Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Historia Kombtare ***
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Mar 16 2009, 10:23AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623

Ushtarakët holandezë që fotografuan Shqipërinë e vitit 1914

» Dërguar më: 10/03/2009 - 14:11

Admirina Peçi

Ata u nisën me një mision të rëndësishëm ushtarak, në një cak të ndezur të Ballkanit. Ishin ushtarakë holandezë, të cilëve iu ishin dhënë me vete dhe aparate fotografike. Me to në dorë përgjatë udhëtimeve të tyre anekënd Shqipërisë, ata fiksuan imazhe që sot kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Fati e deshi që ata të jenë dëshmitarët e një momenti historik në vendin plot trazira, në Shqipërinë e 1913-1914, ku luftërat ballkanike po i linin vendin Luftës së Parë Botërore. Personazhe, momente të atyre ditëve, takime e mbi të gjitha objekte e ndërtime të cilat sot nuk ekzistojnë më, mund t'i zbulojmë në koleksionin e rrallë të fotove që ata realizuan gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ky koleksion i rrallë, i mbledhur dhe i mundësuar nga disa burime e arkiva, sapo është publikuar nga albanologu i mirënjohur, Robert Elsie. "Për fatin tonë të mirë, - thotë Robert Elsie, - oficerëve holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar, iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por edhe nga një aparat fotografik. Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga luftërat ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore". Albanologu Elsie, ndërsa prezanton një historik të këtij misioni ushtarak në Shqipëri, shënon se shumë fotografi të oficerëve holandezë të ruajtura deri sot, paraqiten shumica për herë të parë. "Ky koleksion fotografik, botuar për herë të parë në albumin Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani jugperëndimor, Prishtinë 2007, përmban shumë pamje unikale të një bote të zhdukur, të cilat - shpresoj - do të mrekullojnë të gjithë njerëzit e interesuar për historinë shqiptare dhe ballkanase", - thotë albanologu Robert Elsie, duke u shprehur mirënjohjen familjeve të oficerëve holandezë, shumë prej të cilave kanë ruajtur koleksionet e diapozitivave të vjetra prej xhami dhe ia kanë ofruar bujarisht për prezantim në faqen e tij në internet.

Dy ura dhe Kalaja e Beratit

Ndër imazhet më të rralla që vlen të veçohen, janë dy pamje ku shfaqet Ura e Gorricës mbi lumin Osum dhe ura e Hasan Beut, që tashmë nuk ekziston më. Imazhi i parë jep një pamje të detajuar të urës së Gorricës. E ndërtuar nga Ahmed Kurd pasha në vitin 1780, ajo u dëmtua rëndë gjatë përmbytjes së dhjetorit 1888 dhe u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore, vetëm pak kohë pas kësaj fotografie. Ky imazh është fokusuar në aparatin e kolonel Thomson në vitin 1913-1914. Një pamje tjetër e fotografuar por nga kolonel Thomson në këtë kohë, e paraqet më në horizont urën e Gorricës, e bashkë me të lumin Osum dhe malin e Shpiragut në sfond. Ndërsa imazhi i tretë është mjaft i rrallë për vetë faktin se ura e paraqitur nuk ekziston më. Ura e Hasan beut, e njohur gjithashtu si Ura e Konisbaltës, mbi lumin Osum gjendej pesëmbëdhjetë kilometra në veriperëndim të Beratit. Edhe kjo fotografi ka si autor Thomson-in, i cili në udhëtimin e tij në Berat nuk ka harruar të fiksojë në aparatin e vet dhe një pamje të kalasë së Beratit.

Konaku i mbretit

Ai quhej Konaku i Durrësit. Rezidenca e ardhme mbretërore kishte qenë selia e mutesarifllëkut osman. Ishte një ndërtesë trikatëshe me një oborr të brendshëm. Kishte tridhjetë e pesë dhoma dhe fasada ishte rreth 50 metra e gjerë. Mbreti Vid hyri aty pesë muaj më vonë dhe e përdori si pallat për qeverisjen e tij gjashtëmujore, pasi kishin sjellë shumë orendi dhe një numër të mjaftueshëm shërbëtorësh nga Gjermania. Në koleksionin e fotove të misionit ushtarak holandez, gjendet një foto me pamjen nga afër të kësaj godine, e fiksuar në aparatin fotografik në dhjetor të 1913-ës. Një tjetër fotografi paraqet gjashtë oficerë holandezë para konakut të Durrësit. Në rreshtin e parë nga e majta në të djathtë janë: Henri Kroon, General De Veer, Carel De Iongh dhe Gerard Mallinckrodt ndërsa në rreshtin e dytë nga e majta në të djathtë janë Lucas Roelfsma, një oficer shqiptar dhe Jan Fabius. Imazhi është fokusuar në vitin 1914. Një tjetër foto ku shfaqet godina tri katëshe paraqet portin e Durrësit i marrë nga deti, ku në të majtë të fotos shfaqet konaku.

Imazhe të tjera…

Koloneli Thomson ka fotografuar një moment kur trupat ushtarake kalojnë para Xhamisë Muradie në Vlorë, godina e së cilës është fokusuar edhe një tjetër foto ku objekti është në plan të parë. Po në Vlorë Thomson fokuson dhe një rrugën nga qendra e Vlorës për një port, përgjatë të cilës ecin Gjenerali De Veer dhe Et'hem Vlora, djali i Ismail Qemalit. Në këtë foto shfaqen edhe gjurmët e një objekti bektashian. Në majë të kodrës ndodhen gërmadhat e teqesë bektashiane të Kuz Babait. E kësaj periudhe (1913-1914 është edhe fotografia ku jepen pamje të kalasë së Kaninës fotografuar po nga koloneli Thomson.
Në një tjetër udhëtim tij gjatë vitit 1914 Koloneli Thomson gjendet në veri ën Shkodër. Një foto mjaft interesante dëshmon vizitën e tij atje dhe na sjell të dhëna të rëndësishme historike. Ai ka fokusuar një traget me qerre duke kaluar lumin Drin në Bahçallëk të Shkodrës. Në foto shfaqen gjurmë të urës së vjetër osmane me pesë qemerë (Ura e Bahçallëkut), prej të cilës ekziston një fotografi e vitit 1863-1864, u ndërtua në vitin 1768 nga Mehmed pashë Bushati dhe u shkatërrua gjatë një përmbytjeje në vitin 1880. Pas kësaj u ndërtua një urë e re prej druri mbi themelet e mbetura, por edhe ajo u shkatërrua, me siguri gjatë rrethimit të Shkodrës nga malazezët në fillim të vitit 1913. Pak kohë pas kësaj fotografie, në 1914 u ndërtua një tjetër urë mbi ato themele.
Koleksioni i rrallë i fotografive përmbledh thuajse 93 ekzemplarë. Do të mund të vijonim më tej me një portret të mbretit Vid dhe princeshës Sofi, me një foto mjaft interesante të luftëtarit kosovar Isa Boletini, një tjetër foto ku shfaqen forcat e Prenk Bibë Dodës, apo kapitenit Hendrik Reimers i zënë rob në Elbasan në qershor 1914 si dhe shumë personazheve të tjerë të njohur të kësaj periudhe. Por, do të ishte e pamundur të prezantoheshin të gjithë ekzemplarët e këtij koleksioni të vyer. Sidoqoftë falë kontributit të vyer të Robert Elsie-së, për të gjithë ata që kanë më shumë interes, tashmë 93 fotot e rralla të realizuara nga misioni ushtarak holandez si dhe një studim të plotë të historikut të tij në Shqipëri mund të vizitohen lirisht në faqen e tij zyrtare në internet.



Marre prej gazets Shqiptare Online


[ Edited Mon Sep 07 2009, 07:23AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Mar 23 2009, 09:01AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Tirana e qerpiçit...Gjashtë foto të rralla të 1916

nga Maksimilian Lambec
» Dërguar më: 22/03/2009 - 12:48

Admirina Peçi

Tirana e 1916-ës ngjan sot e largët. Ndokujt mund t’i fanitet si një mjegull ndonjë imazh nga koha e mbretërisë, e ndoshta diçka më tej. Por imazhet më të qarta të atij qyteti ku mbizotëronin shtëpitë e ulëta me qerpiç e me gurë, mund të na i sjellin sot vetëm fotografitë e asaj kohe. Këto gjashtë fotografi botohen për herë të parë në shtypin tonë. Fiksuar në aparatin fotografik të albanologut Maksimilian Lamberc, gjurmët e Tiranës së 1916-ës janë gati-gati poetike, njësoj si mbresat që ndezi në shpirtin e Lambercit kjo pjesë e gjelbër, e butë dhe e begatë e Shqipërisë së Mesme. Ndërsa kalonte nga Kruja për të vijuar udhëtimin e tij drejt Shkodrës, Lamberc do të përballej me qytetin e Toptanëve. Ai shkruan: “...nga Kruja kalëruam përmes fushave pjellore të mbuluara me ullinj për në Tiranë, qyteti i Toptanëve, i cili ka një vendndodhje të bukur. Ky qytet, me shtëpitë e tij madhështore dhe mikpritëse myslimane dhe kopshtet e bukura, të fshehura në mënyrë idilike prapa mureve të verdha e të larta, që gjithsesi nuk binin në sy, na la mbresa të thella …”. Ai ka fotografuar rrugë të ngushta e të vjetra, një grup fëmijësh në një prej tyre që duket sikur i druhen vizitorit të huaj, e një grup tjetër që kanë marrë një pozicion më pozant, një peizazh mahnitës i qytetit me shtëpi të rregullta dhe një tjetër pamje ku duken në horizont dy minare xhamish... Nuk ka informacione të zgjeruara për Tiranën në shënime të Lambercit, ndryshe nga disa fotografi të tjera në zonat e veriut. Duket, ky vend ishte më tepër një stacion çlodhës për të, ndërsa pikësynimi i studimeve të tij ishte Mirdita dhe zonat rreth saj.
Në të vërtetë, imazhet që i përkasin Tiranës janë veç një copëz e vogël nga koleksioni i mrekullueshëm fotografik realizuar nga Maks Lamberc në verën 1916, në Shqipëri. Publikimi i këtij koleksioni të vyer është një tjetër kontribut i albanologut të palodhur Robert Elsie, i cili saktëson se pjesa dërrmuese e fotografive shqiptare të koleksionit të Maks Lambercit u realizua gjatë udhëtimit të tij në verë të vitit 1916, kryesisht në Mirditë. Janë fotografi të peizazheve të Mirditës dhe të Shqipërisë se Veriut, të mirditorëve, dhe të fshatrave dhe ndërtesave të tyre në mes të Luftës së Parë Botërore”. Për herë të parë këtë koleksion të vyer fotografish Elsie e botoi në albumin fotografik: “Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani jugperëndimor”, ndërsa origjinalet e këtij koleksioni të rrallë ndodhen tashmë në Bildarchiv të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë (www.bildarchiv.at).
Siç thotë Elsie, për fat të mirë mund t’i identifikojmë sot të gjitha fotografitë që realizoi Lamberc në këtë udhëtim të tij në Shqipëri. Për identifikimin e fotografive të koleksionit, ekziston një raport me shkrim të Lambercit për udhëtimin e tij në Mirditë në atë vit. Ky shkrim, me titullin “Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri nga mesi i majit deri në fund të gushtit 1916”, u botua gjermanisht në gazetën e Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë, po në vitin 1916.
Një pjesë të këtij raporti përkthyer në gjuhën shqipe nga Robert Elsie po e botojmë në këtë prezantim. Është fjala për pjesën që lidhet drejtpërsëdrejti me udhëtimin e Lambercit në Mirditë, duke përjashtuar këtu materialin gjuhësor.
Marre prej Gazets Shqiptare


[ Edited Mon Sep 07 2009, 07:23AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 23 2009, 04:57AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Kur myslimanë e të krishterë brohorisnin “Rroftë Shqypnia”

Marre prej Gazets Korrieri
- Genti Kruja -

Fakte dhe histori impresionuese mbi Shkodrën jo vetëm si djepi i kulturës, por edhe si i tolerancës ndërfetare -Mirëkuptimin ndërfetar në Shqipëri, e posaçërisht në Shkodër, e kanë konstatuar e konfirmuar në rrjedhën e shekujve shumë dijetarë, gjuhëtarë, historianë, etnografë, misionarë e diplomatë të huaj, që kanë vizituar Shkodrën ose që kanë jetuar me muaj apo vite aty.

Kur më 28 Nëntor 1913 (në përvjetorin e parë të pavarësisë), u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, në mitingun madhështor ishin bashkuar vëllazërisht myslimanë e të krishterë dhe brohoritën njëzëri: “Rroftë Shqypnia!”. Atë natë, kambanorja e kishës së Gjuhadolit u lidh me minaren e xhamisë së Fushë-Çelës nëpërmjet një teli ku valëvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave të kuqezi.

Fishta shkruante: “Ishin mbledhë t’thuesh 20 mijë vetë me zotnitë shkodranë, ku ishin ma t’zgjedhunt... M’atë ditë për tamand m’asht gzue zemra, jo vetëm pse ishem tujë pa muhamedan e t’kshtenë t’vllaznuem nën hije t’bajrakut (flamurit) t’Shqypnisë, por edhe për burrni e bujari, me t’cilën ky popull ishte tujë u interesue për interesë ma t’gjalla t’Shqypniës e t’vendit t’vet. Kështu kishte dashtë me punue gjithmonë për Shqipni: popull e punëshum; zhurmë, saa maa pak”.

Edhe kleriku mysliman Hafiz Ali Kraja (Tari) ka gjithashtu argumente të tolerancës fetare në shërbim të unitetit kombëtar, në librin e tij “Feja islame nuk pengon bashkimin kombëtar” (botuar më 1924).

Kurse Shefqet Muka, autor i disa veprave nga islamologjia shqiptare, në simpoziumin më 1931, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, mbajti kumtesën “Vepra e Gjergj Fishtës për zgjimin kombëtar”. Fishta kishte raporte shumë të mira familjare edhe me Haxhi Hafiz Muhamed Bekteshin.

Një ndër figurat më të ndritura të klerit katolik dhe të qytetarisë shkodrane e shqiptare ishte At Pjetër Meshkalla, i cili provoi mbi kurrizin e tij kalvarin e vuajtjeve dhe të torturave në burgjet e regjimit totalitar. Ja ç’shkruan për të një qytetar shkodran që e kishte njohur nga afër: “Kujtoj një ditë, e pashë te dera dhe sipas zakonit e ftova për të hyrë brenda, por nuk erdhi; më diftoi se ishte nisë për vizita të largëta prej shtëpisë, po shkonte për festën e Bajramit. Më tha se të parën vizitë e kishte te Hafiz Ali Tari, mandej me radhë për tri ditë, do të shkonte ndër shtëpijat e atyre myslimanëve që ruante kujtime të mira prej burgut që kishte ba me ata. Edhe ata ia kthejshin vizitën, por ajo që do vë në dukje asht tjetër gja: kur hini të dytën herë në burg, ata e kujtuen dhe e ndihmuen edhe materialisht deri ditën që doli prej burgut. Tregojnë se kur bahej në burg ndonjë debat për probleme teologjike mes besimesh të ndryshme, Hafiz Ali Tari, ndër ma të kulturuemit e fesë myslimane thoshte: “Kjo çështje qëndron kështu, sepse kështu e ka thanë P. Meshkalla”.

Të moshuarit në Shkodër tregojnë se në Pazar gjatë muajit të Ramazanit, tregtarët katolikë i mbyllnin dyqanet, sidomos pijetoret dhe gjellëtoret. A nuk tregon ky veprim fisnik respektin e ndërsjellët, vëllazërimin, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në mes të qytetarëve shkodranë, të krishterë e myslimanë?! Fishta shkruan te “Hylli i Dritës”: “...Ndërmjet muhamedanëve dhe kristianëve të Prefekturës së Shkodrës mbretnon një qetësi e plotë. Ktij mendimi asht edhe statuti e konvencioni, qi shteti shqiptar ka me Lidhje të Komeve”.

Për vëllazërimin e harmoninë e besimtarëve të feve të ndryshme, sidomos të malësorëve, Fishta shkruan: “Edhe atje, ndoshta elementet e ndryshme (fetare) janë të ndamë me shpija e me lagje, por jo me punë; pse atje kuvendin e kanë s’bashku, mort e dasëm i kanë s’bashku; bashkë dalin në jaz t’ujit, bashkë ndër të kremte të shoqi-shoqit e mjeshtrit-edhe pritat (e gjakmarrjes) i vendosin s’bashku”. Ose: “Në Veri të Shqypnisë, pra asht nji Bajrak (bajraku i Hotit), ku të gjithë janë katolikë përpos shpisë së bajraktarit qi asht muhamedan. Tash ndodhi qi n’vjetin 1904 kisha e atij bajraku mbet pa meshtar për shum ditë. Kur qe një dit nder dit, bajraktari me një tjetër në krye t’atij vendi, po ulej në Shkodër fill e te i pari i fretërve, e, e muhamedan tuj kenë, i thotë: “Pasha Zotin, zotni, kisha jonë ka mbetë keq pa frat. As s’ka kush na beko shpirt për s’gjalli, as vorret për s’dekuni. Rixha kam me zotninë tate me na çue fratin sa ma parë te kisha se kem mbetë keq. Kaq me interes pra aj bajraktar muhamedan për çashtjen e të dërguemit të meshtarit katolik n’atë kishë!”

Shprehje e tolerancës ndërfetare dhe e qëndrimit vëllazëror në mes të qytetarëve të besimeve të ndryshme është dhe fakti se kolegjin saverian (shkollën e jezuitëve) e ndoqën përveç nxënësve katolikë, edhe 159 nxënës myslimanë dhe 99 nxënës ortodoksë (këto shifra janë deri në vitin 1928). Nga libri “50-vjetori i kolegjës saveriane” mësojmë se në këtë kolegj jepej edhe mësimi i fesë islame për nxënësit myslimanë, ku dhënë mësim të kësaj feje klerikët: Hoxhë Musa Efendi Boriçi (1883-1897), Ismet Efendi (1889-1898), Fejzi Efendi (1899-1903), Fejzulla Efendi (1905-1907), kurse për lëndë të ndryshme jofetare kanë dhënë mësim mësues myslimanë si: Et’hem Osmani, Beqie Sejdia, Hajdar Sejdini etj.

Në mes të nxënësve myslimanë përmendim të ndriturin Faik Konica (1875-1943), shkrimtar, publicist e enciklopedist, gjuhëtarin dhe ballkanologun Tahir Dizdari, patriotin Teofik Bekteshi, bashkëpunëtor i të përkohshmes “Djalëria”. Këtu mësoi mjeku i shquar në fushën e pediatrisë, Salaudin Bekteshi, pionieri i arsimit kombëtar, publicisti, historiani, hulumtuesi i folklorit, etnografi e përkthyesi Hamdi Bushati. Në bankat e kësaj shkolle mësoi shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë shqipe Arshi Pipa, si dhe juristi atdhetar e demokrat Myzafer Pipa. Në këtë shkollë mësuan edhe dhjetëra e dhjetëra nxënës të tjerë myslimanë, të cilët më vonë u diplomuan në fusha të ndryshëm të kulturës, të shkencës, të ushtrisë etj. Edhe në shkollën e motrave stigmatine, krahas vajzave katolike, mësuan edhe disa vajza myslimane.

Po kështu, shkollën ushtarake turke që u përurua në vjeshtën e vitit 1902, veç nxënësve myslimanë, e ndoqën edhe nxënësit katolikë (Patuk Saraçi, Lec Shkreli, Kolec Deda, Tom Çeka, Zef Haxhija, Zef Ashiku etj.). Në këtë shkollë kremtohej festa e “Shën-Gjergjit”. Për këtë bëhej një ekskursion në Zallin e Kirit. Në ceremoninë që organizonte shkolla merrnin pjesë prindër dhe autoritete myslimane, katolike dhe ortodokse. Argumente të vyera kundër tezës mbi përçarjen fetare në Shkodër gjejmë në veprën e Hamdi Bushatit “Shkodra”, monografi e cila ndodhet në dorëshkrim në bibliotekën e muzeun e qytetit të Shkodrës.

Më 7 prill 1858, në përurimin e fillimit të ndërtimit të Kishës së Madhe, gurthemeli i katedrales u bekua nga arqipeshkvi Topich, ku ishte i pranishëm Dom Ejll Radoja, famullitar i qytetit dhe meshtarë të tjerë të shquar. Daut Efendi Boriçi, klerik mysliman, atdhetar i shquar, drejtor i arsimit në Shkodër mbajti fjalimin e rastit. Përurimin e fillimit të ndërtimit të katedrales ai e quajti një gëzim të madh për të gjithë shkodranët pa dallim feje.

Atdhetari Filip Kraja me ndërmjetësinë e Bajram Currit i dërgoi një protestë qeverisë së Vjenës kundër reprezaljeve të gjeneralit Trolman mbi malësorët myslimanë të Mbishkodrës. Nga kjo protestë e atdhetarit katolik Filip Kraja u arrit që Trolman të largohej nga Shqipëria. Malësorët myslimanë u liruan nga burgu dhe u kthyen në shtëpitë e tyre, duke falënderuar me zemër Filip Krajën.

Në Pazarin e vjetër të Shkodrës (një nga pazaret më të mëdhenj të Rumelisë), një nga ditët kryesore të tregtimit ishte e diela. Meqë e diela ishte një ditë pushimi dhe ritesh fetare për kristianët, paria e qytetit vendosi që e diela të hiqej si ditë kryesore e tregtimit dhe ditë të tilla u caktuan e mërkura dhe e shtuna.

Hafiz Ali Kraja (Tari) në varrimin e At Gjergj Fishtës do të thoshte: “Vepra jote, o poet, ka për të krijue një faqe të lavdishme në historinë e kombit...”

Rihapja e kishës dhe e xhamisë së parë në Shkodër, në nëntor të vitit 1990, pas ndalimit të gjatë gati një çerek shekulli, qenë shprehje e harmonisë dhe e vëllazërimit ndërfetar përballë regjimit komunist që ende ishte në fuqi. Bashkëpunuan djemtë e rinj katolikë e myslimanë në kishën e varrezave katolike. Dikush tha se po vinin forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe do t’i arrestonin të rinjtë që po punonin. Një nga djemtë katolikë u tha shokëve myslimanë: “Largohuni! Ju të paktën shpëtoni. Ne jemi të vendosur me dekë këtu nën strehën e kësaj kishe”. “Në qoftë puna për me ba dekën, do të vdesim bashkë”, - u përgjigjën djelmoshat myslimanë. Na nuk luajmë vendit pa na marrë shpirtin”.

Megjithëse atëherë isha shumë i ri, akoma i kam të freskëta kujtimet e atyre ditëve, ku shumë vullnetarë katolikë punuan bashkë me vëllezërit myslimanë, për të përgatitur Xhaminë e Plumbit.

Kush mund të thotë se qenë më shumë katolikë se myslimanë në atë grumbullim të pafund njerëzish që mori pjesë në meshën e parë që drejtoi Dom Simon Jubani?

Kush mund të thotë se qenë më shumë myslimanë se katolikë ndër pjesëmarrësit e shumtë që ndoqën vazën (predikimin) e parë që tha para popullit Hafiz Sabri Koçi me rastin e rihapjes së Xhamisë së Plumbit? Ç’tregojnë këto? Përçarje, apo bashkim e vëllazërim ndërfetar përballë tiranisë komuniste që i mbylli për një çerek shekulli faltoret?

Më 25 prill 1993 tokën shqiptare e puth Papa Gjon Pali II. E gjithë Shkodra e priti atë, jo vetëm katolikët, por edhe myslimanët, të cilët dolën rrugëve të qytetit.

Në fillimvitin 1997, Shqipërinë e kishte pllakosur murtaja e kamatës dhe pasojat e saj. Një prej ngjarjeve më interesante, në të cilën jam edhe vetë një dëshmitar okular, ka ndodhur pikërisht në ditët e trazirave të marsit të atij viti në qytetin e Shkodrës.

Çka do të vlente sot më shumë se këshilla e Sheh Ahmed Shkodrës, që duke folur për tolerancën fetare e unitetin kombëtar, kundër atyre që donin ta prishin këtë unitet: “Tuj shti ndonji mikrob i cili shkakton shkatërrimin e bashkimit pse shqiptarët janë me nji gjuhë, me nji kombsi, prej nji gjaku, prej nji race dhe prandaj duhet me i dhanë dorën njani-tjetrit”.

Në Shkodër, festat e Bajramit janë festa të të gjithë qytetit. Pra, të krishterët grupe-grupe shkojnë për të kremtuar Bajramin në familjet myslimane. E njëjta gjë ndodh në ditët e festës së Pashkëve apo të Krishtlindjeve. Myslimanët i kremtojnë këto festa në familjet e të krishterëve. Absolutisht nuk ka asnjë kufizim apo ndarje fetare në rastet e fatkeqësive apo të vdekjeve. Po kështu, pjesëmarrja në dasma dhe në gosti të tjera nuk ka asnjë ndikim fetar.

Thuajse pa përjashtim, artistë, turistë e shkencëtarë të huaj kanë konfirmuar vëllazërimin e shkëlqyer ndërfetar në Shkodër. Kjo dëshmohet me shënimet e udhëtimeve, me relacione, me fragmente të tëra librash.

Të huajt lavdërojnë me fjalë superlative dhe mahniten para gjithçkaje njerëzore në Shkodër, duke përfshirë këtu edhe harmoninë ndërfetare.

Hasan Riza Pasha dhe Gjergj Fishta

Hasan Riza Pasha, vali e komandant i Shkodrës në periudhën 1911-1913, megjithëse përfaqësues i Shtetit Osman, ai e çmoi shumë lart veprën “Lahuta e Malcisë”. Kështu që, propozoi që Atë Gjergj Fishtës t’i akordohet medalja e Sulltanit, “Mearif II”, që gjithsesi është një mirënjohje me shumë vlerë që deri më sot, pothuajse nuk është përmendur fare. Një paradigmë që shkëlqeu në madhështinë monumentale të At Gjergj Fishtës, është koncepti i tij se duhet të ekzistojë te shqiptarët toleranca fetare mes dy komuniteteve, në mes atij të krishterë dhe mysliman, gjë të cilën e ka kultivuar ky poet i letrave shqipe, duke e shprehur qoftë në veprën e tij letrare, qoftë në shkrimet teorike e publicistike, qoftë në jetën e tij të përditshme, qoftë në raportet ndërqytetore. Toleranca ndërfetare komunitetesh të ndryshme me pjesëtarët e një fisi, të një gjuhe, të një historie, të një etnopsikologjie e një kolosi si ai, po veçmas të Shkodrës, ka qenë e një rëndësie të madhe për krijimin e një atmosfere mirëkuptimi dhe ndërkomunikimi të një rrethi më të gjerë qytetarësh, të një kohezioni më se të nevojshëm për të gjitha kohët, por më tepër të një kohe krizash politike apo sociale siç ka qenë Shkodra e viteve 1912-1913 dhe e viteve 1936-‘41. Mund të themi me plot gojën, se tolerancën fetare që ka kultivuar Fishta veçmas në jetën e tij të përditshme, ka ndikuar shumë në krijimin e një mirëkuptimi ndërqytetor te shumë pjesëtarë të tjerë të këtyre dy komuniteteve për të cilën kemi dëshmi të shumta, por për këtë rast do të ndalemi vetëm në dy raste të Fishtës ndaj të tjerëve dhe të të tjerëve ndaj Fishtës, që ilustrojnë më së miri një paradigmë shumë të veçantë: në mes ideve, mendimeve, veprimeve, qëndrimeve të personazheve të veprave të tij letrare dhe atyre të Fishtës si njeri dhe si qytetar, ka ekzistuar një konvergjencë e pashembullt dhe e rrallë për mjediset e tjera, deri diku edhe për Shkodrën.

Rasti i parë ka të bëjë në raportet që kanë ndërtuar në mes tyre dy autoritete të Shkodrës: autorit të veprës “Lahuta e Malcisë” dhe valiut e komandantit të Shkodrës në periudhën 1911-1913, Hasan Riza Pashës. Hasan Riza Pasha, i shkolluar në akademinë ushtarake të Stambollit dhe i specializuar në Gjermani, pas shumë vendshërbimeve, më 1911 vjen në Shkodër si vali dhe komandant i ushtrisë osmane. Megjithatë, Pasha ishte kundërshtar i lëvizjes xhonturke dhe i shoqërisë “Bashkim e përparim”. Edhe vetë ai e simpatizonte mjaft lëvizjen kombëtare shqiptare, bisedonte me anëtarët e Komitetit Shqiptar, apo me anëtarët e klubit “Gjuha Shqipe” të Shkodrës. I çmonte shumë veprat e letërsisë shqiptare, sidomos ato me frymë patriotike, siç ishte poema “Lahuta e Malcisë”. Duke e vlerësuar shumë lart veprën “Lahuta e Malcisë”, ndikoi që At Gjergj Fishtës, pas propozimit të Pashës, t’i akordohet medalja e Sulltanit, “Mearif II”. Sipas asaj që tregohet në librin “At Gjergj Fishta, libër përkujtimor”, Shkodër 1941, fq. 96, thuhet se Hasan Riza Pasha ka qenë i ftuar dhe ka shkuar në sallonin e shkollës françeskane në shfaqjen e dramës së Fishtës dhe në dalje e ka përgëzuar autorin për veprën e suksesshme, ndërsa qeverisë në Stamboll i shkruan: “Asht nevoja me e shtie në binarë e jo ma me e ndrydhë nacionalizmin shqiptar” (Bushati, H., 1998:453). Hasan Riza Pasha ishte për atë që shqiptarët t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e një kombi, madje i nxiste ata për këto ndjenja. Në një moment i propozoi Fishtës që të përpilonte në gjuhën shqipe tekstin e një marshi që do ta këndonin ushtarët shqiptarë gjatë parakalimit. Fishta e përpiloi tekstin dhe Pasha, siç thuhet, “ia “shpërbleu njëqind fish, tue ia pague strofë e lirë ari turke”. Ja teksti i marshit:

Prej kah len e merr hana,

M’u çue shekulli kundra nesh,

Djelm kreshnikë na ban nana,

Vetëm na iu dalim ndesh.

Të parët tanë burra çelikut,

Bota mbarë sot i nderon,

Ata i binin ndesh armikut,

Si rrufeja kur veton...


Në rivarrimin e eshtrave të Hasan Riza Pashës, megjithëse ishte mysliman, morën pjesë të gjithë shkodranët pa dallim feje, kristianë e myslimanë. Në mes të tjerash, fjalimin më elegant, më prekës, me ndjenja mirënjohje e me fjalë të zjarrta atdhetarie e mbajti At Gjergj Fishta. S’pyeti Shkodra a ishte mysliman apo i krishterë miku i Shqipërisë, strategu ushtarak Hasan Riza Pasha.

Më 1936, sipas propozimit të kryetarit të bashkisë, Zenel Prodanit, eshtrat e Hasan Riza Pashës, vrarë më 1913, u rivarrosën në varrezat e Komaneve. Me këtë rast, Gjergj Fishta tha: “Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baras me heronjtë e kombit shqiptar”. Fishta shkroi edhe epitafin për Hasan Riza Pashën që është i gdhendur në gurin mbi varr:

“Gazi Hasan Riza Pasha, burrë si motit, ushtar trim, besnik, komandant i ushtrive osmane në Shkodër, mik i Shqipnisë e i shqiptarëve. Ndërsa Lufta Ballkanike bindte botën me mbrojtje fisnike të kalasë së Rozafatit, në 30 kallnuer 1913 e vrau një dorë tradhtare mizore. Mban këtë përmendore prej Bashkisë të Shkodrës. Shembull burrnije e për kohën t’ardhshme e kje varrosë TRIMI”.

Gruaja e konsullit austro-hungarez në Shkodër, Hortense von Zambaur, gjatë rrethimit malazez shkruan në ditarin e saj se, ditën kur Shkodra, për shkak të urisë dhe pas vrasjes së Hasan Riza Pashës, i cili mbante marrëdhënie shumë të mira me ta, ushtria osmane po e linte qytetin dhe në të po hynin forcat malazeze, shefi i shtabit të përgjithshëm për fortesën, Major Kiramettin Bej, kishte shkuar t’u përshëndeste me familjen e konsullit, duke u ndarë nga njëri-tjetri me lot në sy, e duke lënë pas dhimbjen e humbjes së Shkodrës dhe rrethimin e tmerrshëm të vitit 1913.

Genti Kruja

Sociolog


[ Edited Mon Sep 07 2009, 07:33AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon May 11 2009, 05:21AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Debatet Luigj Gurakuqi-Ahmet Zogut për shtypjen e revoltës

Arben Rrozhani | 06/05/2009
Procesverbali i paraqitur në këtë botim i përket një interpelance parlamentare të zhvilluar 86 vjet më parë, në dy ditë shtatori të vitit 1922.

Qeveria e kryesuar nga Xhafer Ypi, në mars 1922, e ndodhur para një revolte të armatosur u detyrua të vendoste shtetrrethimin pa miratimin e Parlamentit, që ndodhej në pritje për të filluar sesionin e pranverës më 1 maj 1922.

Me vendosjen e shtetrrethimit, revolta e armatosur u shtyp; katër deputetët organizatorë të saj u dënuan me vdekje nga një gjykatë ushtarake që nuk kishte kompetencat e nevojshme ligjore.

Qeveria organizoi zgjedhjet për zëvendësimin e tyre pa i larguar më parë ata zyrtarisht nga Parlamenti.

Pasoi një valë arrestimesh e internimesh të individëve dhe pjesëtarëve të familjeve të atyre që mendohej se kishin marrë pjesë në revoltën e armatosur apo e kishin ndihmuar atë, duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve. Pakënaqësia që ndjehej në popull për shkak të krizës dhe të masave represive reflektohej edhe në Parlament, kryesisht te opozita.

Për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme të punimeve të tij, nga marsi në shtator - Parlamenti nuk mundej të ushtronte funksionet e tij si pushtet legjislativ.

Në këto kushte, qeveria Ypi, duke ndjerë një farë kompromentimi të autoritetit të vet, nisur edhe nga fakti se e kishte një mbështetje parlamentare të konsiderueshme, kërkoi mocion besimi për të rikonfirmuar pozitat e saj.

Duke u njohur me këtë procesverbal, nuk mund të mos bëjë përshtypje se qeveria me të vërtetë ka një kryeministër si Xhafer Ypi, por ka edhe një ministër të brendshëm (i cili është edhe zv/ministër i punëve publike) që mund të quhet pa mëdyshje si dora më e fortë e kësaj qeverie.

Ndaj dhe nga procesverbali kuptohet qartë se debati politik zhvillohet jo midis opozitës dhe qeverisë, por midis opozitës dhe ministrit të brendshëm Ahmet Zogu - që tre vjet më pas, janar 1925 do ta përmbyste monarkinë shqiptare, duke i prerë shpresat për një rikthim në fron të Princ Vidit dhe, për ta rivendosur atë pas katër vjetësh e për të mbetur përsëri kryetar shteti, - kësaj radhe jo si President, por si Mbret i Shqipërisë.

Kjo interpelancë parlamentare, botuar kohët e fundit në librin "Opozita dhe mbreti i ardhshëm i Shqipërisë", përgatitur për botim nga Filip Rrumbullaku, ngërthen në vetvete momente të rëndësishme nga historia politike e Shqipërisë në ato vite, e cila njihet pak nga lexuesi i sotëm.

Pjesët që botohen në "Shekulli" paraqesin përpjekjet e protagonistëve të kohës dhe mentalitetet e tyre politike në përdorimin e pushtetit për interesa private a publike dhe e ndihmojnë lexuesin për të hequr paralele me kohën tonë, kur lufta për të fituar apo mbajtur pushtetin me çdo kusht, sjell deformime nga më të ndryshme.


Diskutimet në interpelancën parlamentare të shtatorit 1922, mes kryeministrit Xhaferr Ypi, Imzot Fan Noli, Luigj Gurakuqit apo ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu

E mërkurë, 13 shtator 1922, ora 2.30 pas dite

Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i Shqipërisë
Seanca fillon, si zakonisht, duke lexuar emrat e deputetëve. Shumica e tyre është pjesëmarrëse në sallë. Pasi deputetët njihen me disa shkresa, projektligje e letra të ndryshme drejtuar parlamentit dhe sugjerojnë mënyrat për trajtimin apo zgjidhjen e tyre, fjalën e merr kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri.

KRYETARI I PARLAMENTIT: Bisedim mbi shpjegimet e qeverisë mbi ndodhitë e kohëve të fundit, veprimet e saj dhe gjendja politike e brendshme dhe e jashtme.

KRYEMINISTRI XHAFER YPI:...Kur qeveria mori fuqinë më 24 Dhjetor të vitit të kaluar, u shfaqa para zotërinjve tuaj me një program. Ky program kishte ca pika, të cilat më të shumtën mundën të realizohen, por në mes tyre ka edhe disa të tjera që s'iu ka ardhur radha ende, ose zbatimi ka qenë jashtë forcës së saj.

Pika principale e këtij programi ka qenë sigurimi i qetësisë së vendit dhe këtë pikë, qeveria që ditën e parë, është përpjekur ta verë në zbatim dhe ia arriti qëllimit. Me gjithë propagandën që është bërë dhe me gjithë se kohërat kanë qenë shumë të dëshpëruara, qeveria nuk hoqi dorë nga kjo vepër dhe mundi t'i dalë zot situatës.

Efekti i kësaj vepre është mbledhja e më shumë se 40.000 armëve, të cilat sot mund t'i përdorë shteti. Këtë vepër qeveria nuk e shtriu vetëm në Shqipërinë e Sipërme, por në të gjitha prefekturat e nënprefekturat e Shqipërisë, me përjashtim të dy prefekturave që ndodhen në kufi, ku, për arsye politike, lipsej përkohësisht të ndalohej ky operacion.

Shpresoj me gjithë këtë, se për së shpejti do të marrin fund ngatërresat e do të mblidhen armët e në këtë mënyrë do të sjellim edhe atje qetësinë e duhur.

