Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Velipoja Turistike ??? |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | E nisa ky teme sepse sepse un per vedi e kam nermen me shku simjet ne Velipoj si shkoj per cdo vjete por mas me ju rrejt hic shkoj ma shum sepse e kam te detyrume me shku me cu djalin e madh sesa kam deshiren por edhe shkoj vetem se asht ne Shqipni kaqi shkoj ne Shkoder por edhe sepse vjehrri ka nji shpi te veten qe ma ven ne dizpozicion per familje teme, por me vjen keq se si asht katanis Velipoja e mas 1990 sepse Velipoja e ka potencialin me ken nji ner plazhet ma te bukur ne Europ me det e me ran por fatkeqsisht rrealisht asht nji ner plazhet ma te prapametuna ose nji ner plazhet ma kot ne bot (Afganistani me duket ma i perparum kur e shaf ne televizor) sepse asnji nertes me perjashtim te 5 apartamente te fishts nuk jan me leje, dominon arkitektura e betonit si bunkerat kerpudha te Enver Hoxhs dikur qi se merr vesh i pari te dytin, ven qi s'ka asnji lloj urbanistiket, planimetriet apo arkitekturet, ven qi ska asnji lloj impjanti me pastru ujnat e zeza po qelbet prej meturinave e ujnave te zeza, ven qi ska asnji lloj argtimi pervec kafeve, restoranteve pa banjo qi nji zot e din si nuk smuren Shqiptart, veni vetem ne bot ose unikal qi te myt zhurma e orkestave e manjetofonave ne ambjen te hapuntan ja cojn zanin orkestrave e manjetofonave me ja mujt njani tjetrit kur nuk duhet mu leju asnji lloj muziket kur nuk ka izolim muziket prej vet restoranteve e kafeve, qi te bajn shurdh po ju kalove afer harroje me pas rrezik me pas kabinen afer dezhur te bajn diten e naten deri ne 12 te nats, veni prapametun e i panertum ose asht i nertum i shemtum dhe ska asnji lloj standart ne artiketur apo sistemim, urbanistik per turista venas apo te huj. Shkurt Velipoja asht ven i bukur si det, si ran e si pozit gjeografike por kur ti kalosh kta e te delsh ne toke vetem 1 kilometer ne toke Velipoja e vertet asht nji kosh meturinash e kasaphan betonit e rremujet qe gjithca asht po pik turistike nuk asht kurr, po thuj shyqyr qe ne Shqiptart s'dina ma mire e s'kena ku mu myt tjera kun. Per tana menoj un munesh me shku ne velipoj po per turizem nuk shkohet po nuk vuni kush dore ne at ven njiher me shkatrru komplet gjithca qi asht nertu si me i pa hell prej arroplanit e po nuk pati nji urbanistik e palanifikim me impjant per pastrimin e ujnave te zeza por tu mos harru arkitekturen dhe rregullin e ja mas me mujt me ba nji xhiro ne mrame si ti hedhin vesht ne tok orkestrat e manjetofonat pa asnji pik kujdesit e rrespektit per turistat qe kan shku per pushime atje. Ishalla bahet najher Velipoja se shemulli i apartamenteve te fisht qe s'kan asnji lloj arkitekturet mreselanse por jan krejt te thjeshta e te shperlame difton se edhe pa nertu naj mrekulli por thesht me pas nji planifikim e rregull Velipoja ka potencial por un e kam te detyrum me shku se per qefe kurr skisha shku ne Velipoj sepse nuk te afron asgja ose te afron rremuj-meturina e te ban shurdh. Si menoni ju [ Edited Mon Apr 19 2010, 07:52am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | ehhhh.... mos Z.Lec asht vend pa Zot. E kur asht vendi pa Zot gjithqa mund te pritet. Mire e bane at krahasimin me Afganistanin. Kam lexu disa lajme ku thojne se sheshi ka ndryshu dhe shtepite pa leje jane prishe etj etj.... por kur shkon vete nuk sheh asnje ndryshi. Bahet buje e madhe vetem per nje ndryshim te vogel. Ku shifet ne bote qe plazhi ruhet nga Police te veshur??? Sa hyn ne qender te plazhit te duket sikur po hyn ne Zonu ushtarake ku policija ashte ne gadishmeri. Mire asht me pase siguri por jo ne ate mase sa me vu Frugonin ne mes te "pjaces" (po i them). Kjo vret jashtzakonisht keq ne syte e turistave. Sot nje vjete do vijne me mu ne Shkoder te pakten 20 vete dhe nuk jam aj qe i qoj ne Velipoje sepse shofin vetem rrumuja si me i pa ra Tsunami!!! Bashkija nuk kjijon nje plna strategjik dha te vejne ne detyre. Vetem per prishje ndertimesh pa leje asht Komuna e Velipojes??? Ajo duhet te mendoje thelle se qfare ka nevoje Plazhisti si nje Turist i atij vendi. Tja plotesoje kushtet dhe ta banjne mu ndi te qete ne vetvehte. Kjo nuk den kohe ma, se kaluna plot 10tashma dhe asgja nuk Evolon. T U R P | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | kasaphane asht | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Germadhat pushtojne Velipojen E Marte, 01 Korrik 2008 Rudina Llazari Komuna dhe ndertimoret nuk kane bere asgje per t'i larguar, shkak mungesa e fondeve Velipoja eshte kthyer ne nje grumbull mbeturinash pas aksionit te fundit te ndertimoreve, per te cilat askush nuk eshte kujtuar qe t'i heqe. Madje, kjo panorame, behet shqetesim edhe per pushuesit e shumte, qe vetem pak metra larg kurrizit te tyre shohin germadhat e godinave te shembura. Tek-tuk shihet edhe ndonje rindertim, por zyrtaret e Ndertimores shpjegojne se eshte vetem nje objekt qe pretendon se ka leje dhe i eshte bere prishja ne menyre te gabuar. Gjithsesi, shifrat e ndertimeve pa leje jane katastrofike. Numerohen te pakten 1200 ndertime pa dokumente ne Velipojen turistike, ndersa vetem 4 prej objekteve zoterojne nje leje te tille. Aktualisht, te gjithe pronaret jetojne me ankthin e prishjes se ndertimeve. Jane te pakten 1200 objekte, te cilat jepen me qira diteve te veres dhe qe nxjerrin jo pak fitime per pronaret e tyre. Por ka edhe pallate, hyrjet e te cilave jane blere, apo ndertesa qe rrezikojne shembjen nga fadromat