Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Historia Kombtare ***
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jun 05 2008, 11:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vendet ballkanike si principatat feudale në kohën e mesjetes

NGA DR.ARQILE BOTI
02/06/2008 Disa fjalë në aspektin historik:

Vendet e Ballkanit për gati 2000 mijë vjet të historisë së tyre kanë kaluar: Perandorinë e Aleksandrit të Madh, pastaj perandorinë Romake që vazhdoi gjer në vitin 325 ku u zëvendësua nga perandoria Bizantine e Kostandinit të Madh dhe pas vitit 1453 kur u pushtua Kostandinopoja nga turqit për gati 400 vjet për Greqinë dhe 500 vjet për shtetet e tjera kanë qenë nën juridiksionin e perandorisë osmane.

Ndërkaq në shumicën e vendeve të Evropës perëndimore gjatë kësaj kohe kanë ekzistuar principata feudale të cilat diku më parë e diku më vonë janë bashkuar e kanë formuar shtetet evropiane perëndimore, sidomos në fillimin e kapitalizmit.

Është e qartë për qytetarët që jetonin në territoret e vendeve ballkanike kishte lëvizje të lirë brenda kuadrit të perandorive të porsa përmendura dhe të gjera ku dhe kultura dhe arti në atë kohë të kalonte vendet evropiano-perëndimore.

Por pas luftës ballkanike të vitit 1912-1913 në Ballkan pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane u krijuan shtete të vogla të cilat me qëllim shtyheshin kundra njëri-tjetrit për ndryshime fetare të cilat ishin të lidhura me çështjet kombëtare. Dihen tratativat përça edhe sundo të Austro-Hungarisë, Francës, Italisë dhe disa shteteve të tjera evropiane të asaj kohe në drejtim të vendeve Ballkanike.

Gjermania duke u bërë shkaktare kryesore e luftës së parë botërore indirekt influencoi në kryerjen e revolucionit bolshevik të tetorit të 1917 duke joshur Leninin për tu vënë në krye të pushtetit të sovjetëve që të mbyllte luftën në frontin ruso-gjerman. Gjermania pas luftës së parë botërore po indirekt influencoi për të pasur të suksesshme propagandën e nazistëve të Hitlerit i cili sipas fantazisë së tij do të bënte Gjermaninë perandori botërore dhe racën ariane mbizotëruese në botë. Pra Gjermania me dashje dhe padashje ndihmoi që të viheshin në krye dy sisteme ateiste pasojat e të cilëve do të provoheshin më vonë. Hitleri në krye të Gjermanisë pas vitit 1933 u bë ideator i një masakre tjetër në Evropë, atë të luftës së dytë botërore ku si pasojë e aventurizmit të tij të çmendur çoi në fuqizimin e të ashtuquajturit kampit socialist stalinist bolshevik në lindje duke i ndarë vendet e ballkanit me një perde të hekurt, atë të bllokut sovjetik të demokracive popullore (në të vërtetë të regjimeve fashiste të kuqe) një prototip i të cilëve ishte ai i Enver Hoxhës në Shqipëri ku ndau njerëzit për së gjalli me një izolim të pashembullt me pretekstin që rreth Shqipërisë ishin shtete neo-fashiste dhe Enveri paska zbritur nga qielli për të shpëtuar popullin shqiptar.

Duhet të përmend që Enverin e përkrahën pikërisht jugosllavët në fillim dhe pastaj rusët të cilët ishin faktorë kryesorë që e ngritën dhe e mbajtën në pushtet të paktën dy dhjetëvjeçarët e parë pas luftës së dytë botërore,kështu që unë që e kam përjetuar personalisht regjimin e Hoxhës për një kohë të gjatë nuk mund të kem shumë respekt për ta.

Izolimin aventuresk të regjimit të Hoxhës le ta ilustrojmë me një fakt që për të shkuar në fshatin tim të lindjes në Gjirokastër për pushime duheshe marrë leje nga dega e punëve të brendshme, se ishte zonë kufitare dhe lëvizja e personave ishte e mbikëqyrur rreptësisht. Kështu që në fakt ishte një skllavopronari moderne.

Duke shprehur pikëpamjen time mendoj që Gjermania direkt ose indirekt mban përgjegjësi historike në Evropë për vënien në krye të pushtetit sovjetik të Leninit, një regjim i hapur ateist për një interes konjuktural të frontit të lindjes dhe pastaj të regjimit tjetër ateist, idhujtar të Hitlerit. Por Gjermania u ndëshkua nga Zoti që u shkatërrua vetë me humbjen e një të çmenduri siç ishte Hitleri në luftën e dytë botërore. Zoti mat dhe të jep atë që meriton por ekonomia gjermane dhe më gjerë evropiane u rimëkëmb bashkë me Francën, Holandën, Belgjikën etj nëpërmjet planit Marshall të ideuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por peripecitë e vendeve ballkanike nuk u mjaftuan me kaq por pas shembjes të regjimeve komuniste të bllokut lindor që u treguan utopike donkishoteske të një barazie falco, vendet evropiane perëndimore në shumicën e tyre bllokuan këtë radhë lëvizjen e lirë jo vetëm në këto vende por edhe ndërmjet vendeve ballkanike me njeri-tjetrin. Kështu pas shpërbërjes të ish-jugosllavisë që edhe ajo u ndëshkua nga zoti për përhapjen e ateizmit komunist në ballkan u krijuan shtete të tjera të vogla si principatat feudale të kohës së mesjetës ku për të kaluar nga një vend në një vend tjetër do marrësh vizë duke paguar para.

Disa emisarë teorikë evropianë kanë gati 20 vjet që po na thonë që të hyni në Evropë duhet të plotësoni këto ose ato kushte etj. Por po të ishit seriozë në deklaratat tuaja ju do të kishit bërë me kohë një Shegen ballkanik ku të kishte lëvizje të lirë të njerëzve brenda për brenda vendeve të Ballkanit. Por edhe këtë ju nuk e keni bërë dhe mjaftoheni me deklarata boshe që lëshoni herë pas here sidomos ata që merren me zgjerimin e familjes evropiane,po ta quajmë të tillë.

Po ju nuk bëtë asgjë më tepër por keni favorizuar emigracionin klandestin dhe nuk keni qenë në gjendje të ndaloni tregtinë ilegale të drogës,shitjen e femrave për prostitucion ndërsa shtresa intelektuale e ndershme e ka për turp të bëhet klandestine,zotërinj të nderuar evropianë.

Flas me bindje që po qe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luanin rolin kryesor në zhvillimin e vendeve ballkanike të dala nga shembja e regjimeve komuniste, do ta kishin bërë me kohë këtë Shegen ballkanik. E keqja është që disa qeveritarë në vendet ballkanike duke përfshirë edhe Shqipërinë janë gati të heqin dhe pantallonat ndaj disa specialistëve dhe ekspertëve që vijnë nga Evropa.

Por unë jam i detyruar tu rikujtoj këtyre qeveritarëve se asnjë hidrocentral dhe asnjë rezervuar nuk është ndërtuar në fshat pas vitit 1990 por është mbushur vendi me motele, hotele e lokale duke shkatërruar ferma dhe vreshta të tëra që s’kishin të bënin fare me komunizmin. Duhet të jetë e qartë për çdo qeveritar që po i ra në qafë popullit të vet përfundimin do ta ketë të ngjashëm me atë që shpiku çekun e bardhë rreth viteve 1992-1993 dhe nxori në rrugë të madhe me mijëra punëtore. Edhe njëherë përsëris, Zoti të jep atë që meriton.

Dhe në qoftë se bëhen vepra të tilla si rruga Durrës-Morinë, kjo është në radhë të parë projekt ide i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pastaj të komunitetit Evropian. Për mua personalisht rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që më nderuan duke më bërë qytetar të tyre. Njeriu në radhë të parë duhet të ketë në jetën e vet sadisfaksion moral dhe pastaj material.

Duke e mbyllur këtë shkrim dëshiroj të theksoj se disa qarqe ultra-nacionaliste në Ballkan janë anakronike se historikisht kombet dhe besimet e ndryshme në vendet ballkanike kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin me shekuj të tërë. Dhe nuk mund të shkohet në Evropë duke ndërsyer një komb ndaj një kombi tjetër dhe as duke bllokuar qarkullimin e lirë të njerëzve në vendet e Ballkanit. Edhe njëherë marr si shembull SHBA ku nuk shihet a je i bardhë, a je aziatik, a je afrikan i zi por të gjithë janë qytetarë të barabartë dhe për të arritur këtu janë bërë reforma ndonjëherë jo pa viktima si Martin Luter King-u etj... Nëse jemi në një botë dhe Evropë moderne, ka ikur koha ku vendet ballkanike janë si principatat feudale të kohës së mesjetës.

Marre prej gazets Metropolonline


[ Edited Mon Nov 22 2010, 01:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 09:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
[u]
Një letër e rrallë e Faik Konicës

Një letër e 24 janarit 1896, dërguar Nikolla Naços, kryetarit të shoqërisë shqiptare “Drita” në Bukuresht, hedh dritë mbi personalitetin e Faik Konicës në fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane dhe rezervat për Sami Frashërin

Prof. Nasho Jorgaqi
Fri, 06 Jun 2008 08:25:00

Një letër e 24 janarit 1896, dërguar Nikolla Naços, kryetarit të shoqërisë shqiptare “Drita” në Bukuresht, hedh dritë mbi personalitetin e Faik Konicës në fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane dhe rezervat për Sami Frashërin

Në vijim të punës për gjurmimin e trashëgimisë së Faik Konicës, kohët e fundit më ra në dorë me ndihmën e prof. Ismet Dermakut, një tufë letrash të tij të hershme, nga të cilat do të veçoja të parën letër që njohim deri tani nga ai. Është fjala për letrën e 24 janarit 1896, dërguar Nikolla Naços, kryetarit të Shoqërisë shqiptare “Drita” në Bukuresht, e cila hedh dritë mbi personalitetin e Faik Konicës në fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njëzetë vjeç, ai është në kërkim të lidhjeve me lëvizjen kombëtare të diasporës dhe liderët e saj. Pas 7 vjet qëndrimi në Francë, djaloshi shqiptar do të kryejë fakultetin e letrave në Universitetin e Dizhonit dhe më vonë do të studiojë për filozofi romane në College de France. Me këtë formim intelektual dhe i frymëzuar nga ideale patriotike, ai vendos të mos kthehet në Shqipëri, por t’i kushtohet në Evropë çështjes së çlirimit të atdheut. Ka zgjedhur të bëhet shkronjëtor (shkrimtar – N.J.) dhe ndonëse shumë i ri e fill i vetëm, nis veprimtarinë e tij patriotike në kryqendrën e metropolit evropian. Shkruan në frengjisht dhe dërgon për botim librin “Ç‘ka qenë Shqipëria, ç’është, ç’do të bëhet” si dhe studimin prej 80 faqesh “Ese mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për pavarësi në shek. XIX”, që ia çon “revistës më të madhe të Europës”, dy vepra këto që për fat të keq nuk na kanë arritur. Por ç’është më e rëndësishme, tamam në këtë vit ideon dhe përgatitet të themelojë një revistë politiko-kulturore me emrin “Albania”. Ndryshe nga patriotët e tjerë, ky intelektual me frymëzim perendimor e ambicje të mëdha, mendon dhe përpiqet të krijojë një vatër të lëvizjes shqiptare, jo në Stamboll, as në kryeqytetet ballkanike, por në mes të Evropës. Është tepër i ri për këtë ndërmarrje, po plot besim në vetvete dhe i vendosur t’ia dalë në krye këtij misioni atdhetar.

Në këto rrethana i shkruan letrën N. Naços, ku i prezantohet se kush është dhe ç’mendon për gjendjen e Shqipërisë. Me sa duket, nuk është e rastit që ky militant i ri i lëvizjes kombëtare, i drejtohet drejtuesit të “Dritës” në Bukuresht, jo vetëm si një prej veteranëve të saj, por dhe si përfaqësuesi më i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumë pikëpamje, ata kanë gjetur njëri- tjetrin, po të kemi parasysh pozicionin e tyre të përbashkët, qëndrimin kritik dhe vështrimin realist që mbajnë ndaj problemeve shqiptare. Kjo është arsyeja që Konica nuk i drejtohet drejtuesve të “Dritës” në Stamboll, Naimit e Samiut, që kanë diferenca përsa i takon taktikave dhe mjeteve të luftës kundër pushtuesëve turq. Ata ndjekin rrugën e propagandës atdhetare, punës për hapjen e shkollave shqipe, botimit të librave dhe gazetave, në një kohë që N. Naço është për një vijë luftarake. Kësaj vije do t’i bashkohet që në fillim dhe Faik Konica, duke iu kundërvënë platformës së “Dritës” së Stambollit. Strategjia e tij politike do të jetë: “Ja disa libërtha të gjora të kënduar nga nja dhjetë djelmosha … [sepse] nuk sillet në jetë një popull që po vdes me një apo dy abetare …”, po krijimi i një partie kombëtare, i një shoqërie sekrete në shembullin e “karbonarizmit” në Itali apo “filiki-eteria” në Greqi.

Ky qëndrim i hershëm radikal i Konicës do të vijë më pas duke u thelluar, aq sa do të çojë në një konflikt në mes tij dhe vëllezërve Naim e Sami Frashëri, të cilët jo vetëm nuk do ta mirëpresin por dhe do t’i kundërvihen. Nga një letër që do t’i dërgojnë dhëndrit të tyre, Murat Toptani, aktivist i lëvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicës, do t’i shkruajnë se “qëndrimi i Faikut është i dyshimtë” sado erudit e i zoti të jetë, bile arrijnë deri atje sa ta akuzojnë se “synon shëmbjen e punëve të realizuara që prej 25 vitesh”. Për ta “Epiqendra e këtyre punëve sot është Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti”. Prandaj e këshillojnë dhëndrinse “ai që do t’i shërbejë Shqipërisë e shqipes”, duhet të bashkohet me ta.

Po Faiku dëshmon, që në hapat e parë se nuk bashkohet me ta, përkundrazi u kundërvihet. Kjo duket në botimin e “Albanias”, ku i shmanget alfabetit të Stambollit, po dhe në qëndrimin që mban dhe ndaj vëllezërve Frashëri, sidomos ndaj Samiut, të cilin e stigmatizon dhe e akuzon rëndë në letrën dërguar Naços. Kryesore në këtë letër janë përkushtimi dhe shqetësimi i Faikut për gjendjen dhe fatin e atdheut të robëruar. Sipas tij, s’ka në Evropë vend më të bukur e më të pasur se Shqipëria e megjithatë shqiptarët e gjorë vdesin nga uria dhe fajin për këtë e kanë pushtuesit turq që s’bëjnë asgjë për zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Duke parë ngjashmëritë në mes atdheut të tij dhe Zvicrës, Faiku bën krahasime konkrete dhe arrin në konkluzione praktike, kur arsyeton se çfarë të mirash do t’i sjellë Shqipërisë turizmi me bukuritë dhe begatitë e saj. Por turqit nuk bëjnë asgjë,- thotë ai,- dhe harrojnë të mirat që u kanë sjellë shqiptarët me gjakun e tyre. Në këtë gjendje të rëndë është atdheu i shqiptarëve, kur vendet e tjera të Ballkanit janë çliruar, “Shqipëria po fle akoma” dhe ai pyet “Kur do të zgjohet e shkreta?”

Dhe është ky moment, kur Konica nuk përmbahet dhe stigmatizon rëndë Sami Frashërin, duke e akuzuar deri në dyfytyrësi. Qëndrimi politik e bën Faikun të nëpërkëmbë me pa të drejtë figurën politike të Samiut, kontributet e tij të pamohueshme në fushën e kulturës e të shkencës. Është e vërtetë se këto kontribute i dha kryesisht në kulturën turke, për rrethanat në të cilat u ndodh, por në të njëjtën kohë, ai u bë dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprën programatike “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, me alfabetin që hartoi dhe abetaretshqipe. Më kushtet që ishte Shqipëria, ai nuk mund të bënte shkencë dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do të rrezatonte vepra iluministe, që në një farë mënyre do t’i bënin nder dhe kombit shqiptar.

Nga ana tjetër, Konica e kritikon Samiun dhe për një çështje delikate e të ndërlikuar, siç është konvertimi i shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë, duke e cilësuar këtë dukuri historike burimin e “të gjitha të ligave”. Sipas arsyetimit të tij përqafimi i myslimanizmit prej shqiptarëve goditi unitetin e tyre shpirtëror dhe kjo nuk qe pa pasoja. Për Konicën në qoftë se shqiptarët do të kishin mbetur të tërë të krishterë, ata do të kishin fituar tanimë lirinë e pavarësinë si fqinjët dhe shembulli që ai i sjell Naços është Rumania ku ai jeton. I edukuar në Francën liberale dhe i ushqyer nga idetë volteriane, me një shpirt liridashës, siç pohon në një autobiografi të tij (1922), ai në vitet e rinisë joshet aq shumë nga kisha katolike, sa e frekuenton atë sidomos për muzikën dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga burime të tjera, mësojmë se më vonë, ai u konvertua në fenë e Krishtit, por për arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.

Një gjë është e vërtetë që çështjes së fesë të shqiptarëve, Faik Konica i është kthyer më vonë herë pas here në publicistikën e tij dhe veçanërisht në veprën “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”. Në këtë cikël esesh, ai do t’i kushtojë një kapitull më vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qëndrime realiste, me argumente të sjella nga historia dhe lëmenjtë e pasur të dijes. Duke e analizuar çështjen e myslimanizimit të shqiptarëve në një kontekst historik e social, Konica konstaton se ata të ndrydhur në mes sllavëve dhe grekëve, bënë një përpjekje të dëshpëruar për mbijetesë kur për të mbetur zotër të trojeve të veta vendosën të përqafojnë fenë e pushtuesve me të cilën fituan prestigj politik e ushtarak në Perandori. Kështu shpjegohet sipas tij që “Shqipëria, vendi i fundit në Evropën Juglindore që iu nënshtrua turqve ishte gjithashtu vendi i fundit që fitoi lirinë”. Prandaj këshillon se “me që historia nuk ecën kurrë sëprapthi dhe ne nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën, është e kotë t’i gërmojmë më tej këto çështje”.

Letra e njëzet vjeçarit Faik Konica që po u paraqesim lexuesve, më e hershmja që njohim deri më sot, paraqet interes nga shumë pikëpamje dhe në radhë të parë se ajo përmban embrionin e mendimeve kryesore, prej të cilave ai do të udhëhiqet në veprimatrinë e tij politike të mëvonshme. Vetëm pas dy muajsh, në letrën e radhës, ai do t’i paraqesë Naços, udhëheqësit të tij shpirtëror, programin e vet për lëvizjen kombëtare shqiptare, që shënon një stad të ri në mendimin politik të Rilindjes sonë.

Paris, më 24 të Jenarit 96

I dashur mëmëdhetar,

Mora letrën që zotëria jote më dërgove dhe s’munt dot të shkroj sa m’u mbush zemra me gaz. Të thom dhe unë pesëqint mij të mira për motn’e Ri, edhe ju thoni me shëndet të tërëvet shqiptarëve që janë atje.

Emëri im është : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizës, edhe i afërtë i Ali Tepelenës që bëri shumë të liga, por bëri dhe të mira se hapi sytë e shqiptarëvet, edhe ju tregojti që s’janë as turq, as gerqiotarë (grekë – N.J.), po djem të Shqipërisë.

Erdha këtu qëkur isha i vogël se doja të mësonj për të ryrë (hyrë – N.J.) në sefarite të Turqisë. Po kur këndova mirë, m’u hapnë sytë gadalë-gadalë, u mejndova edhe m’u duk që turqit na pinë gjakun, edhe s’do të na lëshojnë gjë. Të tërë ata që kanë parë Shqipërinë thonë që s’është në Evropë një vent aqë i bukur dhe aqë plot me zengjinllëke (pasuri –N.J.) të dheut. Po në është ashtu e vërteta, pse ngordhin të gjorët shqiptarë nga uria? Se turku s’hap udhëra … s’bën fabrika, s’bën shkolla, s’bën gjë fare. Në ishin këto në Shqipëri, do t’punojin shqiptarët, do të shitjin e do të blejin. Edhe jo vetëm këtë do ta bënte, por do të nxirrte ollafo (fitime – N.J.) nga të huajtë që do të vijin të rinë dy a tre muaj çdo mot. Shikoni Helvesien (Zvicrën – N.J.): s’blen as shet, po të tërë Helvetsrët kanë të holla se vendi është i bukur e vijnë atje shumë të huaj për të shikuar bukurinë e vendit dhe për të pirë ujin e lehtë, dhe për të hequr erën e mirë. Ne mos ishin turqit në Shqipëri do të bënim udhëra-të-hekurta edhe çdo mot, me mij (mijra- N.J.) do vijin Inglezët edhe të tjerët të huajtë.

Po le ta lëshojmë sa do të fitojnë të gjorët shqiptarët që ngordhin urie, dhe le të thomi që s’do të nxjerrin gjë. – Po pse s’na lëshojnë turqit të hapim shkolla dhe të kemi vivlla (libra – N.J.) dhe gazeta? Neve shqiptarët e bëjtim Fuqinë të madhe dhe istoria na tregon që përpara një qind vjet, të tërë shqiptarët, dhe katolikët dhe ortodoksët vijin në luftë. Neve që i bëjtim aq të mira turqëvet, ç’na bëjne turqit? S’na lëshojnë as gjuhën tonë. Edhe ermenitë (armenët- N.J.) që s’i ka bërë Turqisë një të mirë i lëshojnë të hapin shkolla dhe të tregojnë djemëvet e tyre gjuhën e mëmëdhesë. Dhe neve kemi në Korçë një shkollë, po do ta mbylljin turqit atë çast, në mos kishin frikë.

Kështu u mendova unë, edhe të tjera m’erdhnë në mendje. Tani mbarova gjimnazin dhe nuk u ktheva në Shqipëri, po m’erdhi në mend të rri këtu dhe të bëhem shkronjëtor (shkrimtar – N.J.), se di mirë shumë gjuhëra. Shkronj në gazeta herë herë dhe në dy muaj do të nxjerr një vivllë franceziote (frengjisht – N.J.) që do të ketë emër: “Ç’ka qenë Shqipëria, ç’është, e ç’do të bëhet”.

Ç’do të bëhet, Perëndia e di. Serbia, Maliziu, Rumania, Morea, Bullgaria hapnë sytë, edhe Shqipëria flë. Ermënia e Kandia po hapin sytë edhe Shqipëria po flë akoma. Kur do të zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon (opium – N.J.) që të flejë aqë?

Vëlla, doja të të shkruaj. Janë dy vjet, po u mbajta se më thanë që Beg Sami Frashëri qe shoq i “Dritës”, edhe këtë njeri nuk e dua. Të më ndjenjë Zotëria jote, po jam i hapur dhe s’dua të të mbaj gjë të fshehur në zemër. Sami begu s’më pëlqen, se ka dy buzë: kur është me shqiptarët thotë që është shqiptar; kur është me turqit thotë turk. Shkrojti një vivllë turqisht me emër “Medeniet – Islamie” në të cilën vivllë thotë që Muhametarët (muhamedanët – N.J.) gjetnë më të bukurat gjërat e dheut, “Udhërat e hekurtat, Amerikën” edhe një mijë të tjera gënjeshtra. Në mos kishte zemrën aq të shkurtë (të vogël – N.J.) do të kishte menduar një çik, do të kishte parë që një shqiptar s’lipset të duaj Muhametarët, se nga këta erdhën të gjitha të ligat. Në mos ishin bërë Shqiptarët Muhametarë, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarë (të krishterë – N.J.) do të kishim të tërë një besim, edhe do të bëheshim shpejt si Rumania u bë.

Po reshtoj që këjo letëra u bë shumë e gjatë: do të shkronj Zotënisë jotë në ca ditë një tjetër letërë, se kam të tjera të të thom. U falem shumë të tërëvet shqiptarëvet që janë atje, edhe jam i Zotnisë jote,

Shërbëtori

Beg F.-D. Koniza – Tepeleni


Marre nga gazeta Shekullionline


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 09:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rizbulimi i Mid’hat Frashërit

Pjesë të zgjedhura të veprës së Mid’hat Frashërit i jepen lexuesit përmes përmbledhjes “Elita shqiptare”. Esse, analiza politike, ekonomike, tregime, novela, fjalë të urta zbulojnë përmasat e një figure të anatemuar nga diktatura
Alma Mile
Thu, 05 Jun 2008 08:19:00

Pjesë të zgjedhura të veprës së Mid’hat Frashërit i jepen lexuesit përmes përmbledhjes “Elita shqiptare”. Esse, analiza politike, ekonomike, tregime, novela, fjalë të urta zbulojnë përmasat e një figure të anatemuar nga diktatura
“Të endurit matet me kut, lëndët me okë dhe koha me ngjarje”. Kështu do të shkruante vite të shkuara Mid’hat Frashëri, i cili lindi dhe jetoi në kohëra me ngjarje të mëdha. Kryetar i Kongresit të Manastirit, delegat i Kosovës në Kuvendin e Vlorës (1912), firmëtar i Pavarësisë, ministër i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e Princ Vidit, ministër në qeverinë e Turhan Pashës, anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, mandej përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve. Ambasador i Shqipërisë në Greqi, ambasador i kulturës shqiptare në Europë. Por edhe autor i shumë botimeve në gjuhën shqipe e gjuhë të huaja. Prej vitesh studiues të ndryshëm shqiptarë, po mundohen ta rikthejnë Mid’hat Frashërin (Lumo Skëndon) mes këtyre ngjarjeve të mëdha, të cilat iu mohuan gjatë viteve të diktaturës, për shkak të bindjeve politike.

Një përpjekje për t’i dhënë vendin që i takon është edhe botimi i vëllimit “Elita Shqiptare”, një përmbledhje me veprën e shkruar të Frashërit. Janë esse, studime, artikuj, analiza, portrete, letërkëmbime, kujtime, mbresa udhëtimesh, skica, tregime, madje dhe fjalë të urta. Të gjithë në një përmbledhje voluminoze prej 580 faqesh, të përzgjedhura nga studiuesi Uran Butka dhe botuar nga shtëpia botuese “Plejad” me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Dje, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, studiues nga Shqipëria e Kosova diskutuan rreth librit, por edhe figurës së Frashërit, e cila edhe pas viteve të diktaturës, nuk është shfaqur në përmasat e vërteta. Po, është folur për bibliofilin, i cili zotëronte një bibliotekë prej 40 mijë titujsh. Është ngritur një bibliotekë me emrin “Lumo Skëndo”, ndahet edhe një çmim për botuesin më të mirë, me këtë emër, por vepra mbetet ende e pa zbuluar. Çka studiuesit nënvizonin, ishte mungesa e çdo lloj informacioni rreth kësaj figure poliedrike në përmbajtjen e librave shkollorë. “Është pjekur koha dhe interesi i lexuesit për një vepër të tillë”, - thotë botuesi Ndriçim Kulla. “Elita shqiptare” zbulon patriotin dhe filozofin, diplomatin dhe shkrimtarin.

Nuk ka tema të mëdha, që të mos jenë prekur nga Frashëri. Ai shkruan për lirinë, punën, shpresën, gjuhën, fenë, kombin… Shumë i interesuar është për çështjen e gjuhës shqipe, për unifikimin e gjuhës letrare, pastërtinë e saj. I vrisnin veshët dialogjet mes shqiptarësh, ku shqipja përzihej me fjalët turke, apo greke. “Edhe m’u kujtua që janë mjaft shqiptarë që e kanë për mburrje të përziejnë shumicë fjalësh të huaja, kur kuvendojnë shqip. Myslimanët që kanë nxënë turqisht, trazojnë fjalë nga kjo gjuhë, të krishterët që kanë mësuar greqisht, trazojnë gjuhën e tyre me fjalë të marra nga gjuh’e Athinës…”, - shkruan në vitin 1905, Lumo Skëndo në “Kalendari Kombiar”. E duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar edhe pas një shekulli.

Në këtë përmbledhje shfaqet edhe atdhetari, i cili thotë fjalën e tij në ngjarje të mëdha, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. “Faik Konica kishte të drejtë. Mid’hat Frashëri ishte bërë qysh në atë kohë misionar i shqiptarizmës dhe i veprimit mëmëdhetar. “Shqiptarë, - bënte thirrje ai më 1899, - të kemi bashkim, të duamë njëri- tjetrin, të zgjuhemi, të punojmë me vullnesë dhe ahere do të jemi të lirë, të lumtur dhe fatbardhë! Përndryshe do të humbasim”. Në fund të shekullit të 19-të ai shfaqet bindshëm edhe si një ekonomist- politik i thellë, te studimi i vitit 1900 “Sa e varfër është sot Shqipërija dhe si mund të shpëtojë nga kjo varfëri”10), si edhe punime të tjera shkencore në fushën e ekonomisë-politike, duke u bërë një Adam Smith i Shqipërisë”, - thotë studiuesi Uran Butka, në studimin 100-faqësh mbi veprën e Frashërit, e cila shfaqet në gjithë dimensionin e saj.


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 07 2008, 10:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përshpirtje për major Murat Bashën, në 63-vjetorin e pushkatimit në emër të kauzës së lirisë

Jetë e blatuar për atdhe dhe mbret
Murat Hysen Basha lindi në vitin 1900, në fshatin Plan i Bardhë të rrethit të Matit, në një familje atdhetare. Familja e tij kishte një lidhje miqësore e shpirtërore të hershme me familjen Zogolli.
Gjyshi i Muratit, Veli Basha, gjithë jetën kish mbetur besnik i Xhelal Pashë Zogollit, madje edhe kur e ndoqi pas me bindje të plotë në luftqrat kundër turqve, pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas institucionalizimit të Lidhjes, me vendim unanim të kryesisë së saj, Xhelal Pashë Zogolli u emërua zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Lidhjes dhe, në krye të kësaj ushtrie, së bashku me Iljaz Pashë Dibrën dhe Ali Pashë Gucinë, shkruan epopenë heroike të luftës së shqiptarëve në mbrojtje të trojeve etnike nga copëtimi. Në këtë sipërmarrje të vështirë, por të lavdishme, Xhelal Pashë Zogolli kish në krahun e tij të djathtë Veli Bashën, i cili asnjëherë nuk iu nda prijësit të madh.
Pas vdekjes së Xhelal Pashës, familja Basha, Veliu dhe Hyseni i ri (babai i Muratit), u vunë në shërbim të Xhemal Pashë Zogollit, deri në fund të jetës. Ishte pikërisht kjo lidhje brezash, ajo që kushtëzoi vazhdimësinë e simbiozës midis këtyre familjeve, çka u vijua edhe në lidhjen e ngushtë midis Ahmet Zogut dhe Murat Hysen Bashës, që në hapat e para të luftës dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ndryshuar fatet e Shqipërisë.
Që pas kthimit të Ahmet Zogut nga Vjena, Murati trim dhe shtatlartë u vu në shërbim të shpëtimtarit të shenjuar të aAtdheut, duke e ndjekur pas me besnikëri. Vetëm 7 prilli kobzi i vitit 1939 mundi t'i ndajë.
Në shërbimet e tij të vyera, Murat Basha, me urdhër të Ahmet Zogut, mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara nga ushtria shqiptare kundër serbëve dhe shërbëtorëve të tyre rebelo-anarkistë, gjatë viteve 1921-1937. Në këto luftime Murati madje u plagos rëndë, por kurrë nuk u ligështua. Ai e ndoqi pas njeriun që Zoti e kish destinuar për të shpëtuar Shqipërinë londineze nga copëtimi dhe zhdukja përfundimtare, si dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e bashkimit kombëtar.
Pas restaurimit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924, Presidenti Zog i ngarkoi Hysen Selmanit detyrën e vështirë të drejtimit të reformave në Forcat e Armatosura dhe Ushtrinë Kombëtare shqiptare, sidomos në krijimin dhe modernizimin e Repartit Special të Gardës kombëtare, më vonë Garda Mbretnore. Në këtë detyrë tejet të rëndësishme dhe delikate, kolonel Hysen Selmani kishte në krah major Murat Bashën dhe, këtë mision, këta ushtarakë të shkëlqyer e kryen me sukses të plotë. Me urdhër pesonal të Mbretit, major Murat Basha u emërua Komandant i Shkollës së Xhandarmërisë.
E kështu, bashkë me ushtrinë dhe shtetin modern shqiptar, rritej e konsolidohej si drejtues i talentuar edhe ushtaraku Murat Basha, i cili i kreu me nder dhe lavdi të gjitha detyrat e ngarkuara personalisht nga Presidenti dhe Mbreti Zog, në të gjitha skajet e Shqipërisë.
Pas 7 Prillit të vitit 1939, major Murat Basha u detyrua të largohej nga Shqipëria, për të mos rënë në dorë të fashistëve italianë. Ai u izolua, bashkë me shumë patriotë të tjerë antifashistë në kampin e ngritur nga qeveria serbe në Gostivar, për t'u kthyer në Shqipëri bashkë me major Abaz Kupin, pas pushtimit të Jugosllavisë nga Italia fashiste. Menjëherë pas kthimit në atdhe, major Murat Basha, nën drejtimin e Abaz Kupit, vuri në shërbim të gjitha aftësitë e tij për organizimin e forcave zogiste të rezistencës, duke marrë pjesë dhe drejtuar shumë luftime kundër italianëve, deri në kapitullimin e Italisë fashiste më 9 Shtator të vitit 1943.
Major Murat Basha ishte ndër ideuesit dhe krijuesit e Partisë së Legalitetit në nëntor të vitit 1943, krahas Abaz Kupit, me qëllimin për t'i dhënë vendit një forcë politike që do të përfaqësonte lëvizjen e rezistencës zogiste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të kompensuar boshllëkun e balancuar spektrin politik pas krijimit të PKSH dhe Ballit Kombëtar.
Krijimi i një force politike që në programin e saj do të kishte si alternativë modelin e qeverisjes së suksesshme dhe përvojën e drejtimit 15-vjeçar të shtetit shqiptar gjatë periudhës 1924-1939, asokohe ishte tejet i domosdoshëm.
Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe fillimit të luftës civile nga komunistët e Hoxhës kundër nacionalistëve, major Murat Basha, si një nga ushtarakët më besnikë të Mbretit dhe ndër më të përgatiturit pranë shtabit të Abaz Kupit, luajti një rol vendimtar në konsolidimin e strukturave ushtarake të Legalitetit, sidomos gjatë dimrit të vitit 1943-1944 dhe pranverës së vitit 1944, deri në fillimin e inkursionit të brigadave komuniste në drejtim të veriut, në gusht të vitit 1944.
Në këtë periudhë, Abaz Kupi i beson major Murat Bashës drejtimin e forcave ushtarake që do të pengonin marshimin e brigadave të Hoxhës në malësitë e Tiranës. Major Basha, në krye të mbretërorëve, luftoi heroikisht për mbrojtjen e familjeve legaliste dhe antikomuniste në grykën e Shpalit, kundër reparteve komuniste të armatosura gjer në dhëmbë, të cilat kryenin terror të pashembullt mbi popullsinë civile dhe kundërshtarët politikë. Mijëra partizanë nuk mundën ta merrnin për ditë të tëra Shpalin e pamposhtur, përveçse kur përdorën artilerinë dhe mortajat, që përdoreshin nga oficerë italianë, të marrë me dhunë në radhët partizane, për t'i përdorur si mish për top nga komunistët në luftën civile të shqiptarëve, duke shkelur kështu konventat ndërkombëtare për robërit e luftës. Pas luftimeve të përgjakshme në Shpal, forcat e Murat Bashës u tërhoqën në malësitë e Krujës dhe Matit, duke organizuar rezistencën kundër komunistëve, të cilët, ashtu sikundër kishin dëshmuar edhe në Jug, filluan reprezaljet dhe masakrat kundër nacionalistëve. Të tilla ishin ato të Martaneshit dhe Kurdarisë, të gushtit të vitit 1944, në të cilat, me urdhër të Mehmet Shehut e Shefqet Peçit, u masakruan 47 civilë të pafajshëm, thjesht për të bërë terror e për të nënshtruar me lehtësi Veriun e pamposhtur legalist. Abaz Kupi dhe Murat Basha drejtuan me zotësi të rrallë luftimet kundër komunistëve në Mat dhe malësitë e Krujës, duke i detyruar komunistët të tërhiqeshin disa herë, por gjithmonë duke evituar dëmet njerëzore midis tyre, me bindjen se në radhët partizane luftonin shumë të rinj, të gënjyer nga propaganda komuniste. Komunistët e dinin shumë mirë se kurrë nuk mund t'i kalonin grykat e Shpalit, majat e Macukullit, thëpirat e Martaneshit dhe lartësitë e Malësisë së Krastës së Krujës, ku ata mund t'i mbysje edhe me gurë, e jo më të fitonin betejat e drejtuara nga ushtarakë të përgatitur e të sprovuar. Deri në fund, Abaz Kupi, Murat Basha dhe drejtues të tjerë të forcave legaliste, duke përfshirë edhe oficerë të misioneve britanike të atashuara pranë tyre, insistuan të evitohej gjakderdhja dhe lufta civile, por më kot. Ata mendonin se do të ishte më oportune të luftohej kundër gjermanëve dhe, pas çlirimit të vendit, problemet e pushtetit të zgjidheshin në mënyrë demokratike, me votat e popullit, ku të konkurronin të gjitha forcat politike, por Stalini, Tito dhe Hoxha nuk ishin të këtij mendimi.
Pas fitores së komunistëve, i bindur se nuk kishte kryer kurrfarë krimesh lufte, aq më tepër kundër popullit, të cilit i kish shërbyer gjithë jetën, major Murat Basha pranoi me dëshirë t'i nënshtrohej një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm, megjithëse ishte i bindur se xhelatët komunistë nuk i njihnin principe të tilla.
Pas arrestimit, major Murat Basha u transferua në burgun e Tiranës, në pritje të gjykimit, bashkë me shumë nacionalistë të tjerë.
Veterani i "Ballit Kombëtar" dhe njëri nga të burgosurit politikë më të njohur, nacionalisti tiranas Xhemal Alimehmeti jep kujtimet e tij për njohjen me major Murat Bashën gjatë periudhës së qëndrimit të përbashkët në burgun e Tiranës. Qëndrimi heroik, stoicizmi, vlerat humane e intelektuale të major Bashës, edhe sot, pas afro gjashtë dekadash, e impresionojnë thellë dhe e përlotin zotin Alimehmeti. Ai, me kthjelltësi dhe kujtesë të mrekullueshme, përcjell edhe detaje të çasteve të mëvonshme të zotit Basha, para pushkatimit bashkë me 12 antikomunistë të tjerë, në fund të qershorit të vitit 1945.
Zoti Alimehmeti në kujtimet e tij mban mend se pas një gjyqi me akuza absurde e me procedurë të përshpejtuar, u pushkatuan 13 nacionalistë: Major Murat Basha; Sure Ajazi; Xhelal Peza; Mersin Hasa; Hajredin Zogolli; Besim Pazari; Isuf Diva; Osman Taraku; Mustafa Vrapi (Fagu 20-vjeçar). Katër të tjerët ai nuk i mban mend, pasi ishin shumë të rinj dhe pothuajse të panjohur, por që ishin antikomunistë.
Zoti Alimehmeti kujton se "... ditën e pushkatimit ata i lidhën dy nga dy me copa telash me gjemba dhe, pastaj, të gjithë bashkë me një tel të gjatë. Në krye të djemve printe major Murat Basha, i cili u jepte zemër të githëve. Në fund të rreshtit ishte lidhur i riu trim Mustafa Vrapi (Fagu).
Ne të burgosurit e tjerë e kishim marrë vesh vendimin e gjyqit për pushkatimin e tyre dhe me zemër të thyer po prisnin çastin e fundit për t'u ndarë me ta. Kur i nxorën në fund të korridorit të gjatë të burgut, major Murati thirri me zë të lartë: "Rroftë Shqipnija Etnike... Rroftë Mbreti..." dhe pastaj filloi i pari të këndojë himnin kombëtar. Pas tij filluan të këndojnë të gjithë të tjerët dhe pas tyre filloi të këndojë me zë të fuqishëm i gjithë burgu. Xhelatët u tmerruan. Në dalje të derës së burgut, Fagut iu prenë gjunjët dhe ra, por atij menjëherë i futi krahun patrioti kosovar Osman Taraku, i cili e ngriti me fuqi dhe i dha zemër që të mos jepej para xhelatëve. Siç mësuam më vonë, shkaku i dobësisë së Fagut ishte nëna tij, e cila sapo kish marrë vesh se ata ishin dënuar me pushkatim, mendoi t'i mallëngjejë xhelatët që të mos ia vrisnin djalin e vetëm. Fagu, kur pa nënën që iu rrëzua tek këmbët, u ligështua për një çast, por e kaloi dobësinë dhe eci i vendosur me shokët. Pas njëzetë minutash, ne të burgosurit, me zemër të ngrirë, dëgjuam bataretë e pushkëve të skuadrës së pushkatimit. Pas kësaj, toga e partizanëve-vrasës erdhi duke kënduar këngë partizane, me tekst dhe muzikë sllave, të huazuara nga Tito e Stalini, e të mësuara nga Dushani, Miladini e Ivanovi.
Kontrasti midis këngëve sllave dhe këngëve patriotike e himnit të flamurit, bënin edhe diferencën midis nesh dhe komunistëve. Unë njihja një partizan që dikur kish qenë me Ballin, me forcat e Kadri Cakranit. Këtë partizan e quanin Qemal dhe unë e takova pas disa ditësh, ku e pyeta për qëndrimin e trimave para pushkatimit. Ai më tregoi se ata vdiqën si heronj. Murati nuk kish pranuar t'ia lidhnin sytë dhe para se xhelatët të qëllonin, kish thirrur me zë të lartë: Qëlloni qenër... Rroftë Mbreti Zog... Pastaj arrestuan Akilin 17-vjeçar, që në atë kohë ishte gjimnazist. Bashkë me Akilin komunistët arrestuan edhe shokët e tij, gjimnazistët antikomunistë: Bujar Doko (përkthyesi i famshëm); Abdulla Berberi; Ismail Lleshi; Petrit Toto; Petrit Berisha; Parid Derani; Perlat Myftari; Adem Petrela; Bardhyl Dindi, etj., gjithsej 12-13 vetë. Pastaj, Akili kaloi kalvarin e burgjeve tre herë, ndërsa familja u keqtrajtua, ashtu siç kishte frikë dhe shpesh më thoshte në burg edhe Murati, i cili nuk pyeste fare për veten, por kishte merak për Akilin, të cilin e kishte pikë të dobët, ndaj i lutej Zotit që ta shpëtonte. Ai gjithashtu kishte merak për të gjithë familjen, të cilën e adhuronte, - e mbyll rrëfimin e tij Xhemali, të cilin e mbytën lotët dhe nuk mundi të vazhdonte më tej.
Në kujtesën e Xhemal Alimehmetit, të bashkëkohësve dhe të të gjithë nacionalistëve, major Murat Basha ishte dhe mbeti atdhetari i madh që luftoi për Shqipërinë dhe për Mbretin.