Me mbledhjen e armëve qeveria ka sjellë shumë dobi. E para, ka siguruar lirinë personale, se sikurse e dini, një mot më parë nuk mund të dilje jashtë qytetit nga frika se mos të vrasin në udhë.

...Qeveria amerikane gjer kohët e fundit nuk e kishte njohur qeverinë tonë dhe, për këtë qëllim, çoi një komisar, i cili pasi bëri hetimet e duhura ia njoftoi me një raport qeverisë së tij, duke i thënë se Shqipëria meriton njohje dhe jetë të pavarur. Dhe kështu edhe qeveria e SHBA na njohu de jure e de facto. Komiseri Blanke mori cilësinë e ministrit.
Vijmë tani në veprimet e ministrive përkatëse.

Ministria e Brendshme bashkë me ministrinë e Luftës kanë kryer një vepër shumë të madhe për sigurimin e qetësisë dhe i kanë sjellë shërbime të mëdha Atdheut, por nderin nuk e kanë vetëm, por e ka tërë kabineti.

Ministria e Luftës, nga shkaku i ngatërresave që ka patur Shqipëria nuk ka mundur të bëjë organizimet e nevojshme, veç ka mbushur detyrën e saj plotësisht në kohë shumë kritike.

Ka mundur të fusë në ushtri një disiplinë shumë të mirë, ka çrrënjosur krejt politikën prej saj, gjë e cila mund t'i sjellë një shteti ngatërresa të mëdha, shpëtoi shtetin nga harxhet që gjeti dhe sot shohim në shërbim thjesht ushtarë dhe jo civilë si më parë.

Gjithashtu kësaj ministrie i detyrohet bashkimi në kazermë i malësorit të Shqipërisë së Sipërme me atë të Shqipërisë së Poshtme, dhe vëllazërimi i tyre që po shkon duke u rrënjosur dita ditës.

...Sa për udhët, nuk kam të them shumë gjëra, se ministri kompetent ndodhet në Europë, por me gjithë këtë është bërë çka mund të bëhet për përmirësimin e komunikacionit, se e dini fort mirë që ndërtimi i rrugëve varet nga kapitalet e mëdha. Qeveria ka mundur të veprojë në disa rrugë dhe pothuajse ka rindërtuar rrugën Durrës - Tiranë.

Zoti Koleka, përveç disa punërave të tjera është ngarkuar të sjellë dhe organizatorët e disa ministrive.

STAVRO VINJAU: Është mjaft kompetent.

KRYEMINISTRI: Kur të bëhesh ministër zotrote, do të jesh më kompetent. Ne nuk e kemi në dorë të sjellim organizatorët me pahir, në duan të vijnë, në mos duan nuk i shtrengojmë dot.

Këto janë, zotërinj deputetë, veprimet e qeverisë përgjithësisht. Tash secili prej zotërinjve tuaj është i lirë të pyesë për detaje mua ose ministrin kompetent dhe të bëjë kritikat që ai e sheh të arsyeshme.

Mbasi zotërinjtë tuaj të gjykoni anëtarët, na epni votën e besimit a të mosbesimit dhe ne shohim punën tonë. U lutem vetëm që kritikat të mos qëllojnë personat, por veprat e secilit prej nesh dhe të ndruhemi nga ofezat personale.

LUIGJ GURAKUQI: Proponoj që vazhdimi i bisedimeve mbi pyetjen e qeverisë dhe kritikat që mund të bëjë çdo kush të lihen për nesër, që secili të mundet të përgatitet.

BEHXHET HYTI: Është më mirë të bisedojmë sot.

KRYEMINISTRI: Ju lutem çështja të marrë fund sot, se ne nuk po punojmë dot.

BANUSH HAMDI: Qeveria e ka lajmëruar Parlamentin qysh pardje, se do të paraqitet sot për shpjegime; pra, gjithkush prej nesh duhej të ishte gati për kritikat që do t'i bënte. Për këtë arsye propozoj që të vazhdojë sot bisedimi.

LUIGJ GURAKUQI: Mund të jetë i përgatitur ndonjë që do të kritikojë. Ne nuk kemi qëllim kritikën, por shqyrtimin mbi veprimet e qeverisë. Pra, pasi kjo po na thotë sot se si ka vepruar, gjithsecili prej nesh ka mbajtur shënimet që ka dashur dhe përmbi to do të përgatitet.

Qeveria thotë se nuk ka nge. Pasi është kështu, unë proponoj që biseda të vazhdojë nesër, në doni një mbledhje të jashtëzakonshme, dhe kështu besoj që të mos vijë asnjë dëm kohe në veprimet e saj.

KOÇO TASI: Qeveria sot bëri një deklaratë të përgjithshme mbi veprimet e saj dhe besoj që çdo deputet ka marrë shënim. T'u përgjigjesh sot të gjitha këtyre pikave, është një gjë e pamundur.

Zoti Kryeministër rekomandon të mos ofendohen personat, por të kritikohen veprimet. Unë e siguroj zotërinë e tij se askush prej nesh nuk besoj të ketë qëllim ofeze mbi personin e ndokujt, por i lutemi që edhe zotëria e tij me gjithë shokë të mos ofendojnë deputetët. Për këto arsye, përkrah edhe unë proponimin e zotit Gurakuqi, që bisedimet të lihen për nesër.

KRYEMINISTRI: Ju lutem që çështja të marrë fund sot, se tash 15 ditë qeveria nuk po punon dot.

STAVRO VINJAU: Mbasi dëshira e disa shokëve po shfaqet që biseda të lihet për nesër, që të mos pandehet se shumica kërkon të mos u lejohet kohë kundërshtarëve për përgatitjet për luftën, duhej vetë Kryeministri, të paktën për bujari, të propononte që biseda të lihet për mbledhjen tjetër.

KRYEMINISTRI : Pasi po tregohet dëshira, le të mbetet vazhdimi për nesër.

Pranohet që biseda mbi vazhdimin e shpjegimeve të kabinetit të lihet për nesër, më 14.9.1922, në ora 2.30 pas dreke.
Dita e nesërme, 14 shtator 1922, ora 2.30 pas dite

KRYETARI: Vazhdim i shpjegimeve të kabinetit.

LUIGJ GURAKUQI: Një njeri që flet përpara një shumice populli a në një sallë universiteti, a në krye të një mitingu, apo brenda në dhomë të Parlamentit, mund t'i caktojë vetes së vet tri qëllime.

Njeriu mund të flasë, pra, ose për të nxjerrë në shesh vetëm e vetëm të vërtetën; ose për t'u mbushur mendjen dëgjuesve mbi parimet e të vërtetës që u nxorr në shesh; ose, në fund, për t'i bindur të tjerët e për t'i kthyer në mendjen e vet, duke i tërhequr që të ndjekin parimet e vullnetin e tij.

Sa për vete, po e them qysh tani, se nuk kam asnjë shpresë që të arrij qëllimin e tretë; do të përpiqem pra, vetëm e vetëm për dy qëllimet e para, duke u munduar për të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi situatën e sotme në Shqipëri, e ta forcoj me prova e dokumente për të mos lënë dyshime mbi të.

...Përpara se Parlamenti të merrte pushimin në muajin shkurt, kishim biseduar e aprovuar një projektligj të paraqitur prej qeverisë, në të cilën rreshtoheshin disa masa për ndjekjen e të arratisurve.

Masat ishin tepër të egra dhe vet zoti Kryeministër, i cilësoi me fjalën "barbare". Këtë projektligj e kundërshtova atëhere me të tëra forcat, por shumica e aprovoi. Por qeverisë nuk i mjaftuan të gjitha masat e egra të parashikuara prej atij ligji dhe, e vuri në zbatim me një shtojcë të pëlqyer nga Parlamenti, e cila i shtoi ashpërsinë e egërsisë...

Qeveria nuk mund t'i mohojë këto paudhësi e shumë e shumë të tjera si këto; dhe vetëm atëhere kur të urdhërojë një anketë të rreptë e të drejtë kundër autorëve të këtyre paudhësive e të zbatojë me rreptësi nomin edhe mbi ata që e kanë shpërdoruar, do të mundet të lahet pakëz prej fajeve që rëndojnë mbi të.

Kur të shoh se po dënohen ata që janë fëlliqur me shpërdorime të turpshme, atëhere do të jem i gëzuar t'i kthej nderin qeverisë e t'i këmbej qortimet e sotme me lëvdata. E këtë detyrë do ta kryej me kënaqësi. Pasi jam nga ata që kritikojnë lirisht, por edhe që thonë të vërtetën kur është për t'u thënë....

A me hir a me pahir, duhet t'i bindemi kësaj të vërtete, se ne shqiptarët, jemi të zotë të qeverisemi më vete, por nuk jemi të zotët të administrohemi. Në këto kohët e fundit kemi dhënë mjaft prova, të cilat na kanë bërë të denjë për pavarësi, por provat nuk kanë qenë fare të mira përsa i përket administratës.

Mund të themi se, në këtë pikëpamje, jo vetëm që nuk kemi bërë ndonjë përparim, por mund edhe të kemi vajtur prapa. Dhe për këtë mungesë nuk mund të quhemi fajtorë; janë konditat e liga në të cilat jemi gjetur që nuk ka kanë lënë të bëhemi gati për t'i bërë ballë nevojave të administratës së vendit tonë. Faji ynë është vetëm ky: që nuk duam të zemë mend e të nisim mirë një herë e përgjithmonë....

Duke folur mbi gjendjen ekonomike e financiare të shtetit tonë, zoti Kryeministër, e cilësoi këtë gjendje të vështirë dhe mjaft kritike.

As unë e as ndonjë tjetër prej nesh nuk besoj të kundërshtohet nga zoti Kryeministër për këtë mendim; ndoshta mund ta kuptojmë gjendjen tonë ekonomike e financiare edhe më të zezë se sa ai.

Atje ku largohemi e ndahemi nga zoti Kryeministër është mbi masat që thotë se qeveria ka marrë e se ka qëllim të marrë për t'i bërë ballë shtrëngesës e për ta përmirësuar këtë gjendje.

Faji i qeverisë sonë në këtë çështje rrjedh prej disa shkaqesh, të cilat kam për t'i përmendur këtu shkurtazi e me pak fjalë. Shkaku i parë është se qeveria nuk ka dashur kurrë të studiojë thellësisht gjendjen ekonomike të vendit e, pra, nuk ka mundur të gjejë mjetet për ta përmirësuar.

Shkaku i dytë është moskujdesimi i saj për politikë kursimesh, në vend që të mundohet për të bërë ekonomi e ka mbushur buxhetin me shpenzime të panevojshme.

Qeveria jonë ka ecur gjithmonë me ëndrra e iluzione: iluzione mbi ndihmat e jashtme, iluzione mbi pasuritë e brendshme. E pra, ka pasur mjaft prova që lypsej t'i kishin hapur sytë, ka pësuar mjaft zhgënjime për të mos u ushqyer më me ëndrra e përralla...

Është e ditur që kapitalisti i huaj, që vjen të rrezikojë kapitalet e veta në Shqipëri, duhet të ketë një shpresë fitimi pakëz më të madhe se në vendin e vet. Unë nuk them që t'i lemë të huajt që të vijnë e të rrjepin, por, nga ana tjetër, nuk mundemi as të besojmë se do të gjejmë njerëz të prishur nga mendtë që të derdhin të hollat e tyre me duar të plota në Shqipëri.

Kapitalistë të ndershëm e me qëllime të mira nuk kemi për të gjetur kurrë e në qoftë se vijojmë me këto sisteme, do të mbetemi gjithmonë në duar të disa vagabondëve, të cilët do të vijnë e do të marrin konçesione pa na dhënë asnjë garanci, me shpresë që t'i shesin këto koncesione dhe të fitojnë duke bërë ndërmjetësin.

Lidhur me kërkesën e një huaje, për të cilën është marrë vesh qeveria me grupin financiar të përmendur për çështjen e bankës, zoti Kryeministër nuk na dha ndonjë shkoqitje mbi konditat e kësaj huaje, ndaj do të them në mënyrë të përgjithshme vetëm pak fjalë për të.

Parimi financiar, nga i cili nuk duhet të largohet kurrë qeveria është ky: huatë bëhen vetëm për të mbuluar shpenzimet e ndonjë pune botore me fitim të përgjithshëm e asnjëherë për të plotësuar mungesat e buxhetit.

Mjerë ai shtet që merr të holla hua për të paguar rrogat: të hollat e marra kështu do të prishen me një herë dhe në pak vite shteti do të gjendet i kërrusur nën barrën e rëndë të borxheve, nga të cilat nuk do të shpëtojë dot kurrë.

Por edhe për punë botore huatë nuk do të bëhen, veç atëhere kur fitimi që do të dalë prej punës së projektuar do të jetë më i lartë se interesi që do të paguhet për huanë. Është zakon pra, se bashkë me projektin e huasë qeveria do të paraqesë edhe projektin e punës në të cilën ajo hua do të shpenzohet.

A ka përgatitur qeveria ndonjë projekt punësh botore në të cilat do të investohen të hollat që ka qëllim të marrë hua? Në qoftë se jo, atëhere nuk duhet të paraqesë në Parlament as projektligjin për autorizimin e huasë, pasi nuk besoj kurrë se Parlamenti do t'i japë leje për të marrë një hua, të cilës nuk i dihet qëllimi.

Mbasi nuk ndodhet këtu ministri i Punëve Botore, nuk po më duket mirë që të shtyhem tepër gjatë me kritikat mbi veprimet a mosveprimet e kësaj dege.

Me gjithë këtë, nuk mund të më rrihet pa thënë se, po ta gjykojmë këtë degë nga punët që s'ka bërë, duhet të arrijmë në përfundimin se kjo degë nuk gjendet fare në Shqipëri...

MIN. I BREND. AHMET ZOGU: Dua t'u përgjigjem në disa pika z. Gurakuqi.

EMZOT FAN NOLI: A nuk do të ishte më mirë të bëhen të gjitha kritikat dhe pastaj të përgjigjej qeveria?

AHMET ZOGU: Do të kisha pritur përfundimin e kritikave në se nuk do të ishte përmendur një çështje nderi, të cilën kjo qeveri e quan pikën e parë të programit të saj. Prandaj dua t'i jap përgjigje zotni Gurakuqit.

Qeveria e ka për princip çështjen e nderit, e ka parim, si pikë kryesore e programit të saj, pse, si e dini, dhe e çmoni shumë mirë zotnia juaj, një njeri që nuk ka nder nuk i duhet gjë shtetit, gjithashtu as vetes së vet.

Për të ruajtur nderin e shtetit qeveria ka sakrifikuar edhe disa nëpunës e oficerë të saj, të cilët kanë rënë dëshmorë për të kryer detyrën e për të mbajtur lart nderin e tyre e të popullit.

Zoti Gurakuqi, kritikat që bëri i ndau tre sojesh, por zotnia e tij ka harruar edhe një të katërt, e cila është kritikë për kritikë, dmth. me kritikue... se do me kritikue. Zotnia e tij tha se qeveria shkeli nomin e doli jashtë kufijve.

I përgjigjem zotnisë së tij: kur Bajram Curri, komandant i ushtrisë, një njeri i shtetit, i cili ka për detyrë mbrojtjen e atij shteti karshi armiqve, niset me një fuqi prej 1000 - 2000 vetash e sillet mbi Shkodrën për të kurdisur një qeveri të dytë, mbi atë anë të lumit të Matit, qysh qeveria të mos zbatojë nome pak më të forta?

... Prapë, një tjetër, Halit Lleshi, niset me një forcë në Elbasan e vjen deri në grykë të Shenulit, qysh qeveria të mos veprojë me atë energji që duhet? Prapë, qysh qeveria të mos marrë masa të rrepta kur Elez Jusufi me një fuqi prej 500-600 vetash e me këshillat e Zija Dibrës, oficer i vlefshëm por i pamoral, hyn në kryeqytet, ku plasi pushka për një kohë shumë të gjatë?

Në këtë pikë, do të them se, po të mos kishte vepruar nëpër rrugë e nëpër binatë qeveritare pak më rreptë qeveria, si dhe të mos kishte përdorur nome pak më të rënda, nuk do të kishte mundur të shpëtonte Shqipëria.

(Duartrokitje) Mos harroni zotnia juaj se ky Parlament ku zotnia juaj po mbani lirisht fjalën, dy muaj më parë ka qenë i barikaduar si një istikam dhe gjithë këto penxhere kanë qenë të mbyllura me tulla...

Zoti Gurakuqi foli për çështjen e Selitës. Atje ka qenë oficer Aziz Cami, një nga më të mirët oficerë të xhandarmërisë shqiptare.

Në Bishkash ka qenë Shefqet Korça, një ndër më të mirët nga oficerët tanë, atje me të vërtetë janë vrarë 3-4 njerëz, por këta kanë qenë ushtarët e kallauzët e Elez Jusufit dhe kanë shti pushkë mbi postëkomandën e atjeshme, për të mos i lënë të dalin jashtë, me qëllim që të kalonte ushtria e Elez Jusufit.

Këta njerëz kohët e fundit, pas revolucionit, janë arratisur dhe patrulla i ka vrarë rrugës e jo nëpër shpella, siç thotë zoti Gurakuqi...Zoti Gurakuqi foli edhe për një farë Sul Haket, por a e dini zotëria juaj se cili është ky?

Ky më 1914 ka qenë i pari që ka marrë nëpër këmbë flamurin shqiptar dhe ka vënë flamurin e një shteti të huaj. I biri i tij Bib Haka ka qenë mnera e Fushës së Krujës se, sikur ka qenë fjala raja, ashtu ka kqyrë ky t'i bëjë banorët e Fushës së Krujës. Ky njeri gjendet sot i arratisur e në kohën e Bazit të Canës ka qenë ndërmjetësi i tij. Në shtëpi të tij kemi zënë armë e mitroloza.

LUIGJ GURAKUQI: Doli në gjyq ky njeri?

AHMET ZOGU: Nuk doli për këtë çështje por për të tjera, të cilat janë të lidhura njera me tjetrën, pse ky ishte në burg në atë kohë e doli si shahit sepse e kërkonte gjyqi.

Por masat që janë marrë për ta, mbështeten nga nomi i posaçëm i pranuar nga Parlamenti.

Zoti Gurakuqi foli për çështjen e nderit. Gëzohem shumë me zotërinë e tij se qenka në një mendim me qeverinë. E siguroj zotërinë e tij se qeveria mori masat më të rrepta kundër oficerëve dhe nëpunësve të saj që shpërdoruan nomin e bënë vepra të liga.

Për ata njerëz të fëlliqur që kanë çnderuar vajza dhe gra, për sa ka mundur për t'i hetuar qeveria i ka zënë dhe ia ka dorëzuar gjyqit, duke përdorur masat më të rrepta kundër tyre. Në është se mund të jenë edhe të tjerë që kanë bërë të tilla (akte) çnjerëzore, qeveria, pa diktuar fakte, vepra, nuk ka se ç'të bëjë...Kam edhe një pikë tjetër ku do t'ju përgjigjem, e kam fjalën për çështjen e rrugëve.

Pasi zotëria e tij tha se po bëhen shpenzime të tepërta dhe me qënë se kjo punë më përket edhe mua, pasi jam zëvendësi i ministrit të Punëve Botore them që, përkundrazi, shpenzimet janë më të vogla që mund të bëhen, dhe në është se ndokund në botë mund të bëhet një rrugë me shpenzime kaq të pakta, është kjo e Tiranë-Durrësit. Përgjigjet e mia janë kaq dhe në është se ka nevojë të jap përgjigje rishtaz, prapë jam gati! (Duartrokitje)
(Vijon)


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Jan 07 2010, 02:35AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat May 30 2009, 10:56AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Thesaret që fshihen në vëllimet e “Albanica-s”

Aferdita Sharxhi:» Dërguar më: 30/05/2009 - 13:55

Fatmira Nikolli

Duke mos qenë dëshmitarë të shekujve që njerëzimi ka jetuar, ne ata do të mund t'i njohim vetëm përmes gjurmëve që kanë lënë. Por, vite e dekada të tëra janë ngjitur me njëri-tjetrin në këto botime. Ngjarjet, po ashtu. Duket sikur prekim momente të lashtësisë përmes dokumentimit të saj. Dokumente të rralla, harta të vjetra, botime shekullore, pamje që nuk do të mund t'i imagjinonim, e që hedhin dritë mbi një të kaluar që ne nuk e njohim nga afër. Këto janë vetëm disa episode të shkurtra të atyre që janë pjesë e Albanica-s, një bibliografi tematike e botuar në dy vëllime nga Biblioteka Kombëtare, ndërsa së shpejti do të mund të kemi në duar edhe vëllimin e tretë. Në dy botimet e deritanishme, "Albanica" përfshin si zëra më vete edhe harta e ilustrime, pamje qytetesh a fshatrash, portrete, veshje, monumente. Teksa e shfletojmë, shohim vepra të ndryshme (libra, dorëshkrime, harta) të shkruara kryesisht në gjuhë të huaja, por edhe në gjuhën shqipe për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat trajtojnë tërësisht apo pjesërisht, çështje që lidhen me historinë, etnologjinë, folklorin, gjuhën, letërsinë, kulturën, personalitetet e spikatura të popullit tonë që nga lashtësia deri në vitin 1912, kur u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë. Si një bibliografi me vëllime, "Albanica" deri tani ka dy vëllime të sajat, ndërsa është në përfundim i treti dhe po punohet edhe për të katërtin. Në këto botime përfshihet ajka e veprave, letrave dhe dokumenteve që kanë rëndësi të madhe për gjuhën shqipe dhe për vendin tonë. Autorë të huaj dhe shqiptarë që kanë shkruar për Shqipërinë pasi e kanë njohur atë nga afër, duke na sjellë sot ne, përjetimet e tyre dhe emocionet. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Afërdita Sharxhi, Përgjegjësja e Departamentit të Albano-Balkanologjisë në Bibliotekën Kombëtare, në rrëfen veprat e rralla, fondin e antikuarit dhe të gjitha ato shkrime e botime të rralla për të cilat vëllimet e Albanica-s na tregojnë në faqet e veta.
Për të gjithë ata që nuk e kanë të qartë, çfarë është ALBANICA?
Albanica është bibliografi tematike me adnotime (shënime). Siç kuptohet dhe nga titulli, kjo bibliografi përmban të renditura kronologjikisht, sipas vitit të botimit. Deri tani janë botuar dy vëllimet e para, që përmbajnë vepra të botuara në shek. XV-XIX. Pothuajse kemi gati vëllimin e tretë që përfshin veprat e botuara gjatë viteve 1850-1900 dhe jemi duke zbërthyer librat për vëllimin e katërt (botime të viteve 1900-1912). Veprat e përfshira në këtë bibliografi ndodhen në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare, që është edhe qendra më e madhe në vend e më gjerë e përpunimit dhe dhënies së informacionit me karakter albanologjik. Një pjesë fare e vogël e tyre ndodhen në disa biblioteka të tjera kryesore të vendit. Bibliografia "Albanica" është fryt i punës së një plejade të tërë bibliografësh të ditur e të përkushtuar të Departamentit të Albanologjisë. Puna për hartimin e kësaj bibliografie ka filluar 45 vjet më parë, kur ende nuk ishte krijuar si departament më vete Albano-Balkanologjia. Në vitin 1965, u botua vëllimi i parë që përmban një numër të konsiderueshëm veprash të rralla për Shqipërinë, hartuar nga bibliografët e nderuar, Aldo Çobo e Zef Prela. Po ky vëllim u ribotua i përmirësuar e i plotësuar në vitin 1998, duke bërë të mundur kështu dyfishimin e veprave të përshkruara në të, pa përmendur hartat dhe ilustrimet e nxjerra nga këto vepra. Vëllimi i dytë u botua në vitin 1987. Bibliografia përfshin si zëra më vete edhe hartat e ilustrimet (pamje qytetesh a fshatrash, portrete, veshje, monumente etj).
Vëllimi i parë i Albanica-s përfshin botime të shek. XV-XVIII. Cila është vlera dhe rëndësia e këtyre botimeve të vjetra?
Së pari, botimet e përfshira në vëllimin e parë, 626 të tilla, përveç 52 hartave dhe 110 ilustrimeve e hartave të nxjerra nga këto vepra, kanë rëndësi për vjetërsinë e tyre. Ato u takojnë shekujve XV-XVIII. Libri më i vjetër i përfshirë në këtë bibliografi është vepra e Papa Piut II, bashkëkohës i Skënderbeut, Letra mbi Kuvendin e Mantovës, botuar në Milano në vitin 1473. Është një libër i rrallë, inkunabul që hedh dritë mbi Kongresin e Mantovës, mbajtur në vitin 1459, ku u vendos të ndërmerrej një ekspeditë ushtarake ndërkombëtare kundër pushtuesve osmanë, pjesë e së cilës do të ishin edhe shqiptarët. Së dyti, këto botime të rralla janë pjesë e kujtesës së shkruar kombëtare e botërore. Së treti (në fakt është e para) e mbi të gjitha, këto vepra kanë vlerë për përmbajtjen e tyre, për të dhënat dhe informacionin që sjellin. Janë kryesisht vepra të shkruara nga të huajt, nga autorë të shek. XV-XVII, por edhe nga autorët antikë greko-romakë, bizantinë etj, të botuara gjatë këtyre shekujve. Në këtë aspekt nuk mund të lëmë pa përmendur edhe veprat e autorëve shqiptarë si, Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Matrënga, Dhimitër Frëngu, Nezim Frakulla etj, apo botimet e Voskopojës të shek. XVIII, me shumë rëndësi për historinë e librit, shtypshkrimeve dhe kulturës shqiptare.
Ky vëllim ka të dhëna edhe për fondin albanologjik antikuar. Cili është dhe çfarë përmban ky fond?
Është e vërtetë, veprat që përmban Albanica, na japin një mori të dhënash për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pas njoftimeve të para për fiset ilire që gjejmë në poemat e Homerit, pasojnë të dhënat shumë të rëndësishme me karakter historik, ekonomik, gjeografik e politik për Ilirinë në veprat e Tukididit, Tit Livit, Diodorit të Sicilisë, Kurt Rufit, Plutarkut, Arianit, Dion Kasit, Apianit, Aristotelit etj. Me vlera të pazëvendësueshme për gjeografinë e historinë e lashtë të vendit tonë është vepra e Strabonit "Gjeografia" dhe ajo e Plinit të Vjetër, "Historia e natyrës". Për periudhën e pushtimit romak tërheqin vëmendjen komentarët e Jul Cezarit, veçanërisht komentari për luftën civile, luftë e cila u zhvillua edhe në trojet ilire. Me kalimin e qendrës së gravitetit të Perandorisë romake drejt Lindjes, dalin vepra si "Gjeografia" e Klaud Ptolemeut, që konsiderohet më e rëndësishmja për periudhën romake dhe një nga më të rëndësishmet e periudhës së lashtësisë. Veprat e autorëve dhe kronistëve bizantinë si, Prisku, Prokopi i Cezaresë, Menandri, Malala, Simokata, Pahimeri, Ana Komnena, Gjergj Akropoliti, Niqifor Briemi, Jan Kantakuzeni, etj, sjellin njoftime historike, gjeografike, administrative, ekonomike e fetare, me shumë interes për historinë e antikitetit të vonë e të Mesjetës së Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare. Janë pikërisht këto tregime e kronika bizantine që përmendin për herë të parë emrin Albanoi, emër me të cilin shqiptarët u bënë të njohur në mesjetë. Një numër i madh veprash historike e letrare i kushtohen periudhës së Skënderbeut dhe fitoreve të shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Kjo periudhë e historisë sonë është pasqyruar në veprat e bashkëkohësve të Skënderbeut si, Enea Silvio Pikolomini (Papa Piu II), Gjergj Merula, Halkakondili dhe në veprat e një plejade të tërë humanistësh e shkrimtarësh evropianë si, Kambini, Jovi, Spanduxhino, Sabeliko, Leonklavi, Lavardeni, Pontani, Noullsi, Dyponse, Sarroki, Shevro, Bysie, Uinkop etj. Do të veçonim këtu veprën "Historia e Skënderbeut të Marin Barletit", babait të literaturës skënderbeiane, që u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508-1510 dhe u ribotua disa herë në latinisht. Jehona e kësaj vepre në arenën ndërkombëtarë ishte shumë e madhe. Ajo u përkthye dhe botua në shumë gjuhë të tjera evropiane. Me vlerë për studimin e periudhës postskënderbeiane janë veprat "Lufta e Shkodrës", dorëshkrim i Gjergj Merulës që mban datën 4 shtator 1474 dhe "Rrethimi i Shkodrës", po i Barletit, botuar më 1504. Në veprat e botuara në shek. XV-XVII gjejmë përpjekjet e para për shpjegimin e origjinës së popullit shqiptar në aspektin historik dhe atë gjuhësor. Ndër to vlejnë të përmenden veprat e Katançiçit, filozofit gjerman G. V. Lajbnic, apo suedezit Johan (Hans) Tunman, i cili me veprën e tij "Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore", botuar më 1774 në Lajpcig, bën përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës së tij, duke arritur në përfundimin se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre, vazhdues të ilirëve, të cilët nuk u romanizuan, tezë e kjo e çuar më tej nga një plejadë albanologësh të gjysmës së dytë të shek. XIX. Me interes për historinë e gramatologjisë shqiptare është edhe "Vrojtime gramatikore në gjuhën shqipe" e misionarit italian Françesko Maria Da Leçe, botuar në vitin 1716 në Romë. Vepra konsiderohet si gramatika e parë e plotë e gjuhës shqipe që njihet deri më sot. Së fundi do të thosha se vlerat kësaj bibliografie ia shton përfshirja në të e veprave në gjuhën shqipe e autorëve të vjetër shqiptarë si, Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Matrënga, me rëndësi për historinë e gjuhës, të shkrimit e të librit shqip. Meshari i Gjon Buzukut ka po atë rëndësi për shqipen dhe kulturën shqiptare, sa ç'ishte për gjuhën dhe kulturën gjermane përkthimi i Biblës prej Martin Luterit, botuar vetëm 20 vjet para Mesharit.
Vëllimi ka të dhëna edhe për kodikët e shekujve VI-XIV. Sa kodikë janë? Na thoni diçka për to?
Po, në këtë vëllim të Albanica-s përfshihen edhe një numër kodikësh, që ndodhen në Arkivin e Shtetit, prej të cilëve veçojmë Kodikun e purpurt të Beratit, më i vjetri i gjetur në vendin tonë, që përmban Ungjillin e Shën Mateut e të Shën Markut dhe i takon shek VI, Kodikun e Anthimit të shek. IX, të gjetur po në Berat, Katërungjijtë e Beratit dhe Katërungjijtë e Vlorës të shek. X, emërtuar ndryshe Kodiku i katërt i Beratit e Kodiku i pestë i Vlorës, Kodikun e Metropolisë së Korçës për regjistrimet e përgjithshme të pagëzimeve e të vdekjeve etj. Nuk mund të lë pa përmendur edhe dorëshkrimin me 154 fl., të Kostë Beratit, njohur ndryshe Kodiku i Kostë Beratit, që përmban pjesë leximi, poezi fetare në shqip me alfabet grek e në greqisht si dhe dy fjalorë shqip-greqisht. Ky kodik, që i takon shek. XVIII, ndodhet në koleksionin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare. Për njohuri të mëtejshme mbi kodikët do t'u rekomandoja lexuesve të gazetës suaj veprën e studiuesit, Shaban Sinani Kodikët e Shqipërisë.
Edhe botimet e shtypshkronjës së Voskopojës, siç përmendët më lart, janë pjesë e kësaj bibliografie. A mund të na thoni diçka për to?
Dihet se në shek. XVIII Voskopoja ishte një nga qendrat më të zhvilluara e të rëndësishme të Shqipërisë, e njohur veçanërisht për Akademinë dhe shtypshkronjën e saj. Në këtë periudhë, në vitet 1730-1760 nga shtypshkronja e Voskopojës panë dritën e botimit nën kujdesin e Grigor Voskopojarit një numër i konsiderueshëm veprash për kohën. Nga këto botime veçoj "Gramatikën e gjuhës greke" të Teodor Kavaliotit, botuar në vitin 1760. Shumica e librave të Voskopojës janë me përmbajtje fetare, por me rëndësi shumë të madhe për historinë e shtypshkrimit, të botimeve dhe të librit në Shqipëri.
Albanica i ka 626 vepra, 52 harta, 110 ilustrime, etj. Prej tyre, kë do të veçonit më të rëndësishmen për nga vlera apo informacioni që jep?
Kësaj pyetje pak a shumë i kam dhënë përgjigje më lart. Për mua është e vështirë të them se cila është më rëndësishmja, sepse ato të gjitha sipas veçantisë kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Veprat e përfshira në këtë bibliografi kanë rëndësi për vjetërsinë e tyre, pra për kohën kur janë botuar. Më e vjetra është vepra e Papa Piut II, botuar në vitin 1473 në Romë. Por rëndësia e saj dyfishohet edhe për informacionin që sjell për Shqipërinë. Po kështu me shumë vlerë janë edhe veprat e humanistëve shqiptarë Marin Barleti apo Marin Beçikemit, vepra e Gjergj Merulës "Rrethimi i Shkodrës", shkruar në latinisht dhe botuar në vitin 1504, apo veprat e autorëve të vjetër shqiptarë si Çeta e profetëve e Bogdanit, shkruar shqip e italisht dhe botuar në vitin 1685 etj. Shumë të rëndësishme për njoftimet që sjellin janë veprat e autorëve antikë greko-romakë dhe të kronistëve bizantinë, burime të vetme për historinë e antikitetit dhe të mesjetës shqiptare. Për mua të gjitha kanë vlerën e tyre në një aspekt apo një tjetër. Do të thosha që edhe hartat e vjetra të përfshira në këtë bibliografi kanë një rëndësi shumë të madhe për hartografinë, gjeografinë historike dhe toponiminë e vjetër të trojeve shqiptare, për të dhënat statistikore që sjellin mbi popullsinë e qyteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Veçoj këtu hartën "Rrjedha e lumenjve Drin dhe Bunë" e Vinçenco Maria Koronelit, hartografit më në zë të Republikës së Venedikut, që paraqet me hollësi trojet veriore shqiptare me të dhëna demografike sipas përkatësisë fetare të popullsisë.
Albanica II përfshin rreth 382 vepra të botuara nga 1800-ta deri në 1849-ën. Cilat janë vlerat e këtyre botimeve dhe çfarë sjellin për lexuesin?
Nëse veprat e rralla kanë dyfish rëndësi, për vjetërsinë dhe informacionin që sjellin, botimet e këtyre viteve, kuptohet, kanë më shumë vlerë për përmbajtjen e tyre. Jo se nënvlerësoj kohën e botimit të tyre gati 200-vjeçare, pasi ka vende që edhe botimet e dhjetëvjeçarit të parë të shek. XIX i konsiderojnë vepra antikuar, të rralla. Në këtë periudhë perceptimi për shqiptarët nga të huajt është ad visu, i drejtpërdrejtë. Rritet mjaft interesimi i tyre për Shqipërinë e shqiptarët. Në qarqet shkencore evropiane gjatë këtij gjysmëshekulli merr hov indoevropianistika. Shumë personalitete evropiane, diplomatë, poetë, piktorë, ushtarakë, gazetarë, klerikë e udhëtarë përshkojnë në këtë kohë vendin tonë, të cilët vëzhgimet e tyre, gjithçka që kanë parë e prekur, i hedhin në letër. Kjo është arsyeja që në këtë gjysmëshekulli janë të shumta veprat mbi Shqipërinë. Mjafton të përmendim emrat më të njohur të anglezëve Bajron, Lik, Hobhauz, Holland, Hjuz, Erkhart, etj, të francezëve Pukvil, Vodonkur, Bue, D'Esturnel, Robert, etj, të gjermanëve e austriakëve Bertold, Myler, Ksilander, Grizebah, Hamer, Ranke, Falmerajer etj, të italianëve Skrofoni, Grasi, Çiampolini, Soria, etj., në veprat e të cilëve gjejmë analiza përgjithësuese me karakter studimor për mjaft aspekte të rëndësishme që kanë të bëjmë me Shqipërinë e shqiptarët. Veprat e bizantinistit austriak, Falmerajer, Historia e Gadishullit të Moresë gjatë mesjetës dhe Elementi shqiptar në Greqi janë burim me shumë rëndësi për historinë e mesjetës Shqiptare, e veçanërisht për emigrimin e përhapjen e shqiptarëve në trevat greke. Në shumë vepra të kësaj periudhe në qendër të vëmendjes është Ali Pashë Tepelena dhe Pashallëku i tij. Veçojmë këtu veprën në tre vëllime "Udhëtim në More", për në Kostandinopojë, në Shqipëri dhe në shumë pjesë të tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1797, 1799, 1800 e 1801 të konsullit francez në Janinë, Fransua Pukëvil, botuar e ribotuar disa herë në disa gjuhë evropiane. Një vend në këtë bibliografi zënë edhe veprat e arbëreshëve të Italisë si, Jeronim De Rada, Engjëll Mashi, Zef Krispi, Emanuel Bidera, Vinçenco Dorsa, etj, të rëndësishme veçanërisht për historinë e emigrimit të arbëreshëve, vendbanimet e tyre të reja, dialektin e letërsinë arbëreshe në Itali, etj. Po kështu përfshihen këtu edhe botimet në gjuhën shqipe si përkthimet e para të Dhiatës së re në dialektin jugor nga Vangjel Meksi, abetarja e parë e gjuhës shqipe me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evëtar shqip" e Naum Veqilharxhit, botuar në 1844 etj. apo letërsia shqipe e bejtexhinjve.
Çfarë kuptohet nga botimet e autorëve të huaj me Shqipërinë e kohës?
Meqenëse pjesa më e madhe e autorëve të huaj i kishin prekur trojet shqiptare, në veprat e tyre ata pasqyronin gjendjen reale politike, ekonomike e sociale të kohës, sillnin përshtypjet e vëzhgimet e tyre mbi jetën e shqiptarëve, doket e zakonet e tyre, rebelimin e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë etj. Pjesa më e madhe vlerësonin shqiptarët dhe karakterin e tyre, mikpritjen dhe besën e shqiptarit, i shihnin ata me pozitivitet.
Cili është vendi i albanologjisë në Indoevropianistikë?
Me Albanologji kuptojmë tërësinë e studimeve për historinë, gjuhën dhe kulturën e popullit shqiptar, të cilat prej shekujsh kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj. Lindi në fund të shek. XVIII dhe u zhvillua mjaft në gjysmën e dytë të shek. XIX. Ka lidhje me indoevropianistikën. Albanologët e huaj kanë dhënë një kontribut të çmuar në studimin e problemeve shqiptare si, prejardhja e popullit shqiptar dhe djepi i formimit të tij, prejardhja e gjuhës shqipe dhe afëritë e saj me gjuhët e tjera, vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane etj. Duhet thënë se përpjekjet për t'u dhënë zgjidhje këtyre problemeve në këtë gjysmëshekulli (1800-1850) janë të pakta. Ende nuk kemi studime shkencore të argumentuara si ato të gjysmës së dytë të shek. XIX. Vepra që shënoi një etapë të rëndësishme në fushën e Albanologjisë është Studime shqiptare e Johan. G. Hahnit, botuar në vitet 1853-1854 që shërbeu si bazë e studimeve të mëvonshme albanologjike. Në këtë kuadër përmendim edhe veprën Mbi gjuhën shqipe, në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj të indoevropianistit e albanologut më në zë gjerman, Franc Bop, botuar më 1855. Në këtë vepër ai argumentoi shkencërisht tezën se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja dhe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Veprat e tyre bëjnë pjesë te Albanica III, të cilën e kemi pothuajse gati për botim.
Ju pothuajse keni përfunduar Albanica-n III dhe po punoni për Albanica-n IV. Cilat botime do të përfshihen? Na rrëfeni disa detaje prej këtyre dy vëllimeve…
Diçka thashë më sipër. Por më mirë t'ia lëmë kohës e të rrëfejmë kur këto botime të kenë dalë. E lëmë për një intervistë tjetër. Të jeni e bindur që lexuesit nuk do t'i zhgënjejmë. Besoj se edhe këto vëllime do të jenë me interes për lexuesit në përgjithësi e për studiuesit e fushës së Albanologjisë në veçanti. Për një gjë po jua shuaj kureshtjen: këto vëllime, lexuesit do t'i kenë edhe në formën e botimit elektronik.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Fri Jun 05 2009, 04:40AM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 02:09AM

Posts: 2846
Historia e spiunit amerikan pranë Enver Hoxhës!!