dhe pronaret jane ne hall te madh. Me sa duket, kjo ngjan te jete edhe arsyeja kryesore e shteses ne qirane e sivjetshme. Por historia e pervitshme perseritet ankthshem, ndersa prek vetem pak persona. Nderkohe qe gjurmet e prekjes qendrojne muaj e muaj aty, e askush nuk kujtohet te pastroje keto grumbuj qe jane nje pasqyre e shemtuar per plazhin e lakmuar. Por Velipoja qe tashme ka nisur te jete jehona e te gjithe zones se Shkodres dhe Veriut te vendit, megjithese 23 km larg qytetit, ka shume probleme te tjera. Ne nje vije bregdetare prej 12 km, ndodhen me shume se 1200 ndertime pa leje. Ndersa ne paradoks me gjithe kete situate, plazhit i mungojne investimet. Edhe ato pak para qe jane hedhur nga individe te vecante, jane ndertime ne me te shumten e rasteve pa leje. Por, probleme te tjera ne Velipoje mbeten infrastruktura, energjia elektrike, uji i pijshem dhe kanalizimet. Infrastruktura e zones le shume per te deshiruar. Rruga Shkoder-Velipoje eshte e shtruar vetem nga njera ane. Qendra dhe rruga deri ne Luginen e Vilunit, nga ana tjeter, aty ku eshte dhe fluksi me i madh i ndertimeve, nuk eshte prekur. Ndersa "pronaret" e rinj dhe te vjeter jane kujdesur qe te bejne per kete sezon rrethimin e atyre qe mund te figuroje ne letra a jo si prone e tyre. Zona te rrethuara me tela apo me shkopinj e me mjete te tjera te tipit rrethanor. Infrastruktura shkakton edhe vonesen ne udhetim, pasi per te mberritur nga Shkodra deri ne Velipoje te duhet nje ore. Nderkohe qe edhe banoret e Velipojes i ka zene ankthi i prishjes se shtepive qe i kane leshuar me qira per pushuesit. Nje pjese e tyre kane kryer prenotime banesash dhe prisnin te futeshin ne to, por te tjere kane edhe biznese te medha, si hotele e komplekse. Kreret e pushtetit vendor shprehen se ky eshte nje aksion i ligjshem dhe se per germadhat kerkohen fonde, pasi nuk mund te hiqen pa nje buxhet te komunes. Por mbeturinat e inerteve kane shemtuar se tepermi plazhin e Velipojes kete fundmuaji, ndersa sikurse edhe ne vezhgimin e para disa diteve, vihet re renia e fluksit te pushuesve ne krahasim me vitin e kaluar. Edhe kete vit llogaritej te vinin rreth 100 mije pushues, ose dicka me teper se 30 mije persona, por nje numer i madh hyrjesh jane bosh dhe te paprenotuara. "Nuk po marrim vesh c'po behet ne Velipoje" Albert Nikaj eshte 50 vjec. Ai eshte punetor i sektorit elektrik te mirembajtjes dhe shprehet se nuk kupton asgje nga situata ne Velipoje. "Nuk merret vesh se cfare eshte duke u bere ne kete vend. A ka letra te rregullta ketu, a nuk ka ne asnje vend tjeter. Pronaret kane kohe qe merren me tregti dhe biznesin e ndertimit e njohin mire. Pra, as qe mund te pretendohet se ka qene ndertim pa leje. Nuk e di. Erdhen ate dite fadromat dhe hyne me mjete, duke shembur gjithcka, pa pyetur dhe pa folur me askend. Flitet se do te kompensohen ato qe jane prishur gabimisht, por deri tani nuk eshte pare asgje. Madje dhe as nuk jane pastruar germadhat dhe komuna duhet te veproje sa me pare, pasi kjo situate vetem se shemton Velipojen dhe largon pushuesit, duke mos i dhene zhvillim turizmit ne kete zone", thote elektricisti 50-vjecar. "Zonen po e shemtojne me teper" Gasper Melaj eshte punetor i lulishtes ne Velipoje, ne varesi te komunes."Prej kater vitesh punoj ketu dhe nuk kemi pasur nje surprize te tille, gjithmone ne sensin negativ. Te vije tjetri dhe te prishe ate duket me bukur se ne asnje vend tjeter. Une banoj pak metra me tej, ne nje kthine qe me kane siguruar pronaret. Kam nje jete qe merrem me lule dhe lulishte dhe te jeni te sigurt se nuk gjen jo ne Velipoje, por edhe me larg nje pike te tille. Madje, kisha per te thene se ky vend u imponon kulture njerezve. Kam pare lloj-lloj njerezish qe vijne e pushojne ne lulishten tone, por askush nuk prish asgje, nuk kepusin ndonje lule, a te hedhe nje mbeturine pertoke. Mendoj se per nje pjese te objekteve eshte vepruar gabim dhe se duhej rishikuar dokumentacioni i tyre", shprehet Melaj. "S'kemi fonde per te hequr inertet ne germadha" Nikolle Marku eshte kryetari i Komunes se Velipojes. Ai thote se ngarkesa ne pune e ka stresuar, sidomos me fillimin e sezonit, por mendon se gjithcka do te shkoje mire. "Ka perfunduar rruga deri ne Vilu dhe kjo lehteson rrugetimin ne plazh. Eshte sistemuar shetitorja, megjithese duhet punuar serish per te. Per sa u perket ndertimeve, pritet vendimi i qeverise ne lidhje me legalizimet e te gjithe zones bregdetare. Drita dhe uji, sipas marreveshjeve qe jane perfunduar me ndermarrjet perkatese, nuk do te kete mungesa. Per sa i perket mbetjeve te inerteve, pas prishjes se ndertimeve, presim fondet nga qeveria per t'i larguar sa me shpejt qe te jete e mundur. Ndersa kemi planifikuar per argetimin zona te vecanta dhe jane bere investime nga ana e institucionit", thote Marku. "Nese jane pa leje, le te prishen te gjitha" Alma Metollari eshte nje banore e zones dhe njekohesisht pushuese, qe nuk i sheh me sy te mire grumbujt e mbeturinave e germadhave te shkaktuara pas prishjes se ndertimeve pa leje. Por, ajo vlereson zbatimin e ligjit dhe shembjen e objekteve te paligjshme. "Jam dakord te prishen te gjithe ndertimet pa leje. Edhe komplekset qe prishen nese nuk kane leje, mendoj se veprohet drejte nga ndertimoret. Tashme ka 18 vjet demokraci dhe gjerat duhet te shkojne ne vendin e tyre. Por duhet te jene te gjithe njesoj dhe jo ca te nenes dhe ca te njerkes. Po te jete per t'u prishur, le te prishen te gjithe objektet, nese nuk kane nje leje