Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
"Pse biznesi italian preferon Shkodren"
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jun 12 2008, 09:53am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Pse biznesi italian preferon Shkodren"
E Enjte, 12 Qershor 2008
INTERVISTA/ Konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguccio ndalet ne lidhjet mes dy vendeve
Lidhja mes Italise se Veriut dhe Shqiperise ka rrenje te thella historike. Nderkohe, Shqiperia e Veriut ka shume paralelizma me Italine e viteve '50-te, jo vetem ne mentalitet, por edhe ne situaten e zhvillimit. Per me teper, potenciali i veriut eshte i jashtezakonshem. Keto vleresime, i jep konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguccio.
Ai flet ne intervisten per "Koha Jone", mbi zhvillimet social-ekonomike ne vendin tone dhe ndalet ne lidhjet e zgjeruara sidomos me veriun e Shqiperise. Me konsullin italian ne Shkoder, Stefano Marguccio, bisedoi gazetari Tom Thercaj: Keni vizituar nje pjese te konsiderueshme te gjeografise se veriut te Shqiperise, si ju duket ne raport me vendin tuaj dhe cilat jane mundesite e zhvillimit te kesaj zone? Lidhja mes Italise se Veriut dhe Shqiperise ka rrenje te thella historike dhe kujtesa e popullit shqiptar, sic e demonstron komuniteti arberesh ne Itali, eshte shume e mire. Nderkohe, Shqiperia e Veriut ka shume paralelizma me Italine e viteve '50-te, jo vetem ne mentalitet, por edhe ne situaten e zhvillimit. Potenciali i veriut eshte i jashtezakonshem. Ne nje nga vizitat e mia te para, ku kam qene ne Bajram Curri, kam deklaruar qe ne veri eshte pjesa me e mire e vendit: koka eshte ne Shkoder, qe i ka dhene Shqiperise gati gjithe potencialin intelektual, poete e muzikante, zemra eshte ne Lezhe, ku ndodhet mauzoleu i heroit kombetar Skenderbeut e krahet jane ne male, sepse malesoret me forcen e vendosmerine e tyre dine te jene punetore te medhenj. Nuk besoj qe eshte nje fraze, por nje potencial real qe duhet vleresuar e qe mund te sjelle ne nje zhvillim te jashtezakonshem. Rajone si Veneto e Friuli Venezia Giulia, qe kane karakteristika te ngjashme me ato te Shqiperise se Veriut, ne vitet '50-te ishin te varfra, friulianet emigronin ne gjithe boten ne kerkim te nje te ardhmeje me te mire dhe grate e Venetos ishin te kerkuara ne Milano si governante e punonjese ne shtepi. Tashme keto rajone jane motori i zhvillimit ne Itali dhe jam i sigurt qe nje proces i ngjashem do te realizohet dhe ketu. Italia ka qene dhe eshte nje nga partneret strategjike te Shqiperise. A mendoni se ka ende vend per nje zgjerim te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve, qofshin keto te bashkepunimit mes bizneseve apo edhe vete perfaqesuesve te qeverive? Nuk mendoj qe ka kufij ne permiresimin e raporteve. Nga kendveshtrimi i bashkepunimit sipermarres ne te cilin mund te permiresohet ai i komunikimit. Sipermarresit italiane nuk jane akoma te ndergjegjshem per mundesite e investimeve ne Shqiperi e here here jane te genjyer nga nje imazh i nje vendi qe nuk i korrespondon realitetit. Ambasada e Italise ne Tirane dhe Konsullatat jane duke kontribuar per te dhene gjithe informacionin e duhur. Se fundmi vete ambasadori D'Elia ka mbeshtetur nje dossier ne kanalin 505 Class/CNBC ne Sky, qe mund ta shihni duke e hapur nga home page i ambasades e qe ka ngjallur nje interes shume te madh ne vendin tone. Kjo perpjekje duhet te shoqerohet edhe me nje veprim aktiv dhe te qeverise se Tiranes, promovimi i territorit ne fakt eshte nje element kyc per zhvillimin. Nga kendveshtrimi politik jemi duke jetuar nje periudhe te forte afrimi mes dy qeverive dhe fushat e thellimit jane nga me te ndryshmet me mundesi bashkepunimi ne fushen ushtarake, shkencore e shume ane te tjera. Kryeministri shqiptar ka shprehur hapur mendimin e tij per ndertimin e nje centrali berthamor nga kompanite italiane, nderkohe qe kompania ENEL eshte nje nder pretendentet kryesore te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise ne KESH. Si ju duket ky kthim i vemendjes ne mundesite qe ofron vendi juaj? Furnizimi me energji elektrike eshte nje nga prioritetet e politikes se jashtme italiane dhe mundesite per bashkepunim mes Italise dhe Shqiperise do te thellohen. Afrimi gjeografik dhe miqesia mund stimulojne nje faze te re per partneritet, te kenaqshem per te dyja palet. Fuqizimi i rrjetit energjetik shqiptar eshte shtyse per investime te reja dhe ne infrastrukture te re, dhe Italia ka patjeter kapacitetet teknike per te kontribuar ne menyre te vendosur ne kete fuqizim, pervec dhe faktit e te qenit nje klient i fuqishem per blerjen e cdo mbiprodhimi. Cila eshte prezenca e biznesit italian ne Shkoder, dhe a ka