit kryesorë të ndikimeve. Për këtë, duhet angazhimi i politikanëve, qeverisë, institucioneve shkencore e arsimore, mësuesve e gjuhëtarëve, etj, por veçanërisht shkolla duhet të luajë një rol më aktiv për ç'rrënjosjen e fjalëve të panevojshme që kanë hyrë nga gjuhët e huaja, përfundon Prof. Topalli. B.Kadilli Marre pre RD Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:50am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shirat, rrëzohet muri i rezervuarit të Shtodrit ( 19/10/08) Brikena Shllaku SHKODER -Reshjet e shumta të shënuara gjatë natës së të premtes kanë dëmtuar rëndë një nga veprat më të mëdha të sistemit të ujitjes dhe kullimit në rrethin e Shkodrës. Burime zyrtare nga Prefektura e Shkodrës, bëjnë të ditur se stuhia e shirave ka rrëzuar një pjesë të murit mbajtës të kanalit të Shtodrit. Për pasojë, ujërat e rrëmbyeshëm kanë vërshuar mbi asfaltin e rrugës që lidh Postribën me fshatin Mes-Myselim, duke bllokuar për orë të tëra qarkullimin e automjeteve. Mësohet se është dëmtuar dhe muri rrethues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kullaj, si dhe është rrezikuar shembja e një banese. Ndërhyrja e shpejtë e Shtabit të Emergjencave pranë Komunës së Postribës, ka bërë që situata të normalizohet. Ndërkohë, drejtues të kësaj komune shprehen se dëmi i shkaktuar nga shirat arrin në dy milionë lekë. Kryekomunari Faz Shabaj u ka kërkuar drejtuesve lokalë që të ndërhyjnë me investime për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet. KANALI I SHTODRIT Në fillim të viteve 1960, qeveria e asaj kohe investoi për ndërtimin e rezervuarit të Shtodrit. Ky ujëmbledhës, për dekada ka shërbyer për vaditjen e një sipërfaqe të konsiderueshme tokash në zonën e Mbishkodrës (Malësinë e Madhe) si dhe në komunat e Gruemirës e të Postribës në rrethin e Shkodrës. Mungesa e fondeve ka bërë që ky rezervuar të dëmtohet, duke rrezikuar përmbytjen e gjithë zonës. Riparimet e pjesshme të bëra herë pas here, nuk kanë qenë të mjaftueshme. Nisur nga rreziku i një përmbytje të mundshme, kryesisht në kohë reshjesh, krerët e njësive vendore kanë kërkuar akordimin e fondeve për rikonstruksionin e argjinaturës së këtij rezervuari ose siç quhet ndryshe, kanali i Shtodrit. RESHJET Gjatë gjithë orëve të natës së të premtes, në rajonin e Shkodrës janë shënuar reshje të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në Komunën e Postribës. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, banorët e zonës kanë konstatuar se ishte rrëzuar një pjesë e murit të kanalit (rezervuarit) të Shtodrit. Vërshimi i ujërave nga ky rezervuar ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor që lidh dy fshatra të kësaj komune me mbi 1 mijë banorë. Nga shirat është rrëzuar dhe muri rrethues i një shkolle 9-vjeçare si dhe është rrezikuar shembja e një shtëpie. Situata e krijuar ka alarmuar krerët e Komunës së Postribës, të cilët në bashkëpunim me banorët e zonës kanë marrë masa të menjëhershme për ngritjen e pritave, me qëllim ndalimin e vërshimit të ujërave mbi rrugë. Përfaqësues të Shtabit të Emergjencave pranë komunës pohojnë se dëmi i shkaktuar nga reshjet kap shifrën e 2 milionë lekëve. Për bilancin e dëmeve është njoftuar dhe Shtabi i Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës. Kryetari i Komunës së Postribës, Faz Shabaj i është drejtuar për ndihmë prefektit Maxhid Cungu, duke kërkuar që të investohet për rehabilitimin e rezervuarit të Shtodrit dhe të murit rrethues së shkollës 9-vjeçare në fshatin Kullaj të kësaj komune. Marre prej Gazeta Shqiptare Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:51am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pika Kufitare e Urës së Bunës, jashtë funksionit Kufiri kalohet nëse paguan. Me 25 euro mund të shkosh në Mal të Zi pa e vulosur pasaportën Pika e Kalimit Kufitar në Urën e Bunës nuk ka funksionuar asnjë ditë, edhe pse është përuruar dy vjet e gjysmë më parë. Në 18 qershor të vitit 2006 kjo pikë e kalimit kufitar u përurua me mjaft bujë nga ministrat e Mjedisit të dy vendeve, të cilët prenë në Shkodër shiritin e inaugurimit të pikës më të re kufitare mes dy vendeve, Ura e Bunës-Vir Pazar, aty ku dikur ka qenë godina e doganës. Por që nga dita kur është inauguruar kjo pikë kalimi kufitare, ajo nuk ka funksionuar asnjëherë si e tillë. Edhe pse u mendua se pas 62 vitesh do të rinisë sërish transporti ujor i udhëtarëve nëpërmjet liqenit të Shkodrës drejt Malit të Zi, kjo nismë dështoi. Nëse pyet se cila është arsyeja e mosfunksionimit të kësaj pike, nuk merr përgjigje. Palët ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Në Prefekturën e Shkodrës të thonë se nga pala shqiptare gjithçka është gati, por ka ngelur pa u hapur nga malazezët. Ndërsa arsyeja e vërtetë duket se është tjetër. Shkodra, ashtu si gjithë Shqipëria, nuk ka kushtet e duhura mjedisore për aktivitete turistike. Në vendin ku do të ankoroheshin tragetet, derdhen të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Shkodrës. Pra, pala malazeze e ka dëshirën për vënien në eficencë të kësaj pike kalimi, por kushtet mjedisore që ofron Shqipëria janë të papranueshme. Në vitin 1920, Shqipëria te moli i Urës së Bunës kishte pikën kufitare dhe pikën doganore më të madhe dhe ndër më të fuqishmet në Ballkan, ndërsa sot, pas rreth 90 vitesh, qeveritë shqiptare nuk mundën të krijojnë as të paktën një pikë kalimi kufitar nëpërmjet liqenit, për të mos bërë fjalë pastaj për pikë doganore. Ndërkohë, nga kjo pikë kalimi kufitar mund të kalohet po të paguash ndonjë polic. Një gazetar i "Fiks Fare" bën pazar me një sekser (ish-polic në këtë pikë doganore dhe tani shofer taksie) për 50 euro për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Mal të Zi. Për të kaluar kufirin pa marrë vulë, mjafton të fusësh 20-25 euro në pasaportë për vajtje e po aq për kthim e gjithçka është në rregull. Sipas sekserit, kjo punë kështu bëhet, me 25 euro në pasaportë dhe kalon në anën tjetër pa vulosur. Për ata që janë me pasaportë amerikane pazari është 250-300 euro. Ata kërkojnë të mos e vulosin pasaportën se kanë kërkuar azil politik e iu dalin probleme po të kenë vulë nga dogana. Me këto pazare e këto lekë në dorë del kur të duash nga kufiri shqiptar. Marre pej Gazets Shqip [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:51am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Alarmi: Mali i Zi derdh alumin në liqenin e Shkodrës (Dërguar më: 31/10/08) Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është në prag katastrofe ekologjike. Kërcënimi vjen nga shteti më i vogël i ballkan, Mali të Zi. Lumennjëtë që derdhen në liqenin e Shkodrës janë të ndotura me mbetje alumini, të konsiduruara si tepër toksike. SHKODER- Reziku ekologjik për liqenin e Shkodrës po mbërrin nga Mali i Zi. Sasi të madha mbetjesh alumini derdhen në liqen nga lumenjtë që rrjedhin nga shteti më i vogël i Ballkanit. Alarmi i përsëritur këtë herë më fortë vjen nga Drejtoresha e Zyrës Rajonale e Mjedisit në qytetin e Shkodrës, Diana Bejko. Ashtu sic kishin paralajmërur specialistët vite më parë, fabrika e aluminit në kufi me Podgoricën në Mal të Zi nuk është më një kërcënim por një “përbindësh”. Fabrika derdh mbetjet e aluminit dhe kobaltit në liqen duke e cuar drejt një katastrofe të vërtetë ekologjike. “Mbetjet e fabrikës së aluminit në Malin e Zi derdhen në liqen. Kjo është me të vërtetë ndotje e rrezikshme, pasi prezupozohet se ekzistenca e metaleve të rënda në ujin e liqenit dhe sidomos përmbjatja e aluminit, krahasuar me normat e lejuara të BE, i kalon shumë këto shifra. Po kështu dhe mbetjet e kobaltit janë përsëri mbi normat e cilësisë së ujrave për standardet evropiane” tha për mikrofonin e NEWS 24, Drejtoresha rajonale e mjedisit Diana Bejko. Po kështu lumenjtë që furnizojnë liqenin e Shkodrës nga Mali i Zi, Moraca sjellin dhe ndotje urbane me vete. Por shkëlqimin dhe pasurinë ekologjike për të cilën njihej liqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit, po dëmtohet dhe nga mbetjet e urbane që hidhen nga komuniteti që jeton përreth brigjeve të liqenit të Shkodrës, ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve në malin e Taraboshit. Drejtoresha e Zyrës Rajonale e Mjedisit në këtë qytet i bën apel Bashkisë për të ndërhyrë duke ushtruar presion ndaj kompanive të ndërtimit të cilët në mënyrë të papërgjegjshme hedhin mbetjet inerte në brigjet e këtij liqeni. Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit. Ai është pjesë e kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi dhe ka sipërfaqe 368 km2, nga të cilat 149 km2 ndodhen në territorin administrativ të Shqipërisë. Lumi Moraça dhe ai Cem përbëjnë 60% të prurjeve në liqen. 