Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
*** Rreth ekonomise *** |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | CEZ sulmon ERE-n për çmimin e energjisë Tiranë – Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë në masën 13%, nuk është pritur mirë nga kompania çeke, CEZ, e cila ka deklaruar se kompania OSSH mund të shkojë në kolaps dhe për pasojë mund të shpall falimentin “OSSH-ja do të vazhdojë të ketë një rritje të lartë të borxhit prej 20 miliardë lekësh në vitin 2009 kundrejt partnerëve te jashtëm, duke e çuar në nivelin e 25.8 miliardë lekëve. Kjo në menyrë të pashmangshme do të çonte në kolaps financiar dhe më pas në falimentim të OSSH-së”, thuhet në një njoftim për shtyp nga kjo kompani. CEZ akuson ERE-n, se ka bërë një rritje të disbalancuar, duke favorizuar kompanitë shtetërore si KESH-in dhe OST-në. “Ne e kuptojmë që të gjitha palët në sektorin e energjisë në Shqipëri kanë nevojë për fonde për punët e tyre, mirëmbajtjen dhe investimet, por vendimin e ERE-s për rritjen dramatike në favor të KESH-it (26%) dhe OST-së (20%) dhe rritjen shumë të vogël për OSSH-në (7.1%) ne e gjejmë të pabalancuar. Ne e shohim këtë si një sulm kundër investitorëve të huaj në vend, gjë që është krejtësisht e papranueshme”, thekson OSSH. 2009-12-18 08:19 Copyright 2009 © GazetaStart.com Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiperi-Kosove, marreveshje mirekuptimi per hapesiren ajrore E Merkure, 23 Dhjetor 2009 Shqiperia dhe Kosova kane nenshkruar nje Marreveshje Mirekuptimi ne lidhje me rolin e mundshem te Shqiperise, per te qene pjese e zgjidhjes per hapesiren ajrore te Kosoves. Marreveshja u nenshkrua ne Prishtine, nga ministri Olldashi dhe homologu i tij kosovar Limaj. Ne konferencen per media, kreu i MTPT-se, Limaj, e falenderoi homologun e tij Olldashi per viziten e tij ne Kosove dhe u shpreh se me Olldashi, kane biseduar per te gjitha zhvillimet ne Kosove dhe Shqiperi, ne fushen e transportit dhe telekomunikacionit, ne drejtim te thellimit te metejshem te ketij bashkepunimit. Gjate fjales se tij, Limaj duke falenderuar ministrin Olldashi dhe qeverine e Shqiperise per angazhimet dhe thellimin e bashkepunimit midis dy vendeve, theksoi se ky memorandum eshte teper i rendesishem per te dyja vendet. Ministri Olldashi duke falenderuar ministrin Limaj dhe stafin e tij per kete bashkepunim u shprehur se: "Besoj se ka qene nje bashkepunim shume i frytshem, gjate ketyre muajve te fundit kemi arritur ne nje sere marreveshjes. Kemi nje marreveshje per postat, tre marreveshje ne fushen e aviacionit civil dhe jemi ne perfundim te nje marreveshje per transportin rrugor e cila do te jete shume e dobishme per transportuesit e dy vendeve. Kjo, eshte deshmi e vullnetit shume te qarte qe ekziston ndermjet dy qeverive, asaj te Kosoves dhe Shqiperise per te bashkepunuar me hapa te shpejta ne cdo drejtim. Ministrite tona kane pasur mundesi te japin shembuj konkret ne kete drejtim dhe te arrijne rezultate konkrete ne kete bashkepunim", perfundoi ministri Olldashi. © 1991 - 2009 Koha Jone Nisma e re, sekuestro kompjuterëve të biznesit BRIKENA DEMIRAS 22/12/2009 Deputetët diskutojnë ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore Nëse tatimorët dyshojnë se një biznes ka fshehur xhiron e tij vjetore, apo fsheh informacione për situatën e tij ekonomike-financiare, atëherë me ligj do të kenë të drejtë që të sekuestrojë kompjuterin e kompanisë apo biznesit, cilido qoftë ai për një periudhë njëmujore. Kjo është nisma më e fundit e hartuar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, e cila është diskutuar dhe miratuar dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. “Shtesa e propozuar në nenin 127 i jep të drejtën organeve tatimore të sekuestrojnë dokumentacionin, pajisjet kompjuterike dhe fiskale dhe mjetet e tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij, në rast se inspektorët tatimorë kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për situatën e tij ekonomike dhe financiare”, - thekson relacioni. Deputetët e mazhorancës kanë debatuar në lidhje me zbatimin e këtij ndryshimi në ligj dhe disa prej tyre e kanë kundërshtuar këtë fakt. Debatet Ndryshimi në ligjin “Për procedurat tatimore”, sipas të cilit tatimorët mund t’i bllokojnë pajisjet kompjuterike të bizneseve me të gjitha të dhënat fiskale, për një muaj ka shkaktuar debate mes deputetëve. Disa prej tyre e kanë konsideruar këtë ndryshim si represive dhe një cenim për të drejtat e biznesit. Periudha prej një muaj sipas deputetëve të PD-së është në disfavor të kompanive, pasi administrata tatimore nuk merr parasysh çfarë dëmi i shkaktohet biznesit një bllokim i punës përgjatë kësaj kohe. Ndërsa ish-zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, është shprehur se gjatë kësaj periudhe tatimorët thjesht do të kontrollojnë të dhënat dhe kompjuterët do të kthehen të paprekur me të gjitha të dhënat sërish te biznesi. Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë theksuar se ky është vetëm një ndryshim në ligj dhe mënyra e funksionimit të administratës tatimore në këto raste do të përcaktohet me udhëzim të veçantë. Projektligji me ndryshimet është miratuar nga deputetët dhe do të diskutohet në seancën e ardhshme plenare. Ndërtimet e paligjshme, INUK merr kompetencat e vendorëve ALBANA LIKA 22/12/2009 Qeveria propozon ndryshimin e ligjit “Për inspektimin e ndërtimeve” Në kohën kur konfliktet mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për ndërtime të vlerësuara prej saj të paligjshme janë të acaruara, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, i propozon Kuvendit të Shqipërisë për miratim projektin që synon të zgjerojë përgjegjësitë e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Aktualisht përgjegjësitë për të sjellë rregull në territoret që i administron pushteti vendon i ka ky i fundit. Në relacionin e projektit qeveria sqaron se me këto shtesa dhe ndryshime nuk synohet cenimi i garancive ligjore që gëzojnë organet e qeverisjes vendore për menaxhimin dhe planifikimin e territorit, por që të reduktohen drejt kufirit maksimal rastet e ndërtimeve të kundërligjshme në territoret vendore. “Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka të drejtë të ushtrojë përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë, komunës apo qarkut kur në objektin e inspektimit nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim nga inspektorati vendor dhe është administruar dokumentacioni i plotë shkresor, që provon përveç kundërligjshmërisë së ndërtimit të paktën edhe njërën nga rrethanat si më poshtë: inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë, komunës apo qarkut nuk e ka inspektuar këtë territor ose nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtim; vendimi i tij për prishje të ndërtimit të kundërligjshëm nuk është ekzekutuar; kur subjektet qendrore, që gëzojnë të drejta të ligjshme për pronën publike ose shtetërore të zënë nga ndërtime të kundërligjshme, kërkojnë rikthimin e ligjshmërisë”, - përcakton projektligji. Po ashtu projekti legjitimon INUK-ja të ushtrojë inspektim periodik, të paktën një herë në vit në çdo mjedis me rëndësi kombëtare të vënë në dispozicion të të tretëve nga shteti shqiptar në bazë të marrëveshjeve koncesionare apo shtetërore. Vendimet e INUK-së mund të ankimohen, por ai nuk pezullon ekzekutimin e tij, përshirë edhe prishjen e ndërtimit. Nëse paditësi fiton betejën me shtetin, i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga INUK-ja. Risi e këtij projekti është edhe që gjobat e vëna nga INUK-u në kundërshtim me përcaktimet e këtij projekti përbëjnë titull ekzekutiv dhe ngarkohet shërbimi përmbarimor për zbatimin tyre. Në rastet kur Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk ka mundësi të arkëtojë një gjobë përveçse me mënyrën e zakonshme të njohur nga ligji, veprimet e këtij inspektorati për ndëshkimin e kundërvajtësit mbeten në fakt ushtrim përgjegjësish të një karakteri deklarativ dhe gjoba humbet qëllimin e parashikuar, ndëshkimin administrativ të kundërvajtësit. Dispozita e fundit e projektit përcakton një afat 6-mujor për INUK-un për krijimin e regjistrit të të dhënave për ndërtimet në mjedise të caktuara. Projektligji nuk shoqërohet me kosto financiare shtesë dhe sipas ministrit Olldashi është në përputhje me ligjet në fuqi dhe programet e qeverisë. Berisha: Agjencia do të ripërshtatet 22/12/2009 AKKP-ja Qeveria do të vendosë rregullime në funksionimin dhe organizimin e Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi përballet me shqyrtimin e një numri shumë të madh ankesash. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se AKKP-ja duhet të shqyrtojë mbi 8 mijë dosjet ankimore para datës të skadimit të paraqitjes së ankesave. “Natyrisht, qeveria do të bëjë disa riaxhustime, pasi janë një numër i madh ankesash, me gjithë punën e madhe që është bërë. Kanë qenë rreth 40 mijë, tani kanë ngelur rreth 8 mijë, në mos gaboj. Është bërë punë voluminoze, por edhe këto 8 mijë do të kërkojnë ripërshtatjen e Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në përputhje me këtë vëllim të madh pune dhe qeveria sigurisht do të shqyrtojë mundësinë e një strukture të re për Agjencinë për të pasur të gjithë ekipin dhe burimet e mjaftueshme njerëzore për t’iu përgjigjur sa më shpejt shqyrtimit të 8100 dosjeve që janë pa u shqyrtuar”, - ka thënë kreu i qeverisë. Duke folur mbi projektligjet që do të shqyrtohen dhe votohen në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, Berisha evidentoi si tepër të rëndësishëm ligjin për banorët e zonave turistike, të cilët më parë ishin ferma dhe qytetarët kanë ngelur faktikisht pa një vlerësim. “Banorët e këtyre zonave kanë ngelur krejtësisht duarbosh. Komisioni – dhe unë nuk jam kundër këtij mendimi – propozon që dhënia e tokës të proporcionohet, të ketë një lloj proporcionimi për frymë të familjes. Dhe e kanë propozuar nga 300, minimumi gjer në 750 në varësi të frymëve të familjes. Unë jam dakord me këtë koncept”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Ai u shpreh se vlerësimi mund të shkojë edhe pak më tepër. Gjobat për pajisjet fiskale BRIKENA DEMIRAS 22/12/2009 Kundërvajtjet që do të aplikohen edhe për moslëshimin e kuponëve fiskalë e të biletave Miratohen ndryshimet. Nga 100 mijë lekë deri në mbyllje të aktivitetit Autoritetet fiskale paralajmërojnë se do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk e instalojnë pajisjet fiskale. Shumë prej bizneseve të kryeqytetit kanë kaluar në sitën e kontrollit të tatimeve gjatë këtyre ditëve duke konkretizuar aksionin ndaj bizneseve që nuk e kanë zbatuar këtë detyrim. Ndryshimet e projektligjit janë diskutuar dhe miratuar dje në komisionin e ekonomisë dhe Financave. Sipas relacionit përkatës ndryshimi i nenit 122 “Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale i cili u diktua nga një sërë faktorësh. Në këtë nen trajtohen rastet kur ndaj tatimpaguesve merren masa më të rrepta, nëse nuk instalojnë pajisjet fiskale sipas afateve ligjore të vendosura, me aktet ligjore e nënligjore. Brenda kërkesave të këtij neni, sipas relacionit janë parë edhe masa e gjobave, duke mos lënë kufij të papërcaktuar ose me limite, të cilat të vendoseshin nga inspektorët të cilët kishin mundësi të përdornin gjoba sipas dëshirës së tyre. Gjithashtu, në këtë nen është shtuar edhe një pikë e re për detyrimin e lëshimit të biletave me vlerë të parashtypur. Moslëshimi i këtyre biletave dënohet me gjoba të cilat disiplinojnë tatimpaguesin. Me riformulimin e këtij neni shfuqizohen pikat 2, 3 dhe 4 ku trajtoheshin gjobat e vendosura ndaj drejtorëve të shoqërisë (të cilëve jo vetëm nuk mund t’u vilen, por edhe ligjërisht për shkelje dënohet shoqëria dhe jo individë të veçantë). Ndryshimi i nenit 123, “Dënimet për shoqëritë e autorizuara”, sipas ekspertëve synon edhe përfshirjen e masave ndëshkuese