Shërbimet sekrete amerikane në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Si i ndihmuan komunistët të vinin në pushtet dhe ndarja pas aleancës me sovjetët. Libri i gazetarit Peter Lucas ka joshur Sten Dragotin, për një film që ka në fokus historinë e jashtëzakontë të Tom Stefanit, spiunit amerikan që marshoi krah Hoxhës dhe më 28 nëntor 1944 Tom Stefan,

Një fund shumë të trishtuar pati jeta e Tomas Stefanit, amerikanit me prindër emrigrantë të zbritur nga Korça në Boston në fillim të shekullit të njëzetë. Në 6 shtator të vitit 1959 u rrëzua në një trotuar, vdiq në vend, i varfër, i panjohur, larg shtëpisë, i harruar nga shokët e luftës, e luftës së përbashkët në Shqipëri përkrah partizanëve komunistë dhe Enver Hoxhës. Të pavdekshme mendon ta bëjë një tjetër pasardhës korçar në Amerikë, gazetari 72- vjeçar Peter Lucas. Pasi ka botuar "The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans" (McFarland & Company, Inc., Publishers) dëshiron të bëjë një film, ide e Sten Dragotit, regjisori amerikan me origjinë shqiptare. Prandaj janë këto ditë në Shqipëri, i pari të promovojë librin dhe i dyti të gjejë bashkëpunëtorë për prodhimin e filmit mbi jetën e Tom Stefanit, që mendohet të realizohet thuajse i gjithi në vendin tonë.

"The OSS in Albania" është historia e aktivitetit të Zyrës së Shërbimeve Operative Amerikane (paraardhëse e CIA-s) në Shqipëri gjatë Luftës në Dytë Botërore. Është një grup ushtarësh amerikanë të cilët punonin pas fronteve të armikut së bashku me Hoxhën dhe forcat partizane për të luftuar nazistëtgjermanë. Personazhi kryesor është një shqiptaro-amerikan me pseudonimin Tom Stefan",-tregon Lucas. Dhe tek ky emër vlen të ndalemi. Personazhi kryesor, i cili fliste shqip, dialektin tosk ishte ngarkuar të punonte së bashku me Enver Hoxhën. Jo më kot ishte zgjedhur ai. I lindur në vitin 1917 nga Eftim dhe Emma Stefan, emigrantë shqiptarë të ardhur në Boston, kishte hyrë në Ushtrinë Amerike në 1939 kur Japonia bombardoi Pearl Harbor. Ndoqi shkollën e shërbimit sekret ushtarak dhe iu bashkua Office of Strategic Services (OSS) në nëntor 1943.

Vendi ishte Shqipëria dhe meqë njihte gjuhën që fliste në shtëpi duhej të punonte pranë Hoxhës, sepse grupet partizane ishin të vetmet grupe shqiptare që në mënyrë aktive luftuan pushtuesin, por që Stefani do t'i mbante sytë hapur edhe nga forcat e tjera si Balli Kombëtar, nacionalistët antikomunistë dhe Legaliteti. Peter Lucas, gazetar politik karriere që ka shkruar për "Boston Herald" dhe për "Boston Globe" vendosi ta shkruajë këtë libër kur hoqi dorë nga ideja për historinë e rinisë së Enver Hoxhës. "Ishte një projekt pa vlerë sepse ai vrau të gjithë ata që e njihnin",- shton Lucas. Dhe ja ku historia e ardhshme lidhej prapë me Hoxhën. Në librin e një shkrimtari anglez i ra në sy një foto ku kish dalë Enver Hoxha, Mehmet Shehu etj. duke marshuar në Tiranë më 28 nëntor 1944. "Aty më ra në sy një amerikan, Tom Stefan. I bëra pyetjen vetes: Ç'dreqin donte një amerikan këtu, askush nuk dinte gjë për këtë prani të amerikanëve. Fiksova emrin dhe nisa kërkimet. Ishte e vështirë sepse Stefani kish vdekur që më 1959. Pastaj takova katër shokë të tij të mbetur gjallë dhe që kishin marrë pjesë në misionin pranë Enver Hoxhës".


Atëherë gazetari nis kërkimin në arkivat kombëtare për Luftën e Dytë Botërore dhe OSS. Ditë, javë, muaj. Kishte ardhur ndërkohë në Shqipëri të vizitonte vendet ku aksioni kish ndodhur si në Gadishullin e Karaburunit, në Spile, Dukat. Të gjitha këto i vuri në libër, një histori e bazuar në fakte. "Një histori të cilën as shqiptarët dhe as amerikanët nuk e njohin, sepse ky ishte një shërbim sekret gjatë luftës. Pas luftës, amerikanët që ishin këtu nuk folën kurrë për këtë sepse nuk mundnin. Dhe që në fund të fundit Enver Hoxha e rishkroi historinë për të nxjerrë që ai ishte heroi i gjithë operacionit, gjë krejt e pavërtetë, megjithëseishte udhëheqës. Tani të dyja palët kanë një libër për të mësuar më shumë për çka ka ndodhur këtu, sepse libri bazohet në kërkimet arkivore, është i pasur në dokumente, i pajisur me informacione plotësuese dhe është shkruar nga unë",- shton me të qeshur autori.

Po filmi?Jeta e Tom Stefanit ia vlen të bëhet film. Pas marshimit të 28 nëntorit 1944 në Tiranë, marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën nisën të ftohen kur vuri re që komandant Enveri nuk po i përfillte më dhe aq misionarët amerikanë dhe britanikë në Shqipëri, po kthehej kah Bashkimi Sovjetik dhe kish nisur të merrte në dorë të gjitha pushtetet. Pëfundimisht u shkëputën kur spiuni Stefan u martua me një grua të Ballit dhe u larguan në shtator 1945 për në Amerikë. Quhej Lulu Vrioni. Me kthimin në shtëpi e pret një lavdi e vdekur. Mbante gradën e kapitenit por u shkarkua nga ushtria. Fitoi Legjionin e Meritës dhe Yllin e Bronzit, por përfundoi në administratën e veteranëve për të cilën as ai as gruaja e tij nuk ishin të kënaqur. Nisi të pijë dhe Luluja e braktisi. "Sten Dragoti të cilin nuk e kisha njohur më parë lexoi librin dhe e pëlqeu shumë. U takuam dhe më tha se ky mund të bëhej një film i mrekullueshëm.


Kështu shkrova dhe rishkrova skenarin. Është thuajse gati dhe Dragoti ndodhet sot në Shqipëri për të diskutuar me palë të interesuara për të bërë filmin. Të dy duam që të bëhet në Shqipëri, me aktorë shqiptarë. Gjithçka ndodh këtu. Vendet ku kanë ndodhur ngjarjet kanë ndryshuar pak, janë thuajse si pesëdhjetë vjet më parë, Berati, Gjirokastra etj. Dhe nëse regjisori nuk gjen bashkëpunim në Shqipëri ai është i bindur ta bëjë filmin, sidoqë të jetë", thotë gazetari. Duke e mbyllur ai pohon se nuk e ka bërë këtë libër për hir të asnjë lloj politike. Sepse ai nuk e di se ç'ka ndodhur këtu Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk dinte kush ishte,kush kishte të drejtë, kush shkonte kundër. Kjo s'kishte pikë rëndësie për të. Për të hyrë në brendësi të historisë, dokumentet, faktet i dëshmonin se ç'kishte ndodhur. Gjithçka sipas raporteve të OSS që për herë të parë shohin dritën e botimit. Dhe në fund: Lucas e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1986, po si e sheh figurën e Hoxhës?

"Para së gjithash ky libër merr fund në vitin 1945. Dhe unë e kam të qartë se çfarë ka bërë deri atëherë ai, opinioni im për të bazohet në fakte dhe ngjarje. Se çfarë ndodhi pas kësaj është një histori krejt tjetër. Shqipëria u kthye në shtet policor dhe Hoxha ishte në krye. Për ta mbyllur: Amerika ndihmoi qeverinë komuniste të vinte në pushtet dhe më vonë u nda prej saj."

Kush është

Petër Lucas ka punuar gazetar politik 25 vjet për "Boston Herald" dhe më pas për "Boston Globe". Ka mbuluar konfliktet e Luftës në Vietnam dhe në Irlandën e Veriut. Ishte reporteri i parë amerikan që vinte në Shqipërinë e izoluar në vitin 1986, "një vend komunist që m'u duk si burg", thotë ai. "Artikulli i parë që bëra në kthim u botua në "Boston Tribune" por që u ribotua në shumë gazeta sepse ishte historia e parë që po shkruhej nga një amerikan me origjinë shqiptare dhe njerëzit ishin të interesuar." Sot Shqipëria krahasuar më atë kohë i duket si nata me ditën, pra atdheu i prindërve të tij ka sot një lloj demokracie.

"Dikur nuk isha i vetmi amerikan me origjinë shqiptare që bëja këtë zanatSot ka akoma më shumë. Po, e kam e pasur të vështirë, sepse në tërësi jeta është e vështirë, është luftë, ishte luftë atëherë. (Sot jam 72 vjeç). Por isha i vendosur ta bëja këtë punë dhe të merrja prej saj sa të mundesha. Mendoj se ia kam dalë."

Peter Lucas është autor i librit "Rumpalla – Duke rrëmuar nëpër Shqipëri" dhe i këtij të fundit "Shërbimet sekrete në Shqipëri".

Elsa Demo : Gazeta Shekulli


[ Edited Sun Aug 09 2009, 06:43AM ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Fri Jul 17 2009, 01:24PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve

LEDIA LLESHI

14/07/2009 Si u strehuan nga familjet e njohura dhe kujtimet e Marko Manehamit, i cili jetoi dhe komunizmin shqiptar

ELBASAN- Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë baba.

Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.

Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.

Dëshmitë

Mark Menahemi do të hynte në historinë e familjes Nosi në Elbasan, pasi u mirëprit dhe u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afër edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef Nosit. Në një letër që ai i dërgon familjes Nosi, (pas vitit 1994) fëmijëve të doktor Nosit, Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga peripecitë që hoqën ai dhe të gjithë bashkë në ato ditët para se ta arrestonin Lef Nosin. Ndër të tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e ruan djali i Adelinës, Skënder Kosturi, thuhet se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më ndiqnin meqë kishin marrë informata se unë isha izraelit. Unë ika nga Cërriku në Elbasan dhe u strehova, sipas rekomandimeve, në shtëpinë e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar në shtëpinë e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi, nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe nëna ime, dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar në Tiranë dhe në të njëjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga të tre Regjentët e Shqipërisë në periudhën shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e alkoolit të familjes Nosi jashtë Elbasanit, ku kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga familja më sillte ushqime. Në këtë kohë arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bëri përpjekje maksimale për të më shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të Elbasanit. Transferimi i oficerit më të egër të Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më lironte. Ata më pas më strehuan në spitalin e tyre në Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin për mua. Pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët morën pushtetin, unë qëndrova tek Nosët, të cilët më donin shumë dhe më propozuan të qëndroj në Shqipëri dhe të punoj në fabrikë. (Mark Menahemi ishte një inxhinier specialist i disa fushave).

Mbërritja e komunizmit

Në letër ai tregon edhe ditët kur Lef Nosi nuk ishte arrestuar ende dhe ndihmën që i kanë dhënë atij disa njerëz, por edhe tradhtinë e të tjerëve. “Komunistët kërkonin të tre regjentët që ishin në krye të shtetit gjatë okupacionit gjerman për t’i dënuar me vdekje. Vasili m’ u lut për të fshehur xhaxhanë e tij Lefin. Vasil Nosi, Steliano dhe unë vajtëm në shtëpinë e një mësueseje, Fahrie Averiqi, në rrugën e Kavajës në Tiranë, me ndihmën e mikut të tyre Xhemal Farka. Qëllimi ishte që të ndërmjetësonim tek Nako Spiru, që Lefi të dorëzohej vullnetarisht, sepse duke u dorëzuar vullnetarisht, nuk do ta dënonin me vdekje. Unë nuk isha dakord sepse diçka nuk shkonte dhe fatkeqësisht doli fjala ime. Ato ditë Nakoja kishte ikur me shërbim në Moskë dhe atëherë Lefi kërkoi të dorëzohej nëpërmjet nipit të një mikut të vjetër të tij, figurë e shquar e historisë sonë kombëtare. I thashë Vasilit se nuk kisha besim tek ky person, pasi përpara se të merrte grada në ushtrinë partizane, kishte një të kaluar të errët me forca të tjera ushtarake. Pavarësisht nga këto dyshime, rreth orës 9 të mbrëmjes duhet t’ia dërgonin Lefin këtij kapiteni të ushtrisë partizane në shtëpi. E hipën në makinë dhe, me të kaluar urën që të çon tek rruga e Elbasanit, dy burra të rinj u lëshuan me vrap për të na ndaluar. Duke dredhuar nga Kryeministria, tek rruga e Durrësit, e kthyem Lefin në shtëpinë e mësueses. Vasili shkoi vetë dhe e kontaktoi personin në fjalë, i cili i qetësoi dhe i tha t’ia sillte Lefin në shtëpi. “Unë po të pres në shtëpinë pa drita” i kishte thënë. E nxorëm Lefin për së dyti. E përcolla unë dhe personi në fjalë duke kujtuar që unë mund të isha Vasili, më tha: “Mos u bëj merak tani Vasil”. Por, sikurse na tregoi Lefi në birucë, kur venim dhe e takonim, pas gjysmë ore pasi e lamë në atë shtëpi, i kish thënë: “Lef, të kërkojnë tek porta”, ai sa hapi portën, e arrestuan. Të njëjtën mbrëmje u arrestuan edhe Vasil e Steliano Nosin, Xhemal Farkën, por edhe unë megjithëse isha me pasaportë në xhep, të nesërmen në mëngjes duhej të nisesha me një vapor për në Izrael ".

Titull mirënjohjeje nga Izraeli

Dënimi i Marko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi


Marko Menahemi u dënua me 4 vjet dhe bëri një vit e gjysmë burg. Më vonë shërbeu si pedagog në politeknikumin “17 Nëntori” dhe dha një kontribut të shquar në shumë projekte madhore të shfrytëzimit të rezervave minerale natyrore të vendit tonë. Pas vitit 1990 iu plotësua ëndrra për të shkuar në Izrael në atdheun e tij. Në vitin 1993 organizata Jatt Vashem në Izrael, në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së Marko Menahemit, i akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrës së tyre Adelina Kosturi, titullin e lartë “Të drejtë midis popujve”. Emrat e tyre janë të gdhendur në një pllakë bronzi në Muzeun e Holokaustit në Jatt Vashem si dhe në Washington. Titullin e ka tërhequr nipi i familjes Nosi, Skënder Kosturi. “Ishte viti 1992 kur na erdhi ftesa, nëna ime për shkak të shëndetit nuk shkonte dot dhe vendosa të udhëtoj unë drejt Izraelit. Ishim 14 përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Atje takova Mark Manehamin dhe hebrenj të tjerë të shpëtuar nga shqiptarët. Këtë aktivitet të madh e ka sponsorizuar një milioner amerikan Harvey Serner. Ai gjithashtu sponsorizoi realizimin e një filmi dokumentar për jetën e hebrenjve në Shqipëri. Shqiptarët protagonistë kanë edhe nga një kopje të këtij filmi me tregimet e të mbijetuarve.

Hebrenjtë në Mesjetë

Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.

Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.

Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre

Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj


“.....Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943. "Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë", kujton Muhamet Biçaku. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak dhoma dhe duke ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma (mish të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë", vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrenjtë, Majo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve…..”.
© 2004 METROPOL GROUP


[ Edited Sat Aug 29 2009, 04:42AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 09 2009, 05:08AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Dokumentet, projektet britanike për pushtimin e Shqiperisë

Arben Rrozhani | 05/08/2009

Materialet arkivore për verën 1944-si luanin aleatët me partizanët dhe nacionalistët

Aleatët anglo-amerikanë do të kishin dashur që Shqipëria të mos binte nën influencën e kampit lindor, ku dhe mbeti realisht pas vitit 1994. Britanikët sidomos punuan fort gjatë Luftës së Dytë Botërore që në Shqipëri të orientonin drejtuesit e luftës antifashiste, pra të udhëhequr nga PKSH-ja, që të mos "rrëshqitnin" drejt aleatëve të mëvonshëm, që u bënë jugosllavët, e më pas rusët.

Dhe ky ka qenë një orientim i vazhdueshëm deri në momentet e fundit, kur u bë e qartë se regjimi i ri i Shqipërisë, nuk do të donte të bënte asnjë kompromis me britanikët. Materiali që po sjellim është pjesë e librit "Përballë falsifikatorëve të historisë" dhe është mbështetur në dokumente, kujtime e botimeve historike shqiptare, gjermane, italiane, greke, jugosllave, sovjetike,kineze, etj si dhe në materialet e arkivave anglo-amerikane, ku hidhet dritë mbi historinë e Shqipërisë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore e më vonë.

Ashtu siç e simbolizon edhe titulli i librit, autorët kanë patur si shtysë përpjekjet e bëra nga liderët politikë pas viteve '90 për të rishkruar historinë, duke shtrembëruar dhe falsifikuar faktet historike.

LAVER STROKA
FITIM ÇAUSHI


Britania e Madhe ka pasur në Shqipëri një pozitë sunduese gjer në 1939. Megjithëse Çambërleni deklaronte se "Britania e Madhe nuk ka synime të veçanta ndaj Shqipërisë" lufta përsëri do të shtronte problemin se kujt do t'i takonte në të ardhmen ky vend i vogël por me një pozitë gjeografike të një rëndësie të veçantë.

Shqipëria është çelësi i kanalit të Otrantos, i cili zotëron hyrjen dhe daljen nga Trieste, që për amerikanët ishte një qytet jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe një pikë nevralgjike e strategjisë së tyre. Zgjerimi i Luftës NÇL i shqetësonte anglezët se mos Shqipëria u dilte nga dora, prandaj përveç të tjerave filluan presionet nëpërmjet gjeneralit Eliot. Por anglosaksonëve nuk u doli ajo që prisnin as me presione.

Atyre nuk u pëlqente dëshira e shqiptarëve për pavarësi.Shqipëria, në vend i vogël, pa forca ushtarake të mjaftueshme, pa pasurira të mëdha dhe me një të kaluar plot vuajtje, do të ishte për ta një kafshatë e kollajshme, por afirmimi i Luftës NÇL si një forcë ushtarake dhe politike e pavarur, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së atdheut, i detyroi anglo-amerikanët të përdornin dredhi e presione për ta kanalizuar Luftën NÇL sipas interesave të tyre.

Xhuliano Emeri, duke shpjeguar qëllimin e misionit "Maklin" sqaron se "ne i nxitëm shtatmadhëritë tona të bëjnë presionet e nevojshme në drejtim të Hoxhës për ndërprerjen e furnizimeve dhe të propagandës në favor të lëvizjes NÇL, deri në kërcënimin e një okupacioni eventual britanik".

Duke marrë nxitje nga kjo taktikë e re, Abas Kupi lëshon kundër Frontit NÇL ultimatume për sulme të hapura ushtarake, të cilat i transmeton Brond në 4 korrik: "Kupi nuk do të lejojë përparimin e mëtejshëm të FrontitNÇL në territorin e tij".

Abas Kupi tenton ta ndajë Shqipërinë në territore e zona të veçanta, sipas çifligjeve e influencave bajraktare. duke e vënë zonën e veriut në dispozicion të zbarkimit të trupave anglo-amerikane.

Në 31 korrik Forca Ajrore Ballkanike i raporton Departamentit të Shtetit amerikan: "Kupi ka deklaruar se do t'i rezistojë çdo lëvizjeje partizane drejt Veriut, afër zonës së tij të Matit dhe në veri të Tiranës. Ai ka siguruar ndihmë gjermane në transport, municione dhe furnizime ushtarake".

Ky dokument i Forcave Ajrore Ballkanike që ndodhet në arkivat amerikane na provon se Abas Kupi me armatimet e siguruara nga nazistët gjermanë, ishte nxitës për një luftë civile në Shqipëri, së bashku me gjermanët, Ushtria NÇL po vinte përpara edhe mercenarët e Abas Kupit, të cilët nxitoi t'i merrte në mbrojtje gjenerali Uillson në ultimatumin drejtuar Enver Hoxhës: "nuk toleron që partizanët shqiptarë të ndërhyjnë në qëllimet e tij strategjike me anën e luftës civile dhe se Lëvizja NÇL nuk mund të kontrollojë gjithë Shqipërinë dhe t'iu bëjë ballë gjermanëve pa ndihmën aleatëve".

Falë zgjuarsisë, trimërisë dhe aftësisë së Enver Hoxhës për të depërtuar në thellësinë e ngjarjeve, prirjet e zhvillimit dhe dukuritë e reja politike shoqërore, u bë e mundur që Lufta NÇL t'i shpëtonte kurthit që po i ngrinin dhe pavarësisht nga konsiderata e Uillsonit, ajo u bëri ballë me sukses gjermanëve dhe mundi të kontrollojë plotësisht gjithë Shqipërinë, pa qenë nevoja për ndihmën e aleatëve brenda territorit shqiptar.

Përgjigjja e Enver Hoxhës drejtuar gjeneralit Uillson është njëkohësisht edhe vija strategjike dhe politike e Frontit NÇL: "grindje të brendshme në Shqipëri dhe ca më pak luftë civile nuk ka. Ka vetëm një grindje një luftë, luftë kundër okupatorit në radhë të parë dhe kundër veglave të tij tradhtare. Në Shqipëri nuk ka grupe ose parti politike jashtë Frontit NÇL që të luftojmë okupatorin.

Si Balli Kombëtar, si Legaliteti me Abas Kupin në krye, si bandat e Shefqet Vërlacit dhe krerët e Dibrës, janë në bashkëpunim direkt me komandën ushtarake gjermane në Shqipëri dhe mbështetje kryesore e qeverisë kuislinge në Tiranë. Këto organizata dhe këta njerëz bëjnë pjesë integrante në tradhtinë e kuislingëve dhe po luftojnë krah për krah me gjermanët kundër Lëvizjes NÇL në Shqipëri, pra edhe kundër aleatëve".

Duke mos e devijuar dot Luftën NÇL sipas projektit të tyre në luftë civile, britanikët projektuan pushtimin e Shqipërisë. Ata ngulën këmbë për të organizuar patjetër një aksion të përbashkët kundër gjermanëve, duke kërkuar zbarkimin e trupave të tyre në bregdetin tonë.

Gjatë ditëve të aksionit Filip Brond i njoftonte Londrës informatën e oficerëve të ndërlidhjes britanike: "Në se çdo gjë do të shkojë mire, ne do të kemi mundësi ta mbajmë të pushtuar Shqipërinë". Pushtimi ushtarak i Shqipërisë planifikohet në Memorandumin e Ministrisë së Luftës në shtator 1944. Ky pushtim do të kryhej "për të vendosur rregullin dhe ligjin pas kapitullimit të Gjermanisë".

Por një zbarkim me forcë anglo-amerikanët nuk mund ta bënin jo vetëm për shkak të qëndresës dhe kundërshtimit të Enver Hoxhës, por edhe për mosaprovimin nga Konferenca e Teheranit, në të cilën Stalini kishte kundërshtuar planin e Çurçillit për ta zbarkuar në Ballkan. Ai këmbënguli që ushtritë aleate të zbarkonin në perëndim të kontinentit këmbëngulje që u aprovua nga Konferenca.

Për të zbarkuar ushtarakisht ata u munduan të krijonin incidente brenda Shqipërisë nëpërmjet Abas Kupit. Këto u duheshin për të përligjur pushtimin në opinionin ndërkombëtar. Arma e vetme që u mbeti britanikëve ishte dredhia, Plamer i njoftonte Londrës bisedën me gjeneralin Uillson: "Una vura në dukje vështirësitë që do të na lindnin me Frontin NÇL për të mos u shkuar mendja se kjo ishte një forcë okupimi.

Sugjerova që nëse ishte vendosur të largohet Hoxha nga Shqipëria koha më e përshtatshme mund të jetë përpara se forcat çlirimtare të dërgohen në Shqipëri, ndodhja e Hoxhës në Itali do ta dobësonte pozitën e tij. Gjenerali Uillson shfaqi të njëjtën ide".

Duke ndjerë rrezikshmërinë e një okupimi të mundshëm, Enver Hoxha, pas kryerjes së operacionit të përbashkët në Sarandë dha ultimatumin: "Veprimi ka mbaruar dhe forcat tuaja duhet te tërhiqen menjëherë", duke i paralajmëruar britanikët se "Ne nuk do të bëjmë asnjë dallim ndërmjet oficerëve britanikë dhe banditëve si Abas Kupi, nëse i kapim rob oficerët tuaj do t'i çojmë në gjyqin partizan si kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me armikun".

Qëndrimin e palëkundur të Enver Hoxhës, Brond ia transmeton Londrës: "Një mos dëshirë e theksuar nga ana e shefit të Përgjithshëm të Frontit NÇL Enver Hoxhës për të dhënë aprovimin e tij për përdorimin e ushtrisë britanike në Shqipëri.

Për të pushtuar Shqipërinë britanikët përdorën ndihmat e UNRA-s,shefi i së cilës orientonte: "Këto operacione duhen drejtuar në mënyrë që të shmangim çdo kontakt me administratën e gjeneral Hoxhës, hollësitë e mëtejshme nuk duhen zbuluar për arsye sekreti".

I njëjti orientim vinte edhe nga nënkryetari Fiter Flud, në informacionin dërguar Haskellit në dhjetor 1944: "ndihma do të bëhet nëpërmjet zbarkimit të flotës luftarake detare pa konsultime të mëparshme dhe pa lajmëruar autoritetet shqiptare".

Kjo ishte një shkelje flagrante e Rezolutës së UNRA-s në të cilën thuhet: "Administrata e UNRA-s do të veprojë vetëm pas konsultimeve me qeveritë apo autoritetet kombëtare të njohura, dhe vetëm me pëlqimin e tyre".

Shtabi i ndihmës ushtarake pretendonte se kjo pikë e UNRA-s nuk zbatohet për Shqipërinë me pretekstin se "asnjë lëvizje çlirimtare nuk ishte zyrtarisht e njohur, prandaj plani duhet të realizohet pa paraqitjen e ndonjë përfaqësuesi shqiptar".

Megjithëse jemi në kohën kur Komiteti Antifashist NÇL i zgjedhur në Kongresin e Përmetit kthehet në Berat në Qeveri Demokratike Provizore, ata nuk e marrin në konsideratë këtë realitet, dhe Forca Ajrore Ballkanike përgatit planet alternative të zbarkimit të trupave ushtarake në zonën e Durrësit dhe Vlorës me Ultimatumin "ndihma ushtarake duhet të hyjë në Shqipëri si pjesë e forcave pushtuese".

Në historinë e UNRA-s në 12 janar 1945, shkruhet: "Gjeneral Hoxha ka qënë i përzemërt me përfaqësuesit e ML (misionit ushtarak) por ka qënë krejtësisht i vendosur në dy çështje: së pari - si çështje themelore kundërshtonte vendosjen e kushteve për marrjen e ndihmave; së dyti - si çështje praktike ai konsideronte të shumtë sasinë e njerëzve të propozuar nga ML. Ai insistonte që ndihmat të merren në kontroll nga autoritetet e tij në bordin e anijeve, dhe vetëm ata do të kenë përgjegjësi për shpërndarjen e tyre".

Kërkesat e Enver Hoxhës si në çështjen themelore ashtu edhe për çështjen praktike kishin të bënin me dinjitetin e popullit shqiptar, në të njëjtën kohë ato ishin shfaqje e vigjilencës ndaj qëllimeve turbulluese që donin të shkaktonin britanikët me numrin e shumtë të ML në ndarjen e ndihmave.

Në një Memorandum të forcave aleate, qëndrimi i Enver Hoxhës komentohej: "Hoxha ka dyshim për penetrim ushtarak nën pretekstin e ndihmave... Ky dyshim ka lindur nga ngjarjet në Greqi".

Pas shumë lëkundjesh administata e UNRA-s detyrohet të pranojë instistimin e Enver hoxhës, i cili "refuzoi kategorikisht personelin e ndihmës ushtarake të mbetej pranë UNRA-s" përderisa kjo ishte një organizatë humanitare civile. Kjo ishte goditja përfundimtare që iu dha shpresave anglo-amerikane për pushtim ushtarak, duke shkaktuar nervozizëm në qeverinë britanike.

Sekretari i parë veprues në Ministrinë e Jashtme, Ivar Pink, komentonte: "Mua më duket absolutisht e patolerueshme se si një grusht komunistësh të pagdhëndur shqiptarë të cilëve iu ofrohet ndihma urgjente falas dhe për asgjë, duhet të kenë paturpësinë të thonë se ata do ta pranojnë ndihmën tonë vetëm duke iu nënshtruar kushteve të tyre".

Me sa duket, zotëria Pink nuk ka patur dijeni për letrën e shefit të Misionit në të cilën vlerësonte: "Jam plotësisht i kënaqur me veten time që një pjesë e madhe e vështirësive tona me qeverinë, u shkaktuan si rezultati papërgjegjësisë së madhe të një grupi në Mision, i cili devijoi nën ndikimin e Haskellit. Kjo sjellje konsistonte në bisedimet e papërgjegjshme antiqeveritare dhe me dinakëri karshi Shqipërisë"

Në dokumentet e UNRA-s thuhet: "ishte e vështirë të hiqje mendimin se këto ndihma përcaktoheshin jo nga faktorë humanitarë, por nga faktorë politikë". Këtë përcaktim e vërtetoi edhe përmbytja e madhe që ndodhi në vendin tonë në tetor 1946.

Qeveria e SHBA "kundërshtoi lejimin e eksportit të grurit në Shqipëri", dhe administrata e UNRA-s, drejtori i së cilës kishte aprovuar një fond prej 250 000 dollarësh, dështoi për të gjetur një burim tjetër për të siguruar grurin".

Në dhjetor 1946 u hartua një momarandum që shprehte opinionin unanim të 69 anëtarëve të misionit dhe të shoqërive vullnetare në të cilin thuhej se "si rezultat i integrimit të afërt të UNRA-s me ML, UNRA ishte përfshirë në një operacion i cili binte në kundërshtim me principin bazë se ndihma nuk duhet administruar me forcë apo vjedhurazi, se kjo situatë mund të ndreqej vetëm në qoftë se gjenerali i përgjithshëm ose përfaqësuesi i tij i autorizuar do t'i bënte të qartë botës dhe popullit shqiptar se UNRA nuk kishte lidhje me këtë operacion". Vetë punonjësit e ndershëm që shërbyen në administratën e UNRA-s, e dënuan tentativën e fshehtë britanike për pushtimin ushtarak të Shqipërisë.

"Grupi i Deputetëve" agjenturë e anglo-amerikanëve

Tentativat anglo-amerikane për të përmbysur pushtetin popullor në Shqipëri dhe për të vendosur një pushtet politik që do t' iu interesonte atyre, për kthimin e Shqipërisë në zonë influence, si zonë strategjike, kanë qënë të shumta.

Për këtë qëllim qeveria britanike dërgoi në Shqipëri pas Çlirimit misionin ushtarak. Ministria e Jashtme në qershor 1945 pranonte: "misioni ushtarak do të shërbejë për të lidhur grupet opozitare dhe për t'iu dhënë mbështetjen që ata kërkojnë. Njëri nga grupet që i ka shërbyer politikës britanike ka qënë edhe"grupi i deputetëve".

Më 13 Mars, pas arrestimit të Gjergj Kokoshit, i raportohej nga Kazerta Ministrisë së Jashtme britanike: "Vizita e Kokoshit në misionin ushtarak, është një provë që komprometon misionin ushtarak...major Arnotin e ka zënë një frikë e lehtë.

Ai mendon se emri i tij mund të përmendet në disa gjyqe politike. Edhe Zyra e Luftës është futur në këtë panik. Ka mundësi që personat e implikuar në këtë gjyq do të thonë të vërtetën se kanë patur kontakte me këtë mision".

Frika se mos përmendej emri i Arnotit në gjyq e detyron atë të kërkojë largim: "Situata është vështirësuar shumë, duhet të niset jashtë personeli i Misionit Ushtarak... siguria e anëtarëve të Misionit rrezikohet në se mbesin aty".

Më 30 qershor Arnot raportonte: "pohimet e bëra në gjyqet shqiptare janë padyshim të drejta. Ato paraqesin implikimin e nxjerrë nga shënimet që kanë mbajtur shqiptarët e fajësuar. Mendoj se mund të dalin edhe gjëra të reja lidhur me të akuzuarit e tjerë: Kokoshi, Asllani, Shaban Balla, Musine Kokalari e Anastas Papapostoli".

Përderisa majori i Misionit Ushtarak britanik pranon se "pohimet e shqiptarëve të fajësuar janë pa dyshim të drejta', s'na mbetet veçse për ilustrim të rreshtojmë disa nga pohimet e atëhershme.

Të akuzuarit pranuan para gjyqit se kishin kryer krime duke vrarë disa personalitete krahinore dhe se deshën të vrisnin Enver Hoxhën". Riza Alizoti, i biri i ish ministrit të pushkatuar si kriminel lufte pohonte: "më 1929 vazhdova mësimet në shkollën teknike nën drejtimin e Fulcit. Më1945 nënshkrova një kontratë me SBS dhe hyra përsëri nën drejtimin e Fulcit.. i urdhëruar prej tij formova një grup sabotatorësh në kantierin vajguror të Kuçovës".

Sulo Klosi, anëtar i Ballit Kombëtar, pohoi jo vetëm veprimtarinë dhe marrëdhëniet që pati me misionin anglo-amerikan, por edhe që këta drejtonin organizata të tjera sabotimi si psh. grupin e deputetëve dhe të "tekniko-intelektualëve". Nuk mund t'i riprodhojmë të gjitha pohimet e të arrestuarve dhe të dënuarve, por theksojmë se dënimi i tyre u bë mbi veprimtarinë e tyre sabotuese në sektorin ekonomik, aktivitetin terrorist dhe aktivitete spiunazhi.

Po shkëpusim një fragment nga pretenca e prokurorit Josif Pashko: "Nga apologjia e të pandehurve doli shumë e qartë se organizatat e deputetëve me kërkesën e amerikanëve vendosën që në shtator 1946 të bënin një kryengritje duke hedhur në aksione të përgjithshme të arratisurit, të sulmonin Shkodrën, njëkohësisht me marrjen e qytetit do të bëhej zbarkimi i anglo-amerikanëve.

Sulmi i Shkodrës u përgatit disa muaj më parë, shkoi aty Riza Dani nga "organizata e deputetëve" dhe Abdyl Kokoshi nga grupi i Ballit Kombëtar". Raporti i 10 korrikut i konfirmon lidhjet e grupeve të ndryshme me agjentët anglo-amerikanë: "Numri 12, Lari Post- është ndërlidhësi i misionit ushtarak në organizatën.

A. Qehan Dibra ka mbajtur kontakt me kolonelin Palmer, Numrat 1, 2, 3, 8, 12, 14, kanë lidhje me majorin Arnot...". Kodifikimi dhe shifrimi i emrave të elementëve opozitarë nga misioni ushtarak britanik, përjashton kategorikisht mundësinë e ekzistencës së një opozite që mbart ideale kombëtare dhe demokratike.
(Vijon)

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sat Aug 29 2009, 04:43AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 23 2009, 09:37AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Një shkrimtar austriak për Shqipërinë e viteve '20

Dr. Ina Arapi | 23/08/2009

Me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së Joseph Roth-it (1894-1939). Ndoshta gazetari më i mirë i botës gjermanishtfolëse që shkeli në Shqipëri dhe shkroi për të në kundërshtim me modelin e shënimeve të udhëtimit nga perëndimorë që ekzlatonin zakonet e këtij vendi.

