Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
* Shkrime rreth Iliro-Shqiptarve * |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | cameria trokit ketu [ Edited Wed Sep 16 2009, 11:50am ] | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | ludta ne kosove e ne mal te zi ka fillu kur aziatikt e mongolise erdhen ne ballakan edhe meqe perandoria romake kishte nevoje per mercenare ju ofroj tokat e shqiptareve serbeve me kusht qe ata te luftoshin per perandorine te njejten gja bani greqia ne jug meqe nuk kishin tope me luftu vete greket se dihet se jan pederasta kerkun ndihme nga turqit per me luftu kunder arberve duke ju ofru turqeve shperblime lufta ka fillu ma perpara edhe do te perfundoje vetem kur shqiptaret te marrin se ca ju a kan lan stergjyshat e tyne tokat dhe historin e shtremerume greko-sllave MOS TE HARROJME QE DERRI QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN NUK E HARRON [ Edited Sat May 31 2008, 04:01pm ] | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | piana degli albanesi ndodhet ne sicili arbereshe qe imigruan pas vdkjes se skenderbut drejt italise imigrimi ishte nga viset arbereshe te epirit feja e tyne ka ken feja ortodokse te cilen e kan rujt deri sot kja zone deri para 10 vjeteve asht qujt piana degli greki por me qenese greqi nuk i njef te drejtat e qameve dhe arvanitasve arbereshet e italise kerkuan qe zona te quhet piana degli albanezi trokit ketu ja pra ne nje shtet si italija qe ja ka leju gjuhen e tyne arberesheve dhe jo si greqia apo serbija qe nuk ja kan lejuar gjuhen dhe zakonet shqiptareve | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ushtria e tij e donte aq shumë sa që e bënë Perandor me emrin Klaud Gotthiku, i cili u bë dhe krijuesi i dinastisë së Flaveve ![]() Perandori Julian me origjinë shqiptare Perandori Julian kishte prejardhjen e tij nga fisi i Flaveve, fis i cili vinte nga pellazgët e Shqipërisë. Një vend i famshëm për lindjen e luftëtarëve trima. Kur Perandoria Romake rrezikonte të shkatërrohej në shekullin II pas erës sonë nga alamanët e Perëndimit dhe gothëve të Veriut, të cilët kishin plaçkitur Greqinë, Tainarin dhe persët në Lindje, atëherë u shfaq një gjeneral me shumë përvojë nga Shqipëria, i cili shpëtoi shtetin romak. Ai ishte Klaud Flavi. Në Nisë të Serbisë mundi gothët në një luftë ku u numëruan 50 mijë të vdekur. Me fitore të tilla arriti të ndalonte rënien e Romës për një shekull. Ushtria e tij e donte aq shumë sa që e bënë Perandor me emrin Klaud Gothiku, i cili u bë dhe krijuesi i dinastisë së Flaveve. Në majin e vitit 332 lind në Stamboll Juliani. I ati ishti Juli dhe e ëma ishte Vasilina, bija e krishterë e Qeveritesit të Egjiptit. E ëma vdes para se Juliani të bëhet një vjeç dhe fëmija u rrit nga dy xhaxhallarët e tij. Njëri, Juli, një njeri i mençur dhe shumë intelektual dhe tjetri Episkopi Evsevi, rrëfyesi i familjes mbretërore. Xhaxhai i tij, episkopi, e futi që të vogël në lëndën fetare, ndërsa xhaxhai tjetër sapo Juliani mbushi 6 vjeç e dorëzoi tek skllavi i liruar Mardoni, i cili kishte edukuar dhe të ëmën e Julianit. Ishte Mardoni ai i cili mori përsipër edukimin grek të Julianit, i cili sapo kuptoi mësimdashjen e të riut, e izoloi nga të rinjtë e tjerë të moshës së tij për ta ujitur me adhurim mbi Greqinë dhe Zotat e saj. Juliani pa familjen e tij të vritet përmes betejave të ashpra dinastike të asaj periudhe. Dhe ajo që ai nuk mund të pranonte ishte shkaku se vrasësit e familjes së tij përdornin si alibi veçorinë e të qenurit besimtar të krishterë. Që kur ishte i "vogël" nga ana shpirtërore e deri në fazën që kishte plotësuar mendimet e tij shpirtërore nuk mund të pranonte se feja e krishterë kishte të bënte me veprime të dhunshme dhe me krime të tilla. Në mënyrë karakteristike thotë: "Ju kur shkatërroni tempujt e lashtë dhe kur vrisni njerëzit e besimit tonë, bëni veprime të cilat nuk janë thënë kurrë as nga Krishti dhe as nga Pavli. Me këto veprime që kryeni, ju thyeni urdhrat e tyre". Në moshën 9-vjeçare, perandori Konstandin mëson ekzistencën e Julianit dhe të vëllait të tij dhe urdhëron që të izolohen në një fortesë. Pas 8 vjetësh, Konstandini i lejon që të kthehen në Stamboll, aty ku vëllai i Julianit merr titullin Qezar (trashëgimtar i ardhshëm i fronit). Për dy vjet, Juliani studion në Pergamo dhe në Efeso, nga ku dhe thërritet nga perandori dhe vihet nën kontroll, pas ekzekutimit të vëllait të tij, Galit. Vetëm falë perandoreshës Evsebisë, e cila e quan një intelektual të thjeshtë dhe të parrezikshëm, Juliani shpëton. Verën e vitit 355 shkon në Athinë për studim ku dhe do të kalojë edhe muajt më të bukur të jetës së tij, ashtu siç shkruan vetë më vonë. Papritmas, thërritet nga perandori, i cili i jep titullin e Qezarit dhe i vendos përsipër mbrojtjen e Perandorisë Perëndimore kundër barbarëve gjermanë. "Brenda tij ndjente se po ecte drejt vdekjes, por megjithatë vazhdonte i vendosur për të vdekur në një mënyrë heroike. Nuk është më djaloshi ëndërrues që nuk rritej, por ngjan me një gjeneral fitimtar". Juliani jo vetëm që përballoi pushtuesit, por dhe i ndoqi deri në det, një veprim ky që vonoi shkatërrimin e Perandorisë Romake për 3-4 shekuj. Vetë ushtarët e tij e nominuan Perandor, diçka që ai vetë nuk donte ta pranonte, por që pranoi vetëm pasi oficerët e tij e kërcënuan se nëse nuk do të pranonte, ata do të vinin një tjetër ushtarak në vendin e tij. Pushton Ilirinë dhe vendoset në Nisë, nga ku dhe deklaron hapur besimin e tij në qytetërimin e modelit grek. U dërgon letra athinasve, korinthianëve, spartanëve dhe romakëve, të cilët e pritën me një mospëlqim. Kështu, ekzistonin dy Perandorë në Romë dhe përplasja ishte diçka e pashmangshme. Kështu, ndërsa Konstandini marshonte drejt Julianit, vdiq i sëmurë në Tarso të Kilikisë. Para se të jepte shpirt, njeh si tashëgimtar të tij Julianin, në mënyrë që të shmangte një luftë të ftohtë të mundshme. Në dhjetorin e vitit 361 bëhet një hyrje triumfale e Julianit në Stamboll dhe populli e brohorit si Perandorin e parë që lindi aty. Këtu fillon "drama" e filozofit Julian, i cili thirret t'i japë të drejtë vizionit të Platonit mbi Perandorin-Filozof. Platoni thonte se, republika ideale do të vijë vetëm kur qeveritarët të filozofojnë, ose filozofët të bëhen qeverisës. "Më mirë të bësh të drejtën për një kohë të shkurtër dhe për arsye të saj të humbësh, se sa të jesh i padrejtë për një kohë të gjatë". Juliani nuk donte të detyronte të gjithë banorët e Perandorisë ndjekës të sistemit Naconalo-Fetar. Dhe këtu vizioni që kishte Juliani ngjan me atë të Aleksandrit të Madh, domethënë një perandori ku të gjitha fetë të bashkëkzistojnë në mënyrë paqësore, diçka që perandorët romakë e realizuan në një nivel të lartë. Juliani kishte si një model jete Aleksandrin e Madh dhe Marko Aurelin, të cilët i admironte. Madje disa kundërshtarë të tij thonë se admironte Aleksandrin e Madh aq shumë sa besonte se ishte ai vetë rimishërimi i tij. Por fanatizmat e asaj kohe nuk i lejuan të materializonte ëndrrën e tij politike. Nxjerr 5 dekrete të tjera për të përforcuar autoritetin e Parlamenteve lokale. Ndalon ta quajnë "Despot" dhe deklaron se quan veten e tij një anëtar të klasës parlamentare. "Nuk vlen askund të himnosh Heronjtë e Lashtë, nëse nuk mundohesh t'u ngjash atyre". Fillon të nxjerrë dekrete mbi tolerancën e feve, u rikthen pasuritë e tyre dhe kthen mbrapsht nga internimi ortodoksët, ndërsa njëkohësisht fshin sponsorizimet ndaj kishës katolike. Dhe të gjitha këto i bëri, ashtu siç thonte dhe vetë, në mënyrë që të rifunksiononte përsëri Rregulli i vjetër Romak, ku të gjitha fetë do të ishin të barabarta në Perandori. Mundohet të miqësojë pjesë të ndryshme të krishterëve dhe të shmangë përplasjen e tyre me ata qëndrore. Forcon qëndrimin ndaj kristianëve dhe urdhëron ndalimin e mësuesve kristianë nga arsimi dhe i detyron ata të korrigjonin dëmet që kishin krijuar në tempujt e feve të tjera. "Është absurde, disa që detyra e tyre është të interpretojnë veprat filozofike dhe oratorike të filozofëve, në të njëjtën kohë të përbuzin Zotat që ata ndëronin". "Arsimi i drejtë nuk do të thotë të përdorësh bukur fjalët dhe gjuhën, por do të thotë dallimi i një qëndrimi të shëndoshë të menduari logjik, të kesh mendime të drejta mbi të mirën dhe të keqen, mbi të bukurën dhe të shëmtuarën". Insiston të paraqitet në Parlament për të biseduar mbi ligjet, vazhdon të marrë pjesë në gjyqe, për të daluar vendime sa më të drejta. Ndonjëherë roli i tij i dyfishtë si Perandor dhe si Filozof, krijon brenda tij një luftë të brendshme për të marrë vendime. Në korrikun e 362 vendoset në Antioki për të përgatitur ekspeditën kundër persëve, ndërsa relacionet e tij me banorët e kësaj zone sa shkojnë e përkeqësohen. Ekziston një seri e madhe reagimesh dhe jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga disa homoseksualë të pafe, që jetonin në atë kohë në Antioki. Por përsëri Juliani nuk veproi si një Perandor autoritetar por si një Perandor-filozof, duke u përgjigjur këtyre polemikave me një shkrim satirik dhe ia dërgoi. Kur e pyetën se pse nuk merr masa autoritare, ai u përgjigj: "Injorantët duhet t'i mësosh dhe jo t'i dënosh. Sepse nuk mund të lindë një qytetërim në atë vend ku mbretëron injoranca". Muaj më vonë shkruan librin "Sipas galileasve ose të krishterëve" dhe në fillim të vitit 363 shkruan "Misopogonin". Në pranverë kryhet pushtimi i Persisë. Juliani kalon lumenjtë Tigri dhe Eurati dhe arrin deri në Ktisifonda dhe më 26 qershor, duke luftuar si gjithmonë në vijën e parë, plagoset për vdekje në një betejë kundër persëve. Menjëherë pas vdekjes së Julianit, të krishterët dogjën bibliotekën e Antiokisë. Vazhduan me përzënie kolektive dhe vdekje të dhunshme ndaj filozofëve, dënime me vdekje për magji ndaj besimtarëve të Panteonit të lashtë. Vazhduan me shkatërrime tempujsh të lashtë, vendstërvitjeje dhe muzetë, dhe si përfundim ndalimin e detyruar të fesë së lashtë dhe gati sa nuk ndaluan dhe Lojërat Olimpike nga Perandori Teodosio në nëntorin e vitit 392. Me vdekjen e Julianit, Perandoria Romake ra në një dekadencë të madhe, Bota e lashtë e Diturisë dhe e Virtytit ra në një narkozë të gjatë dhe dituria e çmuar u zhduk nga vendet perëndimore. Juliani ishte një personalitet që është akuzuar për shekuj të tërë për veprën që u mundua të realizonte. Që nga viti 1950 dhe mbrapa, emri i tij ka filluar të rimëkëmbet në të gjithë botën. Juliani ishte një "fanatik" i komunikimit, fliste dhe diktonte dhe kur nuk diktonte shkruante ai vetë, gjithmonë natën. Kur u bë perandor, filloi të komunikonte, të dërgonte letra tek shumë njerëz të edukuar, të besimeve të ndryshme fetare dhe nuancash, duke i thirrur afër tij. Virtytet e tij nuk u harruan kurrë, madje as atëherë kur kisha e kritikonte dhe as sot. Është krejt paradoksale, sasia e njerëzve të mençur që e lavdërojnë. Fanatiku i krishterë Prudenti, në poemën e tij "Apoteoza" shkruan: "Me të vërtetë Juliani tradhtoi Zotin, ishte jashtëzakonisht i dobishëm për perandorinë me vlerat e tij ushtarake, qeverisjen e tij të ndershme dhe drejtësinë e rreptë të tij". Filozofi i njohur italian i epokës së Mesjetës, Marsilo Ficino, himnon Julianin si liderin e Neoklasicizmit dhe rinovues të mendimit grek. Lorenci kompozoi dhe luajti dramë në Firence për të vërtetuar se nuk ishin demonët që mbizotëronin mbi Julianin, por ai ishte një patriot i pastër. I rritur brenda rreptësisë romake, respektonte ndërkaq jetën njerëzore dhe bazohej në fuqinë që ka shpirti. Ishte një nga shkrimtarët më të mirë të epokës së tij. U përpoq të bënte njerëzimin të ishte i lirë dhe i lumtur, duke i dhënë shembull popullit me jetën e tij të thjeshtë dhe shkruan: "Mbreti duhet të jetojë jetën e tij të përshtatur me fjalët që thotë, në mënyrë që të jetë i tillë ashtu sikur do të formojë nënshtetasit e tij". Nëpërmjet veprave të tij, është e lehtë të kuptojë dikush sinqeritetin që ai shpreh dhe nga ajo mori shkrimesh dallojnë tre, të cilat janë: "Lavdërime për Eusebinë", "Lavdërime për perandor Konstandion", dhe "Mbi veprimet e perandorit". Këto tre vepra ishin shprehje të ligjërimit kundrejt kushëririt të tij, perandorit Konstandio, i cili pas vrasjes së të gjithë familjes së Julianit, mbante kundrejt tij një armiqësi dhe dyshime të vazhdueshme. Një nga biografët e tij që jetoi shumë vite afër tij, Amian Marcelini, në kapitullin e XXV të historisë së tij përmbledh: Juliani ishte i denjë për t'u radhitur në serinë e burrave të mëdhenj, pasi zotëronte 4 virtytet kryesore: DITURINË, DREJTËSINË, MODESTINË, GUXIMIN. MENDIME FILOZOFIKE TË JULIANIT Të ngjajmë me Zotin, nuk do të thotë asgjë tjetër se sa të arrijmë të zotërojmë Diturinë më superiore për qëniet. Nuk shenjtërojmë Zotat as për pasuritë e tyre dhe as për thesarët e tyre, por për atë që thotë Homeri, se Zotat dinë gjithçka dhe më e rëndësishmja është se njohin veten e tyre. Nuk ekziston përveçse një qëllim dhe një parim, të njohësh veten tënde dhe të përngjahesh me Zotat: Parimi pra është të njohësh veten tënde dhe në fund të ngjash me ata që janë më të mirë se ti. Pa harruar se ekziston brenda nesh diçka më superiore se Mendja, një pjesë e vogël domethënë nga Njëshi dhe nga Mirësia që zotëron gjithësinë, ekuipazhi do të thonin i Shpirtit, nëpërmes së cilës, prezenca e Njëshit dhe e Mirësisë përqafon të gjithë Shpirtin. Sepse ashtu sikur e Vërteta është një, edhe filozofia është një, mos të na duket e çuditshme pra se arrijmë tek ajo nëpërmes rrugësh të ndryshme. Sepse nëse një i huaj, pasha Zeusin, dikush nga të vjetrit, do të donte të kthehej në Athinë, do të mund të shkonte si nga toka ashtu dhe nga deti. Platoni quan Zota ata që janë të dukshëm, domethënë Diellin, Hënën, Qiellin dhe yjet, por këto janë vetëm pasqyrimet e Zotave të padukshëm. Dielli që është i dukshëm nga ne nuk është gjë tjetër përveçse pasqyrimi i Diellit Mendor - të pakonceptueshmit nëpërmes trurit - dhe Diellit të padukshëm. Sepse nën shndërrimin, miti ka për qëllim për të mësuar njerëzit, atëherë kur ai që e thotë i shmanget thënies, pasi kupton se ajo që do të thotë do të jetë diçka hidhëruese për dëgjuesit e tij. Natyra dashuron të fshihet dhe nuk pranon të arrijnë tek veshët e njerëzve brutalë, fjalë mbi esencën apokrifike të Zotave. Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI Marre prej RD Online [ Edited Thu Jun 03 2010, 02:01pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kontributi për kthimin në agjendë të etnogjenezës së ilirëve ![]() 21-02-2009 / Nga Gjon Keka Mbi librin “Ura e Kujtesës”, e autorit Frrok Kristaj Njohuria jonë rreth gjenezës së kombit shqiptar mund të thuhet se bazohet në dy gjëra thelbësore: njëra është ajo e shkrimtarëve grekë e romake, dhe literaturave të lashta të asaj kohe, që potencojnë dhe argumetojnë lashtësinë dhe etnogjenezën e Ilirëve në Gadishullin Ballkanik, si dhe tjetra në bazë të gjurmimeve arkeologjike, etnologjike, linguistike, zbulimeve historike, kërkimeve moderne shkencore që sot bëhen në vrojtimin dhe zbulimin e etno-gjenezës së Ilirëve, etj etj. Siç shohim problemi i etno-gjenezës së kombit shqiptar në Ballkan është bërë një objekt studimi edhe për shumë studiues shkencor si të vendit, ata në rajon, por edhe më gjerë.Kjo ndodhë për dy arsye që në një mënyrë apo tjetër e përcaktojnë dhe e zgjidhin në mënyrë përfundimtare këtë çështje historike; E para është heqja e asaj skepse, të shtrembërimeve, zvetënimeve të të vërtetave historike, si dhe heqja e plotë e asaj velloje të errët të parahistorisë; E dyta është zgjidhja dhe përthyerja e komplekseve dhe e teorive të ndryshme që çojnë ujë në mullirin e etno-gjenezës së çështjes së Ilirëve në Gadishullin Ballkanik. Sidoqoftë pas një sinteze koncize dhe mjaft argumentuese të autorëve të huaj si ai i Karl Patsch, dhe më vonë ai i shkenctarit kroat Aleksandër Stipçeviq, të cilët trajtuan çështjen dhe problematikën e etno-gjenezës së Ilirëve në mënyrë të qartë e pa ekuivoke e emocione, tani vjen një vepër e një rëndësie të veçantë për shkenctarët dhe historianët, “Ura e Kujtesës”, ajo e shkrimtarit Frrok Kristaj. Thellësitë e së kaluarës historike/Libri “Ura e Kujtesës”, i autorit Frrok Kristaj na sjell argumente konkrete e sqarime të gjalla të thellësisë së shekujve. Ai me këtë vepër na ka hapur edhe një faqe tjetër për ta kuptuar më mirë dhe për të lexuar më mirë duke hedhur kështu shikimin drejt një historie që ende i ka rrënjët e pathara në gjithë historinë e saj. Mund të themi se historia është një kore toke e pathyer në gjithë procesin e vet, ajo as nuk ndahet, as nuk gjymtohet e as nuk shtrembërohet, por mbetet një “gur i çmuar”, i rëndësishëm dhe i palëkundur historikisht. Edhe pse njerëzit dhe popujt tjerë që mundohen të krijojnë historinë nga endacakëritë e tyre sic është populli serb, ata gjithnje mundohen që pjesën më të çmuar të një kombi t’ia shtrembërojnë dhe zhdukin, duke ditur se me heqjen e këtij “guri të çmuar” ata edhe mund të shndërrojnë proceset e vjetra me zhvillimet sipas miteve dhe dëshirave të vetë rastit dhe momenteve, këta (serbët) janë ata që dëshirojnë të bëjnë historinë në kurriz të të tjerëve. Por gjithashtu mund të thuhet se autori Kristaj gjatë këtij udhëtimi gjurmues ia hedh fytyrës argumentet e qarta shpërthyese edhe njëherë qarqeve të caktuara që sot janë shtet brenda një territori që ishte me rrënjë dhe kuturë iliro-arbërore, sic është rasti me Malin e Zi, siç edhe nënvizon ai në lidhje me këtë se “…në anën tjetër, shqiptarët gjatë gjithë mesjetës dhe gjatë sundimit turk qenë të pranishëm në pjesët juglindore të Malit të Zi të sotëm (i ndeshim edhe si sundimtarë shteti-Koçopari, shekulli XII), sa që edhe shkrimtarët e kohës,… njerëz të oborrit mbretëror të Rashës, e konsideronin shtetin e Zetës trevë arbërore”. Thellësia e gjurmimeve historike tepër vrojtuese dhe më një qasje të re ndaj çështjes dhe problematikës së Iliro-Arbërisë, na lenë të kuptojmë dhe të mendojmë se vërtetë e tërë gadishulli ballkanik ishte një territor i mbretëruar dhe i mbushur me histori e kulturë të lartë të fiseve ilire dhe mbretërve të saj. Autori Kristaj e në mënyrë të hapur i vizaton dhe i dokumenton pasuritë, kulturën, sociabilitetin, ekonominë, identitetin, besimin etj, etj të Iliro-Arbërisë në përgjithësi. Në këtë libër mund të vërejm mes tjerash edhe dokumentimin, sfidat dhe përplasjet e më vonshme si dhe vuajtjet golgotiane të këtij kombi që përjetoi në periudha të ndryshme historike siç është rasti me besimtarët të krishterë katolikë të ipeshkvisë së Tivarit e thotë autori “…besimtarët shqiptarë të kësaj ipeshkvie e kishin përjetuar rrugën e kalvarit, sepse ata (besimtarët) qenë detyruar me dhunë të kalonin në islam, por edhe të shpërnguleshin nga trojet e veta (shpërnguljet e para kishin filluar në vitin 1632) dhe të vendoseshin në viset e tjera të fiseve ilire, si në Istrie, ku edhe sot gjendet vendbanimi Shestan, e vende të tjera. Kushtet jetësore, por edhe ato të besimit fetar bënë që Papa Klimenti XI - Albani të thërriste Kuvendin e Arbrit në Mërkijë (tash Mërqi, afër Lezhës në Shqipëri), në vitin 1703, ku për udhëheqës të Kuvendit kishte emëruar arkitektin dhe hartuesin e dokumenteve të Kuvendit, Imzot Vinçenc Zmajeviqin, ipeshkëv të Tivarit. Megjithatë, sundimi i egër turk mbi shqiptarët nuk kishte të ndalur”. Një mori të pathënash dhe fatesh historike/Ndërkaq autori Frrok Kristaj i qaset me realizëm dhe në mënyrë përmbajtësore edhe dimensionit të personaliteteve historike, kulturore dhe politike të periudhave të ndryshme historike të kombit shqiptar të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar në përgjithësi. Duke vënë re dhe duke marrë si një model të pashembullt autori trajton me madhështi gjithë veprimtaritë e elitës intelektuale dhe menaxhuese të Ilirisë dhe më pas të kombit shqiptarë, duke filluar prej mbretërve Ilirë, pastaj Gjergj Kastriotit e deri te Gjergj Fishta si dhe personalitete tjera me influencë. Në mënyrë eksploruese, të habitshme dhe evoluese autori Kristaj e nxjerr çështjen e Iliro-Arbërisë në një gjendje të re historike si dhe në një shkallë të lartë të ruajtjes së të gjitha marrëdhënieve ndërmjet fiseve kjo deri më tani e panjohur për në shqiptarët. Po ashtu ne mund të shohim vlerën e pashoq të punës së autorit Kristaj, i cili na e qartëson dhe na shtjellon në mënyrë sa tërësore aq edhe të pranueshme prejardhjen e detit Adriatik dhe atij Jon, duke sqaruar këtë gjë mund të thuhet se gjithçka tani fiton një pamje të qendrueshme dhe të fortë e argumentuese, në lidhje me këtë autori vëren se “sipas Teopompit, historian i shekullit IV para Krishtit, në 20 veprat e tij që nuk janë ruajtur, për emërtimin e Detit Jon dhe të Detit Adriatik, del se emri i Detit Jon rrjedh nga emri i sundimtarit Jon, që ishte nga ishulli Vis, përkatësisht emri i Detit Adriatik, që në kohë më të hershme ishte quajtur Jon”. Ndërkaq, mendimi tjetër del se Joni ishte djalë i Dyrrahut (Durrësit), kurse sipas Teopompit i biri ishte Adria, sipas të cilit edhe u pagëzua Deti Adriatik. Joni, i biri i Dyrrahut, u vra gabimisht nga dora e Heraklit”. Nga kjo mund thuhet se autori jo vetëm që e ka përzegjdhur lëndën por edhe e ka shfaqur në mënyrë të drejtpërdrejt gjendjen dhe shkallën e zhvillimeve historike duke hedhur dritë mbi problemet e çështjeve që deri më sot nuk janë trajtur në masën e këtij lloji dhe nuk janë shkruar mbi mbretërin Ilrie në gadishullin ballkanik në këtë rang dhe pozicion vrojtues si dhe të shumë çështjeve tjera të çështjes së kombit shqiptar. Ky libër është një galeri e gjatë dhe një piket e historisë ku shkencatrët dhe historianët mund të mbështeten lirshëm duke pasur një besim dhe një siguri si dhe duke gjetur aty një mori të pathënash dhe fatesh historike mbi Iliro-arbërit. Marre prej Gazeta 55 Online [ Edited Thu Jun 03 2010, 02:05pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiptaret në perandorinë osmane ![]() HAJRO LIMAJ* 22/02/2009 Ne dhjetorin e vitit 1994, kur u akreditova atashe Ushtarak ne Republikën e Turqisë dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorisë e shume personalitete te tjera shtetërore dhe politike te vendit gjeta një mikpritje dhe përzemërsi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Evropës qe kisha qene me pare. Ketë përzemërsi e ndieja edhe me qytetaret e thjeshte te Turqisë ne Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo qe unë ndodhesha me detyre. Sapo mësonin qe isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut (Shqipërisë), ata shprehnin një respekt dhe një mirësjellje te veçantë. E gjithë kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin, trimëritë, besnikëritë dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga periudha Osmane e deri ne ditët e sotme. Kur trajtonim marrëdhëniet e dy vendeve tona te gjithë autoritetet i referoheshin menjëherë historisë se largët, te mesme dhe te sotme te shqiptareve, vlerave te tyre ne periudhën Osmane dhe ne periudhën e shtetit moderne te Turqisë. “Shqiptaret kane drejtuar perandorinë Osmane dhe shtetin turk. Edhe tani, ne vendet kryesore te Turqisë jane shqiptaret, nipërit dhe mbesat e tyre”, shpreheshin ata me kënaqësi. Dhe ky realitet mua me shoqëroi ne çdo ministri, ne çdo prefekture, bashki e komande ushtarake. Por, ne këtë shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne Perandorinë Osmane. Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre kontinente: Azi, Evropë dhe Afrike. Te gjithë historianet e huaj dhe turq, te cilët kane studiuar historinë e Perandorise Osmane, pohojnë se: “…Kryeministrat ( kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret) dhe pashallarët (gjeneralët) e komandantet ushtarake me te vlefshëm kane qene me origjine shqiptare”. Dhe këtë përfundim e vërteton numri shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrënjë shqiptare qe administruan perandorinë Osmane deri ne vitet 1922. Kështu, Koxha Sinan Pasha ne periudhën 1580-1596 ka qene pese here Kryeministër: 1580-1582, 1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni. Ahmet Pash Dukagjini ka qene Kryeministër per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Rridhte nga një familje shqiptare e Leke Dukagjinit. Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniçeri dhe ka qene Kryeministër ne vitet 1536-1539 Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motrën e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyrën e Kryeministrit per I vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541. Kara Ahmet Pasha, Kryeministër 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555. Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeministër ne vitet 1579-1580. Ferhat Pasha, dy here Kryeministër; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595. Merre Husein Pasha ishte Kryeministër per 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Ai ka shërbyer edhe si prefekt, vali ne Egjipt. Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeministër ne vitet 1632-1637. Kujuxhu Murat Pasha ka qenë 4 vjet, 7 muaj e 25 dite Kryeministër ne periudhën 1606-1611. Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614, Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621, Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646, Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655, Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, i cili u dënua me varje ne litar, rridhte nga një familje matjane, Zurnazen Mustafa Pasha shërbeu si Kryeministër vetëm 4 ore ne vitin 1656, Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeministër në periudhën 1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit, Qypryly Ahmet Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeministër. Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall, Qypryly Fazell Mustafa Pasha shërbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeministër. Biri i dyte i Mehmet Pashës dhe vëllai i Ahmet Mustafa Pashes, Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692, Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qëndroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhën 1797-1802, Dalltaban Mustafa Pasha, lindur ne Manastir Kryeministër ne vitet 1702-1703, Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710, Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan një vit ne voton 1716, Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770, Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809, Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korçës ka qenë tre here Kryeministër ne vitin 1853, 184 dhe 1857, Mehmet Ferit Pashe Vlora shërbeu si Kryeministër gjate viteve 1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte. Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe Vlorës Ferit Pashe Vlora nga babi ishte stërnipi i admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashë Tepelenës, Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles shërbeu ne vitet 1913-1917, Ahmet Izet Pasha shërbeu si sadrazam-Kryeministër 25 dite ne vitin 1918, Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i perandorisë Osmane, tradhtoi luftën çlirimtare te Ataturkut. Meliki Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeministër ne vitet 1523-1524, Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emërua Kryeministër per 4 vjet, Rystem Pasha ne vitin 1554 u emërua Kryeministër per 14 vjet derisa vdiq, Ibrahim Pasha shërbeu 13 vjet Kryeministër. Kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII, perandorinë Osmane e shpëtuan nga një rrëzim total, shtetit i dhanë gjak. Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me efikas nga autoriteti i sulltanëve te asaj kohe. Pashallarët, gjeneralët e besës fisnike shqiptare shpëtuan edhe “kryet e sulltanëve” Eshte interesant te përmendet se shqiptaret qe kishin marre një kulture humanitare islame ne shtetin Osman, nuk ishin egoiste. Sami Frashëri per këtë shkruan: “Shqiptaret kane shërbyer me shume per boten e jo per veten e tyre”. Perandori i Francës Napoleon Bonoparti ne vitin 1798 u nis te pushtonte edhe Egjiptin. Osmanllinjtë dërguan një ushtri te përberë prej ushtareve te zgjedhur shqiptare. Këtë ushtri e komandonin shqiptarët Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos ne Egjipt. Ne vitin 1801 u gradua pasha, gjeneral dhe ne 1805 mori ne dore pushtetin lokal te Egjiptit. Mehmet Alia Pasha u shtri deri ne Sudan. Me pas nënshtroi edhe feudalet e Arabisë qe përbenin një problem per Perandorinë Osmane. Me dinastinë e Mehmet Ali Pashës, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej shqipja. Ne Aleksandri atij i eshte ngritur statuja prej bronzi. Dinastia e kësaj familjeje ne Egjipt vazhdoi deri ne vitet 1956. Per rolin dhe vlerat e shqiptareve shefi Shtatmadhorisë Turke, marshalli Fevzi Cakmak shkruante: “Me qindra burra shteti shqiptare jane dalluar ne historinë Osmane. Shume nga ata kishin zënë edhe pozita te larta, te rëndësishme si kryeministra (sadrazame). Turqit dhe shqiptaret, ne betejat qe kane fituar bashkërisht kane pajtuar interesat e tyre te përbashkëta, jane bere vëllezër te vërtetë”. Ndërsa studiuesi gjerman prof. dr. Herman Gros ne librin “Ekonomia Ballkanike” shkruan se “Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkëjetuar me turqit osmanlinjë, ne saje te aftësisë se adaptimit dhe te talenteve te tyre si nëpunës, kishin zënë shkallet me te larta ne Qeverinë e Stambollit dhe kishin role te rëndësishme per perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër, fiset shqiptare jetonin te lira e te pa varura ne male te Shqipërisë”. Shume shqiptare duke mos e njohur gjuhen turke pyesin me dyshim se, perse turqit shqiptaret i quajnë “arnavut” dhe Shqipërinë Arnavutlluk. Fjala arnaut vjen nga persishtja e vjetër, arna-vut, qe do te thotë “trim, i cili nuk di te kthehet mbrapa”. Osmanllinjtë ne lufte me persët, batalionet (taborët) e skalionit te pare te i zgjidhnin jeniçer trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mësynin vetëm përpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per këtë arsye shqiptareve u vendosen emërtimin “arnavut” dhe Shqipërisë Arnavutluk. Trimërinë e shqiptareve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan: “Bashkësinë Otomane e kane siguruar dy krahë: turqit ne Lindje ( Anadoll ) dhe shqiptaret ne Perëndim ( Ballkan)..”