për shoqëri të cilat tregtojnë pajisje fiskale pa qenë të amortizuara të kryejnë shitjen dhe mirëmbajtjen e tyre. kjo pasi mungesa në legjislacion e kësaj mase ndëshkuese do t’i lejonte ato të shkelnin ligjin pa u ndëshkuar. Ndryshimi i nenit 16 “Struktura e administratës tatimore dhe qendrore”, u diktua nga mungesa e një strukture të specializuar zbulimi dhe hetimi për administratën tatimore qendrore për vepra korruptive. Shtesa e bërë në nenin 40, “Regjistrimi i personave që ushtrojnë veprimtari tregtare” lidhet me regjistrimin pranë organeve tatimore të personave që ushtrojnë veprimtari jotregtare, konkretisht të kryefamiljarit, që punëson persona si punëtorë shtëpie. Ky regjistrim është i nevojshëm për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore për punëtorët e shtëpisë. Sipas specialistëve, ndryshimi i nenit 65 synon përcaktimin e dorëzimit në mënyrë të detyrueshme të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore në formë elektronike e-filing, për tatimpaguesit sipas afateve kohore që do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Sipas ekspertëve të Financave ky ndryshim synon përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave administrative si për tatimpaguesit ashtu edhe për administratën tatimore. © 2004 METROPOL GROUP [ Edited Wed Dec 23 2009, 09:00am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiptart e Maqedonise drejt Greqisë, Shkupi dyndet nga shqiptarte e Kosovs Shkup - Liberalizimi i vizave për Maqedoninë ka ndryshuar destinacionet e blerjeve në prag të festave të fundvitit. Shumë qytetarë maqedonas tani preferojnë Selanikun, qendrën e Greqisë veriore, si destinacion të ri për shoping. Ditët e fundit shumë qytetarë, sidomos nga rajonet rreth kufirit, nuk shkojnë më në Shkup për të blerë, por udhëtojnë drejt Selanikut që është rreth 100 kilometra nga Gjevgjelia. Ndërkohë, qytetarët nga Shkupi preferojnë që fundjavave të udhëtojnë në qytetin grek. “Gjatë fundjavës do të shkoj në Selanik për të blerë veshje për festat e fundvitit. Sigurisht që atje janë më cilësore, pasi ka standarde të ndryshme të tekstilit”, deklaron Arben Krasniqi, një qytetar nga Shkupi. Megjithatë, efekti i liberalizimit të vizave përderisa po boshatis Shkupin nga shkupjanët, kryeqendra ka mbetur interesante vetëm për kosovarët. “Ku të shkojmë për të blerë diçka cilësore përveç Shkupit dhe Prishtinës. Tirana është larg, kurse në Selanik nuk na lejojnë pa viza”, thotë Rezarta Gashi, qytetare nga Prishtina, e cila po blinte në dyqanet e Shkupit. Kosovarët janë të vetmit të cilët kanë vërshuar tregjet e Maqedonisë. Në vendkalimin kufitar të Bllacës, gjatë fundjavave ndodh që edhe rreth një orë të pritet në kufi, nga kolonat e veturave që hyjnë në Maqedoni. Butiqet në Shkup pohojnë se është shtuar numri i blerësve kosovarë dhe është zvogëluar i atyre nga vendi. “Çmimet nuk janë të shtrenjta, por blerësit e vendit janë të paktë. I presim fundjavat që të vijnë myshterinjtë nga Kosova”, thotë një shitëse në qendrën tregtare “Ramstore” në Shkup. Për të udhëtuar drejt Greqisë, qytetarët maqedonas mund të kalojnë pa viza, por duhet të plotësojnë një formular, në të cilin vulosin policët grek, pasi prej palës së tyre nuk njihet pasaporta e Maqedonisë me emrin e Kushtetutës së saj. /lajm/ 2009-12-23 10:25 Copyright 2009 © GazetaStart.com Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Investimet e huaja, 565 milione euro per 9-mujorin e 2009 E Merkure, 06 Janar 2010 Investimet e huaja direkte arriten ne fund te 9- mujorit te vitit 2009 rreth 565 milione euro nga 351 milione euro qe ishin nje vit me pare. Zeri i investimeve te huaja direkte ka ardhur me nje rritje kati ne dyfishim krahasuar me nje vit me pare ne nje kohe qe zerat e tjera te llogarise koherente kane shfaqur problematika per shkak te efekteve te krizes ekonomike globale. Vetem per tremujorin e trete te vitit fluksi i investimeve te huaja direkte ne ekonomine shqiptare vleresohet ne rreth 143 milione euro. Krahasuar me ekonomite ne tranzicion ne mbare boten, Shqiperia mban rekord, pas Armenise, ne rritjen e IHD-se ne vitin 2008, duke shenuar 45% rritje ne investimet e huaja direkte. E njejta situate pozitive vijoi edhe gjate vitit 2009. Keshtu ka cilesuar raporti Boteror te investimeve per vitin 2009 nga Kombet e Bashkuara. Ne Evropen Juglindore, Shqiperia dhe Mali i Zi kane pasur nje zhvillim pozitiv sa i perket investimeve te huaja direkte. Rritja domethenese e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, sikurse ne vendet e tjera ne rajon, bazohet kryesisht ne "privatizimin e kompanive te medha qe me pare ishin ne pronesi te shtetit dhe permiresimin e mjedisit te biznesit" thote raporti, ne kapitullin e tij qe fokusohet ne rajonin e Evropes Juglindore. Sfida me e rendesishme per Shqiperine dhe vendet e rajonit eshte e ardhmja e ketyre privatizimeve ne rritjen e vendeve te punes dhe performances se vendit. Reformat e fundit te qeverise si privatizimi i ndermarrjeve shteterore, synuan terheqjen e investimeve te huaja dhe kane ndihmuar Shqiperine te arrije nje nivel te larte te shifrave te IHD-se ne dy vitet e fundit. Rritja Zeri i investimeve te huaja direkte ka ardhur me nje rritje kati ne dyfishim krahasuar me nje vit me pare ne nje kohe qe zerat e tjera te llogarise koherente kane shfaqur problematika per shkak te efekteve te krizes ekonomike globale. Tregtia, mallrat me deficit, sherbimet suficit E Merkure, 06 Janar 2010 Blerina Hoxha Ne dy dekada tranzicion duket se, ekonomia shqiptare ka nisur te formatohet duke treguar qarte per perspektiven e burimeve te te ardhurave mbi te cilat do te funksionoje ekonomia ne te ardhmen. Tregtia e mallrave me jashte po rezulton me deficit, ndersa tregtia e sherbimeve po shenon suficite te hyrjeve monetare ne vendin tone. Shifrat Sipas analizes se fundit te Bankes se Shqiperise mbi tregtine e jashtme tremujorit te trete te vitit vihet re nje deficit 591 milione euro ne tregtine e mallrave dhe nje suficit prej 88 milione eurosh ne sherbime. Te njejten tendence tregtia e jashtme ka patur edhe vitin e shkuar. Sipas autoritetit qendror bankar rreth 53% e shpenzimeve kane shkuar per financimin e importeve te mallrave, nderkohe qe hyrjet valutore jane siguruar nga eksportet e sherbimeve dhe te mallrave ne masen 74% dhe prej te ardhurave nga emigrantet. Mirepo deficiti ne tregtine e mallrave eshte shume i larte, duke dominuar ne vlera te larta suficitin qe krijohet nga prurjet valutore qe krijon eksporti i sherbimeve, qe perfaqesohet nga turizmi dhe sektori i sherbimit te transportit. Per kete shkak bilanci i pergjithshem i pagesave per tremujorin e trete te vitit 2009 rezultoi ne rritje te mjeteve me nje deficit prej 331 milione eurosh. Ne krahasim me tremujorin e trete te vitit 2008, deficiti korent eshte thelluar me rreth 100 milione euro, nga 231 milione euro. Tregtia Vellimi i pergjithshem i shkembimeve tregtare gjate tremujorit te trete te vitit 2009 shenoi 994 milione euro, me nje renie vjetore prej 8%. Shitblerja e mallrave perfaqesoi rreth 37% te veprimeve korente. Eksportet shenuan nje renie vjetore prej 17% dhe vleresohen ne 202 milione euro. Nderkohe, per importet u paguan 793 milione euro ose 6% me pak se nje vit me pare. Deficiti tregtar u tkurr me rreth 11 milione euro duke arritur ne 591 milione euro. Shkalla e mbulimit te importeve nga eksportet ra ne nivelin 25% nga 29% nje vit me pare. Pagesat per importe jane ulur kryesisht per grupmallrat me perfaqesues te importeve, si importet e produkteve minerale renie me 19%, metalet baze me 13% renie dhe makineri e pajisje me renie me 3%. Ne kahun e eksporteve renia vjetore me 17% gjate kesaj periudhe erdhi si pasoje e drejtperdrejte e tkurrjes se eksportit nga prodhimi i brendshem, kryesisht ne kategorine e metaleve dhe lendeve djegese. Kriza globale ndryshon kanalin e rrjedhjes se vlerave monetare Rrjedha e investimeve te huaja direkte dhe flukseve monetare eshte prekur rende ne mbare boten nga kriza ekonomike. Rrjedha e Investimeve te Huaja Direkte (IHD) vazhdon te bjere pergjate gjithe rajoneve, nga niveli me i larte, 2 trilion dollare ne vitin 2007, ne 1,7 trilion ne vitin 2008, ne 1,2 trilion ne vitin 2009. Pritet nje rigjenerim i ngadalte ne vitin 2010 me nje arritje maksimale ne vitin 2011. Kriza ka ndryshuar tablone e IHD-se: ne vitin 2008, ekonomite ne zhvillim dhe ne tranzicion rriten aksionet e tyre ne rrjedhat boterore te IHD-se me 43%, nderkohe qe investimet ne vendet e zhvilluara dhe nga keto vende pesuan renie. Investimet e Huaja Direkte (FDI) ne Shqiperi, gjate 9 mujorit 2009 arrijne shifren prej 565 milione euro, me nje rritje prej 50 % kundrejt te njejtes periudhe te vitit te kaluar. Kjo rritje e ndjeshme ka ndodhur ne nje hark kohor ku ekonomia boterore shenoi nje tkurrje prej -1% te PBB (GDP), ku tregtia boterore shenoi nje tkurrje prej 9% dhe ku thuajse ne te gjitha vendet e BE ekonomia u tkurr ne shifra qe variojne nga -2% ne -20% te PBB. Nga ana tjeter, programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara sapo ka prezantuar nje projekt mbi Tregtine dhe investimet Rajonale ne Shqiperi. Projekti synon te forcoje kapacitetet e agjencive kombetare ne Shqiperi ne lidhje me grumbullimin, analizen dhe shperndarjen e te dhenave te sakta mbi IHD-ne dhe aktivitetet e Korporatave Shumekombeshe. Permes informacionit te duhur mund te formulohen politika te sigurta, te favorshme per zhvillim te qendrueshem dhe pjesemarrjen e vendit ne ekonomine boterore. Gjate diteve te festave, leku u cmua dy pike ndaj euros E Marte, 05 Janar 2010 Tregu i kembimit perjetoi efektin e festave te fundvitit, ku monedha vendase u vleresua lehte ne kembim me monedhen e perbashket, euro. Prurjet e emigranteve ne valute, forcuan ne ditet e fundit dhe ne dy ditet e para te janarit monedhen vendase me 2 pike, duke e cuar kuotimin me euron ne 135.5 leke nga 137.5 leke qe ishte dy jave me pare. Ndersa dje euro i eshte rikthyer kembimit ne vleren e 137 lekeve per shkak se, flukset e shkembimit e eurove me leke kane rene. Raportet e lekut si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit kane ndryshuar ndjeshem ne harkun e nje viti. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare ndryshimet jane te ndjeshme. Nje vit me pare nje euro kembehej me 122.8 leke dhe nje dollar me 87.7 leke. Ndersa krahasuar me dy vite me pare raportet e kembimit jane edhe me te perkeqesuara ne disfavor te lekut. Ne janar 2008 dollari e kishte vleren 82.5 leke, kurse nje euro 122 leke. Edhe pse ka patur nje norme me te ulur te konsumit dobesimi ekonomik duket se ka stimuluar kerkese te larte per valuta ne fundvit. Kesaj situate sic tregon kursi i kembimit nuk ka mundur ti bejne balle as prurjet e emigranteve. Ekspertet e Ekonomise presin nje vleresim te monedhes vendase ndaj euros ne gjate ketij viti, pasi sipas tyre me e keqja e efekteve te krizes globale ne ekonomine tone ka kaluar. Banka e Shqiperise nga ana e saj gjykon se nencmimi i tejzgjatur i monedhes vendase ndaj euros do te ndikoje ne rritjen e cmimeve te konsumit per mallrat e importit. © 1991 - 2009 Koha Jone D&B: Rritje e PBB-së prej 6.0% në 2010, reale apo jo? Janar 2010, Dun & Bradstreet International Risk & Payment Review D&B, rejtingu shtetëror i Shqipërisë në raportin e Janarit 2010 nuk pësoi ndryshime dhe ngelet në DB4a, në të njëjtin rang me Bulgarinë, Kolumbinë, Letoninë, Rumaninë dhe Uruguajin. Parlamenti i Shqipërisë në fund të nëntorit 2009 miratoi buxhetin e vitit 2010, i cili është bazuar në një deficit të parashikuar prej 3,8% të PBB-së. Shpenzimet do të rriten me 2,0% në 411 miliard LEK nga buxheti i vitit 2009. Megjithatë, ne besojmë se këto plane janë të bazuara në supozime tepër optimiste. Në veçanti, parashikimi i qeverisë se rritja reale e PBB-së prej 6,0-6,5 kundër parashikimit tonë prej 1.5% dhe FMN-së 3,0%. Për më tepër, Shqipëria nuk ka një rekord të mirë në udhë respektimi të objektivave, duke parë që deficiti tejkalon parashikimet e saj. Shifrat për nëntë muajt e parë të vitit 2009 tregojnë se shpenzimet arrijnë deri 22,0% më të larta së viti paraprak, në krahasim me të ardhurat që ishin vetëm 6% më të larta. Megjithëse deficiti publik ndoshta do të jetë më e keq se që parashikon qeveria, fotografia e përgjithshme është relativisht e shëndoshë në krahasim me shumë vende të tjera, pjesërisht falë politikës ekspansioniste fiskale. Ndërkohë që ekonomia shqiptare ka gjasa të rritet me rreth 2,0% në vitin 2009, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka parashikuar se në rajonin e Evropës Juglindore si tërësi, do të ulet me 6% gjatë periudhës së njëjtë. Ne besojmë se ekonomia është ende e ngadalësuar dhe do të mbetet poshtë prirjeve të qeverisë në vitin 2010. Në përgjithësi, ne presim që këto rreziqe të jetë të manaxhueshme dhe se Shqipëria ngadalësimin ekonomik global ta përballojë më mirë se shumë vendet tjera, por jo pa rishikim dhe riplanifikim te bilancit. Viti 2009 për Shqipërinë në ambicien e saj të politikës së jashtme për pranimin në BE solli lajme të mira dhe jo shumë të mira. BE ra dakord për të diskutuar nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat zyrtar, ndonëse edhe kjo është arritur, qëllimi përfundimtar është ende disa vite larg materializimit. Megjithatë, kërkesa e Shqipërisë për t'u bashkuar me zonën Shengen, e cila do të lejonte qytetarët të udhëtonin lirshëm në shumicën e vendeve të BE-së, u refuzua, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia u pranuan. Dun & Bradstreet (D&B) është agjencioni më i madh dhe më i vjetër i informacionit tregtar dhe të biznesit në botë i cili eksiston për 170 vjet. Vlerësimet e tyre cilësore, shpejt dhe efektivisht, reduktojnë riskun në biznes. Në mënyrë elektronike përmes internetit aktualisht ofron 170 milionë raporte nga e gjithë bota! Bonitetna hiša I, d.o.o. Ljubljanë, Slloveni, është partnere e Dun & Bradstreet-it. Që nga themelimi i saj në vitin 1990 përfaqësojnë interesat e kompanisë D&B. Nga viti 2006 përfaqëson Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Vigan Idrizi, analist Bonitetna hiša I, d.o.o Ljubljane, Slloveni Copyright 2009 © GazetaStart.com [ Edited Thu Jan 07 2010, 08:07am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Permbytjet ndikojne negativisht ne ekonomi E Marte, 12 Janar 2010 Blerina Hoxha Ndryshimet klimaterike do te kene ndikime te fuqishme ne zhvillimet ekonomike globale, sipas teorive me te fundit te eksperteve te ekonomise. Dhe kjo po provohet tashme. Pervec demeve ne ekonomite e familjeve permbytja e koheve te fundit, ne nje pjese te ultesires perendimore ne vendin tone pritet te krijoje edhe probleme ne ekonomine e vendit. Nderkohe, qe jemi ne periudhe e emergjences civile, eksperte nuk vonojne te bejne bilancin e demit ekonomik qe do te pasoje ne te ardhmen. Bujqesia Permbytja e me shume se 10 mije hektareve toke, e cila ka demtuar te mbjellat, serat dhe druret frutore, pritet te veje ne veshtiresi kete vit prodhimin bujqesor vendas, i cili tre vitet e fundit kishte hyre ne nje faze te re. Sektori i bujqesise dhe blegtorise me gjitha veshtiresite e veta, me permbytjen e fundit ka pesuar nje goditje kete vit, qe do te ndikoje ne uljen e pergjithshme te prodhimit bujqesor ne vend. Duke ditur se, bujqesia ze me shume se cerekun e Prodhimit te Brendshem Bruto, ngadalesimi i saj do te jape efekte ne PBB e pergjithshme te vendit, shpjegojne ekspertet te bujqesise. Kjo situate eshte provuar edhe ne vitin 2004 ku permbytja, pavaresisht se ne nje mase te vogel, shkaktoi deme te pariparueshme ne bujqesi per ate vit. Gjithashtu edhe thatesira 2006, u konsiderua nga institucionet financiare si faktori me ndikimin kryesor ne rritjen e prodhimit bujqesor dhe PBB-se kombetare. Buxheti Situata e krijuar nga permbytjet ne zonen e Shkodres do te kete ndikime negative edhe ne buxhetin e shtetit. Ne krahun e te ardhurave dhe ate te shpenzimeve. Buxhetit te shtetit i duhet tashme te shpenzoje miliona euro, per te perballuar efektet e perballimit te situates, me pas te demshperblimit dhe rehabilitimit te banoreve dhe zones. Vitin qe shkoi per shkak se vendi nuk kaloi nje situate emergjente qe mund te krijohej nga faktore te paparashikuar, fondi rezerve i buxhetit u perdor per investime ne rruge. Por kete vit duket se situata e papritur e ka vene qeverine perballe nje risie te ri. Buxhetit te 2010 pervec efekteve te krizes globale ekonomike i duhet te perballoje situaten e krijuar nga kapricot e klimes. Gjithashtu ekonomia e zones ne vendin ku ka ndodhur permbytja, ka pesuar deme te konsiderueshme. Biznesi i turizmit dhe sherbimeve ne krah te liqenit te Shkodres, Drinit dhe Bunes jane demtuar rende, duke krijuar keshtu nje efekt shtese ne demin e ekonomik dhe financiar qe po i krijohet vendit nga permbytjet e fundit. Ndryshimet e klimes, shpenzimet globale100 miliarde USD ne vit Vendet ne zhvillim do te duhet te shpenzojne madje 100 miliarde dollare ne vit, gjate kater dekadave ne vazhdim, ne menyre qe t'iu adaptohen ndryshimeve ekstreme klimatike, theksohet ne nje raport te Bankes Boterore. Nga ana tjeter vendet me te varfra do te duhet te investojne ne projektet e medha infrastrukturore, si edhe me thatesine, semundjet dhe uljen dramatike te prodhimtarise bujqesore, vendet ne zhvillim duhet te jene te gatshme per pasojat potenciale nga ndryshimet e pakontrolluara klimatike. Parashikimet paraprake per shpenzimet, per adaptim te ndryshimeve te klimes te cilat i dhane grupacione te tjera, po levizin nga 9 deri 104 miliarde dollare, por Banka Boterore tregoi se ky projeksion i ri paraqet analizen me te thelle deri me tani te ndikimit te ndryshimeve klimatike. Ne raport theksohet distanca e shpenzimeve prej 75 deri 100 miliarde dollare, e bazuar ne dy skenare te ndryshem. I pari, i cili parasheh kushte me te thata te cilat do te kerkojne investime me te vogla nga i dyti, ai me reshje me te shumta te shiut, te cilit do t'i nevojiten masa, sic jane ndertimi i bedenave per mbrojtje nga depertimi i ujit te detit apo kanaleve te thella per ujitje. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Financat zbardhin skemen e kompensimit te demeve te permbytjes E Merkure, 13 Janar 2010 Blerina Hoxha Porsa te kaloje situata e emergjences, Ministria e Financave me nje grup ekspertesh do te percaktoje skemen e vleresimit dhe kompensimit te demeve te krijuara nga permbytjet, ne zonen e Shkodres. Grupi i eksperteve do te kete perfaqesues nga te gjitha ministrite dhe per kete qellim do te ngrihet edhe nje fond i vecante ne buxhetin e shtetit, njoftojne burimet nga Ministria e Financave. Demet do te vleresohen ne nje kendveshtrim shumedimensional, duke perfshire shtepite, pajisjet, bagetite dhe cdo lloj tjeter demi material qe iu krijua. Ne fondin e vecante te Financave, do te perfshihen fondet e buxhetit te shtetit te parashikuara ne fondin rezerve dhe ndihmat qe qeveria dhe institucione te ndryshme kane dhene perballimin e situates. Qeveria dhe Ministria e Financave, ende nuk kane nje fature per demeve krijuar ne zona, pasi vleresimi pritet te behet ne nje faze te dyte pas emergjences, por ministri i Financave pak dite me pare ne Shkoder, ka garantuar se qeveria do te kompensoje me drejtesi dhe transparence te gjitha demet qe iu jane krijuar familjeve dhe bizneseve te zones. Sipas ministrit, me ngritjen e nje fondi operacional, cdo dite do te plotesojme te gjitha nevojat, jo vetem per banoret por edhe per bagetine ne keto zona, pasi ky izolim mund te zgjase. Bode eshte shprehur se Shtabi i Emergjences ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu jane ngritur te gjitha strukturat, per shperndarjen e bazes ushqimore edhe ne zonat ku njerezit vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre. Kreu i Financave ka dhene garancine se qeveria shqiptare do te perballoje cdo nevoje qe kane keto zona, per te siguruar funksionimin normal, brenda ketij anormaliteti, si per njerezit ashtu dhe per bagetine. Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave Materiale te Shtetit, ka levruar ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura ne Qarkun e Shkodres nje sasi te konsiderueshme mallrash rezerve nga materialet shteterore. Deri me tani ndihmat qe qeverite dhe institucionet e tjera jashte buxhetit te shtetit, kane dhene per te prekurit nga permbytjet jane disa milione euro. Zona e permbytur, asnje prone e siguruar Qindra shtepi, hektare toke te permbytura, apo te tjera pasuri te demtuara ne Veri te vendit gjate ketyre diteve, nuk jane objekt demshperblimi nga ana e kompanive te sigurimit ne vend. Megjithese situata te tilla katastrofike ne te gjithe boten mbulohen nga tregu i sigurimeve, ne Shqiperi niveli i ulet i sigurimit te prones i ka lene ato jashte trajtimit, konstaton Avni Ponari, kryetar i Shoqates se Kompanive te Sigurimit, per TV Klan. Ponari tha se "kjo ngjarje nuk eshte mbuluar nga tregu i sigurimeve". Zgjidhja sipas Ponarit do te ishte mbrojtja ndaj katastrofave natyrore, nepermjet sigurimit qe mund te bente vete qeveria per territore te caktuara apo dhe vete individet. Sigurimi i prones ne Shqiperi eshte ende i ulet, kjo sipas Ponarit vjen per mungesen e informacionit ne kete fushe. I detyrueshem, sigurimi i prones eshte vetem ne rastet kur ajo vihet si garanci bankare. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Agjencia e lajmeve “Bloomberg” komenton vendimin e qeverisë për të emetuar borxh Eksperti: Shqipëria i ka shanset të shesë eurobonde 19/01/2010 Një ekspert i tregjeve në zhvillim në Londër, i cituar nga agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg”, beson se vendi ynë mund të ketë sukses në emetimin e bondeve tre dhe pesëvjeçare në euro. “Nuk kishte asnjë shans që Shqipëria të shiste bonde 12 apo gjashtë muaj më parë,” komentoi Nigel Rendell, një strateg i investimeve në tregjet në zhvillim në kompaninë “RBC Capital Markets” në Londër. “Njerëzit janë tani pozitivë mbi perspektivën e ekonomisë botërore. Ka gjasa që Shqipëria t’i shesë këto borxhe përkundrejt një interesi tërheqës krahasuar me interesat shumë të ulëta që ofrohen për instrumentet e borxheve jashtë SHBA-së dhe Europës në këto kohë”, shtoi ai. Ministria e Financave njoftoi javën e kaluar se dëshiron të emetojë 300 milionë eurobonde dhe se pranon oferta deri më 30 janar. Dy të tretat e këtij borxhi do të përdoret për të paguar rreth 200 milionë euro që u tërhoq në maj dhe korrik të vitit të kaluar, përkundrejt një interesi stratosferik prej rreth 11.5 përqindësh. Pjesa tjetër pritet të përdoret për të financuar shpenzimet buxhetore të vitit 2010. Sipas një relacioni konfidencial që Ministria e Financave i dërgoi Kryeministrit Berisha pak ditë më parë dhe që u publikua nga “Shqip”, parashikimet për buxhetin e këtij viti janë shumë negative. Financat parashikojnë të ardhura 30 miliardë lekë më të ulëta se sa plani i miratuar dhe për këtë arsye sugjerojnë rishikimin e buxhetit me ulje drastike të shpenzimeve. ©2009 Gzeta SHQIP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | BB: Ne marreveshjen e re, ngjit nivelin e te ardhurave E Marte, 19 Janar 2010 Shqiperia synon te kaloje perseri nga nje vend me te ardhura te mesme ne nje vend me te ardhura me te larta ne marreveshjen e ardhshme me Banken Boterore, por duke ristrukturuar sidomos anen institucionale, eshte shprehur zv/presidenti i Bankes Boterore, Filip Le Ueru, ne perfundim te vizites se tij kater ditore ne vendin tone. Ai tha se ka pasur diskutime me qeverine, me anetare te shoqerive civile, nderkohe qe jane vizituar disa projekte. "Interesi yne do vazhdoje me projekte per menaxhimin e ujit, ne fokus te ketij interesi do te jete sektori e bujqesise, ujitja per bujqesine. Por duhet te kapemi edhe pas konceptit te zhvillimit rural, duke e organizuar sektorin", tha Le Ueru. "Per kete, eshte e rendesishme te ndihmojme qeverise per sektorin privat, qe ky i fundit te vazhdoje te rritet ne nje menyre konkurruese", tha ai. Sipas tij sfida kryesore e vendit tone eshte zbatimi i shume ligjeve qe jane miratuar. Per t'iu pergjigjur debateve te shumta rreth faktit nese ekonomia e vendit tone eshte prekur ose jo nga kriza, Le Ueru thote se as Shqiperia nuk i ka shpetuar krizes, por nuk arriti qe te provoje efekte te forta financiare ne ekonomi kjo per shkak te nje sistemi bankar mjaft elastik. Le Ueru thote gjithashtu se, duhet te tregohet nje kujdes dhe vemendje e vecante ne aspektin makro-ekonomik, ku kerkohet qe te kete politikat fiskale dhe politika makro shume te kujdesshme. Ai tha se duhet te behet nje menaxhim me efikas i shpenzimeve publike ne nje kohe kur ekonomia shqiptare gjendet para nje situate ku te ardhurat nuk jane ne rritje dhe kur nuk duhet nje rritje e shpejte e borxheve. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende Blerina Hoxha Enjte, 21 Janar 2010 Indeksi per lirine ekonomike e ka ngjitur Shqiperine kete vit ne vendin e 53 ne bote nga 183 vende te marra ne studim nga hartuesit e pervitshem te raportit, fondacionit "Heritage" dhe "Wall Street Journal". Vleresimet me te larta Shqiperia i ka marre ne lirine fiskale, me lirine e biznesit dhe ate monetare, ndersa vleresimin me te ulet e ka marre me ceshtjet e pronesise dhe korrupsionit. Nga nje sistem pikesimi qe nis nga niveli zero me 100 pike, Shqiperia eshte vleresuar me 66 pike, ndersa piket me te larta per lirine ekonomike i ka marre Hong Kong, duke u vleresuar me 89.7 pike dhe ne vend te fundit renditet Korea e Veriut me vetem 1 pike. Treguesi per lirine ekonomike 2010 tregon se Shqiperia ka bere permiresim te ndjeshem nga viti i shkuar me 2.3 pike. Ne raport thuhet se niveli i lirise ekonomike, gjate vitit te shkuar u rrit fale rritjes se lirise ne tregti, te drejtave mbi pronen, lirise nga korrupsioni, dhe ate te krahut te punes. Pavaresisht krizes financiare boterore, thote treguesi, Shqiperia u tregua e afte te ruante nje qendrueshmeri te shendoshe makroekonomike. Autoritetet kane punuar ne zgjerimin e biznesit dhe permiresimin e klimes se te berit biznes ne vend. Nese ne bote duhen mesatarisht 35 dite per te hapur nje biznes, ne Shqiperi kjo eshte nje procedure qe zgjat vetem 5 dite. Ne Shqiperi, thuhet ne raport, taksa e sheshte ka arritur ne 10 per qind dhe reformat strukturore per zhvillimin e sektorit privat kane cuar ne rritjen e prodhimit dhe konsumit por mbi te gjitha kane ulur nivelin e varferise ne vend. Pavaresisht krizes financiare boterore- thote treguesi, Shqiperia u tregua e afte te ruante nje qendrueshmeri te shendoshe makroekonomike. Autoritetet kane punuar ne zgjerimin e biznesit dhe permiresimin e klimes se te berit biznes ne vend. Nese ne bote duhen mesatarisht 35 dite per te hapur nje biznes, ne Shqiperi kjo eshte nje procedure qe zgjat vetem 5 dite. Ne Shqiperi thuhet ne raport taksa e sheshte ka arritur ne 10 per qind dhe reformat strukturore per zhvillimin e sektorit privat kane cuar ne rritjen e prodhimit dhe konsumit por mbi te gjitha kane ulur nivelin e varferise ne vend. Liria ekonomike, Shqiperia le pas rajonin Treguesit thone se, liria ekonomike ne Shqiperi eshte ne te njejtat nivele me vendet e tjera te rajonit si Kroacia apo Maqedonia, ne nje kohe qe liria fiskale, financiare dhe ajo ne investime jane madje ne nivele me te larta se rajoni. Raporti thekson se, Shqiperia ka arritur qe te ruaje nje norme te ulet inflacioni, ne nje kohe qe qeveria shqiptare vitet e fundit ka vijuar me rritjen e pagave dhe pensioneve. Me keto te dhena, raporti i "Heritage", e rendit Shqiperine mbi vendet e rajonit. Sa i takon lirise ekonomike, vendi yne le pas Maqedonine ne vendin e 56, Greqia vendi i 73, Italia 74, Bullgaria 75, Kroacia 92, Serbia 104 dhe Bosnje Hercegovina 110. Indikatoret Piket Liria e biznesit 68.0 Liria e tregut 85.8 Liria Fiskale 92.6 Shpenzimet qeveritare 74.2 Liria Monetare 78.7 Liria e investimeve 70.0 Liria Financiare 70.0 Liria e Prones 35.0 Liria nga korrupsioni 34.0 Lira e punes 52.1 © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu [ Edited Thu Jan 21 2010, 01:24pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Aeroporti i Prishtinës, atraktiv për investitorët Prishtinë, 28 janar - Përfaqësuesit e tri kompanive, të cilat janë në konkurrim për ta marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), u shprehën të kënaqur me performansën e Aeroportit. Gjatë vizitës që ia bënë Aeroportit, në kuadër të konferencës që po mbahet për dhënien e Aeroportit me koncesion, përfaqësuesit e “Fraport Ictaf Hava Limani Isletme A.C”, konsorciumi “Bouyges Batiment - Egis Segap” dhe konsorciumi “Limak -Aeroport de Lion” u shprehën të kënaqur me gjendjen aktuale të ANP-së. Drejtori menaxhues u ka shpjeguar investitorëve të interesuar se numri i udhëtarëve gjatë vitit të kaluar, në Aeroportin e Prishtinës, ka qenë rreth 1.2 milion udhëtarë. “ANP-ja është një prej aeroporteve më atraktive në rajon. Jemi certifikuar në fund të vitit 2008, me një certifikatë ndërkombëtare nga Islanda, certifikatë që dëshmon plotësimin e kritereve ndërkombëtare për operim. Dëshmi e atraktivitetit të këtij aeroporti është fakti se te ne operojnë kompanitë më të njohura, si: British Airways, Austrian Airlines, Turkisht Airlines, Air Berlin, Swiss, Malev, Germania dhe shumë e shumë kompani të tjera të njohura”, tha drejtori menaxhues i Aeroportit, Agron Mustafa. Sipas tij, fitimet neto të aeroportit në vitin 2009, duke përfshirë disa të hyra të jashtëzakonshme, janë rreth 11 milionë euro, ndërkohë që kompani të tjera të mëdha dhe me emër pritet të operojnë në këtë aeroport nga sezoni veror. “Mund t’ju them edhe një lajm të mirë. ‘Easy Jet’, kompania më e madhe ndërkombëtare e fluturimeve të lira, është para vendimit final për të fluturuar minimum 4 herë në javë nga Zvicra në Prishtinë dhe anasjelltas. Shpresojmë që konkurrenca gjatë viteve në vazhdim do të forcohet edhe më shumë dhe nga kjo do të përfitojnë drejtpërdrejt udhëtarët nëpërmjet fluturimeve më të lira”, tha Mustafa. Philipp Bernard, zyrtar ekzekutiv- “CEO Aeroports de Lyon”, tha se Aeroporti i Prishtinës është shumë atraktiv dhe i zhvilluar. “Jemi të befasuar nga fakti që ky aeroport operon me standarde të larta ndërkombëtare”, tha ai. 29-01-2010 Marre prej Faqes gazetalajm.info trokit ketu Në pritje të ofertave Nga Express më 29.01.2010 në ora 18:48 Përfunduan punimet e konferencës triditore të ofertuesve për Partneritetin Publiko-Privat për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP). Për tri ditë, sa ka zgjatur kjo konferencë, ofertuesit patën rast të njihen me lokacionin e identifikuar nga ana e Qeverisë për ndërtimin e terminalit të ri, i cili do të jetë modern, tri herë më i madh se terminali ekzistues dhe do të ofrojë shërbime të kualitetit të rangut botëror. Përfaqësuesit e 3 konzorciumeve ndërkombëtare, Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S, Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium dhe Limak / Aeroport de Lyon Consortium, kanë vlerësuar se ka mungesë të theksuar të kapaciteteve në terminalin ekzistues, sidomos tek arritjet; mënyra se si janë të shpërndara ndërtesat ekzistuese; meny shumë e limituar e shërbimeve për pasagjerët dhe pika të tjera të cilat do të jenë pjesë e ofertës së tyre. Ofertuesit kanë vlerësuar se kjo konferencë do t’iu ndihmojë në përpilim e ofertës dhe planifikimin rreth rivitalizimit të operimeve në premisat ekzistuese, me qëllim që të ofrojnë shërbime sa më kualitative, deri në përfundim të terminalit të ri. Marre prej Gazeta Express Online trokit ketu Një miliard për autostradën Nga Express më 30.01.2010 në ora 14:03 Sipas një raporti të agjencisë Reuters, Kosova do të kërkojë edhe hua ndërkombëtare për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar, kostoja e së cilës në total përfshin shumën prej rreth një miliard dollarësh. Ministri i Financave, Ahmet Shala, i tha Reutersit se muajin e ardhshëm do të fillojnë bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për ta mbuluar deficitin buxhetor. “Ne gjendemi para dy zgjidhjeve: ose do t’i rrisim taksat, e që do të ishte ngarkesë për qytetarët tanë, ose do të marrim hua, që prapë paraqet ngarkesë për qytetarët” , tha Shala. Ai paralajmëroi se në fillim Qeveria do të kërkojë nga donatorët që të mbulohet ky deficit i paraparë dhe, po qe se do të ketë donacione, nuk do të ketë kërkesa për hua. Rruga do të financohet 50 për qind nga buxheti dhe 50 për qind nga huaja”, ka bërë të ditur ministri Shala, por ka kundërshtuar që të japë detaje lidhur me atë se ku do të kërkohet kjo hua. Reuter shkruan se në shtatorin e kaluar, Kosova pagoi këstin e parë nga 381 milionë euro sa i ka ajo borxh Bankës Botërore dhe se kjo do të vazhdojë me nga 30 milionë euro për secilin vit në vijim. Marre prej Gazeta Express Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | BSH: Ja rreziqet që na vijnë prej fqinjëve 04/02/2010Berisha: Do të ndërtojmë Skavicën me forcat tona Leku, rezistencë në kuotën 140 BSH: Ja rreziqet që na vijnë prej fqinjëve Analiza Italia po del nga recesioni, por vështirësitë vijojnë te fqinjët e tjerë Tre-katër fqinjët tanë që përbëjnë edhe partnerët kryesorë tregtarë vijojnë të vuajnë pasojat e krizës ekonomike dhe financiare botërore, gjë që pritet të rëndojë edhe në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2010, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në një analizë të publikuar te Raporti i Politikës Monetare. Sipas raportit, Italia ka dhënë shenjat e para të rimëkëmbjes, por Greqia, Turqia e Maqedonia vijojnë të shënojnë norma negative të rritjes ekonomike. “Gjatë gjysmës së dytë të vitit, aktiviteti ekonomik në Itali ka regjistruar shenjat e para të rimëkëmbjes. Kështu, gjatë tremujorit të tretë të vitit u shënua ritëm pozitiv rritjeje të PBB-së pas 5 tremujorësh kontraktim të njëpasnjëshëm. Norma e papunësisë vijon prirjen rritëse dhe për muajin nëntor ajo regjistroi vlerën 8.3 për qind. Inflacioni mesatar vjetor për gjysmën e dytë të vitit ishte 0.5 për qind”, thotë BSH. Ekonomia e Greqisë, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009, ka shfaqur shenja të ngadalësimit ekonomik, pas një periudhe krahasimisht të kënaqshme rritjeje gjatë gjysmës së parë të tij. Kështu, tremujori i tretë i vitit regjistroi një kontraktim të PBB-së me përafërsisht 1.