projekte te reja qe mund te konkretizohen se afermi? Direkt dhe indirekt sipermarrjet italiane ne zonen qe mbulon Konsullata u japin pune 4700 personave dhe kjo eshte nje kontribut direkt ne zhvillimin e territorit dhe nje pergjegjesi e madhe. Operojne ne pergjithesi ne sektorin e kepuceve, konfeksioneve dhe produkteve ushqimore dhe zene rreth 30% per secilen fushe prodhimi, por merren dhe me punimin e drurit, ndertim dhe artizanat. Ne fakt ne te ardhmen me sa shihet do te investohet ne disa fusha. Me te rendesishmet do te jene ne zonen e Lezhes. Deri tani jemi ne fazen e finalizimit te autorizimeve sipas ligjit, behet fjale per sipermarrje italiane shume te rendesishme ne sektorin e cimentos, te materialeve te ndertimit e te prodhimit te energjise, emra te njohur si Colacem, Fassa Bortolo e Marseglia Group. Kur te finalizohen keto investime do te vendosen ne territorin mes Lezhes dhe Shengjinit dhe do te investojne disa qindra milione euro. Autoritetet lokale me kane dhene sigurine e disponibilitetit te tyre e qe gjithcka do te realizohet ne nje periudhe te shkurter kohe. Nga shtatori ka mundesi qe do te fillohet te konkretizohet dicka. Keto dite, qeveria shqiptare miratoi 6 zona industriale, nder te cilat edhe ajo e Koplikut, ku tashme eshte bere e ditur se do te instalohen perfaqesuesit te shumte te biznesit nga Italia. Ne c'faze eshte ky projekt dhe cfare do te sjelle kjo per banoret e zones? Projekti i Koplikut sic dihet ka lindur nga ideja gjeniale e sipermarresve te Shoqates se Sipermarresve Italiane qe operojne ne Shqiperi (AIIOA) dhe ka marre ne muajt paraardhes gjithe autorizimet e nevojshme ne nivel lokal e kombetar. Tenderi per delegimin e administrimit te zones industriale do te behet nga ministria kompetente shqiptare, me sa dihet do te zhvillohet ne muajin qershor. Urojme qe gjykimi te behet brenda kohes se mjaftueshme qe te mund te fillohet nga puna per ate qe quhet motori i zhvillimit i Malesise se Madhe. Nese investimi do te kete sukses ne fakt e gjithe kjo zone do te kete nje qender prodhuese ne gjendje qe te vleresoje forcen e punes e te coje ne nje ngritje ekonomike qytetin e Koplikut e rrethinat e saj. Si i shikoni nismat ne mbeshtetje te biznesit dhe kryesisht te investitoreve te huaj dhe a kane ndikuar ne terheqjen e investitoreve italiane? Masat e qeverise shqiptare jane revolucionare dhe shume pozitive. Ne kete moment vendi, sipas meje, gezon nje periudhe shume te favorshme per sa i perket terheqjes se investimeve te huaja, nga njera ane shume sipermarres italiane qe kishin derguar kapitalet e tyre ne Rumani e Bullgari po i rivleresojne ato pas futjes se ketyre vendeve ne Komunitetin Evropian, dhe jane ne kerkim te mundesive per kushte me te favorshme. Ne krahasim me konkurrentet mesdhetare, Shqiperia ka arritur nje stabilitet demokratik qe eshte garancia dhe siguria per sipermarresit dhe per kete duhet te falenderohet qeveria dhe opozita. Keto iniciativa mbeshtetese per sipermarrjet do te kene sukses vetem nese autoritetet shqiptare, e kam fjalen per burokracine dhe policine, do te dine te zbatojne ne menyre konkrete duke bashkepunuar me investitoret e rinj dhe duke krijuar nje klime te favorshme. Prej burokrati e di mire qe ligjet e mira nuk mjaftojne, duhet dhe nje zbatim i mire. Kjo periudhe eshte edhe ajo e aplikimit te te rinjve shqiptare per te studiuar ne Itali. Duke pare kerkesat ne rritje, a mundesohet realizimi i tyre dhe sa do te jete numri i pranimeve kete vit? E kemi shume merak ceshtjen e studenteve, te cilet duke u specializuar te ne do te kene mundesi te jashtezakonshme formimi dhe do te jene ne nje te ardhme mediatoret me te mire kulturor mes Italise dhe Shqiperise. Atyre, te tre institucionet konsullore, do t'iu dedikohen me kujdesin me te madh dhe do te kene te gjithe mundesi te prezantojne kerkesat e tyre per pranim ne universitetet italiane. Do te jene me shume se njemije kete vit qe do te prezantohen neper zyrat tona e si gjithmone do te kene nje trajtim te privilegjuar. Menjehere pas ndryshimit te qeverive ne Itali eshte vene re nje qendrim tjeter per sa i perket komunitetit te emigranteve. Cili eshte mendimi juaj dhe a mendoni se eshte koherente duke pasur parasysh politikat globaliste? Nuk do te jem une ai qe do te gjykoj vendimet e qeverise sime. Ceshtja mbi sigurine e qytetareve italiane, i lidhur me disa ceshtje te fenomenit migrator, ka dominuar fushaten elektorale. Opinioni publik pret keshtu pergjigje nga qeveria, sic ka demonstruar me ane te masave te marra nga Keshilli i Ministrave. Por vemendja drejt integrimit te Ballkanit ne Komunitetin Evropian eshte maksimal dhe mendoj se prezenca e ministrit Fratini ne ekzekutiv e demonstron ate.

