Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Problemet e Shkodres Sot
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Nov 26 2008, 12:24pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
15 për qind e nxënësve braktisin shkollën

Rreth 15 për qind e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare në Shqipëri braktisin shkollën. Ky ishte rezultati i nxjerrë nga një studim nëpër shkollat e Tiranës, bërë nga Shoqata Internacionale për Solidaritet, e cila organizoi dhe Konferencën për promovimin e cilësisë edukative në rajonin e Ballkanit. Ekspertja e kësaj shoqate tha se "shkaktarët kryesorë të braktisjes së shkollës janë: varfëria, nevoja për të punuar, mungesa e prindërve, mosinteresimi i prindërve dhe mungesa e infrastrukturës". Klasifikimi i shkollave, rritja e fondeve për arsimin, krijimi i institucioneve shkollore miqësore për fëmijët, trajnime të prindërve për probleme sociale, zbatimi i ligjshmërisë për prindërit që largojnë fëmijët nga shkollat dhe përmirësimi i infrastrukturës, ishin disa nga sugjerimet e të pranishmëve në këtë konferencë për përmirësimin e situatës.

Marre prej Gazets Shqip Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:11pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 11:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bllokohet rruga, izolohen tri komuna të Dukagjinit

Rruga nacionale që lidh zonën e Dukagjinit me Shkodrën është bërë e pakalueshme, pasi reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë krijuar rrëshqitje të dheut dhe të gurëve. Rruga është bllokuar në vendin e quajtur Kthesa e Karmës në Komunën e Pultit, fare pranë vendit kur dy vite më parë ndodhi aksidenti i rëndë tragjik, në të cilën humbën jetën 10 persona që ranë nga një lartësi prej rreth 800 metrash në lumin Kir. Si pasojë e bllokimit të rrugës, rreth gjashtëmijë banorë të tre komunave të Dukagjinit: Shalë, Shosh dhe Pult kanë mbetur të izoluar pa mundur të komunikojnë me Shkodrën. Nga rrëshqitja e dheut dhe e gurëve nuk ka pasur dëme në njerëz, apo dëmtime të makinave, por furgonët e linjave që lëviznin në këtë rrugë kanë krijuar radhë të gjata në pritje të hapjes së rrugës. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, Drejtoria e Rrugëve ka nisur një fadromë për zhbllokimin e saj. Megjithatë ajo ka qenë e bllokuar deri në mbrëmje, për shkak të depozitimit në sasi të mëdha të dheut dhe gurëve në mes të rrugës. Ndërkohë, situata bëhet akoma më e ndërlikuar, kur në këtë zonë nuk funksionojnë as shërbimet e telefonisë fikse, apo të lëvizshme, duke i lënë banorët krejt të izoluar. Në këtë zonë të thellë ka mangësi të theksuara në shërbimin shëndetësor

Marre prej Gazets Shqip Online


[ Edited Thu Sep 03 2009, 09:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 12:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, mbeten të bllokuar 2000 banorë


Rrëshqitja enjë masivi dheu ka sjellë bllokimin e aksit rrugor Kir – Dukagjin në rrethin e Shkodrës. Reshjet e shumta të rëna në këtë rajon ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitje dheu dhe gurësh.

Anila Dushi
Hene, 01 Dhjetor 2008 10:21:00

MOTI/ Aksi rrugor Kir-Dukagjin u bllokua paraditen e së dielës për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu
SHKODËR - Rrëshqitja enjë masivi dheu ka sjellë bllokimin e aksit rrugor Kir – Dukagjin në rrethin e Shkodrës. Reshjet e shumta të rëna në këtë rajon ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitje dheu dhe gurësh. Masivi i dheut i shkëputur nga mali ka sjellë bllokimin e rrugës së ngushtë dhe mjaft të amortizuar, e cila lidh Shkodrën me tre komuna të Dukagjinit: Pult, Shalë dhe Shosh.

Si pasojë, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është i pamundur, ndërsa është lajmëruar shtabi i emergjencave në prefekturën e qarkut të Shkodrës. Ndërmarrja e rrugëve rurale ka shkuar me mjetet e saj dhe po punon për zhbllokimin e rrugës, ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë.

Ndërsa rruga tjetër e mundshme për të shkuar në komunat malore të Dukagjinit, ajo e aksit Shkodër – Koplik – Bogë – Theth – Breg Lumi është e bllokuar prej ditësh për shkak të dëborës në Qafë-Thore, e cila qëndron disa muaj, i vetmi aks nëpër të cilin qarkullojnë banorët e fshtrave të këtyre komunave është ai Mes – Prekal – Kir – Breg Lumi, i cili është i pakalueshëm nga rënia e masivit të dheut.

Ky aks është cilësuar si mjaft problematik, pasi është shumë i amortizuar dhe numërohen me dhjetëra të aksidentuar, të cilët kanë humbur jetën në këto vitet e fundit. Më i fundit aksident tragjik në aksin rrugor të bllokuar gjatë së dielës, është ai i 12 marsit 2007, ku një furgon me pasagjerë ra në ujin e lumit Kir dhe shkaktoi 10 viktima.

Sensibilizimi i pushtetit vendor e veçanërisht i drejtuesve të këshillit të qarkut Shkodër për ndërhyrje urgjente në rehabilitimin e këtij aksi ka qenë i vazhdueshëm, duke e trajtuar si përparësi ndërhyrjen në këtë aks, por pa mundur të sigurojë financimin e duhur.

Kjo dhe për faktin se investimet janë përqendruar kryesisht në zonat e populluara, ndërsa nga fshatrat e kësaj zone ka mjaft banorë që kanë lëvizur duke u zhvendosur në zonat më afër Shkodrës. Gjatë këtij viti nga ndërmarrja e rrugëve rurale janë bërë disa ndërhyrje në këtë aks, por ato kanë qenë të pakta e të shkëputura, pasi mungesa e fondeve përkatëse e ka bërë të pamundur rehabilitimin e plotë.

Bllokimi i aksit Kir- Dukagjin ka ndodhur pak metra larg vendit ku ndodhi aksidentit i 12 marsit 2007, tek vendi i quajtur Karma e Kirit. Aktualisht rreth 2000 banorë të kësaj zone janë të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin me automjete deri në lirimin e rrugës nga masivi i dheut e gurëve të rënë nga mali.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:12pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 26 2008, 11:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, 4191 banorë të izoluar në fshatrat e tyre

Dëbora dhe ngricat kanë bërë të pakalueshme rrugët rurale


Në këtë fund viti, festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri i ka gjetur të izoluar nga bota rreth 4 mijë banorë të zonave të thella malore të Qarkut të Shkodrës. Reshjet e dëborës që ranë disa ditë më parë dhe temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar bllokimin e disa fshatrave në Malësinë e Madhe, në Shkodër dhe Pukë. Në një kohë kur në të gjitha qytetet ka fluks lëvizjesh, në zonat e thella malore të Qarkut Shkodër moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës kanë bërë që njerëzit të struken në shtëpitë e tyre, duke kaluar festën e Krishtlindjes dhe Vitin e Ri me rezervat ushqimore që kanë mundur të sigurojnë gjatë verës. Të gjitha akset rrugore nacionale që lidhin komunat e thella malore me qytetet e qarkut janë të hapura, përveç Qafës së Thores, që lidh Dukagjinin me Malësinë e Madhe. Por problematike mbeten rrugët rurale, që lidhin fshatrat e thellë me qendrat e komunave. Banorët e zonave të thella, të gjitha blerjet që u duhen i kryejnë në qendrat e komunave, por kjo nuk është e mundur për 4191 banorë të zonave të thella malore të Qarkut Shkodër, pasi rrugët janë të bllokuara nga dëbora. Konkretisht, në Rrethin e Shkodrës janë të izoluar 486 banorë të fshatrave Vukaj dhe Ukbibaj të Komunës Shllak, 515 banorë të fshatrave Palaj dhe Pepsumaj të Komunës Shosh, 702 banorë të fshatrave Pecaj dhe Vuksanaj të Komunës Shalë. Në Rrethin e Malësisë së Madhe, në Komunën Kelmend, është bllokuar fshati Vermosh me 1500 banorë dhe fshati Lëpushë me 512 banorë, të cilët nuk mund të udhëtojnë drejt qendrës së komunës. Në Rrethin e Pukës, në Komunën Iballë, është i bllokuar fshati Mërtur me 476 banorë. Rrugët e këtyre fshatrave janë bërë të pakalueshme nga dëbora dhe nga shtresat e akullit që janë krijuar për shkak të temperaturave të ulëta. Përveç bllokimit të rrugëve në fshatrat e lartpërmendur, problem për këta banorë është edhe mungesa e komunikimit, pasi në këto zona mungon telefonia fikse dhe valët e telefonisë së lëvizshme. Madje, edhe radiot e policisë nuk mund të përdoren në shumicën e fshatrave të thellë. Nga ana tjetër, një mungesë jetike për këto zona është ajo e mjekëve, për të mos folur për mangësitë në arsim. Për të lajmëruar për ndonjë problem, banorëve të këtyre zonave u duhet të ecin të paktën dy orë në këmbë për të dalë në zona ku ka valë telefoni. Një pjesë e mirë e fshatrave që janë përmendur më lart nuk kanë fare rrugë makine dhe banorëve u duhet të dalin në qafa malesh për të kapur makinat.

Marre prej Gazets Shqip


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:13pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 26 2008, 12:47pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pronat në Malësinë e Madhe, ligji “përkëdhel” fajtorët

Prokuroria e Shkodrës ka pushuar hetimet lidhur me veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, për të cilët është akuzuar Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave në Malësi të Madhe.

Anila Dushi
Premte, 26 Dhjetor 2008 08:48:00


Megjithëse pranohet se shkeljet dhe abuzimet janë të vërteta, akuzat janë pushuar pasi ka kaluar mbi 5 vjet nga ngjarja
SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka pushuar hetimet lidhur me veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, për të cilët është akuzuar Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave në Malësi të Madhe. Ndonëse në vendimin e saj prokuroria shprehet se KKKP ka bërë disa shkelje ligjore dhe ka konsumuar elemente të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke qenë se kjo vepër penale është konsumuar në vitet 2000-2002, ata nuk mund të penalizohen dhe çështja nuk mund të shkojë as në gjykatë.

Ka qenë drejtoria e policisë së Shkodrës dhe sektori i krimit ekonomik e financiar ai që më 28 korrik 2008 ka depozituar pranë prokurorisë së Shkodrës materialet e grumbulluara lidhur me abuzime e parregullsi deri dhe falsifikime në dhënien e dokumenteve të kthimit e kompensimit të pronave individëve të ndryshëm në rrethin e Malësisë së Madhe.

Kanë qenë denoncimet e qytetarëve të ndryshëm të kësaj zone, të cilët nuk kishin arritur të merrnin pronën e trashëguar, pasi ajo u ishte kthyer me vendim të komisionit përkatës të këtij rrethi personave të tjerë, ata që kanë nxitur antikrimin ekonomik e financiar të bëjë hetimet përkatëse.

Në vendimin e saj për pushimin e çështjes, prokuroria e Shkodrës thekson se pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Malësinë e Madhe janë paraqitur persona që kanë dashur të regjistrojnë pronën, e cila u është kthyer nga KKKP-ja në vitet 1995-2002 , kryesisht në vitet 2000, 2001 dhe 2002.

Sipas prokurorisë, gjatë hetimeve ka rezultuar se janë dhënë vendime nga Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave të këtij rrethi në data përpara se të mblidhej komisioni. Të tilla vendime, sipas prokurorisë janë ato nr. 47, i vitit 2000, nr. 18, 19, 20 e 51 të vitit 2001 etj, ku data e vendimit është ndryshe nga data e mbledhjes së protokolluar të komisionit dhe madje përpara se të bëhej mbledhja.

Gjithashtu është vërejtur se ky komision në vendimet nr. 5, 6 e 7 të datës 18 maj 2000 i ka kthyer pronat disa shtetasve pa administruar në dosjet përkatëse vërtetimet e kadastrës mbi pronën e pretenduar për kthim, pasi këto vërtetime kanë një datë të mëvonshme. Prokuroria ka vërejtur se KKKP-ja në rrethin e Malësisë së Madhe, në aktivitetin e tij ka shkelur nenin 26 të ligjit për kullotat e livadhet, i cili ka hyrë në fuqi që në vitin 1995.

