Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Problemet e Shkodres Sot
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Sep 23 2009, 06:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kanali i Shtodrit, Shkodra nën ujë



Gazeta Shqiptare - Brikena Shllaku

SHKODER Kanali i Shtodrit është kthyer në rrezik real për përmbytjen e qytetit të Shkodrës dhe fshatrat përreth tij. Specialistë të hidroteknikës
dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se, shkatërrimi i digës së Shtodrit do sillte një situatë të paparë, pasi e gjithë Shkodra do të fundosej nën ujë. Fshatrat e Komunës së Rrethinave, fare pranë qytetit si: Golemi, Dobraçi, Hoti i Ri, Myselimi, Bardhaj do të mbuloheshin nga uji dhe materialet inerte. Po sipas specialistëve, këto inerte do të shkaktonin dhe bllokimin e Bunës, duke bërë që liqeni të fryhej deri pranë maleve dhe të shkaktonte përmbytjen e tokës deri në Reç të Malësisë së Madhe. Çarja prej disa kohësh e Kanalit të Shtodrit ka bërë më prezent rrezikun tani në stinën e vjeshtës. Dëmtimet e shkaktuara ndër vite kanë shtuar frikën tek banorët.

FONDI

Kryetari i Komunës së Postribës, Faz Shabaj pohon se për menaxhimin e situatës emergjente që paraqitet në Kanalin e Shtodrit i është dërguar një shkresë zyrtare institucioneve më të larta të shtetit me qëllim marrjen e masave në parandalimin e një përmbytjeje të mundshme. "Duhet patjetër që të bëhet një ndërhyrje rrënjësore. Nuk duhet të bëhen investime të pjes-shme, pasi nuk japin asnjë rezultat tani", - thotë Shabaj. Nisur nga rreziku që ka kanali Shtodrit, drejtuesit më të lartë vendorë jo vetëm të komunës, por edhe Prefekturës e Këshillit të Qarkut kanë ngritur shqetësimin për rikonstruksionin e digës së këtij kanali. Mësohet se në rast thellimi të çarjes së kanalit, rreziku për qytetin e Shkodrës është i papërballueshëm. Sipas kryekomunarit të Postribës, qeveria ka akorduar një fond prej 30 milionë lekësh për rikonstruksionin e këtij ujëmbledhësi, por fondi është i vogël dhe nuk mjafton. Marrja e gurëve nga diga dhe dëmtimi i sistemit marrës të ujit nga lumi Kir kanë bërë që rreziku të jetë imediat. Deri në fillim të viteve '90 ai është ruajtur me roje të veçantë, pasi ishte objekt i rëndësisë së veçantë. Ndërsa, gjatë gjithë këtyre viteve kjo ruajtje nuk është bërë.

KANALI I SHTODRIT

Ujëmbledhësi i Shtodrit, bashkë me kanalin përkatës janë ndër veprat kryesore hidroteknike të ndërtuara në rajonin e Shkodrës. Ndërtimi i tyre zgjati 6 vjet, nga viti 1969 e deri në vitin 1975, duke ndërtuar një digë rreth 40 m të lartë, me gjatësi kurore 475 ha, me sipërfaqe mbajtëse të ujit prej 11 milion m3 ujë. Ujëmbledhësi grumbullon ujin e reshjeve si dhe përmes kanalit, ujin nga lumi i Kirit, me një prurje prej 1.2 m3 ujë në sekondë. Me anë të kësaj vepre bëhej e mundur ujitja e 3400 ha tokë në fushën e Mbishkodrës, ndërsa ka pasur dhe funksionin e kullimit të ujërave që kalonin me vetërrjedhje. Kjo vepër ndodhet vetëm rreth 5 km larg qytetit të Shkodrës, por dëmtimet që ajo ka pësuar dhe mosrehabilitimi e ruajtja e saj e kanë kthyer në një kërcënim real për këtë zonë. Ndonëse shërbente si bazë kryesore për furnizim me ujë të industrisë të përqendruar jo larg tij deri para viteve '90, dhe ujiste tokat deri në Koplik të Sipërm, aktualisht këto funksione nuk ekzistojnë. Kjo, pasi është dëmtuar sistemi marrës i furnizimit me ujë nga lumi Kir, si dhe diga, të cilës i janë marrë gurët mbrojtës.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare



N‘BAJRAK TE RRJOLLIT


Fatos Baxhaku

"O gazetarë, a po e ndreqni nji kët rrugë mor burra!". Jemi në Gruemirë, një fshat i madh 20 kilometra në veriperëndim të Shkodrës, i vendosur mes liqenit dhe fillimit të maleve. Një burrë, me një palë mustaqe goxha të mëdha, ka dalë nga kioska e tij e vogël dhe na bën këtë kërkesë të çuditshme. Ne ngremë supet. "Po ne nuk kemi as kamiona, as pare, as asfalt, as…. Me një fjalë asgjë prej gjëje, përveç bllokut dhe aparatit", i përgjigjemi ne. "Desha ma ba humor me ju, e di që ju nuk shtroni rrugë, por të paktën të shkruni për ne e për hallet tona. Ktu kena mbet pa ujë e pa rrugë. Kërkush nuk asht kujtu për ne", përgjigjet mustaqelliu. Në fakt, ka të drejtë. Që prej vitesh, që nuk mbahen mend, këtu nuk ka shkelur këmbë gazetari. Për dreq të gazetarëve dhe për fat të banorëve, në këto anë nuk kanë ndodhur as vrasje. Miku ynë i ri trishtohet kur i themi se kemi ardhur të merremi me histori të vjetra dhe jo me këto të ujit e të rrugës. "Ju priftë e mara pra", thotë dhe futet sërish në kioskën e tij metalike.

Gruemira, është qendër e një komune. Në ndarjen e vjetër fisnore, që u mbajt në këmbë deri në 1944, ky fshat bënte pjesë në bajrakun e Rrjollit, me banorë në pjesën më të madhe të besimit mysliman. Në këtë bajrak bënin pjesë fshatra: Rrashkullaj, Gruemirë, Linaj, Egëç, Lepurosh, Kurtaj, Shpellzaj, Hoxhaj, Rrjoll, Rrepisht.

Historia e kalasë që priti Skënderbeun

Kemi mbërritur në qendër të Gruemirës. Një berber vazhdon të qethë bashkëfshatarët e tij. "Kujdes se mos m‘pret kryt se m‘duhet", bën shaka një klient. Ngjitur me berberin disa djem të hareshëm e kanë ndarë mendjen ta shtyjnë kohën me bilardo. Në qendër janë zyrat e komunës. Kanë mbetur ende disa ndërtesa të kohës së kooperativës. Nuk kanë dritare dhe neve na duken si kolosë me sy të zgurdulluar që duken sikur thonë: "E ç‘doni ju këtu". Në një lokal në qendër takojmë disa fshatarë. Përsëritet gjithnjë e njëjta kërkesë: "Ujë e rrugë. Pa këto ky fshat nuk ka të ardhme". Lart në male, atje ku është Rrjolli i vjetër duket një kreshtë e lartë. Atje ka lulëzuar një qytetërim i vjetër. Atje është Balleca.

Kështjella e Ballecës ka gjasë që të jetë antike, por duket se lulëzimin e saj më të madh e ka arritur në kohën e sundimit të Balshajve. Për herë të parë ajo dokumentohet në vitin e largët 1062 dhe përmendet vazhdimisht edhe më vonë, deri në 1688 kur del në një hartë të vjetër. Kështjella, pas rënies së Balshajve, u bë një qendër me rëndësi ipeshkvnore. Balleca e Rrjollit u kthye në një qytezë priftërinjsh. Në fillim të shekullit XV 30 për qind e banorëve të Rrjollit ishin priftërinj. Vetëm vonë, në ditët tona, në vitin 1995, u zbulua një kambanë e kishës së Shën Gjergjit, e cila dikur ndodhej në kala. Sa për të krijuar një ide se sa ka qenë kisha: kambana bronztë e vitit 1465 peshonte as më shumë e as më pak se sa 155 kilogramë. Mbase nga kjo kambanë, ose mbase ngaqë në Rrjoll kishte një shesh ku mblidheshin burrat për të marrë vendime duke i rënë kambanës pra "çangës", në Rrjollin e vjetër, ku sot kanë mbetur vetëm gjashtë shtëpi, një lagje e tërë quhej "Çangaj". Shumë familje, të zbritura para qindra vjetësh në Shkodër, emrin e kësaj lagjeje e mbajnë si mbiemër.

Balleca e Rrjollit nuk është dalluar vetëm për priftërinj e kambana. Në fillim të shekullit XV ajo duhet të ketë qenë vendi që kishte më shumë mullinj në krejt Arbërinë. Në një regjistrim shfaqen 44 mullinj uji. Vendi, në fakt, ndër male është shumë i pasur me burime të pashtershme uji. Poshtë, në fushë është krejt gjë tjetër. Në dimrin e 1447-1448 Skënderbeu hyri në luftë me Venedikun. Ky i fundit i ofroi një shumë të majme parash në këmbim të paqes, por Skënderbeu nuk pranoi. Në pranverën e 1448-s ai, i ndihmuar edhe nga krerët e Malit të Zi, sulmoi zotërimet venedikase në Shqipërinë Veriore, ku asokohe përfshihej edhe Balleca. Ishte koha kur një atentator pranoi të paguhej nga Venediku vetëm e vetëm që të hiqte qafe Skënderbeun. Lufta u shpërngul nga Deja (Vau i Dejës i sotëm) drej Ballecës, e cila, me sa duket, që asokohe nuk e kishte më shkëlqimin e parë. Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai, ndërtuan këtu një mur mbrojtës për të mos i lejuar venedikasit që të kontrollonin lartësitë e malit Maranaj. Legjenda thotë se kur Skënderbeu mbërriti këtu, kambana e Kishës së Shën Gjergjit - mbase ajo që u gjet në 1995 - ra aq fort e aq gjatë saqë desh doli nga vendi. Pas kësaj për kështjellën e lashtë nuk thuhet më asnjë fjalë. Për herë të fundit del në një hartë të 1688-s.
Fshatarët ngulin këmbë se në një shpellë afër saj ka qëndruar vetë Pjetër Bogdani, autor i të famshmit "Cuneus prophetarum" në 1685. Në fakt, një shpellë e madhe lart, mbi Rrjollin e vjetër, quhet ende "Shpella" e Bogdanit" apo "Shpella e Priftit". Mbase, mund të jetë e vërtetë. Por gjithnjë mbetet pa përgjigje pyetja se ç‘dreqin donte një prelat i lartë si Bogdani në një shpellë ndër male të humbura?

Vetëm në rrënojat e një kishe të vjetër

Për pak kohë i largohemi zhurmës së bisedave në qendër të fshatit dhe dalim në periferinë jugore të Gruemirës. Ecim për pak kohë përgjatë një rruge të pashtruar. Për fat kanë nisur të bien disa pika shiu dhe kështu që pluhuri, që pritej, nuk na bezdis dot. Përroi i Vrakës na pengon udhën. Nuk ka asnjë urë, qoftë edhe provizore, mbi të cilën të mund të kalojmë përroin me ujë të akullt që vjen nga Maranaj. Për fat, shirat nuk kanë zënë ende të bien mirë, kështu që përroi kalohet në këmbë, duke u dridhur pak nga i ftohti, por sidoqoftë arrijmë të dalim matanë. Përballë nesh hapet një zhurishte e gjerë. Nuk pipëtin asgjë, madje nuk dëgjohet as kënga e zogjve, aq e pranishme afër vendeve ku ka ujë. Vetëm një "muuu" e gjatë dhe e lodhur vjen nuk dihet se nga. Ndonjë lopë e fshehur ka dalluar më në fund praninë e një gjallese tjetër dhe na përshëndet në këtë mënyrë. Pasi kemi ecur afër 300 metra, përballë nesh shfaqet befas një si hije e gjatë. Në fakt është një kishë e lashtë, dedikuar Shën Gjonit. Fshatarët e quajnë "e Shnjinit". Është ndërtuar me gurë të sertë gri. Mbahet ende në këmbë, e mbërthyer nga të gjitha anët me një rrjetë teli. Askush prej njerëzve që takuam nuk diti të na e thotë moshën e saj. "Thuhet se për këtë kishë janë grindur keq katolikët me ortodoksët në kohët që u nda kisha", na pat thënë një burrë i imët që u zhduk sakaq. Në kishë sundon heshtja si kudo rreth e rrotull. Një qiri ende digjet mbi një mbajtëse metalike. Ndezim edhe ne tanët. Qëndrojmë një minutë në heshtje mes qirinjve dhe kishës, që mbahet në këmbë nga rrjetat e rënda, duke vrarë mendjen në qetësinë e kësaj dite të vranët: Vallë do të na shkojë mbarë këto kohë? Pastaj kthehemi dhe zhysim këmbët edhe një herë në ujin e akullt të përroit që shkon drejt liqenit.

Me Emilin te nipi i bajraktarit

Emili është një djalosh 19-vjeçar. Ai ka emër katolik, por i vëllai është njëri prej nxënësve më të dalluar të Medresesë së Shkodrës. "Ç‘ne ky emër?", e pyesim ne. "Nuk e di - përgjigjet djaloshi i mbarë duke ngritur supet - edhe vetë kurr nuk e kam msu". Pas pak do të mësojmë se i ati, ish-kooperativist si shumica e fshatarëve, na paskësh qenë amator i madh i librave. "Gjithnji lexonte - na thotë Emili - deri natën vonë. Ka pasë shumë libra, por tani nji pjesë ia kanë marrë e nuk kanë kthyer. Shumë të tjera kanë humbur". Neve na kujtohet "Emili" i Volterit. Me siguri, i ati në rininë e tij duhet ta ketë lexuar. Në mos qoftë për Emil Zolanë pastaj. Emili, është nga Gruemira. Të paktën ky nuk luan bilardo si të tjerët. Punon, bashkë me njerëzit e tij, në një baxho djathi. Nuk di të ketë pasur ndonjë dëshirë në jetën e tij. Vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm të kahershëm si gjyshi, babai, njerëzit e afërt. Kur ne e pyesim se ç‘ka dashur të bëhet kur të rritet vetëm ngre supet. Ne mundohemi ta ndihmojmë: "Sportist, mjek, avokat, muzikant…". "Ah po, muzika më pëlqen boll besa", përgjigjet. Mbase kjo ka qenë ëndrra kurrë e shprehur e Emilit të mirë. Edhe pas kishës Emili na shoqëron në vizitat tona. Trokasim në një shtëpi. Në prag na pret një plak i imët. Eshtë 77-vjeçari Ramiz Burgaj, nipi i bajraktarit të dikurshëm të Rrjollit. Pasi kemi kryer "adetin" e mirëseardhjes nisim t‘u hyjmë historive të vjetra. "Ne kemi jetuar lart në lagjen Kurtaj - na rrëfen Ramizi - atje edhe i kishte shtëpitë bajraktari. Në këto shtëpi jemi vendosur në 1975. Bajraktari ka kenë nji figurë që e nigjote krejt bajraku. Ai vendoste për gjanat ma të ransishme duke u kshillu me ma t‘moçmit. Bajraktari ka kenë shumë i respektum gjithnji. Historia e këtij bajraku asht kshtu. Para ma shumë se 200 vjetve ishte nji bajraktar prej nji fisi tjetër. Ky ishte jetim dhe jetoi në shtëpinë e fisit tim. U ba nji gjak me ne. Nuk la as pasardhës, kështu që të drejtën e bajrakut ia la shpisë tonë. Kshtu ka vazhdu kjo punë deri te axha jem. Them deri te axha, sepse deri në kohën e tij të drejtat dhe detyrat e bajraktarit njifeshim tamam. Djali i tij, që duhet konsideru si bajraktar, Syl Bajrami, tani jeton në Koplik. Ne ma përpara, në kohë të monizmit na kanë quajtë ‘me biografi të keqe‘. Axha bani 10 vjet burg mas kryengritjes së Postrribës dhe vdiq po n‘burg, në Shkodër. I biri, që sot asht mbi 80 vjeç pat ba 12 vjet burg për politikë. Na na shifshin me sy t‘keq. Sot janë kohë të tjera, po ama respektin populli e ka. Për punë të ransishme prap pytet bajraktari". Biseda shkon nga historitë e vjetra tek e sotmja. Asnjëri prej tre djemve të Ramizit nuk është në shtëpi. Prej kohësh janë emigrantë në Suedi, Itali, Greqi. Fahria, e shoqja, psherëtin thellë: "Besa malli na merr boll për ta, po ma mirë për ta kshtu. Ju po e shifni vetë se si asht jeta ktu, pa ujë, pa rrugë. Demokraci, demokraci, po jo kshtu me na lanë pa ujë. Shkojnë gratë e mushin diku në nji burim, që ban dy orë e gjysë shku e ardhë. Po hajt ma n‘dorë të Zotit ka met kjo punë".