Letra e fundit e major Bashës dërguar bashkëshortes dhe familjes një ditë para pushkatimit

Dëshiroj që vorri të mos më hupi
Ah grue, moj e zeza grue!


Tash shtatë vjet që zemra jote qet vetëm vaje, lot dhe vner, domethënë qysh prej 7 Prillit 1939, dhe ti moj e bekueme, me gjithë kalamajtë vuejte, u mundove, u burgose, u internove, u dogje dhe u përvëlove. Kështu ra që edhe ti e bane luftën tande. E përse?
Për të fituar lirinë. Kurse sot, që pritshim për me shiju të drejtën, mundin, djersën dhe gjakun e derdhun, përkundrazi, paska qenë kadër për me u ba kurban i mundimeve tona e viktimë.
Ani, ani Sato e dashun, prap mos u dëshpro, por, të lutem, si ngahera banu burrneshë e qëndro, se unë po bahem kurban i lirisë së shenjtë. Tanë bota e din çështjen t'eme dhe e çmon fare mirë.

Porosi sa vijon:

1 - Amanet kalamajtë, shumë, shumë, shumë kujdes për fatin dhe edukimin e djemve dhe me ju dhanë ndonji zanat.

2 - Mbasi shpija asht e juaja, besoj se s'kan me ja u nga, bani si të bani e Zoti ju ndihmoftë, dhe kam besim se miqtë s'kanë me ju lëshue doret.

3 - Dëshiroj që vorri të mos më hupi.

4 - Teshat që kisha me vedi në burg, i tregon lista ngjitun. Ruijini si kujtimin ma të shtrenjtë nga ana jeme.

5 - Me Metin takojuni, se mund t'u bajë hall për ndihmë.

6 - Këto letra ja u nepni të adresuemve.

7 - Nuk më vjen keq se po vdes, se po vdes për Liri dhe për çeshtjen tonë të madhe. Po hallin tuej e të rrethit familjar e kam të madh, se e di se në ç'gjendje po ju lej, e nuk po mund ta përshkruej dëshprimin tem, po fuqimadhen Perendi paçi ndihmë.

Pra, edhe njiherë po ju lutem e po u them të bani shumë gajret...

Po i nap fund, duke ju puth e përqafu gjithmonë.

Në zemrën tande
Murati
- Edhe nji porosi: Vaje e gjamë mos me ba, vetëm gajret
.


Marre prej gazets Rilindja Demokratike


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:49am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 27 2008, 08:16am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emra vetjakë mesjetarë të shqiptarëve

Doli prej shtypit numri i ri i revistës “Hylli i Drites”, “votër kulture shqiptare” e themeluar më 1913 nga At Gjergj Fishta. Në numrin e dytë për këtë vit, revista e përkohshme përmban tema, autorë dhe shënime me interes për lexuesin.

Nga Aleksandër Meksi
Merkure, 27 Gusht 2008 09:07:00

Doli prej shtypit numri i ri i revistës “Hylli i Drites”, “votër kulture shqiptare” e themeluar më 1913 nga At Gjergj Fishta. Në numrin e dytë për këtë vit, revista e përkohshme përmban tema, autorë dhe shënime me interes për lexuesin. Përmendim ndër to, artikullin e Mario Imperatorit “Atë Giovanni Fausti: një shoshitje e ndriçuar dhe pionieristike mbi islamin duke u nisur nga Shqipëria”; shënimet e Eva Anne Frantz-it për luftëtarët katolikë shqiptarë në Kosovën otomane; “Trysninë ideologjike në studimet për historinë e gjuhës shqipe” nga Kolec Topalli, apo “Rreth emrave vetjakë mesjetarë të shqiptarëve” nga Aleksandër Meksi, të cilin po e botojmë të plotë.
Nga “Arkivi i Hyllit” është nxjerrë një letër e Prenk Bib Dodës drejtuar përfaqësuesit konsullor austro-hungarez von Wassitsch; shënime të Mustafa Merlikës mbi Lidhjen ePrizrenit. Si zakonisht, revista mbyllet me lajme për zhvillimet e fundit nga bota albanologjike.

Zanafillën e kanë në shekujt e parë të krishtërimit zyrtar dhe fillimet e Mesjetës. Janë emra mbarëshqiptarë dhe kanë hyrë shekuj përpara skizmës së shekullit të XI-të. U mënjanuan duke u zëvendësuar nga emra të nomenklaturës së kishës sunduese, sllave në Shqipërinë Verilindore dhe me emra të nomenklaturës greke në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme

Antroponimia iliro-shqiptare mbetet një fushë me rëndësi për studimin e gjuhës shqipe dhe vazhdimësinë e saj nga ilirishtja, me ndikim dhe në historiografi. Me gjithë rëndësinë që ka ajo, mendojmë se mbetet shumë për tu bërë në këtë0 lëmë. Do të ishte një ndihmesë e madhe për studiuesit, botimi i të gjithë emrave, që ruhen në arkivat e qendrave kërkimore, në radhë të parë si material bruto në internet, ose të jetë disponibël në format elektronike, përfshirë këtu dhe toponiminë e trevave ilire-shqiptare (makro dhe mikrotoponimi), që do të përbënte një lëndë bazë dhe me vlerë, për studimet antroponimike dhe daljen e saj nga disa korniza të ngushta e gjykimesh sipërfaqësore që përsëriten.

Studimet e derisotme, në një vështrim të parë përgjithësues, kanë treguar se emrat vetjakë mesjetarë të shqiptarëve në tërësinë e tyre paraqiten karakteristikë dhe të dallueshëm vetëm për etninë tonë, duke u përdorur në këto forma vetëm prej tyre, duke u veçuar qartë në këtë mënyrë nga popujt e tjerë, në radhë të parë nga fqinjët. Siç kanë treguar me kohë studiuesit, ato vijnë nga dy burime kryesore: emra të burimit vendas (ilire, iliro-shqiptare dhe shqiptare) dhe emra të huazuara (laikë dhe fetarë).

Në këtë grup të dytë, mbizotërues gjatë mesjetës, një vend të rëndësishëm zënë emrat e nomenklaturës kishtare, të përdorura e të transmetuara që në shekujt e parë të krishtërimit zyrtar në trajta karakteristike të gjuhës sonë. Këta emra që dëshmohen gjatë Mesjetës së Mesme duket se u formuan të tillë në trajtat bazë të tyre që gjatë shekujve të Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme. Si Gjin, Gjon, Gjokë, Lekë, Meri, Dede, Gjergj, Meksh, Bue, Dodë, MëhiIl, Kolë e shumë të tjerë. Ato kanë arritur deri në ditët tona qoftë si emra vetjakë, ashtu edhe në toponimi, në emërtime që lidhen me ndërtime kulti.

Për sa i përket dokumentacionit historik ku takohen këta emra, ai vjen nga Mesjeta e Mesme e sidomos nga regjistrimet venedikase e turke të shekujve XV-XVI. Qysh nga rasti i parë që njihet, i përdorimit të një emri shqiptar (Leka-udhëheqës i revoltës së bogomilëve në shekullin e X-të në Bullgari), e deri në mesjetën e vonë, lista e emrave vetjakë të shqiptarëve që dalin në dokumentacionin historik është mjaft i madh. Ato gjenden në gjithë habitatin e shqiptarëve nga Antivari e deri në gjirin e Ambrakisë e jo vetëm aty por edhe në trevat e diasporës historike. Ato dalin fillimisht si emra vetjakë, ndërsa më vonë dhe si emra të familjeve apo të fisit (mbiemra). Shumë prej tyre me kohë zhduken, të tjerë fillojnë të përdoren. Ky grup emrash vetjakë ndër të tjera, meriton të studiohet dhe nga gjuhëtarët, për ndryshimet që kanë pësuar në kohë në gojë të shqipfolësve, si fjalë që vijnë qysh nga mesjeta e hershme dhe përherë në gojë të shqiptarëve.

Toponomastika, ndër to emërtimet e ndërtimeve të kultit dhe vendet e emërtuara sipas personave (pronarë, banorë apo histori të lidhura me ta), emrat e njerëzve në dokumentacionin historik e mbi të gjitha në defteret osmane të trojeve të banuara nga shqiptarët, tregojnë për një përdorim të këtyre emrave në këto forma tek i gjithë etnosi arbëror. Me interes është gjithashtu njohja e parapëlqimeve për emrat vetjakë për krahina të veçanta dhe lidhja e tyre me pajtoret e kultit.

Në këto radhë duam të kontribuojmë për sqarimin e problemit se kujt i përkasin këta emra ndër shqiptarët, përderisa studiues të veçantë i kanë lidhur ato vetëm me popullsinë e besimit katolik, duke u nisur nga përdorimi sot i tyre, kryesisht vetëm nga popullsia e besimit katolik.

Gjetja e këtyre emrave në toponimi dhe në defteret osmane në gjithë Shqipërinë e Jugut, përherë ortodokse dhe të palidhur në aspektin kishtar me Perëndimin, qysh në prag të pushtimit osman, d.m.th pa filluar emigrimet brenda trojeve shqiptare si dhe në diasporën më të hershme, e hedh poshtë këtë mendim pa lënë vend për gjykim të kundërt. Njëherazi hidhet poshtë dhe teza e gabuar se popullimi me shqiptarë i trojeve jugore të Arbërisë Mesjetare ka ndodhur pas pushtimit osman. Sigurisht që migracion të brendshëm ka pasur por jo si një dukuri masive.

Njohja e historisë së organizimit administrativ kishtar në trojet e shqiptarëve na ndihmon për ta ndriçuar këtë problem. Nga studimet na rezulton se për sa kohë që kisha e shqiptarëve ishte e inkuadruar në struktura administrative të perandorive shumëkombëshe, përdorimi i emrave vetjakë të nomenklaturës kishtare sipas gjuhës së secilit komb, nuk përbënte ndonjë problem, madje ishte një praktikë e zakonshme e gjithë botës së krishterë. Për Patrikanën e Kostandinopojës gjatë periudhës bizantine, asnjëherë nuk u shtrua ky problem e po kështu dhe për kishën e Romës, nga e cila varej Shqipëria e Veriut nëpërmjet Tivarit duke filluar nga shek. XI. E njëjta mund të thuhet për trojet në Shqipëri të Mesme dhe të Jugut që vareshin nga Patrikana e Ohrit.

Por situata historike, gjatë së cilës ishin në përdorim emrat vendas të nomenklaturës kishtare, ndryshoi në fillim të shek. XIII, kur pas pushtimit të trojeve verilindore të shqiptarëve, nga shteti serb i Rashës me Stefan Nemanjën (viti 1198) u krijua Patrikana e Pejës (1217), e cila u krijua si kishë kombëtare e serbëve. Patrikana e Pejës përfshiu në juridiksionin e saj peshkopatat që deri atëherë vareshin nga patrikana e Ohrit. Që nga kjo kohë dëshmohen raste të shumta të intolerancës fetare të ushtruar nga kisha serbe në trojet e Shqipërisë veriperëndimore të përfshira ndërkohë në kishën e Romës nëpërmjet kryepeshkopatës së Tivarit, të cilës në shek. XV-XVII i varet dhe peshkopata katolike e Prizrenit.

Patrikana ortodokse e Pejës duket se kërkonte që emrat t’i përmbaheshin trajtës në të cilën shqiptohen dhe shkruhen nga popullsia sllave, pra sipas nomenklaturës së tyre kishtare. Për pasojë shqiptarët filluan, edhe me detyrim, të marrin edhe emra të nomenklaturës kishtare sllave, pra të pagëzohen me to dhe të thirren me to. Regjistrat turke e dëshmojnë këtë dukuri, ashtu siç ndodh dhe e kundërta, që megjithëkëtë, një numër i madh shqiptarësh vazhdon të mbajë emra karakteristikë të vetat, një pjesë e mirë e të cilëve rrjedh nga emra shenjtorësh. Kërkesa për marrje të emrave sllave duhet të ketë qenë me dhunë dhe jo pa synime asimilimi. Rezistenca për të dhe politika armiqësore nacionale dëshmohet dhe me kthimin masiv të shqiptarëve në fenë islame qysh në periudhën e parë të pushtimit osman, ndër të tjera dhe si mjet për t’u dalluar nga jo shqiptarët.

Në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut këto emra u ruajtën për një kohë më të gjatë, deri në shek. XVIII-XIX, kur nga ana e Patrikanës së Stambollit, pas suprimimit të asaj të Ohrit në vitin 1776, kemi fillimin e një politike greqizuese dhe identifikimin e ortodoksit me grekun, politikë që me sa dukej përkrahej dhe nga Porta e Lartë.

Megjithëkëtë, në gjuhën e folme shqipe emrat e shenjtorëve qoftë për ditën e kremtimit të tyre, qofte si emërtim i kishës me atë pajtor janë në shumë raste sipas emrave mesjetarë shqiptarë: Shën Mëri, Shën Gjergj, Shën Mitër, Shën Koll, etj. Të gjitha këto dukuri dëshmohen më së miri në Defteret e kohës dhe burime të tjera dokumentare.

Pra, kjo kategori e emrave mesjetarë shqiptarë e ka zanafillën në shekujt e parë të krishtërimit zyrtar dhe fillimet e Mesjetës. Ato janë në përdorim të gjerë nga e gjithë popullsia shqiptare. Këta emra janë pra, mbarëshqiptarë dhe kanë hyrë shumë shekuj përpara skizmës së shekullit të XI-të, dhe për këtë arsye nuk duhet të lidhen vetëm me popullsinë e besimit katolik. Ato u mënjanuan, duke u zëvendësuar nga emra të nomenklaturës së kishës sunduese, përkatësisht sllave në Shqipërinë Verilindore dhe me emra të nomenklaturës greke (jo bizantine) në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme. Ky menjanim detyrohej e lehtësohej dhe nga perdorimi i gjuhes se sunduesit si gjuhë e shkruar në kontaktin e shqiptarëve me administratën dhe kishte, në të njëjtën kohë, synime të qarta afatgjata asimilimi, për sa kohë që nuk shkruhej masivisht gjuha shqipe.

Pra sa herë që peshkopatat në trojet e shqiptarëve ishin të inkuadruar në një kishë të shtetit shumëkombësh ose në një kishë që përfshinte kombe të ndryshme, ishin në përdorim emrat mesjetarë të shqiptarëve, po kështu, kur kisha shtrihej në shumë shtete. Një gjë e tillë vështirësohej deri në mënjanim, kur kisha ishte e një shteti me synime të qarta kombëtare e deri në antishqiptare.

Siç vërejtëm më lart, ka ardhur koha e hartimit të një fjalori historik të emrave vetjakë të shqiptarëve gjatë Mesjetës. Kjo sot është e mundur, sepse burimet dhe dokumentacioni historik në dorë të studiuesve është i madh. Këtu përfshihen dokumentet historike të botuara në Acta Albaniae, Kadastri venedikas i Shkodrës, Defteret e periudhës osmane, si të botuarat ashtu dhe ato që janë të përkthyera dhe presin botimin, Relacionet e misionarëve të Vatikanit, Acta Albaniae Veneta, Sixhilatet e shumë të tjera të shpërndara në botime të ndryshme e të tjera ende të pabotuara. Pjesën më me vlerë për studim e paraqesin emrat që rezultojne deri në fund të shekullit të XV-të, pra përpara pushtimit dhe lëvizjeve të popullsisë që pasuan.

Me të njëjtin interes do të ishte dhe studimi i emrave të huazuara gjatë Mesjetës së Vonë, ku vërejmë të njëjtat dukuri si në periudhat e mëparshme, d.m.th. emrat e rinj dhe ato të fesë islame përdoren dhe ndryshohen në kohë sipas rregullave të gjuhës shqipe dhe mënyrës së përdorimit të emrave nga shqiptarët, duke u shkurtuar dhe si të tilla më vonë kalojnë dhe në mbiemra.

Studimi i antroponimisë shqipe me kritere të rrepta shkencore është një ndërmarrje e rëndësishme e cila fillon me evidentimin e tyre nga botimet e derisotme të burimeve dhe dokumentacionit historik, dhe që duhet të vazhdojë me kërkime të mëtejshme në arkiva. Më tej këto materiale duhet të vihen në dispozicion të të gjithëve, për tu vështruar dhe analizuar nga këndvështrime të ndryshme. Kuptohet që do të jenë gjuhëtarët ata që duhet të japin të parët mendimet e tyre për përkatësinë gjuhësore të këtij fondi emrash vetjakë dhe rrugën e formimit të tyre në trajtat që i kemi ne në dokumentacionin historik si edhe sot.

Studimet për emrat vetjakë shkencorë do të shmangin dhe interpretimet jo të drejta shkencore për probleme që lidhen me emrat e shqiptarëve të huazuara nga nomenklatura fetare. Por gjithnjë, kusht themelor për studime reale dhe të besueshme mbetet evidentimi dhe vënia në dispozicion të studiuesve dhe publikut të fondit të këtyre emrave të përdorura në trojet e shqiptarëve dhe emrave në përdorim gjatë shekujve nga diaspora historike.
Marre prej Gazeta Shqip


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 16 2008, 07:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrënojat e Abacisë së Shirgjit dhe shpëtimi i tyne

15-09-2008 / Nga Ardian Ndreca

Edhe pse ndodhet pak kilometra në jugperëndim të Shkodrës, buzë lumit Buna që e ka gërrye pa pra dhe i ka zhvatë pjesë të randësishme të saja, abacia e Shirgjit dhe Bakut, ka mbetë jo si monument i randësishëm i Mesjetës sonë, por si monument i paaftësisë së shtetit shqiptar me ruejt dhe me shpëtue dëshmitë historike me randsi kombtare. Pse asht me randësi shpëtimi i asaj çka ka mbetë prej abacisë dikur zâmadhe të gjithë asaj treve? Pushtimi osman, për arsye që dihen, ka sjellë me vete zhdukjen e nji pjese të madhe të monumenteve tona të kulturës. Për shembull nji pjesë e madhe e kapiteleve, kolonave, statujave të mermerta të Apollonisë u dogjën për me ba gëlqere prej feudalëve që ndërtuen sarajet e tyne bri fushës së Myzeqesë. Gurët dhe materialet tjera me vlerë historike të tempujve, kishave e deri edhe rrugëve antike u përdorën për ndërtime të mavonshme. Ky tërbim ndaj kulturës së hershme solli me vete nji vorfnim të madh të shenjave të dukshme që dëshmonin bazat e vjetra të popullit tonë. Abacia e Shirgjit i kushtohet shenjtënve Shirgji (Sergius) dhe Baku (Bacchus) e asht mbarështrue për shekuj rresht prej murgjve benediktinë, atyne që i dhanë nji pamje qytetnije Europës dhe që themeluen qytete dhe qendra të banueme. Kjo abaci nuk ishte e vetmja në Shqipninë mesjetare. Simbas historianit kroat Milan Sufflay kishte edhe abaci të tjera të randsishme si ajo e Shën Palit në Pult, e Shën Sofisë, e Shën Gjonit afër Drishtit, abacia e Shën Kollit në derdhje të Bunës, e Shën Aleksandrit në Malin e Shenjtë, Shën Maria në Nderfandena etj. Shenjtnit Shirgji e Baku janë martirë sirianë e na çojnë në shekujt e parë të krishtënimit në qytetin sirian Rusafa. Ndoshta prej ketëj edhe origjina e legjendës së Rozafës, bile në nji biografi të Stefan Nemanjes (1215) përmendet “Qyteti i Rosafit”. Kisha e Shirgjit asht ndërtue prej Helenës, mbretneshës së Serbisë, Dukles, Albanisë, Dalmacisë etj. në vitin 1290. Helena ishte katolike franceze, bijë e mbretit të Bizantit Balduinit II de Courtenay, perandorit të Konstantinopojës dhe ishte martue me mbretin Stefan Uroshin I. Nji mbishkrim që ruhet edhe sot në Muzeumin Kombtar dëshmon kontributin e saj dhe të djemve në ndërtimin e kishës abaciale: “Kujtoju o Zot për shërbtoren tande Helenen, mbretneshen e Serbise, Duklës, Albanisë, Chilmiae-s, Dalmacise dhe zonave bregdetare, e cila bashkë me t’bijtë, mbretnit Urosh e Stefan, e ndërtoi rishtas ketë kishë, për nderin e të lumëve martirë Sergjit dhe Bakut dhe e përfundoi krejtsisht në vjetin 1290”. Ishte po mbretnesha Helenë e cila ndërtoi kishën e parë të françeskanëve në Shkodër rreth vitit 1288. Fra’ Giovanni prej Plan de Carpino, me t’u emnue kryeipeshkëv i Tivarit në vitin 1248, vëren At Marin Sirdani, mendoi që me anë të françeskanëve me i vu nji pritë sllavizmit dhe bizantinizmit në Arbní, tue organizue arbnorët për me shpëtue fenë dhe atdheun e tyne. Në këtë përpjekje mbretnesha Helenë luejti nji rol të posaçëm. Helena e shtëpisë Anzhù (Hélène d’Anjou) me ndamjen trish të mbretnisë serbe mori nën sundim pjesën bregdetare tue përfshi edhe Shkodrën, ku simbas kronikave u ba murgeshë në monastirin e Shën Kollit. Po në këtë mungadë u varros mbas vdekjes së saj me 8 shkurt 1314. Nji mbishkrim i dytë ndodhet në Muzeumin popullor në Shkodër dhe flet për punime mirëmbajtëse që bani në këtë kishë djali i vogël i Helenës, Stefan Uroshi II Milutin, në vitin 1318. Dokumente apokrife e çojnë datën e themelimit të abacisë në vitin 1100. Nji biografi apokrife e perandorit Justinian e përmend ketë si ndërtues të saj. Në Shirgj, simbas dokumenteve të kohës, organizohej nji prej katër panaireve ma të mëdhaja të rajonit, për këtë arsye panairi i “S. Sergii de Zenta” që mbahej me datën 7 tetor për nder të festës së pajtorit, ishte i njohun në mbarë brigjet e Adriatikut. Kjo ndodhte mbasi Buna ishte e lundrueshme me anije të relativisht të mëdhaja deri në at’ liman e kjo gja ndihmonte tregtinë dhe lëvizjen e mallnave. Në vitin 1399 pranë abacisë, në nji ishull në Bunë, ndodhej edhe nji magazinë e madhe krype. Prej atje eksportohej sasia ma e madhe e saragave për në Itali, siç dëshmon edhe nji dokument i vitit 1302. Me pushtimin osman dhe me valën e shkatrrimeve që pësoi vendi, Shirgji do ta humbte pak nga pak randësinë dhe limani do të zhvendosej në Obot. Në relacionin e vitit 1611 Marin Bici flet për shkatrrimet që kishin ba pushtuesit osman në at’ kishë: ata, dëshmon Bici, i kishin nxjerrë sytë figurave të shenjtënve dhe kishin ba damtime të tjera, tue thye e tue prishë mbishkrime e pllaka. Në vitin 1671 pullazi i kishës rrezikonte me u shembë. Në vitin 1684 Bogdani tregon se kumbonët ishin groposë në dhe. Farlati gjithashtu flet për at kishë. Disa dokumente flasin se kumbonët e kishës si edhe orenditë e çmueshme ishin groposë në hapsinën mes saj dhe kishës së shna Prendes (Venerandës) që ndodhet relativisht afër. Degrand flet për tepricat e afreskeve që mujti me pa para vitit 1901, figura shenjtënsh me mjekër të zezë e disa mbetje tjera afreskesh. Në kohën e vizitës së konsullit austriak Ippen muri i majtë dhe absida e elterit kryesor ishin të rrëzueme në rrjedhën e Bunës. Asokohe kishin mbetë në kambë tre prej mureve perimetralë, e Ippen dëshmon së për ndërtimin e saj nuk asht përdorë mermeri, por guri i gdhendun, përdorimi i të cilit alternohet me shtresa tullash, mënyrë tipike kjo për stilin bizantin të kohës. Kisha kishte tri navata dhe tri absida. Gjatësia e saj ishte 30 metër ndërsa gjanësia 10 metër. Ishte e naltë 15 metër e muret, sikurse thamë, ishin të afreskueme. Kishte edhe nji kumbonare të hijshme. Në vitin 1790 ipeshkvi shkodran Frang Borci në nji letër drejtue jezuitit G. Coletti në Venedik, i cili mblidhte materiale për veprën shumëvëllimëshe «Illyricum Sacrum», vlerësonte kishën e Shirgjit si ma e bukura në të gjithë Shqipninë. Orbini tek historia e tij e Sllavëve dëshmon se në at’ kishë janë varrosë disa princa të Duklës: Mikeli (1100), Vladimiri, Draginja i varrosun me nderime prej Radosllav Ivaniqit rreth vitit 1140. Kurse Ippeni vërente se në fund të ‘800 e në fillim të ‘900 mbrenda rrënojave të kishës varroseshin të krishtenët e fshatit Shirgj, të cilët tregonin se kur hapnin vorret për të vdekunit e tyne ndeshnin në mozaikun e shtrojës së kishës. Kisha e Shirgjit na dëshmon se të krishtenët e Shqipnisë veriore nuk ishin ba ortodoks prej ndikimit sllav, mbasi prania e murgjve benediktinë përjashton këtë mundësi. Bile Sufflay tek vepra e tij “Serbët dhe Shqiptarët” citon nji letër origjinale të vitit 1166 që flet për kishën e Kotorrit ku përmenden abatët e monastirit të Shirgjit mbi Bunë. Në po at’ letër mbi titullin abat, që asht nji titull i Kishës romane katolike, nji dorë ka nënvizue dy herë dhe ka shkrue termin arkimandrit, që i përket kontekstit sllavo-ortodoks. Me sa duket lufta mes dy riteve, mendësive e deri diku edhe dy etnive zhvillohej edhe në arkivat ku ruheshin dokumentat historike. Përkatësia katolike e familjeve patrice të Shqipnisë veriore në ‘400 si edhe lidhjet e tyne shpirtnore me Romën, nuk do të na lejonin për shembull të spekullonim tue e shkrue emnin e Gjon Kastriotit në formën pangjashme «Joan Kastrioti», mbasi kjo del jo thjesht si nji hamendje gjuhsore, por shpall nji tendencë të pahijshme që i ka rranjët te ndonji Tomko Marnavić që e shkruente historinë tue pasë veç entuziasëm etnik! Si do t’ju tingllonin emnat: Joan Muzaka apo Joan Buzuku? E pra janë shumë afër në hapsinë dhe në kohë me të ashtuquejtunin «Joan Kastrioti»! Përmendim këtu en passant se Milan Sufflay shkruen se në Krujë me ardhjen e Anzhuinëve në vitin 1272 merr fund influenca greke dhe dekretet e Papës qysh në vitin 1319 quejnë prijsat e familjeve princnore të Muzakajve, Matarangvet, Arianitve, Blinishtëve, Jonimëve “dilecti filii” (bij të dashun) e “viri catholici” (burra katolikë). Prandaj vetëm nji fantazi e sëmurë mund të nxjerrin në ‘400 në Krujë nji «Joan Kastriot»! Aq ma tepër që qysh në vitin 1281 ndeshim në dokumente emna me trajta shqiptare: «ducam Gjinium Tanuschum Albanensem» e kjo traditë vijon me «U doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut» në 1555 deri në ditët tona. Në abacinë e Shirgjit, në abacinë e Shën Gjonit në Shtoj, në Rashë, në Shas, në Danjë kishte kisha katolike të ritit latin e influenca e Romës vijoi e pandërpreme gjithë Mesjetën e vonë. Asht e vërtetë se në Arbninë e asaj kohe ka pasë ngulime e teprica fisesh serbe, morlake, bullgare, vllahe apo edhe osete, prej Osetëve të Kaukazit që erdhën si mercenarë në kohën e Uroshit II e u vendosën në rrethinat e Shkodrës – por për hatër të tyne s’mund ta përmbysim historinë, pse qenja dhe roli i tyne mbetet anësor dhe i papërfillshëm gjatë ndryshimeve epokale që përjetoi Arbnia. * * * Tue u kthye tek rrenojat e kishës së abacisë së Shirgjit theksojmë urgjencën e ndërhymjeve në këtë objekt. Këto vitet e fundit, falë interesimit të vazhdueshëm dhe pasionit të deputetit të zonës, z. Tom Doshi, janë ba inspektime dhe janë krye punime që mund të konsiderohen si të përkohshme për zgjidhjen e gjendjes në të cilën ndodhen rrënojat e abacisë. Por ende ka nevojë për nji projekt bonifikimi të zonës dhe për nji kalendar të qartë punimesh dhe gërmimesh rranjësore. Duhet sa ma parë nji komision i përbamë prej inxhenjera ujnash për studimin e punimeve në bregun e Bunës, prej arkeologësh të Mesjetës dhe historianësh të po asaj periudhe si edhe specialistash në fushën kishtare etj. për me studjue dhe për me nisë gërmimet sistematike në atë objekt me randsi të madhe për historinë tonë kombtare. ...

Marre prej gazets55 Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 03 2008, 03:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nafta shqiptare, e lashtë sa zanafilla e njerëzimit

AURORA DAMINI

02/11/2008 Intervistë me prof.dr. Ramadan Përhati: Rekuiem për naftën dhe gjeneratën e pavdeshme të specialistëve të saj

Bisedoi: Aurora Damini

FIER- Nafta, së shpejti mbush 90 vjet. Një “ditëlindje” dinjitoze për një fushë të industrisë, kaq të rëndësishme. Sa djersë, sa mund dhe sakrifica, sa fontana, sa punë e madhe krijuese, sa punëtorë, inxhinierë dhe specialistë martirë për të arritur deri në majat shkencore, për t’ia rrëmbyer nëntokës , atë më të mirën, të etiketuar si “arin e zi”. Epiqendra e industrisë së naftës, natyrisht është qyteti i vogël i Patosit. Një qytet vetëm me 30 000 banorë, do të jetë “syri “ dhe “veshi” i një kombi në festën e 90 vjetorit të naftës. Festa po afron, përgatitjet gjithashtu…Gjenerata të tërë specialistësh, inxhinierësh, punëtorësh të vjetër e të rinj, do të marrin pjesë në përvjetorin e 90 të naftës shqiptare. Gjenerata të tërë drejtuesish ndërmarrjesh, heronj të punës, specialistë fontanash, familjarë të atyre inxhinierëve të nderuar që nuk jetojnë më, familjarë të asaj gjenerate që dikur u përdhos nga diktatura me emrin famëkeq “grupi armiqësor I naftës”Do të kujtohen të gjithë, që nga zanafilla e krijimit të kësaj industrie që sjell përparim, zhvillim dhe hop cilësor në ekonominë e një vendi. Do të kujtohen të pushkatuarit, të dënuarit e burgjeve, të internuarit, të ikurit pa kthim, do të kujtohen të gjithë ata që e gdhinin netëve në grykën e pusit të prisnin naftën, siç pret e lumturuar nëna fëmijën e parë… Po pse 90 vjet? Si lindi “ditëlindja” e naftës ?Ka qenë viti 1918 kur në Shqipëri u shpua nga nëntoka sasia e parë e naftës shqiptare. Ky sukses ka qenë kurorëzimi I një sërë studimesh dhe punimesh për shpim-kërkim qysh gjatë luftës së parë botërore. Por vetëm në vitin 1918 pikërisht në fushën e Shushicës afër vendit të quajtur Drashovicë në Vlorë është shpuar pusi I parë I naftës I cili nxori naftën shqiptare. Punimet për shpimin e puseve drejtoheshin nga gjoelogu Italian Leo Madalena dhe inxhinierit të shpimit Amoreti. Pusi i parë u shpuan në thellësinë 200 m dhe zbulimi qe i suksesshëm. Nuk u la në hije ky sukses, por për këtë zbulim shkroi në vitin 1924 revista shkencore franceze “Revuë petrolifere”nga Leo Madalena. Vendburimet e pasura shqiptare u bënë lakmi dhe e shumë shoqërive të tjera të huaja .Pas suksesit të pusit të parë në Drashovicë, vazhduan shpimet në Patos, Kucovë, Ardenicë etj. Kjo gjë vazhdoi deri para luftës së dytë botërore. Më pas erdhën luftërat dhe pas çlirimit, nafta do të ngrihej në një stad të ri, sidomos kurorëzuar me fontanën e naftës në vendburimin e Marinzës me pusin Ma-542 në maj të vitit 1957…Por gjithsesi, nafta shqiptare është shumë e hershme… Nafta, e hershme sa vet njerëzimi…Sipas prof.dr Ramadan Përhati, nafta në vendin tonë e ka zanafillën qysh në lashtësi, pavarësisht njohjes së saj në 1918. Ai sjell në kujtesën e të gjithë specialistëve të kësaj fushe, legjendat dhe gojëdhënat që qarkullonin per zjarret nga djegia e naftës dhe e gazit. Kjo nafte dhe këto zjarre që janë dukur qysh në lashtësi kanë qenë shumë më parë sesa njerëzimi të kuptonte se çfarë ishte nafta dhe çfarë dobie kishte ajo..Në mitologjinë shqiptare nafta njihej me termat “zjarre shekullore” ose “zjarre të përjetshme”, terma këto që shprehnin misterin dhe pakuptueshmërinë e kësaj dukurie. Ndaj me paditurinë e tyre pranë këtyre vendburimeve apo zjarreve, shpesh njerëzit primitivë ngrinin faltore apo tempuj ku u faleshin perëndive. Këto faltore u bënë kulte adhurimi dhe mbi to u thuren legjenda dhe rrëfime të lashta popullore. Shkencëtarë të atyre kohërave qysh nga Aristoteli, Plini, Straboni, Aleksandri kanë përshkruar këto zjarre nafte qe digjeshin papushim , por asnjë nuk ua dinte shkakun dhe nuk nënkuptonin dot naftën dhe gazin e sotëm. Nafta dhe zhvillimi i saj është studiuar dhe nga inxhinierë mjaft të zotë shqiptarë, prof. dr. Ramadan Perhati tregon për “Metropol” “rrugëtimin” e kësaj industrie që i dhuroi Shqipërisë mjaft të mira por që mori dhe shumë jetë njerëzish...

Z. Perhati, cilët janë ata shkencëtarë dhe natyralistë që kanë folur ose shkruar për herë të parë për naftën?

Janë disa shkencëtarë dhe natyralistë, Aristoteli, Plutarku, Plini, Kani, Straboni etj.Ata kanë shkruar në librat e tyre jo për termin “naftë” pasi ende nuk e dinin se flisnin për të, por për “zjarre që digjen dhe dalin nga nëntoka”, “për zjarre që nuk shuhen dhe vijnë erë squfuri”. Pa e ditur se nënkuptohej për naftën dhe gazin shqiptar. Aristoteli përshembull shkencëtari i njohur i lashtësisë është i pari që bëri përshkrimin e zjarrit në vendin tonë. Sipas asaj që shkruante ai “diku nga Apolonia në shekullin e 4 p.e.s dilte asfalt dhe pis si curila. Jo larg këtij vendi ishte një zjarr që qëndronte gjithnjë i ndezur dhe zë një sipërfaqe të ngushtë. Ky vjen erë squfuri dhe nishadri”. Plini, natyralisti romak i shekullit 1 p.e.s shkruante se “krateri gjithnjë i ndezur i Nimfeut (Frakulla e sotme) gjendet afër një burimi të ftohtë. Zjarri shtohet nga shirat dhe nxjerr erë që duke u përzier me ujin e burimit te papijshëm, është me i lëngshëm se te gjitha serat…”. Straboni gjeograf i Greqisë së vjetër kur shkruan për naftën e lashtësisë në Shqipëri shkruan se “një shkëmb aty nxjerr zjarr dhe nën këtë rrjedhin burime të nxehta dhe asphalt. Aty pranë ka një minierë dhe një kodër”. Ky vend nuk del i qartë nga përshkrimi, por për mendimin tonë është Selenica. Po për “zjarre që digjen papushim” shkruajnë edhe studiuesit Aliani dhe Din Kani. Ky i fundit shkruan se “një zjarr i madh dilte pranë lumit Anna (Vjosa e stome) nuk përhapet dhe tokën nuk e djeg, as nuk e than, por jo shumë larg tij ka gjelbërim. Kur bie shi, ky zjarr shtohet dhe ngrihet me lart”.Autori këtë vend e quan Nymfe. Këtu thuhet se është ngritur një orakull dhe qe ishte vendi ku te bukurat e dheut grumbulloheshin dhe hidhnin valle. E çuditshme fantazia e shkencëtareve dhe natyralistëve te asaj kohe…

A ka argumente të tjerë të rëndësishëm dhe të një kohe më të vonë profesor që dëshmon për vjetërsinë e naftës?

Natyrisht. Vijmë ne kohën e Ali Pashë Tepelenqs. Nq oborrin e tij siç dihet kishte përfaqësues nga te gjithë vendet e botës. Njihet tashmë diplomacia e Ali Pashës. Kishte edhe nga Franca, ku përfaqësuesi i saj ishte Pukevili. Pukevili ka kryer një kontribut te madh edhe në fusha të tjera te rëndësishme si albanolog dhe shkencëtar. Francezi Pukevil ka shkruar për herë të parë për bitumën e Selenicës duke përdorur pikërisht këtë term. Sipas tij Selenica është aq e pasur me bitum, sa mjafton për te shtruar te gjitha rrugët e Parisit me seren shqiptare. Në Selenicë sipas tij dhe asaj qe ai shkruan kishte 200 gropa të thella që nxirrej naftë, por që ende nuk njiheshin si puse nafte. Interesant ishte procesi i punës atje. Punëtori kryesor lidhej disa here në brez me litarë te trashë dhe zbriste në thellësi të pusit. Ai kur zbriste ishte i detyruar të këndonte. Kur pushonte se kënduari, shokët e ngrinin lart. Ishte një kod primitive, një marrëveshje punëtorësh me njëri-tjetrin, por efikas për kohën. Të gjitha gropat e Selenicës, pra 200 të tilla janë shpuar nga puna dhe djersa e punëtorëve. Të gjitha këto që nga shkrimet e shkencëtarëve dhe natyralistëve të vjetër e deri tek Pukevili arrin në përfundimin se nafta e ka burimin qysh në lashtësi. Historikisht nafta ka ekzistuar me pare se ta njihte njerezimi.

A përdorej nafta në lashtësi pavarësisht se nuk e njihnin sitë tillë me këtë term?

Natyrisht që përdorej. Përdorej për te ndezur zjarrin, ose përdorej per te lubrifikuar rrotat e qerres. Dihej qe ne lashtësi qerret dhe karrocat përdoreshin si në lufte, ashtu edhe ne kohen e paqes…

Kur u njoh nafta si e tillë, pra kur u njoh nga specialistët ky term?

Në vitin 1860 u njoh për herë të parë termi i naftës. Atë vit u projektua motori me djegie te brendshme (motori diesel) dhe nafta filloi të përdorej për vënie në funksionim të këtyre motorëve. Ky fakt gjendet në shumë literatura shkencore të asaj kohe.

Kur është bërë shpimi i parë i një pusi nafte?

Shpimi i pare i një pusi nafte është bërë me 1874 për herë të parë në Rusi. Më pas në Pensilvani të SHBA-ve. Gjithsesi ngrihet pretendimi se pavarësisht shpimit te puseve relativisht ne një kohe të vonë për shkak të mungesës së njohjes, procesit dhe pajisjeve, nafta e ka zanafillën që nga lashtësia. Madje përveçse e lashtë, nafta është edhe pasuri kombëtare. Ka edhe ligj për mbrojtjen e saj. Shenjtërimi i dikurshëm i lashtësisë për naftën, duket se ka zënë vend në ligjet në fuqi për mbrojtjen dhe ruajtjen e saj…

Cilat janë disa nga punimet origjinale që kryheshin dikur?

Jo vetëm dikur. Por ka metoda shumë të thjeshta, praktike, herë-herë duket sikur këto metoda “ia kemi rrëmbyer natyrës” në shërbim të njeriut dhe që vazhdojnë të përdoren ende, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm të shkencës dhe teknikës. Një metodë specifike quhej “urë artificiale” e cila shkonte deri 2000 m thellësi që nga sipërfaqja e tokës deri në brendësi të saj. Është projektuar nga një lloj materiali 8-10 m e gjatë që ka fortësi sipas shkallës “Mors” shumë më të lartë se sa mjedisi ku lëshohet nga sipërfaqja kjo pajisje. Kjo metodë ka qenë metodë e thjeshtë, praktike dhe luan rendimentin e punës së 10 punëtorëve. Sonda fluturuese shumë speciale e kanë quajtur “raketa nëntokësore me forcë hidraulike që lehtësisht shkëputet drejt thellësive të projektuara.

Kemi dëgjuar edhe për valvulat e moskthimit të tipit “Flaut”, që mënjanojnë avaritë. Mund të na thoni diçka edhe për to?

