Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Lajme kulturore ***
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Dec 18 2008, 04:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Rreptësisht kundër muzikës me motive orientale"

Bujar Qamili ështënjë emër që vazhdon të jetë prezent dhe të komunikojë me publikun e këngës popullore. Nuk janë pak, por tridhejtë vjet aktivitet, kontribut i vlerësuar dje në mesditë nga presidenca, nga vetë kreu i vendit, Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Anila Dushi
Enjte, 18 Dhjetor 2008 09:35:00

Intervista me Bujar Qamilin. U vlerësua dje nga presidenca “Mjeshtër i madh”
Bujar Qamili ështënjë emër që vazhdon të jetë prezent dhe të komunikojë me publikun e këngës popullore. Nuk janë pak, por tridhejtë vjet aktivitet, kontribut i vlerësuar dje në mesditë nga presidenca, nga vetë kreu i vendit, Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”. Këngëtari shkodran, me katër albume të realizuara dhe dhjetëra recitale, në një rrëfim të shkurtër për “Shekullin”, pak para marrjes së këtij vlerësimi moral nga Presidenti i vendit.

Urime për vlerësimin Bujar. U kurorëzua kështu një 30-vjetor në skenë me këngën popullore.

Plot 30 vjet. Kënga popullore është jeta ime. Nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë, edhe pse kam patur tjetër ëndërr.

Dhe cila ishte ajo?

Të bëhesha futbollist. Isha në klasë sportive dhe fitova të drejtën që të vazhdoj në Durrës Shkollën e Mjeshtrisë Sportive, por nuk shkova.

Kjo shpjegon mbase lidhjen tuaj me futbollin dhe ekipin e “Vllaznisë”...

Po, kam dy këngë që këndoj për këtë ekip, e ndjek së tepërmi dhe marr pjesë në gëzimet e sukseset e tij.

Nga futbolli tek kënga, si ndodhi?

Në gëzime familjare këndoja me dëshirë pa menduar se një ditë gjithë jeta ime do të përqendrohej tek kënga. Në familjen time askush nuk ka kënduar. Një shok imi, Ferit Selmani, që aktivizohej me këngën ma mbushi mendjen duke më thënë “ti ke zë të bukur. Lëre futbollin dhe merru me këngën”. Jam aktivizuar në shtëpinë e kulturës dhe filarmoninë e Shkodrës, më pas në klubin e rinisë “Herojtë e Vigut”, me grupin artistik të ndërmarrjes së duhan cigareve dhe që nga viti 1977 jam këngëtar pranë Estradës profesioniste të Shkodrës.

Kam marrë pjesë në festivale në RTSH, si fillim në festivalin e 19-të, në festivale të Shkodrës e më pas në aktivitete brenda e jashtë vendit, ku kam përfaqësuar dhe Shqipërinë. Kam bashkëpunuar me artiste të mrekullueshëm shkodranë si Luan Borova, Nazmi Lishi, Mark Kaftalli, Zef Çoba etj. Dy këngët e mia të para në skenë kanë qenë këngë për Dasho Shkrelin dhepër Naim Frashërin.

Cili është regjimi juaj i punës?

Kur punoj mbaj një regjim absolut, dua qetësi të plotë dhe këtë e dinë të gjithë sidomos familja ime. Dëgjoj shumë këngëtarët e vjetër popullorë, i dëgjoj disa herë duke studiuar se cilat prej tyre mund t’i këndoj. I kushtoj rëndësi dhe tekstit, që fjalët të shqiptohen të plota e të kuptohen nga publiku. Rreptësisht jam kundër muzikës me motive orientale, ndaj këndoj vetëm muzikë popullore shqiptare, kryesisht këngën popullore shkodrane.

Atëherë edhe familja ka kontribut të veçantë në këto 30 vjet?

Unë jam shkodran prej disa brezash, ndonëse origjina e largët është egjiptiane. Kam krijuar familjen time në moshë shumë të re, kur isha ushtar dhe dashurova e rrëmbeva gruan time Dritën, e cila është nga Vlora por jetonte në Burrel. Dhe pse jam 45 vjeç, jam bërë gjysh. Familja ime, veçanërisht bashkëshortja, kanë sakrifikuar shumë. Në shtëpi kam një mjedis shumë të mirë, harmonik ku të gjithë më kuptojnë e më ndihmojnë. Djali im i madh ka mbaruar Akademinë e Arteve për kitarë dhe jep mësim në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”.

Ju thatë se dëgjoni këngëtarë dhe repertor të jetër. Për cilët e keni fjalën?

Kam shumë këngëtarë që i kam patur e vazhdoj t’i kem idhuj, por do të veçoj Bik Ndojën, Naile Hoxhën e Nexhmije Pagarushën.

A keni menduar të largoheni ndonjëherë nga Shkodra ?

Oferta kam patur por iu kam thënë “jo”. Kudo më kanë mirëpritur por spektatori shkodran është i veçantë. Ai të ndjen, të do, të kupton mirë ngaqë e di se i përket atij. Artdashësit shkodranë janë të mrekullueshëm, të matur në vlerësime dhe mua më kanë vlerësuar maksimalisht.


MARRE PREJ GAZETS SHEKULLI ONLINE


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:07AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 18 2008, 05:46AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Zonja e rëndë e skenës shqiptare Tinka Kurti mbush 76 vjeç

Një aktore e madhe e skenës dhe ekranit që nuk ka ndërmend të numërojë vitet

Flora NIKOLLA

Një nga televizionet shqiptare anonçonte në një mëngjes shiu ditëlindjen e një emri të madh... !

Kalendari shënonte 17 dhjetor..., kur Tinka Kurti, një nga 5000 gratë më të shquara të planetit, me emër të vendosur në pllakë mermeri në Uashington... do të mbushte 76 vite jetë.

E dashuruar pas Shkodrës loke..., aktorja e madhe e skenës shqiptare pak ditë më parë para disa qindra shikuesve të Festivalit të 46-të Këngës në Radio-Televizion do të rikonfirmonte dashurinë e saj për Shkodrën, vendin që i dha kudo që ajo udhëtoi, erën e shirokut apo edhe trokitjen e parë në portën e teatrit "Migjeni".

Ajo u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. "Zoja e randë" e teatrit dhe kinemasë shqiptare, është një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të numërojë vitet..., por ja që pavarësisht saj, ja numërojnë të tjerët, si në atë ditë të ftohtë dhjetori me llohë dëbore.

Kështu i ka ndodhur edhe një vit më parë, kur porta e saj trokiti nga aktorja e njohur e skenës, Rajonda Bulku ... Ajo 'magjistarja e skenës' ishte humbur në kujtimet brenda mureve të shtëpisë së saj ... , kur surpriza kishte qenë më se e mrekullueshme për të ...!

Një tufë me lule..., një tryezë e shtruar për mrekulli dhe shumë urime për Tinkën, që u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç dhe që punoi me pasionin e saj për disa vite në teatrin amator në Shkodër. Do të ishte viti 1949, kur do të hynte në portën e madhe të Teatrit "Migjeni" dhe do të dilte nga ajo derë historike për teatrin shqiptar kur do të dilte në pension po ku interpretoi mbi 120 role. E spikatur në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi, Tinka Kurti, shkëlqen me rolet protagoniste në "Gjaku i Arbrit", "Histori Irkutase", "Toka Jonë" - ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, "Fisheku në pajë" apo "Fejesa" e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti ka rikonfirmuar talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë. Çaku i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, "Tana", me skenar të Fatmir Gjatës, në vitin 1958, mban emrin e Tinka Kurtit, por e paharruar për të gjithë kanë mbetur, Nënë Pashako tek "Yjet e netëve të gjata" (1972), Halla tek "Çifti i lumtur" (1975), Sinjorina Mançini tek "Vajzat me kordele te kuqe" (1978), Gjyshja tek "Zemra e nënës". Ka qenë aktrimi i saj që i ka dhënë çmime pafund si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Kujtoj dramën "Gjaku i Arbrit", shkruar nga Fadil Kraja, ku ajo interpreton figurën e Nënëmadhes, një kulm i vlerave të saj aktoriale dhe ku karakteri i saj vjen e plotësohet përmes dialogut, duke marrë një përmasë sa reale aq dhe ireale.

Por kujtoj edhe filmin "Zemra e nënës", ec e jaket e saj përmes dramës së heshtjes, bisedat me kukullat në varrezë, që përshfaqin një figure komplekse që endet në vorbullën e mendimeve e të ndjenjave, të dhembjes e mençurisë, të anormalitetit e normalitetit.

Dhe teksa e sheh energjike dhe të plotë në mendimet dhe memorjen e saj, zonja e rëndë e skenës shqiptare të jep kurajon se jeta është e plotë kur je vetëm vetja jote organike ..., larg shtirjes dhe hipokrizisë që gjenden sot aq rëndom në botën që jetojmë...!

Mbrëmja galà u organizua nga Shoqata Kulturore italo-shqiptare "Vatra" e Torinos

**************************************************************************************************************************************************

Koncerti i Korit Polifonik "Prenkë Jakova" befason artdashësit torinezë

Koncerti i Krishtlindjeve i Korit Polifonik "Prenkë Jakova" të qytetit të Shkodrës, befasoi dje në Torino, për rreth një orë e gjysmë, disa qindra artdashës torinezë dhe shqiptarë, të cilët ndoqën me kenaqësi e interes performancën e artistëve shkodranë.

Mbrëmja galà u organizua nga Shoqata Kulturore italo-shqiptare "Vatra" e Torinos, një prej organizatave më aktive shqiptaro-itaiane të Italisë së Veriut, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino dhe me organizatën ACLI të rajonit të Lombardise.

Maestro Gjon Shllaku, artistët Rozela Gjylbegu, Aleksander Tuka, Enrik Çela, Ylber Tahiri, Elnaida Dani e i gjithë kori "Prenkë Jakova", sollën në skenë pjesët më të mira të muzikës polifonike perëndimore dedikuar temës së Krishtlindjeve si edhe një repertor të pasur me këngë të traditës popullore shqiptare e ballkanike. Sipas organizatorëve, aktiviteti kishte për qëllim edhe sensibilizimin e opinionit dhe mbledhjen e fondeve në mbështetje të projektit "Albania" të organizatës humanitare ACLI, që vepron tashmë prej disa vitesh në Qarkun e Shkodrës. "Ky koncert ishte për mua një kënaqësi dhe një emocion i veçantë", u shpreh drejtuesi i korit, maestro Gjon Shllaku. "Performancat e suksesshme përballë publikut perëndimor tregojnë se Shqipëria dhe artistët e saj kanë se çfarë vlerash të eksportojnë, jashtë kufijve të vendit. Falenderoj organizatorët e kësaj veprimtari, e në veçanti Shoqatën "Vatra", për mundësinë që na dha të përformonim përballë publikut torinez", tha maestro Shllaku. Koncerti "Tingujt e Krishtlindjeve" u mbështet zyrtarisht edhe nga Bashkia e qytetit të Torinos. Anna Ferrero, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës pranë këtij institucioni u shpreh se, "shfaqja e kësaj mbrëmjeje ishte një dhuratë e bukur, që bashkësia shqiptare i bëri qytetarëve të Torinos". "Vendi juaj ka vlera të mrekullueshme kulturore e artistike dhe ne jemi me fat që kemi mundësinë të njihemi e t'i shijojmë ato. Këto veprimtari dëshmojnë gjithashtu se shqiptarët në Torino, janë tashmë të integruar mjaft mirë dhe kanë nisur të kontribuojnë seriozisht edhe në pasurimin e jetës kulturore të qytetit të Torinos", tha Ferrero. Mbrëmja galà u organizua nga Shoqata Kulturore italo-shqiptare "Vatra" e Torinos, një prej organizatave më aktive shqiptaro-italiane të Italisë së Veriut, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino dhe me organizatën ACLI, të rajonit të Lombardisë. Mbrëmja galà shoqërohej edhe nga ekspozita fotografike "Shqipëria Turistike 2008", e realizuar nga të rinjtë e Shoqatës Vatra në kuadër të projektit, "Të rinjtë e rrugës Egnatia", që synon promovimin e Shqipërisë, si destinacion turistik.

MARRE PREJ GAZETS RD ONLINE


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:09AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 22 2008, 04:03AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Përvjetori i 50-të i Estradës së Shkodrës

Është festuar në Shkodër 50-vjetori i krijimit të Estradës Profesioniste të qytetit, një ndër më të njohurat në vend. Me një koncert variete, ku merrnin pjesë artistët më të mirë të humorit shkodran dhe këngëtarët më të njohur të këtij qyteti,

Anila Dushi
Hene, 22 Dhjetor 2008 08:50:00


Është festuar në Shkodër 50-vjetori i krijimit të Estradës Profesioniste të qytetit, një ndër më të njohurat në vend. Me një koncert variete, ku merrnin pjesë artistët më të mirë të humorit shkodran dhe këngëtarët më të njohur të këtij qyteti, bashkia Shkodër dhe Teatri “Migjeni” kanë kujtuar 50-vjetorin e njërës prej bërthamave kryesore të sistemit të estradave, traditë e strukturave kulturore të realizmit socialist.

Repertori i interpretuar në vite, çmime për të gjallët dhe homazhe nga Këshilli Bashkiak për ata që nuk jetojnë më aktorë, regjisorë, skenografë, libretistë etj, që kanë punuar dhe dhënë kontribut për këtë estradë. Emocione e nostalgji kanë shoqëruar spektaklin “50 vjet këngë e humor”.

Estrada profesioniste e Shkodrës u krijua si trupë e veçantë më 6 qershor 1958. Më 14 nëntor 1958 u dha premiera e parë e saj me titull “Në pavijonin e operacionit të zemrës”, me regji të Paulin Sekajt, drejtues muzike Mark Kaftalli, skenograf Lec Fishta. Që nga ky vit, kjo trupë ka dhënë 224 premiera në të gjithë qytetet e vendit, si dhe në shumë fshatra.

Aktorët aktualë të kësaj trupe si Zef Deda, Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, formacioni orkestral i drejtuar nga Ilirjan Zoga, këngëtarët shkodranë të disa brezave sollën kujtimet në këtë ditëlindje të 50-të të një prej trupave humoristike më të njohura në vend.


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:10AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 22 2008, 09:25AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Mos ishte nana, isha ba Da Vinçi!

Roland Gjoza

(Ese për piktorin Kel Kodheli)

Nana nji dhe grueja dy. Mos ishin të dyja, isha ba përnjimend piktor i madh. Tash s'di ç'jam. Jam vesh e mbath e pres nji grue. Kostumi asht shik, dhuratë nga ambasadori italian Foresti, këpucët i kam ble në Milano me paret e nji grueje, që m'i dha paret pa e ble pikturën. Unë nuk shes piktura. Ishte nji zadrimore me nji sy të madh, si italiankat e nxehta të shkallueme të Karavaxhios. Ajo ia vuni synin e s'iu da dy ditë, po as ditën e tretë kur ia bana të qartë se unë isha Kazanova i grave të pikturueme në kanavacat e bleme lirë, se nuk i shisja pikturat. Ajo, megjithatë m'i dha paret. Me to bleva këpucët me majë dhe kravatën vishnje. Këmishët, nji dyzinë i pata prej nji nudoje (uli zërin) që asht grueja eme, e bana vjedhtas në gjumë, se ajo s'donte kurrsesi që unë të vizatojsha nudo. E quente marre, i vinte turp, i skuqshin faqet e i merrej zani. Kel, më thoshte, pu pu, je tu m'fut në dhe të gjallë. Ta dijshe këtë mbrapshti s'kisha për të marrë, kaq ta bajshe dhambin. E kisha keq me gruen, s'donte e delira që unë t'i hiqsha petkat e kurmit. Po unë e bana atë tradhti, e pikturova në gjumë. Ç'grue ishte, pse o zot e more atë ma parë e më le mue, që te qes kësi marrëzinash. E kujt i duhem unë qyqari? Për pak mbush 80 vjeç. Prita sa më vdiq grueja dhe qysh atëherë e deri sa të vdes do të baj vetëm nudo, gra të zhveshuna, çipillak, me tanë hirin e hireve, si një pemë që s'ka turp kur mbushet me kokrra të fryme e shkëlqen me ngjyra të ndezme.

Kel Kodheli qesh me mahi, nën mustaqet ala Mopasan, me një pamje prej dashnori klasik të operave të tetëqindës. Në dhomë mungon një fener antik dhe ajo shtëpia e stilit barok me mezoninë, ku jep shpirt Mimia. Mungon vërtet, po megjithatë ndjehet. Ai pikturon me pastel nudo në ujë. Po pse me pastel dhe pse në ujë? Pasteli është një laps i dylltë, që krijon velaturë të dridhshme, që ai ka qejf ta quajë pahu i krahut të fluturës. Ai pah i ndritshëm dhe ajo terratisje e imtë që krijohet mbi kurmin e femrës në ujë, shpikur nga përsosmëria dhe ideali i poetit, të lënë një mbresë të çuditshme, hem e pëlqen si formë, hem ndjen zili, se nuk e ndesh aq shpesh në jetë. Kjo ndjehet në tërë atmosferën e apartamentit, në faqet e mureve mbushur përplot me piktura. O zot, nuk kam parë askund një dyndje të tillë tablosh nga tavani gjer poshtë në dysheme. Mbi njëmijë a më shumë piktura, një botë e trazuar, një kaos gazmor, ku një beteje të Skënderbeut i jep hir të çuditshëm një Madonë seksapile e Kelmendit, rrugicave të Shkodrës i sjell paqe një grup grash dukagjinase me veshje të krahinës, që megjithëse shtrënguar me rripa e mbërthecka, format nazike nuk i fshehin dot. Betejat epike dhe gratë e shëndetshme, peisazhet baritore dhe portretet krejt shqiptare mbushin me një muzikë pagane sui generis, si me orkestrinën popullore të Ndue Shytit, apartamentin e këndshëm në Rrugën e "Durrësit", ajo muzikë fantastike ndjehet gjer te dhoma e gjumit e te kuzhina, ku nusja e djalit po gatuan e rrethuar nga kanavacat e vjetra. Një sy kureshtar shikon me çudi se pas dyerve rreshtohen dhjetra tablo, mbi to në varëse duken veshje, në një vend tjetër një varg me qepë e hudhra, kusi, tigan, rafte, poshtë në kornizat prej druri të bëra vetë flenë në këmbë pikturat pesëdhjetëvjeçare.

A e dini ç'janë pastelet, zotnij? Mbi treqind lapsa me ngjyra e nuanca pa fund, tanë pasqyrlinat e nji xhungle. Atje në atë metropol bimësh i gjen tanë grimat e ngjyrave ma të freskëta. Me u marrë me pastel të quejnë femen. E dojsha pa masë pastelin, po edhe për nji arsye intime. Kisha nji profesor në Itali, D'amato. I gjori plak! S'kishte provue sukses. Vetëm me pastel punonte. Nga fundi i jetës hapi nji ekspozitë. Me pastel. Vetëm femna. Ai plak i vetmuem, beqar, kishte ba në njifarë mënyre kompensimin e vet moral. Kishte pasë 500 dashnore. Se aq femna kishte pikturue tanë jetën e vet. 500 dashnore, që u blenë për tre ditë. Mbreti mori pesë më të bukurat. Ta shikonit o zotnij si mbeti në mes të sallës së zbrazët, si sillej rrotull si budallë, si nuk donte me u largue prej andej, priste t'i ktheheshin dashnoret. U ba i famshëm, por ishte njeriu më i trishtuar në botë, sepse i kishin marrë dashnoret. I shkova në papafingon ku jetonte bashkë me ca pëllumba që çukisnin në çati, ku dukej qielli dhe kambanoret. Ai s'punonte më. Nuk më foli. Më priti me bukë të zezë dhe verë, po nuk më tha asnjë fjalë. Ishte tejet i trishtuar. Kambaleci, telajo, paleta e bojërave, përparësja e flakur përtokë dhe ajo e përjetshmja gugugu e pëllumbave që, gjithsesi, është një grimë shprese për të mbledhur fuqitë e fundit dhe për të pritur. Besonte vërtet se duhej pritur? Kutia me pastela, lapsa gjithkund, nga hutimi shkela një të kuq dhe u trondita. Ai plak vdiq të nesërmen. D'amato. E kisha dashur shumë.

Më parë se të flas për atë që më donte më shumë, nanën, e cila më mori më qafë, dua me ju tregu si u bana dhe unë njiherë i famshëm, jo në vendin tim, po në...Australi.

Na erdhi nji australian që merrej me tregtinë e demave. Kishte fermë të pafundme në shkretinat e atij vendi. Ishin vitet '80. Fjeti në hotel "Dajti". Na pa në mur nji pikturë: dy qe. Nji malsor kelmendas grahte dy dema që tërhiqshin nji parmendë druni. E pëlqeu pa masë. Demat e mi, tha dymetroshi, due ta blej këtë pikturë. Nuk shitet, iu përgjigjën. Po ai bani namin, e due se s'ban. Ajo pikturë kushtonte 5000 lekë në atë kohë, pra 3 dollarë. Kur e mori vesh prej meje këtë çmim qesharak, vendosi me më marrë në Australi. I rregulloi vetë të tana punët. Shkuem. Për tre ditë pikturat e mia u mbushën me shenjën e kuqe, pra ishin shitë. Unë e kisha sqarue se nuk shitsha piktura. Ai s'besonte, a don me u mahitë, burrë i dheut? Po unë e kisha me gjithë mend. Do fitosh 200.000 dollarë, më tha. Unë ngulsha kambë si mushka. Ku ta dinte i shkreti njeri që shoqëruesit e mi ishin... ashtu... Atëherë më mori, më çoi në nji vend shumë të bukur dhe më la me punue. Bana 35 tablo me gjithfarë temash shqiptare. Ato po, u shitën, po unë s'mora gja, se 1 milion dollarët (O zot, sa të pafat na bane!), ia dorëzuam shtetit komunist kur u kthyem. Ai dymetrosh i mirë kujtoi se më bani të lumtun. Ai kishte gjak shqiptari dhe donte me ndihmu nji shqiptar që i pikturonte si të gjallë demat e tij.

Tash vijmë te nana eme. Më ka dashtë shumë. Aq sa nuk duhen nana Mari me Krishtin në krahë. Kur kam ikë me studime në Itali, zuni shtratin. Unë isha njeri i qejfit, zotnij. Nuk e vritsha fort. I rashë kryq e tërthor Italisë, punojsha si i marrë, profesorët më dojshin. Aq shumë më pëlqeu ai vend i bekuem, sa nuk dojsha me u kthye ma. Mos bana gabim që ju thashë të vërtetën? Po kështu ka qenë. Ai asht vendi i piktorëve ma të mëdhenj të botës. Atë natë isha në nji kinema me një kaush kikirika dhe po shifsha me nji mike nji film të Grifit, më duket "Intolerancën", kur më thanë se po më vdiste nana. Unë indiferenti u bana si budallë. Ishte avioni i fundit, se kishte filluar lufta. Me atë avion u nisa. Mezi i majsha lotët për nanën dhe për Italinë. Adio Italia! Unë që s'dojsha me u kthye kurrë, i kisha ba hesapet pa hanxhinë. U ul avioni në pistë dhe pashë nji grue me nji tufe lule. Kush ishte ajo zonjë e veshur aq bukur, që buzëqeshte me një ndrojtje që i shkonte? Nana eme. Me kishte rrejtë. Më mori në krahë dhe më puthi duke qarë.Filloi Lufta e Dytë Botërore dhe unë mbeta në Shqipëri.

Mos ishte nana, isha ba Da Vinçi!

Marre prej gazets RD Online



[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:11AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 24 2008, 07:19AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
At Zef Pllumi, Luk Kaçaj, Lin Delija, të ndryshëm, të ngjashëm

Vendosur: 24/12/08) Agron Gjekmarkaj

Të gjitha rrugët të çonin në Shkodër dikur. Për të arritur atje, nga histori të njëjta, qenë nisur për të nxënë tek françeskanët Zef Pllumi, Luk Kaçaj dhe Lin Delia. Nga e njëjta shkollë ata dolën të ndryshëm, por mbetën brenda të njëjtit qark prej të cilit morën të njëjtën kulturë materiale dhe bënë të njëjtën jetë shpirtërore. Vetëm se, i pari u bë frat, i dyti këngëtar bas dhe Delia piktor. Të tre e arritën cakun e madhështisë në forma, kohë dhe vende të ndryshme. Njeriu asht vepra e vet, iu përgjigjej frati gazetarëve që rrekeshin të mësonin prej tij mbi natyrën e njeriut, deri tash së voni. Veprat e mira dhe aktet morale nuk çajnë kryet për ligjet biologjike. Ato kanë një marrëdhënie universale, me kohën mjafton të lexosh “Rrno vetëm për me tregue” të At Zefit, të dëgjosh “...o ju male... etj.” të Lukës, të shikosh “Samaritanen” e Delisë. I pari në moshën 5-vjeçare do të nisej nga Mali i Rrencit, një mal pa majë në afërsi të Shëngjinit, për t’u bërë nxënës i fratit gjerman Alfons Tracki në Velipojë. Ndonjë vit më vonë e ëma “ia fali Zotit” me medaljonin e Shën Françeskut në qafë, të dhuruar nga At Anton Harapi, me të cilin nuk do të ndahej asnjëherë. Me të si lejekalim, do të paraqitej tek kolegji françeskan i Shkodrës, i cili i dha atij gjithçka të nevojshme për të krijuar modelin e papërsëritshëm At Zef Pllumi që shqiptarët njohin, atë model që sot ne nuk e dimë “kur do të kemi dhunti një tjetër të tillë”. Nga një copë fushë mes malesh, nga Bajza e Kastratit do të zbriste edhe Luk Kaçaj për në shkollën e etërve dhe falë zërit të tij do të bëhej pjesë e korit të At Filip Mazrekut, At Martin Gjokës e Prenkë Jakovës së bashku me ata emra që e themeluan muzikën shqiptare si Çesk Zadeja, Simon Gjoni, Tonin Harapi, Tish Daija etj. Mësuesit françeskanë, metaforikisht malin po e afronin me detin në një shkollë qytetase, e thënë kjo me gjuhën e Koliqit. Luk Kaçaj ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”. Muzika e varfër shqiptare duket e kishte të vështirë të kapërdinte këtë kafshatë të madhe. Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Kola Giaurov dhe rusi Sasha Vedernikov. Këta dy të fundit, miqtë e tij, u bënë të njohur në gjithë botën e muzikës, ndërsa ai merrte rrugën për në zonat e errëta të heshtjes dhe burgut. Malësor nga pamja, buzëqeshja e karakteri (malësor sipas asaj tipologjie që rilindja kombëtare e përdori për të rindërtuar identitetin kombëtar) ishte i kulturuar fort, më i talentuar nga të gjithë, qe pre e mirë për xhelozët dhe meskinët që politika e regjimit përdorte për të asgjësuar ata që nuk ishin derivate të saj. Ky produkt françeskan nuk do t’i ikte dot fatit që priste racën e tij, atë të mësuesve dhe shokëve të tij të shkollës shkodrane dhe mesa duket as nuk u përpoq!
Kadare na thotë që e pat kuptuar herët se ai ishte i largët për ambientin shqiptar të asaj kohe.

“E kam admiruar gjithmonë Luk Kaçajn, qysh se kam qenë student në Moskë. Atje për herë të parë kam dëgjuar zërin e tij. Ndërkaq kishte filluar të krijohej një legjendë në qytetin e madh. Kishte shumë admirues. Ai ishte jo vetëm këngëtar i madh i Shqipërisë, por i kishte të gjitha shanset për t’u bërë një nga këngëtaret më të mëdhenj të Europës. Por atij qysh herët iu prenë krahët dhe kjo ishte në logjikën e sistemit komunist të kohës. Kam patur fatin ta njoh personalisht gjatë xhirimit të një filmi, sipas një libri tim, kuptohej menjëherë që ishte i largët për botën e këtushme”.

Bashkëkohësit e tij tregojnë se kjo largësi theksohej sa herë interpretonte Don Bazilion te “Berberi i Seviljes” i Rosinit, Mbretin Rene në operën “Jolanda” të Çajkovskit, e shumë role të tjerë, sa herë fliste për artin, për gjuhët e reja dhe të vjetra, për politikën, për mësuesit e tij, duke filluar nga Fishta. Mënyra e tij e jetës, mospasja frikë në të folur e spikatën atë si një objektiv që duhej goditur në mënyrë spektakolare dhe arrestimi i tij u bë tek Akademia e Arteve para studentëve. Skena të ngjashme pat përdorur edhe Fashizmi me disa prej 13 profesorëve në Itali, që nuk pranuan të bënin betimin fashist. Në këtë mënyrë, sistemi bënte zgjidhjen e tij të qartë dhe jepte leksionin etik se cili model nuk duhej ndjekur. Kadare i jep këtij momenti vendin e një ngjarje të veçantë në botën kulturore shqiptare. “Arrestimi i tij në fillim të viteve ‘70 ishte një shenjë ogurzezë në Tiranë, shkaktoi një brengë shumë të madhe midis intelektualëve, shënoi pragun e një vale të re terrori. E mbaj mend në fillim si lajm të pabesueshëm dhe më pas si një tronditje të madhe. Duke goditur këtë talent tepër të madh, regjimi tregoi se nuk do të kishte mëshirë për asnjeri. Me trishtim kam konstatuar më vonë se, edhe pas rrëzimit të komunizmit, shoqëria është treguar e padrejtë me të dhe, kjo duhet të bëjë që ajo të ndihet në faj para kujtimit të tij. Shpërfillja për të ishte shpërfillje për majat e artit shqiptar”. Nëse dikush do të shohë marrëdhënien e “Majës së Artit” me historinë e tij dhe të vendit të tij, duhet të këqyrë me vëmendje portretin që i bëri menjëherë pas ndryshimeve të vitit 1990, mërgimtari i vjetër dhe piktori i pa moshë Lin Delija.

“Ajo që e bën dukurinë kulturore françeskane me shumë ndikim, ka të bëjë me faktin se ata shfaqen si një grup kulturor, i cili synon të shndërrohet në një sistem kulturor më vete brenda kulturës shqiptare” dhe vërtet, ndonëse vëmendjen më të madhe ia kushtuan letërsisë dhe albanologjisë, ata i tentuan të gjitha artet për ta bërë të vetëmjaftueshëm sistemin e tyre. Por ai që shkoi më larg ishte Lin Delija shkodran, qytetas. Jetoi në Itali në Antrodoko jo larg Romës (dhe u bë figura më e rëndësishme kulturore e këtij qyteti) dhe u shfaq së pari në Shqipëri veç në vitin 1994, në kopertinën e librit të mikut të tij At Zef Pllumi me “Plojën e të pafajve”. Që herët u bë pjesë e shkollave të klerit françeskan. Aty u takua dhe u lidh në miqësi të përjetshme me dy malësorët Pllumi e Kaçaj, duke i dhënë të drejtë Montanelit kur thoshte që Shkodra pa mallet—— dhe ato pa të, janë dy etnitete që e humbasin kuptimin. Siç merret me mend për të nuk u fol asnjëherë gjatë regjimit, ndonëse kishte qenë një ikanak pak i ndryshëm nga të tjerët. Nuk e la Shqipërinë për politikë, ndonëse me komunizmin nuk puqej, por në ndjekje të ëndrrave të artistit, të cilat në fillim e çuan në akademinë e Zagrebit, e më vonë në atë të arteve të bukura në Romë, me mecenat Ernest Koliqin. Pati fatin të ishte student i mjeshtrave të mëdhenj Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, por mbeti gjithmonë origjinal deri në telajon e fundit. Pikturoi shumë dhe kryemotiv pati vegullimet e Shqipnisë. “Në veprat e tij gjejmë xhamadanë, tirqe, musteqe alla shqiptare, veshje kombëtare, gjejmë subjekte shqiptare, ngjyra shqiptare, fytyra shqiptare - gjejmë mbi të gjitha trishtimin e një artisti pa atdhe”. Për të kuptuar më mirë se kush është Lin Delija, mjafton të themi se për të, sot në Itali ka dy muzeume me emrin e tij, një në Antrodoko e një tjetër në Ozimo afër Torinos. Vetë ai pat themeluar dy akademi arti, një me emrin “Gjergj Fishta” tjetrën “Karlo Cesi”. Sot veprat e tij gjenden të ekspozuara në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Galerinë komunale të Romës në Qendrën e studimeve të Artit modern në Breshia, në Galerinë e Artit modern në Palermo, në Muzeun e Shën Anes, në Kebek të Kanadasë, në Universitetin e Erlangen-it në Gjermani, në Passau po në këtë vend në New York, Detroit etj. Në Shqipëri njihet pak ose thuhet se njihet pak. Fama dhe vepra e tij u certifikua në shumë vende të botës, por akoma jo sa duhet në Shqipëri, në vendin e tij, të cilin e paraqiti kudo në botë me magjinë e ngjyrave të veta. Ai pat lënë amanet, që 30 piktura të tij t’i dhurohen Galerisë së Arteve të Shqipërisë, amanet që u mbajt e prapë pak kush e di që ato janë aty diku në një magazinë. Kur dikush pat guxuar të kritikonte Napoleonin në prani të De Golit, ai pa mëdyshje pat thënë që francezët nuk mund të bëjnë tregti me madhështinë. Ne nuk bëjmë tregti, por mbyllim sytë para saj. Nëse At Zef Pllumi ju imponua epokës sonë, ai pati një qëllim të qartë për t’i ofruar disa të vërteta dhe modele historike shoqërisë dhe jo për të rregulluar marrëdhënien e tij personale me asnjërën prej tyre. Për faktin që libri dhe komunikimi publik tërheqin më shumë vëmendje dhe se këto libra u shkruan pas vitit 1990, ai ia doli të përfillet aq sa të vërtetat e tij u bënë edhe të vërtetat tona. Nuk ndodhi kështu me Luk Kaçajn, që muzikën e tij e këndoi në vitet ‘50-‘60, apo me Lin Delinë që jetoi 50 vjet në emigracion, sepse hierarkia e vlerave në artet pamore dhe muzikore do të pësonte një modifikim thelbësor, aq sa shumëkujt nuk i shkon për shtat. Dhe rishikimi i saj është i nevojshëm për historinë e artit. Kjo dëshmon që shkolla e realizmit socialist nuk i ka ulur akoma qepenat.
Rikthimi i të treve në kulturën shqiptare, nuk është thjesht veç rregullim i një llogarie me kujtesën. Ai merr valencë vetëm nëse historia dhe vepra e tyre shikohen si nevojë për të kuptuar çfarë kemi humbur, e çfarë na duhet për sot e për nesër në planin etik, intelektual e artistik.
I kujtuam së bashku At Zef Pllumin, Luk Kaçajn dhe Lin Delinë, sepse njësia e qasjes është e njëjtë. “Është njësi etnike e kulturore-historike e rrjedhur nga njësia gjeografike”, por edhe për faktin se ishin bashkënxënës dhe miq, të cilët me veprën e tyre janë të fundit të shkollës françeskane që mbyllin “atë sistem kulturor më vete brenda kulturës shqiptare”, atë sistem të njohur si qarku kulturor katolik i veriut.

