Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Lajme kulturore ***
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Oct 19 2008, 11:20AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Një bashki në Itali kujton sot piktorin Lin Delia e fraçeskanin At Zef Pllumi

18-10-2008 / Gazeta 55

Të shtunën me datë 18 tetor bashkia e Antrodokos në Itali, organizon tubimin “Antrodoko, vend miqësie e pikëtakimi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”. Takimi u kushtohet Lin Delisë, piktor, Atë Zef Pllumit, frat françeskan e Lukë Kaçajt, bas, që të tria figura të njohura të kulturës e të jetës shpirtërore shqiptare.
Tubimi organizuar nga bashkia e qytetit të vogël lacial Antrodoko, në bashkëpunim me muzeun e qytetit, i cili mban emrin “Lin Delija-Karlo Çezi”, si edhe me shoqatën kulturore “Lin Delija” dhe shoqatën tjetër kulturore “Schola cantorum”, do të presin një delegacion nga Shqipëria, në të cilin do të ketë përfaqësues të politikës, e të kulturës shqiptare.
Takimi, organizuar me nismën e Armando Nikoletit, kryetari i shoqatës “Lin Delija” është një rast i mirë për të përforcuar dialogun ndërmjet dy vendeve mike, një dialog i pasur ky në lidhje kulturore e shpirtërore e që kësaj radhe do të ketë si temë kryesore kujtimet lidhur me këto tri personalitete të rëndësishme të jetës shqiptare.
Gjithashtu me këtë rast në mjediset e shoqatës “Lin Delija” do të çelet edhe një ekspozitë e përgatitur nga Fabio Grasi dhe Federica Mançini me dokumente nga arkivat e Paskuale Kiupi dhe Armando Nikoleti. Ndërsa “Schola Cantorum” do të përkujtojë basin Lukë Kaçaj nëpërmjet ekzekutimit të disa pjesëve nga repertori i saj. Festimet do të mbyllen me vizitën në qendrën e në muzeun e qytetit të Antrodokos kushtuar Lin Delisë dhe Karlo Çezit, nën drejtimin e znj. Antonela Muzi.
Papa në 10 vitet e encikiklës “Fides e ratio”: Kisha mbron forcën, jo arrogancën, e arsyes/Kisha mbron me forcë arsyen e besëlidhjen e vet me fenë kundër rrezikut të dyfishtë të arsyes së ligsht , e paaftë të gjejë të vërtetë, e të një arsye arrogante që do të donte të zëvendësonte Zotin në jetën e njeriut. Kështu tha Papa në fjalimin e tij drejtuar sot paradite në Vatikan pjesëmarrësve të Kongresit Ndërkombëtar organizuar nga Universiteti Papnor i Lateranit, më rastin e përvjetorit të botimit të Enciklikës “Fides et Ratio” (Feja e Arsyeja). Benedikti XVI nënvizoi “aktualitetin” e rëndësishëm të Enciklikës Fides et Ratio të Gjon Palit II edhe për ditët tona, sepse ky dokument “karakterizohet për hapjen e madhe ndaj arsyes, sidomos në një periudhë në të cilën teorizohet ligështia”: “Kisha....ka dashur ta mbrojë forcën e arsyes e aftësinë e saj në arritjen e së vërtetës, duke e paraqitur akoma edhe njëherë fenë si formë të veçantë të njohjes e diturisë, në saje të së cilës arsyeja hapet ndaj së vërtetës së Dëftuar Hyjnore (krh Fidet et radio, 13). Lexojmë në Enciklikën e përmendur se duhet të kemi besim në aftësinë e arsyes njerëzore e kështu të mos i vejmë vetes qëllime tepër modeste. ”Është pikërisht Feja ajo që e provokon dhe fton arsyen të dal nga izolimi e të rrezikohet (flijohet) vullnetarisht për gjithat që është e bukur, e mirë dhe e vërtetë. Kështu feja bëhet avokate e bindur dhe bindëse e arsyes’ (n.56)”. Sot - vijoi Papa Benedikti XVI - “është verifikuar një rrëshqitje nga një mendim kryesisht spekulativ në një mendim më shumë eksperimental. Kërkimi është zhvilluar sidomos në vështrimin e natyrës duke tentuar të zbulohen sekretet. Dëshira për të njohur natyrën pastaj është shndërruar në vullnetin për ta riprodhuar atë”: “Ky ndryshim nuk ka qenë pa dhimbje: evoluimi i koncepteve ka prekur marrëdhëniet ndërmjet fesë e arsyes me qëllim që të sjell njërën dhe tjetrën të ndjekin rrugë të ndara e të ndryshme. Arritjet shkencore e teknologjike, me të cilat feja është përherë e më tepër e ftuar dhe e provokuar të ballafaqohet, ka modifikuar konceptin e lashtë të arsyes; në një farë mënyre, e ka mënjanuar arsyen që e kërkonte të vërtetën e fundit të sendeve për ti krijuar hapësirë një arsyeje që paguan për të zbuluar të vërtetën e mundshme të ligjeve të natyrës”. Këndej ripohohet rëndësia e kërkimeve shkencore dhe e zbulimeve të saj: “Feja, nga ana e saj, nuk i frikohet progresit të shkencës e zhvillimeve në të cilat çojnë arritjet e saj, kur këto kanë si finalizim ( cak të vetin) njeriun, mirëqenien e tij dhe përparimin e mbarë njerëzimit. Siç përkujtonte autori i panjohur i Letrës së Diognetit: ‘Pema e dijes nuk vret, por pa dëgjesa. Nuk ka jetë pa shkencë, as shkencë të sigurt pa jetë të vërtetë’ (XII,2.4). Megjithatë, ndodhë, që jo gjithmonë shkencëtarët i orientojnë kërkimet e tyre për këto qëllime. Fitimi i lehtë apo, edhe më keq, arroganca për të zëvendësuar Krijuesin, nganjëherë luajnë, roli vendimtar”. Mendjemadhësia e arsyes - pohon Papa - “mund të marrë karakteristika të rrezikshme për vet njerëzimin”. Nuk është fjala për të “kufizuar kërkimin shkencor”, por për të vigjiluar në mënyrë që t’i përmbahet “brazdave të shërbimit të saj për të mirën e njeriut”. Shkencëtari pastaj duhet të ketë një qëndrim të përvuajtur sepse “nuk krijon asgjë”, por thjesht “zbulon” të vërtetën që veç ekziston në natyrë të krijuar prej Zotit.
Imzot Miliore në OKB: shteti i së drejtës ndihmon zhvillimin ekonomik/“Rëndësia në rritje e shtetit të së drejtës” edhe për ekonominë u nënvizua dje nga kryeipeshkvi Çelestino Miliore, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, i cili foli në Asamblenë e 63-të të Përgjithshme në Nju Jork. Kriza aktuale ekonomike, nënvizoi imzot Miliore, vë në dukje se është i nevojshëm një shtet më i mirë i së drejtës, për të ndihmuar jo vetëm daljen prej problemeve aktuale, por edhe formimin e një sistemi më të drejtë ekonomik global. Në vendet në zhvillim, shteti i së drejtës mund të sigurojë rritjen shoqërore dhe ekonomike, ndërsa në vendet e zhvilluara, me shumë qëndrueshmëri dhe drejtësi ekonomike. Sipas imzot Miliores, shtet i së drejtës do të thotë, para së gjithash, respektim i të drejtave të njeriut. Por as kjo nuk mjafton. Të drejtat e personave, shpjegoi Vëzhguesi i Vatikanit, nuk janë thjesht një grumbull me norma ligjore, por përfaqësojnë vlera themelore. Këto vlera duhet të njihen nga shoqëria, përndryshe rrezikojnë të zhduken edhe nga tekstet legjislative. Më pas, imzot Miliore trajtoi disa aspekte të veçanta të shtetit të së drejtës. Kujtoi lidhjen e ngushtë me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, që sivjet mbush 60 vjet. Pastaj mbrojtjen e personave, që është përgjegjësi e çdo shteti, por që kërkon ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, kur një vend nuk është në gjendje ose nuk dëshiron ta marrë përsipër këtë përgjegjësi themelore. Në këtë pikë, imzot Miliore theksoi se rruga për t’u ndjekur nuk është vetëm ajo e aksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, apo përdorimi i forcës, por edhe rruga e bashkëpunimit. Së fundi, sistemi i traktateve dhe i konventave ndërkombëtare, për të cilat imzot Miliore nënvizoi se nëse largohen nga qëllimet fillestare të palëve, humbin legjitimitetin dhe i shtyjnë vendet të mos i ratifikojnë.

marre prej Gazets 55 online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:05AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Nov 02 2008, 11:45AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Të fundmet e virgjëreshave

ELENA BECATOROS
31/10/2008 Tradita e lashtë e “virgjëreshave të betuara” në Shqipëri është duke vdekur.

Drane Markgjoni shpenzoi 12 vjet në një kamp punësh të rënda, e ndëshkuar për përpjekjet e të fejuarit të saj që donte t’i shpëtonte regjimit, një nga më shtypësit dhe izoluesit në botë.

Ajo u betua se kurrë nuk do të vuante në këtë mënyrë për ndonjë njeri tjetër.

U zotua të harronte dhe të hiqte dorë nga seksi dhe martesa për pjesën e mbetur të jetës dhe e shpalli veten burrë. Kjo ndodhi gjashtë dekada më parë. Tani në moshën 85-vjeçare, me flokë të bardhë të qethur pas kokës, e veshur me një këmishë të ngushtë burri në ngjyrë blu dhe pantallona të zeza, ajo përshëndet vizitorët me një shtrëngim të fortë dore. Mënyra si ajo ecën, gjestet e sigurta, çdo gjë rreth saj është mashkullore. Vetëm zëri – i butë dhe femëror – nxjerr në shesh se ajo është një nga të fundit virgjëreshat e betuara në Shqipëri: grua e cila vishet, vepron dhe trajtohet si burrë.

“Jam më e lumtur kështu, - thotë ajo. - Nuk pendohem aspak.”

Pa kthim mbrapa

Në këtë shoqëri të fortë patriarkale, ku për shekuj gruaja pothuajse nuk kishte fare rëndësi, virgjëreshat e betuara gëzonin të drejta të njëjta dhe respektoheshin si burra.

Ato mund të trashëgonin pronë, të punonin për të jetuar dhe të bënin pjesë në këshillin e fshatit, megjithëse pa të drejtë vote.

Por privilegjet kanë edhe një çmim: ato bënë premtimin se do të ishin beqare dhe se kurrë nuk mund të kenë marrëdhënie seksuale. Dhe kurrë nuk mund të kthehen sërish në gra.

Nuk ka shifër zyrtare se sa virgjëresha të betuara gjenden në Shqipëri. Por Antonia Young në “University of Bradford” në Britani ka studiuar këtë praktikë për më shumë se një dekadë dhe vlerëson se në Shqipëri në fillim të viteve ’90 ka pasur rreth 100 virgjëresha të betuara.

Sigurisht, ky numër tani është shumë më i paktë, pasi edhe një pjesë e këtyre grave kanë vdekur.

Arsyeja e të shndërruarit në virgjëresha të betuara mund të jetë praktike: kreu i familjes vdes pa lënë trashëgimtar mashkull. Ose mund të jetë edhe emocionale: gruaja nuk dëshiron të martohet me burrin e zgjedhur për të.

Në Shqipëri, veçanërisht në Veriun e varfër rural, ishte praktikisht e pakuptueshme për një grua të mbetej beqare dhe të jetonte vetëm.

Por duke u bërë burrë, Markgjoni ishte e lirë. Ajo mund të fitojë jetesën dhe të hajë e të pijë me burra, sesa të rrijë e mbyllur dhe e kufizuar në kuzhinë.

Dhe ajo mund të bëjë të vetat dy zakone të dënueshme për një grua tradicionale shqiptare: të pijë duhan dhe të mbajë orë dore.

Ajo thotë se ka punuar në karpentieri, në fermë dhe në ndërtim gjatë rinisë së saj e bërtet krenarisht se ka mbajtur plloça guri me një forcë të barabartë me atë të dy burrave.

Markgjoni punon akoma, megjithëse tani puna e saj nuk është fizike: ajo bën rruzare për kishën katolike në qytetin verior të Shkodrës.

“Më parë kam gëzuar më shumë respekt te njerëzit e mi, familja ime”, - thotë ajo.

Pa të drejta

Praktika e virgjëreshave të betuara zë fill nga Kanuni, ligje mesjetare që kanë qarkulluar dorazi për breza të tërë përpara se të kodifikohej në fillim të shek. XX.

Ky betim e kapërcen fenë. Virgjëreshat e betuara gjenden si në komunitetin mysliman, që përbën shumicën e popullsisë, edhe në atë katolik dhe ortodoks.

Në shoqërinë shqiptare, ku dominon mashkulli, gruaja thuajse nuk ka të drejta.

Sipas Kanunit, gruaja konsiderohet si pallto, që reziston dhe duron për aq kohë sa jeton në shtëpinë e burrit të vet. Ajo nuk mund të trashëgojë pasuri e pronë dhe puna e saj është e kufizuar në edukimin e fëmijëve dhe punët e përditshme shtëpiake.

Antropologët nënvizojnë se tradita e virgjëreshave të betuara, me theksin e saj te beqaria, nuk mund të barazohet me homoseksualitetin, i cili nuk u ligjërua në Shqipëri deri më 1990-n. “Është në karakterin e ekstremit të kundërt, - thotë Young. - Në një mënyrë, virgjëreshat e betuara mbështetin patriarkalitetin, sepse ato përkrahin vetëdijen e të pasurit një burrë në kokë dhe kjo grua mund të jetë burrë.”

Në anën tjetër, Young vëren: “Kjo mund të jetë një mënyrë për t’i ardhur rrotull një gruaje, për atë që ka prirje homoseksuale.”

“Tradicionalisht vendimi për t’u bërë virgjëreshë e betuar kthehej në një arsye sociale, si të mos pasurit mjaftueshëm burra në familje, por së fundi është bërë një çështje e zgjedhjes së gruas”, - vëren Young.

Të mos bësh pyetje

Me një zë të thellë buçitës dhe kapardisje të dukshme, Diana Rakipi, rojë sigurie në një klinikë në dalje të qytetit të Durrësit, shpjegon se gjithmonë ka pasur një pamje mashkullore.

Rakipi, 54-vjeçe, me zanat rojë sigurie, mban një kapelë ushtarake edhe kur nuk ka të veshur uniformë dhe kurrë nuk është ndier si femër.

“Nuk kam veshur kurrë fund, - thotë ajo gjatë një pushimi të shkurtër në punë. - Nuk më është imponuar nga askush të bëj këtë, askush nuk më thotë të vesh këto rroba. E zgjedh vetë.”

Familja e saj kristiane ortodokse e pranoi vendimin e saj dhe ajo gëzon respektin e të afërmve dhe rrethit ku jeton që kur, siç thotë ajo, pa pyetur askënd zgjodhi të drejtën e vet të fitojë jetesën siç dëshiron.

“Askush nuk guxoi të më pyeste pse nuk u martova, - thotë. - Jam konsideruar nr. 1 në familjen time.”

Ky është brezi i fundit i virgjëreshave të betuara, sipas Afërdita Onuzit, profesore në Institutin e Kërkimeve Kulturore, Antropologjisë dhe Artit. Në Shqipëri në këto kohë gratë bëjnë pjesë në Parlament, qeveri dhe në forcat policore.

Pa keqardhje

Kur Qamile Stema ishte fëmijë, ishin dy virgjëresha të betuara në Barkanesh, fshat i vendosur nën kodrina në veri të qytetit të Krujës.

Stema, më e reja e nëntë vajzave, vendosi të qëndrojë dhe të kujdeset për të ëmën e saj kur tri motrat më të mëdha të saj u martuan dhe u larguan.

Tanimë 88-vjeçe, vishet me pantallona të gjera të varura dhe jelek të zi mbi këmishën e saj, argëtohet duke mbajtur në kokë kapelën e leshtë të bardhë tradicionale për burrat myslimanë të Veriut të Shqipërisë. Stema është virgjëresha e fundit e betuar në Barkanesh.

Ka jetuar e lirë dhe, ndonëse ka qenë pak më e vetmuar. “Kjo është jeta”, - thotë ajo.

“Kam biseduar me burra të tjerë, kam udhëtuar me burra të tjerë, madje kam ngacmuar dhe gra, - thotë ajo. – Madje, kur kërceja, kërceja si burrë.” Ajo ka një respekt të patundur për familjen e vet. Dhe nuk ndien aspak keqardhje për mënyrën si ka jetuar dhe jeton.

“Vendosa të mos martohesha kurrë dhe nuk ankohem për këtë vendim, - thotë ajo. - Veçanërisht në ditët tona të gjithë njerëzit e moshuar janë vetëm. Sepse fëmijët e tyre janë larguar dhe ata, ‘çiftet’, nuk janë ndryshe nga unë.”

Përshtati: B.Goce


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 07 2008, 01:18PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Msojeni kohen mos t'hajn bit e vet.

Luke Kaçaj: Letra e fundit ..

( 03/11/08) Suzana Varvarica Kuka

Mësojeni kohën të mos hajë bijtë e vet”. Ndërsa jam ndeshur për herë të parë me këtë shprehje kam bërë pyetjen se: “Cili a kush mundet ta mësojë kohën të mos hajë bijtë e vet”? Ende nuk e kam marrë një përgjigje edhe pse kohët e mendimit të lirë janë shtruar në sofrën shqiptare. Kjo shprehje lundron në ujrat e mendimeve të mia, kur ndeshem me emrat e tre të mëdhenjve të kulturës sonë. Ata janë basi dhe ish studenti françeskan Luka Kaçaj, i lindur në Bajzë – Aliaj të Malsisë së Madhe, në 1924; piktorin dhe ish studentin françeskan Lin Delija, i lindur në Shkodër, në 1925/1926; shkrimtarin dhe fraçeskanin At Zef Pllumbi, i lindur në Renc të Lezhës në 1925/26. Rënditja e emrave të tyre është zgjedhur e tillë në arsye të ditës së lindjes dhe në arsye të fakteve që At Zef Pllumbi i ka lënë të treguara e të shkruara.
Mbase më këtë shkrim tentoj t‘i jap përgjigje pyetjes sime. Nuk‘di a do mundem t‘ja dal mbanë.
Le ta nisim nga Italia, toka përball detrave Jon dhe Adriatik. Le të vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë njerëzit e saj. Disa prej të cilëve kanë vendosur t‘i kalcifikojë në traditë kulturore veprimtaritë dhe tre emra të personaliteteve shqiptare. Udhëtimi im i dijeve në këtë njohje filloi në vitin 2002, kur u përurua Muzeu “Lin Delija e Carlo Cesi”. Lin Delija, emër shqiptar që arrin të të bëjë krenar, pasi është ndër të parët personalitete të artit dhe të besimit fetar, që një vend i huaj i kushton vemendje deri në ngritjen e një muzeu. Kjo do të thotë shumë si në vlerësimin kombëtar ashtu dhe në atë artistik. Më pas deri në ditët tona kanë ndodhur shumë ngjarje. Në emër të Kaçajt, Delijas dhe Pllumbit, Shoqata Kulturore Italiane “Lin Delija – Carlo Cesi”, me datë 18 Tetor 2008, në Antrodoco organizoi një takim bashkiak, kulturor dhe vlerësues mbi kalvarin e vështirësive të jetës së tyre. Në këtë takim Luka Kaçaj zuri një vend nderi. Përfaqësia italiane cilësoi se vlerat e artit dhe të besimit të Kaçajt, Delijas dhe Pllumbit janë të lidhura ngushtësisht me këtë qytet të pastër, plot ajër e ujë në këmbët e malit Giano. Përfaqësuesit shqiptar deputet dhe bashkiak i‘u dhanë atyre falenderime dhe besimin për një binjakëzim ndërmjet bashkive, Antrodoco e Rietit dhe Bajzë e Lezhës.
Ata ishin tre shqiptarë verior, me tre veprimtari intelektuale në fushat e artit dhe të besimit. Ata ishin bashkëkohës dhe bashkëstudentë të Kuvendit Françeskan “Gjuhadoli” të Shkodrës. Në mesin e viteve `30 të shekullit të shkuar mësuan dhe u edukuan me përkatësinë e besimit fetar dhe me njohuri enciklopedike shkencore dhe artistike. Çdo njëri prej tyre u rrit si françeskan, por u edukua në talentin e vet. Ishin miq ndërvedi dhe jeta e rëndë e persekutimit, e burgut dhe e arratisjes i ka lidhur pazgjidhshmërisht edhe pse u ndanë prej njëri-tjetrit dhe u gjendën në rrugë, në vitin 1946, kur besimi komunist filloi të zëvendësonte të gjitha besimet e tjera, kur forcat e tij shkatërruan Kuvendin dhe shkollën e tyre. Nuk u takuan më pas kësaj ngjarje. Takimi i tyre ndodhi pas viteve `90, por kalvari i jetës plot shqetësime nuk arriti të tretej edhe në demokraci.
Disa nga faktet të informojnë se Lini jetoi mes antrodokanëve italianë. Ata u kujdesën deri në vdekjen e tij, në vitin 1994. Ata i përballuan varrimin. E kujtojnë sot në çdo përvjetor. I kanë ngritur një muze në emrin e tij dhe është një muze i mrekullueshëm, i vendosur në mjediset e Muzeo Nell‘ Antico Convento di Santa Chiara, in Via Roma në Antrodoco. Në fillim të viteve ‘90 erdhi disa herë në Shqipëri dhe në Shkodër kishte planin e tij për të pikturuar Kishën e Madhe. E prezantoi planin dhe nuk kërkoi asnjë shpërblim. Askush nuk e dëgjoi. Në muzeun e bibliotekës së Kuvendit të rihapur “Gjuhadoli”, në Shkodër, ekspozohen 34 vepra të tij. Një fakt që At Zef Pllumbi e thotë me shumë kënaqësi. Në muzetë dhe galeritë laike të Shqipërisë nuk i është ekspozuar asnjë punim edhe pse i ka dërguar vendit të tij në vitin 2004 një koleksion prej 26 veprash. Në vitin 2006, në emër të tij u deklarua nga Shoqata kulturore “Lin Delija – Carlo Cesi” se do të dhurohej një pikturë e tij kushtuar portretit të Gjergj Fishtës, e vitit 1979, me përmasa 152 x 103 cm. Askush nuk e mori përsipër ta materializonte aktin e dhurimit apo të ulej në bisedime edhe pse pala shqiptare nuk do të kishte asnjë shpenzim.
Vepra sot është pronë e një kishe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimet e mia të herë pas herëshme me At Zef Pllumbin mësova mbi lidhjet e të treve. Mësova rreth dijeve dhe rreth respektit që kishin ndërmjet vedit. Mësova rreth kodit të tyre fetar, rreth kodit të respektit intelektual. Nëse Lin Delija do të arratisej dhe do të vuante për rreth 8 vite në tokën socialiste të ish Jugosllavisë e më pas do të arratisej përsëri prej saj drejt Italisë, ku gjeti prehjen e vet artistike, i madhi Luka Kaçaj dhe i dituri At Zef Pllumbi do të jetonin në Shqipëri. Ata nuk e meduan se toka mëmë mund të kthehej në një ferr të vërtetë për jetën e tyre. Luka Kaçaj ishte i talentuar, kishte një zë që trondiste këdo që e dëgjonte. Në kuvend, Lini pikturonte dhe Luka këndonte. Ai shquhej për një zë krejt të veçantë dhe të padëgjuar ndonjëherë. Lini e merrte model Lukën e Luka e merrte si zë të dytë Linin. At Zef Pllumbi kujton se: “Fiziku dhe koka e tij ishin një mrekulli e Lini dëshironte, që personazhet e shenjtëve t`i ngjanin Lukës. Punonin bashkë, rrokeshin e kapeshin. Luka bënte shaka e Lini ishte i sertë. E më pas zërat e tyre bëheshin bashkë dhe i gjithë kuvendi oshëtinte prej dy zanave të burrave të rinj, që i`u këndojshin shtojzovalleve”.

Unë, vet, e kujtoj për disa kohë pedagogun dhe baritonin Luka, që kishte të gjitha cilësitë e një malësori aristokrat verior, ashtu siç shkrimtari kroat dhe miku i shqiptarëve Milan Shuflaj do t‘i përshkruante në librin “Serbët dhe Shqiptarët”. Mirësinë e të cilit e zbuluan sërbët dhe e vranë në vitin 1931. Luka studioi operistikë në Konservatorin rus “Çajkovski”. Mori prej andej të gjitha lavdet që mund të ketë marrë çdo këngëtar i madh i operave klasike. E quajtën mjeshtër, bariton me vlera universale. Këndoi në teatrot operistikë rus. U kthye në atdhe me një opinion të papërsëritshëm për askënd tjetër. Këndoi në operan shqiptare. Disa studentë të kantos patën fatin ta kishin pedagog. Në vitin 1965 e ftuan të këndonte në Balshoj Teatër dhe shteti shqiptar nuk e lejoi. Edhe sot, të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm e të rrjeshtuar në hyrje të Akademisë së Arteve në Tiranë, në vitit 1974, do ta kujtojnë si fatin e tyre të keq, memorizimin e arrestimit të gjigandit të zërit. Ai mbante mbi supe pallton e tij dhe duart para të prangosura si armik i popullit. Cili e di arsyen le ta shkruaj. Mjeshtri i madh, zëri i të cilit mpakte emocionalisht çdo dëgjues në skenë, nuk mund të ishte aspak armik i popullit. A do mundet ndokush t‘kërkoj falje për të? Ai vuajti mjediset e burgjeve. Doli prej andej i dërmuar. Të gjithë do të mbajnë mend lotët dhe rrudhjen e portretit të tij, kur po i afrohej varrit të Anës së tij të bukur dhe besnike. Vdiq në vitin 2001 dhe dëshiroi të varrosej në varrezat e periferisë së Kurbinit. Luka, nuk e ka portretin në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit. Luka, nuk ka ende asnjë shenjë memoriale, që publiku shqiptar të mund ta kujtojë. Lë të kujtojmë se Luka në 18 tetor 2008 u kujtua për zërin e tij, për besimin e tij në Antrodoco. Zërat e “Scuola Cantorum” kënduan në nder të vlerës së tij muzikore.

Duke u kthyer përsëri në Antrodoco kam arritur të memorizoj prej 10 vitesh, nëpërmes fakteve të shkruara dhe të prekura drejtëpërsëdrejti shumë veprime, që pa frikë do t‘i quaja veprime të madhërishme të qytetarëve italianë, ndërmjet tyre Armando Nicoletti, këshillues kulturor pranë Bashkisë së Antrodokos, njohës, koleksionues i veprës së Lin Delisë, mik i Kaçaj dhe i At Zef Pllumbit, iniciator i veprimtarive kulturore, që lidhen me personalitetet shqiptarë Kaçaj, Delija dhe Pllumbi; Maurizio Faina prej disa herësh Kryetar i Bashkisë së Antrodocos dhe mbështetës i fuqishëm i faktit dhe i kulturës shqiptare në këtë zonë; Guseppe e Fabio Grassi, i pari mik i Kaçajt dhe i dyti, Kryetar i Shoqatës Kulturore “Lin Delija e Carlo Cesi”, ish student i tij në Akademinë e Via Mentucia-s. Këta banorë, të një qyteti të vogël, në periferi të Romës, të cilët nuk mund ta kuptojmë më jetën e tyre, nëse nuk arrijnë të promovojnë tre figurat tona shqiptare, n‘a japin shëmbullin më të mirë se si duhet të respektojmë edhe ne personalitetet tona. E thënë kështu, shija është paksa e hidhur, kur mendon se vendi ynë Shqipëria nuk ka arritur ende të zbulojë plotësisht vlerat e tyre, nuk ka arritur ende t‘ju japë vendin e merituar dhe për këtë flasin shumë fakte.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitin 2002 erdhi një ftesë nga Bashika e Qytetit të vogël Antrodoco, të provincës Rieti, në rajonin e Lazios. Ajo e njoftonte Galerinë të ishte prezente në përurimin e veprimtarive në nder të Lin Delisë. Një komunikim i tillë nuk u vendos. Më pas erdhi një ftesë e dytë, në vitin 2004, që ftonte Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë, të ishte presente në përurimin e librit të artit kushtuar Lin Delisë, me titull “Lin Delija- All`incrocio degli Sguardi” të autorëve Roberto Bua, arkitekt dhe ideator i Muzeut “Lin Delija-Carlo Cesi” dhe historianes së artit Silvia Cuppni, njohëse në thellësi e veprës së tij. Kjo ftesë vendosi lidhjen e parë, për fat të mirë timin dhe të Galerisë me Lin Delinë. U prezantua një libër arti model, me një koncept bashkëkohor dhe ku evidentohen dy anë të artit të Delisë. E para e lidh me thënien e tij: “Mendimi im është arti i shenjtë” dhe ana e dytë i përket të gjithë krijimtarisë, e cila lidhet me shprehitë ekspresive të temave nga jeta e përditshme. U ktheva nga Antrodoco me vrullin, për të zbuluar jetën dhe krijimtarinë e Delisë në tokën shqiptare, në Shkodër në kohën e kuvendit dhe arrita të takoj të gjithë njerëzit që e kishin takuar dhe të afërmit e tij. Nga ky kërkim kam përgatitur një material shumë interesant të jetës së tij të panjohur dhe kam zbuluar disa cilësi artistike që e pasurojnë mendimin për të. Mendova se do të mundësohej botimi i një libri, pasi ndërhyri dhe At Zef Pllumbi, që më ka dhënë një intervistë të mrekullueshme. Por kjo nuk ndodhi dhe ende nuk ka ndodhur. Një libër për Delinë ende nuk duan ta financojnë, edhe pse kam aplikuar. Në vitin 2005, Shoqata në Antrodoco organizoi një veprimtari shumë të zgjeruar për Lin Delinë, ku integrohen ekspozime të krijimtarive të ish studentëve shqiptarë të Lin Delisë, që kishin emigruar drejt Italisë, pas viteve `90. Prilli i 2005 i takoi skulptorit shqiptar Genti Tavanxhi. Nuk është kjo shumë e rëndësishme për këtë shkrim, se sa kopja e një prej letrave të fundit që mund të ketë dërguar Luke Kaçaj, të cilën ma dha Armando Nikcoletti, të cilin kultura shqiptare duhet ta vlerësojë maksimalisht.
Letra i drejtohet në adresë Armando Nicoletti-t, të cilin e qujnë dishepull i Lin Delisë. Kush e njeh do të thotë se është plotësisht një përcaktim i drejtë. Ajo është nisur me datë 11. 01. 97 nga Shkodra dhe ka mbritur me 17. 01. 97 në Atrodoco. Është një letër ambigue. Është një letër ngushëllimi ndër dy krahët. Me mirësjellje ai ngushëllon babin e Giuseppe Grasit dhe me keqardhje i tregon atyre se ka nevojë të ngushëllohet për jetën e tij të vështirë e që nuk ka më shpresë në Shqipëri.
Teksti i letrës:
“…Ju kërkoj falje që nuk ju kam shkruar prej disa vitesh, por detyrohem t`ju them se në jetën time nuk kam qenë korrekt për sa i përket korrespondencës. Gjithmonë do të jeni të respektuar dhe të paharruar për mua, Ju Luciana dhe Guseppe Grassi. Ju nuk keni humbur vetëm burrin dhe babin tuaj, por dhe një njeri të pazëvendësueshëm…duhet të më besoni që dhe unë jam hidhëruar thellësisht. Në këtë rast të dhimbshëm merrni të gjitha ngushëllimet e mia më të sinqerta…
Jam i sigurtë që dëshironi të dini diçka rreth meje. Kanë kaluar tre vjet që jam kthyer në vendin tim. Ende deri më sot jam duke u endur si një nomad, për rreth katër qyteteve, ku banojnë miqtë e mi, sepse nuk më kanë dhënë ende shtëpinë time. Nuk e di ende se kur do të ma japin, që më në fund dhe unë të gjej pak qetësi. Në këtë moshë pothuajse 72 vjeçare është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Si pasojë kam qenë shumë i sëmurë dhe sinqerisht ju them se kam menduar që ka ardhur çasti i vdekjes sime. Është kaq e vërtetë sa kam thërritur priftin të më japë sakrimentet e shenjta. Më vjen keq sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist. Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inagurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit.
Për mua ishte një gëzim i madh, kur mora letrën prej teje, i dashuri im Armando. Të falënderoj që më kujton. Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kurdo të jetë. Me fantazinë time të sëmurë kam konstatuar dhe parë rrudhat e zemrës time, që janë thelluar shumë.
Me respektin më të madh dhe mirënjohjen e tellë. Luka Kaçaj.

