Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Rreth ekonomise ***
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri May 02 2008, 10:18am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Të vendosur të ndërhyjmë për zbutjen e papunësisë në zonën verilindore”

Flet zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Kastriot Sulka

Për të zbutur nivelin e lartë të papunësisë që ekziston në zonat verilindore të vendit tonë pritet të zbatohen një sërë projektesh me fondacione të huaja në bashkëpunim e Ministrinë e Punës. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, zëvendësministri i Punës, Kastriot Sulka, tregon procedurat dhe projektet që do të zbatohen për uljen e këtyre treguesve. Kjo kryesisht për zonat veriore që kanë një nivel të lartë të papunësisë.

Ministria e Punës është ndër të parat institucione shtetërore shqiptare që ka konkretizuar bashkëpunimin me Kosovën. Cila është fusha e këtij bashkëpunimi dhe ç’mund të na thoni rreth tij?

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ka filluar si një mundësi e krijuar tashmë nëpërmjet investimeve përkatëse në infrastrukturë, gjë që bën të mundur edhe lehtësimin e frekuentimit të aseteve të ndryshme apo mundësive përkatëse në të dyja anët e kufirit. Në këtë kuadër, bashkëpunimin mes dy ministrive të linjës e nisëm mbështetur në dy premisa konkrete: ekzistencën e një Qendre Trajnimi në Prizren dhe nevojën për trajnimin e punëkërkuesve të papunë të zonës së Kukësit. Duke i lidhur këto dy premisa filluam punën për ta realizuar këtë ide, dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes dy ministrave përkatës, morëm kontakt me drejtuesit e Qendrës Rajonale të Aftësimit në Prizren dhe me Fondacionin PARSH, për të bërë të mundur financimin e këtij projekti. Qendra e Trajnimit në Prizren është një qendër bashkëkohore dhe që ofron mundësinë për trajnimin e një numri të konsiderueshëm kursantësh në një larmi të gjerë profesionesh. Bashkëpunimi mes Zyrës së Punës së Kukësit dhe Qendrës së Prizrenit për ofrimin e formimit profesional të punëkërkuesve të papunë, i cili filloi gjatë vitit 2007, rezultoi i suksesshëm. Kjo na shtyu që të kërkonim ta shtrimin bashkëpunimin gjatë vitit 2008 edhe ndërmjet Qendrës së Aftësimit Profesional të Gjakovës dhe Zyrës së Punës së Tropojës. Kontingjenti i parë i përfituesve nga ky program kualifikimi do të fillojë kurset brenda këtij muaji.

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova sot përballet me të njëjtat probleme, varfërinë dhe papunësinë. Mendoni se bashkëpunimi mes dy vendeve, duke e zgjeruar bashkëpunimin përtej fushës së formimit profesional, do të ndikonte në zbutjen e këtyre fenomeneve në të dyja anët e kufirit?

Besoj se rëndësi të veçantë merr zhvillimi politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë. Këtu do të doja të theksoja rëndësinë që ka shpallja e Pavarësisë në kuptimin e stabilitetit politik dhe ekonomik dhe mundësive që hapen për zhvillimin e Kosovës. Po ashtu, anëtarësimi në NATO për Shqipërinë krijon një premisë shumë të madhe investimesh serioze dhe afatgjata. Janë këto tendenca, të cilat do të bëjnë të mundur uljen e nivelit të papunësisë dhe të varfërisë. Nga ana tjetër, zhvillimet politike, edhe pse shumë të rëndësishme, nuk zhvillojnë ekonominë në vetvete. Reformat serioze dhe konkretisht investimet, sidomos në infrastrukturë, e zgjerojnë bashkëpunimin dhe në këtë aspekt, një investim shumë serioz është ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, e cila, në këndvështrimin e luftës ndaj varfërisë dhe papunësisë ka filluar të japë rezultatet e para. Kështu, duke iu rikthyer edhe njëherë bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e formimit profesional, rezulton se rreth 70 për qind e kuksianëve të trajnuar në Prizren janë të punësuar menjëherë në frontet e hapura nga punimet për autostradën ose në aktivitetet e lidhura me të.

Si paraqitet gjendja e papunësisë dhe e varfërisë në zonat verilindore të vendit dhe a keni parashikuar politika të veçanta për zbutjen e këtyre fenomeneve?

Prej një periudhe të gjatë, në pothuaj të gjitha vlerësimet dhe raportet vendase apo të huaja konstatohet unanimisht se verilindja e vendit është zona më e varfër. Po ashtu, niveli i papunësisë rezulton shumë i lartë, ku në rrethe si Tropoja apo Kukësi arrin në dyfishin e nivelit të papunësisë në shkallë vendi. Nga ana tjetër, niveli arsimor dhe profesional i punëkërkuesve të papunë në këtë zonë rezulton shumë i ulët. Nisur nga ky realitet vlerësuam se ndërhyrja me shërbime të formimit profesional për trajnimin e punëkërkuesve të papunë, një shërbim i munguar në këtë zonë, ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Kështu ndërtuam një projekt për mbulimin e kësaj zone me këtë shërbim mjaft të domosdoshëm dhe duke pasur parasysh karakteristikat gjeografike e demografike, na rezultoi se do të ishte me vend të ndërtonim një qendër trajnimi të lëvizshme, e cila do të ishte fleksibël për të plotësuar nevojat e zonës për profesione të ndryshme. Kjo qendër do të plotësojë nevojat për trajnime të rretheve verilindore, nëpërmjet kabineteve që lëvizin nga një qendër e banuar në tjetrën, duke e çuar kështu shërbimin atje ku janë nevojat për të, nëpërmjet një sistemi rotacioni. E rëndësishme është të kuptohet se në thelb, ne synojmë dhënien e një profesioni për punëkërkuesit e papunë, nëpërmjet trajnimit, për të rritur kështu mundësitë për integrim në tregun e punës, por alternativa kryesore në këtë pikë mbetet zhvillimi ekonomik i zonës, ku një premisë reale për zhvillim jep ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

A ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes formimit profesional dhe papunësisë e nivelit të punësimit? Si rezulton të jetë kjo lidhje në zonën e Kukësit, ku prej një viti ka filluar bashkëpunimi në fushën e formimit profesional me Prizrenin?

Formim profesional do të thotë investim dhe si i tillë ka premisa për të dhënë frytet e veta. Por kjo jo gjithmonë është e vërtetë. Konkretisht, ka disa profesione jo të kërkuara nga tregu i punës për shkak të aktivitetit ekonomik inekzistent, por ndoshta edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë. Le t’i referohemi këtu fushës së riparim-instalimeve hidraulike, të cilat në këndvështrimin e tregut vendas ka pësuar një transformim tërësor, duke kaluar nga punimet me tuba metalikë në ata me tuba plastike dhe, për rrjedhojë, në përdorimin e një tjetër teknologjie. Për t’iu përshtatur kërkesave të reja të tregut, ne ndërhyjmë nëpërmjet ofrimit të kurseve profesionale që japin njohuritë e nevojshme në njohjen dhe zbatimin e teknologjisë së re dhe që ofrohen nga qendrat publike të formimit profesional. Sigurisht, parësor në uljen e nivelit të papunësisë është zhvillimi ekonomik i vendit, pa nënvlerësuar edhe rolin e faktorëve të tjerë, ku shërbimet e punësimit japin një kontribut të madh, në përputhjen e kërkesës dhe ofertës për punë në tregun e punës.

Për sa i përket zonës së Kukësit, sikurse edhe asaj të Tropojës, siç e përmenda edhe më lart, ato janë rajonet me nivelin më të lartë të papunësisë në vend dhe me nivelin më të ulët të ofertës për formim profesional deri në fund të vitit 2006. Konkretisht, papunësia në Kukës dhe Tropojë varion në kufijtë 27% dhe 34.6%.

Përmendët pak më parë iniciativën e Ministrisë së Punës për ngritjen e një qendre të lëvizshme të formimit profesional për zonën verilindore. A mund të na sqaroni më konkretisht si do të funksionojë kjo qendër, cilat zona do të mbulojë, dhe kur mendoni se do të bëhet efeciente?

Zona verilindore rezulton jo vetëm më e varfër, por edhe pa një vëmendje përkatëse në fushën e formimit profesional. Qendrat me të afërta që ofronin shërbime të kualifikimit profesional për të papunët ishin ato të Tiranës, Durrësit apo të Shkodrës, pra, praktikisht të paarritshme për banorët e këtyre zonave. Nga ana tjetër, këto zona përbëhen prej qytezash të vogla dhe me një numër të kufizuar banorësh, gjë që kërkonte gjetjen e zgjidhjeve specifike, pasi investimi për ndërtimin e qendrave të trajnimit do të rezultonte me kosto shumë të lartë dhe joefeciente, veçanërisht po të mbash parasysh që pas përgatitjes profesionale të kontingjenteve të para për një profesion të caktuar, tregu do të mbingopej, le të themi me hidraulikë, parukierë, kuzhinierë, etj. Pra, kabinetet e ngritura për këto profesione do të mbylleshin vetvetiu dhe kostoja e ngritjes së tyre nuk do të justifikonte rentabilitetin dhe efeciencën. Në këto kushte, menduam se një qendër e lëvizshme e trajnimit do të mbulonte më së miri nevojat e të gjithë zonës verilindore dhe jo të një rrethi apo qyteti në veçanti. Qendra do të menaxhohet në mënyrë të tillë: laboratori i hidraulikës ngrihet në Pukë dhe, pasi realizon disa kurse për këtë rajon, paketohet dhe instalohet në Kukës, ndërkohë që laboratori i parukerisë vjen nga Burreli në Pukë, laboratori i instalimeve elektrike nga Kukësi shkon Tropojë, e kështu me radhë, duke bërë të mundur që e gjithë zona të mbulohet me aktivitete të trajnimit profesional. Për sa i përket kohës kur ne parashikojmë që Qendra të bëhet efeciente, mund t’ju them se aktualisht ka përfunduar ngritja e administratës për Qendrën. Po ashtu, kanë filluar kurset e anglishtes, kompjuterit dhe rrobaqepësisë. Janë duke mbërritur pajisjet përkatëse të kabineteve për kurset e parukerisë dhe të riparimeve elektrike dhe deri në fund të këtij viti, mendojmë të realizojmë kompletimin e Qendrës, duke e futur atë në efeciencë të plotë. Qendra do të mbulojë zonat nga Burreli, Dibra, deri në Tropojë dhe Kukës.

Cilat janë kabinetet që mendohet të ngrihen në Qendrën e Lëvizshme dhe a e keni testuar paraprakisht tregun për profesionet më të kërkuara?

I gjithë ky projekt ka kaluar nëpërmjet disa fazave të bashkëpunimit me partnerët socialë, pra nëpërmjet bashkëpunimit me përfaqësuesit e punëmarrësve dhe të punëdhënësve në këto zona dhe, në fund, është realizuar edhe një studim për të qenë më pranë nevojës reale të tregut të punës në to. Nga studimi rezulton se profesionet më të kërkuara sot nga tregu i punës në zonën verilindore të vendit janë rrobaqepës, teknik elektroshtëpiakesh, teknik instalimesh elektrike dhe hidraulike, parukier, etj. Pikërisht këta janë edhe laboratorët e parë që po ngrihen në kuadër të Qendrës së Lëvizshme që do të funksionojë në këtë zonë. Këto janë edhe aktivitetet e fazës së parë dhe më imediate, përveç kurseve të anglishtes dhe përdorimit të kompjuterit dhe në një fazë të dytë, mendojmë të realizojmë edhe kurse të tjera.

Së fundi, shifrat e dhëna nga Ministria e Punës për nivelin e papunësisë në vend shpesh komentohen si të dyshimta dhe më shumë demagogjike sesa i përgjigjen realitetit. Cilat janë argumentet që sjell zv/ministri i Punës për të “mbrojtur” këto shifra?

Që në fillim dua të theksoj se shifrat zyrtare mbi nivelin e papunësisë, të dhëna nga Ministra e Punës, por edhe nga INSTAT-i, bazohen në të dhënat e zyrave të punës në të gjithë vendin. Janë pikërisht këto zyra që evidentojnë numrin e punëkërkuesve të papunë, të cilët janë të aftë për punë dhe janë në kërkim të një pune që t’u përshtatet kërkesave dhe aftësive profesionale. Në të gjitha vendet e botës ekziston definicioni që përdor Ministria e Punës dhe zyrat e punës për papunësinë dhe të papunin, ku përcaktohet se i papunë konsiderohet çdo person që vetëdeklarohet i papunë, që është në kërkim të një pune dhe që është i aftë për punë. Ky definicion në Shqipëri është duke u zbatuar që prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh dhe është i njëjtë me atë që zbaton edhe Organizata Botërore e Punës (ILO). Në shumë vende, për përcaktimin e nivelit të papunësisë, përveç raportimit të numrit të të papunëve, të cilët kërkojnë punë dhe regjistrohen pranë zyrave të punës, realizohen edhe anketime nga institucione të specializuara, anketime që në Shqipëri për momentin mungojnë. Kështu, edhe ata që japin shifra papunësie të ndryshme nga shifra zyrtare, nuk i bazojnë ato në asnjë studim apo anketim serioz apo të besueshëm. Gjithsesi, nëpërmjet politikave që po ndërmerr Qeveria në fushën e formalizimit të ekonomisë dhe të tregut të punës, ne mendojmë se shifrat zyrtare të papunësisë apo të punësimit i përgjigjen në një masë të madhe realitetit dhe ajo që shtrohet sot përpara nesh është jo loja me shifrat, por ndërtimi i politikave efeciente, që do të bënin të mundur rritjen reale dhe permanente të punësimit. Dhe Ministria e Punës është duke bërë pikërisht këtë.

Marre nga gazeta Metropol[


[ Edited Wed Dec 23 2009, 08:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 02 2008, 10:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha i kërkon Alibeajt dhe Olldashit të heqin licencat

02/05/2008 Liberalizimi i tregut

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar, të heqin nga përdorimi të gjitha licencat për të gjitha rastet e mundshme, duke theksuar se liberalizimi i shërbimeve dhe heqja e licencave është prioritet i qeverisë që ai kryeson. “Ne do të krijojmë klimën më miqësore dhe standardet më liberale. Në shumë aspekte ne jemi shumë mirë. Paketa jonë fiskale është më e shkëlqyera, natyrisht, ndonjë taksë me konotacion të dyfishtë duhet të arkivohet. Ne do të heqim licencat në të gjitha rastet e mundshme. Ministritë tona ende merren me licenca hotelesh e vendosje yjesh për to etj. Por të gjitha këto bien. Licencat do të pësojnë dy fate: më i shkëlqyeri është heqja e tyre dhe së dyti, futja në One stop shop dhe on line”, u shpreh Kryeministri. Shefi i ekzekutivit shqiptar,tha se mbi të gjitha duhet të dominojë tregu, pasi është ky i fundit që rrit cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. “Tregu, tregu dhe vetëm tregu duhet të dominojë. Është ai që krijon cilësinë, ul çmimin dhe mundëson shërbimin më të mirë”, vijoi Berisha. Në këtë kuadër, më konkretisht, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Drejtësisë privatizimin e shërbimit të përmbarimit dhe liberalizimin e profesioneve të lira, ndërsa nga Ministria e Transportit heqjen e të gjitha licencave për linjat e transportit.