Para ca kohësh më ra në dorë një përmbledhje me shkrime të shkrimtarit dhe gazetarit austriak, Joseph Roth, e titulluar Sehnsucht nach Paris, Heimweh nach Prag. Ein Leben in Selbstzeugnissen (Mall për Parisin, nostalgji vendlindjeje për Pragën. Një jetë sipas dëshmive personale), botuar më 2006-ën në Këln, ku përfshihet edhe reportazhi i tij për Tiranën e viteve '20. Ky reportazh me titull Die Hauptstadt Tirana (Tirana, kryeqyteti) bën pjesë në serinë prej 8 artikujsh, të cilët Roth-i, si i dërguar i gazetës gjermane Frankfurter Zeitung, i shkroi gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipëri, në muajin qershor të vitit 1927 dhe i botoi po aty. Kjo seri artikujsh, lexuesit shqiptar i është bërë e njohur nga Lindita Arapi-Boltz, e cila i ka përkthyer dhe i ka përmbledhur në libërthin Fjala dhe koburja, Tiranë 2005. Janë pak faqe, por që të lënë mbresë.

Së pari, sepse nuk kanë qenë të shumtë shkrimtarët e gazetarët e këtij kalibri që kanë vizituar dhe shprehur mendimet e përshtypjet e tyre për Shqipërinë dhe Tiranën e atyre viteve dhe së dyti, sepse sot e kemi të vështirë ta përfytyrojmë atë kohë, ndërsa këto reportazhe të ndihmojnë ta bësh këtë gjë brenda një kohe të shkurtër dhe në mënyrë jo të lodhshme, siç ndodh zakonisht me veprat shkencore. Pra, pavarësisht nga rrethanat që e shtynë gazetën ta niste Roth-in si reporter në shtetin e sapokrijuar shqiptar, për ne ishte fat që një gazetar si ai qëndroi këtu, vizitoi qytetet kryesore të vendit, u mundua ta kuptonte dhe ia arriti të jepte një pamje të thelluar të shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Kështu, falë Roth-it Shqipëria u bë më e njohur për botën gjermanishtfolëse, dhe të mos harrojmë se flasim për një kohë kur gazeta ishte mjeti kryesor i informimit, meqë radiot ishin fare të pakta, ndërsa televizioni as që ekzistonte. Prandaj, 70-vjetori i vdekjes së tij përkujtohet me nderim edhe nga populli shqiptar.

Moses Joseph Roth lindi më 2 shtator 1894 në qytetin e vogël Brody, të cilin ai më vonë me veprat e tij do ta bënte shumë të njohur në letërsinë evropiane, afër Lvovit në një familje hebrenjsh. Të dyja këto qytete ndodhen sot në Ukrainë, por atëherë gjendeshin në krahinën e Galicisë, pjesë e Perandorisë së dikurshme Austro-Hungareze. Shumica e popullsisë në Brody ishin hebrenj. Nëna e tij, Maria Grübel, vinte nga një familje tregtarësh hebrenj të vendosur aty prej kohësh. I ati ishte gjithashtu tregtar dhe tepër besimtar. Roth-i më vonë do të fliste për një fëmijëri të kaluar në varfëri dhe mjerim, por sipas të dhënave të kohës, ai u rrit në një familje normale borgjeze. Në të vërtetë, fëmijëria e shkrimtarit të ardhshëm do të tronditej nga një traumë e një karakteri tjetër tepër të rëndë.

Pak kohë pas lindjes së tij, i ati pësoi një krizë të rëndë nervore dhe nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Kjo e vështirësoi shumë gjendjen e familjes, aq më tepër që për hebrenjtë ortodoksë të Galicisë sëmundjet psikike konsideroheshin si mallkim nga Zoti. Ky mallkim binte mbi të gjithë familjen dhe e vështirësonte shumë martesën e fëmijëve. Kjo është arsyeja pse në familje nuk e zinin kurrë në gojë të atin. Vetë Roth-i e mistifikoi gjatë gjithë jetës figurën e të atit. Ai herë fantazonte se ishte djali i paligjshëm i një oficeri austriak, pastaj i një konti polak dhe më vonë i një fabrikanti vjenez armësh. Të gjitha këto fantazime kishin vetëm një gjë të përbashkët: humbjen e të atit në moshë të mitur. Kjo humbje, që në veprat e tij më vonë do të shfaqej figurativisht në formën e humbjes së atdheut, pra të Monarkisë Austro-Hungareze, do ta përshkojnë jetën dhe veprën e autorit.

Roth-i ndoqi shkollën fillore dhe gjimnazin në Brody. Shkolla fillore që kreu ai ndryshonte nga shkollat tradicionale që ndiqnin zakonisht fëmijët e familjeve të hebrenjve ortodoksë. Përveç hebraishtes dhe torës, në këtë shkollë mësoheshin edhe gjuhët gjermane e polake, si dhe lëndë me karakter praktik. Gjuhë mësimi ishte gjermanishtja. Prej vitit 1905 deri më 1913 ai vazhdoi gjimnazin po në Brody. Roth-i ishte nxënës shumë i mirë. Ishte i vetmi nxënës hebre i vitit të tij që e përfundoi maturën me vlerësimin "Shkëlqyeshëm". Në këtë kohë, ai fillon të shkruajë edhe poezitë e para. Shokët e përshkruajnë si një njeri të tërhequr dhe arrogant. Edhe kolegët e universitetit më vonë japin po këto përshtypje për të.

Studimet universitare i filloi menjëherë pas maturës më 1913 në Lvov, por pas disa muajsh u transferua në Universitetin e Vjenës, ku u regjistrua në degën Gjuhë-Letërsi Gjermane. Si për të gjithë, edhe për shkrimtarin e ri, Lufta e Parë Botërore dhe shkatërrimi i Monarkisë Austro-Hungareze që e pasoi atë, shënuan një kthesë rrënjësore. Roth-i, i cili në fillim të luftës u pozicionua si pacifist, nën presionin e përgjithshëm, u paraqit më 31 maj 1916 vullnetarisht në shërbimin ushtarak dhe u dërgua në Divizionin e 32-të të këmbësorisë në Galici. Prej vitit 1917 e deri në fund të luftës, ai shërbeu në Zyrën e Shtypit për zonën e Lvovit.

Pikërisht në këtë kohë shfaqet dhe kontakti i tij i parë me Shqipërinë. Në fund të një letre që i shkruan së kushërirës Paula, më 24.8.1917, nga "një qytezë tepër e vogël" në Galicinë lindore, 10 km larg vijës së parë, ai thotë: "Besoj se për dy-tre javë do të largohem që këtej. Ndoshta përfundoj në vendgrumbullimin e personelit në Lvov, për të shkuar që andej përsëri në front, ndoshta në Shternberg. Por, është gjithashtu e mundshme që redaksia jonë të shkojë në Shqipëri për të themeluar atje një gazetë shqiptare. Atëherë unë do të shkoj me ta." (J. Roth, Sehnsucht nach Paris, Heimweh nach Prag, f. 75-76). Mirëpo transferimi në Shqipëri nuk u realizua. Këtë vend ai mundi ta vizitonte vetëm 10 dhjetë vjet më vonë si korrespondent i gazetës së njohur gjermane Frankfurter Zeitung.

Pas Luftës u detyrua t'i ndërpriste studimet për të siguruar jetesën. Vazhdoi të bënte po atë punë që bënte dhe gjatë luftës, pra shkruante artikuj dhe reportazhe për gazetat e revistat e ndryshme në Austri. Në këto organe botonte edhe poezi e prozë. Në fundprillin e vitit 1920 vajti për herë të parë në Berlin. Që prej kësaj kohe e deri sa vdiq më 1939-ën, Roth-i bëri një karrierë të shkëlqyer si gazetar në gazetat dhe revistat austriake e gjermane më në zë të kohës.

Ai ishte një yll në qiellin e gazetarisë gjermanofone. Me porosi të Frankfurter Zeitung vizitoi shumë vende evropiane, megjithëse në fakt, gjatë gjithë jetës ai ishte në udhëtim të pandërprerë. Prej majit të vitit 1925 jetoi për një vit si korrespondent i kësaj gazete në Paris. Pas kësaj ndërmori një sërë udhëtimesh të gjata: prej shtatorit deri në dhjetor të 1926-ës vizitoi Bashkimin Sovjetik, prej majit deri në qershor 1927 Shqipërinë e Jugosllavinë, nga maji deri në korrik të 1928-ës Poloninë dhe në tetor-nëntor të 1928-ës Italinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, përveç reportazhit të përmendur për Tiranën, ai shkroi e botoi edhe 7 reportazhe të tjera, pra gjithsej tetë: Udhëtim në Shqipëri, Jugosllavia dhe Shqipëria - Probleme të brendshme, Hyrje në Shqipëri, Tirana kryeqytet, Populli shqiptar, Ushtria shqiptare, Të civilizuarit në vendin e barbarëve dhe Artikull për Shqipërinë.

Por, veprimtaria gazetareske nuk i mjaftonte Roth-it. Megjithëse bashkëkohësit e njihnin në radhë të parë si gazetar, ajo përbën në fakt vetëm gjysmën e veprës së tij. Që herët ai filloi të krijonte edhe si shkrimtar. Tregimin e parë, Nxënësi i preferuar, e botoi që më 1916-ën, kur ishte student. Që nga ky vit e deri sa vdiq, Roth-i shkroi 17 romane, 8 tregime, disa ese, si dhe shumë poezi. Veprat e tij konsiderohen si nga më të bukurat dhe më të rëndësishmet në letërsinë gjermane. Pothuajse të gjitha janë bërë edhe film. Filmi i parë, i bazuar në romanin Hiobi, është bërë që në vitin 1936 në SHBA. Vepra të tjera të tij janë filmuar më vonë nga regjisorë të njohur, kryesisht në Gjermani dhe Austri. Në këto filma kanë luajtur shumë aktorë të dëgjuar.

Si vepra më e rëndësishme e Roth-it vlerësohet romani Marshi i Radeckit, botuar për herë të parë në Berlin, në vitin 1932. Duke treguar historinë, fatin dhe fundin e tre brezave të familjes aristokrate Trotta von Sipolje, Roth-i përshkruan këtu rënien dhe shkatërrimin e Monarkisë Austro-Hungareze. Kjo vepër është filmuar për herë të fundit më 1995-ën si film televiziv me tre seri, nën regjinë e Axel Corti-t, me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur Max von Sydow dhe Charlotte Rampling. Kështu, marrëdhënia e Roth-it me publikun gjatë viteve ndryshoi: nga një gazetar i shquar, ai njihet sot në radhë të parë si një shkrimtar i madh, veprat e tij konsiderohen si dëshmi historike të kohës në të cilën jetoi. Tregimet e tij Busti i Perandorit dhe Legjenda e pijetarit të shenjtë janë botuar në shqip, në antologjinë me dy vëllime të përgatitur nga Ardian Klosi dhe Jürgen Röhling Tregimtarë të gjuhës gjermane 1900-1945.

Më 30 janar 1933, ditën kur Hitleri u emërua kancelar i Perandorisë së Tretë, Roth-i u largua nga Gjermania. Pak kohë më pas, librat e tij u dogjën publikisht. Në fillim Roth-i shkoi në Paris, por gjatë viteve të ardhshme bëri udhëtime të gjata edhe në vende të tjera, si Holandë, Austri dhe Poloni. Të gjithë të afërmit e tij në Lvov, të cilët i pa për herë të fundit gjatë udhëtimit që bëri në Poloni në shkurt-mars të vitit 1937, ranë viktimë e Holokaustit. Ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë të mërguar, Roth-i ia doli që jo vetëm ta vazhdonte krijimtarinë letrare, por edhe të gjente mundësi botimi. Veprat e tij dolën në shtëpitë botuese që vazhdonin të punonin në mërgim në Holandë, si dhe në shtëpitë botuese të krishtera. Po kështu, ai vazhdonte të shkruante artikuj për revistën Das neue Tage-Buch (Ditari i Ri) që dilte në mërgim.

Në nëntor të viti 1937 u prish hoteli Foyot në Rue de Tournon, pasi kish rrezik të shembej. Rothi-i, i cili kishte jetuar aty dhjetë vjet gjatë qëndrimeve të tij në Paris, e përjetoi kështu për herë të fundit humbjen e vendlindjes. Ai u vendos përballë në një dhomë të vogël mbi Cafe Tournon, që ishte kafeneja e tij e preferuar. Roth-i vdiq më 27 maj 1939 në Paris, nga pneumonia në të dyja anët. Ai u varros më 30 maj në zonën katolike të varrezës Cimetière de Thiais, në jug të Parisit. Mbi varr është vënë ky mbishkrim: "Poète autrichien - mort à Paris en exil".

Roth-i, si gazetar dhe shkrimtar është një vrojtues shumë i hollë. Kjo duket në përshkrimin e qyteteve të ndryshme, por mbresa të pashlyeshme të lënë përshkrimet e qytetit të tij të lindjes. Ai është po ashtu një përshkrues i përsosur i natyrës në mijëra variacionet e saj dhe i jetës njerëzore. Shpesh tek ai këto të dyja bashkohen në një. Të shfaqet kështu para syve një tablo e paharrueshme, në të cilën bukuria natyrore ndërthuret me atë artistike, historike dhe njerëzore. Reportazhi për Tiranën (J. Roth, Fjala dhe koburja, f. 40-45) është ndërtuar mbi antitezën midis pamjes së jashtme dhe gjendjes reale të trishtuar të kryeqytetit.

Lule dhe muzikë përballë pluhurit që të zë frymën, errësirës, shtëpive të rrëzuara e të kthyera në nevojtore, që presin t'ua zënë vendin rrugët e reja; një administratë shtetërore e paaftë dhe e korruptuar, e cila mendon se mund ta mbajë higjienën me një kanë ujë dhe që, në fund të fundit, as këtë s'është e zonja ta bëjë; një qeveri, që do ta çojë vendin përpara duke ndërtuar kazerma dhe që u paguan 15 napolona flori muzikantëve për të krijuar imazhin e një qyteti modern e të lumtur. Këtyre të gjithave u shtohen prapambetja kulturore dhe zvetënimi moral i shoqërisë, e kaluara e vendit si pjesë e një pushteti obskurantist që luftonte kundër popullit të vet, gratë e mbuluara që u ngjajnë qenieve misterioze, gjakmarrja që të ndjek hap pas hapi.

Autori merr një qëndrim të qartë kundër të ashtuquajturave zakone që shkatërrojnë jetën e njerëzve dhe pengojnë përparimin, duke iu kundërvënë studiuesve mendjelehtë e të përciptë të botës perëndimore, të cilët i ekzaltojnë ato. Ai shpreh qartë se koha e tyre ka kaluar. Por fundi është optimist. Në ato pak shenja të organizimit të një shteti modern, në entuziazmin dhe dashurinë për atdheun të emigrantëve të kthyer nga Amerika, në dyqanet e vogla e makinat e shkatërruara, dhe sidomos në prirjen e natyrshme të këtyre njerëzve për një jetë me lule nën tingullin e mandolinave, autori mbështet shpresën se Shqipëria do ta kalojë me sukses rrugën nga gjakmarrja drejt Evropës dhe bashkësisë së kombeve të civilizuar.

Jozef Roth-i, me prirjen për të zbuluar dhe për t'u mbështetur te pozitivja, është një shembull për të gjithë ne.

*Autorja eshte lektore e shqipes ne Universitetin e Vjenes

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Aug 29 2009, 04:40AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Miku i madh i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, amerikani Gary Grayson (1878-1938)

27/08/2009 Shqipëria ka pasur dhe ka shumë miq dhe dashamirës të saj në Evropë, që në kohë dhe në etapa të ndryshme të jetës politike e kanë ndihmuar shumë. Një ndër ta ishte dhe dr. Gary T. Grayson, mjek i shquar amerikan, humanist dhe kirurg shumë i zoti. Në vendin tonë për të nuk është folur fare me gjithë ndihmën e madhe që ai i ka dhënë Shqipërisë krahas miqve të shumtë amerikanë, si ambasadori i famshëm George F. Williams, që njihet për kontributin e tij të madh në mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi; Ch. Crane W. Rorton, J. Richards, T. C. Erikson, Charls Krey e shumë e shumë të tjerë deri te Presidenti i madh amerikan që dha dritën jeshile për kombin tonë, Woodrow Wilson, një kontribut të madh për njohjen e Shqipërisë në botë si shtet i pavarur. Gary Grayson ishte mjek i tre presidentëve të Shteteve të Bashkuar.

Cili ishte Gary Grayson? Ai lindi në Virginia më 1878 në një familje të madhe qytetare nga prindër juristë, që e edukuan atë të jetë i ndershëm dhe të ndihmoj të varfrit. Dëshira e tij ishte të bëhej mjek, gjë që e arriti duke mbaruar me rezultate shumë të mira universitetin (Fakultetin e Mjekësisë). Ai u specializua për kirurgji, që e kishte pasion. Për intuitën e tij, për perspektivën e tij si kirurg i zoti që filloi të bëhej, ai në vitin 1915-1916 u emërua në shërbimin e shëndetësisë të Marinës Amerikane të Luftës. Në fund të vitit 1916 u emërua drejtor i shërbimit të shëndetësisë së Marinës, detyrë që e mbajti deri në vitin 1928, vit kur doli në pension, par ai punoi në një detyrë tjetër: në Kryqin e Kuq Amerikan, anëtar i së cilës ishte qysh në moshë të re, kur filloi punën si kirurg dhe më vonë gjithmonë u zgjodh në organet drejtuese të Kryqit të Kuq Amerikan.

Pse mjeku kirurg, admirali G. Grayson i donte shqiptarët? Çfarë e bënte atë të ndihmonte këtë vend të vogël? Gjatë kohës që ushtronte specializimin si kirurg ai u njoh edhe me shqiptarë, bile fillimisht ai operoi vajzën e një shqiptari me banim në Amerikë nga apendiciti, e cila shpëtoi, dhe u bë mik i madh i kësaj familjeje, por edhe i shumë shqiptarëve të tjerë, si Kosta Çekrezit, Foti Qiricit (dentist, i cili kishte mbaruar universitetin e mjekësisë në Athinë). Dhe në Amerikë ky dentist ishte një patriot i madh dhe luajti një rol me admiralin Grayson, sidomos mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe ruajtjen nga armiqtë, sidomos nga fqinjët e saj. Ishte edhe koha e përcaktimit të kufijve të vendit tonë, kur në të njëjtën kohë doli dhe problemi i zonës së Himarës, si pretendim i shovinizmit grek etj. Të gjitha këto halle të vendit tonë dr. Grayson i njohu nëpër takimet që bënte me miqtë shqiptarë dhe kudo ku ai ishte fliste shumë mirë për vendin tonë. Ishte ai që thënien e Teofild Eriksonit: "...shqiptarët shohin tek Amerika shpëtimtarin e tyre..." e miratoi me ndërgjegje të pastër. Ai e njihte shumë mirë karakterin e shqiptarit, se ata ishin shumë bujar për miqtë, por shumë të egër për armiqtë, që i donin të keqen. Ky, pra, është një virtyt për një komb të vogël, por trim. Ai ndihmoi shumë dhe sugjeroi që në Shqipëri të shkonte Kryqi i Kuq Amerikan, që kishte hyrë në çdo vend të Ballkanit, gjë që u realizua në vitin 1919. Duke qenë një mjek shumë i zoti, gjatë ushtrimit të profesionit të tij si kirurg ai arriti të bëhej edhe mjeku personal i tre presidentëve të Amerikës: Teodor Rusvelt (1901-1909), William Howard Taft (1909-1913) dhe Woodrow Wilson (1913-1921), mikut më të madh të shqiptarëve, që edhe sot pas një shekulli e kujtojnë me respekt si idhull këtë njeri të madh, i cili pa interes e ndihmoi shumë këtë popull të vogël, të vuajtur gjithë jetën nga pushtuesit e huaj, por trim dhe bujar. Shqiptarët sot e kanë vlerësuar duke i vënë emrin një sheshi të madh në qendër të Tiranës. Atij meriton ti vendoset edhe një bust. Shpesh në biseda me kolegë ai fliste me admirim si të ishte shqiptar se “kemi të bëjmë me një popull të vogël, por me histori të madhe”. Nga këta njerëz të mëdhenj të Amerikës dr. Grayson përfitoi shumë edhe në drejtim të botëkuptimit të tij mbi shumë probleme, sidomos në lidhje me respektimin e ligjeve mbi të drejtat e njeriut, mbi ndihmën që duhet tu japë Kryqi i Kuq popujve më të vegjël për vendosjen e një demokracie të vërtetë e shumë e shumë të tjera. Por ndihma më e madhe e tij në lidhje me vendin tonë është shoqërimi i Presidentit Wilson në Paris dhe influenca e tij e madhe tek ai, krahas shumë miqve të tjerë amerikanë në Konferencën e Paqes në dobi të Shqipërisë. Presidenti amerikan vuri veton e tij në favor të konsolidimit të pavarësisë së Shqipërisë. Dhe kjo qe një fitore e shumë madhe për vendin tonë, që edhe sot e kësaj ditë, pas 87 vjetësh, duhet të vlerësohet shumë. Pra, krahas shumë e shumë informacioneve, deklarimeve nga vetë dashamirësit dhe diplomatët miq amerikanë për të ndihmuar vendin tonë pa dyshim një vend i takon edhe dr. Gary T. Grayson.

Megjithëse në pension, me vdekjen e kryetarit të Kryqit të Kuq Amerikan John Barton Payne më 1935, Presidenti i Amerikës Franklin Rusvelt, për kontributin e madh që kishte dhënë në dobi të popullit amerikan dhe si aktivist i vjetër i Kryqit të Kuq, e emëroi dr. Gary T. Grayson kryetar të Kryqit të Kuq Amerikan. Këtë detyrë shumë të vështirë, delikate, por me një qëllim të madh, dr. Grayson e mori më shumë seriozitet dhe punoi pa u lodhur për të ndihmuar jo vetëm në Amerikë, por edhe kudo ku kishte përfaqësues në të gjitha anët e botës. Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Amerikës për të ndihmuar Shqipërinë akoma më tepër me ndihma materiale, ushqime dhe të holla, dhe kjo pati një efekt të madh për vendin tonë. Kjo u përshëndet edhe nga vetë qeveria e mbretërisë shqiptare, nga vetë princesha Sanije dhe Kryqi i Kuq shqiptar me zotin Haxhi Shkoza dhe mjekët Q. Jusufati, A. Sadedini, O. Jonuzi, S. Tefiku, I. Tartari, J. Dashi, H. Sulcebeg etj. Dr. Gary Grayson dha një kontribut të madh në drejtimin e Kryqit të Kuq në kohën e disa përmbytjeve në zonat amerikane nga lumi Misisipi, në Ohajo dhe Misisipi, ku ai për ditë të tëra ka qëndruar në vendin e këtyre përmbytjeve. Gjithashtu ai me unanimitet u zgjodh nga 62 shtete si kryetar nderi i Kryqit të Kuq Botëror. Këtë punë të tij të madhe kolosale për të ndihmuar kudo në mbarë botën ai e kreu me sukses dhe devotshmëri derisa vdiq papritmas nga zemra në Uashington. Bota dhe njerëzit kudo ku ishin po përfitonin dhe do të përfitonte akoma më shumë nga mendimet dhe idealet e Gary Graysonit me Kryqin e Kuq Amerikan, që ai udhëhiqte. Prandaj herë pas here njerëz të mëdhenj që kanë ndihmuar vendin tonë në veçanti dhe njerëzimin, duhet ti kujtojmë me respekt, sepse kjo është kultura dhe tradita e bujarisë shqiptare për miqtë, për këta njerëz të shquar, dashamirës të popujve të vegjël për ti ndihmuar që të zhvillohen. Asnjëherë nuk duhen harruar, por duhet të vihen në tufën e madhe të luleve të historisë së një kombi, gjë që vlen për brezat e ardhshëm të tij.

"Shqiptarët mendojnë se shpëtimi i tyre mund të vijë vetëm nga Amerika"

Çarl Teofild Erikson, 1919

© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 03 2009, 03:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Nje jete e tere per lirine e popullit

(Nga Ibrahim Egriu)


06:00/20.05.09

Në maj 1979, pushoi së rrahuri zemra e patriotit te shquar dibran, e luftëtarit të paepur për liri, zemra e të burgosurit shumëvjeçar politik, zemra e mentarit dhe e filozofit popullor në Trevën e Dibrës–Jonuz Majtara, të cilit me nderime të më dha iu bënë homazhet nga mijëra dibranë, që u nda në përgjithmonë prej tij, me kujtimet dhe mbresat më të mira.
Nekrologun, qe e pata pergatitë per ta lexuar, s’lejuan me motivacion se do ndërmerreshkan masa represive ndaj meje dhe fshatreve nga ana e pushtetarëve maqedon. Fjala e tij e mprehtë dhe e matur, besnikëria, bujaria dhe trimëria ishin tiparet e Mixhës Jonuz, të cilat në tërësi përbënin një mozaik të etikës e të karakterit të tij të lartë e njerëzor.

Luftëtar i paepur për liri

- Duke filluar nga viti 1941 e deri në mbarim të luftës së Dytë Botërore ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën kundër pushtuesve për çlirimin e Shqipërisë dhe të trojeve të okupuara shqiptare. Ai, kishte dëshirë të zhurritur që pas mbarimit të luftës, t’i plotësohet ëndra e tij e kahmotshme e t’i sheh njëhehrë e për gjithmonë, të gjitha trojet shqiptare të shkëputura padrejtsisht nga trungu amë, i bashkangjiten Shqipërisë etnike, por dhe ai, si shumë luftëtarë të tjerë të lirisë qe i zhgënjyer dhe, s’i shijoi çastet e vërteta të lirisë së plotë e të bashkimit etnik të shqiptarëve.
Pas mbarimit të luftës, pushtatarët maqedonas filluan ndjekjet,
burgosjet, torturimet dhe shfarosjet e luftëtarëve e të atyre pak pak intelektualëve, që gjindeshin në atë kohë, e përse? - Vetëm se i kanë pasë takuar Partisë Nacional - Demokrate apo ishin bashkëluftëtarë të trimit të Madh, - Xhemë Gostivari, i cili ishte tmerr ndaj armiqëve dhe patriot i përbetuar i popullit tonë. Ai ishte 2 m. e 20 cm i lartë dhe kurrë s’e qëllonte plumbi. Xhema ish nga natyra tepër i drejtë dhe asnjëherë s’bënte krime. Ishte luftëtar i pa epur për liri dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Këtë e dëshmojnë qindra e mijëra shqiptarë, të cilët, përshkak të tij i patën futur nga 30 - 40 vetë nëpër dhomat e ngushta te barakat për rreth lumit Vardar, që ishin hermetikisht të mbyllura, duke i torturuar e asgjësuar shqiptarët, pa gjykim, pa vendim e pa dëshmi. Sipas të dhënave të dëshmitarëve të zënur peng e që i shpëtuan më së keqes, pra vdekjes, deklaronin: - Po të mos kish ardhur që të ndërhyjë tek pushtetarët maqedon Komandanti i Brigadës Shqiptare -Qemal Agolli dhe vëllau i tij -Nexhati - Komesar, të gjithëve do na shfarosnin.

Më 1962 isha mësues në fshatin Tërnovë. Rreth atyre masakrave, ja se ç’më rrëfeu atëherë në besim, plaku 75 vjeçar-Kamber Tahiri:
Nëpër baraka, të rrethuara në të gjitha anët me ushtri e polici, ishim të zë nur robër rreth 3000 shqiptarë. Ishte tmerr e lemeri. S’dinim se ç’ndodh me ne! Prisnim vetëm se kur të na vjen radha e të na asgjësojnë. Bashkëluftëtarët e mij, nxirreshin një nga një, torturoheshin pa masë dhe nuk kthenin më. Disa pushkatoheshin, kurse disa therreshin me anxhar. Me këtë detyrë, xhandarët, i kishin ngarkuar disa jevgji (romë).

Mirë po ç’ndodhi?! -Një rom, të cilin poashtu e kishin urdhëruar që të bëjë masakrime ndaj shqiptarëve, ai me këmbngulësi, u kap me të dy duart për një shtyllë të barakës dhe nuk deshte të zbatojë urdhërin që t’i therrë shqiptarët. Në ato çaste iu ofru ofruan dy xhandarë dhe me anxharët (thikat) e pushkëve ia pren të dyja duart romit,me që s’deshte të kryejë kasapanë ndaj shqiptarëve. Ai, nga dhëmbja bërtiste me të madhe: -Më vranë!-Na vranë!-Në ato çaste, britmës dhe ulurimës së tij iu bashkangjitën dhe qindra e mijë ra britma të tjera, me thënien:-Pse na vrisni?! –Kështu që, sipas dëshmitarëve okularë, ato britma janë dëgjuar rreth 25 km. larg ,përtej Mavrovës, për rreth fshatrave:Vrutok, Zhirovjan, Simnicë e gjetkë, më njohtoi plaku 75 vjeçar-Xha Kamberi. Mandej vazhdoi: -Të nesërmen, kish ardhur Komandant Qemal Agolli, i cili kish reaguar ashpër kundër pushtetarëve shovinist se çfarë masakrime kryen ndaj shqiptarëve dhe, prej asaj dite, një numër të madh të brugosurish na liruan. Në mesin e tyre isha dhe unë, tha ai.

Edhe pse, Xha Nuzi ishte pjesëmarrës aktiv në luftën për liri, çlirim dhe bash kim të trojeve etnike ai, pas lufte, përsëri ishte i ndjekur këmba-doras nga pushteti i sapo formuar monist-maqedon. Përveç tij, në shënjestër ishin të dy vëllezërit dibranë: -Qemal e Nexhat Agolli, të cilët, siç përmenda më lart, për shkak të ndërhyrjes së tyre tek pushtetarët maqedonas që të mos e masakrojnë popullatën shqiptare të Pollogut, u asgjasuan pa nam e pa nishan. Mandej, vijon burgosja dhe toturimi çnjerzor i intelektualit dibran, Ministrit të Parë shqiptar, më 1946-Xhafer Kodra, vëllau i historianit të shquar, prof.dr. Masar Kodra, i cili nga torturat e marra u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Shkupit dhe vdiq në moshën më të mirë, atëherë kur i nevoitej më tepër Atdheut. Menjëherë, pas tij, më 1949, u dënua 9 vjet e gjysëm burgim, Mësuesi i popullit-Esat Menzelxhiu, i cili, deklaroi se, Dibra është pjesë e Shqipërisë. Ai, më 1992 mori Dekoratën Naim Frashëri.
Pati shumë e shumë burgosje dhe u ndërmorën masa të ndryshme represive ndaj shqiptarëve, jo vetëm në Dibër, Gostivar e Tetovë, por edhe nëpër viset tjera të banuara kryesisht me shqiptarë.

Pas asgjësimit të vëllezërve Agolli, burgosjes së Mësuesit të popullit - Esat Menzelxhiu dhe tronditjen psiqike, që ia shkaktuan intelektualit, juristit dhe Ministrit të drejtësisë - Xhafer Kodra, më 1952, pushtetarët shovinist, pa asnjë preteks e vënë në shënjestër atdhetarin - Jonuz Majtara, vetëm se deshte që shqiptarët bashkohen shpirtrisht, fizikisht dhe etnikisht. Ai, energjikisht kundërshtoi të bëhet vegël qorre e OZNES ( e shërbimit sekret ishjugosllav ), andaj ndaj tij u ngrit aktpadijë me motivacion: - ”Agjitacion për bashkim me shtetin amë, pra, me Shqipërinë”.-Pushtetarët e shfrenuar sllavomaqedonas kishin drojë nga autoriteti i tij që gëzonte në masë, nga mençuria e tij dhe nga oratoria e tij, tipare që i kish dhunti nga natyra. Për një fjalë goje nëpër ndeje apo oda burrash, ate e ftonin në polici, duke e malltretuar se çka dashtë të thotë me sintagmën:”Populli i din të gjitha dhe populli do t’i rregullojë punët, dhe: -Të mëdhenjtë na kanë dëmtuar! -Duke aluduar në Konferencën famëkeqe të Londrës, pra për coptimin e trojeve shqiptare, shkëputjen nga trungu amë.

Nëntëmuaj rrjesht vijuan hetimet ndër më të tmerrshmet, duke ia
lëshuar pikat e ujit, nga maja e kokës deri tek thembrat e këmbëve, më rrëfente ai me gojë të vetë. Pas hetimeve nga më shtazaraket, ate e dënuan me 13 vjet burgim drakonian në ishullin famkeq - Goli Otok. Më kujtohet një rast kur ishte në ndeje tek ne, iu drejtua babit tim e i tha: Mua Arif, për një fjalë goje që e thoja, më thërrisnin në polici pa fijen e fajit, ndërsa, jemi dëshmitarë, e kemi dëgjuar të gjithë se ç’thotë Ejup Grazhdani, në mes të tregut, ai brohorit: -Dita e beterit! Ka ardhur dita e myflizit! Që në kuptimin figurativ simbolizon ardhjen e një Sistemi diktatorial e të korruptuar. -Mandej reciton vargjet e Naimit:- Krujë o qytet i bekuar, prite – prite Skënderbenë, ka ardhur si pëllumb i shtruar, të shpëtojë Mëmëdhenë! -Të gjithë dibranët kënaqen kur e dëgjojnë. Për çudi, thonte Xha Nuzi, atij s’ia marrin për të madhe, sepse shtihet se është sharllatan, por jo ai është tepër i zgjuar dhe din se ç’vepron…I lumtë!

Filxhani prej fajance i Xha Nuzit.

- Pas vuajtjes së dënimit në burgun famë keq të Goli Otokut, ai doli i sëmurë nga tuberkullozi. Sa herë që vinte tek ne për vizitë, nënës sime të ndjerë ia kërkonte filxhanin e veçantë e të vetin të kafes, jo vetëm kur vinte në shtëpinë tonë, por kudo që shkonte, ai ishte i vemendshëm dhe s’deshte që të tjerët infektohen nga ajo sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme gjatë atyre viteve.

Në çdo odë, ndeje e konaqe, jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë edhe fëmijët, me vemendje te posaçme i dëgjonin fjalët e tij, mendimet e tij dhe këshillat e tij, të cilat simbolizonin filozofinë dhe tërë mendjemprehtësinë popullore të Trevës historike të qytetit të Dibrës së Madhe me rrethinë.
Ai i jepte rëndësi punës kolektive e jo asaj individuale dhe thonte: -Një mende, asnjë mende, dy mende përbëjnë një gjysëm mende, ndërsa tre e më shumë mende përbëjnë një mende”. Që do të thotë se shqiptarët lypset të punojnë bashkarisht si kolektivitet e jo individualisht. Nga Mixha Jonuz dhe nga disa pleqë, poashtu të mençur dibran, të ndjerët: -Ramiz Begu e Eqrem Begu-ish ministër i Finansave në kohën e A. Zogut, Demir Marku dhe Shyqri Disha i grumbullova të dhënat rreth temës: ”Legjenda e Urës së Spiles” e cila në formën e gjysëmharkut ish ndërtuar para dy mijë vjetëve, duke i lidhur dy brigjet e lumit-Drin i Zi, në hyrje të Dibrës së Madhe. Atë temë, në v.1965, Dr.Petro Janura më ngarkoi ta përgatis si punim seminarik.Andaj,që të pestëve ua dij për nder për të dhënat e sakta që m’i ofruan,

Sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, ai dhe atdhetari Eqrem Begu, më dilnin përpara e më pyesnin për Kryetarin e Kaçanikut-Sali Bajra:-Si e kemi atë Pejgamberin (Engjëllin) tonë?!-Mirë është dhe, jua përcjellë të falat më të përzemërta prej tij. Ai gjithmonë vinte nga fshati Spas (Shpëtim) në Dibër, e blente gazetën e për ditshme ”Rilindja” në gjuhën shqipe, ofrohej pranë ne të rinjve e na këshillonte haptazi: ”Mësoni, mësoni dhe vetëm mësoni !-Duajeni Atdhenë dhe Kosovën, flijoni diç për to”! Një ditë, duke kthyer nga komuna, ne, një grup të rinj, i dolëm përpara dhe e pyetëm:Ku ishe Mixha Nuz?Ai me buzëqeshje na u përgjegj: Në komunë. Mandej, na parshtroi pyetjen : - Më thoni pse i thonë komunë?- Asnjëri prej nesh s’dinim si t’i përgjigjemi. Atëherë, ai vazhdoi: - Domethënia e fjalës ko munë ka këtë kuptim: ”Ku mundet, ku s’mundet, ku të sosin punë, ku s’të mbarojnë punë”! -Pra, kështu është puna me nëpunësit nëpër të gjitha komunat e këtij pushteti. Ryshfeti bën punë-ryshfeti ! Pa ryshfet nuk të kryejnë punë! -Tha ai. Shpesh herë vinte tek ne, në familjen time në ndeje, sepse ate e kisha Nunin tim. Gjatë bisedës me babain tim, poashtu të ndjerë, i thonte: -”Arif, ne pleqët s’dijmë gjë, të rinjtë dijnë më tepër”. Atëherë, unë ndërhyrja dhe i përgjigjesha:-Jo, Mixha Nuz, s’është e vërtetë, ju pleqët keni grisur më shumë këmisha (keni më tepër përvojë) dhe, dini më shumë se ne. Mirë po, ai qëndronte i palëkundur në mendimin e tij dhe thonte:

”Nëqoftë se ne pleqtë mendojmë se mund të bëjmë diç pa Rininë, gabojmë, por edhe nëse mendojmë se të rinjtë s’mund të bëjnë pa ne, gabojmë dhe më rëndë, sepse Rinia e din rrugën e vet”. Më vonë, thëniet e tij u bënë realitet. Më 11 mars ’81, Rinia qe ajo, që i nisi demonstratat dhe kryengritjen gjithpopullore në Kosovë. Rinia qe ajo, që u flijua, u burgos dhe masakrua vetëm se kërkoi liri dhe barazi në IRJM e në Kosovën Lindore, kurse Pavarësi për popullin e Kosovës.