A dini me rregullu televizora?

Për të shkuar në Linaj, një nga 10 fshatrat e bajrakut të dikurshëm duhet t‘i ngjitesh një shtegu mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve. "Për fat nuk ka ra mirë shi, se do ta kishim të pamujtun me kalu me kët makinën tuj të ultë", thotë Emili si nëpër dhëmbë. Gjithsesi, me kujdes, duke u ruajtur nga gurët e shumtë nëpër rrugën e ngushtë mbërrijmë më në fund në Linaj. Ky është një katund me 30 shtëpi, i shtrirë në një sipërfaqe të "mbytur" nga shegët e egra dhe të buta që rriten thuajse kudo. Këtu jeton një tjetër figurë e kohëve të shkuara: vojvoda. Ne ende nuk e dimë se ç‘do të thotë ky term. Për ta mësuar ecim do kohë në këmbë nëpër një shteg plot gurë. Pas do kohësh para nesh shfaqet një shtëpi e madhe, e gurtë, si nga ato të qëmotit. Eshtë shtëpia e Sylë Bajramit, vojvodës së fundit.

Thirrjes tradicionale "a pret miq o i zoti i shtëpisë" i përgjigjet brenda pak minutash një plakë e imët me një shami të bardhë në kokë, e cila më së pari e qetëson një qen të stërmadh, të zi që kishte nisur të skërmiste dhëmbët ca si frikshëm ndaj të panjohurve të porsaardhur. "A jeni ju ata që rregulloni televizorat?", na pyet plaka. "Jo ne jemi ata që i prishim, moj nanë", bëjmë humor ne. Pas saj del vetë vojvoda, Syla. Ai na fton menjëherë brenda pa pyetur fare se kush jemi. Në këto anë, në këmbë të maleve, miku është ende i shenjtë. Syla, vojvoda, është një plak i hareshëm. Vitet që mban mbi shpinë dhe jeta e vështirë nuk ia kanë thyer dot humorin. Me të i hyjmë një muhabeti të gjatë gjysmëjuridik. Më në fund biem dakord ta thjeshtojmë shpjegimin: "Vojvoda ka qenë njësoj si janë sot, ta zemë kryetari i bashkisë më dy zëvendësat e tij". "I ka ra bash pikës, kot ta zgjasim muhabetin, bash ashtu ka pas kenë". I jati i Sylës, vojvoda Bajram Hyseni pat marrë pjesë në mbrojtjen e trojeve shqiptare në Koplik në 1912. Një plagë e rëndë që mori ia rëndoi më shumë dobësitë e zemrës. Vdiq në 1942 në moshën 58-vjeçare. "Ah, ata kanë kenë burra", psherëtin vazhdimisht nana Vaçe, ndërsa e ka mbushur tavolinën plot me rrush të porsa marrë nga pjergulla. "Ne, ket punën e biografisë e kena vujtë. Jo shumë prej pushtetit në qendër, por prej vetë bashkëfshatarëve tanë këtu - vazhdon të rrëfejë Syla - kur nji djalë kthehet prej ushtrie asht nji gja shumë me randësi për familjen, sepse i kthehet nji krah punet ma tepër. Zakonisht, në kto raste, bahet festë e priten miq. Kur asht liru vllau jem kërkush prej fshatit nuk ka ardhë me na uru. Por tash kto punë kanë shku. Ne jena mirë. Po si t‘ia bajnë ata të shkretët që janë lart ndër male, atje në Rrjollin e vjetër. Atje edhe dielli vjen me vonesë". Nga dritarja i ngremë sytë lart në shpatin e Maranajt, atje "ku dielli vjen me vonesë". Disa re të vogla i kanë mbështjellë kreshtat e Rrjollit të lashtë.
Poshtë, në Gruemirë, miqtë e mëngjesit na thonë: "Me histori të vjetra mirë boll bani që merreni, por ma parë merruni me rrugën e ujin. Kjo asht jeta jonë". Kishin të drejtë.


© Gazeta Shqip - 2006-2008



Shembet ura e Rrjollit, izolohen 1 mijë banorë

» Dërguar më: 30/09/2009 - 13:46

Brikena Shhlaku

SHKODER -Fshati Rrjoll, në Komunën e Velipojës, izolohet plotësisht. Dy ditë më parë, ura që lidhte këtë fshat me pjesën tjetër të komunës dhe qytetin e Shkodrës është shembur. Rreth 1 mijë banorë nuk mund të kryejnë asnjë shërbim si në administratë, ashtu dhe në rast sëmundjeje. Ata i luten Zotit që të mos kenë probleme shëndetësore. Fshati Rrjoll është pjesë e lagunës së Vilunit, e cila është cilësuar si zona më e bukur e Velipojës, ndërkohë që kjo zonë ka mbetur në mëshirë të fatit. Në këto kushte, banorët e këtij fshati rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar në anën tjetër të Komunës së Velipojës. Ura e Rrjollit, e kthyer tashmë në problem jetik, është premtuar se do të ndërtohej prej 18 vitesh, por asnjëherë nuk është bërë. Banorët e zonës kalonin me mjete rrethanore rreth 360 metra distancë ujore. Është kjo arsyeja që prej kaq vitesh dhe rastet e të mbyturve në këtë zonë nuk kanë munguar. Deri para '90-ës, në zonën e Vilunit kishte një pikë peshkimi. Varkat e peshkatarëve shërbenin edhe si mjet lundrimi për të kaluar në anën tjetër të Vilunit. Gjithçka bëhej pa pagesë. Pas '90-ës pika e peshkimit u mbyll, dhe kjo mundësi lëvizjeje tashmë nuk ekzistonte. Banorët nisën të kalonin në këmbë Vilunin, duke gjetur oraret kur kishte pak ujë ose dhe me not. Të mbetur pa asnjë përkrahje, banorët 7 vite më parë, privatisht u mblodhën dhe ndërtuan urën provizore prej dërrase. Kjo urë që bashkonte fshatin Rjoll me zonën e plazhit është shembur plotësisht. "Jemi të zhgënjyer nga politika dhe pushteti. Të gjitha ata që ishin dhe vijnë në pushtet na lodhin me premtime", - shprehen banorë të Rrjollit. Ndërkaq, kryetari i komunës së Velipojës, Nikoll Marku pohon se brenda katër ditëve ura do të riparohet, ndërsa po bëhet gati projekti tjetër. "Jemi duke hartuar projektin e urës së re, e cila do të jetë tip 'beli'. Shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e urës së re. Ne jemi të shqetësuar për situatën e krijuar në fshatin Rrjoll", - sqaron Marku. Nga ana gjeografike, ky fshat është i izoluar totalisht. Nga veriu është i izoluar nga Maja e Zezë, nga perëndimi me Lagunën e Vilunit, ndërsa nga jugu dhe lindja është i rrethuar me detin Adriatik. Plazhi i Rrjollit është plotësisht i pashfrytëzuar dhe rëra e zezë nga jodi është gjatë gjithë bregut. Rrjolli është një fshat turistik dhe ka një pozitë gjeografike tejet të lakmueshme për turistët, të cilët jo në pak raste e frekuentojnë këtë zonë, me qëllim largimin nga zhurma e qendrës së plazhit. Por turizmi, edhe pse i premtuar, duket se është shumë larg për këtë zonë.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:23am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Oct 06 2009, 04:37pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrënimi i tregut, fshatarët shesin në baltë e plehra

» Dërguar më: 06/10/2009 - 09:19

Brikena Shllaku

SHKODER Tregu i fshatarëve në qytetin e Shkodrës mbetet në gjendje të mjeruar. I shkatërruar plotësisht 9 muaj më parë, ky treg ende nuk është rikonstruktuar.

Rreth 50 tregtarë që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë detyrohen që të shesin mes baltës, gropave me ujë dhe mbeturinave. Prodhimet vendosen në tokë, pa asnjë kusht higjenik.

Tregtarët janë të ndërgjegjshëm për mungesën e higjienës, por nga ana tjetër shtojnë se nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të mbijetuar.

Kanë shkuar me dhjetëra herë për të biseduar në Bashkinë e Shkodrës, por ende nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Tregu i fruta-perimeve ndodhet pranë stadiumit të Shkodrës, aty ku është dhe tregu industrial.

Shkatërrimi i këtij tregu ka sjellë një anomali të plotë në të gjithë zonën, pasi qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve automobilistike është kthyer në një kaos të plotë.

Historia e kërkesave për të rregulluar tregun ka nisur që në muajin janar, pikërisht në kohën kur dhe u shemb. Mjaftuan pak ditë reshje dëbore, dhe tregu në fjalë u shemb plotësisht. Megjithatë, tregtarët pohojnë se shkatërrimi i shpejtë i tregut ka qenë diçka e pritshme. Sipas tyre, cilësia e punimeve për ndërtimin e tregut ka qenë shumë e dobët.

"Që kur u ndërtua tregu ne e kemi kundërshtuar, madje për disa kohë nuk kemi pranuar as të hyjmë në të. Ndarjet kanë qenë të vogla, kanë munguar kushtet higjienike, materiali i përdorur ka qenë shumë i dobët. Të gjitha këto na bënë që të kërkonim nga Bashkia që të ndërhyjë, por ankesat dhe kërkesat tona nuk u morën parasysh. Dhe, ja ku është rezultati", - shprehen tregtarët.

Tregu i fshatarëve u ndërtua falë një fondi prej 30 mijë dollarësh dhe ishte në formë donacioni për Bashkinë e Shkodrës.

Ndërsa nuk ndërhyhet në ambientet e tregut për ta ringritur atë, shqetësimet shtohen edhe për papastërtitë nga mbeturinat. "Është e pakuptimtë që tregu nuk riparohet dhe fshatarët qëndrojnë jashtë duke tregtuar në pluhur.

Ndërsa flitet për investime, Shkodra nuk ka një treg për fruta-perime. Si qytetar u bëj apel institucioneve përkatëse që ky problem të zgjidhet urgjentisht, pasi nuk mund të tregtohet në rruge në kushte primitive", - shprehet një qytetar.

Nga ana tjetër, drejtues të Bashkisë së Shkodrës sqarojnë se janë në dijeni të situatës së krijuar dhe se shumë shpejt tregu i fshatarëve do të riparohet e do të vihet në efiçencë të plotë.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

S'kam shprese hic se ka mu rregullu kjo situate jashtzakonisht e rrezikshme per qytetarin dhe shitsin, kur kan mrri me 30 milion dollare fond me nertu ata kaqorre se s'munem me i than treg, se asht teper i te shemtume, ca pret prej ksaj Bashki, nejse tuj lyp fajtorin del se fajet i ka edhe qeveria, qi i len me i marr fondet prej jasht pa asnji kontroll se ka shkojn kta fonde e se ku investohen kto fonde.

Nejse se po flas me vedin se krejt bashkiakt shkodrane jane te seleksiounum prej Zojs Topalli, kshtu qi s'kam ca me argumentu se me shkon kot pamvarsisht se me dhem zemra per mirsine e shkodres


[ Edited Tue Oct 06 2009, 04:46pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 07 2009, 11:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, ndahet nga jeta aktori Kolë Kaftalli

(Dërguar më: 06/10/09) Është ndarë nga jeta sot, pas një sëmundjeje e rëndë aktori dhe regjizori i njohur shkodran Kolë Kaftelli. 68 vjecari ka interpretuar në role të ndryshme në rreth 20 filma si dhe 60 drama e komedi në qytetin e Shkodrës si dhe në Teatrin Kombëtar.

SHKODËR-Një nga emrat e njohur të artit skenik në qytetin e Shkodrës, aktori dhe regjisori Kolë Kaftalli, u nda nga jeta sot në mbrëmje në moshën 68 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Kolë Kaftalli ka interpretuar në role të ndryshme në rreth 20 filma si dhe 60 drama e komedi në qytetin e Shkodrës si dhe në Teatrin Kombëtar. Ndër filmat në të cilat ai ka interpretuar përmenden “Qortimet e Vjeshtës”, “Nusja dhe shtetrrethimi”. Pjesë e karrierës artistike të Kolë Kaftallit ka qenë edhe regjisura, ku numërohen disa drama të vëna në skenë prej tij në qytetitn e Shkodrës. Në periudhën e fundit të jetës ai iu kushtua teatrit të fëmijëve, duke qënë edhe i pari në qytetin e Shkodrës dhe në veri të Shqipërisë që ngriti teatrin e kukullave.