30% e ujit vjen nga burimet nëntokësore e përrenjtë dhe pjesa tjetër nga malet dhe reshjet e shiut. Nyja ujore e hapësirës Bunë-Drin, luan rol të rëndësishëm në sistemin ujor të liqenit. Dikur, një nga zonat më të populluara me pushues dhe turistë, liqeni i Shkodrës ndihet i braktisur. Gjuetia e paligjshme e peshkut, përdorimi i mjeteve shfarosëse për zënien e tij, janë kërcënime të tjera për këtë liqen, të cilat nga dita në ditë po i zbehin shkëlqimin e dikurshëm. (s.g/BalkanWeb) ************************************************************************************************************************** Kombinati i Podgoricës ndot Liqenin ( 01/11/08) Brikena Shllaku SHKODER -Kombinati i Aluminit që ndodhet në Mal të Zi, dyshohet të jetë një nga ndotësit më të mëdhenj të ujërave të Liqenit të Shkodrës. Prej tetë vitesh, banorët që jetojnë përgjatë brigjeve të këtij liqeni, por edhe specialistë të fushës së mjedisit kanë dhënë alarmin se nga 6 puset e këtij kombinati derdhen në ujë metale të rënda, të cilat kur janë me përqendrim të lartë dëmtojnë shëndetin e njerëzve, por edhe florën e faunën. Diana Beko, drejtore e REC (Agjencia Rajonale Mjedisore për Europën Juglindore) në Shkodër, dje është shprehur për "Gazeta Shqiptare" se rreziku i ndotjes së liqenit nga ky kombinat është prezent. Sipas Bekos, ujërat e Liqenit të Shkodrës ndoten dhe nga banorët e zonës, lokalet e shumta të ndërtuara pa kriter gjatë këtyre 17 viteve të fundit, si dhe gjuetia e paligjshme. KOMBINATI I ALUMINIT Në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë ndodhet Kombinati i Aluminit, i cili ka gjashtë puse nëpërmjet të cilëve derdhen lëndë të dëmshme në ujërat e liqenit që lidh dy vendet fqinje. Mësohet se mbetjet e këtij kombinati derdhen në lumin Moraca, ujërat e të cilit derdhen në Liqenin e Shkodrës. Sipas banorëve të zonës, ndotja që vjen si pasojë e derdhjes së metaleve të aluminit e kobaltit vihet re në periudha të ndryshme të vitit, por kryesisht gjatë stinës së verës. Ata pohojnë se edhe puçrrat që u dalin pushuesve në trup, lidhen direkt me ndotjen që shkakton Kombinati i Aluminit në Podgoricë. Ky problem është bërë temë bisedimesh në takimet e organizuara tetë vjet më parë. Madje në vitin 2001, një specialist italian mbërriti në Shkodër për të bërë analizat e ujërave të liqenit. Specialisti i huaj deklaroi se ndotja e liqenit nuk vjen nga Kombinati i Aluminit në Mal të Zi. Të këtij mendimi janë dhe specialistët malazezë, të cilët ngulin këmbë që ky kombinat nuk ndot pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës. Gjithsesi rreziku ekziston. Është kjo arsyeja që përfaqësuesja e REC, Diana Beko radhit Kombinatin e Aluminit në një nga ndotësit e liqenit. NDOTJA E LIQENIT TE SHKODRES Ndërsa dyshohet që Kombinati i Aluminit në Mal të Zi ndot ujërat e Liqenit të Shkodrës, asnjë nga organizmat që merren me mbrojtjen e tij nuk japin një informacion të saktë në lidhje me këtë gjë. Gjithçka mbetet brenda kuadrit të dyshimeve, pa saktësuar faktin se a shkakton ndotje apo jo dhe sa është shkalla e saj. Prej shumë vitesh është rritur shkalla e ndotjes në këtë liqen. Lokalet e shumta të ngritura në brigjet e tij derdhin mbeturinat dhe ujërat e zeza në liqen. Një tjetër faktor që rrit shkallën e ndotjes është dhe gjuetia e paligjshme në liqen. Marre prej Gazets Shqiptare Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:53am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zero ndihma në krijimin e lidhjeve me homologë apo organizma ndërkombëtarë 31/10/2008 Mblidhet në Shkodër Konferenca e Ambasadorëve Shqiptarë në Botë. Vendorët kritikojnë SHKODER- Konferenca e Ambasadorëve Shqiptarë në Botë është zhvilluar këtë herë në qytetin e Shkodrës. Gjatë kësaj konference që kishte si qëllim diskutimin e arritjeve të ambasadorëve për prezantimin dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të vendit tonë në vendet e tjera, si dhe për mundësimin e binjakëzimeve të qyteteve jashtë vendit, me ato në Shqipëri, ishte i pranishëm zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Gurakuqi, si dhe drejtues të pushtetit vendor në Shkodër. Në Konferencën e Ambasadorëve të mbledhur në Shkodër morën pjesës 70 përfaqësues të diplomacisë shqiptare, të cilët diskutuan dhe shkëmbyen përvojat për lidhjet dhe shkëmbimet e ndryshme mes njësive vendore me homologët e tyre, në vendet apo organizmat ku ata përfaqësonin Shqipërinë. Gjatë kësaj konference ranë në sy kritikat e drejtuesve të pushtetit vendor Shkodër, ndaj përfaqësive diplomatike të vendit tonë në shtetet e tjera, për mosdhënien e kontributit të duhur në drejtim të lidhjeve me homologë apo kapërcimin e burokracirave që ekzistojnë për shkëmbim marrëdhëniesh si dhe lidhje me organizma ndërkombëtarë. Fillimisht kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, bëri një panoramë të shkurtër të marrëdhënieve me njësitë vendore dhe organizmat ndërkombëtarë të Bashkisë Shkodër. Më pas kryebashkiaku Luka ka filluar kritikat ndaj përfaqësuesve të diplomacisë shqiptare. “Ajo që dua të theksoj është se ndihmesa apo inicimi i ambasadorëve tanë në krijimin e lidhjeve me homologë, organizma institucione ndërkombëtare ka qenë pothuaj zero. Nga ana e juaj kërkojmë më shumë mbështetje për të njohur shtetet ku punoni me realitetin më të fundit të Shqipërisë, me reformat që po bëhen në të gjitha nivelet e shtetit, me përçimin e nevojave dhe të kapaciteteve të njësive vendore me qëllim që të na shkurtohet koha e burokracirave që kërkojnë shërbime të tilla, të na kurseni energji dhe t’i shërbejmë sa më mirë këtij populli”, theksoi kryebashkiaku Luka. Nga ana e tij, drejtori i politikave të zhvillimit dhe integrimit në Ministrinë e Brendshme, Hysen Osmanaj, prezantoi punën bërë nga Qeveria në drejtim të decentralizimit të njësive vendore dhe të integrimit të shpejtë të tyre me vendet e rajonit. Marre prej Gazats Metropol Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:53am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkoder, keshilltaret sherr per legalizimet E Shtune, 01 Nentor 2008 Shkoder- Sherret mes anetareve te Keshillit Bashkiak te Shkodres nuk kane te sosur. "Lufta" e fjaleve ne mbledhjen e radhes qe eshte zhvilluar dje ka sjelle edhe largimin e 10 keshilltareve te majte, qe bojkotuan seancen e diskutimeve per miratimin e disa projekteve. Shkak ka qene pretendimi i opozitareve, qe Keshilli te merrte parasysh ankesat e grupit te banoreve qe protestuan kunder prishjes se ndertesave tek ish-Divizioni. Por kur eshte kaluar ne nje tjeter rend dite, atehere ne grup nga keshilltaret e majte, braktisen sallen duke akuzuar drejtuesit e bashkise Shkoder. Por gjithcka nuk ka mbaruar ketu, pasi keshilltaret e mbetur qe perbenin dhe shumicen, kane hartuar nje deklarate, ku e cilesonin bojkotin e te majteve jo vetem te nxituar por si "politika e re e bojkotit", qe pengon vendimmarrje te rendesishme per qytetin, si miratimin e projekteve per shtimet e rrugeve dhe ndihmat sociale te se varferve. Kunderpergjigja eshte dhene nga kreu i keshilltareve socialiste, Ndue Dodaj, qe ka thene se braktisja e mbledhjes eshte bere pas refuzimit te kerkeses se tyre, qe bashkia te mos nderhynte per te prishur shtepite tek ish-Divizioni deri ne shpalljen e vendimit te prere te gjykates. Te djathtet kane miratuar rendin e dites, ku mes tyre binte ne sy shpallja "Qytetar nderi i Shkodres" te presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ne fund ata kane bere edhe nje rezolute tip deklarate per socialistet. "Ata largohen pikerisht kur po miratohen disa projekte e vendime, midis tyre dhe ndihma ekonomike te familjeve ne nevoje, miratimin e buxhetit shtese rreth 50 milione per investimet publike. Kjo eshte politika e re e bojkotit", thuhej ne deklaraten e djeshme. Madje kane shkuar me tej duke akuzuar te majtet se "per tete vjet me radhe e kane lene Shkodren ne mjerim dhe varferi te thelle". Sipas Keshillit Bashkiak, fondet e dhena per kete vit ne Shkoder jane sa dyfishi i fondeve qe merrte qyteti gjate periudhes 1997-2005. Ky fond prej 50 milione lekesh do te perdoret ne shtrimin e 15-te rrugeve te brendshme, trotuareve dhe kanalizimeve. R.Llazari Marre prej Gazets Koha Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:54am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Superstrada e vdekjes”, 2008: 24 të vdekur, 69 të plagosur E konsideruar si “superstrada e vdekjes”, aksi rrugor që përshkon qarkun e Lezhës vazhdon të mbetet në të njëjtat parametra aksidentesh. Gjergji Figuri Hene, 03 Nentor 2008 09:16:00 Aksi rrugor Lezhë-Fushë-Krujë është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e mjeteve, si dhe për këmbësorët Faktet flasin për një tragjedi të vertetë, gjatë 10 viteve të fundit në këtë segment janë regjistruar 1672 aksidente Lezhë - E konsideruar si “superstrada e vdekjes”, aksi rrugor që përshkon qarkun e Lezhës vazhdon të mbetet në të njëjtat parametra aksidentesh. Faktet flasin për një tragjedi të vertetë, ku aksidentet kanë marrë shumë jetë njerëzish. Gjatë 10 viteve të fundit janë regjistruar 1672 aksidente, ndërsa për shkak të dinamikës së tyre para viteve 2005, disa aksidente të