Nga kjo letër mësojmë se si koha i ka hangër bijtë e saj. Ajo nuk na paralajmëron ende sesi ta mësojmë kohën të mos hajë bijtë e saj.


Marre prej Gazets Shqiptare


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 29 2008, 08:47AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Në emër të popullit
Dokumentari i regjisori Esat Teliti për dënimet dhe ekzekutimet e kryera në periudhën 1944-1951. Zhdukja frontale e elitave. Teliti: “Brezat e ardhshëm nuk kanë për të parë çfarë ka ndodhur në vendin e tyre.

Yllka Lezo Premte, 28 Nentor 2008 09:31:00

Dokumentari i regjisori Esat Teliti për dënimet dhe ekzekutimet e kryera në periudhën 1944-1951. Zhdukja frontale e elitave. Teliti: “Brezat e ardhshëm nuk kanë për të parë çfarë ka ndodhur në vendin e tyre. Burgjet dhe kampet e punës janë shkatërruar.”
Gjyqet speciale “në emër të popullit” dhe ekzekutimet e para pa gjyq gjatë viteve 1944 dhe 1951 janë në qendër të dokumentarit “Gjembat e flakëve dhembin” i regjisorit televiziv Esat Teliti. Drejtuesit politikë të sapoardhur në pushtet pas çlirimit të vendit, i konsideruan elitat e këtij vendi armiq të popullit. Dhe i ekzekutuan. Motivi? Spastrimi i rrugës nga ata që do të pengonin një mbretërim me dorë të hekurt nga një diktator dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Periudha 1944-1951 është koha në të cilën u krye numri më i madh i ekzekutimeve. Regjisori Esat Teliti këtë periudhë e ka ndarë në shtatë momente të goditjeve bërë individëve të cilët një gjë kishin të përbashkët: ishin mendjehapur. Politikanë, klerikë, intelektualë.

Vrulli i ekzekutimeve nisi më 1944në qendër të Tiranës, për të vazhduar më pas me të ashtuquajturin “Gjyqi special”, ekzekutimin e opozitës së parë dhe të dytë, me “sabotatorët” e Kënetës së Maliqit, kuadrot e shkollës së mesme teknike “Harry Fultz” dhe më pas të dyshuarit për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike. Dëshmitë që sjell ky dokumentar janë kufizuar kryesisht në një listë emrash dhe fotografi.

Filmi mendohet të shfaqet në Strasburg, një ide e hedhur nga zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj.

*****************************************************************************************************************************************---------------------

Intervista

Përse duhej të dokumentonit pikërisht krimet e dikaturës në periudhën 1944-1951?

Unë dhe bashkëskenaristi Tomorr Aliko vendosëm të përqendrohemi në këto vite sepse është periudha më e ngarkuar me krime dhe dënime. Regjimi dhe udhëheqja komuniste punoi me një orientim të caktuar, të pastronte rrugën nga kundërshtarët politikë në mënyrë që të ecte e sigurt. Brenda shtatë viteve u eliminuan intelektualë, klerikë, kryeministra, ministra, nëpunës dhe oficerë të lartë që ishin të pafajshëm. Njerëz të devotshëm dhe patriotë, që kishin sakrifikuar për komb dhe atdhe.

Ju bëni një lloj klasifikimi të grupeve që u goditën nga diktatura, si të ishte një strategji, një projekt asgjësimi: kleri, politikanë, intelektualë.

Ato janë specifikuar për të dalë më mirë e vërteta. Ngjarja e parë ishte masakra që u bë në qytetin e Tiranës, ku u vranë 100 intelektualë. Njerëzit e deklasuar i vranë pa gjyqe, nga njerëz të caktuar nga ana partizane. U eliminuan fizikisht në mes të rrugës, u kanë hyrë brenda në shtëpi, nëpër hotele e restorante kudo që i kanë gjetur. I vranë sepse i shihnin si kundërshtarë të mundshëm. Pas tyre ishte radha e kuadrove që thanë kënetën e Maliqit, u akuzuan si sabotatorë dhe u dënuan. Faji i tyre i vetëm ishte se ishin të arsimuar dhe kjo gjë i bënte kundërshtarë të sistemit komunist.

Çfarë keni shfrytëzuar nga rrëfimet e Alikos si një ndër njerëzit që ka provuar ndëshkimin dhe burgun?

Tomorr Aliko është autor i disa librave që dëshmojnë atë përvojë. Edhe ato i kemi shfrytëzuar. Më ka bërë përshtypje te ky njeri kujtesa e çuditshme. Mban mend sa njerëz ka takuar nëpër burgje, të dhënat mbi ata, lëvizjet nga një burg në tjetrin, kur ishin dënuar etj. Një kujtesë e freskët për ngjarje që kanë ndodhur gjatë gjysmë shekulli.

Pse në dokumentar mungojnë dëshmitë e të burgosurve politikë?

Nuk ka qenë qëllim i filmit që njerëzit të tregonin dëshmitë e tyre. Shumica e emrave që përmenden në dokumentar nuk jetojnë. Kështu që do të merreshin dëshmitarët e familjes gruaja, djali, vajza. Qëllimi i këtij dokumentari ka qenë renditja e të gjitha këtyre vrasjeve dhe dënimeve në periudhën 1944-1951, në mënyrë që të krijohet një tablo e qartë e eliminimeve fizike të intelektualëve. Në dokumentar emrat numërohen një për një, dalin fotografitë njëra pas tjetrës të krijohet ideja e një pafundësie vrasjesh. Kjo shfaqje e njëpasnjëshme e fotove është e qëllimshme, për të treguar sa shumë kanë qenë.

Si e shpjegoni që në kujtesën për këtë epokë të historisë nuk na vijnë në ndihmë vendet e tmerrit, burgjet, kampet e punës së detyruar. Nuk ka një “muze” të vërtetë që të dëshmojë diktaturën?

Ato vende sot janë në gjendje të mjerueshme. Shumica e burgjeve janë të shkatërruara, janë lënë në mëshirë të fatit, janë prishur edhe me dashje. Të vjen keq që brezat e ardhshëm nuk kanë për të parë çfarë ka ndodhur në vendin e tyre, sepse më mirë se sa flasin vetë këto burgje nuk mund të flasin as librat. Unë i kam xhiruar ashtu siç ishin, të rrënuara. Të vjen keq, mund të ishin shndërruar në vende pelegrinazhi për shqiptarë dhe të huaj. Aty historiaflet vetë.

Në prezantimin që i bëtë dokumentarit e paraqitët si dëshmi të “genocidit të shtetit shqiptar”. Është “genocid” termi i duhur për të përkufizuar dhunën dhe krimet e një shteti ndaj qytetarëve të vet?

Në fakt në film flitet për krimet dhe për tmerret e komunizmit. Unë nuk e kam përdorur fjalën genocid. Janë krimet e kryera nga regjimi komunist mbi shtresën e intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë. Mendoj se duke u nisur nga përmasat e mëdha të këtyre dënimeve kaq masive lindi edhe ai termi “genocid”.

Po të shohësh listat aty është më shumë se një shfarosje. Janë mure me emra njerëzish që janë dënuar, ekzekutuar që kanë pësuar tronditje të jashtëzakonshme. Nuk janë pak.

Mësuam dhe një fakt tronditës në atë film që skena ku për vite me radhë është kënduar dhe kërcyer, skena e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, është një varrezëe qindra të ekzekutuarve. Si u zbulua ky fakt?

Ky ishte një detaj drithërues i rrëfyer nga Tomorri. Unë kam pasur rastin të xhiroj në skenën e kalasë së Gjirokastrës, ku kanë kënduar për vite me radhë grupe të shumta folklorike nga e gjithë Shqipëria. Kanë dhënë shfaqje, kanë kërcyer, kanë kënduar. Besoj se askush nuk e ka ditur që po këndonte mbi një varrezë. Prandaj e quaj fat ekzistencën e dëshmitarëve të asaj kohe. Këtë histori mund ta dinë edhe njerëz të tjerë por deri tani askush nuk e ka thënë hapur. Ndërkohë aty vazhdojnë të bëhen festivale, mbi një varrezë.

Dokumentari do të shfaqet në Strasburg?

Qeveria shqiptare është përballë një detyre të pashmangshme nga Këshilli i Evropës: dënimi i krimeve të komunizmit, çështje që është bërë objekt seancash plenare në parlamentin shqiptar. Ka ekzekutorë që janë gjallë dhe të tjerë që i kanë shërbyer regjimit drejtpërdrejt. Falje nuk është kërkuar. Në këtë drejtim, në sensibilizimin e opinionit publik, mendoj se qëndron vlera e këtij dokumentari.

Në shfaqjen e premierës së dokumentarit tonë ishte prezent edhe zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj. Dhe ishte ideja e tij që ky film të shfaqet në Strasburg, në mënyrë që opinioni ndërkombëtar të njihet me krimet e diktaturës në Shqipëri.


Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:07AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 29 2008, 09:24AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Mbyllet java e filmit spanjoll në Shkodër

27/11/2008 Spanja në kaleidoskop

Mbyllet sot në Shkodër, java e filmit spanjoll. Java e parë të kinemasë spanjolle në këtë qytet, “Spanja në Kaleidoskop ” është inauguruar një javë më parë. Java e kaluar e filmit spanjoll “Kinemaja dhe Artet ” ka qenë e pranishme në Durrës, Berat, Pogradec, Vlorë dhe Fier dhe këtë vit, i kremtuar në Vjeshtën Kulturore Spanjolle 2008, do të përshkojë pas Shkodrës edhe Korçën, Elbasanin dhe Gjirokastrën.

Cikli “Spanja në Kaleidoskop” synon të përfshijë këndvështrime dhe vizione të

ndryshme të kinemasë aktuale spanjolle, përmes një udhëtimi në diversitetin gjeografik dhe kulturor që përcakton Spanjën.

Bazuar në këtë bosht do të shfaqen katër filma: Mar Adentro (Deti brenda) i Alejandro Amenabar (2004); Azul Oscuro Casi Negro (Bojëqielli e errët, thuajse e zezë) i Daniel Sánchez Arévalo (2006), Soldados de Salamina (Ushtarët e Salaminës) i David Trueba (2006) dhe Tierra (Tokë) i Julio Medem (1996).

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:08AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 07:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Një koleksion për pavarësinë

Dita e Pavarësisë është kujtuar me fare pak aktivitete në Tiranë. Ansambli me këngë e valle, Edi Rama hapi dyert e bashkisë për vizita dhe... kaq. Një varfëri që gati të bën të besosh se historia refuzohet të kujtohet.

Yllka Lezo Diel, 30 Nentor 2008 08:45:00

Koleksionisti Fotaq Andrea dhe Dritan Muka ekspozojnë në Galerinë Kombëtare botën shqiptare parë nga të huajt në skica të viteve 1482-1932. Së fundi janë vënë në gjurmë të “Librit të Uratave” të Skënderbeut. Një botim unik me ngjyra që mendohet se gjendet në Londër
Dita e Pavarësisë është kujtuar me fare pak aktivitete në Tiranë. Ansambli me këngë e valle, Edi Rama hapi dyert e bashkisë për vizita dhe... kaq. Një varfëri që gati të bën të besosh se historia refuzohet të kujtohet. Ndër të paktat gjëra që ka ofruar kryeqyteti në këtë ditë është ekspozita “Shqiptarët në shekuj” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Një koleksion gravurash të viteve 1482-1932 sjellë nga dy të pasionuar pas antikuariatit, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Fotaq Andrea dhe Dritan Muka i kanë gjurmuar dhe mbledhur këto dëshmi në gjithë botën dhe ua kanë servirur bashkëkombasve ditën e Pavarësisë deri më 6 dhjetor.

Janë 110 ilustrime, kryesisht litografi bardhë e zi, për të cilat është shkruar pafundësisht por tani mund të preken nga afër. Autorë të huaj të tërhequr nga natyra dhe karakteri i vendasve, kanë udhëtuar në viset shqiptare dhe kanë dokumentuar gjithçka që u ka bërë përshtypje, portrete (sidomos ato femërore), veshje, armë, zakone, dasma, gëzime etj.

Koleksionisti Fotaq Andrea rrëfen se fillesa e gjithë kësaj aventure qëndron në dëshirën për zbulimin e vlerave historike shqiptare kudo që gjendeshin nëpër botë. Më tej ai tregon për zbulimin në bibliotekën e Skënderbeut të libri të tretë të Petrarkës, “Laura”. Një nga kodikët e rrallë të kohës që mendohet se i përket vitit 1451.

Koleksionisti pohon se ky libër është porositur nga Mbreti Alfons i Napolit si dhuratë për Skënderbeun, por që fatkeqësisht nuk është pjesë e ekspozitës. Gjithashtu ai tregon se bashkë me kolegun e tij, Dritan Muka, kanë filluar kërkimet për gjetjen e Librit të Uratave të Skënderbeut. Një botim unik me ngjyra që mendohet se gjendet në Londër.

Por edhe ekspozitës “Shqiptarët në shekuj”, nuk i mungojnë dokumentet dhe skicat e hershme.

Vepra më e vjetër që ekspozohet për herë të parë i përket vitit 1482 , ndërsa më e vona vitit 1932.

Në këtë hark kohor janë përfshirë skicimet e anijeve karakteristike të ilirëve, ato liburne, pastaj vjen e fiksuar në to periudha e Skënderbeut, e quajtur “Skënderbejada”. Më pas vijon historikisht periudha e rezistencës shqiptare, përgatitjet për Lidhjen e Prizrenit, kryengritjet e armatosura deri në shpalljen e pavarësisë.

Nuk mungojnë as skica hartash që tregojnë për ndryshimet e herëpashershme të kufijve të Shqipërisë. Autorët e tyre kanë paraqitur në mënyrë shumë reale edhe kalatë dhe sekuenca nga betejat në to. Këto ilustrime janë si një dokumentar i gjithanshëm, që paraqet detaje të jetës së shqiptarit.

Janë shumë domethënëse skicat që paraqesin momente nga jeta në kalanë e Shkodrës, në shekullin e 18 apo momente nga horoskopi i balonave. Nuk mungojnë portretizimet e femrave shqiptare si Mbretëresha Teutë, Janica që konsiderohet si Zhan d’Arka shqiptare, Haideja, vajza e hamendësuar e Ali Pashë Tepelenës dhe shumë të tjera. Po ashtu edhe femra shqiptare që jetonte jashtë vendit nuk është harruar.

Në gravurën “Shqiptarja dhe zonja holandeze” të Adele Anais Colin Toudurze, e vitit 1844 është shumë e vështirë të dallosh se kush është holandezja dhe kush shqiptarja. Të dyja janë veshur me shumë elegancë. Pothuajse në të gjitha skicat vërehet një element i veshjes tradicionale që ka mbetur i pandryshuar për shekuj, fustanella.

Një detaj që është paraqitur më së miri në tablonë “Dasma Shqiptare”, të realizuar nga Albert Kretschmer në vitin 1871. Koleksionisti shpjegon se kjo skicë është zgjedhur për të përfaqësuar ekspozitën pikërisht prej paraqitjes së fustanellës. Simbol jo vetëm i toskërisë por edhe i gegërisë, një element pra që tregon një Shqipëri të unifikuar.

Skicat që janë paraqitur në “Shqiptarët në shekuj”, kanë për autorë emra të njohur të kohës, piktorë si Fritel, Zherom, Valerio, A. Deveria, M. De Vito, Uiliams etj.

Marre prej Gazets shekulli Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:09AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 08:28AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
"Mrika', nderim pas gjysme shekulli

E Shtune, 29 Nentor 2008


Pa dyshim qe i takonte asaj. Shkodres. 50 vjet me pare, Opera "Mrika", pas kohesh te tere pergatitjesh, do kishte premieren e saj absolute ne Shkoder. Ishte vepra e Prenk Jakoves dhe nje pergjegjesi e madhe artistike e tij. Per 50 vjetorin e krijimit te saj, shoqata "Prenk Jakova" do te organizoje nje sere koncertesh, takime artiste te njohur shkodrane dhe me 6 dhjetor nje mbremje jubilare, e cila do t'i kushtohet krijimeve te kompozitorit Jakova. Ndaj, pergjate gjithe javes, qendrat e artit te qytetit te Shkodres do te mirepresin nje numer te pasur aktivitetesh, te cilat do te zhvillohen per 50 vjetorin e Operes se pare shqiptare.

"Mrika" preku per here te pare skenen e teatrit "Migjeni" ne daten 1 dhjetor te vitit 1958. Kompozitorit te saj Prenk Jakova iu deshen dy vjet qe te punonte mbi kete veper me libret te Llazar Siliqit. Ajo vijoi te interpretohej nga muzikantet e qytetit edhe per 18 here te tjera, nen drejtimin e vete kompozitorit Prenk Jakova. Regjisor i kesaj vepre ishte Andre Skanjeti dhe interpretueset e para te Mrikes ne Shkoder ishin: Klotilde Shantoja dhe Florinda Gjergji. Pas nje viti, ne 26 nentor te vitit 1959, opera erdhi ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit, ku rolin kryesor e interpretoi sopranoja Marie Kraja. Ajo u mireprit disa vite rresht ne skenen e TKOB-it, duke u bere pjese e rendesishme e repertorit te ketij institucioni artistik.

Marre prej Gazets Koha Jone Online

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 12:12PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Jeta e të tjerëve” në Shkodër

Jeta e përditshme e intelektualit të Gjermanisë Lindore e përgjuar nga Shërbimi Sekret, mendohet të ketë qenë pikërisht ashtu siç e paraqet “Jeta e të tjerëve”.

A.D Hene, 01 Dhjetor 2008 09:11:00

Jeta e përditshme e intelektualit të Gjermanisë Lindore e përgjuar nga Shërbimi Sekret, mendohet të ketë qenë pikërisht ashtu siç e paraqet “Jeta e të tjerëve”. Filmi i regjisorit gjerman Florian Henckel von Donnersmarck, fitues i Çmimit Oskar për vitin 2007 shfaqet më 4 dhjetor, në orën 11.00 në kinemanë Millenium në Shkodër.

Është DDR-ja e mesit të viteve 80-të. Një ministër i plotfuqishëm që kërkon të shtjerë në dorë një aktore të famshme kërkon të heqë qafe një rival, një shkrimtar po me famë. Ai vë në veprim kundër tij një specialist përgjues të Stasi-t, i cili përgjon apartamentin e çiftit dhe shpreson që preja e tij të shprehet një ditë kundër regjimit. Filmi analizon nëpërmjet fatit të individit mekanikën e një sistemi të padrejtë dhe përshkruan mënyrën e saj të funksionimit. “Jeta e të tjerëve” është konsideruar një kontribut i rëndësishëm në ritrajtimin e historisë së DDR-së.

Në rolet kryesore interpretojnë Martina Gedeck, Ulrich Mühe, Sebastian Koch.

Ky projeksion bëhet në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Shkodër dhe me Ambasaden Gjermane në Tiranë

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 11:10AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Dec 13 2008, 12:04PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Ndoc Tusha: Artisti unikal i lënë në hije

» Dërguar më: 12/12/2008 - 08:38

Fatmira Nikolli

Vepra e tij e parë mori jetë në vitin 1957. Ishin dy luanë të vendosur për ballë njëri-tjetrit, por këto do ishin vetëm hapat e parë të një rruge të gjatë. Mbi supe mban vite të tëra punë. Edhe tani kur ai është 74 vjeç, akoma gjendet në studion e tij nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, duke bërë art me kashtë thekre, duke sjellë në jetë, bukuri, veçantësi, ngjyra, krijime që të magjepsin dhe të dhurojnë një ndjesi të këndshme. Të dhurojnë pikërisht atë ndjesinë e mahnitjes, që ka njeriu kur sheh për herë të parë diçka që syri ia dashuron. Stepesh, sytë fiksohen tek detajet. E prek veprën e tij dhe të duket sikur futesh në atë botë të bukur që ke përpara. Familja i ka falur artizanatin, duke bërë që të ndiqte hapat e saj në shekuj. Ndoci do të ishte i pari që do punonte me kashtën, por do të ishte i suksesshëm. Veprat e tij janë unikale. Peizazhe dhe portrete, ku paraqiten figura në zë të historisë sonë, ai i sjell në një punim shumë të veçantë, si aplikuesi i vetëm i kësaj teknike në pikturë. Kashtën origjinale e ngjyros në nuanca të shumta për të krijuar larmishmërinë e ngjyrave. Nuk ka pasur shembuj referimi, duke u bërë kështu i pari që lëvron këtë lloj arti. Megjithëkëtë, ai pak njihet dhe pak vlerësohet. Mjeshtri Ndoci ka kohë që po realizon edhe një pikturë tjetër, po aq të veçantë. Tablotë e kashtës kanë të varura afër në studion e tij edhe piktura të bëra me tallash dhe rërë. Eksperienca me kashtën e shtyu të provonte edhe këta dy elementë të tjerë.

Ju keni realizuar një sërë punimesh në një teknikë të veçantë. Përse keni përdorur kashtën e thekrës?

Unë punoj në aplikacion, por në veçanti në aplikacionin e kashtës së thekrës. Aktiviteti im është shumë i madh, si në teknikë e teknologji, në organizime teknike dhe në krijimtari. Familja më ka falur artizanatin dhe kam ndjekur hapat e tyre, sepse që i vogël i shihja punimet artizanale që bëheshin në familjen time. Në shekuj familja ime është marrë me punë artistike dhe artizanale, ku burrat kanë punuar me drurin, ndërsa gratë me punët e dorës, ku mund të përmend: realizimin e kostumeve kombëtare të burrave dhe të grave, qëndisje dhe endje për qilima, që i përkasin më së shumti zonës së Mirditës. Kam lindur në Pukë, në një familje të vjetër, që para disa shekujsh kishte ardhur aty nga Ohri. Kur isha në një moshë të vogël, familja ime u shpërngul në Shkodër.

Si e keni nisur aktivitetin tuaj?

Trashëgimia artizanale në familje, më ka bërë që në moshë të vogël të punoj punë dore artistike. Në vitin 1957 m'u dha mundësia të mësoj aplikimet, sidomos atë në kashtë thekre, që më bëri të njohur në shkallë kombëtare. Në qershor të vitit 1961 nisa aktivitetin në kooperativën e artizanatit në Shkodër, në një repart të vogël, nën "Kafen e madhe", karshi fotografëve. Të gjithë fantazinë time e kam shprehur me punë në dru dhe kompensatë. Kam aplikuar dhe përpunuar të gjithë dekoret e krahinave, nga Veriu e deri në Jug. Kam bërë shumë panorama e peizazhe dhe kam realizuar të gjitha kostumet kombëtare të Shqipërisë. Them se në realizimin e portreteve në kashtë në të gjitha llojet e gjinive, jam unikal në botë. Në fantazi e dekore kam aplikuar traditën shqiptare.

Si keni punuar në vitet kur ishit në kooperativën e artizanatit?

Unë si mjeshtër çdo gjë e kam realizuar vetë. Duke e realizuar dhe nxjerrë rezultatin dhe kushtet teknike, i kam përgatitur të gjithë punëtorët për çdo proces pune. Kam realizuar të gjithë krijimtarinë që nga viti 1961 deri në vitin 1991. Me të gjitha kërkesat teknike dhe teknologjike, kam bërë të gjitha analizat dhe kushtet perfekte, dhe si mjeshtër jam vlerësuar nga Byroja Teknike dhe Zyra e planit. Por, unë kam shkuar edhe në aksione për 15 vite në kooperativat bujqësore. Askush nuk më lëvdonte. Më thoshin se kisha përbërje klasore, por unë kam punuar me gjithë shpirt pa u ndikuar nga ndonjë komunist që fliste. Në vitin 1979 jam bërë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku vazhdoj të jem edhe sot.

Sa është vlerësuar puna dhe krijimtaria juaj e veçantë?

Në vitin 1981 kam marrë titullin Mjeshtër, si aplikues i kashtës së thekrës. Kam marrë diplomë në profesion në vitin 2007, por kam marrë edhe me dhjetëra certifikata mirënjohje në krijimtari dhe për sjellje shembullore në punë. Nga viti 1975 deri në vitin 1991 kam marrë pjesë në ekspozita lokale e kombëtare. Punimet e mia janë bërë dhuratë personaliteteve dhe politikanëve të lindjes të porositura nga politika më e lartë shqiptare. Dy punime me kashtë i janë dhuruar Papa Gjon Palit të II, tek njëri është Nënë Tereza dhe tek tjetri është portreti i vetë Papës. Këto aplikacione, ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ia dhuroi Papës. Unë kam hapur ekspozita në Shqipëri dhe jashtë saj; si në 1981, në Shkodër; 1982 në Tiranë; 1995 në Rogner; 1997 në Rimini; 1997 tek Kryqi i Kuq Itali; 2000 në Zelandën e Re në Qendrën e Auklandit, në Galerinë shtetërore të saj; 2004 në Kosovë; 2007 në Lezhë, 2008 në Pejë, etj.
Përveç aplikacionit me kashtë thekre ju punoni edhe me rërë deti dhe tallash...

Në vitin 2003 duke pasur eksperiencë të madhe në aplikacionin me kashtë thekre, mendova dhe realizova piktura më rërë deti dhe tallash. Edhe kjo është unikale në botë. Që nga ai vit e deri tani kam realizuar 150 piktura, 50 me rërë dhe 100 me tallash. Janë një mrekulli dhe pak veta e besojnë.


Marre prej Gazeta Shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:04AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 16 2008, 11:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Sul Gragjevi:Si e kujtoj censurën ndaj Skënderbeut të Jakovës

Në vitin 1966 Prenk Jakova fillon punën kryesore për operan “Skënderbeu”. Ai për këtë krijim shfrytzoi veprën e Marin Barletit, “Historia e Skënderbeut”. Ai ishte i bindur se nji krijim i kësaj natyre, nji trajtim muzikor i ngjarjes nuk ishte nji gjë e lehtë. Ndryshonte shumë nga opera e parë “Mrika”, sepse kërkonte nji mjeshtri tjetër, të lartë. Poeti Llazar Siliqi edhe për këtë oper qe i gatshëm. Prenka bashkpunon me Llazarin dhe ky bashkpunim është i frytshem. Me të dorzuar libretin, Prenka fillon kompozimin e muzikës me vendosmëri e me besim të plotë.

Brenda nji kohe shumë të shkurtër ai shtroi të gjithë punën në piano dhe menjihere fillon të meret me pjesën më të vështirë, me orkestracionin, veçse duhet të themi se ai ishte mjeshtër i madh i orkestracionit. Fillon aqë mirë të kombinojë muzikën me ngjarjet duke paraqitë çdo efekt muzikor të secilit instrument dhe grup instrumentash në harmoni me rrjedhën e ngjarjeve në skenë, me rolet e kangëtarve, sopranos, tenorit, baritonit, basit, korit etj. Kur orkestracioni kish filluar dhe po bëhej simbas grafikut që e kish përcaktuar kompozitori, që veprën ta dorzonte brenda afatit, për çudi, e gjithë vepra iu nënshtrue nji kontrolli krejtësisht të panevojshëm.
Prenk Jakova mbajti nji qëndrim kritik duke iu kundërvënë të gjithë atyre që donin të bënin ndryshime ose shkurtime. Si ishte e mundur të ndodhte nji gjë e tillë? Pse? Nuk ka të drejtë askush të vërë dorë në nji kompozim, të bëjë ndryshime apo shkurtime të pjesëve muzikore që i ka kompozuar kompozitori. Kush ishin ata njerëz, pse e bënin këtë punë të keqe? Opera “Skënderbeu” si kryevepër e kompozitorit Prenk Jakova nuk qe as nji diskutim dhe as ndonji raport mbledhje partije apo kongresi, që mund të kishte nevojë për ndonji shkurtim apo qortim. Ajo ishte nji vepër muzikore, nji vepër madhështore.
Muzika dhe orkestracioni janë të lidhura shumë ngusht me njena tjetrën. Çdo kompozitor e shkruen muzikën në kuadrin e orkestracionit për çdo instrument sipas tonit, timbrit dhe koloritit. Eshtë kompozitori ai që përcakton rolin e instrumentit në orkestër. Instrumenti muzikor përdoret simbas veçorive dramatike të tonit të tij, dhe këtë Prenk Jakova e ka ditur shumë mirë, bile më mirë se çdo kompozitor tjetër sepse ai ishte edhe muzikant. Ai e njihte shumë mirë jo vetem klarinetën, por edhe obonë, flautin, fagotin, instrumentat e tunxhit. Prenka, në operan “Skënderbeu”, i jep nji rol të veçantë jo vetëm frymorëve të drurit por edhe instrumentave të tjerë. Pra Prenka ishte nji artist i vërtetë sepse e shihte në praktikë ekzekutimin e muzikës së orkestruar simbas orkestracionit të bërë, ashtu siç e ka patur në imagjinatën e vet, për tonin, melodinë dhe ritmin. Atëherë si është e mundur që nji vepër muzikore t’i ndryshohet orkestracioni apo t’i bëhen ndryshime kur çdo note, mase e kompozimit ka dalë nga imagjinata e kompozitorit! Por ata që donin ta benin këtë punë ishin instruktorë partie me disa specialistë xhahilë, injorantë. Nji orvajtje e till ishte nji çmenduri që ndodhte vetëm në Shqipërinë e diktaturës komuniste, dhe mund të them me plot kompetencë që nji gjë si kjo nuk ka ndodhë as edhe në ndonji vend ish-komunist të lindjes. Bile asnji rast i tillë nuk është vënë re në botë qysh nga krijimi i operas së parë të Claudio Monteverdit, 400 vjet më parë. Mund të ndodhë që kompozitori vdes dhe le pa përfunduar muzikën e nji akti apo muzikën e ndonji kohe të koncertit apo simfonisë si në rastin e simfonisë së 8-të të pa mbaruar të Franz Schubert. Në këtë rast e merr përsipër ta përfundojë aktin ose kohën nji kompozitor ose grup kompozitorësh. Kështu ndodhi në operan e Puçinit, “TURANDOT”, në të cilën kompozitori nuk arriti të përfundojë aktin e tretë. Në vitin 1926 kur po çfaqej për herë të parë opera në “La Scala” të Milanos, dirigjenti i shquar italian Arturo Toscanini, mbasi mbaroi së drejtuari masat e fundit të shkruara prej Puçinit, iu drejtua publikut (audiencës) duke thënë: ”Lapsa e Maestros deri këtu shkroi. “Më vonë, nji tjetër kompozitor Franco Alfano, i bazuar në disa nota që kish lënë Puçini, e përfundoi aktin e tretë, dhe sot e kësaj dite opera çfaqet e tillë. Ajo punë e flliqur e atyre specialistëve të muzikës bashkë me instruktoret e partisë dëmtuan rëndë Prenk Jakovën, e lodhën së tepërmi atë.