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 02 2008, 10:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Biznesi slloven, projekt për një port të madh në Shëngjin

Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësuesit e konsorciumit slloven, të cilët paraqitën projekt idenë për ndërtimin e një porti të madh në Shëngjin të Lezhës.
Kryeministri Berisha pasi u njoh me projektin, iu prezantoi bashkëbiseduesve sllovenë, situatën ekonomike në Shqipëri dhe reformat e ndërmarra në infrastrukturën portuale.
Kryeministri Berisha tha se pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Shqipëria është bërë qëndër interesi për investime në portet e mëdha të vendit, në Durrës , Vlorë dhe Shëngjin.Kryeministri Berisha siguroi investitorët sllovenë se projekti i tyre për ndërtimin e një porti në Shëngjin do të vlerësohet me transparencë dhe konform ligjeve në fuqi.
Marre nga gazeta Rilindja Demokratike

Ishalla po vehet ifije dor ne Shqipnin e veriut me investime (prej kado kjoshin) sepse e ka te nevoshme menoj un me 24% papunsi


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 02 2008, 10:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiperi-Turqi, tregti pa dogana

Premte, 02 Maj 2008

Blerina Hoxha
Shqiperia dhe Turqia kane lehtesuar tregtine ndermjet tyre, per shkak se dje ka hyre marreveshja e tregtise se lire ndermjet dy vendeve. Turqia eshte vendi i fundit i rajonit me te cilen vendi yne arriti te finalizoje nje marreveshje te tregtise se lire. Marreveshja per tregti pa tarifa doganore pritet te stimuloje volumin tregtar ndermjet dy vendeve. Nderkohe qe Turqia eshte nje partner i rendesishem tregtar i Shqiperise. Volumi tregtar ndermjet Turqise dhe Shqiperise u rrit me 41 per qind ne 2007, duke arritur ne 318 milione dollare. Eksportet nga Shqiperia drejt Turqise u rriten me 90 per qind, duke arritur me 24 milione dollare, ndersa importet nga Turqia arriten ne 294 milione dollare. Nenshkrimi i Marreveshjes se Tregtise se Lire me Turqine ka shenuar vonesa te shumta qe ne momentin kur filluan negociatat. Raporti tregtar me Turqine paraqitet me rendesi per vete faktin se zhdoganimet e mallrave turke kane vlere per te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Ekonomia shqiptare importon nga Turqia, kryesisht konfeksione. Ne kuadrin e globalizimit te ekonomise, Shqiperia ka ratifikuar marreveshjet si me poshte. Nje plotesim me te mire te nevojave te tregut, vecanerisht per mallrat dhe sherbimet qe mungojne ne nomenklaturat e sigurimit ne vend. Marreveshjet e tregtise se lire jane firmosur per te pasur nje fare influence ne uljen e cmimeve, rritjen e konkurrences ekonomike, nxitje te permiresimeve teknologjike te prodhimit vendas per te qene konkurrent ne tregun e hapur, ulje te kontrabandes, nxitje te prodhimit per eksport dhe rritje te eksportit. Mirepo, qekur Shqiperia ka nenshkruar keto marreveshje me rajonin dhe Bashkimin Evropian, shume nga keto pritje nuk kane ndodhur. Tregu nuk ka reflektuar ulje te cmimeve nga ulja e tarifave doganore dhe deficiti tregtar i vendit eshte thelluar edhe me shume. Aktivitetin tregtar me se shumti Shqiperia e ka me vendet e Bashkimit Evropian me me shume se 64 per qind te krejt volumit tregtar. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 81 per qind dhe importi 44,5 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 10 per qind dhe importi 22,4 per qind. Disa nga partneret tane tregtare, me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Greqi, Kroaci, Kine etj., dhe per importin, Turqi, Austri, Itali, Rusi, etj. Ne dy-tre vitet ne vazhdim do te heqe totalisht tarifat doganore me vendet qe ka marreveshje te tregtise se lire.
Rajoni, marreveshje e perbashket per doganat

Vendet e rajonit te Ballkanit qe prej vitit qe shkoi aplikojne nje marreveshje te perbashket te tregtise se lire, te quajtur CEFTA. Permes saj sigurohet zgjerimi i marredhenieve me Bashkimin Evropian, me qellim perfundimtar integrimin e metejshem ne sistemin tregtar shumepalesh si dhe anetaresimin e vendeve te Rajonit ne Bashkimin Evropian

Marre prej gazets Koha Jon


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon May 12 2008, 08:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emigrantet mbajne "gjalle" Shqiperine

E Shtune, 10 Maj 2008

Sonila Isaku

Parate qe sjellin emigrantet shqiptare, jane nder te ardhurat kryesore per shpenzimet qe kryen nje familje ne muaj. Per shembull, nese te ardhurat mujore ne nje familje me pese anetare jane 553 euro, 123 prej tyre vijne nga nje pjesetar qe punon dhe jeton jashte vendit. Ne nje studim te kryer nga Ministria e Punes, ne Tirane dhe Kavaje, ka rezultuar se parate qe sjellin emigrantet te familjet e tyre shume pak perdoren per hapjen e bizneseve te vogla. Kurse per sa u perket te ardhurave, ato kane ardhur ne rritje nga viti ne vit. "Studimi me i fundit i kryer tregon se perqindja e familjeve, te cilave u dergojne para pjesetaret ne emigrim eshte rritur ndjeshem deri ne 88,5 per qind. Vetem 11,5 per qind e familjeve nuk kane marre dergesa gjate vitit te kaluar. Kjo shifer paraqet renien e numrit te dergesave ne familjet e Tiranes", u shpreh Sandra Ranier, koordinatore e projektit. Sipas saj, familjet me te mitur dhe te moshuar ne nevoje perdorin 51,2 per qind te dergesave te dergesave per shpenzime konsumi.

Dergesat

Nga viti ne vit, parate e derguara nga emigrantet, permes sistemit bankar, jane rritur. Per 2007-en, kjo shume ka arritur ne 947 milione euro. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, kjo shume, ne krahasim me 2006-en, eshte rritur me 12 milione euro. Keto para shpenzohen kryesisht ne arsimin e femijeve, ne ndertimin e shtepive dhe me pak per hapjen e nje biznesi te vogel. Specialistja e Bankes se Shqiperise, Endrita Xhaferaj, shprehet se parate qe sjellin emigrantet jane shume me te larta, por nje pjese e tyre vijne dorazi. "Te dhenat e Bankes se Shqiperise jane se ne vendin tone gjate vitit te kaluar jane futur rreth 947 milione euro. Por, mendohet se kjo shifer eshte edhe me e madhe, sepse nje pjese e mire e parave vijne dorazi me ane te te afermve te tjere apo vete emigranteve ne sezonet kur kthehen ne Shqiperi", ka pohuar specialistja e BSH-se, Xhaferaj. Sipas saj, gjate 15 viteve te fundit vleresohen te jene futur ne vend rreth 6,6 miliarde euro, dhe keto kane qene spontane dhe ne mase te madhe informale, pra nuk jane aktivizuar nepermjet bankave. Studimi ka treguar se keto te ardhurat jane te vetmet qe permiresojne gjendjen ekonomike te shqiptareve gjate ketyre viteve te fundit. Per kete studim u intervistuan 200 familje ne rrethin e Tiranes dhe Kavajes dhe u perfaqesuan afersisht 39600 familje nga 2 rrethet e kesaj prefekture, me nje a me shume pjesetare te emigruar gjate 2 viteve te fundit.

Ministria e Punes, projekt "Migravalue" per dergesat

Ministria e Punes, permes projektit "Migravalue" synon te nxise emigrantet, qe te gjitha dergesat t'i kryejne permes bankave. Ky projekt fokusohet ne mundesite e zhvillimit qe vijne nga emigrantet, te cilet vullnetarisht dhe ne menyre te rregullt largohen nga Shqiperia ne kerkim te nje jete me te mire jashte vendit. Qellimi i ketij projekti eshte te inkurajoje nje lidhje pozitive midis ekonomive te vendeve te origjines dhe destinacionit, autoriteteve, institucioneve te zhvillimit dhe aktoreve private per te nderlidhur politikat e migrimit me mundesite hapesinore te integrimit.

Kosova dhe Shqiperia, me nje oferte turistike

E Shtune, 10 Maj 2008


Kosova eshte shteti me numrin me te madh te vizitoreve ne Shqiperi. Ky eshte konstatimi qe u evidentua dje, ne promovimin e turizmit shqiptar ne Panairin e Turizmit ne Prishtine. Atje mori pjese edhe ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise, Ylli Pango. Ai u takua me ministrin e Tregtise dhe Industrise ne Qeverine e Kosoves, Lutfi Zharkun. Pas takimit, palet u angazhuan "rreth turizmit mbareshqiptar ne te ardhmen, per prezantimin e ofertes turistike te Shqiperise ne Kosove e te ofertes turistike te Kosoves ne Shqiperi, si edhe te ofertes se dy vendeve se bashku ne bote". Sipas te dhenave qe u prezantuan ne panair, me 2007 numri i vizitoreve ne Shqiperi ishte mbi nje milion, shumica e te cileve nga vendet fqinje: nga Kosova 32 per qind, nga Maqedonia 24 per qind, nga Mali i Zi 10 per qind etj. Me shume se 300 mije kosovare pritet te kalojne kete vere pushimet ne bregdetin e Shqiperise, ose 30 mije me teper se vitin e kaluar.

Marre prej gazets Koha Jone Online


[ Edited Tue Oct 13 2009, 10:14am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu May 15 2008, 07:04am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
FMN: Ne po ikim, përmirësoni marrëdhëniet me biznesin


"Shqipëria mund të vijojë të rritet ekonomikisht, por për këtë ka nevojë të zgjidhë problemet strukturore që ka". Ky ishte lajtmotivi i deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë të posaçme kushtuar sfidave të vendit si një ekonomi në zhvillim. "Vendi duhet të zgjidhë problemin e energjisë, pronave dhe të përmirësojë klimën e biznesit", - deklaroi shefi i misionit Gerwin Bell përpara kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij.

Enj, 15 Maj 2008 08:33:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar këshilloi edhe një herë qeverinë të kryejë reforma të thella

"Shqipëria mund të vijojë të rritet ekonomikisht, por për këtë ka nevojë të zgjidhë problemet strukturore që ka". Ky ishte lajtmotivi i deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë të posaçme kushtuar sfidave të vendit si një ekonomi në zhvillim. "Vendi duhet të zgjidhë problemin e energjisë, pronave dhe të përmirësojë klimën e biznesit", - deklaroi shefi i misionit Gerwin Bell përpara kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij.

Edhe më herët, FMN ka deklaruar se vendi ka nevojë për reforma që dalin jashtë fushës së zakonshme të analizës ekonomike (rrjedhimisht jashtë funksioneve të FMN-së), ku më e rëndësishmja është garantimi i pronës dhe lehtësia e siguria në shitblerjet e pronave. Një analizë e Bankës Botërore, dy vite më parë, vërejti se nga pronat e regjistruara në hipoteka, rreth 75% kanë cene ligjore, pra nuk mund të shiten apo të blihen lirshëm ose që shitblerja mbart një rrezik të konsiderueshëm për investitorin. Sikur të mos mjaftonte kjo, vitin e kaluar, qeveria miratoi një instrument ligjor fiskal, që vendosi "çmime reference për tokën e shitur" në të gjithë territorin e vendit. Ky çmim reference vërehet se ka bërë të patregtueshme një sasi të konsiderueshme toke në të gjithë Shqipërinë, për shkak se ka vendosur tatime afrofe, që në një numër të vogël rastesh janë më të ulëta se 10%, ndërsa në shumicën dërrmuese të rasteve, marrin gjysmën e vlerës së tokës. Në përgjithësi, klima e biznesit dhe rreziku i të bërit biznes në Shqipëri është shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit nga përdorimi i metodave afrofe në përcaktimin e taksave. Përdorimi i çmimeve të referencës doganore në vitet '98-'03, solli një monopolizim të shpejtë të të drejtës së importimit të mallrave, si dhe zvogëlimin e numrit të kompanive importuese në shumë segmente të tregut.

Ndër sfidat e tjera të vendit, konsiderohet cilësia e ulët e oponencës parlamentare ndaj vendimeve të qeverisë. Gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të fundit, nismat ligjore të qeverisë kanë kaluar në sitën e ekspertëve të FMN-së dhe institucioneve të tjera, ndërsa në të ardhmen, pritet që Komisioni parlamentar i Ekonomisë të jetë vendi ku qeveria duhet të përballë dëshirën e vet për shpenzime të pakufizuara, me logjikën e mundësive ekonomike të vendit. Duke qenë se nuk pritet ndonjë përmirësim i cilësisë së deputetëve, vendi mund të përballet me pasojat e populizmit qeveritar.

Gati marrëveshja trepalëshe e gazit

Ministri i Industrisë i Azerbajxhanit, Natig Aliyev, deklaroi së bashku me kreun e kompanisë zvicerane "EGL" se vendi i tij, Turqia dhe Italia, pritet të nënshkruajë një marrëveshje për ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik që pritet të kalojë përmes Shqipërisë, për të arritur në Itali. Projektet për këtë gazsjellës kanë nisur në vitin 2003, ndërsa vendimi përfundimtar për ndërtimin e tij ose jo, do të merret në gjysmën e dytë të këtij viti. Nëse realizohet, gazsjellësi do të transportojë 10 miliardë metër/kub gaz në vit dhe do të kushtojë 1.5 miliardë euro. Ai do të jetë 520 kilometra i gjatë nga Greqia qendrore, për në Pulia. Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e këtij gazsjellësi, si dhe vendin e impiantit të pompimit në Gjirin e Semanit, pranë Fierit. Gjatë muajve të fundit, ka një numër shumë të madh aktivitetesh në lidhje me këtë gazsjellës, përfshirë nënshkrimin e kontratës së blerjes së gazit në Iran, si dhe zmadhimin e kompanisë sipërmarrëse. Bashkimi Europian pritet të krijojë një zyrë koordinimi për politikat e gazit, në përpjekje për të ruajtur unitetin, pasi disa vende anëtare duket se po sakrifikojnë politikat e përbashkëta për të siguruar një pozicion më të favorshëm për veten përballë Rusisë, vendit më të rëndësishëm eksportues të gazit në botë

Marre prej Gazets shekullionline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 20 2008, 08:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ekonomia shqiptare pas largimit te FMN

E Marte, 20 Maj 2008

Ne prag te largimit nga Shqiperia, Gervin Bel, shef i misionit te Fondit Monetar Nderkombetar per vendin tone, flet ne nje interviste dhene per Tv Klan, mbi krizen globale. Investimet e huaja, privatizimi i sektorit te shperndarjes se KESH-it dhe cmimi i energjise, jane disa nga ceshtjet mbi te cilat gjithashtu ka folur Bel. Ai vlereson se te privatizimi, qeveria duhet te kerkoje nje menaxhimin te larte dhe se cmimi duhet te jete ne plan te dyte.

A mendoni se Shqiperia do te jete ne gjendje ta ruaje stabilitetin makroekonomik pas largimit te FMN-se?

Shqiperia i ka te gjitha shanset per ta bere kete. Ka ndertuar nje performance shume mbreselenes politikash te matura makroekonomike dhe tani po hyn ne nje faze te re. Nese keto politika te matura buxhetore dhe monetare do te ruhen, ruajtja e stabilitetit makroekonomik eshte e arritshme. Megjithate nje rritje ekonomike me te larte varet dhe nga pershpejtimi i reformave strukturore sidomos ne fushen e klimes se biznesit. Cdo kush e di qe ne anketat e te berit biznes, Shqiperia renditet ne vendet e fundit. Nese ne te kaluaren Shqiperia ka bere progres te mire ne fushen e reformave strukturore si p.sh., ne fushen e politikes se taksave dhe ne sektorin financiar keto elemente kyce. Se fundmi ne kemi progres ne ndertimin e qendres one-stop-shop apo ne regjistrimin e bizneseve, por ka akoma mjaft per te bere si p.sh., ne regjistrimin e pronesise se tokes dhe i pronesise ende nuk eshte zgjidhur, apo ekzekutimi i kolateralit per kredite e keqija ende nuk eshte zgjidhur. Ceshtje te profesionalizmit ne sherbimin civil, apo perceptimi i pergjithshem i qeverisjes apo korrupsionit nuk jane aty ku duhet te jene.

Cfare duhet bere me shume per te terhequr investime?

Nje gje qe Shqiperia ka bere eshte perdorimi i investimeve qe kane hyre ne nje menyre shume eficente. Kjo eshte nje gje qe nuk duhet te harrohet sepse mund t'i dyfishosh lehte investimet, por ato nuk jane shume fitimprurese dhe askush nuk fiton. Pra, nje gje qe eshte e mire eshte qe investimet qe kane hyre jane investime te mira. Ato kane ardhur kryesisht per shkak te performances se mire makroekonomike dhe nje rruge te qarte drejt integrimit evropian dhe stabilitetit financiar. Cfare mund te behet me shume? Duhet te ruhet stabiliteti makroekonomik dhe inflacioni i ulet, por nje peshe te madhe do te kene dhe permiresimi i klimes se biznesit dhe reformat strukturore per te cilat sapo folem. Ajo qe do te shihni nje rritje te investimeve pas futjes se takses se sheshte. Me shume biznese te regjistruara vendase dhe te huaja. Por bizneset do te duan te shohin dhe nje kuader te besueshem te politikave fiskale. Nje deficit te ankoruar qe te mos kete rreziqe per rritje te inflacionit ne te ardhmen per shkak te financimit te deficitit apo nje borxh publik te paqendrueshem. Keto jane te rendesishme qe te ruhen.

Ne krizen e sotme globale te cmimeve, Shqiperia eshte e prekur me pak nga inflacioni i larte. Pse ndodh kjo?

