Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Sa e rendesishme mendoni ju se eshte jeta seksuale |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
ShkodraniUSA |
| ||
![]() Registered Member #1861 Joined: Tue May 06 2008, 07:40pmPosts: 36 | Kisha dasht me e dite menimin tuj se sa e ransishme asht jeta seksuale ne mbarevajtjen tone te perditshme dhe a mendoni se ndikon ne organizmin tone? Me poshte po ju tham disa nga gjanat apo vecorite qe jane provu shkencerisht mbi efektet pozitive te aktivitetit seksual. P.S. Edhe njehere do ju lutesha qe mos te dalim jashte normave te etike qytetare por te diskutojme ne lidhje me temen. Do ju lutesha moderatorve te kesaj teme qe ta kene tolerancen zero ne lidhje me fjalorin ketu. Flmd per mirekuptimin [ Edited Thu May 08 2008, 06:58pm ] | ||
Back to top | | ||
ShkodraniUSA |
| ||
![]() Registered Member #1861 Joined: Tue May 06 2008, 07:40pmPosts: 36 | Seksi eshte dukuri biologjike qe ka vetem efekte pozitive ndaj shendetit te njeriut. Nder keto vecori pozitive te seksit mund te vecojme disa edhe pse jane ne disa raste te panumerta. Jeta seksuale na ngre disi ne piedestal si jeten ashtu edhe shendetin, si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo psikologjike. Te mirat qe sjell seksi nuk jane thjesht thashetheme por te provuara nga shkenca. Tani disa nga vecorite pozitive te seksit jane: A) Seksi te liron nga stresi. Ne kete rast mund te permendim uljen e presionit arterial dhe uljen e shkalles se depresionit. Aktet seksuale te shpeshta kontribuojne ne ulje te presionit diastolit te gjakut (apo sic quhet ne gjuhen popullore--presioni i ulet.) B) Sexi forcon sistemin imun. Te kesh nje jete seksuale aktive do te thote qe ke nje shendet me te mire dhe nje sistem imun me te fuqishem. Eshte provuar ne disa studime qe maredhenjet seksuale te kryera njehere apo dyhere ne jave cojne ne rritje te nivelit te nje antitrupi te quajtur imunoglobulin A ose IgA, e cila mbron organizmin nga virusi i te ftohures dhe infeksione te tjera. Keshtu qe, sa me te shpeshta te jene maredhenjet seksuale aq me i mbrojtur eshte organizmi ndaj infeksioneve te ndryshme virale. C) Seksi ndihmon ne djegjen e kalorive te yndyrta. Sipas studimeve mendohet qe nga 30 minuta maredhenje seksuale mund te digjen 85 kalori yndyrash apo me teper. Ne pamje te pare mund te mos jene edhe aq shume kalorite e djegura ne kete rast, por sikur te beni vetem disa llogaritje te vogla do te shikoni perfitimet qe ka organizmi ne kete rast. Psh. Nese ben 42 sesioni gjysme oreshe do te thote qe djeg rreth 3570 kalori, qe jane te mjaftueshme per te humbur afro gjysem kg yndyre nga trupi. Seksi eshte nje nga menyrat me te mira te ushtrimit fizik, qe jo vetem te jep kenaqesi shpirterore por edhe perfitime te tjera fizike, biologjike dhe psikologjike. D)Seksi permireson gjendjen Kardiovaskulare (Zemren dhe organet qe lidhen me te.) Ne disa raste merret si i mireqene fakti qe shpeshtesia dhe dendesia e akteve seksuale mund te shpien ne arrest kardiak apo edhe evenimente te tjera te lidhura me zemren. Kjo nuk perben asnje baze shkencore dhe si e tille, shpeshtesia dhe dendesia e akteve seksuale nuk ndikon fare ne anen negative te zemres por gjithmone ne ate pozitive. Une nuk them ketu qe edhe ai qe eshte me tub frymemarrjeje te bej seks tre here ne dite dhe s'do ta gjej gje, por kam parasysh ketu faktet qe s'ka rendesi sa i vjeter ne moshe je, perderisa ke stamina per te kryer maredhenje seksuale nuk duhet te ndalesh nga fakti qe kjo gje do te kontribuoje ne ndonje patologji ne lidhje me zemren. Nga disa kerkime shkencore te bera ne fushen e Kardiologjise eshte arritur ne perfundimin se te berit seks te pakten dy apo tre here ne jave, shkurton ne maksimum rrezikun per te pesuar atack