Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Tanning
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
ShkodraniUSA
Thu May 29 2008, 05:16pm
Registered Member #1861
Joined: Tue May 06 2008, 07:40pm

Posts: 36
Kjo teme ju dedikohet kryesisht femrave te cilat jane edhe frekuentueset me te shpeshta te saloneve te "nxirjes" se lekures apo sic quhen "tanning salons."
Para se te shpjegoj efektet negative te ekspozimit ndaj rrezeve UV, po ju jap nje ekspoze te shkurter te orgnit te lekures.
Ne dermatologji, lekura njihet si organi me i madh i sistemit integumentar, i perbere nga disa shtresa indi epitelial te cilat sherbejne si mburoje per organet dhe muskujt e tjere qe kufizohen me organin e lekures.
Pigmentimi i lekures varion nga nje etnicitet ne tjetrin. Pigmenti qe i jep lekures ngjyrimin quhet melanin (gjithashtu ju jep ngjyren edhe flokeve dhe syve) dhe prodhohet nga qelizat rezidente te lekures te quajtuar melanocite, te cilat luajne nje rol shume te rendesishem ne mbrojtjen e lekures nga rrezet UV, duke absorbuar (thithur) disa nga UV me te rrezikshme te diellit. Lekura permban gjithashtu edhe enzima (molekula te cilat jane pergjegjse per pershpejtimin e te gjitha reaksineve kimike ne organizmin e njeriut) te riparimit te DNA, qe ndihmon ne rigjenerimin e qelizave te demtuara ne rast ekspozimi me rreze UV. Lekura perbehet nga komponente te ndryshem, qe nuk besoj se do ti shpjegoj ketu. Nder me te rendesishmet jane dy shtresat e saj te quajtuara, epidermis apo shtresa e siperme e lekures, dhe dermis shtresa qe gjendet nen epidermis. Te dyja keto pjese perberese te lekures kane komponente te ndryshem ne perberjen e tyre te cilet jo vetem ndihmojne ne parandalimin e deportimit te rrezeve UV por edhe ndaj deportimit te viruseve dhe baktereve te ndryshme, duke mobilizuar te gjitha format e tyre te mbrojtjes.

Frekuentimi i ketyre saloneve dhe kryerja e precedurave qe njihen me emrin "nxirje te lekures me mjete artificiale" shkakton probleme serioze ne trupin e njeriut.
Me poshte po rendis disa nga efektet qe mund te kete ekzpozimi, qofte i nje periudhe ralativisht te shkurter apo te gjate, ndaj lekures, si organi qe ka kontaktin e pare me keto rreze.