ndertimi te ligjshme. Ndryshe si do te funksionoje shteti, apo te pushojne rehat ata qe vijne ne Velipoje, apo ne te gjitha plazhet e tjera qe jane publike", perfundon Alma. Marre prej Gazets Koha Jone Online [ Edited Mon Apr 19 2010, 07:54am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | VELIPOJE Plazhi i Velipojës, i reklamuar si një ndër plazhet me ujin më të pastër në të gjithë vendin, paraqitet krejt ndryshe për rërën dhe ambientet përreth tij. Edhe pse ka një masterplan, të miratuar me vendim të KRTRSH-së së vitit 2003, ai jo vetëm që fle në sirtar, por po bëhen ndërtime me dhe pa leje në kundërshtim flagrant me të. Pronarë të ndryshëm që kanë objekte në shfrytëzim në këtë plazh akuzojnë direkt kryetarin e komunës, Nikoll Marku, për gjendjen aktuale të zonës turistike. Një ditë pasi kanë mësuar mbi arrestimin e inxhinierit të Urbanistikës në komunë për mitmarrje, Lekë Marku, i cili është dhe nip i kryekomunarit Nikoll Marku, ata hedhin akuza mbi implikimin direkt të tij në "zaptimin" pa kriter të plazhit e vetë territorit të Velipojës. Në masterplan është parashikuar që në një distancë rreth 100 m nga vija bregdetare, në brezin e rërës, të mos ketë asnjë ndërtim. Por, në të vërtetë, edhe pse në fillim të majit u bënë prishje masive të objekteve, ndërtesat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, menjëherë sapo janë larguar fadromat e ndërtimores të ardhura me shumë zhurmë nga Tirana. Në vendin e kioskave-lokale të prishura në brezin e rërës, me shpejtësi janë rindërtuar sërish lokale apo disko siç u pëlqen pronarëve t'i quajnë ato, më të "modernizuara" se të parat, pjesa më e madhe në të njëjtin vend ku kanë qenë të tjera përpara se të prisheshin. Faktet t'i tregojnë vetë pushuesit që kanë zgjedhur Velipojën në këtë sezon. Madje, ata pohojnë duke treguar me gisht se "patjetër që kanë gisht drejtuesit e komunës së Velipojës, të cilët gjatë prishjes së tyre janë kujdesur që bazamenti i këtyre kioskave të qëndrojë ashtu siç ishte, pasi u duhej përsëri". Po sipas pushuesve, si është e mundur që këtyre diskove që zhurmojnë gjer në orët e vona të natës, jo vetëm që u jepet leje nga komuna, por atyre edhe u shtyhet afati kohor i funksionimit, deri në orën 01:00 të mëngjesit. Nga 4 disko që kanë qenë vitin e kaluar sivjet numri i tyre vetëm në një vijë bregdetare rreth 400 metër ka arritur në 12 të tilla. Shezlongjet private të licencuara nga komuna janë një tjetër shqetësim i pushuesve. "Edhe pse Velipoja është plazh publik, si është e mundur, - shprehet Kujtim Asllani nga Gjakova, - që i gjithë bregdeti në qendër të këtij plazhi të mos ketë asnjë vend të lirë për ne pushuesit që të vendosim një çadër tonën drejtpërdrejt pushimoreve tona?! Nëse kanë vendosur që ta japin bregun e detit me koncesion, atëherë të mos abuzojnë me termin publik". Pushuesi kosovar shton se, nuk është kundër plazheve private, por ato duhet të kenë një raport të drejtë në favor të pushuesve, pasi Velipoja është pronë e të gjithëve. Një tjetër çudi që ka ndodhur së fundi është ndërtimi i parkingjeve private në mes të brezit të rërës. Asnjëherë dhe askund nuk është dëgjuar që në mes të sipërfaqes ranore, për të cilën krenohet Velipoja të futen fadromat, në mënyrë që ta përshtatin për parking privat. Ndërkohë që pushuesve u duhet që të përshkojnë "portën që ndan parkingun me bregun e detit për të shkuar deri tek çadrat e tyre. Përballë kësaj situate pritet ndërhyrja e pushtetit qendror për të menaxhuar gjendjen e krijuar në zonën turistike, më të frekuentuar në veriperëndim të vendit. E.Domi "Shefi i Urbanistikës më kërkoi 2 milionë për lokalin" Nazmi Kurti, pronar i një lokali në qendër të plazhit, është një nga denoncuesit e Lekë Markut, shefit të Urbanistikës në Velipojë. Ai e akuzon të arrestuarin se i ka kërkuar nëpërmjet personave të tjerë, jo më larg se 6 muaj më parë, t'i paguante një shumë prej 2 milionë lekësh të reja në mënyrë që ta lejonte vazhdimin e aktivitetit në një kioskë-lokal, marrë për shfrytëzimin prej 12 vitesh. Kurti tregon se në dhjetorin e shkuar ka nisur konflikti me drejtuesit e komunës, të cilët kanë bërë çmos që ta detyrojnë për të paguar "gjobën". Fillimisht, ata kanë lejuar që një tjetër godinë të ngrihet brenda territorit të lokalit të tij. "U planifikua të bëhej qendër shëndetësore, ndonëse nuk kishin leje të posaçme për ndërtim. Madje, prenë dhe 12 pemë, vetëm për të krijuar hapësirën. Njoftova Drejtorinë e Pyjeve, Zyrën e Përmbarimit për këto veprime. Por, pas 7 muajsh endjeje dyerve të Prokurorisë e Gjykatës së Shkodrës pa gjetur zgjidhje u detyrova t'u drejtohem institucioneve në Tiranë. Gjatë këtyre muajve arrita të çoj drejtësinë deri në fund duke bërë akuzë direkte ndaj shefit të Urbanistikës, pasi e them pa frikë se ka qenë këmbëngulja e tij që të më bëhet presion për dhënie ryshfeti, ose në të kundërt do të bëhej kjo ndërtesë me forcë duke nxjerrë jashtë loje lokalin tim. Inspektorati i Lartë Ndërtimor Kombëtar, më 8 maj nxori vendimin për prishjen e ndërtesës në territorin që ka në shfrytëzim, i ngritur forcërisht nga komuna Velipojë, në kundërshtim flagrant me të gjitha ligjet e shtetit shqiptar". Marre prej Gazets Panorama Online [ Edited Mon Apr 19 2010, 08:00am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Rrjolli, fshati turistik i izoluar nga Velipoja. Mungon ura, banorët kalojnë Vilunin me not Brikena Shllaku SHKODËR Fshati Rrjoll, i cili përf shihet në zonën më të bukur turistike të Ve lipojës, atë të