Më në fund ndihmuan në pergatitjen e operas që të dorëzohej mbrenda afatit të kërkuar dirigjenti i njohur Mustafa Krantja, kompozitorët, Tish Daija, Çesk Zadeja e Tonin Harapi.

Opera “Skënderbeu” u vu në skenë nga trupa e TOB Tiranë dhe e drejtoi Mustafa Krantja. Rolin e Skënderbeut si tenor dramatik e luajti tenori Gjoni Athanas kurse në rolet tjera luajtën Nina Mula, Kristaq Paspali, Ramiz Kovaci, Gaqo Cako, Hysen Kurti. Opera pati shumë pjesmarrës dhe pati nji karakter madhështor. Megjithë skenat e shumta që pati, çdo gjë u arrit në mënyrë kolegjale dhe më 17 Janar 1968 u çfaq me sukses të madh.
Ishte nji oper që pritej me padurim nga publiku shqiptar sepse kjo vepër i kushtohej figurës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Muzika e Prenk Jakovës shoqëroi të gjitha veprimet skenike, dhe Prenka i dinte shumë mirë kërkesat e operas, anën dramatike dhe muzikore. Po ashtu drama operistike në këtë rast duke paraqitë luftën në mes trimave shqiptare dhe turqeve është realizuar kështu me skena massive, të cilat kompozitori i ka realizuar shumë mirë.

Opera Skënderbeu konsiderohet si nji nga veprat më të mira muzikore me karakter kombëtar. Mbetet me të vërtetë nji oper madheshtore jo vetëm nga muzika e pasur por edhe për nji orkestracion të përsosur, për rolet, personazhet, ndërsa kompozitorit të saj Prenk Jakova, talenti e vullneti i tij i dha të drejtën atij qe të jetë kompozitori suprem mbi gjithe të tjeret, nji gjeni i muzikës e artit për gjithë kohët

***********************************************************************************************************************************************

Prenk Jakova: Censura ndaj Skënderbeut dhe fundi tragjik

Admirina Peçi

Skënderbeu ishte rrënimi i tij. Apo thjesht, një prej shtysave që e çuan drejt rrënimit? Prenkë Jakova kishte jetuar me shumë se dy vite intensive me atë personazh, ditë-natë në vetmi e në biseda me miq, në meditime e në momentet kulmore të frymëzimeve. Skënderbeun e tij e ngriti në piedestal. Një hero mbi heronj. A ishte koha për ta bërë këtë? Prenkë Jakova, mbase s’ka menduar se ngritja e këtij miti po cenonte një tjetër mit që prej kohësh po gatitej të sundonte botën e shqiptarëve “të rinj”. E nisi punën për krijimin e operas “Skënderbeu” diku rreth vitit 1966. Pas suksesit që përjetoi me “Mrikën”, operan e parë shqiptare, Prenkë Jakova synonte një hap më tej. Viti 1968 shënonte 500 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar. Aktivitete të shumta artistike u mbajtën për nder të tij. E në këtë vazhdë, u mendua të vihej dhe premiera e operas “Skënderbeu”. Jakova me bashkëpunëtorin e tij, libretistin Llazar Siliqi (me të cilin kishte realizuar edhe operan “Mrika”), thuajse e kishin konturuar veprën. Pas propozimit për të realizuar premierën e saj, Prenka i ishte futur punës që të mbërrinte në kohë për afatin që i ishte caktuar. Kishte nisur orkestracionin e veprës dhe befas një kontroll i çuditshëm ia kish prerë hovin në mes. Ndryshime në libret, e për pasojë ndryshime dhe në muzikë e në orkestracion, shkurtime, shtesa të panevojshme... Kompozitori nuk ishte dakord. Por, ç’mund të bënte? Afati i caktuar duhej mbërritur. E për këtë në orkestracionin e veprës u përfshinë dhe emra të tjerë. Sidoqoftë, premiera u bë gati në kohë. Prova gjenerale ishte një sukses i madh. Por, nata pasuese, kur opera u vu në skenë dhe në llozhën qendrore ku vëzhgonte paria, pllakosi heshtja dhe ftohtësia. Ajo natë ishte një goditje e madhe për Prenkë Jakovën. Gjithçka u prit ftohtë. Në gazeta vërshuan kritikat. Shfaqjet pasuese ishin po kaq të “ngrira”. Dikujt nuk i kishte pëlqyer “Skënderbeu” i Prenkë Jakovës. Kompozitori nisi të lihej gjithnjë më shumë në heshtje. Të mënjanohej. Mbase hijet e së shkuarës ishin kthyer. Vëllai i tij i arratisur, vëllai i burgosur dhe i vrarë, muajt e kompozitorit dhe të familjes së tij në izolim, e mandej në burg për disa muaj... Ai s’kish mundur “të rikuperohej”. Një ditë të vitit 1969, disa muaj pasi opera e tij “Skënderbeu” përjetoi pritjen e ftohtë dhe kritikat lumë, Prenkë Jakova ishte ngritur nga pianoja ku po bënin prova në Pallatin e Kulturës në Shkodër, kishte dalë në ballkon dhe ishte hedhur. Një vetëvrasje! Një fund i shpejtuar dhe tragjik për jetën e tij…
***

Robert Prendushi, bashkëkohës i Jakovës, i cili tashmë jeton në Ankona të Italisë kujton: “Ne njohim mirë jetën e vështirë të tij, vëllaun e vramë, burgosjen e tij e të vëllaut, Çeskut, mënjanimin, për të mos thënë persekutimin që ju bë nga fundi i jetës. Mënjanimin, sepse guxoi të ngrinte në piedestal Kastriotin si figurën më të madhe të kombit e jo një tjetër? (Si shpjegohet që në provën e përgjithshme “Skënderbeu” pati 17 minuta duartrokitje dhe në natën e shfaqjes vetëm ftohtësinë e llozhës qendrore?)…” Ndërsa dr.Sul Gragjevi kujton: “Kur orkestracioni kish filluar dhe po behej simbas grafikut qe e kish percaktuar kompozitori, qe vepren ta dorzonte mbrenda afatit, per çudi, e gjithe vepra iu nenshtrue nji kontrolli krejtesisht te panevojshem. Prenk Jakova mbajti nji qendrim kritik duke iu kundervene te gjithe atyre qe donin te benin ndryshime ose shkurtime. Si ishte e mundur te ndodhte nji gje e till? Pse?...”
Një tjetër bashkëkohës, Gjon Kapidani thotë se ka pasur fatin ta njohë nga afër e të mësojë prej tij. Ai thotë: “Kam kuptuar se çfarë ndiente dhe e mundonte, sa u kuptua ose jo, kur jetonte me ne……”
***

Në vitin 1945, familja Jakova gjendej e izoluar në një shtëpi–burg, për arsye se i vëllai, Ndoci, ishte arratisur. Me ndërhyrjen e disa intelektualëve të shquar shkodranë, Prenka lirohet nga izolimi për të realizuar melodramën “Juda Makabe”, të vënë në skenë me regji nga bashkëpunëtori e miku i tij i ngushtë, poeti Zef Zorba. Muzika e kësaj vepre është krijuar mbi vargjet e At Gjergj Fishtës dhe u shfaq në nëntor të vitit 1945, me rastin e 1-vjetorit të çlirimit të vendit. Pas katër shfaqjesh, vepra u ndalua nga pushteti i kohës. Deri në vitin 1947, Prenkë Jakova punoi si përgjegjës i muzikës në Shtëpinë e Kulturës Shkodër dhe po atë vit burgoset për dhjetë muaj (deri në tetor të vitit 1948). Pas kësaj kohe mbërriti ajo periudhë, që shumë bashkëkohës të tij e quajtën periudha e rikuperimit të artistit. Në një prej shfaqjeve të operas “Mrika” në Shkodër, thuhej se kishte asistuar vetë Enver Hoxha dhe e kishte pëlqyer shumë atë shfaqje, megjithëse dikush duhet t’ia kishte çuar në vesh faktet mbi vëllanë e arratisur, apo kohën e burgimit të Prenkë Jakovës. Sidoqoftë, për pak kohë, i zhytur në punë dhe me dëshirën për të lënë diçka të vlefshme në gjerdanin e muzikës shqiptare, Prenkë Jakova përjetoi vërtet një periudhë të artë në krijimtari. Por, a ishte kjo një periudhë e artë dhe për botën e tij shpirtërore?
***

Profesor Zhani Ciko e kujton si sot vënien në skenë të Operas “Skënderbeu”. Në periudhën kur unë erdha në opera pas përfundimit të studimeve, më qëlloi që vepra e parë e plotë që vihej në skenë atëkohë të ishte opera “Skënderbeu”. Kompozitori Prenkë Jakova, siç ishim në dijeni, kishte kohë që punonte për operën e dytë të tij, që ishte pikërisht opera që i dedikohej figurës së Skënderbeut. Prenka i ishte dedikuar gjatë krijimit të operës “Skënderbeu”. Unë pata rastin që përveç njohjeve të mëparshme me të, në këtë rast të isha një nga personat që komunikonim për probleme te orkestrës, plus edhe ndjenjat më miqësore dhe respektin e thellë për këtë personalitet”. Ciko thotë se shumë ngjarje bënë që vepra “me gjithë përkushtimin e madh të Prenkës të kalonte nëpër ato ingranazhet e kohës. Më kujtohet, që në këshillin artistik të Operas, disa herë janë bërë mbledhje, në të cilat kam qenë vetë pjesëmarrës. Ishin mbledhje ku diskutohej për veprën e ku tregoheshin pakënaqësitë, që ishin zyrtare ndaj libretit të Llazar Siliqit. Këto pakënaqësi në një farë mase ndikonin edhe në muzikën e Prenkës. Kështu, shumë figura filluan të diskutoheshin, si roli i Françeskut, i venecianit, për të cilin diskutohej se si duhej të dilte apo deri në ç’masë duhej të dilte. Po ashtu, diskutohej rivlerësimi për figura popullore, personazhe dytësore të cilët duhej të viheshin më në evidencë; zbehja e rolit të princave shqiptarë e të Skënderbeut e probleme të tjera, të cilët me siguri ekzistojnë nëpër arkiva dhe kanë pasur një fat në këtë vepër. Të gjitha këto sende ndikonin në notat e Prenkë Jakovës, mbi atë që ai kishte shkruar.
Të gjithë këto probleme që u ngritën në drejtim të përmbajtjes, për të plotësuar apo për të hequr faqe të tëra… kërkonin një punë të dyfishtë. Po vonoheshin shumë ritmet e realizimit të veprës, ndërkohë që data ishte caktuar për realizimin e saj. Në këtë moment, siç duket, u kërkua që edhe në orkestracion të ndërhynin disa muzikantë, kompozitorë të njohur të kohës, të cilët do të mund të përshpejtonin ritmet që vepra të realizohej në kohën e duhur”. Zhani Ciko kujton se si u nda vepra për orkestracion. “Përveç tablove që Prenka i kishte përfunduar, një pjesë të orkestracionit e mori Mustafa Krantja, një pjesë nxënësit e tij, Tonin Harapi dhe Çesk Zadeja”. Por, ndërhyrjet nuk mbetën me kaq. Ciko kujton se në momentet e fundit, kur shfaqja ishte në provat përfundimtare dhe akoma vazhdonin diskutimet, u shtua dhe një numër baleti që s’kishte të bënte fare me krijimtarinë e Prenkës. “U shtua vetëm për ta plotësuar…”.
***

Por, a pyeti dikush se si po i përjetonte kompozitori këto dhunime që po i bëheshin veprës së tij? Të gjitha këto ndërhyrje për një natyrë krenare dhe me një ndërgjegje të lartë profesionale siç ishte Prenka, me siguri që lanë gjurmë të thella te ai.
Ciko kujton se shumë diskutime të mëvonshme, mënyra e ftohtë si u prit opera, mungesa e organizimeve shtetërore që bënin të vlerësohej ajo që duhesh vlerësuar sipas klimës së kohës, e dëshpëruan autorin mjaft. “Ai qëndroi për një periudhë të gjatë në Tiranë dhe në një pjesë të shfaqjeve të tij. Në takimet gjithmonë pas shfaqjeve vihej re dëshpërimi i tij.”
Nuk po mbërrinte vlerësimi zyrtar për gjithë atë punë që kishte bërë. Përkundrazi, Prenka lexonte vazhdimisht kritikat që shkruheshin për “Skënderbeun” e tij në shtypin e kohës.
Ciko kujton se “një ngjarje shumë e rëndë ishte dhe botimi i një artikulli në ditën kur u mbyll kjo shfaqje një artikull mjaft kritik në gazetën zyrtare të kohës ‘Zëri i Popullit’, i cili pati, mendoj, një rol edhe në hidhërimin e thellë të Prenkës dhe deri diku në atë atmosferë, që më vonë e çoi deri në aktin tragjik të fundit të tij.”

Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 18 2008, 09:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
"Rreptësisht kundër muzikës me motive orientale"

Bujar Qamili ështënjë emër që vazhdon të jetë prezent dhe të komunikojë me publikun e këngës popullore. Nuk janë pak, por tridhejtë vjet aktivitet, kontribut i vlerësuar dje në mesditë nga presidenca, nga vetë kreu i vendit, Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Anila Dushi
Enjte, 18 Dhjetor 2008 09:35:00

Intervista me Bujar Qamilin. U vlerësua dje nga presidenca “Mjeshtër i madh”
Bujar Qamili ështënjë emër që vazhdon të jetë prezent dhe të komunikojë me publikun e këngës popullore. Nuk janë pak, por tridhejtë vjet aktivitet, kontribut i vlerësuar dje në mesditë nga presidenca, nga vetë kreu i vendit, Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”. Këngëtari shkodran, me katër albume të realizuara dhe dhjetëra recitale, në një rrëfim të shkurtër për “Shekullin”, pak para marrjes së këtij vlerësimi moral nga Presidenti i vendit.

Urime për vlerësimin Bujar. U kurorëzua kështu një 30-vjetor në skenë me këngën popullore.

Plot 30 vjet. Kënga popullore është jeta ime. Nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë, edhe pse kam patur tjetër ëndërr.

Dhe cila ishte ajo?

Të bëhesha futbollist. Isha në klasë sportive dhe fitova të drejtën që të vazhdoj në Durrës Shkollën e Mjeshtrisë Sportive, por nuk shkova.

Kjo shpjegon mbase lidhjen tuaj me futbollin dhe ekipin e “Vllaznisë”...

Po, kam dy këngë që këndoj për këtë ekip, e ndjek së tepërmi dhe marr pjesë në gëzimet e sukseset e tij.

Nga futbolli tek kënga, si ndodhi?

Në gëzime familjare këndoja me dëshirë pa menduar se një ditë gjithë jeta ime do të përqendrohej tek kënga. Në familjen time askush nuk ka kënduar. Një shok imi, Ferit Selmani, që aktivizohej me këngën ma mbushi mendjen duke më thënë “ti ke zë të bukur. Lëre futbollin dhe merru me këngën”. Jam aktivizuar në shtëpinë e kulturës dhe filarmoninë e Shkodrës, më pas në klubin e rinisë “Herojtë e Vigut”, me grupin artistik të ndërmarrjes së duhan cigareve dhe që nga viti 1977 jam këngëtar pranë Estradës profesioniste të Shkodrës.

Kam marrë pjesë në festivale në RTSH, si fillim në festivalin e 19-të, në festivale të Shkodrës e më pas në aktivitete brenda e jashtë vendit, ku kam përfaqësuar dhe Shqipërinë. Kam bashkëpunuar me artiste të mrekullueshëm shkodranë si Luan Borova, Nazmi Lishi, Mark Kaftalli, Zef Çoba etj. Dy këngët e mia të para në skenë kanë qenë këngë për Dasho Shkrelin dhepër Naim Frashërin.

Cili është regjimi juaj i punës?

Kur punoj mbaj një regjim absolut, dua qetësi të plotë dhe këtë e dinë të gjithë sidomos familja ime. Dëgjoj shumë këngëtarët e vjetër popullorë, i dëgjoj disa herë duke studiuar se cilat prej tyre mund t’i këndoj. I kushtoj rëndësi dhe tekstit, që fjalët të shqiptohen të plota e të kuptohen nga publiku. Rreptësisht jam kundër muzikës me motive orientale, ndaj këndoj vetëm muzikë popullore shqiptare, kryesisht këngën popullore shkodrane.

Atëherë edhe familja ka kontribut të veçantë në këto 30 vjet?

Unë jam shkodran prej disa brezash, ndonëse origjina e largët është egjiptiane. Kam krijuar familjen time në moshë shumë të re, kur isha ushtar dhe dashurova e rrëmbeva gruan time Dritën, e cila është nga Vlora por jetonte në Burrel. Dhe pse jam 45 vjeç, jam bërë gjysh. Familja ime, veçanërisht bashkëshortja, kanë sakrifikuar shumë. Në shtëpi kam një mjedis shumë të mirë, harmonik ku të gjithë më kuptojnë e më ndihmojnë. Djali im i madh ka mbaruar Akademinë e Arteve për kitarë dhe jep mësim në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”.

Ju thatë se dëgjoni këngëtarë dhe repertor të jetër. Për cilët e keni fjalën?

Kam shumë këngëtarë që i kam patur e vazhdoj t’i kem idhuj, por do të veçoj Bik Ndojën, Naile Hoxhën e Nexhmije Pagarushën.

A keni menduar të largoheni ndonjëherë nga Shkodra ?

Oferta kam patur por iu kam thënë “jo”. Kudo më kanë mirëpritur por spektatori shkodran është i veçantë. Ai të ndjen, të do, të kupton mirë ngaqë e di se i përket atij. Artdashësit shkodranë janë të mrekullueshëm, të matur në vlerësime dhe mua më kanë vlerësuar maksimalisht.


MARRE PREJ GAZETS SHEKULLI ONLINE


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:07AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 18 2008, 10:46AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Zonja e rëndë e skenës shqiptare Tinka Kurti mbush 76 vjeç

Një aktore e madhe e skenës dhe ekranit që nuk ka ndërmend të numërojë vitet

Flora NIKOLLA

Një nga televizionet shqiptare anonçonte në një mëngjes shiu ditëlindjen e një emri të madh... !

Kalendari shënonte 17 dhjetor..., kur Tinka Kurti, një nga 5000 gratë më të shquara të planetit, me emër të vendosur në pllakë mermeri në Uashington... do të mbushte 76 vite jetë.

E dashuruar pas Shkodrës loke..., aktorja e madhe e skenës shqiptare pak ditë më parë para disa qindra shikuesve të Festivalit të 46-të Këngës në Radio-Televizion do të rikonfirmonte dashurinë e saj për Shkodrën, vendin që i dha kudo që ajo udhëtoi, erën e shirokut apo edhe trokitjen e parë në portën e teatrit "Migjeni".

Ajo u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. "Zoja e randë" e teatrit dhe kinemasë shqiptare, është një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të numërojë vitet..., por ja që pavarësisht saj, ja numërojnë të tjerët, si në atë ditë të ftohtë dhjetori me llohë dëbore.

Kështu i ka ndodhur edhe një vit më parë, kur porta e saj trokiti nga aktorja e njohur e skenës, Rajonda Bulku ... Ajo 'magjistarja e skenës' ishte humbur në kujtimet brenda mureve të shtëpisë së saj ... , kur surpriza kishte qenë më se e mrekullueshme për të ...!

Një tufë me lule..., një tryezë e shtruar për mrekulli dhe shumë urime për Tinkën, që u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç dhe që punoi me pasionin e saj për disa vite në teatrin amator në Shkodër. Do të ishte viti 1949, kur do të hynte në portën e madhe të Teatrit "Migjeni" dhe do të dilte nga ajo derë historike për teatrin shqiptar kur do të dilte në pension po ku interpretoi mbi 120 role. E spikatur në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi, Tinka Kurti, shkëlqen me rolet protagoniste në "Gjaku i Arbrit", "Histori Irkutase", "Toka Jonë" - ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, "Fisheku në pajë" apo "Fejesa" e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti ka rikonfirmuar talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë. Çaku i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, "Tana", me skenar të Fatmir Gjatës, në vitin 1958, mban emrin e Tinka Kurtit, por e paharruar për të gjithë kanë mbetur, Nënë Pashako tek "Yjet e netëve të gjata" (1972), Halla tek "Çifti i lumtur" (1975), Sinjorina Mançini tek "Vajzat me kordele te kuqe" (1978), Gjyshja tek "Zemra e nënës". Ka qenë aktrimi i saj që i ka dhënë çmime pafund si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Kujtoj dramën "Gjaku i Arbrit", shkruar nga Fadil Kraja, ku ajo interpreton figurën e Nënëmadhes, një kulm i vlerave të saj aktoriale dhe ku karakteri i saj vjen e plotësohet përmes dialogut, duke marrë një përmasë sa reale aq dhe ireale.

Por kujtoj edhe filmin "Zemra e nënës", ec e jaket e saj përmes dramës së heshtjes, bisedat me kukullat në varrezë, që përshfaqin një figure komplekse që endet në vorbullën e mendimeve e të ndjenjave, të dhembjes e mençurisë, të anormalitetit e normalitetit.

Dhe teksa e sheh energjike dhe të plotë në mendimet dhe memorjen e saj, zonja e rëndë e skenës shqiptare të jep kurajon se jeta është e plotë kur je vetëm vetja jote organike ..., larg shtirjes dhe hipokrizisë që gjenden sot aq rëndom në botën që jetojmë...!

Mbrëmja galà u organizua nga Shoqata Kulturore italo-shqiptare "Vatra" e Torinos

**************************************************************************************************************************************************

Koncerti i Korit Polifonik "Prenkë Jakova" befason artdashësit torinezë

Koncerti i Krishtlindjeve i Korit Polifonik "Prenkë Jakova" të qytetit të Shkodrës, befasoi dje në Torino, për rreth një orë e gjysmë, disa qindra artdashës torinezë dhe shqiptarë, të cilët ndoqën me kenaqësi e interes performancën e artistëve shkodranë.

Mbrëmja galà u organizua nga Shoqata Kulturore italo-shqiptare "Vatra" e Torinos, një prej organizatave më aktive shqiptaro-itaiane të Italisë së Veriut, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino dhe me organizatën ACLI të rajonit të Lombardise.

Maestro Gjon Shllaku, artistët Rozela Gjylbegu, Aleksander Tuka, Enrik Çela, Ylber Tahiri, Elnaida Dani e i gjithë kori "Prenkë Jakova", sollën në skenë pjesët më të mira të muzikës polifonike perëndimore dedikuar temës së Krishtlindjeve si edhe një repertor të pasur me këngë të traditës popullore shqiptare e ballkanike. Sipas organizatorëve, aktiviteti kishte për qëllim edhe sensibilizimin e opinionit dhe mbledhjen e fondeve në mbështetje të projektit "Albania" të organizatës humanitare ACLI, që vepron tashmë prej disa vitesh në Qarkun e Shkodrës. "Ky koncert ishte për mua një kënaqësi dhe një emocion i veçantë", u shpreh drejtuesi i korit, maestro Gjon Shllaku. "Performancat e suksesshme përballë publikut perëndimor tregojnë se Shqipëria dhe artistët e saj kanë se çfarë vlerash të eksportojnë, jashtë kufijve të vendit. Falenderoj organizatorët e kësaj veprimtari, e në veçanti Shoqatën "Vatra", për mundësinë që na dha të përformonim përballë publikut torinez", tha maestro Shllaku. Koncerti "Tingujt e Krishtlindjeve" u mbështet zyrtarisht edhe nga Bashkia e qytetit të Torinos. Anna Ferrero, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës pranë këtij institucioni u shpreh se, "shfaqja e kësaj mbrëmjeje ishte një dhuratë e bukur, që bashkësia shqiptare i bëri qytetarëve të Torinos". "Vendi juaj ka vlera të mrekullueshme kulturore e artistike dhe ne jemi me fat që kemi mundësinë të njihemi e t'i shijojmë ato. Këto veprimtari dëshmojnë gjithashtu se shqiptarët në Torino, janë tashmë të integruar mjaft mirë dhe kanë nisur të kontribuojnë seriozisht edhe në pasurimin e jetës kulturore të qytetit të Torinos", tha Ferrero. Mbrëmja galà u organizua nga Shoqata Kulturore italo-shqiptare "Vatra" e Torinos, një prej organizatave më aktive shqiptaro-italiane të Italisë së Veriut, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino dhe me organizatën ACLI, të rajonit të Lombardisë. Mbrëmja galà shoqërohej edhe nga ekspozita fotografike "Shqipëria Turistike 2008", e realizuar nga të rinjtë e Shoqatës Vatra në kuadër të projektit, "Të rinjtë e rrugës Egnatia", që synon promovimin e Shqipërisë, si destinacion turistik.

MARRE PREJ GAZETS RD ONLINE


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:09AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 22 2008, 09:03AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Përvjetori i 50-të i Estradës së Shkodrës

Është festuar në Shkodër 50-vjetori i krijimit të Estradës Profesioniste të qytetit, një ndër më të njohurat në vend. Me një koncert variete, ku merrnin pjesë artistët më të mirë të humorit shkodran dhe këngëtarët më të njohur të këtij qyteti,

Anila Dushi
Hene, 22 Dhjetor 2008 08:50:00


Është festuar në Shkodër 50-vjetori i krijimit të Estradës Profesioniste të qytetit, një ndër më të njohurat në vend. Me një koncert variete, ku merrnin pjesë artistët më të mirë të humorit shkodran dhe këngëtarët më të njohur të këtij qyteti, bashkia Shkodër dhe Teatri “Migjeni” kanë kujtuar 50-vjetorin e njërës prej bërthamave kryesore të sistemit të estradave, traditë e strukturave kulturore të realizmit socialist.

Repertori i interpretuar në vite, çmime për të gjallët dhe homazhe nga Këshilli Bashkiak për ata që nuk jetojnë më aktorë, regjisorë, skenografë, libretistë etj, që kanë punuar dhe dhënë kontribut për këtë estradë. Emocione e nostalgji kanë shoqëruar spektaklin “50 vjet këngë e humor”.

Estrada profesioniste e Shkodrës u krijua si trupë e veçantë më 6 qershor 1958. Më 14 nëntor 1958 u dha premiera e parë e saj me titull “Në pavijonin e operacionit të zemrës”, me regji të Paulin Sekajt, drejtues muzike Mark Kaftalli, skenograf Lec Fishta. Që nga ky vit, kjo trupë ka dhënë 224 premiera në të gjithë qytetet e vendit, si dhe në shumë fshatra.

Aktorët aktualë të kësaj trupe si Zef Deda, Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, formacioni orkestral i drejtuar nga Ilirjan Zoga, këngëtarët shkodranë të disa brezave sollën kujtimet në këtë ditëlindje të 50-të të një prej trupave humoristike më të njohura në vend.


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:10AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 22 2008, 02:25PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Mos ishte nana, isha ba Da Vinçi!

Roland Gjoza

(Ese për piktorin Kel Kodheli)

Nana nji dhe grueja dy. Mos ishin të dyja, isha ba përnjimend piktor i madh. Tash s'di ç'jam. Jam vesh e mbath e pres nji grue. Kostumi asht shik, dhuratë nga ambasadori italian Foresti, këpucët i kam ble në Milano me paret e nji grueje, që m'i dha paret pa e ble pikturën. Unë nuk shes piktura. Ishte nji zadrimore me nji sy të madh, si italiankat e nxehta të shkallueme të Karavaxhios. Ajo ia vuni synin e s'iu da dy ditë, po as ditën e tretë kur ia bana të qartë se unë isha Kazanova i grave të pikturueme në kanavacat e bleme lirë, se nuk i shisja pikturat. Ajo, megjithatë m'i dha paret. Me to bleva këpucët me majë dhe kravatën vishnje. Këmishët, nji dyzinë i pata prej nji nudoje (uli zërin) që asht grueja eme, e bana vjedhtas në gjumë, se ajo s'donte kurrsesi që unë të vizatojsha nudo. E quente marre, i vinte turp, i skuqshin faqet e i merrej zani. Kel, më thoshte, pu pu, je tu m'fut në dhe të gjallë. Ta dijshe këtë mbrapshti s'kisha për të marrë, kaq ta bajshe dhambin. E kisha keq me gruen, s'donte e delira që unë t'i hiqsha petkat e kurmit. Po unë e bana atë tradhti, e pikturova në gjumë. Ç'grue ishte, pse o zot e more atë ma parë e më le mue, që te qes kësi marrëzinash. E kujt i duhem unë qyqari? Për pak mbush 80 vjeç. Prita sa më vdiq grueja dhe qysh atëherë e deri sa të vdes do të baj vetëm nudo, gra të zhveshuna, çipillak, me tanë hirin e hireve, si një pemë që s'ka turp kur mbushet me kokrra të fryme e shkëlqen me ngjyra të ndezme.

Kel Kodheli qesh me mahi, nën mustaqet ala Mopasan, me një pamje prej dashnori klasik të operave të tetëqindës. Në dhomë mungon një fener antik dhe ajo shtëpia e stilit barok me mezoninë, ku jep shpirt Mimia. Mungon vërtet, po megjithatë ndjehet. Ai pikturon me pastel nudo në ujë. Po pse me pastel dhe pse në ujë? Pasteli është një laps i dylltë, që krijon velaturë të dridhshme, që ai ka qejf ta quajë pahu i krahut të fluturës. Ai pah i ndritshëm dhe ajo terratisje e imtë që krijohet mbi kurmin e femrës në ujë, shpikur nga përsosmëria dhe ideali i poetit, të lënë një mbresë të çuditshme, hem e pëlqen si formë, hem ndjen zili, se nuk e ndesh aq shpesh në jetë. Kjo ndjehet në tërë atmosferën e apartamentit, në faqet e mureve mbushur përplot me piktura. O zot, nuk kam parë askund një dyndje të tillë tablosh nga tavani gjer poshtë në dysheme. Mbi njëmijë a më shumë piktura, një botë e trazuar, një kaos gazmor, ku një beteje të Skënderbeut i jep hir të çuditshëm një Madonë seksapile e Kelmendit, rrugicave të Shkodrës i sjell paqe një grup grash dukagjinase me veshje të krahinës, që megjithëse shtrënguar me rripa e mbërthecka, format nazike nuk i fshehin dot. Betejat epike dhe gratë e shëndetshme, peisazhet baritore dhe portretet krejt shqiptare mbushin me një muzikë pagane sui generis, si me orkestrinën popullore të Ndue Shytit, apartamentin e këndshëm në Rrugën e "Durrësit", ajo muzikë fantastike ndjehet gjer te dhoma e gjumit e te kuzhina, ku nusja e djalit po gatuan e rrethuar nga kanavacat e vjetra. Një sy kureshtar shikon me çudi se pas dyerve rreshtohen dhjetra tablo, mbi to në varëse duken veshje, në një vend tjetër një varg me qepë e hudhra, kusi, tigan, rafte, poshtë në kornizat prej druri të bëra vetë flenë në këmbë pikturat pesëdhjetëvjeçare.