kardiak. Keshtu qe sa me shpesh te kryeni maredhenje seksuale aq me e shendetshme dhe e fuqishme do jete zemra dhe i gjithe sistemi kardiovaskular. E) Seksi te rrit veteperqendrimin dhe ne nje fare menyre te ngre edhe pozitivitetin ndaj vetes.Seksi te ben te ndihesh me mire jo vetem fizikisht por edhe menderisht dhe shpirterisht. Gjithmone nese kontakti seksual eshte i ndier nga te dy partneret njekohesisht. F)Seksi permireson intimitetin Duke kryer maredhenje seksuale sa me te shpeshta, organizmi ka edhe nje tjeter efekt pozitiv. Sa me te shpeshta te jene keto maredhenje aq me i ngritur eshte niveli i hormonit oksitocin i cili eshte pergjegjes per te na bere me te lidhur dhe per te na afruar me teper me njeri-tjetrin. Oksitocina na jep mundesime te duam njeri-tjetrin me shume dhe te afrohemi me shume me njeri-tjetrin. G)Seksi ul ne maksimun dhimbjen, qofte ajo shpirterore apo fizike. Ne kete rast me rritjen e nivelit te oksitocines, rritet edhe niveli i endorinave te cilat kontribuojne ne uljen e dhimbjes. Nuk e di nese ju ka ndodhur, por po ta beni prove qe nqse keni dhimbje koke apo simptoma postmenstruale, aktivizimi ne nje akt seksual do ju a ul ne maksimun dhimbjen. Kjo ne saje te nivelit te rritur te oksitocines sic e permenda me lart. H) Seksi zvogelon ne maksimum rrezikun per te patuar kancer te prostates tek meshkujt. Ejakulacionet e herepashershme kontribuojne ne uljen e rrezikut ndaj kancerit te prostates. Mendohet qe 21 ejakulime apo me teper ne muaj ulin ne maksimun rrezikun ndaj ketij kanceri tek meshkujt ne nje moshe pastaj te thyer. I) Seksi forcon muskujt e Pelvisit (legenit) dhe sidomos ata bazale. Kjo vlen me teper per femrat ngaqe ka efekte me te medha tek kjo gjini gjate aktit seksual. Duke kryer disa veprime apo ushtrime te muskujve te pelvisit apo sic quhen ndryshe ne gjuhen e seksuale, "Kegels." ju lejon atyre qe te kene me teper kenaqesi gjate aktit dhe qendrueshmeri me te madhe ne te ardhmen. P.S. Per te kryer ushtrimet e Kegelit gjate aktit seksual, duhet qe ti forconi ne maksimun muskujt e pelvisit, sikur po mundoheni te ndaloni qarkullimin e urines ne intervale deri ne 3 sekonda dhe pastaj te relaksoheni. E perserisni kete veprim vazhdimisht dhe do e shikoni qe do te keni me teper kenaqesi gjate aktit seksual. Dhe se fundi por jo i parendesishem eshte fakti qe : J)Seksi ju ndihmon te keni nje regjim me te ekuilibruar dhe me te mire te fjetjes. Dmth ju ndihmon te fleni me mire. Niveli i oksitocines i prodhuar gjate orgazmes nga akti seksual te ndihmon te flesh me qete dhe ta besh gjumin me te mire dhe me te lehte. Dhe pershtatja me nje regjim te rregullt te fjetjes sjell shume perfitime ndaj organizmit, si psh. aftesine per te patur nje peshe trupore normale apo edhe presion arterial te gjakut normal. Keto ishin disa nga shume efekte pozitive qe ka seksi per organizmin e njeriut ne vecanti dhe per mireqenjen tone si qenje njerezore ne pergjithesi. Make love and not wars. Love each-other as there is no other in this world. Treat and you will be treated. P.S. Edhe njehere ju lutem t'i permbaheni temes pa kalu ne vulgaritet. *All rights reserved.... [ Edited Mon Jan 26 2009, 02:14am ] | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | shum interesante kjo teme flm! personalisht e konsideroj jeten seksuale,te ransishme ateher kur asht momenti dhe jo nji habituel ..natyrel kur do te jete. po jeta sexuale ndikon ne organizmin tone.. | ||
Back to top | | ||
ShkodraniUSA |
| ||