Kjo shkelje evidentohet në faktin se, sipas këtij ligji, ish-pronarët ose trashëgimtarët e kullotave e livadheve mund të kërkojnë kthimin e pronave në komisionet e rretheve brenda një viti nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji, dhe me kalimin e këtij afati dokumentet nuk pranohen nga komisionet e rretheve. Por në Malësinë e Madhe, KKKP-ja këto dokumente i ka pranuar tej çdo afati të parashikuar në ligj duke i shqyrtuar e vendosur në favor të kërkuesve në vitet 2000 e 2001.

Gjithashtu, hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë se komisioni nuk ka bërë verifikimin e vendimeve të Gjykatës së Shkodrës të sjella nga kërkuesit dhe janë konstatuar raste kur vendimet e gjykatës, të cilave u është referuar KKKP-ja në Malësi të Madhe për t’iu kthyer pronat individëve të ndryshëm, nuk kanë lidhje me shtetasit përfitues, por janë vendime që gjykata i ka dhënë në favor të personave të tjerë.

Kjo ka sjellë dëmtime të pronës që i përket shtetasve të tjerë dhe konflikte të ndryshme, pasi, ndërsa gjykata i ka njohur të drejtën e pronësisë një shtetasi , KKKP-ja ia ka kthyer me vendim përkatës këtë pronë dikujt tjetër.

Anëtarët e këtij komisioni në Malësi të Madhe kanë bërë dhe shkelje të ligjit për ruajtjen e dokumenteve, pasi duhet të përgjigjen dhe për humbjen e 100 dosjeve për kthimin e kompensimin e pronave në këtë rreth. Me mbylljen e aktivitetit të komisioneve të rretheve në vitin 2001 dhe kalimin e dokumentacionit në agjencitë e kthimit e kompensimit të pronave në qark, këto dosje nuk janë dërguar në Shkodër.

Faktin e zhdukjes së dosjeve të kthimit e kompensimit të pronave në rrethin e Malësisë së Madhe e kanë publikuar edhe drejtuesit e agjencisë në qarkun e Shkodrër. Besnik Kastrati, drejtori i agjencisë për kthim e kompensim pronash në qarkun e Shkodrës, në korrik të këtij viti ka deklaruar se janë mjaft shtetas nga Malësia e Madhe që janë paraqitur në agjencinë rajonale të kthimit e kompensimit të pronave për të marrë vërtetimin përkatës pasi ua kërkon hipoteka për të bërë regjistrimin e pronës, por janë befasuar kur kanë mësuar se dosjet e tyre nuk gjenden.

Kastrati pohon se këta persona disponojnë vendimin e komisionit vendor të kthimit e kompensimit të pronave, por dosja e tyre mungon. “Me procesverbal, në vitin 2001, me grumbullimin e dosjeve për tri rrethet e qarkut të Shkodrës në agjencinë e ngritur këtu në nivel qarku, nga rrethi i Malësisë së Madhe janë dorëzuar në Shkodër 165 dosje. Numri i personave të paraqitur në agjencinë tonë nga ky rreth është më i madh.

Personat që me vërtetimet përkatëse të viteve 1995-2001 janë paraqitur pranë agjencisë për të kryer proceduarat që u nevojiten, ka rezultuar se nuk i kanë dosjet këtu, ndaj ne nuk mund t’iu japim asnjë vërtetim. Këto dosje që mungojnë nuk dihet se ku kanë shkuar, ndërsa ne si agjenci disponojmë vetëm atë që kemi marrë në dorëzim në vitin 2001 me procesverbal”,- thotë Kastrati.

Deri në shkrirjen e aktivitetit të KKKP-së në Malësi të Madhe dhe kalimin e tyre në Shkodër, ky komision i ka pasur zyrat në Bashkinë e Koplikut dhe ky objekt nuk është dëmtuar nga trazirat e vitit 1997, por aty nuk ndodhen dosjet e kërkuara. Pushimi i çështjes penale në ngarkim të KKKP-së është bërë sipas nenit 46/c, ku përcaktohet parashkrimi i ndjekjes penale, ndërsa ata që dëmtohen janë ish-pronarët e Malësisë së Madhe, të cilëve u është marrë prona nga të tjerë ose u kanë humbur dosjet.

Ligji dhe drejtësia

Lidhur me këtë fakt përfaqësues të organit të akuzës sqarojnë se është ligji ai që përcakton se në raste të tilla, duke kaluar pesë vjet nga koha kur diçka ka ndodhur, gjithçka parashkruhet. Si rrjedhojë, në respekt të këtij ligji, të gjithë personat e dëmtuar duhet të gjejnë mënyra të tjera për të gjetur drejtësinë e tyre, sepse fajtorët mbeten të pandëshkuar.


Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:14pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 13 2009, 01:08pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
[Pas 5 vjet koncesioni, testohet dështimi i koncesionit të “Yilmaz Kablo”-s në Uzinën e Telave, Shkodër

13-01-2009 / Gazeta 55


Në mbyllje të 5 viteve të para të koncesionit të Uzinës së Telave që shteti shqiptar i ka dhënë firmës turke “Yilmaz Kablo”, autoritetet shtetërore dhe opinioni publik e ai profesional janë në momentin që mund të verifikojnë seriozitetin e bashkëpunimit, por edhe mund të bëjnë bilancin, nëse ia vlen të vijohet më tej. 5 vjet më vonë, kur tashmë koncesionit i kanë kaluar stacionet e dy monitorimeve të para nga autoritetet shtetërore, e para gjë që të shkon në mendje janë pyetjet se si ka mundësi që një firmë kontraktore të jetë kaq e papërgjegjshme në përmbushjen e detyrimeve të veta dhe se si ende nuk ka një supervizim skualifikues nga ana e autoriteteve shtetërore.
Nga një investigim krejt i thjeshtë, informohesh për tkurrjen e Uzinës së Telave në një punishte të thjeshtë të standardeve skandaloze teknologjike. Verifikimi i kontratës nxjerr një sërë të palarash. Së pari, garancia e paraqitur nga firma është pak më shumë sesa një letër bakalli e është një formular standard që i jepej secilit klient të degës së Stambollit të bankës Demirciles Bayrampasa, pavarësisht nëse ai ka 100 apo 100 milionë dollarë. Bash kjo (pak më shumë) letër bakalli është marrë parashysh nga Ministria jonë e Industrisë, korrikut e 2004-s, teksa akordoi koncesionin e Uzinës së Telave.
Pavërtetësia e shkresës konfirmohet nga investigimi i planit të investimeve të “Yilmaz Kablo”-s në përfundim të 5 viteve të para të koncesionit 30-vjeçar. Parakushtet për kryerjen e 10 milionë dollarë investimeve brenda këtij afati janë shkelur krejtësisht dhe merret vesh se investimet e deritanishme nuk e kalojnë shifrën e 1 milionë dollarëve. Po të anashkalojmë grabitjen e teknologjisë që iu bë Uzinës së telave, sapo u mor koncesioni, duke u nxjerrë makineritë jashtë, për t’u zëvendësuar me linja edhe më të vjetra, shkeljet e tjera vijojnë tek mospërmbushja e angazhimit për mbylljen e linjës së investimit, përmes realizimit të projektit për rehabilitimin e Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Rubik. Kontrolli i sotëm në mjediset e uzinës nxjerr gjithçka në dritë. Plani i investimeve është injoruar krejtësisht, zgjerimi i hapësirës së koncesionit është shndërruar në një tallje dhe punëtorët janë të parët që e kanë kuptuar këtë realitet, teksa janë vazhdimisht në greva pa afat, për mosrespektim edhe të kontratave dypalëshe me zengjinët e “Yilmas Kablo”-s. Përfundimi i afatit 5-vjeçar thërret në skenë Ministrinë tonë të Ekonomisë, e cila në këtë stacion të koncesionit ka një rast të mirë për të ndalur një praktikë që tashmë nuk funksionon. Së paku për të nesërmen, mund t’i themi edhe publikut se vendosëm t’i themi zullumit “mjaft”.

Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:15pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Tue Jan 13 2009, 02:20pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Gjithomne e gjithkund pune me hile bahen e me te futun.

Rreziku aj vend e disa njez qe nuk bahen njerz kurr.
Nuk di qa me thane ma teper po Zot bane ma mire.
Back to top
L - N
Thu Jan 15 2009, 08:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Gjithomne e gjithkund pune me hile bahen e me te futun.

Rreziku aj vend e disa njez qe nuk bahen njerz kurr.
Nuk di qa me thane ma teper po Zot bane ma mire.


Hahahaha kjo asht pjese e biznesit masanej nuk thojn kot mor zotni ::bud:: po nuk bane hile, po nuk mashtrove e rrejte nuk pasunohesh kurr hahahahaha

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 21 2009, 09:12am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përveç zonave të thella braktisje e lartë edhe në Tiranë e Durrës

20/01/2009 Një numër i madh fëmijësh detyrohen të braktisin shkollën për shkak të gjakmarrjes

Gjakmarrja vijon të jetë ende një fenomen tepër shqetësues për shoqërinë shqiptare, pasi janë të shumtë fëmijët që duhet të braktisin bankat shkollore për shkak të ngujimit. Shpeshherë është pohuar se zonat e thella janë dhe më problematiket në këtë drejtim për shkak të numrit të lartë të nxënësve që detyrohen të mos frekuentojnë shkollën. Përkundrejt këtyre zonave i lartë ka rezultuar të jetë dhe numri i fëmijëve të ngujuar në kryeqytet si dhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Këta të fundit janë të ardhur nga zonat malore për t’u përshtatur me një jetese më të mirë, por fenomeni i gjakmarrjes i ka rrënjët aq të thella, sa ka bërë që dhe këtu të mos dalin dot jashtë mureve të shtëpisë. “Ndonëse ky fenomen përhapjen më të madhe e ka në zonat më të thella të Shqipërisë, lëvizja e lirë ka ndikuar që të ngujuarit sot të numërohen jo të paktë dhe në zonën metropol të vendit tonë: Durrës e Tiranë. Mjaft qartë këtë e tregojnë dhe statistikat, ku në kryeqytet janë 184 familje të ngujuara dhe 68 janë fëmijë, kurse në qytetin bregdetar janë 98 familje dhe 56 fëmijë. Përpjekja e këtyre familjeve për t’u larguar sa më shumë nga zonat e tyre me shpresën për t’i shpëtuar ngujimit nuk ka qenë e suksesshme, pasi ngujimi vazhdon”, - pohohet prej specialistëve të arsimit. Masat e marra për parandalimin e këtij fenomeni ende janë të pakta, çka faktohet dhe me numrin e lartë të fëmijëve që mbeten brenda mureve të shtëpisë, duke mos gëzuar të drejtën e shkollimit. Megjithatë, për të parandaluar këtë situatë, veçanërisht në drejtorinë arsimore të rrethit të Durrës, në bashkëpunim dhe me drejtuesit e shoqatës “Pajtimi” po në këtë qytet është realizuar fushata sensibilizuese për ndalimin e ngujimit të fëmijëve. Gjithashtu pak kohë më parë është finalizuar edhe krijimi i Qendrës Kombëtare për trajtimin e fëmijëve të ngujuar me shërbime të specializuara kundrejt fenomenit përkatës. Nëpërmjet këtij ndryshimi ekspertët e Shërbimit Social Shtetëror kanë pohuar se kjo qendër e re kombëtare do të ofrojë shërbime sociale të llojit rezidencial, ku duhet të garantohet siguria e fëmijëve 24 orë nga policia, ashtu siç veprohet edhe në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut në kryeqytet. Njëkohësisht për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve është parashikuar që të bëhet trajtimi financiar i familjeve që për shkak të gjakmarrjes ndodhen të ngujuara nëpërmjet dhënies së ndihmës ekonomike, për të zbutur kështu problemet e shumta ekonomike që has kjo shtresë.

Braktisja

“Ndonëse ky fenomen përhapjen më të madhe e ka në zonat më të thella të Shqipërisë, lëvizja e lirë ka ndikuar që të ngujuarit sot të numërohen jo të paktë edhe në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës. Fakt ky që evidentohet prej statistikave, ku në kryeqytet janë 184 familje të ngujuara dhe 68 janë fëmijë, kurse në qytetin bregdetar janë 98 familje 56 janë fëmijë. Ndërsa familjet e tyre përballen me një sërë problemesh e veçanërisht ato ekonomike.”

