Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Rreth ekonomise ***
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
~*Christel*~
Mon Nov 17 2008, 09:45pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Tkurren paratë që emigrantët sjellin në Tiranë për të blerë shtëpi

Kriza ekonomike në botë, mesa duket po prek edhe Shqipërinë, pavarësisht kundërshtimit të këtij fakti nga qeveria shqiptare. Një ulje drastike të shitjeve të pasurive të paluajtshme paraqet një numër i madh agjencish imobilare në Tiranë, të cilat sipas tyre rrezikojnë të mbyllen.
Sipas një shifre mesatare, shitjet gjatë këtij viti deri më tani kanë arritur në masën 50 për qind, pra gjysma e pikësynimeve të vendosura në janar të këtij viti. Ulja e interesit të emigrantëve për të blerë shtëpi, gjatë këtij viti është mjaft shqetësues. Në krahasim me tre vitet e shkuara, këtë vit kemi një ulje të ndjeshme të kërkesës së emigrantëve për shtëpi, në zonat e Tiranës.

Sipas Ilir Hasimit, kreu i një agjencie imobilare, kjo vjen si pasojë e krizës ekonomike që ka pushtuar vendin e tyre. “Shumë qytetarë shprehen se nuk janë në gjendje të prenotojnë shtëpi, pasi kanë tre muaj që nuk kanë marrë ende rrogën në vendin e tyre”,- shprehet Hasimi. Mossjellja e parave nga emigrantët është ndjerë shumë në tregun vendas.

Shumë prej këtyre agjencive nuk kishin kërkesa fare për të blerë apartamente në Shqipëri deri më sot. Faktor tjetër që ka ndikuar natyrisht si tek konsumatori shqiptar ashtu edhe tek ai i huaj është një rritje e madhe e çmimeve që kanë pësuar apartamentet edhe në zonat më periferike. Në këto zona në qoftë se e krahasojmë me vitet e kaluara, çmimi është rritur nga 300 euro m2 në 550 euro m2. Kjo natyrisht që ka ndikuar në uljen e kërkesës për këto pasuri.


Të huajt, të interesuar për pasuri të paluajtshme, por zhgënjehen nga abuzimet

Abuzimet dhe informaliteti zhgënjejnë investitorët e huaj

TIRANË- Një fenomen mjaft shqetësues për thithjen e investimeve të huaja është shfaqur gjatë këtij viti në Tiranë. Një numër i madh agjencish imobilare na komunikojnë se kanë kontakte të shpeshta me shtetas të huaj, të cilët janë të interesuar për të blerë një apartament në qytetin e Tiranës.

Pavarësisht këtij fakti të gëzueshëm, që çdo individ e koncepton si një rritje të interesit të të huajve për tregun vendas, realiteti na shfaqet krejt ndryshe. Sapo shkelin në Tiranë, të huajt hasin një sërë abuzimesh, të cilat nuk lejojnë hapësira investimi. Shumë prej agjencive shprehen se u komunikojnë këtyre shtetasve një çmim standard i cili aplikohet edhe për qytetarët shqiptarë.

Por kur ndërtuesit, pra ata që ofrojnë për shitje një pasuri të paluajtshme përballen me shtetas të huaj, menjëherë kërkojnë të përfitojnë prej tyre në forma të ndryshme duke rritur në nivele shumë të larta çmimin, gjë e cila sjell edhe zhgënjimin e të huajve. Ky fakt mund të konstatohet shumë lehtë, ku shumë oferta të paraqitura për dhënie me qira ndryshojnë duke shfaqur një çmim për shtetasit shqiptarë dhe një çmim shumë herë më të lartë për shtetasit e huaj. Ky natyrisht që është një fenomen paradoksal.

Duke u përballur me këtë diskriminim dhe me një moskontrollim nga ana e instancave shtetërore përkatëse të këtyre abuzimeve, pothuajse të gjithë shtetasit e huaj vendosin që të largohen për të gjetur strehën e tyre të investimit në vendet fqinje të cilat ofrojnë një treg shumë herë më të favorshëm se sa ai shqiptar.

g.shekulli
Back to top
L - N
Tue Nov 18 2008, 12:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fullani: Rreziqet për ata që marrin kredi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka shpjeguar dje rreziqet e një kredie, aq më tepër në kushtet e krizës globale.

Emirjon Senja
Marte, 18 Nentor 2008 08:04:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka pohuar se bankat janë detyruar të mbajnë fonde rezervë për çdo lek të dhënë borxh

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka shpjeguar dje rreziqet e një kredie, aq më tepër në kushtet e krizës globale. Ai ka pohuar se sistemi bankar, për aq kohë sa menaxhon depozitat e qytetarëve, duhet të jetë i sigurt për evitimin e çdo humbjeje të mundshme financiare që lind nga marrëdhënia e akordimit të kredisë. “Shkarazi, mund të them se ekziston një rrezik, i cili lidhet me llojin e monedhës; një i dytë lidhet me ecurinë e çmimeve të kolateralit; një i tretë mund të jetë edhe i ashtuquajturi rrezik operacional, e kështu me radhë.

Materializimi i njërit apo disave prej këtyre rreziqeve, do të sillte vështirësi për bankën”,- pohoi dje guvernatori Fullani. Por nga ana tjetër ai siguroi njerëzit që kanë marrë kredi se Banka e Shqipërisë me autoritetin e saj mbikëqyrës e detyron sistemin bankar të krijojë fonde rezervë, për çdo një lek kredi të kërcënuar.

E vetmja gjë ku Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar ndjehen të pafuqishëm, deklaroi Fullani, ka të bëjë me mosekzekutimin e kolateralit, ka të bëjë me një lloj pamundësie de facto të disponimit të kolateralit, sidomos kur bëhet fjalë për një kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme.

Paralelisht me këtë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk harroi të “shpjegojë” edhe njëherë rolet që duhet të luajnë tregu financiar dhe rendi juridik. “Në themel, një sistem ligjor, duhet të sigurojë të drejtat kontraktore dhe të drejtat e pronësisë. Këto të drejta duhet të jenë të parashikuara në mënyrë të qartë, të mbrojtura dhe të paprekshme”, - citoi guvernatori.

Në kontekst, Fullani la të kuptohej se, pavarësisht stresit që po kalojnë financat botërore në këtë moment, marrëdhënia klient-bankë mbart në vetvete një rrezik të përhershëm, për amortizimin e të cilave i takon rendit juridik të krijojë një sistem sa më efektiv. “Instrumentet financiare nuk qëndrojnë në vakum”, - citoi Fullani.

Për aq kohë sa u shërbejnë njerëzve, ato mbështeten mbi marrëdhënie juridike. Çdo marrëdhënie huaje mbart mundësinë e mospërmbushjes së detyrimit dhe ky rrezik nuk mund të zgjidhet pa një sistem preciz normash, që mbrojnë marrëdhëniet kreditor–debitor”, - shtoi ai.

Këto deklarata, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bëri gjatë një takimi me juristë të bankave që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri dhe ekspertë të institucioneve dhe agjencive publike, që merren me legjislacionin bankar dhe kuadrin rregullativ, si Ministria e Financave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Konkurrencës, etj.

Në kushtet e një stresi ekonomik global, Kuvendi i Shqipërisë përmirësoi disa ditë më parë bazën ligjore për përshpejtimin në kohë dhe lehtësimin në procedurë të marrjes së garancive pronësore ndaj atyre që janë debitorë ndaj bankave. Kjo ndodhi pas sinjaleve që dha Banka e Shqipërisë për luhatjen e lehtë që pësoi muajt e fundit kredia e ashtuquajtur e “keqe”, të cilën bankat e konsiderojnë të humbur.

Në mbështetje të idesë se, për të pasur një ecuri të mirë ekonomike, duhet edhe një sistem i mirë ligjor, Fullani deklaroi se, dialogu midis tregut bankar dhe sistemit ligjor ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për një komb, rëndësi që në zhvillimet e sotme bëhet jetike. Që vendi ynë të vazhdojë të lundrojë drejt brigjeve të sigurta të zhvillimit ekonomik, stabilitetit financiar dhe prosperitetit, besoj se i nevojiten të dyja rremat: rendi juridik dhe tregu financiar.

Sipas specialistëve të pranishëm në takim, edhe pse kredidhënia në tregun bankar shqiptar, është në nivele të kënaqshme, ajo do të ishte edhe më e lartë nëse kredimarrësit do të kishin mundësi të përdornin pa problem pasuritë e paluajtshme si kolateral për të mbuluar kredinë e marrë nga banka.

Në shumicën e rastit janë shtëpitë e banimit ato më të përdorshmet, thonë specialistët. Aktualisht, në të gjithë vendin ekzistojnë qindra banesa, të cilat nuk janë regjistruar në hipotekë. Personat që realisht i kanë blerë ato, janë vetëm “de facto” pronarë të tyre, pasi “de jure” ato banesa nuk njihen si pronë e atyre që i kanë blerë.

Ky është edhe ngërçi që duhet zgjidhur, bëjnë me dije specialistët. Në këtë mënyrë do të zhbllokohej kredidhënia dhe bankat do të ishin më të sigurta dhe më të predispozuara në dhënien e kredive.

FULLANI

“Të zgjidhet problemi i pasurive të lëna peng”

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë për të kontribuar në krijimin e lehtësirave për funksionimin sa më normal të ekonomisë vendase.

Duke u ndalur në rrezikun që mbartin burokracitë e stërzgjatura për zgjidhjen konflikteve gjyqësore me sfond ekonomik, Fullani deklaroi se, paralizimi i titullit të pronësisë dhe tejzgjatja e konflikteve gjyqësore, kanë ndikuar drejtpërdrejt në dekurajimin e mbështetjes së ekonomisë me kredi bankare.

Sipas tij, e vetmja gjë ku Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar ndjehen të pafuqishëm dhe që kërkojnë ndihmën e gjyqësorit, ka të bëjë me mosekzekutimin e kolateralit, e cila konsiston në një lloj pamundësie “de facto” të disponimit të tij, sidomos kur bëhet fjalë për një kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme.

“Në këtë vazhdë, tregu bankar dhe ai financiar nevojitet të ndërtohen dhe zhvillohen paralelisht me sistemin ligjor. Nuk mund të ketë transaksione financiare vendase apo ndërkufitare, nëse nuk ka siguri në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave kontraktore”, - tha guvernatori.

Konfindustria ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të marrjes së pasurisë pronësore të debitorëve të bankave

Kreditë e këqija, Kuvendi të ndryshojë ligjet

TIRANË- Konfindustria ka shprehur dje mbështetjen për miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të përmirësimit të domosdoshëm të bazës ligjore për përshpejtimin në kohë dhe lehtësimin në procedurë të marrjes së garancive pronësore për debitorët e bankave. "Rritja në masën mbi 30 për qind e kredive me probleme, në harkun kohor të një viti (qershor 2007-qershor 2008), është mjaft shqetësuese dhe flet qartë për domosdoshmërinë e ndërtimit të strategjive dhe marrjes së masave sa më të shpejta ndëshkuese dhe parandaluese jo vetëm nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare, por edhe gjithë vendimmarrja politike", - theksohet në një reagim të Konfindustrias.

Sipas saj,"Banka e Shqipërisë, duhet të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore me masa të ashpra mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxherial të tyre, në të gjitha rastet e keqpërdorimit të dukshëm të parave të shqiptarëve, të depozituara në banka". Për këtë, "miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i kërkesave për përshpejtimin e procedurave të marrjes së pasurisë pronësore të debitorëve të bankave, është një hap i nevojshëm, por i pamjaftueshëm për të përballuar problematikën shqetësuese të sigurimit të qëndrueshmërisë së sistemit bankar shqiptar, në një periudhë afatgjatë",- thuhet në reagimin e Konfindustrias

Marre prj Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:13pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Nov 20 2008, 04:35pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bankat, më shumë kredi për shtëpi sesa për investime

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e djeshme, mori në shqyrtim raportin "Mbi gjendjen e sistemit bankar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008". Sipas BSH-së, aktivet e sistemit bankar u rritën edhe në tremujorin e tretë të vitit 2008 me rreth 50.06 miliardë lekë ose 6.2%. Teprica e kredisë së sistemit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008 shënoi rritje me rreth 30.8 miliardë lekë ose me 8.9%, nga rritja me 33.5 miliardë lekë ose me 10.7% tremujorin paraardhës dhe nga 20.6 miliardë ose 8.6%, për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe këtë tremujor, analiza e dinamikës së strukturës së portofolit të kredive dallon për ritmin më të lartë rritës të kredisë akorduar bizneseve, kundrejt kredisë dhënë individëve. Sipas BSH-së, klasifikimi i kredisë sipas subjektit (biznes dhe individë) dhe qëllimit të përdorimit të saj, dallon në tremujorin e tretë të vitit 2008 me peshën më të madhe të kredisë për "investime në pasuri të paluajtshme" dhënë individëve, me 23.0 për qind të tepricës totale të kredisë, pasuar nga "investimet në blerje pajisjesh" të bizneseve, me 18.6 për qind të totalit.