lehta nuk janë regjistruar. Nga ky numër aksidentesh të ndodhura, 497 prej tyre kanë pasoja të rënda, ndërsa 1435 të tjerë vetëm me dëme materiale. Bilanci i këtyre aksidenteve nga viti 1999 deri në mesin e vitit 2008 flet për 249 persona të vrarë dhe 518 të plagosur. Shifrat flasin... Nga të gjitha këto aksidente, numrin më të madh e zë Lezha me 237 aksidente me 121 persona të vrarë dhe 221 të plagosur, më pas vjen Kurbini me 191 aksidente, 90 persona të vrarë dhe 209 të plagosur, ndërsa Mirdita ka shënuar 69 aksidente me pasojë vdekjen e 38 personave dhe plagosjen e 91 të tjerëve. Këto shifra janë alarmante kur bëhet fjalë për viktima të aksidenteve rrugore, kur numri i tyre kalon 1435, me një mesatare 1 në çdo 3 ditë, ndërsa çdo 14 ditë një viktimë shënohet në rrugët e qarkut Lezhë. Problemet Vënia në funksion e superstradës në vitin 2002 solli bashkë me zhvillimin edhe shtimin e aksidenteve. Kjo rrugë në të gjithë gjatësinë ka mangësi funksionale të saj, si: mungesë të mbikalimeve, nënkalimeve, vendqëndrimeve, duke u bërë në këtë mënyrë tepër e rrezikshme si për drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe për këmbësorët. Në të gjithë gjatësinë e këtij aksi të superstradës që përshkon qarkun e Lezhës ka mbi 15 degëzime, ndërsa numri i daljeve dhe hyrjeve është shumë më i madh. Çdo subjekt privat, banesë apo edhe tokë bujqësore ka dalje dhe hyrje në superstradë. Edhe pse prej kohësh është bërë publike problematika që ka në mungesën e sinjalistikës dhe degëzimeve të shumta në superstradën Fushë-Krujë - Lezhë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ndërhyrje apo riparim të saj, duke e lënë në të njëjtën gjendje që u ndërtua dhe duke vazhduar të sjellë të tjera viktima. Një element tepër i rëndësishëm i cili nuk po gjen zgjidhje është edhe mungesa e informimit, kryesisht në zona rurale, duke vijuar të jetë në nivele të ulëta. Krahas kësaj, mosprofesionalizmi i drejtuesve të mjeteve, veçanërisht atyre me vjetërsi nga 0 në 5 vjet, duke qenë edhe shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Policia Në këtë situatë përmendet edhe mungesa e mjaftueshme e efektivave të policisë në shërbimet rrugore, si edhe mungesa e mjeteve lëvizëse për ta. Në disa raste është përmenduar edhe një mosorganizim i mirë i shërbimeve të policisë rrugore, paraqitur në kërkesë të ulët llogarie dhe profesionalizëm i ulët i punonjësve të policisë. Kjo ka sjellë një pozicionim në vende pa efektshmëri për normalizimin e qarkullimit, ose në disa raste ata nuk kanë një qëllim të caktuar. Shefi i qarkullimit rrugor në komisariatin e Lezhës, Maxhun Hajdari, thotë se nuk mjaftojnë masat e marra nga ky sektor për t’i dhënë fund kësaj situate, ndërsa kërkon bashkëpunim më të ngushtë me drejtorinë e rrugëve. Hajdari vëren si arsye kryesore ndërprerjet e shpeshta të këtij aksi, por edhe lëvizjen e mjeteve te ndryshme tej normave të lejuara. Në këtë segment qarkullojnë thuajse të gjitha mjetet e transportit, ndonëse lëvizja e disa prej tyre është në më pak se 40 km në orë, shpejtësia minimale e lëvizjes në këtë superstradë. Sipas Hajdarit, kohët e fundit drejtuesit e motoçikletave janë kthyer në shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Vetëm brenda një dite javën e kaluar në superstradën që përshkon qarkun e Lezhës u shënuan 4 aksidente me plagosjen e 5 personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në të gjitha këto aksidente shkak ka qenë lëvizja me shpejtësi dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme. Ndëshkimet Për të parandaluar një fenomen të tillë drejtuesit e policisë rrugore kanë marrë një sërë masash ndaj kundravajtësve të rrugës, duke shënuar një numër prej 172 058 masash administrative në një vlerë totale prej 158 484 710 lekësh. Edhe numri i automjeteve të bllokuara në periudhën 1999 - 2008 ka qenë tepër i madh, plot 4520, dhe shumica e tyre janë si pasojë e aksioneve të policisë. Masat e policisë rrugore janë përqendruar edhe në heqjen e lejeve te drejtimit duke bërë që 1523 drejtues të penalizohen gjatë kësaj periudhe. Viti Nr.aksidenteve Të vdekur Të plagosur 1999 20 17 20 2000 32 24 25 2001 35 24 32 2002 33 16 41 2003 48 27 48 2004 79 23 88 2005 60 32 65 2006 67 27 67 2007 87 40 86 2008 (9 muaj) 60 24 69 Shkaqet 1. Lëzivja me shpejtësi jashtë normave të lejuara 2. Parakalimet e gabuara 3. Mosmbajtje e krahut të korsisë 4. Ecjet pa qenë të pajisur me dëshmi aftësie 5. Përdorimi i pijeve alkolike 6. Mospërdorimi i mjeteve mbrojtëse Problemet e rrugës 1. Mungesa e sinjalistikës 2. Mungesë të mbikalimeve 3. Mungesë të nënkalimeve 4. Mungesë të vendqëndrimeve, 5. Në të gjithë gjatësinë e këtij aksi ka mbi 15 degëzime 6. Numri i daljeve dhe hyrjeve është shumë më i madh (çdo subjekt privat, banesë apo edhe tokë bujqësore ka dalje dhe hyrje në superstradë) Marre prej Gazets Shekulli Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:55am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pushon çështjen, sulmohet gjyqtarja Gjyqtarja Anita Mici vendos të pushojë çështjen e banorëve të ish-divizionit, por vendos edhe të njoftojë policinë në mënyrë që ta shoqërojnë deri në shtëpi. Anila Dushi Marte, 04 Nentor 2008 09:47:00 PRONAT/ Gjyqtarja Anita Mici njoftoi policinë para se të dilte nga ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Banorë të ish-divizionit pritën daljen e gjyqtares nga institucioni pasi ajo dha një vendim kundër tyre në gjyq Shkodër – Gjyqtarja Anita Mici vendos të pushojë çështjen e banorëve të ish-divizionit, por vendos edhe të njoftojë policinë në mënyrë që ta shoqërojnë deri në shtëpi. Në të njëjtën kohë, para Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës qëndronin banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen në zonën e ish-divizionit ushtarak të këtij qyteti. Dalja e gjyqtares nga institucioni bëri që ata të reagonin duke u grumbulluar para automjetit të Micit, duke tentuar të sulmojnë gjyqtaren. Megjithatë, uniformat blu ndërhynë duke larguar banorët, ndërsa Mici u mor nën mbrojtje dhe u shoqërua me mjetet e policisë. Gjyqi Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës vendosi dje të pushonte çështjen civile në ngarkim të KRT-së së këtij qyteti. Padia ishte ngritur nga banorët që jetojnë tek ish-divizioni. Marrja evendimit nga ana e togave të zeza u argumentua me mungesën e dokumentacionit të duhur nga pala paditëse, fakt që solli një reagim të fortë kundërshtues tek pala paditëse. Banorët kishin kërkuar në padinë e tyre shfuqizimin e vendimit të KRT-së për dhënien e një leje ndërtimi për pallat në zonën ku ata kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Por, me gjithë protestat e tyre se gjithçka e vendosur nga KRT-ja është e paligjshme dhe me kërkesën se ata kanë të drejtën për legalizimin e pronave si gjithë të tjerët, gjykata vendosi pushimin e çështjes me argumentimin e mungesës së dokumentacionit të duhur nga paditësit. Përballja Shumë prej banorëve të ish-divizionit ishin të pranishëm gjatë dhënies së vendimit nga ana e togave të zeza. Vendimi për pushimin e çështjes solli një reagim jo të mirë prej tyre. Ata dolën jashtë gjykatës dhe u grumbulluan para dyerve të saj. Ndërsa gjyqtarja doli për të hipur në automjetin privat, ata tentuan ta sulmojnë. Por, pas dhënies së vendimit, gjyqtarja kishte vendosur edhe të lajmëronte policinë. Kështu, pas daljes së saj nga gjykata, mllefi i banorëve për Anita Micin u përball me uniformat blu të mbërritura në Gjykatën e Shkodrës. E marrë në mbrojtje nga policia, gjyqtarja u largua duke lënë pas banorët e ish-divizionit. Reagimet Sipas banorëve, gjyqtarja dha një vendim të padrejtë dhe i paragjykoi ata si persona të ardhur. Dedë Zhivani, banor tek ish-divizioni tha: “Ne si palë paditëse paraqitëm dokumente zyrtare të vitit 1948 lidhur me pronësinë e një pjese toke ku ndodhen shtëpitë tona, tokë kjo që i është kthyer një familjeje dhe KRT-ja ka dhënë leje ndërtimi për pallat”. Zhivani theksoi se në gjykatë u paraqitën dokumente që vërtetonin se kjo tokë i ishte shitur nga pronari xhandarmërisë së atëhershme dhe në vitet e mëvonshme mbeti pronë e shtetit. “Por, me gjithë dokumentet e paraqitura, gjyqtarja vendosi pushimin e çështjes, ndërsa ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona dhe Shkodra nuk do të ketë qetësi derisa të zgjidhet problemi ynë me shtetin”,- deklaroi Zhivani. Më pas banorët u shpërndanë duke u larguar nga rruga përpara gjykatës. Javën e kaluar ata protestuan përpara bashkisë e prefekturës duke denoncuar atë që e quajtën “mafia e tokave”. Marre prej gazets Shekulli Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:57am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Motoçikletat kthehen në burim aksidentesh Motoçikletat janë kthyer në burim aksidentesh. Vetëm gjatë ditës së djeshme 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Gj.Figuri Marte, 04 Nentor 2008 09:44:00 Tre vetë u plagosën dje dhe u dërguan në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë pas përplasjeve LEZHË - Motoçikletat janë kthyer në burim aksidentesh. Vetëm gjatë ditës së djeshme 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Aksidenti i parë ndodhirreth orës 10:00 në superstradën Lezhë – Fushë-Krujë, ku si pasojë e përplasjes së një kamionçine me targa TR 7310 J, që drejtohej nga shtetasi Petrit Mesi, 31 vjeç, dhe një motoçiklete që drejtohej nga 50-vjeçari Ylli Kuqi, mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletes dhe pasagjeri i tij, 41-vjeçari Muharrem Dika. Dy të plagosurit ishin nga qyteti i Fushë-Krujës. Sipas policisë, shkak i këtij aksidenti ishte ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga mjeti motoçikletë. Po dje, rreth orës 13:00 në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre, një mjet traktor që drejtohej nga 63-vjeçari Jak Pema përplasi një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Gjin Zefi nga fshati Balldre i Lezhës. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur rëndë 50-vjeçari Zefi, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Edhe në këtë rast ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga drejtuesi i motoçikletës u cilësua si shkak i këtij aksidenti. Vetëm gjatë javës që lamë pas në aksin rrugor të superstradës Lezhë – Fushë-Krujë u shënuan 4 aksidente ku ishin të përfshirë motoçikletat. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë kthyer në burimin kryesor të aksidenteve, kjo pasi nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Marre prej Gazets Shekulli Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:57am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
rejan |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2405 Joined: Thu Oct 23 2008, 07:45amPosts: 17 | ky eshte me te vertete nje shqetesim i madh per ne ,por une mendoj se vetem me heqjen e pikeve nga patenta mund te filloje arsyetimi nga qytetaret,perndryshe aksidentet e shumta do na persekutojne ashtu si deri tani | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqipëria, zonë aktive sizmike, ja zonat më të prekshme LEDIA LLESHI 11/11/2008 Flet inxhinier Lulzim Shahinaj në lidhje me ndërtimet e larta dhe faktorët ndikues në shtimin e lëkundjeve ELBASAN-Në zonën e Elbasanit nuk ekziston një qendër sizmike dhe gjeologjike, megjithëse është përcaktuar një qendër aktive sizmike në Shqipëri. Sa herë që shfaqen lëkundje tërmeti, njerëzit mundohen të parashikojnë me hamendje se sa i fuqishëm ka qenë. Për Elbasanin janë bërë edhe studime sizmologjike një prej të cilëve nga inxhinier magjistër Lulzim Shahinaj i diplomuar në Institutin e Tërmeteve ISIIS "Kirill & Metodi" në Shkup. Shahinaj shpjegon disa momentet e këtij studimi për të dhënë një panoramë të situatës sizmike në Elbasan, por jo vetëm... Z. Shahinaj, sa janë të rrezikuara godinat e larta në Elbasan nga tërmetet? Ndërtimet e pallateve të larta sot janë përhapur në shumë qytete të vendit dhe në mënyrë të veçantë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Por para se të interesohemi për ndërtimin e pallateve të bukura duhet t’i projektojmë ato të qëndrueshme ndaj tërmeteve nëpërmjet analizave strukturore duke përcaktuar me parë modelin gjeoteknik nga studimi gjeologjik dhe raportit sizmik përkatës për çdo shesh ndërtimi duke shmangur në këtë mënyrë riskun e lartë që kanë këto godina nga tërmetet e mundshme dhe të pritshme. Godinat e ndërtuara pa konstruksion beton arme kanë duktilitet të ulët aq më keq kur themelet e tyre të vazhduara të kateve të para u dëmtohen për t’i kthyer në dyqane. Është shumë e rëndësishme që gjatë projektimit të bëhen analiza të hollësishme lineare dhe jolineare të strukturave, pasi qëndrueshmëria e godinave nuk varet vetëm nga trualli (i fortë apo i butë), sasia e hekurit apo çimentos, por nga projektimi antisizmik jashtë zonave të rezonancës ku frekuenca e lëkundjeve vetjake të jetë e ndryshme nga ajo e lëkundjeve të detyruara, forma e lëkundjeve, perioda e lëkundjeve, ngarkesat dhe forcat prerëse për çdo kat. Konstruktori pas përcaktimit të këtyre parametrave duhet të bëjë ridimensionim të kolonave dhe trarëve. Kush janë zonat aktive sizmike nga studimi që keni realizuar? Zonat aktive sizmike të përcaktuara në bazë të studimeve janë: Janinë– Adriatik (gjatësore) Shkodër – Mat - Bilisht (gjatësore), Korçë - Peshkopi (gjatësore) Shkodër – Pejë (transversale) Lushnjë – Elbasan–Dibër (transversale) Vlorë-Tepelenë (transversale) veçanërisht zona e Funarit dhe zona e Çermenikës në segmentin Elbasan-Dibër janë edhe epiqendra që kanë një rezonancë të fuqishme dhe për pasojë lëkundjet janë më të fuqishme përreth kësaj zone. Të dhënat sizmike për qytetin e Elbasanit janë historike si para shekullit XX ku Elbasani dhe fshatrat përreth janë goditur nga tërmete me intensitet Io=VIII-IX ballë ashtu edhe gjatë këtij shekulli. Në hartën rajonale sizmike Elbasani përfshihet në zonën ku brenda 100 vjetëve të ardhshme priten tërmete me intensitet Io=VIII ballë. Shkolla amerikane dhe japoneze po investojnë shumë për të saktësuar kohën e rënies së tërmeteve për të parandaluar dëmtimet, por deri më tani nuk është arritur të përcaktohet saktë koha se kur do të regjistrohet goditja. Çfarë intensiteti kanë qenë goditjet e fuqishme shkatërruese të tërmetit gjatë shekullit të XX? Nga harta duket qartë se Shqipëria ndodhet në një rajon aktiv sizmik me tërmete me intensitet Io=VIII ballë për kushte mesatare të truallit. Godinat e larta të ndërtuara në vendin tonë ende nuk janë provuar nga tërmete të fuqishme deri në 8 ballë. Nëse flasim për Elbasanin për të cilin kam mbrojtur diplomën e masterit, tërmeti i vitit 1920 shkatërroi 173 ndërtesa, dëmtoi 1790 ndërtesa këputi gjithë minaret e xhamive dhe dëmtoi rëndë muret e kalasë. Po kështu tërmeti i 30 nëntorit 1967 me epiqendër në Malin e Zylit Gollobordë me Io=IX ballë shkaktoi dëme të mëdha në Dibër, Librazhd dhe Elbasan. Tashmë është e nevojshme të bëhet mikrozonimi i qyteteve për të përcaktuar më saktë kushtet gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike të sheshit të ndërtimit, klasifikimin e truallit sipas euru kodit EC8, vlerësimin e nxitimit maksimal Amax, faktorin e amplifikimit dinamik të truallit, spektrin e reagimit të nxitimit të lëkundjeve si dhe periodën e vibrimit të truallit. Ka një periudhë kur tërmetet mund të jenë më intensive? Shqipëria bën pjesë në zonën aktive sizmike për 100 vitet e fundit kur tërmetet mund të arrijnë deri në 8 ballë. Veç zonave të përcaktuara si aktive sizmike më ndikuese në shtimin e lëkundjeve të tërmetit janë edhe kushtet klimaterike ku bëjnë pjesë paqëndrueshmëria e motit, ndryshimi i temperaturave etj. Rreth 90% e tërmeteve janë tektonike, pra me lëvizjen e pllakave tektonike të vendosura afër kores së tokës rreth 40 km në thellësi, ndërsa 10% vullkanike dhe tektonike. Banorët duhet të mos përfshihen nga paniku, pasi godinat e ndërtuara pas viteve ‘80 nuk kanë probleme të paktën deri në 6 ballë. “Parashikim” për të ardhmen Elbasani, çdo vit goditet nga 200 minitërmete Në fillim të shekullit të kaluar Elbasani u godit nga një tërmet tepër i fuqishëm, i cili rrënoi dhjetëra shtëpi banimi dhe mori jetën e qindra njerëzve. Tërmeti i 30 nëntorit 1967 me epiqendër në Malin e Zylit Gollobordë me Io=IX ballë shkaktoi dëme të mëdha në Dibër, Librazhd, Elbasan dhe rrethinat e tyre. Ndaj dhe sipas specialistit rreziku më i madh që i kanoset këtij qyteti dhe mbarë prefekturës janë pikërisht tërmetet. Apeli është i qartë: Tashmë është e nevojshme te bëhet mikrozonimi i qyteteve për të përcaktuar më saktë kushtet gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike të sheshit te ndërtimit, klasifikimin e truallit me Kodin shqiptar të Projektimit KTP-N2-89 dhe Eurokodin (EC8), vlerësimin e nxitimit maksimal (Amax), faktorin e amplifikimit dinamik të truallit (DAF), spektrin e reagimit të nxitimit të lëkundjeve të forta (SA) si dhe periodën e vibrimit të truallit (Tp)”. Gjatë dhjetë viteve të fundit Elbasani është goditur nga disa tërmete me amplitudë deri në 5.5 ballë të shkallës Rihter. Çdo vit ky qytet goditet nga rreth 200 minitërmete, të cilat ndikojnë vazhdimisht në konstruksionet e banesave. “Në hartën rajonale sizmike qyteti i Elbasanit përfshihet në zonën ku brenda 100 vjetëve të ardhshme priten tërmete me intensitet Io=VII ballë, madje mikrozona me Io=IX. Tërmeti i marsit 2007 me epiqendër ne Benë të Elbasanit vërtetoi hipotezën e përsëritjes së tërmeteve në këtë periudhë, i cili do të përsëritet pas 2.6 viteve te ardhshme me të njëjtin intensitet”. Marre prej faqes Metropol Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:59am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kalimi kufitar ujor me Malin e Zi, dështon projekti 19/11/2008 Prej 2 vjetësh posta e shkretë. Mungon vullneti nga fqinjët, pretendime për kushte të