Djegja nga rrezet e diellit apo sic njihet ne gjuhen mjekesore me emrin Eritema e lekures, eshte nje nga shenjat me dalluese ne rast ekspozimi ndaj rrezeve UV. Ne shumicen e rasteve djegja e lekures karakterizohet nga skuqja e lekures dhe renja e pjesshme e lekures, zakonisht pas nje periudhe 2-3 ditore pas ekspozimit.
Nje nga format me te shpeshta ne rast ekspozimi me rreze UV eshte "Melanoma." Eshte nje forme teper invasive qe perhapet ne nje menyree shume te shpejte ne zona te ndryshme te lekures gje qe mund te sjell vdekjen e te prerkurve nga kjo patologji.
Perpara se rrezet UV te deportojne lekuren, ato shkaterrojne fillimisht qelizat e epidermis. Si rezultat, sistemi mbrojtes i organizmit rrit qarkullimin e gjakut ne vendet e prekura nga ky ekspozim, gje qe shkakton edhe skuqjen dhe ndjesine e djegjes ne lekure. Ne te njejten kohe, qelizat e demtuara te lekures, clirojne kimikate dhe dergojne mesazhe ne te gjithe trupin duke u konvertuar ne ndjesi te dhimbshme djegjeje nga truri.
Qelizat e bardha te gjakut apo sic quhen ndryshe, Leukocitet, te cilat jane pergjegjse per mbrojtjen e organizmit nga infeksionet e ndryshme dhe semundjet, sulmojne ne kete rast qelizat e demtura dmth te prekura nga rrezatimi duke i eliminuar ato. Kjo sjell edhe kruajten dhe renjen e lekures.
Trajtimi ne keto raste behet nganjehere edhe me mjete rrethanore por edhe me medikamente mjekesore te cilat mund te merren edhe pa recete. Ne kete rast ndihmon jashtezakonisht, berja e nje dushi me uje te ftohte, qe ndihmon ne uljen e temperatures dhe eliminimin disi te kruajtjes se vendit te djegur apo rrezatuar nga rrezet UV. Perdoren zakonisht edhe disa kremra me perberje hidrokortizoni por edhe aspirina si nje antiinflamator i mirefillte, qe ndihmon ne uljen e intensitetit te dhimbjes dhe enjtjes se vendit te ekspozuar.
Djegjet me permasa te medha nga rrezet UV kerkojne trajtim dhe kujdes mjekesor te mirefillte dhe te menjehershem.
Studimet e bera ne kete fushe kane konkluduar ne nje lidhje te drejtepersedrejti ne mes te djegjes nga rrezet UV dhe melanomes apo sic quhet ne gjuhen popullore, kancerit te lekures, qe eshte nje nga format vdekjeprurese per personat e prekur. Qofte edhe nje ekspozim i vetem me rreze UV, rrit incidencen per nje shfaqje te mundshme te kancerit te lekures tek i prekuri nga kjo djegje. Nje vemendje e vecante duhet t'i kushtohet mosekpozimit ndaj ketyre rrezeve vdekjeprurese dhe sidomos frekuentimit te sesioneve ne salonet e nxirjes se lekures.
Si perfundim, tentimi per te ndryshuar ngjyren e lekures ne menyra artificiale rrit tejmase rrezikshmerine per nje kancer te mundshem te lekures. Kjo lloj praktike, nxirja artificiale e lekure (tanning) qe sic njihet te njerezit sot, sikur mbron lekuren nga djega apo deportimi i rrezeve UV, ndodh qe te sjell pikerisht te kunderten e asaj qe njerezit mendojne, kancerin e lekures dhe vdekjen e sigurte ne rast te prekjes nga kjo patollogji.
Prandaj ju sugjeroj qe te qendroni larg ketyre salloneve dhe ketyre praktikave per t'i dhene lekures nje ngjyre tjeter pervec asaj qe lejon organizmi i njeriut. Kjo mund te coje deri ne fatalitet.Melanoma nuk eshte e vetmja patollogji qe mund te kete efekte fatale per jeten e te prekurit. Ka edhe patollogji te tjera qe vijne si rezeltat i ekspozimit te tepert ndaj rrezeve UV. Personat te cilet kane patur nje ekspozim te vazhdueshem ndaj rrezeve UV, si ne rastin e frekuentimit te saloneve te nxirjes se lekures (tanning salons) kane incidence qe te ndiejne shenjat e plakjes se lekures se tyre ne nje kohe shume me te shkurter sesa normalja.
Kjo shpjegohet me sulmin dhe demtimin qe i shkaktojne kolagjenit dhe fibrave te elastines, rrezet UV, gje qe shpie ne shumefishimin e rrudhave ne pjese te ndryshme te trupit.
Plakja e parakohshme eshte nje efektet anesore me te shpeshta te prekjes me rreze UV. Te ndenjurit larg kontaktit me rreze UV eshte nje nga menyrat me te efektshme te te mbajturit te nje lekure te shendetshme.


P.S. Kaq besoj se mjafton per tu dhene nje ekspoze sa me te shkurter rreth rrezikut qe ju kanoset ne rast ekspozimi te vazhdueshem ndaj rrezeve UV. Ju garantoj qe kjo nuk eshte propagande, por thjesht sjellje e atyre fakteve qe jane vertetuar deri me sot ne lidhje me demtimin nga rrezet UV dhe rrezikun ndaj organizmit te personave te prekur.
Ju faleminderit per vemendjen, dhe po bashkeatdhetare te dashur, Shkodran jam, por thashe qe artikullin ne fjale ta shkruaja ne gjuhen letrare shqipe. Jo se kishte ndonje te keqe sikur ta shkruaja ne dialektin e mrekullueshem shkodran, por besoj se ketu ka nje audience me te madhe se sa nga qyteti jone i mrekullueshem.

*All Rights Reserved...