![]() Registered Member #1861 Joined: Tue May 06 2008, 07:40pmPosts: 36 | Ne nje fare menyre ashtu eshte. Jeta seksuale duhet me xane nje vend te rendesishem ne jeten e perditshme, por natyrshem nuk mund te jete primare. Eshte mire qe te jete zakon, mbase jo i perditshem por te pakten dy-tre here ne jave duke patur parasysh jo vetem te mirat fizike, biologjike por edhe gjendjne shpirterore te dy personave te aktivizuar ne aktin seksual. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | ShkodraniUSA ka shkruar: Ne nje fare menyre ashtu eshte. Jeta seksuale duhet me xane nje vend te rendesishem ne jeten e perditshme, por natyrshem nuk mund te jete primare. Eshte mire qe te jete zakon, mbase jo i perditshem por te pakten dy-tre here ne jave duke patur parasysh jo vetem te mirat fizike, biologjike por edhe gjendjne shpirterore te dy personave te aktivizuar ne aktin seksual. flm per shpjegimin! | ||
Back to top | | ||
shehrezade |
| ||
![]() Registered Member #1166 Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pmPosts: 149 | seksi ka ken dhe a mjaft tabu per shqiptart sa edukat seksuale apo te mirat e tij sna i kan msu kurr po kto sjan te reja shkenca i ka than me koh seksi me dashni a ma efikas per sa i perket te mirave te lartpermendura | ||
Back to top | | ||
almi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2473 Joined: Fri Nov 21 2008, 10:03pmPosts: 37 | Shume flm Shkodrani USA .Dhe te gjitha qe ke lart permendur jame mese te verteta, . Ciao. :-h | ||
Back to top | | ||
vaibe |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2716 Joined: Tue Mar 03 2009, 09:20amPosts: 2 | po sexsi eshte gjithcka ke te drejte | ||
Back to top | | ||
drejtesia |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2554 Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53amPosts: 1411 | me ju than te drejten mesa nij te tjert eshte shum e rencishme,por ba me e marr si pytje vetjake per mu nuk ka hic rendesi as nuk me intereson hic, | ||
Back to top | | ||
Al Bundy |
| ||
Al Bundy![]() ![]() ![]() Registered Member #1833 Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pmPosts: 25133 | Me fillu prej fjales se fundit te parafolses,gjithmone si pergjigje vetjake, hiç nuk jam dokord ne ne kete pike. Si çdo gja tjeter edhe seksi ka rendesine e vet sidomos ne mbarevajtjen e nje çifti.Bile ndoshta nga anomali ne marredheniet seksuale mund te lindin komplikime edhe ne jeten bashkshortore. ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Jam shum dakord me parafolesin ne piken ku nuk asht dakord me parafolesen e tij. Si po thojne edhe shkencetaret, the more u get, aq ma mire asht.. ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Problemet seksuale, gra dhe vajza, mos luftoni në heshtje! Dr. Adem Harxhi | 18/07/2009 | Arti i te jetuarit TIRANE- Në të gjithë shkrimet në 'Shekulli' dhe emisionet televiziv, kam insistuar, në mënyrë të veçantë, lidhur me problemet e shëndetit seksual të grave dhe vajzave. Ka qenë ky preokupimi më i madh për mua, sepse në shoqërinë tonë, jeta seksuale e grave dhe vajzave ka qenë e nënvlerësuar dhe për fat të keq, vazhdon të jetë larg vëmendjes së familjes, të partnerit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Është shumë i madh numri i grave dhe vajzave që kanë probleme me jetën e tyre seksuale dhe që luftojnë me to në mënyrë të heshtur. Shpesh, për këto shqetësime nuk di as burri, ose partneri i tyre seksual. Kjo ndodh sepse shoqëria dhe kultura jonë akoma nuk i kupton problemet e shëndetit seksual të grave. Ato nënvleftësohen prej të gjithëve, prej mjekëve, madje edhe prej vetë grave. Janë shumë të rralla, në mos nuk ka fare raste, kur një grua, ose vajzë, të shkojë tek doktori sepse i mungon dëshira për aktivitet seksual, ose sepse nuk eksitohet seksualisht, ose nuk arrin dot në orgazmë, ose ka dhimbje gjatë aktit seksual, ose ka tharje vaginale, ose sepse ka dëshirë shumë të madhe për aktivitet seksual. Me të gjitha këto gjendje, çdo grua vuan e heshtur, lufton pa u ndjerë dhe pa rezultat. Askush nuk mendon