Vilunit, pothuajse është i izoluar.Bukuritë e rralla natyrore vazhdojnë të mbeten mollë e ndaluar për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Shkak për “bojkotimin” e këtij fshati është mungesa e investimeve për ndërtimin e urës mbi Vilun. Prej shumë kohësh, ura ekzistuese (prej dërrase) që mundësonte kalimin e 450 banorëve në anën tjetër të Komunës së Velipojës, është dëmtuar rëndë. Ndonëse është premtuar për 18 vite radhazi për ndërtimin e këtij objekti, ende nuk është bërë asgjë. Të gjendur në një situatë të tillë, banorët e Rrjollit rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar më këmbë ose not nëpër Vilun, duke shfrytëzuar kohën dhe oraret kur ulet niveli i ujërave. Një aventurë e tillë ka pasuar dhe me raste tragjike, kur persona të ndryshëm kanë humburjetën në tentativë për të shkuar në qendër të Komunës së Velipojës. Deri para ‘90-ës në zonën e Vilunit kishte një pikë peshkimi. Varkat e peshkatarëve shërbenin edhe si mjet lundrimi për të kaluar në anën tjetër të Vilunit. Gjithçka bëhej pa pagesë. Pas 90-ës, pika e peshkimit u mbyll dhe kjo mundësi lëvizjeje tashmë nuk ekziston më. Amortizimi i urës së vjetër me një gjatësi prej 360 metrash, ka bërë që të ulet numri i personave që preferonin të kalonin pushimet në zonën e virgjër të Rrjollit. Të indinjuar nga lënia në harresë të plotë, banorët e fshatit Rrjoll u bëjnë apel strukturave shtetërore që të japin fonde për ndërtimin e një ure të re mbi Vilun. “Kemi bërë investime të shumta në shtëpitë tona. Unë kam ngritur një hotel të vogël me të hollat që kam fituar me djersë gjatë kohës që isha në emigracion në Itali. Por shpenzimet që kemi bërë po shkojnë dëm, pasi nuk kemi urë për t’u lidhur me pjesën tjetër të Velipojës”, - thotë Paulini, njëri nga banorët e fshatit Rrjoll. Ai sqaron se edhe ata pak pushues që vijnë me fëmijët e tyre në fshat, kanë frikë të kalojnë mbi urën ekzistuese. RRJOLLI Fshati Rrjoll kufizohet në veri nga Maja e Zezë, në perëndim nga laguna e Vilunit, ndërsa në lindje e jug nga deti Adriatik. Plazhi i Rrjollit me rërën e zezë nga jodi, është i pashfrytëzuar. Ky fshat turistik ka një pozitë gjeografike tepër të lakmueshme për turistët, që pëlqejnë t’i largohen zhurmës së plazhit të Velipojës Marre prej Gazets Shqiptare [ Edited Mon Apr 19 2010, 08:05am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pronat në Velipojë, peng i uzurpimeve Problemi i pronave vazhdon të jetë shqetësues për banorë të komunës së Velipojës , të cilët ende nuk kanë gjetur zgjidhje për atë që e quajnë uzurpim të tokës nga persona të tjerë e për të cilën përballen me indiferentizmin e shtetit. Anila Dushi Mon, 21 Jul 2008 08:38:00 Problemi i pronave irriton banorët e Velipojës: Ne jemi pronarë, të tjerë njerëz përfitojnë nga tokat tona. Pronarët autoktonë akuzojnë shtetin se tregohet indiferent ndaj abuzimeve me tokat në bregdet. SHKODËR- Problemi i pronave vazhdon të jetë shqetësues për banorë të komunës së Velipojës , të cilët ende nuk kanë gjetur zgjidhje për atë që e quajnë uzurpim të tokës nga persona të tjerë e për të cilën përballen me indiferentizmin e shtetit. “Në rast se shteti shqiptar nuk ndërhyn për zgjidhjen e problemit të pronësisë, atëherë do jemi të detyruar ta zgjidhim atë invidualisht, pavarësisht nga pasojat”,- deklarojnë disa prej banorëve të Velipojës. Ata kanë dokumentacionin e pronësisë së tokës në bregdet, por persona të tjerë janë vendosur aty. Tonin Vata, Luigj e Mark Matusha, Dedë Kroi, Gjobalin Zekaj janë disa nga pronarët e ligjshëm të tokave në këtë zonë, të cilët denoncojnë uzurpimin e pronave të tyre. Tonin Vata shprehet se: “po përplasemi të vetëm me ata që nuk janë pronarë dhe shteti nuk ndërhyn për të bërë asgjë“. Sipas tij, janë disa nga familjet autoktonë të kësaj zone turistike që kanë trashëguar toka, por që ato janë zëna nga të tjerët dhe problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Matushajt , Metbeqajt, Dedë Kroi, Kol Tusha e Gjovalin Zekaj historikisht kanë patur prona dhe kanë jetuar në Velipojë. Familja Matushaj e cila ka prona në Veliojë tregon se e ka të pamundur t’i marrë ato, pasi janë zënë nga të tjerët.“Kemi qenë disa herë në komunë , kemi lajmëruar dhe policinë por në tokën tone ndërtohet sot e kësaj dite dhe askush nuk i pengon . Madje punohet dhe natën. Që nga viti 1947 e deri në vitin 1991 kemi qenë kulakë, të burgosur , të shpronësuar e të persekutuar, pasi kishim tokën që na e mori shteti. Kështu vazhdojmë të jemi dhe sot”,-thotë kryefamiljari Mark Matusha. Familja Matusha ka privatizuar 8700 metër tokë në vitin 1994 në fshatin Pulaj, tek stallat e fazanëve që ishin ndërtuar në pronën e tyre, por aty tashmëjanë vendosur banorë të ardhur nga zonat e thella malore. Të tjerë pronarë tokash në Velipojë shtojnë se edhe pse tokat u nda nga shteti shqiptar sipas ligjit 7501 , përsëri pronarëve legjitimë në komunën e Velipojës nuk u është rikthyer asnje metër tokë nga ajo se çfarë u takon. Pronarët e vjetër nuk kanë përfituar asgjë, megjithëse i kanë kërkuar komunës së Velipojës të ndërhyjë për pastrimin e tokave nga ndërtimet pa leje. “I kërkojmë qeverisë shqiptare dhe kryeministrit shqiptar të merren me problemin e Velipojës, të hapen dosjet e Velipojës dhe t’i kthehen tokat pronarëve . Nuk është e drejtë të marrin tokë ato që nuk kanë patur kurrë tokë këtu , ndërsa ne, pronarët e ligjshëm të rrimë e të shohim si pasurohen të tjerët me pronën tonë”- shprehen banorët e Velipojës . Problemi i pronësisë së tokës