Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Migjeni |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Ishte një poet dhe prozator. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij. Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të krijimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndanë veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë («kalbësinave që kërkojnë shejtnim»). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto krijime me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në krijimtarinë e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën"etj.). Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit Krijimtaria e tij la gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës. Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë. Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe krijimtarinë e tij janë botuar studime e artikuj të shumtë. Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe (1956). Ju dha titulli "Mësues i Popullit" (1957). ![]() | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Vargjet e lira TE BIRTE E SHEKULLIT TE RI Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në "shejtnin" e tij e çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue... Na të birtë e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot - se dheu ynë qe kafshatë e huej dhe në marrzi duhej shum shtRejtë t'u paguhej. Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast' i ynë i mbramë edhe fatlumë ditëm me thanë : S'duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore - duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S'duem, për hir të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim", të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap kangën e trishtimit, kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis - të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Na të birtë e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem' me ra fli. | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Vargjet e lira KANGET E PAKENDUEME Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori, të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori. Thelltë në veten teme kangët e miajesin... e unë jam vullkani që fle i fashitun, por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin. Por a do të vijë dita kangët me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën. 0 kangët që fleni reliktet e mia q'ende s'keni prekun as një zemër të huej, vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia unë- djepi juej; ndoshta vorri juej. | ||
Back to top | | ||
Tafil Ibriku |
| ||
![]() ![]() Registered Member #335 Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pmPosts: 201 | Kangt e mjerimit POEMA E MJERIMIT Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanëjetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin - janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit te kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini | ||
Back to top | | ||
menelau |
| ||
![]() Registered Member #976 Joined: Mon Jul 30 2007, 09:29amPosts: 59 | "Shkodra , dashunorja e maleve te hjedhta, lumejve te cemte dhe liqenit andrrimtar" - Migjeni | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Paralele intelektuale/ Çarja migjeniane në letërsinë ekzistenciale » Dërguar më: 12/10/2008 - 09:34 Prof. Alfred Uçi Qysh në vitet 80, kur botova “Mitologjia Folklori Letërsia”(l982), fillova të shkruaj edhe një monografi për veprën letrare të Migjenit. Në këtë monografi, midis të tjerash, pata trajtuar edhe një problem të rëndësishëm rreth pikpamjeve botëkuptimore (filozofike) dhe estetike të Migjenit dhe raportit të tyre me filozofë të shquar të shek. XIX, që e patën ndjerë krizën e filozofisë, estetikës dhe arteve klasike dhe që u përpoqën të konceptonin një vizion të ri për të ardhmen e kulturës europiane. Krahas Artur Shopenhauerit (1788-1860) dhe Fridrih Niçes (1844-1900), të cilët Migjeni vetë i ka përmendur me emër në letra e shënime të tij, unë shtova edhe emrin e danezit Sören Kierkegard (1813-1855), që nuk është prekur nga askush e asnjëherë; para se ta botoj këtë monografi, për herë të parë po paraqit një pjesë të argumentave në të mirë të hipotezës sime mbi disa paralele intelektuale e estetike, që më kanë rezultuar duke krahasuar idetë e Kierkegardit dhe Migjenit. Midis tyre spikat terminologjia e re filozofiko-estetike, që përdorë të dy shkrimtarët. Kierkegardi e ka shprehur thelbin dhe specifikën e filozofisë së tij me një varg koncepte-letrarizma, që nuk patën lojtur në përgjithësi ndonjë funksion përcaktues terminologjik në filozofinë e estetikën klasike, si: Alternativa; mëdyshja; “Ose...Ose...;” “dilema”; “paradoksi”; “tragjikomedia”; “tjetërsimi”; “makthi”; “kriza”; “instinkti”; “ankthi; “dëshpërimi”; “pesimizmi”; “lumtëria”; “jeta”; “vdekja”; “irracionalja”; “ndjeshmëria” etj. Të tilla ishin sintagmat e paradigmës eksistenciale të Kierkegardit, që i jepnin risi mendimit të tij filozofik e estetik. Por ajo që na ka habitur e na shtyn ta pranojmë hipotezën tonë, jo vetëm në rrafsh formal gjuhësor, është prania e po kësaj terminologjie edhe në shkrime të Migjenit, në prozë e në poezi, pavarësisht nga nuancat e ndryshme e të kundërta kuptimore dhe interpretuese të tyre. Le të kujtojmë në fillim titujt origjinalë të disa krijimeve të Migjenit, në të cilët, së bashku me poezinë, është përthithur edhe terminologjia e nonklasikës: “Alternativa”; “Sokrat i vuejtun – apo derr i kënaqun?”; “Ose...Ose...”; “Dilemë”; “Tragjedi apo Komedi?”; “Idhuj pa krena”; “Gogoli”, “Rrota e jetës”; “Vetvrasja e trumcakut”; “Bukuria që vret”; “Gogoli”; “Të korrunat”etj.. Këtë aromë filozofiko-estetike përcjell edhe vargu i