[ Edited Mon Jan 26 2009, 02:19am ]
Back to top
SuperGirl
Thu May 29 2008, 10:29pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
interesante....nuk e kam provu me u nxi ne kto sallonet dhe as qe e kam ne mend...sa te kena diellin e shkodres jena ne rregull



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
zjermi
Fri May 30 2008, 03:42am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
dje me diftoj nje shoqe, per nje vajze qe ka dek para pak kohesh prej ketyne rrezeve, nje dite para dasmes. kishte dasht me u nxi per nji dite e ka mbet mrend

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
ShkodraniUSA
Fri May 30 2008, 05:04am
Registered Member #1861
Joined: Tue May 06 2008, 07:40pm

Posts: 36
Keto gjana nuk jane tabu dhe te paditura nga njerezit por ne shumicen e rasteve dhe sidomos seksi femer tenton t'i injoroj me shume sesa te ruhet prej tyre. Sic e theksova edhe me siper, kjo gje mund te sjelle pasoja fatale per jeten e njeriut.
Back to top
~*Christel*~
Fri May 30 2008, 07:32pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
ohhh tanning!
Femrat marojne per pak ngjyre cokollate
Back to top
scutari82
Fri May 30 2008, 07:37pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
I call it fake baking or chicken roasted
Back to top
SuperGirl
Fri May 30 2008, 11:09pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
torino_ne ka shkruar:

ohhh tanning!
Femrat marojne per pak ngjyre cokollate



lene se edhe un maroj...tan veren rri ne diell



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
scutari82
Mon Jun 02 2008, 05:26pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
a kuku per ju michael jackson ka harxhu tan ata lek me oepracione plastike me u zbardh ju doni me u nxi
Back to top
~*Christel*~
Mon Jun 02 2008, 06:49pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
hhahahah scutari e menoj 1000 here ate pune....
Back to top
::bud::
Tue Jun 03 2008, 10:06am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Fake tanning (jo spray po rrezatim) jo vetem qe shkakton kanserin e lekures por ma e keqja asht se asht teper adiktive dhe mesohesh me te.
Nuk e kuptoj pse femrat bajn tanning (e kam flajen per ato normalet jo per modelet dhe aktoret etj) Ngjyra naturale si e bardhe, si e zeze mbetet NATURALE.
Pse te piqesh ne "microvale" ?

Kurse Tanning Speay asht me te vertet "sciffo" lekura bahet lara-lara si me kene girafe pssssssss..... fturen e kan kaf, qafen e kan bardh........ Zot na ruj.
Back to top
::bud::
Tue Jun 03 2008, 10:08am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
zjermi ka shkruar:

dje me diftoj nje shoqe, per nje vajze qe ka dek para pak kohesh prej ketyne rrezeve, nje dite para dasmes. kishte dasht me u nxi per nji dite e ka mbet mrend



Nuk ka gja ma hall. Krejt bahet vetem nga presjoni i konkurreces se praqitjes siperfaqsore te femrave, (ne pergjithsi)

Very sad.
Back to top
L - N
Tue Jun 03 2008, 10:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

zjermi ka shkruar:

dje me diftoj nje shoqe, per nje vajze qe ka dek para pak kohesh prej ketyne rrezeve, nje dite para dasmes. kishte dasht me u nxi per nji dite e ka mbet mrend



Nuk ka gja ma hall. Krejt bahet vetem nga presjoni i konkurreces se praqitjes siperfaqsore te femrave, (ne pergjithsi)

Very sad.



Nuk me duket sad se sad asht me te ardh keq, por me duket cmenuri komplet pamvarsisht se ja rrespektoj menimin dhe opinjonin gjithkuj qi mu fut ne makin qe mjeksia i konsideron si te rrezikshme qe te napin smunjen e kancerit vetem mu dukt e nxime, vetem mu dukt pak mualte apo se ke ken ne pushime. Per mu kta femna apo mashkuj qi hyn ne kta makina nximjet me duken njerz te deshperum qi nuk kan kontrodh hic mbi menen e kres tyne.

[ Edited Tue Jun 03 2008, 10:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Tue Jun 03 2008, 10:45am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
100% dakort me Z.Lec sejcilli ka llogjike dhe shpesh nuk perdoret por bahet viktime e rreklamit, mentalitetit, opinjonve shoqnire etj.