Valvulat e moskthimit vendosen në kolonat e rrethimit që ulen ne thellësitë e projektuara. Kjo valvul ka disa funksione si gjatë uljes së kolonave të rrethimit deri në thellësitë e projektuara dhe gjatë çimentimit të kolonave. Në përgjithësi ndodh që kjo valvulë mund të pësojë defekte me pasoja të rënda për kolonën që ulet dhe për vet ecurinë e mëtejshme të punimeve. Për të mënjanuar këto mangësi është projektuar dhe vënë në zbatim në shumë puse valvula e moskthimit e tipit “flaut”.Kjo mënjanon defektet e valvulave standarde në thellësi të pusit. Parimisht nuk punon me frymë, por me rrymë lëngu me trysni të lartë.

Legjendat dhe gojëdhënat shqiptare: Zjarret dhe nafta, burim i miteve të lashta

Shkencëtarët dhe natyralistët e lashtë shkruanin në dokumentet e asaj kohe për “zjarre që digjen e digjen papushim” dhe nga ku “vendi mban erë të keqe squfuri dhe nga nëntoka rrjedh një lëng i zi”. Mitologjia greke e himnizon zjarrin qysh nga Prometeu që ia vodhi Zeusit për t’ua dhuruar njerëzve. Pa mohuar këtë legjendë dhe mit grek, edhe në Shqipëri janë mitet tona të lashta lidhur me zjarrin dhe naftën. Sipas gojëdhënave shqiptare për zjarret që shfaqeshin në natyrë, njerëzit besonin se ato i dërgonin dragojtë që vrisnin kuçedrat. Ato shkaktoheshin vetvetiu apo zjarri binte nga qielli. Për këtë arsye vendasit , zjarrin e quanin të shenjtë. Ekziston edhe një mit shqiptar në Shqipërinë e veriut ku Ibnizi zotëronte zjarrin, i cili ua kishte marrë zjarrin zotëve për tu bërë keq njerëzve. Në mitin shqiptar del një hero-grua e cila diktoi se Ibnizi zjarrin e kishte ruajtur nën sqetull. Me synimin për ti rrëmbyer zjarrin, gruaja mitike e ftoi Ibnizin në shtëpi, arriti t’ia rrëmbejë zjarrin dhe ua dhuroi njerëzve. Do të kalonin shekuj…Deri sa shkenca dhe teknika të arrinte majat më të larta. Derisa njerëzit të dinin dhe të shfrytëzonin pasuritë e mëdha dhe të pashtershme të nëntokës, derisa të ndërgjegjësoheshin që ai zjarr i madh që digjej papushim, nga një grykë e ngushtë dhe që me rënien e shirave ngrihej edhe më, ai lëng që rridhte nga nëntoka, nuk ishin gjë tjetër veç “ari i zi “ i nëntokës, nafta shqiptare nga zonat e pasura naftëmbajtëse të Apolonisë së lashtë apo Frakullës, Kuçovës, apo Gorishtit, Patosit apo Ballshit …

Aristoteli, Plini, Aliani Dhe Din Kani: Si e përshkruanin naftën të “mëdhenjtë” e lashtësisë

Aristoteli, shkencëtari i njohur i lashtësisë është i pari që bëri përshkrimin e zjarrit në vendin tonë. Sipas asaj që shkruante ai “diku nga Apolonia në shekullin e 4 p.e.s dilte asfalt dhe pis si curila. Jo larg këtij vendi ishte një zjarr që qëndronte gjithnjë i ndezur dhe zë një sipërfaqe të ngushtë. Ky vjen erë squfuri dhe nishadri”. Plini, natyralisti romak i shekullit 1 p.e.s shkruante se “krateri gjithnjë i ndezur i Nimfeut (Frakulla e sotme) gjendet afër një burimi të ftohtë. Zjarri shtohet nga shirat dhe nxjerr erë që duke u përzier me ujin e burimit te papijshëm, është me i lëngshëm se te gjitha serat…”. Straboni gjeograf i Greqisë së vjetër kur shkruan për naftën e lashtësisë në Shqipëri shkruan se “një shkëmb aty nxjerr zjarr dhe nën këtë rrjedhin burime të nxehta dhe asphalt. Aty pranë ka një minierë dhe një kodër”. Ky vend nuk del i qartë nga përshkrimi, por për mendimin tonë është Selenica. Po për “zjarre që digjen papushim” shkruajnë edhe studiuesit Aliani dhe Din Kani. Ky i fundit shkruan se “një zjarr i madh dilte pranë lumit Anna (Vjosa e stome) nuk përhapet dhe tokën nuk e djeg, as nuk e than, por jo shumë larg tij ka gjelbërim. Kur bie shi, ky zjarr shtohet dhe ngrihet me lart”.Autori këtë vend e quan Nymfe. Këtu thuhet se është ngritur një orakull dhe qe ishte vendi ku te bukurat e dheut grumbulloheshin dhe hidhnin valle


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:53am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Nov 18 2008, 01:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë dhe "Lidhja e Dytë e Prizrenit"

Pas humbjes së luftës të Perandorisë së Austro-Hungarisë (1918), ushtritë serbe shkelën persëri tokën shqiptare

Si viktime e nje padrejtesie te Fuqive te Medha evropiane te kohes se caktimit te kufijve te shtetit shqiptar, krahinat shqiptare ne Jugosllavine e atehershme ngelen nen sundimin e Mbreterise se Serbise dhe Malit te Zi. Ushtrite e tyre te drejtuara nga Beogradi dhe Cetinja, filluan shtypjen dhe zhdukjen e popullit shqiptar ne krahinat qe ata mbajten nen sundim. Brenda nje kohe shume te shkurter u vrane mizorisht mese 10.000 shqiptare dhe 100.000 te tjere u shtrenguan te largoheshin nga trojet e tyre, si emigrante ne Turqi dhe Shqiperi. Ne ate kohe xhamite e Stambollit dhe te shume viseve te tjera turke u mbushen me emigrante kosovare qe kerkonin strehim. Shume prej tyre moren rrugen drejt stepave te Anadollit dhe Sirise se sotme, te ekspozuar para epidemive te malaries dhe tuberkulozit qe benin kerdine, ku nje shumice gjeti vdekjen. Gjate Luftes se Pare Boterore kur ne Kosove erdhi ushtria e Perandorise se Austro-Hungarise, krahinat shqiptare u çliruan nga sundimi serb e malazez (1916-1918).

Emigracioni per ne Turqi u ndalua, shqiptaret e Kosoves ne ate kohe krijuan nje administrate te thjeshte shqiptare per punet civile dhe arsimin. Pas humbjes se luftes te Perandorise se Austro-Hungarise (1918), ushtrite serbe shkelen perseri token shqiptare (Kosoven), megjithate per shkak te prezences ende te ushtrise franceze dhe te disa kompanive ushtarake angleze, ushtria serbe "formalisht" filloi te sillej me korrekt se me pare. Me largimin e ketyre ushtrive aleate, menjehere u krijua Mbreteria Serbe-Kroato-Sllovene, duke perfshire ne kete mbreteri edhe Maqedonine e sotme, qe sebashku me territoret shqiptare u quajten "Serbia e Jugut". Kjo qe nje ide djallezore e shpikur nga Beogradi, per te mohuar dhe mbuluar para botes qenien e nje popullsie shqiptare dhe per te parandaluar çdo nderhyrje nga ana e kroateve dhe slloveneve. Lidhja e Kombeve e krijuar pas mbarimit te Luftes se Pare, ne mbledhjet e para te saj kish marre vendime per zgjidhjen e problemeve te pakicave ne shtetet e krijuara me shume kombesi. Beogradi per te mos zbatuar keto vendime ndaj popullsise shqiptare ne shtetin serb gjeti nje djallezi tjeter, ai iu pervesh punes per te fshire emrin shqiptar ne krahinen e Kosoves dhe Maqedonise. Qeveria e Nikolla Pashiqit, qe perkrahej nga Franca dhe qendrimi asnjeanes anglez ne Lidhjen e Kombeve, gjeti zgjidhjen qe ne Kosove jane 90% "muslimane", por jo shqiptare. Per kete krijoi nje shoqate "Islam Muhafazai Hukuk Cemijeti" (shoqata per mbrojtjen e te drejtave te muslimaneve). Kesaj shoqate iu dha e drejta qe te botonte edhe nje gazete te perjavshme te saj ne dy faqe me titullin "Hak" (e drejta). Ne Turqi pas luftes, Ataturku vendosi perdorimin e alfabetit latin ne vend te atij arab te deriatehershem, ndersa ne Mbreterine Serbe ne Kosove serbet detyruan popullsine shqiptare te fliste, te mesonte dhe te shkruante turqisht me alfabetin arab dhe jo latin. Shqiptaret e Kosoves duke mos patur as edhe nje perkrahje nga jashte, per te mbijetuar iu nenshtruan diktatit serb. Nexhip Draga me nje kulture perendimore (ish-deputet i Kosoves ne Parlamentin e Perandorise Osmane), siguroi pranimin e 14 deputeteve shqiptare te Kosoves ne Parlamentin serbo-kroato-slloven. Ne 1921 Nexhip Draga vdiq ne Viene, vendin e tij e zuri i vellai, Ferhat Draga, kundershtar i forte i politikes se Pashiqit. Ky denoncoi lidhjet qe kish shoqata "Xhemijet" me Partine Radikale serbe dhe e lidhi kete shoqate, qe tani drejtohej prej tij, me Partine Katundare kroate te drejtuar nga Stepan Radiqi, qe qe ne opozite me serbet. Pashiqi, edhe pse Ferhat Draga kishte imunitetin e deputetit, e arreston menjehere. Ne kete kohe, 4 deputete shqiptare vriten nga cetniket e Kosta Pecanqit. Vrasjet ndaj shqiptareve vune ne zi te gjithe popullsine e Kosoves. Raprezaljet serbe qene metoda te njohura te tyre per te detyruar popullsine shqiptare qe te largohej nga trojet e veta. Serbet vrane me vone edhe kreret kroate, si Stepan Radiqin, Pavle Radiqin, Basaricek dhe Pernar qe ishin ne opozite me qeverine e Beogradit. Ne 1929, deputeti Punisha Racic, anetar i Partise Radikale mblodhi Parlamentin, deputeti kroat Pernar akuzoi qeverine per egersine e xhandarmerise serbe ne Kosove. Mbreti Aleksander shperndan Parlamentin dhe partite. Keshtu, ne vend u vendos diktatura e gjeneralit Petar Zhivkoviqit axhutant i mbretit Aleksander. Ai fillimisht internoi kryetaret e partive te pertej Danubit, Dr.Macekun, sekretari i pare i Partise Katundare kroate, Anton Koroshecin te Partise Klerikale sllovene, Dr.Mehmet Spahon kryetar te Partise Muslimane te Bosnje-Herzegovines, ndersa Svetozar Pribiceviqi qe larguar dhe jetonte ne Prage. Pas pastrimeve politike, Mbreti Aleksander krijoi degen e te ashtuquajtures "Reforme Agrare ne Serbine e Jugut", keshtu fillon kolonizimi i Kosoves duke i kthyer shqiptaret e shpronesuar ne argate te tokave te tyre me pronare te rinj malazeze, te sjelle nga serbet ne Kosove. Kjo gje mendohej se do t'i detyronte shqiptaret te largoheshin vete nga Kosova. Ne 1934 Mbreti Aleksander u vra me atentat ne Marseje te Frances nga nje anetar i Organizates Revolucionare te Maqedonise. Trashegimtari i fronit qe ne moshe shume te re.

Per drejtimin e shtetit u krijua nje Keshill Regjence me tre anetare. Princi Pavle Karagjergjovic qe kryesonte regjencen, duke pare qe nuk mund te vazhdohej politika e brendshme si me pare, liron nga internimi kryetaret e opozitave dhe i fton per bisedime ne Beograd. Dr.Koresheci dhe Dr.Mehmet Spahoja e pronojne ftesen, kurse Maceku e refuzon, po ashtu edhe Pribisheviqi qe vazhdoi te qendronte ne Prage. Ne 1935 u bene zgjedhjet parlamentare. Partia Radikale Serbe nderroi emrin ne Parti e Bashkimit Radikal Jugosllav (Jugosllovenska Radikalna Zajednica). Ne qeverine e re kroatet nuk marrin pjese. Nga Kosova ne Parlamentin e ri moren pjese Iljas Agushi, Mustafa Durguti dhe Zoti Bllaca. Qe te tre qene anetare te Partise Kroate. Zoti Bllaca vritet menjehere nga shovinistet serbe. Kryeministri Jevtiq i qeverise se re, krijoi ne Jugosllavi nente "banovina" (krahina). Territoret shqiptare u ndane, duke iu aneksuar tre banovina sllave dhe i emertuan sipas lumenjve kufizues, Zetska, Vardarska dhe Moravka. Me nje fjale, keto teritore i mori Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Jevtiqi jep doreheqien. Ne vend te tij vjen qeveria e Milan Stojadinoviqit, idhtar i Pasiqit, ky si kryetar i qeverise se re, por i stervitur me metodat e vjetra, ben bisedime me Ismet Inonune, qe te shpernguleshin nga Kosova te gjithe muslimanet dhe te çoheshin ne Turqi. Dr.Spaho shkoi ne ate kohe ne Ankara dhe bisedoi me shume deputete te Parlamentit turk, duke i bindur ata qe ky veprim ishte nje djallezi e Stojadinoviqit. Parlamenti turk nuk e ratifikoi marreveshjen e Ismet Inonuse. Shqiptaret edhe kesaj here i shpetojne shpernguljes nga tokat e tyre. Stojadinoviqi zevendesohet nga Cvetkoviqi, por edhe ky rrezohet nga qeveria, meqe kishte nenshkruar marreveshjen me "Shtetet e Boshtit". Gjenerali Simoviq merr drejtimin e shtetit. Megjithe perpjekjet qe t'i shmangej konflliktit me Gjermanine, ai nuk ia arriti dot. Ne fillim te prillit te 1941 trupat e Wermachtit kalojne kufirin jugosllav dhe brenda pak ditesh shkaterrojne te gjithe ushtrine jugosllave. Ne 17 prill 1941 e gjithe Jugosllavia ishte e nenshtruar rrafsh. Pas bombardimit te Beogradit qeveria e Simoiviqit, megjithe Mbretin Petar II, i kurorezuar rishtaz, u largua per ne Cetinje dhe qe andej ne Angli. Revolta e 27 marsit 1941 pershpejtoi shpartallimin e shtetit jugosllav te perbere nga kombesi te ndryshme nen hegjemonine e shtetit serb. Ne 10 prill 1941, kroatet te inkurajuar nga Italia dhe Gjermania, shpallen shkeputjen e tyre nga shteti konglomerat jugosllav, duke perfshire edhe Bosnje-Herzegovinen e Dalmacine.

Ne 17 prill, divizioni gjernan "Danzig", pas pushtimit te Mitrovices vendosi shtabin e tij ne Zvecan, ne kolonine angleze, afer Mitrovices. Ate dite 100 shqiptare qene pushkatuar nga cetniket dhe trupat e tyre te masakruara qene hedhur ne lumin Sitnice. Ne 19 prill, gjenerali Eberhard, komandant i Divizionit Danzig (me origjine austriake), i prirur ne favorin shqiptar, kerkoi qe te krijohej nje administrate shqiptare ne teritoret e komanduara prej tij, duke perfshire xhandarmerine per ruajtjen e qetesise civile, gjykatat dhe arsimin shqip. Nga pala shqiptare u tha qe kjo administrate duhej te dilte, sipas tradites se vendit, nga nje mbledhje e perfaqesuesve te te gjitha krahinave te Kosoves. Keshtu, ne 23 prill 1941 ne sallen e madhe te Hotelit "Jardan" te Mitrovices, u mblodhen delegatet e ardhur nga Vuçiterni, Podujeva, Prishtina, Skenderaj, Istoku, Peja, Pazari i Ri (Novipazar) dhe Senica. Nuk arriten ne kohe delegatet e Gjilanit dhe Ferizajt, ndersa ata te Shkupit, Kaçanikut, Tetoves, Dibres, Ohrit, Struges, Prespes, Presheves, Kercoves, Kumanoves dhe Ulqinit mbeten jashte, sepse keto zona komandoheshin nga nje divizion tjeter, jo i Eberhardit. Ne mbledhje u lexuan vendimet e marra nga te gjithe dhe u pranuan me entuziazem unanimisht prej te gjitheve. Kjo gje beri te deshtonin planet ne Beograd te Aqimoviqit me shoke per pretendimet tokesore serbe. Kufiri artificial i bere per ndarjen e shqiptareve gjate sundimit serb u zhduk. Ndersa ne Mitrovice per shkak te minierave te plumbit, zinkut dhe argjendit, u caktua nje vije demarkacioni ndermjet Italise dhe Gjermanise per Kosoven. Keshtu, Mitrovica, Vuciterni, Pazari i Ri dhe Podujeva mbeten nen okupacionin gjerman. Po ashtu, nje vije e re demarkacioni u caktua ndermjet atij italian, gjerman dhe bullgar. Teritori me i madh kaloi nen ate italian, qe varej dhe administrohej nga qeveria shqiptare e Tiranes e bashkuar me Italine. Pas fillimit te luftes gjermano-ruse, 22-qershor-1941, levizja nacionaliste serbe, e udhehequr nga Drazha Mihajloviqi, mori nje hov te madh, sidomos ne malet e Uzhices, Galices dhe Kopanikut. Fillimisht keta godisnin dhe u benin prita autokolonave gjermane. Ne Bosnje-Herzegovine lufta ne mes te cetnikeve serbe dhe ushtareve kroate qe kthyer ne nje lufte civile te vertete. Ne 1942 mesymjet cetnike filluan te hapeshin edhe ne kufijte e Shqiperise etnike te Kosoves, por rezistenca e popullsise vendase dhe e ushtarakeve shqiptare u bene balle, duke i zmbrapsur keto mesymje serbo malazeze deri ne shkaterrim. Ne kete kohe, cetniket paten pergatitur terrenin ne Kroaci dhe Mal te Zi per perhapjen ne shkalle te gjere te levizjes komuniste te Titos, qe ishte e organizuar ne nje shkalle shume me te larte, si nga ana propagandistike, ashtu edhe nga ana ushtarake, me nje disipline te hekurt dhe me nje aftesi te madhe.

Ndalimi i ofensives gjermane ne dimrin e 1942-se para Moskes, konsumimi i armates gjermane ne Stalingrad (Caricin), deshtimi i ofensives ne Afriken e Veriut dhe sidomos "hyria ne lufte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes", ishin ngjarjet me me rendesi qe caktonin se si do te perfundonte Lufta e Dyte. Keto ndodhi bene qe edhe ne Evrope levizjet anti-gjermane te rriteshin dita dites me shume. Dy shtetet gjigante, Amerika dhe Anglia, me tradita thellesisht demokratike, per te "ndaluar dhe zhdukur ekspansionin gjerman" u bashkuan ne lufte te perbashket me nje shtet tjeter totalitar komunist, Bashkimin Sovjetik. Okupacioni gjerman ne Shqiperi, real apo tranzitor, qe shkaku kryesor si per nacionalistet ashtu edhe per komunistet qe nen slloganin "çlirim", te luftonin ne mes tyre deri ne kasapane per njeri-tjetrin, sidomos komunistet qe bene kerdine ndaj nacionalisteve. Shkalla e luftes ndermjet ketyre grupimeve dhe okupatorit gjerman varej nga menyra e te menduarit, peshimit te situates dhe te vleresimit te interesave kombetare ne teresi. Misionet aleate prane ketyre levizjeve politike qene ne pamundesi qe t'i bashkonin keto levizje ne nje front te perbashket, per shkak te ideologjive diametralisht te kunderta per secilen pale. Gjate vitit 1942, misionet angleze kishin per detyre nga qendra qe te perkrahnin me teper ate levizje qe do te vriste sa me shume ushtare gjermane dhe t'i dislokonte duke u marre me ta (lufta partizane), pa marre parasysh se hakmarrja e kundershtarit ne rastin konkret gjerman, do te binte mbi popullsine e pafajshme te atij vendi, interesi britanik ishte ne plan te pare. Kjo gje u vinte per shtat edhe levizjeve komuniste, qe per te marre pushtetin nuk merrnin parasysh asgje, as djegien dhe as vrasjen e popullsise se pafajshme civile te vendit te tyre. Keshtu ndodhte kudo ku ishte prania e ushtrise gjermane, keshtu edhe ne Kosove. Levizjet komuniste perkraheshin moralisht dhe materialisht nga aleatet per interesat e luftes se pergjithshme, kundershtare te ekspansionit gjerman. Para atakimit qe Gjermania i beri Bashkimit Sovjetik, qershor 1942, bolsheviket dhe nacionalsocialistet (nazistet) qene ne nje vije politike dhe front ideologjik te perbashket per ndarjen e botes ne mes tyre. Komunistet hyjnizonin Raichun e Trete, pllaka e kthye ne anen tjeter vetem pas prishjes sovjeto-gjermane. Ne ato kohe, misionet amerikane kundershtonin prane atyre angleze per ndihmat qe u jepeshin me shume komunisteve. (A Biographical Portrait. Xh.Deva, New York 1980, faqe 40 /19). Ne Jugosllavi ndihmat per palen e levizjes nacionaliste serbe, qe u jepeshin me pare, u pakesuan deri ne zero. Pavle Gjurishiqi pati pranuar bashkepunimin me pushtuesin italian, duke u ndihmuar prej tyre nen pretekstin qe te luftonte perhapjen e komunizmit ne Serbi. Ne fakt, qellimi i tij ishte qe te pushtonte disa krahina pjellore ne Kosove, duke ia bashkuar levizjes te Drazha Mihajloviqit. Kjo gje vazhdoi deri ne shkurt te 1942. Qendresa burrerore e shqiptareve ne Kosove shpartalloi keto forca grabitqare, duke mos u leshuar as edhe nje pellembe toke. Qendrimi indiferent i italianeve ndaj manovrimeve serbe, beri qe gjermanet te dergonin divizionin alpin "Erste Gebirgsaeger Division" ne Mitrovice per t'i dhene fund aktivitetit te cetnikve te Pavle Gjurashiqit dhe prapaskenave te italianeve. Ne 21 korrik ky divizion kaloi pa lajmerim vijen e demarkacionit qe ndante zonen italiane me ate gjermane. Ne kete operacion 1200 cetnike u zune rob dhe u derguan ne Gjermani, kurse te tjere u vrane. Pas ketij operacioni, divizioni u terhoq per ne Serbi. Kjo gje vuri ne dukje edhe nje here antagonizmin ne mes te Berlinit dhe Romes. Ne pergjithesi gjendja ne Kosove qe me e stabilizuar ne krahasim me vendet e tjera te pushtuara, si Greqia e gjetke. Kosova siguronte produkte ushqimore, jo vetem per veten e saj por edhe per Shqiperine, por ne fillim te 1943 filluan turbullirat edhe atje. Agjentet e "Nacional Çlirimtares" (komunistet) te Shqiperise, me porosi te qendres nga Beogradi, vajten ne Gjakove dhe Peje me mision qe te organizonin celulat komuniste per te luftuar per liri "kundra okupatorit dhe tradhetareve". Te behej lufte civile edhe ne Kosove duke favorizuar interesat shoviniste serbe dhe politiken e Titos. Ne Kosove disa studente shqiptare te universiteteve jugosllave, te indoktrinuar nga Marksizem-Leninizmi, filluan propaganden qe shpuri ne lufte civile, si ne Shqiperi. Te tjere denonin agjentet e ardhur nga Shqiperia. Gjendja po behej dita-dites me kaotike edhe ne Kosove. Ne Shqiperi qarqet e larta politike jashte qeverise fashiste, qene te bindur qe tani Gjermania luften e kish te humbur. Po ashtu, qeveria e Mustafa Krujes pranonte plotesisht qe "Nacional Çlirimtarja" (komuniste) qe me e organizuar se levizjet e tjera politike dhe se me anen e propagandes te saj demagogjike, po rriste aktivitetin dhe simpatine ne popull. Qe ne mesin e 1943-se pozita e Italise ne luften e pergjithshme filloi te dukej shume e lekundur, ne ate kohe Fuat Dibra (me vone, per nje kohe te shkurter, regjent), u ngarkua nga lidere shqiptare per te biseduar ne Kosove se çfare mund te ndodhte nese Italia do te shkeputej nga aleanca me Gjermanine. Bisedimet mbeten vetem bisedime, qe u bene ne Mitrovice dhe Beograd dhe asgje me shume. Ne 5 shtator 1943, Dr. Neurbacher, i derguar i plotfuqishem i Ministrise se Jashtme gjermane me qender ne Beograd, thirri me urgjence Dr.Krasniqin dhe i tha se kapitullimi i Italise pritej nga ora ne ore. Nojrbaheri (Neurbacher) qe austriak dhe ruante simpatine tradicionale te Austrise per Shqiperine dhe shqiptaret. Ai tha qe Gjermania pranon krijimin e nje qeverie shqiptare duke perfshire edhe Kosoven brenda kufijve te saj dhe se qe e gatshme (Gjermania) qe te shpallte shkeputjen e Shqiperise nga Mbreteria italiane duke shpallur pavaresine e saj. Nga ana tjeter, ai kerkoi qe kjo qeveri duhej te pranonte "perkohesisht" prezencen e disa formacioneve te ushtrise gjermane ne teritorin shqiptar, derisa te largohej rreziku i nje zbarkimi te mundshem aleat ne bregdetin shqiptar. Nojrbaheri pyeti nese Mehdi bej Frasheri, ish-kryeminister ne kohen e mbreterise dhe mbajtes i fjalimit historik per mbrojtjen e atdheut ne prag te pushtimit italian, qe aktualisht ndodhej i internuar ne Rome, a mund ta formonte nje qeveri te tille dhe te pranonte edhe kerkesen gjermane? Per kete gje, Nojrbaherit iu tha qe te pyetej i biri i Mehdi Frasherit, Vehbiu, qe aktualisht ndodhej ne Beograd. Ai mund te thoshte se çfare mund te mendonte i ati, mirepo edhe Vehbiu me pas tha qe kjo qe nje detyre shume e veshtire, qe i takonte per t'u pergjigjur vetem atit te tij. Keshtu, Dr. Mehdi Frasheri u lirua nga internimi dhe u soll ne Tirane. Gjendja ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise ishte kaotike, shtate divizionet e kembesorise italiane te vendosura ne disa qytete kryesore kufitare te vendit dhe dy regjimentet e ushtrise shqiptare ne Prishtine dhe Gjilan kishin mbetur pa krye, ndersa te gjithe aeroportet ne ate kohe qene nen kontrollin e plote te ushtrise gjermane. Ish-kryeministri Eqrem bej Libohova qe larguar per ne Itali. Ate e zevendesoi Iljaz Haxhi Agushi nga Prishtina, kjo qe nje qeveri krejt formale. Gjithe vendin e kish pllakosur kaosi dhe lufta civile vellavrasese ndermjet nacionalisteve dhe komunisteve, te vetquajtur "Nacional Çlirimtare". Kjo situate spikaste me shume ne Shqiperine e Jugut, Korçe, Gjirokaster, Vlore ku gjendja kish aritur deri ne caktimin perfundimtar se kush do te merrte pushtetin. Ne Kosove situata ishte me e qete, administrata punonte me rregullisht, formacionet vullnetare te Kosoves qene ne gatishmeri te plote per mbrojtjen e teresise tokesore dhe kufijve nga cetniket serbe. Ne marreveshjen e bere me perfaqesusin e Ministrise se Jashtme gjermane, Dr.Neurbacherin, shteti gjerman kishte dhene garanci qe:

1-Krahinat shqiptare te Kosoves, Tetove, Diber e Struge, qe ishin nen okupacionin italian, do t'i bashkoheshin shtetit shqiptar te formuar ne 1913.

2-Mitrovica, Podujeva, Vuçiterni, Pazari i Ri (Novi Pazar), "perkohesisht" do te qendronin me autonomi te plote me shtetin aktual serb, te asaj kohe.

3-Gjermania do te shpallte zyrtarisht shkeputjen e shtetit shqiptar nga Perandoria e Italise dhe do te njihte pavaresine e plote te Shqiperise.

4-Gjermania do te vendoste "perkohesisht" ne teritorin shqiptar disa formacione ushtarake, per interesat e saj te luftes se pergjithshme boterore. "Keto formacione do te terhiqeshin menjehere sapo te mbaronte lufta". Para kesaj situate, ne shtator te 1943, paria e Prizrenit dhe grupet nacionaliste te Kosoves vendosen qe menjehere pas kapitullimit te Italise, te mbahej nje kuvend ne Prizren, ku te diskutohej e ardhmja e Kosoves. Me propozimin e zotit Dr. Tahir Zajmit ky kuvend te quhej "Lidhja e Dyte e Prizrenit". Lidhur me kete, u formua nje Komitet i perbere nga shtate vete. Ne krye te tij u vu patrioti i vjeter dhe i njohur Prizrenas Musa Shehu, po ashtu u liruan nga kampi i internimit te Porto Romanos, ne afersi te Durresit patriotet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Xhelal Mitrovica e te tjere, qe do te perfaqesonin denjesisht popullin e Kosoves ne bisedimet me autoritetet politike te shtetit shqiptar te asaj kohe. Per fatkeqesi te kombit, antagonizmat ne ato vite, te dy grupeve politike kryesore nacionaliste shqiptare Ballit Kombetar dhe Legalitetit, ne vartesi nga lidhjet qe kishin me misionet aleate dhe qe vepronin me koncepte te ndryshme duke injoruar realitetin e pranise te ushtrise gjermane ne teritorin shqiptar, shaheshin dhe grindeshin per hiçmosgje. Ndersa "Nacional Çlirimtarja", komunistet, te organizuar me mire, te udhehequr nga emisaret me eksperience te Partise Komuniste jugosllave, te perkrahur moralisht dhe materialisht nga Shtabi Aleat i Mesdheut, vepronin me me zgjuarsi, duke bere nje propagande te shfrenuar demagogjike e dinake mbi popull, pranonin çdo raprezalje mbi popullin e pafajshem prej gjermaneve, sakrifikonin çdo gje, vetem e vetem qe t'ia arinin qellimit final te marrjes se pushtetit pas lufte.

Perpara kesaj situate kaotike, qe rrezikohej vazhdimisht nga rritja e sigurise per uzurpimin e pushtetit nga komunistet e udhehequr nga serbo-ruset, u formua nje grup nacionalist prej njezet e dy vetesh, ne Tirane, te paimplikuar me pare me regjimin italian dhe qe ishin antikomuniste te vendosur. Ky grup zgjodhi nje komitet prej shate vetesh me kryetar Dr. Ibrahim Biçakun, me kulture perendimore. Keshilli liroi 2000 te internuarit e Porto Palermos, ne mes tyre qindra komuniste shqiptare, duke mos ia u dorezuar gjermaneve per t'i shpene ne kampet e Gjermanise. Po ky keshill, pranoi njeheresh doreheqjen e qeverise se fundit, vendosi fuqizimin e administrates, sigurise publike dhe pergatiti terenin per mbledhjen e Kuvendit Kushtetues Kombetar. Nga ana tjeter, ne Kosove, Keshilli Ekzekutiv i Prizrenit, i perbere nga Inxh. Xhafer Deva dhe Asllan Buletini, perfaqesus te Mitrovices, Musa Shehu, Sheh Hasani, Lluk Simon Mjeda dhe Pjeter Vuçaj te Prizrenit, Tahir Zajmi i Gjakoves dhe Qazim Bllaca i Suharekes, kish marre te gjitha masat e nevojshme per krijimin e nenkomiteteve ne te gjitha prefekturat dhe nenprefekturat e Kosoves, Dibres se Madhe, Tetoves, Ulqinit etj. Keshilli pati vendosur qe çdo nenkomitet krahinor te dergonte ne mbledhjen qe do te behej ne Prizren nga dy perfaqesues te zgjedhur demokratikisht me vota te dyta. Kjo mbledhje u be ne 16 shtator 1943. Entuziazmi i popullit qe i papare qe nga koha e Abdyl Frasherit. Mbledhja u pagezua "Lidhia e Dyte e Prizrenit", u zgjodh kryesia me kryetar Musa Shehun, Rexhep Krasniqi dhe Aqif Bluta nenkryetar Bedri Gjinaj Sekretar. Pas kesaj dhe shume procedurave te tjera, u shqyrtuan dhe u vendosen pikat jetesore per Kosoven. Te beheshin bisedime per shpalljen e vullnetit te popullit per bashkimin e Kosoves, Dibres, Struges, Ulqinit dhe Tuzit me pjesen integrale te Shtetit Shqiptar. Te bashkoheshin gjithashtu me Shqiperine: Mitrovica, Vuçiterni, Podujeva dhe Pazari i Ri (Novi Pazar) qe ishin nen pushtimin gjerman ose qe administrativisht benin pjese ne shtetin serb. Te organizohej populli i Kosoves, politikisht dhe ushtarakisht, per mbrojtjen e kufijve etnike. Te krijohej nje Komitet Qendror me qender ne Prizren dhe disa nenkomitete ne zona te tjera te çliruara. Te perpilohej dhe te aprovohej Kushtetuta e "Lidhjes se Dyte te Prizrenit". Te caktohej procedura se si do te veprohej per zgjedhjen e perfaqesusve te krahinave te Kosoves, Dibres, Struges, Ulqinit dhe Tuzit per ne Kuvendin Kushtetues Kombetar qe do te mbahej ne Tirane. Kuvendi i Lidhjes se Dyte te Prizrenit, si autoriteti me i larte shteteror, zgjodhi kryetar te Komitetit Qendror te nderuarin Rexhep Mitrovica dhe gjashte anetare te tjere.

Nderkaq, ne Tirane, pas kapitullimit te Italise u formua nje Komitet Ekzekutiv me ne krye patriotin Lef Nosi (perfaqesus i Elbasanit, me vone regjent, i pushkatuar nga komunistet ne prill te 1945-es). Ky komitet pranoi doreheqjen e menjehershme te kabinetit qeveritar te deriatehershem, qe vepronte administrativisht ne periudhen e bashkimit me Italine dhe pergatiti intensivisht mbajtjen e Kuvendit Kushtetues Kombetar, qe u hap ne 23 tetor 1943 ne Tirane ne Pallatin e Ri Mbreteror ne rrugen e Elbasanit. Ne kete Kuvend Kushtetues moren pjese edhe perfaqesusit e zgjedhur nga krahinat shqiptare te lena padrejtesisht jashte kufijve te shtetit shqiptar ne 1913. Kuvendi zgjodhi kryesine e tij me kryetar Lef Nosin dhe dy nenkryetare Mark Gjon Markaj, kapedani i Mirdites dhe Dr.Rexhep Krasniqin, perfaqesus i Kosoves. Megjithe perpjekjet e komunisteve shqiptare (partizaneve), nen diktatin e Partise Komuniste jugosllave dhe emisareve te saj nen kryesine e drejtimit te Levizjes Nacional Çlirimtare, per te penguar mbledhjen e ketij kuvendi, ai zhvilloi normalisht punimet e tij duke marre vendime:

1- Anullimi i statusit qe kish Shqiperia gjate pushtimit italian dhe shpallja e menjehershme e pavaresise.

2- Anullimi i Kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te vena gjate periudhes se pushtimit.

3- Me gjithe pranine "provizore" te disa formacioneve ushtarake gjermane ne teritorin shqiptar, per shkak te Luftes se madhe Boterore, u be shpallja e "neutralitetit" shqiptar ne konfliktin e madh boteror.

4- Ne mbeshtetje te kerkeses te perfaqesusve te Kosoves dhe trojeve te tjera shqiptare ne Mbreterine jugosllave, ne nje atmosfere entuziazmi te papershkruar, u shpall bashkimi i te gjitha ketyre trojeve me shtetin shqiptar.

5- U zgjodh forma e qeverisjes se shtetit me nje regjence mbreterore te perbere nga patriotet e shquar: Dr.Mehdi Frasheri, kleriku patrioti Pater Anton Harapi, Lef Nosi dhe Fuat Dibra. Kuvendi mori emrin zyrtar "Parlament", ne vend te Lef Nosit si Kryetar i Kuvendit, per Parlamentin e ri, Kryetar u zgjodh Idhomene Kosturi, perfaqesus i Korçes, por ky u vra me atentat nga grupet terroriste te komunisteve, pak dite me pas mbas mbajtjes te Kuvendit. Ne vend te tij (te ndjerit Idhomene Kosturi) Parlamenti zgjodhi menjehere Kryetarin e ri, fort te ndershmin Prof. Mihal Zallari nga Frasheri. Keshilli i Nalte i Regjences pas konsultimesh ngarkoi Zotin Rexhep Mitrovica per formimin e qeverise qe u paraqit ne Parlament me perberjen:


Rexhep Mitrovica, kryeminister

Rok Kolaj, minister i Drejtesise

Xhafer Deva, minister i Brendshem

Ago Agaj, minister i Ekonomise

Sokrat Dodbiba, minister i Financave

Musa Gjylbegaj, minister i Puneve Botore

Kol Tromara, minister i Kultures dhe Propagandes

Bahri Omari, minister i Puneve te Jashtme

Qazim Bllaca, Ernest Coba dhe Vehbi Frasheri nen/sekretare Shteti

Kjo qeveri pasi mori miratimin e Parlamentit, caktoi detyrat kryesore qe te sigurohej qetesia ne vend, te shpallej dhe te mbahej neutraliteti ne konfliktin boteror, siç ishin Vatikani, Svicra, Turqia etj. Te sigurohej dhe te mbrohej liria e fjales dhe e shtypit dhe e mbledhjeve per te gjitha partite, organizatat dhe grupet e ndryshme politike me perjashtim te Partise Komuniste qe aktualisht drejtohej nga Partia Komuniste jugosllave. Duke biseduar me shtetin gjerman, u liruan te gjithe te internuarit shqiptare ne Itali, nder ta shume komuniste, u liruan te gjithe shqiptaret e kampeve te roberve te luftes te ushtrise Mbreterore jugosllave ne Gjermani. U transferua ari i shtetit shqiptar nga Banka e Romes ne Banken Kombetare ne Tirane, megjithe pajisjet e prerjeve te kartmonedhes shqiptare. Po ashtu, ne vijim te marreveshjes me shtetin gjerman, ne Shqiperi njesite e ushtrise gjermane ne kalin dhe te stacionuara provizorisht, duhej te perdornin frangun shqiptar dhe jo marken gjermane si gjetke. Kjo kjo beri qe gjermanet te blinin frangun shqiptar me monedhe ari si shkembim. Ne Kosove, megjithe qe administrata civile drejtohej nga shteti shqiptar, ushtria italiane kish filluar prej kohesh te favorizonte elementin malazez, duke mbajtur nje qendrim te dukshem antishqiptar (Elena, Perandoresha e Italise, ishte bija e Nikites, Mbretit te Malit te Zi). Kjo u duk hapur kur malazezet te mbrojtur nga italianet, plaçkitnin, digjnin, vidhnin dhe deri vrisnin shqiptare.

Te gjendur para ketyre situatave, filluan edhe ne Kosove te formoheshin çetat nacionaliste per te luftuar pushtuesin. Nga kjo gjendje perfituan grupet e vogla komuniste, sidomos te kosovareve te shkolluar ne Shqiperi. Me ta u bashkua edhe elementi malazez. Me kapitullimin e Italise, ne Kosove perkohesisht gjendja u duk e ndere, por menjehere kjo pak a shume u qetesua nga nderhyrja e xhandarmerise te vendit dhe dy regjimenteve te ushtrise shqiptare te vendosura ne Prishtine dhe Gjilan. Megjithate, elementi komunist i infiltruar ne çetat nacionaliste ne Kosove si edhe ne Shqiperi, me propaganden e tij tinzare dhe demagogjike, shfrytezoi kete situate delikate me paramendim, per te marre fuqine e drejtimit ne disa krahina, si Peje e Gjakove. Per t'i shpetuar kesaj gjendjeje kercenuese per Kosoven, Metohine dhe Dibren e Madhe nga cetniket serbo-malazeze, ashtu edhe nga brigadat komuniste serbe, malazeze, maqedonase dhe per fatkeqesi akoma me te madhe nga brigadat komuniste shqiptare, nacionalistet u mblodhen ne kuvend ne Prizren, per te percaktuar masat qe duheshin marre per parandalimin e propagandes dhe kercenimin komunist. Ne kosove ushtria gjermane okuponte vetem disa pika strategjike dhe nuk nderhynte aspak ne administraten civile te vendit (Tajar Zavalani: "Historia e Shqiperise"). Si pasoje, Komiteti Ekzekutiv i Lidhjes se Dyte te Prizrenit kryente punimet rregullisht. Ne ate kohe Balli Kombetar ne Tirane, me inisiativen e Dr.Seit Kazazit, qe me pas ra viktime e teroristeve komuniste dhe Dr.Halim Begese, u formua dhe u dergua ne shenje solidariteti me popullin kosovar per mbrojtjen e kufijve etnike nga serbo-malazezet, batalioni "Besnik Cano". Ky veprim i nacionalisteve qe ne antipode me antishqiptarizmin e brigadave komuniste partizane te derguara nga Shqiperia, qe mashtruan popullin e Kosoves duke e nenshtruar, per t'ia dorezuar me pas shtetit serb. Sipas burimeve jugosllave, Divizioni i V-te i partizaneve (komunisteve) te Shqiperise u dergua drejtpersedrejti ne Kosove e Metohi, qe ne bashkepunim me Nacional Çlirimtaren jugosllave, siguroi "çlirimin" e Prizrenit dhe te Gjakoves nga nacionalistet shqiptare. Ketu provohet tradhtia me e madhe e Partise Komuniste shqiptare ndaj kombit te vet. U derguan shqiptaret qe te vrisnin bashkekombesit e tyre per t'ia dorezuar Kosoven serbit. (T.Z. "Historia e Shqipnise" 278/79 ). Me se 3/4 e burrave, ajka e Kosoves, rane deshmore ne shesh te luftes ose u pushkatuan pas dorezimit te Kosoves nga brigadat partizane (komuniste) shqiptare, Serbise. (T.Z. "Lidhia e Dyte e Prizrenit", Bruxelles 1964). Te vraret pa gjyq nga forcat partizane komuniste serbo-malazeze, maqedono-shqiptare arrijne ne 30.000 deri 50.000, pa permendur demet atriale, djegie, plaçkitje, torturime, perdhunime etj.etj, nga me djallezoret qe mund te mendohen. Ne 27 shtator 1944, BBC-ja njoftonte (Radio Londra): "Shqiptaret po luftojne trimerisht ne mbrojtien e kufijve etnike, kunder fuqive serbo-bullgare shume me superiore ne njerez dhe materiale"...