. Por shqiptaret, ne perandorinë Osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kane bere emër edhe ne administrate, drejtësi, arsim, kulture, arkitekture, arte etj. Ne radhët e para te këtyre personaliteteve jane shume figura te rëndësishme te Rilindjes tone Kombëtare, veprimtaria e te cilëve, sidomos e Hasan Tahsinit, rektori i pare i universitetit te Stambollit, Sami Frashërit etj, ishin me rrezatim te theksuar per kulturën e tere Perandorisë Osmane, përfshire edhe Shqipërinë e asaj kohe. Sami Frashëri hartoi fjalorët dhe enciklopeditë monumentale si: Fjalori Frëngjisht-Turqisht, Fjalori Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike ne 6 vëllime etj, duke i shërbyer arsimit, edukimit dhe kulturës turke-osmane shume me tepër se sa një intelektual turk. Abdyl Frashëri, 10 vjet deputet ne Parlamentin e pare perandorak, 1877-1878, Abedin Dino një nga valinjtë e shquar, Ismail Qemali sekretar i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme, vali ne Siri, deputet ne Parlamentin osman ne vitet 1908-1912, Vaso Pash Shkodrani, vali i përgjithshmen i Libanit. Himni Kombëtar i Turqisë se sotme autor ka shqiptarin Mehmet Akif. Shume personalitete te Turqisë moderne te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku me 23 prill 1920 jane me origjine shqiptare. Marrëdhëniet e reja miqësore turke-shqiptare, ne mënyrë te veçante, hodhën themele te forta me 1920, kur lindi Turqia e re dhe qeveria e Tiranes e dale nga Kongresi i Lushnjës ne 28-31 janar 1920 akordoi marrëdhënie miqësore, ushtarake e kulturore me qeverinë e Ankarasë. Per këtë riafrim te Turqisë deputetet greke te Evropës shtruan pyetjen: “Ç’kërkon Mustafa Qemal Ataturku ne Shqipëri? Apo mos ka qellim te krijoje një Turqi te vogël ne perëndim te Ballkanit”? Ndërsa Presidenti dhe Mareshali Turqisë Ataturk më 1 mars 1921 ne Asamblenë Kombëtare te Turqisë sqaroi se “Me popullin shqiptar kemi bashkëjetuar si vëllezër disa shekuj. Prandaj këtë shtet e komb vëlla do ta ndihmojmë sa te mundim dhe sa te ketë nevoje”. Dhe kjo filozofi bashkëpunimi u rigjallërua me kalimin e Shqipërisë ne sistemin Demokratik te viteve 1991, e cila mund te trajtohet ne një shkrim tjetër. * Ish-atashe Ushtarak ne Republikën e Turqisë Marre prej Gazets Metropol Online [ Edited Thu Jun 03 2010, 02:15pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Regjistri i Françeskanëve, Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i 1720-ës » Dërguar më: 15/03/2009 - 10:18 Vitor Demaj Duke lexuar në revistën “Hylli i Dritës” e themeluar nga At Gjergj Fishta, posaçërisht historianin At Marin Sirdanin, bashkëpunëtor i ngushtë i kësaj reviste, vura re se At Marini kur flet për historinë e françeskanve në Shqipëri mbështetet, pos në tjera dokumente edhe në një Regjistër – siç e quan ai të Provincës Françeskane Shqiptare të vitit 1720. Për këtë regjistër të famshëm kishte folur edhe At Zef Pllumi, i cili thoshte se, “ky Regjistër kishte nji randësi si për historinë e fretenve në Shqipni, si edhe për historinë e vendit tonë”. Regjistri në fjalë, para se të hynte komunizmi në Shqipëri gjendej në arkivin françeskan në Shkodër, ku mbas vitit 1945, së bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u dërgua në Tiranë, ku më vonë u vu në Arkivin e Qendror Shqiptar. Mbas disa kontaktesh me znj. Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit u arrit të merrej një fotokopje e këtij Regjistri. Ai mban këtë titull: “Registro della Provinzia Oss.[ervante] Albania 1720 In tempo del P. M. R. Lorenzo M di Santa Croce Ministro Prov[inciale], l’ Anno 1720". Autori i këti regjistri të çmuar është P. Lorenzo Maria di Santa Croce, i dërguar për të marrë në dorë situatën e Provincës që ishte në një dekadencë totale për arsye të gjendjes politike dhe shoqnore të shkaktuar nga robërimi i pushtuesit. Simbas të gjitha gjasave, Urdhni Françeskan e pa të nevojshme ndërhyrjen për të marrë në dorë situatën mjaft të vështirë që po përballeshin Françeskanët në Shqipëri, ja dhe arsyet e një delegati gjeneral për të ruajtur identitetin Françeskan në token arbërore. Regjistri është i mbajtur mirë, dhe është i përbërë nga rreth 102 faqe të shkruara. Lind pyetja: Pse u mbajt ky Regjistër? Pse u shkrua? Cili qe qëllimi i autorit? Këtyre pyetje do te mundohemi në mënyrë të shkurtër t’u japim përgjigje. Françeskanët në të gjithë territorin shqiptar Si fillim duhet të themi se ky dorëshkrim thirret Regjistër, por në të vërtetë është një kronologji e fakteve dhe e ngjarjeve që françeskanët po kalonin në ato kohë të turbullta në viset shqiptare. Në hyrje të këtij dorëshkrimi flitet mbi praninë e françeskanëve si dhe të kuvendeve të tyre që nga zanafilla e tyre në Shqipëri. Jo më kot, Regjistri fillon duke thënë se Provinca e fretënve të vegjël në Shqipëri është nga më të parat të Urdhrit Françeskan të themeluar nga Shën Françesku i Asizit. Për të vërtetuar këtë, autori i Regjistrit merr atë shkrimin latinisht që është përkthyer nga një tjetër në greqisht, i cili ndodhet mbi derën kryesore të Kishës së Zojës Nunciatë, Lezhë. Ja se çfarë shkruan autori në fillim të shkrimit: “Provinca e Fretenve të vegjël e Shqipërisë është nga më të vjetrat e Urdhërit, sikurse shihet edhe nga themelimi i kuvendit të Zojës Nunciatë në Lezhë, ku ndodhet përtej Lumit të Drinit, ku në ballin e Kishës gjendet e shkruar: Hoc templum Fratrum Minorum edificatum est anno Domini MÇ40 – që përkthehet – Ky është tempulli i fretënve të vegjël, i ndërtuar në vitin e Zotit 1240”. Kuvendet gjatë pushtimit osman Kuvendet françeskane, që për pak kohë edhe mbas pushtimit osman qëndruan në këmbë dhe ishin të kësaj Province, pra të Provincës Françeskane Shqiptare janë: 1. Alessio – Lezha, kuvendi i Zojës Nunciatë; 2. Veglia – Velë, Kuvendi i të Shelbuemit; 3. Rubigo – Rubiku, Kuvendi i të Shelbuemit; 4. Corbino – Kurbini, Kuvendi i Shën Prendes; 5. Sebaste - Shna Ndou Sebaste, Laç Kuvendi i Zojës Nunciatë (krahas devocionit të Zojës u përhap edhe devozioni për Shën Ndoun); 6. Priska – Priskë, Kuvendi i Shën Andreut; 7. Trosciani – Troshani, Kuvendi i të Lemët e Zojës; 8. Caçinari - Kaçinari, Kuvendi i Shën Marisë; 8. Capo Rodoni - Kepi i Rodonit, Kuvendi i të Ngriturit e Zojës; 9. Durazzo – Durrës, Kuvendi i Shën Marisë së Engjujve; 10. Croia – Krujë, Kuvendi i Shën Marisë; 11. Dolcigno – Ulqini, Kuvendi i Shën Gjonit; 12. Nderfandena – Ndrefandë, Kuvendi i të Lemët e Zojës; 13. Brosca - Broskë Kuvendi i Shën. Luçisë; 14. Scuttari - Shkodër Kuvendi i Shën Marisë; 15. Cheraba – Krrabë, Kuvendi i të Shelbuemit; 16. Antivari – Tivar, Kuvendi i Shën Ndout; 17. Bretesta – Bretestë, Kuvendi i të Shëlbuemit; 18. Sopra Macedonia – Martanesh, Kuvendi i Shën Martinit; 19. Mirditia – Mirdita, Kuvendi i Shën Lleshdrit; 20. Calametti – Kallmeti, Kuvendi i Shën Misë, Eufemia. Të gjitha këto kuvende gjatë kësaj periudhe historike pësuan shkatërrime si dhe rrënime të pjesshme, duke mbetur kështu vetëm gërmadha e një realiteti që po zhbëhej dita-ditës nga pushtuesit anadollak të ardhur nga Azia. Ky shkatërrim i kuvendeve që si pasojë ka sjellë edhe persekutimin, martirizimin e fretërve, është e lidhur ngushtë me pushtimin osman të Arbënisë. Nëse i hedhim një shikim të shpejtë historisë sonë, françeskanët i gjejmë aktivë dhe këshilltarë në kohën e artë të Gjergj Kastriotit, dhe më gjerë ishin të përfshirë në të gjitha çështjet që kishin të bënin për lirinë e bashkatdhetarëve të tyre. Këto ndërhyrje të fretënve, si dhe të klerit katolik në përgjithësi, ngjallën shumë pakënaqësi në radhët e pushtuesi, të cilët filluan një persekutim ta madh ndaj tyre. Mjafton të përmendim ngritjen krye në disa zona në veri të Shqipërisë në vitin 1648, ku u bë një masakër e madhe prej turqve, duke mbyllur shkollën shqipe të hapur në Blinish. Me këtë shtypje të madhe të aspiratave për vetëqeverisje të shqiptarëve, erdhi edhe largimi i dhunshëm i françeskanëve nëpër zonat malore. Historia e dëshmon se, edhe pse barbarizmat turke po bënin kërdinë, françeskanët nuk e braktisën popullin, por i qëndruan atij përkrah duke e ndihmuar në ruajtjen e zakoneve dhe të traditave të tij. Në vitin 1720, komisari gjeneral i dërguar nga ministri gjeneral për të marrë në dorë situatën, tashmë të rënduar të pranisë së françeskanëve, vuri re se çdo ditë që po kalonte, numri vinte duke u zvogëluar. I deleguari i të parit të fretënve, kur erdhi në Shqipëri, gjeti këto kuvende që ishin të parrënuar dhe të banuara nga ata pak fretër që kishin mbetur: 1. Alessio - Lezha ,Kuvendi i Zojës Nunciatë; 2. Rubigo – Rubiku, Kuvendi i të Shëlbuemit; 3. Sebaste - Shna Ndou Sebaste Laç, Kuvendi i Zojës Nunciatë (krahas devocionit të Zojës u përhap edhe devozioni për Shën Ndoun); 4. Trosciani – Troshani Kuvendi i të Lemët e Zojës; 5. Capo Rodoni - Kepi i Rodonit, Kuvendi i Të ngriturit e Zojës. Gjithsej, nga njëzet kuvende që ishin më parë, kishin mbetur vetëm pesë kuvende në gjendje shumë të keqe. Sikurse shihet qartë, së bashku me rrënimin dhe shkatërrimin e Shqipërisë, u shkatërruan edhe kuvendet françeskane. Për të pasur një ide për shkatërrimin e kuvendeve që përmendëm më lart si dhe persekutimin e fretënve, duhet t’i hedhim një shikim Regjistrit: “Në një kohë kuvende kishte shumë, por mbas vdekjes së dhimbshme të të vlertit dhe të madhit Princit Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu, këto Provinca ranë në dorë të princave osmanë. Mbetën të shkatërruara, të djegur pjesa më e mirë e të gjitha kuvendeve, dhe kështu u braktisën nga rregulltarët për t’i shpëtuar vuajtjeve dhe persekutimeve të tmerrshme të pushtuesve të rinj. Megjithëkëtë, edhe nën pushtimin e tanishëm dhe në kohë jo të largëta, kishte kuvende të shumta, nga këta që kanë mbetur tani, sikurse mund të konstatohet nga numri që kam gjetur dhe këtu poshtë po i shënoj, në mënyrë që të kemi njoftime për kuvendet, që përpara se vendi të pushtohej. Rëndësia e dorëshkrimit Këto shënime historike të mbajtura nga P. Lorenzo M di Santa Croce, bënë të mundur për të ditur numrin e kuvendeve që kanë qenë në Shqipëri, si dhe të atyre që kishin mbetur mbas pushtimin osman. Është e rëndësishme të kujtojmë se të bijtë e Shën Françeskut, së bashku me përhapje e fesë, nuk e veçuan aspak dashurinë për vendin e tyre, ose në rastin e misionarëve, dashurinë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo bëri që të bjerë mbi ta mënia e turkut, sepse si kuvendet, po ashtu edhe kishat, ishin kthyer krahas mësimit të fesë, edhe qendra ku mësohej gjuha shqipe. Këtë fakt e dëshmojnë shumë dokumente dhe botime për çështjen e zanafillës së mësimit të gjuhës shqipe, që zë fill aty nga shekulli XVI – XVII. Prandaj, ishte më se e nevojshme që të mos harrohej përhapja dhe prania e françeskanëve në Shqipëri, që duket se fillesën dhe të ardhurit për herë të parë është që nga koha e Shën Françeskut. Në këtë Regjistër–Dorëshkrim, gjenden shumë kuvende dhe kisha shekullore, si ajo e Rubikut, e Lezhës, e Kepit të Rodonit, etj. Të gjitha këto kisha dhe kuvende janë sot, disa prej tyre monumente të kulturës kombëtare. Më tej ky dorëshkrim na përshkruan gjendjen e jetës françeskane, rregullimin e jetës së tyre, pranime të reja në jetën françeskane, dekrete të delegatit gjeneral, etj. Ndërsa, nga ana stilistike pra e shkrimit, është për t’u vlerësuar bukuria shkrimore, pa gabime si dhe është shkruar me një kaligrafi precize, të qartë dhe të kuptueshme. Marre prej Gazets Shqiptare Pnline [ Edited Tue Aug 18 2009, 12:22pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Qyprillinjtë dhe aftësia shtetdrejtuese e shqiptarëve (II) Nga A. Kaja Qyprilli Husen Pasha (1698-1702) Vinte nga familja e Mehmet Pashë Qyprilliut, shërbeu 4 vjet e 16 ditë. Ishte burrë i mençur dhe i drejtë, shërbeu nga viti (1797-1802), më pas dha dorëheqjen nga punët e shtetit. Qyprilli Numan Pasha (1710) Lindi më 1669 dhe vdiq 1718. Pat lidhur miqësi me anë martese me Sulltan Mustafa Hanin II. Më 1710 me propozimin e bashkëshortes, transferohet në Stamboll dhe emërohet sadriazem (kryeministër), në vend të Çarlili Ali Pashës. Sado që ishte një personalitet i dijshëm, i sinqertë dhe i drejtë, angazhimi i tij në shkencë, ibadet dhe në gjëra të tjera të rëndësishme kryesisht ishte i tërthortë. Meqë nuk ishte aq i interesuar për pozita, pas 63 ditësh u largua nga detyra. Shërbeu 2 muaj dhe 3 ditë (1710). Qyprilli-zade Abdullah Pasha, (poet) Qyprillinjtë nuk do të ishin vetëm drejtues të aftë të perandorisë turke. Nga kjo dinasti do të dilte edhe një poet i famshëm siç ishte Qyprilli-zade Abdullah Pasha, i cili ka lënë një divan me poezi arabe, që më vonë është botuar në Bejrut. Dr. Prof. Fuad Qyprilli, drejtues i Turqisë moderne Qyprillinjtë nuk do të ishin vetëm drejtues dhe administratorë të mirë të perandorisë turke, e cila administronte më shumë se 50 shtete të shtrirë në tri kontinente. Tradita e krijuar në drejtimin administrativ dhe politik të perandorisë do të shfaqej sërish në Turqinë moderne. Ata janë aktorë të një periudhe të madhe, të shtrirë në tre shekuj kohë. Fuad Qyprilli ishte njëri ndër të mëdhenjtë e familjes së famshme të Qyprillinjve. Mori edukim të zgjedhur. U tërhoq pas kulturës perëndimore, letërsisë otomane dhe asaj evropiane. Fliste disa gjuhë: turqisht, frëngjisht, greqisht, persisht dhe arabisht. Fuad Qyprilli ka qenë mik i Mustafa Qemalit (Ataturku). U mor me histori, folklor, letërsi dhe në moshën 23-vjeçare qe profesor universiteti. Kushtrimi i të parëve e tërhoqi në politikë dhe në vitin 1935 u bë deputet. Së bashku me Xhelal Bajarin dhe Adnan Menderesin themeloi Partinë Demokratike, e cila katër vjet më vonë fitoi ndjeshëm zgjedhjet. Më 1950, Bajari u bë president, Mendersi kryeministër dhe Dr. Prof. Fuad Qyprylliu zv/kryeministër, ministër Shteti dhe ministër i Jashtëm. Në debatin për pranimin e Shqipërisë si anëtare e OKB, më 14 dhjetor 1955, ai do të shprehej: “Shqipëria duhej ta kishte përfaqësinë e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që në vitin 1945, në ditën e themelimit. Tani është nderi ynë t’i ofrojmë asaj vendin e mohuar”. Fjala e tij në këtë takim dilte disi nga fjlaimi i zakonshëm i një ministri, por Prof. Dr. Mehmet Fuad Qyprilliu, pinjoll i një familjeje të famshme vezirësh që kishin drejtuar për shumë vite perandorinë turke në shekullin e XVII, nuk mund ta harronte origjinën dhe vendlindjen e të parëve. Me këtë veprim Prof. Dr. Fuad Qyprilli i kishte kthyer atdheut një borxh që familja e vet e kishte marrë me vete ditën e largimit dhe e mbante mbi supe në shekuj. Ai qe një figurë e padiskutueshme e politikës turke dhe një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për marrëdhëniet me Shqipërinë. Shqiptarët, arkitektë të drejtimit, artit dhe ndërtimit Gjenia shqiptare zgjatet gjer në Indi: arkitekt Mehmet Isai ndërton tempullin e pakrahasueshëm në botë, Taxh Mahall. Më pas, atij i shkon pranë si frymë perëndie simboli i humanizmit shqiptar shenjtorja Nënë Tereza që kombi shqiptar ia dhuroi Indisë dhe gjithë njerëzimit. Që herët kemi Shenjtoren tjetër, Shën Helena (nëna e Kostandinit të Madh). Në Rumani dinastia Gjika dha drejtues shteti njëri pas tjetrit të përmendur për mirë në histori; mbi të gjithë, bija e ndritur e tyre Dora d’Istria (Elena Gjika) që s’e harroi kurrë vendin e të parëve, për të shkuar te mbretëresha e Anglisë me prejardhje shqiptare, e bukura dhe e mençura Ana Bolena, gruaja e Henrikut lV e që u vra barbarisht nga intrigat shekspiriane të atij oborri (mbretëresha e sotme, Elisabetë, rrjedh prej gjakut të saj). Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napolon i Lindjes së Afërt” që shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet. Ndoshta për ndonjë nihilist duket disi e pabesueshme që edhe Napoloni ishte shqiptar, por nuk kam se si mos t’i besoj Adolf Thieres që ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian i dëgjuar francez, i cili ka shkruar dhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë president i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: “Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napolon Bonapartit, u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t'i uruar mirëseardhjen u tha: “Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe.” Mbi origjinën e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d’Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij “Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve” Libër i realizuar pas një pune mbi 30-vjeçare. Në faqen 113-117 të këtij libri d’Angely shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar, ashtu siç ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Arkitekti i madh Mimar (arkitekt) Sinani, me ndërtimet e viteve 1538 do të vlerësohej si Mikelanxhelo i Orientit. Po kështu, kryearkitekt i perandorisë në kohën e Qyprillinjve, mimar Kasëmi nga Gramshi i Tomoricës, ka qenë mjeshtër i madh i ndërtimeve. Edhe pse i ikur në Stamboll, ai e vizitonte shpesh atdheun e tij. Këtë e dëshmon fakti që ai bëri edhe shumë ndërtime në Shqipëri dhe në Gramsh. Vakufnameja e tij zbulon dhe veprën e tij në Shqipëri, në Berat, Dushnik, Roshnik, Dushar, Xhyre, Kozare, Dragot (Elbasan) etj. Sipas studiuesit të njohur, historianit Arben Llalla edhe presidenti aktual i shtetit helen, Karolos Papulias, është me origjinë të pastër shqiptare. Gjyshi i tij quhej Sulejman dhe ishte nga Voshtina, sot Pogoniani, fshat pranë kufirit me Shqipërinë. Siç jemi njohur nga historia, në vitet 1945, forcat reaksionare greke dëbuan me dhunë popullsinë shqiptare çame nga trojet e tyre mijëravjeçare. Kështu, edhe qindra bashkëfshatarë të presidentit të sotëm grek u përzunë forcërisht nga fshati i lindjes, Voshtina. Presidenti grek, Karolos Papulias, ka qenë shok klase në fshatin e lindjes me aktorin fierak Fuat Boçi, midis tyre ruhet ende edhe sot një miqësi e mirë. Ndërsa Zonja e parë e vendit, Teuta Topi, në një intervistë të botuar në media, dt. 09. 03. 2009, thotë: “Më ka bërë shumë përshtypje takimi me Papulias. Jam çuditur shumë, kur ai fliste për kohën e tij të fëmijërisë, për vitet e Luftës Italo-Greke dhe kishte një simpati të jashtëzakonshme për popullin shqiptar. Kishte simpati, sepse e lidhte çdo gjë me nënën e tij dhe tregonte histori se si e ëma vinte në Shqipëri dhe mbushte thesin me ushqime dhe tregonte që vinte në Fier”. Origjina e George Tenet nuk i përket të shkuarës së largët, ai nuk është as arvanitas dhe as arbëresh. Familja Tenet ka emigruar për në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa djemtë binjakë janë lindur në Amerikë. Babai i Tenet, mbiemri i të cilëve është Koka, ishte nga Qeparoi, një nga fiset më në zë të Himarës. George Tenet ishte njeri i famshëm në Amerikë, që për 7 vjet nga viti 1997 deri në vitin 2004, ka drejtuar CIA-n amerikane dhe ky është një nder për të gjithë shqiptarët. Prej aftësisë dhe intelektit i tij arriti majat në një shtet të fuqishëm sikurse është Amerika. Edhe ai e ndjente veten shqiptar, kur në një nga televizionet amerikane është shprehur: “Unë jam bir emigranti, jam shqiptar dhe Amerika demokratike i krijon mundësi cilitdo të bëhet edhe president”. Ai ishte kreu i CIA-s, në vitin 1999, në kohën e luftës në Kosovë dhe në rrethe konfidenciale midis të tjerash do të shprehej se nuk do të ishte asnjëherë i qetë pa i parë të gjitha trojet shqiptare në liri. Zilia dhe egoizmi, dy sëmundje të mëdha të shqiptarëve “Ashtu si në kohërat që po flasim, edhe sot shqiptarët po tregojnë se janë të zotë, trima e me mend, të ditur e me nam të madh, por Shqipëria vazhdon të mbetet e varfër dhe e padëgjuar, me djemtë dhe vajzat e saj mburren të tjera vende e të tjerë kombe, ndaj natyrshëm lind pyetja: Kur Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë kaq shumë figura të ndritura që kanë drejtuar shtete dhe perandori, madje të jenë të famshëm edhe sot, përse vendin e tyre e lënë për në fund? Ne, shqiptarët, për të qetësuar ndërgjegjen, kemi gjetur një alibi: Për të gjitha mjerimet tona, ua hedhim fajin të huajve. Por, me sa tregon historia, asnjë komb nuk ka qenë krijuar prej të huajve. Popujt e huaj, kur janë më të fortë, shtrihen për aq sa mundin në kurriz të popujve më të dobët, dhe shpeshherë duke i zhdukur këta; sikurse kanë qenë zhdukur shumë popuj të vjetër të Evropës, Afrikës, Azisë dhe, më vonë, indianët e Amerikës. Ky është ligji themeltar i natyrës dhe i jetës. Në natyrë, çdo qenie e gjallë zë aq vend sa forcë ka. Në botën e bimëve e të kafshëve, familjet, gjinitë, llojet, dhe në botën e njerëzve, fiset, kombet, shtetet ose klasat shoqërore jetojnë e mbahen krahas njëri-tjetrit në bazë të ekuilibrit të forcave dhe jo prej mëshirës a parimeve të moralit. Atëherë, përse të huajt më të fortë duhej të bënin një përjashtim për shqiptarët? Për pyetjen komplekse “Përse shqiptarët nuk e bënë dhe nuk po e bëjnë ashtu si duhet vendin e tyre?” mund të ketë edhe përgjigje të tjera. Disa thonë se shqiptarët e famshëm e përdorën perandorinë si strehë për t’u mbrojtur nga fqinjët që kërkonin ta fshinin nga harta vendin e tyre, Shqipërinë; të tjerë thonë se shqiptarët e famshëm nuk donin që të humbisnin privilegjet apo lavdin e tyre në shtetet apo perandoritë që drejtonin. Historiani i spikatur frëng i Antikitetit, Andre Piganjol, vlerëson se perandorët ilirë e adhuronin Romën e qenë të bindur se duke mbrojtur atë, mbronin njëkohësisht atdheun e tyre, Ilirinë, kundër vërshimeve të pareshtura barbare, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për drejtuesit shqiptarë të Perandorisë Osmane”, - Mid’hat Frashëri në gazetën “Dielli”, të 16 shtatorit 1915, kur tërhiqte vëmendjen e disa mangësive që kemi ne si komb, të cilat duhen shmangur, me qëllim që të mbijetojë dhe zhvillohet Shqipëria. Mangësitë tona, në radhë të parë, ai i shihte te mungesa e bashkimit, te tendenca e mohimit të gjithçkaje. “Zilia dhe egoizmi janë dy sëmundje të mëdha dhe fort të dëmshme e të rrezikshme të racës sonë, dy sëmundje që burojnë nga mungesa e jetës politike dhe patriotike, që nuk kemi një gjykim të shëndoshë dhe të vërtetë për interesat tona, interesa lëndore ose morale. Kjo zili dhe ky egoizëm “pse të jetë ai e të mos jem unë”, na bën që shumë herë të themi “...më mirë të mos ketë fare Shqipëri”. Me keqardhje konstatohet se këto vese vazhdojnë edhe sot të jen premisë e moskuptimit mes shqiptarëve dhe politikë-bërësve tanë. Ç’vlera do japim, ato do të na kthejnë - Duke respektuar më shumë veten, do të na respektojnë më shumë të tjerët Sjellja e shembujve për disa prej figurave më të ndritura të kombit tonë nuk ka si qëllim që të krijojë mite apo idenë se ne duhet të jetojmë me lavdinë e etërve tanë. Ne, shqiptarët, duhet t’i njohim këta shembuj të krenarisë sonë kombëtare për të njohur më mirë vetveten, të shkundemi nga ndjenja e inferioritetit apo mendësia se tani që po hyjmë në Evropë nuk ka se çfarë na duhet identiteti kombëtar. Evropa është shtëpia e madhe e multikulturave, ndaj, ashtu si për çdo vlerë, ajo ka nevojë për kapitalin tonë të vlerave që është i shumtë, por i panjohur. Politikanët tanë, që bërtasin çdo ditë se po na integrojnë në Evropë, nuk thonë asnjëherë se Franca ka të veçantë “Ministrinë e Rinisë e të Edukimit Kombëtar”; apo Greqia ka “Ministri të Fesë dhe Edukimit Kombëtar”, Italia ka “Ministrinë e Italianëve të Shpërndarë Nëpër Botë” etj... Po Shqipëria ku ndodhet?!. Asgjëkund, ajo, ashtu si atëherë kur nuk dinim shkrim e këndim, ua ka lënë të tjerëve t’ia shkruajnë historinë. Politikanët nuk thonë se Ali Pashë Tepelena ka në Janinë një muze madhështor dhe se Mehmet Aliu i Egjiptit, lindur në Zëmlak të Korçës dhe i larguar 7 vjeç nga Kavalla e shtetit helen, ka në këtë qytet një muze madhështor, por fatkeqësisht nuk ka në vendin e tij, madje ai nuk njihet nga shqiptarët, sepse, ashtu si edhe për të tjerët, për të nuk flitet. Propaganda e huaj, veçanërisht shovenët fqinjë, e gjejnë të lehtë ta tregojnë shqiptarin një qenie pa vitalitet e humanizëm, që nuk meriton liri apo vëmendje, ndërkohë që nuk dimë, nëse ka popull në botë në përmasa disi të vogla si Shqipëria që t’i ketë dhënë njerëzimit figura aq të shquara në të gjitha kohërat dhe në tërë përmasat historike! A ka popull në botë që të mos t’i kujtojë, të mos i përmendë në histori bijtë e gjakun të vet, të mos ua ushqejë bijve në shkolla e media emrin e tyre të madh?! Ata do t’ua forconin si askush krenarinë kombëtare dhe përkushtimin për atdheun e copëzuar në mënyrë të pamëshirshme nga Evropa e djeshme konservatore. Ne e kemi një thesar të tillë dhe e lëmë të harruar veçanërisht për brezin e ri. Ne nuk duhet të harrojmë gjykimin e Samiut, se kombet, ç’vlerë t’i japin vetes, atë do u japin dhe të tjerët. Një nga shkaqet që trungu ynë ka ngelur kaq i cunguar është fakti se ne nuk i kemi ushqyer rrënjët tona, ndaj do t’u sugjeroja që nëpërmjet provave dhe argumenteve shkencore që nuk janë të pakta, por të shumta, t’u ktheni shqiptarëve ata pjesë të historisë së vjedhur që sot mbahet padrejtësisht nga fqinjët tanë. Përpos shpifjeve apo grabitjeve shovene të historisë sonë, një komb si shqiptarët që u ka dhënë aq shumë të tjerëve, nuk kërkon përtej kufirit të së drejtës, por nëpërmjet historisë dhe figurave të shquara të kombit të vet kërkon të identifikojë veten dhe t’u thotë të tjerëve se ne, shqiptarët, kemi qenë këtu përpara tyre dhe se në këto troje nuk jemi një bimë e mbirë mbi pleh, por një popull me rrënjë të thella në histori. Është koha që të duam, njohim, respektojmë dhe vlerësojmë më shumë veten tonë, sepse kështu do na duan, respektojnë dhe vlerësojnë më shumë të tjerët. * Pjesë nga referati i mbajtur në konferencën e organizuar në Berat me temë “Dinastia e Qyprillinjve në ish-Perandorinë Osmane” Epoka e Skënderbeut Nga Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviç Udhёpёrshkruesit kroatё nёpёr Shqipëri (3) Nё Vlorё ia ka dalё mbanё qё tё vizitonte qytetin dhe rrethinёn: Para se tё niseshim, e vizitova rrethinёn. Qyteti Jablon (Vlora), shtrihet nё kodёr, i ka nja shtatё xhami dhe minare, njё konak tё madh Vlorida, njё nga familjet mё tё vjetra dhe mё tё respektuara arbanase. Janё nja 400 shtёpi, tё shpёrndara dhe tё fshehura pas kaçubave, ullinjve dhe pemёve tё tjera, nga ana e pasme qytetin e rrethojnё kodrat e zhveshura shkёmbore, pjesё tё maleve himariote, tё cilat sjellin vapё tё padurueshme, kur t’ia mёsyn dielli. Nё kodrёn tjetёr shtrihet fshati Kaninё me ndёrtime tё rrënuara... Misionarët françeskanë Duke lënë pas vetes bregdetin shqiptar mendimet e tij ktheheshin te Skënderbeu, te heroi qё nё Evropёn e krishterë u bё simbol i rezistencёs kundёr turqve. Duke shёtitur nё kuvertё tё anijes iu kujtua epoka e madhe e Skënderbeut, kur kodrat e larta, qё kalonin pranё meje, ringjallnin heronjtё e pavdekshёm qё sfidonin çdo gjё qё ishte e fuqishme, perandorinё e atёhershme turke, dhe kur Shqipёria e vogёl ishte nё ballё tё krishterimit. Nё Shqipёri kanё shkuar priftёrinj e murgj tё shumtё, tё cilёt, disa prej tyre me shёrbim zyrtar, ndёrsa tё tjerёt, sipas bindjeve tё tyre, pёrshkruanin atё çfarё shihnin dhe pёrjetonin nё mesin e shqiptarёve. Posaçёrisht mё tё shpeshtё kanё qenё françeskanёt, tё cilёt nё mesin e shqiptarёve shkonin si misionarё, klerikё dhe mёsues. Ata nuk kanё qenё tё detyruar t’i dёrgojnё raportet e veta nё Romё, por nё mesin e tyre ka pasur edhe tё atillё qё i kanё dёrguar dorёshkrimet e veta krye nё vete. Nga fundi i shekullit XIX dhe nё fillim tё shekullit XX janё shkruar dy udhёpёrshkrime tё rёndёsishme nga pena e françeskanёve kroatё. Perceptimet e këndshme I pari ka qenë françeskani boshnjak, Lovro Mihaçeviç (1856-1920). Nga gjenerali i urdhrit françeskan, nё vitin 1883, ka qenё emёruar mёsues i rinisё françeskane dhe kryetar i kolegjiumit lokal dhe famullitar i Kuvendit nё Troshanё, nё Shqipёri. Nё ato detyra, Mihaçeviç ka qëndruar dhjetë vjet. Pasi u kthye nё Bosnjё, nё vitin 1903 pati marrё nga Roma dekretin, me tё cilin emёrohej provincial i parё i provincёs françeskane tё sapoformuar nё Shkodёr. Që nё vitin 1907, sipas kallёzimit tё tij, mё ёshtё dashur tё pёrshkoja tёrё Shqipёrinё bashkё me Epirin dhe Maqedoninё, çdokund nga mё shtrihej provinca françeskane qё ma kishin besuar. E dinte se gjatё rrugёs sime tё vёshtirё katёrmujore do tё shihja e tё vёreja shumёçka interesante e tё rёndёsishme, kёshtu qё i shkruante perceptimet e veta qё t’i kem si kujtim tё kёndshёm. Nё atё rrugё nuk e kam kursyer as vullnetin e as gjёrat materiale qё tё shihja dhe tё studioja sa mё mirё kёtё vend tё guximshёm. Me t’u kthyer nga ajo rrugё dhe duke dashur t’ua kthente borxhin shqiptarёve, tё cilёt e kishin pranuar dhe gostitur për merak, kishte vendosur qё t’i publikonte vёzhgimet e tij. Tё mos harrojmё se vendimin pёr botimin