Marre prej Gazeta Shqip Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:14pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 24 2008, 07:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Korridori 8 sjell në Tiranë personalitet evropiane

23-11-2008 / Gazeta 55

Korridori 8 sjell në Tiranë disa personalitet. Kështu në vendin tonë do të mbërrijë kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, Presidentin bullgar, Georgi Parvanov dhe Kryeministrin maqedonas, Nikolas Gruevski. Në fillim të dhjetorit, tre ministrat e transporteve të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë do të takohen me ministrin Sokol Olldashi për çështjen e Korridorit Tetë. Italia e konsideron si prioritare ndërtimin e Korridorit Tetë, fakt ky që u konfirmua edhe nga shefi i diplomacisë italiane në Tiranë, Franko Fratini. ...


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:15pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 26 2008, 12:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rajoni në krizë, rritja ekonomike, 5 për qind në 2009

Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të arrijë 6.1% në vitin 2008, nga 6% në vitin 2007 dhe do të bjerë në 5% në vitin 2009. Këto parashikime janë bërë nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), të hedhura në raportin e Tranzicionit 2008, i publikuar dje. Peter Sanfey, ekonomist i BERZH-it që mbulon Evropën Juglindore, u shpreh se "Shqipëria po vazhdon të ketë një progres të mirë në disa fusha, por nevojiten edhe më shumë përpjekje për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe rritur cilësinë e infrastrukturës për të ruajtur në të ardhmen rritjen me ritme të larta të viteve të fundit". "Disa vende në veçanti vazhdojnë të kenë llogari korente me deficite të mëdha, të kombinuara me borxhe të larta në monedhë të huaj dhe për këtë arsye janë të prirura të vuajnë nga ulje më të forta të prodhimit të brendshëm, nëse hyrjet e kapitalit zvogëlohen shpejt". Në një kapitull të veçantë mbi ndikimin e krizës globale të kredive në rajon, raporti thotë se përkeqësimi në të gjithë mjedisin financiar mund të rezultojë tani në një kontraktim të zgjatur dhe të rëndësishëm në sektorin e kredive. Raporti i Tranzicionit 2008 i BERZH-it, i cili analizon performancën ekonomike dhe progresin e reformave në vendet ku vepron BERZH-i, parashikoi se rritja e përgjithshme ekonomike do të ulet në 6.3% në vitin 2008, nga 7.5% në vitin 2007 dhe do të vazhdojë të bjerë më tej në 3% në vitin 2009. Rritja në Evropën Juglindore do të arrijë në 6.5% këtë vit, nga 6.2% në vitin 2007 dhe më pas pritet të bjerë në 3.1% vitin tjetër.

Marre prej Gazets Shqip Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:16pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Nov 27 2008, 07:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
BE shtyn liberalizimin e vizave për në vitin 2010

Nga BalkanTravellers.com
Liberalizimi i vizave nga BE me Shqipërinë do të shtyhet deri në vitin 2010, dhe jo në vitin 2009 siç dhe ishte parashikuar më parë.

Plani për shtyrjen është parashikuar në një raport të shkruar nga Franca, e cila mban aktualisht dhe presidencën e BE. Dokumenti, që pritet të zyrtarizohet javën tjetër, nënvizon detyrat dhe përgjegjësitë e vendeve që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE, e cila përveç Shqipërisë përfshin dhe Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën.

Pamjaftueshmëria e masave të marra nga Shqipëria në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë raportuar si pengesat kryesore në dialogun për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në BE, sipas raportit.

Ashtu siç kishte raportuar në fund të tetorit BalkanTravellers.com, pritej që regjimi i vizave mes Shqipërisë dhe 27 vendeve anëtare të BE të liberalizohej në qershor të vitit 2009.

Përpara se të ndodhte një gjë e tillë, megjithatë, vendi ballkanik duhej të plotësonte një listë me kërkesa, përfshi lëshimin e dokumenteve të sigurta për qytetarët e tij dhe të ndërmarrë hapa për të luftuar emigrimin ilegal, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Marre prej Gazets Tema Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:16pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Nov 27 2008, 08:01am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lejet e ndërtimit, tani 8 dokumente dhe 55 ditë afat

» Vendosur: 27/11/2008 - 08:39

ADI SHKEMBI

Amendimet në ligjin e lejeve të ndërtimit nuk do të prekin vetëm afatet e dhënies së lejeve por edhe procedurat. Burime nga Këshilli i Ministrave zbardhin katër ndërhyrjet që do të bëhen në këtë ligj, të cilat sipas tyre do të bëjnë të mundur eliminimin e burokracive dhe shmangien e korrupsionit. Kështu amendimi i parë ka të bëjë me dhënien e lejeve. Nëse deri tani ndërtuesve u është dashur të marrin leje për sheshin dhe për ndërtimin, me ndërhyrjet në ligj do të marrin leje vetëm për ndërtimin. Një tjetër pikë ku do të ndërhyhet është pikërisht momenti pas kalimit të afatit. Kështu nëse deri tani ligji nuk jepte asnjë shpjegim se si do të veprohej nëse KRT nuk kthente përgjigje, tani, pas kalimit të afatit, nëse nuk jepet vendimi, ndërtuesi nis punën për ndërtimin. Amendimi i tretë ka të bëjë pikërisht me afatet. Sipas draftit, tani do të duhen vetëm 55 ditë për të marrë përgjigjen dhe këto ditë të llogaritura: 5 ditë për aplikimin për marrjen e lejes, 45 ditë për miratimin dhe 5 ditë për zbardhjen e vendimit. Nëse në ditën e 56 KRT nuk kthen përgjigje, leja konsiderohet e marrë. Ndërhyrjet në ligjin për lejet e ndërtimit ishte edhe kryefjalë e mbledhjes së djeshme të qeverisë. Sipas kreut të qeverisë, në ndryshimet në ligj do të jetë edhe heqja e një sërë dokumentesh, nga 24 që janë tani, në 8. Berisha u shpreh se këto ndryshime i vënë në dispozicion hapësira lehtësuese qytetarit, i cili në se nuk merr përgjigje brenda këtij afati, ka të drejtë të fillojë ndërtimin. “Në qoftë se ditën e 51-të qytetari nuk ka marrë me shkrim lejen apo vendimin motivuar për mosdhënien e saj, ai do të ketë të drejtën të fillojë ndërtimin, por në rast se qytetari bëhet vetë përgjegjës dhe tenton të përdorë afatin në mënyrë abuzive, do të takohet me kodin penal të ndërtimit pa leje që parashikon në variantin e ri rreth 8 vjet burg”. Duke vlerësuar parimin “Heshtja është pranim” si të domosdoshëm për parandalimin e korrupsionit, kryeministri u shpreh se në rast se ai zbatohet askush nuk do të ketë nevojë të japë ryshfet, pasi do të marrë përgjigje në kohën e duhur dhe në rast të kundërt do të ketë të gjitha të drejtat t’i përgjigjet arbitraritetit shtetëror. “Duke vendosur parimin ‘heshtja është pranim’, ne jo vetëm që vetëkufizojmë shtetin apo pushtetin por nga ana tjetër ne vendosim një parim të artë për parandalimin e korrupsionit sepse askush nuk do të ketë nevojë të japë ryshfet, pasi ai do të marrë përgjigje me detyrim ligjor brenda 50 ditëve dhe në rast të kundërt do të ketë të drejtë të fillojë ndërtimin, po qe se arbitrariteti shtetëror kërkon t’i imponohet atij”, tha Berisha. Kryeministri bëri të ditur se ky parim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtimet por do të përfshijë të gjithë veprimtarinë publike të sektorëve, me qëllimin më të mirë për të vendosur raporte të drejta dhe të ndershme me sektorin privat.

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:17pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 28 2008, 08:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Burg kush ndërton pa leje.

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal
» Vendosur: 28/11/2008 - 08:57

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat për të kaluar së bashku dy ndryshimet në Kodin e ri Penal. Votimi për ndryshimin e Kodit Penal ka vënë në siklet maxhorancën, pasi është detyruar të realizojë votimin vetëm kur janë mbledhur një pjesë e mirë deputetëve të saj. Kryeparlamentarja Topalli ka pritur për disa minuta, gjersa të vinin deputetët e maxhorancës. Votimi i parë për disa ndryshime për Kodin Penal ka marrë gjatë votimit në tërësi 94 vota pro, një kundër dhe katër abstenime. Votat kundër dhe abstenime kanë qenë nga ana deputetëve të LSI-së dhe të PSD-së. Ndryshimi i Kodit ka të bëjë me ndëshkimin si vepër penale të ndërhyrjeve, që bëhen në transmetimet kompjuterike. Ndryshimi i dytë për Kodin Penal lidhet me uljen e dënimeve penale, si dhe dhënien e dënimeve alternative. Gjithashtu, par-ashikohet masa drastike për personat që vjedhin energjinë elektrike, apo për ndërtimet pa leje. Më parë kjo masë ndëshkimore në Kod parashikohej me gjobë dhe me prishje të ndërtimeve pa leje. Dënimi me burg shkon nga 3-5 vjet. Deputeti i PSD-së, Engjëll Bejtja u shpreh kundër një sanksionimi të tillë, duke e cilësuar si alogjike. "Ne jemi në një proces legalizimi dhe po ndëshkojmë ata që bëjnë shtesa pallatesh apo ndërtojnë në tokën e tyre. Kjo nuk ka sens të votohet në Kuvend", deklaroi Bejtja. Në votimin në tërësi Kodi Penal mori 91 vota pro, 5 kundër dhe pesë abstenime. Deputetët e PSD-së, Çuli, Musabelliu, Gjinushi, Bejtaj dhe Divjaka votuan kundër. Ndërsa deputetët e LSI-së, Koçi, Braho, Kola dhe Neranxi abstenuan. Po dje Kuvendi miratoi me shumicën dërrmuese të votave projektligjin "Për Ekzekutimin e vendimeve penale". Pro këtij projektligji votuan 99 deputetë të Kuvendit

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:18pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Nov 28 2008, 08:31am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ekonomia nuk konkurron as fqinjët

27/11/2008 Raporti për konkurrueshmërinë globale e rendit ekonominë tonë në vendin e 106-të

Politikat antimonopol dhe dominimi i tregut na renditin të fundit në rajon

Ekonomia shqiptare është më pak konkurruese. Kjo edhe në raport me fqinjët e rajonit. Sa i përket situatës globale ajo lë pas vetëm 21 vende. Ky është rezultati i raportit të konkurrueshmërisë globale, ku vendi ynë renditet i 106-ti nga 130 shtete të marra në shqyrtim. Mungesa e konkurrencës është një nga problemet e ekonomisë shqiptare, por gjithashtu komuniteti i biznesit përballet edhe me nivele të larta të korrupsionit, infrastrukturës dhe burokracisë së administratës shtetërore. Problem i mprehtë është edhe rritja e deficitit tregtar, që sipas ekspertëve ka arritur në rreth 320 miliardë lekë gjatë vitit 2008.

Të dhënat

Nga vendet e rajonit Shqipëria vjen pas Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Moldavisë. Sipas ekspertëve të ekonomisë shqetësues është fakti se në vendin tonë vijon rritja e çmimeve, ndërkohë që bursat jashtë reagojnë ndryshe. Shpjegimi lidhet me treguesin e dominimit të tregut dhe efektivitetin e politikave antimonopol, që na rendisin shumë poshtë. “Në të dyja këto tregues ne rreshtohemi të fundit në rajon. Mund të jemi dobët në nivel botëror, por është shqetësuese që jemi në vend të fundit në rajon për treguesit kryesorë, përfshi këtu stabilitetin ekonomik që konsiderohet për Shqipërinë si pikë e fortë. Ndërkohë që renditemi të parafundit për eficencën e tregut dhe institucionet”, - tha Selim Belortaja, gjatë prezantimit të raportit.

Problemet kryesore

Korrupsioni, infrastruktura dhe burokracia shtetërore janë tre problemet kryesore të ekonomisë së vendit. Në studimin e qendrës për tregtinë ndërkombëtare theksohet se ekonomia vendit vuan mungesën e konkurrencës. Indeksi për këto tregues është në nivele shumë të ulëta. “Raporti i konkurrueshmërisë globale e ka pasur këtë shqetësim e ka matur eficiencën e tregut në përgjithësi dhe na ka rreshtuar ndër vendet e fundit në rajon lidhur me eficiencën e tregut”, - theksoi Belortaja.

Deficiti tregtar

Deficiti tregtar ka shënuar një rritje prej 40 miliardë lekësh në krahasim me vitin e kaluar, gjë sipas ekspertëve të ekonomisë është një tjetër shqetësim, pasi ka kapur shifrën prej 320 miliardë lekësh. “Qeveria u tregua entuziaste për raportin e Bankës Botërore ‘Doing Bisness’, që e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë në botë për nga reformat. Por sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare ka shumë probleme”, - tha Belortaja. Rritja e deficitit, sipas tij, kërkon burime financimi konkrete. Burime këto që janë aktualisht të rrezikuara nga pasojat e krizës financiare globale. Edhe sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rënie mund të pësojnë jo vetëm të ardhurat nga emigrantët, të cilat financojnë këtë tregues, por edhe investimet e huaja.