Mendjemprehtë, vigjilent, gjakftohtë dhe i qetë
Me rastin e vdekjes së një fshatari në fshatin Bomovë, shkuam së bashku me arsimtarin, Kadri Dema, për ngushëllime. Si zakonisht nëpër odat e fshatrave dibrane filitet me temsil (frazologjizma) dhe, poqe se ndodhën ndonjë i huaj apo i jashtëm, vështirë e kanë të kuptojnë domethënien e bisedës. Njëri nga fshatrët filloi ta thumbojë me fjalë Mixhën Nuz, i cili kishte përvojë të madhe dhe e jepte përgjigjen shpejt e me me logjikë, iu drejtua Arif Markes. me këto fjalë: Unë Arif, nuk zemrohem për ate që thua.E kam bërë shprehi që, sa herë që shkoj diku në ndeje apo në mixhlis, marrë me veti një torbë dhe, fjalët që m’i thua Ty, i hudhi prapa shpine në torbë, ndërsa, fjalët e mira dhe me përmbajtje, siç folën: Ismet Marku, Kadri Dema dhe I.Egriu i fus në xhep, sepse:”Kur kuvendon me njerëz-miq të mirë e të matur, të duket vetja dy herë më i zgjuar”. Mandej, thuhet: ”Zemrimi e vë në provë të urtin, lufta e njeh trimin, ndërsa nevoja mikun”.Ai që më lajkaton është armiku im, ai që më tregon drejt gabimet e mia është mësuesi im, ndërsa ai që më vë në dukje veprimet e mia të drejta është miku im. Nuk i adhuroj lajkat,u përgjegj ai, me buzëqeshje dhe gjkaftohtësi.

Përfundim:-Kohën e fundit, pak para vdekjes, Mixha Nuz lëngoi nga një së mundja e sklerozës dhe humbi intuitën. Sa herë që shkonim në vizitë, së bashku me babain tim, ai nuk na njihte më. Nuk zgjati shumë kohë dhe, në maj të vitit 1979, u nda nga më të afërmit dhe nga populli i tij i dashur, i okupuar e i coptuar në pesë shtete, që e deshte me shpirt dhe që sakrifikoi aq shumë.
Me pietet e krenari, këtë patriot e luftëtar për liri , të burgosur politik dhe filozof popullor i Trevës së Dibrës me rrethinë, e përkujtojnë më të afërmit, miqët dhe gjithë shqiptarët, sepse ai i takonte tërë Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera iliriane.
Shumë këshilla e shumë ide i thitha prej tij.
Dritë i bëftë shpirti dhe lavdi veprës së tij !
Me nderime e respekt,
Ibrahim EGRIU,
Malme ( Suedi ), 20 maj 2009


(C) Lajme.Net 2002 - 2006


[ Edited Mon Sep 07 2009, 08:23AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 07 2009, 08:25AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Frashëri: Nuk kërkoj apologji për shqiptarët

Elsa Demo | 07/09/2009

Esetë dhe shkrimet politike që Mid'hat Frashëri shkroi në vitet 1915-1925 për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj çështjes shqiptare, për herë të parë në shqip nga përkthimi frëngjisht, në vëllimin "Fati i Shqipërisë"

"Fati i Shqipërisë", një përmbledhje me ese me autor Mid'hat Frashërin, është rezultat i një pune kërkimore, klasifikuese dhe mbi të gjitha, punë me përkthimin që Aleko Gjergo, kryetar i Shoqatës së Mendimit dhe Kulturës Kombëtare "Lumo Skëndo", ka bërë prej pas nëntëdhjetës.

Janë shkrime që botohen për herë të parë të qëmtuara nga shtypi i kohës dhe nga botime që Frashëri ka bërë jashtë kufijve të Shqipërisë në gazeta të huaja.

"Fati i Shqipërisë" që mban titullin e një eseje të shkurtër, të cilën po e botojmë më poshtë, na njeh me një personalitet politik, i cili prezantimin e botës shqiptare e bën, së pari, me një kulturë gjuhe edhe kur është në një regjistër administrativ, me një gjuhë lakonike, me densitet të mendimeve, me një stil që e imponon autorin e radhëve tek letërmarrësi apo lexuesi i tyre.

Një seri shkrimesh që janë të mbushura me dritë, të qarta, sepse autori ka një vetëdije jo të qorruar kur shkruan për bashkëpatriotët e tij, nisur nga dija, nga kultura, nga mendja e ndriçuar.

Nëse është ky nacionalizëm, atëherë Mid'hat Frashëri është një nacionalist me një ndërgjegje aspak ekspansioniste me apologjitë për gjendjen e mjeruar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, "këtij populli të lashtë".

Ai mbron çështje të kufijve, argumenton qëndrimin e fqinjëve, të ndërkombëtarëve po ashtu, përballë të cilëve është bashkëbisedues që rri në të njëjtën shkallë kur vendi i tij rri në një botë poshtë këtyre shkallëve, në gjendje aspak të favorshme.

Gjergo e quan "zëdhënës të nacionalizmit shqiptar dhe vepra tij, qoftë publicistike, qoftë politike, ka në bazë nacionalizmin. Mid'hat Frashëri fliste dhe shkruante për një Shqipëri të orientuar drejt Perëndimit".

Është gjysma e parë e shekullit të njëzetë dhe Shqipëria ishte një vend pak të thuash i prapambetur.

Frashëri kërkonte shkaqe të kësaj prapambetjeje, dhe në disa shkrime të përmbledhjes "Fati i Shqipërisë" ai hyn thellë në histori, udhëtim që i shërben për të lexuar konflikte të reja, duke shkuar drejt origjinës së tyre.

Gjergo, thotë se mënyra se si i ka shkruar Frashëri këto ese ia ka lehtësuar shumë punën me përkthimin - disa prej eseve i ka përkthyer Rafael Floqi. "Frëngjishtja e Mid'hat Frashërit është ekselence, aristokrate, e pasur, njëkohësisht e thjeshtë", - pohon Gjergo.

Përmendim esetë "Shqipëria dhe shqiptarët" botuar në Lozanë më 1918, "Shqiptarët në vendlindje dhe në mërgim", "Popullsia e Epirit" botuar më 1915-ën, "Çështja e Epirit", "Shqipëria dhe Adriatiku", "Lindja e Shqipërisë", "Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha", "Shqiptarë dhe sllavë", "Burimet e konfliktit italo-shqiptar 1912-1920". Siç shihet, temat sugjerojnë çështje të natyrës historike, të etnogjenezës dhe çështje mirëfilli politike.

Sot, shumëkush i jep të drejtë vetes të mendojë se pushteti i vërtetë i një politikani është politika e tij, se asgjë tjetër nuk mund të ketë përgjegjësitë që ka politika.

Duke lexuar Frashërin vë re dallimin: politikanët e sotëm shqiptarë e njohin kaq pak vendin ku ushtrojnë pushtetin, prandaj e drejtojnë keq atë, aq keq sa kanë bërë aksidente të rënda që e kanë gremisur këtë vend.

Jo vetëm kaq. Sot po fryhet një opinion (e proklamonte para do ditësh këtë opinion të ripërtypur në ekrane dhe skena publike si në një spektakël, një aktore e sapozgjedhur deputete) se forma më e lartë e përmbushjes së detyrës qytetare dhe e mbrojtjes së të drejtës qytetare na qenkësh politika dhe kjo nëpërmjet politikanit, duke e paraqitur gati-gati si mision të një race të bardhësh në një atdhe zezak.

Në një mbyllje të një prej eseve, Frashëri shkruan: "Akoma dhe një fjalë i dashur lexues, para se të ndahemi. Nuk kemi dashur aspak të bëjmë me këto fjalë një apologji të shqiptarëve.

Ky nuk është një lavd ditirambik për ta, por vetëm e vërteta. Është shkruar shumë pak për shqiptarët dhe mund të shkruhet më tepër. Ata vetë e kanë neglizhuar mjaft publicitetin dhe ky ka qenë një gabim i tyre."

Fati i Shqipërisë Mid'hat Frashëri

Më lejoni t'ju shkruaj disa rreshta për Shqipërinë, sepse mendoj se paqja e Ballkanit do të varet mjaft nga zgjidhja që do t'i jepet kësaj çështjeje.
Zgjidhja është fort e thjeshtë: të konfirmohen të drejtat që Fuqitë e Mëdha i kanë njohur Shqipërisë më 1913-ën në Londër.

Duke qenë se gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria qëndroi asnjanëse, dhe askush nuk i mohon këto të drejta ndërkombëtare, ishte e natyrshme që Konferenca e Paqes dhe Konferenca e tanishme e ambasadorëve në Paris, të njihnin një fakt të ndodhur dhe një të drejtë të fituar.

Fatkeqësisht, që prej dy vitesh e gjysmë që kjo mbledhje po merret me fatin e popujve, Shqipëria po konsiderohet si një mall tregu, si monedhë shkëmbimi, për të kapërcyer vështirësitë që Fuqitë e Mëdha po ndeshin në vende të ndryshme dhe ndërmjet tyre. Dheja tani, në vitin 1921, Konferenca e Ambasadorëve parashikon të marrë një vendim, sipas të cilit Shqipëria të ndahet e tëra ndërmjet Serbisë dhe Italisë!

Meqë copëtimi nuk mund të bëhet hapur pa shkaktuar skandal, po ndiqet një mënyrë e tërthortë: Italisë t'i njihen disa "të drejta" mbi Shqipërinë dhe, Serbisë t'i jepen disa pjesë të kësaj Shqipërie, ndonëse këto zona janë krejtësisht shqiptare dhe pika strategjike të një rëndësie të veçantë, çka do t'i shërbejë Serbisë për të terrorizuar ditë dhe natë shqiptarët.

Me fjalë të tjera, të dobësohet Shqipëria duke e gjymtuar edhe një herë tjetër, duke ia nënshtruar atë pjesërisht rrezikut serb dhe t'i jepet Italisë mundësia që të ndërhyjë në Shqipëri, ose të dy shtetet armiq (Serbia dhe Italia), të kërkojnë të rregullojnë hesapet midis tyre, duke nxjerrë telashe të mëdha.

Në rast se një projekt i tillë do të realizohet, e ardhmja e Shqipërisë do të rrezikohet së tepërmi, gjë që nuk do të kalonte pa zhvillime të ngatërruara ndërmjet vetë fqinjëve të saj (serbëve, grekëve dhe italianëve). Kështu, paqja do të kishte mjaft për të humbur dhe drejtësia asgjë për të fituar.

Për të ndrequr këto vështirësi me serbët dhe grekët, Shqipëria i është drejtuar Lidhjes së Kombeve, ku ajo është anëtare, por Fuqitë e Mëdha nuk kanë lejuar që Lidhja të merret me këtë çështje.

Ato ia kanë deleguar të drejtën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Shqipërisë e Fqinjëve të saj në lidhje me kufijtë, vetëm Konferencës së Ambasadorëve. Për shqiptarët këto kufij ekzistojnë dhe janë të padiskutueshëm tashmë qysh nga viti 1913.

Tani, duke pritur që ambasadorët të marrin një vendim në Paris, serbët, që kanë pushtuar qysh nga viti 1918 një pjesë të mirë të Shqipërisë, e sulmojnë Shqipërinë edhe përtej vijës së kufirit të vendosur në vitin 1913, bombardojnë fshatrat dhe shkaktojnë humbje të mëdha në njerëz.

Zoti Spalajkoviç, delegat i Serbisë në Lidhjen e Kombeve, ka deklaruar më 26 shtator përpara komisionit të të Gjashtëve se ushtria serbe qëndron në Shqipëri sipas urdhrit të gjeneralit Franchet D'Espery, komandant i vjetër i ushtrisë Lindore dhe se nuk do të lëvizë që andej pa një urdhër tjetër.

Delegati i Francës, senatori Reynald nuk e ka denoncuar këtë deklaratë kaq të paturpshme.

Është e qartë se gjenerali francez nuk mund ta miratojë qëndrimin e serbëve në Shqipëri, por mbas një deklarate të bërë nga një i dërguar zyrtar, nuk ka vallë Franca detyrimin moral që të ftojë qeverinë e Beogradit për t'i larguar nga një territor i huaj i pushtuar, ku serbët vitin e shkuar kanë shkatërruar 150 fshatra?

Shqiptarët e presin këtë përpjekje, ashtu si edhe konfirmimin e të drejtave të tyre nga Fuqitë e tjera të Mëdha, sepse është në interes të paqes dhe të moralit ndërkombëtar.
Ka dy vjet që Shqipëria është bërë një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

A nuk duhen ndihmuar ata në veprën e tyre dhe t'u lehtësohet barra, në vend që t'u nxjerrësh pengesa? Për më tepër, tani është vështirë të ndalohet kjo Shqipëri që të jetojë dhe shqiptarët shpresojnë shumë se Konferenca e Ambasadorëve nuk do të vonojë të japë verdiktin e drejtë, të bazuar në ruajtjen integrale të ekuilibrit, duke bërë që të respektohen të drejtat e Shqipërisë nga serbët, grekët dhe italianët.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 16 2009, 07:28AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Deklarate skandaloze e presidentit Ivanov: Ne Maqedoni nuk ka teritore shqiptare

21:55/15.09.09

Presidenti I FYROM, Ivanov Ka bere nje deklarate skandaloze dhe fyese per shqiptaret dhe komnib shqiptar. Ai ka mohuar ekzistencen e trojeve shqiptare brenda shtetit maqedonas. Sipas Ivanov, teritori I FYROM eshte 100 perqind Maqedoni. Domethene edhe Tetova, edhe Struga, edhe Gostivari edhe Shkupi etj nuk jane teritore shqiptare, por maqedone. Deklarimi eshte bere ne zyrtarisht ne Berlin ne nje conference nderkombetare. Duke ju pergjigjur ambasadorit grek, Ivanov ka thene se vendi i tij zoteron 39 perqind te Maqedonise se hershme. Por sipas tij, ky 39 perqindesh eshte 100 perqind maqedoni dhe asgje tjeter. Sipas Ivanov, shqiptaret jane mysafire ne teritorin dhe toke maqedone dhe jo ne trojet e tyre.

|||Lajme.Net|||

Hahahahahahahaha se paskam dite se Presidenti i shtetit fantazem te quajtun Maqedoni na mroka historine e vjeter Maqedonse me master, me bahet qefi qi sllavt e Maqedonise anrrojn me adoptu civilizimin e Maqedonise t'vjeter si t tynen e nuk shof asnji lloj problemit me nryshimin apo asimilimin komtare sllav ne nji shtet se supozum ish Maqedonas por ca nuk kuptoj asht se pse kan problem me shqiptart e se pse vazhdojn me mohu te drejtat e deri ne egzistencen Shqiptare, s'habitem qi kta sllavt e ardhun prej stepeve te Aziz qe dojn me thirr vedin Maqedonsit e vjeter ba me nryshu mene e me fillu me thirr vedin Trak, apo Dacian, nejse s'habitem ba me fillu me pretendu se jan pellazgt e vjeter se s'ju ka met tjeter gja pa pretendu





[ Edited Wed Sep 16 2009, 07:29AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Sep 23 2009, 07:30AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
LAJMET

15:55/22.09.09 - Krasniqi: Kombi qe u krijua me dekretin e Titos, kerkon te fyeje kombin me te vjeter te Rajonit


Reagimeve të shumta në Kosovë ndaj enciklopedisë maqedonase, sot u janë bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si edhe disa nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi thotë se shtrembërimi i fakteve historike vjen edhe si rrjedhojë e një identiteti jo të definuar të kombit të sotëm maqedonas.


Jakup Krasniqi“Maqedonët ende nuk kanë arritur ta krijojnë identitetin e tyre kombëtar. Nën një, ata ende nuk e dinë se a janë maqedonë të krijuar me dekretin e Titos, nuk e dinë a janë maqedonë që thirren në paraardhësin e tyre, në Mbretin Samuel, i cili ishte mbret bullgar, e në anën tjetër ata shpeshherë pretendojnë të jenë edhe pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë, Lekës së Madh, që ishte me origjinë ilire”.

“Një komb që nuk e ka të identifikuar identitetin e tij kombëtar, kërkon që të mohojë identitetin e gjithë të tjerëve. Por, konsiderojmë se identiteti i shqiptarëve tanimë është i përmbyllur dhe i konsoliduar më së miri në Ballkan”, thekson Krasniqi.

|||Lajme.Net|||


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 24 2009, 04:06AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Shqiptarët e Maqedonisë, më të hershëm se sllavët

Nga Bahri Beci, Akademik

Sipas E. Çabejt, vendbanimi i sotëm i shqiptarëve nuk është një trevë ekspansioni, po një trevë restriksioni, përfundim i një ngushtimi të paprerë gjatë historisë shqiptare. Për vjetërsinë e popullsisë shqiptare në territoret e tyre të sotme, përfshirë dhe Maqedoninë e sotme perëndimore, është me interes ajo që ka thënë N. Jokl për vjetërsinë e popullsisë shqiptare në viset verilindore përreth Nishit. Sipas tij, në periudhën para ardhjes së sllavëve në rajonin e Nishit, prejardhja toponimike e të cilit nga latinishtja, Naissus është në përputhje me ligjet fonetike të shqipes, ka qenë vendosur një popullsi e afërt në gjini me shqiptarët. Si provë për vjetërsinë e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme është sjellë prej kohësh edhe emri i qytetit të Shkupit. Sipas P. Skokut, shqiptarët kanë ruajtur emrin e vjetër të qytetit të Shkupit sipas ligjeve të gjuhës së tyre. Emërtimi i tyre, Shkup tingull për tingull mbulohet me formën latino-dardane Scupis dhe kurrsesi nuk mbështetet në formën sllave ose trake. Kështu qëndron puna edhe me emrin Scardus, sot Sharr. V. Tomashek, J. Ivanov, I. Duridanov, St. Mladenov, L. Miletiç, A. Bariç, E. Hamp etj.. Edhe tek emri i sotëm i qytetit të Ohrit (sll.Ohrid) shohin një vazhdimësi të drejtpërdrejtë të trajtës antike Lychnidos me ndërmjetësi të shqipes, me rotacizimin e n-së pas gaturalit në r, karakteristike kjo vetëm për toskërishten. Për vjetërsinë e vendbanimeve shqiptare në territoret e Maqedonisë së sotme flasin edhe emrat e kështjellave të ndërtuara e të rindërtuara nga Justiniani në Dardaninë antike (Kosovë e Maqedoni perëndimore) që përmend Prokopi i Cesaresë. Emrat që përmenden atje nuk shpjegohen me anë të greqishtes e të latinishtes, kurse disa prej tyre afrohen me fjalë të leksikut të shqipes ose ruajnë gjurmë të një tradite ilire. Të tillë janë Gurason, Gurbikon (Kështjellë pranë Nishit), Genzana, Azeta, Gabulo, Timiana, Berzana etj. Këta emra, A. Meyer i ka përfshirë në listën e emrave ilirë. Pra, të dhënat onomastike tregojnë se popullsia parashqiptare (ilire) në periudhën para dyndjeve sllave shtrihej, përveçse në viset në breg të Adriatikut (në Shqipërinë e sotme), edhe në viset verilindore e lindore deri në afërsi të Nishit dhe të Shkupit. Ka edhe emërtime mesjetare shqiptare të periudhës paraturke dhe parasllave në Maqedoni. Ndër të tjera përmendim: Albince, katund në Jakubince, Arangjëll (Arhangel)(= kryeangjëll nga lat.kishtare archangelus), Arbinore, lokalitet i rrethit të Ohrit (dokumentuar më 1589), Arnavud, lagje shqiptare në qytetin e Kërçovës (shek.XV) etj. Dokumente historike të pakundërshtueshme dëshmojnë praninë e popullsisë shqiptare në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme edhe në shek XIII-XIV. Në shek XIV flitet për shqiptarë dhe vllehë, si dhe për tufa të tyre në rrethin e Pollogut. Stefan Dushani dhe Uroshi ja dhanë përfundimisht Manastirit të Tetovës krahinën pranë Novi Dolit. Themeluesit kishin shënuar se atë nuk mund ta përdorin as tagërmbledhësi i krahinës, as vllehët, as shqiptarët. Shqiptarët përmenden si popullsi e vendosur (jo shtegtare) e Pollogut në shek. XIV. Në regjistrin e pronave të Manastirit të Tetovës njoftohet edhe për njëfarë Progon-i, i cili kishte marrë si pronë në mënyrë të ligjshme Pleshën e Tetovës që i përkiste këtij manastiri. Këtë emër Progon, me sa duket, e mbante një shqiptar. Sipas Selishevit, edhe në shek. XV ka njoftime për shqiptarë jo shtegtarë në Pollog. Edhe K.Taliavini ka pranuar që dokumente historike të padiskutueshme i përmendin shqiptarët si frekuentues të pazarit të manastirit të Shën Gjergjit pranë Shkupit. Ai përmend një dokument të mbretit të Serbisë, Stefan Urosh Milutin ku shkruhej se: "Në kohën e mbretit Milutin (1282-1321), në panairin e vjetër të Shën Gjergjit, që zgjaste 8 ditë, ndër të tjerët edhe shqiptarët duhej t’i paguanin igomenit doganën e ligjshme". Edhe historiani maqedonas, Aleksandër Stojanovski pranon ekzistencën e popullsisë shqiptare në Maqedoninë Perëndimore para pushtimit turk, çka për nahijen e Kërçovës provohet edhe nga Regjistri turk i shek. XV. Sipas këtij Regjistri, një nga tri mehallat e Kërçovës mbante emrin Arnautsko, ku janë regjistruar emra shqiptarë si këto: Gjon, Martin, Progon, Gjergj, Gjin, Arnaut. Defterët turke të Maqedonisë si edhe dokumente të tjera sllave-bizantine dëshmojnë se shqiptarët përmenden, përveçse në territoret e tyre të sotme në Maqedoni, edhe në shumë vendbanime e krahina të tjera si Nahija e Mariovës, e Velesit, e Poreçës, e Manastirit etj. Këtu duhet shtuar se edhe në kohën e Skënderbeut, kufiri i principatë së Kastriotëve shkonte deri në afërsi të Gostivarit. Të gjitha këto na shtyjnë të pranojmë se popullsia shqiptare vazhdonte të jetonte në Maqedoninë perëndimore edhe në shek. XIII. Këto të dhëna kundërshtojnë pikëpamjet e studiuesve serbë ose maqedonas, po edhe të atyre të Akademisë së shkencave të Maqedonisë, që mendojnë se shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore janë kolonë jo të hershëm që kanë ardhur në shek.XVII-XVIII-XIX. Edhe K.Tagliavini insistonte për praninë e shqiptarëve si vazhdim i pandërprerë i popullsisë së hershme iliro-shqiptare në Maqedoni në shek. XIV, duke shtuar që gjatë sundimit turk Maqedonia në turqishte quhej Arnavutlluk dhe banorët e saj Arnavutllar (Tagliavini, 1942, 14). Këto pikëpamje gjejnë mbështetje edhe nga të dhënat gjuhësore e dialektologjisë historike shqiptare. Së pari, në territorin ku shtrihen të folmet shqipe të Maqedonisë, kalon kufiri që ndan dy dialektet e shqipes si vazhdim i natyrshëm dhe i drejtpërdrejtë i kufirit të dy dialekteve të shqipes brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Pra në jug të Strugës kalon kufiri që ndan të folmet gege të Maqedonisë perëndimore të sotme nga të folmet toske, çka tregon që të folmet shqipe të Maqedonisë perëndimore të sotme kanë marrë pjesë drejtpërdrejt dhe në mënyrë të natyrshme në ndarjen dialektore të shqipes në gegërishte dhe toskërishte. Në të mirë të kësaj flet edhe fakti tjetër që në zonën e Strugës, në territorin ndërmjet dy dialekteve të shqipes ndeshen edhe të folme të ndërmjeme ose kalimtare (e folmja e fshatrave Frengovë, Kalishtë dhe Radonishtë të Strugës). Pra në territorin poshtë Strugës kalimi nga njeri dialekt në tjetrin bëhet shkallë-shkallë, çka flet për vjetërsinë e pranisë se dy dialekteve të shqipes në këto territore. Në një rast tjetër ne besojmë se kemi provuar se kjo ndarje është parasllave, kështu që edhe kufiri ndërmjet të folmeve gege dhe toske në Maqedoninë e sotme perëndimore është i kësaj periudhe. Së dyti, të folmet gege të Maqedonisë, që shtrihen deri në rrethinat e Shkupit në lindje dhe deri në Strugë në jug, formojnë një njësi dialektore më vete brenda gegërishtes së bashku me të folmet që shtrihen brenda kufirit politik të Shqipërisë deri në luginën e Drinit të Zi. Ato i përkasin grupit lindor të gegërishtes qendrore, kanë pra tiparet e dialektit të Veriut ose të gegërishtes në përgjithësi dhe tiparet e gegërishtes qendrore në veçanti, si edhe disa tipare karakteristike të veçanta që e dallojnë si njësi dialektore më vete brenda gegërishtes qendrore. Kjo tregon se të folmet shqipe të Maqedonisë kanë marrë pjesë drejtpërdrejt dhe në mënyrë të natyrshme në zhvillimin historik të strukturës dialektore të shqipes në përgjithësi dhe të gegërishtes në veçanti si pjesë përbërëse e pandarë e tyre. Pra, të folmet gege të Maqedonisë së bashku me të folmet brenda kufirit politik të Shqipërisë deri në Luginën e Drinit të Zi, formojnë një njësi dialektore më vete brenda gegërishtes dhe kanë disa tipare dalluese që i veçojnë nga të folmet e gegërishtes veriore dhe jugore. Ne mendojmë se fakti që të folmet shqipe të Maqedonisë kanë marrë pjesë drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë të natyrshme në zhvillimin historik të strukturës dialektore të shqipes, është një provë tjetër e rëndësishme e vjetërsisë së popullsisë shqiptare të Maqedonisë në këto territore. Kështu që janë pa baza pikëpamjet që i shohin këto të folme si rezultat zgjerimesh ose kolonizimesh të reja. Janë pra jo bindëse, madje tendencioze pohimet e bëra se shqiptarët e Maqedonisë së sotme janë kolonë jo të hershëm që kanë ardhur në shek. XVII-XVIII deri në fillim të shek. XIX. Analiza që u bë këtu, po edhe të dhëna të tjera historike e gjuhësore, që nuk qe e mundur të paraqiten këtu, mendojmë se vërtetojnë praninë e pandërprerë të shqiptarëve në territoret e tyre në Maqedoninë e sotme perëndimore.

*Autori është ish-drejtor i Institutit të Gjuhësisë

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
:::ShkoderZemer
Thu Sep 24 2009, 09:24PM


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 04:16PM

Posts: 1802
FLm Leci per lajmet, keep going like this

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
L - N
Thu Oct 01 2009, 10:47AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Britanikët, ja agjentët e parë që hynë në Shqipëri