në Velipojë, veçanërisht në fshatrat Pulaj, Baks , Rrjoll etj, që kanë detin fare afër dhe shfrytëzohen për zona turistike, vazhdon të mbetet pezull, duke mbajtur peng dhe e ligjërimin e ndërtimeve të bëra në plazh, mbi 90% e të cilave janë pa leje . Në vitin 2006, katër zyrtarë të agjencisë së kthimit e kompensimit të pronave u arrestuan me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës lidhur me tokat në Velipojë. Të gjithë ata morën pafajësinë, ndërsa problemi i pronës në këtë zonë turistike zvarritet pa fund, në dëm të pronarëve të ligjshëm. Marre prej shekullionline.com [ Edited Mon Apr 19 2010, 08:06am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ::bud:: ka shkruar: ehhhh.... mos Z.Lec asht vend pa Zot. E kur asht vendi pa Zot gjithqa mund te pritet. Mire e bane at krahasimin me Afganistanin. Kam lexu disa lajme ku thojne se sheshi ka ndryshu dhe shtepite pa leje jane prishe etj etj.... por kur shkon vete nuk sheh asnje ndryshi. Bahet buje e madhe vetem per nje ndryshim te vogel. Ku shifet ne bote qe plazhi ruhet nga Police te veshur??? Sa hyn ne qender te plazhit te duket sikur po hyn ne Zonu ushtarake ku policija ashte ne gadishmeri. Mire asht me pase siguri por jo ne ate mase sa me vu Frugonin ne mes te "pjaces" (po i them). Kjo vret jashtzakonisht keq ne syte e turistave. Sot nje vjete do vijne me mu ne Shkoder te pakten 20 vete dhe nuk jam aj qe i qoj ne Velipoje sepse shofin vetem rrumuja si me i pa ra Tsunami!!! Bashkija nuk kjijon nje plna strategjik dha te vejne ne detyre. Vetem per prishje ndertimesh pa leje asht Komuna e Velipojes??? Ajo duhet te mendoje thelle se qfare ka nevoje Plazhisti si nje Turist i atij vendi. Tja plotesoje kushtet dhe ta banjne mu ndi te qete ne vetvehte. Kjo nuk den kohe ma, se kaluna plot 10tashma dhe asgja nuk Evolon. T U R P hahahah m'ke shkri me pershkrimin e policeve ![]() Velipoja pa plehra nuk asht ma Velipoje. Aty me i lan, bashke me derrat qe hajne, e bashke me lopet qe kullosin ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | e habitshme pra se kur flas me prinderit me thojn qe velipoja plot me plazhista njashtu me plehna e ma lope e derra edhe prape njerezit shkojne imagjinojeni pa me ken velipoja ne e rregullume nuk ka me pas ven me vu cadren | ||
Back to top | | ||
zjermi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1293 Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38amPosts: 2976 | ne velipoje ne daq me e dite ti, une kam ndejt ne hotel "arda" disa vjet dhe shumica e hotelit asht me elbasanas, pjesa tjeter jane prej krujet, tiranet, kam pase edhe do vlonjat njeni ishte shefi i policise se sarandes. kam degju disa tjere se edhe durresake jane tuj ardhe shume ti o pellum simbol i paqes, nder shekuj popujt t'kane rrespektu ndalo pak ti n'shkodren teme nje mesazhe urim prej meje me ju dergu. dje prej jush une jam nda ne vend t'huej per me lulzu nje premtim prindve ju kam ba sa te jem gjalle me i nderu! (marre nga ZEST) | ||
Back to top | | ||
guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35amPosts: 4466 | para do kohesh pash disa foto te velipojes ketu dhe mu duk sikur jam t'i pa irakun qe jepet ne tv. nuk kekem i vetmi qe paskam ket impresion. uroj qe te sensibilizohet populli dhe ta ndryshojn at perle natyret. | ||
Back to top | | ||
Shqiptar. |
| ||
![]() Registered Member #2181 Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pmPosts: 445 | Une kisha me pershkru Velipojen ishtu si jam tu e pa itash Velipoja=Mrekulli natyrore Velipoja=Shkatrrim urbanistik e arkitektural | ||
Back to top | | ||
JAMES |
| ||
![]() ![]() Registered Member #772 Joined: Sun May 06 2007, 05:48pmPosts: 1458 | velipoja: të shkosh në velipoj ,në kët rast flas për veten që jemi larg nga shqipëria,do të thot se ne në veçanti jemi të denuar të shkojmë në velipoj,sepse jan rrethanat që na detyrojnë të shkojmë atje në atë masë njerzish që nuk kan rrespekt për njeritjetrin,aty ku pluhuri ,plehrat jan sinfonia e çdo sekondi që ti merr frym atë ajr të ndotur , një pjes e konsiderume populli tonë ka dal jasht orbitet,ati populli duhet ti ndrrohet qipi se ai qip i ka marr ujë ,pse e them këte, ska dy ditë që jam kthy nga shkodra dhe pushimet i bëra në velipoj,aty pash shumucen e njerzve që nuk kishin frig makinen ,ku i thonin makinës në rrug të makinës shtyj mandej se këtu jam unë zot ,aty pash njerz që bënin zhumile e tyre pran çadrave të plazhit dhe i linin aty ,në këto raste nuk kishte faj shteti po individi,sikur të gjithë të pastronim vetëm hijen e çadres tyre plazhi do ishte krejt tjetër,unë për vete pastroja 4 deri 5 çadra rreth mejet sepse doja pasterti për vete e për familjen time, vllezrit e mij ndonse shumë kush prej tyre me detyra të larta në instutucionet e lokale nuk pastronin as hijen e vet,në kët drejtim bëja pak moral dhe menjëher aty ndryshoj çdo ditë e më mirë,po ç'nevoj ka me i ba morol dikush, kur pastertija ashtë për vetveten e nuk duhet të pritet që paspastertit që ti vet i bën e të vijnë të tjeret ti pastrojnë,populli jon asht armik i vetvetes,me ato sjellje që ai bën nuk ka të drejtë ti kërkoj nga të tjeret. unë pash edhe dy gjëera shum negative në Velipojë E para: Muzika në klubet e natës nuk rrespektone afatin e vendosur nga komuna që ishte deri në oren 1 të natës,ato vazhdonin deri në të zbardhur të ditës,pse ndodhte kjo sepse vet mbrojtesit e ligjit shkelnin ligjin,pra policët ,ishin të lidhur me shefat e klubeve i shikoje sa në njerin klub e sa në tjerin