Shumica e pjestareve te Lidhjes se Dyte te Prizrenit rane deshmore ose u pushkatuan nga serbo-malazeze-shqiptaret komuniste. Nder keta deshmore ra kryetari i Lidhjes se Dyte te Prizrenit Musa Shehu, Prof.Kol Margjini, Aqif Bluta, Qerim Xhevati, Rifat Begolli te Pejes, Asllan Mujo, Skender Buletini, Bedri Gjinaj, Bedri Pejani, Tahir Zajmi, Skender Curri,etj.etj. Duhet te permendet batalioni "Hasan Prishtrina" i formuar nga 300 djelmosha te parritur mire, qe u vrane te gjithe ne lufte per te mbrojtur nje pike strategjike te Podujeves, kunder komunisteve bullgare. Nje poet kete e ka quajtur "Termopilet e Kosoves". U vrane ne lufte per mbrojtjen e Kosoves: kolonel Fuat Dibra, komandant ne frontin e Gjilanit, bashke me te gjith shtabin e vet, kolonel Asllan Vela etj. Ata qe iu dorezuan me mashtrim brigadave partizane shqiptare ne Prizren, iu dorezuan prej tyre forcave jugosllave dhe keta, pa gjyq, i pushkatuan ne vend. Nga mesi i nentorit te 1944 per arsye te ngjarjeve te Luftes Boterore, Lidhja e Dyte e Prizrenit pezulloi veprimtarine ne atdhe, duke e vazhduar ate me pastaj ne mergim. Shpresohej per nje zbarkim aleat ne Ballkan, por kjo nuk u be asnjehere, veç Greqise. Duhej te kalonin mbi 60 vjet qe Kosova te ishte e pavarur, por jo me Shqiperine dhe me flamurin e Skenderbeut. E megjthate, mirenjohje dhe falenderime Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe, Gjermanise, Frances dhe Italise per çfare kane bere sot per Kosoven dhe popullin kosovar.

Ing.Genc S.Koka

Florida, Nëntor 2008

Marre prej RD Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 09:55am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 26 2008, 03:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dokumenti i pavarësisë së Elbasanit në arkivat e Beogradit

LEDIA LLESHI

26/11/2008 Zbulohet deklarata e pavarësisë. Korrespondenca e patriotëve elbasanas me Ismail Qemalin

ELBASAN- Me rastin e 96-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Elbasanit është publikuar edhe gjetja e dokumentit origjinal që atdhetarët elbasanas nënshkruan me ngritjen e flamurit në këtë qytet. Ky dokument i bërë publik nga prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallsi përmban edhe fjalët që u shkruan në këtë ditë të shënuar për Elbasanin, i cili ngriti i pari flamurin duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Dokumenti kryesor i shpalljes së pavarësisë së Elbasanit i gjetur së fundi dhe që i mungonte korrespondencës së grumbulluar nga Lef Nosi për pavarësinë tregon se si patriotët organizuan dhe shpallën pavarësinë. Në fjalët e tij shprehet mjaft qartë fakti i bashkëjetesës midis feve dhe kombeve të tjera fqinje. Bashkia Elbasan në këtë ditë të shënuar ka organizuar një sërë aktivitetesh me ceremoninë në Sheshin Aqif Pasha, pritjen nga shoqata “Elbasani” dhe shumë aktivitete të nxënësve për 25 nëntorin. Vetëm një ditë më parë Këshilli Bashkiak miratoi dhënien e titullit qytetar nderi për 3 patriotë që kanë marrë pjesë si delegatë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.

Dokumenti i zbuluar

Vjeshtë e 3-të 1912 Shpallje për vetqeverimin e Shqipnisë


“Na gjindja e Elbasanit, pa ndonji shtrëngim të jashtëm ose të brendshëm, por nga dëshiri ynë i lirë, bashkë me gjithë qytetarët e Shqipnisë po i bajmë të ditun gjithë botës së qytetërueme se sot shpallim vetësinë tonë fare të sh...... tonë nga mbretnia Ottomane tue u numurue si një komb i lirë i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjitha kombeve të Europës, shprehem se do të qeverisim me nder, drejtësi, dhe nji paansi të plotë, pa vanë re ndryshim feje apo dogme. Ç’ do shqiptar ose i huej do të mund të rrojë lirisht duke gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe na kemi nërmend të rrojmë vllazënisht edhe me qeveritë fqinjëse, pa dashur t’u bajmë as të paktin dam, por duke ju lutun të na ndihmojnë në vetqeverimin tonë edhe rrëzimin e qeverisë Ottomane

Rroftë Shqipnia e lirë. Kështu e baftë Zoti! Na përfaqsuesit e Elbasanit vërtetojmë të sipërmen duke vumë ndënshkrimin tonë”. Ndërkohë dokumentet e tjerë të ruajtur nga Lef Nosi tregojnë korrepsondencën e atdhetarëve elbasanas me Ismail Qemalin. (Ky dokument plotëson dokumentacionin (telegramet) e patriotit Lef Nosi në librin e tij “Dokumente historike 1912- 1918”

Elbasan, 12 Vjeshtë e Tretë 1328-1912 ora e natës

Shkëlqesisë së Tija Ismail Qemal Beut


Vlonë “Gjithë populli ynë, myslymanë e të krishtenë, me nji za kanë pranue idependencën e Shqipnisë, Në emën të gjithë popullit të prefekturës së Elbasanit, Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, zavendës mitropolit Papa Dhimitër Dhimitruka(klerikë).

Elbasan, 12 Vjeshta Tretë 1328-1912

Zotnisë Dervish Bej Biçakçiut

Marre prej Gazets Metropol Online


Elbasani, qyteti i parë që shpalli pavarësinë 96 vjet më parë

Elbasani është qyteti i parë që shpalli pavarësinë 96 vjet më parë, në 25 nëntor të vitit 1912. Kjo ditë u përkujtua dje me një sërë aktivitetesh që nisën me homazhet e pushtetarëve vendorë në bustin e Aqif Pashë Elbasanit (Biçakçiut), një ndër iniciatorët dhe firmëtarët e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së qytetit të Elbasanit. Ndërsa, historianët e Elbasanit e përkujtuan këtë ditë në një aktivitet të organizuar nga shoqata "Elbasani". Historiani Kujtim Bevapi, u ndal tek lëvizja e menduar e Aqif Pashë Biçakçiut, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ismail Qemalit, për t'iu kundërvënë marshimit të rrufeshëm të ushtrive serbe në drejtim të Elbasanit. "Ky akt dëshmonte se ushtritë pushtuese viheshin përpara një fakti të kryer dhe se nuk duhet të shkelnin në trojet e shtetit të pavarur shqiptar", tha historiani Bevapi, duke shtuar se më 25 nëntor 1912 Elbasani shpalli i pari pavarësinë kombëtare, duke e vënë kështu gurin e parë në themelet e kësaj pavarësie. Në telegramin që i dërgohet Isamil Qemalit pas aktit të mësipërm në emër të popullit të Elbasanit thuhet se, "gjithë populli ynë (Elbasanit) myslimanë e të krishterë me një za kanë pranue indipendencën e Shqipërisë". "Nuk janë të rastit fjalët e Ismail Qemalit që i drejtohej Aqif Pashë Elbasanit se 'ç'vend do të kem unë në histori nuk e di, sa për ju, emri juaj do të jetë i shquar nëpër faqet e ndritura të historisë'", tha më tej ai. Një ditë më pas, do të shpallnin pavarësinë Tirana, Durrësi, dhe më 27 nëntor, Kavaja, Peqini, e Lushnja. Telegrami për ngritjen e flamurit në Elbasan, që iu dërgua Ismail Qemalit ishte i firmosur nga shumë patriotë midis të tjerëve Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Abdulla Bej Tirana, etj. Si qytet i parë në Shqipëri, i cili shpalli pavarësinë në 25 nëntor, Elbasani ka merita të veçanta dhe një kontribut të madh në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1912.

Miranda Sadiku

Marre prej Gazets RD Online


Shqipëria, Kosova e viset e tjera gjatë Luftës së Parë Botërore

Cila ishte situata në Shqipëri, cilat ishin pasojat e menjëhershme për të dhe ato më afatgjata. Në korrik 1914, kur shpërtheu kjo luftë, Shqipëria ishte në gjendje të vajtueshme. Pushteti i qeverisë shqiptare ishte kufizuar vetëm në Durrës e Vlorë: në Shqipërinë e Mesme shtrihej pushteti i kryengritësve (është fjala për kryengritjen fshatare), viset e Jugut ndodheshin nën shtypjen e bandave greke, ndërsa krahinat e Lindjes ishin nën atë të serbëve. Shkodra ndodhej gjithnjë nën administrimin e forcave ndërkombëtare. Në këtë gjendje dhe nga përfshirja e saj edhe në teatrin e veprimeve luftarake të forcave ndërluftuese, shpërthimi i Luftës së Parë Botërore pati pasoja shumë të rënda për Shqipërinë. Fuqitë e mëdha, të cilat e kishin nën garancinë dhe kontrollin kolektiv shtetin shqiptar, tani ishin në luftë midis tyre. Garancia kolektive e tyre, e cila, ndonëse formale, ishte megjithatë një pengesë për realizimin e lakmive të vjetra të shteteve kapitaliste evropiane dhe të shteteve fqinje ballkanike, tani nuk kishte më vlerë. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ( KNK ), i përbërë nga anëtarë të shteteve ndërluftuese, u paralizua krejtësisht. Këta ia dorëzuan kompetencat e tyre Komisionit të Konsujve në Shkodër, të kryesuar nga ai italian. Me shpërthimin e Luftës, fuqitë e mëdha evropiane ndërluftuese shpejtuan ta përdornin Shqipërinë secila për vete, si një objekt të planeve të tyre luftarake. Qeveria e Vjenës bëri të gjitha përpjekjet për ta lidhur shtetin shqiptar me fuqitë qendrore dhe për ta hedhur atë në luftë kundër Serbisë. Por Princ Vidi dhe qeveria e Durrësit, në përputhje me statutin, nuk pranuan t’i shpallin luftë Serbisë dhe ruajtën asnjanësinë. Duke mos pasur më nevojë për Vidin, Austro-Hungaria në marrëveshje me Italinë vendosi ta likuidonte regjimin e tij. Vjena filloi të afrohej me kryengritësit, të pranonte edhe princin mysliman, që kërkonin ata, me qëllim që t’i drejtonte kundër Serbisë. Por jo të gjitha rrethet politike të vendit e aprovuan Princ Vidin për ruajtjen e asnjanësisë, sepse filloi të gjallërohej dhe rryma irredentiste, me të cilën u bashkuan edhe rrethe patriotike kosovare të përfaqësuara nga Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, që deri atëherë kishin bashkëpunuar me Vidin. Këta kërkonin që Shqipëria të rreshtohej përkrah bllokut të fuqive qendrore dhe të hynte në luftë kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. Rënia e Vidit e ktheu Shqipërinë në një gjendje ku do të vepronin të gjitha forcat që në thelbin e tyre, pavarësisht nga nuancat për çdo gjë që bënin, vetëm Shqipërisë nuk i interesonte, por vetëm interesave të tyre të ngushta politike. Shqipëria u shndërrua në shesh lufte dhe u pushtua nga disa shtete ndërluftuese. Italia dhe Greqia pushtuan pjesë të Jugut të Shqipërisë. Serbia dhe Mali i Zi, që luftonin përkrah Antantës, filluan pushtimin e një pjese të Shqipërisë. Forcat serbe arritën deri në afërsi të Durrësit, kurse ato malazeze në qershor të 1915-s pushtuan Shkodrën. Në këtë mënyrë, shtetet fqinje ballkanike dhe Italia po e shfrytëzonin Luftën e Parë Botërore për të realizuar planet e tyre pushtuese. Shansi më i madh iu dha Italisë me nënshkrimin më 26 prill 1915 të një traktati të fshehtë, sipas të cilit Italia aneksonte Vlorën, ishullin e Sazanit dhe krahinën rreth Vlorës. Gjithashtu kënaqnin interesat e Serbisë e Malit të Zi, duke u dhënë krahinat veriore të Shqipërisë si dhe Greqisë krahinat jugore. Me pjesën tjetër të Shqipërisë (afërsisht Shqipëria e Mesme) do të formohej një shtet shqiptar autonom i cunguar, i cili do të vihej nën kujdesin e Italisë. Traktati i fshehtë i Londrës parashikonte copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe përbente një shkelje të rëndë për tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe për pavarësinë e tij. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë e viset e tjera, u pushtuan nga disa shtete ndërluftuese, kryesisht të Antantës në Jug. Përmbajtja e Traktatit të Fshehtë të Londrës dhe pushtimi i Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore i shqetësuan shumë patriotët dhe mbarë popullin shqiptar. Sipas rrethanave pushtuese, sidomos në zonat malore, komitetet kombëtare brenda vendit dhe në diasporë përpunuan programin politik, i cili përmbante dy detyra kryesore: së pari, sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të tërësisë territoriale të saj; së dyti, rishikimin e kufijve të shtetit shqiptar të caktuar më 1913, me qëllim që të përfshiheshin edhe krahinat shqiptare që kishin mbetur jashtë tyre. Por jo vetëm në veprime politike, pasi gjatë viteve 1916-1918 në Kosovë e në vise të tjera shqiptare iu bë qëndresë pushtuesve bullgarë e austro-hungarezë.

Pasojat e Luftës së Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore përfundoi në vjeshtën e vitit 1918. Pas saj në hartën politike të Evropës u bënë shumë ndryshime. U përmbysën regjimet perandorake në Rusi, Gjermani, Austro-Hungari e në Turqi, lindën disa shtete të reja, zotërimet koloniale të vendeve të Bllokut Qendror kaluan nën kujdestarinë e shteteve fituese, u krijua shteti i parë komunist dhe u formua Lidhja e Kombeve , si organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e paqes. Këto ndryshime ndikuan në krijimin e një strategjie të re ushtarake nga shtetet e fuqishme ish-pjesëmarrës në luftë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkonin marrëdhënie të reja ndërkombëtare mbi bazën e “14 pikave”, propozim i bërë nga presidenti Thomas Udro Uilson më 8 janar 1918. Britania e Madhe kërkonte dobësimin e Gjermanisë, por jo shndërrimin e saj në shtet të dorës së dytë të Evropës. Edhe Franca kërkonte dobësimin e Gjermanisë, pasi ajo kishte qenë konkurrentja e saj në Evropë. Italia kërkonte zgjerim tokësor në kurriz të Austro-Hungarisë. Mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve fituese u shfaqën edhe për Ballkanin dhe për rajone të tjera të botës. Të gjitha këto u sanksionuan në marrëveshjet e konferencës së Versajës, duke filluar nga janari 1919, kur para saj shtetet e Bllokut Qendror, forcat e të cilave kishin shteruar, u detyruan të nënshkruanin njëra pas tjetrës armëpushimin dhe të pranoni humbjen. Kështu, vjeshta e vitit 1918 shënoi mbarimin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën morën pjesë 74 000 ushtarë dhe u kushtoi popujve 10 milionë të vrarë dhe 20 milionë të plagosur, me humbje të jashtëzakonshme materiale e financiare. Mbarimi i luftës e gjeti Shqipërinë në një gjendje të vajtueshme ekonomike e politike. Veprimet luftarake që u zhvilluan mbi tokën shqiptare i sollën vendit shkatërrime të mëdha. Të vdekurit nga zjarri i luftës, nga uria dhe nga sëmundjet epidemike llogaritën në dhjetëra mijë veta. Por mbi të gjitha mbarimi i saj shtroi para popullit shqiptar problemin jetësor të fatit të tij të mëtejshëm, problemin e ekzistencës ose jo të shtetit të pavarur shqiptar. Shqipëria ishte përsëri në rrezik të copëtohej midis shteteve fqinje sipas planeve të fuqive kapitaliste fituese të luftës, të cilat synonin të diktonin vullnetin e tyre mbi hartën e botës.


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Thu Jan 07 2010, 07:34am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 08:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një letër Baronit Ferenc Nopça!

» Dërguar më: 30/11/2008 - 11:21

Nga Dr.Përparim Kabo

Ishte kapërcyelli i pranverës 1933 Baron kur Ju vendosët të takonit vdekjen me paramendim dhe me një gjakftohtësi shëmbullore.
Amanetet që latë, patët jo pasuritë dhe pronat por punimet shkencore, dorëshkrimet, skicat dhe vëzhgimet në teren;
kur paraprakisht po atë ditë Ju i dhatë profesor Joklit “një listë të dorëshkrimeve që ju kish mbetur dhe luteshit që në bashkëpunim me kontin Paul Telekin në Budapest të gjendej mundësia që të botoheshin”!
Unë Ju kujtova në 24 prill Zoti Nopça sepse këtë vitë u mbushën plot 75 vite nga ajo ditë e symbyllësisë suaj, porse ka një arsye që letrën po ta nisë sot! Kemi vendosur që së bashku me bashkëpatriotët e tu hungarez që punojnë sot në Ambasadën e Republikës Hungareze në Republikën e Shqipërisë, ne petagogët dhe studentët e Universitëtit të Drejtësisë “Luarasi”, njërit nga auditoret t’i vëmë emrin Ferenc Nopça!
Jam i sigurt që ndjehesh i prekur nga gjesti ynë por, është fare pak kjo që ne bëjmë për të nderuar veprën tënde si albanolog dhe ballkanolog i përkortë.
Vepra juaj as mund të humbte, as edhe mund të braktisej nën pluhurin e injorimit vrastar, por as edhe mund të zihej në çarkun e komplotit të haresës që trembet nga “të vërtetat e vërteta”!
Për ata që pak dinë, apo pak duan të dinë; me lejen tuaj Baron ose “Zotni” si edhe të thërisnin malësorët shqiptar; njerëzit e tu të dashur; më lejo të listoj studimet e tua fundamentale që ju bëjnë nder juve; por edhe shkencave albanologjike.
Botimet tuaja të viteve 1915-1932 përfshinë fusha si:”Parahistorinë dhe historinë e kahershme shqiptare”, Etnologjinë, Gjeografinë dhe Historinë e Kohës së Re, por është edhe “E Drejta Zakonore Shqiptare” dhe punimet e hershme si “Shqipëria Veriore Katolike”(Budapest 1907),
“Prej Shalës në Kelmend”(Sarajevë 1910),”Shtëpia dhe Këshilli familjar në Shqipërinë veriore katolike(Sarajevë 1912).
Pra i gjithë hulumtimi Juaj Baron Ferenc Nopça, janë deduksionet nga vrojtimet direkte, me një valencë komunikimi që gjendet vetëm tek Ju! Ferenc Nopça është i vetmi që jetoi dhe punoi në Shqipëri si shqiptarë.U vesh si shqiptarë, mësoi dhe fliste shqip, u ushqye dhe udhëtoi si një malësor shqiptarë, e njohi dhe e perdori “të Drejtën Zakonore” si një shqiptarë 24 karatsh!
E takoi natyrën shqiptare dhe njerëzit e saj të të gjitha besimeve jo si i “huaj”, si kurioz e aventurier apo si ekzibicionist, por si një shqiptarë që “një here ishte në gjak”, një here në pritë, herën tjetër i bujtur tek miku, dhe në rrethana të caktuara si shqiptari që rrezikohet të humbasi atdheun, trojet historike apo të drejtën shtetformuese.
Në këtë këndvështrim, Ferenc Nopça është jo thjesht studjues i historisë sonë, ai është pjesë e saj; me mëndje, me zemër dhe me investim shkencor e shtetformues, ku bëjnë pjesë kufijtë, pasuritë natyrore, forma e regjimit dhe prosperiteti i Shqipërisë Europiane.

Veprat më të njohura të Ferenc Nopçes janë:”Ndërtimet, zakonet dhe monumentet historike të Shqipërisë së veriut”(Berlin&Leipzig 1925) dhe monografia e tij themelore me 620 faqe,”Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut”(Õhrlingen 1932).

Të bëjë me dijeni Zoti Nopça se trashëgimia juaj shkencore për studimet paleontologjike shkoi në Muzeun Britanik të Londrës!
Shpirti yt shkencor, ai që nuk vdes në të gjitha kohërat, sepse është “zjarri që i ngroh mardhëniet mes popujve kombeve dhe vendeve. dhe nuk i djeg ato”; është pra i arkivuar! Ai pretë të lexohet kuptohet dhe riinterpretohet, nga studjuesitë e rinj por edhe nga brezat e rinj në përgjithësi.Shkenca nuk të lë të gabosh duke folklorizuar gjithçka dhe duke glorifikuar vlera të pa qena ose të porositura.
Kontributi juaj shkencor me drejtëpeshimin dhe hulumtimet e gjalla, sjell të vërteta që ndihmojnë edhe sot për ekuilibrat jo thjesht shqiptare por edhe më gjërë, ai ndihmon për pikërëndesat ballkanike!
Ti trokite në “portën e rëndë të intrigës ballkanike” duke hyrë nga konaku shqiptar i besës, e ndaj; përpos letër njoftimit kishe si bashkëudhëtar armën; pra e vendose gurin atje në qoshen mbajtëse. Pa armë e dije se do të ishe i humbur ndaj haptas me leje apo tinëz, sa herë që hyje në Shqipërinë e dashur si një malsor e doje armën këtë mik të panadarë, sepse kishe koleg dhe shok jete!
Si shkruani Ju Baron;”…I huaji fiton emër të mirë, kur në një moment vendimtar nuk e harron përse e mban pushkën.Tamam shqiptar,kjo është mburrja më e madhe që arin njeriu në këto vise”.(Udhëtime në Ballkan, faqe 168,botimi shqip Shtëpia Botuese Plejad).
Dy zakonet kryesore që e mbajtën antropologjinë shqiptare që të mos përçahej e coptohej për shkak të fesë apo krahinizmit; dialektalizmit apo përkatësive konjukturale të tregut imperial; ishin vllamënia e kumbaria. Ju Zoti Nopça jo thjesht i përshkruani ato por i realizuat sepse me Qerim Sokolin nga Bugjioni në prani të dëshmitarit Deli Nou,”lidhët gishtat e vegjël të dorës së djathtë,i shpuat dhe morrët nga një pike gjaku e njomët me to dy copëza sheqeri ja dhatë njëri tjetrit për t’i ngrënë u përqafuat dy here dhe thirët mandej hair”. Kështu u bëtë vëllam!
Ndërsa në 1907-n Ju u bëtë kumbarë për Sokol Shytanin nga Shala dhe në vitin 1909 për Nik Prelocin nga Gruda.
Ju u veshët si shqiptar dhe i pret flokët si shqiptar, duke e qethur kokën lartë dhe duke lejuar bishtin e gjatë e duke krijuar atë që quhej Perçe. Kjo mënyrë të sjelluri për Ju ishte ambjentim, njësim me vendasit dhe komunikim me njerëzitë autokton.
Sa bukur e përshkruani ju këtë Baron kur shkruani:”Fillimisht kur erdha në Shqipëri do të kisha zgjedhur që të shmangia veshjen e kostumit kombëtar shqiptar…kjo do të dëmtonte figurën time.
Por kur të gjithë më njohën …më thonin se unë prej qëndrimit tim të gjatë në malësi isha bërë një malësor i vërtetë, kësisojë mund tja lejoja vetes këtë lluks…Nëse ulesha i veshur me rroba shqiptare, atëherë prania ime nuk bezdiste…”(Vepra e cituar faqe 208-209).
Me sa veneracion flisni Ju për veshjen e Ujmishtit që mbanit në trup si vendas prej zemre dhe shpirti!
I nderuar “shqiptari” i mirë Nopça, Ju e njohët të drejtën zakonore si rrallë kush dhe e përdorët në zgjidhjen e mjaft konflikteve gjithnjë duke nxjerë në pah anën racionale, paqësore dhe jo konfliktuale e shpaguese të Kodit.
Tek rëmojë në kujtimet e tua më ka mbetur në mëndje rasti i vëllait të kumbarit tuaj i cili ishte fejuar me një vajzë nga e Dardha e Shoshit dhe se si e zgjidhët Ju këtë rast pa sherr, pa gjakderdhje apo shkishërim.Si shkruani Ju Baron Nopça;”Të gjitha palët e pranuan kompromisin….Pa kaluar 14 ditë vëllai i Sokolit shkoi në altar bashkë me nusen e tij dhe qysh atëherë unë jam bërë mik i ngushtë me të dyja familjet, atë të Shalës dhe atë të Shoshit dhe shpesh kam bujtur atje.”(Po atje faqe 224).
Ju iu dhimsej jeta e shqiptarëve dhe bëtë çmos të shmangej gjakmarrja si në rastin e martesave të kryqëzuara katolikë me myslimanë, por mbi të gjitha për të shmangur martesat e fëmijëve nën moshë pa lejen e tyre; raste që përfundonin shpesh në hasmëri apo gjakmarrje.Si edhe nënvizoni Ju Zoti Ferenc Nopça,”Këshilli shqiptar i vitit 1893 me të vërtetë e mallkoi këtë,por vetëm në mënyrë platonike”. Më josh në gjithëplanësi interesash ky forum mbarë kombëtar dhe ndjehem i zbrazur që, nuk kam informacion dhe njohuri për të. Por dua të të them se edhe sot vijojnë martesa të të tilla me të gjithë recitalin e rrethanave apo pasojave në raste mosrealizimi apo refuzimi. Duket tejet arkaike në një shoqëri institucionale si edhe jemi sot, por ja që ndodh. Ai që ju quanit morali mesjetar dhe kultura mesjetare për shqiptarët e fillim shekullit XX, ende nuk është tretur përfundimisht për të ardhur në formën e një kujtese dhe tradite historike të çertifikuar për të shkuarën e kapërcyer përfundimisht.
Si rrallë kush ju i mbrojtët shqiptarët malësorë katolikë të veriut dhe nga planet djallëzore të Xhonturqëve që, fillimisht donin tinëz dhe pabesisht të çarmatosnin 100.000 malësorët e besimit katolik dhe më tej ti nxirrnin jashtë Shqipërisë, duke i zëvendësuar me muhaxhirë mysliman të Bosnjës.
E demaskove këtë plan të gjeneralit Turgut Shefqet Pasha sepse lotët e Ded Gjon Lulit dhe fjalët e tij se “po na lini vetëm e po na detyroni të trokasim tek armiqtë tanë historik në Mal të Zi për ndihmë” të nervozuan keq, aq sa ju u ndeshët edhe me Ministrin e Jashtëm të perandorisë Austro-Hungareze të kohës, dhe kur gjetët edhe tek ai një qëndrim refraktar e shputë çështjen në gazetat e kohës duke dalur hapur në shtyp.Por u kujdesët që edhe t’i armatosje malsorët trima.Ju mbrojtët kështu një nga pjesët më vitale të antropologjisë shqiptare, ajo që me fanatizëm dhe përballë sfidash kishte ruajtur “identitetin e parë” të qytetwrimit tonë europianë, fenë tonë të fillesës që kur lindi monoteizmi e Shën Pali palli në kodrat e Durrësit dhe që, kishte lëvruar si askush tjetër gjuhën e pastër shqipe e zakonet autoktone të pa përçudnuara nga konvertimi mysliman i pjesës më të madhe të shqiptarëve.
Mbrojtët kështu baron Nopça, atë që kishte mbetur si “trupi romak”, si mëndje latine dhe si orientim shpirtëror nga perëndimi i antropologjisë shqiptare. Pasi në Bizant antropologjia shqiptare u strukturua si:”Trup Romak, Mëndje Greke dhe Shpirt Mistik Oriental”, dhe më tej me pushtimin osman u deformua si “njësi orientale, fetare, shtetërore e ushtarake” me rrezikun në “teh të thikës”; për të humbur përfundimisht identitetin europian që, edhe sot e gjithë ditën “Baroni Fisnik”, e kemi të ciflosur, shpesh të goditur e baltosur dhe, gjithnjë në rrezikun e të qënit të helmuar në atmosferën prapaskenore të vendimmarries europiane.
Ju i nderuari “Hungarezi me gjak e dell shqiptari”, erdhët tek të vërtetat e mëdha historike nga shkenca.Hulumtimet në teren dhe gjetjet arkiologjike të krahasuara me rreth 600 vepra të lexuara dhe ndoca më shumë, 1000 të konsultuara ju shpunë tek përfundimi i origjinës thrako-ilire të shqiptarëve. Dëshiroj të të them Baron se këtë tezë e mbron sot një shkencëtar hungarez, albanologu i shquar Ichtvan Schyncz edhe pse në kapërcyll të pasëm të të 80-tave.
E takova në shtator të këtij viti në Budapest dhe drekuam në një restorant, më të vjetrin në Buda që nga shekulli XIX, ku gatuhet më mirë peshku në Hungari.
Për fatkeqësin time nuk e kujtoj dot emrin, por jam i sigurt që ju do të keni qenë atje. Ajo çka më tha zoti Schyncz ishte një punim i tij kundër një spekullimi të disa pseudo studjuesve që duan t’i nxjerrin shqiptarët dhe shqipen nga rumunët dhe rumanishtja.
Jam i sigurt që kjo të jep arsye të vini buzën në gaz Baron por, edhe të ngazëlloheni që studiuesitë seriozë hungarezë janë të palëkundur në tezat për autoktoninë dhe origjinalitetin e shqiptarëve.
Hulumtimet e tjera më të thella ato mitologjike ju çuan në pikën fundore, tek rrënja pellazgjike e kësaj popullësie. Kjo autoktoni e këtij populli, e kësaj antropologjie, që nuk kishte ndëruar vendbanim, dhe kishte ruajtur gjuhën dhe ritet, që nuk kishte humbur e nuk ishte deformuar; pasi nuk qe përzjerë me popullësi të tjera pushtuese apo fqinje; ju shpuri tek përfundimi se shqiptarët ishin europian të vjetër, të paktën qysh nga koha kur mitika e tyre fliste për Ciklopin Polifem.Të faleminderit shkencëtari Nopça!
Shqiptarët sipas jush kishin të gjitha atributet dhe vlerat për të qenë një kombë më vete me një shtet autokton.
Ne të gjithë duhet të të jemi mirënjohës për atë që bëtë qysh më 1910 kur e habitët Profesor Singer dhe Dr. Kramer me platformën tuaj për Ballkanin dhe veçanërisht për Shqipërinë, ku ju deklaruat:
“Si program politik kërkoja një Shqipëri autonone, sa më shpejt dhe sa më e madhe që të ishte e mundur, në mënyrë që nga rënia e pashmangshme e Turqisë, Shqipëria të shndërohej automatikisht në një vend të pavarur.” (Vepra e cituar faqe 260)
Ka një tezë se shqiptarët dhe hungarezët ngjasojnë, si unikal në identitein dhe vlerat e tyre, megjithëse ka një dallim.Shqip flasin vetëm shqiptarët ndërsa gjuha hungareze si finohungriene ngjason me finlandishten dhe estonishten.Bile në verën e 2006-s u zhvillua edhe një festival për etnografinë finohungriene në trevën e origjinës që sot është në teritorin e Rusisë.
Por dëshiroj të përmend një përfundim ku ju me të njëjtin pathos e dashuri flisni edhe për Hungarinë atdheun tuaj dhe, për Shqipërinë atdheun tuaj të dytë.” Hungarezët dhe shqiptarët-shkruani ju- ishin gjithsesi të vetmet kombe,të cilat jashtë perandorive përkatëse nuk kishin asnjë qendër graviteti kombëtar.Si rrjedhojë,për të dy perandoritë dilte që edhe nga pikëpamja centralizuese, e vetmja politikë e drejtë të mund të ishte që në të gjitha kombet e ndryshme të vështirësojë propagandën nga jashtë dhe të pranojë përfitimin financiar dhe privilegjin politik dhe kombëtar të hungarezëve dhe shqiptarëve”.(Vepra e cituar faqe 282).Më tej ju konludoni se me prishjen e këtyre dy perandorive të mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe asaj Turko Osmane; hungarezët dhe shqiptarët të kishin mbretëritë e tyre. Besonit sinqerisht tek aftësitë shtetëformuese të shqiptarëve dhe të parapëlqeje të përmendje thënien e vjetër arabe që thoshte se;”Ku shkel turku thahet bari”.Ndaj identitetin shqiptar e lidhje me historinë, me kulturën e vjetër romake bizantine, me pasuritë toksore e nëntoksore dhe me vlerat antropomorale dhe antropolkulturore të tyre.
Kur filloi Lufta Ballkanike, Ju baron Nopça anticipuat dhe ngritët zërin për rrezikun e coptimit të Shqipërisë.
Sigmatizuat pa më dyshje planin e Malit të Zi për një sulm drejt Shkodrës dhe planin e serbëve për Serbinë e Madhe. Ndërsa kur fusha e bukur e Çamërisë u shkul nga trungu më 1913 ti the me dhimbje se “Shqipëria u pre në mes”,dhe po kaq dhimbje ndjeve për Kosovën që mbeti nën Mbretërinë e sllavëve të Jugut.
Por kam lajmin e mirë Baron që prej 17 Shkurtit të këtij viti Kosovën e kemi shtet më vete jashtë Serbisë, por jo me pak shqetësime e pengesa!
Të nervozuan dhe ligështuan vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në 1913 ndaj dhe nuk mund të mos ishe në Kongresin Shqiptar të Triestes në 27 shkurt 6 mars 1913 ku u diskutua për kurorën mbretërore dhe gjasa kishte që përpara Princ Vidit ta merrnit ju atë post.Përfaqësuesi i qeverisë austriake Zoti Makvatz ndiqte nga afër punimet dhe një njomisht nga dera e Kastriotëve Markezi Kastrioti nga shqiptarët e Italisë ja kishte behur atje.Takove Faik bej Konicën; Presidentin e Kongresit,Hilë Mosin,Dervish Himën e Fazil Toptanin por edhe pinjollin e vogël të familjes së Ismail Qemalit dhe u tregova aktiv dhe i zgjuar për punimet dhe korespondencën diplomatike; por nuhate gjithashtu rezikun që i kanosej Shqipërisë për kufijtë dhe vijimin më tej si shtetë i pavarur.Burrat e shtetit i njihje Ismail Bej Qemal Vlorën e Bajram Currin, por dhe batakçinjtë si Esat Toptanin e njihje fort mire. Edhe si të pabesë edhe si provincialist anadollak, edhe si Kryexhandar i vetshpallur që shpinte në Turqi kuaj dhe femra për t’i kaloruar të parët dhe për t’i përdorur të dytat.
Ju nuk u shpallët mbret i shqiptarëve por, nga viti 1938 pesë vite kur ju u larguat nga kjo botë; shqiptarët patën një mbretëresh hungareze nga familja e nderuar e Appony-ve, një trëndafil të bardhë ngë Kodra e Gelertit atje buzë Danupit mendimtar.
***
A të ka marrë malli Baron për atë shtëpinë në Shkodër të Bep Muzhanit ku t’i jetove, e ku hynin e dilnin shërbëtorët e tu nga të gjitha trevat dhe besimet fetare e të njoftonin për gjithçka ndodhte; aq sa shtëpia juaj konsiderohej si nënkonsullata Austro Hungareze.
Me sa adhurim shkruani për ta Zoti Nopça:”Midis meje dhe shërbëtorëve nuk ekzistonte marrëdhënie zotëri-shërbëtor.
Përkundrazi unë në kuptimin e plotë të fjalës isha ‘primus inter pares’. Juridikisht kjo përligjej, pasi këta njerëz në çdo çast ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre për mbrojtjen time, çka dihet mirë që nuk mund të kërkohet nga një shërbëtor i zakonshëm”(Vepra e cituar faqe 463)
Sa mirë do të ishte ta ngrinim si muze atë shtëpi ku të vendoseshin orenditë që ti përdore, modele të veshjeve dhe punimet e tua, hartat që skicove për gjeografinë e gjeologjinë dhe skicat me matjet e sakta këndore për rreth 2000-2500 km rrugë.(Në 1912 Shqipëria kishte vetëm 160 km rrugë me kalldrëm për qeret. Shënimi im -PK)
Do të ishte një mrekulli të kishim atë instrumentin e thjeshtë ANEROIDI-n, me të cilin mate lartësitë e maleve në Alpe, kur si një eksplorator ju qepe Bjeshkëve të Namuna! Të kishim busullën tënde Peigneé me të cilën matje këndet e rrugëve, të kishim dhe ato “mijëra fotografi, këndëvështrimet e të cilave ishin sjell në skicat e rrugëve dhe ishin fiksuar në matjen e këndëve”. Po të kishim edhe atë aparatin tënd fotografik ku hyri si me magji e gjithë bota shqiptare.! Atëherë bashkë me veprën e shkrojtur do të të kishim edhe më të pranishëm, Ty Baron Ferenc Nopça; që guxoj të të quaj Marko Polo i universit shqiptar!
Vepra juaj e veçantë, lidhet edhe me rrathanat historike.Po i vinte fundi dy perandorive asaj austro-Hungareze dhe Turko Osmane, po hidheshin themelet e një Shteti Shqiptar në Ballkan dhe po afronte lufta e Parë Botrore!
Ndaj Ju e nisët rrugëtimin tuaj si një aspirant i ri në fushën e shkencës së paleontologjisë për të zbuluar mbetjet e Dinosaurëve por, fati historik Ju shpuri të zbulonit “Dinosaurin” më të çuditshëm, me historinë, kontributet dhe marëzitë e tij, atë me emrin BALLKAN, që do të thotë male të egra. Ashtu kanë mbetur Baron, vetëm urat e dijes dhe shkencës mund ti ruajnë solid nga origjina por edhe mund t’i bëjnë europianë nga komunikimi.
Ne sot po vëmë një shënjë në këtë udhëtim të ri ku kemi si instrument orientimi edhe emrin, edhe veprën, edhe kontributin tuaj!
Të faleminderit Baroni i shqiptarizmës Nopça!


Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:00am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 15 2008, 04:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Turqit zhdukin armet antike

Aleksander Ndoja

E Hene, 15 Dhjetor 2008

Rreshen- Fadromat zbulojne shpellen e rralle pergjate segmentit ne ndertim Rreshen-Kalimash, por brenda disa ditesh vendi hidhet ne ere me tritol duke zhdukur te gjitha gjurmet e ketij vendi historik dhe me vlera per arkeologjine. Skandali eshte bere i ditur nga punetoret shqiptare, qe akuzuan ata turq se shkaterruan kete objekt dhe moren prej andej arme te shumta antike, heshta, shpata dhe afresket e gjetura ne brendesi, duke i larguar ne menyre te fshehte. Autoritetet vendore ne zonen e Fanit bene me dije se kishin degjuar per kete ngjarje te ndodhur ne muajin nentor te ketij viti por te mbajtur sekret dhe se diten e sotme do te kryejne nje inspektim ne kete zone. Punetoret u shprehen per gazeten "KJ" se atyre u eshte thene nga punonjesit turq se po te tregonin do te hiqeshin nga puna dhe menjehere jane zhvendosur per nje sektor tjeter te kantierit.

Punetori

Shpella eshte zbuluar gjate punimeve te kryera ne fshatin Konaj, kur fadromat e firmes "Bechtel-Enka" shembnin nje pjese mali. Punetori F. Gjoka, rrefen per gazeten se aty gjendeshin edhe 20 punetore te tjere shqiptare, pervec atyre turq. Por keta te fundit qe po punojne per ndertimin e autostrades Rreshen-Kalimash, kane mbajtur te fshehur gjetjen e nje vlere jashtezakonisht te madhe historike gjate kohes qe punonin per nxjerrjen e inerteve per trasene e rruges. "Pasi zbuluam shpellen, dalluam brenda vizatime te ndryshme dhe sende te tjera. Por ata nuk na lejuan te punojme me ne kete sektor dhe menjehere jemi zevendesuar me punonjes te kombesise turke, me qellim mbajtjen sa me te fshehet te ketij skandali", thote Gjoka.

Ngjarja

Ka qene fillimi i muajit nentor, kur nje grup punonjesish te firmes Bechtel-Enka, kryesisht te kombesise turke dhe shqiptare, kishin marre detyre te canin nje pjese te maleve, ne fshatin Konaj te komunes se Fanit ne Mirdite. Banoret e zones dhe vete punetoret shqiptare te treves se Mirdites e dinin se ne lashtesi ka qene e ndertuar "Kalaja e Anderfajt". Madje edhe tani ne kete vend dallohen qarte rrenojat e kesaj kalaje per te cilen flitet ne dokumentet historike dhe ne libra te ndryshem, si "Fani dhe njerezit e tij". "Sapo makinerite tona filluan te germonin ne faqen e malit per te nxjerre prej andej gure te cilet thermohen ne nje gurore dhe me pas hidhen ne rruge, kemi pare se si u hap nje shpelle brenda se ciles dukej nje hapesire e madhe", tregon F. Gjoka per gazeten. Ai shprehet se ka arritur te shohe qe muret ishin te veshura me vizatime te ndryshme murale te cilat ishin te ruajtura mire. "Me tej morem urdher per t'u larguar menjehere prej aty, madje jemi porositur qe te mos flasim asnje fjale, ne te kundert do te largoheshim nga puna. Kemi mesuar se ne ate sektor personeli eshte i kombesise turke", vijon punetori. Dyshohet se ne shpelle jane gjetur nje numer i madh armesh antike, si heshta, shpata apo afreske te ndryshme, qe mund te kene pasur destinacion Turqine, pasi ngjarja u mbajt e fshehte dhe nuk iu raportua autoriteteve vendore sipas procedurave qe ndiqen ne keto raste.