Marre prej Hazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:18pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 29 2008, 09:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dërgesat e emigrantëve, dhjetëfishohen që nga viti 2000

Sipas Ministrisë së Punës, vetëm nga Italia, vendi ynë merr rreth 6 miliradë euro në vit nga emigrantët

L.Mëhalla
Premte, 28 Nentor 2008 10:21:00

Sipas Ministrisë së Punës, vetëm nga Italia, vendi ynë merr rreth 6 miliradë euro në vit nga emigrantët

Nga viti 2000 janë dhjetëfishuar dërgesat në para nga emigrantët. Ndërsa dërgesa e emigrantëve nga Italia, arrin në shumën 6 miliardë euro për një vit. Këtë e deklarojnë burime zyrtare të Ministrisë së Punës, sipas të cilave, Shqipëria, vetëm për një vit, ka përfituar shumën prej 143.660.000 milionë euro nga emigrantët dhe kjo vetëm për emigrantët legalë në Itali, pa llogaritur dërgesat e atyre, të cilët qëndrojnë në mënyrë klandestinë në Itali. “Që nga viti 2000, dërgesat e parave nga emigrantët, janë dhjetëfishuar. Vetëm para një viti, emigrantët shqiptarë në Itali, kanë dërguar në shtëpitë e tyre një shumë të ardhurash nga shteti italian, prej 143.660.000 milionë euro, dhe kjo shumë i rendit ata të 5-ët në radhë, për nga dërgesat e parave, pohojnë burimet pranë Ministrisë së Punës dhe Zyrës së Emigracionit”, duke shtuar se, këto shuma, përfaqësojnë vetëm paratë që kaluan përmes kanaleve zyrtare (banka, posta, agjenci), të qëmtuara nga Zyra Italiane e Këmbimeve.

Për të pasur një vizion të së tërës, duhet pasur parasysh edhe një pjesë e konsiderueshme e kursimeve që shkon në vendet e origjinës përmes familjarëve, të njohurve, apo përmes ndërmjetësve jo të regjistruar, theksojnë burimet pranë zyrës së punës. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, studiuesit flasin për 3 milionë rezidentë të huaj në Itali, në 2007-n, duke vlerësuar se secili syresh, mesatarisht, transferoi 2 mijë euro në vendin e origjinës. Sidoqoftë, duke marrë parasysh praninë reale të të huajve të rregullt, por që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile (sipas caritas, 4 milionë), që edhe ato dërgojnë para, kjo shumë do të ulej ndjeshëm.

Marre prej Gazets shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:19pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 11:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Financial Times zbulon arsyet e vizitës së Berluskonit në Tiranë

Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskonoi Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha

Financial Times
Hene, 01 Dhjetor 2008 11:29:00

Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskonoi Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Kriza energjetike kronike në Shqipëri dhe ambicia e zotit Berisha për të ngritur një park energjetik në qendër të Europës, por në një shtet të varfër, ka hapur një treg të ri për shumë kompani italiane.

Një arsye tjetër urgjente për zotin Berisha janë zgjedhjet elektorale të qershorit 2009-të. Shiptarët të lodhur me “black out” mund ta shohin si zgjedhje projektin e parkut energjetik. Po kështu Z. Berisha ka bërë edhe një ftesë joshëse për investitorët “Shqipëria një euro”.

Zoti Berisha po ofron kushte tërheqëse për investitorët por njerëzit e përfshirë në projekte, thonë se firmat e huaja mund të përballen me vështirësi. Ata japin paralajmërimin se vendi është i përfshirë nga korrupsioni, mungesa e transparence në procedurat e aprovimit, mosmarrëveshje për tokën dhe rezistencë nga ambjentalistët shqiptarë.

Programi sipas ministrit të Energjetikës Genc Ruli është për të firomosur dy projekte energjetike me vlerë 1 dhe 1.5 miliard euro duke kontraktuar Falcone group dhe Micanden, firmë ndërtuese siciliane.

Këtu kosnsiston edhe vizita e Berluskonit në Tiranë për nënshkrimin e dy kontrateve. Njëra me vlerë 1 miliardë euro, kontratë që shkon për grupin Falcone të Italisë për ndërtimin e një uzine rigazifikimi pranë Fierit dhe një tubacion gazi nën det për në Itali. Marrëveshje e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane me vlerë 1.5 miliardë euro shkon për Mocandën, firmë ndërtuese siciliane për projektin e prodhimit të energjisë me anë të erës, në gadishullin e Karaburunit si dhe një kabëll energjie që do të shkojë nga Adriatiku në Itali. Projekti për sigurimin e energjisë me anë të erës nga Moncada do të përfshijë 260 turbina duke e bërë këtë një nga projektet më të mëdha në Europë.

Defiçiti energjetik i Italisë dhe problemet ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për burimet energjertike. Por pritet që Mocanda energji të përballet me rivalin ASG Poëer dhe me Sëiss-based, kompani që 75 për qind të aksioneve i ka një shqiptar i Kosovës me emrin Agim Gjinali. Shkruar nga: Guy Dinmore në Romë dhe Kerin Hope në Athinë
Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:20pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 12:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Konfindustria dhe ZMQ, qeverisë: Ulni çmimin e karburantit

Konfindustria i ka kërkuar sot strukturave shtetërore të ndërhyjë urgjent për të rregulluar tregun e karburanteve në vend

Shekulli Online
Hene, 01 Dhjetor 2008 12:30:00

Tiranë- Konfindustria i ka kërkuar sot strukturave shtetërore të ndërhyjë urgjent për të rregulluar tregun e karburanteve në vend. Administratori i Përgjithshem i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku bëri të ditur për mediat se gjendja e tashme është bërë krejtësisht e papranueshme. Kjo shoqatë është solidarizuar me protestën e ZMQ që u zhvillua sot në Tiranë.

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkoi nga konsumatoret shqiptare që të shprehin pakënaqësinë nëpërmjet një proteste të fuqishme. Në lidhje me kete situatë të patolerueshme në treg, ZMQ ftoi të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që për 24 orët e sotme, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë.

Sipas tyre ndërhyrja urgjente nevojitet për një sërë faktorësh siç janë: abuzimi me cilësinë e karburantit, vëllimin në shitje, mospasqyrimin e cmimeve reale, pa llogaritur këtu koston e dëmtimit të makinave nga cilësia jashtë standardeve të kërkuara.

Për të shpjeguar domosdoshmërinë e ndërhyrjes urgjente për rregullimin e tregut të karburanteve, Konfindustria paraqiti përfundimet kryesore të vlerësimit të përgjithshëm për kostot shtesë të tregtimit të karburanteve në Shqipëri bazuar në të dhënat e ardhura pranë saj në muajt shtator-dhjetor 2008. Sipas Konfindustrisë janë 8 tipe kostosh shtesë, që biznesi dhe qytetarët shqiptare paguajnë dhe dëmtohen padrejtësisht nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve. Ndër kostot indirekte, Konfindustria ka numëruar ato shëndetësore, mjedisore, buxhetore, për këtë të fundit i referohet buxhetit të shtetit nga neglizhenca e Inspektoriateve përkatese që duhet të kontrollojnë këtë treg.


Marre prej Gazets shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:20pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 02 2008, 09:09am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
QEVERIA, PROJEKTET E RRUGEVE JASHTE AFATIT

» Dërguar më: 01/12/2008 - 10:22

Genc Kondi

Nga gjithë projektet e infrastrukturës që gjeti të gatshme në Ministrinë e Transporteve, qeveria "Berisha" përcaktoi njërin si "projekt të shekullit", pikërisht rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Pjesa nga Durrësi në Milot kishte përfunduar me dy korsi, ishin hartuar tre variantet e mundshme të gjurmëve, madje pjesa Rrëshen-Kalimash u ishte dhënë në vitin 2004 gjermanëve për ta ndërtuar. Jo me paratë e taksapaguesve, por me koncension. Berisha mori përsipër të zgjeronte dyfish trasenë (përfshi dy tunele), duke përqendruar vëmendjen e qeverisë kryesisht në këtë segment. Por, me paratë e Buxhetit të Shtetit, me borxhe tregtare dhe me çmimin që i kërkuan ndërtuesit. Çka sjell natyrshëm, siç solli, një faturë shumë të madhe. Kjo do të shkaktonte nga ana e vet, edhe një ngadalësim në ndërtimin e akseve të tjera.
Ndonëse ishte gati edhe financimi, rruga Levan-Tepelenë, pjesa më e vështirë e rrugës së mbetur drejt partnerit kryesor tregtar, Greqisë, u shty për tre vjet. Nëpër këtë segment kalon edhe pjesa më e madhe e emigracionit në rrugë tokësore. Pak kohë më parë, me një vonesë të jashtëzakonshme mbaroi pjesa që lidh Tepelenën me Gjirokastrën. Nga ana tjetër, segmentin Levan-Vlorë Berisha pati kurajën ta "përuronte" më 2007, ndërkohë që nuk ishte akoma gati financimi, por deri tani punimet janë në një fazë fillestare. Boshti i Qendrës u përcaktua prej tij si një aks i ri, por për të ende nuk ka projekt. Ndërkohë, koncensioni që u dha për rrugën e re Tiranë-Elbasan, mbeti një tullumbace, një angazhim "në drejtim të paditur" nga ana e Ekzekutivit. Po kështu, ka mbetur pezull rruga midis Shkodrës dhe Malit të Zi.
Kryesisht në Jug po punohet në bregdet, në pjesën Gjirokastër-Delvinë dhe në Korçë-Pogradec. Por "ndërprerja" Fier-Tepelenë dhe Fier-Vlorë lënë dy boshte të rëndësishme, tregtare dhe turistike, pa lidhjen e duhur.
"Synimi i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është që aeroporti i Kukësit të merret në dorëzim brenda muajit janar 2006", - deklaronte në atë kohë për shtypin ish-ministri i Transportit, Lulzim Basha. Duke shtuar se ndoshta deri në mes të muajit shkurt, do të shtyhej periudha e inspektimit nga organet përkatëse. Në vartësi të rezultateve të këtij inspektimi, aeroporti do të pajisej me infrastrukturën bazë dhe më pas do të veprohej për ta kthyer këtë projekt në një pjesë të transportit ajror të republikës, sipas tij. Praktikisht, aeroporti i përfunduar mbetet i pashfrytëzuar. Ndërkohë, vijojnë të hidhen projekte të reja për aeroporte në Sarandë, Shkodër, Vlorë e Korçë. Për sa u përket lidhjeve të tjera, janë shpallur lidhjet me traget në liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës. Aktualisht asnjë prej tyre nuk funksionon. Po kështu, e vetmja pjesë e Korridorit 8, që u miratua për financim nga BE-ja që në vitin 2006, lidhja hekurudhore Pogradec-Strugë, vetëm këto ditë po dëgjohet të "dalë nga letargjia", por, në kushtet kur hekurudhat janë krejtësisht jashtë vëmendjes së qeverisë.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:21pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 19 2008, 09:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
PROCEDURA E SHITJES SË PRONËS

E Enjte, 18 Dhjetor 2008

1. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, 7 dite pas dates se marrjes se dokumentacionit te vleresimit nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, i kerkon Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe zyrave rajonale ne qarqe konfirmimin, nese ka vendime te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, per truallin perkates.

2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe zyrat rajonale ne qarqe, brenda 10 diteve nga data e marrjes se kerkeses, i dergojne konfirmimin Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, bashke me vendimet perkatese, te shoqeruara edhe me planvendosjen e prones.

3. Shitja e objektit behet, si me poshte vijon:

a) Per rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet ne truallin e subjekteve te shpronesuara, shitja behet pa ankand dhe subjektet e shpronesuara te truallit, ne zbatim te ligjit nr.9235, date 29.7.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e prones", te ndryshuar, kane te drejten e parablerjes se objektit me vleren fillestare.

b) Ne rastet kur subjektet e shpronesuara te truallit, pas njoftimit te bere nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike), nuk kane paraqitur dokumentet e pronesise, deri ne afatin e percaktuar ne njoftim, behet nje njoftim i dyte, ne dy gazeta me qarkullim kombetar dhe njoftohet pronari, duke i lene nje afat te ri, prej 30 ditesh nga data e njoftimit te pare. Nese edhe ne kete afat te dyte pronari nuk paraqitet, atehere kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand, sipas procedurave te percaktuara ne kete vendim. Vlera e truallit, e percaktuar sipas hartes se vleres, i shkon drejtperdrejt pronarit per kompensim.

c) Ne rastet kur konfirmohet se objekti, qe privatizohet, nuk ndodhet ne truallin e subjekteve te shpronesuara, ai i nenshtrohet ankandit, sipas procedurave te ketij vendimi. Kur ne daten e zhvillimit te ankandit paraqitet subjekti i shpronesuar i truallit me dokumentacionin ligjor, qe verteton pronesine e truallit te objektit, atehere subjekti i shpronesuar gezon te drejten e parablerjes, me vleren fillestare te objektit.