e udhёpёrshkrimit tё tij e kishte marrё nё kohёn pikёrisht pas shpalljes sё pavarёsisё sё Shqipёrisё. Kёtё e potencon vetё Mihaçeviç nё parathёnien e udhёpёrshkrimit tё tij: E tash, ku populli trim i Shqipёrisё nё horizont tё Evropёs lufton pёr lirinё e vet, mё bie ndёrmend, qё kёto shёnime tё mia t’i qes nё dritё dhe qё populli kroat tё mёsojё diçka mbi Shqipёrinё dhe madje deri diku t’ua kthej borxhin shqiptarёve trima pёr takimet mbresёlёnёse, pёr ndjenjat e dashurisё dhe respektit, me tё cilat mё kanё stёrmbushur gjatё katёrmbёdhjetё vjetёve tё qёndrimit tim mes tyre. Zakonet shqiptare Udhёpёrshkrimi i Mihaçeviçit pёrmban nё fillim pёrshkrimin e vendeve qё i ka pёrshkuar. Nё pёrcjellje tё tre shqiptarёve ishte nisur nga Shkodra pёr nё brendinё e viseve malore. Ka vizituar fiset Hoti dhe Klimenti, pastaj krahinёn e Mirditёs, qytetet: Lezhёn, Durrёsin, Krujёn, Tiranёn dhe gjitha qytetet tjera deri nё Janinё nё Epir (tash nё Greqinё veriore). Ka pёrshkruar gjendjen e kishave nё disa kuvende, mirёpo nё udhёpёrshkrimet e tij mbizotёrojnё tё dhёnat mbi njerёzit qё ka takuar, zakonet e tyre, vendbanimet e tyre dhe shtёpitё ku jetonin. Pёrveç kёsaj, ai po ashtu, ka vizituar edhe kuvendet shqiptare nё Kosovё (Prizren) dhe Maqedoni. Kapitull tё veçantё i ka kushtuar Kishёs Katolike nё Shqipёri (f. 70-83), si dhe Zakoneve arbanase (f. 88-119). Sado qё nuk mund tё thuhet se ka zbuluar shumëçka nga ajo qё dihej mё parё mbi zakonet nё fshatin shqiptar, megjithatё Mihaçeviç nё mёnyrё tё qartё dhe goxha besnikёrisht ka shkruar mbi tё gjitha zakonet e vjetra tradicionale, disa prej tё cilave ishin zakone tipike pёr shoqёrinё rurale shqiptare. Kurioziteti për Shqipërinë Nga Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviç Udhёpёrshkruesit kroatё nёpёr Shqipëri (4) Vёmendje tё posaçme i ka kushtuar besёs, pastaj gjakmarrjes qё ishte goxha e pёrhapur nё atё kohё, po ashtu edhe zakoneve qё kishin tё bёnin me fejesёn dhe martesёn. Nё mёnyrё piktoreske shkruan mbi veshjen e pasur popullore, mbi edukimin familjar dhe jetёn familjare etj. Kapitull tё veçantё i ka kushtuar letёrsisё popullore, gojore, dhe nё fund ka bёrё edhe njё vёshtrim mbi veprimtarinё letrare tё shqiptarёve. Vlen tё pёrmendet se udhёpёrshkrimi i tij nё vitin 1913 ёshtё publikuar nё formё tё shkurtuar nё gjuhёn sllovake, por po nё tё njёjtin vit edhe pёrkthimi nё gjermanisht ёshtё botuar, gjё qё mё sё miri flet se libri ёshtё shkruar dhe botuar nё kohёn e duhur, kur interesimi mbi shqiptarёt ёshtё rritur me tё madhe pёr shkak tё ngjarjeve politike qё ndodhnin nё atё vend. Historia e Shqipërisë Mihaçeviç e kishte mёsuar gjuhёn shqipe pёr bukuri, ishte shoqёruar me shqiptarё dhe i donte ata, dhe pёr kёtё arsye mund t’i besohet se e njihte mirё popullin shqiptar, historinё e tij dhe rrethanat, nё tё cilat jetonte. Nё tё vёrtetё, Mihaçeviç nuk u ndal vetёm nё librin e sipёrmendur tё udhёpёrshkrimit. Por nё vitin 1912 botoi nё Sarajevё librin “Skica nga historia shqiptare”. Duhet pёrmendur kёtu, se bash nё kohёn kur Mihaçeviç botonte librat e tij mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt, albanalogu mё i madh kroat, Milan Shufflay, shkruante studime tё shkёlyeshme dhe libra. Mes tjerash, pati planifikuar tё shkruante, sado qё me ndihmёn e ekspertёve tё tjerё, njё libёr voluminoz me titull “Historia e Shqipёrisё” nё gjuhёn gjermane nё gjashtё vёllime, si dhe vepra tё tjera themelore mbi historinё e Shqipёrisё. Mihaçeviç ende ka qenё nё Shqipёri, kur nё vitin 1890, kapitulli i rregullt françeskan, i cili u mbajt nё Guçja Gorё, pati vendosur tё dёrgonte si mёsues dhe edukator nё seminarin e Troshanit afёr Lezhёs, nё veriun e Shqipёrisё fratin Josip Dobroslav Bozhiçin (1860-1900). I mirëprituri Bozhiç ka qenё tejet inteligjent, ama ka pasur temperament tё papёrmbajtur. Nё mёnyrё tё shastisur luftonte pёr interesat kroate nё Bosnjё dhe Hercegovinё, dhe pёr shkak tё kёsaj lufte nё atdhe krijoi shumё armiq. Sipas fjalёve tё tij, vendimi pёr t’u dёrguar nё Shqipёri, nё tё vёrtetё nёnkuptonte njёfarёlloj internimi. Nuk ka qenё i lumtur, por i zemëruar, ngaqë duhej tё shkonte atje, mirëpo, kur u vendos nё Epir, nё atdheun e Kastriotiç Jurjes, afёr Lezhёs, menjёherё populli i huaj, me gjuhё tё huaj, me gjak dhe zakone tё huaja u dashurua me tё sikur tё ishte bir i tij, si vёlla dhe baba, ashtu qё nga tё gjitha anёt e Shqipёrisё, madje edhe nga Prizreni, nxitonin tek ai dhe kёrkonin prehje shpirtёrore, pёr t’i ndihmuar sadopak trupit. Nё Shqipёri, Bozhiç qёndroi vetёm njё vit. Megjithatё, pёr atё kohё tё shkurtёr arriti tё shkruante disa artikuj, nё tё cilёt dёshmonte se goxha mirё e njihte jetёn dhe zakonet e shqiptarёve, me tё cilёt kishte pasur kontakte. Gjatё vitit 1891, pati botuar nё revistёn “Glas Hercegovca” fejtonin nё nёntё vazhdime nёn titullin e pёrbashkёt “Shqipёria”. Pasi nё vitin 1892 u kthye nga Shqipёria nё Bosnjё, donte qё atё fejton ta botonte si libёr tё veçantё nёn titullin “Shqipёria, skica mbi popullin dhe historinё e Shqipёrisё deri nё rёnien e saj nё duart e turqve 1571”, dhe kёtё dёshironte ta bёnte te shtypshkronja dhe botuesi Spindler dhe Lőchner. Ёshtё shtypur vetёm tabaku i parё (f. 1-16), dhe pastaj pasoi ndalimi. Vështirësitë politike Dorёshkrimin ia patёn konfiskuar, kështu qё nuk e dimё se sa do tё ndryshonte teksti nё libёr nga teksti i botuar nё “Glas Hercegovca”. Duket se Bozhiç ka ndryshuar shumё gjëra nё tekst, ngaqë pushteti do tё intervenonte gjatё botimit tё fejtonit nё atё revistё. Nё fakt, teksti i fejtonit ёshtё shumё i shkurtёr dhe gjithsesi nuk do tё ishte i mjaftueshёm pёr t’u botuar nё formё tё librit - nuk do tё dilnin mё shumё se dyzet faqe! Sado qё Bozhiç pёr njё kohё tё shkurtёr ka qёndruar mes shqiptarёve, e ka mёsuar gjuhёn shqipe dhe i ka pasur tё njohura zakonet dhe jetёn e tyre. Ai shkruan mbi shqiptarёt me simpati tё madhe, por i qet nё shesh edhe anёt e tyre tё kёqija, p.sh., pёrçarjen e tyre politike, analfabetizmin etj., por i shqyrton edhe vёshtirёsitё politike, nё tё cilat e shtynin popullin shqiptar fuqitё e mёdha tё asaj kohe. Mihaçeviç dhe Bozhiç nuk kanё qenё tё vetmit françeskanё kroatё, tё cilёt si misionarё dhe mёsuesё qёndruan nё Shqipёri. I kemi tё njohur shumё emra tё respektuar françeskanë, tё cilёt kanё kryer detyra tё rёndёsishme nё Shqipёri, posaçёrisht pas vitit 1883, nё kohёn kur sipas dёshirёs sё gjeneralit tё urdhrit françeskan dhe me mbёshtetjen e autoriteteve austro-hungareze, autoritetet kroate patёn marrё kolegjiumin pёr edukimin e rinisё nё kuvendin e Troshanit. Vizitat apostolike Nga Prof. dr. Aleksandar Stipçeviç Udhёpёrshkruesit kroatë nёpёr Shqipëri (5) Pavarёsisht se udhёpёrshkrimi i Zlatarit ngjall emocione pёr shkak tё raporteve jonjerëzore dhe ahistorike qё mbizotёronin nё atё kohё nё Shqipёri, nuk ka dilemё se, nga distanca e sotme kohore, udhёpёrshkrimi i tij ka rёndёsinё e dёshmisё autentike pёr njё nga periudhat mё tё dhimbshme dhe mё fatkëqija nё historinё e gjatё tё popullit shqiptar. Kur Kisha e Romёs pas koncilit tё Tridenit futi praksёn qё peshkopёt, respektivisht pёrfaqёsuesit e tyre, t’i vizitojnё tё gjitha kuvendet e dioqezave tё tyre dhe mbi gjendjen e tyre me shkrim të informojnё Romёn, atёherё vetvetiu u bё zakon qё nё dioqeza nё tokat shqiptare tё vendosen murgjit dhe fretёrit nga Kroacia, ngaqë nё Romё me tё drejtë vlerёsonin se ata ishin mё tё pёrshtatshmit qё tё merrnin detyrat kishtare nё Shqipёri. Papёt e Romёs patёn vlerёsuar se klerikёt, françeskanёt dhe dominikanët kroatё i njihnin mirё rrethanat nё Shqipёri, po ashtu ata do tё dinin mё sё miri tё komunikonin me turqit qё kishin okupuar Shqipёrinё. Zullumi turk Sipas njё praktike tashmё veç tё stabilizuar, peshkopёt sё pari duhej tё shkruanin raporte tё hollёsishme mbi rrethanat religjioze, por nёnkuptohej se peshkopёt duhej tё trajtonin edhe rrethanat nё tё cilat jetonin besimtarёt e besimit katolik nёn sundimin turk, po ashtu duhej tё shkruanin mbi raportet e atyre besimtarёve me ata qё kishin kaluar nё fenё islame, por duhej tё shkruanin nё raportet e tyre edhe mbi gjendjen e kishave, mbi plaçkitjet dhe rrёnimet e objekteve kishtare, mbi zullumet e nёpunёsve dhe ushtarёve turq ndaj tё krishterёve dhe gjëra tё ngjashme. Pikёrisht pёr kёtё arsye, vizitat apostolike sjellin tё dhёna jashtёzakonisht interesante mbi jetёn e katolikёve dhe çdo gjёje qё kishte tё bёnte me Kishёn, dhe mund tё thuhet se ato raporte nё shumё elemente kanё karakteristika tё pёrshkrimeve informative me njё varg vrojtimesh interesante etnografike, por edhe pёrshkrimesh gjeografike, si dhe tё dhёna qё kanё qenё goxha tё rёndёsishme pёr analistёt ushtarakё nё Vatikan dhe nё pёrgjithёsi nё Europёn perёndimore. Fatkeqёsisht, shumica e atyre raporteve deri mё sot nuk janё botuar dhe studiuar, por ajo qё ёshtё e njohur deri mё sot flet mjaft qartё mbi rёndёsinё e tyre tё madhe pёr t’u njohur me rrethanat shqiptare. Meremetimi i kishave Kёtu duhet tё cekim se vizitat apostolike nuk mund tё trajtohen si literaturё udhёpёrshkrimi, por as nuk kemi mundur dhe as kemi guxuar t’i lёmё anash, ngaqë, nёse jo pёr shkak tё karakteristikave formale dhe qёllimit tё tyre, atёherё sipas pёrmbajtjes renditen nё shkrime qё zakonisht ne i quajmё udhёpёrshkrime. Sipas radhёs kronologjike, sё pari duhet tё pёrmendim françeskanin Dominik Andrijasheviç (1572-1632), françeskan me prejardhje nga fshati Ravno nё Hercegovinё. Ka qenё tip qё s’i linte dy gurё bashkё, dhe mes tjerash kishte planifikuar tё organizonte njё kryengritje tё besimtarёve tё krishterё kundёr autoriteteve turke nё Shqipёri. Ka qenё emёruar peshkop i Shkodrёs, dhe derisa ishte nё atё detyrё kishte meremetuar kishat dhe kuvendet kishtare, kishte vendosur rregullin dhe disiplinёn e klerikut nё dioqezё. Kishte njohuri shumё tё mira mbi rrethanat e atjeshme dhe pёr to i kishte shkruar raporte propagandёs pёr pёrhapjen e fesё (De propaganda Fide), tё cilat pёr shkak tё planeve komplotiste tё autorit kundёr turqve, janё shumё interesante, jo vetёm pёr arsye tё njohjes sё rrethanave kishtare nё veri tё Shqipёrisё. Rrethanat politike Tё dhёna goxha interesante dhe tё sakta mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt gjejmё nё vizitёn apostolike tё rabjanit Marino Bizzi (1570-1625). Bizzi nё njё kohё ka kryer detyrёn e arqipeshkopit nё Tivar, dhe nё atё cilёsi e pati vizituar popullatёn katolike nё vitin 1610 nё arqipeshkvinё e tij. Raportin e vet ia pati dorёzuar Papёs Pali V nё Romё nё vitin 1612. Nё atё vizitё apostolike ka përshkruar gjendjen e katolikёve nё Novi Pazar, Svaç, Prijepolje, Plevё, Konavle, Kotor, Tivar, Shkodёr, Durrёs, Trepçё, Budvё dhe nё vendet tjera ku jetonin shqiptarёt. Nё atё udhёtim kishte shkruar njё raport tё gjerё me titull “Relazione della visita fatta da me, Marino Bizzi, arcivescovo d’Antivari, nelle parti della Turchia, Antivari, Albania et Servia alla Santita di Nostro Signore papa Paolo Quinto.” Raporti përmban gjendjen e katolikëve qё jetonin nё sundimin turk, po ashtu edhe gjendjen e kishave dhe kuvendeve. Ёshtё interesant se me angazhimin e bashkёqytetarit tё tij, rabjanit Mahmud Pasha, iu ishte mundёsuar qё tё vizitonte Tivarin, i cili nё atё kohё ishte nёn sundimin turk. Sipas njё praktike tё rёndomtё Bizzi nuk ndalet nё pёrshkrimin e objekteve fetare dhe tё besimtarёve katolikё, por jep edhe tё dhёna interesante mbi gjuhёt qё flisnin banorёt e arqipeshkёvisё sё tij, mbi rrethanave politike, mbi autoritetet lokale turke dhe marrёdhёniet e tyre me popullin, mbi familjet e shquara shqiptare, mbi kёshtjellat dhe tё ngjashme. Barbaritë Po ashtu, janё shumë interesante pёr historianët e sotëm, arkeologët dhe historianët e artit përshkrimet e hollësishme tё inventarit kishtar nё disa kisha, dhe mbi gjendjen e vetë kishave, nё kohёn kur ai i kishte vizituar. Pjesa mё e madhe e asaj qё ai kishte parë nё kisha, ёshtё fjala pёr veprat artistike dhe sende të tjera, ndёrkohё janë shkatërruar nga turqit, dhe nga pasojat e kohёs. Bizzi flet edhe mbi zakonet shqiptare, mbi shtёpitё dhe vendbanimet e tyre, mbi marrёdhёniet midis katolikёve shqiptarё dhe autoriteteve turke. Posaçёrisht bie nё sy se ky raport ka mё pak aso tё dhёnash qё zakonisht gjenden nёpёr vizitat apostolike, ndёrsa mё shumё ka tё dhёna mbi jetёn dhe rrethanat, nё tё cilat jetonin katolikёt nёn pushtimin turk. Shpeshherë Bizzi bёn ekskursione historike rreth vendeve qё i ka vizituar, flet edhe mbi Betejёn e Kosovёs, kur pёrshkruan Fushё-Kosovёn etj. Mbi rёndёsinё e kёtij raporti pёr rindërtimin e ngjarjeve historike na ka paralajmёruar që mё parё historiani i shquar gjerman, Leopold Ranke, mirёpo kjo ndodhi, pasi Franjo Raçki e kishte botuar nё tёrёsi, atёherё u bё e qartё rёndёsia e kёtij raporti pёr njohjen e popullit shqiptar nё kohёn e okupimit turk. Simbas fjalёve tё Raçkut, Raporti i Marino Bizzit ёshtё i njё rёndёsie tё veçantё, pёr shkak se ka tё bёjё me vendet e Gadishullit Ballkanik, pёr tё cilat mё herёt ka pasur shumё mё pak raporte tё tilla, nё emёr tё viseve perёndimore bregdetare nga Tivari deri te Durrёsi, pastaj prapatokat malore shqiptare tё asaj Serbie tё moçme. Prej tё gjithё vizituesve apostolikë kroatё qё kanё qёndruar nё tokat shqiptare dhe qё i kanё dёrguar raportet e veta nё Romё, pa dyshim se mё i rёndёsishmi ёshtё Vicko Zmajeviç. I lindur nё Perast, nё gjirin e Bokës sё Kotorit, nё vitin 1670. [ Edited Fri May 01 2009, 08:56am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit Louis Benloew: » Dërguar më: 28/09/2008 - 14:26 TE GAZETA SHQIPTARE ONLINE NGA; Admirina Peçi Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky libër i titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar. “Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar çështjen pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut. Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve të Vincenzo Dorsa. Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e të njëjtës racë. Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autoktonë. Autori shprehet se grekët ishin të tretët në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis. [ Edited Fri May 01 2009, 08:57am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dokumenti i rrallë 1468 Ky statut kapitulli është i vetmi në botë dhe domosdoshmërish edhe i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit.Dorëshkrimi është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys më 12 janar 1468. Origjinali i dorëshkrimit sot ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë. Cila është historia e udhëtimit të tij në kohë, dhe si përfundoi ai në Bibliotekën e Kopenhagenit, çfarë përmbajnë këto statute dhe çfarë vlerë kanë sot ato për qytetërimin shqiptar të mesjetës?... Dorëshkrimi “Statuta et ordina tiones capituli eçlesiae Cathe dralis Drivastensis” është tepër i rrallë dhe unik, ngase përmban statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që vlenin si statute edhe për vetë qytetin e Drishtit, duke qenë se të dyja pushtetet, edhe ai fetar edhe ai shekullar ishte përqendruar në duart e ipeshkvit dhe të kapitullit të katedrales së Drishtit. Si i tillë, ky statut kapitulli është i vetmi në botë dhe domosdoshmërish edhe i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit. Dorëshkrimi është përgatitur për botim dhe është duke u bërë faqosja e tij nga shtëpia botuese Ombra GVG Tiranë, dhe pritet që në ditët e ardhshme të shohë dritën e botimit. Dorëshkrimi është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys më 12 janar 1468. Ai në fakt ka bërë përshkrimin e variantit të zyrtarizuar të vitit 1464, nga libri i noterit dhe kanonikut të Durrësit, Gjon Mauros, që njëkohësisht ka qenë edhe sekretar i kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Variantin e “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis” të vitit 1464 e kishin punuar kanonikët nga Drishti, të cilët ishin të ditur, të arsimuar, dhe njihnin rrethanat, situatën dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit në të kaluarën. Për zakonet e lashta e të lëvduara të kapitullit të katedrales së Drishtit flet vetë teksti në mënyrë eksplicite: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantes” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam constuetudinem imminantes” (kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) si dhe “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46). Pra, përveç përvojës, njohurive dhe njohjes së situatës së përgjithshme, kanonikët nga Drishti, i ndiqnin dhe imitonin si shembull këto statute të lashta “a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas,” [f. 2v], që datonin të paktën që nga viti 1397. Sipas të dhënave të tjera arkivore, mësohet se ky statut ishte “edituar” në vitin 1456, kur papa Kalisti III, i kishte dhënë autorizimin ipeshkvit të Sapës Gjergjit [ishte ipeshkv në Sapë gjatë viteve: 1440-459] për një veprim të tillë, “ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt”. Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papës Kalisti III. Ndërkohë, në vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi i Sapës Gjergji, kështu që papa Piu II, pas një lutjeje me shkrim të bërë nga katedralja e Drishtit në vitin 1463, emëron dy persona autoritarë për të verifikuar dhe nëse ka nevojë për të plotësuar statutin ekzistues të Katedrales së Drishtit. Këta ishin, kryeipeshkvi i Durrësit Pal Engjëlli dhe kryedhjaku i Shkodrës, emri i të cilit nuk na bëhet e njohur në statute, por që sipas Hierarchia Catholica të Eubelit (vëll. II, f. 256) ai duhet të ketë qenë dominikani Manuel (1451-1465). Pas një pune të kujdesshme të kryeipeshkvit dhe kryedhjakut, më 21 nëntor të vitit 1464, në abacinë benediktine të shën Theodorit në Elohiero bëhet njohja zyrtare e statuteve dhe urdhëresave të kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që zyrtarisht do të njiheshin me emrin “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis.” Kjo njohje u bë në prani të “zotit at Nikollë Lalemit, abatit të manastirit në fjalë dhe në praninë e fisnikut Gjergj Topia dhe të burrave të nderuar, z. Pjetër, rektorit të Shën Demetrij de Plumsis dhe të z. Gjin, rektorit të Shën Venere de Managastis dhe në prani të dëshmitarëve dhe të ftuarve të tjerë edhe të rogatëve...” Dorëshkrimi i statutit të Katedrales së Drishtit për herë të parë përmendet në katalogun 438 të antikuarit gjerman, Karl Ëilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, në qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nën numrin 250, i përshkruar në mënyrë shumë sipërfaqësore, por me titull të plotë: “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis”. Meqenëse dorëshkrimi nuk u shit, Hiersemann i përsëriti shënimet e vitit 1915 në katalogun 477 për vitin 1920, fasc. 7, nën numrin 33, duke mos shtuar asgjë më shumë. Në botën shkencore, i pari që tërhoqi vëmendjen për ekzistencën, vlerën dhe rëndësinë e këtij dorëshkrimi është albanologu kroat, Milan Shuflaj. Në pamundësi për ta blerë vetë këtë dorëshkrim, Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, që ta blente atë për Bibliotekën Universitare të Zagrebit. Kjo gjë nuk u realizua. Shuflaj provoi përsëri përmes Thalloczy-t që Akademia Vieneze ose ajo e Budapestit ta blinin këtë dorëshkrim, por pa sukses. Ndërkohë që Shuflaj po këmbëngulte që dorëshkrimi të blihej me çdo kusht, në vitin 1920, ai njoftohet, se një blerës anonim e kishte blerë dorëshkrimin për shumën marramendëse prej 2.000 markash, aq sa ia kishte vënë çmimin antikuari gjerman. Një gjë e tillë e shqetësoi shumë, sepse kishte shpresuar që një ditë ta botonte vetë këtë “burim me vlera të jashtëzakonshme për mesjetën e qyteteve shqiptare.” Origjinali i dorëshkrimit sot ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë (Det Kongelige Bibliotek, Håndskriftsafdelingen, København. /The Royal Library, The Manuscript Department, Copenhagen/, fondi: Sektori i dorëshkrimeve, sign. Ny kgl. S. 1822), në një kuti kartoni ngjyrë jeshile dhe është i lidhur me kopertina kartoni të forta, ngjyrë kafe të errët, ndërsa kurrizi është prej pergameni të bardhë. Gjashtë faqet e para dhe të fundit janë boshe: janë faqe që u takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re në fund të shek. XIX. Dorëshkrimi është në pergamen të butë e fin. Kopertina është paksa më e trashë se faqet e tjera. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka dy lloj paginimesh: njërin lart në të djathtë, që fillon nga nr. 1r dhe vazhdon deri në nr. 18v dhe tjetrin, poshtë në të djathtë, që fillon nga nr. 9r dhe përfundon në nr. 26v. Të dyja këto faqosje janë të kohës së dorëshkrimit. Mesa duket nga ekzistenca e dy faqosjeve, ky dorëshkrim ka qenë pjesë e një apo më shumë dorëshkrimeve të tjera të lidhura së bashku. Në të gjitha faqet e dorëshkrimit ka iniciale të dekoruara. I tërë dorëshkrimi ka 66 iniciale. Zakonisht në iniciale janë përdorur tre ngjyra: e kuqja, kafeja dhe bluja e mbyllur! Në f. 4r-v; 5r-v; 6v; 7v; 8r-v; 9v; ka shënime në margjina, menjëherë në vazhdim të tekstit me ngjyrë të kuqe. Shënimet në margjina shkojnë gjithmonë në drejtim të fundit të faqes. Në faqen e fundit të dorëshkrimit është një gjenealogji e famil- jes së Engjëllorëve, e cila lexohet me vështirësi sepse është shumë e zverdhur. Kopertina e fundit e pergamenit të dorëshkrimit është mjaft e dëmtuar. Në të ka disa rreshta me shënime në fund të faqes, por ato janë shumë të dëmtuara nga koha dhe nuk lexohen. Dorëshkrimi ka gjithsej 922 rreshta. 32 faqe kanë nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 rreshta [f. 14v dhe 17v] dhe një faqe 6 reshta [f. 18r], me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm. Sipas informacioneve që morëm në Bibliotekën e Danimarkës, që nga viti 1920, kur ky dorëshkrim ka arritur në këtë bibliotekë e deri më sot, me këtë dorëshkrim nuk ka punuar asnjë studiues. Duke qenë se këto statute bazohen në një shkallë të lartë tek zakonet e vjetra kzistuese “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) duke i hedhur në letër ato që tashmë ishin praktikë e përditshme në shoqërinë shqiptare, “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46), statutet fillojnë me një normë zakonore që duhet të ketë qenë shumë e përhapur në traditën e lashtë shqiptare siç është ajo e respektit të ndërsjellë të brezave dhe pikërisht me “Në ç’mënyrë të rinjtë duhet të respektojnë pleqtë dhe në ç’mënyrë pleqtë duhet t’i duan të rinjtë...” [kap. I] duke theksuar kështu që në fillim vlerat tradicionale dhe rëndësinë që ata u jepnin këtyre vlerave vendore. Në kapitujt në vijim përcaktohet mënyra e zgjedhjes së rektorit dhe prokuratorit [kap. II], saktësohen detyrat dhe përgjegjësitë e rektorit [kap. IV], kanonikëve [kap. VII, VIII, IX, XLIV], rregulli për diskutim në kapitull dhe respekti ndaj pleqve [kap.XVII], ruajtja dhe përdorimi i vulës; dokumenteve dhe privilegjeve [kap. XX], gjobat për vjedhje dhe mashtrim [kap. XXIII], përfaqësimi i kanonikëve dhe të d e l e - guarit e tyre në b i s e d - ime ose m a r - rëveshje të ndrysh m e[ k a p . XXIV], dënimet për rrahje [kap. XXIX], shqyrtimi i ankesave tëndryshme nga qytetarët, por edhe nga kanonikët [kap. XXX-XXXIII], në rast të mungesës së normës statutore, të veprohet sipas drejtësisë dhe ndershmërisë, duke pasur gjithmonë parasysh frikën e Zotit [kap. XXXV]. Aty flitet gjithashtu për dënimet e konkubinatit [kap. XXXVI], ndërsa kap. XLI, flet për ndihmën dhe mbështetjen e studiuesve dhe atyre që shkojnë me studime. Kap. LI, trajton “Mosmarrëveshjet rreth respektimit të statuteve,” etj. Statutet e qyteteve-komuna dhe të katedraleve shqiptare janë një dëshmi që vërtetojnë edhe një herë ekzistencën e qyteteve-komuna shqiptare, të botës qytetare në kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmëritë me qytetetkomunat e tjera të Evropës si dhe zhvillimin e të drejtës kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike sepse ruante në vetvete rregullat zyrtare të kishës duke i përshtatur ato sipas të drejtës dhe traditës vendëse. Me këtë rast falënderojmë kolegët dhe bashkëpunëtorët: Noel Malcolm, Gerhard Jaritz, Robert Elsie, don David Gjugja, Karen Maria Jensen, Tomasso Mrkonjic, Christine Maria Grafinger, Erik Petersen, Aleksandar Stipçeviq, Ëilly Kamsi, Aleksandër Meksi, Pëllumb Xhufi, Skënder Blakaj, etj. për ndihmesën që ka dhënë secili në fushën e tij. INICIALI-PAL ENGJELLI Në f. 1r (olim 9r) brenda inicalit “P” të iluminuar në flori, me dekorime shumë të bukura për rreth, është një portret i kryeipeshkvit Pal Engjëlli me shkopin baritor në dorë, me mitër në kokë i veshur me rroba të kryeipeshkvit. [Mitra e bardhë, e ndarë me një vijë të kuqe nga balli i lartë, ka një lakim të vogël, majtas. Në ballë është një hark i vogël që shërben si bazament për fillimin e vijës. Jakat e veladonit janë jeshile. Menjëherë poshtë jakave është petku kryeipeshkvnor i hedhur mbi supe, i cili ka ngjyrë vjollce. Nga gryka deri në fund të kraharorit, petku ka formën e shkronjës “V.” Petku është i hedhur edhe mbi supe dhe duar. Brendia e petkut është jeshile. Veladoni poshtë petkut është blu dhe zbret deri te gjunjët. Poshtë veladonit, nga gjunjët deri te këpucët është një petk i bardhë. Në dorën e djathtë, kryeipeshkvi mban shkopin baritor, i cili është i bardhë dhe ka kokë të rrumbullakët, ngjyrë gri. Dora e majtë është ngritur në pozicion lart, ashtu siç ngrihet kur bëhet bekimi. Sfondi gjithandej është blu i errët. Ndërsa portreti rrethohet nga një rreth vezor ngjyrë vjollce [ Edited Tue Aug 18 2009, 12:23pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Robert d’Anzhelit dhe shqiptarët » Dërguar më: 17/05/2009 - 14:42 Arben Llalla Në vitin 1998 doli në qarkullim në gjuhën shqipe libri “Enigma nga pellazgët te shqiptarët” i autorit francez Robert d’Angely. Ky libër nuk është e para vepër që autori francez boton në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. Po atë vit doli në qarkullim në gjuhën franceze edhe libri “Grammairi Albanaise Comparee” (Gramatika e krahasuar e gjuhës shqipe). Libri ENIGMA është botuar në vitin 1990-1991 në gjuhën frënge në pesë vëllime dhe është pritur me interes nga studiuesit e ndryshëm që merren me studimet e lashtësisë, të gjuhëve pellazge-shqipe, greke dhe etruske. Veprat e Robert d’Angely janë një shkëndijë për t’u marrë seriozisht me mbishkrimet në gurët e vjetër, librat e vjetër që ende nuk është thënë ende fjala fundit për gjuhët në të cilët janë shkruar. Gjuhëtari dhe etnologu Robert d’Angely lindi më 22 dhjetor 1893 në Paris dhe vdiq po në qytetin e lindjes më 22 tetor 1966. Fëmijërinë e kaloi duke ndjekur babain e tij nëpër Ballkan, në Shqipëri, Greqi, Turqi e një pjesë të Rusisë. I ati ishte inxhinier i ndërtimit të rrugëve dhe urave në Perandorinë Osmane. Përveç frëngjishtes, fliste lirshëm gjuhën shqipe, greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten. Njihte mjaftë mirë greqishten e vjetër, latinishten dhe autorët klasikë, të cilët i studioi në Institutin Filologjik të Athinës. Lexonte dhe përkthente lehtësisht tekstet e autorëve antik, duke parapëlqyer “babain e historisë” Herodotin. Në dorëshkrimet e tij ai ka shkruar në greqishten e vjetër tregimin origjinal të Platonit mbi Atlantët dhe atë të Herodotit mbi luftën e Trojës, të cilën e ka lënë të përkthyer. Ka një njohje të thellë mbi fenë ortodokse, katolike, islamike, etj. Atij i vjen keq që për interpretimin e mbishkrimeve të vjetra, studiuesit kanë përdorur pothuajse gjithë gjuhët indo-evropiane dhe jo atë të shqiptarëve. Që të ndjekësh tregimin e tij, logjikën dhe refleksionet në raport me kronologjinë dhe vërtetësinë historike, është e nevojshme të imagjinosh gjendjen sociale e gjuhësore të epokës të cilës i referohet pareshtur. Qëllimi që ka ndjekur Robert d’Angely është që të na transmetojë atë çka për të është e dukshme, atë që siç pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende në gjuhën shqipe, është gjuha më e vjetër e grekëve dhe latinëve. Në librin “Enigma”, autori i kushton një rëndësi të madhe kronologjisë së ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesëve të tyre gjuhësore, etnografike e gjeografike. Robert d’Angely në veprën e tij kërkon të hedh dritë mbi të vërtetën e kombit dhe gjuhës shqipe, të zbardhë ngjarjet e vërteta që janë mbuluar nga pluhuri i harresës me qëllim apo pa qëllim nga faktori njeri në lidhje me lashtësinë pellazge-shqiptare. Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korrekte të dy dialektet, gegë e toskë. Robert d’Angely në vitin 1924 u martua me një vajzë shqiptare e cila ishte e bija e doktor Josif Bënjës nga Bënja e Përmetit, i cili ka qenë anëtar i Delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës në korrik 1913. Robert d’Angely shërbeu për disa vite në rradhët e “Ushtrisë së Orientit”, e cila u vendos për një kohë të gjatë dhe në Shqipëri, veçanërisht në jug-lindje të saj. Në vitin 1917, ai u transferua në regjimentet që luftonin në Turqi dhe në Greqi, ku merr pjesë në betejën e famshme të Guevgueli-t. Më 22 Janar 1918 plagoset në brigjet e lumit Vardar gjatë luftimeve dhe më pas transportohet në spitalin ushtarak të Tulonit në jug. Për këtë ngjarje, pas lufte u dekorua dhe me dekoratën e “Kryqit të Luftëtarit” dhe më vonë ka patur “Kartën e Luftëtarit” të Francës, deri sa vdiq. Eshtë interesant fakti që pasi u shërua, ai kërkoi të shkonte në Shqipëri, në zonën e Përmetit, ku qëndroi nga viti 1918-1919. Eshtë larguar nga Përmeti më 30 janar 1919 duke marrë dhe fjalën e farmacistit të Përmetit se ishte dakort që të martohej me vajzën e Doktor Josif Bënjës. U kthye në vitin 1924 në Shqipëri për të marrë vajzën shqiptare për grua. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai njohu Sulejman Delvinën, Fan Nolin, Pandeli Evangjelinë, Luigj Gurakuqin, Shefqet Korçën, Stavro Stavriotin, etj. U largua përgjithmonë nga Shqipëria më 4 mars të vitit 1925, nga kufiri jugor drejt Athinës ku do të hypte anijes drejtë Stambollit. Robert d’Angely studioi në Shkollën Kombëtare greke të Fanarit në Stamboll, në fakultetin filologjik në Universitetin e Athinës etj. Punoi në disa Universitete duke dhënë mësim të gjuhëve shqipe, greke, turke, italisht, gjermanisht etj. Robert d’Angely nuk ishte i dashuruar vetëm me gruan e tij shqiptare, por ai kishte një dashuri të madhe me çdo gjë që lidhej me shqiptarët dhe Shqipërinë. Librat më të pëlqyer të tij, ishin ata që lidheshin me çdo gjë shqiptare si të ish-Konsullit francez në Janinë, Pukëvili, libri i fratit jezuit Dyponse “Historia e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë”, studimi i Mario Roques për “Fjalorin e Shqipes” të vitit 1635 të Frang Bardhit, etj. Vepra pesë vëllime e Robert d’Angely “Enigma nga pellazgët te shqiptarët”, jo vetëm që nuk u botua kur ishte gjallë, por pati edhe një fat të keq, sepse për tridhjetë vjet mbeti i fjetur në heshtje. Kjo, derisa e bija e tij Solange d’Angely gjatë pushimeve rastësisht gjeti dorëshkrimet e tij dhe mësoi se këto dorëshkrime nuk ishin shënime të thjeshta, por bëhej fjalë për një vepër të madhe që lidhej direkt me shqiptarët. Dorëshkrimet e gjetura do të botoheshin në gjuhën frënge dhe shqipe nënkujdesin e Solange d’Angely e cila plotësoi dëshirën e babait të saj që gjithë jetën ia kushtoi studimeve pellazgjike. “Enigma” e Robert d’Angely u bë ndihmesa e shumë studiuesve të albanologjisë. Ajo vepër është edhe shkëndija ime si studiues që u mora më seriozisht me kërkime të historisë së shqiptarëve të Greqisë-arvanitasve. Ndoshta “Enigma” u bë shkëndija që më vonë të botoheshin vepra të ngjashme të autorëve të tjerë që merren me studimet pellazge-shqiptare si Niko Stylos, Mathieu Aref, etj. Çdo përkrahës i tezës së Pellazgjëve në librin “Enigma” do të gjejë fakte dhe vërtetime të pamohueshme që shqiptarët dhe gjuha shqipe ruajnë edhe sot elementët e trashëgimisë nga pellazgjët e lashtë. Vepra e Robert d’Angely është një punë e madhe që ka një shtrirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi studimeve të popujve të lashtë mesdhetarë dhe të Ballkanit. Çdo kush në këtë libër, do të vërë re përkushtimin e tij të veçantë për gjuhën shqipe. Kujtimet e Solange d’Angely Me vajzën e studiuesit Robert d’Angely, Solange d’Angely kam disa vite që njihem, rregullisht kemi pasur letërkëmbime. Ajo më ka folur për babain e saj dhe punën e tij shkencore që nuk arriti sa ishte gjallë të botonte veprat, por i la ato në origjinale, në dorëshkrim. Gjithnjë ai i hidhte nëpër fletore. Vdekja e tij e papritur dhe heshtja e gjatë, bënë që për shumë vite ato dorëshkrime të mbeteshin në heshtje, pa kujdesin a askujt. Solange fëmijërinë e kaloi në Paris në një mjedis ku flitej shqipja dhe ku vinin shumë familje shqiptare që jetonin atëherë në Paris apo në rrethinat e kryeqytetit si në Lilas, Romainville, etj. Dasmat, festa popullore apo ngjarje të komunitetit shqiptar kaluan nëpër vitet e saja të fëmijërisë. Shpesh në shtëpi, nëna dhe babai i saj flisnin shqip. Në një letër mikja ime Solange më shkruante: “shqipen babai im e dinte shumë mirë. Mbaj mend një dhomë që e kishte krijuar me dërrasa, dhe një bibliotekë ku vendoste librat e tij më të dashur, dhe në rradhë të parë Rabelais, të cilin e adhuronte. Libri ‘Lufta e Krimesë’, dy vëllime mjaft interesante më kujtohen edhe tani. Ai kishte lexuar pothuaj të gjithë historianët apo personalitetet franceze që kishin shkruar për Shqipërinë si librat e konsullit francez në Janinë, Pouqueville, librat e Degrand dhe Hecquart për Shqipërinë e Epërme, studimet e Dozon-it për gjuhën dhe folklorin shqiptar, bibliografinë e njohur të Legrand, etj, të cilave ai u referohet. Bota e babait tim ishin librat, gjuhësia dhe historia që lidhej me qytetërimin pellazg dhe ajo e shqiptarëve. Atij i pëlqente shumë gjeografia dhe donte të udhëtonte...” Në vitin 1971 Solange viziton për herë të parë Shqipërinë bashkë me nënën e saj. Pas kësaj vizite, e cila i la mbresa të thella si dhe në vizitat e mëpasme, lidhja e Solanges me Shqipërinë u bë shumë e fortë. Ajo që nga vizita e parë, çdo vit kalon disa ditë pushimesh në vendlindjen e nënës së saj në Shqipëri, Përmet dhe Bënjë. Një ditë, kur ishte me pushime në bregdetin Atlantik të Francës, nga kurizoteti hapi çantën e babait dhe një nga valixhet e tij të lëna në harresë. Duke lexuar shënimet dhe fletoret e tij me një kaligrafi mjaft të bukur, u habit me thellësinë e gjykimeve mbi qytetërimet e vjetra, mbi pellazgët, etruskët dhe shqiptarët etj. Dhe mendoi në vete se kjo mund të jetë një vepër e dobishme për fushën studimore të historisë dhe filologjisë shqiptare, se ishte një dorëshkrim që shkonte thellë në historinë mbi gjuhën shqipe dhe se kishte mjaft vlerë. Ishin përpjekje për zbërthimin e enigmës së origjinës së shqiptarëve dhe sidomos për gjuhën e tyre. Atëherë zonja Solange d’Angely takoi profesor Remzi Pernaskën që ishte në Paris dhe i tregoi dorëshkrimet. Ai i tha: nuk je as historiane, as etnologe dhe as linguiste që të gjykosh mbi tezat shkencore të babait dhe se gjëja më e mirë është botimi i këtij dorëshkrimi për homazhin e tij”. Atëherë, mori kontakt me disa botues, më së fundi, miku i Shqipërisë në atë kohë, Jean-Pierre Graziani, ndërmori botimin e librit në shtëpinë botuese Cismonte e Pumonti. Në vitet 1991-1992 u botuan rradhazi të pesë vëllimet e para të librit “Enigma”, të cilën Robert d’Angely e kishte titulluar “Enigma…Origjina e racës dhe e gjuhës së pellazgëve, arianëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve, etj…tashmë e zgjidhur”. Por siç shihet nga titulli, kërkimet e shumta që kishte bërë në disa qytetërime të mëparëshme e të mëvonëshme nga Ballkani deri në Azi, e kishin detyruar atë ta zgjeronte fushën e studimit të tij, duke patur si synim kryesor gjithnjë pellazg-etruskët dhe në thelb vetë shqiptarët. Megjithë problemet teknike që u hasën në fillim për problemin e dorëshkrimeve të vjetra, libri më së fundi u botua në pesë vëllime në gjuhën frënge dhe në një vëllim të vetëm në gjuhën shqipe. Pjesë nga libri “Enigma” të Robert d’Angely Raca pellazge ka ngjyrën e lëkurës dhe sidomos të fytyrës të bardhë. Ngjyra e flokëve është më tepër gështenjë se e çelët dhe nëse flokët i ka mjaft të dredhura, asnjëherë nuk i ka kaçurrela. Tiparet e fytyrës janë të rregullta: fytyra mjaft vezake, balli i gjerë, sytë shprehës, të mëdhenj, të futur thellë në kafkë dhe as të kërcyer, as të çarë si bajame; hunda e drejtë, e rregullt, e vogël dhe asnjëherë e shtypur me feje të hapura; kurse buzët të vogla e aspak të kërcyera ose të trasha. Çdo përjashtim nga ky përshkrim i përgjithshëm shënon veçori, që janë karakteristika të racave të tjera të njeriut. Gjuha shqipe ka pasur në lashtësi dhe deri në kohët e fundit një rëndësi të madhe dhe një evoluim letrar të mrekullueshëm e të pakrahasueshëm; u përket shqiptarëve të sotëm të vazhdojnë këtë evoluim, ta thellojnë gjuhën e tyre dhe ta zhvillojnë më tej. Në fakt, studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bën të dalë qartë, se marrëdhënia e afërsia që i lidh, është ai i nënës për shqipen dhe i bijave për dy të tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta përdorim një terminologji të tillë që të përcaktojmë afërinë, e cila i lidh në të vërtetë këto tri gjuhë- edhe disa të tjera – sepse në të vërtetë kemi të bëjmë me një marrëdhënie të tillë, me gjithë faktin që ka gjuhëtarë, të cilët pretendojnë se lidhur me marrëdhëniet e farefisnisë midis gjuhëve, ai i nënës dhe bijës nuk mund të zbatohet, sepse nuk është çështja e një farefisnie të tillë, por një evoluim të gjuhës. Nuk ka asnjë hije dyshimi se Ðåëáñãïò është një term i përbërë pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shumë më vonë. Duke e zbërthyer vijmë me lehtësi te forma e tij primitive origjinale, mjafton të ndjekim një metodë dhe me etapa. Fjala pellazg, që përcakton gjuhën primitive të racës së bardhë, etimologjikisht është e prejardhur nga fjala Ðåëáñãïò=ðåë-áñãïó nga piell arg, që do të thotë: i lindur i bardhë ose pinjoll i bardhë, që shënon çdo individ të racës së bardhë. Kur të parët Arias-fenikas, ose Arg-fenikasit, ose Arg-mesopotamasit, tregtarë lundërtarë erdhën ose zbritën te brigjet e Peloponezit dhe në jugperëndim të Azisë së Vogël, dhe kur ata i panë për herë këta Ðåëáñãïó ose Pellazgë, banorë të Greqisë dhe të Azisë së Vogël, të gjithë të veshur e të mbuluar me të bardha, duke punuar të përkulur mbi gjelbërimin e arave të tyre, i morën për lejlekë dhe për shkak të kësaj ngjashmërie ose të këtij ngatërrimi, u dhanë emrin LELEK, prej nga vjen LELEGËT, siç quhen këta shpendë në gjuhën e fenikasve ose aramaishte, një fjalë që për më tepër është huazuar nga pellazgjishtja. Më vonë, kur greqishtja përparoi në formimin e saj, këtë shpend këmbëgjatë, që pellazgjishtja, e po ashtu si ajo dhe ferishtja e quanin: lelek, edhe ajo e emërtoi me emrin që i përgjigjet në pellazgjishten nga pikëpamja racore: ðåëáñãïò=lejlek. Më pas Ðåëáñóãïó evuloi dhe u bë Ðåëáóãïò, Ðåëáóãïé ose PELLAZGËT, mbiemra që përcaktonin gjithë popullsinë e racës së bardhë të Lashtësisë, dhe nga ky përcaktor i përgjithshëm i pellazgëve, të përdorur kaq gjerësisht siç ishte e drejtë, ka ardhur gabimi që ka bërë dijetari Mx Muller, kur ka shprehur mendimin se ‘Pellazgët janë një mit i të lashtëve’. Në të gjitha kohërat e grekët kanë pasur maninë për të përkthyer emrat dhe emërtimet e huaja për t’i bërë greke ose për t’i helenizuar. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar edhe mënyrën e shqiptimit e të shkrimit të fjalëve ose emrave të përkthyer, gjë që më në fund i bënte tërësisht të pakuptueshme. Nëse të lashtët grekë-madje ashtu si edhe të sotmit nuk do të kishin kërkuar ta bënin gjithçka greke, qoftë duke e transkriptuar në mënyrë të pamjaftueshme, qoftë duke e përkthyer jo me saktësi, dhe gjithnjë me një mënyrë që e shtrembëronte shqiptimin fillestar në pjesën më të madhe pellazg, ne nuk do të kishim në këtë moment kaq fjalë të shkruara ose të përkthyera greqisht. Helenët, që u është errësuar mendja nga emri i shqiptarëve, pretendojnë se ata që banojnë sot në Shqipëri: “kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ata kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik ose tjetër, as dhe një emër.” E këto helenë, që mbajnë një emër të humbur që në antikitet pas vitit 146 para K., pa e ditur se çfarë ka qenë helenizmi i vjetër dhe origjina e tij, duan t’ua veshin këtë edhe epirotëve të lashtë dhe ilirëve... Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga arsimimi, nga prejardhja ishte shqiptar, i edukuar dhe arsimuar greqisht nga një shqiptar, prej Stagjire: Aristoteli. Mjafton të lexohen tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarët e vet ose me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e nënës. Kurse nëna e tij ishte Olimpia, epirote dhe që fliste shqip. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Tue Aug 18 2009, 12:23pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | SI NJE SHTET MIRENJOHES Monika Shoshori Stafa "Haaretz", një prej të përditshmeve më të mëdha izraelite, botoi të enjten artikullin "Nëse Shqipëria do të ishte atdhe i hebrenjve". Artikulli evokon një tezë të trajtuar vitet e fundit prej disa studiuesve shqiptarë, për ekzistencën e një projekti ndërkombëtar në vitet 1930 "për izraelitizimin e Shqipërisë", apo "për palestinizimin e Shqipërisë", në kuptimin e pritjes dhe instalimit masiv të hebrenjve të rrezikuar të Europës Qendrore. Për fat të keq, siç ndodh shpesh në të tilla raste, kjo tezë edhe nga një pjesë e studiuesve nuk u mor seriozisht, gati-gati u quajt një metaforë. Mirëpo, tashmë janë burimet e arkivave izraelite dhe, konkretisht raporti i gazetarit britanik, Leo Elton, që ka vizituar Shqipërinë në vitin 1934 dhe që ka pasur takime me ministra të qeverisë mbretërore; burime të ruajtura në Arkivin e Historisë së Popullit Hebre dhe të administruara nga "Jewish University", që dëshmojnë katërcipërisht se "krijimi i një etniteti hebraik në Shqipëri" ishte një projekt i vërtetë diplomatik e jo thjesht një dëshirë e mirë apo një shpallje vullnetesh të dyanshme. Artikulli, që mban nënshkrimin e reporterit Nir Hasson, gati i përditshëm në faqet e "Haaretz", jo rastësisht botohet këto ditë, pikërisht në javën kur Izraeli ka shpallur njohjen në parim të pavarësisë së Kosovës, që mund të konsiderohet një fitore diplomatike, por edhe një fitore e dijes dhe e njohjes gjithnjë e më të thelluar ndërmjet popujve. Një fitore diplomatike, sepse Izraeli është një shtet me autoritet të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe nuk është thjesht një numër plus në listën e vendeve, që parimisht e quajnë të merituar pavarësinë e Kosovës. Por edhe një fitore e diturisë, sepse sikurse dihet për një kohë të gjatë qarqe shkencore e parashkencore serbe janë munduar të implikojnë popullin e Kosovës, e veçanërisht të quajturin Divizioni SS Waffen "Skanderbeg" në ushtrim të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore. E vërteta është se kjo akuzë, jo pa të drejtë, përbënte një pengesë të mundshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për më tepër që agresiviteti i studiuesve ish-jugosllavë vitet e fundme u shtua jashtëzakonisht. Por dijetarët vendës arritën të dëshmojnë me burime të pakontestueshme se pjesëmarrja e Divizionit SS "Skanderbeg" në ushtrimin e Shoah jo vetëm që është ekzagjeruar, por në tërësi është manipuluar, duke trajtuar si hebrenj të deportuar qindra persona të cilët në listat nominale rezultojnë shqiptarë, malazezë, serbë, të cilësuar si "bolshevikë, komunistë, banditë, kundërshtarë të rendit". Natyrisht, përgjegjësia historike mbetet edhe për një jetë njeriu të viktimizuar pa uniformë, dhe në këtë rast janë disa dhjetëra hebrenj të shpërngulur në Kosovë në vitet e luftës që kanë humbur jetën dhe duhet të përkujtohen me homazh. Por dija shqiptare ia doli të çaktivizojë një argument të stërzmadhuar me qëllim penalizimi kolektiv të shqiptarëve në Kosovë dhe mundësisht humbjen e mbështetjes së shtetit të Izraelit dhe më gjerësisht. Artikulli i "Haaretz" është pritur me debate të forta në faqen elektronike të saj. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në diskutim mbi 25 pajtimtarë të saj, nga Izraeli, nga SHBA, nga vendet perëndimore dhe Ballkani. Shumica e pjesëmarrësve në diskutim e shohin me habi këtë projekt, për të cilin nuk kanë pasur dijeni më parë; të tjerë gjejnë paralele midis fatit të popullit të Izraelit dhe fatit të popullit shqiptar, sidomos të popullit shqiptar në Kosovë për sa i takon ushtrimit të krimeve kolektive ndaj tyre; në përgjithësi shfaqet një frymë e shëndetshme për popullin shqiptar, që u është gjendur hebrenjve në kohë shumë të vështira, kur përndiqeshin pothuajse nga të gjitha shtetet e Perëndimit e të Europës Qendrore; kur, sikurse thuhet shpesh, "kalonin kryeulët duke lypur ndihmë e mëshirë përpara portave të Shën Pjetrit" dhe ndihmë e mëshirë nuk u jepte askush. Artikulli i "Haaretz" meriton njohjen e lexuesit shqiptar jo vetëm për shkaqe diturie dhe për kontekstin historik-politik kur u botua. Mbi të gjitha, sepse ai është një prej provave se mirënjohja, kjo kryendjenjë që njeriun e bën njeri, përbën njëherësh një prej shtyllave të moralit politik bashkëkohor. Po bëhen pak nga pak afro 70 vjet që nga koha kur lufta antifashiste përfundoi, historia e Holokaustit tani është gjithnjë e më e qartë, është bërë e njohur ndërkombëtarisht tashmë se numri i hebrenjve që gjetën shpëtim në Shqipëri kalon mbi 2200; burimet shqiptare gjithnjë e më shumë po flasin, por, me sa duket, duhet të mësohemi të jemi pak më modestë, sepse vetëm në dy-tri vitet e fundit Izraeli ka hedhur aq shumë hapa e ka ndërmarrë aq shumë nisma që nuk mund të përligjen ndryshe pa mirënjohjen historike, saqë nuk duhet ta kujtojmë aq shpesh çfarë kemi bërë për ta në kohën e rrezikut. Ja vetëm disa prej këtyre nismave: Izraeli hoqi sistemin e vizave me Shqipërinë dhe mundësoi lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa Tirana diplomatike lutet në Bruksel për lehtësimin e pjesshëm të këtij sistemi dhe me sa duket ne do të jemi bashkë me Bosnjën të fundmit që do ta kemi të hapur portën në atë drejtim. Izraeli shpalli Shqipërinë dhe popullin shqiptar si një prej "Fisnikëve midis Kombeve" dhe janë 64 familje shqiptare që kanë titullin e lartë "The Righteous" në Yad Vashem (lista është e hapur edhe për emra të rinj). Dhe, së fundmi, Izraeli shpalli njohjen parimore të shtetit të Kosovës, duke u besuar më shumë burimeve shqiptare se atyre ish-jugosllave për të ashtuquajturin holokaust masiv të ushtruar prej shqiptarëve atje ndaj hebrenjve në kohën e luftës. Artikulli i "Haaretz" është një dëshmi se vendimet e sotme vijnë nga e shkuara dhe se e shkuara është e mirënjohjes. Shtetet dhe popujt mirënjohës meritojnë gjithaq nderim e mirënjohje. © Gazeta Shqip - 2006-2008 Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiptarët nga Zara dhe trevat e tjera të Kroacisë Nga Alfred Papuçiu Të ndjekësh rrugën tënde në diasporë, duke e mbajtur gjithmonë zemrën të hapur për tjetrin, për fqinjin, shokun, mikun, motrën, vëllain, përfaqëson pa dyshim një sfidë të madhe. Ti je i ndërgjegjshëm se duke folur për diasporën, për bashkëkombasit kudo që janë në Evropë, në Amerikë, Australi, Amerikë Latine e gjetiu, bën një shërbim sado pak për mbajtjen gjallë të frymës kombëtare, të prejardhjes së qindra mijra shqiptarëve që kanë marrë rrugën qoftë edhe përkohësisht jashtë tokës mëmë, por që një ditë ose ata ose fëmijët e tyre, do të mundin të dinë se janë shqiptarë dhe se vinë nga Ballkani, nga Shqipëria apo Kosova, nga Maqedonia, Greqia, apo Kroacia, Rusia apo Egjipti, nga Arabia Saudite apo Argjentina, nga… Bëmë një digresion për t’u kthyer tek tema kryesore e këtij shkrimi. Kësaj radhe, të dashur lexues, dua të flas për një shqiptar të brezit të tretë, që e ka për nder që e ka prejardhjen nga Shqipëria, nga Dukagjini. Ai flokëthinjur 65 vjeçar, flet me thjeshtësi, pa u mburrur se gjithçka që ka grumbulluar për familjen e tij të madhe, përbën një histori të vërtetë e të dhimbshme, të shqiptarëve që menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut u detyruan të lënë vatrat e tyre, për t’i shpëtuar invazionit të huaj. Ai e pranon kur i them thënien e një filozofi të shquar i cili ka theksuar jo pa qëllim se ngjarjet më të mëdha nuk janë orët tona më të zhurmshme por ato më të heshtura. Por kur i them se historia e familjes së tij duhet hedhur në letër, ai më thekson se e ka menduar një gjë të tillë, por ajo s’ka ndonjë gjë të veçantë, është tepër e zakonshme, si edhe përpiqet t’i shmanget duke theksuar se pasioni për profesionin e tij, arkitekt, e ka afruar me artin, me dëshirën për të bukurën, për historinë e shqiptarëve, por nuk i ka lënë kohë më tepër… Një miku im mjek më tha një ditë: “Ndoshta nganjëherë jemi shumë pranë njerëzve të mëdhenj, por nuk e kuptojmë filozofinë e tyre“. Këtë ndjeva kur e takova së fundi Frankon, shqiptarin me prejardhjen nga Dukagjini, erudit dhe njohës i thellë i historisë së popullit prej nga e ka prejardhjen, prej “Arbanasi” të Zarës. U njoha me të krejt rastësisht para 12 vitesh, diku në një vend të Evropës. E ruajtëm miqësinë tonë. Më ftoi disa herë në shtëpinë e tij, diku në një fshat të Francës. Një shtëpi e ndërtuar mbi bazat e një ish ferme, ku edhe tavolinën e tij të punës, mobiljet dhe pajisje të tjera të ndërtesës tre katëshe, i ka skalitur me duart e tij të arta. Ai pret atje miq e dashamirës të shumtë, shpesh herë rreth një gote rakije rrushi nga Shqipëria që ja sjellin miqtë, ose edhe me një gotë verë të mirë e të vjetër që ai e njeh si degustator e prodhues i saj. I tillë është dhe në jetë, gjithmonë me atë buzëqeshjen e tij karakteristike, me respektin që gëzon tek kolegët, tek miqtë e shumtë. Edhe unë kam fatin e mirë të jem një prej tyre, që herë herë i marr ndonjë mendim edhe për artin, historinë e popullit tonë, letërsinë, si edhe arkitekturën. Historia e Ballkanit Me njohuritë e tij të thella, shpesh më ka folur për historinë e Ballkanit, për prejardhjen e familjes së tij, por nuk ka dashur që ajo të bëhej publike, pasi e quante diçka të zakonshme. Më së fundi ja mbusha mendjen dhe një pasdite më rrëfeu për orë të tëra këto rreshta në dhomën e tij të punës, ku ndodhet një bibliotekë e pasur. Aty gjen botime për “arbanasit” e Kroacisë, për Zarën, për historinë e shqiptarëve, të Ballkanit, të Shqipërisë, si edhe relike nga Zara, ku shqiptarët kanë fshatin e tyre me emrin “Arbanasi”, kishën, korin e tyre dhe ku rrugët mbajnë emrat e paraardhësve të Frankos. Ai është këmbëngulës për të arritur diçka, pasi thotë jam si malësorët shqiptarë, pak kokëfortë, por dua që gjithçka të jetë e përsosur...Diku, në shënimet e tij ka shkruar në frëngjisht: “Mon père était de langue maternelle albanaise” (Babai im gjuhën amtare e kishte shqipen)… Pikërisht nisur nga këto shënime, fillova punën time hulumtuese, gjeta shumë të dhëna historike për Marukët e lashtë dhe së fundi e shtyva mikun tim, duke u drejtuar shumë pyetje, duke i marrë orë të çmuara të punës së tij admiruese si arkikekt që kërkohet kudo, të më flasë për shqiptarët që kanë vendin e tyre të nderuar në bregun Dalmat. Duke u përqëndruar, me zërin e tij kumbues, me pamjen e tij krenare, filloi të më tregojë: “Familja jonë, sipas burimeve familjare, por edhe sipas kërkimeve që janë bërë nga një historian i lagjes sonë, është me origjinë nga krahina e Sködar(Shkodrës), me sa duket në malet pranë Dukagjinit. Në fakt, meqënëse një familje me emrin Dukagjini (që bën pjesë në grupin tonë familjar- u quajt më vonë Duka-,) dhe fakti se emrat e peshqve të detit në Zara ishin me origjinë sllave, ka prirje të provojë origjinën malësore të familjeve tona nga Dukagjini. Në fillim, emri ynë me sa duket ishte “MAR-UKU”. Emrat e familjeve të ndryshme u ndryshuan nën Austro-Hungarinë, me qëllim që t’u jepej atyre një tingëllim sllav, meqenëse në atë kohë favorizohej sllavizimi. Elementët italianë konsideroheshin si prishës të rendit, ose edhe si “Risorgimento” që predikonte pavarësinë e italianëve që ishin pjesërisht nën ndikimin e perandorisë austriake. Kur e pyeta Frankon se kur ka filluar largimi i famljes së tij nga Dukagjini, ai duke u menduar thellë, më theksoi: “Migrimi i grupeve të ndryshme familjare u realizua me anën e dy rrugëve të ndryshme: një nëpërmjet Barit (Itali) ku një prej paraardhësve të mi u martua me një italiane; tjetra gjatë bregdetit dalmat: data e mbritjes së tyre në Zara (tani quhet Zadar) për një pjesë të tyre është në vitin 1726, dhe për një pjesë tjetër në 1733. Paraardhësit e mi ikën nga Shqipëria në atë kohë, pasi kishin luftuar kundër otomanëve që pushtuan tokat tona. Në shekulllim e 16-të, shumica e shqiptarëve ishin Kristianë, me Kishën Katolike Romane që sundonte në Veri, dhe me Kishën ortodokse në Jug. Në fillim, vetëm një numër i vogël qytetesh u kthyen nga feja islamike, për të mbajtur pozitën e tyre ekonomike dhe privilegjet e tyre nga pushtuesit otomanë. Ndërsa në mëse 100 vjet, megjithë presionet ekonomike dhe pengesat e shumta, pjesa e shqiptarëve që ishin kristianë e ruajtën fenë e tyre. Kur otomanët filluan islamizimin e vendit, ne u larguam nga Dukagjini…” Arbanasit Në 1726, 21 familje shqiptare ikën nga vatrat e tyre dhe u vendosën një kilometër në jug të Zarës. “Arbanasit” u vendosën rreth Zarës ku kishte përparësi Kisha Romane dhe kjo bëri që ata të vendoseshin nën mbrojtjen e “Republikës Veneciane të Dalmacisë”. Ata u ndihmuan të ndërtonin shtëpi dhe të kishin stane për bagëtitë e tyre, dhe në rastin e Zemunikut, disa kilometra larg Zarës, ju dhanë livadhe për kullotje, si dhe u pastruan tokat nga gëmushat…Në regjistrin e 15 gushtit 1726 përmenden mbiemrat e disa familjeve shqiptare që u vendosën në Zara, ndër të tjera : Luca d’Andrea Gezghenovich, Nicolo di Luca Marghievich, Prem Vuka Marghicevich, Giesh Prend Marghicevich, Giech Pepa Marghicevich, Prenz Prema Marghicevich, Petar Vuka Gianova, Niko Matessich, Luka Prend, Lesh Pero Marghicevich, Luka Lucich, etj. Tek “Zara Cristiana”, Monsinjor Bianki i Zarës thekson mbritjen e “Arbanasi” pranë Zarës. Ai shkruan se në 1726, të udhëhequr nga dy vëllezërit me mbiemrin PETANI, erdhën 24 familje shqiptare. Profesori Vjekoslav Klaic, shkruan për “Arbanasit” në librin e tij “Opis zemalja u kojim stanuju Hrvati (Raport mbi vendbanimet e banuara nga kroatët), i botuar në 1881. Aty ai thekson se ishin 1354 Arbanasi, rezidentë nga Skutari (Shkodra) që u vendosën aty. Në 1733, shtatë vjet pas migrimit të parë, grupi i dytë i “Arbanasi” lanë tokat e tyre amtare dhe kaluan në Gjirin e Kotorit, disa nga toka dhe disa nga deti, mbritën në Hercegovinë, ku qëndruan përkohësisht dhe pastaj hypën anijeve për në Zara dhe u vendosën në vendin e quajtur Zemunik, që ja u dha qeveria veneciane. Raportet e 11 marsit 1735 dëshmojnë se ishin rreth 28 familje dhe rreth 199 vetë. Disa nga emrat e tyre janë: Stjepo Gjuri, Leka Marko, Paolo Marussich, Mar Mazia, Paolo Prendi, Prento Stani, Jovan Vuci, Andrea Toma, Rado Ruço, Marko Pertu, Prento Markov, Stiepo Luco, etj. Në vitin 1756, qeveria e Venetikut bëri një regjistrim të tokës për familjet “Arbanasi”. Regjistri kishte si qëllim të nxirrte numrin e vendndodhjeve dhe të njerëzve që ishin në çdo familje. Në librin “Erber” ndodhen disa nga këto mbiemra: Duka, Petani, Marsan, Marsiga, Kovacevic, Marsig, Sestan, Bargela, Gjoka, Kalmeta, Markuz, Marusic, Nikagi, Skopelja, Vuk, etj. A janë këto mbiemra nga migrimi i parë apo i dytë? Këtë nuk është e lehtë ta shpjegosh, por sipas Don Mijo Curkovic, janë dy teori: - e para, që thekson se mbiemrat e familjeve të para u zëvëndësuan nga mbiemrat e familjeve “Arbanasi” që erdhën pak më vonë. Gjithashtu, ekziston edhe mendimi se familjet fillestare lëvizën prej andej; - teoria e dytë është pak më komplekse dhe bazohet në faktin se emrat e fundit u ndryshuan mbi bazën e nofkave, mbiemri mbi të cilin personi ishte krishtëruar, dhe ndoshta dhe në bazë të mbiemrit të babait apo gjyshit të tij. Për shembull, në një dokument që daton në gusht 1726, theksohet se kryetari i popullimit të “Arbanasi” ishte Luki Andric. Në regjistrin e parë ishte shënuar emri i Luca d’Andrea Ghesghenovich, i cili duhet të jetë i njëjti Luki Andric. Ai vetë e ndërroi mbiemrin e tij dhe mori një tjetër, duke përdorur mbiemrin kristian të të atit. Pra, sipas përfundimit të Mijo Curkovic, në studimin e tij “Povijest Arbanasa kod Zadra”, 1922, mund të pranohet teoria se nga mbiemrat e familjeve nga regjistrat e parë dhe më vonë, në të vërtetë del se nuk janë familje të ndryshme. Në realitet janë mbiemra të familjeve shqiptare që i ndryshuan mbiemrat e tyre, duke marrë mbiemrat e tyre të vërtetë, ose të baballarëve dhe gjyshërve të tyre kristianë. Në një dokument të 15 gushtit 1726, për “arbanasit”, ndër të tjera thuhet: “Migrimi i parë i bë për shkak të persekutimit fetar dhe dhunës nga ana e otomanëve; është e shkruar se familjet shqiptare ranë dakord të largohen nga barbarizmi otoman, duke lënë tokat e tyre dhe çdo pasuri të tyre, duke u strehuar dhe marrë në mbrojtje nga Republika”. Në një dokument tjetër të 30 dhjetorit 1726 theksohet lidhur me migrimin e dytë të shqiptarëve: “këto familje u detyruan të ikin nga tokat e tyre, për shkak të persekutimit të shkaktuar nga ana e dy pashallarëve otomanë nga Bar (port që është quajtur edhe Antivari). Vetë turqit kanë njohur se persekutimi nga ana e Akmet Pashës ka qenë i gabuar dhe se kjo i detyroi “Arbanasit” të lëvizin nga tokat e tyre amtare. Sipas legjendës, një nga rrugët që përdornin otomanët për të persekutuar shqiptarët ishte rrëmbimi i grave të reja të krishtere. Si hakmarrje ndaj këtij veprimi çnderues, shqiptarët sulmonin natën otomanët ku ndodheshin, digjnin fshatrat e tyre dhe largoheshin nga vatrat e tyre, për t’i shpëtuar një persekutimi të ri nga ana e pushtuesve Sipas tregimit të Frankos, “Republika e Venetikut në atë kohë na kishte dhënë toka (një hektar për çdo njeri, pasi vendndodhja ishte e shkretë) pranë fshatit Zemunik, por shumë shpejt një pjesë u transferua në gadishull, atje ku është vendosur qyteti Zara. Në fillim, lagja jonë e kishte emrin e “Borgo Erizzo” (emër i përfaqësuesit të Venetikut). Pas Luftës së Dytë Botërore, ky emër u shndrua në “ARBANASI”. Në brigjet e Dalmacisë erdhën dhe popullata të tjera: “marlaki”. Ata ishin barinj që mbanin pushkën në krah dhe kullosnin bagëti. Një nga taktikat e luftës së otomanëve për të shuar revoltën e popullit, ka qenë dërgimi i kavalerisë së lehtë. Dhe pastaj kur ndodhnin përleshje me vendasit dhe vrasje, ata thoshin se nuk ishin ata që i kishin dërguar…” Franko më flet edhe për një botim shkruar nga një kroat i vjetër, me titull: “Povijest Arbanasa kod Zadra” (Historia e shqiptarëve pranë Zadarit). Libri është i shkruar në gjuhën kroate, por mendohet të përkthehet edhe në anglisht së shpejti. Sipas autorit të librit, shumë pak njerëz e dinë se një vendndodhje e vogël shqiptarësh u krijua, para tre shekujsh, në jug të Zadarit në Dalmaci. Kjo vendndodhje quhej në fillim “Borgo Erizzo”, pastaj mori emrin “Arbanasi”. Sot kjo vendndodhje përfshihet në qytetin e Zadarit, në Kroaci. Shumë banorë të Zadarit sot, pa asnjë dyshim janë me origjinë nga migrimi i parë dhe i dytë e Arbanasajve. Në shkrimet për Zadarin e sotëm theksohet se ai është një qytet kozmopolit. “Nga kohët e para popullsia ishte ilire, romake dhe slave. Në Mesjetë u vendos aty një komunitet i vogël çifutësh dhe grekë, kurse para pushtimit ottoman aty ishin vendosur komunitete të Arbanasve dhe serbë…Aty mund të dëgjosh edhe sot gjuhën zaratine dhe dialektin shqip të gjuhës italiane apo shqipe, si edhe në traditën e këngëve popullore në kishat katolike dhe në ceremonitë e ortodoksëve…” Shkrime historike dëshmojnë se “Arbanasit” i përkisnin arshidiogjezës së Barit (Bar, ku është i vendosur tanimë Mali i Zi, gjatë bregdetit të Adriatikut), pranë kufirit me Shqipërinë. Legjendat lokale thonë se ata kanë ardhur nga dy fshatra të ndryshëm: nga Briska dhe nga Sesta. Sipas tregimit të Frankos, nga mesi i vitit 1850, pushtuesit e huaj austriakë donin të mbanin qytetin dhe në të njëjtën kohë kërkonin të merrnin nderin e grave. “Arbanasit” i dërguan gratë dhe fëmijët në mal, në “Musapstan” (Stani i Musapit) dhe qëlluan mbi pushtuesit…Këtë ndeshje të ashpër e ndali vetëm kryepeshkopi i Zarës, i cili ndërhyri midis dy palëve që të ndalej gjakderdhja. “Arbanasit” kanë pasur gjithmonë frymën e solidaritetit, të ndihmës për njeri tjetrin. Ata ishin të bashkuar përballë të huajve. Shpesh martoheshin në rrethin e tyre, natyrisht jo me kushërinj të afërt… Rrëfimet e arbanasit Franko “Sipas burimeve familjare, vazhdon “arbanasi” Franko, në fillim, në Zara mbrritën tre vëllezër. Një nga këta vëllezër ishte gjyshi im nga babai (1867-1938). Unë i njoh shumë pak jetën dhe zakonet e familjes, për periudhën midis mbrritjes së tre vëllezërve dhe historinë e gjyshit tim. Përveç faktit që e quajtën degëzën e familjes sime “PERE-JAKY” (baba Jaku), për t’i dalluar, duke parë se kishte shumë Marussiçë. Në kohën e sllavizimit, sipas familjeve, ata ishin ose filo-kroatë (Sokolossi), ose filo-italianë (Bersaglieri). Gjyshi im ishte filo-italian, dhe madje bëri dhuratë një tokë për të ndërtuar një shkollë italiane në lagje. Ai merrej me të vëllanë me shitjen e bagëtisë me shumicë, pastaj me një punishte ku regjen lëkurët dhe me një dyqan shitje mishi. Ai kishte fituar namin se ishte i sjellshëm në lagjen e tij, sidomos ndaj njerëzve që kishin nevojë për ndihmë. Ai shpëtoi jetën e një tezeje të cilën e kishin vënë përmbri një muri për ta vrarë…”. Pasi e shoqja e Frankos, me flokët e thinjura nga vitet, por me një pamje fisnike, na serviri një kafe dhe çokollata të vogla (“truffes”), para të cilave nuk mund të përmbaheshe, megjithë këshillat e mjekes, Franko vazhdoi tregimin e tij: “Im atë ka qenë një sportist i nivelit të lartë, sidomos në kanotazh (vozitje), në shkallë ndërkombëtare, por gjithashtu si nën-kampion ushtarak italian i hedhjes së shtizës. Ai ishte themeluesi i seksionit socialist klandestin në Zara, në kohën e fashizmit…”. “Me një grup miqsh vozitësish si ai, ata përshkruan bregdetin dalmat me një anije me rrema, një aventurë e madhe prej nga u shkrua libri “Remi sull’Adriatiko” (Rremat mbi Adriatik). Fatkeqësisht, unë nuk pata fatin ta lexoj këtë libër, pasi ekzemplarin që e kishte babai ja mori hua dikush që nuk e ktheu më kurrë… Babai, pak kohë pasi u martua, në 1939, emigroi në Etiopi, pa asnjë para në xhep. Shumë pak kohë më vonë, ai krijoi një ndërmarrje të prodhimit të likerit me një bashkëpronar italian. Pas fillimit të luftës, atë e morën si aviator dhe pas kapitullimit të Italisë u burgos dhe u dërgua në një kamp të burgosurish në Kenia. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Zara, ku u bë drejtor i një kooperative ushqimesh. Por regjimi komunist nuk i përshtatej mënyrës së tij të jetesës, dhe me rastin e një zbutje të regjimit, arriti të emigrojë në Itali, ku u bë tregtar. Ndërkohë, ai ishte divorcuar dhe u rimartua përsëri dhe pati dy fëmijë të tjerë. Tërheqja pas aventurës e çoi në Venezuela, ku ushtroi zanate të ndryshme: bashkëpronar i një ndërmarrjeje të punëve publike, pronar i një bari deri sa doli në pension. Sëmundja e rëndë e së shoqes e detyroi të kthehej në Zara, sepse dhe ajo e kishte origjinën nga ky vend. Ajo donte të vdiste atje, si edhe im atë “albanasi”. Unë jam i vetmi djalë nga martesa e parë e babait. Nëna ime është italiane, me origjinë nga Faenza. Ajo rron akoma…”. “Duke qenë se kam lindur në Zara tek “Arbanasi” vazhdon Franko tregimin e tij, trashëgova shtëpinë e tim eti, ku mendoj të kaloj pleqërinë time, me gruan, me të cilën kam tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Itali, unë përfundova studimet për arkitekturë në Gjenevë, ku mora dhe diplomën, më 1969. Duke qenë si arkitekt i pavarur, kam pasur mundësi të punoj në Amerikë (Porto Riko), në Afrikë, si edhe në Evropë: Zvicër, Portugali, Itali, Angli dhe Francë. Djali im (1966) është valltar-koreograf, si edhe regjizor për dritat në teatër dhe ka dy djem; vajza ime e madhe (1969) është beqare dhe organizuese e kongreseve; kurse vajza e vogël (1975) ka studjuar për arkitekturë të mjediseve të brendshme në Gjenevë, por shumë shpejt ju dedikua skulpturës dhe pikturës së enëve prej porcelani. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë 7 muajshe”. Dëshira e tij është që një ditë të vizitojë trevat e të parëve të tij në Dukagjin, si dhe të më fton të vizitoj shtëpinë e tij në Zara dhe trevat e shqiptarëve atje dhe në brigjet e Dalmacisë ku ata punojnë me nder e japin ndihmesë në prosperitetin e asaj zone të bukur turistike. Kushurinjtë shqiptarë në rajonet e Kroacisë Kur e dëgjoja Frankon, tek fliste shkurtimisht për familjen e tij, ndjeja respekt të veçantë për këtë njeri të thjeshtë që nuk donte të vinte në dukje madhështinë dhe rravat e jetës së njerëzve të familjes së tij, me emër jo vetëm në Arbanasi” të brigjeve të Dalmacisë, por edhe në Itali, Zvicër, Amerikë e gjetiu. Mbaja shënime, bëja pyetje por nuk e di nëse munda t’u jap me hollësi në këto faqe të pakta atë histori të madhe të “Arbanasi”. Pas një bisede tjetër të gjatë me të, do përpiqem t’u jap shkurtimisht, të më falin lexuesit, disa çaste shumë domethënëse të “arbanasi”, të familjes MAR-UKU (Marussich). Sipas Frankos, në Zemunikun e ulët dhe Zemunikun e lartë, rajone në Kroaci, jo shumë larg Zadarit, banorët vendas thonë se “ne jemi kushërinj”. Ata kanë ardhur nga Veriu i Shqipërisë. Arkitekti me origjinë shqiptare më tregon se një ditë kur ishte duke restauruar shtëpinë e tij në Zara, kishte kërkuar një kamion për të transportuar disa pajisje. Shoferi ishte nga Marussichët… “. Vendbanimi i “Arbanasve” i vendosur nga Republika e Venetikut në 1727, në Zemunik, 14 km larg Zarës është po ashtu tepër domethënës. Një dokument i 12 shkurtit 1728, thekson emrat e shqiptarëve të vendosur aty: Gjeçi d’Andrea, Pietro di Marko, Giovanni di Vuçhia, Giovanni Prençi, Nicolo Giovi, Giovanni di Giovo. Sot në Zemunik ka familje me mbiemrin: Paleka, Sestan (Shestani i sotëm), Prenda dhe Curkovic. Ndoshta dhe një pjesë e “arbanasëve” janë asimiluar me kalimin e kohës, pasi nuk kanë mundur të zhvillojnë gjuhën e tyre amtare…Megjithatë, ata që kanë vdekur në Zemunik, kanë bërë rrëfime dhe kungime para se të vdesin tek priftërinj “arbanasë” dhe janë bërë ritet fetare tek kisha e tyre “Zonja Jonë Loreta”. Gjithashtu dokumentat dëshmojnë edhe për praninë e “Arbanasve” në fshatin Plloce, 5 km larg Zarës. Aty jetojnë në fshatin Malpaga (Dracevac) si dhe në fshatrat rrotull, të cilët u bënë dhe pronarë të tokave të papunuara dhe me djersën e tyre ja shndruan faqen zonave ku banojnë. Sipas dëshmive të shkruara, në çdo brez “Arbanasët” kanë folur gjuhën shqipe. Dhe sipas Don Mijo Curkovic, në librin e tij të botuar në 1922, “edhe sot, familja Curkovic flet shumë bukur dhe në mënyrë korrekte, gjuhën që flitet në Shqipëri”. Ata janë njohur se kanë pasur karakter të ashpër, por kanë qenë dhe mbeten “njerëz të mirë dhe me zemër fisnike”. Çdonjëri në fshat thotë se shkon aq mirë me fqinjët sikur janë nga një familje… Në brigjet e Dalmacisë, në Zara ndodhet dhe “San Maria di Loreto” një vendndodhje shumë e bukur, buzë detit. Franko thotë se venecianët në shekujt e kaluar shkonin aty për të marrë ujë të pijshëm për anijet e tyre. Është interesant se uji i pijshëm aty është në një burim që ndodhet shumë më ulët se niveli i detit. Ai kujton gjithashtu se 85 për qind e Zadarit në vitin 1943 u pushtua nga të huajt. Sllavët “qoftëlarg”, jo vetë populli sllav, kishin përhapur se qyteti ishte zonë strategjike. Në fakt aty ishin vetëm dy fabrika likeri të dëgjuar në botë që quhet “Maraskino” e prodhuar nga “arbanasit” duar artë. Qyteti i vjetër “Arbanasi”, është më i vjetër se Roma. Aty janë gjetur eshtra të njerëzve që kanë ekzistuar 3 mijë vjet para lindjes së Krishtit. Popullsia në fillim quhej “liburne”, që ishin ilirë në Zara. Ata merreshin atëhere më tepër me kullotjen e bagëtive, por edhe për jetën e përditshme kishin edhe zanate të tjera. Ishin njerëz krenarë, fisnikë, të bukur dhe me karakter, si gjithë shqiptarët e mirë e të ndershëm, kudo që janë në botë. Nuk e njihnin as drogën, as kriminalitetin, as prostitucionin, që në kohët moderne disa të paudhë, sëbashku me ata që s’ja duan të mirën shqiptarëve, përpiqen t’i fusin disa të rinj të papjekur në rrugën e mbrapshtë të fitimit të të hollave pa djersë, pa mund… “Arbanasit” kanë bërë restaurime dhe janë nderuar për punën e tyre nga kushdo. Përmendet me mirënjohje Sergio Papuçi, për restaurimin e “Vetratës së Duomo di Arezzo”, Giovanni Marussich për restaurimin e “Maestra di Santa Trinita” dhe emra të tjerë të shquar shqiptarësh, për të cilët do flasim njëherë tjetër…Në Apenine tek “Luogo di Romagne” ndodhet “Bivaço Marussich” që është një vendndodhje në mal ku alpinistë e turistë ndalen, bisedojnë, pushojnë dhe pastaj marrin rrugën për më tej, në lartësira të tjera. Në jug të Dalmacisë ndodhet një fshat me emrin “Marussich”. Interesant është se edhe në Peloponez të Greqisë ndodhet një fis me mbiemrin “Maroussi” që thuhet se janë shqiptarë… Nga familja e të jatit, arkitekti Franko ka pasur një vëlla dhe katër motra të gjithë kanë vdekur. Por ai ka njerëz të afërm në Itali, dy arkitektë, një arsimtare, punonjës bankash, profesorë Universiteti në Kroaci e deri në Amerikë. Një i afërm i Frankos, Giovani Marussich, edhe ai “arbanasi”, jeton akoma, dhe profesionin fillestar e ka pasur marangoz. Sipas tij fjala marangoz, vjen nga “marangon” - nga gjuha veneciane. “Unë kam punuar me një turk, thekson Franko, dhe ai më thoshte se ishte “marangoz”. Dikur kam folur me një diplomat italian në Gjenevë, për fjalët që huazohen midis gjuhëve. Ai më thoshte se fjala “maranga” vjen nga Venetiku, një sëpatë e posaçme që përdorej në marinë për të prerë. “Marangon”- është zanatçiu që përdor marangën. Franko mendon se këtej e ka prejardhjen edhe fjala në shqip marangoz… Banorët e “Arbanasit” flasin sot më pak shqip, megjithatë ruajnë fjalë të parardhësve të tyre. Fjalët “bregdeti”, “pirun”, “marangon”, “kaiço” (varkë e vogël), “stan”, “jam i angër” (Kam uri) etj., përdoren gjerësisht në mjediset me shqiptarë në Zara. Shqipja e “Bregdetit” Një port i vogël në Zara quhet “Bregdet” dhe atje banonin “arbanasit”. Po të shohësh fjalorin e folur nga “Arbanasit” të Dr. Kruno Krstic gjen një ngjashmëri të çuditshme të fjalëve që fliten edhe sot në shqip atje. Për shembull tek fjala “bregdet” thuhet: “era po fryn pe bregdetit”; “faculet” që thuhet në Shkodër, “arbanasit” thonë: “e ko mbluo krenin me faculet”; “fjal”: “me dhan fjalën”; “fol: “un po të flas si mik mikut”; “flok”: “kur s’i kren flokët”; “grabit”: “vajzat kan vot në pus me grabit”; “kap”: “shkon me kap zogj në vishç”; “këput”: “ mos ma këput udhën”, “këcye”: “kërcen si liepuri”; “kopësht”: kopshti n’o mas shpie; “mbyll”: “mbylli syt në daçësh më flet”; “mujt”: “sot nuk munj me punua”; “punua”: “i ati i ti punon në gjutet”; “rush”: ko rush për me angër e për me bo ven”; “vogël”: “mere voglin me vete”, “Zadër”: “Arbénesh jan sot nji vend me Zadër”. Shpesh mblidhen së bashku dhe këndojnë në kor këngët e tyre në kishën shqiptare. “Arbanasi” janë katolikë dhe praktikues të fesë së tyre. Në 1729, “Arbanasit” i kërkuan autoriteteve të ndërtonin një digë me shpenzimet e tyre, për të krijuar një gji që do të mbronte punishtet e tyre nga dëmtimet që mund të vinin nga përmbytjet. Nga ana tjetër, ata kërkuan të ndërtonin një port për të mundur që të kishin mundësi të peshkonin. Autoritetet e pranuan këtë kërkesë dhe ajo u bë e ligjshme (dokumenti i 10 prillit 1729). Në 1735, si rezultat i vdekjes së disa pronarëve të tokave dhe lëvizjes së popullsisë në pjesë të ndryshme të Dalmacisë, shumë toka të punueshme mbetën pa zot. E njëjta gjë ndodhi edhe në 1739. Disa “Arbanasi” i drejtuan një kërkesë autoriteteve që tokat që ishin pa zot t’u ndaheshin atyre. Guvernatori mori një vendim duke ja u dhënë vetëm një pjesë të tokave atyre. Disa nga “Arbanasit” u zemëruan me këtë vendim dhe ikën në Zemunik. Ndërsa në 1749, disa nga “Arbanasit” punonin në Zara si muratorë. Ata ishin njerëz punëtorë dhe të ndershëm. Siç e kemi përmendur më sipër, “Arbanasit” ishin të fesë katolike romane. Kur “ Arbanasit” e parë mbritën aty, kishat e Shën Donat në Zara dhe ajo e Shën Ivanit, pranë tregut, ju dhanë atyre si vende për të ushtruar kultin e tyre. Pra Arbanasit në fillim nuk kishin kishën e tyre. Megjithatë, nën drejtimin dhe vizionin e Arqipeshkut Zmajevic, në 1734 filloi ndërtimi i një kishe për “Arbanasit”. Ajo pra u quajt “Zonja Jonë Loreta” dhe përfundoi pas tre vjet pune nga ana e vetë muratorëve dhe mjeshtrave shqiptarë. Të gjitha ritet fetare, si martesat dhe ceremonitë e vdekjeve janë bërë atje. Le të kthehemi tek historia e Giovani Marussich. Ai është “arbanasi” i dëgjuar në gjithë botën, pasi bën restaurimin e mbështetesve prej druri, të tabllove të piktorëve të mëdhenj, në Itali, në Amerikë e kudo në botë. Ai ka marrë pjesë në restaurimin e tabllove të piktorit të madh italian Cimabue. Ai ka restauruar tabllonë e Xhiotos. Franko erudit, por tepër i rezervuar për të folur për familjen e tij, nuk më flet për të birin, Yann Marussich, “arbanasin” që është kërcimtar i njohur në botë. Unë, në aq vend sa do të më lejojë lexuesi, do të jap një përmbledhje tepër të shkurtër të rrugës së këtij artisti të madh. Qysh nga 1989 ai ka realizuar më se 20 arritje (Performance) të shkëlqyera dhe koreografi. Nga 1993 deri në vitin 2000, ai ka qenë drejtor i “Teatrit të Uzinës” në Gjenevë. Sot ai merret sidomos me kërcimet vetjake dhe body-art. Spektakli i tij “Ble Provisoire” (Bluja e përkohshme) është paraqitur në shumë festivale në Zvicër dhe jashtë shtetit dhe ka qenë i ftuar nderi në edicionin 2003 në “Montpellier Danse” të Francës. “Bluja e përkohshme” është një vepër vizuale që merret me trupin për t’i dhënë bukurinë e tij fillestare: një ballë për ballë i mrekullueshëm ku spektatori merr përvojën intime të lëkurës dhe përbërjes së tij. Le t’ja lëmë fjalën për këtë vepër unikale, ekspertes së artit, Aleksandra Bodelo, e cila shprehet ndër të tjera për “Blunë e përkohshme”: “Yann Marussich, i cili që nga 1996 ka zgjedhur suprimimin e plotë të vallëzimit në veprat e tij, sjell me këtë konstatim si vektor unikal i kësaj “Bluje të përkohshme”. Nuk ka kthesa, as efekte stili. Shprehja është e qartë: kemi të bëjmë me tregimin e trupit në atë që ai ka më të “thjeshtë”, të përbashkët me të gjithë trupat e njerëzve, edhe më sekret…Kjo vepër duhet parë më tepër në dimensionin e saj plastik dhe visual, larg çdo pathosi”.Në fund të vitit të kaluar, Yann ka marrë pjesë me artin e tij në “Muzeun e Artit Modern dhe Bashkëkohor të Trentos dhe Roveretos”. Në Milano nga 19-21 shtator 2003 në Festivalin e Artit u paraqit me dinjitet me “première-performance”( performance ose arritja e parë). Në Qendrën Kulturore Zvicerane të Parisit, që është anëtare e Forumit të Instituteve të Huaja Kulturore, u cilësua nga shtypi i Parisit si “eksploratori i të gjitha zhanreve, koreografi dhe valltari Yan Marussich bën performance, vallëzim, art plastik dhe body-art që zgjat 3 deri 5 orë, por që do të deshim të vazhdojë akoma…”. Krijimi i fundit i Yann është vendosja trupore Autoportret në një fole thneglash. A ka kujtim më të bukur për mua kur shoh se “arbanasi” me prejardhje nga Zara e Kroacisë ka arritur shkallët më të larta të artit në Gjenevë, paçka se ai nuk flet shqip, paçka se jetën e tij, fëmijërinë e tij e ka kaluar në Zvicër ku jeton me gjithë familjen… Megjithatë, ai nuk e harron prejardhjen e tij, ashtu si ai shqiptari që ka marrë nënshtetësinë zvicerane, por që njëkohësisht ka edhe pasaportën e vendit ku ka lindur, Shqipërisë, pra gëzon dyshtetësinë dhe është mirënjohës ndaj vendit që e ka pranuar, por edhe krenar që fëmijët e tij do ta dijnë se nga kanë ardhur. Ai ruan, si edhe disa miq të tij pemën gjenealogjike të familjes, si edhe Franko nga Zara, apo shqiptarë të tjerë në Sunio, Stamboll, Nju Xhersi, Florida, Largo, Toronto, Gjenevë, Paris, Nju Jork, Stokolm, Bazel, e kudo në botë... © Copyright 2007 tema.al. [ Edited Sat Jul 11 2009, 11:04pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zakone përtej detit Yllka Lezo | 08/08/2009 | Kulture Si i kremtojnë shqiptarët e Siçilisë ceremonitë e martesës, lindjes dhe vdekjes? Kësaj pyetjeje, Giuseppe Crispi i jep një përgjigje në librin "Skënderbeu. Kujtesa historike", që botohet në 150-vjetorin e vdekjes së tij. Crispi jep në origjinal vargje të ceremonive Jemi në mijëvjeçarin e tretë, ku teknologjia dhe dinamika e jetës ofron të gjitha kushtet që kërcënojnë me harresë të kaluarën. Dikur, njerëzit preferonin që t'i shoqëronin momentet bazë të jetës me rituale ceremonialë të caktuar, pjesa më e madhe e të cilëve kishin një bazë religjioze. Martesa, lindja, vdekja, apo festa të ndryshme pagane dhe fetare, kishin ceremoninë përkatëse. Ka vende e shoqëri të caktuara, të cilat i ruajnë në njëfarë mënyre doket e ritualet e trashëguara nga të parët, por që premisat tregojnë jo për harresë, po për zhdukje në të ardhmen. Prej pak kohësh është hedhur në qarkullim, në shqipe, një libër, i cili trajton një përmbledhje të disa prej këtyre ritualeve. Janë zakone dhe ceremoni që peshkopi italian, Giussepe Crispi (1781- 1859), i mblodhi duke udhëtuar në qytetet e Siçilisë dhe i botoi më 1853-shin në librin "Memorie storiche di talune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia". Gjeografia e udhëtimit të tij u përqendrua në disa qytete të veçanta, aty ku ndodheshin familje arbre të ngulitura në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Arbërisë në duart e Perandorisë Osmane, në shekullin e XV. Këto familje formuan disa koloni, një pjesë e të cilave ende ekzistojnë si, Piana dei Greci, Palazzo Adriano, Mexojuzo dhe Kontesa. Në gjuhën shqipe, përmbledhja e peshkopit do të vinte në 150-vjetorin e vdekjes së tij, nën titullin "Skëndërbeu. Kujtesë historike e disa traditave që u përkasin kolonive greko-shqiptare të Siçilisë". Por përse një libër i tillë do t'i ngjallte interes përkthyeses Iliriana Angoni, apo qoftë edhe botimeve "Almera"? Përgjigjja gjendet duke lexuar librin, ku vërehet se disa prej zakoneve që janë dhënë aty, ende kanë jetë. Crispi është ndalur në tri momente kyçe të jetës: martesa, lindja dhe vdekja, të cilat i përmbledh në termin zakone atdhetare. Këto i klasifikon më tej në civile dhe religjioze. "Ndër shqiptarë, ceremonitë solemne të martesës kanë qenë temë e poezisë së larmishme popullore të mbushur me gjithë dëlirësi", - shkruan Crispi, në hyrje të kapitullit të parë, ku jep pjesë të këngëve që i këndoheshin çdo etape të njohjes së çiftit, përgatitjes së martesës, vetë martesës dhe ditëve pas saj. P.sh., në ditën e fundit të prillit, vasha që do të bëhej nuse shkonte të mblidhte lule, ritual i cili shoqërohej me këngën e mëposhtme: Mëmza më dërgoi për gliulie (Mëmëza më dërgoi për lule)/ Më gnë purtek dreda gliuglie (Me një purtekë kapa lulet)/ Racha maglet, racha vagle (I rashë maleve dhe luginave)/ Ghith fusciazitë me gliuglie (Gjithë fushave me lule)/ E ghith dromezit canghieglie (E gjithë udhët kapërceva)/ Pra më'mplotha gnjë tuffi gliuglie (Pastaj mblodha një tufë lule)/ Scoi pra Nicola Reali (Më shkoi pranë Nikola Reali)/ Tuffinë gliuglie ghith m'esprishi (Tufën e luleve, të gjithën ma prishi)/ Më vjen te num, e mos t'enum (Më vjen të mallkoj e mos ta mallkoj) Ci 'pgliascit diagli 'n'inëglë (Që e plastë djalli në vend). Në zonën e Pianas, të afërmit e çiftit, një natë përpara dasmës shkojnë në portën e nuses, duke kënduar në shqip vargje që shprehin një kërkesë të njerëzishme për të hyrë në shtëpinë e nuses. Kjo vazhdonte deri sa familja e nuses i lejonte të hynin brenda. Në studimin e tij, Crispi, zakonet dhe ritualet i ndan duke lënë të kuptohet se kolonitë e formuara në Siçili kanë dy prejardhje: shqiptarët që erdhën nga Arbëria dhe ata që erdhën nga Greqia. Zakonet e këtyre të fundit dallohen nga elementet e shumta të fesë ortodokse. Në kapitullin e dytë, që i dedikohet lindjes së foshnjës, jepen të detajuara të gjitha ritet fetare, që prindërit dhe foshnja duhet të kryejnë. Në këtë pikë, peshkopi i Lampsacus-it gjendet përballë mungesës së fjalëve në gjuhën shqipe dhe një pjesë të tyre i ka lënë në gjuhën greke, si p.sh., shërbesën, bekimin apo edhe vargjet që thotë prifti gjatë pagëzimit të foshnjës. E vetmja pjesë në gjuhën shqipe që ai na jep, janë dy vargje që nëna i këndon foshnjës në djep: Do më bëgnë ghiumthin (Do më bëjë gjumin) Do më fglierë bërthi jim (Do më flerë birthi im). Crispi, duke qenë edhe profesor i letërsisë greke në Universitetin e Palermos, shpesh i lidh ritualet me të ngjashmet e tyre në letërsinë antike greke. Ja se si e përshkruan ai një pjesë të ceremonisë mortore: "Të afërmit e atij që po vdes qëndrojnë të vëmendshëm për të dëgjuar dhe për të kapur fjalët e fundit, të cilat i shpreh përpara se t'i dalë shpirti. (Andromaka, te Homeri ankohej se nuk kishte qenë e pranishme kur vdiq Hektori, për t'i dëgjuar fjalët e fundit të tij)." Më tej ai vazhdon të përshkruajë ritualin e vajtimit, duke theksuar se "ato nuk ishin si të vajtuesve, të cilët në kohët antike paguheshin për të qarë në varrimin e të vdekurit, por janë vajtime të grave që janë kushërirat më të afërta, kësisoj, nuk ishte një vajtim i stisur dhe i blerë, por një vajtim i vërtetë dhe pa pagesë". Pas vdekjes, gratë më të afërta të të ndjerit gatuajnë dhe u shpërndajnë bukë dhe verë të varfërve, duke i shoqëruar me këngën: Dual ebucura në derë (Doli e bukura në derë)/ Me picierzit plotë me verë (Me bardhakë plotë me verë)/ Te jip të pijn të varfrevet (T'u japë të varfërve për të pirë)/ O ti i imier ivarrfrith (O ti i mjeri i varfëri). Në faqet e para të librit, Crispi jep edhe një shpjegim të gjatë për problemet e të shkruarit në gjuhën shqipe. Ai shpjegon se veprën e tij e ka shkruar me alfabetin latin, duke dhënë disa udhëzime për shqiptimin e bashkëtingëlloreve. Këto janë udhëzime që ai i shoqëron edhe me tituj të librave të veçantë. Duke folur për shkrimin e shqipes me alfabetin latin, apo për përdorimin e tingullit, përmend botimin e tij, "Memoria sulla lingua albanese". Ndërsa edhe një kontribut të madh ka dhënë edhe me hartimin e fjalorit "Vocabolario albanese-italiano ed italiano-albanese". © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Mon Aug 10 2009, 11:59am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Jan Kukuzeli: Saktësohen datat kur jetoi e krijoi » Dërguar më: 13/08/2009 - 13:06 Dr. Musa Ahmeti Personalitete të shquara të kulturës dhe traditës shqiptare, kanë bërë emër gjatë shekujve me veprat dhe punën e tyre nëpër vende të ndryshme të Evropës, duke vënë themele të reja të kulturës qoftë të Perëndimit, qoftë të Lindjes. Në këtë kuadër, shquhet Jan Kukuzeli, i cili ishte me origjinë iliro-arbërore, për të cilin janë shkruar studime të shumta nga autorë dhe specialistë të fushave përkatëse. Mendoj se përfundimisht është saktësuar koha kur ka jetuar Kukuzeli, fundi i shekullit XIV dhe jo siç është menduar deri tashti, fundi i shekullit XI dhe fillimi i shekullit të XII. Ç’është e vërteta, në fund të shekullit të XI, kemi një tjetër Jan Kukuzel, por ai nuk është nga Durrësi dhe nuk është marrë me muzikë. Ky fakt, mesa duket ka sjellë ngatërresat e shumta, për kohën, jetën dhe krijimtarinë në fushën e muzikës të Jan Kukuzelit. Shumë të dhëna burimore, dokumentare dhe literaturë tjetër, e botuar kohëve të fundit saktëson “epokën” kukuzeliane. Asnjë dorëshkrim apo burim tjetër, qoftë dokumentar, kronikë etj, nuk e shënon emrin e tij apo ndonjë vepër të tijën para shekullit XIV. Sipas dorëshkrimeve të Hilandarit, Jan Kukuzeli ishte bashkëkohës i J. Kladas dhe i patriarkut Mateut, të cilët jetuan në fund të shekullit XIV, gjë që është shumë e sigurt. Të dhëna biografike, qofshin ato dokumente, dorëshkrime apo biografi, nga koha e Jan Kukuzelit nuk kemi për të. Biografia më e hershme është ajo e manastirit të Vlatajve të Selanikut, që gjendet në kodikun nr. 46, e shkruar në vitin 1550, në të cilën shënohet se ai ka lindur në fillim të shekullit XIV, në qytetin e Durrësit, qytet ky me tradita të lashta, dhe zhvillim të jashtëzakonshëm në këtë kohë. Mësimet i para i mbaron në vendlindje, për të vazhduar pastaj në kryeqytetin e Perandorisë, në Konstantinopojë, shkollën perandorake, ku studion filozofi, shkencat e natyrës, kaligrafi dhe teori e praktikë muzike. Që në fillimet e para, shquhet për një zë të jashtëzakonshëm, duke arritur shumë shpejt të emërohet drejtues i lëvizjes muzikore kryeqytetase, që veprimtarinë e saj e zhvillonte në kapelën e të famshmes Hagia Sofia, të cilën e vizitonin personalitetet më të larta shtetërore deri te perandori e tutje, njëkohësisht nderohet edhe me titullin “mjeshtër.” Kjo gjë i hap shtigje të reja për një karrierë të jashtëzakonshme, por për befasinë e të gjithëve, ai nuk ndoqi një rrugë të tillë, por, krejt papritur, braktisi jetën e fisnikëve, oborrtarëve dhe klerikëve të lartë, duke u larguar fshehurazi, për në manastirin e Lavrës së Madhe, në Malin e Shenjtë të Atosit, (Hilandar) veprim i cili edhe sot e kësaj dite është enigmë e pazgjidhur. Hilandari apo ndryshe Mali i Shenjtë, në mesjetë gëzonte një nam të madh në botën e dijes, shkencës, kulturës dhe shtresave të larta të fisnikëve të mbarë perandorive, jo vetëm të lindjes, por edhe të perëndimit. Si duket, duke qenë i bindur se aty mund të krijonte në qetësi, ai zgjodhi këtë rrugë, në një vend ku mbretëron qetësia dhe është i rrethuar me bukuri përrallore. /Hilandari, zë një vend të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare, jo vetëm për faktin se aty jetoi e krijoi Kukuzeli, por edhe për atë se në atë ishull, gjejmë të dhëna për shumë familje fisnike shqiptare, p.sh. për Zgurët e shek. XIV, pastaj Kastriotët e shek. XV, etj/. Kushtet për punë, edhe pse jo shumë të mira, bënë që ai aty të krijonte mrekullira, të cilat i përballuan kohës dhe janë të njohura deri në ditët e sotme. Merita e Jan Kukuzelit qëndron në faktin se nocioni muzikor i tij u përdor për disa shekuj në muzikën kishtare bizantine, në meloditë dhe himnet kishtare bizantine; pastaj krijoi sistemin e “tabelave të rrathëve harmonikë” për zbërthimin e marrëdhënieve ndërmjet shkallëve muzikore të ndryshme; përktheu shumë vepra të autorëve klasikë dhe të kohës, kompozoi himne kishtare të ritit bizantin, u mor edhe me krijimtari të lirë artistike, poezi, por edhe shkroi shumë shkrime teorike nga fusha e estetikës së muzikës bizantine. Janë të njohura shumë vepra të Jan Kukuzelit, një pjesë e mirë e të cilave ruhen në kodikët origjinalë në manastiret e Malit të Shenjtë të Atosit. Më kryesoret janë: “Psallmi 107; Lavdet, 148, 149, 150; I shumë mëshirshmi 117; kënga e Kerubinëve, Aniksandri, Profetizmi...,” etj. Kukuzeli punoi mbi një sistem të shkrimit muzikor të krijuar nga ai vetë, me emrin “shkrimi kukuzelik.” Ky sistem, i cili paraqitet si faza e tretë e semiografisë bizantine, përdorej me rreth 40 grafema grafike dhe bazohej në rrathët muzikore. Vazhdoi të përdoret deri në gjysmën e parë të shekullit XIX, kur u zëvendësua nga sistemi i ashtuquajtur “krisantin.” Këtë sistem ai e zbërtheu me një mjeshtri të jashtëzakonshme në një vepër të veçantë me titull “Fillimi i shenjave psalltike të përpiluara dhe të përpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli.” Është krejt e natyrshme që veprat e Jan Kukuzelit të jenë të brumosura në frymën fetare të kohës kur jetoi, përkatësisht ato i përkasin fushës së muzikës kishtare bizantine që është shumë e bukur dhe përmban një kolorit dhe muzikalitet të mrekullueshëm. Megjithatë, ajo pjesë e traditës muzikore bizantine që ekzistonte në territoret shqiptare të Ballkanit para pushtimit osman mbijetoi në kushte më të mira midis bashkësive shqiptare në pjesën jugore të Italisë. Shpërnguljet më të mëdha të shqiptarëve, janë ato të Sicilisë dhe të Italisë së Jugut në vitet 1444, 1464, dhe 1468, por, nën presionin osman, u shtuan në intervale të ndryshme gjatë tre shekujve të mëvonshëm. Shqiptarëve të vendosur në treva të reja iu lejua të ruanin gjuhën, dhe me lejen e papës, besimin e tyre ortodoks. Trashëgimia e tyre fetare dhe artistike muzikore përbëhej nga një shtresim tradicional dhe i lashtë, para-kukuzelian. Kjo trashëgimi u ruajt me xhelozi së bashku me ritin pavarësisht nga kundërshtia me të cilën do të përballej në vendin e ri. Muzikant i madh i kohës së vet, ai nga bashkëkohësit, por edhe më vonë u quajt “mjeshtër” dhe “burim i dytë i muzikës greke” pas himnografit Sancti Romanus. Siç e cekëm edhe më lart, ai në kulmin e famës u largua nga Konstantinopja, për t’u tërhequr në Malin Atos për të bërë jetë murgu, për të sfiduar vetën e tij, shpirtin dhe lakminë, për t’iu kushtuar i tëri krijimtarisë muzikore, letrare, përkthimeve dhe punërave të tjera, të cilat i sollën lavd, nderim dhe respekt sa ishte gjallë, por edhe pas vdekjes. Kukuzeli vdes në Malin e Atosit – Hilandar, në manastirin e Lavrës së Madhe, në fillim të shekullit të XV. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Mokra, penelatat në histori të Barletit Nga Istref Haxhillari Nuk ka asnjë grimë të historisë së kombit tonë ku Mokra, krahina e rëndë në juglindje të Shqipërisë, të mos ketë qenë, në mos protagoniste, aktore me role të ndryshme sipas rastit. Nga burimet e shkruara arkivore, për aq sa jemi në dijeni, Mokra përmendet për herë të parë në shekullin e XI në një letër, ku perandori Justinian i dytë i Bizantit i dërgonte në vitin 1019 kryepeshkopit të Ohrit, Johanit, në të cilën përmend një krahinë të populluar me shumë mullinj (mokra). Aty kërkohet “të mbetet në merak të madh” ky vend i pasur, sidomos për rrugën, rrahur prej karvanesh të shumta që udhëtonin nga perëndimi në lindje dhe anasjelltas. Po të shtyhemi më tutje historisë, në luftën e dytë iliro-romake, këta të fundit hynë në Iliri dhe depërtuan thellë gjer në Rumani, vend të cilit i dhanë emrin Romani apo Roma e vogël. Historia thotë se mbi 100.000 kolonë romanë u ngulën në vendet më strategjike të kontinentit përgjatë rrugëve të karvaneve. Në këtë kohë, sipas një hipoteze mjaft të besueshme, janë vendosur arumunët në Llëngë e Niçë të Mokrës për t’u shtyrë pastaj më tej në Voskopojë e gjer në zemër të orientit, fushat e begata të Vllahisë. Pas rreth njëqind vjet pushtimi, mbretëreshë Teuta i përzuri romakët matanë Adriatikut, por kolonët mbetën, u intergruan me vendasit atje ku u qëlloi, duke ruajtur për çudi mbi 2000 vjet kulturën, gjuhën dhe zakonet. Në Mokër, përgjatë një degëzimi të rrugës Egnatia, Llënga lulëzoi për shumë kohë. Edhe sot qarkullon gojëdhëna se fshati kishte përmbi njëmijë shtëpi, ndërtuar ngjitur me njëra-tjetrën, aq sa kaprojtë shkonin çati më çati më për katër km rresht. Në shekullin e XV Barleti e përmend Mokrën, Mokreu siç i thotë ai, si një krahinë të madhe që shtrihej përtej kufijve të sotëm, duke përfshirë fushën e Domosdovës, Përrenjasin e sotëm, deri në vendin që quhet Sofra e Skënderbeut. Kronisti i famshëm thotë se mokrarët ishin burra të besës, shumë trima, të shpejtë si vetëtima dhe nishanxhinj të mëdhenj. Ndoshta nuk është fare e rastit që beteja e parë e Skënderbeut me turqit u bë pikërisht në fushën e Domosdovës dhe të parët që u gjakosën me pushtuesit otomanë ishin mokrarët. Krahina ishte nën zotërimin e Gjergj Arianitit, apo Gjorg Golemit siç e quanin mokrarët. Me një thirrje të zotit të tyre ata mblidheshin tufa-tufa, të armatosur më së miri dhe me këngë në gojë shkonin në luftë ku dalloheshin mbi të tjerët. Barleti thotë se në gjallje të Gjergj Arianitit, turqit nuk hynë asnjëherë në Mokër se ishte vend me shumë male e shkëmbinj, por sidomos se në çdo shteg kishte një burrë që ruante natë e ditë vendin nëpër rrugët kryesore. Gjer vonë në fshatrat e Mokrës këndohej kënga që përjetëson motet e lavdishme: “Gjorg Golemi na çoi fjalë, Angjelini të më dalë Me ata trima mokrarë Kush më këmbë e kush me kalë Të marrë rrugën përpjetë Të dalë te gurët e gjetë.” Angjelini ishte kapedan besnik i Gjergj Arianitit. Nuk kemi të dhëna të shkruara për shekujt e parë të pushtimit osman në Mokër, por nga tradita gojore që kalonte nga brezi në brez e rrëfehej sidomos në netët e gjata të dimrit për mburrje dhe krenari, mësojmë se në kohën e Ali Pashë Tepelenës një burrë nga Pleshishti, Naum Shyta, u bë mik i Vezirit. E ndihmonte atë me mjeshtër të shquar muratorë për ndërtimin e kalave ose meremetimin e tyre. Naum Shyta i doli në mbrojtje popullit fukara kundër disa prej bejlerëve dhe agallarëve turkoshakë që bënin në Mokër dovanë e Dovletit. Sa qe gjallë Naumi nuk bënë gëk turkoshakët se i pinte e zeza. Thonë se ai kishte në plan të ndërtonte një treg për tërë zonën, po nuk arriti ta përfundonte. Rrëfejnë se kur erdhi Ali Pashai në Pleshisht dhe deshi të zbatonte atë zakonin e tij të keq (për çdo fshat të zhvirgjëronte një vashëz), e shoqja e Naumit i tregoi me lezet të madh se në Mokër nuk mund ta bënte, duke i nxjerrë për të ngrënë gjashtë pjata fasule njërën pas tjetrës. Kështu e shpëtoi kapedan Naumin nga halli i madh. Kur u vra Pashai, Naumi u fsheh në një mik vërdovar në Stamboll, por hafiet, që e ndiqnin këmba këmbes, e kallzuan. Pasi e zunë, thonë se Sulltani deshi ta shikonte dhe si e pa, nuk foli asnjë fjalë, por bëri me shenjë t’i pritej koka dhe t’i vendosej në kamarën e atij jezitit tjetër. Kështu kokës së thinjur të Ali Pashë Tepelenës në kamaren e turpit në Stamboll i bënte nder vetëm një kokë shqiptari, ajo e Naum Shytës nga Mokra. Në fund të shekullit të XVIII ikën nga Podgozhani për shkak të jetës së vështirë, si shumë të tjerë, edhe disa prej fisit të Vakove dhe u vendosën në Korçë. Prej tyre dolën të famshmit Kostandin dhe Athanas Zografi, që e morën këtë mbiemer për shkak të talentit të tyre për të pikturuar. Ata u bënë të njohur me pikturat dhe afresket e tyre në Korçë e Voskopojë, deri në qendër të artit bizantin, në Athos. Lidhjet e tyre me Vakollarët ishin të gjalla deri vonë. Gjatë periudhës së ndritur të Rilindjes Kombëtare, Mokra u bë nga vatrat më të spikatura të përhapjes se shkrimit dhe këndimit shqip në tërë qarkun e Korçës e më gjerë. Në fillim të shekullit të XIX mërgimtarët e fshatit ndërtuan në Podgozhan një shkollë greke e cila daton që në vitin 1811. Mësuesi i fshatit që ishte edhe prift sipas traditës helene, u mësonte fëmijëve shqip me gërmat greke. Atëherë nuk kishte një alfabet të njësuar të gjuhës sonë. Kështu vetëm në qytetin e Korçës dhe në Mokër mësohej fshehur gjuha e nënës dhe në asnjë vend tjetër të qarkut që ishte nga më të përparuarit në tërë Shqipërinë. Në varrezat e vjetra të fshatit që nga kjo kohë janë të gdhendura në gur emrat, viti i lindjes dhe ai i vdekjes në shqip me gërma greke. Në vitin 1891, vetëm 4 vjet pas hapjes së të parës shkollë shqipe në Korçë, në shkollën e Podgozhanit At Jovan Vako u mësonte fshehurazi fëmijëve gjuhën shqipe me gërmat e alfabetit të Sami Frashërit. Patriotët mokrarë nuk kishin aq flori sa të blinin fermanin e Sulltanit siç bënë ata korçarë me Nikolla Naçon e paharruar. Dihet se historia e çeljes dhe mbajtjes së shkollave shqipe është një histori e përgjakshme me shumë heronj. Në altarin e kësaj historie Mokra dha dy dëshmorë të spikatur. Gjokë Pjetri që mori mbiemrin Shqiptari për atdhetarizmin e tij të famshëm dhe Aleks Andrea, që mori mbiemrin e fshatit për të nderuar vendlindjen. Po kujtoj këtu që në vitin 1908 u hap në Potgozhan e para shkollë shqipe kur nuk kishte të tilla asnjë fshat tjetër i rrethit të Pogradecit. Toleranca fetare, aq e spikatur për të gjithë shqiptarët, në Mokër është gati proverbiale. Po sjell vetëm një nga shembujt e shumtë që qarkullojnë në tërë këtë treve. Në fillim të shekullit të XVI nga tre vëllezërit e krishterë të familjes Bulku në Pevelan, njëri prej tyre, Tira, u kthye mysliman për të lehtësuar barrën e vështirë të taksave të Dovletit. Shumë shpejt e kuptoi se nuk pati ndonjë të mirë prej kësaj dhe i këshilloi të vëllezërit mos e bënin gabimin e tij. Sot, Tirollarët myslimanë banojnë në lagjen e poshtme të fshatit Dunicë, kurse Bulkut në Pevelan. Të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre, ndonëse intuitivisht, për shekuj me radhë kanë ruajtur një miqësi të mrekullueshme paçka se ishin me fe të ndryshme. Me pak vija penelatash tentuam të skicojmë një histori, si shumë të tjera, një thesar të çmuar që mbart i gjithë vendi ynë nëpër kohën e thinjur. © Copyright 2007 tema.al. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gjurmë dhe simbole shqiptare në Greqi Enver Robelli | 22/08/2009 Personalitete, libra, dokumente, heroizma. Në shumë pjesë të Greqisë shenjat shqiptare fshihen nën sipërfaqen e hollë të historisë Gjinia e helenëve Në Greqi edhe sot është vështirë të debatosh pa emocione me banorët vendas për Jakob Philipp Fallmerayer-in. Orientalisti dhe publicisti austriak (1790-1861) u bë i njohur në shekullin e XIX përmes studimeve të tij etnografike dhe gjeografike. Ai është autor i tezës se grekët antikë janë zhdukur nga faqja e dheut në Mesjetë dhe vendin e tyre e kanë populluar sllavët dhe shqiptarët e helenizuar. Për shkak të këtij mendimi, ai ishte ndër figurat më të urryera nga filohelenët në Evropë dhe nga patriotët grekë. Në Gjermaninë e asaj kohe, Fallmerayer akuzohej se bënte propagandë pansllaviste, edhe pse ai ishte kundërshtar i carit rus, të cilin e akuzonte se synonte sundimin e botës. Në veprën e tij "Historia e siujdhesës së Moresë gjatë Mesjetës" ("Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters") Fallmerayer arrin në përfundimin se etnia unike helene ka ekzistuar në Greqinë antike, por me kalimin e shekujve është shuar. Këtë pikëpamje ai e mbështet në bazë të toponimeve sllave dhe shqiptare. Fallmerayer shkruan se "gjinia e helenëve në Evropë është shfarosur... Asnjë pikë e vetme e gjakut fisnik dhe të papërzier helen nuk rrjedh në damarët e popullsisë krishtere të Greqisë së sotme". Përkthimi dhe botimi i veprës së tij në greqisht u bë i mundur në vitet 1980-të. Pas akuzave të shumta, Fallmerayer shkroi librin "Fragmente nga Orienti" ("Fragmente aus dem Orient"), në të cilin thekson se grekët e Azisë së Vogël ndoshta mund t'i referohen një kontinuiteti historik me Greqinë para Mesjetës. Njëkohësisht, ai shprehte zhgënjimin se nuk kishte takuar asnjë grek në Azinë e Vogël, i cili i përgjigjej përfytyrimit të tij ideal të një greku të arsimuar. Teza e Fallmerayer-it është mbuluar nga pluhuri dhe nuk përfaqësohet më në universitetet e Evropës. Korfuzi Sot, ky ishull grek është sinonim i turizmit dhe jetës mondane. Dikur, në shekullin e XIX, në këtë vend u botua "Dhiata e Re" në gjuhën shqipe. Në vitin 1824 u publikua vetëm një pjesë e "Dhiatës" (në dialektin lab), ndërsa si e tërë ajo pa dritën më 1827-ën. Përkthyes i saj ishte Vangjel Meksi. Ai u lind rreth vitit 1770 dhe shërbeu në ushtrinë e Ali Pashës si oficer artilerie. Meksi kishte kryer gjimnazin "Zosimea" në Janinë dhe Ali Pasha e dërgoi atë për të studiuar mjekësi në Napoli. Në një letër rekomanduese veziri i Janinës i shkruante Mbretit Ferdinand I Burbon: "Po ju dërgoj Vangjel Meksin, shqiptarin, për të mësuar atje. I lutem Madhërisë Suaj të keni mirësinë, që t'i jepni mbrojtjen tuaj mbretërore, në mënyrë që të gëzojë ato kushte dhe lehtësi, të cilat të çojnë në mësimin e këtyre shkencave". Disa muaj më vonë, Aliu sërish interesohet për fatin e studentit shqiptar dhe i shkruan si vijon Mbretit të Napolit: "Ju dërgoj falënderimet më të shquara për gjithçka i është dhënë Vangjel Meksit, i cili shpresoj se do të përfitojë nga kushtet, që i janë krijuar me bujari nga sovrani dhe, kur të kthehet në atdhe me vlerësimin për sjelljen e mirë dhe përvetësimin e dijeve, të ngrejë lart emrin e Mbretit të lavdishëm". Pas studimeve Vangjel Meksi u kthye në oborrin e Ali Pashës, ku shërbeu si mjek. Në vitin 1819, pas takimeve me përfaqësues të Shoqatës Ungjillore angleze në Stamboll dhe Selanik, ai nënshkroi kontratën për përkthimin e "Dhiatës së Re" në gjuhën shqipe. Mbikëqyrës i përkthimit ishte Grigor Gjirokastriti, i cili në vitin 1821 ishte peshkop i ishullit të Eubesë, ndërsa gjashtë vjet më vonë kryepeshkop i Athinës. Janina Ky qytet, në historinë shqiptare është i njohur jo vetëm për shkak të Ali Pashë Tepelenës. Këtu, në vitin 1809, kapedani i njohur nga fshatrat suljote Marko Boçari përgatiti fjalorin greqishte e re-shqip. Këtë vepër ai e shkroi edhe me kërkesë të konsullit francez në Janinë, François Pouqueville (Fransua Pukëvil). Fjalori përbëhet nga 111 faqe, 1 494 fjalë shqipe dhe 1 701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pouqueville. Duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, Pouqueville hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në Paris. Papa Kristo Negovani Në autostradën Janinë-Selanik, lart në veri të Greqisë, një tabelë tregon rrugën për Florina. Shqiptarët e quajnë Follorina, në maqedonisht njihet si Lerin. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, Follorina mbante lidhje të ngushta me Manastirin. Në vitin 1875, afër Follorinës, në fshatin Negovan, u lind Papa Kristo Negovani, i cili u bë i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi. Pasi ndoqi shkollimin në Athinë, punoi mësues në një shkollë greke në Leskovik. Një kohë jetoi në Rumani, ku mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Pasi u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues i gjuhës shqipe. Kur filloi të mbante edhe meshën në gjuhën shqipe, ai u ballafaqua me urrejtjen e hierarkisë fetare ortodokse dhe të qarqeve nacionaliste greke. Peshkopi i Kosturit, pas një shërbese kishtare në shqip, i kishte thënë: "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët". Dy ditë më vonë, më 12 shkurt 1905, Papa Kristo Negovani u masakrua me sëpatë. Për të marrë hak pas një viti e gjysmë, luftëtari shqiptar, Bajo Topulli, e vrau peshkopin e Korçës, Fotis Kallpidhis. Suli Me këtë toponim përfshihen fshatrat shqiptare në jugperëndim të Janinës. Banorët e kësaj treve janë të famshëm si luftëtarë të paepur. Ndër më të njohurat gjatë periudhës së Perandorisë Osmane kanë qenë familjet Boçari dhe Xhavella. Fshatrat e Sulit kundërshtonin sundimin e Ali Pashës dhe kur ky i fundit me ushtarët e tij, në dimrin e vitit 1803, depërtoi thellë në territorin e suljotëve, shumë gra suljote u hodhën në greminë bashkë me fëmijët e tyre, vetëm e vetëm që të mos binin në duar të Aliut. Ky akt është përjetësuar edhe në pikturë. Në historiografinë greke, suljotët konsiderohen si grekë, ndonëse literatura serioze ata i sheh si shqiptarë etnikë. Emrat e luftëtarëve të njohur si Marko Boçari dhe Kiço Xhavella, janë greqizuar (Markos Botsaris dhe Kitsos Tzavellas). Që të dy kanë marrë pjesë në çlirimin e Greqisë nga osmanët. Lidhur me suljotët, udhëtari anglez Thomas Smart Hughes, në veprën "Voyage á Janina en Albanie" shkruante (sipas përkthimit nga Eqrem Çabej): "Ky popull kishte veti të shquara luftarake dhe edukata e tij përmblidhej kurdoherë në stërvitje për luftë. Dëfrimet më të para të suljotëve ishin vallja e këngët. E para u shtonte fuqinë e trupit, të dytat u ndiznin zemrën dhe ua ushqenin entuziazmin. Ata ishin fort të ngjitur te vendi i tyre... Shumë prej tyre kanë dhënë shembëlla të mëdha qëndrimi heroik dhe fjalët që mbanin në luftë kishin frymën e zjarrin e atyre të vjetrave. Gratë nuk binin pas nga burrat për trimëri dhe ishin gati të ndanin me ta të gjithë rreziqet e luftës. Mënga grash trimëresha shkonin rregullisht pas ushtarëve për t'u sjellë këtyre ushqimin dhe municionin, për të shikuar të plagosurit dhe, në rasë nevoje, për të luftuar krahas me prindërit, me burrat e me bijtë e tyre. Nga këto amazone, më e ndjera ka qenë Moskoja, e shoqja e kapedan Xhavellës dhe e ëma e trimit Foto, Hektorit të kësaj troje të dytë. Emri i saj lavdohet edhe sot nëpër këngë greke dhe shqiptare... Për t'i nderuar burrat në trimëri, gratë rrinin me radhë në pus a në krua sipas trimërisë së burrave të tyre; ajo që kish pasur fatin e lig të martohet me ndonjë burrë frikacak, ishte e detyruar të presë me turp që t'i mbushin të tjerat shtambat e tyre. Gratë ishin shumë të nderuara në këtë republikë të vogël dhe pak burra mund të duronin qortimet që u bënin gratë e zemëruara, kur tregoheshin frikacakë". © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Rrënjët e shqiptarizmës sipas Nathalie Clayer Elsa Demo | 05/09/2009 Vepra e fundit e historianes franceze, së shpejti në shqip: Origjinat e nacionalizimit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Studimi i raporteve me vetveten dhe viti me rëndësinë historike, 1896 Manifestimet dhe shprehjet e nacionalizmave në Ballkanin e ditëve të sotme, patjetër nuk janë ato të një shekulli më përpara. Ndryshimet e mëdha që patën vendet e gadishullit gjatë shekullit të njëzetë, përcaktuan edhe evoluimin e çështjes. Kuadri otoman dhe tiparet e veçanta të nacionalizmit shqiptar, më saktë të shqiptarizmës, përbëjnë kthim tek tema në studimin "Aux origines du nationalisme albanais. La naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe" ("Origjinat e nacionalizimit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë"), të historianes franceze Nathalie Clayer. I botuar në Francë më 2007, vepra është aktualisht në prag të botimit shqip nga botimet "Përpjekja", që drejtohen nga publicisti Fatos Lubonja. Në vizitën e fundit në Shqipëri, Clayer tha diçka për veprën që në shtator do të jetë në duart e lexuesit. U bë më shumë se një dekadë që Clayer ka në fokus të studimeve të saj identitetet fetare në Ballkan. Ajo ka shkruar për Shqipërinë si vendi i dervishëve, për periudhën 1912-1967, për islamin shqiptar dhe rolin e tij në formimin e identitetit kombëtar shqiptar, duke u thelluar tek ky studim i fundit tek procesi i këtij identiteti që është nacionalizmi, në periudhën osmane nga fundi i shekullit të 19-të deri në vitin 1912. Burimet arkivore të Perandorisë Osmane, Austro-hungareze, burimet konsullore të Italisë, Francës, vepra nga udhëtarë të kohës, diplomatë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Perandorinë Osmane apo ku ka pasur koloni shqiptare, janë ato që ka shfrytëzuar historiania, pa lënë jashtë shtypin shqiptar të kohës dhe librat e veprimtarëve që janë përpjekur të formojnë identitetin shqiptar që kanë qenë me rëndësi për Clayer-in, sepse ajo i konsideron si shkëndijat e para të nacionalizmit. Clayer flet për një identitet të shumëfishtë, ku bëjnë pjesë identiteti social, identiteti krahinor, që ajo i quan "identitete kolektive me shumë rëndësi." Çështja që ajo trajton, me pak fjalë është kjo: Kur krijohet një identitet i ri kolektiv si identiteti kombëtar, si kombinohet ai me identitetet e tjera kolektive që ekzistojnë në atë kohë. Kuadri otoman, konteksti politik i Perandorisë Osmane, provincë e të cilit Shqipëria ishte, është me rëndësi për studimin e origjinave të nacionalizimit shqiptar. Clayer thotë se nuk mund të kuptohet ky proces pa marrë në konsideratë situatën sociale në të katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës, po edhe në diasporë, në Stamboll, Itali, Greqi, Egjipt, Rumani etj. Studimi i raporteve me vetveten vë në dukje se jeta në Shkodër nuk është njësoj me jetën në një fshat të Malësisë, as me jetën shoqërore në Berat, dhe as me jetën në Janinë. Në këtë mënyrë, ai që është quajtur i pari manifestim publik i nacionalizimit shqiptar, Lidhja e Prizrenit, që përfaqëson idenë për bashkim kombëtar, nuk ka peshën e strukturave apo të identiteteve të tjera që Clayer artikulon. Madje, datë kyçe për të nuk është viti 1878, por 1896, vit kur shqiptarizmi përcaktohet strukturalisht dhe ideologjikisht. "Për mua data më me rëndësi është 1896-1897. Në atë kohë, në Perandorinë Osmane ka një krizë politike, është Lufta Turko-Greke, ka disa atentate kundër sulltanit dhe është koha kur fillon opozita xhonturke. Edhe Austro-Hungaria dhe Italia fillojnë të mbështesin krijimin e identitetit shqiptar. Po të shihni sa gazeta kanë dalë para edhe pas kësaj date, ndryshimi është shumë i qartë. Mendoni pak: Broshura e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" u botua më 1899 dhe jo më 1879, as para Lidhjes së Prizrenit, apo në një kohë tjetër para vitit 1896. Momenti i krizës së Perandorisë Otomane ishte momenti kur u politizua procesi." Sipas saj, promotorët më të fuqishëm të shqiptarizmit kanë qenë nëpunës të shtetit osman dhe para se të kalohet tek një etapë tjetër e shqiptarizmit, shqiptarizmi në terren para dhe pas revolucionit jeune-turque të vitit 1908, Nathalie Clayer vlerëson rolin e një diskursi dominues që nuk ishte një diskurs afetar, i drejtuar për nga Evropa. "Në fakt, identiteti kombëtar që u krijuar në atë kohë, nuk ishte vetëm një, dhe nuk ka qenë vetëm ky identitetit afetar, si shkruan Pasho Vasa "feja e shqiptarit është shqiptaria". Kjo ishte një mënyrë për të përcaktuar një identitet kombëtar. Por, në fakt, ka pasur mënyra të ndryshme për të cilat feja, ose komponenti fetar ishte shumë me rëndësi", - shton historiania. "Islami nuk ishte legjitim në Evropë. Disa intelektualë shqiptarë kërkonin të shpjegonin që shqiptarët janë evropianë, sepse kanë qenë të parët në Evropë si pasardhës të pellazgëve. Edhe pse ka një shumicë popullsie myslimane, ky nuk është islami turk. Prandaj, është përdorur argumenti i bektashizmit. D.m.th., gjithmonë ka qenë ky kërkim për të provuar se shqiptarët ose islami shqiptar nuk ishte si një islam fanatik." Kurse me krijimin e shtetit shqiptar, Clayer thotë se drejtuesit ose njerëzit në pushtet janë përpjekur të shpjegojnë se ky shtet i ri në Ballkan nuk ishte mysliman. Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, që sipas studiueses franceze është periudha kur kristalizohet dhe del më qartë identiteti kombëtar shqiptar, po ashtu ndoqi një politikë që "e zhvlerësonte islamin". Të njëjtën gjë kanë bërë politikat shqiptare në përgjithësi përgjatë shekullit të njëzetë. Thuhet se libri i kësaj studiueseje ka për të provokuar debat nëse quhet i tillë forma e mendimeve të armatosura që hidhen pa kriter në shtypin shqiptar ndaj veprave të palexuara historike që sjellin një lexim dhe interpretim të historisë të ndryshëm nga historiografia lokale. Por, kësaj thashethemnaje, Nathalie-ja në atë shqipen e saj, tek e cila kërkon dhe gjen fjalët dhe termat e duhur për interpretimet, shton: "Vetëm shpresoj që debati të jetë interesant dhe normal, siç duhet të jetë një debat shkencor. Por një gjë është me rëndësi: gazetat nuk duhet ta kërkojnë sistematikisht një polemikë, sepse shpeshherë janë përgjegjës për polemikat sa për të shitur gazetën." Nathalie Clayer drejton prej një viti Qendrën e Studimeve Turke dhe Otomane. Ky është libri i parë që botohet prej saj në shqipe, ndërsa ka shkruar për temat e mësipërme në revistat shqiptare "Përpjekja" dhe "Hylli i Dritës". "Muajt e mjaltit", sot në projeksionin zyrtar të Venecias Publiku i Festivalit të Venecias, edicioni i 66-të, ka rastin të ndjekë sot, ora 11.30, në sallën Perla, projeksionin e të parit bashkëprodhim shqiptaro-serb "Muajt e mjaltit", me regji të Goran Paskaljevicit. Filmi është përfshirë në kategorinë "Giornate degli autori" Venice days. Filmi me skenar të shkruar nga katër duar, nga regjisori Paskaljevic së bashku me Genc Përmetin, është prodhim i "Ska-Ndal", "Nova Films" me kontributin Puglia Film Comission. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Sat Sep 05 2009, 11:00am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Taxh Mahalli”, mrekullia e ndërtuar nga një shqiptar RAMADAN SOKOLI 21/12/2009 Në Indi një nga mrekullitë arkitekturore të botës, projektuar e ndërtuar nga shqiptari prej Oparit të Korçës, arkitekti kryemjeshtër Mehmet Isaja. Që nga fundi i viteve 80, kur albanologu i shquar Ramadan Sokoli zbuloi me burime arkivore arkitektin shqiptar që projektoi e ndërtoi një nga mrekullitë e dashurisë dhe besnikërisë bashkëshortore, “Taxh Mahallin”, kryeministri Sali Berisha është i pari dhe i vetmi që identifikoi “Taxh Mahallin” me arkitektin e shquar shqiptar që e projektoi dhe ndërtoi atë dhe ndau të njëjtën mendim me kryeministrin e Indisë në takimin e bisedën që pati me të në Kopenhagë disa ditë më parë. Usta Mehmet Isaja Gjurmët e krijimtarisë së mjeshtërve shqiptarë janë hetuar deri në Indinë Veriore, ku gjatë gjysmës së parë të shekullit XVII udhëhoqi punimet për njërën nga kryeveprat e arkitekturës: konkretisht “Taxh Mahallin” e Agras në bregun e lumit Jumna. Atje ishte themeluar në shekullin XV dinastia e mogulëve nga pasardhësit e Tamerlanit dhe të Xhengiz Khanit. Kjo dinasti me gjithë luftërat dhe kryengritjet, me gjithë grindjet e pareshtura në gjirin e familjes perandorake arriti kulmin e fuqisë politike dhe lulëzimin më të madh artistik në kohën e shah Xhahanit, i cili ishte prototipi i sundimtarëve mogulë. Ambicia e tij arriti deri në atë pikë sa të ngrinte krye kundër babait të vet, Jahanxhinit, vetëm sepse i lakmonte fronin, prandaj e rrëzoi nga froni dhe e burgosi. Shan Xhahani përpiqej ta zbukuronte jetën e tij të zymtë me vepra artistike. Në kurtin e tij gëlonin poetët, muziktarët, dramaturgët, piktorët etj. Udhëtimpërshkruesi venecian Nikolo Manuci, i cili pati vajtur në kurtin e mogulëve, tregon se shah Xhahani organizonte vit për vit nga një panair 8-ditësh në Pallatin Perandorak, ku merrnin pjesë femrat më të bukura, të cilat zgjidheshin nga një komision ekspertësh. Në këtë klimë “dashurie” lëngonin vetëm princeshat e familjes mbretërore, të cilat thjesht për një “strategji” të shahut nuk mund të martoheshin, sepse dhëndurët lakmitarë mund të sillnin ngatërresa, përçarje e pjesëtim të pasurisë. Rrjedhimisht, princeshat e gjora veniteshin e mbeteshin lënesha të shah Xhahanit, i cili ishte dhënë veçanërisht pas ndërtimeve, siç dëshmojnë ndërtesat e bukura e me shije të stërholluar që u ndërtuan në kohën e tij. Por gjithë ai shkëlqim i sipërfaqshëm nuk e mbulonte dot dhunën dhe mjerimin, as nuk e fshihte dot shtypjen dhe shfrytëzimin e masave të gjëra popullore nga një pakicë feudalësh apo tregtarësh të pasur. Në vitin 1629 shah Xhahani u prek thellë nga humbja e bashkëshortes së tij (Mumtaze Mahall), e cila vdiq lehonë. Shahu mendoi ta përjetësonte kujtimin e saj nëpërmjet një përmendoreje madhështore, që të mishëronte bukurinë e bashkëshortes, prandaj ftoi në Agra arkitektët më të përmendur të asaj kohe. Midis mjeshtërve që shkuan atje nga vendet e ndryshme ishte dhe oparaku usta Mehmet Isaja bashkë me bashkatdhetarët e tij, usta Ahmetin dhe lulishtarin Ismail Rumi. Këta mjeshtër me përvojë në teknikën e ndërtimeve ishin anëtarë të shoqatës së arkitekteve në Stamboll. Të gjithë mjeshtrit që vajtën në Agra i paraqitën shahut projektet e tyre. Pasi u shqyrtuan një nga një projektet e ndryshme, shah Xhahani zgjodhi pikërisht atë të usta Mehmet Isasë, të cilin e ngarkoi me drejtimin e punimeve. Njëzet mijë veta: zejtarë, punëtorë të zgjedhur nga të katër anët, punuan plot 20 vjet rresht (d.m.th. nga viti 1630 deri në vitin 1650) për realizimin e kësaj vepre nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të kryemjeshtrit Mehmet Isaja, i cili kontrollonte zbatimin e projektit. Edhe lënda e ndërtimit: mermeri, gëlqerja, rëra e kuqërremtë, korali, sedefi, kristali, u sollën nga të katër anët. Për të gjitha këto u shpenzuan disa miliona rupi. “Taxh Mahalli” u ndërtua mbi një tarracë në bregun e lumit Jumna, dy km larg Agras. Planimetria e kësaj përmendoreje ka trajtën e një katrori me qoshe të prera. Të katra faqet i ka të njëllojta. Në të katra skajet e bazamentit ka nga një minare prej mermeri të bardhë. Përveç këtyre në krahët e “Taxh Mahallit” janë dhe dy godina: faltorja dhe bujtina për pelegrinët, ndërtuar me zhur të kuqërremtë dhe të mbuluar me kube prej mermeri të ndritshëm. Përpara mauzoleut shtrihet parku i bukur me pellgje e shatërvanë. Tërë ky ansambël monumental me plane të përpjesëtuara e të drejtpeshuara është realizuar në mënyrë të përsosur. Gjerësia dhe lartësia e mauzoleut në reliev është 57 metra, kurse lartësia e përgjithshme e “Taxh Mahallit” nga niveli i tokës deri në majën e kubesë qendrore arrin 74 metra. Kjo kube qendrore është e rrethuar nga katër kube më të vogla. Gjithashtu brendia e këtij mauzoleu të ndarë në katër kthina të mëdha të mahnit me harmoninë e përpjesëtimeve, trajtave e ngjyrave. Nëpërmjet dritareve të daltuara në mermerin e kubesë qendrore depërton përbrenda një dritare kaltëroshe, që tretet me tonet e zbukurimeve të mozaikut, agatit, koralit etj. Qivuret e dy bashkëshortëve janë vendosur pas një ndarëseje të lahurishme. Një nga çuditë e këtij mjedisi është dhe cilësia akustike: aty çdo zë e çdo tingull kumbon gjatë për disa sekonda. Kryemjeshtri gjenial i kësaj vepre eklektike ka ditur të ujdisë përvojat dhe stilet e mjeshtërve të ndryshëm, bashkëpunëtorëve në një tërësi të harmonishme. E me të vërtetë, duke soditur pamjen e “Taxh Mahallit” të pushton një mbresë harmonie dhe qetësie: ajo ndërtesë mermeri, që zbardhëllen midis qiparisave të lulishtes, ka diçka të mahnitshme në përpjesëtimet sqimatare të vijave nga baza e saj deri te maja e kubesë qendrore. Me të drejtë ky mauzole vlerësohet jo vetëm si përmendorja më e shkëlqyer e Agras, por madje admirohet si një ndër kryeveprat më të bukura të historisë së arkitekturës botërore. Jo më kot u mbiquajt “përmendore e mrekullueshme e dashurisë dhe besnikërisë bashkëshortore”. Vlerat artistike të “Taxh Mahallit” nuk qëndrojnë vetëm në drejtpeshimin e përmasave të harmonishme apo në hijeshinë dhe begatinë e zbukurimeve, por qëndrojnë njëkohësisht në mjeshtërinë e përsosur të realizimit dhe në unitetin e mendimeve: aty janë shkrirë më së miri përvoja e lartë shkencore me prirjen artistike dhe me frymëzimin poetik. Trajtat