për faktin që këto shqetësime të shëndetit seksual të grave dhe vajzave, kanë pasoja shumë serioze edhe në shëndetin e tyre fizik. Ato, pa e ditur as vetë, luftojnë të heshtura me këto shqetësime, pa i treguar askujt, madje as mjekëve, të cilët nuk i pyesin kurrë gratë, paciente të tyre, për problemet e tyre seksuale. Shumë shkruhet e flitet për dhunën ndaj gruas në familje, veçanërisht në zonat rurale. E gjithë kjo dhunë ndaj gruas, gjithë ky abuzim seksual me to, ka ndikim të madh në jetën e tyre seksuale dhe për pasojë edhe në shëndetin e tyre fizik. Për të kuptuar rëndësinë që ka ky problemi i shëndetit seksual të grave, do të sjell të dhënat e anketimit më të ri që është kryer në Amerikë dhe që u publikuan më 25 qershor të vitit 2009. Në këtë anketim rezulton se 70% e grave amerikane kanë probleme me shëndetin e tyre seksual. Nga këto gra, 22% e tyre kanë probleme shumë serioze seksuale. Pra 1/5 e këtyre grave, janë shumë të shqetësuara, për arsye të këtyre çrregullimeve seksuale që kanë. Sipas përcaktimit në këtë anketim, probleme të shëndetit seksual të vajzave dhe grave, konsiderohen gjendjet shëndetësore të mëposhtme: • Mungesa e dëshirës për aktivitet seksual • Paaftësia për t'u eksituar seksualisht • Paaftësia për të arritur në orgazmë • Dhimbje gjatë interkursës • Tharje vaginale • Dëshirë shumë e madhe për aktivitet seksual Nga gratë që vuanin një ose disa nga problemet e shëndetit seksual, 44% e tyre thanë se këto probleme kanë ndikim serioz në marrëdhëniet e tyre romantike me burrat ose partnerët seksualë; 43% e tyre raportuan se kanë probleme me vetëvlerësimin dhe 42% kanë probleme me shëndetin mendor. Studimi tregoi se problemet e shëndetit seksual, në 66% të rasteve shkaktojnë gjendje të rënda stresi dhe ankthi. Në 28% të rasteve shkaktojnë çrregullime të gjumit, ndërsa në 25% të të anketuarave, këto çrregullime kanë impakt të keq në peshën trupore (rënie dhe rritje patologjike në peshë.) Një nga përparësitë e këtij studimi ishte fakti që kërkoi të evidentonte se si dhe ku e gjejnë gratë informacionin e nevojshëm për këto shqetësime të tyre seksuale. Kështu 35% e grave që dëshironin të informoheshin për problemet e shëndetit seksual, e merrnin informacion nga interneti. Kjo shifër është për një vend si Amerika, ku akcesin për të hyrë në internet e ka një numër shumë i madh i grave, ndërsa në vendin tonë, ku nuk ka internet as në sallat e bibliotekës kombëtare në Tiranë, merret me mënd se sa gra kanë akces për t'u informuar nga interneti.. Nga të anketuarat, 32% e tyre pyesin partnerët dhe burrat e tyre për problemet e shëndetit seksual. Ne nuk kemi asnjë të dhënë, se sa nga gratë e vajzat shqiptare e bëjnë këtë dhe sa janë të njohur burrat me problemet e shëndetit seksual të grave, që të ndihmojnë edhe gratë e tyre. Shumë gra në këtë anketim thanë se do të ndjeheshin më mirë po t'i diskutonin problemet e shëndetit të tyre seksual me mjekët, por këtë nuk e bëjnë për shumë arsye, kryesisht, sepse nuk ndjehen mirë të shkojnë tek mjeku për këto probleme dhe mjekët nga ana e tyre nuk u kushtojnë rëndësi problemeve të shëndetit seksual të grave. Sipas anketës, vetëm 18% e grave amerikane kanë shkuar tek mjekët për këto probleme. Kjo është një shifër shumë e ulët për Amerikën, ndërsa ne nuk kemi asnjë studim për këtë problem. Ky studim, siç e thashë edhe më lart, u lëshua të enjten, në datën 25 qershor 2009, nga Qendra Kombëtare e Burimeve të Shëndetit të Grave dhe nga Lidhja e Shëndetit të Riprodhimit. Këtë studim e kishte sponsorizuar Boehringer Ingelheim Pharmaceuticals Inc. E theksova sponsorizuesin e këtij studimi, për t'u thënë sponsorizuesve në Shqipëri, se nuk duhet të sponsorizojnë vetëm për TV show, Soap opera, miss-et e bukurisë, ndeshje sportive etj., por