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:13AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 07 2009, 06:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Franc Ashiku, estetikë në propagandë

“E di cili ka qenë sekreti i Franc Ashikut? U fsheh pas formateve të vogla dhe temave në dukje të parëndësishme.” Këtë të fshehtë të artistit që gjithë jetës u mor me një medium sidomos të propagandës si pllakati, e thotë një ish- nxënës, Agron Mesi, koleg i tij më pas në sektorin e dekorit në Shkodër.

Yllka Lezo Merkure, 07 Janar 2009 09:37:00

Franc Ashiku nuk jeton më. Megjithatë është ndër të rrallët artistë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e “nxënësve”, të “rrethit estetik” të Shkodrës. Ja se si pllakatet e tij të realizuar si detyrë e përditshme në ndërmarrjen e dekorit në Shkodër, ruajnë ende vlerën e veprës së artit. Një ish- nxënës, Agron Mesi, tregon për krijimin në “fshehtësi” të Ashikut. Në galerinë Zeta deri më 20 janar

“E di cili ka qenë sekreti i Franc Ashikut? U fsheh pas formateve të vogla dhe temave në dukje të parëndësishme.” Këtë të fshehtë të artistit që gjithë jetës u mor me një medium sidomos të propagandës si pllakati, e thotë një ish- nxënës, Agron Mesi, koleg i tij më pas në sektorin e dekorit në Shkodër. Franc Ashiku nuk jeton më.

Megjithatë është ndër të rrallët artistë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e “nxënësve”, të “rrethit estetik” të Shkodrës, për një fakt që ka qenë thelbësor për një krijues nën regjimin komunist: ruajtja e balancave, se si propaganda të mos e mbyste artin. Mbase këtë kishin parasysh Zef Paci dhe Edi Hila kur morën përsipër me entusiazëm kujdesin për prezantimin e Ashikut (1924-1998) në një ekspozitë personale (pas vdekjes) që përmban 25 punë, pllakate dhe fare pak pikturë, të krijuara në harkun kohor 1958-1990.

Aty gjen thirrje për kursimin e energjisë, thirrje për ujitjen “si detyrë e ditës në bujqësi”, pastaj pllakate për gazetën e partisë “Zërin e Popullit”, përvjetorët e kongreseve të Partisë, përvjetorët e çlirimit, përvjetorët e folklorikut të Gjirokastrës, pllakate për “muejin e të rejave”, për javën e librit shqip, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Jo më pak vlerë ka pasur kontributi i tij në dizenjimin e pëlhurave apo kopertinave të librave. E pranishme pothuajse në të gjitha punët është ngjyra e kuqe të cilën e quante “e kuqe kardinale”.

Ashikut i ka ndenjur ngushtë kostumi i krijimit brenda temave të përcaktuara nga “lart” megjithatë ka qenë një pikë ku askush nuk mund të ndërhynte: forma. Një element që vihet re edhe në lojën e shkronjave në pllakatin e një ekspozite artikujsh.

Agroni, pedagog në Liceun Artistik, tregon në këtë intervistë për krijimin në “fshehtësi” të Ashikut, për ndikimin e pikturës dhe estetikës së tij të krijimit.

Si jeni takuar me Franc Ashikun?

Merrja pjesë në kurset e artit (pionerëve) që kanë qenë në vitet ‘70-‘80 në Shkodër, kur kam njohur për herë të parë piktorin Franc Ashiku. Nuk ishte drejtpërdrejt mësuesi im, por ishte i lidhur shumë me mësuesit e mi Ismail Lulani, Zamir Krasniqi dhe Angjelin Dodmarkaj. Gjithmonë kontaktet me mësuesit ishin takime edhe me Ashikun. Këta katër artistë kishin krijuar një komunitet ku përveç krijimtarisë cilësore që bënin mundoheshin edhe të emanciponin.

Që në atë kohë mbaj mend që ai ishte njohës shumë i mirë i artit. Të gjithë piktorët e asaj periudhe nuk kishin si t’i shpëtonin përmbajtjes, por me shumë zgjuarsi mundoheshin të mos bënin shumë kompromis për formën.

Bënin një pikturë e cila formalisht ishte shumë e emancipuar, moderne dhe po t’i heqësh temën, ato piktura mund të jenë bashkëkohore, që rrinë shumë mirë në atmosferën e viteve që janë krijuar, vitet ‘80. Një kompromis të tillë koshient dhe jokoshient bëri Franc Ashiku në pikturën e tij dhe në angazhimin e tij si dekorator, ilustrator, piktor dizajner etj.

Kemi shkëmbyer edhe libra për historinë e artit dhe ajo që më ka bërë përshtypje ishte se librat e Francit ishin shumë të vjetër, botime të hershme. Ai gjithmonë ka qenë në kontakt me atë çfarë ndodhte në artin botëror.

E komentonte punën tuaj?

Unë e mbaj mend si njeri tepër të tërhequr. Një fjalë ose një fjali e vetme që ai thoshte e pasqyronte gjithë atë bagazh të madh që kishte. Ajo frazë mbante me vete një kulturë të tërë. Nuk ishte shumë, por ajo që thoshte tregonte për një mendje që mendohej kur flet dhe brenda ruan shumë gjera.

Në këto pak fjalë çfarë fryme tregonte ai, kritike, optimiste, apo çfarë?

Karakteristikë e tij ka qenë fakti që nuk ishte kritizer. Në lidhje me aq sa e njoh unë ka qenë dashamirës dhe është prononcuar vetëm atëherë kur ka pasur dëshirëtë prononcohet për diçka që i ka pëlqyer ose që e ka emocionuar.

Ka ndikuar piktura e Ashikut në krijimtarinë tuaj?

Në atë kohë më kanë bërë përshtypje natyrat e qeta të Francit. Bënte disa me lule dimri. Mbaj mend që kur isha fëmijë më nguliteshin në kokë këto detaje dhe përpiqesha jo të imitoja por të ndërtoja edhe unë një subjekt të tillë. Përdorte disa qypa krejt të thjeshtë balte që shiteshin lirë në treg, i dekoronte, i lyente vetë. Ato shndërroheshin nga një objekt i rëndomtë artizanal i prodhuar kështu në tregun e lirë nga zanatçinjtë.

Mënyra sesi ai pikturonte më ka mbetur në mendje sepse nuk ishte një pikturë rrëfimtare por ishte një pikturë e çliruar. Në atë moshë unë nuk kisha aftësinë për të qenë i përsosur në përpunimin e gjërave dhe tek Franci gjeja atë që doja të bëja vetë, por të bërë në një mënyrë më të mirë.

Me një stil të çliruar, me një “naivitet”, sinqeritet, në kuptimin artistik të fjalës. Me një pikturë me motiv dhe pa motiv. Ai gjente motivin edhe në gjëra që ishin të thjeshta, jo me një kompozim deklamativ, të formuar si skemë. Kjo për sa i përket kohës kur po formohesha si artist. Tani nuk mund të them se kam ndikime direkte nga Franci.

Çfarë është ekspozuar dhe çfarë ka ngelur jashtë në atë kohë nga krijimtaria e Franc Ashikut?

Në ekspozitat që realizoheshin në atë kohë në Shkodër, 2-3 në vit, ai merrte pjesë me punë minore, ku “fshihej” pas formatit të vogël dhe temave të parëndësishme në dukje, që të bënte eksperimentet e tij formale. Punët e tij nuk lavdëroheshin asnjëherë nga organet kompetente, por as nuk kritikoheshin, pasi nuk binin në sy për sa i përket temës, kompozicionit dhe formatit. Një zgjuarsi, them sot, duke e konstatuar me ftohtësi. Ai kishte një intuitë dhe një logjikë mjaft të ndjerë.

Ju keni punuar për një kohë në dekorin e Shkodrës, të cilin në atë periudhë e drejtonte Franc Ashiku. Këto sektore përmenden si streha shpëtimi për piktorët profesionistë në atë kohë. Si ka qenë puna atje?

Në vitin 1982 më çuan të punoja në repartin e dekorit në Shkodër. Franci më ofron mundësinë për ta ndihmuar në disa bocete me të cilat po punonte. Ishin dy punë grafikat e të cilave i kishte marrë nga autorë të tjerë dhe që i ishte bërë një bashkim poshtë yllit.

Mbaj mend që kishte një lloj të kuqe që mund ta quaj “e kuqja e Francit”. Është një e kuqe e veçantë, jo e ndezur. Ai ndonjëherë kishte qejf ta quante e “kuqja kardinal”, pasi ngjason me të kuqen e kapuçëve të kardinalëve. Më pas më beson ekzekutimin e (mbase ky ka qenë momenti im me emocionues me Francin) skenës së festivalit të fëmijëve në Shkodër dhe pllakatin e lajmërimit të festivalit që do të vihej në qytet.

Cili është momenti më i veçantë që kujtoni?

Kur kam shkuar për herë të parë në shtëpinë e tij. Oborri ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i mbushur plot me lule dhe kishte një pus. Mënyra se si ishte lyer dukej që ishte vepër e Francit. Ishte i lyer me një ngjyrë rozë, shtyllat e hardhive gjithashtu ishin të lyer me rozë dhe te verdhë. Dukej që ai njeri edhe në rrugën e shtëpisë ka dashur të kishte impakte estetike.

Ndërsa studion e tij të punës e kishte në katin e parë. Në mendje më ka mbetur silueta e një pianoje të vjetër. Studioja ishte shumë e rregulluar. Një tavolinë punë shumë intime, vazo të dekoruara nga ai, mbaj mend një grafikë me germa të ngjitura. Ishte një ambient shumë estetik dhe shumë krijues për punën që bënte ai.

Ju keni organizuar një ekspozitë për të pak kohë para se të vdiste. Të parën personale për Franc Ashikun.

Ai kishte marrë pjesë më parë në ekspozita me punë të vogla, por që asnjëherë nuk ishin mirëpritur nga komisionet e asaj kohe. Asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë entusiazëm i madh nga ana e autoriteteve për të inkurajuar Francin të hapë një ekspozitë personale.

Ai ishte një piktor që punonte në “fshehtësi”, kishte një intuitë dhe logjikë që e fuste në strofullën e tij në të cilën punonte pa menduar se një ditë do t’i ekspozonte punët. Punët nuk ishin ekspozuar sepse nuk ishin bërë për tu ekspozuar. Ishin punë të karakterit të dobët, të realizuara me materiale krejt të rëndomta, përziente teknikat, nuk ishte klasik.

***********************************************************************************************************************************************

Gravura për Luigj Gurakuqin

Është bërë në vitin 1982. Agroni tregon se kjo gravurë është realizuar në kohën kur ai sapo kishte filluar punë në dekorin e qytetit të Shkodrës. Kur punonte për këtë grafikë, linogravurë të Luigj Gurakuqit, punonte me kaq kujdes për çdo element saqë detajetnë cep të gravurës i ka marrë nga shtëpia e tij karakteristike në Shkodër. Këto ornamente i ka gjetur të gdhendura në dru në shtëpi dhe i vizatoi. Nën mjekrën e Gurakuqit shkruhen vargjet e Nolit: Syrgjyn gjallë e/ syrgjyn vdekur/ ky vigan liberator.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:19AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 15 2009, 07:13AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Skenës së TK prej 16 vjetësh i mungon njeriu me potencë të veçantë interpretuese

Ndrek Luca, artisti që gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar

Pamja "vrastare" dhe e ndërtuar në mijëra forma shprehëse, tendencioziteti artistik i shikimit dhe fuqia e plotë emocionuese e interpretimit, mishërojnë prezencën artistike dhe ndikuese të aktorit shumë të njohur Ndrek Luca. Artist i Popullit, ndër më të mëdhenjtë e skenës shqiptare, ai që i dha trajtë "negativitetit karakterial" dhe që pasuroi karakteret e skenës dhe kinemasë shqiptare, u shqua për mjeshtri të veçantë artistike në interpretim.

I lindur në vitin 1924 ne Shkoder, gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar si aktor profesionist, ndërkohë që është interpretuesi i rreth 30 roleve të suksesshme në kinematografi.

Aktori që ka interpretuar vetëm role kryesore, njeriu me potencë të veçantë interpretuese, e nisi karrierën e tij artistike me një rol shumë të suksesshëm në filmin "Detyrë e posaçme". Janë një galeri e tërë karakteresh, të cilët kanë folur në gjuhën e Lucës, duke shpirtëzuar në kohë të ndryshme talentin dhe predispozicionin e tij për të bërë art në gjuhën e tij, pa kufij kohorë dhe hapësinorë. Kështu ai do të gjente hapësira për të ndërtuar mjaft figura me fleksibilitetin e vet, herë ironik e herë tinzar, po aq sa dhe misterioz, dashakeq, i pabesë, i çuditshëm, por ndonjëherë dhe bujar. Do ta niste karrierën kinematografike me Tomorrin dhe do të vazhdonte me Priftin, Jonuz Brungen, Kapter Rahmiun, Komandantin, Përgjegjësin e njësitit, Gjinin, Xha Kasemin, Pjetër Mustakuqin, Hasanin, oficerin ballist, gjeneral Pinocetin, Llano Shllapin, Selimin, Vaten, Metin, Ndrion, Gjergjin, Dem Marecin, zotin Filip, Shpendin, Cen Vrapin, Qazimin, Vuhan Pashën, etj. Në larminë e roleve, të cilat ai ka luajtur, u nderua me Medalion, në rolin e Gani Herrit në filmin artistik "Rrugicat që kërkonin diell" në vitin 1975 dhe në rolin e zejtarit në filmin "Flaka e maleve" realizuar në vitin 1982. Vlerësuar nga kolegët si aktor i përmasave botërore, ai realizoi me lojën e tij mjaft filma artistikë si: "Komisari i dritës", "Oshëtimë në bregdet", "Duel i heshtur", "Prita", "Njësiti gueril", "Plagë të vjetra", "Gjurma", Operacioni zjarr", "Shpërthimi", "Shtigje lufte", "Në fillim të verës", "Pylli i lirisë", "Tinguj lufte", "Nga mezi i errësirës", "Udha e shkronjave", "Mysafiri", Nusja", "Një natë pa dritë", "Qortimet e vjeshtës", Fundi i një gjakmarrje", "Lundrimi i parë", "Balada e Kurbinit" etj. Ndrek Luca, aktori që nisi të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 dhe që krijoi shumë shpejt figurën e tij origjinale, brenda së cilës u vendosën tendencat për të kapërcyer format e përcaktuara të artit interpretativ, mbylli sytë në 13 janar të vitit 1993, në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas jehonën e zërit të tij në dhjetëra filmime.

Marre prej RD Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:15AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 20 2009, 05:44AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Librat e françeskanëve Endrra e At Zef Pllumit, që u bë realitet

» Dërguar më: 19/01/2009 - 10:32

Admirina Peçi

Ishin lënë në harresë me vetëdije të plotë. Ishin dhunuar, djegur, e grisur. Librat e fretëve françeskanë, si çdo gjë tjetër që i përkiste klerit, ishin të ndaluar në vitet e diktaturës në Shqipëri. Thuajse një gjysmë shekulli askush nuk mund të gjente nëpër librari veprat e At Anton Harapit, të Padër Gjergj Fishtës, të At Bernardin Palajt, të At Shtjefën Gjeçovit… Fatlumët e vetëm ishin ata që kishin trashëguar dhe ruanin në bibliotekat e tyre me fanatizëm e në fshehtësi ndonjë botim të rrallë të viteve '30-'40.

Pas rënies së komunizmit, kur u pa e nevojshme të rivlerësohej ajo krijimtari e lënë në harresë, një françeskan që i kishte mbijetuar terrorit komunist, vendosi t'i risjellë këto vepra të rralla në duart e lexuesve. Ai ishte At Zef Pllumi. Ëndrra e tij ishte që këto thesare të kulturës të riktheheshin në vendin që u takonte.

Fillimisht mendoi të rinxirrte revistën "Hylli i Dritës", pas një ndërprerjeje 50- vjeçare. E mandej botimin e disa librave të shkrimtarëve françeskanë… E ndërsa "Hylli i Dritës" iu rikthye lexuesve, idetë e tij për botimin e autorëve françeskanë gjetën zbatim shumë vite më vonë. Në vitin 2005, me këmbënguljen e tij nisi një projekt i madh për botimin e rreth 100 veprave si një kolanë e shkrimtarëve françeskanë. Tashmë padër Zefi nuk jeton më, por ëndrra e tij vijon të ecë në të njëjtën hulli. Në bibliotekën e françeskanëve në Shkodër takojmë At Viktor Demajn, i cili na flet më shumë për këtë kolanë madhështore, që tashmë është plotësuar me mbi 30 vepra të botuara të autorëve françeskanë.

Janë disa libra të vyer, që kanë rënë në duart e lexuesve këto 5 vitet e fundit në logon e botimeve françeskane, libra që u kishin munguar bibliotekave tona për më shumë se gjysmë shekulli.

Si dolën në dritë këto vepra të rralla?

Provinca Françeskane Shqiptare në këto vitet e fundit filloi një projekt të madh për nxjerrjen në dritë të gjithë veprave të shkrimtarëve françeskanë. Këtë projekt mund ta quajmë edhe si një rilindje të kulturës shqiptare dhe françeskane në Shqipëri. Të gjitha këto vepra që janë në themel të kulturës shqiptare ishin anatemuar për gati një gjysmë shekulli nga regjimi komunist. Duke i botuar për herë të parë ose edhe ribotuar këto vepra lexuesi mund të njihet me zhvillimin e letërsisë, gjuhësisë, historisë, arkeologjisë, etnografisë dhe folklorit shqiptar.

Krijimtaria e klerit përgjatë shekujve asht mjaft e dendur, dhe sidomos ajo e Françeskanëve. Ishte binomi Fe e Atdhe që i shtyni të ndërmerrnin nisma të mëdha për rimëkëmbje shpirtërore dhe kulturore të popullit shqiptar, e kjo jo me pak sakrifica. Burrat me zhgun, konop dhe sandale në misionin e tyne i kishin vu qëllim vetes të shpallnin dashurinë e Zotit si dhe të përhapnin kulturën që asht në themel të progresit dhe të rilindjes kombëtare të një kombi si formimin e inteligjencën e saj. Këto dy parime ishin të shejta për bijt e varfanjakut të Asizit.

Sa tituj librash keni hedhur në libra nën logon e françeskanëve?

Këtë visar të çmueshëm që kanë krijuar gjatë shekujve dhe që ka arritur kulmin në vitet '30 të shekullit XX e deri sot, duam ta bajmë të ditun para opinionin publik shqiptar me botimet aktuale të shtëpisë botuese françeskane në bashkëpunim me bibliotekën Françeskane "At Gjergj Fishta" në Shkodër. Tashmë kemi hedhur nëpër librari më shumë se 30 botime dhe ky projekt do të përfshijë më shumë se 100 tituj: ribotime si dhe dorëshkrime të pabotuara më parë.
Gjatë viteve të diktaturës gjithçka që lidhej me fenë ishte e ndaluar e në këtë "dënim" u përfshinë edhe shumë autorë të rëndësishëm.

Çfarë ndodhi me fretnit françeskanë dhe librat e tyre?

Mbas vendosjes së regjimit komunist në Shqipni u ndërpre në mënyrë të dhunshme shkolla françeskane, që pati kulmin e saj në vitet '30-të, të shekullit të kaluar. Ato pak fretën që patën mbetë gjallë prej rrebeshit komunist e vazhduan punën e tyre në heshtje dhe me sakrifica të mëdha në shërbim të kombit. Ndër këta fretën mund të përmendim: At Justin Rrotën, At Benedikt Demën, At Donat Kurtin, At Marjan Prelën,etj. Në mërgim kemi tre kolosë të tjerë: At Jak Marlekaj, At Daniel Gjeçaj, At Paulin Margjokaj. E gjithë kjo trashëgimi kulturore ishte pothuajse e panjohue për shqiptarët. Në mërgim këtë trashëgimi e banë të njohun At Marlekaj, At Danieli e At Paulini me botimet e shkrimet e tyre. Duhet theksuar se në vitin 1958 u botua e plotë për herë të dytë "Lahuta e Malcis" nga At Daniel Gjeçaj. Po ashtu gjatë këtyre viteve u botuan edhe disa vepra të tjera të Françeskanëve.

Ndërkohë në Shqipëri, pas ndërrimit të sistemeve gjithçka u bë më e lehtë, sidomos në fushën e lirisë së botimeve…

Mbasi ra komunizmi u pa e nevojshme që të rivlerësohej ajo krijimtari e lënë në harresë me vetëdije nga diktatura komuniste. Në këto momente delikate për zhvillimin kulturor u gjet një tjetër françeskan që i kishte mbijetuar terrorit komunist. Ky ishte At Zef Pllumi. Dëshira e At Zefit ishte për rishikimin e historisë dhe për ta vënë atë në vendin e duhur. Me shpirtin misionar shumë shekullor të Françeskanëve ai iu fut punës, për të rinxjerrë revistën "Hylli i Dritës", pas një ndërprerje 50 vjeçare, si dhe botimin e disa librave të shkrimtarëve françeskanë. Shumë herë gjatë bisedave më të e përsëriste idenë se duhen botuar të gjitha veprat dhe dorëshkrimet e Françeskanëve për të plotësuar mozaikun e plotë të kulturës shqiptare. Kjo ide e tij nuk mbeti një ëndërr në sirtar, por u bë realitet. Në vitin 2005 së bashku me Provincialin e asaj kohe Át Ndue Gashi filloi botimin e kolanës së shkrimtarëve françeskanë.

Në librat që tashmë kanë parë dritën e botimit vihet re se është ruajtur gjuha origjinale, pra janë botuar në koinenë gege. Ishte ky një qëllim në vetvete?
Gjatë botimit e pamë të arsyeshme që të mos ndërhyhet në tekset origjinale të shkrimtarëve. Kjo, sepse vetëm autori mundet të ndryshojë shkrimet e veta. Pra, botimet e veprave të Fishtës, të Harapit, Kurtit, Palajt, Demës, etj janë botime anastatike ose të rishkruara por duke i qëndruar besnik origjinalit. Fatëkeqsisht në kohën tonë po hasim në një fenomen të shemtuar të botimeve: ndryshimin e veprave të autorit, me pretekstin se nuk kuptohen nga publiku. Kjo logjikë që perdoret sot bën që autori të humbë origjinalitetin e vet te lexuesi. I takon shtetit me ligjet i tij, që ti mbroj këta shkrimtarë nga masakrimet, që po ju bëhen veprave të tyre, si dhe të ruajë të drejtën e autorit, që në rastin e shkrimtarëve Françeskanë i përket Provincës Françeskane Shqiptare.

Si është quajtur kolana dhe cilat janë autorët që përfshihen në të?

Kolanën e kemi pagëzuar: "Biblioteka Françeskane 'ÁT GJERGJ FISHTA' Kolana e shkrimtarëve Françeskan". Në këtë kolanë kemi përfshirë veprën e Fra Palit të Hasit, Fra Francesco Maria da Leçe i vitit 1700, Fra Francesco M. Rossi-it, P. Tom Marcozzi, Át Leonard de Martino-s, Pater Gjergj Fishtës, Át Shtjefen Gjeçovit, Át Pashko Bardhit, Át Pal Dodajt, Át Marin Sirdanit, Át Vinçenc Prendushit, Át Anton Harapit, Át Ambroz Marlaskajt, Át Justin Rrotës, kompozimet muzikore të Át Martin Gjokës, verpën e Át Bernardin Palajt, Át Donat Kurtit, Át Antonin Fishtës, Át Benedikt Demës, Át Gjon Shllakut, Át Jakob Marlekajt, Át Paulin Margjokajt, Át Viktor Volajt, Át Danjel Gjeçajt dhe Át Vinko Malajt.

Duhet theksuar se në botimet françeskane, por jo në projektin e Shkrimtarëve françeskanë kemi botua edhe libra të tjerë si "Të ndodhunat e Shqypnís prej nji Gege që e don vendin e vet", e Thallòczy, Lodwig, botim i vitit 2008 dhe "Albania 1897-1909 Bibliografi Kronologjike" e Willy Kamsit, gjithashtu botim i vitit 2008.

Si do të vijojë ky projekt?

Së shpejti do të nxjerrim botimin kritik të "Fjalorit të Bardhit" të pregaditun nga studiuesi Prof. Dr. Bardhyl Demiraj. Por ky projekt i Provincës Françeskane Shqiptare do të vazhdojë me botimin e disa veprave të tjera, me qëllim që të nxjerrim në dritë kontributin e madh që Françeskanët shqiptar i kanë dhanë atdheut të tyre.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:18AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 08 2009, 04:26AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
ME AT ZEF PLLUMIN NË MES TONË (II)

08-02-2009 / Aurel Plasari

(vijon nga nr. i kaluar)

Gjithkush që mund të befasohen prej interpretimesh të këtilla do të duhet të mbajë në sy se ka të bëjë me një dishepull të Shën Françeskut të Asizit. “Urdhni Françeskan asht nji organizatë e Kishës Katolike botnore themelue në shek. XII prej Shën Françeskut të Asizit (Itali) me moton e vet “Pax et Bonum” (Paqe dhe Mirësi), n’ato kohë t’errta të Mesjetës ma të turbulluemet për Europën, - ka pasur kujdesin t’i bëjë me dije lexuesit e çmësuar qysh në intervistën e tij të parë më 1992. - Urdhni Françeskan pruni nji vizion të ri të jetës, të ndryshëm e të kundërt me atë të kalorsisë bujare, fisnike që pështetej në feudet e pasuna e në forcën brutale. Françesku vetë ishte poet, i pari shkrimtar i gjuhës italiane, që me “Kangën e natyrës” diti t’i japë një drejtim të ri njerëzimit kah Drita, kah Paqja e Dashunija. Ky drejtim nuk u pështet në forcën e sundimtarëve feudalë dhe kalorësve luftarakë, por në popullin e vogël fukara dhe themeluesi i emnoi pasuesat e vet si “Urdhni i Vllazënve të Vogjël”...” Dhe ka shtuar, duke folur po për Radion e Vatikanit: “Urdhni i themeluem prej Sh’Françeskut, me idé thellësisht popullore, gjindet kudo në botë. Urdhni ka si idé kryesore vorfninë, tue zhdukë kështu ate që sot kishte me kenë pasioni themelor: dishirin për pasuní. Ideja e pasunisë zhduket”.

Në kuvendimet e shumta me të, përgjatë gati 15 vjetësh bashkëpunimi, e kam dëgjuar me dhjetëra herë të ngulmonte në doktrinën e Shën Françeskut të Asizit: duke surbur kafetë ose duke gjerbur rakitë, duke udhëtuar së toku nëpër Shqipëri, – Shqipërinë ai e shkelte për së gjeri e për së gjati, – në tryezat e sillave të dy kokë-më-kokë ose me miq, përfshi edhe ndërkohët e gjata kur, për nevoja të bashkëpunimit, më është dashur të banoja në Hospicin françeskan të Tiranës, ku rrinim e kuvendonim me orë të tëra dhe ku ulesha në tryezë me të tri herë ditën në oraret e tij përpikërisht të rregullta. Kishte gati-gati një keqardhje për ata – ndër “ata” isha edhe unë – që nuk njihnin së paku veprën letrare të Shenjtit të Asizit: “I fioretti” ishin për të “libri më i bukur në botë”. Në përmbledhjen e këtushme të bisedave do të gjeni që ai t’u thotë bashkëbisedueseve Asllani dhe Shehri se libri më i bukur në botë ishte për të “Don Kishoti”. Ndoshta ka dashur t’i përmbahej laicitetit të historisë së letërsisë në bashkëbisedim me dy mësimdhënëse universitare të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë. (Apo mos vallë agnosticitetit të tyre?) Gjithsesi ja ku ju bëj bé që me “Lulet e vogla” të Shën Françeskut ai nuk vinte vepër tjetër të letërsisë!

Qemë në tryezë, në sofragjerinë më se të thjeshtë të Hospicit, së toku me një mik të tijin të vyer, Imzot Robert Ashtën, të cilin e vlerësonte si prelatin më të ditur e “ma dêjë për lavd” mes klerit të gjallë katolik shqiptar. Unë vetë, sa herë e shihja, isha i bindur që pikërisht atë sqimë hijerëndë duhej të kishte pasur Imzot Mjedja i Valixhes së Quaronit, që i lëshonte ekskomunikimin shtetit shqiptar, dhe se ai që e thërrisja “Monsignor Robert” do ta meritonte Dhomën e Lordëve, ndryshe nga Imzot Mjedja që kishte merituar shumë-shumë postin e regjentit të Shqipërisë... At Zefi sapo ishte kthyer nga Padova, ku vente thuajse përvit për të takuar studentët që kishte dërguar vetë në universitetin e atjeshëm, dhe më kishte prurë dhuratë: çfarë? Një botim të “Luleve të vogla” të vitit 1926. Si “atit”, ashtu “imzotit” ai libërth dukej t’u kujtonte të ritë e tyre. “Edhe komunizmi është një nga lulet më të mrekullueshme të historisë...”: i ngacmova me thënien e Romain Rollandit. Ndërsa Imzot Ashta bëri kryq duke u lëshuar në shpinëzën e karriges, At Zefi nënqeshi me nënqeshjen gjithë zemërbutësi, që ishte privilegj i tiji. “Po familja a nuk është institucion komunist?”, pyeta atëherë me tërë mend. Të dy kishin përgjigje të ndryshme.

“Po urdhrat e mëdha monastikë, benediktinët, domenikanët, françeskanët dhe gjithë të tjerët a nuk kanë dhënë shembullin e një ‘komunizmi vëllazëror’?”

Komunizmi si koncept i kulluar nuk është kundër natyrës njerëzore: ky ishte mendimi i At Zef Pllumit. Prirjen komuniste në vetvete ai e përkufizonte si një prej shprehjeve hyjnore të natyrës njerëzore, për sa kohë njeriu është i aftë për “shpirt sakrifice”. Tani shoh që në intervistën e tij të fundit, duke biseduar për marrëdhëniet mashkull-femër, t’ia ketë besuar gazetares njërën nga të fshehtat: “Kur femra apo mashkulli lidhen, e kanë dorëzuar lirinë. Po duhet ta dorëzosh lirinë, se kjo është jeta...”. Për dishepullin e Shën Françeskut çdo sistem i kulluar “komunist” – si familja edhe urdhrat monastikë – ishte sistem “dorëhjekjesh”, nëpërmjet të cilit individi flijon lirinë e vet dhe të mirat e veta për të mbërritur një ideal të bukur, për të realizuar një pasion fisnik: dashurinë për atin dhe nënën, dashurinë për të afërmin, dashurinë për Zotin, “prej këndej edhe dashunija për Atdhé e binomi ‘Fé-Atdhé’, që don me thânë me punue për Zotin e për popullin”, ide që do ta ndeshni edhe këtu, në bisedimet e tij me gazetarët. Vetë sikur e shoh, me nënqeshjen që thashë, duke më pyetur: “Tash, djalë, a mos po doni me m’qitë edhe komunist?”

“Këte lloj komunizmit fisnik, për Fé e Atdhé, unë e kam njohë e ushtrue qysh në moshë 5-vjeçare”: më është ngulitur kjo thënie e tij e asaj mbasdarke, ndërsa zjarri brambullonte në sobë dhe, si qemë ngritur nga buka, hiqnim verë me aromë beharnash nëpër gotat me fron të lartë, si të qëmotshmet, në dhomën e ngrënies që një herë e një kohë, gjatë qëndrimit të parë në Tiranë, kishte qenë e një tjetër dishepulli të Shën Françeskut, At Anton Harapit. Tregoi mbaskëtaj edhe diç tjetër, që atëherë nuk ma nxinte mendja... Të fshehtën që ai ishte ushtruar duke mbajtur në të ritë e vet edhe “çelnicën” – kështu e quanin pengojcën seksuale – shoh tani i befasuar që në pleqërinë e fundit t’ia ketë besuar këtë, në bisedë e sipër, edhe gazetarit Ben Andoni.

Për kureshtjen e lexuesve do të më pëlqente të tregoj këtu se përmbledhja e Shën Françeskut që Frati sapo më kishte dhuruar dhe që tani kur shkruaj e kam përpara, I Fioretti di Sancto Francesco. Codice di Amaretto Mannelli 1396, Foglino 1923 (Argentieri), e blerë në ndonjë antikuar – me siguri fort të shtrenjtë – të Padovës, mbetet një nga botimet më të çmueshme që më ka zënë syri e më ka prekur dora: në 4º, me këllëf mëndafshi ngjyrë vjollce të errët dhe stolisje të pranuara, i lidhur në lëkurë të rrahur, 320 fq. + 6 jashtë teksti, me ilustrime të shumta që paraqesin ngjarje të ndryshme nga jeta e Shën Françeskut. Fletët jashtë teksti me larime floreale. Larime të njëjta janë përdorur edhe si koka teksti, kryeshkronja dhe fundrreshta. Shkronja të praruara në shpinë. Tokëz mbyllëse gjithashtu e praruar. Disi i dëmtuar vetëm për cepash. Ai dashnor librash që ishte At Zef Pllumi më sqaroi aty për aty se ishte fjala për një botim mirëfilli bibliofilik: prej vetëm 1000 ekzemplarësh të numërtuar, tani fort të rrallë. Dhe i qeshte nuri. Të gjitha matricat që qenë përdorur për shtypjen e tij mbas ekzemplarit të 1000-të ishin asgjësuar. Imi kishte vërtet një numër: “835”.