Shqiperia eshte po aq e prekur nga rritja boterore e cmimeve sa gjithe te tjeret. Kjo eshte ajo qe quhet nje goditje globale e cmimeve. Nese me pyesni ... do te thosha se jane politikat e matura monetare qe kane reaguar shpejt gjate 10 muajve te kaluara, por gjithashtu edhe politikat e matura fiskale. P,sh., ne tremujorin e pare te ketij viti nje buxheti ka pasur nje suficit te konsiderueshem qe i ka zbutur presionet e brendshme inflacioniste. Eshte e rendesishme qe ky efekt te ruhet. P.sh., nje element qe ne diskutuam me qeverine eshte per te kufizuar rritjen e pergjithshme te pagave ne menyre qe te mos shtohen presione te tjera nga kerkesa qe mund te jene inflacioniste, por ne vend te saj te kompensohen ata qe jane me te prekur nga cmimet e rritura te ushqimeve dhe te energjise. Dhe programi per te cilin ne kemi arritur mirekuptim e realizon kete: e kufizon rritjen e pergjithshme te pagave ne nje nivel me te matur, por gjithashtu siguron me shume burime per ata me te ardhura me te uleta. Duke bere kete, do te mund te ruhet inflacioni ne nivelin e parashikuar prej rreth 4%, i cili eshte ndoshta me i uleti ne rajon.

A do te kete nje rritje tjeter te cmimit te energjise?

Une nuk e di nese do te kete apo jo nje rritje cmimi. Ajo qe mund te them eshte se mund te kontrollohet hemorragjia financiare e KESH-it pa nje rritje tjeter cmimi. Por kerkon disa hapa te veshtire nga kompania. Ata duhet te tregohen me te zote ne mbledhjen e faturave. Ne kemi pare nje perkeqesim te performances ne mbledhjen e faturave. Ata duhet te mbajne nen fre kostot e personelit. Ne shikojme nje rritje masive ne numrin e te punesuarve dhe te kostove te personelit ne buxhetin e tyre (KESH-it) dhe kjo nuk mund te behet. Gjithashtu duhet te kete disa kufizime ne importe.

Intervistoi: Fjoraldi Zguro

Marre prej KohaJoneonline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 20 2008, 08:31am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Olldashi: Cmimet e telefonise, 40% me te uleta

E Marte, 20 Maj 2008

Cmimet e telefonise celulare do te ulen deri ne 40% brenda nje viti. Keshtu premtoi dje ministri i Transporteve e Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, gjate debateve te gjata dje per projektligjin mbi "Komunikimet Elektronike". Deputetet e opozites, u shprehen kunder projektligjit, qe sipas tyre nuk garanton aspak transparence. Madje nenkryetari i grupit socialist Erion Brace beri thirrje qe mazhoranca te mos e miratoje, pasi perben veper penale. "Ne loje jane shume interesa, e ju s'doni te lejoni konkurrence te dy kompanite e medha, e aq me pak te liberalizoni tregun", akuzoi Brace. Sipas tij, taksapaguesit shqiptare, do te jene te vetmit qe do e pesojne. Pas debateve e replikave te gjata, Kuvendi e miratoi me 63 pro, 28 kunder dhe 5 abstenime projektin per "Komunikimet Elektronike". Pas votimit, kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, tha se nuk u be sipas rekomandimeve te nderkombetareve


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:49am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 05 2008, 10:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vendimi, ja si do paguhen ish-pronarët

5 Qershor 2008 / Qeveria miratoi dje vendimin për mënyrën e ndarjes së parave, por për shkak të procedurave, lekët ndahen vetëm në muajin Shtator.Tej limiteve kohore të përcaktuara në ligj, qeveria ka miratuar më në fund, dje, vendimin për procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2008.

Nevila Perndoj
Thu, 05 Jun 2008 08:26:00

Qeveria miratoi dje vendimin për mënyrën e ndarjes së parave, por për shkak të procedurave, lekët ndahen vetëm në muajin Shtator

TIRANË- Tej limiteve kohore të përcaktuara në ligj, qeveria ka miratuar më në fund, dje, vendimin për procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2008. Pikërisht në këtë fillim muaji, kohë kur ajo kishte premtuar se do të kompensonte në të holla ish-pronarët, qeveria nxjerr vendimin për procedurat që do të ndiqen. Në rast se do t’i referohemi eksperiencës së ndarjes së parave vitin e kaluar, pas miratimit të vendimit nga ana e qeverisë, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do t’i duhen rreth 3 muaj që të përcaktojë listën e pronarëve dhe të ndjekë procedurat, duke bërë që kësaj here ish-pronarët të kompensohen vetëm nga muaji Shtator. Kjo në fakt nuk do të ndodhte, në rast se qeveria do të merrte seriozisht kompensimin e ish-pronarëve në afatet e kërkuara (brenda 6-mujorit të parë të vitit). Ish-Drejtori i AKKP-së, Besnik Maho e depozitoi projektvendimin që në muajin shkurt, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Por ky draft, ashtu si edhe shumë të tjera, u “arkivua” në sirtarin e ministrit Alibeaj për më shumë se dy muaj, ç’ka nuk mund të justifikohet as me ndryshimin e përmbajtjes, pasi vendimi i miratuar dje, nuk i heq asnjë presje projektit të dërguar pak muaj më parë nga AKKP.

Dokumentet

Sipas vendimit të miratuar dje nga qeveria, subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është e njohur e gjitha për kompensim dhe që nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, kompensohen, sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri i vendimit dhe data e tij, sipas viteve. Kompensimi do të bëhet vetëm për 200 (dyqind) m2 të sipërfaqes së caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006 dhe 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë Zyrës së AKKP-së në qendër, dokumentacionin si vijon; a) Kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit; deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, sipas Vendimit përkatës së Këshillit të Ministrave dhe kushtet e tjera që lidhen me kriteret, sipas një tjetër formulari që i bashkëlidhet këtij vendimi; vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse; Dëshminë e Trashëgimisë; Prokurën e Posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm do të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të subjektit të shpronësuar; fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatën e lindjes së personit që ka prokurën e përfaqësimit; Mandatpagesën.

Detyrat

Më pas do të jetë zyra e AKKP-së në qendër, në bashkëpunim me zyrat rajonale, e cila shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim. Në vendim janë përcaktuar edhe detyrat e zyrave rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave. Më pas, Zyra e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qendër shqyrton dokumentacionin e Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe kryen të gjitha procedurat e mëtejshme nga përgatitja e vlerësimit ligjor të kompensimit e deri tek kryerja e veprimeve me Thesarin dhe bankën, për kalimin e fondit të kompensimit në të holla në emër të subjektit të shpronësuar. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon 30 ditë.

Afati

Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon 30 ditë.

Ish-pronarët, dokumentacioni që duhet të paraqesin

Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë, pranë zyrës së AKKP-së në qendër, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit; deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, sipas Vendimit përkatës së Këshillit të Ministrave dhe kushtet e tjera që lidhen me kriteret, sipas një tjetër formulari që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b)Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse;

c) Dëshminë e Trashëgimisë;

d) Prokurën e Posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm do të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të subjektit të shpronësuar;

e) Fotokopjen e noterizuar e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatën e lindjes së personit që ka prokurën e përfaqësimit;

f) Mandatpagesën.

Vendimi

Afatet e tërheqjes së formularëve

TIRANË- 5 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të djeshëm të qeverisë

për procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2008, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim, dhe do të zgjasë plot 30 ditë. Në vendimin e djeshëm, të miratuar nga qeveria, thuhet se i gjithë procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të kryhet në përputhje me këtë vendim dhe me afatin ligjor të përcaktuar në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Vendimi saktëson se paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, në zbatim të këtij vendimi, sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit financiar dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas ligjit. Kështu, ish- pronarët do të tërheqin formularin përkatës vetëm pas 5 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, ç’ka do të jetë një sforcim i madh në fakt për këta të fundit, pasi botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare ligjërisht nuk ka afat dhe se ish-pronarët do të jenë të detyruar që të pyesin nga sot pranë zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit të Kompensimit të Pronave, se kur do të hyjë në fuqi, për të paraqitur më pas edhe dokumentacionin e nevojshëm, pas plotësimit të dy formularëve që do t’u vihet në dispozicion pikërisht nga këto zyra.

Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 09:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bien qeratë e shtëpive e dyqaneve në Tiranë


6 qershor - Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e kërkesave kanë sjellë uljen e parë të fortë në çmimet e qerave

Gjergj Erebara
Fri, 06 Jun 2008 09:21:00

Një vit më parë, nëse kërkoje shtëpi me qera në Tiranë, qe pothuajse e pamundur të gjeje një ofertë, qoftë për një garsonierë, me çmim më të ulët se 20 mijë lekë të rinj.
Në periudha të ndryshme të vitit, numri i shtëpive të ofruara me qera qe aq i ulët sa, as ofertat 20 mijë deri në 30 mijë lekë nuk ishin të bollshme. Por kjo situatë duket se ka ndryshuar tashmë. “Njerëzit janë të etur për të gjetur qiramarrës sa më parë dhe çmimet janë në rënie”, - thotë një agjent pronash të paluajtshme në Tiranë.
“Njerëzit që kërkojnë të marrin shtëpi me qera, kërkojnë ofertat më të lira të mundshme dhe klientë që mund të paguajnë shtrenjtë, është vështirë të gjesh”, - vijon ai. Në rritje janë edhe ofertat për ndarje qeraje për të njëjtën banesë, ose për dhënien me qera të vetëm një dhome. Bollëku i ofertave ndjehet në të gjithë Tiranën, nga qendra në periferi. Ndërkohë, numri i njoftimeve për ambiente të destinuara për të huajt me qera të shtrenjtë, është në rënie.
Vitin e kaluar, qeraja e banesave në Tiranë qe mesatarisht 5-7 euro për metër katror në muaj. Sot ka zbritur në 3-5 euro për m2. Në zonat në periferi të Tiranës, apartamente 1+1 apo 2+1 të ndërtuara rishtazi, ofrohen për qera mujore 25-30 mijë lekë. Në zonat e reja urbane si në Kinostudio apo Unaza e Re, çmimet kanë rënë në nën 15 mijë lekë në muaj.
Efekt sezonal dhe pasiguri ekonomike
Një nga shkaqet e rënies së çmimeve të banesave në muajt e fundit lidhet me sezonin e studimeve. Shumë njerëz përgatiten të gjejnë një qiramarrës të ri, pasi të jenë larguar studentët, që sipas një agjencie përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës totale të Tiranës që jeton me qera.
Por arsyeja tjetër e rënies së çmimeve lidhet edhe me pasigurinë ekonomike të qytetarëve. Për shkak të mungesës së sistemit të mbrojtjes shoqërore, një i papunë e ka të pamundur të paguajë qeranë. Sipas një sondazhi të kryer muajin e kaluar, 32% e popullatës rezultoi se i druhej papunësisë.
Apartamente stok
Ndërkohë, është shtuar numri i ofertave të dyfishta, ku pronari e ofron apartamentin ose për shitje ose për qera afatgjatë.
Rënia e shitjeve të apartamenteve gjatë vitit të kaluar me katër herë, sipas Bankës së Shqipërisë, ka krijuar një sasi të konsiderueshme apartamentesh të padhëna me qera ose të pashitura.
Këto apartamente ndikojnë fort në rënien e çmimeve sepse janë të pamobiluara e rrjedhimisht, të papërshtatshme për një gamë të gjerë klientësh qiramarrës


Marre prej gazets shekullionline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jun 08 2008, 08:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pa pronen nuk ka ekonomi

RRAPO HAJREDIN DANUSHI

07/06/2008 Pengesa kryesore për zhvillimin e vendit si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE janë politikanët që pengojnë kthimin e pronës tek i zoti. Të gjithë presidentët e Republikës, Kryetarët e Kuvendit dhe Kryeministrat e periudhës së pas vitit 1991 e deri sot megjithse janë betuar se do zbatojnë Kushtetutën, liritë dhe të drejtat e njeriut, interesat kombëtare etj., të gjithë pa përjashtim, kanë mbetur në vorbullën e Katovicës dhe kanë firmosur ligje antipronar. Sot politika Shqiptare, megjithëse e ka marrë ftesë për anëtarësim në NATO dhe Integrim në BE, vazhdon të shkeli detyrimin bazë të një rendi demokratik, respektimin e të drejtës së pronës private, kthimin tek pronari të pronës së grabitur me ligjet e periudhës së diktaturës.
Mos zgjidhja e anarkisë së titujve të pronësisë ka autorë dhe aktorë politikanët shqiptarë si dhe qëndrimin relativisht indiferent të institucioneve ndërkombëtare që nuk e kanë trajtuar siç duhet këtë problem por e kanë pranuar ashtu siç e paraqesin dhe siç ju intereson pushtetarëve. Me situatën aktuale të mosrespektimit të titujve të pronësisë dhe të pasigurisë së pronës, anëtarësimi në NATO dhe BE, mendojmë se është i pamundur, nëse këto struktura zbatojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe shqetësohen kur këto parime shkelen, duke përdorur fondet dhe përkrahjen e tyre.
Vlerësimet pozitive të Ministrit të Jashtëm Italian zotit Xhanfranko FINI dhe shumë politikanëve të tjerë për të mbështetur hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe BE, dhënë Kryetares së Parlamentit zonjës Jozefina Topalli, na pëlqejnë ne pronarëve dhe do të ishim falënderues me gjithë zemër, por me kushtin që këto mbështetje politike dhe ofertat për investime private, të kushtëzohen me detyrimin paraprak të Qeverisë Shqiptare për respektimin e të drejtës së pronës; në të kundërt paralajmërojmë se lavdërimet dhe mbështetjet e sforcuara do vazhdojnë të kultivojnë politikat klanore, do thellojnë përçarjet në popull, konfliktet midis familjeve si dhe brenda familjeve, dhe do të vazhdojnë të ushqejnë korrupsionin pushtetar.
Debatet politike midis kryetarëve të maxhorancës dhe opozitës, dhe programet e tyre kanë të përbashkët faktin se anashkalojnë kërkesën që të respektohen titujt e pronësisë. Politikanët edhe kur detyrohen të flasin për pronat, përdorin termin ish pronarët kur edhe diktatura i quante të shpronësuar. Politikanët termin ”pronarët” e përdorin për personat që kanë pushtuar tokën e dikujt tjetër ose që kanë shkelur ligjet dhe kanë ndërtuar pa leje. Kthimi në normalitet, kërkon respektimin e ADN –së së pronës, si në çdo vend demokratik, kërkon që të mos përdoret më termi ish-pronarë por pronarë të ligjshëm, pasi për pronat tona pas vitit 1991 as shteti e as deputetët nuk janë më pronarë por këta kishin dhe kanë detyrim që ta kthenin pronën tek i zoti.
Veprimtaria e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve ”Pronësi me Drejtësi” është e bazuar në liritë themelore të njeriut. Detyrimi kushtetues për respektimin e të drejtës së pronës private në Shqipëri filloi në vitin 1991, me nenin 27 të ligjit nr. 7692 "Për një shtojcë në ligjin nr. 7491 datë 29.04.1991 "Për dispozitat Kryesore Kushtetuese", që thotë:“ - Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta të ketë pronë private vetëm ose së bashku me të tjerë, si dhe e drejta për të trashëguar. ...- Askush nuk mund të shpronësohet, përveçse për një interes publik dhe kundrejt shpërblimit të plotë“. Këto parime, kushtetuese që respektojë titujt e pronësisë, janë të shprehura edhe me Nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane. Aktualisht korrupsioni pushtetar me pronat bën të detyrueshme kërkesën detyruese që Qeveria Shqiptare, të kushtëzohet në afat kohor për zbatimin e dokumentit nr 11115 dt 20 dhjetor 2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që në pikën nr 191 të thotë: Autoritetet shqiptare duhet të shpejtojnë procesin, në mënyrë që të përfundojnë regjistrimin dhe kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist dhe po ashtu dhënien e kompensimeve në përputhje me të drejtat kushtetuese për pronën si dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kësaj kërkese kaq të qartë i mungon afati kohor, për faktin e njohur të mungesës së seriozitetit, të besueshmërisë dhe të dëshirës së politikanëve për të zbatuar detyrimet kushtetuese.
Gjithçka përcaktohet qartë në Kushtetutën tonë (nenet 4/3, 17, 41, 116, 122, 181/2), në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë Nr 24 dt. 13.03.2002, në Kodin Civil, në ligjin për transkriptimin e pasurive të paluajtshme, në Kodin e Procedurës Administrative, që për pronarët e ligjshëm vazhdojnë të shkelen. Sipas arsyetimeve të shumë vendimeve të Gjykatës së Lartë, dhe të Gjykatës Kushtetuese shteti i diktaturës ishte posedues i dhunshëm dhe i paligjshëm dhe qeveria nuk mund të jetë pronare e një prone të grabitur. Këto parime themelore, janë shkelur nga të gjitha Qeveritë edhe kjo e sotmja, po përpiqet të mbulojë diellin me shoshë sepse vazhdon ta quaj veten pronare edhe të atyre pronave që shteti komunist ju ka grabitur pronarëve të ligjshëm.