Qendra

Pak kohë më parë është finalizuar edhe krijimi i Qendrës Kombëtare për trajtimin e fëmijëve të ngujuar kundrejt fenomenit përkatës. Nëpërmjet këtij ndryshimi ekspertët e Shërbimit Social Shtetëror kanë pohuar se kjo qendër e re kombëtare do të ofrojë shërbime sociale të llojit rezidencial, ku duhet të garantohet siguria e fëmijëve 24 orë nga policia, ashtu siç veprohet edhe në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut në kryeqytet.


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:16pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 29 2009, 03:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Reshjet përmbytin 830 hektarë tokë në fshatrat e bregut të Bunës
» Dërguar më: 29/01/2009 - 13:22

SHKODËR - Shirat e rrëmbyer të rënë gjatë ditëve të fundit, kanë përmbytur rreth 830 hektarë tokë në zonën e bregut të Bunës, në Shkodër. Burime nga drejtuesit e komunës Ana e Malit pohojnë se përmbytjet janë shkaktuar si rezultat i fryrjes së lumit Buna si dhe nga vërshimi i përrenjve të shumtë që zbresin nga mali i Taraboshit në këtë zonë. Më problematike paraqitet situata në segmentin rural që lidh fshatin Obot me rrugën nacionale Shkodër-Muriqan, si dhe tre fshatra në komunën e Hajmelit. Banorët e këtyre zonave shprehen se niveli i ujit ka arritur mbi 80 centimetra, duke rrezikuar prodhimet bujqësore si dhe një pjesë të mirë të banesave të tyre. Reshjet, krahas izolimit të banorëve nga ujërat, kanë shkaktuar një dëm shumë të madh në kulturat bujqësore. Bllokimi i kanaleve kulluese dhe paaftësia e organeve kompetente për hapjen e tyre, tashmë është kthyer në një problem shumë shqetësues për banorët e këtyre zonave, të cilët rrezikojnë humbjen e prodhimeve të tyre, por dhe të shtëpive. Mësohet se fëmijët e fshatit Obot që prej një jave nuk shkojnë në shkollë. Kjo, si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati i tyre. Banorët e zonës së Obotit dhe të komunave të tjera në Shkodër që u prekën nga përmbytjet e ditëve të fundit, i bëjnë apel qeverisë që të merren masa për zhbllokimin e kanaleve kulluese. br.shll
Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:17pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 06 2009, 02:10pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aliçka: E vërteta e fotos "denigruese"

Elsa Demo | 06/02/2009

Ambasadori i Shqipërisë në Francë reagon ndaj lajmit për foton e "vajzës me perçe" e cila mendohej të ishte imazhi në Paris i aktivitetit për trashëgiminë fotografike shqiptare ndërmjet viteve 1858-1945. Ylljet Aliçka: "Një vullnet i tillë dizinformues e ka burimin te mërzitja dhe dëshpërimi që kapëllon rëndom qenien njerëzore kur nuk ka se ç'të denigrojë pandershmërisht."

"Sinqerisht mbeta i befasuar nga jehona e një veprimtarie e cila për hir të së vërtetës jo vetëm nuk i ka përmasat që pretendohet, porse është shumë larg së vërtetës", u shpreh Ylljet Aliçka, ambasador i Shqipërisë në Francë.

Reagon disa ditë pas qarkullimit në internet dhe botimit në "Shekulli" të fotos që mendohej të prezantonte trashëgiminë fotografike shqiptare në Paris. Përse ishte zgjedhur imazhi i një "vajze me perçe", pra i një Shqipërie myslimane dhe të tejmbetur pas ishte pyetja që vinte bashkë me lajmin.

Ambasada shqiptare është bashkorganizatore e aktivitetit në bashkëpunim me Universitetin e Çikagos në Paris, prandaj ambasadori komenton jehonën e parakohshme që i është bërë "ekspozitës" dhe sqaron se së pari nuk është fjala për ekspozitë, por për një kolokium shkencor propozuar nga Universiteti amerikan në Paris.

"Periudha e artë e fotografisë shqiptare 1858-1945" është kolokium i programuar për një pasdite kulturore më 12 shkurt 2009, nga ora 14-20.00, në formën e një debati mbi vlerat historike të fotografisë së vjetër shqiptare, që nga fillimi i saj deri në vitet 40, pasuar nga një tavolinë e rrumbullakët për letërsinë shqipe.

"Thënë ndryshe, kolokiumi synon të nxjerrë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare. Për këtë arsye këtij aktiviteti i është bashkuar si partnere dhe ambasada shqiptare në Paris."

Aliçka vë në dukje se fotografia që u bë sebep për këtë reagim, ishte një variant që organizatorët i propozuan atij për modelin që do të kishte ftesa e aktivitetit. "Fotoja e botuar paraqet një foto të vjetër të Idromenos, që daton fillimin e shekullit të kaluar dhe që për ironi nuk rezulton një grua myslimane por një grua katolike. Sidoqoftë e përsëris se ky ishte një ndër variantet e ftesës dhe në realitet, për arsye të ndryshme nga ato që pretendohet, nuk u përzgjodh si variant përfundimtar.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se ende pa u materializuar në versionin final, nga konsultimet në një rreth jo më shumë se katër pesë personash, (si në një roman të verdhë) para se të merrte miratimin tim si ambasador, ky variant mori dhenë, komentuar si një formë e sofistikuar nga ana ime për të denigruar kulturën shqiptare nëpërmjet një ekspozite!"

Nuk dihet se si është e mundur që ajo foto të cilën po e botojmë përkrah të zgjedhurës si model ftese për kolokiumin "Periudha e artë e fotografisë shqiptare 1858-1945", të kërcejë nga tryeza e bisedimeve të një diplomati shqiptar në Paris deri në Shqipëri.


Por e sigurtë është që për pasditen shkencore kushtuar trashëgimisë sonë dhe për paraqitjen e saj me një ftesë realizuar një foto të vjetër shqiptare, kanë punuar dy studiues të huaj, dy francezë emrat e të cilëve nuk janë të panjohur për ne.

Loïc Chauvin dhe Christian Raby, organizuan në vjeshtë 2007 një turne të ekspozitës "Vështrim historik i fotografisë shqiptare" në qytetet Shkodër, Berat, Korçë dhe Tiranë me 62 foto të zgjedhura nga arkivat e Marubëve, Mios, Sotirit, Idromenos, Xhimitikut, Picit. Mbahet mend prezantimi që ata i bënë në Galerinë Kombëtare të Arteve kësaj pasurie që nuk ishte ekspozuar dhe as botuar ndonjëherë.

Rezultati i Raby-së, profesor i Filozofisë dhe Fotografisë në Universitetin e Çikagos dhe Chauvinit i cili në vitin 1994 realizoi albumin e parë "Marubi" i botuar në Paris me parathënie të Ismail Kadaresë, ishte mbyllja e një cikli disavjeçar kërkimi dhe studimti të materialit fotografik në arkivat shtetërore dhe ato familjare shqiptare.

Dhe në nëntor 2007 e paraqitën në Strasburg, në Këshillin e Evropës, fotografinë e vjetër shqiptare me një tematikë të larmishme: ceremonitë fetare, ushtarë dhe luftëtarë shqiptarë, portrete njerëzish të shquar apo të panjohur, skena të jetës së përditshme, pejzazhe, pamje urbane etj.

Një fotografi që përtej kuadrit historik, ka një vlerë bashkëkohësie. Fotografët shqiptarët japin një Shqipëri në "kapërcyell", e shkëputur më në fund nga perandoria otomane dhe e orientuar drejt Oksidentit. Ky "dimension evropian" që Raby-n dhe Chauvin-i gjejnë në trashëgiminë fotografike shqiptare të periudhës së artë 1858-1945, nuk i lë indiferentë.

Prandaj është krejt e natyrshme të vijë prej këtyre dy individëve iniciativa - për të cilën meritojnë mirënjohje - e kolokiumit në Paris.

Kur u deklaruan rezultatet e tyre në shtypin shqiptar patën thënë se Shqipëria ka një trashëgimi fotografike ndoshta unike në Ballkan. "Megjithatë, zyrtarisht, Shqipëria nuk ekziston në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referencë, asnjë emër që të tregojë se ky vend ka pasur fotografë artistë të talentuar."

Për habinë e atyre as dinastia e Marubëve nuk figuron ndërmjet emrave të mëdhenj të fotografisë universale.

Megjithë injorimin që i është bërë kësaj pasurie brenda dhe përtej kufijve të Shqipërisë, për Raby-n dhe Chauvin-in një gjë është e sigurtë: të gjitha këto imazhe përcjellin emocione të forta dhe na zhysin në mendime.

Mbase këtë do donte të shtonte ambasadori shqiptar në Francë, njëherësh shkrimtar, skenarist dhe burokrat i regjur në administratën shtetore dhe atë ndërkombëtare. Por reagimi i Aliçkës nuk ka prolog:


"Sa më sipër më lind e drejta të mendoj se një vullnet i tillë dizinformues më tepër se sa ndjenjat e sinqerta të dikujt që do të mbrojë vlerat e identitetit shpirtëror e kulturor shqiptar, e ka burimin te mërzitja dhe dëshpërimi që kapëllon rëndom qenien njerëzore kur nuk ka se ç'të denigrojë pandershmërisht."

Kongoli paraqet romanin e ri

"Bolero në vilën e pleqve" romani i ri i Fatos Kongolit (Botimet Toena) prezantohet sot në orën 12.00, në sallën Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pse këtu? Ndoshta edhe ngase Kongoli është edhe kandidat për zëvendëskryetar i ASH-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër. "Bolero në vilën e pleqve" ëstë romani i dhjetë i Kongolit i shkruar në dy dekadat e fundit.

Vetmia, ekzistencializmi dhe bota e brendshme e një femre është fara e romanit. Në fokus janë dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj.

Përmes rrëfimit të infermieres, Kongoli zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura.
Re. ku

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:17pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 02:42pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Heqja e trenit të drekës, 50 mijë udhëtarë më pak

» Dërguar më: 18/02/2009 - 10:35

Brikena Shllaku

SHKODER -Ndryshimet e herë pashershme të orareve të trenave kanë ndikuar negativisht në bilancin e të ardhurave për Drejtorinë e Hekurudhave në Shkodër. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Hekurudhave, Tonin Trupa e ka cilësuar si të pamenduar mirë vendimin e Drejtorisë e Përgjithshme për ndryshimin e orareve të lëvizjeve të trenave dhe çfarë është më kryesorja, për heqjen e trenit të drekës të linjës Shkodër-Tiranë. Ai e ka argumentuar këtë vendim si shkas për mosrealizimin e plotë të planit të parashikuar për vitin 2008. Në një takim të bërë në Drejtorinë e Hekurudhave të Shkodrës, kreu i saj, Tonin Trupa është shprehur se "ky vendim na ka shkaktuar dëme ekonomike, pasi edhe fluksi kryesor i njerëzve të këtij rajoni udhëton me trenin e drekës". Sipas Trupës, Drejtoria Rajonale e Hekurudhave në Shkodër ka punuar për realizimin e rezultateve të larta, kryesisht duke u bazuar në transportin e udhëtarëve, që është edhe burimi kryesor i të ardhurave të saj, si dhe në pritjen e përcjelljen e trenave të mallrave me ngarkesa të ndryshme, të ardhur nga stacioni i Bajzës. Ndërkohë mësohet se gjatë vitit të kaluar, plani i realizimit të të ardhurave vjetore të vjela nga udhëtarët ishte në masën 86 për qind. Drejtuesit e hekurudhës në qytetin verior pohojnë se kjo shifër do të ishte më e madhe nëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave nuk do të hiqej treni i drekës, i cili kishte edhe volumin më të madh të udhëtarëve të këtij rajoni, kryesisht nga fshatrat. "Vendimi për heqjen e trenit të drekës si dhe ndryshimet e orareve të lëvizjeve të trenave, na hoqi rreth 50 mijë udhëtarë të mundshëm nga volumi i punës. Kjo për faktin se për rreth 9 muaj të vitit që shkoi, ky orar nuk ka funksionuar", - sqaron Tonin Trupa. Ai thotë se në transportin e udhëtarëve, detyra e ngarkuar për vjeljen e të ardhurave në shumën prej 8 milionë e 100 mijë lekëve, u realizua në masën rreth 7 milionë lekë (86 për qind). E thënë ndryshe, u transportuan 72 për qind e udhëtarëve të planifikuar, nga 147 mijë udhëtarë gjithsej. Ndërsa në vlerën totale të punës, në të ardhurat e përgjithshme kjo drejtori ka mbledhur mbi 8 milionë e 60 mijë lekë nga 8 milionë e 590 mijë që ishte planifikuar. Pra plani është realizuar në masën 94 për qind. Drejtoria Rajonale e Hekurudhave në Shkodër ka kërkuar që Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave të konsultohet më parë me Drejtorinë e Shkodrës kur planifikon të bëjë ndryshime në orare, të dëgjojë propozimet që bëhen prej saj, pasi mënyra sesi ka vepruar deri tani krijon keqinformacion tek pasagjerët që lëvizin me tren.


Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:18pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 09 2009, 07:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
FMN: Rritja ekonomike 0-1%, mos shtoni pagat e pensionet

» Vendosur: 08/04/2009 - 08:27

Fabiola Çela

Kriza globale ka prekur dhe ekonominë shqiptare dhe për rrjedhojë rritja e ekonomike për këtë vit do të jetë më e ulët se parashikimi i bërë nga qeveria dhe nga vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Nëse në fund të vitit 2008 FMN parashikoi se rritja ekonomike për këtë vit do jetë 3.5 për qind, në situatën e tanishme, FMN parashikon se rritja ekonomike do të jetë 0-1 për qind, parashikim ky goxha i zymtë për ekonominë shqiptare. Në deklaratën e tij, shefi i misionit të FMN-së ka dhënë edhe një sërë rekomandimesh për qeverinë shqiptare. Por nuk ka ndarë të njëjtin mendim me të kreu i financave Bode.
Kriza
Sipas shefit të misionit të FMN-së, Gerwin Bell, rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë nga 0 në 1 % ndryshe, nga çka parashikuar qeveria. Bell theksoi se situata në vend mbetet ende e paqartë ndërsa ka dhënë disa rekomandime për përballimin e krizës. Madje ai ka këshilluar qeverinë të ketë kujdes me rritjen e pagave dhe pensioneve dhe të mos ulë nivelin e sigurimeve shoqërore.
Sipas tij, efektet e krizës janë shfaqur dhe do pasqyrohen në uljen e nivelit të kreditimit nga bankat, uljen e dërgesave dhe ulje të eksporteve. Kreu i financave ka treguar edhe njëherë se qeveria shqiptare ka vendosur të ulë nivelin e sigurimeve shoqërore, si dhe të rrisë pagat dhe pensionet, duke nisur nga muaji maj. Madje, sipas Ministrit të Financave, qeveria do të përdorë fondin e kontigjencës në rast rreziku nga kriza. “Do të konfirmoj se qeveria do të vijojë të mbajë kontigjenca të mëdha në buxhetin e shtetit për të përballuar risqe të mundshme, qoftë riskun e të ardhurave, qoftë dhe risqe të tjera të mundshme që mund të vijnë nga presioni i krizës ndërkombëtare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ne, përveç shumës 20 miliardë lekë të reja, 2% të PBB-së që kemi në kontigjenca, mendojmë që të destinohet tërësisht për të garantuar stabilitetin në perspektivë dhe për të mënjanuar risqe e mundshme financiare dhe ekonomike. Edhe të ardhurat që do të vijnë nga privatizimet, shuma e të cilëve përllogaritet sipas shumave të kontraktuara, rreth 260 milionë euro, dhe do të jemi këmbëngulës dhe të shpejtë në kontraktimin e kredisë që do të merret në tregun bankar ndërkombëtar, për ta bërë të mundur që të jetë disponibël në mes të muajit maj”, ka deklaruar Bode. Sipas tij, përballë presioneve të krizës ndërkombëtare, qeveria të mbajë një qëndrim proaktiv. “Jo vetëm të mbajë kontigjenca të larta, të cilat shkojnë deri në rreth 5% të PBB-së, por të mund të përdorë pjesë të këtyre kontigjencave për të qenë aktivë në mbështetje të përpjekjeve për të mos u prekur nga kriza. Mendojmë që të veprohet në dy drejtime, së pari në nxitjen e kërkesës përmes politikës tashmë të deklaruar të rritjes së pagave dhe pensioneve dhe së dyti, përmes një mbështetjeje në anën e ofertës, uljes me rreth 5 pikë përqindjeje të kontributit shoqëror, taksës së punës që paguajnë kompanitë”, ka deklaruar Ministri i Financave Ridvan Bode. Pavarësisht deklaratës së kreut të FMN-së, se në Shqipëri kanë nisur të dallohen shenjat e krizës, për ministrin Bode një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. “Rripat e sigurisë janë të mjaftueshëm dhe do të thosha që në vitin 2009 risqet e mundshme janë shumë të limituara. Ajo që unë jam dakord dhe që duhet të programojmë në mënyrë më të matur, është buxheti i vitit 2010 dhe në vijimësi, në varësi kjo edhe me zgjatjen e krizës botërore, e cila ende nuk ka dhënë shenja, qoftë edhe të ndonjë vendi në veçanti për daljen nga kriza. Pra nuk bëhet ende fjalë për dalje nga kriza por bëhet fjalë për denatyrim të mëtejshëm të gjendjes ekonomike të vendeve të mëdha”, ka thënë Bode.


Fullani: Ulja e deficitit nga rialokimi i shpenzimeve

“Ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në vitin 2009, e bën të vështirë realizimin e treguesve të politikës fiskale në përputhje me parashikimet e fundit të vitit 2008”, është shprehur dje kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas tij, zhvillimet në tregtinë e jashtme do të ndikojnë në rënien e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, ndërkohë që shtrëngimi i kushteve financiare në ekonomi ndikon negativisht në mundësitë e sektorit bankar për të financuar deficitin buxhetor. Fullani ka theksuar se në mënyrë që të realizohet objektivi për nivelin e deficitit buxhetor, është i domosdoshëm rialokimi i shpenzimeve publike sipas rëndësisë, në masën e nevojshme dhe përgjatë gjithë vitit financiar. “Në terma praktikë, kjo do të thotë që aty ku është e mundur, të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur burimet e të ardhurave, për të gjetur burime alternative financimi, për të shtyrë në kohë shpenzimet jo urgjente, për të ripërcaktuar shpenzimet e planifikuara për këtë vit dhe që janë ende të pakontraktuara ose të pakryera”, ka deklaruar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.


Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:19pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 19 2009, 06:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodra nga labeatët, në centralin nuklear!!

Written by Gazeta SOT
Sunday, 19 April 2009 08:59
Nga Besi BEKTESHI
Ka një vend Shqipëria, që është risia e nisjeve të mëdha. Praktikisht ky vend është Shkodra. Historia tashmë më shumë se 2400 vjeçare e vërteton këtë, por më tepër e vërteton pozita gjeostrategjike dhe sidomos ajo politiko-historike që ky vend i lashtë ka luajtur në më tepër se 24 shekuj jetë të pa ndërprerë. Fisi i lashtë i labeatëve tashmë ka një qytet që ka mbetur i madh, por jo në shkëlqimin që historia, gjeografia dhe strategjia i ka rezervuar. Në fakt Shkodra është një simbol i vazhdueshmërisë së qytetërimit dhe të konceptit kulturë në çdo kohë të saj. Nuk ka shumë kohë që në shtyp vërtetohet ideja dhe tashmë projekti i madh i ndërtimit të një “Centrali Nuklear” për prodhimin e energjisë bërthamore në afërsi të qytetit. Projekti është rreth katër miliard euro dhe me sa duket ndërtimin e këtij “nukleari” në Shkodër, do ta kryejnë kroatët. Ka kohë që Kryeministri Berisha shtyn në drejtimin e energjisë bërthamore në Shqipëri.Ka kohë që kjo energji është vënë në planet jo vetëm të qeverisë tonë, por edhe të ndërkombëtarëve dhe sidomos italianëve. Tani në vendin më të veçantë në pothuaj gjithë rajonin po përgatiten qartë planet për të ngritur centralin bërthamor të parë në Shqipëri. Pse më të veçantin. Po kush të dojë le të shkojë edhe në Ballkan dhe më gjerë në Europë, dhe të gjejë: Liqen, dy lumenj Drinin dhe Kirin dhe të tretin të lundrueshëm që është Buna, por në një vijë jo më shumë se 40 km, një plazh të jashtëzakonshëm me rërë dhe pyje dhe në anën tjetër, male me borë gati gjithë muajt e vitit. Një kala mbi 2400 vjeçare dhe disa të tjera rreth e qark afërsisht të vjetra, një sasi të tillë uji sa do ta kishte zili çdo vend i botës. Po ashtu një ekosistem madhështor, fushor, liqenor, malor dhe detar, të pa krahasueshëm në botë.
Po ashtu, një popullsi rreth e qark prej 350 mijë banorësh dhe një sistem të deklaruar të mbrojtur të natyrës. Shkodra ka edhe disa liqene të bukur artificial, por që janë të mëdhenj, si ai i Vaut të Dejës dhe Komanit, pa përmendur Fierzën që është në kufi me rajonin. Pyje të lartë në malësi dhe kufi shtetëror të madh me Malin e Zi. Pse i them këto? I them se një vend i tillë (njerëzit) mund dhe duhet të jetonte në një nivel jetese të pa krahasueshëm me rajone të tjera, duke pasur parasysh edhe minerale si bakri dhe gjetjet e shtresave të naftës, apo resurset turistike pa fund edhe për fushat me një gjelbërim që nuk e gjen në Shqipëri. Në pamjen e parë “një central atomik” sikur të vret. Të parët që janë rebeluar për çentralin nuklear në Shkodër, janë malazezët. Kundërshtia e tyre është dy planëshe. Në fakt vetë republika e vogël fqinje me Shkodrën dhe që historikisht e ka “kërkuar” me forcë atë, është shtet turistik. Liqenin në anën e saj e ka të mbrojtur me ligje ndërkombëtare, pavarësisht se me kombinatin e aluminit të tyre, e kanë degjeneruar më shumë se ne në anën tonë. Pjesa tjetër e pa thënë e tyre, janë interesat e Serbisë në energjitikë që është prodhuesi dhe tregtuesi më i madh në rajon i pikërisht energjisë. Pra natyrisht është kundër. Por ka edhe një të tretë. Shqipëria fuqi energjitike nukleare?
Kjo do të ishte e tepërt për të gjithë ato që shqiptarët i kanë konsideruar një “dele e zezë” si armiq të pansllavizmit të dikurshëm dhe të egër, dhe të sotmin më të sofistikuar. Natyrisht që Shkodra jep dy të tretat e prodhimit energjitik të Shqipërisë dhe të një energjie të pastër si ajo hidroenergjitike. Shkodra ka Vaun e Dejës 250 mega, Komanin 600 mega dhe në ndërtim si plan Ashtën, me 80 mega. Por Shkodra ka fuqi energjitike edhe për 100 mega me H/C të vegjël. Po ti shtosh edhe Fierzën që është në rajonin e saj, atëherë mund të thuhet se është “superfuqi energjitike” në Shqipëri, dhe rajon. Për këtë energji që jep Shkodra për të gjithë Shqipërinë, nuk është kompensuar asnjëherë, as për nga vëmendja dhe as për nga zhvillimi. Përkundrazi ajo është lënë mbas dore në mënyre shpesh herë të qëllimshme dhe patjetër, edhe për faj të përfaqësimit të dobët dhe jo ekselent politik. Qyteti që ka sjellë i pari energjinë elektrike në Shqipëri, kinemanë dhe foton, por edhe industrinë e tekstileve dhe atë të makinave, sot shtron problemin i ndërtimit të “Centralit Bërthamor” të parë në rajon, për t’u bërë “superfuqia më e madhe në Europë” për frymë të popullsisë dhe si sipërfaqe. Shkodra ka të instaluar sot gati 1000 mega dhe po ti shtosh këtyre edhe 1500 mega të Centralit Bërthamor, bëhet një nga vëndet më të pasura të botës, sepse energjia kushton. Por... Por ndërtimi i një centrali të tillë 1500 mega, është një vepër kaq e madhe sa ka si dëshirën brenda dhe kundërshtinë e madhe. Në ditën mbas publikimit të gazetave të huaja (në fakt nuk është ndonjë mirësjellje që ta marrim vesh nga të huajt) për ndërtimin e “Centralit Nuklear” në qytetin e madh të veriut, janë dukur fletushkat e para. Pa autor, pa firmë dhe pa organizëm të deklaruar, por kundërshtuese të qarta. Natyrisht edhe kjo ishte një fshehje nga realiteti dhe mos dalje haptas për kundërshti. Megjithatë në qytet ka filluar mobilizimi për rezistencë ndaj “Shkodrës nukleare”. Praktikisht “nukleari në Shkodër nuk është dialoguar, nuk është prezantuar, nuk është marrë mendimi i specialistëve dhe nuk është diskutuar aspak ndërtimi i tij në qytet, apo afërsi të tij”. Kjo është njëra anë, dhe me sa duket është menduar të bëhet politika e faktit të kryer.
Por, ka edhe diçka tjetër. Njerëzit që nuk shtrembërohen sa në njërën anë dhe tjetrën politike, kanë një mendim disi më ndryshe se sa të atyre që duan dhe nuk duan ta ndërtojnë. Në Shkodër ka shumë njerëz që “nuklearen” e duan, por jo në afërsi të tyre. Nuk ka asgjë të keqe që Shqipëria të ketë një central nuklear dhe të hyjë në “klubin e vendeve të prodhimit të energjisë bërthamore”. Por nuk janë që ky çentral të jetë afër qytetit dhe zonës turistike të Shkodrës. Sipas tyre, do të ishte një vetëvrasje ekoturistike dhe kulturo-historike në një moment që Shkodra është e tillë. Pastaj ka edhe mendime që 2400 vite histori në “Rozafa” nuk shkojnë bashkë vetëm me 6 km distancë me “nuklearen”, në qoftë se centrali do të ndërtohet aty ku thuhet. Një central nuklear në afërsi të Shkodrës thuhet në shumë tavolina, do të rriste rëndësinë ekonomike dhe financiare të qytetit, do të rriste leverdinë e hyrjes në qytetet e rajonet e zhvilluara, por do të ulte shumë rëndësinë e turizmit dhe të ekoturizmit në përgjithësi. Pastaj kundërshtitë e mëdha vijnë nga mendimi që një central, do të rriste frikën në zonë dhe po ashtu edhe frikën e radioaktivitetit “jo kaq si shpërthim Cernobili, më shumë se sa si vend ku duhet të depozitohen skorjet”. Kuptohet që “Centrali Atomik i Shkodrës” do të jetë afër ujërave të shumtë, sepse reaktorët kërkojnë ftohje dhe qarkullim të madh uji, por edhe një zonë që ka rezerva të tilla me bollëk. Tashmë debati është hapur dhe ka filluar vetëm dy muaj e pak përpara se të zhvillohen zgjedhjet. Nga forcat e majta po kritikohet një projekt i tillë dhe po ashtu nga PS-ja e cila e quan nuklearin e Shkodrës një “dhuratë të Berishës dhe Topallit”, për qytetin që i ka mbështetur gjithmonë. Po ashtu në qytet ka një fazë mobilizimi të përgjithshëm të shumë organizmave të ndryshme.
Natyrisht që ky problem tashmë do të hapet dhe nuk mund të ndalet, edhe sikur të “qetësohen” ujrat dhe të “ftohet” disi situata. Por, pse tani përpara zgjedhjeve?
Mbase për të qenë një dhuratë e Berishës përnjëmend për Shkodrën, por edhe për arsyen e thjeshtë të investimit në të!!? Nga ana tjetër nuk dihet në se është menduar mirë reaksioni i njerëzve që nga “bërthamorja” kanë frikë. Po ashtu edhe nga reagimi i ekologjistëve dhe shoqatave të tilla që “megjithëse në Shkodër marrin financa” nuk është se janë kaq “bio” në ekologjizmin e tyre, sepse natyra po vazhdon të prishet edhe me mënyra të tjera. Tjetra është se pikërisht projekti nuk u diskutua, dhe nuk u përgatit terreni për ti mbushur mendjen njerëzve për rëndësinë e “nukleares” dhe sidomos në Shkodër. Kurse sot kemi edhe një problem tjetër, që është “të kemi apo mos të kemi një central nuklear” në qytetin ku të gjithë të parat e industrisë kanë nisur. Reaksioni i sinqertë i frikës, patjetër që do të ishte dhe domosdo do të bënte pjesë, sepse mund të provohej kjo gjë për Tiranën apo qoftë edhe Durrësin dhe ndonjë qytet tjetër, dhe do të shikohej më vonë çfarë reaksioni do të kishte, por këtu është fjala te raporti që ka sot shoqëria me zhvillimin,dhe politika me po këtë zhvillim. Pastaj te siguria që shteti jonë ka apo afron, duke pasur disa precendentë të rrezikshëm të “plasjeve më përpara”.
“Shkodra nukleare” ky është edhe momenti që duhet ti bëjë të gjithë të mendojnë.
Kategoritë janë dy. E para është kategoria e madhe që refuzon dhe shikon zhvillimin te turizmi dhe historia, por dhe resurset jo të “frikshme” dhe e dyta, në njerëzit që pranojnë të ndërtojnë dhe pranojnë energjinë nukleare në afërsi të jetës së tyre. Deri tani frika për një bërthamor është tepër e madhe dhe njerëzit akoma nuk po kuptojnë në fakt se çfarë do të ndërtohet realisht dhe sidomos ku do të ndërtohet. Ka vende që prodhojnë të tillë energji dhe nuk dihet në se i kanë centralet kaq afër ekosistemeve të mirëfillta ekologjike, por një shumicë centralesh, nuk janë në zona të tilla të mirëfillta. Por ka vende që e kanë ndaluar me referendume si shteti fqinj Italia dhe ndonjë shtet i vogël i joni. Tashmë polemika është hapur dhe patjetër që në mes do të futet politika, ende pa u ngacmuar mirë shoqëria dhe po u fut ajo.. atëherë çdo gjë shkon sipas modelit të saj. E modeli i saj për ne është një “film” që ka shumë seri, deri në mbarim të tij.