“Po djalë, - ndërhyri atëherë hijerëndë Imzot Ashta, - por asht shkencërisht qesharake me andrrue e me e përmbysë fuqinë e egër të kapitalit me idetë e kontit Karl Marx”. Vetë At Zefi do t’i thotë vite më vonë Fevziut në studio:

“Lufta s’ka mbarue sot, as ka me mbarue kurrë deri në fund të shekujve. Pse feja ban punën e vet, edhe bota ban punën e vet. Ti mos mendo që asht i vetmi armik komunizmi. Sot në kapitalizëm kanë zot dollarin. Lufta nuk kryen, por ideali jone asht nji ky...”. Për të gara e egër për pasurim mund të bjerrej vetëm kur të vinte dita që popujt të tmerroheshin prej lukseve të tepruara, shkapërderdhjeve, dëfrimeve pa caqe, veseve, që gara e egër përhap. “Urdhni ka si idé kryesore vorfninë, tue zhdukë kështu ate që sot kishte me kenë pasioni themelor: dishirin për pasuní, - e gjeni të stërpërsëritur në bisedat e tij. - Ideja e pasunisë zhduket. Vendin e saj e xên ndjenja mâ fisnike që ka njoftë ndonjiherë njeriu: dashunija. Dashunija për Zotin në radhë të parë. E kur të kesh dashuni për Zotin, do të kesh edhe për të gjitha kreatyrët tjera, pa dallim. Si je mësue me dashtë Zotin, nisë e ndien dashuni edhe për lule, për shpend, për shtasë... e aq mâ tepër për njeriun. Kjo âsht karakteristika kryesore e françeskanizmit në botë”. Vizionin e tij nuk ka pasë ngurruar ta shqiptojë shkoqur qysh në të parën e intervistave: “Ata njerëz, edhe burra shteti në kjofshin, që mendojnë se ekonomija e pasunija janë nderi, lavdija, shpëtimi, e mira e kombit, padyshim ata kanë hy në rrugë qorre dhe popullin tonë do ta çojnë në greminë”.

Le të kujtojmë edhe se si për vete i kaloi motet e fundit të jetës kryekëput ndryshe prej “atyre njerëzve”, sikurse e gjeti gazetarja që i mori intervistën e fundit më 2007: “Strehëza e tij kishtare në Shkodër i ngjan dhomës së një murgu: një shtrat me kryqin afër, dy karrige, një tavolinë e ngopur me libra dhe një sobë e vogël me dru, mbi të cilën përkulet me duart e zgjatura at Zef Pllumi. I vetmi detaj që e prish përfytyrimin e një kleriku mesjetar është celulari në qafën e françeskanit, që sikur i ka zënë vendin kryqit...”.

Kur ishte fjala për ide revolucionare, vetëm një palë mund ishin të tilla për ideologjinë e At Zef Pllumit: idetë e Shën Françeskut. Dhe, nëse do të flitej për revolucione, vetëm një revolucion do të ishte për të i vërtetë e i dobishëm: ai i dishepujve të Shën Françeskut. A e dinë këtë, vallë, zotërinjtë e rëndë dhe zonjat e rënda që venin në kishat ku ai meshonte dhe që – vë bast për këtë – vijojnë në venë edhe sot për të bërë sehir meshat që çojnë të tjerë etër françeskanë? Nuk di ç’të them. Vetëm mund t’i qetësoj duke i siguruar se një lëvizje asketike masash, që mund t’ia bjerrte hovin garës për pasurim, është ende fort larg. Përse? “Ne jemë nji popull që kemë kalue nji diktaturë shumë të vështirë, - na thotë në bisedat e veta Frati ynë. - Por, para kësaj diktature, përveç nji periudhe shumë të shkurtë lirie, kemë kalue nji robni 500-vjeçare. Në këte mënyrë, ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet. Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem...”. Pikërisht kështu: “Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem”!

Brenda katër skajeve kardinale ku lëviz e zhvillohet ideologjia e tij – dashuria përkundrejt dhunës dhe liria përkundrejt tiranisë – ajo mund të përfytyrohet tanimë në qark të mbyllur. Mungesa e pranisë së ideologut nuk e cenon për ne të mbyllurit e këtij qarku. Përkundrazi: shqiptarët, që prej gati një shekulli japin e marrin me themelet e ngrehinës së tyre të quajtur “Shqipëri” për ta rehabilituar atë, kanë nevojë të ndihen të mbështetur e të përçuar nga prania e padukshme e “të vdekurve”. Të njëjtën nevojë kanë provuar të gjitha breznitë, sado më të druajtura, të së kaluarës. “Njerëzit e mëdhenj janë shenjtorët laikë të kohës sonë”: ndërsa diskutonim për kultin e njerëzve të mëdhenj, e kam pas rrahur disa herë me Fratin këtë maksimë të Ernest Renanit. (Le ta them këtu që ai e donte Renanin, madje edhe kryeveprën e tij “La vie de Jesus”, ndonëse Vatikani e ka mbajtur dhe vijon ta mbajë këtë “në indeks”. Me ëndje të madhe përsëriste një tjetër maksimë të tijën, pikërisht nga “Jeta e Jezuit”: “Njerëzit më të mëdhenj të një kombi janë ata që ai i dënon me vdekje”; dhe dëftonte veten, duke bërë buzën në gaz gjithë shpoti: “Ja tek m’keni mue... nuk m’dënuen me dekë... a po merrni vesht?”) Më duhet të them edhe se nuk e pranonte Spencerin që vinte në lojë teorinë e “njeriut të madh” duke e quajtur më fort “teori dëfrimi” se “teori mësimi”.

Kulti për njerëzit e mëdhenj funksionon, simbas Renanit, si ligj i përjetshëm i shoqërisë njerëzore: asnjë brezni nuk mund t’i ikë atij, me gjithë ambicien për ta bërë botën nga e para. Është si një show i ri i pagëzimit të vjetër të të gjallëve me të vdekurit, pa të cilin kurrfarë shoqërie e qytetëruar nuk ka se si të ekzistojë. Në epokat e luftërave është fjala për një kryekomandant të madh; në epokat artistike për një poet të madhe ose një piktor të madh; në përmbysjet revolucionare për një lider të madh; në evolucionet e mendimit për një mendimtar që sfidon bashkëkohësit me mendimin e tij dhe ka sharmin t’i bëjë ata për vete. Në kultin modern të njerëzve të mëdhenj, ndoshta, vetëm forma dhe objekti janë të rinj, gjithçka tjetër është po aq e lashtë sa vetë shoqëria njerëzore. Në vend të “shenjtërisë” – me rrangullinat e saj, d.m.th. virtytet e saj – shoqëria moderne ka vënë si objekt përnderimi gjeninë ose, më thjesht, inteligjencën. Vetë njerëzit e mëdhenj në botën moderne janë të tillë, para së gjithash, për nga inteligjenca.

Por qëllon edhe ndonjë syresh që do ta meritonte të admirohej dyfish: sa për fuqinë e mendjes aq edhe për fismërinë e karakterit. Modeli që At Zef Pllumi na ka ofruar – jo vetëm të gjithëve ne që na qëlloi fati ta njihnim për së gjalli, por edhe atyre të cilëve do t’u mbetet t’ia lexojnë mendimin – konfirmon, nga njëra anë, faktin se me kultin modern të njerëzve të mëdhenj inteligjenca rezulton vërtet objekti më i lartë i vlerësimit, por dëshmon nga ana tjetër se, e trashëguar prej së lashti model mbas modeli, fismëria e karakterit nuk u zhbë te njerëz si ai. Madje ndonjëherë doli më përpara. Të gjithë që, siç thashë, na qëlloi fati ta njihnim “në mish e në eshtra” provuam se dhurata si ajo e “Luleve” të Shën Françeskut nuk qenë asgjë para dhuratës së tij më të vyer: mirësisë. “Mirësi të pafund”, e cilëson njëri prej gazetarëve. Atë gjë të mrekullueshme që është mirësia ai ua dhuronte të gjithëve, pa dallim. Edhe nuk mendoj se ishte fjala thjesht e vetëm për atë “Pax et Bonum” të Shenjtit të Asizit. Mua vetë m’u pat dashur njohja me të që të kuptoj se gjithë sa quhet kulturë, dije, talent, madje edhe gjeni nuk shërbejnë për gjë nëse mungon mirësia. Si dhe që të fantazoj se sa i lumtur do të ishte ai vend ku njerëzit i dhurojnë njëri-tjetrit mirësi.
Mirëpo, pikërisht ndërsa shkruhet për këtë, një dyshim qet krye: a mund të jetë një shembull si i tiji model për masat? Për njerëzinë e rëndomtë?

Virtyti, deri diku, është një gjë që imitohet, një gjë gati-gati ngjitëse në kuptimin infektiv: shenjtorët po, ata janë imituar dhe mund të imitohen. Një koprrac, të cilit i fanitet përpara Shën Françesku si model shenjtërie, mund të ndërgjegjësohet, të qortojë diçka nga vesi i vet duke u bërë disi “më i mirë”. Ndërsa inteligjenca – medet! – nuk është ngjitëse. Telashe të mëdha mund shkaktohen atëherë prej inteligjencës si model. Sa njerëz në këtë botë, duke lexuar njeriun e madh, i ka gënjyer mendja për veten e vet! Sa ambicie të dështuara kanë gjetur belanë nga shembulli i kuptuar keq i njerëzve të mëdhenj! Është fat i mirë kur, siç e thashë, nuk je klerik. Nuk je, madje, as françeskan... Atëherë e ke më të lehtë ta kuptosh se te njerëzit e mëdhenj si Frati ynë ne nuk admirojmë vetëm ata dhe modelin e tyre. Admirojmë edhe “veten”. D.m.th. admirojmë vendin tonë. Admirojmë fuqinë e mendjes e të shpirtit të grupimit qytetërimor të cilit i përkasim. Admirojmë fuqinë e asaj mendjeje dhe të atij shpirti që, së paku prej Rilindjes sonë kombëtare e këndej, janë bërë të vetëdijshëm, pra të dijshëm për veten. Vërejeni në intervistën për radion “Zëri i Amerikës” se sa i vetëdijshëm ishte At Zef Pllumi për këtë realitet që e ndërlidhte atë me paraardhësit: “Në shekullin e kaluem (XIX) Zoti i ka pasë falë dhantí Shqipnisë nji grup kësi njerëzish: ata që na sot i quejmë ‘rilindas’. Ishin të gjithë njerëz të mëdhaj, të cilët rrallë i kishte edhe Europa. Në daç për nga kultura, në daç për nga mendja e tyne e zgjuet dhe aftësia e tyne e veprimit...”.

Këta “njerëz të mëdhaj”, simbas tij, ia dërgon një populli Zoti. (Këtu nuk ka nevojë për sqarimin që ai besonte në Zot.) Nëse atë vetë, Fratin e ideologjisë së dashurisë përkundrejt dhunës dhe të lirisë përkundrejt tiranisë, e pati sjellë apo jo Zoti, mund të ngurrojmë ta themi. Por, edhe pa qenë klerikë, nuk mund të mos pranojmë se do të na lypset të presim për të parë se edhe sa kohë do të duhet derisa të na bëhet “dhantí” një tjetër i tillë.


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:25AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 09 2009, 10:52AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"besa" e shqiptarëve kjo është

Norman H. Greshman:

Ata që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Arjola Hekurani

Petraq Xhimitkiu është trashëgimtar i Xhimtkiut, fotografit të njohur beratas. Ai vazhdon të ecë në të njëjtat gjurmë e të ndjekë fotografinë, si pjesë e trashëgimisë së familjes së tij. Por sot, nuk flitet për Petraqin një prej trashëgimtarëve të artit të fotografisë, edhe pse fotografia, këtu mban vendin e nderit. Kësaj here, ai ndodhet në anën tjetër të aparatit, është i fotografuari. Është pjesë e fotoreportazhit të fotografit amerikan Norman H. Greshman. Dëshmitar, rrëfimtar... Njësoj si shumë të tjerë, Xhimtkiu sjell historinë e familjes së tij, kujton pse dhe si kjo familje pranoi të mbante në gjirin e saj, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë. "Ata visheshin si shqiptarë, punonin dhe shkolloheshin njësoj si ne. Para se të largoheshin, çdo mëngjes ne kontrollonim lagjen nga frika e patrullave gjermane", kujton ai. "Për gjashtë muaj, në vitin 1943, ne e ndamë shtëpinë tonë me familjen Solomon: David dhe Esther Solomon me fëmijët e tyre, Matilda e Memo. Tani, Memo është një mësues muzike në Beersheba, Izrael. Ndërsa Matilda është një grua biznesmene, gjithashtu në Izrael". Kjo është një dëshmi që vjen prej familjes Kazazi, një tregim i cili thotë se miqësia mes familjes shqiptare e asaj herbenje, është ruajtur edhe në ditët tona. "Ishte viti 1944. Një miku ynë na kërkoi të strehonim një hebre të moshuar nga Polonia. Quhej Lev Djienciolski. Përse të mos e strehonim? Bashkëshorti im, Besimi, ishte një fizikan i shkëlqyer. Ai punonte në spital. Unë kuptova se zoti Djienciolski mund të shikonte vetëm prej njërit sy, ndaj bashkëshorti im ia fashoi fytyrën dhe ne e fshehëm në klinikë. Nazistët nuk na shqetësuan. Unë vazhdoj të jetoj në të njëjtin apartament. Jam artiste. Përse e fshehëm një hebre? Nuk e di, di vetëm që e bëmë dhe se ishte gjëja e duhur. Pastaj mysafiri ynë hebre, ishte mik i mikut tonë. Po, ne jemi myslimanë, por myslimanë laikë", kështu shprehet Meti Zyma.

E të tilla kujtime e dëshmi ka shumë në reportazhin fotografik të Greshmanit. Janë një rrëfim mes shkrepjesh e vështrimesh të sinqerta. Në kërkim të tyre ishte pesë vite më parë fotografi Norman H. Greshman, jeta e të cilit ndryshoi kur ai vendosi të bënte një kërkim mbi njerëzit që ndihmuan e rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nderimi që ai mund t‘u bënte atyre ishte nëpërmjet fotografimit dhe përmbledhjes në pak fjalë të historisë së gjithsecilit. Kështu i lindi ideja për të fotografuar, e për të sjellë një fotoreportazh, në qendër të të cilit do të ishin myslimanët e Shqipërisë, të cilët së bashku me familjet e tyre e ndonjëherë bashkë me të gjithë të njohurit, shpëtuan hebrenjtë, të cilët erdhën e gjetën shpëtim në Shqipëri. Fotografi amerikan, tashmë, ka shëtitur mjaft me portretet e myslimanëve shqiptarë, të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Personazhet e fotografit amerikan Norman H. Greshman janë të ndryshëm, jo vetëm sepse e tillë është ndërtuar qenia njerëzore, por edhe sa i përket profesioneve apo shtresës sociale së cilës ata i përkasin. Aty i gjen të gjithë. E megjithatë kanë një pikë të përbashkët. Mikpritjen dhe kodin e besës. Për të gjithë shqiptarët, arsyeja është në thelb e njëjta: i pritën hebrenjtë, pavarësisht ndonjë rreziku personal, sepse për shqiptarët, është e rëndësishme mikpritja. Ne shumë mirë e dimë se për këtë të fundit, është folur shumë, e po kaq vazhdon të flitet ende. Në fotoreportazhin e Greshmanit, shqiptarët janë dëshmitarët e gjallë e një historie sa interesante po aq edhe të veçantë e guximtare. Secili prej dëshmitarëve rrëfen njëkohësisht edhe historitë personale. Sjell kujtime, përjetime...

Besa, një prej virtyteve të kombit shqiptar, do të jetë në qendër të fotografit amerikan Norman H. Greshman, në ekspozitën e cila do të çelet më 10 shkurt në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ajo mban titullin "Besa: Shqiptarët të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore". Kjo ekspozitë është organizuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Vetë fotografi amerikan, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ekspozitës, do të jetë i pranishëm ditën kur ajo do t‘i prezantohet për të parën herë edhe publikut shqiptar. Është menduar që ajo të qëndrojë e çelur deri më 17 shkurt. Galeria e fotografive të Greshman do t‘i prezantohet më pas edhe publikut të Durrësit e Beratit.

Marre prej Gazets Ship Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:25AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 09 2009, 11:39AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Një film për masakrën e Lumës më 1912

» Dërguar më: 09/02/2009 - 10:24
Helena Halilaj,
Fatmira Nikolli

Ishte dimri i vitit 1912. Serbët kishin ardhur të pushtonin trojet shqiptare. Ato ditë, në krahinën e Lumës, që përfshinte pjesë të Kukësit, të Prizrenit deri në Dibër, binte një shi i rrëmbyeshëm. Lufta ishte e ashpër. Mbi 12 mijë serbë mbetën të vrarë. Këtu fillon edhe subjekti i filmit që do të ekranizojë historia 100-vjeçare e Lumës, e cila tregohet nga femrat e katër brezave. Luftëra, tmerre, dasma, vdekje, histori, traditë, të gjitha në një film. Pritet që të interpretojnë aktorë si Tinka Kurti, Margarita Xhepra, Elvira Diamanti, por akoma nuk është e sigurt, sepse xhirimet akoma nuk kanë filluar. Me regji të Ylli Pepos, dhe skenar të shkrimtares së re, Helena Halilaj, filmi do të rrëfejë jetën e krahinës së Lumës, gjatë betejës së bërë aty dhe pas masakrës së serbëve në popullsinë e asaj zone. Një ndër faktet më interesante është se një nga ushtarët serbë të shpëtuar nga ajo betejë ka çuar në Serbi dhe, nga Luma e Kuqe. Në Muzeun Historik të Beogradit që nga ajo ditë e deri më sot, ruhet pak dhe i përgjakur, i marrë në Lumë.
Ju do të jeni skenaristja e një filmi me regji të Ylli Pepos. Kush është Helena Halilaj?
Jam studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Fizikë. E kam pasur pasion letërsinë që në moshë të vogël. Kam filluar të shkruaj poezi që në fillore, kohë kur isha në Kukës. Gjatë atyre viteve, brenda vetes akumulova dëshirën për të shkruar prozë. Tek proza gjej veten më shumë, ndërsa poezinë e dua se është e bukur. Për sa i përket prozës, ajo është më e përgjithshme, si në aspektin e të kuptuarit, por edhe në anët e tjera. Kur isha vetëm 13 vjeçe kam shkruar novelën time të parë. Doja të botoja që atëherë, por prindërit më thanë që të prisja edhe pak kohë, që të isha më e përgatitur. Isha ambicioze dhe doja ta botoja që kur jetoja në Kukës.
Cili ishte titulli i novelës që shkrove dhe botove?
Ishte "Një histori 100-vjeçare". Meqë kur e fillova isha fëmijë, e mbajta në formën e një ditari të gjatë. Kam qenë një fëmijë i ndjeshëm, një ndjeshmëri e lindur. Më vonë, më ngjalli akoma më shumë interes dhe e shtjellova më tej. Në këtë novelë, nuk e kam prekur shumë planin historik, sepse nuk mund të dilja jashtë njohurive të mia, dhe jam fokusuar më shumë në anën sociale. Ndërsa, në filmin që do të realizojmë tani me regjisorin Ylli Pepo, janë futur edhe aspekte historike, ku të dhënat janë marrë nga historianë që janë marrë me historinë e kësaj zone.
Ju jeni studente dhe një shkrimtare e re në moshë dhe në të shkruar. Si u takuat me Pepon dhe si lindi ideja e realizimit të këtij filmi?
Kur isha në vitin e parë në fakultet, botova librin tim të parë me novela, që përmenda pak më lart. Më pas botova një libër me poezi dhe këto ditë do të botoj edhe dy libra, një me poezi dhe një në prozë. Filmi bazohet mbi librin e parë, dhe një pjesë e tij mbi librin në prozë që do të botoj tani. Kur unë promovova librin tim të parë, disa regjisorë kosovarë më propozuan të bashkëpunoja me ta që të bënim një film. Më pas, dikush i kishte folur regjisorit Pepo për librin tim, i cili më kontaktoi dhe unë pranova të isha skenaristja e filmit. Zgjodha si regjisor për të bashkëpunuar me të Pepon, sepse në radhë të parë është një njeri i mirë. Regjisorë ka shumë, por për mua, ai është regjisori më i mirë njeri, dhe më pas edhe si regjisor. Me ndihmën e një profesoreshës sime, Vjollca Lubonja e cila insistonte që ta takoja, unë takova Ylli Pepon dhe i dhashë libri që ta lexonte. Pas tre ditësh, ai e kishte lexuar librin tim dhe erdhi të më përgëzojë dhe këmbënguli që të bënim filmin. Aty do të preket ana etnografike, sociale, historike dhe do ketë edhe një histori dashurie.
Ç'mund të na thoni diçka më shumë mbi subjektin e filmit?
Është një histori që fillon në vitin 1912, me Luftën e Lumës, dhe vjen deri në ditët e sotme. Në atë luftë në Lumë vdiqën mbi 12 mijë ushtarë serbë. Nga kjo ka dalë edhe një këngë me vargjet "Lumë e kuqe po nxjerr flakë". Në Muzeun Historik të Beogradit, që nga ajo ditë e deri më sot, ruhet pak dhe i përgjakur i marrë në Lumë, nga ushtarët serbë. Kjo është marrë vesh rastësisht, në fakt. Një pjesë e luftës u zhvillua në Shejë, në fshatin Bicaj të Kukësit. Në librin tim, historia fillon në fshatin Pobreg, pikërisht në pranverë të vitit 1913, kohë kur ndodhi edhe masakra e Lumës. Serbët dhanë urdhër që të vriteshin të gjithë lumjanët. Burrat i kishin vrarë, ndërsa në një shesh kishin mbledhur gratë dhe fëmijët për t'i ekzekutuar. Në atë moment, ndërhyn një nga personazhet kryesore, një grua e cila i kërkon komandantit serb ta vriste atë përpara fëmijës së saj, sepse nuk do ta duronte dot gjakun e një fëmije të pafajshëm. Në atë moment, bie një rrufe në ato male. Komandanti serb i thotë: "Merre fëmijën dhe 20 familjarë të tutë dhe ik. Jeni të falur". Gratë ikin dhe kthehen në gjini (familje). Në film janë të ndërthurur momente të vështira dhe të bukura. Ka vdekje dhe dasma. Historia tregohet nga femrat e katër brezave. Gruaja që i lut komandantit, vajza e saj, mbesa e saj dhe stërmbesa e saj, që vjen deri në ditët tona. Ky film, edhe pse fokusohet tek një familje, jep jetën e disa familjeve të asaj kohe. Por, nuk është vetëm ajo grua që i shpëtoi të afërmit e saj, janë dhe të tjerat, sepse ato u martuan sërish dhe nga këta u ripopullua ai vend. Unë në librin e parë e kisha shkruar novelën time, ku kisha pasqyruar këtë ngjarje. Më vonë, më kanë takuar disa banorë të asaj zone të cilët më kanë treguar edhe elementë të rinj, të cilët unë i kam i kam shkruar në librin që do të botohet tani. Kam takuar fëmijët e disa prej atyre që kanë shpëtuar të gjallë nga ajo luftë, dhe kanë qenë ata që më kanë dhënë elementë interesantë mbi luftën dhe ngjarjet e zhvilluara, jo vetëm të aspektit luftarak, por edhe disa histori ndjenjash që do të pasqyrohen në film. Unë me këtë dua të evidentoj historinë dhe vlerat e Lumës, si ato historike, etnografike, marrëdhëniet shoqërore. Unë them se historia e luftës së Lumës duhet parë më me kujdes. Nuk ndodh gjithmonë që në një vend aq të vogël sa ishte Luma, të vriteshin aq shumë pushtues nga aq pak luftëtarë shqiptarë që kishte, në raport me ata serbë. Atë ditë kishte rënë një shi që nuk e mbante mend kush në ato anë dhe lumi i Shenjas ishte në kuotën.
Çfarë keni mësuar ju nga të moshuarit për këtë luftë të ashpër ku shqiptarët dolën fitimtarë?
Luma ka qenë një krahinë e madhe, që kishte një shtrirje nga kufijtë e Dibrës në Prizren dhe pjesa më madhe e Kukësit. Sot ajo që quhet Lumë, është një komunë me disa fshatra, ndërsa më përpara ishte e madhe. Në kohën kur bëhej lufta, binte një shi rrebesh, e në një farë mënyre ishte në favorin e luftëtarëve shqiptarë. Është një këngë që flet për luftën e përgjakshme të zhvilluar atje. Ajo që ishte në favor të lumjanëve qe edhe njohja e terrenit. Duke e njohur terrenin, përdorën një taktikë të favorshme, duke i mundur kështu serbët pushtues.
A kanë lindur gojëdhëna mbi këtë luftë, gojëdhëna për të cilat ju jeni në dijeni?
Po, ka gojëdhëna, por në momentin që thua gojëdhëna, nuk dihet se sa janë të vërteta. Njëra prej tyre ka të bëjë me dy serbë. Kanë qenë dy ushtarë, të cilët i shpëtuan luftës. Duke e parë që e kishin të pamundur të iknin, kanë shkuar në shtëpinë e një prej fshatarëve të zonës dhe i kanë thënë: 'Ne jemi në dorën tënde, ose na vrit ose na lër të gjallë'. Ai i ka marrë brenda në shtëpi dhe nuk ka lënë njeri t'iu afrohet, sepse ishin në besën e tij. Më pas i ka përcjellë deri në kufi, dhe ata kanë ikur në Serbi. Mendohet se njeri prej këtyre ishte ushtari që çoi në Serbi, dheun e Lumës. Kur i ka nxjerrë nga territori shqiptar, lumjani iu ka thënë: "Çojini selam dushmanit se nuk duhet të kthehesh më në konakun e Lumës". Historia e Lumës nuk është përfshirë në histori. Edhe filmi është një thirrje që të kihet parasysh Lufta e Lumës, sepse ka qenë e përgjakshme dhe janë vrarë shumë pushtues nga një popullsi e vogël në numër, siç ishte ajo e Lumës.
Për sa i përket filmit, cilat janë disa nga hollësitë që mund të na jepni?
Veshjet e personazheve kryesore dhe episodike do të jenë të gjitha veshje të zonës së Lumës. Në film do të ketë dy dasma, një dasmë djali dhe një dasmë vajze, që do të realizohen sipas dasmave të atyre viteve të ngjarjes. Do të ketë veshje të secilit fshat që ka marrë pjesë në atë betejë, dhe sigurisht që janë dasmorët, sepse kuptohet se në një dasmë vijnë të afërm nga krahina të ndryshme, dhe secila prej krahinave ka etnografinë, kulturën, zakonet, veshjen e saj. Një pjesë e filmit do të xhirohet në Prizren, sepse duke qenë se historia e filmit tregohet përmes jetës së femrave të katër brezave, ngjarjet të çojnë edhe në Prizren. Është një detaj ku një nga personazhet shkon në një spital në Prizren për t'u shëruar. Brezi i katërt është rrëfimtarja, rrëfimi i syve të saj. Në fakt, janë shumë sy që rrëfejnë. Ky do të jetë një film që paraqet shumë vlera. Unë kam kërkuar, kam dashur të kap një pjesë të historisë për të rrëfyer vlerat


Marre prej Gazeta shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:26AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 17 2009, 07:23AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Sot në TKOB organizohet "Mbrëmja Gala për Pavarësinë", me krijimtari të zgjedhur nga vepra të kompozitorëve shqiptarë

15 Shkurt - 15 mars 2009, muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë

Përgjatë periudhës 15 shkurt - 15 mars 2009, i shpallur si muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë, me mbështetjen e kryeministrit Berisha dhe nën kujdesin e ministrit të TKRS, Ylli Pango, do të zhvillohen aktivitete të shumta. Veprimtaritë e këtij muaji historik nisën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, me koncertin e Ansamblit Popullor "Bozhuret e lirisë". Po ashtu, do të realizohet hapja e ekspozitës së koleksionistëve dhe bukinistëve shqiptarë, e cila do të mirëpresë personalitete të shumtë të politikës dhe kulturës, vizitorë të ndryshëm në tri ditët që kjo ekspozitë do të jetë e vizitueshme. Ekspozita ka për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet fakteve, objekteve të ndryshme dhe dokumenteve të panjohura më parë mbi veprimtarinë e rilindasve, patriotëve dhe luftëtarëve shqiptarë, të cilët çuan me pushkë e me penë kombin shqiptar drejt pavarësisë. Në këtë ekspozitë do të paraqiten eksponate, dokumenta, mbi 400 libra të shekujve XVII-XIX, ndër ta libra rilindësve dhe albanologëve vendas dhe të huaj, flamuj të rrallë shqiptarë të viteve 1910-1920, emblema të klubeve patriotike, fotografi origjinale të patriotëve e ngjarjeve të mëdha si Kongresi i Manastirit, Elbasanit, Kuvendit të Dibrës etj., fotografi të ndryshme të epokës së Rilindjes, të cilat përbëjnë vlera unikale për sa i përket kujtesës kombëtare. Gjithashtu, një pavion i veçantë do të jetë për ekspozimin e kartëmonedhave të ndryshme, hartave gjeografike, fizike e etnografike, vula e stampa origjinale. Të gjitha objektet që do të paraqiten në këtë ekspozitë, janë ekzemplarë të rrallë të koleksionistëve të ndryshëm nga qytetet si: Tirana, Vlora, Korça, Gjirokastra, Shkodra dhe Struga.

Në datën 17 shkurt, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, do të organizohet "Mbrëmja Gala për Pavarësinë", koncert me krijimtari të zgjedhur nga vepra të kompozitorëve shqiptarë.

Në datën 17 shkurt, në Gjakovë do të realizohet koncerti i përbashkët i Ansamblit Popullor Shqipëri dhe Ansamblit "Shota" Kosovë, "Një komb - një kulturë".

Më datë 20 shkurt, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, do të çelet ekspozita në nderim të viktimave të terrorit komunist dhe genocidit ndaj popullsisë shqiptare në vitet '44-'90. Në këtë ekspozitë është përfshirë edhe një pavion i rëndësishëm mbi vrasjet e popullit kosovar, të trajtuara në një mënyrë të re konceptimi, ndërthurur me komponentë të rinj, që do të kalojnë kornizat e të zakonshmes, përmes efekteve të ndriçimit, zërit, formave etj.

Në datat 20-21-22 shkurt, në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar, do të vihet në skenë premiera e dramës "Filomena Marturano", e cila do të mbahet nën okelion e Festës Kombëtare të Kulturës Shqipëri-Kosovë. Në këtë veprimtari do të nderojë me pjesëmarrjen e tij kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Të ftuar të tjerë do të jenë drejtorët e teatrove kombëtarë të Prishtinës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Gjatë muajit kulturor Shqipëri - Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, do të organizojë një ekspozitë me hyrjet më të fundit të botimeve të Republikës së Kosovës. Kjo ekspozitë do të realizohet në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Galerinë "Ibrahim Kodra", dhe do të jetë e hapur për publikun në datën 23 Shkurt 2009.

Përgjatë muajit shkurt, çdo të mërkurë, në orën 12.00 - 13.30, në Tiranë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, do të shfaqë për nxënësit e shkollave të mesme, katër filma artistikë kosovarë:

Më datë 18 shkurt "Kur pranvera vonohet" (1979), një film nga Ekrem Kryeziu;

Më datë 25 shkurt "Proka" (1979), një film nga Isa Qosja;

Më datë 4 mars "Uka i bjeshkëve të namuna" (1968), një film nga Miomir Stamenkoviç;

Më datë 11 mars "Rojet e mjegullës" (1988), një film nga Isa Qosja;

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të organizojë në Tiranë, më datën 1 Mars, në hollin koncertor, mbrëmjen koncertore me instrumentistë të rinj "Talentet e Kosovës në Tiranë".

Në fillim të muajit mars, si rezultat i nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes tre teatrove kombëtare shqipfolës, në Teatrin Kombëtar - Tiranë do të shfaqet premiera e dramës "Çifti Martin" - Jonesko, dhe "Tartufi" Molier të trupës së Teatrit të Prishtinës.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Prishtinës, do të realizojë në sallën qendrore të këtij teatri, më datat 6-7 mars, ora 17.00- 19.00, montazhin me filma dokumentarë e kronikalë me temë: "Marrëdhëniet kulturore Shqipëri - Kosovë në vitet 70". Materialet filmike që do të përbëjnë këtë veprimtari janë: "Ansambli "24 tetori" i Korçës jep shfaqe në Kosovë", viti 1975; "Ansambli Rugova i Pejës jep shfaqje nëpër Shqipëri", viti 1972; "Ansambli Shtetëror në Kosovë", viti 1972.

Teatri Krahinor në Shqipëri i vitit 1972, jep shfaqje nga repertori i Teatrit të Prishtinës nëpër Shqipëri; Festivali Krahinor Folklorik i Kosovës i vitit 1979; Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, me rastin e 7-8 Marsit, do të organizojë një ekspozitë dhe koncert me temë kombëtare.

Më datën 10 mars, në Tiranë do të organizohet veprimtaria "Zëri kosovar", mbrëmje koncertore e romancës shqiptare me studentë të Akademisë së Muzikës Prishtinë, Fakulteti i Kantos.

Në datat 10-14 mars 2009, trupa e Teatrit Kombëtar - Tiranë do të japë në Prishtinë dy shfaqje premierë për publikun kosovar.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në datat 11-12-14-15 mars, në Tiranë, do të vihet në skenë premiera e baletit "Gjenerali", me kompozimin e Nikolla Zoraqit, bazuar në veprën e shkrimtarit Ismali Kadare, nën koreografinë e mjeshtrit Agron Aliaj.

Më datë 12 mars, në Tiranë, me rastin e premierës së baletit "Gjenerali", në praninë e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, zotit Ylli PANGO dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, zotit Valton BEQIRI, për të ftuarit do të mbahet "Takimi i kompozitorëve mbarë shqiptarë në opera".

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, përgjatë këtij harku kohor do të organizojë finalen e Kampionatit të Basketbollit të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, që vijon prej Tetorit të vitit 2008.

Promovimi i letrarëve të vegjël do të jetë një ndër veprimtaritë që do të organizohet në Bibliotekën e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Veprimtari të korit të Qendrës, Kombëtare, Kulturore për Fëmijë, me program të rifreskuar, si nga repertori ashtu edhe me korale të rinj.