këqija mjedisore SHKODER - Projekti për vënien në funksionim të pikës së kalimit kufitar ujor Ura e Bunës tashmë mund të thuhet se ka dështuar plotësisht. E hapur që në qershor të vitit 2006, kjo pikë, që do të lidhte Shkodrën me Malin e Zi në pikën kufitare ujore Vir-Pazar, mendohej se do të funksiononte normalisht, ndaj pala shqiptare vendosi dhe postën policore. Efektivat e kësaj poste qëndruan kot prej më se dy vjet, pasi nuk pati asnjë lëvizje. Duke parë mosfunksionimin e kësaj pike ujore, edhe efektivat e policisë u larguan dhe tashmë kanë mbetur vetëm vendrojat e ngritura posaçërisht për këtë pikë të kalimit kufitar ujor. Ndërkohë si pala shqiptare, ashtu dhe ajo malazeze dështimin e kësaj pike ia hedhin njëra-tjetrës, duke mos marrë parasysh aspak pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes tyre. Hapja e kësaj pike u prit me entuziazëm jo vetëm nga drejtuesit e pushtetit vendor në të dyja anët e kufirit, por edhe nga vetë banorët, pasi shihej si një ripërtëritje e marrëdhënieve të disa dekadave më parë. Pikërisht pas 62 vjetësh riniste transporti ujor i udhëtarëve nëpërmjet liqenit të Shkodrës drejt Malit të Zi dhe anasjelltas. Drejtuesit e prefekturës së Shkodrës shprehen se pala shqiptare ka bërë gjithçka gati, por Mali i Zi ka mbetur prapa në këtë drejtim. Mendohet se procesi i shpalljes së Malit të Zi republikë më vete ka sjellë dhe vonesat në procedurat e rihapjes së kësaj pike kalimi ujor. Nga ana tjetër, burimet nga shteti fqinj i Malit të Zi shprehen se është Ministria e mjedisit të këtij shteti që është bërë pengesë për hapjen apo funksionimin e shpejtë të kësaj pike. Sipas pretendimeve nga ana e autoriteteve të Malit të Zi është dëshira për vënie në efiçencë të kësaj pike kalimi, por Ministria e Mjedisit të shtetit fqinj ka nënvizuar faktin se kushtet mjedisore që ofron Shqipëria janë të papranueshme, pasi në vendin ku ndalon trageti, tek Ura e Bunës, derdhen të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Shkodrës, dhe kjo është e papranueshme për ta, aq më tepër kur bëhet fjalë për udhëtime turistike. Prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu sqaron se nga ana e Drejtorisë së Kufirit po bëhen të gjitha përpjekjet që pika e kalimit kufitar ujor Ura e Bunës të vihet në efiçencë dhe se po negociohet që pala malazeze të bëjë sa më parë investimet në infrastrukturë, me qëllim që kjo pikë të funksionojë normalisht. Marre prej Gazeta Metropol Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 08:59am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Projekti i qendrës, arkitekti Gjon Radovani akuzon për injorancë zbatuesit VIRTYT ABDYLI 19/11/2008 Radovani, hartuesi i projektit në debat të hapur me Bashkinë. Reagimi: Miopi politike SHKODER - Bordi i Komunikimit dhe Dialogut Qytetar është bërë shkak i një sërë replikash ndërmjet arkitektit të projektit për qendrën e qytetit të Shkodrës Gjon Radovani dhe Bashkisë. Akuzat Sipas arkitektit Radovani, Bashkia e Shkodrës nuk ka zbatuar siç duhet planin rregullues të qendrës së qytetit. Diskutimet për këtë pikë u bënë pak ditë më parë në Shkodër në një takim në kinema “Milenium”, ku i pranishëm në panel ishte edhe Artan Shkreli, kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë. Në auditor ndodhej edhe Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, çka ndikoi dhe në shikimin me sy politik të trajtimit të çështjes nga organizatorët. Gjatë diskutimeve është shfaqur dhe arkitekti Gjon Radovani, hartues i projektit të qendrës së qytetit të miratuar që në vitin 2005 nga KRRTRSH-ja e drejtuar nga Fatos Nano dhe KRRT-ja e Bashkisë. Për specialistët në Shkodër arkitekti në fjalë ishte më i kontestueshmi i viteve të fundit për shkak të planit të tij rregullues të qendrës. Gjatë diskutimeve të tij dhe reagimeve të mëpasme të bashkisë së Shkodrës Radovani theksoi se bashkia nuk është konsultuar asnjëherë me hartuesit e projektit për zbatimin në terren. “Nuk e kuptoj se pse një plan rregullues me perspektiva të qarta zhvillimi bashkëkohor shndërrohet në një folklor dhe kthehet në dëm të qytetarëve. Ndërthen rrethrrotullime vend e pavend, vendosen saksi me lule pa asnjë sens logjik dhe profesional. Këtu ka një mosdashje për të realizuar këtë plan rregullues. Unë nuk akuzoj se kjo bëhet për qëllime korruptive nuk akuzoj për korrupsion, por akuzoj për injorancë totale”, - ka reaguar ndaj Bashkisë arkitekti Gjon Radovani. Njëkohësisht Radovani ka renditur një sërë shkeljesh të planit rregullues të qytetit. Sipas tij, në lagjet kryesore “Parrucë”, “Rus Perash” janë kryer ndërhyrje pa asnjë sens logjik. Ndërhyrjet e realizuara kohët e fundit në infrastrukturë kanë sjellë dhe zgjidhjen gabim të trafikut, çka detyrimisht dëmton qytetarët, dëmton zhvillimin e turizmit dhe lëvizjen normale në qytet. Reagimi Nga ana e saj Bashkia e ka quajtur takimin e Bordit të Komunikimit dhe Dialogut Qytetar “një tragjikomedi të ideuar nga ish-ministri i kulturës Edi Rama, i cili njihet për “meritat e tij të veçanta” në shkatërrimin e vlerave historike dhe kulturore në Shqipëri, e mbështetur nga disa pseudodashamirës të Shkodrës të politizuar deri në ekstrem”. Në deklaratën e Bashkisë së Shkodrës theksohej se aktorët e kësaj “shfaqjeje” ishin të painformuar në lidhje me zhvillimet urbane më të fundit që po bëhen në Shkodër. Ishin të painformuar për gjendjen reale të trashëgimisë kulturore të qytetit, për shpalljen e qendrës së qytetit të Shkodrës “zonë historike” si dhe për investimet e shumta që po kryhen për konservimin dhe restaurimin e kësaj zone. Në deklaratën e Bashkisë theksohej se rolin e shkatërrimit të Shkodrës e kishte marrë përsipër arkitekti Artan Shkreli, këshilltari i dikurshëm për urbanistiken i ish-kryeministrit Fatos Nano, ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili ka “meritën” për shkatërrimin e shumë objekteve monument kulture në Shkodër, si dhe për zhdukjen e shumë sipërfaqeve të gjelbra të qytetit. Marre prej Gazeta Metropol Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 09:00am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Moti i keq, përmbytje dhe errësirë në Shqipëri Stuhi dhe reshje shiu e bore në vend. Përmbyten qindra shtëpi. Bllokohen dhjetëra rrugë. Pa drita, gjysma e Tiranës Durrës, fortunali fundos dy anije dhe tmerron qindra udhëtarë Dy peshkatore janë fundosur, ndërsa pasagjerët e trageteve të linjës Bari-Durrës, "Aurelia" dhe "Flaminia", kanë kaluar orë të tëra ankthi deri në çastin e zbarkimit. Pronarët e anijeve të mbytura të peshkimit akuzojnë Kapitanerinë e Portit për menaxhim të keq të situatës detare dhe dëmtimin e pronës së tyre. Moti i keq, që ka përfshirë të gjithë vendin, ka regjistruar probleme serioze në portin më të madh të vendit. Gjiri i Durrësit u përfshi gjatë orëve të para të së shtunës nga një stuhi e fortë detare, jo pa pasoja. I egërsuar si pasojë e fortunalit, deti ka arritur forcën 8-9 ballë, ndërsa era një shpejtësi prej 130 km në orë. Kapitaneria e Portit ka urdhëruar pezullimin e lundrimeve mbi Adriatik të të gjitha mjeteve lundruese pa dallim tonazhi, deri në përmirësimin e situatës detare. Ngjarjet e njëpasnjëshme në port kanë nisur me një incident që ka qenë fatal për tre prej peshkarexhave, që ndodheshin pranë. I mbërritur mesnatën mes së premtes dhe së shtunës, trageti "Aurelia", i kompanisë së lundrimeve "Adriatika", është vonuar në ankorim. Gjatë manovrimeve për t‘u ankoruar në terminalin e trageteve, si rezultat i erës së fortë, kapiteni ka humbur kontrollin e tragetit, pa mundur ta fiksojë në kalatë. Mëngjesin e djeshëm, trageti i kontrolluar nga era është përplasur me anijet e peshkimit, kalata e të cilave është përbri terminalit të trageteve. Pasojë e përplasjes ishte fundosja e peshkatoreve "Taulanti" dhe "Akuario 3", dëmtimi i rëndë i motopeshkatores tjetër "El Paso", si dhe dëmtimi i të paktën pesë të tjerave. Pronarët e anijeve të fundosura dhe atyre të dëmtuara kanë fajësuar Kapitanerinë e Portit, e cila, me gjithë kushtet e papërshtatshme të motit, ka lejuar ankorimin në kalatë të tragetit "Aurelia". Të irrituar për ngjarjen, pronarët kanë kërkuar dëmshpërblim të menjëhershëm të dëmit që cenon rëndë situatën ekonomiko-financiare të familjeve të tyre dhe të peshkatarëve të punësuar në to. Paraprakisht flitet për një dëm që varion nga 150-250 mijë euro, po do të jetë një komision i posaçëm, i kërkuar nga peshkatarët, që do ta vlerësojë atë. Ndërkaq, lëvizjet e pakontrolluara të tragetit, për shkak të erës së fortë që mori në dorë drejtimin e tij, shkaktuan panik tek udhëtarët e "Aurelias". Për orë të tëra, ata kanë përjetuar ankthin e një udhëtimi të vështirë mbi Adriatik dhe rrezikun që ndjenë nga lëkundjet e pakontrolluara të tragetit pas futjes në basenin portual. Në ndihmë të tragetit kanë shkuar mjetet e shpëtimit detar, rimorkiatorët dhe pas shumë përpjekjesh kapiteni dhe ekuipazhi i tragetit kanë marrë në