» Dërguar më: 01/10/2009 - 14:27

Auron Tare

Shqipëria e dalë nga Lufta e Parë Botërore, ishte shumë pak e njohur në arenën ndërkombëtare, megjit-hëse aktiviteti diplomatik i fuqive të mëdha ndaj Shtetit të sapokrijuar nga rrënojat e Perandorisë Otomane ishte mjaft i dendur. Një sërë palësh ndërluftuese kishin shkelur në territoret shqiptare duke lënë pas jo vetëm gjurmët e tyre, por edhe një sërë dokumentesh mbi çështjet luftarake për të cilat ato interesoheshin. Arkivat britanike, një pjesë tashmë e hapur për studiuesit e kësaj periudhe, na informojnë se shërbimet sekrete britanike gjatë periudhës së fillimit të 1900-ës e deri më 1920-ën nuk kishin aktivitet të rëndësishëm të të njëjtit nivel me shërbimin diplomatik në këtë vend të vogël ballkanik, i cili nuk paraqiste asnjë interes të mjaftueshëm për këto shërbime. MI6 apo Shërbimi Sekret anglez e ka zanafillën e tij në vitet 1909, kur dy shërbimet kryesore të inteligjencës britanike u bashkuan për të krijuar një Shërbim më efikas ndaj ndryshimeve që po ndodhnin në politikën angleze, jo vetëm në territoret koloniale por edhe në Europë. Megjithëse arkivat britanike kanë një sasi shumë të pakët dokumentacioni të kësaj kohe për Shqipërinë, mund të thuhet se ky dokumentacion është mjaft interesant. Në të ka mjaft informacione dhe raporte mbi gjendjen politike dhe ekonomike të saj, si dhe mbi përplasjet e vazhdueshme të fqinjëve për të përfituar territore apo influencë mbi politikanët shqiptarë të kohës.
Shqipëria larg shërbimeve
Fillimet e Shtetit Shqiptar përveç disa anglezëve ekscentrikë, të cilët dëshironin të njihnin më afër jetën e popullsisë malore, zakonet dhe kulturën e panjohur deri më atëherë, nuk kishin ndeshur akoma oficerët e Shërbimit Inteligjent anglez apo e njohur ndryshe edhe si SIS. Nga dokumentet arkivore të shfletuara deri më tani nuk kemi ndonjë provë të saktë për të na bërë të besojmë se Shërbimet Inteligjente britanike kishin ndonjë rrjet informacioni të ngritur deri në mesin e viteve 1920-të. Ky fakt tregon qartë se realiteti shqiptar nuk ofronte ndonjë pikëpyetje të madhe strategjike për politikëbërësit e Londrës, të cilët pas Luftës së Parë ishin më shumë të interesuar për të ndarë territoret e ish-Perandorisë Otomane të Lindjes së Mesme, territore të cilat sapo kishin dhënë edhe shenjat e para të pasurive të naftës. Ruajtja e rrugëve detare drejt kolonive të tyre ishte një preokupim mjaft i madh dhe konfliktet e shpeshta politike shqiptare nuk ngjallnin ndonjë interes të veçantë për diplomacinë angleze. Përveç ndonjë shkrimi të rrallë në shtypin britanik mbi Shqipërinë e asaj kohe, në përgjithësi publiku anglez nuk kishte ndonjë ide të qartë se çfarë ndodhte në vendin e shqipeve, i cili brenda disa viteve kaloi një periudhë të vështirë politike. Megjithëse britanikët ishin përfshirë në disa prej çështjeve të kufijve shqiptarë me fqinjët e tij, përsëri nuk mund të themi se interesi ishte në një shkallë të atillë sa të kthente vëmendjen e Shërbimit Inteligjent ndaj shtetit shqiptar. Po kështu mund të thuhet edhe për politikën amerikane, e cila si një shtet i cili akoma nuk e kishte vendosur veten në rolin e një mbikëqyrësi të pozicioneve strategjike globale, nuk kishte asnjë interes imediat mbi Ballkanin dhe në veçanti mbi Shqipërinë.
Ardhja e Zogut në pushtet
Gjithsesi, pas krijimi të një qeverie më të stabilizuar dhe me ardhjen e Zogut në pushtet, britanikët në mënyrë mjaft periferike janë interesuar edhe për një informacion më të përgjithshëm mbi Mbretërinë Shqiptare. Shikohet një volum pak më i madh i raporteve që vinë nga Shqipëria, raporte që gjithsesi vinin nga kanalet diplomatike.
Britanikët dhe amerikanët hapën Legatat e tyre në Shqipëri në vitet 1920-të, por me sa duket nga dokumentacioni që kemi në dispozicion, personeli diplomatik nuk kishte lidhje të qëndrueshme me shërbimet sekrete dhe raportet e tyre kalonin nëpërmjet kanaleve zyrtare. Sigurisht që në këto raporte ka të dhëna mbi gjendjen politike, ushtarake por edhe thashethemet e Oborrit të Zogut që gjithsesi mbetën në kornizën e raporteve diplomatike. Ne këto raporte shpesh citohen edhe emrat e burimit të informacioneve, të cilët në përgjithësi janë persona pranë Oborrit të Zogut, e që kalonin informacion për diplomatët britanikë.
Ndikimi italian
Me ardhjen në fuqi të Musolinit në Itali dhe në veçanti me përpjekjen e Italisë për t’u kthyer në një superfuqi europiane, sigurisht që interesimi britanik drejt Ballkanit u rrit pasi Ballkani shikohej si një fushë logjike e ekspansionit italian. Për një periudhë kohe anglezët e shikuan Shqipërinë si një fushë logjike të influencës italiane, aq më tepër kur dihej se Mbreti Zog po binte gjithnjë e më tepër nën presionin ekonomiko-ushtarak të fashizmit. Me rritjen e influencës italiane në Shqipëri dhe penetrimit të Shërbimit Sekret italian në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare në vitet ‘30-të, kemi një prani të disa elementëve anglezë në shoqërinë shqiptare, elementë të cilët për rolin dhe aktivitetin e tyre në radhët e Shërbimit Inteligjent anglez lënë të kuptosh se ardhja e tyre në Shqipëri nuk ka qenë e rastësishme.
Agjentët britanikë në Shqipëri
Në këtë rast do të veçoja AUBREY HERBERT, një aristokrat anglez i cili ishte oficer i Shërbimit Inteligjent Ushtarak me qendër në Kajro. Herbert, djali i dytë i Erlit të 4-t Carnavon, (vëllai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshëm i Varrit të Faraonit egjiptian, Tutenkhamun), vinte nga një familje shumë e pasur dhe kishte një eksperiencë të madhe në Lindjen e Mesme. Oficer i Zbulimit Ushtarak fliste disa gjuhë, përfshirë këtu edhe arabisht, por edhe shqip. Herbert u angazhua shumë në fatin e Shqipërisë para dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe dosja e tij ka një sërë raportesh shumë interesante mbi gjendjen e Shqipërisë para viteve 1920, por si mik i sinqertë i Shqipërisë ai nuk duket se ka pasur ndonjë tentativë për të krijuar një rrjet informacioni me karakter politik.
S. Clarke, një person shumë enigmatik pasi fati i tij tragjik dhe vdekja e parakohshme na bëjnë të spekulojmë mbi qëllimin e tij të vërtetë në interesin që tregoi mbi Shqipërinë e Jugut. Arkeolog i cili sapo kishte fituar një bursë studimi në Shkollën Britanike të Athinës, kishte hyrë në Shqipëri në fund të viteve 1920. S.Clark, përveç interesimit të tij mbi arkeologjinë shqiptare mund të ketë qenë me mision zbulimi. Ditari i tij personal përmban në detaje shumë të dhëna që kanë karakter ushtarak, topografik, ekonomik të të gjithë zonës së Jugut të Shqipërisë. Në ditarin e tij personal, i panjohur për publikun deri më sot ka pasazhe të qarta, të cilat u referohen shënimeve të tij për raporte më të zgjeruara mbi viset e Jugut shqiptar. Clark vdiq mjaft i ri në një aksident në Athinë dhe shënimet e tij me sa duket janë shfrytëzuar nga një arkeolog tjetër, i cili më vonë do të bëhej një prej autoriteteve më të rëndësishme të arkeologjisë britanike, Nicholas Hamond. Nicholas Hamond, filohelen tradicional, njohës i mirë i Epirit dhe një personalitet i njohur i arkeologjisë angleze, ndjek itinerarin e Clark dhe viziton gati të njëjtat vende në fillim të 1930-ës. Shënimet e tij të hershme kanë shumë të dhëna topografike me interes ushtarak dhe siç do të shikohet edhe më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, Hamond është ngarkuar me mision nga Shërbimet Sekrete për të hyrë në Shqipëri gjatë periudhës së okupimit fashist. Emrin e Hamond do ta hasim më vonë në një sërë raportesh që ai i dërgonte Zbulimit anglez nga Greqia.
Gjithsesi shërbimet angleze filluan të kishin një informacion paksa më të mirë kur në fund të viteve 1920, Mbreti Zog për të krijuar një forcë profesioniste ushtarake mori në shërbimin e tij 12 ish-ushtarakë britanikë.
Britaniku në krye të xhandarmërisë shqiptare
Gjeneral Majori Sir Jocelyn Percy, një ish-ushtarak karriere, pasi kishte luftuar në shumë vende të kolonive britanike ishte larguar nga ushtria për t’iu kushtuar biznesit të tij privat. Kishte jetuar për disa vjet në Kanada, ku kishte provuar pa sukses të krijonte një fermë bujqësore. I rikthyer në Londër në mesin e viteve 1920, me të marrë propozimin e Mbreti Zog për t’u vënë në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, erdhi në Shqipëri së bashku me një dyzinë oficerësh të cilët ai i rekrutoi vetë në Angli. Sir Jocelyn Percy pati një karrierë shumë të rëndësishme në krye të xhandarmërisë së Zogut dhe ishte një figurë që megjithëse italianët nuk e donin në detyrën që kryente, gjithsesi e respektonin për profesionalizmin e tij. Sir Jocelyn Percy gjatë karrierës së tij ushtarake kishte pasur shumë kontakte me një sërë departamentesh të ushtrisë britanike. Mesa duket nga dosja e tij, ai nuk ka pasur marrëdhënie me SIS apo Shërbimin e Zbulimit ushtarak anglez gjatë ushtrimit të detyrës së tij në radhët e xhandarmërisë shqiptare. Por gjithsesi në fundin e viteve ’30-të, kur influenca italiane ishte tashmë në kulmin e saj edhe në radhët e ushtrisë shqiptare, Sir Jocely Percy ishte në kontakt të vazhdueshëm me Zyrën sekrete MIR, një degë e Shërbimit të Zbulimit Ushtarak, e cila ishte krijuar për të kryer sabotime dhe lufte jo konvencionale. Mesa duket Sir Percy kishte dhënë informacione me karakter ushtarak mbi mundësitë e italianëve për të sulmuar Jugosllavinë apo edhe Greqinë. Sir Jocelyn Percy për një farë kohe ishte konsideruar si një kandidat potencial për të drejtuar përpjekjet britanike të 1941 për të infiltruar një mori agjentësh në Shqipëri, por mosha e tij e madhe nuk e lejonte për t’i hyrë një aventure të re.
Kolonel Dayrell Oakley-Hill, një prej zëvendësve të Gjeneral majorit Percy, në komandën e Xhandarmërisë Shqiptare do të ishte në fakt një prej kontakteve më të rëndësishme të SIS në radhët e ushtrisë shqiptare. Kolonel Oakley-Hill ishte një admirues i shqiptarëve dhe mesa duket, koha që ai kaloi në Shqipëri e kishte bërë atë më të afërt me vendin ku ai shërbeu për më se 10 vjet. Lëvizjet e tij në të gjithë Shqipërinë e bënin atë një burim të rëndësishëm për informacion me karakter ushtarak. Në ditarin e tij të botuar pas vdekjes, ai është kujdesur që rolin dhe kontaktet që ai kishte me Shërbimin Sekret anglez të lihen në një farë mënyre jashtë faqeve të ditarit, por në fakt nga dokumentet arkivore shikohet qartë se ai ka luajtur një rol parësor sidomos në fundin e ’39-ës dhe fillimin e viteve ’40-të në skemën e SIS në Shqipëri. Koloneli Oakley-Hill do të ishte në fakt një prej aktorëve kryesorë të përpjekjeve të Shërbimit Sekret britanik për të rekrutuar dhe infiltruar një numër eksponentësh anti-italianë dhe për të filluar një lëvizje anti-italiane në Prill të 1941-it. Po kështu në dosjet e shërbimit të zbulimit anglez në këtë periudhë dalin emrat edhe të dy ushtarakëve të tjerë të xhandarmërisë së Mbretit Zog, Kapiteni Robert Cripps dhe Major Barbrook, të cilët do të shërbenin edhe më vonë në planet e anglezëve në krijimin e një fronti anti italo-gjerman në Ballkan.
Studiuesja “enigmatike”
Megjithatë, figura më interesante e cila gjatë viteve 1920 dhe të ‘30-ta do të jetë pjesë e historisë së Shërbimit Anglez në Shqipëri, do të ishte studiuesja britanike, Margaret Hazluk. Hazlluk kishte studiuar në Akademinë Elgin si dhe Universitetin e Aberdeen dhe Kembrixh, duke qenë një prej grave të para në Angli që kalonin dyert e këtyre universiteteve prestigjioze. Gjate një udhëtimi studimi në Anatoli më 1911, kishte takuar arkeologun anglez Frederick Hasluck, i cili ishte një nga studiuesit e rëndësishëm të Shkollës Britanike në Athinë. Frederick Hasluck dhe Margaret martohen më 1912 dhe vendosen në Athinë.
Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore çifti Hazluk përveç studimeve arkeologjike të cilat i kishin vendosur ata në një nivel të lartë profesional midis botës akademike, kishin punuar për Zbulimin Britanik duke qenë një nga pikat e ndërlidhjes dhe informacionit që kishin britanikët në Greqi. Nuk dihet se kush nga çifti Hazluk ka qenë personi i cili ka pasur kontakte i pari me Shërbimin Anglez. Dokumentacioni i zbuluar në arkivat britanike konfirmon se çifti Hazluk kishte shërbyer gjatë gjithë periudhës së luftës për shërbimet e inteligjencës britanike. Mesa duke nga këto dokumente, në mënyrë të tërthorët del se edhe lidhjet e Znj.Hazluk me Shërbimin Inteligjent Britanik kanë qenë të afërta edhe pas periudhës së Luftës së Parë. Pas vdekjes së të shoqit më 1920, Znj Hazluk iu dedikua përfundimisht punës së saj në çështjet etnografie dhe kulturore të Ballkanit duke ndërmarrë udhëtime të shumta në Maqedoni, Greqinë e Veriut dhe në veçanti Shqipëri. Në vitin 1923 ajo vendoset përfundimisht në Shqipëri dhe udhëton gati në të gjithë vendin për të mbledhur përralla, fabula, histori të vjetra apo botani. Vendoset përfundimisht në Elbasan ku edhe blen një shtëpi të vogël, e cila akoma edhe sot qëndron në këmbë shumë pranë mureve të Kalasë së Elbasanit. Është paksa e vështirë për të vërtetuar rolin e saj të vërtet për gati 16 vjetët që ajo kaloi në Shqipëri. Puna në drejtim të etnografisë, numizmatikës apo çështjeve të tjera shqiptare që ajo bëri me përkushtim për të gjithë kohën që ishte në Shqipëri, e vendosin atë në radhët e pionierëve të çështjeve albanologjike. Gjithsesi kontaktet e saja në të kaluarën me Shërbimin Inteligjent Britanik nuk kishin se si të mos lindnin dyshimet se puna e saj nuk ishte vetëm etnografia. Është e vështirë të provohet me dokumentacionin që deri më tani është në dispozicion nëse Hazluk ishte agjente aktive me mision në Shqipëri apo jo, por ne s’e marrim parasysh se Zyra Sekrete e Mbretit Zog e kishte në vëzhgim të vazhdueshëm si dhe Shërbimet Inteligjente Italiane e kishin në listat e tyre primare si një agjente aktive, atëherë mund të supozojmë se Znj.Hazluk është personi për të cilën referohet në dokumentin HS7/150 të arkivit britanik se “kontakti kryesor i SIS në Shqipëri është një grua”.
Pushtimi italian dhe SIS
Invazioni italian drejt Ballkanit më 7 Prill 1939 nuk e ndryshoi sadopak politikën e jashtme britanike në drejtim të Shqipërisë apo edhe vendeve të tjera rreth saj.
Raportet e fundit të dërguara nga Legata Angleze në Shqipëri tregojnë se ushtria shqiptare bëri një rezistencë vetëm në Durrës kur një numër ushtarakësh humbën jetën në përpjekje me italianët.
Interesant është raporti i Atasheut Ushtarak të Marinës Britanike me qendër në Romë, i cili raporton se dëshmitarët i kanë konfirmuar se “italianët kanë humbur rreth 400 vetë gjatë zbarkimit në Portin e Durrësit”. Është kjo një shifër e ekzagjeruar apo jo, akoma nuk e dimë, pasi raportet zyrtare italiane konfirmojnë humbjen e vetëm 12 ushtarakëve gjatë zbarkimit në Durrës. Gjithsesi ky Raport nuk ka përse të mos merret parasysh kur shikojmë se Atasheu Ushtarak i Marinës Britanike kishte ardhur vetë në Durrës për të mbledhur informacion menjëherë pas zbarkimit të ushtrisë italiane. Ndoshta arkivat e Shërbimit Sekret Italian do të hedhin një dritë më të qartë mbi rezistencën e vërtetë që u bë në Durrës në 7 Prill të 1939-ës.
Forcimi i Gjermanisë
Është e kuptueshme se në kushtet e një Gjermanie shumë të rëndësishme në planin ushtarak, askush në Europë nuk do të donte të shkonte në luftë me aleatin e saj Italinë fashiste vetëm për të mbrojtur çështjen e një vendi të vogël dhe të parëndësishëm si Shqipëria në atë periudhë. Megjithëse shtypi europian dhe ai britanik i kushtuan faqen e parë këtij pushtimi, pakkush kërkoi që Qeveria Britanike të ndërhynte ndaj këtij pushtimi. Qeveria Britanike nuk dëshironte në asnjë mënyrë të provokonte ndjenja anti-britanike nga italianët, të cilët nëpërmjet kanaleve konfidenciale kishin shpallur neutralitetin e saj ndaj një konflikti të mundshëm britaniko-gjerman. Britanikët kërkonin me çdo kusht të ruanin kontrollin e Kanalit të Suezit si dhe rrugëve të saj në kolonitë e Lindjes së Mesme dhe një konflikt me Musolinin do t’i kërcënonte seriozisht këto pika strategjike pasi Italia kontrollonte në një mënyrë apo një tjetër rrugët detare të Lindjes. Për këtë arsye Qeveria Britanike kishte dhënë urdhër specifik të gjitha agjencive të saj, përfshirë edhe Shërbimet Sekrete, se në asnjë mënyrë nuk duhej të planifikohej ndonjë ndërhyrje anti-italiane në rajonin e Ballkanit. Për sa Greqia ishte jashtë planeve pushtuese të Italisë, britanikët nuk kishin asnjë arsye për të dëmtuar neutralitetin e premtuar nga italianët. Sipas dokumentacionit të Foreign Office, letrave private dhe dëshmive të botuara nga një numër personash të përfshirë në ngjarjet e pragluftës së Dytë Botërore, kuptohet qartë se politika britanike për Ballkanin ishte ajo e ruajtjes së një neutraliteti sa më të qëndrueshëm për të mbajtur larg çdo interes gjerman në këtë rajon, si dhe mundësia e krijimit të një fronti Ballkanik i cili do t’i qëndronte invazionit të mundshëm gjerman.
Fakti që anglezët nuk protestuan mbi pushtimin e Musolinit në Shqipëri në Prillin e 1939, tregon qartë se Foreign Office i kishte mbetur besnik kësaj politike.
Rikthehet interesi britanik në Shqipëri
Interesimi serioz i Shërbimeve inteligjente britanike ndaj Shqipërisë e ka fillesën e tij rreth qershorit të 1940-ës, kur Franca kapitulloi përpara armëve gjermane. Për të kuptuar interesimin e befasishëm të SIS për Shqipërinë në radhë të parë duhet kuptuar politika britanike në Balkan dhe në veçanti në Jugosllavi dhe Greqi. Anglezët e kuptuan fare mirë se tashmë situata europiane po ndryshonte me shpejtësi. Italianët sapo kishin filluar përgatitjet për të sulmuar Greqinë dhe këto përpjekje tregonin qartë se Musolini nuk do të mjaftohej vetëm me pushtimin e Shqipërisë, por me anë të forcës do të donte të ndryshonte Hartën Ballkanike. Britaniket të cilët jo më pak se një vit më parë kishin qenë për ruajtjen e një neutraliteti ballkanik, tashme po mendonin ndryshe. Në fakt, nga dokumentacionet mjaft sekrete të cilat sapo janë hapur për studiuesit, shikohet qartë se nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe rrjetit të informimit që britanikët kishin në Romë, ishte bërë e mundur që të kuptohej qartë se Musolini ishte gati të mbështeste një konflikt të mundshëm të gjermanëve me anglezë. Për një kohë të gjatë liderët e Partisë Fashiste ishin munduar me çdo kusht që të ruanin një lloj neutraliteti ndaj angleze, duke bërë një paqe të heshtur mbi zonat e tyre të influencës. Por kapitullimi i Francës i dha të kuptojë Musolinit se ai duhej të ishte përfundimisht në krahun e Hitlerit si triumfatori i një Europe të re. Ndryshimi i politikës italiane ndaj britanikëve bëri të mundur që të ndryshonte edhe politika angleze ndaj Ballkanit. Për britanikët, ruajtja me çdo kusht e influencës së tyre në Greqi si pozita strategjike kyçe në Mesdhe, i bëri ata që ta shikonin sulmin italian si një kërcënim serioz të influencës së tyre. Po kështu planet italiane për Jugosllavinë e bënin të vështirë ruajtjen e një lloj koalicioni ballkanik midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë në rastin e një konflikti me gjermanët.
Britanikët e jugosllavët
Diplomacia britanike po punonte mjaft për të krijuar një pakt të tillë midis vendeve ballkanike, por me sa duket politika vendase e bënte këtë synim mjaft të vështirë.
Gjithsesi një pjesë e politikës jugosllave e dinin se me pushtimin italian të Shqipërisë, dhe infiltrimin gjerman në Hungari, situata e tyre ishte mjaft e vështirë dhe për këtë arsye një pjesë e shërbimit jugosllav bashkëpunoi ngushtë me britanikët. Ky bashkëpunim do të ishte edhe një prej fillimeve të interesimit serioz te MI6 (SIS) ndaj Shqipërisë, duke shfrytëzuar rrjetin dhe kontaktet që jugosllavët kishin vendosur në Shqipëri gjatë periudhës së Mbretit Zog. Me ndryshimin radikal në politiken europiane, lidershipi anglez kuptoi qarte se një luftë me Gjermaninë naziste ishte e pashmangshme. Në këtë kohë Shërbimet Sekrete Britanike iu nënshtruan një riorganizimi për t’u përshtatur me situatën e re që pritej të ndodhte në Europë. Për këtë arsye Ministria e Ekonomisë së Luftës me dekret të posaçëm krijoi një forcë të re e cila do të përfshinte disa seksione dhe në veçanti Seksionin e Luftës jo konvencionale, e cila do të përfshinte spiunazhin, sabotimin dhe në veçanti ndihmën për popullsitë lokale në krijimin e një lufte guerile ndaj ushtrisë së rregullt gjermane. Ky shërbim i ri, i krijuar nga ministri i Ekonomisë së Luftës, Hugh Dalton do të hynte në histori si e famshmja S.O.E Operacionet Speciale Ekzekutive. SOE që në fillimet e saj do të hynte në lojë me plane gati diametralisht të kundërta me politikën tradicionale të Foreign Office. Në krye të saj u vendosën oficerë të rinj, të cilët ishin të etur për aksione në prapavijat armike. Shumica e tyre ishin të rinj, të dalë nga shkollat elitare angleze apo nga repartet speciale dhe lufta guerile ishte një tërheqje mjaft e madhe, por edhe një mundësi për t’u ngjitur në shkallet e karrierës ushtarake. Një pjesë e madhe e oficerëve të parashutuar në Ballkan, të cilët luftuan dhe jetuan me popullsinë vendase, kanë lënë kujtimet dhe ditarët e tyre, të cilët janë një dritare e shkëlqyer për të kuptuar më mirë mentalitetin e oficerëve britanikë ndaj vendeve ku ata shërbyen. Kujtimet dhe ditarët janë gjithashtu një kronikë e detajuar e jetës së oficerëve britanikë në malet e Ballkanit, si dhe detaje të rëndësishme mbi politikën e disa prej liderëve të mëvonshëm të lëvizjeve komuniste apo nacionaliste në Ballkan.
(Vijon nesër)

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Oct 01 2009, 10:50AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Antonello Biagini: Trazirat e 1997-ës nuk ishin rebelim komunist

» Dërguar më: 01/10/2009 - 13:30

Fatmira Nikolli

Më shumë se ta lexojmë si një rikthim të komunizmit, 1997- ta mund të lexohej si element i rrëmujës që vinte në Shqipëri për shkak të vështirësisë për të formuar një qeveri të qëndrueshme ose të problemeve ekonomike. Ajo që ndodhi, nuk erdhi për shkak të komunizmit, as të ideologjisë, por për shkak të problematikës ekonomike dhe zhgënjimit të popullit që mendonin se me ardhjen e demokracisë shumë gjëra do të ndryshonin". Kështu shprehet Antonello Biagini, autor i librit "Historia e Shqipërisë, nga zanafilla deri në ditët tona". Profesor i Historisë së Europës orientale në Universitetin e Romës "La Sapienza", Biagini sapo ka botuar në gjuhën shqipe një libër, ku në bazë të dokumenteve të studiuara sjell historinë e vendit tonë, por të parë me sy të ftohtë, me sytë e një të huaji që përveç profesionit, asgjë nuk e lidh me vendin përballë. Siç tregon gjatë intervistës, në atë botim, Biagini ka folur për figurën e Zogut, bashkëpunimin e komunistëve shqiptarë me ata italianë, historitë e fëmijëve që gjatë pushtimit italian lindën nga prindër shqiptaro-italianë, e që më vonë mbetën si "tokë e askujt". Por, ai hedh edhe idenë se fashistët siguruan pavarësinë tonë, ashtu siç tregon edhe histori të veçanta të bashkëpunimit mes komunistëve, duke treguar se kinezët financonin italianët përmes Tiranës.
Profesor Biagini, ju sapo keni botuar librin "Historia e Shqipërisë, nga zanafilla deri në ditët tona". Si ju erdhi ideja dhe cilat janë disa nga pikat kryesore tek të cilat jeni ndalur?
Libri vjen si nevojë, sepse historiografia italiane e kishte braktisur pak temën e studimeve mbi Shqipërinë. Në vitet 1923 historia e Shqipërisë ishte shumë prezente në republikën italiane. Kjo ishte arsyeja e parë pse unë e shkrova këtë libër.
Për këtë libër u mendua se ishte i nevojshëm në mënyrë që të rikujtojë atë që ishte historia e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar. Në libër flitet për vendin tuaj që në zanafillë të tij e deri në ditët e sotme; jepet një pamje e plotë e emigracionit të madh shqiptar në kohën e Skënderbeut, por në një farë mënyre jepet edhe epopeja e lëvizjeve të tyre, rrugët nga ikën ata, nga veriu dhe nga jugu. Viti i fundit që përfshihet në libër është viti 2005. Në kapitullin e parë të botimit unë rindërtoj, në një farë mënyre, edhe origjinën e popullit shqiptar sipas legjendave që i përkasin prejardhjes së shqiptarëve. Janë legjenda të ndryshme që ekzistojnë për lindjen e këtij populli, legjenda për ardhjen e tyre nga Polonia apo nga Afrika Veriore. Pas tyre, unë kam vënë të dhënat konkrete, sipas të cilave populli shqiptar është një prej atyre popujve që ka banuar prej kohësh në këto troje të Ballkanit. Duke pasur parasysh të dhënat, shqiptarët kanë qenë në këto koordinata gjeografike aktuale por në një hapësirë më të madhe seç janë tani. Preket edhe problemi i Shqipërisë së madhe që iu ndryshuan kufijtë pas luftërave. Kam folur edhe për një karakteristikë të veçantë që kanë shqiptarët, është ajo e strukturës sociale. Ka të bëjë me format e jetës të llojit të tribuve, organizimi i shtetit ku në një farë mënyre ndjehet tradita. Diskutohet edhe problemi i administrimit të drejtësisë, ose vetëdrejtësisë, edhe ky është një nga problemet shqetësuese. Por këto janë në funksion të diçkaje, janë në funksion të avancimeve të Shqipërisë në proceset që i duhen asaj për hyrjen në Europë. Nëse ky libër është një lloj shfaqjeje, nuk vjen si meritë apo vullnet i historianëve, studiuesve apo antropologëve, por janë shfaqje që ndihmojnë për t'u përgatitur për Bashkimin Europian. Por për BE-në, sistemi i drejtësisë është mjaft i rëndësishëm, sepse kanë të bëjnë me të drejtat njerëzore. Ndaj, aspektet jo pozitive të traditës që ekzistonte dikur, nuk janë më vetëm kuriozitete historike por edhe elemente që duhen modifikuar për të çuar vendin në një nivel administrimi, nivel institucionesh, në nivelin ekonomik që është i përshtatshëm për hyrjen në BE. Ky është qëllimi kulturor i këtij volumi. Në libër janë prekur disa momente ekonomike të Shqipërisë parakomuniste, është folur për zhvillimin që italianët sollën në vend, edhe pse vendi ishte nën një formë tutele. Pra, edhe pse nën okupacion italianët sollën një zhvillim ekonomik në Shqipërinë e fillimshekullit të 20-të, deri në Luftën e Dytë Botërore. Më pas, paraqitet edhe fraktura e madhe që erdhi nën regjimin komunist. Shqipëria, nga një kufi i Perandorisë Osmane bëhet një kufi i sistemit sovjetik, dhe kjo është një tjetër karakteristikë e territorit shqiptar që duket se gjithmonë është kufi i diçkaje. Pra, në fillim ishte kufi i Perandorisë Otomane në Ballkan, një kufi stabël, më pas me sovjetikët bëhet një kufi i sistemit komunist, edhe ne e dimë se më vonë Shqipëria merr një rrugë tjetër, sepse në Bashkimin Sovjetik fillon destalinizmi, ndërsa këtu ka një konotacion totalisht stalinist. Prishen marrëdhëniet me BS-në e përmirësohen e afrohen me Kinën Komuniste. Edhe brenda botës komuniste Shqipëria kishte një lloj origjinaliteti. Vendi juaj qe nën një regjim që ishte një prej regjimeve më të mbyllura, më të rënda nga ato të të gjitha vendeve të tjera komuniste.
Ky libër është botuar më parë në italisht. Çfarë ndikimi pati atje?
Në Itali ka pasur një efekt të madh, ose le të themi një habi, kur u mor vesh se këtu është shkatërruar edhe flota e peshkimit, sepse përmes mjeteve lundruese të flotës njerëzit mund të arratiseshin e të iknin nga vendi. Këtu ka pasur shumë gjëra që u limituan, u kufizuan për shkak të pushtetit. Këto janë fakte që nuk janë vënë re shumë, siç mund të ishte disidenca në Shqipëri, ku persekucioni i disidentëve ishte mjaft i lehtë. Ne i kemi kontrolluar arkivat në Shqipëri për kohën e komunizmit. Kemi kërkuar të dhëna dhe informacione për marrëdhëniet e komunistëve italianë me komunistët shqiptarë. Partia Komuniste italiane ishte e ndarë në dy linja. Ishin disa që qenë filoshqiptarë, e disa të tjerë, edhe pse ishin komunistë nënvizonin këtë lloj forme komuniste që nuk kishte arsyetime logjike, e që ishte kaq fort totalitare. Ka edhe pjesë të tjera të mozaikut të historisë që flasin për raporte mes dy vendeve që i ndante Adriatiku e që kanë një histori me shumë të përbashkëta.
Mes Partisë Komuniste shqiptare dhe asaj italiane, ka pasur marrëdhënie apo takime? Çfarë mund të na thoni mbi këtë çështje?
Le të themi se ndodh kjo. Elementët më ekstremë të Partisë Komuniste italiane, që më vonë do të dalin fare nga kjo parti, financohen nga kinezët përmes Tiranës, për aktivitetet e tyre politike në Itali. Por ka edhe histori interesante në nivelin e "bizneseve të vegjël", por këtë do ta shohim kur të dalë libri.
Sa i takon periudhës së qëndrimit dhe ndikimit italian në Shqipëri në vitet para Luftës së Dytë Botërore, çfarë i shtoni atyre fakteve që njihen tashmë?
Në atë aksion, le të përdorim këtë fjalë, italianët kanë lënë shumë gjurmë të tyre këtu. Italianët kudo që kanë shkuar kanë ndërtuar, kanë lënë arkitekturën e tyre, siç kanë bërë më përpara romakët. Ajo periudhë mes dy luftërave ka një pjesë interesante, do të thosha unë, sepse tutela nën të cilën Italia ka vënë Shqipërinë, në një farë mënyre i garanton edhe pavarësinë këtij vendi që nuk kishte shumë kohë që e kishte shpallur atë. Pastaj, e gjitha kjo në fakt do të modifikohet në një tjetër ide, me futjen e vendit tuaj në mbretërinë italiane përmes përdorimit të ushtrisë. Më vonë do të vijë edhe pjesa negative, sepse italianët do të gjejnë rezistencë, e po ashtu do të ketë njerëz që bashkëpunojnë e të tjerë që dalin kundër.
Ka pasur ide të hedhura se Mbreti Zog ia "dorëzoi" vendin italianëve...
Personazhi i Zogut është një personazh disi mjaft i thellë, sepse siç e dimë ai nuk vinte nga ndonjë dinasti, e ndaj në një farë mënyre ai vetëprogramohet si mbret. Italianët e mbështesin deri në një farë pike, deri sa vjen okupimi ushtarak. Zogu është një figurë që "gjendet" shpesh në historinë e vendeve që arrijnë vonë formimin e shtetit kombëtar, sepse Shqipëria e kishte arritur vonë këtë moment. Ndaj në krahasim me mbretëritë e tjera, ka pasur shumë vështirësi në ndërtimin e institucioneve dhe duke pasur parasysh që i duhet të përballojë një shekull të vështirë në planin e raporteve ndërkombëtare, ishin italianët, gjermanët, kontrolli i Adriatikut nga Italia. Dalja nga Pakti i Versajës lexohet sot si një tentativë për të ruajtur pavarësinë e Shqipërisë, që më pas do të bëhet një formë ndryshe e politikës së Shqipërisë.
Është një pjesë e historisë sonë jo shumë e eksploruar. Ka të bëjë me pushkatimin e disa ushtarëve italianë në Shqipëri nga komunistët, pas kapitullimit të Italisë. Ju e keni prekur këtë moment në librin tuaj?
Diçka mbi këtë është vënë re, por më i vënë re dhe më i prekur është problemi i fëmijëve që lindën nga lidhjet apo martesat e grave shqiptare më italianët që ishin këtu gjatë luftës. Diçka për këtë flitet, e disa dëshmi janë dhënë. Por, këto janë çështje që vështirë të gjenden të dokumentuara, sepse në arkiva si në Itali po ashtu edhe në Shqipëri ka disa episode që të gjithë duan ose t'i fshehin, ose t'i harrojnë, ose nuk ka fare dokumente sepse këto kanë dalë nga mekanizmi i sistemit burokratik që ruan letrat apo dëshmitë e të dhënat mbi to. Ndaj, ushtarë italianë që kanë dezertuar e që për motive ideologjike mund t'iu jenë bashkuar shqiptarëve, ose të tjerë që kanë qëndruar me gra shqiptare këtu, janë fshehur. Por, dëmi më i madh iu është bërë të bijve të tyre, fëmijëve të lindur nga një prindër italian e një shqiptar. Ata ishin "toka e askujt", komunistët nuk i donin, se ishin bijë të italianëve fashistë e të tradhtarëve shqiptarë. Në Itali, ose nuk dihej ekzistenca e tyre, ose nuk donin t'ia dinin, e fëmijët mbetën as shqiptarë, as italianë, dhe nuk iu njihej asnjë e drejtë.
Para pak ditësh në Shqipëri është botuar një libër historie për shkollat e mesme. Në këtë libër, ndër të tjera trazirat e vitit 1997, cilësohen si rebelim komunist. Profesor, meqenëse në librin tuaj ju keni folur edhe për këto rrëmuja, e duke qenë se ju nuk jeni i lidhur as drejtpërdrejt e as anasjelltas me politikën shqiptare, si e cilësoni atë që ndodhi në '97-ën?
Në realitet është bashkimi i dy elementëve të ndryshëm. Nga njëra anë është kriza që lind nga spekulimi. Unë mendoj se janë forma rebelimi që nuk kanë të bëjnë me ideologjinë. Nga eksperiencat e vendeve ish-komuniste, elementët e partive të vjetra komuniste kthehen në qarkullim, por nuk kthehen me idenë të rikrijojnë ndonjë sistem politik. Më shumë se ta lexojmë si një rikthim të komunizmit, 1997-ta mund të lexohej si element i rrëmujës që vinte në Shqipëri për shkak të vështirësisë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, ose të problemeve ekonomike. Ajo që ndodhi, nuk erdhi për shkak të komunizmit, as të ideologjisë, por për shkak të problematikës ekonomike dhe zhgënjimit të popullit që mendonte se me ardhjen e demokracisë shumë gjëra do të ndryshonin.
Prej sa kohësh merreni me historinë e Shqipërisë?
Duke qenë se unë jam profesor i Historisë së Europës orientale në Universitetin "La Sapienza", ndaj historinë e Shqipërisë e studioj që në kohën që jam marrë me këtë profesion, mendoj se kanë qenë vitet 1970.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Oct 02 2009, 04:29AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Shqiptarët dhe urrejtja akademike e fqinjëve

Nga Ben Andoni, “Mapo”

Deri atëherë askush nuk dinte ndonjë gjë nga bashkëkohësit e tij serbë. Në udhëtimet e tij në viset e ashpra mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ai do të gjente një rapsod popullor, që i këndoi me lahutë Betejën e Fushë-Kosovës. E endur me gjuhën popullore nën tingujt e mrekullueshëm të veglës gati antike, ajo tregonte se si humbën ballkanasit ndaj osmanëve në atë vend. Ishte viti ’28 i shekullit XIX, e Vuk Karaxhiçi i kishte ikur për pak kohë princit Milosh Obrenoviç, që e kishte ftuar për të shkruar Kushtetutën e Serbisë së pavarur. Ishte aq i ndikuar nga idetë romantike të shkrimtarit të madh gjerman Gëte dhe i adhuronte aq shumë personazhet e Homerit, të Eskilit, të Sofokliut, saqë mendonte se ata duhet të jetonin në ndërgjegjen njerëzore përherë si shembull frymëzues. Më kot. Serbët e kishin humbur, sipas tij, harmoninë, sepse kishin ndikim tashmë nga Realizmi. Në fakt, Beogradi pas kthimit nga Vjena e ka lodhur. Është i qetë në male, ku bën hulumtimin e baladave sllave në mjediset ballkanike dhe vjen deri në Shqipëri. Ka njohur në jetë të tij Johann Wolfgang von Goethe, Jacob Grimm, Leopold Ranke dhe Johann Gottfried Herder, por i duket se në male ka gjetur çelësin e identitetit. Nuk i bëjnë përshtypje fjalët, as kur diku i përmendin një shprehje të grekëve të vjetër që atëherë ishte shumë e theksuar: “Të kaluarën mund ta ndryshojnë vetëm hyjnitë, ndërkaq njeriu mund të ndryshojë të ardhmen”. Për të ndryshohet gjithçka.

Sllavët dhe dokumentet e para kundër shqiptarëve

E kap në ajër idenë dhe serbët, pas kësaj, e ngrenë doktrinën e tyre nacionaliste në krejt mitet e Mesjetës. Me vite ky fakt i devijimit të tyre do pohohet nga studiues potencialë me emër të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vendeve të tjera. E vetmja referencë deri më atëherë për Fushë-Kosovën është një dramë që e ka shkruar në shekullin e XVI shkrimtari anglez Tomas Gof. Serbët dhe shqiptarët nuk dinë asgjë për betejën e Fushë-Kosovës dhe as për princ Llazarin. As nuk e kanë dëgjuar Vuk Brankoviçin dhe Millosh Kopiliçin. Miti u krijua kështu nga një baladë. Si në një përrallë të vërtetë miti transformoi dhe baladën. Më qartë e shpreh Arbën Xhaferi, që thotë se, “epika u bë histori dhe historia u kthye në mit të serbëve...” Në shekullin e XIX e gjithë shpura e të ashtuquajturës superstrukturë serbe (intelektualë, ushtarakë dhe deri te priftërinjtë) e perfeksionojnë. Më 1844, Ilia Garashanin, ish-kryeministri sllav, në të njëjtën kohë që Greqia promovon “Megaliidhenë” - shpall programin e politikës së jashtme të principatës së Serbisë të emërtuar “Naçertania”: “Serbia” duhet të kapë vendin e Perandorisë Osmane në Ballkan”. Që të jetojë, në llogarinë e saj - duhen territoret dhe popullsitë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës. Në këtë kohë në dokumentin e tij zë vend një moto, që do të thotë: Ballkani, ballkanasve. Kriteret janë: Pansllavizmi, Panortodoksizmi dhe Bashkimi i popujve kundër Turqisë. Me llogari të thjeshtë Shqipëria dhe Bosnja, si vende me përqindje të madhe myslimane, përjashtoheshin. Çuditërisht atë e përmend dhe deri vonë kryeministri i ndjerë serb, Xhinxhiç, Papandreu Plak dhe Micoqatis... Pas platformës, duhet thënë mitike, sllave të Naçertanies vijuan dhe dokumente të tjera, programe dhe platforma individuale, ku shfaqen hapur synimet e kishës dhe platforma individuale dhe kolektive të intelektualëve serbë... Falë mitit të Fushë-Kosovës, që tashmë është bërë histori, serbët kërkonin të aneksonin Kosovën, e cila përbën pjesën më vitale ekonomike-shoqërore të shqiptarëve. Futet koncepti i Stara Serbia që më 1846 në një hartë - Kosovën e ka bërë si pjesë të saj. Madje, Jerusalemin e saj. Si për ironi, në një deklaratë të përbashkët të vitit 1993, me kreun e PASOK edhe politikanët shqiptarë do vazhdojnë arsyetimin e Andreas Papandreut: “Kosova është për Serbinë njësoj siç është Jerusalemi për Izraelin”...

Në fakt, që më 1875 serbët do theksojnë në dokumentet e intelektualëve të tyre se, “para nesh, në Lindje e në Jug, ka mjaft territore për ekspansionin e shtetit tonë, ku ai duhet të kryejë misionin e vet civilizues” (Nënkuptohen shqiptarët). Më 1876-1878 bëhet përzënia e parë masive e shqiptarëve në Nish, Kurshumli, Prekuplje, Vranjë, e cila vjen me imazhet e fotove rrëqethëse. Ish-kryeministri serb më 1897-1900, Vlladan Gjorgjeviç, në librin e tij “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” do të shkruajë se, “shqiptarët janë një popull pa historinë e vet kombëtare” dhe “pa cilësitë e nevojshme për të krijuar një shtet më vete”. Më pas ai rekomandonte se “vetëm një shtet i huaj mund të vinte rregull në Shqipëri”. E s’mjaftohet këtu, por nxjerr dhe përfundimin se shqiptarëve do u duheshin dhe 100 vjet që të kenë të drejtë të quhen komb. Për ironi të fatit, 100 vjet më vonë, Kosova bëhet e lirë dhe fjalët e Gjorgjeviçit se shqiptarët s’kishin vlerë dhe se “shqiptarët në jetën politike duhet të edukohen nga dikush, derisa të piqeshin për autonomi”, duken krejt idioteske.

Dhe grekët - Intermexo

Në të njëjtën kohë dhe grekët që më 1844 hartojnë dokumentin e madh të tyre, që njihet me emrin “Megaliidhea”. Për ta mbizotëron Miti i Antikitetit dhe Miti i Bizantinizmit, ku çdo territor që ka qenë dikur koloni greke në Antikitet duhet të ishte grek... (Me pak fjalë, kufiri i Greqisë së kohës i bie të jetë në Rumani dhe deri në Adriatikun e Epërm). I njëjti, koncepti tjetër i shkollarëve grekë, që njihet si Bizantinizmi, përbën një mit që synon dhe një territor njëlloj si Antikiteti, atë të Bizantit, i cili synon që Qipro, Stambolli, Izmiri, Edirne, Maqedonia e Sotme, Shqipëria Jugore apo Epiri, të jenë pjesë e vendit të tyre. Në ditët tona, Miti i “Vorio Epirit’, që ushqehet me kohë nga dhjetëra shoqata kundër shqiptarëve shkon deri 30 kilometra nga Tirana...

Politikanët dhe akademikët

Ndërkohë dihet se pas Gjorgjeviçit - Mbretëria serbokroate duke u forcuar shkon edhe më tej në pretendime. Në vitin 1913 serbët e pretendojnë Kosovën duke paraqitur tri argumente. Së pari, ata i parashtrojnë Fuqive të Mëdha dhe opinionit ndërkombëtar “Të drejtën morale të një populli më të qytetëruar”, - të arsyetosh se ky popull ishte minoren në atë territor. Së dyti, serbët i besojnë shumë “të drejtës historike” duke e paraqitur Kosovën si “bërthamën” e shtetit serb, ku përfshihej dhe patriarkati i Kishës. Dhe së treti, ata iu imponuan Evropës me “drejtën etnografike”. Jo shumë vite më vonë, historianët profesionistë do t’u kujtojnë serbëve se kisha e tyre s’ka vazhdimësi dhe djepi i Serbisë është në Rashë, gjeografikisht në veriperëndim të Kosovës. Më shumë akoma, shumica e manastireve dhe kishave të tyre të vjetra, të njohura janë të ndërtuara jashtë territorit të sotëm të Kosovës. Në fakt, problemi është gjetkë. Këtë e thotë ai që del tashmë në skenë: Nikolla Pashiç, kryeministri famëkeq serb që më 21 janar 1913 do të shprehet se, “krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh, jo vetëm për serbët, por për krejt Lidhjen Ballkanike”. Historia sërish i kthen krahët serbëve dhe madje edhe ironikisht Pashiç, ndih që të kthehet nga ekzili në vendin e tij, atë që do të dominojë historinë shqiptare mes dy luftërave, Mbretin Zog. Tashmë serbët e pranojnë si realitet Shqipërinë, edhe pse kanë luftuar pak vite më parë në Luftërat Ballkanike kundër saj, për ta zhdukur nga harta. Ndërsa bota po ndjen dihatjen e fashizmit, një nga krijesat më famëkeqe në Serbi harton një dokument të rrallë. Quhet Vasa Çubrilloviç dhe të gjithë e njohin se ka qenë shok i ngushtë dhe një nga njerëzit e atentatit të Gavrilo Princip në vitin 1914 në Sarajevë kundër Princit Ferdinant. I ka shpëtuar burgut, ndërsa në kohën kur përgatit dokumentin “Shpërngulja e Arnautëve” më 7 mars të vitit 1937 është madje edhe akademik. Ajo referohet në klubin e intelektualëve të Beogradit dhe rekomandon masa të dhunshme ndaj shqiptarëve, me qëllim që ata të emigrojnë në Turqi dhe vende të tjera. Si me sustë përzihen masivisht shqiptarë dhe në vend të tyre zbarkojnë serbë në Kosovë, që sipas fjalëve të tij në dokument, u jepet falas toka, shtëpitë dhe pasuritë. Ish-diplomati dhe ai që në vitet ’60 do marrë Nobel në letërsi, Ivo Andriç, më 30 janar 1939 realizon “Projekt-raport për Shqipërinë” ku jepen receta për asgjësimin e shqiptarëve dhe gjëra të tjera. Presioni serb ndjek gjithmonë platformën e Akademisë serbe. Të dy vendet bihen nën suazën e komunizmit dhe Tito e institucionalizon aneksimin e Kosovës, që për katër vjet në L2B është nën administratën e Shqipërisë. Kosova do të njohë disa valë masakrash, ku masakra e Tivarit dhe ajo e Rankoviçit nuk do të na hiqen kurrë nga mendja. Ardhja dhe ngritja e Millosheviçit në pushtet shoqërohet me “Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë” më 1986..., ku si bazë teorike është zhvillimi i kujtesës së serbëve kundër shqiptarëve. Katër vjet më vonë, më 1990 erdhi në skenë dhe del “Programi jugosllav i masave dhe aktiviteteve për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazezëve nga KSA e Kosovës, kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”... Ka ardhur fundi, edhe pse serbët bëjnë një manifestim gjigant në Fushë-Kosovë të udhëhequr nga Millosheviçi... Kosova dhe shqiptarët i heqin qafe, njëherë e përgjithmonë sllavët, ndërsa në ato male ku Vuk Karaxhiç, mblidhte baladat e ballkanasve... nuk shkel më sllav...

* Shkrimi u mbështet në shënime të nxjerra nga botimi special i Akademisë shqiptare

1- “Për të vërtetën e Çështjes së Kosovës”

2- “Esetë” e Mirosllav Kërlezhës

3- “Shqiptarët serbët dhe grekët” e Enver Bytyçit

4- Imazhi i fqinjit në rajon! [Argumenti, minoritetet: shkolla, edukimi] - nga Dr. Vasfi Baruti

© Copyright 2007 tema.al.


