Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Rreth ekonomise ***
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Feb 12 2009, 12:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zhvlerësimi i lekut rrit kostot e kredisë për klientët"

BRIKENA DEMIRAS

05/02/2009 Sipas sekretarit të Shoqatës së Bankave, Elvin Meka, ky do të jetë në vit i vështirë

Kush ka kredi në monedhë të huaj, euro ose dollarë, do të paguajë më shumë para për interesat. Leku ka vijuar gjatë kësaj jave të humbasë terren ndaj valutës, gjë që do të ndihet në koston finale të kredive. Sipas sekretarit të Shoqatës së Bankave, Elvin Meka, ky risk potencial, për rritje të kostove të mëtejshme të kredive, do të vijojë nëse do të vijojë zhvlerësimi i mundshëm i lekut në raport me valutat e huaja. Kjo do të ndikojë sigurisht edhe ekonominë e vendit, sa kohë që viti 2009 parashikohet të jetë një vit i vështirë për gjithë botën.

Ka pasur një rritje të kursit të këmbimit për monedhat e huaja. Si do të ndikojë kjo rritje në kostot e kredive?

Natyrisht çdo lloj zhvlerësimi i lekut ndaj monedhave të huaja ka efekt të menjëhershëm në kreditë që qytetarët dhe bizneset janë të detyruar të paguajnë në bazë të kontratës së kredimarrjes. Sigurisht që kjo shton koston qoftë për biznesin, qoftë për buxhetin familjar që janë në varësi të madhësisë së kredisë së marrë dhe të shkallës së ekspozimit. Detyrimisht po ndodh një dukuri e tillë, një rivlerësim i euros dhe dollarit. Ky i fundit mbetet kryesisht në një rivlerësim në tregun ndërkombëtar, për shkak se vetë transaksionet e Shqipërisë me dollarë janë kryesisht me Kinën. Pjesa tjetër është në euro. Sigurisht rritja e nivelit të kursit të këmbimit të euros nuk diskutohet vetëm për çështjet e kredisë që shtrenjtohen, por edhe në raport me importet. Kjo do të thotë importe më të shtrenjta për shqiptarët. Kjo rritje do të reflektohet në produktet e konsumit.

A duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë në këtë situatë?

Në fillim të vitit të kaluar, në fakt Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore. Ajo ka të bëjë pikërisht me ato masa që konsistojnë në dhënien e kredisë ndaj klientit me të njëjtën monedhë që ai realizon të ardhurat e veta. Nëse të ardhurat janë në lekë, rregullorja përcakton kufizime të caktuara për të dhënë kredi në monedhë të njëjtë. Kjo nuk ndalon bankat të japin kredi në monedha të ndryshme nga monedha e të ardhurave të klientit, por ka kërkesa më të larta, sa i përket kapitalit të vendosur nga ana e bankave për të zgjeruar këtë lloj kreditimi. Nuk është një masë ndaluese, por kufizuese. Kjo masë ka të bëjë me mbulimin e këtij lloj risku, për ti dhënë mundësi zhvillimit të një lloj portofoli të balancuar të kredisë, pasi jemi koshientë që mbi 70 për qind e kredive të dhëna nga sistemi bankar janë në monedhë të huaj, kryesisht në euro dhe më pak në dollarë. Ndërkohë që të ardhurat e bizneseve apo të individëve janë në lekë pra në monedhë kombëtare. Ekziston gjithmonë një risk potencial, jo real, për rritje të kostove të mëtejshme të kredive, nëse do të kemi një zhvlerësim të mundshëm të lekut në raport me valutat e huaja. Ajo që vlen të theksohet është se përgjatë 4 ose 5 viteve të fundit, leku ka qenë tepër stabël në raport me valutat. Vit pas viti kursi i këmbimit ka qenë në favor të lekut dhe kjo do të thotë se katër pesë vitet që ne lamë kredimarrësi shqiptar ka përjetuar një ulje të kostos reale të kredimarrjes, ndërsa tani po fillon të paguajë diçka më shumë. Megjithatë, mbetemi nën nivelet e kursit të këmbimit, të 4 ose 5 vitesh, pra nuk jemi në atë nivele maksimale qoftë në raport me euron qoftë në raport me dollarin. Prapë mbeten poshtë kostove fillestare të kredive të dhëna në lekë në atë kohë. Veçantia që karakterizon situatën e sotme nuk ka të bëjë me kursin e këmbimit, sesa me ndryshimin e normave bazë të interesit, ose të interesave që rishikohen vit pas viti për kreditë në kushtet e situatës globale financiare dhe ekonomike. Është rritur pikërisht ai që quhet marzh midis normës bazë të interesit dhe normës finale që ngarkohet produkti i kredisë. Gjë që ka rritur realisht barrën e kredimarrjes, e cila shton akoma më tepër atë koston e mundshme të kredisë për klientët. Ka një ndërveprim të dy faktorëve që shtojnë koston reale të kredisë në lekë.

Kur mund të ketë një frymëmarrje dhe një reagim ndaj kësaj situate?

Për sa i përket kursit optimal të kursit të këmbimit ka disa faktorë që kanë të bëjnë me efektet sezonale. Shqipëria ndikohet kryesisht në fillim dhe në fund të vitit, por edhe në periudhën e pushimeve të verës. Një faktor tjetër mbetet fluksi i dërgesave të emigrantëve, e cila mbetet për t’u parë, nëse realisht ka pësuar një tkurrje në krahasim me nivelin që zë një zhvlerësim të lekut shkallën e investimeve të huaja në vend, që është një faktor që sjell valutë në Shqipëri, shkalla e riatdhesimit të fitimit nga ana e kompanive të huaja, e cila ushtron presion zhvlerësues ndaj lekut në momente të caktuara, kërkesa që kanë bankat dhe operatorët për valutë të huaj, e cila prish ekuilibër të kursit të këmbimit. Pra, janë një mori faktorësh. Gjithnjë në këtë periudhë janar-shkurt ka një zhvlerësim të lekut në raport me valutat e huaja. Porositë e reja që bëhen në këtë kohë, për importet, ka një reagim në rritje të dukshme kërkesën për valutë të huaj në një moment që tregu këtë ofertë ka. Në muaji mars duhet të shohim realisht se cili ishte efekti i fluksit sezonal dhe kërkesës sezonale për valutë të huaj në kursin e këmbimit. Është fakt që leku është më i zhvlerësuar se një vit më parë, por luhatet rreth 2 lekë më lart se i njëjti kurs këmbimi i një viti më parë. Pra, nuk ka një zhvlerësim të madh. Gjithsesi mbetet në pikat më të dobëta në raport me monedhat e huaja. Mbetet atribut dhe angazhim i Bankës së Shqipërisë gjithsesi që të përcaktojë nivelin optimal të kursit të këmbimit dhe të evitojë periudhat shok, pra që godasin kursin e këmbimit. Nga ana tjetër është edhe problemi i uljes së nivelit të eksporteve, nisur edhe nga niveli i ulët i porosive të huaja. Ky është një aktivitet që gjeneron të ardhura në valutë të huaj. Ai ndikon në ofertën për valutë të huaj.

Ritmi i kreditimit të bankave ndaj bizneseve është në tkurrje. A do të ndikojë kjo situatë në krijimin e një krize artificiale, në një moment kur vetë sektori bankar nuk jep shenja krize?

Normalisht duhet të dallohen dy aspekte. Në Shqipëri nuk është folur asnjëherë dhe nuk është vënë në dyshim shëndeti institucional i bankave shqiptare. Ato kanë gëzuar një shëndet të admirueshëm dhe të kënaqshëm sa i përket nivelit të likuiditetit dhe të kapitalizimit. Situata vazhdon të mbetet dukshëm i paekspozuar ndaj produkteve të këqija apo toksike për shkak të nivelit të ulët të penetrimit të tregjeve ndërkombëtare, të letrave me vlerë apo të investimeve globale. Aktiviteti i bankave ka qenë i lidhur tërësisht me ekonominë shqiptare. Duke qenë pjesë e ekonomisë globale, natyrisht ekonomia është e integruar, ka një vëllim import-eksporti të dukshëm dhe kryesisht me vendet e BE-së, të cilat janë në recesion. Detyrimisht këto do të kenë efekte periferike në ekonominë shqiptare është e pamundur e të shpëtojmë. Kriza e ekonomive që ka pllakosur Evropën dhe problematika që vihet re në sistemet financiare të vendeve të zhvilluara ka rritur riskun e palëve të treta që është reflektuar në rritjen e marzhit midis normave bazë të interesit dhe normave finale që i takojnë konsumatorit. Kjo reflektohet edhe në Shqipëri. Këtu bëhet një banking standard, si edhe në vende të tjera, në termat e principeve bankare. Pra, kostoja e kredidhënies është bërë më e lartë jo për faktorë që lidhen domosdoshmërish me Shqipërinë. Janë kryesisht politika të importuara nga jashtë nga ekonomia globale dhe natyrisht bankat kanë rritur shkallën e kujdesit. Është bërë e domosdoshme dhe ka dalë në plan të parë menaxhimi më i mirë i risqeve. Pikërisht një faktor i tillë ka bërë që bankat të tregohen më të kujdesshme, ti kushtojnë një vëmendje dhe të shqyrtojnë me shumë herë më tepër përgjegjshmëri dhe për një kohë më të gjatë përpunimit të dosjeve të kredive të reja që jepen, që zgjat procesin e kredidhënies në kohë. Nuk jetojmë në kohë të mira. Shqipëria nuk mund ti shpëtojë kësaj situate, sepse nuk jemi të imunizuar 100 për qind për fat të keq. Por stadi i zhvillimit është i tillë që vendi ynë është një ekonomi në zhvillim dhe karakteristikë është ruajtja e disa ritmeve të ngathëta. Tregjet dhe institucionet kanë nevojë në këtë kohë për financim dhe kapital gjë që mban në nivele të kënaqshme dhe të larta kërkesën për kreditim apo për qarkullim monetar, sepse ka një kërkesë të fortë konsumatore. Kjo është ajo që shpëton ose rrit dozën e nivelit të shëndetit financiar të institucioneve financiare. Administrimi i treguesve mbetet ende një sfidë për sistemin bankar. Ky do të jetë një vit i vështirë dhe detyrimisht vendi ynë do ti ndjejë këto efekte jo të drejtpërdrejta.

Ka pasur një rënie kreditimi për sektorin e ndërtimit gjatë kësaj periudhe?

Kredia për ndërtimin duhet ndarë në dy aspekte, kemi kredinë për bizneset dhe për individët. Deri më sot ka pasur një kreditim të madh për blerje të banesave nga individët. Kjo lloj klientele është e maturuar nuk ka rritje cilësore ose sasiore në vlera të mëdha të kredisë për shtëpi për individët. Për sektorin e ndërtimit, problematika ndaj kreditimit lidhet ngushtësisht me lejet e ndërtimit dhe volumin e punës që kërkon tregu. Është evidente që nuk ka një situatë bumi të ndërtimeve në Tiranë ose jashtë saj, kjo do të thotë që nuk ka ndërtime gjë që detyrimisht ul dhe kërkesën për kredi nga ana e firmave të ndërtimit. Niveli i shitjeve nuk është më i miri që është përjetuar gjatë viteve të fundit. Ky sektor po ruan nivele të qëndrueshmëri, edhe në çmimet e apartamenteve. Kjo tregon për një maturim të kërkesës. Kredi për banesat dhe ndërtimet ka mbetur në stanjacion. Çdo gjë që nuk reflekton në rritje të shpejtë do të japë efekte zinxhir në ekonomi. Megjithatë, nuk është e thënë se ky është sektori më i madh që kreditohet, në krahasim me tregtinë dhe shërbimet. Kërkesa prej tyre ka qenë në vijim dhe e vazhdueshme. Shtrëngesa globale do të shtrëngojë tërë sektorët e ekonomisë, jo vetëm në ndërtim. Ajo do të reflektohet në tkurrjen e konsumit, që jep efekte në shërbime, në prodhim, në gjithçka. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rënie të kërkesës për produktet në ndërtim.

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:41pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 14 2009, 02:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bashkia Shkodres mban peng linjën e energjisë

» Dërguar më: 14/02/2009 - 10:38

OSSH:

Lajme te ngjashme
Këshilli Bashkiak, "OK" buxhetit 2009
Datë: Feb 14, 2009

Brikena Shllaku

SHKODER -Drejtuesit e OSSH- së së Shkodrës akuzojnë Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të këtij qyteti për osrealizimin e një investimi të rëndësishëm, i cili do të zgjidhte përfundimisht furnizimin me energji elektrike të dy lagjeve të Shkodrës si dhe të rrethit të Malësisë së Madhe. "Ne nuk kemi ndërhyrë në zonën e Kirasit për të vendosur transformatorin, pasi Bashkia nuk ka dhënë sheshin për ndërtimin e kabinës". Kështu është shprehur dje drejtori i OSSH-së së Shkodrës, Nesti Kiri. Sipas Kirit, ka mbi dy vite që i është kërkuar zyrtarisht Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të krijojë mundësinë e investimit, por deri tani nuk është bërë asgjë. Madje, kreu i OSSH-së, fajëson edhe vetë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, të cilët duhet të reagonin të parët për realizimin e këtij investimi.
PËRPLASJA
Pamundësia për të vendosur një transformator të ri që të furnizojë me energji elektrike zonën e Malësisë së Madhe, ka sjellë probleme për banorët e zonës së Kirasit, në qytetin e Shkodrës. Sipas Nesti Kirit, zona e Malësisë së Madhe furnizohet nëpërmjet një linje që kalon nga Kirasi (në afërsi të ish-Zooteknikës, që është e mbushur nga ndërtime pa leje), dhe që vazhdon nga territori i ish-shkollës mekanike. "Kjo linjë është e mbingarkuar. Për të zgjidhur problemin, i cili gjatë stinës së dimrit bëhet akoma më serioz, kemi vendosur që të ndërhyjmë në këtë zonë. Por, akoma nuk është gjetur gjuha e përbashkët me personat që janë pronarë të tokës ku do të vendoset transformatori", - thotë Kiri. Ai sqaron se OSSH-ja ka hyrë disa herë në bisedime me familjet që janë pronarë të tokës, por këta të fundit nuk pranojnë që të kryhet investimi. "Bëhet fjalë vetëm për tri familje. Ne si OSSH jemi gati dhe t'i dëmshpërblejmë duke bërë shpronësim, por as kjo rrugë nuk ka dhënë rezultat", - pohon Nesti Kiri. E gjithë lufta bëhet për 30 metër katrorë vend, i cili do të zgjidhte problemin e mbingarkesës në rrjet. Nga ana tjetër, Kiri ka pohuar se do të ishte e pafalshme që të ketë kufizime në zonën e Koplikut nga një pengesë e tillë.
INVESTIMI
Qyteti i Koplikut, në Malësinë e Madhe si dhe lagjet "Kiras" e "Dudas" në qytetin e Shkodrës, vazhdojnë të vuajnë problemin e furnizimit me energji elektrike, pasi lidhen me të njëjtin fidër prej 35 kw. Është ndërtimi i dy kabinave elektrike të reja në afërsi të ish-shkollës mekanike bujqësore në Kiras, ai që pengon shkëputjen e dy lagjeve të qytetit të Shkodrës nga fidri që furnizon qytetin e Koplikut dhe furnizimin e tyre nga nënstacioni Shkodra 1. "Kemi 2 vite që kërkojmë realizmin e kësaj ndërhyrjeje. Është për të ardhur keq që nuk na jepet mundësia nga Bashkia e Shkodrës. OSSH-ja është e gatshme që të investojë, fondet janë gati, por nuk afrohen 30 metra katrorë vend. Ne jemi gati dhe nëse na jepet leje, brenda dy javëve realizojmë investimin", - deklaron Nesti Kiri. Nga ana tjetër, përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës shprehen se ende nuk është zgjidhur problemi i pronësisë së tokës, ku do të investojë OSSH-ja.

