Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
*** Rreth ekonomise *** |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bojaxhi: Do të rifillojmë importet Drejtori i KESH-it kërkon rishikimin e çmimeve me shumicë të energjisë elektrike Gjergj Erebara Shqipëria duhet të rinisë reformën e çmimeve të energjisë elektrike për të stabilizuar bilancet e të tre kompanive kryesore që veprojnë në këtë treg, deklaroi dje drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, i intervistuar nga "Top News". Sipas Bojaxhi, reforma e çmimeve është e domosdoshme dhe duhet të kryhet në mënyrë graduale. Ndonëse nuk kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë rritje çmimesh për konsumatorët, Bojaxhi ritheksoi nevojën për reformë, e cila nënkupton gjerësisht rritje çmimesh. Bojaxhi u ankua për çmimin e ulët me të cilin KESH detyrohet të shesë energjinë e prodhuar në vend te kompania OSSH, e cila tashmë është nën pronësi private. Më herët, KESH është ankuar disa herë publikisht se çmimet aktuale nuk u mundësojnë mbulimin e kostos reale të energjisë elektrike, ndërsa kompania nën pronësi shtetërore ka vuajtur humbje të konsiderueshme financiare gjatë viteve të fundit. Ndonëse KESH, OSSH dhe OST kanë refuzuar të publikojnë një bilanc financiar për katër vitet e fundit, të dhëna indirekte flasin se sektori po shkakton çdo vit humbje prej 200 milionë eurosh, të cilat mbulohen në mënyrë direkte dhe indirekte nga buxheti i shtetit. Çmimet e energjisë elektrike për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen, përcaktohen nga Enti Rregullator i Energjisë. Ky i fundit është vendosur shpesh nën presion politik për të mos rritur çmimet e konsumatorëve finalë. Humbjet e shkaktuara nga mosrritja e çmimeve të energjisë, zakonisht i janë faturuar buxhetit të shtetit. Rritja e çmimeve KESH pati kërkuar një rritje të fortë të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2009, por qeveria ia uli shpejt kokën kur urdhëroi që çmimi të mos rritej në një vit zgjedhor. Ndërhyrja e qeverisë kundër rritjes së çmimeve, vuri në diskutim pavarësinë politike të Entit Rregullator të Energjisë, i cili iu nënshtrua presionit publik të Kryeministrit Sali Berisha për shumë vite me radhë. Ndërhyrje të tilla politike duket se shtynë investitorët privatë të kërkonin garanci shtesë. Kështu, blerësi i OSSH, CEZ, mori një garanci që i jep të drejtë të tërheqë nga buxheti i shtetit deri në 50 milionë euro në rast se Shqipëria refuzon të rrisë çmimet. Për më tepër, me mbarimin e zgjedhjeve, rritja e çmimeve pritet të rifillojë dhe ka gjasa që do të jetë një rritje e mjaftueshme për të kompensuar edhe humbjet e vitit 2009. Aktualisht, shqiptarët paguajnë 8.4 lekë për kilovator të konsumuar, por Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka bërë të qartë se për të mbuluar kostot e energjisë, nevojitet që çmimi mesatar të rritet deri në 12 lekë për kWh, dhe kjo, pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. KESH, kompania e cila pas ndarjes së sektorit ka nën kontroll prodhimin e energjisë elektrike në vend, merr vetëm 0.79 lekë për kWh për energjinë e prodhuar në hidrocentrale. Disa ekspertë kanë hedhur sakaq akuzat se përcaktimi i një çmimi të tillë për korporatën, që është nën pronësi publike, mund të sjellë rrënimin e saj financiar dhe pamundësinë e investimeve në kapacitete të reja gjeneruese. KESH është sabotuar rregullisht që nga vitet 2000 në përpjekjet për të ndërtuar termocentrale dhe hidrocentrale dhe në vend të kompanisë publike, janë investitorët privatë ata që pritet të përfitojnë. Do të rifillojnë importet Kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi, thotë se importet e energjisë elektrike do të rifillojnë menjëherë, me qëllim që niveli i rezervës hidrike në Kaskadën e Drinit të ruhet dhe që vendi të shmangë rrezikun e një krize të re. Gjatë vitit 2008, falë shirave të bollshëm, Shqipëria ka pasur mundësi të plotësojë me prodhim të gjithë konsumin e vet, duke ndërprerë importet dhe duke eksportuar një sasi të vogël energjie. Por pavarësisht sasisë së shirave, Shqipëria mbetet ende një vend deficitar për energjinë elektrike. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria importoi 40 për qind të energjisë së konsumuar. Mungesa e importeve këtë vit ka përmirësuar edhe situatën financiare të KESH, pasi prodhimi vendës ka një kosto të papërfillshme ndërsa importet kushtojnë qindra milionë euro. Fierza Në 2008, uji u përdor në eficencë maksimale Përdorimi i rezervës ujore të kaskadës së Drinit gjatë vitit të kaluar, duket se ka shënuar një rekord historik në eficencë, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, (ERE). Por ndërkohë, viti 2007, ka qenë një nga më të këqijtë për sa i përket eficencës. Sipas statistikave, gjatë vitit të kaluar, në Fierzë u arrit të prodhohet 1 kilovat energji, duke përdorur vetëm 1.04 metra kub ujë, gjë që kryhet për herë të parë që nga viti 1985. Në vitin 2007, qe shpenzuar 1.4 m³ ujë për çdo kilovator energji të prodhuar. Prodhimi i energjisë në Fierzë varet para së gjithash nga lartësia mesatare e liqenit. Sa më shumë ujë të ketë në liqen, aq më shumë energji prodhohet, për shkak të forcës më të madhe rënëse. Importet e larta të vitit të kaluar, ironikisht i kanë mundësuar KESH të përdorë me më shumë eficencë burimet ujore kombëtare. Më herët, ERE, pati këshilluar se shfrytëzimi i Fierzës në kuotë të lartë, mund të rrisë prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri teorikisht me 60 për qind, duke përdorur të njëjtat burime. Gjithsesi, vitin e kaluar, eficenca është rritur me shumë më pak se kaq. Rritja e eficencës së përdorimit të Drinit kërkon në fakt më shumë liberalizim tregtar me jashtë. Në rast se Shqipëria do të kishte mundësi teknike për të importuar të gjithë energjinë e nevojshme në çfarëdolloj periudhe të vitit, atëherë Drini mund të prodhojë shumë më tepër se aktualisht. Sot për sot, kjo gjë nuk është e mundur. Shpërndahen 26 certifikata legalizimesh Janë shpërndarë dje në Elbasan 26 certifikata legalizimesh nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Legalizimeve. Drejtori, Ditor Musai, deklaron se aktualisht lejet e legalizimit janë dhënë për zonat kadastrale 8527, 8526, 8521, 8522, 8523, ndërsa kanë marrë lejet e legalizimeve edhe shumë qytetarë nga Gramshi dhe Peqini. Ai shton faktin se janë shpërndarë deri tani 160 leje legalizimi, prej të cilave 40 janë pajisur edhe me tapitë, ndërsa sot aplikojnë 43 qytetarë të tjerë pranë ZRPP për t‘u pajisur me tapinë e objektit të legalizuar dhe certifikuar. Ndërkohë, zyra e rajonale e ALUIZNI-t është duke punuar për të kompensuar në sinkron edhe ish-pronarët, ku deri më tani, me vendim të KM janë bërë 3500 kalime. Vetëm në qytetin e Elbasanit janë 8750 qytetarë, të cilët kanë aplikuar në Agjencinë Rajonale të Legalizimeve për t‘u bërë pronarë legjitimë të objektit të tyre. © Gazeta Shqip - 2006-2008 [ Edited Wed Oct 07 2009, 12:07pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | BE: Hiqeni taksën doganore për makinat Detyrimet e MSA-së, qeveria: Do ta rishikojmë skemën ARD KOLA Komisioni Europian e shikon me shqetësim faktin se shtetasit shqiptarë nuk paguajnë taksa për automjetet që blejnë brenda vendit, ndërsa ndodh e kundërta me importin. Gjatë takimit të radhës, të zhvilluar pak kohë më parë në Bruksel, grupi i punës diskutoi, ndër të tjera, edhe problemin e taksave të larta për automjetet që vijnë nga jashtë. Mësohet se pala shqiptare ka marrë rekomandime për të rishikuar politikën e taksave doganore, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Shqetësimi i KE-së lidhet me faktin e aplikimit të taksave në mënyrë jo të barabartë mes shtetasve të saj dhe palës shqiptare, në një kohë që MSA sanksionon liberalizim të plotë, konkurrencë të lirë dhe kushte të barabarta. "Nuk është e drejtë që për një makinë të blerë në një vend të BE-së, të paguhet taksë doganore importi, ndërsa kur shitet dhe blihet brenda Shqipërisë, nuk paguhet asnjë detyrim. Ky raport duhet të ndryshojë. Ose të paguajnë të gjithë taksa ose të hiqet fare", mësohet të ketë thënë një nga zyrtarët e Brukselit në takim. Taksa e importit për automjet kap vlera deri në 250 mijë lekë, në varësi të vitit të prodhimit dhe kapacitetit motorik. E vetmja taksë që aplikohej për mjetet e shitura në Shqipëri, ishte ajo e regjistrimit, që nuk shkonte më shumë se 10 mijë lekë. Por edhe këtë taksë qeveria e ka shfuqizuar në muajin shtator të vitit të kaluar. Krijimi i këtij raporti jo të barabartë ka detyruar Bashkimin Europian të parashtrojë kërkesën për rishikim të kushteve. Duke parë kërkesat e vazhdueshme, qeveria po përgatitet të rishikojë kuadrin ligjor. Lidhur me këtë pikë, Ministria e Financave sqaron se, do të hartohet një mekanizëm i ri për llogaritjen e taksës doganore, pa prekur TVSH-në. Ndryshimi i skemës Paguajmë taksa për makina të blera në Bashkimin Europian dhe aspak për ato që shiten këtu. Ky raport nuk duket i drejtë për Brukselin, i cili sugjeron ndryshimin e skemës. Në morinë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj MSA-së (firmosur në qershor 2006), është edhe liberalizimi i plotë i tregtisë, ose operimi në kushte të barabarta. Deri tani nuk shihet ndonjë vullnet nga ana e qeverisë shqiptare për të ulur taksën doganore për makinat e importuara. E shumta që mund të bëj është rritja e saj për makinat e vjetra që ndotin ambientin. Pikërisht kjo taksë ka përplasur palët në grupin e punës. Edhe pse është vendosur nga ne si mjet për të ulur ndotjen, aplikimi i taksës së mjedisit shikohet me dyshim nga BE-ja. Afatet e MSA-së Pavarësisht debatit, Shqipëria është e detyruar të gjejë zgjidhjen e duhur, brenda afateve të caktuara në MSA. Sikurse e parashikon marrëveshja, të paktën brenda vitit 2011, tregtia mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së duhet të funksionojë me kushte të barabarta dhe në liri të plotë (pa taksa). "Gjithsesi, pavarësisht rekomandimeve, TVSH-ja për automjetet do të qëndrojë e njëjtë, 20 për qind. Ajo çka duhet rishikuar është taksa për ndotjen në mjedis", sqaron një zyrtar i Ministrisë së Financave. Gati për treg lindor Greqia, 150 mijë automjete skarco Tregu i vendeve të Lindjes përgatitet të furnizohet me rreth 150 mijë automjete të përdoruara nga Greqia. Mjetet e transportit disavjeçare nuk garantojnë standardin e duhur për mbrojtjen e mjedisit, e për rrjedhojë, Greqia si vend anëtar i Bashkimit Europian, është e detyruar t‘i heqë nga përdorimi. Rregulli kërkon shkatërrimin e tyre, por mund të ndodhë si rasti i Gjermanisë, e cila një pjesë nga 1 milion automjete të mbledhura i shiti në Lindje. Aktualisht, për shkak të taksave të larta, makinat e vjetra shiten shumë lirë në Perëndim, duke gjetur treg për vendet me standarde të ndryshme sa i takon mjedisit. Një nga këto vende është edhe Shqipëria, por me ndryshimin e taksës vitin e kaluar, reduktoi importin për mjetet e përdoruara. Importi Llogaritja, sa paguhet taksë për automjetin Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme: Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit; - "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25000 (njëzet e pesë mijë) lekë. - "Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm³). - "Koeficientët e viteve të përdorimit" janë si më poshtë: i) deri në 2 vite nga data e prodhimit: 0,0016 ii) mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit: 0,0024 iii) mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit: 0,0029 iv) mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit: 0,0032 v) mbi 10 vite nga data e prodhimit: 0,0048 Me "vite përdorimi" kuptojmë diferencën ndërmjet vitit, kur mjeti hyn për qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitin e prodhimit © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bonot e privatizimit, nis te luhatet