(m.a/BalkanWeb)


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 08 2009, 01:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, rruga drejt kalasë krejtësisht e amortizuar

• Kalaja e Shkodrës është ndër pikat më të frekuentuara nga turistët, por rruga për të shkuar deri atje është thuajse krejtësisht e amortizuar. Një problem serioz që shkakton dëmtimin e rrugës janë dhe mjetet e autoshkollave që kryejnë praktikën.
"Ne bashkepunim me News24"



trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 11 2009, 02:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
S’ka investime, Puka 2 javë pa ujë të pijshëm



» Dërguar më: 11/10/2009 - 14:18

Brikena Shllaku

Pukë Rëndohet situata në Pukë. Që prej dy javësh, banorët e këtij qyteti verior kanë probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm. Shkak për këtë gjendje, sipas kryebashkiakut Rustem Struga, është amortizimi i rrjetit dhe stacionit të pompave të ujit të pijshëm si dhe dëmtimet në veprën e marrjes në Krrabë nga persona të papërgjegjshëm. Ndërmarrja e Ujësjellësit në Pukë nuk ka mundësi financiare dhe ndërhyrjet e saj në rrjet janë të pamjaftueshme. “Është hartuar një projekt për rikonstruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit të qytetit, vlera e të cilit është 1.5 milionë euro. Por, deri tani qeveria shqiptare ka dhënë vetëm 500 mijë lekë, fond ky shumë i vogël dhe që nuk e zgjidh aspak problemin”, - është shprehur kreu i bashkisë. Ujësjellësi i Pukës është ndërtuar para rreth 40 vitesh dhe është amortizuar së tepërmi, pasi ai nuk i është nënshtruar rikonstruksionit asnjëherë. Banorët detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm, edhe pse niveli ekonomik i tyre është i ulët. Ndërsa nënprefekti i rrethit të Pukës, Ded Përshpali shton se situata është tepër shqetësuese. Sipas tij, rreth 5000 banorë që gjatë stinës së verës kanë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm dhe se këto probleme janë shtuar gjatë dy javëve të fundit. “Kemi të bëjmë me një problem të mprehtë social. Njerëzit ankohen përditë. Situata është rënduar, ngaqë punimet që bën Ndërmarrja e Ujësjellësit janë të pamjaftueshme. Projekti i financuar nga qeveria nuk ka gjetur zbatim, pasi bashkia nuk ka dhënë lejen e ndërtimit”, - ka deklaruar nënprefekti Përshpali. Ndërkohë, banorët u bëjnë apel krerëve vendorë dhe instancave qeveritare që të ndërhyjnë sa më shpejt për zgjidhjen e problemit të tyre.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:22am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 15 2009, 09:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Linja Koman-Fierzë, mjetet lundruese jashtë kushteve



» Vendosur: 14/10/2009 - 08:08

SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Mjetet ujore që lundrojnë në kaskadën e lumit Drin janë jashtë rregullave teknike. I gjithë qarkullimi i udhëtarëve, kryesisht në linjën Koman-Fierzë është shqetësues. Dhe një herë, Prefektura e Shkodrës ka ngritur këtë problem, në mbledhjen e djeshme të Shtabit të Emergjencave. "Fatkeqësisht konstatojmë se institucionet përkatëse nuk po ushtrojnë kompetencat që u jep ligji në lidhje me bllokimin e mjeteve që qarkullojnë në kaskadën e lumit Drin në mënyrë të kundraligjshme. Po nuk ndërhymë në kohë rrezikohemi të përballemi me fatkeqësi të padëshirueshme", ka qenë pohimi i Prefektit të qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, bërë gjatë një takimi pune në lidhje me Emergjencat Civile në qarkun e Shkodrës. Në këtë takim është analizuar situata e të gjithë qarkut në raste emergjencash, si dhe marrjen e masave të duhura nga institucionet përkatëse. Por, ashtu si dhe një vit më parë, Cungu jep të njëjtin alarm, megjithatë asgjë e re nuk ka ndryshuar për këtë çështje. Edhe ditën e djeshme është diskutuar nga të pranishmit në takim siguria në lëvizjen e mjeteve të transportit ujor. Në takimet e kaluara u përmend fakti se është e papranueshme që mjete të tilla transporti për pasagjerë të kenë 16 vite pa u kolauduar. Të ndodhur para një situate të tillë, sipas prefektit duhet që urgjentisht të merren masat përkatëse për parandalimin e saj. "Ka ardhur koha që organet kompetente të veprojnë konkretisht dhe të mos mbesin vetëm në kuadër të konstatimeve", deklaroi prefekti Cungu. Ai theksoi se është nevojë imediate që të organizohet një tryezë e rrumbullakët për të analizuar veprimtarinë dhe kompetencat ligjore, si dhe përgjegjësitë e institucioneve të tilla, si: Drejtoria e Transportit Ujor, njësitë vendore të Vaut të Dejës dhe të Komanit, dega e Tatim-Taksave në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Në kaskadën e lumit Drin veprojnë 4 mjete transportuese, tragete si dhe 3 anije e 15 varka, të cilat kryejnë transportin nëpër liqenet e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Vlen të përmendet këtu se nëpërmjet një transporti të tillë lëvizin banorët e Tropojës, si dhe të zonave të Gjakovës, Kosovë, me qëllim depërtimin në brendësi të vendit, pa harruar këtu dhe qarkullimin e një sërë mjetesh transporti të mallrave për banorët e këtyre zonave, si dhe të shkëmbimeve tregtare. Por fatkeqësisht është konstatuar se ato mjete transporti, jo vetëm që kanë 16 vite pa u kolauduar, pasi më i fundit daton në vitin 1993, por një pjesë e mirë e tyre nuk kanë as licencat e nevojshme për të kryer shërbime të tilla, siç janë transporti i udhëtarëve apo dhe i mjeteve.

© Gazeta Panorama


[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 09 2009, 12:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623

Në Dukagjin, me banorët e errësirës




Fshati Plan nuk furnizohet me energji elektrike që nga viti 2006


Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh për Dukagjinin, këtë zonë të thellë malore të Qarkut Shkodër, për mungesë rrugësh, për varfërinë e tejskajshme, për mungesën e mjekëve dhe shërbimeve më elementare jetësore. Por këtë herë Dukagjini vjen me një lajm sa shqetësues aq dhe të çuditshëm: fshati Plan i Komunës Pult ka plot tre vite që nuk furnizohet me energji elektrike.

Në këtë fshat gjen nga ata banorë që ende nuk dinë se kush qeveris vendin e majta apo e djathta, pasi informacioni i tyre ka mbetur pa u përditësuar që prej tre vitesh, kohe kur u është shkëputur energjia elektrike.

Rruga për në fshatin Plan është një rrugë e gjatë dhe nuk është si rrugët e tjera malore të vendit, pasi nuk arrin të dallosh nëse gjendesh në një shteg bagëtish apo rrugë makine. Nisja nga Shkodra drejt Dukagjinit në fillim duket shumë komode teksa ecën në rrugë të asfaltuar, por sa po kalon fshatin Mes të Postribës nis rruga malore e paasfaltuar tepër e frikshme e Dukagjinit. Sa më shumë që ecën aq më lart ngjitemi, duket sikur malet nuk kanë të mbaruar. Në këtë prag dimri, natyra përgjatë rrugës së Dukagjinit ka një pamje aspak miqësore, retë e dendura që kanë zbritur poshtë që duket se po ecin edhe ato në rrugë i kanë dhënë një ngjyrë gri zonës. Në të majtën tonë gjatë gjithë kohës na shoqëron lumi Kir, zhurma e rrjedhës së tij ushton në humnerën e thellë që mezi arrijmë t‘i shohim fundin.

Ndërsa nga ana tjetër na shoqërojnë malet e larta e të zhveshura. Rruga bëhet ende më e vështirë dhe e frikshme kur në çdo 1 km të saj shikon pllaka me foto të njerëzve që kanë humbur jetën poshtë greminës që ndodhet në të majtën tonë. Në një pllakë lexon: këtu humbën jetën 18 persona. Në një pllakë tjetër lexon: këtu humbën jetën 11 persona, e kështu pllakat nuk kanë të mbaruar...

Rruga e ngushtë me gurët në madhësi shkëmbinjsh dhe lagështira e shiut na e bëjnë udhëtimin aventuresk. Pasi kemi ecur dy orë e gjysmë mes maleve dhe nuk kemi parë as një mjet në lëvizje dhe asnjeri në rrugë, mbërrijmë në fshatin Kir në qendër të Komunës Pult të Dukagjinit. Qendra e fshatit duket më shumë se e varfër. Shohim vetëm një grua që qëndron e ulur te një bordurë rrëzë kryqit. Ndodhet një supermarket edhe me "funksionin" e një lokali, një ndërtesë thuajse përdhese me çati të shembur. Në dritare është lidhur një mushkë, ndërsa pranë disa udhëtarë kanë ndaluar për të blerë.

Ky supermarket nuk ka ndryshuar as edhe një thërrime nga 30 vite më parë është "polivalent", dikush këtu blen ushqime, dikush bën porosi për kafe e raki. Dikush tjetër kërkon një thes miell. Pasi lëmë fshatin Kir futemi në rrugën që të çon për në katundin Plan, rruga në këtë pjesë nuk ka asnjë ndryshim mes shtegut të bagëtive dhe rrugës për makina. Disa herë është dashur të zbresim nga makina për arsye sigurie, pasi në rrugë jo vetëm që ka shembje dhe shkëmbinj, po aty vetëm pak pëllëmbë të ndanin nga gremina që nuk i shihet as fundi. Natyra përgjatë rrugës është sa e bukur aq dhe e egër. Burime uji që dalin nga mali, pemë të larta që ende nuk u kanë rënë të gjitha gjethet, ujëvarat e shumta mes maleve dhe shtëpitë aty-këtu i japin zonës një peizazh mahnitës.

Por atëherë kur menduam se kaluam rrugën e vështirë vetëm 1 m larg makinës bie një trung peme i prerë. Druvari që punonte i qetë nuk e kishte dëgjuar makinën nga zhurma e motorsekës. Gjithë rrugës nuk mund të bënin tjetër, veçse të mendonim se e keqja mund të na vinte nga rruga, por në fakt shpëtuam paq nga pema...

Makina e ka të pamundur të vazhdojë rrugën dhe jemi të detyruar të ecim në këmbë.

Fshati

Pasi kemi ecur rreth 45 min në këmbë bëhemi mysafirë të fshatit Plan. Fshati ka 50 shtëpi me rreth 250 banorë. Të gjitha banesat janë të shpërndara në faqet e maleve. Sapo mësojnë se jemi gazetarë banorët nisin të rreshtojnë hallet nga më të ndryshmet si mungesa e rrugës, mungesa e mjekut, e ushqimeve e sinjalit të telefonit, por ajo më kryesorja për banorët ishte fakti i çuditshëm se prej tre vitesh ato nuk kishin energji elektrike. Por si përherë në fillim duhet të nisësh nga adetet.

Një nga banorët e zonës, Kolë Bungaja na fton te shtëpia tij.

Sa e madhe zemra e Kolë Bungajes, po aq të mëdha janë hallet e vuajtjet e kësaj familjeje.

Lufta për mbijetesë, vështirësitë ekonomike, mungesa e energjisë prej tre vitesh ka bërë që në familjen Bungaja të pllakosë mjerimi. Gjithçka që shohim na bën të mendojmë sikur jemi kthyer pas në kohë, në Mesjetë. Duke folur për gazetën Kola rrëfen: "Këtu nuk dimë cilit shtet i përkasim, nuk e dimë se ça bëhet me ne, sinqerisht duket se shteti nuk ka në evidencat e tij. Kemi tre vjet pa drita dhe nuk di njeri të tregojë se kur do zgjidhet halli ynë, mbase persekutohemi se kemi votuar të majtën, por nuk di të jap një përgjigje të saktë. Ne na intereson jeta jonë, kërkojmë të ndërhyjë shteti se ne jemi si në Mesjetë, pa rrugë, pa mjek, pa drita, pa ushqime, pa tokë, pa asgjë kemi vetëm shpirtin në trup dhe asgjë tjetër".

"Jam detyruar të blej një gjenerator dhe këto lekë m‘i ka dërguar djali që sapo ka shkuar emigrant në Greqi, sepse ndryshe nuk mund ta kapërcenim situatën. Por 90% e fshatit nuk kanë me se të ndriçohen dhe janë në errësirë prej tre vjetësh", thotë Kola.

Teksa qëndrojmë të ulur me burrat, në të ashtuquajturën qendër të fshatit në bordurën e një banese të braktisur dëgjohen disa biseda nga më naivet. Duket se provokohen nga mungesa e informacionit për shkak të mungesës së energjisë.

"Besa burrit për nji kshtu nuk votoj ma për Fatos Nanon se ka tre vjet që na i ka heq dritat, po të ishte Sala në pushtet, burri burrit po të them ne kishim me pas drita", bisedojnë mes tyre burrat. "Këto as në NATO e as në BE nuk kanë për të hy kurrë si ja kanë nis", flet njëri nga banorët.

Shumë shtëpi në fshat kanë nisur të braktisen jo nga dëshira për të lënë fshatin, por nga detyrimi dhe pamundësia për të jetuar në këtë fshat. Duke folur për gazetën, kryeplaku i fshatit Plan Gjon Bungu shprehet: "Kemi mbetur pa energji elektrike prej tre vitesh për shkak të djegies së transformatorit. Vetëm në kohë fushatash na sjellin drita tri-katër ditë dhe sërish transformatori digjet. Ku është përgjegjësia që ka shteti për shtetasit e tij. Si ka mundësi kur flitet për zhvillim ekonomik të vendit dhe hyrje në BE apo internet në shkolla dhe ka zonë në Shqipëri që ka tre vite pa drita".

Sipas banorëve, shteti nuk duhet të harrojë se kështu në kushte Mesjete nuk është vetëm fshati Plan, por i gjithë Dukagjini, me 7 mijë banorë e si Dukagjini është 1/3 e popullsisë së Shqipërisë që jeton në zonat e thella malore. Nëse do vinin gazetarë këtu, askush nuk do e besonte që ne jemi prej tre vitesh pa drita dhe është e drejtë të mos besohet që në 2009 të ndodhet një fshat në një gjendje të tillë.

Ndërsa kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi, në lidhje me këtë situatë shprehet "Problemi është i tillë që këtu fiton Partia Socialiste prej një dekade dhe këta njerëz persekutohen. Si komunë nuk jepet asnjë fond për investim, i vetmi fond është ndihma ekonomike asgjë tjetër nuk mund të bëjë komuna jonë. Për problemin e dritave kemi ngritur zërin disa herë në institucionet më të larta, por asgjë nuk ka bërë ne, vazhdojmë të mbetemi në të njëjtën situatë".

Pyetja e parë që të lind është "Si jetojnë këta njerëz" pa tokë, pa rrugë, pa ushqime, pa mjek, pa drita. Por e vetmja mënyrë jetese nga këta banorë nga sa konstatuam është mbledhja e gështenjave, pasi tërë faqet e maleve ishin të mbushura me gështenja. Kjo na e mbushi mendjen se vetëm natyra kujdesej dhe tregohej bujare për të ushqyer këta banorë të mjerë..Pasi mbledhin për javë të tëra gështenjat banorët dalin të shesin në rrugën që lidhet me Shkodrën, pasi ndonjë furgon mund të ndalet. Banorët shesin 40 lekë të vjetra një kg gështenja, ndërsa në qytet tregtohen 200 lekë.

Marrim rrugën për kthim, pasi siç na thonë banorët mund t‘u zërë dëbora e brenda dy orësh gjithçka bllokohet. Ndalemi rrugës në të dalë të fshatit Plan për të pirë ujë burimi dhe rastësisht i hynë në bisede me një banor që zbriti nga mali. Mësuam se ishte kaçak, ishte në gjak dhe prej disa vitesh jetonte larg shtëpie, duke fjetur jashtë në mal. Ndërsa bisedonin, dy gra me një tufë dele po ecnin rrugës në errësire dhe këto ishin me problem gjakmarrjeje, ishin duke shkuar në këmbë drejt Shkodrës burrat e shtëpisë kishin ikur nga shtëpia. Të gjitha këto flasin se kjo zonë është në hall të madh jo vetëm nga gjendja ekonomike dhe problemet e zakoneve mesjetare që ruhen ende me shumë fanatizëm.

Largohemi nga Dukagjini me brengën e një njeriu që ndihet fajtor për pamundësinë për t‘u bërë zgjidhja e halleve të këtyre njerëzve të dënuar nga shteti prej dekadash për të qenë të vuajtur.

Banorët e Nënshkodrës kërkojnë ndihmë: Rrezikojmë edhe jetën


Fusha është përmbytur, duke shkatërruar të mbjellat dhe rrezikuar disa shtëpi


Shirat e rënë ditë e fundit kanë krijuar përmbytje të mëdha dhe në Qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë kryesisht për përmbytje tokash bujqësore. Më problematike paraqitet situata në zonën e Nënshkodrës, pikërisht në fushën midis Torovicës, Malit të Jushit, deri tek ura e Ded Gjo Lulit në Velipojë, ku përveç disa banesave që gjenden të rrethuara nga uji, janë plot 300 hektarë tokë të përmbytura.