arkitektonike me pastërtinë dhe me qartësinë e linjave përkatëse e nxjerrin edhe më në pah zbukurimoren e stërholluar, që e vesh ndërtesën me një bukuri të pashoqe. Vetë cilësia e lëndës së ndërtimit ndikon në mbresat që ushtron pamja e kësaj kryevepre: ngjyrat e ëmbla të mermerit me ndryshimet e nuancave sipas kohës i japin trajtave të kësaj përmendoreje një lehtësi të veçantë e, si të thuash, të ajrishme. “Taxh Mahalli” duket veçanërisht tërheqës pasditeve, kur bie vapa e kur mermeri nxjerr në pah disa nuanca të këndshme në ngjyrë trëndafili, por edhe më tërheqës duket netve me hënë të plotë: atëherë ka një pamje përrallore. Soditja e kësaj kryevepre lë mbresat e dëgjimit të një muzike të papërsëritshme. Bukuria e këtij mauzoleu kurorëzohet nga natyra me kushtet që e rrethojnë. Për sa i përket jetës së kryemjeshtrit të kësaj kryevepre hëpërhë kemi fare pak njoftime. Pasi krijoi këtë kryevepër të amshuar, rrezikoi të pësonte fatin e sa e sa arkitektëve të mbuluar nga anonimia. Historianët e artit kanë shfaqur mendime dhe hamendësime të kundërta për kombësinë e tij gjoja persiane, indiane, bizantine, italiane etj., por sipas të dhënave dokumentare, që u zbuluan vitet e fundit, del se usta Mehmet Isaja ishte shqiptar nga Opari (malor i krahinës së Koçës), sipas bashkëkohësit të tij (të usta Mehmet Isaja) Xhaferr Çelebiu, në një dorëshkrim turqisht me titull “Broshura e arkitekturës”, e cila ndodhet në thesarin e bibliotekës së pallatit “Top-kapi” të Stambollit. Me sa duket, “Taxh Mahalli” është vepra e fundit e këtij mjeshtëri - usta Mehmet Isaja. Gojëdhëna tregon se, kur e pa shah Xhahani këtë vepër të përfunduar, u kënaq shumë dhe u mburr se një përmendore kaq të përsosur, një parajsë e këtillë mund të ndërtohej vetëm në Agra, ku çmoheshin artistët së bashku me veprat e tyre... (këtu e më pas trepikëshi i autorit). Pastaj thuhet se shahu e paska pyetur usta Mehmet Isanë nëse mund të ndërtonte prapë një tjetër vepër si kjo. Kur kryemjeshtri iu përgjigj: “Po, ndoshta edhe më të bukur”, shah Xhahani u turbullua nga kjo përgjigje e si shpërblim për gjithë këtë punë dha urdhër të burgosej menjëherë kryemjeshtri fatkeq dhe të verbohej. Kështu, usta Mehmet Isaja nuk do të kishte më asnjë mundësi të ndërtonte prapë diçka të bukur. Më vonë, në shtator të vitit 1657, kur u hap lajmi se shah Xhahani ishte sëmurë rëndë, njëri nga djemtë e tij, gjakësor e bir gjakësori, i cili priste me padurim ditën për ti zënë vendin në fron, sulmoi Agran, e pushtoi me forcë dhe, pasi e shfronësoi të atin, e burgosi në kështjellën e atij qyteti, ku ngrysi jetën e tij me gjithë ambicien dhe shijen e hollë artistike... duke soditur nga dritarja e burgut me orë të tëra “Taxh Mëhallin”. Vetëm kur vdiq shah Xhahani, pas tetë vjetësh (më 22.01.1666) ia nxorën kufomën nga burgu dhe e varrosën në “Taxh Mahall” pranë bashkëshortes së tij. Usta Mehmet Isaja nuk është i pari dhe as i vetmi artist shqiptar që punoi e krijoi larg atdheut, por është një ndër sa e sa mjeshtrit e dalë nga gjiri i popullit tonë, që pasuruan fondin ndërkombëtar me kryevepra. Përgatiti nga 16 shekuj studime të autorit dhe plotësoi me foto V. Baruti © 2004 METROPOL GROUP [ Edited Mon Dec 21 2009, 12:24pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pierre Loti Dashuri e paharruar nën një petk shqiptar Dërguar më: 31/05/2010 Luan Rama Fotografitë e shkrimtarit francez Pierre Loti, një prej autorëve në zë të Francës në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit të XX, i cili në rininë e tij rrihte detet e Adriatikut dhe të Greqisë, janë padyshim të jashtëzakonshme, aq më tepër se ai kostum mbeti një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij gjer në kohën kur do të vdiste: ishte „kostumi i tij i dashurisë”. Sigurisht, në atë kohë, kostumi shqiptar, si ai i jugut ashtu dhe ai i veriut, ishin nga më spikatësit e kostumeve ballkanike, siç e dëshmojnë jo vetëm lordi Bajron, me pikturën e tij veshur „shqiptarçe”, por dhe shkrimet e Alexandre Dumas dhe shumë autorëve të tjerë të shekullit XX apo të shekullit XX. Në letrat e tij, dërguar së ëmës në Angli, lord Bajroni shkruante për „kostumet madhështore” dhe „Shqiptarët, me veshjet e tyre nga më magjiket në botë, me fustanella të bardha të gjata, me xhybe të qëndisur me ar, me anteri e me pisqolla të veshura me argjend…” A nuk e kish tërhequr pa masë ky kostum shqiptar piktorët francezë A. Decamps, A. Scheffer apo J. Gêrome, si dhe Robert August, i cili ia dha këto kostume piktorit Eugène Delacroix si modele për tablotë e tij të ardhëshme për suliotët dhe Marko Boçarin? Admirali francez L. de la Graviere, siç e ka përmendur dhe Faik Konica, ka shkruar në librin e tij me kujtime La station de Levante, se “veshja shqiptare u bë në atë kohë e modës dhe osmanët e mbanin me krenari fustanellën e bardhë të shqiptarëve të jugut; kur djali i Ali Pashës qeveriste Morenë, grekët e morën këtë veshje si simbol të trimerisë dhe e bënë uniformën elegante të palikarëve”. Edhe udhëtarja e famëshme austriake Ida Pffiffer, që i ra kryq e tërthor botës, duke përshkruar Athinën e vitit 1846, shkruan se është tërhequr pa masë nga “kostumet greke, apo më saktë shqiptare”. Konica krenohej me kostumin shqiptar dhe lumturohej kur e vishte atë rrugëve të Bostonit në ditë festash kombëtare. Hiret e kostumit shqiptar Padyshim, një nga adhuruesit e famshëm të kostumit shqiptar ishte dhe autori i Konti i Monte Kristos, Alexandre Dumas, i cili shkruan shpesh në kujtimet e tij apo dhe në letërsinë e tij. Një ditë, kur Dumas përgatitej për të shkuar në një ballo me maska që organizoheshin atëherë në sallonet pariziane, Amaury Duval, nxënësi i piktorit Ingres, të cilin e kishte njohur në ballot e Firmin-it, i kishte folur se mund të vishte një kostum arnauti. Kjo ide, Dumas-ë i kishte pëlqyer. “Ramë dakort se kostumi arnaut më shkonte për mrekulli, - shkruante Duymas në librin Kujtimet e mia. - Amaury e vizatoi atë. Ajo që ishte interesante te ky kostum ishte turbani, i cili pasi rrotullohej dy-tre herë rreth kokës, kalonte nën gushë dhe pastaj lidhej në pikën e fillimit. Por duhej qepur kostumi, i cili dhe duhej qëndisur. Për të u punua gjatë 15 ditëve. Kur erdhi dita e ballos, paradite, kostumi ishte gati. Në mesnatë hyra në sallonin e zonjës Lafond”… I veshur me kostumin arnaut, sipër në velur të kuq dhe me fustanellën e bardhë si dëbora, me armët e argjënda që i shkëlqenin, ai dukej sikur vinte nga një botë ekzotike dhe e panjohur. «Me atë kostum e imagjinoja se do të kisha një trumf të vërtetë …” Ai s’kishte bërë as dhjetë hapa në atë sallon, kur zonjusha Malibran, i ishte afruar dhe i kishte thënë: “Zoti Dyma! Ju do të më mësoni se si vihet ky turban. Këta djaj italianësh nuk dinë si të vishen. Do doja së paku të visheshin si ju. Nesër do të interpretoj Desdemonën »… Si dukej, asaj nuk i kishte pëlqyer se si ishte veshur partneri i saj, Otello. Kostumit shqiptar, Dyma i referohet disa herë në librin e tij Impressions de voyage de Paris à Sebastopol, (Përshtypje udhëtimi nga Parisi në Sebastopol). “Jakobi më kishte shitur dy kostume, - shkruante ai. - Mora atë më të bukurin, kostumin shqiptar, me një cohë vjollce, me qëndisma argjëndi. Për një çast hezitova midis turbanit me stof të hollë e të bardhë, që të mbështjell fytyrën, duke e kaluar nën mjekër dhe rasës së kuqe me një xhufkë mëndafshi që varej.» Duke udhëtuar nëpër Greqi, me një kurreshtje të madhe ai vëzhgoi kostumet me fustanellë të shqiptarëve, për të cilat shkruante përsëri: “Këtu, ky kostum shqiptar është më i famshmi. Dhe mbreti Othon jep shëmbullin e vet. Eshtë një kostum i bukur, me këmbësore të qëndisura, fustanellën e bardhë e të shkurtër me njëmijë palë mbi gjunjë; kostumi me jelekët dhe xhaketën që shkëlqente nga qëndismat, me brezin prej mëndafshi, xhufkat prej mëndafshi në ngjyrë blu, që bijen pas kokës së tyre, anash veshit, atyre fytyrave me mustaqet me majë dhe flokët e gjatë me bukle që u bien mbi shpatulla…Kjo ishte veshja e atyre që pamë në rrugët e Eolit, Minervës dhe Hermesit. Ata na hidhnin ca vështrime jo dhe aq simpatike, aq sa për një çast mendova se jemi duke udhëtuar në një vënd armik.» Julien Viaud, alias Pierre Loti Nëse nga Dumas nuk kemi një pikturë me kostumin e tij shqiptar, shkrimtari francez, Pierre Loti, të cilin poeti i madh Guillaume Apolinaire e kishte quajtur “më i kulluari dhe më prekësi ndër shkrimtarët bashkëkohas”, na ka lënë disa të tilla, ku ai pozon me një kënaqësi e krenari të dukshme. Dhe fotografitë e tij fillimisht duken befasuese për shikuesin, i cili pyet se ç’lidhje ka ky kostum me jetën e shkrimtarit francez. Cili ishte ky njeri?... Para se ai të ishte „Pierre Loti”, siç thotë dhe esteti e filozofi Roland Barthes, ai ishte aspiranti Julien Viaud, nga Rochefort; “i pari, Pierre Loti, ishte aspirant i marinës angleze që dashuronte me robinën Azyiade dhe që vritet më pas në luftë, i dyti Julien Viaud, aspiranti francez, me një aventurë të fortë dashurie me robinën armene Hatixhe, dhe që vdes shumë plak nga një vdekje natyrale”. Aventura dhe letërsia e tij morën shkak pikërisht atë kohë, kur ai, veshur me kostumin shqiptar shëtiste nëpër rrugët e Selanikut në kërkim të dashurisë së tij më të madhe, Hatixhesë, që më vonë, në roman, ai do ta quante Aziyade dhe vetveten Pierre Loti (në romanin e tij të parë Azyiade, aq shumë të sukseshëm). Një dashuri që jetoi një gjysëm shekulli, shoqëruar nga ai kostum që Loti do ta ruante gjer ditën që do të vdiste. Fati i atij kostumi më vonë nuk dihet, ndoshta është ende në muzeun „Loti”, por historia e tij tashmë është shkruar. Atë mund ta gjesh në pasazhet që ka përshkruar Loti gjatë romaneve të tij e veçanërisht në romanet Azyiade, Fantome d’Orient, etj. Julien Viaud, aspiranti i anijes franceze udhëtonte atëherë nëpër Mesdhe. Anija e tij „la Hyeres”, në maj 1876, mbërriti në portin e Selanikut. Rastësisht nëpër qytet, ai pikasi një vajzë të bukur armene, siç e përshkruan dhe në ditarin e tij më 16 maj të vitit 1876, „kur pas grilave të një konaku, dy sy jeshilë e shikonin ngultas”, sikur të donin t’i kërkonin ta lironte nga ai burg ku e mbanin. Kishte një dëshirë të jashtëzakonshme, të cilës ai nuk iu përmbajt. Dhe kështu nis një histori, apo më saktë një roman i një ngjarje të vërtetë, që oficerit të ri të Marinës i dha emrin që do ta njihte më vonë gjithë bota, Pierre Loti. Po, ajo banonte në një konak-harem, në rrugën që nisej nga Selaniku per në Manastir. Shpejt ai e dashuroi marrëzisht ashtu si dhe robina. ![]() Në një letër që i dërgonte mikut të tij anglez, lietnantit të marinës, William Brown, ai i përshkruan dekorin e çuditshëm në qytetin e Selanikut, kur i rrethuar nga tri plaka çifute, ato po i vishnin kostumin shqiptar. „Miku juaj Loti, qëndronte në mes të atyre tri plakave çifute që silleshin pa fjalë rreth tij… Ato nxitojnë t’i heqin rrobat e tij ushtarake dhe ta veshin me një kostum tradicional. Në brez i vendosin shumë thika me doreza koralesh dhe tehe të arta damaskine. Pastaj i hedhin një xhaketë të qëndisur me fije ari dhe doreza të hapura që tunden në ajër. Më pas i bëjnë shenjë njëra-tjetrës se ai duket i bukur dhe nxitojnë të marrin një pasqyrë. Lotit i duket jo keq kjo veshje dhe del nga një portë e pasme duke humbur drejt qytetit të përmbytur nga pazaret orientale dhe xhamitë. Kur kalon në rrugë, disa gra me shami të bardha thonë mes tyre: - „Ja një shqiptar i veshur gjithë hir me armët e tij të bukura!” Julien Viaud, në letërsinë e tij ka përdorur kryesisht ditaret e veta, ku përshkruan takimet e fshehta, dëshirat, ëndrrat e tij. Ai e dinte se duke e takuar fshehurazi Hatixhenë, robina mund ta pësonte nga pronari i saj dhe vetë atë mund ta vrisnin, ç’ka do të ishte një skandal diplomatik për kohën. Ai shkruan për takimet e fshehta në lëndina, në periferi të qytetit, ku kalonin të shtrirë gjithë natën dhe në prag të agut të mëngjesit, ndaheshin, siç kujton dhe një mëngjes kur sapo janë ndarë dhe një shqiptar me një barkë merr Aziyade-n për ta çuar në haremin e saj: „Freskia e lagësht e mëngjesit filloi të binte mbi det. Sapo isha veshur. Supet e mia i mbulonte një këmishë shqiptare. Po kërkoja xhaketën e qëndisur, por ajo kishte mbetur në barkën e Aziyade-së. Një i ftohtë i tmerrshëm përshkonte krahët e mia dhe më depërtonte gjer në gjoks. Kisha dhe një orë për tu kthyer në bordin e anijes, pa më diktuar rojet. Agimi ndriçonte qytetin e bardhë të Selanikut”. Vite më vonë Hatixheja detyrohet të ndjekë të zotin e saj në Turqi. Ndarja është e dhimbëshme. Por fati e solli që pak kohë më vonë anija e tij të zhvendosej në Bosfor, në breg të Konstandinopojës. Ai përsëri e kërkon Hatixhenë dhe ashtu si në Selanik, veshur shqiptarçe, me kostumin e qëndisur në ar, ai vendoset në një lagje pranë saj, në Ejub, lagje e vjetër e Stambollit, rrethuar me xhami dhe varre. Tani Loti fshihet nën emrin e shqiptarit Arif Ussim Efendi. Përsëri takime të fshehta dhe që të dy digjen në një dashuri të zjarrtë. Muaj të tërë kalojnë së bashku momente idilike, por kohë më pas, vjen urdhëri që anija e tyre të niset drejt detit të Veriut. Ndarja e tyre kësaj rradhe është akoma më e dhimbëshme. Loti heziton midis detyrës dhe dashurisë. Azyiade, (Hatixheja), tenton të vrasë veten, por Loti i premton se shpejt ai do të kthehet. Në fakt kthimi do të jetë i largët dhe ai do të vonohet shumë. Vonesa dhe ankthi i këtij kthimi do ta shtyjnë Lotin të shkruajë një tjetër libër, ku ai përshkruan ëndrrën që kishte parë Loti se Azyiade-n nuk do ta gjente dhe se ajo mund të kishte vdekur. Më 1887, Lotin e fton mbreteresha Elisabeta e Rumanisë në kështjellën e saj në Pelesh. Kjo princeshë gjermane (von Wied) pianiste e talentuar, shkruante përralla nën emrin Carmen Silva dhe tani përkthente në gjermanisht librin e Lotit, Pecheurs d’Islande, (Peshkatarët e Islandës). Në kthim të kësaj vizite mjaft pasionante e romantike, në vënd që të mbërrinte në postin e tij, ai niset në Turqi për të kërkuar Azyiaden. Kishin kaluar plot dhjetë vjet. Duke veshur dhe një herë kostumin shqiptar, (kostum të cilin e kishte marrë me vete), Arif Ussim Efendi, shkoi drejt konakut ku rrinte dikur Azyiade. Por atje gjithçka ishte kthyer në gërmadhë. Me anën e shërbëtores së saj, Kadijes, e cila në Selanik e shoqëronte nëpër takimet e tyre të fshehta, ai mer vesh vdekjen e Azyiades, 7 vjet më parë. I zoti i saj e kishte marrë vesh dashurinë dhe “tradhëtinë” e saj me Lotin, dhe ai e kishte flakur në rrugë. Atë ditë, duke shkuar në varreza, Kadija, e paralizuar dhe e kthyer në lypëse, duke i treguar varrin e Azyiade- së, i klithte si e çmëndur: “Burda! Burda!... Azyiade! ... Ajo prehet këtu! Pelegrini i botës Pierre Loti do të vazhdonte të rrihte më pas udhët e botës, gjithnjë me anije, duke shkruar romanet që do ta bënin atë të njohur në botën letrare franceze dhe botërore: Romani i një spahiu, Zonja Krizantemë, Tri gratë e kazbasë, Pelegrini i Angkor, Ditët e fundit të Pekinit, etj. Fundi i viteve 1870 dhe fillimi i viteve 1880 do ta sjellin atë në brigjet shqiptare dhe të Adriatikut, në bordin e kryqëzorit Friedland, kur Rusia dhe Turqia luftonin mes tyre për Ulqinin, dhe kur eskadroni ndërkombëtar, i dërguar nga Fuqitë e Mëdha, më 1881 patrullonte nëpër brigjet dalmate, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Pikërisht atëherë, Turqia i braktisi shqiptarët dhe Ulqinin, duke i lënë shqiptarët përballë presionit ndërkombëtar. Nuk dimë nëse Loti ka ndaluar në Shkodër, apo Durrës që ishin porte e qytete të rrahura për udhëtaret e huaj të asaj epoke. Por sidoqoftë ai shkruan me simpati për shqiptarët, siç shkruan dhe në dy botime të tij: Pasquala Ivanoviç dhe Udhëtimi i katër oficerëve të eskadrës ndërkombëtare në Malin e Zi. Ai ka ardhur në brigjet e Kotorrit dhe të veriut shqiptar me anijen Temeraire, ku siç shkruan në ditar, “sapo kemi parë shfaqjen e këtij vëndi të ri (Mali i Zi), ku rastësia na ka sjellë dhe ku ndoshta do të qëndrojmë gjatë duke pritur zgjidhjen e e çështjeve të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Shqipërisë. Buzë detit, një fshat ndodhet para nesh: Baosiç. Kotorri është larg, i fshehur pas malesh, në fundin e një gjiri që nuk e shohim”. Në Baosiç, që është atdheu i princit mesjetar Balshaj i III-të, ai ka miq shqiptarë e malazezë, si Mehmet shqiptarin apo Gjergj Joroviç. Në Castelnuovo shkonte shpesh në kafenenë orientale me shqiptarët, siç kujton në ditarin e tij. Para se të largohej nga Baosiç, Mehmet shqiptari i dhuron një thes mëndafshi me duhan (latakié) të marrë kontrabandë në Shkodër, ndërsa Joroviç i dhuron një pushkë të bukur shqiptare. Por Baosiçi është i njohur për dashurinë e tij me një vajzë hercegovinase: Pasquala Ivanoviç. Kur shkon në Cetinje (Podgorice) atij i bëjnë përshtypje shqiptarët me veshjet e tyre: “Ka shumë shqiptarë që në këtë vënd armiqësor shëtisin si në shtëpinë e tyre, me ata qefinë në kokë dhe fustanellat e tyre me njëmijë pala, ashtu si luftëtarët e vjetër me mustaqe, me fundet e tyre hedhur si balerinat. Ne kujtojmë se ata janë përfaqësues për bisedime, por jo. Megjithë kërcënimet e luftës, ata vazhdojnë trafiqet e tyre”. Megjithëse takohet me princin malazez Nikita, Loti përsëri u drejtohet shqiptarëve: “është vështirë të entusiazmohesh nga ata, pasi simpatitë tona, prej kohësh janë për shqiptarët…” Loti i ruante të shtrënjta fotografitë që kishte bërë në varrin e Azyiade-së. Ai më pas u martua, por Azyiade jetonte gjithnjë në zemrën e tij. Kostumin shqiptar që e ruante si gjëja më e vyer që i kujtonte gjithnjë takimet me të dhe dashurinë më sublime. Po kështu edhe ajo stele varri me fotografinë e saj që ai e kishte sjellë nga Turqia. Nëpër vite, në Rochefort, ai kishte krijuar ambjente me objekte ekzotike duke formuar kështu, mjedise si “pagoda japoneze”, “salla gotike”, “salla kineze”, me objekte të sjella nga Pallati Perandorak i Pekinit, ku ai ishte kapiten fregate, “dhoma arabe”, apo “salloni turk”, plot harqe, qilimë e mure me arabeska shumëngjyrëshe. Atje ai prehej e pinte nargjilenë. Para disa vjetësh, bashkë me piktorin Omer Kaleshi, duke kërkuar varrin e Aziade-së, në varrezat e vjetra të Ejub-it, në brigjet e “Bririt të artë” të Bosforit, këmbët na çuan në kafenenë kur dikur kishte qëndruar Pierre Loti, pikërisht ateherë kur ai kërkonte varrin e saj. Kafeneja tashmë quhej “Pierre Loti”. Dhe pikërisht atje, ripashë fotografitë e tij, Lotin me kostumin shqiptar, ashtu siç kishte qënë para gati një shekull e gjysmë. Loti kishte vdekur atje ku ishte dhe ai kostum i vyer i nostalgjisë së tij: në jug-perëndim të Francës. Ishte viti 1923. Pleqëria e kishte munduar së tepërmi atë që kurrë s’kishte rreshtur së enduri nëpër detrat e botës, nga detet e Veriut, nëpër Mesdhe, Egje, Detin e Zi, nëpër Paqesor e gjer në ishujt e Japonisë. Ai kishte kërkuar ta vinin në një karrike lëvizëse, ta nxirrnin dhe ta çonin gjer në bregore, buzë shkëmbinjve që të shihte detin. Miqtë e tij e çuan atje plakun trim, i cili u tha që ta linin ca çaste vetëm, pasi kështu oqeani përballë i kujtonte rininë. Pak çaste më vonë, kur ata iu afruan plakut që ti flisnin, ata e gjetën atë të vdekur. Vështrimi i tij shikonte gjithnjë nga horizonti i oqeanit sikur priste të vinte e të shfaqej dikush, ndoshta një udhëtar, një mik i largët… Ky njeri që do përcillej ato ditë me nderimet e një gjenerali të lavdishëm, ishte akademiku francez Pierre Loti: shkrimtari i dashurisë dhe i aventurës, luftëtari i disa betejave, autori i shumë romaneve më së shumti biografike e me kujtime udhëtimesh, njeriu që dashuroi çmëndurisht Orientin dhe që shtëpinë e tij e kishte kthyer në një muze oriental të quajtur „Bakhar Etchea”. Kostumi shqiptar që ai ruante ende atje, nuk ishte thjesht një objekt ekzotik, por diçka që e kishte mbështjellë në momentet më të lumtura të jetës së tij. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Paule Fercoq de Leslay, Tetë muaj në vargmalet shqiptare ![]() Luan Rama Dërguar më: 06/06/2010 - 14:11 Në revistën më të njohur franceze Illustration në numrat nga fillimi i këtij shekulli e gjer në prag të luftës së dytë botërore, kisha lexuar shumë reportazhe mbi Shqipërinë, që megjithëse të rralla, hidhnin dritë tek lexuesi francez e perëndimor mbi jetën dhe historinë shqiptare. Por reportazhi i një gazetareje franceze që për tetë muaj rresht ishte endur maleve të Shqipërisë gjer në lartësitë e dy mijë metrave, nga pranvera e gjer në prag të dimrit, kishte qënë për mua diçka e jashtëzakonëshme që i ngjante një aventure unikale. Një aventurë që të kujtonte nga larg atë të anglezes Edith Durham, që për vite të tëra u end maleve të Shqipërisë. Kështu, kjo grua, për muaj me rradhë, përjetoi një botë të çuditëshme, të ashpër e magjike, krejt e ndryshme nga bota e saj franceze. Ishte rastësi t’i zbuloja këto dy shkrime të ruajtura me aq dashuri e kujdes nga një emigrant në Paris. Pasi i lexova, u përpoqa të gjeja gjurmët e kësaj udhëtareje, të dija nëse ishte ende gjallë dhe nëse kishte shkruar të tjera gjëra për Shqipërinë, apo jo. Pyeta në shumë familje me të njëjtin mbiemër në Paris, por Paule Fercoq de Leslay sikur kishte humbur njëherë e përgjithmonë nëpër mjegullën e kohës. U befasova kur në shtëpinë e ish diplomatit francez në ambasadën franceze në Tiranë gjatë viteve 30’, René Lescuyer, u ndodha përballë një fotografie të rrallë të Fercoq : një grua mjaft e bukur që i përngjante një aktoreje hollivudiane. Për më tepër ajo kishte qënë e dashura e diplomatit simpatik gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. - Im shoq, - më pohoi gruaja e tij, - më ka folur gjatë për të. Një flirt disa muajsh në mjediset e Tiranës, shëtitje me kuaj, ballo, shëtitje në breg të Adriatikut”…Pastaj ajo nisi të më tregojë jetën e mëpasme të Fercoq, e cila nuk ishte martuar, por kishte vazhduar jetën e saj aventuroze, gjersa në moshë të thyer ishte tërhequr në një shtëpi të saj në Bell’Ile, një ishull në bregun perëndimor të Francës, në Atlantik. Por një ditë fqinjët e saj e gjetën të vrarë. Vrasësit ia kishin marrë gjithë byzylykët dhe rubinët që i kishin mbetur nga e kaluara dhe ishin zhdukur në mënyrë misterioze. Ajo vdekje ishte vërtet shumë intriguese. Një vdekje banale në fund të fundit, për ca xhevahirë. Një ditë, kur sapo kisha mbërritur në Paris, u bëra gati të shkkoja në Belle Ile (Ishull i Bukur), por idea se s’do të gjeja asgjë gjer në atë ishull të Atlantikut, jo larg brigjeve të Francës, më mbajti në Paris. Shpesh mendoja se po të kishte qënë gjallë dhe ta takoja, ajo mund të më zbulonte plot histori që nuk i kishte shkruar në një revistë si Illustration, por që i kishte ruajtur si kujtime të pashlyeshme. Por ja që vdekja ia kishte mbyllur sytë dhe gojën, dhe asnjë kujtim i bukur nuk mund të pohohej më. Për më tepër, fondi i saj fotografik duhej të kishte qënë i jashtëzakonshëm, pasi të bridhje maleve shqiptare me një aparat fotografik në dorë gjatë tetë muajve, ajo çka duhej të ruante ajo do të kishte qënë një arkiv i tërë i maleve shqiptare në vitet30’. Një tjetër ditë, po në Paris, duke shfletuar gazeten Illyria të vitit 1935, lexova lajmin se kontesha Paule Fercoq de Leslay, përfaqësuese e gazetës franceze L’Intrasigent ndodhej në Tiranë. Ndoshta me këtë rast duhej të ishte njohur dhe me diplomatin simpatik Lescuyer. Më pas në 4 janar të vitit 1936, po kjo gazetë jepte njoftimin për kthimin e gazetares franceze nga udhëtimi i saj i gjatë nëpër Malësi. Nuk di pse duke lexuar për këtë udhëtim, më shfaqej personazhi i Dianës tek romani Prilli i Thyer i Kadaresë. Të dyja këto personazhe, njëri real dhe tjetri imagjinar, sepse kishin diçka të përafërt, ndoshta udhëtimi i tyre disi i magjishëm, ndoshta pikëtakimet e tyre me kullat e ngujimit të malësorëve, ritet dhe muranat. Të dy këta personazhe kishin udhëtuar pothuaj në të njëjtat vënde të Veriut shqiptar, dhe në të njëjtën periudhë. Pikëtakimi i tyre ishte kanuni i Lek Dukagjinit dhe mekanizmat e tjera të jetës së moçme shqiptare, besa, taksa e gjakut, targu i gruas, pajtimi i gjakut, trashëgimia... Gjatë udhëtimit të gazetares franceze në kullën e Oroshit dhe takimi me bajraktarin e Oroshit, diku nëpër fshatrat e Mirditës, asaj i ishte shfaqur diku dhe një djalosh i pashëm, 32 vjeçar. “Ai, - shkruan ajo në reportazhin “E kaluara e gjallë në Shqipërinë e panjohur”, - më tregon se kurrë nuk kishte dalë nga kulla që prej pesë vitesh, sepse mund të vritej nga gjaksi. Por ai më tha se do të ishte i lumtur po të udhëtonte e të shoqerohej nga unë gjatë dy ditëve. E pranova, pasi prezenca ime ishte një mburojë për të. Kurrë një shqiptar nuk qëllon mbi hasmin, kur ai është i shoqëruar nga një mik apo një grua, nga frika se mos qëllon mbi të. Dhe kështu unë e çova atë në shtëpinë e një prej njerëzve të tij.” Imagjinoni një çast këtë udhëtim të jashtëzakonshëm të saj, ndjekur nga vështrimi i malësorit, që pas pesë vjetëve po linte kullën e ngujimit, errësirën, muret e nxira dhe të errta, një copëz qiell të gjymtuar për gjithnjë dhe që tashmë udhëtonte në liri, dehej me natyrë, gëzonte bregoret e ujvarat, dhe natën, pranë zjarrit, kjo e huaj i ngjante padyshim me një shtajzovalle apo zanë, si ato të kreshnikëve. S’dihej kush zot e kish hedhur atë në këto anë për ta lumturuar atë... Ishte Diana, pas së cilës, ata malsorë shtatlartë që e shoqëronin nga agu i frekët i maleve e gjer në gjumin nën dritën e hënës, ishte magjiplote, që i tërhiqte pas vetes, kudo që shkelte, edhe sikur të shkelte mbi vetë humnerën, edhe sikur të shkonte drejt vdekjes. Ata përsëri, do të shkonin pas saj, asaj Diane franceze, që një Zot i madh ua kishte hedhur aty për t’i lumturuar përkohësisht. Kështu, kjo grua, si dikur Durham, e dashuruar aq shumë pas shqiptarëve, udhëtonte në zbulim të traditave, të mikpritjes dhe vitalitetit të këtij kombi, që “tashmë prehej në heshtje, i lodhur nga luftrat shekullore”, siç do të shkruante ajo. “Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve të vjetër, - e nis reportazhin ajo, - raca e tyre para se gjithash është e fisme. Një tip shtatlartë, krenar, dinjitoz, dhe më i bukuri që mund të shohësh pas gjeorgjianëve, me të cilët ngjasojnë.” Pothuaj të njëjtën gjë kishte shkruar më parë edhe gjeografi e etnografi francez Jacques Bourcart, i cili kishte ndjekur rrjedhën e Shkumbinit për 3 vjet rradhazi në vitet 30’ të këtij shekulli. “Shqiptarët, - shkroi ai, - kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kuriozë, të gëzueshëm dhe të hapët në miqësi. Për antropologët, ata duhet të jenë specia më e bukur njerëzore në Evropë. Veçanërisht nëpër male të bije menjëherë në sy bukuria fisnike e burrave.” Kështu filloi aventura shqiptare e gazetares Fercoq de Leslay. Pak gjëra dimë rreth këtij personazhi enigmatik, pasi emrin e saj nuk e ndeshim në botimet franceze, apo në revistën Illustration më vonë. Vallë ishte thjeshtë një konteshë e pasionuar, që e mërzitur nga bota mondane që e rrethonte kërkonte botra të tjera, të pashkelura, vende ku shpirti i takonte tokës, mikut dhe qiellit, e jo parasë. E kështu, ajo ishte nisur drejt të panjohurës, drejt Ballkanit tronditës, atje ku legjenda nderej si një tis mjegulle përjetësisht.