vlera ne treg E Enjte, 13 Gusht 2009 Vlera e bonove te privatizimit ka ardhur ne luhatje kohet e fundit, per shkak te ndikimit qe krijoi vendimi i qeverise, i cili percakton perfshirjen e tyre ne procesin e legalizimit. Nga nje vezhgim i bere nje dite me pare ne tregun e lire valutor rezulton se ato kembehen deri ne 21 per qind, nderkohe qe pak muaj me pare ato kembeheshin vetem 3-4 per qind. Per shkak te fazave ne te cilen u more iniciativa e qeveria, bonot u shiten me 4% fillimisht. Me vone 8% dhe 10 per qind, duke shkuar deri ne 21% bonot e privatizimit u rikthyen ne treg me nje rritje te ndjeshme te vleres se tyre pas vendimit te qeverise se ato do te perdoren ne procesin e legalizimit te objekteve pa leje. Pritja e uljes se vleres se letrave me vlere, do te vijoje gjate javes ne vijim, per shkak te hedhjes se parashikuar ne treg te sasive te medha te depozituara si nga individe, por kryesisht nga institucionet qe deri tani kane pasur depozituar sasi realisht te konsiderueshme te letrave me vlere. Institucione apo grupime qe kane pasur rol te rendesishem ne depozitimin e letrave me vlere apo qe mendohet se kane grumbulluar prej viteve '96 e ketej sasi te konsiderueshme letrash me vlere qe nuk kane mundur t'i investojne do te mundesoje rishfaqjen ne treg te bonove te privatizimit me shume te medha. Ne mesin e muajit qershor, Keshilli i Ministrave vendosi qe qytetaret shqiptare qe do te legalizojne objektet pa leje do te kene te drejte qe 80 % te vleres se tyre ta paguajne me letra me vlere. Per qytetaret, te cilet e kane paguar vleren 100%, ne baze te vendimit te qeverise, do t'u rimbursohet 80 % e vleres te cilen ata do ta paguajne me letra me vlere. Ndersa siperfaqen jashteligjore, te cilen ligji e parashikon qe te paguhet me vleren e tregut, qytetaret do ta paguajne 50 per qind me letra me vlere dhe 50 per qind me para. Numri i pergjithshem i pasurive informale eshte rreth 350 000, me shtrirje ne nje siperfaqe prej 320 000 hektaresh ne shkalle vendi. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve konstatoi se nga 100% e letrave me vlere, 68.3 % e kesaj shume u jane shperndare qytetareve dhe vetem 17.6% jane perfshire ne procesin e privatizimeve te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Rreth 640 milione dollare kane mbetur te paperdorur. Nje pjese e konsiderueshme e tyre ndodhen ne bankat e nivelit te dyte si Banka e Kursimeve, por dhe ne xhepat e qytetareve. Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar, deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre Bonot te emetuara Gjendja Vlera (leke) Ne perqindje Te shperndara 51229,000,000 68.3% Te pashperndara 23,748,000,000 31.7% Totali 74,977,000,000 100% Te perdorura ne privatizim 10,935,193,000 17.6% Te paperdorura 64,041,807,000 85.4% Ish-te perndjekurve politike Gjendja Vlera (leke) Ne perqindje Te shperndara 17,113,000,000 100% Te perdorura ne privatizim 4,668,759,000 27.4 Te paperdorura 12,444,241,000 72.6 © 1991 - 2009 Koha Jone Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Procedura për regjistrimin në hipotekë BRIKENA DEMIRAS 19/08/2009 Formulari që duhet plotësuar për të bërë regjistrimin për herë të parë të apartamentit Për hipotekimin e pallatit në zonat e regjistrimit fillestar afati kohor është 20 ditë Pasi keni blerë një shtëpi me anën e një kontrate të nënshkruar te noteri ju personalisht duhet të plotësoni një formular në hipotekë. Vetëm kështu banesa juaj ligjërisht bëhet pronë e juaja. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedura të ndryshme për rastet kur prona është truall, godinë e papërfunduar ose apartament i banuar. Për të gjitha shërbimet që kryen zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Formulari Në formularin e kërkesës, kërkuesi duhet të shënojë qartë emrin, mbiemrin, adresën e saktë dhe/ose orientimin faktik të vendndodhjes, si dhe numrin e telefonit dhe/ose numrin e telefonit celular. Çdo kërkesë, sipas datës së paraqitjes, regjistrohet në regjistrin elektronik të kërkesave, ku shënohen numri dhe data e paraqitjes së kërkesës, si dhe data e përfundimit të aplikimit, sipas rendit kronologjik. Regjistri elektronik i kërkesave kontrollohet çdo ditë nga regjistruesi i zyrës, i cili është përgjegjës për përmbajtjen dhe zbatimin e radhës në trajtimin e praktikave. Të dhënat e këtij regjistri ruhen për një vit nga data e hedhjes së tyre. Hipotekimi Për hipotekimin e pallatit në zonat e regjistrimit fillestar afati kohor është 20 ditë. Sipas burimeve zyrtare nga ZRPP-ja, për hipotekimin e pallatit në zonat pa regjistrim fillestar, afati kohor është 30 ditë. Nëse nuk respektohen këto afate, parashikohen sanksione. Sipas rregullave të vendosura për shërbimet nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, gjoba është 150 lekë në ditë për çdo ditë vonese. Sa i përket regjistrimit të pasurisë në karabina nevojiten si dokumente, një shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e shfrytëzimit, leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT-ja, leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent, planvendosja e miratuar nga KRRT-ja, akti i piketimit të objektit, si dhe akti i kolaudimit të objektit. Aktet noteriale që duhen në hipotekë Akt-noterial për fshirje të kufizimeve të pasurisë ose fshirje të hipotekimit Akt-noterial për hipotekim ligjor Akt-dhurimi i ndërtesës i përgatitur nga komisioni i përbashkët i bashkisë Deklaratë e anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri të familjes bujqësore Deklaratë e për heqje dorë nga pasuria Deklaratë noteriale Deklaratë noteriale e kufitarëve Deklaratë noteriale e kufitarëve që preken nga saktësimi Deklaratë noteriale e pronarit Dëshmi trashëgimie noteri/ gjykatë Dëshmi trashëgimie nëse prona i kthehet trashëgimlënësit noteri/gjykata Dokument për marrëdhëniet me truallin noteri/AKKP, KNT i fshatit Dokumenti i kalimit të pronësisë në të cilën të jenë nënshkrimet e anëtarëve të familjes dhe të trashëgimtarëve të anëtarit të saj ose përfaqësues me prokurë Kontratë dhurimi Kontratë dhurimi me kusht Kontratë e marrëdhënieve me truallin Kontratë e shitës së truallit midis Këshillit të Rrethit/Bashkisë dhe blerësit Kontratë e shitjes nëpërmjet AKP-së dhe blerësit për objektin kontratë e shitjes së banesës Kontratë e shitjes së objektit Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit dhe blerësit Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit/Bashkisë dhe blerësit Kontratë e shitjes së truallit pas 01.08.1991 Kontratë midis themelueseve Kontratë nënqiraje Kontratë noteriale midis pronareve Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate noteri/gjykatë Kontratë qiraje Kontratë shitje Marrëveshje noteriale e lidhur ndërmjet subjekteve kufitare për ndryshimin e kufirit Miratim i pronarit Akt-noterial për heqje dorë nga pronësia Kontratë këmbimi Akt-noterial për marrëveshje kufizuese Kontratë shitje me rezervë P3 Shitje trualli dhe/ose ndërtesë nga person fizik Tarifa: 1500 lekë Taksa e shërbimit: 300 lekë Gjoba ditë/ vonese: 150 lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë Afati max. i procedurës: 30 ditë pune Dosja Kodi Emri i dokumentit Institucioni lëshues N29 Kontratë shitjeje Noteri A13 Certifikatë pronësie Zyra vendore e RPP A15 Kartela e pasurisë Zyra vendore e RPP H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP Regjistrimi fillestar Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është duke zbatuar procesin e regjistrimit fillestar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces synon të përfundojë regjistrimin në rreth 500 mijë pasuri urbane në qytetet kryesore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Kavajën, Fierin, Lushnjën, Vlorën, Sarandën dhe Elbasanin, përfshirë edhe Korçën me fonde të BE-së. Kërkesat Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike, të fitimit apo kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtshme, ndarjes apo bashkimit të tyre, kontratave të qirasë, kërkesëpadive, kopjeve të vërtetuara, planeve të rilevimit, marrjes së certifikatave të pronësisë, regjistrimit në hipoteka etj., bëhen në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. © 2004 METROPOL GROUP Te gjitha te drejtat e rezervuara © 2004 METROPOL [ Edited Thu Aug 20 2009, 01:07pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Konsumatori mposht frikën, shtohen blerjet BRIKENA DEMIRAS 17/08/2009 Publikohet vrojtimi i Biznesit dhe Konsumatorit për tremujorin e dytë të këtij viti Konsumatorët kanë më shumë besim se situata e përgjithshme ekonomike në vend do të përmirësohet. Treguesi i besimit rezulton të jetë rritur në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë. Duke mposhtur frikën që solli me vete kriza ekonomike globale dhe gjithë efektet e tjera, sipas këtij vrojtimi, tre muajt e dytë të vitit 2009 kanë shënuar një përmirësim sa i përket treguesit të besimit të konsumatorit. “Ky tregues u rrit me rreth 8.5 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm, duke kaluar mesatarin e tij afatgjatë me 4 pikë përqindjeje. Rritja në treguesin e besimit konsumator u përcaktua nga përmirësimi i të katër balancave përbërëse të tij. Pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiare janë pozitive për herë të parë gjatë këtij tremujori”, - theksohet në vrojtimin e muajit gusht. Situata e blerjeve dhe e kursimit është përmirësuar, megjithëse balancat e tyre mbeten ende në vlera negative, sipas Bankës së Shqipërisë. Situata “Situata ekonomike dhe financiare e konsumatorëve ka njohur përmirësim. Ndërkohë, konsumatorët e perceptojnë si të rritur koston mesatare të jetesës gjatë tremujorit të dytë. Në tremujorin e dytë, të vitit, pritjet e kuantifikuara të konsumatorëve për vlerën e inflacionit pas 12 muajsh qëndrojnë rreth vlerës 1.7 për qind, 0.3 pikë përqindjeje më pak se në tremujorin e kaluar. Ndërkohë, për herë të parë në tremujorin e dytë 2009, balanca e pritjeve të konsumatorëve për çmimet pas një tremujori dhe pas një viti shënoi vlera negative”, - thekson vrojtimi. Më e paqëndrueshme duket situata e punësimit. Në gjashtëmujorin e ardhshëm, rreth 36 për qind e konsumatorëve presin që ai të rritet dhe rreth 28 për qind e tyre presin që ai të ulet. Treguesit Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i tendencës ekonomike u rrit me 10 pikë gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar nivelin 81. Megjithatë, ai qëndron afërsisht 19 pikë poshtë mesatares së tij afatgjatë. Rritja e treguesit të tendencës ekonomike në tremujorin e dytë u ndikua kryesisht nga kontributi pozitiv i treguesit të besimit të konsumatorëve dhe i treguesit të besimit të sektorit të ndërtimit. Sektorët e industrisë dhe të shërbimeve kanë shënuar gjithashtu rritje në tremujorin e dytë të vitit 2009, ndonëse në një shkallë më të ulët. Gjithsesi, niveli i të gjithë treguesve të besimit qëndron në nivele të ulëta, poshtë mesatareve të tyre historike. Sektorët Treguesi i besimit të industrisë është rritur me 1.4 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2009. Kthesa drejt rritjes e treguesit të besimit është ndikuar pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve të industrisë për situatën e prodhimit industrial, për gjendjen e inventarëve të tyre dhe për situatën e punësimit në këtë sektor. Vlerësimi i bizneseve për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi ka regjistruar rritje në tremujorin e dytë, në ndryshim nga rënia e theksuar në tremujorin e parë. Ndërsa, balanca e aktivitetit të përgjithshëm të biznesit në sektorin e industrisë gjatë tremujorit të dytë vijon të jetë negative, pothuaj në të njëjtin nivel si në tremujorin e kaluar. Kjo ecuri është kushtëzuar kryesisht nga situata e ekonomisë botërore. Pas një rënie të lehtë në tremujorin e kaluar, çmimet e prodhimit industrial janë vlerësuar në rritje në tremujorin aktual © 2004 METROPOL GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Rrugët e Jugut mbyllen në qershor » Vendosur: 21/08/2009 - 07:36 BLEDAR HOTI Pa u mbyllur mirë ky sezon turistik, kryeministri ka mbledhur dikasteret kryesore të qeverisë për të nisur investimet në zonën e bregdetit të Jugut të Shqipërisë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, Transportit, Energjetikës, Bujqësisë dhe Kulturës kanë diskutuar me kryeministrin Berisha në lidhje me nisjen e investimeve në zonën e bregdetit jonian të vendit. Për rritjen e kapaciteteve akomoduese, Berisha propozoi dhënien e kredive të buta për banorët e zonave në bregdet. “Ministria e Financave duhet të shqyrtojë mundësinë e një kredie të butë për të gjitha familjet që duan të shtojnë një dhomë, dy dhoma apo një kat në shtëpitë ekzistuese. Ne nuk mund të japim kredi për të bërë shtëpi të reja, por në qoftë se gjejmë një mënyrë për të rritur më shpejt kapacitetet hoteliere të fshatrave të bregut, nga Dhërmiu në Ksamil, e të gjithë gjatësinë e bregut Jon, ndoshta do të mund të shtojmë një numër shumë të madh shtretërish. T’u japësh fonde atyre është një përparësi absolute. T’u japim fondet dhe të procedohet sa më shpejt, në mënyrë që mbi bazën e planeve urbanistike pastaj të autorizohen ndërtimet”, theksoi kryeministri. Ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar në investimet në infrastrukturën rrugore. Kryeministri i kërkoi ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, hartimin e një studimi serioz për krijimin e një rrjeti të ri rrugor, për lehtësimin e trafikut në qytet, me qëllim që trafiku i turistëve drejt bregut të mos rëndojë qarkullimin rrugor në qytet. “Vetëkuptohet që potenciali më i madh turistik është potenciali jonian. Për disa specifika: ujërat e Jonit janë të papërsëritshme, të pakrahasueshme; rruga e ndërtuar ka ndryshuar faqen e gjithë zonës, i ka dhënë zonës një infrastrukturë kryesore, moderne. Por është e domosdoshme që tani të lëvizim me shpejtësi që në të gjithë bregun e detit Jon, të bëhen ndërhyrjet e gjithanshme të nevojshme për të kompletuar infrastrukturën me përparësi absolute, nga Orikumi deri në Ksamil”, tha Berisha. Sipas kreut të Ekzekutivit, Ministria e Punëve Publike ka një seri projektesh, janë 7 rrugë fshatrash të prokuruar, janë ujësjellës të prokuruar, por tani detyra është kjo: do të merret fshat për fshat, çdo rrugë që zbret drejt detit duhet të projektohet dhe të mos vonohet në ndërtim, në mënyrë që qershori i ardhshëm ta gjejë të asfaltuar”. “Janë bërë investimet në ujësjellës në Dhërmi, në Vuno. Këto investime duhet të kompletohen dhe çdo shtëpi duhet të ketë ujë 24 orë. Ne duhet me çdo kusht që deri në qershor këtë infrastrukturë ta kemi konsoliduar”, vijoi kryeministri. Furnizimi i plotë me energji elektrike i këtyre zonave, ishte një tjetër çështje e cila u prek në këtë takim, ku u kërkua zgjidhje sa më e shpejtë. “Sërish parametrat e energjisë nuk janë ato që duhen, por për këtë do bëjmë një diskutim me Ministrinë e Energjetikës. Në rast se këto parametra janë problem të disekuilibrit të sistemit energjetik të prodhimit të vendosur kryesisht në Veri, atëherë zgjidhja është TEC-i i Vlorës, që do të prodhojë energji për të ruajtur parametrat e energjisë në zonën më turistike të vendit”, nënvizoi kryeministri. © Gazeta Panorama Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Makinat, tani me kolaudim zviceran E Premte, 04 Shtator 2009 Fatjona Mejdini Shoqeria zviceriane "SGS Societe Generale de Surveillance" do te jete pergjegjese per kontrollin teknik te detyrueshem per mjetet motorike. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e cila ishte pergjegjese per kete proces nenshkroi dje me drejtues te firmes zvicerane, marreveshjen koncensionare. Ministri i Transportit, Sokol Olldashi gjate nenshkrimit te marreveshjes koncensionare shprehu bindjen se shoqeria zvicerane do te arrinte ta conte kete sherbim te domosdoshem per qytetaret ne nivele evropiane. Sipas Olldashit, e drejta e kesaj kompanie per koncesion eshte 10 vjet dhe ajo do te veproj ne kete fushe ne emer te qeverise. "Subjektit koncesionar zvicerian "Societe Generale de Surveillance", i akordohet e drejta, per kryerjen e sherbimit te kontrollit te detyrueshem teknik te mjeteve me motor dhe rimorkio ne Shqiperi per 10 vjet, sipas kushteve te kontrates, kundrejt pageses se tarifes se koncesionit 5% e te ardhurave ne llogari te shtetit shqiptar", deklaroi ministri Olldashi. Nga ana tjeter drejtori i shoqerise koncensionare, Jacques Vollenweider u shpreh gjate firmosje se kontrates se kompania SGS do te ofronte sherbimin ne emer te qeverise shqiptare, duke perfshire projektimin, rinovimin e Qendrave aktuale te Kontrollit Teknik dhe ngritjen e nje rrjeti te mire integruar te qendrave ne te gjithe Shqiperine. "Kompania e re SGS ne Shqiperi do te ofroje sherbimin e pavarur te kontrollit teknik te automjeteve, i cili do te karakterizohet nga perkushtimi ndaj nevojave te klienteve dhe konsekuences ne cilesine e testimeve", theksoi ai. Sipas drejtuesit te SGS-se, sistemi i ri i kontrollit do te jete i kontrolluar elektronikisht, i automatizuar dhe do te ofroje siguri dhe saktesi maksimale testimi. Pas nenshkrimit te marreveshjes, ministria e Transporteve gjeti rastin t'i lajmeroje te gjithe perdoruesit e automjeteve se "kontrolli i tyre teknik i detyrueshem, do te vazhdoje te behet sipas tarifave aktuale dhe ne qendrat aktuale te kontrollit". Sipas Ministrise se Transporteve, te gjithe qytetaret e interesuar per kete sherbim do te njoftohen brenda pese muajve te ardhshem, ne rast se do te ndryshoje dicka ne lidhje me tarifat apo vendet, ku do te behet kontrolli teknik i automjeteve. Kompania do te siguroje rinovimin e qendrave aktuale te kontrollit E Premte, 04 Shtator 2009 Kompania zvicerane SGS e themeluar ne 1878 eshte nje nga kompanite me te medha ne bote per sa i perket fushes se inspektimit, testimit dhe verifikimit te automjeteve. Kompanite e grupit SGS realizojne programe te kontrollit teknik te automjeteve ne Evrope, Ameriken e Veriut, Ameriken e Jugut si dhe ne Afrike. Cdo program eshte hartuar sipas nevojave lokale, duke nderthurur eksperiencen nderkombetare me njohurite per tregun lokal. Grupi e ka krijuar reputacionin e tij nderkombetar, duke iu dedikuar cilesise se sherbimit per klientet si dhe duke i respektuar vlerat themelore si integriteti, pavaresia dhe paanshmeria. Kjo kompani do te ofroje sherbimin ne emer te Qeverise Shqiptare, duke perfshire projektimin, rinovimin e Qendrave aktuale Te Kontrollit Teknik dhe ngritjen e nje rrjeti te mireintegruar te qendrave ne te gjithe Shqiperine. Sistemi i ri i kontrollit do te jete i kontrolluar elektronikisht, i automatizuar dhe do te ofroje siguri dhe saktesi maksimale testimi. © 1991 - 2009 Koha Jone Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ministria e Bujqësisë deklaron se prodhimi vendas ka stabilizuar tregun Kanë pësuar ulje të çmimeve mbi 50% e artikujve bujqësorë Rritja e prodhimit vendas gjatë këtij sezoni ka bërë që çmimet e disa prej artikujve bujqësorë të ulen ndjeshëm, duke ruajtur në këtë mënyrë një stabilitet në tregun vendas. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë kësaj jave, në krahasim me javën e kaluar, çmimet e rreth 50 përqind të artikujve bujqësorë kanë shënuar ulje. Nga të dhënat zyrtare rezulton se, në tregjet ushqimore të kryeqytetit, çmimet e perimeve të stinës, prodhim vendi, janë ulur me 2,9 lekë për kilogram. Ndërkohë që në Lushnjë apo Fier, zona me potencialin më të lartë të prodhimeve bujqësore, çmimet shënojnë ulje akoma më të ndjeshme. Specialistët e bujqësisë vlerësojnë se politikat subvencionuese dhe mbështetëse të ndërmarra vitet e fundit nga MBUMK-ja për bujqësinë kanë dhënë impakt në rritjen e prodhimit vendas, që po reflekton ulje të çmimit të shitjes së tyre, por që në asnjë rast ky çmim nuk është nën kosto. Por nga ana tjetër, ulja e çmimeve të një pjese të produkteve ushqimore ka ardhur si pasojë e dominimit në treg të prodhimeve bujqësore sezonale të vendit (prodhim fushe dhe sere). Sipas MBUMK-së, rënia e çmimeve pritet të vazhdojnë edhe gjatë këtij muaji, nga shtimi i prodhimit bujqësor vendas, kjo e fundit si pasojë e vjeljes së shumë kulturave nga fermerët. Gjatë kësaj jave, perimet e shitura më lirë vijnë nga qytetet e Lushnjës dhe të Fierit. MBUMK-ja ka evidentuar faktin se, në shkallë vendi ka një rritje të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe blegtoral, e cila e koordinuar dhe me faktorin sezonal, po ndikon në uljen e çmimit të shitjes së këtyre produkteve në tregjet e vendit. Të dhënat zyrtare flasin edhe për prodhimet e bulmetit që shënojnë ndryshime çmimesh me tendencë uljeje, kundrejt javës së kaluar. Kështu, djathi i bardhë është ulur me 2,1 lekë/kg, gjalpi 0,1 lekë/kg, etj. Ndërkohë, mishi i viçit tregtohet me 5,0 lekë/kg më lirë, mishi i deles 6,8 lekë/kg më shtrenjtë dhe mishi i qengjit është rritur me 5,3 lekë/kg. Në krahasim me javën e kaluar rezulton se, çmimi i frutave që janë në fillim të sezonit është ulur me rreth 2,3 lekë/kg. Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit si vaj, makarona, etj, gjatë javës së fundit është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javë më parë. Mundësitë e bashkëpunimit italo-shqiptar në tregun italian Italia shfaq interes për prodhimet bujqësore. Kështu, tregu italian ka rritur interesin për prodhimet bujqësore të rajonit të Sarandës. Eksportet e bostanit të hershëm nga rajoni i jugperëndimit të Shqipërisë drejt Greqisë, Kroacisë, Sllovenisë etj, si dhe standardet e këtij produkti bujqësor krahasuar me ato të BE-së, si asnjëherë më parë kanë zgjuar vëmendjen e biznesit italian për importe nga rajoni i Sarandës. Tërheqja e këtyre prodhimeve nga ultësira e prapatokës së Butrintit (Xarrë-Mursi) dhe ajo e Vurgut me destinacion tregun italian, po bëhen pjesë e vëmendjes së Institutit Italian për tregtinë me jashtë. Përfaqësues të institutit janë shprehur për mundësinë e bashkëpunimit italo-shqiptar mes prodhuesve të bostanit dhe fruta-perimeve në përgjithësi, biznesit dhe tregut italian. Kështu vetëm në ultësirën e fushave të Xarrës dhe Mursisë janë mbjellur aktualisht 350 ha bostan i hershëm, ndërsa gjithsej në këtë zonë dhe në ultësirën e Vurgut janë mbjellë mbi 700 ha, nga ku pritet të merret një prodhim prej 45.000 tonë. Mësohet se pothuaj i gjithë ky prodhim do të ketë destinacion tregun e eksportit kryesisht në Itali si dhe në disa vende të tjera si Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Kosova si dhe Greqia, tregu i së cilës është nga të parët në vendet e BE-së, që e ka njohur prodhimin e hershëm të bostanit shqiptar. Artikujt që kanë reflektuar uljet e çmimeve Çmimet e shitjes me pakicë të artikujve perime, fruta, fasule dhe patate kanë reflektuar në përgjithësi një ulje të çmimit. Në këtë mënyrë, nga 34 artikuj të krahasueshëm që gjenden në treg, 19 prej tyre kanë ulje çmimi, 4 artikuj nuk kanë lëvizje çmimi. Për sa i takon artikullit perime gjatë kësaj jave në krahasim me javën e kaluar nga 18 artikuj që ka tregu, 10 prej tyre kanë ulje çmimi që variojnë nga 1 deri në 15 lek/kg. Kështu, ulje kanë preshi me 15 lek/kg, bamja me 5 lek/kg, speci i verdhë dhe ai gogozhar me 4 lek/kg, hudra e thatë, trangulli e sallata me 2 lek/kg etj. Artikuj të tjerë, të tillë, si: patëllxhani, qepa e thatë e kungulli nuk kanë lëvizje çmimi, ndërsa fasulja kokërr vogel ka ulje çmimi me 1 lek/kg, patatja ka rritje po me 1 lek/kg, ndërsa fasulja pllaqi nuk ka lëvizje çmimi. Plotësimi i nevojave ushqimore për konsumatorët Gjithashtu, mbi 80% e nevojave ushqimore të konsumatorëve mbulohen nga prodhimet bujqësore të vendit. Edhe vetë ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana është shprehur para disa ditësh se viti 2009 është optimal dhe mëse i mbarë për prodhimet tona. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bonot e thesarit, rritet interesi » Vendosur: 06/09/2009 - 10:19 Fabiola Çela Nëse një individ dëshiron të investojë paratë e tij në bono thesari, kjo është periudha më e favorshme. Interesi i bonove të thesarit ka arritur majat. Kjo si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së qeverisë për para. Interesi Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, interesi i bonove të thesarit një vjeçar ka arritur në 9.30 për qind, duke pësuar rritje. Sipas ekspertëve, shtrenjtimi i bonove ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë të qeverisë për borxh, e cila gjendet në nevojë për para. Për këtë arsye prej disa muajsh interesat e bonove të thesarit po ruajnë një treg rritës. Pra e thënë ndryshe, nëse dikush do të investojë paratë e tij, kjo është periudha më e favorshme për t'i investuar ato në bono thesari, pasi interesat e bonove të thesarit kanë arritur majat. Ndërkohë që vitet e kaluara, periudha më e mirë për të blerë bono thesari ishte fundi i vitit, dhe kjo si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh dhe mungesë relative të likuiditetit në treg. Ndërkohë këtë vit ka ndodhur e kundërta, interesi i bonove të thesarit 12 mujore ka arritur majat, në ankandin e fundit Yield-i mesatar i ponderuar ishte 9.30 për qind. Përveç qeverisë, me ndryshimet e bëra në ligj tani individët mund të marrin pjesë vetë në ankandet e bonove të thesarit. Blerja Bonot e thesarit janë letrat me vlerë, që qeveria i hedh në tregun financiar, nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Sa herë qeveria ka nevojë për para, pret këto letra me vlerë, që quhen bono thesari dhe i shet nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Bonot e thesarit mund të blihen pranë bankave tregtare apo edhe Bankës së Shqipërisë, ose filialeve të saj në rrethe. Eshtë e mjaftueshme paraqitja e letërnjoftimit së bashku me paratë që do investohen. Pas derdhjes së parave merret vërtetimi nga banka, si dhe plotësohet një deklaratë që i bashkangjitet kërkesës. Dy ditë pas shpalljes së rezultateve të ankandit, mund të shkojmë të tërheqim interesin. Ankandet për bono thesari me maturim tremujor zhvillohen çdo javë, ndërsa ato për bono me maturim gjashtëmujor dhe dymbëdhjetëmujor, çdo dy javë. Sipas përllogaritjeve me interesat aktuale të bonove të thesarit, individëve u leverdis më shumë të investojnë paratë e tyre në bono thesari, sesa t'i depozitojnë pranë bankave të nivelit të dytë. Kjo pasi nëse i hedhim një sy tregut vendas të parasë, duket qartë që investimi i parave të lira në bono thesari është më i leverdishmi. Kjo lidhet me faktin që jo vetëm se normat e interesit të bonove të thesarit janë më të larta sesa normat respektive të interesit të depozitave të ofruara nga bankat e nivelit të dytë, por edhe të qenit më likuid si investim. © Gazeta Panorama Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Falimenti, ekspertet: Ka perplasje ndermjet ligjeve E Merkure, 09 Shtator 2009 Procesi i falimentit te bizneseve edhe pse nuk ka shenuar asnje rast te zgjidhur ne gjykate, rregullohet nga dy ligje. I pari eshte ligji i falimentit, i cili eshte ripunuar ne vitin 2008 dhe sipas te cilit, nese nje biznes per dy vite rresht shenon bilanc negativ, ortaket e tij duhet te shpallin falimentin, ndryshe denoncimi duhet te vije nga organet tatimore ose pale te tjera te treta. Ligji i dyte qe rregullon ceshtjen e falimentit eshte ligji i ri i procedurave tatimore, neni 104 i te cilit, e ngarkon administraten tatimore te kerkoje ne gjykate fillimin e procedures se falimentimit per tatimpaguesit, shoqeri tregtare, 2 vjet pas kalimit ne statusin pasiv nga Qendra Kombetare e Regjistrimit. Sotiraq Dhamo, nje nga ekspertet me te njohur ne fushen e kontabilitetit dhe pedagog ne Fakultetin e Ekonomise thote se, ligji i procedurave tatimore eshte abuziv, ne pjesen kur flet per falimentin e bizneseve. "Eshte normale qe te dilet me humbje per shkak te investimeve te kryera", thote Dhamo. Procesi i falimentimit ne Shqiperi, vec ligjit te procedurave, rregullohet edhe nga nje tjeter ligj, qe eshte ai i falimentit. Profesori i ekonomise shprehet se, dy draftet kane perplasje mes tyre. Shqiperia eshte nder vendet e vetme ne rajon qe nuk zbaton ligjin e falimentit. Moszbatimi i ketij ligji sipas eksperteve te ministrise se ekonomise demton investimet. Pasi nje ndermarrje me humbje, por ende me aktivitet te ligjshem mund te krijoje nje reaksion zinxhir falimenti, per shkak te borxheve qe merr per mbijetese. Pak dite me pare tatimet i kane kerkuar gjykates te nise procedurat e falimentit per 27 biznese qe jane deklaruar me humbje per me shume se, tre vjet. © 1991 - 2009 Koha Jone Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqipëria, një nga burimet më të mëdha të naftës në Europë Vocus Press Release Zvicër Një nga burimet më të mëdha të naftës, me mbi 2 miliard fuçi ndodhet në Patoz Marinëz në Shqipëri. Por duket se, rezervat potenciale të vendit mund të jenë shumë më të mëdha. Një nga fushat më të mëdha të rezervave të naftës në botë pritet të jetë pikërisht në zemër të Europës. Ky lajm i mrekullueshëm erdhi në vitin 2007, kur një studim nga një firmë inxhinierike ndërkombëtare Gustavson & Associates, u bë publik, pasi u vunë re struktura gjigante naftëmbajtëse në veri të Patoz Marinzës. Inxhinierët thonë se, kjo zonë mund të mbajë një rezervë spektakolare prej 2.9 milion fuçi nafte e papërpunuar, një lajm i mirë ky për kompaninë zvicerane të naftës Manas Petrolium, e cila është aktualisht e listuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte shumë befasuese veçanërisht për investitorin, meqenëse kërkimet për naftë në Shqipëri ishin thuajse një çështje e mbyllur. Përmendi Shqipërinë një analist energjie dhe do të merrni një shikim qortues në këmbim, pavarësisht fushave naftëmbajtëse të vendit dhe një histori e gjatë nafte që shkon deri në kohën e Romës së lashtë. Mbi të gjitha Europës i duhet një burim i qëndrueshëm nafte, por nga ku? Rusia po bëhet e rrezikshme. Rebelët nigerianë kanë vënë në shënjestër eksportet. Prodhimi i saj në Detin e Veriut po bie dhe Lindja e Mesme zien nga konfliktet. Koha për Shqipërinë më në fund ka ardhur, meqenëse tashmë ajo është një vend demokratik pas 40 vitesh diktaturë komuniste. Shell Oil dhe Corparex-i i Francës kanë mbërritur të parat në vend. Ata kanë shpenzuar 25 milion dollarë për kërkime në fillim të viteve 1990, duke zbuluar struktura të thella me një potencial rezervash rreth 820 milion fuçi nafte. Lajme të mira, kohë të vështira Çmimi i naftës ra në 12 dollar për fuçi për shkak të shpërthimit të luftës në Kosovë dhe në Shqipëri nisi një rebelim i armatosur dhe të dy kompanitë u larguan nga vendi. Sot, të gjitha këto janë pjesë e historisë. Nafta e papërpunuar sot është 70 dollarë për fuçi dhe Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, në të cilin ekonomia po lulëzon. Zhvillimi i fushave naftëmbajtëse në Shqipëri tani po lëviz në drejtimin e duhur. Fusha me rezerva deri në 820 milion fuçi nafte tani kontrollohet nga Manas Petrolium, e cila mori aprovimin për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhjetorin e kaluar. Manas, tani ka një hapësirë prej 3 000 km katrorë në Shqipëri, por e gjithë kjo është vetëm maja e ajzbergut. Një strukturë tjetër gjigante me rezerva potenciale nafte është zbuluar tashmë. Gustavson, që këshillon Big Oil të Departamentit të Shtetit për Energjinë dhe IRS-në, e konsideron të ardhmen "mrekullisht të përcaktuar dhe virtualisht gati për shpime". Puna e Gustavson tregoi se, mund të bëhet fjalë për një potencial rezervash prej 2.9 milion fuçi nafte dhe 3 milion metër kub gaz natyral. Lindja e një gjiganti kërkimi? Manas Petrolium është një produkt i rënies së komunizmit dhe i shitjeve të mëdha që e pasuan atë. Mbi të gjitha studimet e pavarura amerikane dhe britanike vlerësojnë se, Manas tani ka rikuperuar ekuivalentin e rreth 4 miliard fuçive naftë në kategorinë e burimeve, duke marrë një total më shumë se 30 fuçi nga shpërndarja. Ndërsa ajo vazhdon të zhvillojë këtë gjigant, Manas ka potencialin të bëhet një nga kompanitë e naftës që rritet më shpejt në botë. Sigurisht, që kjo ndihmon kur je afër linjës frontale gjatë shitjeve më të lira në histori. Manas Petrolium po shfrytëzon dhe zhvillon fusha gjigante naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse në pesë vende të ndryshme me një hapërirë prej miliona hektarësh. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | British Airways ul çmimet për udhëtarët Shqiptare nga Kosova Prishtinë - Kompania britanike e fluturimeve British Airvays, mori vendim për një ulje të menjëhereshme dhe afatgjate të çmimeve për të gjitha biletat në relacionin Prishtinë-Londër dhe anasjelltas. Vendimi i menjëhershëm i British Airways erdhi pas përfshirjes së kësaj kompanie në Programin Nxitës dhe Stimulues për Kompanitë Ajrore nga ana e menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, program i cili ishte miratuar dhe përkrahur disa muaj më parë nga ana e Bordit Drejtues të ANP-së. Kjo është hera e parë në historinë e këtij aeroporti që ANP ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë në uljën e çmimit të biletave për udhëtarët. Çmimet e biletave janë ulur për 15 përqind në bllok, që shprehur në vlera monetare i bie nga 25 e deri 120 euro, varësisht se sa kushtojnë biletat në afate të ndryshme kohore. “Bordi i ANP-së të cilin unë e drejtoj prej më shumë se një vit, ka përkrahur Menaxhmentin në përpilimin e Programit Nxitës dhe Stimulues për Kompanitë Ajrore me të vetmin qëllim që të ofrojmë kushte sa më të mira për kompanitë ajrore që eventualisht do të shpienin deri tek ulja e çmimeve të biletave. Përshëndesim iniciativën e kompanisë “British Airwyas” për këtë reagim pozitiv dhe të menjëhershëm për uljen e çmimeve. Gjithashtu ftojmë edhe kompanitë ajrore e tjera të reagojnë njëlloj”, tha kryetari i bordit të ANP, Bekim Jashari. Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, tha se ndihet personalisht shumë i kënaqur që erdhi deri të ulja e çmimit të biletave. “Orientimi drejt konsumatorit në këtë rast krijimi i shërbimeve sa më të mira për udhëtarët dhe kompanitë ajrore si dhe lirimi i çimeve, ka qenë caku im që në momentin që kam marrë pozitën e Drejtorit Menaxhues të ANP-së. Programi Iniciativ Nxitës dhe Stimulues do të japë efekte jo vetëm të British Airwyas, i cili i ka ulur çmimet por edhe te shumë kompani të tjera që kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga ky program”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa. Sipas tij, ANP pavarësisht që heq dorë fillimisht nga disa të ardhura që do ti realizonte përmes taksës pas aplikimit të programit, ato do ti kthehen në mënyra tjera. “Kemi shpresa për rritje të mëtutjshme të numrit të udhëtarëve me aplikimin e këtij programi ”, tha drejtori Mustafa. Ndërsa menaxheri shtetëror për Shqipëri dhe Kosovë i kompanisë British Airwyas, Albion Idrizi, theksoi se kjo ulje e çmimeve është e përhershme dhe ka ardhur falë punës së menaxhmentit të ANP-së. "Kjo nuk është një ulje sezonale, taktike apo promocionale, por një ulje afatgjate dhe gjithpëpërfshirëse, si rjedhojë e uljes së shpenzimeve në kompaninë tonë. Falë përkushtimit të palodhshëm të menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ANP-së vitin e fundit, kostoja e operimit te fluturimit të vetëm direkt për në Londër, përjashton koston për kerozinë, do të ulet dukshëm në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. British Airways ka vendosur ta bartë këtë përfitim direkt tek udhëtarët dhe me këtë të inkurajojë të gjitha subjektet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare që të vazhdojnë procesin e normalizimit të transportit ajror", tha menaxheri i British Airwyas, Albion Idrizi. Për Programin Iniciativ Nxitës dhe Stimulues kanë aplikuar dhe i është miratuar edhe kompanive të tjera ajrore. British Airwyas operon me katër fluturime në javë në relacionin Prishtinë-Londër dhe anasjelltas ndërsa gjatë vitit të kaluar ka qarkulluar rreth 40 mijë udhëtarë. 2009-09-24 11:25 Copyright 2009 © GazetaStart.com Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
West**** |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2098 Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46amPosts: 1827 | Pas nji krize ekonomike qe kaloj North Amerika vitin qe kaloj, expertet po thone qe ka filluar te ngrihen pak statistikat e ekonomis,psh, dollari kanadez po shkembehet sot me 95 centa usa, dhe shpresohet qe te ngrihet e te behet 1 me 1...shpresojme per te miren tone ketu. ![]() | ||