poezive të Migjenit: “Parathania e parathanieve”; “Poema e mjerimit”; “Të lindet njeriu”; “Zgjimi”; “Blasfemi”; “Rezignata”; “Trajtat e mbinjeriut”; “Pesha e fatit”; “Kanga e dhimbës krenare”; “Shpirt’ i ri”; “Lutje”; “Kanga që s’kuptohet”; “Vetmia”; “Nën flamujt e melankonisë”. Vetëm titujt e veprave migjeniane do të mjaftonin për të ndjerë e kapur aromat e një filozofie europiane të tipit ekzistencial të viteve ‘30. Paralelen tjetër substanciale ne e shikojmë në përkimin e ekzistencializmit të Kiekergardit me tematikën ekzistenciale të veprës artistike të Migjenit. Kierkegardi njihet tashmë si themeluesi i parë i filozofisë së ekzistencializmit, i cili, nga njëra anë, me idetë e tij guxoi të ngrihet kundër filozofisë klasike dhe predikimeve të klerit zyrtar, gjë për të cilën u persekutua. Ai besonte se ishte deformuar rëndë prej klerikëve mëkatarë kuptimi i Krishtërimit dhe i Fjalës së Zotit, i Biblës. Në fillim kjo kritikë e tij nuk u kuptua e nuk u vlerësua seriozisht dhe u quajt “një belbëzim fëminor”, që përsëriste spekulime të vjetra antifetare, antiklerikale të filozofisë materialiste dhe të idealizmit objektiv, që u imponoheshin profanëve me praninë e një fillese inpersonale, transcedentale. Për këtë arsye mendimtari i ri, i mprehtë ngulmoi ta mbronte veten, duke thënë se ishte në kërkim të një mendimi të ri konkret, jospekulativ, që buron nga ekzistenca dhe jo nga “fryma absolute” e Hegelit, as nga “materia e pavdekshme” e materialistëve, të cilët, sipas opinionit të tij, pranonin pajtimin në harmoninë e të kundërtave (teza-antiteza-sinteza ose trupi e shpirti). Duke i bërë jehonë filozofisë së Shopenhauerit, filozofi danez bashkohej me të, duke e ndjerë krizën intelektuale në fushën e filozofisë, e estetikës klasike dhe në atmosferën e romantizmit; ai kërkonte rrugëdalje në një filozofi të re, “që të më ndihmojë të njoh veten time, -shkruante ai, - të gjej të vërtetën që është një, të përqafoj idenë, për të cilën dua të jetoj e të vdes. Dua,-vazhdon ai,- një imperativ ndërgjegjeje, që ta ndjej veten në agim të ditës së shpirtit tim, me atë dëshirë që kanë shkretirat afrikane për të thithur ujët”. Kjo filozofi, sipas tij, duhej të ishte më pranë jetës dhe e çliruar nga zhgënjimet spekulative, dogmatike dhe romantike, prandaj ekzistencializmin e tij e kuptonte si një variant të “filozofisë së jetës”. Sipas tij, çdo sistem filozofik është një citadelë e mbyllur, e kyçur me armaturat e kategorive abstrakte, metafizike; kjo kështjellë qëndron përballë jetës dhe lëvizjes së shpejtë të saj. Njeriut i nevoitet, shkruante prifti disident, një filozofi që të shmangte determinizmin e rreptë dhe të mos përjashtonte mundësitë e shumta të zgjedhjeve e veprimeve të vullnetshme të individit. Madje, në kushtet e shpërthimit të individualizmit dhe të kultit të individit, Kierkegardi edhe veten e vet e vlerësonte në rolin jo të një Krishti të ri, por “të Leonidhës fitimtar të Termopileve”. Që këtej, ai e quante të nevojshme të braktiseshin armaturat me kategoritë metafizike të filozofisë tradicionale dhe të zëvendësoheshin me idetë e reja të “së përveçmes”, me lirinë e individit, me subjektivitetin e tij. “Kjo e përveçme, -shkruante ai,- nuk është rigjetje e vonuar imja, por është kryefjala e fillimeve të mia. Kategoria e së përveçmes qëndron e lidhur pa asnjë kusht me atë lloj kuptimi që kam unë. “E përveçmja”, me të cilën do të kalojë koha, duke më pushtuar trupin tim, do të ecë në këtë rrugë dhe unë do të dal fitimtar. Ky fat nuk e dëmton Leonidën e Termopileve”. Këtë dialektikë ekzistenciale Kierkegardi e shtriu në tre drejtime: në Estetikën, Etikën dhe Fenë. Problemi i ekzistencës së njeriut, i fatit të tij në jetë, nga lindja e deri në vdekje, enigma e qenies njerëzore, me të mirat e të këqiat e jetës, me tragjeditë e komeditë e saj ka qenë temë e përherëshme e poezisë edhe e prozës së Migjenit; për më tepër, pjesë e kësaj paraleleje ka qënë trajtimi i kësaj problematike nga një këndvështrim ekzistencialist filozofik, estetik dhe etik. Migjeni çmonte mendimin e gjallë e konkret filozofik, që pranonte se njeriu lind në natyrë që të jetojë i lirë e të jetë i lumtur. Në poezinë “Të birtë e shekullit të ri” formulonte si kërkesë programore filozofike e jetësore “ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë”; në poezitë për brezin e ri ai kërkonte një jetë të lumtur, të gëzuar, normale dhe të çliruar nga vuajtjet e mjerimi. Duke i vendosur në vendin e vet nevojat natyrore jetësore, Migjeni e pat shmangur biologjizmin, natyralizmin vulgar, kurse njeriun e konsideronte qenie që qëndron më lart se gjithë qeniet e kozmosit, mbi botën e instinkteve e jetën shtazore. Duke rrahur problematikën ekzistenciale Migjeni bëri një hap të rëndësishëm, kreu një kthesë të vërtetë brenda letërsisë sonë kombëtare, e cila, për shkaqe të mirënjohura, kish qenë e angazhuar kryesisht me problematikë historike, atdhetare aktuale dhe kryesisht vazhdonte të mbështetej në frymë e platformës ideologjike të Rilindjes Kombëtare. Me këtë ajo shfaqej e vonuar, madje e prapambetur ndaj çka po ndodhte në letërsinë moderne europiane të shek.XX, kurse Migjeni e ktheu fytyrën e poezisë dhe të prozës së tij drejt modelesh estetike më të përparuar e më bashkohore të letërsisë moderne. Më fort se cilido shkrimtar tjetër shqiptar, Migjeni e bëri temë themelore të krijimtarisë poetike problemin e lirisë, siç e patën edhe gjithë shkrimtarët e mëvonshëm ekzistencialistë. Ai nuk e ngushtonte lirinë vetëm në aspektin politik, por i vishte karkater më universal, e trajtonte në një rrafsh të mirëfilltë artistik, e ndërsuazonte në qarkun e problematikës ekzistenciale të njeriut. Ai nuk besonte në një liri absolute të njeriut si ato të romantikëve sentimentalë dhe e kuptonte se në çdo veprimtari, në çdo hapësirë e kohë njeriu ndjen fatalitetin e vartësisë së tij nga natyra, shoqëria, nga një mori e tërë faktorësh të jashtëm e të brendshëm. “Liri!