Këtë politikë të gabuar me pronën sot vazhdojnë ta mbështesin politikanët që nuk duan te kthejnë mbrapsht ato prona që kanë përfituar padrejtësisht nga abuzimi i postin pas vitit 1991. Ky është shkaku i vërtetë pse nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e problemit të pronës dhe pse zgjidhja e vetme mbetet imponimi i ndërkombëtarëve. Qeveria vazhdon të justifikohet, duke ju kërkuar pronarëve herë këtë hartë e herë atë tjetrën, kur Qeveria ka detyrimin kushtetues, ka dokumentet si dhe të gjitha instrumentet e nevojshme për kthimin e pronës tek i zoti, që nga arkivi i shtetit, kadastrat, instituti i hartave, dokumentet e shtetëzimit etj.
Ky i ashtuquajtur kompensim që propagandohet synon të maskojë problemet ekzistuese dhe është farsë që bëhet për të mashtruar institucionet ndërkombëtare por jo pronarët. Zgjatja e kësaj anarkie do të shtojë rrezikun për disekuilibrime sociale dhe shtjellime negative. Edhe në pikëpamjen tonë kompensimi është i domosdoshëm por pas përfundimit të procesit të kthimit dhe duhet bërë në përputhje me nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës. Procesi i kthimit që akoma nuk ka përfunduar dhe ai i kompensimit janë detyrime për shtetin dhe të tilla i përcakton dokumenti i dt. 20 dhjetori 2006 i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në pikën 191.
II. Kthimi i pronës është i thjeshtë nëse Qeveria dhe Kuvendi nuk do të mbrojë më tej përfitimet e paligjshme të oligarkisë postkomuniste duke propaganduar kompensimin në vend të kthimit.
Kthimi i pronës tek i zoti është sot sfida më e madhe para institucioneve drejtuese të Shtetit nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi, Kryetarja e Parlamentit znj.Jozefina Topalli, Kryeministri z. Sali Berisha, Parlamenti, Qeveria dhe gjithë forcave që duan Shqipërinë si gjithë Evropa.
Korrigjimi i politikës së papërgjegjshme dhe dëmprurëse me pronën kërkon konsensusin politik Sali Berisha – Edi Rama (maxhorancë-opozitë)që pronarëve t’ju kthehet fizikisht, prona e tyre e poseduar padrejtësisht nga shteti i diktaturës, duke respektuar titujt e mirëfilltë të pronësisë. Platforma e deritanishme është dështim dhe falimentin i llogaritur. Situata kërkon seriozitet nga Qeveria dhe Kuvendi për amendimin e ligjit 9235, ku të specifikohet se kthimi dhe kompensimi i pronës të jenë detyrim i shtetit, dhe ne kemi sugjeruar këto parime që deri sot kanë rënë në vesh të shurdhër.

1. Zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës në përputhje me kërkesat e Këshillit të Evropës, detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronësisë të pranohet me ligj si detyrimi i shtetit. Ky proces të ndahet në dy faza të veçanta: kthimi dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi.

2. Për këtë Qeveria duhet të ndajë dhe dallojë se cilat janë prona ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë (neni 41/2 i kushtetutës) dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës ju grabiti pronarëve të ligjshëm dhe që duhet tu kthehen fizikisht të zotërve. Në pronat që duhen kompensuar Qeveria duhet të përcaktojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit, por jo pronat e përfituara padrejtësisht pas vitit 1991 nga politikanët dhe klanet e tyre.

3. Të përcaktohet një afat kohor për kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi ti bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, pronar i ligjshëm (kthim fizik pavarësisht nga zëri kadastral dhe jo kthim të pjesshëm vetëm trashëgimtarit që jeton në fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes) Faza e kthimit me ndihmën e shoqatës tonë, të shoqatës AK Bregdeti dhe të komunitetit të pronarëve të çdo fshati nëse do të ketë vullnet politik, mund të realizohet brenda pak javëve, duke mbyllur këtë burim kryesor të korrupsionit pushtetar dhe burim të konflikteve midis pronarëve të ligjshëm dhe pronarëve fals e të përkohshëm, që ka krijuar politika e pas vitit 1991.

4. Të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet me të cilat drejtuesit e institucioneve shtetërore, pas vitit 1991, e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë.

5. Pronarëve të vërtetë tu kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara nga Qeveria sipas interesave klanore.

6. Zhdëmtim ose sipas rastit vlerësim financiar, personave të tretë, që këto 16 vjet i kanë përfituar padrejtësisht dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve të të ligjshëm.

7. Pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit. Kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që përbëjnë mbi 52% të pronës.

8. Hartat e tokave të lira dhe hartat e çmimeve, fondi për kompensim etj, janë të nevojshme vetëm për fazën e kompensimit dhe mund të bëhen vetëm pas përfundimit të kthimit. Kompensim të parashikohet vetëm për pronat që vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar për godina banimi. Këto nuk përbëjnë asnjë problem sepse janë pak. Shteti është pronar i ligjshëm për 52% të pronave dhe nëse kjo pasuri do të çlirohet nga grabitja, e organizuar nga politikanët, Qeverisë i del dhe i tepron të kompensojë shumë herë më tepër nga sa janë nevojat reale për kompensim, pa krijuar deficite financiare për të cilat i gjithë buxheti i Shtetit nuk mjafton për disa dhjetëra breza.
Kjo është e vetmja alternative që mundëson anëtarësimin në NATO dhe plotëson një nga parakushtet që ka vendosur Këshilli i Evropës për Qeverinë Shqiptare dhe shmang jo vetë krizën financiare por dhe atë sociale që i kanoset vendit nga kjo politikë e verbër antipronar.
Shpresojmë se kjo kërkesë do të dëgjohet nga politikanët shqiptarë por dhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, të BE, FMN, Bankës Botërore, dhe USAID në mënyrë që mbështetja tyre për politikën shqiptare të jetë në dobi të demokracisë dhe të shtetit ligjor

Marre prej Metropolonline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 12 2008, 09:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
BB: Tarifat e telefonisë, 3-herë më lartë se Evropa

12 qershor, ora 9:00 - Në vend mungon konkurrenca, ndërsa kuadri rregullator dhe masat e qeverisë janë të mangëta
Julian Llupo
Thu, 12 Jun 2008 09:13:00
Banka Botërore i bën thirrje Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të ulin tarifat për shërbimet e telekomunikacionit. “Çmimet e telefonisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë tre herë më të larta se në Evropë. Çmimet janë tre herë më të larta jo vetëm për thirrjet që bëhen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera apo brenda vendit, por edhe për telefonatat që vijnë nga jashtë.Një fakt i tillë sipas raportit është më se i dukshëm. “ Nëse merret si shembull një telefonata nga Anglia drejt vendeve të BE-së, ajo është 3 herë më e lirë se një telefonatë po nga Anglia në drejtim të vendeve të Shqipërisë apo të vendeve të tjera të BE-së. “Ulja e kostove të tilla mund të jetë shumë e madhe, duke u bazuar në një analizë të infrastrukturës e prodhueshmërisë së vendeve në Evropë dhe në Azinë Qendrore”. Gjithashtu Banka Botërore bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës së Telekomit e cila do të ndihmojë në integrimin rajonal, si dhe do të ndihmojë bizneset të përballojnë pjesërisht rënien ekonomike në pjesën më të madhe të vendeve të vogla. Raporti i Bankës Botërore i renditet sektorët e telekomunikaciont dhe atë të energjisë si nga më të rëndësishmit në zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Tregu i Telekomunikacionit dhe ai i Energjisë llogariten në rreth 1 miliardë euro, duke qenë së bashku një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Qeveria e dështuar në rregullim. Këto tregje sipas raportit të BB duhet që të jenë të rregulluara, pra qeveria të orientojë çmimet drejt kostos. Por përveç se ka një kuadër rregullator të mangët në këtë drejtim, raporti sqaron se qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria i mungon vullneti për të ndryshuar këtë situatë. Një nga pikat e tjera, që sipas stusimit të BB është tepër e dukshme në tregun e telefonisë, është mungesa e konkurrencës. Sipas stusimit të realizuar nga BB tregu në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovina paraqet mundësi të mëdha për uljen e ndjeshme të tarifave. “Nëse do të kishte një konkurrencë midis kompanive apo të ndërmerrej një orientim i tarifave drejt kostove atëherë përfitimet që mund të arriheshin në uljen e pagesave për konsumatorët do të ishin të mëdha”, - thuhet në raport.
Energjia dhe telekomunikacioni, pengesë për integrimin
Mungesa e energjisë elektrike për periudha të gjatë dhe kostot e mëdha që mbart sektori i telekomunikacionit, vlerësohen nga BB si pengesa serioze në integrimin e vendit dhe në arritjen e standardeve. Shqipëria mbetet një nga vendet më problematike në të dy këto sektorë të rëndësishëm të infrastrukturës, thekson raporti. Specialistët e BB bëjnë të ditur se energjia elektrike ka shkurtuar për vite me radhë rritjen ekonomike, duke u bërë një nga pengesat kryesorë të vendit në procesin e integrimit.
Banka Botërore sjell si shembull Shqipërinë ku kufizimet e energjisë- shkruan raporti- janë një problem mjaft shqetësues për investitorët. “Përvoja e viteve të fundit në Shqipëri kanë treguar se kufizimet e energjisë mund të kenë një ndikim të madh në rritjen e GDP-së . Si pasojë kufizimet e energjisë mund të kenë ndikim të madh si në investimet kombëtare, ashtu dhe tek investimet ndërkombëtare”, vazhdon raporti

MARRE PREJ SHEKULLIONLINE


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:53am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 13 2008, 12:13pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Uldedaj: Të gjendet formula për legalizimin e aseteve të bizneseve

12/07/2008 Biznesi përgatit draftin e tij

Komuniteti i biznesit kërkon gjetjen e një formule për legalizimin e aseteve që mbajnë larg sistemit bankar një pjesë të mirë të bizneseve. Duke përgëzuar nismën e Qeverisë për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Gjokë Uldedaj, theksoi dje se biznesi është fokusuar në legalizimin e aseteve ku një ndihmesë do të japë hyrja në fuqi e ligjit të legalizimit. “Kemi ngritur një grup ekspertësh me juristë dhe ekonomistë dhe kemi gati draftin, në të cilin bëhet fjalë për legalizimin e aseteve në bilanc. Ka ardhur momenti që të saktësojmë kapitalet dhe vlerësimin e kompanive. Megjithëse, ligji i ri i procedurave tatimore dhe futja e taksës së sheshtë apo ulja e tatimit mbi fitimin në nivelin 10 për qind, kanë krijuar hapësira që të ketë përmirësime, ajo që biznesi ka kërkuar është gjetja e një formule për të legalizuar këto asete që të rritet sipërfaqja e kontaktit me sistemin bankar, që kompanitë të kreditohen dhe të ruajnë asetet dhe kapitalet e veta”, tha Uldedaj. Po për këtë, sipas zotit Uldedaj, nuk mund të ketë vendimmarrje të njëanshme ndaj duhet një konsensus i gjerë i politikës. Në këtë kontekst, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka denoncuar veprimet e padrejta të Inspektoratit të Ndërtimit në lidhje me zbatimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, ligj i cili hyn në fuqi pas një jave. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Uldedaj, kërkoi më shumë bashkëpunim nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tij, po punon me forma dhe metoda selektive për të goditur bizneset që janë në procedurë legalizimi. Janë rreth 14 kërkesa nga biznese që, sipas të dhënave të DHTI-së, kanë vetëdeklaruar ndërtimet dhe janë në proces legalizimi, por janë goditur në mënyrë jo normale. “Është një mesazh që ne i japim bashkive dhe komunave që të jenë të kujdesshme në këtë periudhë dhe të mos krijojnë probleme dhe shqetësime ndaj këtij komuniteti që kontribuon me 80 për qind të PPB-së”, tha Uldedaj. Nëpërmjet ligjit të legalizimeve janë rreth 200 mijë subjekte private që presin rezultatet e çlirimit të rreth 30 miliardë eurove. “Nga ky proces legalizimi përfitohen rreth 700 milionë euro dhe 80 për qind e kësaj shume dihet që do të shkojë për kompensimin e ish-pronarëve dhe 20 për qind për politikat zhvillimore urbane”, tha Uldedaj. Sipas zotit Uldedaj, ligji i legalizimeve është i kompletuar dhe shkurton shumë procedura, deri në dhënien e titujve të pronësisë.

Marre prej gazets Metropolonline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:54am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Aug 30 2008, 09:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Revolucion” në hekurudhë, 400 milionë euro investime


29/08/2008 Si do të ndryshojë shërbimi dhe infrastruktura e HSH-së pas dhënies me koncesion

Më shumë se 400 milionë euro do të duhet për të modernizuar të gjithë infrastrukturën e hekurudhës shqiptare. Shuma e cila pritet të ndryshojë sapo të përfundojë studimi i nisur kohë më parë nga një studio e huaj do të përballohet nga kompani të huaja të interesuara për të nxjerrë përfitime të mëdha nga marrja me koncesion e hekurudhës.

Shërbimi hekurudhor

Shumë kompani të huaja kanë nisur të shfaqin interesim të veçantë për të qenë ata fituesit e administrimit të ardhshëm të hekurudhës shqiptare, shoqëri e cila do të afrohet me koncesion. Fill pas publikimit për dhënien me koncesion të hekurudhës pranë drejtorisë së shoqërisë me seli në Durrës janë shfaqur grupet e specialistëve. Drejtori i Hekurudhës Shqiptare sh. a, Zamir Ramadani, është deklaruar se deri më tani janë paraqitur ofertat e para për të qenë pjesë e tenderit për të fituar të drejtën e marrjes me koncesion të hekurudhës kompani estoneze, kineze dhe çeke. Këshilli i Evropës dhe Banka Botërore kanë kërkuar përgatitjen e të gjithë infrastrukturës për ta kaluar këtë shoqëri të madhe shqiptare me koncesion dhe në këtë kuadër ekspertët të një studioje çeke kanë nisur edhe përgatitjen e studimit të fizibilitetit. Shoqërisë i është ofruar bilanci i hekurudhës për vitet 2003-2007, të dhënat dhe treguesit ekonomik e financiarë, plan-biznesi dhe gjithçka tjetër që do të shërbejë për të gatuar studimin.

Studimi

“Studimi do të paraqitet nga çekët pranë Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit si dhe pranë Drejtorisë së përgjithshme të Hekurudhës shqiptare brenda datës 15 shtator”, - është shprehur drejtori i HSH-së Zamir Ramadani. Pikërisht afrimi i këtij afati ka zgjuar interesimin e kompanive të huaja për të qenë pjesëmarrës në garën e përfitimit me koncesion të shoqërisë së hekurudhës, një nga shoqëritë më të mëdha në vend, e cila mbahet me subvencionet e shtetit. Hekurudha shqiptare pritet të përfitojë të gjitha garancitë për të hyrë në hartën e rajoneve hekurudhore të nivelit bashkëkohor dhe për këtë arsye lypset investim kryesisht në infrastrukturë, e cila do të pasojë në mënyrë paralele edhe me një sërë reformash ligjore për administrimin e shoqërisë. Pas 67 vitesh jetë që nga koha e themelimit të Drejtorisë së Hekurudhës shqiptare kjo shoqëri për të parën herë do të pësojë një revolucion të plotë dhe të vërtetë në mënyrën e administrimit. Ramadani ka theksuar se modernizimi i saj mendohet se do të kushtojë rreth 600 milionë euro, por kjo shumë është reduktuar në mënyrë të ndjeshme për të njëjtën cilësi shërbimi dhe ristrukturimi të plotë.