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 15 2009, 10:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Boshti i Jugut, prioritet i mandatit te dyte"

E Diele, 15 Shkurt 2009
Kryeministri Berisha deklaroi dje ne Berat se ne mandatin e dyte qeverises se tij, do te nisnin punimet per ndertimin e Boshtit Qendror te Jugut. Sipas Berishes, ky projekt i rendesishem infrastrukturor e shnderron Beratin, si me pare ne nje nga epiqendrat e fuqishme te zhvillimit te vendit. Sipas Berishes, Boshti Qendror i Jugut e shnderron Beratin ashtu sic e kane ndertuar gjysherit dhe te paret tuaj, ne nje nga epiqendrat e fuqishme te zhvillimit te vendit. Boshti Qendror i Jugut afron Beratin, Tepelenen, Saranden dhe Gjirokastren rreth 70 km me Tiranen. "Ndertimi i tij do te nise gjate vitit 2009, por ne nuk mendojme vetem per Beratin dhe qendren e tij apo autostradat dhe akset kombetare, ne po mendojme per cdo rruge dhe rrugice te ketij vend", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se qeveria do te ishte e kujdesshme qe investimet e saj ti shtrinte ne cdo zone. Nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se se shpejti qyteti i Beratit do te kete edhe universitetin e tij, duke qene se eshte nje qytet qe ka nje kulture dhe histori te hershme. Kryeministri Berisha deklaroi se me hyrjen e Shqiperise ne NATO dhe me integrimin e shpejte ne Bashkimin Evropian, do te kishte nje vemendje me te madhe te qeverise per qytetet me vlera te rendesishme kulturore dhe historike si Berati.
Investimi

"Ura me gjatesi 220 m dhe gjeresi 22 m, qe perben vepren e pare te Boshtit Qendror te Jugut, eshte ndertuar sipas parametrave bashkekohore, me kater korsi dhe me trotuare", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha ne qytetin e Beratit.

Marre prej Gazets Koha Jone


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:43pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 11:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Qeveria jep kredi për 6 mijë apartamente, ja kategoritë e të pastrehëve që do të përfitojnë

» Vendosur: 20/02/2009

Adi Shkembi

Qeveria miraton vendimin për të përballuar interesat e kredive për 6 mijë apartamente. Sipas aktit të kaluar dje në Këshillin e Ministrave, tre mijë apartamente do të jenë për banorët që kanë zënë shtëpitë e ish-pronarëve dhe tre mijë të tjerë për të pastrehët. Kryeministri Berisha theksoi se me këtë vendim zgjidhet një prej problemeve të reformës së pronësisë. “Qeveria vendos të përballojë interesat e kredive për 6 mijë apartamente, prej të cilave, 3 mijë do të jenë për familjet që banojnë në shtëpi të pronarëve. Sipas regjistrave, ky përbën dhe kontingjentin më të gjerë të të pastrehëve në vend. Duke krijuar mundësinë e sistemimit të tyre në shtëpi, nëpërmjet kredisë pa interes, qeveria zgjidh së pari një problem madhor strehimi në vend dhe krijon të gjithë kushtet ligjore për zbatimin e ligjit dhe rikthimin e banesave tek të zotët e tyre”, theksoi Kryeministri. Sipas tij “ky është një stimul i fuqishëm në tregun e banesave dhe një fuqizim i madh i kolateralit në tërësi në vend. Ndërsa 3 mijë apartamente të tjera do të shkojnë në përputhje me një premtim solemn timin dhe të qeverisë, për ndërtimin e 4 mijë apartamenteve për të pastrehët gjatë këtij mandati.

Kriteret

Duke folur për marrjen përsipër të interesave të kredisë nga qeveria për 3 mijë familje të pastreha, Kryeministri Berisha zbardhi disa prej kushteve për kategoritë që do të përfitojnë. Kështu, parësore për t’u strehuar do të konsiderohen familjet në nevojë, familjet me një prind, familjet me shumë fëmijë, si dhe familjet e personaliteteve të artit, kulturës, shkencës. Sipas kreut të qeverisë, ky është një tjetër premtim elektoral i zgjedhjeve të 3 korrikut që po mbahet. “Në këtë mënyrë, ne jo vetëm mbajmë premtimin tonë për 4 mijë apartamente, por në të vërtetë e zgjerojmë këtë, sepse po në përputhje me premtimin tonë, do t’i krijojmë kushte pronarëve për kthimin e banesave të tyre, dhe kjo natyrisht që do të bëhet duke u krijuar kushte strehimi atyre që banojnë në këto banesa”, theksoi më tej Berisha. Teksa bëri publik vendimin, kreu i qeverisë ironizoi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për politikat e strehimit. “Le të shkojnë dhe të gjejnë banesat sociale të kryetarit me korrespodencë të Bashkisë së Tiranës. Nuk ekziston as nam e nishan. Qeveria mban fjalën! Fjala e dhënë është fjalë e mbajtur”, u shpreh Kryeministri. Në fund, kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i gjashtë mijë apartamenteve në vend përbën një bonos edhe për ndërtuesit. “Ky vendim përbën një bonus edhe për ndërtuesit shqiptarë, të cilët janë shumë aktiv dhe të përqendruar në ndërtime të mëdha, por edhe ky kreditim i qeverisë është një bonus për ndërtuesit, të cilin ata e meritojnë. Po të kemi parasysh, ndërtimi është edhe motori kryesor i zhvillimit të vendit. Mund të them se ndërtuesit janë kontribuues shumë të rëndësishëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto, kontribuues shumë të rëndësishëm në të ardhurat e vendit, pra është një bonus i merituar për ndërtuesit shqiptarë. Kështu që mirësia e kësaj pakete është e shumanshme”, theksoi Berisha.

Kategorite qe perfitojne

Ndërtimi i 6 mijë banesave• 3 mijë banesa për banorët që kanë zënë ndërtesat e ish- pronarëve
• 3 mijë banesa për të pastrehët

Kushtet e të pastrehëve
• Familjet në nevojë
• Familjet me një prind
• Familjet me shumë fëmijë
• Personalitetet e artit, kulturës, shkencës


Vendimi, kthehet tek izoti oborri në përdorim

Qeveria miraton vendimin për t’u kthyer pronarëve sipërfaqen e shtetëzuar pranë shtëpive të tyre me kushtetutën e vitit 1976. Sipas vendimit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do t’u regjistrojë pronarëve oborrin dhe truallin e tyre mbi bazën e dokumenteve të pronësisë që disponojnë, ndërkohë që do t’u japë kundrejt një vlere të caktuar edhe oborrin që ata kanë marrë nga trojet publike, vite më parë. Sipas Kryeministrit Berisha, ky ka qenë një standard absurd dhe me vendimin e miratuar merr fund me shpejtësi. “Ky është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të reformës së pronësisë, sepse ka qenë një standard absurd që merr fund me shpejtësi. Që të jemi realist, kjo u ka interesuar kryesisht banorëve autoktonë, më shumë se sa të tjerëve që janë shpërngulur, sepse të gjitha banesat që kanë përbërë qytetin, pa shtesat dhe pallatet e ndërtuara më vonë, kanë qenë private, të pronarëve, dhe që në paranojën e zhdukjes së pronës private, ajo pronë u quajt si pronë në përdorim”, theksoi kreu i qeverisë.

Berisha: Gati të jap llogari në Parlament

Kryeministri Berisha tha dje se është i gatshëm të flasë në interpelancën e kërkuar në Kuvend, për premtimet e mbajtura të 3 korrikut. “Një deputet më ka kërkuar në interpelancë dhe më thotë të vish të raportosh në Parlament për realizimet e programit elektoral të vitit 2005. Por, po të shkoj tani, unë pas një muaji do të kem edhe realizime të tjera. Megjithatë unë do të bëj një pakt me të, se si Kryeministër jam i detyruar të paraqitem në Parlament, por do të jetë mirë të më jepet kohë, që të shfrytëzoj edhe këto 140 ditë të këtij mandati, në mënyrë që mandatin tjetër ta nis me një vrull të ri”, u shpreh Kryeministri Berisha.


Marre prej Gazeta Panorama Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:44pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 11:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ulet kërkesa, bien çmimet e banesave

20/02/2009 Raporti çmim/qira është rreth 2 herë më i lartë se mesatarja për periudhën 1998-2008

BSH: Shtrëngimi i kushteve për marrjen e kredive ka ndikuar në uljen e kërkesës

Më pak qytetarë kërkojnë të blejnë në shtëpi. Shkak është bërë shtrëngimi i kushteve për marrjen e një kredie në bankë, por edhe efektet psikologjike të krizës globale financiare. Kjo situatë është reflektuar me një rënie të lehtë të çmimeve të apartamenteve gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar. Në analizën e politikës monetare për gjashtë muajt e fundit të vitit, ekspertët e Bankës së Shqipërisë theksojnë se ecuria e çmimeve të banesave, që nga tremujori i parë i vitit 2008, ka shoqëruar rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit. “Çmimet e banesave në tremujorin e katërt të vitit 2008 pësuan një rënie të lehtë vjetore me 0.9 për qind, që pasoi rënien më të dukshme të indeksit të çmimit të banesave në tremujorin paraardhës me 4.3 për qind”, - thekon raporti. Por në krahasim me tremujorin e mëparshëm në muajt e fundit të vitit indeksi i çmimit të banesave u rrit me 12 për qind. Kjo u shoqërua me rritjen e treguesit të lejeve të ndërtimeve për banim, që rezultoi rreth 10 herë më i lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e tregut të banesave tregojnë se rritja e çmimeve të tyre është ngadalësuar në fillim të vitit 2008. “Nëse rënia e çmimeve në tremujorin e fundit deflatohet me inflacionin e matur, atëherë rënia e çmimit të banesave në terma realë do të ishte edhe më e madhe 3 për qind. Rritja e çmimit në kryeqytet nuk paraqitet e njëtrajtshme: rritja e çmimeve në zonën e qendrës është dy herë më e lartë sesa rritja e çmimeve në periferi”, - thanë ekspertët. Ngadalësimi i rritjes së çmimeve të banesave është shoqëruar nga një rritje e numrit të lejeve të ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2008 me 21 për qind, pas një periudhe njëvjeçare rënieje. Nga ana tjetër, sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, kushtet e kreditimit që bankat kanë aplikuar për kredinë për banesa janë shtrënguar, çka mund të ketë ndikuar në uljen relative të kërkesës. Ecuria e qirasë së banesave në vitin 2008, paraqet luhatshmëri më të lartë se çmimet e banesave, por me një tendencë më të qartë drejt rënies. “Në tremujorin e katërt të vitit 2008, indeksi i qirasë ra me 4.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm, indeksi i qirasë u rrit me 12 për qind”, - thuhet në raport. Ekspertët i lidhin rritjet e indeksit të çmimit të banesave dhe të qirasë me faktorë sezonalë. Duke filluar nga fundi i vitit 2006, çmimet e banesave janë rritur më shpejt se sa qiraja për to. “Vlerën më të lartë raporti e shënoi në tremujorin e tretë të vitit 2007 dhe më pas ka shfaqur shenja rënieje. Gjithsesi, raporti çmim/qira aktualisht është rreth 2 herë më i lartë sesa mesatarja e tij për periudhën 1998-2008”, - theksojnë ekspertët. Çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Indeksi i çmimit të banesave, i cili i referohet vetëm qytetit të Tiranës, pasi ka shënuar vetëm norma rritjeje pozitive, duke filluar që nga viti 2003, në vitin 2008 shfaqi shenja të ngadalësimit. Në të kundërt, indeksi i qirasë së banesave, megjithëse ka regjistruar norma vjetore më të luhatshme sesa indeksi i çmimit të banesave, paraqet një prirje të përgjithshme në rënie. Për periudhën 1998-2008, norma mesatare vjetore e ndryshimit të indeksit të çmimit të banesave rezulton rreth 9 për qind.
Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:45pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 21 2009, 10:52am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Euro kapërcen kuotën 130 lekë

Leku shqiptar vijoi të dobësohet gjatë dy ditëve të fundit, pasi një sasi eurosh e hedhur në treg në fillim të javës u absorbua me të shpejtë nga tregu. Kambistët mendojnë se rritja e lekut në fillim të javës qe pasojë e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, por vetë BSH, sipas rregullave të saj të brendshme mund të bëjë publike ndërhyrjet në treg vetëm tre muaj më vonë. Euro dje u kuotua në 130.26 lekë, duke fituar 0.3% brenda një dite. Që nga fillimi i këtij viti, leku ka humbur 5.4% të vlerës së vet. Banka e Shqipërisë nuk ka pranuar të komentojë shkaqet e rënies së lekut. Leku ka humbur terren gjithashtu kundrejt dollarit amerikan, monedhë me të cilën paguhen rreth 20% të importeve të vendit. Edhe vendet e tjera të Evropës Lindore po vuajnë zhvlerësimin e monedhave kombëtare.


Marre prej Gazets Shqip Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:46pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 25 2009, 12:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
S'ka më "serum" nga emigrantët

Fullani:Dërguar më: 24/02/2009 - 13:53

Genc Kondi

Prurjet valutore nga emigracioni kanë qenë të rëndësishme për shumë kohë. Ato ishin 'serumi' më i madh valutor në ekonomi. Megjithatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, në totalin e prurjeve valutore në të ardhmen, zëra parësorë do të jenë tregues të tjerë, si eksportet dhe investimet e huaja direkte". Ka deklaruar kështu dje, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai iu ka bërë thirrje direkte bankave që të mos ndalin kreditimin, veçanërisht ndaj industrive që prodhojnë për eksport, që duket tashmë se janë më të prekurat nga kriza globale. Guvernatori i bëri këto deklarata gjatë një takimi, njëherësh, me përfaqësues të kompanive eksportuese dhe të Shoqatës Shqiptare të Bankave, në mjediset e bankës qendrore. Ato bëhen pak ditë pas shpalljeve të njëpasnjëshme, nga ndërtuesit dhe sektori i eksporteve të veshmbathjeve, se këto degë jetike për ekonominë e vendit janë prekur nga recesioni botëror.
Bilanci
"Gjatë viteve të tranzicionit, ekonomia jonë ka regjistruar një bilanc tregtar negativ, i cili, për rrjedhojë, ka shkaktuar një deficitit korrent të vazhdueshëm. Stabiliteti afatgjatë dhe qëndrueshmëria makroekonomike kërkojnë që këto balanca në rrjedhën e viteve të paguhen nga suficite tregtare në të ardhmen", - theksoi Fullani. Ndërkohë, duke folur për prekjen e ekonomisë shqiptare nga kriza, ai tha se, "aktualisht ekonomia shqiptare po ndikohet nga zhvillimet e raundit të dytë që kanë prekur ekonomitë e zhvilluara të botës".
Alarmi
"Banka e Shqipërisë vlerëson se në vitin 2008, në kuadër edhe të një "thatësire" të madhe të tregjeve globale, është regjistruar rënie e flukseve hyrëse valutore dhe rritje e deficitit korrent në Shqipëri", - vuri në dukje ai. Duke shtuar se "mekanizmi i përhapjes ose kontaminimit, përmes të cilit kriza e nisur në ekonomitë më të fuqishme të botës po përhapet në të gjithë botën, ka bërë që efektet të ndjehen edhe në ekonominë shqiptare. Pavarësisht se sistemi financiar nuk u ndikua nga kriza financiare botërore, efektet e raundit të dytë po shfaqen dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", - theksoi guvernatori i BSH.
"Sistemit bankar i drejtoj një apel institucional, - tha ai më tej. - Vlerësojeni më me kujdes rolin dhe potencialet e biznesit eksportues, qëndrojini afër me këshilla dhe konsulencë financiare, rishikoni politikat tuaja të vendosjes së komisioneve për këtë biznes, dhe në këtë proces jepini përparësi financimit më të madh të tij". "Kriza e fundit tregoi se të gjithë ne lundrojmë në të njëjtat ujëra dhe mund t'i rezistojmë dallgëve, vetëm nëse i përballojmë këto sfida së bashku. Aktiviteti i eksportit është gjenerues i flukseve valutore aq të nevojshme për stabilitetin e monedhës. Stabilitet, i cili lidhet me të gjithë ekuilibrat e tjerë, përfshirë edhe stabilitetin e sistemit financiar", - tha Fullani