A e dini ç'janë pastelet, zotnij? Mbi treqind lapsa me ngjyra e nuanca pa fund, tanë pasqyrlinat e nji xhungle. Atje në atë metropol bimësh i gjen tanë grimat e ngjyrave ma të freskëta. Me u marrë me pastel të quejnë femen. E dojsha pa masë pastelin, po edhe për nji arsye intime. Kisha nji profesor në Itali, D'amato. I gjori plak! S'kishte provue sukses. Vetëm me pastel punonte. Nga fundi i jetës hapi nji ekspozitë. Me pastel. Vetëm femna. Ai plak i vetmuem, beqar, kishte ba në njifarë mënyre kompensimin e vet moral. Kishte pasë 500 dashnore. Se aq femna kishte pikturue tanë jetën e vet. 500 dashnore, që u blenë për tre ditë. Mbreti mori pesë më të bukurat. Ta shikonit o zotnij si mbeti në mes të sallës së zbrazët, si sillej rrotull si budallë, si nuk donte me u largue prej andej, priste t'i ktheheshin dashnoret. U ba i famshëm, por ishte njeriu më i trishtuar në botë, sepse i kishin marrë dashnoret. I shkova në papafingon ku jetonte bashkë me ca pëllumba që çukisnin në çati, ku dukej qielli dhe kambanoret. Ai s'punonte më. Nuk më foli. Më priti me bukë të zezë dhe verë, po nuk më tha asnjë fjalë. Ishte tejet i trishtuar. Kambaleci, telajo, paleta e bojërave, përparësja e flakur përtokë dhe ajo e përjetshmja gugugu e pëllumbave që, gjithsesi, është një grimë shprese për të mbledhur fuqitë e fundit dhe për të pritur. Besonte vërtet se duhej pritur? Kutia me pastela, lapsa gjithkund, nga hutimi shkela një të kuq dhe u trondita. Ai plak vdiq të nesërmen. D'amato. E kisha dashur shumë.

Më parë se të flas për atë që më donte më shumë, nanën, e cila më mori më qafë, dua me ju tregu si u bana dhe unë njiherë i famshëm, jo në vendin tim, po në...Australi.

Na erdhi nji australian që merrej me tregtinë e demave. Kishte fermë të pafundme në shkretinat e atij vendi. Ishin vitet '80. Fjeti në hotel "Dajti". Na pa në mur nji pikturë: dy qe. Nji malsor kelmendas grahte dy dema që tërhiqshin nji parmendë druni. E pëlqeu pa masë. Demat e mi, tha dymetroshi, due ta blej këtë pikturë. Nuk shitet, iu përgjigjën. Po ai bani namin, e due se s'ban. Ajo pikturë kushtonte 5000 lekë në atë kohë, pra 3 dollarë. Kur e mori vesh prej meje këtë çmim qesharak, vendosi me më marrë në Australi. I rregulloi vetë të tana punët. Shkuem. Për tre ditë pikturat e mia u mbushën me shenjën e kuqe, pra ishin shitë. Unë e kisha sqarue se nuk shitsha piktura. Ai s'besonte, a don me u mahitë, burrë i dheut? Po unë e kisha me gjithë mend. Do fitosh 200.000 dollarë, më tha. Unë ngulsha kambë si mushka. Ku ta dinte i shkreti njeri që shoqëruesit e mi ishin... ashtu... Atëherë më mori, më çoi në nji vend shumë të bukur dhe më la me punue. Bana 35 tablo me gjithfarë temash shqiptare. Ato po, u shitën, po unë s'mora gja, se 1 milion dollarët (O zot, sa të pafat na bane!), ia dorëzuam shtetit komunist kur u kthyem. Ai dymetrosh i mirë kujtoi se më bani të lumtun. Ai kishte gjak shqiptari dhe donte me ndihmu nji shqiptar që i pikturonte si të gjallë demat e tij.

Tash vijmë te nana eme. Më ka dashtë shumë. Aq sa nuk duhen nana Mari me Krishtin në krahë. Kur kam ikë me studime në Itali, zuni shtratin. Unë isha njeri i qejfit, zotnij. Nuk e vritsha fort. I rashë kryq e tërthor Italisë, punojsha si i marrë, profesorët më dojshin. Aq shumë më pëlqeu ai vend i bekuem, sa nuk dojsha me u kthye ma. Mos bana gabim që ju thashë të vërtetën? Po kështu ka qenë. Ai asht vendi i piktorëve ma të mëdhenj të botës. Atë natë isha në nji kinema me një kaush kikirika dhe po shifsha me nji mike nji film të Grifit, më duket "Intolerancën", kur më thanë se po më vdiste nana. Unë indiferenti u bana si budallë. Ishte avioni i fundit, se kishte filluar lufta. Me atë avion u nisa. Mezi i majsha lotët për nanën dhe për Italinë. Adio Italia! Unë që s'dojsha me u kthye kurrë, i kisha ba hesapet pa hanxhinë. U ul avioni në pistë dhe pashë nji grue me nji tufe lule. Kush ishte ajo zonjë e veshur aq bukur, që buzëqeshte me një ndrojtje që i shkonte? Nana eme. Me kishte rrejtë. Më mori në krahë dhe më puthi duke qarë.Filloi Lufta e Dytë Botërore dhe unë mbeta në Shqipëri.

Mos ishte nana, isha ba Da Vinçi!

Marre prej gazets RD Online



[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:11AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 24 2008, 12:19PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
At Zef Pllumi, Luk Kaçaj, Lin Delija, të ndryshëm, të ngjashëm

Vendosur: 24/12/08) Agron Gjekmarkaj

Të gjitha rrugët të çonin në Shkodër dikur. Për të arritur atje, nga histori të njëjta, qenë nisur për të nxënë tek françeskanët Zef Pllumi, Luk Kaçaj dhe Lin Delia. Nga e njëjta shkollë ata dolën të ndryshëm, por mbetën brenda të njëjtit qark prej të cilit morën të njëjtën kulturë materiale dhe bënë të njëjtën jetë shpirtërore. Vetëm se, i pari u bë frat, i dyti këngëtar bas dhe Delia piktor. Të tre e arritën cakun e madhështisë në forma, kohë dhe vende të ndryshme. Njeriu asht vepra e vet, iu përgjigjej frati gazetarëve që rrekeshin të mësonin prej tij mbi natyrën e njeriut, deri tash së voni. Veprat e mira dhe aktet morale nuk çajnë kryet për ligjet biologjike. Ato kanë një marrëdhënie universale, me kohën mjafton të lexosh “Rrno vetëm për me tregue” të At Zefit, të dëgjosh “...o ju male... etj.” të Lukës, të shikosh “Samaritanen” e Delisë. I pari në moshën 5-vjeçare do të nisej nga Mali i Rrencit, një mal pa majë në afërsi të Shëngjinit, për t’u bërë nxënës i fratit gjerman Alfons Tracki në Velipojë. Ndonjë vit më vonë e ëma “ia fali Zotit” me medaljonin e Shën Françeskut në qafë, të dhuruar nga At Anton Harapi, me të cilin nuk do të ndahej asnjëherë. Me të si lejekalim, do të paraqitej tek kolegji françeskan i Shkodrës, i cili i dha atij gjithçka të nevojshme për të krijuar modelin e papërsëritshëm At Zef Pllumi që shqiptarët njohin, atë model që sot ne nuk e dimë “kur do të kemi dhunti një tjetër të tillë”. Nga një copë fushë mes malesh, nga Bajza e Kastratit do të zbriste edhe Luk Kaçaj për në shkollën e etërve dhe falë zërit të tij do të bëhej pjesë e korit të At Filip Mazrekut, At Martin Gjokës e Prenkë Jakovës së bashku me ata emra që e themeluan muzikën shqiptare si Çesk Zadeja, Simon Gjoni, Tonin Harapi, Tish Daija etj. Mësuesit françeskanë, metaforikisht malin po e afronin me detin në një shkollë qytetase, e thënë kjo me gjuhën e Koliqit. Luk Kaçaj ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”. Muzika e varfër shqiptare duket e kishte të vështirë të kapërdinte këtë kafshatë të madhe. Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Kola Giaurov dhe rusi Sasha Vedernikov. Këta dy të fundit, miqtë e tij, u bënë të njohur në gjithë botën e muzikës, ndërsa ai merrte rrugën për në zonat e errëta të heshtjes dhe burgut. Malësor nga pamja, buzëqeshja e karakteri (malësor sipas asaj tipologjie që rilindja kombëtare e përdori për të rindërtuar identitetin kombëtar) ishte i kulturuar fort, më i talentuar nga të gjithë, qe pre e mirë për xhelozët dhe meskinët që politika e regjimit përdorte për të asgjësuar ata që nuk ishin derivate të saj. Ky produkt françeskan nuk do t’i ikte dot fatit që priste racën e tij, atë të mësuesve dhe shokëve të tij të shkollës shkodrane dhe mesa duket as nuk u përpoq!
Kadare na thotë që e pat kuptuar herët se ai ishte i largët për ambientin shqiptar të asaj kohe.

“E kam admiruar gjithmonë Luk Kaçajn, qysh se kam qenë student në Moskë. Atje për herë të parë kam dëgjuar zërin e tij. Ndërkaq kishte filluar të krijohej një legjendë në qytetin e madh. Kishte shumë admirues. Ai ishte jo vetëm këngëtar i madh i Shqipërisë, por i kishte të gjitha shanset për t’u bërë një nga këngëtaret më të mëdhenj të Europës. Por atij qysh herët iu prenë krahët dhe kjo ishte në logjikën e sistemit komunist të kohës. Kam patur fatin ta njoh personalisht gjatë xhirimit të një filmi, sipas një libri tim, kuptohej menjëherë që ishte i largët për botën e këtushme”.

Bashkëkohësit e tij tregojnë se kjo largësi theksohej sa herë interpretonte Don Bazilion te “Berberi i Seviljes” i Rosinit, Mbretin Rene në operën “Jolanda” të Çajkovskit, e shumë role të tjerë, sa herë fliste për artin, për gjuhët e reja dhe të vjetra, për politikën, për mësuesit e tij, duke filluar nga Fishta. Mënyra e tij e jetës, mospasja frikë në të folur e spikatën atë si një objektiv që duhej goditur në mënyrë spektakolare dhe arrestimi i tij u bë tek Akademia e Arteve para studentëve. Skena të ngjashme pat përdorur edhe Fashizmi me disa prej 13 profesorëve në Itali, që nuk pranuan të bënin betimin fashist. Në këtë mënyrë, sistemi bënte zgjidhjen e tij të qartë dhe jepte leksionin etik se cili model nuk duhej ndjekur. Kadare i jep këtij momenti vendin e një ngjarje të veçantë në botën kulturore shqiptare. “Arrestimi i tij në fillim të viteve ‘70 ishte një shenjë ogurzezë në Tiranë, shkaktoi një brengë shumë të madhe midis intelektualëve, shënoi pragun e një vale të re terrori. E mbaj mend në fillim si lajm të pabesueshëm dhe më pas si një tronditje të madhe. Duke goditur këtë talent tepër të madh, regjimi tregoi se nuk do të kishte mëshirë për asnjeri. Me trishtim kam konstatuar më vonë se, edhe pas rrëzimit të komunizmit, shoqëria është treguar e padrejtë me të dhe, kjo duhet të bëjë që ajo të ndihet në faj para kujtimit të tij. Shpërfillja për të ishte shpërfillje për majat e artit shqiptar”. Nëse dikush do të shohë marrëdhënien e “Majës së Artit” me historinë e tij dhe të vendit të tij, duhet të këqyrë me vëmendje portretin që i bëri menjëherë pas ndryshimeve të vitit 1990, mërgimtari i vjetër dhe piktori i pa moshë Lin Delija.

“Ajo që e bën dukurinë kulturore françeskane me shumë ndikim, ka të bëjë me faktin se ata shfaqen si një grup kulturor, i cili synon të shndërrohet në një sistem kulturor më vete brenda kulturës shqiptare” dhe vërtet, ndonëse vëmendjen më të madhe ia kushtuan letërsisë dhe albanologjisë, ata i tentuan të gjitha artet për ta bërë të vetëmjaftueshëm sistemin e tyre. Por ai që shkoi më larg ishte Lin Delija shkodran, qytetas. Jetoi në Itali në Antrodoko jo larg Romës (dhe u bë figura më e rëndësishme kulturore e këtij qyteti) dhe u shfaq së pari në Shqipëri veç në vitin 1994, në kopertinën e librit të mikut të tij At Zef Pllumi me “Plojën e të pafajve”. Që herët u bë pjesë e shkollave të klerit françeskan. Aty u takua dhe u lidh në miqësi të përjetshme me dy malësorët Pllumi e Kaçaj, duke i dhënë të drejtë Montanelit kur thoshte që Shkodra pa mallet—— dhe ato pa të, janë dy etnitete që e humbasin kuptimin. Siç merret me mend për të nuk u fol asnjëherë gjatë regjimit, ndonëse kishte qenë një ikanak pak i ndryshëm nga të tjerët. Nuk e la Shqipërinë për politikë, ndonëse me komunizmin nuk puqej, por në ndjekje të ëndrrave të artistit, të cilat në fillim e çuan në akademinë e Zagrebit, e më vonë në atë të arteve të bukura në Romë, me mecenat Ernest Koliqin. Pati fatin të ishte student i mjeshtrave të mëdhenj Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, por mbeti gjithmonë origjinal deri në telajon e fundit. Pikturoi shumë dhe kryemotiv pati vegullimet e Shqipnisë. “Në veprat e tij gjejmë xhamadanë, tirqe, musteqe alla shqiptare, veshje kombëtare, gjejmë subjekte shqiptare, ngjyra shqiptare, fytyra shqiptare - gjejmë mbi të gjitha trishtimin e një artisti pa atdhe”. Për të kuptuar më mirë se kush është Lin Delija, mjafton të themi se për të, sot në Itali ka dy muzeume me emrin e tij, një në Antrodoko e një tjetër në Ozimo afër Torinos. Vetë ai pat themeluar dy akademi arti, një me emrin “Gjergj Fishta” tjetrën “Karlo Cesi”. Sot veprat e tij gjenden të ekspozuara në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Galerinë komunale të Romës në Qendrën e studimeve të Artit modern në Breshia, në Galerinë e Artit modern në Palermo, në Muzeun e Shën Anes, në Kebek të Kanadasë, në Universitetin e Erlangen-it në Gjermani, në Passau po në këtë vend në New York, Detroit etj. Në Shqipëri njihet pak ose thuhet se njihet pak. Fama dhe vepra e tij u certifikua në shumë vende të botës, por akoma jo sa duhet në Shqipëri, në vendin e tij, të cilin e paraqiti kudo në botë me magjinë e ngjyrave të veta. Ai pat lënë amanet, që 30 piktura të tij t’i dhurohen Galerisë së Arteve të Shqipërisë, amanet që u mbajt e prapë pak kush e di që ato janë aty diku në një magazinë. Kur dikush pat guxuar të kritikonte Napoleonin në prani të De Golit, ai pa mëdyshje pat thënë që francezët nuk mund të bëjnë tregti me madhështinë. Ne nuk bëjmë tregti, por mbyllim sytë para saj. Nëse At Zef Pllumi ju imponua epokës sonë, ai pati një qëllim të qartë për t’i ofruar disa të vërteta dhe modele historike shoqërisë dhe jo për të rregulluar marrëdhënien e tij personale me asnjërën prej tyre. Për faktin që libri dhe komunikimi publik tërheqin më shumë vëmendje dhe se këto libra u shkruan pas vitit 1990, ai ia doli të përfillet aq sa të vërtetat e tij u bënë edhe të vërtetat tona. Nuk ndodhi kështu me Luk Kaçajn, që muzikën e tij e këndoi në vitet ‘50-‘60, apo me Lin Delinë që jetoi 50 vjet në emigracion, sepse hierarkia e vlerave në artet pamore dhe muzikore do të pësonte një modifikim thelbësor, aq sa shumëkujt nuk i shkon për shtat. Dhe rishikimi i saj është i nevojshëm për historinë e artit. Kjo dëshmon që shkolla e realizmit socialist nuk i ka ulur akoma qepenat.
Rikthimi i të treve në kulturën shqiptare, nuk është thjesht veç rregullim i një llogarie me kujtesën. Ai merr valencë vetëm nëse historia dhe vepra e tyre shikohen si nevojë për të kuptuar çfarë kemi humbur, e çfarë na duhet për sot e për nesër në planin etik, intelektual e artistik.
I kujtuam së bashku At Zef Pllumin, Luk Kaçajn dhe Lin Delinë, sepse njësia e qasjes është e njëjtë. “Është njësi etnike e kulturore-historike e rrjedhur nga njësia gjeografike”, por edhe për faktin se ishin bashkënxënës dhe miq, të cilët me veprën e tyre janë të fundit të shkollës françeskane që mbyllin “atë sistem kulturor më vete brenda kulturës shqiptare”, atë sistem të njohur si qarku kulturor katolik i veriut.

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:13AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 07 2009, 11:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Franc Ashiku, estetikë në propagandë

“E di cili ka qenë sekreti i Franc Ashikut? U fsheh pas formateve të vogla dhe temave në dukje të parëndësishme.” Këtë të fshehtë të artistit që gjithë jetës u mor me një medium sidomos të propagandës si pllakati, e thotë një ish- nxënës, Agron Mesi, koleg i tij më pas në sektorin e dekorit në Shkodër.

Yllka Lezo Merkure, 07 Janar 2009 09:37:00

Franc Ashiku nuk jeton më. Megjithatë është ndër të rrallët artistë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e “nxënësve”, të “rrethit estetik” të Shkodrës. Ja se si pllakatet e tij të realizuar si detyrë e përditshme në ndërmarrjen e dekorit në Shkodër, ruajnë ende vlerën e veprës së artit. Një ish- nxënës, Agron Mesi, tregon për krijimin në “fshehtësi” të Ashikut. Në galerinë Zeta deri më 20 janar

“E di cili ka qenë sekreti i Franc Ashikut? U fsheh pas formateve të vogla dhe temave në dukje të parëndësishme.” Këtë të fshehtë të artistit që gjithë jetës u mor me një medium sidomos të propagandës si pllakati, e thotë një ish- nxënës, Agron Mesi, koleg i tij më pas në sektorin e dekorit në Shkodër. Franc Ashiku nuk jeton më.

Megjithatë është ndër të rrallët artistë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e “nxënësve”, të “rrethit estetik” të Shkodrës, për një fakt që ka qenë thelbësor për një krijues nën regjimin komunist: ruajtja e balancave, se si propaganda të mos e mbyste artin. Mbase këtë kishin parasysh Zef Paci dhe Edi Hila kur morën përsipër me entusiazëm kujdesin për prezantimin e Ashikut (1924-1998) në një ekspozitë personale (pas vdekjes) që përmban 25 punë, pllakate dhe fare pak pikturë, të krijuara në harkun kohor 1958-1990.

Aty gjen thirrje për kursimin e energjisë, thirrje për ujitjen “si detyrë e ditës në bujqësi”, pastaj pllakate për gazetën e partisë “Zërin e Popullit”, përvjetorët e kongreseve të Partisë, përvjetorët e çlirimit, përvjetorët e folklorikut të Gjirokastrës, pllakate për “muejin e të rejave”, për javën e librit shqip, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Jo më pak vlerë ka pasur kontributi i tij në dizenjimin e pëlhurave apo kopertinave të librave. E pranishme pothuajse në të gjitha punët është ngjyra e kuqe të cilën e quante “e kuqe kardinale”.

Ashikut i ka ndenjur ngushtë kostumi i krijimit brenda temave të përcaktuara nga “lart” megjithatë ka qenë një pikë ku askush nuk mund të ndërhynte: forma. Një element që vihet re edhe në lojën e shkronjave në pllakatin e një ekspozite artikujsh.

Agroni, pedagog në Liceun Artistik, tregon në këtë intervistë për krijimin në “fshehtësi” të Ashikut, për ndikimin e pikturës dhe estetikës së tij të krijimit.

Si jeni takuar me Franc Ashikun?

Merrja pjesë në kurset e artit (pionerëve) që kanë qenë në vitet ‘70-‘80 në Shkodër, kur kam njohur për herë të parë piktorin Franc Ashiku. Nuk ishte drejtpërdrejt mësuesi im, por ishte i lidhur shumë me mësuesit e mi Ismail Lulani, Zamir Krasniqi dhe Angjelin Dodmarkaj. Gjithmonë kontaktet me mësuesit ishin takime edhe me Ashikun. Këta katër artistë kishin krijuar një komunitet ku përveç krijimtarisë cilësore që bënin mundoheshin edhe të emanciponin.

Që në atë kohë mbaj mend që ai ishte njohës shumë i mirë i artit. Të gjithë piktorët e asaj periudhe nuk kishin si t’i shpëtonin përmbajtjes, por me shumë zgjuarsi mundoheshin të mos bënin shumë kompromis për formën.

Bënin një pikturë e cila formalisht ishte shumë e emancipuar, moderne dhe po t’i heqësh temën, ato piktura mund të jenë bashkëkohore, që rrinë shumë mirë në atmosferën e viteve që janë krijuar, vitet ‘80. Një kompromis të tillë koshient dhe jokoshient bëri Franc Ashiku në pikturën e tij dhe në angazhimin e tij si dekorator, ilustrator, piktor dizajner etj.

Kemi shkëmbyer edhe libra për historinë e artit dhe ajo që më ka bërë përshtypje ishte se librat e Francit ishin shumë të vjetër, botime të hershme. Ai gjithmonë ka qenë në kontakt me atë çfarë ndodhte në artin botëror.

E komentonte punën tuaj?

Unë e mbaj mend si njeri tepër të tërhequr. Një fjalë ose një fjali e vetme që ai thoshte e pasqyronte gjithë atë bagazh të madh që kishte. Ajo frazë mbante me vete një kulturë të tërë. Nuk ishte shumë, por ajo që thoshte tregonte për një mendje që mendohej kur flet dhe brenda ruan shumë gjera.

Në këto pak fjalë çfarë fryme tregonte ai, kritike, optimiste, apo çfarë?

Karakteristikë e tij ka qenë fakti që nuk ishte kritizer. Në lidhje me aq sa e njoh unë ka qenë dashamirës dhe është prononcuar vetëm atëherë kur ka pasur dëshirëtë prononcohet për diçka që i ka pëlqyer ose që e ka emocionuar.

Ka ndikuar piktura e Ashikut në krijimtarinë tuaj?

Në atë kohë më kanë bërë përshtypje natyrat e qeta të Francit. Bënte disa me lule dimri. Mbaj mend që kur isha fëmijë më nguliteshin në kokë këto detaje dhe përpiqesha jo të imitoja por të ndërtoja edhe unë një subjekt të tillë. Përdorte disa qypa krejt të thjeshtë balte që shiteshin lirë në treg, i dekoronte, i lyente vetë. Ato shndërroheshin nga një objekt i rëndomtë artizanal i prodhuar kështu në tregun e lirë nga zanatçinjtë.

Mënyra sesi ai pikturonte më ka mbetur në mendje sepse nuk ishte një pikturë rrëfimtare por ishte një pikturë e çliruar. Në atë moshë unë nuk kisha aftësinë për të qenë i përsosur në përpunimin e gjërave dhe tek Franci gjeja atë që doja të bëja vetë, por të bërë në një mënyrë më të mirë.

Me një stil të çliruar, me një “naivitet”, sinqeritet, në kuptimin artistik të fjalës. Me një pikturë me motiv dhe pa motiv. Ai gjente motivin edhe në gjëra që ishin të thjeshta, jo me një kompozim deklamativ, të formuar si skemë. Kjo për sa i përket kohës kur po formohesha si artist. Tani nuk mund të them se kam ndikime direkte nga Franci.

Çfarë është ekspozuar dhe çfarë ka ngelur jashtë në atë kohë nga krijimtaria e Franc Ashikut?

Në ekspozitat që realizoheshin në atë kohë në Shkodër, 2-3 në vit, ai merrte pjesë me punë minore, ku “fshihej” pas formatit të vogël dhe temave të parëndësishme në dukje, që të bënte eksperimentet e tij formale. Punët e tij nuk lavdëroheshin asnjëherë nga organet kompetente, por as nuk kritikoheshin, pasi nuk binin në sy për sa i përket temës, kompozicionit dhe formatit. Një zgjuarsi, them sot, duke e konstatuar me ftohtësi. Ai kishte një intuitë dhe një logjikë mjaft të ndjerë.

Ju keni punuar për një kohë në dekorin e Shkodrës, të cilin në atë periudhë e drejtonte Franc Ashiku. Këto sektore përmenden si streha shpëtimi për piktorët profesionistë në atë kohë. Si ka qenë puna atje?

Në vitin 1982 më çuan të punoja në repartin e dekorit në Shkodër. Franci më ofron mundësinë për ta ndihmuar në disa bocete me të cilat po punonte. Ishin dy punë grafikat e të cilave i kishte marrë nga autorë të tjerë dhe që i ishte bërë një bashkim poshtë yllit.

Mbaj mend që kishte një lloj të kuqe që mund ta quaj “e kuqja e Francit”. Është një e kuqe e veçantë, jo e ndezur. Ai ndonjëherë kishte qejf ta quante e “kuqja kardinal”, pasi ngjason me të kuqen e kapuçëve të kardinalëve. Më pas më beson ekzekutimin e (mbase ky ka qenë momenti im me emocionues me Francin) skenës së festivalit të fëmijëve në Shkodër dhe pllakatin e lajmërimit të festivalit që do të vihej në qytet.

Cili është momenti më i veçantë që kujtoni?

Kur kam shkuar për herë të parë në shtëpinë e tij. Oborri ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i mbushur plot me lule dhe kishte një pus. Mënyra se si ishte lyer dukej që ishte vepër e Francit. Ishte i lyer me një ngjyrë rozë, shtyllat e hardhive gjithashtu ishin të lyer me rozë dhe te verdhë. Dukej që ai njeri edhe në rrugën e shtëpisë ka dashur të kishte impakte estetike.

Ndërsa studion e tij të punës e kishte në katin e parë. Në mendje më ka mbetur silueta e një pianoje të vjetër. Studioja ishte shumë e rregulluar. Një tavolinë punë shumë intime, vazo të dekoruara nga ai, mbaj mend një grafikë me germa të ngjitura. Ishte një ambient shumë estetik dhe shumë krijues për punën që bënte ai.

Ju keni organizuar një ekspozitë për të pak kohë para se të vdiste. Të parën personale për Franc Ashikun.

Ai kishte marrë pjesë më parë në ekspozita me punë të vogla, por që asnjëherë nuk ishin mirëpritur nga komisionet e asaj kohe. Asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë entusiazëm i madh nga ana e autoriteteve për të inkurajuar Francin të hapë një ekspozitë personale.

Ai ishte një piktor që punonte në “fshehtësi”, kishte një intuitë dhe logjikë që e fuste në strofullën e tij në të cilën punonte pa menduar se një ditë do t’i ekspozonte punët. Punët nuk ishin ekspozuar sepse nuk ishin bërë për tu ekspozuar. Ishin punë të karakterit të dobët, të realizuara me materiale krejt të rëndomta, përziente teknikat, nuk ishte klasik.

***********************************************************************************************************************************************

Gravura për Luigj Gurakuqin

Është bërë në vitin 1982. Agroni tregon se kjo gravurë është realizuar në kohën kur ai sapo kishte filluar punë në dekorin e qytetit të Shkodrës. Kur punonte për këtë grafikë, linogravurë të Luigj Gurakuqit, punonte me kaq kujdes për çdo element saqë detajetnë cep të gravurës i ka marrë nga shtëpia e tij karakteristike në Shkodër. Këto ornamente i ka gjetur të gdhendura në dru në shtëpi dhe i vizatoi. Nën mjekrën e Gurakuqit shkruhen vargjet e Nolit: Syrgjyn gjallë e/ syrgjyn vdekur/ ky vigan liberator.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:19AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 15 2009, 12:13PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Skenës së TK prej 16 vjetësh i mungon njeriu me potencë të veçantë interpretuese

Ndrek Luca, artisti që gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar

Pamja "vrastare" dhe e ndërtuar në mijëra forma shprehëse, tendencioziteti artistik i shikimit dhe fuqia e plotë emocionuese e interpretimit, mishërojnë prezencën artistike dhe ndikuese të aktorit shumë të njohur Ndrek Luca. Artist i Popullit, ndër më të mëdhenjtë e skenës shqiptare, ai që i dha trajtë "negativitetit karakterial" dhe që pasuroi karakteret e skenës dhe kinemasë shqiptare, u shqua për mjeshtri të veçantë artistike në interpretim.

I lindur në vitin 1924 ne Shkoder, gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar si aktor profesionist, ndërkohë që është interpretuesi i rreth 30 roleve të suksesshme në kinematografi.

Aktori që ka interpretuar vetëm role kryesore, njeriu me potencë të veçantë interpretuese, e nisi karrierën e tij artistike me një rol shumë të suksesshëm në filmin "Detyrë e posaçme". Janë një galeri e tërë karakteresh, të cilët kanë folur në gjuhën e Lucës, duke shpirtëzuar në kohë të ndryshme talentin dhe predispozicionin e tij për të bërë art në gjuhën e tij, pa kufij kohorë dhe hapësinorë. Kështu ai do të gjente hapësira për të ndërtuar mjaft figura me fleksibilitetin e vet, herë ironik e herë tinzar, po aq sa dhe misterioz, dashakeq, i pabesë, i çuditshëm, por ndonjëherë dhe bujar. Do ta niste karrierën kinematografike me Tomorrin dhe do të vazhdonte me Priftin, Jonuz Brungen, Kapter Rahmiun, Komandantin, Përgjegjësin e njësitit, Gjinin, Xha Kasemin, Pjetër Mustakuqin, Hasanin, oficerin ballist, gjeneral Pinocetin, Llano Shllapin, Selimin, Vaten, Metin, Ndrion, Gjergjin, Dem Marecin, zotin Filip, Shpendin, Cen Vrapin, Qazimin, Vuhan Pashën, etj. Në larminë e roleve, të cilat ai ka luajtur, u nderua me Medalion, në rolin e Gani Herrit në filmin artistik "Rrugicat që kërkonin diell" në vitin 1975 dhe në rolin e zejtarit në filmin "Flaka e maleve" realizuar në vitin 1982. Vlerësuar nga kolegët si aktor i përmasave botërore, ai realizoi me lojën e tij mjaft filma artistikë si: "Komisari i dritës", "Oshëtimë në bregdet", "Duel i heshtur", "Prita", "Njësiti gueril", "Plagë të vjetra", "Gjurma", Operacioni zjarr", "Shpërthimi", "Shtigje lufte", "Në fillim të verës", "Pylli i lirisë", "Tinguj lufte", "Nga mezi i errësirës", "Udha e shkronjave", "Mysafiri", Nusja", "Një natë pa dritë", "Qortimet e vjeshtës", Fundi i një gjakmarrje", "Lundrimi i parë", "Balada e Kurbinit" etj. Ndrek Luca, aktori që nisi të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 dhe që krijoi shumë shpejt figurën e tij origjinale, brenda së cilës u vendosën tendencat për të kapërcyer format e përcaktuara të artit interpretativ, mbylli sytë në 13 janar të vitit 1993, në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas jehonën e zërit të tij në dhjetëra filmime.