[ Edited Fri Oct 02 2009, 04:30AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 04 2009, 09:25AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Zgjimi...!

E Merkure, 30 Shtator 2009

Ahmet Dursun*

E ndiej per detyre te falenderoj perzemersisht dhe pse jo, te perulem para arritjes se akademikeve maqedonas. Krejt papritmas per mua, por sigurisht jo per historianet shqiptare, m'u kthyen ne heronj. Sikur ta kisha ne dore, rrugeve me te bukura te qyteteve do t'u vija emrat e tyre. Pullat e Vitit te Ri do t'i shtypja me fytyrat e tyre. Ne kisha, xhami apo ne teqe do te mbaja nje lutje per shendetin e tyre.

Ju lumte! Me te vertete, ju lumte! Arritet ate qe asnje prej nesh prej vitesh nuk mundte dot! Arriten, me disa reshta, te zgjojne historianet shqiptare nga nje pergjumje te vdekurish.
Mua, shume me teper, me intereson zgjimi i historianeve shqiptare, sesa sajesat apo deformimet e fakteve te mirenjohura, qe me deshiren apo vullnetin e askujt, aq me teper te akademikeve maqedonas, nuk kane se si te ndryshojne.


Ndjeva nje keqardhje te thelle nga reagimi i pare i historianeve shqiptare. Njeri, i zene ne befasi, filloi te shpalose njohurite e tij per historine e banoreve te rinj te Maqedonise se vjeter. Tjetri, perpiqej me cdo fjale te fshihte punen e munguar duke ia hedhur pergjegjesine politikes. Te tjere, kerkuan dhjete dite kohe per te kthyer nje pergjigje akademike. Ndersa nje tjeter, kerkonte me ngulm ndalimin e botimit, terheqjen urgjente te Enciklopedive te shperndara, pse jo edhe denimin e shkruesve te ketyre rreshtave. Cfare gabimi!

Kjo Enciklopedi sa me shume te ndalohet, aq me teper do te kerkohet! Sa me shume te kerkohet, aq me teper do te lexohet! Sa me shume te lexohet, aq me teper do te besohet, duke iu shtuar jetegjatesia!

***

Historianet e vertete gjithmone thone fjalen e pare, populli fjalen e fundit. Historianet e vertete fakteve i bashkengjisin edhe solidaritetin, populli kete solidaritet e kthen ne nje ritual.

Keni pare nje historian, te udhetoje bashke me studentet e tij ne Manastir, ne qytetin e lindjes se alfabetit shqiptar, apo te shohe zbulimet arkeologjike ilire ne qytetin e Ohrit?!

Keni pare nje historian, te ftoje studentet e tij per te kaluar se bashku nje nate te vetme ne Bllace, ashtu si qindra-mijera shqiptare te Kosoves gjate luftes?!

Keni pare nje historian, t'u beje thirrje studenteve te tij diten e shenjterimit te Nene Terezes, te vizitojne shtepine e saj ne Shkup?!

Keni pare nje historian, te ftoje studentet e tij diten e lindjes se heroit tone kombetar, te peshperitin himnin ne sheshin Skenderbej?!

Nuk kam pare dhe as nuk kam degjuar! Nese do te ndodhte keshtu, asnje pene, asnje mendje, asnje nderhyrje e cfaredo lloji nuk do te guxonte te rrudhoste akoma me shume token e shqiptareve etnike dhe natyrisht Marreveshjes se Ohrit nuk do t'i avullonte boja.

Ambasadori me i mire eshte ai qe realisht e njeh historine e popullit te tij!

Ne rast se historianet shqiptare do te kishin bere punen e tyre, ne rast se do te perfshinin dhe perkrahnin brezin e ri, i cili e njeh mire rendin e ri boteror dhe as ne forme dhe as ne permbajtje nuk ka trasheguar mendesite e vjetra, do te kishim sot miliona ambasadore te shperndare ne cdo cep te botes.

Ky zgjim ka nje vlere te padiskutueshme dhe pas ketij zgjimi jam i bindur se qeveria e re do te mbeshtese akoma me shume Universitetet shteterore dhe do te detyroje ato private, te kryejne me atdhedashuri, profesionalizem dhe perkushtim kerkimet shkencore.

Akademiket maqedonas, matane Vardarit, kurrsesi nuk do te kishin deshiruar zgjimin e historianeve shqiptare!

Vleresoj ndjeshmerine dhe kembenguljen e shoqerise greke per te mos pranuar kete shtet me emrin Republika e Maqedonise, pasi ata e kane kuptuar mjaft mire qe mbas emrit do t'u rrembehej edhe nje pjese e historise...

Te na sherbeje ky zgjim per te besuar perfundimisht se gjithsecili prej nesh eshte pasardhesi i nje kombi nga me te hershmit ne Evrope. Aq i hershem sa vete kjo toke...

*Biznesmen turk, qe shkruan publicistike shqiptare

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 04 2009, 09:52AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Zjarri që dogji fakte shqiptare ne Maqedoni.

Maqedoni: Historianët shqiptarë dyshojnë se me djegien e bibliotekës së Manastirit Shën Jovan Bigorski, që ndodhej mes Gostivarit dhe Dibrës, janë zhdukur shumë dëshmi, libra, dokumente dhe arkiva në gjuhën shqipe.

Nga Express më 02.10.2009 në ora 20:25

Historianët djegien e Manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç njihet nga ta në historiografi, Manastiri Mbigur, është një goditje e rëndë për faktet dhe dëshmitë historike shqiptare të trevave të Rekës së Gostivarit, një zonë kjo e populluar tradicionalisht me shqiptarë ortodoksë. Kompleksi i Manastirit Shën Jovan Bigorski ndodhet mes Gostivarit dhe Dibrës, në afërsi të fshatrave Rostushë, Bitushë dhe Trebishtë, pranë lumit Radikë. Deri vonë në manastir kanë shërbyer murgj vendorë shqiptarë ortodoks nga Reka e Keqe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që kanë ngelur shumë mistere që lidhen me arsyen e djegies së bibliotekës dhe pjesës së vjetër të manastirit, që gjendet në zonën që kryesisht banohet me popullatë shqiptare.

Faktet historike tregojnë se manastiri Shën Bigorski daton nga shekulli 11 dhe se është manastir shqiptar.

“Jemi të bindur se atje ekzistonte një thesar dokumentesh, jo vetëm kishtare, por edhe fakte për historinë dhe trashëgiminë shqiptare të kësaj zone. Aty ka pasur dokumente me vlerë që nga shekujt 15, 16 dhe 17, të cilave tani iu ka humbur çdo gjurmë”, sqaroi për agjencinë INA kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, profesori Nebi Dervishi.

Sipas tij, është kjo një humbje e madhe për popullin shqiptar, aq më tepër kur humbja koincidon me propagandën e egër maqedonase për përvetësimin e objekteve tradicionale fetare shqiptare.

“Ky manastir njihet me emrin Mbigur, dhe ai ka qenë i të parëve tanë, edhe pse më vonë naivisht u hoq dorë nga këta tempuj të lashtë tanë”, theksoi Dervishi.

Ndryshe, historianët dëshmojnë se deri në fillim të shekullit 20 në këtë manastir ritet dhe ritualet fetare janë mbajtur në gjuhën shqipe, ndërsa kleri ka qenë shqiptar ortodoks. Mirëpo, me fillimin e viteve të para të shekullit 20, manastiri është sllavizuar dhe është përvetësuar nga kleri ortodoks maqedonas dhe serb.

Për më tepër, manastiri i Shën Bigorit ka qenë një pikë e rëndësishme historike edhe në periudhën e Skënderbeut, meqë ishte vatër shqiptare e kohës kur ajo përfshihej brenda zonës së Dibrës së Madhe dhe Ohrit.

Për vlerat ortodokse shqiptare të kompleksit dëshmon edhe historiani, Vehbi Xhemaili.

"Kisha Shën Jovan Bigorski i takon kishës së periudhës bizantine me qendër në Stamboll, dhe ajo ka pasur një rol të madh kulturor dhe arsimor në trevat e Rekës, pra të shqiptarëve të Rekës. Gjatë gjithë kohës ritet në këtë kishë janë bërë në gjuhën shqipe, deri në ardhjen e serbëve në këto troje, në vitin 1912", pohoi Xhemaili për INA, duke shtuar se zona në fjalë vazhdimisht ka qenë nën presion të pushteteve sllave, me qëllim të sllavizmit dhe të heqjes dorë nga vlerat tradicionale kombëtare shqiptare.

Marre prej Gazeta Express Online.

Me vjen keq shum per kyt lajm te shemtume per historine Shqiptare, por gjithsesi ky asht fakt edhe i mospergjegjsis shqiptare qe s'kan marr asnji mase me mrojt apo me paranalu kyt djegje, megjithse me ca marr vesh duket si me pa ken djegje e qellimshme.

Shpresoj e uroj qi te jete nji thirrje zgjimi per historiant dhe klasen intelektuale Shqiptare Komtare ne tana trojet tona, qi me ba perpjekje per me mrojt trashigimine historike te Kombit, e jo mu kthy ne komb qe duhet detyrimisht mu kthy e mu bazu te historia jone e shkrume prej historianve te huj neper periudhat e lashtsis, ashtu si ka nodh per shum periudha te masramjes t'Rroms e deri ne pothujse funin e mesjets.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Oct 06 2009, 02:11AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Manipulimet historike si traditë fatale në Ballkan

Nga Enver Robelli

Mes shumë mendimeve të mençura mbi politikën dhe historinë, kryeministri legjendar britanik, Winston Churchill, ka thënë edhe dy fjali mbi Ballkanin. Ky rajon, sipas Churchill-it, “prodhon më shumë histori se ç’mund të konsumojë”, prandaj edhe mund të konsiderohet si “pjesa më e butë e barkut të Evropës”. Çdo goditje në këtë pjesë mund të ketë pasoja. Një gjë e tillë u pa këto ditë, menjëherë pasi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë në prani të kryeministrit Nikola Gruevski prezantoi para opinionit një Enciklopedi, e cila synon të përmbledhë gjithë dijen mbi historinë, kulturën dhe identitetin e brishtë të Maqedonisë. Disa formulime mbi shqiptarët e këtij vendi u kontestuan nga historianët, publicistët dhe politikanët shqiptarë, disa konstatime u hodhën poshtë nga përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shkup. Formulimet e njëanshme në Enciklopedinë e Maqedonisë tregojnë, për të satën herë, se një pjesë e gueriles intelektuale në këtë vend nuk është pajtuar me faktin se Maqedonia është një shtet shumetnik. Manipulimi i fakteve historike dhe nënvizimi i epërsisë nacionale të kombit maqedonas ndaj popujve të tjerë në Ballkan (sidomos ndaj shqiptarëve dhe grekëve) është njëri prej kapitujve më të zbehtë të shkencës maqedonase.

Ngushëllim në histori

Shembujt janë të panumërt. Të nevrikosur për shkak të refuzimit të Greqisë që Maqedoninë ta pranojë me emrin e saj kushtetues “Republika e Maqedonisë” akademikët, publicistët dhe politikanët në Shkup prej vitesh trillojnë fakte historike. Kështu aeroporti i vogël i Shkupit është emëruar “Aleksandri i Madh” (ndër shqiptarë i njohur si Leka i Madh), stadiumi i futbollit në Shkup ka marrë emrin Filipi II, autostrada që shpie nga Shkupi në drejtim të Greqisë quhet “Aleksandri i Madh”. Të gjitha këto emërtime synojnë të tregojnë se sllavët e Maqedonisë mund t’i referohen historisë helene, ndonëse në Ballkan kanë ardhur një shekull pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Për të mohuar realitetin shumetnik në Maqedoni autoritetet kanë vendosur në Vodno, një kodër mbi Shkup, një kryq ortodoks, i cili supozohet të jetë më i madhi në Ballkan dhe gjatë natës dritat e tij mund të shihen edhe përtej Maqedonisë. “Kush kërkon ngushëllim në histori, nuk ka vizion për të ardhmen”, kishte thënë para disa muajsh ish-prefekti i Shkupit, Trifun Kostovski. Rasti i Enciklopedisë së Maqedonisë edhe një herë tregon se kur intelektualët pranojnë t’u shërbejnë interesave të politikës dhe braktisin terrenin e shkencës për t’u marrë me “çështjen kombëtare”, skandali është i programuar.

Një shembull taze këto ditë vjen nga Shqipëria. Në librin e ri “Historia e Popullit Shqiptar 12”, i cili u dedikohet maturantëve, gjenden një mori frazash propagandistike mbi zhvillimet politike në Shqipëri në vitet e fundit. Kryengritjen makabre të vitit 1997 historianët e reduktojnë dhe e thjeshtësojnë aq shumë dhe e quajnë vetëm rebelim komunist të organizuar nga opozita e atëhershme, ndërsa për qeverisjen e kryeministrit Sali Berisha gjejnë vetëm fjalë lavdëruese, duke e quajtur epokë të re të zhvillimit të vendit. Askush nuk mund t’ia mohojë rezultatet Berishës, por a thua historianët që e kanë shkruar librin “Historia e Popullit Shqiptar 12” do të bënin formulime të njëjta sikur Berisha të ishte në opozitë. Në rast të tillë historianët me siguri do ta kishin lartësuar veprën e madhe të shokut Fatos Nano dhe do ta kishin stigmatizuar Berishën si puçist, i cili në vitin 1998 kishte organizuar grusht shtet. Me një fjalë: historinë në Ballkan e shkruajnë pushtetarët me ndihmën e historianëve të gatshëm për t’iu shërbyer të gjitha konjukturave.


Dëshmitar i manipulimeve të historisë dhe zbukurimeve biografike është çdo vëzhgues i vëmendshëm edhe në Kosovë. Janë të njohura rrëfimet e jo pak komandantëve të UÇK, të cilët pas luftës thoshin: “Këtë revole e kam dhuratë nga Adem Jashari”. Thua se Adem Jashari gjatë gjithë jetës së tij paskësh prodhuar vetëm alltia, gjashtare, revole, pistoleta, revolverë, kobure, pisqolle etj. Një shembull tjetër janë përmendoret socrealiste të shumë figurave të rëndësishme të historisë së Kosovës, të gdhendura prej artistëve të importuar nga Shqipëria. Çdo qytetar i huaj që e sheh përmendoren e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Gjilan nuk do t’i shkojë mendja se fjala është për dy dëshmorë të vendit të tyre. Pse? Sepse, për fat të keq, Mala dhe Berisha aty duken më tepër si dy njerëz që kanë vjedhur një zadrugë dhe me narezakë nën sqetull ikin kodër pas bregut. Kjo është pamja e përmendores në Gjilan, një pamje që të vret syrin. Pak më tutje, po ashtu në Gjilan, është ngritur përmendorja e Agim Ramadanit, i cili shihet me uniformë ushtarake dhe me një fletore në dorë. Thua se Agim Ramadani braktisi rehatinë e Zürich-ut dhe shkoi në Koshare të shkruajë poezi.

Po! Në Ballkan historinë e gdhendin, e skicojnë dhe e shkruajnë pushtetarët - tamam ashtu siç veproi këto ditë edhe kryetari i Kosovës, i cili mori pjesë në hapjen e një shkolle që tani mban emrin e gjyshit të tij. Nuk i ha palla askujt që në Kosovë asnjë shkollë dhe asnjë institucion kulturor apo shkencor nuk e bart emrin e Esad Mekulit, i cili ka qenë kryeredaktori i parë i gazetës “Rilindja”, kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”, autor i zërave mbi historinë e shqiptarëve në Enciklopedinë e Jugosllavisë të botuar në Zagreb, me një fjalë: njëri prej intelektualëve që hodhi themelet e kulturës së Kosovës në ish-Jugosllavi. Pasi janë djegur kriteret, çdokush mund ta familjarizojë historinë.

Rasti i Enciklopedisë së Maqedonisë, për fat të keq, nuk po shërben në opinionin shqiptar për nxitjen e një debati edhe për gabimet në oborrin vetjak. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, historian me profesion, ishte shumë i zëshëm dhe me të drejtë qortoi kolegët maqedonas për formulimet skandaloze mbi shqiptarët, por vazhdon të heshtë për gabimet trashanike të publikuara në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (FESH), i cili sivjet iu prezantua opinionit. Në këtë fjalor janë shkruar gabimisht toponimet e disa vendbanimeve dhe emrat e shumë personaliteteve, shumë ngjarje të historisë së re janë përshkruar me formulime të çuditshme dhe të pasakta. Njëri prej kontribuuesve të jashtëm të këtij fjalori është edhe vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës. Përgjegjësia për gabimet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (FESH) në radhë të parë bie mbi redaksinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, anëtarët dhe bashkëpunëtorët e së cilës për dhjetë vjet kanë punuar në këtë vepër.

Manipulim me shifra

Gabimet, keqinterpretimet, formulimet qëllimkëqija dhe manipulimet me fakte historike janë traditë fatale në Ballkan. Në prag të shkatërrimit të Jugosllavisë nacionalistë serbë, si Vuk Drashkoviçi dhe Vojislav Shesheli, trumbetonin se në kampin e shfarosjes në Jasenovac të Kroacisë ustashët kroatë kishin vrarë një milion serbë. Nga ana tjetër Kisha Katolike e Kroacisë dhe regjimi i Franjo Tuxhmanit minimizonin numrin e viktimave dhe përpiqeshin që krimin masiv në Jasenovac ta barazonin me masakrat e partizanëve të Titos pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë tragjedia e Jasenovacit, ku sipas hulumtimeve serioze shkencore ishin shfarosur mes 80 mijë deri 100 mijë njerëz (serbë, hebrenj, antifashistë kroatë, romë), keqpërdorej për qëllime të politikës ditore. Duke fryrë numrin e viktimave nacionalistët e Beogradit synonin të tregonin se të gjithë kroatët janë ustashë dhe, rrjedhimisht, pakica serbe duhej të shkëputej nga Kroacia. Ndërsa pala kroate duke minimizuar krimin mundohej të ndryshonte historinë. Një sjellje pothuaj e ngjashme minimizuese mbizotëron edhe në diskursin rreth gjenocidit në Srebrenicë. Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e OKB me seli në Hagë e ka kualifikuar krimin në Srebrenicë si gjenocid, në pjesën më të madhe të medieve serbe ende flitet për “ngjarjet në Srebrenicë”, thua se fjala është për një katastrofë natyrore. Parlamenti i Serbisë ende refuzon që përmes një rezolute të dënojë gjenocidin në këtë qytet boshnjak. Tani në këtë varg skandalesh është renditur edhe Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë. Shyqyr që për të kuptuar historinë e Ballkanit vëzhguesit si alternativa i kanë librat e autorëve, si: Noel Malcolm, Holm Sundhaussen, Mark Mazower, Edgar Hösch, Ulf Brunnbauer, Stefan Troebst etj.

“Koha Ditore”

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 14 2009, 07:57AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Ç'thotë Frëngu "Francezi" për shqiptarët

Jorida Pasku | 14/11/2009

Çfarë kanë shkruar për historinë, letërsinë, artin dhe kulturën shqiptare autorët francezë Montenji, Volteri, Shatobriani, Hygo, Duma, Flobert, Lamartini, Apolineri? Një pyetje që merr përgjigje në antologjinë (1332-2007) e përkthyesit Fotaq Andrea.

Përkthyesi Fotaq Andrea prezantoi dje antologjinë "Pena të arta franceze për shqiptarët" (Gent Grafik, 2009) në një auditor me të pranishëm studentë, pedagogë, historianë, përkthyes në fakultetin e Histori-Filologjisë. Antologjia përmbledh shkrime për historinë, letërsinë, artin, kulturën, etnografinë të 140 autorëve francezë, të një harku kohor afro 7 shekuj. Vështirësia e punës kërkimore, 7-vjeçare, për autorin, nuk qëndron tek përkthimi i materialeve që autorë si: Montenji, Volteri, Hygoi, Floberi, Lamartini, Apolineri, e vite më vonë Kushneri, Boskeja, kanë shkruar për shqiptarët, por tek gjetja e tyre në arkivat e bibliotekave të: Tiranës, Strasburgut, Zvicrës, Austrisë etj.

Në fund të kësaj pune, Andrea sjell për lexuesin shqiptar, një antologji voluminoze, (755 faqe), e ndarë në 4 pjesë "Skënderbejada", "Për shqiptarët dhe vendndodhjet e tyre", "Shkrime rreth veprës së Ismail Kadaresë" dhe "Shkrime rreth jetës dhe veprës së Jusuf Vrionit", përkthyesit, të cilit i dedikohet kjo vepër.

Në këtë intervistë, përkthyesi na çon në një rrugëtim të shkurtër, në faqet e antologjisë, duke evidentuar aty figurat historike, të letërsisë, artit dhe kulturës, që kanë zënë vend në shkrimet franceze nga viti 1332 deri në 2007-n.

Në cilat burime u mbështetët për të bërë këtë antologji?

Në radhë të parë, do të veçoja si burim Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, që është shumë e pasur në fushën e albanologjisë të autorëve të huaj, për shqiptarët dhe veçanërisht për autorët francezë, gjithashtu edhe Arkivin e Shtetit, prej të cilit, janë marrë dorëshkrimet origjinale. Por, kam bërë kërkime edhe në Bibliotekën e Institutit të Historisë e Gjuhësisë, ose në bibliotekat lokale, si ajo e Beratit, gjithsej 20 burime. Veprat, që unë nuk munda t'i gjeja në biblioteka të tjera, i gjeta lehtë në Bibliotekën Kombëtare, sepse në këtë bibliotekë është bërë një punë e kujdesshme që në fillimet e saj, vitet '20, kur drejtor ka qenë Sotir Kolea. Ai është, jo vetëm drejtori i parë i BK, por do ta quaja edhe Rilindasi i Fundit. Është një personalitet, një filolog i shquar.

Po jashtë Shqipërisë?

Burim kryesor është Biblioteka Kombëtare e Francës, e Strasburgut, vendi ku unë banoj, po edhe biblioteka të tjera në Zvicër, Itali, Austri, Gjermani. Është një punë 7-vjeçare. Kam fotokopjuar rreth 8000 faqe, për ato që unë i quaj më të mirat shqiptare dhe tani më jepet mundësia të bëj edhe një vëllim të dytë, ose më saktë, ky është vëllimi i parë, sepse fillon me mitologjinë.

Si e përshkruajnë francezët historinë shqiptare?

Libri, është një pasqyrë historike e vendit tonë. Momenti kryesor është "Skënderbejada". Unë e quaj kështu epokën e Skënderbeut. Momentet kryesore historike janë luftërat për çlirim nga zgjedha otomane. Pasqyrohet qëndresa shqiptare, përgjatë pesë shekujsh, dhe momenti kulmor i saj, është padyshim "Lidhja Shqiptare e Prizrenit". Më pas, vjen puna voluminoze që kanë bërë rilindasit, e cila kulmon me Shpalljes e Pavarësisë.

Cilët janë autorët?

Të gjitha momentet kulmore, historike, të Shqipërisë, gjejnë jehonë në penën e francezëve. Volteri, ka dhënë një definicion të mahnitshëm për Skënderbeun: "Po të kishin qenë Skënderbej Perandorët Grekë, Perandoria e Orientit do ish ruajtur". Skënderbeu shfaqet, jo thjesht, një ushtar i Krishtit, por mbrojtësi i Pavarësisë Evropiane. Kështu thuhet tekstualisht nga autorët francezë dhe në të gjitha rastet figura e tij del e plotë. Në një gravurë që përfshihet në libër, Skënderbeu, paraqitet pa mjekër, dhe me fustanellë shqiptare. Fustanella, është një element shumë i rëndësishëm, që gjendet tek toskët dhe tek gegët.

Po figura e Ali Pashës, ç'vend zë në antologji?

Figura e Ali Pashës është diskutuar shumë në publikun shqiptar. Megjithëse, jetoj në Francë, jam pranë realitetit shqiptar, dhe mundohem që t'i shoh ngjarjet me objektivitet.

Vë re se qoftë figurën e Skënderbeut, qoftë ajo e Ali Pashës, e Nënë Terezës, për të shkuar tek Ismail Kadare ka një prirje për t'i mitizuar, për t'i shkëputur nga realiteti i tyre dhe më pas dashur pa dashur, kërkohet që këto figura duhet t'i çmitizojmë.

Në fakt këtu nuk ka asnjë problem, as problem identifikimi, as problem çmitizimi. Figurat janë reale, janë pasqyrë e realitetit dhe e historisë shqiptare në epoka të ndryshme.

Mitizimi bëhet nga autorët shqiptarë?

Mund të merret spunto edhe nga jashtë, por menjëherë këtu nga brenda del kjo dëshira për t'i mitizuar artificialisht këto figura dhe menjëherë për t'i çmitizuar. Po marr për shembull figurën e Ali Pashës. Çfarë konkretisht përfaqëson ai? Historiografia shqiptare i ka vënë mirë pikat mbi "i" kush është figura e tij komplekse, me të mirat dhe të këqijat e veta. Çka dhënë ai për "interesa personale", apo çka dhënë për pashallëkun e tij, qoftë edhe për interesat e Shqipërisë. Në fund të fundit, ishte një figurë tepër e denjë për kohën, që merrnin mundimin të shkruanin pena si Aleksandër Dyma. Ali Pashën e shohim t'i bëj ballë njeriut më të fuqishëm të kohës, që ishte Napoleon Bonaparti.

Bonaparti, ekspeditën e tij e nisi në Egjipt, por fillimisht kishte planin për ta nisur nga Ballkani. Ai e dinte se në Ballkan ishte vezir Ali Pasha, po në Egjipt kush ishte vezir? Mehmet Aliu, po shqiptar. Këto janë figura që nuk mund të mitizohen, të çmitizohen, apo të thjeshtëzohen. Unë jam kundra këtij lloj artificialiteti dhe mungese objektiviteti në vlerësimin e figurave tona historike.

Artin dhe letërsinë e lamë ta shijojmë në fund...

Është pjesa më e bukur për mendimin tim, ndaj unë e nisa me këtë vëllim të dytë dhe jo me të parin. Penat franceze dallohen për këtë. Që në kopertinë, keni figurën e Bajronit, me kostum kombëtar, që ia ka dhuruar Ali Pasha. Bajroni është me Haidenë, vajzën e supozuar të Ali Pashës, një pikturë e Colin-it. Gjithashtu, kemi romantizimin e Viktor Hygoit që shkruan për Ali Pashën, për Marko Poçarin, për heronjtë arvanitas të revolucionit grek. Në libër është edhe figura e Aleksandër Dymasë, veshur me fustanellë shqiptare, keni figurën e Pierre Lotit veshur me tirqet shqiptare. Këtu, dua të theksoj ndihmën e Agim Janinës, një bashkëpunëtor të ngushtë në punën time, i cili është i apasionuar për vlerat artiske, historike të shqiptarëve, i njeh mirë gravurat e kohës. Në libër ka rreth 500 ilustrime. Në fushën figurative, ka kontribuar Dritan Muka, që merret me vlerat shqiptare, bashkautor në këtë libër.
Për sa i përket letërsisë, në libër ka poezi, pjesë nga romane historikë si "Shqiptarka dhe urrejtja e saj". Me rëndësi, është figura e gruas shqiptare, që shfaqet historikisht e emancipuar. Në të gjitha drejtimet, libri paraqet ç'është më e mira shqiptare.

Po për periudhën që ju keni qenë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Francë do të shkruani ndonjëherë?

U përpoqa të përballoj detyra të rëndësishme, me vështirësitë e kohës, gjatë periudhës 97-98 (periudha e trazirave), 99 (kriza e Kosovës). Janë dokumente, që në relacionet e mia të shumta, i kam pasqyruar në Ministrinë e punëve të jashtme. Nuk besoj se mund të jenë për një libër tjetër. Është shumë herët, dhe për momentin, jam duke mbaruar një libër, për arbëreshët nga autorët francezë, një libër pak a shumë si ky.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sat Nov 14 2009, 07:58AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 16 2009, 03:16AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Milan Shuflaj Si e shpëtoi historinë shqiptare


(Dërguar më: 15/11/09) Nga Pëllumb Xhufi

Në agim të kohëve moderne, shqiptarët dhe historia e tyre “u zbuluan” si rastësisht nga udhëtarë e studiues të huaj, të
cilët u ndeshën me këtë popull gjatë kërkimeve të tyre për popuj të tjerë fqinj, grekët e sllavët. Ky kontakt i tyre me shqiptarët ndodhi në periferi ose jashtë habitatit historik të tyre, në Dalmaci apo në Greqi, ku gjatë mesjetës ishin krijuar ngulime masive shqiptare. Nga këta shqiptarë “të periferisë” apo të diasporës morën shkas sprovat e para albanologjike të studiuesve si Pouqueville, Fallmerayer, Hahn, Sathas, Hopf, Miller, Reinhold, Evans etj. Edhe vetë Shuflaj ndeshi rastësisht në faktorin shqiptar ndërsa hulumtonte për të tjera qëllime në arkivat e qyteteve dalmate. Por ndryshe nga të tjerët, tek Shuflaj ky “takim” rastësor ndezi një kuriozitet e një pasion të tillë, që pushtoi krejt qënien e tij shkencore. Siç rrëfehej ai vetë, “historia shqiptare, me misteret e saj, ushtron tek studiuesi një forcë manjetike të jashtëzakonshme”. Dhe me një ndjenjë e bindje të tillë, Shuflaj iu vu punës për të zbuluar rropullitë e historisë shqiptare, që kishte mjaft gjymtyrë të shpërndara gjithandej në Ballkan, por që kishte edhe trupin e saj në trevat e Ilirisë së dikurshme të jugut. Në këtë mënyrë, Shuflaj u bë zëdhënësi më autoritar i historisë së shqiptarëve, pikërisht në kohën kur shumëkush përpiqej t’i tregonte ata si një popull pa histori. Dhe ishin kohët (vitet 1910-1930) kur në rend të ditës ishte krijimi dhe konsolidimi i shtetit të shqiptarëve dhe kur këtë shtet shumëkush përpiqej ta privonte nga e drejta historike, akoma më përpara se ta privonte nga territoret e veta.
Shuflaj është emancipuesi i madh i historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve. Sigurisht, edhe të tjerë para tij në mënyrë të pashmangshme ishin ndeshur nëpërmjet burimeve historike me këtë popull. Por ata nuk shkuan deri aty sa ta trajtonin në mënyrë të pavarur historinë e tij. Në rastin më të mirë ata e kishin trajtuar atë si një histori “kolaterale”, si pjesë e historive të të tjerëve. Le të kujtojmë me këtë rast një emër të madh, balkanologun e shquar K. Jireçek, mik e koleg i Shuflajt, me kontribute të mëdha edhe në historiografinë shqiptare: e pra, edhe Jireçek nuk mundi t’i shmangej një vizioni sllavocentrik, apo serbocentrik të historisë ballkanike, kur e përfshiu historinë mesjetare të shqiptarëve në atë të serbëve (Geschichte der Serben), apo edhe në atë të Bullgarëve (Geschichte der Bulgaren). I njëjti vizion, që i shihte proceset historike ballkanike në varësi të të ashtuquajturave “protokombe”, e shtynte edhe një tjetër historian me kontribute të mëdha në historinë e Shqipërisë, K. Hopf, të përfshinte copëza të historisë mesjetare shqiptare në atë të grekërve (Geschichte Griechenlands vom Beginn des Mittelalters bis auf unsere Zeit). E pra, në krahasim me ta, Shuflaj i bëri shqiptarët dhe historinë e tyre objektin parësor të hulumtimeve të tij, i bindur për vendin e rolin e tyre si faktor “princeps” në proceset historike të krejt rajonit ballkanik e të pellgut adriatik.

Revolucioni

Faktori “Shuflaj” solli një revolucion të vërtetë në historiografinë mbi Shqipërinë e shqiptarët. Nën lentën e analizave të tij skrupuloze, bazuar në një lëndë dokumentare të dorës së parë zbuluar më së shumti nga ai vetë në arkivat e Dalmacisë e të Italisë, shqiptarët nuk rezultonin më një popull fosil, jo një materie njerëzore e vjetër dhe e ngurtësuar, por një qelizë jashtëzakonisht dinamike, forca e fuqia e së cilës qëndronte sa në lashtësinë e këtij populli, aq edhe në mekanizma biologjikë krejt specifikë të tij, që e lejonin të shfaqej e të rishfaqej në histori me një vitalitet imponues (palingenesis ). Si askush tjetër përpara, por edhe pas tij, M. Shuflaj iu vu punës për të zbuluar “mekanizmat biologjikë”, të cilët e bënin popullin shqiptar që, ashtu si Foenix-i i mitologjisë, të humbte e të rishfaqej përgjatë historisë me një energji, që për shumëkënd mbetej e pashpjegueshme. Në rend të parë ai vinte lashtësinë, që i jepte popullit shqiptar një strukturë e mpiksje të tillë etno-kulturore, thelbin e së cilës nuk mundën ta zhbëjnë përzjerjet e mbivendosjet e mëvonshme. Shekujt IV-XI, shekujt e errët të përmbysjeve sociale e etnike gjetkë në Ballkan, për trevat e Ilirisë së Jugut ishin për Shuflajn shekujt e një beteje titanike për mbijetesë të farës së vjetër ilire. Si askush tjetër, para e pas tij, Shuflaj arriti ta skalisë në mënyrë lapidare kapërcimin e epokës së “errët” të mesjetës dhe daljen e shqiptarëve, në shek. XI, në horizontet e historisë së shkruar: “Prej kaosit etnik të Ballkanit, të mbuluar nën hijen politike të Bizantit, dallohet dhe hyn në histori një popull jashtëzakonisht interesant: baza etnike e këtij populli në kohë të vjetër ishte një faktor i fuqishëm i historisë, i cili njihej me emrin ilir”. Shqiptarët, pra, një popull i vjetër, por aspak një popull fosil, siç mund të ishin Baskët. Shqiptarët, thotë Shuflaj, nuk përfaqësojnë një gjendje të vjetër, të ngurtësuar, por një shfaqje palingenetike në ontogoninë e tyre si popull: shqiptarët ishin për Shuflajn një qelizë e gjallë. Një qelizë e gjallë, që larg së qeni një faktor periferik, përfaqësonin, në të kundërtën, faktorin qëndror të historisë së Ballkanit: “Shqipëria mesjetare ështe monada ku si në një pasqyrë mund të shihen shtresëzimet e gjithë kozmosit ballkanik”. Ky vështrim albanocentrik, që u kthye në kredon e tij shkencore, e shtyu Shuflajn të futej në brendësitë, në të panjohurat e historisë së shqiptarëve, me bindjen jo të pabazë se zbulimi i mistereve shqiptare do të thonte edhe zbulim e shumë mistereve ballkanike. Universi shqiptar ishte, sipas tij, katalizatori i historive, gjuhëve e kulturave ballkanike. Albanologë të njohur, nga Thunman, Fallmerayer, Hopf, Hahn, e deri te Jireçek, mbi bazë të burimeve të njohura historike, ishin kufizuar të bënin një rreshtim të fakteve nga historia politike e shqiptarëve, në dritën e marrëdhënieve me faktorët e huaj: bizantinë, anzhuinë, serbë, venedikas apo bullgarë. Në këtë optikë, që gjithsesi i shihte shqiptarët në marrëdhënie e në varësi të vullneteve e të pushteteve të huaja, ajo çka i bënte interesantë shqiptarët dhe Shqipërinë mesjetare, ishte pozicioni i veçantë gjeostrategjik i vendit të tyre, që përcaktonte edhe atë mbivendosje të madhe ngjarjesh e pushtimesh të vendit. Për rrjedhojë, katërkëndëshi Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë, i konsideruar si “Shqipëria politike” e mesjetës dhe “rregullatori i marrëdhënieve Lindje-Perëndim” në mesjetë, ishte edhe objekti kryesor i studimeve të tyre. Për qëllime studimi, edhe Shuflaj e quan katërkëndëshin në fjalë si vatrën e historisë politike të Shqipërisë mesjetare. Por ai nuk harron të precizojë, se Shqipëria është para së gjithash një kuptim etnik e gjeografik, dhe: “Sa herë që Shqipëria u organizua politikisht, si me Topiajt, në shek. XIV, me Kastriotët në shek. XV apo edhe me shtetin modern në 1913, ky kuptim u bë shumë i vogël, u përmblodh porsi iriqi”. Shqipëria reale, pra, shtrihej përtej katërkëndëshit virtual Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë, duke përfshirë Epirin, në jug, dhe Dioklenë (Zetën) në veri. Kjo e fundit, Zeta apo Mali i Zi, ishte sipas Shuflajt, një fëmijë i paarrirë i Shqipërisë: “Zeta dhe Shqipëria e Veriut”, shkruan ai, “paraqesnin në mesjetë një fizionomi biologjike të vetme: ishin të lidhura pazgjidhmërisht me një truall të njëjtë plastik, me një gjak të njëjtë ilir, e me të njëjtat fate historike”.
Edhe në këtë kuptim, Shuflaj u shfaq si një studiues inovator. Larg së bëri thjesht historinë e ngjarjeve e të fakteve politike, ai thellohet në faktorët ekonomikë, socialë, kulturorë e fetarë. Historia e Shuflajt është një histori e qytetërimit mesjetar shqiptar. Kundrejt një historie, deri atëherë të trajtuar si një histori “anonime” e një entiteti “enigmë”, e një populli malesh e të lidhur pas një jete baritore, Shuflaj mori dhe analizoi në të gjithë komponentët e vet qytetet e shoqërinë qytetare shqiptare, duke e nxjerrë historinë e Shqipërisë në horizontet e një historie të vërtetë evropiane.