Botimi dhe promovimi i veprës studimore "Udhëtime Kulturore", me autor Isa Alibali. Ky libër evidenton zhvillimin e kulturës shqiptare përgjatë shekujve, me të përbashkëtat dhe veçantitë karakteristike këtej dhe matanë kufirit, si proces evolutiv i së njëjtës gjuhë, traditë dhe identitet kombëtar. Kjo vepër është botimi i parë në llojin e tij, që do t'i bëhet i njohur studiuesve të kulturës dhe publikut, në kuadër të muajit të Kulturës Shqipëri - Kosovë. Realizimi dhe shfaqje filmash dokumentarë dhe artistikë, me tema të etapave të ndryshme nëpër të cilat ka jetuar populli i Kosovës. Dokumentarët që do të shfaqen në ekranin e TVSH, janë përzgjedhur nga fondi i arkivit të Televizionit Publik Shqiptar.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri - Kosovë do të organizojë: Pjesëmarrje dhe bashkëpunim në veprimtarinë kulturore "Java e Bibliotekës në Kosovë", që do të organizohet në Prishtinë në muajin prill 2009 (me specialistë);

Në mbyllje të muajit kulturor Shqipëri - Kosovë, do të organizohet maratona e lirë, për të gjithë grupmoshat, nga Bulevardi "Zogu i Parë" deri në monumentin "Nënë Tereza", ku dhe do të ngrihet flaka olimpike, e cila, do të pritet nga personalitete të larta të shtetit dhe jetës politike shqiptare. Lajtmotivi i kësaj veprimtarie simbolizon, harmoninë dhe bashkëjetesën e të gjithë komponentëve jetësorë, në të cilët jetojmë çdo ditë. Në fund të kësaj maratone masive do të jepen trofe simbolikë për fituesit.

Halil RAMA




17 shkurti i vitit 2008 do të mbetet për të gjithë shqiptarët një datë që do të kujtohet ndër breza



Sot, Kosova një vit shtet i pavarur



Shkurti i vitit 2008, për shqiptarët e Kosovës do të mbetet muaji që do të kujtohet ndër breza. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, shpall pavarësinë dhe po ashtu shfaq për herë të parë flamurin e shtetit të ri. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri Hashim Thaçi, para 109 deputetëve të pranishëm në sallë, pa pjesëmarrjen e serbëve. "Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik".

Në ditën e parë të shtetit të ri, Kosova njihet nga gjashtë vende, tri nga ato evropiane, për të vazhduar më pas procesi i njohjes edhe nga shumë vende të tjera. Mirëpo, menjëherë pas shpalljes, pavarësia kundërshtohet nga Serbia. Serbët e Kosovës fillojnë protestat. Ato u shkallëzuan në dhunë, duke u vënë zjarrin dy pikave kufitare në Veri të Kosovës në kufirin me Serbinë, mirëpo protestat nuk u zhvilluan në enklavat e tjera serbe brenda Kosovës. Serbët e veriut krijojnë një mekanizëm të tyre, "Kuvendin Paralel Serb", që do t´u përgjigjet veprimeve të Kuvendit të Kosovës. Nebojsha Joviç, ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të serbëve të Kosovës veriore. "Eshtë e pamundur që pavarësia e Kosovës të zbatohet në veriun e Kosovës, por nuk guxojmë që të bëjmë asgjë që do të vinte në rrezik popullatën serbe në pjesët tjera të Kosovës. Pra, çdo vendim i veriut të Kosovës do të merret në bashkërendim edhe me serbët që jetojnë në pjesët tjera të Kosovës", thoshte Nebojsha Joviç.

Protestat e serbëve në veri vazhdojnë çdo ditë. Ata okupojnë me dhunë gjykatat në veri të Mitrovicës, arrihet deri tek përleshja me policinë ndërkombëtare dhe për pasojë një polic ndërkombëtar vritet nga serbë të armatosur. Tensionet në veri vazhdojnë për muaj rresht, udhëheqësit politikë kosovarë nuk kanë ndonjë plan veprimi për veriun, sepse ishin të zënë me krijimin e shtetit të ri. Në Prishtinë, hartohet Kushtetuta e Kosovës, që miratohet më 15 qeshor në Kuvend, duke e shpallur Kosovën Republikë parlamentare në kufijtë e saj ekzistues. Hashim Thaçi është kryeministër. "Kushtetuta e Kosovës ju mundëson qytetarëve tanë të marrin frymë në mënyrë të barabartë para ligjit. Ajo i mbron privilegjet dhe të drejtat e të gjithë shtetasve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo racore", thotë Thaçi.

Kushtetuta e Kosovës, parashihte krijimin e misioneve diplomatike. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekreton 12 misionet e para dipomatike të Kosovës në vendet më të industrializuara dhe këto misione nisin punën menjëherë. Të gjitha këto zhvillime lënë nën hije misionin e UNMIK-ut, i cili duhet të niste procesin e bartjes së përgjëgjësive. UNMIK-u, filloi fazën e rikonfigurimit dhe sipas zëdhënësit Rasell Gikie, misioni do t'u përshtatet rrethanave të krijuara në terren. "UNMIK-u i përshtatet situatës në terren që prej 10 vjetësh qysh nga viti '99. Natyrisht që tash kur Kushtetuta ka hyrë në fuqi, ne do ta kemi parasysh këtë dhe do të rikonfigurohemi sa të jetë e nevojshme, por gjithnjë në konsultim me Nju Jorkun dhe partnerët tanë", thotë zëdhënësi i UNMIK-ut, Rusell Geekie.

Gjatë gjithë verës vazhdojnë diskutimet për bartjen e përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës, por ky proces është i ngadalshëm. Serbia nga ana e saj, vazhdimisht kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe kërkon mekanizma ligjorë, që do ta hidhnin poshtë atë. Asmableja e Përgjithshme e OKB-së me nismën e Serbisë, në tetor nxjerr një rezolutë, përmes së cilës i kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ta shqyrtojë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Kjo rezolutë për Prishtinën zyrtare, siç deklarohej vazhdimisht, ishte një nismë e keqe e Serbisë, që nuk do t'i kontribuojë paqes në rajon. Në Kombet e Bashkuara, vazhdimisht diskutohej edhe për rolin e UNMIK-ut dhe për rolin e ri që duhet të ketë misioni i BE-së EULEX, që tashmë ishte vendosur për ardhjen e tij në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, mbështet vendosjen e misionit EULEX në Kosovë, por harton një plan gjashtë pikësh, ku Kosova duhej të diskutonte me Serbinë për çështje që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës. Plani hidhet poshtë nga Prishtina dhe që nga ajo kohë e deri më sot nuk u zbatua në praktikë, sepse Prishtina nuk pranon të futet të biseda me Beogradin, i cili vazhdimisht në kuadër të këtyre bisedave kërkon që të diskutohet serish çështja e statusit. Një vit pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është njohur nga 54 vende të botës. Kuvendi tashmë ka miratuar mekanizmin ligjor, që i lejon Kosovës anëtarësim në institucionet ndërkombëtare financiare. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këto institucione dhe është në pritje të përgjigjes, sikundër pret njohje të reja të shtetit në mënyrë që të arrihet numri i mjaftueshëm për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB-së.

Bekim Shehu



Marre prej Gazets RD Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:27AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 26 2009, 06:14AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Koncert festiv e titull i veçantë për Luk Kaçajn

24/02/2009 [color]
Është një legjendë jo vetëm për artin e tij, por edhe më gjerë. Për një histori të tërë jete dhe mundimesh. Tani, 8 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, “legjenda e lirikës shqiptare”, artisti i merituar Luk Kaçaj nderohet me titullin e veçantë “Nderi i Kombit” dhe përkujtohet me një koncert festiv.

I mbajtur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Akademisë së Arteve, koncerti erdhi nën udhëheqjen artistike të prof. Burhan Spahiut dhe nën interpretimin në piano të Larua Kushtës. Ndërkohë presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dha titullin “Nderi i Kombit”. Programi i koncertit, me një repertor të larmishëm artistik kishte në një pjesë të madhe të tij një atmosferë të përshpirtshme dhe tepër nderuese. Krahas pjesëve nga opera “Orfeu dhe Euridice” me studentë të Akademisë së Arteve nën udhëheqjen prof. Dritan Lumshit, u kënduan edhe “Pieta Sinjore”- arie antike nga Aleksander Scarlatti dhe “Ave Maria”, romanca nga Shubert. Pjesë nga krijimtaria e Verdit, por dhe pjesë napolitane “O sole mio”, debutuar nga studentë e katedrës së kantos nën udhëheqjen e prof. Burhan Spahiut, shef i kësaj katedre ishin gjithashtu pjesë e koncertit.

Në këtë mbrëmje ishin ftuar për të treguar kujtimet e tyre emra artistësh e muzikantësh, bashkëvuajtës me Luk Kaçajn, mes të cilëve edhe prof. Sokol Shupo, Gjatë koncertit, miq dhe dashamirës të Luk Kaçajt, si Sokol Shupo, Milto Vako, Spartak Ngjela, etj. Të ftuar ishin edhe artistët e TKOB Marina Leka e Armaldo Kllogjeri. Një personalitet me përmasa ndërkombëtare, Luk Kaçaj vazhdon të jetë një nga emrat më të njohur të muzikës vokale në Shqipëri. Solist i parë në TOB pas viteve 60-të, interpretoi kryerole të literaturës kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër rolet e interpretuar prej tij mund të përmendim: Don Bazilio në operën “Berberi i Seviljes”, Rene në operën “Pollanta”, Gjini në operën “Mrika”, Bozone në “Madame Butterfly”, Aleko te opera “Aleko”, Sparafucile- opera “Rigoletto”, por dhe role në kinematografi, si plaku në filmin “Skënderbeu” apo në filmin “Përse bie kjo daulle”.

Këngëtar (bass) i brezit të parë të këngëtarëve profesionistë të Shqipërisë, u lind më 19 korrik 1926 në Bajzë të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin e Jezuitëve në Shkodër me mësues padre M. Gjoka dhe që në këtë kohë shfaqi dhuntitë e veta muzikore. Pas çlirimit, në vitet 1947-1950 punoi në Korin e përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist. Në vitin 1950-55 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit “P. I. Tchaikowsky” në Moskë. Po atë vit emërohet solist në TOB. Që në kohën e studimeve ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare duke marrë edhe çmime. Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve. Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i kohës. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare. Për meritat e tij është nderuar me çmime, medalje dhe tituj


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:27AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 12 2009, 03:33AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
[blockquote]
Një vit pa kolosin e etnomuzikografisë shqiptare, Ramadan Sokoli

11-03-2009 / Nga Shaqir Rexhvelaj Drejtor i Përgj. i Politikave

Sa shpejt kaloi një vit, shumë shpejt. Si një vit më parë, me 7 Mars profesorit tonë të nderuem, i uruem festen e mesuesit me një tufë lule mimozash (sa shumë i donte lulet) e ashtu si në agoni buzëqeshi lehtë duke shqiptuar një “faleminderit”, por edhe me një keqardhje të madhe; se lexonim në sytë e tij se po e ndiente se ato mbase ishin lulet e fundit që po u merrte erë. Pas katër ditësh me 11 Mars 2008 jeta e tij u shuajt duke lëne të ndrisë përgjithmonë emri dhe veprat e tij.

Ramadan Sokoli është figura jonë më e ndritur e kulturës kombëtare në fushën e muzikologjisë, është krijuesi dhe themeluesi i kësaj shkence të re që lëshoi rrënjë ose më mirë të themi u mboll si shkencë prej tij që në fillim të viteve ‘50 të shekullit që lamë pas.
Profesor Ramadan Sokoli jo vetëm është një shkencëtar i madh por edhe një patriot i madh. Siç edhe është cilësuar nga media dhe shtypi ate mund ta quajmë pa ndroje edhe si rilindës i fundit, duke u mbështetur edhe te familja e tij e madhe në qytetin e lashtë të Shkodrës, të gjyshi i tij Hodo Pashë Sokoli,t pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojtës i trojeve shqiptare të Plavës e Gucisë, e të Ulqinit, te i ati i tij, Isuf Sokoli, edhe ky i internuar në Itali per të ardhë te vllaznia e tij, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, që bashkë me Radon provuen persekutimin e egër komunist duke vuajtur mbi 40 vjet burg.Të gjithë intelektualë të ndritur dhe patriotë.

Profesor Ramadan Sokolin e kam njohur per here të parë në qershor të vitit 1957 në festivalin folklorik të Qarkut të Shkodrës, ku unë isha pjesëmarrës interpretues i folklorit të Malcisë së Madhe dhe ai ishte anëtar i jurisë ku përzgjidhnin talente që do të merrnin pjesë në Festivalin e Rinisë e Studentëve që do të zhvillohej në Moskë në muajt korrik-gusht 1957. Fati dhe Jeta e solli që prej asaj date derisa ka mbyllë sytë unë të jem një nder njerëzit më të afërt të tij (jashtë rrethit të tij) në fillim si objekt i punës së tij, unë si bartës i folklorit, ai si studiues i folklorit dhe më vonë, nxënës i klasës së tij në Liceun Artistik “J.Misja” në Tiranë, në degën e Flautit, pastaj student i tij në Konservatorin Shtetëror të Tiranës dhe pas studimeve si shok e mik shtëpie, i një familje me “halle biografike”, por e mrekullueshme në tradita në mikpritje dhe me nje rreth të mrekullueshëm si nga ana e profesorit, por edhe të së shoqes Lilit, tiranase nga familja - Petrela, një grua e rrallë ideale që mund ta gjesh vetëm në romane. Mbase edhe ky ishte dhe fati më i madh që pati profesori në jetën e tij të trazuar nga regjimi. Në vitin 1958 kur fillova mësim në klasën e tij per flaut në Liceun Artistik, kam bashkëpunuar me profesorin si bartës autentik i folklorit të Malësisë së Madhe duke riprodhuar këngët dhe meloditë e Zonës sonë duke filluar që nga këngët karakteristike “majekrahit” e këngë të tjera pa shoqërim muzikor me karakter baritor, këngët rapsodike me lahutë, melodi të ndryshme në instrumentin popullor “Zymare”, disa melodi që vetë i kisha krijuar, por edhe shumë ninullza e nanurisje të ndryshme fëminore, të cilat per çudinë time atëhere, ai u jepte një rëndësi shumë të madhe sigurisht duke i parë me syrin dhe vëmendjen e një studiuesi, ai i hidhte ato në nota muzikore, në disa fletë të medha muzike. Më vonë ato zunë vend krahas shumë hulumtimeve të tjera në studimet e tij etnomuzikologjike.

Por le të themi në këte “Njëvjetor” perkujtimor diçka më shumë per Jetën dhe veprën e tij dhe diç më shumë. Talentin e tuj muzikor e shfaqi që në vogli në qyteti e tij të lindjes, në Shkodër, qytet që njihet për traditat e mëdha kulturore sidomos në fushen e muzikës. Që nga fundi i shekullit të 19-të në këte qytet u krijuen formacionet e para orkestrale siç qenë orkestrat frymore, të cilat mund të merren edhe si fillesat e para të hedhjes së bazave të muzikës profesioniste, bashkë me muzikën kishtare, por ajo që përbënte palcën e kulturës muzikore në Shkodër qe tradita e krijimtarisë së këngës qytetare shkodrane, krejt e veçantë në llojin e vet, që nga tipet më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat siç janë “jaret” duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e fondit te artë të kulturës muzikore shqiptare.Në këte atmosferë dhe në këto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, ne mes tingujve të mrekullueshme të muzikes së “ahengu shkodranë” dhe orkestrave frymore,prandaj edhe luante në disa instrumente në bandën e qytetit,por më për zemër në rininë e tij pati instrumentin e kitarës siç quhet rëndomtë kitara si “piano e të varfërve. “Me kete bagazh muzikor dhe me disa krijime në fushën e këngës në vitin 1940 regjistrohet dhe vazhdon studimet në konservatorin “Luigi Cherubini” në Firenze – Itali për kompozicion dhe Flaut. Mbas studimeve kthehet në Shqpëri me ëndrrën e një të riu,për të vënë në shërbim të vëndit dijet dhe kulturën e tij perëndimore. Por mbas Luftës së dytë Botrore në vendin tonë u instalue regjimi komunist dhe fatkeqësisht idealet, pikëpamjet e tij por edhe tradita familjare dhe kultura perëndimore pluraliste binin ndesh me parimet e reja të këtij regjimi, sic rezultoi famëkeq për shqiptarët. Meqenëse këto pikpamje ai i shfaqte në rrethet shoqërore në Shkodër, hapur sidomos edhe gjatë Kryengritjes antikomunste të Postribës në vitin 1946, arrestohet dhe denohet me 5-vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli sic edhe më tregonte vitet e burgut e transformuen rrënjësisht sidomos në njohjen e jetës dhe të njerëzve të saj mbrenda hekurave të burgut njerz të dijtur intelektualë klerikë, bajraktarë, pasanikë, tregtarë, malësorë, të një tradite që rridhte prej shekujsh ashtu shqiptarçe por që po rrezikohej seriozisht perballë një regjimi të ri ne pamje të jashtme popullor, por që vetëm ne që jetonim prapa hekurave e kuptonim se sa i padrejtë dhe i pamëshirëshim do të ishte për shqiptareët. Në burg dhe në kampet e përqendrimit ku punova me të burgosurit –tregonte ai, kam njohur karakterin e vertetë të shqiptarit, burra të ditur dhe të thjeshte, trima dhe të pathyeshëm përballë torturave, por që ishin dhe palca e kombit, prej tyre jo vetëm kam mësuar, por edhe u yshta për të filluar shenimet e para të hedhura në copa e blloqe letre për kulturën kombëtare shqiptare per folklorin per “gjëagjëza” për doket dhe zakonet që ishin aq të pasura dhe të larmishme nga njëri tregimtarë te tjetri e me një shtrirje; nga gjithë viset e Shqipërisë.

Shenimet e para dhe zanafillen e studimeve të para etnomuzikologjike prof.Ramadan Sokli i ka nga vitet e jetës së tij në burg. “Cdo e keqe e ka një të mirë” përsëriste shpesh ai. Vitet e burgut i shfryzoi aq sa mundi per të mbledhë nektarin e parë të traditës së kulturës popullore të cilës ai ia kushtoi gjithë veprën e tij mijëra faqe e shkruar në rreth 20 libra muzikologji pa permendur këtu krijimtarinë muzikorë në disa fusha të saj që nga kënga e perpunuem i saj, te veprat e shumta instrumentale, nga miniature te poemi simfonik, muzikë dhome e koncerte per instrumentin e flautit e deri te metoda për fyell.
Botimet e para serioze ne muzikologji me karakter nderkombetar kanë filluar me botimin;
-Les dances populaires et les instrument mousicaux du people Albanais - Tiranë 1958.

Ky botim pati një interes të vecantë të qarqeve muzikologjike ballkanike dhe europine dhe nuk vonoj shumë dhe professor Ramadani krijoi nje letër kembim me shumë muzikologë të vendeve të ndryshme.
Sidomos nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Gjemania Lindore, por edhe nga vende perendimore.

Me interes shumë të madh shkencor kanë qenë për profesor Sokolin organizimi i dy ekspeditave shkencore muzikologike të organizuara nepër vise të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht në Jug të saj; e para në vitin 1958 me shkencëtarë (muzikologë) gjermanë; Shtokman dhe Fidler dhe ekspedita e dytë me shkencëtarë rumunë të kryesuar nga muzikologja rumune Zonja Comichel në vitet 1960.
Këto ekspedita nga pala shqiptre u kryesuen nga prof.Sokoli dhe një kopje të regjistrimeve të tyre sot ndodhen në fonoteken e Institutit të Kulturës Popullore. Metodologjia praktike e mbledhjes së gjinive të ndryshme të folklorit në terren përbën një përvojë të madhe shkencore për muzikologjinë shqiptare dhe në keëte kohë fillon dhe një etapë e re studimit të kësaj kulture popullore kaq të pasur dhe të virgjër si për stujuesit shqiptarë por sidomos për studjesit e huej. Kjo është edhe periudha kur fillon dhe nderkombëtarizimi i muzikologjisë shqiptare.

Kështu në vitet e 60-70, Prof.Sokoli boton veprën madhore “Folklori Muzikor Shqiptar” (Prozodia dhe Morfologjia) “Veglat muzikore të Popullit tonë” (Organografia) “Vallet dhe muzika e të parëve tanë” (Ilirët).
“Chanson populaie albanaies (Albanskie narodnie pjesni) volumi i dytë “Figura të Ndrituara të Kulturës shqiptare në Shekuj”, (Jan Kukuzeli, Andrea Aleksi) ‘Gjurmime folklorike””Figura e Skëderbeut në muzikë” në kuadër të 500-vjetorit të heroit tonë kombëtar.

Mbas këtyre botimeve në Shqipëri,por edhe mbas publikimeve që bënë shkencëtarët gjemanë dhe rumunë në forumet nderkombëtare folklorike me studimet e tyre; folklori muzikor shqiptarë u nderkombëtarizue si një pasuri e cmuar me identitet të vecantë i krijimtarisë në fushën e kengës homofonike e polifonike në vallet e pasura me ritme të larmishme me instrumente folklorike që percillnin brez pas brezi shpirtin e melodive baritore origjinale, me kostumet kaq të bukura dhe unikale sic eshtë “xhubleta” e Malësisë së Madhe”, pra shpirti krijues nder shekuj i popullit tone po shfaqej i studjuar dhe i analizuar në mënyrë shkencore perball kulturave të popujve tjerë me veçanti dhe identitet të panjohur deri atëhere edhe shkencërisht dhe per kete merite të vecantë ka pa asnjë mëdyshje profesor Ramadan Sokoli. Në keto vite krijohet dhe Instituti i Kulturës Popullore me degën e muzikologjisë dhe shkencëtarët e rinj, por edhe ata me pervojë pa dyshim krijuen një shtresim të ri me studime të reja dhe kontribute duke zgjeruar dhe thedhuar studimet shkencore por dhe perfaqësimin nderkombëtar të kësaj shkence në forume studimore,por dhe duke e pasuruar me ekspedita të reja. Por në regjimin komunist sa here forcohej dhe egërsohej lufta e klasave aq më shumë vështirësohej puna dhe vepra shkencore e profesor Ramadanit. Per arsyet biografike që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet ‘90, atij asnjëherë nuk iu botuen punimet e tij lehtë e pa vështirësi. Disa herë vepra të vecanta perfunduen edhe ne karton, sepse ai nuk pranoi që në parathëniet e librave të tij të shkruhej; “nen udhëheqjen e partise e shokut….. kultura popullore ka arrijtë etj. etj. Madje më kujtohet në vitin 1965 i kishin kthyer nga botimi korpusin “Veglat muzikore të popullit shqiptar” (Organografia) bash per kete arsye; redaktori i shtëpisë botuese i kishte thënë se në fillim të librit duhet të vinte një shprehje të udhëheqësit të partisë të cilat sipas tij janë edhe shumë të goditura, por dhe aktuale për kulturën popullore. E takova profesorin, ishte shumë i mërzitur e pyeta se cfarë kishte dhe më tha vërejtjen e redaktorit. Unë në bisedat me profesorin kisha krijuar një konfidencë të atillë që ai vetë ma kish dhënë dhe shpesh perdorja një stil ironik të foluri, dhe i thashë: Mirë të ka thënë, shumë të bukura i ka pse s’vendos ndonjë nga ato dhe gjithcka zgjidhet fare lehtë. Ai më pa me bisht të syrit dhe duke pasë sh.besim tek unë tha: Por ato s’janë shprehjet e tij, i ka të vjedhura nga njerëz të mëdhej dhe unë nuk mund të vej në hyrje të librave të mi “shprehje të vjedhura”, pastaj cdo një politikan të japi sentenca për folklorin, ai nuk eshtë shkencëtar që unë ta citoj. Por është filozof i thashë unë, dhe mendimi filozofik udhëheq, por edhe frymëzon, prapë me ton ironik. Unë jam në hall, tha “ti më can kokën”, por me një ton aspak miqsor, madje në një menyrë idhnake dhe profesori po të zemrohej e kishte shumë të vështirë të pajtohej madje mund të them se ishte dhe një mangësi e tij.

Ramadan Sokoli ishte një njeri me kulturë të gjëre një figurë poliedrike në kuptimin e mirë të fjalës. Me ate mund të bisedoje per cdo fushë të artit, por edhe të shkencave humanitare duke gjetë përgjigje profesionale dhe bashkëkohore një enciklopedi e gjallë. Biblioteka e tij në shtëpi ishte shumë e pasur jo vetëm me literaturë muzikore partitura por sidomos me libra filozofik, kritkë letrare artistike, por ishte edhe një shans që e shoqja Lili punonte në Bibliotekën kombëtare dhe cdo liber që i duhej për punë studimore mund dhe ta siguronte duke e porositë nga jashtë. Per të publikuar studimet e tij,pervec korespondencës që kishte me shumë muzikologë ai shfrytoj revistën “Shqipëria e Re”që dilte dhe në gjuhë të huaj,por edhe emisionet e Radio-Tiranës një rubrikë “Të njohim traditat tona muzikore” që shpesh e shpjegonte vetë në mikrofon. Më vonë shumë botime shkencore gjetën dritën e botimit te revita “Les lettres Albanais”. Ramadan Sokolit i erdhen shumë ftesa nga Kongrese nderkmbëtare muzikologjike që nga Moska, Tokio, Parisi, Roma, Budapesti deri nga Amerika, por ai asnjëhere nuk mori pjesë në to,dhe kjo nuk qe vetëm një dëm për ate por për mospërfaqsimin denjësisht të kulturës sonë etnomuzikologjike në këto forume dhe në dëm të kulturës sonë. Ajo që është për t’u theksuar dhe nenvizuar është se ky shkecëtarë i madh të gjitha veprat që shkroj i realizoj duke qënë një mësues i thjeshtë në shkollen e mesme artistike “J.Misja’’ me normë të plotë dhe duke dhënë mësim jo vetëm në degën e flautist të cilën ai themeloi, por edhe solfezh, harmoni, muzikë dhome e më vonë folklorin muzikor. Edhe kur u themelue Konservatori shtetëror i Tiranës në vitin 1962, nxënësit e tij jepnin mësim në kete institucion të lartë të muzikës ndersa ai jo, por kurrë nuk e dha veten, ai vazhdonte te nxirrte kuadro dhe të jepte mësim me një devocion që është vetëm në natyrën e njerëzve të vecantë dhe që bëjnë hitorin e tyrë dhe të vendit të tyre.
Ramadan Sokoli është i pari që përgatiti tekstin e folklorit muzikor dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës jo pa vështirësi e miratoi per edukimin e brezit te ri të muzikantëve me kulturën popullore e folklorike kombetare duke i dhënë një fizionomi të re shkollës sonë, por dhe karakterin kombëtar të saj.Dhe per cudinë tonë atëhere ishim studentë profesori vinte dhe jepte mësim si pedagog i jashtëm dhe pa pagesë lëndën e folklorit muzikor që ai vetë e kishte përshtatë per Konservator.

Ramadan Sokoli me mendjen e tij të ndritur na sjedh një krijimtari me studime etnomuzikore që nga antikiteti yne me “Vallet e muzika e të parëve tanë” Ilirët, si një gjurmues i pasionuar pasuron fondin tonë kulturor e kulturën tonë muzikore duke zbuluar figura gjigante siç janë Niketë Dardani e Jan Kukuzeli duke ndricuar shekull pas shekulli me figurat e ndritura si në librin “16 shekuj” deri në ditët tona për të ardhë te krijimtaria e tij si këngët “Blegëron delja”, “Turtullesha”, etj, ku na prezantohet jo vetëm si studiues por dhe krijues me ndjeshmëri poetike krejt të vecanta muzikore. Hulumtimet e tij etnomuzikologjike janë shtigje të reja që shkelen per herë të parë nga ky studiues pasionant që shquhet për thedhësinë e mendimit,gjerësine e horizontit kulturor si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor të lëndës që merr për objekt studimi.

Duke i hedhë një vështrim të shkurtë veprave studimore të Prof.Sokolit konstatojmë me kënaqësi se ajo shtrihet në 20-shekuj të etnisë së kombit tonë dhe përbën vlera të pamohueshme në panteonin tonë kulturorë,por profesori ynë i nderuar gjatë gjithë veprimtarisë së tij në regjimit komunist nuk ka një vlerësim sado të vogël për veprat e tij dhe as një “Fletë lavdrimi”nga ato që rëndomtë jepnin Bashkimet profesionale. Shpesh me ironi dhe cinizëm per regjimin profesori tregonte se te vetmen “Fletë Nderi” që ka marrë, ka qënë në qitje ushtarake në zbor, që çuditërisht, rastësisht kishte dalë shkylqyeshëm .
Ndryshimet demokratike në vendin tonë profesor Sokolin e gjetën në moshën e tretë në të 70 –tat mbasi kishte harxhuar gjithë dijet dhe mundin per të vënë gjithcka në të mirë të kulrures kombëtare por pa ndonje vlerësim dhe pa më të voglën vemendje për ta shperblyer me tituj apo ndere të tjera. Është qeveria e Partise demokratike dhe institucionet e ngritura prej saj që vlerësuan punen dhe veprën e muzikologut Ramadan Sokoli.Duhet të vinte Viti 1995 kur Akademia jonë e Shkencave i akordois titullin “Profesor”, Në vitin 2000 ,Qëndra Nderkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge të Anglisë e perfshinë ne Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara. Në vitin 2002 nga Presidenti i Republikës z.Alfred Moisiu i akordohet titulli “Mjeshter i Madh”dhe pas kësaj qyteti i tij i lindjes Shkodra, Këshilli bashkiak i ketij qyteti i jep titullin “Qytetar Nderi”. Po në vitin 2006 Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep medajen “Emblemë e Kulturës Shqiptare” dhe po brenda ketij viti ABI/Instituti Amerikan i Biografive i jep Diplomën “Ekspert në Ethnomuzikologji dhe Kompozim”. Ramadan Sokoli njihet edhe si një penë shumë e njohur në pulicistikë. Ai ka trajtuar në shtypin e kohës me karakter shkencor kulturor si; te revista “Nëntori”, “Shkenca dhe Jeta”, “Kultura popullore” ka trajtuar probleme të etnomuzikologjise ka shkruar skenarë per dokumentare të kinostudios, por sidomos per emisione Radio-Televizive, me qindra artikuj studime, tekste mësimore recensione etj. Një faqe e ndritur jo shumë e njohur eshtë dhe krijimtaria muzikore ne gjini të ndryshme e profesor Ramadan Sokolit, por ajo meriton një vështrim me karakter njohës, studimorë dhe publikues, sepse ka edhe shume vepra që ende nuk kanë parë dritën e ekzekutimit në public.

Në kete pervjetor vetëm rikujtuem këte figurë të ndritur të kulturës sonë kombëtare,por vepra e Sokolit meriton të jetë më shumë objekt studimor i Akademisë së Shkencave si dhe në vemendjen Ministrise së Turizmit të Kulturës Rinisë e Sporteve per të pergatitë një kolanë të plotë të veprës së këtij kollosi të muzikologjisë sonë, mbasi botimet e deri tanishme lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo mund të ndodhë brenda viti 2010 kur Ramadan Sokoli ka 90-vjetorin e lindjes.

Marre prej Gazets 55 Online

***********************************************************************************************************************************************

Si e persekutoi regjimi komunist themeluesin e shkencës së muzikologjisë shqiptare

Ramadan Sokoli, figurë e ndritur e kulturës kombëtare

Shaqir REXHVELAJ

Sot mbushet një vit që kur u nda nga jeta kollosi i etnomuzikografisë shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli. Në 7 Marsin e vitit të kaluar, ne, nxënësit e tij, i uruam festën profesorit të nderuar me një tufë lule mimozash (sa shumë i donte lulet) e ashtu si në agoni ai buzëqeshi lehtë duke shqiptuar një "faleminderit!". Dhe me një keqardhje të madhe lexonim në sytë e tij ndjesinë se ato mbase ishin lulet e fundit që po u merrte erë. Pas katër ditësh, më 11 mars 2008, Ramadan Sokoli u shua duke lënë të ndrisë përgjithmonë emri dhe veprat e tij. Ai ishte dhe mbetet figura më e ndritur e kulturë sonë kombëtare në fushën e muzikologjisë, krijuesi dhe themeluesi i kësaj shkence të re, që u mboll e lëshoi rrënjë si shkencë prej tij, që në fillim të viteve '50 të shekullit që lamë pas.

Profesor Ramadan Sokoli është jo vetëm një shkencëtar i madh, por edhe një patriot i madh. Duke iu referuar medias, ai është cilësuar edhe si rilindësi i fundit. Kjo mbështetur edhe te familja e tij e madhe në qytetin e lashtë të Shkodrës, te gjyshi i tij Hodo Pashë Sokoli, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojtës i trojeve shqiptare të Plavës e Gucisë, Ulqinit, te i jati i tij Isuf Sokoli, edhe ky i internuar në Itali për të ardhë te vëllazëria e tij Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, që bashkë me Radon provuan persekutimin e egër komunist, duke vuajtur mbi 40 vjet burg. Të gjithë intelektualë të ndritur dhe patriotë.

Profesor Ramadan Sokolin e kam njohur për herë të parë në qershor të vitit 1957 në festivalin folklorik të Qarkut të Shkodrës, ku unë isha pjesëmarrës interpretues i folklorit të Malësisë së Madhe dhe ai ishte anëtar i jurisë, ku përzgjidhnin talente që do të merrnin pjesë në Festivalin e Rinisë e Studentëve që do të zhvillohej në Moskë në muajt korrik-gusht 1957. Fati dhe jeta e solli që prej asaj date deri sa ka mbyllur sytë unë të jem një ndër njerëzit më të afërt të tij (jashtë rrethit të tij) në fillim si objekt i punës së tij, unë si bartës i folklorit, ai si stuiues i folklorit dhe më vonë, nxënës i klasës së tij në Liceun Artistik "J.Misja" në Tiranë, në degën e Flatit, pastaj student i tij në Konservatorin Shtetëror të Tiranës dhe pas studimeve si shok dhe mik shtëpie, i një familjeje me "hije në biografi", por të mrekullueshme në tradita, në mikpritje dhe me një rreth të mrekullueshëm si nga ana e profesorit, por edhe të së shoqes Lilit, nga familja tiranane Petrela, - një grua e rrallë ideale, që mund ta gjesh vetëm në romane.