zotërim situatën dhe realizuar ankorimin e vështirë, duke zbarkuar në tokë pasagjerët e lodhur dhe të frikësuar nga egërsia detare. Edhe pasagjerët e tragetit "Flaminia" kanë kaluar orë të tëra ankthi nën rrezikun që paralajmëronte stuhia detare në Adriatik. E ndonëse udhëtimi i tyre ka shënuar veç dy orë vonesë, ankorimi në kalatë ka qenë i pamundur për më shumë se pesë orë të tjera, për shkak të motit të keq. Në bordin e këtij trageti ndodheshin rreth 200 persona. Rreth pasdites, situata detare është qetësuar disi, duke bërë të mundur rinisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të madh. Katër persona plagosen rëndë nga stuhia në Kukës dhe në Elbasan Tre fëmijë u dëmtuan nga thyerja e xhamave Katër persona janë plagosur gjatë ditës së djeshme për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura që kanë përfshirë pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. Në Kukës, një qytetar rrezikon jetën, pasi u godit nga një depozitë uji, që ra nga tarraca e një pallati, ndërsa në Elbasan, tre fëmijë kanë marrë plagë të rënda nga thyerja e xhamave të shtëpive prej erës së fortë, që ka bërë që edhe tjegullat e çative të fluturonin. Kukës Një stuhi me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë rajonin e Kukësit, kryesisht qytetin dhe rrethinat rreth orës 05:00 të ditës së shtunë. Shkarkimet atmosferike, cikloni dhe era e fortë kanë dëmtuar një numër shtëpish, dyqane etj., kryesisht ndërtesat që kanë pasur mbulesa llamarine. Nëpër fshatra, sipas njoftimeve të para, era e fortë ka shkatërruar disa ndërtime prej druri dhe kryesisht plevica të bagëtive. Dëmtime ka pësuar dhe rrjeti i sistemit të dytë shpërndarës elektrik, ndërsa rrjeti i tensionit të lartë nuk është dëmtuar. Në shumicën e fshatrave si dhe 2/3 e qytetit mungon energjia elektrike. Nëpër rrugët e qytetit kanë rëndë dhe tabelat e mëdha të reklamave. Në mëngjes herët, një qytetar, i quajtur Shukri Tota, 65 vjeç, është plagosur teksa po ecte në qendër të qytetit, kur i ka rënë përsipër një depozitë uji që nga tarraca e katit të gjashtë. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, pikërisht atëherë kur stuhia e fortë ka shkulur gjithçka nga tarracat me antena e bidonë etj. 65-vjeçari Tota është dërguar menjëherë në spital, por mjekët thanë se është në rrezik për jetën. Elbasan Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar jo pak dëme në Elbasan. Në rrethinat e këtij qyteti stuhia ka bërë "kurban" të paktën tri shtylla të linjës elektrike. Në lagjen që thërritet me emrin ish-NSHU, të paktën tri pemë janë rrëzuar duke bllokuar qarkullimin për më se dy orë, por njëra ka rënë mbi një shtyllë tensioni elektrik, që ka lënë tërë këtë lagje me afro 4 mijë banorë pa energji elektrike. Ndërkohë, në repartin e urgjencës së spitalit kirurgjik të Elbasanit janë paraqitur tre fëmijë të gjakosur. Era e fortë, që ka shkulur edhe çati shtëpish, kishte bërë që nga përplasja e dyerve me xhama të plagoseshin tre fëmijë. Xhamat e thyer nga era e fortë kanë plagosur fëmijët, të cilët, sipas mjekëve kirurgë, kanë plagë të rënda. Përgjatë kohës së stuhisë, energjia elektrike është ndërprerë gati në tërë qytetin, për t‘u rikthyer vetëm pas orës 13:00. Dëmet materiale janë ende të pa llogaritura zyrtarisht, por, sipas të dëmtuarve, arrijnë në miliona lekë. Pritet që sot organet vendore të bëjnë bilancin zyrtar të dëmeve. Korçë Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën në Qafëthanë Mëngjesi dhe mesdita e djeshme kanë qenë tepër të vështira për drejtuesit e mjeteve për shkak të dëborës që ka vështirësuar ngjitjen në Qafëthanë. Ndërsa në orët e para të mëngjesit, asfalti është mbuluar nga ngricat në rrugët nacionale, në mesditë trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm në qafat që konsiderohen edhe më problematike për qarkullimin rrugor në këtë stinë dimri. Pavarësisht nga pastrimi i akseve rrugore, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme dhe bllokim në disa nga qafat e rrugëve nacionale në juglindje të vendit, ndërsa ajo që ka qenë më e vështira për qarkullimin rrugor dhe është bërë e pakalueshme ka qenë pikërisht Qafëthana. Kjo qafë është bllokuar për 30 minuta në mëngjes, ndërkohë që mjete të shumta kanë qëndruar në pritje të zhbllokimit dhe ndërhyrjes me mjete borëpastruese dhe hedhjen e kripës dhe skories për të mundësuar lëvizjen. Edhe në mesditë të paktën 50 mjete kanë qëndruar në bllokuara në ngjitje. Librazhd Reshjet e shiut rrezikojnë 16 familje nga përmbytjet Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar mjaft probleme në disa lagje të qytetit të Librazhdit. Situata ka qenë më e rrezikshme në lagjen e ish-Sharrës, ku 16 familje janë bllokuar brenda banesave dhe e kanë pasur të vështirë të dalin jashtë për shkak të bllokimit të pusetave dhe derdhjeve të ujërave, ndërkohë që edhe ujërat e zeza kanë shpërthyer në hyrje të pallatit. Gjithashtu, problem ka pasur edhe lagjja e "Detashmentit", ku gërryerjet e lumit Shkumbin kanë krijuar mjaft probleme, duke rrezikuar 18 familje. Ndërkohë, prurjet e mëdha të lumit Shkumbin rrezikojnë pritat lumore, të cilat kanë filluar të shkatërrohen dhe blloqet e betonit kanë qenë të pafuqishme për të përballuar furinë e ujit. Bashkia e Librazhdit ka futur në punë edhe fadromat për zhbllokimin e pusetave dhe kanaleve. Dje në familjet e rrezikuar ishte edhe deputeti Taulant Balla, i cili tha se jeta e këtyre familjeve është në rrezik nga dalja e lumit. Avari pësojnë edhe shumë linja të tensionit të lartë e të mesëm Stuhia, përmbyten shtëpitë te Bregu i Lumit Reshjet e dendura të shiut, të një dite më parë, kanë shtuar edhe më varfërinë e banorëve të Bregut të Lumit, në periferi të Tiranës. Një numër i konsiderueshëm familjesh kanë mbetur jashtë, si pasojë e përmbytjeve të shtëpive të tyre, pas vërshimit të ujërave të lumit. Më e vështirë ka qenë situata për ato banesa të ndërtuara më pranë shtratit të lumit, që ka vërshuar me shpejtësi pas reshjeve të dendura të shiut. Sipas banorëve të Babrroit dhe të Paskuqanit, vërshimi i ujit ka ndodhur me shpejtësi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke i zënë ata krejtësisht të papërgatitur për të shpëtuar të paktën orenditë shtëpiake. Ndërkohë që, një pjesë e tyre e konsideron veten me fat që të paktën arritën të shpëtojnë fëmijët. Kjo situatë është verifikuar edhe nga drejtuesit e Emergjencave Civile. Në ditët në vijim pritet edhe një vendim për të ndihmuar këta të përmbytur. Stuhia Një erë më shpejtësi deri në 30 metra në sekondë është shndërruar në një stuhi që nuk ka kaluar pa lënë gjurmë në kryeqytet. Mëngjesin e djeshëm ka pasur shumë pemë të shkulura nga rrënjët si pasojë e tërbimit të këtyre ditëve dimërore. Fatmirësisht, pemët e rrëzuara përgjatë skarpateve të Lanës nuk kanë shkaktuar dëme materiale apo viktima në njerëz dhe punonjësit e bashkisë që herët në mëngjes kanë nisur të pastrojnë dhe sistemojnë vendin. Dëmet Moti i keq dhe era e fortë janë bërë shkaktarët kryesorë të një morie defektesh në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm të energjisë elektrike pothuajse në të gjithë vendin. Kjo ka çuar më tej edhe në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike. Sipas drejtuesve të Operatorit të Shpërndarjes, gjatë gjithë ditës së djeshme ka vijuar puna me intensitet për të kryer riparimin e këtyre avarive. "Nga moti i keq, situata e furnizimit me energji elektrike është e mbushur me avari të shumta. Aktualisht, kemi avari në stacionin e Ibës, në linjën e tensionit të lartë Shkozet-Shijak-Vorë, si dhe avari në të gjitha fidrat ajrorë që furnizojnë fshatin dhe periferinë e Tiranës. Defekte ka pasur në 60 fidra të tensionit të mesëm. E njëjta gjendje paraqitet edhe në rajonin e Durrësit në fidrat ajrorë të periferisë dhe të fshatit. Në informacionet që kemi, e tillë është gjendja edhe në pjesën veriore, por edhe atë jugore të vendit", shprehen përfaqësuesit e OSSH-së. Ata sqarojnë se në të gjithë vendin po kryhen remonte dhe investime që kapin vlerën e 1 milion eurove. Veçanërisht në tre nënstacione të mëdha të rajonit Tiranë-Durrës, në Selitë dhe Shkozet. Këto remonte pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor. Lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike, drejtuesit e OSSH-së deklarojnë se në vendin tonë nuk po zbatohen kufizime të planifikuara të energjisë elektrike. Ata sqarojnë se po kryhen vetëm remonte dhe investime në linja dhe nënstacione me qëllim fuqizimin e linjave në prag të dimrit. Ndërsa garantojnë se fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit do ta gjejë situatën normale, pasi investimet janë në përfundim. Këto ditë do të përmirësohen reshjet, por do të jetë më ftohtë Ulen temperaturat deri në -5 gradë celsius Një sistem i fuqishëm vranësirash, me qendër në Evropën Qendrore, është shtrirë deri poshtë në Ballkan, duke sjellë edhe temperatura të ulëta dhe reshje shiu, por