Marre prej RD Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:15AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 20 2009, 10:44AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Librat e françeskanëve Endrra e At Zef Pllumit, që u bë realitet

» Dërguar më: 19/01/2009 - 10:32

Admirina Peçi

Ishin lënë në harresë me vetëdije të plotë. Ishin dhunuar, djegur, e grisur. Librat e fretëve françeskanë, si çdo gjë tjetër që i përkiste klerit, ishin të ndaluar në vitet e diktaturës në Shqipëri. Thuajse një gjysmë shekulli askush nuk mund të gjente nëpër librari veprat e At Anton Harapit, të Padër Gjergj Fishtës, të At Bernardin Palajt, të At Shtjefën Gjeçovit… Fatlumët e vetëm ishin ata që kishin trashëguar dhe ruanin në bibliotekat e tyre me fanatizëm e në fshehtësi ndonjë botim të rrallë të viteve '30-'40.

Pas rënies së komunizmit, kur u pa e nevojshme të rivlerësohej ajo krijimtari e lënë në harresë, një françeskan që i kishte mbijetuar terrorit komunist, vendosi t'i risjellë këto vepra të rralla në duart e lexuesve. Ai ishte At Zef Pllumi. Ëndrra e tij ishte që këto thesare të kulturës të riktheheshin në vendin që u takonte.

Fillimisht mendoi të rinxirrte revistën "Hylli i Dritës", pas një ndërprerjeje 50- vjeçare. E mandej botimin e disa librave të shkrimtarëve françeskanë… E ndërsa "Hylli i Dritës" iu rikthye lexuesve, idetë e tij për botimin e autorëve françeskanë gjetën zbatim shumë vite më vonë. Në vitin 2005, me këmbënguljen e tij nisi një projekt i madh për botimin e rreth 100 veprave si një kolanë e shkrimtarëve françeskanë. Tashmë padër Zefi nuk jeton më, por ëndrra e tij vijon të ecë në të njëjtën hulli. Në bibliotekën e françeskanëve në Shkodër takojmë At Viktor Demajn, i cili na flet më shumë për këtë kolanë madhështore, që tashmë është plotësuar me mbi 30 vepra të botuara të autorëve françeskanë.

Janë disa libra të vyer, që kanë rënë në duart e lexuesve këto 5 vitet e fundit në logon e botimeve françeskane, libra që u kishin munguar bibliotekave tona për më shumë se gjysmë shekulli.

Si dolën në dritë këto vepra të rralla?

Provinca Françeskane Shqiptare në këto vitet e fundit filloi një projekt të madh për nxjerrjen në dritë të gjithë veprave të shkrimtarëve françeskanë. Këtë projekt mund ta quajmë edhe si një rilindje të kulturës shqiptare dhe françeskane në Shqipëri. Të gjitha këto vepra që janë në themel të kulturës shqiptare ishin anatemuar për gati një gjysmë shekulli nga regjimi komunist. Duke i botuar për herë të parë ose edhe ribotuar këto vepra lexuesi mund të njihet me zhvillimin e letërsisë, gjuhësisë, historisë, arkeologjisë, etnografisë dhe folklorit shqiptar.

Krijimtaria e klerit përgjatë shekujve asht mjaft e dendur, dhe sidomos ajo e Françeskanëve. Ishte binomi Fe e Atdhe që i shtyni të ndërmerrnin nisma të mëdha për rimëkëmbje shpirtërore dhe kulturore të popullit shqiptar, e kjo jo me pak sakrifica. Burrat me zhgun, konop dhe sandale në misionin e tyne i kishin vu qëllim vetes të shpallnin dashurinë e Zotit si dhe të përhapnin kulturën që asht në themel të progresit dhe të rilindjes kombëtare të një kombi si formimin e inteligjencën e saj. Këto dy parime ishin të shejta për bijt e varfanjakut të Asizit.

Sa tituj librash keni hedhur në libra nën logon e françeskanëve?

Këtë visar të çmueshëm që kanë krijuar gjatë shekujve dhe që ka arritur kulmin në vitet '30 të shekullit XX e deri sot, duam ta bajmë të ditun para opinionin publik shqiptar me botimet aktuale të shtëpisë botuese françeskane në bashkëpunim me bibliotekën Françeskane "At Gjergj Fishta" në Shkodër. Tashmë kemi hedhur nëpër librari më shumë se 30 botime dhe ky projekt do të përfshijë më shumë se 100 tituj: ribotime si dhe dorëshkrime të pabotuara më parë.
Gjatë viteve të diktaturës gjithçka që lidhej me fenë ishte e ndaluar e në këtë "dënim" u përfshinë edhe shumë autorë të rëndësishëm.

Çfarë ndodhi me fretnit françeskanë dhe librat e tyre?

Mbas vendosjes së regjimit komunist në Shqipni u ndërpre në mënyrë të dhunshme shkolla françeskane, që pati kulmin e saj në vitet '30-të, të shekullit të kaluar. Ato pak fretën që patën mbetë gjallë prej rrebeshit komunist e vazhduan punën e tyre në heshtje dhe me sakrifica të mëdha në shërbim të kombit. Ndër këta fretën mund të përmendim: At Justin Rrotën, At Benedikt Demën, At Donat Kurtin, At Marjan Prelën,etj. Në mërgim kemi tre kolosë të tjerë: At Jak Marlekaj, At Daniel Gjeçaj, At Paulin Margjokaj. E gjithë kjo trashëgimi kulturore ishte pothuajse e panjohue për shqiptarët. Në mërgim këtë trashëgimi e banë të njohun At Marlekaj, At Danieli e At Paulini me botimet e shkrimet e tyre. Duhet theksuar se në vitin 1958 u botua e plotë për herë të dytë "Lahuta e Malcis" nga At Daniel Gjeçaj. Po ashtu gjatë këtyre viteve u botuan edhe disa vepra të tjera të Françeskanëve.

Ndërkohë në Shqipëri, pas ndërrimit të sistemeve gjithçka u bë më e lehtë, sidomos në fushën e lirisë së botimeve…

Mbasi ra komunizmi u pa e nevojshme që të rivlerësohej ajo krijimtari e lënë në harresë me vetëdije nga diktatura komuniste. Në këto momente delikate për zhvillimin kulturor u gjet një tjetër françeskan që i kishte mbijetuar terrorit komunist. Ky ishte At Zef Pllumi. Dëshira e At Zefit ishte për rishikimin e historisë dhe për ta vënë atë në vendin e duhur. Me shpirtin misionar shumë shekullor të Françeskanëve ai iu fut punës, për të rinxjerrë revistën "Hylli i Dritës", pas një ndërprerje 50 vjeçare, si dhe botimin e disa librave të shkrimtarëve françeskanë. Shumë herë gjatë bisedave më të e përsëriste idenë se duhen botuar të gjitha veprat dhe dorëshkrimet e Françeskanëve për të plotësuar mozaikun e plotë të kulturës shqiptare. Kjo ide e tij nuk mbeti një ëndërr në sirtar, por u bë realitet. Në vitin 2005 së bashku me Provincialin e asaj kohe Át Ndue Gashi filloi botimin e kolanës së shkrimtarëve françeskanë.

Në librat që tashmë kanë parë dritën e botimit vihet re se është ruajtur gjuha origjinale, pra janë botuar në koinenë gege. Ishte ky një qëllim në vetvete?
Gjatë botimit e pamë të arsyeshme që të mos ndërhyhet në tekset origjinale të shkrimtarëve. Kjo, sepse vetëm autori mundet të ndryshojë shkrimet e veta. Pra, botimet e veprave të Fishtës, të Harapit, Kurtit, Palajt, Demës, etj janë botime anastatike ose të rishkruara por duke i qëndruar besnik origjinalit. Fatëkeqsisht në kohën tonë po hasim në një fenomen të shemtuar të botimeve: ndryshimin e veprave të autorit, me pretekstin se nuk kuptohen nga publiku. Kjo logjikë që perdoret sot bën që autori të humbë origjinalitetin e vet te lexuesi. I takon shtetit me ligjet i tij, që ti mbroj këta shkrimtarë nga masakrimet, që po ju bëhen veprave të tyre, si dhe të ruajë të drejtën e autorit, që në rastin e shkrimtarëve Françeskanë i përket Provincës Françeskane Shqiptare.

Si është quajtur kolana dhe cilat janë autorët që përfshihen në të?

Kolanën e kemi pagëzuar: "Biblioteka Françeskane 'ÁT GJERGJ FISHTA' Kolana e shkrimtarëve Françeskan". Në këtë kolanë kemi përfshirë veprën e Fra Palit të Hasit, Fra Francesco Maria da Leçe i vitit 1700, Fra Francesco M. Rossi-it, P. Tom Marcozzi, Át Leonard de Martino-s, Pater Gjergj Fishtës, Át Shtjefen Gjeçovit, Át Pashko Bardhit, Át Pal Dodajt, Át Marin Sirdanit, Át Vinçenc Prendushit, Át Anton Harapit, Át Ambroz Marlaskajt, Át Justin Rrotës, kompozimet muzikore të Át Martin Gjokës, verpën e Át Bernardin Palajt, Át Donat Kurtit, Át Antonin Fishtës, Át Benedikt Demës, Át Gjon Shllakut, Át Jakob Marlekajt, Át Paulin Margjokajt, Át Viktor Volajt, Át Danjel Gjeçajt dhe Át Vinko Malajt.

Duhet theksuar se në botimet françeskane, por jo në projektin e Shkrimtarëve françeskanë kemi botua edhe libra të tjerë si "Të ndodhunat e Shqypnís prej nji Gege që e don vendin e vet", e Thallòczy, Lodwig, botim i vitit 2008 dhe "Albania 1897-1909 Bibliografi Kronologjike" e Willy Kamsit, gjithashtu botim i vitit 2008.

Si do të vijojë ky projekt?

Së shpejti do të nxjerrim botimin kritik të "Fjalorit të Bardhit" të pregaditun nga studiuesi Prof. Dr. Bardhyl Demiraj. Por ky projekt i Provincës Françeskane Shqiptare do të vazhdojë me botimin e disa veprave të tjera, me qëllim që të nxjerrim në dritë kontributin e madh që Françeskanët shqiptar i kanë dhanë atdheut të tyre.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:18AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 08 2009, 09:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
ME AT ZEF PLLUMIN NË MES TONË (II)

08-02-2009 / Aurel Plasari

(vijon nga nr. i kaluar)

Gjithkush që mund të befasohen prej interpretimesh të këtilla do të duhet të mbajë në sy se ka të bëjë me një dishepull të Shën Françeskut të Asizit. “Urdhni Françeskan asht nji organizatë e Kishës Katolike botnore themelue në shek. XII prej Shën Françeskut të Asizit (Itali) me moton e vet “Pax et Bonum” (Paqe dhe Mirësi), n’ato kohë t’errta të Mesjetës ma të turbulluemet për Europën, - ka pasur kujdesin t’i bëjë me dije lexuesit e çmësuar qysh në intervistën e tij të parë më 1992. - Urdhni Françeskan pruni nji vizion të ri të jetës, të ndryshëm e të kundërt me atë të kalorsisë bujare, fisnike që pështetej në feudet e pasuna e në forcën brutale. Françesku vetë ishte poet, i pari shkrimtar i gjuhës italiane, që me “Kangën e natyrës” diti t’i japë një drejtim të ri njerëzimit kah Drita, kah Paqja e Dashunija. Ky drejtim nuk u pështet në forcën e sundimtarëve feudalë dhe kalorësve luftarakë, por në popullin e vogël fukara dhe themeluesi i emnoi pasuesat e vet si “Urdhni i Vllazënve të Vogjël”...” Dhe ka shtuar, duke folur po për Radion e Vatikanit: “Urdhni i themeluem prej Sh’Françeskut, me idé thellësisht popullore, gjindet kudo në botë. Urdhni ka si idé kryesore vorfninë, tue zhdukë kështu ate që sot kishte me kenë pasioni themelor: dishirin për pasuní. Ideja e pasunisë zhduket”.

Në kuvendimet e shumta me të, përgjatë gati 15 vjetësh bashkëpunimi, e kam dëgjuar me dhjetëra herë të ngulmonte në doktrinën e Shën Françeskut të Asizit: duke surbur kafetë ose duke gjerbur rakitë, duke udhëtuar së toku nëpër Shqipëri, – Shqipërinë ai e shkelte për së gjeri e për së gjati, – në tryezat e sillave të dy kokë-më-kokë ose me miq, përfshi edhe ndërkohët e gjata kur, për nevoja të bashkëpunimit, më është dashur të banoja në Hospicin françeskan të Tiranës, ku rrinim e kuvendonim me orë të tëra dhe ku ulesha në tryezë me të tri herë ditën në oraret e tij përpikërisht të rregullta. Kishte gati-gati një keqardhje për ata – ndër “ata” isha edhe unë – që nuk njihnin së paku veprën letrare të Shenjtit të Asizit: “I fioretti” ishin për të “libri më i bukur në botë”. Në përmbledhjen e këtushme të bisedave do të gjeni që ai t’u thotë bashkëbisedueseve Asllani dhe Shehri se libri më i bukur në botë ishte për të “Don Kishoti”. Ndoshta ka dashur t’i përmbahej laicitetit të historisë së letërsisë në bashkëbisedim me dy mësimdhënëse universitare të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë. (Apo mos vallë agnosticitetit të tyre?) Gjithsesi ja ku ju bëj bé që me “Lulet e vogla” të Shën Françeskut ai nuk vinte vepër tjetër të letërsisë!

Qemë në tryezë, në sofragjerinë më se të thjeshtë të Hospicit, së toku me një mik të tijin të vyer, Imzot Robert Ashtën, të cilin e vlerësonte si prelatin më të ditur e “ma dêjë për lavd” mes klerit të gjallë katolik shqiptar. Unë vetë, sa herë e shihja, isha i bindur që pikërisht atë sqimë hijerëndë duhej të kishte pasur Imzot Mjedja i Valixhes së Quaronit, që i lëshonte ekskomunikimin shtetit shqiptar, dhe se ai që e thërrisja “Monsignor Robert” do ta meritonte Dhomën e Lordëve, ndryshe nga Imzot Mjedja që kishte merituar shumë-shumë postin e regjentit të Shqipërisë... At Zefi sapo ishte kthyer nga Padova, ku vente thuajse përvit për të takuar studentët që kishte dërguar vetë në universitetin e atjeshëm, dhe më kishte prurë dhuratë: çfarë? Një botim të “Luleve të vogla” të vitit 1926. Si “atit”, ashtu “imzotit” ai libërth dukej t’u kujtonte të ritë e tyre. “Edhe komunizmi është një nga lulet më të mrekullueshme të historisë...”: i ngacmova me thënien e Romain Rollandit. Ndërsa Imzot Ashta bëri kryq duke u lëshuar në shpinëzën e karriges, At Zefi nënqeshi me nënqeshjen gjithë zemërbutësi, që ishte privilegj i tiji. “Po familja a nuk është institucion komunist?”, pyeta atëherë me tërë mend. Të dy kishin përgjigje të ndryshme.

“Po urdhrat e mëdha monastikë, benediktinët, domenikanët, françeskanët dhe gjithë të tjerët a nuk kanë dhënë shembullin e një ‘komunizmi vëllazëror’?”

Komunizmi si koncept i kulluar nuk është kundër natyrës njerëzore: ky ishte mendimi i At Zef Pllumit. Prirjen komuniste në vetvete ai e përkufizonte si një prej shprehjeve hyjnore të natyrës njerëzore, për sa kohë njeriu është i aftë për “shpirt sakrifice”. Tani shoh që në intervistën e tij të fundit, duke biseduar për marrëdhëniet mashkull-femër, t’ia ketë besuar gazetares njërën nga të fshehtat: “Kur femra apo mashkulli lidhen, e kanë dorëzuar lirinë. Po duhet ta dorëzosh lirinë, se kjo është jeta...”. Për dishepullin e Shën Françeskut çdo sistem i kulluar “komunist” – si familja edhe urdhrat monastikë – ishte sistem “dorëhjekjesh”, nëpërmjet të cilit individi flijon lirinë e vet dhe të mirat e veta për të mbërritur një ideal të bukur, për të realizuar një pasion fisnik: dashurinë për atin dhe nënën, dashurinë për të afërmin, dashurinë për Zotin, “prej këndej edhe dashunija për Atdhé e binomi ‘Fé-Atdhé’, që don me thânë me punue për Zotin e për popullin”, ide që do ta ndeshni edhe këtu, në bisedimet e tij me gazetarët. Vetë sikur e shoh, me nënqeshjen që thashë, duke më pyetur: “Tash, djalë, a mos po doni me m’qitë edhe komunist?”

“Këte lloj komunizmit fisnik, për Fé e Atdhé, unë e kam njohë e ushtrue qysh në moshë 5-vjeçare”: më është ngulitur kjo thënie e tij e asaj mbasdarke, ndërsa zjarri brambullonte në sobë dhe, si qemë ngritur nga buka, hiqnim verë me aromë beharnash nëpër gotat me fron të lartë, si të qëmotshmet, në dhomën e ngrënies që një herë e një kohë, gjatë qëndrimit të parë në Tiranë, kishte qenë e një tjetër dishepulli të Shën Françeskut, At Anton Harapit. Tregoi mbaskëtaj edhe diç tjetër, që atëherë nuk ma nxinte mendja... Të fshehtën që ai ishte ushtruar duke mbajtur në të ritë e vet edhe “çelnicën” – kështu e quanin pengojcën seksuale – shoh tani i befasuar që në pleqërinë e fundit t’ia ketë besuar këtë, në bisedë e sipër, edhe gazetarit Ben Andoni.

Për kureshtjen e lexuesve do të më pëlqente të tregoj këtu se përmbledhja e Shën Françeskut që Frati sapo më kishte dhuruar dhe që tani kur shkruaj e kam përpara, I Fioretti di Sancto Francesco. Codice di Amaretto Mannelli 1396, Foglino 1923 (Argentieri), e blerë në ndonjë antikuar – me siguri fort të shtrenjtë – të Padovës, mbetet një nga botimet më të çmueshme që më ka zënë syri e më ka prekur dora: në 4º, me këllëf mëndafshi ngjyrë vjollce të errët dhe stolisje të pranuara, i lidhur në lëkurë të rrahur, 320 fq. + 6 jashtë teksti, me ilustrime të shumta që paraqesin ngjarje të ndryshme nga jeta e Shën Françeskut. Fletët jashtë teksti me larime floreale. Larime të njëjta janë përdorur edhe si koka teksti, kryeshkronja dhe fundrreshta. Shkronja të praruara në shpinë. Tokëz mbyllëse gjithashtu e praruar. Disi i dëmtuar vetëm për cepash. Ai dashnor librash që ishte At Zef Pllumi më sqaroi aty për aty se ishte fjala për një botim mirëfilli bibliofilik: prej vetëm 1000 ekzemplarësh të numërtuar, tani fort të rrallë. Dhe i qeshte nuri. Të gjitha matricat që qenë përdorur për shtypjen e tij mbas ekzemplarit të 1000-të ishin asgjësuar. Imi kishte vërtet një numër: “835”.

“Po djalë, - ndërhyri atëherë hijerëndë Imzot Ashta, - por asht shkencërisht qesharake me andrrue e me e përmbysë fuqinë e egër të kapitalit me idetë e kontit Karl Marx”. Vetë At Zefi do t’i thotë vite më vonë Fevziut në studio:

“Lufta s’ka mbarue sot, as ka me mbarue kurrë deri në fund të shekujve. Pse feja ban punën e vet, edhe bota ban punën e vet. Ti mos mendo që asht i vetmi armik komunizmi. Sot në kapitalizëm kanë zot dollarin. Lufta nuk kryen, por ideali jone asht nji ky...”. Për të gara e egër për pasurim mund të bjerrej vetëm kur të vinte dita që popujt të tmerroheshin prej lukseve të tepruara, shkapërderdhjeve, dëfrimeve pa caqe, veseve, që gara e egër përhap. “Urdhni ka si idé kryesore vorfninë, tue zhdukë kështu ate që sot kishte me kenë pasioni themelor: dishirin për pasuní, - e gjeni të stërpërsëritur në bisedat e tij. - Ideja e pasunisë zhduket. Vendin e saj e xên ndjenja mâ fisnike që ka njoftë ndonjiherë njeriu: dashunija. Dashunija për Zotin në radhë të parë. E kur të kesh dashuni për Zotin, do të kesh edhe për të gjitha kreatyrët tjera, pa dallim. Si je mësue me dashtë Zotin, nisë e ndien dashuni edhe për lule, për shpend, për shtasë... e aq mâ tepër për njeriun. Kjo âsht karakteristika kryesore e françeskanizmit në botë”. Vizionin e tij nuk ka pasë ngurruar ta shqiptojë shkoqur qysh në të parën e intervistave: “Ata njerëz, edhe burra shteti në kjofshin, që mendojnë se ekonomija e pasunija janë nderi, lavdija, shpëtimi, e mira e kombit, padyshim ata kanë hy në rrugë qorre dhe popullin tonë do ta çojnë në greminë”.

Le të kujtojmë edhe se si për vete i kaloi motet e fundit të jetës kryekëput ndryshe prej “atyre njerëzve”, sikurse e gjeti gazetarja që i mori intervistën e fundit më 2007: “Strehëza e tij kishtare në Shkodër i ngjan dhomës së një murgu: një shtrat me kryqin afër, dy karrige, një tavolinë e ngopur me libra dhe një sobë e vogël me dru, mbi të cilën përkulet me duart e zgjatura at Zef Pllumi. I vetmi detaj që e prish përfytyrimin e një kleriku mesjetar është celulari në qafën e françeskanit, që sikur i ka zënë vendin kryqit...”.

Kur ishte fjala për ide revolucionare, vetëm një palë mund ishin të tilla për ideologjinë e At Zef Pllumit: idetë e Shën Françeskut. Dhe, nëse do të flitej për revolucione, vetëm një revolucion do të ishte për të i vërtetë e i dobishëm: ai i dishepujve të Shën Françeskut. A e dinë këtë, vallë, zotërinjtë e rëndë dhe zonjat e rënda që venin në kishat ku ai meshonte dhe që – vë bast për këtë – vijojnë në venë edhe sot për të bërë sehir meshat që çojnë të tjerë etër françeskanë? Nuk di ç’të them. Vetëm mund t’i qetësoj duke i siguruar se një lëvizje asketike masash, që mund t’ia bjerrte hovin garës për pasurim, është ende fort larg. Përse? “Ne jemë nji popull që kemë kalue nji diktaturë shumë të vështirë, - na thotë në bisedat e veta Frati ynë. - Por, para kësaj diktature, përveç nji periudhe shumë të shkurtë lirie, kemë kalue nji robni 500-vjeçare. Në këte mënyrë, ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet. Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem...”. Pikërisht kështu: “Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem”!

Brenda katër skajeve kardinale ku lëviz e zhvillohet ideologjia e tij – dashuria përkundrejt dhunës dhe liria përkundrejt tiranisë – ajo mund të përfytyrohet tanimë në qark të mbyllur. Mungesa e pranisë së ideologut nuk e cenon për ne të mbyllurit e këtij qarku. Përkundrazi: shqiptarët, që prej gati një shekulli japin e marrin me themelet e ngrehinës së tyre të quajtur “Shqipëri” për ta rehabilituar atë, kanë nevojë të ndihen të mbështetur e të përçuar nga prania e padukshme e “të vdekurve”. Të njëjtën nevojë kanë provuar të gjitha breznitë, sado më të druajtura, të së kaluarës. “Njerëzit e mëdhenj janë shenjtorët laikë të kohës sonë”: ndërsa diskutonim për kultin e njerëzve të mëdhenj, e kam pas rrahur disa herë me Fratin këtë maksimë të Ernest Renanit. (Le ta them këtu që ai e donte Renanin, madje edhe kryeveprën e tij “La vie de Jesus”, ndonëse Vatikani e ka mbajtur dhe vijon ta mbajë këtë “në indeks”. Me ëndje të madhe përsëriste një tjetër maksimë të tijën, pikërisht nga “Jeta e Jezuit”: “Njerëzit më të mëdhenj të një kombi janë ata që ai i dënon me vdekje”; dhe dëftonte veten, duke bërë buzën në gaz gjithë shpoti: “Ja tek m’keni mue... nuk m’dënuen me dekë... a po merrni vesht?”) Më duhet të them edhe se nuk e pranonte Spencerin që vinte në lojë teorinë e “njeriut të madh” duke e quajtur më fort “teori dëfrimi” se “teori mësimi”.

Kulti për njerëzit e mëdhenj funksionon, simbas Renanit, si ligj i përjetshëm i shoqërisë njerëzore: asnjë brezni nuk mund t’i ikë atij, me gjithë ambicien për ta bërë botën nga e para. Është si një show i ri i pagëzimit të vjetër të të gjallëve me të vdekurit, pa të cilin kurrfarë shoqërie e qytetëruar nuk ka se si të ekzistojë. Në epokat e luftërave është fjala për një kryekomandant të madh; në epokat artistike për një poet të madhe ose një piktor të madh; në përmbysjet revolucionare për një lider të madh; në evolucionet e mendimit për një mendimtar që sfidon bashkëkohësit me mendimin e tij dhe ka sharmin t’i bëjë ata për vete. Në kultin modern të njerëzve të mëdhenj, ndoshta, vetëm forma dhe objekti janë të rinj, gjithçka tjetër është po aq e lashtë sa vetë shoqëria njerëzore. Në vend të “shenjtërisë” – me rrangullinat e saj, d.m.th. virtytet e saj – shoqëria moderne ka vënë si objekt përnderimi gjeninë ose, më thjesht, inteligjencën. Vetë njerëzit e mëdhenj në botën moderne janë të tillë, para së gjithash, për nga inteligjenca.

Por qëllon edhe ndonjë syresh që do ta meritonte të admirohej dyfish: sa për fuqinë e mendjes aq edhe për fismërinë e karakterit. Modeli që At Zef Pllumi na ka ofruar – jo vetëm të gjithëve ne që na qëlloi fati ta njihnim për së gjalli, por edhe atyre të cilëve do t’u mbetet t’ia lexojnë mendimin – konfirmon, nga njëra anë, faktin se me kultin modern të njerëzve të mëdhenj inteligjenca rezulton vërtet objekti më i lartë i vlerësimit, por dëshmon nga ana tjetër se, e trashëguar prej së lashti model mbas modeli, fismëria e karakterit nuk u zhbë te njerëz si ai. Madje ndonjëherë doli më përpara. Të gjithë që, siç thashë, na qëlloi fati ta njihnim “në mish e në eshtra” provuam se dhurata si ajo e “Luleve” të Shën Françeskut nuk qenë asgjë para dhuratës së tij më të vyer: mirësisë. “Mirësi të pafund”, e cilëson njëri prej gazetarëve. Atë gjë të mrekullueshme që është mirësia ai ua dhuronte të gjithëve, pa dallim. Edhe nuk mendoj se ishte fjala thjesht e vetëm për atë “Pax et Bonum” të Shenjtit të Asizit. Mua vetë m’u pat dashur njohja me të që të kuptoj se gjithë sa quhet kulturë, dije, talent, madje edhe gjeni nuk shërbejnë për gjë nëse mungon mirësia. Si dhe që të fantazoj se sa i lumtur do të ishte ai vend ku njerëzit i dhurojnë njëri-tjetrit mirësi.
Mirëpo, pikërisht ndërsa shkruhet për këtë, një dyshim qet krye: a mund të jetë një shembull si i tiji model për masat? Për njerëzinë e rëndomtë?

Virtyti, deri diku, është një gjë që imitohet, një gjë gati-gati ngjitëse në kuptimin infektiv: shenjtorët po, ata janë imituar dhe mund të imitohen. Një koprrac, të cilit i fanitet përpara Shën Françesku si model shenjtërie, mund të ndërgjegjësohet, të qortojë diçka nga vesi i vet duke u bërë disi “më i mirë”. Ndërsa inteligjenca – medet! – nuk është ngjitëse. Telashe të mëdha mund shkaktohen atëherë prej inteligjencës si model. Sa njerëz në këtë botë, duke lexuar njeriun e madh, i ka gënjyer mendja për veten e vet! Sa ambicie të dështuara kanë gjetur belanë nga shembulli i kuptuar keq i njerëzve të mëdhenj! Është fat i mirë kur, siç e thashë, nuk je klerik. Nuk je, madje, as françeskan... Atëherë e ke më të lehtë ta kuptosh se te njerëzit e mëdhenj si Frati ynë ne nuk admirojmë vetëm ata dhe modelin e tyre. Admirojmë edhe “veten”. D.m.th. admirojmë vendin tonë. Admirojmë fuqinë e mendjes e të shpirtit të grupimit qytetërimor të cilit i përkasim. Admirojmë fuqinë e asaj mendjeje dhe të atij shpirti që, së paku prej Rilindjes sonë kombëtare e këndej, janë bërë të vetëdijshëm, pra të dijshëm për veten. Vërejeni në intervistën për radion “Zëri i Amerikës” se sa i vetëdijshëm ishte At Zef Pllumi për këtë realitet që e ndërlidhte atë me paraardhësit: “Në shekullin e kaluem (XIX) Zoti i ka pasë falë dhantí Shqipnisë nji grup kësi njerëzish: ata që na sot i quejmë ‘rilindas’. Ishin të gjithë njerëz të mëdhaj, të cilët rrallë i kishte edhe Europa. Në daç për nga kultura, në daç për nga mendja e tyne e zgjuet dhe aftësia e tyne e veprimit...”.

Këta “njerëz të mëdhaj”, simbas tij, ia dërgon një populli Zoti. (Këtu nuk ka nevojë për sqarimin që ai besonte në Zot.) Nëse atë vetë, Fratin e ideologjisë së dashurisë përkundrejt dhunës dhe të lirisë përkundrejt tiranisë, e pati sjellë apo jo Zoti, mund të ngurrojmë ta themi. Por, edhe pa qenë klerikë, nuk mund të mos pranojmë se do të na lypset të presim për të parë se edhe sa kohë do të duhet derisa të na bëhet “dhantí” një tjetër i tillë.