Ndryshimet

“Nisur nga studimi i inxhinierit të hekurudhave, holandezit KeesVan Krieken, shuma për modernizimin e hekurudhës mund të kapë shifrën 400 milionë euro nga 600 milionë euro që ka qenë fillimisht ideja dhe studimi paraprak i kryer nga ekspertë të KE-së dhe BB-së”, ka pohuar drejtori i HSH sh.a Ramadani. “Pas këtij investimi shpejtësia e lëvizjes mbi shina të trenave do të variojë deri në 120 km/orë nga 30-40 që është mesatarja e shpejtësisë së trenit në ditët e sotme, ndërkohë që përmirësime të mëdha do të ketë sinjalistika, mjediset e akomodimit, cilësia e shërbimit, tarifat etj”,-ka vijuar drejtori i hekurudhës. Eksperti holandez madje ka shkuar edhe më tej duke pohuar sipas drejtorit Ramadani, se gjendja aktuale e hekurudhës nuk është në nivelin kritik të paraqitur në raportet e BB-së dhe KE-së. Asistenca teknike e KE-së është realizuar nga Skot Willson, i cili në raportin e paraqitur lidhur me master-planin bën me dije se gjendja e hekurudhës shqiptare është tejet kritike. Vit pas viti është investuar dhe kjo situatë sipas drejtorit të hekurudhës shqiptare është tejkaluar, ndërsa afrimi i 15 shtatorit ka rritur ndjeshëm edhe punën e administratës, e cila do të reformohet tërësisht.

Marre prej gazetametropolonline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:55am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 02 2008, 07:34am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipëria sërish me monopole, Prokuroria të luftojë korrupsionin

01/09/2008 Oxford Analitica publikon studimin mbi situatën ekonomike dhe politike në Shqipëri

Në raport vlerësohet se në vendin tonë ka kompani të mëdha me status monopoli

Shqipëria konsiderohet sot nje rast suksesi ne zhvillimin e saj ekonomiko politik. Ky është një nga konkluzionet që jepet në studimin e Oxford Analitica, një institucion që bën studime, analiza dhe vlerësime në lidhje me gjeopolitikën dhe ekonominë e vendeve te ndryshme. Studimi vë theksin në përpjekjet që duhen bërë nga institcionet shqiptare në luftën kundër korrupsionit, fenomen ky që sërisht ka ende shumë për për të bërë. Kjo organizatë është themeluar ne vitin 1975 nga David Young, këshilltar i Niksonit dhe Kisingerit me qëllim promovimin dhe krahasimin e zhvillimeve gjeopolitike dhe ekonomike të ekonomive botërore. Në raportin e bërë publik dy ditë më parë nga ky institucion thuhet se politikat fiskale, monetare dhe sociale të qeverise janë aprovuar gjerësisht nga FMN, në një strategji të hartuar në bashkëpunim dhe me Bankën Botërore, si dhe në programin e rishqyrtuar për reduktimin e varfërisë në Tiranë. Megjithatë, të dyja raportet, të publikuara këtë muaj, paralajmërojnë nevojën për forcimin e kapaciteteve administrative, për të sulmuar korrupsionin në mënyre më efektive dhe për te trajtuar problemet aktuale energjetike.

Korrupsioni

Megjithë vënien në qendër të vëmendjes nga qeveria Berisha të korrupsionit tre vjet më parë, me ardhjen në pushtet, ka akoma për te bërë ne këtë sektor. Edhe pse emërimi i prokurores së re të Përgjithshme Ina Rama ka bërë më aktiv se me paraardhësin e saj Dhori Sollaku rolin e prokurorisë, në këtë drejtim duhet bërë më shumë. “FMN insiston që Prokuroria e Tiranes duhet të krijojë edhe një sistem tjetër shtesë si pjesë e objektivave afatshkurtër për të luftuar korrupsionin dhe informalitetin. Qeveria në muajin maj ka hartuar e aprovuar një ligj kundra pastrimit të parasë që pritet të japë rezultat shpejt”, thuhet në raport.

Monopolet

Në studimin e Oxford Analitica vlerësohet se në Shqipëri ka disa kompani të mëdha që kanë pothuaj status monopoli. Përmes studimit sugjerohet që lirimi i ekonomisë nga shtrëngimi i tyre do të zhvillojë më mirë konkurrencën e do të përshpejtojë uljen e çmimeve.

Analiza

Qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë e kryeministrit Sali Berisha, e cila ka me pak se nje vit kohe drejt zgjedhjeve ne pranverën e ardhshme, ka hartuar një Strategji Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2009-20013. Duke zëvendësuar Strategjinë e Rritjes Ekonomike dhe Uljes se Varfërisë e përgatitur në 2001, programi i ri afat –mesëm përfshin propozime serioze në 36 sektorë.Prioritetet e tij janë Integrimi në BE dhe NATO, zhvillimi social-ekonomik i shpejtë dhe thelbësor, konsolidim i rendit ligjor dhe demokracisë, rritja ekonomike dhe inflacioni. Në raport theksohet se Shqipëria është në rrugë të sigurt të mbajë performancat e vitit të kaluar, me një rritje ekonomike solide e reale 6% të PBB në 2008; i njëjti rezultat parashikohet për 2009. Kriza globale e kreditit nuk ka patur impakt ne ekonominë lokale. Në të kundërtën, efekti i saj pritet të jete përfitues i ndikuar nga lulëzimi i pritshëm ne këtë fushë. Huadhënia është dyfishuar në dy vitet e fundit, duke arritur 30% të PBB, ndërkohe qe bankat konkurrojnë për segmente ne tregun ne lulëzim.Shqipëria është e pozicionuar fort në balancimin e presionit që ushtron rritja e çmimeve të karburanteve dhe të mineraleve në tregun ndërkombëtar ndaj inflacionit lokal, i cili është mbajtur ne nivel te ulet 2-4% ndërsa ne vendet e tjera inflacioni kapi vlera dyshifrore. Në raport vlerësohet se rritja e të ardhurave nga bujqësia si dhe situata e mirë e energjetike ka ndikuar pozitivisht ne treguesit e inflacionit. Të njëjtin efekt ka patur edhe forcimi i monedhës së vendit, lek, dhe stabiliteti i saj. Kjo e fundit është rritur në vlerë ndaj dollarit dhe ka qëndruar konstante kundrejt euros që prej fundit të vitit të kaluar.

Defiçiti buxhetor

Pavarësisht nga rritja e dukshme e te ardhurave nga taksat këtë vit, mundet qe deficiti i planifikuar buxhetor prej 5.2% i PBB te jete me i lartë. Megjithatë, vlera e deficitit të këtij viti është një përjashtim, i shkaktuar nga investimet e mëdha ne infrastrukture dhe investimet kapitale. Tendenca e përgjithshme nga 2009 e ne vazhdim është drejte uljes, me rreth se 3% ne vit. Si rezultat pozitiv i te ardhurave nga privatizimet e deritanishme borxhi publik është zvogëluar nga 57% e PPB ne 2005 ne me pak se 54% ne vitin e kaluar ndërsa për 2011 është parashikuar si viti i nivelit të borxhit publik nën 50%.

Oxford Analitica

Berisha synon privatizimet përpara zgjedhjeve

Në studimin e institucionit Oxford Analitica, thuhet se Qeveria Berisha synon të plotësojë planin e privatizimit para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Pas shitjes së ARMO-s një konsorciumi Zviceriano-Amerikan në Qershor 2008, kanë mbetur për privatizim vetëm pak kompani, ose komplet pronë shtetërore ose me aksione të konsiderueshme të shtetit në to. Këto përfshijnë kompanitë e Albpetrol-it, të Insig-ut, si dhe KESH, sistemi shpërndarës i së cilit duhet të privatizohet deri në fund të 2008. Axhenda e privatizimit të KESH është shume ambicioze dhe suksesi i këtij procesi do të përbëje një arritje drastike. Mbledhja e të ardhurave nga faturat ka qenë 50%, tarifat e energjisë u rritën rreth 20%, ndërsa humbjet kanë përbëre rreth 1.2% të produktit të përgjithshëm bruto.

Studimi

Energjia, pikë e dobët e ekonomisë


Sektori i energjisë mbetet akoma një nga pikat e dobëta të ekonomisë dhe ka akoma ndërprerje energjie. Në studimin e Oxford Analitica thuhet se ndërprerjet e energjisë shkaktohen për shkak se pothuajse gjithë prodhimi i energjisë bazohet ne burimet hidrike nga HEC e të pamirëmbajtura që nga ndërtimi e që punojnë me kapacitete te reduktuara e që në momente thatësire si në 2007 prodhojnë shumë pak energji për të përballuar kërkesën. Sipas studimit, burimet e tjera të energjisë si TEC i Vlorës dhe impianti i prodhimit të energjisë nga era, investim privat Italian, nuk janë vënë në shfrytëzim akoma. Në studim theksohet se ka një potencial akoma dhe më të madh për zhvillim në sektorin e energjisë.

Oxford Analitica

Turizimi, jo në standarde ndërkombëtare


Në studimin e Oxford Analitica i bëhet një analizë edhe situatës së turizimit në Shqipëri. “Vitet e fundit është vënë re një zhvillim i madh i turizmit veçanërisht në bregun e Adriatikut, pranë Durrësit e Sarandës, përballe Korfuzit. Shërbimi akoma jo ne standarde ndërkombëtare tërheq me shume turistet e vendeve fqinje Kosovë, Maqedoni ndaj vendeve te tjera perëndimore”, thuhet në studim. Sipas tij, mungesa e sistemeve të përpunimit të ujërave të zeza në gjithë bregun nuk ka shënuar akoma një pikë turistike të veçantë e të standardit të lartë, megjithëse se ka një bregdet prej 400 km.

Studimi

Sistemi i ri i taksave, i suksesshëm


Prezantimi i një sistemi taksash të ulta dhe i taksës së sheshtë në faza: në Gusht 2007 dhe Janar 2008 sipas të dhënave të deritanishme ka rezultuar shume i suksesshëm. Taksa e të ardhurave personale, dhe taksa fitimit, janë tani të gjitha në një nivel uniform 10%, duke shënuar një ulje te ndjeshme nga niveli i mëparshëm prej 30%. Si rezultat i thjeshtësimit të sistemit te taksave, i uljes së ndjeshme te tyre, i rritjes së bazës mbledhëse të tyre dhe vlerës absolute gjithashtu, të ardhurat në tremujorin e parë të vitit të kaluar u rriten me 40% në krahasim me periudhën e një viti më parë. Rritja e të ardhurave ka ndihmuar në mbështetjen financiare të bërë për raste krizash të tilla, si kompensimi për viktimat e shpërthimit të Gërdecit.

Shqipëria

Është kapërcyer pragu i varfërisë


Në studimin e Oxford Analitica vlerësohet se FMN është e sigurt që rritja e PBB do të mbetet e fortë dhe e qëndrueshme si në vitet e fundit dhe për këtë Shqipëria do të kualifikohet në janar 2009, për Fonde ekstensive lehtësuese në vend të programit për uljen e varfërisë, që iu ofrohet vendeve me të ardhura të ulta. Pra Shqipëria ka kapërcyer pragun e varfërisë e ka kaluar në ekonomi në zhvillim. Sipas studimit, megjithëse Shqipëria është vendi më i varfër i Europës lindore e Jugore dhe paga mujore është 220 dollarë, rritja e pandërprerë ekonomike e viteve të fundit ka nxjerrë jashtë varfërisë mjaft individë e familje. Proporcioni i popullsisë që jetonte ne varfëri është ulur nga 25% në 2002 ne 18,5% në 2005. Sipas raportit, pas prezantimit nga qeveria Berisha të fondit të ri të rritjes së pensioneve, një skemë e re ne bashkëpunim me opozitën pritet te prezantohet pas zgjedhjeve.


Marre prej gazets Metropol online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 11:59am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 11 2008, 09:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qeveria rriti taksat në 2008

Banka Botnore:

Taksat janë rritur ndjeshëm për biznesin gjatë vitit 2008. Deklarata vjen nga Banka Botërore në raportin e saj për vitin 2008 “Të bësh biznes”, ku vlerësohen reformat e ndërmarrë nga qeveria në disa fusha, ndërsa kritikohet pjesa e korrupsionit dhe taksat në rritje.

Julian Llupo
Enjte, 11 Shtator 2008 09:17:00

Banka Botërore në raportin “Të bësh Biznes” vlerëson se pagat e referencës kanë rritur nivelin e taksimit
Raporti: Shqipëria renditet në vendin e 86 për vitin 2008, duke qenë 49 vende më poshtë se një vit më parë

Taksat janë rritur ndjeshëm për biznesin gjatë vitit 2008. Deklarata vjen nga Banka Botërore në raportin e saj për vitin 2008 “Të bësh biznes”, ku vlerësohen reformat e ndërmarrë nga qeveria në disa fusha, ndërsa kritikohet pjesa e korrupsionit dhe taksat në rritje. Sipas raportit Shqipëria është një nga 10 vendet që ka ndërmarrë reforma pozitive gjatë vitit 2008 për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Raporti i këtij viti përmirëson renditjen e vendit që gjatë vitit të kaluar bëri hapa pas në listën botërore të vendeve në zhvillim.

Nisja e një biznesi

Grupimi i procedurave të nisjes së një biznesi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ka rezultuar pozitiv sipas BB. Në renditjen për vitin 2008 në seksionin e nisjes së një biznesi, Shqipëria renditet në vendin e 67 nga vendi 1 130 që ishte vitin e kaluar. Me procedurën e vjetër të regjistrimit, koha për nisjen e një biznesi ishte më e gjatë dhe njëkohësisht sipërmarrja përballej me një kosto më të lartë. Sipas raportit të BB një biznes për t’u hapur kërkon mesatarisht 6 procedura dhe një kohë prej 8 ditësh. Ndërsa kostoja për këtë proces shkon mesatarisht në 849 dollarë.

Regjistrimi i pasurisë

Vendi ka bërë hapa prapa përsa i përket regjistrimit të pasurisë. Nga vendi i 56 që renditeshim në vitin 2007, lista e re na cilëson në vend të 62. Sipas pecialistëve të Bankës Botërore, regjistrimi i pasurisë vazhdon që të jetë një proces i gjatë dhe plot burokraci. Një pjesë e këtyre vonesave janë të qëllimshme dhe kryhen nga ana e zyrtarëve për të përfituar para nën dorë.

Mbrojtja e biznesit dhe kreditimi

Janë dy seksionet kryesore të raportit që bashkë me krahasimin e nisjes së një biznesi, kanë bërë që vendi të bëjë 49 hapa para në vlerësimin e raportit të BB. Shqipëria renditet e 12 në listën e vendeve të këtij raporti, për sa i përket lehtësirave që ka në marrjen e një kredie. Në raportin e BB për vitin 2007 vendi renditej i 61. Treguesi kryesor që ka bërë ndryshimin esencial në renditjen në total të Shqipërisë është mbrojtja e investitorëve. Mbetet ende e paqartë se si është bërë ky vlerësim nga ana e specialistëve të BB, ku që prej vitit të kaluar, kemi bërë para në listë me një hapësirë prej 154 vendesh, duke u renditur nga vendi i 168 në vitin 2007, në atë të 14 për 2008.

Pagesa e taksave

Banka Botërore në kundërshtim me ato çka deklaron qeveria, ka bërë të ditur se taksat e të gjitha llojeve janë rritur gjatë vitit 2008. Një fakt i tillë, sipas përfaqësueses së Bankës Botërore në Shqipëri ka ardhur për shkak të masave që qeveria ka marrë gjatë vitit 2008. Në këto masa shtrënguese përfshihen pagat dhe çmimet e referencës, të cilët kanë rritur në mënyrë artificiale bazën e taksave. Një masë tjetër që ka ndikuar në shumëfishimin e kësaj mase është edhe Taksa e Sheshtë. Nga ana tjetër, mënyra se si llogaritet Tatimi mbi Fitimin ka bërë që kjo taksë të rritet gjatë vitit 2008 dhe jo të përgjysmohet, siç bëhet e ditur nga qeveria.


BB: Biznesi në Shqipëri paguan më shuam taksa seç paguhen në të gjithë rajonin

Raporti: Biznesi, taksat gërryejnë 50.5% të fitimeve

“Norma e taksave ka ardhur në rritje, caktimi i pagave, çmimeve dhe taksa e sheshtë arsyet e barrës shtesë”
Taksat që paguan biznesi shqiptar kanë ardhur në rritje gjatë vitit 2008. Raporti i Bankës Botërore bën të ditur se kemi një shtim të barrës fiskale gjatë këtij viti. Ky konstatim i bërë nga BB vjen në kundërshtim me deklaratat e qeverisë, që bëjnë të ditur se barra fiskale është ulur. Shkak për rëndimin e barrës fiskale janë bërë masat diskriminuese, ku përfshihen pagat e referencës, caktimi i çmimeve dhe përcaktimi i fitimeve si edhe taksa e sheshtë.

Tatimi mbi Fitimin 16.7%

Biznesi paguan si Tatim mbi Fitimin 16.7 për qind dhe pagesa ka ardhur në rritje nëse e krahasojmë me vitin 2007. Raporti i BB bën të ditur se tatimi mbi fitimin ishte 11.8 për qind gjatë vitit 2007 ndërsa në vitin 2008 është rritur me rreth 5 për qind. Rritja reale e barrës së taksës në një kohë që me vendim qeveria e ka ulur atë në 10 për qind, vjen për shkak të mënyrës fiktive që caktohet kjo taksë. Janë të shumta rastet dhe në rritje, kur tatimet caktojnë me anë të metodave alternative fitimet e kompanive.