Last Updated on Sunday, 19 April 2009 09:00


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:19pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon May 18 2009, 06:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bankat ne Shqiperi, me "barren" me te madhe ne Evrope

E Hene, 18 Maj 2009


Blerina Hoxha

Sistemi bankar ne Shqiperi ka rolin me rendesishem ne ekonomine shqiptare, me shume se ne cdo vend tjeter te Evropes, per shkak te mungeses se alternativave te tjera, te financimit per ekonomine. Te tilla si bursat dhe fondet e zhvillimit qe ekzistojne ne vendet e tjera me ekonomi tregu. Ne nje studim qe kane bere kohet e fundit ekspertet ne Banken e Shqiperise, mbi rolin e sistemit bankar dhe ndikimet e tij ne financimin e ekonomise, thuhet se bizneset dhe individet ne vendin tone kane te vetmen mundesi financimi nga jashte bankat.

Monopoli

Bankat tregtare ne Shqiperi, zoterojne sistemin financiar ne shkallen me te larte ne krahasim me te gjitha vendet evropiane. Ndersa aktivet e institucioneve te tjera financiare si kompanite e sigurimeve, fondet e pensionit, shoqerite e kursim-kreditit etj, zene nje peshe shume te vogel ne tregun financiar. Ndersa bursa ose ndryshe tregu i kapitaleve eshte inekzistent. Ne kete situate monopoli te sistemit bankar per kreditimin e ekonomise dhe normat e interesit qe ofrojne ato marrin nje rendesi te madhe per funksionimin dhe zhvillimin e ekonomise ne teresi. Skarciteti i madh i ketyre agjenteve ekonomike, si dhe inekzistenca e tregjeve te mirefillta te parase dhe te kapitalit ne Shqiperi, kane sjelle edhe mungesen e perdorimit te instrumenteve te tjera financiare per te siguruar kapital te ri, sic jane obligacionet e shoqerive tregtare, apo letrat e tjera me vlere.

Varesia

Gjithashtu, pervoja e ekonomive te zhvilluara veren se ndermarrjet e vogla e te mesme varen me shume nga bankat dhe vuajne me teper gjate politikave shtrenguese, sepse per to eshte me e veshtire te hyjne ne tregjet e kapitalit per te gjetur fonde te reja. Ndermarrjet e vogla e te mesme ne Shqiperi perbejne mbi 96 per qind te firmave dhe realizojne afersisht 37 per qind te shifres totale te afarizmit. Prandaj, keto firma pritet qe te mbeshteten me shume tek bankat dhe qe aktiviteti i tyre te jete me i ndjeshem ndaj goditjeve te politikes monetare. Nje pjese e mire e bizneseve private pranojne se kredia bankare mbetet kanali me i rendesishem i financimit nga burimet e jashtme, nderkohe qe rreth 60 per qind e tyre fajesojne deri-diku kushtet e shumta qe kerkojne bankat per dhenien e kredise. Ne te vertete, ka shume shkaqe qe pengojne nje depertim me te shpejte te sherbimeve bankare ne ekonomi si per shembull, funksionimi i dobet i sistemit ligjor, "zbukurimi joshes" i bilanceve te firmave, problemet e selektimit te gabuar dhe te rrezikut moral e te tjera. Megjithate, per sa kohe qe bizneset e cfaredo madhesie ne Shqiperi nuk jane ne gjendje te hyjne ne tregjet e obligacioneve per te siguruar kapital te ri dhe kredia bankare te konsiderohet si e vetmja alternative financimi nga jashte, mund te thuhet se bankat tregtare luajne nje rol te rendesishem ne transmetimin e politikes monetare. Shumica e bankave private qe operojne ne Shqiperi, jane relativisht te vogla dhe do te preferonin te kreditonin ndermarrjet e vogla e te mesme me mire se te ekspozoheshin shume duke kredituar shuma te medha te parave per kompanite e medha.


© 1991 - 2009 Koha Jone

[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:20pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jun 01 2009, 02:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lamtumirë Gjon Kapedani

Anila Dushi

Përcillet për në banesën e fundit kompozitori


Është ndarë nga jeta kompozitori Gjon Kapedani, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit është bërë në orën 19.00, në Shkodër, qyteti ku u lind 75 vjet më parë. Atje, Gjon Mark Kapedani kreu shkollën fillore françeskane dhe më pas atë të mesme.


Dëshirën për muzikën e mori që në moshë të vogël, si këngëtar në korin e kishës, ndërsa pasioni i tij për muzikën gjeti mbështetjen dhe të Pader Filip Mazrekajt e me vonë të Prenk Jakovës e Tonin Harapit, që ndikuan në formimin e tij muzikor. Në vitin 1969 përfundoi studimet e larta në Konservatorin shtetëror të Tiranës duke marrë titullin "Kompozitor", nën kujdesin e profesorit Çesk Zadeja.


Pas vdekjes së Prenk Jakovës, ai drejtoi Orkestrën Simfonike dhe korin e Filarmonisë së qytetit të Shkodrës. Gjon Kapedani është i njohur si kompozitor e drejtues muzike. Ai ka lëvruar disa gjini të muzikës vokale dhe instrumentale simfonike, përpunime të këngës popullore, etj.


Gjon Kapedani është ndër të parët pedagogë të shkollës së mesme të muzikës në Shkodër, e cila tani mban emrin e Prenk Jakovës. Për vite me radhë ka punuar pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Prej vitesh Kapedani jetonte në Tiranë, ndërsa trupi i tij do të prehet në varrezat familjare të Rrmajit të Shkodrës.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jun 08 2009, 08:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Harta e ndihmës shtetërore, ja qytetet e prapambetura
BRIKENA DEMIRAS
06/06/2009 Hartën e ndihmës

Ashtu siç është paraqitur në hartën përbri, vihet re se pjesa veriore e vendit e shënuar me ngjyrë më të errët është ajo që ka kërkesat më të larta për ndihmën shtetërore. Në të kundërt pjesa qendrore dhe ajo jugore janë më të zhvilluara dhe paraqiten në hartë me ngjyrë më të çelët. Hartuesit e “Hartës së Ndihmës Shtetërore”, e cila është përgatitur në zbatim të legjislacionit në fuqi për ndihmën shtetërore, vlerësojnë se në bazë të të dhënave të periudhës 2006 - 2007, si zona thellësisht të prapambetura, pra me intensitetin maksimal të ndihmës deri në 65 për qind do të konsiderohen qarqet e Kukësit, Shkodrës, Lezhës dhe Dibrës. Të dhënat e tyre janë krahasuar me mesataren në shkallë vendi, për secilin nga të 12 qarqet.