Marre prej Gazeta shqiptare Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:47pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 26 2009, 10:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ish-pronart, 5 zonat ne bregdet ku do kompensohen

» Vendosur: 26/02/2009 - 10:41

ADI SHKEMBI

Qeveria identifikon tokë publike në zonat turistike që do të përdoren për kompensimin fizik për ish-pronarët. Në pesë qytete të vendit në bregdetin e Adriatikut janë inventarizuar tokat publike, të cilat do të kalojnë përmes një procedure që do të hartohet nga Ministria e Drejtësisë tek ish-pronarët. Burime nga Këshilli i Ministrave bëjnë të ditur për gazetën “Panorama”, se deri tani janë pesë qytete ku ka tokë shtetërore dhe që do të përdoret pikërisht për këtë qëllim. Kështu, zona në Kavajë, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Shkodër janë identifikuar si tokë publike dhe do të kalojnë në favor të ish-pronarëve që kanë kërkuar kompensimin fizik. Duke folur në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha tha se kthimi i këtyre pronave tek ish-pronarët ndihmon në uljen e faturës së përgjithshme në këtë drejtim, pasi sipas tij vetëm me kompensimin financiar një gjë e tillë është e pamundur. “Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave është një proces themelor, me një faturë që vjen në rritje progresive, sepse çdo vit çmimi i trojeve rritet. Ai ka arritur në 2 mijë euro në qendër të Tiranës dhe ju siguroj se në vitet në vazhdim do të arrijë në 5 mijë e më shumë euro. Ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, në përputhje me detyrimin madhor që shteti ka ndaj ish-pronarëve, që ato të rikthehen ku është e mundur, të kompensohen”, theksoi kreu i qeverisë. Sipas tij, kompensimi fizik do të bëhet duke pasur parasysh hartën e çmimeve të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë do të përcaktojë edhe procesin me të cilin do të bëhet i mundur kalimi i trojeve publike tek ish-pronarët. “Opinionet në këtë moment mund të jenë të ndryshme, por unë gjykoj se ky është një detyrim absolut i yni dhe pa këtë sipërmarrje, pa vënien në dispozicion të disa mijëra hektarëve tokë në troje turistike për ish-pronarët, ky proces nuk do të mund të marrë zgjidhje. Vetëm qendra e Tiranës, me çmimin e saj aktual dhe që pothuajse kudo ka pronarët e vet, përbën një bazë monetare aktualisht të papërballueshme, ndaj duhet të përdorim të gjitha mundësitë dhe mundësia e parë më e madhe është t’u ofrojë pronarëve troje turistike”, vijoi më tej kreu i qeverisë. Megjithatë, sipas kreut të Ekzekutivit, trojet në bregdet që do t’u jepen ish-pronarëve do të jenë pjesë e platformës së përgjithshme të turizmit. Berisha tha se megjithëse do të jenë troje private, ato nuk do të përjashtohen nga kriteret e përcaktuara për këto zona. Në fund Kryeministri u shpreh i hapur për konsultime me përfaqësuesit e ish-pronarëve për të lehtësuar ecurinë e procesit. “Ne na interesojnë mendimet e atyre që janë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhjen e këtij procesi shumë të vështirë, të ndërlikuar e të rëndë dhe konsultimet me grupe interesi jo të politizuara, pasi ka prej tyre që bëjnë politikë më shumë sesa flasin për pronën”, vijoi Berisha. Një javë më parë me vendim qeverie u miratua përballimi nga ana e Këshillit të Ministrave të interesave të kredisë për 3 mijë familje që kanë zënë banesat e ish-pronarëve.

Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:47pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 28 2009, 02:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Porti i Shëngjinit - Porti i integrimeve shqiptare

28-02-2009 / Nga Bujar Leskaj


Racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik në një kahje të përbashkët për integrime shqiptare, për mirëkuptim ndërshqiptar e prosperitet mbarëkombëtar, përmes dhënies në përdorim të Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës, në funksion të ekonomisë dhe biznesit kosovar

Në raportin vjetor të Punës së Qeverisë Thaçi, (Prishtinë dhjetor 2008), theksohet se: “Prioritet parësor i Qverisë së Kosovës vazhdon të jetë intesifikimi i zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike do të realizohet përmes intesifikimit të investimeve, privatizimit të mëtejshëm dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve publike, shtimit të aftësisë konkuruese të ekonomisë dhe rritjes së eksportit. Qeveria e Kosovës ka aplikuar politika që synojnë: rritje ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale dhe zvogëlimin e varfërisë. Në mënyrë që të jetë konkuruese me vendet e rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja direkt”.

Ministrat e Kosovës, në emër të Kryeministrit Thaçi shprehën, ditë më parë, tek Qeveria jonë, një kërkesë strategjikisht sinjifikative, se: “Në emër të Qeverisë së Kosovës do të kërkonim që të na krijohej hapesira për të pasur një pjesë në këtë Portë (Portin e Shëngjinit) dhe për të bërë investime si Qeveri, me qëllim rritjen e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve nga porti i Shëngjinit, pra mundësive të reja që do të krijohen me inagurimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë”.

Në cilësinë e deputetit të Vlorës, mendoj që kjo kërkesë e paraorientuar, e mirëpritur dhe e mbështetur nga Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Z. Sali Berisha, vjen në kohën e duhur si një pjesë thelbësore e Platformës së Veprimit Ndërshqiptar, ndërmjet dy shteteve shqiptare, të pavarura në Rajon, Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë.

Aorta e kombit, rruga Durrës-Kukës-Prishtinë dhe Porti i Shëngjinit, për biznesin Kosovar dhe Qeverinë e Kosovës janë dy trasetë e hekurudhës së përbashkët integruese në ekonomi, politikë dhe kulturë.

Këto investime madhore kombëtare ekonomike e politike do të dhe po shoqërohen me veprime të tjera që sinergjizojnë përpjekjet integruese të dy vendeve tona në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik e shoqëror: në arsim, (me kurikula të përbashkëta në program, jo vetëm në letërsi shqipe e histori Shqipërie, por edhe në marrëveshje universitetesh shqipfolëse në rajon, këmbime pedagogësh dhe studentësh, konferenca shkencore të përbashkëta etj), kulturë [(projektet e përbashkëta duhet të shtrihen jo më në dy , tre muaj por në vit të plotë, siç dhe kemi deklaruar që do kryenim për 2008), le ta kryejmë që këtë vit], infrastrukturë [(Rruga e Kombit Durrës-Prishtinë do të shoqërohet në një të ardhme të afërt nga rruga e Arbërit, ajo Prishtinë-Pukë-Shkodër, hekurudha Prizren-Kukës-Tiranë-Durrës (shpresuar kjo për optimistët në dekadën që vjen), aeroporti i Kukësit etj], energjitikë (duhet të shfrytëzojmë dhe të alternojmë burimet hidrike dhe termike të të dy vendeve), politika të përbashkëta tregtare, tregje difuzive turistike apo shprehur thjeshtë e saktë, Konsolidimit të Hapësirës Kulturore Shqiptare, Ekonomike e pse jo Politikë Kombëtare konkrete.

Shqipëria është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Kosovën (tetor 2003), duke eleminuar taksat e dyfishta, ashtu sic ka nënshkruar edhe me vendet e tjera të Rajonit. Por 6 vjet mbas nënshkrimit të marrëveshjes, ende shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të ulta në volum, (shkëmbimet tregtare me Kosovën sipas të dhënave të INSTAT-it dhe Entit të Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar arritën 9.97 miliard lekë, eksportet nga Shqipëria janë tepër modeste, vetëm 2% të totalit të importeve kosovare, në një kohë kur ato serbe arrijnë 15% dhe maqedonase 20 %), edhe pse potencialet për këmbimin e mallrave dhe shërbimeve Shqipëri – Kosovë janë të larta, por qartas të pa shrytëzuara mirë. Problemi më i madh vjen nga infrastruktura e keqe e cila në veçanti gjatë muajve të dimrit është pengesë e plotë. Perfundimi i rrugës Durrës-Kukës dhe angazhimi i Qeverisë Kosovare për ta vazhduar deri në Prishtinë është eleminimi përfundimtar i kësaj pengese infrastrukture, mbi të gjitha, duke krijuar një mundësi shumë të mirë për shkëmbime me një fluks shumë të shtuar dhe përfitime të dyanshme në një treg me 7 milion konsumatorë.

Zgjerimi i aftësisë përpunuese të Portit të Shëngjinit dhe vendosja në funksion të ekonomisë Kosovare, qeverisë së Kosovës dhe biznesit kosovar do të krijonte, hipotekonte, një portë shumë të mirë gjeoekonomike ndërmjet Kosovës dhe Perëndimit, Europës. Kjo do të sjellë përfitime ekonomike dhe poltike të dyanëshme si për Kosovën dhe Shqipërinë. Kosova do të ulte varësinë tregtare me vendet fqinje sidomos Serbinë dhe Maqedoninë dhe do ta orientonte Kosovën në volumet tregtare drejt vendeve të BE-së. Këtu nuk është fjala për të dëmtuar ekonomikisht Serbinë apo për më tepër Maqedoninë (fqinjë ky që ka njohur pavarësinë e Kosovës ashtu si dhe Mali i Zi), por për t’i krijuar oportunitet Kosovës të konkurojë direkt në tregjet ndërkombëtare dhe biznesi kosovar të mos jetë dorë e dytë apo e tretë në blerjen e mallrave e për më tepër në kushtet të ardhshme kur edhe kostoja e lartë e transportit do të reduktohet ndjeshëm.

Sa i përket fitimeve politike, përpos të tjerash, Kosova do të ishte më pak e kërcënuar nga presionet ekonomike shpesh absurde të shtetit Serb. Kujtoj këtu “bllokadën” që Serbia i shpalli Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Kjo bllokadë edhe pse në nonsens ekonomikë për Serbinë më shumë, se sa për Kosovën, përsëri ishte dhe është një formë presioni ekonomik dhe politik ndaj shtetit kosovar.

Porti i Shëngjinit, i administruar si port i Kosovës dhe për ekonominë kosovare, do ta pavarësonte më shumë ekonomikisht shtetin e ri, Republikën e Kosovës, duke i dhënë një liri të dimesionit ekonomiko-politik, një dalje të ëndërruar në Adriatik.

Përsa i përket Shqipërisë, porti i ri do të rriste investimet në vend të inkuadruara si investime të huaja apo vëndase. Për më shumë këto do të realizoheshin në një zonë deri tani me zhvillim mesatar duke i dhënë një impuls të fuqishëm zhvillimit ekonomik të zonës. Pra, ky port nën një administrim të ri, të një vendi fqinjë si Kosova, jo vetëm do të sillte përfitime ekonomike për të, por do të ishte një mundësi e mirë për zhvillimin e pjesës veriperëndimore e verilindore të Shqipërisë.

Përveç ekonomikisht dhënia e portit nën administrimin e drejtpërdrejt Qeverisë Kosovare do ta kthente Shqipërinë jo thjesht në burim emancipimi, por ç’ka është më thelbësore në një burim stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, duke u bërë një faktor potent stabilizues ekonomik e politik. Në këtë rast racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik shkojnë në kahje të përbashkëta pozitive për të dy vendet veçmas e së bashku. Anëtarësimi së shpejti i Shqipërisë në NATO dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në të ardhmen në këtë organizatë, ashtu si ambicia e njëjtë e të dy vendeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, e bëjnë edhe më të dobishme e kuptimplotë këtë veprim, sa ekonomikë aq dhe politikë, sa kombëtarë aq dhe europian.

Objektivat e njëjtë që ne kemi (si dy vende të pavarura) kanë nevojë për vështrim të përbashkët, për çështje të interesit të ndërsjelltë. Ashtu si investimi madhor Durrës-Kukës-Prishtinë dhe dhënia në administrim e Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës, dëshmon për një sinergjizim të politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, si detyrime politike ndaj interesave të përbashkëta të kombit si një tërësi dhe të komplementaritetit (plotësimit) në fushat ekonomike. Sot marrëdheniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohen nëpërmjet 35 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit ekonomik, por theksoj me bindje që ajo për dhënien në dispozicion të Portit të Shëngjinit, për Kosovën, do të jetë një nga më të rëndësishmet politikisht e me efiçencë të plotë ekonomikisht. Përvec se mazhorancës së djathtë që do ta votojë në Prlament projekt-ligjin që konfirmon këtë marrëveshje,jam i bindur se, dhe një pjesë e së majtës do t’i bashkohen kësaj nisme të ideuar nga Kryeministrat Berisha dhe Thaçi. Shqipëri-Kosovë drejt një Tregu të Përbashkët, drejt një tregu unik, realizohet dhe do të realizohet vetëm me nisma të përbashkëta politike dhe ekonomike te ketij rangu.

Në mbyllje të këtij shkrimi modest, në përkrahje të kësaj nisme të madhe, për dhënien në përdorim, në administrim Qeverisë së Kosovës, të Portit të Shëngjinit, dëshiroj të kujtoj një deklaratë, të 1 shtatorit të 1995, të Presidentit Rugova, në Tiranë në bisedën me Presidentin Berisha për fillimin e projektit për ndërtimin e Autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë: “Kjo është një arterie kryesore që tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen”. Lidhja e Kosovës me bregdetin, një ëndërr e kahershme shqiptare bëhet realitet me rrugën e madhe Duurrës-Kukës-Prishtinë dhe me Portin e Shëngjinit në dispozicion të ekonomisë kosovare tërësisht.

Mbi të gjitha është detyrë e politikës moderne që aktivitetin ekonomik e drejtimet politike t’i orientojë drejt objektivave të gjykuara të ligjshme nga qytetarët, të objektivave kombëtarë, të inkurajimit të fqinjësisë së mirë, e stabilitetit në vend dhe Rajon. E pikërisht këtë detyrë Qeveria Berisha ( e cila e ka inspiruar) dhe ne si deputet, pavarësisht kahjeve politike duhet dhe do të plotësojmë, me një qëllim të vetëm: Për integrime shqiptare, për mirëkuptim mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor. (Shprehja-Për integrime shqiptare, për mirëkuptim mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor është deklamuar nga Presidenti Rugova në Tiranë 2004 kur u shpall Doktor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës).


Marre prej Gazeta 55 Online


[ Edited Tue Jul 28 2009, 08:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 05 2009, 02:42pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hidrocentralet e reja nuk e zgjidhin krizën

Ekspertët shpjegojnë se investimet me koncesion nuk do ta mbulojnë deficitin

Gjergj Erebara

Hidrocentralet e reja që po ndërtohen apo janë projektuar, janë biznese shumë të mira, por nuk e zgjidhin krizën elektroenergjetike të Shqipërisë. Ky është vlerësimi i ekspertëve nga kompanitë private të energjisë elektrike në lidhje me hidrocentralin e Ashtës, që po ndërtohet mbi Drin, atë të Kalivaçit mbi Vjosë dhe tri hidrocentrale që do të ndërtohen në kaskadën e Devollit. Të tria hidrocentralet synojnë para së gjithash të shfrytëzojnë tregun evropian të prodhimit të energjisë së pastër përmes sistemit të certifikatave të gjelbra. Të gjitha këto projekte pritet të kushtojnë mbi 1.3 miliardë euro, por, megjithatë, problemi më i madh i Shqipërisë, varësia nga hidroenergjetika, nuk zgjidhet ndërsa energjia e prodhuar nga hidrocentralet e reja mund të mbërrijë shumë vonë, thonë ekspertët. Projektet konsiderohen nga ekspertët si "biznese të shkëlqyera", por vetëm kaq.