Zyrtaret nuk u vune ne dijeni, firma duhet te raportonte ngjarjen

Mbajtja sekret e ngjarjes eshte kthyer ne nje legjende ne zonen e Mirdites. Cdo dite e me shume flitet per kete skandal te punetoreve turq, ndersa ata shqiptare shprehen se disa dite me pas ky vend eshte hedhur ne ere me tritol duke prishur vendngjarjen. Nderkohe qe ne pershkrimin e kontrates me qeverine shqiptare ka nje pike detyruese kur eshte fjala per ruajtjen e vlerave historike. Burime te sigurta konfirmojne se ne ambientet e shpelles jane gjetur dhe nxjerre prej andej nje sasi e konsiderueshme armesh antike. Ato jane future menjehere ne mjetet e firmes dhe nuk ka ndonje percaktim te qarte per destinacionin e tyre, ndonese jane nje pjese e rendesishme e historise se shqiptareve. Mesohet se kjo ngjarje nuk eshte shenuar as ne procesverbale apo regjistrat e firmes dhe prej nje muaji asnje prej zyrtareve nuk eshte informuar per zbulimin e shpelles ne zonen e Fanit.

Konaj, vendi rrethohet me roje

Prej nje muaji, ne fshatin Konaj, zona e Fanit, vendi eshte i rrethuar me roje dhe askush nuk lejohet qe t'i afrohet shpelles, e cila eshte gjetur ne nje zone historike, kur prej shekujsh ka qene e ndertuar "Kalaja e Anderfajt". Megjithese vendi nuk eshte ne linjen e ndertimit te rruges, por ne nje zone te paracaktuar per te marre gure per inerte, hyrja e shpelles eshte mbuluar serish, per te mbuluar gjurmet e nje vjedhje te mundshme.



Sapo marre prej Gazets Koha Jone

Ishalla nuk asht i vertet ky lajm e ishalla jan vetem supozime e thashetheme sepse do te ishte metaman lajm i keq fort per historin tone arkeologjike


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:01am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 15 2009, 01:21pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Citatet e të huajve në librin e Mishës, poshtëruese

» Dërguar më: 15/01/2009 - 13:53

Arben Puto(...vijon nga dje)

Çështja shqiptare doli që në kohën e Kongresit të Berlinit si problem i diplomacisë. Por kur flitet për Kongresin e Berlinit, përmenden fjalët e njohura tanimë banale të Bismarkut se "nuk ka një kombësi shqiptare". Më mirë le t'i referohemi raportit të ambasadorit anglez në Stamboll Goschen, i cili kishte formuar bindjen se Lidhja e Prizrenit nuk duhej parë si instrument në duart e Turqisë, siç insistonte veçanërisht Rusia, por ishte një shprehje e mirëfilltë e një lëvizjeje me motive kombëtare, e cila "duhej pasur parasysh në kombinacionet politike të s'ardhmes në Ballkan". Për më tepër, ngjarjet e fillimit të shekullit XX e shtruan çështjen shqiptare si një element të pandarë të rregullimit ballkanik pas rënies së Turqisë. Është punë e gjatë të përshkruhen gjithë zhvillimet diplomatike rreth Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-1913. Pavarësia nuk ishte "dhuratë".

Le të sjellim dy citate që shprehin dy mentalitete.

Njëri është i Mustafa Krujës që thotë: "Mos na gënjejë mendja: Shqipnin e shpëtuen rrethanat ndërkombëtare, sikurse po rrethanat ndërkombëtare e patën krijue e jo na" (Nga letërkëmbimi me P. Paulin Margjikaj, Shkodër 2006).

Tjetri është i Lumo Skëndos (Mithat Frashërit): "Më 1912 ishte shfaqur në shqiptarët një besim i rrezikshëm dhe fort i dëmshëm, pas të cilit Shqipërinë s'e bënë shqiptarët, po e bëri Evropa.

Ky mentalitet kishte për rezultat fatal një apati, një mefshtësi dhe një moskujdesje. Me qenë se na bënë të huajtë, atëherë neve s'na binte ndonjë barrë, ndonjë detyrë. Logjika - vërtet një logjikë e shtrembër - e donte që kush e bëri, kush u bë shkak të bëhet, ai le të përpiqej ta krente në krye".
L. Skëndo e dënon ashpër këtë mentalitet: "Është një gjykim i vdekshëm që vret dhe shkatërron ... çdo responsibilitet për një komb. Kurse tani, më 1920, Shqipëria u bë, u krijua, u gatua jo vetëm prej vetë shqiptarëve, por edhe kundër Evropës, kundër gjithë pushteteve dhe kombeve mbështjellë rreth Konferencës së Paqes. Punën e bënë vetë shqiptarët, kundër keqdashjes së të tjerëve, pa asnjë ndihmë syresh, as edhe makar një simpati platonike. Është e vërtet, kjo simpati nuk vonoi të vijë, kur pa bota se shqiptari përpiqej për veten e tij, me fuqinë dhe mjetet e tij".

"Një ngjarje e tillë konkludon L. Skendo, - ka një rëndësi të madhe për historinë e një kombi. Ushtron veprim dhe influencë gjithë jetën e tij. Është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që ai gjendet në errësirë dhe në të keqe, në çdo kohë e në çdo rasje. Të mbajturit mend e akteve të mëdhenj të patriotizmës është një lumturi dhe një detyrë" (L. Skendo, Problemet e Shqipërisë indipendente, Revista "Përpjekja", viti II, nr.3, fq. 94-95).

Faktorin e brendshëm e quan determinant edhe një autor i huaj si profesori francez i së drejtës ndërkombëtare R. Redslob, i cili heq një paralele të Principatës së Vidit kundrejt veprës së Kongresit të Lushnjës. Ai shkruan: "Kur Fuqitë e Mëdha pretenduan të ngrinin Shqipërinë si principatë me Princ Vidin në krye kjo ishte nga ana e tyre një vepër pa themel. Monarkia e re nuk u krijua veçse në imagjinatën e diplomatëve, ...ajo nuk jetoi kurrë se nuk hodhi rrënjë në popull asnjëherë. Pastaj plasi Lufta I dhe, vetëm pas një periudhe të gjatë anarkie, luftërash e trazirash, Shqipëria mundi të bëhej me forcat e saj të gjalla, me vullnetin e saj, që është edhe e vetmja mënyrë për të themeluar një shtet" (R. Redslob, Les principes du droit des gens moderne", fq. 63).

Viktimizimi

Në dy- tri faqe, autori i bie shkurt atij që quan "produkt tjetër të vizionit historik të shekullit XIX" që ka lenë gjurmë "në psikikën tonë kolektive", pa kapërcimin e së cilës nuk mund të arrijmë "në një vizion bashkëkohor për historinë". Është fjala për "sindromën e viktimizimit historik", d.m.th. për atë histori që i bëri shqiptarët "gjithnjë si viktima të të tjerëve dhe asnjëherë si përgjegjës të fatit të tyre historik". Kjo është thjesht një "alibi" nga ana e historiografisë për të injoruar përgjegjësinë gjë që pengon arritjen e një përballjeje kritike me të shkuarën", "një etapë e domosdoshme në rrugën drejt pjekurisë politike" (fq. 68).
Nga kjo del se historia jonë e ka tepruar duke i quajtur "shqiptarët viktima" dhe jo përgjegjës. Eshtë edhe ky një aspekt i historisë sonë. Por nuk mund të vihen në një plan "viktimizimi" dhe përgjegjësia. Kjo temë është një nga faqet më tronditëse të tragjedisë së kombit shqiptar (përpara "përgjegjësisë"). O kanë qenë shqiptarët viktima, o s'ka popull tjetër ta ketë pësuar si ata në Evropë. Së pari, vjen copëtimi i kombit më dysh gjysma e kombit jashtë. Pastaj me radhë mizoritë e llahtarshme në veri dhe në jug. Duhet lexuar raporti i Fondacionit amerikan Carnegie i vitit 1914 që bën një tabllo tronditëse të genocidit dhe spastrimit etnik në trevat shqiptare.
Është e vërtetë se në opinionin dhe politikën evropiane të kohës kishte një paragjykim se nuk duhej lejuar një "Turqi e vogël" në Evropë. Por peshën kryesore në balancë e hedhin metodat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha një shekull më parë. Vështirë të thuhet se ato niseshin thjesht që t'i vinin shqiptarët përpara "përgjegjësisë". Ato synonin vendosjen e sferave të tyre të influencës në Ballkan pas rënies së Turqisë. Dy ishin Fuqitë që ndërhynë më shumë, Rusia Cariste dhe Austro-Hungaria. Rusia synonte shtrirjen e influencës së saj në Gadishull nëpërmjet zgjerimit të shteteve sllave. Trevat shqiptare ishin tani "plaçkë lufte". Austro-Hungaria katolike nuk donte ta dënonte kombin shqiptar për konvertim në islamizëm. Në të kundërt ajo doli si mbështetësja kryesore e çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës më 1912-1913. Ajo paraqiti hartën e kufijve të shtetit të ri, varianti i vetëm që përfshinte trevat e banuara nga popullsi shqiptare me Kosovën dhe Çamërinë.
14 pikat e Presidentit Amerikan Wilson në vigjilje të Konferencës së Paqes të vitit 1919 kishin të gjitha karakteristikat e një kthese në politikën e Fuqive dhe metodat e diplomacisë. Ai denoncoi dhe rrëzoi Traktatin e Fshehtë të vitit 1915 që vendoste copëtimin e plotë të Shqipërisë. Në konferencë dhe jashtë saj doli si mbështetës kryesor i rimëkëmbjes së shtetit shqiptar. Në periudhën midis dy luftrave Evropa zhytet në ferrin e agresioneve zinxhir të Gjermanisë hitleriane dhe Italisë fashiste. "Viktimizohen" Kosova dhe Çamëria. Më 1939

Shqipëria është përsëri viktimë.

Paslufta hapet me një eveniment epokal: pajtimi i Francës dhe Gjermanisë. Vjen një kohë tjetër. Krijohen struktura ndërkombëtare që monitorojnë gjendjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Nuk funksionon më alibija e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit. Genocidi dhe spastrimi etnik serb kundër popullsisë shqiptare njëmilionëshe të Kosovës kufizojnë me mizoritë e 1912-1913. Nuk ka më paragjykim të së shkuarës, as fetar, as racist.

Faktori ndërkombëtar - SHBA dhe aleatët e NATO-s ndërhyjnë ushtarakisht, rrëzohet pushteti represiv i Millosheviçit dhe populli "mysliman" i Kosovës fiton të drejtën e vetëvendosjes dhe krijon Republikën e tij.
Nuk kanë të rreshtur problemet e mëdha dhe konfliktet nëpër botë. Por është kohë tjetër në Evropë. Të shpresojmë se kjo atmosferë do të gjejë vend edhe në Ballkan, duke kapërcyer konceptet e vjetra por gjithnjë të pranishme të atij që cilësohet me të drejtë "nacionalizëm primitiv".

Konsolidimi i shtetit shqiptar

Nuk mund të konceptohet që në një libër që trajton gati të gjithë problematikën e historisë të mos gjejë vend Kongresi i Lushnjës që kurorëzoi veprën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Përmendet vetëm me dy fjalë, për krijimin e Regjencës me anëtarë përfaqësues të besimeve fetare: mysliman, ortodoks, katolik, bektashi (fq. 276). Nuk bëhet fare fjalë për Luftën e Vlorës, manifestimi më u fuqishëm i vullnetit kombëtar. Eqrem Vlora që citohet shumë shpesh i ka ngritur një himn me disa faqet më të bukura të librit të tij.

Krijimi i shtetit është objekti kryesor i librit të studiuesit amerikan Bernd J. Fischer që është gjykuar si një vepër serioze "Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri" të përkthyer edhe në shqip. Autori e përshkruan periudhën 1920-1939 dhe veçanërisht monarkinë zogiste jo vetëm si shtet por edhe shtet të stabilizuar. Ai nuk i kursen kritikat, ve në dukje edhe gjurmët e trashëgimisë otomane në sjelljen e klasës qeveritare dhe të vetë Zogut.
Në librin "Arratisja..." edhe B.J. Fischer citohet mjaft shpesh por librit të tij nuk i kushtohet vëmendje sidomos për vlerësimet që ai u bën arritjeve në procesin e stabilizimit. Në paragrafin "Për të bërë një shtet" (fq. 76-84) përqasja është krejt ndryshe. Këtu kjo periudhë "nuk ishte gjë tjetër veçse një vazhdim i keqqeverisjes që kishte karakterizuar vitet e fundit të sundimit otoman".

Madje, kjo pjesë mbyllet me "një episod sa qesharak edhe domethënës që sjell dijetari anglez Stuart E. Man", episod që "është edhe emblematik për trashëgiminë politike otomane". Cili është episodië Stuart Man vjen në Shqipëri në vitin 1929 dhe qëndron deri më 1931. Është ambientuar me vendin. Një ditë shkon në hotel "Internacional" në Tiranë "i vetmi hotel ku mund të laheshe". Tregon ndodhinë. Ia vlen te jepet integralisht: "Shoh një njeri të shkolluar me syze që po shkruante një letër nga e djathta në të majtë. Pasi e palosi letrën ai përplasi një herë duart dhe në çast erdhi një djalë me një zarf në dorë, të cilit burri i vuri një vulë. Ky njeri dinte të shkruante vetëm turqisht me shkronjat e vjetra arabe. Nuk dinte të shkruante shqip. Pas largimit të djalit ai më pyeti se kush isha. Iu përgjigja dhe më pas e pyeta kush ishte. "Unë jam kryeministri", - më tha. Pasi biseduam një copë kohë të shkurtër, ai u largua me një bastun të fildishtë me kokë të argjendtë në dorë të cilin e mbante si të ishte krrabë bariu, duke pështyrë sa majtas djathtas. Nga pas i vinte një shpurë e tërë me njerëz me pamje solemne, si për të treguar se ç'njeri me rëndësi ishte" (fq. 81) (cituar nga origjinali: S. Man, Albania, Than and Now, London 1969).

E pabesueshme! Po cili ishte ky kryeministërë Është fjala për qeverinë e Zogut mbret, pas shpalljes së monarkisë një vit më parë. Së pari, Zogu nuk ka zgjedhur ndonjëherë turkoshakët në krye të qeverive të tij. Përkundrazi Kryeministra janë personalitete me emër dhe të shkolluar. Atëherë shfletova dokumentet e kohës dhe në listën e vitit 1929 gjeta se kryeministri ishte Koço Kotta. Ishte ortodoks nga një familje aristokrate nga më të pasurat e Korçës, i diplomuar në ekonomi në Universitetin e Athinës. Mund të përfytyrohet Koço Kotta me bastun që e mban si bariu krrabën dhe që pështyn sa majtas djathtas? Kjo nuk poshtëron Koço Kottën, poshtëron Shqipërinë. Ta lemë Stuart Manin.
Por si është e mundur që nga pena e P. Mishës të ketë dalë një "enormité" e tillë?. Më vjen keq se ruaj gjithnjë stimën dhe konsideratën. E ka mbushur librin me citate nga autorë të huaj më së shumti në sens negativ. Nga këto citate, përveçse edhe nga rezervat dhe dyshimet që ngjall shpesh metoda në trajtimin e lëndës historike, del se vepra e tij përshkrohet nga një frymë nihilizmi, mohimi, anonimati, nga një ndjenjë turpi që duhet të kenë shqiptarët për historinë e tyre.

Kam përshtypjen se pjesa e dytë është më ndryshe. Janë një numër artikujsh polemikë. Disa citate të nxjerra sidomos nga shkrimet e fundit të viteve 90' japin një ide tjetër.

- Hidhet poshtë "studimi" i një autori "që mund të konsiderohet një përpjekje për të rishkruar mbarë historinë e Shqipërisë (të popullit shqiptar) të paktën qysh një mijë vjet e këtej" (fq. 284).

- Denoncohen "goditjet ndaj Skënderbeut" (fq. 288) "nuk ishin enveristët ata që e vendosën Skënderbeun në qendër të historisë kombëtare, por se ai ishte aty shumë kohë përpara se shqiptarët të kishin dëgjuar ndonjëherë fjalën e "komunizëm" (fq. 293).

- Citohet studiuesi i njohur Stavro Skëndi, i cili "vë në dukje se nacionalizmi shqiptar, pikërisht në saje të ekzistencës në vend të shumë feve ... mori një karakter laik, duke qenë kështu shumë më afër (se fqinjët ballkanikë) konceptit europian të nacionalizmit. Le ta ruajmë këtë karakter" (fq. 298).

- "Kush ka përfitim nga rrëzimi praktikisht i thuajse çdo elementi historik mbi të cilin mbështetet identiteti kombëtar shqiptar?" (fq. 303).
- Çmohet Zogu për politikën ndaj fesë. "Unë s'bëj pjesë ndër adhuruesit e periudhës së Zogut, përkundrazi, e megjithatë gjykoj se sot kemi ç'të mësojmë nga politika që ndoqi Zogu në çështjen e fesë" (fq. 317). Jo vetëm në çështjen e fesë.

Kaq mjafton për të parë se ka patur një evolucion të pikëpamjeve në pjesën e parë.

Gjithsesi në mbyllje dua të përsëris se për mua libri i P. Mishës të shtie në mendime. Ka një domethënie. Të rishikohet historia në një kuptim më objektiv, të ecet drejt mendimit shkencor bashkëkohor. Të ndahemi përfundimisht nga klishetë e një kohe tanimë të perënduar. Kjo është një detyrë e të gjithëve veçanërisht e brezit të ri. Rishikim do të thotë të vihet e vërteta në vend, por pa mohuar dhe pa çmitizuar vlerat që ka krijuar ky komb

Marre prej gazets shqiptare Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jan 26 2009, 07:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kongresi i Lushnjes Vendimet që mbështeti shtypi i kohës

» Dërguar më: 26/01/2009 - 14:27

Prof.dr Kaliopi NASKA

Kongresi i Lushnjës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, pati jehonë e ndikim të madh në popullin shqiptar, e ngriti atë peshë për të rifituar lirinë e pavarësinë, për të çliruar vendin nga ushtritë pushtuese në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Një rol të shquar për popullarizimin e vendimeve historike të këtij forumi atdhetar luajti shtypi kombëtar, që mobilizoi opinionin publik në favor të Kongresit e të vënies në jetë të vendimeve të tij. Në faqet e tij u shpreh me forcë qëndrimi patriotik i popullit dhe u shpalosën pikëpamjet demokratike të atdhetarëve dhe personaliteteve më të shquar të kohës, të cilët mbajtën në përgjithësi një qendrim të prerë e të qartë ndaj problemeve më shqetësuese për kombin, e që kërkonin zgjidhje siç ishin: shpëtimi i vendit nga një copëtim i ri dhe ruajtja e pavarësisë dhe e sovranitetit të shtetit shqiptar.

Organet e ndryshme të shtypit e vunë theksin te sigurimi i një vetëqeverimi të plotë të Shqipërisë, me anë të bashkimit të popullit shqiptar dhe përdorimit të mjeteve radikale për arritjen e objektivit. Nëpërmjet artikujve e reportazheve u shpreh qartë në faqet e tij se Kongresi tregoi para botës se”ç’ka don, ç’ka mendon e ç’ka është i zoti me ba shqiptari” (Gazeta “Populli” Shkodër, 10 mars 1920) dhe se punimet dhe vendimet e tij shprehnin vullnetin e kombit.

Në të u mbështet me forcë vendimi i Kongresit të Lushnjës lidhur me hedhjen poshtë të planit të Konferencës së Paqes për copëtimin e Shqipërisë dhe u shpreh për moslejimin e asnjë lëshimi politik në formën e një mandati apo protektorati të huaj në dobi të Italisë apo të ndonjë fuqie tjetër. Ai u shpreh për pavarësinë e plotë dhe sovranitetin kombëtar, atribute këto legjitime të sanksionuara me fitoren e 1912-ës dhe që kishin vulën e gjakut dhe të sakrificave në luftërat shumë shekullore. Faqet e tij pasqyruan me vërtetësi pakënaqësinë dhe indinjatën e thellë të popullit tonë ndaj pazarllëqeve të diplomatëve të Fuqive të Mëdha në kurriz të vendit tonë. Në faqet e tij u theksua se “Të zotët e punës nuk do të njohin dhe do të kundërshtojnë edhe me armë vendimet që do të marrin ata në dëm të tij”. Po kështu duke bërë fjalë për makinacionet e Fuqive të Mëdha në bashkëpunim me monarkitë fqinje në dëm të tërrësisë tëritoriale dhe të pavarësisë së Shqipërisë, gazetat tona si “Mbrojtja Kombëtare” që dilte në Vlorë më 4 mars 1920, i bënte thirrje popullit shqiptar që me urtësi e në të njëjtën kohë dhe me kurajo e trimëri t’i tregonte botës “Se jemi të zot të rregullohemi vetë pa nevojën e të tjerëve”. Ndërsa në gazetën “Shkumbini” që botohej në Elbasan më 1 prill të 1920 në artikullin e saj “Paqë, bashkim, fuqi”, pasi theksonte se Kongresi i Lushnjës i kishte dhënë fund qëndrimit pritës për zgjidhjen e problemit shqiptar shkruante: “besimi në fuqinë tonë doli sheshit, guximi që flinte u sque, gjumi i randë që na kishte zanë u përda, bashkimi që do të krijonte punë të mëdha, ai për mbrekulli u lidh, trimërija e vjetër u shfaq dhe historia e lirisë u përsërit ja vdekje ja liri”.

Në faqet e gazetave tona elementët demokratë shtjelluan gjerësisht idetë e Kongresit të Lushnjës, domozdoshmërinë për t’i zbatuar ato pa asnjë hezitim sepse “Kongresi vendosi ta shpëtojë Shqipërinë jo me lutje e me aman, por me armë ashtu siç e meriton një komb që don të rrojë më vete dhe i lirë” (Gazeta “Mbrojtja Kombëtare” Vlorë)

Aspiratat dhe kërkesat e popullit gjetën shprehje edhe nëpërmjet botimit të protestave që ky Kuvend i lartë kombëtar i dërgoi Konferencës së Paqes dhe qeverive të disa Fuqive të Mëdha duke shprehur vullnetin e kombit për të kundërshtuar me forcë çdo plan antishqiptar. Lidhur me këtë në gazetën “Taraboshi” që botohej në Shkodër theksohej se “..ajo mbledhje dërgoi në Romë jo lutje t’prujta …por dy protesta të rrepta që ishin kushtrim lufte, ishte zani i rrebët i burrave, ishin trimëni, dashtuni, vendim kreshnikësh, ishte zani nderit shqiptar kundra turpit të qeverisë së Durrësit”. Siç shihet për të mbajtur gjallë frymën luftarake në popul1, për të zgjidhur detyrat e kohës, shtypi u bëri jehonë edhe në vitin 1921 këtyre protestave.

Jehona e vendimeve të Kongresit të Lushnjës qe e madhe dhe në shtypin e kolonive shqiptare të mërgimit, i cili i mbështeti plotësht këto vendime. Një nga zëdhënësit e tij u bë gazeta “Albania” që botohej në Worcester më 1 prill të 1920 në SHBA. Ajo botoi vendimet e Kongresit si dhe një nga protestat dërguar Senatit Amerikan. Gazeta stigmatizoi planet e Konferencës së Paqes për copëtimin e Shqipërisë. Ajo ngriti dhe problemin e vendosjes dhe të ruajtjes së një fqinjësie të mirë me shtetet fqinje, mbi baza të ndërsjella.

Ja si shkruhej për këtë: “Shqiptarët nuk kerkojnë tjetër gjë përveç se t’u sigurohet vendi i tyre në sinisi të Ballkanit, ku të mund të rrojnë në paqe dhe harmoni me shtetet fqinjë” Këtë ide e shtjelloi më tej Aqif Elbasani, duke theksuar se “Qeveria e popullit shqiptar dëshiron të ketë marrëdhënie miqësore me Qeverinë Italiane dhe se i kërkonin që ata të mos përziheshin në punët e Shqipërisë, që kështu të mos mundnin të turbullonin qetësinë e vendit siç bënë me qeverinë e vjetër”. Ai miratoi e popullarizoi qeverinë kombëtare që doli nga Kongresi i Lushnjës, qeveri e kryesuar nga Sulejman Delvina, një atdhetar i formuar e me kulturë. Krijimi i saj konsiderohej pasojë, e drejtpërdrejtë e vendimit të Kongresit për rrëzimin e qeverisë së Durrësit, veprimet e së cilës ishin në kundërshtim me interesat kombëtare. Shtypi u bë edhe nxitës për qeverinë e re, që kjo të luftonte për zbatimin e vendimeve të Kongresit. Ai vinte në dukje se qeveria kishte mbas vetes kombin që ishte bashkuar rreth një bese, një fjale e një mendimi, kishte me vete pjesën dërrmuese të popullit.
Një problem tjetër me interes që ngriti shtypi shqiptar i kohës ishte dhe ai i qendrimit ndaj qeverisë së Durrësit. Ai mbështeti vendimin e drejtë të Kongresit dhe i bëri të ditur opinionit publik arsyet dhe shkaqet kryesore që shpunë në rrëzimin e kësaj qeverie. “Ajo-shkruhej në gazetën “Populli” që botohej në Shkodër - me qëndrimin e vet kapitullues e proitalian, me injorimin e interesave jetësore të kombit, e diskretitoi veten para popullit, prandai nuk mbetej rrugë tjetër veçse rruga e heqies së saj me forcë dhe zëvendësimi i saj me një qeveri të vërtetë, kombëtare që do të ishte në lartësinë e detyrave e të imperativit të kohës. Këtë shpjegim e jepte jo vetëm kjo gazetë por dhe organe të tjera. Shtypi përparimtar i tërhiqte vëmendjen qeverisë së re që të nxirrte mësime nga e kaluara e të mos lejonte të veprohej sipas praktikës së mëparshme. Duke gjykuar mbi politikën negative dhe në dëm të interesave kombëtare të ndjekur nga qeveria e mëparshme. Shtypi shqiptar nuk vonoi të ngrinte para opinionit publik se organet që dolën nga Kongresi duhet të merrnin masat e duhura për sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të bashkimit rreth qeverisë së Tiranës dhe të atyre krahinave të shtetit shqiptar që nuk ishin lidhur ende me të administrativisht. Ai bëri të ditur qendrimin e Këshillit të Lartë dhe të qeverisë ndaj Italisë, e cila mbante të pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë. Gazeta “Albania” botoi për këtë qëllim një intervistë që iu mor kryetarit të Kongresit të Lushnies, Aqif Elbasanit. Një ndër pyetiet që ajo i drejtoi ishte se ç’mendim kishte ai për marrëdhëniet e Qeverisë së re me komandën e ushtrisë italiane. Përgjigjia e dhënë ishte mjaft e qartë dhe përkonte plotësisht me kërkesat dhe qëndrimin e popullit shqiptar ndaj Italisë. «Dëshiroja që italianët ta kuptonin popullin shqiptar si kundër që i kuptojmë ne. Ne s’kemi asgië të përbashkët me ta. E nderojmë supremacinë italiane kaq sa nuk nget interesat tona kombëtare »

Nëpërmjet intervistës Kryetari i Këshillit të Lartë theksoi edhe një herë se nuk duheshin harruar synimet e saj prandaj dhe Qeveria Shqiptare ndaj këtyre synimeve do të mbante qëndrim të prerë dhe do të qendronte në pozita luftarake. Shqiptarët të bashkuar si një trup i vetëm duhej të luftonin dhe të siguronin të drejtat e tyre kombëtare. Ata duhet t’i imponoheshin Konferences së Paqes që t’i njihte e t’i respektonte këto të drejta. Si në çdo ngjarje të madhe historike dhe në përgatitjen dhe mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës populli shqiptar e tregoi veten në lartësi dhe dëshmoi për pjekurinë dhe vetëdijen e tij të lartë politike. Ai u ngrit me vendosmëri e guxim në mbrojtje të lirisë, pavarësisë e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Ky vrull patriotik që shpërtheu në atë kohë vuri në lëvizje , klasat dhe shtresat e ndryshme të shoqëriësë shqiptare. Këtë aleancë të përkohshme e shfrytëzoi edhe shtypi. Ai theksoi se për të realizuar vendimet e Kongresit dhe për t’i bërë ballë rrezikut duhej që populli të luftonte i bashkuar si në Kongresin e Lushnjës, në mënyrë të tille që armiku të mos gjente të çara. Për këtë qëllim gazeta “Populli” shkruante se në Kongresin e Lushnjes morën pjesë përfaqësues të tërë klasave të Shqipërisë “aristokrati i ndershëm, demokrati patriot e kleri i zgjuar u bashkuan ndaj një mendimi të vetëm e vepruan drejt realizimit të idealit kombëtar”. Këtë ide e gjejmë të shprehur edhe në mjaft artikuj të tjerë në gazetat “Albania”, “Jeta e re” etj.

Kongresi i Lushnjës vërtetoi edhe një herë se ndërgjegjja kombëtare shqiptare ishte rritur në mënyrë të dukshme, madje “dëshira e një sundimi thjesht të lirë është përhapur gjithkund në Shqipëri” thuhej në gazetën “Populli” në mars të 1920. Shtypi shqiptar i kohës u bë një tribunë e rëndësishme e propagandimit dhe e përçimit në popull të vendimeve të këtij Kongresi, i cili shënoi fillimin e nje etape të re, atë të rimëkëmbjes së shtetit shqiptar, të rifitimit të lirisë e sovranitetit dhe të mbrojtjes së tërësisë tokësore.[/b]
Marre prej Gazets Shiptare


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 06 2009, 03:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hamzaraj: Familja e madhe shqiptare nga Kanina

» Dërguar më: 06/02/2009 - 14:28
Fatmira Nikolli

Familjet e mëdha shqiptare ishin ato që vunë gurët e themelit për shtetin shqiptar. Ishin ato që i thanë turqve mjaft, duke kërkuar të kishin një shtet të tyrin, ku vendasit të ishin zot, e jo pushtuesit. Në tokën që kishin trashëguar brez pas brezi, donin të mbretëronte dituria dhe liria. Vargonjtë e perandorisë së madhe turke nuk do të hiqeshin nga trojet tona, nëse askush nuk do t'i "shtynte". E për t'i "shtyrë" një herë e përgjithmonë, duheshin luftërat me armë e me penë të shqiptarëve e familjeve të mëdha shqiptare. Një ndër familjet më të mëdha shqiptare është ajo Hamzaraj. Tre janë figurat kryesore të kësaj familjeje të vjetër, figura që me punë e përkushtim, lanë emrin e tyre të jetojë gjatë. Abaz Nuri Hamzaraj, i cili themeloi "Shoqërinë e gjuhës shqipe" dhe hapi shkollën shqipe të Kaninës, më 1902, dhe dy djemtë e tij, Zihniu, që mori pjesë dhe firmosi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë dhe Isuf Abaz Hamzaraj, një intelektual që ndër të tjera, priti zyrtarisht Princ Vidin. Këta ishin tre anëtarë të kësaj familje që u përpoqën të ndihmonin sa më shumë në çështjen shqiptare dhe tokën mëmë. Dy pinjollët e këtyre figurave të rëndësishme të vendit, Arben Morina, pasardhës i Zhiniut dhe Semiramis (Hamzaraj) Krajka pasardhëse e Isufit, rrëfejnë fakte nga jeta e gjyshërve të tyre. Ndër të tjera, ata tregojnë se si e kanë gjetur varrin e stërgjyshit, atje në Kaninën e lashtë. Anëtarët e familjes Hamzaraj, kanë marrë mbiemrin Kanina

Abaz Nuri

Ishte koha kur vendi ynë tkurrej nën pushtimin turk, një perandori, që numëronte ditët e saj të fundit. Peizazhi ishte i dhimbshëm, varfëri dhe padije. Gjuha shqipe nuk mësohej, edhe pse mësimi i saj do të ishte një rreze drite në errësirën e pafund që mbretëronte. Me iniciativën e Abaz Nuri Hamzarajt, më 14 janar 1902 së bashku me disa atdhetarë, u krijua "Shoqëria e gjuhës shqipe", me qendër në Kaninë e cila në program kishte mësimin e gjuhës mëmë dhe përhapjen e abetareve të marra në Stamboll. Të ardhur nga shoqëritë patriotike në diasporë, u punua që në familjet e Kaninës të hynin abetaret shqipe. Kryetar i kësaj shoqate ishte Abaz Nuri (Hamzaraj). Abazi kishte lindur në familjen Hamzaraj, e cila kishte një njohje e miqësi me familje si Vlora, Mustafaraj, Qataj, etj. Lindi rreth vitit 1842 dhe pasi mbaroi Pejtepin aty dhe të mesmen në "Zosimean" e Janinës, studimet i vazhdoi në Stamboll. Bashkëkohës i Ismail Qemalit, ai kishte njohje me patriotë atdhetarë në shumë vende. Stërnipi i tij, piktori Arben Morina rrëfen se, "meqenëse ishte një njeri me virtyte, Porta e Lartë i vuri epitetin 'nuri', që do të thotë dritë". I cilësuar si një bilbil i gojës, ai njihet si një ndër patriotët që gjithë jetën punoi për lirinë dhe pavarësinë e kombit, ku ka kontribuar shumë për hapjen e shkollave shqipe në Vlorë e Kaninë. Abaz Nuri qe anëtar i grupit patriotik të Vlorës që nënshkruan memorandumin dërguar Perandorisë Osmane më 28 shkurt 1886, ku i kërkohej asaj hapja e shkollave ku shqipja të ishte gjuhë zyrtare. Shumë atdhetarëve kaninjotë iu gjeten në shtëpi libra, gazeta, revista shqip, dhe pas një kontrolli të bërë më 27 maj 1902, u burgosën. Bashkë me ta, edhe Abaz Nuri me të vëllanë. Për tre vite qëndruan në burgun e Janinës dhe në Halep të Sirisë. Abazi mori pjesë në Kongresin e Dibrës, më 23 shkurt 1909, por ka qenë delegat edhe në Kongresin e Elbasanit. Anëtar i klubit "Labëria", që u themelua në vitin 1908, përpjekjet e tij e të shqiptarëve të tjerë u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë. "Ai vdiq më 1922 dhe u varros në sheshin e Xhamisë, në një varr mermeri në krye të të cilit ishin dy kolona mermeri, ku shkruhej arabisht", - thotë stërnipi i tij, Morina.

Isuf Abaz Kanina(Hamzaraj)

Djali i madh i Abaz Nurit ishte Isufi. I rritur në një familje atdhetare dhe i edukuar të punojë për mëmëdheun, Isufi ndoqi hapat e të atit. Ai lindi në Kaninë në vitin 1880 dhe mbaroi shkollën e lartë në Stamboll për Shkenca Politike Ekonomike. Semiramis Hamzaraj, mbesa e tij (bashkëshortja e Agim Krajkës), tregon se me aq sa kujton nga fjalët e babait të saj, ai ishte një student i shkëlqyer. "Sapo erdhi në Shqipëri ai punoi në administratë. Ka kontribuar për të hapur shkollën shqipe në vitin 1902 në Kaninë, e cila kishte emrin "Sufe Baze Labi", që do të thotë Isuf Abazi, në Labëri". Sipas saj, ai kishte lidhje me atdhetarë shqiptarë në diasporë. Më tej ajo shton se pavarësia e vitit 1912, u bë e mundur nga ata që u shkolluan dhe emigruan jashtë. Edhe pse Perandoria turke po binte, ajo nuk kishte ndërmend t'i jepte Shqipërisë Pavarësinë. Ishin këto forca lëvizëse që e detyruan fuqinë ushtarake turke vetëm të pranojë pavarësinë. Hamzarajt kanë qenë disa nga shtyllat kryesore të shpalljes së mëvetësisë. Isufi kishte një forcë shumë të madhe intelektuale. Ai ishte njeriu që zyrtarisht e priti Princ Vidin, kur erdhi. Sipas pasardhësve, për aq kohë sa Vidi qëndroi në Shqipëri derisa dha dorëheqjen, Isuf Hamzaraj ishte menaxheri i tij. Kjo, sepse kishte shumë kulturë, njohuri dhe ishte patriot i madh që punoi për vendin e tij. "Ardhja e Princ Vidit për të drejtuar një Shqipëri të pavarur, ishte një lloj njohje që i bëhej shtetit shqiptar", - thotë Semiramisi. Por, lind pyetja: Përse u zgjodh ai për të pritur Vidin? Për këtë Semiramis Hamzaraj thotë: "Ishte një njeri që e donte aleancën me të huajt. Një ndër arsyet pse ai u zgjodh mund të jetë sepse kishte përfunduar universitetin për shkenca politike dhe ekonomike. Në formimin e tij, ndikoi shumë shkollimi. Vendi ynë ishte akoma shumë i papërgatitur si shtet. Ai e pëlqente aleancën dhe ardhjen e Vidit këtu, sepse kjo do ta ndihmonte Shqipërinë, si nga ana ekonomike, si nga anë të tjera, meqenëse ne ishim një shtet i ri dhe pa përvojë. Gjatë kësaj kohe ai i mbajti lidhjet me atdhetarët shqiptarë". I biri, Ejupi, ka treguar se i ati ishte mërzitur shumë për ikjen e Vidit, sepse ajo qeveri do të na mësonte dhe të na ndihmonte që shteti shqiptar të bëhej më i fuqishëm si shumë shtete të botës. Përveç kësaj, pasardhësit në shtëpi kanë gjetur një fjalor frëngjisht-shqip, me mbi 600 faqe, ku si autor shkruhej emri Isuf Kanina (Hamzaraj). Ai ishte i botuar para viteve 1922. "Kjo tregon se ai ishte njeri mjaft inteligjent". Ai vdiq në vitin 1926. Fëmijët e tij mbaruan shkolla të huaja dhe vazhduan të jenë intelektualë. Pas mbarimit të shkollave, u kthyen në Shqipëri dhe ishin nga të paktët familje patriotike shqiptare që i rezistuan komunizmit. Djemtë e Isufit, Ejupi dhe Nuri Hamzaraj, ishin përkthyes ekselentë. Semiramisi, vajza e Ejupit, tregon se i ati punonte përkthyes frëngjishteje në Këshillin Qendror të Bashkimit Profesional, ndërsa xhaxhai i saj, Nuriu, në ATSH. Për fatin e tyre, kishte disa njerëz që i mbronin. Vetë Semiramisi, rrëfen se kur do të fillonte shkollën i nxorën probleme sepse ishte bijë e një familjeje të madhe. E kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë: "Nuk mund të ta japim shkollën, sepse keni qenë një familje e madhe në Kaninë".