-ironizonte ai, -Po, liri edhe gaforja gëzon,/por gafore asht!.../Liri, ku plogshti ndërgjegje gjallon, jo liri nuk asht!...”. Migjeni nuk u kundërvihetj, por e saktësonte kuptimin e nevojave jetësore, duke e plotësuar me një ideal humanitar, në vatrën e të cilit vendoste vlera të larta morale, shpirtërore. Dhe kjo tregon se, ashtu siç afrohej në disa drejtime me “filozofinë e jetës” të Kierkegardit, ai dinte edhe të ndahej prej saj, kur kjo e lëshonte njeriun në duart e instinkteve dhe të biologjizmit. Tregimi “Kënga e trumcakut” e shpreh qartë revoltën e pakënaqësinë e njeriut kur ndjen fatalitetin e palirisë dhe vartësinë nga forca irracionale. Poeti konkludon se njeriu s’bën të dehet e ta çmojë pesimizmin si lumtërim e liri individuale vetmie,ashtu siç pohonte Kierkegardi, sepse njeriu zotëron aq forca shpirtërore dhe vullnet për veprime aktive sa mund ta fitojë lirinë e vyer. Prandaj Migjeni ndahet në mënyrë kategorike nga pesimizmi filozofik jo vetëm i Shopenhauerit, por edhe i Kierkegardit, kur thotë: “Pesimist nuk jam, se besoj në një fuqi të njeriut, besoj në mbinjeriun!”, një formulë kjo emblematike që kuptohet drejt, si përfytyrim autentik migjenian për “Mbinjeriun-Njeri”, modeli i tij i përsosjes dhe i tejkalimit të vet të “Njeriut-Njeri”. Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, po as si zvarranik; njeriu, sipas poetit, meriton të merret e të trajtohet, ashtu siç është në vetvete e ne rrethanat shoqërore, po kështu edhe jeta duhet të merret ashtu siç është. Në novelën “Tragjedi apo komedi” Migjeni e thellon këtë motiv ekzistencial. Migjeni nuk arsyetonte vetëm për ekzistencën, anën e sipërfaqshme të njeriut, siç mendonte Kierkegardi, por edhe për thelbin e brendshëm, të cilin nuk e kan] përfillur edhe ekzistencialistët e tjerë të shek.XX (Sartri,Kamy, Zhilson etj.). Ai ndruhej e përpiqej të mos ish as i cekët, i sipërfaqshëm, fenomenologjik, as qaraman; ai kërkonte që jeta të merrej me seriozitet, sepse ajo e tërheq njeriun me bukuritë, begatitë e të mirat e saj, sepse njeriut i jepej jeta një herë e i vlen ta gëzojë; por ajo, s’bën të idealizohet, sepse ka edhe anën tjetër, të kundërt, është tinzare, e ashpër, e pamëshirëshme dhe dinake. Jeta, sipas poetit, është e vështirë, sepse “njeriu lind në thërime të vogla të lotit, e prej andej niset në udhë të fatit të vet me shpresë në ngadhnjime të vogla, përshkon gjithë viset kah rrugët janë shtrueme me ferra, rreth të cilave shifen vorret me lotë e të marrët që zgërdhihen”. Brenda dy skajeve të ekzistencës: lindjes dhe vdekjes, sipas poetit, jetën, ekzistencën njerëzore e mbushin përjetimet nga më të larmishme: të ëmbla e të hidhta, të vetdijshme e spontane, racionale e instinktive, e mbushin tundimet e Parajsës dhe të Skëterrës. Që këtej Migjeni arsyeton sikur t’i kish njohur jo vetëm predikimet e ithtarëve të “filozofisë së jetës”, por edhe ekzistencializmin e Kamysë mbi absurditetin e ekzistencës njerëzore. Në novelën “Vetvrasja e trumcakut” poeti mediton: -Drita e mendjes mund të shërbejë për të zbuluar një botë të bukur, por trumcaku i Migjenit ka lindur dhe e gjen veten të braktisur në një botë absurde, armiqësore, ku zotërojnë forcat shtazarake, fillesa derriane. Si dhe pse gjindet trumcaku në këtë botë të pakuptim, “në këtë pikë kozmike”, kjo s’dihet, por, sipas poetit, s’mjafton intelekti që trumcaku të bëhet i lumtur (se ai “pak kujt i solli qetësi dhe të mirë”); me ndihmën e tij mund të zbulosh anët absurde të botës dhe janë pikërisht këto që e detyrojnë intelektin të bëjë “kapërcime logjike”: “Ç’ka janë këto kapërcime logjike:-ka me bërtitë ndokush.- Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tonë reale? Pse më zemërohe dhe po don me më gjyku për disa kapërcime logjike askuj damsjellëse?...”. Forcat e absurditetit të jetës e vënë njeriun përballë shumë ose...ose...-ve: Të distancohet prej saj, duke e soditur, apo të marrë pjesë në lojën absurde? Të lozë rolin e Hamletit (të humanistit që paralizohet nga mëdyshja e s’vepron?) apo rolin e Don Kishotit, duke hedhur vallen e aventurave të tij të pafundme, sipas Migjenit, të domosdoshme. Trajtimi i problematikës eksistenciale e afron shumë Migjenin jo vetëm me Shopenhauerin dhe Niçen, por edhe me Kierkegardin dhe përfaqësues të tjerë të letërsisë realiste të kohës, që ishin treguar tejet të vemendshëm për mprehtësinë e shumë aspekteve të kësaj problematike. Ky orientim estetik në krijimtarinë letrare të Migjenit nuk ishte i rastit, por buronte, veç të tjerash, nga kuptimi i imperativit dhe i emergjencës së afrimit të artit me filozofinë moderne, siç e patën ndjerë këtë nevojë edhe Shopenhaueri, Kirkegardi dhe Niçeja. Në epokën e mbizotërimit të sistemeve filozofike metafizike dhe të pozitivizmit, të romantizmit dhe simbolizmit etj. pati një frikë e stakim, një shkëputje të artit e letërsisë nga filozofia dhe estetika teorike, madje që këtej shumëkush besonte se kjo ndarje kishte qenë edhe shkaku i krizës së idealit estetik dhe i rreziqeve të tjera ndaj arteve, kurse Migjeni, siç e dëshmon ngarkesa filozofike e veprës së tij artistike dhe interpretimi i thelluar i jetës, kishte një opinion tjetër; problematika ekzistenciale dhe në përgjithësi zhvillimet e përshpejtura, të ndërlikuara dhe kontradiktore të jetës shoqërore të shekullit të fundit, sipas tij, nuk mund të kuptoheshin e të reflektoheshin thellë në fushën e poezisë e të prozës pa u mbështeturn në një filozofi moderne, që shmangte të metat e metafizikës, dogmatizmit, relativizmit e subjektivizmit dhe që afrohej me problemet madhore të