në radhë të parë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në nevojë. Numri shumë i madh i grave që provojnë probleme të shëndetit seksual, tregon se është me shumë rëndësi, që t'u kushtohet atyre kujdes i veçantë. Të bëhen të gjitha përpjekjet, që t'u jepet grave, me të gjitha mënyrat, informacion shkencor i sigurt dhe përgjatë gjithë jetës së tyre. Eksperienca ka treguar se shumë probleme të shëndetit seksual të grave, mund të përmirësohen duke rritur edukimin seksual, duke ndryshuar mënyrës e jetesës së grave, duke organizuar konsultimin dhe mjekimit e këtyre grave dhe duke inkurajuar gratë që të bisedojnë për problemet e shëndetit seksual me partnerët dhe me doktorët e tyre. Mjekët sot, kanë më shumë se kurrë burime për të ndihmuar gratë, që të kuptojnë dhe të maksimalizojnë seksualitetin e tyre të shëndetshëm, për gjatë gjithë jetës. Është me rëndësi shumë të madhe për gratë, që ato, vetë, të kuptojnë bazat e përgjigjes seksuale femërore dhe miriadën e faktorëve, shumica e tyre emocionalë, që kanë impakt në seksualitetin e tyre. Tiranë, qershor 17. 2009 INTERSEKSI Pyetje: Doktor! Më vjen zor që e bëj këtë pyetje, por jam e detyruar nga gjendja në të cilën jam. Unë kam vaginë dhe testikula. Kam shumë droje të bisedoj me dikë për këtë situatë. Nëna gjithmonë më pyet nëse ndjehem mirë kështu si jam. Herën e fundit që më pyeti, u largova edhe prej saj. Jam shumë e shqetësuar dhe nuk kam biseduar me asnjë shoqe për këtë gjendje. Ndjej se kur ato do ta marrin vesh, do të më tallin. Nuk di çfarë të bëj. Kam shumë kohë që kam një të dashur dhe ai çuditet, se pse unë nuk dua që ai ta shikojë trupin tim. Kam menduar të kryej marrëdhënie seksuale me të, por jam e sigurt se pas kësaj ai nuk do t'i vazhdojë më marrëdhëniet me mua. Ai do ta ketë të vështirë të kuptojë nëse unë jam mashkull apo një femër. Të lutem më jepni ndonjë këshillë.Faleminderit! Përgjigje: Shoqëria jonë e ka të përcaktuar qartë se kush është një djalë dhe kush është një vajzë. Por më duhet të të them që në fillim, se ka shumë njerëz, që ashtu si edhe ti, nuk përfshihen në këto dy kategori shoqërisht të pranueshme. Njerëzit me karakteristika seksuale, ose riprodhuese, që nuk përcaktohen lehtësisht si meshkuj, ose si femra, hyjnë në atë grup të njerëzve që quhen me interseks. Njerëzit me gjendje interseksi mund të lindin me organe riprodhuese të shumë formave, dimensioneve dhe kombinimeve, ose kanë gjenitale të jashtme, që duket se i përkasin një seksi dhe kanë kromozome që i përkasin seksit tjetër. Ju më thoni se jeni e shqetësuar dhe unë e kuptoj shqetësimin tuaj. Por, duhet të dini se shumë njerëz, midis nesh, kanë gjendje interseksi dhe me siguri, ka edhe midis miqve, shokëve dhe shoqeve të tua. Njerëzit dinë pak për problemet që lidhen me interseksin, dhe kjo është arsyeja që ju keni zor të hapeni tek shoqet dhe dashnori juaj. Ju më pyesni se si mund të dilni nga kjo situatë. Në radhë të parë kjo varet nga ju. A do t'i zbuloni tek të tjerët, ato që ju keni poshtë mesit tuaj? a-Disa njerëz me interseks, e konsiderojnë këtë një çështje private dhe nuk ia tregojnë askujt. b-Të tjerë mendojnë se të flasësh hapur dhe ndershmërisht lidhur me trupin, kjo është mënyra më e mirë për të qenë vetja jote dhe kjo bën të pakësohet turpi. c- Disa të tjerë ndjekin opsionin : "Të presësh dhe të vëzhgosh". Prit sa të fitosh, gradualisht, besimin e shoqeve dhe t'u zbulohesh atyre, kur të jesh gati. Siç e shikoni, tani për tani, ju mund t'ia thoni një shoqes suaj të ngushtë, mund t'ia thoni vetëm dashnorit tuaj, ose të mos ia thoni askujt fare. Në qoftë se vendos të bisedosh me njerëz të tjerë, duhet të kuptosh se kjo nuk është pa "rreziqe". Ashtu siç thua edhe ti, ka mundësi që shoqet të bëjnë komente jo të mira. Por, nuk