Back to top
scutari82
Tue Jun 03 2008, 03:13pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pssssssssss femna ma ca me prit prej tyne
Back to top
BRUNJA_USA
Tue Jun 17 2008, 01:38am
MRS.

Registered Member #1062
Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54am

Posts: 1395
asht e vertet se ne usa tanning preferohet shume dhe me than te drejten se kuptoj se kur te gjithe i din rreziqet e saj pse vazhdojn dhe shkojn .....kam nje shoqe timen qe me i kalu dy dite pa ba taning ban si me ken e cmendur ahahhah...i asht ba lekura si me ken plak sepse taning te than lekuren sepse myt te gjithe yndyren e lekures ............

when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!!
Back to top
ShkodraniUSA
Wed Jun 18 2008, 05:09am
Registered Member #1861
Joined: Tue May 06 2008, 07:40pm

Posts: 36
Brunja, me vjen keq, por asaj shoqes tende do t'i rekomandoja qe te hiqte dore nga kjo praktike vdekjeprurese sa nuk ka shkuar vone. Ceshtja e "tanning" eshte si puna e kompanive te duhan-cigareve te cilat me fuqine fiskale qe kane bejne qe mos te jete pranuar deri me sot fakti qe pirja e duhanit te merr jeten, duke qene nje nder shaktaret kryesor te kancerit te mushkerive. Ne kete menyre trajtohet edhe ceshtje e "tanning" sepse ka raminifikime te tejshkajshme fiskale dhe ekonomike nese do te thuhej e verteta qe ekziston per kete ceshtje. Ne njeren ane thuhet qe ekspozimi per nje kohe te gjate ndaj rrezeve ultraviolet te diellit eshte shume i rrezikshem, te cilat jane komplet dicka naturale, dhe ekspozimi ndaj rrezeve X neper salonet e "nxirjes" se lekures nuk perbem ndonje rrezik per trupin e njeriut edhe pse keto rreze jane artificiale dhe shume me te demshme sesa rrezet ultraviolet te diellit. Kjo thuhet gjithmone nga perfaqesuesit e nje industrie tashme shume te fuqishme qe eshte kthyer ne nje makine te pandalur burimesh financiare per zoteruesit e ketyre bizneseve fitimprurese por qe ne shumicen e rasteve, sjellin fatalitete te njerezit aplikues te kesaj teknike.
Prandaj ju sugjeroj qe te ruheni ne maksimun nga cfaredo lloje ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet qofte ai, pasi mund te kete pasoja fatale per jeten tuaj.
Sic edhe mund ta dini, kanceri i lekures apo melanoma eshte nje nder kanceret e pasherueshem deri me sot, e cila ne shumicen e rasteve shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet.
Back to top
SuperGirl
Wed Jul 31 2013, 12:53pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Tanning. I still love it!!

Tu lexu shkrimet ma siper tan keni than pse doni me e ndrru ngjyren natyrale te lekurs tuj, duket fake e blah blah blah.

Cdo gja asht si te ndihesh mire me vedin. Nese bahet patologjike, duket shku neper sallone per me u nxi e me marr kancer ne lekure, atehere asht gabim per mendimin tem sepse i ban dam vedit. Por nese merret nji e nxime e bukur natyrale ne diell, edhe tu perdor sun protection, duket krejt mire e t'ban me u ndi ma sexy, ma skinny, ma hot.
Un personalisht pelqej njerzit e nxim, femna ose meshkuj. Jo overtanned si italianet qe duken si zezake fake, po ne nje menyre te moderume.
Besoj tan femnat e kane krizen e pranveres kur fillojm e veshim gjana te shkurta e jena bardh prej dimrit. No one likes that!!
Dhe mas kujtoni se e bajm me u duk bukur per te tjeret, get over it, no one does anything to be liked from others. E bajm thjesht me u ndi ma mire me vedin.

Mandej gjithkush ka preferencat e veta: ka njerz qe i pelqen bardhesia ne lekure. Nothing wrong with that! Qejfe qejfe. Per mu, God bless summer and cinnamon tan whoa!!!