MARRE PREJ KOHAJONEONLINE


[ Edited Thu Jun 12 2008, 09:54am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
zjermi
Fri Jun 13 2008, 03:19am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
italianet na njofin mire per shkodran. se familjet e zotnive te dikurshem kane pase ba tane tregtine me italine, prej portit te bunes. familjet tedeskini, kakarriqi, saraqi etj etj. kane name ala sot me ato familje qe kane pase ba tregti ne itali.
masandej shqipnia ne ate kohe asht identifiku me shkodren

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
shkodran_
Sat Jun 28 2008, 04:39am

Registered Member #2002
Joined: Fri Jun 20 2008, 04:23am

Posts: 82
kur ne Shkoder ka pas konsullata te shteteve....si Anglia, Franca, Austrohungaria, Mali i zi e Italia, qytetet e tjera kan kujtu se hahen....por 50 vjet komunizem + 17 vjet "demokraci" e kan cu Shkodren njaty ku asht sot.

Koha, eshte teater
Njerezit, jane aktore
Dreqi, me revole
Zoti, regjizor...

Back to top
Shqiptar.
Sun Jul 05 2009, 04:33pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Po se len Salia e miqt e tij biznesin Italian e asnji lloj biznesit tjeter te huj me preferu Shkodren e asnji vend tjeter ne shqipni, pervec se me preferu tokat qe ka ble e bija ne Vlone-Durrs-Tirane njaty ku jan investu tana investimet e huja tash 4 vjet gati 4 miljard Euro.

Ba me ba vaki e me lujt mensh vajza Salis apo miqt e Salis me ble toka ne Shkoder-Velipoj-Alpe apo diku tjeter athere prejmen qe ka munsi qe bizneset e huja me ardh me investu neper tokat e familjes te Sali Berishs me shoke se nrysh s'ka me ba vaki.
Back to top
star
Sun Jul 05 2009, 04:42pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
Mbi ca bazohesh qi flet ti kshu?!
Back to top
Shqiptar.
Sun Jul 05 2009, 05:41pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
pimp ka shkruar:

Mbi ca bazohesh qi flet ti kshu?!