Back to top | | ||
иιкo |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3279 Joined: Thu Sep 03 2009, 01:21pmPosts: 94 | kurse ne ne europ shpresojm qe euroja te bahet nji me nji me poundin. :-) edhe pse nuk asht fort e nevojshme kja gja sepse euroja asht tu u tregu ma e forta monet ne bot. (me sa marr vesht une) ![]() "Bëhuni i saktë si ora, por mos u bëni si ajo që t'ju kurdis gjithkush" | ||
Back to top | | ||
sabah08 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2097 Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pmPosts: 119 | иιкo ka shkruar: kurse ne ne europ shpresojm qe euroja te bahet nji me nji me poundin. :-) edhe pse nuk asht fort e nevojshme kja gja sepse euroja asht tu u tregu ma e forta monet ne bot. (me sa marr vesht une) Nuk besoj te barazohet euro me paundin britanik.Ka ekonomista Mbreteria e bashkuar qe dine mire ti mbrojne interesat e tyre ekonomike.Nje nga arsyet se pse euro nuk u pranua nga Britania e madhe eshte kjo:mos prekja e standarteve te jeteses se qytetareve qe jetojne ne ate vend.Paradokset ndodhin vetem ne shqiperi,fale edhe nderhyrjeve te politikes dhe politikaneve shqiptare qe shohin vec interesat e xhepit te tyre. [ Edited Sat Sep 26 2009, 01:39pm ] ![]() Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do. Ben Stein | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dëshmitë e Kosovës, në Stamboll Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi e kanë shfrytëzuar në maksimum kohën e tyre në Stamboll për promovimin e ekonomisë së Kosovës. Megjithatë, rritja ekonomike që ka raportuar Kosova, 4.4 për qind, për anëtarët e FMN-së dhe BB-së, nuk është i vetmi sinjal që garanton stabilitet ekonomik Nga Zekirja Shabani më 07.10.2009 në ora 8:16 Korridoreve të Qendrës së Konferencave në Stamboll ka shumë njerëz që në kollare, apo në jakën e setrës mbajnë distinktivë në të cilët në gjuhën angleze shkruante “E dua Kosovën”. Këtë dhuratë e ka marrë secili që ka vizituar zyrën B5-006, ku janë përfaqësuesit nga Kosova. Kjo tregonte se zyra e shtetit më të ri anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore kishte pritur dhe përcjellë më shumë se gjysmën e anëtarëve të këtyre institucioneve. Krerët e financave të Kosovës, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi e kanë shfrytëzuar në maksimum kohën e tyre në Stamboll për t’i bindur homologët e tyre se ky shtet e ka merituar vendin në institucionet ndërkombëtare financiare. Pavarësisht problemeve të brendshme ekonomike dhe krizës financiare ndërkombëtare, pala kosovare është krenuar para të tjerëve se është i vetmi vend në rajon që raporton rritje ekonomike 4.4 për qind. Megjithatë, krerët e FMN-së dhe Bankës Botërore nuk janë edhe aq të kënaqur me këtë rritje për shkak nevojës për reforma të mëdha në politikat makroekonomike dhe për zhvillimin e tregut financiar. Guvernatori Hashim Rexhepi, në një intervistë për Express thotë se si pjesëmarrës për herë të parë në këtë konferencë, ka qenë sfiduese për të arritur kontaktet e nevojshme për të lobuar anëtarësimin e Kosovës në institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, siç është Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. “Kosova veç ka hyrë në rrugën për plotësimin e kushteve ekonomike për Unionin Evropian”, është shprehur Rexhepi, pas takimit me kreun e Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet. Kriteret ekonomike, sipas tij, e përcaktojnë çështjen e kyçjes së Kosovës në eurozonë dhe në Bankën Qendrore Evropiane. Këto kritere, të cilat përfshijnë zhvillimin e tregut financiar, reduktimin e deficitit buxhetor dhe shumë reforma të tjera të ngjashme me ato që kërkon FMN-ja për dhënien e huave, ai thotë se do të përmirësohen, pasi që kanë marrë premtime në Stamboll se do të kenë përkrahjen e anëtarëve të tjerë të FMN-së dhe BB-së. Ai thotë se Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do ta ndihmojë BQK-në në krijimin e legjislacionit ndihmës për avancimin e tregut financiar, i cili në nivelin e tanishëm vlerësohet i pazhvilluar. “Tregu financiar i Kosovës është i pazhvilluar dhe presim që Kuvendi i Kosovës të aprovojë Ligjin për borxhet publike dhe të krijohen kushtet për lëshim të letrave me vlerë”, thekson Rexhepi. Megjithatë, kreu i BQK-së thotë se duke pasur parasysh ambientin që është zhvilluar në Kosovë dhe krizën ekonomike, gjendja është e mirë. Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë qenë të vetëdijshme se sektori real i ekonomisë do të goditet dhe kanë pritur që do të ketë rënie të investimeve, rënie të remitencave dhe tkurrje të kreditimit. “Jemi vendi i parë në rajon për nga rritja ekonomike. Kjo është e pamjaftueshme, po për herë të parë pas rregullimit të statusit dhe qasjes në fondet ndërkombëtare, jemi pozitivë”, thotë ai. Situata do të përmirësohet edhe më tej, vlerëson ai, pasi që Qeveria e Kosovës të hyjë në aranzhmane me FMN-në. Atëherë duhen edhe reformat që janë në të mirë të stabilitetit ekonomik. Ndërkaq, delegacioni i Kosovës në takimet me ministrat e Financave dhe guvernatorët e vendeve të ndryshme, kanë promovuar edhe fushat me interes për investime dhe mundësitë për eliminimin e barrierave doganore. Rexhepi tregon se në takimet me ministrin e Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë kanë diskutuar mundësitë e njohjes reciproke të polisave të sigurimit. “Qëllimi ka qenë të lobojmë për rritjen e investimeve dhe eliminimin e barrierave doganore”, thekson Rexhepi. Edhe raporti i fundit i FMN-së për Kosovën se do ta përmbyllë vitin me deficit 7 për qind, Rexhepi thotë se nuk është shqetësues, pasi që një deficit i tillë ka qenë i parashikuar në fillim të vitit ashtu sikur që thotë se është e pranueshme rritja e kredive jo performuese për 1 për qind. Marre prej Gazeta Express Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Matja e re e ekonomisë evropiane dhe asaj shqiptare Nga Avenir Lleshanaku Evropa me iniciativën e presidentit francez, Sarkozy, dhe një grupi pune të angazhuar nga vetë ai po bëhet gati për të pranuar propozime për një sistem të ri për vlerësimin e rritjes së ekonomisë së një vendi. Me këto propozime rritja ekonomike pritet të marrë një vlerësim më të gjerë duke futur edhe elemente të tjera në lidhje me shoqërinë e një vendi. Ky grup pune kritikon pëlqimin për treguesit, me të cilët llogaritet matja ekonomike sot - Prodhimi i Brendshëm Bruto ose siç e shprehim ndonjëherë ndryshe GDP. Edhe në samitin e G-20 në Pitsburg u fol për konceptin e ri të rritjes e progresit, ku u ftuan vendet më të industrializuara të botës të ndryshojnë statistikat e tyre bazuar në këtë koncept. Në këtë grup pune marrin pjesë ekonomistë të shquar si p.sh., mbajtësit e çmimit Nobel, Joseph Stiglitz dhe Amalya Sen. Porosia e presidentit francez dy vjet më parë drejtuar këtij grupi pune ka qenë se grupi duhet të hartojë një metodë statistikore, me të cilën në të ardhmen rritja ekonomike e një vendi të mund të matet në mënyrë më të plotë se deri tani. Sarkozy është mjaft i bindur se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk mund të jetë më një kriter për rritjen ekonomike. Ai shprehet se njerëzve për vite me radhë u është thënë se standardi i jetesës së tyre do të përmirësohet, ndërkohë që jeta po bëhej gjithnjë e më e vështirë dhe se ne duhet ta kuptojmë zhgënjimin e atij që gjatë krizës financiare humbi shtëpinë, punën apo edhe një pjesë të pensionit, megjithëse nuk kishte asnjë faj në kaosin e krijuar. Këtë e konfirmon edhe profesor Jean-Paul Fitoussi, i cili tregon vështirësitë që ndeshin ekonomistët si ai gjatë aplikimit të PBB si kriter i matjes së rritjes ekonomike. “Kur shifrat na thonë se punët na shkojnë mirë, ndërkohë që njerëzit kanë përshtypjen se po iu rrëshqet toka nën këmbë, atëherë, ose treguesi është llogaritur gabim, ose po përdorim treguesin e gabuar”, - thotë profesor Fitoussi. Sidomos në raste kur PBB tregon rritje edhe kur ekzistojnë probleme. P.sh., është e vërtetë që bllokimi i trafikut në Tiranë e rrit PBB, edhe kriminaliteti dhe paratë e pista e rrisin PBB, dhe korrupsioni e rrit PBB. Por, a janë këto ngjarje pozitive dhe a ndikojnë këto në mirëqenien e një shoqërie? Kurrsesi jo. Disa studiues ekonomistë kanë propozuar një sërë kriteresh për matjen e pasurisë dhe mirëqenies së një shoqërie. Mbajtësi i çmimit Nobel për ekonominë, Joseph Stiglitz, shpjegon se nuk ekziston vetëm një indikator për të paraqitur diçka kaq komplekse sa shoqëria jonë dhe pikërisht sepse përzgjedhja e treguesve luan një rol kaq të rëndësishëm në vendime ai mendon se duhet të zhvillohet një debat i hapur publik për përzgjedhjen e kritereve matës. Presidenti Sarkozy tregon mësimin e parë që nxjerr nga raporti i eksperteve: “Nuk ka qytetar mesatar, dhe shtimi i pabarazive e vërteton këtë. Kush zgjedh të flasë gjithnjë vetëm për mesataren, i shmanget debatit për padrejtësitë”. Kjo është arsyeja që Sarkozy ka për qëllim të zbatojë menjëherë në Francë 12 propozimet e studiuesve. Në të ardhmen të gjitha të dhënat ekonomike do të vlerësohen edhe nën aspektin ambientalist. Kriteri kryesor për vlerësimin e pasurisë së një vendi, nuk do të jetë më PBB, mallrat dhe shërbimet e prodhuara, por të ardhurat e familjeve, gjendja e autostradave, e qyteteve apo e furnizimit me energji. Edukimi i popullsisë do të jetë gjithashtu kriter, por, para së gjithash, masa e kënaqësisë së njerëzve. Por propozimet e dhëna deri tani kanë më shumë formën e pyetjeve sesa të formulave konkrete dhe do duhet që autoriteti i statistikave të punojë për zbatimin në praktikë. Pra, me pak fjalë, Evropa kërkon t’i vërë theksin, jo vetëm rritjes sasiore të ekonomisë, por edhe asaj cilësore, dhe për të matur këtë cilësi kërkon të fusë kritere të reja në matjen e rritjes së ekonomisë duke vënë në plan të parë masën e kënaqësisë së njerëzve. Ajo nuk do të shikojë më vetëm shifrat, por edhe do të dëgjojë njerëzit, të pyesë për ndjenjat, emocionet, gëzimet dhe vuajtjet e tyre. Por, ç’do të ndodhë me rritjen tonë dhe me politikanët tanë që janë aq të dashuruar pas shifrave 6, 9, 10, apo 12% rritje, nëse aplikohen normat e reja të matjes? A e dinë ata se sa mund të jetë rritja ekonomike e vendit tonë duke marrë në konsideratë sistemin e drejtësisë që bashkë me problemin e pronave është kthyer në një gangrenë të pashërueshme, apo sistemin shëndetësor publik të mjeruar, sistemin arsimor kuturu dhe të pakontrollueshëm, sistemin ujësjellës-kanalizime të amortizuar, qarkullimin rrugor të pambuluar dhe qarkullimin hekurudhor të rrënuar, ndotjen me zor të ambientit, korrupsionin e pashkulshëm, informalitetin e formalizuar, plagën e vjetër shoqërore për mosdënimin dhe mosdemaskimin e krimeve të komunizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, nivelin e varfërisë etj? Unë jam i bindur që një ditë Brukseli do t`ia përplasë në surrat qeverisë sonë dhe do t’i thotë që rritja jote ekonomike nuk është aq sa doni ju, pseudo-politikanët e Shqipërisë, por aq sa është në të vërtetë duke marrë në konsideratë