Në vitin 1958, kur fillova mësim në klasën e tij për flaut në Liceun Artistik, kam bashkëpunuar me profesorin si bartës autentik i folklorit të Malësisë së Madhe, duke riprodhuar këngët dhe meloditë e zonës sonë, duke filluar që nga këngët karakteristike "Majekrahit"e këngë të tjera pa shoqërim muzikor me karakter baritor, këngët rapsodike me lahutë, melodi të ndryshme në instrumentin popullor "Zymare", disa melodi që vetë i kisha krijuar, por edhe shumë ninullëza e nanurisje të ndryshme fëminore, të cilat për çudinë time atëhere, ai u jepte një rëndësi shumë të madhe. Sigurisht, duke i parë me syrin dhe vëmendjen e një studiuesi ai hidhte ato në nota muzikore, në disa fletë të mëdha muzike. Më vonë ato zunë vend krahas shumë hulumtimeve të tjera në studimet e tij etnomuzikologjike.

Por le të themi në këtë njëvjetor përkujtimor diçka më shumë për jetën dhe veprën e tij. Talentin e tij muzikor e shfaqi që në vogëli në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, qytet që njihet për traditat e mëdha kulturore sidomos në fushën e muzikës. Që nga fundi i shekullit XIX, në këtë qytet u krijuan formacionet e para orkestrale, siç qenë orkestrat frymore, të cilat mund të merren edhe si fillesat e para të hedhjes së bazave të muzikës profesioniste, bashkë me muzikën kishtare. Por ajo që përbënte palcën e kulturës muzikore në Shkodër qe tradita e krijimtarisë së këngës qytetare shkodrane, krejt e veçantë në llojin e vet, që nga tipet më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat, siç janë "jaret", duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e fondit të artë të kulturës muzikore shqiptare. Në këtë atmosferë dhe në këto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, në mes tingujve të mrekullueshme të muzikës së "ahengut shkodran" dhe orkestrave frymore, prandaj edhe luante në disa instrumente në bandën e qytetit, por më për zemër në rininë e tij pati instrumentin e kitarës, siç quhet rëndom kitara si "piano e të varfërve". Me këtë bagazh muzikor dhe me disa krijime në fushën e këngës, në vitin 1940 regjisrohet dhe vazhdon studimet në konservatorin "Luigi Cherubini" në Firenze - Itali për kompozicion dhe Flaut.

Mbas studimeve kthehet në Shqipëri me ëndrrën e një të riu, për të vënë në shërbim të vendit dijet dhe kulturën e tij perëndimore. Por mbas Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë u instalua regjimi komunist dhe fatkeqësisht idealet, pikëpamjet e tij, por edhe tradita familjare dhe kultura perëndimore pluraliste binin ndesh me parimet e reja të këtij regjimi, siç rezultoi famëkeq për shqiptarët. Meqenëse këto pikëpamje ai i shfaqte në rrethet shoqërore në Shkodër, hapur sidomos edhe gjatë kryengritjes anti-komunste të Postribës, në vitin 1946 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli, siç edhe më tregonte, vitet e burgut e transformuan rrënjësisht, sidomos në njohjen e jetës dhe të njerëzve të saj brenda hekurave të burgut njerëz të ditur, intelektualë klerikë, bajraktarë, pasanikë, tregtarë, malësorë, të një tradite që ridhte prej shekujsh, ashtu shqiptarçe, por që po rrezikohej seriozisht përballë një regjimi të ri, në pamje të jashtme popullor, por që vetëm ne që jetonim prapa hekurave e kuptonim se sa i padrejtë dhe i pamëshirshëm do të ishte për shqiptarët. Në burg dhe në kampet e përqendrimit ku punova me të burgosurit - tregonte ai, kam njohur karakterin e vërtetë të shqiptarit, burra të ditur dhe të thjeshtë, trima dhe të pathyeshëm përballë torturave, por që ishin dhe palca e kombit, prej tyre jo vetëm kam mësuar, por edhe u yshta për të filluar shënimet e para të hedhura në copa e blloqe letre për kulturën kombëtare shqiptare, për folklorin, për "gjëegjëza", për doket dhe zakonet që ishin aq të pasura dhe të larmishme nga njëri tregimtar te tjetri e me një shtrirje; nga gjithë viset e Shqipërisë.

Shënimet e para dhe zanafillën e studimeve të para etnomuzikologjike prof. Ramadan Sokoli i ka nga vitet e jetës së tij në burg. "Çdo e keqe e ka një të mirë", përsëriste shpesh ai. Vitet e burgut i shfrytëzoi aq sa mundi për të mbledhur nektarin e parë të traditës së kulturës popullore, të cilës ai ia kushtoi gjithë veprën e tij mijëra faqe, e shkruar në rreth 20 libra muzikologji, pa përmendur këtu krijimtarinë muzikore në disa fusha të saj, që nga kënga e përpunumi i saj, te veprat e shumta instrumentale, nga miniaturë te poemi simfonik, muzikë dhome e koncerte për instrumentin e flautit e deri te metoda për fyell.

Botimet e para serioze në muzikologji me karakter ndërkombëtar kanë filluar me botimin: "Les dances populaires et les instrument mousicaux du people Albanais", Tiranë 1958.

Ky botim pati një interest të veçantë të qarqeve muzikologjike ballkanike dhe europine dhe nuk vonoi shumë dhe profesor Ramadani krijoi një letërkëmbim me shumë muzikologë të vendeve të ndryshme, sidomos nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Gjemania Lindore, por edhe nga vende perëndimore.

Me interes shumë të madh shkencor kanë qenë për profesor Sokolin organizimi i dy ekspeditave shkencore muzikologjike, të organizuara nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht në jug të saj; e para, në vitin 1958 me shkencëtarë (muzikologë) gjermanë; Shtokman dhe Fidler dhe ekspedita e dytë me shkencëtarë rumunë të kryesuar nga muzikologja rumune, Zonja Comichel në vitet 1960.

Këto ekspedita nga pala shqiptare u kryesuan nga prof. Sokoli dhe një kopje të regjistrimeve të tyre sot ndodhen në fonotekën e Institutit të Kulturës Popullore. Metodologjia praktike e mbledhjes së gjinive të ndryshme të folklorit në terren përbën një përvojë të madhe shkencore për muzikologjinë shqiptare dhe në këtë kohë fillon dhe një etapë e re e studimit të kësaj kulture popullore kaq të pasur dhe të virgjër, si për studiuesit shqiptarë, por sidomos për studiesit e huaj. Kjo është edhe peridha kur fillon dhe ndërkombëtarizimi i muzikologjisë shqiptare.

Në vitet '60-'70, Prof. Sokoli boton veprën madhore "Folklori Muzikor Shqiptar (Prozodia dhe Morfologjia)", "Veglat muzikore të Popullit tonë (Organografia)", "Vallet dhe muzika e të parëve tanë (Ilirët)", "Chanson populaie albanaes (Albanskie narodnie pjesni), volumi i dytë, "Figura të Ndrituara të Kulturës shqiptare në shekuj (Jan Kukuzeli Andrea Aleksi)", "Gjurmime folklorike", "Figura e Skënderbeut në muzikë", në kuadër të 500-vjetorit të Heroit tonë kombëtar. Mbas këtyre botimeve në Shqipëri, por edhe mbas publikimeve që bënë shkencëtarët gjermanë dhe rumunë në forumet ndrrkombëtare folklorike me studimet e tyre, folklori muzikor shqiptar u ndërkombëtarizua si një pasuri e çmuar me identitet të veçantë i krijimtarisë në fushën e këngës homofonike e polifonike, në vallet e pasura me ritme të larmishme, me instrumente folklorike që përcillnin brez pas brezi shpirtin e melodive baritore origjinale, me kostumet kaq të bukura dhe unikale, siç është "Xhubleta" e Malësisë së Madhe". Pra, shpirti krijues ndër shekuj i popullit tonë po shfaqej i studiuar dhe i analizuar në mënyrë shkencore përballë kulturave të popujve të tjerë, me veçanti dhe identitet të panjohur deri atëhere edhe shkencërisht dhe për këtë meritë të veçantë ka pa asnjë mëdyshje profesor Ramadan Sokoli. Në këto vite krijohet dhe Instituti i Kulturës Popullore me degën e muzikologjisë dhe shkencëtarët e rinj, por edhe ata me përvojë, pa dyshim krijusn një shtresim të ri me studime të reja dhe kontribute, duke zgjeruar dhe thelluar studimet shkencore, por dhe përfaqësimin ndërkombëtar të kësaj shkence në forume studimore, por dhe duke e pasuruar me ekspedita të reja.

Për arsye biografike, që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet '90, atij asnjëherë nuk iu botuan punimet

Një vit pa kollosin e etnomuzikografisë shqiptare

Por, në regjimin komunist sa herë forcohej dhe egërsohej lufta e klasave aq më shumë vështirësohej puna dhe vepra shkencore e profesor Ramadanit. Për arsye biografike, që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet '90, atij asnjëherë nuk iu botuan punimet. Disa herë vepra të veçanta përfunduan edhe në karton, sepse ai nuk pranoi asnjëherë që në parathëniet e librave të tij të shkruhej: "nën udhëheqjen e Partisë e shokut….. kultura popullore ka arritur...", etj. etj. Madje, më kujtohet se në vitin 1965 i kishin kthyer nga botimi korpusin "Veglat muzikore të popullit shqiptar (Organografia)", bash për këtë arsye, redaktori i shtëpisë botuese i kishte thënë se në fillim të librit duhet të vinte një shprehje të udhëheqësit të Partisë, të cilat, sipas tij, janë edhe shumë të goditura, por dhe aktuale për kulturën popullore. E takova profesorin, ishte shumë i mërzitur, e pyeta se çfarë kishte dhe më tha vërejtjen e redaktorit. Unë në bisedat me profesorin kisha krijuar një kofidencë të atillë që ai vetë ma kishte dhënë dhe shpesh përdorja një stil ironik të foluri dhe i thashë: mirë të ka thënë, shumë të bukura i ka, pse s'vendos ndonjë nga ato dhe gjithçka zgjidhet fare lehtë. Ai më pa me bisht të syrit dhe duke pasur shumë besim tek unë tha: por ato s'janë shprehjet e tij, i ka të vjedhura nga njerëz të mëdhej dhe unë nuk mund të vë në hyrje të librave të mi "shprehje të vjedhura", pastaj ç'do një politikan të japë sentencë për folklorin, ai nuk është shkencëtar që unë ta citoj. Por është filozof i thashë unë dhe mendimi filozofik udhëheq, por edhe frymëzon, prapë me ton ironik. Unë jam në hall, tha, "ti më çan kokën", por me një ton aspak miqësor, madje në një mënyrë idhnake dhe profesori po të zemërohej e kishte shumë të vështirë të pajtohej, madje mund të them se ishte dhe një mangësi e tij. Ndërrova stil dhe i thashë "po të kesh besim, ta rregulloj unë" dhe në të vërtetë aty për aty më lindi një ide. Unë e kuptova, i thashë, ju nuk dëshironi të vini citate të ….. dhe nuk e përmenda emrin se ishim dhe në rrugë (Me këtë rast dua të them se të gjitha bisedat kofidenciale me karakter politik dhe pakënaqësitë që kishte, i bisedonim në shëtitje). Pikërisht, më tha i nevrikosur, se do të më tallin të gjithë. Nuk shkon, e kupton se nuk shkon - një citat i tillë kërcet si zbrazja e një kobureje në një sallë koncerti. Mirë pra, i thashë, e kuptova. Më lejo të bëj një propozim, por po të pëlqeu do të më thuash që jam i mençur. Këtu u zbut dhe po priste zgjidhjen. Para disa ditësh, në muajn tetor, në kuadër edhe të muajit të letërsisë dhe arteve, ishte mbajtur Pleniumi i 15-të KQ, ku jepeshin orientimet për zhvillimin e artit dhe letërsisë, por kryesisht dhe si duhet të mbështeten ato në traditën tonë dhe ku kishte edhe mjaft fraza të gjetura që mund t'i përdornim, i propozova një frazë që më kishte bërë përshtypje, por që nuk e mbaja mend, por vetëm idenë e saj, duke i shtuar që këtë frazë e ka thënë R.Alia. Është dhe shkodran, por mos u bëni merak nuk ia përmendim fare emrin as këtij, themi nga Pleniumi i 15-të për Letërsinë dhe Artet dhe mjafton. Hë, si thua? Më pa me bisht të syrit, i pëlqeu. Nuk je dhe aq i pamençëm, më tha, dhe sa herë që i jepjaa ndonjë ide qeshte dhe shpesh më prezantonte edhe te njerëz të panjohur, por me ton ironik, që i kishte mjaftë lezet: "Ja ky është profesori im".

E vërteta është që edhe sot në hyrje të librit është shprehja që gjetëm dhe libri u botua. Sot duket si përrallë, por po të na ekishte dëgjuar ndonjë spiun këtq bisedë, pasojat diheshin.

Ramadan Sokoli ishte një njeri me kulturë të gjerë, një figurë poliedrike në kuptimin e mirë të fjalës. Me atë mund të bisedoje për çdo fushë të artit, por edhe të shkencave humanitare, duke gjetur përgjigje profesionale dhe bashkëkohore, një enciklopedi e gjallë. Biblioteka e tij në shtëpi ishte shumë e pasur jo vetëm me literaturë muzikore, partitura, por sidomos me libra filozofikë, kritikë letrare artistike, por ishte dhe një shans që e shoqja, Lili, punonte në Bibliotekën Kombëtare dhe çdo libër që i duhej për punë studimore mund dhe ta siguronte, duke e porositur nga jashtë.

Për të publikuar studimet e tij, përveç korespondencës që kishte me shumë muzikologë, ai shfrytëzoi revistën "Shqipëria e Re", që dilte dhe në gjuhë të huaj, por edhe emisionet e Radio-Tiranës, një rubrikë "Të njohim traditat tona muzikore", që shpesh e shpjegonte vetë në mikrofon. Më vonë, shumë botime shkencore gjetën dritën e botimit te revista "La lettres Albanais".

Ramadan Sokolit i erdhën shumë ftesa nga kongrese ndërkmbëtare muzikologjike, që nga Moska, Tokio, Parisi, Roma, Budapesti deri nga Amerika, por ai asnjëherë nuk mori pjesë në to dhe kjo nuk qe vetëm një dëm për atë, por për mospërfaqësimin denjësisht të kulturës sonë etnomuzikologjike në këto forume dhe në dëm të kulturës sonë.

Ajo që është për t'u theksuar dhe nënvizuar është se ky shkencëtar i madh të gjitha veprat që shkroi i realizoi duke qenë një mësues i thjeshtë në shkollqn e mesme artistike "J.Misja", me normë të plotë dhe duke dhënë mësim jo vetëm në degën e flautit, të cilën ai e themeloi, por edhe solfezh, harmoni, muzikë dhome e më vonë folkloroin muzikor. Edhe kur u themelua Konservatori Shtetëror i Tiranës në vitin 1962, nxënësit e tij jepnin mësim në këtë institucion të lartë të muzikës, ndërsa ai jo. Por kurrë nuk e dha veten. Ai vazhdonte të nxirrte kuadro dhe të jepte mësim me një devotshmëri që është vetëm në natyrën e njerëzve të veçantë dhe që bëjnë hitorinë e tyre dhe të vendit të tyre.

Ramadan Sokoli është i pari që përgatiti tekstin e folklorit muzikor dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës jo pa vështirësi e miratoi për edukimin e brezit të ri të muzikantëve me kulturën popullore e folklorike kombëtare, duke i dhënë një fizionomi të re shkollës sonë, por dhe karakterin kombëtar të saj. Dhe për çudinë tonë, atëherë ishim studentë, profesori vinte dhe jepte mësim si pedagog i jashtëm dhe pa pagesë lëndën e folklorit muzikor që ai vetë e kishte përshtatur për Konservatorin.

Ramadan Sokoli, me mendjen e tij të ndritur na sjell një krijimtari me studime etnomuzikore, që nga Antikiteti ynë, me "Vallet e muzika e të parëve tanë (Ilirët)", si një gjurmues i pasionuar pasuron fondin tonë kulturor e kulturën tonë muzikore duke zbuluar figura gjigante, siç janë Niketë Dardani e Jan Kukuzeli, duke ndriçuar shekull pas shekulli me figurat e ndritura, si në librin "16 shekuj", deri në ditët tona, për të ardhur te krijimtaria e tij si këngët "Blegëron delja", "Turtullesha", etj, ku na prezantohet jo vetëm si studiues, por dhe krijuees me ndjeshmëri poetike krejt të veçanta muzikore. Hulumtimet e tij etnomuzikologjike janë shtigje të reja që shkelën për herë të parë nga ky studiues pasionant, që shquhet për thellësinë e mendimit, gjerësinë e horizontit kulturor, si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor të lëndës që merr për objekt studimi.

Duke i hedhur një vështrim të shkurtër veprave studimore të Prof. Sokolit konstatojmë me kënaqësi se ajo shtrihet në 20 shekujt e etnisë së kombit tonë dhe përbën vlera të pamohueshme në panteonin tonë kulturor. Por, profesori ynë i nderuar gjatë gjithë veprimtarisë së tij në regjimin komunist nuk ka një vlerësim sado të vogël për veprat e tij dhe asnjë "Fletë lavdrimi" nga ato që rëndomt jepnin Bashkimet Profesionale. Shpesh me ironi dhe cinizëm për regjimin, profesori tregonte se të vetmen "Fletë Nderi" që ka marrë, ka qenë në qitje ushtarake në zbor, që çuditërisht, rastësisht, kishte dalë shkëlqyeshëm.

Ndryshimet demokratike në vendin tonë profesor Sokolin e gjetën në moshën e tretë, në të 70-tat, mbasi kishte harxhuar gjithë dijet dhe mundin për të vënë gjithçka në të mirë të kulturqs kombëtare, por pa ndonjë vlerësim dhe pa më të voglën vëmendje për ta shpërblyer me tituj apo ndere të tjera. Është qeveria e Partisë Demokratike dhe institucionet e ngritura prej saj që vlerësuan punën dhe veprën e muzikologut Ramadan Sokoli. Duhet të vinte viti 1995 kur Akademia jonë e Shkencave i akordoi titullin "Profesor".

Profesori, në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara

Në vitin 2000, Qendra Ndërkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge të Anglisë, e përfshin Prof. Ramadan Sokolin në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara. Në vitin 2002, nga Presidenti i Republikës, Zoti Alfred Moisiu, i akordohet titulli "Mjeshtër i Madh" dhe pas kësaj qyteti i tij i lindjes, Shkodra, Këshilli Bashkiak i kqtij qyteti i jep titullin "Qytetar Nderi". Në vitin 2006, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep medajen "Embëlemë e Kulturës Shqiptare" dhe po brenda këtij viti ABI/Instituti Amerikan i Biografive i jep Diplomën "Ekspert në Ethnomuzikologji dhe Kompozim".

Ramadan Sokoli njihet edhe si një penë shumë e njohur në pulicistikë. Ai ka trajtuar në shtypin e kohës publicistikë me karakter shkencor kulturor si: te revista "Nëntori", "Shkenca dhe Jeta", "Kultura popullore", ka trajtuar probleme të etnomuzikologjisë, ka shkruar skenarë për dokumentare të Kinostudios, por sidomos për emisione radio-televizive, me qindra artikuj, studime, tekste mësimore, recensione etj. Një faqe e ndritur jo shumë e njohur është dhe krijimtaria muzikore në gjini të ndryshme e profesor Ramadan Sokolit, por ajo meriton një vështrim me karakter njohës, studimor dhe publikues, sepse ka edhe shumë vepra që ende nuk kanë parë dritën e ekzekutimit në publik.

Në këtë përvjetor vetëm rikujtuam këtë figurë të ndritur të kulturës sonë kombëtare, por vepra e Sokolit meriton të jetë më shumë objekt studimor i Akademisë së Shkencave, si dhe në vëmendjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve për të përgatitur një kolanë të plotë të veprës së këtij kollosi të muzikologjisë sonë, mbasi botimet e deritanishme lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo mund të ndodhë brenda vitit 2010 kur Ramadan Sokoli ka 90-vjetorin e lindjes.

Shaqir REXHVELAJ, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në MTKRS


Marre prej RD Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:32AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Apr 14 2009, 02:34AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Filmi i Skënderbeut më 1953, kishte pasaktësi historik. NIk Gjonaj

Dërguar më: 13/04/2009 - 13:19

Fatmira Nikolli

Një hero mesjetar. Një luftëtar që kishte një mision të madh: të çlironte atdheun. Një njeri, një komandant, një mbret. Skënderbeu, mbreti luftëtar i Shqipërisë. Ky është edhe titulli i filmit më të ri që vjen për heroin tonë kombëtar. Një hero i harruar që shpëtoi qytetërimin perëndimor. Fati i një njeriu, që bëhet betejë për liri. Jeta dhe lavdia e një prej burrave më të famshëm në botë, njeriu që sprapsi ushtrinë e një perandorie, rrëfehet nga një murg, Marin Barleti. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", regjisori shqiptaro-amerikan Nik Gjonaj, rrëfen prapaskenat e realizimit. Ku u gjet garderoba mesjetare, në ç'dokumente u bazuan, kasta e aktorëve, pse heroi shfaqet me një rrobë pa mëngë dhe projekti për një prodhim hollivudian për heroin. Gjonaj tregon vendet ku janë xhiruar skenat dhe kontaktet me Mel Gibson për të sjellë një Skënderbe hollivudian.
Është një ide brilante realizimi i një filmi për Skënderbeun. Si erdhi ajo?
Historia e tij ka qenë pasion i imi që në fëmijëri, e ndërsa rritesha, me mua rritej edhe ai pasion. Para disa vitesh, po kërkoja në internet për vepra artistike, dhe gjeta një pikturë të heroit më të madh që unë kam dashur të njoh më nga afër. Ajo pikturë do të thoshte shumë për mua, dhe duhej ta blija. Përmes saj, takova edhe piktorin shqiptar, Nua Gjelaj, që është edhe skenarist i filmit. Ndërsa bisedonim lindi idea që do të realizohej vitin që shkoi.
Filmi shihet nga një tjetër aspekt. Tashmë, është një murg që e tregon historinë. Një gjetje e bukur kjo. Pse e bëtë?
Më pëlqente shumë heroi dhe më mahnitnin historitë e tij, ndaj doja të dija për të, gjithnjë e më shumë. Lexova artikuj dhe libra. Më pas arrita të shoh filmin e realizuar në vitin 1953 nga shqiptarët. Ata kishin lënë jashtë filmit elementin më kryesor që ishte e vërteta. Mendoj se ka tre elementë që përdoren në histori dhe këta janë: "i miri, i keqi dhe i shëmtuari". Ne duhet të jemi realistë dhe të përqafojmë këto të vërteta. Filmi i vitit 1953 ishte i mirë vizualisht, i mirë për kohën, por plot me pasaktësi historike për shkak të "peizazhit" politik. Duhet të jemi të kujdesshëm me historinë. Mund të ketë pasoja jo të mira. Kur Nua Gjelaj filloi të përgatitej për skenarin e filmit, kishte një qëllim: të vërtetën, edhe unë po ashtu. Ishim të ndërgjegjshëm se ne duhet të ringjallnim një hero të harruar që shpëtoi qytetërimin perëndimor. Murgu katolik Marin Barleti, ka dhënë një biografi të heroit, ndaj ne menduam që ai duhet ta tregonte historinë në film.
Filmi ka një muzikë mjaft të bukur...
Faleminderit! Jam kujdesur për muzikën, me të cilën është marrë Adam Walker. Instrumentet muzikore kryesore shqiptare, janë bashkuar me të tjera. Kemi bashkëpunuar me artistë e kompani të ndryshme që të arrinim një rezultat të mirë. Muzika i jep jetë filmit, është shpirti i tij.
Kush janë aktorët që interpretojnë në film? A e kanë njohur historinë shqiptare dhe a kanë dëgjuar për Skënderbeun më parë?
Aktorët në film janë shqiptarë me origjinë, por nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Kanë dhënë kohën e tyre për të sjellë një film për mbi mbretin e tyre luftëtar. Është e mahnitshme të mund të punosh me njerëz patriotë. Të gjithë ne e dinim historinë bazë të heroit, por duke u marrë me të, bëhesh gjithnjë e më shumë kurioz për këtë njeri të madh, bashkëpunëtorët e tij dhe kohën kur jetuan. Anton Gojcajn, që ka rolin e Gjergj Kastriotit, e them me krenari që e zgjodha sepse përshtatej në shumë aspekte me rolin. Është një rol i madh, por e dija se talenti dhe angazhimi do të përktheheshin në një performancë prej ylli.
Skenaristi Nua Gjelaj, është një shqiptar që ka lindur në ish-Jugosllavi e më pas ka ikur drejt Amerikës. Cila ka qenë "lidhja" e tij me Skënderbeun?
Ai gjithnjë është frymëzuar nga legjendat dhe përrallat shqiptare. Më pas, i fokusoi energjitë e tij tek piktura. Kjo, krijoi tek ai interesin dhe dëshirën për të studiuar histori, ndaj u diplomua dhe kreu një master për histori në universitetin Wayne State. Në vitin 2002, u njohëm dhe filluam "udhëtimin" tonë për këtë film dokumentar. Ai është një student i mirë i historisë dhe mund t'iu siguroj se pak njerëz dinë aq shumë për heroin. Nua ha, pi e merr frymë me të, ndaj kuptohet dhe duhet të vlerësohet pasioni i tij për Skënderbeun. Si shqiptar, unë ndershmërisht them se ne jemi me fat që kemi një njeri i cili e promovon dhe e mbron kulturën shqiptare përmes punës së tij.
Kompanisë "Illyria Entertainment" iu deshën pesë vite për të realizuar këtë. Sa e vështirë ishte ?
Për diçka që duhet realizuar mirë, paraja ka rol të madh. Në fillim, unë dhe Nua, e nisëm projektin vetëm, por puna jonë "vetmi" e kishte në një limit. Më pas kërkuam ndihmën e kryetarëve të komuniteteve të shqiptarëve të Amerikës për të siguruar shumën e parave, por shumë prej tyre nuk ishin të gatshëm, ose nuk kishin mundësi. Më pas, shumë shqiptarë donin ta shihnin të realizuar këtë projekt dhe na kontaktonin përmes e-maileve, për të pyetur se ku mund të dërgoheshin paratë. Nuk na pyesnin asgjë tjetër, thjesht, kur do të shfaqej. Një prej patrioteve që dua të përmend është Tringa Gojcaj, një grua e ve, nëna e pesë fëmijëve. Ajo na dha suportin e duhur që ne të mund të fillonim xhirimet. Njerëzit dhanë atë që mundën. Është një kontrast i pakëndshëm, që kryetarët e komuniteteve u përpoqën të na sabotonin, ndërsa shqiptarët e tjerë na ndihmuan. E imagjinoni dot? E shëmtuar, por e vërtetë.
Pse ju ndihmoi aq shumë Tringa Gojcaj?
I pëlqeu cilësia e punës. Si nënë, ajo e kuptonte rëndësinë e edukimit të rinisë shqiptaro-amerikane me trashëgiminë e tyre unike kulturore. Për nder të kontributit të saj, "Illyria Entertainment" e bëri atë Producente ekzekutive të filmit. Ajo është një grua fisnike që kontribuoi për kulturën e saj dhe nderoi bashkëshortin e saj, duke ia dedikuar filmin, kujtimit të tij.
Anton Gojcaj është Skënderbeu në film. Ishte i vështirë roli për të?
Ky rol do të ishte i vështirë për çdo aktor, veçanërisht për shkak të karakterit. E di që ishte përgjegjësi e madhe për të, por unë thjesht e dija se do ta bënte mirë. Stresi i madh i pranimit të një roli të tillë, mbase do të mposhte çdo aktor, por ndodhi e kundërta. Le të jemi të ndershëm, është një subjekt i ndjeshëm. Antoni ka bërë një punë të mrekullueshme.
Ju jeni regjisori i këtij filmi. Kush jeni ju, që t'ju njohë më mirë lexuesi dhe shikuesi shqiptar?
Kam lindur në Detroit, Michigan, në një familje emigrantësh shqiptarë. Në një moshë të re, më lindi dashuria për filmin dhe regjinë. Përveç kësaj, e dua dhe e vlerësoj kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Kam studiuar për shkenca politike dhe film në Universitetin Wayne State. Dëshira ime për të mësuar më shumë mbi botën e filmit, me çoi në Los Angeles, ku kreva disa kurse në UCLA, dhe punova në projekte të ndryshme. Gjithmonë më kanë magjepsur historitë e mëdha, artet vizive, muzika dhe filmi. Është e çuditshme se si një film t'i ngacmon emocionet dhe mendimet. Roli i muzikës të bën ta ndjesh skenën, monologun, detajet, këndet e kameras, dritat e të gjitha së bashku të kthehen në një obsesion për të krijuar "fotografi të çastit" të një kohe të largët. Kam studiuar dhe punuar shumë, për të qenë sa më i mirë në këtë punë. Në Michigan kam punuar me shumë prodhues filmash dhe artistë që më kanë bërë ky që jam sot. Aktualisht jam bashkëthemelues i "Illyria Entertainment" me Nua Gjelaj. Jam krenar që do të punoj në disa projekte të tjera të mëdha më vonë. Për sa i përket Skënderbeut, them se çdo shqiptar ndjen një lidhje personale me këtë njeri. Çdo qenie humane që e do lirinë, e vlerëson. Gjergj Kastrioti është Shqipëri dhe Shqipëria është Gjergj Kastrioti. Ai është esenca e asaj që duan shqiptarët, liri dhe nder. Kam qenë mjaft i interesuar të kapja elementet mitologjikë dhe njerëzor të këtij njeriu e të legjendës. Ne e dinim se ishte një ushtar i madh, por donim të shihin dimensione të tjera të jetës së tij, që të arrinim të kishim një portret solid të tij, mitin dhe legjendën. Në emër të "Illyria Entertainment", unë mund të them me ndershmëri se ne bëmë më të mirën që mundëm. Besoj se shikuesit, do të ecin përmes sensit të krenarisë dhe vlerësimit për një njeri që sakrifikoi çdo gjë për lirinë.
Ku janë xhiruar skenat e filmit?
Në shumë vende. Që nga pyjet e Holly-t në Michigan, duke shkuar në Krujë. Vetëm një vend nuk mund të mjaftonte për të imagjinuar se si kanë qenë pamjet, zërat dhe "aroma" e historisë. Shumë prej skenave janë xhiruar në Michigan, në një park shtetëror, ndërsa skenat brenda, në studio. Më pas në pjesë të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Austrisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Udhëtimi ynë evropian filloi në Angli, në Universitetin e Kembrixhit, të Nottinghamit dhe në Londër. Roma ishte destinacioni tjetër i yni, ku intervistuam dijetarët shqiptarë që kanë punuar me Arkivat Sekrete të Vatikanit. Më pas ne shkuam në Vjenë për të filmuar përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Muzeun e "Kunsthistoriches". "Illyria Entertainment" ishte kompania e parë që është lejuar ndonjëherë të filmojë dhe të fotografojë aty. Kemi qenë në 12 qytete, 9 aeroporte dhe në 3 kështjella.
Cilat kanë qenë përshtypjet e personave që e kanë parë filmin?
Shumë pozitive. Filmi ka fituar dy çmime të mëdha në SHBA në konkurse ndërkombëtare. Sapo jemi lajmëruar se është përcaktuar si "i zgjedhur zyrtar" për "Riverside International Film Festival". Ai ka marrë kritika pozitive nga skenaristët hollivudianë dhe "Vue" ka publikuar disa artikuj mjaft pozitivë për të. Ka gjithmonë kritika, e sidomos kur je shqiptar. Kritika konstruktive, të bën mirë. Ka raste që njerëzit thonë gjera qesharake madje pa e parë filmin fare. Unë dhe Nuae kemi lënë filmin të flasë vetë dhe deri tani ai ka fituar çmime, është nderuar dhe madje ka hapur disa dyer për ne. Mendoj se rezultatet flasin vetë, sepse ky prodhim është bazuar në kërkime të mëdha historike dhe akademike.
Si mundët të gjenit rrobat, armët, përkrenaren dhe mjetet e tjera të nevojshme për xhirimet?
Nua Gjelaj është marrë me gjetjen e tyre. Atij i janë dashur vite për të realizuar dizajnin e filmit, e për këtë ka punuar me specialistë, dizenjues kostumesh që kanë çuar në produktin final që do të shihni. Ai ka shpenzuar qindra orë kërkime, për gjetjen dhe realizimin e kostumeve dhe veshjeve, sepse të gjitha këtu duhet të ishin imitime të veshjeve të kohës dhe u bënë me saktësi historike. Ishte një punë që vetëm Nua mund ta bënte siç duhej. Njohuritë dhe përkujdesja e tij deri tek detajet, ishte si asnjë tjetër. Të vetmet ankesa që mund të vijnë, kanë të bëjnë vetëm me faktin se ne duhet të qëndronim brenda buxhetit. Këto janë momente mjaft të bezdisshme, kur buxheti e pengon vizionin.
Në filmin e vitit 1953, ai nuk dilte me rroba pa mëngë...? Ndërsa në filmin tuaj po... Keni gjetur ndonjë dokument mbi veshjen e tij?
Nuk ka asnjë dokument që tregon për mënyrën se si ai vishej, përveç faktit që Barleti përmend në veprën e vet, se krahu i djathtë, me të cilin Skënderbeu mbante shpatën, ishte gjithmonë i zhveshur dhe se Skënderbeu vishte një jelek lëkure. Ne kemi imazhe të tij artistike të ardhura deri më sot që tregojnë se ai vishej si një fisnik venedikas e po ashtu piktura të tjera që tregojnë se ai kishte të veshur një kostum shqiptar të Shqipërisë Veriore. Referencat logjiko-kulturore dhe historike së bashku me licencën artistike kanë qenë ato që kanë vendosur garderobën e aktorëve për filmin.
Pse vendosët që titulli i filmit të ishte "Skënderbeu, Mbreti Luftëtar i Shqipërisë"?
Zgjedhja e titullit ishte krejt direkte. Si fillim zgjodhëm vetëm "Skënderbeu", emër me të cilin bota e njeh. Më pas, menduam të ishte "Mbreti luftëtar" sepse donim të portretizonim kompleksitetin e këtij burri. Ai ishte një luftëtar i madh dhe në të njëjtën kohë, ai ishte i barabartë me një lider të madh. Në helmetën e tij, një prej akronimeve, e përshkruan atë si "REX ALBANIAE" Mbret i Shqipërisë. Titulli është përshkrues për audiencën.
Ka pasur thashetheme që një film për heroin tonë do të realizohet nga Hollivudi. A është e vërtetë dhe a përfshiheni ju?
Ka pasur edhe thashetheme edhe peticione. Jam i lumtur t'ju komunikoj ju se "Illyria Entertainment" kohët e fundit ka lidhur kontakte me "Icon Productions" të Mel Gibson dhe me "Francis Ford Coppola", me të cilët mund të bashkëpunojmë për të realizuar një film mbi heroin tonë kombëtar. Falë suksesit të këtij dokumentari, ne kemi mundur të kemi një bashkëbisedim me këto kompani dhe kemi shumë shpresa që të realizojmë një film hollivudian mbi Skënderbeun.
Mund të na thoni diçka mbi projektin tuaj "Ilirët"?
"Ilirët" do të jetë një dokumentar. Ai do të fokusohet tek evoluimi i kulturës dhe historisë ilire përmes një perspektive tjetër. Ky projekt do të dokumentojë kontributin e rëndësishëm të ilirëve në civilizimin evropian dhe perëndimor, përpara rënies së Greqisë Antike dhe lindjes së Romës.
A keni plane që të vini në Shqipëri për ndonjë film, ose të sillni projekte këtu?
Do të dëshironim shumë. "Illyria Entertainment" është krijuar për të ngritur lart kulturën tonë. Ne besojmë që filmi është një industri e vlefshme dhe fitimprurëse me të cilin një vend mund të përfitojë në shumë mënyra, si në punësim dhe turizëm. Nuk është e nevojshme që ne t'iu kërkojmë apo t'iu lutemi të tjerëve që të tregojnë historinë tonë.

Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:33AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Apr 27 2009, 01:31PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Daut Boriçi, kleriku i shquar i Rilindjes kombëtare

VIRTYT ABDYLI


24/04/2009 Një figurë që u nderua edhe nga tiranët e kohës për dijet, elokuencën dhe formimin e tij

SHKODER- Historia e Shkodrës mbart brenda saj një numër të konsiderueshëm personalitetesh, të cilat pavarësisht profesioneve dhe impenjimeve të ndryshme patën si prioritet kryesor veprimtarinë në dobi të qytetit e vendit të tyre. Pjesë e kësaj historie janë dhe klerikët shkodranë, të cilët pa lënë pas dore shërbimin që i obligoheshin petkut fetar, punuan me përkushtim për interesat e vendit. Ndër këto figura të ndritura të historisë sonë është dhe kleriku Daut Boriçi, i cili kontribuoi dukshëm për zhvillimin arsimor, gjuhësor, politik, ashtu dhe për t’u dalë zot trojeve shqiptare, që cenoheshin nga të huajt. Pjesë e një familje klerikësh myslimanë me shkallë të lartë arsimore dhe intelektuale, të ardhur herët nga Boriçi i Tivarit, Daut Boriçi do të spikaste me dijet, përkushtimin, patriotizmin dhe personalitetin e tij gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare.

Kush është Daut Boriçi

Figura e tij e skalitur në të gjitha familjet shkodrane dhe më gjerë tërhoqi vëmendjen e mjaft studiuesve të Shkodrës, ndër të cilët dr. Honoris Causa (Mësues i Popullit) Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati, të cilët shkruan me mjaft mjeshtëri për figurën e Daut Boriçit në librin "Në kujtim të brezave", duke e vlerësuar si pjesë të elitës intelektuale dhe patriotike shkodrane. Për nxjerrjen në pah të kësaj figure, këta autorë, intelektualë të shquar të Shkodrës, studiuan me kujdes e pasion jo vetëm veprat e lëna nga Daut Boriçi, por edhe dy ditarët e vyera të lëna prej tij. Daut Boriçi u lind në Shkodër më 20 dhjetor 1825. Shkollën fillore e kreu në mejtepin e Pazarit të Vjetër të Shkodrës. Në vitin 1839 kishte filluar të mësonte arabishten dhe të merrte mësime teologjie nga myderrizët e mirënjohur shkodranë të Medresesë së Qafës, institucion i themeluar nga Mehmet Pashë Plaku dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Mustafa Pashës, edhe kur ai ndodhej larg Shkodrës. Në vitin 1845 e gjejmë në këtë medrese, pas kryerjes të së cilës u emërua imam i xhamisë së Draçinit. Pas dy vitesh shërbimi, më 1850 u nis për Stamboll dhe më 21 tetor u regjistrua në medresenë Çifte-Bash Kurshun, një nga medresetë e Mehmetit II. Në Stambolli do të shfaqeshin ato cilësi të rralla që do ta shquanin edhe më vonë. Krahas zgjuarsisë dhe vullnetit për të ecur përpara, ai do të karakterizohej edhe nga fisnikëria e shpirtit e nga aftësia për të komunikuar lirshëm me të tjerët. Në qershorin e vitit 1851 Mustafa Pasha që ndodhej në Stamboll sheh tek ky student, në një moshë të avancuar, me eksperiencë të madhe jete, një formim kulturor serioz. Ish-sundimtari i Shkodrës Mustafa Pasha gjente tek Daut Boriçi një bashkëbisedues aq interesant e të përgatitur, saqë i propozoi t’i jepte mësime private gjuhe e besimi të birit, Riza Beut, në një kohë që në kryeqytet nuk mungonin pedagogë të shquar. Në sajë të konsideratës që fitoi në familjen e Bushatlliut, kur Dauti deshi të kthehej në Shkodër, u ngarkua nga Riza Beu si mbikëqyrës i pasurisë së trashëguar prej të atit në Shkodër.

Arsimtari

Daut Boriçi ra në sy jo vetëm si një klerik, por dhe si mësues tepër i përgatitur. Pas kryerjes së medresesë, kryerjes së shkollës normale të Stambollit, u emërua mësues në Anadoll. Me kthimin e tij në vendlindje filloi karrierën e mësuesisë në shkollën "Ruzhdie" në Pazar të Vjetër, hapur që më 1858, që për kohën ishte shkollë tepër e përparuar. Kjo shkollë ndiqej nga shumë bij të familjeve të qytetit, jo vetëm myslimanë, por edhe familje të besimeve të tjera. Dëftesat e para, ku ai nënshkruan si kryemësues, i takojnë vitit 1863. Në këtë shkollë që ai drejtonte jepnin mësim personalitete si: Sali Efendiu i Madh, Ahmet Efendi Kalaja, Ahmet Efendi Basha, tre nga myderrizët e afirmuar të vendit, të cilët ishin dhe pjesëtarë të komisionit që merrte në provim edhe kandidatët për mësues. Brenda një kohe të shkurtër Daut Boriçi arriti të bëjë emër për përgatitjen e tij profesionale dhe rezultatet në përparimin e nxënësve. Rezultatet e tij u pasuan me lavdërime nga Ministria e Arsimit me anë të një shkrese që daton 14 tetor 1863. U shqua edhe për aftësi në drejtim e organizim. Në sajë të këtyre aftësive emërohet zëvendësdrejtor i arsimit që më 1858. Me këtë funksion, më 7 prill në emër të qeverisë e të guvernës mbajti fjalimin e rastit, kur u hodhën themelet e Kishës së Madhe të Shkodrës, që qe njëherësh edhe një shprehje solidariteti e tolerance e të gjithë qytetarëve myslimanë ndaj bashkëqytetarëve katolikë. Më datë 25 shtator 1867 në gazetën "Takimi Vekajim" (shtypur në Stamboll) do të shkruhej se Daut Boriç vazhdonte të ishte kryemësues dhe emri i tij ishte radhitur tashmë në listën e mësuesve më të mirë të prefekturave të ndryshme të shtetit e që kishin fituar tituj nderi. Në vitin 1869 ishte inspektor i arsimit fillor për prefekturën e Shkodrës. Kësaj detyre iu përkushtua me ndërgjegje të lartë, me dëshirën e mirë që drita e arsimit të përhapej edhe në skajet më të largëta të vendit. Këto elemente dhe kompetenca që kishte në njohjen e mirë të problemit u bënë shtysa për t’i propozuar Ministrinë së Arsimit të asaj kohe për hapje shkollash të reja në nënprefekturat Peqin, Kavajë, Durrës, Krujë, Ulqin, një hapësirë gati sa gjysma e Shqipërisë së sotme. Propozimin e tij, Boriçi e shoqëron edhe me sugjerime mbi rrugën e sigurimit të fondeve, si dhe të domosdoshmërisë që lokalet të strukturoheshin sipas kërkesave bashkëkohore për institucionet arsimore. Duke pasur konsideratë të lartë për shkallën e lartë të kredibilitetit të tij profesional, ministria ia aprovoi propozimin, ndërkohë që i kërkoi Boriçit të përcaktonte numrin e lokaleve të reja, atyre të të riparueshme dhe shpenzimet e nevojshme. Njëkohësisht iu kërkua dhe parashikimi i tij për rrogat e mësuesve dhe mënyrën e përgatitjes së kuadrove të reja. Më datë 08.03.1874 administrata e vilajetit ia njohu meritat me anë të një shkrese, sipas së cilës urdhëroheshin që: “. Pjesa e parë e veprimtarisë arsimore të Daut Boriçit vazhdoi deri më 1880. Ministria e Arsimit më 4 dhjetor 1879 e kishte caktuar të shkonte për të kontrolluar disa shkolla fillore në rrethet e Stambollit dhe për të raportuar rreth nevojave të reformimit të tyre. Pas disa muajsh, më 1880 ai fillon për herë të dytë jetën në Stamboll, por kësaj here i imponuar nga internimi, për shkak të veprimtarisë politike në Lidhjen e Prizrenit, duke u mbajtur nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë. Duke ia njohur përgatitjet dhe aftësitë, turqit në fillim e caktuan të drejtonte një shkollë vajzash në Stamboll dhe pastaj inspektor shkolle në Anadoll. Larg familjes e larg Atdheut iu dha kënaqësia të çmallej me të birin, Ahmetin, që i kishte shkuar nga Shkodra për ta takuar, por ky gëzim u pasua nga një fatkeqësi e madhe familjare, për shkak të vdekjes aksidentale të gruas së tij nga një goditje rrufeje në shtëpi. Kjo gjendje dramatike që u krijua në familjen e tij, e detyroi sulltanin që të merrte parasysh peticionin e një përfaqësie të Shkodrës për t’ia falur dënimin. U kthye në Shkodër duke vazhduar karrierën në arsim. Vitit 1888 do ta gjente drejtor arsimi. Në vitin 1892 ai paraqet dokumentet për të dalë në pension, por kjo kërkesë iu realizua vetëm në vitin 1894.

Veprimtari politike dhe diplomatike Në këmbë për çështjen kombëtare

Veprimtaria e Daut Boriçit spikati dukshëm dhe në fushën politike dhe diplomatike. Përfshirja e tij në politikën e vështirë të asaj kohe fillon në vitin 1869, kur po mblidheshin nënshkrime për një lloj proteste popullore, në të cilën i kërkohej Portës së Lartë largimi i sundimtarit. Kulmi i figurës së tij prej politikani arriti në vitet 1878 -188, gjatë krijimit dhe ekzistencës së organizmit të fuqishëm politiko-ushtarak, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit". Daut Boriçi ishte pjesë e elitës kleriko-politikano-patriotike shkodrane, e cila që më datë 10 qershor 1878, ende pa u krijuar mirë Lidhja e Prizrenit, u pozicionuan drejt dhe u prononcuan shumë shpejt. Në këtë datë u njoftua se Shkodra bashkohej me Lidhjen dhe se do të dërgonte delegatët e vet, të cilët u nisën me vonesë për shkak të situatës së krijuar në kufirin me Malin e Zi. Daut Boriçi ishte një nismëtarët e parë të 380 firmëtarëve të memorandumit që iu dërgua Kongresit të Berlinit jo vetëm në emër të Shkodrës, por edhe të viseve e qyteteve të Shqipërisë Veriore e të Mesme. Në këtë memorandum theksohej se: "... Kombi shqiptar, qoftë mysliman, qoftë katolik, krejt ndryshe për nga raca dhe nga feja nga ato të sllavëve, është i vendosur të mbrojë atdheun kundër çdo copëtimi tokësor...". " ... lutemi të mbroni tërësinë tonë kombëtare e tokësore e të na kurseni konfliktet shkatërrimtare që do të shpërthejnë.....”. Ndonëse nëpunës i rangut të lartë në administratën lokale turke, Daut Boriçi, i bëri ballë çdo presioni. Dhe iu priu të tjerëve duke u vënë në shërbim të çështjes së madhe kombëtare. Më datën 11 korrik u krijua dega e Shkodrës, e quajtur edhe Komiteti Ndërkrahinor, i përbërë prej 20 vetash. Drejtues i kësaj dege ishte Daut Boriçi. Dega e re e porsakrijuar kaloi nga solidarizimi politik me vendimet e Lidhjes, në organizimin e shpejtë të njësive vullnetare të armatosura. Përkrah Daut Boriçit qëndronin aktivistët e dalluar Selim Efendi Çoba, Abdyl Fetah Dragusha, Ibrahim Dragusha, Filip Çeka etj., të mbështetur edhe nga myftiu Jusuf Efendi Tabaku. Prania e disa klerikëve në krye të Degës, bëhej më domethënëse në qëndrimin e popullit të Shkodrës për luftë të armatosur në mbrojtje të trojeve shqiptare si Ulqini. Pas lëshimit të Ulqinit, Turqia vendosi të marrë masa kundër anëtarëve të degës së Shkodrës: Daut Boriçit, Hodo Pashë Sokolit, Prengë Bibë Dodës, Jusuf Efendi Krajës e të tjerë eksponentë të lëvizjes patriotike, të cilët patën pasoja të rënda sepse Dervish Pasha i internoi. Dervish Pasha pati vendosur internimin e Daut Boriçit, ndaj i dërgoi këtij një telegram fals, sikur po e thërriste Stambolli për çështje zyrtare. Me të arritur Dauti, e mori vesh se po internohej, duke u lajmëruar në mënyrë konfidenciale nga dy telegrafistë shkodranë, që edhe ata pastaj u internuan për nxjerrje sekreti. Dy vjet pasi doli në pension, pikërisht më 2 nëntor 1896 Daut Boriçi ndërroi jetë dhe u varros në varrezat e xhamisë së Luguçesmes. Roli që luajti Daut Boriçi në Lidhjen e Prizrenit e skaliti emrin e tij në përmendoren e pavdekshme të kësaj ngjarjeje me vlera të jashtëzakonshme për historinë e vendit tonë.

Gjuhësia Një fushë tjetër ku spikati Daut Boriçi

Daut Boriçi spikati edhe në fushën e gjuhësisë, ndërkohë që autorësia e teksteve shkollore i jep vlera të mëdha në një kohë kur vendi ynë ishte në kushtet e një prapambetje të madhe. Kleriku, intelektual, patriot mysliman, Daut Boriçi, botoi më 1869 në Stamboll një abetare të gjuhës shqipe, duke përdorur alfabetin arab, në dobi të çështjes kombëtare. Daut Boriçi botoi abetaren turqisht-shqip në themel të një alfabeti të hartuar prei tij me shkronja arabe pa vendosur emrin e tij dhe pa datë, në mënyrë që t’i shpëtonte censurës që ndalonte shtypjen e një broshure në gjuhë shqipe. Informacionet e para mbi krijimtarinë e Daut Boriçit dalin nga revista "Diturija" e L. Skendos (viti 1927 dhe 1928) përmes rubrikave "Bibliografia shqipe", "Letra nga këndonjësif “, mbështetur në informacionet e dy mësuesve shkodranë Sh. Muka e H. Bushati. Ndërsa rreth botimeve të abetares, si dhe rreth veprave të tjera, prof. dr. Jup Kastrati ka paraqitur një informacion më të gjerë në "Buletinin për shkëmbimin e eksperiencës" viti 1954, Shkodër, duke e paraqitur të plotë në veprën e tij "Figura të ndritura të Rilindjes kombëtare".

Veprat e Daut Boriçit

(1825--1896)

1) "Alfabet shqip" me shkronja turqishte. Litografue në Stamboll më 1861.

2) Ribotim në vitin 1869.

3) "Abetare shqip", e ndryshuar prej së parës. Dorëshkrim.

Teksti nis me këto fjalë të shkruara nga autori : "Shqiptari, me mënyrën e shkronjave që kam kallzue në alfabetin shqip, brenda pak kohe mundet me shkrue gjuhën e vet..."

4) "Abetare shqip", e ndryshuar prej tri të parave. Dorëshkrim i hartuar pas pak kohe që u internua në Turqi, rreth vitit 1881.

5) "Gramatikë shqipe" (e vogël). Njohuni të përgjithshme numrin, gjininë, etj. Vepra është e papërfunduar. Dorëshkrim..

6) "Fjalor turqisht-shqip". Dorëshkrimi ruhet në Arkivin e Shtetit. Vepër e papërfunduar. Përveç këtyre Daut Boriçi la dorëshkrim një autobiografi dhe dy ditarë, njëri i vitit 1884-1850, tjetri i vitit 1893-1895.

Kontributi gjuhësor i këtij personaliteti vlerësohen maksimalisht nga studiuesit e gjuhësisë, nisur edhe nga fakti se mjedisi i Shkodrës, kur punoi Daut Boriçi, paraqiste vështirësi e prapambetje të mëdha

© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:34AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 05:58AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ju rrefejme historine e artit shqiptar

Rubens Shima E Premte, 08 Maj 2009

Per here te pare, pas ndryshimit politik te vitit 1991, Galeria Kombetare e Arteve merr persiper te ekspozoje nje linje historike te artit shqiptar. Kjo linje perfshin nje periudhe prej gati 120 vjetesh, duke filluar nga viti 1883, vit qe mban tabloja "Motra Tone" e Kole Idromenos dhe qe shkon deri ne fillim te viteve 2000, duke treguar rrugen qe kane pershkruar artet pamore ne Shqiperi, per te mberritur ne fillim te shekullit XXI. E vecanta e kesaj linje ekspozuese permanente eshte se ajo vjen si nje strukture e re historike per artin shqiptar, qe nuk bazohet me tek formula e vjeter "Rilindje- Realizem Socialist - Arti pas viteve 90", por qe ngrihet mbi nje koncept te ri seksionesh ndarese te piktures dhe skulptures se levruar ne vendin tone. Jane konceptuar gjashte seksione, qe percjellin ne menyre te strukturuar historine e artit shqiptar. Seksioni i pare, i titulluar "Fillesat e piktures ne qytetet shqiptare" permbledh artifaktet e para te piktures dhe skulptures shqiptare, duke ndare ne dysh periudhen e ashtuquajtur "Art i Rilindjes dhe i Pavaresise" dhe duke grupuar autore dhe vepra qe shenojne fillimet e nje pikture laike ne vend. Seksioni i dyte, i titulluar "Piktura Realiste dhe Shkolla e Vizatimit" (1930-1950) permbledh veprat dhe autoret e pare te shkolluar ne shkollat e artit te vendeve fqinje, por edhe evidenton nje moment historik, si ai i hapjes se shkolles se artit ne Tirane ne vitin 1931. Seksioni i trete "Piktura/skulptura akademike dhe tabloja me teme historike (1950- 1986)" perpiqet te depertoje ne natyren e nje arti te kompletuar ne arritje teknike, qe vihet ne funksion te politikes dhe pushtetit, duke prodhuar edhe tablone historike tipike qe shoqeron periudhen e Realizmit Socialist. Ky seksion perpiqet te beje nje kalim te zbutur nga piktura realiste e trasheguar prej viteve '40, drejt piktures se Realizmit Socialist qe fillon ne vitet '60 per te vazhduar deri ne fund te viteve '80. "Realizmi Socialist, Ndertimi i Modeleve te Njeriut te Ri (1960-1986)" eshte seksioni vijues i cili perqendrohet qellimisht ne aspektin me thelbesor te ketij arti, ate te ndertimit te 'njeriut te ri' dhe te percimit te propagandes socialiste. Per here te pare, Galeria Kombetare i kushton nje hapesire te tere te ashtuquajtures piktura formaliste e viteve '70, me seksionin e peste te titulluar "Piktura Formaliste e Realizmit Socialist (1969-1974)", ku perpiqet te hedhe drite dhe te sjelle me detaje nje aspekt te rendesishem ne kulturen tone si ai i quajtur "liberalizem i viteve '70", qe reflektoi edhe zhvillimet ne artin pamor. Seksioni i fundit "Piktura dhe skulptura moderniste (1989-2001)" bashke me nen-temen "Elemente te piktures moderniste ne vitet 1960-70", perpiqet te dokumentoje ndryshimet ne artin shqiptar, qe vijne bashke me renien e socializmit, per te ardhur drejt nje pikture moderniste, qe zhvillohet gjate dhjetevjecarit 1990-2000. Ky seksion kerkon ne te njejten kohe edhe elementet moderniste, qe depertuan ne artin tone gjate viteve '60 - '70, duke krijuar per here te pare ne Historine e Galerise Kombetare nje hapesire kushtuar ketyre elementeve minore, por teper te rendesishem per nga permbajtja, qe u sfumuan krejtesisht brenda kornizes se madhe te realizmit socialist.


© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:35AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 04 2009, 04:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Vanessa Redgrave i thotë po Prishtinës

Yllka Lezo

Gati edicioni i parë i "PriFilmFest". Organizatorët premtojnë një festival dinjitoz, atë që Shqipëria po përpëlitet prej njëzet vjetësh dhe nuk e ka akoma

Në Prishtinë prej kohësh kanë nisur përgatitjet për realizimin e edicionit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit "PriFilmFest". Aktiviteti pritet të organizohet në shtator të këtij viti, ndërkohë që dje organizatorët e tij kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë zbuluar disa nga surprizat e festivalit.

"Oskari" britanik, aktorja Vanessa Redgrave, ka pranuar të jetë presidente nderi e festivalit. Prania e saj në këtë eveniment nuk është e rastësishme. Redgrave njihet si një mbështetëse e artit të Kosovës, sidomos për ndihmë që i ka dhënë komunitetit artistik gjatë luftës së Kosovës.

Redgrave, një legjendë e gjallë e kinemasë botërore dhe e teatrit prej më se gjysmë shekulli, u ka thënë po organizatorëve, me gjithë tronditjen e thellë që ka pësuar me humbjen e së bijës, aktorja Natasha Richardson.


Anëtarët e tjerë të bordit të nderit janë Isidore Codron, producent (Afrika e Jugut), Omer Kaleshi piktor shqiptar që krijon në Paris; regjisori britanik David Gothard; regjisori vendas Isa Qosja; shkrimtari dhe publicisti Eqrem Basha; Agim Zatriqi, drejtor i RTK-së; Luan Mulliqi, skulptor, si dhe Shkumbin Istrefi, aktor nga Kosova.


Në "PriFilmFest", deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen regjisorë nga Gjermania, Franca, Turqia, Kosova, Shqipëria, Anglia, Afganistani, Bosnja, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, etj.


Ndonëse festivali do të zhvillohet më 22-30 shtator, organizatorët bëjnë të ditur se tashmë kanë përgatitur edhe statujën e festivalit. Ajo është krijuar nga skulptori Luan Mulliqi dhe reflekton simbolin e qytetit të Prishtinës. Quhet "Hyjnesha e Artë".


Festivali i fëmijëve, sot në Shkodër

Edicioni i 47 i Festivalit Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, i cili tradicionalisht zhvillohet në qytetin e Shkodrës, ngre siparin sot në Teatrin "Migjeni".

Sipas organizatorëve, në këtë edicion janë 34 këngë të reja që do të interpretohen gjatë dy netëve, ndërsa 24 prej tyre do të kalojnë në natën finale. Krijues dhe interpretues nga të gjitha trevat shqipfolëse i japin edhe këtë vit festivalit ngjyrat e botës fëminore.

Festivali zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve, me kontributin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, asaj të Arsimit dhe Shkencës, Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër dhe nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Klasik dhe folk në "Argjiro 2009"

Edicioni i tretë i Festivalit "Takimet muzikore të dy botëve - Argjiro 2009" nis nesër, në orën 19:00, me koncertin e kuartetit rus "Atrium: Melodi ruse" dhe vijon në orën 20:00 me koncertin e korit polifonik të konservatorit të Janinës.

Programi i ditës së dytë, i cili mbahet në të njëjtat orare të mbrëmjes përfshin Koncertin e kuartetit të Evropës Juglindore Celissimo, i cili përbëhet nga instrumentistë që vijnë prej Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Vojvodinës dhe pas tij grupi polifonik vendas "Ergjëria".

Po më 6 qershor, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare "Helsinky Citizens Assembly" dhe "Courrier des Balkans" të Francës, zhvillohet tavolina e rrumbullakët me të rinj nga rajoni: "Dialogu i kulturave dhe roli i kulturës dhe i artit në Evropën Juglindore".

Dita e fundit, e diela, sjell në skenën e ngritur në kalanë e qytetit, emrin e së cilës mban edhe festivali, Duon për piano Julia Amada Kruger (SHBA) dhe Viktor Bunin (Rusi). Mbyllja i është rezervuar artistes nga Kosova, Alma Bektashi, e cila interpreton këngë nga një repertor i muzikës Jazz dhe asaj qytetare, e shoqëruar në piano nga Julia Amada Kruger.

Prezantues janë Mariza Ikonomi dhe Visar Vishka. Të gjitha koncertet janë falas për publikun. Festivali organizohet nga Shoqata franko-shqiptare "Argjiro".

Një vit pas pranimit të Beratit në UNESCO-s, Koichiro Matsuura viziton qytetin dhe shpallet "Qytetar nderi"

Matsuura: Hartoni një plan të qëndrueshëm të zonës historike të qytetit
Një vit pas pranimit të Beratit në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, drejtori i këtij institucioni të rëndësishëm, Koichiro Matsuura, viziton qytetin muze.

Matsuura ka patur një rol të rëndësishëm gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të dosjes së Beratit, proces që zgjati disa vjet dhe u kurorëzua me sukses më 8 korrik 2008.

Për këtë arsye autoritetet lokale e kanë i kanë shprehur mirënjohjen, duke e vlerësuar figurën e tij me titullin "Qytetar Nderi", titull që i është dhënë unanimisht nga Këshilli Bashkiak i qytetit, dhe motivacioni është ky:

"Për kontributin e dhënë në njohjen, promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të Trashëgimisë Kulturore e Historike të qytetit të Beratit dhe kujdesin e tij të drejtpërdrejtë për regjistrimin e Beratit si Pasuri Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s".

Matsuura e mori titullin në mbledhjen e posaçme të Këshillit Bashkiak nga kryebashkiaku Fadil Nasufi. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe foli edhe zëvendëskryeministri, Genc Pollo, i cili është dhe kryetar i delegacionit shqiptar për UNESCO-n.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Këshillin Bashkiak për nderin që i bëri dhe u shpreh se "tashmë Berati nuk i takon vetëm Shqipërisë, por i takon gjithë njerëzimit. Vlerat e trashëgimisë, veçanërisht ato të kalasë, duhet të ruhen, sepse janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Ju duhet të hartoni dhe menaxhoni një plan të qëndrueshëm të zonës historike të qytetit."

Më pas ai vizitoi kalanë historike të Beratit dhe Muzeun "Onufri", ku, përveç emocioneve, shprehu edhe impresionet e tij ndaj këtyre vlerave kulturore.
r.dosti

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:36AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 09 2009, 08:42AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Botohet për herë të parë një letër e Pjeter Arbnorit shkruar në Burgun e Burrelit

BLERINA GOCE
08/06/2009 Pjetër Arbnori përmes letrave

Blerina GOCE

Veprat e veta i shkroi që nga qelitë e burgut. Në fshehtësi, futur mes kapakut të trashë të veprave politike të Enver Hoxhës, i dërgonte te familjarët e tij bashkë me letrat që i shkruante në ato ditë... Sot disa prej këtyre letrave zbulohen për të parën herë dhe rrëfejnë Pjetër Arbnorin në vitet e rinisë së tij.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë vepër të botuar (megjithëse edhe kjo është në plan), por për një pjesë të intimitetit të Arbnorit, besuar Muzeut të Artit dhe Personaliteteve të ideuar nga Novruz Shehu.

Pikërisht dy letra të Arbnorit bashkë me një stilograf të tijin atij i janë dhuruar nga gruaja e Pjetrit, Suzana, dhe motra e tij, mikeshë e Musine Kokalarit, që ashtu si vëllai kaloi vite të tëra në burgjet e komunizmit. Por nuk janë vetëm letrat, “pasuria” që ruhet me dashuri nga gruaja e tij. Një ditar i Pjetrit, që i ngjason më së shumti një libri folklori, është pjesë e koleksionit. Vetëm se një ditar jo i thjeshtë, por “i koduar”, i cili fatkeqësisht është “dënuar” të qëndrojë në memecërinë e vet pa u deshifruar, pasi vetë Pjetrit i kishin humbur kodet për ta lexuar atë. “Megjithëse ai shkoi në Francë për të deshifruar këtë ditar, ngeli në memecërinë e përjetshme, vetëm duke dëshmuar se dikur ishte shkruar në burgjet e Spaçit dhe Burrelit”, - nënvizon Shehu sipas të dhënave të mbledhura nga familjarët e tij. Me vlerë është edhe korrespodenca e Arbnorit me personalitete të letërsisë dhe politikës botërore, që shumë lehtësisht mund të bëhet pjesë e veprës së plotë të tij, ende të pabotuar.

Për herë të parë ne po botojmë një letër të tij shkruar në burgun e Burrelit në fillim të vitit 1973...

Burrel 1.2. 1973 Shumë e dashuna Nanë Netë e Margeritë,

Me keqardhje të madhe mësova lajmin për sëmundjen e randë të hallës. Ka ditë që ma ndiente zemra këtë të keqe, sepse asnjiherë s’kishte ndodhë mos me dërgue halla urime për Vit të Ri. Edhe kësaj rradhe isha i sigurtë se s’e ka lënë prej harresës ose prej pritesës, por ndonji e keqe e madhe do ta kishte pengue.

Sado plak me qenë njeriu yt, ai të dhimet njilloj si me qenë në mushën ma të mirë, sidomos kur e ke dashur e të ka dashë. E unë prej hallës kam kujtime shumë të mira. Ju e dini se si i kemi pasë marrëdhaniet me ta në fillim.

Kishim nji ftohtësi që e kishin krijue rrethanat: jeta larg tyne, vdekja e babës, qëndrimi i tyne mënjanë kur ishim në vështirësitë e mëdha etj, etj. Afëria jonë me ta kishte përfundue te nji vizitë në vit a në gjashtë muej që shkëmbenim sa për njerëzi. Në këto rrethana jeta e solli që unë të largohem nga Shkodra e të kërkoj punë e jetesë në Durrës. Nuk e besoni se sa të randë e kam pasë në fillim me shkue te halla. Më dukej njilloj si me i zanë derën nji njeriu të largët. Doemos ma me qef do të kisha dashë me banue në hotel po të kisha të holla. Vitin e parë shkoja të shtunave e të dielave. Sa me u la e me u shlodhë. Mundohesha me i bezdisë sa ma pak, me ndejë sa ma pak, me ua diftue hallet vetëm kur s’kisha rrugë tjetër. Po tue kalue koha e tue u ngrohë zemra. Halla e Simoni, ç’asht e drejta, nuk më pritën aspak keq. Po njeriut nuk i mjafton kjo. Unë kisha nevojë për dashuninë e nanës e të motrave të cilat i kasha larg e i shifja krye disa muejsh. Dalëngadalë halla erdh tue m’u ba si nanë e dytë: më lante, më shpërlante, më gatuente, më flitte fjalë të mira, kjante halle me mue. Gjatë pesë vjetëve s’mbaj mend që të kemi shkëmbye asnjiherë qoftë edhe nji fjalë të keqe, s’di të më ketë ndejë nji herë me hundë, të më ketë dhanë me kuptue se po i randohem. Edhe Simoni më ka dashtë njilloj e nuk ma ka prishë zemrën asnjiherë. Vetëm se atij i mbette pak hatri se nuk çohesha heret në mëngjes për me thanë uratë me ta. Të dielave ajo më hekuroste rrobat e mundohej me më qitë sa ma mirë, me ato që kisha.

Sidomos në kohën e studimeve për universitet ajo më ka ndejë vazhdimisht te kryet. Rrinte deri në mesnatë me mue, kur më zente gjumi më shkundte lehtë e më jepte lapsën në dorë e më thonte: Çou, laj faqet e freskou nji herë se ke provimin mbasnesër e s’duhet të na koritësh. Kur kthehesha prej Tirane më pritte në balkon e i qeshte fytyra, kur e shifte se jam i gëzuem. E unë hapsha pesë gishtat prej larg për me i diftue se kasha marrë notën ”shumë mirë”. Kur e pau se çdo gjashtë muej po jepsha nga një vit të universitetit, nisi të shqetësohej për shëndetin tim e mundohej me më ushqye sa ma mirë. Po në anën tjetër edhe krenohej me mue. Kur mbas dy vjetësh e gjysë i diftova diplomën me shënimin “shkëlqyeshëm” më përqafoi me lotë në sy e atë drekë më bani nji ambëlsinë. Kuptohet që edhe unë kam qenë i rregullt ndaj saj dhe Simonit. Sa herë që u jepsha të hollat e muejit dhe nisshe të tjerat për ju, halla më pyette: “A të teproi gja?” E unë gjithmonë i përgjigjesha: kam, kam.

Të gjitha këto më kujtohen tashti që mora vesh për sëmundjen e saj dhe dhimja që ndiej asht shumë e madhe. Po gëzohem shumë që nuk paska qenë as kancer as cerozë hepatike e sa për verdhëzën atë do ta kalojë se ka fizikun e fortë. Keni ba shumë mirë që keni shkue në Durrës me e pa. Unë i kam dërgue nji kartolinë e besoj se e ka marrë tashti.

Me shëndet jam mirë, Të gjitha letrat tuaja i kam marrë. Qymyr kam deri në fund të marsit prandaj mos bini këtë rradhë, po rradhën tjetër. Edhe sakë kam mjaft. Vojin e peshkut do ta pi, veç kam frikë mos ngrohet koha derisa ta nisi vetë. Madje ju shënova në nji kartelë që të ma nisni me postë, po s’di a e keni marrë. Në prufshi lakna, ma bini nji gjysë kile mish thiu të njomë. Këndej nga na ka ba të ftohtë i vazhdueshëm, të premë e acar, por pa erë. Moti ka mbajtë i mirë. Tashti janë tue na rregullue nji dhomë ku me hangër bukë e në të ardhshmen na kanë thanë se do të shqyrtojnë furnizimin tonë me qymyr briket, me pagesë ose pa pagesë, si të vendoset. Do të ishte mirë shumë se do të shpëtojshi prej thesit të qymyrit që barni gjithnji. Tezes Lizë s’ka pse i mbetë hatri pse s’ja kam përmendë emnin në kartolinë. Hatri duhet të na mbesë ne prej saj. Kam nji pardesy të bukur për Netën, ishalla po i bjen e po i pëlqen. Më vjen keq që s’e paska marrë kartolinën Margerita. Ishte nji pamje shumë e bukur familjare. Florën e vogël e puth. Ju përqafoj të gjithëve.