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:25AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 09 2009, 03:52PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
"besa" e shqiptarëve kjo është

Norman H. Greshman:

Ata që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Arjola Hekurani

Petraq Xhimitkiu është trashëgimtar i Xhimtkiut, fotografit të njohur beratas. Ai vazhdon të ecë në të njëjtat gjurmë e të ndjekë fotografinë, si pjesë e trashëgimisë së familjes së tij. Por sot, nuk flitet për Petraqin një prej trashëgimtarëve të artit të fotografisë, edhe pse fotografia, këtu mban vendin e nderit. Kësaj here, ai ndodhet në anën tjetër të aparatit, është i fotografuari. Është pjesë e fotoreportazhit të fotografit amerikan Norman H. Greshman. Dëshmitar, rrëfimtar... Njësoj si shumë të tjerë, Xhimtkiu sjell historinë e familjes së tij, kujton pse dhe si kjo familje pranoi të mbante në gjirin e saj, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë. "Ata visheshin si shqiptarë, punonin dhe shkolloheshin njësoj si ne. Para se të largoheshin, çdo mëngjes ne kontrollonim lagjen nga frika e patrullave gjermane", kujton ai. "Për gjashtë muaj, në vitin 1943, ne e ndamë shtëpinë tonë me familjen Solomon: David dhe Esther Solomon me fëmijët e tyre, Matilda e Memo. Tani, Memo është një mësues muzike në Beersheba, Izrael. Ndërsa Matilda është një grua biznesmene, gjithashtu në Izrael". Kjo është një dëshmi që vjen prej familjes Kazazi, një tregim i cili thotë se miqësia mes familjes shqiptare e asaj herbenje, është ruajtur edhe në ditët tona. "Ishte viti 1944. Një miku ynë na kërkoi të strehonim një hebre të moshuar nga Polonia. Quhej Lev Djienciolski. Përse të mos e strehonim? Bashkëshorti im, Besimi, ishte një fizikan i shkëlqyer. Ai punonte në spital. Unë kuptova se zoti Djienciolski mund të shikonte vetëm prej njërit sy, ndaj bashkëshorti im ia fashoi fytyrën dhe ne e fshehëm në klinikë. Nazistët nuk na shqetësuan. Unë vazhdoj të jetoj në të njëjtin apartament. Jam artiste. Përse e fshehëm një hebre? Nuk e di, di vetëm që e bëmë dhe se ishte gjëja e duhur. Pastaj mysafiri ynë hebre, ishte mik i mikut tonë. Po, ne jemi myslimanë, por myslimanë laikë", kështu shprehet Meti Zyma.

E të tilla kujtime e dëshmi ka shumë në reportazhin fotografik të Greshmanit. Janë një rrëfim mes shkrepjesh e vështrimesh të sinqerta. Në kërkim të tyre ishte pesë vite më parë fotografi Norman H. Greshman, jeta e të cilit ndryshoi kur ai vendosi të bënte një kërkim mbi njerëzit që ndihmuan e rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nderimi që ai mund t‘u bënte atyre ishte nëpërmjet fotografimit dhe përmbledhjes në pak fjalë të historisë së gjithsecilit. Kështu i lindi ideja për të fotografuar, e për të sjellë një fotoreportazh, në qendër të të cilit do të ishin myslimanët e Shqipërisë, të cilët së bashku me familjet e tyre e ndonjëherë bashkë me të gjithë të njohurit, shpëtuan hebrenjtë, të cilët erdhën e gjetën shpëtim në Shqipëri. Fotografi amerikan, tashmë, ka shëtitur mjaft me portretet e myslimanëve shqiptarë, të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Personazhet e fotografit amerikan Norman H. Greshman janë të ndryshëm, jo vetëm sepse e tillë është ndërtuar qenia njerëzore, por edhe sa i përket profesioneve apo shtresës sociale së cilës ata i përkasin. Aty i gjen të gjithë. E megjithatë kanë një pikë të përbashkët. Mikpritjen dhe kodin e besës. Për të gjithë shqiptarët, arsyeja është në thelb e njëjta: i pritën hebrenjtë, pavarësisht ndonjë rreziku personal, sepse për shqiptarët, është e rëndësishme mikpritja. Ne shumë mirë e dimë se për këtë të fundit, është folur shumë, e po kaq vazhdon të flitet ende. Në fotoreportazhin e Greshmanit, shqiptarët janë dëshmitarët e gjallë e një historie sa interesante po aq edhe të veçantë e guximtare. Secili prej dëshmitarëve rrëfen njëkohësisht edhe historitë personale. Sjell kujtime, përjetime...

Besa, një prej virtyteve të kombit shqiptar, do të jetë në qendër të fotografit amerikan Norman H. Greshman, në ekspozitën e cila do të çelet më 10 shkurt në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ajo mban titullin "Besa: Shqiptarët të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore". Kjo ekspozitë është organizuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Vetë fotografi amerikan, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ekspozitës, do të jetë i pranishëm ditën kur ajo do t‘i prezantohet për të parën herë edhe publikut shqiptar. Është menduar që ajo të qëndrojë e çelur deri më 17 shkurt. Galeria e fotografive të Greshman do t‘i prezantohet më pas edhe publikut të Durrësit e Beratit.

Marre prej Gazets Ship Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:25AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 09 2009, 04:39PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Një film për masakrën e Lumës më 1912

» Dërguar më: 09/02/2009 - 10:24
Helena Halilaj,
Fatmira Nikolli

Ishte dimri i vitit 1912. Serbët kishin ardhur të pushtonin trojet shqiptare. Ato ditë, në krahinën e Lumës, që përfshinte pjesë të Kukësit, të Prizrenit deri në Dibër, binte një shi i rrëmbyeshëm. Lufta ishte e ashpër. Mbi 12 mijë serbë mbetën të vrarë. Këtu fillon edhe subjekti i filmit që do të ekranizojë historia 100-vjeçare e Lumës, e cila tregohet nga femrat e katër brezave. Luftëra, tmerre, dasma, vdekje, histori, traditë, të gjitha në një film. Pritet që të interpretojnë aktorë si Tinka Kurti, Margarita Xhepra, Elvira Diamanti, por akoma nuk është e sigurt, sepse xhirimet akoma nuk kanë filluar. Me regji të Ylli Pepos, dhe skenar të shkrimtares së re, Helena Halilaj, filmi do të rrëfejë jetën e krahinës së Lumës, gjatë betejës së bërë aty dhe pas masakrës së serbëve në popullsinë e asaj zone. Një ndër faktet më interesante është se një nga ushtarët serbë të shpëtuar nga ajo betejë ka çuar në Serbi dhe, nga Luma e Kuqe. Në Muzeun Historik të Beogradit që nga ajo ditë e deri më sot, ruhet pak dhe i përgjakur, i marrë në Lumë.
Ju do të jeni skenaristja e një filmi me regji të Ylli Pepos. Kush është Helena Halilaj?
Jam studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Fizikë. E kam pasur pasion letërsinë që në moshë të vogël. Kam filluar të shkruaj poezi që në fillore, kohë kur isha në Kukës. Gjatë atyre viteve, brenda vetes akumulova dëshirën për të shkruar prozë. Tek proza gjej veten më shumë, ndërsa poezinë e dua se është e bukur. Për sa i përket prozës, ajo është më e përgjithshme, si në aspektin e të kuptuarit, por edhe në anët e tjera. Kur isha vetëm 13 vjeçe kam shkruar novelën time të parë. Doja të botoja që atëherë, por prindërit më thanë që të prisja edhe pak kohë, që të isha më e përgatitur. Isha ambicioze dhe doja ta botoja që kur jetoja në Kukës.
Cili ishte titulli i novelës që shkrove dhe botove?
Ishte "Një histori 100-vjeçare". Meqë kur e fillova isha fëmijë, e mbajta në formën e një ditari të gjatë. Kam qenë një fëmijë i ndjeshëm, një ndjeshmëri e lindur. Më vonë, më ngjalli akoma më shumë interes dhe e shtjellova më tej. Në këtë novelë, nuk e kam prekur shumë planin historik, sepse nuk mund të dilja jashtë njohurive të mia, dhe jam fokusuar më shumë në anën sociale. Ndërsa, në filmin që do të realizojmë tani me regjisorin Ylli Pepo, janë futur edhe aspekte historike, ku të dhënat janë marrë nga historianë që janë marrë me historinë e kësaj zone.
Ju jeni studente dhe një shkrimtare e re në moshë dhe në të shkruar. Si u takuat me Pepon dhe si lindi ideja e realizimit të këtij filmi?
Kur isha në vitin e parë në fakultet, botova librin tim të parë me novela, që përmenda pak më lart. Më pas botova një libër me poezi dhe këto ditë do të botoj edhe dy libra, një me poezi dhe një në prozë. Filmi bazohet mbi librin e parë, dhe një pjesë e tij mbi librin në prozë që do të botoj tani. Kur unë promovova librin tim të parë, disa regjisorë kosovarë më propozuan të bashkëpunoja me ta që të bënim një film. Më pas, dikush i kishte folur regjisorit Pepo për librin tim, i cili më kontaktoi dhe unë pranova të isha skenaristja e filmit. Zgjodha si regjisor për të bashkëpunuar me të Pepon, sepse në radhë të parë është një njeri i mirë. Regjisorë ka shumë, por për mua, ai është regjisori më i mirë njeri, dhe më pas edhe si regjisor. Me ndihmën e një profesoreshës sime, Vjollca Lubonja e cila insistonte që ta takoja, unë takova Ylli Pepon dhe i dhashë libri që ta lexonte. Pas tre ditësh, ai e kishte lexuar librin tim dhe erdhi të më përgëzojë dhe këmbënguli që të bënim filmin. Aty do të preket ana etnografike, sociale, historike dhe do ketë edhe një histori dashurie.
Ç'mund të na thoni diçka më shumë mbi subjektin e filmit?
Është një histori që fillon në vitin 1912, me Luftën e Lumës, dhe vjen deri në ditët e sotme. Në atë luftë në Lumë vdiqën mbi 12 mijë ushtarë serbë. Nga kjo ka dalë edhe një këngë me vargjet "Lumë e kuqe po nxjerr flakë". Në Muzeun Historik të Beogradit, që nga ajo ditë e deri më sot, ruhet pak dhe i përgjakur i marrë në Lumë, nga ushtarët serbë. Kjo është marrë vesh rastësisht, në fakt. Një pjesë e luftës u zhvillua në Shejë, në fshatin Bicaj të Kukësit. Në librin tim, historia fillon në fshatin Pobreg, pikërisht në pranverë të vitit 1913, kohë kur ndodhi edhe masakra e Lumës. Serbët dhanë urdhër që të vriteshin të gjithë lumjanët. Burrat i kishin vrarë, ndërsa në një shesh kishin mbledhur gratë dhe fëmijët për t'i ekzekutuar. Në atë moment, ndërhyn një nga personazhet kryesore, një grua e cila i kërkon komandantit serb ta vriste atë përpara fëmijës së saj, sepse nuk do ta duronte dot gjakun e një fëmije të pafajshëm. Në atë moment, bie një rrufe në ato male. Komandanti serb i thotë: "Merre fëmijën dhe 20 familjarë të tutë dhe ik. Jeni të falur". Gratë ikin dhe kthehen në gjini (familje). Në film janë të ndërthurur momente të vështira dhe të bukura. Ka vdekje dhe dasma. Historia tregohet nga femrat e katër brezave. Gruaja që i lut komandantit, vajza e saj, mbesa e saj dhe stërmbesa e saj, që vjen deri në ditët tona. Ky film, edhe pse fokusohet tek një familje, jep jetën e disa familjeve të asaj kohe. Por, nuk është vetëm ajo grua që i shpëtoi të afërmit e saj, janë dhe të tjerat, sepse ato u martuan sërish dhe nga këta u ripopullua ai vend. Unë në librin e parë e kisha shkruar novelën time, ku kisha pasqyruar këtë ngjarje. Më vonë, më kanë takuar disa banorë të asaj zone të cilët më kanë treguar edhe elementë të rinj, të cilët unë i kam i kam shkruar në librin që do të botohet tani. Kam takuar fëmijët e disa prej atyre që kanë shpëtuar të gjallë nga ajo luftë, dhe kanë qenë ata që më kanë dhënë elementë interesantë mbi luftën dhe ngjarjet e zhvilluara, jo vetëm të aspektit luftarak, por edhe disa histori ndjenjash që do të pasqyrohen në film. Unë me këtë dua të evidentoj historinë dhe vlerat e Lumës, si ato historike, etnografike, marrëdhëniet shoqërore. Unë them se historia e luftës së Lumës duhet parë më me kujdes. Nuk ndodh gjithmonë që në një vend aq të vogël sa ishte Luma, të vriteshin aq shumë pushtues nga aq pak luftëtarë shqiptarë që kishte, në raport me ata serbë. Atë ditë kishte rënë një shi që nuk e mbante mend kush në ato anë dhe lumi i Shenjas ishte në kuotën.
Çfarë keni mësuar ju nga të moshuarit për këtë luftë të ashpër ku shqiptarët dolën fitimtarë?
Luma ka qenë një krahinë e madhe, që kishte një shtrirje nga kufijtë e Dibrës në Prizren dhe pjesa më madhe e Kukësit. Sot ajo që quhet Lumë, është një komunë me disa fshatra, ndërsa më përpara ishte e madhe. Në kohën kur bëhej lufta, binte një shi rrebesh, e në një farë mënyre ishte në favorin e luftëtarëve shqiptarë. Është një këngë që flet për luftën e përgjakshme të zhvilluar atje. Ajo që ishte në favor të lumjanëve qe edhe njohja e terrenit. Duke e njohur terrenin, përdorën një taktikë të favorshme, duke i mundur kështu serbët pushtues.
A kanë lindur gojëdhëna mbi këtë luftë, gojëdhëna për të cilat ju jeni në dijeni?
Po, ka gojëdhëna, por në momentin që thua gojëdhëna, nuk dihet se sa janë të vërteta. Njëra prej tyre ka të bëjë me dy serbë. Kanë qenë dy ushtarë, të cilët i shpëtuan luftës. Duke e parë që e kishin të pamundur të iknin, kanë shkuar në shtëpinë e një prej fshatarëve të zonës dhe i kanë thënë: 'Ne jemi në dorën tënde, ose na vrit ose na lër të gjallë'. Ai i ka marrë brenda në shtëpi dhe nuk ka lënë njeri t'iu afrohet, sepse ishin në besën e tij. Më pas i ka përcjellë deri në kufi, dhe ata kanë ikur në Serbi. Mendohet se njeri prej këtyre ishte ushtari që çoi në Serbi, dheun e Lumës. Kur i ka nxjerrë nga territori shqiptar, lumjani iu ka thënë: "Çojini selam dushmanit se nuk duhet të kthehesh më në konakun e Lumës". Historia e Lumës nuk është përfshirë në histori. Edhe filmi është një thirrje që të kihet parasysh Lufta e Lumës, sepse ka qenë e përgjakshme dhe janë vrarë shumë pushtues nga një popullsi e vogël në numër, siç ishte ajo e Lumës.
Për sa i përket filmit, cilat janë disa nga hollësitë që mund të na jepni?
Veshjet e personazheve kryesore dhe episodike do të jenë të gjitha veshje të zonës së Lumës. Në film do të ketë dy dasma, një dasmë djali dhe një dasmë vajze, që do të realizohen sipas dasmave të atyre viteve të ngjarjes. Do të ketë veshje të secilit fshat që ka marrë pjesë në atë betejë, dhe sigurisht që janë dasmorët, sepse kuptohet se në një dasmë vijnë të afërm nga krahina të ndryshme, dhe secila prej krahinave ka etnografinë, kulturën, zakonet, veshjen e saj. Një pjesë e filmit do të xhirohet në Prizren, sepse duke qenë se historia e filmit tregohet përmes jetës së femrave të katër brezave, ngjarjet të çojnë edhe në Prizren. Është një detaj ku një nga personazhet shkon në një spital në Prizren për t'u shëruar. Brezi i katërt është rrëfimtarja, rrëfimi i syve të saj. Në fakt, janë shumë sy që rrëfejnë. Ky do të jetë një film që paraqet shumë vlera. Unë kam kërkuar, kam dashur të kap një pjesë të historisë për të rrëfyer vlerat


Marre prej Gazeta shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:26AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 12:23PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Sot në TKOB organizohet "Mbrëmja Gala për Pavarësinë", me krijimtari të zgjedhur nga vepra të kompozitorëve shqiptarë

15 Shkurt - 15 mars 2009, muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë

Përgjatë periudhës 15 shkurt - 15 mars 2009, i shpallur si muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë, me mbështetjen e kryeministrit Berisha dhe nën kujdesin e ministrit të TKRS, Ylli Pango, do të zhvillohen aktivitete të shumta. Veprimtaritë e këtij muaji historik nisën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, me koncertin e Ansamblit Popullor "Bozhuret e lirisë". Po ashtu, do të realizohet hapja e ekspozitës së koleksionistëve dhe bukinistëve shqiptarë, e cila do të mirëpresë personalitete të shumtë të politikës dhe kulturës, vizitorë të ndryshëm në tri ditët që kjo ekspozitë do të jetë e vizitueshme. Ekspozita ka për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet fakteve, objekteve të ndryshme dhe dokumenteve të panjohura më parë mbi veprimtarinë e rilindasve, patriotëve dhe luftëtarëve shqiptarë, të cilët çuan me pushkë e me penë kombin shqiptar drejt pavarësisë. Në këtë ekspozitë do të paraqiten eksponate, dokumenta, mbi 400 libra të shekujve XVII-XIX, ndër ta libra rilindësve dhe albanologëve vendas dhe të huaj, flamuj të rrallë shqiptarë të viteve 1910-1920, emblema të klubeve patriotike, fotografi origjinale të patriotëve e ngjarjeve të mëdha si Kongresi i Manastirit, Elbasanit, Kuvendit të Dibrës etj., fotografi të ndryshme të epokës së Rilindjes, të cilat përbëjnë vlera unikale për sa i përket kujtesës kombëtare. Gjithashtu, një pavion i veçantë do të jetë për ekspozimin e kartëmonedhave të ndryshme, hartave gjeografike, fizike e etnografike, vula e stampa origjinale. Të gjitha objektet që do të paraqiten në këtë ekspozitë, janë ekzemplarë të rrallë të koleksionistëve të ndryshëm nga qytetet si: Tirana, Vlora, Korça, Gjirokastra, Shkodra dhe Struga.

Në datën 17 shkurt, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, do të organizohet "Mbrëmja Gala për Pavarësinë", koncert me krijimtari të zgjedhur nga vepra të kompozitorëve shqiptarë.

Në datën 17 shkurt, në Gjakovë do të realizohet koncerti i përbashkët i Ansamblit Popullor Shqipëri dhe Ansamblit "Shota" Kosovë, "Një komb - një kulturë".

Më datë 20 shkurt, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, do të çelet ekspozita në nderim të viktimave të terrorit komunist dhe genocidit ndaj popullsisë shqiptare në vitet '44-'90. Në këtë ekspozitë është përfshirë edhe një pavion i rëndësishëm mbi vrasjet e popullit kosovar, të trajtuara në një mënyrë të re konceptimi, ndërthurur me komponentë të rinj, që do të kalojnë kornizat e të zakonshmes, përmes efekteve të ndriçimit, zërit, formave etj.

Në datat 20-21-22 shkurt, në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar, do të vihet në skenë premiera e dramës "Filomena Marturano", e cila do të mbahet nën okelion e Festës Kombëtare të Kulturës Shqipëri-Kosovë. Në këtë veprimtari do të nderojë me pjesëmarrjen e tij kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Të ftuar të tjerë do të jenë drejtorët e teatrove kombëtarë të Prishtinës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Gjatë muajit kulturor Shqipëri - Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, do të organizojë një ekspozitë me hyrjet më të fundit të botimeve të Republikës së Kosovës. Kjo ekspozitë do të realizohet në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Galerinë "Ibrahim Kodra", dhe do të jetë e hapur për publikun në datën 23 Shkurt 2009.

Përgjatë muajit shkurt, çdo të mërkurë, në orën 12.00 - 13.30, në Tiranë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, do të shfaqë për nxënësit e shkollave të mesme, katër filma artistikë kosovarë:

Më datë 18 shkurt "Kur pranvera vonohet" (1979), një film nga Ekrem Kryeziu;

Më datë 25 shkurt "Proka" (1979), një film nga Isa Qosja;

Më datë 4 mars "Uka i bjeshkëve të namuna" (1968), një film nga Miomir Stamenkoviç;

Më datë 11 mars "Rojet e mjegullës" (1988), një film nga Isa Qosja;

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të organizojë në Tiranë, më datën 1 Mars, në hollin koncertor, mbrëmjen koncertore me instrumentistë të rinj "Talentet e Kosovës në Tiranë".

Në fillim të muajit mars, si rezultat i nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes tre teatrove kombëtare shqipfolës, në Teatrin Kombëtar - Tiranë do të shfaqet premiera e dramës "Çifti Martin" - Jonesko, dhe "Tartufi" Molier të trupës së Teatrit të Prishtinës.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Prishtinës, do të realizojë në sallën qendrore të këtij teatri, më datat 6-7 mars, ora 17.00- 19.00, montazhin me filma dokumentarë e kronikalë me temë: "Marrëdhëniet kulturore Shqipëri - Kosovë në vitet 70". Materialet filmike që do të përbëjnë këtë veprimtari janë: "Ansambli "24 tetori" i Korçës jep shfaqe në Kosovë", viti 1975; "Ansambli Rugova i Pejës jep shfaqje nëpër Shqipëri", viti 1972; "Ansambli Shtetëror në Kosovë", viti 1972.

Teatri Krahinor në Shqipëri i vitit 1972, jep shfaqje nga repertori i Teatrit të Prishtinës nëpër Shqipëri; Festivali Krahinor Folklorik i Kosovës i vitit 1979; Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, me rastin e 7-8 Marsit, do të organizojë një ekspozitë dhe koncert me temë kombëtare.

Më datën 10 mars, në Tiranë do të organizohet veprimtaria "Zëri kosovar", mbrëmje koncertore e romancës shqiptare me studentë të Akademisë së Muzikës Prishtinë, Fakulteti i Kantos.

Në datat 10-14 mars 2009, trupa e Teatrit Kombëtar - Tiranë do të japë në Prishtinë dy shfaqje premierë për publikun kosovar.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në datat 11-12-14-15 mars, në Tiranë, do të vihet në skenë premiera e baletit "Gjenerali", me kompozimin e Nikolla Zoraqit, bazuar në veprën e shkrimtarit Ismali Kadare, nën koreografinë e mjeshtrit Agron Aliaj.

Më datë 12 mars, në Tiranë, me rastin e premierës së baletit "Gjenerali", në praninë e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, zotit Ylli PANGO dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, zotit Valton BEQIRI, për të ftuarit do të mbahet "Takimi i kompozitorëve mbarë shqiptarë në opera".

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, përgjatë këtij harku kohor do të organizojë finalen e Kampionatit të Basketbollit të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, që vijon prej Tetorit të vitit 2008.

Promovimi i letrarëve të vegjël do të jetë një ndër veprimtaritë që do të organizohet në Bibliotekën e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Veprimtari të korit të Qendrës, Kombëtare, Kulturore për Fëmijë, me program të rifreskuar, si nga repertori ashtu edhe me korale të rinj.

Botimi dhe promovimi i veprës studimore "Udhëtime Kulturore", me autor Isa Alibali. Ky libër evidenton zhvillimin e kulturës shqiptare përgjatë shekujve, me të përbashkëtat dhe veçantitë karakteristike këtej dhe matanë kufirit, si proces evolutiv i së njëjtës gjuhë, traditë dhe identitet kombëtar. Kjo vepër është botimi i parë në llojin e tij, që do t'i bëhet i njohur studiuesve të kulturës dhe publikut, në kuadër të muajit të Kulturës Shqipëri - Kosovë. Realizimi dhe shfaqje filmash dokumentarë dhe artistikë, me tema të etapave të ndryshme nëpër të cilat ka jetuar populli i Kosovës. Dokumentarët që do të shfaqen në ekranin e TVSH, janë përzgjedhur nga fondi i arkivit të Televizionit Publik Shqiptar.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri - Kosovë do të organizojë: Pjesëmarrje dhe bashkëpunim në veprimtarinë kulturore "Java e Bibliotekës në Kosovë", që do të organizohet në Prishtinë në muajin prill 2009 (me specialistë);

Në mbyllje të muajit kulturor Shqipëri - Kosovë, do të organizohet maratona e lirë, për të gjithë grupmoshat, nga Bulevardi "Zogu i Parë" deri në monumentin "Nënë Tereza", ku dhe do të ngrihet flaka olimpike, e cila, do të pritet nga personalitete të larta të shtetit dhe jetës politike shqiptare. Lajtmotivi i kësaj veprimtarie simbolizon, harmoninë dhe bashkëjetesën e të gjithë komponentëve jetësorë, në të cilët jetojmë çdo ditë. Në fund të kësaj maratone masive do të jepen trofe simbolikë për fituesit.

Halil RAMA




17 shkurti i vitit 2008 do të mbetet për të gjithë shqiptarët një datë që do të kujtohet ndër breza



Sot, Kosova një vit shtet i pavarur



Shkurti i vitit 2008, për shqiptarët e Kosovës do të mbetet muaji që do të kujtohet ndër breza. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, shpall pavarësinë dhe po ashtu shfaq për herë të parë flamurin e shtetit të ri. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri Hashim Thaçi, para 109 deputetëve të pranishëm në sallë, pa pjesëmarrjen e serbëve. "Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik".

Në ditën e parë të shtetit të ri, Kosova njihet nga gjashtë vende, tri nga ato evropiane, për të vazhduar më pas procesi i njohjes edhe nga shumë vende të tjera. Mirëpo, menjëherë pas shpalljes, pavarësia kundërshtohet nga Serbia. Serbët e Kosovës fillojnë protestat. Ato u shkallëzuan në dhunë, duke u vënë zjarrin dy pikave kufitare në Veri të Kosovës në kufirin me Serbinë, mirëpo protestat nuk u zhvilluan në enklavat e tjera serbe brenda Kosovës. Serbët e veriut krijojnë një mekanizëm të tyre, "Kuvendin Paralel Serb", që do t´u përgjigjet veprimeve të Kuvendit të Kosovës. Nebojsha Joviç, ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të serbëve të Kosovës veriore. "Eshtë e pamundur që pavarësia e Kosovës të zbatohet në veriun e Kosovës, por nuk guxojmë që të bëjmë asgjë që do të vinte në rrezik popullatën serbe në pjesët tjera të Kosovës. Pra, çdo vendim i veriut të Kosovës do të merret në bashkërendim edhe me serbët që jetojnë në pjesët tjera të Kosovës", thoshte Nebojsha Joviç.

Protestat e serbëve në veri vazhdojnë çdo ditë. Ata okupojnë me dhunë gjykatat në veri të Mitrovicës, arrihet deri tek përleshja me policinë ndërkombëtare dhe për pasojë një polic ndërkombëtar vritet nga serbë të armatosur. Tensionet në veri vazhdojnë për muaj rresht, udhëheqësit politikë kosovarë nuk kanë ndonjë plan veprimi për veriun, sepse ishin të zënë me krijimin e shtetit të ri. Në Prishtinë, hartohet Kushtetuta e Kosovës, që miratohet më 15 qeshor në Kuvend, duke e shpallur Kosovën Republikë parlamentare në kufijtë e saj ekzistues. Hashim Thaçi është kryeministër. "Kushtetuta e Kosovës ju mundëson qytetarëve tanë të marrin frymë në mënyrë të barabartë para ligjit. Ajo i mbron privilegjet dhe të drejtat e të gjithë shtetasve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo racore", thotë Thaçi.

Kushtetuta e Kosovës, parashihte krijimin e misioneve diplomatike. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekreton 12 misionet e para dipomatike të Kosovës në vendet më të industrializuara dhe këto misione nisin punën menjëherë. Të gjitha këto zhvillime lënë nën hije misionin e UNMIK-ut, i cili duhet të niste procesin e bartjes së përgjëgjësive. UNMIK-u, filloi fazën e rikonfigurimit dhe sipas zëdhënësit Rasell Gikie, misioni do t'u përshtatet rrethanave të krijuara në terren. "UNMIK-u i përshtatet situatës në terren që prej 10 vjetësh qysh nga viti '99. Natyrisht që tash kur Kushtetuta ka hyrë në fuqi, ne do ta kemi parasysh këtë dhe do të rikonfigurohemi sa të jetë e nevojshme, por gjithnjë në konsultim me Nju Jorkun dhe partnerët tanë", thotë zëdhënësi i UNMIK-ut, Rusell Geekie.

Gjatë gjithë verës vazhdojnë diskutimet për bartjen e përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës, por ky proces është i ngadalshëm. Serbia nga ana e saj, vazhdimisht kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe kërkon mekanizma ligjorë, që do ta hidhnin poshtë atë. Asmableja e Përgjithshme e OKB-së me nismën e Serbisë, në tetor nxjerr një rezolutë, përmes së cilës i kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ta shqyrtojë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Kjo rezolutë për Prishtinën zyrtare, siç deklarohej vazhdimisht, ishte një nismë e keqe e Serbisë, që nuk do t'i kontribuojë paqes në rajon. Në Kombet e Bashkuara, vazhdimisht diskutohej edhe për rolin e UNMIK-ut dhe për rolin e ri që duhet të ketë misioni i BE-së EULEX, që tashmë ishte vendosur për ardhjen e tij në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, mbështet vendosjen e misionit EULEX në Kosovë, por harton një plan gjashtë pikësh, ku Kosova duhej të diskutonte me Serbinë për çështje që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës. Plani hidhet poshtë nga Prishtina dhe që nga ajo kohë e deri më sot nuk u zbatua në praktikë, sepse Prishtina nuk pranon të futet të biseda me Beogradin, i cili vazhdimisht në kuadër të këtyre bisedave kërkon që të diskutohet serish çështja e statusit. Një vit pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është njohur nga 54 vende të botës. Kuvendi tashmë ka miratuar mekanizmin ligjor, që i lejon Kosovës anëtarësim në institucionet ndërkombëtare financiare. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këto institucione dhe është në pritje të përgjigjes, sikundër pret njohje të reja të shtetit në mënyrë që të arrihet numri i mjaftueshëm për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB-së.

Bekim Shehu



Marre prej Gazets RD Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:27AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 26 2009, 11:14AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Koncert festiv e titull i veçantë për Luk Kaçajn

24/02/2009 [color]
Është një legjendë jo vetëm për artin e tij, por edhe më gjerë. Për një histori të tërë jete dhe mundimesh. Tani, 8 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, “legjenda e lirikës shqiptare”, artisti i merituar Luk Kaçaj nderohet me titullin e veçantë “Nderi i Kombit” dhe përkujtohet me një koncert festiv.

I mbajtur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Akademisë së Arteve, koncerti erdhi nën udhëheqjen artistike të prof. Burhan Spahiut dhe nën interpretimin në piano të Larua Kushtës. Ndërkohë presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dha titullin “Nderi i Kombit”. Programi i koncertit, me një repertor të larmishëm artistik kishte në një pjesë të madhe të tij një atmosferë të përshpirtshme dhe tepër nderuese. Krahas pjesëve nga opera “Orfeu dhe Euridice” me studentë të Akademisë së Arteve nën udhëheqjen prof. Dritan Lumshit, u kënduan edhe “Pieta Sinjore”- arie antike nga Aleksander Scarlatti dhe “Ave Maria”, romanca nga Shubert. Pjesë nga krijimtaria e Verdit, por dhe pjesë napolitane “O sole mio”, debutuar nga studentë e katedrës së kantos nën udhëheqjen e prof. Burhan Spahiut, shef i kësaj katedre ishin gjithashtu pjesë e koncertit.