botës moderne. Pra, ai ishte për vendosjen e lidhjeve me një “filozofi jete”, ashtu siç ishin venë në kërkim variantesh të saj - Shopenhaueri, Kierkegardi dhe Niçja. Migjeni pat simpatizuar disa ide të këtyre mendimtarëve e artistëve të tjerë, që u kushtonin vemendje nevojave jetësore të individit e shoqërisë dhe prirjeve natyrore të jetës. Por brenda paraleles që përmendëm ka disa dallime thelbësore midis Kierkegardit dhe Migjenit; pavarësisht nga pretendimet letrare që kishte, danezi ka qenë parasëgjithash filozof dhe synimet e tij kryesore ishin të formulonte një doktrinë filozofike, që të përmblidhte nën krahët e saj etikën e reformimin e teologjisë fetare. Elementet estetike e letraro-artistike në veprën e tij ishin vetëm një shtojcë në funksion të teorisë së tij filozofike. Arti për të ishte mjet e jo qëllim, prandaj, sado që në veprën e tij nuk mungon përfillja për estetikën e letërsinë, siç do ta shikojmë më poshtë, ai e ngushtoi ndjeshëm rolin e estetikës dhe të letërsisë në veprën e tij, duke e tepëruar me moralizime, didaskalizëm dhe predikime të karakterit teologjik. Ndryshe nga mendimtari danez, Migjeni nuk ka patur synime profesionale të karakterit teorik, as në fushën e filozofisë, etikës, as të teologjisë; por vepra e tij dëshmon qartë se ai ishte një poet i madh dhe një estet origjinal, i përkushtuar tërësisht pas artit. Fuqia krijuese spontane dhe erudicioni i tij estetik e kulturor ia bënë të mundur të shmangë krejtësisht didaskalizmin dhe moralizimet bajate, që kishin qenë të shpeshta edhe në letërsinë shqipe para tij. Poezisë e prozës së tij ai u dhuroi patos estetik, si thellësi vrojtimi e përshpjegimi impresionuese të jetës, si vërtetësi e afeksion artistik, si ekspresivitet e emocionalitet ndjenjash e mendimi. Nga ana tjetër, ndjeshmëria e finesa e jashzakonshme poetike e ndihmuan të përthithë dhe ta tretë estetikisht jo vetëm filozofinë moderne , por edhe idetë politike, morale më të përparuara të kohës, të cilat i ngjizi në magjen e estetikës së tij, i shkriu në një strukturë estetike harmonike, siç ka ndodhur shumë rrallë me poetë të tjerë të vërtetë. Brenda afrisë me danezin, në veprën e Migjenit spikat një mendim poetiko-filozofik, që vendos në qendër të krijimtarisë një interpretim të shëndoshë, bashkëkohor të problematikës ekzistenciale, që u përgjigjej shqetësimeve më të rëndësishme të viteve 30 të shekullit të kaluar, shqetësime të çliruara nga traditat e shekujve të më parshëm. (Ky është vetëm një fragment, i shkëputur nga monografia e prof. Alfred Uçit e cila është në proces botimi) Marre prej Gazets Shqiptare Online [ Edited Mon Oct 12 2009, 10:56am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë » Dërguar më: 27/11/2008 - 11:28 Esmeralda Keta Dikur i censuronte Partia, ndërsa sot censurohen në emër të liberalizimit. Dhe nxënësit, si sot, si në kohën e monizmit, vazhdojnë të kenë në dorë një tekst letërsie të reduktuar. Që nuk përfshin të gjithë autorët, m a d j e edhe ata që ishin, j a n ë reduktuar aq shumë saqë autorët e teksteve “ k a n ë h a r - ruar” të shkru - ajnë qoftë edhe një varg nga poezitë e De Radës, Mjedës apo Asdrenit. Dhe këtij shkurtimi nuk i ka shpëtuar dot as Migjeni, i cili është zhdukur nga një pjesë e teksteve të letërsisë së Gjuhëve të Huaja dhe të shkollave profesionale, ose është reduktuar në vetëm një orë. Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka sqaron se vendi ynë nuk është gati të përballojë kaq shumë alternativa për një tekst shkollor, të cilat kanë sjellë një mal me probleme. REDUKTIMI I AUTORËVE Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka është krejtësisht kundër heqjes së Migjenit nga disa tekste të letërsisë. “Migjeni është reduktuar në vetëm një orë mësimi, ndërsa është hequr nga tekstet e letërsisë së Gjuhëve të Huaja dhe ato profesionale dhe për këtë, megjithëse është kundërshtuar, Ministria e Arsimit dhe hartuesit e programeve n u k k a n ë dhënë ndonjë argument të bazuar për një nismë të tillë. Ka pasur debate të forta për këtë gjë, por ende nuk kemi marrë një përgjigje të saktë”, - ka shpjeguar Gjoka. Ndërkohë që po sipas tij, tekstet tona shkollore kanë ende probleme të pazgjidhshme të metodikës, psikologjisë, anës shkencore dhe sidomos tekstet e letërsisë, të cilat janë shkrirë me ato të gjuhës. I njëjti problem, sipas studiuesit Gjoka, ekziston edhe në shkrirjen e letërsisë shqipe me atë të huaj, ku nuk përcaktohet niveli i njohurive shkencore që duhet të marrë një nxënës. “Në letërsinë e vitit të dytë të shkollës së mesme, që është një letërsi shqipe e gërshetuar me atë të huaj, përmenden De Rada, Mjeda dhe Asdreni, por nuk ka asnjë varg të këtyre autorëve. Për mendimin tim, një konceptim i tillë i teksteve shkollore është i paplotë nga ana metodike dhe ajo letrare, pasi të krijon idenë sikur poezia shqiptare është rrudhur së tepërmi dhe ka mbetur vetëm tek autorët bashkëkohorë”, - ka shpjeguar ai duke i sugjeruar Institutit të Kurrikulës, që në përzgjedhjen e alternativave të ketë parasysh nivelin e dijeve, raportin e vendosjes së tyre si dhe mënyrën se si ato jepen. Studiuesi Gjoka, i cili është edhe anëtar i bordit që përzgjedh librat jashtëshkollorë të nxënësve, shprehet se futja e teksteve alternative duhet të bëhet vetëm pasi të jetë më parë një variant zyrtar, ku të përcaktojë të gjitha konceptet apo temat që do të zhvillohen dhe të përcaktohet edhe niveli i dijeve që do të jepen për çdo vit shkollor. Ndërsa ka shprehur dyshimet për cilësinë e teksteve alternative që janë sot në treg, për faktin se një pjesë e autorëve janë edhe botues. “Ne kemi tekste alternative, por akoma nuk kemi një tekst zyrtar për çdo lëndë që të përcaktojë nivelin e dijeve të gjimnazistëve. Unë mendoj se është urgjente që