Konsumi rritet me 5%

Vlerësimet e kompanisë CEZ, e cila është në negociata për të blerë operatorin e sistemit të shpërndarjes OSSH, janë që konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri do të rritet me 5 për qind në vit. Kjo do të thotë se vendi ynë ka nevojë për 350 milionë kilovat energji shtesë nga viti në vit. Por, projektet për hidrocentrale të reja do të materializohen pas jo më pak se tetë vjet dhe ndërkohë, deri sa ato të hyjnë në punë, vendi do të ketë nevojë për dy-tri herë më shumë energji sesa prodhimi i tyre. Bazuar në skenarin e rritjes së konsumit me 5%, Shqipëria do të ketë nevojë për afërsisht 10 miliardë kWh në vit, rreth vitit 2015, ndërkohë që hidrocentralet e reja do të japin jo më shumë se 1.2 miliardë.

Projektet e reja

Tri hidrocentrale do të ndërtohen në kaskadën e Devollit sipas kontratës së nënshkruar sakaq, por ato do të hyjnë në punë pas minimalisht tetë vitesh, pra rreth vitit 2016. Këto hidrocentrale do të prodhojnë së bashku rreth 1 miliard kWh, shifër që në atë kohë do të mbulojë më pak se 10 për qind të konsumit. Dy hidrocentralet e tjera do të prodhojnë rreth 300 milionë kWh në vit, por edhe ato do të duan edhe shumë vite për t‘u realizuar. Për këtë arsye, në rastin më të mirë, Shqipëria do të duhet të importojë 3 deri në 3.5 miliardë kWh në vit, për shkak se aktualisht prodhohen vetëm 5 miliardë.

Më mirë termocentrale

Ekspertët shpjegojnë se Shqipëria ka nevojë për shumë më pak investime. Sipas analizave, termocentrale me kapacitete prej 400 deri në 600 MW, të cilat mund të ndërtohen brenda pak viteve, do të mjaftojnë për të furnizuar vendin me drita pa ndërprerje, ndërsa realizimi i tyre është i domosdoshëm për të rritur eficensën e përdorimit të hidrocentraleve ekzistuese. Vetëm termocentrali i Vlorës, i cili kushtoi 100 milionë euro, do të prodhojë 700 milionë kWh në vit, ndërsa deficiti energjetik kombëtar aktualisht është rreth 2 miliardë në vit.

Një studim i vitit 2001, i hartuar për llogari të KESH-it nga konsulentë ndërkombëtarë, vlerësonte se vendi ka nevojë për jo më shumë se katër termocentrale si ai i Vlorës. Sipas planeve të atëhershme, në vitin 2007 duhej të ishte mbaruar blloku i parë prej 100 MW. Ky bllok pritet të përfundojë së ndërtuari vetëm këtë vit, ndërsa planet për ndërtimin e blloqeve të tjera as që kanë nisur fare.

Vendi ynë ka nevojë për 350 milionë kilovat energji elektrike shtesë nga viti në vit

Energjia e pastër : Hidrocentrale dhe certifikata të gjelbra

Arsyeja kryesore e investimeve në hidrocentrale gjatë viteve të fundit nga kompanitë italiane dhe ato austriake, është sistemi i certifikatave të gjelbra. Këto të fundit janë vlera ekologjike e energjisë së pastër dhe tregtohet në bursat italiane në kuadër të traktatit të Kiotos. Për pasojë, hidrocentralet e reja do të realizojnë fitime jo vetëm nga shitja e energjisë, por edhe nga shitja e certifikatave të gjelbra. Me asistencë italiane, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u kryen ndryshimet ligjore për fillimin e emetimit të certifikatave të gjelbra.

Marre prej gazets Shqip Online


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:49pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 10:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Kriza", hidhen ne treg 500 milione euro

E Enjte, 07 Maj 2009


Blerina Hoxha

Bashke me kredine, rreth 250 milione euro te marre para pak ditesh dhe me te ardhurat e privatizimeve, qeveria shqiptare do te injektoje ne treg nje vlere prej rreth 500 milione eurosh. Sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode Kjo eshte nje mbeshtetje e madhe ne funksion te rritjes se shpejte ekonomike dhe krijon nje stabilitet shume te madh ne kursin e kembimit. Ministri Bode tha se, kredia qe u more nga dy banka te huaja, dy dite me pare nuk eshte nje suplement financiar i marre mbi parashikimet, por eshte pikerisht ajo pjese e parashikuar e deficitit buxhetor, qe eshte miratuar ne Parlament dhe qe po financohet me fonde te huaja. Mirepo, ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj e ka cilesuar te papershtatshme politiken fiskale te qeverise.

"Keto kredi te renda, do te paguhen nga taksa-paguesit shqiptare. Nese vazhdohet kjo politike fiskale, vendi ne te ardhmen shkon drejt nje situate shume me te rende", tha Malaj. Marrjen e kredive ne tregun e jashtem per te financuar deficitin buxhetor, e ka keshilluar edhe Banka e Shqiperise, FMN dhje Banka Boterore. Ministri Bode, tha se marrja e nje kredie nderkombetare nga bankat evropiane dhe bankat e vendeve te tjera, perben nje sukses per ekonomine shqiptare ne rrethanat e nje krize te pergjithshme globale. Qeveria shqiptare mundesoi permes raporteve dhe besueshmerise qe ka shfaqur me partnere te tille serioze nderkombetare, si Deutsche Bank dhe Alpha Bank, qe drejtuan procesin e kontraktimit te kesaj kredie, qe te financoje ne kete vit te krizes financiare nderkombetare dhe krizes globale, te ekonomine shqiptare, te importoje e te injektoje ne ekonomine shqiptare nje shume prej rreth 250 milione eurosh, si kufirin maksimal. Kjo kredi do merret ne dy transhe. interesi i kredise eshte variabel, dhe perbehet nga indeksi Euribor plus marzhi prej 9.65%. "Niveli i kredise reflekton interesat e tregut dhe si i tille ne treg nuk mund te thuhet kurre qe u mor shtrenjte apo lire, sepse cmimet percaktohen nga tregu. Ne dy vite me pare kemi marre kredi me 5.2 % interes nga te njejtet operatore, Alpha Bank dhe NBG", tha Bode. Sipas tij kriza financiare ka detyruar te tjera rregulla dhe standarde.


© 1991 - 2009 Koha Jone

[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:50pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue May 12 2009, 07:22am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson Evropen"

FMN:

Blerina Hoxha
E Marte, 12 Maj 2009


Pavaresisht nje krize te pergjithshme globale ekonomike, vetem Shqiperia dhe Qiproja kane rezultuar me nje rritje pozitive ekonomike ne tre muajt e pare te vitit. Lajmi behet i ditur ne raportin me te fundit te Fondit Monetar Nderkombetar per ecurine e ekonomise globale per kete vit. Shqiperia ne muajt e pare te ketij viti, ka rezultuar me rritje 0.4% dhe Qipro me 0.3%, duke rezultuar te vetmet vende me rritje pozitive, nga e gjithe Evropa e zhvilluar dhe vendet ne zhvillim te kontinentit te vjeter. Ndersa krahasuar me Qipron, Shqiperia eshte vendi i vetem me rritjen me te madhe ne Evrope. Raporti, i cili ben edhe parashikime te hollesishme per zhvillimet e ardhshme te ekonomise evropiane, ka ne perberje te tij edhe korrigjime te shifrave te meparshme. Keshtu ndryshe nga shifrat qe kane qene deklaruar ne qendrimet e meparshme te Fondit, ne studimin e fundit rritja ekonomike per vitin 2007 eshte konkluduar 6.3%, ndersa per vitin 2008 rritja ekonomike sipas Fondit eshte 6.8%. Ne raport parashikohet qe ekonomia shqiptare, te kete perkeqesim te deficitit fiskal dhe renie te shkembimeve tregtare. Megjithate edhe pse ne shifra modeste, rritja ekonomike parashikohet te mbetet pozitive. Pak dite me pare Instituti i Statistikes(INSTAT), ne publikimin e treguesve tremujore te rritjes ekonomike vleresoi se per 2008, ekonomia e vendit kishte pesuar rritje ne masen 8 %. Ndersa misioni i FMN-se, gjate vizites se fundit ne vendin tone gjate ketij muaji vleresoi se vendi yne do te kete nje rritje ekonomike midis 0 dhe 1 per qind. Sipas parashikimeve te Fondit, ne Shqiperi situata paraqitet me optimiste sesa ne vendet e tjera te rajonit, per te cilat Fondi ka parashikuar renie kete vit. Por ministri Bode, i ka cilesuar parashikimet me shume si paragjykime, qe mund te behen ne qofte se nisemi thjesht nga hamendje se c'do te ndodhe me krizen ekonomike. E verteta eshte se deri me sot, asnje institucion nderkombetar apo vend i vecante, nuk ka mundur te parashikoje as dimensionet dhe as etapat e kesaj krize, afatet e veprimit apo goditjes se krizes. Nga ana tjeter ende nuk ka ndonje program apo parashikim te qarte qe te mund te thuhet se, goditjet nga kriza ne kete kohe apo me vone kane perfunduar, pasi shpesh here dimensionet e veprimeve te kesaj krize jane te paparashikuara. Ne kendveshtrimin e ketyre zhvillimeve, Shqiperia rezulton me rritje pozitive ekonomike mbi mesataren rajonale, te konstatuar tashme edhe ne raporte e nderkombetareve.

Rritja ekonomike, ndermjet paqartesise se shifrave

Rritja ekonomike e vendit eshte shnderruar se fundmi, ne amulli shifrash nga institucionet nderkombetare dhe ato vendase. Sipas zhvillimeve deri ne fund te tremujorit te pare, mund te kemi nje rritje ekonomike qe mund te shkoje 4 - 5 % ne vitin 2009, sipas Ministrise se Financave. Por nese do te kemi denatyrime te metejshme ne tregun nderkombetar dhe presione te tjera, qe mund te vijne nga tregu financiar nderkombetar, kjo eshte nje ceshtje qe duhet rivleresuar, ka pohuar ministri Bode pak dite me pare. Pak dite me pare Instituti i Statistikes, INSTAT, ne publikimin e treguesve tremujore te rritjes ekonomike vleresoi se per 2008, ekonomia e vendit kishte pesuar rritje ne masen 8 %. Ndersa misioni i FMN gjate vizites se fundit ne vendin tone, gjate ketij muaji vleresoi se vendi yne do te kete nje rritje ekonomike midis 0 dhe 1 per qind. Sipas parashikimeve te Fondit, ne Shqiperi situata paraqitet me optimiste sesa ne vendet e tjera te rajonit, per te cilat, Fondi ka parashikuar renie kete vit.

© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara

[ Edited Tue May 12 2009, 07:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jun 12 2009, 07:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Çmimet e shtëpive, presioni nuk ndalet

Të dhënat nga agjencitë flasin për valë shitjesh gati nën kosto të apartamenteve dhe dyqaneve

Gjergj Erebara

Kompanitë e ndërtimit duket se kanë vendosur të mos i ulin më çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve që shesin, me shpresë se kriza ekonomike aktuale do të përfundojë shpejt dhe tregu do të stabilizohet. Por pavarësisht pozicionit "në pritje" të kompanive, të cilat zotërojnë edhe një pjesë të konsiderueshme të ofertës në treg, çmimet kanë vijuar të ulen. Zonat periferike janë më të prekurat nga rënia e çmimeve, sipas agjencive.

"Sot gjen njoftime në gazeta apo internet për apartamente në shitje me çmime prej 315 eurosh për metër katror, gjë që qe e paimagjinueshme më parë", thotë një agjent. "Nëse shitësit reklamojnë çmime të tilla, imagjino se çmimet reale mund të jenë edhe më të ulëta", tha ai.

Kriza aktuale e sektorit të ndërtimit u krijua nga një valë e jashtëzakonshme lejesh ndërtimi të dhëna në tri komuna përreth Tiranës, Farka, Kashari dhe Dajti, disa vite më parë. Pallatet e përfunduara në masë të konsiderueshme kanë mbetur pa u shitur. Sot çmimet në këto komuna variojnë nga 400 në 600 euro për metër katror, por agjentët thonë se kriza është vetëm një nga shkaqet e rënies së çmimeve në periferi.

"Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se shtëpia në periferi, në rastin e Tiranës, nuk është vetëm larg qendrës, por jetesa atje ka edhe kosto shtesë nga mungesa e transportit të rregullt urban apo shërbimeve publike të dobëta", thotë një ndërtues.

Çmimet janë ulur së fundmi, veçanërisht nga numri i madh i pronarëve që i patën blerë apartamentet më herët për investim apo në këmbim të mallrave dhe shërbimeve të kryera për kompanitë e ndërtimit. Tri vite më parë, kur blloku i apartamenteve të Kasharit sapo kishte filluar, çmimet startonin nga 310 euro për metër katror dhe agjentët mendojnë se ka ende hapësirë për ulje.

Në zonën e Dajtit, çmimet qenë rritur deri në 700-800 euro për metër katror vitin e kaluar, por tashmë ato fillojnë nga 400-500 euro.

"Muajt e fundit kanë prekur çmimet edhe në zonën e "Komunës së Parisit, ku rezistenca qe më e lartë", thonë agjencitë. Njoftimet në internet apo gazeta, ku përfshihen njoftimet e publikut të gjerë, japin çmime që fillojnë nga 650 euro për metër katror.

Edhe çmimet e dyqaneve janë në rënie. Në zonat periferike, vetëm pak muaj më parë, dyqanet fillonin nga 2 mijë euro për metër katror, por tashmë ka oferta për 800 apo 1 mijë euro metri katror.

Kërkesa për apartamente dhe dyqane në Shqipëri pothuajse ndaloi në tetor të vitit të kaluar, si pasojë e panikut të njerëzve nga kriza. Në shkurt, blerjet rinisën, por sërish kërkesa është në nivele shumë të ulëta.

Ofertë e bollshme

Gjatë tre viteve të fundit, në Shqipëri janë ndërtuar një sasi e stërmadhe shtëpish dhe apartamentesh në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, biznesi dhe individët morën leje ndërtimi për 2.9 milionë metra katrorë pallate, shtëpi private e ndërtesa industriale gjatë vitit të kaluar, nga të cilat, 2.2 milionë metra katrorë qenë për hapësira banimi. INSTAT raporton numrin e lejeve të ndërtimit, sipërfaqet dhe kostot e programuara të investimeve.

Sipas statistikave, që nga viti 1994, kur ndërtimi privat filloi, në Shqipëri janë ndërtuar 15.7 milionë metra katrorë shtëpi dhe apartamente, me kosto të përgjithshme ndërtimi prej 400 miliardë lekësh. Kështu, vendi ka ndërtuar 150-200 mijë banesa në 15 vjet, gjë që ka rritur stokun kombëtar të shtëpive me më shumë se një të tretën. Një numër i panjohur banesash janë ndërtuar pa leje të rregullt. Sipas ekspertëve, në shumë kuptime tregu i banesave ka arritur sakaq pikën e ngopjes, pasi kushdo që kishte para për të blerë apartamente, e ka blerë një të tillë tashmë. Ndërsa numri i shtëpive është rritur në mënyrë dramatike, popullata në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit ka mbetur 3 milionë banorë si pasojë e emigrimit. Por ekspertët e demografisë vërejnë se popullata faktike në vend mund të jetë edhe më e ulët për shkak se regjistrimi i fundit i popullatës u bë në vitin 2001 dhe se statistikat aktuale paraqesin popullatën e atij viti plus ndryshimet në lindje dhe në vdekje, por nuk marrin parasysh emigrimin.