Zbulimet

Për herë të parë ai i ktheu historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve qytetin, deri atëherë të konsideruar një mish të huaj në trupin shqiptar, por që ai e zbuloi si fotoelementin bazë ku u realizuan sintezat e mëdha politike, ekonomike, shoqërore, kulturore të historisë mesjetare shqiptare. Mbetet sot e gjithë ditën e pakonkurueshme analiza e tij për qytetet e Shqipërisë, “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich ëährend des Mittelalters”. Një analizë që ndjek më së pari ndryshimin morfologjik të qyteteve, si Shkodra, Tivari, Ulqini, Prizreni, Durrësi, Vlora, Drishti, Shasi, etj., nga koha antike deri në pushtimin osman. Por që sigurisht ndalet gjatë në zhvillimet e këtyre qyteteve gjatë mesjetës, duke zbuluar më së pari mekanizmat e brendshëm që i gjallonin ata: Shuflaj jep i pari një listë të zanateve, që ushtroheshin në qytetet tona mesjetare dhe që sollën në një specializim historik të tyre në prodhimin e anijeve (Ulqini, Durrësi e Vlora), të kripës, të verës e lëkurëve (Vlora, Shkodra e Durrësi), të mëndafshit (Shkodra, Prizreni e Berati), të prodhimit të armëve e përpunimit të metaleve të çmuara (Prizreni, Durrësi e Shkodra). Sejcila nga këto qytete kishte krijuar tregjet e veta tradicionale, brenda dhe jashtë vendit, duke e kthyer kështu veten në një faktor ngjizës, me rrezatim kombëtar e ballkaniko-adriatik në proceset historike. Shuflaj e gjen me vend të nënvizojë se mjaft nga këto qytete, por edhe të tjera përndryshe të panjohura, shquheshin si prodhues të fakteve të rëndësishme kulturore: aty kishte shkolla ku studjohej latinishtja e greqishtja bizantine ( në vitet 1270 një françeskan nga Durrësi, Nikolla, ishte njohësi më i mirë i kësaj të fundit, aq sa Papa Inocent IV e mori në kurinë e tij dhe e caktoi negociator në bisedimet me Perandorin e me Patrikun e Kostantinopojës). Në Shkodër, Tivar, Durrës e gjetkë kishte shkolla filozofie, ku studjohej Donati e Katoni. Nga këto shkolla, thotë Shuflaj, shpërndaheshin flukset kulturore evropiane, me eposin e mbretit Artur apo me Këngët e Rolandit. Në këto shkolla formoheshin ata mësues, mjekë, noterë, arqitektë, muratorë, piktorë, gurëgdhendës (taiapietra), muzikantë, filozofë nga Shkodra, Drishti, Tivari, Durrësi, Berati, Prizreni, që Shuflaj i qëmton dhe i gjen të veprojnë në Raguzë e Kotorr, në Venedik apo në Padova. Prej analizave të tij skalitet edhe profili i qyteteve më të vogla, ai i të ashtuquajturave “republika kishtare”, siç ishin Drishti apo Shasi, që veç të tjerash prodhonin pa hesap priftërinj, të cilët mandej shërbenin në qytetet e Dalmacisë apo të Italisë, shpesh herë duke kapur edhe poste të larta në hierarkinë kishtare. Shuflaj është autori që më së pari e më së shumti u muar me organizimin e jetës së qytetit mesjetar në Shqipëri. Kjo fillonte me zgjedhjen periodike të organeve drejtuese të komunës, të priorëve, të gjykatësve, të noterëve, të komandantit të policisë bashkiake, të komandantit të flotës, të drejtuesve të doganave, të mbikqyrësve të tregut, etj. Sipas Shuflajt, e gjithë jeta e qytetit, marrëdhëniet e tij të brendshme e të jashtme, mbështeteshin në zakonet e vjetra, më tej në ligjin pozitiv, të përfaqësuar nga privilegjet e dipllomat e perandorëve bizantinë (për qytete si Berati, Janina, Kanina, Shkupi, Prizreni e Kruja) por edhe në formën më të lartë të ligjit pozitiv, në statutet. Shuflaj, i cili zbuloi e botoi ai vetë Statutet e Drishtit, paralajmëroi për ekzistencën e statuteve të qyteteve të tjera shqiptare, si Durrësi e Shkodra. Zbulimi së fundi i Statuteve të Shkodrës, konfirmon plotësisht tezën e mbrojtur në vazhdimësi nga Shuflaj, sipas të cilit qytetet shqiptare rënditen në mesjetë në radhën e qyteteve më të përparuara evropiane.

Duke zbuluar e duke i kthyer dimensionin “qytet” historisë mesjetare të Shqipërisë, Shuflaj zgjidhi “enigmën” më të madhe të historiografisë mbi shqiptarët, që deri atëherë i kishte konsideruar këta si një popull pa referenca të qëndrueshme, si një popull në lëvizje e kërkim të vazhdueshëm të atdheut të tij. Sipas Shuflajt, vetë qyteti ishte shprehje e një hinterlandi dhe e një shoqërie bujqësore, që vazhdimisht e ushqente atë me lëndë njerëzore, me produkte e me elemente kulturorë e jetësorë. Raportet midis qytetit dhe hinterlandit bujqësor, midis fisnikërisë së tokës dhe institucioneve komunale të qytetit, raportet midis malit e fushës, që deri atëherë ishin trajtuar si një raport armiqësor e traumatik deri edhe mes “të huajsh”, Shuflaj i trajtoi si marrëdhënie normale mes komponentëve të ndryshëm të së njëjtës shoqëri shqiptare, në dinamikë e zhvillim të përhershëm. Marrëdhëniet fshat-qytet janë, sipas tij, njëra nga “konstantet kryesore biologjike” të historisë së shqiptarëve. Konstantja tjetër e rëndësishme ishte marrëdhënia, edhe ajo normale, midis malit dhe fushës, që kushtëzohej nga zhvendosjet e tufave të bagëtive e të bashkësive blegtorale nga kullotat verore (mal), në ato dimërore (fushë). Një lëvizje e tillë nga mali në fushë e anasjelltas, karakterizonte edhe kohët e anomalive e të pasigurive të mëdha politike, duke u kthyer në një faktor të përhershëm të mbijetesës së racës shqiptare. Gjithsesi, qoftë e shkaktuar nga nevojat e jetës blegtorale apo nga pasiguria politike, një dinamikë e tillë bëri, sipas Shuflajt, që edhe në malësitë shqiptare të depërtonin institucionet politike, juridike e shoqërore të një jete të zhvilluar, institucionet bizantine, anzhuine apo napoletane. Vetë krerët e dikurshëm të fiseve, u shndërruan me kohë në sebastë apo kontë, pra në ingranazhe të sistemit feudal që drejtohej nga Kostantinopoja apo nga Napoli, dhe jo rrallë herë këta shkriheshin në fisnikërinë e qyteteve apo përfundonin si gjeneralë e nëpunës të lartë perandorakë. Nga ana tjetër, ky raport i ngushtë organik mes malësisë, fushës dhe vetë qytetit, bëri që edhe në jetën e fshatit bujqësor e të qytetit të depërtonin institucione, praktika e stile jetese karakteristike për popullsinë e zonave malore, siç ishte institucioni i besës apo vetë zakoni i gjakmarrjes (urasba), që gjejnë pasqyrim deri edhe në nene të veçantë të Statuteve të Shkodrës.

Rëndësia

E pra, në kohë të ndryshme, studiues të huaj deshën të besojnë se zhvendosja nga mali në fushë e anasjelltas, e shkaktuar nga tranzumanca, nga luftërat e ndryshme apo nga rritja demografike, përbënte karakteristikës kryesore të jetesës së racës shqiptare. Në kohë me ndjeshmëri të lartë politike, siç ishte ajo e Kongresit të Berlinit në 1878, ajo e Paqes së Versajës në 1919 apo edhe koha e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare në Kosovë e në Maqedoni në këta dhjetëvjeçarë të fundit, teza e gjoja “nomadizmit” shqiptar, u transformua në një aksiomë ideologjike, për të bindur botën e qytetëruar se shqiptarët, popull malësor për definicion, e paskan fituar habitatin e sotëm me anë të një “eksplozioni” dhe ekspansioni të programuar demografik e territorial, duke pushtuar, gjoja, tokat e të tjerëve, nëpërmjet dhunës ose, në një mënyrë më moderne, duke rivendikuar të drejtat e njeriut, që rrjedhin nga kartat e konventat ndërkombëtare. Të drejta, që sipas dikujt, shqiptarët as edhe i meritojnë. E pra, kundrejt qëndrimeve të tilla me sfond politik e deri racist, Shuflaj solli një trajtim të mirëfilltë shkencor, aq shkencor saqë të përdorte deri edhe një fjalor tipik të shkencave të sakta, kur thoshte se dukuri të tilla, siç ishin lëvizjet fshat-qytet, apo mal-fushë, përfaqësonin një “konstante biologjike” të realitetit shqiptar. Ndërhyrja shpëtimtare, plot autoritet e kompetencë, por edhe e guximshme e Shuflajt në debatin mbi vendin dhe rolin e shqiptarëve, bëri që t’u hiqej guri i themelit tezave të mësipërme, me prapavijë të qartë politike e antishqiptare, që deri atëherë kishin kontaminuar studimet albanologjike. Ndaj edhe dikush nuk ja fali një guxim të tillë.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Mon Nov 16 2009, 03:18AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 18 2009, 09:57AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
A janë vendas shqiptarët?

(Reagim ndaj librit të fundit të Kapllan Resulit (Buratoviçit)


Në librin e tij në anglisht "Who are albanians" (Kush janë shqiptarët), botim i vitit 2008, ai shtron, shkurtimisht, këtë tezë:

Shqiptarët janë një popull i ardhur në Ballkan shumë vonë, në shek. IX, d.m.th pas sllavëve, (fillimisht, para 2000 vjetësh, ata u nisën nga Azia, bashkë me fiset turano-mongole, mandej kaluan në Kaukaz, e që andej, marshuan për në brigjet e Detit Balltik, ku bashkëjetuan me lituanët dhe rusët, e, më pas, kaluan si blegtorë në Karpatet dhe Beskidet e Rumanisë së sotme dhe, më në fund, kaluan edhe Danubin bashkë me bullgarët e khanit Asparuh dhe u ngulën diku në rrethin e Matit Aty ata asgjësuan ose asimiluan fisin e fjetër Albanoi me prejardhje kelte ardhur që në shek. IV para Krishtit. Mandej, si një eksplozion i vërtetë njerëzor, një farë Bing-Bengu, u shtuan dhe u përhapën në të gjithë hapësirën, që zenë sot ata në Ballkan! Prandaj ata nuk kanë të drejtë të mëtojnë për autoktoni dhe të drejta historike për territoret, që ata kanë aktualisht. Në veçanti, Kosova është historikisht një tokë serbe dhe i takon Serbisë. Madje, ai u bën thirrje akademive serbe, greke, malazeze, maqedonase, që të mbrojnë me zjarr të drejtën historike të sllavëve kundër "mëtimeve shoviniste" të shqiptarëve.

Më konkretisht: Faqe 9

Ekzistenca e shqiptarëve të Shqipërisë konfirmohet me ekzistencën e shqiptarëve të tjerë në pjesë të tjera të botës, si në Skoci, Itali, Kaukaz, bregdeti Kaspik i Rusisë.

"Albanoi", si komb dhe si fis, ekzistonte në shek. II dhe jetonte në shpinë të qytetit Epidamnus, sot në Shqipërinë Qendrore. Disa i identifikojnë ata me fisin ilir të Abri-t, që përmend gjeografi Hecateteus i Miletit në shek. VI.

Bajroni është shprehur hapur që, "Albanoi-t" nuk qenë ilirianë, por keltë, që disa historianë i nxjerrin të kenë ardhur këtu në shek. IV, para Krishtit. P.sh. emri Shkodër lidhet me Scott door.

Me keltët, shqiptarët kanë gjëra të afërta edhe në folklor, etnografi dhe anthroponimi.

"Albanët" kanë ardhur vonë këtu, në shek. IX, kur ata i kanë eliminuar "Albanoi-t" duke marrë gjuhën dhe fjalorin, por duke ruajtur emrin. Nga albanë, u quajtën shqiptarë, kur erdhën osmanllinjtë, që, gjithashtu, quhen "bij të shqipes", në gjuhën e vet...

Më tej, Faqe 34

Duke pretenduar për autoktoni, nacionalistët shqiptarë po përkrahin tezën e etnogjenezës pelazgo-iliriane-shqiptare.

Nëse dikush do t'u zbulonte se përpara pellazgëve, në Ballkan ka jetuar një popull tjetër, ata, me siguri, do të kërkonin argumente për të provuar se ky popull tjetër, është paraardhës i shqiptarëve... Ata duan të jenë populli më i vjetër në Evropë, madje edhe në botë. Uber alles!

Duke perifrazuar Vladimir Iliç Leninin, mund të thoja se, po të konfirmonin aksiomat gjeometrike, se Kosova është serbe dhe aspak kurrë shqiptare, atëhere jo vetëm nacionalistët e thjeshtë shqiptarë, por edhe marksistë-leninistët e Enver Hoxhës, akademikët e profesorët, do të përpiqeshin t'i rrëzonin këto aksioma...


Për ta kundërshtuar këtë që thotë Kapllan Resuli, po sjell disa fakte:

" Në librin e tij "Shqiptarët dhe grekët" (shtëpia botuese Weso, Tiranë 2009), autori Nuri Dragoj shkruan:

Faqe 28

Në veprën "Enciklopedia e Madhe Greke", vëll. XIX, faqe 873, shkruhet: "Stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm kanë jetuar, në periudhat parahistorike, në pjesën më të madhe të botës që njihej asokohe, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlera të jashtëzakonshme". Ndërsa, sipas N.P. Eleftiriadhi, jurist i shquar grek: "Pra, sipas dëshmive të të lashtëve, ata janë të njëjtët popuj, që banuan shumë kohë më parë, madje, shumë më parë, se të shpërthente Lufta e Trojës, në mbarë Italinë, në Sicili, në Azinë e Vogël, Gadishullin Iberik, Francën e Jugut dhe në shumë vende të tjera, ku flitej e njëjta gjuhë pellazgjike, shumë kohë më parë se të arrinin grekët në trojet e tyre të sotme".

Faqe 30

Fiset ilire qenë popullsia më e madhe evropiane dhe më e përhapur në Evropë. "Pak më vonë, thotë Pol Kretçme, u dyndën edhe ilirët e venetët, për në jug. Këta pushtuan Panoninë, në bregun e djathtë të Tunës dhe morën rrugën nga skaji verior i Adriatikut. Pastaj u përhapën nga perëndimi i Gadishullit Ballkanik dhe u futën gjer në Epir e Etoli, deri në Peloponez, e siç shihet, edhe deri në Kretë. Një pjesë e ilirëve doli nëpër Helespond (Dardanele) dhe Propontis në Azinë e Vogël, pse dardanët e Trojës, të cilët përmenden prej Homerit, siç duket, janë një pjesë e fisit ilir të dardanëve".

Faqe 60

Sipas Giussepe Catapano-s, shqipja, më drejtë ilirishtja, është folur më shumë se 12000 vjet më parë, ndërsa sipas Horald Qhitewall, profesor i linguistikës anglo-gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indo-evropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar


" Që shqiptarët kanë prejardhje nga pelazgo-ilirët, provohet, pos të tjerash, edhe nga gjuha shqipe, e cila ka dalë, si një farë çelësi, për deshifrimin e epitafeve të vjetra pelazgo, të gjetura anekënd Mesdheut. Lidhur me këtë, ka dhënë një ndihmesë të madhe gjuhëtari dhe etnologu francez Robert d'Angely (1893-1966).

Pesë libra të tij, me shumë vlerë, janë përmbledhur e botuar në shqip më 1998 nën titullin "Enigma". Midis të tjerash, aty shqyrtohen disa nga epitafet e lashta të gjetura në vende të ndryshme të pellgut të Mesdheut dhe që u përkasin gjuhëve të lashta, dialekte të pellazgjishtes. Të kota kanë qenë përpjekjet e shumë dijetarëve për t'i deshifruar ato me ndihmën e gjuhëve ekzistuese evropiane. Por, mrekullisht, Robert d'Angely arrin ta bëjë këtë me ndihmën e shqipes, gjë që konfirmon, jo vetëm lashtësinë e shqipes, por edhe hipotezën e përmendur më sipër. Madje, autori e konsideron këtë si një konfirmim të identitetit të gjuhëve pellazge, tirrenase ose etruske, hitite ose heteokretase, frigase, likiase, kariase etj., me gjuhën shqipe të sotme dhe cilësinë e kësaj të fundit si mëmë të sanskritishtes, greqishtes së lashtë dhe latinishtes.

Pellazgjishtja, vijon ai, si gjuhë me prejardhje, që humbet në errësirën e kohëve parahistorike, me atë të vetë njeriut, si gjuhë primitive, ka dhënë ndihmesën e saj për formimin e të gjitha gjuhëve të tjera të quajtura dytësore ose mesopotamase, që më shpesh i quajnë semitike.

Nuk mund të ishte ndryshe, sepse, thotë Robert d'Angely, heteokretasit kanë qenë pellazgë, që flisnin po atë gjuhë, si pellazgët tirrenas të Lemnosit dhe tirrenasit, etruskët dhe toskët shqiptarë të sotëm.

" Ja çfarë shkruan edhe Mathieu Aref, në librin "Shqipëria (Historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". (Përkthim nga frëngjishtja, botim i Plejad 2007. Titulli në origjinal: Albanie (Historie et langue) ou l'incroyable odyssee d'un peuple prehellenique).

Faqe 40

Herodoti citon shembullin e trakëve, (popull pellazg i mirëfilltë), i cili, sipas tij, ishte "populli më i shumtë në numër në tërë botën, pas indianëve" (V,3).

Megjithatë, Plini (Historia natyrore, libri IV) pohon se ilirët (vëllezër të një race me trakët) formonin dymbëdhjetë fise dhe treqind kombe. Ata i quajnë skritari dhe si vendndodhje të tyre caktojnë viset pranë Kolkiniumit (Dulcigno, ka të ngjarë Ulqini i lashtë).

Ptolemeu kujton, se në epokën e tij (shek II pas Krishtit), banorët e qytetit të Albanopolis (sot Zgërdhesh, pranë Krujës) quheshin arbanitë ose albanitë dhe skirtonë (që përqaset me Skritarin e Plinit dhe me fjalën shqiptar, emri kombëtar i shqiptarëve).


Në fakt, mikenët (një emër i shpikur nga arkeologët modernë) ishin një popull parahelen, pra, pellazgë dhe jo grekë. Egjeasit (emër i dhënë në mënyrë të padrejtë nga historianët e popullsive të ishujve të Detit Egje) ishin, gjithashtu, popuj pellazg, të tillë si lelegët, karianët, lisianët, kretasit etj.

Faqe 70

Homo Sapiensi, sigurisht ka shkelur në tokën e këtij rajoni, prej nga u shfaqën banorët e parë të Evropës, historikisht të njohur, si pellazgë (shpellagji, njerëz të shpellave).

Zeusi, pellazgu sipas Homerit, cf Iliada XVI/234, a nuk kishte lindur në shpellë?; lelegët (le lesh, njeri me qime); ligurët (lëkurë, njeri i mbuluar me lëkurë); iberët (i parë, të parët që e lanë grupin pellazg për t'u vendosur në Iberi); frigjianët (frikoji, të ikurit nga frika); lisianët (liqen, liqet, popull i detit, i liqenit, i ujit) etj.


" Në Enciklopedinë Britanike, botimi i ri, te fjala "Hititët", thuhet se lakimet e saj, format e vetës së dytë të shumësit, etj., e bëjnë të ngjashme me shqipen e sotme!

Pra, njohja e thelluar e shqipes së sotme është me dobi të madhe, sepse ndihmon në mënyrë të padiskutueshme dhe në masën më të madhe, për deshifrimin dhe përkthimin e të gjitha mbishkrimeve, që besohet që janë pellazgjike, etruske ose të tjera dhe që është e pamundur të lexohen e të përkthehen, ose thjesht të përkthehen, ndërsa tekstet e tyre e kemi të lehtë t'i lexojmë.

" Kapllani thotë: Faqe 36

A mos është mit serb Patriakana e Pejës, Visoki Deçani, Graçanica dhe 3500 kisha serbe anembanë Kosovës? A është mit lufta e serbëve kundra turqve, migrimi i tyre nën udhëheqjen e patriarkut, cikli i shkëlqyer i poemave epike serbe...?

Faqe 37

Kur perandoria turko-shqiptare ra dhe erdhi komunizmi, nacionalistët shqiptarë shpresuan të realizonin ëndrrat e tyre për Shqipërinë e Madhe, pra Komunuellthin shqiptar, sipas Ismail Kadaresë.

Faqe 137

Shqiptarët, nga një zonë e vogël e Shqipërisë, Mati, që e populluan kur ata erdhën në shek. IX, gëlltitën territoret dhe mbetjet e popujve të tjerë, duke filluar me fisin kelt të Albanoi-t, pastaj me sllavët (serbomalazezët, maqedonasit, bullgarët), vllehët, grekët dhe turqit dhe ngritën Shqipërinë e Madhe, më 1912, duke u tendosur deri të lumi Bojana (Buna) në veri, (në kufi me Malin e Zi), deri te lumi Pavëll në jug (në kufi me Greqinë), nga deti Adriatik në perëndim, deri në brigjet e liqejve Lyknide (Ohër), Drini i Zi dhe majat e Korabit, Pashtrikut dhe Koritnikut, në lindje. Të pakënaqur me këtë Shqipëri, ata janë të etur të bëjnë një tjetër, më të madhe, duke përfshirë rajonet serbe të Kosovës dhe Metohisë, Maqedoninë Perëndimore dhe juglindjen e Malit të Zi, në kohët e mëvonshme. Ata synojnë të krijojnë një Komunuellth në tërë Ballkanin, brenda kufijve të Perandorisë Pellazge-Ilire-Shqiptare!

Harta, sipas të cilës, shqiptarët u zgjeruan nga Mati - gjithandej


Komenti im:

" Vetë serbët, në faqen e tyre në internet, flasin për 1500 kisha e manastire, që edhe kaq, zor se mund t'i zerë toka e kufizuar e Kosovës (më pak se 11 000 km2). Sipas Rugovës dhe autorëve të tjerë, në Kosovë, para kishave serbe, kanë ekzistuar kisha paleokristiane dhe shqiptare, që serbët i shndërruan në kisha ortodokse.

" Beteja e famshme e Kosovës, e qershorit 1389, ishte në fakt, një betejë e popujve ballkanas kundër osmanëve, jo vetëm e serbëve, madje, disa studiues konfirmojnë se prania e shqiptarëve të koalicionit ballkanas aty ka qenë më e madhe se ajo e serbëve vetë. Unë e kam vizituar kullën përkujtimore të kësaj ngjarjeje, në Gazimestan, pranë Prishtinës, ku ka vetëm një pllakatë në serbisht dhe ku nuk përmenden fare popujt e tjerë. Madje, disa paqeruejtës hungarezë, që u ndodhën aty, u shprehën të habitur, sepse edhe ata kishin mësuar në shkollë, se në këtë betejë kanë marrë pjesë edhe hungarezët!

" Ja çfarë thotë prof. Sherif Delvina:

("The Truth on Kosova" (libër i botuar në anglisht, Eurorilindja Tiranë 2003)

(Faqe 96-101)

Beteja e Kosovës dhe propaganda serbe


Në betejën e Kosovës, të pestë dhëndurët e Llazarit morën pjesë me ushtritë e veta: Boshnjaku Vlatko Vukoviç, shqiptari Gjergj Balsha, serbi Vuk Brankoviç dhe një shqiptar tjetër Milosh Kopiliq, po ashtu dhe Nikolla Gaza, komandanti i trupave vullnetare.

Knjazi Llazar Hrebelianoviç u zgjodh komandant i ushtrisë së koalicionit, për të vetmen arsye, sepse kishte pesë dhëndurë dhe shtatë komandantë kryesorë në betejën kundër turqve.

Sipas Sadedin ("Burime osmane", libër i cituar), thuhet se: "në këtë betejë mori pjesë Gjergji, sundimtari i shqiptarëve shkodranë, një nga ata shtatë dreqnit e ferrit". Gjergj Balsha II, ishte dhëndër i princit Llazar dhe kunat i Vuk Brankoviçit. Në betejë, luftëtarë të ndryshëm nga Dardania e Shqipërisë…nga Acroceraunët, nga Epiri dhe nga bregdeti i Adriatikut ishin gjithashtu të pranishëm". (Sathas Biblioteca graeca I, Venetiis 247-248).

"Enciklopedia e Jugosllavisë" (Enciklopedija Jugosllavije vol V Zagreb 1968), po ashtu, edhe "Historia e popujve të Jugosllavisë" (Istorija Naroda Jugoslavije vol II), thotë: "më 1389 Kosova i përkiste Shqipërisë".

" Sa i përket eposit

Cikli i poemave epike serbe nuk është, asesi, më i vjetër, se cikli i kreshnikëve te shqiptarët. Madje, cikli serb, sipas një studiueseje shqiptare, (Zonja Xhuma Çupa - referat i mbajtur në një simpozium në Trieste të Italisë disa vite më parë), kolegia ime, vetëm në formë ngjan me atë shqiptar, ndërsa në përmbajtje jo. Cikli shqiptar ngjan në përmbajtje me ciklin homerik.


Eposi shqiptar ka pika takimi dhe dallime edhe me eposin sllav, për faktin që popujt që i krijuan ato qenë fqinjë, që nga koha e dyndjes së sllavëve në Ballkan.

Muji dhe Halili në eposin shqiptar zenë vendin kryesor dhe janë mishërim i virtyteve të fisit dhe kombit mbarë. Ata bartin mbi supe peshën e rëndë të ndërluftimeve të malësorëve tanë të veriut kundër sulmeve të huaja, për të mbrojtur tokën, pasurinë dhe nderin vetiak. Bëmat e tyre ndodhin në një botë përrallore, të mbushur plot me elementë fantastikë - me dëndësi dhe përmasa të bëmave të mitologjisë pagane.

Në këngët epike sllave, Muji dhe Halili zenë një vend të dorës së dytë. Ato nuk krijojnë një cikël më vete dhe veprimet e tyre janë të copëzuara dhe të shpërndara në këngë të ndryshme. Ndryshe është me figurën e Kraleviç Markos, e cila formon një cikël më vete në epikën serbe dhe që i përgjigjet ciklit tonë epik të Mujit, Halilit, Omerit, në qendër të tij. Ndryshe nga epika jonë, në atë sllave, Muji dhe Halili paraqiten si vasalë të Sulltanit dhe më së shpeshti, si turq ("Kraleviç Marko dhe Halil Aga").

Në këngën boshnjake "Bogdan Lutica dhe e motra", Mujo paraqitet i shfytyruar, frikacak dhe i poshtër, që i fyen njerëzit e lidhur me zinxhirë, si Bogdani dhe kërkon mburrje duke vrarë një njeri të lidhur këmbë e duar.

Në këngën serbe "Marko Kraleviçi dhe Halil Aga" Mujo paraqitet si një frikacak i madh, që e lut Markon që fitoi duelin, që t'ja shpëtojë jetën, madje, për këtë qëllim, Halili duhet t'i japë atij pasurinë dhe gruan, sipas kushtit. Më pas, Kraleviçi miqësohet dhe bëhet vëllam me Halilin: "Së bashku, ata ruajnë tokat e Sulltanit/ të dy luftojnë kundër armiqve/ dhe i shtyjnë ata përtej kufirit". Është tashmë e njohur historikisht, që Kraleviç Marko u bë vasal i Sulltanit, por Halili dhe Muji jo, madje legjendarë siç paraqiten në epos, asnjëherë nuk u vunë në shërbim të Sulltanit. Më tej, nuk është as në natyrën e shqiptarit t'ia japë gruan një tjetri, siç flet kënga sllave (aq më shumë, kjo nuk paraqitet në këngët tona epike). Të mos e konsiderojmë këtë, si një shfytyrim të heronjve të epikës sonë, por si një trajtim sui generic, që shënon kufijtë ndarës të prerë ndërmjet eposit tonë dhe atij sllav.

Në këngët tona epike, kundërshtarët nuk paraqiten me veti poshtëruese. Në këngën shqiptare "Gjeto Basho Muji dhe Kraleviç Marko", e afërt me variantin serb "Marko Kraleviçi dhe Halil Aga", Kraleviç Marko jepet po aq i fuqishëm sa dhe Muji e Halili. Këta me britmat e tyre e shkundin pyllin me lisa dhe e rrëzojnë atë poshtë, rrokullisin shkëmbinjtë në bjeshkë. Por edhe Kraleviç Marko me britmën e tij "po rrokullis shkëmbinjtë në bjeshkë".

Në këngën shqiptare "Muji dhe Zanat", të cilës i përgjigjet kënga serbe "Kraleviç Marko dhe Zanat", gjejmë dallime thelbësore të karakterit botëkuptimor, të mënyrës së jetesës, të stadit të zhvillimit social, një botë dhe një të menduar krejt ndryshe nga ai i variantit serb.

Në variantin tonë shohim elementë të mitologjisë pagane: besimin në forcën e mbinatyrshme të Zanës; shohim zhvillimin ekonomik: dhitë dhe në përgjithësi, bagëtinë si burimin e vetëm të jetesës për malësorët tanë (kujtoni brirët e dhisë ku qëndronte forca e Zanës).

Në variantin sllav "Marko Kraleviç dhe Zanat", ky, duke u mburrur si një kalorës fodull i thotë mikut të vet Millosh: "Mos ki frikë nga Zanat, sa të jem unë gjallë". Për më tepër, Marko e qëllon me topuz dhe e plagos rëndë njërën nga Zanat. Ndërkohë Muji në variantin shqiptar i këshillon shokët që, jo vetëm Zanat, por edhe dhitë, të shenjta për të, ata të mos guxojnë t'i godasin, përndryshe askush s'do kthehet i gjallë në Jutbinë.

Një situatë tjetër dëshmon, se prania e zanave në variantin serb nuk është diçka organike dhe nuk buron nga logjika e shtjellimit të subjektit, pra, nuk është një bindje botëkuptimore, por një zbukurim dhe motiv më shumë për të treguar epërsinë e Kraleviç Markos në tërë veprimtarinë e tij prej fodulli, është nënshtrimi i Zanës vullnetit të Kraleviçit. Ajo, madje, i këshillon mikeshat e saj që ato të mos i gjuajnë kreshnikët deri sa Kraleviç Marko të mbetet gjallë. Fodullëku dhe prepotenca e Kraleviçit është diçka më shumë, se një psikologi individuale.

Krejt ndryshe është puna me marrëdhëniet e kreshnikëve me Zanat. Ata jetojnë pothuaj në të njëjtat mjedise. Ata kanë miqësi dhe respekt të ndërsjellë, të njëjtat mjete jetese dhe ia njohin forcën njëri tjetrit. Kjo flet, jo vetëm për një kult pagan, por edhe për besimin e kreshnikëve në forcat e veta (kapja e dhive dhe heqja e mjeteve të jetesës për Zanat). Elementi mitologjik pagan në variantin shqiptar zbulohet, jo vetëm nëpërmjet vetëbesimit të qëndrueshëm në fuqinë e Zanave, por edhe falë përshkrimit të mrekullishëm apokaliptik të fenomeneve natyrore, që i rrethojnë Zanat "e hidhura', të gjithëpushtetshme dhe të frikshme. Kur Zanat dalin për t'i prerë rrugën krushqëve dhe për t'i ngrirë e ngurosur ata, një fllad i fshehtë fishkëllen në ahishte dhe majat e maleve tronditen tmerrësisht.

Edhe në këngën "Martesa e Halilit", gjejmë mjedise mitologjike pagane dhe patriarkale, Zanat dhe Orët, që e mbrojnë dhe e këshillojnë Halilin, se si të bëjë. Në atë këngë subjekti shtjellohet në një mjedis kryesisht malor me një dalje funksionale nga ky mjedis. Variantet sllave për martesën e Halilit largohen, në shumë aspekte, në këngën "Martesa e Halilit". Në to s'ka një vijë të vetme subjekti, situatat dhe mjediset nga më të ndryshmet përzihen (qyteti, mali, fusha), veprimi kalon nga Prilepi në Tërnovo të Bullgarisë, elementi pagan shartohet me atë barok romantik të bregdetit dalmat, me një epërsi fetare kristiane mesjetare.

Në njërin nga variantet, një personazh thotë: "Nuk kam frikë nga askush, veç Zotit/ as nga Zana që lundron/ nuk u besoj magjive/ vetëm Zotit, Zotit të madh."

Në numrin e sipërm të kufizuar të shembujve, për të krahasuar eposin tonë me atë sllav del qartë ndryshimi thelbësor ndërmjet tyre. Ata kanë lindur në mjedise të ndryshme, në periudha kohore të ndryshme, kanë historinë e vet dhe drejtimet dalluese të krijimit.

" Është tepër cinike të flasësh për perandori turko-shqiptare, pasi shqiptarët nuk kanë qenë aspak (përveç faktit që shumica e tyre përqafoi fenë islame dhe disa dhjetëra pashallarëve e vezirëve), sundimtarë, si popull, në perandori. Përkundrazi, ata kanë qenë populli i vetëm që u mohohej gjuha amtare, madje, edhe sot në Turqi, ata nuk i kanë shkollat shqip. Po të ishin sundimtarë, nuk do ngriheshin në aq kryengritje të shumta, që nga koha e Skënderbeut, deri në vitet 1909-1912, kur i dhanë goditjen përfundimtare Turqisë perandorake.

Shqiptarët janë populli i ndarë në disa shtete ende në Ballkan dhe sipas Ismail Kadaresë (në një intervistë në TV Klan më 29 tetor 2009) ata "janë kandidati numër një, për të zenë vendin e hebrejve në Evropë", jo më të mëtojnë për toka të kombeve të tjerë.

Natyrisht, shqiptarët kërkojnë e shpresojnë që, para se të hyjnë në Evropën e Bashkuar, të mund të lëvizin lirisht, të paktën, në Ballkan në trevat e banuara me shqiptarë.

" Ajo, që autori quan "Shqipëri e Madhe", qenka Shqipëria e sotme administrative, ndërsa po t'i shtojmë trevat e tjera jashtë saj, marrim një Shqipëri super të madhe!

Në librin e saj, "Planet për zhdukjen e shqiptarëve - Si u krijua Greqia dhe Serbia në territoret shqiptare" (Botimet EMAL, Tiranë 2008), zonja Elena Kocaqi thotë në faqen 27:

Në periudhën e pavarësisë së shtetit të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u dhuroi këtyre shteteve mbi 70 000 km2 të tokave shqiptare, për të mos thënë, se e gjithë Greqia dhe Serbia u krijuan në një territor të banuar nga shqiptarë. Pas luftës së viteve 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi, në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit, rreth 25 500 km2 të tokave shqiptare. Në 1913, shteteve ballkanike iu dhuruan mbi 30 000 km2 tokë shqiptare. Pra, territoret që banoheshin nga shqiptarët në shek. XIX, shtriheshin më gjerësisht se sot, pasi nuk duhet harruar që ata përbënin shumicën e popullsisë së Greqisë së sotme.

Kufijtë, që ia imponoi Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, shtetit të pavarur shqiptar, lanë jashtë saj, në fakt, 2/3 e territorit (nga 92 000 km2 gjithsej) dhe të popullsisë! Nga ana tjetër, më 1912, të gjitha trevat që përfshinte Shqipëria e pavarur, banoheshin nga popullsi kompakte shqiptare, gjë që nuk e venin në dyshim as të huajt që ngritën të ashtuquajturin Komision të Kufirit, atëhere.

Sipas Kapllanit, nuk është e vërtetë që territoret shqiptare janë tkurrur si rezultat i agresivitetit dhe shovinizmit të fqinjëve tanë, por përkundrazi janë zgjeruar, në formën e një "bing bengu", si rezultat i agresivitetit dhe shovinizmit shqiptaromadh! Ai nuk përmend, se si qindra vendbanime shqiptare në Serbinë e jugut, rreth Nishit, u zbrazën nga shqiptarët dhe u mbushën me serbë, falë vendimeve të Kongresit famëkeq të Berlinit, etj. etj. (sikurse citohet nga libri i Elena Kocaqit pak më sipër).

Harta e Shqipërisë etnike të 1912

Zoti Kapllan Resuli prej kohësh është hedhur në sulm kundër etnogjenezës iliro-pellazge të shqiptarëve, duke iu bashkuar kështu një sërë "studiuesish" të tjerë të "moderuar" shqiptarë, përkundër tezave të shtruara dhe të argumentuara gjatë shekujve të fundit. Tashmë, etnogjeneza e shqiptarëve provohet edhe mbi baza gjenetike, antromorfologjike, fizike, pra jo vetëm historike, gjuhësore, etnografike. Ajo ka shërbyer edhe si një bazë e fuqishme për të argumentuar të drejtën historike të kombit shqiptar për të jetuar në tokat që ai zotëron tani, që janë në fakt, tokat e stërgjyshërve të vet. Por edhe pa të, shqiptarët e kanë të drejtën për të jetuar në një shtet, në territoret aktuale.

Shovinistët fqinj, kaherë, nëpërmjet "shkencëtarëve" të tyre janë përpjekur ta hedhin poshtë kombësinë dhe vjetërsinë e shqiptarëve, duke i nxjerrë ata të ardhur këtu shumë vonë, edhe pas sllavëve! Kësaj fushate "shkencore" i janë bashkuar edhe disa "studiues" nga vendi ynë, që dashje-padashje po bëjnë punën e të huajve. Kohët e fundit u ndez debati për Skënderbeun, tash për Ali Pashën, nesër për figura të tjera historike shqiptare.

Do të doja t'u bëja thirrje historianëve dhe shkencëtarëve tanë që t'i përgjigjen me argumente tezave, që zoti Kapllan Resuli shtron në librin e tij, ku ai sjell plot fakte dhe referenca "shkencore", përfshi edhe 12 argumentet e famshme të albanologut Gustav Weigang, botuar në shqip më 1928 nga prof.Aleksandër Xhuvani, ku "provohet" që shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me ilirët. (Vetë Weigang ishte i mendimit se ata kanë lidhje me trakët). Është koha për t'u ballafaquar dhe jo për të bërë sehir kur lobi serb është hedhur në sulm!

Bardhyl Selimi

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 1.2046 sec, 0.0141 of that for queries. DB queries: 62. Memory Usage: 3,938kB