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Kontributin kryesor në këtë kontraktim e dhanë rënia e investimeve agregate dhe rënia e eksporteve, të cilët u zvogëluan me përkatësisht 18.6 dhe 21.7 për qind në terma vjetorë. Për sa i përket tremujorit të katërt të vitit, të dhënat më të fundit dëshmojnë për një përkeqësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik. Norma mesatare vjetore e inflacionit për gjysmën e dytë të vitit ishte 1.5 për qind. Ecuria ekonomike e Greqisë dhe Italisë përbën shqetësim të veçantë për Shqipërinë. Inflacioni i shënuar në këto vende pasqyrohet edhe në ekonominë shqiptare për shkak të volumit të madh të importeve. Papunësia në këto vende paralajmëron edhe për prurjet e remitancave nga emigrantët. Turqia dhe Maqedonia, që janë gjithashtu partnerë të rëndësishëm tregtarë, vijojnë të vuajnë njëkohësisht nga rënia ekonomike, rritja e papunësisë dhe rritja e çmimeve. Ekonomia e Turqisë duket se e ka marrë kthesën në tremujorin e tretë të vitit 2009, megjithatë inflacioni ka arritur në 5.1 për qind ndërsa papunësia është rritur ndjeshëm. Maqedonia po vuan nga rënia e ndjeshme e kërkesës konsumatore, si nga sektori privat, ashtu edhe nga ai publik. Kjo situatë ka sjellë edhe inflacion negativ për këtë periudhë. Lajmi i mirë vjen nga Kosova. Ekonomia kosovare është më pak e prekura nga kriza botërore, kryesisht për shkak se është edhe vendi më i varfër i Europës. Remitancat nga emigrantët kanë rënë, megjithatë rritja ekonomike vijon të jetë e konsiderueshme. Ekonomia e Kosovës është veçanërisht e rëndësishme për ecurinë e sektorit të turizmit në Shqipëri. ©2009 Gzeta SHQIP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Banka Unicredit: GDP e Shqiperise rritet me 8.9 % me 2010 E Merkure, 10 Shkurt 2010 Institucionet financiare nderkombetare jane optimiste per zhvillimet ekonomike te vendit tone duke parashikuar nje perspektive pozitive edhe per vitin 2010. Banka prestigjioze UniCredit permes grupit te saj te kerkimit shkencor UniCredit Research, ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundesive ne investime ne tregjet financiare dhe te aseteve. Sipas ketij raporti parashikohet qe rritja e Prodhimit te Pergjithshem Bruto te ekonomise shqiptare per vitin 2010 do te jete 8.9 % dhe si tipare spikatese te mundesise se investimeve ne Shqiperi, konsideron politika monetare te besueshme, mundesi potenciale te gjera per rritje te ardhurash dhe nje sektor bankar te kapitalizuar shume mire. UniCredit Research, perbehet nga kater grupe qe pergatisin studimet e tyre dhe publikojne raportet e tyre me te cilat ky grup orienton investitoret drejt tregjeve dhe vendeve me mundesi investimesh te suksesshme. Ne raport theksohet qe Shqiperia eshte nje nga te vetmet vende ne Evrope qe pati rritje ekonomike ne vitin 2009, vitin e krizes boterore ekonomike. Ky eshte nje raport me te cilin UniCredit rregullisht publikon te dhenat makroekonomike, per vendet ku eshte me interes per klientet e saj per te shtrire aktivitet e tyre investuese. Keshtu ne raport evidentohet sepse kjo banke nuk eshte ende prezente ne Shqiperi, ajo e konsideron Shqiperine si nje pjese integrale te veprimeve te saj operacionale, duke e konsideruar vecanerisht se fundmi, si nje vend te suksesshem per investime bankare. Parashikimi UniCredit permes grupit te saj te kerkimit shkencor UniCredit Research, ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundesive ne investime ne tregjet financiare dhe te aseteve. Sipas ketij raporti parashikohet qe rritja Prodhimit te Pergjithshem Bruto te ekonomise shqiptare per vitin 2010 do te jete 8.9 %. Anetari i kryesise se PS: Kjo tryeze mund te zgjidhe krizen e tekave te Rames, por jo krizen politike © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | NJË AMERIKAN BIZNESMEN NË TIRANË 12/02/2010 Mitro Çela Shtatë vjet më parë, në shtëpinë time erdhi një amerikan. E quajnë Gregori Manki. Si më "mbiu" amerikani në shtëpi? “Sebep” u bë një dëmtim në makinën që amerikani udhëtonte nga Durrësi në Tiranë. Të njëjtin udhëtim bëja dhe unë…E pashë si gjynahqar tek e piqte dielli në një cep të autostradës…dhe e mora në makinë. Fati qëlloi që amerikani ishte ekonomist, me diplomë nga Universiteti i Havardit…Amerikani, një herë në dy vjet viziton Shqipërinë. Turist. Pëlqen Sarandën. Tri ditë më parë më njoftoi ta prisja në aeroport. Kur zumë vend në makinë nisëm të bisedojmë. Unë:- Pse iu riktheve Tiranës? Është ende herët për turizëm. Ai:- Jazëk turizmi! Kam ardhur të investoj. Unë:- Luaj vendit! Të ka infektuar propaganda e Berishës?! Ai:- Berisha mund të infektojë ekspertë të Pentagonit. Normale. Kur ka vende që hedhin “shkelma” për të dërguar ushtarë në Afganistan, vendi juaj i dyfishon. U “frymëzova” nga një reportazh në televizion për Shqipërinë. (Pjesë e një reportazhi për Ballkanin). Ndërsa kamera “investigonte” bukuritë e natyrës, gazetari dha mesazhin: Pas hyrjes në NATO; pas investimit 1 miliard dollarë të Bektel-Enkës; pas ndërtimit të bazës ushtarake amerikane në zemër të Kosovës; Shqipëria ka nisur të preferohet nga investitorët e huaj. Austriakët po investojnë në hidrocentrale. (Ashta dhe kaskada e Devollit.) Gjermanët në energjetikë. Italianët kudo. Grekët pas italianëve kanë “pushtuar” bankat, celularët, rrugët. Francezët fituan tenderin për të blerë helikopterë. Kinezët i janë kthyer Shqipërisë, si në epokën e Mao Ce Dunit. Amerikanët janë më prapa! Mesazhi për investitorët amerikanë: Shpejtoni! Nesër do të jetë vonë! Unë dua të ndërtoj një fshat turistik në periferi të Sarandës. Ti e ke mik Edmond Gjokën, kryetarin e bashkisë. Do më ndihmosh? Unë:- Ti je ekonomist. Si mund të bindesh të investosh nga një reportazh?! Ai- Ke të drejtë. Vendimin për të prerë biletën e mora pasi lexova një kronikë në “New York Times”… “ Ka rajone bregdetare në botë ku investimet kanë leverdi edhe pse ekonomia është në krizë. Së pari, Sihanoukvill në Kamboxhia. Së dyti, Saranda. ( E vendosur afër Korfuzit, ishull turistik nga më të njohurit në botë. Klima mesdhetare. Bregdet, nga më të bukurit në Mesdhe. Ekspertët mendojnë: Brenda 10 vjetëve, investimet dyfishohen.) Së treti, Kalabria në Itali. Së katërti, Kabare në Republikën Dominikane. Së pesti, Kirikë në Panama.” E ftova në shtëpi. Me gotën e rakisë nga Përmeti, nisëm të ndjekim lajmet te “Top Channel”. Kur dëgjoi dollarë, amerikani pyeti: “Përse bëhet fjalë?” Unë:- Qeveria ka vendosur të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës. Me forcat e veta. D.m.th, KESH do të marrë 300 milionë dollarë kredi. Qeveria bëhet garant për kredinë. Ai:- Nëse vërtet qeveria është e aftë ta marrë këtë kredi, kjo do të thotë se ekonomia shkon mirë. Kriza botërore i ka bërë bankierët harpagonë (koprracë)?! Unë:- Gazetari e sheh problemin në një plan tjetër. Duke marrë kredi, shtohet borxhi i jashtëm. Sa më i lartë borxhi, aq më shumë do të vuajnë taksapaguesit për të shlyer interesat. Ai:- Përrallë nga e kaluara. Kjo kredi do të shkojë për të ndërtuar një hidrocentral. Energjia elektrike e prodhuar nga uji, ka çmim të lartë. Treg të garantuar. Praktikisht, hidrocentrali e vetëshlyen kredinë brenda disa viteve. Nuk u hyn në “hak” taksapaguesve. Interesat i paguan KESH. Sa është borxhi i jashtëm i Shqipërisë? Sa është ky borxh për frymë? Unë:- Në total, borxhi i jashtëm është rreth 2.3 miliardë dollarë. Për frymë është rreth 550 dollarë. Këto dy shifra i “tromaksin” gazetarët. Ekspertët e majtë e quajnë borxhin e jashtëm një bombë me “sahat” për qeverinë. Komenti juaj? Ai:- Nuk mund të gjykoj pa “investiguar” shifrat. Nuk është keq ta fillojmë nga Ballkani. Në ndihmë na vjen interneti. Të dhënat janë të vitit 2007. Kroacia e kishte borxhin e jashtëm 56 miliardë dollarë. Për frymë borxhi ishte 10 mijë dollarë. Maqedonia e kishte borxhin e jashtëm 7.6 miliardë dollarë. Për frymë 1.2 mijë dollarë. Bosnja e kishte borxhin e jashtëm 7.6 miliardë dollarë. Për frymë 1.5 mijë dollarë. ( Sa për kulturë. Në vendin e parë në botë për borxhin e jashtëm qëndron SHBA. Pastaj me radhë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Holanda, Italia, Spanja.) Nga shifrat del, se vendet fqinje kanë marrë disa herë më shumë kredi sesa Shqipëria?! Për mendimin tim, kemi të bëjmë me paaftësi të qeverive, për të thithur investime të huaja. Komenti juaj. Unë:- Fatin e ekonomisë shqiptare për 20 vjetët e fundit e ka “gatuar” FMN-ja. Ekspertët e huaj ia kishin vënë “këmbët në një këpucë” qeverive rozë për të marrë kredi nga jashtë. Deri në vitin 2005 kufiri ishte 50 milionë dollarë kredi në vit. Ai:- Këtë paradoks as e kam dëgjuar e as e kam lexuar në ndonjë tekst të ekonomisë. Si mund të zhvillohet një vend, kur kreditë për investime i merr me “pikatore”?! Edhe qeveria “Berisha” zbaton këto praktika të FMN-së? Unë:- Jo. Në vitin 2006, qeveria “Berisha” e prishi statuskuonë. Kufiri i kredisë arriti në 350 milionë dollarë. Ekspertët e FMN-së “hodhën shkelma”. Nuk u eci. Bile gjërat shkuan keq e më keq. Në tetorin e vitit të kaluar, qeveria i “preu marrëdhëniet ekonomike” me FMN! Ai:- Unë kam miqësi me ekonomistin amerikan, Paul Krugman. Fitues i çmimit “Nobel” në vitin 2008. Kohë më parë më tregonte për ekspertët e FMN-së: “Mes tyre punon edhe Olivier Blanshard, shef i një stafi të gjerë me ekonomistë. Sipas konceptit të tij, ekonomia derisa shpërtheu kriza botërore, ishte në kontroll të skemave dhe ekuacioneve matematikore. Rekomandimet e FMN-së: Kufizo konsumin. Shtrëngo “rubinetin” për kredi. Mbaj në vendnumëro pagat dhe pensionet. Shkurto shpenzimet buxhetore për të vënë në pranga inflacionin dhe deficitin publik?!” Këto teori janë jashtë mode. Për të dalë nga kriza ekonomike, ekspertët amerikanë, gjermanë, japonezë, me gjithë “ngjyrimet” kanë një emërues të përbashkët: shtimin e konsumit! Me këtë filozofi, qeveritë “pompojnë” më shumë para në qarkullim edhe pse rrezikojnë rritjen e borxhit publik. Unë:- Borxhi publik ( borxhi i jashtëm dhe ai i brendshëm) është një “kafshatë që nuk kapërdihet” nga opinioni publik. Ai:- Mendoj kjo vjen nga padia. Më saktë, kjo “frikë” ekziston në të gjitha vendet në zhvillim. FMN-ja ka këtë tablo për borxhin publik. Japonia e ka 192 për qind, në raport me GDP-në. Greqia mbi 120 për qind. Italia rreth 115 për qind. Belgjika 99 për qind. Tjetër tablo kemi për shumë vende në Ballkan, Afrikë, Azi a Amerikë Latine. Mali i Zi e ka borxhin publik 38 për qind. Zambia 32 për qind. Indonezia 30 për qind. Maqedonia 24 për qind. Nigeri 18 për qind. Libia 6.5 për qind. Sa është borxhi publik i Shqipërisë? Unë:- Rreth 55 për qind! Ai:- Një shifër e ulët. Sipas idesë sime, Shqipëria me rritje ekonomike 5 për qind; me inflacion 2-3 për qind; me rezerva valutore për 4.2 muaj importe; me 1.2 milionë emigrantë; duhet ta ketë borxhin publik rreth 65-70 për qind. Unë:- Nëse do ta publikoja unë këtë shifër, ekspertët me “bojna” do të mendonin: “Mitros, pasi i vunë drunë nga këshilli kombëtar i PD-së, duke e zëvendësuar me Çilietën e bukur, kërkon të rregullojë “pipëzat” me Berishën!” Ekonomikisht pse duhet shtuar borxhi publik? Ai:- Për të rritur konsumin. Sa më shumë para të kenë qytetarët në duar-rroga, pensione, ulje taksash, investime në infrastrukturë, bujqësi, blegtori, kredi për biznese - aq më shumë mallra do të shiten në treg. Sa më shumë mallra të shiten, aq më shumë do të rritet prodhimi dhe importi. Sa më shumë prodhim, aq më shumë vende pune. Sa më shumë import, aq më shumë të ardhura për buxhetin. Ky është cikli i ekonomisë moderne, i eksperimentuar me shumë sukses në shumë vende, jashtë skemave të FMN-së. ©2009 Gzeta SHQIP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bode: Amnistia çliron 3 miliardë dollarë 14/02/2010 Ard Kola Ministri i Financave tregon detajet: Procesi mbyllet brenda vitit. Pse pranuam Amnistia fiskale do të hapet dhe mbyllet brenda vitit 2010, me një kohëzgjatje të shkurtër, e nevojshme për biznesin që të deklarojë “mëkatet”. Ministri i Financave pranon ekzistencën e planit “amnisti”, jo vetëm si nevojë e biznesit, por se “u poqën kushtet” edhe për qeverinë. Numri një i financave, Ridvan Bode, vlerëson se amnistia fiskale do të gjenerojë rreth 3 miliardë dollarë, ose 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), që aktualisht konsiderohet “ekonomia gri” apo pjesa informale. Përballë një paneli gazetarësh të njohur të ekonomisë, Bode paraqiti disa detaje të marrëveshjes me biznesin, që konsiderohet më i rëndësishmi në 20 vitet e tranzicionit shqiptar, si dhe duke argumentuar shkaqet që çuan në pranimin e negociatave. Si fillim, amnistia vjen si reagim i ligjit “Antimafia”, i cili godet rëndë krimin e organizuar dhe financat e tij. “Ky është njëri shkak, por ka edhe arsye të tjera, që lidhen me modernizimin e administratës, uljen e taksave, si dhe nevojën për të pasur amnisti pas 20 vjet ekonomi tregu të lirë”, tha ministri Bode në televizionin publik. Diskutimet Sipas kreut të Financave, niveli i informalitetit në vend luhatet 30-40 për qind, dhe është pikërisht kjo pjesë që do të dalë në dritë, me vetëdeklarimin e biznesit të aseteve dhe pasurisë të fshehur përgjatë viteve. “Tani është koha e duhur për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Nuk kemi pasur ndonjëherë