4. Ne ankandet per shitjen e pasurive te shoqerive ne likuidim e siper nuk zbatohet e drejta e parablerjes per ish-pronaret e truallit. Ata marrin pjese ne ankand si te gjithe te tjeret. Ne rastet e shpalljes fitues, ish-pronareve u zbritet vlera e truallit, e njohur apo e kthyer, me vendim te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, e vleresuar me cmimet e hartes se vleres se truallit, miratuar nga Keshilli i Ministrave.

5. Procedurat e publikimit fillojne pasi te jene dorezuar, ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, dokumentet e vleresimit te objektit.

6. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, e pranon dosjen e objektit, nese per kete objekt ka dokumentacion te rregullt, i cili u ka kaluar strukturave perkatese, te percaktuara ne kete vendim. Ne te kundert kerkohet plotesimi i dokumentacionit.

7. Vlera e fillimit te ankandit eshte VAM-i, i percaktuar sipas kreut II, te ketij vendimi, (mjete kryesore + mjete xhiroje + vlera e truallit). Ankandi zhvillohet vetem per vleren e mjeteve kryesore + vleren e truallit dhe vlera e mjeteve te xhiros shtohet sipas inventarit fizik, ne castin e dorezimit te objektit.

8. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, pasi ka pranuar dokumentet e vleresimit te objektit, ndermerr hapat perkatese per publikimin e tij per privatizim, si me poshte vijon:

a) Periudha e botimit zgjat 21 dite nga data e botimit te pare dhe behet ne cdo botim te Buletinit te Njoftimeve Publike, brenda ketij afati. Dita e pare e botimit eshte data e percaktuar ne njoftimin, qe Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, dergon per botim. Brenda ketij afati, ky njoftim botohet edhe ne nje gazete, me qarkullim kombetar.

MARRE PREJ GAZETS KOHA JONE ONLINE


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 19 2008, 11:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hapet gara për HEC-in e Skavicës

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, hapi garën për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në fazën e parë parakualifikuese janë paraqitur gjashtë kompani ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur interes për ndërtimin e kësaj vepre,

Eltion Hoxha
Premte, 19 Dhjetor 2008 10:30:00

HEC-i me kapacitet 300 – 400 MegaWat, pritet të ketë një kosto ndërtimi prej rreth 600 milionë eurosh

Gjashtë kompani ndërkombëtare, në tender për ndërtimin e HEC-it të fundit mbi Drin

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, hapi garën për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në fazën e parë parakualifikuese janë paraqitur gjashtë kompani ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur interes për ndërtimin e kësaj vepre, e cila konsiderohet më e madhja pas atyre të ndërtuara në periudhën e socializmit.

Në këtë fazë, shoqëritë do t’u nënshtrohen kritereve specifike të hollësishme, që kanë të bëjnë me kapacitetet e tyre financiare dhe eksperiencën në vepra energjetike të ngjashme. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë thuhet se komisioni i vlerësimit të ofertave do të shpallë brenda datës 5 janar 2009 shoqëritë, të cilat do të kualifikohen për në fazën e dytë, në të cilën do të paraqiten ofertat e projekteve, prodhimit të energjisë, fuqisë së instaluar, etj.

Skavica konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme koncesionare në lidhje me energjinë hidrike dhe investimi total parashikohet të arrijë në 600 milionë euro. Hidrocentrali i Skavicës, që ndodhet në zonën e Kukësit është shkalla e pestë dhe e fundit e skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik të Lumit Drin, ose thënë ndryshe, hidrocentrali i kreut të kaskadës së Drinit.

Parashikohet që kjo vepër energjetike, e ndërtuar mbi Lumin Drini i Zi, të ketë fuqi të instaluar nga 300 – 400 MegaWat. Hidrocentrali i Skavicës u projektua në vitet ‘80-të, me një kapacitet të instaluar prej 250 MW dhe prodhim vjetor prej rreth 1.3 W. Në garën për ndërtimin e kësaj vepre energjetike janë paraqitur konsorciumi italian TGK, i cili ka qenë ndër të parët që ka kërkuar marrjen me koncesion të këtij HEC-i.

Korporata Energjetike e Koresë së Jugut (Korea Electric Power Corporation) është një nga kompanitë që ka shprehur interes për ndërtimin e kësaj vepre. Gjithashtu, në garë janë edhe austriakët e Verbund, të cilët po ndërtojnë aktualisht Hidrocentralin e Ashtës në Bushat të Shkodrës. Interes për këtë projekt kanë shfaqur shoqëria norvegjeze Statkraft, austriakët e Kelag Group dhe gjermanët e R.W.E AG.

Kompanitë

-Konsorciumi Italian TGK.Grup kompanish italiane që merren me prodhimin e energjisë elektrike

-Korea Electric Power Corporation –Korporata Energjetike e Koresë së Jugut, e cila siguron energji elektrike prej 120 vitesh dhezhvillon projekte energjetike në disa vende të botës.

- Shoqëria norvegjeze STATKRAFT, një nga shoqëritë më të rëndësishme energjetike në Europë.

-VERBUND- zotëron rreth 90 hidrocentrale. Aktualisht, në Shqipëri

-KELAG GRUP – një nga konsorciumet më të mëdhenj të prodhimit të energjisë në Austri.

-R.W.E AG- kontrollon rreth 2800 MW nga energjia hidrike

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:25pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 07 2009, 11:33am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
BSH: Rritja e ofertës monetare do të jetë rreth nivelit 8 për qind

06/01/2009 Banka e Shqipërisë miraton politikën monetare deri në 2011

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm do të jetë e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve. Këshilli Mbikëqyrës i Autoritetit Mbikëqyrës miratoi në fund të vitit të kaluar politikën monetare që do të ndiqet gjatë periudhës 2009-2011. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë mbështeten mbi projeksionet e ndryshimit të çmimeve për një periudhë afatmesme, duke marrë parasysh dhe ekuilibrat e rreziqeve që shoqërojnë këto projeksione. “Rritja e ofertës monetare përtej kërkesës së ekonomisë sinjalizon dhe është premisë për rritjen e presioneve inflacioniste. Duke u nisur nga parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2009 si dhe nga tendencat e fundit të zhvillimeve monetare, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e ofertës monetare rreth nivelit 8 për qind do të jetë në linjë me objektivin e Bankës së Shqipërisë për inflacionin për vitin 2009”, thekson dokumenti i politikës monetare. Në rastin e devijimeve të parashikimit nga objektivi, duke u nisur dhe nga shkaqet që çojnë në këto devijime, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë merr vendimin për normën e interesit. Nga informacioni i deritanishëm, rezulton se faktorët e kërkesës së brendshme me natyrë nxitëse ndaj presioneve inflacioniste në ekonomi, janë më të balancuara. Megjithatë, parashikimet e Bankës së Shqipërisë për dymbëdhjetë muajt në vijim, evidentojnë se rreziqet inflacioniste janë ende të pranishëm në periudhën afatmesme, veçanërisht në kushtet e krizës financiare në tregun ndërkombëtar dhe mundësisë për shfaqjen e efekteve në një kohë të mëvonshme. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes të veçantë çdo informacion dhe zhvillim të ardhshëm, në tregun financiar ndërkombëtar dhe vendas, bëjnë të ditur burime nga BSH-ja. Në linja të përgjithshme, strategjia bazë e politikës monetare për periudhën 2009-2011 do të ruajë parimet dhe trajtat kryesore të ndjekura gjatë viteve të fundit. Megjithatë, ajo do të pasurohet me elemente të reja në fushat e analizave ekonomike dhe atë të vendimmarrjes, në përputhje me praktikat më të fundit në fushën e administrimit monetar, me zhvillimin e ekonomisë dhe të tregut financiar.

Ndërhyrja

Bankat qendrore ndërhyjnë në ekonomi në bazë të parashikimeve të tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen. Banka e Shqipërisë do të mbështesë vendimmarrjen e saj të politikës monetare mbi një analizë të gjerë të treguesve ekonomikë dhe financiarë. Të gjitha modelet analitike dhe parashikuese do të perfeksionohen në vazhdimësi gjatë periudhës 2009-2011, duke rritur shkallën e besueshmërisë së tyre dhe të efektivitetit të vendimeve të politikës monetare të bazuar në to. Sipas BSH-së, aktualisht sistemi bankar shqiptar nuk është prekur nga kriza financiare që ka prekur tregjet ndërkombëtare.

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:26pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 20 2009, 11:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare

20-01-2009 / Nga Ark.Ylber Vokshi, Prishtinë

Kur në prill 2003 si prioritet i prioriteteve kryesore,në një trajnim në fushën e Planifikimi Hapësinor të Kosovës e përcaktuam ndërtimin e autostradës Prishtinë-Durrës, gjegjësisht daljen e Kosovës në det, edhe planerët ndërkombëtar u befasuan me të gjitha përfitimet, përparësitë e ndërtimit të kësaj rruge në të gjitha aspektet duke filluar nga aspekti gjeostrategjik e gjerë te ai kryesori ekonomik dhe mbarëkombëtar. Atë kohë erdhëm në përfundim se të gjithë indikatorët hapësinor favorizonin ndërtimin e kësaj rruge që është duke u realizuar, përfunduar nga njëra anë e kombit tonë.
Ide dhe ideatorë të ndryshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kemi pasur gjatë periodave të ndryshme historike. Materializimi i kësaj ideje ishte pika më e dobët e tërë këtij procesi shumë të komplikuar financiar për kushtet specifike mbarë shqiptare. Këtë e arriti pushteti aktual në Tiranë, së bashku me ndihmën financiare ndërkombëtare.
Fillimi i punimeve në segmentin më të vështirë të rrugës Durrës-Kukës, ai i tunelit të Kalimashit, i cili filloi të ndërtohet falë aftësisë për huamarrje nga ana e shtetit shqiptar dhe mundësive të kreditimit nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, ishte një fitore e madhe drejt integrimeve evropiane të gjithë hapësirës shqiptare e posaçërisht të Kosovës, edhe ashtu të izoluar e njëherësh shkas domethënës për vazhdimin e kësaj rruge në anën kosovare.
Politizimi i projektit nuk ishte i domosdoshëm, duhen shikuar vetë eksperiencat e shteteve të rajonit e ma gjerë gjatë shekullit të kaluar për të gjykuar drejt. Le të anashkalohen interesat e grupeve të caktuara të mashtruesve dhe të të mashtruarve si dhe të grupeve mafioze. Të shikohet së pari interesi ekonomi e pastaj ai integrues duke mos harruar qëllimet e mirëfillta gjeopolitike mbarëkombëtare pasi jemi të vonuar shumë në të dy anët e kufirit. Me vëmendje të posaçme jam duke përcjellë punimet në këtë aks rrugor nga faza e parapërgatitjeve, fillimit, vazhdimit dhe shpresoj të përfundimit të punimeve.
Sa është interesi i Kosovës për ndërtimin e kësaj rruge është e tepërt të diskutohet pasi të gjitha analizat nga aspekti i planifiktmit hapësinor tregojnë një gjë të tillë. Të gjithë indikatorët hapësinor tregojnë një qasje konstruktive për ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për Evropën Jug Lindore në tërësi, pa marrë parasysh “prishjen e dhimbshme” të disa monopoleve të huaja. Të gjitha këto elemente janë të inkorporuara në propozim-Planin Hapësinor të Kosovës, i cili ende nuk është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpresoj se pas kompletimi do të aprovohet.
Në pjesën kosovare të rrugës (Mërdare-Vërmicë) deri me tani janë shpenzuar shumë para vetëm për përpilimin e mangët të dokumentacionit teknik. Bartësi apo përpiluesi i këtyre dokumenteve ishte MTPT (Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit) e cila fare nuk ka qenë transparente së paku me strukturat tjera qeveritare të asaj kohe. Si ishte e mundur të manipulohet për qëllime politike për këtë ndërmarrje jetike për Kosovën. Me ndryshimet qeverisëse pas zgjedhjeve të vitit 2007, Ministri aktual i MTPT njofton opinionin se projekti ka mangësi qenësore siç është “gjeomekania”, pa të cilën është e pamundur përpilimi i ndonjë projekti e posaçërisht autostradave, e për këtë do të ketë pengesa serioze.
Arsyetimet në mungesën e ligjeve nuk qëndrojnë pasi ato ekzistojnë. Do të ketë vështirësi të shumta si nga aspekti organizativ edhe nga ai financiar. Posaçërisht do të ketë vështirësi të pritura me zbatimin e ligjit të shpronësimit, zbatimi i të cilit kushton duke respektuar ekonomin e tregut dhe transparencën si elementet qenësore për tërë procesin. Përfitimet e mëdha në të gjitha aspektet ekonomike dhe gjeostrategjike në pjesën kosovare të rrugës i arsyetojnë ato në të gjitha aspektet. Kaptin e veçante shumë e vështirë do të jetë sigurimi i mjeteve materiale (kreditimi, koncesionet etj) për realizimin e projektit. Përkrah pa rezervë entuziazmin e madh për fillimin e punëve me mjetet e buxhetit të Kosovës në vitin 2008, këto veprime me vëmendje janë duke u përcjellë nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar. Nëse do të ketë menaxhim korrekt të investimeve ekzistuese jam i bindur se nuk do të mungojë edhe përkrahja financiare për realizimin e projektit jetik për tërë Kosovën e për këtë duhet pasur kujdes dhe angazhime maksimal të gjithë neve e posaçërisht bartësve kryesor të projektit (MTPT-së).
Pjesës kosovare të rrugës (Vërmicë-Merdare) më shumë se kurdoherë i nevojitet nivel i lartë profesional dhe punë shumë e përkushtuar për realizimin e tij çka vetvetiu imponon të kemi politika konstruktive zhvillimore në Kosovë. Angazhimi i ekspertëve të shumtë kosovarë duhet bërë në baza profesionale e kurrsesi partiake, nevojitet një mobilizim gjithëpërfshirës i tërë spektrit politik dhe profesional kosovar.
Qytetarët e Kosovës kanë përgjegjësi të madhe për veprimet e pushtetarëve aktual që kjo rrugë të fillojë të ndërtohet. Duke marr në konsideratë trajtimin e shoqërisë civile me anën e të cilës qytetarët e Kosovës duhet të apostrofonin problemet që i shqetësojnë, nga ana e pushtetit aktual duhet të presim rezultate pozitive në këtë drejtim. Trajtimi i qytetarëve të Kosovës në pjesëmarrjen në procese zhvillimore si është rasti i rrugës është minimal pasi nuk ekziston bashkëpunimi profesional ndërministror e sa për pjesëmarrjen e qytetarëve as që mundemi të imagjinojmë.
Të gjitha debatet e ndryshme parlamentare dhe joparlamentare të cilat janë duke u zhvilluar në Shqipëri rreth kësaj rruge me vëmendje jam duke i përcjellë, por nuk po mundëm të paramendoj imagjinatën destruktive të disa individëve të cilët nuk po zgjedhin mjete për të minuar përfundimin e këtyre punimeve. Të gjitha këto përplasje janë joserioze, favorizimi i veriut apo margjinalizimi i jugut të Shqipërisë janë vetëm pjellë e imagjinuar opozitare nga Tirana e një grupi të kufizuar të njerëzve ndaj të cilëve me forcën e argumenteve duhet me iu kundërvënë. Edhe po desh dikush t’i ndërpresë punimet e rrugës, nuk do ta ketë atë fuqi përkundër atyre synimeve shekullore ekonomike të kundërshtarëve të kësaj rruge, pasi rrota e historisë nuk mundet të kthehet mbrapa. Më duhet të citoj një mendimtar të vjetër i cili në mllef pati thënë se ju mundeni të thoni çka të doni, por rruga do të ndërtohet. Nëse ka keqpërdorime financiare siç pretendon opozita në parlament këtë i duhen përcjell nga organet ekzekutive të shtetit shqiptar, atë po e ofron shumica në parlament. Konfirmimi apo demantimi i pohimeve për keqpërdorime financiare duhet përcjellë gjatë tërë kohës së zhvillimit të punimeve si dhe në fazën e eksploatimit të sajë. Respektimi i kontratave të nënshkruara me kompanitë ekzekutuese të punimeve është obligues për të gjithë pjesëmarrësit në ndërtimin e kësaj rruge jetike për zhvillimin e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës. Të njëjtët kritere duhet të vlejnë edhe për pjesën kosovare të rrugës së ëndrrave për të gjithë shqiptarët.