kryesisht dëbore në të gjithë qendrën e kontinentit. Ky mot i keq me reshje shiu e bore dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave, ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Sipas zyrës së parashikimit të motit, sinoptikania Tanja Porja shprehet se, ulja e ndjeshme e temperaturave pritet sot, ku mëngjeset e zonave malore do të ftohen deri në -4 deri në -5 gradë, por edhe zona e ulët dhe bregdeti do të përjetojnë mëngjese të ftohta. Sinoptikanët pohojnë se Shqipëria, që parmbrëmë në mesnatë, ka përjetuar kushte ekstreme të motit, si pasojë e një sistemi vranësirash të mirorganizuara, të cilat kanë gjeneruar stuhi me rrufe dhe erë të fortë, si edhe sasi të konsiderueshme shiu, në zonat e ulëta dhe bregdet. Ndërsa, në zonat malore ka pasur edhe dëborë. Sasitë më të mëdha të reshjeve janë shënuar në veri të vendit, ku ka pasur shira dhe dëborë si Puka, Kukësi, Shkodra, por edhe qendra e vendit ka përjetuar shira intensivë. Problematik ka qenë bregdeti dhe deti, ku era e fortë ka gjeneruar dallgë deri 3 metra, ndërsa Otranto ka pasur dallgë më të larta. Konkretisht, disa nga zonat më problematike janë Puka, Shkodra, Kukësi, Tirana, Berati dhe Gjirokastra. Shqetësuese paraqitet stuhia në det, e cila ka rënduar dhe trafikun detar. Meteorologët shpjegojnë se shpejtësia e erës gjatë natës së parmbrëmshme ka qenë 30 m në sekondë, ndërkohë dallgët e detit janë regjistruar me 8 ballë. Për orët në vijim, deri të hënën, pritet një përmirësim gradual i situatës së reshjeve, por një keqësim i tablosë së temperaturave, duke shënuar rënie sot dhe nesër deri në -5 gradë në veri të vendit. Sipas parashikimit për javën e re, meteorologët konfirmojnë vazhdimësi të motit të paqëndrueshëm, por me reshje dhe erë më pak të fuqishme se të këtyre netëve. Bulqizë Prurjet e lumit shembin urën në rrugën e Arbrit Moti me reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar shembjen e njërës prej këmbëve të urës që po ndërtohet në Rrugën e Arbrit. Kështu, në vendin e quajtur Ura e Qytetit, vetëm 10 kilometra larg qytetit të Bulqizës, ku firma "Euraldi" po punonte për ndërtimin e një ure të re, sipas projektit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, në lotin e dytë të segmentit prej 17 kilometrash, Bulqizë-Ura e Çerenecit. Reshjet e shiut, të shoqëruar me erë të fortë, gjatë natës së ditës së shtunë kanë shkaktuar rritjen e menjëhershme të prurjeve të Zallit të Bulqizës, i cili ka shkaktuar prishjen e njërës prej këmbëve të urës që po ndërtohej mbi këtë Zall. Punëtorët që punojnë prej muajsh për ndërtimin e kësaj ure, thonë se Zalli erdhi i vrullshëm dhe i menjëhershëm, duke mos na dhënë mundësi për largimin e makinerive dhe materialeve të ndërtimit. Kështu uji mori me vete gjithçka, armaturën e ngritur, betonin e hedhur, si dhe dëmtoi makineritë e rënda që ndodheshin aty. Dibër Stuhia dëmton linjat. Mbyllen rrugët e komunave të thella Moti i keq lë pa energji elektrike zonat rurale Fundvjeshta dha për banorët e Dibrës në verilindje të vendit sinjalet e qarta dhe normale të ardhjes së stinës së dimrit. Gjatë gjithë natës së të shtunës dhe ditës së diel, ka mbretëruar mot me reshje të dendura shiu dhe bore në zona të thella malore. Madje në orët e para të mëngjesit të së dielës, reshje bore kanë nisur të bien edhe në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës. Reshjet që kanë përfshirë rrethet, Dibër, Bulqizë dhe Burrel kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë të zonave rurale në këto rrethe, për shkak të defekteve të shkaktuara në linjat e transmetimit. Burime pranë operatorëve elektrikë të këtyre rretheve saktësojnë se zonat më të prekura nga ndërprerja e energjisë, për shkak të motit me reshje dhe stuhi, janë, Lura, Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta, Trebishti, Martaneshi, Xibër-Murrize, Macukull etj., zona këto të përfshira nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës në këto komuna shkon nga 30 deri në 40 centimetra. Kjo ka shkaktuar edhe izolimin e tyre, pasi rrugët që lidhin këto komuna me qendrat e rretheve përkatëse, rezultojnë të jenë të bllokuara. Ndërkohë në këto rrugë mungojnë skorjet, kripa dhe mjetet borëpastruese, për zhbllokimin e tyre, për mungesë fondesh. Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka funksionuar normalisht, por vazhdimi i rënies së dëborës, sipas e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë, do vërë në vështirësi lëvizjen në segmente të tilla si Qafa e Qenokut, Dishesa e Maranicës, Qafa e Buallit etj. Edhe pse jo zyrtarisht, burime nga OSSH-ja në rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat, pohojnë se si rezultat i motit me reshje dhe erë të fortë, janë këputur telat në mjaft linja transmetimi, si dhe janë rrëzuar shtylla elektrike. Po punohet për rikthimin e energjisë, por askush nuk garanton për afatin e këtij rikthimi. FIER Shiu lë 12 lagje pa drita dhe 100 familje pa telefona Stuhia e djeshme ka shkaktuar probleme të mëdha në furnizimin me energji elektrike në qytetin e Fierit. Plot 12 lagje të qytetit kanë mbetur pa energji për më shumë se 12 orë, pasi moti i keq ka nxjerrë jashtë funksionit të dy nënstacionet e qytetit. Sipas drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Fierit, Arqile Kume, ka pasur një avari në rrjet, që është shkaktuar nga dalja jashtë funksionit e 8 fidrave të këtyre nënstacioneve. Por moti i keq nuk ka shkaktuar vetëm probleme në furnizimin me energji elektrike, por dhe në rrjetin telefonik. Intensiteti i reshjeve ka nxjerrë jashtë funksionit mbi 100 numra telefoni fiks. Marre prej Gazets Shqip Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 09:03am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Moti i keq, gjysma e Mirditës pa energji elektrike Më se gjysma e fshatrave dhe qendrave të banura të Mirditës është mbuluar nga dëbora, ku dendësia më e madhe e rënies së saj është shënuar në zonën e Fanit, Sielitës, Kacinarit dhe Oroshit Gjergj Marku Shtune, 22 Nentor 2008 17:06:00 Mirditë- Stuhia e shiut në formë cikloni e shoqëruar me erëra të forta, e cila nuk ka pushuar përgjatë gjithë natës, në zona veriore dhe verilindore të vendit ka vazhduar me rreshje të dendura dëbore që kanë arritur trashësi të kosniderueshme snë shumë rajone. Kjo ka bërë që të ketë probleme në disa akse rrugore nacionale dhe rurale, ku trashësia e dëborës së rënë e ka kaluar 50 cm. Probleme janë shkaktuar në qarkullin rrugor si dhe furnizimin me energji elektrike. Më se gjysma e fshatrave dhe qendrave të banura të Mirditës është mbuluar nga dëbora, ku dendësia më e madhe e rënies së saj është shënuar në zonën e Fanit, Sielitës, Kacinarit dhe Oroshit. Në shumë fshatra të këtyre zonave është ndërprerë plotësisht energjia elektrike dhe ëshët vështirësuar komunikimi rrugor. Burimet nga filiali elejtrik bëjnë të ditur se erërat e forta dhe rershjet e dendura kanë dëmtuar shtylla të shumta të tensionit të mesëm, duke lënë pa dritë thuajse gjysmën e Mirditës, ndërsa janë ngritur grupe riparimesh të emergjencës që po punojnë në terren. Probleme janë shfaqur në shkolla, kopshte e cerdhe ku për arsye tenderimesh të vonuara, ende nuk janë siguruar drutë e zjarrit për ngrohje. Sai përket akseve rrugore, në ndihmë të komuniteteve kja ardhur kpompania Bechtel-Enga për zhbllokimin e akseve rrugore të bllokuara nga dëbora si në zonën e Fanit, Majë Malthit a gjetkë. Disa makina borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin rrugor në Qafë benë e Qafën e Malit nga ku tranzitojnë dhe automjete të Kosovës. Bora, 3500 banorë në fshatrat e Pukës janë të izoluar Sipas nënprefektit të Pukës, Dedë Përshpali janë rreth 3500 banorë të fshatrave të kësaj zone që janë të bllokuar. Anila Dushi Diel, 23 Nentor 2008 19:22:00 Pukë- Dëbora e rënë, shoqëruar me erë të fortë ka izoluar shume banorë në fshatrat e thellë të Pukës. Sipas nënprefektit të Pukës, Dedë Përshpali janë rreth 3500 banorë të fshatrave të kësaj zone që janë të bllokuar. Por, sipas tij rasti më kritik është për një familje, shtëpia e të cilës është shembur kretësisht dhe ata tashmë janë në mes të rrugës. Sipas nënprefektit të Pukës, Dedë Përshpali, familja e shtetasit Isuf Ibraj me 9 persona, e ka të dëmtuar banesën e saj që nga dimri i kaluar si pasojë e reshjeve tëdëborës. Banesa është gjysmë e shembur dhe e pabanueshme, por gjatë kësaj kohe, 9 pjesetarët e kësaj familjeje të varfër kanë vazhduar të jetojnë në të, pasi nuk kanë mundësi as për ta riparuar dhe as për u vendosur diku tjetër. Dëbora e rënë natën e së premtes dhe të shtunën ka bërë që banesa thuajse të shembet plotësisht duke rrezikuar jetën e 9 pjesëtarëve të familje, ku 7 janë fëmijë. Në këto kushte drejtuesit e komunës Iballë dhe të fshatit ku jeton familja e Isuf Ibrajt , kanë vendosur që pjesëtarët e saj t'i largojnë nga banesa dhe t'i vendosin provizorisht diku tjetër. Nënprefekti Përshpali thekson se lidhur me