Zihni Abaz Kanina(Hamzaraj)

Në një kohë kur Porta e Lartë akoma nuk ishte tërhequr nga vendi ynë, lindi në Kaninë, më 18 janar 1885, Zihniu, djali i dytë i Abaz Nurit. Ai u rrit në një familje të pasur që i rrënjosi atij atdhedashurinë. Si njeri me njohuri të gjera e dije të mëdha, ai nuk mund të rrinte i fshehur e në heshtje, nuk mund të qëndronte duarkryq, ndërkohë që vendi i tij ishte nën zgjedhën osmane. Mesa duket, ditën që ai lindi, u parashikua se do të ishte një njeri i madh, që do të merrte pjesë në ngjarje të mëdha. Mbaroi "Mejtepin", shkollën e mesme dhe të lartën në Stamboll, dhe studioi në "Gallata Saraj". Në Turqi u njoh me rrethet patriotike dhe me Ismail Qemalin, Dervish Himën, Mulla Xhaferr Drashovicën, Eqerem bej Vlorën. Në vitin 1906, u emërua nëpunës në konsullatën turke të Greqisë, Maltës, Bejrutit dhe Tbilisit. Njohës i gjuhëve turke, arabe, frënge, perse, greke dhe italiane, ai përktheu autorë persianë, francezë, e grekë. Bardhosh Gaçe në librin: "Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare", shkruan se njohja e tij me Naim Frashërin pati ndikim të madh në formimin profesional të tij. Në letrën që i dërgonte Isuf Abazit, të vëllait, ai tregonte takimet me Frashërin: "Vëlla i dashur! Prëmë vizitova vizitova Naim Beun në Kallëz Toprak (lagje e Stambollit). Në sytë e tij të zjarrtë pash malet, lumenjtë dhe bregoret e vatanit. Mëndja e Naim Beut, është Kurani për ne shqiptarët. Kishe të drejtë që më këshillove të piqesha me mikun tënd. Ai po, me të vërtetë që është një mendimtar i zjarrtë..." "Libra, gazeta dhe revista shqip ia gjetën pushtuesit gjatë një kontrolli, ndaj u burgos dhe u internua në Çanak Kala. U lirua në pranverën e vitit 1911, kur kryengritja e armatosur për pavarësi kombëtare kishte përfshirë gjithë trojet shqiptare. Ai mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, më 23 qershor 1911, në memorandumin e Greçes në Malësinë e Madhe, ku u aprovua një program autonomie me 12 pika. Më 23 korrik 1912, në Qishbardhë u organizua një mbledhje për organizimin përfundimtar kryengritjes së armatosur", - tregon Arben Morina. Këtu u hartuan kërkesat dërguar Sulltanit për të drejtat kombëtare. Ndërsa, për shpalljen e Pavarësisë nuk ishte vetëm organizator, por dhe delegat, e si i tillë nënshkroi aktin historik. Qeveria e Vlorës i dha detyrën Sekretar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku bashkëpunoi me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin. Më 1913 emërohet sekretar për gjuhën frënge në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. Sipas Bardhosh Gaçes, ai shkruan: "Ishte një fat i madh për mua dhe miqtë e mi që punuam pa prejtje në qeverinë e Ismail Beut, të cilin e kisha pasur mësues qysh në rini, në Stamboll..." Në qeverinë e Princ Vidit, ai ishte sekretar në Ministrinë e Jashtme dhe Këshillin Ministror. Në vitet 1918-1919, Zihni Kanina ishte një ndër ata që protestuan pranë Fuqive të Mëdha kundër politikave shoviniste të fqinjëve ndaj vendit tonë. Më 1925 gjendet përsëri sekretar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Në vitet 1940-1943 punon me pasion si mësues i gjuhëve të huaja në Vlorë. Petro Marko shkruan: "Ishte fat për ne nxënësit që dëshëronim të mësonim gjuhë të huaja, se Zihni Abaz Kanina kishte jo vetëm autoritet të padiskutueshëm, por edhe një inteligjencë të rrallë..." Më 1951 u burgos nga regjimi komunist për 'motive politike si i padëshiruar për diktaturën' dhe u dënua nga gjykata ushtarake. Vdiq në Tiranë, më 1959.
Në Kaninë, aty ku lindën Hamzarajt ...
Pas kaq vitesh nga koha kur Hamzarajt jetonin në Kaninë, pasardhësit e tyre mundën të shkonin në atë "qytezë" të vjetër të Vlorës. Shkuan për të kërkuar rrënjët e tyre, rrënjë prej të cilave, emri Hamzaraj u rrit dhe bëri jehonë. Semiramisi tregon se i ati kishte shumë frikë të shkonte në Kaninë e të shihte tokat ku paraardhësit e tij lindën e u rritën. Ai thoshte: "Mos u dukni tani atje se do keni probleme me komunizmin". Ishte 2008, viti kur ata për herë të parë shkelën vendlindjen e të parëve. Në Kaninë takuan disa vendas të cilëve iu treguan se ishin pinjollët e Hamzarajve. Ata i pritën mirë, sepse atje akoma tregoheshin dhe mbaheshin mend emrat e Hamzarajve, e sigurisht puna dhe vepra e tyre. Njëri prej tyre iu kishte thënë: "Kur Abaz Nuri dilte në Kaninë, dridhej vendi". Shkolla shqipe e Kaninës, e hapur në vitin 1902, tashmë ishte kthyer në magazinë. Shtëpia e madhe e Hamzarajve, ku rrinte Abaz Nuri, ishte akoma (edhe pse shenja e bombardimit nga italianët ishte e dukshme), por edhe shtëpitë e vëllezërve të tij. Më pas, ata ishin nisur bashkë me banorët e Kaninës për tek varri i Abaz Nurit. Dikur i bukur e me kolona mermeri, i vendosur në oborrin e xhamisë, varri kishte kohë që ishte zhdukur. Familja që jetonte aty iu kishte treguar shumë për Abaz Nurin, "dritën e Kaninës". Sipas banorit, varri ishte shumë i madh, por regjimi komunist, bashkë me xhaminë, kishte prishur edhe atë, pas vitit 1973. Tashmë në tokën ku ishte varri (e ku mbase janë eshtrat e Abazit), ishin mbjellë domate. Kjo ishte tepër e dhimbshme për pasardhësit. Të mendosh se mbi eshtrat e stërgjyshit, rriten domate. Ndërsa, rrinte përpara një fakti të tillë, Semiramisit i lindi pyetja: "Si është e mundur që njerëzit që kanë derdhur mund e djersë, janë përpjekur për vendin e tyre, të kenë këtë fund? Të mos respektohen? Sa të tillë mund të ketë historia e Shqipërisë? Kur sheh sakrificat që ai brez ka bërë për dijen, si është e mundur që ne të mos luftojmë, e të mos e shkruajmë historinë e vendit tonë?"

Marre prej Gazets Shqiptare Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Feb 10 2009, 03:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fokus/Histori e anashkalime

10-02-2009 / Astrit Lulushi

Në vitet 1930, ai njihej në mbarë Britaninë dhe shume njerëz në botë kishin dëgjuar për të. Emri i tij ishte Çarles Burgess Fry apo SiBi Fraj.; polimath, sportist, politikan, diplomat, akademik, shkrimtar, dhe për shumë, a për pak u bë mbret. Kur ai ishte 21 vjec, mjaft i njohur si futbollist, revista Vanity Fair shkruante; "Ndonjehere atë e thërrasin SiBi, por kohët e fundit dikush ka propozuar që ai të quhet Çarls i tretë", pas Çarlsit të dytë, mbret i Anglisë 1630-1685. Biografët e tij thonë se Çarls Fraj ishte gjithçka; autokrat, gjaknxehtë, egoist, prepotent, ekstravagant, zemërmirë, elegant, karizmatik e ndoshta anglezi më i talentuar i të gjitha kohërave. Ai lindi më 1872 në jug të Londrës, u arsimua në Oksford, luajti futboll, rugbi e kriket me skuadra të ndryshme britanike e të huaja, u mor me atletikë e mbajti për shume vite rekorde botërore në gara vrapim distancash të ndryshme. Në vitin 1934, Fraj vizitio Berlinin, u takua me Hitlerin, por nuk arriti të bindte Ribentropin që Gjermania të popullarizonte lojën e kriketit nëse donte të provonte se raca gjermane ishte superiore. Rreth moshës 60 vjecare, atij i lindi idea per t’u bërë edhe aktor; shkoi në Hollivood, luajti në disa filma në role dytësore, por pa sukses. Fraj vdiq më 1956 në moshën 84 vjecare. Në hyrje të shtëpisë ku ai lindi ne Croydon sot qëndron një pllakë përkujtimore, ndërsa qyteti i ka hapur një muze. SiBi Fraj (C.B. Fry) është autor i mbi 10 librave, përfshi edhe Key-Book of the League of Nation, që ai e shkroi bazuar në përvjën e tij si diplomat. Në vitin 1920, Fraj ndodhej në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë si delegat i Indisë, atëherë koloni britanike. Gjatë asaj periudhe ai u njoh edhe me Fan Nolin, me të cilin zuri miqësi, pasi Noli ngjante shumë me G.W. Grace, lojtar i njohur kriketi me të cilin Fraj kishte qenë në një skuadër. Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Fraj mund të jetë njohur edhe me atdhetarë të tjerë shqiptarë që endeshin në atë kohë korridreve të Lidhjes së Kombeve apo nëpër kancelaritë evropiane në përpjekje për të siguruar ndihmë e mbështetje për shtetin shqiptar.

Pas dështimit të princ Vidit, atdhetarët shqiptarë nuk hoqën dorë nga idea e një mbreti dhe ishin vënë në kërkim të një princi tjetër për vendin e tyre. Shumëkush e shikonte këtë si mungesë vetësigurie të një kombi, por për të tjerët kjo përpjekje ishte një manovër diplomatike, për sigurimin e njohjes më të gjërë ndërkombëtarë të shtetit të ri shqiptar e për sigurimin e ndihmave të huaja ekonomike, por edhe për krijimin e një imazhi. Vendi kishte rreth 8 vjet që kishte shpallur pavarësinë, por nuk kishte njohur thuajse asnjë ditë të pavarur. Viti 1912 u pasua nga lufta ballkanike, grindjet, trazirat e brendëshme e pastaj lufta e parë botërore. Kongresi i Lushnjes në janar 1920 sikur e drejtoi vendin drejt një periudhe, sado të shkurtër, qëndrueshmërie, ndërsa vendi tani udhëhiqej nga një regjencë prej 4 anëtarësh. Vetë shprehja "regjencë", sikur lintë të kuptohej se vendi ishte i hapur a në pritje për një mbret a princ si ai i vitit 1914 ose ndryshe. Thuhet se për të plotësuar kushtet për t’u bërë mbret i Shqipërisë, i interesuari duhej të ishte personalitet ose të ridhte nga ndonjë familje evropiane e njohur për pushtet e pasuri. Nuk kishte dyshim se SiBi Fraj ishte personalitet dhe shumë i njohur e me lidhje të shumta në kryeqytet e fuqive të mëdha. Kur Fraj i tha Fan Nolit se ishte i interesuar për fronin e Shqipërisë, ai duket se ishte në vendin e duhur në kohën e duhur. Por megjithëse Fraj ishte i famshën, ai nuk ishte i pasur dhe një mbret të varfër Shqipëria nuk e përballonte dot. Kërkesa e i tij u hodh poshtë, sepse një nga kushtet e vendosura për t'u bërë mbret i Shqipërisë ishte edhe pasuria; personi duhej të kishte një shumë të ardhurash vjetore prej të paktën10 mijë stërlinash, që Frajit i mungonin. Kështu shkruajne autorë të ndryshëm kur flasin rreth jetës së tij. Por ka të tjerë që thonë se kjo mund të jetë edhe një shaka, trillim, për vetëmburje ose pohim i njëanshëm, sepse historiografia shqiptare nuk e përmend një zhvillim të tillë, nëse nuk e ka anashkaluar.

Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Feb 15 2009, 10:25am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiptarët në Shtetin Papnor

15-02-2009 / Gazeta 55

Ngulmimi i vetëm shqiptar në kufijtë politikë të Shtetit Papnor është një qëndrim i përkohshëm në një fshat të Viterbos. Të pakënaqur nga klima moçalore shqiptarët e vendosur në Viterbo do të largoheshin pak vjet më vonë drejt Mbretërisë së Napolit për të themeluar, bashkë me të huaj të

Angelo Masci në Diskutimin mbi Shqiptarët e Mbretërisë së Napolit (titulli në origjinal Discorso sugli Albanesi del Regno di Napoli, 1807, ribotuar nga Marco, Lungro 1990), megjithëse kufizon kërkimin në atë mbretëri, prek shkarazi edhe praninë shqiptare në Mbretërinë e Siçilisë, por nuk përmend atë çka kishte ndodhur mbi gjysmë shekulli më parë në Shtetin e Kishës. I vetmi emigracion shqiptar në kufijtë politikë të Papës nuk pati jehonën e duhur derisa studiuesi M. Puccini në revistën “La Lettura”, e përmuajshme e gazetës “Corriere della Sera” (prill 1915), nuk i tregoi vendit për ekzistencën e këtij ngulimi të vogël por homogjen: Fshatra shqiptarë në Lazio.

Kaluan shumë vjet deri kur Gianni Ribeca, në një tezë diplome të vitit 1948, të gjetur në vitin 2005 falë kërkimeve të Italo Sarros, trajtoi argumentin. Kaloi sërish mëse çerekshekulli dhe çështja u shqyrtua përsëri nga Luigi Fioriti, që ringriti problemin në revistën “Zjarri”: Komuniteti shqiptar i
Pianianos (1975, Nr. 1-2) dhe Emigracion shqiptar në Tuscia (1989, Nr. 33). Veç tyre, u botuan nga Elettra Angelucci, Shqiptarët në Pianiano (“Biblioteca e Società”, VII/1985 e VIII/1986) dhe më i fundit libër Pianiano-Një ngulim shqiptar në Shtetin Papnor nga i sipërpërmenduri, Prof. Sarro (S.Ed. Editore, Viterbo, 2004).

Le të shohim nga afër zhvillimin e atyre ngjarjeve që sollën në jetë epokën jetëshkurtër të Arbërisë romane, thuajse të panjohur. Në jug-perëndim të liqenit të Bolsenës, në territorin që shtrihet nga Montalto di Castro deri në Viterbo, ndeshen me intervale të rrallë fshatra të vegjël dhe kështjella. Ato i rrethon marema e Lazios. Kodra të vogla, me shpella natyrore dhe pyje, që i japin edhe sot e kësaj dite aspekt të egër vendeve të pabanuara. Fshatrat e vegjël të zonës - shkruante Puccini - “që kanë ndërtesa krejtësisht shqiptare quhen Ischia di Castro dhe Pianiano”. Kjo e fundit është një lagje e vogël dhe fraksion e bashkisë së Celleres, vendlindje e banditit legjendar antisavojard Domenico Tiburzi. Pianiano është kështjellë e ngritur mbi një shtresë shtufi me disa shtëpi. Ischia di Castro, edhe ky në provincën e Viterbos, është pranë Montefiascones (qytet i njohur për verën Est est est). Është fshat i këndshëm me rreth 2.500 banorë, mbi një shtresë shtufi vullkanik, 384 metra mbi nivelin e detit; i parë nga lindja duket si një anije e gjerë e bardhë. Kështjella e tij që i përkiste familjes Farnese është ndër më të bukurat dhe më të
lashtat e krahinës.

Le të shohim historikisht marrjen e këtyre fshatrave nga kolonia shqiptare. Në vitin 1753një tregtar shqiptar, Anton Remani, zbarkoi në Senigallia. Këtu, në Marche, që atëherë ishte qytet i Shtetit Papnor, zhvillohej dhe vazhdon të zhvillohet çdo vit, që nga gjysma e parë e Gjashtëqindës, i famshmi Panair i Madalenës (Fiera di Maddalena). Remani, çdo vit mbërrinte me letra rekomandimi për autoritetet papnore të Arqipeshkopit të Barit dhe të Peshkopit të Shkodrës. Atë herë solli me vete, përveç rekomandimeve, një numër të madh letrash shqiptarësh që donin të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit otoman: ata i kërkonin Papa Benediktit XIV (1740-1758) ndihmë dhe mbrojtje dhe ai pranoi t’ua japë. Me t’u kthyer në Shqipëri, Remani mblodhi shqiptarët më në rrezik dhe, me të gjetur një mjet lundrues - sot do të thonim “skafistët” - tridhjetenëntë familje shkodrane, gjithsej 218 vetë, u nisën për në drejtim të brigjeve italiane. Udhëtimi i ndërmarrë në janar të vitit 1756 zgjati 33 ditë deri kur më në fund mbërritën në Ancona. I ngarkuari i Papës në kryevendin markixhan, Corrado Ferretti, urdhëroi Golfalonierin, markezin Trionfi, t’u jepte strehë dhe ushqim të ardhurve. Remanit - që vinte nga një fis bajraktarësh të zonës së Velipojës pranë lumit Buna, dhe që për aktin e kryer kishte humbur të gjitha pasuritë e tij, si troje, shtëpi (mes të tjerash edhe një vilë në Shkodër) dhe mallra të tregtueshëm - Papa i caktoi 8 skude në muaj. Ndërsa vëllai i tij prift, Stefani, që ndodhej në Romë në Propaganda Fide (kongregacion që kishte për detyrë organizimin e të gjithë veprimtarisë misionare të kishës), u zgjodh drejtues shpirtëror i
komunitetit i shpërblyer me 8 skude në muaj.

Pas pak kohësh këto çeqe nuk iu dhanë më, dhe Anton Remani, i katandisur në mjerim, vdiq duke lënë pas shumë fëmijë. Për mëshirë Ferretti iu drejtua Kardinalit Giovanni Francesco Banchieri, Arkëtari i Përgjithshëm i të Nderuarës Dhomë Apostolike (organi më i lartë administrativ i Shtetit të Papës), me letrën e datës 14 tetor 1757, duke iu lutur të ndihmojë në njëfarë mënyre familjen Remani dhe të tjerat (në atë kohë në Ancona); kështu, Kardinali Banchieri mori nga e Nderuara Dhomë Apostolike në përdorim të përhershëm terrene djerrë në lagjen e pabanuar të Pianianos të shtetit antik të Castros. Lagje e braktisur krejtësisht që nga viti 1734 dhe që sillte humbje të mëdha për arkat e shtetit; situatë që do të rregullohej vetëm me mbërritjen e shqiptarëve. Studiuesi Puccini rigjeti instrumentin e këtij koncesioni, me datë 29 nëntor 1757, mes dokumenteve të Boncompagnit, noter i Capodimontes. Kopja u shpall publikisht nga noteri Salvatori më 10 qershor 1758. Instrumenti i koncesionit është me vlerë të vyer më tepër për përmbajtjen sesa për formën. Në fakt, dhurimi nuk ishte gjë e zakonshme për atë kohë: fakti që u bë në mënyrë kaq të thjesht është kuptimplotë. Për më tepër, refugjatëve shqiptarë iu dhanë “40 krerë bagëti, si dhe mjete pune për shpyllëzim, heqjen e rrënjëve dhe për të kthyer tokën nga djerrë në të punueshme”.

Në vitin 1759 u përhap fjala që familjet shqiptare do të ktheheshin në atdhe kështu që me një instrument qiraje që ato kishin lidhur në favor të zotërinjve PietroPaolo dhe Benedetto Valdambrini, u hodh hapi i parë që, pas largimit të familjeve nga Shteti i Castros, të ishte e ligjshme për qiramarrësit marrja e terreneve. Më 28 nëntor 1760, për shkak të kushteve të pashëndetshme të zonës, që u kishte marrë jetën 76 vetëve, shqiptarët nuk u kthyen në Shqipëri por, me ndihmën e Papa Klementit XIII (1758-1769), emigruan drejt Capitanatës në Mbretërinë e Napolit, dhe bashkë me italianë e të huaj të tjerë themeluan
qytetin Poggio Imperiale, siç dëshmojnë dokumentet e Peshkopit të asokohe të Lucerës, Imzot Giuseppe Maria Foschi. Dua të kujtoj që edhe në Qefti-n (italisht: Chieuti), dy hapa nga Capitanata, kishte një komunitet shqiptarësh që prej shekullit XV. Poggio Imperiale lindi falë Placido Imperiales, Princ i Sant’Angelo dei Lombardi (në Avellino) dhe Signore i Gjenovës që jetonte në Oborrin e Napolit.

Marrë nga e përmuajshmja "Rrënjët", e diasporës shqiptare në Itali


Marre prej Gazets 55 Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:49am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 02:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë

VEPROR HASANI

16/02/2009 Dekreti origjinal i sulltan Bajazitit II. Qyteti - pronë e themeluesit të saj, Mirahor Evel, Iljaz beut

KORÇE- Korça ka qenë pronë e themeluesit të saj, Khoxha Mirahor Evel, Iljaz beu. Këtë fakt e gjejmë te berati (dekreti) i sulltan Bajazitit II. Edhe pse dokumenti ka qenë i përkthyer nga Haki Sharofi, deri më sot ai ka mbetur shumë pak i njohur për opinion publik. Dekreti i sulltan Bajazitit II sjell me përpikëri gjithë hapësirën ku shtriheshin kufijtë e Korçës. Jo vetëm kaq, dekreti bën të njohur se kjo pronë i takon Iljaz beut, birit të Abdullahut. Tashmë për lexuesin po e sjellim të plotë këtë dokument mesjetar, po kaq të rëndësishëm edhe për vlerat historike që mbart ai, veçanërisht mbi pronën, ku del qartë se rëndësia e kufijve të pronave, përgjegjësia për të komunikuar me ndërmjetësit kufitarë, kontrolli dhe hetimi mbi kufijtë dhe së fundi marrja e një vendimi të saktë e të drejtë, me qëllim për të mos pasur më pas probleme dhe grindje mes shtetasve. Sipas studiuesve, në Korçë ka pasur edhe popullsi sllave, që gjatë pushtimit otoman mërguan drejt Maqedonisë dhe Bullgarisë. Gjithsesi, berati i sulltan Bajazitit II mbetet mjaft interesant për studiuesit

Berati i sulltan Bajazitit II

“Shenja e famës së pushtetshme të madhërisë së tij mbretërore dhe vullneti i fronit të lartë të Sovranit, që me ndihmë hyjnore vazhdon autoritetin e tij urdhëron: U pata dërguar urdhëresë kadiut të Gjorixhës, Imzot Bedrudinit dhe kadiut të Bilishtit, imzot Haxhiut, të cilëve u pata dhënë urdhërin që vijon: “Ju të dy të shkoni në sinorin e atij katundi, të mblidhni popullin e atij katundi, të kontrolloni dhe të hetoni kur u shkëputën prej timarit dhe iu dhanë të lartpërmendurit si mylk këto prona që ishin timar, ku dhe në ç’vend fillonte kufiri i tyre dhe ku mbaronte. Pasi ta hetoni dhe të mësoni këtë gjë, caktoni kufijtë dhe na i njoftoni.”

Kufijtë e Korçës

“Të dy kadinjtë e lartpërmendur, sipas urdhërit tim të lartë, kanë shkuar në atë katund dhe kanë konstatuar se kufiri i pronave të sipërshkruar fillon:

“Nga varri i kaurit të quajtur Dhimitri Dobrexhik, që është nga ana e lindjes, përmbi fillimin e sinorit të katundit të përmendur më sipër, kalon nga rruga e Drenovës, vjen te rruga e Mborjes dhe arrin te vendi ku piqet me anën e sipërme të katundit në fjalë. Nga aty kalon përmbi vijën e mullirit të prishur të kaurit të quajtur Duka Gjorixhë, në anën e sipërme të katundit në fjalë. Aty, në vendin e Duka Gjorixhës, piqet me përroin e Mborjes dhe shkon sipër nga ana e lindjes dhe vjen në sinor me Peskëpinë. Prej këtu shkon te Druri i Thanës që është në vendin e vreshtës së prishur të Juliç Petros. Pastaj vazhdon varg brenda vreshtave, kalon te Muri i Prishur dhe nga Kalaja që është Druri i Thanës, e piqet me vreshtën e kaurit të quajtur Kristo. Prej aty vazhdon varg dhe vjen në katundin e quajtur Koriçen, nëpër ujët e Mborjes, që kalon përmes katundit, arrin te Rrasa e Ngulur midis arës së Taleçit. Prej këtu vazhdon varg dhe arrin te Guri i Kufirit, i ngulur në vendin e Vreshtës së Prishur të kaurit të quajtur Ralemeu Junkiç. Përsëri vazhdon varg derisa vjen te Rruga e Drurëve, që vjen nga mali i Peskëpisë. Prej këtu, nëpër Mborje dhe nga ara e kaurit të quajtur Manshe Brajko, del përballë te Guri i Kufirit të ngulur që motit në Deloviç Virçeka... Prej këtij burimi del për herë të dytë në fushë dhe nëpër Barçë, shkon te ara e kaurit të quajtur Strezo. Nga aty te ara e Vidovan Qinarit nga katundi Barçë. Dhe prej këtej vjen te rruga e Barrçës, që është në skaj të Luadheve të Barçës, luadh i myslimanit të quajtur Kasëm nga Barça. Nga Rruga e Gazilerëve kthehet nga ana e lindjes dhe arrin te Guri i Kufirit, të ngulur pranë nga ana e sipërme e arës së Rajko Kostës, e prej këtu shkon te Guri i Kufirit të ngulur në arën e Rajko Galazit. E prej këtej shkon e merr fund te Varri i Dimitri Dobrexhit, të përmendur më sipër... Këtë kufi ma treguan të dy kadilerët e lartpërmendur. Edhe unë kufijtë e caktuar, ashtu si i kanë shënuar të dy kadilerët e lartpërmendur, i quaj të vendosur e të kryer dhe i dhashë të lartpërmendurit këtë akt kadastral. Urdhëroj që këtë mylk me kufijtë e përmendur më sipër ta marrë dhe ta zotërojë me të drejtën e mylkut, vazhdimisht dhe përgjithmonë derisa të qëndrojë toka me ç’ka sipër. Askush të mos ta pengojë e të mos grindet me të. Kështu të veprohet.”

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 01 2009, 05:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Çamëria bashkon historianë nga Evropa

» Dërguar më: 01/03/2009 - 14:57 Fatmira Nikolli

Gazeta Shqiptare Online

Dje u mbajt Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar me temë: "Problemi çam sot dhe trashëgimia e Abedin Dinos". Në të u lexuan kumtesa të karakterit historik, politolog, juridik e diplomatik që lidhen me çështjen çame dhe të minoriteteve të tjera në Greqi. Në këtë aktivitet mbajtën kumtesa rreth 30 studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Anglia, Turqia, Greqia etj, si akademiku Beqir Meta, drejtori i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Gazmend Haxhia, kryetari i shoqatës "Çamëria", Ardian Tana, kryetari i PDI-së, Tahit Muhedini, dr.Lisien Bashkurti, dr.Petrit Kasemi, prof.dr. Ali Arslan, prof.dr.Deniz Ekinci etj. Ai u organizua nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, shoqata patriotike "Çamëria" dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim. Qëllimi i aktivitetit ishte sjellja e një kontributi për zgjidhjen e çështjes çame sot në kushtet e integrimit rajonal, e gjithashtu përkujtimi i rilindësit të madh shqiptar nga Çamëria, Abedin Dino me rastin e 165-vjetorit të lindjes.

Çamët

Prof.i asc dr.Deniz Ekinci në Universitetin e Stambollit, ka folur për problemet e minoriteteve në Greqi dhe minoritetin shqiptar të çamëve. Qëllimi i paraqitjes së prof. Ekinci ishin reformat politike dhe socialekonomike që janë ndërmarrë në Greqi para viteve 1990 dhe analizimi i impaktit të tyre në komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tyre. Shteti grek sipas tij ka disa parime mbi argumentet që kanë të bëjnë me politikat ndaj minoritetit. Sipas Greqisë, shteti i tyre ka vetëm një racë ose origjinë. Artikulli i shekullit të 19-të mbi ligjin e qytetarëve grekë thotë se ata që nuk kanë origjinë helenistike mund të privohen nga qytetaria greke. Kur shteti grek u krijua në vitin 1830, përmbante katër grupe etnike: grekët, shqiptarët, turqit dhe ulahët. Shteti grek ka minoritete të etnive, besimeve fetare dhe të folurave gjuhësore dhe kulturore të ndryshme. Sidoqoftë këto minoritete nuk patën asnjëherë administrim të mirë nga administrata greke dhe nuk kanë mundur të kenë të drejtat e tyre si minoritarë, as si qytetarë. Greqia po implementon një presion të pabesueshëm mbi çamët për t'i asimiluar. "Një prej elementëve shqiptarë janë arvanitasit e asimiluar nga grekët. Minoriteti çam që jeton në territorin grek është po ashtu viktimë e politikës kundranacionaliste dhe asimiluese të shtetit helen", - tha ai.

Një lloj genocidi

Zhdukja e etnisë dhe ndryshimi i emrave të strukturave demografike është një tjetër lloj genocidi. Emrat shqiptarë që i kishin qytetet, fshatrat, lumenjtë dhe malet, janë ndryshuar sipas prof. Ekinci, i cili shton se kjo është bërë për të eliminuar çdo gjë që kishte origjinë shqiptare. Administrata greke jo vetëm që iu mori minoriteteve të drejtat e tyre për të menaxhuar dhe kontrolluar themelet e tyre, por gjithashtu mori edhe pronat. Duke marrë në konsideratë çështjen se Greqia i tregon Greqisë dhe elementë të tjerë etnikë se ata kanë ardhur dhe kanë origjinë greke. Si konkluzion i kësaj, mbrojtja e minoriteteve në Greqi nuk ofron akoma homogjenitet. "Grekët kanë njohur minoritetet e tyre linguistike dhe religjioze dhe kanë krijuar kushtet bazë për konservimin dhe zhvillimin e këtyre gjuhëve dhe besimeve. Shteti grek duhet të zgjidhë problemin e minoriteteve dhe besimeve, gjuhëve, kulturave e të etnive në Greqi. Duhet të zvogëlojnë politikat ndaj minoriteteve. Duhet ta admirojnë minoritetin dhe të drejtat e tij. Shteti grek duhet të pranojë minoritetet si qytetarë me të drejta të barabarta me të gjithë njerëzit e tjerë", - tha prof.Ekinci.

Ndikimi grek në Shqipëri

Sa emergjente ishte ideja e shkollimit në Shqipëri? Kjo është pyetja që ka shtruar dje në simpoziumin shkencor mbi çamët prof. Ali Arslan nga Universiteti i Stambollit. Ai ka folur mbi shkollimin shqiptar gjatë kohës së sundimit otoman në vendin tonë, por është shprehur se Patriarkana Ortodokse ka qenë më efektive se shteti otoman në edukimin sipas një stili të ri evropian të shkollave veçanërisht në jug të Shqipërisë. "Për shembull, kanë qenë 80 shkolla të shtetit otoman dhe 160 shkolla greke në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, të cilat ishin edhe sanxhakët e vendit. Burrat e zgjuar shqiptarë u shqetësuan nga grekëzimi i çamëve dhe filluan të vepronin", - thotë ai. Ai jep si shembull Hoxha Hasan Tahsin, i cili njihet si rektori i parë i Universitetit të Stambollit, i cili ishte me origjinë nga Ninati në Çamëri. Tahsin u përpoq që të hapte një shkollë shqiptare në Berat dhe për këtë u arrestua në Delvinë. Edukimi primar ishe ai fetar, sipas prof.Arslan. Fëmijët edukoheshin në gjuhët e besimeve të tyre. Shkolla e parë shqiptare u hap më 7 mars 1887. Ishte një shkollë ku studentët shqiptarë studionin pavarësisht besimeve të tyre fetare. Në të njëjtin vit, sistemi i shkrim-këndimit në Shqipëri filloi edhe në fshatra si Polena dhe Luaras. Petro Nini Luarasi filloi të jepte mësim në shqip falas për nxënësit nga Kolonja. Jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit studiuan në shkollë. "Liderët shqiptarë vepruan për të vënë një administratë autonome në vendin e tyre dhe donin që gjuha shqipe të ishte ajo zyrtare. Për këtë atyre iu desh të kundërshtonin Qeverinë Osmane dhe kjo shkaktoi një reagim nga kjo e fundit. Si rezultat i këtyre veprimeve, disa prej shkollave që jepnin mësim në Shqipëri dhe Çamëri u mbyllën. Rreth një vit më vonë, gjatë periudhës së Konstitucionalistëve, një shkollë shqiptare u hap në Elbasan në gusht 1908, e më pas edhe shumë shkolla të tjera u themeluan në jug të vendit. Shteti turk vendosi të ishte objektiv në këtë rast", - shton Prof. Arslan. Sipas tij, çdokush ishte i lirë të preferonte alfabetin shqiptaro-latin ose atë arabo-latin. Qeveria otomane lajmëroi që të gjitha provincat mbi këtë vendim të marrë në 3 shkurt 1910. Kisha ortodokse greke u përpoq që të ndalonte themelimin e shkollave ku jepej mësim shqip në jug të Shqipërisë dhe në territorin çam. Përse shteti turk mendoi për shkollat shqipe? A i mbështeti ai ato financiarisht? A i financoi botimet në shqip qeveria osmane? Këtyre pyetjeve të shtruara prej tij, ai nuk iu përgjigj. Si pas tij si përfundim, kur shqiptarët deklaruan pavarësinë e tyre në vitin 1912, alfabeti latino-shqiptar u mor nga shteti osman.

Marre prej Gazeta Shqiptare



[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 01 2009, 05:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dervish Hima, Apostulli i shqiptarizmës


» Dërguar më: 22/02/2009 - 15:01

Prof. dr. Stilian Adhami

Kemi të bëjmë me një dukuri të rrallë që një person të jetë i njohur në popull më tepër me pseudonimin e vet se sa me emrin e
vërtetë. I tillë është atdhetari i spikatur në fushën e shqiptarizmit, si publicist e orator, diplomat e edukator, Dervish Hima, nën pseudonimin e të cilit fshihet Ibrahim Naxhi Spahiu. Kjo dukuri ka qënë e kushtëzuar nga rrethanat e vështira të luftës ilegale brenda në strofkën e armikut. Në rrethanat të tilla ky apostull i atdhetarizmit parapëlqente të vishej si hoxhë e si prift, të rrinte me mjekër e të mbante kështu ligjërata për mëmëdhenë e robëruar edhe nëpër kisha e xhamira. Populli e quajti “dervish” për hir të përpjekjeve të tij të pareshtura për lirinë e pavarsinë e atdheut, sepse zemra e tij për këto rrahu thuajse tërë jetën 60-vjecare.
Duke punuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si publicist dhe njeri i veprimit, me penë dhe me pushkë në dorë për cclirimin e truallit amtar nga sunduesit e huaj, ai u rrit së bashku me lëvizjen kombëtare shqiptare dhe dha ndihmesën e vet si veprimtar i shquar i fazës së dytë të Rilindjes sonë kombëtare. Ai botoi organe shtypi në kohën e robërisë osmane dhe u shqua si publicist dhe shkroi një sërë artikujsh, peticionesh e broshurash mbi Shqipërinë, të botuara edhe në fletore të huaja, mbajti dhe ligjërata të ndryshme, me të cilat ushqente ndjenjat kombëtare të popullit shqiptar, që dergjej nën zgjedhën shekullore, por edhe sqaronte e mbronte të drejtat e tij përpara opinionit publik ndërkombëtar. Ai mori pjesë drejtpërsëdrejti në përhapjen e kulturës në masa, në shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe, dhe në krijimin e qëndrave mësimore për edukimin e gjuhës shqipe si dhe në krijimin e qëndrave mësimore për edukimin e gjuhës dhe ndjenjave amtare. Në pragun e kryengritjes së përgjithshme të armatosur Dervish Hima mori pjesë edhe në organizimin e ccetave patriotike, që luftonin për pavarsinë kombëtare.
Dervish Hima pat lindur në Ohër më 1868. Pasi kreu shkollën fillore në Selanik dhe atë të mesme në Stamboll, filloi fakultetin e mjeksisë po në Stamboll. Por, me sa duket, për këtë të ri me ndjenja të thella atdhedashurie ky fakultet dhe ky profesion i mjekut nuk kishte ndonjë rëndësi përpara ccështjes shqiptare, prandaj i lë bankat e fakultetit për të ndjekur deri në fund fakultetin tjetër të jetës politike, të veprimtarisë së gjallë patriotike. Megjithatë, shokët e të njohurit e tij e kishin të lehtë që shpesh ta thërrisnin “doktor”.
Veprimtaria e tij atdhetare zë fill që në bankat e shkollës në Stamboll. Këtë e nxjerrim edhe nga një letër e tij, që ka karakterin e një qarkoreje, drejtuar shumë atdhetarëve në Shqipëri, në vulën e së cilës është shkruar “Shoqnia e Lirisë s’vërtet-dega nxansore-1888". Pasi përmënden shkurtazi ligësit e paudha dhe armiqësitë e qeverisë turke ndaj popullit shqiptar, në këtë letër bëhet thirrje që, ashtu si edhe në Gegëri të gjallërohet lëvizja kryengritëse edhe në Toskëri, “në qoftë se duam të mos humbasim fare”…. Afshi patriotik, që vlon në zemrën e këtik djaloshi energjik, që, si duket, zë vend drejtues në këtë shoqëri, do të bëhet më vonë një zjarr përvëlues për të vazhduar më me vrull e pjekuri në rrugën plot pëpjekje e rreziqe, por krenare e lavdiplotë në interest ë shqiptarizmit.
I akuzuari si komplotist kundër Sulltanit ai burgoset, por e shpëtojnë përpjekjet e bashkëatdhetarit të tij Dr. Ibrahim Temos, me të cilin do të lidhet tërë jetën me një shoqëri vllazërore të pandarë, si dy vëllezërit siamez, në luftën e përbashkët plot peripeci. Ai gjeti mundësinë të kthehej nga Stambolli në atdhe dhe të bënte një sërë udhëtimesh nëpër krahinat e Starovës, Elbasanit, Matit, Tiranës, Krujës, Dibrës, Gostivarit etj, duke dhënë një ndihmesë të madhe në lëvizjen kombëtare. Krahas propagandimit të idesë “bashkim e vëllazërim, ai themeloi fshehurazi shkolla të vogla ku mësohej shqip dhe shpërndante libra mësimorë shqip. Dhe në këtë fushë ai u shqua në Shqipërinë e mesme. I ndjekur nga qeveria turke më 1897 arratiset edhe nga Shqipëria dhe strehohet në Rumani, ku punonte grupi vepronjës i kryesuar nga Nikolla Nacco.
Në gjirin e lëvizjes së kolonisë shqiptare të Rumanisë, Dervishi e ndjente vehten në një mjedis të favorshëm për të lëvruar më tej idenë dhe lëvizjen kombëtare shqiptare. Nënshkrimin e Dervish Himës e gjejmë thuajse në të gjitha memorandumet, thirrjet e peticionet, që bëjnë atdhetarët shqiptarë të Rumanisë në dekadën e fundit të shekullit të 19-të. Pë njërën nga këto shkruan Bajo Topulli se “ka bërë një përshtypje të madhe këtu, jo vetëm në mes të shqiptarëve që kuptojnë gjëndjen tonë, por edhe në gjirin e masës së thjeshtë”. Duke qëndruar brenda caqeve të një vetqeverimi , në suazën e perandorisë osmane, në këto dokumente shpallen një sërë kërkesash të formuluara pak a shumë në ngjasim me ato që përfshinte reth dy dhjetëvjeccarë më parë, programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Personaliteti i Dervish Himës, që po bumosej përherë e më tepër në Rumani e po merrte krahë, do të spikaste më fort në vitet e mëpastajme. Atë e shohim edhe kryetar të Shoqërisë “Qerthulli i studentëve shqiptarë” në Bukuresht, që më vonë mori emrin “Shpresa” dhe zhvilloi një sërë veprimtarish praktike.
Me mjaft interes për idetë dhe përmbajtjen e saj është broshura “Të zgjohemi” (turq. “Ujanallëm”), që doli nga pena e tij, me pjesmarrjen e një grupi intelektualësh të rinj, si Asdreni, etj dhe që u botua në Rumani më 1899. Përmes këtij traktati të shkurtër, që do të thoshim se është manifest i dytë i Rilindjes sonë Kombëtare (pas traktatit politik të mirënjohur të Sami Frashërit, botuar një muaj më vonë), është synuar që të ndikohej mbi krerët e moderuar e të lëkundshëm shqiptarë, që ushtronin një presion të fortë mbi udhëheqjen e Lidhjes shqiptare të Pejës, se rrezikut nga shtetet fshinje nuk mund t’i bëhej ballë duke luftuar vetëm kundër monarkive ballkanike, por duke shkëputur nga Turqia të drejtat kombëtare të autonomisë etj.
Për rolin e ndihmesën e tij në gjirin e lëvizjes kombëtare flet më qartë edhe redaksia e gazetës “Shqipëria” në Bukuresht, kur duke botuar një letër të tij më 2.8.1879 ia paraqet lexuesit si “mëmëdhtar të flaktë” e si “njeri të mësuar”, që “i di punërat e mëmëdhethit mirë”. Duke polemizuar me një gazetar evropian, në këtë shkrim Dervish Hima gjente rastin të shprehej me mllef: “Njeriu është pjellë e lirë, prandaj lipset të ketë gjithnjë lirinë e tij”. Ai e stigmatizon me urrejtje të madhe pushtuesin turk, që e cilëson si një qeveri barbare, që është burim e shkak “i pambrothësisë” edhe “mëmë e barbarisë”.
Më 13 nëntor 1898 u mbajt në Bukuresht një kongres, ku muarrën pjesë më se 200 vetë nga shoqëritë patriotike të mërgimit për shkrirjen e tyre në një organizatë të vetme. Dervish Hima me sinqeritetin e një atdhetari të vërtetë, u përpoq që ky Kongres të dilte sa më i shkëlqyer. Këtu ai foli me trimëri dhe u dëgjua me vëmendje nga gazetarët e huaj që merrnin pjesë; por këto orvajtje dështuan sepse kishte gisht qeveria austro-hungareze.
Dervish Hima merr pjesë edhe nëpër kongrese të tjerë të organizuar po në Bukuresht apo në Hagë, Paris, Romë, e gjetkë. Udhëtimet e tij për çështjen shqiptare nëpër vende të ndryshme të Evropës (Belgjikë, Zvicër, Itali, Francë, etj.) dhe shtetet ballkanike janë të shumta, saqë është vështirë të ndiqen itineraret e tyre me saktësi.
Ai dallohet edhe në fushën e publicistikës. Bashkë me atdhetarë të tjerë, ai boton njëra pas tjetrës disa organe shtypi, si “indipendenca shqiptare”, “Zëri i Shqipërisë”, “Shqipëria” e “Shqipëtari” (si dhe një almanak me të njëjtin emër) në Rumani, Romë, Stamboll e gjetkë.
Me shpalljen e kushtetutës turke më 1908 Dervishi hyri në Shqipëri, duke prurë dhe flamurin kombëtar, por qeveria osmane e burgos. Zhurmë e madhe e protesta bëhen nga atdhetarët, sidomos përmes shtypit, derisa atë e liruan nga burgu.
Dervishi mori pjesë në Kongresin e II-të të Manastirit më 1910, ku i pari mbajti fjalimin e tij zyrtar. Ai kishte marrë pjesë edhe në Kongresin e Dibrës më 1909. Nga fjalimet e tij, që përshkohen prej një patriotizmi të flaktë, del edhe si njohës i mirë i manovrave të shteteve evropiane.
Kur erdhi koha që populli ynë të çohet në kryengritje të përgjithshme të armatosur, Dervish Hima luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e çetave patriotike. Më 1912 ai vihet në krye të çetës së studentëve shqiptarë të Selanikut që veproi në krahinat e Delvinës, Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës, duke bashkuar popullatën e këtyre trevave dhe duke e ngritur në këmbë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të kryengritësve kosovarë.
Më shpalljen e Shqipërisë më vete, ai ishte ndër të parët që u sul në atdhe, ku shërbeu si atdhetar i mirë edhe gjatë tërë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Pas Kongresit të Lushnjes e deri sa vdiq më 21 maj 1928 në Tiranë, ai ndiqej nga regjimi i Zogut dhe përkrahësit e tij. Veprimtaria e tij u vlerësua pas çlirimit, duke u dekoruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhërin “Për veprimtari patriotike”, një rrugë në Tiranë u pagëzua me emrin e tij etj. Edhe pse është botuar një monografi për të, mendoj se jeta dhe vepra e tij meriton studime të veçanta dhe rivlerësime

Gazeta Shqiptare Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 10:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Mar 16 2009, 01:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Profesor Kristo Frasheri rrefen "Qyteterimin e shqiptareve"

E Premte, 13 Mars 2009

Ben Andoni

Jo. Nuk do te ndalet. Se fundi, per lexuesin eshte libri "Qyteterimi shqiptar" nga Antikiteti deri ne Kohet e sotme, qe mban siglen e tij. Profesor Kristo Frasheri ka vendosur qe te sjelle pak nga pak te gjithe punen e tij, e cila duhet thene se do me shume se nje kohe fizike njerezore te behet. Por, per Profesor Kriston, kjo ka pak rendesi. Ai e ka tejkaluar kete kohe me punen e tij te madhe. Me e rendesishmja eshte te thuhet ajo qe sipas tij, duhet te shprehet me zell dhe force nga profesionistet.