Marre prej gazets 55 Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:27pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jan 23 2009, 12:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pensioni në fshat, sa pensioni minimal

BRIKENA DEMIRAS

21/01/2009 Këshilltari për ekonominë, Petraq Milo, flet për rritjen e pensioneve gjatë viteve të ardhshme

Nga 1 maji nis rritja e “rrogave” të të moshuarve sipas programit të Qeverisë

Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet minimale në qytet. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur për gazetën “Metropol” këshilltari për ekonominë i Kryeministrit, Petraq Milo. Ky është premtimi i Qeverisë, e cila nuk ka ndryshuar aspak programin e saj. Duke sqaruar rritjet e pensioneve për vitin 2009 e më tej, zoti Milo sqaron se politikat e Qeverisë do të përqendrohen në ndihmë të shtesave që përfitojnë pagesa më të ulëta.

Rritja e pensioneve

Këtë vit rritja e pensioneve, sipas zotit Milo, do të bëhet nga data 1 maj. “Pensionet do të rriten, sipas programit të Qeverisë, nga data 1 maj. Do të jenë pensionet minimale ato që do të përfitojnë rritjen më të madhe, natyrisht duke pasur parasysh edhe pensionet e fshatit. Edhe pse nuk do të preferoja që të përdorja fjalën “fshat”, pasi të gjithë janë qytetarë të këtij vendi dhe kanë të drejtën e tyre të votës njësoj si të tjetër. Pra, rritja për këtë kategori pensionistësh do të bëhet deri në dyfishim të pensionit. Kjo kategori ka trashëguar një nivel shumë të ulët pagese dhe aktualisht rritja është bërë deri në 80-90 për qind. Synimi ynë është që pensioni për këtë kategori të barazohet me pensionin minimal në qytet”, - tha zoti Milo. Aktualisht pensioni në fshat është 6 090 lekë, ndërsa nga 1 maji do të jetë 7 130 lekë në muaj. Në programin e saj, Qeveria ka parashikuar një rritje prej 10 për qind për pensionet në qytet, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 për qind. Pensionet minimale të plota në qytet janë aktualisht 11 275 lekë, ndërsa prej 1 majit do të jenë 12 226 lekë në muaj.

Politikat

Në kuadrin makroekonomik të miratuar në janar të këtij viti parashikohet gjithashtu një rritje prej 12 për qind mesatarisht çdo vit për pensionet. “Kjo do të thotë se masa e rritjes do të rishikohet, pasi ka vend për politika të ndryshme. Por e rëndësishmja është politika e njëjtë e rritjes që zbaton qeveria. Politikat e ndryshme kanë të bëjnë me indeksimin që pësojnë pensionet për shkak të inflacionit, apo edhe rritjes reale”, - theksoi zoti Milo. Në programin e Qeverisë parashikohet edhe rritje për ndihmën ekonomike, duke zbatuar një politikë sociale konstante. Vetë Kryeministri Berisha ka theksuar se Qeveria ka tejkaluar premtimet e veta. “Më lejoni t’i siguroj 520 mijë pensionistë shqiptarë se lekët ekzistojnë dhe pensionet në 1 maj, për 170 mijë pensionistë në fshat do të kapin dyfishimin e tyre dhe për 260 mijë pensionistë në qytet pensionet rriten nga 40 deri në 70 për qind në 4 vjet, duke tejkaluar në këtë mënyrë të gjitha premtimet tona që për pensionet në qytet ka qenë pensione jo më të vogla se 100 dollarë”,- ka thënë Kryeministri në fund të vitit të kaluar. Të ardhurat minimale në fshat janë rritur nga 3 630 lekë që ishin në vitin 2005, në 6 090 në vitin 2008, ose një rritje prej 68 për qind. Bashkë me rritjen e fundvitit prej 10 për qind, kapin një rritje prej 78 për qind.

Marre prej Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:28pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jan 23 2009, 12:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kriza, bizneset shqiptare ndihmë 30 milionë euro nga Italia

BRIKENA DEMIRAS

21/01/2009 Pala italiane do të financojë projekte nga 50 mijë euro deri në 500 mijë euro

Ministrat Bode dhe Ruli të shqetësuar për uljen e kreditimit nga bankat


Në kushtet kur bankat tregtare kanë shtrënguar dorën për huadhënien ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Qeveria italiane ka hapur një dritë jeshile për këtë sektor. Me anën e një kredie të butë prej rreth 30 milionë euro këto ndërmarrje do të ndihmohen, duke u siguruar financimin e projekteve me vlerë nga 50 mijë euro deri në 500 mijë euro. Këto ndërmarrje përbëjnë edhe 95 për qind të bizneseve në vendin tonë dhe konsiderohen si shtylla për zhvillimin e ekonomisë. Në një kohë kur e gjithë bota është duke ndjerë pasojat e një krize të vazhduar ekonomike, falë kredisë së dhënë nga Italia, bankave tregtare që operojnë në vend do t’u jepen garancitë për të kredituar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, SME-të. “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë subjektet që hasin më shumë vështirësi në gjetjen e financimeve. Duke pasur parasysh krizën financiare globale, ky program do të ndihmojë edhe bankat që të kreditojnë këto biznese”,- theksoi dje ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Këtë shqetësim e ka artikuluar edhe ministri i Financave, Ridvan Bode. “Ulja e nivelit apo rritja e kujdesit të bankave për të dhënë kredi sidomos ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përbën një element që duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe të gjithë së bashku duhet të jemi të interesuar për të gjetur instrumente që t’i mbështesin këto ndërmarrje në këtë periudhë të tronditjes së sistemit financiar botëror. Programi që ne iniciojmë përbën një instrument tepër të përshtatshëm për të mbajtur të lartë nivelin e kreditimit ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë nevojë në këtë periudhë që të mbështeten në mënyrë më aktive jo vetëm me linja krediti, por mbi të gjitha linja të buta krediti”, - tha ministri i Financave. Bode i kërkoi Qeverisë italiane të disbursojnë kredinë sa më shpejt, në këtë periudhë të vështirë. “Në qoftë se kredia do të disbursohet në një kohë tepër të gjatë, mendoj që efekti i saj në kuadrin e kësaj krize financiare që ekziston sot në tregun botëror, do të ishte më i limituar dhe interesi e nevoja e ekonomisë shqiptare është për një disbursim të shpejtë të kësaj kredie të akorduar nga pala italiane”,- u shpreh ministri Bode. “Përveç linjës së kredisë me vlerë 25 milionë euro që do të shpërndahet nga pesë banka që operojnë në vend, do të krijohet edhe një fond garancie për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me vlerë 2.5 milionë euro”, nënvizoi Saba D’Elia, ambasadori italian. Një ndër kushtet është që jo më pak se 70 për qind e vlerës së financuar të projektit duhet të përdoret për blerjen e lëndës së parë, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, përfshirë trajnime, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe licencë industriale me origjinë italiane. Tjetër kriter është që të gjitha këto të furnizohen nga prodhues italianë.

Komponentët e kredisë

Kredia për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ka tre komponentë. 25 milionë euro kredi e butë për një linjë kredie në favor të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, 2.5 milionë euro kredi e butë për krijimin e fondit të garancisë, i cili mbështet NVM shqiptare për të marrë kredi dhe 1.7 milionë euro grant për asistencën teknike, që synon rritjen e kapaciteteve për zbatimin e këtij programi dhe në tërësi për hyrjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tregun financiar. Kredia do të zgjasë 38 vjet dhe do të kthehet nga shteti shqiptar me norma interesi 0. Shteti shqiptar nuk do të paguajë kredi për një periudhë 18 vjet.

Përfituesit

Ndërmarrjet e vogla e të mesme që janë konsideruar prioritare për të përfituar nga programi janë ato të sektorit të prodhimit, bizneset eksportuese, SME-të e themeluara rishtas nga nënshtetas shqiptarë rezidentë në Itali; si dhe ato të përqendruara në zonat industriale. Ekspertët vlerësuan se sektorët që do të mbështeten nga ky program janë agrikultura dhe agroushqimi, projektet për prodhimin natyror të energjisë ose projekte për ruajtjen dhe eficiencën e energjisë, projektet me ndikim të ulët mjedisor ose që ulin ndotjen e mjedisit; projektet që krijojnë vende të reja pune; si dhe projektet e lokalizuara në zonat më pak të zhvilluara të vendit.


Marre prej Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:29pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jan 28 2009, 02:47pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tokat shtetërore, skema e shitjes

Qeveria nxjerr në treg pronat e shtetit. Përcakton procedurat për trojet dhe objektet e privatizuara. Të ardhurat, për ish-pronarët

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë përcaktuar kriteret dhe procedurat e shitjes së trojeve të ndërmarrjeve apo të objekteve shtetërore të privatizuara. Për ata që kanë privatizuar objektet, por jo sipërfaqen e truallit, qeveria përcakton rregulla të reja. Kategoritë e tokave shtetërore që dalin në shitje janë trojet e pa shitura të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe privatizimit të NB-ve, me degët e saj në rrethe. Në relacion theksohet se Ministria e Financave kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e objekteve të tjera shtetërore të privatizuara përpara krijimit të këtyre agjencive.

Afati

Të gjitha subjektet, të cilat kanë privatizuar objekte apo ndërmarrje, por që nuk kanë privatizuar sipërfaqen e truallit, sipas genplanit të dokumentacionit të privatizimit, duhet ta blejnë këtë truall deri më 31 maj 2009, si dhe të kenë paguar qiranë e truallit rregullisht, deri në pagesën e vlerës së plotë të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë.