Standardi i BE-së

NUTS (Nomenklatura për Njësitë Statistikore Territoriale ) është një standard i BE-së për ndarjen administrative të vendeve për qëllime statistikore. NUTS gjen rregullim në Rregulloren Nr. 1059/2003 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 26 maj 2003 “Mbi krijimin e një klasifikimi të përbashkët e njësive territoriale për statistikat” OJ L 154, datë 21.06.2003 faqe 1. Nomenklatura e NUTS përdoret nga EUROSTAT si referencë për mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave rajonale të BE-së si dhe për analizën socio-ekonomike të rajoneve. Rajonet e NUTS II kanë një popullsi midis 800 mijë dhe 3 milionë banorëve.

Miratohet plani

Zona ekonomike në Vlorë për 35 vjet me status të lirë

Komisioni i ndihmës shtetërore pranë Ministrisë së Ekonomisë në fillim të muajit maj ka miratuar vendimin për shpalljen e zonës ekonomike, me statusin e zonës së lirë në Vlorë. Ky vendim parashikon që në zonën e lirë të zhvillohen veprimtari portuale, industriale dhe përpunimi, si dhe veprimtari tregtare dhe të shërbimeve, apo magazinim i mallrave. Përjashtohet zhvillimi në zonë i veprimtarive që lidhen me prodhimin e çelikut. Nga plani, në asnjë rast, nuk mund të përfitojnë ndërmarrjet në vështirësi dhe, si të tilla, ato nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonë dhe kontributi i përfituesit apo përfituesve për financimin e investimit fillestar duhet të jetë të paktën 25 për qind. “Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv kryesor zhvillimin rajonal, i cili synohet të arrihet përmes kryerjes së investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës, të lidhura me këto investime. Projekti për zhvillimin e zonës konsiderohet si një projekt me interes të rëndësishëm për vendin. Ai parashikohet të sjellë zhvillim të rajonit, nëpërmjet investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Zona parashikohet të jepet me koncesion, në formën BOT (ndërtim, operim dhe transferim) dhe procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës do të kryhet në bazë të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar. Periudha e funksionimit të zonës propozohet të jetë deri në 35 vjet”, - thekson vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Sa i përket dhënies së terminalit të kontejnerëve me koncesion, i cili do të operojë paralelisht me zonën e lirë, parashikohet që të zhvillohet në bazë të një plani afatgjatë investimi, pritet që detajet për këtë projekt të shqyrtohen në një periudhë të mëvonshme. “Përfituesit e ndihmës kanë një përparësi ekonomike në formën e përjashtimit nga TVSH dhe detyrimet doganore, e cila është ndihmë operacionale. Përfituesit e ndihmës janë zhvilluesi i zonës, përdoruesit dhe operatorët që do të ushtrojnë veprimtarinë në këtë zonë. Në rastin e zhvilluesit të zonës, parashikohet një edhe një element tjetër ndihme në formën e përdorimit të pronës shtetërore në një çmim poshtë atij të tregut, sipas kushteve që pritet të parashikohen në kontratën e formës BOT”, - thekson vendimi.

Ministria e Ekonomisë harton prioritetet. Kushtet sipas MSA-së

Bizneset do të përfitojnë ndihmën shtetërore në bazë të zhvillimit të qarqeve dhe ndarjes së zonave ekonomike. Ministria e Ekonomisë ka përpiluar së fundmi hartën për ndihmën shtetërore, në bazë të të cilës do të ndahen prioritetet sipas qarqeve. Ky është kuadri më i ri rregullator, sikush i Marrëveshjes së Ndërmjetme dhe MSA-së të nënshkruara mes Shqipërisë, Komunitetit Evropian dhe shteteve anëtare. Ka qenë Komisioni i Ndihmës Shtetërore pranë Ministrisë së Ekonomisë, i cili ka miratuar këtë vendim që prej muajit maj ka hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Zonat ekonomike

Treguesit e marrë në analizë janë ato të periudhës 2006- 2007 për shkak se vendi ynë nuk ka një klasifikim statistikor ose rajonal sipas standardit të BE-së, që përbën bazën për hartimin e hartës së ndihmës shtetërore. Përveç kësaj, edhe treguesit në nivel qarku nuk paraqesin të dhënat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, që është treguesi kryesor prej nga merr zanafillën klasifikimi i zonave lidhur me nivelin e tyre ekonomik. Sipas hartuesve të hartës së ndihmës shtetërore, analiza e kryqëzuar e rezultateve lë vend për diskutim. “Nëse marrim në konsideratë të dhënat e dendësisë popullsisë, si për vitin 2006, ashtu edhe për 2007, Kukësi, Gjirokastra, Dibra, Vlora dhe Shkodra shfaqen si qarqet me tregues më të ulët. Nga 2006 në 2007-n vërehet një rritje e konsiderueshme e dendësisë së popullsisë për qarqet e Tiranës dhe të Durrësit (+3% e +4.9%). Përveç Vlorës, ku dendësia e popullsisë u ul me pothuajse 11% nga 2006 në 2007-n, prirja e këtij treguesi për 9 qarqet e tjerë mbetet e pandryshuar”, - theksojnë ekspertët. Norma e papunësisë shfaqet në nivele të larta në Kukës, Shkodër dhe Lezhë për të dy vitet, edhe pse ky tregues në secilin nga këto qarqe ka pësuar një ulje të lehtë në vitin 2007, në krahasim me vitin 2006. “Në terma të përgjithshme, norma kombëtare e papunësisë në vitin 2007 ishte 13.2% kundrejt 13.8% për 2006. Në vitin 2007, edhe qarqet e tjera shfaqin një ulje të normës së papunësisë. Bëjnë përjashtim qarku i Elbasanit që ka pasur një normë të njëjtë papunësie dhe qarqet e Gjirokastrës dhe Fierit, ku është vërë re rritje e nivelit të papunësisë. Nëse kryejmë analizën e kryqëzuar për vitin 2006 dhe 2007 për treguesit e dendësisë së popullsisë dhe papunësisë vërehet se, përgjithësisht, ndryshimet janë në kah të kundërt. Në qarqet ku vërehet një rritje relative e dendësisë së popullsisë nga 2006 në 2007, kemi ulje respektive të normës së papunësisë”, - theksojnë ekspertët. Ky konstatim është i rëndësishëm nëse përcaktohet cili qark do t’i ketë prioritet zhvillimi, p.sh Lezha ose Gjirokastra, e cila radhitet e dyta me dendësi të popullsisë më të ulët apo Vlora, e cila radhitet e treta së bashku me Dibrën për dendësi më të ulët.

Pse u hartua kjo hartë?

Hartuesit e këtij materiali kanë theksuar domosdoshmërinë e përgatitjes së hartës për ndarjen e ndihmës shtetërore. “Qëllimi i përgatitjes së hartës rajonale që në këtë fazë, ka qenë përcaktimi i atyre zonave që mund të përfitojnë ndihmë shtetërore me një intensitet deri në 65% për ndërmarrjet e mëdha dhe deri në 75% për SME-të, në kushtet kur duhen ngushtuar sa më shumë diferencat që ekzistojnë në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të zonave të ndryshme, por edhe duke pasur parasysh se mundësitë e buxhetit për mbështetje maksimale në të gjithë vendin janë të kufizuara”, - theksohet në materialin e përgatitur

© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jun 12 2009, 07:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dobjani jep alarmin për kushtet në azile dhe jetimore

Avokati i Popullit, inspektime në Shkodër: Fëmijët nuk kanë ambiente, pleqtë s‘kanë kujdes


Zyra e Avokatit të Popullit ka inspektuar azilin e pleqve dhe shtëpinë e fëmijës në Shkodër, duke gjetur një sërë problemesh. Inspektorët kanë konstatuar se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër kishte lagështirë dhe veshmbathjet nuk ishin të mjaftueshme. Ndërsa në azilin e pleqve problemi kryesor ishte asistenca mjekësore, si edhe veshmbathjet. Ky institucion përbëhej nga një godinë e vetme dykatëshe, e ndarë nga dhoma me dy shtretër, me TV, krevate dhe komodina të reja, dollapë të bollshëm për rrobat dhe një tualet me dushe në çdo korridor. Gjatë këtij inspektimi u vunë re kushte të mira të dhomave ku strehoheshin pleqtë, godinë kjo e rikonstruktuar vitet e fundit. Krahas të mirave kishte edhe probleme, si mungesa e asistencës mjekësore, e cila deri në dhjetor të vitit 2008 sigurohej nga një mjek i punësuar me kontrate part-time. Që nga janari i këtij viti kjo gjë nuk funksiononte më për shkak të shkurtimit të fondit për pagesën e këtij mjeku. Gjithashtu problem ishte edhe lavanderia. "Shqetësues mbetej fondi i vënë në dispozicion për veshmbathje, i cili nuk mjaftonte për këtë kategori të moshuarish. Problem tjetër i ngritur nga stafi i kësaj shtëpie ishte mungesa në listën e pranimit për këta persona nga shërbimi social, të librezës shëndetësore, e cila e vështirësonte punën, pasi personat e strehuar janë nga rrethe të ndryshme të vendit", thanë inspektorët e Dobjanit.

Ndërkohë, shtëpia e fëmijës ishte një godinë dykatëshe, e bollshme për kapacitetin e plotë të saj për 70 fëmijë, por që aktualisht strehohen 36 fëmijë, ndër të cilët 26 djem dhe 10 vajza të moshës 6-15 vjeç. Problem shqetësues, sipas Avokatit të Popullit, mbetej lagështira nëpër mure, në korridore, dhoma dhe në mensë. Kjo sipas drejtuesit vinte si rezultat i mungesës së hidroizolimit të tarracës. Furnizimi me artikujt e veshmbathjes së tyre ishte një shqetësim tjetër i rëndësishëm për këta fëmijë dhe fondi i vënë në dispozicion nuk mjaftonte, duke pasur parasysh se në këtë moshë është edhe kulmi i zhvillimit të tyre fizik. Edhe për furnizimin me ujë shumë shpejt do të fillonte një investim.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Aug 13 2009, 02:09pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jun 17 2009, 01:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Banorët, ‘derman’ te doktori i kafshëve


(Dërguar më: 17/06/09) Brikena Shllaku

SHKODËR T mjekohesh nga veterineri?! Kjo është alternativa e vetme për banorët e Vermoshit në Shkodër. Që prej shumë vitesh, 1200 banorë të kësaj zone janë të privuar nga shërbimi mjekësor. Mungesa e këtij shërbimi ka bërë që ata të kthejnë sytë nga veterineri, i cili mesa duket bën dy punë njëkohësisht; kujdeset për shëndetin e kafshëve por edhe për njerëzit. Ndërsa, mungojnë mjekët dhe infermierët, banorët trokasin tek veterineri. Ky i fundit tashmë është "trajnuar" e kthyer në mjek dhe infermier për gjithë zonën. Situata absurde e trashëguar prej më shumë se dhjetë vitesh i ka lodhur banorët. Kërkesat për rikthimin e shërbimit mjekësor e për shumë probleme të tjera kanë rënë në vesh të shurdhër, ndaj ata nuk rreken të trokasin më kot dyerve të institucioneve shtetërore, për më tepër tani që jemi në fushatë elektorale. Prek Vata, një banor i zonës tregon se para 10 vitesh është bërë rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Vermosh, por tashmë nga kjo godinë nuk ka mbetur asgjë. Ndërtesa është shkatërruar plotësisht, nuk i ka mbetur asgjë, veçse mure të rrënuara, çatia e rënë, nuk ka as dyer, as dritare. Fati i 1200 banorëve është në dorë të Zotit. Ata thjesht luten që të mos sëmuren. Në raste emergjente, shpëtimi i vetëm iu vjen nga Mali i Zi. Falë pikës kufitare të Bashkimit, banorët e Vermoshit mund të shkojnë për pak minuta në shërbimin mjekësor të zonës malazeze, aty ku nuk mungon mjeku dhe infermieri. "Në kohën e Partisë së Punës, këtu ka pasur edhe spital me 21 shtretër. Ajo kohë mos ardhtë kurrë, por ama shërbimi mjekësor ka qenë i garantuar", - shprehet njëri nga banorët e zonës. Nga ana tjetër, banorët shprehen optimistë se më në fund është ndezur drita jeshile për ndërhyrjen në rrugë. Rreth 40 milionë lekë është fondi i dhënë për rrugën Hot-Tamarë, që është rreth 30 kilometra e gjatë. Ky segment rrugor, pjesë e Komunës së Vermoshit, pritet të përfundojë brenda tre muajve. Sipas drejtuesve të Komunës së Shkrelit, mësohet se ky investim do të bëjë që rruga të shkurtohet rreth 7 kilometra. "Me përfundimin e këtij investimi, segmenti Hot-Tamarë do të jetë vetëm 23 kilometra dhe kjo për banorët e kësaj zone do të thotë shumë", - thotë kryetari i Komunës, Ndue Lelcaj. Mësohet se është hartuar dhe projekti për të gjithë aksin Hot-Vermosh, i cili kërkon një investim shumë të madh, aq më tepër që projekti ka parashikuar një rrugë dykalimshe, 8 metra të gjerë, të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në këto zona. Sipas drejtuesve të Komunës, është parashikuar që investimi në të gjithë rrugën të përfundojë brenda 3 viteve.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