Punet e tij te fundit

Libri i fundit, botim i Akademise se Shkencave, eshte prej pak ditesh ne shtyp dhe meton te hedhe nje fashe drite mbi te ashtuquajturin Qyteterimin shqiptar, qe nga Antikiteti dhe deri ne Luften e Dyte Boterore. Per fat, Profesor Kristo, vec bagazhit te madh profesional ka qene nje pjesemarres aktiv i kesaj lufte, si anti-fashist me arme ne dore. Ky detyrim moral ndaj te vrareve te shumte te kesaj lufte, por me shume nderimi per nje kauze, qe politikanet shqiptare sot e anashkalojne, e kane bere qe ketij kapitulli, ne fund te librit te tij, t'i dedikohet me shume.

Por, edhe ketu nuk ndalet. Se shpejti, eshte duke pergatitur dhe do te jete para publikut "Historia Antike e Kosoves", por e pare me nje kendveshtrim tjeter dhe duke rrefyer ne nje fare mase dhe ate qe deri me sot, historianet shqiptare ua besojne thjesht gjykimit te historianeve dhe gazetareve te huaj per autoktonine e shqiptareve ne keto vise. Dhe, fill, pas saj, do te jete dhe nje vellim kushtuar "Mesjetes kosovare", nje pune titanike, me nje bibliografi teper te pasur, qe do te ndricoje ate periudhe aq te perfolur deri me tani nga historianet sllave.

Ndersa, ajo qe ia vlen, te permendet eshte dhe nje perpjekje e njekohshme e autorit, per te freskuar idete dhe te vertetat qe lidhen me Skenderbeun. Duke marre shkas nga amullia dhe nga perfshirja e shume aktoreve jo profesioniste ne debatin pas botimit te librit te Schmitt per Skenderbeun, ai ka vendosur qe te rrefeje edhe te sqaroje serish tezat ne lidhje me te, duke treguar dhe shume nga gabimet e debatit te sotem.

Nuk ndalon ketu. Edhe pse, profesor Kristo preferon qe te flase gjithmone e me pak, sepse i duhet kohe per pune dhe jo per fjale. Kush ka fatin te shikoje shtepine e tij, e di se jane ende shume e shume doreshkrime, qe duhet te dalin. I vetmi merak i tij, kuptohet, mbetet indiferenca dhe padituria ne mase e shqiptareve qe shume gjera i shikojne ne menyre krejt siperfaqesore.

Si e nisi

Ne vitin 1949 do te ishte Aleks Buda, shef i seksionit te historise ne Institutin e Shkencave ne Tirane, qe do te ndihmonte atehere te riun Kristo. I dha nje teme, qe te ndiqte "Mbi rolin e fshataresise ne historine e Shqiperise ne vitet 1912-1939". Kjo rezultoi e mbare. Vete Frasheri i shtoi dhe "Luften e Vlores 1920". Lidhja ndermjet dy burrave do te ishte e vazhdueshme dhe do te vazhdonte deri ne momentet, qe Buda i ndjere do te nderronte jete ne vitin 1993. Nga vjeshta e vitit 1951 dhe duke vazhduar deri ne vitin 1955, Buda e perfshiu ate ne grupin e historianeve, qe nen drejtimin e Institutit do te hartonte "Historine e Shqiperise". Ndersa ne prill te vitit 1953, ai do te shkeputej nga Banka e Shqiperise, ku punonte deri atehere- per te kaluar perfundimisht ne Institutin e Shkencave shqiptare ne sektorin e "Historise se Shqiperise".

Dhe, erdhi koha per Skenderbeun. "Erdhi nje moment dhe fillova te dyshoj per disa te dhena qe ka bibliografia mbi Skenderbeun. Burimi kryesor i historise se Skenderbeut ka qene per shume shekuj Marin Barleti. Ai eshte nje burim, por ai eshte nje burim tregimtar. Barleti nuk eshte nje burim dokumentar. Domethene, thjesht mbeshtetet mbi dokumente te kohes. Ai mund ta kete pare heroin, por ne ate kohe ka qene i vogel, sepse ka qene ne Shkoder dhe Skenderbeu ka kaluar vetem nje here ne Shkoder. Ca me teper, ai e thote vete, qe une e kam hartuar kete liber nga tregimet, qe me kane thene bashkeluftetaret e tij. Ne fushen e historiografise ka kritika, qe ne shekullin e XIX per Barletin. Sipas Jorges, Skenderbeu nuk ka qene ndonje figure e madhe, por ka qene pena e Barletit, qe e ka bere te madh. Ka dhe te tjere, qe e ulin figuren e tij". Kjo ishte koha qe ne vitet 1980 mendoi: "A mund te behet nje histori e Skenderbeut pa Barletin dhe ne qofte se mund te behet pa Barletin, si mund te dale Skenderbeu. A do te kishte valle ato permasa te madheshtise se tij?"

Keto kane mbetur pas, sepse Profesor Kristo, punon me nje plan, qe ai e ka te fiksuar mire ne koke: Do te punoje deri kur te mundet dhe do te jete gjithmone i ndershem ne punen e tij sepse "Ndershmeri profesionale do te thote per historianin, qe ai te trajtoje temen sipas bindjeve qe ka formuar gjate studimit te thelluar te fakteve dhe proceseve, qe kane lidhje drejtperdrejt ose terthorazi me temen qe trajton". Dhe, profesori ka treguar se eshte jo vetem i ndershem, por edhe se mbetet shume shqiptar.

Marre prej gazets Koha Jone Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 11:22am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Mar 16 2009, 02:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623

Ushtarakët holandezë që fotografuan Shqipërinë e vitit 1914

» Dërguar më: 10/03/2009 - 14:11

Admirina Peçi

Ata u nisën me një mision të rëndësishëm ushtarak, në një cak të ndezur të Ballkanit. Ishin ushtarakë holandezë, të cilëve iu ishin dhënë me vete dhe aparate fotografike. Me to në dorë përgjatë udhëtimeve të tyre anekënd Shqipërisë, ata fiksuan imazhe që sot kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Fati e deshi që ata të jenë dëshmitarët e një momenti historik në vendin plot trazira, në Shqipërinë e 1913-1914, ku luftërat ballkanike po i linin vendin Luftës së Parë Botërore. Personazhe, momente të atyre ditëve, takime e mbi të gjitha objekte e ndërtime të cilat sot nuk ekzistojnë më, mund t'i zbulojmë në koleksionin e rrallë të fotove që ata realizuan gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ky koleksion i rrallë, i mbledhur dhe i mundësuar nga disa burime e arkiva, sapo është publikuar nga albanologu i mirënjohur, Robert Elsie. "Për fatin tonë të mirë, - thotë Robert Elsie, - oficerëve holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar, iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por edhe nga një aparat fotografik. Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga luftërat ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore". Albanologu Elsie, ndërsa prezanton një historik të këtij misioni ushtarak në Shqipëri, shënon se shumë fotografi të oficerëve holandezë të ruajtura deri sot, paraqiten shumica për herë të parë. "Ky koleksion fotografik, botuar për herë të parë në albumin Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani jugperëndimor, Prishtinë 2007, përmban shumë pamje unikale të një bote të zhdukur, të cilat - shpresoj - do të mrekullojnë të gjithë njerëzit e interesuar për historinë shqiptare dhe ballkanase", - thotë albanologu Robert Elsie, duke u shprehur mirënjohjen familjeve të oficerëve holandezë, shumë prej të cilave kanë ruajtur koleksionet e diapozitivave të vjetra prej xhami dhe ia kanë ofruar bujarisht për prezantim në faqen e tij në internet.

Dy ura dhe Kalaja e Beratit

Ndër imazhet më të rralla që vlen të veçohen, janë dy pamje ku shfaqet Ura e Gorricës mbi lumin Osum dhe ura e Hasan Beut, që tashmë nuk ekziston më. Imazhi i parë jep një pamje të detajuar të urës së Gorricës. E ndërtuar nga Ahmed Kurd pasha në vitin 1780, ajo u dëmtua rëndë gjatë përmbytjes së dhjetorit 1888 dhe u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore, vetëm pak kohë pas kësaj fotografie. Ky imazh është fokusuar në aparatin e kolonel Thomson në vitin 1913-1914. Një pamje tjetër e fotografuar por nga kolonel Thomson në këtë kohë, e paraqet më në horizont urën e Gorricës, e bashkë me të lumin Osum dhe malin e Shpiragut në sfond. Ndërsa imazhi i tretë është mjaft i rrallë për vetë faktin se ura e paraqitur nuk ekziston më. Ura e Hasan beut, e njohur gjithashtu si Ura e Konisbaltës, mbi lumin Osum gjendej pesëmbëdhjetë kilometra në veriperëndim të Beratit. Edhe kjo fotografi ka si autor Thomson-in, i cili në udhëtimin e tij në Berat nuk ka harruar të fiksojë në aparatin e vet dhe një pamje të kalasë së Beratit.

Konaku i mbretit

Ai quhej Konaku i Durrësit. Rezidenca e ardhme mbretërore kishte qenë selia e mutesarifllëkut osman. Ishte një ndërtesë trikatëshe me një oborr të brendshëm. Kishte tridhjetë e pesë dhoma dhe fasada ishte rreth 50 metra e gjerë. Mbreti Vid hyri aty pesë muaj më vonë dhe e përdori si pallat për qeverisjen e tij gjashtëmujore, pasi kishin sjellë shumë orendi dhe një numër të mjaftueshëm shërbëtorësh nga Gjermania. Në koleksionin e fotove të misionit ushtarak holandez, gjendet një foto me pamjen nga afër të kësaj godine, e fiksuar në aparatin fotografik në dhjetor të 1913-ës. Një tjetër fotografi paraqet gjashtë oficerë holandezë para konakut të Durrësit. Në rreshtin e parë nga e majta në të djathtë janë: Henri Kroon, General De Veer, Carel De Iongh dhe Gerard Mallinckrodt ndërsa në rreshtin e dytë nga e majta në të djathtë janë Lucas Roelfsma, një oficer shqiptar dhe Jan Fabius. Imazhi është fokusuar në vitin 1914. Një tjetër foto ku shfaqet godina tri katëshe paraqet portin e Durrësit i marrë nga deti, ku në të majtë të fotos shfaqet konaku.

Imazhe të tjera…

Koloneli Thomson ka fotografuar një moment kur trupat ushtarake kalojnë para Xhamisë Muradie në Vlorë, godina e së cilës është fokusuar edhe një tjetër foto ku objekti është në plan të parë. Po në Vlorë Thomson fokuson dhe një rrugën nga qendra e Vlorës për një port, përgjatë të cilës ecin Gjenerali De Veer dhe Et'hem Vlora, djali i Ismail Qemalit. Në këtë foto shfaqen edhe gjurmët e një objekti bektashian. Në majë të kodrës ndodhen gërmadhat e teqesë bektashiane të Kuz Babait. E kësaj periudhe (1913-1914 është edhe fotografia ku jepen pamje të kalasë së Kaninës fotografuar po nga koloneli Thomson.
Në një tjetër udhëtim tij gjatë vitit 1914 Koloneli Thomson gjendet në veri ën Shkodër. Një foto mjaft interesante dëshmon vizitën e tij atje dhe na sjell të dhëna të rëndësishme historike. Ai ka fokusuar një traget me qerre duke kaluar lumin Drin në Bahçallëk të Shkodrës. Në foto shfaqen gjurmë të urës së vjetër osmane me pesë qemerë (Ura e Bahçallëkut), prej të cilës ekziston një fotografi e vitit 1863-1864, u ndërtua në vitin 1768 nga Mehmed pashë Bushati dhe u shkatërrua gjatë një përmbytjeje në vitin 1880. Pas kësaj u ndërtua një urë e re prej druri mbi themelet e mbetura, por edhe ajo u shkatërrua, me siguri gjatë rrethimit të Shkodrës nga malazezët në fillim të vitit 1913. Pak kohë pas kësaj fotografie, në 1914 u ndërtua një tjetër urë mbi ato themele.
Koleksioni i rrallë i fotografive përmbledh thuajse 93 ekzemplarë. Do të mund të vijonim më tej me një portret të mbretit Vid dhe princeshës Sofi, me një foto mjaft interesante të luftëtarit kosovar Isa Boletini, një tjetër foto ku shfaqen forcat e Prenk Bibë Dodës, apo kapitenit Hendrik Reimers i zënë rob në Elbasan në qershor 1914 si dhe shumë personazheve të tjerë të njohur të kësaj periudhe. Por, do të ishte e pamundur të prezantoheshin të gjithë ekzemplarët e këtij koleksioni të vyer. Sidoqoftë falë kontributit të vyer të Robert Elsie-së, për të gjithë ata që kanë më shumë interes, tashmë 93 fotot e rralla të realizuara nga misioni ushtarak holandez si dhe një studim të plotë të historikut të tij në Shqipëri mund të vizitohen lirisht në faqen e tij zyrtare në internet.



Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 11:23am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Mar 23 2009, 01:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tirana e qerpiçit...Gjashtë foto të rralla të 1916

nga Maksimilian Lambec
» Dërguar më: 22/03/2009 - 12:48

Admirina Peçi

Tirana e 1916-ës ngjan sot e largët. Ndokujt mund t’i fanitet si një mjegull ndonjë imazh nga koha e mbretërisë, e ndoshta diçka më tej. Por imazhet më të qarta të atij qyteti ku mbizotëronin shtëpitë e ulëta me qerpiç e me gurë, mund të na i sjellin sot vetëm fotografitë e asaj kohe. Këto gjashtë fotografi botohen për herë të parë në shtypin tonë. Fiksuar në aparatin fotografik të albanologut Maksimilian Lamberc, gjurmët e Tiranës së 1916-ës janë gati-gati poetike, njësoj si mbresat që ndezi në shpirtin e Lambercit kjo pjesë e gjelbër, e butë dhe e begatë e Shqipërisë së Mesme. Ndërsa kalonte nga Kruja për të vijuar udhëtimin e tij drejt Shkodrës, Lamberc do të përballej me qytetin e Toptanëve. Ai shkruan: “...nga Kruja kalëruam përmes fushave pjellore të mbuluara me ullinj për në Tiranë, qyteti i Toptanëve, i cili ka një vendndodhje të bukur. Ky qytet, me shtëpitë e tij madhështore dhe mikpritëse myslimane dhe kopshtet e bukura, të fshehura në mënyrë idilike prapa mureve të verdha e të larta, që gjithsesi nuk binin në sy, na la mbresa të thella …”. Ai ka fotografuar rrugë të ngushta e të vjetra, një grup fëmijësh në një prej tyre që duket sikur i druhen vizitorit të huaj, e një grup tjetër që kanë marrë një pozicion më pozant, një peizazh mahnitës i qytetit me shtëpi të rregullta dhe një tjetër pamje ku duken në horizont dy minare xhamish... Nuk ka informacione të zgjeruara për Tiranën në shënime të Lambercit, ndryshe nga disa fotografi të tjera në zonat e veriut. Duket, ky vend ishte më tepër një stacion çlodhës për të, ndërsa pikësynimi i studimeve të tij ishte Mirdita dhe zonat rreth saj.
Në të vërtetë, imazhet që i përkasin Tiranës janë veç një copëz e vogël nga koleksioni i mrekullueshëm fotografik realizuar nga Maks Lamberc në verën 1916, në Shqipëri. Publikimi i këtij koleksioni të vyer është një tjetër kontribut i albanologut të palodhur Robert Elsie, i cili saktëson se pjesa dërrmuese e fotografive shqiptare të koleksionit të Maks Lambercit u realizua gjatë udhëtimit të tij në verë të vitit 1916, kryesisht në Mirditë. Janë fotografi të peizazheve të Mirditës dhe të Shqipërisë se Veriut, të mirditorëve, dhe të fshatrave dhe ndërtesave të tyre në mes të Luftës së Parë Botërore”. Për herë të parë këtë koleksion të vyer fotografish Elsie e botoi në albumin fotografik: “Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani jugperëndimor”, ndërsa origjinalet e këtij koleksioni të rrallë ndodhen tashmë në Bildarchiv të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë (www.bildarchiv.at).
Siç thotë Elsie, për fat të mirë mund t’i identifikojmë sot të gjitha fotografitë që realizoi Lamberc në këtë udhëtim të tij në Shqipëri. Për identifikimin e fotografive të koleksionit, ekziston një raport me shkrim të Lambercit për udhëtimin e tij në Mirditë në atë vit. Ky shkrim, me titullin “Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri nga mesi i majit deri në fund të gushtit 1916”, u botua gjermanisht në gazetën e Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë, po në vitin 1916.
Një pjesë të këtij raporti përkthyer në gjuhën shqipe nga Robert Elsie po e botojmë në këtë prezantim. Është fjala për pjesën që lidhet drejtpërsëdrejti me udhëtimin e Lambercit në Mirditë, duke përjashtuar këtu materialin gjuhësor.
Marre prej Gazets Shqiptare


[ Edited Mon Sep 07 2009, 11:23am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 23 2009, 08:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kur myslimanë e të krishterë brohorisnin “Rroftë Shqypnia”

Marre prej Gazets Korrieri
- Genti Kruja -

Fakte dhe histori impresionuese mbi Shkodrën jo vetëm si djepi i kulturës, por edhe si i tolerancës ndërfetare -Mirëkuptimin ndërfetar në Shqipëri, e posaçërisht në Shkodër, e kanë konstatuar e konfirmuar në rrjedhën e shekujve shumë dijetarë, gjuhëtarë, historianë, etnografë, misionarë e diplomatë të huaj, që kanë vizituar Shkodrën ose që kanë jetuar me muaj apo vite aty.

Kur më 28 Nëntor 1913 (në përvjetorin e parë të pavarësisë), u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, në mitingun madhështor ishin bashkuar vëllazërisht myslimanë e të krishterë dhe brohoritën njëzëri: “Rroftë Shqypnia!”. Atë natë, kambanorja e kishës së Gjuhadolit u lidh me minaren e xhamisë së Fushë-Çelës nëpërmjet një teli ku valëvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave të kuqezi.

Fishta shkruante: “Ishin mbledhë t’thuesh 20 mijë vetë me zotnitë shkodranë, ku ishin ma t’zgjedhunt... M’atë ditë për tamand m’asht gzue zemra, jo vetëm pse ishem tujë pa muhamedan e t’kshtenë t’vllaznuem nën hije t’bajrakut (flamurit) t’Shqypnisë, por edhe për burrni e bujari, me t’cilën ky popull ishte tujë u interesue për interesë ma t’gjalla t’Shqypniës e t’vendit t’vet. Kështu kishte dashtë me punue gjithmonë për Shqipni: popull e punëshum; zhurmë, saa maa pak”.

Edhe kleriku mysliman Hafiz Ali Kraja (Tari) ka gjithashtu argumente të tolerancës fetare në shërbim të unitetit kombëtar, në librin e tij “Feja islame nuk pengon bashkimin kombëtar” (botuar më 1924).

Kurse Shefqet Muka, autor i disa veprave nga islamologjia shqiptare, në simpoziumin më 1931, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, mbajti kumtesën “Vepra e Gjergj Fishtës për zgjimin kombëtar”. Fishta kishte raporte shumë të mira familjare edhe me Haxhi Hafiz Muhamed Bekteshin.

Një ndër figurat më të ndritura të klerit katolik dhe të qytetarisë shkodrane e shqiptare ishte At Pjetër Meshkalla, i cili provoi mbi kurrizin e tij kalvarin e vuajtjeve dhe të torturave në burgjet e regjimit totalitar. Ja ç’shkruan për të një qytetar shkodran që e kishte njohur nga afër: “Kujtoj një ditë, e pashë te dera dhe sipas zakonit e ftova për të hyrë brenda, por nuk erdhi; më diftoi se ishte nisë për vizita të largëta prej shtëpisë, po shkonte për festën e Bajramit. Më tha se të parën vizitë e kishte te Hafiz Ali Tari, mandej me radhë për tri ditë, do të shkonte ndër shtëpijat e atyre myslimanëve që ruante kujtime të mira prej burgut që kishte ba me ata. Edhe ata ia kthejshin vizitën, por ajo që do vë në dukje asht tjetër gja: kur hini të dytën herë në burg, ata e kujtuen dhe e ndihmuen edhe materialisht deri ditën që doli prej burgut. Tregojnë se kur bahej në burg ndonjë debat për probleme teologjike mes besimesh të ndryshme, Hafiz Ali Tari, ndër ma të kulturuemit e fesë myslimane thoshte: “Kjo çështje qëndron kështu, sepse kështu e ka thanë P. Meshkalla”.

Të moshuarit në Shkodër tregojnë se në Pazar gjatë muajit të Ramazanit, tregtarët katolikë i mbyllnin dyqanet, sidomos pijetoret dhe gjellëtoret. A nuk tregon ky veprim fisnik respektin e ndërsjellët, vëllazërimin, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në mes të qytetarëve shkodranë, të krishterë e myslimanë?! Fishta shkruan te “Hylli i Dritës”: “...Ndërmjet muhamedanëve dhe kristianëve të Prefekturës së Shkodrës mbretnon një qetësi e plotë. Ktij mendimi asht edhe statuti e konvencioni, qi shteti shqiptar ka me Lidhje të Komeve”.

Për vëllazërimin e harmoninë e besimtarëve të feve të ndryshme, sidomos të malësorëve, Fishta shkruan: “Edhe atje, ndoshta elementet e ndryshme (fetare) janë të ndamë me shpija e me lagje, por jo me punë; pse atje kuvendin e kanë s’bashku, mort e dasëm i kanë s’bashku; bashkë dalin në jaz t’ujit, bashkë ndër të kremte të shoqi-shoqit e mjeshtrit-edhe pritat (e gjakmarrjes) i vendosin s’bashku”. Ose: “Në Veri të Shqypnisë, pra asht nji Bajrak (bajraku i Hotit), ku të gjithë janë katolikë përpos shpisë së bajraktarit qi asht muhamedan. Tash ndodhi qi n’vjetin 1904 kisha e atij bajraku mbet pa meshtar për shum ditë. Kur qe një dit nder dit, bajraktari me një tjetër në krye t’atij vendi, po ulej në Shkodër fill e te i pari i fretërve, e, e muhamedan tuj kenë, i thotë: “Pasha Zotin, zotni, kisha jonë ka mbetë keq pa frat. As s’ka kush na beko shpirt për s’gjalli, as vorret për s’dekuni. Rixha kam me zotninë tate me na çue fratin sa ma parë te kisha se kem mbetë keq. Kaq me interes pra aj bajraktar muhamedan për çashtjen e të dërguemit të meshtarit katolik n’atë kishë!”

Shprehje e tolerancës ndërfetare dhe e qëndrimit vëllazëror në mes të qytetarëve të besimeve të ndryshme është dhe fakti se kolegjin saverian (shkollën e jezuitëve) e ndoqën përveç nxënësve katolikë, edhe 159 nxënës myslimanë dhe 99 nxënës ortodoksë (këto shifra janë deri në vitin 1928). Nga libri “50-vjetori i kolegjës saveriane” mësojmë se në këtë kolegj jepej edhe mësimi i fesë islame për nxënësit myslimanë, ku dhënë mësim të kësaj feje klerikët: Hoxhë Musa Efendi Boriçi (1883-1897), Ismet Efendi (1889-1898), Fejzi Efendi (1899-1903), Fejzulla Efendi (1905-1907), kurse për lëndë të ndryshme jofetare kanë dhënë mësim mësues myslimanë si: Et’hem Osmani, Beqie Sejdia, Hajdar Sejdini etj.

Në mes të nxënësve myslimanë përmendim të ndriturin Faik Konica (1875-1943), shkrimtar, publicist e enciklopedist, gjuhëtarin dhe ballkanologun Tahir Dizdari, patriotin Teofik Bekteshi, bashkëpunëtor i të përkohshmes “Djalëria”. Këtu mësoi mjeku i shquar në fushën e pediatrisë, Salaudin Bekteshi, pionieri i arsimit kombëtar, publicisti, historiani, hulumtuesi i folklorit, etnografi e përkthyesi Hamdi Bushati. Në bankat e kësaj shkolle mësoi shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë shqipe Arshi Pipa, si dhe juristi atdhetar e demokrat Myzafer Pipa. Në këtë shkollë mësuan edhe dhjetëra e dhjetëra nxënës të tjerë myslimanë, të cilët më vonë u diplomuan në fusha të ndryshëm të kulturës, të shkencës, të ushtrisë etj. Edhe në shkollën e motrave stigmatine, krahas vajzave katolike, mësuan edhe disa vajza myslimane.

Po kështu, shkollën ushtarake turke që u përurua në vjeshtën e vitit 1902, veç nxënësve myslimanë, e ndoqën edhe nxënësit katolikë (Patuk Saraçi, Lec Shkreli, Kolec Deda, Tom Çeka, Zef Haxhija, Zef Ashiku etj.). Në këtë shkollë kremtohej festa e “Shën-Gjergjit”. Për këtë bëhej një ekskursion në Zallin e Kirit. Në ceremoninë që organizonte shkolla merrnin pjesë prindër dhe autoritete myslimane, katolike dhe ortodokse. Argumente të vyera kundër tezës mbi përçarjen fetare në Shkodër gjejmë në veprën e Hamdi Bushatit “Shkodra”, monografi e cila ndodhet në dorëshkrim në bibliotekën e muzeun e qytetit të Shkodrës.

Më 7 prill 1858, në përurimin e fillimit të ndërtimit të Kishës së Madhe, gurthemeli i katedrales u bekua nga arqipeshkvi Topich, ku ishte i pranishëm Dom Ejll Radoja, famullitar i qytetit dhe meshtarë të tjerë të shquar. Daut Efendi Boriçi, klerik mysliman, atdhetar i shquar, drejtor i arsimit në Shkodër mbajti fjalimin e rastit. Përurimin e fillimit të ndërtimit të katedrales ai e quajti një gëzim të madh për të gjithë shkodranët pa dallim feje.

Atdhetari Filip Kraja me ndërmjetësinë e Bajram Currit i dërgoi një protestë qeverisë së Vjenës kundër reprezaljeve të gjeneralit Trolman mbi malësorët myslimanë të Mbishkodrës. Nga kjo protestë e atdhetarit katolik Filip Kraja u arrit që Trolman të largohej nga Shqipëria. Malësorët myslimanë u liruan nga burgu dhe u kthyen në shtëpitë e tyre, duke falënderuar me zemër Filip Krajën.

Në Pazarin e vjetër të Shkodrës (një nga pazaret më të mëdhenj të Rumelisë), një nga ditët kryesore të tregtimit ishte e diela. Meqë e diela ishte një ditë pushimi dhe ritesh fetare për kristianët, paria e qytetit vendosi që e diela të hiqej si ditë kryesore e tregtimit dhe ditë të tilla u caktuan e mërkura dhe e shtuna.

Hafiz Ali Kraja (Tari) në varrimin e At Gjergj Fishtës do të thoshte: “Vepra jote, o poet, ka për të krijue një faqe të lavdishme në historinë e kombit...”

Rihapja e kishës dhe e xhamisë së parë në Shkodër, në nëntor të vitit 1990, pas ndalimit të gjatë gati një çerek shekulli, qenë shprehje e harmonisë dhe e vëllazërimit ndërfetar përballë regjimit komunist që ende ishte në fuqi. Bashkëpunuan djemtë e rinj katolikë e myslimanë në kishën e varrezave katolike. Dikush tha se po vinin forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe do t’i arrestonin të rinjtë që po punonin. Një nga djemtë katolikë u tha shokëve myslimanë: “Largohuni! Ju të paktën shpëtoni. Ne jemi të vendosur me dekë këtu nën strehën e kësaj kishe”. “Në qoftë puna për me ba dekën, do të vdesim bashkë”, - u përgjigjën djelmoshat myslimanë. Na nuk luajmë vendit pa na marrë shpirtin”.

Megjithëse atëherë isha shumë i ri, akoma i kam të freskëta kujtimet e atyre ditëve, ku shumë vullnetarë katolikë punuan bashkë me vëllezërit myslimanë, për të përgatitur Xhaminë e Plumbit.

Kush mund të thotë se qenë më shumë katolikë se myslimanë në atë grumbullim të pafund njerëzish që mori pjesë në meshën e parë që drejtoi Dom Simon Jubani?

Kush mund të thotë se qenë më shumë myslimanë se katolikë ndër pjesëmarrësit e shumtë që ndoqën vazën (predikimin) e parë që tha para popullit Hafiz Sabri Koçi me rastin e rihapjes së Xhamisë së Plumbit? Ç’tregojnë këto? Përçarje, apo bashkim e vëllazërim ndërfetar përballë tiranisë komuniste që i mbylli për një çerek shekulli faltoret?

Më 25 prill 1993 tokën shqiptare e puth Papa Gjon Pali II. E gjithë Shkodra e priti atë, jo vetëm katolikët, por edhe myslimanët, të cilët dolën rrugëve të qytetit.

Në fillimvitin 1997, Shqipërinë e kishte pllakosur murtaja e kamatës dhe pasojat e saj. Një prej ngjarjeve më interesante, në të cilën jam edhe vetë një dëshmitar okular, ka ndodhur pikërisht në ditët e trazirave të marsit të atij viti në qytetin e Shkodrës.

Çka do të vlente sot më shumë se këshilla e Sheh Ahmed Shkodrës, që duke folur për tolerancën fetare e unitetin kombëtar, kundër atyre që donin ta prishin këtë unitet: “Tuj shti ndonji mikrob i cili shkakton shkatërrimin e bashkimit pse shqiptarët janë me nji gjuhë, me nji kombsi, prej nji gjaku, prej nji race dhe prandaj duhet me i dhanë dorën njani-tjetrit”.

Në Shkodër, festat e Bajramit janë festa të të gjithë qytetit. Pra, të krishterët grupe-grupe shkojnë për të kremtuar Bajramin në familjet myslimane. E njëjta gjë ndodh në ditët e festës së Pashkëve apo të Krishtlindjeve. Myslimanët i kremtojnë këto festa në familjet e të krishterëve. Absolutisht nuk ka asnjë kufizim apo ndarje fetare në rastet e fatkeqësive apo të vdekjeve. Po kështu, pjesëmarrja në dasma dhe në gosti të tjera nuk ka asnjë ndikim fetar.

Thuajse pa përjashtim, artistë, turistë e shkencëtarë të huaj kanë konfirmuar vëllazërimin e shkëlqyer ndërfetar në Shkodër. Kjo dëshmohet me shënimet e udhëtimeve, me relacione, me fragmente të tëra librash.

Të huajt lavdërojnë me fjalë superlative dhe mahniten para gjithçkaje njerëzore në Shkodër, duke përfshirë këtu edhe harmoninë ndërfetare.

Hasan Riza Pasha dhe Gjergj Fishta

Hasan Riza Pasha, vali e komandant i Shkodrës në periudhën 1911-1913, megjithëse përfaqësues i Shtetit Osman, ai e çmoi shumë lart veprën “Lahuta e Malcisë”. Kështu që, propozoi që Atë Gjergj Fishtës t’i akordohet medalja e Sulltanit, “Mearif II”, që gjithsesi është një mirënjohje me shumë vlerë që deri më sot, pothuajse nuk është përmendur fare. Një paradigmë që shkëlqeu në madhështinë monumentale të At Gjergj Fishtës, është koncepti i tij se duhet të ekzistojë te shqiptarët toleranca fetare mes dy komuniteteve, në mes atij të krishterë dhe mysliman, gjë të cilën e ka kultivuar ky poet i letrave shqipe, duke e shprehur qoftë në veprën e tij letrare, qoftë në shkrimet teorike e publicistike, qoftë në jetën e tij të përditshme, qoftë në raportet ndërqytetore. Toleranca ndërfetare komunitetesh të ndryshme me pjesëtarët e një fisi, të një gjuhe, të një historie, të një etnopsikologjie e një kolosi si ai, po veçmas të Shkodrës, ka qenë e një rëndësie të madhe për krijimin e një atmosfere mirëkuptimi dhe ndërkomunikimi të një rrethi më të gjerë qytetarësh, të një kohezioni më se të nevojshëm për të gjitha kohët, por më tepër të një kohe krizash politike apo sociale siç ka qenë Shkodra e viteve 1912-1913 dhe e viteve 1936-‘41. Mund të themi me plot gojën, se tolerancën fetare që ka kultivuar Fishta veçmas në jetën e tij të përditshme, ka ndikuar shumë në krijimin e një mirëkuptimi ndërqytetor te shumë pjesëtarë të tjerë të këtyre dy komuniteteve për të cilën kemi dëshmi të shumta, por për këtë rast do të ndalemi vetëm në dy raste të Fishtës ndaj të tjerëve dhe të të tjerëve ndaj Fishtës, që ilustrojnë më së miri një paradigmë shumë të veçantë: në mes ideve, mendimeve, veprimeve, qëndrimeve të personazheve të veprave të tij letrare dhe atyre të Fishtës si njeri dhe si qytetar, ka ekzistuar një konvergjencë e pashembullt dhe e rrallë për mjediset e tjera, deri diku edhe për Shkodrën.

Rasti i parë ka të bëjë në raportet që kanë ndërtuar në mes tyre dy autoritete të Shkodrës: autorit të veprës “Lahuta e Malcisë” dhe valiut e komandantit të Shkodrës në periudhën 1911-1913, Hasan Riza Pashës. Hasan Riza Pasha, i shkolluar në akademinë ushtarake të Stambollit dhe i specializuar në Gjermani, pas shumë vendshërbimeve, më 1911 vjen në Shkodër si vali dhe komandant i ushtrisë osmane. Megjithatë, Pasha ishte kundërshtar i lëvizjes xhonturke dhe i shoqërisë “Bashkim e përparim”. Edhe vetë ai e simpatizonte mjaft lëvizjen kombëtare shqiptare, bisedonte me anëtarët e Komitetit Shqiptar, apo me anëtarët e klubit “Gjuha Shqipe” të Shkodrës. I çmonte shumë veprat e letërsisë shqiptare, sidomos ato me frymë patriotike, siç ishte poema “Lahuta e Malcisë”. Duke e vlerësuar shumë lart veprën “Lahuta e Malcisë”, ndikoi që At Gjergj Fishtës, pas propozimit të Pashës, t’i akordohet medalja e Sulltanit, “Mearif II”. Sipas asaj që tregohet në librin “At Gjergj Fishta, libër përkujtimor”, Shkodër 1941, fq. 96, thuhet se Hasan Riza Pasha ka qenë i ftuar dhe ka shkuar në sallonin e shkollës françeskane në shfaqjen e dramës së Fishtës dhe në dalje e ka përgëzuar autorin për veprën e suksesshme, ndërsa qeverisë në Stamboll i shkruan: “Asht nevoja me e shtie në binarë e jo ma me e ndrydhë nacionalizmin shqiptar” (Bushati, H., 1998:453). Hasan Riza Pasha ishte për atë që shqiptarët t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e një kombi, madje i nxiste ata për këto ndjenja. Në një moment i propozoi Fishtës që të përpilonte në gjuhën shqipe tekstin e një marshi që do ta këndonin ushtarët shqiptarë gjatë parakalimit. Fishta e përpiloi tekstin dhe Pasha, siç thuhet, “ia “shpërbleu njëqind fish, tue ia pague strofë e lirë ari turke”. Ja teksti i marshit:

Prej kah len e merr hana,

M’u çue shekulli kundra nesh,

Djelm kreshnikë na ban nana,

Vetëm na iu dalim ndesh.

Të parët tanë burra çelikut,

Bota mbarë sot i nderon,

Ata i binin ndesh armikut,

Si rrufeja kur veton...


Në rivarrimin e eshtrave të Hasan Riza Pashës, megjithëse ishte mysliman, morën pjesë të gjithë shkodranët pa dallim feje, kristianë e myslimanë. Në mes të tjerash, fjalimin më elegant, më prekës, me ndjenja mirënjohje e me fjalë të zjarrta atdhetarie e mbajti At Gjergj Fishta. S’pyeti Shkodra a ishte mysliman apo i krishterë miku i Shqipërisë, strategu ushtarak Hasan Riza Pasha.

Më 1936, sipas propozimit të kryetarit të bashkisë, Zenel Prodanit, eshtrat e Hasan Riza Pashës, vrarë më 1913, u rivarrosën në varrezat e Komaneve. Me këtë rast, Gjergj Fishta tha: “Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baras me heronjtë e kombit shqiptar”. Fishta shkroi edhe epitafin për Hasan Riza Pashën që është i gdhendur në gurin mbi varr:

“Gazi Hasan Riza Pasha, burrë si motit, ushtar trim, besnik, komandant i ushtrive osmane në Shkodër, mik i Shqipnisë e i shqiptarëve. Ndërsa Lufta Ballkanike bindte botën me mbrojtje fisnike të kalasë së Rozafatit, në 30 kallnuer 1913 e vrau një dorë tradhtare mizore. Mban këtë përmendore prej Bashkisë të Shkodrës. Shembull burrnije e për kohën t’ardhshme e kje varrosë TRIMI”.

Gruaja e konsullit austro-hungarez në Shkodër, Hortense von Zambaur, gjatë rrethimit malazez shkruan në ditarin e saj se, ditën kur Shkodra, për shkak të urisë dhe pas vrasjes së Hasan Riza Pashës, i cili mbante marrëdhënie shumë të mira me ta, ushtria osmane po e linte qytetin dhe në të po hynin forcat malazeze, shefi i shtabit të përgjithshëm për fortesën, Major Kiramettin Bej, kishte shkuar t’u përshëndeste me familjen e konsullit, duke u ndarë nga njëri-tjetri me lot në sy, e duke lënë pas dhimbjen e humbjes së Shkodrës dhe rrethimin e tmerrshëm të vitit 1913.

Genti Kruja

Sociolog


[ Edited Mon Sep 07 2009, 11:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon May 11 2009, 09:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Debatet Luigj Gurakuqi-Ahmet Zogut për shtypjen e revoltës

Arben Rrozhani | 06/05/2009
Procesverbali i paraqitur në këtë botim i përket një interpelance parlamentare të zhvilluar 86 vjet më parë, në dy ditë shtatori të vitit 1922.

Qeveria e kryesuar nga Xhafer Ypi, në mars 1922, e ndodhur para një revolte të armatosur u detyrua të vendoste shtetrrethimin pa miratimin e Parlamentit, që ndodhej në pritje për të filluar sesionin e pranverës më 1 maj 1922.

Me vendosjen e shtetrrethimit, revolta e armatosur u shtyp; katër deputetët organizatorë të saj u dënuan me vdekje nga një gjykatë ushtarake që nuk kishte kompetencat e nevojshme ligjore.

Qeveria organizoi zgjedhjet për zëvendësimin e tyre pa i larguar më parë ata zyrtarisht nga Parlamenti.

Pasoi një valë arrestimesh e internimesh të individëve dhe pjesëtarëve të familjeve të atyre që mendohej se kishin marrë pjesë në revoltën e armatosur apo e kishin ndihmuar atë, duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve. Pakënaqësia që ndjehej në popull për shkak të krizës dhe të masave represive reflektohej edhe në Parlament, kryesisht te opozita.

Për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme të punimeve të tij, nga marsi në shtator - Parlamenti nuk mundej të ushtronte funksionet e tij si pushtet legjislativ.

Në këto kushte, qeveria Ypi, duke ndjerë një farë kompromentimi të autoritetit të vet, nisur edhe nga fakti se e kishte një mbështetje parlamentare të konsiderueshme, kërkoi mocion besimi për të rikonfirmuar pozitat e saj.

Duke u njohur me këtë procesverbal, nuk mund të mos bëjë përshtypje se qeveria me të vërtetë ka një kryeministër si Xhafer Ypi, por ka edhe një ministër të brendshëm (i cili është edhe zv/ministër i punëve publike) që mund të quhet pa mëdyshje si dora më e fortë e kësaj qeverie.

Ndaj dhe nga procesverbali kuptohet qartë se debati politik zhvillohet jo midis opozitës dhe qeverisë, por midis opozitës dhe ministrit të brendshëm Ahmet Zogu - që tre vjet më pas, janar 1925 do ta përmbyste monarkinë shqiptare, duke i prerë shpresat për një rikthim në fron të Princ Vidit dhe, për ta rivendosur atë pas katër vjetësh e për të mbetur përsëri kryetar shteti, - kësaj radhe jo si President, por si Mbret i Shqipërisë.

Kjo interpelancë parlamentare, botuar kohët e fundit në librin "Opozita dhe mbreti i ardhshëm i Shqipërisë", përgatitur për botim nga Filip Rrumbullaku, ngërthen në vetvete momente të rëndësishme nga historia politike e Shqipërisë në ato vite, e cila njihet pak nga lexuesi i sotëm.

Pjesët që botohen në "Shekulli" paraqesin përpjekjet e protagonistëve të kohës dhe mentalitetet e tyre politike në përdorimin e pushtetit për interesa private a publike dhe e ndihmojnë lexuesin për të hequr paralele me kohën tonë, kur lufta për të fituar apo mbajtur pushtetin me çdo kusht, sjell deformime nga më të ndryshme.


Diskutimet në interpelancën parlamentare të shtatorit 1922, mes kryeministrit Xhaferr Ypi, Imzot Fan Noli, Luigj Gurakuqit apo ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu

E mërkurë, 13 shtator 1922, ora 2.30 pas dite

Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i Shqipërisë
Seanca fillon, si zakonisht, duke lexuar emrat e deputetëve. Shumica e tyre është pjesëmarrëse në sallë. Pasi deputetët njihen me disa shkresa, projektligje e letra të ndryshme drejtuar parlamentit dhe sugjerojnë mënyrat për trajtimin apo zgjidhjen e tyre, fjalën e merr kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri.

KRYETARI I PARLAMENTIT: Bisedim mbi shpjegimet e qeverisë mbi ndodhitë e kohëve të fundit, veprimet e saj dhe gjendja politike e brendshme dhe e jashtme.