Pas afatit të përcaktuar, në rastet kur nuk është paguar qiraja dhe nuk është blerë trualli nga pronarët e objekteve apo të ndërmarrjeve të privatizuara, trualli i tyre vihet në dispozicion të AKKP-së për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe, në rastet kur trualli ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, trualli i kalon këtij pronari.

Organet e qeverisjes vendore apo organi tjetër shtetëror, brenda shtatë ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie vërtetimin, nëse subjekti kërkues ka paguar qiranë e truallit dhe koeficientin e bashkëpronësisë për objektet me dy apo më shumë kate.

Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda shtatë ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie hartën treguese përkatëse, me të dhënat e nevojshme gjeografike dhe statusin e truallit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, pas marrjes së dokumentacionit të nevojshëm nga organet e qeverisjes vendore, zyrat rajonale të kthimit të kompensimit të pronave apo organet e tjera shtetërore, njofton kërkuesin për t‘u paraqitur pranë këtij institucioni, për të marrë autorizimin për pagesën e vlerës së truallit. Pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit. Pas kryerjes së pagesës së vlerës së plotë të truallit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, në Ministrinë e Financave, lidh kontratën e shitjes së truallit me blerësin. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes, që është privatizuar ose do të privatizohet, do të bëhet vetëm në lekë.

Letrat duhet të bëhen në dy kopje dhe të dorëzohen pranë Ministrisë së Financave

Dokumentet për të blerë truallin e ndërmarrjeve


Katër dokumente, në dy kopje, do të dorëzohen në Ministrinë e Financave pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike për të blerë truallin e objekteve që personat juridikë, fizikë apo privatë kanë privatizuar më parë. Kërkesës me shkrim për blerje të truallit do t‘i bashkëngjitet edhe vërtetimi hipotekor, certifikata e pronësisë, e noterizuar, dhe nëse disponohet, avantazh do të jetë edhe kartela e pasurisë për objektin, të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe harta treguese e pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës. Dokumenteve duhet t‘i bashkëngjitet edhe fotokopja e noterizuar e kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP, ish-AQRNB, Ministria e Financave, DASHPP-ja dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, fotokopje të noterizuar e genplanit apo planimetrisë së objektit në çastin e privatizimit. Dokumenti i fundit do të jetë deklarata noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda dhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës së mësipërme, për rastet kur privatizimet janë kryer nga ish-AKP dhe degët e saj në rrethe, nëse dosja e privatizimit gjendet e rregullt dhe brenda shtatë ditëve nga mbërritja e dokumentacionit të privatizimit, nga Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DRBUMK), për privatizimet e kryera nga ish-AQRNB, i kërkon zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në qarkun përkatës dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që të konfirmojnë statusin e truallit, çmimin përkatës të shitjes, të përcaktuar në hartën e çmimeve, në zbatim të vendimit nr.183, datë 23.4.2005, të Kuvendit, dhe hartën treguese, me të dhënat e nevojshme gjeografike për zonën përkatëse, nëse ato janë të përditësuara. Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i kthejnë përgjigje Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Në rastet kur konfirmohet se trualli i objekteve apo ndërmarrjeve të shitura ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, apo ka pronarë shtetin, atëherë Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryen shitjen e truallit dhe lidhjen e kontratës.

Dokumentet

- Kërkesë me shkrim për blerje të truallit


- Vërtetimi hipotekor, certifikata e pronësisë, e noterizuar, nëse ka, kartela e pasurisë etj., për objektin, të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe harta treguese e pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës

- Fotokopje e noterizuar e kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP, ish-AQRNB, Ministria e Financave, DASHPP dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, fotokopje e noterizuar e genplanit apo planimetrisë së objektit (në çastin e privatizimit)

- Deklaratë noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës

Zgjerohet buxheti i AKKP-së

Të ardhurat për kompensimin financiar


Vlera e qirasë së tokës, e arkëtuar pranë organeve të qeverisjes vendore apo organeve të tjera shtetërore, me të cilat subjektet kanë lidhur kontratë qiraje, ndahet 5 për qind për Ministrinë e Financave, 65 për qind për buxhetin e shtetit dhe 30 për qind për organin e qeverisjes vendore apo organin shtetëror përkatës. Me vendim qeverie, është përcaktuar që të ardhurat e arkëtuara nga shitja e truallit do të kalojnë 100 për qind për buxhetin e shtetit, për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara. [/color][/b]
Marre prej Gazets Shqip Online

Qeveria ia jep të drejtën e punimeve britanikëve të "Zumax" zgjerim Portit të Vlorës për 1,2 miliardë euro

Për rreth 1.2 miliardë euro, qeveria ka përzgjedhur britanikët e "Zumax", për zgjerimin e terminalit të kontejnerëve të Portit të Vlorës. Nga studimi i bërë deri më tani mësohet se Porti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajon. Vendimi është marrë dje nga qeveria, duke hapur dritën jeshile për fillimin e punëve, të cilat shtrihen në Pyllin e Sodës në Vlorë. Kryeministri Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj, Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. Kjo zonë, u shpreh Kryeministri, do të ketë së shpejti edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit. "Krahas portit, do të jetë dhe zona e lirë, përveç zonës industriale që, sipas disa njoftimeve, grupi i biznesmenëve vlonjatë po ecën dhe ne duhet të shohim mundësitë të çojmë rrugën aty, sipas premtimeve dhe t‘i ndihmojmë me infrastrukturën", u shpreh Kryeministri, duke siguruar se interesi i tyre është shumë i madh.

I ndarë në faza të ndryshme punimi, e gjithë vlera e investimit llogaritet me rreth 1.2 miliardë euro. Në fazën e parë do të investohen rreth 500 milionë euro ku parashikohet të ndërtohen dy vende ankorimi (kalatë) dhe 70 ha shesh kontejnerësh.

Ndërtimi i fazës 1 të punimeve do të kërkojë minimalisht 30 muaj për të përfunduar dhe për të nisur operimet që përfshijnë mobilizimin dhe instalimet në terren. Duke pasur parasysh që të gjitha fazat do të ndërmerren në vazhdim, do të duhet një kohë totale ndërtimi prej 48 muajsh.

Projekti do të financohet tërësisht nga ofertuesi pa nevojën e garancive dhe fondeve të shtetit. Qeveria shqiptare angazhohet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në mënyrë që porti të ketë komunikim jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal.
projekti

Faza 1: Përgatitja e dallgëthyeseve 5,050 m i gjatë, 2 vende ankorimi (kalatë) për Super Post Panamax dhe 60 ha shesh kontejnerësh

Faza 2: Përgatitja e 2 vende ankorimi (kalatave) për Post Panamax dhe 70 ha shesh kontejnerësh

Faza 3: Përgatitja e 1 vendi ankorimi shtesë për Post Panamax dhe 25 ha shesh kontejnerësh

Faza 4: Përgatitja e 2 vendeve ankorimi shtesë për kontejnerët Post Panamax, 2 vende ankorimi RoRo dhe 10 ha shesh kontejnerësh


Marre prej Gazets Shqip Online

**************************************************************************************************************************************************************************

BSH ul normën e interesit të lekut

Shekulli Online | 28/01/2009

TIRANË-Banka e Shqipërisë vendosi sot të ulë normën e interesit në 0.5 për qind, çka do të ndikojë edhe në uljen e përqindjes së huadhënies nga bankat. Tashmë norma bazë e interesit të kredive do të jetë 5.75 për qind. Pritet që këtë rast bankat private do të marrin hua nga Banka Qendrore me interesa më të ulëta. Mësohet se vendimi i mor pas kërkesës së vazhdueshme të biznesit dhe bankerëve për të liruar kreditë.

Ulja e normës së lekut do të votohet sot në Këshillin Mbikëqyrës së BSH dhe më pas pritet që Guvernatori Ardian Fullani të dalë sot në një konferencë për shtyp për sqaruar arsyet e uljes së normës së interesit për lekun.

Ulja e normës së interesit për lekun në 0.5% është përfolur vazhdimisht në media si një ndër masat që pritej të merrej në kuadër të krizës ekonomike globale që kohët e fundit ka prekur disa sektorë të ekonomisë shqiptare.

Ulja e kësaj norme do të thotë se tashmë norma bazë e interesit të kredive do të jetë 5.75 për qind. Pritet që këtë rast bankat private do të marrin hua nga Banka Qendrore me interesa më të ulëta. Propozimi për uljen e normës së interesit ka hasur në kundërshtimin e mjaft ekspertëve, të cilët thonë se ky vendim do të dobësojë pozitat e lekut, ndërkohë që të tjerë ekspertë mendojnë se kjo masë do të shërbejë për të parandaluar rënien e shpejtë të çmimeve.

Marre prej Gazets Shekulli Online

**********************************************************************************************************************
Durrësi, referendum për projektin energjetik

Mark Brunga | 28/01/2009

Takimi/ Nga anëtarë të bashkisë dhe referues u deklarua se projekti shkaktonte efekte ndotëse shumë të mëdha

DURRËS - Bashkia e qytetit të Durrësit është shprehur kundër projektit energjitik të shoqërisë italiane ENEL për ndërtimin e Parkut Energjitik e Industrial të Porto Romanos. Kryebashkiaku Dako e ka cilësuar që në fillim të takimit për Konsultimin e tretë me publikun, si një projekt të madh, por të dyshimtë ndërtimin e këtij parku.

Ndërsa tepër radikal është treguar në fjalën e tij nënkryetari i kësaj bashkie, Ardian Çela, i cili deklaroi se qëndrimi i Bashkisë së Durrësit do të jetë i njëjtë me qëndrimin kundërshtues që mbajtën ambientalistët në takim. Ai solli edhe argumente te bazuara shkencërisht në fjalën e vet duke u shprehur:

"Për këtë dinosaur të ndotjes duhet referendum, dhe ne që kemi zgjedhur të jetojmë në qytetin e Durrësit, do ta mbrojmë jetën e fëmijëve tanë". Ai u bëri të qartë të pranishmëve se nga bashkia do të përzgjidhet një studio ndërkombëtare për të bërë një studim të pavarur mbi efektet ndotëse që mund të ketë një park energjitik i tillë për jetën e banorëve të Durrësit.

"Vetëm gjatë ndërtimit të parkut, - theksoi ai, - do të duhen, sipas parashikimit, deri në 350 kamionë të rëndë. Ne mund të pyesim se, a e ka qyteti ynë një kapacitet të tillë rrugësh, pa shikuar ndotjen e madhe ekologjike që do të trashëgojmë nga një objekt i tillë?"

Ai kumtoi se bashkia do të ngrejë një komision qytetar për një studim alternativ dhe se investimet e ENEL-it janë të mirëpritura në Durrës, por pa lejuar që te kthehen në një "bumerang" për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve. Prezantimi i programit në takimin e tretë me publikun u shoqërua nga diskutime gjaknxehta nga ana e pjesëmarrësve, pasi, sipas tyre, të dhënat në dokumentacionin e paraqitur nuk përputheshin me realitetin.

Pedagogu Basnik Baraj tha se ndotja ekologjike do të ishte shumë e madhe. "Deri tani, në vendet e Evropës 59 TEC-e të tilla janë refuzuar, ndërsa 50 prej tyre janë në gjykata, - u shpreh ai. Diskutimet e mëtejshme vazhduan me theksimin e dëmit ekologjik e arkeologjik që i shkaktonte një TEC i tillë, të gjithë zonës.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:33pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 29 2009, 12:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shirat, Shqipëria i shet energji Greqisë

Emirion Senja | 29/01/2009

Nga 22 janari deri më 28 shkurt, vendi ynë do të furnizojë me energji elektrike fqinjin jugor

TIRANË - Ndryshe nga tradita, Shqipëria për tetë orë në ditë do të radhitët ndër vendet eksportuese të energjisë. Sipas marrëveshjes midis Korporatës

Energjetike Shqiptare dhe homologes së saj greke, gjatë një muaji, vendi ynë do të eksportojë drejt fqinjit jugor 53 mijë MW energji elektrike, me një kapacitet deri në 200 MW në ditë. Nga këto, gjysma e sasisë do të garantohet nga KESH-i dhe pjesa tjetër nga operatorë të tjerë, sipas marrëveshjeve dypalëshe ditore.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, kjo ndarje është bërë me qëllim ruajtjen e sigurisë së sistemit elektro-energjetik. "Në rastet kur ky sistem nuk do të konsiderohet në rrezik, KESH-it do t'i lejohet të shesë edhe pjesën tjetër", - tha ai.

Eksporti i energjisë elektrike drejt Greqisë ka filluar që më 22 janar dhe do të përfundojë më datë 28 shkurt 2009. Energjia në fjalë do të shitet sipas çmimeve në bursën e Athinës dhe parashikohet që nga totali të zbritet ajo pjesë që humb në rrjetin e transmetimit, e cila parashikohet të jetë 4 për qind.

Ruli siguroi se kjo shitje nuk bëhet në dëm të plotësimit të nevojave për energji të konsumatorëve shqiptarë. Fillimi i eksportit të energjisë u bë i mundur si pasojë e përmirësimit të ndjeshëm të situatës hidrike në vend, nga reshjet e bollshme të disa ditëve.