përjashtohet mundësia që ato ta fshehin konfuzionin dhe shqetësimin që u shkaktoi zbulimi, se ti je me interseks. Ka edhe një mundësi të tretë që ato të ndjejnë se ju jeni akoma po ai person, me të cilën ato kanë pasur kënaqësinë të kenë qenë shoqe. Lidhur me dashnorin tënd, këtu problemi është edhe më i vështirë. Vendimi për të bërë seks për herë të parë me të, është një hap i madh, edhe pa qenë me intersesk. Interseksi e bën seksin e herës së parë edhe më të vështirë. Ti thua se dashnori do të largohet prej teje, sapo ai të marrë vesh se ti je ndryshe nga sa pret ai. Ndoshta ti ke të drejtë që mendon kështu, por mund të ndodhë që reagimi i tij të të çudisë. Ka mundësi, që ai të jetë shumë i dashuruar pas personalitetit tënd të gëzuar, të jetë i mrekulluar nga niveli i dijenive të tua, ose të jetë i tërhequr nga puthjet e tua seksi dhe nuk e çan kokën fare, pse ju keni disa pjesë të tepërta në trup. Të prekesh gjëra të tepërta, është vërtet diçka e frikshme në një marrëdhënie intime, por ka raste që kjo gjë i sjell edhe më afër dy dashnorë. Ka edhe diçka tjetër që duhet ta kesh parasysh. Duhet të dish se zbulimi i interseksit mund të ketë edhe elementë pozitivë. Duke folur me shoqet dhe familjen më hapur për trupin tuaj, ju mund të ndjeni më pak shqetësim dhe të ndjeheni më konfidente me veten tuaj. Zbulimi mund të jetë një pikë kthese, që i thellon marrëdhëniet e tua me shoqet dhe dashnorin tuaj. Ata mund të ndjehen më afërt me ju, sepse ju u besuat atyre. Zbulimi i bën shoqet dhe dashnorin, që të të besojnë më shumë, për shqetësimet që ata mund të kenë. Para çdo gjëje, mendo të bisedosh me një specialist që i njeh mirë problemet e interseksit. Ai do të të ndihmojë të mësosh të mirat dhe të metat e hapjes tek të tjerët. Ai do të të ndihmojë të kuptosh më mirë imazhin e trupit tënd, lidhur me seksin dhe gjininë. Të ndash sekretet e trupit me shoqet, ose dashnorin, mund të jetë ndihmuese. Ashtu siç dëshiron nëna juaj, që ju të jeni plot besim lidhur me trupin, ashtu mund të ndodhë edhe me shoqet dhe dashnorin. Ata mund të ndjejnë të njëjtën gjë dhe të kujdesen plot dashuri për ju. Paç shëndet dhe fat. Doktori! Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Dergutsiani |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3136 Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35amPosts: 3023 | duhet 1 fije jet seksuale por jo shumm se dobsohesh ![]() ![]() 12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!! E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:) | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | shume interesante shkrimi qe ka pru z.lec per kete teme. them se duhet te jete e rendesishmme por jo ne pike te vemendjes.atehere varet edhe nga shume faktor,si eshte edukuar nga edukata seksuale???si dhe sa lirshem mundt te komunikoj me partnerin????e shume e shume gjera te tjera. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | me vjen keq qe ne shqiperi ka hala mungese informacioni, dhe ca asht ma e randesishmja, femnat nuk shprehen, nuk flasin, nuk shkojne te gjinekologu, vujne ose shijojne ne heshtje...asht fatkeqesi. (me ca shof nga shkrimi i Lecit) seksualiteti asht nje pjese e jetes, si cdo gja tjeter qe na rrethon, si buka qe hajme, apo si cdo aktivitet tjeter qe asht pjese e jona cdo dite. ke apo nuk ke marredhanie seksuale, je i perfshim ne seksualitet, dashje pa dashje. atehere pse femnat vazhdojne me u ndrojt? se di kur don me u kapercy ky kompleks ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