Vermoshi pa ambulancë, mjekë nga Mali i Zi

16/06/2009 Një vizitë kushton 80 euro

SHKODER- Banorët e fshatit Vermosh, më të skajshmit verior të vendit, kërkojnë ndërhyrjen emergjente të qeverisë për rikonstruksionin e plotë të qendrës së tyre shëndetësore dhe njëkohësisht marrjen e masave për dërgimin e një personeli të kualifikuar mjekësor, i cili mungon prej vitesh. Kërkesë emergjente e banorëve të Vermoshit është dhe furnizimi me medikamente, pasi aty nuk ka asnjë farmaci. Sipas banorëve të Vermoshit, qendra shëndetësore e tyre u ndërtua e re para dhjetë vitesh, por cilësia e dobët e punimeve solli shkatërrimin e saj vetëm një vit më pas, si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës dhe stuhive. Tashmë kjo qendër shëndetësore ka dalë krejtësisht jashtë përdorimit ndaj duket një rikonstruksion i plotë i saj. Nga ana tjetër rreth 1500 banorë të këtij fshati të thellë malor nuk kanë mundësi të vizitohen, apo mjekohen në fshatin e tyre, pasi mungon si mjeku ashtu dhe infermieri. Vermoshasit janë të detyruar të gjejnë zgjidhje tek mjekët e Malit të Zi, meqë kufiri është afër tyre. Në rastet e vizitave të ndryshme banorët shkojnë vetë në Mal të Zi, por në sëmundje të rënda janë të detyruar të thërrasin mjekun malazez, i cili shkon në Vermosh kundrejt një pagesë tepër të rëndë për xhepat e banorëve të zonës në fjalë. Sipas tyre, mjeku malazez duhet të paguhet me 50 euro për vizitën dhe 25 euro për rrugën nga Mali i Zi në Vermosh. Kjo është një shumë e konsiderueshme, por fatmirësisht shumica e familjeve kanë fëmijë në emigracion që u paguan para.

© 2004 METROPOL GROUP


[ Edited Wed Oct 07 2009, 11:59am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 12:05pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ura e Bunës mban peng marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Mali i ZI

Ura e re e Bunës duket se po bëhet pengesë për transportin e mallrave drejt Ulqinit dhe anasjelltas.

Në fakt është pikërisht kjo urë që do çonte në rritjen e transportit jo vetëm të pasagjerëve, turistëve por edhe mallrave me këtë zonë me shqiptarë dhe kulturë të turizmit. Tri javë pas nisjes së punës në të vetmen doganë të përbashkët në Ballkan, është kthyer në domosdoshmëri realizimi brenda afateve i projektit të Urës së re të Bunës. "Duhet të shpejtoni në ndërtimin e Urës se re mbi lumin Buna, pasi prej saj kushtëzohet lëvizja tregtare e mallrave me Ulqinin", është shprehur kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.
Ish-ministri malazez i pakicave etnike ka qenë dhe iniciatori kryesor nga pala malazeze për hapjen e pikëkalimit kufitar të Muriqanit, në maj të vitit 2002. Sipas Hajdinagës, pikëkalimi kufitar i Muriqanit që lidh Shkodrën dhe Shqipërinë me Ulqinin deri më 15 qershor të këtij viti ka shërbyer vetëm për kalimin e njerëzve, ndërsa tani duhet të fillojë edhe qarkullimi i mallrave në të dy anët e kufirit. Ndërkohë, Hajdinaga pohon se gjithçka varet nga ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna, pasi ajo aktuale nuk e ka kapacitetin për të përballuar lëvizjen e mjeteve të ngarkuar me mallra. "Nëse do të lejohet kalimi i mallrave pa u bërë ura e re, atëherë kalimi mbi urën ekzistuese i jep shkak lëvizjes së pakontrolluar të mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo do të ishte fatale për vetë gjendjen aktuale të urës ekzistuese", thonë specialistët.
Por në fakt Hajdinaga nuk ka përmëndur edhe një mungesë të theksuar të anës Malazeze. Rruga nga dogana e përbashkët Muriqan-Sukobine e deri në Ulqin apo Tivar është krejtësisht e ngushtë dhe jashtë kapaciteteve të mëdha trasnprotuese. Pa dyshim nuk ka edhe nukl thuhet asgjë mbi zgjerimin e saj nga qeveria e shtetit të vogël fqinj. Punimet për ndërtimin e Urës së re të Bunës filluan vitin e kaluar, ndërsa pritet të përfundojnë në vitin 2010. Por, ecuria e ngadaltë e punimeve lë të dyshosh për realizimin brenda afateve të caktuar të këtij objekti me rëndësi të veçantë. Ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna lidhet me zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit, sidomos të turizmit. Janë rreth 12.000 banorë që jetojnë në krahun tjetër të lumit. Bëhet fjalë për banorët e lagjeve Shirokë e Zogaj, buzë liqenit të Shkodrës, një pjesë e lagjes "Liria", një pjesë e Komunës Rrethina si dhe Komuna Ana e Malit, ku dhe ndodhet pikëkalimi kufitar i Muriqanit. Projekti i urës së re kap shifrën e 7 milionë dollarëve.
Ajo po ndërtohet rreth 300 metra larg urës ekzistuese e cila u rrëzua nga një betoniere përpara pesë viteve. Sipas projektit, gjatësia e kësaj ure arrin në 276 metra, ndërsa gjerësia e përgjithshme 13.5 metra (4.75 metra), sepse ura do të jetë me dy korsi dhe dy trotuare, me 2 metra gjerësi. Ura e re do të jetë e lëvizshme, në mënyrë që të hapet në rastin e kalimit në lumin Buna të anijeve që kanë lartësi mbi 6 m. Ura e Bunës po rritet dhe janë hedhur të gjitha gjymtyrët e saj prej betoni dhe në fakt duhet thënë se kjo urë do të bëjë që të ketë liri të vërtetë qarkullimi midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Por projekti i madh i autostradës që lidh Lezhën dhe superstradën Tiranë - Lezhë me Ulqinin është akoma më ambicjoz dhe ka qënë si projekt një mega investim prej 25 milion euro. Tashti me rrugën Shkodër - Hani i Hotit me rreth 30 milion euro, me urën e Bunës prej 7 milion euro dhe me projektin në vazhdim të autotradës Lezhë-Ulqin prej 25 milion euro, mbyllet edhe koridori i madh Jugë-Veri që quhet edhe koridori numër 5.

Agjensia e Lajmeve "SOT"



Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 02:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shpronësimet mbajnë peng autostradën


» Dërguar më: 13/08/2009 - 13:47

Brikena Shllaku

SHKODER -Problemet e pronësisë dhe të kompensimit duket se do të jenë dhe "molla e sherrit" për superstradën Shkodër Hani-Hotit. Ndërkohë që ka nisur puna për shpronësimet, kanë dalë dhe probleme të shumta, të cilat vështirë të zgjidhen. Më problematikët duket se janë mungesa totale e titujve të pronësisë në dy fshatra nga ku do të kalojë superstrada; rishikimi i çmimit të tokës si dhe rritja në rreth 3 herë e numrit të pronarëve që do të shpronësohen. Ishte parashikuar që numri i pronarëve për shpronësim të jetë 390, ndërkohë që pas verifikimeve në terren kanë dalë 950 pronarë që do të shpronësohen. Këto e shumë probleme të tjera kanë bërë që prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu të mbledhë një tryezë të rrumbullakët paraditen e së mërkurës. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Drejtoria e shpronësimeve pranë MPPTT si dhe përfaqësues të njësive vendore në territorin e të cilëve kalon ky segment rrugor. Për disa orë është debatuar në lidhje me mangësitë; problemet që janë hasur në fillimin e procedurave për shpronësim; përcaktimi nga qeveria i çmimit të shpronësimit, të cilat mesa duket do të mbajnë peng ecurinë normale të fillimit të punimeve në superstradën Shkodër-Hani i Hotit.

SUPERSTRADA, PROBLEMET

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Shpronësimeve, Bardhok Ruçi ka konsideruar si problem shumë serioz mungesën totale të regjistrimit të pasurive në 2 fshatra (Pjetroshan dhe Grudë-Fushë) ku kalon superstrada, gjë e cila do ta vështirësojë procesin e kompensimeve. "Duhet patjetër të bëhet verifikimi i numrit të saktë të objekteve që do të prishen, si dhe emrat e pronarëve", - është shprehur Ruçi. Në takim u bë publik fakti se nga dokumentet që disponon MPPTT-ja, numri i objekteve që do të prishen dhe më pas të kompensohen në të gjithë gjatësinë e rrugës ishte parashikuar të jetë rreth 140, ndërsa numri i pronarëve 390. Ndërkohë, verifikimi në vend dhe ankimimet e bëra kanë nxjerrë në pah faktin se kemi të bëjmë me një numër rreth 3 herë më të madh. Pas verifikimit në terren nga specialistët e kësaj ministrie, ka rezultuar që numri i pronarëve në këtë aks është 950. Drejtuesit e komunave kanë fajësuar strukturat shtetërore për situatën e krijuar me pronat. Sipas tyre, këto struktura asnjëherë nuk e kanë bërë si duhet punën në regjistrimin e pasurive.

LOKALET

Krerët e komunave kanë kundërshtuar çmimin e vlerës së tokës për kompensim. "Është e paimagjinueshme që 1 m2 tokë të paguhet 230 lekë, aq sa kushton 1 m plastmas, kur dihet që në tregun real të shitblerjes së tokës, 1 dynym kushton 6-7 milionë lekë", - ka pohuar në takim Gjovalin Vneshti, kryetar i Komunës Kastrat në territorin e së cilës kalojnë 14 km të këtij aksi rrugor (nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit e deri në kufi me qytetin e Koplikut). Vneshti ka kërkuar që të bëhet rishikimi i çmimeve të përcaktuara nga qeveria për shpronësimet. Sipas tij, ka 6 vite që ekziston ky çmim, nuk ka ndryshuar asnjëherë, ndërkohë që realisht vlera është rritur shumë. "Nuk është faji i qytetarëve që nuk i kanë marrë akoma titujt e pronësisë, pasi asnjë qeveri që nga viti 1991 nuk ka punuar për të pajisur pronarët me dokumentacionet përkatëse", - ka deklaruar kryekomunari Vneshti. Banorët e zonave nga kalon superstrada, kundërshtojnë edhe distancën prej 7.5 metra largësi të superstradës nga banesat. Sipas banorëve, kjo distancë kaq e vogël do të bëjë që në një rast të ndonjë aksidenti, makinat të hyjnë brenda shtëpive të tyre dhe pasojat mund të jenë të paimagjinueshme

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

Vec ne Shqipni nodh me ja vu emnin nji rruge te thjesht dyshe "SUPERSTRADE", edhe kjo bahet qellimisht me i dhan vlere me duket mu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 23 2009, 02:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, ura e Bunës mban peng tregtinë me Ulqinin