Qiratë : Situatë e ftohtë në tregun e qirave

Numri i njoftimeve "shitet ose jepet me qira" është rritur ndjeshëm në stendat e agjencive të pronave të paluajtshme, ndërkohë që çmimet e qirave kanë rënë në kuota "pothuajse të pabesueshme", sipas fjalës së agjentëve. Në të gjithë Tiranën ofertë e bollshme për apartamente dhe dyqane me qira. "Çmimet e dyqaneve me qira në qendër të Tiranës kanë rënë për herë të parë në 5-6 euro për metër katror në muaj", thonë agjentët. Më herët, në rrugët dytësore të qendrës, qiratë e dyqaneve fillonin nga 8 euro për metër katror. Një numër gjithnjë e më shumë dyqanesh kanë menduar të rinegociojnë qiratë apo të zhvendosin aktivitetin në kërkim të qirave më të lira. Çmimet e qirave për qendrat e biznesit janë prekur pak ose aspak nga kriza për shkak se pronarët e tyre nuk parapëlqejnë të hyjnë në detyrime kontraktuale afatgjata përkundrejt çmimeve të ulëta të momentit. Çmimet aktuale të ambienteve për zyra në qendër të Tiranës variojnë nga 12 në 23 euro për metër katror.

© Gazeta Shqip - 2006-2008

****************************************************************************************************************************


Vlora, nga dje zone e lire ekonomike

E Premte, 12 Qershor 2009

Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin per shpalljen "Zone ekonomike" me statusin "Zone e lire" nje territor me siperfaqe 478.14 ha ne Vlore. Sipas zyres te qeverise, ky vendim ka si qellim krijimin e klimes sa me terheqese per thithjen e investimeve te huaja dhe vendase, duke ndikuar ne nxitjen e zhvillimit ekonomik te kesaj zone. Zona do te jepet me koncesion te formes "BOT". Vlora ka kohe qe eshte vendosur ne qender te investimeve. Kryeministri Berisha pas inaugurimit te portit per mbajtjen e depozitave te naftes ne Vlore deklaroi se se shpejti kesaj zone do ti jepej nje pamje industriale dhe do te krijohej edhe infrastruktura e duhur per zhvillimin e turizmit. Sipas tij, ne Vlore do te ndertohet edhe nje nga portet me te medha ne Mesdhe dhe po keshtu nje aeroport. Pak dite me pare ne kete qytet u inaugurua edhe ndertimi i rruges Transballkanike, e cila ka nje rendesi te vecante per infrastrukturen e ketij qyteti bregdetar.

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e tarifave te perdorimit te kullotave dhe livadheve per kullotje dhe kositje" duke e ulur ate sipas kategorive nga 2-4 here. Ky vendim ka si qellim miratimin e tarifes nen 1 euro, per dhenien ne perdorim te kullotave dhe livadheve shteterore, per kullotjen e bagetive dhe kositje bari, duke synuar lehtesimin e blegtoreve shqiptare. Nga aplikimi i kesaj tarife, do te perfitojne drejtpersedrejti komunat, bashkite, si dhe sektori shteteror i administrimit te kullotave, si dhe subjekte private qe kontraktojne cdo vit marrjen me qira te kullotave shteterore e qe jane te interesuar per rritjen e treguesve cilesore te administrimit te tyre.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:51pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 25 2009, 10:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kriza, ngadalesohet aktiviteti ekonomik

E Enjte, 25 Qershor 2009


Analiza e nje sere treguesish ekonomike dhe financiare sugjeron per nje ngadalesim te aktivitetit ekonomik ne vend gjate vitit 2009, ne pergjigje te ndikimeve te krizes ekonomike boterore, njoftoi dje Banka e Shqiperise pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes. Ulja e ritmeve te kredise, ngadalesimi i zgjerimit monetar, zhvillimet ne bilancin e pagesave gjate muajve te pare te vitit 2009, ecuria e disa treguesve fiskale dhe opinionet e biznesit e konsumatoreve, sugjerojne se kerkesa e brendshme ka ardhur ne renie. Ky zhvillim eshte reflektuar ne reduktimin e shkalles se shfrytezimit te kapaciteteve te bizneseve dhe ne uljen e presioneve te brendshme inflacioniste. Banka e Shqiperise raporton gjithashtu se, treguesit fiskale jane karakterizuar nga rritja e te ardhurave dhe e shpenzimeve buxhetore gjate muajve te pare te vitit, por te dy keta tregues kane qene poshte nivelit te planifikuar per kete periudhe. Rritja e shpenzimeve eshte diktuar ne nje mase te madhe nga rritja e shpenzimeve kapitale nderkohe qe ecuria e te ardhurave ka reflektuar ngadalesimin e aktivitetit ekonomik gjate muajve te pare te vitit. Bilanci i te ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar ne nje rritje te deficitit buxhetor pertej shifrave te planifikuara. Ky zhvillim kerkon vemendjen e duhur te autoriteteve fiskale, per te bere te mundur ne cdo rast nje ecuri te balancuar te te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, sugjeron Banka e Shqiperise.

Banka Boterore: Rritja ekonomike e Shqiperise, kete vit 1.5%

E Enjte, 25 Qershor 2009


Parashikimet mbi rritjen ekonomike te Shqiperise per kete vit, behen me optimiste. Ne nje raport te fundit te Bankes Boterore vleresohet se kete vit, ekonomia shqiptare do te rritet me 1.5%, ndersa ne periudhen 2010-2011 me 2 deri ne 3%. Parashikimet jane me optimiste, se ato te dhena nga Fondi Monetar Nderkombetar. Ato tregojne se rritja e ekonomise shqiptare do te jete me e madhe se shume vende te Evropes dhe Azise Qendrore. Prodhimi i Brendshem bruto, per kete vit do te jete 1.5 per qind, ndersa vende te tjera te rajonit si Bullgaria apo Kroacia do te kene renie me -1.5 dhe -3 per qind. Rritja e Prodhimit te Brendshem Bruto te Shqiperise, pjese ne grupin e gjashte vendeve, qe per 2009 do te kene rritje ekonomike, vjen ne nje kohe kur Banka Boterore parashikon se recesioni do te thellohet me teper se c'ishte parashikuar. Rritja ekonomike per vendet e tjera do te perterihet ne fund te ketij viti, por rimekembja do te jete me e ngadalte se sa parashikohej me pare. Ndersa Fondi Monetar Nderkombetar parashikon qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike vitin qe vjen vetem 2 per qind, nderkohe qe kete vit parashikimi per ritmet e rritjes ekonomike nuk do te jete me shume se 0.4 per qind. Parashikimet, te cilat edhe sipas zyrtareve te Fondit nuk mund te jene te sakta kane marre forme zyrtare. Pas nje analize qe i ka bere ekonomise globale ne teresi, Fondi parashikon nje recension te ekonomise globale kete vit, duke parashikuar nje rimekembje vetem vitin qe vjen. Sipas FMN-se vitin qe vjen ekonomia e botes do te kete nje rritje deri ne 1 per qind, ndersa ekonomia e Shqiperise do te kete rritje 2 per qind.



Parashikimi

Prodhimi i Brendshem Bruto, per kete vit do te jete 1.5 per qind, ndersa vende te tjera te rajonit si Bullgaria apo Kroacia do te kene renie me -1.5 dhe -3 per qind. Rritja e GDP-se se Shqiperise, pjese ne grupin e gjashte vendeve, per 2009 do te kene rritje ekonomike.

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 07 2009, 09:34am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, një sektor për mbivendosjen e pronave

» Vendosur: 06/07/2009 SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Krijohet një sektor i veçantë pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër, me qëllim verifikimin e të gjithë ankesave të qytetarëve për mbivendosje pronash apo tjetërsim të tyre. Kërkesat e vazhdueshme të të interesuarve për problemet që ata kanë hasur ndër vite me pronat e tyre, bëri që ZRPP-ja të evidentojë një për një veprimet që janë kryer në kundërshtim me ligjin. Mësohet se gjatë vitit 2009 janë depozituar pranë këtij institucioni 15 kërkesa, prej të cilave janë nxjerrë gjashtë vendime. Nga këto, 2 raste ishin për mbivendosje të pronës, 3 të tjera për paligjshmëri regjistrimi dhe një rast që është refuzuar. Këtë fakt e pohoi dje kryeregjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, Paulin Zadeja. “Për mënjanimin e këtyre problemeve, ne kemi punuar seriozisht. Është detyra jonë që të sqarohen problemet deri në fund. Gjatë vitit 2008 ka pasur 40 kërkesa për mbivendosje dhe paligjshmëri regjistrimi. Nga këto ka dalë vendim për 35 raste, ndër të cilat 4 mbivendosje, 16 paligjshmëri regjistrimi, 15 refuzim kërkesash”, pohoi Zadeja, i cili më pas renditi edhe shifrat e mësipërme të vitit 2009. Por kreu i ZRPP-së renditi vetëm shifrat zyrtare, të cilat janë verifikuar nga ana e zyrtarëve të tij. Janë edhe një sërë rastesh të tjera abuzive, kryesisht të mbivendosjeve, për të cilat ankohen qytetarët, por nuk kanë bërë një kërkesë zyrtare për verifikimet sipas ligjit.
Sipas Zadesë, zyra e hapur së fundmi për shkak të kërkesave në rritje, ka nisur punë edhe për dosjet e ardhura nga ALUIZNI.
“Nga ALUIZNI na kanë ardhur 90 dosje në një rreth kohor prej një muaji. Prej këtyre, 27 qytetarë kanë aplikuar për certifikatë pronësie, 18 prej tyre kanë marrë dokumentet e pronësisë brenda fateve 15 ditore ligjore”, tha Zadeja. Zyra e Regjistrimit të Pasurive, tashmë ka një mbingarkesë pune. Duke iu referuar shifrave, vetëm gjatë dy muajve të fundit janë kryer rreth 2300 shërbime. Këtu futen certifikatat e pronësisë, kontratat e hipotekimit në banka etj. ndërsa po punohet për shpronësimet në rastet e investimit të rrugëve apo HC e Ashtës.

© Gazeta Panorama


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:52pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 12:16pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kompanitë greke: Të shtyhet afati për depozitat e naftës

Zhvendosja, mungon infrastruktura dhe kostoja e lartë

ARD KOLA

Sërish kompanitë e karburanteve që kanë depozita në Portin e Durrësit janë shprehur kundër zhvendosjes në zonën e Porto Romanos. Të pesta shoqëritë, kryesisht greke, vazhdojnë t‘i qëndrojnë kontratës që kanë me qeverinë, firmosur në 2001-shin, ku u jepet e drejta ta ushtrojnë aktivitetin për dhjetë vjet dhe mundësi shtyrjeje të afatit për dhjetë vjet të tjera. Odiseja e heqjes së depozitave të naftës dhe gazit në Portin e Durrësit duket se do të vazhdojë për ca kohë të tjera, ndërsa nga kompanitë që kanë kontratë 10-vjeçare me shtetin nuk duket ndonjë lëvizje për ndërtimin e impianteve të reja në zonën energjetike të Porto Romanos. Nga ana e saj, qeveria nuk duket se do të lëshojë pe, kur jo më larg se një javë më parë fuqizoi vendimin për kthimin e Portit të Porto Romanos dhe Petroliferës në Vlorë, në zona të ligjëruara për transportimin, furnizimin dhe tregtimin e naftës. Data 17 korrik 2007 ishte periudha kur qeveria ndërmori vendimin për të mos lejuar futjen e naftës dhe gazit përmes porteve të Durrësit dhe Shëngjinit, pavarësisht investimit që kishin kryer shoqëritë private. Afati skadonte në janar 2009, por qeveria e shtyu për gjashtë muaj të tjerë, nisur nga fakti se pontili në Porto Romano nuk ishte gati, ndërsa punimet vijonin ende për ngritjen e një dallgëthyeseje. Sa i takon kompanive të tjera, pjesa dërrmuese i kanë ngritur depozitat e karburanteve në Porto Romano, kurse kompanitë greke në Portin e Durrësit nuk kanë bërë asnjë lëvizje, duke iu përmbajtur kontratës me shtetin. Në të kundërt, ato kërkojnë dëmshpërblim që shkon deri në 50 milionë dollarë për zhvendosjen e gjashtë depozitave.

Argumentimi

Disa nga shoqëritë që kanë depozita në Portin e Durrësit kanë nisur me kohë kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, në tentativë për t‘i bindur rreth shtyrjes së afatit. Shoqata e Hidrokarbureve nuk është njohur ende me këto lëvizje, madje sqaron se nuk ka një kërkesë zyrtare për shtyrje të afatit. Duke u ndalur tek argumentet që paraqesin importuesit grekë të naftës, mësohet se do të veprojnë me të gjitha mjetet ligjore për të arritur të drejtën që u takon sipas kontratës. Njëra prej tyre thotë për gazetën se, "edhe në rast se vendoset për zhvendosjen e depozitave nga Porti i Durrësit, për në Porto Romano, ka një sërë arsyesh që e pengojnë një gjë të tillë". E para, sipas kompanisë, lidhet me infrastrukturën, e cila nuk është ngritur ende, siç është rruga që të çon në pontil apo energjia elektrike. Edhe për Petroliferën që ndodhet në Vlorë, e cila i ka të plotësuara të gjitha standardet, kompanitë thonë se ka kosto të lartë, si transporti, por edhe takse. Edhe në rast se bihet dakord, kompanitë thonë se u nevojitet një tjetër afat, deri më 31 dhjetor 2009, në mënyrë që zhvendosja e depozitave të jetë brenda standardeve. Megjithatë, si investitorë të huaj dhe me kapacitete të mëdha pune, kompanitë greke duket se do t‘i përdorin të gjitha mundësitë ligjore për të fituar të drejtën, që vite më parë ia ka dhënë vet qeveria shqiptare. Një pikë strategjike për ta do të jetë marrëveshja për mbrojtjen e investimeve të huaja që Kryeministri Sali Berisha ka firmosur me homologun grek, Kosta Karamanlis.

Depozitat e kompanive

Aktualisht në Portin e Shëngjinit operojnë tri shoqëri me depozita nafte, të cilat vetëm dy kanë nisur punën për ndërtimin e depozitave në Porto Romano. Sa i përket kompanive që veprojnë në Portin e Durrësit, duket se gjendja për zhvendosjen e depozitave me 25 mijë tonë karburant nuk paraqitet dhe aq optimiste. Në një letër të dërguar nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, në muajin shkurt 2008, ku i kërkohej kompanive në Durrës një përgjigje sesi do të veprojnë për zhvendosjen e impianteve, këto të fundit mësohet se i kanë kthyer përgjigje negative. Në Portin e Durrësit janë të instaluara depozitat e pesë shoqërive, kryesisht greke, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre prej vitesh, ku edhe pse e kanë rritur masën e sigurisë, prania e tyre fare pranë qendrës së banimit, përbën rrezik për rreth 120 mijë banorë. Në zonën e Porto Romanos, për kompanitë e karburanteve që operojnë në Portin e Durrësit, METE vuri në dispozicion rreth 57 hektarë tokë, por këto të fundit kanë hezituar t‘i ngrenë depozitat, për shkak të mungesës së garancisë së pronësisë së tokës, por edhe për kushte të tjera.

Ruli: Porto Romano, standarde të larta

Ministria e Energjetikës nuk ka ndërmend ta shtyjë afatin për zhvendosjen e depozitave me naftë dhe gaz në Portin e Durrësit. Jo vetëm vendimi i një jave më parë, por edhe procesi i investimit që po kryhet në Porto Romano, duket se nuk lë shteg për tërheqje nga plani. Përkundër pretendimit të kompanive greke, ministri Ruli e cilëson projektin e Porto Romanos të një standardi të lartë. "Këto depozita do të jenë të një cilësie dhe standardi të lartë sigurie, shumë herë më të lartë se ato që ka sot vendi", u shpreh pak kohë më parë ministri Ruli. Ministria sqaron se kompanitë duhet t‘i rialokojnë investimet e tyre në zonën e parkut energjetik të Porto Romanos. Është pikërisht vendi në të cilin faktikisht ka filluar ngritja e depozitës, të cilat do të jenë së paku rreth 50 herë më të larta se depozitat ekzistuese. Pas fillimit të punës në parqet e depozitave të naftës në Porto Romano dhe në Vlorë nga Petrolifera parashikohet që, me futjen në punë të këtyre depozitave të mëdha, të ketë një ulje 20 për qind të kostove të transportit dhe stokazheve të nënprodukteve të naftës.