Shpeshherë ministri i Financave ka dalë në deklarata ku ka bërë të ditur se normat e fitimeve në kompani të ndryshme në një sektor nuk mund të ndryshojnë me diferenca kaq të mëdha. Por nga ana e tatimorëve kërkesa të tilla nga eprorët shpeshherë kthehen në masa diskriminuese ndaj biznesit. Një pikë tjetër e dobët e mbledhjes së tatim-fitimit është parapagimi. Kjo taksë caktohet apriori dhe parapaguhet nga ana e biznesit në çdo muaj, duke pritur fundin e vitit për të bërë edhe mbylljen e bilancit.

Taksa mbi pagat dhe sigurimet shkojnë në 28.6%

Në letër edhe këto pagesa për biznesin kanë pësuar ulje, por BB bën të ditur në raportin e saj se barra reale është rritur. Këto dy pagesa janë rritur në mënyrë të ndjeshme pas pagave të referencës të vendosura nga qeveria në të gjithë sektorët. Një nga masat që ka çuar në rritje të barrës për Tatimin mbi të Ardhurat Personale është vendosja e 10% si taksë e sheshtë. Sipas raportit barra e pagesës nga ana e biznesit si taksë mbi pagën dhe kontribute të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore shkon për vitin 2008 në 28.6 për qind nga 26.1 për qind që ishte një vit më parë. Ndërsa përsa i përket taksave të tjera ka pasur një ulje të barrës. Të gjithë taksat e tjera nga 10.2 për qind që ishin në vitin 2007, gjatë këtij viti kanë patur një nivel prej 5.2 për qind.

Barra e taksave 50.5%

Biznesi në Shqipëri paguan si barrë taksash në vitin 2008 50.5 për qind të fitimeve. Barra e taksave është më e lartë, me afro 3 për qind, se mesatarja e rajonit dhe 5 për qind më e lartë se vendet e tjera të OECD.

Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Thu Oct 15 2009, 09:30am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 11 2008, 09:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Çmimet në prodhim, rritja 7.4 për qind

Instituti i Statistikave ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se çmimet me të cilat përballen prodhuesit në vend kanë pësuar një rritje prej 7.4 për qind në harkun kohor të një viti.

Shekulli
Enjte, 11 Shtator 2008 09:29:00

Kostot në rritje, biznesi prodhues përballet me një rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë këtij viti

Instituti i Statistikave ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se çmimet me të cilat përballen prodhuesit në vend kanë pësuar një rritje prej 7.4 për qind në harkun kohor të një viti. Një fakt i tillë është pranuar edhe nga ana e shoqatave të biznesit, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje dhe në rastin e ndërtuesve, edhe rivlerësim të kontratave që ata kanë lidhur një vit më parë me qeverinë.

INSTAT bën të diture se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 1.6 për qind. Brenda kësaj industrie mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetin “Industria ushqimore” me 0.9 për qind, “Industria tekstile” me 3.0 për qind, “Rafinimi dhe koksifikimi i naftës” me 6.7 për qind. Edhe çmimet e Prodhimit për Produktet Vendase arritën 109.9 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2008. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet “Industria ushqimore” prej 2.8 për qind, “Industria tekstile dhe veshjeve” prej 2.6 për qind, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” prej 6.6 për qind. “Industria nxjerrëse” shënoi një ulje me 0.1 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në aktivitetin; “Nxjerrja e produkteve joenergjitike” me 0.7 për qind.

Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:01pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 11 2008, 09:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qeveria rriti taksat në 2008

Banka Botnore:

Taksat janë rritur ndjeshëm për biznesin gjatë vitit 2008. Deklarata vjen nga Banka Botërore në raportin e saj për vitin 2008 “Të bësh biznes”, ku vlerësohen reformat e ndërmarrë nga qeveria në disa fusha, ndërsa kritikohet pjesa e korrupsionit dhe taksat në rritje.

Julian Llupo
Enjte, 11 Shtator 2008 09:17:00

Banka Botërore në raportin “Të bësh Biznes” vlerëson se pagat e referencës kanë rritur nivelin e taksimit
Raporti: Shqipëria renditet në vendin e 86 për vitin 2008, duke qenë 49 vende më poshtë se një vit më parë

Taksat janë rritur ndjeshëm për biznesin gjatë vitit 2008. Deklarata vjen nga Banka Botërore në raportin e saj për vitin 2008 “Të bësh biznes”, ku vlerësohen reformat e ndërmarrë nga qeveria në disa fusha, ndërsa kritikohet pjesa e korrupsionit dhe taksat në rritje. Sipas raportit Shqipëria është një nga 10 vendet që ka ndërmarrë reforma pozitive gjatë vitit 2008 për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Raporti i këtij viti përmirëson renditjen e vendit që gjatë vitit të kaluar bëri hapa pas në listën botërore të vendeve në zhvillim.

Nisja e një biznesi

Grupimi i procedurave të nisjes së një biznesi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ka rezultuar pozitiv sipas BB. Në renditjen për vitin 2008 në seksionin e nisjes së një biznesi, Shqipëria renditet në vendin e 67 nga vendi 1 130 që ishte vitin e kaluar. Me procedurën e vjetër të regjistrimit, koha për nisjen e një biznesi ishte më e gjatë dhe njëkohësisht sipërmarrja përballej me një kosto më të lartë. Sipas raportit të BB një biznes për t’u hapur kërkon mesatarisht 6 procedura dhe një kohë prej 8 ditësh. Ndërsa kostoja për këtë proces shkon mesatarisht në 849 dollarë.

Regjistrimi i pasurisë

Vendi ka bërë hapa prapa përsa i përket regjistrimit të pasurisë. Nga vendi i 56 që renditeshim në vitin 2007, lista e re na cilëson në vend të 62. Sipas pecialistëve të Bankës Botërore, regjistrimi i pasurisë vazhdon që të jetë një proces i gjatë dhe plot burokraci. Një pjesë e këtyre vonesave janë të qëllimshme dhe kryhen nga ana e zyrtarëve për të përfituar para nën dorë.

Mbrojtja e biznesit dhe kreditimi

Janë dy seksionet kryesore të raportit që bashkë me krahasimin e nisjes së një biznesi, kanë bërë që vendi të bëjë 49 hapa para në vlerësimin e raportit të BB. Shqipëria renditet e 12 në listën e vendeve të këtij raporti, për sa i përket lehtësirave që ka në marrjen e një kredie. Në raportin e BB për vitin 2007 vendi renditej i 61. Treguesi kryesor që ka bërë ndryshimin esencial në renditjen në total të Shqipërisë është mbrojtja e investitorëve. Mbetet ende e paqartë se si është bërë ky vlerësim nga ana e specialistëve të BB, ku që prej vitit të kaluar, kemi bërë para në listë me një hapësirë prej 154 vendesh, duke u renditur nga vendi i 168 në vitin 2007, në atë të 14 për 2008.

Pagesa e taksave


Banka Botërore në kundërshtim me ato çka deklaron qeveria, ka bërë të ditur se taksat e të gjitha llojeve janë rritur gjatë vitit 2008. Një fakt i tillë, sipas përfaqësueses së Bankës Botërore në Shqipëri ka ardhur për shkak të masave që qeveria ka marrë gjatë vitit 2008. Në këto masa shtrënguese përfshihen pagat dhe çmimet e referencës, të cilët kanë rritur në mënyrë artificiale bazën e taksave. Një masë tjetër që ka ndikuar në shumëfishimin e kësaj mase është edhe Taksa e Sheshtë. Nga ana tjetër, mënyra se si llogaritet Tatimi mbi Fitimin ka bërë që kjo taksë të rritet gjatë vitit 2008 dhe jo të përgjysmohet, siç bëhet e ditur nga qeveria.

BB: Biznesi në Shqipëri paguan më shuam taksa seç paguhen në të gjithë rajonin

Raporti: Biznesi, taksat gërryejnë 50.5% të fitimeve


“Norma e taksave ka ardhur në rritje, caktimi i pagave, çmimeve dhe taksa e sheshtë arsyet e barrës shtesë”
Taksat që paguan biznesi shqiptar kanë ardhur në rritje gjatë vitit 2008. Raporti i Bankës Botërore bën të ditur se kemi një shtim të barrës fiskale gjatë këtij viti. Ky konstatim i bërë nga BB vjen në kundërshtim me deklaratat e qeverisë, që bëjnë të ditur se barra fiskale është ulur. Shkak për rëndimin e barrës fiskale janë bërë masat diskriminuese, ku përfshihen pagat e referencës, caktimi i çmimeve dhe përcaktimi i fitimeve si edhe taksa e sheshtë.

Tatimi mbi Fitimin 16.7%

Biznesi paguan si Tatim mbi Fitimin 16.7 për qind dhe pagesa ka ardhur në rritje nëse e krahasojmë me vitin 2007. Raporti i BB bën të ditur se tatimi mbi fitimin ishte 11.8 për qind gjatë vitit 2007 ndërsa në vitin 2008 është rritur me rreth 5 për qind. Rritja reale e barrës së taksës në një kohë që me vendim qeveria e ka ulur atë në 10 për qind, vjen për shkak të mënyrës fiktive që caktohet kjo taksë. Janë të shumta rastet dhe në rritje, kur tatimet caktojnë me anë të metodave alternative fitimet e kompanive.

Shpeshherë ministri i Financave ka dalë në deklarata ku ka bërë të ditur se normat e fitimeve në kompani të ndryshme në një sektor nuk mund të ndryshojnë me diferenca kaq të mëdha. Por nga ana e tatimorëve kërkesa të tilla nga eprorët shpeshherë kthehen në masa diskriminuese ndaj biznesit. Një pikë tjetër e dobët e mbledhjes së tatim-fitimit është parapagimi. Kjo taksë caktohet apriori dhe parapaguhet nga ana e biznesit në çdo muaj, duke pritur fundin e vitit për të bërë edhe mbylljen e bilancit.

Taksa mbi pagat dhe sigurimet shkojnë në 28.6%

Në letër edhe këto pagesa për biznesin kanë pësuar ulje, por BB bën të ditur në raportin e saj se barra reale është rritur. Këto dy pagesa janë rritur në mënyrë të ndjeshme pas pagave të referencës të vendosura nga qeveria në të gjithë sektorët. Një nga masat që ka çuar në rritje të barrës për Tatimin mbi të Ardhurat Personale është vendosja e 10% si taksë e sheshtë. Sipas raportit barra e pagesës nga ana e biznesit si taksë mbi pagën dhe kontribute të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore shkon për vitin 2008 në 28.6 për qind nga 26.1 për qind që ishte një vit më parë. Ndërsa përsa i përket taksave të tjera ka pasur një ulje të barrës. Të gjithë taksat e tjera nga 10.2 për qind që ishin në vitin 2007, gjatë këtij viti kanë patur një nivel prej 5.2 për qind.

Barra e taksave 50.5%

Biznesi në Shqipëri paguan si barrë taksash në vitin 2008 50.5 për qind të fitimeve. Barra e taksave është më e lartë, me afro 3 për qind, se mesatarja e rajonit dhe 5 për qind më e lartë se vendet e tjera të OECD.[/color]

Marre prej gazets Shekullionline


Raporti i Bankës Botërore: Qeveria “ok” me reformat

» Vendosur: 11/09/2008 - 09:04

Fabiola Çela

Qeveria shqiptare ka kryer reforma të rëndësishme për biznesin. Reformat e ndërmarra kanë ndikuar në lehtësimin e procedurave për hapjen e një biznesi të ri. Gjithashtu, gjatë harkut kohor prej një viti qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të rëndësishme edhe në mbrojtjen e investitorëve të huaj, dhe kjo falë ligjit të ri "Për shoqëritë tregtare". Një vlerësim i tillë është bërë nga Banka Botërore, ku në raportin e saj më të fundit "Si të bësh biznes në 2009", vendi ynë renditet mes 10 ekonomive reformatore në botë. Në raportin e saj BB-ja ka kritikuar indirekt bashkinë, e cila nuk i ka lehtësuar procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit. Sipas raportit, për këtë tregues Shqipëria renditet e 170 në listë, nga 168 që renditej një vit më parë.

Reformat

Sipas raportit "Si të bësh biznes në 2009", Shqipëria renditet e dyta mes vendeve që kanë kryer reforma për të lehtësuar bërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-'08. Në raport theksohet se, përgjatë harkut kohor qershor 2007-qershor 2008 Shqipëria ka thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat në katër nga dhjetë treguesit e vlerësuar nga ky raport. Në renditjen e përgjithshme të të bërit biznes, Shqipëria kapërcen nga vendi i 135 në atë të 86, duke e bërë vendin të krahasueshëm me vendet e tjera në rajon. Në Shqipëri është shënuar progres në lidhje me kreditimin, përmes krijimit të regjistrit publik të kredive dhe forcimit të mbrojtjes së të drejtave të investitorëve dhe aksionerëve përmes ligjit të ri të Shoqërive Tregtare. Nisja e një biznesi të ri është bërë më e lehtë si rezultat i konsolidimit të disa procedurave pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe zvogëlimit të tarifës së regjistrimit. "Raporti 'Si të bësh biznes në 2009' konfirmon progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, përmes krijimit të rregullave për një ekonomi funksionale tregu", tha Camille Nuamah, drejtuese e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. Por sipas saj, vendi duhet të mbështetet mbi këto arritje duke siguruar në të njëjtën kohë që "rregullat e reja" të jenë edhe "rregulla të mira". "Pra, që zbatohen në mënyrë transparente, efeciente, të barabarta dhe që lehtësojnë, më shumë sesa pengojnë investimet e mira dhe krijimin e vendeve të punës", shtoi ajo. Raporti "Si të bësh biznes në 2009" rendit 181 ekonomi sipas lehtësisë së të bërit biznes bazuar në 10 tregues, që regjistrojnë kohën dhe koston që duhet sipas rregullave të aprovuara nga qeveria për të filluar dhe zhvilluar një biznes, të bërjes tregti ndërkufitare, pagimit të taksave dhe mbylljes së një biznesi.

Sugjerimet

Gjatë prezantimit të raportit, drejtuesja e zyrës së BB-së në Shqipëri, Nuamah, i sugjeroi qeverisë shqiptare se duhet punuar më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe reformën e sistemit gjyqësor, përmirësimit të infrastrukturës, regjistrimit të pronës, etj. Megjithatë Naumah theksoi se, vërehet një rritje e interesimit të investitorëve për të investuar në Shqipëri, por sfida kryesore është që ky interes të ruhet në vazhdimësi, me qëllim që Shqipëria të përfitojë në atë që është gara e thithjes së investimeve të huaja.

Sugjerimet

Reforma në sistemin gjyqësor
Përmirësimin e infrastrukturës
Reforma në regjistrimin e pronës
Reforma në sistemin arsimor


Raporti i BB-së, reagon Berisha

Kryeministri Berisha ka reaguar dje pas publikimit të të dhënave të raportit të Bankës Botërore "Si të bësh biznes në 2009". Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë kryeministri Berisha përshëndeti, rezultat e këtij raporti duke e konsideruar si vlerësim të procesit të reformave dhe klimës së biznesit në vend. Kryeministri Berisha theksoi se, raporti do të analizohet hollësisht nga të gjitha ministritë dhe agjencitë për të përcaktuar të gjitha detyrimet që dalin, për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim dhe për të vazhduar reformat.