edhe kriteret e lartpërmendura. Dhe kam frikë se me këtë matje të re shifra jonë e famshme e rritjes ekonomike do të zbresë shumë poshtë. Por është më mirë kështu, pasi qeveritë që venë e vijnë do të detyrohen të pranojnë dhe të thonë të vërtetën tonë, sepse ka 65 vjet (46 vjet në komunizëm dhe 19 vjet në - të ashtuquajturën - demokraci), që nuk i thonë të vërtetën as popullit që e mandaton dhe as Evropës, pavarësisht se kjo e fundit e mëson nga rrugë të tjera. gazetastart.com © Copyright 2007 tema.al Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | QEVERISJA EKONOMIKE NE FOKUSIN E "NOBEL"-it Anastas Angjeli Pas jehonës që krijoi fitimi i çmimit "Nobel" për Paqen, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, java e shpalljes së fituesve të këtij çmimi, për vitin 2009, u mbyll me fituesit "Nobel" në Ekonomi. Në fokus të dhënies së këtij çmimi ishte qeverisja ekonomike, përmes të rejave të sjella nga dy profesorë të mirënjohur amerikanë, e pikërisht: Elinor Ostrom, profesore në "Indiana University", Bloomington IN, USA, "Për analizën e saj të qeverisjes ekonomike (economic governance), veçanërisht për pronën e përbashkët; dhe, Oliver E. Williamson. profesore në "University of California", Berkley CA, USA, "Për analizën e tij të qeverisjes ekonomike (economic governance), sidomos për kufijtë e firmës". Vlerat aktuale dhe për të ardhmen të punimeve të kryera nga dy nobelistët e rinj në ekonomi bëhen më të mëdha pas shumë problemeve e pikëpyetjeve që dolën në sistemin financiar ndërkombëtar dhe menaxhimin e pronës private në këtë sektor, si dhe të shumë shqetësimeve të tjera, të krijuara nga tronditja e madhe që ekonomia botërore po kalon, si rrjedhojë e krizës globale. Por më parë le të bëjmë një përshkrim të shkurtër të thelbit të punimeve të tyre … Çfarë është çmimi "Nobel" në Ekonomi? Ishte Banka Qendrore e Suedisë, që në vitin 1969, me rastin e 300-vjetorit të themelimit të saj, vendosi dhënien dhe financimin me fondet e veta të çmimit "Nobel" për shkencat ekonomike, që nuk e parashikonte testamenti i Alfred Nobel-it. Ky çmim jepet çdo vit për kontributet më të shquara me rëndësi praktike në fushat e ndryshme të ekonomisë. Pra, për herë të parë, çmimi "Nobel" për shkencën ekonomike u dha në tetor të vitit 1969, e qysh atëherë vazhdon të jepet rregullisht çdo vit. Zakonisht, me këtë çmim në shkencën ekonomike janë laureuar autorët, punimet e të cilëve janë shquar për karakterin e tyre aplikativ dhe jo për teorizime të përgjithshme. Nuk është e lehtë të bëhet një klasifikim i prerë i kontributeve të laureatëve të çmimit "Nobel", sipas probleme ose fushave të shkencës ekonomike, sepse shumë prej tyre kanë kontribuar në më shumë se një fushë ose problem shkencor. Megjithatë, studiuesit e specializuar mendojnë se kontributet më të rëndësishme në fushën e shkencave ekonomike janë nderuar me çmimin "Nobel", dhe u përkasin këtyre problemeve ose fushave kryesore: 1. Teorisë së ekuilibrit të përgjithshëm të ekonomisë; 2. Në fushën e makroekonomisë; 3. Në fushën e mikroekonomisë; 4. Në fushën e studimeve ndërdisiplinore; a- shkencën ekonomike me atë politike; b- shkencën ekonomike dhe sociologjike; c- shkencën ekonomike me atë juridike dhe të organizimit; ç- shkencën ekonomike me atë historike; d- shkencën ekonomike dhe filozofike; dh- shkencën ekonomike me atë psikologjike; 5. Në fushën e metodave të reja të analizës ekonomike. Dhe sivjet, në vitin 2009, çmimi NOBEL në ekonomi i përket një problemi të ri… Qeverisja ekonomike Kjo është fusha e të rejave teoriko-shkencore, që meritojnë çmimin "Nobel" në ekonomi për këtë vit. Thelbi i prurjes së re, të sjellë me studimet e tyre për arritjen e këtij suksesi, konsiston pikërisht në: - Elinor Ostrom, e cila është gruaja e parë që fiton "Nobel" në Ekonomi, ka demonstruar se si prona e përbashkët mund të menaxhohet me sukses nga shoqatat e përdoruesve. Fituesja e çmimit "Nobel" në Ekonomi ka sfiduar njohuritë tradicionale, sipas të cilave, pasuria e përbashkët është e menaxhuar keq dhe duhet të administrohet ose nga autoritetet qendrore ose të privatizohet. Bazuar në studimet e shumta të menaxhimit të rezervateve të peshkut, kullotave, pyjeve, liqeneve dhe baseneve të ujërave nëntokësore, Ostrom arriti në përfundimin se rezultatet janë, shpeshherë, më të mira se ato që parashikonin teoritë standarde. Ajo vëren se shpeshherë përdoruesit e burimeve që krijojnë mekanizma të sofistikuar të vendimmarrjes dhe të zbatimit të ligjit, për të zgjidhur konfliktet e interesave të ndryshme. - Oliver Williamson, bashkëfituesi tjetër i çmimit "Nobel" në Ekonomi, ka zhvilluar një teori ku firmat e biznesit shërbejnë si struktura për zgjidhjen e konflikteve. Gjatë tri dekadave të fundit, këto studime kanë kontribuar në zhvillimin e qeverisjes ekonomike (economic governance) dhe zhvendosjes së saj nga periferia në qendër të vëmendjes shkencore. Transaksionet ekonomike bëhen jo vetëm në tregje, por edhe brenda firmave, shoqatave, familjeve dhe agjencive. Teoria ekonomike tradicionalisht u ka kushtuar shumë vëmendje përparësive dhe kufizimeve të tregjeve dhe ka neglizhuar llojet e marrëveshjeve të tjera institucionale. Kështu, Oliver Williamson ka argumentuar se tregjet dhe organizatat hierarkike, të tilla si firmat, përbëjnë struktura alternative të qeverisjes, që ndryshojnë në përqasjet e tyre për zgjidhjen e konflikteve të interesit. Pengesë e tregjeve është se ato shpeshherë stimulojnë pazarllëkun dhe mosmarrëveshjet. Dizavantazhi i firmave është se autoriteti, i cili kufizon pretendimet, mund të keqpërdoret. Tregjet konkurruese punojnë relativisht mirë, sepse blerësit dhe shitësit mund t‘u drejtohen partnerëve të tjerë tregtarë në rast se nuk bien dakord. Por, kur konkurrenca e tregut është e kufizuar, firmat janë më të përshtatshme për zgjidhjen e konflikteve se sa tregjet. Një parashikim i rëndësishëm i teorisë së Williamson, parashikim i vërtetuar nga përvoja, është se prirja e agjentëve ekonomikë për të kryer transaksionet e tyre brenda kufijve të një firme, shtohet me rritjen e karakteristikave specifike të aseteve të tyre. Studimet e Elinor Ostrom dhe Oliver Williamson tregojnë se analizat ekonomike mund të hedhin dritë mbi format e organizimit shoqëror. Ato hapin një diskutim të ri për vitet e ardhshme në mendimin akademik e shkencor ekonomik botëror. Me marrjen e çmimit "Nobel" në Ekonomi, Elinor Ostrom dhe Oliver Williamson rreshtohen në emrat e njohur fitues të këtij çmimi, që nga i pari në radhë, Jan Tinbergen (1969), Paul A. Samuelson (1970), Milton Fridman (1976), Richard Stone 1984) Merton H. Miller (1990), Robert E. Lucas, (1995) dhe Joseph Stiglitz. © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Do të ngrihet agjenci për koncesionet, pakësohen kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë Nga Tema Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dje disa ndryshime në ligjin “Për koncesionet”, i cili ka si objekt krijimin e një agjencie të posaçme, e cila do të ushtrojë kompetencat e kontrollit dhe menaxhimit në fushën e koncesioneve, si një prej komponentëve shumë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Sipas relacionit që shoqëron këtë p/ligj, sigurimi i transparencës dhe paanshmërisë në shqyrtimin e ankesave të procedurave koncesionare do të jetë tashmë kompetencë e Agjencisë së Koncesioneve, e cila do të krijohet pas miratimit të projektligjit të propozuar nga qeveria. Nenet e propozuara për ndryshim kanë të bëjnë me zëvendësimin e kompetencave të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe kalimin e tyre Agjencisë së Koncesioneve, të cilat, duke qenë se kanë të bëjnë me një procedurë tenderi (konkurrimi), në thelb janë konceptuar njësoj me kompetencat e Agjencisë së Prokurimit Publik. Në fakt, kjo masë lë në njëfarë mënyre jashtë pushtetit mbi koncesionet Ministrinë e Ekonomisë dhe ministrin Prifti. Gjithashtu, drafti i qeverisë propozon të ndryshohet afati i shqyrtimit të ankesave të operatorëve ekonomikë nga 20 ditë kalendarike në 30 ditë kalendarike. Ndryshimi i paketës ligjore për koncesionet do të rrisë edhe më shumë transparencën, barazinë, efikasitetin dhe besimin e ofertuesve për një gjykim të drejtë e të paanshëm në procedurat e rishikimit administrativ në rastet e shkeljes së ligjit apo moszbatim të tij nga autoriteti kontraktues. © Copyright 2007 tema.al Plan për të rishikuar çmimin e trojeve për kompensim Kryeministri urdhëron ministrat e Drejtësisë dhe Financave Kryeministri Berisha kërkoi dje nga ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave të nisin procesin e rishqyrtimit të hartës së çmimit të tokave, duke theksuar se rishikimi i çmimeve do të bëhet pas një vëzhgimi e hetimi serioz e të përgjegjshëm. Edhe pse kompanitë e shitblerjes së pronave tregojnë se çmimi për metër katror në Tiranë ka arritur mbi 150 mijë lekë, në hartën aktuale të qeverisë, vlera e kompensimit nuk shkon më shumë se 75 mijë lekë. Për këtë qëllim, Kryeministri vlerësoi mundësinë e rishikimit të çmimit të tokës që do të përdoret për kompensim. "Zoti ministër i Drejtësisë, do të sillet urgjentisht harta e çmimeve dhe zoti ministër i Financave agjentët tatimorë në mbarë Shqipërinë do të ndërmarrin hetimin e çmimeve të tregut dhe harta e çmimeve do të dalë mbi bazën e hetimit serioz dhe me përgjegjësi të plotë", tha Berisha. Sipas tij, në disa rrethe çmimi real i tokës është shumë herë më i ulët, në krahasim me çmimin e përcaktuar nga qeveria. Organi tatimor, tha Kryeministri, do të bëjë një hetim periodik të çmimeve të tregut, mbi bazën e të cilit do të përcaktohet edhe harta e çmimit të tokës. "Çështja e çmimeve të tregut nuk mund të bëhet pengesë as për investimet dhe as për tregun e tokës. Ky do të jetë një hetim periodik. Do të vendoset një rregull që organi tatimor të bëjë hetimin e tyre dhe mbi bazën e tyre do të përcaktohet harta, pasi ajo lëviz, sot çmimet mund të jenë më të ulëta, nesër rriten dhe ne do t‘i rrisim", theksoi kreu i qeverisë. Duke parë hartën e vlerës së kompensimit të tokës, vihet re se Tirana çmimin maksimal e ka 76.000 lekë për metër katror, kurse çmimin minimal e 16.000 lekë për metër katror. Problem për qeverinë vazhdon të mbetet identifikimi i tokave turistike dhe çmimi i kompensimit të tyre. a.kola © Gazeta Shqip - 2006-2008 [ Edited Thu Oct 15 2009, 09:22am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Banka e Shqipërisë: Kursi i këmbimit po rrit çmimet e ushqimeve në treg » Vendosur: 13/11/2009 - 09:12 Banka e Shqipërisë, vëren se është kursi i këmbimit ai që po i shtrenjton çmimet e ushqimeve në Shqipëri. Sipas raportit të fundit, çmimet e huaja u rritën mesatarisht me 0.4 për qind, ndërsa leku u nënçmua mesatarisht ndaj euros dhe dollarit përkatësisht me 7.7 dhe 13.1 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Diferenca e inflacionit në vend me mesataren e inflacionit të Italisë dhe Greqisë është rritur ndjeshëm gjatë dy tremujorëve të fundit. Ajo shënoi nivelin më të lartë në tremujorin e tretë (1.8 pikë përqindje), ndërkohë që ka rezultuar thuajse zero gjatë periudhës 2005 - 2008. "Zgjerimi i këtij hendeku shoqëruar me sjelljen nënçmuese të kursit të këmbimit mund të përbëjnë burim presionesh inflacioniste në të ardhmen. Pavarësisht niveleve të ulëta të çmimeve të huaja, inflacioni i importuar ka ardhur në rritje si pasojë e nënçmimit të lekut gjatë këtij viti. Veprimi i këtij faktori është ndjerë kryesisht në inflacionin e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" dhe në komponentin e inflacionit të sektorit të mallrave të tregtueshme. Megjithëse çmimet e ushqimeve në Itali dhe Greqi janë rritur me norma të ulëta rritjeje përkatësisht me rreth 1.1 dhe 2.0 për qind në tremujorin e tretë, dobësimi i lekut ndaj euros në terma vjetorë ka frenuar përcjelljen e rënies së kostove të importuara në ekonominë