të bëhet një tekst zyrtar për secilin nivel, që të përmbajë 90% të njohurive që duhet të marrë një nxënës në një nivel të caktuar dhe në bazë të këtij teksti të hartohen edhe alternativat, të cilat aktualisht përmbajnë vetëm 50% të njohurive që duhet të marrë një nxënës. Ka edhe një problem tjetër evident, sepse në një pjesë të madhe autorë të teksteve shkollore alternative që janë sot në treg, janë botues, gjë që nuk është fare shenjë e mirë, pasi botuesit mendojnë për tenderat, ndërkohë që tekstet shkollore nuk janë probleme tenderash, por të një brezi të tërë. Unë mendoj se një tekst shkollor mund ta hartojë një mësues ose pedagog, pasi janë ata që i prekin çdo ditë problemet e mësimdhënies dhe kanë njohuri pedagogjike e shkencore”, - ka deklaruar studiuesi Gjoka. Marre prej Gazets Shqiptare Online [ Edited Mon Oct 12 2009, 10:54am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Loris |
| ||
Veni-vidi-vici !!![]() ![]() Registered Member #2417 Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pmPosts: 2261 | Gjithmone e kam lexu me andje Migjenin. Vargjet dhe prozat e tij te godasin me leximin e pare, me vjen keq qe kritika ia pat shtremnu vlerat e tij letrare duke ia atashu si ideologji politike. Por sot gjithnje e ma shume, emri dhe vepra e tij po ndricohet. Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme! | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Migjeni - Dy Buze Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta... Dy buzë si tëpërgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m'i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen... Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjsë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne... Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Migjeni - Nje nate pa gjume Pak drite! Pak drite! Pak drite, o shok, o vlla. Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen, kur te dhemb e s'di c'te dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din c'urren, don e s'din se c'don. Pak drite! O burre! O hero! ngado qe te jesh!... Burre qe shkatrron edhe qe nderton serish! Pak drite vetem, te lutem, mshire te kesh, se do cmendem ne ket nate pa gjume dhe pa pishe. Oh! ta kisha pishen te madhe edhe te ndezun! Me flaken e pishes ne qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burre i tretun! Do ta shifsha vallen tande ne maje te nje shpate. Por pishe nuk kam e vetem jane burrat, shoket... Dergjem n'errsine pa gjume dhe pa drite... Askush s'me ndigjon, cirrem kot me kot... Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli kendon dhe thote se asht afer drita -- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote? Kur ti kendon thone se asht afer drita... Por un s'besoj sonte ne fjalet e kesaj bote. Hiqmuni qafe, mendime! O jastek ty te rroki, te perqafoj si shpetimin me fal ate qe due: gjumin dhe andrrimin e dy buzve qe peshperisin ngushllimin. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | TË LINDET NJERIU Të lindet një njeri nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët, nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët për një gen të ri, - Të lindet një njeri! Pa hyll në ball - por që me fjalë të pushton, që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë, që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton. Të dali një njeri! Të mkambi një Kohë të Re! Të krijojë një Epope! Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re... - Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta. (Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon, porgaforre asht... Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon, jo, liri nuk asht!), Të lindet një njeri i madh si madhni dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni për një ide të re, ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar. Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | ZGJIMI 0 vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem! 0 vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem! Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë dhe vatrat tona në mjerim i përlanë... 0 vullnete të ndrydhura! 0 vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese, me hove viganash, dëshirash flatruese, turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni - ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni, që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte, ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte. 0 vullnete të ndrydhuna! 0 vullnete të shtypuna! Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit, i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise - a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit. Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | BALADË QYTETSE Mbramë qiella dhe hyjt e vramë një ngjarje të trishtueme panë: Hije... jo! - por një grue me ftyrë të zbetë edhe me sy të zez si jeta e saj, me buzën të vyshkuna në vaj, me plagë në gjoks e stolisun me veshje dhe me shpirt të grisun, me hije grueje, një kens këso bote, një fantom uje vallzonte valle në rrugë të madhe. Dy hapa para, dy hapa mbrapa me kambë të zbathun, me zemër të plasun. Dy hapa djathtas, dy hapa majtas, me flokë të thime, me ndjesi të ngrime. (Dikur, kur gjit' e saj me kreni shpërtheheshin n'aromë, kur ish e njomë - atëherë e dashunojshin shum zotni. E sot?) Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun në rrugat e qytetit tonë, një jetën e fikun, një jetë e shterun, shpin i molisun, zemër e therun, një za vorri, një jehonë që vallzon natën vonë nëpër rrugat e qytetit onë. Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | VJESHTA NË PARAKALIM Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona, Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli, lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona, dridhetjet' e vyshkun ndër gemba të një plepi. Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme - (dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!) Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin. Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit, tundet dhe përgjaket në pasion të viganit: "Jetë! Jetë unë due!" - e frymë merr prej fellit, si stuhi shkyn ajrin... por në fund ia nis vajit. Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun në mjegull përpise. Pemët degët e lagun me vaj i mshtjellin në lutje - por kot! e dinë, të fikun, se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim ndokund?! Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra n'orën e vorresës, kur heshtin damaret, e vorri inaltohet nën qiella ma t'epra me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret. Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona. Rënkoni dëshirat fëmitë ejetës së vafun; rënkoni në zije, qani mbi kufoma, që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun. Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | KANGA QË S'KUPTOHET Melodisë kombëtare U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit, këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit, qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit, i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit. Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi! Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen... Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen? Mallkimi ndaj fatet që ditët t'i helmuen, që dëshirat e jetës të gjitha t'i gozhduen? Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun e njëjetese që dergjet e dergjet dhe tu' e dergjë ndoshta do hesht e molisun... Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Migjeni, Dokumente të pa shfrytëzuara ku fshihen disa të vërteta (Dërguar më: 11/10/09) Agron Luka Fondi “Dosja Migjeni” në Muzeun Historik të Shkodrës dhe familja e të ndjerit Gjovalin Luka konservojnë disa dokumente e materiale të pa publikuara dhe të pa shfrytëzuara deri më sot nga studiuesit, biografët, gjuhëtarët dhe kritika letrare. Gjovalin Luka, ka qenë autor i një përmbledhje dhe komentimi, “Migjeni, Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranë, mars 1954. “Kritika letrare” e udhëzuar direkt nga diktatori Hoxha hodhi një lumë kritikash e akuzash për këtë botim duke e censuruar fillimisht dhe më pas duke e ndaluar dhe nxjerrë nga qarkullimi. Në vitin 2011, koinçidon 100-vjetori i lindjes së Migjenit, shkrimtarit të shquar të realizmit kritik shqiptar të gjysmës së parë të shek XX dhe i 90 vjetorit të lindjes së Gjovalin Lukës, njëri nga komentatorët seriozë të tij. Në këtë kuadër për të përkujtuar me realizëm veprën e Migjenit, kontributin shumë serioz të prindit tim, meritën e shkëlqyer të kritikut Arshi Pipa dhe kontributet e rëndësishme të shumë autorëve të tjerë, ne do të botojmë një libër të veçantë, ku do të hedhim poshtë me fakte manipulimet interpretative dhe ç’tjetërsimet që iu bënë veprës së Migjenit, do të hedhim poshtë me fakte e argumente edhe akuzat e shpifjet që u bënë ndaj Gjovalin Lukës, Arshi Pipës dhe disa studiuesve të tjerë të nderuar. Nga kërkimet e mija në Muzeun Historik të Shkodrës dhe nga ato që ruajmë të trashëguara, po sjellim këtu vetëm një përmbledhje të thjeshtë nga këto dokumente. Zbërthimi dhe interpretimi i tyre tregon qartë për manipulime dhe fshehje të së vërtetës nga disa biografë, kritikë letrarë, gjuhëtarë dhe interpretë servilë të “realizmit socialist-enverist”. Më 1936 botuesi Ismail Mal Osmani komunikonte direkt me letra me Migjenin Dosja Nr. 3, dok. Nr. 179. Letër e botuesit dhe pronarit të Shtypshkonjës Gutenberg, Ismail Mal Osmani, drejtuar Migjenit, me dt. 5.V.1936. (Shih riprodhimin fotografik të zmadhuar) Kjo letër hedh një dritë më ndryshe për disa realite të panjohura rreth botimit të vëllimit “Vargjet e Lira” më 1936, të cilat na ishin servirur me shtesa improvizime nga disa njohës e shokë të afërt të shkrimtarit në “Kujtimet” e tyre. Siç e shohim botuesi dhe pronari i shtypshkronjës Gutenberg komunikonte vetë direkt me Migjenin me letra, pa nevojën e disa personave të vetëshpallur si financues e ndërmjetësa... Përsa i përket çeshtjes së gjuhës origjinale të shkrimtarit, e përfolur në mënyrë shumë tendencioze, rezulton se një pjesë e fillimit të prishjes së gjuhës origjinale e ka zanafillën nga një korrektues gjuhësor me dialekt toskërisht i shtypshkronjës. Ky ishte autori i parë i disa deformimeve të shumë trajtave origjinale të nëndialektit shkodran të gegnishtes, si psh, fjala “Përndim” te “Kangët e Përndimit”, “Kanga e Përndimit”, “Përndimi i diellit” etj, në trajtën origjiinale duhej të ishte “Prendimi”, “Kangët e Prendimit” etj. (Këtu “e-ja” është e hundore me shenjën diakritike sipër dhe grupi “nd” shqiptohet me vendosjen e gjuhës në dhëmbët nofullës së sipërme. Duhet të mbahet parasysh se kjo fjalë dhe trajta të tjera të ngjajshme përsëriten disa herë në poezitë e prozat e Migjenit. “Parathania e Parathanieve” në botimin e vëllimit “Vargjet e Lira” 1936-tës dhe në gjuhën origjinale të Migjenit Për të ilustruar dhe argumentuar më qartë për sa sipërthamë për fjalën Prendim, po sjellim një material më konkretisht. Familia e Gj. Lukës, krahas të tjerave, ruan edhe një kopje origjinale të daktilografuar të vitit 1936, të vjershës “Parathanja e Parathanjeve”. Kjo vjershë e hapte vëllimin “Vargjet e Lira” dhe përfaqësonte si të thuash edhe Parathanien e Migjenit, për të gjithë prodhimin e tij letrar në poezi dhe në prozë. (Shih bot. e vitit 1936, në f 7). Në ribotimin “Vargjet e Lira” më 1944, në