Sipas Rulit, niveli i basenit të hidrocentralit të Fierzës ka arritur në 288 metra, me një kapacitet prurje 432 m³/sek. Për momentin, Shqipëria konsumon afërsisht 21 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa kapaciteti prodhimit është 18.6 milionë kilovat/orë në ditë dhe pjesa tjetër plotësohet nga importi.

Marre prej Gazets Shekulli Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:34pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 29 2009, 12:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bankat, garantohen depozitat

E Enjte, 29 Janar 2009

Banka e Shqiperise ka vendosur te rrise perqindjen e garantimit te depozitave bankare, ashtu sic kane bere se fundi dhe vendet e BE-se. Persa i perket rishikimit te kufirit te garantimit te depozitave, Banka e Shqiperise ne baze te programeve te saj afatmesme per perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate evropian do te marre masat per nje perafrim sa me te afert te kufirit te sigurimit te depozitave", - deklaroi dje Guvernatori i BSH, Ardjan Fullani, pak ore pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres te BSH. Ai vleresoi se sjellja e depozitave ne vendin tone krahasuar me ato te mjaft vendeve te tjera sidomos me ato te rajonit ka qene e pelqyeshme. "Mendoj qe te gjitha masat e marra nga Banka e Shqiperise kane qene efektive". Ndersa duke e lidhur ceshtjen e sigurimit te depozitave me normat e interesit, Fullani tha se "momenti i sotem per ndryshimin e normave te interesit njekohesisht lidhet dhe me nje sjellje me te mire, nje rikthim te treguesve te depozitave, i cili pa diskutim eshte nje premise kryesore per mbarevajtjen e parametrave makroekonomike dhe per zhvillimin e qendrueshem te sistemit financiar te vendit". Fullani nuk dha shifra per nivelin e rritjes se kufirit te garantimit te depozitave nga agjencia shteterore perkatese por premtoi se se afrimi do te publikohet vendimi qe do te merret. Aktualisht, vetem shumat deri ne 700 mije leke qe cdo qytetar ka te depozituara, mund te rimbursohen ne vleren 100 per qind. Per shumat me te larta, perqindja ulet ndjeshem. Nderkohe, sipas ligjit per sigurimin e depozitave, asnje qytetar nuk perfiton nga pasja e me shume se nje llogarie bankare ne te njejten banke te nivelit te dyte, per te pasur ne rast rrezikimi te kursimeve, perqindje me te larte rimbursimi.

Nga Tetori i vitit 2002 ne Shqiperi vepron Agjencia e Sigurimit te Depozitave, e cila ka si mision te saj, sigurimin dhe kompensimin e depozitave ne sistemin bankar. ASG thote se qe pas miratimit te skemave per sigurimin e depozitave, numri i bankave te falimentuara ka rene ndjeshem dhe ne raste falimentimesh depozituesit jane marre ne mbrojtje nga fondi i sigurimit te depozitave. Ne depozitat e individeve, numrin me te madh te depozituesve e perbejne depozituesit e vegjel, depozitat e te cileve arrijne deri ne 700.000 (shtateqind mije) leke, me 83% te totalit te numrit te depozituesve, gje qe shpreh edhe njehere qe ky ligj mbulon pjesen e depozituesve te vegjel te cilet dhe jane me te ekspozuar kundrejt riskut te mungeses se informacionit ekonomik. ASD sqaron se nuk sigurohet pjesa e depozites mbi 700 mije leke ose e njevlereshmja e saj ne monedhe te huaj.

Norma e interesit

Nderkohe, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, i cili mori ne shqyrtim zhvillimet ekonomiko-financiare ne vend, vendosi dje te ule normen e interesit per marreveshjet e riblerjes me 0.50 pike perqindjeje. Ne keto kushte, niveli i normes baze te interesit arrin ne 5.75 per qind. Ulja, eshte dy here me shume se ajo qe u vendos para pak ditesh nga tregu bankar evropian. Guvernatori Fullani, tha se vlera prej 0.50 pike perqindjeje eshte "masa e duhur, e marre ne nje periudhe te qete pas permbledhjes te gjithe informacionit baze te BSH, i cili verteton se faktoret pozitive te zhvillimit ekonomik te vendit, bilancet e bankave, zhvillimet e tregut te kembimeve valutore dhe te tregut te parase, lejojne Banken e Shqiperise te beje nje ulje me te madhe".

Cfare nuk sigurohet nga ASD?

Duke iu referuar ligjit "Per sigurimin e depozitave" nga ASD nuk sigurohet:

a) pjesa e depozites mbi 700 000 (shtateqind mije) leke ose e njevlereshmja e saj ne monedhe te huaj;

b) depozitat e cdo shoqerie tregtare, personi fizik ose personi tjeter juridik;

c) depozitat e drejtorit, te administratoreve, te debitoreve te bankes se siguruar ose te cdo depozituesi tjeter, me te njejtin status ne personat juridike te lidhur me banken ne fjale;

c) depozitat e cdo personi qe zoteron, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, te drejten e pronesise te nje aksioneri ne masen 5 per qind (pese per qind) ose me shume ne kapitalin e bankes se siguruar ose te aksioneve me te drejte vote te lidhur me banken ne fjale;

d) depozitat e kontrolloreve dhe te eksperteve kontabel te bankes se siguruar, ose te cdo depozituesi tjeter me te njejtin status ne personat juridike te lidhur me banken ne fjale;

dh) depozitat e cdo depozituesi te bankes se siguruar, qe gezon me shume se 20 per qind (njezet per qind) interes preferencial, te ndryshem nga interesi i zbatuar sipas kushteve te punes per te gjithe depozituesit e tjere te kesaj banke;

e) depozitat e cdo personi ne banken e siguruar, qe perdor llogarine depozite per veprimtari kriminale;

e) depozitat jonominative, perfshire depozitat ne letrat me vlere te pruresit;

f) depozitat ne degen e bankes jashte Shqiperise;

g) depozitat e vendosura ne banken e siguruar gjate dhe pas dites se nderhyrjes ne kete banke.


Marre prej Gazets Koha Jone Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:35pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 06 2009, 02:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lohan: Zgjidhja e pronave, kusht për integrimin e vendit

F.Braushi | 06/02/2009
BE-ja organizon takim me ekspertët për zgjidhjen e problemit të pronave

TIRANË - Zgjidhja e problemit të pronave vazhdon të mbetet një element thelbësor për procesin e integrimit të Shqipërisë. Lidhur me këtë çështje, BE-ja mblodhi dje ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi zgjidhjet e mundshme. Duke folur për rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronës në Shqipëri, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan, theksoi gjatë takimit se, "përforcimi i së drejtës së pronës dhe zgjidhja për çështjet e lëna varur të kthimit, kompensimit dhe legalizimit, janë qartazi themeltare për mirëqenien e përgjithshme të Shqipërisë".

Lohan tha se titujt e qartë të pronësisë dhe siguritë ligjore janë parakushte jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për integrimin e saj në BE. "Tituj të qartë pronësie dhe siguritë ligjore janë parakushte thelbësore për një zhvillim të suksesshëm të vendit, tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, paqen sociale, si edhe për procesin e integrimit evropian të vendit", -tha ai. Problemet e evidentuara nga ambasadori i Komisionit Europian janë mbështetur edhe nga zv-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo. "Ky problem nuk ka për të pasur një zgjidhje të shpejtë për dy apo tre vitet e ardhshëm",- tha Bozdo, teksa ishte i ftuar në seminarin e organizuar nga BE-ja, pikërisht për çështjen e pronës, e ku merrnin pjesë organe qeverisëse, agjenci donatore, si edhe ekspertë ndërkombëtarë. Ky takim kishte si synim gjenerimin e zgjidhjeve për çështjet kryesore që lidhen me pronën në sistemin ligjor shqiptar, konkretisht më regjistrimin e pronës, kthimin dhe kompensimin, si edhe legalizimin.

Komisioni Evropian ka dhënë 225 miliardë euro për projekte infrastrukture, por pa përfshirë këtë korridor

Sipas studimeve të ekspertëve, Italia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria, humbasin çdo vit 1 miliardë euro

TIRANË - Korridori i 8 vazhdon të mbetet prioritet i qeverive të Ballkanit Jugperëndimor dhe Italisë. Megjithëse ka disa vite që projekti diskutohet në qarqet evropiane, për arsye të lobeve të ndryshme dhe drojës së shpenzimeve të të mëdha, projekti, i konsideruar si njëri nga më të mëdhenjtë e infrastrukturës, mbetet ende në letër.

Prej vitesh, përfaqësuesit e qeverive të vendeve nga ku parashikohet të kalojë ky korridor lobojnë në Komisionin Evropian, për të marrë fonde, por pa ia arritur qëllimit. KE-ja, para disa vitesh miratoi financimin e 30 mega-projekteve infrastrukturore, me një kosto prej 225 miliardë eurosh, por Korridori 8 nuk bënte pjesë, me gjithë përpjekjet e zyrtarëve italianë, të cilët mbeten më të interesuarit për ndërtimin e tij.

Gjatë këtyre viteve, qeveritë kanë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume për ndërtimin e tij. Ky korridor nuk përfaqëson vetëm një rrugë transporti automobilistik, por hekurudha dhe rrjet energjetik. Madje, në Itali është ngritur edhe një sekretariat për këtë vepër madhore dhe, sipas tij, çdo vit, vendet e përfshira në projekt, nga mosrealizimi i tij humbasin 1 miliard euro.

Në përpjekjet e përbashkëta për të përfituar financime, kryetarët e Komisioneve Parlametare të Transportit të Italisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bullgarisë, u mblodhën dje në Tiranë për të bërë të mundur koordinimin e hapave të mëtejshëm, deri në realizimin e tij.

Në pamundësi për ta realizuar me financimet e veta, kryetarët e parlamenteve të vendeve ku kalon gjurma e projektit, do të përpilojnë një letër të përbashkët drejtuar kryetarëve të parlamenteve te vendeve të Bashkimit Evropian, me qëllim marrjen e mbështetjes së tyre për këtë projekt.

Ky hap do të jetë një nismë konkrete e të katër vendeve për ecurinë e mëtejshme të ndërtimit të këtij korridori. Korridori lidh Italinë nëpërmjet portit të Durrësit me Detin e Zi, në portet e Varnës dhe Burgës, pika kyçe në tregtinë me Lindjen. Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët e transportit, korridori prej rreth 1 mijë kilometrash do të shkurtonte me dhjetëra orë dhe me qindra kilometra rrugëtimin e kamionëve që vijnë nga Perëndimi drejt Lindjes.

Pjesëmarrësit në takim theksuan dhe idenë se ndërtimi i tij nuk duhet trajtuar vetëm si çështje infrastrukturore, por dhe si komunikim më i gjerë transporti, i kushtëzuar nga politikat doganore, sistemit të taksave dhe çështjeve të konkurrencës ekonomike mes vendeve të rajonit.

Duke vëne theksin në rëndësinë që paraqet ky projekt për vendet e rajonit, gjatë fjalimit përshëndetës, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, tha se ky takim është një hap konkret që vendet tona po ndërmarrin, për t'u bërë apel vendeve të Bashkimit Evropian, të na mbështesin për t'i dhënë përparësi këtij projekti paneuropian. "Përshpejtimi i ndërtimit të këtij korridori merr rëndësi parësore për disa arsye.

Të tilla janë: rëndësia e komunikimit dhe e furnizimit nga burimet e energjisë nga rajoni i Detit të Zi, deri në rajonin e Detit Adriatik dhe Mesdheut, dhe nevoja urgjente për ndërtimin e një autostrade moderne, që lidh vendet e Europës Juglindore", - tha Topalli. Në qoftë se për Shqipërinë projekti mbart rëndësi ekonomike, me zhvillimet më të fundit politike midis Greqisë dhe Maqedonisë, Korridori i Tetë, për këtë të fundit, ka rëndësi jetike. Këtë gjë e ka theksuar edhe kreu i delegacionit parlamentar maqedonas, Jovan Lazarov. "Ky takim që po mbahet sot është një mbështetje e fuqishme për të ecur drejt realizimit të plotë të këtij projekti jetik për vendin tonë, por edhe më gjerë për gjithë rajonin", - tha ai.

*******************************************************************************************************************************

Përfitimi, 400 euro për çdo kamion
Numri i kamionëve dhe trailerëve që vijnë çdo vit nga Bari dhe Brindizi drejt porteve shqiptare dhe greke, është në rritje.


Kështu, për vitin 2005, në vendin tonë numri i tyre ishte 48 mijë, ndërsa për vitin e kaluar ai arriti në 55 mijë.