Banorët e zonës japin alarmin se gjenden të rrezikuar me jetë dhe qëndrojnë zgjuar gjatë gjithë natës nga frika e përmbytjeve. Shkurte Pali, banore e zonës në hyrje të Torovicës thotë se "jetojmë me frikën se mos uji na zë natën brenda dhe mbytemi. Ka një javë që nuk flemë dhe të gjitha pajisjet e shtëpisë i kemi dërguar te të afërmit. Aktualisht, shtëpia është e rrethuar me ujë dhe nëse shirat vazhdojnë, uji futet brenda. Nuk kemi asnjë ndihmë deri tani. Nuk ka ardhur njeri të na shikojë. Toka e mbjellë është përmbytur dhe nuk kemi as ku të kullotim bagëtitë. Kërkojë që shteti të ndërhyjë tani, se kur të ndodhë tragjedia nuk ka pse të vijë më njeri të na qajë hallin".

Sipas banorëve, dëmi i shkaktuar është shumë i madh, pasi çdo prodhim i pritshëm nga toka e tyre është shkatërruar.

Situata më e vështirë nga përmbytjet duket në fushat nga Mali i Jushit deri në Komunën Velipojë, ku janë rreth 300 hektarë tokë nën ujë. Nga kjo situatë e krijuar, jeta e fshatarëve të zonës është paralizuar, pasi çdo gjë është e lidhur me tokën, madje as bagëtitë tashmë nuk kanë me çfarë të ushqehen, pasi çdo gjë është e mbuluar nga uji. Shkak i kësaj situate, si gjithnjë mbeten bllokimet e kanaleve kulluese dhe mos mirëmbajtja e tyre. Deri dy dekada më parë, në këtë zonë funksiononin mjaft mirë kanalet kulluese dhe nuk kishte probleme përmbytjeje, por prej 20 vitesh përmbytjet janë kthyer në normalitet të përvitshëm.

A.Hoti


© Gazeta Shqip - 2006-2008






[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 09 2009, 12:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shembet mali, bllokohet aksi Shkodër- Dukagjin, 3000 banorë në izolim



SHKODER- Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës.

Gazetarët e NEWS24 informojnë se në aksin Shkodër- Dukagjin ka pasur shembje masive të dherave të malit që ndodhet anës rrugës, duke bërë këtë aks të pakalueshëm për komunën e Shalsit.

Drejtoria e rrugëve në Shkodër thotë se janë shembur 100 metra katror mal të cilët kanë bllokuar totalisht aksin që të lidh me komunën e Shalësit,
Aktualisht 3000 mijë banorët e kësaj komune janë të izoluar, pasi dherat që kanë rrëshqitur nga mali kanë bllokuar aksin në 6 km larg fshatit Bregu i Lumit të kësaj Komune.

Drejtoria e Rrugëve informon se për rrëshqitjet e dherave kanë rënë gjatë gjithë natës dhe kanë vazhduar të bien edhe sot në mëngjes. Një grup specialishtësh kanë mbërritur në vendngjarje për të parë situatën si dhe për të marrë masat për zhbllokimin e rrugës. Drejtoria e Rrugëve thotë se aksi Shkodër- Dukagjin mund të bëhet i kalueshëm vetëm gjatë ditës së nesërme.

Gjatë ditës së djeshme reshjet e shiut të rëna me intensitet kanë shkaktuar mjaft përmbytje dhe në qytetin e Lezhës dhe të Lacit. Dhjetra ha toka janë përmbytur dhe si pasojë dhjetra banesa janë mbushur me ujë.

(s.g/BalkanWeb)
Copyright 2009 BalkanWeb.com



[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Nov 12 2009, 02:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vërshon Buna, rrënohet Kisha shekullore e Shirqit



» Dërguar më: 12/11/2009 - 14:34

Brikena Shllaku

SHKODËR Reshjet e shumta të ditëve të fundit po rrezikojnë Kishën e Shirqit. Fati i një prej monumenteve më të rëndësishme të zonës së Shkodrës dhe jo vetëm të saj, tashmë është në dorë të lumit Buna. Vërshimi i ujërave të lumit Buna këto ditë për shkak të prurjeve të shumta, ka bërë që në zonën rreth mureve të Kishës së Shirqit të dalin edhe eshtrat nga varret qindravjeçare.
Pjesa e mbetur e Kishës së Shirqit është drejt rrënimit të plotë, pasi argjinatura e lumit Buna është e shkatërruar. Drejtues të Komunës së Dajçit si dhe banorët kanë kërkuar disa herë ndërhyrjen me investime në këtë zonë, pasi po humbet një nga vlerat më të mëdha kulturore, e cila tregon dhe lashtësinë e qytetërimit. Kisha e Shirqit, monument kulture i kategorisë së parë, ndodhet në afërsi të qendrës së Komunës së Dajçit, në breg të lumit Buna. Sipas të dhënave historike, mësohet se muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI si kushtim ndaj dy martirëve të kishës bizantine, Serçit dhe Bakut, varret e të cilëve ndodhen pranë lumit Eufrat në Azi, afër një kështjelle të quajtur Rozafa. Helena e Rashës, princesha e Bizantit dhe vajza e perandorit latin, Balduin, ka qenë një ndër figurat më të lidhura me Kishën e Shirqit. Pikërisht këtu ajo ka bërë kurorëzimin e saj. Sipas dokumenteve historike, princesha helene në vitin 1290 ka bërë rikonstruksionin e kishës. Arkitektura e kishës është tepër e veçantë. Është një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo kohë ajo është shkatërruar gradualisht. Shkatërrimi i plotë i saj konsiderohet të jetë bërë gradualisht 20 vitet e fundit, pasi shteti asnjëherë nuk ka bërë investimet e duhura. Ndërhyrjet e bëra kanë qenë të pjesshme, ndaj dhe nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Kisha të ofron sot me të vërtet një pamje trishtuese. Gjithçka ka mbetur është një mur dhe një gur, i cili besohet të ketë qenë njëra nga shtyllat e objektit. Kjo kishë nga dita në ditë rrezikon të fundoset totalisht në ujërat e lumit Buna. E ndërkaq, edhe pse para thuajse 10 vitesh është inauguruar argjinatura mbrojtëse e Kishës së Shirqit, sot në themelet e saj shihen me sy eshtrat e të varrosurve. Eshtrat kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e reshjeve dhe gërryerjes së vazhdueshme nga ujërat e lumit Buna. Kjo kishë është e mbrojtur vetëm me ligj, pasi mbrojtja e saj realisht është e përfillshme. Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Shkodër, Ervin Gjini nuk kanë munguar investimet. "Në këtë vepër është ndërhyrë nga Ministria e Bujqësisë për të bërë prita mbrojtëse të ndërtuara nga bordi i kullimit. Por, rritja e madhe që pëson niveli i ujit të lumit Buna nga reshjet e shumta, bën që përsëri ai të shkojë tek objekti", - sqaron Gjini.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Gjynah se kjo duhet me kene nji pasuni historike komtare kaqi asht nji ner kishat ma te vjetra mesjetare ne Shqipni, kam pase shprese se tash e kthejn ne monument kulturet por si duket dashkan me lane mu kthy ne funin e Buns, nejse per hater te venalive shpresoj qe qeveria shqiptare dhe ajo e qarkut te merren me perforcimin e Buns ne qoft se dojn me kthy bunen najhere ne lum lunrus ashtu si kan pa premtu tash 19 vjet

[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 30 2009, 09:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Virozat, boshatisen shkollat në Shkodër

VIRTYT ABDYLI
27/11/2009 Sipas drejtuesve të arsimit situata është në kontroll: Ditët e pushimeve, avantazh

SHKODER- Virozat gripale kanë dhënë efekt dhe në frekuentimin e shkollave nga nxënësit, por megjithatë situata nuk paraqitet problematike. Në bazë të verifikimeve dhe raportimeve të fundit të drejtuesve të shkollave pranë Drejtorisë rajonale Arsimore Shkodër, konfirmohet se në shkollat e qytetit ka pasur shtim të numrit të mungesave të nxënësve për shkak të virozave gripale, por nuk është krijuar një situatë alarmante.

Frekuentim i pakët

Frekuentimi i nxënësve vlerësohet si i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme, kur ka pasur viroza të ngjashme. Edhe në zonat rurale ka pasur shtim të numrit të mungesave, por personeli mjekësor po qëndron në gatishmëri për ta kaluar me sukses edhe këtë situatë gripale të kësaj stine. Sipas drejtuesve të Drejtorisë rajonale Arsimore Shkodër, këto ditë që janë pushim shpresohet se do u mjaftojnë nxënësve të qëndrojnë nën kujdes dhe të marrin veten. Nga kjo drejtori pritet që javën tjetër rifillimi i mësimit t’i gjejë nxënësit që të gjithë mirë nga ana shëndetësore, në mënyrë që frekuentimi të jetë maksimal. Nga ana tjetër drejtuesja e Drejtorisë rajonale Arsimore Shkodër, Atrida Fërketi, thekson se mjekët e lagjes, në territorin e së cilës ndodhen shkollat, janë të detyruar të ndjekin situatën në shkolla dhe në raste urgjente të bashkëpunojnë me familjen dhe shkollën. Për sa u përket nxënësve konviktorë, Drejtoria Arsimore ka ndjekur politikën e një përkujdesi më të madh sesa nxënësit shkodranë që kanë familjet e tyre afër. Për nxënësit konviktorë ka pasur një bashkëpunim të mirë ndërmjet Drejtorisë rajonale Arsimore me mjekët e lagjes dhe infermieret. Personeli mjekësor ka pasur raste që i ka ndjekur nxënësit e konvikteve hap pas hapi deri në spital në rastet kur ka pasur shqetësime të shoqëruara me temperaturë të larta.

Zbut tonet me Universitetin e Vlorës

Tafaj, vizitë në 100-vjetorin

e shkollës së Drashovicës

VLORE- Ministri Tafaj i shoqëruar nga ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj, janë gjendur në fshatin Drashovicë për të festuar 100-vjetorin e çeljes së shkollës së këtij fshati, e cila është një prej shkollave më të vjetra të rrethit të Vlorës. Në fjalën e tij ministri Tafaj ka vlerësuar arritjet e qeverisë në arsim është shprehur se pikërisht kjo shkollë e këtij fshati ka një laborator informatike ku brezi i ri mund të mësojë dhe arsimohet. Ministri është shprehur se në buxhetin e vitit që vjen do të ketë një rritje të buxhetit të parashikuar për arsimin, i cili do të shkojë deri në rreth 30 për qind më shumë. Në lidhje me përplasjen e pak ditëve më parë në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” për çështjen e mesatares, duket se tonet e ashpra janë ulur mes dy palëve, pasi edhe pse ky universitet nuk ka pasur asnjë vizitë që prej marrjes së mandatit prej ministrit ky i fundit ka deklaruar se “do të marrë pjesë në analizën e universitetit” madje nuk është ndalur këtu, por ka shtuar se ky universitet, i cili është më i rëndësishmi në Jug ka pësuar mjaft përmirësime. Ish-ministri Leskaj duke pasur dhe origjinën nga ky fshat, nën moton “një nxënës, një libër” ka dhuruar më shumë se 100 libra për këtë shkollë, ndërsa në lidhje me këtë gjë Tafaj ka vlerësuar këtë veprim dhe është shprehur se vitin që vjen është projektuar një buxhet për ngritjen e bibliotekave në shkolla.


© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 14 2009, 03:21pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Malësi e Madhe, fshatrat pa shërbim mjekësor



Anila Dushi

MALESI E MADHE - Disa qendra shlëndetësore në rrethin e Malësisë së Madhe ndodhet jashtë funksionit për shkak të amortizimit të ndërtesave apo mospajisjes së tyre me bazë materiale. Në fshatrat malorë Linaj, Kçar, Rrashkullaj , Demiraj në komunën Gruemirë, Vermosh e Brojë në komunën e Këlemendit, Lohe e Sipërme në komunën e Shkrelit etj, ndërtesat që kanë shërbyer për qendra shëndetësore ose janë shkatërruar e kanë dalë jashtë funksionit , ose ka mungesë mjetesh dhe pse janë ndërtuar të reja nuk u kan shërbyer banorëve të këtyre zonave.


E tillë është qendra shëndetësore në fshatin Linaj në komunlën e Gruemirës e cila ndodhet jashtë funksionit dhe godina është ndërtuar e re. Qendra shëndetësore në fshatin Lohe e Sipërme është ndërtuar si objekt dy vjet më parë me fonde të vetë komunës, nga të ardhurat që grumbullohen prej taksave, por 370 banorët e këtij fshati nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga shërbimi shëndetësor i këtij objekti, pasi mungon plotësimi i saj me mjetet e nevojshme. Në disa qendra shëndetësore ka probleme me ndërtesat, diku mungon mjeku ose infermieri apo mjetet e nevojshme, shprehen banorët, ndërsa pushteti vendor e ai qendror tregohen indiferentë. Për çdo shërbim mjekësor të nevojshëm, banorët e këtyre zonave me mjetet e tyre private janë të detyruar të shkojnë në qytetin e Koplikut apo atë të Shkodrës.


Banorët shprehen se kjo situatë është prej vitesh dhe pse kanë nevojë për shërbim shëndetësor ai mbulohet pjesërishrt nga peroneli i mesëm shëndetësor që jetonnë këto zona, ndërsa këto qendra shëndetësore nuk janë në funksion. Madje dhe atë që janë ndërtuar të reja , kanë dalë tashmë jashtë përdorimit pasi janë dëmtuar nga persona të ndryshëm që kanë marrë dyer apo dritare.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 27 2010, 10:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Afat deri më 30 prill kompanive, të heqin kabllot përgjatë rrugëve



26/04/2010 Ultimatumi nga Bashkia Shkodër: Prishin imazhin e qytetit dhe janë pa leje

SHKODER- Bashkia Shkodër u ka bërë thirrje të gjithë kompanive të ndryshme, që kanë shtrirë kabllot për gjatë ndriçuesve dhe pemëve të qytetit që të heqin ato vullnetarisht deri më datë 30 prill. Në të kundërt pas kësaj date, Bashkia nuk do të mbajë përgjegjësi për heqjen e tyre apo dhe pasojat që mund të vijnë nga ky veprim. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës, kohët e fundit është konstatuar se disa kompani të ndryshme kanë bërë shtrirjen e disa kabllove në një sërë ndriçuesish rrugor apo pemë dekorative. Këto veprime, jo vetëm që janë bërë në mënyrë abuzive, duke mos marrë miratimin e Bashkisë së Shkodrës, por ato po e shëmtojnë i çdo ditë e më shumë imazhin e qytetit tonë. Njëkohësisht Bashkia e Shkodrës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë dhe të mos dëmtojnë një sërë koshash të vegjël për hedhjen e mbeturinave, të vendosur këto ditë përgjatë të gjithë pjesëve anësore të trotuareve të rrugëve kryesore. Drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës shprehen se ky investim është bërë në saje të grumbullimit të detyrimeve që familjet shkodrane derdhin pranë kësaj Bashkie, ndaj dhe vetë ata duhet jo vetëm të mos dëmtojnë koshat e mbeturinave, por edhe të njoftojnë për çdo rast tentative për vjedhjen, apo shkatërrimin e tyre. Pas këtij investimi, Bashkia e Shkodrës ka premtuar vendosjen e koshave për hedhjen e mbeturinave edhe në pjesët e gjelbëruara të qytetit. Iniciativat më të fundit të Bashkisë së Shkodrës po bëhen në kuadër të angazhimit për krijimin e një imazhi sa më bashkëkohor të qytetit, si dhe mbajtjen pastër të tij.