duke pir sëbashku me shefin ,dhe pikërisht atë natë aty muzika nuk ndalonte,. Unë kisha shkuar të pushoja dhe një gjë të tillë nuk e duroja,mora disa inisjativa duke u lidhur me policin qendrore ,po arruganca e tyre më detyroj të kërkoja ndimen e prfeektit i cili asht mik i imi dhe fatmirsisht fjala e tij u zbatua me shkakimin e policit arrogand,dhe muzika u ba mollë e ndaluar për klubet pas ores 1 e natës,kam marr pergezimet nga shumë pushues që e moren vesht këte mesele. E dyta: Motorrat e ujit bënin guida, xhiro të rezikshme në mes të njerzve ,ajo ishte teper e rrezikshme ç'do ditë thoja "zot na ruj nga ato idjot,, ,ku faji ishte i policisë,që nuk kishin vendos kufirin e lejuar,fajin policia kishte edhe te lejimi i makinave në orët e xhiros që leviznin në rrugët ku xhiroja ishte në pikun e vet me shumë femij e njerz të tjer ku mundoheshin të defreheshin në atë katrahur velipoja për simjet përsa i perket qenres ishte si në avganistan gjith pluhur vertet në rikonkstrusion me perspektiv për vitet e ardhshme por për simjet ishte xhynah që të shpenzosh të shkosh atje ,këte e them për ne që jemi jasht ,se neve na kushto tëpakten 3000 euro një pushim i tillë.me aq pare mundesh të bash pushime në spaj turki ase diku tjetr e të argëtohesh edhe më shumë. Në shkoder pash një krim orbanistik të betonizimit pa kriter ,po në fund të fundit shkodra kishte ndyshu për mirë ,me rrugë të shtruara mirë ,por pash që kriminel shkodran kishin prish përseri asfaltet e reje, t'ju them të drejten mu duk se zemra më më rrahu fort nga inadi ,si ka mundesi që një njeri e përdhunon shtetin me ato veprime ,ku kanali të qon tek dera e ati që e ban , ato investime i presim tesh sa vjet dhe vjen një idjot e ti ban të pavleshme . E vetmja kënaqesi që më afroj ai vend ishte kontakti me shumë dashamirs që për pak i kisha harruar nga largësija kohë që nuk jan pak po plot 6 vjet që nuk kam shkuar me pushime,kjo e fundit na bëjnë të jemi të denuar të shkojmë në atë vend , të pranojm me sforcim ato kushte jo të kandshme [ Edited Sat Aug 09 2008, 08:45pm ] | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | fjale shum me vend James | ||
Back to top | | ||
shehrezade |
| ||
![]() Registered Member #1166 Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pmPosts: 149 | te dyja edhe turizem edhe kosh plehnash sapo erdha.pleh gjithkund kam shku ne komun e kam bertit e ja kam nis tuj ja numru atij komunarit e atyne te tjerve te pakten ja shpraza nervat i thash tana :pleh pa asnji ndryshim cdo vit vij,jan marr 50milio fonde ku jan,mir plazhe private pa asnji baz legale po kjo qe pika kulmore qi me revoltoj pash 1 pastrus plazhi privat qi plehnat e tij i hodhi nga ana publike.i thash ty te ka dal emni si shpesh neper gazeta dhe me i ba presion ,shkodra ka me e marr valipojen ne gjestion,ju s'rrespektoni vedin punen tuj dhe e meritoni qeverin qi ju hedh fmit ne ere si ne gerdec dhe at qytetarin qi vjet pat rrah policin ne komisarjat. etj etj.Nja 2 dit mrapa bashkia e shk. i kish ba presjon dhe ishin cu demek me pastru edhe un kam ndihmu tan paraditen. Po edhe populli a pis se hedhin ku te munden,gjithashtu pushtetart-pushta:ministria e turizmit,mir qi na diskriminojn ne rreklama mbi turizmin edhe shengjinin cesin e ne ja,i ishin kerku 60kosha plehnash e i kishin pru vec 20.mgjth. njashtu dha lajm se shq. nga ks e maqedonia po e mlojn ka kerkes ma shum se ofert de e kuptoj klima,deti rana cmimet ma te ulta se ne jug dhe jam e bindun se e kam degju nga 2 veta te pakten Mentaliteti i afron ma shum masi nuk jena aq "agresiv" me klientin kur bahet fjala te parja,jena ma mikpritsa.ditor nga qytete te tjera ma shum po nejse ska pesh aq.nejse se di a do kem deshir te shkoj vitin tjeter masi ta ndryshoj 1her,ishalla kam mundesi. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | komunarit ![]() ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Fatkeqsisht jam teper dakortk me ju parafolsat. Pse me diskutu kot?!. Velipoja vetem se ka njat uje e ran qe i ka fale Zoti, po per te tjerat qe jane ne dore "njeriu" (me i thane) ske qa me komentu. Ma mire me thane ne duar te kafshve se nuk bahet ndryshe. Kur ne nje prazh vjen era coftine qa ke me thane? Asht turp e marre me rreklamu ate vend se je tuj rrejt vedin. Qdo vite shkoj me padurim dhe qdo vit mbes i zhgenjyer nga mosperparimi si i njerezve si i komunes si i urbanistikes. Prejmend me te ardhe me vjedhe kur mendon sa njerz te degjeneruar jane ne ate komune qe e rjepin ate vend vetem tuj fute paret ne xhep. Per mos me fole per qmimet e kabinave dhe te ushqimeve. Nuk arrij me kuptu si shiptaret qe banojne ne vend mund ti perballojne keta qmime. Nje Kabine ban rreth 300 mile lek!!! Po me 300 Euro shkon ne plazhet ma te mira te botes, me udhetim, me hotel dhe me mengjes te pagume! Banje hesap vete kyt pune. ![]() | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Velipoja ska ken noj her ma mire ma.edhe ne koh te komunizmit njato tre palate e ato kabina, qa ka pas infrastruktur noj here? por duhet m epranu se tranzicioni arriti edhe ne bregdet, e jo vetem neper qytete fatkeqsisht.per mendimin tem velipoja duhet te rezervohet me ndertime dhe fluksin enjerezve ,seedhe 10vite rana e velipojes ta po shtypet si asht ba plazhi i durresit...sa ma pak ndertime duhen aty ejo te ndertojn dite e nat ndertesa, s edhe vjen nje dite do na dalin velipoja qytet konkurus me shkodren dhe bye bye shkodra masanej po i shohim njerezit ne dimer ne breg det ....une deshiroja qe velipoja te konsiderohet park komtar si dikur e rezervat, se i kan shku ndertesat afer kafsheve dhe shpendve.te lihet zone per piknik si gjithmon e pak vende per pushim ejo si tash po na kthehet ne kazan zhumilesh.e ma teper po humbet at qejfin edikurshem kur ishte plazh lokal vec shkodran...une tash nuk shkoj ma tash 5jet me ba plazh vec kam shku per nji vizit 10oreshe e me ik vrap prej atje se lanen nam mush me barrnavek haahahahahahahahaha eduhesh me marr perkthys me vedi s esi marr vesht qaf lasin?, hahahahah | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | tashi cdo e mire e ka nji te keqe ne te! Me pelqen velipoja e nuk e ndrroj me asnji vend tjeter!!! Permiresimet vijn tu u ba gradualisht....rensi ka qe ka nji fare ndryshimit. | ||