Kamionët dhe trailerët drejt porteve greke, për vitin 2007 arritën në 267 mijë, ose 67 mijë më shumë se në vitin 2005. rritja e numrit të tyre tregon për përfitimet e mëdha ekonomike të ndërtimit të kësaj rruge. Sipas studimeve të ekspertëve, në rast se kamionët do të kalonin nga Bari në Durrës drejt Shkupit, do të kursenin plot 300 kilometra, dhjetë orë kohë dhe 400 euro për çdo kamion, krahasuar me variantin ekzistues Bari-Igumenicë-Shkup.
Korridori VIII-të, krahasuar me itineraret e tjera

Mënyra transportit Rruga Km Kosto/kamion Udhëtimi/orë
Det + Rrugë Bari-Igumenicë-Shkup 635 1600 euro 64
Det + Rrugë Bari-Durrës-Shkup 330 1200 euro 54

Marre prej Gazets shekulli Online






[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:37pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 09 2009, 04:22pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Monedhat e huaja forcohen kundrejt lekut

E Hene, 09 Shkurt 2009

Dollari amerikan, USD, qe ka fituar pike ndaj lekut ne shkembimet valutore gjate javes se kaluar, vazhdon te forcohet dhe ne dy ditet e fundit ka fituar afro 2 pike. Ne fundjave dollari eshte blere me 98,6 leke dhe eshte shitur me 99,1 leke, duke ecur drejt forcimit te vazhdueshem.

Ne muajin e pare te ketij viti dollari ka fituar pike kundrejt monedhes shqiptare, pasi nga 87,7 leke qe blihej ne fillim te vitit dhe 88,2 leke qe shitej, ne fundjaven e kaluar rezultoi me fitimin e 11 pikeve. E njejta gje mund te thuhet edhe per monedhen e bashkuar evropiane, euro, e cila pas qendrueshmerise qe ka patur ne shkembimet valutore ndaj lekut, ka nisur forcimin ditet e fundit.

Sipas vezhgimeve te kryera nga ATSH ne agjencite e kembimit valutor, gjate dy javeve te fundit ne tregun valutor, euro fitoi vetem 1 pike ne kembimet ndaj monedhes shqiptare. Por, gjate dy diteve te fundit, euro ka nisur te fitoje terren. Para dy javesh, 1 euro blihej me 124,7 leke dhe shitej me 125,2 leke, ndersa ne fundjave nje euro blihej me 127 leke dhe shitej me 127,5 leke. Ne agjencite e kembimit valutor, me 5 janar nje euro u ble me 123,3 leke dhe u shit me 123,8, ndersa me pas euro njohu nje forcim te lehte, duke arritur ne fundjave ne kuoten me te larte te kembimit te ketij viti.

Shifrat

Nafta dhe benzina, ne kufijte e 100 lekeve

Ne pikat e tregtimit te karburantit ne Tirane, 1 liter nafte u shit te dielen mesatarisht me 100 leke, ndersa 1 liter benzine, me 105 leke.

Nafta (diezel) 100 leke

Euro Diezel 105 leke

Benzina 105 leke

Marre prej Gazets Koha Jone


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:38pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 10 2009, 03:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Lejet e ndërtimit, dhe afatet e reja

Projektligji i ri ndryshon procedurat e aplikimit, afatet, miratimin në heshtje dhe shërbimin me një ndalesë

Autori i Lajmit: Suela Topi

Lejet e ndërtimit do të jepen brenda 58 ditëve dhe nuk do jetë më nevoja që ndërtuesit të presin 390 ditë. Ky është edhe projektligji i ri për Urbanistikën i propozuar nga qeveria, por ende pa marrë miratimin përfundimtar nga Kuvendi. Drafti i qeverisë, i cili pësoi ndryshime të tjera nga Ministria e Transporteve, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, u diskutua dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku mori dhe mbështetjen në parim. Drafti i ri prek katër pika kryesore që kanë të bëjnë me procedurat e aplikimit, afatet, parimin e miratimit në heshtje si dhe parimin e shërbimit me një ndalesë. Në bazë të tij, mesatarja e lejes së ndërtimit në Shqipëri është 390 ditë, dhe projektligji i ri i Urbanistikës, ka për bazë shkurtimin e lejes së ndërtimit në 58 ditë. Brenda këtij afati nënkuptohet shqyrtimi i dokumentit të pranuar brenda një jave, kurse për periudhën 42-ditore do të bëhet plotësimi i dokumenteve, të cilat reduktohen nga 22 apo 24 dokumente, në 8 dokumente. Sipas këtij vendimi, Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Territorit duhet të vendosë brenda 45 ditëve, ku përfshihet edhe zbardhja e lejes në këtë afat. Projektligji parashikon më tej se, në rast se qytetari nuk ka marrë brenda afatit, me shkrim, lejen apo vendimin motivuar për mosdhënien e saj, ai do të ketë të drejtën të fillojë ndërtimin. Sipas projektligjit, ky parim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtimet, por do të përfshijë të gjithë veprimtarinë publike të sektorëve, me qëllimin më të mirë për të vendosur raporte të drejta dhe të ndershme me sektorin privat. Me ndryshimet e bëra në draftin e parë është shtuar dhe një dispozitë tranzitore, sipas së cilës, një sërë entesh shtetërore, si shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, energjisë lektrike, tekomunikacionit, etj., brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të depozitojnë pranë njësive vendore përkatëse të gjitha të dhënat e përditësuara dhe materialin e azhornuar hartografik mbi rrjetet infrastrukturore si dhe të bëjnë azhornimin periodik, çdo 6 muaj, të të dhënave mbi rrjetet infrastrukturore dhe t ua vënë në disopozicion njësive vendore përkatëse. Këshilltari i Kryeministrit për çështje të planifikimit të territorit, Flamur Kuçi, pohoi se ky detyrim, i cili nuk parashikohet në ligjin aktual, do të lehtësojë punën për respektimin e afateve. Ndërsa përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Majlinda Dhuka, sqaroi se, nëse ky parakusht nuk funksionon, është i vështirë shërbimi me një ndalesë. Sipas saj, koha 3-mujore është e mjaftueshme që dhe bashkitë të marrin masat e nevojshme.

Aplikimi

Në draft parashikohet shkurtimi i procedurave për të bërë të mundur në këtë mënyrë edhe shkurtimin e burokracive për të marrë një leje ndërtimi. Sistemi ekzistues parashikon që të gjitha ndërtimet e aplikimet të kalojnë përmes dy fazave, që janë leja e sheshit të ndërtimit dhe leja e ndërtimit. "Me ndryshimet e propozuara parashikohet që procedura të shkurtohet, duke shmangur aplikimin për leje sheshi të ndërtimit për trojet private. Pra, për trojet publike sistemi do të qëndrojë në dy faza, leje sheshi ndërtimi dhe leje ndërtimi", thuhet në relacionin e këtij drafti të hartuar nga stafi i kryeministrit Berisha. Lidhur me trojet në pronësi private, aplikimi do të zhvillohet në një fazë, në atë të lejes së ndërtimit.

Afatet

Ndryshimet dhe shtesat e propozuara në këtë draft përcaktojnë një afat 58-ditor të miratimit të lejes së ndërtimit. "Afati i miratimit është ndarë në nëndarjet e mëposhtme: (i) faza e pranimit të aplikimeve - 7 ditë; (ii) faza e shqyrtimit të lejes - 45 ditë; (iii) faza e zbardhjes - 5 ditë; (iv) tërheqja e lejes pas pagesës së taksave - 1 ditë", theksohet në relacionin e qeverisë. "Njësia e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë I, bashkitë e tjera dhe komuna, ka këto kompetenca: Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara. Pas miratimit nga kryetari i KRRT -së, ia dorëzon kërkuesit jo më vonë se 10 ditë pas marrjes së vendimit, pasi kërkuesi të këtë paguar, sipas ligjit, detyrimet ndaj shtetit", thuhet në nenin 22/1 pika 9 të draftit që pritet të miratohet. Parimi i përsëritur disa herë nga kryeministri Berisha, sipas të cilit, një leje do të konsiderohet e marrë, nëse nuk kthehet përgjigje sipas afateve të përcaktuara, është një prej pikave të draftit të hartuar nga qeveria. Sipas relacionit, "vendosja e afateve të aplikimit dhe të shqyrtimit të lejeve nuk do të kishte kuptim, nëse nuk vendosen instrumente, që do të garantonin zbatimin e afateve. Për këtë arsye, këto ndryshime dhe shtesa përcaktojnë që, nëse leja nuk shqyrtohet brenda një afati 45- ditor, ajo vlerësohet e miratuar në heshtje". Ky parim është sanksionuar pikërisht në nenin 45, ku është shtuar një paragraf, sipas të cilit "Kur autoriteti përgjegjës nuk dërgon përgjigje në adresë të kërkuesit, si më sipër, aplikimi vlerësohet i pranuar në heshtje dhe vijon shqyrtimi".

Ndryshimet në ligjin për urbanistikën

Neni 20 pika 1, gërma dh shfuqizohet
1. KRRT -ja në qark ka kompetencë të shqyrtojë dhe të miratojë:
dh) studimet urbanistike, sheshet dhe lejet e ndërtimit jashtë vijave kufizuese të fshatrave, në zbërthim dhe zbatim të masterplaneve
Neni 20 paragrafi i fundit ishte:
KRRT -ja në qark ka kompetencë të shqyrtojë dhe të miratojë:
Materialet që kalojnë për kompetencë në KRRTRSH duhet të dorëzohen në sekretarinë e saj teknike jo më vonë se 60 ditë pas miratimit të tyre nga KRRT -ja e qarkut ose bashkisë/komunës.
Neni 20 paragrafi i fundit bëhet:
KRRT -ja në qark ka kompetencë të shqyrtojë dhe të miratojë:
Materialet që kalojnë për kompetencë në KRRTRSH duhet të dorëzohen në sekretarinë e saj teknike, jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të tyre nga KRRT -ja e qarkut ose bashkisë/komunës.
Neni 22 pika 9 ishte:
Seksioni i urbanistikës në qark ka këto kompetenca:
9. Përgatit vendimet e KRRT -së, dokumentacionin teknik, bashkë me kushtet urbanistike, të miratuara nga KRRT -ja, sipas nenit 6 të këtij ligji. Pas miratimit, 2 kopje origjinale të materialit ia dorëzon kërkuesit ose bashkisë/komunës, në juridiksionin e së cilës ndodhet zona e studiuar, jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së vendimit të KRRT-së.
Neni 22 pika 9 bëhet:
Seksioni i urbanistikës në qark ka këto kompetenca:
9. Përgatit vendimet e KRRT -së, dokumentacionin teknik, bashkë me kushtet urbanistike, të miratuara nga KRRT -ja, sipas nenit 6 të këtij ligji. Pas miratimit, 2 kopje origjinale të materialit ia dorëzon kërkuesit ose bashkisë/komunës, në juridiksionin e së cilës ndodhet zona e studiuar, jo më vonë se 5 ditë pas marrjes së vendimit të KRRT-së.
Neni 22/1 pika 9 ishte:
Njësia e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë I, bashkitë e tjera dhe komuna ka këto kompetenca:
9. Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara. Pas miratimit nga kryetari i KRRT -së, ia dorëzon kërkuesit jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së vendimit, pasi kërkuesi të ketë paguar sipas ligjit detyrimet ndaj shtetit.
Neni 22/1 pika 9 bëhet:
Njësia e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë I, bashkitë e tjera dhe komuna ka këto kompetenca:
9. Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara. Pas miratimit nga kryetari i KRRT -së, ia dorëzon kërkuesit jo më vonë se 10 ditë pas marrjes së vendimit, pasi kërkuesi të ketë paguar, sipas ligjit, detyrimet ndaj shtetit.


Pas pikës 9 shtohet:


a. pas miratimit nga KRRT-ja kërkuesi është i detyryar të depozitojë brenda një afati kohor prej 30 ditësh projektin e zbatimit për objektin.
b. Njësia e urbanistikës, brenda 5 ditëve nga depozitimi i projektit të zbatimit, shqyrton dokumentacionin e depozituar nga kërkuesi vetëm për çështje të përmbushjes së formës si dhe i dërgon njoftim se do të fillojë shqyrtimi i konformitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, me rregullat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së.
c. Kur njësia e urbanistikës në njësinë vendore brenda afatit 5-ditor nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftimin se do të fillojë shqyrtimi i konformitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, dokumentacioni konsiderohet i pranuar në heshtje dhe njësia e urbanistikës detyrohet të fillojë shqyrtimin e konformitetit sipas gërmës d .
d. Njësia e urbanistikës, brenda 10 ditëve njofton kërkuesin se projekti arkitektonik i zbatimit të objektit është në përputhje ose jo me normat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së si dhe detyrimin për pagesën.
e. Njësia e urbanistikës shqyrton konformitetin vetëm të projektit arkitektonik të zbatimit të objektit me norma urbanistike dhe vendimin e KRRT-së, ndërsa për sa i përket projektit konstruktiv dhe atij të instalimeve, projektuesit e veprës nën përgjegjësinë e tyre profesionale, vetëdeklarojnë në një deklaratë të posaçme që i bashkalidhet projektit të depozituar, se kanë hartuar projektin konform të gjitha standardeve dhe normave teknike në fuqi.


Ky lajm është publikuar: 10/02/2009

[/b]

Marre prej Gazeta Ballkan Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:40pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3866 sec, 0.0837 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,430kB