Pse mar burre a nuk te duket se asht fakt a se shkodra asht qyteti ma i varfen ne shqipni a me papunsin ma te madhe ne shqipni a, a s'te duket fakt ty a se asnji autostrade e ransishme qi ka pa premtu Salia me shoke 4 vjet mapara me Hanin e Hotit e me Gjakoven nuk asht ba ne shkoder a', a nuk te duket fakt ty a qi tana investimet rreth 4 miliard euro jan ba bash ne tokat qi ka pa ble vajza Salis ne Vlon-Durrs e Tirana tash 4 vjet a, a s'te duket fakt ty a qi asnji gja nuk asht ba me portin e buns apo me infrastrukturen e Velipojs qe asht katandis ma shum qysh se erdhi Salia me shoke, tash pse kan ba njat pijac mor burre nuk i jep shkodres as buk e as rroge e as nuk e qet prej varfnis, pra mar pimp medet hallit per shkodren e per ne ne dor te kuj ka met edhe per 4 vjet tjera, mas u habit qi per 4 vjet vetem rrugen e gjuadolit ka me ba Sala me Jozin e prap shkodra ka me ken veni ma i varfen ne shqipni pa infrastrukture hic e pa port e ku Velipoja e alpet kan me pas ma shum nertesa pa leje e ka mu dukt ma keq se afganistani. Fakti asht se asgja e ransishme tash 4 vjet nuk asht ba n'shkoder, se shkodra ka nevoje per autostrada e rrug me lidh me Kosoven-Malin e Zi-Lezh-Shnjin-Tiran-Durrs-Elbasan-Shkup per me dasht mu zhvillu e per me dasht me mijetu njashtu si ka ken gjithmone, ja me ba si bani sala qi tana premtimet qi ja ka pa ba shkodres 4 vjet perpara asnji se ka rrealizu por erdhi me paturpsi e ja bani prap, asnji rrug apo autostrad te ransishme qi jan venat e gjakut te tregtis e zhvillimit nuk ka ba me lidh shkodren tash 4 vjet Sala pamvarsisht se na i ka pa premtu, tana i ka pa ba Fatos komunist Nanoja. Tash ne ikyt qi permena jam bazu pimp

[ Edited Sun Jul 05 2009, 05:43pm ]
Back to top
star
Sun Jul 05 2009, 05:48pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
Kaciku ka shkruar:

pimp ka shkruar:

Mbi ca bazohesh qi flet ti kshu?!



Pse mar burre a nuk te duket se asht fakt a se shkodra asht qyteti ma i varfen ne shqipni a me papunsin ma te madhe ne shqipni a, a s'te duket fakt ty a se asnji autostrade e ransishme qi ka pa premtu Salia me shoke 4 vjet mapara me Hanin e Hotit e me Gjakoven nuk asht ba ne shkoder a', a nuk te duket fakt ty a qi tana investimet rreth 4 miliard euro jan ba bash ne tokat qi ka pa ble vajza Salis ne Vlon-Durrs e Tirana tash 4 vjet a, a s'te duket fakt ty a qi asnji gja nuk asht ba me portin e buns apo me infrastrukturen e Velipojs qe asht katandis ma shum qysh se erdhi Salia me shoke, tash pse kan ba njat pijac mor burre nuk i jep shkodres as buk e as rroge e as nuk e qet prej varfnis, pra mar pimp medet hallit per shkodren e per ne ne dor te kuj ka met edhe per 4 vjet tjera, mas u habit qi per 4 vjet vetem rrugen e gjuadolit ka me ba Sala me Jozin e prap shkodra ka me ken veni ma i varfen ne shqipni pa infrastrukture hic e pa port e ku Velipoja e alpet kan me pas ma shum nertesa pa leje e ka mu dukt ma keq se afganistani. Fakti asht se asgja e ransishme tash 4 vjet nuk asht ba n'shkoder, se shkodra ka nevoje per autostrada e rrug me lidh me Kosoven-Malin e Zi-Lezh-Shnjin-Tiran-Durrs-Elbasan-Shkup per me dasht mu zhvillu e per me dasht me mijetu njashtu si ka ken gjithmone, ja me ba si bani sala qi tana premtimet qi ja ka pa ba shkodres 4 vjet perpara asnji se ka rrealizu por erdhi me paturpsi e ja bani prap, asnji rrug apo autostrad te ransishme qi jan venat e gjakut te tregtis e zhvillimit nuk ka ba me lidh shkodren tash 4 vjet Sala pamvarsisht se na i ka pa premtu, tana i ka pa ba Fatos komunist Nanoja. Tash ne ikyt qi permena jam bazu pimp



Mire po tham a ke fakte qi flet per investimet e 4 miliard lekve ne tokat e vajzes te Salise?!
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2659 sec, 0.0779 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,686kB