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Apr 28 2010, 08:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dalin nga shinat 4 vagonë, treni vinte nga Austria





ANILA DUSHI | 27/04/2010

SHKODËR- Amortizimi i linjës hekurudhore Shkodër- Han i Hotit, e vetmja linjë ndërkombëtare në llojin e saj ka sjellë daljen nga shinat të 4 vagonave mallrash që vinte nga Austria. Rreth orës 15.00, jo larg ish stacionit të mallrave në Shkodër një tren me 21 vagona që vinte nga Austria dhe që ishte i ngarkuar me pije freskuese, lëngje frutash etj, ka dalë nga shinat, në segmentin mes ish kombinatit të drurit dhe stacionit të mallrave. Lokomotiva, në sajë dhe të manovrimit të saktë të mashinistëve ka mundur të shpëtojë, ndërsa katër vagonat që ishin pas saj kanë dalë jashtë, ku njëri është përmbysur.
Lajmërimi i menjëhershëm i strukturave të hekurudhës, ka bërë të mundur shkëputjen e 17 vagonëve të tjerë, të cilët më pas janë kthyer drejt Bajzës, në stacionin ndërkombëtar të mallrave, pasi vazhdimi i rrugës ka qenë i pamundur.

Marre prej Gazeta Shekulli Online
trokit ketu

Apo s'ka rrjet hekurullor shqipnija, edhe ne vendet ma te varfna Afrikane e gjen hekurullen e trenat ma ne gjenje se ne Shqipni. Nejse se noshta lypim shum kur i pasqyrojm kto gjana tuj pas parasysh tana gjanat, kastan s'po e zgjas ma shum.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Wed Apr 28 2010, 08:31am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Problem sot ka shkodra mentalitetin e gabum ku edhe pse kena 20-vjet demokraci ajo spaska ndryshu aspak...perkundrazi ajo te ben te rrezikohesh si shume sot ketu ne shkoder.
Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat May 01 2010, 11:59am
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Jam dakord me tana shkrimet e masiperme se shkodra ka shum proleme, dhe problemet e saj jane te pafunme.

Belgium ke te drejt shum se prej mentalitetin tone na vijn edhe problemet qi kena, par mendaj se na Shkodrant problemin ma krysore kena vedin, sepse na vetum fajsojm tjerte par nuk pranojmme fajsu vedin kurr, se mendojm se jena shum te mire, pra jena vete pjese e mentalitetit te keq qi kena kriju..

Ne shkoder nuk jane tane halabak, hajduta, injoranta etj etj.. par ka sa te dush zatni e njerz intelektual qi si perfill kush, sepse me dije dhe me muncuni nuk ka fitu kush deri sat ne Shkoder.

Sat duhet me kene halabak ose i forte ne shkoder, si tane ata qi kane hap biznese e ju kane marr tokat njerzve me zart, sat fuhet me kene pjestare partiet ose demokrat ose socialist, sat duhet me kene hajdut e mashtruse se kshtu ka ardh moda.
Te edukumit, te mecmit dhe intelektuaLT Shkodrane injarohen sepse nuk kan gja ne dore dhe kane dal jasht modet se jane te mecem e te ndershem, pra fajet i kena vete njerzit qe nuk shofin dijen e zhvillimin nepermjet dijes, par shofin hajnine, zhvatjen e tana mnyrat me ba dicka.

Shkurt belgium mentaliteti jena na vete un edhe ti dhe tane tjert qi ju bajm marrshallah tana te zezave vetem sepse jena vete e zeza e shkodres
Back to top
belgium
Fri May 07 2010, 09:03am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Ultra-Shkodrane ka shkruar:

Jam dakord me tana shkrimet e masiperme se shkodra ka shum proleme, dhe problemet e saj jane te pafunme.

Belgium ke te drejt shum se prej mentalitetin tone na vijn edhe problemet qi kena, par mendaj se na Shkodrant problemin ma krysore kena vedin, sepse na vetum fajsojm tjerte par nuk pranojmme fajsu vedin kurr, se mendojm se jena shum te mire, pra jena vete pjese e mentalitetit te keq qi kena kriju..

Ne shkoder nuk jane tane halabak, hajduta, injoranta etj etj.. par ka sa te dush zatni e njerz intelektual qi si perfill kush, sepse me dije dhe me muncuni nuk ka fitu kush deri sat ne Shkoder.

Sat duhet me kene halabak ose i forte ne shkoder, si tane ata qi kane hap biznese e ju kane marr tokat njerzve me zart, sat fuhet me kene pjestare partiet ose demokrat ose socialist, sat duhet me kene hajdut e mashtruse se kshtu ka ardh moda.
Te edukumit, te mecmit dhe intelektuaLT Shkodrane injarohen sepse nuk kan gja ne dore dhe kane dal jasht modet se jane te mecem e te ndershem, pra fajet i kena vete njerzit qe nuk shofin dijen e zhvillimin nepermjet dijes, par shofin hajnine, zhvatjen e tana mnyrat me ba dicka.

Shkurt belgium mentaliteti jena na vete un edhe ti dhe tane tjert qi ju bajm marrshallah tana te zezave vetem sepse jena vete e zeza e shkodres


tash vet na se pranoj me than se kekena e zeza eshkoders eeee...se na ishtu e gjetme (kur lindem)
me llapazana e me hajduta , me demela e me mashtrusa, me egoizmin e teprum eme inadins e ti je ma mire se une(ekonomikisht)e fill ta vejn tabelen asht i dors ky o merret me politik ose ban trafik .e nii koh ato vec dredhin zinxhirin tan diten me nji kaffe rrijn 5ore ne tavolin.e pe rkto faj si ken aas un e as ti .
por kto faje e probleme i ka rrajt ma te thella ato me traditen shkodrane qe vet mburret erealisht vec asht ndal te e kalumja e sot nuk eshikjojn s eshkodra po firon perdit e ma shum.....
Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat May 29 2010, 03:47pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
belgium ka shkruar:

Ultra-Shkodrane ka shkruar:

Jam dakord me tana shkrimet e masiperme se shkodra ka shum proleme, dhe problemet e saj jane te pafunme.

Belgium ke te drejt shum se prej mentalitetin tone na vijn edhe problemet qi kena, par mendaj se na Shkodrant problemin ma krysore kena vedin, sepse na vetum fajsojm tjerte par nuk pranojmme fajsu vedin kurr, se mendojm se jena shum te mire, pra jena vete pjese e mentalitetit te keq qi kena kriju..

Ne shkoder nuk jane tane halabak, hajduta, injoranta etj etj.. par ka sa te dush zatni e njerz intelektual qi si perfill kush, sepse me dije dhe me muncuni nuk ka fitu kush deri sat ne Shkoder.

Sat duhet me kene halabak ose i forte ne shkoder, si tane ata qi kane hap biznese e ju kane marr tokat njerzve me zart, sat fuhet me kene pjestare partiet ose demokrat ose socialist, sat duhet me kene hajdut e mashtruse se kshtu ka ardh moda.
Te edukumit, te mecmit dhe intelektuaLT Shkodrane injarohen sepse nuk kan gja ne dore dhe kane dal jasht modet se jane te mecem e te ndershem, pra fajet i kena vete njerzit qe nuk shofin dijen e zhvillimin nepermjet dijes, par shofin hajnine, zhvatjen e tana mnyrat me ba dicka.

Shkurt belgium mentaliteti jena na vete un edhe ti dhe tane tjert qi ju bajm marrshallah tana te zezave vetem sepse jena vete e zeza e shkodres


tash vet na se pranoj me than se kekena e zeza eshkoders eeee...se na ishtu e gjetme (kur lindem)
me llapazana e me hajduta , me demela e me mashtrusa, me egoizmin e teprum eme inadins e ti je ma mire se une(ekonomikisht)e fill ta vejn tabelen asht i dors ky o merret me politik ose ban trafik .e nii koh ato vec dredhin zinxhirin tan diten me nji kaffe rrijn 5ore ne tavolin.e pe rkto faj si ken aas un e as ti .
por kto faje e probleme i ka rrajt ma te thella ato me traditen shkodrane qe vet mburret erealisht vec asht ndal te e kalumja e sot nuk eshikjojn s eshkodra po firon perdit e ma shum.....



Pa mar belgium, mas harra se gjithcka fillan prej vedit, nuk mundesh gjithmone me ja vu fajin tjerve dikure, kur vete na jena jese e Shkodres sat. SHkodrant sat ankohen per tane par per vedi tane pretendojn me kene perfekta pamvarsisht se shumica jane te pashkolle e nuk shofin edukimin e punen si pshtim par servilizmin e korrusionin, emigrantat Shkodrane poashtu ja ven fajin vetem Shkodres dhe njerzve ktu, a ban me dite i kujt asht faji ma i madh i joni qi nuk pranojm me nryshu me dije e me pune apo i emigrantave qi lekun e investojn gjithkund tjeter par ne shkoder ja!

Injoranc asht me rrespektu e mu marr me te fortit nuk asht zatsi apo inteligjenc, ba me i injoru te fortit edhe te fortit fillojn e besojn se me dhune nuk te con kund. Fajet i kane vete shkodrant qi kane ra njaq posht sa me u marr me injoranta te smure me mend te krese.

O belgium fajet se pse shkodra ka met mrapa gjithkuje sat asht vetem e shkodranve qe kane met mrapa gjithkuje se nuk dajn me u uduku e me paunu, ose qi i kane kthy shpinen shkodres @e kam er ata Shkodrane intelektual e biznesmen e emigranta qi te marrin ne qafe me fjale par me vepra bajn te kunderten.
Back to top
L - N
Thu Jun 03 2010, 07:16am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pronësia, ngec projekti për Parkun Industrial



Dërguar më: 02/06/2010 prej Brikena Shllakut

SHKODER -Me vendim të Këshillit të Ministrave, ish-zona industriale në Shkodër është shpallur Zonë Ekonomike-Park Industrial. Tashmë bizneset në kryeqendrën e veriut do të kenë hapësira të reja zhvillimi, ndërsa Bashkia ka nisur punën për zbatimin në praktikë të këtij projekti. Por, nga drejtues të Bashkisë së Shkodrës mësohet se ka pasur ekuivoke juridike, paqartësi në çështje pronësie, si dhe mungesë informacioni mbi mënyrën e organizimit. Sipas specialistëve, ndërtimet e shumta të bëra pas 90-ës kanë krijuar një situatë të paqartë mbi përqendrimin e objekteve në këtë zonë. Ky fakt ka bërë që të ulet përkohësisht interesimi nga ana e përfaqësuesve të bizneseve. Nga ana tjetër, Bashkia e Shkodrës është e interesuar shumë që të nxisë zhvillimin potencial ekonomik të qytetit. Për zgjidhjen e kësaj situate, përfaqësues të këtij institucioni në bashkëpunim me USAID/LGPA dhe METE kanë hartuar një dokument të përbashkët bashkëpunimi. Ky dokument synon, së pari identifikimin dhe analizën e situatës ligjore për projektin e Parkut Industrial dhe, së dyti identifikimin dhe analizën e çështjeve të pronësisë në territorin e këtij parku. Jo vetëm kaq, por Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes ka ngritur një grup pune të përbashkët dhe është hartuar një plan veprimi të detajuar për rikonceptimin e planit të zhvillimit të Zonës Industriale. Sipas bashkiakëve, puna nuk do të jetë e lehtë pasi vitet e kaluara në tranzicion kanë sjellë ndryshime të mëdha dhe të paplanifikuara. "Deri në vitin 1990 zona industriale ishte në periferi të qytetit të Shkodrës. Aty ishin përqendruar të gjitha ndërmarrjet shtetërore. Pas 90-ës me zhvillimet e reja, kjo zonë pësoi ndryshime të mëdha. Janë bërë privatizime nga më të ndryshmet, janë ndryshuar destinacionet e ndërtesave, si dhe shumë ndërtesa janë të shkatërruara", - pohojnë burimet nga Bashkia e Shkodrës. Jo vetëm kaq, por në Zonën Industriale janë ndërtuar dhe shtëpi banimi nga të ardhur nga zonat malore. Kjo situatë ka vështirësuar punën. Për të gjetur një zgjidhje të shpejtë është kërkuar edhe ndihma e ALUIZN-it, pasi është marrë lista e të gjitha ndërtimeve pa leje që kanë hyrë në proces legalizimi.

"Zona Ekonomike-Park Kombëtar do të jetë një model zhvillimi.
Ne synojmë që kjo zonë të kthehet në potencial jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë rajonin", - shprehet kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka.

Sipas Lukës, ndërhyrjet që do të realizohen edhe me ndihmën e të huajve do të bëjnë që kjo zonë të ketë një infrastrukturë model si në rrugë, ndriçim dhe në projekte të tjera. Ndërsa, është parashikuar dhe hapja e filialeve të bankave, hoteleve etj.


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Thu Jun 03 2010, 07:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jun 09 2010, 03:11pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ndotja, Dobraçi shpëton nga ujërat e zeza



Dërguar më: 09/06/2010 Brikena Shllaku

SHKODER Lagjja "Dobraç" shpëton nga vërshimi i ujërave të zeza. Ndonëse i përket Komunës Rrethina, Bashkia e Shkodrës ka vendosur të financojë për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza në këtë zonë. Lagjja "Dobraç" ndan qytetin e Shkodrës me zonat përreth. Realisht, banorët e kësaj lagjeje ndihen pjesë e qytetit të Shkodrës, ndërkohë që varësia administrative është nga Komuna Rrethina. Ky fakt ka bërë që komuna të lërë pas dore Dobraçin, pasi çdo problem në këtë zonë shikohet si të jetë problem i Bashkisë së Shkodrës. "Ne nuk kemi investuar për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza në Dobraç, pasi nuk kemi pasur fonde. Komuna ka shumë probleme, ndaj dhe nuk ishte parashikuar kjo ndërhyrje", - pohon Gëzim Hardolli, kryetari i Komunës Rrethina. Përmbytjet e fillimvitit bënë që këto probleme të dalin më në pah. Për shkak të bllokimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, përmbytjet në Dobraç shkaktuan dëme të shumta. Ndotja më e madhe në këtë zonë u shënua gjatë përmbytjeve të këtij fillimviti. Si pasojë e shirave të shumtë, ujërat e zeza të gropave septike të banesave të kësaj lagjeje dolën në sipërfaqe dhe u bashkuan me ujërat e bardha. Situata ishte kritike pasi rrezikohej jo vetëm shëndeti i banorëve të Dobraçit, por dhe të zonës së Rusit që është pjesë e qytetit të Shkodrës. Për të ndërhyrë me investime në zonën e Rusit, Bashkia duhej të investonte edhe në Dobraç, pasi aty niste problemi. Nisur nga situata e krijuar në janar, Bashkia e Shkodrës ndërhyri që qeveria shqiptare të investojë një fond prej 4 milionë lekësh. 'Duke pasur parasysh se situata në Dobraç është më se problematike, vendosëm që çështjen e investimeve ta zgjidhnim ne. Dhënia e një fondi prej 4 milionë lekësh nga qeveria zgjidh njëherë e mirë problemin e ujërave të zeza në Dobraç, por e mbron këtë lagje dhe nga përmbytjet e shirave", - shprehen përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës. Që prej dy ditësh, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër ka nisur punën për zbatimin e projektit të hartuar nga Bashkia dhe të financuar nga qeveria. Investimi ka gëzuar banorët, të cilët kërkojnë që Dobraçi të përfshihet në qytetin e Shkodrës edhe nga ana administrative. "Ne jemi pjesë e qytetit të Shkodrës realisht. Kërkojmë që kjo ndarje të bëhet edhe zyrtarisht. Ne nuk jemi as me Komunën Rrethina as me Bashkinë e Shkodrës", - deklarojnë banorët.