KRYEMINISTRI XHAFER YPI:...Kur qeveria mori fuqinë më 24 Dhjetor të vitit të kaluar, u shfaqa para zotërinjve tuaj me një program. Ky program kishte ca pika, të cilat më të shumtën mundën të realizohen, por në mes tyre ka edhe disa të tjera që s'iu ka ardhur radha ende, ose zbatimi ka qenë jashtë forcës së saj.

Pika principale e këtij programi ka qenë sigurimi i qetësisë së vendit dhe këtë pikë, qeveria që ditën e parë, është përpjekur ta verë në zbatim dhe ia arriti qëllimit. Me gjithë propagandën që është bërë dhe me gjithë se kohërat kanë qenë shumë të dëshpëruara, qeveria nuk hoqi dorë nga kjo vepër dhe mundi t'i dalë zot situatës.

Efekti i kësaj vepre është mbledhja e më shumë se 40.000 armëve, të cilat sot mund t'i përdorë shteti. Këtë vepër qeveria nuk e shtriu vetëm në Shqipërinë e Sipërme, por në të gjitha prefekturat e nënprefekturat e Shqipërisë, me përjashtim të dy prefekturave që ndodhen në kufi, ku, për arsye politike, lipsej përkohësisht të ndalohej ky operacion.

Shpresoj me gjithë këtë, se për së shpejti do të marrin fund ngatërresat e do të mblidhen armët e në këtë mënyrë do të sjellim edhe atje qetësinë e duhur.

Me mbledhjen e armëve qeveria ka sjellë shumë dobi. E para, ka siguruar lirinë personale, se sikurse e dini, një mot më parë nuk mund të dilje jashtë qytetit nga frika se mos të vrasin në udhë.

...Qeveria amerikane gjer kohët e fundit nuk e kishte njohur qeverinë tonë dhe, për këtë qëllim, çoi një komisar, i cili pasi bëri hetimet e duhura ia njoftoi me një raport qeverisë së tij, duke i thënë se Shqipëria meriton njohje dhe jetë të pavarur. Dhe kështu edhe qeveria e SHBA na njohu de jure e de facto. Komiseri Blanke mori cilësinë e ministrit.
Vijmë tani në veprimet e ministrive përkatëse.

Ministria e Brendshme bashkë me ministrinë e Luftës kanë kryer një vepër shumë të madhe për sigurimin e qetësisë dhe i kanë sjellë shërbime të mëdha Atdheut, por nderin nuk e kanë vetëm, por e ka tërë kabineti.

Ministria e Luftës, nga shkaku i ngatërresave që ka patur Shqipëria nuk ka mundur të bëjë organizimet e nevojshme, veç ka mbushur detyrën e saj plotësisht në kohë shumë kritike.

Ka mundur të fusë në ushtri një disiplinë shumë të mirë, ka çrrënjosur krejt politikën prej saj, gjë e cila mund t'i sjellë një shteti ngatërresa të mëdha, shpëtoi shtetin nga harxhet që gjeti dhe sot shohim në shërbim thjesht ushtarë dhe jo civilë si më parë.

Gjithashtu kësaj ministrie i detyrohet bashkimi në kazermë i malësorit të Shqipërisë së Sipërme me atë të Shqipërisë së Poshtme, dhe vëllazërimi i tyre që po shkon duke u rrënjosur dita ditës.

...Sa për udhët, nuk kam të them shumë gjëra, se ministri kompetent ndodhet në Europë, por me gjithë këtë është bërë çka mund të bëhet për përmirësimin e komunikacionit, se e dini fort mirë që ndërtimi i rrugëve varet nga kapitalet e mëdha. Qeveria ka mundur të veprojë në disa rrugë dhe pothuajse ka rindërtuar rrugën Durrës - Tiranë.

Zoti Koleka, përveç disa punërave të tjera është ngarkuar të sjellë dhe organizatorët e disa ministrive.

STAVRO VINJAU: Është mjaft kompetent.

KRYEMINISTRI: Kur të bëhesh ministër zotrote, do të jesh më kompetent. Ne nuk e kemi në dorë të sjellim organizatorët me pahir, në duan të vijnë, në mos duan nuk i shtrengojmë dot.

Këto janë, zotërinj deputetë, veprimet e qeverisë përgjithësisht. Tash secili prej zotërinjve tuaj është i lirë të pyesë për detaje mua ose ministrin kompetent dhe të bëjë kritikat që ai e sheh të arsyeshme.

Mbasi zotërinjtë tuaj të gjykoni anëtarët, na epni votën e besimit a të mosbesimit dhe ne shohim punën tonë. U lutem vetëm që kritikat të mos qëllojnë personat, por veprat e secilit prej nesh dhe të ndruhemi nga ofezat personale.

LUIGJ GURAKUQI: Proponoj që vazhdimi i bisedimeve mbi pyetjen e qeverisë dhe kritikat që mund të bëjë çdo kush të lihen për nesër, që secili të mundet të përgatitet.

BEHXHET HYTI: Është më mirë të bisedojmë sot.

KRYEMINISTRI: Ju lutem çështja të marrë fund sot, se ne nuk po punojmë dot.

BANUSH HAMDI: Qeveria e ka lajmëruar Parlamentin qysh pardje, se do të paraqitet sot për shpjegime; pra, gjithkush prej nesh duhej të ishte gati për kritikat që do t'i bënte. Për këtë arsye propozoj që të vazhdojë sot bisedimi.

LUIGJ GURAKUQI: Mund të jetë i përgatitur ndonjë që do të kritikojë. Ne nuk kemi qëllim kritikën, por shqyrtimin mbi veprimet e qeverisë. Pra, pasi kjo po na thotë sot se si ka vepruar, gjithsecili prej nesh ka mbajtur shënimet që ka dashur dhe përmbi to do të përgatitet.

Qeveria thotë se nuk ka nge. Pasi është kështu, unë proponoj që biseda të vazhdojë nesër, në doni një mbledhje të jashtëzakonshme, dhe kështu besoj që të mos vijë asnjë dëm kohe në veprimet e saj.

KOÇO TASI: Qeveria sot bëri një deklaratë të përgjithshme mbi veprimet e saj dhe besoj që çdo deputet ka marrë shënim. T'u përgjigjesh sot të gjitha këtyre pikave, është një gjë e pamundur.

Zoti Kryeministër rekomandon të mos ofendohen personat, por të kritikohen veprimet. Unë e siguroj zotërinë e tij se askush prej nesh nuk besoj të ketë qëllim ofeze mbi personin e ndokujt, por i lutemi që edhe zotëria e tij me gjithë shokë të mos ofendojnë deputetët. Për këto arsye, përkrah edhe unë proponimin e zotit Gurakuqi, që bisedimet të lihen për nesër.

KRYEMINISTRI: Ju lutem që çështja të marrë fund sot, se tash 15 ditë qeveria nuk po punon dot.

STAVRO VINJAU: Mbasi dëshira e disa shokëve po shfaqet që biseda të lihet për nesër, që të mos pandehet se shumica kërkon të mos u lejohet kohë kundërshtarëve për përgatitjet për luftën, duhej vetë Kryeministri, të paktën për bujari, të propononte që biseda të lihet për mbledhjen tjetër.

KRYEMINISTRI : Pasi po tregohet dëshira, le të mbetet vazhdimi për nesër.

Pranohet që biseda mbi vazhdimin e shpjegimeve të kabinetit të lihet për nesër, më 14.9.1922, në ora 2.30 pas dreke.
Dita e nesërme, 14 shtator 1922, ora 2.30 pas dite

KRYETARI: Vazhdim i shpjegimeve të kabinetit.

LUIGJ GURAKUQI: Një njeri që flet përpara një shumice populli a në një sallë universiteti, a në krye të një mitingu, apo brenda në dhomë të Parlamentit, mund t'i caktojë vetes së vet tri qëllime.

Njeriu mund të flasë, pra, ose për të nxjerrë në shesh vetëm e vetëm të vërtetën; ose për t'u mbushur mendjen dëgjuesve mbi parimet e të vërtetës që u nxorr në shesh; ose, në fund, për t'i bindur të tjerët e për t'i kthyer në mendjen e vet, duke i tërhequr që të ndjekin parimet e vullnetin e tij.

Sa për vete, po e them qysh tani, se nuk kam asnjë shpresë që të arrij qëllimin e tretë; do të përpiqem pra, vetëm e vetëm për dy qëllimet e para, duke u munduar për të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi situatën e sotme në Shqipëri, e ta forcoj me prova e dokumente për të mos lënë dyshime mbi të.

...Përpara se Parlamenti të merrte pushimin në muajin shkurt, kishim biseduar e aprovuar një projektligj të paraqitur prej qeverisë, në të cilën rreshtoheshin disa masa për ndjekjen e të arratisurve.

Masat ishin tepër të egra dhe vet zoti Kryeministër, i cilësoi me fjalën "barbare". Këtë projektligj e kundërshtova atëhere me të tëra forcat, por shumica e aprovoi. Por qeverisë nuk i mjaftuan të gjitha masat e egra të parashikuara prej atij ligji dhe, e vuri në zbatim me një shtojcë të pëlqyer nga Parlamenti, e cila i shtoi ashpërsinë e egërsisë...

Qeveria nuk mund t'i mohojë këto paudhësi e shumë e shumë të tjera si këto; dhe vetëm atëhere kur të urdhërojë një anketë të rreptë e të drejtë kundër autorëve të këtyre paudhësive e të zbatojë me rreptësi nomin edhe mbi ata që e kanë shpërdoruar, do të mundet të lahet pakëz prej fajeve që rëndojnë mbi të.

Kur të shoh se po dënohen ata që janë fëlliqur me shpërdorime të turpshme, atëhere do të jem i gëzuar t'i kthej nderin qeverisë e t'i këmbej qortimet e sotme me lëvdata. E këtë detyrë do ta kryej me kënaqësi. Pasi jam nga ata që kritikojnë lirisht, por edhe që thonë të vërtetën kur është për t'u thënë....

A me hir a me pahir, duhet t'i bindemi kësaj të vërtete, se ne shqiptarët, jemi të zotë të qeverisemi më vete, por nuk jemi të zotët të administrohemi. Në këto kohët e fundit kemi dhënë mjaft prova, të cilat na kanë bërë të denjë për pavarësi, por provat nuk kanë qenë fare të mira përsa i përket administratës.

Mund të themi se, në këtë pikëpamje, jo vetëm që nuk kemi bërë ndonjë përparim, por mund edhe të kemi vajtur prapa. Dhe për këtë mungesë nuk mund të quhemi fajtorë; janë konditat e liga në të cilat jemi gjetur që nuk ka kanë lënë të bëhemi gati për t'i bërë ballë nevojave të administratës së vendit tonë. Faji ynë është vetëm ky: që nuk duam të zemë mend e të nisim mirë një herë e përgjithmonë....

Duke folur mbi gjendjen ekonomike e financiare të shtetit tonë, zoti Kryeministër, e cilësoi këtë gjendje të vështirë dhe mjaft kritike.

As unë e as ndonjë tjetër prej nesh nuk besoj të kundërshtohet nga zoti Kryeministër për këtë mendim; ndoshta mund ta kuptojmë gjendjen tonë ekonomike e financiare edhe më të zezë se sa ai.

Atje ku largohemi e ndahemi nga zoti Kryeministër është mbi masat që thotë se qeveria ka marrë e se ka qëllim të marrë për t'i bërë ballë shtrëngesës e për ta përmirësuar këtë gjendje.

Faji i qeverisë sonë në këtë çështje rrjedh prej disa shkaqesh, të cilat kam për t'i përmendur këtu shkurtazi e me pak fjalë. Shkaku i parë është se qeveria nuk ka dashur kurrë të studiojë thellësisht gjendjen ekonomike të vendit e, pra, nuk ka mundur të gjejë mjetet për ta përmirësuar.

Shkaku i dytë është moskujdesimi i saj për politikë kursimesh, në vend që të mundohet për të bërë ekonomi e ka mbushur buxhetin me shpenzime të panevojshme.

Qeveria jonë ka ecur gjithmonë me ëndrra e iluzione: iluzione mbi ndihmat e jashtme, iluzione mbi pasuritë e brendshme. E pra, ka pasur mjaft prova që lypsej t'i kishin hapur sytë, ka pësuar mjaft zhgënjime për të mos u ushqyer më me ëndrra e përralla...

Është e ditur që kapitalisti i huaj, që vjen të rrezikojë kapitalet e veta në Shqipëri, duhet të ketë një shpresë fitimi pakëz më të madhe se në vendin e vet. Unë nuk them që t'i lemë të huajt që të vijnë e të rrjepin, por, nga ana tjetër, nuk mundemi as të besojmë se do të gjejmë njerëz të prishur nga mendtë që të derdhin të hollat e tyre me duar të plota në Shqipëri.

Kapitalistë të ndershëm e me qëllime të mira nuk kemi për të gjetur kurrë e në qoftë se vijojmë me këto sisteme, do të mbetemi gjithmonë në duar të disa vagabondëve, të cilët do të vijnë e do të marrin konçesione pa na dhënë asnjë garanci, me shpresë që t'i shesin këto koncesione dhe të fitojnë duke bërë ndërmjetësin.

Lidhur me kërkesën e një huaje, për të cilën është marrë vesh qeveria me grupin financiar të përmendur për çështjen e bankës, zoti Kryeministër nuk na dha ndonjë shkoqitje mbi konditat e kësaj huaje, ndaj do të them në mënyrë të përgjithshme vetëm pak fjalë për të.

Parimi financiar, nga i cili nuk duhet të largohet kurrë qeveria është ky: huatë bëhen vetëm për të mbuluar shpenzimet e ndonjë pune botore me fitim të përgjithshëm e asnjëherë për të plotësuar mungesat e buxhetit.

Mjerë ai shtet që merr të holla hua për të paguar rrogat: të hollat e marra kështu do të prishen me një herë dhe në pak vite shteti do të gjendet i kërrusur nën barrën e rëndë të borxheve, nga të cilat nuk do të shpëtojë dot kurrë.

Por edhe për punë botore huatë nuk do të bëhen, veç atëhere kur fitimi që do të dalë prej punës së projektuar do të jetë më i lartë se interesi që do të paguhet për huanë. Është zakon pra, se bashkë me projektin e huasë qeveria do të paraqesë edhe projektin e punës në të cilën ajo hua do të shpenzohet.

A ka përgatitur qeveria ndonjë projekt punësh botore në të cilat do të investohen të hollat që ka qëllim të marrë hua? Në qoftë se jo, atëhere nuk duhet të paraqesë në Parlament as projektligjin për autorizimin e huasë, pasi nuk besoj kurrë se Parlamenti do t'i japë leje për të marrë një hua, të cilës nuk i dihet qëllimi.

Mbasi nuk ndodhet këtu ministri i Punëve Botore, nuk po më duket mirë që të shtyhem tepër gjatë me kritikat mbi veprimet a mosveprimet e kësaj dege.

Me gjithë këtë, nuk mund të më rrihet pa thënë se, po ta gjykojmë këtë degë nga punët që s'ka bërë, duhet të arrijmë në përfundimin se kjo degë nuk gjendet fare në Shqipëri...

MIN. I BREND. AHMET ZOGU: Dua t'u përgjigjem në disa pika z. Gurakuqi.

EMZOT FAN NOLI: A nuk do të ishte më mirë të bëhen të gjitha kritikat dhe pastaj të përgjigjej qeveria?

AHMET ZOGU: Do të kisha pritur përfundimin e kritikave në se nuk do të ishte përmendur një çështje nderi, të cilën kjo qeveri e quan pikën e parë të programit të saj. Prandaj dua t'i jap përgjigje zotni Gurakuqit.

Qeveria e ka për princip çështjen e nderit, e ka parim, si pikë kryesore e programit të saj, pse, si e dini, dhe e çmoni shumë mirë zotnia juaj, një njeri që nuk ka nder nuk i duhet gjë shtetit, gjithashtu as vetes së vet.

Për të ruajtur nderin e shtetit qeveria ka sakrifikuar edhe disa nëpunës e oficerë të saj, të cilët kanë rënë dëshmorë për të kryer detyrën e për të mbajtur lart nderin e tyre e të popullit.

Zoti Gurakuqi, kritikat që bëri i ndau tre sojesh, por zotnia e tij ka harruar edhe një të katërt, e cila është kritikë për kritikë, dmth. me kritikue... se do me kritikue. Zotnia e tij tha se qeveria shkeli nomin e doli jashtë kufijve.

I përgjigjem zotnisë së tij: kur Bajram Curri, komandant i ushtrisë, një njeri i shtetit, i cili ka për detyrë mbrojtjen e atij shteti karshi armiqve, niset me një fuqi prej 1000 - 2000 vetash e sillet mbi Shkodrën për të kurdisur një qeveri të dytë, mbi atë anë të lumit të Matit, qysh qeveria të mos zbatojë nome pak më të forta?

... Prapë, një tjetër, Halit Lleshi, niset me një forcë në Elbasan e vjen deri në grykë të Shenulit, qysh qeveria të mos veprojë me atë energji që duhet? Prapë, qysh qeveria të mos marrë masa të rrepta kur Elez Jusufi me një fuqi prej 500-600 vetash e me këshillat e Zija Dibrës, oficer i vlefshëm por i pamoral, hyn në kryeqytet, ku plasi pushka për një kohë shumë të gjatë?

Në këtë pikë, do të them se, po të mos kishte vepruar nëpër rrugë e nëpër binatë qeveritare pak më rreptë qeveria, si dhe të mos kishte përdorur nome pak më të rënda, nuk do të kishte mundur të shpëtonte Shqipëria.

(Duartrokitje) Mos harroni zotnia juaj se ky Parlament ku zotnia juaj po mbani lirisht fjalën, dy muaj më parë ka qenë i barikaduar si një istikam dhe gjithë këto penxhere kanë qenë të mbyllura me tulla...

Zoti Gurakuqi foli për çështjen e Selitës. Atje ka qenë oficer Aziz Cami, një nga më të mirët oficerë të xhandarmërisë shqiptare.

Në Bishkash ka qenë Shefqet Korça, një ndër më të mirët nga oficerët tanë, atje me të vërtetë janë vrarë 3-4 njerëz, por këta kanë qenë ushtarët e kallauzët e Elez Jusufit dhe kanë shti pushkë mbi postëkomandën e atjeshme, për të mos i lënë të dalin jashtë, me qëllim që të kalonte ushtria e Elez Jusufit.

Këta njerëz kohët e fundit, pas revolucionit, janë arratisur dhe patrulla i ka vrarë rrugës e jo nëpër shpella, siç thotë zoti Gurakuqi...Zoti Gurakuqi foli edhe për një farë Sul Haket, por a e dini zotëria juaj se cili është ky?

Ky më 1914 ka qenë i pari që ka marrë nëpër këmbë flamurin shqiptar dhe ka vënë flamurin e një shteti të huaj. I biri i tij Bib Haka ka qenë mnera e Fushës së Krujës se, sikur ka qenë fjala raja, ashtu ka kqyrë ky t'i bëjë banorët e Fushës së Krujës. Ky njeri gjendet sot i arratisur e në kohën e Bazit të Canës ka qenë ndërmjetësi i tij. Në shtëpi të tij kemi zënë armë e mitroloza.

LUIGJ GURAKUQI: Doli në gjyq ky njeri?

AHMET ZOGU: Nuk doli për këtë çështje por për të tjera, të cilat janë të lidhura njera me tjetrën, pse ky ishte në burg në atë kohë e doli si shahit sepse e kërkonte gjyqi.

Por masat që janë marrë për ta, mbështeten nga nomi i posaçëm i pranuar nga Parlamenti.

Zoti Gurakuqi foli për çështjen e nderit. Gëzohem shumë me zotërinë e tij se qenka në një mendim me qeverinë. E siguroj zotërinë e tij se qeveria mori masat më të rrepta kundër oficerëve dhe nëpunësve të saj që shpërdoruan nomin e bënë vepra të liga.

Për ata njerëz të fëlliqur që kanë çnderuar vajza dhe gra, për sa ka mundur për t'i hetuar qeveria i ka zënë dhe ia ka dorëzuar gjyqit, duke përdorur masat më të rrepta kundër tyre. Në është se mund të jenë edhe të tjerë që kanë bërë të tilla (akte) çnjerëzore, qeveria, pa diktuar fakte, vepra, nuk ka se ç'të bëjë...Kam edhe një pikë tjetër ku do t'ju përgjigjem, e kam fjalën për çështjen e rrugëve.

Pasi zotëria e tij tha se po bëhen shpenzime të tepërta dhe me qënë se kjo punë më përket edhe mua, pasi jam zëvendësi i ministrit të Punëve Botore them që, përkundrazi, shpenzimet janë më të vogla që mund të bëhen, dhe në është se ndokund në botë mund të bëhet një rrugë me shpenzime kaq të pakta, është kjo e Tiranë-Durrësit. Përgjigjet e mia janë kaq dhe në është se ka nevojë të jap përgjigje rishtaz, prapë jam gati! (Duartrokitje)
(Vijon)


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Jan 07 2010, 07:35am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat May 30 2009, 02:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Thesaret që fshihen në vëllimet e “Albanica-s”

Aferdita Sharxhi:» Dërguar më: 30/05/2009 - 13:55

Fatmira Nikolli

Duke mos qenë dëshmitarë të shekujve që njerëzimi ka jetuar, ne ata do të mund t'i njohim vetëm përmes gjurmëve që kanë lënë. Por, vite e dekada të tëra janë ngjitur me njëri-tjetrin në këto botime. Ngjarjet, po ashtu. Duket sikur prekim momente të lashtësisë përmes dokumentimit të saj. Dokumente të rralla, harta të vjetra, botime shekullore, pamje që nuk do të mund t'i imagjinonim, e që hedhin dritë mbi një të kaluar që ne nuk e njohim nga afër. Këto janë vetëm disa episode të shkurtra të atyre që janë pjesë e Albanica-s, një bibliografi tematike e botuar në dy vëllime nga Biblioteka Kombëtare, ndërsa së shpejti do të mund të kemi në duar edhe vëllimin e tretë. Në dy botimet e deritanishme, "Albanica" përfshin si zëra më vete edhe harta e ilustrime, pamje qytetesh a fshatrash, portrete, veshje, monumente. Teksa e shfletojmë, shohim vepra të ndryshme (libra, dorëshkrime, harta) të shkruara kryesisht në gjuhë të huaja, por edhe në gjuhën shqipe për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat trajtojnë tërësisht apo pjesërisht, çështje që lidhen me historinë, etnologjinë, folklorin, gjuhën, letërsinë, kulturën, personalitetet e spikatura të popullit tonë që nga lashtësia deri në vitin 1912, kur u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë. Si një bibliografi me vëllime, "Albanica" deri tani ka dy vëllime të sajat, ndërsa është në përfundim i treti dhe po punohet edhe për të katërtin. Në këto botime përfshihet ajka e veprave, letrave dhe dokumenteve që kanë rëndësi të madhe për gjuhën shqipe dhe për vendin tonë. Autorë të huaj dhe shqiptarë që kanë shkruar për Shqipërinë pasi e kanë njohur atë nga afër, duke na sjellë sot ne, përjetimet e tyre dhe emocionet. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Afërdita Sharxhi, Përgjegjësja e Departamentit të Albano-Balkanologjisë në Bibliotekën Kombëtare, në rrëfen veprat e rralla, fondin e antikuarit dhe të gjitha ato shkrime e botime të rralla për të cilat vëllimet e Albanica-s na tregojnë në faqet e veta.
Për të gjithë ata që nuk e kanë të qartë, çfarë është ALBANICA?
Albanica është bibliografi tematike me adnotime (shënime). Siç kuptohet dhe nga titulli, kjo bibliografi përmban të renditura kronologjikisht, sipas vitit të botimit. Deri tani janë botuar dy vëllimet e para, që përmbajnë vepra të botuara në shek. XV-XIX. Pothuajse kemi gati vëllimin e tretë që përfshin veprat e botuara gjatë viteve 1850-1900 dhe jemi duke zbërthyer librat për vëllimin e katërt (botime të viteve 1900-1912). Veprat e përfshira në këtë bibliografi ndodhen në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare, që është edhe qendra më e madhe në vend e më gjerë e përpunimit dhe dhënies së informacionit me karakter albanologjik. Një pjesë fare e vogël e tyre ndodhen në disa biblioteka të tjera kryesore të vendit. Bibliografia "Albanica" është fryt i punës së një plejade të tërë bibliografësh të ditur e të përkushtuar të Departamentit të Albanologjisë. Puna për hartimin e kësaj bibliografie ka filluar 45 vjet më parë, kur ende nuk ishte krijuar si departament më vete Albano-Balkanologjia. Në vitin 1965, u botua vëllimi i parë që përmban një numër të konsiderueshëm veprash të rralla për Shqipërinë, hartuar nga bibliografët e nderuar, Aldo Çobo e Zef Prela. Po ky vëllim u ribotua i përmirësuar e i plotësuar në vitin 1998, duke bërë të mundur kështu dyfishimin e veprave të përshkruara në të, pa përmendur hartat dhe ilustrimet e nxjerra nga këto vepra. Vëllimi i dytë u botua në vitin 1987. Bibliografia përfshin si zëra më vete edhe hartat e ilustrimet (pamje qytetesh a fshatrash, portrete, veshje, monumente etj).
Vëllimi i parë i Albanica-s përfshin botime të shek. XV-XVIII. Cila është vlera dhe rëndësia e këtyre botimeve të vjetra?
Së pari, botimet e përfshira në vëllimin e parë, 626 të tilla, përveç 52 hartave dhe 110 ilustrimeve e hartave të nxjerra nga këto vepra, kanë rëndësi për vjetërsinë e tyre. Ato u takojnë shekujve XV-XVIII. Libri më i vjetër i përfshirë në këtë bibliografi është vepra e Papa Piut II, bashkëkohës i Skënderbeut, Letra mbi Kuvendin e Mantovës, botuar në Milano në vitin 1473. Është një libër i rrallë, inkunabul që hedh dritë mbi Kongresin e Mantovës, mbajtur në vitin 1459, ku u vendos të ndërmerrej një ekspeditë ushtarake ndërkombëtare kundër pushtuesve osmanë, pjesë e së cilës do të ishin edhe shqiptarët. Së dyti, këto botime të rralla janë pjesë e kujtesës së shkruar kombëtare e botërore. Së treti (në fakt është e para) e mbi të gjitha, këto vepra kanë vlerë për përmbajtjen e tyre, për të dhënat dhe informacionin që sjellin. Janë kryesisht vepra të shkruara nga të huajt, nga autorë të shek. XV-XVII, por edhe nga autorët antikë greko-romakë, bizantinë etj, të botuara gjatë këtyre shekujve. Në këtë aspekt nuk mund të lëmë pa përmendur edhe veprat e autorëve shqiptarë si, Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Matrënga, Dhimitër Frëngu, Nezim Frakulla etj, apo botimet e Voskopojës të shek. XVIII, me shumë rëndësi për historinë e librit, shtypshkrimeve dhe kulturës shqiptare.
Ky vëllim ka të dhëna edhe për fondin albanologjik antikuar. Cili është dhe çfarë përmban ky fond?
Është e vërtetë, veprat që përmban Albanica, na japin një mori të dhënash për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pas njoftimeve të para për fiset ilire që gjejmë në poemat e Homerit, pasojnë të dhënat shumë të rëndësishme me karakter historik, ekonomik, gjeografik e politik për Ilirinë në veprat e Tukididit, Tit Livit, Diodorit të Sicilisë, Kurt Rufit, Plutarkut, Arianit, Dion Kasit, Apianit, Aristotelit etj. Me vlera të pazëvendësueshme për gjeografinë e historinë e lashtë të vendit tonë është vepra e Strabonit "Gjeografia" dhe ajo e Plinit të Vjetër, "Historia e natyrës". Për periudhën e pushtimit romak tërheqin vëmendjen komentarët e Jul Cezarit, veçanërisht komentari për luftën civile, luftë e cila u zhvillua edhe në trojet ilire. Me kalimin e qendrës së gravitetit të Perandorisë romake drejt Lindjes, dalin vepra si "Gjeografia" e Klaud Ptolemeut, që konsiderohet më e rëndësishmja për periudhën romake dhe një nga më të rëndësishmet e periudhës së lashtësisë. Veprat e autorëve dhe kronistëve bizantinë si, Prisku, Prokopi i Cezaresë, Menandri, Malala, Simokata, Pahimeri, Ana Komnena, Gjergj Akropoliti, Niqifor Briemi, Jan Kantakuzeni, etj, sjellin njoftime historike, gjeografike, administrative, ekonomike e fetare, me shumë interes për historinë e antikitetit të vonë e të Mesjetës së Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare. Janë pikërisht këto tregime e kronika bizantine që përmendin për herë të parë emrin Albanoi, emër me të cilin shqiptarët u bënë të njohur në mesjetë. Një numër i madh veprash historike e letrare i kushtohen periudhës së Skënderbeut dhe fitoreve të shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Kjo periudhë e historisë sonë është pasqyruar në veprat e bashkëkohësve të Skënderbeut si, Enea Silvio Pikolomini (Papa Piu II), Gjergj Merula, Halkakondili dhe në veprat e një plejade të tërë humanistësh e shkrimtarësh evropianë si, Kambini, Jovi, Spanduxhino, Sabeliko, Leonklavi, Lavardeni, Pontani, Noullsi, Dyponse, Sarroki, Shevro, Bysie, Uinkop etj. Do të veçonim këtu veprën "Historia e Skënderbeut të Marin Barletit", babait të literaturës skënderbeiane, që u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508-1510 dhe u ribotua disa herë në latinisht. Jehona e kësaj vepre në arenën ndërkombëtarë ishte shumë e madhe. Ajo u përkthye dhe botua në shumë gjuhë të tjera evropiane. Me vlerë për studimin e periudhës postskënderbeiane janë veprat "Lufta e Shkodrës", dorëshkrim i Gjergj Merulës që mban datën 4 shtator 1474 dhe "Rrethimi i Shkodrës", po i Barletit, botuar më 1504. Në veprat e botuara në shek. XV-XVII gjejmë përpjekjet e para për shpjegimin e origjinës së popullit shqiptar në aspektin historik dhe atë gjuhësor. Ndër to vlejnë të përmenden veprat e Katançiçit, filozofit gjerman G. V. Lajbnic, apo suedezit Johan (Hans) Tunman, i cili me veprën e tij "Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore", botuar më 1774 në Lajpcig, bën përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës së tij, duke arritur në përfundimin se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre, vazhdues të ilirëve, të cilët nuk u romanizuan, tezë e kjo e çuar më tej nga një plejadë albanologësh të gjysmës së dytë të shek. XIX. Me interes për historinë e gramatologjisë shqiptare është edhe "Vrojtime gramatikore në gjuhën shqipe" e misionarit italian Françesko Maria Da Leçe, botuar në vitin 1716 në Romë. Vepra konsiderohet si gramatika e parë e plotë e gjuhës shqipe që njihet deri më sot. Së fundi do të thosha se vlerat kësaj bibliografie ia shton përfshirja në të e veprave në gjuhën shqipe e autorëve të vjetër shqiptarë si, Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Matrënga, me rëndësi për historinë e gjuhës, të shkrimit e të librit shqip. Meshari i Gjon Buzukut ka po atë rëndësi për shqipen dhe kulturën shqiptare, sa ç'ishte për gjuhën dhe kulturën gjermane përkthimi i Biblës prej Martin Luterit, botuar vetëm 20 vjet para Mesharit.
Vëllimi ka të dhëna edhe për kodikët e shekujve VI-XIV. Sa kodikë janë? Na thoni diçka për to?
Po, në këtë vëllim të Albanica-s përfshihen edhe një numër kodikësh, që ndodhen në Arkivin e Shtetit, prej të cilëve veçojmë Kodikun e purpurt të Beratit, më i vjetri i gjetur në vendin tonë, që përmban Ungjillin e Shën Mateut e të Shën Markut dhe i takon shek VI, Kodikun e Anthimit të shek. IX, të gjetur po në Berat, Katërungjijtë e Beratit dhe Katërungjijtë e Vlorës të shek. X, emërtuar ndryshe Kodiku i katërt i Beratit e Kodiku i pestë i Vlorës, Kodikun e Metropolisë së Korçës për regjistrimet e përgjithshme të pagëzimeve e të vdekjeve etj. Nuk mund të lë pa përmendur edhe dorëshkrimin me 154 fl., të Kostë Beratit, njohur ndryshe Kodiku i Kostë Beratit, që përmban pjesë leximi, poezi fetare në shqip me alfabet grek e në greqisht si dhe dy fjalorë shqip-greqisht. Ky kodik, që i takon shek. XVIII, ndodhet në koleksionin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare. Për njohuri të mëtejshme mbi kodikët do t'u rekomandoja lexuesve të gazetës suaj veprën e studiuesit, Shaban Sinani Kodikët e Shqipërisë.
Edhe botimet e shtypshkronjës së Voskopojës, siç përmendët më lart, janë pjesë e kësaj bibliografie. A mund të na thoni diçka për to?
Dihet se në shek. XVIII Voskopoja ishte një nga qendrat më të zhvilluara e të rëndësishme të Shqipërisë, e njohur veçanërisht për Akademinë dhe shtypshkronjën e saj. Në këtë periudhë, në vitet 1730-1760 nga shtypshkronja e Voskopojës panë dritën e botimit nën kujdesin e Grigor Voskopojarit një numër i konsiderueshëm veprash për kohën. Nga këto botime veçoj "Gramatikën e gjuhës greke" të Teodor Kavaliotit, botuar në vitin 1760. Shumica e librave të Voskopojës janë me përmbajtje fetare, por me rëndësi shumë të madhe për historinë e shtypshkrimit, të botimeve dhe të librit në Shqipëri.
Albanica i ka 626 vepra, 52 harta, 110 ilustrime, etj. Prej tyre, kë do të veçonit më të rëndësishmen për nga vlera apo informacioni që jep?
Kësaj pyetje pak a shumë i kam dhënë përgjigje më lart. Për mua është e vështirë të them se cila është më rëndësishmja, sepse ato të gjitha sipas veçantisë kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Veprat e përfshira në këtë bibliografi kanë rëndësi për vjetërsinë e tyre, pra për kohën kur janë botuar. Më e vjetra është vepra e Papa Piut II, botuar në vitin 1473 në Romë. Por rëndësia e saj dyfishohet edhe për informacionin që sjell për Shqipërinë. Po kështu me shumë vlerë janë edhe veprat e humanistëve shqiptarë Marin Barleti apo Marin Beçikemit, vepra e Gjergj Merulës "Rrethimi i Shkodrës", shkruar në latinisht dhe botuar në vitin 1504, apo veprat e autorëve të vjetër shqiptarë si Çeta e profetëve e Bogdanit, shkruar shqip e italisht dhe botuar në vitin 1685 etj. Shumë të rëndësishme për njoftimet që sjellin janë veprat e autorëve antikë greko-romakë dhe të kronistëve bizantinë, burime të vetme për historinë e antikitetit dhe të mesjetës shqiptare. Për mua të gjitha kanë vlerën e tyre në një aspekt apo një tjetër. Do të thosha që edhe hartat e vjetra të përfshira në këtë bibliografi kanë një rëndësi shumë të madhe për hartografinë, gjeografinë historike dhe toponiminë e vjetër të trojeve shqiptare, për të dhënat statistikore që sjellin mbi popullsinë e qyteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Veçoj këtu hartën "Rrjedha e lumenjve Drin dhe Bunë" e Vinçenco Maria Koronelit, hartografit më në zë të Republikës së Venedikut, që paraqet me hollësi trojet veriore shqiptare me të dhëna demografike sipas përkatësisë fetare të popullsisë.
Albanica II përfshin rreth 382 vepra të botuara nga 1800-ta deri në 1849-ën. Cilat janë vlerat e këtyre botimeve dhe çfarë sjellin për lexuesin?
Nëse veprat e rralla kanë dyfish rëndësi, për vjetërsinë dhe informacionin që sjellin, botimet e këtyre viteve, kuptohet, kanë më shumë vlerë për përmbajtjen e tyre. Jo se nënvlerësoj kohën e botimit të tyre gati 200-vjeçare, pasi ka vende që edhe botimet e dhjetëvjeçarit të parë të shek. XIX i konsiderojnë vepra antikuar, të rralla. Në këtë periudhë perceptimi për shqiptarët nga të huajt është ad visu, i drejtpërdrejtë. Rritet mjaft interesimi i tyre për Shqipërinë e shqiptarët. Në qarqet shkencore evropiane gjatë këtij gjysmëshekulli merr hov indoevropianistika. Shumë personalitete evropiane, diplomatë, poetë, piktorë, ushtarakë, gazetarë, klerikë e udhëtarë përshkojnë në këtë kohë vendin tonë, të cilët vëzhgimet e tyre, gjithçka që kanë parë e prekur, i hedhin në letër. Kjo është arsyeja që në këtë gjysmëshekulli janë të shumta veprat mbi Shqipërinë. Mjafton të përmendim emrat më të njohur të anglezëve Bajron, Lik, Hobhauz, Holland, Hjuz, Erkhart, etj, të francezëve Pukvil, Vodonkur, Bue, D'Esturnel, Robert, etj, të gjermanëve e austriakëve Bertold, Myler, Ksilander, Grizebah, Hamer, Ranke, Falmerajer etj, të italianëve Skrofoni, Grasi, Çiampolini, Soria, etj., në veprat e të cilëve gjejmë analiza përgjithësuese me karakter studimor për mjaft aspekte të rëndësishme që kanë të bëjmë me Shqipërinë e shqiptarët. Veprat e bizantinistit austriak, Falmerajer, Historia e Gadishullit të Moresë gjatë mesjetës dhe Elementi shqiptar në Greqi janë burim me shumë rëndësi për historinë e mesjetës Shqiptare, e veçanërisht për emigrimin e përhapjen e shqiptarëve në trevat greke. Në shumë vepra të kësaj periudhe në qendër të vëmendjes është Ali Pashë Tepelena dhe Pashallëku i tij. Veçojmë këtu veprën në tre vëllime "Udhëtim në More", për në Kostandinopojë, në Shqipëri dhe në shumë pjesë të tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1797, 1799, 1800 e 1801 të konsullit francez në Janinë, Fransua Pukëvil, botuar e ribotuar disa herë në disa gjuhë evropiane. Një vend në këtë bibliografi zënë edhe veprat e arbëreshëve të Italisë si, Jeronim De Rada, Engjëll Mashi, Zef Krispi, Emanuel Bidera, Vinçenco Dorsa, etj, të rëndësishme veçanërisht për historinë e emigrimit të arbëreshëve, vendbanimet e tyre të reja, dialektin e letërsinë arbëreshe në Itali, etj. Po kështu përfshihen këtu edhe botimet në gjuhën shqipe si përkthimet e para të Dhiatës së re në dialektin jugor nga Vangjel Meksi, abetarja e parë e gjuhës shqipe me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evëtar shqip" e Naum Veqilharxhit, botuar në 1844 etj. apo letërsia shqipe e bejtexhinjve.
Çfarë kuptohet nga botimet e autorëve të huaj me Shqipërinë e kohës?
Meqenëse pjesa më e madhe e autorëve të huaj i kishin prekur trojet shqiptare, në veprat e tyre ata pasqyronin gjendjen reale politike, ekonomike e sociale të kohës, sillnin përshtypjet e vëzhgimet e tyre mbi jetën e shqiptarëve, doket e zakonet e tyre, rebelimin e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë etj. Pjesa më e madhe vlerësonin shqiptarët dhe karakterin e tyre, mikpritjen dhe besën e shqiptarit, i shihnin ata me pozitivitet.
Cili është vendi i albanologjisë në Indoevropianistikë?
Me Albanologji kuptojmë tërësinë e studimeve për historinë, gjuhën dhe kulturën e popullit shqiptar, të cilat prej shekujsh kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj. Lindi në fund të shek. XVIII dhe u zhvillua mjaft në gjysmën e dytë të shek. XIX. Ka lidhje me indoevropianistikën. Albanologët e huaj kanë dhënë një kontribut të çmuar në studimin e problemeve shqiptare si, prejardhja e popullit shqiptar dhe djepi i formimit të tij, prejardhja e gjuhës shqipe dhe afëritë e saj me gjuhët e tjera, vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane etj. Duhet thënë se përpjekjet për t'u dhënë zgjidhje këtyre problemeve në këtë gjysmëshekulli (1800-1850) janë të pakta. Ende nuk kemi studime shkencore të argumentuara si ato të gjysmës së dytë të shek. XIX. Vepra që shënoi një etapë të rëndësishme në fushën e Albanologjisë është Studime shqiptare e Johan. G. Hahnit, botuar në vitet 1853-1854 që shërbeu si bazë e studimeve të mëvonshme albanologjike. Në këtë kuadër përmendim edhe veprën Mbi gjuhën shqipe, në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj të indoevropianistit e albanologut më në zë gjerman, Franc Bop, botuar më 1855. Në këtë vepër ai argumentoi shkencërisht tezën se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja dhe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Veprat e tyre bëjnë pjesë te Albanica III, të cilën e kemi pothuajse gati për botim.
Ju pothuajse keni përfunduar Albanica-n III dhe po punoni për Albanica-n IV. Cilat botime do të përfshihen? Na rrëfeni disa detaje prej këtyre dy vëllimeve…
Diçka thashë më sipër. Por më mirë t'ia lëmë kohës e të rrëfejmë kur këto botime të kenë dalë. E lëmë për një intervistë tjetër. Të jeni e bindur që lexuesit nuk do t'i zhgënjejmë. Besoj se edhe këto vëllime do të jenë me interes për lexuesit në përgjithësi e për studiuesit e fushës së Albanologjisë në veçanti. Për një gjë po jua shuaj kureshtjen: këto vëllime, lexuesit do t'i kenë edhe në formën e botimit elektronik.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.6727 sec, 0.0859 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 4,174kB