një të tillë, sikurse e kanë bërë vendet e tjera. Kushtet aktuale na e lejojnë të ndërmarrim nismën, për vetë faktin se kemi ulur taksat, kemi një sistem online të deklarimit, administrata fiskale është e modernizuar, kemi më shumë profesionalizëm dhe kapacitete. Që të gjithë elementët synojnë uljen e evazionit. Këtu kuptojmë më mirë pse nuk ndërmorën amnisti në ‘96-‘97, pasi elementët që përmenda nuk ekzistonin”, tha ministri. Argumentet Tjetër motiv që nxit amnistinë është hyrja në Bashkimin Europian. “Anëtarësimi në BE kërkon rregulla të forta dhe luftë kundër evazionit e informalitetit, disiplinë dhe konkurrencë të ndershme. Amnistia kompleton të gjithë procesin e transformimit të ekonomisë shqiptare”, tha ministri. Sa u takon kushteve dhe përfitimit të të dyja palëve, biznesi ka sugjeruar një normë takse ekstra prej 5 për qind mbi pasurinë e fshehur, por ministri nuk preferoi të jepte shifër, megjithatë nënkuptoi se e mirëpriste. Aktualisht palët janë duke diskutuar mbi kushtet e përfitimit, llojin e biznesit etj., ndërkohë që janë angazhuar edhe akademikë të njohur të botës së financave dhe ekonomisë. “Nuk e kemi zgjedhur ende modelin që do të ndjekim, natyrisht që do shikohen edhe përvojat e vendeve të tjera. Sa i takon kohëzgjatjes së procesit të zbatimit të amnistisë, do të jetë e shkurtër, ndërsa momenti i fillimit, pasi biznesi dhe ligji të jenë gati, që mendoj se mbyllet brenda vitit 2010”. Pas amnistisë, gjoba dhe burg 14/02/2010 Bizneset duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht amnistinë fiskale, pasi nuk do të ketë më, të paktën për një kohë të gjatë. Por çfarë do të ndodhë pas mbarimit të amnistisë? Ministri i Financave paralajmëroi zbatim të fortë të ligjit, pa asnjë tolerim. “Nuk është punë presioni, por dua të theksoj se ligjet i kemi të forta, si procedurat tatimore për sa u takon gjobave, ashtu dhe Kodin Penal, me 3 vjet burg. Problemi qëndron te gjykatat”, tha Bode. Një tjetër shqetësim i trajtuar nga ekspertët është demoralizimi i bizneseve të rregullta, të cilat i kanë paguar të gjitha taksat. Për Boden, amnistia është në interes të të gjithëve, pasi fut në lojë edhe informalin, duke forcuar konkurrencën. ©2009 Gzeta SHQIP. trokit ketu [ Edited Mon Feb 15 2010, 09:12am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Lec Neli ka shkruar: Bode: Amnistia çliron 3 miliardë dollarë 14/02/2010 Ard Kola Ministri i Financave tregon detajet: Procesi mbyllet brenda vitit. Pse pranuam Amnistia fiskale do të hapet dhe mbyllet brenda vitit 2010, me një kohëzgjatje të shkurtër, e nevojshme për biznesin që të deklarojë “mëkatet”. Ministri i Financave pranon ekzistencën e planit “amnisti”, jo vetëm si nevojë e biznesit, por se “u poqën kushtet” edhe për qeverinë. Numri një i financave, Ridvan Bode, vlerëson se amnistia fiskale do të gjenerojë rreth 3 miliardë dollarë, ose 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), që aktualisht konsiderohet “ekonomia gri” apo pjesa informale. Përballë një paneli gazetarësh të njohur të ekonomisë, Bode paraqiti disa detaje të marrëveshjes me biznesin, që konsiderohet më i rëndësishmi në 20 vitet e tranzicionit shqiptar, si dhe duke argumentuar shkaqet që çuan në pranimin e negociatave. Si fillim, amnistia vjen si reagim i ligjit “Antimafia”, i cili godet rëndë krimin e organizuar dhe financat e tij. “Ky është njëri shkak, por ka edhe arsye të tjera, që lidhen me modernizimin e administratës, uljen e taksave, si dhe nevojën për të pasur amnisti pas 20 vjet ekonomi tregu të lirë”, tha ministri Bode në televizionin publik. Diskutimet Sipas kreut të Financave, niveli i informalitetit në vend luhatet 30-40 për qind, dhe është pikërisht kjo pjesë që do të dalë në dritë, me vetëdeklarimin e biznesit të aseteve dhe pasurisë të fshehur përgjatë viteve. “Tani është koha e duhur për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Nuk kemi pasur ndonjëherë një të tillë, sikurse e kanë bërë vendet e tjera. Kushtet aktuale na e lejojnë të ndërmarrim nismën, për vetë faktin se kemi ulur taksat, kemi një sistem online të deklarimit, administrata fiskale është e modernizuar, kemi më shumë profesionalizëm dhe kapacitete. Që të gjithë elementët synojnë uljen e evazionit. Këtu kuptojmë më mirë pse nuk ndërmorën amnisti në ‘96-‘97, pasi elementët që përmenda nuk ekzistonin”, tha ministri. Argumentet Tjetër motiv që nxit amnistinë është hyrja në Bashkimin Europian. “Anëtarësimi në BE kërkon rregulla të forta dhe luftë kundër evazionit e informalitetit, disiplinë dhe konkurrencë të ndershme. Amnistia kompleton të gjithë procesin e transformimit të ekonomisë shqiptare”, tha ministri. Sa u takon kushteve dhe përfitimit të të dyja palëve, biznesi ka sugjeruar një normë takse ekstra prej 5 për qind mbi pasurinë e fshehur, por ministri nuk preferoi të jepte shifër, megjithatë nënkuptoi se e mirëpriste. Aktualisht palët janë duke diskutuar mbi kushtet e përfitimit, llojin e biznesit etj., ndërkohë që janë angazhuar edhe akademikë të njohur të botës së financave dhe ekonomisë. “Nuk e kemi zgjedhur ende modelin që do të ndjekim, natyrisht që do shikohen edhe përvojat e vendeve të tjera. Sa i takon kohëzgjatjes së procesit të zbatimit të amnistisë, do të jetë e shkurtër, ndërsa momenti i fillimit, pasi biznesi dhe ligji të jenë gati, që mendoj se mbyllet brenda vitit 2010”. Pas amnistisë, gjoba dhe burg 14/02/2010 Bizneset duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht amnistinë fiskale, pasi nuk do të ketë më, të paktën për një kohë të gjatë. Por çfarë do të ndodhë pas mbarimit të amnistisë? Ministri i Financave paralajmëroi zbatim të fortë të ligjit, pa asnjë tolerim. “Nuk është punë presioni, por dua të theksoj se ligjet i kemi të forta, si procedurat tatimore për sa u takon gjobave, ashtu dhe Kodin Penal, me 3 vjet burg. Problemi qëndron te gjykatat”, tha Bode. Një tjetër shqetësim i trajtuar nga ekspertët është demoralizimi i bizneseve të rregullta, të cilat i kanë paguar të gjitha taksat. Për Boden, amnistia është në interes të të gjithëve, pasi fut në lojë edhe informalin, duke forcuar konkurrencën. ©2009 Gzeta SHQIP. trokit ketu Konfindustria: Amnistia fiskale te perfshije edhe qytetaret E Hene, 15 Shkurt 2010 Nisma per aplikimin e nje amnistie fiskale te pranuar tashme nga qeveria ka perfshire grupet e interesit ne "shperthime" idesh. Keshtu Konfindustria shqiptare shprehu qendrimin kunder kufizimit te amnistise vetem ndaj bizneseve dhe lenien jashte te qytetareve shqiptare. Konfindustria shpreson, se perqendrimi i sqarimit publik te Ministrit te Financave ne parashikimin e amnistise fiskale vetem per kategorine "biznese" dhe duke mos permendur perfshirjen ne kete proces edhe te "qytetareve" shqiptare. Konfindustria, me cilesine e nismetarit te kryerjes se amnistise fiskale, shpreh domosdoshmerine e perfshirjes ne proces ne menyre te njekohshme te kategorise se "biznesit" dhe "qytetareve" pa perjashtim. Sipas Konfindustrise, menjanimi nga amnistia fiskale e "qytetareve" do te thote praktikisht deshtim te procesit ende pa filluar. Per kete kerkese, Konfindustria shprehet se, qytetaret shqiptare brenda dhe jashte vendit dhe qe do te mund te futeshin ne sistemin tone bankar dhe ekonomik nepermjet amnistise fiskale. "Duhet te kuptojme se, qytetaret shqiptare jane pikerisht kategoria, qe per vite me radhe nuk iu eshte dhene mundesia e deklarimit ligjor te te ardhurave te tyre sikurse ndodh ne te gjithe vendet demokratike te rajonit dhe BE, nderkohe qe bizneset sidoqofte e kane patur me kohe nje mundesi te tille" tha dje Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustrise Shqiptare. Konfindustria, ne bashkepunim me partneret e saj nga vendet e BE me pervoje ne fushen e amnistise fiskale, po pergatit projektin e faljes fiskale, qe shpejt do ti paraqitet institucionalisht Qeverise Shqiptare dhe publikut ne pergjithesi. Ndikimi Konfindustria shprehet se, qytetaret shqiptare brenda dhe jashte vendit dhe qe do te mund te futeshin ne sistemin tone bankar dhe ekonomik nepermjet amnistise fiskale. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ulja e taksave doganore, kush përfiton në 2010 Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë më taksa doganore për makinat e importuara. Kjo taksë do të llogaritet në bazë të vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit të automjetit. Sipas ndryshimit që bëhet në ligjin për "Taksat Kombëtare", makinat e vjetra që importohen, por edhe ato që shiten brenda vendit, do të taksohen më lart se pjesa tjetër. Koeficienti fiks i taksës së mjeteve të përdorura do të jetë 0.5 për autoveturat dhe 0.25 për mjetet e tjera. Ndërsa, taksa fikse për llojin e karburantit do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Në import kjo taksë do të vilet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve doganore. Ndërkohë, për në shitje brenda vendit, taksa do të vilet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, përmes drejtorive rajonale në momentin e lëshimit të lejeve të qarkullimit. Nga ana tjetër, për ato mjete që e kanë paguar taksën në doganë dhe pësojnë shitje të tjera brenda vendit, taksa do të jetë diferenca ndërmjet taksës së llogaritur në momentin e shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëjnë të ditur se vetëm për vitin e kaluar, të ardhurat nga taksa e importit të mjeteve të përdorura kanë qenë 2.9 miliardë lekë. Me ndryshimet që bëhen parashikohet rritje më e madhe e të ardhura edhe për këtë vit. Por mbi të gjitha, synohet taksimi për automjetet në linjë me angazhimet e vendit tonë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, ulja e taksave doganore do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2010 në përputhje me Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe Marrëveshjeve për tregti të lirë që i ka të firmosur me BE-në, CEFTA-në dhe vendet anëtare e EFTA-së, si dhe me Turqinë e Ukrainën. Ulje të taksave doganore do të ketë për tekstilin, detergjentet, frutat e jugut, mishin dhe prodhimet e qumështit. Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se ulje të taksave doganore do të ketë për 426 artikuj, prej tyre ulje më të madhe do të ketë për tekstilin, prej 25 në 17.5 përqind. Makinat do të blihen me vit prodhimi sa më të afërt Në të ardhmen, shqiptarëve do t'u interesojë më shumë të blejnë automjete me vit prodhimi sa më të afërt. Qeveria parashikon të ndryshojë përsëri ligjin e taksave kombëtare duke riformuluar edhe strukturën e taksimit për automjetet e përdorura që do të importohen në vend. Duke zbatuar detyrimet e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, qeveria heq taksën doganore për automjetet e përdorura , duke vendosur një rend të ri taksash në varësi të madhësisë së motorit, llojit të karburantit dhe ajo që është më e rëndësishmmja, vitit të prodhimit. Sipas draftit, i cili ende nuk ka kaluar për shqyrtim në mbledhje të Këshillit të Ministrave, taksa e importit të një mjeti do të jetë produkt i një shumëzimi midis i cilindratës së motorit, koeficentit fiks për çdo vit prodhimi dhe taksës fikse për llojin e karburantit që ajo përdor. Nisur edhe nga eksperienca ndërkombëtare, qeveria e ka parë të arsyeshme që koeficienti fiks për çdo vit përdorimi për autoveturat të jetë 0.5, ndërsa për mjetet e tjera përjashto ato të transportit publik 0.25. Përllogaritja e taksës fikse Për sa i përket taksës fikse për llojin e kaburantit, parashikohet që ajo të jetë 20 lekë për automjetet që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për ato me naftë. Kështu, nëse dikush do të importojë një automjet me madhësi motorike 2.000 cm³, prodhuar në vitin 2.000 me naftë, ai do të paguajë 250.000 mijë lekë taksë. Krahas prodhimit më të afërt në kohë, nga ky sistem taksimi do të jenë të favorizuar importuesit e automjeteve me benzinë. Importuesi i një automjeti me madhësi motori 2.000 cm³, prodhuar në vitin 2000 me benzinë, duhet të paguajë plot 50 mijë lekë më pak se automjeti me naftë, pra 200.000 lekë. Qëllimet kryesore të kësaj strukture të re taksimi janë respespektimi i detyrimeve të MSA-së, rritja e të ardhurave në buxhet, por edhe mbrojtja e mjedisit duke stimuluar importin e automjeteve me vit prodhimi sa më të afërt, të cilat emetojnë më pak gazra të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve. Kësaj politike i shkon për shtat taksimi edhe gjatë shitjeve në vend dorë pas dore të automjetit të importuar. Zbatimi i formave të reja të taksimit Qeveria parashikon të operojë me të njëjtën formë me mjetet e tjera përveç autoveturave. I vetmi ndryshim ka të bëjë me përgjysmimin e koeficientit fiks për sa i përket vitit të prodhimit. Pra për mjete si, buldozerë, eskavatorë, motoçikleta, etj., koeficienti i vjetërsisë nuk do të jetë 0.5 për çdo vit, por 0.25. Ndryshe nga automjetet, kjo formë taksimi me koeficient fiks nuk do të përdoret për mjetet e transportit publik. Sipas relacionit që shoqëron draftin e propozuar nga Ministria e Financave, taksimi i mjeteve të transportit publik do të bëhet në varësi të cilindratës, vjetërsisë dhe karburantit. Por për shkak se drafti është ende në hartim e sipër për momentin nuk ka një formë të përcaktuar për taksimin e këtyre mjeteve. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, të adhurat gjatë vitit 2009 nga importi i makinave kanë arritur në nivelin e 2.9 miliardë lekëve, ndërkohë që kjo praktikë e re taksimi sipas tyre pritet të rrisë edhe më tej të ardhurat në buxhet. Kështu, çdo person, i cili edhe pse ka paguar njëherë për automjetin në fjalë, në momentin e shitjes automjetit do t'i llogaritet koha që ka kaluar në vend, e cila do të shumëzohet me cilindratën e motorit dhe llojin e karburantit duke nxjerrë edhe taksën që duhet paguar në momentin e shitjes. Pra, nëse një automjet me benzinë me të dhënat e mësipërme është importuar nga një individ dhe pasi e ka përdorur vetë për dy vite dëshiron ta shesë, ai duhet të paguajë pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Rrugor një taksë rreth 40 mijë lekë. Ulja e taksave doganore sipas artikujve Ulja e taksave doganore bëhet në pajtueshmëri me Marrëveshjen për tregti të lirë me Bashkimin Evropian, me të cilën Maqedonia ka shkëmbimin më të madh tregtar. Në pajtueshmëri me këtë Marrëveshje, është shënuar edhe ulja e taksave tek prodhimet e mishit, qumështit, frutat e jugut dhe në vend të 30 përqind të shkallës së rregullt tatimore, gjatë 2010-ës për to do të paguhet vetëm 20 përqind taksë doganore. Kafeja do të doganohet jo sikur deri tani me 9 përqind, por me 7.5 përqind, kurse detergjentët prej 6 në 1.23 përqind. Ulje të taksës doganore do të shënohet edhe tek veturat. Për veturat e vjetra të importuara nga jashtë nga 4 përqind, taksa doganore do të ulet në 2 përqind, kurse tek veturat e reja prej 2 do të ulet në 1 përqind. Nga viti i ardhshëm nga Drejtoria e Doganave kanë paralajmëruar se shkalla doganore do të jetë zero. Prodhimi vendës nis uljen e perimeve në treg Dalja në treg e prodhimeve të vendit ka ndikuar menjëherë në uljen e çmimeve të perimeve, ndërkohë që frutat nuk kanë pasur ndryshim. Perimet që kanë pësuar ulje janë trangujt dhe domatet, të cilat nga 200 lekë tashmë kushtojnë përkatësisht 1600 dhe 1400. Por ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë bëjnë të ditur se fermerët shqiptarë kanë nisur të investojnë gjithnjë e më shumë edhe për shtimin e sipërfaqeve të serave. Vetëm sipërfaqet e serave me ngrohje janë rritur gati dy herë më shumë. Po kështu, edhe numri i pemëve frutore në dy vitet e fundit është rritur me 31 përqind, i ullinjve me 11 përqind dhe i vreshtave me 14 përqind. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar janë prodhuar në vend më shumë se 2.5 milionë fidanë drufrutorësh dhe hardhish. Kjo ka dhënë mundësi në shtimin e mbjelljeve dhe në pak vite më vonë, të shtimit me ritme më të mëdha të prodhimit të këtyre produkteve. Këto analiza statistikore, sipas specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë, vërejnë se prodhimi vendës është ai që bëri ndryshimin në situatën e krizës botërore. Publikimi i këtij vjetari statistikash rrëzon panikun artificial të krijuar. "Viti 2009, ndonëse vit tejet i vështirë bujqësor për gjithë botën dhe Shqipërinë për shkak edhe të thatësirës së tejzgjatur, në Shqipëri shënoi shtim të prodhimit bujqësor dhe për pasojë, ulje çmimi për shumë produkte. Përjashto orizin, sheqerin, vajin e ndonjë produkt tjetër që nuk është prodhuar e nuk do të prodhohet kurrë në Shqipëri, shumica e produkteve të tjera ka ulje çmimi për shkak të shtimit të prodhimit", thuhet në një raport të kësaj ministrie. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Thaçi: Këtë javë nënshkruhet autostrada. Publikuar: E hënë, më 22 mars 2010. Prishtinë, 22 mars - Fjalën e fundit mbi çështjen e nënshkrimit të kontratës me konsorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Besi do ta thotë Qeveria e vendit këtë të mërkurë. Ekzekutivi, para se të “shtrëngojë duart” me punëkryerësin, pret vendimin e Komitetit Ndërministror për ndërtimin e autostradës që pritet të takohet të martën. “Afati nuk do të tejkalohet. Këshilli ndërministror të martën e ka takimin e fundit dhe do të marrë vendimin përkatës, ndërsa të mërkurën Qeveria gjithashtu do të vazhdojë me vendimin e saj”, ka thënë kryeministri Thaçi, të dielën në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Konferenca ndërkombëtare e mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, shkruan sot Koha Ditore. Afati dhjetëditor i kryeministrit për nënshkrimin e kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka” e vlefshme për ndërtimin e autostradës zyrtarisht kalon këtë të hënë. “Mund të jetë çështje orësh sa i përket dhjetëditëshit që është përmendur më herët”, ka thënë ai. Punimet në projektin e autostradës se Kosovës të gjatë rreth 103 pritet të ndahen në dy faza. Për 24 muaj planifikohet të kryhet segmenti Vërmicë - Arllat, ndërsa për 12 muaj do të përfundojë segmenti Sllatinë - Besi. Përveç afrimit të datës për nënshkrimin e kontratës, zyrtarë qeveritarë ende nuk kanë saktësuar se nga do të merren financat e para për nisjen e punimeve në autostradë. Njëri nga opsionet e mundshme të financimit të autostradës është marrja e kredive nga bankat e kompanisë me të cilën arrihet marrëveshja. “Në momentin kur të nënshkruhet kontrata aty përcaktohet saktë edhe momenti i fillimit të punimeve”, pati deklaruar ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, duke theksuar se paratë për ndërtimin e autostradës janë të siguruara nga kompania amerikano-turke. Ministri Limaj, ndërkaq, pati siguruar banorët se asnjë milimetër e tokës që do t’ua marrë autostrada nuk do të mbetet pa u kompensuar. “Çdo milimetër e pronës në të cilën kalon autostrada do të shpronësohet me çmimin e tregut. Kështu e thotë Ligji mbi shpronësim”, ka thënë ai. Gjithashtu, Limaj ka paralajmëruar edhe disa nga format e financimit të ndërtimit të autostradës. Përveç mjeteve prej rreth 22 milionë eurosh të siguruara nga buxheti i Kosovës, Korporata Amerikane e Investimeve (OPIC) ka shprehur interesim që ta mbështetë projektin me 80 milionë euro, ndërsa përmes Bankës Gjermane mund të sigurohen 60 milionë euro. Edhe Banka Amerikane është interesuar që të japë kredi të buta për ndërtimin e autostradës së Kosovës. Në janar të këtij viti Qeveria ka miratuar propozimin e Komitetit Ndërministror për ndërtimin e autostradës, për të filluar negociatat me kompaninë “Bechtel & Enka”, e cila ka ofruar që një kilometër autostradë ta ndërtojë për 7,5 deri në 8 milionë euro.Deklarimet e mëparshme të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në lidhje me financimin e autostradës, nuk japin përfundim se në cilin institucion financiar saktësisht do të hyjë kredi Republika e Kosovës për ndërtimin e autostradës. Dihet se financimi i autostradës do të bëhet 50 për qind nga kreditë dhe 50 për qind nga investimet nga buxheti i Kosovës Marre prej Gazeta Koha Ditore Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Një aksident i kushton vendit tonë 200 mijë euro. Banka Botërore: Shekulli Online | 18/04/2010 ![]() Në një raport të përbashkët të Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të madh të aksidenteve rrugore. Studimi i këtyre dy organizatave që mban titullin "Vdekja mbi rrota", merret me kostot e aksidenteve në vendet me të ardhura të ulëta, një kategori ku radhitet edhe vendi ynë, prodhimi bruto i së cilës nuk e kalon limitin 1,2 për qind. Sipas këtij raporti, kostoja e një aksidenti me pasojë vdekjen në vendin tonë, mund të shkojë në shifrën 195 mijë euro. Ndërsa lloji tjetër i aksidentit, i cili nuk përfundon me vdekje, por me lëndimin e qytetarëve llogaritet të ketë një kosto që arrin deri në 75 mijë euro. Statistikat tregojnë se vetëm gjatë vitit 2009-të, në vendin tonë ka ndodhur rreth 1465 aksidente rrugore, gjatë të cilave ka humbur jetën rreth 491 njerëz. Nga një llogari e thjeshtë e këtyre shifrave BB, ka nxjerrë si përfundim një shifër të përafërt të kostos së aksidenteve rrugore në vendin tonë. Kështu, në fund të një viti, fatura e shtetit shqiptar vetëm për aksidentet shkon rreth 100 milionë euro. Bankës Botërore në këto kushte i kërkuar Shqipërisë të ndërhyrje në mënyrë emergjente për të financuar në sigurinë rrugore, pasi kosto e dëmeve të shkaktuara nga aksidente është shumë herë më e lartë se shpenzimet që duhet të kryejë qeveria për të mbrojtur jetën e qytetareve. Dhe për BB, kjo është një kosto e papranueshme. Rritja në një farë mase e të ardhurave në shumë nga vendet në zhvillim, në të cilat radhitet edhe Shqipëria, ka çuar në shtimin e mjeteve motorike dhe vëllimin e trafikut, por kapaciteti menaxhues i sigurisë rrugore, infrastruktura rrugore dhe përforcimi i rregullave të sigurisë së trafikut nuk kanë ndryshuar me të njëjtin ritëm. Si rezultat, aksidentet e trafikut rrugor janë kthyer në një sfidë madhore të shëndetit publik. Të rrezikuarit Raporti nënvijëzon se rreth 30-40 për qind e viktimave kanë qenë njerëz, të cilët nuk përdorin automjetet, por lëviznin në këmbë. Më të rrezikuar ndaj aksidenteve janë grupmoshat me produktivitet ekonomik. Kështu 55 për qind e të vdekurve nga trafiku rrugor në vendet e Europës lindore i përkasin moshës 15 deri 44 vjeç, dhe më shumë se 80 për qind e të vdekurve janë meshkuj. Fëmijët dhe të moshuarit janë gjithashtu vulnerabël ndaj aksidenteve, veçanërisht kur janë në rolin e këmbësorit, dhe kanë mundësi 7 deri në 9 herë më shumë të vdesin në një aksident në krahasim me pasagjerët në makinë. Raporti i vdekjeve midis përdoruesve të ndryshëm të linjave rrugore ndryshon nga njeri vend në tjetrin, duke reflektuar kështu diferencat ndaj ekspozimit dhe sigurisë. "Shumica e vdekjeve në trafikun rrugor ndodh me pasagjerët e mjeteve të motorizuara me katër rrota. Gjithsesi, dhe vdekjet e këmbësorëve mbeten shumë të larta në disa, vende duke përbërë 40 për qind ose më shumë të totalit të vdekjeve në linjat rrugore në vende si Shqipëria, Bjellorusia e Kirgistani" thuhet në raport. Një faktor për rritjen e numrit të vdekjeve në rrugë është edhe keqpërdorimi i alkoolit nga ata që drejtojnë një automjet. Në fund të raportit Banka Botërore rendit një listë me sugjerime, që autoritete vendore duhet të marrin parasysh, në mënyrë që të përmirësojnë disi situatën. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu [ Edited Sun Apr 18 2010, 12:04pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kriza greke do të prekë kreditë në Shqipëri 30/04/2010 Ish-guvernatorit Shkëlqim Cani shpjegon efektet që do të ketë sistemi shqiptar Do të bien prurjet e emigrantëve, do të pakësohen investimet dhe do ulet euro Kriza greke do të ndikojë drejt për drejt në kreditë në Shqipëri. Sipas ish-guvernatorit Shkëlqim Cani, përderisa bankat greke që operojnë në vend do të drejtojnë kapitalin e tyre drejt shtetit mëmë, nuk mund të plotësojnë kërkesën për kredi të tregut shqiptar. "I gjithë sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt, pra shqiptarëve nuk u vihen në dyshim depozitat e tyre, kështu që ky aspekt është i sigurt. Ndërsa lidhur me bankat greke pastaj, në tërësi në Shqipëri natyrisht që mëmat i kanë në Greqi dhe mëma e tyre do të ndikohet, kuptohet që do ketë ndikime në sistemin bankar. Bankat greke vite më parë me fonde të marra nga mëma, pra, Greqia, kanë mundur të kreditojnë biznesin apo qeverinë shqiptare. Nuk do të jetë më kjo, do të bjerë shumë, për arsye se u duhen paratë për në vendin e tyre", deklaroi dje për një televizion Shkëlqim Cani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë. Por nuk lidhen vetëm me sistemin bankar pasojat e krizës greke në ekonominë shqiptare. "Emigrantët tanë do të kenë vështirësi. Më e pakta do të dalin nga puna, kështu që ata do sjellin më pak para në Shqipëri, do blejnë më pak. Por mund të kenë dhe probleme dhe në Greqi se mund të kenë bizneset e tyre ata. Vetë Greqia në radhë të parë nuk është më konkurrente dhe do të ketë vështirësitë e veta, natyrisht biznesi shqiptar duhet të orientohet për në vende të tjera për të importuar", vijon ai. Kjo shoqërohet gjithashtu, sipas Canit, me shtyrjen në kohë të projekteve helene në Shqipëri dhe në kursin e këmbimit të euros, e cila tashmë është dobësuar. Vetëm pak ditë më parë katër nga bankat më të mëdha të Greqisë kanë kërkuar ndihmën e qeverisë, duke shkaktuar frikë mes investitorëve dhe duke e zhytur vendin më thellë në krizë. Këto banka kanë kërkuar fonde emergjence prej miliarda dollarësh thjesht si një masë parandaluese. Ndërkohë vetë bankat kanë njoftuar se kishin humbur një numër të madh klientësh në dy muajt e fundit. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se këto banka i kanë kërkuar shtetit një ndihmë prej të paktën 15 miliardë eurosh, e cila do të jetë si garanci shtetërore, pasi vetëm gjatë këtyre muajve të fundit qytetarët grekë kanë tërhequr nga bankat e tyre dhe kanë depozituar në Qipro dhe në Luksemburg rreth 10 miliardë euro ose rreth 4.5 për qind të totalit të depozitave. Sipas ministrit të Financave, George Papaconstantinou, bankat greke kanë vendosur të përdorin fondet e mbetura nga paketa speciale e ndihmës, duke iu referuar kështu planit prej 28 miliardë eurosh, nga të cilat janë ende në dispozicion 17 milionë euro. Në vendin e gjashtë të humbjeve në bursat ndërkombëtare me rreth 10 871 miliardë euro, përfshihen të paktën tre banka greke që janë Banka Kombëtare Greke, Eurobank, Piraeus Bank, që kanë dhënë kredi për 67 miliardë euro në vendet e Ballkanit. Kjo shumë është e barabartë me 27 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Greqisë. Fullani Bankat greke që operojnë në Shqipëri dhe përbëjnë 25 për qind të sistemit tonë bankar nuk rrezikohen nga kriza financiare që ka përfshirë vendin fqinjë. Guvernatori Ardian Fullani ka garantuar se këto banka janë likuide, të mirëkapitalizuara dhe të kontrolluara rreptësisht nga Banka e Shqipërisë. Por kriza që ka përfshirë Greqinë nuk po hap probleme vetëm për gjendjen e bankave, por do të ndikojë edhe në procesin e emetimit të eurobondit të parë shqiptarë. Ndihma Marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me paketën e ndihmës financiare për Greqinë do të jetë gati brenda pak ditësh, tha dje eurokomisioneri Olli Rehn. I ngarkuar me çështjet monetare në BE, Rehn tha se paketa e ndihmës do ti japë mundësi Greqisë të marrë frymë dhe të marrë masa për të dalë nga kriza. Ndihma për Greqinë është e nevojshme për të mbikëqyrur stabilitetin financiar në Evropë dhe në plan global, theksoi Rehn. © 2004 METROPOL GROUP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Nuk ndalet rritja e çmimit të apartamenteve ![]() 09/05/2010 Edhe gjatë tremujorit të parë, m² u shtrenjtua me 15.8%. BSH: Ndikim, euroja Kur në vendet e rajonit ka ulje çmimesh, si shkak i krizës, në Shqipëri ndodh e kundërta. Pas konstatimit me produktet bujqësore, një tjetër fenomen i pakuptimtë ndodh me apartamentet të cilave, edhe pse ka rënie të kërkesës, çmimet nuk u ndalen së rrituri. Një vëzhgim i bërë nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e parë 2010, del me konkluzionin se shtrenjtimi ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe. Që prej fillimit të 2009-s, atëherë kur u ndje kriza, çmimet e banesave nisën të shtrenjtoheshin pas një pauze njëvjeçare. Sipas BSH-së, ndikim te rritja ka pasur jo pak kursi i këmbimit. Ndërtimi punon në pjesën dërrmuese me euro, e cila gjatë një viti pësoi vlera të larta në raport me lekun. Konkretisht, çmimet e banesave kanë shënuar një rritje vjetore prej 15.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2010. “Indeksi i çmimeve të banesave (IÇB) ka shënuar rritje vjetore, duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2009. Një pjesë e rritjes së indeksit (përafërsisht 40 për qind) reflekton efektin e nënçmimit të lekut ndaj monedhës europiane”, vë në dukje raporti i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë. Shtrenjtim të shërbimit ka pasur edhe tregu i banesave me qira. Analiza Sipas Bankës së Shqipërisë, analiza e plotë e ecurisë së çmimeve të banesave dhe e faktorëve që e përcaktojnë atë kufizohet nga mungesa e të dhënave për sasinë e transaksioneve të kryera në një tremujor. Zhvillimet në çmimet e banesave në tremujorin e parë të vitit 2010 janë ndikuar nga një ofertë e kufizuar në treg. Numri i lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja banimi ka shënuar rënie vjetore gjatë 3 tremujorëve të fundit të vitit 2009. “Kushtet e shtrënguara të kreditimit, ngadalësimi i normës së rritjes vjetore të pagave, krahas pritjeve pesimiste të konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare, sinjalizojnë për një kërkesë të ulët për banesa”, analizon BSH-ja. Megjithatë, ballafaqimi i kërkesës me ofertën në këtë treg nuk ka rezultuar në çmime më të ulëta. Nga ana tjetër, indeksi i kushtimit në ndërtim ka ndjekur një prirje rënëse gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. Qiraja Nuk mbetet pas tregu i qirave me rritjen e çmimeve. Në kushtet kur apartamentet mbeten të larta për t’u blerë, individët shkojnë drejt qirave, duke bërë presion në treg për stimulim të shtrenjtimit. Indeksi i qirasë së banesave është rritur me 2.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2010, në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Megjithatë, sipas BSH-së, kjo rritje e indeksit të qirasë pason rënien e tij gjatë tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2009. Ndryshimet përkatëse të indeksit në këto periudha ishin -4.4 dhe -15.6 për qind. Indeksi i qirasë u rrit me 21.1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e kaluar. Raporti i indeksit të çmimeve të shitjes me qiranë e banesave ka rënë në tremujorin e parë të vitit 2010, si pasojë e ndryshimeve tremujore në kahe të ndryshme të çmimeve dhe qirasë së banesave. Ky raport aktualisht qëndron poshtë trendit të tij historik, përfundon analizën BSH-ja. Copyright © 2010 Gazeta SHQIP. All rights reserved. trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Limaj paralajmëron se së shpejti do të nisë autostrada drejtë Shkupit ![]() Ndërsa në ditët në vijim, do të niset autostrada në drejtim të Shkupit, shtoi në mes tjerash ministri Limaj, duke thënë se kjo tregon se po hapet një korridor i ri, korridori i dhjetë dhe përfundimisht kjo do ta integrojë vendin tonë dhe ekonominë kosovare, do të lidhet me rrjetin ndërkombëtar të komunikimit të masiv të mallrave dhe udhëtarëve. Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj është takua të premten me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të MTPT-së dhe OEK-ut. ![]() “Ne kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë, me Odën Ekonomike vazhdimisht dhe do të vazhdojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen. Ka ardhur momenti kur OEK-un ta shohim si partner serioz dhe i organizuar, që mbron, reflekton, interesin e komunitetit të biznesit në tërësi”, tha ministri Limaj. Sipas ministrit Limaj në këtë takim me theks të veçantë është biseduar për zhvillimet e deritanishme, Kosova përfundimisht po del nga izolimi që duke mos e shfrytëzuar pozitën e saj gjeografike, pasi që vendi ynë ka qenë pikë destinacioni por jo transiti. "Politikat e Qeverisë së Kosovës dhe MTPT-së, janë krijimi i korridoreve dhe lidhja e vendit tonë me korridore ndërkombëtare, siç është autostrada në drejtim të Durrësit, dhe përfundimisht vendi ynë po bëhet me dalje në det. Kjo do t’i shërbejë ekonomisë kosovare”, vlerësoi Limaj. Ndërsa në ditët në vijim, do të niset autostrada në drejtim të Shkupit, shtoi në mes tjerash ministri Limaj, duke thënë se kjo tregon se po hapet një korridor i ri, korridori i dhjetë dhe përfundimisht kjo do ta integrojë vendin tonë dhe ekonominë kosovare, do të lidhet me rrjetin ndërkombëtar të komunikimit të masiv të mallrave dhe udhëtarëve. Ministri Limaj po ashtu theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për hekurudhat, dhe shtoi: “ Ne pasqyruam gjendjen e tanishme të hekurudhave tona. Ajo çka ne po bëjmë tani është funksionalizimi i vijave hekurudhore që ne i kemi, prioritet i ynë është funksionalizimi i vijës hekurudhore, Xërxë-Prizren. Investimi në hekurudha kushton shumë, por do të bëjmë përpjekje ta aktualizojmë, dhe ta funksionalizojmë këtë lloj të transportit. Ndërsa, sa i përket lidhjes përmes hekurudhës me Shqipërinë, ne do të jemi të gatshëm atëherë kur shteti shqiptar ta ketë kryer pjesën e vet, pasi që në pjesën tonë ka më pak për ndërtim të kësaj linje janë vetëm 17 kilometra nga Xërxa deri në Prizren”. Sipas Limajt si prioritet është funksionalizimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup, ajo linjë duhet të elektrifikohet, në mënyrë të transportuesit e mallrave të drejtohen në drejtim të hekurudhave, kjo do të ndihmojë edhe në ruajtjen e rrugëve por edhe mallrat do të transportohen me çmim më të lirë. “Ajo e cila për ne sot ka rëndësi është Porti i Shëngjinit, sepse është shumë më afër, andaj kërkova nga OEK-u që edhe biznesi të jetë pjesë përbërëse e bisedimeve, me ekspertët shqiptar për të gjetur përshtatjen ligjore të administrimit të këtij porti. ![]() Biznesi kosovar duhet të jetë i përgatitur për të marrë me koncesion këtë port nëse do të jepet me koncesion. Në atë port do të investojë biznesi kosovar dhe ky port komplet do të jetë në shërbim të biznesit kosovar”, tha kreu i MTPT-së. Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e falënderoi ministrin Limaj, për ndihmën e ofruar nga ministria të cilën e drejton, ndërsa kërkoi që të ndihmohet edhe më tutje zhvillimi i bizneseve në vendin tonë. © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Ultra-Shkodrane |
| ||
![]() Registered Member #3169 Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pmPosts: 106 | Simatizohem me qellimin e mire te tana shkrimeve t'masiperme por fatkeqsisht e verteta asht se Shkodra si qytet e tana zonat rreth saje e krejt veriujena ne gjenje shume te mjerueshme, dhe kerrkuj as nuk i ka ra ndermend e as nuk i bjen ndermend per ne se paret vjellen prej hajdutave politikan ne Tirane. | ||
Back to top | | ||
Ultra-Shkodrane |
| ||
![]() Registered Member #3169 Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pmPosts: 106 | Lajmet e mira jane vetem per politikant bashk me mafien e tyne farefisnore e shoqnore ne Tirane-Shkup e Prishtine | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | Ultra-Shkodrane ka shkruar: Lajmet e mira jane vetem per politikant bashk me mafien e tyne farefisnore e shoqnore ne Tirane-Shkup e Prishtine Jam dakort 100% me ty ![]() MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System