Në këtë mbrëmje ishin ftuar për të treguar kujtimet e tyre emra artistësh e muzikantësh, bashkëvuajtës me Luk Kaçajn, mes të cilëve edhe prof. Sokol Shupo, Gjatë koncertit, miq dhe dashamirës të Luk Kaçajt, si Sokol Shupo, Milto Vako, Spartak Ngjela, etj. Të ftuar ishin edhe artistët e TKOB Marina Leka e Armaldo Kllogjeri. Një personalitet me përmasa ndërkombëtare, Luk Kaçaj vazhdon të jetë një nga emrat më të njohur të muzikës vokale në Shqipëri. Solist i parë në TOB pas viteve 60-të, interpretoi kryerole të literaturës kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër rolet e interpretuar prej tij mund të përmendim: Don Bazilio në operën “Berberi i Seviljes”, Rene në operën “Pollanta”, Gjini në operën “Mrika”, Bozone në “Madame Butterfly”, Aleko te opera “Aleko”, Sparafucile- opera “Rigoletto”, por dhe role në kinematografi, si plaku në filmin “Skënderbeu” apo në filmin “Përse bie kjo daulle”.

Këngëtar (bass) i brezit të parë të këngëtarëve profesionistë të Shqipërisë, u lind më 19 korrik 1926 në Bajzë të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin e Jezuitëve në Shkodër me mësues padre M. Gjoka dhe që në këtë kohë shfaqi dhuntitë e veta muzikore. Pas çlirimit, në vitet 1947-1950 punoi në Korin e përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist. Në vitin 1950-55 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit “P. I. Tchaikowsky” në Moskë. Po atë vit emërohet solist në TOB. Që në kohën e studimeve ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare duke marrë edhe çmime. Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve. Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i kohës. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare. Për meritat e tij është nderuar me çmime, medalje dhe tituj


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:27AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 12 2009, 07:33AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
[blockquote]
Një vit pa kolosin e etnomuzikografisë shqiptare, Ramadan Sokoli

11-03-2009 / Nga Shaqir Rexhvelaj Drejtor i Përgj. i Politikave

Sa shpejt kaloi një vit, shumë shpejt. Si një vit më parë, me 7 Mars profesorit tonë të nderuem, i uruem festen e mesuesit me një tufë lule mimozash (sa shumë i donte lulet) e ashtu si në agoni buzëqeshi lehtë duke shqiptuar një “faleminderit”, por edhe me një keqardhje të madhe; se lexonim në sytë e tij se po e ndiente se ato mbase ishin lulet e fundit që po u merrte erë. Pas katër ditësh me 11 Mars 2008 jeta e tij u shuajt duke lëne të ndrisë përgjithmonë emri dhe veprat e tij.

Ramadan Sokoli është figura jonë më e ndritur e kulturës kombëtare në fushën e muzikologjisë, është krijuesi dhe themeluesi i kësaj shkence të re që lëshoi rrënjë ose më mirë të themi u mboll si shkencë prej tij që në fillim të viteve ‘50 të shekullit që lamë pas.
Profesor Ramadan Sokoli jo vetëm është një shkencëtar i madh por edhe një patriot i madh. Siç edhe është cilësuar nga media dhe shtypi ate mund ta quajmë pa ndroje edhe si rilindës i fundit, duke u mbështetur edhe te familja e tij e madhe në qytetin e lashtë të Shkodrës, të gjyshi i tij Hodo Pashë Sokoli,t pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojtës i trojeve shqiptare të Plavës e Gucisë, e të Ulqinit, te i ati i tij, Isuf Sokoli, edhe ky i internuar në Itali per të ardhë te vllaznia e tij, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, që bashkë me Radon provuen persekutimin e egër komunist duke vuajtur mbi 40 vjet burg.Të gjithë intelektualë të ndritur dhe patriotë.

Profesor Ramadan Sokolin e kam njohur per here të parë në qershor të vitit 1957 në festivalin folklorik të Qarkut të Shkodrës, ku unë isha pjesëmarrës interpretues i folklorit të Malcisë së Madhe dhe ai ishte anëtar i jurisë ku përzgjidhnin talente që do të merrnin pjesë në Festivalin e Rinisë e Studentëve që do të zhvillohej në Moskë në muajt korrik-gusht 1957. Fati dhe Jeta e solli që prej asaj date derisa ka mbyllë sytë unë të jem një nder njerëzit më të afërt të tij (jashtë rrethit të tij) në fillim si objekt i punës së tij, unë si bartës i folklorit, ai si studiues i folklorit dhe më vonë, nxënës i klasës së tij në Liceun Artistik “J.Misja” në Tiranë, në degën e Flautit, pastaj student i tij në Konservatorin Shtetëror të Tiranës dhe pas studimeve si shok e mik shtëpie, i një familje me “halle biografike”, por e mrekullueshme në tradita në mikpritje dhe me nje rreth të mrekullueshëm si nga ana e profesorit, por edhe të së shoqes Lilit, tiranase nga familja - Petrela, një grua e rrallë ideale që mund ta gjesh vetëm në romane. Mbase edhe ky ishte dhe fati më i madh që pati profesori në jetën e tij të trazuar nga regjimi. Në vitin 1958 kur fillova mësim në klasën e tij per flaut në Liceun Artistik, kam bashkëpunuar me profesorin si bartës autentik i folklorit të Malësisë së Madhe duke riprodhuar këngët dhe meloditë e Zonës sonë duke filluar që nga këngët karakteristike “majekrahit” e këngë të tjera pa shoqërim muzikor me karakter baritor, këngët rapsodike me lahutë, melodi të ndryshme në instrumentin popullor “Zymare”, disa melodi që vetë i kisha krijuar, por edhe shumë ninullza e nanurisje të ndryshme fëminore, të cilat per çudinë time atëhere, ai u jepte një rëndësi shumë të madhe sigurisht duke i parë me syrin dhe vëmendjen e një studiuesi, ai i hidhte ato në nota muzikore, në disa fletë të medha muzike. Më vonë ato zunë vend krahas shumë hulumtimeve të tjera në studimet e tij etnomuzikologjike.

Por le të themi në këte “Njëvjetor” perkujtimor diçka më shumë per Jetën dhe veprën e tij dhe diç më shumë. Talentin e tuj muzikor e shfaqi që në vogli në qyteti e tij të lindjes, në Shkodër, qytet që njihet për traditat e mëdha kulturore sidomos në fushen e muzikës. Që nga fundi i shekullit të 19-të në këte qytet u krijuen formacionet e para orkestrale siç qenë orkestrat frymore, të cilat mund të merren edhe si fillesat e para të hedhjes së bazave të muzikës profesioniste, bashkë me muzikën kishtare, por ajo që përbënte palcën e kulturës muzikore në Shkodër qe tradita e krijimtarisë së këngës qytetare shkodrane, krejt e veçantë në llojin e vet, që nga tipet më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat siç janë “jaret” duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e fondit te artë të kulturës muzikore shqiptare.Në këte atmosferë dhe në këto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, ne mes tingujve të mrekullueshme të muzikes së “ahengu shkodranë” dhe orkestrave frymore,prandaj edhe luante në disa instrumente në bandën e qytetit,por më për zemër në rininë e tij pati instrumentin e kitarës siç quhet rëndomtë kitara si “piano e të varfërve. “Me kete bagazh muzikor dhe me disa krijime në fushën e këngës në vitin 1940 regjistrohet dhe vazhdon studimet në konservatorin “Luigi Cherubini” në Firenze – Itali për kompozicion dhe Flaut. Mbas studimeve kthehet në Shqpëri me ëndrrën e një të riu,për të vënë në shërbim të vëndit dijet dhe kulturën e tij perëndimore. Por mbas Luftës së dytë Botrore në vendin tonë u instalue regjimi komunist dhe fatkeqësisht idealet, pikëpamjet e tij por edhe tradita familjare dhe kultura perëndimore pluraliste binin ndesh me parimet e reja të këtij regjimi, sic rezultoi famëkeq për shqiptarët. Meqenëse këto pikpamje ai i shfaqte në rrethet shoqërore në Shkodër, hapur sidomos edhe gjatë Kryengritjes antikomunste të Postribës në vitin 1946, arrestohet dhe denohet me 5-vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli sic edhe më tregonte vitet e burgut e transformuen rrënjësisht sidomos në njohjen e jetës dhe të njerëzve të saj mbrenda hekurave të burgut njerz të dijtur intelektualë klerikë, bajraktarë, pasanikë, tregtarë, malësorë, të një tradite që rridhte prej shekujsh ashtu shqiptarçe por që po rrezikohej seriozisht perballë një regjimi të ri ne pamje të jashtme popullor, por që vetëm ne që jetonim prapa hekurave e kuptonim se sa i padrejtë dhe i pamëshirëshim do të ishte për shqiptareët. Në burg dhe në kampet e përqendrimit ku punova me të burgosurit –tregonte ai, kam njohur karakterin e vertetë të shqiptarit, burra të ditur dhe të thjeshte, trima dhe të pathyeshëm përballë torturave, por që ishin dhe palca e kombit, prej tyre jo vetëm kam mësuar, por edhe u yshta për të filluar shenimet e para të hedhura në copa e blloqe letre për kulturën kombëtare shqiptare per folklorin per “gjëagjëza” për doket dhe zakonet që ishin aq të pasura dhe të larmishme nga njëri tregimtarë te tjetri e me një shtrirje; nga gjithë viset e Shqipërisë.

Shenimet e para dhe zanafillen e studimeve të para etnomuzikologjike prof.Ramadan Sokli i ka nga vitet e jetës së tij në burg. “Cdo e keqe e ka një të mirë” përsëriste shpesh ai. Vitet e burgut i shfryzoi aq sa mundi per të mbledhë nektarin e parë të traditës së kulturës popullore të cilës ai ia kushtoi gjithë veprën e tij mijëra faqe e shkruar në rreth 20 libra muzikologji pa permendur këtu krijimtarinë muzikorë në disa fusha të saj që nga kënga e perpunuem i saj, te veprat e shumta instrumentale, nga miniature te poemi simfonik, muzikë dhome e koncerte per instrumentin e flautit e deri te metoda për fyell.
Botimet e para serioze ne muzikologji me karakter nderkombetar kanë filluar me botimin;
-Les dances populaires et les instrument mousicaux du people Albanais - Tiranë 1958.

Ky botim pati një interes të vecantë të qarqeve muzikologjike ballkanike dhe europine dhe nuk vonoj shumë dhe professor Ramadani krijoi nje letër kembim me shumë muzikologë të vendeve të ndryshme.
Sidomos nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Gjemania Lindore, por edhe nga vende perendimore.

Me interes shumë të madh shkencor kanë qenë për profesor Sokolin organizimi i dy ekspeditave shkencore muzikologike të organizuara nepër vise të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht në Jug të saj; e para në vitin 1958 me shkencëtarë (muzikologë) gjermanë; Shtokman dhe Fidler dhe ekspedita e dytë me shkencëtarë rumunë të kryesuar nga muzikologja rumune Zonja Comichel në vitet 1960.
Këto ekspedita nga pala shqiptre u kryesuen nga prof.Sokoli dhe një kopje të regjistrimeve të tyre sot ndodhen në fonoteken e Institutit të Kulturës Popullore. Metodologjia praktike e mbledhjes së gjinive të ndryshme të folklorit në terren përbën një përvojë të madhe shkencore për muzikologjinë shqiptare dhe në keëte kohë fillon dhe një etapë e re studimit të kësaj kulture popullore kaq të pasur dhe të virgjër si për stujuesit shqiptarë por sidomos për studjesit e huej. Kjo është edhe periudha kur fillon dhe nderkombëtarizimi i muzikologjisë shqiptare.

Kështu në vitet e 60-70, Prof.Sokoli boton veprën madhore “Folklori Muzikor Shqiptar” (Prozodia dhe Morfologjia) “Veglat muzikore të Popullit tonë” (Organografia) “Vallet dhe muzika e të parëve tanë” (Ilirët).
“Chanson populaie albanaies (Albanskie narodnie pjesni) volumi i dytë “Figura të Ndrituara të Kulturës shqiptare në Shekuj”, (Jan Kukuzeli, Andrea Aleksi) ‘Gjurmime folklorike””Figura e Skëderbeut në muzikë” në kuadër të 500-vjetorit të heroit tonë kombëtar.

Mbas këtyre botimeve në Shqipëri,por edhe mbas publikimeve që bënë shkencëtarët gjemanë dhe rumunë në forumet nderkombëtare folklorike me studimet e tyre; folklori muzikor shqiptarë u nderkombëtarizue si një pasuri e cmuar me identitet të vecantë i krijimtarisë në fushën e kengës homofonike e polifonike në vallet e pasura me ritme të larmishme me instrumente folklorike që percillnin brez pas brezi shpirtin e melodive baritore origjinale, me kostumet kaq të bukura dhe unikale sic eshtë “xhubleta” e Malësisë së Madhe”, pra shpirti krijues nder shekuj i popullit tone po shfaqej i studjuar dhe i analizuar në mënyrë shkencore perball kulturave të popujve tjerë me veçanti dhe identitet të panjohur deri atëhere edhe shkencërisht dhe per kete merite të vecantë ka pa asnjë mëdyshje profesor Ramadan Sokoli. Në keto vite krijohet dhe Instituti i Kulturës Popullore me degën e muzikologjisë dhe shkencëtarët e rinj, por edhe ata me pervojë pa dyshim krijuen një shtresim të ri me studime të reja dhe kontribute duke zgjeruar dhe thedhuar studimet shkencore por dhe perfaqësimin nderkombëtar të kësaj shkence në forume studimore,por dhe duke e pasuruar me ekspedita të reja. Por në regjimin komunist sa here forcohej dhe egërsohej lufta e klasave aq më shumë vështirësohej puna dhe vepra shkencore e profesor Ramadanit. Per arsyet biografike që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet ‘90, atij asnjëherë nuk iu botuen punimet e tij lehtë e pa vështirësi. Disa herë vepra të vecanta perfunduen edhe ne karton, sepse ai nuk pranoi që në parathëniet e librave të tij të shkruhej; “nen udhëheqjen e partise e shokut….. kultura popullore ka arrijtë etj. etj. Madje më kujtohet në vitin 1965 i kishin kthyer nga botimi korpusin “Veglat muzikore të popullit shqiptar” (Organografia) bash per kete arsye; redaktori i shtëpisë botuese i kishte thënë se në fillim të librit duhet të vinte një shprehje të udhëheqësit të partisë të cilat sipas tij janë edhe shumë të goditura, por dhe aktuale për kulturën popullore. E takova profesorin, ishte shumë i mërzitur e pyeta se cfarë kishte dhe më tha vërejtjen e redaktorit. Unë në bisedat me profesorin kisha krijuar një konfidencë të atillë që ai vetë ma kish dhënë dhe shpesh perdorja një stil ironik të foluri, dhe i thashë: Mirë të ka thënë, shumë të bukura i ka pse s’vendos ndonjë nga ato dhe gjithcka zgjidhet fare lehtë. Ai më pa me bisht të syrit dhe duke pasë sh.besim tek unë tha: Por ato s’janë shprehjet e tij, i ka të vjedhura nga njerëz të mëdhej dhe unë nuk mund të vej në hyrje të librave të mi “shprehje të vjedhura”, pastaj cdo një politikan të japi sentenca për folklorin, ai nuk eshtë shkencëtar që unë ta citoj. Por është filozof i thashë unë, dhe mendimi filozofik udhëheq, por edhe frymëzon, prapë me ton ironik. Unë jam në hall, tha “ti më can kokën”, por me një ton aspak miqsor, madje në një menyrë idhnake dhe profesori po të zemrohej e kishte shumë të vështirë të pajtohej madje mund të them se ishte dhe një mangësi e tij.

Ramadan Sokoli ishte një njeri me kulturë të gjëre një figurë poliedrike në kuptimin e mirë të fjalës. Me ate mund të bisedoje per cdo fushë të artit, por edhe të shkencave humanitare duke gjetë përgjigje profesionale dhe bashkëkohore një enciklopedi e gjallë. Biblioteka e tij në shtëpi ishte shumë e pasur jo vetëm me literaturë muzikore partitura por sidomos me libra filozofik, kritkë letrare artistike, por ishte edhe një shans që e shoqja Lili punonte në Bibliotekën kombëtare dhe cdo liber që i duhej për punë studimore mund dhe ta siguronte duke e porositë nga jashtë. Per të publikuar studimet e tij,pervec korespondencës që kishte me shumë muzikologë ai shfrytoj revistën “Shqipëria e Re”që dilte dhe në gjuhë të huaj,por edhe emisionet e Radio-Tiranës një rubrikë “Të njohim traditat tona muzikore” që shpesh e shpjegonte vetë në mikrofon. Më vonë shumë botime shkencore gjetën dritën e botimit te revita “Les lettres Albanais”. Ramadan Sokolit i erdhen shumë ftesa nga Kongrese nderkmbëtare muzikologjike që nga Moska, Tokio, Parisi, Roma, Budapesti deri nga Amerika, por ai asnjëhere nuk mori pjesë në to,dhe kjo nuk qe vetëm një dëm për ate por për mospërfaqsimin denjësisht të kulturës sonë etnomuzikologjike në këto forume dhe në dëm të kulturës sonë. Ajo që është për t’u theksuar dhe nenvizuar është se ky shkecëtarë i madh të gjitha veprat që shkroj i realizoj duke qënë një mësues i thjeshtë në shkollen e mesme artistike “J.Misja’’ me normë të plotë dhe duke dhënë mësim jo vetëm në degën e flautist të cilën ai themeloi, por edhe solfezh, harmoni, muzikë dhome e më vonë folklorin muzikor. Edhe kur u themelue Konservatori shtetëror i Tiranës në vitin 1962, nxënësit e tij jepnin mësim në kete institucion të lartë të muzikës ndersa ai jo, por kurrë nuk e dha veten, ai vazhdonte te nxirrte kuadro dhe të jepte mësim me një devocion që është vetëm në natyrën e njerëzve të vecantë dhe që bëjnë hitorin e tyrë dhe të vendit të tyre.
Ramadan Sokoli është i pari që përgatiti tekstin e folklorit muzikor dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës jo pa vështirësi e miratoi per edukimin e brezit te ri të muzikantëve me kulturën popullore e folklorike kombetare duke i dhënë një fizionomi të re shkollës sonë, por dhe karakterin kombëtar të saj.Dhe per cudinë tonë atëhere ishim studentë profesori vinte dhe jepte mësim si pedagog i jashtëm dhe pa pagesë lëndën e folklorit muzikor që ai vetë e kishte përshtatë per Konservator.

Ramadan Sokoli me mendjen e tij të ndritur na sjedh një krijimtari me studime etnomuzikore që nga antikiteti yne me “Vallet e muzika e të parëve tanë” Ilirët, si një gjurmues i pasionuar pasuron fondin tonë kulturor e kulturën tonë muzikore duke zbuluar figura gjigante siç janë Niketë Dardani e Jan Kukuzeli duke ndricuar shekull pas shekulli me figurat e ndritura si në librin “16 shekuj” deri në ditët tona për të ardhë te krijimtaria e tij si këngët “Blegëron delja”, “Turtullesha”, etj, ku na prezantohet jo vetëm si studiues por dhe krijues me ndjeshmëri poetike krejt të vecanta muzikore. Hulumtimet e tij etnomuzikologjike janë shtigje të reja që shkelen per herë të parë nga ky studiues pasionant që shquhet për thedhësinë e mendimit,gjerësine e horizontit kulturor si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor të lëndës që merr për objekt studimi.

Duke i hedhë një vështrim të shkurtë veprave studimore të Prof.Sokolit konstatojmë me kënaqësi se ajo shtrihet në 20-shekuj të etnisë së kombit tonë dhe përbën vlera të pamohueshme në panteonin tonë kulturorë,por profesori ynë i nderuar gjatë gjithë veprimtarisë së tij në regjimit komunist nuk ka një vlerësim sado të vogël për veprat e tij dhe as një “Fletë lavdrimi”nga ato që rëndomtë jepnin Bashkimet profesionale. Shpesh me ironi dhe cinizëm per regjimin profesori tregonte se te vetmen “Fletë Nderi” që ka marrë, ka qënë në qitje ushtarake në zbor, që çuditërisht, rastësisht kishte dalë shkylqyeshëm .
Ndryshimet demokratike në vendin tonë profesor Sokolin e gjetën në moshën e tretë në të 70 –tat mbasi kishte harxhuar gjithë dijet dhe mundin per të vënë gjithcka në të mirë të kulrures kombëtare por pa ndonje vlerësim dhe pa më të voglën vemendje për ta shperblyer me tituj apo ndere të tjera. Është qeveria e Partise demokratike dhe institucionet e ngritura prej saj që vlerësuan punen dhe veprën e muzikologut Ramadan Sokoli.Duhet të vinte Viti 1995 kur Akademia jonë e Shkencave i akordois titullin “Profesor”, Në vitin 2000 ,Qëndra Nderkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge të Anglisë e perfshinë ne Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara. Në vitin 2002 nga Presidenti i Republikës z.Alfred Moisiu i akordohet titulli “Mjeshter i Madh”dhe pas kësaj qyteti i tij i lindjes Shkodra, Këshilli bashkiak i ketij qyteti i jep titullin “Qytetar Nderi”. Po në vitin 2006 Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep medajen “Emblemë e Kulturës Shqiptare” dhe po brenda ketij viti ABI/Instituti Amerikan i Biografive i jep Diplomën “Ekspert në Ethnomuzikologji dhe Kompozim”. Ramadan Sokoli njihet edhe si një penë shumë e njohur në pulicistikë. Ai ka trajtuar në shtypin e kohës me karakter shkencor kulturor si; te revista “Nëntori”, “Shkenca dhe Jeta”, “Kultura popullore” ka trajtuar probleme të etnomuzikologjise ka shkruar skenarë per dokumentare të kinostudios, por sidomos per emisione Radio-Televizive, me qindra artikuj studime, tekste mësimore recensione etj. Një faqe e ndritur jo shumë e njohur eshtë dhe krijimtaria muzikore ne gjini të ndryshme e profesor Ramadan Sokolit, por ajo meriton një vështrim me karakter njohës, studimorë dhe publikues, sepse ka edhe shume vepra që ende nuk kanë parë dritën e ekzekutimit në public.

Në kete pervjetor vetëm rikujtuem këte figurë të ndritur të kulturës sonë kombëtare,por vepra e Sokolit meriton të jetë më shumë objekt studimor i Akademisë së Shkencave si dhe në vemendjen Ministrise së Turizmit të Kulturës Rinisë e Sporteve per të pergatitë një kolanë të plotë të veprës së këtij kollosi të muzikologjisë sonë, mbasi botimet e deri tanishme lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo mund të ndodhë brenda viti 2010 kur Ramadan Sokoli ka 90-vjetorin e lindjes.

Marre prej Gazets 55 Online

***********************************************************************************************************************************************

Si e persekutoi regjimi komunist themeluesin e shkencës së muzikologjisë shqiptare

Ramadan Sokoli, figurë e ndritur e kulturës kombëtare

Shaqir REXHVELAJ

Sot mbushet një vit që kur u nda nga jeta kollosi i etnomuzikografisë shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli. Në 7 Marsin e vitit të kaluar, ne, nxënësit e tij, i uruam festën profesorit të nderuar me një tufë lule mimozash (sa shumë i donte lulet) e ashtu si në agoni ai buzëqeshi lehtë duke shqiptuar një "faleminderit!". Dhe me një keqardhje të madhe lexonim në sytë e tij ndjesinë se ato mbase ishin lulet e fundit që po u merrte erë. Pas katër ditësh, më 11 mars 2008, Ramadan Sokoli u shua duke lënë të ndrisë përgjithmonë emri dhe veprat e tij. Ai ishte dhe mbetet figura më e ndritur e kulturë sonë kombëtare në fushën e muzikologjisë, krijuesi dhe themeluesi i kësaj shkence të re, që u mboll e lëshoi rrënjë si shkencë prej tij, që në fillim të viteve '50 të shekullit që lamë pas.

Profesor Ramadan Sokoli është jo vetëm një shkencëtar i madh, por edhe një patriot i madh. Duke iu referuar medias, ai është cilësuar edhe si rilindësi i fundit. Kjo mbështetur edhe te familja e tij e madhe në qytetin e lashtë të Shkodrës, te gjyshi i tij Hodo Pashë Sokoli, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojtës i trojeve shqiptare të Plavës e Gucisë, Ulqinit, te i jati i tij Isuf Sokoli, edhe ky i internuar në Itali për të ardhë te vëllazëria e tij Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, që bashkë me Radon provuan persekutimin e egër komunist, duke vuajtur mbi 40 vjet burg. Të gjithë intelektualë të ndritur dhe patriotë.

Profesor Ramadan Sokolin e kam njohur për herë të parë në qershor të vitit 1957 në festivalin folklorik të Qarkut të Shkodrës, ku unë isha pjesëmarrës interpretues i folklorit të Malësisë së Madhe dhe ai ishte anëtar i jurisë, ku përzgjidhnin talente që do të merrnin pjesë në Festivalin e Rinisë e Studentëve që do të zhvillohej në Moskë në muajt korrik-gusht 1957. Fati dhe jeta e solli që prej asaj date deri sa ka mbyllur sytë unë të jem një ndër njerëzit më të afërt të tij (jashtë rrethit të tij) në fillim si objekt i punës së tij, unë si bartës i folklorit, ai si stuiues i folklorit dhe më vonë, nxënës i klasës së tij në Liceun Artistik "J.Misja" në Tiranë, në degën e Flatit, pastaj student i tij në Konservatorin Shtetëror të Tiranës dhe pas studimeve si shok dhe mik shtëpie, i një familjeje me "hije në biografi", por të mrekullueshme në tradita, në mikpritje dhe me një rreth të mrekullueshëm si nga ana e profesorit, por edhe të së shoqes Lilit, nga familja tiranane Petrela, - një grua e rrallë ideale, që mund ta gjesh vetëm në romane.

Në vitin 1958, kur fillova mësim në klasën e tij për flaut në Liceun Artistik, kam bashkëpunuar me profesorin si bartës autentik i folklorit të Malësisë së Madhe, duke riprodhuar këngët dhe meloditë e zonës sonë, duke filluar që nga këngët karakteristike "Majekrahit"e këngë të tjera pa shoqërim muzikor me karakter baritor, këngët rapsodike me lahutë, melodi të ndryshme në instrumentin popullor "Zymare", disa melodi që vetë i kisha krijuar, por edhe shumë ninullëza e nanurisje të ndryshme fëminore, të cilat për çudinë time atëhere, ai u jepte një rëndësi shumë të madhe. Sigurisht, duke i parë me syrin dhe vëmendjen e një studiuesi ai hidhte ato në nota muzikore, në disa fletë të mëdha muzike. Më vonë ato zunë vend krahas shumë hulumtimeve të tjera në studimet e tij etnomuzikologjike.

Por le të themi në këtë njëvjetor përkujtimor diçka më shumë për jetën dhe veprën e tij. Talentin e tij muzikor e shfaqi që në vogëli në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, qytet që njihet për traditat e mëdha kulturore sidomos në fushën e muzikës. Që nga fundi i shekullit XIX, në këtë qytet u krijuan formacionet e para orkestrale, siç qenë orkestrat frymore, të cilat mund të merren edhe si fillesat e para të hedhjes së bazave të muzikës profesioniste, bashkë me muzikën kishtare. Por ajo që përbënte palcën e kulturës muzikore në Shkodër qe tradita e krijimtarisë së këngës qytetare shkodrane, krejt e veçantë në llojin e vet, që nga tipet më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat, siç janë "jaret", duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e fondit të artë të kulturës muzikore shqiptare. Në këtë atmosferë dhe në këto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, në mes tingujve të mrekullueshme të muzikës së "ahengut shkodran" dhe orkestrave frymore, prandaj edhe luante në disa instrumente në bandën e qytetit, por më për zemër në rininë e tij pati instrumentin e kitarës, siç quhet rëndom kitara si "piano e të varfërve". Me këtë bagazh muzikor dhe me disa krijime në fushën e këngës, në vitin 1940 regjisrohet dhe vazhdon studimet në konservatorin "Luigi Cherubini" në Firenze - Itali për kompozicion dhe Flaut.

Mbas studimeve kthehet në Shqipëri me ëndrrën e një të riu, për të vënë në shërbim të vendit dijet dhe kulturën e tij perëndimore. Por mbas Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë u instalua regjimi komunist dhe fatkeqësisht idealet, pikëpamjet e tij, por edhe tradita familjare dhe kultura perëndimore pluraliste binin ndesh me parimet e reja të këtij regjimi, siç rezultoi famëkeq për shqiptarët. Meqenëse këto pikëpamje ai i shfaqte në rrethet shoqërore në Shkodër, hapur sidomos edhe gjatë kryengritjes anti-komunste të Postribës, në vitin 1946 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli, siç edhe më tregonte, vitet e burgut e transformuan rrënjësisht, sidomos në njohjen e jetës dhe të njerëzve të saj brenda hekurave të burgut njerëz të ditur, intelektualë klerikë, bajraktarë, pasanikë, tregtarë, malësorë, të një tradite që ridhte prej shekujsh, ashtu shqiptarçe, por që po rrezikohej seriozisht përballë një regjimi të ri, në pamje të jashtme popullor, por që vetëm ne që jetonim prapa hekurave e kuptonim se sa i padrejtë dhe i pamëshirshëm do të ishte për shqiptarët. Në burg dhe në kampet e përqendrimit ku punova me të burgosurit - tregonte ai, kam njohur karakterin e vërtetë të shqiptarit, burra të ditur dhe të thjeshtë, trima dhe të pathyeshëm përballë torturave, por që ishin dhe palca e kombit, prej tyre jo vetëm kam mësuar, por edhe u yshta për të filluar shënimet e para të hedhura në copa e blloqe letre për kulturën kombëtare shqiptare, për folklorin, për "gjëegjëza", për doket dhe zakonet që ishin aq të pasura dhe të larmishme nga njëri tregimtar te tjetri e me një shtrirje; nga gjithë viset e Shqipërisë.

Shënimet e para dhe zanafillën e studimeve të para etnomuzikologjike prof. Ramadan Sokoli i ka nga vitet e jetës së tij në burg. "Çdo e keqe e ka një të mirë", përsëriste shpesh ai. Vitet e burgut i shfrytëzoi aq sa mundi për të mbledhur nektarin e parë të traditës së kulturës popullore, të cilës ai ia kushtoi gjithë veprën e tij mijëra faqe, e shkruar në rreth 20 libra muzikologji, pa përmendur këtu krijimtarinë muzikore në disa fusha të saj, që nga kënga e përpunumi i saj, te veprat e shumta instrumentale, nga miniaturë te poemi simfonik, muzikë dhome e koncerte për instrumentin e flautit e deri te metoda për fyell.

Botimet e para serioze në muzikologji me karakter ndërkombëtar kanë filluar me botimin: "Les dances populaires et les instrument mousicaux du people Albanais", Tiranë 1958.