MARRE PREJ : trokit ketu
trokit ketu


"Vjedhjet në hekurudhë, nga konkurrenca"



Dërguar më: 09/06/2010 Brikena Shllaku

SHKODER Vjedhjet që bëhen në linjën hekurudhore të mallrave Mali i Zi- Shkodër janë të qëllimshme. Ato nxiten nga konkurrenca". Kështu ka deklaruar dje Tonin Trupa, drejtor i stacionit hekurudhor në Shkodër. Shtimi i rasteve të vjedhjeve gjatë dy javëve të fundit në trenat që transportojnë mallra, ka bërë që drejtues të hekurudhave në Shkodër të analizojnë situatën dhe të jenë iniciatorë të një takimi të përbashkët me përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe institucione të tjera. Gjatë takimit, kreu i hekurudhës, Tonin Trupa ka pohuar se veprime të tilla nxiten nga konkurrenca. Sipas tij, në këtë rast bëhet fjalë jo vetëm për konkurrencën mes mjeteve të transportit, por edhe konkurrencën mes vetë bizneseve, të cilat janë të zhvilluara në zona të caktuara. Ndërkohë, Trupa ka argumentuar se transporti ndërkombëtar i mallrave nëpërmjet hekurudhës është shumë më i lirë dhe më i sigurt se transporti me mjetet e tjera. Pikërisht kjo lehtësi ka bërë që dhe numri i bizneseve që bëjnë transportin e mallrave të tyre me anë të hekurudhës të rritet. "Ne kërkojmë që drejtoritë e policive përkatëse të na mbështesin, me qëllim që personat e pandërgjegjshëm të kapen dhe të vendosen para ligjit", - ka thënë Trupa. Njëkohësisht, ai është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e arritur deri tani. Por mesa duket, infrastruktura e keqe, rrugët e amortizuara dhe largësia në të cilën shtrihen linjat hekurudhore bëjnë që dhe mbërritja e bluve në vendngjarje të bëhet jo lehtë. Për të krijuar shpejtësi në veprim është kërkuar një dhënie informacioni e shpejtë dhe mbajtje përgjegjësie për të gjitha hallkat. Nga ana tjetër, në takimin në fjalë u deklarua se zakonisht këto vjedhje bëhen nga të mitur nën moshën 17 vjeç. Kjo bën që hetimi dhe më pas ndëshkimi i tyre të ketë probleme. Sipas drejtorit të stacionit hekurudhor në Shkodër, këta adoleshentë futen nga persona të tjerë dhe përdoret pikërisht mosha e tyre si pretekst për të mos i dënuar. Vetëm pak ditë më parë efektivat blu të Shkodrës arrestuan dy adoleshentë si autorë të vjedhjes së trenit të mallrave. Ata arritën që të shkëpusnin nga lokomotiva 7 vagonë me skrap dhe të vidhnin rreth 7 ton skrap

MARRE PREJ :www.balkanweb.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Thu Jul 15 2010, 09:11am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
probleme ka ma s adush si gjithkund neper evrop me vjedhje ordinere, ka fillu ndjeshem droga .......
Back to top
Cen Durimadhi
Sun Aug 08 2010, 03:35pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Shkodra ka probleme sa te dush si ka tha edhe belgium .
Dy pikat ma kryesore tham se jan .

1. Pa punesi
2. Luft me jetesen

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
L - N
Sat Sep 04 2010, 10:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një vend mbytet në plehra



Ardian Klosi | 04/09/2010

Ky ishte titulli i referatit të motrës Maria-Kristina Färber në kongresin "Me përgjegjësinë për Krijimin. Sfida ekologjike në Europën Qendrore dhe Lindore" që po zhvillohet këto ditë në Freising të Gjermanisë.

Ai organizohet nga Renovabis, qendra e ndihmës dhe bashkëpunimit të kishës katolike gjermane për Europën Qendrore dhe Lindore. Vendi që po mbytet në plehra është Shqipëria, referati në fjalë është i pari në sallën e madhe të kongresit, pasi janë dëgjuar fjalët përshëndetëse të organizatorëve, kryetarit të bashkisë së Freisingut, arqipeshkvit Schick.

Ka ikur koha kur na digjnin veshët tek dëgjonim vlerësime të tilla për atdheun në forume të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk ndihemi më përgjegjës për këtë vend dhe e dimë që nuk mund të ndryshojmë gjë, as dhe në mendjen e të pranishmëve, sidomos kur ato që dëgjon janë të vërteta.

Heqja e përgjegjësisë (virtuale) nga vetja ka ardhur paralelisht me heqjen e shpresës për të dhënë ndonjë kontribut individual kundër së keqes, ajo nuk përbën ndonjë lehtësim, është thjesht dorëzim i armëve dhe mbyllje e njeriut edhe më shumë në guaskën e tij.

Sidoqoftë, pak u gëlltita kur motra Maria-Kristina e çeli bisedën e saj me pohimin që, sikurse e dinë të pranishmit "Shqipëria është rreth 100 vjet prapa pjesës tjetër të Europës".

Në qoftë se ti nga njëra anë s'e ndjen më veten përgjegjës për gjendjen e vendit tënd, nga ana tjetër je përsëri pjesëtar i tij dhe, kushedi, në mendjen e kolegëve ose interlokutorëve në forume të tilla automatikisht edhe përfaqësuesit nga ky vend duhet të jenë në mënyrë proporcionale 100, 50, 30 vjet prapa tyre.

Është ndoshta mendim absurd, por i vërtetë, si pasojë automatike e identifikimit tënd me kombin.

Duke harruar proceset psikologjike (virtuale) që t'i vë në lëvizje një kongres i tillë, ndoqa me shumë vëmendje ato që po tregonte murgesha.

Ajo punon në Shkodër për urdhrin "Udhërrëfyes shpirtërorë" me organizimin e ndihmës për të varfrit, fëmijët, të sëmurët prej vitit 1991. Është bërë shumë e njohur këtu "Varka e Noes", një qendër edukimi e arsimimi për fëmijë.

Tregimi filloi me përshkrimin e plazhit të Velipojës në qershor të vitit 2010, ku kishin shkuar së bashku me motra të tjera për t'u larë.



Ishte e pamundur të gjeje një vend të pastër. Kudo mbeturina, qese dhe shishe plastike, vaj makinash, pampers të përdorur etj.

Pranë derdhjes së Bunës plehrat shumoheshin edhe për shkak të prurjeve të mëdha të lumit në ato ditë. Në një kanal aty pranë, lopë që ushqeheshin me plehra, qen të ngordhur të mbytur me sa dukej nga qese, një erë e padurueshme kërme kudo rrotull. Njerëzit hedhin në plazh gjithçka, copa xhami, mbeturina plastike etj. Të ikim që këtej një orë e më parë.



Velipoja, thotë motra, edhe para 10 vjetësh ka qenë një nga plazhet më të pastra e më natyrore të Shqipërisë. E pakuptueshme ajo që ndodhi në një kohë të shkurtër. E pakuptueshme ajo që ndodh me plehrat në Shkodër e rrethina.


Aty ku banojmë shpesh nuk e mbajmë dot dritaren hapur prej tymit të plehrave që digjen nën qiell të hapur. Varrezat myslimane janë kthyer në një vendgrumbullim plehrash, po kështu varrezat e dëshmorëve. (Kjo është edhe politike, mendova me vete, si i djathtë që është qyteti).



E pabesueshme është gjendja edhe në spitalin e qytetit, ku infermieret hedhin pa asnjë vështirësi nga dritarja age e shiringa të përdorura, fasha e lloj-lloj mbeturinash të tjera spitalore. Oborri i pasmë i spitalit është kthyer në një depozitë plehrash.
Tabloja vjen e plotësohet me detaje të tjera.

Një shoqe e saj murgeshë shpëtoi për fije të perit nga një aksident automobilistik kur iu përplas pas xhamit të parmë të makinës një kuti e shqyer kartoni që bridhte mbi asfalt. Kurse ajo vetë kishte gjetur një ditë në një supermarket të Shkodrës një kavanoz me reçel kajsie gjerman.

Tepër e gëzuar për këtë mall nga shtëpia që i mungonte prej kaq kohësh, e kishte hapur dhe kishte lyer bukën me të - për të kafshuar një gjësend me shije të tmerrshme. Kishte parë pastaj mbi kavanoz datën e skadimit të mallit, 9 vjet më parë.

Po përse njerëzit e lënë veten të mbyten në plehra? Edhe njeriu që po mbytet bërtet për ndihmë, vëren Marie-Kristina.

Ata nuk i njohin mirë pasojat e të jetuarit me plehrat, ata nuk e dinë ç'do të thotë të thithësh përditë dioksinën që vjen nga djegia e tyre, ata nuk e dinë më se si është e bukura, një peizazh ose një qytet pa plehra, ata janë të mësuar me të keqen. Ose e kuptojnë dhe janë depresivë, letargjikë.




Një djalë 25-vjeçar më thotë: kot mundohesh. Ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë, ne nuk kemi kulturë. Ose marrin një qëndrim fatalist: dikur do të ndryshojë, d.m.th., e nënkuptuar dikush do vijë dhe do ta ndryshojë, por jo ne.


Ndërsa dëgjon problemet ekologjike që kanë vende të tjera të Lindjes: Hungaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, vëren se një pjesë janë të ngjashme me ato që ka Shqipëria.

Pas një shfrytëzimi optimist dhe të paskrupullt të rezervave natyrore në frymën e ideologjisë komuniste që thotë se njeriu është zot i natyrës, ka zbritur një kapitalizëm liberal po aq optimist për përfituesit, me moton e rritjes ekonomike dhe GDP-së, por me pasoja tepër të rrezikshme për mjedisin dhe ruajtjen e bazave të jetës. E veçanta e Shqipërisë nuk është thjesht që vendi po mbytet në plehra, jo, kjo është tek e fundit një pasojë e jashtme e një qëndrimi të brendshëm.

Plehrat një ditë do të zhduken dhe nga rrugët, brigjet, plazhet rreth Shkodrës, sikurse po zhduken nga rrugët e Tiranës. E veçanta e Shqipërisë, ajo më e rënda mendoj, është mungesa e mendimit dhe veprimit në bashkësi te shqiptarët. Në rrethinat e Tiranës, ku banoj, plehrat ka disa kohë që po hiqen.


Por, ndërkaq, me shpejtësi të frikshme grabitja e peizazhit, që dikur përbënte kurorën e gjelbër të Tiranës. Janë shtuar vara-vingot e kamionëve të rëndë që bartin dhe hedhin ku të mundin dheun e gërmuar të kodrave, në radhë të parë rreth e përqark liqenit Artificial.


Ekskavatorët po u ngjiten ullishtave të fundit te zona e njohur si e lapidarit dhe po i shkulin rrënjët shekullore nganjëherë me dhjetëra në ditë. Përmes rrugës kryesore të Saukut vrapon një përrua me ujëra të zeza, prej muajsh, banorët anash mesa duket janë të mësuar me të. Kohët e fundit ka ardhur këtu një grup punëtorësh të ujësjellësit të Tiranës, sepse disa banorë kishin hapur tubacionin kryesor dhe duke e këputur për veten e tyre kishin lënë gjysmën e fshatit pa ujë.


Nga këto pak të dhëna kupton se banorët tanë janë të pambrojtur jo vetëm nga pushteti qendror, që nuk është në gjendje të zbatojë asnjë nga masterplanet e tij apo vendimet e KRTSH (për mbrojtjen e kurorës së gjelbër ka vendime të qarta), por as nga vetja. Banorë të pambrojtur nga vetja do të thotë banorë që nuk jetojnë në bashkësi.


Shqiptarët kanë një kundërshtim gati natyror ndaj bashkësisë. Ata përgjithësisht duan familjen, farefisin, por jo fqinjin. Këtu sundon mosbesimi, dyshimi se fqinji po ia hedh dhe po përfiton në kurriz të tij, çka edhe ndodh shpesh, me sa duket ngaqë pritet medoemos.


Te ne banorët vërtet kanë zgjedhur një kryetar dhe një kryesi komune, kryetari, urbanisti, kryeplaku dhe të tjerët e kuptojnë veten veç si shushunja që pinë gjakun e komunës, si shitblerës lejesh ndërtimi, me një fjalë ingranazhe të atij sistemi që po na merr frymën dhe që ka të vetmin parim: tokës mund t'i marrësh gjithçka dhe nuk duhet t'i kthesh asgjë, përveç jashtëqitjeve.


Mungesa e mendimit bashkësinor dhe komunal bashkë me veprimin në bazë të tij, është sot e keqja më e madhe e Shqipërisë. Ne tregojmë nga politikanët si e keqja jonë më e madhe, por këtë e bëjmë vetëm për të qetësuar ndërgjegjen e keqe që nuk bëjmë asgjë me njëri-tjetrin, nuk mbrojmë dot as rrugën ose hyrjen ku banojmë.


Shembulli më i parë dhe klasik janë ata që bërtasin më fort, analistët tanë bie fjala, sepse dhe ata janë krejt të paaftë të krijojnë me njëri-tjetrin ndonjë shoqëri civile. Kjo, natyrisht, u krijon kushte qeveritarëve dhe gjithë njerëzve të tjerë me pushtet të bëjnë qejf me pasuritë e Shqipërisë, t'i tregtojnë e koncesionojnë ato si t'u dojë e bardha zemër.


Ja këto mendime më ngjalli referati i motrës Marie-Kristina për vendin që po mbytet në plehra, në vazhdim të përshkrimit që i bëri ajo letargjisë dhe fatalizmit të banorëve. Në mbyllje, murgesha zvicerane tregoi se si e kishte arritur një organizimin e vogël të heqjes së plehrave nga shkolla Varka e Noes që drejton.


Më së pari i ka bërë të vetëdijshëm fëmijët për domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit. Ata jo vetëm te kjo shkollë po as në vende të tjera nuk munden më të hedhin plehra në rrugë.


Më tej ka organizuar heqjen e plehrave me një karrocë dhe një kalë, pas një fondi që i erdhi nga Gjermani për këtë punë.



Karrocierin e parë e pushuan nga puna se gjetën që i zbrazte plehrat në breg të Liqenit të Shkodrës, por tjetri qëlloi punëtor i ndershëm dhe kështu të paktën ai mjedis i vogël në mes të qytetit sot është i pastër.



Por, pyetja mbetet, nëse duhet ta importojmë edhe mendimin dhe nëse ka rrugë të tjera për të ndrequr sadopak kokat në bashkësitë e vogla dhe të mëdha ku jetojmë.

Freising, shtator 2010

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu




Koha për ndërhyrje në kompleksin lumor të Bunës




02-09-2010 / Nga Agr.Zaim Mema


Ta ruajmë tokën, këtë koleksion të çmueshëm për të ardhmen e të gjithë njerëzimit - “Dimitris Ivanov”

Nga Agr.Zaim Mema
(Departamenti i Shërbimit të Tokës dhe Ujit, QTTB, Fushë-Krujë)

Kompleksi ujor “Liqeni i Shkodrës - Lumi Buna - Lumi Drin” përfaqëson një nga sistemet më të mëdha e më të komplikuara hidrografike të Shqipërisë, si dhe të krejt gadishullit ballkanik. Në këtë rajon mund të zhvillohen turizmi malor, duke qenë pranë Alpeve të Shqipërisë; turizmi bregdetar, duke pasur një vijë bregdetare të mrekullueshme përgjatë të gjithë zonës; turizmin liqenor, duke pasur pasurinë më të madhe të Ballkanit, atë të Shkodrës; turizmin qytetar, duke patur një numër shumë të madh shtëpish karakteristike dhe mjaft objekte kulti dhe historike.



Megjithë mrekullitë e kësaj zone,bujqësia është kontribuesi kryesor në ekonominë e këtij pellgu natyror ujëmbledhës. Toka bujqësore, në të gjithë zonën, është shumë pjellore, me veçori të larta prodhuese. Është i njohur fakti se një pjesë e konsiderueshme e tokës përdoret për qëllime bujqësore. Mënyra se si përdoret ky burim natyror është shumë i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë dhe zhvillimit të agroturizmit.