Back to top | | ||
Shqiptar. |
| ||
![]() Registered Member #2181 Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pmPosts: 445 | Velipoja si natyre e det me rane asht ven i bekum, pa ne gjenjen si asht me perjashtim te njatyne 6 apartamenteve te fishts qe edhe ata jan ba pa leje, asht pasqyra e vet Velipojakve dhe asht marrja e cdo Shkodrani qe mburret me Velipoje, se Velipoja asht gjithca pa ven me ba plazh nuk asht, nuk ka asnji gja terhekse e asnji lloj infrastrukturet asht thjesht degradim e shkatrrim i atij bregdeti qi ne Shkodranve na ka pa ba krenar dikur ne komunizem pra qi kena ken nja 1000 her ma te varfen e ma keq, por qi sot asht marrja e tanve ne, po marrja ma e madhe asht e ktyne hajdutave qeveritar qi kena qe lajn mu ba ky krim ekologjik e urbanistik ne Velipoje e qi si fusin buldozat me pastru cdo nertim e cdo kaqorre pa leje qe e kan ba ne toka te zanuna e te vjelluna. [ Edited Sun Nov 09 2008, 02:07pm ] | ||
Back to top | | ||
::albweb:: |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2264 Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05amPosts: 3321 | Pa maj naqe ke shum te drejte ti.Por na Shkodrant jena msu me u knaq me pak.Por ngaqi Velipoja asht njaq "e keqe"sa thu ti ka pas nji dyndje te madhe njerzish nga gjithe Shqipnia sivjet,edhe nga Kosova.E sa per pallate ka edhe Durrsi,po nuk ke qa ban se e kan shfrytzu ne maximum.Atje rana punohet me traktor kur fillon sezoni i plazhit.Dhe ktu ne Velipoje nuk rregullohet aq shpejt sa mendon ti.Se ngatrresen ma te madhe e ka ba vete populli i Velipojes ne tokat.Dhe dicka tjeter,The se ne kohe te komunizmit jena mburr me ate bregdet.Po po te tham se per shumicen e popullit te shkodres ai vend nuk ka ekzistu,dhe ata qe e kan njoft,shum pak kan pas te drejte me shku ne Velipoje.E asht gjaja ma e shkurt qe per cdo gja me ia lan fajin qeverise,ne nji kohe kur ne vete nuk jena hala te ndergjegjshem. Uroj qe avash-avash te fillosh te ndryshosh mendim. ![]() | ||
Back to top | | ||
☆_CorOnA_☆ |
| ||
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠![]() ![]() Registered Member #2419 Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pmPosts: 1274 | A e keni pa Napolin para 2 mujsh si a ken plot me meturina?? Per mu ashte velipja i 100 her ma mir se Napoli edhe se ka pak metorina. Per c'do ver qe shkoj ne velipoj e gjej ma te paster. ████─████─████─████─█──███──█─ ────█ █────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█ ████─████─████─█────█─█████─█─ ────█ ───█─█────█────█──█─█─█───█─█ ████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█- | ||
Back to top | | ||
**Rusjane** |
| ||
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "![]() ![]() Registered Member #404 Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33amPosts: 1615 | Ndihem keq tu pa kto foto =((=(( por prap ska gja qe me ndalon me shku atje. Edhe skena shtet ![]() ![]() Skam me e harru kete vere qe isha, djali po luante afer meturina e u mundova me e pastru vendin. Aty afer ishin disa te rinj (vajza e djem) filluan me qesh, njeri prej tyre me tha ne italish merre edhe kete (ishte nje shishe birre bosh)u ndiva keq me te dhane te drejten.=(( Se shkojne e pastrojne meturinat e italis e jo ato ku rrine=((=(( | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Velipoja, kete vit me ulje cmimesh E Shtune, 27 Qershor 2009 Velipoja eshte me po ate rere te mrekullueshme dhe bimesi te gjelbert, por edhe me po ate papasterti te madhe dhe moskujdesje te jashtezakonshme te shtetit, komunes dhe Ministrise se Turizmit. Pushuesit jane te shumte ne kete moment dhe rruga e shtruar ka shtuar edhe ato ditore, qe nuk pertojne dhe vijne edhe nga zonat e verilindjes ne Velipoje. Cmimet nuk kane rene ne kabinat e plazhit me te madh te veriut te Shqiperise. Ato perseri levizin nga 25000 leke te voglat dhe pa kushte, deri ne 45000-80000 leke te atyre me kushte te plotesuara afer qendres dhe buze detit. Ne keto dite eshte tejet e veshtire te prenotosh nje dhome a hyrje hoteli, nga 15 korriku deri ne 15 gusht dhe pak me e lehte per datat 1-15 korrik dhe 15-30 gusht. Emigrantet, kryesisht nga Italia dhe Gjermania, e mbushin zakonisht plazhin. Numri i tyre eshte rreth 10 mije, te cilet familjarisht vijne ne Velipoje edhe per te pushuar, por edhe per t'ju krijuar shpeshhere kushte per pushim te perbashket familjareve, prinderve dhe ne pergjithesi fisit, me idene per te qene bashke. Edhe tualetet jane brenda kushteve te normalitetit. Dhoma te tilla kushtojne nga 35-45 mije leke ne periudhen 15 korrik, deri me 15 gusht. Te "Kompleksi i Fishtes", ku jepen apartamente te rregulluara me qira, cmimi shkon nga 70-80 mije leke ne 15 dite, cka konsiderohet teper i kripur