Hallës shumë të fala. Të fala edhe Mihalit familjarisht.

Jueji Pjetri


© 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara.


[ Edited Tue Sep 29 2009, 06:37AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 16 2009, 12:40PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Viktor Bruceti : Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë edhe atëherë…

(Dërguar më: 16/06/09) Aleko Likaj

Viktor Bruçeti jeton ende me ëndrrën e madhe të skenës. I moshuar nga pesha e viteve, por veten e konsideron ende të ri. Larg atdheut që prej një dekade, së bashku me Miriamin, gruan e tij, edhe kjo aktore e Teatrit te Shkodrës, bëjnë një jetë të qetë, larg skenës dhe teatrit, që e konsiderojnë shtëpia e aktorëve, në Angoulemë, qytet piktoresk e historik afër qendrës së Francës. Ndajnë gjithçka në hapësirën e ditës. midis shtëpisë dhe shëtitjeve nëpër parqe të periferisë. Jetojnë me kujtimet e veprën artistike që lanë pas. I diplomuar në shkollën rumune të artit si aktor. kthehet në skenën shqiptare ku për disa dekadash do t'i duhet që të luante në mbi 130 role në teatër dhe 14 të tillë nëpër filma artistikë. Aktor i roleve negative, por ai kujton me nostalgji Migjenin, Palin e Markun, role të cilat i ka luajtur nga seria e personazheve pozitivë. Bajraktarët e priftërinjtë kanë qenë krijesat që ka ngjitur në skenën shkodrane. por edhe në ekran. në një karrierë tepër të gjatë si aktor. Por, ai thotë se nëpërmjet këtyre roleve: "Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë atëherë. Kam pasur mundësinë që të bëja njeriun kundër. Këtë që është sot dhe që ne mundëm ta bëjmë pas vitit '90-të. Jam ndjerë komod brenda rolit tim". Serafin Fanko ka qenë regjisori që i ka lënë më tepër mbresa gjatë jetës në skenën teatrore, të cilin e kishte pasur njëkohësisht edhe koleg. I ardhur nga shkolla e teatrit rumun, kujton me nostalgji vitet studentore. Aktori Fanke Jordake, një nga yjet e artit rumun që ka shkëlqyer për disa dekada në atë vend, ka qenë ish-kolegu i tij me i mirë në bankat e shkollës. Në këtë intervistë ai rrëfen me pasion gjithçka ka bërë në skenë ku përkunden ëndrrat dhe që e konsideron si shtëpia e vërtetë e aktorëve, por edhe për ato që nuk ka mundur të realizojë dot.
Si lindi ëndrra e aktorit tek Viktor Bruçeti?
Nuk e kam menduar asnjëherë se jeta ime do të merrte këtë rrjedhë që mori. Nji i ri që kish pasion poezinë e deklamimin e saj pa ndroje në mjedise të hapura apo aktivitete që organizoheshin atëherë në fillim të viteve 50 të. Pastaj shkolla e diplomimi im ne një nga vendet që atëherë konsiderohej socialiste, të një kampi, siç ishte Rumania, dhe më vonë kthimi, ku jam ngjitur në skenën shqiptare. Kam pasur fatin që kam qenë midis korifenjve të kësaj skenës.
Çfarë ka qenë skena e Teatrit për ju?
Teatri është një djep i mrekullueshëm për aktorin ku ai përkund ëndrrat e jetës së tij. Jeton në skenë. Sikur që një shpend të mos fluturoj e të mos prekë qiejt. A mundesh që ta ndalosh? A mund që të jetë zog kjo krijesë e mrekullueshme e hapësirave qiellore? Kjo vlen edhe për ne aktorët. Jo vetëm karriera, por edhe jeta e tij kalon e mbetet veçse në ato 8 metro pod, që ne i thërrasim skenë, me shqetësime e gëzimet që të fal ajo magji që quhet teatër. Ai bën që të ndryshojë jetë njerëzish që e ndjekin në sallë. Ka e jep mesazhe të fuqishme, që nga antikiteti i hershëm kur u ngjitën kryeveprat e Eskilit, Sofokliut me shokë.
Të vijmë tani tek rolet tuaja...
Shumë nga kolegët e mi thonë se rolet janë si fëmijët tanë. Unë do të thosha diçka më ndryshe se kaq. Mbase më shumë nga një pikëpamje, ato realisht janë një tjetërsim, pavarësisht nga zemra që ne aktorët i japim personazhit. Kjo do të thotë që të futesh nën lëkurën e dikujt tjetër që ti as e njeh, por as edhe e ke njohur kurë. Madje, nuk do të kesh mundësi kurrë. Kupto këtu se sa të ndryshëm janë nga njëri tjetri këto figura që të duhet të krijosh në skenë për të tjerët, ata që të ndjekin në sallë, dhe që presin të edukohen nga shkalla e besueshmërisë që ti i jep atij roli. Unë personalisht nuk do t'i klasifikoja rolet në tradicionalen që jemi mësuar t'i emërtojmë, në role pozitiv dhe në role negativ. Kjo nuk është e rëndësishme për një aktor të formuar. Sepse, pa asnjë përjashtim kërkojnë të njëjtin përkushtim për t'i krijuar, të njëjtin mundim e pasion prej aktori. Por, realisht, si për statistikë, jeta dhe karriera e një aktori kalon nëpër qerthullin e tre etapave. Tek rolet me heronjtë, rolet negativet e rolet komike. Ky në të vërtetë është edhe cikli ku kalon karriera e një aktori përgjatë skenës. Unë kam pasur pak më shumë se 130 role në skenë dhe 14 të tjera në filmat artistikë. Që të gjithë të dashur për mua.
Nuk e di pse Viktor, por për mua që të kam ndjekur në shumë prej roleve të tua në skenë dhe në kinematografi, kam përshtypjen se ke qenë i prerë për role negativ, edhe pse ti nuk e pranon këtë si koncept...
Jo, jo, nuk është krejt kështu. Bie fjala, unë edhe sot kam për zemër rolin e Migjenit tek pjesa e Tom Shoshit, Pali "Përkolgjinajt", tek Kol Jakova, por dhe Marku, tek "Ftese për darkë" e Çapalikut, që konsiderohen si pozitivë. Në jetën time të gjatë në skenë që shkon përtej të dyzet vjetëve, më është dashur që të luaj edhe role nga ato që ne i themi negative, por që edhe qëndrojnë si koncept për shoqërinë në etapa të ndryshme të zhvillimit të saj. Arapi i Shkodrës tek drama "Baca i Gjetajve", është konsideruar si një nga rolet më interesante të krijimtarisë sime si aktor, i arrirë, por edhe prifti tek filmi televiziv, "Ditët që sollën pranverën". Madje, me këtë të fundit unë luaja rolin e një prifti me të cilin kam edhe një ndodhi që është në zhanrin e barsoletës shkodrane. Nga ato me thumb që dinë veçse shkodranët të qëndisnin atëherë, por që edhe fshihte realisht një disidencë që ballazi na mungonte për të vërtetën e hidhur. Dikush paska thanë; Me bà me u hap sërish kishat, priftin-Viktor e kena gati. Ka rreziku qyqari asaj kohe veten, por edhe mua. E tillë ishte koha, diktatura…
Cilin regjisor të teatrit do të veçoje pas këtyre viteve karriere?
Natyrisht, pas studimeve ne Rumani u instalova në qytetin tim të lindjes, Shkodër. Vërtetë që unë gjeta aty një ambient tepër të ngrohtë, por edhe njerëz të mirë e të talentuar. Thonë që teatri tek ne ka lindur në Shkodër, kjo për shkak të traditës së hershme që ka pasur ky komunitet njerëzish që banojnë aty. Ato vite, kur mbërrita atje jeta teatrore ishte në lulëzim të plotë. Nga kjo skenë kanë dalë shumë aktorë të mëdhenj, që unë nuk mund t'i rendis që të gjithë se ndruhem mos harroj ndokënd e pastaj më mban mëri edhe ndonjë miku im. Ka qene një plejadë e mrekullueshëm, që fatkeqësisht mungojnë shumë sot. Por, Shkodra përveç aktorëve, krijoi edhe dramaturgë të një niveli të lartë e që e kanë përfaqësuar denjësisht skenën shqiptare me veprat e tyre. E kësisoj do të thosha, duke u kthyer tek thelbi i pyetjes suaj, regjisori. Për mua personalisht, Serafin Fankua, ish-kolegu im e që tash nuk jeton më është dhe mbetet një prej regjisorëve më vizionarë e të fuqishëm të asaj kohe.
Mos po të duket vetja Viktor, pak lokalist, në këtë cep të Francës ku po jeton sot?
Ah! Më falni. Kjo ndodh se unë jo vetëm e njoh mirë atë komunitet artistik të asaj trupe në të gjithë komponentët e saj, por edhe se realisht kemi bërë një jetë intensive. Trupa e Shkodrës në ato vite ka qenë nga më të mirat në krejt vendin. Ndërsa, sot ka ndryshuar gjithçka. Sa herë më çon rruga tek ish- shtëpia ime aty në Shkodër, jo vetëm që mbush sytë me lot për shkak të gjendjes aktuale të atij institucioni me aq emër, por edhe ndjehem keq kur mësoj se ish-kolegët e mi janë tashmë pa krah, pa jetë artistike, pa skenën që i rriti dhe i bëri artistë të vërtetë. Ndoshta me ndonjë përkushtim pak më të madh të pushtetit, gjërat nuk do të jenë më kështu për teatrin, këtë pasuri të rrallë artistike që kemi trashëguar. Këtu nuk është fjala për të bërë tashmë diferenca kohësh. Sepse, edhe në atë që lamë pas, të vinte vërtetë keq që disa breza aktorësh të talentuar u dërmuan duke luajtur role partizanësh e gjermanësh, sikur të ishte lojë kalamajsh ndër rrugica. Mbetën aty. Edhe unë vetë. Kam respekt në radhë të parë për vetë aktorin dhe artistin që nuk po gjen ende vendin në shoqëri.
Një çast më parë bëra një shaka të vogël me ju, kur u përmenda lokalizmin shkodran. Le të vijmë tani tek pasioni i Viktor Bruçetit...
Thashë pak më sipër për një nga dashuritë e mija, që ende nuk është harruar si recitimi. Në një farë mënyre ia kam parë hajrin. Ja bie fjala, më zbuloi dhe më dha shoqen e jetës, Miriamin. Aktor i ri në atë kohë, shkoj e marr grupin e recituesve te shkollës pedagogjike të Shkodrës. Detyra ime ishte që të zbuloja talente për këtë shkollë. E në fakt, bëra dy punë me vlerë. Gjeta një recituese "exelance", siç thonë francezët për të përfaqësuar shkollën, por edhe një shoqe për jetën time. Më vonë Miriami u shkollua në dramaturgji e punoi me mua në të njëjtin kolektiv teatror. "Çifti i lumtur", na thoshin në kolegët artistë. Kemi qenë shumë herë partnerë në teatër dhe në film. Bashkë po i ngrysim këto ditë edhe këtu larg atdheut. Ndërsa, për pasionin, ose më saktë "pengun" tim do të thosha pa asnjë mëdyshje, rikthimi në skenë. Të më jepej mundësia që të ngjitesha përsëri, ndonëse i shkuar në moshë dhe jo fort mirë nga gjendja shëndetësore. Të luaja në atë hapësirë skene prej 8 metro përpara një salle gjysmë të ndriçuar dhe që më ndjek në të gjitha detajet e lëvizjet e interpretimit tim. Por, në fakt është një ëndërr që me sa duket nuk do të realizohet më kurrë. Kam qenë një aktor i emocioneve të mëdha, pasi unë i kam jetuar ato.
Kjo do të thotë, që Viktori ka qenë edhe i vlerësuar maksimalisht?
Shiko. Shteti i asaj kohe, nuk e di pse, ndonëse më ka propozuar deri në pranimin tim në radhët e partisë, pastaj edhe duke më ofruar edhe ndonjë pozitë nëpunësi që kishte të bënte me artin e teatrin në veçanti, dhe që unë me modesti e mençuri i kam kundërshtuar, nuk kam qenë asnjëherë në listën e preferencave të tij, sa herë që bëhej fjalë për artin. Por, për këtë nuk më vjen keq e nuk kam ndonjë lloj pishmanllëku. Madje, ndjehem krenar në shumë raste. Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë atëherë. Kam pasur mundësinë që të bëja njeriun kundër. Atë që na mungonte. Këtë që është sot, dhe që ne mundem ta bëjmë pas vitit '90. Jam ndjere komod brenda rolit tim si "personazh negativ". Ky është një lloj privilegji për atë kohë që lamë pas dhe nuk ka se si të mos më ketë bërë të lumtur tash, që na ka ardhur liria e vërtetë. Sot të vjen keq vërtetë. Duhen shembur ende disa idhuj të asaj kohe. Ka pak të vërteta. Historinë e teatrit e bëjnë në shumicën e rasteve persekutorët, ata që ushtruan në një farë mënyre persekucion ndaj këtyre njerëzve të skenës.
Ndonjë nostalgji?
Kujtimet e jetës studentore. Studimet e larta në Rumani. Vlerësoj artin rumun. Shumicën e artistëve që bënë emër deri dy dekada më parë në këtë vend, por që edhe i dhanë jetë kinematografisë rumune në hapësirat botërore, kanë qenë të njohurit e mi, studentë. Një prej aktorëve më në zë të këtyre dekadave të fundit në Rumani është edhe Fanke Jordake, ish-kolegu im më i mirë në bankat e shkollës. Kur më ka rënë rasti që të takoj këndej intelektualë rumunë emigrantë, mrekullohen e çuditen njëkohësisht kur u flas aq mirë në gjuhën e tyre e kur u tregoj se Jordake ka qenë shoku im i bankës studentore.
Jeta midis Francës dhe Shqipërisë për Viktorin dhe bashkëshorten e kolegen e tij, Miriam...
Bëj një jetë të qetë. Pa probleme që kanë aktualisht shumica e shqiptarëve në atdhe. Erdhëm fillimisht këtu në Agoulemë për të takuar djalin tim, Benin që kishte emigruar prej kohësh në këtë vend. Kështu na u copëtua jeta dhe familja pas viteve '90. Vajza është tashmë në Amerikë, por edhe Beni, im bir shkoi më pas në Kanada, ku jeton edhe sot në një komunitet francezësh. Unë vazhdoj që të qëndroj këtu. Ndjehem mirë së bashku me Miriamin. Por, nuk e harrojmë Shqipërinë. Atje ku thotë Çajupi, "na ka rënur koka". Ndërsa, jeta këtu është krejt ndryshe. Ka tjetër ritëm. Shumicën e kohës e kaloj nëpër parqe, që janë gjithmonë të gjelbëruara. Herë vetëm e herë me Miriamin. Kur shëtis nëpër park, recitoj për veten time. Shumicën e rasteve, "Tringën" e Mjedës. Më duket se jam afër me skenën, mbi të. Jetoj me të dikurshmen dhe me të ardhmen time në ato momente. Dhe, vazhdoj që të ëndërroj si një njëzetvjeçar

Gazeta Shqiptare Online
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 25 2009, 12:36PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Kalaja e Drishtit, mes harresës e legjendës së arit


(Dërguar më: 25/06/09)

SHKODER Legjenda e kalasë së Drishtit në Shkodër ka kapërcyer shekujt për të mbërritur deri në ditët tona. Banorët që jetojnë brenda mureve të saj dhe jo vetëm ata, i besojnë legjendës dhe shpresojnë se diku gjendet i fshehur ar dhe argjendari të ndryshme. Ndonëse kanë kaluar shekuj, njerëz hallexhinj ende kërkojnë thesarin, vazhdojnë të kërkojnë. Në kalanë e lashtë kanë mbetur 10 familje, të cilat jetojnë në një varfëri të plotë, pa asnjë mundësi jetese. Përfaqësues të këtyre familjeve pohojnë se ky monument kulture është lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk është kujtuar të investojë për mirëmbajtjen e tij.
KALAJA E DRISHTIT
Ndodhet në veri të Shqipërisë, rreth 15 kilometra në lindje të qytetit të Shkodrës. E ngritur mbi një kodër (800 metra mbi nivelin e detit), kalaja e Drishtit, dëshmitare e një qytetërimi qindravjeçar, është lënë në harresë të plotë. Ajo po shkatërrohet dita-ditës. Falë moskujdesjes së institucioneve përkatëse po humbet një nga vlerat e veçanta të historisë së kësaj zone dhe jo vetëm e saj. Kalaja e Drishtit është një objekt që është ndërtuar në shekullin e 13-të. Në territorin e kësaj kalaje fshihet një histori e mbuluar me mistere. Në këtë kala jetojnë në varfëri të tejskajshme 10 familje (formojnë një lagje). Banorët shpresojnë se një ditë do të bëhen të pasur, pasi sipas gojëdhënave, mendohet se në pjesët e nëntokës në kala ndodhen thesare me ar. Në shumë vende nëpër kala, syri të sheh gropa të hapura nga njerëz të ndryshëm që kërkojnë arin e legjendës. Madje, nga gërmimet e bëra janë nxjerrë disa pllaka me mbishkrime në gjuhën e vjetër turke. Në këtë objekt historik, në kohën e pushtimit turk ka jetuar një ushtri e madhe turke, e cila mendohet të ketë fshehur një sasi të madhe ari. Duke dëgjuar për gojëdhënën e kësaj kalaje të lashtë, banorë të zonës përreth dhe ekspedita kanë kontrolluar në pjesët e ndryshme të kalasë me aparatura dhe me harta, me shpresën se do gjejnë ar. Ata kanë bërë gërmime në shumë pjesë të saj.
APELI
Banorët që jetojnë brenda mureve rrethuese të kalasë së lashtë të Drishtit, u bëjnë thirrje instancave shtetërore t'i kushtojnë më tepër vëmendje këtij monumenti kulture, por edhe kushteve të vështira në të cilat ndodhen ata. "Ne jemi të bindur se në vende të ndryshme të kalasë ka ar, por ai mund të jetë groposur në thellësi e nuk mund të kërkohet me një aparaturë të thjeshtë. Personat që kanë bërë gërmime mund të kenë gjetur ar, por nuk tregojnë", - thotë i moshuari Dyl Buhaj. Ndërkohë, drejtori i Muzeut të Shkodrës, Zamir Tafilica shprehet se në Kalanë e Drishtit janë bërë kërkime sipërfaqësore nga ana e arkeologëve. Ai pohon se gërmimet e tokës janë bërë nga njerëz të papërgjegjshëm në mënyrë flagrante, të cilët ndoshta mund edhe të kenë gjetur ndonjë gjë me vlerë. Sipas Tafilicës, shteti dhe institucionet përkatëse duhet t'i kushtojnë më tepër vëmendje kësaj kalaje me vlera të çmueshme historike, e cila dita-ditës po shkon drejt shkatërrimit të plotë.

Gazeta Shqiptare Online
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 11:57AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Fillrojtësi Dedë, historia e ngjarjes reale që u bë film


(Vendosur: 08/07/09)

Ferdinand Dervishi

Quhej Dedë, u nis të rregullonte linjën telefonike pasi bëri një dorë gallatë me shokët beqarë dhe pasi takoi vajzën për të cilën zemra kishte nisur t’i bënte bum-bum. Pastaj mbeti në bardhësinë e borës, i ngrirë kallkan, i vdekur, siç thuhej në ato kohë, në krye të detyrës. Vdiq për të mundësuar lidhjen me telefon të një zone të bllokuar nga dëbora në veri të vendit. Filmi shqiptar me titull “Rrugë të bardha” i bënte njerëzit për të qarë, i bënte të vlerësonin vetësakrifikimin e tjetrit për të mirën e përgjithshme, shkurt propaganda e komuniste e kohës me anë të tij ja kishte arritur qëllimit. Por pas dekadash të shkuara, përkundër pamjeve të ngritura në art dhe shkëlqimit të skenave të luajtura me mjeshtëri nga artisti i njohur Rikard Ljarja, shumë pak shqiptarë e dinë se subjekti i këtij filmi, që shfaqej shpesh në televizionin e vetëm të vendit, është marrë nga një ngjarje e vërtetë. Nga një ngjarje e dhimbshme, me protagonist babanë e pesë fëmijëve fare të vegjël, të cilët pas vdekjes së tij u detyruan të rriteshin jetimë. Kështu ngjarja reale nuk ka asnjë lidhje me pjesën e parë të filmit, pra nuk ka Dedë që çante arra në hyrje të kinemasë, nuk ka humor me shokët, nuk ka takim me atë vajzën që ia donte zemra. Krejt ndryshe, filmi i jetës reale nis me një djalë 5-vjeçar, të ushqyer keq, që mëngjesin e ditës së fundit të vitit 1966 përpiqej të barazonte, me hapat e shkurtra, shalokun e të atit dymetrosh nëpër rrugën me akull të fshatit Domgjon të Mirditës. Ca trokëllima të forta hapash, dy silueta, një gjigande dhe një fare e vocërr, përmes një rrugice gri, të ngrirë deri në palcë edhe prej asaj që do të ndodhte më pas. Ka një përcjellje të dhimbshme nga një fëmijë, të cilin pjesa tjetër e jetës do ta fshikullojë me fatin e një jetimi. Në fund ka një përshëndetje, kujtesë ndaj të birit të mos ngatërrojë rrugën në kthim për te shtëpia dhe zhytje në bardhësinë e pakufishme.
“Si e kujtojmë Pjetrin”
“Im atë quhej Pjetër, Pjetër Llesh Doda. Ishte 45 vjeç dhe në atë kohë ne banonim në fshatin Domgjon të Mirditës”, rrëfen rehatuar në një kolltuk në shtëpinë e vet dykatëshe në Kamëz, Zef Lleshi, pikërisht ai djali 5-vjeçar që në ngjarjen reale, mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, shoqëroi të atin deri në fund të shtëpive të fshatit. Familja e varfër kishte si burim jetese pikërisht rrogën prej fillrojtësi të Pjetrit, ndërkohë që gruaja e shtëpisë, Liza, nuk punonte, pasi kujdesej për fëmijët, më i madhi 8 vjeç dhe më të vegjlit, dy binjakë motakë, djalë e vajzë. Ndërsa Zefi ishte djali i madh nga tri të tillë. Prandaj i ati kishte pranuar që vocërraku ta shoqëronte deri në fund të fshatit në rrugën e pakthim.
“Ishte mëngjesi i ditës së festës së Vitit të Ri, 31 dhjetori 1966, kur Pjetri u bë gati, veshi çizmet e mori pajimet, këmbalecët, mushamanë, aparatin telefonik dhe u nis për në punë. E kishin lajmëruar se linja me Kukësin ishte prishur. Duke u veshur më tha që të shtroja tryezën dhe darka e festës së Vitit të Ri të niste edhe nëse ai do të vonohej”, rrëfen Liza, bashkëshortja e Pjetrit, që tashmë jeton me njërin nga djemtë në Durrës. Gruaja shpjegon se në kohën kur Pjetri humbi jetën ishte vetëm 29 vjeçe dhe se drithërohej sa herë që i ai nisej nëpër borë të rregullonte linjën telefonike me Kukësin. “Ik e martohu se sivjet do ngel në borë”, i kishte ngrirë ai gjakun edhe atij mëngjesi. “Kështu më thoshte gjithmonë sa herë nisej në punë, ndërsa unë bëhesha gjysmë njeriu duke e pritur. Sepse e dija se mund të ndodhte”, rrëfen gruaja që, përkundër asaj dëshire për humor të të shoqit, nuk u martua kurrë pas vdekjes së tij duke ia kushtuar jetën rritjes së fëmijëve. Sipas Lizës, me Pjetrin ishin martuar me shkuesi, por gjithsesi ajo e kishte njohur edhe më parë fillrojtësin. Në kohën që ndodhi ngjarja ata ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre në Domgjon të Mirditës, madje sapo ishin futur në dhomën e vetme të rregulluar. “Nuk kthehem pa e lidhur linjën”, kishte qenë fjala e fundit që nëna e pesë fëmijëve ka dëgjuar nga bashkëshorti. Një vendim që në ato kohëra përzihej me kurajon e malësorit për të realizuar gjithçka të mundshme, por edhe me kërkesat e kohës, pasi ajo linjë telefonike ishte lidhja e vetme me Kukësin, ai fill i hollë prej metali bakri mbante gjallë, mbante me shpresë, gjithë zonën e rrethuar nga bora. Por në pritje që Pjetri të kthehej, fëmijët dhe nëna e tyre do shtroheshin në darkën e Vitit të Ri pa njeriun e tyre të afërt. Ndërsa ushqimi ishte konsumuar si në darkë zie. Gjatë gjithë natës Liza nuk vë sy në gjumë duke menduar më të keqen, ndërkohë që në mëngjes, lajmi se linja me Kukësin ishte rregulluar i kishte sjellë shpresë.
Kohë të vështira
Rivendosja e lidhjes me Kukësin dhjetë orë pasi Pjetri ishte larguar nga shtëpia, pra në mbrëmjen e ditës së fundit të vitit 1966, kishte zgjuar shpresat e familjes Leshi një ditë më pas. Por nuk ishte e thënë që Pjetri të kthehej as gjatë gjithë ditës dhe natës tjetër. Dikur ishin hapur fjalë se ai ishte arratisur për në Jugosllavi. “Pas një jave i thanë nënës se dyshohej që Pjetri kishte tradhtuar atdheun për t’u arratisur”, rrëfen Zefi, djali i madh i fillrojtësit nga Domgjoni. “Një javë pas zhdukjes së Pjetrit në fshat erdhën ata të Sigurimit të Shtetit dhe u hapën fjalë se e gjithë familja jonë do të arrestohej”, tregon Liza duke këmbëngulur se në të njëjtën kohë ishte gëzuar shumë. “Unë kërcënimin që po na vinte e mora me gëzim. U gëzova, pasi mendova se Pjetri ishte gjallë. Sepse ata të Sigurimit kishin mundësinë e informacioneve të sakta”, rrëfen gruaja që i ishte përgjigjur njeriut që i kishte sjellë lajmin: “Vetëm të jetë gjallë Pjetri, pa le të shkoj në burg”. Kërkimet kishin nisur pas një jave të shkuar. Grupe të ndryshme nga fshati ishin nisur të kërkonin gjurmët e Pjetër Lleshit duke ndjekur linjën e shtyllave që mbanin telat e telefonit. E njëjta linjë, nga Fani në drejtim të tunelit të Thirrë-Kalimash, ku tashmë po ndërtohet autostrada Durrës-Kukës. Por penguar edhe nga bora që atë dimër kalonte mesataren 2 metër trashësi, njerëzit që kërkonin nuk kishin pasur fat të gjenin trupin e fillrojtësit. Ai ishte gjetur vetëm pas pesë javësh, në Kolsh të Kukësit, në fillim të shkurtit 1967, nga një bari dhe falë shkrirjes së borës. “Çobani e gjeti të padëmtuar. Gojëdhënat e zonës thoshin se trupi i njeriut nuk prishet derisa ta shohë dikush. U gjet i ruajtur nga bora, nën njërën nga shtyllat. Grupe të shumta kërkuesish i kishin kaluar sipër pa e vënë re”, rrëfen Zefi, i biri.
Miqtë e Enver Hoxhës
“Erdhën përfaqësuesit e shtetit që më dhanë lajmin e gjetjes së trupit të Pjetrit. Erdhën nga Kukësi, pasi Tirana ishte larg dhe rrugët ishin të bllokuara nga bora”, rrëfen Liza, tashmë 70-vjeçare, një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Një moment kur mendja kishte nisur t’i bënte llogari të vështira. Kishte pesë fëmijë të mitur për të rritur krejt e vetme. Ndërsa kohët ishin të papërballueshme mes një varfërie ekstreme dhe përpjekjesh për të siguruar vetëm mbijetesën. Trupi i Pjetrit kishte mbërritur për tu varrosur në Domgjon të Mirditës nga Kukësi, pasi i ishte bërë autopsia zyrtare. Kishte mbërritur i mbyllur në arkivol, ndërsa Liza dhe prindërit e Pjetrit, të cilët ishin ende gjallë, nuk kishin këmbëngulur ta hapnin. “Nuk këmbëngulëm se na thanë që trupi është i dëmtuar. Por edhe nuk e hapëm që të mos e shihnin dashakeqët”, rrëfen Liza. Shpejt lajmi i gjetjes së fillrojtësit të ngrirë, pasi më parë kishte mundur të bënte punën e vet duke lidhur linjën e dëmtuar telefonike me Kukësin, kishte rënë në vesh të krerëve të shtetit komunist në Tiranë. U kishte rënë në vesh në një kohë kur propaganda raste të ngjashme i kërkonte me qiri. I kërkonte për t’i bërë shembuj, frymëzim për të tjerët. Shembuj frymëzimi për të drejtuar turmën atje ku ata kishin paracaktuar të shkonte.
“Varrimi u bë madhështor. Me shumë respekt. Ndërsa Enver Hoxha na dërgoi dhurata”, rrëfen Zefi që edhe pse në atë kohë ka qenë vetëm 5 vjeç, betohet se pamjet vizive të ngjarjeve i ka shumë të qarta. Ndihma nga shteti nuk kishte vonuar të dukej. Sipas Lizës, kooperativa kishte marrë një fond për rregullimin e shtëpisë së mbetur në mes të fillrojtësit Pjetër Lleshi. “Shtëpia u bë model. E beri shteti me fondet e veta. Më të njëjtin fond u blenë edhe pajisjet e mobilimit të brendshëm. Kuptohet, mobilim si në fshat”, sqaron Zefi. Bashkë me këto lëvizje, shteti komunist kishte ndihmuar pafundësisht familjen mirditore të mbetur në pikë të hallit pas vdekjes së burrit të shtëpisë. Me urdhër nga lart e shoqja, Liza, ishte punësuar si centraliste, një vend pune që kishte lidhje me atë të të shoqit të vdekur, ku kishte shërbyer edhe pas fitores së demokracisë, deri më 1994. Por edhe fëmijët ishin ndihmuar për arsimim. Fëmija më i madh i Lizës dhe Pjetrit, që ishte vajzë, ishte dërguar nga shteti të përfundonte shkollën pedagogjike, ndërsa vetë Zefi kishte mbaruar gjimnazin për të nisur punë si gjeolog. Surprizat nuk kishin të sosur. Në të njëjtën periudhë në shtëpi troket edhe një letër e shkruar nga vetë Enver Hoxha. “Në letër ai shkruante për aktin heroik të babait e të tjera të ngjashme. Letrën e kam ruajtur deri vonë, por për fat të keq më ka humbur bashkë me do sende të tjera gjatë kohës kur ndërruam vendbanim”, shpjegon i biri i fillrojtësit Pjetër. Gjithsesi nuk kishte mbaruar këtu, sepse pak kohë më pas kooperativës i kishte mbërritur edhe një kamion “ZIS”, krejt i ri, si dhuratë për aktin heroik të Pjetër Lleshit, shoqëruar nga porosia që të reklamohej si dhuratë e dërguar nga vetë Enver Hoxha. Njëkohësisht kooperativa e Domgjonit kishte marrë emrin “Pjetër Llesh Kola”.
Filmi “Rrugë të bardha”
“Ne nuk dinim asgjë deri në kohën kur në shtëpi na erdhën nga Kukësi ca përfaqësues të Komitetit të Partisë dhe na thanë se për Pjetrin ishte bërë një film”, rrëfen Liza. Ndërsa sipas Zefit, filmi ishte realizuar në vitin 1973, pra rreth 6-7 vjet pas ngjarjes. Por filmin fillimisht do ta shikonte vetëm Liza, për të cilën ishte dërguar një makinë nga Kukësi. “Filmi më rikujtoi Pjetrin. Ishte e dhimbshme. Mos më pyesni kot, se nuk qava. Kisha qarë boll deri në atë kohë dhe nuk më dilnin më lot. Pastaj njeriu duhet të durojë. Unë jam mirditore dhe kam ruajtur respekt për zakonet. Në ato kohëra gratë nuk duhet të përloteshin”, rrëfen gruaja e fillrojtësit. Fëmijët e kishin parë filmin pak vite më vonë, më 1977, ndërsa surpriza më e madhe ishte shënuar në dasmën e Markut, djalit të dytë të Pjetrit dhe Lizës. “Në dasmë na erdhi vetë Rikard Ljarja me ca të tjerë të Kinostudios. Ishte një ditë e vërtetë gëzimi, sepse Rikardi me figurën e vet në film, na dukej si ta kishim baba të dytë”, rrëfen Zefi duke shtuar se marrëdhëniet me artistin e njohur i ka ruajtur deri vonë.
Mbërritur në erën tonë, historia vetësakrifikuese e Pjetër Lleshit e përdorur nga propaganda e kohës së komunizmit, pothuaj është harruar. Harruar nëse shumëkush nuk do të përdorë capak batuta nga filmi si “alo Dedë?” apo “na ishte se ç’na ishte, na ishte një njeri që çante arra tek dera e kinemasë, kush na ishte? Dedaaa”. Ose, ose përdorimi i asaj shprehjes krahasuese: “Ngriva si Deda majë shtyllës”. Por kaluar perceptimit kolektiv, në jetë ka ende një grua të vjetër, e veja e ish-fillrojtësit real, historia e të cilit u bë film, e cila bluan në mend më shumë se këto batuta. “Më vjen shumë keq që tashmë historia dhe sakrifica e Pjetrit është harruar nga e gjithë shoqëria. Atij nuk i përmendet më emri kurrkund. Madje thonë se edhe dokumentet për aktin e tij në dobi të shtetit kanë humbur që të gjitha. Por tani nuk ka më mirënjohje. Ajo është varrosur”, përfundon Liza.