këtë rast është informuar dhe prefektura e Shkodrës, në mënyrë që të gjende një zgjidhje dhe ti jepet një ndihmë për strehim kësaj familjeje tepër të varfër. Dëbora e rënë në rrethin e Pukës ka sjellë probleme në qarkullimin e disa akseve rrugore pasi i ka gjetur të papërgatitur firmat që kanë për t'i mirëmbajtur ato. Dimri rikthen kufizimet e energjisë elektrike Sikur të mos mjaftonte vetëm moti i keq dhe i ftohtë i ditëve të fundit, shqiptarët duhet të përballen edhe me mungesat e përvitshme në energjisë elektrike. Emirjon Senja Diel, 23 Nentor 2008 09:05:00 OSSH: Është e vërtetë që ka mungesë energjie, por kjo për shkak të remonteve e defekteve, jo prej kufizimeve TIRANË- Sikur të mos mjaftonte vetëm moti i keq dhe i ftohtë i ditëve të fundit, shqiptarët duhet të përballen edhe me mungesat e përvitshme në energjisë elektrike. Duke filluar nga Tirana, në disa lagje të saj, energjia elektrike mungon për disa orë në ditë. Kjo është situata në lagjet e qendrës, pasi gjendja në periferi shfaqet tejet alarmante, duke ua vështirësuar banorëve gjithnjë e më shumë ushtrimin e aktiviteteve të përditshme. Sipas tyre, energjia në këto zona ikën me orë të tëra. Në rrethin e Durrësit, kryesisht nëpër fshatra, ka ndërprerje që nga mëngjesi deri në mbrëmje. E njëjta situatë haset edhe në fshatrat e rrethit të Elbasanit, ku ndërprerja e energjisë elektrike varion, nga 8, në 12 orë gjatë ditës, duke paralizuar të gjithë aktivitetin e bizneseve dhe institucioneve publike. Rrethi i Elbasanit konsiderohet si një nga më të rregulltit në pagimin e energjisë së konsumuar. Burime pranë OSSH-së, pohojnë për “Shekulli”-n se ndërprerjet e gjatë ditëve të fundit nuk janë bërë si pasojë e mungesës, apo kursimit të energjisë, por për shkak të ndërhyrjeve dhe investimeve që po bëhen në linja dhe nënstacione, me qëllim furnizimin e qytetarëve pa probleme në të ardhmen. Pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme gjatë gjithë javës, dita e djeshme konsiderohet si më problematikja për sa u përket ndërprerjeve. Ka mjaftuar një stuhi në orët e para të mëngjesit për të nxjerrë jashtë funksionit një sërë linjash dhe nënstacionesh në Shqipërinë e Mesme. Në lidhje me këtë, burimet bëjnë të ditur se po punohet që këto anomali të riparohen sa më shpejt, duke e rikthyer situatën në normalitet. Pavarësisht mungesës së energjisë, e cila në vetvete mbart koston e saj, bizneseve u duhet të bëjnë edhe shpenzime plus, duke blerë gjeneratorë për të bërë të mundur vazhdimësinë e aktivitetit, duke mos qenë i varur nga tekat e motit apo nga remontet e OSSH-së. Sigurisht që rritjen e kostos së prodhimit, këta të fundit nuk do ta mbartin vetë. J anë qytetarët ata që rrezikojnë të përballen me rritjen e mëtejshme të çmimeve të produkteve të konsumit, duke iu rritur më tej kostoja e jetesës. Krahas kostos së lartë ekonomike, kufizimet e zgjatura të energjisë cenojnë edhe aktivitetin ditor të qytetarëve. Sipas tyre, zhurma e vazhdueshme e gjeneratorëve e bën tejet të vështirë aktivitetin e përditshëm. Pas stuhisë, vështirësi qarkullimi nga akulli në zonat e thella Pas qetësimit të stuhisë dhe reshjeve të borës në zonat e thella të vendit, qarkullimi sot është bërë i vështirë për shkak të akullit e ngricës. B.Shala/B.Nergjoni Diel, 23 Nentor 2008 14:15:00 Pas qetësimit të stuhisë dhe reshjeve të borës në zonat e thella të vendit, qarkullimi sot është bërë i vështirë për shkak të akullit e ngricës. Edhe pse situata duket e normalizuar, policia rrugore ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm, në rrugët e zonave të thella. Puke Probleme ka në zonat thella të Pukës, ku stuhia la fshatra të tërë pa energji elektrike. Situata ka vazhduar e njëjtë edhe sot, me mungesë të energjisë elektrike dhe me rrugë të rrëshqitshme për shkak të ngricës, krijuar pas rënies së borës. Mësohet se nëpër rrugë ka nisur puna për hedhjen e skorjeve dhe normalizimin e qarkullimit, edhe pse lëvizja në këtë paradite të ftohtë ka qenë e paktë. Mirdite Më mirë se dje, paraqitet gjendja edhe në zonat e Mirditës, ku një ditë më parë rruga ishte e bllokuar për shkak të motit të keq. Probleme nga rrugorët janë ndeshur në akset Kukës- Qafë Mali, akset në rrethin e Mirditës, Pukës dhe në Fushë Arrëz. Elbasan Probleme jane shenuar edhe ne zonen e Elbasanit. Qafe-Krrabasipas burimeve policore kalohet me veshtiresi. Policia ka patrulluar gjithe kohen ne kete aks per te evituar problemet apo aksidentet e ndryshme. Tjeter patrulle eshte vendosur ne aksin Prrenjas-Qafe Thane. Nderkohe po punohet per t'i bere akset lehtesisht te kalueshme. "Deri tani nuk jane shenuar demtime apo probleme serioze"- thone burimet e policise qe patrullojne ne kete aks, duke shtuar se shume mjete jane kthyer mbrapsh, duke marre drejtimin tjeter nga Durresi, per te evituar rrugen qe ka qene shume e rreshqitshme. Kukesi Pas reshjeve të borës, në rajonin e Kukesit janë shenuar ulje të ndjeshme të temperaturave të shoqëruara me ngrica. Kjo ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në aksin rrugor kombëtar Kukes-Fushë-Arrës. Megjithatë sipas drejtorit rajonal të rrugëve, Rushit Gashi të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme kun ë aksin Kukes-Fushë-Arrës mund të qarkullohet edhe pa zinxhirë, pasi po vazhdon hedhja e kripës. Gashi ka bërë të ditur gjithashtu se janë zhbllokuar nga bora segmentet rrugore Kukes-Shishtavec dhe Kukes-Ura e Dodes e aksit Kukes-Peshkopi, por në këto akse qarkullohet vetëm me ndihmën e zinxhirëve të bores. Moti Duket se ky është vetëm fillimi, pasi sinoptikanët parashikojnë së paku deri në fillim të javës ulje të temperaturave, duke thënë se moti do të jetë i panqendrueshëm. Me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje bore në zonat e thella. Marre prej Gazets Shekulli Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 09:05am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Raporti: Shqiptarët, më të diskriminuarit në rajon në lehtësimin e vizave Nga Armand Maho Me gjithë ratifikimin e Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave, sërish shqiptarët mbeten më të diskriminuarit e rajonit, në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA), ka nxjerrë dje raportin pas një hulumtimi 11-mujor se si zbatohet Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave në Shqipëri. Në përfundim ka rezultuar se shqiptarët vazhdojnë të jenë më të refuzuarit në rajon për këtë çështje. “Dokumenti që hyri në fuqi më 1 janar 2008 synon kryesisht lehtësimin e procedurave të pajisjes me vizë për qytetarët shqiptarë, heqjen e tarifës së vizës për kategori të veçanta aplikantësh dhe ruajtjen e saj në kuotën 35 Euro për qytetarët e tjerë. Megjithëse pritej të sillte ndryshime në procedurat e pajisjes me vizë për shtetasit shqiptarë, këto procedura vazhdojnë të jenë të komplikuara dhe të paharmonizuara ndërmjet konsullatave të ndryshme Schengen”, - thuhet në fillim të e të raportit të EMA. Sipas raportit, në vitin 2007 në 23 për qind të tyre shqiptarët janë refuzuar në marrjen e vizave nga vendet e Schengen -it, ndërkohë që për vitin 2008, kjo shifër ka shkuar në 26 për qind, në raport me 14 për qind që është mesatarja në vendet e rajonit. “Sipas shifrave zyrtare, refuzimi i vizave Schengen ndaj qytetarëve shqiptarë ka qenë mesatarisht 23% në vitin 2007. Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave ka sjellë një impakt pozitiv te qytetarët që i përkasin të paktën njërës prej kategorive që përfitojnë nga regjimi i lehtësuar i vizave. Kjo kategori refuzohet 21%, ndërsa aplikantët që nuk i përkasin asnjërës prej kategorive të Marrëveshjes refuzohen 30%. Megjithatë, shkalla e refuzimit të Shqipërisë vazhdon të mbetet rreth 26%, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 14%”, - thotë raporti. Gjithashtu, në raport thuhet se kostoja e aplikimit për vizë për shtetasit shqiptarë, pra që nga tarifa që paguhet dhe bashkë me plotësimin e dokumentacionit shkon në 9 mijë lekë të reja, çka konsiderohet si një shifër shumë e lartë, gjë që nga ana e EMA konsiderohet si tepër e kushtueshme për një nga vendet, i cili sërish mbetet nga më të varfrit në Evropë. “Mënyra dhe kohëzgjatja e lënies së një takimi për intervistë, oraret e ndryshme të aplikimit për vizë, konvertimi i ndryshëm i tarifës së vizës prej 35 Eurosh që sanksionon Marrëveshja, apo marrja e vendimit për dhënien ose jo të vizës vazhdojnë të mbeten problematika të paharmonizuara ndërmjet konsullatave Schengen. Kostot e aplikimit për vizë të një qytetari shqiptar shkojnë në rreth 9000 lekë, çka e bën një vizë Schengen tepër të kushtueshme. Kjo kosto përfshin tarifën e vizës dhe një listë dokumentesh në mbështetje të aplikimit për vizë”, - shprehet raporti. Refuzimi i vizave Shqipëri 26% Serbi 13% Maqedoni 11% Mali i Zi 6% B&H 4% Marre prej Gazets Tema Online [ Edited Thu Sep 03 2009, 09:18am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System