kohën e regjimit të Regjencës, vjersha “Parathania e Parathanieve” dhe “Blasfemi” u censuruan dhe u hoqën nga botimi. Korrektuesi letrar tosk: fill qysh në hapje, te vargu 1, “Përditë përndojnë zotat” e kishte deformuar foljen në trajtën “përndojnë” e cila shkodranishte duhej të ishte “prendojnë” me e me shenjë diakritike hundore/nazale ê; Po, ky “korrektues” te vargu 14, “me mendue mbi një idhull”, në vend të fjalës origjinale kishte vendosur fjalën “ishull”! (Shih, botimin origjinal të vitit 1936, f 7, në kopjen origjinale. Bibl. e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër ka një kopje origjinale me Nr. Inv. A/5716, K88; po ashtu shih, ribotimin, te rev. Bota e Re, Nr.3, shtator 1945, f 45, që ishte identik me botimin e 1936, me fjalët “përndojnë” dhe “ishull”.) Kjo kopje, të cilën e sjellim këtu, u përdor nga Gj. Luka, në botimin e vitit 1954, në f 7, për të ndrequr trajtën “përndojnë zotat” në “prendojnë zotat” dhe në ndreqjen shumë të rëndësishme te vargu 14, me fjalën “idhull”. Deformimi i korrektuesit me fjalën “ishull” sillte si pasojë një përmbysje të plotë konceptuale e filozofike dhe e bënte krejtësisht të pakuptueshme. Ishin të paqëllimshme këto ndërhyrje të korrektuesit?! Skënder Luarasi, në botimin e 1957, f 60, nën “preteksin dhe kriterin e ruajtjes së gjuhës origjinale të autorit”, sipas botimit të 1936 e riktheu trajtën “përndojnë”, të cilën ia numëroi si gabim/zhalavitje gjuhësore Gjovalin Lukës, ndërsa nuk bëri zë fare për ndryshimin e ishullit në idhull nga Gj. Luka! Duhet të vërejmë se A. Pipa e kishte vënë re këtë deformim dhe përçudnim te “përndojnë e Përndim” dhe qysh më 1944 e 1945, për shqiptimin dhe shkrimin përdorte trajtën korrekte shkodranishte, “prendojnë e Prendim, Kangët e Prendimit”, për më tepër më vonë edhe e shprehu me një shënim të veçantë. (Shih, A. Pipa, “Për Migjenin”, bot. 2006, f 19, 21, f 87, shën 26 etj, Ruajmë edhe botimet e kohës së A. Pipës) Edhe Gj.Luka në komentimet e tia, në fund të çdo faqeje, gjithkund ku ishin këto fjalë, me vetëdije të plotë i shkruante me trajtën shkodranishte korrekte, sado që për hir të “kriterit të origjinalitetit” që e kishin imponuar jugorët, në teksin e Migjenit nuk i preku ato. Gj.Luka tek proza “Të korrunat”, që ishte shkruar me gjalljen e Migjenit, vuri re se ai kishte përdorur aty dy herë edhe një trajtë më të evoluar: “dielli perëndonte” dhe “flladi i lehtë i perëndimit”. Ne kemi një studim të plotë për rastin konkret dhe për të gjitha rastet e tjera. (bot. 1954, f 123) Në Dosjen Migjeni, ka edhe një dorëshkrim origjinal të Migjenit të poezisë “Malli Rinuer”, ku vargu 1 e vargu 15, kanë trajtat origjinale “nga Prendimi/Prêndimi”, “Valët muzikore flutrojnë nga Prendimi” dhe “një tingull nga Prendimi”. (Shih në internet edhe A. Peçi. Sinjalizim i AC) Në konkluzion, kjo do të thotë se ka ardhur koha që kjo trajta origjinale e dorëshkrimit të Migjenit te dorëshkrimi, siç edhe te kopja e daktilografuar, dhe realisht origjinale edhe e gjuhës së popullit të qytetit të tij të lindjes, të rivendoset në tekstin e Migjenit, kurse trajta përçudnuese e ish “korektuesit” të kalojë në shënimin sqarues poshtë. Nuk besoj se nga “monopoli i pronares” Angjelina Ceka Luarasi, prishet ndonjë gjë dhe se nuk ka ndonjë kundër argumentim që ta pengojë këtë rregullim më se të përligjur. (Shih riprodhimin fotografik) Çështja e origjinës së largët etnike të paraardhësve të Migjenit Ka qenë dhe është akoma edhe sot shumë e diskutueshme çeshtja e një origjine të largët sllavojugore të paraardhësve të largët të families së Migjenit. Në realitet çeshtja ishte ngatërruar edhe me një tendencë qëllimisht. Tjetër gjë ishin parardhësit e largët, në një zonë bilinguiste etj dhe tjetër gjë simboza, shqiptarizimi, pranimi dhe vetëdeklarimi nga babai Gjoko dhe i biri Milloshi/Migjeni i etnisë, i nacionalitetit dhe i nënshtetësisë shqiptare. Dhe realitetin ekzistues të shqiptarësisë së Migjenit asnjë autor shqiptar nuk e ka mohuar. Përfshirë edhe prof. A. Pipën mbi të cilin ishin hedhur plot vetëtima e rrufe. Pretendimi për “zbulimin” se, gjyshi i Migjenit i quajtur Nikolla i ardhur nga fshati Reka i Dibrës së Madhe, aty nga fundi i shek XIX, e kishte mbiemrin gjenerik Dibrani dhe se me këtë vërtetohej e argumentohej edhe përkatësija etnike dhe nacionaliteti shqiptar, nuk qëndron kaq thjeshtë i vërtetuar, vetëm me këtë fjali! Së pari, “zbulimi” i këtij mbiemri/patronimi nuk është shoqëruar me asnjë lloj dokumenti të gjendjes civile, të ndonjë regjistrimi kishëtar apo të ndonjë dokumenti pronësie hipoteke e kadastre, por thjeshtë është thënë direkt nga biografi Skënder Luarasi, madje pa iu referuar as edhe ndonjë kujtese gojore me dëshmitarë. Pra nuk kemi një zbulim të argumentuar, por një imponim. Së dyti, në Shkodër dhe më gjërë me këtë mbiemërtesë quanin profesionin e muratorit, dhe të gjithë muratorët dibranë, maqellaras e gollobordas, pra ishte një mbiemërtesë profesioni dhe jo gjenerik. Nga ana tjetër trajta tradicionale, e ruajtur dhe e trashëguar e këtij mbiemri në Shkodër për familiet e hershme është Dibra. Së treti, përse i ashtuquajturi “mbiemri gjenerik”, i trashiguar qysh nga shek XIX, brez pas brezi (edhe sikur të merrej si i tillë), nuk u ruajt, nuk u parapëlqye nga i biri Gjoko, e nga vazhdimësia e tij?! Ne dijmë se emri i gjyshit Nikolla u adoptua nga i biri Gjoko si mbiemër, siç ndodhte rëndom në Shqipëri e më gjërë aso kohe. Dhe në realitet mbiemri ka qenë Nikoliq dhe me këtë formë e ka njohur Shkodra bashkëkohore. Si do të shpjegohej fakti se Gjoko Dibrani u bë si Gjoko Nikoliq?! Unë mendoj thjeshtë, sepse Gjokoja që na quhet edhe si Gjergj, nuk ishte usta murator. Pak më vonë dihet se ndaj mbiemrave me iç/iq, filloi një trysni për eleminimin