… Më 1936, duke studjuar një hartë të vjetër austriake të Shqipërisë, Fercoq zbuloi se mbi konfiguracionin e saj, në Veriun shqiptar, ishte shkruar fjala “e pa eksploruar”. Kjo fjalë e çoi atë në Shkodër, ku bleu dy kuaj dhe mori me qera pesë të tjerë, siç tregon vetë ajo. Zotërit e kuajve si dhe një xhandar e shoqëruan atë në udhëtimin e saj. “Mora një revolver të madh dhe në xhep vura një busull, në brez një faqore raki. Shkodra është qyteti më i bukur i Shqipërisë. Natën, rrugës, ulur pranë zjarrit, burrat më mësojnë me padurim fjalë të gjuhës shqipe... Sa e sa herë kur udhëtoja në ato male mbi dy mijë metra mbyllja sytë se mos shihja kuajt të binin poshtë në humnerë.” Skena të vërteta filmi Ajo përshkoi rrugën drejt Vermoshit, e mahnitur jo vetëm nga natyra por edhe nga kodet e jetës shqiptare, e këtij “qytetërimi tri mijë vjeçar, që ka rënë në një gjumë magjik”, siç shkruan ajo. Fercoq mahnitet nga besa dhe fjala e dhënë e shqiptarit, nga nderimi i mikut dhe ligjet e tjera të Kanunit të Lekës. Në një fotografi mbi mushkë ajo ka dalë në Qafë Drosk, ku kanë ndaluar për të pushuar. Nga mëngjesi në perëndim, ajo kalon përmes fshatrave me fise katolike, muslimane e me besim të përzier, ku nëpër kulla gjen anetarë të së njëjtës familje me besime të ndryshme. “Shqiptarët e Hasit, Bytyçit e Gashit e kanë zakon të marrin nuse nga bajraqet e katolikëve në Nikaj, të cilët ua shesin për 20 napolona flori... Në malet e Krasniqes, miku që më priti e kish vrarë me një plumb gruan e tij si dhe dashnorin e saj. Të gjithë e kishin aprovuar këtë lloj drejtësie dhe askush nuk kërkoi shpagimin e gjakut të gruas.” Pasi lë Vermoshin, ku bajraqet e Kuçit dhe të Vermoshit ishin në hasmëri me njeri tjetrin, karvani i saj furnizohet me bukë në Pejë e pastaj zbret drejt Drinit. Rrugës, një fotografi në familjen e një bariu në fshatin Markov, pastaj një tjetër në urën e Vezirit. Karvani shkon në Prizeren, pastaj në Gjakovë. Ura e famëshme e Vezirit është e shkatërruar, por një urë tjetër e vogël ngrihet tani mbi Drinin e Bardhë. Karvani vazhdon udhëtimin përmes maleve, në grykat e lumenjve, në Pukë, Mirditë, Orosh...”Gratë e këtushme, - shkruan ajo për mirditoret, - m’u dukën tepër të bukura, por ato janë pasionante dhe të egra... Diku në një pemë, ajo sheh rrugës një njeri të varur nga duart. Ishte një hajdut dhensh. Një natë, pranë zjarrit tonë u afrua një malesor i panjohur, një kaçak që vinte nga larg. Kishte qënë tutje në Serbi dhe tani vinte të merrte djalin dhe gruan për të mërguar. Njerëzit e mij të karvanit, i japin bukëm Misri dhe qumësht pluhuri që ta ketë për rrugës. Ai më kërkoi plumba... Ia dhashë, bashkë me një palë opinga.” Ç’histori! Një tjetër skenë filmi. Duke lexuar shënimet e Fercoq, lexuesi duket se i tejkalon rradhët e zakonshme të tekstit për të kaluar në një tjetër gjëndje, atë të imazhit, vizionit, imagjinatës, filmit ose më mirë ëndrrës, me ata personazhe që fillojnë të gjallërohen, që ecin, ditë e natë, drejt të panjohurës, dehjes me natyrën, por dhe në mëshirën e rrufeve të qiellit dhe tërbimit të stuhive. Në atë natyrë alpine, Dianës franceze i ngjante se miti dhe legjenda bashkëjetonin në mënyrë harmonike me realitetin e maleve shqiptare të viteve 30’ të shekullit XX. Kulla që u hapin portat edhe vonë pas mesnate, rapsoditë e gjata dhe rapsodët shekullorë, rite e këmbanore që kumbojnë majëmaleve, thirrjet majekrahi për të lajmëruar ardhjen e zonjës nga Evropa. Kur ajo zbret në Lurë, është një ditë dasme. Ç’spektakël për të. Rite të lashta që vetëm këtu në zemër të Ballkanit mund t’i gjente: motra e Ago Ymerit që kthehej në qyqe, histori virgjëreshash të maleve, vdekje spektakolare me thirrjet e “gjamës”, rroba të përgjakura të vrarësh që prisnin me vite ditën që më së fundi të laheshin.. “Nga të gjitha anët mbërrinin të fejuar mbi kuaj, mbuluar me duvak të kuq. Ajri tundej nën krismat e pushkëve. Në çdo shtëpi që kaloja më luteshin e më ftonin që të qëlloja dhe unë. Ç’udhëtim i lumtur, ku armën time e përdora për të përshëndetur vetëm miqtë e mij”. Nuset që qëndronin disa ditë të palëvizura, me duart e fshehura nën një cohë të bardhë të qëndisur dhe me sytë përdhe për ta parë miqtë dhe krushqit, ajo i cilëson si “martire të pagoja”. Kështu karvani mbërrin në Peshkopi. Eshtë muaji i shtatë i udhëtimit dhe ata gjënden në malin e Korabit, në lartësinë e 2600 metrave. Po, një Dianë franceze Në lartësinë e 2600 metrave. Pamja para saj ishte e pabesueshme. Asnjëherë nuk ishte ngjitur kaq lart, si të thuash në kufijtë e qiellit me tokën. Kishte një gëzim fëmije dhe shoqëruesit e lodhur e kuptonin entusiazmin dhe habinë e saj: nga Eiffel-i në majën e Korabit, madhështia e natyrës ishte më e pushtetshme se çdo gjë që mund të kishte krijuar njeriu. Larg shquhej maja e Tomorrit, nga Lindja dukej fusha pjellore e Metohisë, akoma shumë më larg Ohri, i cili, shkruan ajo „që nga koha e Aleksandrit të Madh, nuk i ka ndryshuar format e barkave të liqenit”. „Ne ndeshim karvane të vegjël malësorësh që vijnë nga Shkodra, ku janë furnizuar me kripë. Kjo do të thotë se dimri po afron… Prespa është mbushur nga zogjtë. Duke zbritur malet, dëbora e dimrit fillon të afrohet. “Bora na zë, ndërkohë që lëmë pas shtigjet e rrezikëshme të Proklet e kështu ne jemi të detyruar ta braktisim Shqipërinë e Veriut e të zbresim në Shkodër përmes shkallinave të Shkrelit dhe Kastratit. Pas nesh dëbora mbulon qafat dhe rrethon një nga një fiset malësore gjer në pranverën e ardhëshme”. Sigurisht, Fercoq është ndarë me dhimbje nga ato peizazhe të cilat nuk do t’i shikonte më, edhe pse shoqëruesve të saj besnikë, ajo u kishte premtuar se do të kthehej, me çdo kusht. Ja Shkodra, të cilën ajo e pëlqen për gjallërinë e pazarit të saj dhe bukurinë e liqenit, me kështjellën e lashtë që ngrihej, duke mbartur shumë legjenda.”Etapa jonë e fundit është në Hanin e Shkodrës. Oh, sa shumë e ndjej fundin e këtij udhëtimi! Por sigurisht, ka ende kohë për ata që i duan udhëtimet, që t’i ndjekin këto gjurmë, para se dinamiti i inxhinjerëve italianë, duke hapur rrugët, të shkatërrojnë këtu pamjen tërheqëse të së panjohurës dhe të lirisë. Ju uroj atyre, që dhe ata të njohin përzemërsinë mikpritëse dhe jetën e lumtur nën ritmin e karvanëve…” Për gazetaren de Leslay, udhëtimi në jug ka të tjera ngjyra e imazhe. Në reportazhin e saj me titull “Shqipëria e Jugut, - tokë e rrënojave antike dhe e pasurive të ardhëshme”, ajo përshkruan një vend me zakone më pak të ashpra se sa Veriu shqiptar, një jug ku “ka më pak vrasje për çështje nderi dhe më shumë zënka politike”, me qytete ku “ ideja e unitetit kombëtar rri zgjuar”, etj. Përshtypje të veçante ajo ka për Korçën, të cilën e quan “krenari e intelektualëve shqiptare”, apo për Beratin “qytetin e dytë shqiptar për nga bukuria, pas atij të Shkodrës.” Në Apolloni ajo takohet me arkeologun francez Leon Rey. “Më shumë se njëmijë objekte janë mbledhur këtu, nga më të çmuarat, si një seri vazosh të shekullit të V-të para Jesu Krishtit. Veç disa statujave, të gjitha të tjerat, janë shkatërruar nga ushtritë italiane, që pasi bombarduan muzeun e Vlorës, e braktisën pastaj atë». Ajo shkruan gjithashtu për gjetjet e Butrintit dhe ato të zbuluara në Finiq. “Invazionet romane, normande, pushtimi i gjatë osman, e kanë shkatërruar jetën e fisit në jug, në favor të jetës në një komunitet më të gjerë. Njerëzit emigrojnë lirisht dhe kanë një shpirt aventure”. Ajo përmend shqiptarin Mehmet Ali, një nga figurat e shquara të historisë së Egjyptit të vonë; flet për Ali Pashë Tepelenën, për regjimentin e shqiptarëve që luftoi përkrah ushtrisë së Napoleon Bonapartit, etj. Padyshim, nga ky udhëtim i gjatë e i rrallë për atë kohë, shumë pak fakte e ngjarje janë hedhur në reportazhet e botuara në Illustration, më 1939. Një ditë, disa vite më parë, duke udhëtuar nëpër malet e veriut me regjisoren franko-shqiptare Liri Begeja, duke përshkuar malet plot thepisje nëpër Rragam, Valbonë, Qafë Prush, Kukës e duke zbritur drejt jugut, në takim me malsorët bujarë e të varfër, sepse m’u fanit fotografia e udhëtares franceze, figura e asaj gruaje, e asaj Dianeje franceze, që gjysëm shekulli më parë, e vetme, rrethuar nga malsorë besnike, udhëtonte e ngrysej nëpër hanet e Veriut shqiptar, apo si një mike që një Zot e sillte në portën e një kulle malore. Ndryshe nga ajo, Liri Begeja, që vinte po nga Franca, ishte në kërkim të dekorit imagjinar që ajo kish ndërtuar vite të shkuara për filmin e saj të parë Prilli i thyer, sipas romanit të Ismail Kadaresë, film që fliste për të njëjtën kohë, ambiente e zakone shqiptare, epokë kur Paule Fercoq de Leslay udhëtonte nëpër vargmalet hijerënda shqiptare. Ishte kjo një histori Diane, e femrës së kthyer në mit, që ishte shfaqur në këto male, për t’i treguar botës së metropolit. Ose më mirë, ishte pikëtakimi i të vërtetës dhe imagjinares, ku njëra konkuron tjetrën, pa arritur të gjejmë kufirin që i ndan ato. Sidoqoftë një gjë ngjan se është e sigurt: që ata malësorë me armë, që e shoqëronin mes thepisjesh, të dashuruar secili në mënyrën e tij, por dhe të pafjalë, ishin gati të vdisnin për atë zanë, gjysmë-njeri e gjysmë-hyjni… Ata nuk e mësuan kurrë se një ditë shumë e shumë vite më vonë, atë do ta vrisnin për disa xhevahirë. Me siguri, do të ngriheshin nga varret për të mbrojtur zanën e tyre… Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Berisha e Pukës, nëpër shekuj ![]() ISMET BALAJ 21/06/2010 Libri i Nikollë Pjetrit “Berisha etnike Pukë dhe shtrirja e saj në shekuj, 2”, prej 330 faqesh, është vazhdim i librit të tij të parë me të njëjtin titull. Nga studimi me zell i këtij libri dalin disa mendime. Lashtësia: Berishasit janë ndër më të vjetrit banorë në trojet etnike shqiptare, që ende ruajnë në kujtesë më të parin e tyre, që është Murr Dedi (Deti) dhe Kojel Dedi (Deti). Sipas studiuesve shqiptarë të etnografisë, pema fisnore e hotasve dhe e berishasve arrin në 19 breza, faqe, këmbë, e paraqitur më 1976 në Konferencën Kombëtare Etnografike, Tiranë (f. 170-180). Sot mund të llogariten edhe dy breza më shumë, pra 21. Më të saktë se këtë studim gjer më sot nuk ka. Njëkohësisht as nuk del se aty, në atë territor ku ndodhet Berisha e Vendit, të ketë pasur banorë më parë, siç ka të dhëna për banorë të tjerë në hapësirën e rrethit të Pukës (studimi mbi disa mbeturina fisnore në rrethin e Pukës, më 1969) që ka qenë i banuar prej më se dy mijë vjetësh etj. Në Mesjetën e vonë, shek .XVII, Berisha del si pjesë e principatës së Dukagjinëve (Fjalori Enciklopedik, 1985, f. 86). Sipas studimeve të kryera nga studiues tanët dhe të huaj, del se berishasit të jenë ngjitur aty (Berishë Vendi) nga fusha, për shkak të luftërave në fillim të shek. XI. Baron Franc Nopça, një studiues etnograf austriak i fillimit të shek. XX, në letrën që i dërgon At Shtjefën Gjeçovit, ndër të tjera thekson se kishte “përpiluar stemën e Mërturit dhe të Berishës deri në vitin 1250 (AQSH. Fondi Sh. Gjeçovi, d. 95/35, dok. 14)”. Asnjë studiues gjer më sot nuk ka arritur të argumentojë kaq vjetërsi kohe të ndonjë fisi tjetër në Shqipëri. Studiuesja angleze Edit Durham, në librin “Brenga e Ballkanit” vëren: “…edhe kur fisi (i Berishës) ndodhej nën sundimin e Perandorisë Serbe (rreth shek IX-XIV), në pemën fisnore të tij nuk ka emra sllavë (F. 447)”. Kjo tregon se hyrja në atë luginë ku janë sot ka qenë shumë më e hershme nga çdokumentohet. Berisha ka qenë një fis i madh jo vetëm si territor, por edhe si popullsi. Më 1465 ajo kishte 12 mijë banorë (Oliver Jean Shmidtt “Arbëria Venetike”, Tiranë 2008, f. 496). Për kohën kur bëhet fjalë, ky është një numër i madh. Berisha kishte marrëdhënie me Republikën e Venedikut. (Venediku kishte nën sundim në shek. XV Shkodrën dhe Danjën (Vau i Dejës). Këtë vit Berisha nënshkroi marrëveshje dypalëshe me Republikën e Venedikut për furnizim me drithëra buke dhe kripë, mbasi ndodhej në krizë). Marrëveshja parashikonte ruajtjen e autonomisë së plotë të berishasve në rregullimin e çështjeve të brendshme të tyre, ndërsa Republika e Venedikut nuk kërkonte shtrirje të saj në atë malësi (të Berishës) të papërshkueshme, në këmbim të drithit dhe të kripës. (Nga ana e vet Venediku siguronte mbështetjen e fisit të Berishës në rast mësymjeje nga Turqia në atë territor prej anës së majtë të Drinit mbi Danjë (Dënjë) dhe gjer në rrjedhën e epërme të lumit Fani i Madh). Qëndresa është një tipar tjetër dallues i fisit të Berishës. Të gjithë shqiptarët kanë qëndruar dhe përballuar gjithfarë pasojash të panumërta që kanë sjellë gjatë dy mijë vjetësh luftërat pushtuese e grabitqare të ushtrive më të mëdha, por pikërisht kundërshtia me çdo mjet të mundshëm i ka bërë ata që të gjallojnë e të përparojnë në shekuj. Të shtyrë midis malesh të egra, ata aty kanë ringritur jetën shpesh nga e para. Ekziston toponimi “Përroi Gjakut” dhe gojëdhëna se “po të mbytet një berishas në Drin, mos e kërkoni gjatë rrjedhjes poshtë, por lart, sepse ai është aq i fortë, sa edhe vdekjen e sfidon, e mposht”. Fjala e matur e pleqëruar me kujdes dhe jo fuqia, u ka prirë berishasve në zgjidhjen e konflikteve. Nga studimi mbi disa mbeturina të fisit në rrethin e Pukës, mbajtur më 1969, del se fisi i Berishës kishte më pak vrasje, sesa në gjashtë fiset (bajraqet) e tjera të marra për frymë gjatë shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Edhe në raste të tilla, vrasësi asnjëherë nuk e ka masakruar të vrarin. Ajo më e rëndësishmja është se në asnjë rast nuk ka vrarë dy për një, asnjëherë fëmijët e gratë nuk kanë qenë objekt vrasjeje. Ai ka zbatuar një kod shumë të lashtë njerëzor, shumë më njerëzor se çdo kod i çdo vendi sot. “...Po të jetë se rrjedh ndonjë dem, do të japësh jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë... (pra aq sa të ka dëmtuar tjetri, aq ke të drejtë ta dëmtosh...) (Bibla, kreu “Eksodi”, f. 45, neni 23, 24). Virtytet e larta morale të berishasve, si patriotizmi i flaktë (si e gjithë shqiptarëve), besa e burrëria, mikpritja e bujaria, drejtësia e çiltërsia, ndershmëria dhe trimëria deri në vetëmohim për të fituar dhe mbrojtur lirinë, spikatin në jetën dhe veprimtarinë e tyre. Kanë qenë cilësitë e veçanta të burrave të Berishës kudo, në amën e tyre në Pukë apo në bijtë të shpërndarë kudo në treva të ndryshme në Shqipëri apo në rajon e më gjerë, që kanë bërë emër të mirë. Në libër figurave të tilla u kushtohet vendi i duhur. Ja ndonjë prej tyre: 1. Berisha ka nxjerrë luftëtarë të shquar duke filluar me Tanush Berishën, (1272), Dhimitër e Nikoll Berishën, bashkëluftëtarë të Skënderbeut më 1456, Teta i Zi me (1602). Në mënyrë të veçantë vëmë në dukje Lala Ndrek, (Ndrekë, turqit këtij emri i vunë prapashtesën -ali, ndërsa sllavët prapashtesën fjalëformuese –vic dhe formuan më vonë emrin (N)Drekalovic, që quhet edhe sot në Malin e Zi). Gjyshi Ndrekë, më 1614 mblodhi burrat më në zë të Ballkanit në kuvendin për organizimin e forcave kundër pushtuesve osmanë (Shih Mark Krasniqi, “Gjurmë e gjurmime”, Tiranë, 1979, f. 256-274). Ndrekajt qenë katër breza vojvodë të Kucit. (Kuci përbëhet nga dy fise, njëri prej tyre është berishas dhe përbënte shumicë... “Gjurmë e gjurmime” po aty. 2. Hasan Prishtina (quhej Hasan Ahmet Berisha, më vonë u quajt Hasan Vuciterrna dhe në fund Hasan Prishtina), udhëheqësi kryesor i kryengritjeve antiosmane të viteve 1908, 1909, 1911 dhe 1912 që çuan në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912. “Intelektual, i arsimuar për drejtësi, tri herë deputet i parlamentit osman, opozitari më i fuqishëm i kohës së perandorisë, ideator i Shpalljes së Pavarësisë, ministër i kabinetit të Qeverisë së Ismail Qemalit dhe i qeverive të viteve 1920-1924, mbrojtës i zjarrtë i territoreve shqiptare dhe i bashkimit të plotë të shqiptarëve në një shtet të vetëm, përkrahës i Bajram Currit në revolucionin demokratik të qershorit 1924... Katër herë armiqtë i organizuan atentat me armë .Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë, gjashtë herë e dënuan me vdekje në mungesë xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë, Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Zogut. Më 14 shtator 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e A. Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave.” (Fjalori Enciklopedik, Tiranë 1985, f. 685). 3. Në këta njëzet vjetët e fundit, në krye të lëvizjes demokratike në Shqipëri është Sali Berisha, kryetar i PD-së, President dhe Kryeministër i Shqipërisë, jo një herë. Roli i tij në jetën politike, diplomatike, ekonomike e shoqërore ka qenë dhe është i madh. Edhe berishasit, si gjithë shqiptarët, kanë qenë kurdoherë njerëz paqësorë. Fakti që janë ndër të parët që u ngjitën në male të ashpra, tregon se ata nuk e kanë dashur luftën. Atje me shumë mundim e ngritën jetesën. Lufta ka qenë një detyrim për jetë a vdekje edhe për ata, dhe jo një dëshirë. Ata asnjëherë nuk e kanë nxitur as kanë qenë shkaktarë për gjakderdhje, por edhe kur është dhënë kushtrimi, kanë shkuar rrufe atje, ku u ka prirë i pari i tyre. Të mbështetur në male, me një jetë plot me sakrifica, kanë ruajtur me fanatizëm gjuhën, traditat e zakonet, por sidomos besimin e krishterë katolik. Edhe këta të krishterë të besimit katolik kanë vuajtur jo vetëm nga turqit, por edhe nga serbët, të cilët kanë ushtruar dhunë e terror të gjithfarshëm mbi popujt e besimeve të tjera, me qëllim që t`ua ndryshojnë besimin, t`i kthejnë në besimin ortodoks të variantit serb. (Shih për këtë edhe ligjin e patrikanës serbe të vitit 1349, ku theksohej ndër të tjera: “Shteti serb duhet ...edhe t`i zhdukë fizikisht latinët (katolikët) dhe paganët (shqiptarët e pafe), që nuk do të kthehen në besimin e “vërtetë”. Andrea Bogdani i shkruante Vatikanit se njësoj si paganët, dhe katolikët vuajnë edhe nga turqit, edhe nga serbët. Së shtati, berishasi, kudo ku ka zënë truall, nuk ka jetuar në këmbë me trastë në shpinë, por ka ngulur “fukëzën” për të qëndruar gjithmonë, sipas traditës: “Aty ku linda, aty është edhe djepi, edhe ferra (jeta), dhe varri im... Është mbështetur plotësisht në radhë të parë në forcat e veta, por ka ndërtuar edhe marrëdhënie të mira me të gjithë ata që e kanë kërkuar, duke u mbështetur në parimin e mirënjohur të besës. Megjithëse shpërnguljet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe berishasit janë pjesëtarë të kësaj lëvizjeje botërore, përsëri aty, në atë terren të thyer, buzë liqenit të Komanit e të Fierzës, mbështetur shpateve e gjer në majën e Qllumit, rreth dy mijë metra të lartë, prej Qafës së Tmugit e deri te Shkëmbi i Miliskaut, do të ketë berishas që do të jetojnë si qytetarë të Evropës moderne. Ky libër është me vlerë dhe pasuron fondin e etnografisë shqiptare. © 2004 METROPOL GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dinastia 150-vjeçare e vezirëve të mëdhenj nga dera e Qyprilinjve Për dallim nga vezirët e mëdhenj që kishin shërbyer në Perandorinë Osmane dhe shumë prej tyre ishin ekzekutuar, gjithnjë në rrethana jo të sqaruara sa duhet, por që ishin pjesë e luftës për pushtet në kreun e Perandorisë më të madhe të botës, nga dinastia e Qyprilinjve, pësoi vetëm Kara Mustafë Pasha, sespe kishte dështuar ta pushtonte Vjenën. Vezirët e tjerë nga kjo derë shqiptare kishin gëzuar namet dhe favoret më të mëdha në afër 150 vjet shërbim në postet më të larta të Turqisë së kohës. Fazil Ahmed Pashë Qypirliu (1661-1676) Më 31 tetor të vitit 1661, Veziri i Madh, Mehmet Qypriliu, arriti të bindë Sulltanin që të pranonte largimin nga detyra dhe zëvendësimin e tij në detyrën e Vezirit të Madh me të birin Fazil Ahmet Pasha, kërkesë që u plotësua. Emërimi i Ahmetit në këtë post nuk ishte pasojë e një hatri apo preference të favoreve familjare perandorake. Në të kundërt, e gjithë kritika historike, opinionet osmane dhe ato evropiane të kohës, e vlerësojnë këtë hierark si “komandantin ushtarak turk më të aftë dhe më të famshëm të shekullit…” Ai konsiderohet një burë me aftësi dhe karakter të qëndrueshëm; që besonte në forcat dhe aftësitë e tij personale. Nën këtë kurajë, më 1663, ai mobilizoi një forcë ushtarake prej 120. 000 vetash dhe iu drejtua Evropës Qendrore. I takojnë atij meritat e disa fitoreve në kufijtë me Austrinë, si dhe detyrimet prej 200 000 florinjsh në këmbim të ndërtimit të fortesës nga austriakët në Waag. Ahmeti mori përsipër dhe drejtoi gjithashtu ekspeditën dhe operacionet ushtarake kundër Hungarisë, pasi kishte kaluar nëpër Beograd dhe Buda, më 1664, si dhe realizoi nën përgjegjësinë dhe drejtim personal tërë operacionet kundër venecianëve. (Richard Lodge: “Austria, Poland and Turky”, Kap. XII, f 382.) Në vitin 1669, mposhti aleancën franko-veneciane, pasi kishte marrë më parë komandën personale të drejtimit të betejave nën një vendosmëri të hekurt kundër qëndresës heroike të kryeadmiralit të njohur venecian, Françesko Morozini. Pas betejave të përgjakshme navale nën komandën e tij personale, Ahmet Qypriliu arriti të shtjerë në dorë ishullin strategjik të Kretës, duke përfshirë këtu edhe kontrollin e porteve të Sudas, Karabusës dhe Spina-Lurgas. Nënshtrimi i ishullit të madh dhe strategjik të Kretës ishte pa dyshim i një rëndësie të paimagjinueshme. Kjo fitore konsiderohet e fundmja fitore mbi territoret evropiane e realizuar nga Perandoria Osmane dhe shënon kufirin e fundit të saj në fushatat pushtuese. Ky pushtim shënon në të njëjtën kohë edhe rrëzimin e copës së fundit të territoreve greke nën hartën e Perandorisë Osmane. (J.A.R. Mariot; “The Eastern Question – An Historical Study of Europian Diplomacy”, Oxford University, Clarendom, 1919, Kap V, f. 98) Në vitin 1672, duke shfrytëzuar me dinakëri zhvillimet në Evropën Lindore, si dhe thirrjen për ndihmë të kozakut Hetman Dorozenko, në krye të një ushtrie impozante, pushtoi territore më të gjëra në kufijtë veriorë të Evropës, qytetet dhe krahinat e Kameniekut dhe Lembergut, duke lënë në mëshirën e duarve të tij tërë Podolian. Kështu, Veziri i Madh, Ahmet Qypriliu mundi të vërë në kushtet e suzeremitetit të tij tërë Ukrainën, duke marrë gjithashtu prej saj një tribute prej 200 000 dukatesh në vit. Pa pritur të kthehej triumfator me trofetë e lavdisë dhe të parave në Stamboll, Qypriliu iu drejtua në tetor të vitit 1673 territoreve polake ku realizoi një fushatë ushtarake të suksesshme. Në këtë mënyrë, gjer aty nga mesi i vitit 1676, Ahmet Qypriliu, kishte zgjeruar kufijtë dhe territoret e Perandorisë Osmane në skajet më veriore të Evropës, duke përfshirë edhe Neuhauselin, kishte vendosur dominimin mbi Hungarinë, kishte thyer dhe aneksuar territore të Polonisë dhe kishte shtënë në dorë të gjithë ishullin e Kretës. Ndoshta është ky strategu që arriti të zgjerojë më shumë se çdo herë tjetër dimensionin gjeografik në jetën e kësaj Perandorie. Vdiq në vitin 1776 pak përpara nënshkrimit nga ana e Turqisë të traktatit të Zuravnës. (Richard Lodge: “Austria, Poland and Turky”, Kap. XII, f 382.) Sundimi i Ahmet Pashë Qypriliut është një nga më të gjatët e Veziratit osman, dhe nuk konsiderohet aq i egër sa ai i pararëndësit, të atit të tij, bile ai vlerësohet një nga më të mirët. Vlerësohet si politikani që diti të ndërtojë apo rehabilitojë me mjeshtëri shumë plagë të politikës së jashtme osmane, që gjer atëherë rëndonin ekuilibrat dhe synimet pushtuese të saj. Qysh kur ishte gjallë jo vetëm historianët, por edhe shkrimtarët dhe artistët i thurën himne për kujdesin e veçantë dhe interesonin që ai tregoi ndaj tyre. Në kohën e tij dhe nën kujdesin e tij u ndërtua biblioteka që mban emrin e qyprilinjve dhe që u kthye në një nga bibliotekat më të rëndësishme të Stambollit. (Martran, Robert; “Historia e Perandorisë Osmane “Dituria”, Tiranë 2004, f. 235) Fazil Meustafa Qypriliu (1689-1691) Ishte vëllai i Vezirit të Madh, Ahmet Pasha (i biri i Mehmet Pashës). U përzgjodh nga Sulltani Mehmeti IV, në një periudhë të rëndë krizash që kishin mbërthyer në shumë lëmenj Perandorinë. Ajo që ishte më e rënda pa dyshim ishte kryengritja e jeniçerëve brenda në kryeqytet, që megjithëse u shtyp me gjak, në themel ajo tronditi tërë perandorinë. Ndërsa në planin ndërkombëtar Perandoria kishte marrë goditje të pariparueshme, siç ishte avancimi i ushtrive austriake drejt jugut dhe çlirimi nga ana e tyre e territoreve serbe dhe vetë qytetin e Beogradit. Këto fitore ngritën moralin e popullsive të Serbisë, Bullgarisë dhe Transilvanisë, në territoret e të cilave shpërthyen një numër kryengritjesh. Zgjedhja e Mustafait u bë me arsyetimin se vetëm emri dhe autoriteti i tij i njohur mund të ofronte garanci për rivendosjen e situatës. Me të marrë detyrën, ai filloi aplikimin e një numër reformash të asaj natyre që i kishin për objektiv edhe pjesëtarët e mëparshëm të familjes së tij. Në fushën e financave, ndërmori një numër reformash radikale e kurajoze, hoqi taksat e jashtëzakonshme, çliroi nga diferencimi tatimor të krishterët, në fushën e besimit kapërceu tolerancat fetare, afroi në aleanca një numër të krishterësh të shpallur armiq nga Porta etj. Në fushën e politikës ndërkombëtare dhe të çështjeve të luftës ai ndoqi me vëmendje zhvillimet dhe në momentin oportun (të konfliktit mes austriakëve dhe hungarezëve, Habsburgve), në 8 tetor 1690, gjeti rastin dhe në krye të ushtrisë të drejtuar nga vetë ai marshoi, në beteja të ashpra drejt kufijve veriore dhe arriti të marrë prej austriakëve Beogradin, Vidinin, Nizin dhe territore të gjëra rreth tyre. Duke vazhduar edhe më tej ofensivat kundër austriakëve, në qershor të vitit 1691, në betejën e Slankamenit, Mustafai u vra. (Turkey – Love to knoë, Istambol 1911. f 119) Por, kontributi i kësaj dere të famshme shqiptarësh nuk mbyllet këtu. Duket se gjurmët që ata lanë në historinë e kësaj Perandorie dhe besimi që ata gdhendën në subkoshiencën e osmanëve ishte aq i madh sa edhe pinjollët e mëvonshëm të kësaj fare u kërkuan dhe u parapëlqyen për të menaxhuar shpresat e lëkundura të turqve në dekadat dhe shekujt që pasuan. Hysein Pasha Qypriliu (1697–1702) Pak vite mbas vrasjes Mustafait, një numër dështimesh shoqëruan fatet e Perandorisë në fushën politike dhe atë ushtarake. Në frontet e luftërave, në vitin 1697 Turqia pësoi një humbje të bujshme në Senta. Fuqitë e saj qenë shteruar maksimalisht. (Biography of Turkish history – Maps and Paintings. Ankara – 2004) Pikërisht në këto kohë të vështira një tjetër Qyprili thirret për të përballuar hallet e rënda të Perandorisë. Ishte Hysein Qypriliu, ishte djali i xhaxhait të Mustafa Qypriliut. Me të marrë fronin e Vezirit të madh iu përvesh punëve të ushtrisë së perandorisë. Bëri shkurtime drastike në radhët e korpuseve të jeniçerëve dhe u përpoq të risë cilësisht radhët e saj. Për nevojat e rimëkëmbjes së ekonomisë, ndërmori një numër masash dhe uli në mënyrë të ndjeshme taksat. Nxiti dhe stimuloi përmes masave favorizuese fshatarët për kultivimin intensive të tokës. Gjatë pesë vjetëve të drejtimit të tij, monedha vendase u forcua në mënyrë të ndjeshme. Me kurajë filloi një reformë radikale për reformimin e tërë administratës dhe oborrit. Por, kjo nxiti një reaksion të fuqishëm që pruri për pasojë përmbysjen e tij. Është konsideruar më shumë njeri i mendjes sesa i forcës. Ishte mbështetës dhe reformator i arteve dhe letërsisë në Perandori. Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e vështira të perandorisë u imponua të nënshkruajë Traktatin e Karlovitzit, që është konsideruar “paqja poshtëruese”. (The Enciclopedy of Ëarld History. F 356-7) Numan Qypriliu (1710-1711) Ishte djali i Vezirit të Madh, Mustafa Qypriliut, qëndroi vetëm dy vjet në fronin e Vezirit të Madh (Sadr – Azemit) vdiq në vitin 1719. Megjithëse, qeverisja e tij zgjati pak, vetëm katërmbëdhjetë muaj, ai vlerësohet vetëm për masat radikale që mori në administratë. Ai njohu tërë labirinthet e kësaj burokracie që do të kërcënonin edhe më tej perandorinë. Vlerësohet si burë tepër i mençur dhe tolerant. U largua me dëshirën e tij nga pushteti dhe iu kthye jetës së tij private. Abdullah Qypriliu (1723-1735) Abdullah Qypriliu ishte djali tjetër i Vezirit të Madh, Mustafa Qypriliut. Kreu një sërë funksionesh në hierarkinë osmane gjer Kajmekan i Vezirit të Madh, më 1703. Në kohën e marrjes së funksionit si Vezir i Madh, perandoria veç plagëve të tjera kërcënohej nga lindje seriozisht prej persëve, që në mënyrë periodike kishin rritur fuqinë dhe kishin korrur një numër fitoresh mbi ushtritë osmane. Në rrethanat e krijuara, menjëherë pas marrjes së detyrës, më 1725, Abdullai ndërmori një fushatë ushtarake dhe në betejat me ta arriti një fitore të bujshme duke shtënë në duart e tij edhe qytetin e Tabrizit. Vlerësohet për masat e mara në fushën e ekonomisë dhe të ushtrisë. Në një betejë të dytë të ndërmarrë kundër persëve të rebeluar, më 1735, në Bagave ushtritë e tij u mundën. I dha fund vetes me një akt heroik duke imituar të atin në Selankamen. Qëndroi dymbëdhjetë vjet në funksionin e Vezirit të Madh dhe konsiderohet kështu një nga vezirët më jetëgjatë në fron. ( The Balkans – A history of Turky, Grece and Bulgaria….”, f. 78). ***** Edhe pasi kjo dinasti e madhe, largohet nga kulmet e politikës – nga veziratët, një numër tjetër pinjollësh të familjes Qypriliu vazhduan të punojnë dhe vlerësohen në radhët e administratës osmane. E gjithë kjo mori personalitetesh mbetet ende e pakërkuar dhe pastudiuar, por përpara se ta mbyllim kronikën me evidencën e Qyprilinjve në periudhën e Perandorisë Osmane, do ndalonim të përmendnim një prej pasardhësve të saj në kohët moderne, në vitet e Republikës Turke. Një ndër ta është: Mehmet Fuat Qypriliu (1950-1956) Lindi më 5 dhjetor 1890 dhe vdiq më 28 janar 1966. Njihet si pasardhës i derës së Qyprilinjve, fakt të cilin Mehmeti e pohonte vetë. Mbaroi studimet e larta në Kembrixh dhe që në moshë të re iu përkushtua shkencës së historisë dhe shpejt u përfshi në politikë. Ishte ndër krerët udhëheqës të Partisë Demokratike Turke dhe kur ajo fitoi zgjedhjet shërbeu në kabinetin e Kryeministrit Adem Menderez. U caktua ministër i Jashtëm i Republikës Turke, funksion të cilin e mbajti nga viti 1950 gjer në vitin 1956. Qëndroi për pak kohë edhe në funksionin e zëvendëskryeministrit. Si historian ka botuar një sërë veprash shkencore me karakter historik si: “Origjina e Perandorisë Otomane”, “Sulxhukët e Anatolisë”, “Islami në Anatoli pas invazionit turk”, etj. Njihet në radhën e figurave dhe personaliteteve të politikës dhe kulturës turke për kontributin e tij në fushën e studimeve për historinë otomane, folklorin dhe gjuhën turke. ***** Përpara se ta mbyllim këtë qëmtim të shkurtër rreth derës së famshme të Qyprilinjve dhe kontributeve që ata dhanë në rrjedhat historike të Perandorisë Osmane dhe për Turqinë moderne gjykojmë se është e nevojshme të përmendnim se në radhët e hierarkisë së lartë osmane, në funksionin e Vezirit të Madh, pra të Sadrazemit – veç Qyprilinjve shërbyen edhe shqiptarë të tjerë, rreth të cilëve ka fare pak apo më mirë të themi aspak njohje, kërkime dhe hulumtime shkencore. Megjithatë, le të bëjmë një gjest, qoftë edhe vetëm prezantimin e emrave të tyre duke shpresuar se paskëtaj me siguri do të ketë prurje të tjera që do të ndriçojnë veprimtarinë dhe kontributin e këtyre shqiptarëve në historinë e perandorisë osmane. Disa nga ata janë: Arnaut Haxhi Halil Pasha – Lindur në Elbasan më 1655 dhe vdekur më 1733 – Sadrazem-Kryeministër. Halil Patrona – Lindur në Horpisht të Manastirit më 1690. Kryengritësi më madh gjatë tërë historisë së Perandorisë. Iu pre koka në Stamboll, më 28 shtator 1730. Ajaz Ahmet Pasha – Lindur në Vlorë dhe vdekur në Stamboll 1539 – Sadrazem-Kryeministër. Turhunçu Ahmet Pasha – Lindur në Mat-Shqipëri, vdiq në Stamboll më 21 mars 1653 – Sadrazem-Kryeministër. Pargali Ibrahim Pasha – Lindur në Pargë, vdekur në Stamboll 15 mars 1536 – Sadrazem-Kryeministër. Kemankesh Kara Mustafa Pasha, lindur në Shqipëri 1592 dhe vdekur në Turqi 1644 – Sadrazem-Kryeministër. ...etj. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System