per pushuesit. Por gjithsesi cmimet jane me te uleta ne krahasim me sezonin e kaluar, ku ishin te pakten 10 per qind me shume. Cmimet e ushqimeve zene nje tjeter vend te vecante ne xhepin e pushuesve qe preferojne te gatuajne vete se te shkojne ne restorante. Ne Velipoje cmimet jane gati dy here me te larta se ne Shkoder. Pronaret thone se kane shume kerkesa kete here nga kosovaret dhe maqedonasit qe, te ardhur pak vite me pare kane mbetur te kenaqur me ate qe i ofron plazhi. Ne Velipoje numerohen te pakten 120 hotele. Ne fakt asnje nga keto nuk eshte perfshire ne sistemin e vleresimit me yje. Cmimet variojne nga 5-18 euro per person ne nate, si dhe 18-72 euro per dhome. Disa nga keto hotele kane te pershire ne cmim edhe ushqimin, ne tre ose me pak vakte. Vetem pak prej tyre ofrojne telefon ne dhome. Shume prej tyre kane lulishte e parking per klientet. Disa te tjere kane edhe sherbimin e barit dhe restorantit. Ne Velipoje ka te pakten 33 plazhe private, qe ofrojne mundesi akomodimi ne cadra e shezlongje kundrejt pageses prej 300 leke per nje cader. Ne plazh ka edhe nje rreshqitese me uje, qe te kujton mjediset e nje akuaparku, shume zbavites per femijet. Koshat e mbeturinave jane te perhapur. Ka edhe banja e dushe publike qe ofrohen kundrejt nje pagese prej disa dhjetera lekesh. Sherbimi ne lokalet qe patem mundesi te frekuentonim, sherbimi ishte i kulturuar dhe i shpejte. Ne plazh kishte e dyqane me ushqim te shpejte e vende ku mund te blihen pije te ndryshme freskuese. Disa nga lokalet sherbejne edhe si klube nate te pershtatshme per pushuesit e rinj. Ato sherbejne deri ne oret e vona te nates. Cmimet e pijeve dhe e ushqimit te shpejte nuk jane me te larta se mesatarja e tyre ne qytete. Nje dreke apo darke kushton nga 2 mije deri ne 5 mije leke ne cift, ku varet preferenca dhe vendi ku shkohet prej pushuesve. Rudina Llazari: Investimi dhe pretendimet, kush fshihet pas luksit Ne Velipoje numerohen 1220 ndertime, vetem 4 me leje Ne nje vije bregdetare prej 12 km ndodhen me shume se 1220 ndertime ne Velipoje. Ndersa ne paradoks me kete, plazhit i mungojne investimet. Sipas shifrave te bera publike nga KRRTSH-ja, nga te gjitha ndertimet ne Velipoje, vetem 4 rezultojne te jene me leje ndertimi. Ka kohe qe flitet per prishjen e plote te tyre, ndersa plazhit i mungojne investimet. Eshte folur per prishjen e ndertimeve pa leje dhe cdo dite pronaret jetojne me ankthin e shembjes nga fadromat. Vitin e kaluar u ndermor nje aksion ne prag te sezonit, duke krijuar nje rremuje totale qe ndikoi edhe ne mbarevajtje. Nderkohe qe pronaret e hoteleve, restoranteve apo shtepive, shprehen se kane siguruar kushte te mira per kete vit. "Kam siguruar kushte te tjera. Te gjitha dhomat kane soba gatimi me gaz", thote A. Bushati, pronar i nje vile 4 kateshe ne qender te plazhit. Ai shton se uji i Velipojes nuk eshte per konsum dhe se klientet e tij e blejne ne dyqane. Ne pergjithesi edhe dhomat qe ofrohen kane kushte te favorshme. Nje numer fiks prej 4 shtreterish, nje tryeze me kater karrige dhe nje kuzhine te kompletuar edhe me pajisje. Vilat dhe hotelet luksoze shtrihen pergjate te gjithe siperfaqes, por dyndja me e madhe e "pasanikeve" shihet pikerisht ne pjesen e fundit te plazhit, aty ku ndahet me Shengjinin. Ne letrat shoqeruese te pronesise se ketyre vilave figurojne emrat e njerezve te rendomte, por qe dikush tjeter me pushtet fshihet pas tyre. Ne Velipoje, nje pjese e pronareve jane nga Bajza e Malesise se Madhe. Megjithese eshte rreth 45 km larg plazhit, Bajza ka "pronat" e veta ne Velipoje. Shkodranet e dine se ndertimet e tyre jane pjelle e trafikut dhe e kontrabandes se naftes qe i pasuroi se tepermi. E vecanta, fitimi nga misrat e pjekur Ne qendren e Velipojes jane mbi 100 dyqane te veshjeve te plazhit apo te frutave, perimeve dhe embelsirave. Velipoja eshte nje nga "tregjet" e medhenj te biznesit te "karabushave", (Misrave te pjekur) dhe njerezit jane mesuar tashme me karrocat e prodhuara per llac qe mbajne misra, qymyr dhe nje zgare. Cmimi i nje misri te pjekur eshte 50 leke dhe fitimi per nje te shitur shkon ne 40 leke. Vetem brenda nje dite nga mengjesi deri ne darke, shiten minimumi 160 cope dhe kjo nuk eshte per te qeshur kur ne fund llogaria e fitimit pa taksa eshte mbi 6400 leke ne dite. Te dhenat per Velipojen 4 km gjatesi plazhi dhe 300 m gjeresi 70 ndertime pa leje te prishura 5 milione leke investime 50 banja publike 1220 ndertime ne bregdet 4 ndertime me leje 35 vjet vjetersia e plazhit 33 plazhe private 40 punetore pastrimi 100 dyqane ne plazh Roje bregdetare per pushuesit Cmimet e kabinave 25000 leke kabina pa kushte 45000-80000 leke me kushte, afer detit Shtepi me qira 35-45 mije leke, 15 korrik-15 gusht 70-80 mije leke ne 15 dite te "Kompleksi i Fishtes" Cmimet e hoteleve 120 hotele ne Velipoje 8-18 euro nata per person 18-72 euro nata, me 1-3 vakte 10 per qind ulje cmimesh Restorantet 2-5 mije leke per cift Gatimi i preferuar, prodhimet e detit Preferohet gatimi ne banesa Plazhi 33 plazhe private 100-1500 leke per cader 2500-300 leke bashke me shezlongun © 1991 - 2009 Koha Jone [ Edited Mon Apr 19 2010, 08:10am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | I-Merguemi ka shkruar: Une kisha me pershkru Velipojen ishtu si jam tu e pa itash Velipoja=Mrekulli natyrore Velipoja=Shkatrrim urbanistik e arkitektural Shkatrrim arkitetktural? Kur ka pas arkitektur te ndertume Velipoja? | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System