[ Edited Wed Jul 31 2013, 12:54pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Cen Durimadhi
Wed Jul 31 2013, 04:18pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
hahahahahaha pa me merr gazi se e kam ba i her prov nja 10 minuta e kam ken tu dek prej dhimbjes tkrytit

isha me njenen si e ban ket gja shpesh, i pelqen edhe i shkan me than at ca asht shkojm aty edhe hin kja nja 20 minuta une njaty tu i ba muhabet mas me u merzit kur del thet cen hin edhe ti mar ma bane i her prov se spa tmyt hajt u lyva me nja 1 kile voj a ca ishte aj produkti se thojn tban me kancer e une kisha frig kja bele mqeshte se une tu i than hedh hedh mas tdhimet haha nejse kam nejt 10 minuta mduket e kur kam dal veq une e kam dit se sa mka dhimt kryti

kur dola isha ba kuq i her prej xetit , e ca kena qesh se dal para pasqyrs edhe i tham ksaj, pa une skekam xi hiq maj? hahaha qeshet kja e ja ban, cen me tan ket lesh si ke ku dallohet ngjyra te ti mar ma hahahaha
sa injorant je mar cen ma ban mandej, pa ti nuk xihesh me i her mar duhesh me ardh nja 3 a 4 her ka 20 minuta si me marr pak ngjyr pfffffffffffffff
me mend, kur tdes noshta tesh hi prep njaty


Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Wed Apr 30 2014, 01:52pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
haha, te imagjinoj cen, me tan at lesh edhe ke dasht me u xi

Un skam shku naj here neper kta sallonet. Kam frike, edhe pse kto te rejat jane cilesore e si rregull duhet me te mbrojt. Boll dielli qe asht i keq vitet e fundit, me shku edhe me e marr fallso. Per shpirt boll kisha dasht, po he beça sma man



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Wed Apr 30 2014, 05:37pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
SuperGirl ka shkruar:

haha, te imagjinoj cen, me tan at lesh edhe ke dasht me u xi

Un skam shku naj here neper kta sallonet. Kam frike, edhe pse kto te rejat jane cilesore e si rregull duhet me te mbrojt. Boll dielli qe asht i keq vitet e fundit, me shku edhe me e marr fallso. Per shpirt boll kisha dasht, po he beça sma man



Super taman si po thu ti,edhe un kam si frig prej ktyne salloneve.

M'ka taku nji dit me pa iket video te Iene qe flite per kta solariumat e metaman qe me t'hi friga prej ca diftote ky gazetari megjithse ka sallone e sallone po sado duhet mi mendu njiri edhe kta gjana
.
Po ta ve linkun,shife nqs ke kohe trokit ketu

Ishtu si mozzarel du me ndej ,nami i zi u baft
se sa me sakatu lekuren vet,me mend n'kry.



Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
LUPEN
Thu Mar 02 2017, 12:52am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
- Stella - ka shkruar:

Super taman si po thu ti,edhe un kam si frig prej ktyne salloneve.

M'ka taku nji dit me pa iket video te Iene qe flite per kta solariumat e metaman qe me t'hi friga prej ca diftote ky gazetari megjithse ka sallone e sallone po sado duhet mi mendu njiri edhe kta gjana
.
Po ta ve linkun,shife nqs ke kohe trokit ketu

Ishtu si mozzarel du me ndej ,nami i zi u baft
se sa me sakatu lekuren vet,me mend n'kry.





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Mar 02 2017, 12:56am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Janë shumë artikuj të cilët flasin për pasojat negative që shkakton rrezitja e lëkurës nëpërmjet Tanning. Përveç salloneve Tanning, një tjetër rrezik për dëmtimin e lëkurës dhe shfaqjen e kancerit të lëkurës (si psh. melanoma, të cilën specialistët e lidhin me përdorimin e Tanning) vjen nga disa pajisje shtëpiake, të tilla si shtretërit rrezitës/tanning beds.

Sipas një artikulli të botuar pak ditë mëparë në usatoday.com trokit ketu , pajisje të tilla janë më të rrezikshme se frekuentimi i salloneve për rrezitje. Duke patur pajisje të tilla në shtëpi njerëzit bëjnë Tanning më shpesh, e kjo bën që të rritet rreziku i kancerit të lëkurës dhe të krijohet njëfarë "varësie për rrezitje".




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2835 sec, 0.0866 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,084kB