Ky botim pati një interest të veçantë të qarqeve muzikologjike ballkanike dhe europine dhe nuk vonoi shumë dhe profesor Ramadani krijoi një letërkëmbim me shumë muzikologë të vendeve të ndryshme, sidomos nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Gjemania Lindore, por edhe nga vende perëndimore.

Me interes shumë të madh shkencor kanë qenë për profesor Sokolin organizimi i dy ekspeditave shkencore muzikologjike, të organizuara nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht në jug të saj; e para, në vitin 1958 me shkencëtarë (muzikologë) gjermanë; Shtokman dhe Fidler dhe ekspedita e dytë me shkencëtarë rumunë të kryesuar nga muzikologja rumune, Zonja Comichel në vitet 1960.

Këto ekspedita nga pala shqiptare u kryesuan nga prof. Sokoli dhe një kopje të regjistrimeve të tyre sot ndodhen në fonotekën e Institutit të Kulturës Popullore. Metodologjia praktike e mbledhjes së gjinive të ndryshme të folklorit në terren përbën një përvojë të madhe shkencore për muzikologjinë shqiptare dhe në këtë kohë fillon dhe një etapë e re e studimit të kësaj kulture popullore kaq të pasur dhe të virgjër, si për studiuesit shqiptarë, por sidomos për studiesit e huaj. Kjo është edhe peridha kur fillon dhe ndërkombëtarizimi i muzikologjisë shqiptare.

Në vitet '60-'70, Prof. Sokoli boton veprën madhore "Folklori Muzikor Shqiptar (Prozodia dhe Morfologjia)", "Veglat muzikore të Popullit tonë (Organografia)", "Vallet dhe muzika e të parëve tanë (Ilirët)", "Chanson populaie albanaes (Albanskie narodnie pjesni), volumi i dytë, "Figura të Ndrituara të Kulturës shqiptare në shekuj (Jan Kukuzeli Andrea Aleksi)", "Gjurmime folklorike", "Figura e Skënderbeut në muzikë", në kuadër të 500-vjetorit të Heroit tonë kombëtar. Mbas këtyre botimeve në Shqipëri, por edhe mbas publikimeve që bënë shkencëtarët gjermanë dhe rumunë në forumet ndrrkombëtare folklorike me studimet e tyre, folklori muzikor shqiptar u ndërkombëtarizua si një pasuri e çmuar me identitet të veçantë i krijimtarisë në fushën e këngës homofonike e polifonike, në vallet e pasura me ritme të larmishme, me instrumente folklorike që përcillnin brez pas brezi shpirtin e melodive baritore origjinale, me kostumet kaq të bukura dhe unikale, siç është "Xhubleta" e Malësisë së Madhe". Pra, shpirti krijues ndër shekuj i popullit tonë po shfaqej i studiuar dhe i analizuar në mënyrë shkencore përballë kulturave të popujve të tjerë, me veçanti dhe identitet të panjohur deri atëhere edhe shkencërisht dhe për këtë meritë të veçantë ka pa asnjë mëdyshje profesor Ramadan Sokoli. Në këto vite krijohet dhe Instituti i Kulturës Popullore me degën e muzikologjisë dhe shkencëtarët e rinj, por edhe ata me përvojë, pa dyshim krijusn një shtresim të ri me studime të reja dhe kontribute, duke zgjeruar dhe thelluar studimet shkencore, por dhe përfaqësimin ndërkombëtar të kësaj shkence në forume studimore, por dhe duke e pasuruar me ekspedita të reja.

Për arsye biografike, që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet '90, atij asnjëherë nuk iu botuan punimet

Një vit pa kollosin e etnomuzikografisë shqiptare

Por, në regjimin komunist sa herë forcohej dhe egërsohej lufta e klasave aq më shumë vështirësohej puna dhe vepra shkencore e profesor Ramadanit. Për arsye biografike, që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet '90, atij asnjëherë nuk iu botuan punimet. Disa herë vepra të veçanta përfunduan edhe në karton, sepse ai nuk pranoi asnjëherë që në parathëniet e librave të tij të shkruhej: "nën udhëheqjen e Partisë e shokut….. kultura popullore ka arritur...", etj. etj. Madje, më kujtohet se në vitin 1965 i kishin kthyer nga botimi korpusin "Veglat muzikore të popullit shqiptar (Organografia)", bash për këtë arsye, redaktori i shtëpisë botuese i kishte thënë se në fillim të librit duhet të vinte një shprehje të udhëheqësit të Partisë, të cilat, sipas tij, janë edhe shumë të goditura, por dhe aktuale për kulturën popullore. E takova profesorin, ishte shumë i mërzitur, e pyeta se çfarë kishte dhe më tha vërejtjen e redaktorit. Unë në bisedat me profesorin kisha krijuar një kofidencë të atillë që ai vetë ma kishte dhënë dhe shpesh përdorja një stil ironik të foluri dhe i thashë: mirë të ka thënë, shumë të bukura i ka, pse s'vendos ndonjë nga ato dhe gjithçka zgjidhet fare lehtë. Ai më pa me bisht të syrit dhe duke pasur shumë besim tek unë tha: por ato s'janë shprehjet e tij, i ka të vjedhura nga njerëz të mëdhej dhe unë nuk mund të vë në hyrje të librave të mi "shprehje të vjedhura", pastaj ç'do një politikan të japë sentencë për folklorin, ai nuk është shkencëtar që unë ta citoj. Por është filozof i thashë unë dhe mendimi filozofik udhëheq, por edhe frymëzon, prapë me ton ironik. Unë jam në hall, tha, "ti më çan kokën", por me një ton aspak miqësor, madje në një mënyrë idhnake dhe profesori po të zemërohej e kishte shumë të vështirë të pajtohej, madje mund të them se ishte dhe një mangësi e tij. Ndërrova stil dhe i thashë "po të kesh besim, ta rregulloj unë" dhe në të vërtetë aty për aty më lindi një ide. Unë e kuptova, i thashë, ju nuk dëshironi të vini citate të ….. dhe nuk e përmenda emrin se ishim dhe në rrugë (Me këtë rast dua të them se të gjitha bisedat kofidenciale me karakter politik dhe pakënaqësitë që kishte, i bisedonim në shëtitje). Pikërisht, më tha i nevrikosur, se do të më tallin të gjithë. Nuk shkon, e kupton se nuk shkon - një citat i tillë kërcet si zbrazja e një kobureje në një sallë koncerti. Mirë pra, i thashë, e kuptova. Më lejo të bëj një propozim, por po të pëlqeu do të më thuash që jam i mençur. Këtu u zbut dhe po priste zgjidhjen. Para disa ditësh, në muajn tetor, në kuadër edhe të muajit të letërsisë dhe arteve, ishte mbajtur Pleniumi i 15-të KQ, ku jepeshin orientimet për zhvillimin e artit dhe letërsisë, por kryesisht dhe si duhet të mbështeten ato në traditën tonë dhe ku kishte edhe mjaft fraza të gjetura që mund t'i përdornim, i propozova një frazë që më kishte bërë përshtypje, por që nuk e mbaja mend, por vetëm idenë e saj, duke i shtuar që këtë frazë e ka thënë R.Alia. Është dhe shkodran, por mos u bëni merak nuk ia përmendim fare emrin as këtij, themi nga Pleniumi i 15-të për Letërsinë dhe Artet dhe mjafton. Hë, si thua? Më pa me bisht të syrit, i pëlqeu. Nuk je dhe aq i pamençëm, më tha, dhe sa herë që i jepjaa ndonjë ide qeshte dhe shpesh më prezantonte edhe te njerëz të panjohur, por me ton ironik, që i kishte mjaftë lezet: "Ja ky është profesori im".

E vërteta është që edhe sot në hyrje të librit është shprehja që gjetëm dhe libri u botua. Sot duket si përrallë, por po të na ekishte dëgjuar ndonjë spiun këtq bisedë, pasojat diheshin.

Ramadan Sokoli ishte një njeri me kulturë të gjerë, një figurë poliedrike në kuptimin e mirë të fjalës. Me atë mund të bisedoje për çdo fushë të artit, por edhe të shkencave humanitare, duke gjetur përgjigje profesionale dhe bashkëkohore, një enciklopedi e gjallë. Biblioteka e tij në shtëpi ishte shumë e pasur jo vetëm me literaturë muzikore, partitura, por sidomos me libra filozofikë, kritikë letrare artistike, por ishte dhe një shans që e shoqja, Lili, punonte në Bibliotekën Kombëtare dhe çdo libër që i duhej për punë studimore mund dhe ta siguronte, duke e porositur nga jashtë.

Për të publikuar studimet e tij, përveç korespondencës që kishte me shumë muzikologë, ai shfrytëzoi revistën "Shqipëria e Re", që dilte dhe në gjuhë të huaj, por edhe emisionet e Radio-Tiranës, një rubrikë "Të njohim traditat tona muzikore", që shpesh e shpjegonte vetë në mikrofon. Më vonë, shumë botime shkencore gjetën dritën e botimit te revista "La lettres Albanais".

Ramadan Sokolit i erdhën shumë ftesa nga kongrese ndërkmbëtare muzikologjike, që nga Moska, Tokio, Parisi, Roma, Budapesti deri nga Amerika, por ai asnjëherë nuk mori pjesë në to dhe kjo nuk qe vetëm një dëm për atë, por për mospërfaqësimin denjësisht të kulturës sonë etnomuzikologjike në këto forume dhe në dëm të kulturës sonë.

Ajo që është për t'u theksuar dhe nënvizuar është se ky shkencëtar i madh të gjitha veprat që shkroi i realizoi duke qenë një mësues i thjeshtë në shkollqn e mesme artistike "J.Misja", me normë të plotë dhe duke dhënë mësim jo vetëm në degën e flautit, të cilën ai e themeloi, por edhe solfezh, harmoni, muzikë dhome e më vonë folkloroin muzikor. Edhe kur u themelua Konservatori Shtetëror i Tiranës në vitin 1962, nxënësit e tij jepnin mësim në këtë institucion të lartë të muzikës, ndërsa ai jo. Por kurrë nuk e dha veten. Ai vazhdonte të nxirrte kuadro dhe të jepte mësim me një devotshmëri që është vetëm në natyrën e njerëzve të veçantë dhe që bëjnë hitorinë e tyre dhe të vendit të tyre.

Ramadan Sokoli është i pari që përgatiti tekstin e folklorit muzikor dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës jo pa vështirësi e miratoi për edukimin e brezit të ri të muzikantëve me kulturën popullore e folklorike kombëtare, duke i dhënë një fizionomi të re shkollës sonë, por dhe karakterin kombëtar të saj. Dhe për çudinë tonë, atëherë ishim studentë, profesori vinte dhe jepte mësim si pedagog i jashtëm dhe pa pagesë lëndën e folklorit muzikor që ai vetë e kishte përshtatur për Konservatorin.

Ramadan Sokoli, me mendjen e tij të ndritur na sjell një krijimtari me studime etnomuzikore, që nga Antikiteti ynë, me "Vallet e muzika e të parëve tanë (Ilirët)", si një gjurmues i pasionuar pasuron fondin tonë kulturor e kulturën tonë muzikore duke zbuluar figura gjigante, siç janë Niketë Dardani e Jan Kukuzeli, duke ndriçuar shekull pas shekulli me figurat e ndritura, si në librin "16 shekuj", deri në ditët tona, për të ardhur te krijimtaria e tij si këngët "Blegëron delja", "Turtullesha", etj, ku na prezantohet jo vetëm si studiues, por dhe krijuees me ndjeshmëri poetike krejt të veçanta muzikore. Hulumtimet e tij etnomuzikologjike janë shtigje të reja që shkelën për herë të parë nga ky studiues pasionant, që shquhet për thellësinë e mendimit, gjerësinë e horizontit kulturor, si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor të lëndës që merr për objekt studimi.

Duke i hedhur një vështrim të shkurtër veprave studimore të Prof. Sokolit konstatojmë me kënaqësi se ajo shtrihet në 20 shekujt e etnisë së kombit tonë dhe përbën vlera të pamohueshme në panteonin tonë kulturor. Por, profesori ynë i nderuar gjatë gjithë veprimtarisë së tij në regjimin komunist nuk ka një vlerësim sado të vogël për veprat e tij dhe asnjë "Fletë lavdrimi" nga ato që rëndomt jepnin Bashkimet Profesionale. Shpesh me ironi dhe cinizëm për regjimin, profesori tregonte se të vetmen "Fletë Nderi" që ka marrë, ka qenë në qitje ushtarake në zbor, që çuditërisht, rastësisht, kishte dalë shkëlqyeshëm.

Ndryshimet demokratike në vendin tonë profesor Sokolin e gjetën në moshën e tretë, në të 70-tat, mbasi kishte harxhuar gjithë dijet dhe mundin për të vënë gjithçka në të mirë të kulturqs kombëtare, por pa ndonjë vlerësim dhe pa më të voglën vëmendje për ta shpërblyer me tituj apo ndere të tjera. Është qeveria e Partisë Demokratike dhe institucionet e ngritura prej saj që vlerësuan punën dhe veprën e muzikologut Ramadan Sokoli. Duhet të vinte viti 1995 kur Akademia jonë e Shkencave i akordoi titullin "Profesor".

Profesori, në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara

Në vitin 2000, Qendra Ndërkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge të Anglisë, e përfshin Prof. Ramadan Sokolin në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara. Në vitin 2002, nga Presidenti i Republikës, Zoti Alfred Moisiu, i akordohet titulli "Mjeshtër i Madh" dhe pas kësaj qyteti i tij i lindjes, Shkodra, Këshilli Bashkiak i kqtij qyteti i jep titullin "Qytetar Nderi". Në vitin 2006, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep medajen "Embëlemë e Kulturës Shqiptare" dhe po brenda këtij viti ABI/Instituti Amerikan i Biografive i jep Diplomën "Ekspert në Ethnomuzikologji dhe Kompozim".

Ramadan Sokoli njihet edhe si një penë shumë e njohur në pulicistikë. Ai ka trajtuar në shtypin e kohës publicistikë me karakter shkencor kulturor si: te revista "Nëntori", "Shkenca dhe Jeta", "Kultura popullore", ka trajtuar probleme të etnomuzikologjisë, ka shkruar skenarë për dokumentare të Kinostudios, por sidomos për emisione radio-televizive, me qindra artikuj, studime, tekste mësimore, recensione etj. Një faqe e ndritur jo shumë e njohur është dhe krijimtaria muzikore në gjini të ndryshme e profesor Ramadan Sokolit, por ajo meriton një vështrim me karakter njohës, studimor dhe publikues, sepse ka edhe shumë vepra që ende nuk kanë parë dritën e ekzekutimit në publik.

Në këtë përvjetor vetëm rikujtuam këtë figurë të ndritur të kulturës sonë kombëtare, por vepra e Sokolit meriton të jetë më shumë objekt studimor i Akademisë së Shkencave, si dhe në vëmendjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve për të përgatitur një kolanë të plotë të veprës së këtij kollosi të muzikologjisë sonë, mbasi botimet e deritanishme lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo mund të ndodhë brenda vitit 2010 kur Ramadan Sokoli ka 90-vjetorin e lindjes.

Shaqir REXHVELAJ, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në MTKRS


Marre prej RD Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:32AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 14 2009, 06:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Filmi i Skënderbeut më 1953, kishte pasaktësi historik. NIk Gjonaj

Dërguar më: 13/04/2009 - 13:19

Fatmira Nikolli

Një hero mesjetar. Një luftëtar që kishte një mision të madh: të çlironte atdheun. Një njeri, një komandant, një mbret. Skënderbeu, mbreti luftëtar i Shqipërisë. Ky është edhe titulli i filmit më të ri që vjen për heroin tonë kombëtar. Një hero i harruar që shpëtoi qytetërimin perëndimor. Fati i një njeriu, që bëhet betejë për liri. Jeta dhe lavdia e një prej burrave më të famshëm në botë, njeriu që sprapsi ushtrinë e një perandorie, rrëfehet nga një murg, Marin Barleti. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", regjisori shqiptaro-amerikan Nik Gjonaj, rrëfen prapaskenat e realizimit. Ku u gjet garderoba mesjetare, në ç'dokumente u bazuan, kasta e aktorëve, pse heroi shfaqet me një rrobë pa mëngë dhe projekti për një prodhim hollivudian për heroin. Gjonaj tregon vendet ku janë xhiruar skenat dhe kontaktet me Mel Gibson për të sjellë një Skënderbe hollivudian.
Është një ide brilante realizimi i një filmi për Skënderbeun. Si erdhi ajo?
Historia e tij ka qenë pasion i imi që në fëmijëri, e ndërsa rritesha, me mua rritej edhe ai pasion. Para disa vitesh, po kërkoja në internet për vepra artistike, dhe gjeta një pikturë të heroit më të madh që unë kam dashur të njoh më nga afër. Ajo pikturë do të thoshte shumë për mua, dhe duhej ta blija. Përmes saj, takova edhe piktorin shqiptar, Nua Gjelaj, që është edhe skenarist i filmit. Ndërsa bisedonim lindi idea që do të realizohej vitin që shkoi.
Filmi shihet nga një tjetër aspekt. Tashmë, është një murg që e tregon historinë. Një gjetje e bukur kjo. Pse e bëtë?
Më pëlqente shumë heroi dhe më mahnitnin historitë e tij, ndaj doja të dija për të, gjithnjë e më shumë. Lexova artikuj dhe libra. Më pas arrita të shoh filmin e realizuar në vitin 1953 nga shqiptarët. Ata kishin lënë jashtë filmit elementin më kryesor që ishte e vërteta. Mendoj se ka tre elementë që përdoren në histori dhe këta janë: "i miri, i keqi dhe i shëmtuari". Ne duhet të jemi realistë dhe të përqafojmë këto të vërteta. Filmi i vitit 1953 ishte i mirë vizualisht, i mirë për kohën, por plot me pasaktësi historike për shkak të "peizazhit" politik. Duhet të jemi të kujdesshëm me historinë. Mund të ketë pasoja jo të mira. Kur Nua Gjelaj filloi të përgatitej për skenarin e filmit, kishte një qëllim: të vërtetën, edhe unë po ashtu. Ishim të ndërgjegjshëm se ne duhet të ringjallnim një hero të harruar që shpëtoi qytetërimin perëndimor. Murgu katolik Marin Barleti, ka dhënë një biografi të heroit, ndaj ne menduam që ai duhet ta tregonte historinë në film.
Filmi ka një muzikë mjaft të bukur...
Faleminderit! Jam kujdesur për muzikën, me të cilën është marrë Adam Walker. Instrumentet muzikore kryesore shqiptare, janë bashkuar me të tjera. Kemi bashkëpunuar me artistë e kompani të ndryshme që të arrinim një rezultat të mirë. Muzika i jep jetë filmit, është shpirti i tij.
Kush janë aktorët që interpretojnë në film? A e kanë njohur historinë shqiptare dhe a kanë dëgjuar për Skënderbeun më parë?
Aktorët në film janë shqiptarë me origjinë, por nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Kanë dhënë kohën e tyre për të sjellë një film për mbi mbretin e tyre luftëtar. Është e mahnitshme të mund të punosh me njerëz patriotë. Të gjithë ne e dinim historinë bazë të heroit, por duke u marrë me të, bëhesh gjithnjë e më shumë kurioz për këtë njeri të madh, bashkëpunëtorët e tij dhe kohën kur jetuan. Anton Gojcajn, që ka rolin e Gjergj Kastriotit, e them me krenari që e zgjodha sepse përshtatej në shumë aspekte me rolin. Është një rol i madh, por e dija se talenti dhe angazhimi do të përktheheshin në një performancë prej ylli.
Skenaristi Nua Gjelaj, është një shqiptar që ka lindur në ish-Jugosllavi e më pas ka ikur drejt Amerikës. Cila ka qenë "lidhja" e tij me Skënderbeun?
Ai gjithnjë është frymëzuar nga legjendat dhe përrallat shqiptare. Më pas, i fokusoi energjitë e tij tek piktura. Kjo, krijoi tek ai interesin dhe dëshirën për të studiuar histori, ndaj u diplomua dhe kreu një master për histori në universitetin Wayne State. Në vitin 2002, u njohëm dhe filluam "udhëtimin" tonë për këtë film dokumentar. Ai është një student i mirë i historisë dhe mund t'iu siguroj se pak njerëz dinë aq shumë për heroin. Nua ha, pi e merr frymë me të, ndaj kuptohet dhe duhet të vlerësohet pasioni i tij për Skënderbeun. Si shqiptar, unë ndershmërisht them se ne jemi me fat që kemi një njeri i cili e promovon dhe e mbron kulturën shqiptare përmes punës së tij.
Kompanisë "Illyria Entertainment" iu deshën pesë vite për të realizuar këtë. Sa e vështirë ishte ?
Për diçka që duhet realizuar mirë, paraja ka rol të madh. Në fillim, unë dhe Nua, e nisëm projektin vetëm, por puna jonë "vetmi" e kishte në një limit. Më pas kërkuam ndihmën e kryetarëve të komuniteteve të shqiptarëve të Amerikës për të siguruar shumën e parave, por shumë prej tyre nuk ishin të gatshëm, ose nuk kishin mundësi. Më pas, shumë shqiptarë donin ta shihnin të realizuar këtë projekt dhe na kontaktonin përmes e-maileve, për të pyetur se ku mund të dërgoheshin paratë. Nuk na pyesnin asgjë tjetër, thjesht, kur do të shfaqej. Një prej patrioteve që dua të përmend është Tringa Gojcaj, një grua e ve, nëna e pesë fëmijëve. Ajo na dha suportin e duhur që ne të mund të fillonim xhirimet. Njerëzit dhanë atë që mundën. Është një kontrast i pakëndshëm, që kryetarët e komuniteteve u përpoqën të na sabotonin, ndërsa shqiptarët e tjerë na ndihmuan. E imagjinoni dot? E shëmtuar, por e vërtetë.
Pse ju ndihmoi aq shumë Tringa Gojcaj?
I pëlqeu cilësia e punës. Si nënë, ajo e kuptonte rëndësinë e edukimit të rinisë shqiptaro-amerikane me trashëgiminë e tyre unike kulturore. Për nder të kontributit të saj, "Illyria Entertainment" e bëri atë Producente ekzekutive të filmit. Ajo është një grua fisnike që kontribuoi për kulturën e saj dhe nderoi bashkëshortin e saj, duke ia dedikuar filmin, kujtimit të tij.
Anton Gojcaj është Skënderbeu në film. Ishte i vështirë roli për të?
Ky rol do të ishte i vështirë për çdo aktor, veçanërisht për shkak të karakterit. E di që ishte përgjegjësi e madhe për të, por unë thjesht e dija se do ta bënte mirë. Stresi i madh i pranimit të një roli të tillë, mbase do të mposhte çdo aktor, por ndodhi e kundërta. Le të jemi të ndershëm, është një subjekt i ndjeshëm. Antoni ka bërë një punë të mrekullueshme.
Ju jeni regjisori i këtij filmi. Kush jeni ju, që t'ju njohë më mirë lexuesi dhe shikuesi shqiptar?
Kam lindur në Detroit, Michigan, në një familje emigrantësh shqiptarë. Në një moshë të re, më lindi dashuria për filmin dhe regjinë. Përveç kësaj, e dua dhe e vlerësoj kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Kam studiuar për shkenca politike dhe film në Universitetin Wayne State. Dëshira ime për të mësuar më shumë mbi botën e filmit, me çoi në Los Angeles, ku kreva disa kurse në UCLA, dhe punova në projekte të ndryshme. Gjithmonë më kanë magjepsur historitë e mëdha, artet vizive, muzika dhe filmi. Është e çuditshme se si një film t'i ngacmon emocionet dhe mendimet. Roli i muzikës të bën ta ndjesh skenën, monologun, detajet, këndet e kameras, dritat e të gjitha së bashku të kthehen në një obsesion për të krijuar "fotografi të çastit" të një kohe të largët. Kam studiuar dhe punuar shumë, për të qenë sa më i mirë në këtë punë. Në Michigan kam punuar me shumë prodhues filmash dhe artistë që më kanë bërë ky që jam sot. Aktualisht jam bashkëthemelues i "Illyria Entertainment" me Nua Gjelaj. Jam krenar që do të punoj në disa projekte të tjera të mëdha më vonë. Për sa i përket Skënderbeut, them se çdo shqiptar ndjen një lidhje personale me këtë njeri. Çdo qenie humane që e do lirinë, e vlerëson. Gjergj Kastrioti është Shqipëri dhe Shqipëria është Gjergj Kastrioti. Ai është esenca e asaj që duan shqiptarët, liri dhe nder. Kam qenë mjaft i interesuar të kapja elementet mitologjikë dhe njerëzor të këtij njeriu e të legjendës. Ne e dinim se ishte një ushtar i madh, por donim të shihin dimensione të tjera të jetës së tij, që të arrinim të kishim një portret solid të tij, mitin dhe legjendën. Në emër të "Illyria Entertainment", unë mund të them me ndershmëri se ne bëmë më të mirën që mundëm. Besoj se shikuesit, do të ecin përmes sensit të krenarisë dhe vlerësimit për një njeri që sakrifikoi çdo gjë për lirinë.
Ku janë xhiruar skenat e filmit?
Në shumë vende. Që nga pyjet e Holly-t në Michigan, duke shkuar në Krujë. Vetëm një vend nuk mund të mjaftonte për të imagjinuar se si kanë qenë pamjet, zërat dhe "aroma" e historisë. Shumë prej skenave janë xhiruar në Michigan, në një park shtetëror, ndërsa skenat brenda, në studio. Më pas në pjesë të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Austrisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Udhëtimi ynë evropian filloi në Angli, në Universitetin e Kembrixhit, të Nottinghamit dhe në Londër. Roma ishte destinacioni tjetër i yni, ku intervistuam dijetarët shqiptarë që kanë punuar me Arkivat Sekrete të Vatikanit. Më pas ne shkuam në Vjenë për të filmuar përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Muzeun e "Kunsthistoriches". "Illyria Entertainment" ishte kompania e parë që është lejuar ndonjëherë të filmojë dhe të fotografojë aty. Kemi qenë në 12 qytete, 9 aeroporte dhe në 3 kështjella.
Cilat kanë qenë përshtypjet e personave që e kanë parë filmin?
Shumë pozitive. Filmi ka fituar dy çmime të mëdha në SHBA në konkurse ndërkombëtare. Sapo jemi lajmëruar se është përcaktuar si "i zgjedhur zyrtar" për "Riverside International Film Festival". Ai ka marrë kritika pozitive nga skenaristët hollivudianë dhe "Vue" ka publikuar disa artikuj mjaft pozitivë për të. Ka gjithmonë kritika, e sidomos kur je shqiptar. Kritika konstruktive, të bën mirë. Ka raste që njerëzit thonë gjera qesharake madje pa e parë filmin fare. Unë dhe Nuae kemi lënë filmin të flasë vetë dhe deri tani ai ka fituar çmime, është nderuar dhe madje ka hapur disa dyer për ne. Mendoj se rezultatet flasin vetë, sepse ky prodhim është bazuar në kërkime të mëdha historike dhe akademike.
Si mundët të gjenit rrobat, armët, përkrenaren dhe mjetet e tjera të nevojshme për xhirimet?
Nua Gjelaj është marrë me gjetjen e tyre. Atij i janë dashur vite për të realizuar dizajnin e filmit, e për këtë ka punuar me specialistë, dizenjues kostumesh që kanë çuar në produktin final që do të shihni. Ai ka shpenzuar qindra orë kërkime, për gjetjen dhe realizimin e kostumeve dhe veshjeve, sepse të gjitha këtu duhet të ishin imitime të veshjeve të kohës dhe u bënë me saktësi historike. Ishte një punë që vetëm Nua mund ta bënte siç duhej. Njohuritë dhe përkujdesja e tij deri tek detajet, ishte si asnjë tjetër. Të vetmet ankesa që mund të vijnë, kanë të bëjnë vetëm me faktin se ne duhet të qëndronim brenda buxhetit. Këto janë momente mjaft të bezdisshme, kur buxheti e pengon vizionin.
Në filmin e vitit 1953, ai nuk dilte me rroba pa mëngë...? Ndërsa në filmin tuaj po... Keni gjetur ndonjë dokument mbi veshjen e tij?
Nuk ka asnjë dokument që tregon për mënyrën se si ai vishej, përveç faktit që Barleti përmend në veprën e vet, se krahu i djathtë, me të cilin Skënderbeu mbante shpatën, ishte gjithmonë i zhveshur dhe se Skënderbeu vishte një jelek lëkure. Ne kemi imazhe të tij artistike të ardhura deri më sot që tregojnë se ai vishej si një fisnik venedikas e po ashtu piktura të tjera që tregojnë se ai kishte të veshur një kostum shqiptar të Shqipërisë Veriore. Referencat logjiko-kulturore dhe historike së bashku me licencën artistike kanë qenë ato që kanë vendosur garderobën e aktorëve për filmin.
Pse vendosët që titulli i filmit të ishte "Skënderbeu, Mbreti Luftëtar i Shqipërisë"?
Zgjedhja e titullit ishte krejt direkte. Si fillim zgjodhëm vetëm "Skënderbeu", emër me të cilin bota e njeh. Më pas, menduam të ishte "Mbreti luftëtar" sepse donim të portretizonim kompleksitetin e këtij burri. Ai ishte një luftëtar i madh dhe në të njëjtën kohë, ai ishte i barabartë me një lider të madh. Në helmetën e tij, një prej akronimeve, e përshkruan atë si "REX ALBANIAE" Mbret i Shqipërisë. Titulli është përshkrues për audiencën.
Ka pasur thashetheme që një film për heroin tonë do të realizohet nga Hollivudi. A është e vërtetë dhe a përfshiheni ju?
Ka pasur edhe thashetheme edhe peticione. Jam i lumtur t'ju komunikoj ju se "Illyria Entertainment" kohët e fundit ka lidhur kontakte me "Icon Productions" të Mel Gibson dhe me "Francis Ford Coppola", me të cilët mund të bashkëpunojmë për të realizuar një film mbi heroin tonë kombëtar. Falë suksesit të këtij dokumentari, ne kemi mundur të kemi një bashkëbisedim me këto kompani dhe kemi shumë shpresa që të realizojmë një film hollivudian mbi Skënderbeun.
Mund të na thoni diçka mbi projektin tuaj "Ilirët"?
"Ilirët" do të jetë një dokumentar. Ai do të fokusohet tek evoluimi i kulturës dhe historisë ilire përmes një perspektive tjetër. Ky projekt do të dokumentojë kontributin e rëndësishëm të ilirëve në civilizimin evropian dhe perëndimor, përpara rënies së Greqisë Antike dhe lindjes së Romës.
A keni plane që të vini në Shqipëri për ndonjë film, ose të sillni projekte këtu?
Do të dëshironim shumë. "Illyria Entertainment" është krijuar për të ngritur lart kulturën tonë. Ne besojmë që filmi është një industri e vlefshme dhe fitimprurëse me të cilin një vend mund të përfitojë në shumë mënyra, si në punësim dhe turizëm. Nuk është e nevojshme që ne t'iu kërkojmë apo t'iu lutemi të tjerëve që të tregojnë historinë tonë.

Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 10:33AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.7357 sec, 0.0124 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 2,777kB