Vendimi

Qeveria, më datë 25 korrik 2007, duke iu referuar ligjit "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, me propozimin e ministrit Ruli, mori vendimin për ndërprerjen e veprimtarisë së përpunimit të anijeve, që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre, në Portet e Durrësit dhe të Shëngjinit, brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, i cili tani është shtyrë deri në mars.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:54pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 12:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Instituti Europian i Statistikave e ka klasifikuar Shqipërinë si vendin e dytë në Europë me nivelin më të ulët të çmimeve në treg

Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Evropë

Instituti Europian i Statistikave e ka klasifikuar Shqipërinë si vendin e dytë në Europë me nivelin më të ulët të çmimeve në treg. Në një raport të hollësishëm ku krahasohen nivelet e çmimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, por edhe vendeve që aspirojnë të anëtarësohen, Eurostat vëren se çmimet në Shqipëri janë 47 përqind më të ulta se mesatarja e BE. Raporti analizon nivelin e çmimeve sipas zërave më kryesorë të shpenzimeve që bëjnë qytetarët. Sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rreth 26 përqind më të ulta se mesatarja e Bashkimit Europian, çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit janë 43 përqind më të ulta, ndërsa restorantet dhe hotel 56 përqind më të ulta. Por në disa grupmallra të tjerë, niveli i çmimeve në Shqipëri është shumë pranë atyre të vendeve të BE-së.

Sipas raportit, çmimet e veshjeve në Shqipëri janë vetëm 10 përqind më të ulta se ato të BE-së, ato të transportit vetëm 2 përqind. Por ka një zë tjetër shpenzimesh, ku Shqipëria është vendi me çmimet më të larta në Europë, dhe ky ka të bëjë me produktet elektronike. Sipas Eurostat, në Shqipëri produktet elektroshtëpiake, kushtojnë rreth 22 përqind më shumë se sa në Bashkimin Europian, duke qenë kështu vendi me çmimet më të larta në Europë, i pasuar nga Danimarka me 21 përqind. Raporti i publikuar vetëm pak ditë më parë përqendrohet vetëm në treguesit e çmimeve dhe jo të ardhurave apo fuqisë blerëse që kanë konsumatorët në vendet respektive. Ndonëse konsumatorët shqiptarë mendojnë se çmimet në vendin tonë janë të larta, aq sa në disa raste të barabarta me vendet e BE-së që kanë standarde të larta jetese. Shërbimi i Statistikave në Komision Evropian e klasifikon Shqipërinë ndër vendet më të lira për sa i përket çmimeve. Afër Shqipërisë radhiten edhe vendet e tjera të rajonit, që konsiderohen të lira, si Maqedonia, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina e Serbia. Sipas të dhënave të Shërbimit të Statistikës të Komisionit Evropian Eurostat, krahasimi i çmimeve të mallrave për konsumim të gjerë dhe shërbime për vitin 2008 ka treguar se Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë vendet më të lira në Evropë.

Të dhënat nga Eurostat bëjnë të ditur se, mesatarja e indeksit të çmimit të jetesës për Shqipërinë arrin në 53% në krahasim me mesataren e përgjithshme të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, rezulton se vendi më i shtrenjtë për jetesë është Danimarka, e cila ndiqet më pas nga Norvegjia, Zvicra, Finlanda dhe Islanda. Mesatarja e indeksit në Danimarkë arrin në 141%, shumë më tepër në krahasim me mesataren e përgjithshme të BE-së. Vendi më i lirë, pjesë e Unionit Evropian është Bullgaria me 51%, gati gjysmën e mesatares së përgjithshme. Nivelet e çmimeve për ushqim dhe pije joalkoolike në Shqipëri për vitin 2008 arrijnë në 74% të mesatares së përgjithshme të BE-së, kundrejt 82% të Serbisë dhe 75% të Malit të Zi. Sipas matjeve, të Eurostat, për pijet alkoolike dhe duhanin niveli i çmimeve varion nga 57% në Shqipëri, 54% në Serbi dhe 45% në Malin e Zi. Në 27 vendet e BE, çmimet janë më ulta në Rumani 61% të mesatares dhe më e larta në Irlandë 184%. "Ky ndryshim i madh i çmimeve vjen si rezultat i dallimeve në taksimin e këtyre produkteve ndërmjet shteteve anëtare", thekson Eurostat. Për veshje, niveli i çmimeve në Shqipëri është më i ulëti ndërmjet vendeve të Ballkanit, konkretisht 90% , krahasuar me 113% në Malin e Zi dhe 104% në Serbi. Midis vendeve anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i lirë 83% të mesatares dhe më i shtrenjti Finlanda me 123%. Për kategorinë e pajisjeve elektronike, Shqipëria e kalon mesataren e përgjithshme, duke shkuar në shifrat e 122%, ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit nuk kalojnë 100%. Për restorantet dhe hotelet, variacionet e çmimeve nuk ndryshonin shumë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinjë, konkretisht 44% në Shqipëri, 59% në Malin e Zi dhe 62% në Serbi. Nga vendet e BE-së, kryeson Danimarka me 151% të mesatares kundrejt 40% në Bullgari.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike.




[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 23 2009, 11:44am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Rruga e Kukësit është sukses ekonomik

Qeveria, e angazhuar për të reklamuar "fluks të jashtëzakonshëm" në segmentin 1 miliard eurosh

Gjergj Erebara

Zyrtarë të qeverisë shqiptare deklaruan dje se rruga patriotike Rrëshen-Kalimash rezulton një sukses i jashtëzakonshëm ekonomik për shkak të fluksit të madh të makinave që kalojnë aty. Drejtori i projektit, Ylli Gjoni, deklaroi se në 20 ditë, gjatë së cilave rruga ka qëndruar e hapur, aty kanë kaluar mbi 110 mijë makina. Ylli Gjoni, drejtor për projektet e huaja në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve tha: "As nuk e kishim imagjinuar një fluks të tillë. Është një lajm i mirë, që ka arritur pikun këtë të diel. Pavarësisht se qarkullimi në tunel kryhet i kufizuar dhe automjetet shoqërohen, është një shifër e lartë. Ne kishim planifikuar një fluks prej 4 mijë automjetesh".

Mesatarisht, në aksin e vjetër rrugor qarkullonin 3 mijë makina në ditë në bazë vjetore. Në kohë sezoni turistik, fluksi dyfishohej. Sipas statistikave zyrtare, deri tani përmes rrugës së re kanë qarkulluar mesatarisht 5500 makina në ditë.

Sipas ekspertëve, ky në fakt është fluksi i zakonshëm i qarkullimit në segmentin Tiranë-Kukës gjatë verës dhe me përjashtim të faktit se në tunelin e Thirrës ka radhë të gjata për shkak të kushteve të sigurisë, asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur.

Rentabiliteti

Qeveria duket se arriti të zgjidhë përmes akrobacive juridike akuzat për keqpërdorim në tenderin për ndërtimin e rrugës, ndërsa tani ka vendosur të reklamojë "përfitimin ekonomik" që sjell ndërtimi i këtij aksi. Media pranë qeverisë kanë reklamuar me bollëk "rritjen e çmimit të tokës në Orosh", punësimin masiv në zonën e Mirditës etj. Së fundmi, vëmendja është përqendruar te fluksi i makinave që po vijnë nga Kosova dhe që po përdorin rrugën e re, si tregues i suksesit ekonomik të projektit. Asnjë ekspert jashtë qeverisë nuk ka dhënë ndonjë vlerësim shumë pozitiv mbi rentabilitetin e rrugës, ndërsa vetë zyrtarë të qeverisë nuk bien dakord me normat e kthimit.

"Rruga do ta shlyejë veten për dhjetë vjet", deklaroi drejtori i projektit, Ylli Gjoni, për agjencinë e lajmeve inxhinierike nce.co.uk. "Investimi do të shlyhet për gjashtë vjet", deklaroi Kryeministri Sali Berisha për BBC. "Ka një normë kthimi prej 16 për qind në vit", tha ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.

Rruga ka kushtuar deri tani 1.4 miliardë lekë për kilometër, sipas deklaratave zyrtare, ose 11.200 euro për metër linear. Disa ekspertë besojnë se rruga do të kërkojë së paku 60 vjet për të shlyer veten, ndërsa vlerësimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit thonë se do të nevojiten 280 vjet për diçka të tillë.

Rruga Rrëshen-Kalimash pritet t‘i kushtojë buxhetit të shtetit 50 milionë euro vetëm në interesa për kreditë e marra për ndërtimin e saj. Edhe sikur skenari i qeverisë për përfitime prej 50 milionë eurosh të jetë i saktë, këto para do të mjaftojnë për të mbuluar interesat, por jo amortizimin dhe mirëmbajtjen.

Gjithsesi, ndërtimi i autostradës shpresohet se do ta bëjë tregun e Kosovës më konkurrues për investimet e huaja për shkak të afrimësisë me detin. Supozohet se një pjesë e importit të mallrave që sot Kosova kryen përmes vendeve të tjera, do të zhvendosen në Portin e Durrësit.

© Gazeta Shqip - 2006-2008
[/i]


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:56pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 24 2009, 08:20am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha ndërpret tenderimet deri në formimin e kabinetit të ri

Pas akuzave të opozitës kryeministri deklaron se po shmangen tenderimet vjeshtuke

Pavarësisht aludimeve të shumta që janë hedhur nga opozita në lidhje me buxhetin qeverisës, kryeministri Berisha ka hedhur poshtë zërat, se buxheti i shtetit është boshatisur për shkak të investimeve elektorale të qeverisë dhe për këtë, në shtator nuk do të ketë tenderime. Për të argumentuar të kundërtën e sulmeve të opozitës, kreu i ekzekutivit tha se çdo vjeshtë ka pasur ndërprerje tenderësh, por këtë herë justifikohet edhe me faktin se në shtator do të votëbesohet qeveria e re. Sipas Berishës, çdo vit pa përjashtim në muajin shtator apo tetor qeveria ka ndërprerë tenderimet jo për mungesë fondesh, por për të shmangur tenderimet vjeshtuke të cilat janë si puna e vjeshtukëve. “Mbi këtë praktikë ne çdo vit kemi ndaluar prokurimet në muajin shtator apo në muajin tetor sipas rastit. Siç e dini në muajin shtator një qeveri tjetër nis nga puna. Unë nuk mund të them se kjo qeveri që vjen sapo të instalohet ka të gjitha kapacitet për të ushtruar të gjitha prerogativat e saj sepse një ministër apo zëvendësministër në fillim të detyrës së tij do të konsolidojë administratën, para se të merret me këto çështje. Pra, kjo ka të bëjë thjesht me ndryshimin e qeverisë”, ka sqaruar kryeministri.

Në këtë drejtim ai ka mohuar arsyet që autoritetet kontraktuese duke patur disponibël fondet që në muajin janar, t’i shtyjnë ato për vjeshtë, duke nënvizuar faktin se arsyet janë tërësisht burokratike. Duke përmendur investimet në prodhimin e brendshëm për vitin e kaluar, të cilat kanë qenë 10%, kreu i qeverisë garantoi nga ana tjetër se ky është viti i investimeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Vjet e kam shqyrtuar këtë problem dhe më rezultonte se vendi i dytë që vinte pas kësaj ishte me vlerë 5,5 % të prodhimit të brendshëm. Sivjet sërish jemi me shifrën e 10 % të prodhimit të brendshëm për investime. Pra kemi nivelin më të lartë”, shtoi Berisha duke theksuar se nuk ekziston absolutisht asnjë problem likuiditetesh. Disa ditë më parë përfaqësuesi i opozitës, deputeti socialist Erjon Braçe nëpërmjet një deklarate për shtyp, akuzoi kryeministrin Berisha për bllokimin e të gjitha kantiereve të ndërtimit, të hapura në dhjetor të vitit që shkoi, janar të këtij viti si dhe në prill- maj për shkak të fushatës elektorale të tij.
2009, viti i investimeve të mëdha
Pavarësisht faktit se Shqipëria kaloi një vit elektoral ajo do të njohë investimet më të mëdha në historinë e saj. Kryeministri Sali Berisha, tha se Shqipëria gëzon një ekonomi mëse të shëndoshë. “Buxheti suplementar në të vërtetë ka përfaqësuar operativitetin e dy modeleve. Njëri model ishte modeli i fillimit të vitit, i cili thoshte se Shqipëria do të ketë këtë deficit buxhetor, do të ketë këtë nivel të ardhurash, pra, do të ketë këtë buxhet. Ne e pranonim këtë, e tejkalonim këtë dhe në qershor bëhej operativ modeli i dytë, i cili faktonte se Shqipëria ka këto të ardhura dhe për rrjedhojë ka këtë buxhet, e si rrjedhojë do të ketë këto shpenzime”, nënvizoi Berisha. Sipas kreut të qeverisë, tre mujori tjetër do të jetë shumë herë më i mirë se ky që lamë, i cili shënoi një rritje ekonomike në masën 6 %. Kjo për arsyen se në tremujorin e dytë janë disa faktorë që dallojnë në mënyrë të ndjeshme nga i pari dhe ju mund të bëni kontrollin e tyre. Së pari, prodhimi dhe eksporti i energjisë ka qenë më i madh se në çdo tremujor tjetër, propabilisht të shumë e shumë viteve të shqyrtuara. “Tremujori i dytë është qartësisht më i mirë se i pari, sepse, nëse ju kontrolloni investimet në ndërtim, mund të jenë edhe dyfishi i investimeve të bëra në tremujorin e parë, për shkak të dimrit të egër që ishte tremujorin e parë, i cili ngadalësoi faktikisht në mënyrë të qartë investimet dhe ndërtimtarinë në përgjithësi. Ky tremujor është qartësisht më i mirë se i pari, edhe për faktin se kjo ka qenë koha e artë për bujqësinë shqiptare. Rrethanat klimaterike e shndërruan Shqipërinë në një vend pothuaj tropikal.

Pra, janë këto tre faktorë të rëndësishëm të rritjes”, sqaroi kryeministri. Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe rrugën Durrës- Kukës, duke hedhur poshtë qëllimet elektorale, e duke theksuar qëllimet e vërteta të tij, ato ekonomike dhe turistike. Në këtë drejtim, ai sqaroi se data e inaugurimit ishte caktuar nga kompania, ku përmendi faktin se në javët e para kanë kaluar për në Shqipëri rreth 12 mijë automjete, si dhe qindra automjete që shkojnë në Kosovë. “Këto janë efekte pozitive. Megjithatë ne rrimë shumë të vëmendshëm. Kjo ekonomi nuk mund të bëjë të sëmurin imagjinar”, vijoi ai. Duke iu referuar buxhetit suplementar që për këtë vit ndryshe nga sa ishte bërë traditë e mandatit të parë të qeverisë Berisha këtë vit mungoi, kryeministri tha se kjo ka ardhur si rezultat i negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:24.07.09


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:57pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 26 2009, 04:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shtohen destinacionet, 8 fluturime nga Tirana

Toronto dhe Xhakarta janë destinacionet e reja të kompanisë ajrore "Turkish Airlines". Kompania bën të ditur se, fluturimet nga Stambolli në Toronto kanë nisur më 11 korrik, 3 herë në javë, të hënën, të enjten dhe të shtunën. Kurse drejt Xhakartës, nisin më 30 gusht. Mësohet se, "Turkish Airlines" do të operojë në Xhakarta 5 herë në javë, të hënën, të martën, të enjten, të premten dhe të dielën. "Turkish Airlines" është ndër të paktat kompani ajrore që edhe në këtë periudhë krize globale po njeh vetëm suksese. Konkretisht, çmimet e marra gjatë këtij viti si "Kompania më e Mirë në Europën Jugore" dhënë nga kompania e vlerësimit për shoqëritë ajrore dhe aeroporteve "Skytrax", i njohur ndryshe si çmimi "Oskar" në industrinë e aviacionit,

"Best Financing in Europe" për vitin 2008 akorduar nga "AirFinance Journal" një prej publikimeve lider në botë për sektorin e financave të aviacionit.