Vlerësimi i BB

2007 2008 2009

1 Lehtësi e të bërit biznes
120 135 86
2 Të fillosh një biznes
121 123 67
Procedura (numri)
11 10 6
Koha (ditë)
39 36 8
Kosto (përqindje e të
ardhurave për kapital)
22.4 20.93 25.8
3 Marrja e një leje ndërtimi
161 168 170
Procedura (numri)
22 24 24
Koha (ditë)
344 331 331
Kosto (përqindje e të
ardhurave për kapital)
287 461 435
4 Punësimi i punëtorëve
113 109 108
Vështirësia e marrjes
në punë
44 44.4 44
Ngurtësia e orareve
të punës
40 40 40
Vështirësia e të pushuarit
nga puna
30 20 20
Indeksi i vështirësisë
së punësimit
38 35 35
Kosto e pushimit nga
puna (paga javore)
64 56 56
5 Regjistrimi i pronës
76 82 62
Procedura (numri)
7 7 6
Koha
47 47 42
Kosto (përqindje
e vlerës së pronës)
3.6 3.53 3.4
6 Të marrësh kredi
48 48 12
Indeksi i të drejtës
ligjore (0-10)
9 4 9
Indeksi i informacionit
mbi kreditë (0-6)
0 9 4
Mbulimi nga regjistri publik
NA 0 8.3
Mbulimi nga byroja
private (% e të rriturve)
NA 0 0
7 Mbrojtja e investitorëve
162 165 14
Indeksi i lirisë së
informacionit (0-10)
0 0 8
Indeksi i detyrimeve
të drejtorëve (0-10)
5 5 9
Indeksi i lehtësisë së çështjeve
gjyqësore për aksionerët (0-10)
3 3 5
Indeksi i mbrojtjes
së investitorëve (0-10)
2.7 2.7 7.3
8 Pagimi i taksave
125 118 143
Pagesat (numri në vit)
41 44 44
Koha (në orë)
240 240 244
Niveli total i taksës
(% e fitimit)
55.8 45.9 50.5
9 Tregtia ndërkufitare
101 70 77
Dokumente eksporti
7 7 7
Koha për eksport (ditë)
34 21 21
Kosto e eksportit
(USD për kontenier)
818 754 770
Dokumente importi
12 9 9
Koha për import
34 22 22
Kosto e importit
820 750 775
10 Zbatimi i kontratave
99 74 89
Procedura
39 39 39
Koha
390 390 390
Kosto (% e vlerës
së pretenduar)
22.6 32 38.7
11 Mbyllja e një biznesi
89 178 181
Koha (vite)
4 0.46 s'ka praktikë
Kosto (% e pasurisë)
38 0 s'ka praktikë
Norma e rikuperimit
26.4 1 0


[ Edited Wed Dec 23 2009, 08:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 14 2008, 12:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fullani: Shqiptarët të shtrëngojnë rripin

Shqipëria është një vend që po konsumon më shumë nga sa prodhon dhe po e mbulon këtë konsum duke marrë para borxh. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Adrian Fullani, deklaroi dje në Kukës, në një takim me banorët e zonës se vendi rrezikon krizë nëse situata vijon të jetë e tillë.

Gjergj Erebara
Diel, 14 Shtator 2008 08:41:00

Sipas guvernatorit të BSH-së, popullata konsumon më shumë nga sa prodhon dhe rreziku i futjes së vendit në krizë është shumë pranë
Shqipëria është një vend që po konsumon më shumë nga sa prodhon dhe po e mbulon këtë konsum duke marrë para borxh. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Adrian Fullani, deklaroi dje në Kukës, në një takim me banorët e zonës se vendi rrezikon krizë nëse situata vijon të jetë e tillë. “Ne konsumojmë më shumë nga sa prodhojmë.

Ky konsum ekstra i financuar kryesisht nëpërmjet kredisë, gjen mbështetje në pritshmëritë tona për të ardhura më të larta në të ardhmen”, - deklaroi z.Fullani, duke paralajmëruar se edhe kriza e sotme e ekonomive të zhvilluara u shkaktua nga i njëjti fenomen. “Në nivel shtëpiak apo individi, krijohet një deficit përderisa të ardhurat e siguruara janë të pamjaftueshme për të mbuluar konsumin shtëpiak apo atë individual. Kriza financiare ndërkombëtare ka origjinë te konsumi i sektorit shtëpiak përtej burimeve, duke siguruar financime shtesë nga kredia bankare dhe rritja e çmimit të pasurive të paluajtshme”, - tha Fullani. Sipas tij, pasojat mund të mbërrijnë shpejt dhe me pasoja të rënda.

“Për pasojë, mund të kemi një korrigjim drastik dhe të sforcuar të sjelljes konsumatore dhe modelit të konsumit”, vijoi ai. Familjet nuk mund të paguanin më borxhet ndaj bankave dhe të mbanin të njëjtinnivel konsumi. Këto zhbalancime individuale të marra së bashku, u shfaqen në nivel makro, kryesisht në formën e rënies së menjëhershme të kërkesës, në ngadalësim të aktivitetit ekonomik dhe në zhvlerësim të kursit të këmbimit (zhvlerësimi i monedhës amerikane). Natyrisht edhe sistemi financiar nuk mund t’i shpëtonte kësaj epidemie duke u vënë në vështirësi shumë serioze.

Vendi i zhytur në borxhe

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, vendi ynë sakaq ka hyrë në spiralen e konsumit përtej mundësive reale të vendit. Të nxitura nga disa faktorë, mes të cilave, leku i fortë, deficitet e Shqipërisë janë zmadhuar deri në atë masë sa të përbëjnë shqetësimin kryesor të autoritetit të mbikëqyrjes monetare. “Një rregullim automatik dhe i menjëhershëm i tyre, do të shkaktonte një korrigjim të kurseve të këmbimit drejt zhvlerësimit të shpejtë dhe të fortë të monedhës kombëtare, rënie të konsumit privat dhe publik, e për rrjedhojë, tkurrje të aktivitetit ekonomik në atë shkallë, sa të gjenerojë krizë të sektorit të jashtëm me potencialin për t’u përhapur në ekonomi duke kërcënuar stabilitetin financiar të vendit”, - tha guvernatori.

Gjatë vitit të kaluar, rritja e fortë e importeve të shkaktuar nga çmimet e larta të naftës dhe energjisë elektrike, shoqëruar nga shumëfishimi i importit të energjisë elektrike dhe nga çmimet e larta të mallrave të tjera, zmadhoi deficitin tregtar të Shqipërisë në 2.3 miliardë euro. Deri më sot, deficiti i lartë tregtar është mbuluar përgjithësisht nga paratë që sjellin emigrantët në shtëpi dhe në një masë më të vogël nga investimet e huaja, por gjatë viteve të fundit, këto burime po rezultojnë të pamjaftueshme. Leku sakaq ka filluar të vendoset nën presionin e zhvlerësimit përballë euros dhe dollarit si pasojë e deficiteve. Në rastin më të mirë, vendi do të vuajë çmime shumë të larta të mallrave të importit, ndërsa ekspertët druhen se situata mund të degjenerojë në krizë të gjithanshme.

“Rritja e pagave do të sjellë inflacion”


Z. Fullani përmendi si shkaktarë të këtij rreziku, “konsumin e lartë të familjeve dhe individëve”, por nuk la pa përmendur edhe rolin e qeverisë. Rritja e fundit e pagave dhe pensioneve sipas Fullanit, rrezikojnë të prodhojnë inflacion në një kohë të dytë.

“Për momentin, rreziku më i madh vjen nga efektet e vonuara që shkaktojnë disa zhvillime të caktuara si për shembull, rritja e pagave përtej një niveli logjik të pranuar (ndryshe quhen efekte të raundit të dytë). Çdo rritje e tillë nuk do të bënte gjë tjetër vetëm se do të gjeneronte inflacion të ri, duke imponuar një rritje tjetër pagash, e cila nga ana saj do të prodhonte përsëri dhe përsëri inflacion. Më lejoni të sqaroj se kjo nuk është rruga e duhur. Spiralet paga – inflacion janë studiuar relativisht herët dhe përbëjnë recetat më pak të përshtatshme, në kompensimin e pasojave të inflacionit”, - deklaroi z.Fullani.

Qeveria rriti pensionet me 10-15% në 1 korrik të këtij viti si dhe pagat në një përqindje ende të pacaktuar, si dhe ka premtuar rritje tjetër pagash e pensionesh në 1 majin e ardhshëm për efekte zgjedhore. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar edhe në vitet e shkuara, se përdorimi i buxhetit për qëllime elektorale mbart pasoja negative që në total rëndojnë mbi qytetarët e thjeshtë

Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:06pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 20 2008, 02:50pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodra rrezikon përjashtimin nga kompensimi i pronave

( 20/09/08) Brikena Shllaku

SHKODER Nëse nuk doni të përjashtoheni për të katërtën herë nga shorti i kompensimit, duhet të përfundoni në kohë hartat e vlerës së tokës". Ky ka qenë paralajmërimi që i është bërë drejtuesve të të gjitha njësive vendore në Qarkun e Shkodrës. Me vendim të Këshillit të Ministrave, 30 shtatori është caktuar afati i fundit për dorëzimin e këtyre hartave. Ndaj, bashkitë dhe komunat që përfshihen në Prefekturën e Shkodrës kanë vetëm 6 ditë kohë për dorëzimin e informacionit të saktë për hartimin e hartës së vlerës së tokës. Në lidhje me këtë problem, paraditen e djeshme u zhvillua një mbledhje urgjente në ambientet e kësaj prefekture. Takimi, i cili u realizua me iniciativë të prefektit Maxhid Cungu në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kishte si qëllim kryesor njohjen me problemet që kanë njësitë administrative të Qarkut të Shkodrës për realizimin e këtij projekti. Prefekti Cungu, në hapje të takimit ka bërë me dije vendimin e Këshillit të Ministrave dhe afatet përfundimtare për procesin e hartimit të hartës së vlerës së tokës. Ndërkohë, drejtori i AKKP-së në Shkodër, Besnik Kastrati ka kërkuar që të punohet intensivisht për përfundimin e këtij procesi, në mënyrë që Shkodra të mos përjashtohet për të katërtën herë nga fondi prej 5 milionë dollarësh, që jepet nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Ramiz Çoba u shpreh se zvarritja e këtij procesi thjesht privon ish-pronarët të marrin atë që u takon me ligj. Sipas tij, nëse Shkodra nuk do arrijë të përfitojë nga fondi në fjalë, atëherë përgjegjësia morale bie mbi pushtetin vendor, komunat dhe bashkitë përkatëse që merren direkt me regjistrimin e tokave në njësitë e tyre. Për shkak të vonesave dhe mos përpilimit të hartës së vlerës së tokës, Shkodra u përjashtua në tre vitet e kaluara nga shorti për kompensimin e ish-pronarëve. Mësohet se më 30 shtator, njësitë duhet të dorëzojnë hartat e vlerës së tokës, ndërsa deri më 15 tetor gjithçka duhet të jetë e përfunduar për vendimin e qeverisë. Më pas do të përcaktohen dhe qarqet përfituese të fondit prej 5 milionë dollarësh për kompensimin e ish-pronarëve. Burime nga krerët lokalë në Shkodër, pohojnë se nga 35 njësi vendore (komuna dhe bashki) në këtë qark, vetëm 10 prej tyre kanë përfunduar përpilimin e hartës së vlerës së tokës, ndërsa 25 të tjera janë në proces e sipër.


Gazeta Shqiptare Online URL: trokit ketu


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:07pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 23 2008, 10:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
One Stop Shop jashtë loje, regjistrimi i biznesit është peripeci

Pagesa e tatimeve të biznesit të vogël bëhet një herë në tre muaj. Data 20 tetor, kur është edhe afati i fundit për pagesën e këstit të dytë po afron, dhe bizneset e vogla që nuk janë regjistruar bëjnë mirë të nxitojnë pasi ditët e fundit janë shumë të ngarkuara dhe biznesi nuk mund të regjistrohet brenda ditës ashtu siç thuhet nga qeveritarët.

Orjeta Zhupa
Marte, 23 Shtator 2008 10:25:00

Të regjistrosh sot një biznes të vogël nuk është aq e thjeshtë, dhe nuk duhet një ditë, as dy as tre por....

Pagesa e tatimeve të biznesit të vogël bëhet një herë në tre muaj. Data 20 tetor, kur është edhe afati i fundit për pagesën e këstit të dytë po afron, dhe bizneset e vogla që nuk janë regjistruar bëjnë mirë të nxitojnë pasi ditët e fundit janë shumë të ngarkuara dhe biznesi nuk mund të regjistrohet brenda ditës ashtu siç thuhet nga qeveritarët.

Po shkruaj më poshtë peripecitë e kaluara për të regjistruar biznesin tim para dy muajsh, rreth tre javë para datës 20 korrik, i cili është edhe afati përfundimtar për pagesën e këstit të dytë të detyrimeve.

Do doja ta tregoja historinë time nga fillimi në fund pasi mendoj se mund t’ju vij në ndihmë gjithë bizneseve të reja që kërkojnë të regjistrohen dhe që ashtu si unë mund të zhgënjehen nga “One Stop Shopi”...

Biznesi ishte i ri dhe sipas inspektorëve tatimore që vinin një herë në jave te dera, duhej regjistruar. Një grup inspektorësh kërkonte regjistrimin në tatime, tjetri në sigurime, secili për hesap të vet, asnjëri nuk dinte të të shpjegonte tamam procedurën.

Meqë kisha dëgjuar se ekziston një qendër ku bëhet regjistrimi i bizneseve u nisa për atje. Me të pyetur njerëzit arrita të gjeja QKR-në, dhe ishte pikërisht te bashkia. Mendova se me tu regjistruar atje çdo gjë do merrte fund, unë do merrja deklaratën dhe do paguaja.

Te QKR e famshme ishte thjesht një regjistrim formal që nuk e di çfarë vlere kishte.

Sapo dola te dera e QKR-së jashtë priste një zonjushë, e cila me shumë mirësjellje të kërkonte ti përgjigjeshe një pyetësori të përgatitur nga USAID.

Në fakt pyetet ishin a u regjistrove shpejt, brenda një dite? Sa kohë prite? A është hera e parë që vjen këtu? E të tilla si këto. Në fakt aty çdo gjë ishte shumë shpejt, sapo shkoje regjistroheshe nuk kishte asnjë problem... dhe unë u përgjigja pozitivisht gjithë pyetësorit, por sot e kuptoj se paskam bërë gabim pasikëtu fillon edhe peripecia ime.

Me këtë fletën që mora te QKR duhet të shkoja në ca zyra të tjera aty afër Bashkisë. Pyes njërën nga zonjat atje se çfarë duhet të bëj tani sepse me drejtuan këtu te ju? Ajo thotë ‘plotëso këtë formularin’. E marr ta plotësoj dhe formulari kishte pothuaj të njëjtat pyetje ashtu si edhe ai i QKR-së, pothuaj asnjë ndryshim.

E plotësoj dhe e dorëzoj atë formular dhe zyrtarja e Bashkisë më thotë që të shkoj sërish për të marrë deklaratën 3 ditë më pas. Shkoj tre ditë më pas dhe e marr atë dokument, i cili kishte të dhëna të detajuara për pagesën e detyrimeve bashkiake. Pyes zonjushën që ma dha se ku duhet të shkoj unë me këtë dokument tani? Përgjigja ishte: “Ku të duash detyra ime kaq ishte, të ta jepja”. !!! Shyqyr që aty jashtë kishte “biznesmenë” të vegjël si puna ime, me pak më shumë eksperiencë dhe më drejtojnë në një zyrë tjetër.

Shkoj atje për të bërë pagesën dhe i pyes çfarë duhet të bëj tani? !! A jam në rregull me pagesat. “Po më thonë në rregull, me bashkinë mbarove punë”.

Por prapë më gjenden në ndihmë njerëzit e shumë që prisnin jashtë. Njëri prej tyre më pyet. “I pagove sigurimet?” “Jo i them ç’janë këto ku duhet të shkoj?”. Më drejton për te Zogu i Zi te Sigurimet Shoqërore të Tiranës. Nisem atje dhe arrij pas një ore. E gjej dhe zyrën në katin e dytë ku kishte aq shumë njerëz sa ishte e pamundur të merrje vesh se çfarë po bëhej. Njerëzit që ishin aty më japin sërish të plotësoja një formular. Në sportel punonte vetëm një zonjë, megjithëse dyndja e njerëzve ishte shumë shumë e madhe. Më erdhi radha dhe mua dhe dorëzoj formularin që kisha plotësuar. I them çfarë të bëj tani? Do vish pas tre ditësh me thotë të marrësh numrin e sigurimit. Po i thashë kam dëgjuar se ka gjobë po kaloi data 20 korrik me 10 mijë lekë të reja”. “Unë nuk di gjë për gjobat” – më përgjigjet. “Unë di të jap vetëm numrin e sigurimit, dhe ai nuk del para të hënës”.

Shanci im pata një mik atje dhe e marr shpejt e shpejt numrin e sigurimit duke anashkaluar procedurën normale, për të pritur deri të hënën.

Aty pyes sërish një zonjë. Më thuaj i thashë ku të paguaj tani? Ik në tatime më thotë se të sqarojnë atje. Nisem për te tatimet dhe duke pyetur gjithë kalimtarët i gjeta më në fund ishin midis disa pallateve te 21 Dhjetori.