“Rrugë të bardha”

Filmi “Rrugë të bardha” është realizuar në vitin 1973 i mbështetur në ngjarjen reale të vdekjes së fillrojtësit Pjetër Lleshi nga fshati Domgjon i Mirditës. Përkundër realitetit, filmi i vendos ngjarjet në një qytet, ku personazhi kryesor i luajtur nga Rikard Ljarja, është vetëm i dashuruar pas një centralisteje, personazh që luhet nga artistja Elida Cangonja. Në rolet e tjera vendosen artistë të mirënjohur si Ilia Shyti, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi e Minella Borova. Regjisor i filmit ishte Viktor Gjika ndërsa skenarist, Vath Koreshi. Filmi ka një metrazh prej 1 ore e 25 minutash dhe mund të shihet edhe përmes internetit në faqen:
trokit ketu

Gazeta Panorama Online URL: trokit ketu




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 09 2009, 08:43AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Pjeter Gjoka: Kur luante dramën e Skënderbeut para princit turk


(Dërguar më: 09/07/09) Fatmira Nikolli

Tiranë, nëntor 1937. Dhëndri i sulltanit "censuron" dramën shqipe. Edhe pse ai vit përkonte me 25-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shfaqja e një drame shqipe në Tiranën mbretnore të pragluftës së Dytë Botërore, varej pikërisht nga një princ turk. Me sa duket, turqit "kërkonin" të mos ngrihej lart Skënderbeu, edhe pse shumë shekuj kishin kaluar nga vdekja e tij. Në fakt, pjesa censurohej për shkak të vizitës së tij në tokën që vendi i tij e pati mbajtur nën sundim për shekuj me radhë. Me sa duket, oborri mbretnor shqiptar mendonte se për turqit, Shqipëria ishte akoma plagë që dhemb. Drama "Kthimi i Skënderbeut në Krujë" ishte planifikuar të jepej dy herë. Në orën 17.00 për qytetarët dhe në orën 20.00 për Mbretin, personalitetet e larta dhe të ftuarit. Premiera e saj do të shoqërohej me peripeci të shumta që, akoma edhe sot janë të freskëta tek ata të paktë shikues që kanë ngelur akoma gjallë. Peripecitë, siç tregonte aktori Pjetër Gjoka që në dramë kishte rolin e plakut Llesh, ishin të lidhura me ardhjen në Shqipëri i ftuar nga Mbreti Zog, të dhëndrit të pallatit të sulltanëve, princit turk Habib. Trupës teatrale amatore iu kërkua të jepte shfaqje para mbretit, qeverisë dhe "mikut të nderuar", vetëm me një kusht, që shfaqja t'i nënshtrohej censurës. Ky është një detaj që na shfaqet në monografinë "Pjetër Gjoka, 52 vite në skenë". E botuar nën kujdesin e djalit të aktorit të madh, Gjovalin Gjoka dhe nipit Gjovalin Çuni, libri sjell momente të panjohura nga jeta dhe karriera e aktorit shqiptar. Në të na parakalojnë, heronj, luftëtarë, kujtime, të pathëna dhe momente mjaft interesante, të lidhura me jetën e artistit, regjisorit, aktorit dhe tenorit Pjetër Gjoka.
Pjetri fëmijë
Ulqin, 2 gusht 1912. Luçija e Ugashëve do të lindte një mashkull aq të pritur në familjen Gjoka, Pjetrin. Në vitet, kur qyteti po dilte nga korniza e qytetit-kështjellë, djali i Gjokajve do të kalonte tri motet e parë të jetës. Familja e tij do të vendosej në Shkodër në vitin 1915. Shkodra i priti me shi. Aty do të fillonte jeta e atij që më vonë do të ishte "Artist i Popullit", Pjetër Gjoka. Ja si e kujtonte vite më vonë aktori ardhjen e tij në Shqipëri. "Edhe sot, në këtë moshë i ndjej ato currila të ftohta, që si një dorë e hekurt më kalonin nëpër fytyrë, me një ledhatim të ngrirë, të akullt, sikur donin të mbytnin të qarën time për bukë". Mësimet e para do t'i merrte në shkollën e Françeskanëve në të njëjtin qytet dhe profesor do të kishte At Gjergj Fishtën, me të cilin do të kishte shumë kujtime. Një ndër ta është ai që i përket ditës ku Pjetri i vogël, pas mësimit kishte shkuar të lahej në lumin Kir dhe ishte hedhur nga ura e tij. Atëherë, siç do të rrëfente vetë ai, Fishta që nuk i bëhej fjala dysh, i kishte bërtitur dhe e kishte bërë t'i vinte gishtin kokës. Pjetri pati lindur pak muaj para se shteti mëmë të shpallte pavarësinë. Vite më vonë ai do të shprehej: "Unë e prita shpalljen e Pavarësisë me pelena. Nuk e di nëse qaja apo qeshja atë ditë. Por, tani më duket se do kem qeshur më shumë se qarë.
Kujtimet
Në jetën e tij artistike, Pjetër Gjoka ka qenë edhe muzikant edhe aktor. Si i tillë, janë të shumta pjesët që ka vënë në skenë. Nga dramat e shkruara nga kryemjeshtërit e letërsisë shqipe, më e mira për kremtimin e përvjetorit të Pavarësisë, në nëntorin e vitit 1945-ës është tragjedia "Juda Makabre" e shkruar nga At Gjergj Fishta. Me një subjekt të marrë nga Bibla, ashtu siç nënvizonte edhe Zef Zorba tragjedia "ishte fund e krye akuzë ndaj çdo lloj pushteti e çdo tradhtie ndaj atdheut, i përshtatej çuditërisht dallgëve të situatës politike nëpër të cilat po përshkohej kombi". Për këtë, artisti Gjoka do të shprehej: "Ishte e përshtatshëm për rastin tonë, por ne donim që ashtu si teksti i dramatizuar të kishim jo një muzikë të huaj, por një muzikë të krijuar posaçërisht për ngjarjet dhe heronjtë e veprës së Fishtës". Për të realizuar këtë, një grup artistësh shkodranë bënë të pamundur dhe liruan nga "burgu-shtëpi" Prenkë Jakovën, i cili ishte i vetmi që mund ta bënte muzikën. Përgatitjet për ta vënë në skenë atë nuk do të kalonin pa rënë në sy nga organet e sigurimit të shtetit. Filluan kërcënimet indirekte ndaj iniciatorëve. Për këtë Pjetri kujtonte: "Në një natë me stuhi shiu dhe ere, në shtëpinë time trokiti një njësi e Sigurimit të Shtetit. Gjatë pyetjeve që më bënë për të provuar identitetin tim dhe për të vërtetuar se ku dhe me kë e kisha kaluar kohën, rezultoi se gjithë ditën deri natën vonë, kisha qëndruar në mjediset ku punohej për melodramën". Situata e tendosur politike e kohës bëri që leja mezi të merrej nga Ministri i atëhershëm i kohës Sejfullah Malëshova, "ithtar" i Fishtës. Por edhe pas kësaj, shfaqja do të ndalohej nga regjimi komunist. Pas shumë përpjekjesh premiera e shfaqjes të jepej më 28 nëntor 1945 në sallën e kinema "Rozafat". Kundrejt kërkesave për ta përsëritur shfaqjen, erdhi vendimi komunist "ndal". Fundi i kësaj shfaqje, ku Pjetri luante priftin, shënon fundin e aktivitetit vokal të Pjetër Gjokës.
Princi turk dhe Skënderbeu
Një tjetër rol i suksesshëm i Pjetrit do të ishte ai i Lleshit tek drama "Kthimi i Skënderbeut në Krujë". Drama e realizuar në vitin 1937, vihej në skenë me rastin e kremtimeve të 25-vjetorit të pavarësisë. Pjetër Gjoka luajti me sukses përkrah Loro Kovaçit, në rolin e Skënderbeut. Lleshi do të shkonte në Stamboll t'i mbushet mendjen Skënderbeut të kthehej në Shqipëri. Roli mishëronte në vetvete urtësinë popullore. Në të shkriheshin njëra me tjetrën ngrohtësia dhe ashpërsia. Shfaqja e organizuar nga Loro Kovaçi, pas suksesit të madh në Shkodër, ditën e 28 Nëntorit, do të jepej në Tiranë, që ato ditë festive ishte mbushur me trupa amatore. Drama ishte planifikuar të jepej dy herë, në orën 17.00 për qytetarët dhe në orën 20.00 për Mbretin, personalitete dhe të ftuar. Premiera e saj do të shoqërohej me peripeci të shumta që, akoma edhe sot janë të freskëta tek ata paktë shikues që kanë ngelur akoma gjallë. Peripecitë, siç tregonte Pjetri, ishin të lidhura me ardhjen në Shqipëri i ftuar nga Mbreti Zog të dhëndrit të pallatit të sulltanëve, princit turk Habib. Trupës teatrale amatore, iu kërkua të jepte shfaqje para mbretit, qeverisë dhe "mikut të nderuar", vetëm me një kusht, që shfaqja t'i nënshtrohej censurës. Në mëngjes erdhi për të parë shfaqjen vetë ministri i brendshëm i Zogut, Musa Juka së bashku me nëpunësit e tij. Mbasi e panë ata bënë disa vërejtje. Iu thuhej se nëse donin të shfaqnin të hiqej akti i katërt, si edhe disa copëza nga i dyti, në mënyrë të veçantë çdo fjalë fyese drejtuar turqve. "Ne nuk duhet të ofendojmë e të zemërojmë mikun tonë të nderuar, zakoni nuk na e kërkon një gjë të tillë", - kishte thënë Musa Juka. Pas replikave të Loro Kovaçit, ministri Juka i nervozuar bërtiti: "Ta bëni si them unë, ndryshe do t'iu burgos të gjithëve. Duke e njohur mirë vlerat dhe huqet e bashkëqytetarëve të vet, Juka teksa largohej i zemëruar pëshpëriti: "Mirë jepeni vetëm për popull, ne s'na prish punë kjo". Pika kulminante e saj ishte momenti kur plaku Llesh (Pjetri), me ardhjen e Skënderbeut në Krujë, ulte flamurin turk dhe ngrinte atë shqiptar. Kjo bëri që spektatori të kalonte në delir e të thirrte "Rroftë Shqypnija".
Rolet
Një tjetër dramë tek e cila do ndalemi për të treguar një tjetër moment interesant, është ajo me titull "Dy princa për një vashë". Një dramë me tre akte ajo u shkrua dhe u vu në skenë nga Henrik Lacaj, më 26 prill 1939. Drama krahas subjektit dhe interpretimit shënon edhe daljen për herë të parë në skenë të një vajze, Maria Markut, që interpretonte në një trupë me meshkujt. Mbi këtë event të skenës shqiptare, Pjetri tregonte se "në prova asistonin të gjitha gratë e aktorëve, për të mos lënë Marijen vetëm, kurse regjia, njërën anë të skenës do t'ia linte asaj për hyrje dhe dalje, duke mos lejuar asnjë aktor të shkonte nga ajo anë. Megjithëse në monografinë e A. Skanjetit nuk është pasqyruar pjesëmarrja e Pjetër Gjokës në dramën "Dedë Gjo Luli", përmes kujtimeve të tij personale ne njihemi me realizimin e rolit kryesor të pjesës nga Gjoka. Ai kishte rolin e Dedës, një realizim i bazuar tek njohja e thellë e kësaj figure. Mesa dramave të shfaqura nga shoqëria "Bogdani" është edhe "Drejtësia cigane" e përkthyer siç ishte bërë zakon të cilësohej në atë kohë lirshëm nga Pjetër Gjoka dhe Kolë Çuni. Fletorja ku është shkruar drama, është ruajtur në familjen e aktorit Pjetër Gjoka, me shkrimin origjinal të tij. Ai do të interpretonte edhe rolin e Zabelinit në "Orët e Kremlinit". Në arkivin personal të Pjetër Gjokës ndodhet edhe një fletore, që ndonëse e zverdhur nga koha, dallohet data 24.10.1957. Me një shkrim dore është hedhur në këtë fletore roli i Zabelinit, ndërsa katër fletë përmbajnë shënime që kanë të bëjnë me realizimin e shfaqjes, ku nuk mungojnë vlerësimet e vërejtjet për çdo rol. Por aktorit, rolet e shumta si malësor i veriut, me kalimin e kohës duket se e shqetësuan. Për këtë ai do të thoshte: "Jam kundër stamposjes së aktorit. Thonë se unë jam i prerë për rolet e malësorëve, por këtë nuk e pranoj. Më pëlqen të thyej vetveten. Nuk ka gjë më të keqe për aktorin kur e prefetishizojnë...". Ai njihet si një ndër aktorët që ka interpretuar role, edhe pse ishte i verbër. Në Festivalin Kombëtar të teatrove ai do të merrte pjesë me rolin e Pilos, tek pjesa "Shënomëni edhe mua". E mori atë rol me dëshirë të madhe, i vetëdijshëm për vështirësitë që i sillte verbëria. Në një situatë të tillë, Gjoka do të thoshte se është fatkeqësi e madhe të mos dish të lexosh, por fatkeqësi më e madhe qenka kur di dhe nuk mundesh". Nga monografia "Pjetër Gjoka, 52 vite në skenë" ne kujtojmë për fat të keq, se kur ai u nda nga jeta, me vete mori edhe një peng. Në ditët e fundit të jetës, i tërhequr pas figurave kombëtare, e tërhoqi shumë monologu i Ismail Qemalit mbajtur ditën e Shpalljes së Pavarësisë. "Pas dy vjetësh është 70-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Edhe unë për koincidencë mbush atë vit, 70 vjeç. Kam një ëndërr si aktor. Të luaj Ismail Qemalin. Me siguri atë vit, do të ketë film apo dramë për të..." Ëndrra mbeti ëndërr, një vegim i këndshëm, i parealizuar, sepse ai u nda nga jeta më 2 maj 1982.


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 20 2009, 12:53PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Luciana Simoni: Ju rrefej pengjet e Gjonit

» Dërguar më: 20/07/2009 - 15:00

Fatmira Nikolla

Jeta e një artisti me emër nuk është ajo plot shkëlqim që na bën të besojmë televi zori. Përtej pamjes së jashtme, ka dhimbje e brenga, shqetësim dhe pengje. Ka luftë për të mbijetuar dhe dëshira që mbeten të tilla deri në vdekje. Një jetë e tillë është edhe ajo e kompozitorit shkodran, Gjon Simoni. I rritur në një familje qytetare shkodrane me tradita, në lagjen e Migjenit, pranë familjes së Luigj Gurakuqit dhe kushëri me Mikel Koliqin, mbase fati i tij ishte i paracaktuar. Gjon Simoni do të bëhej një artist i madh. Do të kompozonte shumë pjesë muzikore që do të luheshin nëpër koncerte, do të realizonte muzikën e disa filmave. Por, jo vetëm kaq, falë punës së tij të përkushtuar në Akademinë e Arteve dhe në Radio Tirana, mbi të mbi të gjitha do të ngrinte lart emrin e tij. Por, ka 10 vite që ai është ndarë nga jeta, edhe pse para kohe. Një dhjetëvjetor përkujtimor për Gjon Simonin është mbajtur me një koncert. E shoqja, Luçiana, na rrëfen momentet më të bukura me të. Për të, 10 vite pa Gjonin nuk kanë qenë të lehta. Ajo thotë se jo vetëm familja e ka ndjerë mungesën e tij, por edhe miqtë e dashamirësit e artit. Ditët dhe vitet ikin duke lënë pas vetëm kujtime, një relike e shkëputur nga shpejtësia me të cilën koha kalon mbi ne duke lënë gjurmët e saj. Herë pas here, teksa koha nxiton, merr me vete edhe thesare, siç shumëkush do ta quante Gjon Simonin. Megjithatë, edhe njeriu largohet, vepra jeton dhe mbetet në duart e të tjerëve. Gjon Simoni u lind më 8 shkurt 1936, dhe vdiq më 2 korrik 1999. Muzikant me formim të gjerë shumëformësh, kompozitor, orkestrues, teoricien, pedagog, drejtues e organizator, dhe të gjitha këto cilësi me kompetencë dhe profesionalizëm të thellë.
10 vite pa bashkëshortin tuaj. Si ndjeheni?
Unë ka momente që akoma nuk e besoj se ai ka ikur për të mos u kthyer më. Megjithatë, më vjen mirë që miqtë e tij më të mirë, institucionet ku ai ka punuar, nuk e kanë harruar dhe në çdo përvjetor mblidhen për ta përkujtuar. Akademia e Arteve, Teatri i Operas dhe RTSH-ja, ku ai ka dhënë kontributin e atij artistik, nuk e kanë harruar. Për mua ky është një nder i madh dhe jo vetëm për mua, por edhe për vendin, artin e kulturën. Dihet që njeriu fizikisht vdes, por vepra e tij jeton. I jam shumë mirënjohëse miqve dhe dashamirësve që e kujtojnë. Ka salla që kanë emrin e tij, dhe kjo më bën të ndihem akoma më mirë, sepse kjo për mua do të thotë që ai akoma vlerësohet. Një ndër momentet më të vështira është që gjatë përvjetorëve unë jam nëpër koncertet e tij vetëm, e në fakt do doja të isha me të në krah. Ndihem keq kur miqtë e tij që më gjenden pranë, më thonë "sa keq që iku Gjoni, sa plane dhe mendime kishte për artin dhe kulturën". Ai ishte akoma në gjysmën e krijimtarisë së tij, sepse për të nuk kishte kurrë pushim. Sapo mbaronte një vepër, ai fillonte një tjetër. Ishte një njeri që e dashuronte artin, dhe donte të punonte e t'i jepte atij.
Një sërë koncertesh janë dhënë në nder të tij, ku janë luajtur pjesët më të veçanta të krijimtarisë së kompozitorit Gjon Simoni. Ai ka qenë kompozitori që shkroi të parin "Requiem" e që i është dedikuar Nënë Terezës. Na flisni pak për këtë.
Koncerti "Requiem" është interpretuar në 1-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe pothuajse një vit para se ai vet të ndahej nga jeta. Më 26 shkurt 1998 është ekzekutuar për herë të parë "Reuqiemi" i parë shqiptar. Mendoj se edhe për Shqipërinë ka qenë një ngjarje e rëndësishme kulturore, sepse nuk ishte interpretuar më parë ndonjë requiem, përveç atyre të muzikantëve të njohur botërorë. Për fat të keq, ky requiem u bë edhe i tiji, sepse pas një viti edhe Gjoni u largua nga kjo botë. Kam shumë kujtime nga koha kur ai punonte për të. E dëgjoja herë pas here teksa luante në piano, dhe e pyesja përse po bën një requiem, sepse ai shkruante muzikë popullore, filmash, klasike, etj. Ai thoshte se e kishte për detyrë dhe ndjente kënaqësi që për nder të kësaj zonje e nëne të madhe si Nënë Tereza, të kompozonte diçka, si njeri i artit, si qytetar i Shqipërisë, por edhe si një i krishterë praktikant. Ai ka qenë edhe organist i kishës "Zemra e Krishtit" dhe ka krijuar korin e saj.
Kompozitorët shkruajnë vepra, por jo të gjitha interpretohen. Shumë prej tyre mbeten të strukura nëpër sirtare duke pritur ditën e skenës. A la Gjoni dorëshkrime veprash e pjesësh muzikore?
Përveç muzikës që ka lënë pjesë të vogla, ai ka lënë pa ekzekutuar muzikën e baletit "Migjeniana" ose "Bijtë e shekullit të ri". Kjo pjesë muzikore shoqëroi baletin "Migjeniana", që u vu në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, vetëm para dy vitesh. Por, në këtë kohë Gjoni kishte 8 vite që kishte vdekur dhe nuk e pa dot në skenë veprën e tij. Qe në fakt, meritë e Zhani Cikos që ai balet me muzikën e Gjonit të vihej në skenë. Ka qëndruar për 22 vjet në sirtar. Nuk e kam kuptuar tamam, pse u desh kaq kohë që ai të vihej në skenë, por kam përshtypjen se kjo ka ndodhur për faj të censurës. Mbase censura kishte të bënte me poetin Migjeni, por nga ai muzika nuk shoqëroi baletin për këtë shkrimtar. Ishte hera e parë që për një poet realizohej një balet, në një kohë kur Migjeni ishte në të gjithë librat e letërsisë sonë. Baleti nuk shihej me sy të mirë. Gjoni e punoi atë në disa variante, me koreograf Agron Aliajn, Engjëll Tërshanën dhe me Miltiadh Papën dhe për secilin prej tyre Gjoni përpunonte muzikën për t'ia përshtatur atyre muzikën. Anëtarë të familjes së Migjenit që jetojnë jashtë trevave shqiptare dhe mbesa e tij, Angjelina Luarasi e kanë parë shfaqjen dhe u ka pëlqyer shumë. Ai qe një poet me jetë të shkurtër, sepse vdiq shumë i ri, por pati një botë shpirtërore shumë të madhe dhe intelekt po aq të madh. Ai i ka lënë artit tonë perla në poezi, në prozë dhe në skica të vogla. Oleg Harapi, ish-student i Gjonit, në koncertin homazh të bërë për 10-vjetorin e Gjonit, ka luajtur disa prej veprave më të rëndësishme të Gjon Simonit. Ndër të tjera u interpretua "Ave Maria", si pjesë e veprave religjioze të tij. Kjo pjesë është ekzekutuar edhe në kishën e Monopolit, në Itali. Është luajtur "Simfonieta" e Gjonit, romanca "Përse". U interpretuan edhe disa këngë popullore ndër më të pëlqyerat e Gjonit, të cilat i zgjodha unë pasi ma kërkoi Oleg Harapi. Këto ishin "Fryn veriu", "Përmetare më jep ujë me dorën tënde", si edhe "Lule borë", të kompozitorit Simon Gjoni. Pas ndarjes së tij nga jeta, u interpretua edhe "Koncerti për katër fagota", që ndryshe i thoshin "shakaja labçe". Ky u interpretua dy ditë pas vdekjes së tij, sepse ishte gati dhe nuk arriti dot ta shihte.
Një tjetër gjë që ai e la dorëshkrim ishte edhe libri për Kardinal Mikel Koliqin, i cili përveçse kushëriri i tij ishte edhe njeriu që qe nismëtari që e shtyu drejt muzikës. Aty nuk është trajtuar vetëm anën religjioze, por edhe jetën e tij në burg e më tej si muzikant. Kur në vitin 1999 Gjoni vdiq libri mbeti dorëshkrim. Mua më doli para detyra ta botoja dhe e bëra këtë në vitin 2001.
Cilat janë momentet më të bukura që ju mbani mend nga jeta me të?
Kur unë jam njohur me të kam qenë shumë e re, kur unë isha maturante. Jemi njohur në një rreth familjar, tek një mik i përbashkët. Duke qenë e vogël kur ne u njohëm, kemi pritur disa vite, deri kur unë mbarova shkollën e lartë, që të fejoheshim dhe të martoheshim. Kemi pasur diferencë moshe, por shpirtërore jo. E kam ndjerë si një shok, mik, bashkëshort. Për mua ishte njeri i pazëvendësueshëm. Për pak kohë, unë dhe Gjoni do të bënim 25 vjet jetë së bashku, por në atë kohë unë kam mësuar shumë nga ai. Ka qenë një njeri që dinte të donte familjen, shoqërinë dhe punën. E karakterizonte humori i hollë anglez.
A ka mbajtur ditar ai dhe çfarë shkruan në të?
Ai shkruante shpesh në darkë, pasi mbaronte punët e tij. Bënte një rezyme të ditës së tij, por kishte edhe një fletore kujtimesh, që e quante "Gjeografia e jetës sime". Unë nuk ia kam lexuar sa ishte gjallë, sepse kishim disa kode komunikimi me njëri-tjetrin, e përveç kësaj më thoshte që do t'i lexosh kur t'i mbaroj. Për sa i përket titullit, ai ia ka vënë atë, sepse ka lëvizur shumë në Shqipëri me punë të ndryshme, duke filluar nga Bushati, në Kukës, në Gjirokastër, në Durrës e në fund kur u martua, erdhi në Tiranë. Unë kam dëshirë që t'i botoj tregimet e tij. Aty ai ka folur për Gjirokastrën dhe qytetet e tjera ku ai ka shkuar, por edhe për ushtrinë në Elbasan dhe në Gramsh. Ai ka bërë një retrospektivë të jetës së tij.
A mendoni se ka pasur pengje ai?
Ai nuk para fliste për dhimbjet e veta, sepse nuk donte të më shqetësonte. Arti dhe krijimtaria do kohë dhe kushte. Kishte dëshirë të kishte një shtëpi. Ne jemi martuar dhe kemi jetuar ne hotele. Fillimisht lëviznim në hotele të ndryshme, më pas u vendosëm në një prej tyre, ku jetuam për disa kohë. Donte të kishte një dhomë të veten dhe hapësirë ku të merrte një piano e të punonte. Duke mos pasur këtë, ai shkonte e punonte në radio deri vonë. Por, një ndër pengjet e tij unë munda ta realizoj, e kjo ishte muzika e "Migjenianës". Shkonte herë pas here në opera dhe vinte e thoshte; "nuk e vënë, më duket se unë do vdes e kjo nuk do vihet në skenë". E kishte shumë qejf, sepse Migjeni kishte jetuar në të njëjtën lagje në të cilën kishte jetuar edhe Gjoni kur ka qenë i vogël. Ai është rritur në një familje qytetare shkodrane me tradita, dhe duke qenë në lagje me Migjenin, pranë familjes së Luigj Gurakuqit, dhe kushëri me Mikel Koliqin, kishte një kulturë të gjerë. Unë po mundohem të çoj në vend amanetet e Gjonit. Unë mendoj se ai kishte shumë plane. Gjithmonë thoshte: "Jam në gjysmën e krijimtarisë sime".

Gazeta Shqiptare Online

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 29 2009, 06:02AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Libra të bukur Për herë të parë Biblioteka e Bushatllinjve

Elsa Demo | 29/09/2009

Ekspozita e 1 tetorit në Biblitekën Kombëtare në Ditët Evropiane të Trashëgimisë paraqet 150 njësi të dorëshkruara nga koleksioni oriental i pashallarëve Bushatlli të Shkodrës.

Plasari: "Një pasuri e rrallë. Për shkak të kushteve të sigurisë do të ekspozohen ndoshta vetëm për 1 javë"

Pasditen e 1 tetorit, në Bibliotekën Kombëtare, hapet ekspozita "Biblioteka e Bushatllinjve".

Me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Shqipëri, hapen në vitrina për të parën herë për publikun një nga koleksionet e rralla të BK-së: rreth 150 njësi bibliotekare të dorëshkruara të Bibliotekës së famshme të Bushatllinjve (shek. XV-XIX) ku përfshihen filozofi, fe, gjuhësi, letërsi, administratë, kozmografi, retorikë etj.

Janë pasuria shpirtërore e pashallarëve të Shkodrës, si për të dëshmuar në njëfarë mënyre edhe thuajse krejt autonominë që gëzonte ky sanxhak kur u sundua prej tyre, në harkun kohor 1757-1831.

Biblioteka u themelua si institut i përgjithshëm prej Mehmet Pashë Plakut dhe u mbajt e pasurua nga djemtë e tij, sidomos Mustafa Pasha që përmendet si njeri studioz që kishte mëkëmbur një bibliotekë me libra frëngjisht dhe turqisht, të cilat në fund ia fali vakëfit të Shkodrës.

"Po i la vakëf të gjitha librat e bibliotekës sime që kam lanë në Shkodër të Shqipnisë që janë të vulosuna me vulën time dhe të regjistrueme dhe të ruejtuna në depon e veçantë", shënon Mustafa Pasha.

Është fat që dëshmitë për këtë bibliotekë se ç'ishte dhe ku ishte vendosur, si ishte konstruksioni i saj, me dhoma, sallon dhe vend studimi për lexuesit, vijnë prej një bashkëkohësi në fazën e fundit të shkëlqimit të objektit dhe pasurisë brenda tij. Madje ai ishte më shumë se kaq, ishte kujdestar i bibliotekës dhe administrator i zyrës së vakëfit të Shkodrës në vitet tridhjetë.

Hami Bushati informon tek vepra e tij e çmuar "Shkodra dhe motet" se:

"Në bibliotekën e Vakëfit ka pasur afro 3000 volume teologjie, jurisprudence e libra të ndryshëm fetarë, tekste shkencore mbi fizikën, shkenca natyrore, matematikë, gjeometri, filozofi, astronomi, histori etj.

Nga librat e bibliotekës po shënojmë disa ekzemplarë që edhe në botën orientale ishin të rrallë: p.sh. Historia e Ibni Halëdunit, e përkthyer turqisht, Historia e Xhevdet Pashës 12 volume, Tarihi Vasif, Tarihi Taberi etj. Kurse tekstet e filozofisë qenë të autorëve: Ibni Sina (Avvicenna), Ibni Rushdi (Averroe), Imam Gazali, Fahruddini Rrazi, Mahjuddini Arabi etj. etj. Kishte edhe vepra origjinale në dorëshkrim. Duhet përmendur se në atë bibliotekë gjendej edhe libri i shkruar shqip prej Tahir Ef.

Gjakovës me titullin "Vehbije" dhe historia turqisht e Ahmet Pashë Dukagjinit. Të gjithë librat e biblotekës vuloseshin me vulën personale të Mustafa Pashës, por me largimin e tij nga Shkodra librat e bibliotekës vuloseshin me vulën personale të Mustafa Pashës, që Pasha i kishte dërguar bibliotekës nga jashtë. Vula kishte këtë përmbajtje: "Mbështetja ime është Zoti dhe ai është i mjaftueshëm - nga librat të cilët i ka bërë vakëf i përvuajturi pranë të mirave të Perëndisë, nga vezirët i quajturi Sherif Mustafa. Zoti është më i përhershmi...".

Ekspozimin e koleksionit oriental do të shoqërohet me të dhënat e Bushatit, përfshi këtu rregullat, të rrepta fort, në bazë të të cilave pat funksionuar biblioteka e Bushatllinjve. Një pjesë të kësaj rregulloreje po e botojmë përbri ilustrimeve, të cilat ilustrime dëshmojnë kaligrafinë dhe artin e ornamentikës, një kulturë islame e shprehur në libra.

Jetuan në shekujt XVIII-XIX, por siç vë re edhe Aurel Plasari, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, blinin libra treqind vjet më të vjetër se ata. Për shembull tek kjo trashëgimi që trajtohet dhe ruhet si pasuri kombëtare, gjen një Kuran të vitit 1451, ndër më të vjetrit e koleksionit. Ky kuran mban vulat e Kara Mahmut Bushatit, sundimtar i Shkodrës, pasha i tretë i dinastisë së Bushatllinjve dhe të Mustafa Pashës.

"Identifikimi tyre ka qenë i sigurtë nëpërmjet vulave, përndryshe do të kishin humbur në detin e fondeve orientale", thotë Plasari, i cili me këtë rast i bën homazh punës së jashtëzakonshme që kreu në vitet '60-'70, Zyber Bakiu (1897-1987), orientalist, përpunues i Koleksioneve Orientale të Bibliotekës Kombëtare. Bakiu bëri këtë selektim që kemi sot.

Pikërisht në atë kohë, sajë "politikës së përqëndrimit të vlerave të rralla të kombit", përqëndrim që siç thotë Plasari "duhet të ketë ndodhur kur janë mbyllur institucionet fetare", erdhën deri këtu, në BK, këto libra.

E përse ekspozohen tani këto? Ditët e Trashëgimisë Evropiane të shpallura nga Këshilli i Evropës për festa të kulturës një javë në shtator, ekzistojnë prej vitit 1991.

Pavarësisht se në Shqipëri ka së paku dhjetë vjet që "festohet" për trashëgiminë, Plasari thotë se bibliotekat shqiptare nuk kanë qenë të ndërgjegjshme se duhet të kryejnë edhe këtë funksion të ekspozimit të fondeve të tyre të rralla.

Vërtetë kemi të bëjmë me një koleksion oriental jo vetëm në kuptim e gjuhës po edhe të estetikës, Plasari kujton se tekstet e autorëve antikë, një pjesë e të cilëve, erdhën nga përkthimet arabisht. Jo thjesht për këtë kjo pasuri konsiderohet sot e ka mot pjesë e kulturës evropiane.

"Në Evropë sot janë shumë të çmuar dorëshkrimet arabo-persiane edhe për vlerat estetike. Jo vetëm për kaligrafinë. Një pjesë e tyre janë të punuar me ar që tregon modelin e një zhvillimi të lartë të prodhimit të veprave.

Koleksionet e dorëshkrimeve orientale më të pasura i ka Parisi, Biblioteka Nacionale e Parisit", thotë Plasari duke mos bërë më shumë koment për koleksionin që ekspozohet pas dy ditësh, si një pasuri e rrallë. "Dhe në rast se sigurojmë ruajtjen", përfundon ai, "ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë."

Rrëgulla dhe detyrime për lexuesit

"...Kam vu kusht që pikësëparit: mbi çdo libër duhet të shkruhet çmimi i caktuam ndershmënisht prej një grupi të ylemave në të holla sermi. Kur ndokush dëshiron me marrë një libër për studim në shtëpi, ai person do të parapaguejë të paktën një të tretën e çmimit si peng e, pa u pague ajo shumë libri mos t'i jepet. Së dyti, ylematë e qytetit do të zgjedhin dy kujdestarë, të parë e dytë, për librat e bibliotekës.

Këta do të subvencionohen prej myteveli nga të ardhunat e vakëfeve të mia. Në rast se kujdestarët e bibliotekës abuzojnë ose e neglizhojnë detyrën të pushohen dhe të zavendësohen me dy të tjerë të zgjedhun nga grupi i ylemave dhe të mytevelisë, tue iu sigurue atyne rrogat e caktueme.

Në qoftë se në vakëfin e përmendun (në bibliotekë) ndodh zjarm ose ndonjë katastrofë tjetër, duhet të zavendësohet me te ardhunat e një viti të vakfe të mia ose me uhana të siguruese me peng apo me dorëzanës dhe me interes ligjor, mandej poqese se mbeten teprica nga ato fonde duhet të ndahen studentëve, krye për emën të medreseve.

Hoxhallarët që japin mësime falas në ato medrese duhet të survejohen që të jenë të rregullt kurse myderrizi Sylejman efendi Fakja, derisa të vazhdojë rregullisht tu dhanë mësime në medrese, do të marrë një grosh mëditje vazhdimisht".

Prej Vakëfnames së Vezirit Mustafa Pashë Shkodra

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.7853 sec, 0.0212 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,792kB