Rritjes se flotës së saj me blerjes se avionëve të rinj, shtimit të destinacioneve të reja apo rritjes se frekuencave në ato ekzistuese, rritjes se nivelit të shërbimit që i afron pasagjereve të saj, tregojnë se, "Turkish Airlines" është e vendosur të bëhet një kompani europiane lider në fushën e aviacionit.

Duke u ndalur në aktivitetin e saj në Tiranë, mund të thuhet se sukseset e "Turkish Airlines" janë të dukshme, si rezultat i një pune serioze dhe profesionale. Kompania operon çdo ditë në Shqipëri duke pasur në vitin 2008 një rritje të numrit të pasagjerëve me rreth 28% krahasuar me vitin 2007. Në muajin korrik "Turkish Airlines" filloi çdo të diel edhe një fluturim direkt kargo nga Stambolli në Tiranë dhe anasjelltas, duke u bërë kompania e parë ajrore që afron këtë lloj shërbimi në Shqipëri, me 8 fluturime në javë.

************************************************************************************************************************************************************************

Stinë e vakët vere në ofertat për depozita

Ndryshe nga vitet e kaluara, bankat kanë "harruar" biznesin e shumëpritur të kursimeve të emigrantëve

Gjergj Erebara

Tremujori i tretë i vitit për sistemin bankar në Shqipëri ka qenë gjithmonë muaj i rrëmbyer. Kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime krijonte edhe ofertë të bollshme për produkte bankare të konceptuara posaçërisht për të punësuarit jashtë vendit.

Por vera e këtij viti duket shumë më e vakët. Reklamat e bankave janë përqendruar te shumëllojshmëria e shërbimeve. Fushata e fundit e ofrimit të interesave të larta ishte në fillim të këtij viti. Pothuajse asnjë bankë nuk po këmbëngul në grumbullimin e më shumë depozitave.

"Është vakët. Shumë pak emigrantë kanë ardhur nëpër sportele, ndërsa rënia e kreditimit i ka shtyrë bankat të mos kërkojnë shumë depozita", thotë një analiste. Nga ana tjetër, bankat po tentojnë të shkurtojnë shpenzimet, në mënyrë që ta mbyllin vitin me fitime. Sistemi bankar këtë vit ka përjetuar situatën më të keqe në një dekadë. Për herë të parë që nga tremujori i dytë i vitit 1999, bankat mbyllën një tremujor me humbje në fund të vitit të kaluar, ndërsa fitimet e tremujorit të parë të këtij viti qenë të vakëta. Shpenzimet për interesa po rriten më shpejt sesa të ardhurat nga interesat dhe duket se shumë banka kanë vendosur të mbajnë një pozicion joekspansionist për këtë verë.

Vitin e kaluar, gjatë korrikut dhe gushtit, interesat e depozitave pothuajse u "çmendën". Të gjitha bankat pa përjashtim ofronin interesa promocionale, që në disa raste arrinin edhe në 10 për qind për lekun, ndërsa edhe produkte të tjera, si kredi për prona të patundshme, reklamoheshin me bollëk. Fushatat e reklamës gjatë muajve të nxehtë kishin gjithsesi leverdi. Gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, pra në muajt korrik, gusht dhe shtator, bankat shqiptare arritën të shtojnë mbi 425 milionë euro depozita, ndaj fitimet qenë të bollshme. Interesat e depozitave 12-mujore në lekë gjatë muajve korrik dhe gusht në Shqipëri janë zakonisht 0.5 deri në 1 për qind më të larta se gjatë pjesës tjetër të vitit. Edhe ato në euro tentojnë të jenë më të larta.

Emigrantët, në telashe

Shumë nga ekspertët e bankave nuk besojnë se emigrantët këtë vit do të prodhojnë atë bum biznesi që kanë krijuar zakonisht. Kriza botërore ka dërrmuar emigrantët në të gjithë botën, pasi kjo kategori është e para që pushohet nga puna dhe e fundit që merret në punë. Në vende të ndryshme europiane, shumë emigrantë nga Lindja janë kthyer tashmë përgjithmonë në vendin e tyre. Mediat irlandeze raportojnë se si punëtorët polakë të ndërtimit braktisin makinat në aeroport para se të marrin rrugën vetëm vajtje për në atdhe. Qeveria japoneze ka ofruar para për emigrantët që dëshirojnë të largohen vullnetarisht, ndërsa kompanitë spanjolle të fluturimeve ajrore kanë filluar të shesin bileta vetëm vajtje për vendet e Amerikës Latine. Qeveria italiane vendosi gjoba për emigrantët që kapen pa lejeqëndrimi të rregullt. Emigrantët shqiptarë jetojnë në masë të madhe në Itali dhe Greqi, dhe këto dy vende janë më të goditurat nga kriza. Të ardhurat e Shqipërisë nga emigrantët ranë në 830 milionë euro vitin e kaluar, nga 950 milionë që ishin në vitin 2007. Të ardhurat kanë qenë në rënie edhe në tremujorin e parë.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:58pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 08:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Oborret, rreth 1 500 kalojnë në pronësi

BRIKENA DEMIRAS

24/07/2009 Drejtori i AKKP-së vendos kalimin e pronësisë 10 ditë nga paraqitja e mandatit të pagesës

Çobaj: Procesi është i hapur. Agjencitë rajonale marrin një vendim për 30 ditë

Të gjithë ata persona që kanë oborre në përdorim mund t’i kalojnë në pronësi. Kreu i Agjencisë rajonale të Kthimit të Pronave, Patriot Çobaj, bën të ditur se ky proces nuk ka afat. Deri më tani në kryeqytet ka pasur një fluks të kërkesave që ka rezultuar me përfundimin e rreth 30 dosjeve për të cilat AKKP-ja ka dhënë vlerësim ligjor për njohje, drejtuar zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa në total, në të gjithë vendin ky numër ka arritur në rreth 1 500 dosje.

Oborret në përdorim

Natyra e dosjeve për oborret që kërkohet të kalojnë nga përdorimin në pronësi është e ndryshme. Sipas kreut të Agjencisë rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ato variojnë që nga sipërfaqet e matura, apo të pamatura, që nga sipërfaqet e dhuruara apo të zëna në mënyrë të paligjshme. Deri më tani pranë këtij institucioni janë depozituar rreth 250 dosje që kërkojnë kalimin në pronësi të sipërfaqeve të oborreve në përdorim, sipas ligjit. Nga këto 130 dosje janë të mbartura nga viti i kaluar, prej të cilave 85 janë riaktivizuar me kërkesë të pronarëve të tyre. Zoti Çobaj bën të ditur për gazetën “Metropol” se ky proces është i hapur në çdo kohë për të gjithë të interesuarit që duhet të paraqiten me dosjet e tyre, sipas kritereve të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave pranë zyrës rajonale të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave. “Fluksi i atyre që kërkojnë të kalojnë oborret nga përdorim në pronësi ka rënë në krahasim me dy muajt e parë kur hyri në fuqi vendimi. Tashmë janë në shqyrtim dosjet që janë depozituar pranë agjencisë sonë. Si procedurë verifikohet përputhshmëria e kritereve të vendosura në vendimin e qeverisë e dokumentacionin që paraqesin të interesuarit”,- thekson zoti Çobaj.

Procedura

Vendimi, i cili është miratuar në shkurt të këtij viti, parashikon që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si institucioni shtetëror ngarkohet me detyrën për të kaluar pronësinë në favor të personave privatë që kanë oborret në përdorim. Sipas kreut të Agjencisë rajonale të Kthimit të Pronave, për ato dosje që nuk plotësojnë kriteret, sipas vendimit, duhet që të kthehet një përgjigje brenda 30 ditëve për kërkuesin. “Ka raste të veçanta për të cilat ne kemi vendosur që të kthejmë përgjigje negative, por këto janë shumë të rralla. Përgjithësisht ka vijuar puna me verifikimin e dokumentacionit dhe verifikimin në terren. Konsultimi i dokumentacionit bëhet me dy institucione të përcaktuara edhe në VKM, që janë Bashkia dhe zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, - thekson Çobaj. Verifikimi nga hipoteka, sa i përket këtyre dokumentacioneve edhe pse ka qenë i vazhdueshëm, nuk ka qenë i mirëstrukturuar. Sipas kreut të Agjencisë rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për Tiranën është e nevojshme që të ketë më tepër angazhim për këtë bashkëpunim, pasi konfirmimi nga hipoteka duhet të jetë më i shpejtë dhe njëkohësisht më korrekt. Procedura vijon me sigurimin e informacionit në këto zyra dhe vlerësimi i dokumentacionit ligjor, por edhe verifikimi në terren i sipërfaqeve të deklaruara.

Pagesa

Sa i përket pagesës, janë punonjësit e zyrës rajonale ata që bëjnë konfirmimin e 2 kategorive me kundërshpërblim ose jo, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e qeverisë.

“Atyre që u vërtetohet pronësia ose e kanë siguruar me dokumente të rregullta ligjore blerjen e truallit, bëhet dokumentacioni përkatës për kalimin në pronësi të sipërfaqes pa kundërshpërblim. Për pjesën tjetër bëhet dokumentacioni për kalimin në pronësi me kundërshpërblim. “Pagesa është e diferencuar sipas sipërfaqes që kanë aplikantët. Procedura ligjore e vlerësimit bashkë me propozimin e agjencisë rajonale kalon në Agjencinë Qendrore për vendimmarrje”, - thekson Çobaj. Gjatë kësaj kohe është e nevojshme që objekti kërkues të bëjë pagesën për sipërfaqen brenda 10 ditësh, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Pas kësaj periudhe Agjencia Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave del me vendim për kalimin në pronësi të sipërfaqes së deklaruar. Pagesa kalon për llogari të buxhetit dhe fondit të kompensimit financiar të AKKP-së.

II. Kushtet

1. Oborret në përdorim tjetërsohen sipas këtij vendimi nëse:

a) Brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim:

- i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së në pronësi të kërkuesit;

- i ngritur para datës 10.08.1991.

b) Janë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore” të ndryshuar.

2. Oborret në përdorim tjetërsohen sipas këtij vendimi:

a) Pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim për shkak të ligjeve të kohës.

b) Me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste çmimi do të përcaktohet me vlera përkatëse të përcaktuara në vendim.

3. Oborret në përdorim që do të tjetërsohen, sipas këtij vendimi, nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

4. Sipas këtij vendimi, nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja oborret në përdorim brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim informal. Ato do të trajtohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Dosja e rregullt

Nëse dosja juaj është e rregullt, atëherë AKKP-ja i çon ZRPP-së kërkesën për regjistrim, pasi ju të keni bërë pagesën sipas këtij vendimi. Oborri juaj do të regjistrohet si i tillë ligjërisht dhe ju mund të merrni certifikatën e pronësisë. Gjithsesi nga ky vendim nuk përfitojnë ato oborre që janë në përdorim, brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet vetëm ndërtim pa leje, si dhe nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Pasi merret njoftimi për pagesën, afati i pagesës është jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit prej Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga AKKP-ja të kërkesës për tjetërsim.

Refuzimi i kërkesës

Nëse Agjencia e Pronave e kthen pas kërkesën tuaj për kalimin e oborrit nga përdorim në pronësi do të thotë se dosja juaj nuk është e plotë, ose ka mangësi të tjera. Një prej tyre mund të jetë fakti që nuk keni bërë pagesën sipas ligjit. “Në rast se AKKP-ja ka vendosur mospranimin e kërkesës për tjetërsim, për shkak të mospagimit të çmimit nga kërkuesi, atëherë kërkuesi mund t’i drejtohet AKKP-së me kërkesë të re, në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi”, - thekson vendimi i Këshillit të Ministrave.

Kërkesa e re

Kërkuesi mund t’i drejtohet AKKP-së me kërkesë të re edhe nëse ka paraqitur një kërkesë pranë AKKP-së më parë, por për të AKKP-ja nuk ka dhënë ende vendim, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Këta persona duhet të paraqesin një kërkese të re për tjetërsim, të shoqëruar me dokumentet, që nuk i kanë paraqitur, apo nëpërmjet tërheqjes me shkrim të kërkesës së parë. “Në rast të tërheqjes së kërkesës,

© 2004 METROPOL GROUP .


[ Edited Thu Aug 20 2009, 12:59pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 31 2009, 11:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Minatorët, kundër rritjes së normës

Duket se minatorët sindikalistë të minierës së nxjerrjes së kromit në Bulqizë kanë "gjunjëzuar" drejtuesit e kësaj miniere, të cilët në fillim të këtij muaji njoftuan rritjen e normës së punës. Bëhet fjalë për minatorët vagonistë që punojnë në thellësi të nëntokës. Rritja e normës nga 3 vagonë që ishte më parë, në 4.5 vagonë, për këtë muaj, u kundërshtua ashpër nga minatorët, të cilët kërcënuan me përshkallëzim të protestës së tyre deri në ndërprerje të punës, në rast se Drejtoria e Ndërmarrjes nuk do të tërhiqej nga vendimi i marrë prej saj. Kërkesa e minatorëve vagonistë për mosrritjen e normës, gjeti mbështetje edhe nga konfederata sindikaliste e kësaj miniere, ku drejtuesi i saj, Dilaver Përkoxha, nisi negociatat me drejtuesit e minierës për të mos rritur normën për vagonistët. "Në kontratën e nënshkruar nga firma e huaj koncesionare ruso-austriake me Sindikatën e Minatorëve, nuk është përcaktuar rritja e normës për vagonistët", thotë Përkoxha, "ndaj ne për asnjë moment nuk do të lejojmë që kjo kontratë të shkelet në mënyrë të njëanshme nga koncesionari".

Me gjithë punën e bërë nga firma private për përmirësimin e kushteve të punës në minierë, ende mbetet edhe shumë për t‘u bërë në këtë drejtim, ku mjafton të përmendim përdorimin e karrocave të dorës për nxjerrjen e kromit nga galeritë e kësaj miniere.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Aug 20 2009, 01:01pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 10:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prodhimet vendase, mbajnë inflacionin nën kontroll

Eltion Hoxha | 11/08/2009

Pas vendimit të qeverisë për rritjen e akcizave, çmimi i alkoolit dhe duhanit ka shënuar rritje

Çmimet e produkteve ushqimore pësuan një rënie të ndjeshme, duke fiksuar inflacionin në 2.2%

Muaji korrik ka shënuar një kthesë në çmimet e ushqimeve në vend, të cilat kanë pësuar një rënie me dy për qind krahasuar më një muaj më parë. Instituti i Statistikave raporton se çmimet e mallrave dhe shërbimeve të shportës në total pësuan një rënie në masën 0.7 për qind, krahasuar me qershorin.
Inflacioni për muajin korrik arriti në 2.2 për qind, duke mbetur brenda kufijve të caktuar nga Banka e Shqipërisë. "Ndryshimi vjetor në muajin Korrik është 2.2 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.7 për qind.",- thuhet në raportin mujor të INSTAT.