Aty jashtë kishte njerëz që plotësonin borderotë. Meqë isha e re vendosa ti plotësoj aty borderotë kundrejt një pagese 200 lekë të reja. Futem brenda te tatimet dhe radha sërish ishte më keq se te Sigurimet. Mundohem të gjej aty sportelin te i cili më drejtoi njëri prej punonjësve të tatimeve. Pasi e gjej ajo më plotëson faturën me të cilën duhet të shkoja në bankë ose postë për të paguar, ndërkohë që më shpjegon edhe procedurën e shkarkimit të deklaratës nga interneti në mënyrë që të shmangia tatimet herën tjetër. Nga nxitimi dhe njerëzit e shumtë, zonja ma kishte plotësuar deklaratën me emër tjetër për tjetër. Kur ika në shtëpi e shikoj gabimin dhe për të mos shkuar sërish deri te tatimet futem në faqen zyrtare të tatimeve (www.tatime.gov.al) për ta shkarkuar sërish dhe ta plotësoja vet ashtu siç më udhëzoi punonjësja e tatimeve.Por deklarata me NIPT-in tim nuk ekzistonte në website pasi numrat e rinj nuk ishin hedhur akoma...

Pyes kolege të mia financiere me telefon dhe më thonë se faqja do jetë shumë e ngarkuar pasi kjo javë është e fundit për pagesat. “Këto ditë nuk mund të printosh asgjë pasi ka dyndje” – më thonë.

Kështu detyrohem të shkoj sërish nesër te Tatimet ta plotësoj dhe njëherë atë deklaratë me të dhënat e sakta.... Por kompjuterët ishin bllokuar dhe nuk punonin... Iki për të shkuar te qendra e tatimeve tek Liqeni.... Ndërkohë kisha gjithë paraditen që isha larguar nga puna...dhe më thonë të shkoj të nesërmen pasi problemi nuk mund të rregullohej.

Pra e gjithë kjo histori zgjati më shumë se tre javë, dhe përveç kohës kalova edhe peripeci të tjera për shkak të mungesës totale të informacionit. Askund nuk ka një zyrë informacioni për të sqaruar biznesmenët e rinj se çfarë duhet të bëjnë të jenë në rregull me shtetin ... dhe mbi të gjitha nuk e kam kuptuar ende se çfarë vlere kishte One Stop Shopi...

MARRE PREJ GAZETA SHEKULLIONLINE


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:08pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 24 2008, 11:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodra e varfër, djeg 70 për qind të fondit të investimeve

Prefektura analizon punën e institucioneve: Vetëm 30 për qind e parave janë përdorur


Kur duhen dhe tre muaj që të mbyllet viti 2008, shifrat e realizimit të investimeve në Qarkun e Shkodrës nga institucionet shtetërore janë në masën 36%, shifër kjo tepër e ulët për një zonë si Shkodra e varfër, ku nevoja e investimeve është imediate. Po të krahasohet me numrin e banorëve, Shkodra është qyteti që ka marrë më shumë fonde nga qeveria se asnjë qark tjetër, por realiteti tregon se institucione në qytetin më të madh verior nga padija, apo nga mosdashja për motive që ata i dinë, nuk po shfrytëzojnë fondet e akorduara për qytetin e tyre. Pak vite më parë, pushtetarët e Shkodrës shpreheshin se nuk u akordoheshin fonde për motive politike, ndërsa sot, kur ka fonde me bollëk, të njëjtit drejtues institucionesh nuk dinë se si t‘i kthejnë paratë në investime. Sipas relacionit të kryetares së Degës së Thesarit në Shkodër, Emilia Koliqi, në analizën e prefektit të Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, me institucionet qendrore në nivel lokal, nga të gjitha fondet e pushtetit vendor përfshirë edhe grandet konkurruese të akorduara gjatë këtij viti dhe atyre të trashëguara, për Qarkun Shkodër, që kapin shifrën e 1 miliard e 70 milionë lekëve, janë realizuar 332 milionë lekë investime, kryesisht në infrastrukturë. Pra, nga fondi total nuk janë realizuar 738 milionë lekë investime, ndërkohe që kanë mbetur edhe afro 3 muaj deri në përfundim të vitit 2008. Për këtë mosrealizim investimesh, prefekti Maxhid Cungu i ka justifikuar institucionet vendore, duke thëne se "askush nuk duhet të shqetësohet, pasi një pjesë e infrastrukturës dhe institucioneve ku janë duke u bërë investime janë në proces e sipër dhe gjithçka përfundon dhe quhet e realizuar pas përfundimit të kontratave në objektet që është duke u punuar". Edhe në planin e investimeve nga buxheti i shtetit për vitin 2008, vërehet një shume e madhe e mosrealizimit të investimeve. Plani i investimeve për institucionet nacionale është në shumën 486 milionë dhe janë realizuar 174.2 milionë lekë. Konkretisht, Ministria e Bujqësisë ka planifikuar 51.2 milionë lekë, janë realizuar 26.5 milionë. Ministria e Punëve Publike ka planifikuar 27.3 milionë lekë, me realizim 19 milionë. Ministria e Arsimit ka planifikuar 104 milionë lekë, me realizim 74 milionë, ndërkohë që në formën e grandit konkurrues kjo ministri ka planifikuar 125 milionë lekë, nga të cilat janë realizuar 76 milionë lekë investime. Ministria e Kulturës ka planifikuar 80.5 milionë lekë, nga të cilat janë investuar 18 milionë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka investuar asnjë qindarkë nga fondi 76.5 milionë, që është planifikuar për Shkodrën. Fonde nga grande të pakushtëzuara janë 130 milionë lekë të bartura nga vitit 2007. Shifrat flasin qartë se institucionet shtetërore në Qarkun e Shkodrës kanë lënë pas dore shuma të konsiderueshme fondesh, të cilat do të kishin ndikuar për përmirësimin e situatës në qytetin e varfër të Shkodrës

Marre prej gazets Shqip


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:08pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 24 2008, 11:52am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mirëmbajtja e rrugëve, firmat fituese krejtësisht neglizhente

24/09/2008 Nënprefekti i Pukës Dedë Përshpali kërkesë prefektit Cungu për ndërhyrje para dimrit

SHKODER- Nënprefekti i Pukës, Dedë Përshpali, ka ringritur për të disatën herë në prefekturën e qarkut të Shkodrës problemin e mirëmbajtjes së rrugëve në rrethin që ai përfaqëson. Afrimi i stinës së reshjeve shiut dhe veçanërisht të të ftohtit dhe dëborës së dimrit ka shqetësuar së tepërmi nënprefektin Përshpali, i cili i ka bërë të ditur prefektit të qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, se mirëmbajtja e rrugëve të Pukës nuk po realizohet për shkak të neglizhencës së firmave që kanë fituar tenderat. Ky shqetësim i nënprefektit Përshpali ishte i përbashkët me drejtuesit e njësive vendore malore të Pukës, të cilët kanë kërkuar marrjen e masave emergjente në drejtim të mirëmbajtjes së rrugëve, pasi gjatë shirave dhe ngricave të dimrit jo thjesht do të jetë vonë, por e pamundur. Nënprefekti Përshpali i ka theksuar prefektit Cungu se rrugët e Pukës këtë vit do të jenë shumë problematike, pasi pothuajse nuk është bërë fare mirëmbajta e tyre. “Dimri po vjen dhe shumë zona të Pukës nisin të izolohen që në fillim të muajit nëntor. Puna që po bëhet nga firmat është e pallogaritshme. Firmat nuk kanë seriozitet në punë, ka një neglizhencë të madhe. Nuk dimë gjendjen reale të këtyre firmave, sa punëtorë kanë, çfarë rrugësh konkretisht do të rikonstruktohen prej tyre apo thjesht do të mirëmbahen”, vuri në dukje para prefektit të Shkodërs Maxhid Cungu nënprefekti Përshpali. Sipas të dhënave të grumbulluara nga nënprefektura Pukë, në këtë rreth janë të aktivizuara 5 firma që merren me mirëmbajtjen e rrugëve. Njëkohësisht nënprefekti i Pukës theksoi se fondet për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve ekzistojnë, por nuk po mirëmenaxhohen prej firmave. Përshpali theksoi se janë në dispozicion nga buxheti i shtetit 150 milionë lekë të reja për këtë çështje. “Kjo shumë është e mjaftueshme po të punohet seriozisht nga firmat fituese të tenderave”.

Marre prej Metropolonline


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:09pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 20 2008, 08:05am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kreditë e këqija”, të nisë hetimi ndaj shkaktarëve

PRANVERA KOLA

19/10/2008 Konfindutsria, Banka e Shqipërisë tw ndwrhyjw urgjentisht ne zgjidhjen e situatës

Kërkohet heqje licence për operatoret bankare me tregues negative, pasi përbëjnë rrezik

Banka e Shqipërisë duhet të marrë përsipër zgjidhjen e problemit të “kredive të këqija”, duke përmirësuar normat dhe rregullat ligjore përkatëse. Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku ka pohuar se BSH-ja duhet të bëjë në mënyrë emergjente përmirësimin e vonuar të normave dhe rregullimit të sistemit bankar për t’ua përshtatur zhvillimeve të fundit të vendit dhe ndërkombëtare, çka duhet të shoqërohet me rritjen e domosdoshme të transparencës ndaj biznesit dhe publikut për gjendjen e sistemit bankar në vendin tonë. Nga ana tjetër, është pohuar se detyrimisht BSH-ja duhet të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore me masa të prekshme të ashpra mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxhues të tyre lidhur me çështjen mjaft të ndjeshme dhe problematike të rritjes së shpejtë të portofolit të “kredive të këqija” në portofolin e përgjithshëm të kredive të dhëna. “Duhet të jetë e qartë se thelbi i problemeve në sistemin bankar shqiptar për shkak të këtij fenomeni është prodhuar nga brenda sistemit prej keqmenaxhimit në vazhdimësi dhe nuk është aspak i ri në kohë. Pasojat që mund të vijnë nga paqëndrueshmërinë e tregjeve financiare ndërkombëtare kanë vetëm ndikim dytësor dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shërbejnë si justifikim për përgjegjësitë e brendshme të keqmenaxhimit bankar”, - shprehet Buxhuku.

Vlerësimet

Sipas tij, nëse vlerësojmë të dhënat zyrtare në një periudhë kohe prej vetëm 2 vjet e gjysmë (dhjetor 2005-qershor 2008), kemi një rritje dramatike në krahasim relativ prej mbi 400 për qind të kredive problematike në sistemin bankar të vendit. Kjo situatë e parë në shifra absolute si dhe bazuar në të dhënat e vetë bankave të nivelit të dytë, sot llogariten “kredi të këqija” në shifrën shqetësuese të mbi 400 milion dollarë. Ndërkohë realiteti mund të jetë edhe më shqetësues. “Gjithashtu shqetësimi rritet kur dihet se tashmë jemi vetëm në fillimin e kohës kur ka filluar të maturohet masa kryesore e kredive të dhëna. Pavarësisht se sipas standardeve ndërkombëtare ende nuk është arritur shkalla e rrezikut të masës së “kredive të këqija”, kahu rritës i përshpejtuar i tyre, sipas Buxhukut, duhet të shërbejë si kambanë alarmi për Bankën e Shqipërisë, qeverinë dhe vetë vendimmarrjen politike tërësore të vendit.

Masat

“Masat e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë të shpejta dhe të ashpra brenda të gjitha hapësirave ligjore të dhëna ndaj subjekteve bankare shqiptare, që paraqesin prirje për performancë negative ndaj rritjes së masës relative dhe absolute të “kredive të këqija”, nëse kihet parasysh dhe paqëndrueshmëria dhe pasojat e krizës së sistemit bankar dhe financiar botëror”, - shprehet Buxhuku, sipas të cilit këto masa duhet të shkojnë deri në hetimin e hollësishëm të pasaktësisë së mundshme në raportimet e operatoreve bankare dhe financiare, nxjerrjen e përgjegjësive të stafit administrativ të bankave, marrjen e masave përkatëse ndaj personave përgjegjës, që për paaftësi, subjektivizëm ose korrupsion keqpërdorin paratë e shqiptarëve. Ndërkohë është kërkuar që për rastet më të rënda të arrihet deri në heqjen e licencave për operatorët bankarë me performancë negative, duke gjykuar se përbëjnë rrezik jo vetëm për vetveten dhe depozituesit e tyre, por për gjithë besueshmërinë publike të lidhur drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë e sistemit bankar të vendit. “Pasojat psikologjike të lëna nga viti 1997, të shtuara edhe me efektin psikologjik të pasojave e krizës së tashme të tregjeve financiare ndërkombëtare, janë burim rreziku i përhershëm për sistemin bankar dhe ekonominë e vendit në tërësi”, - ka përfunduar Buxhuku.

Masat duhet të shkojnë deri në hetimin e hollësishëm të pasaktësisë së mundshme në raportimet e operatoreve bankare dhe financiare, nxjerrjen e përgjegjësive të stafit administrativ të bankave, marrjen e masave ndaj personave përgjegjës, që për paaftësi, subjektivizëm ose korrupsion keqpërdorin paratë e shqiptarëve.

Njëkohësisht për rastet më të rënda është kërkuar që të arrihet deri në heqjen e licencave për operatorët bankarë me performancë negative, duke gjykuar se përbëjnë rrezik jo vetëm për vetveten dhe depozituesit e tyre, por për gjithë besueshmërinë publike të lidhur drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë e sistemit bankar të vendit.

Marre prej Gazets Metropol Online



[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 29 2008, 08:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aeroporte ne Vlore dhe Sarande

E Merkure, 29 Tetor 2008

TIRANE - Kryeministri Berisha pranon se efektet e ngadalesimit te rritjes ekonomike te vendeve fqinje, do te jene te pashmangshem per ekonomine e vendit tone. Deklarata u be gjate nje bashkebisedimi me perfaqesues te institucioneve financiare nderkombetare dhe te biznesit vendas e te huaj, ne nje nga seksionet e konferences ekonomike me teme "Tryeza e trete e rrumbullaket me qeverine e Shqiperise, per investime te frytshme", e organizuar nga grupi prestigjioz "The Economist". Palet bien dakord per te filluar negocimin per heqjen e ekskluzivitetit te aeroportit "Nene Tereza" qe do te mundesoje ndertimin e dy aeroporteve, nje ne Vlore dhe nje ne Sarande.

Aeroporti

Shprese per ndertimin e dy aeroporteve te reja ne dy qytetet bregdetare me te frekuentuar ne muajt e veres per turizem, Vlore dhe Sarande. Vendosje e nje linje te brendshme te transportit ajror, qe te levize ne katerkendeshin Tirane, Kukes, Sarande dhe Vlore do te shtoje dukshem komunikimin e brendshem ajror dhe thithjen e turisteve nga Kosova per ne dy qytetet bregdetare te jugut. Kryeministri Berisha njoftoi diten e djeshme ne pergjigje te pyetjeve te ardhura nga biznesmenet se "qeveria po perpiqej per t'i hequr te drejten e ekskluzivitetit te fluturimeve koncensionareve te aeroportit " Nene Tereza". Ne fjalen e tij kryeministri Berisha theksoi se, "pas negociatave te frytshme, deri tani palet kane rene dakord qe te marrin nje kompani te huaj qe do te vleresoje demet e heqjes se kesaj te drejte, te cilat do te kompensohen nga qeveria shqiptare". Sipas kryeministrit Berisha ne kete menyre qeveria do te kete te drejten te ndertoje edhe dy aeroporte te tjera ne vend, duke i vendosur ato ne qytetet bregdetare te Sarandes dhe Vlores. Aeroporte, te cilat duke iu shtuar dhe atij te Tiranes dhe Kukesit do te zbusin sadopak levizjen e qytetareve shqiptare brenda vendit, por dhe ne shtetin me te ri, Kosove.

Ekonomia

Kryeministri Berisha deklaroi dje se efektet e krizes ekonomike globale nuk mund te mos lene ndikimin e tyre dhe ne vendin tone. Sipas tij, lidhjet e shumta te vendit tone me shtetet e perfshira ne krize do te ndikojne edhe ne Shqiperi. Por nga ana tjeter kreu i ekzekutivit kembenguli se, pavaresisht krizes financiare ne vendet me te medha, Shqiperia ka nje performance shume te mire te sistemit bankar. "Pavaresisht nga ajo qe ka ndodhur ne metropolet kryesore financiare, Ballkani dhe Shqiperia ende jane te qete per sa i perket sistemit bankar. Shqiperia ka nje performance shume te mire", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me kete ceshtje. Sipas Berishes, depozitat e kursimeve po rriten dhe kjo per shkak se sistemi bankar ne Shqiperi ka funksionuar ne menyre normale dhe korrekte. Kreu i qeverise tha deklaroi se ky sistem nuk u prek nga virusi i lakmise dhe kjo eshte nje arsye e rendesishme qe kjo konference zhvillohet ne Shqiperi. Fatjona Mejdini

Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:11pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4324 sec, 0.0360 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 3,486kB