Por, me gjithë rëndësinë që ka në ekonominë e rajonit, sektori i bujqësisë lidhur me përdorimin dhe mobilimin e tokës mbetet akoma i keq menaxhuar. Ka mbi 25 vjet që nuk i kushtohet vëmendja e duhur zgjidhjes së problemeve të rregjimit ujor të tokës bujqësore (kryesisht kullimit).

Po bëhen përpjekje për të realizuar projekte, të cilët kërkojnë përfshirjen e disa aspekteve që të arrihen rezultatet e kërkuara. Për te realizuar këto projekte nesër, duhet të themi se ku jemi sot, me fatekeqësinë e përmbytjeve që pësuam dhe çfarë duhet realizuar. Me emergjencë duhet te trajtojme disa probleme shqetësuese ku shkaqet dhe ndikimet e tyre në këtë basen ujor janë teper të rëndësishme.

Tani që jemi të detyruar të punojmë për sistemimin e rrjetit kullues dhe ujitës të dëmtuar nga përmbytjet, duhet të sjellim në kujtesë edhe përvojat për të zgjidhur problemet e teknologjisë së tokës.

Kujtesë - Që nga fillimi i këtij viti, Shkodra u përmbyt nga një mot me rreshje të shumta e të rrëmbyeshme, temperatura të larta për stinën, duke shkaktuar edhe shkrirjen e borës në zonat malore gjë që favorizoi tejmbushjen jo vetëm të shtretërve të lumenjve, por edhe të rezervuarve.
Shkaqet:

a. Rreshjet e shumta dhe të përqëndruara në një periudhë 5-6 mujore, natyrisht që krijojnë probleme lidhur me largimin e ujit të tepërt nga toka. Pra permbytjet janë të pashmangshme. Shuma Tetor 2009-Prill 2010 është 2383.7 mm. Mesataret shumëvjeçare të reshjeve në Shkodër Nëntor-Prill, si shumë 6-mujore, janë 1126 mm dhe krahasuar me vitin e fundit ato kanë qenë 2290.8 mm, pra më shumë se dyfishi i mesatares shumëvjeçare. Në kushtet e klimës mesdhetare, me reshje të shpërndara në mënyrë të çrregullt gjatë vitit, ku mbi 80% e tyre bien gjatë periudhës tetor-prill, problemet e kullimit janë shqetësim kryesor i bujqësisë në Shqipëri.

b. Mosfunksionimi i rrjetit kullues. Koha e largimit të ujit. Reshjet intensive të rendit 70-80 mm, në kushtet e mungesës së kullimit, bëjnë që uji të qëndrojë në sipërfaqe deri në 56 orë, që normalisht, për të mos shkaktuar dëme duhet të largohet brënda 48 orëve, duke përjashtuar rastin, ku në disa zona uji rri në sipërfaqe deri afër periudhës së verës (Lezhë). Eshtë domosdoshmëri të theksojmë se në bujqësinë shqiptare mbizotërojnë problemet e kullimit dhe kërkesa themelore e kullimit të tokave është gadishmëria e veprave kulluese.
Nga mosfunksionimi i sistemit të kullimit dhe fragmentimi i tokave bujqësore, kryesisht zona e Nënshkodrës, komunat Bushat, Bërdicë, Ana Malit, Dajç,Velipojë,Guri i Zi etj. si dhe zonat fushore të Lezhës, prej dekadash kanë qenë të kërcënuara nga problemi i përmbytjeve. Sot, mbetet faktori kryesor që është bërë pengesë në zhvillimin e bujqësisë dhe kërcënon seriozisht vlerat e tokës dhe jetën e popullsisë në këtë rajon.
Lumenjtë Kir dhe Gjadër paraqesin një burim të rrezikshëm përmbytjeje për shkak të sedimenteve të mëdha që ata përcjellin me vete. Lumi Kir ka dëmtuar shumë argjinaturën e tij dhe, gjatë rreshjeve të mëdha, ai paraqet rrezik serioz për fshatrat përreth, por edhe për vetë qytetin e Shkodrës. Në zonën e Lezhës, kuota kritike e lumit Drin është +2,2 metra. Në këtë kuotë, uji përmbyt komunën Blinisht, fshatin Baçël. Me rritjen e kuotës, siç ishte rasti i shtatorit 2002 e 2010, kur kuota shkoi +3 metra, u përmbytën mbi 6000 ha tokë. Pra sipërfaqja e përmbytur është e lidhur me rritjen e kuotës së lumit Drin. Në zonën e Torovicës, me një sipërfaqe 2200 ha, kuota kritike është +1,7 deri 1,8 metra dhe me këtë kuotë përmbyten 600 ha. Me rritjen e kuotave sipërfaqja e përmbytjeve shtohet. Mbushja e lumit Drin dhe prurjet e ngurta, të cilat zvogëlojnë kapacitetin kullues, ndikojnë negativisht në kullim.

c. Hapja e tokave të reja dhe shpyllëzimet masive e pa kriter, në kodër e fushë, kanë qenë katastrofa ekologjike, që çuan në mbushjen e kanaleve dhe shkatërrimin e sistemit të bonifikimeve. Meqenëse zgjidhja e problemeve të regjimit ujor të tokës ka qenë e orientuar drejt arritjes së objektivave më shumë politike, sesa efektivitetit ekonomik, dihet që nga fundi i viteve ’80, ky sektor po hynte në krizë.

Sigurisht që kjo gjendje ka ndodhur edhe si rezultat i shkatërrimit gjatë periudhës së tranzicionit nga mungesa e mirmbajtjes së rrjetit kullues (mospastrimi i kanaleve të para, të dyta dhe të treta), e cila është lënë pas dore si dhe ndërtimet pa leje mbi kanale dhe vepra mbrojtëse duke i nxjerrë ato jashtë funksionit. Në këto kushte çdo vit ndodhin përmbytje, sidomos në periudhën vjeshtë - dimër, por edhe në pranverë.

Kjo dëmton si kulturat e pranverës ashtu edhe ato të mbjella në vjeshtë.

Pasojat. Duke patur mungesë përvoje për mënyrën e re të administrimit të tokës, nivel jo të mirë ekonomik, popullsia që preket më tepër gjendet pikërisht në komunat e zonës së Nënshkodrës. Por nga kjo gjendje preken të gjithë fermerët e Shkodrës. Natyrisht, ndikim më të madh negativ ka në prodhimet bujqësore. Nëse toka nuk kullon gjatë dimrit ajo nuk bëhet gati për t’u mbjellë herët në pranverë. Hershmëria e kulturave pranverore duhet të jetë objektivi i bujqësisë sonë, për të konkurruar në treg.
Ndikim tepër negativ ka në rritjen e kostos të punimeve, të ujitjes, të përdorimit të imputeve, zbatimin e teknologjive bashkëkohore, dëmtim të biodiversitetit etj.

Nga mosfunksionimi i rrjetit kullues, për mungesë të pastrimit në të gjithë sistemin në zonën fushore të vendit dhe në mënyrë të veçantë në zonat e bonifikuara, po rriten shqetësimet për proçeset e rikënetëzimit, rikripëzimit, ndotjes dhe degradimit në sipërfaqe të konsiderueshme.

Duke u prishur struktura e tokës mbjelljet e kulturave bëhen me vonesë, dëmtohet prodhimi, duke ndikuar shumë për marrjen e rendimenteve të larta tek bimët, uljen e prodhimit dhe rritjen e kostos, uljen e të ardhurave të fermerëve. Si rrjedhim ka ulje të nivelit të jetesës dhe të mirëqenies së banorëve e natyrisht edhe të shëndetit të tyre.

1. Pra kërkohet zgjidhje e menjëhershme për rehabilitimin e sistemit të kullimit. Është shumë i rëndësishëm dhe duhet të punohet me shumë në rehabilitimin e këtij sistemi si nga investimet e Bankës Botërore ashtu edhe të vetë komuniteti.

2. Shkallë e lartë erozioni detar, tokësor dhe lumor/Kjo dukuri është më aktive përgjatë bregut detar të lagunave Kune dhe Vain si dhe në derdhjen e lumit Buna. Përgjatë bregdetit të përfshirë në zonën e Lezhës, avancimi i detit llogaritet mesatarisht deri në 2,5 m në vit. Bregu i detit ka përparuar me 400 m në drejtim të tokës, ndërkohë që në zonën e Bunës deti ka përparuar 500 m në brendësi të tokës. Nga përllogaritjet e kryera është arritur në përfundimin se rreth 60-70 ton/ha tokë largohet në vit nga erozioni sipërfaqësor.Degradimi i tokës së punueshme për shkak të erozionit dhe përmbytjeve vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha. Shumë problematike paraqitet gjendja përgjatë lumenjve Drin, Buna dhe Kir. Vetë lumenjtë dhe aktiviteti njerëzor (nxjerrja e zhavorreve, dëmtimi i pritave malore, etj) kanë shkaktuar probleme shumë të rënda përgjatë brigjeve të lumenjve. Shkaqet. Presion i lartë i detit ndaj ndaj brigjeve - Dëmtim i brezit mbrojtës përgjatë vijës bregdetare. -Shkallë e lartë e lëvizjes së faqeve të maleve dhe ndërhyrje të pastudiuara për gurore dhe rrugë përgjatë tyre - Shkallë e lartë sizmiciteti i zonës. - Lumenjtë jashtë kontrollit dhe përmbytje e përvitshme e tokave
- Mbushja e vazhdueshme e liqenit të Vaut të Dejës nga përrenjtë përreth.
Pasojat. Rrezikim i digës dhe i vetë veprës hidroenergjitike. - Rrezik i humbjes së bregut të detit - Rritje e kripëzimit të tokave - Humbje e tokës bujqësore - Rritja e rrezikut të përmbytjeve nga dëmtimi i shpateve të lumenjve- Ndërtime të rrezikuara nga erozioni - Mbushja e liqenit dhe për pasojë rritja e nivelit të tij deri në rrezik të humbjes së bregut të detit.

3. Erozioni bregdetar/I shkaktuar nga dëmtimi formacioneve e drurëve pyjorë dhe përkeqësimi i habitateve. Pyjet natyrorë aluvionalë të bregdetit shqiptar përfaqësojnë pyje tipikë higrofilë të përhapur kryesisht në grykëderdhjen e lumenjve Mat, Drin e Bunë, mbi toka aluvionale kryesisht bazike, me nivel të lartë të ujërave nëntokësore dhe të përmbytura shpesh nga vërshimet apo shirat e rrëmbyeshëm. Këto pyje përfaqësonin një nga ekosistemet më të bukura të detit Adriatik, mjaft të larmishëm, gati të pakalueshëm nga ndërthurjet me lloje të ndryshëm, por për fat të keq po dëmtohen. Në zonën e Kunes po degradojnë nga erozioni si dhe nga kapërderdhja e ujërave të kripura detare. Një sipërfaqe e konsiderueshme në zonën e Merxhanit (Kune) e në Matkeqe (Vain) ështe e pyllëzuar me pishë të egër, e cila është dëmtuar nga prerjet e kundërligjshme si dhe nga erozioni i viteve të fundit.
Shkaqet. Prerjet pa krite dhe të paligjshme në pyjeve, kullotja pa kriter dhe intensive, veçanërisht në shpatet në afërsi të zonave urbane, zhvillimi kaotik urban, zënia e tokës nga ndërtimet në ekonomitë pyjore pa kriter e pa studime, shfrytëzimi i burimeve natyrore (guroret) pa një strategji përkatëse, duke dëmtuar vlera floristike e faunistike të rëndësishme si në malin e Kakarriqit.
Gjithashtu rritja e erozionit, veçanërisht në shpatet e taracuara, dëmtimi dhe amortizimi i veprave mbrojtëse në ekonomitë pyjore, pendave e digave, mungesa e investimeve për rehabilitimin e veprave pyjore mbrojtëse ekzistuese dhe për ndërtimin e atyre të rejave, mungea e pyllëzimeve mbrojtese për erozionin, intensiteti i lartë dhe agresiviteti i erozionit bregdetar e mungesa e investimeve për mbrojtjen e bregdetit.
Pasojat. Dëmtimi i vegjetacionit drunor dhe shkurror në të dy anët e lumit Drin dhe në shpatet e zonës ujëmbledhëse te Drinit; i pishës në Velë, si dhe i pjesës më të madhe të shkurretave të shpateve malore të zonës. Varfërimi i vegjetacionit nga kullotja intensive, veçanërisht në afërsi të zonave urbane. Dëmtimi i pyllit me pishë të mbjellë nga ndërtimet në malin e Shëngjinit, dëmtimet e shkurretave e drurëve në malin e Kakarriqit nga guroret.
Erodimi i tokave të shpateve - Gryka e Matkeqes, që lidh detin Adriatik me lagunën Vain mbetet pjesën më të madhe të kohës e bllokuar. Janë dëmtuar pjesa më e madhe e veprave pyjore mbrojtëse ekzistuese e janë krijuar dëmtime e shkarje që kanë nevojë për vepra të reja. Humbet mesatarisht në gjatësi 3-4 km vijë bregdetare në Kune-Vain nga erozioni bregdetar.

4. Ndryshim i destinacionit të tokës nga bujqësore në truall, pa kritetre të studiuara dhe ndërtime pa plan. Nevoja për truall, për ndërtimin e banesave, ka sjellë shpërdorim të tokës bujqësore, sidomos përgjatë rrugëve automobilistike. Ndër problemet që hasen në zona të ndryshme është edhe ajo e pronësisë mbi tokën. Sikurse edhe në zona të tjera, edhe në këtë pellg toka iu është dhënë në përdorim personave, në kundërshtim me ligjin e baseneve ujore, i cili ndalon ndërtimet në një hapësirë rreth 200 m përgjatë zonave ujore dhe, në rastet kur kjo bëhet, mund të jepet leje nga autoriteti i ujrave duke marrë në konsideratë shumë faktorë, sepse krijohen probleme të mëdha për kthimin e lumit në gjendjen e mëparshme si edhe në menaxhimin korrekt të brigjeve të tij nga ana mjedisore, ujore dhe njerëzore.
Shkaqet. Mungesë e planeve lokale rregulluese, ku përfshihen përcaktimi i vijave të verdha, mungesë e planeve për zgjerimin e zonave të banuara dhe krijimin e të rejave, rritja e kërkesës për hapësira më të mëdha banimi, shkaqe që kanë lidhje me kulturën e komunitetit dhe mendësinë e tyre mbi pronën private.
Pasojat. Fragmentim i sipërfaqeve bujqësore me pasojë pengesë për mekanizimin bujqësor. Dalja jashtë funksioni e sistemit ujitës e kullues, rritje e ndërtimeve abuzive dhe shtim i zonave informale, rritje e kostos të ndërtimit, pasiguri, etj.
Në shumicën e rasteve është krejtësisht i pamundur ofrimi i këtyre shërbimeve duke rritur ndikimin negativ në mjedis, rritje e shpenzimeve për banorët për të patur akses në shërbime jetësore si shëndetësore, të edukimit, argëtimit, etj. duke shtuar papunësinë e pjesës së gjinisë femërore të popullsisë dhe duke krijuar probleme sociale. Të gjitha këto kërkojnë zgjidhje të studiuara dhe në kohë optimale.