Ushqimet

Produktet bujqësore të stinës kanë dhënë efektin e tyre, duke ndikuar në uljen e përgjithshme të çmimeve për këtë muaj. INSTAT raporton se indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shënoi një ulje prej 2.0 për qind, duke dhënë një ndikim në masën 0.8 për qind në uljen e përgjithshme. Brenda grupit të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, zarzavatet kanë përjetuar uljen më të madhe të çmimeve. Ky grup përfshirë edhe pataten ka pësuar një ulje çmimesh në masën 11 për qind.
Futja masive e prodhimit vendës ka ndikuar në uljen e ndjeshme të çmimeve, ku specat u shitën me rreth 33 për qind më pak gjatë korrikut, çmimi i domates ra me afro 31 për qind, patëllxhaneve me 23 për qind, kastravecave me 13.3 për qind, etj. Ulja e çmimeve gjatë korrikut, ka prekur edhe frutat, të cilat në total kanë qenë rreth 7 për qind më të lira.
Kështu çmimi i shalqinit është ulur me rreth 45 %, i rrushit me 23.4 për qind, pjeprit me 24.7 për qind, dardhëve me 18.4 për qind, kumbullave me 11.0 për qind, etj.
Ndërkohë që ulje të lehta kanë pësuar edhe çmimi i bukës, produkteve blegtorale, etj.
Indeksi i çmimeve të grupit të "Transportit" shënoi një rënie të lehtë në 0.1 për qind, megjithëse çmimi i naftës dhe ai i benzinës pësuan rritje respektivisht me 1.4 dhe 2.1 për qind. Këto dy mallra po përjetojnë një rritje graduale edhe gjatë muajit gusht, ku çmimi për litër po arrin deri në 130 lekë, nivel i cili nuk ishte shënuar prej shumë muajsh.
Specialistët e shpjegojnë këtë më shumë me rritjen e kërkesës së brendshme, për shkak të rritjes së numrit të automjeteve gjatë stinës së verës, sesa me konjukturën e çmimeve të karburanteve në tregjet ndrkombëtare.
Grupi i veshjeve, përfshirë këpucët thuajse nuk kanë pasur ndryshime në korrik, krahasuar me një muaji më parë. "Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.1për qind, brenda të cilit çmimi i këpucëve ulet me 0.3 për qind.",- thuhet në raportin mujor të Institutit të Statistikave.

Akcizat

Rritja e akcizave për pijet alkoolike dhe duhanin ka dhënë efektin e saj, duke u reflektuar në rritjen e çmimit të këtyre dy mallrave. Indeksi i grupit "Pije alkolike dhe duhan" shënoi një rritje prej 0.3 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 0.5 për qind.
Çmimet e paketave në treg kanë përjetuar një rritje prej 5 deri në 10 lekë. Ndërkohë ilaçet janë produktet të cilat kanë përjetuar rritjen më të madhe në vend gjatë muajit korrik.
Në total indeksi i grupit "Shëndeti" shënoi një rritje prej 1.2 për qind, ku veçohet rritja e çmimeve të medikamenteve dhe produkteve të tjera farmaceutike me 1.3 për qind. Ndërsa grupet e tjera të mallrave dhe shërbimeve kanë pësuar ndryshime mujore që variojnë nga -0.2 në + 0.6 për qind.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Aug 20 2009, 01:03pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 11:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aeroporti i Kukësit, pista do të shtohet me 250 m

Bashkim Shala | 11/08/2009

Pista aktualisht është 1,900 metra e gjatë dhe aeroporti është testuar me sukses

KUKËS: Aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim, por më parë do të zgjerohet pista, pasi sipas projektuesve, pista aktuale nuk i plotëson standardet. Njëri prej bashkëprojekuesve shqiptarë të Aeroportit të Kukësit ka bërë të ditur për "Shekulli"-n se Ministria e Transporteve e Telekomunikacionit i ka kërkuar projektin e aeroportit, duke i ngarkuar detyrën si bashkëprojektues, që të bëjë një ndryshim, pikërisht në zgjatjen e pistës së fluturimit me 250 metër.


"Pista aktuale nuk i plotëson standardet ndërkombëtare",- është shprehur projektuesi shqiptar, duke iu referuar zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve, pa dhënë detaje të tjera lidhur me këtë problem. Ndërkaq, edhe Këshilli i Qarkut të Kukësit ka miratuar lejen për ndryshimin e projektit në aeroportin e Kukësit.


Pista e tij do të zgjatet në pjesën juglindore nga ana e fshatit Bicaj. Zgjatja e pistës së aeroportit mund të lidhet me faktin e përdorimit të tij për qëllime ushtarake, pasi ai është i kategorisë C(ICAO) dhe plotëson të gjitha standardet e ulje-ngritjes së avionëve civilë, që qarkullojnë aktualisht.


Ky aeroport është i gatshëm për fluturime që nga nëntori i vitit 2007, kohë në të cilën përfundoi testi i sistemit të navigimit i quajtur ndryshe "Flight Checking", nga një kompani e specializuar greke.


Pas përfundimit të testimit të sistemit të navigimit, në Kukës u ngjallën shpresat se aeroporti i Kukësit do të fillonte nga puna dhe mund të vihej në funksion edhe të udhëtarëve nga Kosova. Ndërkohë që drejtoria e Aviacionit Civil, e cila ka marrë në dorëzim aeroportin nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje lidhur me kualifikimin e punonjësve të këtij aeroporti, ku mendohet që të shërbente një personel me rreth 40 persona.


Ky projekt së bashku me të gjitha pajisjet e nevojshme për një aeroport ka kapur vlerën e rreth 30 milionë dollarëve, që janë akorduar falas nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas projektit dhe standarteve mdërkombëtare, ai është i kategorisë C(ICAO), me gjatësi të pistës 1900 metër dhe gjerësi 70 metër.


Aeroporti përbëhet nga terminali i pasagjerëve, kulla e drejtimit, pistë ulje e ngritje, brezi anësor jeshil i pistës, rrugët lidhëse, vend-qëndrimi për 6-7 avionë të tipeve të ndryshme, sistemi i ndriçimit, sistemi i ndriçimit të ulje ngritjeve, rrethimi i aeroportit me një gjatësi afërsisht 5000 metra, si dhe vendparkimi i mjeteve private.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 05:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Komisioni i Tokës nuk do të verifikojë tapitë e legalizimeve të dhëna nga ALUIZNI


Banesat e palegalizuara, në sitën e verifikimit të titujve të pronësisë


Nuk do të jetë aspak e nevojshme, që çdo tapi e dhënë nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, t'i nënshtrohet procesit të verifikimit të titujve të pronësisë nga komisioni qeveritar i tokës. Kështu, ata persona që e kanë të legalizuar shtëpinë e ndërtuar në zonat informale nuk do të jenë objekt i verifikimeve nga Komisioni i Tokës. "Ky është një proces më vete dhe deri tani ne nuk kemi asnjë dokumentacion apo ndonjë urdhër që tapitë që janë dhënë deri tani nga ALUIZNI, të verifikohen nga komisione të tjera", shprehen ekspertë të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit. Duke sqaruar rendin e procedurave, ekspertët theksojnë faktin se, Komisioni do të vërtetojë vetëm tokën bujqësore, e cila do të përdoret për procesin e kompensimit fizik të ish-pronarëve. Ndërkohë, do të jetë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që do të bëjë verifikimin në terren të sipërfaqes së tokës dhe më pas do ta vendosë atë përfundimisht në dispozicion të kompensimit fizik. Sipas të dhënave, në të gjithë vendin janë rreth 450 mijë tituj pronësie, të cilët janë programuar të kalojnë në procesin e verifikimit. Përgatitja e bazës së të dhënave do të evidentojë të gjitha rastet përkatëse të realizuara, si dhe ato problematike të shfaqura deri në mbylljen përfundimtare të procesit të shpërndarjes. Ekspertët e komisionit për verifikimin e tokave dhe ata të Ministrisë së Bujqësisë kanë përcaktuar pikat konkrete, mbi të cilat do të bëhet verifikimi i titujve të pronësisë në të gjitha qarqet nga komisionet e posaçme. Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka bërë edhe kategorizimin e tokave, duke përcaktuar dhe llogaritur saktë sipërfaqet dhe shtrirjen gjeografike të tyre, procedurë kjo që është finalizuar me regjistrimin e tokave në 11 qarqe të vendit, ku sasinë më të madhe të tyre e ka qyteti i Korçës me 10 mijë ha tokë. Komisioni qeveritar, i ngritur posaçërisht për këtë proces, ka nisur verifikimin në terren të këtyre tokave, duke zbatuar nenet përkatëse të ligjit. Përveç të tjerave, ngritja e këtij komisioni ka ndihmuar në kontrollimin e aktiviteteve që do të kryejnë specifikisht në terren rreth 5 mijë komisionet e tjera të shpërndarjes së tokës.


Zgjidhja e konflikteve territoriale mes qarqeve

Komisioni qeveritar i tokës do të marrë vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve, do të shqyrtojë ecurinë e verifikimit nga Komisionet Vendore për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga ministri i Bujqësisë. Ndërsa, Komisionet Vendore do të drejtojnë të gjithë veprimtarinë për shqyrtimin e vlefshmërisë së krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në zonat që ato mbulojnë. Këto komisione do të kontrollojnë direkt veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës, të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës. Këto komisione vendore pritet të zgjidhin mosmarrëveshjet për kufijtë e tokës bujqësore si nëpërmjet rretheve, ashtu edhe nëpërmjet individëve.


Komisionet Vendore për 80 mijë haktarë tokë

Komisionet Vendore po drejtojnë të gjithë veprimtarinë për shqyrtimin e vlefshmërisë së krijimit të titujve të pronësisë, për 80 mijë ha tokë. Transformimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore është realizuar në 98.8 përqind të sipërfaqes së parashikuar për ndarje dhe janë dhënë aktet e pronësisë për 96.5% të sipërfaqes së ndarë. Ndaj dhe zbatimi i këtij ligji pritet të zgjasë plot tre vjet. Ligji përcakton se, fitimi i një titulli pronësie mbi tokën bujqësore është i vlefshëm, atëherë kur kriteret të jenë të ngjashme si në vitin 1991, pra, në rast se toka është përfituar në bazë të rregullave. Dhënia e tokës bujqësore në pronësi realizohet dhe vërtetohet me dokumentin bazë unik, që është akti i marrjes së tokës në pronësi.


Titulli për familjet që jetojnë në fshat

Familjet që jetojnë në fshat, por që punojnë dhe shfrytëzojnë tokën që ata e kanë pasur para kolektivizimit të sistemit komunist, mund të nisin procedurat e marrjes së titullit të pronësisë. Një fakt i tillë është përcaktuar në ligjin për "Verifikimin e titujve të pronësisë". Pra, familjet që punojnë këtë tokë, e cila ka tapi të tjera, por jo sipas Ligjit 7501, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". Në ligj thuhet gjithashtu se, nuk mund të bëhet kërkesë për t'u pajisur me dokumentacion pronësie, kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të Ligjit 7501, si dhe të Ligjit 8053 të vitit 1995.


Tokat e zëna, raporti me Komisionet Vendore

Një tjetër çështje që trajtohet në ligj është edhe rasti kur Komisionet Vendore gjatë verifikimit të dokumentacionit vërejnë se, titulli i pronësisë mbi tokën është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në ligj. Në këtë rast, nëse nuk preken interesat e ligjshme të personave të tretë, atëherë Komisioni Vendor i ofron mbajtjen në pronësi të tokës bujqësore dhe ligjërimin e titullit të pronësise, por me detyrimin që duhet ta paguajë atë sipas vlerës së tregut, që ka miratuar harta e çmimeve të Agjencisë së Pronave. Në këtë rast, Komisioni Vendor merr vendim për pajisjen e tij me dokumentacion të ri ligjor. Ndërkohë, nuk do të lejohet ofrimi i tokave bujqësore, të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit të vitit 1995. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë, të krijuar në mënyrë të kundërligjshme, refuzon ligjërimin e këtij titulli, pra që të paguajë për tokën që ka zënë, komisioni merr vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë.


MBUMK, tokat bujqësore në verifikim

Qeveria ka publikuar edhe shifrat e tokës pyjore apo livadheve, që janë nën administrimin e pushtetit vendor. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë ka paraqitur për këtë proces rreth 20 mijë ha tokë të lirë bujqësore. Kohëzgjatja e verifikimeve në terren do të kushtëzojë edhe periudhën e saktë të kompensimit të një pjese të mirë të ish-pronarëve. Nga ana tjetër, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas marrëveshjes së nënshkruar me ALUIZN-in, drejton, organizon dhe kontrollon regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, kjo zyrë ka përgatitur dhe dokumentacionin për regjistrimin e këtyre pasurive. Për hipotekimin e banesave të këtyre zonave kërkohen gjashtë dokumente. Këto dokumente janë leja e legalizimit të objektit, genplani i objektit i hartuar si hartë treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, planimetria për çdo kat, volumet e kartelave sipas përcaktimeve të pikës 5.2.2 të këtij vendimi, regjistrin e parcelave ndërtimore dhe HTR e përditësuar. Ndërkohë, kur ndërtimi posedohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi kryhet në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve dhe në pjesë takuese të ndara sipas marrëveshjes së lirë të palëve depozituar në vetëdeklarim. Objekti që posedohet nga një subjekt dhe plotëson kriteret e këtij ligji legalizohet dhe regjistrohet në emër të tij/saj.


Marrja e tapisë, formulari i fundit që duhet plotësuar, afatet për vetëdeklarimin dhe plotësimin e të dhënave

Hapi i fundit përpara se vetëdeklaruesit të bëhen pronarë të ndërtimeve të tyre pa leje është plotësimi i formularit "Kartela e paluajtshme e legalizuar". Ky formular do të plotësohet në bashkëpunim me inspektorët e ALUIZNI-t dhe më pas firmoset nga kreu i këtij institucioni. "ALUIZNI plotëson dokumentacionin tekniko-ligjor, të nevojshëm për procedurat përkatëse për regjistrimin fillestar të objektit pa leje, të pajisur me leje legalizimi, si dhe regjistrin e parcelave ndërtimore, sipas të dhënave në kartelën e pasurisë së paluajtshme, në përputhje me listën e emrave të pronarëve të objekteve pa leje, që përfshihen në zonën informale/bllokbanimin informal/ndërtimet informale të veçuara, të grupuara në bazë të zonës kadastrale, ku ndodhen, sipas modelit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi", thekson vendimi i qeverisë. Referuar pikërisht këtij vendimi, procedura parashikon që ALUIZNI të mbushë formularin me të dhënat e lejes së legalizimit të objektit pa leje; genplanin e objektit, të hartuar si hartë treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t; hartën treguese të regjistrimit, ku përcaktohen kufijtë e pasurisë për secilin objekt. Plotësimi i këtyre detajeve duhet të bëhet brenda një afati prej 15 ditësh nga paraqitja e kërkesës, të japë informacion të plotë, me të gjitha përshkrimet e nevojshme, për plotësimin e këtyre rubrikave. "Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, duke shfrytëzuar informacionin e regjistruar gjatë etapave të mëparshme të procesit të legalizimit, bën plotësimin e mëtejshëm të bazës së të dhënave, në format manual dhe dixhital, si dhe krijon bazën e të dhënave të pasurisë, sipas treguesve të kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe të regjistrit të parcelave ndërtimore. Në përfundim të plotësimit të bazës së të dhënave, Drejtoria Rajonale kryen procedurat përkatëse të verifikimit të saktësisë së këtyre të dhënave", thuhet në vendimin e qeverisë në lidhje me këtë çështje.


Gabimet e mundshme gjatë procesit

Vendimi i qeverisë parashikon edhe rastet e gabimeve në këtë proces dhe për këtë gjë, ka kërkuar nga ALUIZNI të publikojë për 15 ditë rresht, në një vend të dukshëm, në zonën kadastrale regjistrin e parcelave ndërtimore dhe hartën treguese të regjistrimit (HTR), të përditësuar. Kur rezultojnë pasaktësi në hartën treguese të pasurive ekzistuese, të regjistruara, ose mbivendosje me pasuritë e legalizuara, ALUIZNI njofton ZVRPP-në, e cila, në përputhje me nenin 17 të Ligjit nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, bën korrigjimet e nevojshme në HTR-në përkatëse.

Drita ÇOKAJ


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.6540 sec, 0.0955 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 3,489kB