e vendit." Tregtia e jashtme Sipas Bankës së Shqipërisë, analiza e zhvillimeve të tregtisë së jashtme për periudhën janar gusht 2009 dëshmon për një rënie të shkëmbimeve tregtare me përafërsisht 10 për qind në terma vjetorë. Për pasojë, deficiti tregtar u ngushtua me rreth 4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008 dhe mbulimi i importeve nga eksportet arriti në nivelin 24 për qind. Në total, vlera e importeve dhe e eksporteve rezultoi me rënie vjetore gjatë kësaj periudhe me përkatësisht 7.7 dhe 19.2 për qind. Një tablo e ngjashme paraqitet edhe përsa i përket dinamikës afatshkurtër të treguesve të tregtisë në mallra. Muaji gusht 2009 regjistron tkurrje të aktivitetit tregtar të Shqipërisë me botën. Shkëmbimet tregtare vijojnë prirjen rënëse të vërejtur që prej muajit janar. Deficiti tregtar u ngushtua më tej me rreth 11 për qind në terma vjetorë dhe rreth 3 për qind në terma mujorë. Mbulimi i importeve nga eksportet shënon vlerën 21.4 për qind ose 2.4 pikë përqindjeje më i ulët se e njëjta periudhë një vit më parë. Sektori i jashtëm Sipas bankësn, bilanci i përgjithshëm i pagesave rezulton në një shtim të mjeteve valutore prej 142 milionë euro. Deficiti i llogarisë korente u ngushtua lehtësisht në terma nominalë vjetorë dhe treguesi i tij relativ ndaj PBB-së vlerësohet në 16.7 për qind. "Ndërkohë, deficiti i tregtisë në mallra arriti në 567 milionë euro dhe vlerësohet në 29.5 për qind e PBB-së. Dërgesat nga emigrantët shënuan një rënie vjetore prej 4.4 për qind dhe financuan 35 për qind të deficitit tregtar në mallra. Investimet e huaja direkte (fluksi hyrës) regjistruan këtë tremujor rritje vjetore të lartë (prej rreth 2.6 herë), kryesisht si rezultat i gjenerimit të të ardhurave nga privatizimet e kryera." © Gazeta Panorama [ Edited Sat Nov 14 2009, 01:11pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Cmimet e importit, kercenohen nga kursi i kembimit E Enjte, 12 Nentor 2009 Tendenca ne rritje e cmimeve ne tregjet nderkombetare se bashku me nencmimin e lekut, kane krijuar nje presion mbi rritjen e cmimeve te mallrave te importit. Sipas nje konstatimit te Bankes se Shqiperise zhvillimet ne cmimet e importit sugjerojne per presione te uleta inflacioniste nga ekonomia e jashtme. Cmimet e huaja u rriten mesatarisht me 0.4 per qind ne tremujorin e fundit, ndersa leku u nencmua mesatarisht ndaj euros dhe dollarit, perkatesisht me 7.7 dhe 13.1 per qind ne tremujorin e trete krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Per shkak te kesaj situate diferenca e inflacionit ne vend me mesataren e inflacionit te Italise dhe Greqise eshte rritur ndjeshem gjate dy tremujoreve te fundit. Ajo shenoi nivelin me te larte ne tremujorin e trete 1.8 pike perqindje, nderkohe qe ka rezultuar thuajse zero gjate periudhes 2005-2008. Zgjerimi i ketij hendeku, sipas Bankes se Siperise, shoqeruar me sjelljen nencmuese te kursit te kembimit mund te perbejne burim presionesh inflacioniste ne te ardhmen. Por, pavaresisht niveleve te uleta te cmimeve te huaja, inflacioni i importuar ka ardhur ne rritje si pasoje e nencmimit te lekut gjate ketij viti. Veprimi i ketij faktori eshte ndjere kryesisht ne inflacionin e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" dhe ne komponentin e inflacionit te sektorit te mallrave te tregtueshme. Megjithese cmimet e ushqimeve ne Itali dhe Greqi jane rritur me norma te uleta rritjeje perkatesisht me rreth 1.1 dhe 2.0 per qind ne tremujorin e trete, dobesimi i lekut ndaj euros ne terma vjetore ka frenuar percjelljen e renies se kostove te importuara ne ekonomine e vendit. © 1991 - 2009 Koha Jone “Çmimi i energjisë, rritja e domosdoshme” » Dërguar më: 13/11/2009 - 14:58 Si gjithnjë, në fund të vitit, kur troket dimri, shqiptarët i ze frika për sigurinë e furnizimit me energji, që, prej vitesh, ka qenë tejet problematike. Për çmimin, furnizimin, situatën aktuale dhe perspektivën e prodhimit biseduam me drejtorin e përgjithshëm të KESH-it, Muharrem Stojku. Zoti drejtor, qytetarët kanë mësuar nga njoftimet e medias se KESH-i kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010. Nuk ka pasur ulje çmimi në rajon për energjinë dhe karburantet? Ku e bazoni kërkesën? Po, është e vërtetë. Kemi aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për një rritje të nevojshme dhe të domosdoshme. Tarifat e propozuara të energjisë elektrike do të krijojnë mundësinë e ushtrimit normal të aktiviteteve të dy prej subjekteve të licencuara në tregun shqiptar të energjisë elektrike. Miratimi i drejtë i tyre përbën një kusht të domosdoshëm për përmirësimin e situatës financiare të KESH sh.a., duke bërë që Korporata të jetë vërtet një kompani tregtare, që mbulon me burimet e veta të gjitha shpenzimet operative të vitit dhe koston lokale të investimeve, kompani e pavarur financiarisht nga buxheti i shtetit. Korporata Elektroenergjetike rezulton me humbje apo me fitim? Gjatë viteve 2007-2008 KESH-i ka rezultuar me humbje të konsiderueshme. Duke u nisur nga situata e favorshme hidrike, monitorimi dhe mirëmenaxhimi i Kaskadës së Drinit, parashikimet më të fundit tregojnë se kompania do të dalë gjatë këtij viti me fitim. Me çfarë çmimi e blini në import energjinë elektrike dhe kush janë kontraktorët-shitës për KESH-in aktualisht? Për vitin 2009, KESH-i ka importuar rreth 53 milionë kilovatorë energji elektrike nga kompanitë 'EGL' (Zvicër), 'GEN' (Serbi), 'RET' (Çeki) dhe 'EZPADA' (Çeki). Me çfarë çmimi e shisni tek klientët tuaj energjinë elektrike? I vetmi klient për të cilin KESH-i ka detyrim për furnizim me energji elektrike është furnizuesi me pakicë, OSSH, të cilit ja shesim energjinë me një çmim të miratuar nga ERE-ja, prej 1.61 lekësh për kilovatorë. Në kushtet e mira hidrike, kur KESH-i ka energji të tepërt, e shet këtë energji në treg me çmim tregu. Çfarë investimesh do të bëjë KESH-i vitin në vijim? Vitin e ardhshëm KESH-i do të investojë kryesisht në projektin e sigurimit të digave. Krahas këtij investimi, Korporata do të investojë gjithashtu në rritjen e performancës dhe eficiencës së prodhimit të energjisë elektrike në impiantet e prodhimit. Kur parashikohet të hyjë në punë me ngarkesë normale TEC-i i Vlorës? TEC-i i Vlorës ndodhet në fazën e komisionimit të centralit. Kjo nënkupton që punimet e montimit kanë përfunduar dhe është kaluar në fazën e provave dhe të komisionimit të impiantit. Brenda këtij viti do ta vëmë në punë me kapacitet të plotë TEC-in. Dhe, së fundi një mesazh i drejtorit të përgjithshëm të subjektit më të madh në vend për konsumatorët shqiptarë në prag të dimrit... KESH-i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur kërkesat për furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorëve fundorë. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Sat Nov 14 2009, 01:28pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ja fondet që përfiton secila ministri Emirjon Senja | 18/11/2009 Pjesën e luanit e ka marrë Ministria e Punëve Publike me 51.9 mld lekë, rreth 10 miliardë më pak se viti 2009. Rritet fondi për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Buxheti, TIRANË- Komisioni i Ekonomisë kaloi dje në parim prjektbuxhtin e vitit 2010 duke miratuar fondet për ministritë dhe gjithë institucionet shtetërore. Në vend të parë me fondin më të madh ashtu si edhe një vit më parë qëndron Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit me 51.9 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e këtij fondi rreth 37 miliardë parashikohet të shpenzohet për ndërtimin e sistemit rrugor. Rreth 9 miliardë të tjera do të shpenzohen për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, ndërkohë që për vitin 2009 fondi për këtë sektor ishte rreth 5 miliardë. Fondi i përcaktuar në buxhtetin e vitit 2010 për MPPTT-në është rreth 10 miliardë lekë më i vogël së ai për vitin aktual. Nëse bëhet një krahasim midis shifrave të këtij vitit dhe atyre të vitit të ardhshëm, vetëm fondi për zhvillimin e rrjetit rrugor është rreth 52 miliardë, e barabartë me të gjithë zërin e përcaktuar për vitin 2009 ose rreth 19 miliardë më shumë se i vitit 2010. Një zë të rëndësishëm në buxhtein e shtetit kap edhe fondi i ndarë për Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës me 43.8 miliardë lekë. Shpenzimet më të mëdha në këtë sektor parashikohet t'i marrin investimet në arsimin bazë me 25.6 miliardë lekë. Rreth tetë miliardë janë parashikuar për arsimin e lartë dhe 6 miliardë për atë të mesëm. Në krahasim me vitin aktual, buxheti i 2010-ës parashikon një ulje me 1.6 miliardë lekë të fondit për arsimin e lartë dhe rritje me 3 miliardë për arsimin bazë. Gjatë prezantimit të buxhetit, kryeministri Sali Berisha kishte theksuar se arsimi do të ishte një nga priroritetet e këtij viti, ndërkohë fondi për këtë sektor në buxhetin e 2010 në krahasim me vitin aktual është vetëm 2.4 miliardë lekë. Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është një nga përfitueset e mëdha të fondeve në buxhetin e shtetit. E renditur e treta ndër ministritë, ajo ka thithur rreth 43.6 miliardë lekë duke shënuar rritjen më të madhe me 9.2 miliardë lekë në krahasim me vitin 2009. Pjesën më të madhe të fondit të përcaktuar për këtë ministri e thithin dy sektorë. Rreth 21 miliardë janë përcaktuar për sigurimet shoqërore ndërsa 20 miliardë të tjera për programin e mbrojtjes sociale. Në vend të katërt për nga vëllimi i fondeve të marra qëndron Ministria e Shëndetësisë me 29.4 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të fondeve në këtë sektor e merr shërbimi i kujdesit dytësor me rreth 17.8 miliardë lekë. Rreth 8 miliardë lekë janë ndarë për shërbimin e kujdesit parësor. Edhe shëndetësia është shpallur si një nga prioritetet e qeverisë ndërkohë që në krahasim me një vit më pare, fondet për këtë sektor kanë pësuar një rritje me 3.8 miliardë lekë. Me pranimin e Shqipërisë në NATO, verehet edhe një rritje e fondeve të përcaktuara për Ministrinë e Mbrojtjes. Nga 23.6 miliardë lekë që ishte për 2009 ai është rritur në 25 miliardë. Pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, vendit tonë i është kushtëzuar përcaktimi i një fondi sa 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Mbrojtjen. Më pas renditen Ministria e Brendshme me 17.5 miliardë lekë, ajo e financave me 7 miliardë, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Bujqësisë me nga 6.8 miliardë, Mjedisi me 2.1 miliardë, Ministria e Jashtme 2.3 miliardë. Për t'u theksuar është edhe fondi i përcaktuar për Televizionin Publik , rreth 570 milionë lekë. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Dyfishohen eksportet. Tiranë-Eksportet shqiptare gati janë dyfishuar gjatë katër viteve të fundit, si rezultat i zbatimit të politikës së qeverisë për nxitjen e rritjes së prodhimit vendas dhe të cilësisë së tij. Mallrat shqiptare gjatë kësaj periudhë jane destinuar kryesisht drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke qënë në rritje të vazhdueshme, çka dëshmon për zhvillimin e prodhimit ekonomik të vendit dhe të tregut shqiptar. Sipas burimeve nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në vitin 2005 shifra e mallrave të eksportuara drejt vendeve të ndryshme ishte 65,818 miliard lekë, ndërsa në fund të vitit të kaluar kjo shifër ishte 112,572 miliard lekë. Me të tilla ritme është zhvilluar eksporti shqiptar edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2009. Kështu, në muajin janar shifra e eksportit ishte 6,642 miliard lekë, në shkurt 7,511 miliard lekë, ndërsa në muajin mars kjo shifër ishte 7,956 miliard lekë, duke shkuar si tremujor në 22,109 miliard lekë. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2009 janë eksportuar 12,190 miliard lekë tekstile e këpucë, 2,855 miliard lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, 2,554 miliard lekë materiale ndërtimi dhe metale etj. Ashtu si dhe në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti tregje të rëndësishme të mallrave të eksportit shqiptar vazhdojnë të jenë ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke kapur shifrën e 18,922 miliard lekë. Ndërsa për partnerët kryesore, vendin e parë e mban në këtë drejtim Italia me 14,856 miliard lekë, e ndjekur nga Greqia me 2,508 miliard lekë, Gjermania, etj. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Skavica, një tjetër hidrocentral i madh në vend Kukës Tenderi për hidrocentralin e Skavicës, në lumin Drin do të hidhet gjatë muajit dhjetor, ku në garë janë gjashtë kompani. Megjithëse tenderi është hapur që në vitin 2008, ai është shtyrë, ku shkak duket se është bërë edhe kriza. Gjashtë kompanite e interesuara janë TGK Skavica srl, nje kompani italiane qe ka pergatitur edhe projektin, “Korea Electric Power Corporation”, STATKRAFT nga Norvegjia, konsorciumi VERBUND KELAG GRUP nga Austria dhe “R.W.E” AG nga Gjermania. Sipas përllogaritjeve, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreth 800 milion euro, ndërsa mendohet se do të prodhojë pas ndërtimit 1.3-1.8 miliardë kilovatore energji në vit. E thënë në para, do të thotë se do të nxjerrë 60-80 milionë euro, duke pasur parasysh çmimet aktuale të energjisë që vendi ynë prodhon. Ajo që është më pozitive janë kompanitë në garë, të cilat janë të rëndësishme në tregun evropian të energjisë. Me ndërtimin e këtij hidrocentrali, vendi ynë do të ketë deri 15% energji më shumë. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, pranë fshatit me të njëjtin emër në Kukës, është projektuar gjatë viteve ’80. Atëherë vetëm sa i projektuar dhe u caktua vendondhja, por nuk u investua më tej. Ekspertët thonë se Skavica është më i rëndësishmi nga të gjitha kontratat e nënshkruara deri tani nga qeveria shqiptare, për shkak të sasisë së energjisë që pritet të prodhohet, si dhe për shkak të rentabilitetit shumë të lartë që pritet të ketë. Dhënia me konsecion e këtij hidrocentrali, do të bëjë që energjia të shfrytëzohet për rreth 35-vite nga firma ndërtuese dhe vetëm më pas ai do të kthehet në pronë të Shqipërisë. 2009-11-30 11:00 Copyright 2009 © GazetaStart.com Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kush nuk deklaron punëtorët, gjoba 100 mijë lekë Shekulli Online | 13/12/2009 Pesëfishohet sanksioni. Çdo kompani duhet të deklarojë punonjësit 24 orë para se të nisin punën TIRANË- Pesëfishohen gjobat për bizneset të cilat nuk deklarojnë pranë organeve tatimore punonjësit e tyre. Sipas ndryshimeve të miratuara në ligjin për procedurat tatimore gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, çdo biznes i vogël që zbulohet se nuk ka deklaruar të punësuarit të paktën 24 orë para fillimit të punës do të gjobitet me 50 mijë lekë për secilin rast. Për të njëjtën shkelje sipas qeverisë, çdo biznes i cili paguan TVSH dhe konsiderohet i madh paguan një gjobë me vlerë 100 mijë lekë. Në të dyja rastet krahas pagesës së gjobës, punëdhënësi duhet të shlyejë të gjithë shumën e kontributeve të papaguara. "Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit, rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën 24 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë, për biznesin e madh me TVSH, për çdo rast mosdeklarimi", - citohet në ligj. Krahas regjistrimit të punonjësve të bizneseve drafti i ri parashikon përfshirjen në skemën e kontributeve shoqërore edhe të personave që janë të vetëpunësuar në veprimtari tregtare shërbimi apo edhe ambulante. Ashtu siç ishte deklaruar edhe më parë nga kryeministri Berisha, në skemën e kontributeve shoqërore do të përfshihen edhe personat që punësohen si punëtor shtëpie. Punëdhënësi që në rastin konkret është pronari i shtëpisë duhet të bëjë deklarimin në organet tatimore dhe të derdhë të gjitha kontributet në emër të të punësuarit. Ndryshime të miratuara nga qeveria në ligjin "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë" "Neni 119 Mosdeklarimi i të punësuarve Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit, rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën 24 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë, për biznesin e madh me TVSH, për çdo rast mosdeklarimi.". Neni 10 Neni 122 ndryshohet, si me poshtë vijon: "Neni 122 Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale, për lëshimin e kuponave fiskalë e të biletave 1. Tatimpaguesi, person, juridik ose fizik, tregtar, dënohet në rast se: a) nuk instalon pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë: i. herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, për të cilën është përcaktuar një afat vendosjeje deri në 10 ditë pune, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë; ii. herën e dytë,të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, pas mosrespektimit të afatit të parë10-ditor, e kur për këtë pajisje është përcaktuar një afat vendosjeje tjetër deri në 10 ditë, pas vendosjes së gjobës së parë, sipas shkronjës "i", me gjobë, në masën 500 000(pesëqind nijë) lekë; iii.pas kësaj periudhe, sipas shkronjës"ii", me pezullim të veprimtarisë deri në 6 muaj; iv. në rastet e mosvendosjes së pajisjes fiskale, me mbyllje të plotë të veprimtarisë. b) nuk lëshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, për çdo rast: i. për herën e parë, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë; ii. për herën e dytë, me gjobë, në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë; iii. për herën e tretë, me mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj; c) lëshon një biletë, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj për kuponin tatimor, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë; ç) lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë; d) nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë; dh) nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor në mjedisin e ofrimit të mallrave apo të shërbimeve, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë)lekë; e) nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim sipas përcaktimeve të nenit 124, të këtij ligji; ë) nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave, me dënim sipas përcaktimeve të nenit 118, të këtij ligji; f) nuk merr me qira apo nuk regjistron pajisje fiskale rezervë, në rastet kur ky ligj e parashikon si detyrim, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; g) nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë)lekë: gj) nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë)lekë. 2. Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljeve të parashikuara në këtë nen bëhen nga organet tatimore të juridiksionit, ku tatimpaguesi ushtron veprimtarinë ose kryen shkeljet. 3. Moslëshimi i biletave të shërbimit me vlerë të parashtypur, të përdorura në sektorë të ndryshëm si, transport, turizëm, art, kulturë, etj dënohet me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo biletë.". Neni 11 Në nenin 123 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon: 1. Titulli i nenit ndryshohet dhe zëvendësohet me "Dënimet për shoqëritë e autorizuara dhe të paautorizuara". 2. Pas pikës 1 shtohet pika 2, me këtë përmbajtje: "2. Subjektet tatimpaguese, të cilat tregtojnë apo mirëmbajnë pajisje fiskale te subjektet e tjera tatimpaguese, pa qenë të licencuara nga ministri i Financave, dënohen me gjobë, në masën 1 000 000 (një milion) lekë, ndërsa shoqëritë, që blejnë dhe përdorin pajisje të tilla fiskale, dënohen me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe sekuestrim të pajisjes fiskale.". Neni 12 Pas pikës 2, të nenit 127, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje. "3. Në rast se organet tatimore kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për gjendjen e tij ekonomike-financiare, organet tatimore kanë të drejtë t'ia sekuestrojnë dokumentacionin, pajisjet, kompjuterike dhe fiskale, dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij.". Ligj për të sekuestruar "financat" e bizneseve Emirjon Senja Qeveria ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve dhe pajisjet e financave të kompanive që dyshohen për evazion TIRANË- Mosarritja e objektivit për arkëtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë këtij viti por edhe dështimi për pajisjen e bizneseve me kasa fiskale detyron qeverinë që të shtrëngojë edhe më tej procedurat e vjeljes së detyrimeve prej tyre. Këshilli i Ministrave propozoi ndryshimin e disa neneve të ligjit "Për procedurat Tatimore" duke rritur në mënyrë të ndjeshme nivelin e gjobave për çdo rast i cili do të cilësohet si shkelje. Njëkohësisht, ekzekutivi do t'i njohë të drejtën punonjësve të tatimeve të ndërhyjnë nëpër zyra duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin, pajisjet kompjuterike dhe ato fiskale nëse dyshojnë se një subjekt i shmanget detyrimeve ndaj shtetit. "Në rast se organet tatimore kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për gjendjen e tij ekonomike-financiare, organet tatimore kanë të drejtë t'ia sekuestrojnë dokumentacionin, pajisjet, kompjuterike dhe fiskale, dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij", - sanksionohet në ligj. Ky sanksionim kaq "liberal" i jep të drejtë tatimorëve të zbarkojnë në zyrat e çdo biznesi që dëshiron qeveria dhe të sekuestrojnë të gjithë kompjuterët e financës duke pezulluar pa afat aktivitetin e kompanive. Sipas ligjit aktual, nëse një biznes nuk e ka vendosur kasën fiskale gjobitet nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërsa, me ndryshimet e propozuara nga qeveria gjobat ato janë përshkallëzuar duke parashikuar edhe mbyllje të aktivitetit. Kështu, nëse konstatohet se nuk ka vendosur pajisjen fiskale, si fillim subjekti gjobitet me 100 mijë lekë dhe i jepet një afat 10 ditor për vendosjen e saj, nëse përsëri brenda këtij afati ai nuk e ka vendosur ende, biznesi rigjobitet, por kësaj radhe me 500 mijë lekë por duke i dhënë edhe 10 ditë të tjera afat për ta vendosur. Nëse edhe pas kësaj gjobe subjekti përsëri kapet pa pajisje fiskale nga punonjësit e tatimeve, merret masa për ndërprerjen e aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Kur vërehet se edhe pas kësaj periudhe biznesi nuk e ka vendosur pajisjen, tatimet mbyllin në mënyrë përfundimtare aktivitetin e tij. Por edhe nëse biznesi merr përsipër vendosjen e kasës fiskale, përsëri ndryshimet në ligj parashikojnë një serë gjobash për shkeljet që presupozohet se kryhen. Kështu, nëse biznesi nuk lëshon faturë për çdo shitje të bërë, herën e parë gjobitet me 100 mijë lekë, herën e dytë me 500 mijë lekë. Nëse përsëritet ligji parashikon ndërprerjen për gjashtë muaj të aktivitetit. Edhe në rastet e vendosjes së kasës fiskale dhe të lëshimit të faturës, qeveria parashikon një mori gjobash të tjera për bizneset, të cilat variojnë nga 20 deri në 30 mijë lekë për rastet kur çmimi i vendosur në faturë nuk përkon me çmimin real të produktit, etj. Plot 50 mijë lekë është gjoba që parashikohet të marrin bizneset të cilët nuk njoftojnë menjëherë organet tatimore nëse kasa fiskale pëson defekt. Bizneset duhet të tregojnë kujdes edhe në mirëmbajtjen e kasës pasi nëse konstatohet se ajo nuk mbahen në kushtet e përshtatshme mund të gjobiten deri në 80 mijë lekë. Krahas bizneseve edhe pronarët e mjeteve të transportit të udhëtarëve duhet të pajisin me bileta pasagjerët pasi në të kundërt gjobiten me 10 mijë lekë për çdo të tillë të pa lëshuar. Gjatë blerjes së kasave, bizneset duhet të tregohen të kujdesshëm të shkojnë tek pikat e autorizuara nga ana e Ministrisë së Financave pasi në të kundërt parashikohet të gjobiten me 100 mijë lekë. Ndërsa subjektet që shesin këto pajisje pa qenë të licencuara nga financat gjobiten me një milion lekë © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Mon Dec 14 2009, 03:27pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System