L€OÑ |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3349 Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pmPosts: 4104 | ShkodraniUSA ka shkruar: Ne nje fare menyre ashtu eshte. Jeta seksuale duhet me xane nje vend te rendesishem ne jeten e perditshme, por natyrshem nuk mund te jete primare. Eshte mire qe te jete zakon, mbase jo i perditshem por te pakten dy-tre here ne jave duke patur parasysh jo vetem te mirat fizike, biologjike por edhe gjendjne shpirterore te dy personave te aktivizuar ne aktin seksual. flm per shpjegimin, perzoten dy-tri her n'jav nuk asht keq:D | ||
Back to top | | ||
L€OÑ |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3349 Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pmPosts: 4104 | Miri74 ka shkruar: Me fillu prej fjales se fundit te parafolses,gjithmone si pergjigje vetjake, hiç nuk jam dokord ne ne kete pike. Si çdo gja tjeter edhe seksi ka rendesine e vet sidomos ne mbarevajtjen e nje çifti.Bile ndoshta nga anomali ne marredheniet seksuale mund te lindin komplikime edhe ne jeten bashkshortore. asht shum e vertet ![]() | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | ju po thoni dy tre her ne jav po ata qe jan te martum/martume dhe nuk i kan burrat /grat afer pra jan larg me distanc se me zemer jan afer ![]() ![]() ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | MiCoLjA ka shkruar: ju po thoni dy tre her ne jav po ata qe jan te martum/martume dhe nuk i kan burrat /grat afer pra jan larg me distanc se me zemer jan afer ![]() ![]() me shku te kojshija me marr i lug sheqer :d ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Al Bundy |
| ||
Al Bundy![]() ![]() ![]() Registered Member #1833 Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pmPosts: 25133 | LUPEN ka shkruar: MiCoLjA ka shkruar: ju po thoni dy tre her ne jav po ata qe jan te martum/martume dhe nuk i kan burrat /grat afer pra jan larg me distanc se me zemer jan afer ![]() ![]() me shku te kojshija me marr i lug sheqer :d Hahahahahaha that was funny ![]() | ||
Back to top | | ||
Gurabi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1920 Joined: Thu May 29 2008, 09:10pmPosts: 6466 | MiCoLjA ka shkruar: ju po thoni dy tre her ne jav po ata qe jan te martum/martume dhe nuk i kan burrat /grat afer pra jan larg me distanc se me zemer jan afer ![]() ![]() hahaha micole a ishe tu ja qa hallin kujt ti ktu a a ![]() tesh sa per temen ashtemire boll e rendeshishme ![]() ♥ Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! ....... | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | MiCoLjA ka shkruar: ju po thoni dy tre her ne jav po ata qe jan te martum/martume dhe nuk i kan burrat /grat afer pra jan larg me distanc se me zemer jan afer ![]() ![]() Micole, kompenson kur takohesh me partnerin maj ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Al Bundy |
| ||
Al Bundy![]() ![]() ![]() Registered Member #1833 Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pmPosts: 25133 | SuperGirl ka shkruar: MiCoLjA ka shkruar: ju po thoni dy tre her ne jav po ata qe jan te martum/martume dhe nuk i kan burrat /grat afer pra jan larg me distanc se me zemer jan afer ![]() ![]() Micole, kompenson kur takohesh me partnerin maj ![]() Edhe une ka kohe qe s'kam hanger mana po kur te shlohem n'to nuk me mujt me hanger ma teper 1 kg. Kjo heren e pare. Mbas 1 oret nji kg tjeter...E kshtu me rradhe... [ Edited Wed Jun 08 2011, 09:11pm ] ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | me nejt 5 dit n'zogaj, han 5 kile. njashtu ma. njaq do t'kishe hanger per nji muj, ka pak ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Al Bundy |
| ||
Al Bundy![]() ![]() ![]() Registered Member #1833 Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pmPosts: 25133 | SuperGirl ka shkruar: me nejt 5 dit n'zogaj, han 5 kile. njashtu ma. njaq do t'kishe hanger per nji muj, ka pak ![]() U ba nji korrigjim i vogel pak sekonda mbas postimit:D ![]() | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System