» Vendosur: 23/08/2009 - 09:37


SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Ura e re e Bunës po bëhet pengesë për transportin e mallrave drejt Ulqinit dhe anasjelltas. Në fakt, është pikërisht kjo urë që do të çonte në rritjen e transportit jo vetëm të pasagjerëve, turistëve, por edhe mallrave me këtë zonë me shqiptarë dhe kulturë të turizmit. Tri javë pas nisjes së punës në të vetmen doganë të përbashkët në Ballkan, është kthyer në domosdoshmëri realizimi brenda afateve i projektit të urës së re të Bunës. "Duhet të shpejtoni në ndërtimin e urës se re mbi lumin Buna, pasi prej saj kushtëzohet lëvizja tregtare e mallrave me Ulqinin", është shprehur kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Ish-ministri ma-lazez i pakicave etnike ka qenë dhe iniciatori kryesor nga pala malazeze për hapjen e pikëkalimit kufitar të Muriqanit, në maj të vitit 2002. Sipas Hajdinagës, pikëkalimi kufitar i Muriqanit që lidh Shkodrën dhe Shqipërinë me Ulqinin deri më 15 qershor të këtij viti ka shërbyer vetëm për kalimin e njerëzve, ndërsa tani duhet të fillojë edhe qarkullimi i mallrave në të dy anët e kufirit. Ndërkohë, Hajdinaga pohon se gjithçka varet nga ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna, pasi ajo aktuale nuk e ka kapacitetin për të përballuar lëvizjen e mjeteve të ngarkuar me mallra. "Nëse do të lejohet kalimi i mallrave pa u bërë ura e re, atëherë kalimi mbi urën ekzistuese i jep shkak lëvizjes së pakontrolluar të mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo do të ishte fatale për vetë gjendjen aktuale të urës ekzistuese", thonë specialistët. Por në fakt Hajdinaga nuk ka lënë pa përmendur edhe një mungesë të theksuar të angazhimit të anës malazeze. Rruga nga dogana e përbashkët Muriqan-Sukobinë, e deri në Ulqin apo Tivar është krejtësisht e ngushtë dhe jashtë kapaciteteve të mëdha transportuese. Pa dyshim nuk ka edhe nuk thuhet asgjë mbi zgjerimin e saj nga qeveria e shtetit të vogël fqinj. Punimet për ndërtimin e urës së re të Bunës filluan vitin e kaluar, ndërsa pritet të përfundojnë në vitin 2010. Por, ecuria e ngadaltë e punimeve lë të dyshosh për realizimin brenda afateve të caktuara të këtij objekti me rëndësi të veçantë. Ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna lidhet me zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit, sidomos të turizmit. Janë rreth 12 mijë banorë që jetojnë në krahun tjetër të lumit. Bëhet fjalë për banorët e lagjeve Shirokë e Zogaj, buzë liqenit të Shkodrës, një pjesë e lagjes "Liria", një pjesë e komunës Rrethina si dhe komuna Ana e Malit, ku dhe ndodhet pikëkalimi kufitar i Muriqanit.

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 03 2009, 08:19am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zjarri, rrezikohet pika doganore e Muriqanit

02/09/2009 Frikë nga shpërthimi i municioneve të mbetura

SHKODER- Zjarri i rënë dje në kodrat e Muriqanit ka rrezikuar pikën e re të përbashkët shqiptaro-malazeze të kalimit kufitar, e ndërtuar vetëm tre muaj më parë. Sipas burimeve policore, ka qenë ora 11:30 e paradites së djeshme kur forcat zjarrfikëse janë lajmëruar për rënien e zjarrit në kodrën afër pikës së kalimit kufitar Muriqan–Sukobinë. Ndërkohë për të ndaluar përparimin e zjarrit drejt kësaj pike kufitare i janë vënë punës efektivat e policisë kufitare, të cilët të ndihmuar nga banorët kanë përdorur mjetet rrethanore, si lopata e kazma. Puna e tyre për mbajtjen nën kontroll të flakëve ka zgjatur rreth 30 minuta, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Më pas për rreth 45 minuta efektivat e PMNZH-së kanë ndërhyrë fuqishëm dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin, që kishte përfshirë një sipërfaqe prej më se një hektarë me shkurre. Nga hetimet paraprake është konstatuar se vatra e zjarrit ka qenë një ish-pikë vrojtimi e kufirit e repartit ushtarak që kishte qenë instaluar aty në kohën e diktaturës, rreth 30 metra larg pikës së përbashkët shqiptaro-malazeze të kalimit kufitar Muriqan–Sukobinë. Impenjimi dhe kujdesi i forcave policore, por edhe atyre zjarrfikëse, ka qenë tepër i madh, pasi dyshohej se në zonën përreth pikës së vrojtimit mund të kishte mbetje të municioneve të vjetra të ish-repartit ushtarak të kufirit. Shpërthimi i ndonjë municioni mund të shkaktonte panik tek turistët e shumtë që po kalonin në atë kohë në pikën Muriqan–Sukobinë. Të njëjtat burime sqarojnë se deri tani dyshohet se rënia dhe përhapja e zjarrit ka qenë aksidentale. Një person, ende i paidentifikuar, i ka vënë zjarrin një grumbulli mbeturinash të hedhura pas ish-pikës së vrojtimit kufitar. Temperaturat e larta të ditës së djeshme, bari dhe shkurret e thata si dhe era kanë favorizuar së tepërmi përhapjen me shpejtësi të flakëve, të cilat kanë shkrumbuar të gjithë territorin me shkurre të ish-repartit ushtarak pranë doganës së Muriqanit

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 03 2009, 09:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bllokohen punimet në linjën e energjisë me Podgoricën

(Dërguar më: 02/09/09) Brikena Shllaku

SHKODËR -Banorët e fshatit Gradec të Komunës së Kastratit, në rrethin e Malësisë së Madhe kanë bllokuar punimet për shtrirjen e linjave të interkonjeksionit Tiranë–Podgoricë në tokat e tyre. Ata kërkojnë mosfillimin e punimeve për zbatimin e këtij projekti, derisa autoritetet përkatëse të marrin vendim për zhvendosjen e kësaj linje nga zonat e banuara si dhe të zgjidhet problemi i shpronësimit. Banorët pohojnë se instalimi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Mali i Zi në afërsi të shtëpive rrezikon realisht jetën e tyre. Reagimi i fuqishëm i banorëve të zonës ka ardhur jo vetëm nga fakti i moskompensimit të tokave, por edhe nga frika e ripërsëritjes së ngjarjes së ndodhur pak kohë më parë në një fshat tjetër të Komunës së Kastratit. Mësohet se nga shkëndijat që nxirrnin telat e tensionit të lartë, morën flakë pemët, ndërsa zjarri rrezikoi banesat dhe jetë njerëzish.
Madje, në këtë ngjarje humbi jetën dhe një elektricist i zonës, në përpjekje për të riparuar defektin e kësaj linje.

PROTESTA

Shtyllat e tensionit të lartë janë duke u vendosur shumë afër shtëpive të banimit. Kjo ka pasuar me reagimin e banorëve, të cilët kanë frikë nga ndonjë tragjedi e mundshme. “Praktikat e huaja tregojnë se kushti kryesor për shtrimin e këtyre linjave është largësia nga qendrat e banuara. Ky kusht lidhet pikërisht me rrezikshmërinë që kanë për njerëzit, kryesisht fëmijët”, - shprehen drejtues të komunës së Kastratit. Banorët e fshatit Gradec, të informuar për këtë rrezik kanë protestuar që një vit më parë, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër. “Ne jemi të vendosur të protestojmë dhe të pengojmë punimet, pasi rrezikohet jeta e fëmijëve tanë. Para fëmijëve nuk llogarisim askënd, as shtetin, dhe as policinë”, - thotë i inatosur, një nga banorët e fshatit. Ndërkohë, këta të fundit kërkojnë të dinë dhe masën e dëmshpërblimit apo kompensimit të tyre para se të rifillojnë punimet e linjës së interkonjeskionit.

KOMPENSIMI

Ndonëse banorët e Gradecit protestojnë, ata nuk mund të përfitojnë kompensimin. Kjo, për faktin se gjatë viteve të para të demokracisë nuk zbatuan ligjin 7501, por e shpërndanë tokën sipas kufijve të vjetër të pronave të trashëguara nga të parët e tyre. Këta pronarë, edhe pse nga të gjithë njihen si të tillë, nuk disponojnë asnjë dokument pronësie dhe nuk kanë bërë regjistrimin e truallit në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Firma zbatuese e projektit ka kërkuar rifillimin e punimeve, ndërkohë që komuna e Kastratit ka kërkuar pezullimin e përkohshëm për të evituar acarimin e mëtejshëm të situatës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për të dyja palët. Burimet nga kjo komunë bëjnë të ditur se, është kërkuar njohja si pronë e komunës dhe tërheqja e kompensimit nga pushteti vendor, pasi në Gradec jetojnë mbi 80 familje që dëmtohen nga ndërtimi i kësaj linje tepër të rëndësishme si për vendin tonë, ashtu dhe për vendin fqinj, Malin e Zi.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Thu Sep 03 2009, 09:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 09 2009, 07:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zjarr në Bushat, në rrezik reparti ushtarak

ANILA DUSHI | 08/09/2009

SHKODER - Zjarri në një kabinë elektrike në Rranza Bushat ka përfshirë dhe shkurret e pemët e rreth saj dhe i favorizuar dhe nga era është përhapur në faqen e malit në afërsi të depove të municioneve luftarake pranë repartit ushtarak të Melgushës. Zjarrëfikësit, forcat e ushtrisë dhe pjesëtarë të komunitetit janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe mos lejimin që flakët ti afrohen ambienteve të repartit ushtarak, në oborrin e të cilit ka mjaft armatime.


Ndonëse sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është më së tepërmi shkurre, afrimi i flakëve pranë repartit ushtarak ka alarmuar strukturat e emergjencave civile dhe të ushtrisë që me mjete rrethanore po ndërhyjnë për të bërë lokalizimin e tij dhe ndalimin e përhapjes . Kabinat elektrike dhe zjarret në sipërfaqe pyjore kanë qenë të pranishme në këto ditë të shtatorit në Shkodër. Kodrat e Rrencit, Sukat e Mjedës etj , kanë qenë dhe vatrat më të mëdha të zjarreve të shfaqura, ndërsa shkaqet më së shumti kanë qenë kabinat elektrike.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP




Karmelina, 19 vjet me shtëpi në spital

ANILA DUSHI | 08/09/2009

SHKODËR - Karmelina ka jetuar plot 19 vjet në spitalin e Shkodrës. Aty ka jetuar dhe punuar, por sot i duhet të gjejë një strehë sepse bujaria e institucionit nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Godina do të ndryshojë destinacion dhe kjo e bën Karmelinën të ndihet më e pashpresë se kurrë, madje më keq se në vitin 1981 kur divorcua dhe jeta nisi peripecitë.


Faza e tretë e rikonstruksionit të spitalit të Shkodrës, përfshin dhe ambientin e ish- godinës së nënave tek pavioni i Pediatrisë, ku jeton Karmelina Kiri, sanitare në këtë spital. Kështu, asaj i duhet të lirojë 'shtëpinë' dhe të gjejë një tjetër, por që deri tani s'ka mundur. "Jam divorcuar në vitin 1981 dhe kam banuar në një ndërtesë shtetërore të ish- pronarëve, nga e e cila në vitin 1990 jam nxjerrë jashtë sipas një vendimi të këshillit popullor të lagjes, strukturë kjo e pushtetit vendor të para viteve 90-të". "Në këto kushte, e vetme dhe pa një çati mbi krye jam futur në këtë godinë të pabanuar, në spitalin ku punoja. Drejtuesit janë treguar zemërgjerë me mua dhe nuk më kanë nxjerrë jashtë", rrëfen 56-vjeçarja, Karmelina Kiri.


E gjendur para faktit të lirimit të godinës ku jeton prej 19 vitesh, të cilën Karmelina e ka kthyer në një ambient të banueshëm, e vetmja zgjidhje që i jepet nga pushteti vendor është strehimi në një konvikt, në një dhomëz fare të vogël ku nuk hyjnë dot pajisjet e orenditë shtëpiake që ajo i ka blerë gjatë jetës. E dëshpëruar Karmelina thotë se ka bërë disa herë kërkesë për strehim në bashki. "Janë ndarë pallate disa herë gjatë këtyre viteve në Shkodër por nuk më kanë dhënë dhe arsyet i dinë ato që i kanë ndarë", thotë ajo, duke apeluar se "i kërkoj Kryeministrit Berisha dhe znj. Jozefina Topalli e cila ka deklaruar se do i mbrojë gratë, që të më gjejnë një strehë ku të fus kokën". "Jam e vetme dhe pa asnjë përkrahje. Jetoj me rrogën e punëtores sanitare në spital, punë që e bëj prej 37 vitesh, dhe nuk kam mundësi të blej banesë", thotë ajo e përlotur me dokumentet e kërkesat e shumta që ka bërë për strehim. Punimet për rikonstruksionin e spitalit kanë filluar. Karmelina ka filluar paketimin e pajisjeve të saj.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4522 sec, 0.0873 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,373kB