5. Kaos hidraulik në Drin-Bunë-Liqeni i Shkodrës/Lumi Drin dhe Lumi Buna, formon sot një sistem të vetëm hidrografik, i cili grumbullon ujrat e një pellgu me sipërfaqe të përgjithshme prej 19 582 km2. Kjo tërësi ujore përmbën një nga komplekset më të mëdha hidraulike dhe hidroteknike në vendin tonë. Në këtë kompleks, Lumi Drin, është ai rreth të cilit vërtiten të gjitha përpjekjet për zbërthimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve. Tërësia ujore e Liqenit të Shkodrës, Drinit dhe Bunës, nuk ka qenë e tillë siç është sot. Ajo nuk ka formuar një sistem të vetëm hidrogratik, por dy të tillë, krejtësisht të ndarë nga njëri tjetri. Sistemi hidrografik i përbërë nga Liqeni i Shkodrës dhe lumi Bunë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 221 km2, luan rolin e një rregulluesi natyror të fuqishëm, por sistemi hidrografik i Lumit Drin, me sipërfaqe të pellgut 14 361 km2, ka një rol dominat dhe tepër të fuqishëm. Shkaqet. Përmbytja e vitit 1846, solli formimin e një shtrati të ri, që kalon nga ana e Shkodrës dhe bashkohet me lumin Bunë, por edhe përmbytjet tepër të mëdha të viteve 1960, 1970, 1976, 1980, 1996, 1997, 2002, 2003, 2004 dhe 2010 sollën ndryshime me pasoja të mëdha .
Pasojat. Është prishur rrënjësisht regjimi ujor në Liqenin e Shkodrës. Nga depozitimi i lëndës së ngurtë të Drinit, gradualisht, tabani i shtratit të Bunës është ngritur. Ujrat e Drinit bllokojnë daljen e ujit nga liqeni nëpërmjet lumit Bunë. Ngritja e ujit në liqen krijon përmbytje, përkeqësim të kullimit. Këmbanat e përmbytjes na thërrasin të mos luajmë, por të vlerësojmë me seriozitet projektet, të cilët duhet të shoqërohen me mirëkuptim dhe reforma institucionale për të shtuar dhe rritur vlerat e tokës, ujit, pyjeve, mjedisit në tërësi dhe çka është më e rëndësishme për të ndarë me komunitetin ligjërisht të drejtat mbi tokat e basenit. Specialistët e Departamentit të Shërbimit të Tokës dhe Ujit në QTTB, Fushë-Krujë, konfirmojnë se për çdo vit humbasin deri 70 ton shtresë tokësore për hektar në shkallë vendi dhe në vende me erozion të lartë, vlera e humbjes së tokës arrin deri 100 ton/ha.

6. Lëvizja e pakontrolluar e popullsisë ka sjellë dëme të rënda në strukturën gjeologjike të zonës. Ndërtimet e pakontrolluara, kanë çuar në transformimin e tokës, nevojën në rritje për shërbime lokale dhe rajonale, fluksin ende në rritje të migrimit të popullsisë në këtë zonë, nevojës për mbrojtjen e vlerave natyrore si dhe zhvillimit të integruar të zonës. Ndërtimet dhe zhvillimi urban kërkojnë kujdes, të mos dëmtojnë mjedisin. Shkaqet. Varfëria e thellë në zonat malore – Mungesa e planeve rregulluese – Mungesë kapacitetesh të pushtetit vendor për përballimin e situatës.
Pasojat. Dëmtim i natyrës dhe pejsazhit - ndërtime të paqëndrueshme dhe në rrezik nga lëvizjet tektonike - shkallë e lartë ndotje e tokës. Qeveria ka strategji, programe dhe projekte të veçanta për zhvillimin e bujqësisë. Kështu, nëpërmjet investimeve të Bankës Botërore, po punohet për rehabilitimin e sistemit të kullimit dhe ujitjes dhe në veçanti me tokën bujqësore. Por kjo kërkon përqëndrim të mendimit teknik dhe bashkëpunim financues për zbatimin e këtyre projektëve në kohë dhe me përgjegjësi.
Karakteristikat natyrore me llojshmërinë e lartë të habitateve (det, lagunë, pyll, lumenj, tokë bujqësore), biodiversiteti i pasur me shumë grupe të florës dhe faunës, ekzistenca e bujqësisë dhe peshkimit tradicional, janë faktorë kryesorë për zhvillimin e agro-turizmit. Për realizimin e këtyre detyrave të vendosura nga qeveria mbi stategjinë e zhvillimit të bujqësisë duhet punuar sot, nesër do të jetë vonë. E shkuara iku, të përmirësojmë të sotmen, të projektojmë dhe zbatojmë për të ardhmen.


Derdhja Buns


Marre prej Gazeta 55 Online
trokit ketu


[ Edited Sat Sep 04 2010, 03:34pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Sep 05 2010, 04:34pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Tana jane probleme te verteta, e shyqyr qi na i kujtoni se i harrojm se jena msu me plehna e ishtu si kena mete.
Back to top
L - N
Tue Sep 28 2010, 05:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, me shirat rinisin përmbytjet



Dërguar më: 28/09/2010 - 15:00

Brikena Shllaku

SHKODER -Fillimi i shirave rikthen rrezikun e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij. Tashmë, ky rrezik i paralajmëruar nuk vjen vetëm nga anomalitë në administrimin e kapaciteteve ujore të hidrocentraleve të veriut, por nga gjendja teknike e lumenjve, përkatësisht e lumit të Kirit. "Nëse nuk sigurohet një investim prej 930 mijë dollarësh, për një projekt që prej kohësh rri në sirtarë, katër komuna në rrethin e Shkodrës do të mbesin të izoluara pasi lumi Kir do të shkatërrojë rrugën kryesore që lidh këto komuna me Shkodrën". Alarmin e jep Fazë Shabaj, kryetari i Komunës së Postribës në Shkodër. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai bën apel që projekti për argjinaturën e lumit Kirë të financohet sa më parë, pasi nëse pritet, dëmi që do të shkaktohet do të jetë shumë i madh.

INTERVISTA

- Si paraqitet situata e gërryerjeve nga lumi Kirë?
- Lumi Kir gjithnjë ka qenë një rrezik për zonën tonë. Por tani, me ndërhyrjet e ndërtimet vend e pavend, situata sa vjen e bëhet më e rrezikshme. Duhet patjetër që të ndërhyhet sa nuk është vonë. Nga viti në vit lumi Kir po shkatërron rrugën nacionale. Rrjedha e lumit gërryen pjesët anësore të argjinaturës së këtij lumi duke dëmtuar në maksimum shtratin e rrugës që kalon në Postrribë. Pra, ai e "ha" tabanin e saj nga dita në ditë, duke shkatërruar sipërfaqe të shumta dhe devijime të rrjedhjes. Uji i lumit Kir po gërryen pjesën e poshtme të argjinaturës, ndërkohë që rruga nacionale ndodhet rreth 100 m mbi shtratin e lumit. Në këtë rrugë kanë filluar të vihen re plasaritjet e para duke bërë që të rrezikohet seriozisht jeta e të kalimtarëve.
- A ka një projekt të bërë gati në lidhje me këtë ndërhyrje?
- Specialistët e Këshillit të Qarkut kanë realizuar projektin përkatës që duhet për një ndërhyrje të tillë. Është prezantuar si projekt dhe është miratuar me një fond 930 mijë dollarë. Mendohet që argjinatura të jetë 200 metra linear e gjatë dhe 10 metra lartësi. Kjo argjinaturë do të mbrojë një herë e mirë aksin rrugore nga gërryerja e lumit Kir. Ka mbetur pa u zgjidhur gjetja e fondeve. Janë bërë disa takime me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Pas disa takimeve na kanë premtuar se do të financojnë një projekt të tillë. Ne po presim akordimin e fondit të financimit pasi situata është e rënduar. Duhet patjetër që faza e parë e projektit të nisë këtë prag vjeshtë. Në të kundërt 4 komuna të zonave të thella malore që kalojnë në këtë aks rrugor do ta kenë të pamundur që të lidhen me rrugë tokësore me rajonin e Shkodrës dhe më gjerë.
- Cilat janë komunat që rrezikohen të izolohen nga gërryerja e rrugës?
- Nëse nuk ndërhyhet në kohë lumi Kir do të bllokojë katër komuna: një pjesë të komunës së Postrribës si dhe komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht atë të Temalit, Shllakut dhe Pultit. Ne jemi duke bërë maksimumin që kjo të mos ndodhë. Megjithatë nuk kemi kohë për të pritur, ndaj u bëj apel të gjithë institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë. Çdo ditë apo orë vonesë, mund të jetë me pasoja të pariparueshme.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Tue Sep 28 2010, 05:19pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 10 2010, 07:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
KOMISIONET E PËRJETSHME



SHQIPNI TAVOLINASH

09/12/2010
Artan Lame

Nuk është mbyllur viti akoma, që kur bëra një shkrim për punë të përmbytjes së Shkodrës. Të ulem e të bëj të njëjtat analiza, më duket punë pa bukë dhe, për më tepër, që jam i bindur se, siç është zakoni në Shqipëri, të gjithë e dinë se si duhen bërë gjërat, përveç atyre që duhet t’i bëjnë.

Ajo që kemi dëgjuar rëndom të na thosh Kryeministri ynë në përmbytjen e parakaluar, në përmbytjen e kaluar, në përmbytjen ku jemi dhe që do ta dëgjojmë edhe në përmbytjen që do vijë, është se do marrim masa, do ngremë grupe pune, do bëjmë projekte, do ngremë komisione teknike, do... Prit, prit një minutë. Se ku e kam dëgjuar, kohë më parë, shumë kohë më parë, këtë avazin e fundit.

Para dy shekujsh, në vjetin e largët 1892, Antonio Baldaci, një udhëtar i palodhur dhe albanolog i shquar, ndërmori një udhëtim të gjatë nëpër viset e Turqisë Evropiane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria asokohe. Për këto udhëtime, ai shkroi një libër një pëllëmbë të trashë, ku përshkruan gjithë ç’i panë sytë. Dhe ndër të tjera ja ç’shkruante ai, teksa përpëlitej majë kalit që të mbërrinte në Shkodër përmes ujërave dhe kënetave që rrethonin qytetin.

“Me të kujtuar, nuk mbahet mend përmbytje më e madhe se ajo e viteve 1858-‘59, pasojat shkatërrimtare të së cilës për të gjithë Zadrimën dhe fshatrat përreth Liqenit të Shkodrës e deri në Mal të Zi, nuk u riparuan kurrë nga turqit, me gjithë komisionet teknike të panumërta që vinin për të “studiuar”, çdo herë që presionet ndërkombëtare mbi Kostandinopojën e detyronin atë të vepronte. ...Komisionet teknike turke filluan të vinin në terren pak vjet pas firmosjes së Traktatit të Berlinit (1878), por deri më sot nuk kanë bërë asgjë. Të shpresojmë se tani që kohët kanë ndryshuar drejt qytetërimit, të sistemohen një herë e përgjithmonë ujërat përreth Liqenit të Shkodrës, vende këto kaq fatalisht të persekutuara nga përmbytjet periodike”.

E pabesueshme se sa e vjetër qenka kjo gënjeshtra me komisione teknike që do të studiojnë gjendjen në terren! Është për të vënë kujën që, të njëjtat argumente që përdorte Sulltani i Turqisë 200 vjet më parë për të mashtruar arnautët, i përdor edhe 200 vjet më pas Sulltani i sotëm për të mashtruar shqiptarët. Dhe nëse e bën me sukses këtë punë, kjo nuk vjen vetëm nga fakti që sulltani ynë i sotëm nuk ndryshon shumë nga Sulltan Hamiti, por edhe se arnautët e atëhermë në shumë gjëra kanë mbetur po aq arnautë si atëherë dhe s’u bënë që s’u bënë dot shqiptarë.

A I BËJMË DOT?

U mësuam me fasada pune pa bërë punë dhe na duket se mund të vazhdojmë kështu përjetësisht, mirëpo e keqja është se u mësuam ne, por jo natyra, e cila sa herë ka hak për të marrë, na i fshin nga faqja e dheut fasadat e llafeve dhe na lë gollomesh përpara realitetit. Prapa fasadës së rrënuar të llafeve, rrinë e presin një mal me pyetje të cilat duan përgjigje.

A i ripyllëzojmë dot sërish malet, me qëllim që prurjet nëpër rezervuarë të mos jenë të menjëhershme, por të vijnë dalë ngadalë?

Në të gjithë pellgun ujëmbledhës të liqeneve, a e ringremë dot sistemin e stacioneve të vrojtimit të përhershëm, që të monitorojnë motin, reshjet në qiell dhe prurjet nëpër lumenj?

Nëpër fusha, ku ngrihen të gjitha digat e vogla, pritat dhe argjinaturat, a jemi në gjendje t’i mirëmbajmë ato herë pas here dhe duke caktuar pranë tyre nga një njeri që, në rast anomalish të ketë detyrë të lajmërojë qendrën se ç’po ndodh?

A jemi në gjendje t’i pastrojmë kanalet kulluese vit pas viti, nga ndërmarrje të specializuara, të ngritura për këtë qëllim dhe që nuk e fitojnë këtë punë me tender?

A jemi në gjendje t’i disiplinojmë lumenjtë, të paktën Drinin dhe Bunën, duke ndërtuar përgjatë rrjedhës së tyre prita dhe argjinatura të larta e të mbjella me pemë të dendura?

A është në gjendje shteti dhe komunat, që çdo vit përgjatë pritave dhe brigjeve të lumenjve, të mbillnin pemë dhe breza pyjorë, të cilat me rrënjët e tyre përforconin tokën?

A jemi në gjendje të ndalojmë rreptësisht gërmimin dhe marrjen e materialeve inerte nga shtrati i lumenjve, që kështu jo vetëm të shpëtojmë urat nga rrëzimi, por edhe të qetësohen lumenjtë nga kjo gangrenë e papërmbajtur?

A e ngremë dot një institut shkencor, që të merret me vrojtimin, me koordinimin e masave, me mirëmbajtjen e veprave publike, me studimet e gjithë sa thamë më sipër?

A i ngre dot shteti në qendër, në qarqe dhe në komuna, disa struktura të gatshme të emergjencave civile me skuadra të stërvitura, mjete pune, ambiente strehimi, ekskavatorë, zjarrfikës pompa uji, shkallë, varka, makina, ambulanca, çadra e lloj-lloj çudish të tjera, të cilat të rrinë në gatishmëri dhe që nuk përdoren për punë të tjera?

A jemi në gjendje që, poshtë në fusha, të përcaktojmë qartë një kon të sipërfaqes, brenda të cilit nuk mund as të lejohen e as mund të legalizohen ndërtimet, pasi në rast emergjence apo prurjesh të jashtëzakonshme, ajo zona brenda konit është e përmbytshme?

A jemi në gjendje të hartojmë një plan afatgjatë për shpërnguljen e atyre familjeve që janë në zonën që në raste të jashtëzakonshme do të përmbytet me doemos?

A mund të ndërtojë shteti me kontribut të përbashkët disa qindra shtëpi të reja në shpatet e kodrave, atje ku uji nuk arrin, shtëpi të reja për këta njerëz dhe kështu edhe të lirojë fushat nga shtëpitë e mbjella kuturu, edhe njerëzit të mos mbyten kohë e pakohë?

Për të gjitha këto pyetje dhe për ca të tjera që specialistët mund të shtojnë, përgjigjja kam frikë se është: “Jo, nuk jemi në gjendje t’i bëjmë. Ca se nuk do politika që të bëhen, e ca se prapë politika nuk bëhet dot bashkë që t’i bëjë”.


Atëherë rrini aty ku jeni dhe hallall e paçi edhe ujin, edhe politikën që keni.

©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4004 sec, 0.0823 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,510kB