e këtyre prapashtesave me ndikime sllave, qoftë në familiet ortodokse, katolike por edhe mbi familiet myslimane me origjina podgoriçane, boshnjake, gorane etj. Duke e lënë me kaq këtë çeshtje, ne po sjellim një letër origjinale dorëshkrim me kaligrafinë e Migjenit, ku edhe ai vetë e mbante këtë mbiemër Nikoliq, Millosh Nikoliqi, biri i Gjoko Nikoliqit, në vitin 1932. Letra prej 4 faqesh ruhet në Dosjen Nr 10, nr. Dok. 243. (Shih riprodhimin fotografik) Copyright 2007 Gazeta Shqiptare Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | babo ka shkruar: TË LINDET NJERIU Të lindet një njeri nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët, nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët për një gen të ri, - Të lindet një njeri! Pa hyll në ball - por që me fjalë të pushton, që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë, që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton. Të dali një njeri! Të mkambi një Kohë të Re! Të krijojë një Epope! Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re... - Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta. (Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon, porgaforre asht... Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon, jo, liri nuk asht!), Të lindet një njeri i madh si madhni dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni për një ide të re, ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar. se paskam lexu kurr kete poezi te migjenit. shume bukur! Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
First Lady |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3336 Joined: Wed Sep 23 2009, 03:22pmPosts: 41 | Urime per 1937 nga Migjeni Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Se pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun. Se dyti mbas gjumit t’ambel, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n’ane tjeter zemra te pelset, si paljaços. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te çalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s’ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi… Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht. Jeta me ka mesuar qe mos ti kushtoj shume vemendje FJALEVE te njerezve, por ti dalloj NJEREZIT ne baze te fjaleve qe ata thone.... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | shume te bukura kto shkrime mbi Migjenin. ju lumt te gjithve se na keni kanqe. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Mrikalem |
| ||
mreeya![]() ![]() Registered Member #4269 Joined: Thu Nov 25 2010, 12:30amPosts: 295 | AH SI DES KREJT UN PER MIGJENIN!!!!!!! See my lips tremble, and my eye-balls roll; Suck my last breath, and catch my flying soul! -A.Pope | ||
Back to top | | ||
Mrikalem |
| ||
mreeya![]() ![]() Registered Member #4269 Joined: Thu Nov 25 2010, 12:30amPosts: 295 | Recital i Malësorit 0h, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - n'agoni të përdihet si vigan i vramë. Unë - lugat si hij' e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit. Mali hesht. Edhe pse përditë mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë... Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare. Mali hesht - dhe në heshtje qesh. E unë vuej - dhe në vuejtje vdes. Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? 0h, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh. See my lips tremble, and my eye-balls roll; Suck my last breath, and catch my flying soul! -A.Pope | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Mrikalem ka shkruar: Recital i Malësorit 0h, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh. ahh sa shpesh me kalojne ne mend kto vargje...sa shpesh du me e pas ket grushtin e forte e me i ra shum padrejtesive qe shof perdite ![]() ah sikur.... Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Mrikalem |
| ||
mreeya![]() ![]() Registered Member #4269 Joined: Thu Nov 25 2010, 12:30amPosts: 295 | Një Natë pa Gjumë Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don. Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. .... Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët... Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë... Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot... Hesht more, hesht! por qëndro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote? Kur ti këndon thonë se asht afër drita... Por un s'besoj sonte në fjalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andr'min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin. See my lips tremble, and my eye-balls roll; Suck my last breath, and catch my flying soul! -A.Pope | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | Historia e njenës nga ato Kush nuk e kujton? Kush nuk e kujton, or shok, atë? Kë? Cilën? Cilën? – Atë! Njenën nga ato! – Po cila asht njena nga ato? Ato janë shum! Cili i ri (ose plak) nuk njef së paku dheta nga ato?! Pse ato janë shumë. Pse shumë ka meshkuj, shumë ka pare, prandaj duhet në numër relativ të kenë dhe trupna që shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato? -Lukja, Lukja! A s’e kujtoni Luken? S’e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Më falni, po këtu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon – fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njhni Luken? Me pretekst se jeni të ndershëm... Të mos kini, të mos kini frigë se nuk do t’ju quej të pandershëm. Po ju, së paku, me siguri do njihni ndonjenën nga motrat legjitime të Lukes, asht po njësoj si me njoftë Luken vetë. Jeta e tyne asht një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju apin atë që kërkoni – me pare në dorë. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | shume e bukur. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System